20
FSK në shërbim komunitetit Ministarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage / Ministry for the Kosovo Security Force Prishtinë, Janar 2015

FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

FSK në shërbim

të komunitetit

Ministarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage / Ministry for the Kosovo Security Force

Prishtinë, Janar 2015

Page 2: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

PËRMBAJTJA

1. FSK në shërbim të komunitetit.................................................................................................32. Bashkëpunimi Civilo - Ushtarak................................................................................................43. Marrëveshjet e bashkëpunimit...................................................................................................54. Hapja dhe ndërtimi i rrugëve......................................................................................................65. Hapja dhe zgjerimi i rrugës në fshatin Zebincë të Komunës së Artanës.......................................66. Hapja dhe rregullimi i rrugës në fshatin Vërbovc të Komunës së Drenasit..................................77. Hapja dhe rregullimi i rrugës në fshatin Bllagagjë të Komunës së Istogut...................................88. Hapja dhe rregullimi i rrugës në fshatin Bozhec të Komunës së Ranillugut.................................99. Projekti në SHFMU “28 Nëntori” në fshatin Kraikovë të Komunës së Drenasit....................... 1010. Projekti në SHFMU ”Shaban Polluzha”në Polluzhë të Drenasit...............................................1011. Rregullimi i oborrit të shkollës në fshatin Medvec, Lipjan 10.10.2014.....................................1012. Ndërtimi i urës në Manastirin e Deçanit....................................................................................1113. Zhvendosja nga Zllakuqani dhe ngritja e urës në Krushevë të Klinës....................................1114. Asistenca mjekësore................................................................................................................1215. Dhurimi vullnetar i gjakut........................................................................................................1216. Ligjërata për nxënës “ Minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera”...............................................1217. Kampi Rinor 2014 në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.......................................................1318. Projektet në mbrojtje të mjedisit...............................................................................................1419. “Ta pastrojmë Kosovën”..........................................................................................................1420. Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Tokës..................................................................................1421. Mbështetje institucioneve të ndryshme...................................................................................1522. Bashkëpunimi i FSK-së me institucione arsimore....................................................................1723. Angazhimi i FSK-së në Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur.....................................1724. Pritja e nxënësve në ambientet e FSK-së..................................................................................1825. Rregullimi i ambientit në Manastirin e “Shën Arhangjelit” në Prizren..................................1826. Vlerësimet e Ekipit Këshillues të NATO-së për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak.......................1927. Aktivitetet sportive..................................................................................................................19

SHKURTESAT

1 MFSK – Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

2. FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës

3. KFT – Komanda e Forcave Tokësore

4. BCU – Bashkëpunimi Civilo – Ushtarak

5. OJQ – Organizata Joqeveritare

6. NAT – Ekipi Këshillues i NATO-së

MFSK, Kazerma ,,Adem Jashari”, Prishtinë

Botues: Ministria për Forcën e Sigurisë së KosovësDepartamenti për Marrëdhënie me Publikun

Departamenti për Bashkëpunim Civilo - Ushtarak

www.mksf-ks.org

Page 3: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

FSK në shërbim të komunitetit

Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë në shërbim të të gjitha komuniteteve dhe qytetarëve të Kosovës. FSK ka bërë shumë në ngritjen profesionale të pjesëtarëve të saj, si dhe realizimin e detyrave në kuadër të mandatit të saj. Krahas angazhimeve ditore në operacione, stërvitje dhe zhvillimin profesional, FSK-së është e gatshme për të përkrahur çdo projekt që është në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve tanë. Përkrahja e komuniteteve me projekte të cilat drejtpërsëdrejti e lehtësojnë jetën e tyre, është dhe do të mbetet pjesë e rëndësishme e angazhimeve të FSK-së.

FSK-së ka kryer një numër të madh të punëve dhe projekteve, të cilat janë bërë në bashkëpunim duke angazhuar personel, njësi, mjete dhe teknikë të specializuar. Ajo ka treguar se është e përkushtuar për të qenë pranë dhe në krah të qytetarëve, komuniteteve dhe organizatave qeveritare dhe joqeveritare në çdo projekt ku përfitues janë qytetarët. FSK është një forcë e respektuar dhe me imazh pozitiv dhe këtë e ka arritur falë profesionalizmit, gatishmërisë dhe angazhimeve të saj në zbatimin e të gjitha detyrave që dalin nga misioni i saj, sidomos me përkrahjen e vazhdueshme në projekte të ndryshme humanitare. Kjo është vërtetuar në mbështetjen e vazhdueshme që FSK ka nga qytetarët tanë në sondazhet dhe anketate ndryshme, ku FSK-së del si institucioni më i besueshëm në vend. Deminimi humanitar, vetëdijsimi për rrezikun nga minat dhe mjetet plasëse, dhurimi i gjakut dhe pjesëmarrja aktive në shumë veprimtari dhe aksione në ndihmë të qytetarëve janë aktivitete të vazhdueshme. Projektet në infrastrukturë siç janë: hapja, meremetimi i rrugëve, urave, shtëpive ose infrastrukturës përcjellëse, sidomos nëpër zonat e thella, ku përfitues janë pjesëtarët e komunitetit do të vazhdojnë po me të njëjtin ritëm. Gjithashtu angazhimi i FSK-së në përkrahjen e banorëve me ndihmë mjekësore, shpërndarje të barnave për të moshuarit, do të vazhdoj dhe zgjerohet. FSK do të mbështes dhe përkrah çdo projekt që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

