4
Ekonomik F a k u l t e t i Nr. 3 Maj, 2014 Ditët e hapura ose Open Day i shërbyen maturantëve të njihen me fakultetin Ekonomik, me pro- gramet e studimit, ambjentet si dhe mundësitë që ofron ky fakultet jo vetëm për formimin por edhe për një punësim të sigurtë... E njohur tashmë për pjesmarrjen e saj në debate televizive, Grida Duma ka zgjedhur auditorin e fakultetit Ekonomik në univer- sitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit për të promovuar librin e saj “Shqipëria e përjetimit dhe e mendimit”... Open Day Grida Duma Aktivitete Maj ‘14 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Faqe 2 Faqe 4 Faqe 3 Në kuadrin e promovimit të Fakultetit Ekono- mik, shpallim konkursin studentor “Video-Klipi më i mirë promovues i FE”. Mirëpresim materialet tuaja, deri në datën 10 Maj në adresën [email protected]. Klipet do publikohen në faqen zyrtare të Bulet- init Informativ të FE në facebook. Materiali më i mirë do të përzgjidhet nga një juri speciale më datë 10 Maj, duke marrë në konsideratë numrin e pëlqimeve që do marrë në facebook. Videoklipi do të prezantohet si klip reklamues në mediat lokale. Ju mirëpresim! Çmimi fitues – 10.000 lekë Konkurs Studentor Bordi Editorial Dr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Xhensila Beqiri/ Kristiana Zaçi/ Vojsava Kotorri Buletini i Fakultetit Ekonomik [email protected] Sokol Shurdhi është një nga studentët nëpërmjet programit Erasmus dhe projektit Euroweb ka mundur të vazhdojë studimet për një vit në një nga vendet më të bukura të Spanjës. Veç eksperiencës në shkollë Shurdhi gjithashtu jetoi muajt më të bukur duke e cilësuar një ndër eksperiencat e rralla që vlen të ndahet me të gjithë. “Në radhë të parë do doja të përgë- zoja, nismetarët e këtij “Buletini informativ” për nismën e re që kanë ndërmarrë. Zëri i studentëve ja vlen të degjohet dhe kjo nismë e tillë është mundësia më e mirë për... EUROWEB, një eksperiencë e papërsëritshme në Palma de Mallorca SHPËTIM ÇERRI T ë dëgjohet zëri i stu- dentëve, është një e drejtë e padiskuteshme e tyre, që jo gjithmonë është trajtuar me seri- ozitetin e duhur. Sidoqoftë, kohët e fundit në fakultetin tonë janë vëre- jtur disa ndryshime pozitive, me qëllim dhënien e rëndësisë së duhur opinioneve, mendimeve, ankesave apo komenteve të studentëve... Pse duhet të dëgjohet zëri i studentëve Faqe 2 Në fakultetin Ekonomik gjatë muajit Maj janë parashikuar të zhvillohen disa aktivitete ndër të cilat: Turneu i Shahut me pjesmarrjën e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit. Fituesi do të ketë një shpërblim 10 mijë lekë... Faqe 3

Faqe 2 Faqe 4 Faqe 3 Ekonomik F a k u l t e t i · 2014-05-07 · EkonomikF a k u l t e t i Nr. 3 Maj, 2014 Ditët e hapura ose Open Day i shërbyen maturantëve të njihen me fakultetin

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Faqe 2 Faqe 4 Faqe 3 Ekonomik F a k u l t e t i · 2014-05-07 · EkonomikF a k u l t e t i Nr. 3 Maj, 2014 Ditët e hapura ose Open Day i shërbyen maturantëve të njihen me fakultetin

EkonomikF a k u l t e t i

Nr. 3 Maj, 2014

Ditët e hapura ose Open Day i shërbyen maturantëve të njihen me fakultetin Ekonomik, me pro-gramet e studimit, ambjentet si dhe mundësitë që ofron ky fakultet jo vetëm për formimin por edhe për një punësim të sigurtë...

E njohur tashmë për pjesmarrjen e saj në debate televizive, Grida Duma ka zgjedhur auditorin e fakultetit Ekonomik në univer-sitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit për të promovuar librin e saj “Shqipëria e përjetimit dhe e mendimit”...

