23
Formimi i paragrafëve. Forma dhe lënda e paragrafëve Ligjerata e gjashtë: Formimi i paragrafëve. Forma dhe lënda e paragrafëve Teuta Vinca-Kafexholli LITERATURA: LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs 1

Formimi I paragrafëve(Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs (f.56-65) • Koherenca e paragrafëve • Njësimi, uniteti i paragrafëve • Strukturimi i paragrafëve

  • Upload
    others

  • View
    39

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Formimi i paragrafëve. Forma dhe lënda e paragrafëve

• Ligjerata e gjashtë: Formimi i paragrafëve. Forma dhe lënda e paragrafëve

• Teuta Vinca-Kafexholli

• LITERATURA:

• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

• Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs

1

Formimi i paragrafëve. Forma dhe lënda e paragrafëve

• Formimi i paragrafëve. Forma dhe lënda e paragrafëve : Përmbajtja e ligjeratës së gjashtë: (Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs (f.56-65)

• Koherenca e paragrafëve

• Njësimi, uniteti i paragrafëve

• Strukturimi i paragrafëve

• Lidhja e paragrafëve së bashku

• Gjatësia e paragrafit

• Tri pjesët përbërëse të paragrafit: fjalia kryesore, trungu dhe fjalia përmbyllëse

• Tema dhe ideja e kufizuar e paragrafit ose përqendrimi në një drejtim

2

Formimi i paragrafëve

Paragrafi i shkruar mirë duhet të përmbajë disa

tipare të veçanta:

3

• Kjo do të thotë që ai të përqëndrohet mbi një ide. Paragrafi i mirë duhet të ketë një mendim, një qëllim. Nëse gjatë shkrimit idetë tuaja do të ndryshojnë, atëherë edhe paragrafet duhet të ndryshojnë.

• Së pari, paragrafi duhet të jetë i njësuar, të ketë unitet.

4

• Kjo do të thotë që paragrafi të jetë i qartë

dhe i renditur në mënyrë

logjike, pra të kuptohet qysh me leximin e parë. Në paragraf, të gjitha fjalitë janë të lidhura me njëra – tjetrën. Kjo lidhje logjike është element përbashkues që ndihmon në qartësimin e ideve dhe kuptimin e fjalëve brenda paragrafit.

• Së dyti, paragrafi duhet të jetë i kuptueshëm

5

• Në aspektin pamor, rreshti i parë i paragrafit është më i zhvendosur, me fjalitë që vijnë më pas në paragraf.

• Së treti, paragrafi duhet të jetë i strukturur

6

7

• Paragrafi përbëhet nga fjalitë që trajtojnë të njejtën temë.

• Fjalitë të ndërtuara mirë i përkasin një paragrafi.

• Në vetvete, paragrafi është një formë e rëndësishme e organizimit të fjalive.

• Gjithashtu, paragrafi është edhe baza e ndërtimit të eseve.

8

• Paragrafi ka tri pjesë përbërëse:

• FJALINË KRYESORE

• TRUNGUN (pjesën e mesme shtjelluese)

• FJALINË PËRMBYLLËSE

• Paragrafi i ngjan një treni në udhëtim. Fjalia kryesore është lokomotiva. Ajo është fjalia që drejton paragrafin. Fjalitë e trungut të paragrafit janë vagonat. Ato mbajnë ngarkesën, të gjitha faktet dhe detajet që lidhen me temën. Fjalia përmbyllëse është treni në fundin e udhëtimit. Ajo mbyll paragrafin.

9

• Në këtë shembull po ilustrojmë të dhënat e mësipërme.

Dita e dëborës Dje ra shumë dëborë, e cila dalëngadalë i bëri gati

të pakalueshme rrugicat e fshatit tonë, prandaj dhe mësimi mbaroi më herët. Dëbora filloi të binte para mesditës. Në fillim shihnim nga dritarja vetëm disa flokë të mëdhenj dëbore, por nuk zgjati shumë dhe ajo zuri të binte gjithnjë e më dendur. Dëbora mbuloi oborrin. Në orën 12:30, drejtori i shkollës lajmëroi se mësimi, atë ditë, do të mbaronte në orën 13:00. Falë dëborës, atë mbasdite bëmë pushim!

