54
HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari Prifti ׃I bekuar është Perëndia ynë,gjithnjë,tani e përherë e jetë të jetëve. Psaltet ׃Amin Shenjt Perëndi,Shenjt i Fuqishëm,Shenjt i Pavdekshëm Mëshirona. (3 herë) Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin. Trini e Tërëshenjtë mëshirona,o Zot falna mëkatet tona o Zot i Madh ndjei paudhësite tona.O i Shenjtë vështro dhe shëro sëmundjet tona për emrin tënd. Mëshiro o Zot (3 herë) Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin. - 1 -

Himni Akathist.doc

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Prifti ׃ I bekuar është Perëndia ynë,gjithnjë,tani e përherë e në jetë të jetëve.

Psaltet ׃ Amin

Shenjt Perëndi,Shenjt i Fuqishëm,Shenjt i Pavdekshëm Mëshirona. (3 herë)

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Trini e Tërëshenjtë mëshirona,o Zot falna mëkatet tona o Zot i Madh ndjei paudhësite tona.O i Shenjtë vështro dhe shëro sëmundjet tona për emrin tënd.

Mëshiro o Zot (3 herë)

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Ati ynë që je në qiejt u shenjtëroftë emri yt,ardhtë Mbretëria jote,u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe.Bukën tonë të përditëshme jepna neve sot dhe falna fajet tona sikundër dhe ne ua falim fajtorëve tanë dhe mos na shtjer në ngasje,por shpëtona nga i ligu.

Prifti ׃ Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia,e Atit eBirit edhe Shpirtit të Shënjtë,tani e përherë e në jetë të jeteve.

Psaltet Amin

- 1 -

Page 2: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

PSALMI 51

Lexuesi׃Përdëllemë o Perëndi sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive të tua të shumta shuaje paudhësine time.Lajmë fare prej paudhësisë sime dhe pastromë prej mëkatit tim.Se unë e njoh paudhësine time dhe mëkati im është përpara meje kurdoherë.Tek Ti vetëm mëkatova dhe të keqen e bëra përpara teje kështu që Ti je i drejtë në fjalët e Tua dhe i kthjellët në gjykimin tënd.Se ja tek u zura në paudhësi dhe në mëkate më lindi nëna ime.Se ja tek deshe të vërtetën,të patreguarat dhe të fshehtat e urtësisë sate m΄i tregove.Spërkatmë me hisop dhe do të pastrohem,lajmë dhe do të bëhem më i bardhë se dëbora.Bëmë te dëgjoj gëzim dhe ngazëllim dhe do të më gëzohen eshtrat e dobësuara.Ktheje Fytyrën tënde nga mëkatet e mi dhe shuaji gjithë paudhësitë e mia.Krijo zemër të pastër tek unë o Perëndi dhe përtërit frymë të drejtë në thellësitë e zemrës sime.Mos me hidh larg Fytyrës sate dhe mos e hiq prej meje Shpirtin tënd të Shenjtë.Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit Tënd,dhe forcomë me frymë sunduese.Do t΄u mësoj të paligjëve udhët e Tua dhe të pabesët do të kthehen tek ty.Shpëtomë prej gjakrash o Perëndi,Perëndia i Shpëtimit tim,gjuha ime do të lavdërojë me gëzim drejtësinë tënde.O Zot çel buzët e mia dhe goja ime do të lëçisë lavdinë tënde.Se po të kishe dashur therore do të kisha prurë,por Ty s΄të pëlqejnë theroret me djegje të plotë.Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërmuar, zemrën e dërmuar dhe të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë.Bëji te mirë o Zot Sionit sipas mirëdashjes sate dhe le të ndërtohen muret e Jeruzalemit.Atëherë do të të pëlqejnë therore drejtësie,dhurata dhe therore me djegje të plotë.Atëhere do të sjellin viçër mbi Altarin Tënd dhe mëshiromë o Perëndi.

- 2 -

Page 3: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

PSALMI 70

O Perëndi eja dhe shpëtomë,eja dhe ndihmomë o Zot. u turpërofshin dhe u shofshin ata që më kërkojnë shpirtin.U thefshin dhe u shkatërrofshin ata që më përqeshin. U gëzofshin dhe u ngazëllofshin të gjithë ata që të kërkojnë dhe të lavdërofshin përjetë ata që duan shpëtimin tënd. Por unë jam i varfër dhe nevojtar. Eja dhe shpëtomë o Perëndi, se Ti je Ndihmësi dhe Çliruesi im. O Zot eja shpejt dhe mos u vono.

PSALMI 143

O Zot dëgjo faljen time, vëri veshin lutjes sime sipas së vërtetës sate, dëgjomë sipas drejtësisë sate dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë i gjallë nuk mund të dalë i drejtë përpara Teje. Se armiku ma ndoqi shpirtin dhe ma rrëzoi jetën përdhe. Më vuri në vende të errëta, si të vdekurit prej kohe shpirti m΄u trishtua dhe zemra m΄u trondit. Kujtova ditët e lashta, mendova gjithë veprat e Tua sillja ndër mend punët e duarve të Tua. I shtriva duart drejt Teje,shpirti im ka etje për Ty si toka e thatë. Dëgjomë shpejt o Zot,m΄u zu fryma,mos e kthe mënjanë Fytyrën Tënde prej meje,që të mos bëhem si ata që zbritën në varr. Bëj që të dëgjoj përdëllimin tënd në mëngjes se më Ty shpresova. Tregomë o Zot udhën ku duhet të eci se më Ty e kam varur shpirtin. Shpëtomë prej armiqve të mi o Zot se tek Ti kërkova strehë. Mësomë të bëj dëshirën tënde se Ti je Perëndia im.Fryma jote e mirë do të më udhëheqë në vend të drejtë. Për emrin Tënd o Zot gjallëromë. Sipas drejtësisë sate nxirr shpirtin tim nga trishtimi, dhe sipas mëshirës sate shfarosi armiqtë e mi, dhe shkatërroi të gjithë ata që hidhërojnë shpirtin tim se unë jam shërbëtori Yt.

- 3 -

Page 4: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

DHOKSOLOGJIA E MADHE

Lavdi Ty që na rrëfeve dritën, Lavdi Perëndisë në më të lartat dhe mbi dhenë paqe dhe mbi njerëzit mirëdashje.

Të himnojmë,të bekojmë, të falemi,të lavdërojmë, Ty të falenderojmë, për lavdinë Tënde të madhe.

Zot, Mbret, Perëndi qiellor,Atë i Tërëfuqishëm,Zot Bir i vetëmlindur Jezu Krisht edhe Shpirti i Shenjtë.

Zot Perëndi,qengj i Perëndisë i Biri i Atit që ngre mëkatin e botës,mëshirona Ti që ngre mëkatet e botës.

Prano lutjen tonë Ti që rri në të djathtën ë Atit edhe mëshirona.

Se Ti je Shenjt i Vetëm,Ti je Zot i vetëm Jezu Krishti, për lavdi të Perëndisë,Atit.Amin.

Për natë do të të bekoj dhe do të lavdëroj Emrin tënd përjetë e në jetë të jetës.

O Zot u bëre streha jonë,brez pas brezi,unë thashë׃O Zot mëshiromë,shëro shpirtin tim se fajtova tek Ty.

O Zot tek Ti gjeta strehë,mësomë të bëj dëshirën Tënde, se Ti je Perëndia im.

