40
Ligjerata e 1,2 Nxjerr dhe përpiluar nga St:Gentian R.Krasniqi 1.Çka është Puna? - Puna eshte veprimtari e ndergjegjshme dhe e vullnetshme, e natyrshme por e mundimshme , per faktin se ajo permban perpjekje, per krijimin ose perpunimin e nje veprimtarie te dobishme, materiale ose jo materiale (intelektuale). 2.Për nga natyra e saj, çfare mund te jete puna? - Per nga natyra e saj puna mund te jete: 1.Materiale ose 2.Intelektuale, kjo ndarje behet ne baze te elementit nderkombetare te saj fizik ose intelektual. 3.Çka eshte e Drejta e Punes? - E Drejta e punes, eshte shkence e cila merret me studimin teorik dhe praktik te ligjeve dhe dispozitave te tjera nga kjo fushe, si dhe studimin e praktikes se subjekteve dhe faktoreve te tjere – punetore , punedhenes , subjekteve shteterore, gjykatave etj, marre brenda shtetit ne nivel nderkombetare, duke i keqyrur edhe aspektet e gjitheperfshirese shoqerore. Paraqitja dhe zhvillimi i te drejtes se punes 4.Kur u paraqit e drejta e punes? - E drejta e punes eshte paraqiture ne fund te shek XIX dhe ne fillim te shek XX. - E Drejta e punes u paraqit atehere kur u be evidente se subjektet e marrdhenieve te punes duhet ti kene te drejtat e tyre, sepse zhvillimi dhe qeshtjet qe u lajmeruan gjate ketij zhvillimi , nuk kane mundur te zgjidhen ne kuader te ndonje dege tjeter te se drejtes.

E drejta e punes komplet

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E drejta e punes   komplet

Ligjerata e 1,2 Nxjerr dhe përpiluar nga St:Gentian R.Krasniqi

1.Çka është Puna?- Puna eshte veprimtari e ndergjegjshme dhe e vullnetshme, e natyrshme por e mundimshme , per faktin se ajo permban perpjekje, per krijimin ose perpunimin e nje veprimtarie te dobishme, materiale ose jo materiale (intelektuale).

2.Për nga natyra e saj, çfare mund te jete puna?- Per nga natyra e saj puna mund te jete:1.Materiale ose 2.Intelektuale, kjo ndarje behet ne baze te elementit nderkombetare te saj fizik ose intelektual.

3.Çka eshte e Drejta e Punes?- E Drejta e punes, eshte shkence e cila merret me studimin teorik dhe praktik te ligjeve dhe dispozitave te tjera nga kjo fushe, si dhe studimin e praktikes se subjekteve dhe faktoreve te tjere – punetore , punedhenes , subjekteve shteterore, gjykatave etj, marre brenda shtetit ne nivel nderkombetare, duke i keqyrur edhe aspektet e gjitheperfshirese shoqerore.

Paraqitja dhe zhvillimi i te drejtes se punes

4.Kur u paraqit e drejta e punes?- E drejta e punes eshte paraqiture ne fund te shek XIX dhe ne fillim te shek XX.- E Drejta e punes u paraqit atehere kur u be evidente se subjektet e marrdhenieve te punes duhet ti kene te drejtat e tyre, sepse zhvillimi dhe qeshtjet qe u lajmeruan gjate ketij zhvillimi , nuk kane mundur te zgjidhen ne kuader te ndonje dege tjeter te se drejtes.

5.Si u be zhvillimi i te drejtes se punes?- Zhvillimi i te drejtes se punes u be ne 4 periudha:1.Periudha e pare – perfshine pjesen e pare te shek XIX, ku vjen deri te formimi i shoqatave te para te punetoreve.Keto shaqata I inicuan disa levizje me qellim te mbrojtjes te te drejtave me elementrare te punetoreve..Qellimi kryesore I luftes se punetoreve ishte permiresimi I kushteve tejet te veshtira te punes dhe te jetes se tyre.2.Periudha e dyte – fillon ne fund te shek XIX dhe ne fillim te shek XX dhe zgjate deri ne mbarim te luftes se pare boterore.- Ne kete periudhe shenohet nje intervenim shume me I madh I shtetit ne fushen e rregullimit te marrdhenieve te punes.Nxirren po ashtu shume ligje me te cilat rregullohen disa qeshtje nga fusha e marrdhenieve te punes,ndersa numri I ketyre qeshtjeve gjithnje e me shume rritet.Keshtu perveq kohes se punes, mbrojtes se grave dhe femijeve, sigurimit social me ligj rregullohet edhe qeshtja e pushimit javor,punes se nates,pagave minimale, ndihmes per te pa punet etj.

Page 2: E drejta e punes   komplet

3.Periudha e trete – perfaqeson periudhen ne mes te dy lufterave boterore (1919-1939), karakteristike e kesaj periudhe eshte intenziteti I madh i legjislacionit te mbrojtjes se punetoreve , ne kete periudhe vazhdohet ne mase te madhe me kodifikimin e te drejtes se punes, keshtu psh:nxirren ligjet e veqanta ne Holand , Belgjike,Itali, Austri, Gjermani, Shba etj.4.Periudha e katert – perfaqeson periudhen nga perfundimi I luftes se dyte boterore.E drejta e punes jo vetem ne vendet e zhvilluara industrialisht por pothuajse ne te gjitha vendet e botes qofte me te zhvilluara apo me pak te zhvilluara eshte dege e te drejtes nacionale kombetare.Dispozitat e mehershme te kesaj dege modifikohen zgjerohen apo nxirren ligjet krejtesisht te reja.

E Drejta bashkekohore e punes – karakteristikat e saj

6.Cilat jane karakteristikat e te drejtes bashkekohore te punes?- Karakteristikat e te drejtes bashkekohore te punes jane:1.Tendenca per zgjerimin e vazhdueshem,2.Organizimi I punetoreve ne sindikata,3.Kontraktimi kolektiv, dhe 4.Integriteti.

1.Tendenca per zgjerim te vazhdueshem – si karakterisite e te drejtes bashkekohore te punes, rrjedh nga fakti se me nuk trajtohet vetem puna , krijimi , sherbimet publike , organizimi, por trajtohen edhe dukurite te tjera te cilat jane te lidhura me te drejten e punes.- Zgjerimi I vazhdueshm I te drejtes se punes ne kushtet bashkekohore mund te provohet edhe me ate se e drejta e punes nuk ka te beje vetem me punetoret te cilet punojne per paga, por iu referohen edhe kategorive te tjera,perosnave te cilet mirren me ushtrimin e veprimtarive te tjera personale psh:e drejta ne greve, e drejta ne organizim sindikal, sigurim social etj.2.Organizimi I punetoreve ne sindikata – Sindikata si asociacion i punetoreve ne shume vende , e sidomos ne shtetet me sisteme juridike bashkekohore eshte bere faktore I pazevendesueshem ne realizimin e shume te drejtave per punetoret si:sigurimin social, kushtet me te mira te punes, paga me te larta dhe me te sigurta, orarin me te shkurter te punes, mbrojtjen ne pune, mbrojtjen nga nderpreja e paarsyeshme e marrdhenie se punes dhe te ngjashme.3.Kontraktimi kolektiv – per shkak te kompleksitetit te marrdhenieve te punes dhe te pamundesise qe qdo gje qe ka te beje me to te percaktohet me ligj, kontratat kolektive gjithnje e me shume po behen instrument i rendesishem per rregullimin e kushteve te punes, te drejtave dhe obligimeve ne mes te punedhenesve dhe te punemarresve krahas dispozitave shteterore te cilat percaktojne bazen e ketye marrdhenieve.- Rendesia e kontraktimit kolektiv qendron edhe ne ate se ne te drejten bashkekohore te punes ka tendenca per krijimin e nje te drejte te re “E Drejta Kolektive” ose legjislacioni autonom I punes ne kuptim te gjere.4.Integriteti – paraqitet si rrjedhoje e cilesise se veqante te punes, e ajo eshte fuqia e madhe integrative e saj.Puna eshte ajo qe me se tepermi I bashkon njerezit si dhe ata te racave te ndryshme ne nje fis, te cilet duke ushtruar veprimtari te ndryshme racionale dhe te leverdishme I sigurojne vetes ekzistencen.

Page 3: E drejta e punes   komplet

E Drejta e krahasuar e punes

7.Çka është e drejta e krahasuar e punes?- E Drejta e krahasuar e punes eshte rezultat I normave juridike nderkombetare, sidomos konventave te Organizates Nderkombetare te punes dhe ne kohet e fundit akteve te unionit Evropian duke u bazuare ne faktin se shumica e vendeve kane miratuare konventa me te rendesishme ( per kohen e punes, mbrojtjen e nenave te rinjeve , femijeve, per pushimin e paguare vjetore , mbrojtjen e veqante, xehtarine , ndertimtarine dhe nje numer te konventave nga fusha sociale , kjo nxiti interesim per incizimin, krahasimin dhe trajtimin e legjislacionit te punes dhe atij social e njekohesish edhe dallimet ne vendet e Evropes.

Perkufuzimi (DEFINIMI) i te drejtes se punes

8.Si e perkufizojne definojne te drejten e punes autoret?- Për disa autore e drejta e punes eshte:1.Dege e se drejtes qe rregullon dhe administron marrdheniet qe lindin nga kryerja e nje pune te varur,kryerja e nje pune per llogari te tjetrit, pra behet fjale per pune te varur , te kryere ne dobi te punedhenesit , zakonishte pronare I mjeteve, pajisjeve dhe vegaleve te punes (P.Durant).2.Dege e se drejtes e cila permbane norma qe rregullojne marrdheniet kontraktuese dhe punen e subordinuare (Barassi),3.Dege e se drejtes qe trajton dhe studion legjislacionin e punes , respektivishte legjislacionin intervecional mbrojtes ne dobi te punetoreve (Paul Pic),4.E drejte qe perfshine teresine e normave juridike te cilat aplikohen ne marrdheniet individuale dhe kolektive te punes qe lindin ne mes te punedhenesit privat dhe te atyreve te cilet punojne nen mbikqyerjen e tij (Jean Rivero dhe Jean Sevattier).

