42
Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve. Paragrafët hyrës dhe paragrafët mbyllës Ligjerata e shtatë: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve. Paragrafët hyrës dhe paragrafët mbyllës Teuta Vinca-Kafexholli LITERATURA: LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs 1

Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

  • Upload
    others

  • View
    26

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i

paragrafëve. Paragrafët hyrës dhe paragrafët

mbyllës

Ligjerata e shtatë: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve. Paragrafët hyrës

dhe paragrafët mbyllës

Teuta Vinca-Kafexholli

LITERATURA:

LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs

1

Page 2: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve.

Paragrafët hyrës dhe paragrafët mbyllës

Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve. Paragrafët hyrës dhe paragrafët

mbyllës : Përmbajtja e ligjeratës së shtatë: (Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M.

Stubbs (f.67-88)

Llojet e paragrafëve

Uniteti i paragrafëve: fjalitë-temë, idetë-temë

Organizimi i paragrafëve

Paragrafët induktiv dhe ata deduktiv

Të ruajmë njësinë logjike të paragrafit

Pragrafët hyrës

Disa këshilla për ta bërë hyrjen tuaj më tërheqëse te paragrafët hyrës

Disa udhëzime që mund të jenë të frytshme për paragrafët mbyllës

2

Page 3: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

3

Llojet e paragrafëve

përshkrues

shpjegues tregues

Bindës

(argumentes)

Paragrafët janë katër llojesh:

Page 4: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

4

Paragrafi tregues

- Tregohet një histori apo ngjarje nga jeta e

shkruesit

Page 5: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

5

Duke gatuar me gjyshen

Gjyshja dhe unë kënaqeshim shumë kur “gatuanim” në kopshtin prapa shtëpisë. Në fillim mbushnim kutitë bosh të kosit me shkopinj të vegjël dhe me të gjitha llojet e gjetheve.Keto ishin disa nga perimet tona. Në vend të lakrës përdornim bar. Pastaj ushqimin e përzienim me shkop dhe e linim në diell që të “ziente”. Gjatë gjithë kohës shikonim nëse ushqimi ishte gati. Kishte raste kur në vend të kripës dhe piperit, gjithçka e spërkatnim me rërë. Dhe në fund, bënim një “gosti” të madhe!

(Paragraf tregues -nje histori ose ngjarje

nga jeta e shkruesit)

Fjalia kryesore

Detajet interesante

Fjalia mbyllëse

Page 6: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

6

Mall

Nuk do ta harroj asnjëherë vajtjen time të parë në Greqi. Ai vend (ishull) i vogël m‘u duk i njohur dhe mikpritës, sepse aty ishin familja ime. Prindërit e mi së bashku me vëllanë kishin një vit që ndodheshin atje. Ishte viti 1998, dhe hera e parë që shkoja në atë vend. Udhëtimi ishte interesant dhe i qetë, por unë jo. Mendja më rrinte tek ata njerëz aq të dashur të jetës sime dhe zbrazëtia e mungesës e gëzimi i takimit përziheshin bashkë dhe s‘më linin të qetë. Kur trageti iu afrua brigjeve të kuqrremta të atij ishulli të vogël, pashë mes turmës siluetat e tyre dhe u përlota.

(Paragraf tregues)

Page 7: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

7

Paragrafi përshkrues

- Përshkruan një person, vend ose send.

Për të shkruar një paragraf të tillë,

përdoren fjalë që e ndihmojnë lexuesin të

shikojë, dëgjojë, ndjej a shijojë objektin e

përshkrimit

Page 8: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

8

Pranverë

Në pranverë, akulli e dëbora fillojnë të

shkrijnë e të mbushin lumenjtë e

liqenet. Natën kur qielli është i pastër,

mund të shihen yjet, miliona yje,

krahas vezullimit të dritës së hënës.

Ndonjëherë mund të shikoni edhe yje

që bien dhe zhduken para se të

arrijnë vijën e horizontit.

(Paragraf përshkrues – ku

përshkruhet një person, vend

ose send).