Open Day Grida Duma Aktivitete Maj ‘14

Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Faqe 2 Faqe 4 Faqe 3

• NëkuadrinepromovimittëFakultetitEkono-mik,shpallimkonkursinstudentor“Video-KlipimëimirëpromovuesiFE”.

• Mirëpresimmaterialettuaja,derinëdatën10Majnëadresë[email protected].

• KlipetdopublikohennëfaqenzyrtaretëBulet-initInformativtëFEnëfacebook.

• Materialimëimirëdotëpërzgjidhetnganjëjurispecialemëdatë10Maj,dukemarrënëkonsideratënumrinepëlqimeveqëdomarrënëfacebook.

• Videoklipidotëprezantohetsiklipreklamuesnëmediatlokale.

• Jumirëpresim! Çmimifitues–10.000lekë

Konkurs Studentor

BordiEditorialDr.AltinIdrizi/Msc.ArsimBerisha/Dr.ShpetimÇerri/XhensilaBeqiri/KristianaZaçi/VojsavaKotorri

BuletiniiFakultetitEkonomik

[email protected]

Sokol Shurdhi është një nga studentët që nëpërmjet programit Erasmus dhe projektit Euroweb ka mundur të vazhdojë studimet për një vit në një nga vendet më të bukura të Spanjës. Veç eksperiencës në shkollë Shurdhi gjithashtu jetoi muajt më të bukur duke e cilësuar një ndër eksperiencat e rralla që vlen të ndahet me të gjithë. “Në radhë të parë do doja të përgë-zoja, nismetarët e këtij “Buletini informativ” për nismën e re që kanë ndërmarrë. Zëri i studentëve ja vlen të degjohet dhe kjo nismë e tillë është mundësia më e mirë për...

EUROWEB, një eksperiencë e papërsëritshme në Palma de Mallorca

Shpëtim Çerri

Të dëgjohet zëri i stu-dentëve, është një e drejtë e padiskuteshme e tyre, që

jo gjithmonë është trajtuar me seri-ozitetin e duhur. Sidoqoftë, kohët e fundit në fakultetin tonë janë vëre-jtur disa ndryshime pozitive, me qëllim dhënien e rëndësisë së duhur opinioneve, mendimeve, ankesave apo komenteve të studentëve...

Pse duhet të dëgjohet zëri i studentëve

Faqe 2

Në fakultetin Ekonomik gjatë muajit Maj janë parashikuar të zhvillohen disa aktivitete ndër të cilat:Turneu i Shahut me pjesmarrjën e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit. Fituesi do të ketë një shpërblim 10 mijë lekë...

Faqe 3

Page 2: Faqe 2 Faqe 4 Faqe 3 Ekonomik F a k u l t e t i · 2014-05-07 · EkonomikF a k u l t e t i Nr. 3 Maj, 2014 Ditët e hapura ose Open Day i shërbyen maturantëve të njihen me fakultetin

Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Ditët e hapura ose Open Day i shërby-en maturantëve të njihen me fakultetin Ekonomik, me programet e studimit, ambjentet si dhe mundësitë që ofron ky fakultet jo vetëm për formimin por edhe për një punësim të sigurtë në të ardhmen. Në një nga ditët e konsideru-ara të lira për maturantët do të ishin të rinjtë e gjimnazit “Dhaskal Tod’hri”të mirëpritur në ambjentet e fakultetit dhe në një takim me profesoratin e këtij fakulteti. Zv. dekania Nada Krypa ka prezantuar programet e studimit, mundësitë që ofron fakulteti dhe pse ata duhet të zgjidhnin degët e Ekono-mikut për të përmbushur studimet e larta. “Çdo departament ka një grup pune i cili ka përgatitur materialet dhe zhvil-lon takime për të bërë të njohura pro-

gramet e studimit të fakultetit ekono-mik. Kjo gjë konkretizohet nëpërmjet takimit në ditët e hapura. Duke parë ambjentet, sallat, bibliotekën dhe sido-mos duke u njohur me përmbajtjen e programeve dhe vetë pedagogëve maturantët do të jenë më të qartë për atë që do të zgjedhin për të vazhduar studimet e larta. Kjo është një mundësi shumë e mirë dhe kërkojmë impen-jimin maksimal”. Në vazhdim pedagogë të tjerë kanë sjellë detaje të programeve dhe gjithashtu i janë përgjigjur interesit të maturantëve për degë të ndryshme. Në hollin e fakultetetit disa studime nga pedagogët kanë përmbushur kuriozite-tin e të rinjve që kanë vizituar Ekono-mikun gjatë ditëve të hapura, Open Day gjatë muajit prill.

