16
KORONAVIRUSI, 106 VENDE TË PREKURA CMYK GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” “Jepi zë zërit tënd” Dita ndërkombëtare, gratë në Tiranë protestojnë për të drejtat e tyre Akisdentet Elbasan, përplasje mes tre makinave. Në Librazhd, 5 të plagosur Shpenzimet e parashikuara Për muajin Janar, qeveria nuk realizon asnjë qindarkë nga fondi i tërmetit Raporti paraprak Fakti, Komisoni i Venecias konfirmoi: Shqipëria është në krizë kushtetuese Aktualitet Faqe 9 Aktualitet Faqe 7 Ekonomi Faqe 10 Politikë Faqe 3 << 4-5 nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN Emigrantët sirianë në Shqipëri Politikë Faqe 8 Ish-ministri Panariti: Mund të na destabilizojnë, Presideni të thërrasë Këshillin e Sigurisë “Vendi pritës mund të shndërrohet në strehim luftëtarësh të cilët nën maskën e refugjatëve, mund të bëhen bartës të ideologjive destabilizuese” Gazmend Kapllani dhe Visar Zhiti Faqe 12 Rrëfimi i rrallë mes shkrimtarëve, në Lushnjën e viteve ‘90-të kur nisën protestat për liri Shqipëria kamp refugjatësh, platformë e mafias ndërkombëtare 8 Marsi, dita për të mos harruar terrorrin komunist ndaj grave! Nga Bujar Nishani Nga Nebil Çika Opinion Faqe 14 Faqe 14 Në Shqipëri ende asnjë i prekur. Tritan Shehu: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Petrit Vasili, kryeministrit: Shpenzo taksat e shqiptarëve për t’i mbrojtur nga koronavirusi Mistere Nga Elista në Rusi te Slab City në Kaliforni, qytetet më të pazakonta në botë Vrasjet më enigmatike të pazgjidhura: Xhek Kasapi, Tupac Shakur dhe djaloshi në kuti Suplement

GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

KORONAVIRUSI, 106 VENDE TË PREKURA

CMYK

GAZETË E PËRDITSHMEE HËNË, 9 MARS 2020

Nr. 4655, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

“Jepi zë zërit tënd”Dita ndërkombëtare,gratë në Tiranëprotestojnë për të drejtat e tyre

Akisdentet Elbasan, përplasje mes tre makinave. Në Librazhd, 5 të plagosur

Shpenzimet e parashikuaraPër muajin Janar, qeveria nuk realizon asnjë qindarkë nga fondi i tërmetit

Raporti paraprakFakti, Komisoni i Venecias konfirmoi: Shqipëria është në krizë kushtetuese

Aktualitet Faqe 9

Aktualitet Faqe 7

Ekonomi Faqe 10

Politikë Faqe 3

<<4-5

SHKON NË 73 NUMRI I TË PREKURVE NË GREQINë Itali 133 të vdekur për 24 orë,

thirrja e Metës: Emergjente forcimi maksimal i masave parandaluese

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

Emigrantët sirianë në Shqipëri Politikë Faqe 8

Ish-ministri Panariti: Mund të na destabilizojnë, Presideni të thërrasë Këshillin e Sigurisë

“Vendi pritës mund të shndërrohet në strehim luftëtarësh të cilët nën maskën e refugjatëve, mund të bëhen bartës të ideologjive destabilizuese”

Gazmend Kapllani dhe Visar Zhiti Faqe 12

Rrëfimi i rrallë mes shkrimtarëve, në Lushnjën e viteve ‘90-të kur nisën protestat për liri

Shqipëria kamp refugjatësh, platformë e mafias ndërkombëtare

8 Marsi, dita për të mos harruar terrorrin komunist ndaj grave!

Nga Bujar Nishani

Nga Nebil Çika

Opinion

Faqe 14

Faqe 14

Në Shqipëri ende asnjë i prekur. Tritan Shehu: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Petrit Vasili, kryeministrit: Shpenzo taksat e shqiptarëve për t’i mbrojtur nga koronavirusi

MistereNga Elista në Rusi te Slab City në Kaliforni, qytetet më të pazakonta në botë

Vrasjet më enigmatike të pazgjidhura: Xhek Kasapi, Tupac Shakur dhe djaloshi në kuti

Suplement

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 20202

Dita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht. Presidenti

Ilir Meta ka uruar ditën e 8 marsit me një mesazh në rrjetet sociale. Kreu i Shtetit shkroi se Shqipëria do të bëhet një vend edhe më i bukur, me vajza e gra të lumtu-ra e të realizuara në çdo aspekt. “Një urim të përzemërt për më të shtrenjtat, më të dashurat dhe të pazëvendësueshmet e famil-jeve tona, për çdo nënë, grua, va-jzë e motër shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN! Sot është vetëm një ditë simbolike, por e gjithë jeta e marrë së bashku nuk do mjafton-te për t’ju shprehur me përul-je mirënjohjen më të pakufishme për dashurinë, përkushtimin dhe sakrificat e jashtëzakonshme për familjen e ngrohtë, shoqërinë e zhvilluar dhe begatinë e vendit”- tha presidenti. Sipas tij fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më lehta. Megjithatë ka një hen-dek të rëndësishëm për të kapër-cyer për t’i vënë përgjithmonë në histori vargjet e Çajupit, i cili pro-testonte ndaj burrave. “Shqipëria do të bëhet një vend edhe më i

bukur, vetëm me vajza e gra të lumtura e të realizuara në çdo as-pekt, të barabarta me burrin si në jetën publike ashtu edhe atë pro-fesionale, dhe që nuk keqpërdor-en nga politika. Duhet të çliro-jmë potencialet e vërteta dhe të plota të vajzave dhe grave të

Shqipërisë, që të ndalim shpopul-limin e Atdheut dhe degradimin e familjes. Lidershipi i tyre do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet e shkëlqyeshme dhe frymëzuese për fëmijët dhe të rinjtë tanë. Një fal-enderim të veçantë kam sot edhe për dhjetëra mijëra nëna, gra dhe

të reja, të cilat ju bashkuan më 2 mars PRANVERËS KUQEZI, duke i dhënë me energjinë dhe vi-talitetin e tyre më shumë forcë zërit të sovranit. Bekuar qofshin vajzat e gratë shqiptare kudo në botë” përfundoi kreu i shtetit Ilir Meta.

Takimi me JahjagënSakaq në një ditë të rendë-

sishme për gratë presidenti ka zh-villuar një takim me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga. Meta shprehet se ishte një kënaqësi të takojë Jahjagën, ndërsa shton se i ka dhuruar asaj një tufë lule si dhuratë për 8 marsin. Po ash-tu, presidenti Meta tha se më këtë

rast uron të gjitha nënat, gratë dhe motrat e Kosovës. “Kënaqë-si të takoja sot Presidenten At-ifete Jahjaga dhe t’i dhuroja një buqetë më lule me rastin e 8 Mar-sit, duke uruar me këtë rast edhe të gjitha nënat, gratë dhe motrat e Kosovës. Mbështetje të plotë dhe solidaritet me kauzën fisnike të “Fondacionit Jahjaga”- shkroi presidenti Ilir Meta.

“Festa e gruas”

Ditën e djeshme për festën e gru-as ish-deputetja e PD Albana Vokshi ka shpërndarë një video, ku ka përc-jellë mesazhe për 8 Marsin. Sipas Vok-shit gratë duhet të kenë mundësi re-ale dhe të mos përdoren si fasadë nga politika. Demokratja theksoi se ndry-shimi duhet të vijë nga gratë. “Vetëm duke thënë “Gëzuar Ditën e Gruas” nuk vjen asnjë ndryshim. Varfëria, për-jashtimi, diskriminimi, dhunimi mbet-en aty si kërcënimi më i madh i din-jitetit të gruas. Këto mundësi nuk vijnë dot nga një qeveri që përdor gratë si fasadë, por nuk investon për shënde-tin më të mirë të grave, të arsimim-it më të mirë të tyre dhe, për rrjedho-jë, as të punësimit të grave me vende të mirëpaguara” Sipas Vokshit në këtë ditë të shënuar për gratë ato duhet të jenë në qëndër të vëmendjes. “Ne jemi të lumtura, kur na urojnë, kur na dhuro-jnë lule, kur fëmijët na kushtojnë një vizatim frymëzues plot ngjyra. E gjithë

bota është e jona për disa minuta, por ne e dimë se kjo nuk mjafton. Vetëm duke thënë “Gëzuar Ditën e Gruas” nuk vjen asnjë ndryshim. Varfëria, për-jashtimi, diskriminimi, dhunimi mbet-en aty si kërcënimi më i madh i dinjitet-it të gruas. Ne duhet të veprojmë! Ne nuk kemi nevojë për mëshirë! Na du-hen mundësi reale dhe liri e vërtetë për të marrë vendimet e duhura për vete dhe fëmijët tanë! Këto mundësi nuk vi-jnë dot nga një qeveri që përdor gratë

si fasadë, por nuk investon për shën-detin më të mirë të grave, të arsimim-it më të mirë të tyre dhe, për rrjedho-jë, as të punësimit të grave me vende të mirëpaguara. Ne duhet t’i krijojmë vetë mundësitë tona, duke nisur me ndry-shimin e atyre që na qeverisin! Le ta përdorim fuqinë, mençurinë dhe sakri-ficën tonë të përditshme për të sjellë ndryshimin! Ndryshimi nis me gratë! Ndryshimi jemi ne“, u shpreh ish-de-putetja Albana Vokshi.

Mesazhi i Albana Vokshit: Duke thënë “gëzuar” nuk vjen ndryshimi. Dhunimi “kërcënim” për gruan

Presidenti uron 8 marsin: Të çlirojmë potencialet e vërteta dhe të plota të vajzave dhe grave të Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të publikojë një foto krah bashkëshortes së tij, Liri Berisha për të uruar 8 Mars-in. Berisha u ka përcjellë urimet e tij të gjitha grave dhe vajzave. “Gëzuar 8 Marsin! Miq, nënave, bashkëshorteve, motrave, va-

jzave tona, më të mirave të famil-jeve tona, shoqërise dhe kom-bit tonë, nje urim nga thellësia e zemrës dhe mirënjohje të pafund-me për gjithçka ato kanë bërë dhe bëjnë për ne, familjen dhe sho-qërinë shqiptare. Gëzuar!”, shkroi ish-kryeministri.

Ish-kryeministri uron 8 Marsin: Mirënjohje të pafundme për gjithçka ato kanë bërë dhe bëjnë për ne!

Politikë

Presidenti Meta

Meta - Jahjaga

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 2020 3

Komisioni i Venecias ka përgat-itur opinion paraprak lidhur me përplasjet mes parlamen-tit dhe presidentit për emërimin

e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Zëri i Amerikës ka parë dokumentin konfiden-cial, që u është dorëzuar palëve të interesu-ara në Shqipëri. Dokumenti është projekt dhe nuk përbën opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Në bazë të opin-ionit paraprak të ekpertëve ligjorë të Vene-cias, çështja e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, është një proces te-jet i komplikuar, për të cilin ka interpre-time të ndryshme. Sipas Komisionit të Venecias mënyra se si është vepruar, ka krijuar “një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

ROLI I KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Në interpretimin e Venecias Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që luan rol kyç për procesin e përzgjedhjees së kandidatëve, ka pasur një sërë mangësish, që nga vone-sat, duke mos-funksionuar në vitin 2017 dhe 2018 e deri tek vendimet që Venecia i quan “të diskutueshme” në vitin 2019. Dy vitet e para 2017/2018 KED “hum-bi kohë tepër të vlefshme për të shmangur krizën e tanishme kushtetuese”. Në vitin 2017 qeveria u ankua se anëtarët e KLD nuk kishin kaluar vetingun, disa anëtarë të KED u dorëhoqën, të tjerë u rrëzuan nga vetingu dhe për pasojë KED në 2017 nuk u mblodh asnjëherë.

Në 2018, KED u mblodh vetëm një herë, pasi përfaqësuesi i parlamentit kërkoi që KED të kufizohej vetëm në vendime adminstrative dhe të mos bënte renditjen e kandidatëve. Sipas Komisionit të Venecias, “kërkesat e vitit 2017 dhe 2018, që KED të mos bënte renditjen e kandidatëve, nuk janë të bazuara në ligj. Nuk ishte e para-shikuar as në Kushtetutë dhe as në ligj, që anëtarët e KED të kishin kaluar procesin e vetingut”, thuhet në opinion paraprak.

Sipas Komisionit të Venecias, një nga elementët më të rëndësishëm të KED është transparenca, për të patur be-simin e publikut për procesin e emëri-meve. Por me miratimin e një rregullore-je të brendshme, KED përjashtoi nga pjesëmarrja në procesin e vlerësimit te kandidatëve Avokatin e Popullit. Sipas Venecias, ky nen i rregullores së KED, duhet ndryshuar. Po ashtu, Venecia kon-staton shkelje, edhe për mospublik-imin e proces-verbaleve të mbledhjeve të KED, që kërkohet me ligj. Pas harti-mit të listave nga KED për dy emërime në Gjykatën Kushtetuese, që duhet të bënte Presidenti dhe dy të tjerë, që duhet të bënte parlamenti, sipas Komisionit të Venecias, “është e qartë që data e dërgim-it të listave do të kishte pasoja të rëndë-sishme për shkak të afatit 30 ditor të zg-jedhjes së kandidatëve”.

PËRPLASJA PER EMËRIMET NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Ndërsa presidenti Meta emëroi një nga tre kandidatët e listës së parë të tij, ai ven-dosi pezullimin e emërimit të kandidatit të listës së tij të dytë. Presidenti e argu-mentoi këtë me faktin se Kushtetuta për-cakton në nenin 179/2 se “Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kus-htetuese emërohet nga Presidenti i Re-publikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

Për pasojë, sipas presidentit do të du-hej që parlamenti të zgjidhte kandidatin e radhës nga lista e tij e parë. Nga ana e saj, shumica këmbënguli se përcaktimi kus-htetues lidhej me faktin që Gjykata rino-vohet çdo tre vjet me nga tre anëtarë, dhe se kjo dispozitë, më shumë se sa rendin e emërimeve, përcakton sekuencën e të dre-jtës për të emëruar.

Vetë Komisioni i Venecias, bën një in-terpretim tjetër, sipas të cilit “rregulli kus-htetues bazohet në supozimin se gjith-monë tre pozicione duhet të plotësohen në të njëjtën kohë dhe radha pra zbato-het vetëm brenda këtij raundi të emëri-meve. Si pasojë, pamundësia e zgjedhjes së një anëtari nga Gjykata e Lartë, e cila vjen e fundit në çdo raund, nuk bllokon emërimet për një raund tjetër”.

Në tekstin e opinionit paraprak, ek-

spertët saktësojnë se “preferenca e qa-rtë e Komisionit të Venecias për këtë in-terpretim, nuk do të thotë që interpretimet e tjera do të ishin të paarsyeshme. Në çdo rast, kur presidenti emëroi vetëm një kan-didat, zotin Muçi, dhe më pas pezulloi pro-cedurën e emërimit të një kandidati të dytë, ai ndoqi një interpretim, i cili nuk është i paarsyeshëm.” Nën dritën e interpreti-mit të Komisionit të Venecias, “pezulli-mi i emërimit të dytë ishte i vlefshëm dhe bllokoi fillimin e periudhës 30-ditore për emërimin e dytë në mënyrë që emërimi automatik të mos realizohej”.

Detyrimi i presidentit për të bërë emërimin brenda afatit 30-ditor, parashi-kohet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ndryshe nga afati i parlamentit, që para-shikohet nga Kushtetuta. Mos zbatimi nga ana e presidentit të këtij afati, u pa nga shumica si momenti në të cilin hyn në ve-prim mekanizmi zhbllokues e për paso-jë, kandidatja e renditur e para në listë, Arta Vorpsi, u konsiderua prej tyre e zg-jedhur automatikisht. Por për Komisionin e Venecias “neni i ligjit për Gjykatën Kus-htetuese, nuk duket të jetë i zbatueshëm në një situatë kur është e paqartë se kur dhe nëse periudha 30-ditore fillon të funk-sionojë”. Komisioni i Venecias reko-mandon që, “nëse mekanizmi zhbllokues për emërimet nga presidenti do të kon-siderohej i domosdoshëm, ky rregull du-het të ishte ngritur në nivelin kushtetues,

siç është rasti për parlamentin”.Ndërsa zoti Meta, nuk mori në kon-

sideratë atë që socialistët e cilësuan si emërim automatik të kandidaturës së zon-jës Vorpsi, ai përzgjodhi nga lista e tij e dytë Marsida Xhaferllarin, menjëherë pasi parlamenti emëroi dy anëtarë të Gjykatës nga dy listat e veta, ndonëse nuk kishte mundësi zgjedhjeje mes tre emrave siç përcaktohet në Kushtetutë.

Në këtë kontekst, sipas Komisionit të Venecias, dërgimi nga ana e KED-së te Presidenti i dy listave njëkohësisht, dërgi-mi i listave në Parlament, 6 ditë më vonë, dhe numri I kufizuar i kandidatëve, vetëm 6 për katër vende vakante “krijoi një situ-atë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë poten-cialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

BETIMI I ANËTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Në muajin shkurt shumica miratoi disa ndryshime ligjore përmes të cilave synohej të shmangej betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese vetëm përpara Presiden-tit. Sipas propozimit të shumicës “….nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, [brenda afatit nga pres-identi], ai kryen betimin në formë të shkru-ar dhe ia dërgon atë Presidentit të Repub-likës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të cere-monisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.

Por Komisioni i Venecias, shpre-het qartë në opinionin paraprak se si-pas Kushtetutës, anëtari i Gjykatës Kus-htetuese e fillon mandatin vetëm pasi bën betimin tek Presidenti. Pasi cito-jnë Kushtetutën, ekspertët e Venecias shprehen se “kjo do të thotë se anëtari [i Gjykatës Kushtetuese] nuk mund ta fil-lojë detyrën pa bërë betimin tek Presi-denti. Betimi tek Presidenti është parak-usht për marrjen e detyrës”.

