7
Eagle v1.2.0 Shijak, 30 Mars 2018 Funksionalitetet dhe Karakteristikat e Produktit NË VIJA TË PËRGJITHSHME Karakteri Social “Eagle” është një formë e rrjetit social. Përdoruesit e këtij aplikacioni mund të krijojnë lidhje virtuale me përdorues të tjerë duke i shtuar ata te lista e miqve. Mes miqve ka mundësi të ndryshme të ndërlidhjes, qoftë kjo nëpërmjet mesazheve direkte, me reagimet ndaj postimeve, etj. Miqtë mund të kërkohen nëpërmjet motorit të kërkimit ose mund të gjenden te pjesa e njerëzve të njohur, ku shfaqen shokët e shokëve. Thjeshtësia Një nga pikat që i është kushtuar më shumë rëndësi është thjeshtësia, pra që aplikacioni të jetë sa më praktik dhe i lehtë për t’u përdorur. Ndërfaqa (User Interface) është e thjeshtë dhe e qartë, janë përdorur ikona, dhe ngjyrat janë kombinuar me shumë kujdes. Gjithashtu i është kushtuar rëndësi logjikës – mënyra se si funksionojnë veçoritë e ndryshme, duke qenë sa më e kuptueshme për përdoruesin. Privacia Privacia e përdoruesit është me doemos një prioritet. Të dhënat personale të çdo përdoruesi, si dhe postimet, mund të shikohen vetëm nga miqtë. Duke pasur parasysh dhe thjeshtësinë e logjikës, menduam që përdoruesit jashtë listës së miqve nuk mund të kenë fare akses në të dhënat e tua dhe gjithashtu nuk mund të komunikojnë me ty. Nëse ti i pranon si shokë, atëherë mund të shkëmbeni mesazhe, të reagoni ndaj postimeve të njëri-tjetrit, etj. Kjo e bën “Eagle” një sistem të mbyllur. MË KONKRETISHT APPS Shikuar në një plan tjetër, “Eagle” duket si një grupim aplikacionesh, rubrikash, shërbimesh, funksionalitetesh. Këto rubrika ofrojnë shërbime të ndryshme të lidhura ngushtë me funksionalitetet bazë të sistemit. Rubrikat shfaqen në faqen e parë të aplikacionit në momentin kur hapet, siç mund ta shini dhe në foton e mësipërme. WORLD Në te majtën e ndarjes Apps shfaqet World. Mjafton ta tërheqesh (swipe) gishtin djathtas ose të prekësh ikonën përkatëse, dhe menjëherë shfaqen postimet e shokëve të renditura nga postimi më i ri e deri te më i vjetri. Shikoni foton në të djathtë, kështu duket një postim. Shfaqja e postimeve bëhet në formën e “ininity scroll” dhe ekziston mundësia e rifreskimit të faqes duke e tërhequr atë poshtë me gisht (pull down to refresh). Post Like / Dislike Përdoruesve të “Eagle” i jepet mundësia për të reaguar ndaj postimeve nëpërmjet butonave “like” dhe “dislike”. Autorët e reagimeve mbeten të panjohur, vetëm numri i reagimeve përkatëse është i dukshëm. As vetë autori nuk mund t’i shikojë se cilët persona kanë reaguar ndaj postimit. Kjo mundëson marrjen e rezultateve të vërteta e të sinqerta. Kështu autori i postimit e shikon realisht se sa i pëlqyer është postimi i tij. Foto në të djathtë tregon mënyrën se si një përdorues shikon reagimet e postimeve të tij.

