8
MENDIMI POZITIV E PREMTE, 21.12.2012 VITI I - NR.290 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al LSHR takim me të rinjtë e Vlorës, Çangollari: Prioriteti ynë, lufta kundër korrupsionit!...............fq.2 Akcizat, kryeministri Berisha: Synimi kryesor, rritja e vendeve të punës!...............fq.3 Flet Lindita Driza: Nuk marr pension familjar dhe as ndihmë ekonomike!......................................fq.4 Reparti i Dializës në QSUT, qytetarët: Mungesë medikamentesh dhe shtretërish!.............fq.5 Historiania Elena Kocaqi në Kampusin "Vitrina"!...fq.7 ...>>fq.8 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Të arrish të pamundurën! Ilia dhe Kutrolli: Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, një mbështetje e fortë për qytetarët e pambrojtur! S a histori frymë- zuese keni dëgju- ar për disa njerëz “të thjeshtë” që kapërcejnë goditjet dhe pengesat më të mëdha për të arritur të pamundurën? Fjala “e pamundur” ...>> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News botimi Nr 290

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 21.12.2012 VITI I - NR.290 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

LSHR takim me të rinjtë e Vlorës, Çangollari: Prioriteti ynë, lufta kundër korrupsionit!...............fq.2 Akcizat, kryeministri Berisha:

Synimi kryesor, rritja e vendeve të punës!...............fq.3 Flet Lindita Driza: Nuk marr pension familjar

dhe as ndihmë ekonomike!......................................fq.4 Reparti i Dializës në QSUT, qytetarët:

Mungesë medikamentesh dhe shtretërish!.............fq.5 Historiania Elena Kocaqi në Kampusin "Vitrina"!...fq.7

...>>fq.8

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Të arrish të pamundurën!

Ilia dhe Kutrolli: Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet,një mbështetje e fortë për qytetarët e pambrojtur!

Sa histori frymë-zuese keni dëgju-

ar për disa njerëz “ të th je shtë” që kapërcejnë goditjet dhe pengesat më të mëdha për të arritur të pamundurën?

Fjala “e pamundur” ...>> VIJON NË FAQEN 2

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E PREMTE, 21 DHJETOR 2012

Diskutohet platforma politike e LSHR-së me të rinjtë e Vlorës!

Çangollari: Prioriteti ynë, lufta kundër korrupsionit!

Në zyrën koordinuese të LSHR-së për qarkun e Vlorës, është organizuar

një takim më të rinjtë e këtij qyteti ku janë diskutuar disa nga pikat kryesore të platformës politike të Lëvizjes Shqipëria e Re. Në këtë takim morën pjesë nën-kryetari për çështjet e brendshme, Çajup Çangollari, anëtari i kryesisë, Ervin Kuj-tila, sekeretarja e zyrës së LSHR-së për qarkun e Vlorës, Anisa Metohu dhe të rinj të këtij qyteti. Zoti Çangollari u shpreh se platforma politike e LSHR-së është e përmbledhur në shtatë pika shumë të rëndësishme. ‘’Nëse këto pika që ne pro-

pozojmë do të gjejnë zbatueshmëri, do të bëjmë realitet ndryshimin e nevoj-shëm dhe pozitiv’’, tha Çangollari. Lufta kundër korrupsionit merr një vëmendje maksimale në këtë platformë. “Ne propo-zojmë ngritjen e agjencisë së supervizimit të administratës publike, duke e parë këtë si një domosdoshmëri. Kjo agjenci duhet të përbëhet nga specialistë të fushave të ndryshme dhe të zgjidhet çdo vit me votim të drejtpërdrejtë nga populli”, u shpreh z. Çangollari. Më tej ai vuri theksin te një tjetër pikë, ajo e ngritjes së referendumeve semestrale dhe krijimi i një zone adminis-