Fjalia kryesore

Detaje interesante mbi

qetësinë, yjet, ejt

Fjalia mbyllëse. Detaji

më i mire është ruajtur

për në fund

Page 9: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

9

Dhurata e ditëlindjes

Sapo e mora në dorë, e ndjeva që ajo kuti e vogël e kuqe do të kishte vlerë të veçantë për mua. Hoqa me kujdes fjongon e bardhë që kishte përsipër dhe hoqa kapakun. Ishte një unazë në formë luleje, kishte disa petale të hapura, të mbushura me dhjetë gurë të vegjël, të shndritshëm, që për mua donin të thonin shumë, dhe në qendër ca petale të tjera rrethonin një gur të madh të shndritshëm, imitim diamanti. Punimi mjaf i veçantë, e bënte të dukej e mrekullueshme, sidomos në gishtin tim. Ndoshta bukurinë ia shtonte pesha e veçantë emocionale që kishte për mua. Ishte simboli i dhjetë viteve miqësie të sinqertë me një shoqe të mrekullueshme.

(Paragraf përshkrues objekti)

Page 10: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

10

Paragraf përshkrues vendi:

Shpella antike

Shpella antike në malin e Tomorrit mbart në vete vlera të papërsëritshme kulturore, historike dhe arkitektonike. Branda saj është një errësirë thuajse absolute dhe mbizotëron kudo lagështia. Natyra i ka gdhendur muret gëlqerore me një mjeshtëri të mahnitshme, me larmi formash dhe ngjyrash. Nga tavani e dyshemeja zgjaten stalagmite e stalaktite magjepëse. Gjithsesi, aty duket edhe dora njerëzore: nëpër mure janë gdhendur figura të thjeshta që mendohet se i përkasin prehistorisë. Nga një banesë e njerëzve primitivë, kjo shpellë është kthyer në një muze me vlera të mëdha.

Page 11: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

11

Paragraf përshkrues personi:

Gjyshja ime

Ndonëse kanë kaluar vite nga ndarja ime me të, portreti i gjyshes më rri pranë, i freskët, i dashur, sikur të jetë ende gjallë. Gjithçka e kam të gdhendur në zemër: sytë e qeshur, vështrimin e ngrohtë, flokët e thinjur, fytyrën me rrudha pleqërie, por gjithmonë erëmirë dhe duart topolake që s‘harronin kurrë të më përkëdhelnin. Trupvogël, por me zemër të madhe, ajo dinte të falte vetëm dashuri, dashuri nëne, ndaj kujtimet për të janë strukur diku në kujtesë, si për të më treguar se ai vend është vetëm i saj dhe i askujt tjetër.

Page 12: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

12

Paragraf me përshkrim ngjarje (1):

Padrejtësi

S‘ishte e drejtë, po ja që ndodhi. Prej dy vitesh, ai ishte një ndër shokët e mi të klasës, por nuk shoqërohej me asnjë nga ne. Ishte nga ata fëmijë që vijnë në shkollë kur kanë kohë të lirë, sepse pjesën tjetër të kohës e kalojnë duke punuar. Nxënësit e tjerë e bënin shpesh objekt talljeje, me ose pa dashje. Qeshnin kur ai thoshte se nuk e njihte të atin, nuk e dinte me çfarë merrej, ku ishte. Megjithatë, të gjithëve u erdhi keq ditën kur ai tha se do të linte shkollën. Arsyet tronditëse po ua tregoj më poshtë...

Page 13: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

13

Paragraf me përshkrim ngjarje (2):

Nata e frikshme

Gjithnjë më kanë pëlqyer filmat policorë, por kurrë s‘e kisha menduar veten dëshmitarë të një krimi. Ishte ora tetë e mbrëmjes dhe unë po nxitoja për në shtëpi. Rruga ishte shumë e errët; veç dritave, mungonin edhe yjet në qiell. Disa metra larg meje, dëgjova të bërtiturat e sharjet e dy të rinjve. Njëri prej tyre mbante në dorë një thikë. E tmerruar u fsheha pas një peme. Nxora celularin dhe i telefonova policisë duke menduar në kokë arsye të ndryshme...

Page 14: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

14

Paragrafi shpjegues – jepen

shpjegime për një send,

ngjarje etj; ose jepen

informacione për to. Në të

përfshihen fakte që i nevojiten

lexuesit për ta kuptuar

subjektin.

