24
Cyan magenta yellow black BERISHA IKEN SALIU MBETET DOREHEQJE SI KRYETAR, POR LIDER ‘SUPREM’ Koment Pse humbëm në Librazhd? NGA HAXHI BALLIU* H umbja e PD-së, në Li- brazhd, si në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ne, ishte shumë e hid- hur, e pa parashikuar, e pa merituar dhe e pa justi¿kuar. Sipas mendimit tim, nuk janë votuesit e Librazhdit ata që duhen gjykuar për këtë humbje, por duhet gjykuar dhe analizuar puna e dobët dhe shkaterruese... vijon në faqe 22 Koment Fitimtarë pa ¿tore NGA AFRIM KRASNIQI Z gjedhjet parlamen- tare mbaruan me ro- tacion politik. E majta e bashkuar mori rreth 1 mil- ion vota, e djathta e përçarë mori rreth 700 mijë vota. Një diferencë që thellohet në mandate parlamentare: tre të pestat e parlamentit do të jenë mbështetëse direkte të qever- isë së re të së majtës. Rotacion politik pati më 1992, më 1997, më 2005 dhe më 2013. Secila me... vijon në faqe 22 VITI III - NR. 150 E enjte, 27-06-2013 Zgjedhjet 2013 Gazsjellësi Mbyllet numërimi i kutive, 84 e majta 56 e djathta Përzgjidhet projekti TAP kalon nga Shqipëria Faqe 4-5 Faqe 10-11 Faqe 2-3 Si ta kontrollojmë marrjen e mendve Melanoma zbulohet nga aroma e qeliza “SHENDETI” Faqe 13-17 LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “SHËNDETI” FJALIM SI SARKOZI. LOTE TEK MILITANTET. GARA PER PASARDHESIN “I HUMBEM ZGJEDHJET, PERGJEGJESI JAM UNE, SALI BERISHA” “KUNDERSHTARIT I UROJ MBARESI NE DETYREN E TIJ TE LARTE” NDRYSHIMET Punonjësit në pritje të drejtuesve të rinj, boshatisen zyrat, mbushen lokalet Shkrehet administrata frikë për vendet e punës Faqe 8-9 NË FOTO: Dje paradite, parkingu i boshatisur i Ministrisë së Mbrojtjes NË FOTO: Sali Berisha dje në selinë e PD duke dhënë deklaratën e dorëheqjes

FJALIM SI SARKOZI. LOTE TEK MILITANTET. GARA PER ... · tacion politik. E majta e bashkuar mori rreth 1 mil-ion vota, e djathta e përçarë mori rreth 700 mijë vota. Një diferencë

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Cyan magenta yellow black

    BERISHA IKEN SALIU MBETETDOREHEQJE SI KRYETAR, POR LIDER ‘SUPREM’

    Koment

    Pse humbëm në Librazhd?

    NGA HAXHI BALLIU*

    Humbja e PD-së, në Li-brazhd, si në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ne, ishte shumë e hid-hur, e pa parashikuar, e pa merituar dhe e pa justi kuar.

    Sipas mendimit tim, nuk janë votuesit e Librazhdit ata që duhen gjykuar për këtë humbje, por duhet gjykuar dhe analizuar puna e dobët dhe shkaterruese... vijon në faqe 22

    Koment

    Fitimtarë pa tore

    NGA AFRIM KRASNIQI

    Zgjedhjet par lamen-tare mbaruan me ro-tacion politik. E majta e bashkuar mori rreth 1 mil-ion vota, e djathta e përçarë mori rreth 700 mijë vota. Një diferencë që thellohet në mandate parlamentare: tre të pestat e parlamentit do të jenë mbështetëse direkte të qever-isë së re të së majtës. Rotacion politik pati më 1992, më 1997, më 2005 dhe më 2013. Secila me... vijon në faqe 22

    VITI III - NR. 150 E enjte, 27-06-2013

    Zgjedhjet 2013 GazsjellësiMbyllet numërimi i kutive, 84 e majta 56 e djathta

    Përzgjidhet projekti TAPkalon nga Shqipëria

    Faqe 4-5 Faqe 10-11

    Faqe 2-3

    Si ta kontrollojmë marrjen e mendveMelanoma zbulohet nga aroma e qeliza

    “SHENDETI” Faqe 13-17

    LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “SHËNDETI”

    FJALIM SI SARKOZI. LOTE TEK MILITANTET. GARA PER PASARDHESIN

    “I HUMBEM ZGJEDHJET, PERGJEGJESI JAM UNE, SALI BERISHA”

    “KUNDERSHTARIT I UROJ MBARESI NE DETYREN E TIJ TE LARTE”

    NDRYSHIMET

    Punonjësit në pritje të drejtuesve të rinj, boshatisen zyrat, mbushen lokalet

    Shkrehet administrata frikë për vendet e punës

    Faqe 8-9

    NË FOTO:Dje paradite, parkingu i boshatisur i Ministrisë së Mbrojtjes

    NË FOTO:Sali Berisha dje në selinë e PD duke dhënë deklaratën e dorëheqjes

  • 2 E enjte, 27 qershor 2013POLITIKE

    Jep dorëheqjen pas 22 vitesh lideri demokrat: Humba zgjedhjet, jam përgjegjësi

    Berisha lë PD, kryetari iri, nën “kujdesin” e tij

    “I uroj kundërshtarit, tuesit të zgjedhjeve, mbarësi në detyrë”

    TIRANE

    JAKIN MARENA

    LAJMIKryetari i PD dhe kryemin-istri në detyrë Sali Berisha ka pranuar humbjen në zgjedhje duke dhënë dhe dorëheqjen nga të gjitha postet drejtuese në PD. Ai ka uruar kundërshta-rin e tij për toren, duke lajmëruar qëndrimin në detyrë deri në shtator.

    Deputetët e PD të shpërndarë në rrethe mbërrijnë në selinë blu që në orën 19.00. Kanë mbërritur Olldashi, Patozi, Topalli dhe drejtuesit e tjerë të PD, të cilët e kanë pritur kryeministrin në detyrë Berisha në katin e dytë të selisë së PD.

    Shqipëria ka një precedent të largimit nga posti i kryetarit të partisë dhe dorëzimi i pushtetit në mënyrë paqësore. Ai vjen para tetë viteve kur kryetari i PS për 15 vite me radhë në krye të kësaj partie, Fatos Nano, dha dorëheqjen nga kryetar i PS. Shumë u komentua asokohe si një standard i vendosur prej liderit historik socialist dhe pa shumë shpresa për t’u thyer nga ndonjë lider tjetër, aq më tepër nga lideri historik i PD Sali Berisha. Nano asokohe as që u përzi në përzgjedhjen e liderit të ri Edi Rama, përpos një telefonate të fortë ndaj tij ditën e kongresit.

    DEPUTETËTPRECEDENTI

    Lotë, tronditje dhe thir-rje për moslargim ka shkaktuar tek militantët e shumtë të mbledhur para selisë së PD, deklarata e Ber-ishë që lajmëroi dorëheqjen e tij nga të gjitha funksionet në PD. Militantët e PD e kanë shoqëruar Berishën që nga shtëpia, e kanë pritur në seli dhe dëgjuar me lot në sy tërë fjalimin e tij të lamtumirës, dhe e kanë shoqëruar teksa ka dalë nga selia e PD, për herë të fundit si kryetar i kësaj partie. Por që do të mbetet sërish zëri autoritar e drej-tues në këtë seli. Ndërkohë Berisha, tepër i emocionuar, nën shoqërinë dhe të djalit të tij Shkelzen, dhëndërrit të tij Jamarbër Malltezi, pasi ka pranuar humbjen në zgjedhje, duke uruar kundërshtarin ka mbajtur tërë përgjëgjësinë për këtë humbje, duke deklaruar dorëheqjen e tij nga drejtimi i PD. Teksa nënvizoi se në tërë karrierën e tij politike në dy dekada ka përmbushur me përkushtim detyrat, ai ka thënë se do largohej nga posti nëse konstatonte se arsyet shëndetësore nuk do e lejonin të përmbushë de-tyrimet, gjë që s’ndodhi pasi energjitë e tij sot janë po ato që ka patur 20 vjet më parë. “Unë gjithnjë kam qenë i vendosur t’i bindem plotë-sisht verdiktit të sovranit, që foli qartë në këto zgjedhje. I përkas atyre politikanëve që besojnë se ai nuk gabon.

    NË FOTO:Sali Berisha dje në selinë e PD duke dhënë deklaratën e dorëheqjes

    Zhvillimet

    Në TVSH nis“rotacioni”, tani ndërron pllaka

    Eshtë dashur vetëm n j ë d i t ë q ë t ë deklarohej përfundim-isht fituesi që është kreu i PS Edi Rama dhe aleatët e tij, që dhe në Televizionin Publik Sh-qiptar të llojë “rota-cioni”. Kështu një pjesë dërmuese e punon-jësve në këtë institu-cion të lartë media-tik me financim nga shteti kanë shfaqur hapur anësinë me so-cialistët dhe mazho-rancën e re, duke e sikterisur kryeminis-trin në largim Berisha, aq sa i kanë vënë në diskutim pasqyrimin e deklaratës së tij të dorëheqjes. Pritet që të ketë zhvillime të reja në këtë TV, që ka qënë gjithnjë nën goditjen e politikës e politikanëve.

    Qytetarët votuan në shumicë projektin e kundërshtarit tonë, të bazuar në premtimet

    që ne s’mund ti bënim. Duke pranuar rezultatin e zgjed-hjeve, i uroj kundërshtarit,

    tuesit të zgjedhjeve mbarësi në detyrën e tij të lartë dhe uroj që qytetarët shqiptarë

    të gëzojnë një jetë gjithnjë e më të mirë”, tha Berisha. Që nënvizoi se kishte punuar fort në këtë fushatë për toren që s’ndodhi. “Ne i humbëm këto zgjedhje e besomëni mua, se për këtë humbje e tërë përgjegjësia bie vetëm mbi një njeri, vetëm mbi mua, Sali Berishën. Kështu që, duke marrë gjithë përgjegjësitë që vërtetë më takojnë, në një vendim të prerë, kam ven-dosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e PD, të jem thjeshtë njëri prej jush, anëtar i PD e deputet i saj, të punojë me përkushtim të madh së bashku me ju e lidershipin e ri, për të mbrojtur dhe promovuar si opozitë, vlerat dhe parimet themelore të programit tonë, për ta shndërruar atë përsëri në një program të shumicës së shqiptarëve. Ndaj dhe ju lutem të mos gaboni të merrni apo të konsideroni këtë fjalë si një fjalim lamtumire”, tha ai. Më pas ai ka përsëritur të gjitha arritjet në tetë vite, pasi ka falenderuar militantët e familjen e tij, Berisha tha se do qëndrojë në krye të PD dhe qeverisë dhe pak kohë, duke treguar se nga vertet do ikë, por do mbetet timonin e PD. “Në përputhje me Kushtetutën e vendit deri në muajin shtator do vazhdoj të punoj me përkushtim të madh në projektin e Shqipërisë së zhvilluar dhe në përputhje me Statutin e Partisë, do qëndroj në timonin e saj për të organi-zuar zgjedhjen nga anëtarësia e PD, të lidershipit të ri, që

    BilanciBerisha, karriera 22 vjeçare politike nga 1990 deri më 2013Karriera politike e kryeministrit e kryetarit të PD Sali Berisha ka qënë e mbushur me ulje ngritjet e veta. Kështu, Berisha ka hyrë në politikën reale në korrik të vitit 1990, teksa ka marrë pjesë në takimin e ish-kreut të shtetit të asaj kohe Ramiz Alia për pluralizmin politik, duke u projektuar në këtë mënyrë që atëherë në dy tre personat që ishin përzgjedhur për të udhëhequr politikën opozitare. Në dhjetor të vitit 1990 nga një i dërguar i kreut të shtetit Alia te studentët u bashkua me ta për të qënë themelues e në shkurt të vitit 1991 kryetar i kësaj partie. Humb zgjedhjet e para pluraliste më 31 mars të vitit 1991, dhe ton në mënyrë plebishitare zgjedhjet e parakohëshme të 22 marsit 1992 dhe zgjidhet president i vendit. Vetëm tre muaj më vonë humbet zgjedhjet vendore përballë Fatos Nanos të cilin e futi në burg. Pas kësaj humbet referendumin e vitit 2004 për Kushtetutën, ndërsa shkatër-ron zgjedhjet e vitit 1996, për të dorëzuar pushtetin pas rënies së piramidave në zgjed-hjet e korrikut 1997, duke u dorëhequr dhe si president. Më 14 shtator 1998, tenton një grusht shteti pas vrasjes së Hajdarit, duke

    humbur dy vjet më vonë zgjedhjet vendore më 2000, humb zgjedhjet parlamentare më 2001, humb sërish zgjedhjet vendore më 2003 dhe ton brishtë zgjedhjet përballë Na-nos më 2005. Humbet sërish zgjedhjet ven-dore më 2007, ton diskutueshëm zgjedhjet parlamentare të 2009, humb ne tërë vendin e përmbys Tiranën në lokalet e 2011, ndërs humbet thellë më 23 qershor 2013, duke ikur zyrtarisht nga politika.

    do ta mbështesim të gjithë së bashku dhe të ecim në ud-hëheqjen e tij drejt tores së betejës me të afërt që na pret. Përpara!”, tha Berisha në fund të herës. Duke lënë hijen e tij të rëndë në selinë e PD.