Se Pranë Teje,është burimi i jetës,me dritën Tënde do të shohim dritë.

Zgjate përdëllimin tënd mbi ata që të njohin.Bëna të denjë o Zot që të ruhemi këtë natë pa ndonjë mëkatë.I Bekuar je o Zot,Perëndi i Etërve tanë dhe Emri Yt eshte i

himnuar dhe i lavdëruar në jetë.Amin.Le të jetë o Zot përdëllimi Yt mbi ne sikundër kemi shpresuar

më Ty.I bekuar je o Zot,mësomë porositë e Tua.I bekuar je o KryeZot,bëmë të mençëm në porositë e tua.I bekuar je o i Shenjtë,ndriçomë me porositë e Tua.O Zot mëshira jote është përjetë,mos i hiq sytë nga veprat e

duarve të tua.Ty të ka hije lavderimi,Ty të ka hije hymni,ty të ka hije

lavdia,Atit e Birit edhe Shpirtit te Shenjtë,tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

SIMBOLI I BESIMIT

- 4 -

Page 5: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Besoj në një Perëndi,Atë të tërëfuqishëm.Krijues të qiellit dhe të dheut dhe të gjithë të dukurave dhe të padukurave. Dhe në një Zot Jezu Krishtin,Birin e Perëndisë,të Vetëmlindurin,që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve. Dritë prej Drite,Perëndi të vërtetë prej Perëndie të Vërtetë. të lindur jo të bërë,që ka të qënët një me Atin,me anën e të Cilit u bënë të gjitha. Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë,zbriti prej qiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri. Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat,dhe pësoi e u varros. Dhe u ngjall të tretën ditë sipas shkrimeve. Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të Atit. Dhe do të vijë përsëri me lavdi,të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit,mbretëria e të Cilit nuk do të ketë mbarim. Dhe në Shpirtin e Shenjtë,Zot Jetëbërës,që buron prej Atit,që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin. Që foli me anën e Profetëve. Në një Kishë të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike. Pohoj një pagëzim për ndjesën e mëkateve. Pres ngjalljen e të vdekurve. Dhe jetën e ardhshme të ameshuar.AMIN.

Të meriton me të vërtetë, të të lumturojmë Ty Hyjlindësen gjithmonë të lumturën dhe të përmbikulluarën dhe Mëmën e Perëndisë sonë.Më të nderuarën se Kerubimet,dhe më të lavdëruarën pa krahasim se

- 5 -

Page 6: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Serafimet,që pa u cënuar linde Fjalën Perëndi.Me të vërtetë Hyjlindëse Ty të madhërojmë.

Pastaj këndohet dy herë ngadalë dhe një herë shkurtër׃

Përleshorja T. T. IV

Si mori vesh porosinיe Perëndishme,Ëngjëlli zbriti në banesën e Jozefit,dhe ia pruri Marisë menjëherë lajmën.E epi me bashkëzbritjen qiellin mbi dhe,kur hyri i pandryshuar në gjirin tënd,dhe Atë kur e shoh me sy,të mishëruar si njeri,çuditem dhe të thërres me zëGëzohu Nuse e Panusëruar. ( 3 hërë )

Pastaj Prifti shkon para Ikonës së Shën Marisë.E temjanis tri herë dhe këndon Stanzën e pare të Përshëndetjeve.

- 6 -

Page 7: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

STANZA E PARË

PRIFTI Ëngjëlli kryetar u dërgua prej qiellit, që t’i thotë Virgjëreshës “GËZOHU” ! Dhe kur të pa që u mishërove bashkë me zërin ëngjëllor,çuditej dhe qëndronte duke i thirrur kështu

Gëzohu Ti, me anën e së cilës do të shkëlqenjë gazi, gëzohu Ti, me anën e së cilës do të humbasë mallkimi.

Gëzohu,o ndjellje e Adamit të rënë,gëzohu,o shpërblim i lotëve të Evës.

- 7 -

Page 8: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Gëzohu,o lartësirë ku mëndjet njerëzore nuk arrijnë dot,gëzohu,o thellësirë ku sytë e ëngjëjve nuk shikojnë dot.

Gëzohu,se Ti je froni i Mbretit,gëzohu,se Ti e mban atë që i mban të gjitha.

Gëzohu,o yll që sjell Diellin,gëzohu,o Nënë që mishëron Perëndinë.

Gëzohu Ti,me anën e së cilës përsëritet natyra,gëzohu Ti,me anën e së cilës foshnjërohet Krijetari.

Gëzohu o Nuse e Panusëruar

KORI Gëzohu,Nuse e Panusëruar.

PRIFTIDuke parë veten të kulluar e shenjta,i thotë me guxim Gabrielit “Lajmi yt i cuditshëm më duket i pabesueshëm për shpirtin.Se qysh po flet për një foshnjëlindje të pafarëshme”duke thirrur Aliluia.

KORI Aliluia

PRIFTI:Duke dashur të mësojë dijë të paditur,Virgjëresha i thirri Meshëtarit: “Si është e mundur të lindë një bir,prej një gjiri virgjëror? Thuajmë”.Dhe Ai i tha me frikë,duke thirrur kështu:

Gëzohu,o nisjatore e një këshille të fshehtë,gëzohu,o besë, e atyre që falen në heshtje.

Gëzohu o parëthënie e çudive të Krishtit,gëzohu o nisje e doktrinave të tij.

Gëzohu,o shkallë qiellore,me të cilën zbriti Perëndia;gëzohu,o urë,që shpie prej dheut në qiell.

- 8 -

Page 9: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Gëzohu,o cudi e shumëfamëshme e Ëngjëjve;gëzohu,o plagë e shumëvuajtshme e demonëve.

Gëzohu Ti,që linde dritën pa tregim;gëzohu ti,që nuk dhe ndonjë shpjegim.

Gëzohu Ti, që kapërcen dijen e të urtëve;gëzohu Ti që ndriçon mendjen e besnikëve.

Gëzohu,Nuse e panusëruar.

KORI :Gëzohu,Nuse e panusëruar.

PRIFTI : Fuqia e të Lartit e hirësoi atëherë të pamartuarën për foshnjëlindje,dhe e shfaqi gjirin e saj të mirëpemëshme,si një arë gazmore për të gjithë ata,që duan të korrin shpëtimin,duke kënduar kështu: Aliluia.

KORI : Aliluia.

PRIFTI:Duke patur gjirin hyjpritës,Virgjëresha rendi tek Elisabeta;dhe foshnja e saj gëzohej,duke e kuptuar përshëndetjen;dhe me këcejtje,si me këndime,i thërriste Virgjëreshës:

Gëzohu,o hardhi me fletë të pafishkura;gëzohu,o arë me pemë të fjeshta.

Gëzohu Ti,që lulëzove,bujkun njeridashës;gëzohu Ti, që mbive mbjellësin e jetës.

Gëzohu,o arë,që solle plotësi mëshirash;gëzohu,o tryezë,që mban lirësinë e ndjesave.

- 9 -

Page 10: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Gëzohu,se lulëzon luadhin e dëfrimit;gëzohu,se gatit limanin e shpirteve.

Gëzohu,o temjan i mirëpritur i ndërmjetimit;gëzohu,o ndjesë e tërë botës.