Edhe në përfundimet e tyre, ekspertët e Venecias janë të prerë në këtë pikë, kur shprehen se “Dispozitat e miratuara kohët e fundit, por që ende nuk kanë hyrë në fuqi…duhet të lihen mënjanë, pasi ato duket se janë jokushtetuese”. Presiden-ti Meta e ktheu pas këtë ndryshim ligjor, të cilësuar prej tij si “një grusht shteti” pak ditë më parë, shoqëruar me parala-jmërimin publik, gjatë një manifesti-mi proteste kundër qeverisë se “nëse grushti i shtetit dhe organizata ma-fioze që luan me sovranitetin, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë u jap fjalën, në emër të këtij flamuri, se pas datës 15 mars, kur të përfundo-jë reforma zgjedhore, nëse ata nuk do e marrin seriozisht, unë Ilir Meta beto-hem se do ta firmos atë dekret në mes të parlamentit, në mes të krimit, dhe do i bëj thirrje gjithë popullit shqiptar. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi”,

deklaroi zoti Meta.SHKARKIMI I PRESIDENTIT

Procesi i shkarkimit të presidentit është duke u zhvilluar në parlament. Komisio-ni i Venecias, i referohet opinionit të tij të mëparshëm, duke theksuar se “proce-si i shkarkimit përmban në vetvete dy el-ementë, ligjorë dhe politikë. Ndërsa puna e Komisionit të Posaçëm Hetimor është kryesisht e një natyre ligjore, në dallim, kur parlamenti të mblidhet në seancë plenare për të vendosur për shkarkimin, ai mundet dhe madje, duhet të marrë në konsideratë, pasojat politike të një ven-dimi të tillë”.

Komisioni i Venecias shprehet se nuk mund të këshillojë parlamentin se si du-het të votojë, por thekson se “i takon parla-mentit të vendosë nëse shkarkimi do të ulte apo shtonte tensionet dhe në fund të fundit, do t’i shërbente, apo do të dëmtonte syn-imin e ruajtjes së balancave dhe kontrollit, në një situatë kur parlamenti dhe pushteti vendor dominohen nga e njejta parti. Pye-tja që duhet t’i bëjë vetes parlamenti është ‘a do të ndihmonte vazhdimi i procedurave të shkarkimit për unitetin e popullit?’

Komisioni i Venecias, thekson se “ve-primet e presidentit, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, janë përgjithësisht në përputhje me një interpre-tim të arsyeshëm të Kushtetutës. Veprimet e ndërmara nga presidenti, në përgjigje të mënyrës së veprimit të KED, janë të ar-syeshme. Për këtë arësye, nuk ka bazë për shkarkimin e presidentit”, shprehet Komi-sioni i Venecias.

KRIZA KUSHTETUESEProcesi i bllokuar i emërimit të

anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nx-jerr në pah vështirësi të mëdha për zba-timin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, sipas Venecias. “Kjo për shkak të konf-likteve institucionale, si rezultat i mung-esës së besimit reciprok mes institucioneve shtetërore dhe prirjes së tyre për të delig-jitimuar njera tjetrën. Sistemi institucional në Shqipëri rrezikon një paralizë, që shkon përtej çështjes së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

Komisioni i Venecias, thekson si ai nuk mund të zëvendësojë Gjykatën Kus-htetuese të Shqipërisë dhe as është i aftë të zëvendësojë mungesën e gadishmërisë dhe kulturës së bashkëpunimit mes institucion-eve të Shqipërisë. Duke u shkëputur nga analizave teknike e ligjeve, mesa duket për të theksuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet rendi kushtetues në Shqipëri, Komisioni i Venecias, i bën thirrje autoriteteve të “shmangin re-torikën agresive dhe çdo institucion të njohë legjitimititen e tjetrit për emërimin e tre anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kus-htetuese”. Komisioni i Venecias bën thir-rje, siç shprehet në opinionin paraprak, që “institucionet përgjegjëse ‘të bëjnë një çarmatim dypalësh’ për këtë çështje, për hir të demokracisë në Shqipëri. /VOA/

Zëri i Amerikës e zbardh të plotë: Interpretimi i Presidentit për Gjykatën Kushtetuese i arsyeshëm

Raporti paraprak i Komisionit të Venecias

Politikë

Komisioni i Venecias

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 20204

Koronavirusi në Vatikan, Papa ndan mesazhin online: Jam pranë jush

Rreziku nga Koronavirusi, në Itali shënohen 366 viktima, izolohet Lombardia. Shqipëria në alertShqipëria nuk ka asnjë rast me ko-

ronavirus, ndonëse fqinjët perën-dimorë po përballen me këtë epi-demi prej ditësh. Sipas Ministrisë

së Shëndetësisë, strukturat shëndetësore po vijojnë testimet për COVID-19, sipas përkufizimit të rastit, për çdo rast të dy-shuar, në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP, ku në total numri i rasteve të testu-ara ka shkuar në 59. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19. Ras-tet kanë pasur shenja të infeksionit respi-rator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të ko-ronavirusit te ri. Rastet e testuara deri tani i përkasin kryesisht: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës. IShP ka kapacitetet laboratorike për të kryer di-agnozën e plotë të COVID-19 dhe kemi kapacitetet e nevojshme për këtë fazë ku jemi por edhe për faza të tjera, për kite re-agent për analizat. Ne kryejmë testet sipas përkufizimit të rastit. Komiteti Teknik për COVID-19 ka përcaktuar se si do veprohet për rastin 1 e më tej në drejtim të menax-himit klinik si dhe ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre. Spita-li Infektiv do të jetë spitali që do të menax-hojë rastet e para, me një staf të përcaktu-ar dhe të trajnuar dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COV-ID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues. Sipas të dhënave të Njësive Shëndetësore kufitare, në 24 orët e fun-dit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 23,035 udhëtarë, të cilët janë vlerësu-ar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale re-

komandon për udhëtarët që kanë udhëtu-ar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një pe-riudhë 14 ditore. Si dhe rekomandon qyte-tarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respi-rator të telefonojnë 127 për të marrë ud-hëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetsore.

Qeveria do mbajë mbledhje të jashtëzakonshme

Qeveria do të mblidhet ditën e sotme në një takim të jashtëzakonshëm për masat kundër koronavirusit. Takimi i cili pritet të zhvillohet rreth orës 9:00, pritet të ketë në fokus masat e marra dhe raportimin e Ministrave përgjegjës para kryeministrit. Kujtojmë se ditën e djeshme, Presiden-ti Ilir Meta iu drejtua me një apel qeverisë që të përforcojë masat kundër një përhap-je të mundshëm të virusit Covid19. Meta sugjeroi dhe marrjen e masave të llojit ‘të zonës së Kuqe’ që po përdorin vendet e prekura tashmë me virusin e rrezikshëm.

Shkon në 73 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi

Autoritetet greke kanë njoftuar dje se ka shkuar në 73 numri i personave të prekur në vend nga koronavirusi. Minis-tria e Shëndetësisë ka lajmëruar se shumi-ca e të prekurve kanë qenë për vizita në vende të tilla si Egjipti apo Izraeli. Nga një grup që ishte kthye nga këta shtete, ka disa të prekur, shkruajnë mediat e huaja. Një i prekur 66 vjeç është në kujdes të vazh-dueshëm shëndetësor në qytetin e Patras

në Peloponezin perëndimor. Ndërkohë pas zbulimit të çiftit të infektuar me koro-navirus në Maqedoninë e Veriut, minis-tri i shëndetësisë ka bërë të ditur se 40 per-sona janë vetëizoluar në komunën Qendër Zhupë. Ata janë të afërm të çiftit nga Di-bra e Madhe, të cilët kanë zhvilluar vizita në shtëpinë e tyre. Në Kosovë ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavi-rus Ndërsa gjendja shëndetësore e 4 të in-fektuarve në Serbi dhe në Bosnjë Herce-govinë, paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Edhe në pjesën tjetër të botës koronaviru-si vijon të përhapet me shpejtësi. Këtë të dielë, 19 persona kanë humbur jetën, ndër-sa Neë York-u ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Situata në ItaliNë Itali, deri dje ishin 5883 të prekur

dhe 366 viktima. Kryeministri i Ital-isë, Giuseppe Conte firmosi gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës, një dekret që detyron menjëherë masa të reja shtrënguese për lëvizjen e njerëzve. Kështu, deri më 3 prill, për shkak të emergjencës nga koronavirusi, në Lom-bardi dhe në disa provinca: Veneto, Emilia Romagna e Piemonte është ndal-uar hyrja dhe dalja e njerëzve. Hyrja apo dalja nga këto zona janë të lejuara vetëm për arsye serioze dhe “të provuara”, për punë ose familje.

Ata që janë në karantinë nuk mund të lëvizin në asnjë mënyrë. Provincat në fjalë, tha kryeministri, janë: Parma, Pia-cenza, Rimini, Reggio-Emilia, Mode-na, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano-Cu-

sio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti. Në total, këto masa do të prekin mbi një të katërtën e popullsisë italiane. Dekreti thotë ndër të tjera se duhet të “shmangni absolutisht çdo lëvizje brenda territoreve, përveç lëvizjeve të motivuara nga nevo-ja të punës ose situata emergjente”. Ata që kanë “simptoma të infeksionit të fry-mëmarrjes dhe temperatirë më të mad-he se 37.5 ° C”, këshillohen të qëndro-jnë në shtëpi dhe të kontaktojnë mjekun e tyre, duke kufizuar menjëherë të gjitha kontaktet sociale. Pushimi i zakonshëm i personelit shëndetësor dhe teknik, si dhe i “stafit, veprimtaritë e të cilit janë të do-mosdoshme për të menaxhuar aktivitetet e kërkuara nga njësitë e krizës të ngritura në nivelin rajonal” pezullohen. Deri më dje numëroheshin 5883 të prekur nga ky virus. Ka 366 viktima dhe 589 të shëruar.

Shkollat, palestrat dhe muzetë të mbyllura

Kufizimet shumë të rrepta përfshijnë edhe mbylljen e shkollave të të gjitha nive-

leve, pezullimin e aktiviteteve të ndrys-hme, si skijimi apo ngjarjeve publike. Janë mbyllur edhe muzetë, palestrat, pishinat, teatrot, qendrat sociale dhe kulturore. Do të ketë ndalesë në konkurset publike, me përjashtim të atyre për personelin e ku-jdesit shëndetësor. Baret dhe restorantet do të jenë të hapura nga ora 6 deri në 18 dhe detyrohen të mbajnë një distancë prej një metër nga njëri klient te tjetri, në të kundërt do t’ju pezullohet aktiviteti.

Lëvizje e kushtëzuar në dyqane dhe tregje

Dekreti gjithashtu thekson që aktivite-tet tregtare duhet të respektojnë distancën prej një metri për klientët përndryshe do të ketë sanksione, deri në mbylle të aktiv-itetit. Strukturat e shitjeve të mesme dhe të mëdha do të mbyllen gjatë pushimeve dhe festave, si dhe dyqanet brenda qen-drave tregtare dhe tregjeve. Rekoman-dohet gjithashtu të kufizoni qasjen në dyqane, tregje, panaire për të shmangur “tubimet e njerëzve”.

Masat për koronavirusin për ndalimin e mbledhjes së turmave kanë prekur edhe sheshin Shën Pjetër të Vatikanit i cili gjatë meshës së sotme ishte i boshatisur. Gjendur në këto kushte, ati i shenjtë e drejtoi lutjen e tij, jo nga ballkoni i zakonshëm por nëpërmjet një transmeti-mi online. “Të dashur vëllezër dhe mo-tra, mirëmëngjesi! Paksa e çuditshme lutja e sotme, me mua të futur në kaf-azin e bibliotekës, por gjithsesi, ju shoh

dhe jam pranë jush. i gjendem pranë me lutjet e mia personave që vuajnë nga epidemia e momentit por edhe për çdokënd që kujdeset për të sëmurët. Le ta jetojmë këtë moment me forcën e be-simit, sigurinë e shpresës dhe dasham-irësinë e bamirësisë”, tha Papa. Më tej, Bergoglio u ndal edhe te situata në Siri, kur tha: “Dua të falënderoj ata që man-ifestojnë dhe luftojnë për të harruarit në Idlib, faleminderit për atë që bëni”. Në

fund, Ati i shenjtë nuk iu përmbajt ud-hëzimeve dhe u afrua në dritare për të përshëndetur të pranishmit e paktë në sheshin e Shën Pjetrit.

Ka shkuar në 3599 numri i të vdekurve nga koronavirusi në rang global, ndërsa 105,000 njerëz janë in-fektuar që nga fillimi i epidemisë, shu-mica e tyre në territorin e Kinës. Ndër-kohë rastet e Koresë së Jugut rriten çdo ditë. Seuli njoftoi sot mbi 367 infek-

sione të reja duke kapur shifrën e 7,134 personave positive. Edhe në SHBA ras-tet po rriten dita-ditës. Deri më tani ka 444 të infektuar dhe 19 humbje në per-sona. Vdekja e parë nga koronavirusi është shënuar edhe në Amerikën e Jug-ut, ku një 64-vjeçar pasi udhëtoi për në Evropë vdiq në Argjentinë. Raste të tjera janë shënuar edhe në Azi në vende si: Japonia, Singapori, Malajzia dhe Vi-etnami.

Sociale

Në vend asnjë rast

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 2020 5

Nënkryetar i LSI-së Petrit Vasili i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama marrjen e masave të menjëhershme për mbrojt-jen nga koronavirusi. Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se është je-tike të vendoset gjithë financimi i nevo-jshëm. Ai i ka kërkuar Ramës të shpen-zojë taksat e shqiptarëve për t’i mbrojtur dhe jo për tendera e për rilindje urbane. Në të kundërt, sipas Vasilit gjithë urrejt-ja e njerëzve do të bjerë mbi të.

Postimi i VasilitNë pstimin e ij Vasili ka theksu-

ar se pandemia nga coronavirusi ka hyrë në një moment kritik pasi Ita-lia vazhdon të ketë një situatë tepër të rëndë si dhe në Ballkan veçanërisht në Greqi ku rastet kanë pësuar rrit-je të menjëhershme, por edhe shfaq-ja në vende të tjera të rajonit. Sipas tij duhen përforcuar masat sanitaro epi-demiologjike në Shqipëri më shumë se kurrë dhe këto masa kërkojnë para së gjithash materiale mjekësore të bollshme dhe mbrojtjen e personelit mjekësor me çdo kusht si armata që përballon në vijë të parë pandem-inë. ‘Është jetike të vendoset gjithë fi-nancimi i nevojshëm. Ky financim ak-tual është tërësisht i pamjaftueshëm.

Edi Rama shpenzo taksat që shqiptarët paguajnë për të garantuar mbrojtjen e personelit mjekësor. Edi Rama shpen-zo taksat e shqiptarëve për t’i mbroj-tur ata, jo për të bërë shoë ti me paratë e shqiptarëve. Edi Rama mjaft i shpen-zove paratë e shqiptarëve për t’i ndarë me oligarkët e tu me PPP dhe me tende-ra me 99.99% të vlerës. Edi Rama boll i shpërdorove taksat e shqiptarëve me rilindje urbane e lloj e soj idiotësirash grabitqare. Edi Rama shpenzo nga tak-sat për coronavirusin aq sa shpenzon për 1 km rrugë koncesionesh pra 20 milionë euro. Edi Rama po nuk e bëre sot, gjithë urrejtja e njerëzve do të bjerë mbi ty. Edi Rama mos harro që shëndetin nuk e fal kush, mos e harro kurrë këtë!!”- deklaroi Vasili.

Shëndetin nuk e fal kush

Sociale

Presidenti Ilir Meta ka apeluar për masa urgjente për të parandaluar një situatë të mundshme me koronavirusin. Kreu i Shtetit shkroi se situata paraqitet shumë më e rënduar në të gjithë botën, ku rezu-ltojnë 106 vende të prekura, ndërsa Ita-lia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me mbi 5061 raste dhe rreth 233 vdekje. Meta theksoi se është emergjente forcimi maksi-mal i masave parandaluese sanitaro-epide-miologjike. Sipas tij, duhet vënë në dispo-zicion financimi i plotë, shumë më i madh se ai i deritanishëm, për përballimin e sit-uatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjekësor të mobilizuar për përballimin e situatës; Po kështu Meta kërkoi angazhimin e të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore, por edhe të atyre me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë e higjenës, qofshin edhe jashtë shërbimit aktiv.

Postimi i MetësMeta në postimin e tij tha se ka nd-

jekur me shqetësim të madh zhvillimet lidhur me pandeminë e coronavirusit, që për fat të keq janë rënduar së tepërmi, kur të gjithë do të donim që të ndodhte e kundërta. Sipas tij në 31 janar të këtij vitit ka tërhequr publikisht vëmendjen për marrjen e masave sanitaro-epidemiologjike shumë të forta nga vendi ynë, edhe pse atëhere Italia kishte vetëm 2 të prekur nga coronavirusi.

“Sot situata paraqitet shumë më e rën-duar në të gjithë botën, ku rezultojnë 106 vende të prekura, ndërsa Italia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me mbi 5061 raste dhe rreth 233 vdekje.

Duke vlerësuar:– kete situatë shumë serioze epidemiolog-jike rajonale;– faktin që situata në Itali është rëndu-ar duke kapërcyer edhe “Zonën e kuqe”, me përshkallëzim në të gjithë territorin e saj me një mortalitet të lartë rreth 4,4%, dhe imponuar marrjen prej saj të masave shumë të forta kufizuese;– rritjen shumë të shpejtë të rasteve të in-fektuara në Greqi;– shfaqjen e rasteve të coronavirusit edhe në vende të tjera të rajonit tonë që rezul-tonin te paprekura;– në informacionin që Organizata Botërore e Shëndetësisë jep për karakter-istikat e këtij virusi e rreziqet serioze që ai paraqet

Apeloj:Është emergjente forcimi maksimal i

masave parandaluese sanitaro-epidemi-ologjike;

Për shkak se gjendja në Itali por edhe përhapja në rritje në Greqi, dy vende me të cilat kemi shkëmbimet më intensive, imponon aplikimin e masave të “Zonës së Kuqe”, si ato të marra në Itali, aplikimin e të gjitha kufizimeve e veprimeve që ky regjim kërkon, si dhe marrjen e masave organizative energjike dhe të monitoruara 24 orë në 24; Vënien në dispozicion të fi-nancimit të plotë, shumë më të madh se ai i deritanishëm, për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjeksor të mobilizuar për përballimin e situatës; An-gazhimin e të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore, por edhe të atyre me eksperi-encë në fushën e epidemiologjisë e hig-jenës, qofshin edhe jashtë shërbimit ak-tiv.”-thekso Meta.

Meta apel publik: Emergjente forcimi maksimal i masave parandaluese, të vihet në dispozicion financimi i plotë

Rreziku nga koronavirusi, Shehu: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshmeIsh-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka thënë dje se Shqipëria duhet të shpallë sot gjendjen e merg-jencës pas shpërthimit të koronavi-rusit në një sërë vendesh të botës, ndër-sa zona të tëra në Itali janë tanimë të prekura. Në një postim në Facebook, Shehu ka dhënë pesë faktorë kryesore se pse duhet ndërmarrë një vendim i tillë, ndërsa thekson se është e do-mosdoshme që dhe Presidenti i Repub-likës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare me drejtim shëndetësor.