Funksionalitetet dhe Karakteristikat e Produktitalbdevteam.com/documents/eagle_sq/3.pdf · Menaxhimi i fotos në postim bëhet i mundur në sajë të pjesës së poshtme të ekranit,

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Eagle v1.2.0 Shijak, 30 Mars 2018

Funksionalitetet dhe Karakteristikat e Produktit

NË VIJA TË PËRGJITHSHME

Karakteri Social “Eagle” është një formë e rrjetit social. Përdoruesit e këtij aplikacioni mund të krijojnë

lidhje virtuale me përdorues të tjerë duke i shtuar ata te lista e miqve. Mes miqve ka

mundësi të ndryshme të ndërlidhjes, qoftë kjo nëpërmjet mesazheve direkte, me reagimet

ndaj postimeve, etj. Miqtë mund të kërkohen nëpërmjet motorit të kërkimit ose mund të

gjenden te pjesa e njerëzve të njohur, ku shfaqen shokët e shokëve.

Thjeshtësia Një nga pikat që i është kushtuar më shumë rëndësi është thjeshtësia, pra që aplikacioni të

jetë sa më praktik dhe i lehtë për t’u përdorur. Ndërfaqa (User Interface) është e thjeshtë

dhe e qartë, janë përdorur ikona, dhe ngjyrat janë kombinuar me shumë kujdes.

Gjithashtu i është kushtuar rëndësi logjikës – mënyra se si funksionojnë veçoritë e

ndryshme, duke qenë sa më e kuptueshme për përdoruesin.

Privacia Privacia e përdoruesit është me doemos një prioritet. Të dhënat personale të çdo përdoruesi, si dhe postimet, mund të

shikohen vetëm nga miqtë. Duke pasur parasysh dhe thjeshtësinë e logjikës, menduam që përdoruesit jashtë listës së miqve nuk

mund të kenë fare akses në të dhënat e tua dhe gjithashtu nuk mund të komunikojnë me ty. Nëse ti i pranon si shokë, atëherë

mund të shkëmbeni mesazhe, të reagoni ndaj postimeve të njëri-tjetrit, etj. Kjo e bën “Eagle” një sistem të mbyllur.

MË KONKRETISHT

APPS Shikuar në një plan tjetër, “Eagle” duket si një grupim aplikacionesh, rubrikash, shërbimesh,

funksionalitetesh. Këto rubrika ofrojnë shërbime të ndryshme të lidhura ngushtë me

funksionalitetet bazë të sistemit. Rubrikat shfaqen në faqen e parë të aplikacionit në

momentin kur hapet, siç mund ta shini dhe në foton e mësipërme.

WORLD Në te majtën e ndarjes Apps shfaqet World. Mjafton ta tërheqesh (swipe) gishtin djathtas

ose të prekësh ikonën përkatëse, dhe menjëherë shfaqen postimet e shokëve të renditura

nga postimi më i ri e deri te më i vjetri. Shikoni foton në të djathtë, kështu duket një postim.

Shfaqja e postimeve bëhet në formën e “ininity scroll” dhe ekziston mundësia e rifreskimit të

faqes duke e tërhequr atë poshtë me gisht (pull down to refresh).

Post Like / Dislike Përdoruesve të “Eagle” i jepet mundësia për të reaguar ndaj postimeve nëpërmjet butonave

“like” dhe “dislike”. Autorët e reagimeve mbeten të panjohur, vetëm numri i reagimeve

përkatëse është i dukshëm. As vetë autori nuk mund t’i shikojë se cilët persona kanë reaguar

ndaj postimit. Kjo mundëson marrjen e rezultateve të vërteta e të sinqerta. Kështu autori i

postimit e shikon realisht se sa i pëlqyer është postimi i tij. Foto në të djathtë tregon

mënyrën se si një përdorues shikon reagimet e postimeve të tij.

Eagle v1.2.0 Shijak, 30 Mars 2018

Post Reply Komentimi i postimeve është zëvëndësuar me përgjigjen

direkte në formën e një mesazhi privat. Kjo ka një sërë anësh

pozitive, si: privaci më e madhe, komunikim më i sinqertë,

shmangie e keqkuptimeve mes miqve, etj. Shikoni foton në të

majtë.

Send Post Ekziston edhe mundësia e shpërndarjes së një postimi. Kjo

nëpërmjet dërgimit të këtij postimi si një mesazh. Ky postim

mund t’i dërgohet disa miqve në të njëjtën kohë, secilit në

veçanti. Kur prek butonin e dërgimit të postimit, i cili ndodhet

në cepin e djathtë poshtë në postim, shfaqet një panel, ku

mund të kërkohen shokët dhe të selektohen marrësit e

preferuar. Shikoni foton në të djathtë.