Fakulteti Ekonomik, një mundësi e mirë për të ardhmen

Të dëgjohet zëri i studentëve, është një e drejtë e padis-kuteshme e tyre, që jo gjith-

monë është trajtuar me seriozitetin e duhur. Sidoqoftë, kohët e fundit në fakultetin tonë janë vërejtur disa ndry-shime pozitive, me qëllim dhënien e rëndësisë së duhur opinioneve, mendi-

meve, ankesave apo komenteve të stu-dentëve. Përveç ankesave që mund të bëhen drejtpërdrejt tek pedagogët, përgjegjësit e departamenteve apo dhe tek dekani i fakultetit, përcaktimi i një pedagogu me detyrën e mbrojtësit të studentëve është një hap i rëndësishëm në trajtimin me seriozitetin e duhur të ankesave të studentëve. Pavarësisht këtyre masave, në amb-

jentet e fakultetit tonë ka disa javë që është vendosur një kuti ankesash, ku studentët, në mënyrë anonime, mund të hedhin letra të shkruara me ankesat apo komentet që mund të kenë për pu-nën e pedagogëve apo problemet që ata hasin në fakultet. Kutia e ankesave anonime është një praktikë e njohur si për bizneset ashtu dhe për institucio-net publike, por jo gjithmonë ankesat merren seriozisht nga ana e drejtuesve. A është kjo një mënyrë efektive për tëbërë studentët të shprehin ankesat e

tyre dhe, për më tepër, për të gjetur

zgjidhje për problemet që kanë? Opinioni i përgjithshëm është që

kjo është një praktikë e suksesshme pavarësisht skepticizmit që mund të ekzistojë midis studentëve. Fakti që në kuti vazhdojnë të hidhen letra, do të thotë që studentët besojnë se zeri i tyre dëgjohet dhe që problemet e tyre mund të marrin zgjidhje. Por, si veprohet me ankesat që hid-

hen në kuti? A merren në konsideratë ato? A iniciohet ndonjë formë verifikimi

apo kontrolli ndaj pretendimeve që mund të kenë studentët? Nga biseda që u zhvillua me dekanin

e FE, u garantua që ankesat e hedhuar në kuti në mënyrë anonime trajtohen me të gjithë seriozitetin e duhur nga ana e dekanatit. Kështu, në mbledhjen e përjavshme të këshillit të fakultetit, bëhet dhe hapja e kutisë në prani të të gjithë anëtarëve të këshillit, ku dhe lexohen ankesat me radhë. Këto ank-

Shpëtim Çerri esa protokollohen nga ana e mbrojtësit të studentëve, z. Robert Gajda, i cili është dhe anëtar i këshillit të fakultet-it. Më tutje problemet e ngritura nga ana e studentëve ndiqen nga ana e për-faqësuesit të studentëve, verifikohen dhe, në bashkëpunim me dekanatin, merren dhe masat përkatëse. Pavarë-sisht opinioneve të disa studentëve që nuk ia vlen të ankohesh në këtë formë, ekzistenca e kutisë së ankesave është një gjë pozitive për fakultetin tonë. Ajo është një mënyrë e mirë që ata të shprehin fjalën e tyre dhe ankesat që kanë, pa patur frikë se mund të kenë probleme dhe “hakmarrje” nga ana e pedagogëve për të cilët kanë pa-kënaqësi. Studentët duhet shprehnin pa-

kënaqësitë e tyre në çdo formë, edhe nëpërmjet kutisë së ankesave anon-ime, me besimin se kjo gjë do të jetë në të mirë të të gjithëve.