Reagimi i ShehutNë reagimin e tij ish deputeti ka

thënë se Shqipëria duhet të shpallë gjendjen e emergjences për Korona-virusin. “Kjo gjykoj se është e do-mosdoshme duke u bazuar së pari në gjendjen epidemiologjike rajonale, si dhe: 1- Në ecurine e kësaj epidemie ne Itali, ku tashmë ka dalë nga “Zona e kuqe” duke marre dimensione të mëdha në të gjithe territorin, me një mortalitet të lartë reth 4,4%, vend me te cilin neve kemi shkembime te gjera dhe qe ka im-

plementuar masa energjike.2- Duke u bazuar ne rritjen shumë të

shpejte të rasteve te infektuara ne Gre-qi, masave te emergjencës që sot pritet të shpallë dhe ai vend, me të cilin në gjithashtu kemi shkëmbime të mëdha.

3- Në rastet e diagnostikuara së fund-mi dhe ne vendet e tjera të Rajonit.

4-Në të dhënat e përgjithshme për karakteristikat e këtij virusi e rreziqet qe paraqet ai.

5- Në dobesitë e mëdha të sistemit tonë shëndetësor, gjë që manifestohet si në nivel diagnostikimi, parandalimi,

ashtu e mjekues. Pavaresisht se zyrta-rishit ne “nuk kemi” akoma asnjë rast te deklaruar, ne këto kushte duhet shpallur gjendja e emergjencës së pari për peri-udhen prej sot deri me 16 mars, praktikë kjo e aplikuar edhe nga shtete të tjera të zhvilluara.”-deklaroi Shehu. Sipas She-hut në tërësi masat duhet të jenë të nivelit të atyre të aplikuara ne Itali si shtet për jashte “Zonës së saj të Kuqe”, për te cilën sot hyri ne fuqi nje rregjim tjeter shume me i fortë. “Kështu këto duhet të perfshijne me transparence vendime or-ganizative, përmiresime urgjente të sis-temit shëndetesor, dislokime adeguate fondesh, mobilizim të te gjitha resurseve njerezore e materiale, mbyllje te shkol-lave, aktiviteteve sportive dhe të ng-jashme përfshi ditën e sotme, etj. Është e domosdoshme që dhe Presidenti i Re-publikes te mbledhë Keshillin e Sigurise Kombetare me drejtim shendetesor. Në keto situata duhet vepruar sa më shpejt, sepse të vazhdosh te luash rolin e “trim-it” te papërgjegjshem, mund te rrezikosh rëndë qytetarët.”-theksoi ish Ministri i Shëndetësisë.

Vasili apel kryeministrit: Shpenzo taksat e shqiptarëve për t’i mbrojtur ngaoronavirusi

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 20206

Australi

Vrau vajzën dhe u dënua 20 vjet burg, burri shqiptar tenton të vrasë veten. Gruaja akuzon mjekët

Goditet një tjetër tentativë për trafi-kim të drogave të forta në Shqipëri. Dy shtetas që udhëtonin në një au-tomjet tip “Mercedes-Benz” janë kontrolluar rastësisht në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës dhe ranë në prangat e Policisë Kufit-are, pasi kishin fshehur 1 kilogramë

e 28 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e sekuestruar tashmë. Në pranga kanë rënë drejtuesi I. F., 40 vjeç dhe pasagjeri B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë. Pas verifiki-meve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kuf-itare kanë vijuar me kontrollin fizik

ndaj dy shtetasve të lartpërmendur. Si rezultat i kontrollit fizik, shteta-sit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës ma-teriale. Veprimet e mëtejshme pro-

cedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narko-tikëve, kryer në bashkëpunim, mbe-tur në tentativë”.

Kontrolli i rastësishëm , sekuestrohet mbi 1 kg kokainë në Kapshticë. Arrestohen dy trafikantët

Një pjesë e denoncimeve në poli-ci për abuzime seksuale janë të tril-luara, ndaj për këtë arsye gjykatat janë skeptike dhe kërkojnë hetime të thelluara për një vendim final. Sipas avokatëve dhe psikologëve raste të tilla bëhen me qëllim shan-tazhin dhe përfitimin ekonomik nga denoncuesit. Abuzimet sek-suale me të mitur janë kthyer në një shqetësim pasi gjatë vitit të shkuar në Gjykatën e Tiranës janë shqyr-tuar 38, ndërkohë që në 2 mua-jt e parë të këtij viti janë regjistru-

ar 18 të tilla. Nga gjykimi i dosjeve për ngjarje të kësaj natyre është ev-identuar dhe fakti se një pjesë e tyre janë të stisura. Sipas avokatit Erjon Kullolli, gjykatësit kërko-jnë hetime të thelluara dhe eksper-time para se të japin një vendim të formës së prerë. “Merret pak me rezervë për shkak të rëndësisë dhe veprimit të rëndë. Gjatë hetimeve paraprake kërkon karakteristika, kërkon vërtetime për të parë cilësitë personale të personit për të kuptu-ar rreth personalitetit të tij, përveç

aktit të ekspertimit mjeko-ligjor”- u shpreh Erjon Kullolli. I tillë është dhe rasti i një 22-vjeçari i cili u ar-restua për përdhunimin e një 15 vjeçareje, por pas ekspertizës dhe hetimeve është arritur në konkluz-ionin se rasti ishte trilluar nga va-jza. Për psikologen Aurela Agalliu rastet e trillimit të historive të tilla bëhen me qëllim shantazhin dhe përfitimin ekonomik, ndërsa duhet të merren masa pasi rritja e rasteve është kambanë alarmi. “Në Gjykatë janë shtuar raste ku pretendohet

për abuzime seksuale brenda famil-jes apo edhe për persona të tjerë, që ne mund ti quajmë si forma shan-tazhi, që mund të bëhen për arsye nga më të ndryshmet. Shoqëria jonë nuk ka marrë masat e duhura për të parandaluar shfaqjen e kësaj prob-lematike, sic mund të jetë përdhuni-mi i një vajze të mitur nga i dashuri i vet apo nga një grup shokësh të tij”- deklaroi Agalliu. Rasti më i fundit i denoncimit të përdhunim-it është regjistruar këtë të enjte në Përmet, ku 6 të rinj shokë me njëri-

tjetrin u arrestuan për përdhunimin dhe ngacmimin seksual të një 19-vjeçareje.

Avokatët dhe psikologët: Abuzimet seksuale, një pjesë e denoncimeve trillohen

Burri nga Shqipëria që jetonte prej kohësh në Austali, Petrit Lekaj, i dënuar me 20 vjet heqje

lirie, pa asnjë kusht të mundshëm, ka tentuar të vrasë veten në qeli. Me gjithë krimin makabër që Le-kaj ka kryer, duke therrur vajzën e tij, gruaja ka zgjedhur që ta vizitojë në burg bashkëshortin. Petrit Lekaj ka tentuar vetëvrasjen, pasi gjykata dha dënimin me 20 vjet burg. Lekaj vrau brutalisht vajzën Sabrina Le-kaj në Mercedezin e bardhë, që ia kishte blerë dhuratë në 18-vjetorin e saj të lindjes, shkroi “Daily Mail”. Lekaj tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Yatala, pasi të martën iu dha dënimi përfundimtar për vrasjen e së bijës.

Ai u dënua me të paktën 20 vjet pas hekurave dhe aktualisht po mbahet në izolim. Mediat aus-traliane njoftojnë se gruaja e tij prej 43 vitesh, Romina e ka vizit-uar në burg, ndërsa edhe ka ko-mentuar paksa për situatën. “Unë thjesht do të doja të them që kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftë-sia e mjekëve tanë për të diag-nostikuar sëmundje mendore (nga

ana e burrit tim) dhe epidemisë së ilaçeve që përfshin shteti ynë, ku edhe fëmijët tanë po bien pre e tyre “, tha ajo.

Dhe, vërtetë që psikiatri i mje-koligjor David Kutlaca në shkurt 2019 i kishte thënë atij se ka prob-leme, 6 muaj para se të kryejë krim-in. Për shkak të problemeve të

theksuara që kishte, por edhe prob-lemeve ligjore, pasi kishte qenë 4 vjet në burg për trafik droge, Lekaj nuk punonte më. Gjykata e Lartë e Drejtësisë Trish Kelly të martën i dha atij një dënim të përjetshëm me një periudhë minimale të de-tyrueshme 20-vjeçare burgim, pa lirim me kusht. Gjykatësi tha se

Lekaj kishte qenë një hipokrit, pasi kishte qenë vetë në burg pë trafik droge, ndërsa ka thënë se vrasjen e ka kryer pasi “kishte frikë se mos vajza hynte në rrugën e konsumit të lëndëve narkotike”.

Petrit Lekaj, një anëtar i komu-nitetit shqiptar që jetonte në Aus-trali kishte marrë një thikë gati 15

cm dhe kishte vrarë me të të bi-jën. Sabrina kishte qenë një natë më parë në një klub, ndërsa dysho-het se ka konsumuar edhe drogë, e cila servirej në festë. Lekaj ka vrarë vajzën në sendiljen e pasme të makinës, ndërsa edhe vetë u dërgua në spital, pasi goditi edhe veten me thikë.

Kronikë

Babai me vajzen Babai i vajzes

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 2020 7

Tri automjete janë përf-shirë në një aksident rreth orës 06:15 të mëngjesit të kësaj të diele. Aksiden-

ti, sipas burimeve zyrtare, ndodhi në aksin e rrugës kombëtare Tiranë -Elbasan në afërsi të Rrethrrotullim-it të Bradasheshit. Të njëjtat burime bënë me dije se një autoveturë si pasojë e përfshirjes në këtë ak-sident ka dalë jashtë rruge dhe është përmbysur. Ndërkohë rapor-tohet se e dëmtuar lehtë ka mbe-tur një grua shtatzëne, e cila sipas stafit mjekësor që mbërriti në vend-ngjarje, fatmirësisht nuk ka asn-jë lloj rreziku për shëndetin. Dre-jtuesit e të tri automjeteve të cilat u përfshinë në aksident dhe per-sonat e tjerë që po udhëtonin me to nuk kanë pësuar asnjë lloj dëmtimi, ndërsa nuk janë ende të qarta rre-thanat dhe shkaqet në të cilat ndo-dhi. Policia paraprakisht dyshon për shkeljen e rregullave të qarkullim-it dhe parakalim të gabuar të njërit prej automjeteve që qarkullonte nga Elbasani drejt Tiranës.

Aksident në Librazhd, 5 të plagosur, 2 prej tyre nga Maqedonia e Veriut

Një aksident ka ndodhur para-diten e e djeshme në Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesat e Mur-rashit”.

Mësohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Bëhet fjalë për 4 gra dhe 1 burrë që kanë marrë plagë të ndryshme. Dy prej të pla-gosurve janë nga Maqedonia e Ve-riut. Të plagosur:Bashkëshortët Xhevdet dhe Lirie Hajredini, 80 dhe 73 vjeç nga Shkupi, Sadete Balla 51 vjeçe nga Babrruja, Tiranë, Zeje Koçi, 50 vjeçe dhe Angjela Koçi 16 vjeçe nga Librazhdi, Neki Balla, 55 vjeç, bashkëshorti i 51-vjeçares nga Babrruja nuk ka dëmtime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe

po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.“Në aksin rrugor Li-brazhd- Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin N. K., 32 vjeç banues ne Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Xh.H., rreth 60 vjeç, banues në Shkup, Maqe-donia e Veriut. Si pasojë janë dre-

jtuesi i mjetit shtetasi Xh.H dhe katër pasagjerë të cilët janë dër-guar për mjekim në spitalin e qytet-it Librazhd dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”- thuhej në njoftimin e policisë.

Kronikë

I dënuar për trafik droge nga gjykata e Durrësit, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari shqiptarInterpol Tirana ka ekstraduar nga Mi-lano një 39 vjeçar të dënuar për vep-rimtari kriminale në fushën e narko-tikëve Bashkim Demrozi, 39 vjeç, lindur në Kavajë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burg, për ve-prën penale “Trafik i lëndëve narko-tike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Pas apelimit, Gjyka-ta e Apelit Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg. Në vitin 2014, në qytetin e Durrësit, gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Policisë, në automje-tin që drejtohej nga shtetasi F. D., i cili do udhëtonte nga Durrësi në Bari, u gjetën dhe u sekuestruan 332 kg cannabis sativa. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Bashkim Demrozi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kry-er veprime për gjetjen dhe trafikimin e lëndës narkotike. Si rezultat i bash-këpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Me doza kanabisi, kokaine dhe shkop gome, arrestohet për shpërndarje droge 22-vjeçari në DurrësPolicia e Durrësit ka goditur një rast të shpërndarjes të lëndëve narkotike në doza duke arrestuar një 22-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Pol-icisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara ndaj personave që lëviz-in me sende të kundraligjshme, ar-restuan në flagrancë shtetasin E.B.,22 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kon-trollit të ushtruar në mjet, Shërbi-met e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim policia. Materialet i kalu-an Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e pajisjeve të policisë”.

Sherr në restorantin buzë detit në Athinë, plagoset rëndë një shqiptarNjë sherr ka ndodhur në Paleo Fal-iro ne daljen e një restoranti ku si pa-sojë mbeti i plagosur një shqiptar. Katër persona u përfshinë në sher-rin i cili filloi nga një dyqan dhe vi-joi në rrugë. Një person i përfshirë në sherr qëlloi shqiptarin duke u larguar më pas bashkë me bashkëpuntorët e tij me makinë. Shqiptari është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Voula Asklepieion.

Përplasen tre makina në Elbasan, dëmtohet një grua shtatzënë

Aksidentet

Një aksident ka ndodhur në El-basan teksa një autoambulancë e spitali është përplasur me një au-tomjet tip ”Volsëagen”. Ka qenë shoferi i mjetit tip ”Volksëagen” që u plagos nga përplasja bashkë me bashëshorten e tij pasagjere por që ndodhen në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.“Në aksin rrugor Elbasan-Meta-lurgji, një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është për-

plasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A.M., banues në Elbasan. Si pasojë e aksiden-tit janë lënduar drejtuesi i mjetit “Volksëagen”, si dhe bashkëshort-ja e tij shtetasja N. M., të cilët janē transportuar në Spitalin e Elbasan-it dhe ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vend-ngjarje dhe po punon për zbardh-jen e shkakut të aksidentit -njoftoi policia.

Aksident në Elbasan, plagoset shoferi i mjetit me bashkëshorten

Një e moshuar 70-vjeçare nga ko-muniteti Rom në Fier, Xhevahire Vërlaci, prej dy ditësh ka humbur në zonën e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në këtë qytet. Si-pas familjarëve zonja vuante edhe

nga tensioni por mblidhje mbetje të riciklueshme tek fusha e mbetjeve për të blerë ilaçe Lulzim Ymeraj përfaqësues i komunitetit rom apel për ndihmë dhe polumbarë. “Jemi mbledhur këtu sot, na ka humbur

një person i jonë, një nënë e dashur e komunitetit rom duke mbledhur kanaçe. Bëm një kërkesë nga bash-kia, na dërguan skrepin pasi kishim një dyshim këtu te plehrat. Ajo ka humbur që dje në orën 12. Dyshimet

janë të shumta, por mendimi i famil-jarëve është se ajo nuk ka qenë mirë me shëndet. Vuante nga tensioni, ndaj mendojmë se mos ka rënë nga ura. Kemi shumë dyshime”, është shpre-hur Lulzim Ymeraj.

Humb 70-vjeçarja nga komuniteti rom në landfillin e Fierit, dyshime se ka rënë nga ura

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 20208

PRINTO ME NGJYRA cMYK

CMYK

Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë

Dyshime se refugjatët nga Siria kanë mbërritur, Panariti: Mund të na destabilizojnë

Konferenca e Rektorëve, e cila u mba-jt në Korçë propozoi njëzëri që të hiqet nota mesatare për pranimet në pro-gramet bachelor të mësuesisë. Konferen-ca e Rektorëve të Universiteteve Publike Shqiptare, i propozon MASR në Shqipëri disa çështje.

a. Duke qenë se mësuesit janë një pasuri e madhe kombëtare, programet e studimit të mësuesisë të jenë programe me përparësi kombëtare me status të ve-gantë.

b. Në programet “bachelor” të mësuesisë te hiqet nota mesatare si prag

pranimi. Ky prag, me mesatare mbi notën tetë, të vendoset Për programet master që përgatitin mësues. Studentët që prano-hen në programet master në mësuesi të mbështeten financiarisht nga shteti.

c. Propozohet që të shkurtohet koha e përgatitjes dhe diplomimit të studentëve të mësuesisë: 3 vjet “bachelor, I vit “Mas-ter profesional për mësuesi në profilin përkatës». 1 semestër praktikë aktive pro-fesionale në shkolla te veçanta pranë mësuesve mentorë dhe të mbikëqyru-ra nga pedagogët përkatës dhe I semes-tër Për t’u përgatitur Për provimin e shtet-

it. Programi i provimit të shtetit dhe fondi i pyetjeve të reformohen plotësisht, duke patur si qëllim kontrollin e kompetencave që kanë fituar studentët-mësues.

d. Me anë te kësaj përkujtese kërkojmë që te ndjekin një politikë më të drejtë lidhur me pranimet ne universitetet shqiptare, në mënyrë që të mos diskriminohen universitetet rajonale. Për këtë duhen gjetur modal-itetet e duhura Për të detyruar që in-stitucionet e arsimit të lartë të përcak-tojnë kuotat e pranimit mbi bazën e kapaciteteve pritëse, duke respektuar

standardet e Hapësirës Evropiane të Ar-simit të Lartë.

e. Të përfshihen në programet me përparësi kombëtare edhe ato programe “të papreferuara” nga maturantët per të cilat aktualisht ka nevojë tregu ynë i punës Për specialistë te zote, si bujqësia, pyjet, veterinaria etj.

f. Universitetet shqiptare zotohen që te pershtatin programet e studimit ne ato profile që ka nevojë tregu shqiptar i punës ne vendet tona, duke hequr dorë nga pro-grame “tradicionale” Për profile që ka “mbingopje” me të diplomuar.