Unë vlerësoj lartë punën e të gjithë akterëve në të gjitha nivelet, duke filluar nga departamentet e bashkëpunimit civilo-ushtarak në MFSK dhe KFT, që planifikojnë dhe bashkërendojnë, si dhe veçanërisht njësitet në terren që zbatojnë në vazhdimësi me profesionalizëm, projektet në përkrahje të komuniteteve, pavarësisht vështirësive dhe kushteve të motit.Unë si komandat garantoj se FSK edhe në të ardhmen do të mbështesë secilën iniciativë apo projekt qoftë nga institucionet, organizatat joqeveritare apo edhe nga vetë komuniteti i cili do të ndikoj në përmirësimin e mirëqenies së tyre. Ne do ti mbesim besnik motos sonë ,,Miq dhe partner me komunitetet”, kur bëhet fjalë për përkrahjen dhe angazhimit në projekte për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ne do të përkrahim çdo projekt apo aksion i cili organizohet në bashkëpunim me komunitetin, pushtetin lokal dhe organizata të ndryshme joqeveritare, ashtu siç edhe kemi bërë deri tani.

Me besim, gatishmëri dhe profesionalizëm FSK do të vazhdon të mbetet miku dhe partneri më i afërt dhe më i besueshëm i qytetarëve të Kosovës. FSK do të mbetet e përkushtuar që të ofroj përkrahje në përmirësimin dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë pa dallim.

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Kadri Kastrati

3

Page 4: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Bashkëpunimi Civilo – Ushtarak

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve në mes MFSK-së, institucioneve qendrore dhe atyre lokale gjatë vitit 2014 ka qenë prioritet i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, duke luajtur një rol të rëndësishëm në këtë fushë. Marrëveshje bashkëpunimi dhe projekte të ndryshme humanitare janë arritur dhe realizuar si rezultat i këtij bashkëpunimi, ku përfitues kanë qenë qytetarët e Republikës së Kosovës. BCU-ja, në fushën e menaxhimit të marrëdhënieve civilo-ushtarake ka përmbushur objektivat strategjikë të ministrit, të komandantit të FSK-së dhe të personelit përkatës, duke bashkëpunuar me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe me qytetarët e vendit. Këto objektiva BCU-ja i ka arritur gjithashtu duke punuar ngushtë me organizatat civile, institucionet qendrore dhe ato lokale, subjektet shtetërore dhe ato private si dhe me të gjitha OJQ-të. Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak, ka iniciuar dhe institucionalizuar bashkëpunimin dhe bashkëveprimin për zhvillimin e shumë projekteve humanitare, të cilat kanë ndikuar në ngritjen e imazhit të FSK-së. Departamenti për Bashkëpunim Civilo - Ushtarak i MFSK/KFT-së, duke përmbushur misionin e tij, përmes Batalionit të Xhenios të Brigadës për Mbështetje Operacionale, ka arritur që në afate të parapara të realizojë projekte rrugore, ura etj; ekipet mjekësore nga Kompania e Mjekësisë kanë ofruar asistencë mjekësore për qytetarët e Republikës së Kosovës; instruktorët e deminimit, përveç operacioneve të deminim, kanë realizuar edhe ligjërata nëpër shumë shkolla fillore dhe të mesme për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i minave dhe mjeteve tjera të pashpërthyera, anë e kënd Kosovës. BCU-ja do të vazhdojë edhe në të ardhmen të jetë derë e hapur për komunitetin, në çdo kohë, për t'iu ofruar ndihmë sa herë që do të jetë e nevojshme.

Marrëveshjet e bashkëpunimit Marrëveshjet e bashkëpunimit janë pjesë e aktiviteteve të Departamentit për Bashkëpunim Civilo – Ushtarak. Gjatë vitit 2014 janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me institucione të ndryshme, të cilat kanë obliguar MFSK-në që të ofrojë ndihmën e saj në realizimin e projekteve dhe në mbështetje të ndryshme.Ndër marrëveshjet e nënshkruara janë:

Marrëveshje për realizimin e projekteve të inxhinierisë;

Marrëveshje bashkëpunimi në mes MFSK-së, IOM-it dhe Komunës së Artanës, për rregullimin e rrugës në fshatin Zebincë nga FSK-ja, më 08.05.2014.

Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës (për pastrimin dhe rehabilitimin e hapësirës në mes lagjeve Arbëria dhe Kodra e Trimave), më 19.06.2014.

Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Komunës së Istogut ( për rregullimin e rrugës në fshatin Bllagagjë), më 30.09.2014.

Takim pune BCU-MFSK dhe BCU-KFT

4

Page 5: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Marrëveshje tjera bashkëpunimi:

Marrëveshje bashkëpunimi në mes MFSK-së dhe Qendrës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim - Banja "Nëna Naile", më 12.05.2014.

