7
TEMA Gjenerali i ushtrisë së vdekur është romani i ndëshkimit moral të shkaktarëve të luftërave. Titulli i tij, që është shumë origjinal, përfton një shëmbëlltyrë letrare të pazakonshme, të pabesueshme dhe mjaft tërheqëse. Sintagma ushtri e vdekur është e pazakonshme, madje logjikisht është e papranushme, sepse ushtria është jo vetëm gjithmonë e gjallë, por edhe mishërim i forcës njerëzore më të fuqishme. Në këtë titull ushtria cilësohet e vdekur, prandaj fjala ushtria është shndërruar në të kundërtën e vet. Ushtria e vdekur është një abstraksion simbolizues për një tragjedi, por njëherësh është edhe një grotesk dhe paradoks, pasi ofron një shëmbëlltyrë letrare fantazmogorike, të paqenë, jashtë logjikës dhe realitetit të zakonshëm. Titulli, megjithëse është kaq origjinal, është formuluar mbi gjedhen etë folurit të përditëshëm. Konkretisht, është formuluar mbi gjedhet ushtria fashiste dhe gjenerali i ushtrisë fashiste, që kanë qenë terma karakteristike të asaj periudhe. Fashizmi, sikurse çdo sistem tjetër luftësjellës, është barazuar me vdekjen për të theksuar thelbin çnjerëzor të tij. Në letërsi ka përftesa groteske, të cilat janë mënyra trajtimi stwrmadhuara të dukurive komike, të shëmtuara, tmerruese, etj. Përftesat, për shkak të funksioneve të tyre të rëndësishme, zakonisht, janë në themel të veprave groteske, por mund të

Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një kryevepër e letërsisë shqiptare

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një kryevepër e letërsisë shqiptare

TEMA

Gjenerali i ushtrisë së vdekur është romani i ndëshkimit moral të shkaktarëve të

luftërave. Titulli i tij, që është shumë origjinal, përfton një shëmbëlltyrë letrare të pazakonshme,

të pabesueshme dhe mjaft tërheqëse. Sintagma ushtri e vdekur është e pazakonshme, madje

logjikisht është e papranushme, sepse ushtria është jo vetëm gjithmonë e gjallë, por edhe

mishërim i forcës njerëzore më të fuqishme. Në këtë titull ushtria cilësohet e vdekur, prandaj

fjala ushtria është shndërruar në të kundërtën e vet. Ushtria e vdekur është një abstraksion

simbolizues për një tragjedi, por njëherësh është edhe një grotesk dhe paradoks, pasi ofron një

shëmbëlltyrë letrare fantazmogorike, të paqenë, jashtë logjikës dhe realitetit të zakonshëm.

Titulli, megjithëse është kaq origjinal, është formuluar mbi gjedhen etë folurit të përditëshëm.

Konkretisht, është formuluar mbi gjedhet ushtria fashiste dhe gjenerali i ushtrisë fashiste, që

kanë qenë terma karakteristike të asaj periudhe. Fashizmi, sikurse çdo sistem tjetër luftësjellës,

është barazuar me vdekjen për të theksuar thelbin çnjerëzor të tij.

Në letërsi ka përftesa groteske, të cilat janë mënyra trajtimi të stwrmadhuara të dukurive

komike, të shëmtuara, tmerruese, etj. Përftesat, për shkak të funksioneve të tyre të rëndësishme,

zakonisht, janë në themel të veprave groteske, por mund të organizojnë edhe tërë strukturën dhe

kompozicionin e tyre. Gjithashtu, ka edhe figura groteske, si, p.sh., personazhe groteske, skena

dhe detaje groteske etj.

Fabula e romanit, e veçantë edhe në letërsinë botërore, është edhe më intriguese, edhe më

tërheqëse. Ajo është shestuar mbi një veprim të skajshëm dhe tmerrues: zhvarrimin dhe

mbledhjen e eshtrave të ushtarëve të vrarë. Një gjeneral dhe një prift (të dy italianë) vijnë në

Shqipëri, fillim të viteve ’60, për të zhvarrosur eshtrat e ushtarëve të vrarë në Luftën e Dytë

Botërore. Duke nxjerrë nga nëntoka mijëra skelete, gjatë dy vjetëve, gjenerali krijon ushtrinë e

paparë të të vdekurve, ose, siç e quan vet me ironi, Armatën e Madhe të Najlonit. Prandaj, ai

quhet Gjenerali i ushtrisë së vdekur.

Në këtë fabul të pabesuaeshme bashkëveprojnë dhe bashkëjetojnë të gjallët me të

vdekurit, si në baladat shqipëtare. Të gjallët, duke gërmuar, zbresin në botën e të vdekurve, në

Hades, ndërkaq, të vdekurit e zhvarrosur ngjiten mbi tokë, në botëne të gjallëve. Kështu, veprimi

Page 2: Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një kryevepër e letërsisë shqiptare

shtrihet edhe në një hapsirë të veçantë dhe në një kohë të veçantë: në hapsirën e vdekjes dhe në

kohën e pasvdekjes.