Gëzohu,o mirëdashje e Perëndisë për njerëzit;gëzohu,o guxim i njerëzve përpara Perëndisë.

Gëzohu,Nuse e panusëruar.

KORI :Gëzohu,Nuse e panusëruar.

PRIFTI:Duke patur përbrenda një shqotë mendimesh të dyshimta,Jozefi i urtë u turbullua,duke pare Ty të pamartuarën,dhe duke të kujtuar martesëvjedhëse;por kur e mësoi mishërimin prej Shpirtit të Shenjtë,tha: Aliluia.

KORI: Aliluia.

Pastaj këndohet kanuni në tingullin e IV- të.

KËNGA IJa gojën e çel tani,i frymëzuar prej Shpirtit Shenjtë,dhe këngë do

t’i këndoj,Nënës së madhe mbi fron,dhe do ta kremtoj,me valle buzëqeshur,me zë do t’i shpall kudo,gjithë çudit’ e saj. E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona

Si libër të Zotit Krisht,të hirësuar prej Shpirtit Shenjtë,të pa Kryeëngjëlli,Mari Hyjlindëse,dhe të tha kështu:Lum’ ti që sjell gezimin;mallkimi stërgjyshëror,prej teje tani u zhduk.

E përmbishënjtë Hyjlindëse shpëtona

- 10 -

Page 11: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Adamin e ngrite lart,o Virgjëreshë Hyjlindëse,dhe Ferrin e shtrin përdhe,o Zonj’ e shenjtë Mari,lum’ ti o pallat,i Zotit edhe Mbretit,lum’ ti o i zjarrti fron,i Perandorit Krisht.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë Gëzohu o lindëse e të Pafishkurit Trëndafil,gëzohu se Ti po rrit,mollën e erëshme,lul’ e qiellëshme,e Zotit edhe Mbretit,lum’ Ti o Hyjlindëse,Zonjë Shpëtonjëse.

Tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin. Thesar i virtutave,që na ke ngritur prej varreve,edhe prej kufomave,Zonjë Hyjlindëse,lule dhe zambak,aromë për besnikët,temjan i mirëerëshmë,myrr’ e pacmuarshme.

ZBRITËSORE I

Ja gojën e çel tani,i frymëzuar prej Shpirtit Shenjt,dhe këngë do t’i këndoj,Nënës së madhe mbi fron,dhe do ta kremtoj,me valle buzëqeshur,me zë do t’i shpall kudo,gjithë çudit’ e saj.

KËNGA III O Zonjë dhe Nën’e Perëndisë,burim i pasosur jetësor,ti siguroji gjith’ata,që të këndojnë plot me zell,dhe lart në qiell ku mbretëron,kurorëzoji me çdo lavdi.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

Kallinë qiellor ti na ke mbirë,si arë pa bujk dhe pa lërim,lum’ti altar i shpirtëshmë,ku buk’e jetës na u vu,lum’ti burim’i ujëve,që japin jetë Hyjlindëse.

E përmbishënjtë Hyjlindësë,shpëtona.

Mëshqerrë që demin na ke lindur,qiellor për besnikët pa cënim,lum’ti o del’e hyjëshme,se qëngjin Perëndi na dhe,mëkatin botëror që ngre,gëzohu Zonjë ndërmjetëse.

- 11 -

Page 12: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Gëzohu mëngjes i ditës sonë,që Diellin solle Jesu Krisht,për botën dritë edhe për ne,dhe errësirë s’le mbi dhe,dhe Ferrin e demonëve,e shkatërrove përgjithënjë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Gëzohu o derë shpëtimtare,ku Fjala dhe Bir’i vetëm shkoj,Ferrit ia theve dyertë,me lindjen e Çlironjësit,gëzohu port’e hyjëshme,dhe shpëtimtare e ndritëshme.

ZBRITËSORE III

O Zonjë dhe Nënë e Perëndisë, burim i pasosur jetësor, ti siguroi gjithë ata që të këndojnë plot me zell dhe lart në qiell ku mbretëron kurorëzoi me çdo lavdi.

SHKURTORJA, T T IV

Përlufteshës gjenerale, këngët mundëseSi përhirim që e shpëtove prej tmerreve,Qyteti yt po të përshkruan, o Virgjëreshë,Po si kundër ke fuqi të paluftuarshme,Prej çfarëdo rreziku shpëtomë,Se po të thërres: Gëzohu,nuse e panusëruar.

Pastaj prifti shkon përpara ikonës së Shën Marisë.E temjanis tri herë dhe këndon stanzën e dytë të përshëndetjeve.

- 12 -

Page 13: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

STANZA E DYTË

PRIFTI:Barinjtë i dëgjuan ëngjëjtë,që e hymnonin ardhjen trupore të Krishtit,edhe rendën pranë Bariut,të Cilin e gjetën si një Qengj të pacënuar,të rritur në gjirin e Marisë,të Cilën e hymnuan dhe i thanë:

Gëzohu,o Nënë e Qengjit dhe Bariut;gëzohu o hoborr i dhenve të arsyeshme.

Gëzohu, o mbrojtëse kundër armiqve të padukur;gëzohu,o hapëse e dyerve të parajsës.

Gëzohu,se qielli gëzohet me dhenë;gëzohu,se njerëzit kërcejnë tok me ëngjëjt.

Gëzohu,o gojë e paheshtur e ëngjëjve;gëzohu,o guxim i pamundur i Athloforëve.

- 13 -

Page 14: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Gëzohu,o themeli e patundur e besës;gëzohu,o ruajtëse e shkëlqyer e hirit.

Gëzohu Ti,me anën e së cilës u çvesh Ferri;gëzohu ti,me anën e së cilës u veshëm me lavdi.

Gëzohu,Nuse e panusëruar.

KOR : Gëzohu,Nuse e panusëruar.

PRIFTI:Kur e panë Yllin Hyjrendës,Magët pasuan dritën e Tij;dhe me atë kandil e kërkonin Mbretin e fortë,dhe kur e arritën të paarririn,u gëzuan,edhe thirrën:Aliluia

KORI : Aliluia

PRIFTI:Djemat e Khaldenjve e panë në duart e Virgjëreshës Atë,që gatoi me dorë njerëzit;edhe e njohën që ishte Zot,megjithëse kishte marë fytyrë robi,dhe rendnë që t’i blatojnë dhurata dhe t’i thërresin së bekuarës:

Gëzohu,o Nënë e Yllit të paperënduar;gëzohu,o agim i ditës mistike.

Gëzohu Ti,që shove furrën e gënjeshtrës;gëzohu Ti,që ndriçon dishepujt e Trinisë.

Gëzohu Ti,që zbrite nga fuqia tiranin çnjerëzor;gëzohu Ti,që na shfaqe Krishtin njeridashës.

Gëzohu Ti,që na shpërbleve nga feja barbare;gëzohu Ti,që na shpëtove nga lloma e mëkateve.

Gëzohu Ti,që pushove adhurimin e zjarrit;gëzohu Ti,që e shuan flakën e pasioneve.

- 14 -

Page 15: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Gëzohu,o udhëheqëse e urtë e besnikëve;gëzohu,o dëfrim i gjithë brezave.

Gëzohu,Nuse e panusëruar.

KORI :Gëzohu,Nuse e panusëruar.

