64
Ne jemi kudo! Bachelor BA / Master MA/ Doktoraturë DR GUIDA E STUDIMEVE NË UET JURIDIK - EKONOMIK & IT - SHKENCA SOCIALE & EDUKIMI Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, cel.: 068 20 16 616 [email protected] www.uet.edu.al

Guida "Studio në UET"

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 1

Ne jemi kudo!

Bachelor BA / Master MA/ Doktoraturë DR

Guida e studimeve në uet

juridik - ekonomik & it - shkenca sociale & edukimiAdresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, cel.: 068 20 16 616 [email protected] www.uet.edu.al

Page 2: Guida "Studio në UET"

2 studio në uEt | Përshëndetja e Presidentit / Përmbajtja

uet, ishull ekselenceUniversiteti Europian i Tiranës është renditur si universiteti më i mirë ndër 34 universitete shtetërore dhe private në të vetmin vlerësim të kryer nga një kompani ndërkombëtare akreditimi si ajo gjermane CHE Ranking University

Falë reputacionit tonë të shkëlqyer në kërkimin shkencor, mësimdhënien dhe jetën e gjallë studentore, më shumë se 10,000 studentë kanë zgjedhur të studiojnë në UET. Ne mbështetemi në më shumë se 2,400 studentë të diplomuar të cilët sot punojnë në kompani private, institucione publike apo organizata jo fitimprurëse, duke çertifikuar cilësinë e studimeve në UET. Bëhuni pjesë e UET!

Mos harroni të na ndiqni

www.uet.edu.al

Page 3: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 3

Page 4: Guida "Studio në UET"

4 studio në uEt | Përmbajtja / Përshëndetja e Presidentit

Përmbajtja6 Pse UET?

8 Historiku

10 Stafi akademik

12 Përgjegjësia sociale

14 Bursat UET

16 Kredia dhe tarifat studentore

18 Kërkimi shkencor

20 UET Press

24 Revistat shkencore

36 Qeveria studentore në UET

38 Klubet dhe aktivitetet studentore

40 Karriera dhe tregu i punës

42 UET ALUMNI

44 Shërbimet ekstrakurrikulare

45 Tutoriati dhe këshillimi akademik

46 Aplikimet dhe pranimet

48 Çfarë të studiosh?

50 UET, universiteti i ekselencës

51 Cikli i studimeve bachelor

52 Fakulteti Juridik

53 Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit

54 Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit

55 Cikli i studimeve master

59 Shkolla Doktorale

62 11 pyetjet më të shpeshta

63 Si të na gjeni

Page 5: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 5

Pak nga pak, uEt po shkon drejt fundit të dekadës së parë të jetës së tij. Që nga themelimi në vitin 2006, universiteti Europian i tiranës nuk ka reshtur përpjekjet për reformimin, strukturimin dhe kompletimin brenda vetes, apo procese dhe iniciativa të cilat sigurojnë diplomimin me cilësi sa më të lartë të studentëve tanë. nga ana tjetër uEt është mjaft aktiv në hapësirën shoqërore, në botën e ideve, nismave, botimeve, projekteve dhe lidhjeve me tregun e punës. Kjo është mjaftueshëm për të plotësuar profilin e një universiteti tërësisht në shërbim të misionit të tij publik – përgatitjes së studentit, specialistit, qytetarit, i një universiteti si qendër e forcave të gjalla të shoqërisë.

tani është koha për të kaluar në një fazë tjetër, është koha për të përgatitur dekadën e dytë të universitetit Europian të tiranës, si një universitet në shërbim të zhvillimit dhe të tregut të punës. Kjo metaforë dhe kjo paradigmë i bashkangjitet objektivit tonë “uEt Ekselenca 2020”, duke formuar një plan të qëndrueshëm të mbështetur në tre pika: Ekselenca, tregu i Punës dhe Kontributi në Funksion të Zhvillimit. të tre këto koncepte mund dhe duhet të bashkëjetojnë dhe të ndihmojnë njëri tjetrin.

në funksion të ekselencës, universiteti Europian i tiranës ka ndërtuar një seri programesh dhe projektesh, mes të cilave mbështetja e programit top 5 (5% e studentëve më të mirë) dhe mbështetja e top 25 (25% e studentëve më të mirë) të cilët do të ndërtojnë me ndihmën e uEt karrierën e tyre të mëtejshme, akademike ose në tregun e punës.

uEt partner i tregut të punës përfshin një seri iniciativash që kanë filluar që me ndërtimin e bordeve të tregut të punës dhe përfshirjen e individëve të shquar nga bota e punës në proceset tona mësimdhënëse dhe këshilluese, por tashmë në partneritet edhe me 101 bizneset më të rëndësishme në shqipëri, në funksion të asistimit të tyre për burimet njerëzore në cilësinë që ata kërkojnë dhe anasjelltas, asistimin e studentëve tanë në rrugën e tyre drejt tregut të punës.

uEt në funksion të zhvillimit të vendit është gjithçka që ne bëjmë me projektet tona kërkimore dhe shkencore, por edhe debatin e ideve, analizat, projeksionet, shkurt të gjithë atë punë kërkimore shkencore që kontribuon për shoqërinë shqiptare dhe ndihmon zhvillimin. Pikërisht në këtë trekëndësh mbështetet e ardhmja dhe projekti ynë për universitetin e dekadës së dytë.

Prof. Dr. ADriAn CiviCi / President i uet

uet, Partner i zhvillimit dhe i tregut të Punës

Page 6: Guida "Studio në UET"

6 studio në uEt | Pse UET?

Pse uet?Nga ekselenca akademike dhe kërkimi shkencor dhe deri tek jeta e gjallë studentore dhe infrastruktura moderne, si vijon janë 10 arsye të mira se pse Universiteti Europian i Tiranës është një nga universitetet më të mira për të jetuar, mësuar dhe për të ndërtuar një të ardhme të shkëlqyer.

Mbështetje financiareuEt-i ndjek një politikë të tarifave, e cila orientohet dhe inkurajon studentët e shkëlqyer. Çdo vit jepen mbi 300 bursa Ekselence, Promovimi social, talenti & Lidershipi. nëpërmjet marrëveshjeve me sistemin bankar, uEt e bën të thjeshtë procedurën e përfitimit të kredisë studentore me interes 0%.

Jetë e gjallë studentoredhjetra aktivitete të ndryshme ekstrakurrikulare zhvillohen në uEt çdo javë, si leksionet e hapura me lektorë të njohur, aktivitetet sportive, klubet e ndryshme studentore, udhëtimet brenda e jashtë vendit dhe party.

5%e studentëve të diplomuar në uEt janë duke vijuar një cikël studimesh në universitetet jashtë shqipërisë ose i kanë përfunduar këto studime. Me sistemin Europian të transferimit të Krediteve mundësohet transferimi i studimeve tuaja në nje shtet tjetër të Europës dhe më gjerë si dhe njohja e diplomës në shtete të tjera.

100+pedagogë të brendshëm janë pjesë e stafit akademik, nga të cilët më shumë se 50 kanë të paktën titullin dr., rreth 20 Phd dhe 10 Prof. dr. Pedagogët e uEt janë emra të spikatur dhe me status të njohur në fushat e tyre. shumë prej tyre vijnë nga mësimdhënia në universitete të njohura perëndimore.

UET në TiranëuEt ofron barazpeshim ideal midis një qyteti të madh si tirana dhe qetësisë nga zhurmat urbane. Këtu gjendet jeta e qytetit plot mundësi e në të njëjtën kohë një hapësirë e qetë studimi për të kultivuar dijet.

I pari është renditur uEt në renditjen e vetme të kryer në shqipëri nga një kompani serioze ndërkombëtare siç ishte renditja e kryer nga kompania gjermane CHE university Ranking në korrik të vitit 2011.

90%+të studentëve të uEt janë të punësuar. studentët dhe të diplomuarit në uEt janë ndër më të kërkuarit në tregun e punës. Pjesë e uEt janë edhe tetë bordet e tregut të punës, të cilat përbëhen nga drejtues të institucioneve publike, apo kompanive më të mëdha në vend.

15 mijë m2 është shtrirja e kampusit të uEt ku përfshihen 12,000 m2 sipërfaqe godina shërbimi. Kampusi përfshin auditorë modernë, laboratorë, bibliotekën, ambientet e shërbimeve të ndryshme si fotokopja, salla e internetit, bar-restoranti, parkingu dhe lulishtja.

10,000+studentë kanë zgjedhur të studiojnë në uEt, falë reputacionit tonë të shkëlqyer në kërkimin shkencor, mësimdhënien dhe jetën e gjallë studentore.

Rrjeti i UETJanë më shumë se 2,400 studentë të diplomuar të cilët sot punojnë në kompani private, institucione publike apo organizata jo fitimprurëse. Pjesa më e madhe e tyre i ruajnë lidhjet edhe nëpërmjet uEt ALuMni, shoqatës të të diplomuarve në uEt. Ky rrjet si edhe stafi i uEt janë përherë të gatshëm të ndihmojnë dhe mbështesin. Ky është edhe një nga avantazhet kryesore të sistemit të uEt.

Page 7: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 7

UET frymëzonte ëndrrat e mia gjatë kohës që isha studente. Unë i kam vazhduar ëndrrat, por ka qenë UET që më ka dhënë bazat, ku kam pasur marrëdhënie të veçantë me pedagogët e mi, kam bërë kërkimet e para, kam pasur bibliotekën e parë. Tani UET po zgjerohet dhe mua më vjen mirë. Universitetet perëndimore nuk kanë asgjë ndryshe nga universitetet shqiptare nëse studentët janë të njëjtët, me të njëjtat pritshmëri. Sashenka Lleshaj - ish-studente ekselente e uEt dhe e diplomuar në oxford

SAShenkA LLeShAj / studente ekselente nga uet në OxfOrd

Page 8: Guida "Studio në UET"

8 studio në uEt | Historiku UET / Përshëndetja e Administratorit

historiku uetUniversiteti Europian i Tiranës u themelua në vitin 2006 prej një grupi akademikësh të rinj, gazetarësh dhe menaxherësh.

Vizionitë jemi një universitet lider për zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare, një qendër ekselence në formimin akademik të studentëve tanë, një qendër ekspertize të specializuar në fushën e studimeve shoqërore - politike, ekonomike dhe juridike në vend, me ndikim në rajon e më gjerë, si dhe një qendër ekselence për kërkimin shkencor në drejtimet specifike ku zotërojmë potencial.

Misionit’u japim studentëve një edukim cilësor, duke përthyer në të rezultatet e një kërkimi shkencor të vlefshëm, t’i shërbejmë dijes së shoqërisë shqiptare nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, përdorimit të arritjeve më të mira të shkencës, si dhe partneriteteve me tregun e punës e atyre ndërkombëtare.

VleratCilësi dhe Ekselencë; Lidership dhe Punë Grupi; Liri eksplorimi intelektual; drejtësi dhe integritet; transparencë dhe Përgjegjshmëri; Mësim gjatë gjithë jetës.

20 shtator 2006 themelimi i universitetit Europian të tiranës (fillimisht me Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e shkencave sociale)

27 shkurt 2008 Hapet Fakulteti Ekonomik

21 janar 2009 Licencimi i programeve të ciklit të dytë (master i nivelit të Parë)

22 korrik 2009 Licencimi i programeve të ciklit të tretë (master i nivelit të dytë)

23 korrik 2009 diplomimet e para në programet Bachelor

24 korrik 2009 Akreditimi i uEt si institucion dhe i programeve Bachelor

2010 diplomimet e para në programet Master

14 shkurt 2011 Akreditimi i programeve të ciklit të dytë dhe të tretë (Master)

28 shtator 2011 ndryshimi i emërtimit nga shkollë e Lartë universitare Jopublike në “universitet”

Korrik 2011 uEt klasifikohet i pari në renditjen e universiteteve shqiptare nga CHE university Ranking

7 tetor 2011 Licencimi i programeve të doktoraturës në “shkenca Ekonomike”, “shkenca sociale” dhe “shkenca Juridike”

Maj 2014 diplomimet e para në programet doktoraturë

Themeluesit dhe drejtuesit e parë: Adri nurellari, tonin Gjuraj, Henri Çili, Ferit duka, Romeo Gurakuqi, Ermal Hasimja, Blendi Kajsiu

/ 200

6

/ 200

7

/ 200

8

/ 200

9 / 201

0

/ 201

1 / 201

2

/ 201

316

25

www.uet.edu.al > Rreth UET > Historiku

Numri i studentëve të regjistruar ndër

vite në UET

Page 9: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 9

Të jesh në universitet është një pjesë e rëndësishme e jetës, të merresh me universitetin është një mënyrë jetese. Universiteti Europian i Tiranës që prej themelimit të tij vazhdon të krijojë dhe të mbrojë kauza të rëndësishme sfiduese, origjinale, por mbi të gjitha kauza të një interesi të lartë publik. Si i tillë ai ka ambicien që me pozitën e tij modeste në hapësirën e edukimit të lartë dhe në shoqërinë shqiptare, të mund të krijojë pikërisht atë aurë të një shoqërie të zhvilluar. Qoftë si ambicie, qoftë edhe si premisë. Në fakt ky është frymëzimi i aksionit tonë të përditshëm, kudo, në auditor, në forume shkencore, në media, aty ku ka një vështirësi, aty ku lind dhe debatohet një ide e re.

henri ÇiLi, PhD / administrator i uet

uet, universitet i të gjithëve

Page 10: Guida "Studio në UET"

10 studio në uEt | Stafi Akademik / Përshëndetja e Rektorit

StAfi akademikNjë institucion si Universiteti Europian i Tiranës, lider në sektorin e edukimit në Shqipëri, mes shumë pikave të forta, pikën më të fortë ka stafin akademik.

Pedagogët më të mirëPedagogët e uEt mund të quhen realisht më të mirët. Kjo sepse me botimet, CV -të, kontaktet dhe eksperiencën e tyre, sjellin në universitet një traditë më shumë se 40 vjeçare të edukimit të lartë në shqipëri, me një 20 vjeçar të fundit tepër dinamik. Ata sjellin eksperiencën e botës akademike perëndimore, ku kanë përfunduar doktoraturën, kanë bërë post doktoraturën, kanë dhënë mësim, apo kanë marrë pjesë në eksperienca të ndryshme. të studiosh me më të mirët, të mësosh me më të mirët, është faktori bazë për të pasur studime cilësore.

Paradoksi i edukimitKohët janë aq dinamike sa po të krahasojmë një libër fantastiko shkencor të viteve 60’, në më pak se 50 vjet të gjitha shpikjet e parashikuara në atë libër janë arritur dhe shumë më tepër. Atëherë si mund ta zgjidhim një paradoks të madh të edukimit: pedagogë apo mësimdhënës të përgatitur në të shkuarën duhet të përgatisin në të tashmen studentë për

të ardhmen. Ka vetëm një mënyrë – të kesh stafin më të mirë, më të azhornuar, më të lidhur më botën e punës dhe të menaxhimit në mënyrë që të mund tu transmetosh studentëve master përvojën, eksperiencën, dinamizmin dhe sensin e metodës për të zgjidhur problemet e së ardhmes që do të jenë ndryshe nga ato të së sotmes.

Mësimdhënia interaktivendryshe nga tradita e deritanishme e shkollave lindore që theksojnë riprodhimin e thatë të njohurive, në uEt theksohen aftësitë analitike dhe mendimi kritik si dhe nxitet krijimtaria dhe inteligjenca e studentëve. Gjatë mësimit përdoren teknikat dhe metodat më moderne të mësimdhënies, përdoret teknologjia e lartë gjatë leksioneve dhe elementet audio-vizuale. studentët nxiten për të filtruar vetë informacionin e ofruar nga pedagogët në dispensa të përbëra nga materiale të përzgjedhura duke shmangur përdorimin e vetëm një teksti mësimor.

100+pedagogë të brendshëm. Prej vitit 2009 uEt ka pasur përherë rreth 100 pedagogë të brendshëm në të tetë departamentet.

