16
www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] E premte, 1 qershor 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 22 (8123) USHTRIA Mbrojtja Civile, FA shqiptare në stërvitjen “IPA CRO FLOODS 2012” Në kuadër të Programit të BE-së civile me vendet kandidate dhe potencialisht kandidate në periudhën 21-25 maj 2012, në Zagreb, Kroaci, u zhvillua stërvitja e përbashkët me vendet e BE dhe ato potencialisht të mundshme për në BE Stërvitja është planifikuar të organizohet nga data 26 maj deri në datën 9 qershor Shqipëria në stërvitjen “Reagimi i shpejtë 12”, vihet në pah bashkëpunimi shumëkombësh faqet 4-5 Stërvitje me skenar përmbytjet në periudhën 21-25 maj Regjimenti i II-të i Kalorësisë së Ushtrisë Amerikane në Europë, së bashku me anëtarë të stafit të Ushtrisë Amerikane në Europë (USAREUR), dhe Qendrës së Përbashkët të Trajnimit Shumëkombësh, e mbështesin këtë stërvitje trajnimi taktik shumëkombësh në terren të drejtuar nga Kroacia, i cili përfshin edhe elemente toge nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Sllovenia DITARI “SEKRET” I GJENERALMAJOR XHEMAL GJUNKSHI Isaiah Bowman: Shqipëria, vendi i vogël, qendër cikloni e Ballkanit TAKIMI KDS GJEOPOLITIKA FORCAT DETARE Çeku priti ambasadorin e Britanisë së Madhe Ian Cliff Diplomohen oficerët e KTHOSH dhe Kursit Bazë Shefqet Bruka, emërohet drejtor i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare faqe 7 faqe 10 faqet 13 faqe 14 I 23-ti në historinë 100 vjeçare të Shtatmadhorisë Shqiptare faqe 8-9 faqe 8-9 faqe 2 Mirënjohje për Artistin e Merituar, nënkolonel Pandi Zguro 1 QERSHORI TAKIMI NË KDS Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, aktivitet në QKMBM Konferenca e Pestë e Integrimit me NATO/ACT, Gjunkshi, takim për masat e marra “Cilësia, profesionalizmi e përgjegjshmëria, moto e përditshmërisë së aktivitetit tonë” ZGURO I DHA EMËR ANSAMBLIT ARTISTIK TË USHTRISË Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, dekoroi nënkolonel Pandi Zguron, “Artist i Merituar”, pas vdekjes, me medaljen “Për shërbime të shquara”, me motivacion: “Për kontributin e shquar, dhënë në muzikën kombëtare, për interpretimin me nivel të lartë artistik të këngës, që në fillimet e tij si solist në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Ansamblin e Ush- trisë, ku shpalosi vlera të rralla artistike” INTERVISTE/FLET BESNIK SYLAJ, KOMANDANT I RM TË SHPFA faqe 3 faqe 15 faqe 2 faqe 6 Pak njerëz kanë shansin të njohin atë që ndodh brenda zyrës së ushtarakut të parë të Forcave të Armatosura. Kalendari, por dhe ditari i punës së tij janë sekrete personale të gjeneralmajor Xhemal Gjunkshit. Kjo për shkak të përmasave të postit të lartë që ai gëzon. Ai është i njëzetetreti në historinë e ministrisë më moshë 100 vjeçare. Ka fatin e madh që të prekë finishin e një shekulli, të bëjë bilancin e tij dhe të shikojë nga kapërcyelli i shekullit që po shfaqet në horizont. Lavdrim Lita Bejdo Malo

Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 2012 1

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

E premte, 1 qershor 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 22 (8123)

ushtria Mbrojtja Civile, Fa

shqiptare në stërvitjen “iPa CrO FLOODs 2012”Në kuadër të Programit të BE-së civile me vendet kandidate

dhe potencialisht kandidate në periudhën 21-25 maj 2012, në Zagreb, Kroaci, u zhvillua stërvitja e përbashkët me vendet e BE

dhe ato potencialisht të mundshme për në BE

Stërvitja është planifikuar të organizohet nga data 26 maj deri në datën 9 qershor

Shqipëria në stërvitjen “Reagimi i shpejtë 12”, vihet në pah bashkëpunimi shumëkombësh

faqet 4-5

Stërvitje me skenar përmbytjet në periudhën 21-25 maj

Regjimenti i II-të i Kalorësisë së Ushtrisë Amerikane në Europë, së bashku me anëtarë të stafit të Ushtrisë Amerikane në Europë (USAREUR), dhe Qendrës së Përbashkët të Trajnimit Shumëkombësh, e mbështesin këtë stërvitje trajnimi taktik shumëkombësh

në terren të drejtuar nga Kroacia, i cili përfshin edhe elemente toge nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Sllovenia

Ditari “sEkrEt” i gjENEralmajor XhEmal gjuNkshi

isaiah Bowman: shqipëria, vendi i vogël, qendër cikloni e Ballkanit

takimi

kds

gjeopolitika

forcat detareÇeku priti ambasadorin

e Britanisë së Madhe ian Cliff

Diplomohen oficerët e KthOsh dhe Kursit Bazë

shefqet Bruka, emërohet drejtor i Qendrës Ndërinstitucionale

Operacionale Detarefaqe 7

faqe 10

faqet 13

faqe 14

I 23-ti në historinë 100 vjeçare të Shtatmadhorisë Shqiptare

faqe 8-9faqe 8-9

faqe 2

Mirënjohje për Artistin e Merituar, nënkolonel Pandi Zguro

1 qershori

takimi në kds

sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, aktivitet në QKMBM

Konferenca e Pestë e integrimit me NatO/aCt, Gjunkshi, takim

për masat e marra

“Cilësia, profesionalizmi e përgjegjshmëria, moto e përditshmërisë së aktivitetit tonë”

Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, dekoroi nënkolonel Pandi Zguron, “Artist i Merituar”, pas vdekjes, me medaljen “Për shërbime të shquara”, me motivacion: “Për kontributin e shquar, dhënë në muzikën kombëtare, për interpretimin me nivel të lartë artistik të këngës, që në fillimet e tij si solist në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Ansamblin e Ush-trisë, ku shpalosi vlera të rralla artistike”

interViste/Flet Besnik sylaj, koMandant i rM të shPFa

faqe 3

faqe 15

faqe 2

faqe 6

Pak njerëz kanë shansin të njohin atë që ndodh brenda zyrës së ushtarakut të parë të Forcave të Armatosura. Kalendari, por dhe ditari i punës së tij janë sekrete personale të gjeneralmajor Xhemal Gjunkshit. Kjo për shkak të përmasave të postit të lartë që ai gëzon. Ai është i njëzetetreti në historinë e ministrisë më moshë 100 vjeçare. Ka fatin e madh që të prekë finishin e një shekulli, të bëjë bilancin e tij dhe të shikojë nga kapërcyelli i shekullit që po shfaqet në horizont.

lavdrim lita Bejdo malo

Page 2: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 20122 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Shqipëria në stërvitjen “Reagimi i shpejtë 12”, nxirret në pah bashkëpunim shumëkombësh

Reagimi i shpe j të 12 (RSh12), nisi më datë 26 maj në Slunj të Kroa-cisë stërvitja ushtarake

shumëkombëshe mes Ushtrisë Amerikane në Europë, Forcave Ajrore Amerikane, Forcave Tokë-sore Kroate dhe ushtrive partnere nga gjashtë vende të tjera në Ballkan. Gjeneralmajori Dragutin Repinc, komandanti i Forcave Tokësore të Kroacisë, foli përpara më shumë se 700 pjesëmarrësve. “Është nder për mua t’ju mirëpres në stërvitjen ushtarake ndërkom-bëtare “Reagimi i Shpejtë 2012”, këtu në fushën e trajnimit “Eu-gen Kvaternik”, Slunj, një prej reparteve më të mëdha ushtarake në Kroaci.” Regjimenti i II-të i Kalorësisë së Ushtrisë Amerikane në Europë, së bashku me anëtarë të stafit të Ushtrisë Amerikane në Europë (USAREUR), dhe Qen-drës së Përbashkët të Trajnimit Shumëkombësh, e mbështesin këtë s tërvi t je trajnimi takt ik shumëkombësh në terren të drej-tuar nga Kroacia, i cili përfshin edhe elemente toge nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Sllovenia. Maqedonia dhe Serbia do të dërgojnë vëzhgues në këtë stërvitje. Stërvitja është

planifikuar të organizohet nga data 26 maj deri në datën 9 qer-shor. “Në dy javët e ardhshme do të qëndroni të fortë përkrah njëri-tjetrit. Shpresoj që bash-këpunimi dhe puna në skuadër të shkojnë shkëlqyer dhe që ndoshta

miqësi të reja mes ushtrive tona të rriten e t’i qëndrojnë kohës.” tha Repinc. “Pra, pa e zgjatur me tej, jam krenar të shpall stërvitjen ndërkombëtare ushtarake “Reagimi i Shpejtë 2012” – TË HAPUR! Qoftë ky një sukses dhe paçi fat

Regjimenti i II-të i Kalorësisë së Ushtrisë Amerikane në Europë, së bashku me anëtarë të stafit të Ush-trisë Amerikane në Europë (USAREUR), dhe Qendrës së Përbashkët të Trajnimit Shumëkombësh, e

mbështesin këtë stërvitje trajnimi taktik shumëkombësh në terren të drejtuar nga Kroacia, i cili përfshin edhe elemente toge nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Sllovenia

Stërvitja është planifikuar të organizohet nga data 26 maj deri në datën 9 qershor

të gjithë.” Ushtria Amerikane në Europë thotë se është e vendosur në mënyrë të veçantë për të çuar përpara interesat strategjike të Amerikës në Europë, duke krijuar skuadra, siguruar aleatë e duke dekurajuar armiqtë. Bashkëpunimi

që ata krijojnë nëpërmjet më shumë se 1 000 demonstrimeve të përbashkëta të sigurisë në më shumë se 40 shtete çdo vit mbështet drejtpërdrejt veprimet e SHBA-së si për shembull në Kosovë, Irak, Afganistan e Libi.

Konferenca e Pestë e integrimit me NatO/aCt, Gjeneralmajor Gjunkshi, takim për masat e marra

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, i shoqëruar dhe

nga zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral-brigade Sandër Lleshi, zhvilloi një takim pune në auditoriumin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, mbi përgatitjet dhe masat e marra për organizimin e Konferencës së Pestë të Integrimit të FARSH-së në NATO, që do të zhvillohet në bashkëpunim me Komandën e NATO-s për Transformim (ACT), më datë 27-28 qershor 2012, në Tiranë. Në këtë takim ishin të pran-ishëm drejtuesit dhe anëtarët e Sindikatave të Integrimit, komandantët e Forcave dhe të njësive, drejtorë Drejtorie në MM dhe SHP, të cilët janë pjesë e sindikatave të integrimit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, u njoh me prezan-timin paraprak që Drejtuesit e Sindikatave do të mbajnë në Konferencë, sipas temave të për-caktuara në programin e Konferencës. Më pas sindikatat u ndanë në ambiente të veçanta dhe diskutuan mbi prezantimet që do të mbahen në Konferencën e Pestë të Integrimit me NATO/ACT, në datën 28 qershor 2012. Në fund të takimit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, përgëzoi drej-tuesit dhe anëtarët e Sindikatave të Integrimit për përgatitjet dhe masat paraprake për zhvillimin me sukses të Konferencës së Pestë të Integrimit me NATO/ACT.

Page 3: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 2012 3

Mirënjohje për Artistin e Merituar, nënkolonel Pandi Zguro

zyrtare

Më 25 maj 2012, në përv-jetorin e ditëlindjes së Artistit të Merituar, Pan-di Zguro (1944-2011),

Drejtoria e Aktiviteteve dhe Marrëd-hënieve me Komunitetin në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, organizoi aktivitetin: “Mirënjohje për Pandi Zguron”. Në këtë ceremoni përkujtimore ishte i pran-ishëm ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, gjeneralë e ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm si dhe familjarë, miq e shokë të artistit të mirënjohur. Në këtë aktivitet mjaft mbresëlënës, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në bashkëpunim me Drejto-rinë e Marrëdhënieve Civilo-Ushtarake në Shtabin e Përgjithshëm, solli bukur dhe me mjaft emocion figurën e një ushtaraku që dha shumë për artin në përgjithësi, dhe për Forcat e Armato-sura në veçanti. Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, dekoroi nënkolonel Pandi Zguron, “Artist i Merituar”, pas vdekjes, me medaljen “Për shër-bime të shquara”, me motivacion: “Për kontributin e shquar, dhënë në muzikën kombëtare, për interpretimin me nivel të lartë artistik të këngës, që në fillimet e tij si solist në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Ansamblin e Ushtrisë, ku shpalosi vlera të rralla ar-tistike”. Në fjalën e tij të rastit në këtë ceremoni ministri Imami solli disa nga momentet e njohjes së tij me të pahar-ruarin Pandi Zguron. “Kur punon me një artist dhe partner të tillë si Pandi, detyrimisht duhet të perceptosh disa thellësi të shpirtit njerëzor dhe natyrës së personalitetit të tij. Kjo është edhe arsyeja që e kam pasur gjithmonë në zemrën time një imazh të mirë për këtë njeri artist. Pandin e kam njohur edhe në rrethana relativisht familjare dhe e kam rifreskuar simpatinë për të. Mjafton të shohësh sekuencën e parë që pamë sot, për të kuptuar se kemi të bëjmë me një artist. Ajo që është më e rëndësishme tek një artist, është impostimi i tij. Kur sheh që një artist, këngëtar, merr përsipër një vepër siç është “Për ty Atdhe” dhe kur sheh që ai qëndron, guxon, e sfidon këngën dhe na ngjall emocione që na detyron ta duartrokasim që në sekondat e parë, tregon se kemi të bëjmë me një artist të madh dhe me të vërtetë që Pandi

Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, dekoroi nënkolonel Pandi Zguron, “Artist i Merituar”, pas vdekjes, me medaljen “Për shërbime të shquara”, me motivacion: “Për kontributin e shquar, dhënë në muzikën kombëtare, për interpretimin

me nivel të lartë artistik të këngës, që në fillimet e tij si solist në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Ansamblin e Ushtrisë, ku shpalosi vlera të rralla artistike”

ishte një njeri i shkëlqyer, por dhe një artist i madh. Njëkohësisht e kam për nder që sot në detyrën si ministër i Mbrojtjes, pata mundësinë të shpreh, krahas mirënjohjes që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë për nënkolonel Pandi Zguron për punën dhe veprën e tij në Ansamblin e Ushtrisë dhe për kontributin e tij të veçantë në artin dhe në jetën tonë ske-nike edhe mirënjohjen time personale për një mik e një partner në rrugën e artit”, - theksoi ministri Imami. Pandi Zguro ishte një prej artistëve të shquar që i dhanë emër dhe lavdi ndër vite Ansamblit Artistik të Ushtrisë. Ishte ky artist, që bashkë me kompozitorin Kujtim Laro, “Artist i Popullit” dhe me kompozitorin Edmond Zhulali, krijuan atë bërthamë të vogël instrumentistësh, aktorësh, këngëtarësh, dhe balerinësh dhe e emër-tuan këtë institucion “Qendra Kulturore e Ushtrisë”. Me pasionin, këmbënguljen dhe dashurinë e tij, Pandi Zguro punoi për shumë vite si solist kryesor, por edhe si udhëheqës artistik i këtij grupi, deri sa doli në pension. Prezantuesi i aktivitetit këngëtari dhe punonjësi i QKMBM Sai-mir Braho, tha se: - “Sot jemi mbledhur në këtë takim për t’i shprehur mirënjohjen njërit prej artistëve të veçantë të artit e të skenës shqiptare. Sot, Pandi Zguro do të ishte 68 vjeç, por megjithatë pasuria artistike e fondi muzikor që ai ka lënë do t’i transmetohet brezave si dëshmi e jetëgjatësisë artistike, e cila shkon përtej viteve të jetës. Në përvjetorin e ditëlindjes së tij, ne shprehim respektin e mirënjohjen për punën dhe kontributin e tij në fushën

e artit. Pandi Zguro ka punuar për vite të tëra si solist i ish Ansamblit të Ushtrisë dhe për vite të tjera si shef i Trupës Artistike në këtë qendër. Vlerësimi i personaliteteve të tilla, ushtarakë e ar-tistë, njëkohësisht janë iniciativa më e mirë promovuese e imazhit të Forcave tona të Armatosura. Me figura të tilla, krenaria është një ndjenjë legjitime. Të gjithë në që jemi mbledhur këtu, kemi kush më pak e kush më shumë kujtime nga Pandi, por ne do ta nisim nga ata të cilët kanë qenë miqtë e tij të afërt”. Në ceremoninë e organizuar për nder të këtij artisti të mirënjohur ushtarak përshëndetët dhe disa prej miqve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të nënkolonelit Zguro, ku mund të veçojmë Artistin e Popullit Avni Mula, Prof. Milto Vaka, Ligor Trebicka etj, të cilët sollën copëza kujtimesh mjaft të bukura nga jeta dhe vepra artistike e këtij artisti të shquar. Ligor Trebicka foli për jetën dhe aktivitetin plot punë e sakri-fica të Pandi Zguros dhe më këtë rast falënderoi QKMBM për organizimin e aktivitetit kulturor dhe në veçanti znj. Mira Bregu për përkushtimin e saj. Në fjalën e tij z.Trebicka shtoi se: -“me Pandin Zguron kemi qenë shokë prej 45 vjetësh, që në qytetin e Korçës, ku para se të mbaronte Akademinë e Arteve ka kënduar dhe është aktivizuar në jetën kulturore të qytetit në estradën profe-sioniste, ku spikati e fitoi Akademinë dega kanto, me profesor Mihal Ciko, të cilën e mbaroi me vlerësime të shkëlqy-era. Për një periudhë të gjatë, Pandi ka qenë solist i Ansamblit të Ushtrisë, ku

dha një kontribut shumë të madh në të gjithë koncertet, në Shqipëri si dhe në ato jashtë vendit. Ai u aktivizua në Teatrin e Operës në role të ndryshme, ku këndoi me shumë dinjitet në mjaft koncerte recitalë me pjesë të huaja dhe me pjesët më të bukura shqiptare. Për të gjitha këto merita, ai përveç dekori-meve, mori dhe titullin e lartë, Artist i Merituar. Ai, mbi të gjitha, ishte një njeri rigoroz, i drejtë dhe me karakter të fortë, i dashur dhe i respektuar me

shokët. Nuk mungonte kurrë ndihma që ai u jepte shokëve si nga ana profesion-ale, ashtu edhe shoqërore. Gjithmonë i papërtuar, ai ka qenë një familjar model e i përkushtuar”. Kurse Milto Vako, mjeshtri i madh i korit tha se: - “Pandi ishte një artist i përgatitur, me një vokal të përsosur, i cili kishte një lloj të tingëlluari bukur, pra dëgjoje jo vetëm

zë, por edhe muzikë. Në periudhën që u shkëput nga Ansambli i Ushtrisë, për të mbajtur gjallë anën vokale, Pandi me modesti preferonte të këndonte edhe në kor. Më vonë, ai punoi në Akademinë e Arteve si pedagog dhe studentët e tij e kujtojnë me mjaft respekt. Më pas, Avni Mula, Artist i Popullit, i përlotur tha se Pandin e kishte njohur në ushtri, ose më mirë që në Korçë. Ai e vlerësoi pa masë Pandin nga ana artistike e sho-qërore”. Monika Zguro, vajza e Pandi Zguros, në emër të familjes, falënderoi në mënyrë të veçantë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, ministrin e Mbrojtjes, z. Arben Ima-mi, drejtoren e QKMBM-së, znj. Zerina Kuke, drejtorin e Drejtorisë së Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komunitetin, z. Vaso Tole si dhe të gjithë të ftuarit e tjerë për këtë vlerësim, nder dhe respekt që i bëhet babait të saj. Megjithëse ai nuk jeton më, ato ia ndjejnë mungesën në çdo ditë të jetës dhe u ndje shumë krenare për gjithçka u tha në këtë përkujtim mirënjohjeje. Padyshim, ky do të ngelet një kujtim shumë i bukur për të gjithë famil-jarët e tij. Në fund, Saimir Braho, bëri mbylljen e aktivitetit duke thënë se vlerat artistike të Pandit do t’i imponohen brezave, por edhe kujtimi i tij si njeri, si baba, si pjesë e figurave me të shquara artistike të këtij kombi do të mbetet i paharruar. Të pranishmit ndoqën edhe një dokumentar kushtuar

jetës dhe veprës së nënkolonel Pandi Zguro, me titull: “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm”. Në fund të programit një përshëndetje muzikore për “Artistin e Merituar”, nënkolonelin Pandi Zguro, bëri edhe grupi artistik i QKMBM me artistët: M. Kotani, G. Rrushi, R. Bejtja, S. Braho, H. Duri, R. Makashi, M. Bregu, etj.

