11
REPUBLIKA E KOSOVEs - PEnYIiJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL COURT Prishtine, me 25 nentor 2019 Nr. ref.:VMP 1472/19 VENDIM PER MASE TE PERKOHSHME ne rastin nr. K0203/19 parashtrues Avokati i Popullit Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret Publik GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES sit KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare, dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar. Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa u parashtrua nga Institucioni i Avokatit te Popullit te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses). 1

GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL … · 2019. 11. 25. · Avokati i Popullit . Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL … · 2019. 11. 25. · Avokati i Popullit . Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret

REPUBLIKA E KOSOVEs - PEnYIiJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI.

CONSTITIITIONAL COURT

Prishtine, me 25 nentor 2019 Nr. ref.:VMP 1472/19

VENDIM PER MASE TE PERKOHSHME

ne

rastin nr. K0203/19

parashtrues

Avokati i Popullit

Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret Publik

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES sit KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare, dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar.

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa u parashtrua nga Institucioni i Avokatit te Popullit te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses).

1

Page 2: GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL … · 2019. 11. 25. · Avokati i Popullit . Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret

Ligji i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses konteston kushtetutshmerine e dispozitave te caktuara te Ligjit nr. 06jL-114 per Zyrtaret Publike (ne tekstin e metejme: Ligji i kontestuar), te shpallur ne Gazeten Zyrtare te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gazeta Zyrtare) , me 11 mars 2019, dhe qe hyri ne fuqi gjashte (6) muaj pas publikimit ne Gazete Zyrtare, gjegjesisht, nenet 2 (paragrafi 3), 5 (paragrafi 1, nenparagrafi 1. 2 dhe paragrafi 2), 10 (paragrafet 1 dhe 2), 11, 14 (paragrafi 5), 15 (paragrafet 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5), 33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41(paragrafi 6), 42 (paragrafet 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13), 44 ( paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68 (paragrafi 8), 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 8), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe 85 te Ligjit te kontestuar.

Objekti i ~eshtjes

3. Objekti i c;eshtjes se kerkeses eshte vleresimi i kushtetutshmerise se dispozitave te lartcekura te Ligjit te kontestuar, per te cHat parashtruesi i kerkeses pretendon se nuk jane ne pajtueshmeri me paragrafin 2 te nenin 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit te Popullit] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta) si dhe me dispozitat tjera kushtetuese qe rregullojne statusin e institucioneve te pavarura kushtetuese

4. Parashtruesi i kerkeses lidhur me statusin e nepunesve te Agjencise se Kosoves per Forensike, personelit te Keshillit Prokurorial te Kosoves dhe Policise se Kosoves, megjithese nuk specifikon nenet konkrete te Kushtetutes, ngrit c;eshtjen e perputhshmerise se dispozitave te Ligjit te kontestuar me parimin kushtetues te barazise para ligjit dhe parimin e ndarjes se pushteteve shteterore.

5. Lidhur me kete parashtruesi i kerkeses kerkon nga Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata) qe te vendose mase te perkohshme per ''pezullimin e menjehershem te dispozitave te kontestuara, perkatesisht te neneve 2 (paragrafi 3), 5 (paragrafi 1, nenparagrafi 1.2,

paragrafi 2), 10 (paragrafot 1 dhe 2), 11, 14 (paragrafi 5), 15 (paragrafot 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5),33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41( paragrafi 6), 42 (paragrafot 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13),44 (paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68, (paragrafi 8); 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 8), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe neni 85 te [Ligjit te kontestuar}, ose te pakten pezullimin e zbatimit te ketyre dispozitave ne raport me Avokatin e Popullit."

Baza juridike

6. Kerkesa eshte e bazuar ne paragrafin 2, nen-paragrafin 1, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] dhe ne paragrafin 2 te nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] te Kushtetutes; ne nenet 22, 27, 29 dhe 30 te Ligjit nr.