- Perfundimishte mund te thuhet se e drejta e punes si dege e sistemit pozitiv – juridik perfshine normat shteterore, kontratat kolektive , dhe dispozitat autonome qe I referohen marrdhenieve te punes ne ndermarrje institucionale, tek punedhenesit dhe subjektet te tjera.

Emërtimet per Lëndën e te Drejtes se Punes

9.Cilat jane Emertimet per te drejten e punes?- Emertimet per te drejten e punes jane:1.E Drejta e fabrikes (legjislacion industrial),2.E Drejta e legjislacionit te punetoreve,3.E Drejta sociale, 4.E Drejta sindikale, dhe 5.E Drejta e punes.

1.E Drejta e fabrikes – respektivishte legjislacioni industrial , si emertim ne periudhen fillestare te zhvillimit te se drejtes se punes iu ka pergjigje objektit qe rregullonte kjo dege, sepse ne kete faze normat juridike te kesaj dege kufizoheshin ne organizimin e punes ne fabrika ose ne industri.

Page 4: E drejta e punes   komplet

2.E Drejta e legjislacionit te punetoreve – ky emertim eshte perdorur nga shkaku se dispozitat e para mbrojtese iu kane referuar punetoreve (psh:dispozita mbi kufiziin e kohes se punes, per gra dhe femij ), por per nje kohe te gjate vetem per te punesuarit ne industri.3.E Drejta Sociale – emertimi “E Drejt Sociale” ka lindure nen ndikimin e zhvillimit te sigurimit social te punetoreve, dhe nuk e shpreh sakte objektin e kesaj dege te se drejtes sepse qdo dispozite juridike , qdo e drejte ne thelb eshte sociale , ne kuptimin qe buron nga shoqeria, shteti.4.E Drejta Sindikale – si emertim eshte lajmeruar nen ndikimin e rritjes se rolit dhe te rendesise se sindikates ne fushen e marrdhenieve te punes dhe perfshine:organizimin sindikal, regjistrimin,mbrojtjen, respektivishte perfaqesimin e te drejtave te punetoreve , raportet me organizatat e punedhenesve , organet shteterore etj.5.E Drejta e Punes – ne emertimin e kesaj dege akceptohet puna edhe pse objekt qendrore I kesaj dege juridike jane marrdheniet e punes si dhe institucioneve dhe situatave te cilat direkt apo indirect jane te lidhura me te.

Raporti i te drejtes se punes me dege te tjera Juridike

10.Me cilat dege te se drejtes eshte ne raport e drejta e Punes?1.Raporti I te drejtes se punes me te drejten kushtetuese- E drejta e punes eshte ne raport te drejtperdrejt me te drejten kushtetuese.Kushtetuta si instrument apo akt juridike me I larte, permbane parimet dhe normat e pergjithshme mbi rregullimin e sistemit ekonomik – shoqerore te nje vendi.- Me dispozitat kushtetuese zakonishte institucionalizohen keto parime:e drejta per pune, liria e punes, (ndalimi I punes se dhuneshme ap ote detyruare), liria sindikale, barazia e personave ne marrdhenie te punes, e drejta ne sigurim social etj.2.Raporti I te drejtes se punes me te drejten civile- E Drejta e punes ne fillim ishte nen ndikimin e te drejtes civile, por me vone e drejta e punes dalngadal eshte ndare nga e drejta civile dhe ne shume shtete eshte formuare si dege e pavarur e sistemit juridik.Edhe sot e drejta e punes eshte ne raport me te drejten civile me rastin e zgjdhjese se disa problemeve.- E drejta e punes ende sherbehet me disa institucione te se drejtes civile (psh:vleresimi I vlefshmerise se punes juridike , vlefshmeria e kontrates mbi vepren , parashkrimi I afateve per kerkesa, parimi I kompenzimit te demit per demin e shkaktuare material.3.Raporti I te drejtes se punes me te drejten administrative- Objekt I te drejtes se punes kryesishte jane marrdheniet juridike te punes te cilat paraqiten ne mes te punetoreve dhe punedhenesve.Objekt I te drejtes administrative eshte organizimi dhe funksionimi I administrates edhe ne fushen e punes dhe marrdheniet e punes , mbrojtjes dhe inspektimit te punes, si dhe disa procedurave te veqanta administrative lidhure me to.4.Raporti I te drejtes se punes me te drejten ekonomike- E Drejta e punes ka nje raport te ngushte edhe me te drejten ekonomike. - Para luftes se dyte boterore ne disa vende evropiane , pas ndarjes nga e drjta civile e drejta e punes eshte studiuare ne kuader te se drejtes ekonomike , dhe studiohet si lende e perbashket e drejta ekonomike dhe e drejta e punes.- Nje gje e tille rrjedhe nga shkaku se ekzistojne nje mori institucionesh , apo qeshtjesh per te cilat jane te instrumentuara qe te 2 keto disciplina (organizimi i ndermarrjes , subjektiviteti juridik, organet e udheheqjes e te ngjashme , aftesia afariste dhe e punes, kontratat afariste ) te cilat kane edhe elemente te marrdhenieve te punes por edhe te qeshtjeve te tjera te cilat shpesh jane ngushte te nderlidhura.

Page 5: E drejta e punes   komplet

Vendi I te drejtes se punes ne sistemet juridike

- Me zhvillimin e te drejtes se punes , e veqanerishte me zgjerimin e objektit dhe permbajtjes se saj ne teorine juridike, gjithnje e me shume u shfaqen dilema rreth vendit te se drejtes se punes ne sistemet juridike.Dilemat kryesishte ishin te orientuara ne ate se e drejta e punes a hyne ne te drejten private apo ne ate publike.- Sipas pikepamjeve te disa autoreve e drejta e punes hyne edhe ne te drejten private por edhe ne ate publike.

Burimet e te drejtes se punes

11.Cilat jane burimet e te drejtes se punes?- Ne sistemet juridike ne te cilat vlene parimi I kushtetutshmerise dhe I ligjshmerise,e drejta e punes nuk ka burimet e veta autontike burimore, perveq kontratave kolektive, per kete arsye mund te thuhet se si burime te se drejtes se punes te ne mund te konsiderohen, te gjitha aktet juridike te karakterit te pergjithshem te cilat trajtohen si burime juridike ne sistemin e tanishem te administruare nga nderkombetaret.

12.Si ndahen burimet e te drejtes se punes?- Burimet e te drejtes se punes mund te ndahen:1.Dispozitat shteterore,2.Aktet e pergjithshme te ndermarrjes,institucioneve,organizatave te tjera dhe punedhenesve (burime autonome),3.Interpretimi i obliguare,4.E Drejta zakonore,5.Praktika Gjyqesore,6.Kontratat kolektive ( te cilat do te trajtohen ne kuader te se drejtes kolektive te punes,7.Burimet nderkombetare te te drejtes se punes.

13.Çka jane Aktet shteterore?- Aktet shteterore , respektivishte aktet juridike shteterore jane te vetmet akte juridike perveq kushtetutes te cilat permbajne sanksione klasike.Nga sistemet kushtetuese ose te shumices se vendeve del se aktet shteterore mund te ndahen ne 3 grupe:1 .Kushtetuta, 2 .Ligji dhe 3 .Aktet nenligjore.

14.Kushtetuta?- Me Kushtetute kryesishte percaktohen parimet themelore per deget e nderyshme juridike.Si parime themelore per te drejten e punes ne kushtetutat e shumices se shteteve jane:e drejta per pune, liria sindikale, dhe negociatat kolektive ,liria e punes (ndalimi I punes se dhuneshme),barazia ne mes te femrave dhe meshkujeve , parimi I mbrojtjes se punetoreve ne pune, pergjegjesia e punetoreve ne pune , humanizmi ne pune etj.

15.Ligjet?- Pas kushtetutes, ligji eshte burim me I rendesishem I te drejtes se punes.Ai eshte akte juridik qe permbane rregulla te pergjithshme juridike me fuqi me te larte juridike pas Kushtetutes.

Page 6: E drejta e punes   komplet

16.Aktet nenligjore?- Aktet nenligjore I bejne organet ekzekutive dhe ato administrative, keto akta mund ti nxjerrin edhe organet ligjedhenese , por jo sipas procedures se parapare ligjore.- Si akte nenligjore te organeve shteterore ekzekutive mund te jene:Urdheresat,direktivat dhe vendimet.- Organet ekzekutive te bashkesive lokale mund te bien:rregullore,urdheresa, udhezime , dhe direktiva.- Organet administrative mund te bien:aktet nenligjore si rregullore, urdheresa dhe udhezime.

Burimet autonome te te drejtes se punes

17.Çka quajme e drejte Autonome?- Veprimtaria legjislative e organeve joshteteroe (ndermarrjeve, institucioneve si dhe organizatave dhe bashkesive te tjera), ne shumicen e vendeve me sisteme juridike bashkekohore nenkupton sistemin e normave, te cilat nuk I imponojne dhe nuk I krijojne ekskluzivishte organet shteterore, por subjektet tjera shoqerore.Nje sistem i ketille I normave juridike ndryshe quhet si “E Drejt Autonome”

18.Cilat jane burimet autonome te te drejtes se punes?- Si burime autonome te te drejtes se punes jane:Statutet, vendimet,rregulloret, kontratat, si dhe aktet e tjera autonome, me te cilat rregullohet marrdhenia e punetoreve dhe marrdheniet industriale ne pergjithesi.

Page 7: E drejta e punes   komplet

Ligjerata e 3 Gentian R.Krasniqi

…19.Çka është Interpretimi I Obliguar?- Interpretimi i obliguar nuk eshte akt konkret i zhvillimit te dispozitave juridike por eshte nje rregull juridike e cila orienton ne ate se si duhet kuptuar nje dispozite ekzistuese ligjore.Interpretimi zakonishte behet ne rastet kur ne ndonje dispozite ligjore ka paqartezi.