Zguro ishte një nga zërat më të spikatur në fushën e muzikës dhe një prej artistëve të shquar që i dhanë emër dhe lavdi ndër vite Ansamblit Artistik të Ushtrisë.

alba musaraj

Page 4: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 20124 stërvitja

Në kuadër të Programit të BE-së për bashkëpunimin për mbrojtjen civile me vendet kandidate dhe po-

tencialisht kandidate në periudhën 21-25 maj 2012, në Zagreb, Kroaci, u zhvillua stërvitja e përbashkët me vendet e BE dhe ato potencialisht të mundshme për në BE

Ndikimi i rritjeve të fatkeqësive natyrore dhe atyre të krijuara vetë nga dora e njeriut mbi individët, komu-nitetet dhe ekonominë, bëjnë thirrje për masa më koherente dhe efektive në zbutjen e ndikimit nga katastrofat. Përmbytjet, zjarret në rajon kërkojnë nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të sistemeve të menaxhimit të fatkeqësive dhe bashkëpunimit rajonal, ndërkom-bëtar.

Vendet kandidate dhe ato poten-cialisht kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian mund të bash-këpunojnë me BE-në në fusha të cak-tuara edhe para anëtarësimit të plotë të tyre; kjo përfshin gjithashtu mbrojtjen civile me misionin e vet humanitar, duke e bërë bashkëpunimin rajonal dhe perspektivat e BE-së, më të prekshme për qytetarët.

Zgjerimi është instrumenti më i fuqishëm i BE-së në forcimin e sta-bilitetit dhe të sigurisë në rajon. Çdo vend Evropian, i cili respekton parimet e lirisë, demokracisë, të drejtat e nje-riut dhe të drejtat themelore.

Strategjia aktuale për zgjerim përf-shin vendet e Ballkanit Perëndimor. Kroacia, Islanda, Mali i Zi, Maqedo-nia dhe Turqia janë vende kandidate. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova, sipas rezolutës 1244/99) njihen si vende potencialisht kandi-date. Këto vende sipas studimeve dhe përvojave të shumta janë të pritura për fatkeqësi natyrore, që mund të tronditin kapacitetet e tyre reaguese, si rrjedhojë, integrimi i tyre më i ngushtë dhe lidhja graduale e këtyre vendeve përmes instrumenteve të mbrojtjes civile të BE-së është e një interesi të përbashkët dhe duhet të forcohet.

Në kuadër të trajnimit në fushën e emergjencave civile, IPA (Instrumenti i para-aderimit), ka hartuar politikat e bashkëpunimit me vendet partnere për bashkëpunim me qëllim mbrojtje më të mirë për njerëzit, mjedisin, pronën dhe trashëgiminë kulturore në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore, që ndodhin si brenda dhe jashtë Bash-kimit Evropian. Qëllimi i aktiviteteve mbrojtëse të BE-së nuk është vetëm unifikimi i sistemeve të ndryshme kombëtare, por edhe mbështetja e sh-timi i i përpjekjeve në nivel kombëtar, rajonal dhe nivel lokal, që lidhen me parandalimin e fatkeqësive, gatish-mërinë e atyre që janë përgjegjës për

Mbrojtja Civile, FA shqiptare në stërvitjen “IPA CRO FLOODS 2012”

mbrojtjen e qytetarit dhe në ndërhyrjen në rast fatkeqësie.

Mjeti më i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes civile në nivel Evropian është Mekanizmi i Mbrojtjes Civile, roli kryesor i të cilit është të lehtësojë bashkëpunimin dhe ndihmesën në ndërhyrjen e mbrojtjes civile në rast të emergjencave të mëdha që mund të kërkojnë veprime urgjente. Në bazë të parimit të ndihmës, koj mund t’i sjellë vlerë të shtuar mbrojtjes civile, duke ofruar mbështetje të disponueshme, sipas kërkesave nga vendet e prekura. Ky mekanizëm ka një numër mjetesh për të reaguar ndaj katastrofave në nivel evropian. Qendra e Monitorimit dhe Informacionit (MIC) është zemra e funksionimit të Mekanizmit. MIC –u luan një rol në bashkërendimin nëpërmjet krahasimit të ofertave për ndihmë të paraqitura nga vendet anëtare për nevojat e vendit të goditur nga fatkeqësia.

Sistemi i Emergjencave të përbash-këta dhe Informacionit (CECIS) është një aplikacion alarmi dhe njoftimi, i bazuar në ëeb të sigurte, i krijuar për lehtësimin e komunikimit urgjent të shteteve pjesëmarrëse. Ky ofron një platformë të integruar për të dërguar dhe marrë lajme dhe hollësitë e ndry-shme gjatë emergjencës.

Një Program i Trajnimit është hartuar me qëllim përmirësimin e koordinimit të ndërhyrjeve të asis-tencës së mbrojtjes civile, duke sigu-ruar ndërverprueshmërinë ndërmjet shteteve pjesëmarrëse. Kjo rrit aftësitë e ekspertëve për t’u përfshirë në opera-cionet e ndihmës së mbrojtjes civile, nëpërmjet shkëmbimit të praktikave më të mira. Ky program përfshin kurse trajnimi, organizimin e stër-vitjeve të përbashkëta dhe një sistem të shkëmbimit të ekspertëve të shteteve pjesëmarrëse.

Modulet e mbrojtjes civile janë të

përbëra nga burime kombëtare të një ose më shumë vendeve anëtare mbi baza vullnetare. Modulet përbëhen nga aftësitë e parapërcaktuara të asistencës së veçantë, që mund të dërgohen me paralajmërim të shkurtër(zakonisht brenda 12 orëve); të punojnë të pa-varur; të jenë autonome dhe të ndërve-prueshme me modulet e tjera.

Programi i ushtrimit të Mbrojtjes Civile u ofroi vendeve për pjesëmarrje në dy ushtrime rajonale, me skenarë realë të fatkeqësive, të cilët mund të ndodhin në rajon. Ushtrimi i parë rajonal ishte me skenarë tërmeti “IPA SI-QUAKE-2011” dhe u organizua gjatë vitit të kaluar në Tetor 20122 në Slloveni, ku mori pjesë vendi ynë dhe BrMR ishte pjesë e këtij ushtrimi praktik.

Ushtrimi i dytë me skenar përm-bytjet “IPA CRO FLOODS 2012” NË Kroaci, në periudhën 21-25 Maj 2012. Ky ushtrim njëlloj si i mëparshmi fil-loi në tavolinë më 14-15 shkurt 2012 në Tuhejl, Kroaci. Për këtë Forcat e Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë ne përbërje të ekipit shqiptar me një personel prej 9 personash (1

nga SHPFA, 1 nga KDS, 1 nga RM dhe 6 nga BrMR) u përfaqësuan për kryerjen e kësaj stërvitje.

Ekipi shqiptar i mbrojtjes civile prej 24 vetësh, 5 mjete, 2 barka gome me motorë dhe pompa për largimin e ujit u kompozua si më poshtë: Drej-tues ekipi, z.Pllumb Dani – Shef i EC në Prefekturën e Shkodrës Z/v drej-tues ekipi, z.Arben Mollaj – Specialist i EC në J3/7 SHPFA Koordinatore, togere Enkeleda Maliqi – Specialiste BCU në QMS (simulimeve) KDS Oficere për logjistikën, n/togere Anisa Mançe – Specialiste për logjistikën bksh, BrMR Ekipi i shpëtuesve prej 5 vetësh, nga bksh, BrMR, drejtuar nga kapiten Artur Xhaferaj Ekipi i zhytësve nga RENEA, prej 5 vetësh, drejtuar nga z.Mustafa Harizi Ekipi i pompave nga PMNZ Shkodër, prej 6 vetësh, drejtuar nga z.Ilir Kopliku Ekipi shëndetësor nga Urgjenca e Shkodrës, prej 3 vetësh, drejtuar nga zj.Aurora Pirani SHPFA (J3/7), BMR, KDS dhe RM, siguruan bazën e nevojshme materiale dhe teknikën e nevojshme për stërvitjen aktuale sipas skenarit të përcaktuar, për koordinimin

e veprimeve të kërkim-shpëtimin në situata ujore.

Me qëllim para përgatitjen e ekipit shqiptar në datat 06-10/05/2012 për përgatitjen dhe pjesëmarrjen në zhvil-limin e stërvitjes në Kroaci me skenar përmbytjet, “IPA CRO FLOODS 2012”, ekipi i caktuar nga FA prej 9 (nëntë) vetësh, mori pjesë në stërvitjen paraprake në Shirokë - Shkodër. Meqenëse stërvitja do të ketë skenar përmbytjet, rajoni i stërvitjes ishte caktuar Shkodra, e cila ka pësuar përmbytje të herëpashershme.

Në pjesën praktike u demonstrua mbi procedurat që përdoren në raste të veprimeve nga ekipet që japin ndi-hmën në raste të ndryshme të EC sipas skenarit, si: – Shpëtim personi duke u mbytur nga automjeti i rënë në ujë, - Shpëtim dhe evakuim të personave nga çatitë e shtëpive, - Shpëtim të person-ave nga shembja e një ure, - Veprime nëpërmjet pompave me kapacitet të lartë për largimin e ujit, - Veprime mbi përgatitjen e pengesave me thasë rëre për raste të ndryshme.

Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve të ekipit shqiptar ishte pjesa kryesore në përdorimin praktik në raste emergjencash (përmbytje), duke aplikuar disa procedura mbi demonstrimin praktik gjatë përmbytjes të improvizuar për situata të ndryshme nga ana e pjesëmarrëseve. Gjatë ditëve para stërvitore ekipi u inspektua nga Prefektja e Shkodrës, znj.Voltana Ademi dhe drejtori i DPEC z.Alfred Olli.

Në zbatim të procedurave stan-darde ekipi shqiptar përgatiti dokumen-tacionin përkatës, si: akt marrëveshjen me shtete për procedurat e kalimit të kufirit, lista e personelit pjesëmarrës me të dhënat e sakta, listën e materia-leve që do të ketë ekipi për stërvitje, listën e mjeteve të lëvizjes (përfshirë edhe kohën e kalimit të kufirit).

Në ceremoninë e nisjes së ekipit shqiptar ishin prezent Prefektja e Shkodrës, znj.Voltana Ademi, zv/

Stërvitje me skenar përmbytjet në periudhën 21-25 maj 2012, në Zagreb, Kroaci. Ekipi shqiptar i mbrojtjes civile prej 24 vetësh, 9 prej tyre të FA

Page 5: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 2012 5stërvitja

komandanti i BrMR kolonel Elez Satki, Përfaqësues nga DPEC dhe nga institucionet e tjera në prefek-turën e Shkodrës. Gjatë lëvizjes u zbatuan masat e sigurisë për lëvizjen në kolonë, sipas planit të lëvizjes. Ekipi veproi konform me procedurat e tjera stërvitore.

Ekipet e ndërhyrjes së mbrojtjes civile nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor u angazhuan në stërvitjen e përbashkët me skenar përmbytjet. Stërvitja 3 ditore 22-24 Maj 2012, simuloi një përmbytje të një shkalle të lartë, ku ekipet nga: Shqipëria, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Gjermania, Sllovenia, Suedia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova u përfshinë së bashku me ekipet e tjera të BE-së dhe trajnuesit nga Sllovenia, Gjermania, Suedia dhe Luksemburgu.

Paralelisht operacionet në terren u koordinuan nga Qendra e Monitorimit dhe Informacionit (MIC) dhe Selia e Mbrojtjes Civile në Komisionin Evro-pian. Përveç ekipeve kishte vëzhgues, vlerësues, instruktorë, lojtarë (rol simuluesi), kontrollues të stërvitjes dhe personel tjetër mbështetës nga 20

vende të Evropës.Shtatë fusha stërvitore me skenarë

të ndryshëm real ishin përgatitur për shpëtim nga përmbytjet në zonën e Zagrebit, kryesisht në Liqenet Rakitje, Oresje, Zapresiç, Çiçe, Kaptrina dhe në anë të Lumit Sava.

Gjatë aplikimit të situata të ndry-shme nga ekipi i FA në terren u demonstruan ushtrime të ndryshme, ku vlen të përmendet drejtuesi i tij kapiten Artur Xhaferaj. Gjithashtu vlen të përmendet puna e koordinatores së stërvitjes(nga KDS), togere Enkeleda Maliqi dhe n/togere Anisa Mançe (nga BrMR), e cila luajti rolin e oficeres së logjistikës, me profesionalizmin e tyre treguan se janë të afta për zbatimin e procedurave standarde.

Procedurat të sakta u përdoren në raste të veprimeve nga ekipet që japin ndihmën në raste të ndryshme të EC sipas skenarit, si: – Shpëtim personi duke u mbytur nga automjeti i rënë në ujë, - Shpëtim dhe evakuim të perso-nave nga çatitë e shtëpive, - Shpëtim të personave nga shembja e një ure (zbritje nga ura), - Veprime me pompa me kapacitet të lartë për largimin e ujit,

- Veprime mbi përgatitjen e pengesave me thasë rëre për raste të ndryshme dhe mbështetje të ekipit Gjerman për ndërtimin e urës Tip PANTON.

Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve të ekipit shqiptar dhe n/grupeve tona ishte pjesa kryesore në përdorimin praktik në raste emergjen-cash (përmbytje), duke aplikuar standarde dhe procedura të vendosura nga mekanizmi i mbrojtjes civile në BE, gjatë përmbytjes të improvizuar për situata të ndryshme nga ana e pjesëmarrëseve. Vlerësime të shumta, duke filluar nga Trajneri i ekipit (nga gjermania) deri tek drejtuesit e stër-vitjes për bashkëpunim, koordinim, komunikim dhe ndërveprim me vendet e tjera të rajonit. Vlerësime të shumta për profesionalizëm në zgjidhjen e situatave. Ndërveprimi për zgjidhjen e dy situatave të parealizuara nga ekipi i Malit të Zi dhe BiH, ishte dhe vlerësimi i ekipit të bksh në realizimin e detyrës.Stërvitja përfshiu një sërë situatash përmbytjeje, e cila u fokusua mbi përkeqësimin progresiv të situatës në rajone të ndryshme. Nuk mungoi edhe prezenca e përfaqësuesve nga

DPEC gjatë ditëve të stërvitjes. Vlen të përmendet mbështetja që iu

dha gjatë ditëve të stërvitjes, ambasa-dori i Shqipërisë në Kroaci P.Qazimi, i cili ndoqi ekipin e mbrojtjes civile shqiptare.

Bazuar në planifikimin e bërë, gjatë stërvitjes media ishte faktor kryesor mbi veprimet e ekipeve pjesë-marrëse, ku bashkëveprimi në mënyrë periodike i medieve të ndryshme me mediet lokale dhe me vendet pjesëmar-rëse për dhënien informacionit mbi masat e veprimet e ekipeve. Në ditët në vazhdim çdo situatë u ndoq dhe u drejtua nga drejtuesit e stërvitjes dhe kontrolluesit në bashkëpunim me përfaqësuesit nga KE, ku paraqiteshin situata mjaft komplekse me ngjarje aktuale dhe bashkëveprimi me ekipet nga vende të ndryshme për zgjidhjen e detyrave të përbashkëta ishte aktuale.

Stafi ynë vlerësoi në çdo moment situatat e marra, në b/p me komandën e operacionit në rajonin e caktuar dhe ekipet e tjera vlerësonin kapacitetet me qëllim për të vepruar në mënyrë sa më të saktë, mbështetur në pro-cedurat e komunikimit, koordinimit

dhe ndërveprimit sipas procedurave të caktuara më parë. Gjate zhvillimit të situatave të ndryshme ekipet sipas fushave përkatëse treguan kapacitete të mjaftueshme, bashkëpunimi për mbështetjen në operacione të ndry-shme, bashkërendimin e aftësive tona për problemet e sigurisë, kapacitetet për të ofruar forca vendeve në rrezik sipas skenarëve me mënyrat dhe mjetet më të shpejta e të sigurta. Adoptimi me procedurat sipas këtyre skenarëve tregoi sa më me realizëm dhe sa më cilësor bëhej vlerësimi nga ky ekip, për të mundur realizimin e hapave sipas skenarëve të mundshëm në bash-këpunimin me BE-ën. Kjo përgatitje krijoi mundësi të mira praktike për bashkërendimin rajonal e ndërkom-bëtar, ku vepruam në mënyrë shumë të shpejtë duke u krahasuar dhe me vendet e tjera partnere. Bashkëpunimi efektiv i ekipit tonë gjatë stërvitjes mundësoi transmetimin efektiv të këtyre vlerave nëpërmjet një kulture optimale qytetare brenda komunitetit FA, që mundëson zbatimin praktikisht të situatave të ngjashme me opera-cionin e vërtet. Specialistët radhitën vlerat e dëshmuara nga njësit tona në praktikën e bashkëpunimit operacional brenda dhe jashtë vendit, që janë fryt i profesionalizmit, vullnetit për t’u integruar. Pra, reflektim për një profesion-alizëm të lartë dhe vullnet për të kapërcyer çdo sfidë. Ndaj në çdo nivel u mbajtën në konsideratë të plotë kërkesat standarde si-pas procedurave të përcaktuara. Kjo tregon përpjekjet tona për të zhvilluar konceptin e fushës së stërvitjeve të përbashkëta për marrjen e masave në dhënien e ndi-hmës së parë vendeve të përmbytura, për të përballuar sfidat drejt integrimit. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se që nga zbatimi i koncepteve, standardeve , modeleve, është bërë e mundur si një proces që ecën përmes institucioneve, njësive dhe vetëpërgatitjes.

Arben Molla

Medalje “Për shërbim në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA” për kolonel Çesk Millja

Çesk Millja e ka filluar shërbimin ushtarak në vitin 1972 si nxënës në shkollën e mesme ushtar-ake “Skënderbej” dhe pasi përfundoi Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerave, ka nisur kar-rierën ushtarake si oficer aktiv në vitin 1980 dhe po e përfundon si kolonel në vitin 2012”.

