25
VËSHTRIM MBI FINANCAT PUBLIKE 1. Kuptimi i Financave Publike Financat publike kanë të bëjnë me pagesat. Fjala financa, njëfarë mënyre ëshë e lidhur me disa aspekte të shfrytëzimit të parave, me raportet monetare dhe me transaksionet në para. Fjala publike, sipas rregullit do të thotë shtetërore. Në të vërtetë, financat publike edhe definohen si aktivitete të shtetit lidhur me mbledhjen e të hyrave publike me qëllim të mbulimit të të dalave publike. Financat publike nuk kanë për qëllim të përfshijnë të gjitha aspektet financiare të funksionimit të sektorit publik, por vetëm ato aktivitete të shtetit që kanë të bëjnë me mbledhjen e të hyrave publike dhe me mbulimin e të dalave publike. Këtu nuk përfshihet aktiviteti i Bankës Qëndrore. Buxheti në financat publike është instrumenti kryesor i financimit publik. Të hyrat publike dhe të dalat publike duhet të jenë të barabarta që të mund të kryhet me sukses procesi i financimit publik dhe sigurimi i ofertës të të mirave publike. Nuk mjafton vetëm që të sigurohet një shumë e caktuar e të hyrave publike, por ato duhet të jenë të mjaftueshme për mbulimin e të dalave publike. Prandaj, financimi buxhetor kërkon detyrimisht vendosjen e baraspeshës midis të hyrave publike dhe të dalave publike. Në grupin e disiplinave financiare, përvec financave publike hyjnë edhe: a) financat monetare b) financat ndërkombëtare c) institucionet financiare dhe tregjet financiare d) financat afariste Të gjitha këto disiplina janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën dhe praktikisht nuk mund të flitet për funksionim të suksesshëm të vetëm një segmenti të strukturës financiare pa funksionim të suksesshëm të të gjitha segmenteve të tjera. 1

financapublike-110601103331-phpapp01

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: financapublike-110601103331-phpapp01

VËSHTRIM MBI FINANCAT PUBLIKE

1. Kuptimi i Financave PublikeFinancat publike kanë të bëjnë me pagesat. Fjala financa, në njëfarë mënyre ëshë e lidhur me disa aspekte të shfrytëzimit të parave, me raportet monetare dhe me transaksionet në para.Fjala publike, sipas rregullit do të thotë shtetërore. Në të vërtetë, financat publike edhe definohen si aktivitete të shtetit lidhur me mbledhjen e të hyrave publike me qëllim të mbulimit të të dalave publike.

Financat publike nuk kanë për qëllim të përfshijnë të gjitha aspektet financiare të funksionimit të sektorit publik, por vetëm ato aktivitete të shtetit që kanë të bëjnë me mbledhjen e të hyrave publike dhe me mbulimin e të dalave publike. Këtu nuk përfshihet aktiviteti i Bankës Qëndrore. Buxheti në financat publike është instrumenti kryesor i financimit publik. Të hyrat publike dhe të dalat publike duhet të jenë të barabarta që të mund të kryhet me sukses procesi i financimit publik dhe sigurimi i ofertës të të mirave publike. Nuk mjafton vetëm që të sigurohet një shumë e caktuar e të hyrave publike, por ato duhet të jenë të mjaftueshme për mbulimin e të dalave publike. Prandaj, financimi buxhetor kërkon detyrimisht vendosjen e baraspeshës midis të hyrave publike dhe të dalave publike.

Në grupin e disiplinave financiare, përvec financave publike hyjnë edhe:a) financat monetareb) financat ndërkombëtarec) institucionet financiare dhe tregjet financiared) financat afariste

Të gjitha këto disiplina janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën dhe praktikisht nuk mund të flitet për funksionim të suksesshëm të vetëm një segmenti të strukturës financiare pa funksionim të suksesshëm të të gjitha segmenteve të tjera.

1

Page 2: financapublike-110601103331-phpapp01

FUNKSIONET THEMELORE TË FINANCAVE PUBLIKE

Tre funksionet themelore të financave publike janë:a) alokimib) shpërndarjac) stabiliteti

a) Funksioni i alokimit- nënkupton alokimin optimal të burimeve, brenda shtetit apo shoqërisë, në pjesën që shërben për plotësimin e nevojave publike, përkatësisht financimin e ofertës së të mirave publike dhe në pjesën tjetër që shërben për sigurimin e ofertës së të mirave private. Në kuadër të këtij funksioni merren edhe vendime lidhur me alokimin e burimeve për qëllime të veçanta brenda sektorit publik.

b) Funksioni i shpërndarjes- nënkupton ri-shpërndarjen e të ardhurës kombëtare midis individëve dhe familjeve si dhe ri-shpërndarjen ndër-sektoriale dhe ndër-regjinale. Shpërndarja e të ardhurës e realizuar në tregun e faktorëve, sado që të jetë ekonomikisht e arsyeshme dhe efiçente, megjithatë zakonisht nuk i përmbush kriteret sociale dhe politike. Prandaj, duhet që raportet e krijuara gjatë shpërndarjes së të ardhurës të vendosen në suaza të pranueshme shoqërore, madje edhe me masa të politikës fiskale.

c) Funksioni i stabilitetit- nënkupton ndërhyerjen e shtetit me masat e politikës ekonomike në rastet kur ekonomia ndodhet në disekuilibër. Këtu nënkuptohen edhe masat e të hyrave publike dhe të dalave publike për vendosjen e ekuilibrit, përkatësisht realizimin e stabilitetit të çmimeve, realizimin e punëzënies së plotë të burimeve materiale dhe njerëzore, realizimin e një saldoje të kënaqshme në bilancin e pagesave, realizimin e rritjes ekonomike dhe realizimin e ndryshimeve strukturale në ekonomi. Të gjitha këto zakonisht janë qëllimet e politikës ekonomike.