30%e pedagogëve kanë një Phd të marrë në vendet perëndimore. 10 pedagogë kanë titullin Profesor doktor, rreth 20 titullin Profesor i Asociuar dhe pjesa tjetër janë doktoruar ose janë në proces.

20pedagogë (10 senior dhe 10 junior) kanë fituar grantin e kërkimit shkencor nga uEt. Fituesit e grantit janë shpalluar nga juria e kryesuar nga Arjan Gjonça, Phd, pedagog dhe kërkues shkencor në London school of Economics and Political science (LsE).

www.uet.edu.al > Akademia

Page 11: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 11

Metafora e kohës sonë janë “markat e mëdha”, “firmat e mëdha”, apo thënë ndryshe “standardet”. Me standardet më të avancuara do të kuptojmë kryesisht ato kritere të cilat përdoren në një fushë të caktuar, në një sektor të caktuar, aty ku arritjet janë më të rëndësishme. në rastin e sistemit universitar, edukimit universitar, është e qartë tashmë prej kohësh që standardet referencë vijnë kryesisht nga sistemi anglosakson. në sistemin tonë universitar, si edhe në uEt, tashmë ka ardhur koha që të matemi me standardet ndërkombëtare, të matemi me arritjet më të rëndësishme, duke filluar të përballemi me të vërtetën e sistemit dhe të vërtetën në raport me këto referenca. Pikërisht kur po i afrohet dekadës së parë të jetës së tij, universiteti Europian i tiranës tenton gjithnjë e më shumë drejt këtyre standardeve, tenton gjithnjë e më shumë tu afrohet atyre, tenton gjithnjë e më shumë që punën e tij, tek studenti, tek programi, tek pedagogu, tek shërbimet ekstrakurrikulare, ta bëjë në përputhje me këto standarde. duke u përballur me standardet më të avancuara të botës së zhvilluar, në mos i kemi, ne do t’i arrijmë ato një ditë. ne në uEt kemi ambicie ti arrijmë ato shpejt. në shërbim të studentit, në shërbim të shoqërisë shqiptare, në shërbim të prindërve që na kanë besuar fëmijët e tyre,në shërbim të partnerëve që kanë ndarë me ne projekte të përbashkëta, apo atyre që kanë ndarë me ne të njëjtat ide a debate për shoqërinë.

Prof. ASoC. Dr. tonin gjurAj / rektor i uet

të matemi me standardet më të avancuara

Page 12: Guida "Studio në UET"

12 studio në uEt | Përgjegjësia Sociale

Përgjegjësia SoCiALeUniversiteti Europian i Tiranës i ka kushtuar përgjegjësisë sociale një vëmendje shumë të madhe. Ka vënë në dispozicion kapacitete të mëdha njerëzore dhe materiale dhe ka shpenzuar shuma të rëndësishme të cilat janë në përfitim të drejtpërdrejtë të shoqërisë dhe mjedisit studentor e atij social në Shqipëri, por edhe më gjerë, mjedisit kulturor mediatik e kështu me rradhë.

DonacioneuEt vë në dispozicion çdo vit një fond i cili është i aksesueshëm nëpërmjet një konkurimi sipas strategjive të universitetit dhe jepet nga bordi i mbështetjes në uEt. Ky fond mbështet të gjithë ata të cilët kanë diçka të re për të thënë e për të bërë, kanë një nevojë të rëndësishme, ose kanë një mesazh për të kaluar nëpërmjet kësaj mbështetjeje.

Aktivizimi i studentëvestudentët e uEt janë proaktivë dhe kanë qenë pjesë e shumë iniciativave vullnetare, si dhurimi i gjakut, mesazhet sensibilizuese, pastrimi i mjedisit, ndihma për kategoritë në nevojë, etj. Vullnetarizmi studentor është i pranishëm në punën e klubeve dhe organizimeve të tjera të studentëve në universitet.

Arti, kultura, sportiEkspozita, botime librash, udhëtime, piktura, koncerte muzikore, vepra teatrore, ndeshje sportive, të cilat bëjnë të mundur pikërisht atë mbështetje, atë plotësim të atij dimensioni që institucionet si universitetet kanë luajtuar në drejtim të zhvillimit të artit, kulturës dhe sportit duke treguar që më mirë sesa strukturat shtetërore dhe vendimmarrjet e fryra politike, institucione si uEt mund të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në këtë drejtim.

Albumi i parë i Alban skënderaj, “si më parë” financuar nga uEt

Page 13: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 13

Universiteti më ka treguar se po më adopton si pjesë e tij, është një privilegj i madh për mua. Dhe nga sot unë jam pjesë e kësaj familjeje, i përkas UET-it. Kjo është diçka e veçantë dhe privilegj për mua, sepse unë vij nga universiteti. Rrënjët e mia në universitet janë të thella. Në vitet ’70, kur isha një mësues i ri, kisha disa pyetje në mendje nëse universiteti e luante plotësisht rolin e tij. Universiteti është rezervuari i të gjitha dijeve në botë. Dija për hir të dijes nuk na çon shumë larg, ajo duhet të jetë për një qëllim dhe për ta mbrojtur atë qëllim për hir të qëllimit. Jo vetëm t’u mësojmë studentëve subjektet e lëndëve të ndryshme, por qëllimin e jetës.Profesor Muhammad Yunus, nobelist - nga fjala mbajtur në uEt me rastin e ceremonisë së dhënies së titullit Honoris Causa, 22 janar 2012

MuhAMMAD YunuS / nobelist

nga sot jam pjesë e uet

Page 14: Guida "Studio në UET"

14 studio në uEt | Bursat UET

BurSAt uetUniversiteti Europian i Tiranës vendos çdo vit një numër të caktuar bursash në dispozicion për studentët. Aktualisht në UET mbi 500 studentë janë përfitues të bursave të plota ose të pjesshme.

Një universitet i cili më ka hapur dyert duke më mbështetur në studimet e mia si pjesëtar i Minoritetit Rom. Aktualisht, jam duke punuar pranë zyrës së Avokatit të Popullit, ku falë dijeve që më janë transmetuar nga pedagogët me përvojë të UET i bëj ballë të gjitha problematikave juridike që minoriteti im si dhe komunitetet e tjera në nevojë sjellin pranë këtij institucioni të pavarur kushtetues. UET më ka dhënë esencën e duhur për ta përzier me përvojën aktuale dhe për tu përballur me problematikat e së ardhmes. Faleminderit UET!

Emiljano Aliu - student Msc Juridik

Bursat e Ekselencësne nxisim dhe ndihmojmë me bursa studentët e shkëlqyer. në përputhje me rezultatet e vitit paraardhës, çdo vit jepen bursa për studentët e shkëlqyer. Bursat e Ekselencës përveçse vlerësojnë arritjet e studentëve, nxisin edhe konkurrencën në dobi të rritjes së nivelit të përgatitjes së studentëve.

Bursa TalentiJemi në krah të studentëve që tregojnë se kanë prirje dhe arrijnë të spikatin në fusha të ndryshme si: arti, politika, sporti dhe shkenca. Për të stimuluar punën dhe përkushtimin e tyre, uEt akordon Bursat e talentit që u vijnë në ndihmë të rinjve të talentuar.

Bursa SocialeJemi të ndërgjëgjshëm për vështirësitë që grupe të caktuara hasin në realizimin e studimeve universitare. Kontributin tonë karshi shoqërisë mundohemi ta japim duke akorduar Bursa sociale për shtresat në nevojë, ndonjëherë edhe në bashkëpunim me aktorë të tjerë shoqërorë dhe institucionalë.

Bursa lidershipine besojmë se ndryshimet e shoqërisë do të vijnë nga të rinjtë aktivë që angazhohen dhe dinë të angazhojnë të tjerë. të rinjtë që kanë treguar se kanë aftësi lideri dhe që duan të përfshihen akoma më shumë në zhvillimin e shoqërisë uEt-i i mbështet duke u ofruar Bursën e Lidershipit.

Këtë vit universiteti Europian i tiranës do të ofrojë 100 bursa në total për studentët, duke marrë për bazë përkushtimin e tyre karshi studimit. të gjithë studentët që duan të aplikojnë për bursa duhet të paraqiten në Zyrën e Pranimeve në uEt duke paraqitur dokumentacionin e mëposhtëm:

për Bursë Ekselence - Lista e notave

për Bursë Talenti & Lidershipi - CV artististike, dëshmi angazhimi shoqërore dhe politik, bashkëngjitur certifikatat apo dokumentacion tjete përkatëse

për Bursë Promovimi Social - Çertifikate familjare, dokumentin që vërteton statusin e vecantë social (pension, papunësi, invaliditet, të ardhura të pamjaftueshme, etj.)

Apliko për bursë!

www.uet.edu.al > Studio në UET > Apliko për Bursa

Page 15: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 15

Pas pjesmarrjes në Voice of Albania dhe konkurrimit në Festivalin e Fundvitit në RTSH, karriera ime muzikore nisi mbarë. Këtë vit jam studente e Graphic-Design në UET, ku edhe kam fituar një bursë të pjesshme talenti. Studimet në graphic-design do të më plotësojnë dhe pse jo, mund të sjellin një ndryshim në të ardhmen time. Xhejn Kumrija - studente e Graphic design

xhejn kuMrijA / këngëtare

muzika, Pasionet dhe studimet në uet

Page 16: Guida "Studio në UET"

16 studio në uEt | Kredia dhe Tarifat Studentore

Universiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me bankat e nivelit të dytë ofron kredinë studentore me procedura të thjeshtuara dhe me interes 0%

Çfarë shume mund të marr kredi?Kredia studentore ofrohet për shumat 2.500, 5.000, ose 7.500 euro që është edhe tarifa e studimit për përkatësisht 1, 2 apo 3 vite akademikë.

Sa është afati i kredisë?në varësi të shumë së kredisë, afati i pagimit është:• 3 vjet për shumën 2.500 € për 1 vit studimi• 5 vjet për shumën 5.000 € për 2 vite studimi• 7 vjet për shumën 7.500 € për 3 vite studimi

Sa është kësti që do të paguaj çdo muaj?Për kredinë 2.500 € do të paguhet 70 € në muaj/3vjet. Për kredinë 5.000 €, kësti është 85 euro € muaj/5vjet. Për kredinë prej 7.500 € kësti është 90 € në muaj/7vjet.

Si aplikoj për kredinë studentore?në Zyrën e Kontratave në uEt, stafi është i përgatitur, në bashkëpunim me bankën përkatëse, t’ju ofrojë formularët përkatës të aplikimit dhe do ju ndihmojë për marrjen e kredisë shpejt dhe lehtë pa patur nevojë të shkoni në sportelet e bankës.

Tarifat e studimittarifat ne universitetin Europian të tiranës janë të unifikuara për të tre ciklet e studimit.

Çdo vit akademik kushton 2500 Euro.

Ciklli i Studimit Kohëzgjatja e programit

Bachelor 3 vite akademikeMaster i shkencave 2 vite akademikeMaster Profesional 1.5 vite akademike (60 Kredite) Master Profesional 1.5 vite akademike (90 Kredite)doktoraturë 3 vite akademike

Reduktime mbi tarifat

uEt aplikon zbritje në varësi të notës mesatare të maturës; të pagesave të menjëhershme për të gjithë ciklin e studimit si dhe pagesa me këste deri në 20% të tarifës referencë.

Për më shumë informacion drejtohuni pranë Zyrës së Pranimeve dhe Kontratave në uEt.

kredia StuDentore

www.uet.edu.al > Studio në UET > Tarifat e Studimit

Page 17: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 17

Page 18: Guida "Studio në UET"

18 studio në uEt | Kërkimi Shkencor

kërkimi ShkenCorKërkimi shkencor në UET zë një vend qendror dhe është baza e mësimdhënies dhe asaj që bëjmë ne si staf universitar. Kërkimi shkencor bazohet në tre shtylla: Shkollën Doktorale, Revistat shkencore, si dhe Biblioteka dhe njësia e lëndëve metodologjike në UET, nga niveli Bachelor deri në atë Doktoral.

Shkolla Doktorale dhe Kërkimi Shkencorshkolla doktorale ka një rëndësi kyçe, sepse nxjerr hulumtuesit e parë dhe punonjësit e parë shkencorë të përgatitur në uEt. Po ashtu, shkolla doktorale ofron udhëheqje shkencore për kandidatet doktorale dhe strukturon punën kërkimore të stafit pedagogjik sipas drejtimeve specifike kërkimore.

Qendra UETQendra uEt është organizatë e shoqërisë civile e themeluar në vitin 2009, si iniciativë e një grupi studiuesish dhe lektorësh në universitetin Europian të tiranës. Qendra uEt synon të kontribuojë në progresin dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare nëpërmjet projekteve kërkimore të orientuara nga zhvillimi i politikave, iniciativave për ngritjen e kapaciteteve dhe projekteve të përbashkëta në fushat e politikave sociale, ekonomike, të edukimit, mjedisit, zhvillimit të qendrueshëm, të drejtat e njeriut, teknologjisë së informacionit, inovacionit social dhe sipërmarrjes duke u përqëndruar tek mirëqeverisja dhe demokracia.

Zyra e Zhvillimit të projekteve dhe kërkimitZyra për Zhvillimin e Projekteve dhe Kërkimin në universitetin Europian të tiranës ofron një gamë të gjerë ekspertize në shkencat sociale, ekonomi, ligj, edukim, komunikim dhe teknologji informacioni, me synim përfshirjen në studime dhe kërkime inovative, të orientuara drejt politikave dhe zhvillimit të aktiviteteve në fushat e sipërpërmendura.

Revistat ShkencoreVeprimtaria kërkimore shkencore në uEt mbështetet në periodikët shkencorë, botimet prestigjioze me objekt studimi në shkencat sociale, ato të ekonomisë, psikologjisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, historisë, etj,. Kjo veprimtari mbështetet nga shtëpia botuese uEt Press. Këta periodikë shkencorë janë organe të fakulteteve dhe qendrave të kërkimit shkencor të uEt-it, pasurojnë debatin akademik dhe ofrojnë prurje cilësore, jo vetëm të autorëve shqiptarë. Aktualisht janë 5 revistat shkencore publikuar në uEt: Polis; Economicus; Jus & Justicia; sociological Analysis; international Journal of Educational sciences.

Erika Melonashi, Phd, duke marrë çmimin “Junior Researcher” nga kryetari i komisionit të granteve për kërkimin shkencor, Arjan Gjonça, Phd, lektor në London school of Economics

Page 19: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 19

Rëndësia e metodologjisë në UETPuna kërkimore në uEt ndjek modelet anglo-saksonë të kërkimit shkencor universitar. Kjo nënkupton katër parime kryesore: së pari, të shkruarit akademik ndjek disa rregulla të njësuara për të gjithë nivelet dhe disiplinat akademike; së dyti, puna kërkimore e çdo niveli përdor teknika dhe metoda të njohura dhe të pranuara nga komuniteti akademik ndërkombëtar; së treti, të shkruarit udhëhiqet nga një argument bazë (teza) e punimit; së fundmi, puna kërkimore ka një relevancë dhe impakt si brenda fushës së kërkimit ose disiplinës përkatëse ashtu dhe jashtë saj.

në këtë kontekst, lëndët metodike janë të një rëndësie thelbësore për të mbruajtur studiuesit e rinj dhe studentët tanë pasuniversitare me bazën dhe instrumentet bazë të kërkimit dhe të argumentimit në shkencat humane. dhe e gjithë kjo nuk mund të sigurohet pa pasurimin e bibliotekës me titujt më bashkëkohore dhe botimet e uEt Press.