Marrëveshje bashkëpunimi në mes MFSK-së dhe Komunës së Malishevës, për shfrytëzimin e Ujëvarës së Mirushës dhe Basenit të Banjës, më 06.06.2014 për nevojat e FSK-së në fushën e trajnimeve të kërkim-shpëtim ujorë.

Marrëveshje mes MFSK-së dhe Korporatës Energjetike të Kosovës, për shfrytëzimin e liqenit të Batllavës, më 12.06.2014.

Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Korporatës Energjetike të Kosovës ( për trajnimin “Operimi me makina të rënda, niveli I, II dhe III), më 16.06.2014.

Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Komunës së Malishevës ( për shfrytëzimin e pishinës së Banjës së Malishevës), më 23.09.2014

Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Korporatës Energjetike të Kosovës ( për shfrytëzimin e liqenit të Batllavës), më 26.09.2014

Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Universitetit të Pejës e arritur më 03.06.2014, kurse e protokolluar nga Universiteti i Pejës më 21.10.2014.

Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës për dhënien e kontejnerëve në shfrytëzim, më 30.10.2014

Z. Shkëlzen Sylaj, Sekretar i Përgjithshëm i MFSK-së dhe z. Lulzim Rafuna, Drejtor i Doganave të Kosovës me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes

5

Page 6: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Hapja dhe ndërtimi i rrugëve

F o r c a e S i g u r i s ë s ë K o s o v ë s p ë r m e s Departamentit Civilo – Ushtarak edhe gjatë këtij viti ka mbështetur shumë institucione, OJQ, komuna dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, përmes realizimit të projekteve të ndryshme. Hapja, ndërtimi dhe meremetimi i rrugëve, me theks të veçantë në vendet rurale, vazhdon të jetë një nevojë e madhe e qytetarëve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Përqendrimi i kapaciteteve tona njerëzore, materiale dhe teknike në ndihmë qytetarëve të Kosovës, vazhdon të jetë ndër prioritetet kyçe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Departamenti për Bashkëpunim Civilo – Ushtarak vazhdon të jetë dera e parë e pranimit, vlerësimit dhe realizimit të projekteve në ndihmë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim. Falë punës së palodhshme të Batalionit të Xhenios së FSK-së, e në bashkëpunim me të lartpërmendurit, kemi realizuar këto projekte:

Hapja dhe zgjerimi i rrugës në fshatin Zebincë të Artanës

Projekti për rregullimin e rrugës në fshatin Zebincë të Komunës së Artanës (Novobërdës) ka filluar më 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ndërsa punët për realizimin e këtij projekti janë kryer nga pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të FSK-së. Ky projekt është realizuar në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit, të iniciuar dhe të përgatitur nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo – Ushtarak në MFSK, dhe të nënshkruar në mes MFSK-së dhe Komunës së Artanës. Projekti është i një rëndësie të veçantë pasi që lidhë fshatrat e kësaj ane me qendrën komunale, ndërsa pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të FSK-së me një përkushtim maksimal kanë bërë zgjerimin e rrugës, hapjen e kanaleve, vendosjen e urave si dhe shtrimin me zhavorr. Me rastin e inaugurimit të rrugës më 12.06.2014 kanë marrë pjesë: Zv. Ministri i MFSK-së z. Muhamet Latifi, zv. KOMKFT gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, KOMKFOR gjenerali Selvatore Farina, shefi i Ekipit Ndërlidhës Këshillëdhënës të NATO-s (NLAT) gjeneral brigade Udo Schnittker, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar z. Ian Cliff, zëvendës shefi për bashkëpunim i Zyrës së BE-së në Kosovës z. Mevlin Asin, kryetari i Komunës së Artanës z. Svetislav Ivanoviq, ministri për Komunitete dhe Kthim z. Dalibor Jeftiq, përfaqësues të IOM-it, KOM Batalionit të Xhenios nënkolonel Zejnullah Prokshi, oficerë të KFOR-it, FSK-së dhe banorë të fshatit.

6

Page 7: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Hapja dhe rregullimi i rrugës në fshatin Vërbovc të Komunës së Drenasit

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Batalioni i Xhenios ka realizuar projektin e hapjes, zgjerimit dhe mbushjes së rrugës në fshatin Vërbovc. Qëllimi i realizimit të këtij projekti ka qenë lehtësimi dhe qarkullimi i lirë i banorëve të fshatit Vërbovc. Rruga është e gjatë mbi 3 km, e gjerë 5 metra dhe janë shtruar mbi 4160 metra kub zhavorr si dhe është bërë hapja e kanaleve anësore.Më 28 gusht 2014 projekti në fjalë ka përfunduar me një ceremoni të organizuar nga ana e FSK-së dhe banorët e fshatit Vërbovc. Në këtë ceremoni komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale, gjeneral brigade Ilaz Dërguti, tha: “FSK-ja në kuadër të misionit të saj që ka, po u kushton rëndësi të posaçme realizimit të projekteve të ndryshme të cilat janë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës”. Ndërsa kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, pasi që falënderoi FSK-në për angazhimin në realizimin e këtij projekti me shumë rëndësi për banorët e këtij fshati, tha: “FSK-ja po dëshmon se është në shërbim të qytetarëve të Kosovës, për çka unë në emër të komunës i falënderoi shumë.” Kjo rrugë ka një rëndësi të dyfishtë, jo vetëm se lidh fshatin por edhe se mundëson vizitorët e shumtë që ta vizitojnë Lapidarin e Komandantit të Lavdishëm të UÇK-së, të dëshmorit Ilaz Kodra. Në këtë projekt kanë punuar 8 pjesëtarë të Xhenios me 10 automjete të rënda.