OPINION

Zëri i studentëve duhet të dëgjohet

OpenDay në Fakultetin Ekonomik

Page 3: Faqe 2 Faqe 4 Faqe 3 Ekonomik F a k u l t e t i · 2014-05-07 · EkonomikF a k u l t e t i Nr. 3 Maj, 2014 Ditët e hapura ose Open Day i shërbyen maturantëve të njihen me fakultetin

Faqe 3 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

SokolShurdhiështënjëngastudentëteFakultetitEkono-mikqënëpërmjetprogramitErasmusdheprojektitEu-rowebkamundurtëvazhdojëstudimetpërnjëvitnënjëngavendetmëtëbukuratëSpanjës.VeçeksperiencësnëshkollëShurdhigjithashtujetoimuajtmëtëbukurdukeecilësuarnjëndërmundësitëerrallaqëvlentëndahetmetëgjithë.“Dua të ndaj me ju eksperiencën që kam kaluar në Palma de Mallorca në Spanjë. Për mua gjithçka nisi krejt ras-tësisht, nga një njoftim i ngjitur diku në shkollë dhe që pak binte në sy dhe më pas nga një informacion më i deta-juar nga Dr. Altin Idrizi, shef i depar-tamentit të Financës në atë kohë.I përzgjedhur për përfaqësimin e Sh-qipërisë në projektin Euroweb, mund të them se isha ndër studentët e parë të fakultetit tonë që mu dha kjo mundësi studimi.

PërshtypjaeparëDita e parë edhe pse vinte pas një ud-hëtimi të lodhshëm, do të ishte mah-nitëse përballë këtij qyteti madhështor. Kisha lexuar aty këtu për këtë vend por ajo që po shihja ishte shumë larg asaj që kisha imagjinuar. Ndoshta do të duheshin ditë të tëra për të shijuar çdo mrekulli të Palmës, që përveç plazheve të mahnitëshme ofronte dhe një arkitekturë të hershme e cila qën-dronte mjaft mirë në bashkëveprim me mondernen. Katedralja e Palmës të tërhiqte aq shumë sa ishte e vështirë të largoheshe pa e parë dhe pa përjetuar madhështinë e saj arkitekturore.

SpanjishtjaKontakti im i parë me mësimdhënien ishte kursi i spanjishtjes. Gjatë këtij kursi u njoha me djem e vajza nga disa vende të Europës dhe jasht saj. Falë ndihmës, vullnetit dhe këmbënguljes së prof. Miriam Pons Botina arrita të përfundoj dy nivele intensive të gjuhës spanjolle duke e finalizuar me një çer-tifikatë me rezultate të kënaqshme.

FestaeFlamuritMe rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë isha i ftuar në një projekt të zhvilluar nga “Universitat de les Il-les Balears” për të gjithë studentët e ardhur nga vende të ndryshme që të përfaqësonin fakultetet nga vinin. Ky projekt erdhi si me porosi në një përvjetor të shënuar në vendin tim. Ishte kënaqësi të nisja fjalimin tim duke uruar të gjithë shqiptarët anem-

banë botës. Në këtë projekt jo vetëm u njoha me studentë nga vende të ndry-shme, kontaktet me të cilët, vazhdoj ti kem edhe sot.

MësimidheprovimetSezoni i provimeve do të vinte shpejt dhe si për habi nuk kisha stresin dhe frikën siç më ndodhte në Shqipëri. Ishin shumë faktorë që ndikonin. Së pari isha i ndërgjegjshëm që s’mund të pretendoja rezultate të shkëlqyera si në Shqipëri sepse duhet të merrja para-sysh gjuhën dhe mangësitë e tjera pasi në fakultetin tim studioja informatike ekonomike pra bazat e infromatikës të ndërthurura me ekonominë ndërsa në Palma Inxhenieri informatike, e cila ishte më shumë një informatike të thelluar. Nëse në degën time duhet të ekzekutonim një program, në Palma duhet ta krijonim vetë falë pedagogëve me tituj që silleshin me studentët me modesti dhe aq më shumë me stu-dentët e huaj. Gjithashtu edhe falë lab-oratorëve gjigandë që me teknologjinë e pajisjeve të përdorura në to, të cilët bënin që ora të ikte shumë shpejt dhe ishte e pamundur të mos arrije të fitoje diçka. Praktika mbulonte boshllëqet e teorisë dhe unë e gjeta veten mësëmiri pasi një përqindje e madhe e notës për-fundimtare përbëhej nga praktika.Biblioteka ishte një tjetër vlerë e këtij universiteti që nuk mund të mos e ku-jtoj. Aty mbizotëronte qetësia ku veç librave kishte laptop personal dhe një asistencë shembullore e punonjësve të bibliotekës, të cilët bënin që të studio-ja kryesisht në këto ambjente.Ishin këto mundësi që të ofronte uni-versiteti UIB që unë të mbyllja këtë sezon pa u ndier dhe me rezultate të mira, sigurisht jo si në Shqipëri, por

