12
REPUBLIKA E SHQIPËRISË FAKULTETI DREJTËSISË UNIVERSITETI I TIRANËS DEPARTAMENTI PENAL Tiranë më, 27.04.2012 E S E T E M A: “ E drejta e korrespondencës dhe të burgosurit.” Punoi: Pranoi:

Ese Penale Posacme

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ese Penale Posacme

REPUBLIKA E SHQIPËRISË FAKULTETI DREJTËSISË

UNIVERSITETI I TIRANËSDEPARTAMENTI PENAL

Tiranë më, 27.04.2012

E S ET E M A:

“ E drejta e korrespondencës dhe të burgosurit.”

Punoi: Pranoi:

Arbër Xhihani PhD.DR. Altin Shegani

Page 2: Ese Penale Posacme

E drejta korrespondencës dhe të burgosurit

Përgjimi është një mjet, me anë të të cilit mund të arrihet në zbulimin e veprave

dhe kundërvajtjeve penale. Ai nuk përbën një provë juridike, pasi nuk përfshihet në

provat ligjore, por në mjetet për kërkimin e provës. Si i tillë, përgjimi duhet të përdoret në

rastet kur ai zbulon këto vepra penale të cilat nga lloji i tyre është shumë e vështirë të

zbulohen. Sigurisht që ky mjet prove nuk duhet të arrijë në cënimin e të drejtave

themelore kushtetuese në Shqipëri, pasi përndryshe nga një mjet prove do të shndërrohej

në një mekanizëm presioni dhe frike për personat që do binin preh e këtij mjeti.

Në teorinë dhe praktikën e proçedimit penal, përgjimi njihet si një nga mjetet e

kërkimit të provës. Si mjet për kërkimin e provës, përgjimi ështe dy llojesh: përgjim i

bisedimeve ose komunikimeve telefonike dhe i formave të tjera të komunikimit dhe

përgjimi ambiental, që realizohet nëpërmjet dëgjimit dhe rregjistrimit audio dhe video me

aparatura të posaçme që vendosen në ambiente të ndryshme ose në persona të caktuar12.

Përgjimi i cili zhvillohet në një ambient privat (zyrë, shtëpi, restorant midis dy shokëve,

dy personave publikë) është një përgjim ambiental i kryer privatisht, gjë që nënkupton

rregjistrimin në audio dhe video pa një vendim të gjykatës13. Theksojmë që përgjimi

sipas Kodit të Proçedurës Penale lejohet vetëm për disa kategori veprash penale apo

kundravajtjesh dhe gjithmonë me vendim të Gjykatës (Gjyqtarit) me kërkesë të prokurorit

ose në "raste të ngutshme" nga vetë prokurori i cili brenda 24 orëve duhet të njoftojë

gjykatën dhe t'i kërkojë asaj vleftësimin e aktit. Në Komentarin e Proçedures Penale

gjejmë: "Përgjimet e kryera privatisht nuk mund të përdoren si provë, por ato mund të

shërbejnë si shkak për nisjen e proçedimit penal kryesisht nga prokurori, i cili detyrohet

të vërtetojë faktin e pretenduar, duke marrë çdo provë të nevojshme”

Personat e burgosur i ruajnë të drejtat e tyre civile, përfshirë edhe

korrespondencën, pavarësisht nga humbja e lirisë. Ata kanë të drejtë të komunikojnë me

familjen dhe avokatin, nëpërmjet të cilit ndihmohen për t’u mbrojtur e për të realizuar të

drejtat e tyre të ligjshme. Kontaktet me familjen dhe mbrojtësin, si dhe informacioni për

jetën jashtë burgu, që sigurohen me anë të korrenspondencës, ndihmojnë shumë për

minimizimin e pasojave të burgosjes, për përmisimin e atmosferës së përgjithshme dhe të

humanizimit në burgje, pra në rritjen e muindësive të riintegrimit të të burgosurve.

Prandaj sigurimi real i kësaj të drejte ka një rëndësi të veçantë.

Page 3: Ese Penale Posacme

E drejta korrespondencës dhe të burgosurit

E drejta e korrespondencës nuk humbet për shkak se një person

paraburgoset(arrestohet apo ndalohet) ose dënohet me burgim, ndonëse është e qartë se

burgimi mund të justifikojë kufizime të të drejtave. Por çdo ndërhyrje në të drejtën e

korrespondencës për të burgosurit duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe e nevojshme në

një shoqëri demokratike për një nga qëllimet e ligjshme të parashikuara nga neni 17 të

Kushtetutës si dhe të ligjeve të tjerë të nxjerrë për këtë qëllim. Me fjalë të tjera, organet

kompetente kur proçedojnë në hapjen dhe censurimin e letrave ose ndërhynë në mjetet e

tjera të komunikimit, duhet të zbatojnë rigorozisht rregullat ligjore për të cilat është folur

më lartë.