Impakti i Kërkimit Shkencora. Impakti shkencornë uEt, ne synojmë të shkojmë drejt vlerësimit periodik të impaktit të punës shkencore të stafit mësimdhënës dhe kërkimor. Ky është një konceptim i ri dhe i guximshëm—kryesisht duke pasur parasysh kufizimet dhe disavantazhet e shkencave sociale dhe humane në shqipëri—dhe synon të sjellë në vëmendjen e studiuesve dhe kërkuesve shkencore nevojën për të ndërlidhur punën e tyre kërkimore me fusha të tjera të aktivitetit social dhe për të nxjerrë më në pah kontributin e gjetjeve dhe analizave të tyre.

b. Impakti PublikKërkimi shkencor në uEt është pjesë e kontributit në sferën publike: kjo nënkupton që dija dhe përparimi shkencor që arrin çdo produkt shkencor i stafit akademik në uEt mund të ndihmojë në aspekte të ndryshme drejt arritjes të një shoqërie më të mirë, më të informuar dhe më kritike.

Përveç kriterit të impaktit publik dhe shkencor, puna kërkimore në uEt bazohet dhe në dy tipare të tjera, të cilat janë interdisiplinariteti dhe kontekstualizimi.

InterdisiplinaritetiKjo nënkupton që përveç thellimit dhe kontributeve të stafit tonë akademik dhe shkencor në fushat e tyre përkatëse të interesit, ne i japim rëndësi punës brenda grupeve kërkimore në lidhje me disa çështje dhe problematika të cilat preokupojnë studiuesit e disa fushave dhe disiplinave njëherësh.

KontekstualizimiMe ‘kontekstualizim’ nënkuptohen dy gjëra: së pari, fokusimin në problematikën dhe veçantitë e rastit shqiptar si dhe rasteve të tjera studimore nga rajoni i Ballkanit; së dyti, nxjerrjen në pah të mënyrës/ave sesi rasti shqiptar apo rastet e vendeve të Balkanit konfirmojnë, hedhin poshtë apo kritikojnë modele, qasje e teori të pranuara tashmë gjerësisht brenda disiplinave të shkencave sociale dhe humane. në këtë kuptim, i jepet rëndësi themelore kombinimit të qasjes teorike dhe analizës empirike (në terren).

www.uet.edu.al > Kërkimi Shkencor

10 Senior & 10 Junior Researchers Që krijimi i një tregu të mirëfilltë shkencor të mos mbetet vetëm ide në letër apo thjesht dëshirë e akademikëve dhe kërkuesve, universiteti Europian i tiranës ka nisur të hedhë hapat e parë praktikë të mbështetjes së kërkimit shkencor shqiptar, duke akorduar një fond për mbështetjen e “senior And Young Researchers”, një nismë e prezantuar para disa muajsh, e cila synon nxitjen dhe mbështetjen financiare dhe institucionale të projekteve kërkimore të pedagogëve me përvojë dhe atyre të rinj që janë në fillimet e rrugës së kërkimit shkencor.

Page 20: Guida "Studio në UET"

20 studio në uEt | Botimet UET Press

botimet uet Press univerSitArePjesën më të madhe të botimeve UET Press e zënë botimet universitare. Janë disa nga titujt më të njohur dhe të përdorur në botën universitare perëndimore, me synimin që në auditorët e UET-it dhe më gjerë të qarkullojnë dije të përditësuara dhe arritjet më të mira universitare botërore.

Botimet universitare të uEt Press i vijnë në ndihmë kujtdo, nga studentët e rinj tek ata me synime edhe më akademike në nivele master apo doktoraturë, pedagogëve dhe studiuesve. një tjetër kolanë e rëndësishme janë botimet e autorëve shqiptarë, pedagogë dhe specialistë të fushave përkatëse, që përdoren si tekste bazë dhe si literaturë plotësuese. Gjithçka e botuar i përgjigjet në mënyrë rigoroze origjinalitetit dhe kritereve të rrepta akademike mbarëbotërore për botimin e veprimtarisë kërkimore.

Kolana “Curriculum” – Botime UniversitareZgjidhen titujt më të njohur dhe të përdorur në botën universitare perëndimore, me synimin që në auditorët e uEt-it të qarkullojnë dije të përditësuara dhe arritjet më të mira universitare botërore. Burimet për tekstet që përkthehen dhe botohen nga uEt-PREss janë kolanat me profil profesional të botimeve të oksfordit, Kembrixhit, shtypit universitar francez, atij italian etj. tekstet përzgjidhen dhe miratohen nga ekipet e specialistëve në departamentet përkatëse të fakulteteve të uEt-it.

Kolana “Thesis” & “Monografi shkencore”

të përgatitura nga pedagogë të uEt-it ose nga autorë të tjerë, që bëjnë pjesë në botën shkencore dhe kërkimore shqiptare, të cilët uEt-PREss-i i inkurajon të publikojnë punimet e tyre shkencore. uEt-PREss synon që këto punime të jenë autentike, të karakterizohen nga zbatimi i kritereve të rrepta akademike dhe të jenë në përputhje me kriteret universitare e kërkimore perëndimore.

Kolana “Esse & studime”të vlefshme për mësimdhënie nga pedagogët e uEt-it. Hartimi dhe botimi i këtyre teksteve universitare diktohet nga kushtet specifike të disa disiplinave dhe nga nevoja e aplikimit të tyre në kulturën, ekonominë dhe në ligjet shqiptare, si dhe nga synimi për të plotësuar kërkesat e studentëve për literaturë. Fillimisht, teksti që paraqitet për botim nga pedagogu i lëndës përkatëse i nënshtrohet diskutimit mes specialistëve të departamentit dhe shoqërohet me dy recensa.

www.uet.edu.al > UETPress

nga promovimi i kolanës me monografi shkencore, 2 tetor 2013, Prof. dr. Adrian Civici, Prof. Asoc. dr. tonin Gjuraj, dr. Anilda Bozdo dhe dr. Edlira Gjuraj

nga promovimi i kolanës së botimeve universitare ekonomike, 5 nëntor 2013, Prof. dr. Adrian Civici, Prof. dr. sulo Hadëri, Prof dr. Luljeta Minxhozi dhe botuesja Anila Bisha

Page 21: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 21

E DREJTA PENALE Teori, kazuse dhe materiale

Autori: JoNATHAN HERRINgMe parathënie nga Spartak Ngjela

Jonathan Herring ka shkruar për të drejtën penale, të drejtën e familjes dhe mjekësinë ligjore. Ai është përqendruar në sesi ligji ndërvepron me gjërat e rëndësishme në jetë: jo paratë, kompanitë apo sigurimet, por dashuria, miqësia dhe intimiteti.

Shtëpia botuese: Oxford EC Law Library, 2013,Përkthyes: Spartak Ngjela, Alkeda Reçi dhe Edlira Stavre

BAZAT E MENAXHIMITKoncepte dhe aplikime themelore

Autori: RoBBINS/DECENZoPërmes një stili të shkruari interesant, libri trajton konceptet themelore në menaxhim dhe ndihmon në kuptimin e çështjeve më kryesore, të katër funksioneve tradicionale të menaxhimit: planifikimi, organizimi, udhëheqja dhe kontrolli. Libri përshkruan evoluimin e mendimit menaxherial, përdorimin e teknikave sasiore si mjete ndihmëse në vendimmarrje.

Shtëpia botuese: Pearson Prentice Hall, SHBA, 2008, Përkthyes: Rezarta Shkurti

BAZAT E MENAXHIMITKoncepte dhe aplikime themelore

Stephen P. Robbins & David DeCenzo

4 / e

kono

mik

[email protected] www.uet.edu.al

SHKENCA EKONOMIKE

ISBN 978-99956-39-15-0

9 789995 639150Çm

imi 1

600

L

4

STE

PH

EN

P. RO

BB

INS

DA

VID

DE

CE

NZ

OBA

ZAT E MEN

AXH

IMIT

Koncepte dhe aplikim

e themelore

BAZAT E MENAXHIMITKoncepte dhe aplikime themelore

Ky libër mbulon konceptet themelore të menaxhimit duke ofruar informacionin e duhur për të kuptuar çështje kyçe: duke ofruar një një fokus praktik, duke përfshirë studimet më të reja kërkimore në këtë fushë, të gjitha të ofruar brenda një formati që mund të ezaurohet brenda një kursi të plotë.

Sipas autorëve, menaxhimi nuk duhet studiuar vetëm nga perspektiva e menaxherëve kryesorë dhe kompanive milionadollarëshe apo korporatave amerikane. Puna në menaxhim përfshin këdo: që nga supervizorët më të thjeshtë deri tek drejtuesit më të lartë.

Bazat e menaxhimit është një libër që inkurajon dhe nxit të lexuarit tek studentët dhe të interesuarit nëpërmjet mënyrës se si janë dhënë konceptet kyçe, nëpërmjet plotësimit të paratesteve dhe pastesteve, në fund të studimit të librit.

KAPITULLI 1 Menaxherët dhe menaxhimiModuli i historisëRrënjët historike të praktikave

bashkëkohore të menaxhimitKAPITULLI 2

Mjedisi menaxherialKAPITULLI 3

Bazat e planikimitKAPITULLI 4

Bazat e vendimmarrjesModuli sasiorTeknika sasiore që ndihmojnë në

vendimmarrjeKAPITULLI 5

Dizenjimet bazë të organizatësKAPITULLI 6

Punësimi i stat dhe menaxhimi i burimeve njerëzore

Moduli i karrierës

Ndërtimi i karrierës suajKAPITULLI 7

Menaxhimi i ndryshimit, i stresit dhe i risive

KAPITULLI 8 Bazat e sjelljes individuale dhe të

sjelljes në grupKAPITULLI 9

Njohja e skuadrave të punësKAPITULLI 10

Motivimi dhe shpërblimi i punonjësveKAPITULLI 11

Lidershipi dhe besimiKAPITULLI 12

Komunikimi dhe aftësitë ndërpersonale

KAPITULLI 13 Bazat e kontrollit

KAPITULLI 14 Menaxhimi i operacioneve

EKoNoMIKSI MAKRoEKoNoMIAAutori: N. gREgoRY MANKIW,

MARK P. TAYLoRLibri përmban një material interesant, që i ndihmon studentët të njihen me çështje thelbësore që lidhen me zbatimin e parimeve të shkencës së ekonomisë dhe të politikave ekonomike. Në këtë libër voluminoz të ndarë në dy tekste, Mikroekonomia dhe Makroekonomia, studentët gjejnë edhe shumë studime tematike që i aftësojnë ata të zbatojnë në praktikë teorinë.

Shtëpia botuese: Thomson, SHBA, 2009, Përkthyes: Artan Meçi

EKONOMIKSI MAKROEKONOMIA

N. Gregory Mankiw & Mark P. Taylor

2-1

/ eko

nom

ik

[email protected] www.uet.edu.al

SHKENCA EKONOMIKE

ISBN 978-99956-39-32-7

9 789995 639327Çm

imi 1

700

L

2-1

Ky libër është më i përmbledhur sesa shumë libra të tjerë që përdoren për t’i prezantuar studentët me shkencën ekonomike. Një pjesë e madhe e librit u kushtohet zbatimeve dhe politikës – dhe më pak teorisë ekonomike formale – gjë që ndodh me shumë libra të tjerë të shkruar për një kurs njohës. Nëpërmjet këtij libri ne jemi munduar t’u rikthehemi zbatimeve dhe çështjeve të politikës sa më shpesh që të jetë e mundur. Shumica e kapitujve përfshijnë shembuj që tregojnë sesi janë zbatuar parimet e ekonomisë. Përveç kësaj në rubrikat “Në lajme” jepen kryeartikuj që kanë pasqyruar ngjarjeve të reja, që tregojnë sesi idetë ekonomike hedhin dritë mbi problemet e tanishme me të cilat përballet shoqëria. Pasi studentët të mbarojnë kursin e tyre të parë të shkencës ekonomike, ata duhet të mendojnë rreth kronikave të lajmeve duke i parë ato nga një këndvështrim i ri, por edhe duke u thelluar më tepër.

TË DHËNAT E MAKROEKONOMISË Matja e të ardhurave të një kombi Matja e kostos së jetesës

EKONOMIA REALE NË PERIUDHËN AFATGJATË Prodhimi dhe rritja Kursimi, investimi dhe sistemi financiar Instrumentet themelore të financës Papunësia

PARAJA DHE ÇMIMET NË PLANIN AFATGJATË Sistemi monetar Shtimi i parasë dhe inflacioni

STUDIMI MAKROEKONOMIK I EKONOMIVE TË HAPURA Studimi makroekonomik i ekonomisë së hapur: Konceptet bazë

Një teori makroekonomike e ekonomisë së hapur

LUHATJET EKONOMIKE AFATSHKURTRA Kërkesa totale dhe oferta totale Ndikimi i politikës monetare dhe fiskale mbi kërkesën totale Këmbimi afatshkurtër midis inflacionit dhe papunësisë

KRIZA FINANCIARE E VITEVE 2007-2009 Shkaqet e krizës financiare Pasojat e krizës financiare

BASHKIMI MONETAR EUROPIAN Zonat e monedhës së përbashkët dhe bashkimi monetar europian

MENDIME PËRFUNDIMTARE Pesë debate mbi politikën makroekonomike

STATISTIKA PëR BIZNES DHE EKoNoMIK Pjesa e dytë. Botimi i 10-të

Autori: DAvID R. ANDERSoN, DENNIS J. SWEENEY & THoMAS A. WILLIAMS

Libri bashkon më shumë se 25 vite eksperiencë të autorëve, metodologjinë e përpiktë dhe aplikimet e duhura për të demonstruar se si informacioni statistikor informon vendimarrjen në botën e biznesit.

Shtëpia botuese: Cengage Learning Inc., a Delaware corporation, 2013, Përkthyes: Mina NAQO

PARIMET E MARKETINgUT Botimi i 13-të

Autori: PHILIP KoTLER, gARY ARMSTRoNg

Në këtë tekst voluminoz paraqiten konceptet bazë të marketingut, çështje të strategjive dhe të ndërtimit të programeve të marketingut, forcat mjedisore që ndikojnë mbi aftësinë e kompanisë për të shërbyer klientët, menaxhimi i informacionit të marketingut, sjelljen e blerësit në biznes, zhvillimi i produkteve të reja dhe menaxhimi i tyre, strategjitë e caktimit të çmimit dhe mjaft çështje të tjera.

Shtëpia botuese: Pearson Education, 2013, Përkthyes: Genti BEQIRI

MURPHY PëR PRovëN Autori: PETER MURPHYKy punim i pasur dhe kompleks akademik, ofron një prezantim të përditësuar dhe të kuptueshëm të legjislacionit për provat, i cili shërben si bazë për gjithë praktikën ligjore që çon drejt një procesi gjyqësor. I shkruar si mjet edukues dhe formues për studentët dhe pedagogët, libri trajton çështje të rëndësishme dhe të zakonshme të hasura në sallat e gjykatave dhe përmbush më së miri nevojat e studentëve për diplomim në fushën e jurisprudencës.

Shtëpia botuese: Oxford University Press, Angli, 2005, Përkthyes: Erjon Shehi

PASoJAT E MoDERNITETITAutori: ANTHoNY gIDDENSNë paraqitjen e tij kryesore teorike, autori ofron një shpjegim të ri dhe provokativ të shndërrimeve institucionale të shoqëruara me modernitetin. Çfarë është moderniteti? Autori dëfton se, “për një përqasje të parë, le të vazhdojmë për sa vijon më poshtë: “moderniteti” u referohet mënyrave të jetës shoqërore apo organizimeve të cilat u shfaqën në Evropë rreth shekullit të shtatëmbëdhjetë e pak më tutje, dhe të cilat u përhapën rrjedhimisht pothuajse në gjithë botën.