Është shumë me rëndësi të theksohet se këto tre (3) funksione të financave publike duhet patjetër të realizohen njëkohësisht, në po të njëjtin proces buxhetor. Nuk mund njëri funksion të ndahet nga tjetri. Pra, masat e politikës fiskale duhen të jenë mirë të koordinuara, të jenë të zgjedhura me kohë dhe me kujdes. Ky është parakusht i domosdoshëm në mënyrë që politika fiskale dhe ekonomike në tërësi të jetë efiçente.

2

Page 3: financapublike-110601103331-phpapp01

KU QËNDRON DALLIMI MIDIS TË MIRAVE PRIVATE DHE TË MIRAVE PUBLIKE?

1. Të mirat private- karakterizohen në radhë të parë me rivalitet (konkurrencë në konsum), që do të thotë se dobia që përfitohet nga konsumi i një të mire private kufizohet në një individ dhe askush tjetër nuk mund të jetë pjesëmarrës në përfitimin e kësaj dobie. Për shembull.: Coca-colën që e konsumon një individ nuk mund t’a ketë tjetri apo një palë pantallona nuk mund t’i ketë dikush tjetër përveç atij që ka bërë paraprakisht pagesën në mënyrë që t’i ketë në pronësi ato. Karakteristikë tjetër qënësore e të mirave private është mundësia e përjashtimit, që do të thotë se nga konsumi i të mirave private përjashtohen të gjithë ata të cilët nuk janë të gatshëm dhe në gjendje të paguajnë çmimin e atyre të mirave. Mundësia e përjashtimit bënë që tregu, nga njëra anë, të zbulojë preferencat e konsumatorëve për produkte të caktuara dhe nga ana tjetër, t’i detyrojë prodhuesit të prodhojnë atë që konsumatorët e dëshirojnë.

2. Të mirat publike- Karakteristikë e të mirave publike është konsumi i përbashkët, d.m.th se çdokush e konsumon të njëjtën sasi të të mirës. Prandaj, konsumi i të mirave plotësisht publike është konsum jo-rival, që domethënë se konsumi i një të mire publike nga ana e një individi nuk e zvogëlon konsumin e po të njëjtës së mirë nga ana e individit tjetër. Karakteristikë tjetër është se konsumi i këtyre të mirave është i papërjashtueshëm, d.m.th. është e pamundur që dikush të përjashtohet nga konsumi i tyre. Nëse oferta e të mirave publike do të organizohej përmes tregut, praktikisht do të ishte e pamundur t’i ndalohej dikujt shfrytëzimi i këtyre të mirave.

3

Page 4: financapublike-110601103331-phpapp01

Midis të mirave private dhe të mirave plotësisht publike ekziston një grup i tërë i të mirave të ashtuquajtura të mira të përziera apo të kombinuara apo të mira jo-plotësisht publike. Këto të mira mund të klasifikohen në katër (4) grupe varësisht nga karakteristikat e tyre lidhur me rivalitetin dhe mundësinë e përjashtimit.

KONSUMI Përjashtimi

I Mundur I Pamundur

Konkurrent 1 2

Jo-konkurrent 3 4

E mira një (1) për të cilin konsumi është konkurrent dhe përjashtimi është i mundur, është e mirë plotësisht private. E mira katër (4), konsumi i së cilës është jo-konkurrent dhe përjashtimi është i pamundur, është e mirë plotësisht publike. Të mirat dy (2) dhe tre (3) janë të mira të përziera ngase i kanë karakteristikat edhe të të mirave private edhe të të mirave publike. Vetëm në rastin e të mirës një (1), plotësimi i nevojave nëpërmjet të tregut është i mundur dhe efikas, kurse në të gjitha rastet e tjera tregu është jo-efikas. Konsumi i të mirave të përziera deri në njëfarë shkalle është konkurrent, përkatësisht ai mund të individualizohet. Këso të mirash janë p.sh.: arsimi, mbrojtja shëndetësore, autostradat, objektet rekreative, etj. Në prodhimin dhe konsumin e këtyre të mirave mund të inkuadrohet tregu, respektivisht oferta e tyre mund të sigurohet nga sektori privat. Kështu, personat të cilët nuk do të paguanin çmimin do të përjashtoheshin nga konsumi.

Financimi i të mirave të përziera në të shumtën e rasteve është i kombinuar nga mjetet e buxhetit dhe mjeteve të tjera në formë të kontributeve, donacioneve, etj.

Në fund themi se e mira plotësisht publike është ajo e mirë që konsumohet nga të gjithë anëtarët e shoqërisë pasi që është e prodhuar për çdo anëtarë të saj. Dobia që konsumatori e përfiton nga kjo e mirë është jo-konkurrente dhe e papërjashtueshme. Ajo përfitohet në mënyrë kolektive dhe përjashtimi i ndonjë anëtari nga ky konsum është i kushtueshëm. Oferta e kësaj të mire rezulton me eksternalitete pozitive për të gjithë anëtarët e shoqërisë.

4. Metodat e hulumtimit në Financat publike

Metodat ndahen në metoda normative dhe metoda positive.

Çastja normative niset nga sugjerimet e caktuara teorike dhe nga vlerësimet se si diçka do të duhet të ishte.Çasja pozitive niset nga realiteti dhe nga ajo se si diçka në të vërtetë dhe është.

4

Page 5: financapublike-110601103331-phpapp01

EKONOMIKSI POZITIV DHE NORMATIV

Ekonomiksi pozitiv është çasje shkencore e analizës që e vërteton shkakun dhe efektin e bashkëveprimit midis variablave ekonomike. Teoria pozitive tenton të jetë objektive duke mos bërë supozime se çka ëstë mirë e çka është keq apo çka duhet të jetë e përkryer. Ajo thjeshtë formulon hipotezat e llojit.