7

Page 8: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Hapja dhe rregullimi i rrugës në fshatin Bllagagjë të Komunës së Istogut

Duke iu përgjigjur kërkesës së komunitetit serb të fshatit Bllagagjë të Komunë së Istogut, pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar projektin për hapjen, zgjerimin dhe shtruarjen e rrugës në fshatin Bllagagjë me gjatësi dy kilometra, si dhe hapjen e kanalit anësor.Ky projekt është realizuar si rezultat i bashkëpunimit në mes të Departamentit Civilo -Ushtarak të MFSK-së dhe Komunës së Istogut, me qëllim të ofrimit të ndihmës, pa dallim, për të gjithë qytetarët e R e p u b l i k ë s s ë K o s o v ë s . N ë ceremoninë e përurimit ishin: ministri i FSK-së z. Agim Çeku, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale z.Nenad Rashiq, ëvendësministrja e FSK-së znj. Jasmina Vasiq, kryetari i Komunës së Istogut z.Haki Rugova, komandanti i KFT-së gjeneralmajor Rrahman Rama, gjeneral brigade Ilaz Dërguti, oficerë të FSK-së dhe përfaqësues të komunitetit serb.

8

Page 9: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Hapja dhe rregullimi i rrugës në fshatin Bozhec të Komunës së Ranillugut

Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Ranillugut realizuan projektin për hapjen, zgjerimin dhe shtimin e rrugës së fshatit Bozhec, në një gjatësi prej 2.5 km. Projekti kishte për qëllim krijimin e kushteve më të mira në lehtësimin e qarkullimit për banorët e këtij fshatit. Ky projekt ka filluar më 20 tetor dhe ka përfunduar më 07 nëntor 2014. Gjatë realizimit të këtij projekti është bërë gjithashtu edhe hapja e kanalit anësor dhe nivelimi i rrugës.Në ceremoninë e inaugurimit të projektit morën pjesë ministri i FSK-së z. Agim Çeku dhe komandanti i Forcave Tokësore gjeneralmajor Rrahman Rama. Në fjalën e tij, me këtë rast, ministri Çeku tha: “Kjo rrugë ka një domethënie të madhe, ku dëshmon se FSK-ja po iu shërben të gjitha komuniteteve, të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe kjo është një dëshmi se këta qytetarë kanë pasur kushte të vështira, ndërsa tani kanë kushte shumë më të mira, dhe është ndjenjë shumë e mirë për ushtarët të cilët janë në shërbim të vendit, kur kryen një punë të mirë dhe të gjithë të falënderojnë”.Falënderim për pjesëtarët e FSK-së pati edhe përfaqësuesi i Komunës së Ranillugut, drejtori i Shërbimeve Publike z. Ivan Janiaijevic, i cili falënderoi Forcën e Sigurisë të Kosovës për punën e bërë e në veçanti pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të cilët punuan në këtë projekt. Ai, më pastaj tha: “Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë i FSK-së me autoritetet e komunës dhe banorët e fshatit ”.

9

Page 10: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Projekti në SHFMU “28 Nëntori” në fshatin Kraikovë të Drenasit

Projekti për rrafshimin e oborrit të SHFMU “ 28 Nëntori” në Kraikovë të Drenasit ka filluar më 06.05.2014

Punimet në projektin e SHFMU ”Shaban Polluzha” në Polluzhë të Komunës së Drenasit, ᵌpër nivelimin e oborrit të shkollës, kanë filluar më 29.08.2014 dhe kanë përfunduar më 30.08.2014.Në këtë projekt është bërë mihja dhe bartja e 1280 m3 të dheut nga oborri i SHFMU ”Shaban Polluzha” në fshatin Polluzhë, nivelimi i oborrit të shkollës me sipërfaqe prej 1500 m2, si dhe hapja e një kanali përreth objektit të shkollës me gjatësi prej 40m për largimin e ujerave nga të reshurat atmosferike.Përfitues të këtij projekti janë nxënësit e kësaj shkolle, të cilëve iu është lehtësuar zhvillimi i aktiviteteve sportive. Projekti është realizuar nga pjesëtarët e Togut të Parë të Kompanisë së Konstruksioneve të Batalionit të Xhenios.

Ekskavatori i FSK-së duke bërë rrafshimin e oborrit

të shkollës

Oborri i shkollës në fazën e përfundimit

Projekti në SHFMU ”Shaban Polluzha” në Polluzhë të Drenasit

Dukja e oborrit të shkollës para fillimit të punimeve Pamje gjatë punës së largimit të dheut

Rregullimi i oborrit të shkollës në fshatin Medvec të Lipjanit

10

Page 11: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Ndërtimi dhe vendosja e urave

Pjesëtarët e FSK-së, përkatësisht specialistët e urave, edhe gjatë këtij viti kanë realizuar montime dhe çmontime të urave, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Realizimi i projekteve të tilla vazhdon të mbetet prioritet për FSK-në, pasi që ndërtimi i urave nënkupton lidhjen e njerëzve mes vete dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës.