20.E Drejta Zakonore si burim i te drejtes se punes?- E Drejta zakonore permban normat shoqerore respektivisht zakonore te cilat nuk kane karakter shteterore, por lindin ne menyre spontane.- Qe nje zakon te konsiderohet norme shoqerore kerkohet ti plotesoje 3 kushte:1.aplikimi i gjate i zakonit,2.perseritja e shpeshte e tij, dhe 3.te ekzistoje pajtimi i pergjithshem qe rregulla morale eshte e drejte dhe i pergjigjet botkuptimeve te shumices se pjesetareve te nje shoqerie, per qka ata i nenshtrohen vullnetarishte.

21.Praktika Gjyqesore si burim i te drejtes se punes?- Me Praktik Gjyqesore nenkuptojm aplikimin e te drejtes ne rastet konkrete qe jane objekt i kontestit.Ne kontekst gjyqesore nuk krijohen rregulla juridike, por ato aplikohen ne rastet konkrete.- Praktika gjyqesore nuk mund te konsiderohet si burim juridik ne kuptimin formal – material , por ajo indirekt paraqitet si burim i te drejtes ne rastet kur instancat me te larta gjyqesore, ne nje periudhe kohore me te gjate ne raste e njejeta apo te ngjajshme bijne vendime te njejeta.

Burimet e te drejtes se punes me origjine Nderkombetare

22.Si ndahen burimet e te drejtes se punes me origjine nderkombetare?- Burimet e te drejtes se punes me origjine nderkombetare ndahen:1.Burime Universale, 2.Burime Regjionale, 3.Marreveshjet apo kontratat nderkombetare dhe 4.Instrumentet apo aktet e miratuara nga organizatat e specializuara nderkombetare (per te drejten e punes rendesi te veqante kane konventat dhe rekomandimet e Organizates Nderkombetare te Punes – ONP).

Page 8: E drejta e punes   komplet

23.Burimet e te drejtes se punes me karakter universal?- Si burime me karakter universal te te drejtes se punes konsiderohen te gjitha ato akte apo instrumente te cilat i ka miratuar organizata e Kombeve te Bashkuara dhe qe kane shtrirje te pergjithshme.- Pra Kombet e Bashkuara punojne per ngritjen e standartit jetesore dhe realizimin e punesimit te plote, si dhe per zgjidhjen e problemeve te medha ne planin nderkombetare nga sfera e jetes ekonomike-sociale ne bote,nxitjen dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut si dhe lirive themelore per te gjitha, pa dallim race, gjinie, gjuhe dhe regjioni.

24.Burimet e te drejtes se punes me karakter Regjional?- Derisa burimet universale kane shtrirje te pergjithshme, burimet regjionale te se drejtes, e ne kete drejtim edhe te se drejtes se punes, vlejne per nje regjion te caktuare (psh: Karta sociale Evropiane 1965 – per regjionin e Evropes , per te drejten e punes ne vendin tone jane te rendesishme burimet evropiane te se drejtes, pra burimet evropiane te se drejtes se punes.

25.Burimet Evropiane te se drejtes se punes?- Ne raport me burimet e tjera nderkombetare te se drejtes se punes,e drejta evropiane e punes eshte e drejte me e re dhe daton qe nga formimi i Bashkesise Ekonomike Evropiane BEE.- E Drejta Evropiane e punes ndahet:1.Ne te drejten paresore, dhe 2.Ne te drejten dytesore (primare dhe sekondare).

1.Ne te drejten evropiane paresore (primare),hyjne: kontratat mbi themelimin e UE-se, paras se gjithash BE, duke i perfshire edhe protokolet , shtojcat si dhe te gjitha ndryshimet dhe plotesimet e tjera.2.Ne te drejten dytesore (sekondare),hyjne: te gjitha ato akte te cilat i nxjerrin organet kompetente te BE-se e para se gjithash nga Keshilli i Evropes ose nga komisionet ne kuader te Unionit Evropian.Ne kete grup te normave hyjne:Urdheresat, udhezimet, vendimet, rekomandimet dhe qendrimet.

- Urdheresat – kane karakter te obliguar juridik dhe mund te krahasohen me ligj.Ato jane te obliguara ne te gjitha format e tyre dhe vlejne ne te gjitha shtetet anetare te UE-se.- Qellimi kryesore qe duhet te arrihet me ane te urdheresave eshte barazia juridike ne fusha te caktuara, ne kuader te shteteve anetare te Unionit.- Udhezimet – gjithashtu kane karakter te obliguar.Kjo nenkupton qe shtetet anetare jane te obliguara te krijojne norma juridike varesisht nga pershtatshmeria e tyre me udhezimet dhe dispozitat ekzistuese ti harmonizojne me to brenda afatit te caktuare.- Vendimet – rregullojne rastet e veqanta, andaj edhe keto kane karakter obliguese ne te gjitha pjeset e tyre.Vendimet kane funksion aplikuese dhe barazohen me aktet e veqanta administrative.- Rekomandimet dhe qëndrimet – kryesishte kane te bejne me udhezimet apo menyrat se si duhet te veprohet ne rastet e caktuara dhe si te tilla nuk kane karakter te obligueshem,megjithate edhe keto e kane rendeisine e tyre ne kuader te se drejtes evropiane te punes.

Page 9: E drejta e punes   komplet

Marrdhëniet individuale të punës dhe e drejta evropiane e punës

Ligjerata e 4 Gentian R.Krasniqi

…26.Cilat jane parimet kryesore per marrdheniet individuale te punes?- Per marrdheniet individuale te punes ne kuader te UE-se vlejne keto 4 parimet kryesore:1.Parimi i lirise se qarkullimit dhe zgjedhjese se vendbanimit per punetorin (punemarresin),2.Parimi i barazise dhe trajtimit te barabarte ne fushen e punesimit,3.Parimi i mbrojtjes se punes – harmonizimit teknik dhe 4.Parimi ne te drejtat elementare sociale.

27.Shtetet anetare te UE-së kërkojne barazimin e kushteve te punes per femra dhe meshkuj, per cilat qeshtje behet fjale?- Shtetet anetare te UE-se kerkojne barazimin e kushteve te punes per femra dhe mashkuj , ne kete drejtim aktet te cilat jane ne fuqi rregullojne keto qeshtje:1.pagen e njejte per mashkuj dhe femra, 2.trajtimin e barabarte te mashkullit dhe femres ne fushen e arsimit, kushteve te punes dhe fushen sociale.

28.Çka kuptojmë me çështjen e Harmonizimit teknik?- Nevojen e barazimit dhe te sigurimit te standarteve me te larta te sigurise ne pune ne kuader te UE-se , kete e ilustron fakti se deri ne vitin 1987,prej rreth 70 udhezimeve te nxjerrura ne kuader te UE-se numri me i madh i tyre e kane parapare qeshtjen e “Harmonizimit Teknik”.- Nga gjithsej 70 udhezime, 8 kane te bejne me mbrojtjen dhe shendetin e punetoreve.- Keto udhezime me teper kane te bejne:1.me parandalimin e rreziqeve te cilat drejtperdrejte mund ta rrezikojne sigurine dhe shendetin e punetoreve,2.organizimin e mbrojtjes adekuate ne pune dhe lidhur me punen,3.perdorimin e mjeteve dhe metodave te nevojshme me qellim te informimit te drejte,4.pjesemarrjen aktive ne fushen e mbrojtjes se punes.

29.Kur është bërë udhezimi mbi mjetet per permiresimin e sigurise dhe mbrojtjes se shendetit te punetoreve te punes?- Udhezimi mbi mjetet per permiresimin e sigurise dhe mbrojtjes se shendetit te punetoreve te punes, numer 89-391 eshte bere me daten 12.6.1989.

30.Kur eshte miratuare Karta e Bashkesise mbi te drejtat themelore sociale te punetoreve?- Karta e bashkesise mbi te drejtat themelore sociale te punetoreve, te cilen e kane miratuare shefat e qeverise te shteteve anetare te UE-se me 9.12.1989 , qe eshte e perbere nga 29 pika dhe dispozitat e saj perfshine ne teresi rregullimin e te drejtave nga marrdhenia e punes.

Page 10: E drejta e punes   komplet

31.Marrdheniet kolektive te punes dhe e drejta evropiane e punes?- Duke e marre per baze faktin se marrdheniet kolektive te punes jane mjaft specifike dhe komplekse,iniciativa ligjevenese evropiane ne fushen e marrdhenieve kolektive te punes eshte shume me e kufizuare ne raport me marrdheniet individuale te punes.- Rregullimi i ketyre qeshtjeve prej autonomine dhe prerogrativat normative te partnereve social,sindikatave dhe asociacioneve te punedhenesve qe ende eshte e mbrojture apo zone e paprekur e te drejtave nderkombetare.- Kjo eshte shkak kryesore qe ne kuader te UE-se ende nuk ka rregullative unike ne kete lemi.Kjo ka kushezuare qe per shume segmente nga kjo lemi te aplikohen parimet e se drejtes nderkombetare private (psh:vendi i kryerjes se punes).

32.Marreveshjet bilaterale dhe multiraterale si burim i se drejtes se punes?- Si burime te se drejtes mund te jene edhe marreveshjet bilaterale dhe multiraterale, ndarja e te cilave behet varesisht nga ajo se a i kane lidhure dy shtete apo me shume shtete.- Kosova psh ende nuk ka lidhure ndonje marreveshje nderkombetare qofte bilaterale apo multiraterale nga fusha e se drejtes se punes, andaj keto nuk mund te jene burime te se drejtes se punes ne vendin tone.

33.Vendimet dhe aktiviteti i OKB-se ne fushen e punes dhe asaj sociale?- Karta e OKB-se, parasheh qe kjo organizate merret me zgjidhjen e problemeve te medha ekonomike dhe sociale ne bote.Kjo ide eshte realizuare ne akte me te rendesishme te kesaj organizate e sidomos te deklarates universale per te drejtat e njeriut te vitit 1948, ku flitet per te drejtat ne:sigurim social, lirine e punes, kushte te pershtatshme te punes, kompenzim te drejte per pune,mbrojtjen nga papunesia etj.