    Berisha në vitin 1996

  • 3E enjte, 27 qershor 2013POLITIKE

    Stano: Tranzicioni

    të përmbyllet, fjala

    e Berishës hap pozitiv

    Në një lidhje telefonike për A1Report, përfaqësuesi i BE, Peter Stano, nga Brukseli, pak minuta pas dorëheqjes së kryeministrit Berisha nga posti i kryetarit të PD, tha se s’mund të thotë asgjë për dorëheqjen e tij pasi nuk e ka dëgjuar me kujdes deklaratën që kreu i qeverisë dha përpara mediave, por ai theksoi se fjalimi i tij ishte një hap pozitiv dhe i

    mbarë. Në pamundësi për të dhënë një koment për dorëheqjen e liderit të PD, Stano i’u referua deklaratës së djeshme të Ashton e Fule, ku theksohej se Brukseli pret hapa pozitivë për procesin e integrimit të vendit. “Do ta lexoj me kujdes deklaratën e Berishës. Brukseli pret hapa pozitiv për procesin e integrimit të Shqipërisë”, tha përfaqësuesi i BE,

    Stano. Sipas Stij, aktorët politikë duhet të jenë konstruktiv dhe çdo hap që do të ndiqet duhet të jetë sipas standarteve europiane. Përfaqësuesi i BE përshëndeti inisiativën dhe qëndrim demokratik dhe ka inkurajuar qeverinë e re që të nisë një kapitull të ri dhe ky duhet të jetë një moment i rëndësishëm për të përmbyllur tranzicionin në vend.

    Olldashi, Bode dhe Patozi pro nënkryetares

    Berisha e familja mbështesin Bashën. Selami, në pritje

    Basha-Topalli, betejapër postin e kreut PD

    TIRANE

    JAKIN MARENA

    DORËHEQJA, BERISHA KOPJON “LAMTUMIRËN” E PRESIDENTIT

    FRANCEZ SARKOZI

    “Përplasja në PD që s’do kalojë pa pasoja, pritet të kalojë në të gjitha “stacionet” statutore pasi zgjedhja e kryetarit bëhet në kongresin e partisë, përmes votës së delegatëve. Që pritet të mblidhet para nëntorit, pasi pas 2 vitesh ka zgjedhje lokale”.

    KONGRESI

    Forumet drejtuese

    Si u shkarkuaEduart Selaminga kryetar i PDNuk është respektuar gjithnjë statusi i Par-tisë Demokratike në zgjed-hjen apo shkarkimin e kry-etarëve të PD. Që në llim kryetari i PD është zgjed-hur nga Këshilli Kom-bëtar, por dhe shkarkimet e bujshme janë bërë po nga Këshilli Kombëtar i PD, forumi drejtues më i rëndësishëm dhe vendim-marrës në periudhën mes dy kongreseve. Kështu ka ndodhur me zgjedhjen e Berishës në krye të PD në shkurtin e vitit 1991, por dhe të Selamin në krye të PD pas largimit të Berishës drejt Presidencës si kreu i shtetit. Por në memorien e shqiptarëve ka mbetur për tu shënuar shkarkimi me ceremoni i Eduart Selamit nga kry-etar i PD. Asokohe, pas humbjes së referendumit për Kushtetutën, të cilin e udhëhoqi Berisha, Selami kërkoi bashkimin e postit të kryetarit të PD me atë të kryeministrit, duke i kërkuar Berishës largimin e Meksit nga posti i kreut të qeverisë. Pikërisht një kërkesë e tillë dhe krijimi i idesë se ishte me të vërtete kryetar i PD, ndërkohë që kryetari real ishte presi-denti ia saj kohe Berisha,

    bëri që Selami të shkarko-hej nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD në pallatin e lojrave me dorë “Fahrije Hoti”, pa e pyetur fare dhe pa dëgjuar as fjalën e tij të mbrojtjes. Madje nuk e lanë të hyjë as në mbled-hje, përjashtim që solli dhe “syrgynin” e tij politik për 17 vite me radhë, deri-sa më 23 qershor kandidoi dhe ëhstë tashmë deputet i sigurtë në Parlamentin e Shqipërisë. Pas kësaj në PD s’ka pasur histori, pavarësisht se kongresi me statu bënte zgjedhjen e kryetarit të PD, herë e herë dhe me kandidatë fiktivë rivalë, gjithnjë me 99 përqind të votave është zgjedhur kryetar Sali Beri-sha. Tashmë jemi në pritje çfarë do ndodhë në vjeshtë.

    Dorëheqja e Berishës nga drejtimi i PD ka shkak-tuar traumë në PD. Pasi ka qëndruar për më shumë se 22 vite në krye të partisë së parë opozitare, duke e drejtuar atë me dorë të hekurt, dhe pas ndërtimit të një piramide tepër të “kithtë” drejtuese për vite me radhë lufta për të marrë kreun e PD mbetet e hapur e parala-jmëron një përplasje të fortë të të gjitha grupimeve në PD. Në këtë betejë për postin e kry-etarit të PD, mbetur vakant për herë të parë që nga themelimi i kësaj partie, më i kuotuari në “bursën” politike është kreu i bashkisë së Tiranës dhe anëtari i kryesisë së PD, Lul-zim Basha. Ai ardhur në këtë parti me mbështetjen e vajzës së Berishës, Argita, i quajtur përfaqësues i “klanit të Kos-

    ovës”, Basha nuk ka munguar që në të gjitha rastet decizive të shfaqet përkrah liderit historik të PD, Berisha. Dhe në mo-mentet më të vështira për Ber-ishën pas humbjes shokuese të 23 qershorit, më e madhe dhe se ajo e vitit 1997, ka qënë Basha ai që dy ditë më parë e ka shoqëruar gjithë ditën kry-etarin humbës, në takimin në kryeministri, vajtjen në Presi-dencë për takim me Nishanin me “bekimin” e tij por dhe në komunikimin gjatë gjithë këtyre orëve të rënda për të. Ndërkohë Berisha s’ka prefer-uar të komunikojë me asnjë nga drejtuesit e tjerë të PD, aq më tepër me nënkryetaren

    të vendoste për largimin nga drejtimi i kësaj partie. Dhe tregues të qartë se Topalli e mendon shumë ngjitjen ne krye të kësaj partie janë ak-tivitetet e veçanta dhe të forta të realizuara prej saj, votimin kundër të gjithë prokurorëve të përgjithshëm, përplasja me ish-kreun e shtetit Bamir Topi deri në largimin e tij nga PD, dhe në momentin e vështirë për Berishën në 22 vjetorin e krijimit të PD kur i ra të kët dhe ishte ajo që organ-

    izoi gjithçka për qetësimin e mbështetësve dhe marrjen e situatës nën kontroll. Topalli ka tentuar disa herë gjatë kë-tyre ditëve që të komunikojë me Berishën por ka gjetur përballë heshtjen, një parala-jmërim i qartë se Berisha nuk është për një ngjitje të saj në krye të PD, por është në favor të katapultimit të Bashës. Aq më tepër që kundër saj janë dhe mbështetësit e Bashës e për më tepër familja Berisha. Ndërkohë që Topalli nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ambicia e saj për të marrë drejtimin e PD, ajo pritet që të mbështetet dhe nga grupi i Olldashit, dhe ky i pam-bështetur tashmë nga Berisha por dhe Bode e Patozi, të cilët shohin te Basha rrezikun e mënjanimit. Pa përjashtuar Ed Selamin që po qëndron urtë në pritje. Pëplasja në PD që s’do kalojë pa pasoja, pritet të kalojë në të gjitha “stacio-net” statutore pasi zgjedhja e kryetarit bëhet në kongres, përmes votës së delegatëve. Që pritet të mblidhet para nëntorit, pasi pas 2 vitesh ka zgjedhje lokale.

    Sarkozi: “Populli francez zgjodhi. ...”

    Berisha: “Unë gjithnjë kam qenë i vendosur t’i bindem plotësisht verdiktit të sovranit, i cili foli qartë në këto zgjedhje”.

    Sarkozi: “Unë mbaj gjithë përgjegjësinë e këtij dështimi: luftova duke u mbështetur mbi vlerën e përgjegjësisë dhe nuk jam nga ata që s’i marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Unë isha kryetari, dhe kur ka një dështim, Numri 1 është ai që e mban përgjegjësinë.

    Asgjë nga ato që kam thënë s’ka qenë e rreme, do t’ju them diçka nga thellësia e zemrës: nëse mbron vlera të vërteta, e vetmja mënyrë për të qenë i besueshëm është që t’i vesh ato në zbatim.

    Ndërsa përgatitem të kthehem si një francez mes francezëve, më shumë se kurrë do të kem dashurinë për vendin tim në zemrën time. ...”

    Berisha: “Unë jam përpjekur me më të mirën për toren tonë, por kjo nuk ndodhi. Për këtë humbje përgjegjësia bie vetëm mbi një njeri, mbi Sali Berishën, kështu që duke marrë përgjegjësitë që më takojnë, kam vendosur që të jap dorëheqjen time nga të gjitha funksionet e mia në Partinë Demokratike, të jem një si ju dhe të punoj me përkushtim si opozitë për të shndërruar programin tonë në program toreje. Ky nuk është një fjalim lamtumire. I tillë nuk është. Nga unë PD dhe mbështetësit e saj nuk do dëgjojnë një fjalim lamtumire, sepse unë nuk do ta lexoja urrë. Jemi të mërzitur”.

    “Berisha nuk ka preferuar të komunikojë me asnjë nga drejtuesit e tjerë të PD, aq më tepër me nënkryetaren e PD, Topalli”

    e kësaj partie, njëherësh për tetë vite me radhë kryetaren e Parlamentit, Joze na Topalli.

    E cila gjithnjë është parë si as-pirante për të qënë në krye të PD, në momentin kur Berisha

    Eduart Selami

    Lulzim Basha dhe Joze na Topalli

  • 4 E enjte, 27 qershor 2013POLITIKE

    Qarku i Lezhës,

    certi kohet sot

    torja e së majtës

    Megjithëse procesi i numërimit të votave ka përfunduar në qarkun e Lezhës, mamurrasit mbajnë peng certi kimin e zgjedhjeve. gjatë ditës së djeshme është pezulluar procesi i certi kimit të rezultatit të zgjedhjeve me argumentin se komisionerët janë të lodhur. Janë komisionerët e KZAZ-së nr. 15 në Laç, të cilët nuk pranojnë të rmosin procesverbalet e rezultateve të

    votimit. Megjithëse numërimi i votave

    ka përfunduar rreth orës 16:00pas disa orësh bllokimi, komisionerët janë tërhequr pikërisht në momentin kur bëhej fjalë për rmosjen e procesverbaleve. Socialistët

    pretendojnë se në këtë zonë kanë tuar mbi 900 vota më shumë se demokratët, vota këto të cilat i japin aleancës së majtë mandatin e katërt.Por krejt të kundërtën pretendojnë demokratët. Përfaqësuesit e kësaj force politike thonë se diferenca

    është shumë më e vogël, ndaj edhe ata pretendojnë se janë në avantazh. Kutitë e pacerti kuara i përkasin bashkisë së Mamurrasit, zonë në të cilën demokratët morën vota më shumë se në të gjitha njësitë e tjera vendore. Pa certi kimin e KZAZ nr. 15, rezultati i zgjedhjeve në qarkun e Lezhës është në favor të koalicionit të majtë, respektivisht 3 deputetë i ka marrë PS, 1 deputet LSI dhe 3 PD.

    Gjiknuri: S`kthejmë anëtarët, KQZ do rishikohet

    Ish-nënkryetari i KQZ, shihet në selinë e Partisë Socialiste

    Zgjedhjet certi kimi mes KQZ dhe Kolegjit

    TIRANE

    ARTEMISA HOXHA

    LAJMINgërçi që pritet të mbërthej KQZ është pikërisht certi -kimi i zgjedhjeve. KqZ me 4 anëtarë nuk e realizon dot. Çështja do të kalojë në Kolegj ose do të ketë një rikthim të anëtarëve të dorëhequr.