Zhvendosja e urës mobile nga fshati Zllakuqan në fshatin Krushevë e Vogël të Komunës së Klinës ka filluar më 22.04.2014 dhe ka përfunduar më 16.05.2014. Projekti është realizuar nga pjesëtarët e Batalionit të Xhenios – Skuadra e Urave. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Komunën e Klinës, duke iu përgjigjur kërkesës së banorëve të këtyre fshatrave.

Ndërtimi i urës në Manastirin e Deçanit

Zhvendosja nga Zllakuqani dhe ngritja e urës në Krushevë të Klinës

11

Page 12: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Asistenca mjekësore

Ekipet mjekësore të FSK-së, përveç punëve të përditshme të shumta, kanë realizuar vizita mjekësore duke ofruar asistencë mjekësore dhe barna esenciale për komunitetin serb në fshatrat e Komunës së Istogut dhe të Novobërdës. Prezenca e personelit mjekësor të FSK-së dy herë në muaj dhe puna e tyre profesionale çmohet edhe nga banorët serbë lokal, të cilët për një kohë të gjatë pranojnë shërbime të ndryshme shëndetësore falas. Ky projekt me mision humanitar i ekipeve mjekësore të FSK-së që zhvillohet me komunitete, korrespondon me politikën integruese që MFSK-ja dhe shteti i Kosovës po tregon me vlerat e një shoqërie shumetnike, demokratike, të lirë dhe të barabartë!

Dhurimi vullnetar i gjakut

Dhurimi vullnetar i gjakut tashmë është një aktivitet i përvitshëm për pjesëtarët e FSK-së. Dhjetëra e qindra ushtarë dhe eprorë të FSK-së, civilë, si dhe stafi politik i MFSK-së iu kanë përgjigjur pozitivisht aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut. Në planet e veprimit të Departamentit për Bashkëpunim Civilo - Ushtarak, Departamentit Mjekësor në MFSK dhe Entit Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut, dhurimi vullnetar i gjakut tashmë është futur si aktivitet me prioritet. Kjo dëshmon se pjesëtarët e FSK-së janë gjithmonë afër qytetarëve, atëherë, kur më së shumti ata kanë nevojë. FSK-ja është shumë krenare me pjesëtarët e saj, sepse përmes dhurimit të qindra dozave gjak ne arrijmë të shpëtojmë jetë njerëzish, që është gjëja më humane që njeriu mund ta bëjë.FSK-ja ka qenë dhe është e gatshme që përveç organizimeve tashmë të përvitshme të dhurimit vullnetar të gjakut, t'i përgjigjet edhe kërkesave të veçanta të Entit Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut, kur është fjala për shpëtimin e jetëve të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ekipet e deminimit të FSK-së gjatë vitit 2014, konkretisht gjatë sezonit të dimrit, atëherë kur përfundon sezoni i punës praktike të pastrimit të fushave dhe vendeve të kontaminuar nga minat dhe mjetet tjera plasëse, organizoi ligjërata vetëdijesimi për nxënës në shkollat fillore të Republikës së Kosovës. Këto ligjërata realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe sipas një planifikimi me drejtoritë e arsimit nëpër komuna. Përveç ligjëratave, ekipet tona iu përgjigjen edhe kërkesave të tjera të institucioneve arsimore, që kanë për qëllim vetëdijesimin e fëmijëve për rrezikun nga mjetet e pashpërthyera. Gjatë këtij viti janë realizuar ligjërata në komunat si në vijim:

- Hani Elezit- në tri shkolla me 281 nxënës

- Drenas- në katër shkolla me 367 nxënës

- Kaçanik- në tri shkolla me 402 nxënës

- Prizren – në katër shkolla me 190 nxënës

- Mitrovicë -në katër shkolla me 120 nxënës

- Podujevë- në katër shkolla me 259 nxënës

- Prishtinë- në dy shkolla me 110 nxënës

Ligjërata për nxënës “Minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera”

12

Page 13: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Kampi Rinor 2014 në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, nga data 09.06.2014 deri më 13 qershor 2014, është organizuar 'Kampi Rinor 2014', ku kanë marrë pjesë 37 nxënës të shkollave të mesme nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës, në mesin e tyre 13 femra. Disa nga temat dhe aktivitetet e realizuara nga instruktorët e FSK-së për nxënësit ishin:

Misioni, detyrat dhe struktura e FSK-së Bashkëpunimi civilo – ushtarak në FSK Orientimi në natyrë Vetëdijesimi nga minat Kërkim-shpëtim Mësimi i komandave Ndihma e parë Aktivitete kulturore sportive