trative, ku janë të mbledhura institucionet kryesore. “Gjithashtu propozojmë që çdo zyrë e këtyre institucioneve publike të jetë e vëzhguar me kamera audio dhe video”, tha z. Çangollari. Fuqizimi i institucioneve arsimore, shëndetësore dhe përkujdesjes sociale zënë një vend të rëndësishëm në parimet e LSHR-së. “Çdo biznes që inves-ton në këto fusha të përjashtohet nga taksat dhe të ketë lehtësirat e nevojshme’’, tha nënkryetari për çështjet organizative. Ndër ndryshimet kryesore që propozon kjo forcë politike në sistemin arsimor është heqja e pushtetit të notës katër dhe ngritjes së një agjencie të kontrollit të provimeve. Fuqizimi i sistemit të drejtësisë është një ndër prioritetet e kësaj force politike. “Ne kërkojmë barazi të plotë para ligjit dhe kjo bëhet e mundur vetëm me anë të heqjes së imunitetit. Gjithashtu kërkojmë edhe ngri-tjen e jurive popullore për vendimet e rën-dësishme. Familja, si bërthama e shoqërisë pozicionohet në pikat e kësaj partie, duke kërkuar dhe duke propozuar disa nënpika në mënyrë që të kemi një fuqizim të saj, si ndalimi me ligj i abortit, ndalimi me ligj i kumarit dhe fajdes. Për sa i përket punësi-mit, LSHR-ja propozon që të ndiqen disa politika të reja. “Në administratën publike të përfshihen të rinjtë, ndërsa personat mbi 45 vjeç të japin kontribut në sektorin pri-vat’’, u shpreh z. Çangollari në këtë takim.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 lidhej për shekuj nga njerëz që nuk kanë një koncept të qartë ose një kuptim të fuqisë së vërtetë të përpjekjes njerëzore. Por “e pamundura” është arritur në shumë raste.

Thjesht mendoni për Vëllezërit Wright. Ata ndoqën atë ëndërr që shumë e men-donin si të pamundur, ëndrrën që njeriu mund të fluturojë. Për shekuj, fluturimi është konsideruar si fantazi; thjesht ëndrra në diell por me kombinimin e gjinisë, kura-jës, vendosmërisë dhe këmbënguljes ata e arritën dhe bënë revolucion në industrinë e aviacionit.

Po Sir Edmund Hilary? Të arrije majën e Malit Everest në atë kohë, shihej si një akt heroik që askush nuk mund ta arrinte, gjithsesi, Hilary ia doli.

Pavarësisht shumë përpjekjeve të dësh-tuara të të tjerëve në shkallën e “çatisë së

botës”, Hilary besonte shumë që një ditë ai do të arrinte të ngjitej atje. Në 1953 Ed-mund Hilary u bë njeriu i parë që u ngjit në majë të Everestit. Ëndrra e pamundur ishte bërë një realitet tashmë.

Pastaj kemi Nail Armstrong. Për shekuj me radhë as nuk ka ekzistuar ndonjë ide a mendim që njeriu mund të shkelte në hënë. Ishte një udhëtim që shumë njerëz mendonin që nuk kishte shanse të bëhet asnjëherë.Por, Armstrong i shpërfilli këto mendime dhe vërtetoi që kapaciteti i njeriut mund të arrinte edhe gjërat që dukeshin më të pamundurat.

Të gjithë këto histori të kujtojnë që të arrini të pamundurën është në fakt e mun-dur.Besimet e krijojnë të pamundurën

Janë besimet tuaja të limituara që ju ndalojnë të arrini ëndrrën e pamundur.

Janë këto lloje të sabotimit të besimeve vetjake që në fakt kthen të mundurën në të pamundurën.

Kjo gjendje e limituar e mendjes pengon fuqinë tuaj si qenie njerëzore; fuqinë për të krijuar dhe për të arritur qëllimet. Besimi është thelbi i përmbushjes dhe arritjes së suksesit.

Historia ka vërtetuar shumë herë që gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme mund të arrihen duke pasur një besim të fortë dhe të patundur.

Thjesht duhet të shikoni gjërat e për-ditshme që ju rrethojnë për të parë se çfarë gjërash të mrekullueshme dhe mah-nitëse janë arritur në vite. Telefoni, llamba elektrike, kompjuteri, makinat, etj. dhe që të gjitha filluan si një ëndërr e pamundur.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

77 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

OpenCubed ofron vend pune SYSTEM ADMINISTRATOR. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE PREMTE, 21 DHJETOR 2012

Ambasadorja gjermane: Shqipëria ka ende shanse për statusin!

Akcizat, Berisha:

Synimi kryesor, rritja e vendeve të punës!

