16
aa USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 41 (82642) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 16 tetor 2015 Bashkëpunim Forca Tokësore Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Ameri- kës, zoti Donald Lu, në cilësinë e “Lektorit të Nderit” zhvilloi me grupin pjesëmarrës në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes-2015 (KLSM-2015” leksionin me temë “Këndvësh- trimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës... Në kuadër të përgatitjes së Kompanisë së Dytë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë (k2b2k), në periudhën 15 tetor-15 nëntor 2015 në Qendrën e Bashkuar Ndërkom- bëtare të Gatishmërisë (JMRC) në Hohenfels, Gjermani, kjo kompani merr pjesë... Ambasadori i SHBA, Donald Lu, “Lektor Nderi” në KLSM - 2015 K2k në stëvitjen “Combined Resolve V-16-01” në Hohenfels, Gjermani http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] 300 Të RINJ DHE Të REJA U BASHKOHEN FORCAVE Të ARMATOSURA Në kinemanë e garnizonit “Skënderbej”, më 12 tetor 2015, u zhvillua ceremonia e përcjelljes për në Shkollën e Trupës në Bunavi e 300 kandi- datëve fitues për t’u rekrutuar në Forcat e Arma- tosura. Ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj. Kjo ceremoni u organizua nga Qendra e Personel Rekrutimit, e cila në bashkëpunim me strukturat përkatëse të ngarkuara me detyrë për dërgimin e kandidatëve të përzgjedhur në Bunavi, mori të masat e nevojshme, duke përfshirë këtu mbështetjen me transport, shoqërimin me Po- licinë Ushtarake për sigurinë e tyre, mbështetjen shëndetësore me ambulancë dhe infermierë si dhe personelin shoqërues për ndjekjen e proce- durave. Gjithashtu, sektori i Marketingut... faqe 4 » faqe 5 » 50-VJETORI I BATALIONIT Të MBëSHTETJES faqe 3 » Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin shtetit shqiptar “E kam për nder dhe krenari që kam qenë pjesë e Ushtrisë Shqiptare” Mbrojtja e fortë, bazë për marrëdhënie konstruktive faqe 8-9 faqe 12-13 INTERVISTA/ KOLONEL (R) HYSEN QENDRO NATO Epoka e re e futbollit shqiptar faqe 6-7 » HISTORIKE Ministrja Kodheli priti zv.komandantin e Forcës Tokësore të NATO-s, gjeneral lejtënant Devis faqe 4 » faqe 2 »

Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 2015 1

aa

ushtriaViti i 69-të i botimit Nr. 41 (82642) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 16 tetor 2015

Bashkëpunim

Forca tokësore

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Ameri-kës, zoti Donald Lu, në cilësinë e “Lektorit të Nderit” zhvilloi me grupin pjesëmarrës në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes-2015 (KLSM-2015” leksionin me temë “Këndvësh-trimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Në kuadër të përgatitjes së Kompanisë së Dytë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë (k2b2k), në periudhën 15 tetor-15 nëntor 2015 në Qendrën e Bashkuar Ndërkom-bëtare të Gatishmërisë (JMRC) në Hohenfels, Gjermani, kjo kompani merr pjesë...

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, “Lektor Nderi” në KLSM - 2015

K2k në stëvitjen “Combined Resolve V-16-01” në Hohenfels, Gjermani

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

300 të riNj dhE të rEja u BashkohEN ForcaVE të arMatosuraNë kinemanë e garnizonit “Skënderbej”, më 12 tetor 2015, u zhvillua ceremonia e përcjelljes për në Shkollën e Trupës në Bunavi e 300 kandi-datëve fitues për t’u rekrutuar në Forcat e Arma-tosura. Ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj.Kjo ceremoni u organizua nga Qendra e Personel

Rekrutimit, e cila në bashkëpunim me strukturat përkatëse të ngarkuara me detyrë për dërgimin e kandidatëve të përzgjedhur në Bunavi, mori të masat e nevojshme, duke përfshirë këtu mbështetjen me transport, shoqërimin me Po-licinë Ushtarake për sigurinë e tyre, mbështetjen shëndetësore me ambulancë dhe infermierë si dhe personelin shoqërues për ndjekjen e proce-durave. Gjithashtu, sektori i Marketingut...