Më pas, gjeneralmajor Gjunkshi ka thek-suar se, gjatë karrierës së tij ushtarake kolonel Çesk Millja ka ushtruar një sërë detyrash të rëndësishme, duke filluar nga komandant toge

ndërlidhje e më pas në detyra të tjera, ku ndër më të spikaturat janë ajo e pedagogut për ndër-lidhjen në Shkollën e Lartë të Oficerave, shef i Degës së Telegrafisë në Ministrinë e Mbrojtjes, shef i Zyrës së Monitorimit të Projekteve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe së fundmi për një periudhë disa vjeçare si drejtor i Drejtorisë së Ndërlidhjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së. Ai ka nënvizuar faktin se kolonel Millja ka punuar në vijimsi për ngritjen e tij profesionale,

duke kryer të gjitha kurset në akademitë ushtar-ake të Forcave tona të Armatosura, kualifikime në institucionet universitare e pasuniversitare, si dhe kualifikime jashtë vendit. Ai është autor i një sërë leksionesh, metodikash e punimesh akade-mike, që kanë ndihmuar në përgatitjen e brezit të ri të oficerave të ndërlidhjes e më gjerë.

Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, kolonel Çesk Millja del në rezervë, duke mbyllur në mënyrën më të shkëlqyer një rrugë prej 40 vjetësh në uniformën ushtarake dhe një karrierë 32 vjeçare si oficer në shërbim të Forcave të Ar-matosura dhe të atdheut. Duke marrë dekoratën nga gjeneralmajor Gjunkshi, kolonel Çesk Millja, ndër të tjera, u shpreh: “Për mua ka qenë privi-legj që i kam shërbyer Forcave të Armatosura gjatë gjithë karrierës time ushtarake. Falënderoj shefin i Shtabit të Përgjithshëm për vlerësimin dhe konsideratën ndaj punës time gjatë gjithë këtyre viteve dhe gjithë kolegët e mi drejtorë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjith-shëm për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që kemi pasur gjatë gjithë punës tonë.

Në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së është organizuar sot një ceremoni e veçantë dhe mbresëlënëse me rastin e daljes në rezervë të drejtorit të Drejtorisë së Ndërlidhjes, kolonel Çesk Millja.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralm-

ajor Xhemal Gjunkshi, zv. shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Zyber Dushku, drejtorë drejtorish në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, si dhe ushtarakë e punonjës civilë të shërbimit të ndërlidhjes në Shtabin e Përgjithshëm. Me këtë rast, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi i ka akorduar kolonel Çesk Millja me medalje “Për shërbim në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Fprcave të Armatosura” me motivacionin: “Për kryerjen me sukses të detyrave për pe-riudhën e shërbimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, duke marrë fjalën në këtë veprimtari u shpreh: “Jemi mbledhur sot në këtë ceremoni të thjeshtë, për të nderuar kolonel Çesk Millja, me rastin e për-fundimit të shërbimit si oficer aktiv në Forcat e Armatosura dhe daljes së tij në rezervë. Kolonel

Page 6: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 20126

veprimtarive të delegacioneve ushtarake, stërvitjeve e aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit me NATO-n. Po thuaj çdo ditë Parku i Autoveturave mesatar-isht realizon dy deri në tre mbështetje me transport të programeve të aktiv-iteteve bashkëpunuese. Vlerësuar nga ky volum pune, konstatojmë se detyrat nga ana e personelit të këtij reparti janë kryer në kohë dhe pa asnjë ngjarje apo dëmtim të teknikës. Në mbështetjen me transport ne kemi dhe vështirësitë që kryesisht kanë të bëjnë me llojin e madh të tipit të mjeteve, mosfurnizimin në kohë me karburant, etj. Pavarësisht këtyre vështirësive është mbajtur në nivele të kënaqshme gjendja e gatish-mërisë së teknikës, si dhe janë ruajtur me kujdes rezervat e karburantit për detyra emergjente të paparashikuara.

Ceremoniali shtetëror, ceremo-niali ushtarak dhe përgjegjësitë e

Zoti nënkolonel, sapo është mbyllur periudha 5-mujore e këtij viti, çfarë vlerësoni në aktivitetin e strukturës

që drejtoni?Në tërësinë e saj, periudha për të

cilën ju pyesni, është pozitivisht e vlerë-suar. Pothuaj në të gjitha ditët Regjimenti i Mbështetjes së SHPFA, ka qenë dhe mbetet në aktivitet të plotë. Kjo periudhë kuptohet e ngjeshur në veprimtari, të cilat kanë kërkuar mbështetje në kohë e me cilësi nga ana e strukturës tonë. Duke përfituar nga kjo intervistë, dua të falenderoj personelin e Regjimentit të Mbështetjes për një angazhim korrekt të detyrave të ngarkuara.

Ku konkretisht konsiston vlerësimi pozitiv për këtë periudhë?

Si strukturë mikse Regjimenti i Mbështetjes, ka një angazhim perma-nent në detyra shërbimi e mbështetje për veprimtaritë e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar-matosura, si dhe të tjera veprimtari. Po t’i referohemi ecurisë së deritanishme, konstatojmë se janë përmbushur siç duhet detyrat për sigurinë e ruajtjen në objektet që ruhen nga batalioni i ruajtjes dhe mbështetjes. Është bërë në kohë mbështetja me transport e aktiviteteve të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe delegacioneve ush-tarake që kanë ardhur në vendin tonë. Janë përmbushur të gjitha detyrimet për mbështetjen e Ceremonialit shtetëror dhe atij ushtarak në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë që mbështetja me gjeoinfor-macion, e të dhëna arkivore ka pësuar përmirësime të ndjeshme cilësore.

Ju përmendët detyra të sigurisë dhe ruajtjes, konkluzionin për këto detyra si po e nxirrni?

Regjimenti i Mbështetjes siguron me masa të sigurisë dhe ruajtjes objekte të rëndësisë së veçantë, siç janë Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, e krahas atyre dhe objekte të tjera, si dhe vendislokimet ushtarake të përhershme të strukturës. Nga kjo pikëpamje, duke mbajtur para-sysh karakteristikat e shërbimit të sigurisë dhe ruajtjes, konstatojmë me kënaqësi se nuk kemi të evidentuar asnjë ngjarje të jashtëzakonshme, apo premisë për një të tillë. Kryesisht komandanti dhe shtabi i batalionit të ruajtjes dhe mbështetjes, e kanë planëzuar dhe ndjekur me kujdes të veçantë përgjegjësinë e kryerjes së detyrave të shërbimit të sigurisë dhe ruajtjes. Nga ana e tyre është punuar me kujdes në përgatitjen e personelit, në përzgjedhjen dhe motivimin e tij. Specifika dhe veçantia e kryerjes së detyrave të tilla në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, e bën më të ndjeshme këtë përgjegjësi, e përpos kësaj kërkon një përgatitje të vazhdueshme e të kujdesshme të personelit të angazhuar në këto detyra. Pikërisht këtij qëllimi ne i kemi kushtuar kohë e vëmendje të posaçme, po kaq ambicia jonë mbetet që në vijimësi detyrën e shërbimit të sigurisë dhe ruajtjes ta mbajmë të vlerësuar si

intervista

Cilësia, profesionalizmi e përgjegjshmëria, moto e përditshmërisë së aktivitetit tonë

parësore në objektivat e së ardhmes.Mbështetja me transport, ku vlen

të ndani një opinion tuajin?Mbështetja me transport për ve-

primtaritë e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm delegacioneve ushtarake, apo stërvitjeve ushtarake, e aktiviteteve të tjera, është një drejtim tjetër i përditshmërisë së punës tonë. Ne duhet të pranojmë se në lidhje me këtë detyrë Parku i Autoveturave, mbetet struktura më e kërkuar. Veprimtaritë e ngjeshura e kërkesat në rritje të va-zhdueshme për shërbime transporti, e drejtojnë vëmendjen tonë në mirëkoor-dinimin e kësaj mbështetje, si dhe më kryesorja në mbajtjen e gatishmërisë teknike. Nëse do të përmend vetëm një shifër, ju jeni në gjendje të bëni konk-luzionin. Vetëm gjatë këtij 5-mujori, nga ana e Parkut të Autoveturave është realizuar mbështetje me transport e 175

Regjimentit të Mbështetjes?Sa i përket mbështetjes së Ceremo-

nialit shtetëror e atij ushtarak, theksojmë se nga ana e strukturës së ceremonialit, e cila përfshin Truprojën e Nderit dhe Orkestrën Frymore të Forcave të Ar-matosura, janë përmbushur detyrimet përkatëse, e në këtë kontekst jemi vlerë-suar nga eprorët dhe bashkëpunëtorët e këtyre aktiviteteve. Koordinimi me Protokollin e Shtetit, me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, mbeten prior-itet në punën tonë për të performuar vlerat më të spikatura në këtë shërbim mbështetës. Gjatë këtij harku kohor janë një gamë e gjerë aktivitetesh të realizuara e mbështetura nga ana jonë. Përtej mbështetjes së ceremonive me protokoll në Presidencë, Kryeministri, Ministri e Mbrojtjes, kemi mundur të kryejmë aktivitete bashkëpunuese me

INTERVISTE/Flet nënkolonel Besnik Sylaj, komandant i Regjimentit të Mbështetjes së SHPFA

ambasadat, OJQ-të, duke kapërcyer në dimensione prej të cilave promovojmë e përfitojmë në fushën e vlerave. Orkestra Frymore e Forcave të Ar-matosura e ka ngjeshur në veprimtari “agjendën” e saj. Koncerti i madh i Pranverës në TKOB, organizuar nën kujdesin e shefit të Shtabit të Përgjith-shëm të FA-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, pjesëmarrja në Festivalin Ndërkombëtar “TATOO 2012” në Virginia të SHBA-së, performanca e këtij muaji në kryeqytetin e Kosovës, mbeten shumë domethënëse në jetën e këtij formacioni muzikor e ushtarak. E gjithë kjo ka bërë që, Orkestra Fry-more të evidentohet si formacion elitë e performancës së Forcave të Arma-tosura. Në sinkron me llojin e nivelin e ceremonive për mbështetje, po bëhet një punë e kujdesshme nga ana e drejtuesve artistik të këtij formacioni. Duke mbetur këtu dua të vlerësoj mbështetjen e përkujdesjen e vazh-dueshme që ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka dhënë e jep për Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura. E krijuar për të mbështetur veprimtaritë ushtarake si parada, manifestime, pritje të personaliteteve ushtarak, ceremoni të fillimit e finalizimit të stërvitjeve, përurimeve ushtarake, apo koncerte për ushtarakët, etj, roli unik i Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura, ka mbetur dhe ai i mbështetjes së Ceremo-nialit shtetëror. E ricilësojmë këtë fakt për të nënvizuar se është e nevojshme rivlerësimi i fushës së përgjegjësive të këtij formacioni, që gjithsesi defakto kryen detyrën e “Orkestrës Frymore Kombëtare”.

Gjeoinformacioni kërkesë në rritje, si ka mundur t’i përgjig-jet kësaj sfide Regjimenti i Mbështetjes?

Aktualisht Instituti Gjeografik Ush-tarak, është institucion shkencor dhe prodhues, agjenci hartografike kom-bëtare për gjeodezinë dhe hartografinë shqiptare. Përgjegjësia e hartografimit masiv tokësor, detar dhe ajror i Re-publikës së Shqipërisë i jep autoritetin dhe vlerën IGJU. Krahas kësaj dhe au-torësinë e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit gjeodezik shtetëror për nevoja të mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Topografët ushtarakë tashmë projektojnë, matin, nxjerrin të dhënat e fushës së gjeodezisë duke bash-këpunuar ngushtësisht me Akademinë e Shkencave, Ministrinë e Ekono-misë, Ministrinë e Mjedisit Qendrën Gjeologjike, Universitetin e Tiranës, Institutin e Studimit të Tokave, ZRPP, etj. Veprimtaria e IGJU është fokusuar në përmbushjen e standardeve, veça-nërisht në studimin, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave për krijimin dhe prodhimin e hartave topografike për interesa të FA dhe institucioneve të tjera shtetërore. Bashkëpunimi me IGJU të Firences, me Shërbimin Gjeografik Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar, ka synuar përcaktimin e parametrave të transformimit të koor-

Page 7: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 2012 77forcat detare

Shefqet Bruka, emërohet drejtori i ri i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare

Të hënën më 28 maj 2012, në ambientet e Qendrës Operacionale Ndërinsti-tucionale Detare, QNOD,

Plepa, u zhvillua ceremonia e emërimit të drejtorit të ri të këtij institucioni, zotit Shefqet Bruka. Në këtë ceremoni mori pjesë zv/ministri i Mbrojtjes Arjan Starova, shefi i Shtabit të Forcave tona De-tare, kapiten i Rangut të II Eduard Jeminaj, zv/drejtori i QNOD Astrit Aliaj, oficerë të Guardia di Financës, kuadro, specialistë dhe punonjës të këtij institucioni, etj. Fillimisht drejtori i Drejtorisë së Personel-Arsimimit në Shtabin e Përgjithshëm të FA, kolonel Alfred Mullaj, lexoi urdhrin e kryeministrit Sali Berisha për emërimin në këtë detyrë të z. Brukaj. Më pas z. Starova i uroi punë të mbarë drejtuesit të ri të këtij insti-

tucioni të rëndësishëm detar, duke vlerësuar punën efikase që ka bërë ky institucion për të bashkërenduar veprimet e aktorëve përbërës në kry-erjen e operacioneve humanitare dhe ato të zbatimit të ligjshmërisë në det. Zv/ministri evidentoi eksperiencën e mëparshme të z. Bruka në drejtimin

e institucioneve të pushtetit vendor në rrethin e Kukësit dhe menaxhimin e disa projekteve zhvillimore rajonale, ndërkohe nuk la mënjanë dhe punën e rolin e drejtuesit të 1-rë të kësaj qendre, të ndjerit Fiqiri Kupe, në kujtim të të cilit u mbajt një minutë heshtje. Nga ana e tij zoti Bruka,

Në këtë ceremoni mori pjesë zv/ministri i Mbrojtjes Arjan Starova, shefi i Shtabit të Forcave tona Detare, kapiten i Rangut të II Eduard Jemi-naj, zv/drejtori i QNOD Astrit Aliaj, oficerë të Guardia di Financës, kuadro, specialistë dhe punonjës të këtij institucioni

duke bërë prezantimin e tij të parë para vartësve te vet, theksoi rëndësinë e punës në grup, të cilin ai e ka pasur parim në çdo detyrë të mëparshme, vlerë-soi punën e ish-drejtuesit Kupe dhe stafit aktual, duke deklaruar si prioritet, forcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit midis institucioneve tona detare dhe me partneret

tanë euroatlantikë. Më pas zotit Bruka, në mënyrë simbolike ju dhurua një rregullore e QNOD, botim i vitit 2011, dhe në fund bashkë me zv/ministrin Starova bënë një vizitë në sallën operative të qendrës, ku lt. Elvis Cenka, koor-dinator i saj, i njohu vizitorët e rinj me funksionimin e sistemit modern të radarëve MTM-200, (instaluar nga kompania “Lockheed Martin”) i cili bën të mundur zbulimin dhe përcaktimin e saktë të çdo objekti në hapësirat tona detare e me gjerë. QNOD në vazhdim të punës së saj për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve tanë detarë, sigurimin e jetës në det dhe ndërveprimin e institucioneve shtetërore që kanë përgjegjësi dhe interesa në hapësirën detare, kohët e fundit ka vënë në dispozicion për çdo rast emergjence në det-numrin blu-125.

Shefqet Kërcelli

dinatave nga sistemi kombëtar ALB 87 në atë global ETRS 89. E gjithë kjo kryhet në interes të krijimit të bazës matematikore të hartave të shkallëve të ndryshme sipas standardeve të NATO-s, si dhe unifikimit të materia-leve hartografike midis agjencive dhe institucioneve brenda vendit. Forcat e Armatosura tashmë të promovuara si instrumenti më sinjifikativ në menax-himin e Emergjencave Civile, e kanë të domosdoshme efiçencën e Institutit

Gjeografik. E në fakt roli i IGJU në këto operacione është domosdoshmëri. Shfrytëzimi i gjeoinformacionit nga strukturat që i menaxhojnë Emergjen-cat Civile, duhet ta thërras në rol këtë Institut shumë më parë se Emergjencat të ndodhin. Ritmi dhe dinamika e ndryshimeve social ekonomike brenda vendit, gjithnjë e më shpesh po kërkon asistencën dhe kontributet e IGJU. Për të kënaqur këtë kërkesë vlen të theksojmë se FA në vijimësi do të kenë nevojën për “oficerët e gjeoinforma-

Kolonel Hoxha i jep medalje mirënjohje, infermieres Sedie CukaInfermierja në fjalë, në dhjetor të vitit të kaluar tregoi humanizmin dhe

profesionaliznmin e saj , duke dhënë ndihmën e parë për tetar Haxhi Topi ,efektiv i Repartit Ushtarak 4301,i cili u aksidentua rëndë gjatë kohës që

po punonte në depot Macukull në Burrel.

Komandanti i Brigadës Logjistike, Kolonel Bardhyl Hoxha i ka dhënë medalje mirënjohje infermieres së fshatit Macukull, zonjës Sedie Cuka.

Infermierja në fjalë, në dhjetor të vitit të kaluar tregoi humanizmin dhe profesionalizmin e saj , duke dhënë ndihmën e parë për tetar Haxhi Topi ,efektiv i Repartit Ushtarak 4301,i cili u aksidentua rëndë gjatë kohës që po punonte në depot Macukull në Burrel. Tetari Topi ka marr menjëherë ndih-mën e parë nga infermierja e fshatit Macukull,zonja Sedie Cuka. Infermierja është treguar menjëherë e gatshme dhe është gjendur pranë të aksidentuarit që në momentin e parë që është kërkuar ndihma e saj. Kjo ishte arsyeja që Komandanti I Brigadës Logjistike,Kolonel Bardhyl Hoxha më datë 21 maj ka udhëtuar drejt fshatit të largët të Macukullit dhe i ka dorëzuar, në mungesë të zonjës Cuka, bashkëshortit të saj medaljen e mirënjohjes. Bashkëshorti i infermieres ka falënderuar përzemërsisht kolonel Hoxhën për medaljen e akorduar. Në 2 dhjetor të 2011, tetar Haxhi Topi është aksidentuar ,teksa po kryente detyrën e tij në grup depot Macullut të Burrelit. Nga efektivët e tjerë që po punonin në këtë grup depo është njoftuar për ngjarjen e ndodhur. Me të marr lajmin për ngjarjen ,me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, është vënë menjëherë në lëvizje helikopteri i Forcave të Armatosura. Fatkeqësisht më gjithë përpjekjet e shumta , mjeti fluturues nuk ka mundur të ulet në tokë për shkak të kushteve të vështira atmosferike si edhe për shkak të terrenit të vështirë. . I aksidentuari i sho-qëruar nga infermierja Sedie Cuka është dërguar me urgjencë në Spitalin e Burrelit për të marr , ndihmë më të specializuar. Prezent në spital ka qënë edhe mjeku i Batalionit të Furnizimit, Shefik Caka. Në spital mbërritën urgjentisht, zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Zyber Dushku, komandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha dhe komandanti i Batalionit të Furnizimit, n/kolonel Përparim Tota. Ata kanë vizituar tetar Topin, në ambientet e Spitalit të Burrelit dhe janë treguar të gatshëm për të dhënë çdo ndihmë që do të nevojitej për përmirësimin e shpejtë të shëndetit të tij. Në moment i aksidentuari është transferuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku stafi mjekësor është përkujdesur për të dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

cionit”. Nisur nga kjo nevojë trajnimi i këtij personeli, mbetet të jetë prioritet e gjithsesi duhet njehsuar me institutet homologë të NATO-s.