Kuvendi mori në shqyrtim paketën fis-kale për vitin 2013. Janë disa projekt-

ligje, që drejtojnë një mori çështjesh, duke nisur me tarifat doganore të importit të kafesë së papjekur, e cila përpunohet në vend, me vendosjen e një tarife të re për eksportin e lëndëve të drurit, aplikimin e nivelit të ri për gjobat në deklarimin e punonjësve, procedurat e reja të regjistri-

mit në QKR për përfaqësuesit tatimorë, çregjistrimin e biznesit, modeli i ri, si dhe heqja e TVSH-së për importin e makine-rive dhe pajisjeve.

Duke iu referuar disa çështjeve të ndryshme që u referuan në seancën ple-nare, një çështje shumë e rëndësishme ishte edhe ajo e akcizës. Kryeministri i vendit Sali Berisha duke iu përgjigjur

opozitës theksoi se ndryshimet në akciza kanë dy synime kryesore rritjen e vendeve të punës dhe inkurajimin e luftës kundër kontrabandës.

“Opozita sot dëshmon se ka interesa të mëdha dhe do të meritojë të quhet ‘akcizë opozita’. E vetmja opozitë që kun-dërshton ndryshmet në akciza që kanë dy synime, krijimin e vendeve të punës në Shqipëri dhe qëllimi i dytë luftën kundër kontrabandës. Lufta kundër kontraban-dës në disa sektorë privat intereson grupe miliarderësh brenda opozitës. Kështu bëtë edhe me pr/ligjin për lojërat e fatit”, tha Berisha.

“Ju bëj thirrje votoni këto ligje se kanë pas krijimin e dhjetëra vende pune. Do hiqet TVSH për të gjitha kategoritë e bizneseve. Vijoni mashtrimet ndaj njëri-tjetrit, dëgjoni si mashtroni njëri- tjetrin”, shtoi Berisha. Ai akuzoi opozitën se duke votuar kundër buxhetit, i hoqi të drejtën 800 mijë shqiptarëve për pasurim. Shefi i qeverisë i ka bërë thirrje edhe një herë më shumë opozitës që të ngrihet mbi lar-tësinë si politikanë që të votojë ligjet e kërkuara nga BE.

Për më tepër: www.77news.al

Ambasadorja gjermane në Tiranë Caro-lla Muller-Holtkemper ka deklaruar

sot se Shqipëria nuk i ka humbur ende shanset për të marrë statusin e vendit kan-didat në Bashkimin Europian. Në një pro-noncim për mediat pas konferencës “Diplo-

macia në epokën dixhitale”, ambasadorja Holtkemper theksoi se Shqipëria duhet të realizojë reformat dhe të miratojë tre ligjet e kërkuara nga Brukseli. “Shqipëria humbi një mundësi për të marrë statusin e BE por nuk është çdo gjë e humbur. Shqipëria ka

shanse dhe duhet të vijojë me reformat, me luftën kundër korrupsionit dhe të miratohen në Kuvend tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian”, tha ambasadorja gjermane.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

Energy System ofron vend pune INXHINJER MEKANIK. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E PREMTE, 21 DHJETOR 2012

Nuk marr pension familjar dhe as ndihmë ekonomike!Nëna e tre jetimëve Lindita Driza:

“Djali im 7-vjeçar peshon 18 kg, është i dobët, duket si 3-4 vjeç. Nuk kam me

çfarë ta ushqej si duhet fëmijën tim.” Kjo është rrëfenja e Lindita Drizës, një nëne të vobektë, që takojmë ndërsa del nga dyert e Bashkisë së Tiranës. E vobektë dhe vejushë njëkohësisht. Që fëmija i saj është nën pe-shë pikërisht nga kequshqyerja, e kupton, mjaft të dëgjosh se me sa para jeton familja me katër pjesëtarë. Por, institucioneve që trajtojnë shtresat në nevojë, nuk u rezulton kështu. Lindita Drizës nuk i kanë dhënë ndihmë ekonomike, sepse “përfiton pen-sion familjar dhe nuk të takon”, i kanë thënë në zyrat e punës. “Unë nuk di se si e ka llo-garitur shteti, që ne marrim mjaft sa për të jetuar. Me 4 mijë lekë pension familjar, nga 1 mijë lekë personit na bie”, tregon gruaja me sy të përlotur. As punë nuk më kanë ofruar, edhe pse paraqitem rregullisht në zyrat e punës”. Ndërkohë, ligji parashikon se masa e ndihmës ekonomike mujore të

