20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 Nga ekspozita e Mimoza Veliut në Borås 9 – 13 maj 2008 DituriaRevistë mujore

E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008

Dituria

E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

Viti II , Nr. 5

Nga ekspozita e Mimoza Veliut në Borås 9 – 13 maj 2008

Dituria‐Revistë mujore

Page 2: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008 faqe 2 Revistë kulturore, letrare, artistike shoqërore e argëtuese për fëmijë, të rinjë dhe prindër

D I T U R I A Përmbajtja:

Boton QKSH “Migjeni” Borås – Suedi Kryeredaktor: 3. Nga redaksia Sokol Demaku [email protected] 4. Të pathyeshëm Keshilli redaktues: 5.Dy gjuhësia tek fëmijët Rrahmon Jashari [email protected] 6,7. Fejtoni ynë Lena Liden [email protected] 8,9. Niman Mucaj-Tregim Hakif Jashari [email protected] 10,11,12. Faqe për fëmijë Arsim Daka [email protected] 13. Portret-Ajete Beqiraj AgronCela [email protected] 14. Ajete Beqiraj-poezi Adresa e redaksisë [email protected] 15. Impresione nga expozita

Revista Dituria Studiefrämjandet 16. Jakov Xoxa L. Kyrkogatan 20 503 07 Borås 17. Bahtir Latifi-Mendo drejt 18. Për orët e lira

19. Përjetoni bukuritë e Kosovës 20. Edukimi

Tirazhi: 200 copë

Page 3: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008faqe 3 Redaksia e revistës ”Dituria” falenderon të gjithë ata që na mbështesin në punën tonë dhe na bëjnë te lehtë realizimin e këtij qellimi fisnik. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që po na gjenden pranë me punimet e tyre, por dëshirojmë të theksojmë se na brengos shumë fakti se bashkombasit tonë ketu në qytetin tonë por edhe në qytet tjera të vendit mbeten jashtë asaj që ne apelojmë të na bashkangjiten në punën tonë fisnike. Besojmë se edhe këtu ka kapacitet për punë kur kushtet dhe mundësit janë shumë më të medha se në vendin tonë apo në vendet tjera nga ne kemi bashkëpunëtorët tanë. Duhet angazhim, duhet përkushtim i të rinjëve tanë sepse angazhimi ynë është se neser kjo fletushkë të mbetet ne duartë e tyre dhe të vazhdohet me nxjerrjen e saj. Pra u bëjmë apel të rinjëve tan që të na bashkangjiten në punën tonë dhe ata te japin kontributin e tyre këtu. Ju falmnderit për mirëkuptim! Ju falmnderit për bashkëpunim! Redaksia e revistës ”Dituria” Borås Qër nga muaj gusht 2007 mund të lexoni revistën ton edhe në internet www.immi.se/tidskrifter/dituria

Dituria‐Revistë mujore

Page 4: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008 faqe 4 Sokol DEMAKU TË PATHYESHËM Në foajen e shtëpisë së kulturës në Borås me 9 Maj në mënyrë solemne u hap ekspozita e fotografive të artistes shqiptare nga Maqedonia Mimoza Veliut me titull ”Të pathyeshëm” të cilat fotografi flasin mbi jetën e fëmijëve dhe grave shqipëtare në trojet etnike para, gjatë dhe pas luftës. Organizator të kësaj ekspozite me fotografi ishin Keshilli i kulturës i qytetit të Boråsit, Biblioteka e qytetit të Boråsit, Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, revista shqipe ”Dituria” dhe Radio dituria me program ne gjuhen shqipe të gjitha nga Boråsi. Ekspoziten e hapi drejtoresha e Bibliotekës së qytetit të Boråsit Britt-Ingrit Linqvist e cila para të pranishmëve mes tjerash tha: ”Kjo ekspozitë e qrtistes se shquar shqiptare ka rëndesi të veqnat se vjen në javën kur ne qytetin tone kemi Javën e kulturess ë Europës dhe i tërë qyteti është ne festë. Përmes këtyre fotografive të fëmijëve shqiptar ne njihemi me të kaluarën e tyre po në një anë njihemi edhe me të tashmen e tyre. Kjo na afron edhe më me shqiptarët të cilët ne nje numërt të madh jetojnë në qytetitn tonë”. Edhe autorja e ekspozitës Mimoza Veliu qe momentalisht studion në universitetin e Berlinit iu drejtua me pakë fjalë bashkatdhetareve te pranishem si dhe mysafirëve suedez që kishin ardhur në foejane shtëpisë së kulturës në Borås me fjalët” se këto fotografi thonë mjaft, se këto fotografi thon ndoshta shumë, për jetën, të kaluarën dhe të tashmen e shqiptarëve. Këto fotografi janë deshmi e gjallë e asaj cka ka ndodhur në ballkan konretisht në trojet shqiptare në të kaluarën por paraqesin edhe të tashmen. Fotografit e fëmijeve të Krushës së Madhe dhe grave të veja të këtij fshati janë deshmi e të gjitha këtyre ndodhive në të kaluarën e afët por janë edhe deshmi e të sotmes, janë pasqyrë e jetës reale të fëmiut tonë, të nënës sonë e cila në vuajtje dhe vetmi duhet tu përkushtohet jetimve të saj, tua siguroj kafshatën e gojës, tu siguroj një të ardhme sadokudo për një jetë të qetë”. Por pytja bie se ku ata fëmijë dhe ato nëna do gjejnë lumturin e tyre? Kjo është nje pytje që përshkruhet edhe në fotografit e Mimnoza Veliut e që edhe përgjegjen vizitori i ekspozitës do ta gjejë në fotografit e ekspozuara në foajen e Shtepisë së Kulturës në Borås.