Shtëpia botuese: Standford University Press, 2013, Përkthyes: Orges [email protected] www.uet.edu.al

10 /

esse

/ id

e & de

bate

Anthony G

iddens Pasojat e m

odernitetit

ANTHONY GIDDENS

PASOJAT E MODERNITETIT

10

Pasojat e modernitetit Anthony Giddens

“Anthony Giddens jep një këndvështrim tejet tërheqës e të ri rreth natyrës së moderni-tetit, si dhe të marrëdhënieve të veçanta që ai arrin të krijojë me format shoqërore tradi-cionale. Që nga koha e sociologëve klasikë, Giddens shquhet për mënyrën si e përthith gjithë traditën e mendimit në këtë fushë dhe si arrin të ‘luajë’ me teori të ndryshme, duke i vënë përballë njëra-tjetrës dhe përdorur si mjet në formësimin e argumentit të tij. Baza e veprës së tij është jo vetëm e gjithë tradita e krijuar, por edhe punët e mëparshme.

Herbert Lindenberger, Stanford University

Giddens nuk e sheh shoqërinë bashkëkohore si një ndryshim nga modernia te postmodernia, por si një vazhdim të ndryshimeve sociale nga format tradicionale në ato moderne. Ne ende nuk i kemi parë pasojat përfundimtare të modernitetit. Giddens ofron një paradigmë të re, duke na mundësuar ta shohim modernitetin me një sy më të freskët.

Fatos Tarifa, Ph.D., Universiteti Europian i Tiranës

Sikundër thotë autori, ne nuk jetojmë ende në një botë post-moderne. Karakteristikat e dallueshme të institucioneve shoqërore të viteve të fundit të shekullit të njëzetë, sugjerojnë se krahasuar me kohët e mëparshme, po lëvizim më tepër në periudhën e “modernitetit të zhvilluar”, ku pasojat e modernitetit po thellohen dhe po universalizohen më tepër, sesa po hyjmë në periudhën e post-modernitetit. Universi shoqëror i post-modernitetit mund të shfaqet, por deri më tani, ky univers po vijon në zgjatimin dhe thellimin e anës tjetër të formave të organizimit shoqëror dhe kulturor, të cilat dominojnë aktualisht historinë botërore.

Për të zhvilluar një përshkrim sa më të qenësishëm të natyrës së modernitetit, autori përqendrohet në temat e sigurisë versus rrezikut dhe të besimit versus riskut. Moderniteti është një “thikë me dy presa”. Zhvillimi i institucioneve shoqërore moderne ka krijuar mundësi shumë më të mëdha tek qeniet njerëzore për të gëzuar një ekzistencë më të sigurt dhe jetesë më të vlerësueshme se në çdo lloj tjetër sistemi para-modern. Por moderniteti mbart, gjithashtu, edhe një anë të errët, e cila zë një vend të rëndësishëm në shekullin e tanishëm dhe që lidhet me natyrën periodike degraduese të veprave moderne industriale, me rritjen e totalitarizmit, kërcënimin për shkatërrimin e mjedisit dhe zhvillimet shqetësuese të fuqive ushtarake dhe armatimeve.

Me parathënie për botimin shqip nga Fatos Tarifa, Ph.D.

Çmim

i 900

L ISBN 978-99956-39-67-9

9 7 8 9 9 9 5 639679

SEMIoTIKA E TEKSTIT Autori: MARIA PIA PoZZAToLibri u kushtohet studentëve, por edhe studiuesve e pedagogëve dhe përpiqet t’i përgjigjet pyetjes: si të analizojmë një reklamë, artikull gazete, tekst letrar, program televiziv etj., duke vënë në dispozicion mjetet për të kaluar nga teoria semiotike në praktikën e analizës së tekstit. Nga reflektimet e shumë studiuesve, autorja ka zgjedhur kategoritë më të akredituara dhe më funksionale për përshkrimin me metodologji shkencore tipe të ndryshëm tekstesh.

Shtëpia botuese: Carocce Editore, Itali, 2001, Përkthyes: Dhurata Shehri

Page 22: Guida "Studio në UET"

22 studio në uEt | Botimet UET Press

botimet uet Press ekStrA AkADeMikeUET-PRESS, themeluar në vitin 2007, është Shtëpia Botuese e Universitetit Europian të Tiranës, universitet i cili që në zanafillë është konceptuar si një institucion arsimor, shkencor, por edhe botues.

Botimet e uEt Press nuk përfshijnë vetëm botime universitare, por ftesës për të botuar me uEt Press i janë bashkuar figurat më të njohura të publicistikës shqiptare apo autorë-politikanë e autorë-artistë, të cilët u kanë dhënë botimeve tona jo vetëm diversitet e interes, por edhe kanë ofruar për lexuesin shqiptar këndvështrime e realitete të ndryshme.

Kolana: Scripta ManentKolana “scripta manent” përfshin botime të autorëve që me idetë e mënyrat e perceptimit, me veprën e punën e tyre formësojnë opinionet tona për botën përreth, ndikojnë direkt ose indirekt në rrjedhën e ngjarjeve dhe të politikave të një vendi. tematika e këtyre botimeve përfshin fushat e historisë, të së drejtës, sociologjisë dhe ekonomisë. një vend të veçantë zënë edhe publicistika e kritika letrare. Librat e kësaj kolane janë nderuar me çmime të ndryshme në disa aktivitete.

Kolana: AlbumeBotimi i albumeve të ndryshëm, përfshirë, por jo kufizuar, vetëm në fotografi e piktura, dëshmon për diversitetin e botimeve uEt Press. synimi i kësaj kolane është të përmbushë kërkesat e lexuesve për vepra dinjitoze në fushën e estetikës, artit e historisë, të shprehura nëpërmjet elementëve pamorë. ne përzgjedhim e bashkëpunojmë me krijuesit më të mirë në këto fusha, si Rakip shabani, Fate Velaj, Arben theodhosi, publicistin e koleksionistin e njohur Artan Lame apo karikaturistin, mjeshtrin e madh Bujar Kapexhiu.

nga promovimi i vëllimit të tretë të “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, 11 qershor 2013. Autori spartak ngjela i përkushton një kopje të librit z. Edi Rama.

nga promovimi i librit-esse të Ben Blushit “Hëna e shqipërisë”, 4 prill 2014.

Page 23: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 23

Bashkëpunimi me UET PRESS-in ka qënë pa dyshim një nga motivet që më ka shtyrë drejt një krijimtarie më intensive. E para, lloji i letërsisë që unë kam shkruajtur, ajo që quhet letërsi historike, i përshtatet mjaft botimeve universitare dhe preferohet nga këto të fundit më shumë se sa shtëpitë botuese komerciale. E dyta, eksperienca e marketingut të UET PRESS ka qenë më mbresëlënëse nga ajo që unë kam parë pas një bashkëpunimi me më shumë se katër shtëpi botuese të katër librave të mi. Blendi Fevziu - Autor i një nga librave më të shitur në vitet e fundit, “Enver Hoxha”.

BLenDi fevziu / gazetartek uet-press autori më i shitur shqiPtar

Page 24: Guida "Studio në UET"

24 studio në uEt | Revistat Shkencore

revistat ShkenCorePeriodikët shkencorë botuar nga UET-Press kanë objekt studimin në shkencat sociale, juridike, të ekonomisë psikologjisë, edukimit, marrëdhënieve ndërkombëtare, etj.

POLIS në PoLis botohen artikuj shkencorë nga studiues të shkencave sociale dhe të shkencave Politike, si dhe nga studentë pasuniversitarë.

Kryeredaktore: Odeta Barbullushi, Ph.DE-mail: [email protected]

JUS & JUSTICIA Arenë e shfaqjes së mendimeve për çështje të doktrinës dhe të praktikës juridike, të së drejtës dhe të drejtësisë, etj.

Kryeredaktore: Prof. Asoc. Dr. Migena LeskovikuE-mail: [email protected]

EdUCATIOështë revistë ndërkombëtare, në gjuhën angleze, e specializuar në shkencat e edukimit.

Kryeredaktor: Dr. Klodiana TurhaniE-mail: [email protected]

ECONOMICUSRevistë e specializuar në analizat dhe komentet mbi ekonominë, financat dhe zhvillimin.

Kryeredaktor: Prof. Dr. Adrian CiviciE-mail: [email protected]

SOCIOLOGICAL ANALYSISRevistë ndërdisiplinore ndërkombëtare, në gjuhën angleze, boton kontribute shkencore bashkëkohore të sociologëve.

Kryeredaktor: Prof. Asoc. Dr. Tonin GjurajE-mail: [email protected]

www.uet.edu.al > Kërkimi Shkencor > Botime, Revista dhe Artikuj Shkencorë

Page 25: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 25

Duhet të thyejmë kundërshtitë mes optimizmit dhe pesimizmit. Mendoj se ndjenjat e tyre nuk justifikohen me racionalitet, duhet t’i kalojmë këta kufij mes të dyjave. Më duket se diçka interesante po ndodh me konceptin tonë për të ardhmen. Qëllimi i shkencës dhe teknologjisë ishte se mund të sundonim të ardhmen, të marshonim me besim në tokën e së ardhmes dhe të kontrollonim ngjarjet e së ardhmes. E ardhmja përfshin shumë të panjohura. Nuk e kontrollojmë dot atë. Mos mendoni se nesër do të ndodhë diçka njësoj si dje. Mundësia e apokalipsit është shumë e afërt, po ashtu edhe mundësia e pavdekshmërisë. Epoka e modernizmit është në fund, po vjen një epokë e re.Lord Anthony giddens - pjesë nga fjala e tij për studentët e uEt gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Honoris Causa, 8 prill 2013

LorD AnthonY giDDenS / sociolog doctor hOnOris causa, uet 2013

Page 26: Guida "Studio në UET"

Njeriu mëson gjithë jetën e tij. Mëson të pijë sisë. Mëson të ecë. Mëson të vrapojë. Mëson të bëhet i ri. Mëson të dashurojë. Mëson të martohet. Mëson edhe të plaket. Por, mëson edhe të vdesë. Njeriu po humbi kuriozitetin mbaron. Jeta nuk përsëritet. E vetmja gjë që nuk duhet shpenzuar kot është koha. Dritëro Agolli - Mesazh i dhënë për studentët gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Honoris Causa në uEt, 19 gusht 2011.

Dritëro AgoLLi / shkrimtar hOnOris causa, uet 2011, mesazh të rinjve

Page 27: Guida "Studio në UET"

Mendoj se universitetet shqiptare në kushtet e reja mund të bëjnë më shumë për të qenë jo vetëm qendra të mendimit e të dijes, por edhe pika reference më të ndjeshme për gjithë shoqërinë shqiptare. Një status i tyre më solid do të ndikonte kudo. Ismail Kadare - nga intervista për gazetën Panorama, në 15 nëntor 2009, pas promovimit të veprës së plotë letrare në uEt

iSMAiL kADAre / shkrimtar Promovimi i veprës së plOtë, uet 2009

Page 28: Guida "Studio në UET"

Unë realisht e besoj se varfëria mund të çrrënjoset dhe se, nuk është pamundësia e çrrënjosjes së saj faktori që e mban atë, është pamundësia dhe paaftësia e qeverive dhe e shoqërisë që e bën atë një faktor konstant në të gjitha vendet, në të gjitha kombet.Prof. Dr. Sali Berisha - në konferencën kombëtare “Biznesi social në shqipëri”, zhvilluar në uEt me pjesmarrjen e Yunnus, fitues i çmimit nobel si edhe Honoris Causa në uEt, 30 maj 2012

SALi BeriShA / ish-kryeministërPromovimi i biznesit sOcial në uet

Page 29: Guida "Studio në UET"

Më lejoni të ndaj me ju vlerësimin që kjo është një nga mënyrat më të denja për partneritetin dhe bashkëpunimin mes politikës dhe botës akademike, sepse është e mbështetur në procedura standarte të qytetërimit të kohës, bëhet në sytë e publikut. Megjithëse nuk mund të mos jem i ndjeshëm ndaj mjaft procedurave të tjera që nuk janë kurdoherë transparente, që ç̀ojnë në lindjen e institucioneve të tilla, dua të vlerësoj se kjo po plotëson një vakum të rëndësishëm.Fatos Nano - pjesë nga fjala e tij për studentët e uEt gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Honoris Causa, 17 tetor 2012

fAtoS nAno / ish-kryeministër doctor hOnOris causa, uet 2012

Page 30: Guida "Studio në UET"

UET-i është një strukturë, e cila provon se arsimi privat në Shqipëri mund të jetë një partner për të përmirësuar arsimin në tërësi.Edi Rama - në takim me anëtarët e FREssH-it, përfitues të bursave të lidershipit në uEt, 21 tetor 2012

eDi rAMA / kryeministëruet, një partner në arsimin cilësOr

Page 31: Guida "Studio në UET"

E ardhmja e re e ka hapur rrugën përmes ëndrrave të mëdha, të fitosh zgjedhjet nuk do të thotë të dalësh mbi popullin. Zakonet e vjetra mbaruan përpara frymës së re të brezit të ri.Lulzim Basha - në bashkëbisedim me studentët e uEt në kuadër të aktiviteteve “Lider në Auditor”, 3 dhjetor 2013

LuLziM BAShA / kryetar i Pd brezi i ri do të sjellë ndryshimin

Page 32: Guida "Studio në UET"

32 studio në uEt | Përshëndetja e Presidentit / Përmbajtja

Historia ime me UET është e vjetër. Shumë e vjetër. Por për ty që je ende maturant dhe që po më lexon tani në këto rreshta, të them sy më sy: Je i mençur që zgjodhe këtë aventurë inteligjente për të ardhmen tënde. Në UET ti do të njohesh ca çuna dhe goca që kur i kam njohur unë, më kanë surprizuar me kuriozitetin dhe gëzimin që përcillnin në komunikim. Sepse UET nuk është vetëm një shkollë. Atje mësohen gjërat e jetës. Bashkë do takohemi shumë shpejt. Si zakonisht. Ose do vish ti tek unë në studio. Ose vij unë tek ty në UET. Kjo histori vazhdon prej 10 vjetësh tashmë dhe ec merre vesh kur do mbarojë...Arian Çani - Lektor në atelietë profesionale të departamentit të Komunikimit

AriAn ÇAni / gazetar uet është më shumë se një shkollë

Page 33: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 33

Me UET-in kam patur një bashkëpunim të hershëm, nga i cili kam mbetur gjithnjë i kënaqur. Herën e parë jam kapur në befasi nga gatishmëria e UET-it për të financuar një nismë timen personale në lëmin e botimeve gazetareske online, si respublica.al, që në ditët e sotme është një website i njohur në botën shqiptare; dhe është i tillë edhe për meritë të UET-it. Ky i fundit bëri, me një logjikë të pastër Mecenati, financimin e gazetës për nëntë muaj me radhë, e më asistoi në përpjekjet e mija me zyrë, kompjuter e lidhje me internet. Përveç kësaj, një përvojë shumë e kënaqshme ka qenë publikimi i dy librave të mi nga UETPress-i. Kjo përvojë bashkëpunimi me UETPress-in më ka bërë të ndihem si kurrë më parë i respektuar si shkrimtar/autor nga një shtëpi botuese. Mustafa Nano - në promovimin e librit “unë jam gegë” në uEt, 8 tetor 2013

MuStAfA nAno / gazetar respublica lindi nga bashkëPunimi me uet

Page 34: Guida "Studio në UET"

34 studio në uEt | Përshëndetja e Presidentit / Përmbajtja

E kam parë këtë Universitet të rritet dhe të hedhë shtat ditë pas dite. E kam parë të ngrihet aty ku asgjë s’kish, përvec farës pjellore të një ideje, iluministe në thelbin e vet. Kam ndjekur, si askund tjetër, rritjen e një shtjelle debatesh, botimesh brilante universitare, thënie e kundërthënie që gërmojnë e shqepin dije ngado që ato gjinden për t’i sjellë midis rioshave shqiptarë. Në përpjekjen për të fituar kohën e humbur në betejën e Dijes. Kam parë kësisoj, përpjekjen, bujarisht të djersitur për të ndërtuar një fizionomi të arrirë, të fytyrës së re të profilit universitar.Artur Zheji - drejtor i Media Mapo

Artur zheji / gazetaruet në betejën e dijes

Page 35: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 35

Auditorë të ndryshëm të lënë gjurmë të ndryshme. Ka diçka në auditoret e Universitetit Europian të Tiranës, që është unike dhe nuk e kam prekur thuajse askund; studentin e lirë pa kompleksin për t’u drejtuar dhe për të kërkuar më shumë, pa kompleksin ndrydhës që e gjen rëndom në ambjente universitare sot. Ka një frymë dhe një aureolë në UET që thuajse nuk e kam nuhatur gjetkë, frymë alternativash, zërash të lirë idealistë apo anarkistë, racionalë apo kreativë, i gjen të gjitha në një auditor në UET. Është e pakrahasueshme ndjesia kur mbaron një leksion dhe ka studentë që nuk të lënë të dalësh nga auditori pa përthithur më shumë e më shumë se aq, ndërsa të bëjnë të ndjesh që ia ka vlejtur që i ke dhënë shpirt gjithshkaje që ke thënë dhe dialoguar me ta.grida Duma - Lektore e jashtme në uEt

Dr. griDA DuMA / lektoreka një frymë në auditorët e uet

Page 36: Guida "Studio në UET"

36 studio në uEt | Qeveria Studentore

qeveria StuDentoreQeveria Studentore, e zgjedhur në mënyrë demokratike nga vetë studentët çdo vit, është organi që përfaqëson interesat e studentëve. Pjesëmarrja e studentëve në qeverisjen e UET është realizuar nëpërmjet përfshirjes së përfaqësuesve të tyre në strukturat drejtuese.