Me rastin e përmbylljes së kampit, komandanti i Qendrës së Stërvitjes Bazike (QSB), major Sami Hajrullau, duke treguar në mënyrë kronologjike ecurinë e këtij kampi u shpreh: “Nxënësit gjatë gjithë kohës kanë treguar sjellje, disiplinë dhe interesim të lartë për të mësuar sa më shumë nga lëmi i jetës ushtarake. Unë falënderoj nxënësit dhe instruktorët e QSB-së për kontributin e tyre që kanë dhënë në mbarëvajtjen e kampingut rinor, njëherësh nxënësve ju uroj shumë suksese në shkollim dhe jetën e tyre private” tha major Hajrullahu.Para të pranishmëve foli edhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në MFSK, z. Hajrush Kurtaj, i cili tha: “ Janë sakrifikuar shumë gjenerata që një ditë ne ta kemi uniformën tonë, uniformën e cila ndanë gjithçka me popullin si në rastin tuaj. Ishte kënaqësi për të gjithë ne që në mesin tonë për këto ditë keni qenë ju, rinia e Kosovës - e ardhmja e këtij vendi. Për 5 ditë qëndrimi në KDS, besoj që keni mësuar sadopak për FSK-në, detyrat dhe misionin e saj, si dhe për të gjitha aktivitetet ditore të një ushtaraku” u shpreh Kurtaj. “Asnjëherë s'jam ndjerë më krenar dhe më i fortë se sa këtë javë që kam bartur uniformën e FSK-së”, shprehet Adonis Deliu, nxënës i shkollës “Xhelal Hajda-Toni” nga Rahoveci.Kampi Rinor 2014 është realizuar për herë të parë në ambientet e shkollës së QSB-së të KDS-së në Ferizaj, nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e KDS-së dhe me mbështetje të Departamentit për Marrëdhënieve Civilo - Ushtarake të Ministrisë së FSK-së dhe Komandës së Forcave Tokësore (KFT) .

13

Page 14: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Forca e Sigurisë së Kosovës nën organizimin e Departamentit Civilo – Ushtarak, gjatë këtij viti, ka zhvilluar aktivitete të ndryshme në shënimin e ditëve të mjedisit (ambientit) siç janë Dita e Tokës, Dita e Mjedisit, Dita e Ujit etj. Përmes angazhimit të FSK-së në këto aktivitete, përveç kryerjes së punëve konkrete në pastrimin e vendeve të ndryshme, kemi arritur të përçojmë një mesazh vetëdijesimi tek qytetarët e Kosovës për rëndësinë që ka mjedisi në shëndetin tonë.

Më 24 maj 2014 FSK-ja ka qenë pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” në nivel vendi, të organizuar nga OJQ-të dhe të përkrahur edhe nga institucionet qendrore dhe lokale. Në këtë aksion FSK-ja kishte angazhim të pjesëtarëve dhe njësive të saj në shkallë të gjerë, duke angazhuar 250 ushtarë dhe 50 mjete teknike; si kamionë dhe makineri ngarkuese, në 30 komuna të Kosovës. Po ashtu, FSK-ja ka angazhuar edhe zhytës për pastrimin e thellësive të liqenit të Batllavës. Për të ndihmuar aksionin dhe mbarëvajtjen e tij, FSK-ja kishte në gjendje gatishmërie Njësinë e Deminimit, Kompaninë e Mjekësisë etj. Në këtë aksion ushtarët së bashku me qytetarët kanë bërë pastrimin e ambientit, duke thelluar kështu bashkëpunimin në fushën e ngritjes së vetëdijes për një ambient të pastër.

Me rastin e 22 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, FSK-ja ka organizuar aktivitete të ndryshme mjedisore në hapësirat e kazermave të FSK-së, me mbjelljen e drurëve dekorativ, pishave dhe luleve. Përmirësimi i kualitetit të ambientit në vendin ku punojmë dhe jetojmë, gjithherë mbetet prioritet i pjesëtarëve dhe punonjësve të FSK-së, në funksion të një jete më të shëndetshme.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Tokës

Projekte për mbrojtjen e mjedisit

“Ta pastrojmë Kosovën”

14

Page 15: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Nr EMRI I INSTITUCIONIT

LLOJI I MBËSHTETJES

NË BASHKËPUNI-M

QËLLIMI PËRFITUESI VENDI DHE KOHA

1 OJQ “Kusa Center”

Ekip mjekësor tenda tavolina karrige

FSK/Kusa Center

Shënimi i Ditës së Shëndetësisë

Qytetarët e Kosovës

Prishtinë 07.04.2014

2 OJQ “Sindrom Down ” Kosova

Personel karrige, tavolina

FSK/OJQ Down

Shënimi i Ditës së “Sindromit Down”

Fëmijët e prekur nga Sindromi Down

Prishtinë 17.03.2014 20.03.2014

3 Familja Berisha/Suh-arekë dhe fshati Krushë e Vogël

Ekip mjekësor transport tenda

FSK/Familja Berisha, Fshati Krushë e Vogël

Rivarrimit të 27 viktimave të luftës të familjes Berisha dhe 19 viktimave në Krushë të Vogël

Familja Berisha, Fshati Krushë e Vogël

Suharekë Prizren 26.03.2014

4 Shoqata Aeroklubi “Prishtina”

Personel kamion

FSK/Shoqata Realizimi i aktivitetit të tyre

Shoqata Aeroklubi “Prishtina”

Prishtinë 10.04.2014

5 Festivali “Llapi Film Fest”.

Personel tendë të madhe 100 karrige

Realizimin festivalit ndërkombëtarë të filmit të metrazhit të shkurtër.