pjesshme, llogaritet si diferencë ndërmjet nivelit maksimal të ndihmës mujore të plotë dhe të ardhurave faktike që siguron familja. Duke iu referuar këtij momenti, masa e plotë e ndihmës ekonomike shkon 7500 lekë, ndërsa të ardhurat nga pensioni familjar i Lindita Drizës, janë gati gjysma e kësaj vlere. Në këto kushte, familjes së saj i takonte diferenca prej 3500 lekësh si ndihmë e pjesshme ekonomike. Lindita Driza e merr pensionin familjar prej 4000 lekësh, në emër të djalit të saj më të vogël, 7-vjeçar, ndërsa ajo dhe dy fëmijët e tjerë nuk marrin asgjë nga pensioni familjar i babait të fëmijëve që nuk jeton më. “Burri më vdiq me sëmundje të keqe para katër vitesh,-tregon Lindita Driza. Kam tre fë-mijë, dy më të rriturit, keq më vjen, por i kam lënë pa shkollë se nuk kam mundësi, nuk mund t’iu ble libra dhe veshje. Gjithë jetën do të më mbetet peng që i kam lënë fëmijët pa shkollë, por nuk kam nga t’ia mbaj. Burri im nuk na la dot ndonjë gjë veç pensionit që na ka rënë shumë i vogël. Ai shpëtoi që iku nga kjo botë, por si do të bëj unë tani me tre fëmijët?”

Vështirësitë e saj bëhen edhe më të mëdha, për shkak se nëna e jetimëve nuk merr as atë që parashikon ligji. Kur i vdiq i shoqi, të tre djemtë e saj ishin nën 18 vjeç dhe sipas ligjit u takonte secilit 25% e masës së pensionit që i është llogaritur babait. Ligji 7703 dt. 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Udhëzimi nr. 2, i ISSH-së,

dt. 05.10.2005 “Për llogaritjen dhe indeksi-min e bazës së vlerësuar së pagës neto për efekt pensioni”, përcaktojnë se jetimi merr pension familjar edhe në qoftë se prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast, masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton, është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij. Ndërsa pika a e ligjit parashikon që e veja përfiton 50% të pensio-nit të bashkëshortit kur është e papunë ose me fëmijë më të vogël se 8 vjeç. Por, Lindita Driza tregon se ajo vetë nuk ka marrë në emër të saj asnjëherë pension familjar, edhe pse është e papunë dhe ka një fëmijë 7 vjeç që kur i vdiq i ati, ishte 3 vjeç. As fëmijët e saj nuk kanë marrë të tre pension nga i ati. Ne u interesuam pranë një specialisti të ISSH se sa është pensioni familjar i plo-të që i takon një familjeje pas vdekjes së kryefamiljarit, minimumi i këtij pensioni. Përgjigjja paraprake që morëm, është se varet sipas rastit. Duhet të shihen letrat e përllogaritjes së pensionit të bashkëshortit të vdekur. Por sakaq, sado të jetë masa e këtij pensioni, pse vejusha dhe tre jetimët e tjerë asnjëherë nuk kanë marrë pjesë që të gjithë nga pensioni familjar?

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Lindita Driza

77 NEWS

Albania Holidays ofron vend pune Menaxhere Marketingu. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Tv AVN

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE PREMTE, 21 DHJETOR 2012

Reparti i Dializës në QSUT, qytetarët:

Mungesë medikamentesh dhe shtretërish!

Pamja që shihni në foto është shkrepur në repartin e Dializës, i cili ndodhet

në një nga godinat spitalore të QSUT-së. Gjatë ditës ky repart mbipopullohet nga qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Ata marrin shërbimin mjekësor këtu, pasi në spitalet e rretheve nuk ofrohet. U ndeshëm me një qytetar nga Fieri, ai sjell bashkëshorten tre herë në javë për të kryer dializën. A.K rrëfen rreth situatës, por nuk pranon të fotografohet. "Këta kanë jetën e gruas time në dorë, ju lutem më kuptoni, unë flas por nuk dua të dal me fytyrë", thotë ai. Megjithatë, në një intervistë për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet, 50-vjeçari tregon problemet e shumta me të cilat është ndeshur. Mungesa e medika-

menteve, problematika e shtrimit, si dhe paratë nën dorë janë disa nga situatat që ai ka përballuar me vështirësi.Si duket situata këtu, e keni marrë shër-bimin ashtu siç duhet?