Çasja normative bazohet në vlerën e gjykimeve lidhur me atë se çka është e dëshirueshme apo çka duhet bërë që të arrihet një rezultat i dëshiruar. Teoria normative fillon me përcaktimin e kritereve dhe përdoret për të përshkruar politikat që më së miri i zbatojnë këto kritere. Ekonomiksi normativ është i dizejnuar për të formuluar rekomandimet e llojit se çfarë duhet të jetë e përkryer. Për shkak se bazohet në vlera të pabazuara, kjo çase, për dallim nga çasja pozitive, nuk është objektive. Mund të vlerësohen politika alternative dhe veprimet vetëm nëse bazohen në gjykime të vlefshme dhe të argumentuara.

EKSTERNALITETET. – Dukuri e vecantë, ngushtë e lidhur me të mirat publike dhe për shkak të së cilës paraqitet nevoja e ndërhyerjes së shtetit me instrumentet e financave publike, paraqesin të ashtuquajturat eksternalitete apo efekte të jashtme.

Efektet e jashtme ndodhin kur konsumi privat apo prodhimtaria e ndonjë subjekti ekonomik shkakton kosto apo përfitime që nuk kufizohen vetëm në atë subjekt, ndërsa nuk përfshihen as në cmimin e prodhuesit e as në cmimin e konsumatorit. Me fjalë të tjera, eksternalitetet apo efektet e jashtme janë kosto apo përfitime të transaksioneve të tregut që nuk reflektohen në cmime.Eksternalitetet mund të jenë pozitive dhe negative. Nëse përfitimi shoqëror nga efektet e jashtme është më i madh se përfitimi privat, atëherë paraqiten efektet e jashtme pozitive ose ekonomi eksternale. Kur kostoja shoqërore është më e madhe se ajo private, paraqesin efektet e jashtme negative apo dis-ekonomitë eksternale. Nëse nuk internalizohen efektet e jashtme pozitive dhe negative, mund të prishet alokimi efiçent i burimeve.

“Eksternaliteti është rezultati i një aktiviteti që shkakton përfitime dytësore (efekte të dëshirueshme) ose dëme (shpenzime, ndotje) tek të tjerët, pa kompensim përkatës ose pagesë prej atyre që e shkaktojnë këtë efekt të jashtëm. Eksternalitetet gjithashtu njihen edhe si efekte anësore ose efektet e kapërcimit të kufirit (derdhjes).Përkufizim plotësues: Kosto ose përfitime të cilat lindin nga prodhimi ose konsumi, të cilat bihen mbi individë ose grupe që nuk janë të përfshirë direkt në prodhimin ose konsumin në fjalë dhe që nuk kompensohen. Për shembull, një eksternalitet përfitues është imunizimi i një individi ndaj sëmundjeve infektive i cili mund të bllokojë transmetimin e sëmundjes tek indvidët e tjerë, të cilët nuk përfshihen direkt dhe që nuk paguajnë asgjë për këtë mbrojtje”. Wikipedia

Editorial,

5

Page 6: financapublike-110601103331-phpapp01

TË HYRAT PUBLIKE

1. KUPTIMI DHE KARAKTERISTIKAT E TË HYRAVE PUBLIKE

Shteti, që të mund të funksionojë duhet të disponojë mjete financiare. “Qeverisë, për kryerjen e funksioneve të caktuara nga administrate e saj, i nevojiten ndërmjet të tjerave edhe: (i) mbledhja e burimeve nga ekonomia, në mënyrë të mjaftueshme dhe të përshtatshme; (ii) shpërndarja dhe përdorimi i këtyre burimeve me përgjegjësi, eficencë dhe efektivitet”.Pra, mjetet financiare të cilat shteti i mbledh nga qytetarët dhe ekonomia e tij, e që shërbejnë për mbulimin e të dalave publike, paraqesin të hyrat publike.Arsyeja e ekzistencës së të hyrave publike është ekzistenca e vet shtetit, organeve publike dhe funksioneve të tyre. Faktikisht, kryerja e funksioneve të shtetit është e kushtëzuar nga të hyrat publike. Kështu, mund të themi se furnizimi i shtetit me burimet e nevojshme për të kryer projektet e veta të shpenzimeve është padyshim funksioni i parë dhe i vetëm i të hyrave publike.Shteti, një pjesë të të hyrave publike e siguron në formë të të hyrave vetjake., gjithashtu shteti mbledh edhe të hyra të tjera nga qytetarët dhe bizneset. Shteti bashkëkohor, i realizon të hyrat e veta duke u mbështetur kryesosht në sovranitetin e vet fiskal dhe duke u imponuar personave fizik dhe juridik pagesa të detyrueshme, sic janë: tatime, taksat dhe pagesat e tjera publike.

Një prej karakteristikave të të hyrave publike është se ato janë mjete financiare që shteti i realizon dhe i përdorë. Kështu bëhet ndarja në mes të të hyrave publike dhe të hyrave,. Karakteristikë tjetër është se të hyrat publike përdoren për financimin e të dalave publike, si dhe përdoren për realizimin e qëllimeve të caktuara të politikës ekonomike dhe sociale. Karakteristikë tjetër është realizimi i tyre në mënyrë kontinuele, nëpërmjet një procesi të pagimit sistematik të pagesave publike. Kontinuiteti i realizimit të të hyrave publike është i domosdoshëm për shkak të karakterit të funksioneve publike, të cilat duhet të kryhen rregullisht dhe me efikasitet. Dhe si karakteristikë e fundit është se ato nuk formohen sipas kritereve të tregut. Madhësia e tyre varet nga madhësia e shpenzimeve të shtetit si dhe nga qëllimet që shteti synon t’I arrijë.

Të hyrat publike janë të hyra të shtetit që mund të mblidhen në formë të:- tatimeve- kontributeve- doganave- taksave- kompensimeve- borxhit (debit)publik

Të hyrat publike zakonisht identifikohen me tatimet.