Page 15: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

15

Jeta me një vëlla më të vogël Të jetosh me vëllanë tim të vogël është shumë e vështirë. (fjalia kryesore) Së pari, ai mundohet të më kopjojë në çdo gjë. Nëse unë pi një gotë të dytë me qumësht, kështu do të bëjë edhe ai. Së dyti, ai gjithmonë do të luajë me shokët e mi.Nëse ne luajmë basketboll, ai do të luaj me ne. Por ai është shumë i vogël.Së treti, ai kërkon të qëndrojë zgjuar sa unë. Gjithmonë i thotë mamit: „Përse ai të qëndrojë zgjuar më vonë se unë?“ (detaje interesante). Mamaja më thotë se ai dëshiron të më ngjajë, dhe për këtë duhet të jem krenar. Përpiqem të jem, por nuk është gjithmonë e lehtë.(fjalia mbyllëse)

Page 16: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

16

Rënia e ortekut Të gjithë ata që nuk e dinë, mund të mendojnë se rënia

e ortekëve kushtëzohet vetëm nga rënia e dëborës. Por gabohen, sepse rënia e ortekëve është dukuri natyrore, që nuk mund të ndodhë pa praninë e shumë faktorëve të tjerë. Si fillim, e rëndësishme është që sasia e dëborës që bie të formojë një shtresë 0,3-0,5 m. Edhe temperaturat luajnë rol të rëndësishëm: gjatë dimrit, ato tkurrin dëborën dhe në pranverë, pjesa e sipërme e saj shkrin dhe bën që dëbora e sapo shkrirë të depërtojë në shtresat e poshtme, duke i lëvizur ato. Së treti, edhe era ndikon në formimin e oretkëve. Kusht i rëndësishëm është që ajo të fryjë me shpejtësi 25-30 milje/orë. Relievi është faktor i rëndësishëm. Ai ndihmon në rënien e ortekëve me formën karakteristike, ekspozimin, pjerrësinë që duhet të jetë 22-60 gradë,etj. Pra, rënia e ortekëve nuk është një dukuri aq e thjeshtë sa duket.

Page 17: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

17

Paragrafi argumentues-bindës

– Shprehet një opinion në lidhje me

një send, ngjarje etj. Shkruesi

gjithashtu përpiqet ta bëjë lexuesin të

jetë një mendje me të, lidhur me

çështjen e parashtruar.

Page 18: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

18

Pa trotuare

Në rrugët e lagjes sonë nevoiten trotuarë.(fjalia kryesore shpreh opinionet). Pa to, kalimi në rrugë është i rrezikshëm dhe i vështirë.Ne nuk mund të ngasim biçikletat, pasi prindërit nuk na lënë që të dalim me to në rrugë. Po kështu, nuk mund të përdorim as patinat. Në dimër është e vështirë të shkosh në shtëpitë e shokëve, sepse dëbora grumbullohet në anët e rrugës. Kështu jemi të detyruar të luajmë në oborrin e shtëpisë.(arsye të shumta). Në lagjet e tjera, rrugët kanë trotuare, po tek ne, përse nuk duhet të ketë? (fjalia mbyllëse)

Page 19: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

19

Jo duhanit

Duhani dëmton seriozisht shëndetin. Kjo është shprehja që predikojnë të gjithë, madje dhe vetë prodhuesit e paketave të cigareve. Jo më kot organizatat e shëndetit dhe qeveria përpiqen të bëjnë të ndjeshëm përdoruesit për rrezikun që vjen nga përdorimi i tij. Sot, sipas statistikave, duhani është shkaktari i një numri të madh vdekjesh në vendet e industrializuara. Prej tij,

Page 20: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

shumë fëmijë lindin jonormalë, të

tjerë kanë probleme frymëmarrjeje

ose sëmundje kronike mushkërish,

vetëm e vetëm se kanë pasur “fatin”

të lindin në familje duhanpirësish.

E çfarë tjetër duhet të ndodhë që

këta njerëz të kuptojnë se kështu,

përveç vetes, dëmtojnë edhe

njerëzit që duan më shumë?

20

Page 21: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

21

Paragrafi hyrës

Fillimi i mbarë gjysma e punës.

Fjalë e urtë

Page 22: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

Paragrafi hyrës

Paragrafi hyrës është shumë i rëndësishëm.

Ai është një lloj “pasaporte” që e njeh

lexuesin me idenë, me qëllimin e shkrimit

dhe çfarë do të shtjelloni më tej. Ndaj dhe

duhet shkruar mirë duke treguar kujdes në

formulim në mënyrë që të tërheq vëmendjen

e lexuesit dhe ta mbajë gjallë interesin e tij

për të vazhduar leximin deri në fund.

22

Page 23: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

23

- disa këshilla për ta bërë hyrjen tuaj

më tërheqëse

Me një citim që ka lidhje me temën.

Një anekdotë ose një rrëfim tjetër i shkurtër.

Një fakt apo detaj interesant ( për shembull një statistikë interesante).