2

Page 3: GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL … · 2019. 11. 25. · Avokati i Popullit . Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret

03/L-121 per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Ligji); si dhe ne rregullat 32, 56, clhe 57 te Rregullores se punes te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

Procedura ne Gjykate

7. Me 8 nentor 2019, parashtruesi i kerkeses dorezoi kerkesen ne Gjykate.

8. Me 12 nentor 2019, Kryetarja e Gjykates caktoi Gjyqtarin Safet Hoxha Gjyqtar raportues clhe Kolegjin shqyrtues ne perberje te Gjyqtareve: Bekim Sejdiu (kryesues), Remzije Istrefi-Peci clhe Nexhmi Rexhepi.

9. Me 15 nentor 2019, parashtruesi i kerkeses u njoftua per regjistrimin e kerkeses.

10. Po te njejten dite, kerkesa iu komunikua Presidentit te Republikes se Kosoves, Kryetarit te Kuvendit te Republikes se Kosoves, Kryeministrit ne detyTe te Republikes se Kosoves, Ministrit ne detyTe te Administrate Publike, Kryesuesit te Keshillit Prokurorial te Kosoves, Shefit Ekzekutiv te Agjencise te Kosoves per Forenzike dhe Drejtorit te Policise se Kosoves, me udhezimin qe t'i dorezojne Gjykates komentet, nese kane, deri me 29 nentor 2019. Kerkesa gjithashtu iu komunikua Sekretarit te Kuvendit te Republikes se Kosoves, nga i cili u kerkua qe t'i dorezoje Gjykates te gjitha dokumentet relevante per Ligjin e kontestuar.

11. Me 19 nentor 2019, Gjyqtari Raportues i rekomandoi Gjykates miratimin e mases se perkohshme. Po te njejten date, Gjykata njezeri vendosi te miratoje masen e perkohshme deri me 28 shkurt 2020.

Permbledhja e fakteve

12. Me 2 shkurt 2019, Kuvendi i Kosoves [Vendimi Nr.06-V-312J miratoi ligjin e kontestuar.

13. Me 11 mars 2019, ligji i kontestuar u publikua ne Gazeten Zyrtare te Republikes se Kosoves.

14. Me nenin 86 [Hyrja ne fuqi] te Ligjit te kontestuar parashihet qe "Ky ligji hyn nefuqi (6) muaj pas publikimit ne "Gaze ten Zyrtare"".

Pretendimet e parashtruesit

15. Parashtruesi i kerkeses konteston dispozitat e caktuara te Ligjit te kontestuar (Ligji nr. 06/L-114 per Zyrtaret Publike), perkatesisht, nenet 2 (paragrafi 3), 5 (paragrafi 1, nenparagrafi 1. 2 dhe paragrafi 2), 10 (paragrafet 1 dhe 2), 11, 14 (paragrafi 5), 15 (paragrafet 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5), 33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41(paragrafi 6), 42 (paragrafet 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13), 44 ( paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68 (paragrafi

3

Page 4: GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL … · 2019. 11. 25. · Avokati i Popullit . Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret

8), 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 8), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe 85.

16. Parashtruesi i kerkeses thekson se sipas nenit 1 [Qellimi], Ligji i kontestuar ka per qellim krijimin e bazes ligjore per punesim te zyrtareve publike ne institucionet e Republikes se Kosoves. Lidhur me kete, ai pretendon se Ligji i kontestuar e "veshe" Qeverine e Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Qeveria) dhe ministrine pergjegjese per administrate publike me kompetenca per administrimin e geshtjes se punesimit per te gjitha institucionet shteterore duke perfshire institucionet e pavarura. Kjo sipas tij, cenon, pavaresine kushtetuese te Institucionit te Avokatit te Popullit te garantuar me nenin 132 te Kushtetutes qe percakton se: "Avokati i Popullit iishtii i pavarur nii ushtrimin e detyriis dhe nuk pranon udhiizime e ndiirhyrje nga organet, institucionet ose autoritetet e tjera, ti:~. cilat ushtrojnii pushtetin nii Republikiin e Kosoviis." Kete pretendim parashtruesi i kerkeses e nderton duke shtjelluar shkeljet e pretenduara, dhe rolin e Qeverise ne administrimin e nepunesve te parashtruesit te kerkeses duke u referuar ne dispozitat specifike te Ligjit te kontestuar.