faqe 4»

faqe 5»

50-VjEtori i BatalioNit të MBështEtjEsfaqe 3»

Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin shtetit shqiptar

“E kam për nder dhe krenari që kam qenë pjesë e Ushtrisë Shqiptare”

Mbrojtja e fortë, bazë për marrëdhënie konstruktive

faqe 8-9

faqe 12-13

intervista/ kolonel (r) hysen Qendro

nato

Epoka e re e futbollit shqiptar

faqe 6-7»

HiStoRiKe

Ministrja Kodheli priti zv.komandantin e Forcës tokësore të NAto-s, gjeneral lejtënant Devis

faqe 4»

faqe 2»

Page 2: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 20152 zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DarDha

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’ark”

Graphic Designer:Afërdita hySaj

redaktore/Korrektore:Anila DoDa

Gazetarë:Mimoza GoliKja

Albert Zholi

Gazetarë:saimir alijaetleva SMaçi

Batalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm ka festuar 50-vjetorin e krijimit të tij. Me këtë rast në mjediset e këtij reparti u

zhvillua një ceremoni ku ishin të pran-ishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjen-eralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, veteranë dhe ish-ushtarakë që kanë shër-byer ndër vite në këtë batalion, punonjës civil etj.

Fjalën e hapjes në këtë ceremoni e mbajti komandanti i Batalionit, kolonel Arben Kingji, i cili solli për të pranishmit një historik të shkurtër të kësaj njësie ushtarake që nga krijimi deri në ditët e sotme.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në përshëndetjen drejtuar efek-tivit të këtij reparti theksoi se, 50-vjetori i krijimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, ndërsa ka vlerësuar punën dhe arritjet e shënuara prej tyre ndër vite. Me këtë rast, znj. Kodheli ka vlerësuar ish-komandantin e parë të këij batalioni, të ndjerin Diko Zeqo, i cili me punën dhe vlerat e tij i dha emrin e vet jo vetëm batalionit, por, siç tha Kodheli, edhe kësaj zone në periferi e kryeqytetit. “E përmënd këtë fakt për të ndarë me ju opinionin tim sesa shumë do të thotë të bësh për vendin ku punon. Kur punon mirë mbetesh në histori dhe unë besoj se 50 vjet të aktivitetit të këtij batalioni, ish-kompani dikur, ka shumë për të thënë, por ajo çka mbetet mbas 50 vjetësh është emri i mirë që kjo njësi ush-tarake ka lënë ndër vite”, - është shprehur ministrja Kodheli.

Në vijim, znj. Kodheli ka evidentuar ndryshimet dhe arritjet gjatë historisë së këtij batalioni, por thelbi i kësaj njësie ushtarake, nënvizoi ajo, është mbështetja serioze, puna e padukshme, sepse ndonëse gjithmonë në skalion të dytë, ky batalion ka bërë që ne të shikojmë dhe të percep-tojmë suksesin e atij që është në front të parë. “Ju keni pritur dhe përcjellë figura të larta dhe të nderuara të mbarë botës që kanë shkelur tokën shqiptare ndër vite. Ju vazhdoni ta bëni këtë me dinjitet dhe me bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka që

është bërë në këto 50 vite dhe që vazhdoni ta bëni edhe sot është një sakrificë e cila shpesh herë nuk shpërblehet, por është një sakrificë që ju nderon dhe që jua rrit dinjitetin”,- tha ministrja Kodheli.

Në fund të fjalës së saj, ministrja e mbrojtjes Kodheli ka siguruar edhe

50-vjetori i Batalionit të Mbështetjes së SHPFA

Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin shtetit shqiptarBatalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm, repart elitar i FA

njëherë mbështetejen e saj për këtë njësi shumë të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura. “Ju do të vazhdoni të keni mbështetjen time të pa kufij për të përmirësuar edukimin tuaj, trajnimin tuaj, kushtet e punës, cilësinë e jetës tuaj dhe të familjarëve tuaj, sepse vetëm kështu

ne mund të ndërveprojmë e të bashkëve-projmë për të mbërritur më të mirën në mënyrë që kush aderon në FA të jetë i shpërblyer për sakrificën që bën dhe për profesionin që ka zgjedhur të bëjë, t’i shërbejë të tjerëve, t’i shërbejë atdheut”, - ka përfunduar fjalën e saj ministrja e