Të burgosurit grupohen në: të burgosurit e pagjykuar apo të paraburgosurit( të

ndaluarit dhe të arrestuarit) dhe në të burgosurit e dënuar. Kjo ndarje përcaktohet nga

nevojat e sigurimit dhe kushtet e izolimit. Për rrjedhojë, ajo përcakton edhe shkallën e

cënimit të fshehtësisë së korrespondencës.

Të drejtat dhe kufizimet për të paraburgosurit caktohen në Kodin e Proçedurës

Penale, kurse pë rata që janë gjykuar e dënuar, në ligjin Nr, 8328, datë 16.04.1998 “Për të

drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”.

Për këtë arsye të ruajtjes së sekretit të hetimeve të paraburgosurve u kontrollohet

korrenspondenca ose u kufizohet ajo. Kjo gjë bëhet me qëllim që të arrihet në zbulimin e

veprimtarisë kriminale, në gjetjen e provave dhe në pengimin e të paraburgosurve për të

dëmtuar provat apo për të krijuar prova të gënjeshtra. Por këto kufizime nuk duhet të

shkojnë më tej se sa kërkohet nga rrethanat konkrete dhe të mos cënojë të drejtën e të

paraburgosurit për t’u mbrojtur, duke dëmtuar raportet e tij me avokatin.

Në Rekomandimin Nr.(87)3 “Mbi rregullat Europiane të Burgut” thuhet

shprehimisht: “Të burgosurit e pagjykuar do të lejohen të informojnë menjëherë familjet

e tyre për ndalimin dhe do t’u jepen të gjitha lehtësitë e arsyeshme për të komunikuar me

familjet, të afërmit dhe personat, të cilët kanë një interest ë ligjshëm për të hyrë në

kontakt… Bisedat midis të burgosurve të pagjykuar dhe këshilltarëve të tyre ligjor mund

të vëzhgohen, por jot ë përgjohen, si drejtpërdrejtë ashtu dhe jo drejtpërdrejtë, nga policia

dhe personeli i institucionit…”

Page 4: Ese Penale Posacme

E drejta korrespondencës dhe të burgosurit

Në përputhje me këto rekomandime, në Kodin e Proçedurës Penale, janë

përcaktuar qartë e saktë të drejtat e të paraburgosurve. Kështu, në nenin 255

sanksionohet: “Policia gjyqësore, me pëlqimin e të arrestuarit ose të ndaluarit, duhet të

lajmërojë pa vonesë familjarët. Kur i arrestuari ose i ndaluari është i mitur lajmërohet

detyrimisht prindi ose kujdestari”. Në nenin 50 përcaktohet qartë: “Nuk lejohet përgjimi

i bisedimeve ose i këmunikimit të mbrojtësve…me personat që ato mbrojnë. Ndalohet

çdo lloj forme kontrolli i korrespondencës ndërmjet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij”.

Për të garantuar këto të drejta në pikën 6 të nenit 52 është parashikuar se “

Rezultatet e përgjimeve të bisedave dhe komunikimit, të kryera në shkelje të dispozitave

të mësipërme nuk mund të përdoren”. Kjo do të thotë se gjykata pranon dhe vlerson

vetëm ato rezultate të përgjimit dhe komunikimit që janë marrë mbi bazën e një vendimi

të organit competent dhe në përputhje me rregullat e caktuara me ligj. Në të kundërt ato

përbëjnë shkelje dhe nuk kanë vlerën e provës.

Ndryshe paraqitet situata për të burgosurit e gjykuar, pra për ata që vuajnë

dënimin. Izolimi i tyre është më i lehtë dhe me mundësi më të mëdha për të komunikuar

me familjen dhe shoqërinë. Ata janë të lirë te komunikojnë me njëri tjetrin, të ndjekin

emosionet e radios e të televizionit, të lexojnë shtypin, të ndjekin ritet fetare, të mbajnë

lidhje të rregullta e të takohen me familjarët dhe të afërmit, të takohen me përfaqsues të

shtetit dhe të organizatave joqeveritare etj.

Të drejtat e të burgosurve të dënuar janë përcaktuar në Ligjin nr.832, datë

16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarveme burgim”. Në nenin 40 të këtij

ligji parashikohen rregullat për lidhjen me familjen, duke u përcaktuar se i dënuari mund

të informojë menjëherë familjarët per futjen e tij në institucion ose kur transferohet prej

tij, edhe institucioni është i detyruar të njoftojë menjëherë të dënuarin, kur vihet në dijeni

për vdekjen e të afërmëve të tij.