Dituria‐Revistë mujore

Page 5: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008faqe 5 Nga numri i parë i revistës sonë dhe tuaj do të botojmë në vazhdime nje material në gjuhën shqipe dhe suedeze të botuar nga ana e Entit për shkolla i Suedisë që ka të bejë më rëndesin që ka gjuha tek fëmijët, respektivisht mësimi i dy gjuhëve nga ana e fëmijëve. Kembimi reciprok në gjuhën amtare dhe në gjuhën suedeze Växelvis på modersmål och svenska På vilket språk hjälper jag mitt barn bäst? Vem har lurat den här mamman att ”tala svenska” med sitt barn, trots att hennes språkkunskaper i svenska är begränsade till en staka ord? Hon vill ju så väl – men det som händer är att barnets språkutveckling försenas. Barnet lär sig färre ord och vet inte hur man bildar meningar. Detta försvårar allvarligt barnets fortsatta kunskapsutveckling. Föräldrar som undrar vilket språk de ska tala med sittbarn, vad de ska göra om det finns olika språk i familjen, om barnet ska ha modersmålsstöd i förskolan, om det ska delta i modersmålsundervisning i skolan och hur de kan stödja barnets språkutveckling i svenska hittar svar på sina frågor i häftet Två språk eller flera ? Råd till flerspråkiga familjer. Materialet finns på svenska + 16 andra språk och bygger på erfarenheter från ett stort antal flerspråkiga familjer. Det har utarbetats av Språkforskningsinstitutet i Rinkeby och är utgivet i samarbete med Myndigheten från skolutveckling. NË CILËN GJUHËS DO TI NDIHMOJË FËMIJËS TIM MË SË MIRI Kush gënjeu këtë nënë të ”flas suedisht” me fëmijën e vet, ndonëse njohuria e saj në gjuhën suedeze është kufizuar në disa fjalë? Ajo dëshironë cdo të mirë-mirëpo ajo që ndodhë është një vonim i zhvillimit të gjuhës së fëmijës. <fëmija mëson më pak fjalë dhe nuk di të themeloj fjali. Kjo në vazhdim vështirëson në mënyrë serioze zhvillimin e njohurive të fëmijëve. Prindërit të cilët duan të din se në cilën gjuhë të flasin me fëmijët e vet dhe se cka të bejnë nese egzistojnë gjuhë të ndryshme në familje, nese fëmija duhet të ketë mbëhtetje ne gjuhën amtare në institucionin parashkollor, në rast se fëmija duhet të marrë pjesë në mësimin e gjuhës amtare ne shkolle dhe se si mund të japin përkrahje në zhvillimin e gjuhës suedeze te fëmija? Përgjigjen në pyetjet e tyre do të gjenden në librezën(broshurën)”Dy gjuhë ose më shume?Këshilla për familje med isa gjuhë. Materiali ekziston në gjuhën suedeze dhe 16 gjuhë tjera dhe bazohet në përvojat e shumë familjeve që flasin disa gjuhë. Ky material është përpunuar nga Instituti për studime gjuhësore në RRinkeby dhe është botuar në bashkëpunim me Organin shtetror për zhvillimin e shkollës.

Dituria‐Revistë mujore

Page 6: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008 faqe 6 Fejtoni ynë i ri: Portrete figurash të njohura shqiptare HOXHË HASAN TAHSINI DHE KONTRIBUTI I TIJ NË ASTRONOMI Dijetari i madh shqiptar i përmasave botërore Hasan Tahsini jetoi e punoi për një kohë të gjatë në Evropën e zgjuar nga gjumi letargjik i Mesjetës dhe ku idetë e Rilindjes dhe Iluminizmit Evropian po e çonin përpara kontinentin plak. Shekulli XIX ishte koha e një ndryshimi të jashtëzakonshëm e të shpejtë. Ishte shekulli i fesë dhe i shkencës, i besimit dhe dyshimit. Njerëzimi po binte në agnosticizëm e ateizëm. Besimet e palëkundshme po bëheshin të lëkundshme. Jetoi e punoi në shtetin turk që edhe pse e kishte humbur shkëlqimin e dikurshëm, përsëri ruante vlera kulturore e dijeje. Hasan Tahsini, i pajisur me një mendje brilante, i përvetësoi këto dije e kontribuoi në zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Ashtu si Prometeu, ai mori dritën e dijes në botën e qytetëruar me qëllimin për ta sjellë atë te shqiptarët e për të ndriçuar truallin amëtar. Si pararendës e kalorës i Rilindjes Shqiptare, ai ideoi dhe frymëzoi një epokë të re për Shqipërinë për ta venë përkrah vendeve dhe botës së qytetëruar. Në historinë e kulturës shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare, Hasan Tahsini bën pjesë në figurat më të shquara si promotor i zgjimit të shqiptarëve. Ai ishte mësuesi i Abdylit, Samiut, Naimit, Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail Qemalit dhe i shumë figurave të shquara shqiptare që u renditën e luftuan përkrah lëvizjes së madhe të rizgjimit kombëtar. Në historinë e shkencës turke ai është emëruar si një Lomonozov, si më i larti ndër më të lartët. Në historinë e mendimit filozofik evropian, ai është etiketuar si Avicena e Dekarti i shekullit XIX. Hasan Tahsini ishte filozof, enciklopedist e dijetar i madh në fushën e astronomisë, fizikës, matematikës, kimisë, gjeologjisë. Ishte poliglot i shquar që njihte mirë gjuhët e orientit: arabishten, persishten, osmanishten, greqishten e vjetër dhe të re, por njihte mirë edhe gjuhët perëndimore: frëngjishten, italishten dhe latinishten. Shtëpia e tij në Stamboll ishte një universitet i vërtetë, ku mësoheshin shkencat e natyrës, psikologjia, filozofia, historia, letërsia, astronomia.