Mbrojtjes, zjn Mimi Kodheli.Batalioni i Mbështetjes të Shtabit

të Përgjithshëm është një ndër repartet elitë të Forcave të Armatosura. Misioni i tij Kryerja e sigurisë, ruajtja e mbrojtja e personelit, infrastrukturës dhe instali-meve ushtarake, në MM dhe SHPFA, krijimi i kushteve të përshtatshme për punë dhe jetesë në vendkomandën e kohës së paqes dhe atë të veçantë të SHPFA-së, sigurimi i elementëve të ceremonialit gjatë pritjeve zyrtare që organizohen nga MM dhe institucio-net e tjera shtetërore si dhe sigurimi i mbështetjes me transport të MM-së, SHPFA-së dhe delegacioneve të huaja dhe vizitorëve. Kjo njësi e ka zanafillën e krijimit të saj që nga Lufta Nacional Çlirimtare, si një ndër strukturat e para të ruajtjes dhe sigurisë të Shtabit të Përgjithshëm. Në shkurt të vitit 1955 u bë riorganizimi i strukturës të ruajtjes të Shtabit të Përgjithshëm në nivel kom-panie me komandant Rexhep Xhemajli. Më 1 janar 1957 komandant kompanie emerohet Kapiten Diko Zeqo. Me urd-her Nr. 317, datë 27.09.1965 të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral lejtnant Petrit Dume, suprimohet Kompania e Sigurimit të M.M.P dhe mbi bazën e saj formohet Batalioni i Sigurimit i M.M.P dhe komandant i batalionit emerohet major Diko Zeqo detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1978. Pas viteve 1990 kjo njësi u quajt Batalioni i Mbështetjes të Shtabit të Përgjithshëm emërtim të cilin e mban dhe sot. E veçanta e këtij batalioni nga njësitë e tjera të FA-së është se në përbërje të tij është Kompania Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, të cilat mbulojnë të gjitha ceremonitë ushtarake të Forcave të Armatosura.

Page 3: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 2015 3zyrtare

Në kinemanë e garnizonit “Skënderbej”, më 12 tetor 2015, u zhvillua ceremonia e përcjelljes për në Shkollën

e Trupës në Bunavi e 300 kandidatëve fitues për t’u rekrutuar në Forcat e Ar-matosura. Ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralma-jor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj.

Kjo ceremoni u organizua nga Qen-dra e Personel Rekrutimit, e cila në bashkëpunim me strukturat përkatëse të ngarkuara me detyrë për dërgimin e kan-didatëve të përzgjedhur në Bunavi, mori të masat e nevojshme, duke përfshirë këtu mbështetjen me transport, shoqërimin me Policinë Ushtarake për sigurinë e tyre, mbështetjen shëndetësore me am-bulancë dhe infermierë si dhe personelin shoqërues për ndjekjen e procedurave. Gjithashtu, sektori i Marketingut në QKMBMMSHP u mor me promovimin e kësaj ceremonie.

Fjalën e hapjes të kësaj ceremonie e mbajti komandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Leonard Çoku, i cili iu drejtua të përzgjedhurve duke i përgëzuar për rezultatet e arritura në testimet e zhvilluara pranë QPR dhe garantoi ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe shefin i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bazon mbi transpar-encën e treguar gjatë këtij procesi, si dhe zbatimin e të gjitha udhëzimeve të Ministrit të Mbrojtjes, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA përsa i përket përzgjedhjes së këtij kontingjenti për të zhvilluar Stërvitjen Individuale Bazë në Shkollën e Trupës në Bunavi të Vlorës. “Pas kryerjes së procedurave të plota të testimeve përkatëse në QPR, ju u përzg-jodhët për të qenë pjesë e FA, pas provave të vështira, të lodhshme dhe emocionuese, por plotësisht transparente nëpër të gjitha testimet sipas procedurave standarde të vendosura”, theksoi kolonel Çoku. Më tej, ai tha se kandidatët janë përzgjedhur nga më të aftët nga ana fizike dhe shënde-tësore, me një nivel të lartë arsimor dhe