34.Organizata Nderkombetare e Punes (ONP)?- Organizata Nderkombetare e punes eshte e themeluare ne vitin 1919 ne Konferencen e Paqes ne Paris, si e tille ONP-ja ekziston me shume se tete decenie dhe bene pjese ne grupin e organizatave me te vjetera nderkombetare.- Pas luftes se dyte boterore ONP-ja me 14 dhjetore 1946 behet agjenci e pare e specializuare e OKB-se me qellime dhe detyra te caktaura.- ONP-ja ka statusin e personit juridik dhe autonomi te plote si ne aspektin financiare ashtu edhe ne ate administrativ.- ONP-ja eshte unike dhe eshte themeluare me qellim qe ne menyre permanente ti trajtoje problemet nga fusha e punes dhe fusha sociale, gjithashtu ONP-ja mund te ndermarre masa me qellim te zgjidhjes se problemeve nga kjo fushe,si dhe permiresimit te kushteve te punes dhe te jetes se punetore.

35.Cilat jane Karakteristikat e ONP-se qe e dallojne nga organizatat e tjera nderkombetare?- Karakteristikat e ONP-se qe e dallojne nga organizatat e tjera nderkombetare jane:1.Përhershmëria, 2.Universaliteti dhe 3.Tripartiteti.

Page 11: E drejta e punes   komplet

1.Përhershmëria – si karakteristike e kesaj organizate rrjedh nga vete karakteri i saj si Organizate e perhershme nderkombetare e punes.Kjo organizate edhe sot ushtron aktivitetin e saj dhe ka nje shtrirje mjaft te gjere.2.Universaliteti – eshte karakteristike e dyte e ONP-se, eshte themeluare me qellim qe te jete organizte universale.Universaliteti eshte si rrjedhoje e vete misionit qe ka ONP-ja , ajo shprehimisht ka obligime sociale te cilat nuk ka mundesi qe mos te jete universale.- Tendenca per universitetin e ONP-se eshte paraqiture, sidomos pas luftes se dyte boterore , ne kuader te ONP-se sot jane te anetaresuara 174 shtete.3.Tripartiteti – sipas Kushtetutes se ONP-se te vitit 1919, ONP-ja ne te gjitha format e saj perveq perfaqesueseve te qeverise ne menyre te barabarte i perfaqeson edhe perfaqesuesit e punedhenesve dhe te punemarresve.- Qeverite, punetoret dhe punedhenesit jane tre faktore qe bashkarishte percaktojne politiken dhe krahet e veprimtarise se ONP-se.

36.Struktuara organizative e ONP-së?- Organizata Nderkombetare e Punes, aktivitetin dhe veprimtarine e saj e ushtron nepermjet 3 organeve kryesore:1.Konferenca e pergjithshme e perfaqesueseve te shteteve anetare (e ashtuquajtuara Konferenca Nderkombetare e punes),2.Keshilli Administrativ dhe 3.Byroja nderkombetare e punes.

1.Konferenca e pergjithshme e perfaqesueseve te shteteve anetare – eshte kuvend gjeneral i shteteve anetare te ONP-se.Ajo eshte organi me i larte, institucioni suprem i kesaj organizate nderkombetare.- Konferenca gjithashtu eshte organi me i larte ligjevenes i ONP-se , sepse e vetmja ajo eshte e autorizuare qe te nxjerr konventa dhe rekomandime nga fusha e punes dhe ajo sociale.- Ne kompetence te ONP-se po ashtu hyjne:1.emertimi i anetareve te keshillit administrativ,2.miratimi i buxhetit vjetore te ONP-se si dhe,3.vendosja per te gjitha qeshtjet me rendesi qe i propozon keshilli administrativ apo inicojne delegatet.

2.Keshilli Administrativ – eshte organ drejtuese i ONP-se.Ai ka perberje tripatrite dhe eshte i perbere nga gjithsej 56 anetare, 28 prej te cileve jane perfaqesuese te teorive te shteteve anetare, 14 perfaqesuese te punedhenesve dhe 14 perfaqesuese te punemarresve.- Keshilli Administrativ po ashtu percakton rendin e dites se konferences se pergjithshme te ONP-se dhe ushtron edhe detyrat e tjera si:1.shqyrton projektin e buxhetit vjetore te ONP-se te cilat pastaj ia drejton konferens per miratim,2.percakton formen sipas te ciles shtetet jane te obliguara ti paraqesin raportet e tyre lidhur me zbatimin e konventave dhe te rekomandimeve si dhe rezolutave te miratuara nga ana e konferences se pergjithshme te ONP-se,3.emeron drejtorin e Byrose Nderkombetare te ONP-se.3.Byroja nderkombetare e punes – eshte organ ekzekutiv, administrativ, teknik i ONP-se. Ndermjete BNP veprojne Konferenca e Pergjithshme dhe keshilli administrativ, ajo eshte ndermjetesuese ne mes te shteteve anetare te ONP-se dhe po ashtu i mbane lidhjet ne mes te perfaqesueseve te punedhenesve dhe punemarresve.- BNP, mbledh perpunon dhe shperndan , informata qe kane te bejne me rregullimin nderkombetare te kushteve te sistemit te punes.

Page 12: E drejta e punes   komplet

- BNP udhehiqet nga drejtori gjeneral te cilin e emeron Keshilli administrativ me mandat te perhershem.37.Qëllimet dhe veprimtaria e Organizates Nderkombetare te Punes?- Qellimet dhe veprimtaria e organizates nderkombetare te punes jane te percaktuara me Kushtetuten e ONP-se e cila eshte ncjerre ne vitin 1919 kur u themelua edhe ONP-ja.- Sipas Kushtetutes ONP-ja ka per detyre qe ti trajtoje dhe ti zgjidhe problemet nga fusha e punes dhe politikes sociale ne qarqet nderkombetare , respektivishte qe te punojne me qellim te permiresimit te kushteve te punes dhe te jetes se njerezve dhe ruajtjes se paqes nepermjet drejtesise sociale.

38.Kur është nxjerre “Deklarata e Filadelfise”?- Ne seancen e 26 –te Konferences Nderkombetare te punes, te mbajture ne Filadelfi me 1944 eshte nxjerre e ashtuquajtuara Deklarata e Filadelfise e cila kishte karakter kushtetuese dhe ne te cilen edhe nje here u definuan qellimet e organizates.- Kjo deklarate permbanete edhe disa parime e ato ishin:puna nuk eshte mall, varferia ku do qe te ekzistoje ne bote paraqet rrezik per perparim te pergjithshem , liria e shprehjes dhe e bashkimit jane te domosdoshme per perparim social etj.

Page 13: E drejta e punes   komplet

Ligjerata e 5 Gentian R.Krasniqi

...39.Çfare rendesi kane konventat dhe rekomandimet?- Konventat dhe rekomandimet e ONP-se ne aspektin e se drejtes nderkombetare dhe asaj te brendshme kane rendesi ne aplikim te veqante.- Kjo per shkak te numrit te madhe te konventave dhe te rekomandimeve dhe per shkak te gjeresise se qeshtjeve te cilat perfshihen ne to.

40.Për qfare qellimi u themelua ONP-ja?- ONP-ja si organizate e specializuare , u themelua me qellim te trajtimit te problemeve nga fusha e punes dhe asaj sociale, te cilat jane mjaft te gjera.Konventat dhe Rekomandimet perbejne numrin me te madhe te burimeve te se drejtes nderkombetare te punes.ONP-ja qe nga themelimi i saj e deri sot, ka miratuare 180 konventa dhe 190 rekombandime.

41.Çka perfshine Konventat dhe Rekomandimet?- Konventat dhe rekomandimet perfshijne rregullimin e te gjitha segmenteve te marrdhenieve te punes:kohen e punes, pushimet, mbrojtjen ne pune,preventiven kunder rreziqeve ne pune,sigurimin social, punen e nates,mbrojtjen e grave dhe te rinjeve,rendesine e inspekcionit te punes,percaktimit te pagave minimale,politiken e punesimit, te drejtat dhe lirite sindikale.

42.Karakteri i konventave dhe rekomandimeve dallimet ndermjet tyre?- Ekziston nje dallim i dukshem ndermjet konventave dhe te rekomandimeve.Konventat per nga permbajtja e tyre kane karaktere obliguese normativ.Konventat me miratim e fitojne fuqine e ligjit, ne qarqet kombetare te shtetit i cili e ka miratuare, qe do te thote se shtetet obligohen ne aplikimin strik te tyre.- Per dallim nga Konventat, Rekomandimet nuk krijojne obligime per shtetin .Sa i perket rekomandimeve , shtetet anetare kane vetem obligim moral qe ti ndermarrin masat ligjore dhe administrative te cilat do ti pergjigjeshin intencave te rekomandimeve.

43.Procedura e miratimit te konventave dhe rekomandimeve?- Miratimi i konventave dhe rekomandimeve behet nga ana e Konferences se pergjithshme te ONP-se.Nxjerrjes se konventave dhe rekomandimeve u paraprine nje procedure paraprake,e cila eshte e parapare me aktet e ONP-se e posaqerishte me dispozitat Kushtetuese te saj.- Iniciativen per ncjerrjen e konventave dhe rekomandimeve mund ta ndermarrin qeverite e shtetit te caktuare anetare te ONP-se,perfaqesuesit e punedhenesve, dhe te punemarresve, si dhe organet te tjera nderkombetare.- Procedura e metejme eshte ne kompetence te Keshillit Administrativ i cili e hap proceduren per nxjerrjen e konvetes dhe e parashtron ne vend te dites te Konferences.- Konsiderohet se konventa eshte miratuare kur per te votojne 2/3 e delegateve prezente ne Konference ( e njejta procedure vlene edhe per rekomandimet).

44.Obligimet e shteteve anetare ndaj konventave dhe rekomandimeve te miratuara?

Page 14: E drejta e punes   komplet

- Qeverite e shteteve anetare te ONP-se jane te obliguara qe qdo konvente dhe rekomandim te cilin e miraton Konferenca e ONP-se ne afat prej me se paku 1 viti ose me se shumti 18 muaj tia paraqesin organit kompetente me qellim te vendosjes ose ratifikimit.Shtetet anetare te ONP-se, po ashtu jane te obliguara te informojne drejtorin e Byrose Nderkombetare te Punes mbi masat e ndermarra lidhur me ratifikimin e Konvetes.