Konferenca e Rektorëve - Ministrisë së Arsimit: Të hiqet mesatarja në programet e mësuesisë

Qeveria shqiptare po merr masa për të ngritur kapacite-tet për pritjen dhe strehimin në Shqipëri deri në 30 mijë

refugjatë sirianë që mund të vijnë nga Greqia. Para disa ditësh u bë publike në media se qeveria ka hartuar një plan për pritjen e refugjatëve, i cili parashikon ngritjen e një sërë qendrave të pritjes dhe kampeve për strehimin e tyre. Ky skenar mund të bëhet realitet për shkak të krizës së refugjatëve në kufirin gre-ko-turk, si pasojë e vendimit të Presi-dentit turk Erdogan për “të hapur dyert” dhe lejuar daljen nga Turqia drejt Gre-qisë të refugjatëve sirianë të larguar nga rajoni i Idlibit, zona e fundit që forcat qeveritare siriane po përpiqen të vënë nën kontroll në luftë me forcat rebele. Ndërkohë ditën e djeshme janë hedhur dyshime se 50 refugjatët e parë sirianë kanë mbërritur këtë të shtunë dhe ndod-hen në qytetin e Gjirokastrës, pasi au-toritetet shqiptare kanë filluar përgatitjet për krijimin e 6 qendrave të pritjes për emigrantët sirianë në rast të një fluksi. Grupi gjithashtu përfshin anëtarët e një familje emigrantësh palestinezë. Ref-ugjatët strehohen në Qendrën e Pritjes në Gerhot, rreth 2 kilometra në veri të Gjirokastrës. Sipas hipotezave siranët që kanë mbërritur janë të të gjitha mos-have, por kryesisht familje me shumë fëmijë. Emigrantët sirianë hynë në terri-torin grek të premten përmes Pikës Kuf-itare të Kapshticës.

Situata me refugjatët sirianëMijëra sirianë janë bllokuar në kufi-

rin me Greqinë dhe po përpiqen të hy-jnë në Greqi, pavarësisht se Greqia dhe BE-ja kanë paralajmëruar se nuk do ta lejojnë këtë gjë. Përballë kësaj krize, duket se qeveria shqiptare mund të jetë e gatshme që të presë refugjatët sirianë që mund të vinë ose nga toka përmes Greqisë drejt Evropës perëndimore ose përmes detit. Mediat raportuan në

fillim të javës se qeveria ka përgatitur gjashtë qendra pritëse me kapacitet rreth 30 mijë refugjatë, në pikat kufitare të Kakavijës, Rripsit, Qafë Botës, Tre Urave dhe Kapshticës. Sipas burimeve të Top Channel, qeveria po përgatit ngritjen e kampeve të refugjatëve në pi-kat e mëposhtme: - Në Gjirokastër, në fshatin Arshi Lengo, me kapacitet strehues 5 mijë persona; - Në Korçë, në fshatin Pocest dhe në fshatin Floq, për 5 mijë persona;- Në Sarandë, në fshatin Krane, me kapacitet 1 mijë përsona;- Në Lezhë, në zonën e Gjadrit me kapacitet 5 mijë persona;

- Në Elbasan, në fshatin Mjekës, në Krastë dhe Zaranikë me kapacitet 5-10 mijë persona.Ministria e Brendshme deri tani nuk ka bërë asnjë deklaratë për të konfir-muar ose hedhur poshtë lajmin. Ndërsa Kryeministri Rama është shprehur në të shkuarën i gatshëm të presë emigrantët sirianë në Shqipëri, me gjasa për të ga-rantuar mbështetje ndërkombëtare.

Ish-deputeti i LSI-së: Mund të na destabilizojnë, Presidenti të thërrasë sigurinë

Ish-deputeti dhe ministri i LSI-së, Edmond Panariti i ka kërkuar ish-krye-tarit të tij, aktualisht President i vendit,

Ilir Meta që të mbledhë Këshillin e Sig-urisë Kombëtare për të shqyrtuar me urgjencë sipas tij, transferimin masiv të refugjatëve nga zonat e luftës në terri-torin shqiptar. Panariti jep tre arsye se përse sipas tij, Ilir Meta duhet të ndër-marrë një vendim të tillë.

Deklarata e PanarititNë deklaratën e tij Panariti ka thënë

se Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të shqyrtojnë me urg-jencë transferten masive të refugjatëve brenda territorit shqiptar. Sipas tij pop-ulli shqiptar e ka per traditë mikprit-jen dhe strehimin e te huajve ne nevo-je dhe te kercenuar ne vendet e tyre dhe kjo dihet. Panariti ka shtuar se vendi, i ka përmbushur dhe madje tejkaluar de-tyrimet në perballjen e krizave humani-tare, madje shumë me tepër se vende të fuqishme perreth. “Dua të perqendro-hem vetëm te siguria kombëtare, packa se çështja e refugjatëve eshte me kom-plekse se kaq. Së pari duhet që Këshil-li i Sigurisë Kombëtare të njihet me hol-lesite dhe rrethanat e kesaj transferte masive refugjatesh? Përse? Po rendit disa arsye:

1. Ka mjaft studime që dëshmojne se refugjatët nga zonat e luftes, mbar-tin rrezikun e destabilizimit te vendit pritës. Kjo mund të vije në formën e ak-tivisteve politike te cilët mund ta për-dorin vendin si bazë riorganizimi te re-zistencës.

2.Vendi pritës mund të shndërro-het ne strehim luftëtarësh të cilët nën maskën e refugjatëve, mund të futin armë dhe te bëhen bartës te ideologjive destabilizuese.

3. Këshilli i Sigurisë Kombëtare du-het të njihet me kohëqendrimin e refug-jateve dhe hollesitë e fatit të tyre afat-mesëm dhe afat gjatë. Eshte urgjente që Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë te shqyrtojnë dhe shprehen për kete cësht-je” –ka deklaruar Panariti.

Moti i keq, përmbyten 400 ha tokë bujqësore nga reshjetRreth 48 orë shi pa pushim në Lush-nje solli përmbytjen e të paktën 400 hektarëve tokë bujqësore. Më të godi-tura janë zonat e Tërbufit, Sylzota-jt dhe Plukut. Kanalet kullues dhe ata vaditës janë në nivelin maksimal. Lumi Shkumbin është në pikën kri-tike dhe rrezikon daljen e tij nga shtra-ti. Uji u tërhoq gjatë natës nga bane-sat në lagjen Savër, por në Pluk disa familje janë ende nën ujë. Mjetet zjar-rfikëse kanë punuar për largimin e ujer-ave, por prezencë të tij ka ende në tokat bujqësore ndonëse hidrovoret po puno-jnë me kapacitet të plotë. Në disa zona ka pasur rrëshqitje dherash duke shkak-tuar bllokim të rrugëve. Problematike ishte gjatë natës situata edhe në qarkun e Elbasanit, por me ndërprerjen e re-shjeve mëngjesin e së dielës, gjend-ja u përmirësua. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se përveç shirave që përfshinë zonat e ulëta, në thellësi nuk kanë munguar reshjet e dëborës. Më të dendura ato akne qenë akset Qafë Mali – Fierzë, Bajram Curri –Valbonë dhe pjesët fundore të akseve Ura e Cerenecit – Steblevë dhe Ku-ben-Vasije. ARRSH tha se qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe dherash në disa akse, por pas ndërhyrjes së forcave në terren të kompanive të kontraktuara qarkulli-mi vijon pa probleme.

Sociale

Rektorët

Edmond Panariti

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 2020 9

CMYK

Data 8 Mars si dita e sen-sibilizimit për të drejtat e grave ka shënuar dhe në Shqipëri disa marshime të

grave dhe vajzave të cilat nga qytete të ndryshme apeluan për më shume barazi dhe të drejta. Me parulla në duar “Jemi gra, duam të drejta” gratë dhe vajzat e kryeqytetit nisën mar-shimin nga Drejtoria e Policisë, për të vijuar më pas para Kryeministrisë. Ato shprehen se është momenti për të luftuar për të drejtat e grave duke prishur barrierat që janë imponuar nga ideologjia dhe sistemet shtypëse. Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, në qytetin e Durrësit, i cili vetëm gjatë këtij viti është tronditur nga dy vrasje që viktima kanë pasur gratë, ndërsa nuk munguar dhe rastet e tjera të dhunës fizike, është organizuar sot një marshim sensibilizues, për t’i thënë “stop” dhunës ndaj grave. Marshimi nisi në sheshin përpara Drejtorisë Ven-dore të Policisë, pikërisht aty, ku regjis-trohet çdo rast denoncimi për dhunë të të gjitha formave. Dhjetëra gra dhe va-jza, këtë 8 mars edhe në Fier, ndryshe nga të tjera që kanë zgjedhur të festo-jnë, kanë organizuar një protestë, e cila ka në qendër pikërisht 8 Marsin, ditën kur gratë i japin zë, zërit të tyre. Kjo ditë, kanë thënë organizatoret e kësaj proteste, duhet të jetë jo festë por pro-testë, ku me të drejtë në vendin tonë dhe këtë shoqëri gratë duhet të kenë më shumë të drejta, por mbi të gjitha të ndalet dhuna ndaj tyre.

Nën moton “Jepi zë zërit tënd” gratë fierake por dhe ato të ardhura nga qytete të tjera të Shqipërisë, kanë deklaruar se do të mbajnë një qëndrim së bashku për të kërkuar politika konk-rete në mbrojtje të tyre dhe forcim-it ekonomik të familjes, duke nënsh-kruar edhe një projektdeklaratë. Një marshim sensibilizues nga gratë dhe vajzat u zhvillua dhe në Korçë me ras-tin e 8 Marsit. Të gjitha gratë dhe vaj-zat e pranishme kanë ecur me tullum-bace shumëngjyrëshe në duar përgjatë rrugëve të qytetit juglindor. Marshimi u organizua nga gratë dhe vajzat e ad-ministratës së bashkisë së Korçës, të cilat apeluan për më shumë kurajë dhe forcë drejt barazisë gjinore. Në këtë 8

mars nuk kanë munguar dhe surprizat nëpër rrugët e qyteteve. E teksa në Vlorë, Policia e Shtetit shpërndau karafila për drejtueset e mjeteve në Be-rat dega lokale e PD dhuroi karafi-la në emër të kryedemokratit Basha në rrugët dhe lokalet e qytetit.

Viti 2020 nisi me 5 gra të vrara Dhuna në familje është një plagë

e thellë e shoqërisë shqiptare. Data 8 Mars e njohur si festa e gruas, shpe-shherë kalohet mes festimesh dhe dhuratave, po realisht kjo ditë du-het të jetë ditë reflektimi për ato gra që kanë mbetur viktima të dhunës dhe

për ato të tjerat, të cilat dhunohen çdo ditë. Vetëm dy muajt e parë të këtij viti, 5 gra u vranë nga bashkëshortët apo të afërmit e tyre. Ndërsa gjatë vitit të kaluar për të njëjtin shkak humbën jetën 12 gra e vajza. Vrasjet nisën që në ditët e para të vitit. Opinionin pub-lik u trondit nga vrasja makabër e Dri-ta Saliaj në Mallakastër më 6 janar, e cila u gjet e mbytur dhe dhunuar në rezervuar. Për vrasjen e saj u arrestuan tre të rinj, një prej të cilëve nipi i bash-këshorit të saj. Më 10 janar, Enkelejda Çapoku, nënë e një vajze do të humbte jetën në shtëpinë e saj e vrarë nga kunati, për të cilin kishte kërkuar

urdhër mbrojtje. Erdet Çapoku do të arrestohej orë më vonë nga Policia. Më 2 shkurt, Manjola Çuku la jetim tre fëmijët e mitur, pasi u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj Lulëzimi. Ky i fundit u largua nga shtëpia duke lënë tre fëmijët me kufomën e gjako-sur të nënës së tyre. Ai u vetëdorëzua pak orë më vonë në Polici. Esmeralda Filopati u ekzekutua nga bashkëshor-ti së bashku më vëllanë e saj në derë të shtëpisë në 25 shkurt. Ajo kishte gje-tur kurajën të denonconte burrin Fatmir Kolecaj, i cili kishte bërë dhe burg për dhunë në familje por kjo nuk ia shpëtoi jetën. Ajdieta Suni u vra në dyqan nga bashkëshorti i saj Ruzhdiu në Durrës në 26 shkurt. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, duke tronditur opinionin publik. Keqtrajtimet ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri vijon të jetë me përmasa shqetësuese. Sipas raportit të INSTAT, një në dy gra në Shqipëri kanë përjetu-ar një formë të dhunës. Gjatë vitit 2019 në Shqipëri janë kërkuar 933 urdhëra mbrojte, nga të cilët vetëm gjysma janë pranuar.

Urimet nga politikaEdhe politika ka uruar ditën e

djeshme 8 marsin. Presidenti Meta, kryeministri Edi Rama, dhe kreu i

PD, Lulzim Basha kanë përcjellë urimet e tyre.

Rama: Gratë janë gjysma më e mirë e këtij populli

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e djeshme me një mesazh për gratë, duke shkruar se ato janë gjysma me e mirë e këtij populli. “Mirëmëng-jes me një urim të përzemërt të gjitha grave e vajzave shqiptare, që janë gjys-ma me e mirë e këtij populli” shkru-an Rama. Edi Rama ka publikuar edhe shifrat e grave në të gjitha qeveritë shqiptare ndër vite që nga 1991.

Basha uron 8 marsin me një kartolinë nga familja e tij: Për të gjitha vajzat dhe nënat shqiptare

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar 8 marsin për të gjitha vajzat dhe nënat shqiptare me një kartolinë nga familja e tij. Janë dy vajzat e tij Dafi-na e Viktoria që i dedikojnë një urim nënës së tyre, Aurelës. “Mëngjesi sot nisi me një urim nga familja jonë për të gjitha vajzat dhe nënat shqiptare: Gëzuar 8 Marsin!”, ka shkruar Basha.

Avokati i Popullit: Arritja e barazisë gjinore duhet të jetë mision

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të gruas, një urim vjen edhe nga Avokati i Popullit.“ 8 marsi është vetëm një ditë simbolike në bete-jën e përditshme gruas kudo në botë për të tejkaluar barrierat gjinore dhe për t’u vlerësuar denjësisht për kon-tributin dhe meritat e saj. Në Shqipëri, sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat janë të shumta. Nga të drejtat për shkollim dhe punësim, të drejtat në vendin e punës, dinjiteti në famil-je dhe shoqëri, përfaqësimi meritor politik, etj. Avokati i Popullit vlerë-son se arritja e barazisë gjinore du-het të jetë një mision jo vetëm i grave dhe vajzave po i gjithë shoqërisë. E gjithë shoqëria është përfituese nga barazia mes burrave dhe grave ndaj 8 marsi nuk duhet të kufizohet vetëm në solidaritetin midis grave por mes gjithë anëtarëve të shoqërisë sonë. Edhe një herë, gëzuar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.”-ka thënë Avokati i Popullit.

“Jepi zë zërit tënd”

Dita ndërkombëtare e gruas, marshime kundër dhunës. Gratë protestojnë për të drejtat e tyre

Sociale

Presidenti Meta takon legjendën e futbollit, Sabah Bizi: Legjenda frymëzon shumëPresidenti ishte dje në Shkod-ër. Pas takimeve të tjera ai bash-kë me bashkëshorten e tij, Mon-ika Kryemadhi kanë vizituar mbrëmjen e djeshme edhe leg-jendën e Vllaznisë, ish-futbollistin

Sabah Bizi e familjen e tij. Meta thotë se ka kaluar një mbrëmje të jashtëzakonshme në shoqërinë e tyre, ndërsa i ka kërkuar nipit të Sabah Bizit, Sabionit, edhe ai tepër i talentuar në futboll, të ecë në hap-

at e gjyshit, për ta bërë sërish të madhe Vlazninë. “Një mbrëm-je e jashtëzakonshme në Shkod-ër, me Legjendën Kuqezi, Sabah Bizin dhe familjen e tij të mrekul-lueshme. Legjenda frymëzon

shumë fëmijë për t’u bërë si ai. Une dje takova dhe Sabionin, nip-in e tij, tepër i talentuar dhe me ën-drra të mëdha për futbollin. Bë-jeni Vllazninë përsëri të Madhe si atëherë!”-ka shkruar Meta.

Protesta e grave

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 202010

Janar, qeveria nuk realizon asnjë qindarkë nga fondi i tërmetit

Qeveria nuk ka arritur të realizojë asnjë shpen-zim të parashikuar për tërmetin në muajin ja-

nar, ndërsa dhe investimet kapitale që janë kaq të domosdoshme për të ringritur ekonominë e ngadalësu-ar, kanë qenë pothuajse zero. Sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave, shpenzimet kapitale në janar ishin vetëm 566 milionë lekë, me një rënie prej 84% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar, përgjithësisht real-izimi i investimeve kapitale është në nivele të ulëta për shkak të vone-save në çeljen e fondeve buxhetore, por këtë janar, shpenzimet kapi-tale janë më të ulëtat e dekadës. Ndonëse plani i shpenzimeve kapi-tale në janar ishte rreth 1.5 miliardë lekë, pothuajse sa gjysma e faktit të janarit 2018, sërish realizimi i tij ishte 62% më pak sesa plani.

Një tjetër zë i parashikuar në buxhet është ai i fondit të rindërtim-it, i rialokuar pas tërmetit me pasoja shkatërruese të 26 nëntorit. Ky fond për janarin ishte parashikuar në 800 milionë lekë, por realizimi i tij ishte zero. Në total, shpenzimet bux-hetore ishin 32.5 miliardë lekë në janar 2020, pothuajse në të njëjtin nivel me faktin e një viti më parë,

ose 7.3% më pak sesa plani. Kur-sim ka ardhur tërësisht nga mosre-alizimi i investimeve kapitale dhe fondeve të parashikuara për tërme-tin. Në të kundër, shpenzimet kor-ente u zgjeruan me 10.3%, të ndi-kuara nga pagat, interesat, fondet speciale për skemën e pensioneve.

Në rritje ishin dhe shpenzime të tjera për pagesën e papunësisë dhe ndihmën sociale.

Në janar nuk u shpenzua asnjë lek nga fondi rezervë, i parashikuar prej 310 milionë lekësh. Në janar, kahu i të ardhurave ishte pozitiv, teksa hyrjet në buxhet u rritën me

Ekonomi

Drejtoria e Përgjithshme e Tati-meve, sjell në vëmendje të tatim-paguesve procedurën ligjore mbi dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatimit fitimit dhe pasqyrave fi-nanciare për vitin fiskal 2019. Si-pas ligjit, tatimpaguesi duhet të dorëzojë, formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas mod-elit të miratuar me Udhëzim. Ky formular plotësohet në përputh-je me shënimet sqaruese. Po kësh-tu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në administratën tatimore, bilancin kontabël së bashku me pasqyrat fi-nanciare dhe anekset e tij.

Për të krijuar lehtësi tek tatim-pageusit, formati ityre dotë jëtëi njëjtë me atë që dorëzohet në Qen-drën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), konkretisht:

Bilanci (aktivet, pasivet dhe ka-pitali);

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve;

Pasqyra e ndryshimeve në kap-ital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuidi-teteve (cash-floë);

Aneksi për shpjegimet shpjeg-uese.

Dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të ligjit, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:

Kontrata e qirasë për ambientet e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin;

Gjendja e inventarit të mall-rave për shitje më datë 31.12.2019 (analitik);

Inventari i mjeteve të transpor-tit në pronësi;

Pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa).

Pasqyrat financiare (pasqyrat e aktivit, pasivit dhe kapitalit), pas-qyra e të ardhurave dhe shpenzi-meve, pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë), pasqyra e aktiveve afatgjata materiale, do të dorëzohen elektronikisht në version PDF (të skanuara) dhe në version Excel. Pasqyrat financi-are të dorëzuara në version PDF (të skanuara) detyrimisht do të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga administratori i shoqërisë.

Do të dorëzohen elektron-ikisht vetëm në version PDF (të skanuara), aneksi për shpjegimet

Tatimet: Bëhuni gati për tatimfitimin dhe pasqyrat financiare

Qeveria

Drejtoria e Tatimeve

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 2020 11

Në kushtet kur ekonomia tregoi dobë-si të dukshme gjatë vitit 2019, me një rritje në rreth 2.7 për qind të Prodhim-it të Brendshëm Bruto, nga 4.1 për qind e targetuar, duket se nevojat për stimul janë bërë sërish emergjente. Faktori tërmet, është dhe një tjetër shkak krye-sor që “fundosi” jetën ekonomike gjatë vitit që lamë pas dhe që pritet të ketë ndikime të larta edhe në vitet e ard-hshme. Për të gjetur këtë stimul që do të synohet të shërbejë si katalizator për ekonominë gjatë këtij vitit, qeveria plan-ifikoon ti drejtohet sërish për borxh treg-jeve ndërkombëtare dhe këtë herë shu-ma që do të kërkohet është më e lartë nga ç’ishte parashikuar.

Por paralelisht me planet për Eu-robond, në konferencën e donatorëve të zhvilluar më 17 Shkurt, ka marrë ofertë për kreditim të butë në një shumë prej rreth 800 milionë eurosh. Të cilat e vënë disi në pikpyetje qeverinë për hap-at e ardhshëm, pasi kreditimi i ofru-ar është me kushtin e përballimit të pa-sojave të tërmetit dhe përthithja e një shume të tillë do të “thyente” tavanin e borxhit publik prej 70 për qind.

Çka do të thotë që janë para që për-pos se rrezikojnë parametrat makroe-konomikë, të cilat nuk mund të shkojnë për shlyerjen e borxheve ekzistuese apo investime jashtë këtij kanali. I vetmi ndikim në Eurobond, mund të jetë min-imizimi i shumës që do të kërkohet në tregjet ndërkombëtare.

Ministria e Financave parashi-kon që në muajin Maj të dalë në treg-jet ndërkombëtare për të marrë borxh, përmes emetimit të një Eurobondi të ri. Shuma që planifikon të kërkojë qever-ia do të jetë rreth 600 milionë euro, me afat maturimi nga 7 deri në 10 vjet dhe do të përdoret për të plotësuar nevojat e ekonomisë për financim apo edhe për të riskeduluar borxhin aktual me qëllim ul-jen e kostove.

Eurobondi i parë është emetu-ar në vitin 2010, me nje interes rreth 9 % dhe më pas në tregtim, për shkak të perkeqësimit financiar dhe fiskal të ekonomisë në vitet 2011-2012, shkoi edhe në nivele 11-12 %. Ne vitin 2015 është regjistruar dalja e dytë me 450 milionë euro, me afat maturimi 5-vjeçar dhe me një normë interesi 5.75 %, i cili u maturua nëntor të vitit 2020.

Emetimi i Eurobondit të tretë në tregjet ndërkombetare në 2018-ën, me vlerë 500 milione euro, normë intere-si 3.55 për qind dhe me afat maturimi 7 vjet, u vlerësua nga qeveria si mënyra optimale, për të plotesuar nevojat për fi-nancim për dy vitet në vijim. Nga një dalje tek tjetra, duket se Shqipëria ka përmirësuar pozicionimin e saj në tregjet ndërkombëtare si në përqindje dhe aftate maturimi, ndërsa objektivi për ta zgja-tur edhe më tej këtë afat, është sërish një lajm i mirë, pas i krijon frymarrje ekon-omisë në raport me borxhin e përgjith-shëm publik.

Qëllimi i qeverisë për të kërkuar hua në tregjet ndërkomëbëtare është më i

hershëm se ngjarja e fatkeqësisë naty-rore me të cilën u përball vendi. Por pas tërmetit, nevoja për këtë instrument u bë edhe më e madhe, dhe vlera e syn-uar u rrit, me qëllim që një pjesë e kësaj huaje të shkojë në ndihmë të rimëkëmbjes. Kështu, duket se një pjesë e mirë e borxhit do të shkojë në funksion të këtij qëllimi.

Ndërsa një pjesë do të shkojë për in-vestime, ashtu sikurse ka deklaruar vetë Mnistria e Financave dhe Ekonomisë. Kjo për shkak edhe se investimet pub-like për vitin 2020 në buxhetin e shtet-it morën një goditje të theksuar në ulje fondesh, ku me fondet shtetërore nuk parashikohe asnjë projekt i ri, gjë që kërkon një instrument shtesë për të kompensuar këtë shkurtim dhe për të qarkulluar para në këtë sektor. Ndër-sa detyrimet kontraktuale dhe shlyerja e borxheve të marra më herët sërish do të jenë në vëmendjen e qeverisë, për kana-lizimin e një pjese të huasë.

Tërmeti shkatërrimtar i 26 Nën-torit la pas një faturë të “kripur” për ekonominë e vendit, pasojat e së cilës do ndjehën edhe në vitet në vijim. 985 milionë euro janë dëmet dhe humbjet e shkaktuara në raport 86% me 14 %, ndërsa mbi 1 miliardë euro është nev-oja për rimëkëmbje. Qeveria ka publi-kuar raportin e velerësimit të nevojave pas fatkeqësisë natyore, sipas të cilit, janë mbi 202 mijë qytarë të prekur në 11 bashkitë te vendit.

Barrën më të madhe të dëmeve e mban strehimi me afro 696 mil-ionë euro, për shkak se mijëra bane-sa u dëmtuan dhe mbetën “pa çati” mbi 17 mijë qytetarë. Në total janë mbi 95 mijë banesa të dëmtuara, me kryeqendër Durrësin, i ndjekur nga Tirana. Bizne-set gjithashtu kanë pësuar një goditje të madhe nga fatkeqësia natyrore. Dëmet e humbjet në sektorin e prodhimit llog-ariten në 150.4 milionë euro, ku përf-shihen biznesi dhe punësimi, turizmi, trashëgimia kulturore, dhe bujqësia.

Më pas renditet arsimi, me 72.3 mil-ionë euro dëme e humbje, ku nevo-jat për rikonstruksionin e institucioneve arsimore janë emergjente dhe të do-mosdoshme. Infrastruktura është sektori tjetër që ka pësuar dëme të mëdha në

vlerën e 33.4 milionë eurove, ku përf-shihet infrastruktura komunitare, rrugët, ujësjellës kanalizime, komunikimi, ndërtesat publike, energjia, etj. Fatura në sektorin e mbojtjes civile është afro 22 milionë euro dhe në fund renditet shëndetësia me afro 10 milionë euro.

Qeveria ka përcaktuar trajektoren e financave publike në 4 vitet e ardhshme, përmes strategjisë afatmesme e cila ka marrë fuqi ligjore. Dokumenti vendos shtatë objektiva kryesore, të cilat kanë si qëllim garantimi i një sistemi të finan-cave publike që nxit transparencën, llog-aridhënien, disiplinën fiskale dhe efika-sitetin në menaxhimin dhe përdorimin të burimeve publike për ofrimin e shër-bimeve të përmirësuara dhe zhvillimin ekonomik.

Konkretisht, qeveria zotohet të vijo-jë reformat strukturore, përfshirë forci-min e shtetit të së drejtës dhe institucion-eve ekonomike, të heqë pengesat për kursime më të mëdha private dhe in-vestime, të reduktojë borxhin publik me ritëm më të shpejtë, duke përmirësuar menaxhimin e investimeve publike dhe duke zgjeruar bazën e të ardhurave. Në dokument, thuhet se “objektivat fiskalë përfshijnë uljen e borxhit publik nga 67 për qind në më poshtë se 60 për qind të PBB-së deri në vitin 2022, duke ulur shpenzimet korrente dhe duke stabili-zuar të ardhurat tatimore.

Pritet që deficiti buxhetor të bjerë në 1,2 për qind të PBB-së në vitin 2021, përmes uljes së shpenzimeve korrente, por në të njëjtën kohë duke ruajtur rrit-jen e shpenzimeve kapitale me një me-satare prej 5 për qind të PBB-së. Inves-timet publike pritet të rriten në mbi 6 për qind të PBB-së në vitin 2021, meg-jithëse nënvizohet se por kjo rritje mund të jetë e vështirë të realizohet, për shkak të dobësive në planifikim dhe menax-him të shpenzimeve kapitale.

Duke marrë parasysh se këtë, për shkak edhe të faturës së lartë të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit, investimet publike ranë në 4,5 për qind, defiçiti në 2.2 për qind, e ndërsa stoku i borxhit po vijon të rri-tet, objektivat e vendosura nga qeveria duken ambicioze dhe kërkojnë refor-ma të qëndrueshme.

Eurobondi, një zhytje e re në borxh me pasoja katastrofike

Ekonomi

sqaruese, raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë, kon-tratat e qerasë për ambien-tet e marra me qira dhe vërte-timi i pronësisë për objektet në pronësi.

Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2019 (analitik), inventari i mjeteve të transportit në pronë-si dhe pasqyra e aktiveve afat-gjata material (Ndërtesa), do të deklarohen në formatin ex-cel, por me kushtin që version i deklaruar të jetë i pandrys-hueshëm. Gjatë dorëzimit të pas-qyrave financiare të vitit 2019, mbështetur në Ligjin 25/2018 datë 10.05.2018 “Për Kontabi-litetin dhe Pasqyrat Financiare” në nenin 3 pika 18, nga ana e tatimpaguesve duhet të deklaro-het përpara dorëzimit të pas-qyrave financiare, nëllogarinë e tyre në sistem, infomacioni si më poshtë:

Hartuesi i pasqyrave fina-ciare (bilanc), ekonomisti i

punësuar, kontabilisti i mirat-uar i liçensuar ose shoqëria e kontabiliteti që ofron shërbimin e kontabilitetit.Në formatin e dorëzimit të Bilancit Vjetor në menunë Kontabilitet, në llogarinë e tatimpaguesit në e-Filing janë shtuar tre fushat si më sipër.

Administratori i shoqërisë si dhe numri i tij i kontaktit;

Rubrika e të ardhurave për t’u plotësuar gjatë dorëzimit të pasyqrave financiare.

rreth 4% në raport me të njëjtën pe-riudhë të një viti më parë, duke arri-tur në 3 miliardë lekë. Kjo tendencë u ndikua nga performanca e mirë e doganave (me +10%), ndërsa të ar-dhurat nga tatimet ranë (-2%). Në raport me planin, të ardhurat ishin 0.4% më të larta.

Me të ardhurat, që ishin si-pas planit dhe nga shpenzimet ish-in 2.6 miliardë lekë më të ulëta sesa parashikimi, buxheti ka rezultuar me suficit në janar. Financat kanë shpenzuar 3.5 miliardë lekë më pak sesa kanë mbledhur. Ky suficit ishte 57% më i lartë se në janar 2018.

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 202012 •

Kulturë

Gazmend Kapllani dhe Visar Zhiti Rrëfimi mes shkrimtarëve, në Lushnjën e viteve '90-të kur nisën protestat për liri

Mes shkrimtarëve Gazmend Kapllani dhe Visar Zhitit ekziston një dikotomi krijuese, sa rastësore aq edhe stimuli emocional i një miqësie. Po mbi të gjitha, mes tyre dëshmia shndërrohet në një dialog letrar, që me gjasë e çon krijuesin, pash-mangmërisht, në lexime vetjake. Udhëtimi mes dy

shkrimtarëve, si raport i këtij dialogu letrar ka nisur herët, me njohjen e tyre, por në momentin e mëposhtëm, Kapllani dhe Zhiti nuk i shman-gen ambiguitetit se cilët janë, indentifikimin, si erdhën nga e shkuara…

Janë barra letrare që ka nisur rrëfimin mes tyre. Në fund të prillit, do jenë sërish përballë, në një bashkëbisedim në katedrën e Albanolog-jisë, ku shkrimtari Gazmend Kpllani i kushton këtë herë një rëndësi të veçantë kujtesës në letërsinë e Zhitit. Kapllani bën me dije se nga shkrimtari do lexohen pjesë nga librat “Rrugët e Ferrit” dhe “Ferri i Çarë” – ditari personal i Zhitit nga Burgu i Spaçit dhe Qafe Bar-it – në Galeri të ndryshme të Institutit te Arteve. Risjellim bisedën e mëposhtme publikuar së pari në “ExLibris”, që lidhet me romanin e ri të Kapllanit, por që ndajnë ngjarje të njëjta si jete, ashtu dhe letrare.

Gazmend Kapllani: Është historik takimi im, këtu, me Visarin në rastin e promovimit të librit “I keqi vetes”. Po tako-hemi nën dritë. Por dikur jemi takuar nën errësirë, në kuptimin më të vërtetë të fjalës. Në Lushnje, ku jetonim të dy, lexonim poezitë tona fshehurazi, gjenim ndonjë kënd të errët ku binte ndopak dritë. Pinim cigare “Rozafa” dhe flisnim për letërsi…Ishte koha kur partia vendosi të më bënte biolog. Si familje e persekutuar nuk më jepnin bursë studimi; kur u zbut paksa lufta e klasave asokohe kur, ra Muri i Berlinit, me dhanë edhe mua një bursë studimi. Më thanë po deshe shko dhe studio biokimi. Dhe unë për të marrë statusin e duhur në shoqëri dhe për të shmangur ushtrimin ushtarak që e kisha tmerr shkova të studioja në Shkodër. Në kushte studimi të tmerrshme në kon-vikte, ku gjysma e kohës së studimit ishin ushtrimet e manifes-timit për përvjetorin e partisë, punë për të ndërtuar hekurud-ha, leksione idiote marksizmi-leninizmi etj. Sa për biologjinë dhe kiminë, disa nga miqtë e mi, e dinë që fatkeqësisht nuk mësova asnjë gjë. Më shumë u mora duke përkthyer poezi të ndaluara, nga Zhak Prever, Bodler etj…

Visar Zhiti: Kur u lirova nga burgu, - nuk mund ta shmang dot nga rrëfimi im persekutimin, - u ktheva në Lushnje, dhe nisa punë në fabrikën e tullave si punëtor krahu në baltë. Ishte jo shumë e lehtë të më flisnin njerëzit në rrugë, në punë. Isha i dënuari. Vija nga ferri. Por unë e kisha bërë zgjidhjen time, do t’i flisja vetëm atij që do të më fliste. Gazmendi ishte nga ata të rinjtë e paktë që m’u afrua dhe u miqësuam shumë. Më dha shumë emocionalisht, sepse dinte nga muzika që mua më kishte munguar gjatë. Dinte nga poezia e re që unë nuk kisha patur mundësi ta njihja. Dëgjonte lajmet fshehurazi në radio në frëngjisht, italisht... Pastaj arritëm t’i lexonim poezi njëri- tjetrit, tonat dhe nga ato të ndaluarat, nga përkthimet tona. Njoha dhe një Bodler tjetët, që kishte shqipëruar Gazi. Po kështu me poezinë e Zhak Prever-it, të cilin dikur e kisha patur në akt-akuzë. Nuk kishim kushte as në shtëpinë e tij, por as në shtëpinë time për të lexuar. Edhe pse nëna e Gazmendit ishte një mësuese e nderuar në Lushnje dhe babai i tij qytetar i nderuar, por thuhej se “Gazi se ç’ka në biografi” që s’e dinte as ai vetë, besoj…Në fakt, ne na i bënin biografitë, që në fëmini, kur ende nuk kishim një biografi, ishim të paracaktuar. Dihej që dhe Gazmendi nuk duhej të shkonte në shkollën e lartë, por i përfit-uam me zbutjen e luftës së klasave. Vite më vonë pas meje atë e dërguan të studionte, jo atje ku do të donte, për letërsi, por për biologji. Sigurisht që ai do ia dilte të gjente veten…

Gazmend Kapllani: Në fakt Partia “mendoi” të më përgatiste për tregun kapitalist… Po të isha bërë biolog do kisha patur ndoshta një jetë shumë më të lehtë sot…

Visar Zhiti: …jemi te “biografitë”, nuk po citoj data e histori të tjera, por do të themi një gjë nga që ndjehem midis miqsh që ndoshta do ishte interesante dhe si metaforë. Kur filluan lëvizjet për ndryshim në Shqipëri, në vitet ’90-të, dhe në Lushnjën e vogël, si të gjithë qytetarët edhe ne po organizo-heshim nëpër protesta e mitingje, madje si të thuash koha na nxori në krye… Kujtoj se gjatë një përballje mes turmave dhe policisë po kërkohej dikush që të mund të fliste, t’i jepnin meg-afonin, edhe të qetësonte njerëzit edhe të përmbahej dhuna.