    Katër njësiZgjedhjet e pjesshme në Sevaster, ton kandidati i FRDFryma e Re Demokratike ka fituar drejtimin e komunës Sevaster të Vlorës. Kujtim Sinani, kandidat i saj u shapll tues me 394 vota apo 15 më shumë se kandidati i PD-së, Luan Binaj. Në zgjedhjet e pjesshme vendore, në komunën e Sevasterit, një nga njësitë e qeverisjes vendore më të largëta në Vlorës, kandiduan 4 subjekte politike, mes të cilave, FRD, PD, LSI dhe PBKD. Ish- kryetari i kësaj komune, Përparim Shameti, kandidoi për Partinë Balli Kombëtar në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, por nuk arriti të tonte. Ndërkohë që në njësinë bashkiake numër 1 në kryeqyet pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, e cila tashmë do të jetë deputete e Tiranës, tues është kandidati i Partisë Socialsite Shëptim Cami. Sipas të dhënave mësohet se Cami ka tuar mbi kandidatin e djathtë me një diferencë të lartë votash rreth 3 mijë vota. Njëkoshësisht në 23 qershor zgjedhësit në bashkinë e Bul-qizës votuan edhe për kreun e kësa bashkie pas kandidimit dhe timit si deputet të ish-kryetarit të Bashkisë Roland Keta. Kjo bashki thashmë nuk do të kryesohet nga e

    djathta, por nga e majta. Sipas rezultateve përfundimtare këtë bashki do ta drejtojë My t Duriçi i Partisë Socialiste, i cili mori 1600 vota më shumë se kandidat i djathtë Femi Tançi. Partia Demokratike arriti që të marrë vetëm komunën e Thumanës. Zgjedhjet në këtë komunë, që u dekretuan nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në datën 3 qershor, u zhvilluan në të njëjtën ditë me ato të përgjithshme.

    Dorëheqja

    Kodheli: Shqipëria emeritonte një akt të tillëPa s i p ë r f u n d i m i t t ë numërimit të votave, ku koalicioni i majtë toi mbi

    atë të djathtë, ngërçi tashmë pritet të kalojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, aty ku duhet që të bëhet certifikimi i zgjedhjeve, në mnëyrë që të njihet dhe ftorja e Aleancën për Shqipërinë Europiane. Por aktualisht ky institucion prej shumë muajsh përbëhet vetëm nga 4 anëtarë, çfarë nuk bën do të mundur cetri kimin e tyre, pasi Kodi Zgjedhor e ka të përcaktuar qartë se vendimi për miratimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve duhet të rmoset me shumicë të cilësuar, pra që do të thotë minimalisht 5 anëtarë. Por që të bëhet e mundur kjo ka vetëm dy mundësi ose cer-tifikimi të bëhet nga Kolegji Zgjedhor ose të bëhet e mundur rikthimi i ish-anëtarëvve të KQZ, të cilët pak muaj më parë dhanë dorëheqjen. Gjithësesi mundësia e rikthimit të tyre dhe certi kimi i zgjedhjeve nga KQZ mund të jetë dhe rruga më e lehtë për tu gjetur. Kjo pasi burime kon r-mojnë se vetëm para dy ditësh është parë të hyjë në ambientet

    e selisë rozë ish-nënkryetari i KQZ, Denar Biba. I vetmi skenar për certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ mbetet pikërisht ky, që të kthehet njëri prej anëtarëve të larguar, nga të cilët ishin dhe Albana Shtylla si i propozuari nga PBDNJ, Jani Jani. Nëse nuk ndodh ky variant atëherë do të jetë vetëm Kolegji Zgjedhor, ai që do të certifikojë fitoren e së majtëve. Ende nuk është konfirmuar asgjë nga palët, pasi vetë Kuvendi nuk i ka miratuar kërkesat e dorëheqjes së tre ish-anëarëve të institucionit administrues të zgjedhjeve.

    GJIKNURI Sekretari për çështjet ele-

    ktorale në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri gjatë daljes së parë të tij për mediat pas

    zgjedhjeve theksoi se do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të certi- kojë rezultatin e zgjedhjeve të

    23 qershorit. Ai tha se nuk do të ketë kthim të anëtarëve të zgjed-

    hur nga opozita, në KQZ, por gjithësesi këto janë dy mundësitë që kanë palët për të certi kuar sa më shpejt zgjedhjet. “KQZ nëse nuk i ka votat e nevojshme,

    atëherë do të jetë Kolegji ai që do të certi kojë, do të shpërndajë mandatet dhe shkelja ligjore në këtë rast bie mbi maxhorancën e cila në mënyrë të njëanshme, me atë blicin që bëri në parlement, vendosi paligjshmërinë. Par-lamenti i ri do t’i japë përgjigje edhe kësaj çështjeje. Nuk mun-det të rati kojmë paligjshmëri-në”, tha Gjiknuri. Gjiknuri tha se përgjegjësia për delegjitimimin e institucionit të zgjedhjeve, bie mbi mazhorancën aktuale dhe se PS nuk do të bëhet pjesë e as-një taktike që ka të bëjë me këtë situatë në KQZ. “PS ka pasur dhe mban një qëndrim parimor sa i përket KQZ-së. Ata që e shbënë KQZ do të mbajnë përgjegjësi deri në fund. Ne nuk kemi pse bëhemi pjesë e taktikave ele-ktorale”- tha Gjiknuri. Duke komentuar rezultatin brenda koalicionit të majtë, sekretari socialist u shpreh se nuk është e rëndësihme nëse për toi LSI nga PS apo anasjelltas, pasi torja e 23 qershorit ishte historike për të majtën. “Koalicioni ka për tuar maksimumin e tij dhe kjo është dhe vlera e gjithë asaj marrëveshjeje shumë të rëndë-sishme që u nënshkrua përpara zgjedhjeve për të hyrë në një koalicion paraelektoral me LSI. Ky system kërkon koalicione dhe e majta ndërtoi koalicionin më efikas që ka parë ndon-jëherë Shqipëria në këto 20 vite demokraci”- tha Gjiknuri.

    PS ka pasur dhe mban një qëndrim parimor sa i përket KQZ-së. Ata që e shbënë KQZ do të mbajnë përgjegjësi deri në fund.

    De p u t e t j a e P S , Mimi Kodheli ka deklaruar se Shqipëria e meritonte dorëheqjen e Sali Berishës si kry-etar i Partisë Demokra-tike. PD tha ajo, duhet të rihapet ashtu siç ka bërë Rama vite më parë. “Unë mendoj se Shqipëria e meritonte një sjellje të tillë poli-tike nga politikanët më të lartë të vendit. E meritonte pranimin e rezultatit të zgjedhjeve nga Berisha, i cili në këto vite midis kon-testimesh, pranimesh, luftrash elektorale me vështirësi ka mundur të japë një mesazh pozitiv, tamam në momentin kur Shqipëria kalon-te nga një pushtet në një pushtet tjetër. Por mesa duket kemi qenë të gatshëm vetëm në këtë moment ta bëjmë këtë. PD sigurisht që është një vlerë e sho-q ë r i s ë k o m b ë t a r e , ashtu siç është dhe një vlerë e pamohueshme e shoqërisë shqiptare Partia Socialiste me gjithë anëtarësinë e saj. Dëgjova me vë-mendjen Berishën në ato ç`ka tha, është në të drejtën e tij të sillet me partinë e tij dhe të japë dorëheqjen nga të gjitha funksionet sipas asaj që statuti i PD-së shkruan, përcakton dhe uroj shumë që zgjed-hjet në këtë parti të jenë realisht demokra-tike. Sepse PD sipas opinionit time duhet të rihapet, ridemokratizo-het dhe të bëhet pjesë aktive e lojës politike shqiptare, ashtu siç ka tentuar ta bëjë këtë vite më parë me Edi Ramën PS”, u shpreh deputetja e Qarkut të Lezhës.

    Damian Gjinkuri

    TOTALI I VOTAVE

    Aleanca për Shqipërine Europiane 991118 vota

    PS 711765 vota

    LSI 179449 vota

    Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim 676433 vota

    PD 524800 vota

    FRD 29051 vota

    AK 9910 vota

  • 5E enjte, 27 qershor 2013POLITIKE

    Komisioni Qëndror i

    Zgjedhjeve shpall sot

    rezultatin e zgjedhjeve

    Sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare të Shqipërisë të 23 qershorit. Pas të paktën tre ditë numërimesh së rreth 2 milionë votave, ku për herë të parë në zgjedhjet shqiptare, ankimimet

    janë shumë të pakta, institucioni më i lartë zgjedhor do të mbyllë sot zyrtarisht proçesin. Problemi i vetëm në përllogaritjet e përgjithshme ka mbetur ai i Kukësit, ku dy kandidatë, Apostol Goci i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Alban Zeneli i Partisë Demokratike pretendojnë vendin e katërt në

    këtë qark. Ndërkohë në të gjitha qarqet e tjera nuk pritet të ketë ankesa të forta, kjo dhe për shkak të numrit të madh të votave që ka bërë diferencën mes kandidatëve tues dhe atyre humbës. Pritet më vonë që në rast se KQZ nuk do të arrijë të certi kojë zgjedhjet, kjo detyrë i kalon Kolegjit Zgjedhor.

    Nuk mungojnë të rikthyerit nga PS dhe PD

    Ja kush janë risitë që kanë sjellë partitë në 12 qarqe

    Edi Rama mes 54 deputetëve të rinj

    TIRANE

    ARTEMISA HOXHA

    LAJMIParlamenti i ri me 140 deputetë pritet që të ketë plot 54 deputetë të rinj, të cilët do të marrin mandatin e tyre. ka edhe deputetë të rikthyer nga partitë.

    PARTIA SOCIALISTE

    PARTIA DEMOKRATIKE

    PARTIA REPUBLIKANE

    PDIU

    PBDNJ PDKSH

    PARTIA SOCIALISTE PER INTEGRIM

    Nga 140 deputët që arrit-në të merrnin mandatin e deputetit nga zgjed-hjet e 23 qershorit, në këtë listë vihet re se janë plotë 54 emra të rinj që do të kenë të drejtë që të ushtrojnë “profesionin” e de-putetit. Për herë të parë në Par-lament do të jetë dhe Edi Rama. Emrat e rinj të deputetëve vijnë nga të gjitha qarqet e vendit si dhe nga të gjitha partitë, ku PS ka sjellë më shumë risi në jetën politike në vend. Kështu në Shkodër, socialistët përfaqësohen me dy deputet të rinj Mimoza Ha zin e Sahit Fishtën, Partia Demokra-tike me Helidon Bushatin e Voltana Ademin dhe LSI me Agron Çelën, një deputet i ri është Mark Frroku, që për-faqëson PKDSh. Në qarkun Lezhë është emër i ri nga e majta është Arben Ndoka, Monika Kryemadhi, rivjen pas 8 vjetësh ndërsa nga PD me Albina Dedën. Në listën e Durrësit janë të rinj Gentian Bejko, e Artur Bushi, ndërsa nga demokratët ka siguruar mandatin e deputetit Oerd Bylykbashi, shef i kabinetit të kryeministrit Sali Beri-sha, është rikthyer Agron Duka, por këtë herë deputet në siglën e PR. Në Tiranë janë emra të rinj që përfaqësojnë PS si Parid Cara,Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Lindita Nikolla, kurse për LSI, është emër i ri Klajda Gjosha dhe rikthimi i Luan Ramës në Parlament. Emrat e rinj të demokratëve në Tiranë janë Halim Kosova, Jorida Tabaku, Keltis Kruja,nga re-publikanët Ylli Shehu dhe

    nga PDIU Tahir Muhedini. Një deputet i ri është Vexhi Muçmata, që përfaqëson socialistët në Kukës, kurse në grupin e demokrateve është deputet i ri Alban Zeneli, mandati i tretë në Kukës ose ai i Apostol Gocit nga Lsi. Nga qarku Dibër vjen një deputet i ri socialist Ulsi Manja, një i LSI Përparim Spahiu, dhe një demokrat Roland Keta, ish-kryetar i bashkisë Bulqizë. Nga Elbasani janë deputetë e rinj të së majtës, Evis Kushi, Alfred Peza nga LSI Edmond Haxhinasto e Bujar Kllogjri, për PD nuk ka emra të rinj, por rikthehet Eduard Selami. Në këtë qark morën mandat deputeti dy të rinj që për-faqësojnë njëri PR dhe tjetri PDIU përkatësisht, Luan Du-zha, e Aqif Rakipi. Në qarkun e Beratit të majtët nga 6 man-date të tuara kanë dy emra të rinj, Eduard Bejkon dhe Selfo Kapllanin, kurse demokratët nga dy të tuara kanë emër të ri Astrit Veliajn. Në Korçë janë deputetë të rinj për PS Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti dhe për LSI Piro Ka-purani, për demokratët është emër i ri Eleina Qirici. Në Fier në 9 mandate të PS janë 3 të rinj Arben Cuko, Majlinda Bu e Ilirian Celibashi, Lëvizja Social-iste per Integrim që ka marrë dy mandate ka dy emra të rinj Petrit Vasilin,e Robert Bitrin. Demokratët nga katër man-date, ku një është Shpëtim Idrizi ka emër të ri Kozma Dashin, por Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka arritur të marrë një mandat në këtë qark, dhe do të ulet në sallën e Kuvendit Omer Mamo. Në Vlorë veç Edi Ramës u zgjod-hën deputet për herë të parë në siglen e Partisë Socialiste Koço Kokëdhima e Andrea Marto, për Lëvizjen Socialiste për Integrim Shkëlqim Se-lami dhe nga Partia Demokra-tike Liljana Elmazi e Arben Ristani. Erion Veliaj është deputet i ri që përfaqëson socialistët e Gjirokastrës, ndërsa rikthehet në Parla-ment pas 8 vjetësh Anastas Angjeli.