Dituria‐Revistë mujore

Page 7: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008faqe 7 Ky universitet ishte një dhomë e thjeshtë. Muret dhe tavani ishin të mbuluar me figura e formula fizike, matematike, kimike, gjeologjike, astronomike dhe kalendarë kohorë që pasqyronin punën e tij shkencore. Përballë shtratit mbante një makinë që prodhonte energji elektrike, në dritare kishte vendosur një tejqyrës për të vëzhguar qiellin, tek këmbët e krevatit mbante një mikroskop, në krahun e majtë të krevatit gjendej një instrument prej dërrase për matjen e lartësive. Hasan Tahsini bënte një jetë shumë të thjeshtë. Nuk vuri para dhe nuk la kurrfarë pasurie, përveçse libra. Për instrumentet e punës kujdesej më shumë se për çdo gjë tjetër dhe udhëhiqej nga parimi: “Për çdo send një vend dhe për çdo vend një send.” Në fushën e mendimit filozofik, pikëpamjet e tij konkurruan me filozofët më të përmendur të kohës dhe për problemet më themelore e më të mprehta të filozofisë. Hoxha Hasan Tahsin Efendi Çami ishte një mendimtar i madh shqiptar në Perandorinë osmane të shekullit XIX, humanist e filozof me prirje iluministe, pedagog dhe patriot i dëshmuar, i cili asnjëherë nuk harroi se është bir i Filatit shqiptar. Si themelues dhe drejtor i Universitetit të parë Osman, ai hapi dyert e depërtimit të shkencës e kulturës perëndimore, në ato hapësira që dikur kishin qenë udhërrëfyese, por që nën ndikimin e fanatizmit kishin mbetur në vend. Hoxha Tahsini, falë dhuntisë së intelektit të tij dhe formimit të mirë kulturor në Medresenë e Stambollit dhe studimeve disa vjeçare në Francë, arriti të bëhet - siç thotë Sami Frashëri - "një nga ata njerëz të mëdhenj, që qindvjeçarët dhe kohët i nxjerrin rrallë dhe me vështirësi". "Rreth Diellit vijnë rrotull satelitë dhe çdo yll qëndror lëshon zjarr e dritë. Dielli me gjithë satelitë veç një pikë formojnë në të 'Kumtrit Kashtë', dhe trupi i Dheut në botën e Diellit veç një drudhe është." (Vargje të shkëputura nga vjersha e Hoxha Hasan Tahsinit, e shkruar në tabelën e tij astronomike "Pasqyra e Rruzullimit") Në këto rrethana, Hoxha Tahsini, i përkrahur edhe nga shumë dijetarë osman, e filloi aktivitetin e tij, për ndriçimin e mendjes së njerëzve të këtyre anëve. Dhe ai këtë gjë nuk e kishte të vështirë ta bënte. Njohja shumë e mirë nga ana e tij e zhvillimit të shkencave të natyrës, në veçanti të astronomisë, i dha mundësinë të shkruajë vepra me rëndësi në këtë fushë. Po përmendim disa prej tyre: 1.Historia e krijimit 2.Themeli i gjithësisë 3.Rruzullimi i përbotshëm 4.Pasqyra e rruzullimit 5.Instrument për matjen e kohës së saktë me anë të Diellit. Instrument kalendarik. 6."Astronomia", tekst mësimor. 7.Kozmogonia.

Dituria‐Revistë mujore

Page 8: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008 faqe 8

NIMON MUÇAJ

R R Ë F I M I S I N Ë L E G J E N D Ë

pjesë tregimi

„...Na ishte një herë një...! Kjo ngjarje ka ndodhë, jo fort moti por tregimi fillon si në kohët e Krajlive të Vjetra. Si në Këngët Kreshnike për Ajkunën dhe Gjeto Basho Mujin. Ngjarja ka ndodhë dikur moti... Dje por edhe sot. Mos o Zot të ngjasë edhe nesër!...

Kështu e ka nisë këtë rrëfim një plakë e verbër. E di se askush nuk do t’më besonte, sikur të thosha, se këtë e këtë e kam parë me sytë e mi. Të gjithë do t’më thoshin: Mos trillo! Po ti je e verbër!

Plaka e verbër vazhdoi: Na ishte një herë një vajzë. Ajo ishte heroinë e heroinave. Ajo ishte si Nora e Kelmendit. Thoshin se ishte e bukur. E bukur ndër më të bukurat. Të gjithë mbetëm me sy hapur dhe më përcollën me vemendje. Atëherë ajo vazhdoi të flasë me siguruinë e një artisteje të madhe të skenës, duke përcjellë qinda veta të cilët ishin shndërruar në sy e vesh...

Kështu pra, vazhdoi gjithë pezëm pezëm ajo.

Ishte një natë e rëndë. Natë pa hënë. Dhe pleqët mund të thoshin se me hënë brenda nuk hidhet as fara as nuk mbillet as ara. Madje nuk mbarset as gruaja. Pra, me hënë brenda nuk bëhet as rruga, as pushimi dhe as kthimi. Thuaja asgjë. Në çdo anë kishte ndodhur hataja. Vrasje, djegie, dhunime dhe çka tjetër? Kush mund të priste gjithë atë terror? Por thoshin, se të gjitha këto tashmë kishin mbaruar. Më në fund thanë me dhjetra herë, se ja erdhi liria. Secili donte të kthehej sa më parë në vatrën e vetë. Vazhdonin pëshpëritjet: Jo është rrezik! Minat, mjete të pashpërthyera. Çka s’kishte lënë shkau në vatrat tona? Por thoshin se vetëm ushtria dhe policia serbe, sikur po hezitonte të ikte. Ata nuk donin të iknin.

Dituria‐Revistë mujore

Page 9: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008faqe 9

Ata pra, kishin zënë pritën në cepin e një kodre dhe shikonin me habi se çka ishte duke ndodhur kështu. Epo këtë nuk e kam parë por ma kanë thënë. Askush nuk kishte frikë prej tyre. Si vallë, shqiptarët, tani nuk kanë frikë nga ne? Përse kthehen këta kendej? Po ajo marrëveshtja nuk paraqiste asgjë për ta. Pra, ata ende mund të plaçkisnin dhe mund të vrisnin...

Turmat e njerëzve ecnmin si të përgjumur apo si të pëhënur. Traktorë të prishur. njerëzit mezi kishin zëvendsuar rrotat me disa drunj që i kishin lidhur për nën rimorkiot. Kuajt dhe ndonjë kafshë tjetër si lopë apo edhe qe tërhiqnin kerret, që ciatnin në atë gjysmë errësirë.