45.Çfare ndodhe kur per ndonje konvete nuk jepet pelqimi nga organet kompetente?- Ne rastet kur per ndonje konvente nuk jepet pelqimi nga organet kompetente,shteti anetare eshte i obliguare qe mbrenda periudhes se caktuare kohore, ashtu siq e percakton keshilli administrativ, ti paraqese raport drejtorit te Byrose Nderkombetare te Punes, lidhur me praktiken legjislative nacionale te rregullimit te qeshtjes qe eshte objekt i Konventes.Raporti po ashtu duhet te permbaje edhe te dhena lidhur me shkaqet qe e praojne ratifikimin e Konventes (e njejta gje vlen edhe per Rekomandimet).

46.Kur mund te behet terheqja e nenshkrimit te ratifikimit te Konventes?- Terheqja e nenshkrimit te ratifikimit te Konventes te caktuare mund te behet ne qdo kohe,pas skadimit te afatit 10 vjeqare.Afati i terheqjese eshte 1 vit.Nese mbrenda ketij afati nuk behet terheqja , konventa mbetet ne fuqi eshte per 10 vitet e ardhshme.Ndersa pas 10 viteve te ardhshme procedura mund te perseritet.

47.Si ratifikohen Konventat, si behet ratifikimi i pjeserishem (me rezerve ) i Konvetes?- Konventat ratifikohen ne teresi, kjo behet me qellim te arritjes se unifikimit te rregullatives juridike ne fushen e marredhenieve te punes.- Ratifikimi i pjeserishem me rezerve i konventes mund te lejohet vetem atehere kur kete e parasheh vete konventa dhe ate per shkak te kushteve specifike qe dominojne ne disa shtete anetare te ONP-se si jane:kushtet klimatike, zhvillimi i pamjaftueshem i organizimitindustrial dhe rrethanat e tjera specifike.- Konventa hyn ne fuqi pasi te ratifikohen se paku nga 2 shtete, mirepo qdo konvente, permbane klauzolen mbi numrin e shteteve qe duhet te ratifikojne,per ti dhene karakterin juridik apo ligjore.- Ne praktike Konventat hyn ne huqi 12 muaj nga dita e regjistrimit te ratifikimit te saj.

48.Si behet Inkorporimi i konventave dhe rekomandimeve ne legjislacionet nacionale te shteteve anetare te ONP-se?- Inkorporimi i konventes se ratifikuare ne legjislacionet nacionale te shteteve anetare te ONP-se, behet permese nxjerrjes se ligjeve, akteve nenligjore,akteve te pergjithshme autonome dhe konventave kolektive.Te gjitha keto akte duhet te kene per objekt harmonizimin me dispozitat e konventes se ratifikuare.

49.Zbatimi i konventave i nenshtrohet 2 parimeve themelore, cilat jane ato 2 parime?- Zbatimi i konventave u nenshtrohet 2 parimeve themelore qe i obligojne te gjitha shtetet anetare te ONP-se , e ato jane:1.Parimi i obigimit te zbatimit te konventave – nenkupton se shtetet anetare te ONP-se pas ratifimit te konventes,jane te obliguara ta bejne zbatimin e saj, qofte drejtperdrejte apo duke i inkorporuare ne legjislacionet nacionale.2.Parimi i mbrojtjes se minimumit te drejtave – i cili po ashtu ka te beje me konventat e ratifikuara, i orjenton shtetet anetare te ONP-se te cilat e kane bere ratifikimin e Konvetes, ne kufizimin minimal te drejtave konvencionale.

50.Procedura e kontrollimit te zbatimit te konventave dhe te rekomandimeve?

Page 15: E drejta e punes   komplet

- Kontrollimi i zbatimit te konventave dhe rekomandimeve behet nepermjet te:1.Raporteve, 2.Reklamacionit dhe,3.Padise.

1.Raportet – Ne baze te Kushtetutes te ONP-se , qdo shtet anetare eshte i obliguare qe Byrose Nderkombetare te Punes tia paraqese raportin vjetore lidhur me zbatimin e konvetes se ratifikuare.Forma dhe permbajtja e raportit duhet te behet sipas kerkeses se Keshillit Administrativ.2.Reklamacioni – Reklamacionin mund ta bejne organizatat profesionale te punedhenesve dhe punemarresve nese konsiderojne se ndonjeri nga shtetet anetare te ONP-se nuk i permbushe obligimet qe dalin nga konventa e ratifikuare.Reklamacioni i drejtohet Byrose Nderkombeare te Punes.3.Padia – Çdo shtet anetare i ONP-se ka te drejte te beje padi ne rastet kur konsiderohen se shteti tjeter anetar i ONP-se nuk eshte duke i permbushure obligimet e marra nga konventa e ratifikuare.- Per te beje padi kunder nje shteti anetare te ONP-se eshte kompetente vetem ai shtet i cili e ka ratifikuare ate konvete.

51.Komiteti per zbatimin e konventave dhe te rekomandimeve?- Komiteti per zbatimin e konventave dhe te rekomandimeve shqyrton:1.Raportet lidhur me zbatimin e konventave dhe te rekomandimeve te parashtruara nga ana e shteteve anetare te cilat e kane ratifikuar konventen ose e kane pranuare rekomandimin,2.shqyrton raportet rreth permbushjes se obligimeve qe dalin nga konventat dhe rekomandimet nga ana e qeverive te shteteve anetare te ONP-se si dhe masave te tjera te marra ne baze te Kushtetutes se ONP-se.

Page 16: E drejta e punes   komplet

Ligjerata e 6 Gentian R.Krasniqi

…52.Çka paraqet E Drejta Kolektive e Punes?- E Drejta Kolektive e punes paraqet pjesen me te pasur dhe me origjinale te se drejtes se punes, me te cilen ne menyre te drejtperdrejte afirmohen specifikat dhe pavaresia e saj, por njeherish ushtrohet ndikim ne te drejtat tjera juridike.- Ne kete kontekst, e drejta e punes ndahet ne te drejten individuale te punes dhe net e drejten kolektive te punes.- Pra,e drejta e punes definohet si teresi e nirmave qe rregullojne marrdheniet individuale dhe kolektive te punes ndermjet punemarresve dhe punedhenesve , pra mund te konstatohet se e drejta kolektive e punes perfshin normat juridike qe rregullojne marrdheniet kolektive te punes.

53.Cilat jane Marrdheniet kolektive te se drejtes se punes?- Dallojm dy lloje te marrdhenieve kolektive te se dretes se punes:1.Marrdheniet ekonomiko-shoqerore dhe 2.Marrdheniet individuale dhe kolektive.- Marrdheniet individuale vendosen ne mes te punedhenesit individual dhe punemarresit individual ne baze te kontrates se lidhure mbi punen, ndersa marredheniet kolektive te punes manifestohen ne marrdheniet ekzistuese ne interest te me shume subjekteve.- Marrdheniet kolektive te punes prodhojne efekte per te gjithe punetoret te cilet i perkasin teresise se caktuare,grupacionit ose sindikates, ndersa ato individuale kane te bejne me punetoret e caktuare.

- Megjithate e drejta bashkekohore e punes precizon qe e drejta kolektove e punes perfaqeson formen e kompenzimit normative-institucional te tri subjekteve , perkatesishte interesave te tyre si:1.interesin e pronarit te kapitalit,2.interesin e pronarit te fuqiese punetore,dhe 3.interesin e organizates politike dhe shoqerore perkatesishte shtetit.

54.Çka eshte Sindikata?- Sindikata eshte bashkesi, organizate, perkatesishte bashkim qe kujdeset per mbrojtjen e interesave ekonomike te anetareve te saj ne organizaten perkatese – punedhenes, dege, veprimtari ( indistur, zejtari, zanat), ne nivele te ndryshme territoriale.- Sindikatat sot paraqesin nje faktore te pazevendesueshem ne realizimin e sigurimit social dhe kushteve me te mira te punes si:paga me te larta dhe me te sigurta, kohen e punes,pushimin mbrojtes ne pune, mbrojtjes nga papunesia etj.- Ne teorine e se drejtes se punes si organizata te para sindikale permenden;1.Ne Angli sindikata e punetoreve mekanik e vitit 1851,2.Ne Austri formimi i lidhjes se punetoreve tripografik i vitit 1860,3.Ne Gjermani sindikata e punetoreve per perpunimin e duhanit e vititi 1866 etj.- Krijimi i sindikatave ne Kosove eshte me i ngadalshem,konsiderohet se organizatat e para sindikale ne Kosove jane formuare ne vitin 1906.Megjithate sindikatat me aktive ne Kosove jane ato ne vitet 1936,1937,1938, dhe 1939.Keto sindikata ishin te organizuara kryesishte ne nivel te degeve (veprimtarive te caktuara).

Page 17: E drejta e punes   komplet

55.Organizimi sindikal dhe te drejtat themelore te njeriut nga puna dhe lidhur me punen?- Ne te drejtat themelore te njeriut nga puna dhe lidhur me punen radhiten:liria e bashkimit, ndalimi i punes se dhuneshme (te detyrueshme), dhe trajtimi i barabarte me rastin e punesimit (ndalimi i diskriminimit ne pune dhe ne profesin).

56.Ne baze te deklarates se pergjithshme per te drejtat e njeriut dhe qytetarit,jane nxjerre dy pakte, respektivishte 2 marreveshje nderkombetare , cilat jane ato?1.Pakti mbi te drejtat civile e politike (i miratuare nga Asambleja e pergjithshme e OKB-se e vitit 1966 dhe 2.Pakti mbi te drejtat ekonomike, sociale e kulturore i miratuare ne vitin 1966.

57.Shtetet te cilat e miratojne Paktin Nderkombetare per te drejtat ekonomike sociale e kulturore , obligohen ne sigurimin e te drejtave ne vijim:1.Te drejten e secilit qe te themeloje sindikata dhe te anetaresohet ne to sipas vullnetit te tij,2.Te drejten e sindikatave qe te themelojne federatat dhe konfederat sindikale kombetare, 3.Te drejten e sindikatave qe te veprojne lirshem ne kufizime te cilat jane te parapara me ligj dhe te cilat jane te nevojshme ne shoqerite demokartike,4.Te drejten ne greve, me kushte qe te jete ne pajtim me ligjet e shteteve perkatese.