    Ambasada e SHBA:

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një reagim të sajën përgëzon qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 qershorit 2013 për të riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj të ardhmes demokratike të Shqipërisë. “Me përfundimin së afërmi të numërimit, nxisim in-stitucionet zgjedhore të certi kojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfir-mojnë vullnetin e popullit shqiptar. Pas formimit të një qeverie të re, nxisim udhëheqësit dhe zyrtarët shqiptarët të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten. Ndo-nëse pjesa më e madhe e votimit në ditën e zgjedhje-ve dhe numërimi që pasoi u zhvilluan në mënyrë të rregullt, pati disa akte të pafalshme dhune që njol-losën frymën e zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë nuk kanë pse ta përjetojnë

    diçka të tillë; ata merito-jnë të hedhin votën e tyre dhe që ajo të numërohet në një mjedis të sigurt, të lirë nga kërcënimet dhe shtrëngimet”, thuhet në reagimin e ambasadës. Ndër të tjera, ambasada ka falenderuar dhe kry-eministrin në ikje Sali Berishën. “Falëndero-jmë Kryeministrin në largim Sali Berisha dhe vlerësojmë mbështetjen e tij konseguente për mar-rëdhënie të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në reagim.

    Të certi kohen zgjedhjet të kon rmohet vullneti i popullit

    1. Edi Rama2. Valentina Leskaj3. Koço Kokëdhima4. Luiza Xhuvani5. Fatmir Toçi6. Andrea Marto7. Blendi Klosi8. Klodiana pahiu9. Ilir Beqaj10. Namik Dokle11. Gentian Bejko12. Artur Bushi13. Bashkim Fino14. Arta Dade15. Olta Xhaçka16. Ilirian Pendavinji17. Ilir Xhakolli18. Ylli Petraj (Ziçishti)19. Shkëlqim Cani20. Ulsi Manja21. Vexhi Muçmata 22. Mimi Kodheli23. Armando Prenga24. Arben Ndoka25. Pandeli Majko26. Saimir Tahiri27. Vasilika Hysi28. Ditmir Bushati29. Fatmir Xhafaj30. Lindita Nikolla31. Besnik Baraj32. Xhemal Qefalia33. Sadri Abazi

    34. Parid Cara35. Spartak Braho36. Artan Gaçi37. Pjerin Ndreu38. Rakip Suli39. Milena Harito40. Dashamir Peza41. Gramoz Ruçi42. Erion Braçe43. Eglantina Gjermeni44. Ilirjan Celibashi45. Armando Subashi46. Arben Çuko47. Piro Lutaj48. Majlinda Bu 49. Ervin Koçi50. Ben Blushi51. Damian Gjiknuri52. Evis Kushi53. Alfred Peza54. Taulant Balla55. Musa Ulqini56. Mimoza Ha zi57. Tom Doshi58. Paulin Sterkaj59. Namik Kopliku60. Fidel Ylli61. Ermonela Felaj62. Eduard Shalsi63. Eduart Bejko64. Arben Ahmetaj65. Erion Veliaj66. Anastas Angjeli

    1. Eduart Halimi2. Igli Cara3. Albana Vokshi4. Gent Strazimiri5. Oerd Bylykbashi6. Astrit Patozi7. Arben Ristani8. Liljana Elmazi9. Ridvan Bode10 Eleina Qirici11. Edmond Spaho12. Fatmir Mehdiu13. Gjergji Papa14. Sheferedin Shehu15. Bedri Hoxha16. Roland Keta 17. Flamur Noka18. Besnik Dusha19. Alban Zeneli20. Aldo Bumçi21. Gjovalin Kadeli22. Albina Deda23. Sali Berisha24. Myqerem Tafaj25. Majlinda Bregu

    26. Halim Kosova27. Florion Mima28. Gerti Bogdani29. Dashamir Shehi30. Jorida Tabaku31. Edi Paloka32. Keltis Kruja33. Kastriot Islami34. Arben Imami35. Eduard Selami36. Ardian Abedin Turku37. Luciano Boci38. Joze na Topalli39. Helidon Bushati40. Voltana Ademi41. Nard Ndoka42. Gjovalin Bzhetaj43. Genc Pollo44. Astrit Veliaj45. Genc Ruli46. Sokol Olldashi 47. Mesila Doda48. Kosma Dashi49. Shpëtim Idrizi50. Alban Zeneli

    1. Agron Duka 2. Ylli Shehu

    1. Dashamir Tahiri 2. Tahir Muhedini

    3. Omer Mamo4. Aqif Rakipi

    1. Vangjel Dule 1. Mark Frroku

    1. Ilir Meta2. Monika Kryemadhi 3. Lefter Koka4. Klajda Gjosha5. Luan Rama6. Edmond Haxhinasto7. Petrit Vasili8. Robert Bitri

    9. Shkëlqim Selami10. Piro Kapurani11. Përparim Spahiu12. Agron Çela13. Nasip Naço14. Gledjon Rehovica15. Vangjel Tavo16. Bujar Kllogjri

    Ambasada e SHBA në Tiranë

  • 6 E enjte, 27 qershor 2013POLITIKE

    Mediu: Debati për

    largimin e Berishës,

    i parëndësishëm

    Kreu i PR, Fatmir Mediu, partia e të cilit mori katër deputetë në këto zgjedhje, shprehet se tuesi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve është Ilir Meta. “Ajo që duket qartësisht është se ka tuar LSI e arsyet pse ka tuar nuk kam një përgjigje sot, por gjithsecili nga ne mund të bëjë një analizë në këtë moment paszgjedhor. E djathta ka ofruar më të mirën për qytetarët shqiptarë, ka pasur një

    lidership në mënyrë absolute të përqëndruar në interesat kombëtare. Ajo që është e papranueshme për ne është se edhe pse është rezultati shumë i mirë i PR, si koalicion ne nuk kemi arritur të marrim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë,” tha Mediu. Sipas tij duhet re ektim dhe analizë për arsyet e humbjes së të djathtës, por shpreson që të mos ketë qenë arroganca. “Jeta të jep pak

    shanse e mundësi që të njohësh njerëz me autoritet e vullnet të tillë si zoti Berisha. Ajo që kam vlerësuar më tepër është dëshira e tij për të bërë më të mirën për vendin. Mendoj që është një vlerë jo për PD, është një vlerë si në aspektin e politikës shqiptare, e në aspektin e politikës tonë kombëtare. Të gjitha çështjet e tjera janë krejt dytësore, të parëndësishme”, shprehet Mediu.

    “Falenderim e mirënjohje për çdo militant, anëtar, simpatizant e votues të PD, për mundin, përkushtimin e përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën e votën. Me mirënjohje të pafund. Jozefina”.

    TOPALLI“Ndjehem krenare për fushatën e mrekullueshme, që jemi forca politike që me Berishën në krye shkëputi Shqipërinë nga diktatura, anëtarësimin në NATO, nesër në BE, që e garantoi standardi i këtyre zgjedhjeve”.

    BREGU“I drejtohem të gjithë votuesve tanë duke i thënë se ne jemi krenarë për të gjithë punën që kemi bërë gjatë këtij 8-vjeçari qeverisje me kryeministrin Berisha, bëmë gjithçka qe e mundur pamvarësisht bllokimeve”.

    IMAMI“Zgjedhjet përfunduan, rezultati doli e për të do asim. Tani është momenti për të falenderuar votuesit, demokratët për votën e për përkushtimin në fushatë. Koha për të shikuar sëbashku përpara e me kokën lart”.

    POLLO“Numëruesit e PD dhe PS kanë bërë pakt që të kalojnë votat për PR. Nuk ka mundësi që nga 2000 vota që ishte deri të hënën, të kalojë PR në 7000 vota. Në Elbasan me gjithë këtë investim, jo ky rezultat”.

    SULA“ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmë mbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t’ju them është që do jem me ju në çdo ditë të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim oarimet e ‘90”.

    DODA

    TIRANE

    JAKIN MARENA

    LAJMIE majta tuese ka marrë 85 mandate deputeti por opo oferon aleatët e Berishës dhe deputetë të veçantë të djathtë për t’i afruar në koalicion, duke para-lajamëruar një shumicë të frikshme prej mbi 90 de-putetësh që mund të ndry-shojnë dhe Kushtetutën.

    përparuese dhe në dispozicion të politikës shqiptare. Janë në të mirë të Shqipërisë”, vijonte

    E majta, ofertë aleatëve të PDPritet që koalicioni i majtë të shkojë mbi 90 deputetë, e aftë të ndryshojë dhe Kushtetutën. Pesë

    deputetë e PDIU pranojnë indirekt kalimin në aleancën qeverisëse. Sinjale Ndokës, Kadelit dhe të tjerëve

    Fituesit e zgjedhjeve lëshojnë sinjale bashkëqeverisjeje me PDIU dhe PDK

    Nisin negociatat për zgjerimin e koalicionit qeverisës, ndërkohë që ende nuk është certifi-kuar rezultati përfundimtar. Pavarësisht dominimit total të Kuvendit nga koalicioni i majtë me 85 deputetë duke e lënë koalicionin e djathtë me 55 deputetë, mazhoranca e re pritet të zgjerohet akoma për të mbërritur ndoshta në limitet e mbi 90 deputetëve. Një zgjerim të tillë e kishin paralajmëruar kreu i PS Edi Rama dhe kreu i LSI Ilir Meta, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, teksa në një konferencë të përbashkët për mediat thanë se mazhoranca e majtë do të jetë akoma më e gjërë se sa koalicioni aktual. Mësohet se sinjali i parë nga mazhoranca e re e majtë ka

    shkuar në drejtim të kreut të PDIU Shpëtim Idrizi, që nga këto zgjedhje ka dalë me 5 deputetë. Ftesa bashkëqever-isëse me PDIU e çon koali-

    cionin e majtë në ku njtë e 90 deputetëve. Një fakt të tillë e ka pranuar dhe njëri ndër deputetët e PDIU, kryetari i kësaj partie në Vlorë Dashamir Tahiri. Deputeti i kësaj partie, i rizgjedhur në Vlorë thotë se janë gati të kalojnë në krahun e PS. “Ne bashkëpunojmë me të gjithë shqiptarët për të mirën e vendit. Dhe PS shqiptare është, edhe ata shqiptarë janë” tha Tahiri për një të përdit-shme. Ndërkohë që burimet brenda PDIU saktësojnë se kanë mbërritur dhe ofertat e para për një koalicion qever-isës me PS. Ku duhet theksuar se vetë kreu i PDIU Idrizi te PS mori mandatin e deputetit

    dy herë radhazi. “Politikat e mia s’kanë qenë asnjëherë bllokuese. Politikat e mia janë

    deputeti i partisë përfaqësues çame Tahiri. Nga ana tjetër mësohet se sinjale kanë shkuar dhe në drejtim të përfaqësuesve të tjerë politikë që kanë marrë mandate në aleancë me Ber-ishën. Bëhet fjalë se mund të ketë një kalim të mundshëm të kreut të PDK Nard Ndoka në krahun e koalicionit qeverisës, parë dhe në këndvështrimin se vetëm gjashtë muaj para zgjed-hjeve iku nga opozita e drejtuar nga Rama për të kaluar te e djathta e drejtuar nga Berisha. Por mësohet se të gatshëm janë dhe deputetë të tjerë të koali-cionit të djathtë për të kaluar majtas në koalicionin qever-isës duke paralajmëruar një shumicë të frikshme prej 93 deputetësh, aq sa duhen dhe për të ndryshuar Kushtetutën. Ish-deputeti socialist Kadeli, por dhe ish-deputetë të tjerë të PS apo që janë te e djathta, mund të kalojnë në anën e së majtës.

    Deputeti i PDIU, i rizgjedhur në Vlorë thotë se janë gati të kalojnë në krahun e PS. “Ne bashkëpunojmë me të gjithë shqiptarët për të mirën e vendit. Dhe PS shqiptare është, edhe ata shqiptarë janë” tha Tahiri për një të përditshme.