6

Page 7: financapublike-110601103331-phpapp01

2. KLASIFIKIMI I TË HYRAVE PUBLIKE

Të hyrat publike janë të ndryshme dhe të shumta. Prandaj, kriteret e klasifikimit të tyre mund të jenë të llojeve të ndryshme. Të hyrat publike klasifikohen në:

- Të hyrat e zakonshme dhe të hyra të jashtëzakonshme- Të hyra fillestare dhe të hyra derivate- Të hyra të niveleve të larta dhe të hyrat e niveleve të ulëta të pushtetit- Të hyrat e destinuara dhe të hyrat e përgjithshme- Të hyrat fiskale dhe të hyrat jo-fiskale.

a) Të hyrat e zakonshme dhe të hyrat e jashtëzakonshme. Ky klasifikim bëhet në varësi nga fakti se të hyrat a përtërihen periodikisht apo kanë një karakter të rastit dhe të jashtëzakonshëm. Të hyrat e zakonshme janë të hyra që mblidhen vazhdimisht për cdo vit dhe nga burime, që nga pikëpamja ekonomike, përtërihen rregullisht sic janë p.sh.: të ardhurat. Në strukturën e të hyrave publike të shtetit, këto të hyra përbëjnë përqindjen më të madhe dhe shfrytëzohen për mbulimin e të dalave të rregullta të shtetit.

b) Të hyrat fillestare dhe të hyrat derivate. Të hyrat fillestare rrjedhin drejtpërdrejt nga administrimi i burimeve vetjake të shtetit. Shteti këto të hyra i realizon nga veprimtaria e tij ekonomike dhe shfrytëzimi i pasurisë shtetërore. Nga aspekti juridik, të hyrat fillestare janë të hyra të së drejtës private. Të hyrat derivate nxirren në mënyrë të detyrueshme nga pasuria dhe nga veprimtaria ekonomike e personave fizik dhe juridik. Shteti, këto të hyra i mbledhë në bazë të sovranitetit të vet fiskal prej të ardhurave të personave fizik dhe juridik në formë të tatimeve, taksave dhe dhënieve të tjera të ngjashme. Nga aspekti juridik, të hyrat derivate janë të hyra të së drejtës pulike.

c) Të hyrat e niveleve të larta dhe të hyrat e niveleve të ulëta të pushtetit. Të hyrat publike të cilat realizohen në një shtet shpërndahen në mes të niveleve të ndryshme të pushtetit sipas funksioneve që i kryejnë ato. Kështu dallojmë të hyrat e niveleve të larta dhe niveleve të ulëta të pushtetit.

d) Të hyrat e destinuara dhe të hyrat e përgjithshme. Varësisht nga ajo se a ëshë më parë i caktuar qëllimi i shpenzimit të tyre, të hyrat publike ndahen në të hyrat e destinuara dhe të hyrat e përgjithshme. Të hyrat e destinuara paraqesin ato të hyra te të cilat saktësisht është i caktuar qëllimi i shpenzimit. P.sh.: të hyrat për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës. Të hyrat e përgjithshme janë ato të hyra të cilat shfrytëzohen për mbulimin e të gjitha të dalave publike. Pjesa më e madhe e të hyrave publike janë të hyra të përgjithshme. Si shembull tipik janë të hyrat buxhetore, të cilat shfrytëzohen për financimin e të dalave të ndryshme.

7

Page 8: financapublike-110601103331-phpapp01

e) Të hyrat fiskale dhe të hyrat jofiskale. Vecoria ekonomike e të hyrave fiskale konsiston në mosnënshtrimin e tyre ligjit të kërkesës dhe ofertës. Të hyrat fiskale, shteti i realizon jashtë mekanizmit të tregut, me përvetësim të detyrueshëm të fuqisë blerëse të personave fizik dhe juridik, të cilët i nënshtrohen sovranitetit të tij fiskal. Pra, të hyrat fiskale, në esencë, janë dhënie e detyrueshme, të cilat shteti në bazë të sovranitetit të vet fiskal i mbledhë nga të ardhurat e personave fizik dhe juridik. Të hyrat fiskale janë tatimet, kontributet e detyrueshme, të hyrat parafiskale dhe taksat.Të hyrat jofiskale janë të hyra që nuk bazohen në sovranitetin fiskal të shtetit. Të hyrat jofiskale nuk paraqiten elementi i detyrimit dhe këto janë të hyra që rrjedhin nga veprimtaritë ekonomike të shtetit. Në të hyra jofiskale mund të numërojmë edhe nga të hyrat nga shtija e pronës shtetërore ose të hyrat nga privatizimi, edhe grantet e brendshme dhe të jashtme, si në formë të mjeteve monetare, ashtu edhe në mallra dhe shërbime. Këtu përfshihen dhurata dhe grante të shteteve dhe qeverive të tjera.

8

Page 9: financapublike-110601103331-phpapp01

KUPTIMI I TË DALAVE PUBLIKE

Me të dalat publike kuptojmë të gjitha shpenzimet e shtetit në kuptim të gjërë me qëllim të kryerjes së funksioneve të tij të caktuara me ligj dhe kushtetutë.Konkretisht, me të dalat publike kuptojmë të gjitha shpenzimet që i bënë shteti dhe subjektet e tjera juridike-publike për financimin e ofertës së të mirave publike, si dhe për realizimin e qëllimeve të tjera të politikës ekonomike dhe sociale.

Të dalat publike janë të lidhura ngushtë me të hyrat publike. Të dalat publike paraqesin shpenzimet e mjeteve financiare të mbledhura nga ekonomia dhe individët në formë të të hyrave publike. Me fjalë të tjera, të hyrat publike arkëtohen sepse në shoqëri ekziston nevoja për shpenzime, respektivisht për të dalat publike.

Shteti duhet të sigurojë të mirat publike, si p.sh.: mbrojtjen kombëtare, sigurimin social, mbrojtjen e mjedisit, arsimimin, mbrojtjen shëndetësore, etj. financimi i të cilave bëhet nëpërmjet të të dalave publike.

KLASIFIKIMI I TË DALAVE PUBLIKE

Të dalat publike mund të klasifikohen në më shumë mënyra.Një prej mënyrave më të vjetra të klasifikimit është klasifikimi në të dalat e rregullta dhe në të dalat e jashtëzakonshme. Këtu si kriter është marrë koha e paraqitjes së tyre. Rëndësia e këtij klasifikimi vecanërisht ka të bëjë me teorinë e mbulimit të të dalave.