Fabula te Gjenerali i ushtrisë së vdekur ka njëherësh disa funksione:

a) rikrijon itinerarin e krimeve dhe të dështimeve të ushtrisë pushtuese.

Endjet e gjeneralit dhe të priftit nëpër Shqipëri, duke kërkuar eshtrat e të vrarëve,

rikrijojnë itinerarin e krimeve, të humbjeve dhe të dështimeve të ushtrisë së dikurshme të gjallë.

Nëpërmjet këtij itinerari të krimeve, humbjeve dhe dështimeve dënohen emocionalisht bëmat e

ushtrisë pushtuese.

b) paraqet kalvarin e ndëshkimit moral të gjeneralit

Gjenerali tërheq mbi vete gjithë mërinë dhe përbuzjen e shqiptarëve paqësor dhe

liridashës, pasi u kujton atyre vuajtjet, mjerimin dhe vrasjet në luftë. Kështu, kalvari i mbledhjes

së eshtrave është njëherësh, edhe kalvari i turpërimit, dënimit dhe i ndëshkimit moral të

gjeneralit, që është komandant i ushtrisë së vdekur, por që mund të jetë edhe krijues i mundshëm

i një ushtrie të gjallë.

c) zbulon thyerjen e moralit të gjeneralit

Gjenerali, si përfaqësues ushtarak i një shteti të fuqishëm është tepër krenar përballë

shqiptarëve, që janë një popull i vogël. Ai është i mbushur me urrejtje për ta, pasi, siç thotë vet

‘‘ky dreq vendi u hëngri kokën kaq djemve të bukur e trima’’. Shqiptarët për të, sikurse edhe për

priftin, janë të egër, primitivë dhe barbarë, prandaj edhe i përbuz. Një gjeneral i tillë, që, edhe

pas luftës nuk ka ndjenjën e fajit dhe të pendesës para viktimave të pafajshme, vihet nën një

ndëshkim të rëndë moral. Ai është njëlloj fajtor si gjeneralët e luftës. Prandaj në shumë skena

thzhet moralisht pikërisht, para shqiptarëve që i urren dhe i përbuz, por, që ata, nëpërmjet një

rrëfimi objektivizues, janë tepër dinjitozë, humanë dhe të mirësjellshëm.

kulmi i thyerjes dhe i rënies së tij morale arrin në skenën e dasmës, që është ndër më të

bukurat e romanit. Në këtë skenë ballafaqohen psikologjikisht: krimi i pushtuesit në kohën e

luftës (vrasjet, djegiet, përdhunimet e kolonelit Z.) me pafajësinë e shqiptarëve (Nicës i kanë

vrarë të shoqin dhe i kanë përdhunuar të bijën). Po ashtu, në ditët e paqes, ballafaqohen

madhështia dhe krenaria e zbrazët, megalomania e gjeneralit të shtetit të madh me fisnikërinë e

fshatarëve shqiptarë (mirëpritja e tyre në dasëm); ballafaqohet humanizmi i tyre me racizmin e

gjeneralit.

Thyerja dhe rënia e gjeneralit shënohet sidomos me episodin psikologjik të vallëzimit të

Page 3: Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një kryevepër e letërsisë shqiptare

tij në dasmën dhe me detajin kuptimplotë të thesit me eshtrat e kolonlit Z.

Nën një trysni psikologjike dhe morale të gjithanshme të shqiptarëve që, në skenën e

dasmës, është tepër e përqendruar, shpërbëhet krenaria e zbrazët dhe përunjet racizmi gjeneralit

dhe i prifti.

d) krijon portretin e shqiptarit liridashës, human dhe fisnik

Ushtria e vdekur është shndërruar në asgjë dhe në turp prej shqiptarëve. Edhe gjenerali

dhe prifti thyhet para epërsisë morale dhe njërëzore të shqiptarëve. Nëpërmjet episodeve të

shumta dhe një rrëfimi objektivizues krijohet portreti i shqiptarit me tipare të njëmendat,

historike dhe legjendare. Ky është një portret ansambël, gati simbolik, që përbëet prej një varg

figurash episodike, por me forcë të madh përghithësuese.

Në këtë tërësi, në këtë ansambël, secila figurë nishëron një tiparet dallues të shqiptarit,

ndërsa të gjitha së bashku krijojnë një portret të vetëm e të spikatur të tij. Kështu, figura e

malsorit Nik Martini, p.sh., mishëron atdhedashurinë, trimërinë dhe heroizmin legjendar në emër

të lirisë; plaka Nicë është shembëlltyra e fatit tragjike dhe e papërkulshmërisë, por edhe e

vetpërmbajtjes; mullisi mishëron humanizmin dhe thjeshtësinë; figura e të zotit të dasmës ka

fytyrën e mirësjelljes dhe të fisnikërisë, etj. Ky portreti i shumanshëm dhe simbolik, duket sikur

fshin vazhdimisht përfytyrimin armiqësor e racistz që ka gjenerali dhe prifti për shqiptarët.