    GATISHMËRIAKandidati i PR

    Humbja e zgjedhjeve të 23 qershorit ka rik-thyer mëritë e vjetra mes partive aleate të së djathtës, teksa përfaqësuesi repub-likan akuzon ministrin e PD se shkatoi humbjen në “qytetin e gurtë”.

    Ish-kryetari i PD së Gjirokastrës, i cili kandidoi për Partinë Republikane në këtë qark, bën përgjegjës Genc Rulin për humbjen e mandatit të dytë të së djathtës në Gjirokaster. “E ngarkoj atë më përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë humbje dhe analiza do të përcaktojë punën e pam-jaftueshme të këtij kandi-dati në Gjirokastër. Ka bërë presion mbi zgjedhësit tanë dhe është përgjegjës për humbjen e kandidatit të dytë”, tha Roland Bejko

    Ai thotë se duhet pran-uar rotacioni që ndodhi në

    këto zgjedhje. Bejko uron katër deputetët e majtë të qarkut për fitoren dhe ju kërkon atyre të punojnë për zhvillimin e qarkut të Gjirokastrës.

    “Eshtë koha për rotacion dhe është momenti që të mendojmë për të ardhmen. Ditë me të mira do të vijnë për demokratët”, u shpreh Bejko. I cili njëherësh kërkon një analizë të thellë për këtë rezultat rrënues.

    Bejko: Ruli, shkaktar ihumbjes në Gjirokastër

    “Të gatshëm janë dhe deputetë të tjerë të koalicionit të djathtë për të kaluar majtas në koalicionin qeverisës duke paralajmëruar një shumicë të frikshme prej 93 deputetësh”

    Roland Bejko

  • 7E enjte, 27 qershor 2013POLITIKE

    Korçë, Fino: Për

    700 vota s’morëm

    dhe mandatin e 8

    Kandidati i PS në Korçë, Bashkim Fino, tha dje për “A1Report!” se ndien keqardhje që vetëm për 700 vota, e majta nuk e mori dot mandatin e tetë në Korçë. Megjithatë, ai tha se torja e sotme është plebishitare, jo si ai e vitit 2009 kur ishim “rrotë më rrotë me Berishën”, por e tillë sa për ta larguar këtë qeveri të paaftë. Shqiptarët sot janë të lehtësuar dhe e

    vranë frikën, shtoi ai. I pyetur nëse PS do ta respektojë tani, marrëveshjen që ka me aleatët, ai tha se do respektohet çdo pikë e marrëveshjes së nënshkruar me ta, jo vetëm me LSI-në, por edhe me partitë e tjera që janë në koalicion e nuk përfaqësohen në parlament. Ato do të respektohen në vazhdimësi me krijimin e qeverisë së re. Por, çfarë pret Fino në

    këtë moment? Ai përfundoi duke thënë: “Do doja vërtet që Berisha ta pranonte humbjen dhe ta uronte Kryeministrin e ardhshëm, ashtu siç bëri Rama dje që me fjalë inkurajuese e uroi në jetën e tij private. Do të ishte mirë që edhe Berisha ta bënte nga ana e tij këtë gjë”. Një ftesë me të vërtetë e sinqertë, që ndoshta e dëshirojnë gjithë shqiptarët

    Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime:

    Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS.Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj

    (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve.Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit.Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve.

    Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiëan

    Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - TiranëTel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95

    E-mail: [email protected]Ëebsite: ëëë.salajakustik.com

    KABINETI

    APARATE DËGJIMI

    Parlamenti Evropian Nishani-Uollfarth:

    Kryetari i Grupimit të majtë në Parlamentin Europian Hannes Svoboda, uroi opozitën shqiptare për toren e zgjedhje. Sipas tij,

    tashmë sfidë e Ramës do jetë lufta ndaj korrupsionit dhe ekonomia. “Përgëzoj Edi Ramën dhe Ilir Metën për toren e tyre të qartë. Ata i ofruan popullit sh-qiptar një alternativë të vërtetë. Jam i sigurt, se qeveria e re do të trajtojë s dat me të cilat përballet vendi, veçanërisht korrup-sionin që është i madh dhe vështirësitë ekonomike. Qeveria e re të angazhohet për avancim në rrugën e integrimit drejt BE. Është koha që Shqipëria të prano-het si kandidate dhe vendi të vazhdojë avancimin në rrugën evropiane”, tha ai. Svoboda sakaq ka dënuar

    Kreu i prezencës së OSBE në vendin tonë, Eugen Uollfarth, do të largohet nga Shqipëria, ashtu sicc ishte plani kuar. Përpara largimit, ai ishte në një takim me presidentin Bu-jar Nishani. Presidenca e quan këtë një takim lam-tumire. “Presidenti Nishani shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri duke e cilësuar si një faktor të rëndësishëm ndihmues në zhvillimet demokratike dhe konsolidimin e institucion-eve të shtetit të së drejtës. Ambasadori Volfarth ka një meritë të veçantë në këtë kontribut”, thuhet në njoft-imin e Presidencës. Kreu i Shtetit u shpreh se procesi zgjedhor, i cili tashmë është në fazën përmbyllëse ka qenë nga më të mirët dhe

    vrasjen e simpatizantit të LSI gjatë ditës së voti-meve në qytetin e Laçit dhe parregullsitë e tjera në zgjedhje. “Dënoj vdekjen tragjike ditën e zgjedhje-ve. Në proces u vërejtën sërish parregullsi, duke përfshirë një KQZ jostabel. Zgjedhje më të mira se ato të shkuara por jo tërësisht në përputhje me standar-det ndërkombëtare”, tha Svoboda.

    për këtë OSBE-ODIHR me ndihmën e dhënë si në përgatitjen e kuadrit ligjor ashtu edhe në moni-torimin e procesit zgjedhor kanë pjesën e tyre në këtë sukses. Uollfarth u shpreh i kënaqur me punën e tij në Shqipëri dhe i lehtësuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve duke konsideruar se roli i Presidentit të Republikës në këtë proces ka qenë i rëndësishëm.

    Svoboda: S dat e Ramës, korrupsioni dhe ekonomia

    “Ky proces zgjedhor ka qenënga më të mirët në vend”

    TIRANE

    JAKIN MARENA

    LAJMIAmbasadori amerikan në Tiranë, Arvizu është takuar dje me presidentin Nishani për të diskutuar situatën pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe ndikimin për një kalim paqësor të pushtetit nga e djathta tek mazhoranca e re e majtë, e drejtuar nga Edi Rama. Kërkohet ndikim në kalimin paqësor të pushtetit

    Ambasadori i SHBA, tek Presidenti pas Berishës dhe Bashës

    Arvizu me Nishaninpër rotacionin politik

    Urimi

    Pack: Emajta ka shans për qeverisje

    Presidenti i vendit Bujar Nishani ka takuar dje edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Takimi po zhvillohet në Presidencë. Mësohet se takimi ka nisur mesditën e djeshme, rreth ores 13:20 dhe ka vijuar për gati një orë.

    TAKIMIAmbasadori amerikan, vetëm një ditë pas va-jtjes së kryeministrit ka mbërritur me urgjencë në Presidencë. Kështu pas taki-meve të djeshme që ka patur me liderin e PD Sali Berisha dhe ll pas tij me kryebashki-akun Basha, Presidenti i vendit Bujar Nishani ka takuar dje edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Takimi po zhvillohet në Presidencë. Mësohet se takimi ka nisur mesditën e djeshme, rreth ores 13:20 dhe ka vijuar për gati një orë. Ndërsa nuk ka pasur asnjë deklarim zyrtar se çfarë është biseduar mes tyre. Por ajo që ka rënë në sy ka qënë fakti se deri në orët e vona të mbrëmjes në

    sitin zyrtar të Presidentit nuk është shënuar asnjë njoftim për një takim të tillë, pavarësisht se dje kreu i shtetit ka pasur takim lamtumire dhe me ambasa-dorin e OSBE në Tiranë Eugen Uollfarth, të cilin e kishin hed-hur në faqen zyrtare. Burime të brendshme nga Presidenca të kon rmuara dhe nga brenda

    ambasadës amerikane saktëso-jnë se zgjedhjet parlamentare që sapo përfunduan kanë qënë objekti i bisedës mes tyre. Dy

    bashkëbiseduesit Nishani e Arvizu kanë diskutuar mes tyre modalitetet e rotacionit politik dhe kalimin paqësor

    të pushtetit nga mazhoranca e djathtë e kryesuar nga Berisha tek aleanca e majtë e kryesuar nga Edi Rama. Mësohet se është diskutuar dhe në lidhje me mundësinë e evitimit të vakuumit të pushtetit, që është rrezik për çdo prag rotacioni për të qëndruar në detyrë qeve-ria deri në momentin e betimit dhe miratimit të qeverisë së re të kryesuar nga Rama, gjë e cila u vertetua dhe nga deklarata e dorëheqjes së kryeministrit Berisha dhe betimi i tij se do të qëndrojë në krye të qeverisë deri në shtator kur të vijë qeveria e re. Ndërkohë që mësohet se është biseduar dhe në lidhje me situatën në të cilën gjendet vendi tashmë që ndërrimi i pushtetit është fakt i kryer sidomos në drejtim të goditjes së krimit e mbrojtjes së jetës së qytetarëve, pasi Presidenti si simbol i unitetit të Kombit ka një rol parësor. Tashmë është bërë e udhës që të gjithë ambasa-dorët e rëndësishëm të vendeve perëndimore në Shqipëri, por sidomos ata të SHBA të jenë shumë aktivë në momentet kyçe për vendin.

    Eurodeputetja Doris Pack e quan toren e Aleancës së Majtë një goditje për politikanët që kanë qeverisur deri tani. “Votuesit kanë dhënë votën për të majtët dhe tani është koha që ata të dëshmojnë se sa janë në gjendje t’u përgjigjen premtimeve të tyre dhe të qeverisin në respekt të votës së zgjedhësve. Pra, të shohim në vitet në vijim se sa ata mund të bëjnë më mirë ose jo në qeverisjen e vendit. Tani ata kanë shansin që në muajt dhe vitet e ardh-shme të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Ata më herët kanë prem-tuar shumë dhe ne jemi në pritje me shpresë se premtimet e tyre do të bëhën realitet”, ka thënë Pack.

    Presidenti Bujar Nishani dhe ambasadori e SHBA-së, Aleksandër Arvizu

    Eugen UollfarthHannes Svoboda

  • 8 E enjte, 27 qershor 2013 SOCIALE

    Të rinjtë e Durrësit

    aktivitet sensibilizues

    për drogën

    Vlerësoje veten, bëj zgjidhje të shëndetshme. Pro Shëndetit, Jo drogës”, kjo ka qenë moto nën të cilën shoqata Aksion Plus ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues në plazhin e Golemit ne Kavajë. Në kuadër të 26 qershorit, ditës ndërkombëtare të luftës kundër drogës vullnetare të shkollave “Andon Zako Çajupi” dhe “Petro Nini Luarasi” nga Tirana kanë shpërndarë etëpalosje

    për shumë pushues, të cilët gjendeshin në plazhin e Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit. Përfaqësuesi i shoqatës AksionPlus Genci Muçollari tha se kjo nismë mundohet sadopak të japë ndihmën e saj në luftën kundër drogës, e cila në vendin tonë po merr përmasa alarmante. “Bëhet fjalë për në shkallë republike rreth 40 mijë apo 50 mijë përdorues droge, ndërsa 6 mijë prej tyre janë të varur

    të drogave të rënda. Mes të rinjve përqindja varion nga pesë deri në shtatë po mund të jetë dhe më e lartë, për ata që përdorin kanabis”, tha Genci Muçollari, Aksion Plus. Të rinjtë, nxënës të dy gjimnazeve, janë shprehur se janë bërë vullnetarë me dëshirë për të kontribuar tek bashkëmoshatarët e tyre apo edhe persona të moshave të tjera për t’i thënë jo përdorimit të drogës.

    TIRANE

    JONIDA ALIU

    LAJMIRezultati i zgjedhjeve të së dielës ka paralizuar thua-jse të gjithë institucionet shtetërore. Punonjësit e administratës paraqiten në punë sa për të shënuar emrin, ndërsa kafenetë gëlojnë nga dyshimet se kujt do t’u besohet drejtimi i institucionit ku ata puno-jnë dhe frika për prekjen e vendit të tyre të punës.

    Bisedë te një lokal afër “Ministrisë së Arsimit”: “Unë këtu jam i vjetër, kam 14 vjet punë, dhe nuk besoj se do më heqin nga puna”. “Jo mo as që bëhet fjalë, ti rri i qetë,as mos e vrit mendjen fare për këtë gjë” i thotë miku i tij

    BISEDA

    Heshtja dhe amullia pas zgjedhore nuk ka përf-shirë vetëm Partinë Demokratike dhe elektoratin e djathtë, por edhe të gjithë punonjësit e administratës publike. Pas përmbysjes së rezultatit në favor të koali-cionit të majtë, pritet rotacioni i pushtetit, që sipas punonjësve të administratës shtetërore nuk do të prekë vetëm ata në rang drejtori, por i druhen edhe zbritjes deri tek punonjësit e thjeshtë.