CHATS Në pjesën e djathtë të faqes fillestare ndodhet ndarja Chats, në të cilën shfaqen bisedat me

miqtë, të renditura sipas kohës. Është pajisur me motor kërkimi jashtëzakonisht të shpejtë, i

cili përdor të dhëna që ruhen lokalisht. Kështu kursehet edhe databaza, duke rritur

performancën e serverit dhe klientit në të njëjtën kohë.

Një bisedë mbahet shtypur që të shfaqet menuja e kësaj bisede. Për t’a fshirë bisedën mjafton

të shtypim “Delete Chat” dhe të konfirmojmë veprimin. Në këtë rast fshihet vetëm kopja jonë

e mesazheve. Kopja e marrësit mund të fshihet vetëm nga ai.

Ndarja Chats është e pajisur me një tregues të numrit të bisedave që përmbajnë mesazhe të

palexuara, i cili shfaqet në pjesën e sipërme. Ndërsa numri i mesazheve të palexuara shfaqet

nga treguesi specifik i secilës bisedë, me ngjyrë dalluese. Shiko me kujdes foton në të djathtë.

Treguesi i kohës së bisedave është i përshtatur për të qenë sa më i lexueshëm dhe praktik. Në

rast se biseda daton në ditën e sotme, shfaqet vetëm ora e mesazhit të fundit, dhe jo data.

Mesazhet Mesazhet e “Eagle” janë jashtëzakonisht të shpejta. Kjo falë teknologjisë së përdorur, WebSocket, e cila është shpjeguar në

përshkrimin teknik. Përdoruesi qëndron i lidhur gjatë gjithë kohës me serverin dhe mesazhet transferohen në kohë reale.

Siç mund t’a shohim edhe në foton përbri, një bisedë përmban edhe postime. Gjithashtu mënyra e ruajtjes dhe transferimit të

mesazheve mundëson edhe përdorimin e “emoji”.

Çdo mesazh shfaq orën e dërgimit. Gjithashtu biseda shfaq edhe datat e mesazheve, në krye

të mesazheve të së njëjtës datë për të qenë sa më e praktike.

Vlen të theksohet se mesazhet mund të dërgohen vetëm mes miqve. Nëse e heq një person

nga lista e miqve mund t’i shikosh mesazhet e dërguara më parë, por nuk mund të shkëmbesh

mesazhe të tjera.

Për të parë profilin e bashkëbiseduesit mjafton të shtypësh emrin e tij, në pjesën e sipërme të

ekranit.

Treguesi i mesazhit Kur mesazhi nuk ka arritur akoma shfaq shenjën e orës.

Kur arrin shfaq shenjën “check”.

Kur shikohet nga marrësi shfaq shenjën “double check”.

Kjo gjë mundëson informimin e plotë të përdoruesit në

lidhje me dërgimin e mesazhit. Si rrjedhojë komunikimi

është më koherent dhe i gjallë.

Eagle v1.2.0 Shijak, 30 Mars 2018

NOW Kjo rubrikë është projektuar për t’a mbajtur përdoruesin koherent

me kohën dhe me gjendjen e motit. Të dhënat paraqiten në mënyrë

grafike, të qarta. Në krye shfaqet ora me numra të mëdhenj, data

me një shkrim më të vogël. Më poshtë temperatura dhe gjendja

aktuale e motit e shoqëruar me një ikonë të kuptueshme.

Të dhënat përditësohen automatikisht kur hapet rubrika. Nëse

nevojitet, mund të lëvizet gishti poshtë për të rifreskuar faqen.

Vendndodhja zgjidhet sipas preferencës në pjesën e “Location

Settings”, që mund të aksesohet nga ikona e ingranazhit në cepin

lart në të djathtë të ekranit.