Si të dala të rregullta numërohen të dalat që paraqiten rregullisht në intervale të caktuara kohore, zakonisht brenda një viti. Këto janë të dala që mund të parashikohen dhe që rregullisht paraqiten në buxhetin e shtetit dhe të subjekteve të tjera juridike-politike. Të dala të rregullta janë të dalat për mbrojtjen, sigurinë, arsimin, gjyqësinë, etj.Të dalat e jashtëzakonshme janë të dalat që nuk mund të parashikohen dhe nuk mund të planifikohen dhe që paraqiten në situata të jashtëzakonshme, p.sh.: për shkak të fatkeqësive elementare, luftës, etj. Të dalat e jashtëzakonshme nuk korrenspondojnë me funksionet e rregullta të shtetit.

Nëse si kriter merret qëllimi i shpenzimit, atëherë të dalat i klasifikojmë në të dala personale dhe materiale. Të dalat personale janë të dedikuara për pagimin e rrogave të punëtorëve të administratës shtetërore. Të dalat materiale janë të dala të kryera nga subjektet politike-juridike gjatë furnizimit me të mira dhe shërbime, të karakterit civil ose ushtarak, e të cilat janë të domosdoshme për kryerjen e funksioneve publike dhe plotësimin e nevojave publike.

Një prej klasifikimeve më të rëndësishme të të dalave publike, ku si kriter merret rëndësia e të dalave për ekonominë kombëtare, është ndarja në të dala productive dhe transfere. Kjo ndarje rredhë nga teoricieni Pigou, i cili të dalat i ka ndarë në të dala reale dhe transfere. Kohëve të fundit, ky klasifikim dallon tre kategori të të dalave:

9

Page 10: financapublike-110601103331-phpapp01

- reale- investuese- transfere

Të dalat reale dhe investuese përbëjnë grupin e të dalave productive.

Të dalat reale janë shpenzime që kryhen për blerjen e të mirave productive dhe shërbimeve dhe për pagimin e rrogave të nëpunësve dhe punëtorëve të administratës shtetërore. Këto janë të dala tradicionale për armatën, arsimin, administratën shtetërore, etj. Mund të dallojmë të dalat productive direkte dhe indirekte. Të dalat productive direkte janë ato që kryhen për ndërtimin e telekomunikacionit. Kurse të dalat productive indirekte janë të dalat për administratën, mbrojtjen, sigurinë, gjyqësinë, etj.Të dalat investuese, të njohura edhe si të dala “kapitale”, janë poashtu të dala productive sepse ndikojnë në rritjen e të ardhurës kombëtare dhe kështu në mënyrë indirekte edhe në rritjen e të hyrave buxhetore. P.Sh.: shpenzimet që kryhen për ndërtimin e infrastrukturës energjetike, për hulumtime gjeologjike dhe për qëllime të ngjashme.Në kuadër të të dalave productive, reale dhe investuese, duhet t’I dallojmë të dalat konsumuese apo shpenzuese, sic janë të dalat për pagimin e kamatave të borxheve të jashtme, për financimin e luftës, me të cila të dala jo vetëm që e ardhura kombëtare nuk rritet, por ajo zvogëlohet.Transferet janë të dala që nuk ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurës kombëtare, edhepse kanë shumë efekte positive, përvec të tjerave edhe në planin ekonomik. Me anë të këtyre të dalave kryhet rishpërndarja e të ardhurës, respektivisht kryhet mbartja, transferi i një pjese të mjeteve financiare, që i kemi në disponim, nga një subject në subjektin tjetër dhe në këtë mënyrë këtyre të dytëve u rritet fuqia ekonomike dhe konsumi. Kështu, rishpërndarja e këtillë mund të ketë efekte positive reversibile në rritjen e prodhimtarisë. Mirë, nëse transferet janë të pamatura, ato mund të ndikojnë në mënyrë destimulative në vullnetin për punë. Gjithashtu, mund të ndikojnë negativisht mbi kursin dhe investimet, për shkak të rritjes së ngarkesës tatimore, që ndodhë kur transferet absorbojnë pjesën më të madhe të të dalave të përgjithshme buxhetore.

Transferet kanë një rol shumë të rëndësishëm në buxhetin e shtetit modern. Pjesëmarrja e tyre në të dalat buxhetore shpesh ëshë më e lartë se 30%. Prandaj, transferet, sidomos ato që janë të lidhura me të drejtat sociale, janë object i rishikimeve të vazhdueshme, me tendencë të zvogëlimit.

Kryesisht dallojmë tre kategori të transfereve:a) kamatat mbi borxhin publicb) subvencionet ekonomikec) transferet për qëllime sociale

10

Page 11: financapublike-110601103331-phpapp01

PARIMET E TË DALAVE PUBLIKE +

Të dalat publike është konstatuar se kanë tendencë të rritjes dhe si pasojë kemi rritjen e ngarkesës fiskale dhe rritjen e pjesës së JDP të dedikuar për financim public. Për këtë arsye, shkenca mbi financat publike ka përcaktuar disa rregulla universale, respektivisht parime për shpenzimin racional të mjeteve fnnanciare publike dhe për sigurimin e ofertës efikase të të mirave publike dhe shërbimeve.