Duheshin apele guximi dhe qytetarie. Mbi krahët e njerëzve u ngrit Gazi. Jo zjarr dhe vandalizma, poshtë diktatura, thirri ai!.. Më pas policia po kërkonte Gazmendin…

Gazmend Kapllani: … në fakt u mundova të ndaloj njerëzit e egërsuar nga dhuna e sampistëve që të djegin ndër-tesat qeveritare, Komitetin e Partisë etj…

Visar Zhiti: …po, po dhe kërkonin Gazin ku është. Kështu ai nisi një jetë ilegale në Lushnje. Dy pallate më larg banoja unë, ndërkohë aty po vinte një polic dhe po kërkonte një djalë që u kishte ikur nga qelitë e Policisë, ishte arrestuar si ordiner, Pyeste polici të atin e tij: Mos është kthyer në shtëpi, se s’po e gjejmë? Jo, i përgjigjej i ati, unë duhet t’jua kërkoj djalin juve, më thoni ku është?! Disa ditë kështu. Polici më në fund e tha ku e kishte hallin: nuk donte djalin, por prangat se ai ishte ar-ratisur me gjithë pranga dhe polici i kishte në ngarkim, duhej t’i paguante. Dhe duheshin prangat. Grotesk rrëqethës. Du-heshin prangat, tani për të tjerët, për duart e Gazmendit tani, mendoja me ankth. Dhe futesha mes revoltave. Gazmendi iku në Greqi. Atje bëri punët më të rënda si të gjithë shqiptarët. Madje dhe më të rëndën: studioj, mbaroi në Athinë universi-tetin për filozofi. Prandaj dhe iku, të nxërë, të bëjë veten, nuk priti të vinte Europa te ne, por shkoi të gjejë “Europë”. Ndërkaq u bë një nga gazetarët më të njohur atje, në gazeta e radio, me emisione të drejtpërdrejta me shqiptarë. Herë pas here i vinin telefonata të çuditshme nga burgjet, shqiptarë që i thoshin se ishin burgosur kot. Dhe ai i futej aventurave të tjera, për të liru-ar të burgosurit e pafajshëm, edhe me kolegë grekë, gjë që s’u pëlqente autoriteteve. Shkurt, aq sa krijoi miq e dashamirës në Greqi, po kështu krijoi dhe kundërshtarë. Se ç’është një “Agim” që nuk është “i artë” atje…

Gazmend Kapllani: Nuk është as Agim dhe as i artë…Visar Zhiti: …Gazmendi ka patur kërcënime edhe me

vdekje, duke u detyruar të marrë rrugën drejt një emigrimi tjetër. Mërgim brenda mërgimit. Prej pesë vjetësh është në Boston, edhe atje pedagog, jep letërsi. Duke shkuar dhe unë me punë në Uashington, u rilidha me Gazin më shumë, u takuam përsëri. Më pëlqente, kur merrja vesh, se teksa u shpjegonte studentëve antikitetin grek, Gazmendi mësoi të lexojë dhe në greqishten e vjetër, shpesh ai rrëmbehej dhe dilte nga teksti duke iu treguar se si është përkthyer Homeri në shqip, dhe u fliste për përkthyesit e tyre të mëd-henj burgjeve të Shqipërisë. Pra tregon edhe një Iliadë tjetër, Iliadën e vuajtjes, ku bëhet fjalë për bashkatdhetarët e tij si Gjon Shllaku, Pashko Gjeçi e të tjerë. Nga “Ferri” i Dantes në ferrin tonë…Gazmendi është dhe një lloj emigranti tjetër, në gjuhë. Ai ka kaluar nga gjuha shqipe dhe ka shkruar me mjaft sukses disa vepra në greqisht, të cilat po nga greqishtja janë përkthyer dhe në gjuhë të tjera si në frëngjisht, italisht, në gjuhët nordike si edhe në Angli e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngazëllehem shumë që me këtë roman “I keqi ve-tes”, iu rikthye gjuhës amë, gjuhën shqipe. Gazmendi është një shembull i shkëlqyer që gjithçka e ka arritur me dhimb-je, me vuajtje, i vetëm. Nuk ka pasur ndihmën e kurrkujt, pa ndonjë mecenat, qoftë person apo shtet. Është bërë i njohur më shumë se në vendin e tij, në vende të tjera.

Gazmend Kapllani: Një nga temat e librit është edhe rikthimi, duke përfshirë edhe rikthimin tek gjuha. Janë disa rastësi që vërtetojnë se realiteti ja kalon gjithmonë letërsisë, është më përfytyrues se sa shkrimtari. Mendoni se çfarë rastë-sie ndodhi me mua dhe Visarin. Unë e njoha në Lushnje, në ato kohëra të territ absolut dhe shpresës së madhe…E them këtë sepse ndonjëherë sa më i madh të jetë terri, aq më e madhe është shpresa…Dua të them se Visari u bë atëherë mentori im letrar. Fale tij nisa të shkruaja poezi. Visari hapi një botë, jo estetike tek unë, por një botë ekzistenciale. Aty kuptova se të të jesh shkrimtar nuk është një kapriçio estetike. Është një zgjedhje jete.

Visari Zhiti: Shkrimtari vjen nga larg, nga përtej oqeanit. Nuk erdhi rastësisht këtej dhe ne u mblodhëm, jo. Ai e ndien si mision të takojë lexuesin, të bisedojë për librin. Gazmend Kapllani, kam zbuluar, se, së pari, ai ka përgjegjshmëri të lartë si qytetar, ka ndërgjegjen e krijuesit dhe, e dyta, adhurimin e tij për lexuesin. Çdo shkrimtar, kur shkruan, ka në mendje lexues-in hipotetik, universal, të fshehtin, kurse Gazmend Kapllanit nuk i mjafton kaq, por do lexuesin real, konkret, të bisedojë me të si mik. Ai gati e bën bashkëpunëtor lexuesin. Nëpër të gjithë miqtë e tij në fb Gazi shpërndau ballinën e librit duke kërkuar mendim, se si do t’u pëlqente të ishte. Apo dhe e jep dorëshkrimin për lexim. Është dashuri për lexuesin. Pikërisht edhe unë pata rastin që librin ta lexoj pa u botuar, pastaj, kur e mora në letër, rashë në grackën e rileximit. Është një libër që të thotë gjëra të reja sa herë ta lexosh. “I keqi vetes”, - po lexoj ç’kam shkruar për këtë libër, - është një roman i pazakonshëm për të zakonshmen tonë, tipike shqiptare. Por edhe Ballkanike, e më gjerë. Teksti i tij të kthen në kohë, ku me plot fantazi dhe frymë përftohet një realitet më i ngjeshur, i rëndë, në të cilën përzihen tragjikja me absurdin komik, befasitë dhe dashuria me pengesat e reja. Drita ndjellëse për të ikur në gjithkund, për t’i shpëtuar vetes dhe kthimet e ashpra, në një truall meta-forik, yni, i përbashkët, sërish shqiptar e ballkanik, po aq edhe botëror. Gazmend Kapllani arrin me guximin e shkrimtarit të lirë atë lartësi që priste letërsia shqipe postdiktatoriale e shek-ullit të XXI. Prandaj dhe vepra e tij është po aq e përbotshme. Është një sagë e shkëlqyer dhe tronditëse që, ndonëse e shkru-ar larg në SHBA, ku jeton autori, ka arealin shqiptar dhe ball-kanik, ka botën, atë të njeriut, fatin dhe dramën e tij në kapër-cyell ndryshimesh, të kohëve e vendeve dhe të mendësisë, të përplasjeve të tyre shkundulluese.

Ka një narracion origjinal, të pasur e të çmuar. i bukur tragjikisht, poezi, marramendës, të papritura me plot fshe-htësi, e me humor të zi, si vetë realiteti dhe me madhështi të brendshme. Gazmend Kapllani na solli veprën që pritej. “I keqi vetes”, poshtë fjalëve të tekstit ka muzikë zëulët, të trishtë, deri në elegji. Ngjarja e këtij romani është vendosur në qytetin e trilluar të autorit. Pra kemi trillim brenda trillimit ka shpikur emrin e një qyteti, Ters, një emër me shumë kuptime, por ai është i ngjashëm me qytetet tonë, pak si Lushnja, si Gjiro-kastra, Korça, Tirana, me Shkodrën, me atë humorin e saj disident…Ka personazhe të çuditshëm, të hallakatur, kokësh-kretë. Në qendër është një familje normale: babai një komunist

i bindur, që konvertohet në një mysliman në postdiktaturë; e shoqja e tij që do të vrasë veten. Janë dy djemtë e tij; I madhi i lidhur më së shumti me nënën, kurse i vogli me babain, që e përsëdyt së tepërmi atë. I madhi ikën, kërkon botë, jo sipas babait të tij; kurse vëllait të dytë i pëlqen mosndryshimi, reha-tia e gatshme, dhe nuk i iket. Dy vëllezër, pra alterego të njëri tjetrit. Një lloj tjetër Abeli dhe Kaini, jo biblik por që arrijnë të vrasin njëri tjetrin ndryshe, çdo ditë. Qoftë me heshtje, qoftë me largësitë e tyre. Si fantazma nëpër rrethina, enden të in-ternuarit në këtë qytet apo të burgosurit politikë që do mbeten të margjinuar edhe në roman siç, po ndodh vërtetë edhe në jetë. Ndodh që ndokënd e thërrasin “Kulla e Babalit” ngaqë di gjuhë të huaja, dhe na kujton ata përkthyesit e mëdhenj që i kujtuam, herë Vexhi Buharanë që e kishim andej afër, apo Jusuf Vrionin e Kudret Kokoshin që përkthenin letërsinë shqipe në ato kohëra, për botën, por pa emrat e tyre. Përtej Tersit është kufiri, jo vetëm ai gjeografik e politik, por edhe kufiri i frikës, ankthit dhe i fatit. Sa kritik, po aq edhe vrastar por edhe i kapërcyeshëm. Ja, jo larg është Greqia, ku sheshi i saj Omonia është plot me shqiptarë të ikur, keqtrajtimet por edhe si alibi e një kolektiviteti tjetër -paçka se në Europën e bashkuar. Një nga gjërat më të rëndësishëm, në retrospektivë të romanit, është masakra mbi çamët - e shkruar shkëlqyeshëm, me ndërgjegje të fortë, jo veç prej artisti. Kujtoj metaforën e një lope që digjet gjatë masakrës dhe autori, porsi një poet, thotë se “ajo shpërthen si një fishekzjarr”. Një çudi që prej fishekz-jarrit të festës, përftohet një festë e zezë, një makabritet. Dhe autori shpesh të mahnit me këto lloj krahasimesh. Dhe dashuritë më pas, si në kompleksin e Edipit. Sëmundja e ikjes sërish…Derisa personazhi, ashtu si autori, mbërrin në qytetin e Bostonit, dhe vjen përsëri në Ters. E kthen vdekja në atdhe. Kur ndonjëherë të duket se je më i huaj si më parë, një varrim pa funeral, me sherre dhe e pabesueshme, me muzikë cigane, madje dhe lot të panjohur të atij që nuk qau dot në vdekjen e të atit. Por shkrehet në vaj për vrasjen e një vajze që nuk e kishte parë kurrë. Si letërsi do të thoja se “I Keqi vetes”, mbase është elegjia më e bukur shqiptare e shekullit XXI, elegjia për vendin. Një nga personazhet thotë: unë e dua megjithatë këtë vend! Se ai nuk i ka bërë keq askujt, vetëm vetes. Është një ish i burgosur që si fantazmë profeti i thotë këto fjalë dhe sintetizon të gjithën: fatin dhe fatalitetin! Jemi ne që i bëjmë keq vetes më shumë se, gjithçka përreth nesh. Mes prurjeve që ka letër-

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 2020 13•

Kulturë

sia shqipe sot, kjo është një vepër që na mungonte, ngjarjet e së cilës arrijnë si dallgë deti në çastin që po e lexojmë, e flasim. Në roman, janë të përziera mrekullisht përvoja e poetit, gaze-tarit dhe narratorit. Mendimet këtu arrijnë deri në filozofi, aq sa i nevojitet një letërsie, gjë që dhe mungon në letrave shqipe. Lëvizja dhe ndryshimet janë jo vetëm ngushëllim, por edhe pjesë e zgjedhjes.

Gazmend Kapllani: Problemi i gjuhës është pak më i ngatërruar në rastin tim, sepse unë kam shkruar shqip dy li-brat e parë me poezi. Kam shkruar shqip ese dhe kolona javore ne gazeta shqiptare. Kështu që nuk e kam braktisur asnjëherë shqipen…Megjithatë si shkrimtar, si prozator, si romancier, shkrimin e nisa në gjuhë të huaj që për mua ishte një sfidë shumë e madhe. Në fëmijërinë time nuk kisha asnjëlloj kontakti me atë gjuhë, greqishten. Për herë të parë kam dëgjuar të flitet greqisht pranë meje në Shkodër, falë një miku tim vellazeror, një bashkëstudenti, Panajot Panajotit… E degjoja Panajotin kur fliste me nënën e tij në greqisht. Më pëlqente shumë kur e dëgjoja greqishten. Dija katër gjuhë të huaja atëhere por kur dëgjoja greqishten mendoja se atë gjuhë nuk do isha i aftë t’a mësoja ndonjëherë. Dhe ndodhi që jo vetëm e mësova, por edhe shkruajta libra më pas në greqisht… Unë shkova në Gre-qi gati 23 vjeç. Është shumë e vështirë të shkruash libra në një gjuhë që e njeh pas adoleshencës.

Që nga momenti që unë fillova të shkruaj në greqisht romanet e mi, përveç auditorit imagjinar në mendjen time krijova edhe një auditor kontrollues të vërtetë. Janë rreth 7-8 persona të zgjedhur nga unë, të cilët lexoje librat e mi në dorëshkrim dhe japin mendimin e tyre pa dorashka. Ndon-jëherë janë shumë të rreptë me mua. Këta janë lexuesit e mi të parë. Është një art më vete se si përzgjidhen ata njerëz, vijnë nga gjini të ndryshme, ndoshta dhe shtresa të ndryshme të shoqërisë, edukim dhe profesione të ndryshme. Por deri para romanit të fundit të gjithë këta persona dinin greqisht. Më pas kur shkova në Amerikë vendosa të shkruaj romanin tim të ri në shqip. Është një histori e gjatë pse e morra këtë vendim dhe të ndërroj gjuhët. Vendosa të shkruaj në shqip por nuk kisha atë auditorin e dorëshkrimeve të mia. Duhej t’a nisja nga e para, të zgjidhja përsëri shtatë-tetë veta që do të lexonin dorëshkrimin. Për më tepër unë bashkëjetoj me një piktore Amerikane e cila është me origjinë ruso-hebreje e cila nuk di asnjë fjalë shqip…Kisha shkruar rreth 15 faqe nga libri i ri kur papritur më shkru-

an Visari dhe më thotë: “Kam ardhur në Ambasadën Shqiptare në Uashington!”. Është një rastësi e jashtëzakonshme, që Visari në një farë mënyre mentori im letrar, në këtë kthesën e re që po bëja, përsëri tek shqipja, ishte pranë meje përsëri. Dhe e vërteta është që Visari u bë lexuesi dhe kritiku im kryesor për këtë libër.

Ballkani si enë komunikuese, ndikimet dhe letërsia shqipe?

Gazmend Kapllani: Ka dy gjëra që të pengojnë të bësh letërsi të mirë. E para të mos jesh i ndershëm me veten; e dyta të duash të hakmerresh nëpërmjet letërsisë. Nuk mund të bësh letërsi të tillë, sepse del si trakt. E dyta, shkolla greke e letërsisë që dikush e përmendi këtu si shumë të rëndësishme për orientimin tim letrar është komplet e mbivlerësuar. Greqia modern është relativisht e varfër në letërsi. Greqia moderne ka një poezi të mrekullueshme. Ka letërsi të mirë për sa i përket tregimit të shkurtër. Por nga ana e prozës, nga ana e romanit nuk kishte asgjë për të më mësuar. Edukimi im letrar nuk i de-tyrohet prozës greke. Poetët grekë, shumë prej tyre të majtë që humbën luftën civile, të ashtuquajturit “poetë të humb-jes”, janë të mrekullueshëm. Ajo ka ndikuar tek unë. Kavafis ka ndikuar tek unë me kozmopolitizmin e tij. Në prozë, nga pikëpamja ideologjike më shumë, jam ndikuar nga Kazanzaqis dhe Roidis, të cilët sipas meje që të dy janë të nënvleftësuar në Greqi. Me shumë vlerësohen jashtë Greqisë se sa brenda, pasi kanë qenë shumë shumë kritike ndaj konservatorizimit shoqëror, fundamentalizmit fetar të kishës Ortodokse Greke dhe nacionalizmit paranojak. Ndikimi dhe edukimi im letrar në prozë është italian, francez dhe i detyrohem shumë letërsisë së Europës Qendrore. Në letërsinë e Europës gjej një surealizëm të jashtëzakonshëm, akoma edhe sot, i cili ngjan shumë me surealizmin ballkanik. Ndoshta në këtë pikë, Europa Qendrore dhe Ballkani kanë jetë paralele, për mënyrën kaotike se si u kr-ijuan kombet tek ne pas “vdekjes” se Perandorive shumë-kom-bëshe…

Letërsia është gjithmonë e lidhur me historinë. Po të flasim për letërsinë shqipe duhet ta shohim në sfondin e një tragjedie dhe baterdie të madhe. Asnjë gjuhe në Ballkan nuk përjetoi tragjedinë që përjetuam, ne, në gjuhë dhe letërsi dhe lirinë e krijimtarisë. Një gjuhë e vogël, që sapo kishte filluar të kul-tivohej ne nivelin e krijimit të madh letrar në vitet ’30, kur po ndodhte ringjallja e madhe e letërsisë Europiane pas traumës

së Luftës së Parë Botërore; kur rrymat e kësaj letërsie po vinin dhe po ndikonin edhe letërsinë ballkanike dhe atë shqiptare. Dhe kjo ndërpritet pastaj nga Lufta e Dytë Botërore dhe krye-sisht nga ajo që erdhi më pas.