Koloneli Z. është personazhi grotesk më i veçantë, pasi ai paraqitet dhe ndikon te të tjerët

në dy trajta: i gjallë dhe i vdekur. Ai është personazh përbindësh.

Në funksionin letrar, Koloneli Z., i zhdukur pa asnjë gjurmë, përbën të fshehtën më të

madhe të romanit. Personazhi i tij, me bëma shumë kundërthënëse, është çelësi i suspansit, është

çelësi i kureshtisë më të madhe që e tërheq lexuesin gjatë tërë zhvillimit të ngjarjeve.

Nëpërmjet rrëfim të plakës Nicës, si edhe më parë, nëpërmjet ditareve të ushtarëve

italianë, del portreti i vërtetë i kolonelit famëkeq. Ai është vrasës e përdhunues, tmerr i

shqiptarëve të pambrojtur dhe tmerr i ushtarëve të vet të pafajshëm. Koloneli Z., qoftë i gjallë

qoftë i vdekur, është simbol emblematik i ushtrisë pushtuese, e cila mund të njëjtësohet me të.

Bëmat e tij çnjerëzore për së gjalli janë bëmat e ushtrisë pushtuese. Fundi i tij, aspak ushtarake e

aspak burrëror (i vrarë me sëpatë nga një grua shqiptare) është simboli grotesk i fundit të

turpshëm të saj. Fati tragjiko-komik i eshtrave të tij, është fati tragjiko-komik i krejt ushtrisë së

vdekur.

Me skenën e dasmës mbaron drama tragjike e kolonelit Z. dhe fillon farsa tallëse.

Page 4: Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një kryevepër e letërsisë shqiptare

Kështu, Lufta e Dytë Botërore, me çnjerëzorja në historinë e njerëzimit, te Gjenerali i

ushtrisë së vdekur, trajtohet, në radhë të parë, nëpërmjet groteskut, pikërisht, për të shqiptuar me

forcën më të madhe ndëshkimin e rëndë ndaj shkaktarëve të luftës.

Te Gjenerali i ushtrisë së vdekur grotesku përftohet në mënyrta të ndryshme, por

kryesorja është njësimi i figurave, bëmave, ndodhive ose i skenave skajshmërisht të kundërta.

Të gjallët bashkëveprojnë dhe bashkëjetojnë me të vdekurit. Kjo përbën përftesa groteske

me karakterizuese të vdekurve. Njëri është komandanti dhe tjetri është pagëzuesi i saj. Ata e

përjetojnë shpirtërisht zhvarrimin e eshtrave, si të shihnin vrasjen e ushtarëve vite më parë.

Gjenerali dhe prifti idealisht janë të humbur së bashku me këta ushtarë. Pasi përjetojnë

katastrofën e dështimit, duke kërkuar eshtrat e tyre , ata moralisht janë të vdekur. Vdekja morale

e tyre i njëson ata me ushtarët e vrarë. Njësimi i të gjallëve me të vdekurit dhe anasjalltas është

përftesa groteske e zhvlerësimit më të madh të të gjallëve, d.m.th. e zhvlerësimit të gjeneralit dhe

të priftit.

Gjenerali dhe prifti barzohen në veprimtarinë e tyre kërkuese me puntorët e komunales.

Këto dy personalitete të larta të shtetit të huaj, prijësi ushtarak dhe ideologu filozof, në Shqipëri,

janë thjeshtë në rolin e varrmihësit. Nëse punëtorët janë varrëmihës me kazëm dhe lopatë,

gjenerali dhe prifti janë varrëmihës me statistika dhe me harta. Ky lloj ‘‘barazimi’’

shpërpjestiomr krijon përftesa groteske të zhvlerësimit të madh emocional të gjeneralit dhe të

priftit.

Shkallarja më e lartë e groteskut është kur, ushtarët, dikur të gjallë janë zëvendësuar në

hartat e gjeneralit me nga një kryq, që shënon vendndodhjen e tyre. Ky kryq, gjatë zhvarrimit

zëvendësohet me eshtra ne thasë najloni. Kjo është mbetja e ushtarëve. Ky është identiteti i tyre.

Ushtarët e sakrifikuar në pushtime janë shndërruar në tri shenja konvincionale: kryq, eshtra,

thes.

Në këtë sistem simbolik dhe ironizues, kryqi dhe eshtrat shënojnë përfundimin e tyre në

asgjë, kurse thesi shënon fundin e mjerushëm dhe të përbuzshëm.

Përftesat dhe figurat groteske, nga një anë, shprehin përfundimin tepër tragjik të ushtrisë

pushtuese, shndërrimin e saj në asgjë, ndërsa nga ana tjetër, shprehin ndëshkimin e rëndeë moral

të prijësave të saj.