17. Lidhur me kete, ai fillimisht i referohet paragrafit 3 te nenit 2 [Fusha e zbatimit] te Ligjit te kontestuar qe definon "nepunesit civil" si zyrtar publik ne kuader te sherbimit civil qe perfshine ne menyre shprehimore edhe zyrtaret publik te punesuar ne institucione te pavarura. Sipas parashtruesit te kerkeses, shkelja e pavaresise se parashtruesit te kerkeses e garantuar me nenin 132 te Kushtetutes konsiston ne faktin se Ligji i kontestuar nuk permban ndonje dispozite specifike, lidhur me personelin e saj, per te siguruar pavaresine e parashtruesit te kerkeses, per dallim prej Ligjit nr. 03/L-149 per Sherbimin Civil te Kosoves, i shfuqizuar me Ligjin e kontestuar, i cili ne nenin 3, paragrafi 7 qe kishte percaktuar shprehimisht se "Gjatii zbatimit tii kiitij Ligji, respektohet pavariisia kushtetuese e institucioneve tii pavarura nga ekzekutivi" dhe Ligjit nr. 05/L-019 per Avokatin e Popullit, perkatesisht paragrafit 2 te nenit 32 [Personeli], qe percakton se: [. . .] Ndaj tii puniisuarve ne· [Institucionin e Avokatit tii Popullitj, zbatohen dispozitat e Ligjit piir Shiirbimin Civil, piir aq sa nuk cenohet pavariisia kushtetuese e Institucionit. "

18. Ai gjithashtu i referohet edhe paragrafit 1, nenparagrafi 1.2 dhe paragrafi 2 te Nenit 5 [Perkufizime] te Ligjit te kontestuar, qe definon kuptimin e "institucion tjeter shteteror" duke perfshire ne kete definicion, institucionet e pavarura. Sipas tij, Ligji i kontestuar dhe Ligji nr. 06/L-113 per Organizimin dhe Funksionimin e Administrates Shteterore "synim kanii margjinalizmin e institucioneve tii pavarura dhe futjen e tyre niin mbikiiqyrjen e Qeverisii, gjii qii paraqet nde·rhyrje tii drejtpiirdrejtii nii pavariisine· kushtetuese, duke piisuar kiishtu kthim prapa nii kuptimin e ndarjes sii pushteteve dhe tii institucioneve te pavarura si dhefunksionimit demokratik tii shtetit."

19. Parashtruesi i kerkeses i referohet nenit 10 [Qeveria] te Ligjit te kontestuar duke theksuar se ky nen e autorizon Qeverine qe te miraton politikat e pergjithshme shteterore per punesimin e zyrtarit publik si dhe per t'i miratuar aktet nenligjore lidhur me Ligjin e kontestuar, por nuk percakton se ne 9fare mase Qeveria mund te ushtroje pushtetin karshi institucioneve te pavarura. Ai thekson se, duke marre parasysh se Ligji i kontestuar nuk bene perjashtim per

4

Page 5: GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL … · 2019. 11. 25. · Avokati i Popullit . Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret

zyrtaret publike ne institucionet e pavarura, atehere kuptohet se Qeveria ka te drejte qe te nxjerre akte nenligjore ku perlshihen edhe c;eshtjet qe kane te bejne me punesimin e zyrtareve publike ne institucionet e pavarura. Ne kete kontekst, parashtruesi i kerkeses thekson se "Ligji i kontestuar, ne nenet e ve9anta, i konkretizon autorizimet e Qeverise dhe te mistrise perkatese per nxjerrjen e akteve nenligjore per nje varg te gjate geshtjesh qe kane te bejne me punesimin". Ai kete pretendim e nderlidh edhe me Aktgjykimin e Gjykates Kushtetuese K073/16 qe mes tjerash kishte konstatuar se "nuk mund te pritet qe stafi i institucioneve teO pavarura me Kushtetute te jete konform, ne menyre identike, me sistemin e rekru tim it, klasifikimit te vendeve te punes, kategorizimit dhe pagave te percaktuara me nje akt juridik te natyl'es se pergjithshme te nxjerre nga Qeveria, apo me ifaredo akti te deges se ekzekutivit, pa marre parasysh paraprakisht, ne menyre te duhur, specifikat dhe ve9antite e institucioneve ne jjale."