Një errësirë absolute që pllakosi mbi letrat shqipe. 50 vjet nën tiraninë e totalitarizmit komunist, një gjuhë e vogël, në kultivim e sipër, me një letërsi që sapo kishte filluar të lulëzon-te, persekutohet, izolohet në mënyrë absolute nga bota dhe nga Europa…

Mbaj mend një takim me Ramiz Alinë, disa vjet para vdekjes së tij; po bëja një interviste me të sepse doja të shkru-aja një ese në anglisht. Me priti në shtëpinë e tij, me tregoi librat e bibliotekës së tij për personale, në frëngjisht shumica. E pyeta: “a e dini që në epokën kur ju kishit pushtet absolut mbi Shqiptarët nëse dikush kapej me një libër të tille mund t’i shkatërrohej jeta një herë e përgjithmonë? Përse i ndalonit librat?”. Në fakt, të gjithë diktaturat totalitare të shekullit XX i frikeshin mbi të gjitha letërsisë, ndalonin dhe digjnin librat e artit dhe letërsisë kryesisht, nuk ndalonin librat për matem-atiken apo biologjinë. Alia në fillim u mundua t’i shmangej pyetjes. Më pas, me një pamje përdëlluese dhe tha: “Po ja Gazmend, e bënim për t’ju mbrojtur. Si prindi që duhet të mbrojë fëmijën nga gjërat e rrezikshme”. Një përgjigje e lla-htarshme. Sa mjerim, sa paranojë, sa mos-mendim kishte ajo përgjigje. Edhe Stalini ka qenë i përbindshëm. Por neve për 50 vjet na qeverisën njerëz që kanë të përbindshëm në mizerabi-litetin e tyre shpirtëror, mjeranë të vërtetë, mjeranë mendorë, shpirtëror, super provincial, njerëz që urrenin çdo gjë që kishte të bënte me lirinë dhe të bukurën. Kur flas për shkatërrimin që sollën nuk flas për atë materiale. Shqiptaret të varfër kemi qenë dhe të varfër jemi. Flas për shkatërrimin e kulturës së kombit tonë. Ndonjëherë më duket habi se si ka mbijetuar ky komb pas asaj batërdie pesëdhjetëvjeçare… Kështu që letër-sia jonë ka qenë një letërsi e varrosur, dhe tani po del nga varri. Është si ajo fantazma që po mundohet të marrë trajtat e njeriut të gjallë, të përftojë kujtesë dhe përfytyrim…Padyshim diçka doli gjallë nga ai ferr, letërsia e Ismail Kadaresë. Falë tij mbi-jetuan letrat shqipe. Por ne dolëm nga diktatura një komb me kulturë të shkatërruar, një komb jashtë kohës dhe hapësirës botërore. Kjo është shume e dhimbshme…. Ne jemi një gjuhë e vogël, nuk mund të nxjerrim një masë të jashtëzakonshme shkrimtarësh të mirë. Por e besoj se, sot në kushtet e lirisë

mund të shkruajmë një letërsi shumë të mirë.Visar Zhiti: Kemi letërsi dinjitoze, besoj. Gjithmonë të

dënuar, do të thosha, me forma të ndryshme, të copërluar në vende dhe kohë. Kjo e bën dhe të veçantë. Mungojnë mbase shkollat dhe metodat dhe rrymat, por jo individët. Letërsia shqipe është letërsi e individëve siç është folklori popullor, i anonimatit të të gjithëve. Duhet përkrahur individi, autori dhe libri i tij. Se të shkruarit nuk mësohen kurrë nga të tjerët, nga shteti jo dhe jo, ai veç mundet të ta marrë, pra dhuntinë e të shkruarit ose e ke, është brenda teje ose nuk e ke. Ta ruajmë së bashku te ai që e ka, është pasuri e të gjithëve….

Për cilin lexues mendon shkrimtari?Gazmendi Kapllani: Shkrimtarët janë pak megalomane

sigurisht. Shkrimtari shkruan një libër sepse do që ta lexojnë, mundësisht, të gjithë. Lexuesi yt ideal, janë shtatë miliardë njerëz, aq sa banor ka toka, pavarësisht se askush prej tyre nuk di shqip… Ekziston padyshim një tension midis asaj që do të thotë shkrimtari dhe asaj që mendon shkrimtari që do t’i pëlqejë apo jo auditorit të tij real apo imagjinar. Por auditori nuk është kurrë monolitik. Për mua, letërsia është që të sjellësh gjithmonë një risi, të thuash një gjë të re, ose të thuash diçka që është thënë një mijë herë në një mënyrë që nuk e ka thënë kurrë asnjë tjetër.

Visar Zhiti: Shkrimtari është njëkohësisht dhe lexuesi i parë i veprës së vet. Teksa shkruan, ai dhe e lexon atë. Kjo do të thotë që i ka të dy detyrat dhe të dy përgjegjësitë. Do kisha dëshirë të shtoja në këtë bisedë për atë që u ngrit me të drejtë, për përkushtimet dhe shkollat letrare. Këto ditë po shikoj një libër, një bisedë mes Borgesit dhe Sabatos. më është dukur i vyer ky libër. Borgesi arrin të thotë se është një shkrimtar lagjeje. U çudita, kështu thoshte dhe im atë me shpotí. Por shih si përgjigjet Sabato: “po, ne jemi shkrimtar lagjeje, të kësaj lagjeje që quhet Tokë”. Mahnitëse për mua. Të qënit i asaj lagjeje dhe menjëherë i gjithë botës. Pessoa thotë një tjetër mrekulli: “Universalja s’është gjë tjetër, veçse lokalja pa mure!” Njeriu kudo është dhe i përbotshëm. Dhe s’mund t’i kërkosh atij vetëm atë që ke ti a do ti. E vetmja gjë që mund të sjellësh në “shkollën e Ballkanit”, siç u tha këtu, pra Greqisë, Rumanisë, Serbisë, Bosnjës, edhe më tej, etj, është të sjellësh fatin tënd, i lidhur me vendit tënd. Mjafton ta sjellësh mirë, kjo mund të bëhet e përbotshme më pas. Unë nuk e kam obsesion të gabuar se ne jemi një popull i persekutuar dhe me një gjuhë të persekutuar. Të dyja të lashta. Edhe martire. Në Ballkan, në perandorinë e madhe Otomane, për 500 vjet ishte e ndaluar vetëm gjuha shqipe. Madje dhe e mallkuan. Të ndalosh gjuhën e një populli për 500 vjet e ajo të pjellë prap vepra, unë mendoj se kjo është një lloj pavdekësie që duhet ta ndjejmë si dhuratë qiellore dhe ta çmojmë. Një gjuhë e persekutuar, me njerëz të persekutuar, nuk ka pse të mos e pohojmë vazhdimisht se vazhdimisht do të prodhojë liri të brendshme trembemi, mbi-jetesë dhe heroizmin e të qenit njeri. Njeri krijues. Dhe s’mund t’i shmangesh këtij misioni, mendoj unë. Në një farë mënyre këtë bëjmë të gjithë. Edhe kur dalim kundër kësaj, kemi tre-guar se sa të persekutuar jemi. Edhe ky libër i Gazmend Kapl-lanit, të cilin e kemi ndër duar, them se e ka pasuruar “shqip” letërsinë ballkanike. Pra, unë i kundërshtoj ata që thonë se nuk kemi letërsi të mirë.

Guximi krijues: gazetari apo shkrimtari?Visar Zhiti: Guximi mes shkrimtarit dhe gazetarit nuk

është i njëjtë. Guximi i gazetarit nuk duhet dhe nuk është kri-jues, atij i mjafton e vërteta, faktet e saj, realiteti, padrejtësitë, ai guxon që t’i kërkojë dhe gjejë ato dhe t’i tregojë me guxim, guximi i gazetarit është denoncues, moral, emancipues në qytetarinë kolektive, ndërsa guximi i shkrimtarit është krijues, fantazmagorik, ai e do të vërtetën, por dhe e paraprin, madje dhe e shpik, shpik realitete, për shkrimtarin ka dhe të vërteta e realitete të tjera, të pa dukshme, të tijat, që s’kanë qenë kur-rë, por mund të jenë më të vërteta se e vërteta e më reale se realiteti. Guximi i shkrimtarit është dhe profetik, gati hyjnor, i bukur përherë. Njeriu duhet të guxojë…

Gazmend Kapllani: Guximi moral mbetet gjithmonë busull për shkrimtarin. Gazetaria është një tjetër gjuhë… Duket e çuditshme ta thuash por e vërteta është se edhe shkrimtarët ndikohen nga idetë dominuese që ekzistojnë në një shoqëri. Këto ide kanë të bëjnë me tabutë sociale apo kolektive apo kombëtare që ekzistojnë…I pari hap i guximshëm i një shkrimtari, sipas meje, është të mundohet të njohë vetveten, të kredhet në detin apo honin e vetvetes. Të paktën tek unë ky është ndonjëherë një proces i dhimbshëm…Librat e mi nuk janë autobiografikë, por pa dyshim kanë të bëjnë me disa nga fantazmat apo obsesionet, apo pyetjet torturuese që unë strehoj brenda vetes sime… Hapi i dyte i guximshëm është guximi social. Shumë shkrimtarë bëjnë letërsi që t’u shitet, ose të bëhet e njohur, apo e pranueshme nga shumica në bazë të ideve apo rrëfimeve mbizotëruese, që të bëhen të pranueshëm nga elita të ndryshme, nga mediat, lexuesit. Bëjnë letërsi të mirë, por konvencionale duke mos shkuar mos guxuar kurrë të shkojnë kundër tabuve sociale apo kombëtare. Përgatiti: V.M

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 202014

Nga Bujar Nishani

Propaganda rilindase se Shqipëria do të ketë forcë pune nga instalimi në Shqipëri të dh-jetramijëra emigrantëve sirianë,

afganë, irakenë e plot kombësi të tjera nga lindja, është një mashtrim i madh dhe një platformë e mafias ndërkom-bëtare dhe antishqiptare.

Pse është platformë e mafias ndërkombëtare?

Asnjë emigrant i vetëm nga valët e mijëra të tillë nuk synon Shqipërinë e as të ndërtojë jetën e vet në vendin tonë. Qëllimi i tyre dhe destinacioni i tyre i

vetëm janë vendet e Bashkimit Evro-pian, Gjermania, Franca, Austria, Ita-lia, Holanda, Vendet Nordike dhe Brita-nia e Madhe.

Asnjëri prej tyre nuk ka marrë rrugën e mundimëshme të azilit të punojë në projektet fantazmë të rilindsit shqiptar. E vetmja arsye që synohet është grum-bullimi i tyre në territorin shqiptar është projekti i mafias ndërkombëtare dhe asaj shqiptare për ti trafikuar ata grupe-grupe e ditë pas dite drejt vendeve evropiane përmes Adriatikut.

Bashkë me ta edhe qindra terror-istë të ISIS bashkë me pakot e kokainës. Skafet që gjënden aksidentalisht brigjeve të detit janë veçse treguesi i një infra-strukture që po përgatitet.

Përse është edhe antishqiptare kjo platformë?

Nuk është aspak koincidencë që kjo platformë është ndërtuar dhe po ecën paralelisht me projektet e copëtim-it të Kosovës dhe shpopullimit masiv të Shqipërisë.

Platforma shqiptarofove dhe anti-perëndim synon asgjesimin e plotë të piketës më solide pro-perëndimore të Ballkanit, Kombin Shqiptar !

Duke coptuar Kosovën, e kthen ra-jonin në situatën politike dhe sigurisë të viteve të luftës në ish-Jugosllavi, kthen në pikën “zero” të gjitha kontributet dhe investimet politike të perëndimit në Ball-kan përgjatë dy dekadave të fundit.

Më pas, projekti zgjaton metaz-

tazat e tij në shpopullimin masiv prej shqiptarëve dhe Bosnjezimin e Shqipërisë me serbet e Kosovës e të tjerë, duke ndryshuar tërësisht fizion-ominë e shtetit tonë të formuar edhe ash-tu i cunguar që prej 1912.

Asgjesimi i Kosovës dhe Bosnjezi-mi i Shqipërisë janë hapat politikë që konkurojnë paralelisht me fushatën agre-sive të armatimit të Serbisë me arsenalet ruse të armëve.

Prokekti afatmesëm dhe afatgjatë tashmë identifikohet qartë.

Duke asgjesuar apo bërë inekzistente piketën më perëndimore në Ballkan, Kombin Shqiptar, ky rajon rikthehet në dominimin e aleancës lindore anti-perën-dim dhe kostoja e parë fatale për tu

paguar, prej shqiptarëve.Fiks, siç ka ndodhur prej sheku-

jsh, por tashmë me asgjesim total! Ndaj dhe sekti i rilindsave vijon të mbajë me dhunë e çdo mjet fashist pushtetin në Shqipëri.

Ndaj sekti rilinds nuk u solidari-zua me Greqinë dhe Bashkimin Evro-pian për ti mbajtur turmat e dhunëshme të emigrantëve larg territorit dhe kufirit tonë, si një territor dhe kufi realisht mes kufirit evropian. Sepse kryerilindsi është i marrë peng dhe shërben perfekt si një buratin i shqiptarofobëve.

Një buratin i marrë peng prej aferave të tmerrshme korruptive. Ndaj thirrja sot është më e fortë se kurrë më parë ndaj shqiptarëve.

Shqipëria kamp refugjatësh, platformë e mafias ndërkombëtare

8 Marsi, dita për të mos harruar terrorin komunist ndaj grave!Nga Nebil Çika

Pasi gratë morën të drejtën e votës ( jo të drejtën e zgjedhjes ) në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u fes-

tua kryesisht nga lëvizjet komuniste, dhe u imponua si festë zyrtare vendet komuniste derisa u imponua të miratohej në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara. Të drejta e grave në Rusinë Sovjetike dhe ne te gjitha ven-det komuniste ishin një falsitet pasi ne këto diktatura askush nuk kishte drejta njerëzore ,për të drejtën e votës se lirë as që bëhej fjalë. Shumë vende edhe sot kanë ditën e tyre të grave dhe nuk e njohin 8 marsin komunist .

Për sa i përket Shqipërisë 8 marsi u im-ponua si festë komuniste ,sipas modelit sov-jetik, pas vendosjes se diktaturës ,që nga viti 1945 .Shume shqiptarë nuk e dinë kuptimin e saje edhe sot dhe e interpretojnë si “fes-te” , të grave e te nënave, madje edhe i uro-jnë ato. Shqipëria është ndoshta i vetmi vend qe ne aspektin politik i ka respektuar që nga themelimi si shtet të drejta politike të grave . Ligjërisht nuk është mohuar kurrë e drejta e grave për te zgjedhur e për tu zgjedhur .Ne historinë tone kombëtare kemi me dhjetëra gra te famshme qe ka luajtur rrol te rëndë-sishëm jo vetëm si bashkëshorte e nena te burrave te shquar por edhe si protagoniste . Mbretëreshat Teuta e Argjiro , Nora e Kel-mendit dhe Maro Konda , Shote Galica deri tek Marigoja e famshme e Flamurit janë me qindra shembuj qe vërtetojnë rolin dhe res-pektin qe kane pasur gratë ne historinë tone.

Marigo Pozio , ishte gruaja e pare e zg-jedhur senatore ne Senatin e pare shqiptar ne 1912 në Vlore , ndoshta ne jemi vendi i dyte në bote qe kishte një grua te zgjedhur ne Par-lament pas Finlandës ne mos gabohem qe

ka zgjedhuar gra që në 1908. Ne Kongres-in e Lushnjës në vitin 1920 e drejta e gru-as për te zgjedhur e për tu zgjedhur u sank-sionua me ligj ndërkohe që në SHBA kjo e drejte i fitua në 1924 ndërsa në Itali ne 1945. Si për te gjithë popullin shqiptar periudha me e keqe e te drejtave politike te grave ishte periudha e diktaturës komuniste, ku atyre ju mohun çdo e drejte themelore e njeriut . Por jo vetëm kaq .Gratë me të emancip-uara te vendit u pushkatuan ,burgosen, in-ternuan e persekutuan pa mëshirë nga reg-jimi gjakatar që festonte 8 marsin si “ditën e te drejtave “ të gruas . Dhuna ndaj grave te shquara filloi që gjatë luftës civile mad-je edhe brenda radhëve te komunisteve ku mund te përmendet rasti i Ramize Gje-bresë që ua pushkatua nga vete komunistet.

Me instalimin e diktaturës gratë nuk u ndanë nga burrat në dhunën qe komunistët ushtruan ndaj popullin e kombin shqiptar. Ato u arrestuan , burgosen e u torturuan , u pushkatuan u dënuan u internuan u dëbuan u persekutuan si kundërshtarë politike te ko-munisteve por shpesh here vetëm se ish-in nena , motra, bija mbesa te te burrave qe komunistet ishin si armiq te diktat-urës se tyre. Por jo vetëm këto .Diktatura i ç’përfytyroi gratë e vajzat shqiptare duke i kthyer ato ne skllave me pune te detyru-ar , ne industri me tre turne , ne koopera-tiva e ferma ne pune te renda me orare te zgjatuar, te pa veshura e te pa ushqyera . Le te mos llogarisim këtu zboret ushtarakë që synonin ta kthenin gruan në një makinë vrasëse në shërbim te sistemit komunist .

Ne emër te luftës s klasave dhe te ndiki-meve borgjezo-revizioniste, gruas shqiptare ne komunizëm iu mohua edhe e drejta hy-jnore për të qene “e bukur “ një privilegj që ja ka dhëne Zoti vet . U ndalua çdo lloj ve-shje e pamje jashtë standardit komunist ,ku-

jdesia për pamjen e bukur dhe higjienën trajtohej si shfaqje e huaj dhe veprimtari armiqësore e dënohej me dhe pa ligj , ndër-kohe qe ne treg mungonin mjetet elementare me te nevojshme për një grua dhe te gjitha këto sollën te vetmen “barazi “ me bur-rat që komunizmi i siguroi grave shqiptare : “Te dukeshin si burra edhe ato ! Sot mund të kujtojmë me respekt ato gra e va-jza qe u martirizuan pikërisht nga ajo poli-tike e filozofi qe e shpalli 8 marsin si “festa e te drejtave te garave “ . Musine Kokala-ri , Marie Tuci , Sabiha Kasimati , Bardha Gjonmarkaj , Tefta Tasi e mijëra të tjera .

Zyraka Mano që u pushkatua edhe

pse ishte shtatë zanë me fëmijën në bark. Një homazh të veçantë kam sot ,për te gjitha ato gjyshe, gra nena motra e bija te kundër-shtarëve te komunisteve qe u çuan ne kam-pet e shfarosjes bashke me fëmijët e ple-qtë e familjeve te tyre. Ato nëna qe varrosen me duar fëmijët e tyre qe vdisnin ne gji nga uria e sëmundjeje pa munduar te bënin dot gjë se shteti i 8 marsit i kishte mbyllur ne tela me gjemba. Nuk gjej dot fjale ngushëllimi për ato nëna që ne mes të Tiranës u vdisnin fëmijët e porsalindur për shkak se u mer-rnin gjakun për tia dhënë diktatorit komu-nist. Dhimbje pa fund për ato nena e gra qe u pushkatoheshin apo u vriteshin ne kufi bur-

rat ,vellezirit e djemtë dhe nuk i lejonin as ti shihnin e as ti merrni kufomat përç kur i tërhiqnin zvarrë rrugëve te fshatrave e te qyteteve për terror psikologjik.

Përulje për gjyshen time dhe te gjithë ato gra e vajza që me trasta me pak buke ne krahë udhëtonin me këmbë , pa ngrënë e pa pire , natën dhe ditën. Nen përbuzjen e zyr-tareve te shtetit dhe turmave te manipulu-ar nga propaganda komuniste, për te pare e djemtë ,vëllezërit dhe burrat e tyre te mbyllur ne burgjet dhe kampet poli-tike te komunizmit. Keqardhje për ato gra e vajza që me dhune e presion i de-tyruan te divrorcoheshin për arsye poli-tike ,pasi burrat apo familjare të tyre shpalleshin armiq te komunizmit res-pekt për te gjitha ato që i rezistuan pre-sionit dhe dhunës dhe vendosen të sakri-fikohen duke ruajtur fort familjet e tyre. Mund te numëroj sot me mijëra krime kundër njerizimit dhe gjenocid , shkelej te drejtave themelore të njeriut te kryera ndaj grave e vajzave ne komunizëm por besoj se ka informacion te mjaftueshëm për te kuptuar pse 8 marsi nuk ka qene kure dhe nuk mund te jete një dite e li-rive te grave shqiptare, përkundrazi. Por kjo vazhdimësi e festave komuniste nuk është vetëm një atavizëm i diktaturës por një program politik i atyre qe duan te na thonë e te imponojnë me çdo mjet e mënyrë qe komunizmi ishte i mire , se paku nuk ishte aq i keq ! Prandaj un re-fuzoj ta njoh 8 marsin festën sovjetike te grave si ditën e grave shqiptare , gjysh-es, nënës , motrës dhe gruas time . 8 marsi si date e dite mund na shërbeje vetëm për një gjë : Te kujtojmë e te mos harrojmë “te zitë e ullirit” qe hoqën nënat gratë dhe mo-trat tona , shumica e grave shqiptare në ko-munizëm. Kaq.