Njëri nga policët e ndali kolonën. Të gjithë mbetën gojëhapur. Ai e kishte pikasur bukurin e asaj vajze që ishte heroinë e heroinave. Ajo ishte e veshur me rroba të këqia dhe kokën e kish të mbuluar me shami. Polici e kishte ndarë nga rreshti dhe si trofe ia kishte dorzuar komandantit të tij. Komandanti e kishte shpërblyer policin me një tjetër robinë shqiptare. Pëshpëritjet, zërat dhe gjithçka tjetër i kishin mbuluar krsmat e automatikëve. Turma kishte bërë tutje, duke mërmëritur dhe duke u lutur që të shpëtonin të gjallë. Mandej komandanti e ka marrë vajzën dhe ka shkuar në tendën e tij, që ishte vendosur pranë një stalle të braktisur.

Vajza ka kundërshtuar por pas disa përpjekjeve të kota ajo më në fund ka pranuar dhe ka rënë në shtrat me komandantin e policisë serbe. Dhe sapo ka nis loja e dashurisë, ajo si Nora e Kelmendit që e ka therë Pashain turk, ka marrë autmatikun e plocit dhe e ka vrarë atë, duke e lënë të shtrirë në shtart mes klithmave dhe çjerrjeve për ndihmë. Ushtarët tjerë pa ndonjë kontroll kanë arritur të marrin vesh ngjarjen dhe kanë qëlluar me armë në të gjitha drejtimet. Kështu ka plasur hataja. Gjithë ata që kanë qenë në atë spektakël makabër janë kositur nga breshëria e plumabave. Shkije e shqiptarë që po kalonin në radhë të gjata andej pari.

Në këtë breshëri plumbash kam arritur të shpëtoj unë një plakë e verbër. Ngjarjën nuk e kam parë. Unë vetëm e ka ndierë hatanë. Ka shpëtuar një djal rreth dhjetë vjeç, që e ka pa ngjarjen por atij iu ka marrë goja nga gjithë ato tmerre që ka përjetuar. Ka shpëtuar edhe një grua, të cilës shkijet djalin ia kanë therë dhe e kanë pjekur në hell dhe më pastaj gruan e kanë dhunuar. Ajo tashmë ka shkalluar dhe thuaja nuk flet me askend. Madje, as me burrin e saj, komandant i UÇK-së. Për vajzën me automatik që ka kryer vrasjen e komandantit serb nuk dihet asgjë. Ajo tashmë është zhdukur si në përralla dhe është shndërruar në legjendë...

Dituria‐Revistë mujore

Page 10: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008faqe 8 Rifat Kukaj

BUKUROSH EDHE LAROSH

Kryet në detë Bishtin te retë... Në këtë shpat Puth shtëpitë, Në atë shpat

Zogjtë e fëmi' të... Degë më degë Edhe qershitë...

Bukurosh edhe larosh Ah, ta kisha për krahosh!

Lart në qiell I larmi hark E gudulis

Lumi në bark... Nuk është urë Është pikturë! Këndoi trishtili: "Ciu, ciu, ciu...

Se ç'na doli Pas shiut?!!!"

NËNA Ti ke pak zjarrmi Voglushe Leonorë, E nënës i digjet Zemra në krahërorë. N'mëngjes, po e zëmë S'të hahet - nuk ha, Urinë e tërë botës Nëna at' ditë e ka... Oh, pa pandehur gishtin E gërvishte pak, E di ç'ndodh me nënën? Zemra i pikon gjak! Mbi shtrojen më t'butë Ajo shpesh këlthet: -Kam dro' ndonjë pupël Vashëzën mos ma vret.

Dituria‐Revistë mujore

Page 11: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008faqe11 Xhemajl SADRIU FRIKA NGA UJKU Kusheriri im Beni jetonte në qytet. Kur ishim të vegjël, herë unë shkoja tek ai, herë ai vinte tek unë në fshat. Atëherë bëheshim një: të pandashëm edhe gjumin e natës e bënim afër njëri-tjetrit. Ai për katundin dëshironte të dinte shumëçka, sikurse unë për qytetin. Kur vinte, shpate të tëra kalonim këmbë. Vizitonim: burimet e maleve, përrenjtë e thellë, lisat e mëdhenj... Duke ecur ashtu, shtëpitë e katundit ngelnin prapa kodrave të mëdha, dhe nuk i shihnim më. Beni atëherë frikësohej prej kafshëve të egra; posaqërisht prej ujkut. Kishte dëgjuar se ujku ishte egërsira më e rrezikshme që jetonte në malet përreth katundit tonë. Dikush i kishte treguar se ai ishte aq i fuqishëm, saqë edhe kafshët më të mëdha i bënte ushqim për vete. Më thoshte se neve aq të vegjël që ishim, do të na gëlltiste si dy thela mishi, tamam për gojën e tij. Mirëpo për ujkun s'kish çka të më rrëfente Beni. Gati dhjetë herë e kisha parë për së afërmi: herë duke grabitur bagëti, herë duke iu afruar kopesë, herë duke ikur. Nuk ia kisha tremën as sa grima. Duke i folur vazhdimisht për ngjarje të shumta se si ai madje frikësohej prej njeriut, mezi e pata bindur të mos kishte aq shumë frikë prej tij.

Një ditë, përderisa i ruanim delet, vendosëm ta dëlirnim gropëzën ku e derdhte ujët një burim mali. Pasi e mbaruam i tregova se i kisha parë çobanët e rritur duke ndërtuar kroje të përkohshme nëpër burime të tilla. Ajo që i rrëfeva, Benit iu duk një mrekulli e paanë, dhe menjëherë m'u lut ta bënim edhe ne një krua të tillë. Së pari, për tub, dru shtogu m'u desh të shkoj e të merrja goxha larg. Derisa e ndërtuam një sfrat, për t'i ngjarë pak-a-shumë krojeve të vërteta, kaloi kohë e gjatë. Më vonë, kur pritnim të kthjellohej ujët, që me kënaqësi të pinim aty, papritmas vumë re se delet kishin ikur dikah. Askund nuk i shihnim. Vrapuam menjëherë andej ku i pamë herën e fundit. Kot. As zilet nuk ua dëgjonim më. Aty u ndamë: unë shkova në një kah, Beni në kahun tjetër.