20. Gjithashtu parashtruesi i kerkeses i referohet nenit 11 [Departamenti per Menaxhimin e Zyrtareve Publike] te Ligjit te kontestuar qe percakton pergjegjesite e Departamentit per Menaxhimin e Zyrtareve Publik (ne tekstin e metejme: DMZP), ku parashihen qe DMZP-ja ka kompetenca qe te kerkon dhe merr nga institucionet e Kosoves C;do informacion te nevojshem per permbushjen e pergjegjesive te tij. Parashtruesi i kerkeses thekson gjithashtu se "ky nen parasheh qe secili institucion publik qe merr ne pune zyrtare publike, si dhe 9do junksionar publik dhe zyrtar publik, qe ka kompetenca menaxheriale vendimmarrese, ose qe ka informacione ne kete jushe, eshte i detyruar te bashkepunoj me DMZP-ne. Sipas tij, kjo bien ndesh me nenin 32, paragrafi 2 te Ligjit nr. 05/L-019 per Avokatin e Popullit qe percakton se ndaj nepunesve te Avokatit te Popullit zbatohen dispozitat e Ligjit te Sherbimit Civil, per aq sa nuk cenohet pavaresia kushtetuese e Institucionit".

21. Parashtruesi i kerkeses i referohet edhe paragrafit 5 te nenit 14 [Njesia per Menaxhimin e Burimeve Njerezore (NJMBNJ)], te Ligjit te kontestuar qe percakton se Njesite per Menaxhimin e Burimeve Njerezore jane te obliguara te mbajne raport vjetor per menaxhimin e burimeve njerezore dhe nje kopje te tij ta dergojne ne DMZP. Parashtruesi i kerkeses konsideron se kjo dispozite mund te ndikojne ne pavaresine e tij per faktin qe "kerkohet qe t'i raportohet DMZP-se, pa percaktuar menyren e raportimit te institucioneve te pavarura. Mungesa e nje dispozite ne ligj qe percakton zbatimin e ketij ligji apo te kesaj dispozite ndaj institucioneve te pavarura, e ve ne dyshim kushtetutshmerine e kesaj dispozite r..J".

22. Lidhur me nenet tjera te Ligjit te kontestuar per te cilat parashtruesi i kerkeses pretendon se jane ne kundershtim me Kushtetuten, si nenet 15 (paragrafet 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5), 33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41 (paragrafi 6), 42 (paragrafet 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13), 44 ( paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68 (paragrafi 8), 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 8), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe 85, parashtruesi i kerkeses thekson se keto nene kane te bejne me planet e personelit dhe sistemi i menaxhimit te burimeve njerezore; marredhenia e punes ne sherbimin civil dhe klasifikimi i vendeve te punes; pranimi ne sherbimin civil; levizja brenda

5

Page 6: GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL … · 2019. 11. 25. · Avokati i Popullit . Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret

kategorise dhe ngntJa ne detyre; emenml ne pozita te kategorise se larte drejtuese; vleresimi i rezultateve ne pune; disiplina ne sherbimin civil; transferimi ne sherbimin civil dhe c;eshtje te ngjashme qe kane te bejne me punesimin dhe c;eshtje pune te zyrtareve publike. Duke pasur parasysh rolin e Avokatit te Popullit si institucion i pavarur si dhe faktin qe nenet e lartcekura te Ligjit te kontestuar autorizojne Qeverine te miratoje akte nenligjore dhe ne an en tjeter neni 85 i Ligjit te kontestuar shfuqizon c;do norme ne kundershtim me Ligjin e kontestuar, duke perfshire dispozitat e Ligjit per Avokatin e Popullit dhe akteve te brendshme te saj qe kane te bejne me organizmin e brendshem dhe sistematizimin e vendeve te punes qe jane nxjerr ne baze te Ligjit per Avokatin e PopulI it, me kete rast cenohet pavaresia e parashtruesit te kerkeses.