58.Konventa mbi lirite sindikale dhe mbrojtjen e te drejtave sindikale?- Konventa mbi lirite sindiale dhe mbrotjen e te drejtave sindikale, percakton qe punetoret dhe punedhenesit pa kurrfare perjashtimesh, kane te drejte te formojne organizata sipas zgjedhjes se tyre pa leje paraprake.- Organizatat e punetoreve dhe te punedhenesve kane te drejte: te nxjerrin statute dhe rregullore, ti zgjedhin lirishte perfaqesuesit e tyre, ti organizojne dhe ti udheheqin veprimtarite e tyre dhe te formojne programet e tyre akcionale.

59.Konventa mbi te drejtat e punetoreve ne organizim dhe negociata kolektive?- Kjo konvente percakton qe punetoret duhet te shfrytezojne mbrojtjen konkrete kunder te gjitha veprimtarive diskriminuese ne lemin e punesimit e cila do te mundet me demtuare lirine sindikale te punetoreve.- Konventa po ashtu parasheh mbrojtje nga aktat qe orjentojne ne largimin e punetoreve nga puna (nderpreja e marrdhenieve te punes ) ose qe ne forma te tjera ti shkaktohet dem punetorit per shkak se eshte anetare i sindikates ose pjesemarres ne aktivitete sindikale.60.Çka jane Konventat Kolektive?- Konventa Kolektive jane burime specifike te se drejtes se punes, me te cilat ne menyre te veqante rregullohen qeshtjet nga fusha e punes dhe e marrdhenies te punes.- Konventat Kolektive te punes konsiderohen si forme juridike me te pershtatshme per reagim te shpejte te ligjevenesit ne situata te reja te percjellura me veshtiresi te medha me te cilat po perballet procesi i punes me kushtet bashkekohore.61.Nocioni dhe karakteristikat e konventave kolektive?- Me Konvente Kolektive te punes nenkuptojm qdo marrdhenie me shkrim qe i referohet kushteve te punes dhe te punesimit, e lidhur ne mes te punedhenesit,grupit te punedhenesve , apo nje apo me shume organizatave te punedhenesve nje njeren ane, dhe ne nje apo me shume organizata reprezentative te punetoreve apo sidikatave ne anen tjeter.- Palet kontraktuese te kontrates kolektive jane organizata sidikale apo organizatat e tjera te punetoreve dhe punedhenesve,grupet e punedhenesve apo shoqatat e tyre, ne te shumten e rasteve oda ekonomike.- Duke u mbeshteture ne karakteristikat e percaktuara mund te themi se kontratat kolektive i perbejne normat e pergjithshme mbi kushtet ne baze te te cilave lidhen kontratat individuale mbi punen.

Page 18: E drejta e punes   komplet

Raporti i kontrates Kolektive dhe Kontrates mbi punënLigjerata e 7 Gentian R.Krasniqi

...62.Raporti i kontrates Kolektive dhe kontrates mbi punën?- Kontratat mbi punen edhe sot paraqesin aktin themelore per themelimin e marrdhenieve te punes, edhe sot kontrata mbi punen duhet te lidhet ne pajtim me dispozitat ligjore apo dispozitat e kontrates kolektive.- Kur flitet per raportin ne mes te kontratave kolektive dhe kontratave mbi punen para se gjithaash duhet te kemi parasysh faktin se ky rasport eshte i ngjashem me raportin qe ekziston ne mes te akteve te pergjithshme dhe akteve individuale psh:ligjet dhe vendimet.- Si kontrata individuale ashtu edhe kontrata grupore mbi punen,duhet te jete ne pajtim me dispozitat e kontrates kolektive.- Dallimi esencial ne mes te kontrates mbi punen e kontrastes kolektive qendron ne ate se kontrata mbi punen, si baze juridike ka krijimin e drejtperdrejte te marrdhenieve konkrete te punes,ne mes te punetoreve te caktuare dhe punedhenesit,ndersa kontratat kolektive nuk kane per qellim krijimin e marrdhenieve kolektive te punes.Objekt i kontrates mbi punen eshte marrdhenia individuale e punes.- Kontrata kolektive nuk eshte kontrate, ngase nuk krijon obligime ndermjet paleve kontraktuese,ajo i ka parasysh raportet e punetoreve te caktuare dhe punedhenesit dhe per ta parashtron rregulla , por nuk krijon obligime ne mes te punetorit dhe punedhenesit.

63.Rendesia e negociatave kolektive dhe kontratave kolektive?- Negociatat kolektive, paraqesin nje metode mjaft te gjere te rregullimit te problemeve te punes.Ato praktikohen ne te gjitha shtetet me sisteme juridike bashkekohore.Ndersa kontratat kolektive qe jane rezultat i negociatave kolektive,paraqesin nje institucion shume te rendesishem te rregullatives shoqerore me rendesi te veqante:1.sociale, 2.ekonomike dhe 3.juridike.1.Rendesia sociale e kontratave kolektive – konsiston ne ate se kontratat kolektive shtrihen mbi te gjitha punetoret apo perfshin te gjithe te punesuarit dhe ne kete menyre i kontribojne nivelizimit te shpenzimeve te prodhimit tek te gjithe punedhenesit e nje profesioni,2.Nuk eshte me e vogel as rendesia ekonomike e kontratave kolektive e posaqerishte rendesia e tyre ne prodhimin industrial.Me lidhjen e ketyre kontratave shuhen per nje kohe te caktuare kerkesat per greva ose ne to percaktohet heqja dore nga greva, derisa eshte ne fuqi kontrata kontrata kolektive.- Me to per kohe te caktaure, stabilizohen kushtet e punes ne ndermarrjen,ndersa punedhenesve u jepet mundeisa qe me lehte ta planifikojne zhvillimin e prodhimit.3.Padyshim kontratat kolektive e kane edhe rendesine juridike.Kjo konsiston me faktin se me kontrata kolektive shume me shpejte mund te interpretohen ne sferen e marrdhenieve te punes, se sa me ligj,ngase nxjerrja e nje ligji i nenshtrohet nje procedure te komplikuare gje qe nuk vlene per kontratat kolektive.

Page 19: E drejta e punes   komplet

64.Natyra juridike e kontratave kolektive?- Natyra juridike e kontratave kolektive ne teorin juridike behet orjentim i trajtimit mu atehere kur konstaton se kontratat kolektive nuk mund te veshtrohen si kontrata obligative, por si akte rregullash ose marrdheniesh normative.- Duke u nisur nga pikepamjet e ndryshme, mund te flitet per 3 botekuptime lidhur me natyren juridike te kontrates kolektive:1.Sipas nje botekuptimi apo mendimi,kontrata kolektive ka te gjitha karakteristikat e punes civilo-juridike qe do te thote te kontrates civile,dhe ne pajtim me kete eshte ndertuare teoria kontraktuese.2.Mendimtare apo autore te tjere konsiderojne se kontrata kolektive eshte akt normativ apo ligj ne kuptimin material.Nga keto pikepamje eshte ndertuare teoria statusore apo jashtekontraktuese.3.Sipas disa autoreve te tjere kontrata kolektive konsiderohet njekohesisht edhe si akt normativ edhe si akte kontraktuese, ose ka karakteristikat edhe te njerit edhe aktit tjeter juridik.

65.Teoria Kontraktuese?- Kontrata kolektive paraqet qarte nje kontrate mbi autorizimin, stipulimin ose kontrate pa emer.- Veshtrimi i kontratave kolektive sipas konceptit te kontrates mbi autorizimin eshte i nxiture nga situata e sindikates per ti perfaqesuare punetoret apo anetaret e saj.- Kontrata mbi autorizimin eshte lloje kontrate ne te cilen nje person,autorizuesi e autorizon personin tjeter, te autorizuarin qe ne emer te tij dhe ne llogari te kryeje nje apo me shume veprime juridike.- Kontrata kolektive paraqet nje kontrate te llojit sui generis ose kontrate pa emer, meqenese ne kuader te saj nuk mbizoterojne as elementet e kontrates mbi autorizimin e as elementet e kontrates mbi stipulimin.

66.Teoria statusore – jashtekontraktuese?- Teoria statusore apo teoria jashtekontraktuese u paraqit si reaksion ndaj pikepamjeve te teorise kontraktuese.Perfaqesuesit e kesaj teorie theksojne se kontrata kolektive eshte nje konvente – marreveshje ne te cilen shprehen pjesemarrja e vullnetit dhe e pajtimi.- Kontrata kolektive eshte konvente e punes, ose akt normativ me te cilin percaktohen rregullat e pergijthshme mbi kushtet e punes.- Ne praktike, lidhjen e kontrates kolektive e percjell vullneti i dy paleve qe te krijojne nje apo me shume rregulla te pergjithshme , te cilat paraqesin ligjin ne kuptimin material.Ne baze te dispozitave te ketyre rregullave do te lidhen kontrata e ardhshme individuale mbi punen.Pra,kontrata kolektive mbi punen barazohet me aktet e tjera juridike te karakterit te pergjithshem.

67.Teoria e perziere – duplicitetit?- Sipas ithtareve te kesaj teorie kontrata kolektive ne vete permban edhe elemente kontraktuese, edhe elemente normative.Elementet normative gjenden ne ate pjese te kontrates kolektive e cila i referohet dispozitave lidhur me kushtet nen te cilat duhet te lidhen kontratat individuale, mbi punen , ndersa elementet kontraktuese rrjedhin nga fakti se megjithate kemi te bejme me nje marreveshje e cila lidhet ne mes te dy paleve.- Pikepamjet se kontrata kolektive ka edhe elemente normative edhe elemente kontraktuese , qe perbejne nje teresi eshte e bazuare.Kontrata kolektive eshte institucion i veqante juridik te ciles ne baze te formimit dhe te formes, ne sistemin juridik te shtetit i jipet karaktere normativ.