Njëri prej parimeve themelore të të dalave publike është parimi i sendërtimit të interesit të përgjithshëm (public). Esenca e këtij parimi qëndron në kërkesën që të dalat publike të shërbejnë për plotësimin e qëllimeve dhe nevojave me interest ë përgjithshëm (public), e jo për plotësimin e nevojave dhe interesave personale apo të ndonjë grupi. Parimi i interesit të përgjithshëm duhet të shërbejë edhe si pikë orientuese në politikën e të dalave të cdo qeverie.Parimi i maturisë (arsyeshmërisë) nënkupton se të dalat publike në raport me madhësinë e tyre duhet të jenë të matura, të arsyeshme. Të dalat publike duhet patjetër të kenë mbulesë me të hyra publike. Nëse të dalat publike nuk mund të mbulohen me të hyrat në disponim, në një nivel të dhënë të JDP, atëherë këto do të kenë efekt negative mbi stabilitetin ekonomik dhe financiar, mbi zhvillimin ekonomik dhe mbi rritjen e JDP.Parimi i proporcionalitetit nënkupton sistemin e të dalave publike sipas destinimit me qëllim të plotësimit proporcional të nevojave me të mria të caktuara publike. Më konkretisht, nuk mund të arrihen efekte optimale në prodhimin e të mirave publike nëse mjetet në disponim ndahen në atë mënyrë që nga njëra anë të sigurohet sasi e madhe e mjeteve për qëllime të caktuara, për shembull për nevojat e administratës shtetërore, e nga ana tjetër të kemi mjete të pamjaftueshme për qëllime të tjera të rëndësishme, p.sh.: për arsim. Sipas këtij parimi duhet të sigurohet aso structure e të dalave publike që do të mundësonte rendërtimin optimal të interesit public dhe shfrytëzimin racional të mjeteve.Parimi i kursimit është një prej parimeve më të rëndësishme në teorinë klasike, por që ka një rëndësi të vecantë për kushtet e sotme, kur konsumi public fiton dimensione të mëdha dhe kur ngarkesa fiskale gati e arrin maksimumin e saj. Ky parim, në ekonominë financiare ka një rëndësi specifike. Kursimi, faktikisht, nuk nënkupton zvogëlimin e të dalave për qëllime të caktuara apo mosfinancimin e tërësishëm të tyre. Kursimi në financimin public nënkupton përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara me anë të ofertës përkatëse të të mirave publike me shpenzime më të vogla të mjeteve publike. Sipas kësaj, financimi më i vogël apo mosfinancimi nuk janë kritere që përfaqësojnë parimin e kursimit, por shpenzimi racional i të dalave publike me qëllim të sigurimit efikas të ofertës së duhur të të mirave publike.Politika e të dalave publike, para se gjithash, duhet të sigurojë që të dalat publike të jenë decidivisht në funksion të sendërtimit të interesit të përgjithshëm dhe të sigurojë zbatimin e parimit të maturisë dhe kursimit aq sa kjo është e mundur.

11

Page 12: financapublike-110601103331-phpapp01

TAKSAT

Taksa është një kontribut I kërkuar për t’u paguar nga çdo person, I cili drejtpërdrejt përfiton një shërbim pubik.Taksat janë formë fiskale e të hyrave publike që shteti I arkëton nga personat fizik ose juridik, si cmim për shërbimet e veta që ua ofron. Taksat, janë kundërshërbim për shërbimet që shteti I bën paguesit të taksës. Ndërsa te tatimet bëhet fjalë për njërbim public të karakterit të përgjithshëm, ku dominon interesi public dhe nga I cili përfitojnë të gjithë. Te tatimet nuk ekziston kundërshërbim direkt. Kyd he është dallimi esencial në mes të tatimeve dhe taksave. Ndërsa, e përbashkët për tatimet dhe taksat është se janë dhënie në para të karakterit të detyrueshëm.

Me mjetet e arkëtuara me anë të taksave nuk mbulohen të dalat e përgjithshme të shtetit, por vetëm shpenzimet e shkaktuara gjatë punës së organeve publike me rastin e ofrimit të shërbimeve konkrete palës së interesuar.

Sistemi I taksave do të duhej të funksiononte sipas disa parimeve. Në teorinë e financave publike, këto parime janë:

- universaliteti I tarifës së taksës: kërkohet që tarifa të përcaktohet në mënyrë të përgjithshme, e jo për secilin rast në mënyrë të vecantë;

- impersonaliteti I tarifës së taksës: kërkohet që për shërbimin e njëjtë, tarifa të jetë e njëjtë për secilin individ, pa marrë parasysh fuqinë e tij ekonomike;

- thjeshtësia e tarifës së taksës: kërkohet që tarifa e taksës të mos jetë e ndërlikuar, por ajo të përbëhet nga një taksë unike, e jot ë jetë e ndarë në më shumë pagesa të imëta.

Arkëtimi I taksës bëhet në dy metoda: 1) metodës direkte të arkëtimit dhe 2) metodës indirekte të arkëtimit. Sipas Metodës direkte, taksa paguhet në para të gatshme në llogari të organit public, shërbimi I të cilit kërkohet. Sipas metodës indirekte, pagimi I taksës mund të bëhet me pulla takes ose me shfrytëzimin e formularëve të taksuar. Metoda indirekte e pagimit të taksës është metodë më e thjeshtë, më efikase, më e lirë dhe më e përshtatshme, prandaj dhe në sistemet moderne fiskale ka zbatim më të madh.

Taksat mund të klasifikohen sipas kritereve të ndryshme: +

1. Nëse si kriter merret destinimi I të hyrave të arkëtuara, atëherë dallojmë taksat fiskale dhe taksat e nëpunësit. Taksat fiskale paraqesin të hyra të buxhetit, ndërsa taksat e nëpunësit, tërësisht ose pjesërisht, u takojnë nëpunësve të organit public si shpërblim për punën e kryer gjatë ofrimit të shërbimeve.

2. Nëse si kriter merren organet që I kryejnë shërbimet e kërkuara, atëherë dallojmë taksat administrative dhe taksat gjyqësore. Taksat administrative I arkëtojnë organet shtetërore dhe institucionet, për kërkesat për të cilat është paraparë pagimi I taksës. Këtu hyjnë edhe taksat konsullore, të cilat I arkëtojnë konsullatat, taksat doganore, taksat kadastrale, taksat e regjistrimit, etj.

3. Nëse si kriter merret niveli I pushtetit, atëherë dallojmë taksat qëndrore dhe taksat locale. Taksat qendrore I zbaton dhe I mbledh pushteti qendror, kurse taksat locale I zbaton dhe I mbledh sit ë hyra vetanake pushteti subqendror.