PRIFTI:Magët u bënë lëçitës hyjprurës,dhe u kthyen në Babilonë,dhe ta mbaruan profetinë,dhe të lëçitën si Krisht për të gjithë,dhe e lanë Herodin si një llafazan,i cili nuk dinte të këndonte: Aliluia.

KORI :Aliluia.

PRIFTI:Shkëlqeve në Egjiptë dritën e së vërtetës,dhe dëbove errësirën e gënjeshtrës;se idhullat e saj u rrëzuan,se nuk e duruan fuqinë tënde;dhe ata,që shpëtuan prej tyre,i thërrisnin Hyjlindëses:

Gëzohu, o lartësim i njerëzve;gëzohu, o rrëzim i demonëve.

Gëzohu ti,që shkele arratinë e gënjeshtrës;gëzohu ti,që nxorre në shesh përrallat e paganizmës.

Gëzohu,o det që mbyte Faraonin mëndor;gëzohu o shkëmb,që vadite ata,që kishin etje për jetë.

Gëzohu,o kollonë e zjarrtë.që udhëheq ata që ndodhen në errësirë;gëzohu,o mbulesë e botës,më e gjerë se reja.

Gëzohu,o zëvendëse e ushqimit të mannës;gëzohu,o meshëtare e dëfrimit të shenjtë.

Gëzohu,o dhe i zotimit; Gëzohu,o burim i qumështit dhe i mjaltës.

- 15 -

Page 16: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Gëzohu,Nuse e panusëruar.

KORI :Gëzohu,Nuse e panusëruar.

PRIFTI:Kur gatitej të largohej nga jeta e tanishme gënjeshtare,Simeoni të priti si foshnjë në pëqi,po të njohu si Perëndi të përsosur;dhe u çudit për urtësinë tënde të patreguar,edhe thirri:Aliluia.

KORI : Aliluia.

Pasataj këndohet kënga e IV e Kanunit:

KËNGA IV

Ti që rri midis lavdisë,përmi fronin e hyjëshmë,nga një re e lehtë,ardhe o Jesu i përjetëshmë,dhe na shpëtove me dorën jetëdhënëse,të thërresim pra:Nder dhe lavdi gjithënjë mbi ty.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

Me këndime dhe me besë,të thërresim Hyjlindëse,lum’ti mal i shenjtë,dhe i hijesuar prej Shpirtit t’Shenjtë,lum’ti kandil dhe shtambë mannaprurëse,që i ëmbëlson,ndjenjat e gjithë besnikëve.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

Mëshironjëse e botës,Virgjëreshë Hyjlindëse,lum’ti shkall’ e shenjtë,që nga dheu shpie në qiell me hir,lum’ti o urë që prier lavdëronjësit,që prej varreve,lart në parajsën e ëngjëjve.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

- 16 -

Page 17: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Më e lartë prej çdo qielli,Shpëtimtarin e njerëzve,Ti në gjin’e shenjtë,e ke mbajtur Zonjë Hyjlindëse lum’ti që ngjeve me gjakun rrobën ndritëse,dhe shkëlqenjëse,të Komandantit të forcave.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Ligjëvënësin ke lindur,Virgjëreshë Hyjlindëse,që paligjësitë,ua fal të gjithëve darovisht,o lartësi pa kufi o thellësi pa fund,ndërmjetonjëse,ti na ke ngritur në qiellin.

Tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Ty që mplekse për njerinë,një kurorë të qiellëshme,Ty të përhymnojmë,lum’Ti Virgjëreshë Hyjlindëse,lum’Ti fortesë dhe mbrojtje e të gjithëve,o përkrahëse,streh’e përikje e besnikëve.

ZBRITËSORE IVTi që rri midis lavdisë,përmbi fronin e hyjëshmë,nga një re e

lehtë,ardhe o Jesu i përjetëshmë,dhe na shpëtove me dorën jetëdhënëse,të thërresim pra:Nder dhe lavdi gjithënjë mbi Ty.

KËNGA VTë gjithë i habite Ti,me një çudi dhe një lavdi,Ti o Virgjëresh’e

pamartuar,Zotin e botës që mbretëron lart në qiell,si një bir e mbajte në pëqi,dhe shpëtim që lartazi,u dhurove besnikëve.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

- 17 -

Page 18: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

O Zonjë Hyjlindëse,që linde udhëheqësin,ti na ke shpëtuar nga përmbytja,ne mëkatarët dhe të pavyerit,Nus’e Perëndisë Shën Mari,lum’Ti o Hyjpritëse,Nën’e Zotit të gjithave.

E përmbishenjtë Hyjlindës,shpëtona.

Kështjella e njerëzve,gëzohu o Hyjlindëse,vend’i shenjtërimit dhe lavdisë,vdekja e Ferrit o Nus’e ndritëshme,o gëzim i ëngjëjve në qiell,lum’Ti o përkrahëse,e të gjithë besnikëve.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

O fron që shkëlqen dhe ndrit,me Fjalën e përjetëshme,lum’Ti o parajsë shpirtërore,që ke në qendër Zotin e jetëve,që i ëmbëlson edhe i ngjall,gjithë të gëzuarit,me kungatën e qiellëshme.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Prej teje forcohemi,thërresim pra me zë të madh:Lum’Ti o qytet i Mbretit tonë,e lavdëruar prej gjithë brezave,dhe prej gjithë kishave kudo,mal i lartë gjer në qiell,det pa fund edhe pa kufi.

Tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Pallat i diamanteve,të çmuar o Hyjlindëse,Ti që na dhuron margaritarin,Fjalën e Atit dhe Shpëtimtarin Krisht,Ti me Perëndinë i pajton,gjithë lumëronjësit,që të lusin besnikërisht.

ZBRITËSORE V

Të gjithë i habite Ti,me një çudi dhe një lavdi:Ti o Virgjëreshë e pamartuar,Zotin e Botës që mbretëron lart në qiell,si një bir e mbajte në pëqi, dhe shpëtim që lartazi,u dhurove besnikëve.

KËNGA VI

- 18 -

Page 19: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Këtë të kremte e lusim sot,për Zonjën edhe Nënën Hyjlindëse,gjithë hyjmëndësit,eni trokisni pra duartë,dhe lavdëroni Zotin, që lindi prej Asaj.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

Banes’e Fjalës e ndritëshme,gëzohu shenjtërim i të gjithëve,Zonjë Hyjlindëse,mburrur prej gjithë Profetëve,prej gjithë Apostujve edhe Shenjtorëve.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

Na prure vesën e qiellëshme,që shojti tërë zjarrin pagan të keq;Ty të thërresim pra:Lum’Ti qilim i vesëve,që Gjedeoni gjeti Zonjë hyjlindëse.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Gëzohu Zonjë Hyjlindëse,liman u bëj për ne lundrëzonjësit,ku të përmblidhemi,brënda në detin e helmeve,dhe të përballim sulmet e të paudhëve.

Tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Gëzona Zonjë gëzonjëse,mendimet që të themi me zë të madh;Lum’ti o Hyjlindëse,re edhe ferrë e ndritëshme,që ne besnikët pa prerë na mbron dhe na shpëton.

ZBRITËSORE VI

Këtë të kremte e lusim sot,për Zonjën edhe Nënën Hyjlindëse,gjithë hyjmëndësit,eni trokisni pra duartë,dhe lavdëroni Zotin që lindi prej Asaj.