10

Por ç’janë fjalitë në vetvete?

• Fjalia kryesore, sikurse kuptohet dhe nga emërtimi, është fjalia e cila përmban temën që do të shtjellohet apo diskutohet në paragraf. Ajo kryen tri funksione:

1.Emërton subjektin.

2.Tregon se për cilën pjesë të subjektit do të shkruani. (Kjo pjesë e subjektit quhet pikë ose çështje e përqëndrimit.)

3.Tërheq vëmendjen e lexuesit.

11

• Trungu ose pjesa e mesme shtjelluese, nëpërmjet fjalive bën shtjellimin, shpjegimin ose përshkrimin e subjektit. Të gjitha idetë e shprehura në këtë pjesë duhet të renditen në mënyrë sa më harmonike dhe të logjikshme. Një mënyrë e efektshme për ta realizuar këtë paraqitje të harmonishme dhe logjike është renditja e ideve kryesore përpara se të shkruhet paragrafi.

12

• Fjalia e fundit apo fjalia përbyllëse u sjell ndërmend lexuesve përmbajtjen e paragrafit, ose u jep atyre një ide për të cilën mund të mendojnë.

• Paragrafi është pjesë e përqëndruar e një mesazhi shkrimor.

13

Por, kur është i plotë një paragraf?

• Paragrafi është i plotë, kur fjalia

kryesore është tërësisht e mbështetur nga trungu dhe fjalia përmbyllëse.

Si rregull, kjo arrihet nëse

shkruhet nga tri deri dhjetë fjali. Nëse paragrafi juaj është më i gjatë se dhjetë fjali, ndajeni ato në dy paragrafë, ose vini re me kujdes, nëse të gjitha detajet janë të rëndësishme apo jo.

14

Nëse paragrafi është më i shkurtër se tri fjali, kjo do të thotë se ka mundësi që në të, të mos jetë përfshirë informacion i mjaftueshëm për mbështetjen e idesë. Mundohuni t’i shtoni fjali të tjera. Por ka edhe raste të veçanta kur paragrafi është më i gjatë se dhjetë fjali, kur informacioni në të është i pasur dhe ka detaje të shumtë.

15

16

Tema dhe ideja e kufizuar e paragrafit ose përqendrimi në një drejtim, në një pikë

• Paragrafi hartohet mbi një temë të caktuar. Për një paragraf , fjalia e temës mund të ndahet në pjesë të dallueshme nga njëra –tjetra: (1) tema dhe (2) ideja e kufizuar (drejtimi).

• Tema është subjekti për të cilin bën fjalë paragrafi. • Ideja e kufizuar ose drejtimi ngushton apo kufizon

këtë temë. Ky koncept është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse, në çdo rast, ideja e kufizuar është “zemra” e paragrafit. Pjesa tjetër e paragrafit zhvillon idenë e kufizuar.

17

• Për ta vlerësuar më mirë funksionin e idesë

së kufizuar(drejtimin,përqëndrim në një pikë), ju duhet të sillni në mendje

shumësinë e alternativave me të cilat përballeni përpara se të filloni të shkruani.

18

• Për shembull, merrni në konsideratë një temë si ajo e shitjes së librave në panair. Kjo është një temë e mirë për të shkruar rreth saj, por është shumë e gjerë. Çdonjëra nga fjalitë e temës më poshtë mund të krijojë një paragraf të mirë dhe secila prej tyre mund të bazohet në temën e përgjithshme për shitjen e librave në panair.

19

Shembull 1 1. Shitja e librave në panir është një punë e lodhshme. tema ideja e kufizuar 2. Shitja e librave në panair krijon mundësinë për të takuar shumë lexues. tema ideja e kufizuar 3. Shitja e librave në panair nënkupton lëvizjen e shumë librave që janë të

pashitur. tema ideja e kufizuar 4. Shitja e librave në panair kërkon nënshkrimin e një kontrate për të marrë pjesë atje. tema ideja e kufizuar 5. Shitja e librave në panair ju vë në kontakt me shumë botues. tema ideja e kufizuar

Studentja që ka zhvilluar këtë ushtrim, më në fund ka përzgjedhur fjalinë e parë nga pesë fjalitë e temës së mësipërme dhe ka shkruar paragrafin e mëposhtëm:

Panairi i librit është pak më ndryshe nga të tjerët, sepse vetë libri nuk është një mall i zakonshëm konsumi, dhe si i tillë meriton më shumë respekt. Në qoftë se do të marrësh pjesë në një panair, hapi i parë është caktimi i vendit dhe rregullimi i stendave. Këtu ka vend për fantazi, sepse mënyra e vendosjes së tyre mund ta bëjë hapësirën tënde më të vaçantë nga të tjerat. Pasi stendat të jenë në vendet e tyre, duhet menduar për vendosjen e logos, me anë të së cilës përfaqësohesh në panair. Ajo duhet të ketë një madhësi të caktuar, që të jetë mjaft e dukshme nga të gjitha anët e panairit. Ajo që është e rëndësishme, është gjetja e disa tavolinave jo të larta, në mënyrë që libri të ekspozohet më mire dhe klientët të kenë mundësi ta shikojnë nga afër. Mënyra e vendosjes së librave kërkon një përkushtim të vaçantë, sepse është mirë që librat të ndahen në stenda sipas grupmoshave dhe fushave.

20

Në këtë mënyrë, klijentët do të dine ku të drejtohen për të gjetur librin e përshtatshëm për ta. Në mënyrë që libri të jetë në qendër të vëmendjes së gjithkujt, në panair mund të vendosen posterë të librave më të rinj dhe kështu mund të informohen lexuesit që nuk janë në dijeni. Posterët janë element shumë i rëndësishëm, sepse mund t’i japin gjallëri hapësirës tënde dhe kështu nuk të duhet të mendosh shumë për dekorin; do të mjaftonte vetëm pak gjelbërim apo disa vazo me lule. Përsa i përket paketimit, do të ishte mirë sikur të siguroni çanta prej kartoni, sepse do të ishin më të përshtatshme për blerësit. Mbetet dhe diçka e fundit, shumë e rëndësishme gjatë shitjes: vendi ku do të mbahen paratë. Një kuti e vogël e mbyllur do të ishte shumë e përshtatshme. Tani çdo gjë është gati. Më në fund, dita e përurimit ka ardhur. Pallati i rinisë mirëpret lexuesit. Punë të mbarë!

21

22

Shembull 2 • Poema “Këngët e Milosaos” e Jeronim de Radës u bënë jehonë ngjarjeve

të shekullit XV. tema ideja e kufizuar • Poema “Këngët e Milosaos” e Jeronim de Radës është ndërtuar mbi një

plan të vetëm subjekti. tema ideja e kufizuar • Poema “Këngët e Milosaos” e Jeronim de Radës nuk pasqyron veprim, por

ndjenjat e heronjëve. tema ideja e kufizuar • Poema “Këngët e Milosaos” të Jeronim de Radës, elementi tregimtar

ndërthuret me atë lirik. tema ideja e kufizuar • Poema “Këngët e Milosaos” ka më shumë tiparet e shkrimit lirik. tema ideja e kufizuar

23

Studentja që ka zhvilluar këtë ushtrim, më në fund ka përzgjedhur fjalinë e fundit nga pesë fjalitë e temës së

mësipërme dhe ka shkruar paragrafin e mëposhtëm:

Kjo poemë u shkrua kur De Rada ishte 20 vjeç, moshë kur

poeti kishte më shumë ndjeshmëri se sa përvojë. Dashuria që lidh heronjtë e poemës ishte përjetuar më parë nga vetë autori, për bijën e një bariu. Ndaj De Rada e pasqyron me drithërima shpirti gjendjen e heroit të dashuruar, me vargje të tilla si: “Bie, por s’dua të fle…” Dashuria e dy të rinjve trajtohet më shumë si mall, si mungesë dhe kjo e bën tejet romantike. Një tregues tjetër i shkrimit lirik janë zhvendosjet imagjinare në kohë dhe hapësirë. Së fundi, nuk mund të mos përmendim figurshmërinë dhe vargun e lirë që bëhet aq i fuqishëm në penën e De Radës. Të gjitha këto elemente krijojnë një harmoni të përkryer lirike dhe përcjellin ndjenja të mëdha për jetën dhe dashurinë.