Një përkufizim të një termi të rëndësishëm

Me ndonjë pyetje provokuese dhe interesante.

Një vështrim për një pikëpamje të ndryshme nga e juaja.

Një pohim se një problem ekziston.

Page 24: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

24

Gjatë leximit mund të vërejmë se këto

mjete përdoren gjërësisht në paragrafët

hapës.

Po japim një shembull të paragrafit hapës

me anekdotë:

Page 25: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

25

Eshtë një rrëfenjë e vjetër popullore amerikane mbi një tas druri. Puna ishte se gjyshja, me duart që i dridheshin, hera-herës thyente nga një piatë. E zemruar, e bija i dha një tas druri duke i thënë se këtej e tutje ajo do të hante në të. Duke parë këtë, mbesa e mitur pyeti të ëmën se përse gjyshja duhet në hante në një tas druri, kurse gjithë të tjerët në shtëpi në piata porcelani. “Sepse është plakë!” iu përgjegj e ëma. Fëmija u mendua për një çast e pastaj i tha s’ ëmës, “Kur gjyshja të vdes, ruaje tasin e drunjtë.” E ëma e pyeti përse dhe fëmija iu përgjegj, “që ta kesh kur të plakesh.”

Page 26: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

26

- një detaj interesant

Që bluxhinset ose denimet nuk gjinden vetëm në Teksas nuk na habit

po të kujtojmë se xhinset e kanë

marrë emrin nga Gjenova (Gene),ku u

end së pari kjo rrobë, dhe se denimi

është rrobë de Nimes, domethënë nga

Nimes-i, një qytet në Francë.

(Një informacion i tillë mund të mirret nga një fjalor)

Page 27: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

27

- Strategjia me ndonjë pyetje mbi çështjen nëse

është e lejueshme që doktorët t’i gënjejnë

nganjëherë pacientët e tyre A duhet që doktorët t’i gënjejnë pacientët në dobi të tyre – për të shpejtuar shërimin ose pë të fshehur afrimin e vdekjes? Ashtu si në sferën e ligjit, të qeverisjes dhe në punë të tjera, në mjekësi kërkesa për ndershmëri shpesh zvoglohet për hir të nevojave të tjera: të nevojës për t’iu shmangur lajmeve të këqija ose për të respektuar premtimin për mbajtjen e një të fshehte;për të ekspozuar korrupsionin ose për të ngjallur interesin e publikut.

Page 28: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

28

ose

E keni menduar ndonjëherë se

si do të ishte sot jeta pa

kompjuterë?..

Page 29: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

Paragrafët mbyllës

Paragrafët mbyllës sikurse paragrafët

hapës (hyrës), janë veçanërisht të

vështirë ndoshta jo për gjë tjetër, por

se janë shumë të spikatur.

Në paragrafin mbyllës duhet thënë

diçka interesante.

29

Page 30: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

30

S’do të kishte kurrfarë interesi të thonit “Kështu

shohim…” ose shprehjen e stërnjohur e të

mërzitshme “si përfundim…” dhe pastaj t’i bëni

jehonë titullit dhe paragrafit të parë. Kjo në një

farë mënyre është e justifikueshme në një ese të

gjatë, sepse lexuesi mund të ketë harruar disa

nga idetë e paraqitura tridhjetë faqe më parë,

por në një ese që mbahet mend lehtë ka nevojë

për diçka më shumë.

Page 31: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

31

- disa udhëzime që mund të jenë të

frytshme për të bërë paragrafët mbyllës

Lloji më i zakonshëm është përmbledhja.

E mbyllni esenë me një citim, sidomos me një citim që zgjeron ose e modifikon një citim të përdorur në paragrafin hapës.

E mbyllni me një pikë të re (por të lidhur), që e çon diskutimin tuaj një hap më tej.

E mbyllni me një aluzion ta zëmë me një figurë ose ngjarje historike ose mitologjike. (p.sh. Një fitore e arrirë me sakrifica e humbje të mëdha, quhet zakonisht “fitore e Pirros”)

Përdorimi i pyetjeve retorike.

Page 32: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

32

- Shembull i mbylljes me përmbledhje

Po, për mua nata e Vitit të Ri është një natë shumë e veçantë, për shkak të njerëzve shumë të veçantë të cilët më kanë dhuruar shumë kujtime të bukura. Këngëtarët , grupet muzikore, kërcimtarët, madje edhe aktorët e estradës i kanë dhënë jetës sime gëzim e hare. Këtë vit, me fillimin e përgatitjes së koncertit të Vitit të Ri, mendoj se çfarë befasie të mrekullueshme do të na ofrojë mesnata e ndërrimit të viteve. Do të jetë qetësi apo një kaos i furishëm nëpër rrugë, apo një festim me të vërtetë gazmor? Pres me padurim ta zbuloj!