SHKURTORJA T T IV

- 19 -

Page 20: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Përlufteshës gjenerale këngët mundëse,Si përhirim që e shpëtove prej tmerreve,Qyteti yt po të përshkruan o Virgjëreshë,Po sikundër ke fuqi të paluftuarshme,Prej çfarëdo rreziku shpëtomë,Se po të thërres:Gëzohu,Nuse e panusëruar.

Pastaj prifti shkon përpara ikonës së Shën Marisë,e temjanis tri herë dhe këndon stanzën e tretë të përshëndetjeve.

STANZA E TRETË

PRIFTI:Kur u fanes Krijuesi,u shfaq si një krijesë e re midis atyre,që krijoi vetë,se lindi pa atë prej nje Nëne Virgjëreshë,dhe duke parë këtë çudi,e hymnojmë dhe thërresim:

Gëzohu, o lule e paprishjes; Gëzohu, o kurorë e përkorës.

Gëzohu Ti, që na ndrite simbolin e ngjalljes;gëzohu Ti,që na tregon jetën e ëngjëjve.

Gëzohu,o shelg i pemë-ndritshëm,prej të cilit ushqehen besnikët;gëzohu,o lis fletëbukur,prej të cilit mbulohen popujtë.

Gëzohu Ti, që linde udhëheqësin për të arratisurit;gëzohu Ti,që solle shpërblenjësin për robërit.

Gëzohu,o zbutje e gjykatësit të drejtë;gëzohu,o ndjesë popullit mëkatar.

Gëzohu,o stoli e bukur e të zhveshurve;gëzohu,o dashuri,që kapërcen çdo dëshirë.

Gëzohu,Nuse e panusëruar.

KORI :Gëzohu,Nuse e panusëruar

- 20 -

Page 21: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

PRIFTI:Duke parë një lindje të çuditeshmë,le ta harrojmë botën,dhe le të ngjitemi me mendjen në qiell;se prandaj Perëndia i lartë u shfaq mbi dhenë si njeri i përulur,se deshte t’i shpinte lartë ata,që i thërresin:Aliluia.

KORI :Aliluia.

PRIFTI:Fjala e papërshkruar erdhi plotësisht mbi dhenë,por nuk u largua as-fare nga qielli,se lindja prej Virgjëreshës u bë me bashkëzbritje të perëndishme pa ndonjë largim prej vendit,edhe prandaj Ajo dëgjonte këto:

Gëzohu,o vend i Zotit të panxënë;gëzohu,o derë e misterit të shenjtë.

Gëzohu,o lajm i dyshimtë për të pabesët;gëzohu,o mburrje e padyshimtë e besnikëve.

Gëzohu,o qerre e tërëshenjtë e Kerubimeve;gëzohu,o banese e shkëlqyer e Serafimeve.

Gëzohu Ti, që bashkove të kundërtat;gëzohu Ti,që pajtove virgjërinë me lindjen.

Gëzohu Ti, me anën e së cilës u fal mëkati;gëzohu Ti,më anën e së cilës u çel Parajsa.

Gëzohu,o hapës i Mbretërisë së Krishtit;gëzohu,o shpresë e të mirave të ameshuara.

Gëzohu,Nuse e panusëruar.

KORI :Gëzohu,Nuse e panusëruar.

- 21 -

Page 22: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

PRIFTI:E tërë krijesa e ëngjëjve u çudit për veprën e madhe të njerëzimit;se e panë Perëndinë e paafruar si njeri,i cili u afrua ndër të gjithë,dhe rrojti bashkë me ne,edhe dëgjoi prej të gjithëve:Aliluia.

KORI :Aliluia

PRIFTI:I shohim oratorët me shumë fjalë,që bëhen memecë si peshqit për lindjen tënde,o Hyjlindëse;se nuk dinë të na thonë se si ke mbetur virgjëreshë dhe ke lindur një Foshnjë;por ne çuditemi për misterin dhe thërresim me besë:

Gëzohu,o enë e urtë e Perëndisë;gëzohu,o arkë e providencës së Tij

Gëzohu Ti,që i tregon të paditur filozofët;gëzohu ti,që i provon të pazotët mjeshtërit.

Gëzohu Ti,që i thyen leqet e Athenianëve;gëzohu Ti,që i mbush rrjetat e peshkatarëve.

Gëzohu Ti,që na nxjerr jashtë detit të padijes;gëzohu Ti,që e ndriçon popullin me dijë.

Gëzohu,o anije e atyre që duan të shpëtojnë;gëzohu,o liman i lundrëzonjësve të jetës.

Gëzohu,Nuse e panusëruar.

KORI :Gëzohu,Nuse e panusëruar.

PRIFTI:Krijuesi i gjithësisë deshi ta shpëtojë botën,dhe zbriti vete në botë;ishtë Bari si Perëndi,por u shfaq si njeri për ne,dhe e fitoi njerinë me formë njeriu,dhe dëgjoi si Perëndi: Aliluia.

- 22 -

Page 23: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

KORI :Aliluia

Pastaj nis kënga e VII e Kanunit.

KËNGA VII

Nuk u faleshin,krijesave hyjmëndësit,por Krijetarit lart,dhe kërcënimin me zjarr,e shkelën me trimëri,psalnin me brohori:Zot lavdi më Ty,o Perëndi i Atërve,Ti je vetëm i bekuar.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

O Hyjlindëse,gëzohu fron shpirtëror,o vreshtë plot me hardhi,ngarkuar me rrush të kuq,t’altarëve,që shpirtret e besnikëve,i gëzon me gjak të Krishtit.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

Ti që linde mjek,shëronjës të besnikëve,Mari Hyjlindëse,o shkop i shenjtë mikstik,që lulen e qiellëshme,Ti lulëzon tani,Zonj’e ndritëshme,me gaz prej teje mbushemi,edhe jete trashëgojmë.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

Asnjë gjuhë s’mund,të të lavdërojë vlerësisht,Ty o Hyjlindëse,nga Serafimet më lart,u ngrite kur linde Ti,Mbretin Jesu Shptimtar;pra Atij iu lut,të na shpëtojë gjithënjë,sa të lusim plot me besë.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Prej gjith’anëve,lumërohesh o Hyjlindëse,me thirrje gjithënjë.Gëzohu o Shën Mari,që mban në krahërorin tënd,Fjalën dhe

- 23 -

Page 24: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Zotin Krisht;Pra Atij iu lut,në librin e të gjallëve,të na shkruajë o Zonjë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Ty të lutemi,të gjithë dhe të përgjunjemi,me gjithë zemër e shpirt;dëgjona pra Shën Mari,shpëtona prej helmeve,se po përmbytemi,edhe ruaje,qytetin tënd Hyjlindëse,prej armiqve të pabesë.

ZBRITËSORE VIINuk u faleshin,krijesave hyjmëndësit,por Krijetarit lart,dhe

kërcënimin me zjarr,e shkelën me trimëri,psalnin me brohori:Zot lavdi më Ty,o Perëndi i Atërve,Ti je vetëm i bekuar.