Qytetarët e Podujevës/ Organizatorët e Festivalit “Llapi Film Fest”

Podujevë 05.05.2014 08.05.2014

6 Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK)

Personel 2 kamionë 2 xhipa 20 palë uniforma

FSK/ Qendra Kinematografike e Kosovës

Realizimin e filmit të shkurtër artistik “Çlirimi”

Qendra Kinematografike e Kosovës

Prishtinë 27.04.2014

7 Korporata Elektroenergj-etike e Kosovës KEK

Me njësinë e MKAB-së

FSK/KEK Dislokimin e burimit radioaktiv nga TC Kosova B në TC Kosova A

KEK Obiliq 29.04.2014

8

Federata e Atletikës së Kosovës

Personel 2 tenda

FSK/FAK Organizimi i Gjysmë Maratonës Ndërkombëta

FAK Prishtinë 11.05.2014

MBËSHTETJE INSTITUCIONEVE TË NDRYSHME

15

Page 16: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

re të Prishtinës

9 Komuna e Podujevës

Personel pajisje

Prerjen e lisit i cili rrezikonte banorët e fshatit Batllavë gjegjësisht lagjen Zymeraj

Banorët e fshatit Batllavë

Batllavë

10 Komuna e Shtimes

Një Tog ceremonial

FSK/Komuna e Shtimes

Shënimi i 15 vjetorit të Masakrës së Reçakut

Komuna e Shtimes

Reçak 15.01.2014

11 Komuna e Deçanit

Një Tog ceremonial

FSK/Komuna e Deçanit

Shënimi i Manifestimit të 16 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Komuna e Deçanit

Gllogjan 24.03.2014

12 Komuna e Gjakovës

Një Tog ceremonial

FSK/Komuna e Gjakovës

Shënimi i Ditës së Dëshmorëve të Gjakovës

Komuna e Gjakovës

Gjakovë 17.05.2014

13 Komuna e Gjilanit

Mbështetje me transport

FSK/Komuna e Gjilanit

Vizitë e të rinjve nga Turqia

Të rinjtë nga Turqia

Gjilan 12.05.2014

14 Fshati Marevc Mbështetje me një tendë

FSK/Fshati Marevc

Shënimi i Akademisë përkujtimore për dëshmorin e kombit Basri Canolli

Organizatorët/Fshati Marevc

Marevc 18.06.2014

15 Shoqata Miqtë e Amerikës

Një Tog ceremonial

FSK/ Shoqata Miqtë e Amerikës

Shënimi i ditës “ Kosova mike aleate e përjetshme e SHBA-ve”

Shoqata Miqtë e Amerikës

Prishtinë 26.06.2014

16

Page 17: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Bashkëpunimi i FSK-së me institucione arsimore

Gjatë këtij viti në kazermat dhe mjediset e FSK-së janë realizuar vizita të shumta nga fëmijë të institucione parashkollore, nga shumë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme si dhe nga studentë të kolegjeve private. Në vazhdimësi FSK ka pranuar kërkesa te shumta për vizita nga këto kategori. Dëshira për vizitë ambienteve tona nga nxënës dhe vizitorë të ndryshëm, na benë që të ndihemi mirë dhe na motivon që ta vazhdojmë punën tonë me një përkushtim maksimal. Po theksojmë disa prej vizitave që institucionet arsimore kanë realizuar gjatë këtij viti në MFSK dhe FSK: Kolegji Universitar AABInstitucioni Parashkollorë ,,Neci”, Fushë Kosovë Institucioni Parashkollorë “Bota Magjike”, Fushë KosovëShkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës Institucioni Parashkollorë ,,Rona”,PrishtinëVizitë e 50 nxënësve nga diaspora/organizuar nga Ministria e DiasporësOrganizata e Personave me Distrofi Muskulore të Kosovës /25 persona Institucionit Parashkollorë ,,Fillesa”, Prishtinë

Angazhimi i FSK-së në Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur Në respektim të Ligjit nr. 04/L-023 për Persona të Zhdukur dhe Rregullores nr. 15/2012 për punën e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, si dhe bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë, gjatë kësaj periudhe kohore Njësia e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, krahas aktiviteteve për realizim të detyrave zyrtare është angazhuar edhe në përpilimin dhe procedimin për miratim të planeve të veprimit. Me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999, së bashku me partnerët vendorë e ndërkombëtarë të përfshirë në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, gjatë kësaj periudhe kohore edhe MFSK ka luajtur rol aktiv në punën e këtij komisioni. Ka marr pjesë rregullisht në takimet e komisionit qeveritar KQPZH-së, njësitë e FSK-së e kanë mbështetur komisionin qeveritar në gërmim, në kontrollimin e disa puseve me zhytësit e FSK-së, në bartjen e mbetjeve mortore nga pika kufitare në Merdare deri në Prishtinë, si dhe kanë marrë pjesë dhe kanë bërë nderime gjatë rivarrimeve të mbetjeve mortore. FSK-ja ka marrë pjesë në shënimin e 27 prillit-Dita e të Pagjeturve të Kosovës dhe 30 gushtit- Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve. Ministria për Forcën e Sigurisë dhe FSK-ja në të gjitha takimet e komisionit KQPZH ka marrë falënderime për punët e kryera, gjithashtu edhe nga shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur për një punë të mirë që ka bërë.