kulturor, nga një profil i lartë qytetar, nga një proces i rregullt sipas listë-meritës. “Ne eliminuam ndërhyrjet dhe rekrutimet me urdhra, sipas njohjes dhe miqësive, por vlerësuam meritat e secilit nga ju, në testet e vendosura sipas akteve ligjore e nënligjore. Tashmë, ju jeni bërë pjesë e FA dhe do të keni përfitimet dhe mundësitë si gjithë personeli i FA, - vijoi kolonel Çoku, - një kontratë pune të rregullt e të sigurt, shërbim shëndetë-sor falas për vete e familjen, mundësi arsimimi dhe kualifikimi brenda e jashtë vendit pa pagesë, si dhe do të përfitoni të gjitha të drejtat që parashikon Statusi i Ushtarakut të Republikës së Shqipërisë. Ju filloni një karrierë të re e të plotë ushtar-

ake dhe pas mbylljes së kësaj karriere do të keni përfitime suplementare”. Kolonel Çoku e mbylli fjalën e tij duke i uruar të gjithë rekrutëve suksese dhe një fillim të mbarë të kryerjes së Stërvitjes Bazë.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën e saj përshëndetëse, duke iu drejtuar të rinjve, u shpreh: “Di-kush prej nesh i ka vënë qëllim vetes t’i shërbejë Atdheut, sepse në këtë mënyrë ndihesh krenar, ndihesh mirë me veten, madje ndihesh edhe me sedër të përkëd-helur kur të tjerët thonë faleminderit që na ke shërbyer. Djemtë dhe vajzat tona nën armë japin maksimumin e tyre kur Shqipëria ka nevojë dhe këtë e bëjnë dhe jashtë kufijve të Atdheut duke rrezikuar

jetën që është gjëja më e shtrenjtë për gjithsecilin prej nesh. E bëjnë këtë në emër të asaj që përfaqësojnë, e bëjnë në emër të flamurit me shkabën dy-krenare, e bëjnë në emër të Shqipërisë, vendit tonë të dashur, të cilin duhet ta ruajmë nga çdo gjë që e bën pis. Të qenit pjesë e FA nuk është as e thjeshtë, nuk është asnjë gjë e përditshme, një gjë e zakonshme, por është sakrificë, është respekt ndaj vetes, respekt ndaj shokut, respekt ndaj kolek-tivit, respekt ndaj repartit, respekt ndaj titullarëve, respekt ndaj Atdheut, respekt ndaj mjedisit, respekt ndaj më të dobëtit, më të pamundurit. Pra, është shumë më shumë sesa të jesh një anëtar i thjeshtë i shoqërisë. Ndaj dhe Forcat e Armatosura,

këtu dhe kudo ku demokracia funksionon, janë pjesa elitë e shoqërisë dhe më e mirë e saj, janë pjesa më e përgatitur dhe më e ndershme e shoqërisë”.

Më tej, znj. Kodheli inkurajoi të rinjtë e të rejat të kapërcejnë vështirësitë që do të gjejnë në procesin stërvitor, duke theksuar se të qenit Forcë e Armatosur është gjithçka, por jo fushë me lule dhe në fund do të ndiheni shumë mirë me veten. Të qenit pjesë e FA të Republikës së Shq-ipërisë do të thotë edhe shumë mundësi, do të thotë mundësi për të përparuar në karrierë, do të thotë mundësi për t’u shkolluar jashtë, në akademitë dhe shkol-lat më të mira që bota e zhvilluar ofron. Do të thotë mundësi për ta përfaqësuar vendin në institucionet dhe organizmat më në zë të botës që na rrethon. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe NATO është organizata politiko-ushtarake më e rëndësishme dhe më e fuqishme në rruzull dhe pjesë e kësaj organizate janë vetëm 28 vende, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli e mbylli fjalën e saj me këshillën drejtuar të rinjve: “Mos u ktheni mbrapa, mos u jepni nga vështirësitë, mendoni që nesër e ardhmja juaj do të jetë më e mirë se kjo e sotmja. E bëj këtë si Ministër i Mbrojtjes me përgjegjësitë që ky pozicion ka, e bëj këtë nga pozicioni i një nëne për një brez të cilin shpresoj shumë që të jetë më i mirë se çka ne bëmë, e bëj këtë në emër të të gjithë ushtarakëve që sot aderojnë në FA dhe me sakrificë për respektin për veten, për Atdheun, vazhdojnë të jenë avangarda e shoqërisë shqiptare dhe shumë më shumë sesa kaq. Ju uroj nga thellësia e zemrës shumë sukses”.