KËNGA VIIIDjemat e dënuar për të djegur,prej zjarrit i ka shpëtuar lindj’e

Zotit Krisht,si simbol në vjetëri dhe si vepërim tani,dhe tërë botën po e mbledh për këng’e lavdërim:Hymnojeni ju veprat e Zotit,dhe e lartësoni përmbi të gjitha jetët.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

Fjalën Jesu Krisht në krahë e prite,Atë që mban gjithësinë Ti e mban në gji,Ti me qumësht e ushqen,Zotin dhe ushqenjësin,e dheut dhe të qiellit dhe të këndonjesve:Hymnojeni ju veprat e Zotit,dhe e lartësoni përmbi të gjitha jetët.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

Ferrën e kuptoi Moisiu,dhe lindjen e Virgjëreshës na e mori vesh,Shembulli i djemave,na e shfaqi qartazi:Në mes të zjarrit hidheshin dhe nukë digjeshin,Hyjlindëse Mari Virgjëreshë;Ty pra të hymnojmë përherë dhe përjetë.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

- 24 -

Page 25: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Grackat e demonëve na zhveshën,por Ti përsëri na veshe me stoli të re,kur na linde Zotin Krisht,edhe të verbuarit,nga hija e mëkateve e panë diellin,Hyjlindëse banesa e drites,Ty pra të hymnojmë përherë dhe përjetë.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Ngjallen dhe të vdekurit prej teje,se jetën dhe jetëdhënësin e linde Ti,flasin gjuhëlidhurit,shohin të verbuarit,shërohen të lebrozurit dhe të lënguarit,dhe zhduken krejt nga drita demonët,Zonjë Virgjëreshë shpëtim i njerëzisë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Ti që na dhurove Shpëtimtarin,dhe ti që na lartësove gjer në qiellin,lum’ti o Hyjlindëse,rrojtëse,shpëtonjëse,se ti i mbron dhe i bekon gjithë këndonjësit;Hymnojeni ju veprat e Zotit dhe e lartësoni përherë dhe përjetë.

ZBRITËSORE VIII

Djemat e dënuar për të djegur,prej zjarrit i ka shpëtuar lindj’e Zotit Krisht,si simbol në vjetëri dhe si vepërim tani,dhe tërë botën po e mbledh,për këng’e lavdërim;Hymnojeni ju veprat e Zotit dhe e lartësoni,përmbi të gjitha jetët.

Në këtë kohë prifti temjanis Altarin dhe popullin.

KËNGA IXGjithë njerëzit,kërceni me ngazëllim,tek drit’e Shpirtit

Shenjtë,eni lavdërojeni,ëngjëjt e qiellit eni kremtojeni,këtë të shenjtë panair të Kryezonjës Mari,dhe thërrisni:Ti je më e lumura,Virgjëresh’e kulluar Hyjlindëse.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

- 25 -

Page 26: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Çdo besnik thërret:Gëzohu Hyjlindëse,se gjithënjë na jep,gaz që nukë ka mbarim,ti pra shpëtona prej gjithë ngasjeve,nga sulmet e barbarëve dhe gjithë plagëve,që na vijnë nga shumic’e fajeve,dhe mëkateve tona të tmerrëshme.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

Ardhe për ndriçim,për mbrojtje dhe për shpëtim,pra të thërresim sot:Lum’o yll pa perëndim,që sjell në botë Jesunë Diellin;lum’o dritë që i shpie njerëzit,në një jetë qiellore që s’ka mbarim.

E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

Eni besërisht,në Kishën e Zotit Krisht,dhe përshëndosheni,Nënën dhe Hyjlindësen:O Virgjëreshë Zonj’e të gjithëve,lum’Ti më e bekuara në mes të grave mbi dhe,lum’Ti lule,myrrën e përbotëshme,Ti e prite në gjirin dhe na e dhe.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Lum’Ti o pëllumb,se Ti Mëshironjësin,na prure përmbi dhe,mburrj’e Oshënarëve,edhe kurora e Athloforëve,dhe e Dëshmorëve dhe e Shënjtorëve,zbukurim’i gjithë të krishterëve,dhe shpëtimi i gjithë besnikëve.

Tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Zot dhe Perëndi,kurse trashëgimin tënd,fal-u besnikëve,ndjesën e mëkateve,dëgjoja lutjet Nënës Hyjlindëse,dhe ndërmjetimet pa pushim për gjithë njerëzit,dhe shpëtoji,sipas përdëllimit tënd,edhe falna parajsën e qiellit.

ZBRITËSORE IXGjithë njerëzit,kërceni me ngazëllim,tek drit’e Shpirtit Shenjt,eni

lavdërojeni,ëngjëjt e qiellit eni kremtojeni,këtë të shenjtë panair të

- 26 -

Page 27: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Kryezonjës Mari,dhe thërrisni:Ti je më e lumura,Virgjëresh’e kulluar Hyjlindëse.

Pastaj këndohet ngadalë dhe në mënyrë andifonale:

SHKURTORJA T T IV

Përlufteshës gjenerale këngët mundëse, Si përhirim që e shpëtove prej tmerreve,Qyteti yt po të përshkruan o Virgjëreshë;Po sikundër ke fuqi të paluftuarshme,prej çfarëdo rreziku shpëtomë,se po të thërres: Gëzohu Nuse e Panusëruar.

Pastaj prifti shkon përpara ikonës së Shën Marisë,e temjanis tri herë dhe këndon stanzën e katërt të përshëndetjeve:

- 27 -

Page 28: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

STANZA E KATËRT

PRIFTI:Je kështjella e virgjëreshave dhe e atyre,që përikin më Ty.o Virgjëreshë Hyjlindëse;se të ka ndërtuar,Krijuesi i qiellit e i dheut,i i Cili banoi në gjirin tënd,edhe i Cili na mësoi të thërresim:

Gëzohu,o kollonë e virgjërisë;gëzohu,o dhoronjëse e mirësisë Perëndore.

Gëzohu si ti i rilinde mëkatarët e trupit;gëzohu se Ti i urtësove sakatët e mendjes.

Gëzohu,se dërmove prishësin e mendjeve;gëzohu,se linde mbjellësin e urtësisë.

Gëzohu,o dhomë e martesës mistike;gëzohu se Ti i pajton besnikët me Zotin.

Gëzohu,o rritëse e mirë e virgjëreshave;gëzohu,o zbukuronjëse e zemrave të shenjta.

Gëzohu,Nuse e panusëruar.

KORI :Gëzohu,Nuse e panusëruar.

PRIFTI:Asnje lëvdatë nuk barazohet me shumicën e mëshirave të tua;se edhe sikur të të blatojmë aq këngë sa ka rërë anës detit,o Mbret i Shenjtë,prapë nuk mbarojmë aq sa të detyrohemi për ato,që na ke dhënë ne që të thërresim: Aliluia

- 28 -

Page 29: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

KORI :Aliluia

PRIFTI:E shohim Virgjëreshën si një lambadhë dritëdhënëse,e cila shfaqet në errësirë;se Ajo e ndez dritën e palëndëshme,dhe i udhëheq të gjithë në dijen e Perëndishme,dhe ua ndriçon mendjen me agimin,dhe nderohet me këto thirrje.

Gëzohu,o rreze e diellit mëndor;gëzohu,o shigjetë e dritës së paperënduar.

Gëzohu,o vetëtimë që i shkëlqen shpirtret;gëzohu,o bubullimë,që i tmerron armiqtë.

Gëzohu,se linde diellin e shumëdritëshmë;gëzohu,se burove lumin e shumëvalëshmë.

Gëzohu Ti,që pikturon simbolin e fronit;gëzohu Ti,që lave njollën e mëkatit.