23. Lidhur me sa me siper ai i referohet dhe citon pjese te Aktgjykimeve te Gjykates Kushtetuese, si Aktgjykimin ne rastin K073/16 te dates 8 dhjetor 2016 si dhe Aktgjykimin ne rastin K0171/18 te dates 25 prill 2019 permes te cilave ishte vendosur lidhur me c;eshtjen e pavaresise se institucioneve te pavarura Kushtetuese duke theksuar se edhe perkunder faktit qe Avokati i Popullit ka kerkuar nga Qeveria dhe Kuvendi qe gjate shqyrtimit dhe miratimit te Ligjit te kontestuar dhe ligjet e tjera te nderlidhura, te merren parasysh Aktgjykimet e lartcekura te Gjykates Kushtetuese, me miratimin e Ligjit te kontestuar, pavaresia e institucioneve te pavarura, perkatesisht pavaresia e Institucionit te Avokatit te Popullit, vihet perseri ne pikepyetje, duke shperfillur keshtu ne teresi Kushtetuten si dhe Aktgjykimin KO 73/16, te dates 8 dhjetor 2016, te Gjykates Kushtetuese. Parashtruesi i kerkeses i referohet edhe status it dhe rregullimit juridik te Institucionit te Avokatit te Popullit ne Kroaci, parimeve te Komisionit te Venedikut lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e Institucionit te Avokatit te Popullit, si dhe te ashtuquajturave "Parime te Parisit".

24. Parashtruesi kerkeses po ashtu paraqet ankesa lidhur me nderhyrjen permes ligjit te kontestuar ne statusin e nepunesve te institucioneve tjera shteterore si nepunesit e Agjencise se Kosoves per Forensike, personelit te Keshillit Prokurorial te Kosoves dhe Policise se Kosoves, duke iu referuar ankesave te tyre para Avokatit te Popullit. Ai thekson se Ligji i kontestuar nderhyn ne marredheniet e punes se personelit te ketyre institucioneve ne kundershtim me ligjet specifike qe rregulIojne c;eshtjen e personelit te ketyre institucioneve. Ne lidhje me kete thirret ne parimin e barazise para ligjit dhe parimin e ndarjes se pushteteve. Ai pretendon, mes tjerash, se per disa nga keto institucione eshte dashur te parashihen dispozita me te cilat perjashtohen personeli i ketyre institucioneve nga fusheveprimtaria e Ligjit te kontestuar, sikurse eshte rasti me Agjencine e Kosoves per Inteligjence, Doganen e Kosoves, Forcen e Sigurise se Kosoves, gjyqtaret, dhe prokuroret.

25. Ne fund, parashtruesi i kerkeses lidhur me institucionet e pavarura kushtetuese dhe institucionet e tjera shteterore te cekura me lart, thekson se "[tJek ligji i kontestuar verehet qarte tendenca per te centralizuar autoritetin per punesim, por edhe per largim nga puna te shumices se zyrtareve publike, tek Qeveria. Perjashtimet nga zbatimi i ligjit nuk jane krejtesisht adekuate dhe logjike, madje ne raste te caktuara perbejne edhe trajtim te pabarabarte. Per shembull, Ligji i kontestuar perjashton nga zbatimi i tij nepunesit civile te

6

r-----------________________________________________________________________________ -­

Page 7: GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL … · 2019. 11. 25. · Avokati i Popullit . Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret

administrates se Kuvendit te Republikes se Kosoves (shih nenin 4, paragraji 3), ndersa nuk i perjashton nepunesit civile ne administraten e institucioneve te sistemit te drejtesise dhe ne institucion te pavarur (shih nenin 2, paragraji 3). Percaktimet e tilla te Ligjit te kontestuar shkelin parimin e ndarjes se pushteteve, meqenese dihet qarte se sikur Kuvendi ashtu dhe gjyqesori jane pushtete te ndara nga Qeveria, sikurse edhe institucionet e pavarura."