As një gjysmë ore nuk kaloi kur në luginat e poshtme dëgjova zërin lebetitës të Benit. Vringthi u nisa andej. Herë-herë ndalesha për ta kuptuar, që të mos lodhesha kot, por zëri i tij nuk ndërronte. Bashkë me të, kur dëgjova edhe kuisjen e një qeni, në mend më shkoi se tufa ime, tashmë edhe delja e fundit gjendej nën dhëmbët e një grup ujqish të uritur.

Dituria‐Revistë mujore

Page 12: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008faqe12 Përralla shqiptare Na ishte një here një plak i varfer, por shumë i varfer ama. Ai jetonte ne breg te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne skamje dhe ne mjerim te plotë. Plaku zinte ndonjë cirua ne lume dhe plaka e gatuante. Një ditë dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gjë. Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte aty me shprese se mund te kapte diçka. Dhe me në fund fija e vjetër e filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur c'te shihte? Një cirua i vogël, fare i vogël vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori ne dorë. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te vjetër dhe... -Të lutem, me hidh përsëri ne lume! Plaku u habit. -Kush foli?- Tha. -Të lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe unë do të te realizoj çdo dëshirë qe të keshPlaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij s'ngopeshin dot me një cironke aq te vogël dhe e hodhi ne lume. Ne çast, cironka doli nga uji dhe i tha:-Me thuaj një dëshirë! -Të kisha një torbe me cironj... Pa mbaruar plaku fjalën, torba me cironj i erdhi pranë. Plaku i mori dhe u nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se mbajti dot te fshehten (Ah, këta pleqte e mirë!) dhe ja tregoi gjithë historinë...Plaka lakmitare i tha: -Pse nuk i the qe cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji! Plaku i shkrete shkoi nëpër te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha dëshirën. Kur shkoi në shtepi, plaka kishte përfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo s'ishte asgjë. Sa here qe plakes i kujtohej ndonjë gjë ajo dërgonte plakun t'ia thoshte këtë dëshirë cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe therriste cironken. Dhe cironka bënte realitet dëshirën e plakes. Kështu pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mirë, kuaj, hyzmeqare...Çdo gjë, çdo gjë. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kërkonte dhe një ditë e urdhëroi plakun: - Shko merre cironken tënde te qelbur dhe sille këtu! Plakut te shkrete i therri ne zemër dhe cale-cale u nis e shkoi në anë te lumit dhe i thirri cironkes.Ajo doli ne çast mbi ujë. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte. -Me thuaj një dëshirë!- i tha ajo plakut si gjithmonë. -Plaka më tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet të vish me mua tani. Pra...plaka do qe ti ta lesh lumin dhe të vish me mua... Cironka e vogël heshti. Heshti disa çaste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne ujrat e turbullta te lumit për të mos dalë me kurrë. Plaku u kthye ne shtepi..shtëpia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen, plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte kërkuar shumë...

Dituria‐Revistë mujore

Page 13: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria‐Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008faqe13

Sokol DEAMAKU Ajete Shaban Beqiraj – Poete dhe Gazetare U lindë në gusht të vitit 1970 në një familje fisnike fshatare,në Strellc të Poshtëm të Decanit si fëmija i katërt i gjashtë fëmijëve te prinderve Beqiraj. Ajo kishte një fëmijëri të lumtur, një rini plot sifda dhe se rrugen e jetes(A-Jetës) e gjeti vetëm pas mbarimit të luftës në Kosovë, kur ju perkushtua gazetarisë. Shkolla e larte "Faik Konica"ishte ajo qe penës së saj i dha një kahje tjetër, duke berë ate nga shkrimtarja ne gazetare. Pas dy vjet studimesh në këtë shkollë gazetarie, ajo tri vjet punoi në Radio Pejë, si moderatore. Pas nje specilaizimi ne Radio Tirana ne vitin 2004 dhe pas një konkurimi në Dojce Vele dhe me iniciativën e ish-redaktores se DW-se zonjes Adelheid Feilke Tieman gushti i vitit 2005 e gjeti në redaksine shqipe te Dojce Vele- në Bonn ku për një periudhë gjashtë mujore mori praktikat më të mira nga kolegët e saj prej gazetarje. Pas kësaj periudhe, me iniciativen e shefit të tanishem të seksionit shqip te Dojce Vele-s, Fabian Shmidt,filloi punën si bashkëpunetore e jashtme e kësaj redaksie për Rrafshin e Dukagjinit. Ndersa prej vitit 2006 është e akredituar si bashkepunetore e Radio Kosoves për Dukagjin. Ajete Beqiraj Në tetor te vitit te kaluar nga Ekipi i Kombeve te Bashkaura në Kosovë, u shperblya me Cmimin e Varfërise 2007, për radioreportazhin më të mirë për varfërine. Ndërsa në nëntor 2007 në Festivalin Rajonal "Zeri si nxitje e kreativitetit-Neumi 2007", i mbajtur në Neum te Bosnje Herecegovinës ku merrnin pjesë mbi 40 radio të Evropës Juglindore, mori shperblimin Special te Festivalit ku prezantoj Radio Kosovën. Ajetja shkruan edhe sot në prozë dhe në poezi edhe pse sot ajo ka kaluar në gazetari. Ajo vet e pranon se jeton me shkrimet e saj, jeton me poezinë e saj e cila tingllon aq rrjedhshëm dhe pastër me vargun e saj, që edhe lexuesi do e ndjej në shpirtin e tij.’ Ajetja ka botuar një mori librash e ne po përmendim disa nga ato. “Ylli i Fatit pushtonte dorë”, “Sytë e Fatit të Mirë”, “Zemra e di”, “Tretur në natë”,“Gjurmë të (J)etës” si dhe “Färgëllima e laureshës”. ...”Një vajzë e vogël që quhet Ajetë, ecën nëpër rrugën e fshatit ku ka lindur. Herë herë rruga e detyron që të ecën drejt, herë-herë rrëzohet sepse pengohet në gurë. Mirëpo, kupton që hollësia dhe brishtësia e trupit të saj, është në kërkim të një fuqie që e lidh me tokën, me atë çka ndjen, me zërat e atyre që janë lindur, janë rritur dhe me ato këngetime, që duket se burojnë së thelli. Por askush s'e di se ajo ikën...Herë-herë ka frikë nga hija e vet, nga zhurmat, nga vetëtimat, nga shushuritja e pemëve, megjithatë vrapon e vrapon... ValdeteAntoni:Intervistë me Ajetën në"Radio Tirana",12 maj 2004