Gëzohu,o banjë,që spastron ndërgjegjen;gëzohu,o kupë që gostit ngazëllimin.

Gëzohu,o erë e luleve te Krishtit;gëzohu,o jetë e dëfrimeve mistike.

Gëzohu,Nuse e panusëruar

KORI :Gëzohu,Nuse e panusëruar.

PRIFTI:Detyrëlarësi i gjithë njerëzve donte t’i falte detyrat e vjetra,dhe u afrua ndër ata,që ishin larguar prej Tij,dhe e grisi dorëshkrimin,dhe dëgjoi nga të gjithë:Aliluia.

KORI :Aliluia.

- 29 -

Page 30: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

PRIFTI:Këndojmë lindjen tënde,dhe të përhymnojmë të gjithë,si një tempull shpirtëror,o Hyjlinëse;se Zoti,që i mban të gjitha në dorë,banoi në gjirin tënd,të shenjtëroi,të lavdëroi,dhe na mësoi të gjithë të të thërresim:

Gëzohu,o tendësim i Perëndisë dhe Fjalës;gëzohu,o Shenjtore më e madhe se të gjithë Shenjtorët.

Gëzohu,o arkë ,e larë me flori të Shpirtit;gëzohu,o thesar i jetës i paharxhuar.

Gëzohu,o kurorë e çmuar,e mbretërve besëmirë;gëzohu,o mburrje e nderuar e priftërinjve shpresëplotë.

Gëzohu,o fortesë e patundur e Kishës;gëzohu,o kështjellë e pazaptuar e Mbretërisë.

Gëzohu Ti,me anën e së Cilës ngrihen tropetë;gëzohu Ti,me anën e së Cilës rrëzohen armiqtë.

Gëzohu,o shërim i trupit tim;gëzohu,o shpëtim i shpirtit tim.

Gëzohu,Nuse e panusëruar.

KORI :Gëzohu,Nuse e panusëruar.

PRIFTI:O Nënë e lavdëruar,që linde Fjalën më të Shenjtë se të gjithë Shenjtorët.KORI :E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

PRIFTI:O Nënë e lavdëruar,që linde Fjalën më të Shenjtë se të gjithë Shenjtorët.KORI :E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

PRIFTI:O Nënë e lavdëruar,që linde Fjalën më të Shenjtë se të gjithë Shenjtorët.KORI :E përmbishenjtë Hyjlindëse,shpëtona.

- 30 -

Page 31: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

PRIFTI:Prite këtë blatë,ruajna nga të gjitha rreziqet,edhe shpëtona nga mundimi i pritmë ne,që të thërresim:Aliluia

KORI :Aliluia

PRIFTI:Ëngjëlli kryetar u dërgua prej qiellit,që t’i thotë Virgjëreshës:“GËZOHU!“dhe kur të pa që u mishërove bashkë me zërin ëngjëllor,çuditej dhe qëndronte,duke i thirrur kështu:

Gëzohu Ti,me anën e së Cilës do të shkëlqejë gazi;gëzohu ti,me anën e së Cilës do të humbasë mallkimi.

Gëzohu,o ndellje e Adamit të rënë;gëzohu,o shpërblim i lotëve të Evës.

Gëzohu,o lartësirë ku mendjet njerëzore nuk arrijnë dot;gëzohu,o thellësirë,ky sytë e ëngjëjve nuk shikojnë dot.

Gëzohu,se je froni i Mbretit;gëzohu,se e mban atë që i mban të gjitha.

Gëzohu,o yll që sjell diellin;gëzohu,o Nënë që mishëron Perëndinë.

Gëzohu Ti,me anën e së Cilës përsëritet natyra;gëzohu Ti,me anën e së Cilës foshnjërohet Krijuesi.

Gëzohu,Nuse e panusëruar.

KORI :Gëzohu,Nuse e panusëruar

Pastaj këndohet prej psaltëve pak më shpejt dhe në mënyrë andifonale:

- 31 -

Page 32: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

SHKURTORJA T T IV

Përlufteshës gjenerale këngët mundëseSi përhirim që e shpëtove prej tmerreve,Qyteti Yt po të përshkruan,o Virgjëreshë,Po sikundër ke fuqi te paluftuarshme,Prej çfarëdo rreziku shpëtomë.Se po të thërres:Gëzohu,Nuse e Panusëruar.

Mëshiro o Zot ( 40 herë )

DHJAKU: Le t’i lutemi Zotit.

KORI : Mëshiro o Zot

PRIFTI :O Krisht,o Perëndi,që adhurohesh,dhe lavdërohesh në çdo kohë dhe në çdo orë në qiell dhe mbi dhe,zemërgjerë,zemërdhembshur,dhe mëshirëplotë,që i do të drejtët dhe i mëshiron mëkatarët,që i fton të shpëtojnë me zotimin e të mirave të prime,;Ti o Zot priti lutjet tona në këtë orë,dhe drejtonae jetën sipas porosive të tua.Shenjtëronai shpirtret,paqësonai trupet;ndreqnai mendimet,qëronai zemrat,dhe shpëtona nga të gjitha hidhërimet,rreziqet dhe vuajtjet.Mbrona,ruajna dhe udhëhiqna,me anën e Ëngjejve të tu shenjtë,që të arrijmë në bashkimin e besës dhe në njohjen e lavdisë sate së paafruar.Se i bekuar je në jetë të jetëve.Amin.

Mëshiro o Zot ( 3 herë )

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.Tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Ti je e nderuar mbi Kerubimet dhe e lavdëruar pa krahasim mbi Serafimet,Ti me të vërtetë linde Fjalën Perëndi,pra ty të madhërojmë,Zonjë Hyjlindëse.

Mëshiro o Zot,Mëshiro o Zot,Mëshiro o Zot.

- 32 -

Page 33: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Beko o Atë në,Emrin e Zotit.

PRIFTI: Perëndia na mëshiroftë dhe na bekoftë,na tregoftë dritën e fytyrës së vetë dhe na shpëtoftë.

KORI : Amin.

Lexuesi:Shenjt Perëndi, Shenjt i Fuqishëm, Shenjt i Pavdekshëm.Mëshirona.( 3 herë)

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.Tani e përherë e në jetë të jetëveAmin.

Trini e Tërëshënjtë,Mëshirona;o Zot falna mëkatet tona;o Zot i Madh ndjeji paudhësitë tona;o i Shenjte vështro dhe shëro sëmundjët tona për emrin Tënd.

Mëshiro o Zot. ( 3 herë )

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.Tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Ati ynë që je në qiejt,u shenjtëroftë emri Yt,ardhtë Mbretëria jote,u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe,bukën tonë të përditëshme,jepna neve sot dhe falna fajet tona,sikundër dhe ne ua falim fajtorëve tanë dhe mos na shtjer në ngasje,por shpëtona nga i ligu.

PRIFTI :Se jotja eshte Mbretëria dhe fuqia dhe lavdia,e Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,tani e përherë e në jetë të jetëve.

KORI : Amin.