Page 33: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

33

-përfundim me pyetje retorike (pohim

që bëhet në formë pyetje)

Sikurse paraqita dhe u mundova të ilustroj më lart, kurrë nuk do të arrij të kuptoj aftësinë e njerëzve “për të folur më shumë se për të ecur”. Përse na duket më e lehtë të diskutojmë për djegien e plehrave, se sa të veprojmë dhe t’i djegim ato? Përse na duket më e lehtë të diskutojmë për shërbimet komunitare, se sa të shërbejmë? Këtë nuk do ta kuptoj kurrë.

Page 34: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

34

Një përmbledhje mendimesh të

rëndësishme për paragrafet

Paragrafi është njësia më themelore e

tekstit.

Një grup fjalish me lidhje të ngushta midis

tyre.

Gjykimet dhe arsyetimet që shprehim kanë

lidhje logjike me njëra tjetrën.

Page 35: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

35

Sa i përket anës logjike, paragrafët mund të tregojnë

detaje –që zhvillohen si analizë, përshkrim ose

numërim i hollësishëm i veçorive.

ilustrim- për të konkretizuar diskutimin

krahasim – të diçkaje me gjëra të ngjajshme ose

të ndryshme

përsëritje- me qëllim të përforcimit të idesë

kryesore

përkufizim - të një koncepti apo dukurie

Page 36: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

36

Çdo paragraf trajton një ide të vetme që shprehet

me një varg fjalish

Rëndësi të veçantë ka zgjedhja e fjalisë që do të

shërbejë si bërthamë organizuese e paragrafit

(fjalia- temë ose fjalia bosht)

Fjalitë tjera të paragrafit merren me shtjellimin e

mendimit që përmban fjalia-temë.

P.sh.

Page 37: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

37

Muzika të kënaq.

Olimpiada Botërore e Atletikës filloi.

Fjalët kënaq dhe filloi që dalin si fjalë kyçe vështirë se mund të shtjellohen më tej

Duke i formuluar ndryshe, këto fjali mund të shërbejnë si fjali temë(bosht) për paragrafin:

Page 38: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

38

Muzika ngjall emocione të forta.

Olimpiada Botërore e Atletikës pati të papritura të shumta.

Grupi emëror emocione të forta dhe të papritura të shumta lejojnë të shtjellohet më tej me fjali të tjera, të cilat do të sqarojnë se ç’emocione shkakton muzika, ose ç’të paprtitura pati Kampionati…

Tema dhe drejtimi i fjalisë (fjalia temë) përmban rrjedhën logjike të paragrafit.

Page 39: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

39

Fjalia-temë (fjalia bosht) mund të ndodhet në fillim në

mes apo në fund.

Kur nisim me shembuj, për të dalë tek fjalia që përmban

idenë kryesore të paragrafit themi se ky paragraf është

INDUKTIV.

P.sh. Nëse kjo është hera e tretë që motra juaj sëmuret

pasi ha pjeshka, ju mund të nxirrni një përfundim se ajo

ka alergji nga ato.

Page 40: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

Paragrafi induktiv pra fillon me të veçantat- një numër

bindës shembujsh, rastesh, eksperimentesh, detajesh.

Të trajtuara së bashku këto të veçanta, përbyllen me një

konstatim të përgjithshëm.

Procesi i shkrimit me induksion nuk funksionon kur

shembujt janë të paktë në numër ose të dobët në

rëndësinë e tyre për të mbështetur një aargument të

përgjithshëm.

40

Page 41: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

Nëse paragrafi është DEDUKTIV, do të

nisim me fjalinë që përmban idenë

kryesore për të vijuar me ilustrimin e saj

me shembuj.

41

Page 42: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/7.llojet_e_paragrafeve.pdf · Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi

42

Disa këshilla për të ruajtur njësinë

logjike të paragrafit

1. Në një paragraf duhet trajtuar një ide të

vetme.

2. Kur kalohet nga një ide në tjetrën, nis një

paragraf të ri.

3. Dy mendime të lidhura ngushtë midis

tyre nuk ndahen në dy paragraf të

ndryshëm.