jam i kënaqur duke marrë parasysh mangësitë e gjuhës dhe të fushës së Informatikës.Dashamirësia dhe thjeshtësia e peda-gogëve si dhe mikpritja e spanjollëve në përgjithësi, bënte të ndjehesha si në vendim tim si për studimet ashtu edhe për jetesën duke mos pasur asnjë par-agjykim ndaj të huajve dhe sidomos shqiptarëve.

Tëveçantaund të përmend ushqimin tradicion-al që fillimisht kishte nga ne që nuk e pëlqenin por për pak muaj u kthye në ushqimin e preferuar të të gjithëve. Madje disa prej tyre mësova ti gatuaj vetë. Janë të paharrueshme edhe eskursio-net e pafundme nëpërmjet koordina-torëve të AEM - UIB Erasmus Palma De Mallorca. Studimet e mia në Palma de Mallorca falë projektit Euroweb më mësuan

shumë gjëra si në praktikë ashtu edhe në programet mësimore. Përvetësova shumë mirë spanjishten dhe kam fit-uar një përvojë të papërsëritshme falë jetesës atje duke më nxitur vullnet për studime dhe për ta parë jetën me një sy tjetër. Me pak fjalë mund të them se kjo eksperiencë për mua ishte një ëndërr e bërë realitet. Mirënjohja dhe falenderimi i veçantë shkon për koordinatorin dr. Altin Idrizi, dekan i Fakultetit Ekono-mik Elbasan dhe Ricardo José Sa-grera Gazeley, shef i Mardhënieve Ndërkombëtare, Palma de Mallorca, të cilët me kontributin, profesional-izmin dhe përkushtimin e tyre më kanë dhënë të gjithë mbështetjen e nevo-jshme që unë të përfundoja me sukses një vit të paharrueshëm në Palma, një vit që ndoshta do të ketë një ndikim mjaft pozitiv për të ardhmen time”. SokolSHURDHIFakultetiEkonomikDega:InformatikëEkonomike

Sokol Shurdhi: Euroweb, një eksperiencë e shkëlqyer Studenti i Informatikës Ekonomike tregon një vit në Palma de Mallorca që nisi nga një njoftim në FE

Sokol Shurdhi

AKTIVITETE QË PRITET TË ZHVILLOHEN GJATË MUAJIT MAJNë fakultetin Ekonomik gjatë muajit maj eshte parashikuar të zhvillohen disa aktivitete:

1. Turneu i shahut me pjesmarrjën e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit. Fituesi do të ketë një shpërblim 10 mijë lekë.

2. Konkursi për videoklipin më të mirë. • Studentët janë të ftuar të realizojnë një spot promovues për fakutletin Ekonomik. Idea më origji-

nale dhe më e realizuar do të përzgjidhet për të qenë spoti zyrtar i Fakultetit Ekonomik në vazh-dim ishoqëruar dhe me një vlerësim për realizuesin ose realizuesit e tij.

3. Panairi i Punës do të jetë një tjetër aktivitet që do të zhvillohet gjatë muajit Maj në Fakultet në bashkëpunim me Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë Elbasan. Firma të ndryshme janë të ftuara për pjesmarrje në këtë panair që do të ofrojë edhe më shumë mundësi për studentët.

4. Ditët Akademike kanë si qëllim prezantimin e personaliteteve të fushës së Ekonomisë bashkë me eksperiencën e tyre, si një shembull pozitiv për stundentët e këtij fakulteti.