Lexuesi: Mëshiro o Zot ( 12 herë )

- 33 -

Page 34: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

URATA E SHËN MARISËPrej Pavlit,murgut të manastirit të Mirëbërësit

Lexuesi I : E papikëluar,e papërlyer,e pacënuar,e panjollëshme,Virgjëreshë e kulluar,Kryezonjë Nuse e Perëndisë,që bashkove Fjalën Perëndi me njerëzit me lindjen tënde të çuditëshme dhe mbështete natyrën e hedhur të gjendjes sonë më qiellorët,e vetmja shpresë e të dëshpëruarve dhe ndihma e të luftuarve,përkrahja e gatëshme e atyre që rendin tek Ti dhe streha e gjithë të krishterëve,mos të ardhtë ndot nga unë mëkatari,i mallkuari që prisha tërë veten time në mendime,fjalë dhe vepra të turpshme dhe që u bëra rob duke dashur prej ngathtësisë së dëfrimeve të jetës,po si Nënë e Perëndisë njeridashës,le të të vijë keq për mua mëkatarin dhe Birin e shthurur,dhe prit lutjen që te blatohet prej buzësh të ndyra dhe lutju Birit tënd dhe Zotit tonë,duke përdorur guximin tënd nënor,që të ma hapë dhe mua zemrën njeridashëse të mirësisë së Tij,dhe duke mos vënë re fajet e mia të panumërta,të më kthejë në pendim dhe të më tregojë punëtor të mbaruar të porosive të Tij.Dhe ji pranë meje gjithnjë,si mëshirëplotë,simpatike dhe mirëdashëse;në këtë jetë mbrojtëse dhe ndihmëse e nxehtë,duke thyer sulmet e kundërshtarëve dhe duke më udhëhequr tek shpëtimi;dhe në kohë të ikjes sime,duke u kujdesur për shpirtin tim të mjerë dhe duke dëbuar larg faqet e errëta të demonëve të ligj,dhe në ditën e frikshme të gjyqit,shpëtomë nga ferri i përjetshëm dhe tregomë trashëgimtar të lavdisë mistike të Birit tënd dhe Perëndisë tonë,të cilin e paça o Zonja ime Hyjlindëse e Tërëshenjtë,me ndërmjetimin dhe përkrahjen tënde,me hirin dhe njeridashjen e Birit tënd të vetëmlindur,Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jesu Krisht.i Cili meriton çdo lavdi,nder dhe adhurim,bashkë me Atin e tij pa fillim dhe me Shpirtin e tij të Tërëshenjtë,të Mirë dhe jetëbërës,tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

URATA E KRISHTITPrej Antiokut,murgut të Pandektit

- 34 -

Page 35: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

Lexuesi II : Dhe jepna o zot neve që shkojmë për të fjetur,prehje trupi dhe shpirti dhe ruajna nga gjumi i errët i mëkatit dhe prej çdo dëshire të errët e të natëshme.Pusho hovet e pasioneve,shuaji shigjetat e zjarrta të të ligut që lëvizin kundër nesh dinakërisht,thyeji kryengritjet e trupit tonë dhe vër në gjumë çdo mendim tokësor dhe lëndor.Dhe dhurona o Perëndi,mendje të vigjëluar,mendim të urtë,zemër esëll,gjumë të lehtë dhe pa ndonjë fantazi satanike.Dhe zgjona në kohë të faljes të mbështetur në porositë e tua dhe duke patur në veten tonë kujtimin e gjykimeve të tua të pakthyera.Falna lavdërimin tënd tërë natën,që të hymnojmë,të bekojmë e të lavdërojmë emrin tënd të nderuar e madhështor,te Atit,të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë,tani e përherë e në jetë të jetëve.Amin.

Lexuesi I :Virgjëreshë,Hyjlindëse e bekuar dhe e përmbilavdëruar,shpjerja lutjen tonë,Birit tënd dhe Perëndisë tonë dhe lypi të na shpëtojë shpirtret me anën tënde.Lexuesi II:O Atë shpresa ime,o Bir streha ime,o Shpirt i Shenjtë fortesa ime,o Trini e Shenjtë,lavdi më ty.

Lexuesi I: Çdo shpresë më Ty e var,o Zonjë Hyjlindëse,Nën’e Zotit Krisht,Ti më ruaj përherë e Ti më mbro.

Lexuesi II:Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,tani e përhëre e në jetë të jetëve.Amin.

Mëshiro o Zot ( 3 herë )

PRIFTI :Paqe të gjithëve.

KORI :Dhe në shpirtin tënd.

PRIFTI :Kryet tona le t’ia ulim Zotit.

KORI :Ty o Zot.

DHJAKU :Le t’i lutemi Zotit.

- 35 -

Page 36: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

KORI :Mëshiro o Zot

PRIFTI :O Kryezot mëshirëplotë,o Zoti ynë Jesu Krisht,o Perëndia ynë,me ndërmjetimet e Shën Marisë,Kryezonjës sonë Virgjëreshës dhe Hyjlindëses;me fuqinë e kryqit të çmuar dhe jetëbërës;me lutjet e Shën Joan Pagëzorit,Profetit dhe Pararendësit;të Apostujve të Shenjtë,të lavdëruar dhe emërshkëlqyer;të Dëshmorëve të Shenjtë dhe bukurmundës;të Atërve tanë Oshënarë dhe Hyjprurës;te Shën Joakimit dhe të Shën Anës,Hyjprindërve të drejtë,pritnaje lutjen me miresi;dhurona ndjesën e mëkateve;mbulona nën hijen e fletëve të tua;largonai armiqtë dhe kundërshtarët;paqësonaje jetën;O Zot kij mëshirë për ne dhe për botën tënde,dhe shpëtoji shpirtret tona si i Mirë dhe Njeridashës.

Pastaj prifti lexon Litaninë pasonjëse dhe populli pergjigjet“MËSHIRO O ZOT”

Le të lutemi për paqen e botës.Për të krishterët besëmirë dhe ortodoksë.Për Atin dhe Kryepeshkopin tonë (aksh ) dhe për tërë vëllazërinë tonë më Krishtin.Për Etërit dhe vëllezërit tanë të jetënderuar.Për ata që na shërbejnë dhe për ata që na kanë shërbyer.Për ata që na urrejnë dhe për ata që na duan.Për ata që na porositën ne të pavyerit,të lutemi për ta.Për çlirimin e robërve.Për mirëlundronjësit e deteve.Për të dergjurit në sëmundje.Për plotësinë e pemëve të dheut.Për të gjithë të krishterët orthodhoksë që prehen këtu e kudo.Le të themi dhe për veten tonë:

Mëshiro o Zot,mëshiro o Zot,mëshiro o Zot.

Pastaj të gjthë përshëndoshin ikonën e së Tërëshenjtës dhe marin bekimin e priftit.Ne këtë kohë këndohet Hyjlindësorja që pason:

- 36 -

Page 37: Himni Akathist.doc

HYMNI AKATHIST Kushtuar seTereshenjtes Mari

O Bukuri me nam,o virgjëri pa cen,o drit’e diellit,o hën’e qiellit,Shën Gabrieli kur të pa,çuditej dhe të thërriste:Si të të lavdëroj,o Mari Hylindëse?Ç’këngë të këndoj për Ty,nuk e di dhe kërkoj më kot. Pra them sikundër jam porositur:Gëzohu,Virgjëreshë Hirëplotë.

DHJAKU : Le t’i lutem Zotit.

PRIFTI : Me uratat e Etëve tanë të Shenjtë,o Zoti ynë Jesu Krisht,mëshirona dhe shpëtona.

KORI : Amin

FUND DHE

LAVDI PERËNDISË

- 37 -