Në startin e sezonit të pushimeve verore, çfarë synoni t’u ofroni push-uesve ushtarakë?

E pranojmë me bindje të plotë se përvoja që kanë krijuar shtëpitë e pushimit të ushtarakëve është e madhe, e për rrjedhojë ajo i ka vlejtur masave tona përgatitore për të ofruar zhvil-limin cilësor e të vlerësueshëm të sezonit të pushimeve verore për ushtarakët dhe punonjësit e Forcave të Armatosura. Shtëpitë e pushimit trashëgojnë një me-naxhim të suksesshëm ndër vite, kështu që përvoja është bërë pikë e rëndësishme referuese për planet tona. Administrimi i tyre nga ana e Qendrës së Pushimit, po evidenton dukshëm cilësinë e kontrollin e shërbimeve në interes të pushuesve. Krijimi i kushteve optimale për çdo pushues përkundrejt shpenzimeve të arsyeshme i ka bërë shtëpitë e pushimit

shumë të kërkuara nga ana e pushuesve ushtarakë e familjeve të tyre. Ky me-naxhim i suksesshëm është një investim i vazhdueshëm, që lidhet me kujdesin që Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë për ushtarakët dhe familjet e tyre. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me kon-traktorët, po krijon mundësitë më të mira të mundshme për të ofruar shërbime konkurrente me operatorët tjerë turistik publike e private.

100-vjetori i Pavarësisë dhe i Forcave të Armatosura, sa të an-gazhuar e gjen strukturën që Ju drejtoni?

Pa treguar modesti, dua të them që ne kemi mjaft detyrime në kuadër të aktiviteteve të programuara në kuadër të 100-vjetorit të shtetit shq-iptar dhe Forcave të Armatosura. Kryesisht në rol të rëndësishëm janë përfshirë Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura, nëpërmjet rievidentimit dhe përcaktimit më të saktësuar e shkencor të ngjarjeve dhe protagonistëve të historisë 100-vjeçare të Forcave të Armato-sura. Koordinimi me Akademinë e Shkencave, Arkivin Qendror të Shtetit, apo institucione të tjera, botimi i Librit të Dëshmorëve të Atdheut, e konsiderata të tjera nga ky institucion, përbëjnë kuintsen-tencën e përgjegjësive të Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura për këtë vit. Ndërkohë nëpërmjet angazhimit me një kalendar të posa-çëm e bashkëpunues me QKMBM, është mundësuar zhvillimi i një game të gjerë aktivitetesh nga ana e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura. Tendenca e përm-bushjes së këtyre detyrimeve, ka si qëllim jo vetëm suksesin e realiz-imit të këtyre aktiviteteve, por më e rëndësishmja promovimin e vlerave që karakterizojnë ngjarje të tilla.

Intervistoi Azem PARLLAKU

Page 8: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 20128

I 23-ti në historinë 100 vjeçare të Shtatmadhorisë Shqiptare

reportazh

lavdrim lita Bejdo malo

Ditari “sekret” i gjeneralmajor Xhemal gjunkshi

Pak njerëz kanë shansin të njohin atë që ndodh brenda zyrës së ushtarakut të parë të Forcave të Armatosura. Kalendari,

por dhe ditari i punës së tij janë sekrete personale të gjeneralmajor Xhemal Gjunkshit. Kjo për shkak të përmasave të postit të lartë që ai gëzon. Ai është i njëzetetreti në historinë e ministrisë më moshë 100 vjeçare. Ka fatin e madh që të prekë finishin e një shekulli, të bëjë bilancin e tij dhe të shikojë nga kapërcyelli i shekullit që po shfaqet në horizont. Vetë historia e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është e lidhur ngushtë më rregulloren e parë të Ministrisë së Luftës, të hartuar më datën 23 prill 1913. Një rregullore, e cila kishte 70 nene që përfaqësonin tërë esencën e rrugës 100 vjeçare. Një manifest që se ka humbur asnjëherë aktualitetin. Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi e konsideron si fletë-hyrjen e përditshme në “rezidencën” e shtat-madhorisë shqiptare faksimilen e kësaj rregulloreje të shoqëruar me fotografinë e ministrit të Parë të Luftës, Mehmet Pashë Dërralla. Për nga rendi aritmetik ai është pasardhësi i 23-të i shefit të parë të Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Luftës, të krijuar më datën 4 dhjetor 1912, Ali Shefqet Shkupi.

Duke respektuar protokollin e gazetarisë

Ai e ka ditën e 205-të, që kapërcen pragun e kësaj zyre me detyrën e shenjtë dhe me shumë përgjegjësi të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ka krijuar fizionominë dhe filozofinë e tij të drejtimit, ka krijuar ritualin e tij të përditshëm të komunikimit dhe të planëzimit të detyrave, por ka kri-juar dhe personalitetin e tij si ushtaraku më i lartë i kësaj Republike. Mbi të gjitha ai brenda zyrës së tij të kompletuar me shumë shije, por tërësisht në funksion të postit të tij të lartë ka krijuar hierarkinë e autoritetit të tij, por dhe bindjen se ai tani është një ushtarak me një përvojë të gjatë dhe i kompletuar. Ditën e parë që ai ka kapërcyer këtë derë e risjell butë butë, me fjalë të sinqerta dhe me një përjetim personal shumë njerëzor. “Ju falënderoj që më krijuat rastin që të flas për ditën e parë të punës sime ‘’- shprehet ky ushtarak, që përgjegjësinë e detyrës e reflekton në çdo gjest të tij. Atë ditë fillon rrëfimin e tij ai jam ulur me dorëzuesin e detyrës dhe kam bërë një bisedë të gjatë rreth punës ku duhet

të përqendrohet detyra dhe gjej rastin ta falënderoj zotin Maksim Malaj për ato mendime të sinqerta që kemi shkëmbyer dhe për atë transparencë të plotë që i bëri funksionit të lartë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Kam gjetur një mirëkup-tim të çmuar. Edhe gjithë stafi që unë gjeta ka një vlerësim special nga mua. I kam vlerësuar të gjitha ato mësime të ditës së parë të punës. Janë përjetime të papërsëritshme –thotë- me bindje të plotë ky gjeneral që e ngroh atmosferën dhe i shkrin akujt e komunikimit. Që të jesh në një funksion të tillë kaq delikat dhe kaq me përgjegjësi do të thotë të marrësh përgjegjësi të mëdha, të përballosh sfida dhe të menaxhosh një volum shumë të madh detyrash që burojnë nga funksioni - sqaron- ky burrë shumë serioz nga karrigia e ushtarakut të parë të Forcave të Armatosura. Në këtë zyrë e gjen të detajuar dhe të provuar tërë historinë e shtatmadhorisë shqiptare. Zyra e tij është një minimuze ku janë ekspozuar të gjitha mirënjohjet, medaljet, urdhrat e shërbimit dhe shumë objekte të tjera që lidhen me historinë e 100 vjeçare të këtij shtabi. Rendi se si janë vendosur pikturat dhe shumë buste në minaturë, që lidhen me historinë e këtij kombi, janë një dësh-mi e përjetshme e kësaj ministrie, një ndër më autoritaret e vetë shtetit shqiptar, me flamur shqiponjën dykrenare. Kjo shqiponjë ka qenë simboli i gjallë i vulës së kësaj ministrie dhe shtabit. Vula e parë është shumë e thjeshtë. Shqiponja e artë dykrenare dhe fjalët Ministria e Luftës. Një bisedë e ngrohtë duke e shkëputur gjeneralin nga protokolli i përpiktë dhe ekzigjent i disiplinës ushtarake. E lexon dashamirësinë e tij për të folur hapur

në mënyrë të sinqertë, drejtpërdrejt dhe ngrohtësisht. Ana zyrtare e punës së tij është plotësimi i misionit kushtetues dhe ky njeri ka ditur ti vërë pikat mbi “I” brenda pak kohësh. Dita e tij e punës ka sekretet dhe transparencën e saj. Ajo mund të jetë një ditë pa kufij, e ndarë mes punës dhe pushimit. Një ditë e zakonshme pune ka një gjeografi dhe dinamikë shumë të ngjeshur. Çdo ditë në skrivaninë e punës së këtij gjenerali gjen një “mal” me problematika, me halle, me shqetësime, për të cilat ai jo vetëm duhet të angazhohet vetë, por dhe të organizojë një shtab të tërë për t’ia dalë mbanë. “Tani jemi sinkronizuar për bukuri me të gjithë. E kishin të vështirë

të pranonin mënyrën e vijës së “ashpër” thotë ai, por tani është ndryshe. E kam më të lehtë të komunikoj me ta dhe tavolina ime zbrazet më shpejt. Ka diçka prej ushtaraku që të pëlqen ta dëgjosh këtë burrë të matur dhe fjalëgjetur me kujdes. Në autoritetin e tij si komandues është më i rezonuar dhe më bindës. Ai thotë që – ‘’dita ime fillon me marrjen e tërë informacionit mbi veprimtarinë gjatë 24 orëve në Forcat e Armatosura. Një punë goxha e madhe. Një përgjegjësi me brenda 1000 përgjegjësi të tjera. Informimin e filloj me veprimtarinë e kontingjenteve me mision paqeruajtës jashtë Shqipërisë. Janë disa detaje shumë të rëndësime me të cilat filloj ditën ‘’- o

djem -thotë zoti Xhemal Gjunkshi. Së pari duhet të mësoj me detaje si ka ecur misioni detyrat specifike dhe të veçanta, që ka kryer shëndeti i ushtarakëve paqeruajtës, gjendja e tyre shpirtërore dhe morale, nëse ndonjëri prej tyre ka ndonjë problem në familje dhe dhënia e detyrave për zgjidhjen me përparësi të tyre. Të gjitha këto shënime i gjen në ce-pin e djathtë të tavolinës së tij, në ditarin e këtij gjenerali. Për misionet jashtë vendit flet me vendosmëri dhe përgjegjshmëri, veçse shkëlqimi i syve “jeton” merakun që ka për shqiponjat shqiptare në Af-ganistan, për të cilët ka marrë fjalët më të mira në Çikago nga gjenerali John R. Allen, komandant i ISAF. Sa më shumë

Page 9: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 2012 9reportazh

Ditari “sekret” i gjeneralmajor Xhemal gjunkshi

thellohet bashkëbisedimi me të aq më shumë i flak tej ai kornizat e funksionit të tij dhe thotë se: “Si drejtuesi më i lartë ushtarak i Forcave të Armatosura është në përgjegjësinë time kushtetuese komu-nikimi me autoritetet e larta shtetërore të vendit dhe në veçanti me ministrin e Mbrojtjes zotin Arben Imami si dhe me institucionet dhe strukturat e tjera shtetërore, më të cilat bashkëpunojmë”. Ka një kortezi dhe politesë karakteristike në atë që ai thotë. Ne atë e takuam vetëm pak minuta para se ai të kryente një ta-kim të rëndësishëm pune me ministrin e tij dhe i lexohej qartë serioziteti, me të cilin e vlerësonte ai komunikimin me të. Një ushtarak shumë i ndjeshëm dhe i vëmendshëm ndaj shtypit dhe medias elektronike lidhur me pasqyrimin e ve-primtarive të Forcave të Armatosura. Mënyra se si ai e përcjell këtë lloj respek-ti dhe ndjeshmërie për median është një anë tjetër e padiskutueshme e autoritetit të tij. Ai thotë se: “Është një projekt i rëndësishëm pune dhe përgjegjësie dhe çdo problematikë që transmetohet në media për FA. Gjenerali është një konsumator direkt dhe i kualifikuar i mediave, këtë e vë re në çdo term të bashkëbisedimit me të.

sekretet e kalendarit të tij të punës

Si ushtaraku numër një i FA ai thotë se: “Kujdes të veçantë kam për veprimtaritë me NATO-n. Ndjek me shumë përparësi tërë punën që bëhet për përgatitjen me shumë cilësi të vep-rimtarive në kuadrin e punës, që bëhet për integrimin e plotë të FA në NATO. Kalendari i tij i punës ka shumë shenja

të përparësisë ditore, javore dhe mujore për këto veprimtari. Ai ka perfeksionuar shumë komunikimin me përfaqësuesit e vendeve aleate si dhe me përfaqësitë tona në NATO dhe shtabet ndërkombëtare. Sigurisht, organizimi i takimit të koman-dantëve të Forcave Tokësore të vendeve të NATO-s tregoi se nuk ka vende të mëdhenj dhe të vegjël, por vende me kontribut dhe serioze. “Zëvendëskoman-danti Suprem i Komandës së Aleancës për Operacionet në Europë, gjeneral Sir. Richard Shirreff mbeti i impre-sionuar nga organizimi i këtij takim të rëndësishëm për sfidat e së ardhmes së Aleancës”, shprehen gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, teksa na tregon letrën

e falënderimit që i është dërguar nga gjenerali anglez Sir. Shirreff.

Bashkëbisedimi me të është i mbush-ur me shumë e shumë detaje nga ky bashkëpunimin, për të cilin ai thotë se Shqipëria është një vend me kontribut të madh në këtë aleancë. Autoriteti jonë është forcuar nëpërmjet punës dhe përgjegjësisë dhe arritjes së standardeve me vendet tona aleate. Në kalendarin e tij gjen të shënuara ditëlindjet e homologëve të tij në NATO dhe shumë nga tabulatet dhe mesazhet e tij kanë në përmbajtje urimet e sinqerta dhe miqësore që ai dërgon. Po një vend të rëndësishëm në këtë kalendar të këtij gjenerali gjen dhe për personalitet shqiptare, për shumë

nga miqtë të tij, për ushtarakë të nderuar që kanë dalë në pension. Di ta përcjellë miqësinë që rron gjatë. Për këtë 100 vje-tor ai sjell me dhjetëra bashkëpunime dhe vizita të homologëve të tij në Shqipëri. Kalendari i tij është shumë i ngjeshur dhe i kronometruar. Por një mal tjetër pune e pret këtë gjeneral gjatë ditës me detyrat që lidhen me funksionin e tij. Ai drejton dhe ndjek me përparësi punën e tërë strukturave të FA, përgatitjen, stërvitjen e përditshme, por dhe tërë operacionet dhe pjesëmarrjen e tyre në operacionet në ndihme të popullsisë. Të gjithë këtë mal duhet ta sheshoj për 12 orë thotë ai. Ka ndonjë ditë që kërkon 11 orë punë kjo betejë, por ka dhe ditë që kërkon dhe 14 orë punë. Duke i bërë një rishikim të shpejtë kalendarit të vitit që shkoi dhe të vitit të 100 vjetorit ai thotë se gjatë emergjencës së sivjetshme të dimrit të tejskajshëm, krahas punës organizuese planëzuese dhe zbatimit të planeve të operacioneve kam shkuar dhe takuar në terren ushtarakët, por dhe përfaqësuesit e pushtetit qendror dhe lokal, direkt në të gjitha zonat e operacionit. E kemi ndjekur nga afër këtë lloj veprimtarie të këtij ushtaraku dhe evident është guximi dhe kurajoja e tij. Ai e përmbledh në pak fjalë kontributin e FA, në atë kontribut që ai është krye kontribuuesi. “Jam krenar që FA përballuan me dinjitet një detyrë të tillë duke bërë të pamundurën, ashtu siç çmon dhe vlerëson dhe punën, autoritetin dhe përkushtimin e tërë stafit të Spitalit Ushtarak, sidomos në ngjarjen e fundit tragjike të Himarës. Jemi krenarë për këta mjekë, për sakrificën e tyre, për gatishmërinë e mjeteve që disponojnë. Ah kjo zyra thotë ai. Është një thithëse

e madhe. Zyra të rrëmben me punët dhe praktikat e shumta, por ka dhe shumë raste që i lë letrat dhe shkoj direkt në reparte për të ndjekur punën që bëhet atje. Kam një ndjeshmëri të lartë për punën njerëzore në qelizë. Ky ushtarak nuk ka munguar asnjëherë në ceremonitë e përcjelljes dhe të pritjes së ushtarakëve që nisen në misione apo kthehen nga mi-sionet jashtë vendit. Por ai nuk mungon asnjëherë në eventet dhe stërvitjet ushtar-ake. Në këto stërvitje ai në shumë raste është një ushtar profesionist i disiplinuar dhe që bën sakrificë. Ai thotë se sa herë që pret dhe përcjell paqeruajtës: “Emo-cionet si drejtuesi më i lartë ushtarak, si oficer karriere dhe si qytetar, por dhe si prind në këto lloj rastesh janë të papër-shkrueshme”. Rrëfimi i tij ka një trajtë të plotë njerëzore, ushtarake, por dhe të ngjyer në përvoja të gjata jetësore. ‘‘Si metodë të veçantë pune kam mbajtjen me kujdes shënim të çdo detyre që jap, shënoj me kujdes emrin e strukturës që ia jap, por shënoj me të kuqe dhe afatin që kam caktuar për tu zbatuar. Ky zakon ka marrë dhenë në tërë FA, dhe pas disa muajsh në këtë detyrë të gjithë janë të kujdesshëm që ti zbatojnë këto “huqe” të tij. Njeri në punë. Kjo moto zbatohet çdo ditë, çdo orë dhe nëpërmjet kabi-netit të tij bën dhe vlerësimin e punës, nxjerrjen e përgjegjësive. Realisht në orën 10.00 të ditës kabineti i tij ngjan si një koshere bletësh dhe kërcitja, hapja e mbyllja e dyerve, si dhe oficerë të shkolluar dhe të kualifikuar që kalojnë në korridor me dokumente në duar, të krijon përshtypjen se ai ka mbjellë met-odologjinë e tij të punës. Luftë kundër zvarritjeve të panevojshme, thotë ai. Brenda botës njerëzore të këtij gjenerali zbulon dhe dimensionin e tij për botën e librave, për botën e filmave, për botën e shkencës ushtarake, për kujdesin e tij, për kualifikimin e tij personal dhe për detyrën madhore që menaxhon gjenerali. Por tek ky ushtarak zbulon dhe botën e tij familjare. Ai i konsideron njerëzit e tij të familjes si gjënë më të shtrenjtë dhe i pëlqen mirëkuptimi dhe ambienti që ata i krijojnë. Janë një mbështetje shumë e kualifikuar, shumë e ëmbël, shumë njerëzore, shumë dimensionale, bashkëshortja djali dhe vajza e tij. Këtë e mëson nëpërmjet detajeve që ai tregon për ta, ashtu siç rrezaton ndjeshmëri dhe kujdes të veçantë dhe për personelin që paraqet probleme dhe ankesa duke u kujdesur që këto kërkesa normale të botës njerëzore me uniformë të blertë tua zgjidhi, ti ndihmojë dhe ti konsiderojë ata si njerëz që meritojnë vëmendje dhe respekt. “Ndjehem shumë i privilegjuar nga puna e dy zëvendësve të mi, thotë ai. Janë dy gjeneralë me tërë kuptimin e fjalës seriozë, bashkëpunues, këmbëngulës dhe dinë të marrin përgjegjësi. Po një vlerësim special ruan dhe për pjesëtarët e kabinetit dhe tërë drejtuesit e komandave. Ka artin e tij të komunikimit me komandat e Forcave dhe komandantët e njësive dhe reparteve. Ka një parim që hap me dorën e tij disa herë në muaj derën e këtyre reparteve në terren. Një gjeneral me shpirt sportiv, që di të ushtrojë shumë mirë sportet vetë. Në fundjavë është vërtet shumë i dashuruar pas historisë.

