10
GJUHA SHQIPE DHE HUAZIMET Punoi: Klea Vyshka Klasa: 12-4

Gjuha shqipe dhe huazimet

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gjuha shqipe dhe huazimet

GJUHA SHQIPE DHE HUAZIMET

Punoi: Klea Vyshka

Klasa: 12-4

Page 2: Gjuha shqipe dhe huazimet

Objektivat

Të dallojmë veçoritë e gjuhës shqipe si dhe karakteristikat që e bëjnë të veçantë.

Të bëjmë krahasimin mes teksteve që përdorin shumë huazime dhe të atyre me një shqipe të pastër.

Të përmendim lidhjen e shqipes me gjuhë të vjetra indoeuropiane dhe të përcaktojmë ndikimin e tyre.

Page 3: Gjuha shqipe dhe huazimet

GJUHA SHQIPE

Ajo është gjuhë e familjes indoeuropiane, formon një degë më vete në këtë familje dhe nuk rrjedh prej asnjërës nga gjuhët e sotme të saj. Në ndarjen e madhe të gjuhëve indoeuropiane në gjuhë L (satem) dhe P (kentum) shqipja bën pjesë në grupin L bashkë me gjuhët balto-sllave. Por në shqipe ka raste kur ndeshim dukurinë e kthimit të o-së së shkurtër në –a (lat. nox, noctis, gjerm. Nacht dhe shq. natë) gjë që e afron më tepër me gjuhët P.

Page 4: Gjuha shqipe dhe huazimet

LID

HJA

E S

HQ

IPES

MË G

HU

JË T

Ë T

JER

A

Kontakte te vazhdueshme të popullit shqiptar me popuj të tjerë kanë lënë gjurmë edhe në gjuhë sidomos në leksik. Në leksikun e shqipes ka huazime nga greqishtja e vjetër dhe e re, nga latinishtja dhe më pas nga italishtja, nga gjuhët sllave të ballkanit, nga turqishtja dhe në fund nga anglishtja universale. Gjithesi shqipja ia ka dalë mbanë të ruajë origjinalitetin e vet.

Page 5: Gjuha shqipe dhe huazimet

FAKTORË KRYESORË TË PRANISË SË HUAZIMEVE

Faktori gjeografik (pushtimet e shumta, afërsia me vende të tjera)

Globalizimi i mëvonshëm (përhapja e termave shkencorë, teknikë dhe fjalëve të reja

Page 6: Gjuha shqipe dhe huazimet

Ç’JANË HUAZIMET?

Sipas Fjalorit të sotëm të gjuhës shqipe huazime quhen:

Fjalë a njësi tjetër gjuhësore që është marrë prej një gjuhe tjetër dhe përdoret në gjuhën amtare. Huazim i drejtpërdrejtë (i tërthortë). Huazim leksikor. Huazim gjuhësor. Huazimet latine (sllave, turke). Huazimet nga greqishtja etj…

Page 7: Gjuha shqipe dhe huazimet

KRAHASIM NË PËRDORIMIN E SHQIPES

I Rrëmbyeri•Përkthyer nga:•Ajsela Koka

I Rrëmbyer•Përkthyer nga:•Klea Vyshka

Në vijim do të ndiqni një krahasim të shkurtër lidhur me praninë e huazimeve në gjuhën shqipe dhe veçanërisht në atë lloj gjuhe e cila duhet paraqitur patjetër si e pastër, në mënyrë që të shijohet e gjithë bukuria e saj.

Page 8: Gjuha shqipe dhe huazimet

ROMANI “I RRËMBYER” NGA R. L. STEVENSON

I huaji i tha kapitenit se ai ishte nga krahu i rebelëve. Bënte punën e kontrabandistit. Grumbullonte fonde në Hajlends dhe ua dërgonte komplotistëve Stjuart në Francë.

“Vërtet?” pyeti jakobiti, “Epo zotëri, të jem vërtet i sinqertë me ju, jam një prej atyre të ndershmëve që ishin në telashe rreth viteve dyzet e pesë-dyzet e gjashtë dhe, për t’u treguar sërish i sinqertë, nëse më bie në dorë ndonjë xhaketakuq, do ta ketë punën pisk, shumë pisk.

Përkthimi i Ajsela Kokës. Botimet “Dritan”

Përkthimi i Klea Vyshkës. Botimet “Vllamasi

Page 9: Gjuha shqipe dhe huazimet

VËREJTJE

Siç e shohim dhe më lart, disa fjalë të cilat nuk e kanë prejardhjen nga shqipja janë bërë pjesë e pandashme e fjalorit të disa përkthyesëve. Fillimisht, është më e saktë dhe më e bukur ta zëvendësosh fjalën “rebel” me “kryengritës”. Në vend që të themi “kontrabandist” mund të themi diçka të ngjashme me “të jashtëligjshmin”, për nder të poetikës që duhet të mbartë fjala në një krijim artistik. Përpos kësaj, terma të tillë si “Hajlends” mund edhe të zëvendësohen me “malësi”, ndërsa “komplotist” me “të mërguar” meqënëse historia na e lejon.

Page 10: Gjuha shqipe dhe huazimet

PËRFUNDIME

Është e vërtetë se raste si ai më lart ka plot në gjuhën shqipe, madje me shumicë edhe në shtypin e shkruar. E kemi për detyrë të nënvizojmë se nëse gjuha jonë ka gjegjëse për fjalë të huaja (gjë që është e vërtetë) atëherë duhet t’i përdorim këto fjalë sa më shumë. Faleminderit për vëmendjen!