QëllimiQëllimet kryesore të Qeverisë studentore në uEt janë përfshirja e studentëve dhe përfaqësuesve të tyre në aktivitetet e krijimit dhe përmirësimit të planeve dhe programeve mësimore, në aktivitetet e procesit të mësimdhënies dhe në aktivitetet qeverisëse të uEt-it.

Pjesëmarrjasenatorët zgjidhen çdo vit për ciklin bachelor për secilin program studimi. në mbledhjen e parë të senatit zgjidhet Presidenti, Zv. Presidenti dhe sekretari i Qeverisë studentore në uEt. senatorët e çdo programi marrin pjesë edhe në një mbledhje në muaj të departamenteve përkatëse, ndërsa Presidenti i Qeverisë studentore uEt merr pjesë në një nga mbledhjet mujore të Rektoratit dhe përfaqëson uEt në veprimtari publike dhe ceremoni të ndryshme.

Senatorët desara ÇiliEgon LoliFlorinda HasaniXheni KonduriHansi KodraErvin PereEskja VeroArsonela RuçiMimoza PrengzajBekim shehu Kristi ProgriLedion Çela Xhensila Luka Gazmend FekolliGeralda Bici

Mikel Rama Foti Xani Florion GogaBerlin Jusufi Bernard KadenaFlorenc Çela Xhoana ndoci Ana Matka olsi Angjellari Erjon uka nerimanda Bajraktariina Biçaku Enxhi tarrelli Eda Begaj

Bashkëpunimi pedagog-student dhe student-student është motoja e qeverisë studentore, ngulitur në ndërgjegjen e çdo studenti përfaqësues të universitetit. Egon Loli - Zv. President i Qeverisë studentore uEt

www.uet.edu.al > Jeta Studentore > Qeveria Studentore

Egon Lolinga mbledhja e Qeverisë studentore në uEt

Page 37: Guida "Studio në UET"

UET nuk është thjesht një universitet ku ne marim dije. Është një familje e madhe ku ne jetojmë, ushqehemi me njohuri, bashkëveprojmë me njëri-tjetrin, shkëmbejmë eksperiencat tona, përfshihemi në një larmishmëri aktivitetesh ku kudo marrim dhe japim më të mirën.

DeSArA ÇiLi

Presidente e Qeverisë studentOre në uet

Page 38: Guida "Studio në UET"

38 studio në uEt | Klubet Studentore

klubet StuDentoreKlubet studentore të UET kryejnë aktivitete të ndryshme sociale, artistike, kulturore, por edhe akademike për të pasuruar jetën studentore si edhe si një mundësi për zbatimin në praktikë të njohurive të marra dhe shpalosjen e talenteve të tyre.

Klubi i Artit bashkon studentë të apasionuar pas fotografisë, pikturës, etj.. në fokus është organizimi i aktiviteteve si: ekspozita pikture në uEt, organizimi i pikturave murale si kontribut i klubit në funksion të komunitetit, si edhe Revista e studentëve në uEt.

Klubi i Librit “Kadare” diskutimet kritike mbi libra të ndryshëm si edhe rritja e interesit ndaj botimeve sa të vjetra në kohë, por edhe të fundit janë fokus i këtij klubi. Librat që propozohen brenda klubit nuk janë vetëm libra akademik, por edhe letrar.

Klubi i Debatit dhe Filozofisë “Bertrand Russell” zhvillon lexime të tekseve apo shkrimeve nga filozofë të njohur, diskutime të organizuara në grupe mbi teza të caktuara të filozofëve apo edhe dokumentarë të ndryshëm që nxisin mendimin filozofik. Po ashtu zhvillon trajnime dhe debate brenda rregullave bazë të debatit si edhe shqyrtimin me literaturë përkatëse për përmirësimin e aftësive të tyre debatuese.

Klubi Hayek dhe Klubi Keynes janë organizime të studentëve të cilët respektivisht besojnë në idetë liberale ose joliberale për zhvillimin e ekonomisë dhe tregun.

Klubi i psikologëve mbledh rreth tij jo vetëm studentët e psikologjisë, por edhe studentë të tjerë që kanë interes. disa nga aktivitetet e klubit janë: takime të hapura me të ftuar të ndryshëm në fushën e psikologjisë, kryerja e vizitave të ndryshme në institucione si jetimore, shtëpi të moshuarish, qendra rehabilitimi, shkolla, kopshte etj si dhe zhvillimi i terapive të grupit dhe role play.

Klubi Energy & Explorer organizon festat e ndryshme dhe udhëtimet. tashmë është traditë në uEt organizimi i festave të ndryshme në fillim të vitit akademik, Welcome party, në përfundim të sezonit të provimeve, etj. Po ashtu studentët e uEt organizohen edhe nëpër udhëtime brenda e jashtë vendit.

Klubi Economicus i krijuar nga studentët e Fakultetit Ekonomik. Aktiviteti i klubit lidhet me vizita në bizneset shqiptare, për t’i parë si raste studimore, për të kuptuar më shumë si krijohet, si funksionon dhe si rritet një biznes. Kubi organizojn debate, tryeza të rrumbullakëta për të diskutuar mbi bizneset, ku janë të ftuar pedagogë, studentë dhe përfaqësues të biznesit.

Klubi i Sociologjisë “giddens” është frymëzuar nga përcaktimi i shkencës së sociologjisë si një “shkencë gjeneralizuese që merret me modernitetin”. studentët pjesmarrës zhvillojnë biseda për probleme, tendencat, çështje të ndryshme dhe institucionet sociale.

Klubi i Juristëve të Rinj ka si qëllim dhe pjesë të punës së tij promovimin dhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta, grupeve të punës, seminareve, konferencave në nivel kombëtar dhe lokal si dhe vizita pranë institucioneve më të rëndësishme që lidhen me fushën juridike si: Gjykata e Krimeve të Rënda, Kuvendi i Republikës së shqipërisë etj.

Klubi i Informatikës bashkon kryesisht studentët e it, por edhe ata studentë që kanë interesa në programin e software-ve, ndërtimin e faqeve të internetit dhe zhvillimet në rrjetet sociale dhe aplikacionet mobile.

Klubi i Sportit i kushton një rëndësi të veçantë aktiviteteve të ndryshme sportive të cilat pasurojnë jetën e studentëve në uEt. në të janë përfshirë të gjithë studentët të cilët janë të dhënë pas: Yoga, futbollit, volejbollit si dhe basketbollit.

Rrjetet e bursistëve të FRESH, LRI dhe FRPD ju japin mundësi të gjithë studentëve të cilët kanë aftësi lidershipi si edhe aspirojnë apo janë përkrahës të ndonjërës nga forcat politike të mësipërme të bashkohen dhe të diskutojnë apo organizojnë aktivitete të ndryshme. Fokus i tyre janë edhe disutimet mbi platforma të ndryshme të secilës forcë politike apo edhe prezenca e personaliteteve të njohura në auditor.

www.uet.edu.al > Jeta Studentore > Klubet Studentore

Page 39: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 39

Page 40: Guida "Studio në UET"

40 studio në uEt | Karriera & Tregu i Punës

karriera & tregu i PunëSUniversiteti Europian i Tiranës ka prioritet të tij nxjerrjen e studentëve të kualifikuar në tregun e punës, mbështetjen dhe ndjekjen e karrierës së tyre hap pas hapi.

Zyra e Karrierëskryen një sërë funksionesh të lidhura ngushtësisht me ofrimin e mundësive që studentët, gjatë kohës së studimeve, të mund të ndërtojnë rrjetin e tyre të njohjes për tu integruar lehtësisht në tregun e punës, por edhe ndjekjen e tyre pas studimeve.

Funksionet e Zyrës së Karrierësndër funksionet mund të përmendim: ndjek dhe organizon çështjet e karrierës të studentëve; ofron këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve; Bashkëpunon ngushtë me departamentet e fakulteteve për organizimin dhe vijueshmërinë e praktikave profesionale të studentëve; Mban komunikim me Bordet e tregut të Punës për të tërhequr mendime sa i takon përputhjes së diplomave të ofruara me tregun e punës, si dhe për të lehtësuar procesin e praktikave; Përgatit propozimet për ndryshime dhe përmirësime të kurrikulave dhe ia paraqet për miratim strukturave përkatëse; është përgjegjëse për organizimin e panaireve të punës; Mban marrëdhënie të vazhdueshme me shoqatat apo organizime të tjera të ALuMni dhe i mbështet ata në funksionimin e tyre.

Kush i punëson të diplomuarit e UET?studentët dhe të diplomuarit në uEt janë ndër më të kërkuarit në tregun e punës. një nga pikat tona të forta është mundësia e gjerë e praktikimit, e cila jep përparësi në tregun e punës. Kjo është një listë e shkurtër e atyre që u besojnë studentëve tanë:

Kompani privateVodafone, AMC, Eagle Mobile, Albtelecom, Plus, CEZ, KEsH, insiG, Raiffeisen Bank, intesa san Paolo Bank, tirana Bank, British American tobacco, sigal, deloitte & touche, etj.

Administratë PublikeKëshilli i Ministrave, Ministria e integrimit, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e drejtësisë, etj. Bashkia tiranë, Bashkia Elbasan, Bashkia Korçë, Bashkia shkodër, instAt, drejtoria e Përgjithshme e doganave, etj.

Mediatop Channel, Gazeta Panorama, MAPo, KLAn, Vizion Plus, tVsH, Gazeta shqip, Gazeta shqiptare, tV scan, news 24, ora news, etj.

Përfaqësi diplomatikeAmbasada italiane, Korpusi i Paqes/u.s Embassy, Ambasada Greke, Ambasada spanjolle.

Institucione të pavarura Këshilli i Lartë i drejtësisë, Kontrolli i Lartë i shtetit, Gjykata e Lartë, Avokati i Popullit, etj.

Bordet e tregut të punës një ide pionere e uEt është funksionimi prej 3 vitesh i bordeve të tregut të punës. Këto borde përbëhen nga 7 anëtarë, pjesë e institucioneve apo aktorëve të rëndësishëm të tregut të punës, të cilët dy herë në vit konsultohen gjatë një mbledhjeje të gjerë të departamentit me pedagogët dhe drejtuesit e universitetit për të reflektuar në programet tona pikërisht përmbajtjet më dinamike, më konkrete dhe të dobishme në raport me atë që zhvillohet në jetën reale. Bordet e tregut të punës janë një pikë kontakti për punësimin, praktikat profesionale dhe internshipet.

Panairi i punës uEt është universiteti i vetëm në shqipëri që organizon çdo vit Panairin e Punës. në të marrin pjesë rreth 60 kompani, më të mëdhatë në shqipëri, të cilat zhvillojnë intervista pune me studentët e uEt. Rreth 25% e studentëve që kanë marrë pjesë në Panairin e Punës të organizuar nga uEt, janë punësuar në kompanitë pjesëmarrëse.www.uet.edu.al > Jeta Studentore > Këshillimi i Karrierës

Page 41: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 41

Në vitin 2006 ndodhesha para dilemës së rëndësishme me të cilën përballet çdo maturant – KU? Zgjodha UET duke pasur përpara disa të dhëna si: emri i themeluesve, pedagogë të shkëlqyer dhe kurrikulat perëndimore. I vetmi disavantazh ishte mungesa e traditës, pasi UET ishte një institucion i ri. Tani për të gjithë kjo zgjedhje është më e lehtë pasi kanë përpara historinë e suksesit të UET.

ervin SALiAnji / avokati i qytetit të tiranës student i brezit të parë 2006-2009

Page 42: Guida "Studio në UET"

42 studio në uEt | UET ALUMNI

uet ALuMni Struktura e UET Alumni Presidente: Eneda tarifa

Bordi Drejtues: Ana Kekezi, Andrea Mano, Adrian tahiri, Arlinda Çausholli, Emi santo, Eneda tarifa, Ervin salianji, Klodiana Belegu, Meri dishnica, Mimoza Koçiu, Musa ulqini, Rudin Lalo, Ardit Çela

Asambleja:Adelina Farrici, Agim Kasaj, Aida Maho, Anjeza shahini, Arges Zeqo, Arnisa spaho, Artan Xhindi, Erla Mëhilli, Erlis Hereni, Ervina Gjinika, Evis shurdha, Fatlinda doda, Florjan Mikeli, Esmeralda shkjau, Gentian Kaprata, Gentiana duka, ilir dervishi, Aulona Lleshi, Bieta sulo, denisa Haxhiu, Edi Vlusha, Egla nikolli, Elona shehu, Eneida Fatkoja, Enio Civici, Enola Muhametaj, Ergys steza, ira Elbasani, irsa demneri, Jorida Burba, Juliana Cuko, Juxhin Çela, Klodjana dautaj, Lina Vaso, Marius seitaj, Merita Mertori, Migena Emini, Myzafer Elezi, neida Çunaj, oerd Bej, oriola Musa, Rifat demalia, Roland spahiu, Rudin Feka, Vaid dragoshi, Vjollca dako, Ylli Metko, Zana numani.

në qendër të filozofisë së uEt si institucion arsimor është se gjithçka sillet rreth studentit; dija dhe shërbimi. në uEt funksionon shkëlqyeshëm trekëndëshi administratë-staf akademik-student dhe për secilën nga këto pika janë ngritur institucione dhe zyra përkatëse për mbështetje dhe bashkëpunim. “uEt Alumni” është fytyra jonë në treg, historiku dhe e ardhmja e universitetit.

shoqata “uEt ALuMni” u krijua më 13 Maj të vitit 2010. Atëkohë ishin një grup i vogël të diplomuarish, tashmë janë mbi 2,000 të diplomuar në bachelor dhe master në uEt. të gjithë këta janë lobistët më të mëdhenj të universitetit, janë mbledhësit e fondeve, aplikuesit për projektet, ata që gjenerojnë ide për programe të reja, që krijojnë tregjet e punës për universitetin.