Në nenin 41 thuhet: “Të dënuarit lejohen që të kenë takime dhe korrespondencë

me familjarët dhe persona të tjërë. Administrata e institucionit vë në dispozicion të të

dënuarve, që nuk kanë mundësitë, mjetet e nevojshme për korrespondecën”. Në vazhdim,

ky nen parashikon se “Korrespondenca telefonike mund të autorizohet në marrëdhëniet

me familjarët, në raste të vecanta me të tretët”.

Page 5: Ese Penale Posacme

E drejta korrespondencës dhe të burgosurit

Autorizimi përbën një kufizim të së drejtës së komunikimit të lirë, që diktohet nga

kushtet e burgut, por ai nuk duhet të kuptohet si përgjim i bisedës telefonike.

Ligji nuk tregon se kush duhet ta japë këtë autorizim, por kuptohet që atë e jep

personeli i institucionit. Në nenin 41 është parashikuar edhe mundësia e kontrollit te

korrenspodencës. “ Me kërkesë te prokurorit - thuhet në këtë nen – në rastet e

parashikuara në ligj, gjykata lejon kontrollin e korrespondencës së të dënuarit. Kontrolli

mund të bëhet nga drejtori i institucionit ose nga persona të autorizuar prej tij në prani te

prokurorit. Kërkesa e prokurorit pezullon dorëzimin e korrespondencës” . Edhe pse ligji

nuk shprehet qartë, ky kontroll duhet të kuptohet për të dy format e korrespondencës, si

për atë postare, ashtu edhe për atë të komunikimeve nëpërmjet rrjeteve të

telekomunikacionit.

Nga permbajtja e këtij neni del se kontrolli i korrespondencës së të dënuarit mund

të kryhet vetëm kur ka një vendim të gjykatës (gjyqtarit). Ky vendim mund të merret

vetëm “ për rastet e parashikuara në ligj” . Në këtë ligj nuk thuhet se cilat janë këto raste,

prandaj duhet të veprohet në përputhje me ligjet përkatëse që rregullojnë kushtet dhe

mënyrën e cënimit të së drejtës së korrespondencës. Kjo do te thotë se, kur është rasti që i

burgosuri i dënuari proçedohet penalisht, vendimi duhet të bazohet në dispozitat e Kodit

te Proçedurës Penale, për të cilat u fol më lart, ndersa kur kërkesa motivohet me

parandalimin dhe zbulimin e veprave penale apo me nevojat e sigurimit kombëtar,

urdhëri i organit kompetent duhet të bazohet në ligjin përkatës që rregullon veprimtarinë

e Policisë Kriminale ose atë të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Kur ka rrezik që të dëmtohen interesat e proçedimit penal, dorëzimi i

korrespondencës mund të pezullohet me paraqitjen e kërkesës së prokurorit për kontrollin

e korrespondencës. Kjo do të thotë që drejtori i institucionit, kur mer dijeni nga prokurori

ose gjykata për paraqitjen e kërkesës së prokurorit, duhet të ndalojë dorëzimin e

korrespondencës.

Nga sa u tha më lartë del që të burgosurit e denuar e gëzojnë plotësisht të drejtën e

fshehtësisë së korrespondencës dhe çdo cënim i saj mund të bëhët vetëm nga organet e

autorizuar me ligj.

Page 6: Ese Penale Posacme

E drejta korrespondencës dhe të burgosurit

Njohja e legjislacionit për të drejten e korrespondencës dhe të kushteve për

kufizimin e saj eshte parakusht për respektimin rigoroz të kësaj të drejte dhe, në këtë

drejtim, ka vend të bëhet më shumë. Por ajo që duhet theksuar me forcë të veçantë, është

garantimi në jetë i saj, duke mos u pajtuar me shkeljet e duke mbajtur qëndrim të rreptë

ndaj çdo veprimi të paligjshëm që cënon fshehtësinë e korrespondencës. Krahas rritjes së

kujdesit nga organet e ngarkuara për lejimin e cënimit të korrespondencës dhe të atyre që

e zbatojnë këtë cënim , ku përfshihen edhe operatorët e telekomunikacionit, rëndësi të

veçantë ka sensibilizimi i opinionit për t’u vënë në mbrojtje të së drejtës së

korrespondencës nëpërmjet organizatave joqeveritare dhe medias. Vetëm me një vlerësim

maksimal të rëndësisë së kësaj te drejte kushtetuese mund të arrihet në garantimin real të

lirisë dhe të drejtave të individit.

Page 7: Ese Penale Posacme

E drejta korrespondencës dhe të burgosurit

B I B L O G R A F I A

ISLAMI Halim, Demokratizimi i legjislacionit penal, Botimi

“LUARASI”, 2000.

Pwrgjimet dhe shteti ligjor, fondacioni pwr liri ekonomike, 2011.

http://www.fle.uranushost.com/dokumenta/Pergjimi%20dhe

%20Shteti%20Ligjor%20-%20Dariel%20Sina.pdf