Page 10: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 201210 kosovë

Çeku priti në një takim pune ambasadorin e Britanisë së Madhe Ian Cliff

FSK-ja i bën me rrugë banorët e fshatit Turiqicë dhe të fshatrave përreth

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Agim Çeku ka prit

sot, në një takim pune ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff. Ministri Çeku, me këtë rast e ka falënderuar ambasadorin Cliff, për ndihmën e madhe që po i jep Britania e Madhe, Kosovës dhe FSK-së. Gjithashtu ministri i FSK-së, Agim Çeku e ka njoftuar ambasadorin Ian Cliff me të arriturat e FSK-së, tra-jnimet, bashkëpunimin rajonal dhe më gjerë, si dhe me projektet për zhvillimin e FSK-së, për këtë vit dhe të ardhmen e saj. Ambasadori Ian Klif ka prem-tuar, që edhe në të ardhmen Britania e Madhe do të jetë përkrah Forcës së Sigurisë, me qëllim që ajo të arrijë sa më parë t’i plotësojë të gjitha standardet më të larta të NATO-s. John Menzies ish-ambasadori amerikan në Kosovë, vizitoi FSK-në. Jon Menzises erdhi në cilësinë e rektorit të Universitetit “Seton Hall” nga shkolla për diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare “John C.

Whitehead” në New Jersy të SHBA-s së bashku me profesorë dhe studentë të tij, gjatë vizitës në Ministrinë e FSK-së, ata u interesuan për të arriturat e FSK-së dhe të ardhmen e saj. Ministri i FSK-së Agim Çeku në mënyrë kronologjike i ka njoftuar profesorët dhe studentët e

Amerikës për zhvillimet e FSK-së, të arriturat profesionale, plotësimin e ka-paciteteve operacionale, bashkëpunimin në rajon dhe në veçanti bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e sidomos me Gardën Kombëtare të AIOËA-s. John Menzis me këtë rast ka

falënderuar ministrin Çeku për pritjen miqësore dhe pos tjerash ka thënë se ne kemi shumëçka të përbashkët, andaj edhe me shumë dëshirë vijmë këtu në Kosovë. Ministri Çeku në fund me dëshirë iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të studentëve amerikanë, si dhe

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës u takua dhe me John Menzies ish-ambasadorin amerikan në Kosovë të profesorëve të tjerë, për zhvillimet e FSK-së dhe për të ardhmen e saj. Ministri Çeku në një pyetje të stu-dentëve amerikanë, për të ardhmen e FSK-së, pos tjerash ka thënë, se; në verën e vitit të ardhshëm do të dalim me një rekomandim, pasi Ai po e kryeson grupin për Rishikimin e Sektorit të Sigurisë. “Ky rishikim është duke u bërë në bash-këpunim me partneret ndërkombëtar e sido-

mos me SHBA-në” tha në fund ministri i FSK-së, Agim Çeku. Qëllimi i vizitës të profesorëve dhe studentëve amerikanë, në Kosovë, është përgatitja e temave shken-core, për Kosovën dhe në veçanti për Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Në planifikim dhe organizim të Depar-tamentit Civilo-Ushtarak të MFSK-së,

të udhëhequr nga nënkolonel Enver Dugolli dhe në bashkëpunim me ICITAP-in, dhe Komunitetin, FSK-ja ka realizuar edhe një projekt të rëndësishëm, hapjen, trasenë dhe shtrimin me zhavorr të rrugës së fshatit Turiqicë të komunës së Podujevës, në gjatësi mbi 5 km. Në përurimin e kësaj rruge, në fshatin Turiqicë, morën pjesë; ministri dhe komandanti i FSK-së, Agim Çeku, gjen-erallejtënant Kadri Kastrati, zv. ministrat e FSK-së; Shemsi Veseli dhe Bejtush Gashi, oficerë të NAT-it dhe të FSK-së, si dhe ban-orët e fshatit Turiqicë dhe fshatrave përreth. Për punën dhe angazhimin e Batalionit të Xhenios, të pranishmit i njoftoi komandanti i Batalionit të Xhenios, nënkolonel Zejnë Prokshi. Ai tha se Batalioni i Xhenios, ka kryer një punë vërtetë të dobishme për ban-orët e këtyre anëve, ata kanë hapur trasenë e rrugës, shtrirjen e zhavorrit, në një gjatësi mbi 5.5 km. Pjesëtarët e Batalionit e kanë bërë punë me përkushtim, që banorëve të kësaj ane, t’ua lehtësojnë qarkullimin e tyre të lirë drejt qendrës komunale të Podujevës dhe qyteteve të tjera të Kosovës, etj. Ministri i FSK-së Agim Çeku pasi ka përshëndetur të pranishmit, tha se FSK-ja ka kryer vepra të tilla të shumta gati në të gjitha lokalitet në Kosovë. Edhe kjo punë është një vepër jashtëzakonisht e mirë, sepse tani banorët e kësaj ane e kanë më të lehtë të lidhen me qendrën më të afërt komunale. Ministri premtoi se FSK-ja edhe në të ardhmen do të realizojë projekte të tilla me qëllim që qytetarëve të Kosovës, tu dalë në ndihmë

Çeku, me këtë rast u bëri thirrje të gjithë banorëve të kësaj ane, që të qëndrojnë në tokat e tyre, “Është interes i Kosovës që qytetaret të qëndrojnë në trevat e tyre dhe mos t’i lëshojnë këto fshatra dhe mos të lëvizin drejt qendrave urbane, të qëndrojnë në tokën e tyre, dhe obligim i yni, i Qeverisë dhe FSK-së, është që të bëjmë çmos që atyre t’ua lehtësojmë lëvizjen e lirë dhe t’ua lehtësojmë jetën dhe qëndrimin këtu. Jemi shumë të lum-tur që sot po e inaugurojmë ketë rrugë, sot po ua vëmë në shfrytëzim qytetarëve të kësaj pjese një rrugë e cila vërtetë ka qenë mese e nevojshme. Gjithmonë edhe si ushtarak ndihemi mirë atëherë kur bëjmë punë të mirë, punë që është në shërbim të qytetarëve dhe punë që ju ndihmon qytetarëve, dhe unë i përgëzoj pjesëtaret e FSK-së, Batalionin e Xhenios, komandantin e FSK-së dhe gjithë ata që kanë kontribuar që sot ne ta festojmë një punë të madhe, që FSK-ja, po e bënë

FsK zhvillon trajnim me helikopterëForca e Sigurisë së Kosovës

dhe kontingjenti turk i KFOR-it, për dy ditë, kanë kryer trajnime të përbashkëta, me helikopterë, në terrenin e Kazermës “New Born” të FSK-së, në Gjilan. Ky është trajnimi i parë i FSK-së me helikopterë, në të cilin kanë marrë pjesë 34 pjesëtarë, 21 nga Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile, si dhe 13 nga Njësia Ndërlidhëse e Reagimit të Krizave. Trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së, e për-colli edhe komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale, kolonel Ilaz Dërguti, i cili ka falënderuar pjesëtarët (pilotët) e KFOR-it turk, majorin Ozcan Kuzeyi dhe ndihmësit e tij, për angazhimin dhe punën në tra-jnimin dhe aftësimin e pjesëtarëve të FSK-së për tu dalë në ndihmë qytetarëve, në raste emergjente. Pas përfundimit të ushtrimit, të gjithë pjesëtarët e FSK-së janë pajisur me certifikata.

dhe t’ua bëjë lëvizjen e tyre më të lehtë për t’u lidh me qendrën komunale, dhe qendrat e tjera, do të realizojmë projekte të tilla, kudo në Kosovë, aty ku kanë nevojë më së shumti qytetarët e Kosovës. “Kam një kënaqësi apo një emocion të veçantë sa herë që kemi qëndruar në këto treva pranë varrit të heroit tonë, komandantit Zahir Pajazitit dhe këtyre fshatrave të këtij vendi, që aq shumë i kanë dhënë Kosovës, dhe ndihem mirë që më në fund edhe ne si FSK, mun-dem të bëjmë diçka për këta qytetarë që ta rregullojmë këtë rrugë e cila vërtetë ka qenë e pakalueshme për qytetaret e kësaj treve. Ne në MFSK dhe FSK rëndësi të veçantë i japim gjithmonë bashkëpunimit civilo-ushtarak dhe projekteve civilo ushtarake, pasi ky bashkëpunim dhe këto projekte na sjellin më afër qytetareve, na bashkojnë me qytetarët dhe me këto pro-jekte ne i ndihmojmë qytetarët dhe jetën e tyre e bëjmë më të lehtë dhe më të sigurt për qarkullimin e tyre. ”Ministri Agim

në shërbim të vendit tonë, tha në fund ministri Agim Çeku. Ndërsa komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka përshëndet të gjithë pjesëtarët e FSK-së, që kanë kontribuar për hapjen e kësaj rruge, sepse banorët e kësaj ane kanë pasur vështirësi të shumta.,,Forca e Sig-urisë së Kosovës çdo ditë po e dëshmon që është afër qytetarëve, me këtë projekte dhe projekte të tjera, që FSK-ja ka kryer shumë rrugë, ura dhe projekte të tjera, ne veç, tani do të vazhdojmë të kryejmë projekte të tilla, në Junik, në Hanin e Elezit, etj. që i kemi tri projekte tona të planifikuara për këtë vit. Ne me punën tonë po dëshmojmë që jemi afër qytetarit për t’ia lehtësuar atyre lëvizjen sa ma të lehtë dhe për t’iu mundësuar që të jetojnë në vendet dhe tokat e tyre. Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati premtoi se FSK-ja edhe në të ardhmen do të jetë gjithmonë aty ku kërkohet nga qytetaret, pa marr parasysh çfarë pune bëjmë: hapje rrugësh, ndërtim urash, ndërtim shtëpish, apo projekte tjera që janë në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Në fund gjeneral Kastrati e falënderoj ECITAP-in, për mundësinë që na e ka ofruar, përmes sigurimit të derivateve, që FSK-ja, me sukses, ta përfundoj këtë projekt. Në emër të ICITAP-it, përshëndeti përfaqësuesi i saj, Lulëzim Fushtica i cili premtoi që edhe në të ardhmen të punojnë së bashku me FSK-në, në realizimin e projekteve të tilla. Ndërsa në emër të banorëve të Turiqecit, ka falënderuar Nuhi Selimi kryetar i fshatit, i cili ka falënderuar FSK-në dhe ICITAP-in, për ndihmën e madhe që kanë dhënë për banorët e kësaj zone.

Page 11: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 2012 11 mbrojtja e zgjuar

... Ky lloj i përqasjes, që i jep mundësi disa shteteve anëtare të zhvillojnë bashkëpunimin e avancuar për disa çështje apo probleme rajonale nën ombrellën e NATOs ka disa avantazhe:

Së pari, në se shtetet anëtare shikojnë interes të madh dhe të drejtpërdrejtë në in-vestimet e tyre, ata duhet që të përfshihen në një projekt shumëkombësh. Përqasja aktuale e NATOs i ofron projekte të mëdha dhe të kushtueshme, siç janë Sistemi i Mbrojtjes nga Raketat Balestike i NATOs, i cili ka ndikim të vogël në ka-pacitetet e mbrojtjes dhe një kompensim të ulët të investimit për shumicën e shteteve anëtare. Një përqasje më tepër nga poshtë-lartë, që ju jep mundësi shteteve anëtare që të punojnë në baza më rajonale dhe baza të çështjeve (kontrolli i kufijve, infrastruktura e përbashkët e radarëve me kosto më efektive) mund të jetë më motivuese dhe e kënaqshme. Rëndësia e veprimit do të kuptohet në se shtetet do të iniciojnë më shumë projekte në baza dhe interesa të përbashkëta, edhe në se është një numër i vogël i shteteve anëtare.

Për më tepër, në se grupet e shteteve do të marrin në dorëzim menaxhimin e më shumë çështjeve dhe rreziqeve rajonale, fondet e NATOs do të fokusoheshin në veprimet ndërkombëtare.

Së dyti, përqasja e bashkëpunimit në rritje do të bëjë të mundur një lidhje më të mirë ndërmjet nevojave, perceptimit të rreziqeve dhe zhvillimit të projekteve të shteteve anëtare nën ombrellën e NATOs. Në të vërtetë, shtetet anëtare individualisht nuk përballen me të njëjtat rreziqe dhe për këtë arsye, nuk ka nevojë që të investojnë buxhetet e tyre në të njëjtat fusha të specializuara si të tjerët. Duke ju dhënë mundësinë shteteve që të investojnë fondet e tyre për shqetësimet e përbashkëta do të jetë një stimul më i mirë për t’u angazhuar në NATO, se sa detyrimi i tyre për të investuar në projekte me rëndësi më të vogël për shtete të caktuara.

Së treti, një përqasje më tepër nga poshtë-lartë, që lidhet me një numër më të vogël të shteteve do të lehtësojë ndërtimin e besimit ndërmjet shteteve në vetvete dhe ndërmjet shteteve indi-vidualisht dhe NATOs, të interesuar për “bashkëpunimin në rritje” në një çështje të caktuar. Një bashkëpunim i tillë, i bazuar në rreziqe të përbashkëta apo sfida të sigurisë, duhet që të çojë në ndërtimin e një besimi të fortë dhe një mjedis më efiçent për ndarjen e njohurive. Mund të përmendim këtu si shembull bashkëpunimin e avancuar për mbrojtjen midis anëtarëve të Benelux, që mundëson stërvitje të përbashkëta, ndërveprimin e pajisjeve dhe zhvil-limin e një “pamje të përbashkët” për mbrojtjen.

Së fundi, përqasja nga poshtë-lartë do të ndihmojë për të reduktuar shqetësimet që lidhen me sovranitetin. Shtetet anëtare duhet që të tregojnë një angazhim më të fortë kur vendosin për të investuar fondet e tyre, njohu-ritë dhe sovranitetin në një projekt të përbashkët. Duke punuar me shtetet që mendojnë në të njëjtën mënyrë do t’i jepet mundësia shteteve anëtare që në mënyrë progresive të lëshojnë disa aspekte të sovranitetit të tyre në lidhje me çështje të caktuara, të cilat do të jenë me vlerë për të gjithë organizatën. Ecja përpara me grupe të shteteve anëtare më të kufizuara, por më homogjene dhe të motivuara, do të dekurajojë ndarjen brenda organizatës dhe do të sjellë një moment të ri për dinamizmin

e NATOs. Në përfundim, “bashkëpunimi

në rritje” do të çojë në më shumë fleksibilitet dhe më shumë efikasitet në nivele të ndryshme, kërkim, stërvitje, infrastrukturë, materiale dhe sigurinë ra-jonale. Grupet më të përfshira të shteteve anëtare mund të kryejnë integrimin hap pas hapi të NATOs dhe të ndihmojnë për të realizuar objektivat e MZ më me lehtësi dhe më butësisht. Duke ju dhënë mundësinë shteteve që të tregojnë kujdes për interesat e tyre shtetërore, NATO mund të rrisë integrimin e kapaciteteve të saj dhe të kursejë paratë për projekte më të mëdha ose misionet ndërkombëtare, të cilat qartësisht mbeten një prioritet.

MZ jo vetëm që kërkon vullnet të fortë politik, por edhe bashkëpunim. Për të arritur këtë, NATO duhet që të liber-alizojë tregun e mbrojtjes europiane, të bëj paketën e direktivave të BE që lidhet me mallrat ushtarake, si dhe të përdorë iniciativat e lidhura me bashkëpunimin e përhershëm dhe MZ.

Në kohët e vështirësive, si këto të tanishmet, ne të gjithë duhet të kujtojmë se në se ka ndonjë gjë më të rëndësishme se sa kursimi i parave, ajo është shpenzimi i mirë i tyre. Kursimi i parave nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk do të jetë një qëllim në vetvete, ajo duhet që të mbështetet me krijimtari. Pothuajse 10 vjet kanë kaluar që kurse Strategjia e Sigurisë Europiane vendosi një doktrinë strategjike, dhe përsëri ne e shikojmë Europën të ndarë midis dy koncepteve të ndryshme për sigurinë: disa besojnë se opsioni më i mirë mbështetet në një “ushtri europiane”, ndërsa të tjerët akoma argumentojnë se siguria europiane është para së gjithash “siguria atlantike”. Megjithatë ata që besonin se mbrojtja europiane duhet të lihet në dorën e NATOs aktualisht dhe për gjeneratat që do të vijnë u zgjuan nga gjumi nga sinjalet e qarta të SHBA

se ato mundet që në të ardhmen të mos udhëheqin operacionet brenda dhe jashtë Europës. Duke stimuluar shtetet anëtare të NATOs që t’i japin prioritet atyre kapaciteteve të cilat NATOs i duhen më shumë, dhe që të speciali-zohen në atë që ato bëjnë më mirë, me qëllim që të bëjnë më shumë me më pak, MZ kërkon bashkëpunim po aq shumë sa edhe vullnet politik. Rruga për tek suksesi mbështetet në një strategji me katër hapa:

Së pari, tregjet e mbrojtjes euro-piane duhet që të liberalizohen dhe nevojat ushtarake të Europës të har-monizohen nëpërmjet ekonomive të shkallëzuara. Realizimi i “grupimit dhe shpërndarjes” është një detyrë e vështirë, veçanërisht midis fuqive krye-sore europiane, me industri kombëtare të mbrojtjes të stabilizuar prej një kohe të gjatë. Megjithatë, këto janë të njëjta shtete të cilat kanë reduktuar buxhetet e tyre të mbrojtjes në këtë moment. Këtu hapet një mundësi për t’u fokusuar tek vendet e tjera europiane të cilat duhet që të fillojnë të specializohen dhe të zhvil-lojnë kapacitetet ISR dhe rifurnizimin në ajër, dhe ato duhet që të stimulohen që ta bëjnë këtë. Një hap i rëndësishëm u ndërmor në vitin 2007 kur u aprovua “Katalogu i Progresit”, që përshkruan kapacitetet aktuale ushtarake europiane dhe identifikon prioritetet strategjike si dhe dobësitë kryesore të tij.