Ardit Çela - Fitues i Çmimit të Karrierës uEt ALuMni 2013. diplomuar në ciklin dytë të studimeve në uEt në degën e Administrim Biznesit, aktualisht drejtor i Postës shqiptare

www.uet.edu.al > Jeta Studentore > ALUMNI

Page 43: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 43

Ajo që gjeta në UET ishte e kundërta e paragjykimeve për një universitet privat. Në studimet e mia master në UET, përfitova shumë, sidomos nga literatura bashkëkohore e sociologjisë dhe marrë dhënieve ndërkombëtare si edhe përvoja e lektorëve që kishin një formim perëndimor, diçka që nuk do e gjeja në universitetin shtetëror. Kolegët e mi të UET ALUMNI më dhanë besimin e drejtimit të shoqatës, përgjegjësi që e shoh shumë të rëndësishme. Kjo pasi besoj se kemi një detyrim ndaj UET-it, por edhe një kënaqësi të veçantë që të vazhdojmë të jemi afër me universitetin dhe jetën e tij.

eneDA tArifA / Presidente e uet alumni në uet gjeta më të mirët

Page 44: Guida "Studio në UET"

44 studio në uEt | Ekstrakurrikulare / Tutoriati & Këshillimi Akademik

Zyra e Kujdesit ndaj Studentitluan rolin kryesor në kujdesin ndaj studentëve dhe ofron zgjidhjet më optimale për ta. Ajo ndihmon jo thjesht dhe vetëm për zgjidhjen e problemeve akademike, por edhe i mbështet studentët në krijimin e përvojave profesionale dhe personale. Zyra ka në fokus edhe aktivitetet studentore, kulturore, sportive dhe çlodhëse, të cilat ideohen nga klubet studentore që funksionojnë brenda uEt.

Zyra e Pranimitju vjen në ndihmë duke ofruar informacion shtesë, të plotësuar dhe gjithëpërfshirës, përsa i përket mundësisë së përftimit të bursave të plota ose të pjesshme, programit të degëve të ndryshme në uEt dhe informacione të tjera të vlefshme.

Zyra e PR & Aktiviteteveju ndihmon për organizimin e aktiviteteve të ndryshme akademike dhe studentore si dhe promovimin e tyre në media.

Zyra e Karrierës ju vjen në ndihmë për ta nisur karrierën në mënyrën më të mirë dhe mundëson një punësim të shpejtë. në uEt organizojmë trajnime dhe aktivitete për punësimin e studentëve; jemi të gatshëm t’i ndihmojmë gjatë aplikimeve për punë, t’u krijojmë lidhje me punëmarrësit si dhe të bëjnë kërkime për vende të lira pune, si dhe u ofrojmë studentëve konsulta individuale.

Zyra e zhvillimit të projektevenëpërmjet projekteve kërkimore dhe zhvillimore të universitetit, synon të afirmohet si një strukturë lider në kërkimin shkencor multi-disiplinar, aktivitetet e së cilës bashkojnë kërkimin, zhvillimin e politikave, advokimin, studentët dhe jetën studentore, me qëllim kontributin në demokratizimin dhe progresin e shoqërisë shqiptare.

ekstrakurrikuLAre“Projekti UET për studentin” mbështetet nga një rrjet i gjerë multifunksional zyrash dhe njësish që janë në dispozicion, përgjatë viteve të studimit e më tej, nga pranimi, tek aktivitetet sociale, praktikat, karriera akademike e profesionale dhe Alumni.

Në UET nuk ka vetëm mësimdhënie cilësore, por edhe jetë të gjallë studentore me shumë aktivitete sociale, kulturore dhe sportive, si edhe lidhje të shumëfishtë me tregun e punës. Për të arritur këtë një staf profesional dhe i gatshëm për të ndihmuar është në dispozicion të studentit dhe kërkesave të tij përtej mësimdhënies dhe jetës akademike.Anisa Subashi, Dokt. - dekane e studentëve

Page 45: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 45

tutoriati & këShiLLiMi AkADeMikSynon t’i ndihmojë studentët të identifikojnë dhe të arrijnë qëllimet e tyre akademike, si dhe t’i inkurajojë që të përfitojnë nga të gjitha mundësitë që ofrohen në UET. Studenti në varësi të nevojave dhe problematikave që mund të shfaqen gjatë studimeve mund të zgjedhë pedagogun që përshtatet më së miri me kërkesat e tij.

Ndjekja e tutoriatittutoriati zhvillohet gjatë gjithë vitit akademik çdo të martë dhe të premte ora 15:00-17:00 në zyrën e pedagogut përkatës. është e këshillueshme që studenti të ruajë kontaktet me të njëjtin pedagog përgjatë gjithë ciklit të studimeve.

Prof. dr. Romeo Gurakuqi, gjatë një seance këshillimi akademik

Page 46: Guida "Studio në UET"

46 studio në uEt | Aplikimet & Pranimet

aPlikimet & PrAniMetSi vijon, disa nga pyetjet më të shpeshta lidhur me fillimin e studimeve në UET

Cilat janë dokumentat e kërkuara për pranim në ciklin bachelor?dëftesa origjinale e shkollës së mesme, numri i matrikulimit të maturës shtetërore, karta e identitetit, certifikata familjare dhe 4 fotografi për dokumentet.

Cilat janë dokumentat e kërkuara për pranim në ciklin master?Kopjen e noterizuar të diplomave të ciklit të parë që studenti ka fituar, CV-në e kandidatit, ku të paraqiten të dhëna biografike dhe të eksperiencave profesionale, Karta e identitetit, certifikata familjare dhe 4 fotografi për dokumentet.

Si mund të transferohem në UET?uEt, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, pranon transferime të studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare, vendase ose të huaja, publike ose jopublike. transferimi i studimeve kryhet në bazë të rregullores së Ministrisë së Arsimit, brenda afateve të përcaktuara. dokumentacioni i kërkuar është: Kërkesa për transferimin e studimeve, lista e notave, id, etj. Procesi i vlerësimit të kurrikulës dhe njohjes së lëndëve bëhet nga Komisioni i njohjes i Fakultetit.

Kontaktoni me Zyrën e PranimeveMund të kontaktoni nëpërmjet adresës së emailit: [email protected] ose në numrat e telefonit +355 4 24 21 806 dhe +355 68 20 16 616. Jeni të mirëpritur edhe të na vizitoni në uEt (Zyra e Pranimeve ndodhet në hollin e Godinës A).

www.uet.edu.al > Studio në UET > Si të aplikojmë

Page 47: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 47

Si një studente në UET jam pjesë e jetës së gjallë studentore dhe më jepet çdo hapësirë për të përfituar dijet e nevojshme për të ardhmen time. Sindi Shehu - studente e Juridikut në uEt

Page 48: Guida "Studio në UET"

48 studio në uEt | Çfarë të Studiosh

Çfarë të StuDioShUniversiteti Europian i Tiranës është i organizuar në 3 fakultete, 8 departamente dhe një qendër kërkimore ndërdisiplinare.

E drejtë Privatedepartamenti ka specialistët më të mirë të së drejtës tregtare, familjare, të biznesit, civiles, pronës dhe privates.

Besnik Maho, Magjistër

E drejtë publike Pjesë e departamentit janë specialistë të së drejtës penale, publike, europiane, ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut.

Prof. Asoc. dr. Migena Leskoviku.

FinancëKjo degë përgatit ekonomistë të specializuar në problemet financiare, kontabël, banka, shoqëri sigurimesh, taksim dhe investime.

dr. Elvin Meka

Menaxhim dhe EkonomiksMenaxhimi, marketingu dhe ekonomiksi janë drejtimet kryesore të departamentit.

dr. oltjana Zoto .

Informatika, Matematika & StatistikaMenaxhimi i sistemeve të informacionit, i rrjeteve kompjuterike dhe gjuha e programimit janë drejtimet bazë të departamentit.

dr. indrit Baholli

Marrëdhënie me Publikun & KomunikimKomunikimi dhe çdo element i tij janë baza e departamentit me drejtime në PR, komunikim dizajn, komunikim politik dhe reklama.

dr. Belina Budini

Shkenca Sociale të Aplikuarashoqëria dhe shkencat e saj janë drejtimi i departamentit. shkencat politike, sociologji, filozofi, çështjet e sigurisë, antropologjia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

dr. Roland Lami.

Shkencat e EdukimitEdukimi dhe psikologjia janë drejtimet kryesore me specializime në psikologji këshillimi, shkollore dhe klinike, mësuesi, menaxhim bu rimesh njerëzore dhe administrim shkollor.

dr. tomi treska

Qendra kërkimore “Ligji, Norma dhe Tradita”kryen studime ndërdisiplinare për shoqërinë, ndikimet e ligjit dhe traditës në të, si edhe lidhja me zhvillimin ekonomik të vendit.

Ervis iljazaj, Phd

www.uet.edu.al > Akademia

Page 49: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 49

UET-in e njoha për herë të parë në shtëpinë time në Ulqin, kur në një emision televiziv u prezantuan pedagogët e rinj, të gjithë të doktoruar në perëndim. Vendosa menjëherë të bëhem pjesë e këtij universiteti dhe çfarë kam gjetur këtu ka justifikuar çdo pritshmëri timen. Sot jam gati të vazhdoj studimet e mia master në shkollat më të mira perëndimore. Nerimanda Bajraktari - studente në informatikë Ekonomike

Page 50: Guida "Studio në UET"

50 studio në uEt | UET, Universiteti i Ekselencës 2020 / Cikli i Studimeve Bachelor

uet, universiteti i ekSeLenCëS 2020Janë një seri faktesh që e projektojnë UET si Universitet të Ekselencës.

dekada e parë e funksionimit të uEt që po vjen drejt fundit ka pasur në fokus kryesor plotësimin e kapaciteteve fizike apo të burimeve njerëzore, dhe tashmë uEt ka hyrë në fazën e cilësisë dhe standardeve më të mira universitare.

Projekti “Ekselenca 2020” përfshin një seri operacionesh dhe procesesh brenda 7 viteve të ardhshme, të cilat të krijojnë pikërisht kushtet për arritjen e statusit si një universitet i ekselencës.

Mbështetje e ekselencësGjatë funksionimit të tij, uEt ka mbështetur vazhdimisht studentët e ekselencës. Janë mbi 500 studentë që kanë përfituar bursat e ekselencës gjatë viteve të para të uEt (rreth 5% e numrit total të studentëve të regjistruar). Kjo traditë e mirë do të vijojë. studentët me mesatare 10.0 do të përfitojnë bursën e plotë të studimeve. ulje të tarifës akademike do të ketë për mesataren mbi 9 (5%), mbi 9.5 (10%), mbi 9.7 (15%), mbi 9.9 (20%).

Motivimi financiar i studentëve të ekselencës do të shoqërohet me një paketë me shumë shërbime ekstra nga universiteti dhe strukturat e tij. universiteti jo vetëm do të motivojë më shumë studentët më të mirë, por edhe do ti ndihmojë ata që të bëhen edhe më të mirë, duke i ofruar kurse shtesë dhe kontakt më të afërt me pedagogun-mentor.

Programi TOP 5%Për 5% të studentëve më të mirë të uEt, universiteti do të ofrojë:

• Mundësi pjesmarrjeje në konferenca dhe aktivitete shkencore, shkolla verore, trajnime dhe seminare brenda e jashtë vendit

• Pjesmarrje në projektet e kërkimit shkencor në universitet

• internshipe në organizata e kompani nga më të mëdhatë, brenda e jashtë vendit

• ndihmesë për të ndjekur studimet në universitete më elitare në perëndim, si në Britaninë e Madhe, sHBA, etj.

• studentët më të mirë të vitit të dytë MA apo doktorantëve në uEt do tu ofrohet mundësia e konkurrimit për të qenë asistent pedagogë në universitet.

Programi TOP 25%Për 25% të studentëve më të mirë, Zyra e Karrierës në uEt do të mbajë lidhje shumë të afërta duke ju ofruar këshillim të dedikuar për zhvillimin e karrierës së tyre dhe duke krijuar për secilin prej tyre dosjen e Zhvillimit të Karrierës.

nga promovimi i bursës së ekselencës në uEt, 5 shtator 2013

Page 51: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 51

cikli i parë i studimeve BACheLor

Programi bachelor, baza për zhvillim akademik dhe për të hyrë në tregun e punës

studimet bachelor në universitetin Europian të tiranës kanë kaluar përmes një përvoje më shumë se 10 vjeçare në shqipëri të aplikimit të sistemit të Bolonjës dhe konsolidimit të studimeve bachelor 3 vjeçare. nga vetë fjala, studimet bachelor sigurojnë bazat dhe hyrjen në disiplinat e shkencave përkatëse, të studentëve të cilët në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër, duan të marrin nga studimet bachelor të tre elementët kryesorë: të gjitha tiparet e kulturës së përgjithshme, kulturës qytetare; aspektet ideologjike; dhe aftësitë e transferueshme të cilat janë tipike për çdo student, cilado qoftë dega dhe profili. duhet të përvetësojnë studimet dhe teoritë bazë, hyrëse, ndërsiplinare të fushës së madhe të tyre të studimeve dhe duhet të marrin bazat dhe aftësitë më të forta praktike në programet përkatëse të studimit ose në diplomën përkatëse. Pikërisht programi i uEt dhe të gjithë elementet që e rrethojnë aplikimin e këtij programi në nivelin bachelor, sigurojnë këtë trekëndësh, në funksion të një diplome bachelor të fortë, të aftë për të kaluar në çdo nivel tjetër të studimeve dhe po ashtu me bazat themelore për të hyrë në tregun e punës.

Mirësevini në studimet bachelor në uEt!

ba/PRoF. DR. PëRPARIM FUgA Prorektor

www.uet.edu.al > Studio në UET > Bachelor

Page 52: Guida "Studio në UET"

52 studio në uEt | Fakulteti Juridik / Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjive të Informacionit

PRoF. DR. KSENoFoN KRISAFI dekan i Fakultetit Juridik

studimet universitare janë një moment publik, sepse të gjithë studentët ndodhen së bashku në një universitet. Jeta e secilit e kapërcen të tyren, si pjesë e një bote më të gjerë publike që përcakton skenën për të gjitha momentet private. Pikërisht kjo është sfida e parë e jetës intelektuale të çdo të riu. Ky është një fakultet i ligjit, që studion ligjin.

Çdo njeri ka ëndrrat e veta mbi ligjin. imagjinoni se çfarë mund të nënkuptojë sundimi i ligjit për çdo njeri në këtë planet, kur misioni i tij përmbushet. Ju duhet t’i bëni tuajat ambiciet e ligjit. në botën që gjallon mbi këtë vend të lashtë dhe të ndërlikuar, që quhet shqipëri, ju do të zbuloni se këto ambicie janë të vështira për t’u arritur. Mos u tërhiqni nga kjo sfidë! Përballuni me të! Fitoni! s’keni rrugë tjetër.

Kur t’i hidhni kapelat me shprehjen: “Po, unë ja dola” do të shihni se ia ka vlejtur. ia kanë vlejtur i gjithë ankthi i fillimit, e gjithë sfida, lodhja, netët pa gjumë, ndeshja me shkencën dhe profesionin; të gjitha kënaqësitë, ngjarjet dhe fenomenet që ndeshët rrugës! Ruajeni një vend në zemrën tuaj për idealizmin e Fakultetit Juridik në uEt.”

fakulteti juridiktë jesh një jurist do të thotë të jesh një shtyllë mbështetëse dhe këshilluese e vazhdueshme për çdo situatë dhe person që do të hasni në jetë. Fakulteti Juridik në uEt u ofron studentëve të tij cilësi dhe angazhim serioz, për të krijuar një grup ekselent juristësh, në gjendje të përballen me çdo sfidë që u sjell jeta. trupa akademike me figurat më të njohura dhe më me përvojë nga fusha e drejtësisë, anëtarë apo ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese siguron mësimdhënie cilësore, e cila është doku-mentuar dhe verifikuar nga Kompania Gjermane CHE, e kontraktuar për të kryer procesin pilot të rankimit të universiteteve në vend. studentët e Fakultetit Juridik trajnohen herë pas here për të vënë në praktikë të gjitha dijet e marra, me anë të aktiviteteve që organizohen në uEt. Fakulteti Juridik në uEt mbetet ndër zgjedhjet më të mira për të rinjtë.