Përdoruesi mund të zgjedhë çdo qytet të botës, qoftë ai i madh apo i

vogël. Gjithashtu mund të caktojë dhe njësinë matëse të

temperaturës.

MEMO Ky aplikacion mundëson mbajtjen e shënimeve në një mënyrë

shumë të thjeshtë dhe praktike. Përdoruesi mund të zgjedhë:

ngjyrën e preferuar, llojin e shkrimit dhe madhësinë e shkronjave.

Shënimet mund të dërgohen si mesazh, në të njëjtën mënyrë siç

dërgohen dhe postimet. Për të pasur çdo gjë nën kontroll,

përdoruesi mund t’a bëjë shënimin të dukshëm ose privat. Pra, nëse

merr një shënim me mesazh dhe autori e ka bërë privat, ti nuk mund

ta shikosh këtë shënim. Kështu autori ka nën kontroll çdo gjë.

Postimet mund të editohen dhe të fshihen nëse është e nevojshme.

Memo auto-sync Shënimet e ruajtura lokalisht sinkronizohen automatikisht me

serverin kur bëhet ndonjë ndryshim nga përdoruesi. Në rast të

ndonjë problemi, errori, ndryshimet ruhen vetëm lokalisht dhe

sinkronizohen me databazën më vonë, kur të jetë e mundur.

SË SHPEJTI… “Eagle” është një projekt afatgjatë. Kjo do të thotë se deri tani janë realizuar vetëm një pjesë e

vogël e rubrikave dhe funksionaliteteve të planifikuara. Idetë që presin radhën për t’u realizuar janë

të shumta, madje shtohen çdo ditë. Dy ikonat në të djathtë paraqesin dy idetë të cilat janë në krye

të listës për momentin.

FIND FRIENDS Gjetja e miqve është një pikë kyç. Për këtë shërben ndarja “Find

Friends”, ku shfaqen përdorues të tjerë që mund t’i njohësh, të cilët

janë shokë të shokëve që ti ke. Paraqitja e tyre është shumë praktike

dhe e bukur.

Për të hapur këtë faqe mjafton shtypja e ikonës së “lupës

zmadhuese” në cepin e majt në pjesën e sipërme të ekranit, në faqen

e parë. Shiko foton në krye të dokumentit.

Search Për kërkimin e përdoruesve shtypet ikona e “lupës zmadhuese” në cepin e djatht lart dhe

automatikisht shfaqet tastiera dhe shiriti i kërkimit (search bar), ku mund të futet emri, mbiemri,

username ose emaili për të gjetur një përdorues të dëshiruar.

Eagle v1.2.0 Shijak, 30 Mars 2018

MY ROOM My Room, dhoma ime, është vendi ku gjenden funksionalitete të

lidhura me vetë llogarinë e përdoruesit.

Për të hapur My Room shtypet foto e profilit që ndodhet në cepin e

djathtë lart në faqen e parë.

Struktura është e thjeshtë dhe e qartë.

Në pjesën e sipërme (nav bar) ndodhen butonat e navigimit. Shtypja

e ikonës “tri pikësh” hap menunë, nga ku mund të dalësh (Log out)

nga llogaria jote.

Pak më poshtë ndodhen tri hyrjet: New Post, Profile, Settings.

Latest Activity Ndërsa pjesa tjetër (që vazhdon poshtë) zihet nga aktiviteti më i

fundit. Këtu përfshihen reagimet ndaj postimeve (like/dislike) dhe

kërkesat/pranimet e miqësisë të renditura sipas kohës.

Aktivitet – njoftimet vijnë në kohë reale nëpërmjet teknologjisë

WebSocket. Numri tregues i njoftimeve të reja qëndron në faqen e parë.

NEW POST Mënyra se si përdoruesi ndan mendimet ose momentet e tij

nëpërmjet “Eagle” është e veçantë dhe ndryshe nga çdo rrjet tjetër

social.

Përdoruesi mund të shprehë një mendim nëpërmjet fjalëve, por

duhet të tregohet i kujdesshëm, pasi nuk mund të shkruajë më

shumë se 300 karaktere. Kjo gjë nxit shprehjen e saktë dhe të

menduarit mirë.