Këtu është për turp. Sapo u ngjita lart në pavijonin e Neufrologjisë, pasi kam shtruar bashkëshorten. Vijmë tre herë në javë, ajo vuan nga veshkat dhe bën dializën. Zbrita më parë poshtë, bleva disa barna të cilat duhen për kurim dhe që ky spital nuk i siguron dot. Qindra qytetarë vijnë në këtë repart nga e gjithë Shqipëria, të varfër dhe me halle. Tani kemi filluar të blejmë vetë alkool e ankerplaste, nuk ka asgjë. Mjekët pa para zor se të kushtojnë vëmendje. Duhet t’i ndjekësh nga mbrapa pasi nuk

të sqarojnë ashtu siç duhet. Bashkëshortja është me sigurime, por shumë analiza i kemi bërë me para. Madje tani mjekët të drejtojnë edhe tek spitalet private. Megji-thatë më mirë pasi ndryshe dalin analizat këtu, ndryshe tek privati.Para nën dorë keni dhënë?

Po, ka pasur raste që kam dhënë, pasi s'ke ç’bën. Megjithatë ka edhe mjekë humanë që e bëjnë punën me pasion. Por shumica lë për të dëshiruar. Kam pesë vjet që vij këtu dhe asgjë nuk ndryshon për mirë. Po për sa i përket shtrimit në spital, keni hasur probleme?

Ky problem është një stres më vete. Ka mungesë shtretërish dhe është shumë e vështirë të gjesh, ose duhet të njohësh dikë që të rekomandojë ose duhet të japësh para. Megjithatë, unë e zgjidha situatën duke u zënë dhe ngritur zërin, se ndryshe nuk bëhet këtu. Dializa ka fluks të madh pacientësh dhe është turp që shumë kus-hte mungojnë pasi pa të njerëzit humbin jetën. Duke qenë se këtu çdo ditë shtohet numri i pacientëve është mirë që t’i kush-tohet më shumë rëndësi. Duhet të ketë më tepër kontrolle dhe investime në mjekësi, pasi është shërbimi bazë dhe lidhet drejt-përsëdrejti me jetën tonë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

77 NEWS

Hidhet në treg kompjuteri vetëm për femra!

Emtec ofron vend pune Mësues/e të Gjuhës Gjermane. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E PREMTE, 21 DHJETOR 2012

E përdorni qepën? Ja efektet!Qepa është ilaç për plagët e vogla dhe

nervat. Ka vlera të larta ushqyese e kurative. Është e pasur me kripëra mine-rale. Gjethet e njoma janë të pasura me proteina. Përmban edhe sheqer, vitamina A dhe C. Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri. Qepa ndihmon shumë tretjen, pasi ndikon të li-rohet acidi klorhidrik në stomak. Prania e këtij acidi luan rol në zhdukjen e baktereve të dëmshme, që hyjnë në stomak bashkë me ushqimin. Vaji eterik i qepës shkatërron sekrecionet helmuese të baktereve. Qepa

lufton gripin dhe ndikon pozitivisht në zgjerimin e venave të gjakut. Kuron me sukses gërvishtjet e freskëta ose plagë të shkaktuara nga shpime, duke vendosur mbi vendin e dëmtuar, cipën e hollë të saj. Në mungesë të antibiotikëve, momentalisht mënjanon infeksionet. Përdorimi i qepës së gjallë pastron sistemin e frymëmarrjes. Ka veti kuruese për astmën si dhe bën mirë të përdoret nga ata që vuajnë nga sistemi nervor (melankoli, nevrasteni).

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Ideja e Fujitsu për të nxjerrë në treg një kompju-ter vetëm për femra ka pasur kritika dhe është

quajtur propozim seksist, se përse femrat duhet të kenë një kompjuter ndryshe nga ai i meshkujve me aplikacione të personalizuara përveç pamjes së jashtme, pyet në mënyrë polemike ndonjë feminist. Është kaq e rëndësishme aplikimi i ho-roskopit për shembull? Në realitet duhet thënë se përveç disa kritikave, ideja e Fujitsu në dukje e pafajshme është realizuar nga një skuadër të përbërë nga femra edhe koordinatorja e projektit gjithashtu ishte femër. Ideja ishte të realizonin një kompjuter për një kategori të specifikuar përdoruesish: si linjat e dedikuara për fëmijë, për sportistët, menaxheret, një linjë dedikuar femrave ishte një lloj nevojshmërie pasi janë femrat ato që blejnë gjysmën e kompjuterëve në botë.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

77 NEWS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 530 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 24 Dhjetor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ju jeni gati që të kërkoni hapë-sirat tuaja në një marrëdhënie që kohët e fundit s'po ndiheshit mirë.