Programet e Studimit

BA / Juridik i Përgjithshëm Ky program ofron njohuri për të drejtën e biznesit, të drejtat e pronësive, format e reja ekonomike dhe kontraktuale; të drejtën publike, të drejtën kushtetuese, dhe marrëdhëniet e tyre me sistemin politik, si edhe të drejtën e Bashkimit Europian, të drejtën ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare.

www.uet.edu.al > Akademia > Fakulteti Juridik

Page 53: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 53

PRoF. DR. LULJETA MINXHoZI dekane e Fakultetit Ekonomik dhe i teknologjive të informacionit

Fakulteti Ekonomik & it në uEt ofron programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe doktoraturë. studimet që zhvillohen në programet e Ekonomisë, Biznesit, Menaxhimit, teknologjisë së informacionit janë shumë të preferuar për një masë të gjerë studentësh. Ekonomia globale në zhvillim i kërkon dhe tregu i punës i thërret.

Fakulteti Ekonomik në uEt, afron studentët për t’u bërë pjesë e iniciativës me idenë se do të jenë ata që do të drejtojnë ekonominë, që do të menaxhojnë dhe marketojnë produktet në tregje të hapura, që do të gjejnë burime prodhimi në tregjet financiare, që do të ndërlidhin më mirë dhe më shëndetshëm tregjet për të evituar krizat. studentët që diplomohen në ekonomi dhe informatikë ekonomike qëndrojnë gjatë në tregun e punës, punësohen shpejt, sepse profilet që kanë programe ekonomike dhe të it-s janë profile që kërkohen fort nga ky treg pune.

fakulteti ekonomik dhe i teknologjive të informacionit

BA / Financë-Bankë Programi përgatit ekonomistë të specializuar në problemet financiare, banka, shoqëri sigurimesh, financë, kontabilitet etj.

BA / Menaxhim BiznesiKy program përgatit ekonomistë të spe-cializuar në drejtimin dhe menaxhimin e bizneseve. në fund të programit do të njihni shumë më mirë sistemet e me-naxhimit të Biznesit duke krijuar edhe një ide të plotë mbi hallkat e ndryshme që vënë në lëvizje një biznes.

BA / MarketingKy program formon ekspertë në hartimin e strategjive të marketingut, menaxhimin e strukturave planifikuese, promocionit dhe reklamave, analizës dhe funksionimit të tregjeve specifike, psikologjisë së marketingut dhe proce-seve negociuese.

BA / Informatikë Ekonomike(Financë & Banka)

Programi që ofrojmë është një ndërthurje e lëndëve teorike dhe aktiviteteve praktike ku ju mund të shikoni aplikimin konkret të asaj që do të studioni në të tria vitet.

BA / Informatikë Ekonomike(Menaxhim Biznesi)

në fund të studimeve fitohen aftësi të orientuara dhe të specializuara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të aplikimeve praktike të saj në sistemin financiar dhe atij bankar.

Programet e Studimit

www.uet.edu.al > Akademia > Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit

Page 54: Guida "Studio në UET"

54 studio në uEt | Fakulteti i Shkencave Sociale & të Edukimit / Cikli i Studimeve Master

fakulteti i shkencave sociale & të edukimit

BA / Shkenca Politikenë këtë program studiohet rreth zhvillimit të politikës botërore dhe shqiptare; për-gatiten specialistë të politikës dhe adminis-trimit publik.

BA / Marrëdhënie Ndërkombëtarenë këtë program ofrojmë njohuritë e duhura për të qenë specialist i nivelit uni-versitar në shkencat politike dhe sektorin e diplomacisë.

BA / PsikologjiProgrami synon përgatitjen e psikologëve duke filluar që nga teoritë bazë rreth rritjes dhe zhvillimit njerëzor, rreth sjelljes sociale dhe personalitetit dhe deri tek trajtimi i problematikave të ndryshme psiko-sociale.

BA / Historinë këtë program përgatiten specialistë të shkencave historike me fokus historinë e shqipërisë dhe të botës shqiptare, krahas formimit interdisiplinar në shkencat sociale.

BA / Sociologji / AntropologjiKy program fokusohet në disiplina të tilla si: historia e mendimit sociologjik; antropologjia sociale; shkollat antropologjike klasike dhe bashkëkohore; sociologjia urbane dhe rurale; familja, farefisnia dhe gjinia; feja, ideologjia dhe shoqëria.

BA / Komunikim dhe marrëdhënie PublikeuEt ofron programin më të mirë për të fituar aftësitë teorike dhe praktikat e nevojshme për t’u transformuar në një ekspert i fushës së medias, komunikimit dhe ndërtimit të strategjive të komunikimit.

BA / Komunikim Dizajnnë fund të programit do të fitohen njohuri teknike të fushës së dizajnit grafik, ndër-thurur me njohuritë teorike të fushës së komunikimit, në mënyrë që të keni si aftësi krijuese ashtu edhe konceptuese.

BA / Komunikim gazetariPas diplomimit do të keni njohuri analitike të larta në shkencat e komunikimit dhe aftësi për të kryer funksione të ndryshme në tregun e punës si specialistë të medias dhe të komunikimit.

BA / Mësuesi - Cikël i ulëtProgrami më i ri i studimit në uEt përgatit mësues për 6 klasat e para të shkollës 9-vjeçare.

BA / Shkenca Edukiminë bazë të këtij modeli përgatiten special-istët bazë të shkollës të shkencave peda-gogjike dhe administrimit të edukimit, krahas formimit interdisiplinar në shkencat sociale.

BA / Filozofinë këtë program përgatiten njohuritë bazë të filozofisë, krahas formimit interdisiplinar në shkencat sociale.

Programet e Studimit

PRoF. DR. FERIT DUKA dekan i Fakultetit të shkencave sociale dhe të Edukimit

është një nga fakultetet që jep mundësi zgjedhjeje për të rinjtë në programet cilësore që ofron në sociologji, Antropologji, Marrëdhënie Publike-Komunikim, Psikologji, shkenca Edukimi, shkenca Politike, Marrëdhënie ndërkombëtare, e deri tek Komunikim-dizajn.

Programet e studimi përfshijnë të tre ciklet: Bachelor, Master dhe doktoraturë. Ky fakultet e mbështet mësimdhënien dhe kërkimin shkencor mbi programe bashkëkohore, të mbështetur me literaturë prestigjioze të vendit e të huaj, me artikuj shumë të vlefshëm shkencorë në revistën shkencore “Polis”, që vijnë në shqip me botime cilësore nga uEt-Press. një i diplomuar në shkenca sociale në uEt ka mundësi të bëhet aktor i suksesshëm në tregun e punës. Mundësitë e punësimit shtrihen nga arsimi i mesëm e i lartë, tek administrata publike, media, institucionet kërkimore, sektori i shëndetësisë, institucionet financiare dhe sektorë të tjerë të shërbimit publik.

www.uet.edu.al > Akademia > Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit

Page 55: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 55

cikli i dytë i studimeve

MASterma/Studimet master në UET, shtytja më e mirë për karrierën tuaj

studimet master janë pikërisht ato që bëjnë profesionistin e botës së punës në çdo aspekt dhe në çdo nivel të jetës së vendit, në ekonomi, në zhvillimin e institucioneve dhe shërbime. Programet Master në uEt, master shkencor dhe master profesional, janë ndërtuar me një strukturë të tillë që të mund të sigurojnë njëkohësisht katër grupe njohurish. Grupi i parë i njohurive është aspekti metodologjik i qasjes ndaj shkencave ose profesioneve përkatëse. Grupi i dytë i njohurive është teoria bazë dhe e aplikuar e disiplinës ose profesionit përkatës. Grupi i tretë i njohurive ka të bëjë me njohuritë e aplikuara për profesionin përkatës ku të çon një diplomë në Master shkencor ose Master Profesional. Grupi i katërt ka të bëjë me profilin, ku uEt ofron një lirshmëri të jashtëzakonshme profilesh ndërsa studentët mund të zgjedhin një ose dy profile ose edhe më shumë, në përputhje me dinamikën e tregut të punës, ose specifikat e punës së tyre. Janë gati 50 profile në dispozicion të studentëve tanë në Master dhe për çdo program ne jemi kujdesur që studenti të kishte të paktën 7 mundësi zgjedhjeje. studimet master mbështeten mbi profesionistë të thelluar të këtyre fushave dhe disiplinave, ekspertët më të mirë të tregut të punës dhe kapacitetet më të mira pedagogjike, të gjithë me grada akademike. studimet master në uEt sigurojnë shtytjen më të mirë për karrierën tuaj, nëpërmjet një internshipi të gjatë dhe nëpërmjet situatave dhe stimulimeve konkrete dhe një marrëdhënieje shumë të gjerë mes tregut të punës dhe këtyre diplomave.

PRoF. DR. LULJETA MINXHoZI Zv. Rektore dhe drejtore e Programeve Master

www.uet.edu.al > Studio në UET > Master Shkencor dhe Profesional

Page 56: Guida "Studio në UET"

56 studio në uEt | Programet e Studimit Master i Shkencave / Programet e Studimit Master Profesional

MSH / E Drejtë Private dhe Biznesi 1-E drejtë Private / 2-E drejtë Biznesi / 3-Biznes / 4-Politikë Fiskale / 5-E drejtë Kushtetuese dhe Administrative / 6-Auditim dhe Kontroll i Brendshëm / 7-Menaxhimi i Burimeve njerëzore

MSH / E Drejtë Publike dhe Ndërkombëtare1-E drejtë Kushtetuese dhe Administrative / 2-E drejtë ndërkombëtare / 3-E drejtë Europiane / 4-Administrim Publik / 5-Projekte Europiane / 6-Administrim Vendor / 7-organizim ndërkombëtar

MSH / E Drejtë Penale1-Kriminalistikë / 2-Çështje të Reja të sigurisë / 3-E drejtë Kushtetuese dhe Administrative / 4-E drejtë ndërkombëtare / 5-E drejtë Europiane / 6-të drejtat e njeriut / 7-Projekte Europiane

MSH / Komunikim – Marrëdhënie Publike1-studime dhe teoritë e komunikimit / 2-Marrëdhënie Publike / 3-Mass Media dhe Komunikimi / 4-sociologji organizimi / 5-MP për sektorin Komercial / 6-shkrim Krijues / 7-diplomaci Publike

MSH / Shkenca Politike1-Administrim Publik / 2-Politikë e Krahasuar / 3-sociologji organizimi / 4-Projekte Europiane / 5-të drejtat e njeriut / 6-MP Politike dhe institucionale / 7-Administrim Vendor

MSH / Marrëdhënie Ndërkombëtare1-organizim ndërkombëtar / 2-Çështje të Reja të sigurisë / 3-Çështjet e Ballkanit / 4-Ekonomi ndërkombëtare / 5-E drejtë ndërkombëtare / 6-Gjeopolitikë / 7-diplomaci publike

MSH / Shkencat e Edukimit1-Politikat e Edukimit / 2-Administrim shkollor / 3-Cikël i ulët në shkencat Ekzakte / 4-Cikël i ulët në shkencat shoqërore / 5-Menaxhimi i Burimeve njerëzore / 6-Psikologji shkollore / 7-MP institucionale

MSH / Sociologji - Antropologji Sociale1-sociologji organizimi / 2-Antropologji sociale / 3-Mirëqeverisje / 4-Kriminologji / 5-Menaxhimi i Burimeve njerëzore / 6-Anketim tregu / 7-Projekte Europiane

MSH / Psikologji1-Psikologji Këshillimi / 2-Psikologji shkollore / 3-Psikologji Klinike / 4-sociologji organizimi / 5-Kriminologji / 6-Menaxhim i shëndetit / 7-Administrim shkollor

MSH / Financë, Banka1-Banka dhe tregje financiare / 2-Ekonomiks / 3-Menaxhim Risku / 4-Politika fiskale / 5-E drejtë Biznesi / 6-E drejtë Private / 7-Menaxhim investimesh

MSH / Administrim Biznesi1-Menaxhim Biznesi / 2-Administrim Vendor / 3-Projekte Europiane / 4-Politikë e Krahasuar dhe Administrim Publik / 5-Marketing / 6-Menaxhimi i Burimeve njerëzore / 7-Menaxhim i shëndetit

MSH / Informatikë Ekonomike1-Biznes / 2-Banka dhe tregje Financiare / 3-teknologji informacioni / 4-dizenjim dhe Zhvillim Aplikimesh / 5-Bazë të dhënash / 6-Biznes Elektronik / 7-statistikë

MSH / Filozofi Politike1-Politikë e Krahasuar dhe Administrim Publik / 2-Politika Zhvillimi të Qëndrueshëm / 3-Gjeopolitikë / 4-Projekte Europiane / 5-të drejtat e njeriut / 6-MP Politike dhe institucionale / 7-Administrim Vendor

www.uet.edu.al > Studio në UET > Master Shkencor

Programet e Studimit Master i Shkencave

Dr. genti Beqiri Zv. drejtor i Programeve Master

Page 57: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 57

MP / Drejtësi1-E drejtë Administrative / 2-E drejtë ndërkombëtare dhe Europiane / 3-Kriminalistikë / 4-Projekte Europiane / 5-Administrim Publik / 6-të drejtat e njeriut / 7-organizim ndërkombëtar

MP / E Drejtë Penale1-Kriminalistikë / 2-Çështje të Reja të sigurisë / 3-të drejtat e njeriut / 4-E drejtë Kushtetuese dhe Administrative / 5-E drejtë ndërkombëtare / 6-E drejtë Europiane / 7-Projekte Europiane

MP / E Drejtë Biznesi1-E drejtë biznesi / 2-Ekonomi Politike ndërkombëtare / 3-Biznes / 4-Politikë Fiskale / 5-E drejtë Administrative / 6-Auditim dhe Kontroll i Brendshëm / 7-Menaxhimi i Burimeve njerëzore

MP / E Drejtë Private1-E drejtë Private / 2-Ekonomi Politike ndërkombëtare / 3-Biznes / 4-Politike Fiskale / 5-E drejtë Administrative / 6-Auditim dhe Kontroll i Brendshëm / 7-Menaxhimi i Burimeve njerëzore

MP / Marrëdhënie Publike 1-MP për sektorin Komercial / 2-MP Politike dhe institucionale / 3-shkrim Krijues / 4-Mass Media dhe Komunikimi / 5-sociologji organizimi / 6-diplomaci Publike / 7-organizim ndërkombëtar

MP / Shkenca Politike1-Politikë e Krahasuar / 2-Administrim Publik / 3-MP Politike dhe institucionale / 4-sociologji organizimi / 5-Projekte Europiane / 6-të drejtat e njeriut / 7-Administrim Vendor

MP / Diplomaci 1-organizim ndërkombëtar / 2-Gjeopolitikë / 3-diplomaci Publike / 4-Marrëdhënie Publike Politike dhe institucionale / 5-Çështje të reja të sigurisë / 6-Projekte Europiane / 7-E drejtë ndërkombëtare

MP / Siguri Njerëzore dhe Qeverisje e Mirë 1-Çështje të Reja të sigurisë / 2-Mirëqeverisje / 3-të drejtat e njeriut / 4-teknologji informacioni / 5-Menaxhim i shëndetit / 6-Administrim Vendor / 7-Gjeopolitikë

MP / Studime të Sigurisë dhe Strategjisë1-strategji / 2-Gjeopolitikë / 3-Çështje të Reja të sigurisë / 4-teknologji informacioni / 5-E drejtë ndërkombëtare / 6-Menaxhim i shëndetit / 7-Menaxhim Risku

MP / Dizajn grafik1-dizajn televiziv / 2-Art Grafik / 3-dizajn i Brendshëm / 4-udhëheqje Artistike / 5-dizajn Grafik / 6-shkrim Krijues / 7-MP për sektorin Komercial

MP / Mësuesi1-Politikat e Edukimit / 2-Administrim shkollor / 3-Psikologji shkollore / 4-të drejtat e njeriut / 5-MP institucionale / 6-Projekte Europiane / 7-sociologji organizimi

MP / Psikologji Shkollore1-Psikologji shkollore / 2-Politikat e Edukimit / 3-Administrim shkollor / 4-Psikologji Këshillimi / 5-Psikologji Këshillimi / 6-sociologji organizimi / 7-Menaxhim i shëndetit

MP / Sociologji e Aplikuar1-Anketim social-Politik / 2-Anketim tregu / 3-sociologji organizimi / 4-Antropologji sociale / 5-Mirëqeverisje / 6-Kriminologji / 7-të drejtat e njeriut

MP / Financë1-Bankë / 2-Menaxhim investimesh / 3-Politika Fiskale / 4-Kontabilitet dhe Raportim Financiar / 5-Auditim dhe Kontroll i brendshëm / 6-Financë e Aplikuar / 7-Menaxhim Risku

MP / Marketing1-Marketing strategjik / 2-inovacion dhe tregje strategjike / 3-Marketing Bankar dhe Financiar/ 4-Komunikim në Biznes / 5-Kërkime tregu / 6-sociologji organizimi / 7-Projekte Europiane

MP / Menaxhim Biznesi1-Biznes / 2-Menaxhimi i Burimeve njerëzore / 3-Komunikim në Biznes / 4-Projekte Europiane / 5-Administrim Vendor / 6-Menaxhim i shëndetit / 7-Biznes Elektronik

MP / Informatikë e Aplikuar1-dizenjim dhe Zhvillim Aplikimesh / 2-Bazë të dhënash / 3-teknologji informacioni / 4-Biznes Elektronik / 5-statistikë / 6-Financë e Aplikuar / 7-dizajn televiziv

MP / Qeverisje e Korporatave1-Auditim dhe Kontroll i Brendshëm / 2-E drejtë Biznesi / 3-Biznes / 4-Menaxhimi i Burimeve njerëzore / 5-E drejtë Private / 6-Bankë / 7-Menaxhim investimesh

MP / Analizë Ekonomikë Sasiore1-statistikë / 2-Aktuaristikë / 3-Menaxhim Risku / 4-Financë e Aplikuar / 5-Bazë të dhënash / 6-teknologji informacioni / 7-Kontabilitet dhe Raportim Financiar

Programet e Studimit Master Profesional

www.uet.edu.al > Studio në UET > Master Profesional

Page 58: Guida "Studio në UET"

58 studio në uEt | Përshëndetja e Presidentit / Përmbajtja

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, Cel. 068 20 16 616, [email protected], www.uet.edu.al

NE JEMI KUDO!