    Në ditën e tretë, pas shpalljes së rezultatit të zgjed-hjeve të së dielës, admin-istrata shtetërore thuajse është e paralizuar. Ministrat janë paraqitur dje sa për të thënë, kanë qëndruar për disa minuta dhe kanë dalë sërish nga zyrat e tyre. Ndërkohë që edhe drejtorët kanë pasur mungesa, por edhe nëse vijnë, vijnë sa për të thënë, pasi nuk zhvillojnë asnjë mbledhje, nuk kanë rmosur asnjë ud-hëzim, apo të merret ndonjë vendim. Të vetmit që nuk mungojnë janë punonjësit e tjerë të administratës. Edhe ata paraqiten çdo mëngjes, por janë si të humbur pasi nuk e dinë se çfarë të bëjnë. Kjo pasi mungojnë drejtuesit që t’u kërkojnë llogari dhe t’u thonë se çfarë duhet të bëjnë. Pikërisht për këtë arsye nuk është e vështirë të kuptosh se përse lokalet rreth e rrot-

    ull institucioneve shtetërore janë plot me punonjës, të cilët teksa gjerbin kafenë, bëjnë edhe hamendësime se çfarë do të ndodhë dhe kanë dyshime për vendin e tyre të punës. Ata nuk i ka qetësuar as deklarata e Edi Ramës, dy ditë më parë, i cili premtoi se nuk do të largojë asnjë person dhe punësimi në administratë do të bëhet në bazë të meritës dhe jo përkatësive partiake.

    Te Ministria e Arsimit, kafja që ndodhet pas saj është plot. Disa kanë dyshime nëse do

    të vazhdojnë të jenë në po të njëjtin vend pune, dhe të tjerët nuk gjejnë asnjë arsye se përse duhet t’i largojnë nga puna. “Po çmë duhet mua partia, unë këtu jam i vjetër, kam 14 vjet punë, dhe nuk besoj se do më heqin nga puna, - i thotë një punonjës i MASH-it, kolegut të tij dhe duket sikur kërkon miratimin për atë që po i thotë. “Jo mo as që bëhet fjalë, ti rri i qetë, as mos e vrit mendjen fare për këtë gjë” - i thotë miku i tij. Por të tjerë shprehen se duke u nisur nga

    eksperiencat e mëparshme, zor se do të mund të mos ketë reformë në administratë. “Po kështu ndodh gjithmonë këtu në Shqipëri, ndryshojnë sta n sa herë ndërrohet ministri dhe jo më tani që kemi ndryshim pushteti. Vetëm tek ne ndodh që e trajnon dikë, investon për të tetë vite me radhë dhe më pas e heq nga puna. Kjo është hum-bje edhe për shtetin, ndaj duhet të bëhet statusi i nëpunësit”, - i qan hallin një punonjëse e MASH, koleges së saj.

    Tek minis-tria e Mbrojtjes, parkimet e pu-nonjësve thuajse janë boshatisur që rreth orës 13:00. Punonjësit janë paraqitur në mëngjes, por janë larguar më shpejt pasi nuk kanë se çfarë të bëjnë. Nga bise-dat në baret rreth e rrotull është e lehtë të dallosh punonjësit e kësaj ministrie. Flasin vetëm për një gjë: çfarë do të ndohë me ta. Disa nuk e pris-nin toren e Partisë Socialiste, ndërsa disa të tjerë nga bisedat, që bënin nuk kishin menduar një humbje kaq të thellë të Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj. “Të shpresojmë që të prekin vetëm deri në rang drejtori” dëgjohet t’i thonë njëri-tjetrit ata.

    I njëjti hall i ka zënë edhe punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë. “Këtu tani kanë për t’i hequr të gjithë, ka për t’u bërë rotacion edhe këtu, - dëg-johet biseda mes punonjësve të ministrisë së Shëndetësisë. “Frika i ka zënë të gjithë, edhe

    pse punën e kemi bërë mirë. Vetëm nga fakti që kemi punu-ar për disa vite në institucion shtetëror, do të na kapë vala e pushimeve nga puna. Për fat të keq gjërat funksionojnë mbrapsht këtu tek ne dhe nuk besoj se do të jetë ndryshe me këta”, - thonë ata duke iu refer-uar fituesve të këtyre zgjed-hjeve parlamentare. Më të qetë duket se janë bluzat e bardha të QSUT. “E çuditëshme si tuan këta të PS-së. Nuk e prisja që të fitonin. Se çfarë do bëhet

    me ne, këtë nuk e dimë, të shpreso-jmë që të mos na heqin na puna” - i thotë një prej i n f e r m i e r e v e koleges së saj. Pastaj për të mos e bërë tragjike situatën thotë “E pse të na heqin ne? Çfarë pune kanë? Në fund të fundit krahët

    e mi më kanë mbajtur” - thotë ajo. Ndërsa kolegia e saj i drej-tohet “Nuk besoj që, ne të cilët jemi punonjës të thjeshtë do na kapë ndonjë valë shkarkimesh. Ndërsa këta që janë drejtora dhe shefa kanë për t’i uturuar. Këta të majtët janë më të butë. Ndërsa të djathtët janë shumë ekstremistë, duan që të kenë simpatizantët e tyre në çdo vend edhe te punonjësi më i thjeshtë”, - i thonë njëra-tjetrës një grup infermieresh.

    Po ashtu tek ministria e Ekonomisë një pjesë e zyrave nuk janë hapur dhe frikë ka edhe tek punonjësit e ministrisë së Punës, ku lëvizjet e administratës janë shumë të pakta.

    “Nuk besoj që të na heqin. Këta të majtët janë më të butë. Ndërsa të

    djathtët janë shumë ekstremistë”

    Boshatisen zyrat, mbushen lokalet përreth

    Frika për vendin e punës: Të majtët janë më të butë

    Zgjedhjet, dridhetadministrata publike

    Përse kanë frikë punonjësit? Punonjësit e adminis-tratës kanë frikë sepse sa herë në Shqipëri ka ndryshim të ministrave, drejtorëve dhe pushtetit, ata kanë qenë të parët që janë larguar nga puna. Disa me dëshirë dhe disa janë shkarkuar për motivacione të ndryshme, ndoshta edhe të paqenë. Ndërsa kur ka reotacione politike, shkarkimi i pu-nonjësve është edhe më masive. Pse ndodh kjo

    gjë? Në shumicën e ras-teve për të futur në punë mbështësit dhe përkrahësit e tyrë, të cilët për vite të tëra kanë qenë pranë tyre. Por kjo ndodh edhe për arsye se drej-tuesit kanë më shumë besim te personat që ndodhen më pranë tyre ose u rrinë pranë person-ave që ata u besojnë. A ka ankesa në

    gjykatë për këtë? Sigurisht që ka, por nuk janë masive. Pasi shumë persona nuk bëjnë padi për heqje nga puna në mënyrë të padrejtë. Kjo ndodh sepse prej vitesh qytetarët nuk kanë besim të gjykatat. Por ka pasur edhe nga ata persona që kanë tuar gjyqin, kur janë pushuar padrejtë-sisht nga puna. Por ata kanë qenë të paktë

    Parkingu i boshatisur i Ministrisë së Mbrojtjes

    Të vetmit që punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes duket se janë pastrueset

    NË FOTO: Punonjës te lokali pas Ministrisë së Arsimit

  • 9E enjte, 27 qershor 2013 SOCIALE

    Foreign Policy”:

    Shqipëria e 119 si

    vend në rrezik

    Revista prestigjoze Amerikane “Foreign Policy” ka publikuar dje indeksin e “vendeve në rrezik”. Në raport janë përfshirë 198 vende të botës, anëtare të Kombeve të Bashkuara, ku Kosova ende nuk bën pjesë. Sipas këtij rangimi, vendet e Ballkanit cilësohen kryesisht “në rrezik”. Ndërsa Maqedonia ndodhet në pozitën e 112, Shqipëria në vendin e 119-të,

    Bullgaria radhitet në vendin e 132, Mali i Zi -134, Kroacia -135, Greqia -138 etj, Serbia renditet në vendin e 92-të.Në indeksin e “Foreign Policy” – 2013 shtetet më të qëndrueshme në botë janë: Finlanda, Suedia, Norvegjia , Zvicra, kurse nga ato “në rrezik”: Somalia, Kongo, Sudani, Çadi dhe vende të tjera afrikane. Ka pesë shkallë

    vlerësimi: “kritike”, “rrezikuar”, “bilanci”, “të qëndrueshme”, “shumë të qëndrueshme”. Faktorët që vendosën pozicionin e një shteti janë: të drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik, kënaqësia e qytetarëve, problemet me refugjatët, niveli i varfërisë, sistemi juridik dhe shtetëror i sigurisë dhe situata sociale, treguesit politikë, e të tjera.

    Situata

    Bashkia e Tiranës, punonjësit: Nuk prekemi nga rotacioni

    TIRANE

    Duket se të vetmit që kanë ‘imu-nitet’ nga ky rotacion politik janë punonjësit e bashkisë së Tiranës. Sigurisht edhe ata nuk janë të qetë për ndryshime që kanë ndodhur, por sërish shprehen të sigurtë për vendin e tyre të punës.

    Sipas tyre, duke qenë se kreu i bashkisë ka një mandat 4-vjeçar, së paku edhe për dy vite janë të sigurtë që kryetar bashkie do të jetë Lulzim Basha, deri në zgjedhjet lokale të 2015-ës, por ata shprehin keqardhje se tashmë për Tiranën nuk do të ketë më asnjë projekt. “Ne ndoshta jemi të vetmit që nuk do të prekemi nga rotacioni politik, por tani e tutje jam i bindur se në Tiranë nuk do të bëhet më asnjë punë. Do të nisë avazi i

    vjetër i bllokimeve, ashtu siç i ndodhi Edi Ramës, dy vitet e fundit, kur ishte në krye të bashkisë’, - thonë punonjësit e bashkisë së Tiranës.

    Por punonjësit e bashkisë së Tiranës, kanë qenë më të frikësuarit nga ky ndry-

    shim pushteti, deri dje në mbrëmje. Në bashkinë më të madhe në vend, gjithçka është e pushtuar nga heshtja, gjë që shton edhe më shumë ethet e punonjësve të saj. Në fakt drejtuesi i tyre, Lulzim Basha, ka një mandat 4-vjeçar për të drejtuar qytetarët e Tiranës. Por dy ditë më parë, takimi që kreu i tyre Lulzim Basha, ka zhvilluar me presidentin Nishani, pas takimit që pati berisha, ka shtuar mjegullnajën për administratën e bashkisë. Në bashki punonjësit kishin frikën se kryeministri mund të jepte dorëheqjen e parevokueshme, dhe në vend të tij të emëronte Lulzim Bashën. Dhe nëse ndodhte kështu vendi i kreut të bashkisë do të ngelte bosh. Por me sa duket hamendësimet e punonjësve të bashkisë nuk kanë qenë të vërteta, pasi dalja publike e mbrëmshme e Sali Berishës, sqaroi shumë gjëra.

    Ministritë në “ethe” për drejtuesit Nisin hamendësimet e para për ata që do të marrin në dorë drejtimin e institucioneve Sipas punonjësve ja se kush do të drejtojë Arsimin, Shëndetësinë, QSUT e Mbrojtjen

    Një pjesë e madhe e punonjësve me status civil: Nuk do të mund të na prekin

    TIRANE

    ESMERALDA KETA Zgjedhjet

    Ministrat aktualë të gjithëdeputetë, përveç Kserës

    Punonjësit e administratës janë pushtuar jo vetëm nga ethet e vendit të pu-nës, por edhe nga ethet se kush do të vijë në krye të institucionit ku ata punojnë. Kjo pasi sipas tyre, fati i vendit të tyre të punës, do të varet pikërisht nga emri i ri që do ti besohet drejtimi i institucionet. Dhe hamendësimet e para për ata që do të vijnë nuk mungojnë.

    Kështu te Ministria e Ar-simit thuajse të gjithë janë të bindur se drejtimi i saj do t’i besohet, Ledi Shamkut. Kjo për faktin se ajo ka qenë për-faqësuesja e Partisë Socialiste që është marrë me çështjet e arsimit dhe ka qenë një ndër kundërshtarët më të forta për çështjet e arsimit se harë që itej për to: në media, në komi-

    sonin e arsimit, apo edhe den-oncime të vetë arsimtarëve.

