1
E dashur familje, Kapitulli 10 flet për funksionet dhe grafikët e tyre. Koncepti i funksioneve është pikë qendrore e algjebrës dhe ka qenë një temë kryesore gjatë gjithë këtij kursi. Koncept kyç—Funksionet Në mënyrë të vlefshme funksionin mund ta mendojmë si një makinë që merr të dhëna, një numër ose diçka tjetër dhe prodhon një rezultat. Rezultati duhet të jetë unik, që do të thotë se duhet të marrësh vetëm një rezultat për disa të dhëna të caktuara. Gjithashtu, rezultati duhet të jetë i vazhdueshëm në kuptimin që atë rezultat e merr çdo herë që përdor të njëjtat të dhëna. Për shembull, në qoftë se numri 3 është e dhëna, futet në makinë dhe shumëzohet me 5. Kështu, rezultati është 15. Sa herë që fusni të dhënën 3 do të merrni të njëjtën përgjigje, 15. Funksionet shpesh shprehen si fjali matematikore. Secili rregull më poshtë përshkruan funksionin që përfaqësohet nga makina më sipër që bën shumëzimin me 5. y = 5x f(x) = 5x g(t) = 5t Pasi klasa të ketë shikuar funksionet që përdorin makina me të dhëna dhe rezultate, nxënësit do të vazhdojnë më tej duke përdorur grafikët për gjetjen e vlerave maksimale dhe minimale të funksioneve. Klasa gjithashtu do të përdorë funksionet për zgjidhjen e ushtrimeve. Fjalori i kapitullit fushë rreze funksion pikat ndërprerëse x Aktivitete shtëpiake Ndihmojeni nxënësin që të mendojë për disa situata që mund të paraqiten si funksione, ashtu si situatat e mëposhtme. Të dhënat: fatura totale e restorantit Rezultati: bakshishi me 15% Të dhënat: gjatësia e brinjës së katrorit Rezultati: sipërfaqja e katrorit Të dhënat: numri i të rriturve që shkojnë në kinema Rezultati: kostoja totale për biletat me 8.00 dollarë për secilin × 5

E dashur familje, - Glencoe/McGraw-Hill, Inc. · E dashur familje, Kapitulli 10 flet për funksionet dhe grafikët e tyre. Koncepti i funksioneve është pikë qendrore e algjebrës

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E dashur familje, - Glencoe/McGraw-Hill, Inc. · E dashur familje, Kapitulli 10 flet për funksionet dhe grafikët e tyre. Koncepti i funksioneve është pikë qendrore e algjebrës

E dashur familje,Kapitulli 10 flet për funksionet dhe grafikët e tyre. Koncepti i funksioneve është pikë qendrore e algjebrës dhe ka qenë një temë kryesore gjatë gjithë këtij kursi.

Koncept kyç—FunksionetNë mënyrë të vlefshme funksionin mund ta mendojmë si një makinë që merr të dhëna, një numër ose diçka tjetër dhe prodhon një rezultat.

Rezultati duhet të jetë unik, që do të thotë se duhet të marrësh vetëm një rezultat për disa të dhëna të caktuara. Gjithashtu, rezultati duhet të jetë i vazhdueshëm në kuptimin që atë rezultat e merr çdo herë që përdor të njëjtat të dhëna. Për shembull, në qoftë se numri 3 është e dhëna, futet në makinë dhe shumëzohet me 5. Kështu, rezultati është 15. Sa herë që fusni të dhënën 3 do të merrni të njëjtën përgjigje, 15.

Funksionet shpesh shprehen si fjali matematikore. Secili rregull më poshtë përshkruan funksionin që përfaqësohet nga makina më sipër që bën shumëzimin me 5.

y = 5x f(x) = 5x g(t) = 5t

Pasi klasa të ketë shikuar funksionet që përdorin makina me të dhëna dhe rezultate, nxënësit do të vazhdojnë më tej duke përdorur grafikët për gjetjen e vlerave maksimale dhe minimale të funksioneve. Klasa gjithashtu do të përdorë funksionet për zgjidhjen e ushtrimeve.

Fjalori i kapitullit

fushë rreze

funksion pikat ndërprerëse x

Aktivitete shtëpiakeNdihmojeni nxënësin që të mendojë për disa situata që mund të paraqiten si funksione, ashtu si situatat e mëposhtme.

• Të dhënat: fatura totale e restorantit Rezultati: bakshishi me 15%

• Të dhënat: gjatësia e brinjës së katrorit Rezultati: sipërfaqja e katrorit

• Të dhënat: numri i të rriturve që shkojnë në kinema Rezultati: kostoja totale për biletat me 8.00 dollarë për secilin

× 5