Procesi i prodhimit mund të ndodhë në dy mënyra: në se shteti është i aftë që të zhvillojë një teknologji apo ka-pacitet specifik plotësisht vetë, ai duhet që ta bëjë këtë. Në se jo, ai mundet që të vazhdojë të zhvillojë një ose disa komponentë të tij. Dhe përderisa shumë shtete europiane janë stabilizuar mirë për prodhimin e armatimeve, disa shtete të tjera mundet që të fokusohen në prodhimin e municioneve për këto armë. NATO duhet që të veprojë si një

ndërmjetësues, duke i ndihmuar shtetet që të përcaktojnë se çfarë mund të bëjnë së bashku me kosto më të ulët, me më shumë efiçencë dhe me më pak rrezik. Problemet e shfaqura së fundi në Libi, ku forcat europiane mbetën pa muni-cione dhe duhet që të mbështeteshin tek ISR amerikan për goditjen e ob-jektivave dhe furnizimin në ajër, nuk mund të ndodhin në të ardhmen. Për këtë arsye, megjithëse Europa është e detyruar që të shkurtojë buxhetet e mbrojtjes, kapacitetet e saj ushtarake duhet që të rriten dhe dublimi duhet që të parandalohet. Në vitin 2009 vendet e Bashkimit Europian kishin afërsisht 90 programe të armatimeve, ndërsa SHBA, buxheti i mbrojtjes të së cilës është më tepër se dyfishi i atij europian, kishte vetëm 27. Mbajta e një tregu tepër të fragmentarizuar nuk ka më kuptim dhe është bërë i pambështetshëm.

Së dyti, paketa e direktivave të BE që ka qenë aplikuar në të gjithë BE që nga Gushti 2011, që ka për qëllim që të thjeshtëzojë proçedurat për të lëvizur mallrat ushtarake ndërmjet shteteve anëtare, duhet që të përdoret më mirë duke ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që të hyjnë në tregjet e shteteve të tjera anëtare dhe të ofrojnë licenca globale përveçse licencave individuale të eksportit. Burokracitë, kostoja e të cilës arrin në mbi 400 milion euro në vit, sipas Komisionit Europian, duhet që të parandalohen.

Së treti, mekanizmi i Traktatit të Lisbonës, për Bashkëpunimin e Përher-shëm duhet që të përdoret për të arritur bashkëpunim më të madh jo vetëm ndërmjet fuqive kryesore në Europë (në Nëntor 2010 Franca dhe UK ripërtëritën shpirtin e Saint-Malo dhe firmosën një marrëveshje të Bashkëpunimit të Mbrojtjes dhe Sigurisë), por gjithashtu edhe ndërmjet të gjithë shteteve anëtare. Duke qenë një mekanizëm i hapur dhe

gjithëpërfshirës, ai duhet që të përdoret për këtë qëllim.

Së katërti, iniciativa si Qendra e Ekselencës Cyber e Estonisë, Policimi Ajror i Balltikut dhe Grupi i Betejës Europian duhet që të inkurajohen dhe përforcohen, pasi paraqesin një model për të gjithë projektet që lidhen me MZ.

Dobësitë e përkohshme në disa nga masat e sipërpërmendura do të shfaqen për vendet që kanë industri të stabilizuar kombëtare për një kohë të gjatë, pasi disa ndryshime organike duhet që të kryhen në fabrikat e tyre, siç mund të jetë konvertimi i teknologjive. Megjithatë, ndryshime të tilla mund të financohen si nga BE ashtu edhe nga NATO dhe të konsiderohen si investime të rëndësishme.

NATO dhe BE janë dy kollonat kryesore në skenën ndërkombëtare, që është në rritje komplekse dhe e papara-shikueshme. Në se aleatët e NATOs kanë mundësi që të sinkronizojnë vet-veten, MZ mund të japë mundësinë për t’i bashkuar të dy këto kollona.

Zbatimi në FA të RSHMe qëllim që të hyjë në fuqi kon-

cepti i MZ duhet që të ratifikohet nga vendet antare të NATOs gjatë Samitit të Ardhshëm të NATOs në Çikago në Maj 2012. Pritet që ky Samit të japë një Aleancë më të angazhuar, më të aftë dhe më të bashkuar.

Koncepti i MZ është në hapat e para të kuptimit dhe zbatimit. Sigurisht FA duhet të shikojnë me kujdes detyrimet që kanë ndaj vendit dhe detyrimet ndaj NATOS, me qëllim që të gjenden zgjidhje që plotësojnë njëra-tjetrën, pa mbivendosje dhe pa fërkime. Kjo kërkon fillimin e rikonceptimit të skenarëve të përgatitur deri tani, të konceptimit të projekteve që janë reale për vendin dhe angazhimin në projekte të përbashkëta me grup shtetesh, për të cilat kemi interes.

Koncepti i grupimit dhe shpërn-darjes, kërkon përqendrimin e buri-meve të FA me qëllim shpërndarjen sipas prioriteteve dhe përdorimin më me efiçencë të tyre. Menaxhimi i përqendruar i pajisjeve, objekteve, personelit, prokurimeve, fondeve dhe harmonizimi i tyre me organizimin, doktrinat, stërvitjet dhe lidershipin janë disa nga rrugët e mundshme për të cilat duhet të mendojmë seriozisht dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira. Burimet e FA nuk janë pronë e asnjë drejtuesi, në çfarëdo niveli të koman-dimit dhe drejtimit, ato janë pronë e qeverisë së RSH. Drejtuesve ju janë besuar burimet për t’i menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme, me efektivitetin maksimal, pa asnjë humbje, dëmtim apo shpërdorim. Përqendrimi do të duket sikur do t’i heqë kompetencat, por në fakt vetëm do të rritë vëmendjen e drejtuesve ndaj stërvitjes dhe gatishmërisë, dhe do t’i largojë nga punët rutinë të papërshtatshme me rolin e tyre. MM dhe SHP i FA duhet të sigurojnë shpërndarjen e burimeve sipas pri-oriteteve të miratuara nga Ministri i Mbrojtjes dhe të monitorojnë e kon-trollojnë në vazhdimësi efektivitetin e përdorimit.

Për këtë qëllim pas njohjes me vendimet e Samitit të NATOs duhet të fillojnë diskutimet e hapura në të gjithë nivelet për të gjetur zgjidhjet më të mira për të ardhmen e FA dhe për dhënien e një kontributi dinjitoz për NATO-n.

Mjedisi aktual i sigurisë dhe Koncepti i Mbrojtjes së Zgjuar

ruzhdi rustemikëshilltar ekonomik i ministrit të mbrojtjes

Page 12: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 201212 komando

Që prej krijimit të trupave komando në ushtrinë shq-iptare, profesionalizmi dhe arritjet e këtyre tru-

pave në vite kanë shpalosur një emër të paharrueshëm dhe të skalitur mirë në mendjet dhe zemrat e shumë Shq-iptarëve, brenda dhe jashtë vendit, por gjithashtu dhe shumë vendeve të huaja të cilat i kanë vizituar apo kanë pasur rastin dhe fatin e mirë të shërbejnë, punojnë dhe stërviten së bashku. Në periferi të qytetit të Tiranës, vetëm pak kilometra larg saj, ndodhet ish Brigada Komando e cila më pas në bazë të strukturimit të FA kaloi në Regjimentin Komando, ndërsa në vitin 2010, vit që u pasua me një ristruktu-rim te ri të FA, u kalua nga Regjiment Komando në Batalion Komando. Në krye të batalionit Komando që prej vitit 2010 vazhdon të jetë në detyrë nënkolonel Behar Mara. Edhe pse trupat komando njohën shumë ndry-shime strukturore në historinë e tyre të lavdishme dhe përfaqësimit dinjitoz brenda dhe jashtë vendit atje ku atyre ju kërkua të jepnin kontributin e tyre, ishte përgjegjësi e komandantit të kësaj njësie nënkolonel Behar Mara si dhe e oficerëve komandues të këtij batalioni që të vazhdonin rrugën e nisur nga drejtues mjaft të përgat-itur dhe të aftë të cilët shërbyen dhe drejtuan këtë repart elitë të FA. Për këtë arsye detyra primare e koman-dantit të kësaj njësie dhe shtabit dhe komandantëve të kompanive ishte që të realizonin një punë mjaft të madhe e cila kishte të bënte drejtpërsëdrejti me trajnimin, rritjen e kapaciteteve dhe aftësive profesionale të trupave komando. Viti 2012, bazuar në direktivat e ministrit te Mbrojtjes, Shefit të SHPFA si dhe udhëzimeve të komandantit të Forcës Tokësore, u përcaktua qartë si viti i rritjes së ka-paciteteve, modernizimit si dhe rritjes së aftësive profesionale dhe trajnuese të këtyre trupave. Nga komandanti i kësaj njësie, nënkolonel Behar Mara, u morën masa të menjëhershme për saktësimin e nevojave imediate të lid-hura këto me mbështetjen logjistike, pajisje dhe armatim si dhe zhvillimin e menjëhershme të teknikave dhe tak-tikave të reja të luftimit si në luftën në qendrat urbane, mënyrat e patrullimet në qendrat urbane etj. Riorganizimi i batalionit Komando gjatë vitit 2011 u shoqërua në me një përmirësimin të rëndësishëm të pajisjeve, sistemeve dhe transportit. Historia e gjatë e një-sisë u ndoq me fanatizëm nga koman-danti i kësaj njësie dhe ky komandant i ngarkuar me udhëheqjen e njësisë komando, falë aftësive të duhura dhe teknikave të reja që futi në këto trupa, zhvilloi dhe përsosi më tej traditën e këtyre trupave të zbulimit. Vitet 2010-2012 për batalionin Komando kanë qenë vite të mbushura plot me arritje të njohura, si në realizimin e misionit te trupave komando, kryerjen me sukses të detyrave të ngarkuara, misionet paqeruajtëse, marrjen pjesë në përmbytjet e shkaktuara në zonën e Shkodrës, marrja pjesë në shuarjen e zjarreve si pasoje e temperaturave të larta gjithashtu dhe trajnimit të trupave e cila nuk u pengua në asnjë çast nga ndonjë problem i vogël i ha-

Profili i një reparti elitar

sur gjatë këtyre viteve. Në tremujorin e parë të vitit 2012, nën drejtimin e zëvendës-komandantit të batalionit Komando, major Besim Bala, trupat komando realizuan në përsosmëri programin e stërvitjes, trajnimit sipas standardeve të ushtrive aleate të vendeve anëtare në NATO-s dhe përforcimit të rregullit dhe disiplinës, duke arritur të skalisin në histori edhe një herë tjetër emrin e fituar si njësia elitë e FA, kjo e njohur si brenda vendit edhe në teatrin mbarëkombëtar. Nën komandën zëvendës-komandantit të batalionit Komando major Besim Bala, i cili ishte filluesi dhe shtytësi kryesor në futjen e formave, teknikave dhe taktikave të mësuara gjatë krijimit të kësaj njësie nga instruktorët më të mirë të ushtrisë turke, ky batalion eci para shumë shpejt. Por gjithashtu u futën edhe taktika të reja për tra-jnimin e plotë të njësisë komando, ndaj për këtë qëllim, për të realizuar këtë detyrë mjaft të rëndësishme, zëvendës-komandanti i batalionit Komando major Besim Bala si dhe shefi i operacioneve dhe stërvitjes, major Fatmir Minja, ndiqnin hap pas hapi e drejtpërsëdrejti stërvitjet e zhvilluara në terren, që nga përgatitja fizike, trajnimi individual dhe deri tek kompania si një e tërë. Qëllimi i punës së zëvendës-komandantit të batalionit Komando, major Besim Bala ishte që njohuritë e fituara në stërvitjet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunimi me ushtritë e huaja dhe shkëmbimi i eksperiencave në fushën ushtarake si dhe futja e taktikave dhe teknikave për herë e më të reja të trajnimit të trupave komando, të lidhnin ngushtë si kondicionin fizik të trupave tona edhe profesionalizmin e tyre e shpirtin e sakrificës për të mposhtur lodhjen, mundimin, kohën dhe terrenin ku stërviten. Ndaj ky fil-lim viti 2012, është viti i suksesit për trupat komando të cilët me dëshirën e tyre për të qenë gjithmonë më të mirët, sakrifikuan duke kërkuar edhe më shumë ngarkesë për trajnimin e tyre, e parë kjo si një trajnim normal e krahasuar kjo dhe me ushtritë aleate. Trajnimi i trupave dhe vlerësimi filloi menjëherë e ndarë kjo në faza, ku në

çdo fazë përcaktohen qarte kërkesat fizike dhe kondicioni që duhet të plotësojë çdo ushtarak, i cili duhet japë maksimalen për plotësimin e kushteve dhe nivelin e kërkuar. Stër-vitja fizike ishte një parakusht, tra-jnimi në palestër, garat e shpejtësisë dhe kalitja e durimit gjatë marshime të cilat u mbajtën lart e poshtë vargjeve malore pranë Bovillës dhe mbi liqen e Bovillës çdo dy javë, ku i gjithë personeli ishte i pajisur me armatim sipas organikës dhe pajisje të plota. Trajnime të vazhdueshme gjatë ditës dhe natën me kalimet e lumit, ngjitje malore, trajnimi me armë, leximi i hartave, dhe operacionet e vogël ishin baza në planin mësimor të çdo toge. Në trajnim kushtet e jetesës ishin të përshtatura për çdo terren, dhe trupat vendosur në terrene të ndryshme tra-jnohen të jenë përgjegjës për gjetjen dhe gatimin e ushqimit te tyre. Në fund të çdo kursi ushtrimi ishte e simuluar një mësim tregues duke përdorur municion të vërtetë në qitje të ndryshme. Stërvitjet janë realizuar duke bërë një trajnim sa më realist të jetë i mundur duke përdorur municion manovër fillimisht dhe të eksplozivëve për të krijuar situate reale.

Sipas programit të miratuar, si dhe rëndësie se madhe se detyrave që këto trupa kryejnë në misionet paqeruajtëse një rendësi të konsiderueshme gjatë zhvillimit të programit mësimor i kushtohet dhe pajisjes se këtij bata-lioni Komando me grupe të afta për kryerjen e detyrave të vështirësisë së lartë, i njohur si trajnimi alpinist malor për të siguruar trajnim për operacionet në kushte e vështira malore, kryerjen e operacioneve shpëtimi me mësim ngjitje në malet mbuluar borë , trajtimin për ngjitje në shkëmb. Ky trajnim e ka zana-fillën nga përgatitja alpiniste qe trupat komando kanë zhvilluar qe nga viti 2000 drejtuar nga dy alpin-istët instruktore Zviceranë si dhe tani nga instruktorët më të mirë të trupave komando të cilët I mësojnë teknikat e reja mbi mënyrën për të jetuar gjatë një operacioni në mal, për të luftuar , dhe për të shkuar në këmbë ose në ski në kushte dëborë.

Instruktorët alpinistë komando janë nga kuadrot elite në FA të cilët janë ekspertë në misionet e zbulimit në çfarëdolloj terreni malor apo fushor, ngjitje apo zbritje alpiniste. Roli i tyre primar në kohë paqeje është për të mësuar teknikat dhe taktiken trupave të tjerë komando dhe të ndajnë eksperiencën e tyre me njësi të tjera ushtarake. Gjatë kohës së paqes apo luftës, trupat alpiniste komando janë në gjendje të ofrojnë një aftësi shtesë për batalionin Ko-mando, dukë formuar një grup të specializuar për veprime alpiniste dhe në gatishmëri për çdo rast të mundshëm ndërhyrje. Instruktorët alpinist janë të rreptë dhe standardet e tyre të përzgjedhjes dhe trajnimit janë konsideruar nga disa nga më të vështirat e bazuar nga roli dhe detyrat që kryejnë. Një rëndësi të veçantë gjatë këtij viti për rritjen e aftësive profesionale ka sjellë dhe ridimensionimi i programit mësimor të trajnimit të batalionit Komando si dhe zhvillimi i temave mësimore me tematika konkrete, të bazuara këto, në kushtet e sotme të zhvillimit të luftës. Nga kjo pikë në këtë trajnim është përqendruar më shumë në rolin e komandove në operacionet e ndryshme të zbulimit dhe të sulmit. Trajnimi ka përfshirë mënyrat dhe rrugët se si të realizojnë një mi-sion zbulimi, gjithashtu se si trupat komando të jenë të aftë të bëjnë thirrje për mbështetje me zjarr nga armë zjarri artilerie e detare dhe si të marrin mbështetjen taktike ajrore nga forcat ajrore aleate. Më shumë theks është vënë në trajnimin e përbashkët, me dy ose më shumë kompani komando të cilat mund të kryejnë së bashku detyra specifike të batalionit. Të jesh ushtarak është nder, por të mbash emrin Komando është privilegj që jo të gjithë e ar-rijnë dhe e fitojnë për arsye se ata që kërkojnë të bëhen pjesë e forcave komando dhe të mbajnë me nder beretën blu duhet të plotësojnë një periudhë sfiduese trajnimi që quhet kursi komando. Shumë ushtarë gjatë periudhës fillestare të zhvil-limit të kursit komando mendojnë

ta braktisin pasi gjatë kësaj periudhe trajnimi intensiv përfshin, palestër, njohuri mbi artet marciale, luftim trup më trup, njohuri mbi luftë biologjike/kimike, njohuri mbi hed-hjen me parashutë, zhytjen, luftën kundër-terrorizmit, operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, zbulimin dhe mbijetesën, gjithashtu mësimin e gjuhëve të huaja e cila edhe kjo është një pjesë e trajnimit. Gjatë tra-jnimit sipas fazave, komandot janë të nxitur nga instruktorët në kufijtë e tyre, si fizikisht dhe mendërisht. Orari i trajnimit përfshin të gjitha aspektet e një ditë moderne luftarake të rregullt duke i përgatitur trupat nga ana psikologjike për të përbal-luar stresin dhe ngarkesat negative gjatë stërvitjes. Marshimi i gjatë në këmbë në terrene të ndryshme ma-lore e fushorë, me një peshë 40 kg, është vetëm një shembull të asaj që trupat komando kanë për të përsh-kuar gjatë trajnimit. Ky nuk duhet të jetë një trajnim i thjeshtë, por i vështirë, për arsye që trupat koman-do të jenë më të mirët e më të mirëve në kuadër të forcave të armatosura shqiptare e të njihen për kryerjen e një shumëllojshmërie të detyrave të tilla si: mbikëqyrjes në struktu-rat e armikut, objektet, sistemet e mbrojtjes ose ndërtesa strategjike përkatëse, sabotim të fshehtë kundër njësitë e armikut dhe strukturave, infiltrim, zbulim, misione kundër terrorizmit etj. Trupat komando kanë fituar sasi të madhe përvoje në misione kërkimi dhe të tjera të këtij lloji, sidomos në zonat rurale dhe tani po aftësohen për kryerjen e misioneve nga më të vështirat. Deaktivizimi ose asgjësimi i lëndëve plasëse dhe minave është gjithashtu i pranishëm në trajnimin e trupave komando. Operacionet për të cilat përgatiten të kryejnë këto trupa janë misione të një rëndësie të veçantë ku nevojat për fshehtësi absolute janë një veçori që pritet nga të gjithë efektivat dhe gjithashtu përkushtim total për atdheun dhe vendosmëri ekstreme, nuk i frikësohen armikut, aktivitetit në lartësi, errësirës, vet-misë në të gjitha veprimet alpiniste, kanë rezistencë dhe aftësi efektive reagimi në situata ekstreme (duke përfshirë tortura), kapacitete dhe vendosmëri për të përmbushur mis-ionin e ngarkuar me çdo kusht, aftësi për të marrë vendime të menjëher-shme dhe efektive, kapacitet për t’u përshtatur kur situata ndryshon etj. Për këtë arsye me përgatitjen profe-sionale dhe kapacitetet operacionale të ofruara nga këto trupa, batalioni komando vazhdon rrugën e nisur për të qenë i aftë për tu përgjigjur në çdo kohë dhe në çdo rast për çfarëdolloj detyre dhe situate që do i ngarkohet; për të treguar se trupat komando me nivelin e përgatitjes dhe profesion-alizmin e tyre do të shërbejnë me devotshmëri e nder kudo ku i thërret detyra; për të ngritur lart emrin e ven-dit tonë, përfaqësuar denjësisht FA ne rang kombëtar dhe mbarëkombëtar, si dhe duke bërë të pa harruar në histori emrin “KOMANDO”.