Lidhur me kerkesen per mase te perkohshme

26. Lidhur me masen e perkohshme, parashtruesi i kerkeses kerkon qe ne baze te argumenteve te lartcekura, Gjykata Kushtetuese te vendose mase te perkohshme per pezullimin e menjehershem te dispozitave te kontestuara, perkatesisht, nenet 2 (paragrafi 3), 5 (paragrafi 1, nenparagrafi 1. 2, paragrafi 2), 10 (paragrafet 1 dhe 2), 11, 14 (paragrafi 5), 15 (paragrafet 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5), 33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41(paragrafi 6), 42 (paragrafet 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13), 44 ( paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68 (paragrafi 8), 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 8), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe 85, "ose te pakten pezullimin e zbatimit te ketyre dispozitave ne raport me Avokatin e Popullit." Parashtruesi i kerkeses i referohet Rregullit 55 te Rregullores se punes se Gjykates qe percakton kushtet qe duhet te plotesohen per vendosjen e mases se perkohshme, duke theksuar se te tri kushtet e para para jane plotesuar ne kete rast..

27. Se pari, parashtruesi i kerkeses konsideron se argumentet e parashtruara me lart japin baze prima facie per shfuqizimin e dispozitave te kontestuara ne raport me Institucionin e Avokatit te Popullit.

28. Se dyti, ne mungesen e miratimit te mases se perkohshme, funksionimi i Institucionit te Avokatit te Popullit do te pengohet rende prej nderhyrjeve te vazhdueshme te institucioneve te tjera (Qeverise se Republikes se Kosoves, Kuvendit te Republikes se Kosoves) ne kete institucion. Avokati i Popullit konsideron, me respekt, se eshte e domosdoshme qe kjo Gjykate t'i pezulloje menjehere dispozitat e kontestuara, ne baze te te cilave institucionet e tjera mund ta pengojne punen efikase te Institucionit te Avokatit te Popullit dhe te punonjesve te tij.

29. Se treti, Institucioni i Avokati te Popullit sherben shpeshhere si shpresa e fundit per viktimat e shkeljeve te te drejtave te njeriut qe t'i adresojne keto shkelje si dhe t'u japin zgjidhje. Pamundesia e funksionimit normal dhe ushtrimit te mandatit te Avokatit te Popullit, si institucion i vetem kombetar per te drejtat e njeriut, pashmangshmerisht do ta pamundesonte mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive themelore te qytetareve te Republikes se Kosoves. Per keto arsye, Avokati i Popullit konsideron se miratimi i mases se perkohshme eshte i domosdoshem, me qellim qe te sigurohet funksioni i mirefillte dhe i papenguar i Institucionit te A vokatit te Popullit, duke respektuar pavaresine organizative, funksionale dhe financiare te tij ne raport me institucionet e tjera te Republikes se Kosoves.

7

Page 8: GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL … · 2019. 11. 25. · Avokati i Popullit . Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret

Vleresimi i kerkeses per mase te perkohshme

30. Per te bere vleresimin e kerkeses per mase te perkohshme, Gjykata se pari shqyrton nese kerkesa i ka permbushur kriteret perkatese, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej me Ligj dhe me Rregullore te punes.

31. Fillimisht, Gjykata i referohet paragrafit 1, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, i cili percakton se "Gjykata Kushtetuese vend os vetem per rastet e ngritura para gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar" .

32. Perve<; kesaj, Gjykata i referohet paragrafit 2, nenparagrafi 1 te nenit 113 te Kushtetutes, i cili percakton se:

"2. Kuvendi i Kosoviis, Presidenti i Republikiis sii Kosoviis, Qeveria dhe Avokati i Popullitjanii tii autorizuar tii ngrenii rastet nii vijim:

(1) 9iishtjen e piirputhshmiirisii sii ligjeve, tii dekreteve tii Presidentit e tii Kryeministrit dhe tii rregulloreve tii Qeverisii, me Kush tetu tiin; "

33. Gjykata, gjithashtu i referohet paragrafit 4, te nenit 135 [Raportimi i Avokatit te Popullit] te Kushtetutes, i cili parasheh qe: "Avokati i Popullit ka te drejte te referoje <;eshtje ne Gjykaten Kushtetuese, ne pajtim me dispozitat e kesaj Kushtetute" .