Gjatë muajit shtator-tetor 2015 Qen-dra e Personel Rekrutimit zhvilloi fazën e dytë të Planit të Rekrutimit për vitin 2015 në FA, ku me transparencë dhe profesionalizëm kandidatët iu nënshtruan tre testimeve, atij fizik, intelektual dhe psikologjik. Në përfundim fituan 300 kandidatë të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit, prej të cilëve 22 vajza dhe një pjesë e mirë me arsim të lartë.

Pas përfundimit të ceremonisë, 300 kandidatët fitues për ushtarë/detarë aktivë u nisën drejt Shkollës së Trupës së FA në Bunavi të Vlorës, ku do të ndjekin Stër-vitjen Individuale Bazë, e cila zgjat 9 javë dhe përfundon më 18 dhjetor 2015.

Përfundoi faza e dytë e rekrutimit në FA

300 të rinj dhe të reja u bashkohen FA

Ministrja Kodheli: Mos u ktheni mbrapa, mos u jepni nga vështirësitë, mendoni që nesër e ardhmja juaj do të jetë më e mirë se

kjo e sotmja. Ju uroj nga thellësia e zemrës shumë sukses

alba Musaraj

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli zhvilloi një takim me zëvëndëskomandantin

e Forcës Tokësore të NATO-s, gjeneral lejtënant Ed Devis, i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë. Gjatë këtij takimi, ministrja Kodheli e njohu ushtarakun e lartë të NATO-s me reformën e bërë në Forcat tona të Armatosura, si dhe me angazhimet e marra në këtë kuadër. Zonja Kod-heli, ndër të tjera, ka nënvizuar se Shqipëria është përgjigjur dhe do të vazhdojë të jetë gjithnjë në linjën e parë të përgjigjes pozitive në raport me aleatët tanë. Ndërkaq, nga viti 2016 deri në vitin 2018, Shqipëria do të ketë gati dhe do të përgatisë një kompani “deployable”, pra të lëvizshme, dhe brenda 4-5 ditëve nga momenti kur mund të ketë

nevojë do të jetë gati për t’iu përgjigjur pozitiv-isht të gjitha thirrjeve të Aleancës. Nga ana e tij, zv.komandanti i Forcës Tokësore të NATO-s, gjeneral lejtënant Ed Devis, vlerësoi kontributin që Shqipëria dhe Foract e saj të Armatosura kanë dhënë në operacionet në kuadër të Aleancës, si dhe vlerësoi maksimalisht sidomos kontributin që do japë vendi ynë në Task Forcën e përbashkët të NATO-s. Sipas gjeneral lejtënant Devis, ky angazhim është shumë i rëndësishëm për NATO-n, krahasuar me një vend të vogël siç është Shqipëria. Gjithashtu, po sot zëvëndëskomandanti i Forcës Tokësore të NATO-s, gjeneral lejtënant Ed Devis, është pritur në takim nga shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA-ë, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

Ministrja kodheli priti zv.komandantin e Forcës tokësore të Nato-s, gjeneral lejtënant devis

Page 4: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 20154 zyrtare

Këto ditë tetori, ashtu siç kanë qenë të mbushura me shumë rreshje dhe lagështi, pas një vere tepër të thatë,

edhe për Forcën Tokësore kanë qenë plot veprimtari, në të cilat efektivat e struktuarve të saj janë angazhuar den-jësisht për kryerjen e detyrave të tyre në stërvitjet si brenda, ashtu edhe jashtë vendit në kuadër të NATO-s. Siç duket, tashme kur fundi i vitit nuk është shumë larg, oficerët, nënoficerët dhe të gjithë trupat e FT janë mobilizuar totalisht për të kurorëzuar me sukses të gjitha detyrat dhe objektivat që kanë pasur për vitin 2015. Ato janë shumë, por ne i kemi bërë të njohura herë pas here ato në faqet e shtypit ushtarak. Tashmë është e vështirë që në hapësirën e ketij shkrimi t’i paraqesim gjithçka është bërë dhe realizuar, por ajo që ka më tepër rëndësi është fakti se qysh tani efektivat e FT po përgatiten për të tjera objektiva dhe arritje përgjatë vitit që vjen, të cilat padyshim do të kënë në themel të tyre edhe ato çka kanë realizuar këtë vit.