12

Page 13: financapublike-110601103331-phpapp01

4. Nëse si kriter merret destinimi I taksave, atëherë dallojmë taksat e përgjithshme ose të padestinuara dhe taksat qëllimore ose të destinuara. Mjetet nga taksat e padestinuara shfrytëzohen për nevoja të përgjithshme, kurse mjetet nga taksat e destinuara shfrytëzohen për qëllime paraprakisht të përcaktuara, sic janë për shembull, taksat për arsim, taksat gjyqësore).

13

Page 14: financapublike-110601103331-phpapp01

Tatimet

1. Definicionet tatimore sipas autorve:

-Eberg per tatimin thote: me qellim te plotesimit te te dalave publike tatimi ne parim eshte dhenie ne para shtetit ose organeve te tjera juridike-publike. -Montesquieu lidhur me tatimet ka thene: tatimi eshte ajo pjese e pasurise te cilen çdo qytetar ia jep shtetit ne menyre qe pjesen tjeter ta kete te sigurt. -Gaston zhez: tatimi eshte dhenie ne para te cilat shteti I mbledh prej individeve ne baze te sovranitetit te vet pa kundersherbim te drejtperdrejt me qellim te mbulimit te nevojave publike. -De viti de Marco thote: tatimi eshte çmim te cilin qytetari ia paguan shtetit per te kompensuar pjesen e vet te çmimit kushtues te sherbimeve publike te cilat do ti shpenzoje. -Laufenburger ka thene: pagimi I tatimit paraqitet si kryrje e detyres nacionale e cila bazohet ne ate se çdo individ ne kufijt e mjeteve te veta te merr pjese ne te dalat e bashkesisë shoqerore. -Holmes per tatimin thote: se jane qmimi qe duhet paguar per funksionimin e nje shoqerie te civilizuar dhe demokratike. -Adolph Wagner ka thene: tatimet jane dhenie e detyrueshme e njesive ekonomike te cilat me nje pjese sherbejnë per mbulimin e nevojave te perbashketa shoqerore, kurse me pjesen tjeter per shperndarjen tjeterfare te te ardhurave kombetare.

Karakteristikat e Tatimit

Karakteristikë esenciale e tatimit është detyrimi.- Personat fizik dhe juridik nuk e paguajnë me dëshirë tatimin, por kjo bazohet në sovranitetin tatimor të shtetit dhe në forcën ligjore. Tatimpaguesit janë të detyruar që ta paguajnë tatimin, nëse nuk e bëjnë me dëshirë, atëherë arkëtimi bëhet me detyrim. Tatimet paraqesin dhënie pa kundërshërbim të drejtpërdrejtë.- Edhepse tatimpaguesit e paguajnë tatimin, shteti nuk u ofron kundërshërbim të drejtpërdrejtë. Kjo vecori e tatimit është e rëndësishme, sepse edhe tek taksat kemi deri në njëfarë mase detyrim dhe m’u ky është elementi bazë që I dallon tatimet prej taksave: te taksat e kemi shërbimin dhe kompensimin në para për atë shërbim, kurse te tatimi kemi dhënie në para pa kurrfarë kundërshërbimi të caktuar. Tatimet I dedikohen të dalave me interes të përgjithshëm., gjegjësisht financimit të të mirave publike. Në mes të dalave të dedikuara për realizimin e dobisë së përgjithshme dhe tatimeve ekziston një lidhje e ngushtë: tatimet janë mjet I shpërndarjes së dobisë së përgjithshme në individë. Me mjetet e mbledhura nëpërmjet tatimit, shteti financon sigurimin e të mirave publike, shfrytëzuesit e fundit të të cilave të mira janë vetë tatimpaguesit.

Tatimet janë dhënie në para. Tatimet në ekonomitë bashkëkohore të tregut përcaktohen në njësi monetare dhe mblidhen në para.

Tatimet sipas definicionit, janë dhënie e detyrueshme në para, shtetit, pa kundërshërbim të drejtpërdrejtë, me qëllim të mbledhjes së mjeteve për mbulimin e të dalave publike.

14

Page 15: financapublike-110601103331-phpapp01

4. Qëllimet me te rendesishme makroekonomike jane:

- qendrushmeria e çmimeve, - punezenia e plote, - bilanci I ekuilibruar i pagesave.

5. Klasifikimi I tatimeve: - tatimet e drejteperdrejta dhe te terthorta, - tatimet reale dhe personale, - tatimet analitike dhe sintetike,- tatimet e pergjithshme dhe me destinim te caktuar,- tatimet sipas vleres dhe specifike.- tatimet burimore dhe joburimore,- tatimet e rregullta dhe te jashtezakonshme,- tatimet kadastrale dhe tarifore,- tatimet qendrore dhe locale,- klasifikimi I tatimeve te OECD-se.

15

Page 16: financapublike-110601103331-phpapp01

BORXHI PUBLIK

Shteti bashkëkohor, përveç tatimeve, taksave, kontributeve, si burim për financimin e funksioneve të tij, shfrytëzon edhe borxhin publik. Rëndësia e borxhit publik, përveç si burim i të hyrave publike, qëndron në shfrytëzimin e tij si instrument i politikës ekonomike. Me marrëveshjen e Maastricht-it rëndësia e borxhit publik është përcaktuar si një nga kriteret për integrim në UE. Sipas këtij kriteri është përcaktuar se defiçiti buxhetor nuk guxon të jetë më i lartë se 3% e GDP, kurse borxhi publik se 60%. Është kështu sepse, zakonisht në vendet e zhvilluara të Perëndimit, përqindja mesatare e rritjes sillet aty rreth 3%, kurse huatë afatgjate dhe kreditë zgjasin deri në 20 vjet.