Gjithashtu vlen të theksohet se nëse i përmbahesh 100 karaktereve

madhësia e shkronjave do të jetë me e madhe, siç duket edhe në

foton e dytë djathtas. Mund të përdoren karaktere të çdo lloji duke

përfshirë edhe “emoji”.

Imazhet Nëpërmjet fjalëve mund të shprehësh shumë, por atë që shpreh

imazhi nuk mund t’a zëvëndësojnë lehtë fjalët.

Për të postuar një foto mund të përdorim kamerën në mënyrë direkte ose të zgjedhim një foto nga galeria. Menaxhimi i fotos

në postim bëhet i mundur në sajë të pjesës së poshtme të ekranit, ku ndodhen tre butonat: Camera, Gallery, Remove Photo.

Edit, delete post Në foton në të majtë paraqitet menu-ja e postimit.

Sigurisht që postimet mund të ndryshohen. Mundet editimi i tekstit.

Nëse shtypim Delete duhet t’a konfirmojmë fshirjen, e më pas

postimi do zhduket.

Në foton djathtas tregohet mënyra se si do të paraqitej që postim i

dërguar si mesazh, i cili është fshirë më pas nga autori.

Eagle v1.2.0 Shijak, 30 Mars 2018

USER PROFILE Faqja e profilit përfaqësohet nga një strukturë e qartë.

Në pjesën e sipërme ndodhet emri, fotoja e profilit dhe butoni i miqësisë, që zëvëndësohet nga butoni i editimit të profilit në

rastin e profilit tim. Pjesa e poshtme ndahet në 3 nënndarje: rreth meje, postimet, miqtë. Shikoni 5 fotot në vijim.

Siç e shikoni të dhënat e përdoruesit paraqiten qartë dhe bukur. Gjithashtu jepen disa statistika në lidhje me aktivitetin e

përdoruesit që nga hapja e llogarisë, foto e tretë poshtë.

SETTINGS Një sistem i projektuar mirë të jep kontroll mbi çdo gjë tënden. Këtë funksion kanë opsionet, Settings. Settings përbëhet nga

4 nënndarje kryesore: Edit Profile, Country, Location, Authentication.

Edit Profile Këtu përdoruesi mund të ndryshojë të dhënat bazë, të cilat shfaqen në faqen e profilit. Të dhënat janë këto: emri, mbiemri,

rreth meje (disa fjali), gjendja (emoji), datëlindja, adresa e emailit dhe numri i telefonit, si dhe fotoja e profilit.

Country Në një listë prej 200-300 shtetesh, duke përdorur motorin e kërkimit, zgjidhet shteti i duhur, i cili do të shfaqet në profil i

shoqëruar me flamurin kombëtar, gjë që e bën më të veçantë faqen e profilit të përdoruesve të “Eagle”. Shteti mund të

përdoret më vonë edhe në funksionalitete të tjera.

Location Vendndodhja zgjidhet duke kërkuar me emrin e qytetit, fshatit, etj. Ky detaj ka dy përdorime. I pari është shfaqja e tij në profilin

e përdoruesit. I dyti lidhet me rubrikën Now, ku përdoret për të shfaqur gjendjen e motit.

Authentication Këtu bëhet ndryshimi i username dhe password. Per ndryshimin e username nevojitet fjalëkalimi si konfirmim për arsye sigurie.

Gjithashtu edhe në ndryshimin e fjalëkalimit nevojitet fjalëkalimi i vjetër dhe konfirmimi i të riut për shmangien e problemeve.

Eagle v1.2.0 Shijak, 30 Mars 2018

REGISTRATION Keep It Simple Stupid - KISS. Një nga rregullat që jemi përpjekur të

zbatojmë më së miri. Për t’a mbajtur sa më të thjeshtë, të pastër dhe

të shpejtë procesin e regjistrimit menduam që mos të përdorim

email ose numër telefoni për verifikim. Përdoruesi zgjedh një

username të papërdorur dhe vendos fjalëkalim e ri (dy herë për

konfirmim). Gjithashtu vendos edhe emrin e tij. Menjëherë llogaria

hapet dhe klienti bëhet pjesë e “Eagle”. Foto e parë djathtas.