Page 20: E drejta e punes   komplet

68.Llojet e kontratave kolektive?- Kontratat kolektive te punes mund te jene: te pergjithshme, te veqanta dhe kontratat kolektive te lidhura ne nivel te ndermarrjes.1.Kontratat e pergjithshme kolektive – jane ato kontrata te cilat kane te bejne me kushtet e punes dhe te punesimit.Dispozitat e kontrates te ketij lloji i vlejne per te gjithe punonjesit dhe punedhenesit brenda dhe jashte.- Keto kontrata lidhur midis sindikates me autoriteteve dhe organizates se punedhenesve me pjesemarrjen edhe te perfaqesuesve te pushtetit politik.2.Kontratat e veqanta kolektive – jane lloje i kontratave kolektive te punes, te cilat kane te bejne me te drejten dhe obligimet,nga sistemi i punes dhe i marrdhenieve te punes e qe krijohen ne kuader te nje veprimtarie qofte ajo prodhuese ose joprodhuese,ose ne kuader te nje dege ose nendege,e lidhur ne mes te organizates sindikale te veprimtarise se caktuare dhe organizates perkatese te punedhenesve.3.Kontratat kolektive te punes te cilat lidhen ne nivel te ndermarresit – jane ato kontrata me te cilat rregullohen qeshtjet nga sfera e punes dhe e marrdhenieve te punes ne nivel te nje ndermarrje apo institucioni te caktuare.- Keto kontrata lidhen midis sindikates e cila i perfaqeson punetoret e ndermarrjes apo institucionet perkatese dhe organin udheheqes te ndermarrjeve ose te institucionit (punedhenesit).- Kontratat kolektive te punes mund te lidhen per nje afat te caktuare, zakonishte 3 – 5 vjet , gje qe percaktohet me marreveshjen e paleve kontraktuese.

Page 21: E drejta e punes   komplet

Ligjerata e 8 Gentian R.Krasniqi

…70.Çka kuptojm me Marrdheniet e Punes?- E Drejta e punes eshte discipline e veqante juridike, e cila perfshine teresin e normave juridike, te cilat rregullojne fushe te caktuare te marrdhenieve shoqerore.- Marrdheniet e punes paraqiten midis njerezve, si pjesemarres te procesit te punes ne te cilen individi ne formen e caktuare ushtron nje aktivitet personal.

71.Paraqitja dhe zhvillimi i marrdhenieve te punes ne periudha te ndryshme kohore?- Zhvillimi i marrdhenieve te punes ka ekzistuare qysh ne sistemin skllavopronar,ku procesi i prodhimit karakterizohej nga skllaverimi.Skllavi ka qene prodhuesi kryesore i te gjitha vlerave materiale ne bujqesi dhe ne artizanate.Ai nuk ishte i lire,ndersa nga aspekti juridik ai trajtohej si send nen pushtetin e pakufijshem te skllavopronarit.- Ne sistemin Feudal po ashtu nuk kishte marrdhenie te punes.Marrdheniet shoqerore ne fshat i karakterizonte varshmeria e bujkeroberit nga feudali Bujkeroberit ishin te lidhure per token e feudalit.Feudali kishte te drejte ta shiste apo ta bleje bujekeroberin bashke me token,por nuk ka pasur te drejte ta vriste.- Me zhvillimin e marrdhenieve shoqerore , sidomos gjate shekullit XIV, dukshem fillon te ndryshohen pozicionet e ndihmesve dhe e nxenesve te zejtareve,ku gjithnje e me shume vjen ne shprehje elementi obligative.- Me kalimin e kohes, edhe pse deri me shkaterrimin e sistemit feudal ne fund te shekullit XVIII keto raporte kishin karaktere te nenshkrimit klasore,vjen deri te transformimi i ketyre raporteve ne marrdhenie te punes me meditje.- Koperimi i thjeshte dalngadale shenderrohen ne forme me te larte t kooperimit.Edhe pse mjetet e punes edhe me tutje ishin mekanike,ne kushtet e punesimit te nje numri te madhe te personave deri ne 1.000 veta, domosdo vjen deri te ndarja e punes gje qe shkakton edhe rritjen e prodhimtarise.- Ne fund te shek XVII ne Angli vjen deri te revulucioni industrial perkatesishte periudha e prodhimit te makinave e cila dalngadale deperton edhe ne vende te tjera ta Evropes dhe botes.Keto procese i karakterizon shek XVIII.- Meqenese barazia juridike nuk nenkuptonte edhe barazine ekonomike , periudha e liberalizimit te hershem konsiderohej si periudha me e erret per te punesurarit,sepse ne kete periudhe aplikoheshin masa te ndryshme juridike dhe ekonomike te njohura si legjislacioni i pergjakshem.- Shumica e punetoreve ne kete periudhe jetonin ne mjerim dhe punonin ne kushte shume te veshtira.Para kesaj gjendje te rende dhe kushteve te veshtira te punes,shteti mbeti indiferent.- Shteti i pare qe intervenoi ne rregullimin e marrdhenieve meditore te punes ishte Anglia, sepse rezistenca e pare e punetoreve filloi pikerishte ketu.- Keto ishin nder shkaqet qe kontrata mbi sherbimin te fiton karakter te ri dhe emertimin e ri kontrate e punes.

72.Nocioni i Marrdhenieve te Punes?

Page 22: E drejta e punes   komplet

- Marrdheniet e punes jane vullnetare te rregulluara me ligj, ne te cilat punemarresi inkorporohet tek punedhenesi ne ndermarrje apo institucion, lidhet per vendin e caktuare te punes, personalishte kryene punen e caktuare, dhe per punen qe e kryen e merr shperblimin pagen.- Vullnetarizmi, ushtrimi apo kryerja personale e punes dhe paga per punen e kryere, jane prezente edhe ne teori si elemente te marrdhenies se punes.

73.Nocioni i Marrdhenieve te punes ne Teori?- Gjate shek XIX dominonte teza sipas se ciles marrdheniet e punes jane trajtuare si marrdhenie kontraktuese, te cilat jane themeluare me kontrate mbi sherbimin apo me kontrate mbi punen.- Per kete shkak ekzistojne modalitete te ndryshme te teorive rreth kesaj qeshtje , mirepo ne esence keto teori nisen nga ajo se kemi te bejme te marrdheniet e punes si marrdhenie juridiko-private kontraktuese.

74.Teoria Kontraktuese?- Mbeshtetet ne faktin se marrdhenia e punes eshte marrdhenie juridiko-civile , sipas se ciles raportet ne mes te punemarresit dhe punedhenesit ne te cilat punemarresi e shet fuqine e tij punuese, ndersa punedhenesi paguan konpenzimin per kryerjen e punes,punemarresit duhet te rregullohen me kontrate.

75.Teoria Institucionale (Franceze)?- Sipas kesaj teorie, marrdhenia e punes shpreh,bashkimin e atij qe punon dhe te gjithe punetoreve te tjere ne nje ndermarrje me drejtorin e asaj ndermarrje, dhe per kete arsye marrdhenia e punes eshte inkorporim apo inkuadrim ne ushtrimin e veprimtarise se caktuare si institucion.

76.Teoria Gjermane (e lejalitetit)?- Kjo teori u shfaq ne periudhen e zhvillimit te fashizmit ne Gjermani prej vitit 1936-1945, ithtaret e kesaj teorie kishin per qellim qe te arsyetojne botekuptimet nacionaliste.- Sipas kesaj teorie,punetoret anetaresohen ne bashkesine punuese,paraqesin bashkesine per te cilen percaktohen me vetedije, grupin qe ka per obligim te punoje,ndersa punedhenesi eshte udheheqes i asaj bashkesie dhe ka obligim qe te kujdeset per mbrojtjen e tyre.

77.Elementet e Marrdhenieve te punes?- Elementet e marrdhenieve te punes jane:1.Vullnetarizmi,2.Lidhja personale – funksionale,3.Inkorporimi apo hyrja ne procesin e punes dhe 4.Paga.

1.Vullnetarizmi – Nje nder elementet esenciale te marrdhenies te punes eshte vullnetarizmi,kjo nga fakti se marrdhenia e punes lind ne baze te vullnetit,perkatesishte deshires se lire te subjekteve qe e vendosin kete marrdhenie ne pajtim me parimet e pergjithshme dhe universale.- Sipas kesaj marrdhenia e punes,ne radhe te pare eshte marrdhenie vullnetare ne mes te dy subjekteve,punedhenesit i cili ka nevoje per punen e punetorit,por nuk ka mundesi juridike qe ate ta detyroje qe te themeloje marrdhenien e punes, ne anen tjeter punetori ka nevoje qe te punoje per te realizuare mjetet me te cilat do te siguroje nevojat dhe kerkesat e tij perosonale dhe te familjes se tij.

2.Lidhja personale – funksionale – kjo lidhje ne radhe te pare marrdhenien e punes e percakton si marrdhenie personale – specifike,qe ka te beje me obligimin,qe nga momenti i hyrjes ne pune

Page 23: E drejta e punes   komplet

deri te nderprerja e marrdhenies se punes te punetorit qe personalishte dhe vetem ai te kryeje punet dhe detyrat e caktuara , ne kuader te vendit te tij te punes,perkatesishte funksionit.- Nga kjo rrjedhe se ai nuk mund te obligohet e tij bart ne personin tjeter.Elementi esencial i lidhjes personale – funksionale rrjedh nga vete fakti i themelimit te marrdhenies se punes, qka nenkupton se askush, nuk ka te drejte perveq punetorit te lidhe kontrate te punes ne emer te tij.

3.Inkorporimi apo hyrja ne procesin e punes – Inkorporimi eshte element i cili tregon se punetori ne punen e organizuare dhe te rregulluare te punedhenesi ose ne ndermarrje eshte ne vendin e caktuare te punes.- Ne aspektin e hyrjes ne procesin e punes apo te inkorporimit, personi i pranuare duhet ti kryeje punet dhe detyrat e caktuara qe jane lidhur per vendin e caktuare te punes dhe ate ne pajtim me afatizimin e brendshem, disciplinen e punes dhe obligimeve te tjera qe parashihen me dispozita juridike.- Nese punetori nuk lajmerohet ne pune ate dite kur eshte parapare, konsiderohet se marrdhenia e punes nuk eshte e themeluare.- Ne praktike, koha e sakte e fillimit te punes, apo data konkrete e themelimit te marrdhenies se punes eshte e nje rendesie te veqante, sepse ka ndikin ne procedurat e realizimit te te drejtave qe rrjedhin nga ajo marrdhenie (psh:te drejten ne pushim, ne page) etj.- Mirepo sot, duke iu faleminderuare teknologjise informative dhe ndryshimeve ne organizimin dhe ne procesin e punes,puna mund te kryhet ne forme te dislokuar, jashte nderrmarrjes se caktuare.Kjo mund te behet ne shtepi apo ne ndonje vend tjeter, qka do te thote se nuk eshte me rendesi vendi i punes,por eshte me rendesi qe punetori ta kryeje veprimtarine per punedhenesin ose per nderrmarrjen, ne pajtim me ligjin dhe me kontraten kolektive.