Demi: Ndonjë guxim profesional mund të jetë me vend, por kujdes të mos rrezikoni shumë.

Binjakët: Jeni të pakënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat mes jush për shkak të disa përplasjeve, por nuk e thoni dot hapur.

Gaforrja: Karriera juaj po merr rrugën e duhur dhe asgjë dhe askush nuk mund ta ndalojë ngritjen tuaj të mëtejshme.

Luani: Do të donit të merreshit me çështjet tuaja private, por kjo do iu rezul-tojë e pamundur.

Virgjëresha: Keni një talent të madh për marrëveshjet dhe sot do të jeni në gjendje që ta demonstroni atë falë.

Peshorja: Marsi në shenjën e Shigje-tarit do iu japë një ndihmë që të keni mirëkuptim në çift, e sidomos nëse jeni një çift që keni kohë së bashku.

Akrepi: Sot do të keni dëshirë të ven-dosni vetë për jetën tuaj dhe Hëna do iu ndihmojë.

Shigjetari: Do të donit që ta konso-lidonit marrëdhënien tuaj me ndonjë bashkëjetesë apo një martesë, por ka diçka që iu bllokon.

Bricjapi: Gjithçka është e destinuar të ndryshojë me një shpejtësi të madhe.

Ujori: Mundësitë për të pasur sukses në gjithçka janë të shumta.

Peshqit: Duhet të keni kujdes sepse për shkak të punës po lini pas dore miqtë dhe familjen tuaj.

Ndushipa ofroj vend pune Infermiere. Kontaktoni në Nr. Cel. : 0672040684 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE PREMTE, 21 DHJETOR 2012

Takim me historianen Elena KocaqiLevanti dhe z.Gunther Fehlinger!

Në Kampusin Vitrina u organizua një takim me historianen Elena Kocaqi

Levanti dhe z. Gunther Fehlinger, përfaqë-sues i "Austrian Society Albania" (ASA). Historiania dëshiroi të promovonte për herë të parë në një ambient universitar librin e saj të fundit, shumë të suksesshëm. Sipas fjalëve të saj, zgjodhi pikërisht stafin dhe studentët e SH.L.U.P “Vitrina” sepse ka një konsideratë shumë të lartë për ta. Taki-min e moderoi Dekani i Shkencave Politike Dr. Teki Kurti, i cili i uroi mirëseardhjen të ftuarve dhe bëri një prezantim të tyre për të pranishmit si dhe një rezyme të SH.L.U.P Vitrina. Fillimisht fjalën e mori z. Gunther Fehlinger, i cili foli për kontributin e ASA në Shqipëri. Aktiviteti i ASA-s është për-qendruar në bashkëpunimet në fusha të ndryshme mes Austrisë dhe Shqipërisë, sidomos në kuadrin e BE-së. Ai vuri theksin në përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur

investimet në vendin tonë dhe bashkëpu-nimin midis Organizatave Jofitimprurëse dhe institucioneve austriake me shoqërinë shqiptare. Nuk mund të mos përmendej dhe kontributi i hershëm i shtetit austriak në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Në fund të fjalës së tij, ai shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim midis ASA dhe SH.L.U.P “Vitrina” në fushën akademike, sidomos në trajnimin e stafit akademik në institucione austriake. Më pas, fjalën e mori historiania e njohur znj. Kocaqi Levanti, e cila bëri një prezantim të hollësishëm të botimit të saj të fundit, “Si e krijoi Austro–Hungaria Shtetin Shqiptar”. Ky libër pati shumë sukses dhe ky fakt u konkretizua në Panairin e Librit 2012. Në mënyrë shumë konçize dhe me fakte his-torike, ajo tregoi ndikimin e rëndësishëm të Austro–Hungarisë në krijimin e shtetit tonë. Nga të pranishmit u bënë shumë pyetje për dy të ftuarit rreth rolit të Aus-trisë në procesin e integrimit evropian të vendit tonë, se si e mendonin ata idenë e Shqipërisë së madhe, pse faktet historike të gjetura në arkiva nuk janë përdorur dhe më parë në pasqyrimin sa më real të historisë sonë, etj. Gjithë të pranishmit ndoqën me shumë interes këtë takim që mori formën e një bashkëbisedimi të afërt me të ftuarit. Në fund të takimit, sipas traditës së 77 Club, znj. Elena Kocaqi Levanti dhe z. Gunther Fehlin-ger iu dhurua shporta “Jeto Shëndetshëm”.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E PREMTE, 21 DHJETOR 2012

Ilia dhe Kutrolli:

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, një mbështetje e fortë për qytetarët e pambrojtur!