Dituria‐Revistë mujore

Page 14: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008faqe14 Ajete Sh. Beqiraj:

Nënë

A ke dëgjuar ndonjëherë Të vritet zemra

Vetëm pse dashuron A ke provuar si vetmohet gruaja

Pa u nusëruar mirë

Zgjodha verbërisht nënë Me sytë e zemrës Dashurova çiltër

Shpresova kurorën Pse më linde besnike

Mbeta Pre e dashurisë tradhtare

Tash jam tretur në natë Velloja më mbet shkret

Kërpudha myku Në shtratin e larë me lotë

Fotografitë M'i ka mbuluar pluhuri

Ai nuk deshi t'i ruaj As për kujtim

Prandaj nënë Mos më kërko më ndër nuse Do të martohem me mortjen

Veshur e tëra me lule Në varreza do të kurorëzohem

Mos m'a dëshiro as jetën Do të ik atje ku bie aromë parajse

Praruar në dritën hyjnore Meloditë engjëllore

Të m'a përkundin shpirtin

Do të shkoj nënë Oh të çmallem

Me babën zemërplasur Mallkuar çoftë jeta

Në këtë botë mëkatare

28 Tetor 2001

Dituria‐Revistë mujore

Page 15: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008 faq.15 Sokol Demaku IMPRESIONA NGA EXPOZITA Ishte kënaqësi dhe respekt të jeshë në mesin e shumë adhuruesve të fotografis, në mesin e shumë bashkatdhetarëve por edhe vendasve suedez në foajen e Shtëpisë së kuklturës në Borås me 9 Maj me rastin e hapjes solemne të ekspozitës sër fotografive të artistes shqiptare Mimoza Veliu. Në patëm rastin të takojmë shumë bashkvendas si dhe mysafirë tjere me të cilet zhvillouam biseda lidhur me eskpozitën në fjale dhe morem mednimin e disave lidhur më këtë.

Helen Strömberg- më duhet të them se pata nderin edhe unë të jem së bashku me ju në nje atraksion të vertetë artistik në foajen e Shtëpisë së kulturës ketu në Borås. Njeriu ndjehet i impresionuar nga ajo cka shef dhe përjeton nga fotografia. Unë e analizoj ne detal cdo fotografi dhe shof në fytyrën e këtyre fëmijeve, vuajtjen, shof mllefin por edhe përspektiven në jetën e tyre, sepse e ardhmja e

një vendi janë këta fëmijë. Rrahamna Jashari- Si shqiptar e ndjej veten shumë të impresionuar nga ajo cka kjo artiste e re shqiptare ka prezentuar këtu tek ne në Borås. I jam shumë mirënjohës për kohën që ka pas dhe ka arritë të jetë në mesin tonë me këto fotografi nga trevat tona. Cdo shqiptar e ndjen thellë në shpirt kur e shef fëmiun jetim nga Krusha e Madhe, shef në atë fotrografi ndoshta edhe vetveten por në nje kendveshtrim tjeter, por e ndien në shpirt at dhimbje të atyre fëmijve jetim dhe grave të vea. Lena Linden- jam shumë e impresionuar me këtë që pash në këtë ekspozitë. Duhet ti falenderojmë shumë ata qe na mundësuan të njihemi me jetën e fëmijëve dhe grave shqiptare ne të kaluarën dhe të sotmen. Kjo është një lehtësi për ne që ti njohim më mirë shqiptarët dhe të jem më afër tyre në të ardhmen.