4.Paga – Element esencial i marrdhenies se punes eshte edhe paga.Pagesa per pune lidhur me marrdhenien e punes realizohet ne baze te rregullave te veqanta,te cilat me se shpeshti gjenden ne kontraten kolektive , e te cilat nuk jane te ngjashme me rregullat me te cilat percaktohet kompenzimi per pune ne situata te tjera.- Per kryerjen e punes dhe detyrave te punes punedhenesi realizon pagen,per kete arsye me rastin e themelimit te marrdhenies se punes punetori duhet te njoftohet per lartesine e pages,kohen e pageses si dhe shtesat e tjera nga paga.- Per qdo punedhenes bashkekohore paga duhet te jete nje stimulim per pune sa me kualitative a jo nepermjet uljes se pagave.- Ne teorin e se dretjes se punes, perveq elementeve te permendura , perpunohen edhe elemente te tjera te marrdhenieve te punes te cilat jane te domosdoshme per ekzistimin e marrdhenies se punes ku njohen si elemente joesenciale.- Nder elementet joesenciale me se shpeshti permenden:kohezgjatja e marrdhenies se punes,subordinimi, koha e punes etj.

Page 24: E drejta e punes   komplet

Ligjerata e 9 Gentian R.Krasniqi

...78.Kur ekziston Marrdhenia faktike e Punes?- Marrdhenia faktike e punes ekziston edhe ne rastet kur nuk eshte themeluare marrdhenia e punes,por kur ne menyre te heshture, tolerante ekziston marrdhenia mbi bazat te permbushjes se puneve dhe detyrave te punes per vendimin e caktuare te punes.- Marrdhenia faktike e punes i ka disa karakteristika te cilat jane prezente edhe te vet nicioni i marrdhenies se punes, mirepo ajo qe eshte esenciale per ta dalluare marrdhenie e faktike te punes nga marrdhenia juridike e punes eshte manyra e themelimit dhe kohezgjatja e marrdhenieve faktike te punes.

79.Cila jane elementet e Marrdhenies faktike te punes?- Marrdhenia faktike e punes i ka disa elemente siq jane:1.Marrdhenia faktike e punes nuk ka baze juridike, 2.Te marrdhenia faktike e punes nuk ka uzurpim, mashtrim apo lajthim,3.Marrdhenia faktike e punes i ka te gjitha elementet e marrdhenie juridike te punes vullnetarizmin,lidhjen personale , funksionale inkorporimin dhe pagen dhe 4.Punen e kryene vete punetori.

80.Personat jashte Marrdhenies se punes?- Si persona jashte marrdhenie se punes jane:1.Deputetet e parlamentit te Kosoves si dhe ata te kuvendeve komunale,2.Ata persona qe kryejne pune te rastit, te herepashershme dhe momentale,3.Personat te cilet ushtrojne veprimtarite ne menyre te pavarur siq jane:Avokatet , zejtaret, artistet, vozitetsit, taksistet etj po ashtu nuk jane persona ne marrdhenie e punes.

81.Kryerja e puneve te cilat sipas Rregullores nr.2001/2 per ligjin themelore te punes ne Kosove nuk konsiderohen marrdhenie pune?- Nuk konsiderohen marrdhenie pune:1.Puna e herepashershme e bazuare ne solidaritet familjare e cila nuk kryhet per perfitim dhe per kompenzim te drejtperdrejte financiare, 2.Ofrimi i sherbimeve ose prodhimi i te mirave nga pala jo e varur per nje pale tjeter ne mbeshtetje te kontrates se lidhur ne mes tyre dhe 3.Puna me interes te pergjithshem qe nuk kryhet per perfitim ose per kompenzim te drejtperdrejte financiare.

Page 25: E drejta e punes   komplet

Sistemi i Marrdhënieve të Punes në Kosovë

82. Sistemi i Marrdhënieve të Punes në Kosovë?- Qeshtja e punes dhe marrdhenieve te punes rregullohet me Rregulloren per ligjin themelore te Punes ne Kosove 2001/27.Kjo rregullore nuk i permbane kriteret elementare per rregullimin e marrdhenieve te punes sepse ka shume mangesi dhe nuk ofron ndonje prespektive per punetoret.

83.Parimet e sistemit te punes dhe marrdhenieve te punes?- Parimet e punes dhe sistemit te marrdhenieve te punes mund te klasifikohen si vijon:1.Parimi i lirise se punes, 2.Parimi i te drejtes se punes, 3.Parimi i ndalimit te punes se dhuneshme te detyruare, 4.Parimi i ndalimit te diskriminimit te punetorit,5.Parimi i lirise sindikale dhe negociatave kolektive.

84.Parimi i lirise se punes?- Parimi i lirise se punes eshte i lidhur ngushte me te drejtat dhe lirite e tjera te njeriut.Liria e punes eshte e determinuare nga rrethanat ekonomike shoqerore , politike, kulturore, si dhe nga kushtet nen te cilat realizohet standarti jetesore i individit e me kete lira e punes.- Ne te drejten e punes, liria e punes i referohet te drejtes se punetorit me themelimin dhe nderprerjen e marrdhenieve te punes si dhe lirine absolute te punedhenesit ne aspektin e themelimit te marrdhenieve te punes.- Liria e punes i ka 3 specifika kryesore:1.Lirine e qdo qytetari qe te punoje pavaresishte per veti dhe me mjetet e veta ose te themeloje marrdhenien e punes te ndonje subjekti tjeter, 2.Lirine e zgjdhjes individuale ose lirine qe personalishte te vendose se te kush do te punoje, ku do te punoje, sa kohe do te punoje, ne pajtim me kriteret e percaktuara, 3.Permbajtjen nga veprimtarite te cilat do te kufizohen ose do ta anulonin trajtimin e barabarte ne aspektin e lirise se punes.

85.E Drejta per pune?- E Drjta per pune nenkupton te drejten ne lirine dhe pavaresine e kryerjes se puneve te caktuara, sepse edhe liria e njeriut qe te themeloje marrdhenien e punes ku do te deshiroj dhe me ke do te deshiroj eshte e garantuare.- Parimi i te drejtes per pune dallon nga parimi i te drejtes ne pune, i cili ishte proklamuare nen ndikimin e socialisteve – utopistve, kjo nga fakti se sipas ketij parimi te gjithe njerezit duhet te punojne.

86.Parimi i ndalimit te punes se dhuneshme (te detyruare)?- Parimi i ndalimit te punes se dhuneshme te detyruare eshte parim qe perveq qe gjene mbeshtetje ne aktet me karakter nderkombetare , sanksioneve dhe ne rregulloren per ligjin themelore te punes ne Kosove dhe ne ate ne nenin 4 ku thuhet:Puna e dhuneshme apo e detyruare nenkuptpn tere punen apo sherbimin te cilat kerkohen nga ndonje person nen kercenim te ndeshkimit per te cilat personi ne fjale nuk eshte paraqiture vullnetare.

Page 26: E drejta e punes   komplet

- Rastet kur personat punojne kunder vullnetit te tyre por kjo nuk duhet te konsiderohet si pune e dhuneshme apo e detyruarem, rastet e tilla jane:1.Çdo pune apo sherbim qe i kerkohet nga personi ne baze te ligjeve per sherbim ushtarak te detyruare e qe eshte i percaktuare si pune e karakterit te mirefillt ushtarak,2.Çdo pune ose sherbim qe i kerkohet nje perosoni qe gjendet ne vuajten e denimit me vendim te plotefuqishem gjyqesore e qe nuk vihet ne sherbim te shteteve ose personi juridik privat etj,- Ne nenin 8 te Kodit te punes se Shqiprise thuhet se puna e detyruare eshte e ndaluare ne te gjitha format e saj:1.Si mase shternguese ose sanksion kunder personave qe kane ose shprehin bindjen e tyre politike ne kundershtim me rendin politik , shoqerore dhe ekonomik,2.Si metode e mobilizimit dhe e perdorimit te fuqise punetore per qellim te zhvillimit ekonomik, 3.Mase per discipline ne pune, 4.Denim per pjesemarrje ne greve ,5.Si mase diskriminimi racial, shoqerore, kombeare.

87.Parimi i ndalimit te diskriminimit ne pune?- Ne Kosve, ndalimi i diskriminimit ne pune eshte parapare ne Rregulloren per ligjin themelore te Punes ne Kosove ku thuhet: Diskiminimi ne pune dhe ne profesion eshte i ndaluar.- Fjala diskriminim perfshine qdo dallim,perjashtim ose dhenie te perparesise ne baze te races, ngjyrese, gjinise, fese, moshes, gjendjes familjare,mendimit politik, prejardhjes kombetare ose sociale , orjentimit seksual etj.

88.Parimi i lirive sindikale dhe negociatave kolektive?- Liria sindikale dhe negociatat kolektive jane te drejta te garantuara edhe me instrument apo akte nderkombetare por edhe ato kombetare.- Ne kete kontest vlene te permendet konventa e organizates nderkombetare te punes ONP:1.Konventa mbi lirine sindikale dhe mbajten e te drejtave sindikale 1948,2.Konventa mbi te drejten e organizimit, dhe 3.Negoviata kolektive te vitit 1949.- E Drejta ne negociata kolektive dhe rregullimin e kushteve te punes dhe te punesimit me kontrata kolektive ne mes te punedhenesve dhe te punemarresve eshte po ashtu e garantuare.