    Ndërsa sa i përket ministrisë së Shëndetësisë, punonjësit e saj besojnë se drejtimi i saj do t’i besohet sërish LSI-së. Madje ata janë të bindur që në krye të

    saj do të vijë sërish Petrit Vasili, ndërsa emri Pëllumb Piperos del sërish si emri i përfolur që do t’i besohet drejtimi i QSUT-së. “Unë them me bindje se ministrinë e Shëndetësisë do ta marrë prapë LSI, madje kam frikë se do të sjellin sërish Petrit Vasilin. Edhe një pjesë të mirë të drejtorave tanë, siç janë

    farmaceutika, barnat apo edhe projektet, do t;i jepen sërish LSI-së. Edhe QSUT-në do ta marrë LSI-ja dhe kam dëgjuar që atje do të shkojë Pëllumb Pipero”, bisedojnë punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë me njëri-tjetrin.

    Tek Ministria e Mbrojtjes thuhet se drejtimi i saj do t’i

    besohet Pandeli Majkos. “Nëse këtë ministri nuk e merr LSI, kam dëgjuar se do të sjellin Pandeli Majkon, për faktin se ka qenë një herë ministër i mbrojtjes. Por të shikojmë se si do i ndajnë ministritë”, - thonë punonjësit e kësaj ministrie.

    Ndërsa shumë mjegullnajë ka sa i përket ministrisë së

    Kulturës, ministrisë së Pu-nës dhe asaj të Ekonomisë. Punonjësit në këto dikastere, janë të ç’orientuar dhe nuk dinë se çfarë do të ndodhë. “Kushedi si do të shkojnë pu-nët me këta të LSI-së, s’dihet se kë do të sjellin, por rëndësi ka që të mos jetë ndonjë mili-tant i thekur dhe të na heqë

    të gjithëve për t’i zëvendësuar me të tijtë’, - shpresojnë ata.

    STATUSI I NËPUNËSIT Pikërisht për t’u mbrojtur

    nga largimet nga puna për motive politike, punonjësit e administratës janë të mbrojtur nga statusi i nëpunësit civil. Që do të thotë se një punjoës që mban statusin e nëpunësit civil nuk mund ta largosh nga puna, nëse nuk i gjen shkelje. Në rast se e largon pa arsye të fortë, atëherë sheti duhet t’i paguajë atij një dëmshpërblim të ma-jmë. Sipas statusit në rastet e ristrukturimit të institucioneve të administratës publike, nëpu-nësve civilë, vendet e të cilëve janë deklaruar të tepërt, do t’u ofrohet një vend i të njëjtit nivel në një ministri apo institucion tjetër të administratës publike qendrore apo vendore ose në pamundësi, një vend i një niveli më të ulët. Nëpunësi civil vazh-don të gëzojë të drejtat e vendit të tij të mëparshëm deri sa atij t’i ofrohet një vend tjetër, por jo për më tepër se një vit. Në ras-tet kur nëpunësi civil refuzon të pranojë vendin e ofruar, ai humbet të drejtat që i takojnë si nëpunës civil.

    Ministrat aktualë të qeverisë Berisha, do të jenë të gjithë deputetë të parlamentit të ardhshëm. Përjashtim bën vetëm ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i cili ishte i dyti i listës së PD-së për Gjirokastrës, por nuk arriti të tonte një mandat 4-vjeçar si deputet, duke mbetur kështu jashtë parlamentit të 2013-ës. Ndërsa titullarët e të gjithë ministrive të tjera të vendit tonë, do të kemi mundësinë që ti shikojmë të përfshirë në debatet politike edhe për çështjet e institui-cionit që ata kanë drejtuar, të parlamentit të ardhshëm.

    Bashkia e Tiranës

    Ministria e Arsimit

  • 10 E enjte, 27 qershor 2013 EKONOMI

    INSTAT: Rënie tri

    herë e bizneseve të

    reja në 7 vjet

    INSTAT ka publikuar regjistrin e ndërmarrjeve ekonomike 2012, sipas të cilit, nga viti 2005 e deri në vitin 2012, numri i bizneseve të rinj ka rëë 3 herë. Në vitin 2005 ishin çelur 32.321 biznese të rinj, ndërsa në vitin 2012, numri i bizneseve të rinj ishte vetëm 12.681 biznese. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht janë 106.503 ndërmarrje (brenda të cilave INSTAT

    llogarit dhe biznese me 1-4 të punësuar, siç mund të jenë një dyqan, këpucar, fast-food, etj.), nga të cilat vetëm 940 shtetërore. E ndërsa, gjatë vitit 2005, sipas të dhënave nga INSTAT mësohet se janë çelur 32.321 biznese të rinj, gjatë vitit 2006 ka pasur një rënie të drastike të ngritjes së bizneseve të reja, me vetëm 8.440 biznese. Por edhe viti 2007 ka vazhduar me ulje, ku mësohet

    se janë çelur vetëm 8.129 biznese të reja. Ndërsa viti 2008 ka pasur një hov pozitiv, pasi INSTAT deklaron se janë çelur 13.182 biznese të reja. Rënia ka vazhduar sërish edhe gjatë vitit 2009. Viti 2010 ka vazhduar sërish me ngritje, ndërsa gjatë vitit 2011, numri i bizneseve të reja ka rënë në 12.733. Më 2012, numri i tyre është ulur sërish, duke arritur në 12.681 biznese.

    Do të kalojë nëpër territorin shqiptar

    Vendimi nesër, por Nabucco pranoi dje humbjen

    TAP duket se toi garën për gazin

    Berisha, TAP-i fjala e parë pas heshtjesKryeministri Sali Beri-sha ka reaguar në pro-filin e tij në Facebook, lidhur me përzgjedhjen e projektit Transadriatic Pipeline (TAP) nga kon-sorciumi Shah Deniz 2. “Të dashur miq, projekti i gazsjellësit TAP u për-zgjodh. Fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne”, shkruan Sali Berisha. Ky është komenti i parë i kry-eministri në Facebook, pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Ai kishte parapëlqyer të mbante një heshtje to-tale lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të së dielës, në pritje të shifrave zyrtare, por mira-timi i TAP-it i dha shansin për të kujtuar lexuesit e tij se ai u përpoq gjatë për të kontribuar në miratimin e këtij gazsjellësi, me interes të madh për Shqipërinë.

    Në fakt, kontributi i qeverisë shqiptare ka qenë i pamohueshëm. Vetë Beri-

    sha, ministrat e Jashtëm apo të Ekonomisë, Tregtisë e Energjetikës krijuan të gji-tha mundësitë që iu kërkua shtetit shqiptar nga pikë-pamja administrative për t’iu përgjigjur në kohë reale kërkesave jashtëzakonisht të shumta në numër që parashtron një ndërmarrje e tillë gjigande me kapital ndërkombëtar. Shqipëria duhej të përgatiste kuadrin ligjor, të realizonte disku-timet me pushtetin vendor dhe palët e interesuara, që kërkuan vite. Por gjithshka shkoi mirë dhe, në prag të dorëzimit të detyrës qever-isë së re, qeveria Berisha ka pse të krenohet. Vetë ai ka takuar në disa raste kryeta-rin e shtetit të Azerbajxhanit Gajdar Alijev, i cili mban pushtete gati diktatoriale në vendin e tij. Por në favor të TAP-it janë shprehur vende më të fuqishme se Shqipëria, si Italia, ashtu edhe Greqia.

    Politika

    TIRANE

    GENC KONDI

    LAJMIProjekti i gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline), një degëzim i të cilit kalon nga Shqipëria, është përzgjedhur tashmë nga Konsorciumi “Shah Deniz 2” i Azerbajxhani si pro-jekti fitues, ndaj rivalit Nabucco

    Volumi i gazit i transportuar përmes TAP-it në Itali mund të transportohet më tej, përmes rrjedhjes në drejtim të kundërt zik ose asaj virtuale, përmes sistemit Trans Austria Gas (TAG) dhe/ose Transitgas për në tregjet e Europës Veriperëndimore.

    TREGJET

    Lajm i mirë për të gjithë qytëtarët dhe bizneset shqiptare. Një burim i ri energjie, më i lirë dhe gati aspak ndotës për mjedisin, të cilin deri tani e kishin shfrytëzuar vetëm disa qytete të vegjël si Kuçova apo Patosi, mund të hyjë pas disa vitesh në shtëpitë tona dhe në linjat teknologjike. Fjala është për gazin natyror, që do të kalojë në territorin sh-qiptar falë pozicionit gjeogra k të Shqipërisë për të furnizuar Italinë e Jugut, nga çka vendo ynë përfiton edhe si tranzit, edhe si përdorues për herë të parë.

    Ndonëse vendimi zyrtar pritet të merret nesër, të dhënat paraprake tregojnë se projekti i gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline), një degëzim i të cilit kalon nga Shqipëria është përzgjedhur tashmë nga Konsorciumi “Shah Deniz 2” i Azerbajx-hani si projekti fitues, ndaj rivalit Nabucco. Sipas gazetës greke “Kathimerini”, vendimi i është njoftuar kryeministrit të Greqisë, Antonis Samaras, nga përfaqësuesit e “British Petroleum” dhe të kompanisë shtetërore azere të energjisë “Socar”, gjatë një takimi të zhvilluar në Athinë. Lajmi është konfirmuar dje edhe nga zyrtarë të ministrisë së Ekonomisë, Tragtisë dhe En-ergjetikës.

    N d ë r k o h ë , a g j e n c i a ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” citon një njoftim zyrtar të kompanisë austriake

    të energjisë OMV, sipas të cilës projekti “Nabucco West” nuk është përzgjedhur nga konsorciumi “Shah Deniz 2”.

    Po dje, burime shqiptare bënë me dije se, njëkohësisht me projektin TAP, është mi-

    ratuar si paketë edhe projekti tjetër i degëzimit të gazjellësit nga Fieri drejt Kroacisë, i njohur si projekti Jonian Adriatik apo IAP. Kjo do të thotë që paralelisht me nisjen e punimeve për ndër-

    timin e gazsjellësit Trans Adriatik, në vijën bregde-tare shqiptare mund të nisin punimet për gazsjellësin që kalon në ultësirën perëndi-more shqiptare drejt Kroacisë. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi në Dubrovnik u zhvillua takimi ministror, në të cilin kryediplomatët e Malit të Zi, Bosnje Herce-govinës dhe të Kroacisë iu bashkuan Shqipërisë, Italisë e Greqisë, duke nënshkruar publikisht memorandumin e bashkëpunimit në kuadër të projekteve TAP dhe IAP.

    PROJEKTITAP-i siguron një rrugë të

    drejtpërdrejtë nga ku ri gre-ko-turk deri në Itali, pra është një zgjidhje “one-stop-shop” me gjurmën më të shkurtër. Përveç sigurimit të një lidhjeje direkte me tregjet kryesore europiane, ai mundëson bur-ime të shumëllojshme dhe të sigurta furnizimi, të cilat do të sjellin për time për vendet e Europës Juglindore dhe krijon mundësi të reja në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me politikën energjetike të BE-së. Sipas raportit përmbledhës, gazsjellësi ndjek një gjurmë të mirëplanifikuar tokësore dhe detare, duke minimizuar rrezikun, ndikimin mbi mje-dis dhe komunitetet vendore. Një tjetër avantazh që për-mendet është edhe fakti se kapaciteti mund të zgjerohet në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë nga një pikë llestare prej 10 miliardë metrash kub në vit në 20 miliardë dhe më shumë, me kosto minimale.

    GAZSJELLËSI TRANSADRIATIC

    Korridori i TAP-it do të jetë afërsisht 870 km i gjatë

    550 km kalojnë në Greqi, 210 km në Shqipëri, 105 km në Detin Adriatik, 5 km në Itali

    Pika më e lartë e TAP-it do të jetë në lartësinë prej 1800 m në malet shqiptare

    Pika më e thellë në pjesën e tij detare do të jetë në thellësinë 810 m

    Pjesa tokësore e tubacionit do të ketë një diametër 1.2

    m, ndërsa diametri i segmentit detar do të jetë 0.91 m

    Trashësia e mureve të tubave të çelikut do të jetë 17.5-31 mm (katër seksione tubash) për pjesën tokësore dhe 21-34 mm për pjesën detare

    Pesha totale e tubacionit në pjesën tokësore dot të jetë rreth 400.000 tonë metrik, mesatarisht 500 kg për metër

    Pesha në pjesën detare do të jetë rreth 70.000 ton

    Gjurma e kalimit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline në territorin dhe ujrat territoriale shqiptare

    Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Azerbajxhanit Gajdar Alijev

    Nënshkrimi i marrëveshjes për TAP në Nju Jork nga ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë

  • 11E enjte, 27 qershor 2013 EKONOMI

    Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website:

    www.MerrJep.al

    Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje

    Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet!