Borxhi publik mund të definohet si shuma e mjeteve monetare të huazuara, të cilat shteti ua ka borxh kreditorëve të tij në një moment të caktuar. Borxhi publik korrenspondon me defiçitet buxhetore, prandaj dhe definohet si kumulativ i defiçiteve buxhetore të kaluara. D.m.th. nëse çdo vit kemi deficit, atëherë do të kemi edhe rritje të borxhit publik. Nëse kemi sufiçit buxhetor, shteti mund ta zvogëlojë borxhin nëse sufiçiti shfrytëzohet për pagimin e një pjese të borxhit para skadimit të tij. Në këtë mënyrë shteti e redukton kërkesën e vet për kredi dhe ndikon në zvogëlimin e normave të interesit.

Duhet theksuar se defiçiti buxhetor dallon nga borxhi publik. Defiçiti buxhetor është process (rrjedhë), kurse borxhi publik është gjendje. Do të thotë se defiçiti formohet dhe matet me ndryshimet gjatë një periudhe të caktuar kohe, kurse madhësia e borxhit publik përcaktohet në një ditë të caktuar, përkatësisht në një moment.

Madhësia e përgjithshme e borxhit publik, respektivisht bruto borxhi publik në një moment të caktuar paraqet borxhin që shteti ia ka Bankës Qendrore, agjensive shtetërore, fondeve sociale, investitorëve privat dhe institucioneve të ndryshme financiare. Pjesa e borxhit të përgjithshëm publik që paraqet borxhin të cilin shteti ia ka investitorëve privat, paraqet neto borxhin publik. Këtu bëhet fjalë për borxhin që shteti ia ka publikut, do të thotë ndërmarrjeve, amviserive, qytetarëve, bankave komerciale, kompanive të sigurimit, etj.Neto borxhi publik paraqet kredi për shtetin në kuptim të vërtetë të fjalës. Ndërsa, pjesa e borxhit publik që paraqet borxhin që shteti ia ka Bankës Qendrore është borxh që shteti në mënyrë indirekte ia ka borxh vetvetes, e jo kreditorëve. Kur shteti e paguan kamatën mbi këtë pjesë të borxhit, realisht, ai i rrit të hyrat shtetërore, sepse kamata kthehet në trezor. Në teori, neto-borxhi emërtohet si borxh real, kurse borxhi që shteti ia ka Bankës Qendrore dhe agjencive shtetërore kualifikohet si: “kreacion i kamufluar monetar”.

Pjesa e borxhit publik që shteti ia ka borxh firmave të vendit, qytetarëve, bankave komericale dhe inst. të tjera financiare paraqet borxhin e brendshëm.Shlyerja e borxhit të brendshëm sjellë deri te rishpërndarja e fuqisë blerëse midis një grupi të qytetarëve, të cilët i paguajnë tatimet dhe grupit tjetër të qytetarëve të cilët në të kaluarën kanë qënë kreditorë të shtetit.

16

Page 17: financapublike-110601103331-phpapp01

LLOJET E BORXHIT PUBLIK

Dallojmë lloje të ndryshmë të borxhit publik sipas kritereve të ndryshme: 1) sipas burimit, 2) sipas llojit të kreditorëve, 3) sipas voluntarizmit, 4)sipas kohës së zgjatjes, 5) sipas afatit të pagimit, etj.

1) Sipas Burimit, sipas origjinës territoriale të mjeteve, dallojmë borxhin publik të brendshëm dhe të jashtëm.

- Borxhin e Brendshëm shteti e realizon në vend, në valutën kombëtare, në tregun e brendshëm kreditor, gjegjësisht te qytetarët, ndërmarrjet, bankat komerciale dhe inst. të tjera financiare. Me këtë lloj të borxhit mobilizohen mjetet e lira monetare, të cilat shteti i shfrytëzon për financimin e të mirave dhe shërbimeve publike. Realizimi i borxhit të brendshëm është i kushtëzuar nga kursimi, d.m.th. nga sasia e mjeteve të lira që nuk janë të angazhuara në konsumin personal dhe në investime të sektorit privat.

- Borxhi i Jashtëm realizohet jashtë vendit, te bankat dhe institucionet e tjera financiare, te personat fizik të huaj. Ky lloj i borxhit realizohet në rastet kur brenda vendit kemi mungesë të kursimit, akumulimit, kur tregu i kapitalit në vend është i pazhvilluar.

2) Shteti mund të merr borxh te kreditorë të ndryshëm në vend dhe jashtë vendit.

3) Sipas Voluntarizmit, pra sipas mënyrës se si shteti e siguron borxhin, dallojmë borxhin publik vullnetar dhe atë të detyrueshëm. Pjesa më e madhe e borxhit public është borxh vullnetar, kontraktual, ku pronarët e mjeteve të lira financiare vullnetarish i plasojnë mjetet e tyre në obligacione shtetërore, si një prej mënyrave më të sigurta të investimit. Borxhi i Detyrushëm regjistrohet vetëm në raste të jashtëzakonshme kur shteti nuk ka tjetër zgjedhje për sigurimin e mjeteve të nevojshme.

4) Sipas Kohës së zgjatjes dhe krijimit të borxhit dallojmë borxhin fluturues dhe të konsoliduar. Borxhet Fluturuese zakonisht janë të imponuara, afatshkurtër dhe pa burime të sigurta të të hyrave dhe janë të pasigurta nga aspekti i kthimit të tyre. Këto borxhe zakonisht shfrytëzohen për mbulimin e deficitit të përkohshëm buxhetor, që paraqitet për shkak të dis-harmonizimit midis të hyrave buxhetore dhe të dalave buxhetore. Borxhe e Konsoliduara bazohen në kapacitetin real fiskal të shtetit dhe ekziston siguri e plotë për kthimin e tyre. Shumica e borxheve publike janë borxhe të konsoliduara.

5) Sipas afatit të pagimit dallojmë këto lloje të borxhit: afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Afati i pagimit për borxhin afatshkurtër është deri në një vit, për atë afatmesëm është prë 2-5 vjet dhe për borxhin afatgjatë është mbi 5 vjet.

Valdrin BRAJSHORI

Student i diplomuar – Fakulteti Ekonomik, Dega ‘Ekonomiks’- Prishtinë 2010.

e-mail: [email protected]

17