“Shqipëria e Re në Fokus” në Web-tele-vizionin “77 News”, organi mediatik i

Lëvizjes Shqipëria e Re, nën moderimin e gazetarit A.Nura këtë radhë kishte si të ftuar drejtuesit e Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet, (QDS) z. Kondi Ilia dhe z. Gjergji Kutrolli. Koordinatori i QDS z. Ilia tha se QDS u ideua nga drejtuesi i LSHR-së z. Edmond Vlashaj në bashkë-punim me gazetarët investigativë të "77 News" të cilët pasi hasnin në vështirësi dhe shumë problematika të qytetarëve të cilët i drejtoheshin kësaj të përditshme në lidhje me respektimin e të drejtave të tyre ndaj administratës politike dhe gjyqësore. “Nevoja për asistencë juridike në raport me problematikat e shumta të qytetarëve solli nevojën që të ndërtohej QDS-ja në të

cilën tashmë përveç ushtrimit të gazetarisë investigative, ofrohet edhe asistencë juri-dike ndaj qytetarëve që i drejtohen asaj. Kjo bëhet nëpërmjet ekipit të qendrës, por edhe juristëve vullnetarë të cilët nuk i kanë munguar këtij projekti të ri”, tha Ilia, duke specifikuar që për katër muaj që nga themelimi, kërkesat që vijnë nga vetë qyte-tarët, apo ato të identifikuara nga vetë gaze-tarët tanë arrijnë nga 100 deri 120. Z. Ilia tha se QDS, për çdo kërkesë nga qytetarët, hap një dosje në formatin gazetaresk dhe juridik ndaj të cilës ushtrohet përpunim profesional dhe qytetarëve u ofrohet publi-kimi i problematikës në “77 News” dhe asis-tencë ndaj institucioneve administrative dhe gjyqësore. Ndërsa avokati Kutrolli tha se QDS ofron asistencë juridike ndaj çdo

kërkese qytetari që vjen pranë saj dhe që sipas tij ato janë kryesisht nga njerëz në nevojë dhe që kanë të bëjnë përgjithësisht me të drejtën e pronës, të drejtat që hynë në fuqi pas divorceve, apo edhe ato admi-nistrative. "Mosha e tretë është pjesë e këtij kontingjenti që ka nevojë për ndihmë dhe asistencë dhe kjo është e kuptueshme", tha Kutrolli, duke sjellë edhe raste konkrete në vëmendje të teleshikuesve të “77 News”. Sipas tij, puna realizohet në bashkëpu-nim edhe me kolegë pranë gjykatave të ndryshme të cilët duke parë qytetarë në vështirësi të ndryshme si informacioni ashtu edhe financiare, kërkon ndihmë nga qendra dhe atyre u bëhet e mundur e dre-jta për një proces gjyqësor të pranueshëm dhe asistohen për të vendosur drejtësinë që në rastin shqiptar nuk është e thjeshtë dhe pa vështirësi. Në mbyllje të emisio-nit koordinatori i QDS-së Ilia tha se, duke qenë të atashuar pranë LSHR padyshim që përveç ndihmës dhe asistencës juridike, QDS propozon iniciativa ligjore të cilat synojnë që ligji të jetë sa më afër qyteta-rit dhe atij t'i garantohet e drejta për një proces të drejtë dhe zbatim të ligjit ndaj të drejtave themelore. “Propozimi që ne kemi bërë së fundi për qytetarët në ne-vojë është heqja e Pagesës së Padisë prej 1200 lekësh në një proces gjyqësor”, tha Ilia duke nënvizuar që dosjet e arkivuara pranë QDS janë të shumta dhe një pjesë të mirë tashmë ndaj së cilës është ofruar asistenca e duhur për të gjetur të drejtën e mohuar, apo mëpërkëmbur, kanë gjetur zgjidhjen që u ofron ligji.

Për më tepër: www.77news.al