Dituria‐Revistë mujore

Page 16: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008 faqe16

Jakov Xoxa Jakov Xoxa lindi më 1923, në qytetin e Fierit. Që i ri mori pjesë në Luftën Antifashiste. Pas Çlirimit të vendit vazhdoi studimet e larta për filologji dhe njëkohësisht bëri hapat e para në poezi dhe në prozë. Më 1949 botoi veprën e parë në prozë "Novela". Krijimtarinë letrare në këtë zhanër e vazhdoi dhe gjatë viteve '50, kështu në vitin 1958 botoi veprën e dytë, po me atë titull "Novela". Ndërkohë botoi dhe dy drama "Buçet Osumi" dhe "Zemra". Që nga viti 1957 punoi profesor në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku për shumë vite dha lëndën "Teoria e letërsisë". Për nevojat e studentëve, në formën e dispencës, botoi në katër vëllime veprën "Bazat e teorisë së letërsisë", që ishte nga veprat më serioze të kohës (si degë e shkencës mbi letërsinë). Pikërisht se në të autori ofronte dije dhe përvojë teorike letrare të gjerë, që dilte jashtë kornizave të teorive zyrtare të kohës, kjo vepër e rëndësishme për shkencën letrare shqiptare, nuk u botua kurrë. Autori i saj u qortua dhe ai pa bujë dhe zhurmë, ashtu siç ishte gjatë tërë jetës, i qetë dhe i mbyllur në vete, u tërhoq në vetmi. Natyrisht, vlerësimi dhe kritika (zyrtare) që nuk ishte e kënaqur me bindjet e tij, me vizionin përmes të cilit Jakov Xoxa e shihte dhe e projektonte artin në përgjithësi, bënë që sa qe gjallë, të mos botohej vepra e tij e plotë; ajo u botua në Prishtinë ("Rilindja" 1971). Pjesën më të madhe të jetës krijuese Jakov Xoxa e kaloi në një fshat myzeqar afër Fierit, ku, në vetmi të plotë krijoi romanet: "Lumi i vdekur" (1965), "Juga e bardhë" (1971) dhe "Lulja e kripës" (1978), që hynë në rrethin e romaneve artistikisht më cilësorë, të letërsisë shqiptare. Asnjë roman para tij nuk e pasqyron në mënyrë aq komplekse botën shqiptare në prag të Luftës së Dytë Botërore, si "Lumi i vdekur" apo dhe periudhën gjatë luftës, si romani "Lulja e kripës", ku gjejmë një shtrirje të pakufishme të rrëfimit që mbulon plotësisht hapësirën e jetës dhe të ekzistencës së mjedisit shqiptar. Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit XX. Në krijimtarinë e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues-realist: fati individual do të jetë ai që do të hedhë dritë mbi kontestin tërësor të mjedisit dhe të kohës së fokusuar në rrëfime. Shëmbëllyeshëm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosë dramën jetësore të personazheve dhe të familjeve në sfond të një kolektiviteti, të një gjendjeje apo të një rrjedhe historike. Parashenja më karakteristike e prozës së Jakov Xoxës është stili. Gjuha e tij vërehet dhe veçohet si e një individualiteti të fuqishëm dhe të papërsëritshëm në letërsinë shqiptare: nga njëra anë është e pranishme fryma e urtisë popullore me tërë thellësinë e shpirtit kolektiv; nga ana tjetër, kemi një rrëfim të rrjedhës së qetë, të shtrirë në gjerësi, por edhe në thellësi. Autori rrëfimin e vet e ndien si një bashkëbisedim në mes tregimtarit dhe lexuesit: Desha të shkruaj një roman jo sikur lexuesin iks ose ipsilon ta kem larg, jo, desha ta shkruaj sikur lexuesin ta kem para meje, gjatë çdo radhe, sikur të hyj në bisedë me të, sikur t'ia tregoj jo letrës, por lexuesit me mend në kokë, që, duke lexuar, do të kundërshtojë, të flasë, të thotë ki mendjen, mos gënje! E desha romanin tim që të jetë sa më realist, se realizmi në art është gjithçka për mua.

Dituria‐Revistë mujore

Page 17: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008 faqe17 Përgatiti për botim:Bahtir LATIFI

Mendo drejt Në rrugën që je nisur, po shpejton shumë shpejt, Ndaj pak kohë për vetën, ulu dhe mendo drejt. Nga erdha, ku isha dhe për ku jam drejtuar. Nuk është e kotë për të medituar. Asgjë të duket vetja, vetëm kënaqësia të ekzistojë! Por, kjo ëndërr e trishtuar shpejt do të përfundojë. Nefsin tënd në dorë të kujt e lëshove? Me hilet e shejtanit në rrugën e mëkatit përfundove. Moderniteti, paraja thua jeta i ka këto bukuri. E nuk është e bukur nga ajo që ske dobi, se të mashtrojnë e shpejt përfundojnë, andaj nuk është lumturia lojë që ti mendon. Mendo drejt dhe kërko arsyen!!! Kjo jetë është e shkurtër e vdekja është vetëm fillim. Do të jesh në varr!!! Ske dobi nga dituria për famë e pasuri, e kthim mbrapa nuk ka por vetëm llogari. Po të ftoj në rrugën e pendimit, që të kuptosh qëllimin e krjimit, se bota përtej varrit është shpërblim ose dënim. E jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm mashtrim!!! E keqja nuk është vepër vetëm e atij i cili e shkakton por edhe e atij, i cili ka pasur mundësi që ta pengojë dhe nuk e ka penguar. Ruaju nga ai i cili i përcjellë fjalët e huaja, sepse edhe tuat t’ia përcjellë dikujt tjetër. Nuk është njerëzore që njeriu të fitojë në kurriz të vëllait të vet.

Dituria‐Revistë mujore

Page 18: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008 faqe18 Shkroi: BAHTIR LATIFI Si mundë at ndryshojmë jetën tonë për të mirë!? Mënyra e shkelqyer për ta kuptuar se ku ekziston palumturija në mendjen tonë, si mund ta ndryshojmë atë në mënyrë që ne të jemë të lumtur. Me menduar në mënyrë të ngadalshme me menquri ----Me mendue pa menduar fare, shpejt Me u nodal dhe me e bërë ate që kemi mundësi-------- Me mundue ate që nuk mundem me bë Me mësuar nga gabimet, mos më I përserit------------ -Me I perserit gabimet Me qen I hapur me pranue ralitetin si është------------ -Me qen I mbyllur Me përdor shprehje të mira ------------------------------ Me përdor shprehje të këqija Me punue me mendje të shëndosh-----------------------Me punue pa vullnet me mendje te sëmuar Me jetuar të tashmen -------------------------------------Me jetuar te kaluaren apo të ardhmen Me u knaq me atë që e kemi -----------------------------Me qenë I paknaqur me atë cka kemi Me mendue mirë dhe me qenë I mirë -------------------Me mendue keq me brenga , shqetësime Me I shique sendet e mira --------------------------------Me I shique sendet e këqija Me thëne se jeta është e mirë, jeto!----------------------Me mendue se jeta është e keqe Me përjetuar jetën ----------------------------------------Me analizue jetën Nga ana e majtë mësojm se është nje funksionim pozitiv, mendje e shëndosh, mendje e cila na bënë të kemë jetë të shëndosh, të mirë dhe me shumë suksese. Kjo është mendja e shëndosh, kjo është kur jeta ecë për së mbari. Ndërkaq ana e djathët e tabelës tregon se ne nuk mundë të kemi jetë të mirë dhe të shëndosh. Krejt këto mund të jenë vetëm mendime tona që ne nëse duam mundemi edhe të i largojmë nga koka jonë, prandaj ne duhë të përpiqemi që të mendojm ashtu si në tabelen e anës së majt sepse kjo na bënë të jemë të lumtu, të shëndosh. Ne nuk duhet kurr të nisemi nga mendimet negative sepse me to do të humbemi, përkundrazi ne duhet ti largojm nga koka jonë ato edhe të mendojmë vetem në menyre pozitive sepse vetem në këtë menyrë mund ti arrijm qellimet tona në jetë.