34. Gjykata i referohet po ashtu paragrafit 2 te nenit 116 [Efekti Juridik Vendimeve] te Kushtetutes, qe percakton:

"[. ..J

2. Piirderisa procedura tii mos piirfundojii para Gjykatiis Kushtetuese, ajo mund tii suspendojii piirkohiisisht veprimin ose ligjin e kontestuar, derisa tii merret vendimi i Gjykatiis, niise konsideron qii aplikimi i veprimit a ligjit tii kontestuar, mund tii shkaktoj diime tii pariparueshme".

[. ..]"

35. Gjithashtu, Gjykata i referohet nenit 27 [Masat e perkohshme] te Ligjit, qe parasheh:

"1. Gjykata Kushtetuese sipas detyriis zyrtare ose me kiirkesii tii paliis mund tii vendosii piirkohiisisht masa tii piirkohshme ndaj njii 9iishtjeje qii iishtii objekt i proceduriis, niise kiito masa janii tii nevojshme piir tii evituar rreziqe ose diime tii pariparueshme, ose niise marrja e kiityre masave tii piirkohshme iishtii nii interes publik.

2. Kohiizgjatja e masave tii piirkohshme duhet tii jetii e arsyeshme dhe proporcionale".

36. Ne fund, Gjykata rikujton rregullin 57, paragrafet (4) dhe (6), te Rregullores se punes, qe specifikojne:

8

Page 9: GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL … · 2019. 11. 25. · Avokati i Popullit . Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret

Rregulli 57 (4) i Rregullores se punes

[..J Para se Kolegji shqyrtues te mund te rekomandoje pranimin e kerkeses per mase te perkohshme, ai duhet te konstatoje' qe:

(a) pala qe kerkon masen e pe'rkohshme ka treguar rastin prima facie pe'r meritat e ke'rkeses dhe, ne'se akoma nuk eshte' vendosur pe'r pranueshmerine e saj, rastin primafacie per pranueshmerine e kerkeses;

(b) pala qe ke'rkon mase' teO pe'rkohshme ka deshmuar se do te pesoje deme te pariparueshme nese nuk lejohet masa e perkohshme; dhe

(c) masa e perkohshme eshte me in teres publik [. ..J

Rregulli 57 (6) i Rreguliores se punes

"[. ..J Nese kerkesa per mase te pe'rkohshme ka paraqitur deshmite e nevojshme, qofte teresisht ose pjeserisht, Gjykata do ta miratoje kerkesen, duke paraqitur faktet dhe arsyet ligjore per te mbeshtetur vendimin dhe kohen gjate te cites masa e perkohshme do te jete ne fuqi. Nuk mund te merret vendim per mase te perkohshme, perve<; nese specifikohet data e skadimit te tij. Megjithate, data e skadimit mund te zgjatet me vendim tjeter te Gjykates [' ..J".

37. Gjykata konsideron se faktet dhe pretendimet e prezantuara nga parashtruesi ne kerkesen e tij ngrehin nje sere <;eshtjesh ne nivel kushtetues qe mund te shfaqin pasoja potenciale ne pavaresine dhe funksionimin e Institucionit te Avokatit te Popullit, si nje institucion i perhershem dhe i pavarur i themeluar me Kushtetute dhe i mandatuar per mbrojtjen e drejtave te njeriut. E njejta vlen edhe per institucionet e tjera te pavarura, te parapara me Kapitullin VIII [Gjykata Kushtetuese] dhe Kapitullin XII [Institucionet e Pavarura] te Kushtetutes. Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se parashtruesi i kerkeses ka paraqitur rast prima facie per meritat e kerkeses ne kuptim te rregullit 57, paragrafi 4, pika (a), te Rregullores se punes.