Kapiten Erion Shkëmbi

“Komando” një emër me histori qe përfaqëson nder, krenari dhe profesionalizëm

Page 13: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 2012 13kds

Në vijimësi të realizimit të veprimtarive vjetore të Komandës së Dok-trinave dhe Stërvitjes,

në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” dhe në Shkollën e Trupës së kësaj Komande, para disa ditësh u zhvilluan ceremonitë e përfundimit të Kursit Themelor të Oficerit të shtabit dhe Kursit bazë të Oficerit. Ajo ç`ka vlen të theksohet, është zhvillimi i programeve të reja arsimore të ori-entuara në përputhje me standardet akredituese të Ministrisë së Arsimit.

Në ceremoninë e përfundimit të këtyre kurseve mori pjesë komandanti i Komandës së Doktrinave dhe Stër-vitjes, gjeneralbrigade Agim Lala, komandanti i Akademisë së Mbrojtjes kolonel Perikli Koliqi, ai i Shkollës së Trupës, si dhe pedagogët dhe shefat e departamenteve, të cilët zhvilluan procesin mësimor.

Domosdoshmëria e rishikimit të programeve në përputhje me kërke-sat që shtron koha para Forcave të Armatosura, ka angazhuar të gjithë trupin mësimdhënës, në kërkimin e metodave të reja, deri sa të miratohen ndryshimet siç i parashikoi Konfer-enca Shkencore për Rishikimin e Programeve, e cila zhvilloi punimet në fillim të Majit.

Kërkesa për rritjen e nivelit të dijeve bashkëkohore është detyrë parësore jo vetëm e personelit pjesë-marrës në kurs, por e gjithë personelit të Forcave të Armatosura. Niveli i

Diplomohen oficerët e Kurseve

përgatitjes që demonstruan pjesëmar-rësit në këto kurse është edhe tregues i përkushtimit të oficerëve tanë për të rritur shkallën e përvetësimit të dijeve prej studentëve, e kryesisht në zbatimin praktik të tyre. Pedagogët përgjegjës si n/kolonel Enrik Ago, n/kolonel Ardian Kazo, n/kolonel Robert Hysenllari, n/kolonel Fatmir Qaniu, n/kolonel Lavdërim Toçi dhe toger Arben Hoxhaj, kanë ndjekur në vijimësi mënyrën e përgatitjes dhe zhvillimit të temave të grupeve për-katëse të tyre. Profdr Kostaq Karoli, Profdr Rruzhdi Gjatoja, Doktor Simon Gega, n/kolonel Ismet Tola, shprehen të kënaqur me nivelin e dijeve të këtyre kursantëve. “Kërkesa për dije – thotë n/kolonel Ismet Tola, ka qenë dhe mbetet virtyt dhe vlerë e ushtarakut në të gjitha kohërat. Kur e shikojmë këtë të pasqyruar tek këta të

rinj ushtarakë pjesëmarrës në Kursin themelor të oficerit të shtabit dhe ata të Kursit bazë të oficerit, ndjehemi mirë, se shikojmë që përpjekjet tona, të të gjithë stafit, nuk kanë shkuar dëm. Prandaj ndjehemi të motivuar, sepse është i vetmi tregues i matshëm i “prodhimit” tonë. Ato vështirësi dhe mangësi që patëm në këtë Kurs, kuptohet që do të jenë të zgjidhura në Kurset e ardhshme. Kjo është dinamika e punës sonë”.

të diplomuarit që u dalluan...Në AM “Spiro Moisiu” u diplo-

muan 44 ushtarakë të FA të RSH dhe të Gardës së Republikës.

Kursi ka filluar në 13 Shkurt 2012 dhe ka vijuar 14 javë. Është ndjekur nga 44 ushtarakë, personel ushtarakë të FA dhe Gardës së Republikës.

Programi përfshin lëndë në 4

fusha: Në fushën e Operacioneve, të Strategjisë dhe Historisë, të Ud-hëheqjes Ushtarake, si dhe në atë të Shkencave Shoqërore, ku natyrshëm 50% të programit e zënë lëndët e operacioneve. Ky program synon aftësimin e kursantëve për kryerjen e detyrave në nivel taktik.

Ndoqën kursin bazë të oficerit gjithsej 52 kursantë në specialitetet Këmbësori 15 vetë, Logjistikë 14 vetë, kontroll i trafikut ajror 12 vetë, detari 11 veta te cilët për vetë specifikat e kursit zgjat deri më 02 Dhjetor 2012. Në përfundim të kursit ata u aftësuan si liderë të skuadrës dhe të togës.

Në ceremonitë e zhvilluara, u vlerësuan përpjekjet e të gjithë kursantëve, por u evidentuan rezulta-tet e larta të arritura nga kapiten Alban Gega, kapiten Pëllumb Hidri, kapiten

Ilirian Pashaj, Erisa Ferko, Fabjola Mataj, Ervis Mazaj, Besmir Ferzaj dhe Morena Halilaj. Komandanti i Akademisë kolonel Perikli Koliçi, në fjalën e tij të përshëndetjes, tha: “Ju sapo nisët një rrugë të re në Udhën e gjatë të Dijes. E rëndësishme është që këtë rrugë ju e nisni të pajisur me njohuri të konsoliduara, të rrënjosura mirë, me bazë të shëndoshë, e cila do t`ju vlejë të përsoseni edhe më tej gjatë karrierës suaj. Rezultatet tuja të larta tregojnë se me punë mund të arrihet gjithçka”.

Komandanti i Komandës së Dok-trinave dhe Stërvitjes Gjeneral Bri-gade Agim Lala ndoqi ceremoninë e diplomimit të Kursit Bazë të Ofi-cerit.

Gjeneral Lala në fjalën e tij thek-soi: -“Ju kam ndjekur gjatë gjithë periudhës që jeni përgatitur këtu. Me gjithë ndonjë mangësi të vënë re aty-këtu, më duhet të them se ju arritët të përvetësoni programin në masën shumë mirë. Por një gjë mos harroni; ju sapo keni nisur karrierën e gjatë të oficerit. E para dhe më e rëndësishmja, është që ju ta dashuroni këtë zgjedhje që keni bërë, por ju lutem, jo si profesion. Nëse do ta dashuroni si profesion, po jua them hapur:-keni dështuar. Duhet ta dashuroni si Mision. Të qenët ushtarak duhet të bëhet pjesë e karakterit tuaj, e ndërdijes suaj, duhet të bëhet motivi krye-sor i jetës, mbi të cilin ju duhet të ndërtoni gjithë ëndrrat e jetës suaj. Mbajini mend mirë këto, pasi jua thotë një oficer, një kolegu juaj, i cili e nisi karrierën e tij pikërisht me këtë gradë: nëntoger.”

nga n/kol dava farruku

U zhvilluan ceremonitë e përfundimit të Kursit Themelor të Oficerit të shtabit dhe Kursit bazë të Oficerit

Page 14: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 201214 gjeopoLitika

Isaiah Bowman: Shqipëria, vendi i vogël, qendër cikloni e Ballkanit prej nga mund të lindin probleme të rënda

isaiah Bowman (1878–1950)Bowman u bë i njohur gjatë LIB

për rolin e tij në përgatitjet që bëri SHBA për rindërtimin e për ri-vijëz-imin e kufijve kombëtarë europianë të pasluftës. Ai shërbeu si drejtori i “Shoqatës Amerikane të Gjeografisë” (American Geographical Society) dhe ishte përgjegjës për grumbullimin e të dhënave hartografike dhe gjeografike të përdorura nga Woodroë Wilson në Konferencën e Paqes në Versajë. Bowman ka marrë edhe nderime të tjera profesionale, përfshirë zgjedhjen e tij në vitin 1930 në Akademinë Kombëtare të Shkencave (National Academy of Sciences) dhe bërjen president në universitetin “Johns Hopkins University”, në vitin 1935. Rregullimi territorial ishte një nga fushat e ekspertizës së tij studimore dhe shkrimet e tija të spikatura për këtë dhe çështje të tjera të njohura gjeografike, përfshijnë botimet “Bota e re” (The New World (1921)), “Gjeografia në lidhje me shkencat sociale” (Geography in Relation to the Social Sciences (1934), dhe “Kufijtë e rregullimit territorial” (The Limits of Land Settlement: A Report on Present-Day Possibilities (1937)). Përveç këtyre, edhe shumë artikuj të tjerë që hetonin marrëdhënien ndërm-jet gjeopolitkës, gjeografisë politike dhe fuqisë. Gjatë LIIB, ai këshillonte administratën Roosvelt dhe ndihmoi që të skicoheshin shumë aspekte të politikës së Jashtme amerikane të pasluftës dhe të formulohej rindërtimi evropian territorial i pasluftës. Edhe pse kritik ndaj përdorimit nazist të gjeopolitikës, Bowman besonte se ishte e rëndësishme që të mësoheshin mësimet historike dhe ai luajti rol influencues si akademik dhe si politikbërës, për të garantuar se çështjet gjeopolitike janë të pandara nga politika dhe janë të njohura si të tilla, në vend që të shihen vetëm si çështje shkencore.

Në vijim do të shohim shënimet e Isaiah Bowman (“Bota e re”, The New World (1921) në lidhje me shqiptarët dhe çështjen shqiptare, të pasqyruara në botimet e tij. Këto mendime, parë rëndësinë e individit në fjalë dhe pozicionin e tij si kryekëshilltari për çështjet territoriale pranë presidentit Woodrow Wilson në Konferencën e Versajës, mund të konsiderohen si mendimi zyrtar apo si këndvështrimi origjinal amerikan për Shqipërinë e kohës. Shumë nga këto zhvillime ballkanike, ashtu si dhe zhvillimet historike shekullore evropiane, ndi-kuan në krijimi e teorive të mëdha gjeopolitike klasike. Bowman konsi-derohet pjesë e mendimit të zanafillës gjeopolitike.

Malësorët shqiptarëNga të gjithë elementët e pa-

disiplinuar në Perandorinë Turke, pak mund të ketë pasur që të mund të sillnin aq shumë trazira sa shqiptarët. Për të dënuar grupet

e pabindura duhet të dërgoheshin ekspedita ushtarake njëra pas tjetrës. Edhe pse Shqipëria është veçse pak më e madhe se sa Vermonti dhe me zor sa i bën një milionë ban-orë, ajo është një qendër cikloni e Ballkanit nga e cila mund të lindin probleme të rënda. Rajoni i liqenit të Shkodrës në kufirin verior është një zonë problematike ku interesa konfliktuale nuk mund të ndahen paq përveçse nga ndonjë proces i gjatë negociatash dhe rregullimi. Siç shihet në hartë Shqipëria është pikërisht në kahun e kundërt të thembrës së çizmes italiane. Nëse Adriatiku është vërtet një liqen italian, atëherë Italia do e ketë in-teres jetik Shqipërinë; në një rast të ngjashëm, SHBA deklaroi në vitin 1898 – dhe iu përmbajt kësaj qysh atëherë – se çështjet e Kubës janë interes jetik për të, duke qenë se Kuba është një vend i vogël e rela-tivisht i dobët, vetëm 100 milje larg nga Florida. Shqipëria ndodhet larg Italisë sa gjysma e kësaj distance, ose 45 milje.

Karakteri i venditShqipëria është një vend malor

përshkruar nga lumenj të rrëmbyer që derdhen në Adriatik. Ka popullsi e cila është e vendosur në lugina dhe rreth porteve. Rripat e ngushtë të fushave dhe deltave bregdetare, edhe pse pjellore, janë plot sëmundje e të populluara pak. Pjesa më e madhe e vendit banohet prej barinjsh të cilët janë në përgjithësi të pangulur në një vend, duke migruar nga një vend në tjetrin dhe duke ruajtur traditat e zakonet e shkuara. Shqipëria ka pak rrugë dhe thuajse asnjë heku-rudhë. Popullsia e saj, për shkak të natyrës së saj të thyer jeton në grupe të izoluara dhe njësia e organizmit të jetës është fisi, i cili shfaq një shpirt pavarësie lokale. Ashtu si disa popullsi të tjera malore, shqiptarët kanë përjetësuar zakonet antike të grindjeve. Proceset ligjore janë shumë të ngadalta dhe të paqarta për natyrën e paduruar të mendimit dhe të shpirtit të lirë të njerëzve, të cilët gëzojnë jetën e shfrenuar e të pakufizuar të malit. Sipas pikë-shikimit të tyre, faji është personal dhe dënimi duhet të jetë po i tillë e duhet të jetë i atypëratyshëm dhe i zjarrtë. Problemet me grindjet, këtu si dhe kudo tjetër, çojnë në një zinx-hir të pafund vrasjesh, ndaj të cilit pjesëtarët e secilit fis kundërshtar binden nëpërmjet një sistemi që nuk le vend për punën e ngadaltë të një jurie. Çdokush, nuk mund veçse ta admirojë llojin e guximit të cilin shfaqin këta njerëz mali. Ata nuk e kanë ndërprerë kurrë monologun e tyre mbi nderin. Si kur bëhet ndonjë gjë e gabuar prej dikujt nga ndonjë fis fqinj, ashtu edhe kur kërkohet ndonjë taksë nga taksambledhësi, ata rrezikojnë fizikisht deri në cakun më ekstrem për të mbrojtur të drejtat sipas mënyrës që ata i konsiderojnë ato të tilla. Për të nënshtruar njerëz të tillë, turku bëri një progres të pakët në thuajse pesëqind vitet e tij

të kontrollit; pavarësisht nga fakti se shqiptarët janë kryesisht mysli-manë, aleanca e tyre me sunduesit turq, nuk ishte aq e fortë sa ajo e kurdëve në Turqinë lindore, një tjetër element ky, i panënshtruesh-mërisë së vendit malor. Çështja e besnikërisë së tyre ndaj besimit mysliman është vetëm sa për emër. Dhe shumë fise të fuqishme e drejtues aktualë ndikues, janë të krishterë dhe e kanë luftuar sundi-min turk e kanë shfaqur interes për një program kombëtar shqiptar. Le të shohim se çfarë progresi është bërë në trajtimin e çështjes shq-iptare prej fuqive të tjera, që prej vitit 1913.

aspektet ndërkombëtare të çështjes shqiptare

Në fund të Luftës së Parë Ball-kanike, zotërimet turke në Europë u ndanë e u morën nga shtetet ball-kanike, përveç dy zonave (Traktati i Londrës, maj 1913):

(1) Nga linja Enos-Midia deri te Ngushticat, Turqia vazhdonte të kishte të drejta sovrane.

(2) Rajoni i keq-përcaktuar i njohur si Shqipëria, do të kishte kufijtë dhe statusin e tij të përcak-tuar nga Fuqitë e Mëdha.

I dyti prej këtyre vendimeve u mor nga insistimi i Fuqive të Mëdha të cilat ishin të influencuara nga kërkesa e Austrisë e cila kërkonte

të çlirohej nga kërcënimi i intrigës ruse për Adriatikun. Ajo i trembej kësaj, nëse Serbia (një shtet sllav i mbështetur nga Rusia) duke e bërë Shqipërinë të vetën, do të fitonte mundësi hyrje në Adriatik. Mundë-sia që t’i merte Shqipërisë sikur qoftë edhe një pjesë, ishte saktësisht një prej konsideratave që e kishte shtyrë Serbinë për tu bashkuar më Bullgarinë e me Greqinë në Luftën e Parë Ballkanike, për hedhjen nga froni të fuqisë turke në Europë. Ajo ishte e mbyllur territorialisht dhe kërkonte një dritare në Adria-tik ose në Egje (Selanik). Ëndrra e një shteti jugosllav me Dalmacinë dhe Malin e Zi që të furnizonin daljen e dëshiruar, deri atëherë nuk kishte marrë formën e vërtetë-sisë. Austro-Hungaria ishte më e shqetësuara për të mbajtur Serbinë të vogël e të dobët, sepse ajo kishte miliona jugosllavë brenda kufijve të saj, dhe nervozizmi i tyre që prej kohësh e sërish, i kishte shqetësuar sundimtarët austriakë. Nëse ata do të zhvillonin shpirtin luftarak të bashkë-vendësve të tyre në Serbi, ata mund të kërcënonin integritetin shumëgjuhësh të Pe-randorisë Austro-Hungareze. Fuqitë e tjera të Mëdha e miratuan qëndrimin e Austrisë dhe mbajtën Serbinë jashtë nga Shqipëria e nga rajoni Dalmat. Në këtë mënyrë ata e pajisën Serbinë me një arsye

prof. dr. pajtim ribajalbert hitoaliaj

më tepër për të filluar Luftën e Dytë Ballkanike. Sa i përket Shq-ipërisë, kufijtë e saj të pasaktë, nuk u përcaktuan kurrë nga fuqitë e njëpasnjëshme që u morën me të (kufij të ndryshëm shfaqen në hartën shoqëruese). Kufiri i për-caktuar nga Konferenca e Londrës e vitit 1913 u pranua nga të gjithë – përveç se nga vetë shqiptarët – si shënjuese e kufijve të sovranitetit kombëtar. Kufijtë ishin tej mase artificialë, duke prerë jo vetëm linjat e komunikimit ekonomik, por gjithashtu edhe lidhjet fisnore, nyjet më të forta në shoqërinë fisnore shqiptare. William Wied, një princ gjerman, u vendos në fronin e sapokrijuar të Shqipërisë (1913). Në vitin 1914, kur filloi lufta, si froni edhe monarkia u tretën dhe Shqipëria u kthye në gjendjen e një qeverie lokale. Shq-ipëria e veriut dhe ajo qendrore, u pushtuan nga ushtria austriake, e cila për katër vjet ruajti një vijë ushtarake pak më në veri të Vlorës. Në vitin 1918, ushtritë Aleate të Ballkanit avancuan dhe e rimorën Shqipërinë. Nëpërmjet një traktati të fshehtë të bërë ndërmjet Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë, fiks para se Italia të hynte në Luftën Botërore, fuqitë e mëdha planifikuan ta ndanin Shqipërinë, duke i dhënë pjesën veriore Malit të Zi ose Jugosllavisë (Traktati i Londrës, 1915). Pjesa qendrore do të bëhej një shtet vetëqever-isës mysliman. Pjesa jugore, me Vlorën, do të bëhej territor italian. Në qershor 1917, Italia deklaroi protektorat in mbi Shqipërinë dhe u mor si e vërtetë se aleatët ia lejonin asaj qëndrimin aty. Drejtuesit kombëtarë shqiptarë e akuzuan drejtpërsëdrejti, pas armëpushimit të vitit 1918, se Italia kërcënonte me kolonizim me forcë dhe futje të shkollave italiane për të italianizuar Shq-ipërinë e jugut. Është e vështirë për Shqipërinë që të kundërshtojë veprimet e fqinjëve, sepse ajo nuk është e bashkuar. Institucionet e saja politike janë fillestare dhe të dobëta; ajo nuk ka hekurudha që të lidhë vendin në një unitet; nuk ka një ndjenjë të mirëfilltë të fortë kombëtare te pjesa më e madhe e njerëzve; pozita e saj tundon fqinjët më të fortë që të lakmojnë tokat e portet e saja. Për një kohë të gjatë Italia ka insistuar me çdo kusht ajo duhet të ketë një një bazë detare në portin e Vlorës dhe një zonë mbrojtjeje mjaftueshëm të gjerë për operacionet tokësore në rast sulmi. Kjo do t’i sigurojë asaj supermaci detare në Adriatik dhe do të ruajë tërë vijën e saj breg-detare lindore, një çështje shumë e rëndësishme kur sjellim ndër mend se ajo është e ekspozuar veçanërisht nga sulme detare dhe se ka popullsinë me dendësi më të lartë në Mesdhe. E përballur me një sulm të fuqishëm tokësor nga forcat shqiptare, Italia u tërhoq nga Vlora në verë të vitit 1920.