    KËRKOJ APARATE FOTOGRAFIK METALIK TË VJETËRTiranë, kërkoj të blej Aparate Fotogra k Metalik të vjetër. Koleksionoj aparate fotogra ke të vjetër të të gjitha markave. TEL+355696688088

    PEUGEOT 206 BENZINË 1.1CC,Shes Peugeot 206 motorr 1.1cc benzinë me dokumenta të rregullta targa Italiane. Makina ka 120.000 km, origjinale me 4 dyer, tapiceri super e pastër me goma të reja të sapo vëna me faturë HANKOOK, disqe alumini , kasetofon mp3.TEL. 0686803203

    IPHONE 5 FACTORY UNLOCKIphone 5 factory unlock i ardhur nga Italia shumë pak i përdorur as një muaj 16 gb i bardhë.TEL. 0692401666

    5-mujori, “rrudhen”

    xhirot e kompanive

    të sigurimit

    Efektet e plogështisë ekonomike po ndjehen muaj pas muaji edhe në tregun e sigurimeve, ku, në muajin maj u shënua ngadalësim i mëtejshëm i ritmit të rritjes. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për pesë muajt e parë të vitit të ardhurat totale nga primet e sigurimit u rritën me 1.6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Segmenti i jetës u është

    rikthyer ritmeve më të mira të rritjes dhe për pesëmujorin të ardhurat nga primet ishin 15.7% më të larta krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë, tregu i jo-jetës regjistroi një performancë negative dhe ra 0.6% me bazë vjetore. Grupi i sigurimeve të detyrueshme motorrike, që vazhdon të përbëjë peshën kryesore në strukturën e të ardhurave, pësoi gjithsej një rënie me 5%. Brenda këtij grupi,

    sigurimi i brendshëm motorrik ra me afro 9%. Një nga segmentet që vijon të shfaqë ecuri pozitive është ai i sigurimit të shëndetit, që ka njohur edhe rritjen më të lartë, me afro 26%. Në pesë muajt e parë të këtij viti, kompanitë e sigurimeve kanë ulur ndjeshëm vlerën e dëmeve të paguara. Në pesë muajt e parë të vitit, dëmet e paguara u ulën me 11% kundrejt vitit të mëparshëm.

    Kush është nismëtari i kësaj linje të transportit të gazit natyror nga Azia në Evropë?Pronar i burimeve hidrokar-bure të detit Kaspik është shteti i Azerbajxhanit. Ai ja ka dhënë me koncension të drejtën e shfrytëzimit të këtyre burimeve një kom-panie të huaj të kryesuar nga britanikja British Petro-leum. Kjo e fundit ka bërë oferta ndaj sipërmarrësve të huaj për të ofruar inves-time që të realizonin shitjen e gazit në vende të tjera dhe janë përgjigjur disa grupe biznesi. Koncension-ari vendos se kush ofertë është më e leverdisshme për të. Kush është

    leverdia për Evropën?Vendet evropiane sig-urojnë burime alternative ndaj atyre tradicionale, që vijnë nga Rusia apo Afrika Veriore. Kjo ndikon në uljen e çmimit si dhe jep garanci për sigurinë ndërkombëtare, pasi pakë-son vartësinë e këtyre vendeve ndaj një vendi apo disa vendeve të pakta në numër. Po për Shqipërinë?

    Shumë herë më e madhe. Për të kjo është hera e parë që lidhet me një linjë ndërkombëtare madhore të hidrokarbureve, pas dështimit të naftësjellësit AMBO. Pritet punësimi i 20 mijë shqiptarëve

    Investimi 1 miliard euro sjell miliarda në vite

    Çfarë do të për tojë Shqipëria nga TAP-i

    Në garën për transportin e gazit të Azerbajxhanit në Europë ishin 3 projekte: TAP, Nabucco dhe South Stream. Dy të fundit shmangnin Sh-qipërinë, Greqinë dhe Italinë, duke e drejtuar gazin në Evropën Qendrore. Si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu dhe Bashkimi Evropian shpallën që në llim paansh-mërinë e tyre për projektet

    GARA

    TIRANE

    GENC KONDI

    Përzgjedhja e TAP-it si projekt tues për trans-portimin e gazit nga Azer-bajxhani drejt Europës dhe miratimi i projektit IAP e kthen Shqipërinë në një kryqëzim të rëndësishëm për energjinë në rajon dhe Europë. Nga ky projekt, Shqipëria ka përfi-time direkte dhe indirekte. Investimi, vetëm në fazën e parë arrin në 1 miliard euro, ndërsa numri i të punësuarve arrin në 20 mijë. Përveç për -timeve të mëdha në fazën e ndërtimit, projekti pritet të ndikojë rrënjësisht në zhvil-limin ekonomik të vendit, pasi garanton, jo vetëm të ardhura të kosiderueshme në buxhetin e shtetit, por edhe një alternativë energjetike, më ekonomike për qytetarët.

    GJEOPOLITIKANdërtimi i këtij objekti

    ndikon pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore rajonale. Sipas Athinës zyrtare, edhe Greqia me gazjellësin TAP bëhet një pjesë e rëndësishme në hartën energjetike. Në këtë pe-riudhë krize, ndërtimi i tij do të sjellë nga 2.000 deri në 10.000 vende pune dhe më shumë se 35 miliardë euro do të jenë

    përfitimet makro-ekonomike për të e rreth 1.2 miliardë euro do të jenë të ardhurat nga llimi i menjëhershëm i punimeve, prej të cilave 320 milionë euro do të shkojnë direkt në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

    Sipas ekspertëve të mar-rëdhënieve ndërkombëtare ky gazsjellës do t’u japë një hov të ri marrëdhënieve me Shqipërinë, duke përmirësuar klimën ekzistuese dhe do të sjellë një frymë të re në prekjen e çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve.

    TREGJETGjurma e TAP-it, jo vetëm

    siguron furnizim për tregjet më të cenueshme në Europën Juglindore, por ofron shanse për furnizimin e tregjeve mad-hore të gazit në pjesën tjetër të Europës me burime të reja. Pikërisht për këtë, Bashkimi Evropian ka deklaruar neu-tralitetin midis TAP-it dhe pro-jekteve rivale, sepse të dy palët do të përmbushnin këto ambicie strategjike. Kjo u nënvizua edhe nga Komisioneri i Energjisë me rastin e nënshkrimit të IGA-së në

    shkurt 2013: “Ky gazsjellës është thelbësor për lidhjen e tregjeve të gazit të Italisë e Greqisë dhe për të sjellë gaz në Shqipëri e mbase

    edhe te fqinjë të tjerë të Komu-nitetit të Energjisë. Ai mund të jetë një nga përbërësit e parë të

    Korridorit Jugor të Gazit, që synon të lidhë Bashkimin Euro-pian direkt me burimet e pasura të rajonit të Kaspikut”.

    RËNDËSIAHyrja e gazit në ekonomi-

    në shqiptare konsiderohet si një sukses i jashtëzakonshëm, që hap një kapitull të ri për ekonominë dhe familjet shqip-tare. Pas punimeve të rrjetit shpërndarës, që do të kërkojnë vite, vendit do t’i shtohet një burim i ri energjie, përveç naftës apo energjisë ujore. Ai është gazi natyror, që, përmes tubacioneve të nëndheshme, mund të hyjë në çdo shtëpi e mund të furnizojë linjat teknologjike të biznesit, duke sjellë një energji të lirë dhe që ndot minimalisht mjedisin.

    Fillimisht, ishte parashi-kuar që kompania, e cila do të privatizonte Albpetrolin, do të përfitonte edhe të drejtën për shpërndarje të gazit me shumicë e pakicë. Por, anulimi zyrtarisht i këtij privatizimi e sjell procesin në fazën llestare.

  • 12 E enjte, 27 qershor 2013

    Emiri i Katarit Sheikh Hamad Bin Khalifa Althani

    Cyan magenta yellow black

    EKONOMI

    Masat skale marrë

    gjatë fushatës

    rrezikojnë anulimin

    Ndërkohë që pritet të ndërrohen qeveritë, po shtohen dyshimet nëse do të nisë apo jo zbatimi i masave skale, të cilat u miratuan si lëvizje elektoralenë, në fund të ekzistencës së qeverisë Berisha. Gjatë dy apo tre muajve të fundit qeveria ka marrë një sërë vendimesh për ndryshime skale në disa sektorë të ekonomisë,

    kryesisht në bujqësi. Heqja e TVSH-së për

    makineritë e pajisjet e importit, zerimi i tatimit mbi të ardhurat personale për pagat nën 30 mijë lekë, zerimi i taksës së punës për tre vjet për të punësuarit e rinj, heqja e TVSH-së për inputet bujqësore, deri tek kafshët e racave, janë masa që, edhe pse kanë hyrë në fuqi, ende nuk janë bërë efektive. Fillimisht, opozita u shpreh parimisht dakord me këto masa, ndërsa

    hodhi dyshime për për tueshmërinë e tyre. Sipas qëndrimit të deklaruar, këto lehtësi skale duhet të pësojnë ndryshime, në

    mënyrë që të rritej për tueshmëria për disa shtresa të popullsisë. Sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave, efekti nanciar këtyre lehtësive arrin në 4.2 miliardë lekë, që supozohej të kompensoheshin nga rritja e prodhimit dhe investimeve.

    Edhe Fullani bën “rotacion”Kreu i BSH i kërkon hapur qeverisë së re të rilidhë marrëdhëniet “e ngrira” nga Berisha me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për të siguruar stabilitetin makroekonomik të vendit

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë priti të ndryshoheshin qeveritë

    TIRANE

    GENC KONDI

    LAJMITani që rotacioni në push-tetin ekzekutiv u bë fakt i kryer, guvernatori Ardian Fullani i kërkoi qeverisë së re të rilidhë marrëdhëniet e mëparshme me FMN-në, duke pranuar se “ngrirja” e tyre nga Berisha ka patur impakt negativ

    Ndryshimi

    Katar, Emiri tërhiqet nga detyra dhe fronin e merr i biri

    KATAR

    Emiri i shtetit të Katarit Sheikh/Hamad Bin Khalifa Althani ka marrë vendim të tërhiqet nga detyrat e tij shtetërore, duke ia lënë fronin djalit të tij, princit Sheikh Tamim Bin Hamad Althani. Vendimi u bë i ditur pak ditë më parë, në një takim që ai pati me pjesëtarë të familjes mbretërore, si dhe me zyrtarët më të lartë të shtetit të Katarit.

    Gjatë këtij takimi, Sheikh/Hamad Bin Khalifa Althani shprehu vull-netin e tij per t’ja dorëzuar kurorën mbretërore princit Sheikh Tamim Bin Hamad Althani. Ndërkohë, për këtë vendim, ditën e martë paradite ai mbajti një fjalim në adresë të të gjithë qytetarëve të vendit të tij. Mbreti ka

    qenë në pushtet që prej vitit 1995. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit në të gjitha nivelet, përfshirë dhe interesin e qytetarëve.

    Gjatë tre viteve të fundit, ai u përpoq të përgatiste gjeneratën e re, e cila do të merrte në dorë drejtimin e vendit. Ndryshe nga çfarë raportojnë disa me-dia, burimet zyrtare pohojnë se Emiri nuk ka probleme shëndetësore dhe nuk ka qenë i ndikuar nga ndonjë presion i jashtëm në vendimin e tij. Një nga par-alajmërimet zyrtare të tërheqjes së tij u shfaq në Librin e Sekretarit të Përgjith-shem të OKB-së, Ban Ki-Moon, gjatë pjesëmarrjes në sesionin plenar të vjeshtës 2012, ku Emiri shkruan se “kjo është hera ime e fundit që do të marr pjesë në Sesionet e OKB”, si një sinjal që brezi i ri do të udhëheqë tashmë Katarin. Të martën, më 25 qershor 2013, ai deklaroi se është koha e përshtatshme për ta trans-feruar pushtetin tek brezi i ri.

    Rotacioni i pushtetit duhet të shërbejë si rast për të vendosur një rregull të ri skal dhe për të rikthyer bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkom-bëtar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i bëri apel qeverisë aktuale dhe sidomos asaj që pritet të vijë në shtator, ta vendosë kon-soldimin skal në krye të ob-jektivave të saj. Guvernatori tha se projeksionet për rri-tjen ekonomike të Shqipërisë ngelen të përafërta me vlerat e vitit 2012, megjithë një rënie të lehtë të rreziqeve. Sipas tij, përcaktuese në rri-tje do të jetë rimëkëmbja e kërkesës së brendshme. Ndo-nëse kishte paralajmëruar për një lehtësim të mëte-jshëm të politikës monetare, me ekonominë në rritje të ngadaltë dhe kërkesën e dobët që nuk krijonte presione të forta inflacioniste, Banka e Shqipërisë e ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivele minimale historike prej 3.75%.

    Një qendrim i ri, që gu-vernatori nuk kishte guxuar ta shprehte më parë, mbasi qeveria Berisha ishte e prerë për marrëdhënie të ftohta me FMN-në, ishte ai që të ftonte qeverinë e re për mar-rëdhëniet e mëparshme me këtë institucion financiar ndërkomb