5. Koncertmefinalistëtdhefituesite“TheVoiceofAlbania”nëamfiteatrineFakultetitEkonomik.

Page 4: Faqe 2 Faqe 4 Faqe 3 Ekonomik F a k u l t e t i · 2014-05-07 · EkonomikF a k u l t e t i Nr. 3 Maj, 2014 Ditët e hapura ose Open Day i shërbyen maturantëve të njihen me fakultetin

E njohur tashmë për pjesmarrjen e saj në debate televizive, Grida Duma ka zgjedhur auditorin e fakultetit Ekono-mik në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit për të promo-vuar librin e saj “Shqipëria e përjetim-it dhe e mendimit”. Ajo i ka ftuar të rinjtë të jenë më aktivë . “Falenderoj studentët e Elbasanit për vëmendjen e plotë me të cilën morën pjesë në diskurin me ta. Ndër të tjera, një nga çështjet interesante që ngritëm ishte i ashtuquajturi “pesimizëm” i disku-tuar së fundmi në shoqërinë shqip-tare dhe sidomos në rininë shqiptare. Duhet patur kujdes kur e etiketojmë një shoqëri pesimiste, mbi të gjitha sepse përfundime të tilla nuk janë kopetencë opinionesh apo intuitash. Pasojat e këtyre deklaratave janë të

dëmshme sepse krijojnë dhe thellojnë në të keq perceptimin e vetë shoqërisë për të ardhmen. Nuk di të ketë pasur ndonjë ndërtim në shoqëri pa besim, nëse nuk ka besim se mundesh, kush-do qofshin mjetet nuk mundesh! Nuk konstatoj pesimizëm apo mungesë shpresë në studentët që takoj, ata vetë nuk vetëidëntifikohen si të pa shpresë; të revoltuar po. Ndërkohë intelektualët ajo do ti quante individualistë

GridaDumadhe“ShqipëriaePërjetimitdheeMendimit”

Intelektualët, për të cilët kanë një problem, nuk kanë bërë shumë për njëri-tjetrin sepse është natyra e intelektualit është të jetë individual-ist, të reflektojë shumë më tepër për problemet e rëndësishme. Por nga ana tjetër ajo që na ka munguar është që të kemi një bashkësi intelektualësh që nuk e “shesin” njëri-tjetrin për të bërë

përpara dhe për t’ju motivuar. Natyra e universitetit nuk është thjesht një aulë mësimdhënieje por vatër e kërkimit shkencor”. Në përfundim Duma ka prezantuar edhe 12 tezat liberale të zhvillimit, pjesë e librit të saj të promovuar para studentëve të këtij Fakulteti.

Në këtë rubrikë do gjeni lojëra apo problema të ndryshme logjike e argë-tuese. Shpresojmë t’i zgjidhni. Përgjigjet e sakta do t’i gjeni në numrin e ardhshëm.

1. Pa ngritur lapsin nga letra, a mund të vizatoni fig-urën e mëposhtme, sigurisht

pa kaluar dy a më shumë herë mbi të njëjtën vizë?

3. Mënyra e vendosjes së numrave në figurë përfaqëson një marrëdhënie të caktuar matematike mes tyre. A mund të zbuloni këtë marrëdhënie e të plotë-soni numrin që është në qendër të katrorit të

fundit?

2. Vendosni numrat nga njëshi deri tek gjashta brenda rrathëve të vegjël të paraqitur në figurë. Çdo numër duhet të përdoret vetëm një herë. Ato të vendosen në mënyrë të tillë që shuma e katër numrave që ndodhen në perimetrin e çdo rrethi të jetë e njëjtë, për të tre rrathët e mëdhenj.

Brain Challenge

Pergatiti: Shpëtim Çerri

studentcard

SHPENZONI PA KOMISION!MERRNI KARTËN E PARAPAGUAR!

Karta e Parapaguar është një kartë Visa.Ka limit shpenzimi të barazvlefshëm me shumën e fondeve që ju vetë vendosni të hidhni në kartë referuar maksimumeve të lejuara.Në varësi të qëllimit të përdorimit, ofrohen tri lloje kartash:

Kartë e Parapaguar “Studenti”

Kartë e Parapaguar për “Përdorim të Përgjithshëm”

Kartë e Parapaguar “Interneti”

LLOJI KARTËS

Deri në - 50 000 Deri në - 100 000Deri në - 150 000

LIMITI MAKSIMAL I RIMBUSHJESSË KARTËS NË LEKË

Çfarë është karta e Parapaguar?

[email protected]

KARTAT E PARAPAGUARA

Botimi i kësaj gazete u mundësua nga Credins Bank