Vijon...

Page 15: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 2012 15kuLturë

sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, aktivitet në QKMBM

Sot në orën 11.00 në QKMBM, organizohet një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të FARSH, Drejtoria e Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komunitetin, në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM) në bashkëpunim me drejtorinë e J-9 në SHPFA, organizojnë një aktivitet promovues për nder të 1 Qershorit, të kësaj date të rëndë-sishme për fëmijët. Aktiviteti përfshin këto elementë: Vënia në skenë e pjesës teatrale muzikore për fëmijë “Nuk dua, nuk më pëlqen”, ku do të performojnë fëmijët e kursit të aktrimit, nga Sektori i Rekreacionit, në Drejtorinë e Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komunitetin, pranë QKMBM, ekspozitë e punimeve më të mira gjatë vitit në hollin e QKMBM nga kursi i arteve pamore, dhe fëmijët e kursit të muzikës, Enxhi Dushku performon në piano, dhe Donalda Peshqefa performon në kitarë gjatë zhvillimit të ekspozitës, nga Sektori i Rekreacionit, në Drejtorinë e Ak-tiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komunitetin, pranë QKMBM, ekspozitë me aplikacione të grave ushtarake dhe të grave të ushtarakëve.

NJOFTIM QENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJES

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarsisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare : Shpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë

nga jeta dhe veprimtaria e FA. Materialin konkurrues mund ta dorëzoni çdo ditë pranë

QKMBM, ose mund ta dërgoni në adresë[email protected]

Shpallja e fituesve do të bëhet më datë 01.12.2012DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME

KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

Qyteti nën ujë“Dhe dëmi e kobi do ta shuajnë Trojën”

Iliada XXVIIgranit Zela

NOveLë(Vijon nga nr. i kaluar)VI“Trojë” kjo ishte fjala që qarkullon-

te në qyetin tonë. Thuhej se Arkeologu i cili vazhdonte punimet dhe zbulimet në Qytetin e Vjetër kishte përmendur këtë fjalë e cila pastaj ishte përhapur men-jëherë si era. Hamendjet ishin nga më të ndryshmet. Kjo fjalë trazoi mendjet dhe shpirtrat e njerëzve. Çfarë do të thonte kjo fjalë dhe përse ishte shqiptuar ajo prej Akeologut?

Disa, ata që duket se kishin kënduar libra të moçëm nisën të thoshnin se para se të mbytej nga kryeqendra kishin sjellë një kalë të madh druri të cilin e kishin lënë në portat e Qytetit të Vjetër duke shpresuar se mos ata do ta fusnin brenda siç edhe duhet të ketë ndodhur pas këm-bënguljes së një farë Gjin Krahnezës për ta pranuar këtë dhuratë. Mirëpo, a kishte gjasa që Qyteti i Vjetër të kishte lidhje me Trojën? Fakti që edhe ai kishte qenë i rrethuar shumë herë dhe ishte pushtuar (në fund fare ishte mbytur) e bënin atë një Trojë të atyre banorëve por nuk kishte askurrnjë dokument që të vërtetonte se aty kishte jetuar ndon-jëherë Hektori dhe mbreti Priam.

Pas përndezjes së imagjinatës së banorëve për trojet e tyre të mbytura u pa që njëditëzaj Klara Klarineta, pasi lindi djalin e saj të fundit, ishte veshur porsi perëndesha Tetidë, kishte marrë fëmijën e saj të gjashtë të cilin e quajti “Akil Hyjnori” për ta rrasur në rezer-vuarin e qytetit duke e mbajtur vetëm për gishtin e vogël të këmbës. E bekoi n’ato ujëra sikundër në ato kohëra të kahmoçme Akili mitik që përmendet prej njëfarë verbani me emrin Homer, por ndodhi një incident i vogël: Akili i Klarës mbeti sakat nga koka dhe ç’prej asaj dite nisën t’i thirrin Akili i marrë.

Kur morën vesh për praktikimin e këtij rituali mahnitës në kohën tonë, gazetarë të stacioneve televizive nga e gjithë bota që nuk vonuan shumë dhe ia mësynë atypari ngase qe hapur rrufeshëmsi i vërtetë lajmi i gjetjes së Trojës. Zbulimi u bë pas përkthimit të Vjetarit të Arkeologut në gjuhën angleze jo edhe aq në mënyrë origjinale pasi aty ishte shënuar se kishte disa thesare të fshehura gjatë luftës së dytë botërore. Më së pari u zbuluan disa shkallë të përdorura hekuri, blloqe drejtëkëndore që të ndërmendnin rrënojat e ndërtesave antike, pllaka të mëdha që afërmendsh duhej të ishin të Trojës.

Atëbotë nisi organizimi i eks-peditave ndërkombëtare në këtë cep të botës që krejt papritur u shndërrua në kryeqendrën e saj. Bota ngriti supet kur në qytetin tonë në nuk gjeti as kisha as xhamia e as sinagoga por një tempull gjigand ku të mëdhenj e të vegjël i faleshin sikur të ishte aty vetë zoti e ky ishte Tempulli i Apokalipsit.

Gjindja lutej që të vinte më së mbrami dita e lume e përmbysjes së botës sepse kështu ata që ishin në fund do të dilnin në fillim e ata që ndod-heshin në krye do të bien në fund të saj. Qytetarët i pajisën ardhacakët me harta e udhëzues të ndryshëm si legjenda, përralla, ninulla që bënin fjalë për Trojën e humbur kjo punë u lehtësua tepër me gjetjen e kordinatave të sakta të vendndodhjes së tij.

Në fillim, gjykatësi i gjykatores së qytetit i cili për t’u dukur modern vinte kudo që të ulej këmbët mbi tavolinë, shpalli se kordinatat ishin shtatë gradë e dy minuta gjerësi veriore dhe njëqind e njëzetë e shtatë gradë katër minuta gjatësi perëndimore. Mirëpo s’kaloi as edhe një ditë kur ”Kronikani i jetës së

zanave”, për të cilin flitej se kishte dy palë mustaqe e se i kishte vënë flakën shtëpisë së të dashurës që të mos kishte ku të strehohej pos të tijës, deklaroi me bindje të plotë se kordinatat e vendndod-hjes së Trojës qenë pesëdhjetë e pesë gradë gjerësi jugore dhe nëntëdhjetë ose dyqind gradë gjerësi veriore.

U përfshin në këtë debat shkencor për herë të parë në historinë pa histori të qytetit tonë edhe Gjin Klithmëqyqja i cili njeri që i bën njerëzit të qeshin në raste morti dhe që besohej se bënte gjithmonë akte seksuale me zogjtë. I pëlqenin gratë e të tjerëve por kishte atë zakonin e keq se nuk e mbante gojën dot të mbyllur andaj dhe herë pas here i thyhej ndonjë brinjë nga rrahjet e tepërta prej vërsnikëve të tij.

Por, sidoqoftë tonin kësaj polemike ia dhanë Akili i Marrë dhe ”Vajqëm-tuesi” , polemikë në të cilën kryesonte dukshëm Akili i Marrë pasi edhe ishte më i besuar përkundruall opinionit qytetar qyshse Gjin Klithmëqyqja nji-hej si njeri që e ndërronte emrin sipas muajve të vitit. Në Janar zakonisht e kishte Gjon, në Shkurt Gjokë, pastaj Gjelosh, Gjetan, Gjikë, Gjeto etj gjë që shoqërohej edhe me ndërrimin e pikpamjeve rreth çështjeve për të cilat fliste. Ajo që e bënte të famshëm atë ishte se askush përveç tij nuk mund të shkonte e kthehej prej Ferrit.

Çudia më e madhe e asaj kohe për të gjithë ne qe se Akili i Marrë kishte marrë peng Kryetarin e Lidhjes së Shkronjëtarëve të Qytetit të Ri dhe e kishte detyruar ta bënte shkrimtar madje shkrimtar të madh. Vepra e Akilit të Marrë nisi të përkthehej në mënyrë klandestine në të gjithë Ballkanin. Kësaj i besonin të gjithë sidomos magjistarja Orkide e cila sajë dhuntive profetike që zotëronte arriti që të bënte të mundur që Akili i Marrë të kandidonte për çmimin Nobël. E vetmja pengesë për Çmimin e Madh ishte Hilë Kroi, legjendmbledhësi për të cilin përflitej se mund të ishte fituesi i atij viti. Për t’i dalë përpara kësaj të keqeje Akili i Marrë i qëndisi një letër të fshehtë publike akademisë së Stokholmit gjë që e që e çoroditi opinionin mbarëbotëror.

Natën që u mblodh akademia sue-deze gjithë qytetarët tanë u ngujuan në Tempullin e Apokalipsit duke u lutur që të vinte fundi i botës. Akili i Marrë nisi të hidhej nga katet e dyta të ndertesave në shenjë proteste ndaj kësaj pritjeje të gjatë e të ankthshme. Lajmin thuhet se e priti në shtratin e spitalit duke numëruar brinjët e thyera. Tri ditë e tri net nuk fjeti qyteti mirëpo askurrnjë lajm nuk erdhi nga Akademia.

Nisi të flitej se magjistarja Orkide i kishte shndërruar ata burra të mend-shëm të jurisë në statuja. Magjistarja e qytetit tonë ngrinte zogjte në ajër e jo më s’bëka dot diç të këtillë, por natën e katërt u shpall lajmi i madh i fitores së Akilit të Marrë. Pas kësaj Akili i Marrë u hodh prej gëzimit prej katit të dym-bëdhjetë të Apokalipsit duke rezultuar se ai mund të bëhej edhe më sakat nga sa ishte. Paratë e çmimit do të përdoreshin për ngritjen e Institutit të Bejtexhinjve që do të themelohej në Kinë.

Në ceremoninë që u bë me rastin e hapjes, Akili i Marrë shpjegoi edhe njëherë se ishte bërë bejtexhi për shkak mbaresës së këtij emri i cili i kujtonte gjirin e femrës duke saktësuar se parapëlqente të thirrej jo bejtexhi por bejtegji. Nga studiuesit u theksua se në opusin e vepres akiliane kishte një përpjekje të sinqertë për të gjetur shpresë edhe aty ku nuk kishte si për të vërtetuar thënien se shpresa ngordh e fundit. Bashkëqytetarët u zhgënjyen keq kur morën vesh këtë pasi siç thanë ata ç’vlerë kishte të jetonte shpresa kur ata po vdisnin përditë?

Po këto ditë u mor vesh se qyteti që hamendësohej të qe gjetur nuk ishte ai i Trojës por një qytet i përmbytur me emrin e çuditshëm të përbërë prej tre pyetjesh “Ku? Kë? Si?” a thua se para se të krijohej Zoti kishte qenë par një dileme të madhe por që më vonë kishte marrë emrin “Qyteti i Vjetër”. Kjo mjaftoi që të gjithë të ardhurit nga anë e anës ta braktisnin menjëherë qytetin tonë duke e lënë atë të pashpresë në vetminë e vet, megjithëse shkallët që u zbuluan u tha se ishin të Gjin Gjinkallës të cilat ai i përdorte për të zbritur në Ferr u konfiskuan.

VIIAskujt në Qytetin e Vjetër nuk i

kishte shkuar ndërmend se pak kohë më vonë ajo kështjellë gjigande do të shndërrohej në një burg gjigand, më i madhi në Evropën Lindore. Ishte i rrethuar me një mur guri tridhjetë metra të lartë dhe kishte sipër tij ela me gjemba. Në katin e parë ishin zyrat e komandës dhe fjetoret e rojeve. Në dhomat e kateve të tjera mbaheshin të burgosurit e izoluar në grupe. Ata protestonin kohë pas kohe për izolimin hermetik dhe për rregul-loren që përdorej në këtë burg me kapacitet për gjashtëqind mijë veta. Nga torturat dhe ekzekutimet në këtë burg gjetën vdekjen njëzetë e tetë mijë të burgosur. Thuhej se ndërtimi i tij kishte nisur që në kohë të lashta por u përfundua në shekullin tonë.

Ai ishte shumë efektiv sipas au-toriteteve qeveritare dhe kronikave shtetërore të kohës pasi arriti që të sëmurte dhjetëra vetë dhe të vdiste me qindra. Kishte mijëra qeli. Delega-cionet që e vizitonin habiteshin dhe e pranonin se ishte një Kryeburg tek i cili shtetet e tyre nisën të marrin qeli me qira pas kryengritjeve të shtypura në vendet e tyre. Kushtet ishin më të këqija se në të gjitha burgjet e botës. Të burgosurit varroseshin fshehurazi natën. Kishte dy oborre në pjesët anësore ndërsa njëri prej tyre quhej Oborri i Barazisë. Aty mund të dilnin për pesëdhjetë e pesë sekonda si të burgosurit ordinerë edhe ata të dënuar me motive politike. Ata të dënuar për motive politike ordinere, edhe ato për motive ordinere politike. Në pjesën perëndimore të burgut ishte një ndërtesë aneks që përdorej për gratë e dënuara. Në oborrin e këtij burgu bëheshin edhe varjet me litar dhe pushkatimet. Të burgosurit e moshuar dhe ata me sëmundje të pashërueshme kishin godinën e tyre. Ai burg ishte Gjyqi i Fundit mbi Tokë.

Para burgut ndodhej oborri i rre-thuar me mure betoni shumë të lartë. Kudo kishte gardianë ndërsa sistemi i sigurisë ishte i tillë që bënte të mos hapeshin tunele të nëndheshme Shumë vizitorë të burgut mbeteshin të mah-nitur nga gjendja e llahtarshme në të cilën ndodheshin të dënuarit. Kjo bënte që numri i vizitorëve të shtohej dhe po kështu të ardhurat nga turizmi në burg. Torturat në burg ishin nga më mizoret. Qysh në momentin e ar-restimit i arrestuari i nënshtrohej një torture sistematike. I vendosej një thes i zi në kokë dhe duart i lidheshin nga mbrapa të shtrënguara në maksimum. Torturat ishin nga më të lashtat deri te ato më modernet.

Sipas përshkrimeve nga Doracaku i Torturave që atij ia kishte dhuruar një gradian i një burgu në dinastinë Mim në Kinë. Një nga paraardhëit e tij kishte qenë një nga ndërtuesit e Murit të Madh Kinez. Torturat ndaj njeriut në Burgun e Madh ose sikurse edhe i thirrnin në gjuhë zyrtare “Kryeburgu” ushtrohej në dhjetëra mënyra të cilat kallëzohet se u studiuan dhe u përmblod-

hën në një doracak nga ekipi akademik që erdhi nga kryeqendra dhe ishte bërë në të njëjtën kohë që studiohej dëshira e tyre për të mos braktisur trojet por ishte mbajtur krejtësisht e fshehtë.

Ato ishin tortura të zbuluara nga qytetërime të ndryshme dhe të zbatuara me përpikmëri në Burgun e Madh. Disa prej tyre ishin: Rrjepja e njeriut për së gjalli, jeleku i torturës, dëmtimi i orga-neve gjenitale, kamxhiku, druri, lënia pa bukë dhe ujë, lënia pa gjumë, lënia në këmbë për ditë të tëra, përdorimi i korentit elektrik deri në humbjen e ndjenjave. Varja në qafë e zinxhirëve me pesha të rënda, vrasja për krahësh të lidhura mbarapa e të varura në një dritare ose çengel në lartësi të tilla që vetëm gishtërinjtë e këmbëve të preknin kokën, mbushje plot e gojës me kripë, dërgimi gjoja për pushkatim dhe zbrazje armësh mbi kokën e të dënuarit.

Ngritje në trekëmbëshin e varjes, futje me kokë poshtë në fuqi me ujë, djegia e mishit me cigare ose hekur të skuqur, hedhja e alkoolit në duar apo në flokë dhe ndezja e tij, thyerje kockash dhe shkulje e mishit me darë, dhënia gjellë të kripur dhe më pas lënia pa ujë. Futja në ujë të ftohtë dhe lënia jashtë të lagur në dimër, pakësimi gradual i ushqimit për të shkuar në prgavdekje pas një kohe të caktuar, përdorimi i lëndëve kimike për ngacmim dhe dëm-tim të sitemit nervor. Lidhja me pranga duar e këmbë për një kohë të pacaktuar, përdorimi i zgjojeve të bletëve ndaj të burgosurve të zhveshur, futja në dollap ose arkivol të hekurt, futja deri në fyt në gropën e fekaleve, lidhja në shtyllë betoni në vende të ekspozuara në diell. Përdhunimi i pjesëtarëve të familjes në sytë e të dënuarve, kafshimi me qen ku-firi ndaj atyre që tentonin të arratiseshin, shtrirja mbi një krevat të hekurt të cilin e nxehnin gradualisht. Futja e maces në organet gjenitale të grave, thyerje dhe heqje dhëmbësh e dhëmballësh, hedhje mbi trupin e zhveshur të vajit të djegur, vendosje e vezëve të ziera në sqetulla, heqja e thonjve me pincë, ecje zbathur mbi prush të ndezur, privim nga kontakti me njerëzit, larja, kryerja e nevojave psikologjike, një pjesë e madhe e të burgosurve çmendeshin ose kryenin vetvrasje.

Thuhet se në muret e burgut, të burgosurit shkruanin vazhdimisht datat e lindjeve dhe vdekjeve, emrat dhe mbiemrat e tyre, ndërsa më pas, sikur ata patën një lloj shtyse të çuditshme për të shkarkuar rrëfime të plota të jetëve të tyre, dhe kësisoj mbushnin faqe të tëra muri, me historitë e tyre ose ngjarje të dëgjuara derisa kjo nisi të ndalohej rreptësisht dhe të ndëshko-hej ashpër. Një nga të burgosurit, që shumë më vonë do të kishte fatin të dilte jashtë atyre mureve kur Burgu i Madh shndërrohej sërish në kështjellë bëri bé se kishte lexuar në një faqe muri të gjithë historinë e Qytetit të Vjetër bashkë me shumë këngë për hyjneshën e tij mbrojtjëse, por, ndryshe nga histo-ritë të cilat mendonin se ishin të lashta këngët më së shumti ishin krijime të kohëve të vona.

Page 16: Zguro i dha eMër ansaMBlit artistik të ushtrisë Stërvitje ... · i vogël, qendër cikloni e Ballkanit. takimi kds gjeopolitika. forcat detare. Çeku priti ambasadorin . e Britanisë

ushtriaE prEmtE, 1 qErshor 201216

stërvitja “iPa CrO FLOODs 2012”