Pushkatimi i Zyraka Mano, shtatëzene, 1946, Këneta e Maliqit, Korçë

Kampi i Tepelenës

Komente & Opinione

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 2020 15

Mistere Suplement

Thellë në brendi të territorit të Kalifornisë ekziston qyteti in-teresant ku sundon anarkia, ku njerëzit jetojnë pa ujë të rr-

jedhshëm, por megjithatë krijojnë vepra artistike dhe mbajnë koncerte në ambi-ent të hapur. Ky është vetëm njëri ndër qytetet e shumta në tërë botën të cilët i joshin turistët me pazakonshmërinë dhe jokonvenconalitetin e jetës së vet dhe të banorëve të tij.

Longyearbyen, NorvegjiNë këtë qytet të thellë të Arkti-

kut nuk është e lejueshme vdekja, në të vërtetë, mund të vdisni por nuk mund të jeni të varrosur këtu. Në var-rezat e qytetit nuk ka pasur varrime po-thuajse 100 vjet. Për shkak të temper-aturave shumë të ulëta, trupi nuk mund dekompozohet – gjë që tërheq gra-bitës të shumtë. Pas epidemisë së grip-it më 1917, qyteti ndaloi varrimin për shkak që numri i arinjve në këtë anë ishte shumë më i madh sesa num-ri i banorëve. Edhe pse gjuetia e tyre është e ndaluar, njerëzit kanë të dre-jtë t’i vrasin vetëm në vetëmbrojtje. Madje, edhe nëse ndodh kështu, ariu gjithashtu do të transportohet jashtë qytetit për t’u varrosur.

Monowi, New England Të gjithë banorët e këtij qyteti dinë

për emrin Elsie Eiler, jo vetëm se ajo

është prefekte e këtij qyteti, por që ajo është banorja e vetme e këtij qyteti. Popullata gradualisht është zvogëlu-

ar nga vitet 30 të shekullit të kaluar, kur ky qytet i vogël në Nebraska kishte 150 banorë. Deri në vitin 2000, numri u re-duktua në vetëm një çift – Elsie dhe bashkëshorti i saj Rudy, i cili ka vdekur.

Elista, RusiMbreti vazhdimisht është në rrezik

në këtë qytet për shkak se këtu çdo gjë zhvillohet rreth lojës së shahut. Mund të luani një parti shahu në tabelën e madhe në sheshin kryesor apo të vizito-ni Qytetin e shahut, një kompleks i cili ka qenë organizator i Olimpiadës së Shahut, më 1998. Edhe një mrekul-li është e lidhur me Elistën, kryeqytet i Republikës Kalmikia, është fakti që ai është i vetmi rajon budist në Evropë.

Gibsonton, FloridaGibsonton tashmë me decenie është

vendi ku dimrat i kalojnë karnavale dhe ansamble të shumta cirku dhe ku shu-mica syresh vijnë të kalojnë kohën e tyre të pensionit. Qyteti akoma paraqet bazën për shumë ansamble cirku dhe u lejon që në livadhe t’i lënë rimorkiot dhe elefantët e tyre.

Thames Toën, KinëReputacioni kinez, kur është fja-

la për çështjen e krijimit të kopjes së një produkti nga Evropa, ka arritur kul-

min me ndërtimin e këtij qyteti i cili në të vërtetë është kopje e një qyteti të An-glisë.

Vizitorët mund të porosisin vozë me birrë në pabet e qytetit dhe rrëmojca në dyqanin më të afërt.

Shumë çifte vijnë këtu për t’u ku-rorëzuar apo thjeshtë për të bërë foto-grafi para statujave të James Bondit dhe Harry Potterit.

Lily Dale, New YorkKy qytet është i njohur për popul-

latën e vet të cilën në pjesën më të mad-he e përbëjnë magjistarët dhe para-shikuesit. Me rastin e vizitës mund të caktoni takim me ndonjërin nga ta apo të vizitoni tempullin lokal të shërim-it të plagëve. Mbase do të keni rastin të krijoni kontakt me forcat shpirtërore të këtij qyteti unik.

Slab city, KaliforniNë këtë qytet nuk ka ligje. Ai gjen-

det në të njëjtin vend ku dikur kanë qenë të stacionuar marinsat gjatë Luftës së Dytë Botërore. Do të bindeni që keni arritur kur para jush të shfaqet in-stilacioni i Malit të Shpëtimit të artistit Leonard Knight. Edhe pse qyteti nuk ka ujë të rrjedhshëm, ai ka klubin e natës në ambient të hapur.

Nga Elista në Rusi te Slab City në Kaliforni, qytetet më të pazakonta në botë

Këto tregime e kanë tmerruar opinionin dhe janë bërë objekt i spekulimeve të llojllo-jshme mbi aktorët e mundshëm dhe motivet e vrasjeve. Megjithatë, autorët e tyre, me gjithë hulumtimet e hollësishme, kurrë nuk janë zbuluar, mbase edhe sot e kësaj dite je-tojnë bashkë me ne… Përjashtim bën këto ditë njëri prej tyre… por ende pritet të kon-firmohet edhe zyrtarisht kjo gjë.

1.Tupac Shakur dhe Biggie SmallsTupac-un e kanë vrarë më vitin 1996

në Las Vegas, ndërkaq Biggie Smalls-in pas një viti në Los-Angeles. Të dy janë vrarë nga automobili, për ç’shkak një kohë të gjatë është konsideruar që vrasjet e tyre kanë lidhje me njëra-tjetrën. Teoria krye-sore ka qenë se ishte fjala për qërim hesa-pesh ndërmjet reperëve të bregdetit lindor dhe atij perëndimor të SHBA-së, i cili mori përmasa midis këngëtarëve dhe botuesve të tyre. Policia vrasësit kurrë nuk i ka zbuluar.2.Vrasjet në liqenin Bodom (1960)

Fjala është për vrasjen e trefishtë e cila ka ngjarë në liqenin Bodom në Finlandë, afër qytetit Espoo, 22 kilometra në perën-dim të kryeqytetit Helsinki. Në orët e para të mëngjesit të 5 qershorit të vitit 1960 katër tinejxherë kanë kampuar në brigjet e liq-enit kur një person i panjohur apo disa sish i kanë vrarë tre veta me objekt të topitur.

Personi i katërt vetëm është plagosur. Nils Ëilhelm Gustafsson, i vetmi që ka shpëtu-ar, ka çuar jetë normale deri në vitin 2004, kur u bë personi i dyshuar e më vonë edhe i akuzuar. Në tetor të vitit 2005 Gjykata e Qarkut konstatoi që Gustafsson nuk është fajtor dhe u hodhën poshtë të gjitha akuzat kundër tij. Ky rast akoma nuk është zbard-hur dhe me siguri përgjithmonë do të mbe-tet mister.3.Vrasja e Xhek Kasapit (1888)

Vrasje tipike barkprerëse kanë ndod-hur në vendet publike dhe gjysmëpublike. Dorasi viktimat i ka prerë në fyt dhe pastaj i ka nakatosur. Sot konsiderohet që viktimat më parë i ka ngufatur në mënyrë që të mos bërtisnin. Për shkak të natyrës së plagëve të disa viktimave të Xhek Kasapit (Jack the Ripper), të cilave u janë hequr edhe or-ganet, mendohet që ai ka qenë mjek, kiru-rg apo kasap. Në këtë mënyrë i ka vrarë gjo-ja pesë prostituta, ndërkaq pas 200 njerëzve të dyshimtë, dorasi kurrë nuk është zbuluar. Legjendat të cilat i përshkruajnë vrasjet e të Xhek Kasapit janë bërë kombinim i hulut-miemve autentike historike, teori komploti dhe folklori. Megjithatë, ditë më parë medi-at angleze kanë raportuar se tashmë ka mar-rë fund saga e kërkimeve për Xhek Kasap-in. Sipas tyre, përdorimi i ADN-së si pjesë e hetimeve ka arritur të nxjerrë në dritë pa

as më të voglin dyshim se cili prej gjashtë të dyshuarve kryesorë është vrasësi i vërtetë. Pasi është analizuar një shall i mbajtur nga një prej viktimave të Kasapit, aty janë gjetur edhe njolla gjaku nga vrasësi, të cilat kanë zbuluar edhe ADN-në e tij. Sipas rapor-tit, vrasësi serial ishte një njeri jo publik, me probleme të theksuara mendore.4. Vrasja në fermën Hinterkaifeck (1922)

Vrasja brutale ka ndodhur në një fer-më të vetmuar në Gjermani. Gjashtë njerëz atëbotë janë rrahur për vdekje me çomangë, në mesin e tyre edhe dy fëmijë të moshës shtatë dhe dy vjeç. Vrasësi edhe disa ditë ka jetuar në fermë, para se të zhdukej. Fjala është për njërën nga krimet më enigmatike në historinë gjermane.5. Black Dahlia (1947)

Black Dahlia ka qenë nofka e ameri-kanes Elizabeth Short, e cila ka qenë vik-timë e vrasjes tmerrshme e cila ka krijuar interesim të madh në opinion. Trupi i saj është gjetur i prerë përgjysmë në bel më 15 janar 1947 në parkun Leimert të Los An-gelesit. Vrasja e saj e pazbardhur ka qenë burim i thashethemeve të shumta e cila bëri shumë të dyshimtë, ndërkaq për të janë shkruar edhe disa libra, andaj është bërë edhe adaptimi filmik i këtij tregimi. Vras-ja e saj është njëra ndër rastet më të vjetra të pazbardhura në historinë e Los Angelesit.

6. Axeman nga New Orleans (maj 1918 – tetor 1919)

Axeman ka qenë vrasës serik i cili i ka kryer krimet në New Orleans dhe në Lou-isianë. Siç aludon edhe vetë emri i tij, ka vrarë me sëpatë e cila në shumicën e rasteve ka qenë e vetë viktimave. Axeman ka futur tmerr në Neë Orleans, ndërkaq gjatë kësaj “ekspedite” ka vrarë tetë njerëz. Armën me të cilën ka kryer krimet më vonë e ka hed-hur. Veten e ka përshkruar si demoni i ferrit më të tmerrshëm, mirëpo më në fund është zhdukur pa gjurmë më 1919.7. Vdekja e shkaktuar me ilaçin Tylenol (1982)

Shtatë njerëz kanë vdekur pasi që kanë marrë ilaçin Tylenol për të cilin është kon-

sideruar që përmban cianid të cilin e ka in-jektuar në ilaç një person i panjohur. Personi përgjegjës për këto vdekje kurrë nuk është zbuluar, ndërkaq kompania Johnson & Johnson më 1982 është detyruar ta tërheqë ilaçin nga tregu.8. Zodiac (1960 – 1970)

Zodiac-u është vrasës serik nga SH-BA-ja i cili ka vepruar në vitet 1960 në Kaliforninë Veriore. Zodiac është emri të cilin ia ka vënë vetes në një seri letrash të shifruara të cilat ua ka dërguar redak-sive të gazetave. Edhe tri letra kanë mbe-tur të padeshifruara. Në letra ka treguar se i ka vrarë 37 njerëz, edhe pse hetimet kanë konstatuar vetëm pesë viktima, ndërkaq dy viktima kanë mbijetuar. Viktimat kanë qenë të moshës midis 16 dhe 29 vjeç. Identiteti i vrasësit ka mbetur i pazbardhur sot e kësaj dite, edhe pse ka pasur të dyshuar, ndërkaq rasti akoma nuk është mbyllur. 9. Djaloshi në kuti (1957)

Trupi lakuriq i djaloshit të moshës nga 4 deri në 6 vjeç është gjetur në një kuti kartoni në Fox Chase të Filadelfisë të mbështjellë me një çarçaf. Fëmija ka vdekur nga pasojat e torturave. Viktima kurrë n uk është iden-tifikuar, për ç’shkak është quajtur “fëmija i panjohur amerikan”. Kurrë nuk janë gjen-dur kurrfarë gjurmësh të cilat do të zbulonin autorin e krimit.

Tupac Shakur

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 9 MARS 2020 Nr. 4655, ÇMIMI … · 2020. 3. 9. · 2 E hënë, 9 mars 2020 D ita e djeshme shënon-te festën e gruas e cila festohet ndërkom-bëtarisht

E hënë, 9 mars 202016

Fjalëkryqi i “Standard-it”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Pak marramendëse -Dy herë në skenë -Hidhet për t’u zgjedhur2. Pedro që qe poet span-joll -Ëshët felini më i shpe-jtë -Duhen respektuar në kohë3. Është prift -Nisje pa ne

-Kush vjen... sillet4. Janë diktatorët gjakarë -Qe harkëtar i famshëm i akejve5. Gjysmë hambar -Priten me paralele -Përplasen me gatitu6. Mund të jenë kuzhine -Thirrej Piktori i mallkuar -Kufizojnë kënde. -Malet pa kufij

7. Arenat pa zanore -Është material për qiri -I famshëm ai i Lekë Dukagjinit8. Kastile në fund -Është perime -Është në qiellin e shtatë -Nocionet e para9. Emri i Lescaut -Inicialet e Selleck -Është i çmendur

10. Salgari që krijoi San-dokan -Në krye të avokatëve -Është material ndër-timni inert11. Janë finokë -Një garë në hipodrom -Mbetet në fund -Parashtesë për ajër12. Një fund për balerina -Janë sëmundje që përhapen

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 46 kuti

HORIZONTALE1. Dobroshi aktore.3. Raimi regjisor.5. Të lira ato rë Migjenit.12. I Zanave ai i Fishtës.15. Xhelilaj aktor.16. Ushtrohej nga filibus-tierët.18. Emma Bunton.20. Ekstreme në sarong.22. Janë spitale për TBC.25. Ekstreme në sirtar.26. Bien për ata që kanë

vesë.30. Duken të gjata ato të pritjes.32. Piktori që thirrej Dedo.37. U shkrua nga Zola.38. Kështu janë njerëzit e trishtuar.39. Opera e Puccini-t.41. Kështu tregohen ata që nuk janë të prerë e të ngurtë.42. Paul Eluard.44. Një sigël maunesh.

45. Mund të jetë me harqe.47. Është qymezi.49. Ajo e fortë thyen enën e vet.52. I paharruari Qiriaqi.53. Një Kujtim që qe kom-pozitor.54. Një fjalë borxh.55. Ka mik Obelix.57. Është ui i Deuterit.58. Elsa që shkroi Trënda-filë me kredi.59. Brockovivh e interpret-

uar nga Julia Roberts.61. Kark Knopfler.62. Në krye të masave.63. Ibrahimovic bomber.65. Lindin në kokë.66. Mund të jetë i rrallë.67. Ka korsi për atletë.68. Mund të skadojnë.

VERTIKALE1. Perëndia greke e luftës.2. Në krye të tabelës.3. Qendër mësimi.

4. Kështu fillon aktiv-iteti.6. Kanë rënë në amulli, plogështi.7. Rindërtuar pjesërisht.8. Kupa e shenjtë me gjakun e Jeuzit.9. Një pjesë e jataganit.10. Beton pa kufij.11. Një pjesë e terri-torit.12. Është edhe ai Speedy Gonzales.13. Tullumani këngëtare lirike.14. Inicialet e Kant.15. Ashtu si lëviz breshka.17. Giovanni aktor amerikan.19. Stoker që shkroi

Dracula.20. Një sport me slitë.21. Jake që qe kampion i ringut.22. Armando bomb-er i yni23. Është e re pas Kris-htit.24. Këndon si Pavarot-ti.27. Begin, ish kryemisnstri nobelist i Izraelit.28. Është sporti no-ble art.29. ... me tangere.31. Fillojnë tani.33. Kështu fillon men-dimi.34. Gabime në eks-treme.35. Mbyllin fushatat.

36. Bëjnë stil të lirë.40. Carol reed.42. Është pritë.43. John këngëtar.45. Janë ara të punuara por të pambjella.46. Është porosia e fun-dit.47. Gjon që qe aktor.48. Kush ka... do të hajë.50. Mund të jetë topo-grafike.51. Lëvizje Ekologjike Lokale.53. Kështu fillon lidhja.56. Në fund të vitit.58. Gjysmë tatimi.59. Zari këngëtare.60. Mitet pa kufij.63. Fund marazi.64. Kufijtë e lëvizjes.65. Ian Fleming.

-Thuhet për atë që s’është më -Inicialet e Travol-ta-s

VERTIKALE1. Donald aktor i njo-hur2. Vajza simbol e Re-publikës Franceze -Italia në Internet3. Jeoen me sirena -Një listë me sushi4. Ora këngëtare -Janë thika5. Mouskouri këngëtare greke -Përhapet me frikë6. Në krye të bashkisë -Bouquet aktore7. Risia pa kufij -Janë katolikë të Li-banit8. Janë trupa pa kënde9. Kanë qafa shumë

të gjata -Fillojnë titrat10. Fillojnë detyrën -Ivo alias Yves Montand -Një banor i Cagliari-t11. Aleko i paharruar i skenës sonë -Vritet pa çifte.12. Fillojnë kapjen -Kryeqyteti Ruandës -Kufizojnë një stu-dim13. Mbyllin një sirtar -Gjysma e tagrit -Një sumer pa kufij.14. Kështu fillon ndeshja -Kështu është njeriu misterioz15. Fillojnë ditën -Teocoli, komik ital-ian -... mosketierët e

Dumas16. Një mund të jetë fetar -Një fjalë si asn-jëherë17. Pak dorështrën-guar -Qe lundërtari i ferrit18. Pak aromatike -Eshtë sport me me Davis Cup19. Janë vargmale quropiane të tilla -Shteti i mormonëve20. Uruguaji në tabela -Janë ishujt me Las Palmas21. Një pjesë e rela-cionit -Një... mund të rrëzojë akuzën -Roja pa çifte22. Vrapojnë në pistë të tillë -Një fjalë pa shkak

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje

CMYK

PRINTO ME NGJYRA cMYK