DSSH/ASD DITËT E STUDIMEVE SHQIPTARE / 2014albanian studies days / journées d’études albanais

TEMA: "TË RIMENDOJMË ZHVILLIMIN DHE INTEGRIMIN"Konferencë ndërkombëtare shkencore / International scientific conference

UET / 1-4 Maj 2014

Mozaiku i Tiranës, shek. I A.D.

Page 59: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 59

cikli i tretë i studimeve DoktorAturëdr/

Shkolla Doktorale UET, një mjedis i gjallë shkencor

shkolla doktorale në uEt, ku unë kam nderin të kujdesem për aspektin shkencor dhe atë metodologjik, tashmë vjen e konsoliduar, edhe pse kaloi sfidën e vështirë të eksperiencës së parë, duke qenë e para shkollë doktorale e një universiteti privat në shqipëri, krijuar jashtë sistemit shtetëror doktoral. shkolla doktorale uEt siguron një bazë të qëndrueshme njohurish metodologjike mbi shkencën dhe kërkimin shkencor në tërësi, një bazë të thelluar të disiplinave përkatëse, një teorizim të thelluar në lidhje me profilet ose nëndisiplinat përkatëse dhe në lidhje me profilet ose nëndisiplinat në të cilat jepen diplomat e uEt-it. shkolla doktorale është një mjedis i gjallë dhe kualifikues për të gjithë elementet që krijojnë një kërkues të ri në shkencën përkatëse, nëpërmjet artikujve, konferencave, debateve, kolokiumeve, comprehesive examinations, të cilat përfundojnë të gjitha tek aktiviteti më i rëndësishëm i shkollës doktorale, një traditë e çdo fillim maji, ditët e studimeve shqiptare, festivali i kërkimit shkencor dhe i ideve në shqipëri.

oDETA BARBULLUSHI, PHD Zv. Rektore dhe drejtoreshë e Kërkimit shkencor

Page 60: Guida "Studio në UET"

60 studio në uEt | Shkolla doktorale

shkolla DoktorALeShkolla Doktorale UET ofron tre programe doktorale të bazuar në kompetencat më të mira akademike e shkencore në UET. Në përfundim të programit doktoral lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor i Shkencave”.

Programi Doktoral në Shkenca EkonomikeNë profilet:

1. Financë / 2. Menaxhim / 3. Ekonomi dhe Zhvillim i Qendrueshëm/ 4. Menaxhimi i sistemeve të informacionit

Programi Doktoral në Shkenca JuridikeNë profilet:

1. E drejtë Publike / 2. E drejtë Penale / 3. E drejtë ndërkombëtare / 4. E drejtë Civile / 5. E drejtë Biznesi

Programi Doktoral në Shkenca SocialeNë profilet:

1. shkenca Komunikimi / 2. shkenca Politike3. Marrëdhënie ndërkombëtare / 4. Psikologji / 5. Pedagogji / 6. sociologji dhe Antropologji sociale

Dr. Arbi Agalliu Zv. drejtor i shkollës doktorale

www.uet.edu.al > Studio në UET > Doktoraturë

Page 61: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 61

A është Universiteti Europian i Tiranës i akredituar?Po, uEt është i vetmi universitet privat në shqipëri që ka të akredituar programet e ciklit të tretë të studimit (doktoraturë).

Sa kredite më duhen për të aplikuar në Programin Doktoral?Për të aplikuar në Programin doktoral duhen të paktën 300 kredite.

A mund të aplikoj në programin e Doktoraturës nëse kam një Diplomë të sistemit të vjetër?Po mund të aplikoni sepse diploma e sistemit të vjetër është e barazvlefshme, në sistemin aktual të Bolonjës, me një diplomë Bachelor + një diplomë Master shkencor.

Cilat janë Diplomat që më lejojnë të aplikoj në një Program Doktoral?Ju mund të aplikoni në një Program doktoral nëse keni një:•Diplomëtësistemittëvjetër4vjeçar;•DiplomëMasterShkencor,120kredite, ose një diplomë të marrë jashtë shqipërisë e cila është njehsuar nga Ministria e Arsimit si e tillë;•MastertëNivelittëDytë,60kredite,osenjë diplomë të marrë jashtë shqipërisë e cila është njehsuar nga Ministria e Arsimit si e tillë;•Studimetëthelluarapasuniversitare(sHPu);

nota mesatare duhet të jetë 8 e lart.

Sa vite akademike zgjat Programi Doktoral?Programi Doktoral zgjat 3 vite akademike nëse ju keni:•Diplomëtësistemittëvjetërecilaështëekuivalente me Master shkencor.•DiplomëMasterShkencor,120kredite, ose një diplomë të marrë jashtë shqipërisë e cila është njehsuar nga Ministria e Arsimit si e tillë.

Programi Doktoral zgjat 2 vite akademike nëse ju keni një nga këto diploma:•MasteriNivelittëDytë,60kredite,osenjë diplomë të marrë jashtë shqipërisë e cila është njehsuar nga Ministria e Arsimit si e tillë.•Studimetëthelluarapasuniversitare(sHPu).

A mund të aplikojë një student i huaj në Programin Doktoral?Po mund të aplikojë, por duhet të ketë njehsuar diplomën/diplomat pranë Ministrisë së Arsimit në shqipëri.

A lejohet të zgjedh në doktoraturë një profil të ndryshëm nga ai në të cilin kam kryer studimet e mëparshme?studimet doktorale nuk ju kushtëzojnë të ndiqni të njëjtin drejtim ose profil me atë në të cilin keni kryer studimet. Ju mund të zgjidhni një drejtim ose profil tjetër. Megjithatë, kini parasysh qe në këtë rast duhet të ndiqni programin 3 vjeçar pavarësisht llojit të diplomës që keni.

Sa lëndë ka viti i parë teorik?Viti i pare teorik ka 5 lëndë në një total prej 60 kreditesh. 4 lëndë janë të përbashkëta për të gjitha profilet brenda një Programi doktoral dhe 1 lëndë është specifike për profilin e përzgjedhur.

Çfarë është Comprehensive Examination (CE)?Pas përfundimit të vitit të parë dhe marrjes së një note kaluese (5 e lart) në të gjitha lëndët, çdo student i nënshtrohet një provimi te përgjithshëm formues (Com-prehensive Examination) i cili ka vlerën e 10 krediteve. studentëve ju vihet paraprakisht në dispozicion një listë e plotë librash për përgatitjen e këtij provimi.

Çfarë detyrimesh të tjera ka doktoranti gjatë studimeve doktorale?doktoranti duhet të marrë pjesë në të paktën 3 konferenca shkencore dhe të botojë të paktën 3 artikuj shkencorë.

të paktën dy prej konferencave duhet të jenë konferenca ndërkombëtare dhe duhet të zhvillohen në vende të Bashkimit Europian ose vende anëtare të organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhë Zhvillim (oECd). Githashtu, të paktën dy prej artikujve duhet të publikohen në revista ndërkombëtare që botohen në vende të Bashkimit Europian ose anëtare të organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhë Zhvillim (oECd). doktoranti nuk mund të hyjë në mbrojtjen përfundimtare të dizertacionit pa plotësuar këto kushte.

A është kusht mbrojtja e gjuhës angleze?Gjuha angleze duhet të jetë e mbrojtur me dëshmi ndërkombëtare të gjuhës së huaj (iELts, toEFL etj.) në nivelin B2 e lart.

Kush e përcakton profesorin udhëheqës?Profesorin udhëheqës e përcakton shkolla doktorale në bazë të temës që doktoranti zgjedh. në rastin e temave specifike, doktoranti mund ti propozojë shkollës doktorale një profesor të fushës dhe më pas Këshilli i Profesorëve merr vendimin final.

Profesori udhëheqës duhet të jetë nga Universiteti Europian i Tiranës?udhëheqësi zakonisht përzgjidhet nga stafi i brendshëm i universitetit, por mund të jetë edhe një nga pedagogët e jashtëm të angazhuar në procesin e mësimdhënies ose personalitet në fushën akademike. në raste të veçanta mund të jetë i huaj.

A mund të shkruhet dizertacioni në gjuhën angleze?Po, por paraprakisht duhen parashtruar arsyet për këtë dhe të merret miratimi i shkollës doktorale.

Pyetjet që bëhen më shpesh rreth studimeve doktorale

www.uet.edu.al > Akademia > Shkolla Doktorale

Page 62: Guida "Studio në UET"

62 studio në uEt | 11 pyetjet më të shpeshta / Si të na gjeni

Sa e vlefshme është diploma e UET?universiteti Europian i tiranës është i vetmi universitet me të gjitha programet e studimit si në nivelin Bachelor edhe në atë Master të akredituara. diplomat tona njihen jo vetëm brenda vendit, por me sistemin Europian të transferimit të Krediteve mundësohet transferimi i studimeve tuaja në një shtet tjetër të Europës (por edhe më gjerë) si dhe njohja e diplomës në shtete të tjera jashtë shqipërisë dhe/ose transferimin e studimeve tuaja.

Cilat janë kërkesat për tu regjistruar në Bachelor?dëftesa origjinale e shkollës së mesme, numri i matrikulimit të maturës shtetërore, Karta e identitetit / certifikata familjare dhe 4 fotografi për dokumentet.

Cilat janë kërkesat për tu regjistruar në Master?Kopjen e noterizuar të diplomave të ciklit të parë të parë që studenti ka fituar, CV-në e kandidatit, ku të paraqiten të dhëna biografike dhe të eksperiencave profesionale, Karta e identitetit / certifikata familjare dhe 4 fotografi për dokumentet.

Cilat janë kërkesat për tu regjistruar në Doktoraturë?duhet të keni përfunduar dy cikle studimi me një total prej të paktën 300 kreditesh. nota mesatare duhet të jetë 8 e lart.

Sa kushtojnë studimet në UET?të tre ciklet e studimit (Bachelor, Master, doktoraturë) kanë një tarifë prej 2,500 euro një vit akademik. ulje të ndryshme aplikohen sipas kritereve të paracaktuara, bazuar kryesisht mbi mesataren.

Ka mundësi për bursa apo mbështetje financiare?uEt ofron financimin e studimeve me interes 0% në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë në vend. duke promovuar fuqishëm filozofinë e një institucioni të hapur dhe në respekt të përgjegjësisë sociale të organizatës, universiteti Europian i tiranës çdo vit jep një numër të caktuar bursash për studentët.

Si ti transferoj studimet në UET?uEt, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, pranon transferime të studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare, vendase ose të huaja, publike ose jopublike. transferimi i studimeve kryhet në bazë të rregullores së Ministrisë së Arsimit, brenda afateve të përcaktuara. dokumentacioni i kërkuar është: Kërkesa për transferimin e studimeve, Lista e notave, id, etj. Procesi i vlerësimit të kurrikulës dhe njohjes së lëndëve bëhet nga Komisioni i njohjes i Fakultetit.

A mund ta vizitoj UET?në çdo ditë zyrtare pune, nga e hëna deri të shtunën, mund të na vizitoni. Mjafton të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve në universitet (Holli i Godinës A) dhe personeli i saj do të mundësojë një vizitë tuajën në të gjitha ambientet e uEt dhe përgjigje për pyetjet tuaja.

Sa është kohëzgjatja e studimeve në programet master?Kohëzgjatja e studimeve varet nga masteri që zgjidhni, shkencor apo profesional. Programet e studimit në master shkencor zgjasin 2 vite akademike dhe ato në master profesional 1.5 vite akademike.

Sa është kohëzgjatja e studimeve në Doktoraturë?Programi Doktoral zgjat 3 vite akademike nëse ju keni:•Diplomëtësistemittëvjetërecilaështëekuivalente me Master shkencor.•DiplomëMasterShkencor,120kredite, ose një diplomë të marrë jashtë shqipërisë e cila është njehsuar nga Ministria e Arsimit si e tillë.Programi Doktoral zgjat 2 vite akademike nëse ju keni një nga këto diploma:•MasteriNivelittëDytë,60kredite,osenjë diplomë të marrë jashtë shqipërisë e cila është njehsuar nga Ministria e Arsimit si e tillë.•Studimetëthelluarapasuniversitare(sHPu).

Ku janë punësuar më së shumti të diplomuarit në UET?universiteti Europian i tiranës ka mbi 2,400 të diplomuar që janë punësuar në sektorë të ndryshëm si institucione shtetërore, banka të nivelit të dytë dhe në shumë kompani të sektorit privat sipas specializimit që studentët kanë pasur.

11 PYetjet më të shPeshtaDëshironi më shumë informacion mbi degët e ofruara? Konsultohuni me faqen tonë të internetit, kontaktoni me një nga pjestarët e stafit tonë ose lini një takim për një vizitë personale në mjediset e universitetit.

Page 63: Guida "Studio në UET"

www.uet.edu.al 63

Podgoricë

Prizren

Gjakovë

Prishtinë

Pejë

Ulqin

Tetovë

Strugë

Shkup

Universiteti Europian i Tiranës

Sheshi Skënderbej

Lumi i Lanës

Lumi i Lanës

universiteti Europian i tiranës është i vendosur afër qendrës së tiranës, lehtësisht i arritshëm nga të gjitha hyrjet kryesore në qytet, nga rruga e durrësit, rruga e Kavajës, unaza dhe rruga e Elbasanit.

Universiteti Europian i TiranësAdresa: Bulevardi "Gjergj Fishta", Nd.70, H.1,

Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Tiranë, Shqipëri Tel.: +355 4 2421 806, Mob.: +355 68 20 16 616

[email protected], www.uet.edu.alNa gjeni edhe në

si të na gjeni

Page 64: Guida "Studio në UET"