Dituria‐Revistë mujore

Page 19: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008 faq.19 Sokol DEMAKU PËRJETONI BUKURINË E KOSOVËS

Kosova gjindet në mes të Europës Jug-Lindore. Kosova, shtrihet mes paraleles 42° e 44° të hemisferës veriore të Tokës dhe mes meridianit 20° e 22°. Duke zënë pozitë qendrore në Gadishullin Ballkanik, paraqet nyje të rëndësishme të lidhjes midis, Evropës së Mesme dhe asaj Jugore, Detit Adriatik dhe Detit të Zi. Sipërfaqja e Kosovës është 10 908 km2 dhe është e populluar me mbi 2 milionë banorë. Boshtin kryesor të lidhjes së viseve veriore dhe jugore të Ballkanit e bëjnë luginat e lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lepenc. Ky bosht ndan disa lugina të tërthorta: në afërsi të Mitrovicës përgjatë lumit Iber kalon magjistralja e Adriatikut e cila e lidhë bregdetin e Malit të Zi, në afërsi të qytetit të Podujevës. Rruga e Llapit dhe Toplicës e lidhë me brendësin e Gadishullit Ballkanik, në afërsi të Prishtinës, ndodhet lugina e Drenicës e cila e lidhë Drinin e Bardhë me rrugën më të shkurtër për bregdetin Shqiptar. Në anën tjetër ndahet rruga e Moravës së Binçes e cila kyçet në arterien Vardarit.

Kosova paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë etnokulturore, materiale e shpirtërore të periudhave të ndryshme historike.

Artizanatet kanë traditë të gjatë pothuaj në të gjitha qytetet e Kosovës si në: Prizren, Pejë, Gjakovë. Ato dallohen për traditë të pasur, që kanë me punime filigrani, argjendi, bakri, mesingu, argjile, druri etj. Suvenire të këtilla mund të gjenden në dyqanet e shumta të Kosovës.

Përpunimi i drurit nga mjeshtrit kosovarë është bërë për zbukurime në ndërtimtari, në kulmet e shtëpive, objekte fetare, mobile karakteristike, gdhendje zbukuruese në kullat shqiptare etj. Prodhimi dhe gdhendjet prej drurit në instrumentet tradicionale muzikore shqiptare si: çiftelia, lahuta, fyelli, punimi i shtratit të fëmijëve i njohur me emrin “djepi”, prodhuesit e plisit dhe të veshjeve të tjera nacionale, janë pjesë e artit të zejtarëve nga Kosova. Nga bakri dhe mesingu, zejtarët kosovarë kanë bërë mullirin për bluarjen e kafesë, xhezvet, kutitë e duhanit, etj. Edhe sot e kësaj dite, krijuesit popullor i përkushtohen me vullnet të madh ruajtjes së këtyre traditave. Në fshatrat e Malësisë ende bartet me krenari veshja kombëtare.

Dituria‐Revistë mujore

Page 20: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 5 · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, maj, 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,maj,2008 faq.20

E d u k i m i Një ndër elementët e rëndësishëm në edukimin e fëmijëve tuaj është që të vini në punë veprat më shumë se fjalët. Shumë prindër u bëjnë presione të ndryshme fëmijëve kur ata nuk bashkëpunojnë, por shumë prindër nuk bëjnë asnjëherë asnjë prej atyre që thonë dhe fëmijët përfitojnë nga kjo gjë. Nëse ju nuk i lejoni të shohin televizor kur ata nuk bashkëpunojnë, atëherë do e kuptojnë se herën tjetër duhet të sillen ndryshe. - Është shumë e rëndësishme që t’i dëgjoni me kujdes maksimal fëmijët tuaj. Nganjëherë prindërit harrohen pas lodhjes apo punës që kanë në dorë dhe e dëgjojnë vetëm përciptazi fëmijën e tyre. Mos dëgjoni vetëm fjalët e tyre, por përpiquni të kuptoni se çfarë fshihet pas tyre gjithashtu. Jini të aftë për të reflektuar në lidhje me ato që fëmija juaj ju thotë. Gjithashtu, nëse doni që fëmija t’ju dëgjojë kur flisni ju, atëherë ju duhet ta dëgjoni me kujdes të madh. - Fëmijët duhet të mësojnë që në moshë të hershme se ata kanë përgjegjësi. Është shumë e rëndësishme që fëmijët tuaj të kuptojnë se asgjë nuk merret “falas”. Kështu që është mirë t’u mësoni të marrin përsipër përgjegjësi. Kur fëmijët janë akoma të vegjël ata mund t’ju ndihmojnë duke rregulluar krevatin e tyre në mëngjes, apo duke mbajtur pastër dhomën e tyre. Ndërsa ata rriten ju duhet të shtoni gjërat që ata duhet të bëjnë. Dhe kini parasysh që të mos i shpërbleni ata për gjërat, të cilat e kanë për detyrë t’i kryejnë. - Shumë prindër ankohen se shpesh herë irritohen me fëmijët e tyre dhe për këtë ndihen në faj. Është normale që të ndiheni të zemëruar por nuk është normale që t’ua nxirrni inatin fëmijëve tuaj. Kur jeni me të vërtetë të zemëruar nxirrini fëmijët për shëtitje ose kërkojini dikujt që t’ju ndihmojë. Por nëse ndiheni të zemëruar çdo ditë me fëmijët tuaj atëherë është mirë që të konsultoheni me doktorin e familjes, apo te flisni me njerëz që kanë kaluar të njëjtin problem.

Dituria‐Revistë mujore