17

Page 18: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Pritja e nxënësve në ambientet e FSK-së

Në kuadër të realizimit të pritjeve për vizitorë të ndryshëm në ambientet e FSK-së, një vend të veçantë nxënë pritjet e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës. Edhe gjatë këtij viti kemi pranuar shumë kërkesa për vizita në ambientet e FSK-së. Departamenti i BCU-së në MFSK dhe G9 në KFT kanë koordinuar të gjitha vizitat, njëherësh kanë përgatitur pritje dinjitoze për të gjithë vizitorët, duke u kujdesur me prezantime të ndryshme rreth punëve dhe aktiviteteve të FSK-së e deri tek shërbimi me dreka për vizitorët. Fotoja në vijim pasqyron atmosferën e pritjes së nxënësve

Rregullimi i ambientit në Manastirin e “Shën Arhangjelit” në Prizren

Nën organizimin e Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, FSK-ja ka realizuar projekte humanitare, pastrimin e ambientit, heqjen e rrethojave (telave gjemborë) thasëve me rërë (të cilat kanë qenë vendosur më parë nga KFOR-i, për sigurinë e Kishës) dhe pengesave të tjera në Manastirin “Sveti Arhangela” në Prizren. Projekti ka filluar të realizohet me datë 14.08.2014 dhe ka përfunduar me 16.08.2014.Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me KFOR-in, Zviceran, NLAT-in, Policinë e Kosovës dhe Institucionet Lokale, derisa punimet janë kryer nga Kompania e Deminimit dhe Batalioni i Xhenios së FSK-së. Me rastin e përfundimit të këtij projekti, i pari i Kishës, Ahimandrit Mihailo ka falënderuar FSK-në dhe ka shprehur dëshirën për bashkëpunim të mëtejmë.

18

Page 19: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

Vlerësimet e Ekipit Këshillues të NATO-s për Bashkëpunimin Civilo –Ushtarak

Gjithmonë një organizatë e re kur është duke u ngritur përballet me sfida. Funksione të ndryshme përballen me situatat e reja të paparashikuara që kërkojnë kreativitet dhe fleksibilitet. Në këtë mjedis kërkues, Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak ka qenë një element tanimë i rëndësishëm, që nga fillimi. Një nga detyrat më të rëndësishme të BCU-së është krijimi i imazhit pozitiv për FSK-në, nëpërmjet bashkëpunimit dhe mbështetjes së organizatave të ndryshme humanitare dhe mbështetjes së komunitetit civil sa herë që paraqitet nevoja. Për të mbështetur këtë punë shumë të rëndësishme dhe për të kontribuar me përvojë sa herë që është e nevojshme, NATO ka emëruar një ekip të veçantë të këshilltarëve të lartë me përvojë të gjatë në terren. Ekipi quhet Ekipi Këshillues i NATO-s (NAT), i cili ka dedikuar një këshilltar, posaçërisht, për Departamentin e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, për shkak të rëndësisë së këtij departamenti. Këshilltari i BCU-së kontribuon me përvojën dhe rekomandimet e tij në përmirësimin e cilësisë së punës brenda departamentit. Që nga fillimi, funksioni i Këshilltarit ka qenë një komponent domethënës dhe i rëndësishëm për zhvillimin e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak. Rezultati i punës së kryer nga BCU-ja, mbështetet në përkushtimin e ushtarëve, oficerëve dhe të stafit civil në Ministrinë e FSK-së. Së bashku me këshilltarin e NAT-it, departamenti i BCU-së ndërton një njësi shumë të fortë, njësi e cila do të qëndrojë e fortë pavarësisht nga sfidat që i dalin!

Aktivitetet sportive në FSK

Në përgatitjen fizike të pjesëtarëve të FSK-së objektivi i FSK-së ka qenë që të arrihen standardet e NATO-s në fushën e aftësive psiko-fizike. Aplikimi i përgatitjes fizike ka bërë që pjesëtarët e FSK-së, bazuar në misionin e tyre, të jenë të gatshëm të intervenojnë si në kushte vere ashtu edhe kushte dimri, në çdo kohë dhe moment kur e kërkon nevoja. FSK-ja bën edhe kontrollin e aftësive fizike të çdo pjesëtari të FSK-së, duke iu nënshtruar testit vjetor fizik në disiplinat vrapim 3200m, barkore dhe pompa, bazuar në standardet e NATO-s.Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuar edhe shumë gara sportive brenda njësiteve të saj si: krosin pranveror, garat në brezin e kalitjes, futboll, basketboll, shenjëtari, shah etj. Përveç garave brenda njësiteve, FSK-ja ka marrë pjesë në garat e futbollit të vogël, të organizuara nga Federatat e sporteve të Kosovës, duke u bërë kampione për vitin 2014 në mesin e 11 ekipeve. Është me rëndësi të theksohet se FSK-ja ka luajtur edhe dy ndeshje të rëndësishme, si ndeshjen me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe ndeshjen me Forcat e Armatosura të Malit të Zi.

19

Page 20: FSK në shërbim të komunitetit - mod.rks-gov.net · 13.05.2014. Ky projekt është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është

www.mfsk-ks.org