38. Me tej, duke pasur parasysh rendesine e nenit 132 te Kushtetutes, Kapitullin VIII [Gjykata Kushtetuese] dhe Kapitullin XII [Institucionet e Pavarura] te Kushtetutes, Gjykata vlereson qe zbatimi i Ligjit te kontestuar, me saktesisht zbatimi i neneve te kontestuara specifikisht, potencialisht mund te shkaktoje deme te pariparueshme, dhe mund te kene ndikim te drejtperdrejte ne pavaresine e institucioneve te lartpermendura. Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se parashtruesi i kerkeses ka deshmuar rrezikun per deme te pariparueshme ne kuptim te rregullit 57, paragrafi 4, pika (b), te Rregullores se punes.

39. Gjykata konsideron se <;eshtjet e ngritura ne kerkese jane te nje rendesie te tille sa i perket respektimit dhe zbatimit te mirefillte te dispozitave kushtetuese lidhur me funksionimin e institucioneve te pavarura, te themeluara me

9

Page 10: GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL … · 2019. 11. 25. · Avokati i Popullit . Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret

Kushtetute sa qe pezullimi i zbatimit te dispozitave te kontestuara te Ligjit te kontestuar, eshte ne interesin publik. Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se ka arsye substanciale te natyres se interesit publik ne kuptim te rregullit 57, paragrafi 4, pika (c), te Rregullores se punes, qe justifikojne miratimin e mases se perkohshme perkitazi me nenet e kontestuara te Ligjit te kontestuar.

40. Prandaj, Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmerise ose meritave te kerkeses, perfundon se kerkesa e parashtruesit per mase te perkohshme perkitazi me nenet e kontestuara duhet te miratohet ne menyre qe te parandalohen demet e pariparueshme per Institucionin e Avokatit te Popullit, dhe institucioneve tjera te pavarura, te parapara ne kapitullin VIII [Gjykata Kushtetuese] dhe kapitullin XII [Institucionet e Pavarura] te Kushtetutes, si dhe te mbrohet interesi publik.

41. Per me teper, Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses ka kontestuar nje numer te neneve te Ligjit te kontestuar, te cilat nderlidhen edhe me dispozitat e tjera te Ligjit te kontestuar. Gjykata gjithashtu veren se parashtruesi i kerkeses ngrit c;eshtje qe nderlidhen jo vetem me pavaresine e institucioneve te pavarura kushtetuese por edhe ne raport me disa institucione te tjera shteterore. Andaj, Gjykata vlereson se pezullimi i dispozitave te kontestuara do te kishte ndikim te drejtperdrejt edhe ne aplikimin e Ligjit si teresi. Ne kete rast, nese Ligji i kontestuar, aplikohet pjeserisht, potencialisht mund te shkaktoje deme te pariparueshme, ne nje numer te institucioneve publike. Rrjedhimisht, Gjykata e sheh te nevojshme qe te pezullohet zbatimi i te gjitha dispozitave te Ligjit te kontestuar.

10

Page 11: GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.lI. CONSTITIITIONAL … · 2019. 11. 25. · Avokati i Popullit . Vleresim i kushtetutshmerise se neneve te caktuara te Ligjit nr. o6/L-114 per Zyrtaret

I

PER ICETO ARSYE

Gjykata, ne mbeshtetje te nenit 116.2 te Kushtetutes, te nenit 27 te Ligjit dhe te rregullit 57 te Rregullores se punes, me 19 nentor 2019, njezeri

VENDOS

I. TE MIRATOJE masen e perkohshme ne kohezgjatje deri me 28 shkurt 2020, nga data e nxjerrjes se ketij vendimi;

II. TE PEZULLOJE MENJEHERE zbatimin ne teresi te Ligjit nr. 06jL-114 per Zyrtaret Publike ne kohezgjatje te percaktuar ne piken I;

III. Ky vendim do t'u kumtohet paleve;

IV. Ky vendim do te publikohet ne pajtim me nenin 20 (4) te Ligjit; dhe

V. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

11