LOGIN Për të hyrë në llogarinë tënde përdor username dhe password. Shiko

foton e dytë. Për të dalë shkon te My Room, hap menunë, shyp

butonin Log Out dhe konfirmon veprimin (foto më sipër, në pjesën e

My Room). Të dhënat transferohen të enkriptuara për arsye sigurie.

PUSH NOTIFICATIONS Push Notifications janë një nga veçoritë themelore të aplikacioneve moderne. Marrja e

mesazheve dhe njoftimeve në kohë reale është prioritet. Për këtë arsye, edhe nëse programi

është mbyllur, nëpërmjet Push Notifications përdoruesi e merr njoftimin pa kurrfarë problemi.

PËRSHTATJA PËR SISTEME TË NDRYSHME “Eagle” është zhvilluar duke përdorur teknologji hibride, të cilat janë shpjeguar në pjesën e

përshkrimit teknik. Kjo do të thotë se i njëjti kod përdoret për t’a publikuar aplikacionin në

sisteme të ndryshme. Momentalisht është publikuar vetëm për Android. Së shpejti do publikohet

edhe për pajisjet Apple, iPhone dhe iPad.

Cache & LocalStorage Ruajtaja e një pjese të informacioneve, faqeve dhe imazheve në pajisje mundëson një shpejtësi

më e madhe në aksesimin e të dhënave. Gjithashtu ul ndjeshëm edhe përdorimin e serverit. Kjo i

jep një shpejtësi më të madhe përdoruesve në veprim dhe rrit performancën e serverit.

DETAJET BËJNË NDRYSHIMIN

Megjithëse janë përmendur shumë veçori dhe karakteristika të aplikacionit, ka akoma të tjera. Veçoritë e mëposhtme

mund të kenë një rëndësi më të vogël, por ndikojnë shumë në rritjen e kualitetit të “Eagle”. Mund të ketë dhe të tjera.

Home navbar që paloset për t’i dhënë më shumë hapsirë përdoruesit kur shfleton postimet apo bisedat

Swipe majtas-djathtas për të ndërruar mes ndarjeve të faqes së parë (World, Apps, Chats)

Swipe poshtë për të rifreskuar (përdorur në: World, Chats, Now, User Profile, etj)

Qartësia dhe Thjeshtësia e paraqitjes dhe elementëve - User Interface

Kombinimi i kujdesshëm i ngjyrave

Ndryshimi i ngjyrës së StatusBar-it të pajisjes për një paraqitje më estetike.

Ndarje të veçanta të Settings mund të aksesohen direkt nga vendi ku nevojiten (Location Settings, Edit Profile)

Treguesit e dallueshëm të numrit njoftimeve dhe mesazheve të reja

Zmadhimi automatik i input-it të tekstit në dërgimin e mesazheve

Shtypja e pjesës së sipërme(navbar) për të shkuar automatikisht në fillim (World, Chats, User Profile, My Room, etj)

Përdorimi i animacioneve në lëvizjen, shfaqjen dhe largimin e elementëve të ndryshëm

Përdorimi i lëvizjeve të gishtit – gestures (Swipe) – përdorim më praktik

Paraqitja e error-eve të mundshme në mënyrë të kuptueshme, duke dhënë detaje mbi arsyen dhe llojin e problemit

Mundësia e përsëritjes ose rifreskimet të faqes në rast errori, pa qenë nevoja e mbylljes dhe hapjes së programit

Error-et e lidhura me mesazhet dhe njoftimet përpiqen të rregullohen automatikisht për të mos shkëputur lidhjen

Eagle v1.2.0 Shijak, 30 Mars 2018

Shkarko në Play Store: http://play.google.com/store/apps/details?id=com.albdevteam.eagle