armë-kontrolliNjë nga fushat e veprimit të Or-

ganizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Europës (OSBE) është edhe Armë-Kontrolli. Në këtë kuadër ka qenë edhe inspektimi i zhvilluar në datat 13-14.10.2015 në repartet e Forcës Tokësore nga ekipi i inspektimit të Armë-Kontrollit të FA të Bosnje Herce-govinës i përbërë nga major Dobrislav Bilos (kryetar i ekipit të inspektimit), major Nedeljko Sebic, kapiten Aldin Zametica, toger Sasa Pavicevic (anëtarë të ekipit).

Fillimisht, ekipi i inspektimit të Armë-Kontrollit të FA të Bosnje Hercegovinës u pritën në ambientet e Komandës dhe Shtabit të FT nga komandanti i FT, gjeneralmajor Zyber Dushku dhe shefi Degës Operacioneve dhe Stërvitjes, kolonel Ilir Xhebex-hia. Më pas, ekipi boshnjak ka nisur vazhduar inspektimin fillimisht në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë së FT dhe më pas kanë vijuar aktivitetin në Batalionin e Forcave Speciale dhe atë Komando. Në të dy këto reparte elitare të FT, grupi i inspektorëve kanë marrë informacionin e kërkuar prej tyre nëpërmjet brifingjeve dhe inspektimeve të drejtëpërdrejta në terren. Ndërsa në datën 14.10.2015 ekipi i Armë-Kontrollit vazhdoi inspektimin e tij në Repartin Ushtarak Nr.1030.

Duhet theksuar se nga ana e Ko-

Në ForcëN ToKësore

Javë intensive aktiviteteshnënkolonel ediand elezi

mandës dhe Shtabit të FT janë marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve op-timale për zhvillimin e inspektimit në të gjitha repartet e vartësisë të planizuara për inspektim. Ky inspektim në Forcën Tokësore vjen pas atij të zhvilluar nga përfaqësues të Federatës Ruse jo shumë kohë më parë. Në bazë të “Dokumentit të Vjenës” të vitit 2011, shtetet anëtare (nënshkruese të dokumentit) kanë detyr-imin të presin tre vizita inspektimi në vit dhe një vizitë vlerësuese. Në të njëtën kohë ato kanë të drejtën, që në përputhje me parashtrimet e “Dokumentit të Vjenës” të ushtrojnë tre inspektime dhe një vizitë vlerësuese në vendet anëtare të OSBE-s.

Stërvitja “jCET-15”

Në ambientet e Batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore ka ngritur siparin stërvitja “JCET - 2015”. Në cer-emoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë: zëvendëskomandanti i Forcës

Tokësore, gjeneral brigade Muhamet Buçpapa, shefi i Operacioneve dhe Stërvitjes së FT, kolonel Ilir Xhebexhia, komandanti i komisariatit “RENEA” Drejtues i I-rë, Sokol Poçari, koman-danti i Batalionit të Forvace Speciale (bfs), nënkolonel Hoxha, si dhe efek-tiva nga forcat speciale amerikane, forcat speciale të bfs dhe ato të repartit “RENEA”.

Pjesëmarrësit në këtë stërvitje u për-shëndetën nga gjeneralbrigade Muhamet Buçpapa, i cili duke iu uruar fillim të mbarë kësaj stërvitjeje, i kërkoi trupave pjesëmarrëse impenjim dhe disiplinë të lartë gjatë periudhës së stërvitjes.

Stërvitja pritet të zhvillohet për një periudhë një mujore, me pjesëmarrjen e rreth 50 efektivëve të Batalionit të Forcave Speciale të FT (bfs), të Forcave Speciale Amerikane (Green Berets), si dhe të efektivëve të komisariatit RENEA. “JCET - 2015” zhvillohet në kuadrin e stërvitjeve të përbashkëta që

Zv.ambasadori britanik në tiranë stephen hickling viziton komandën e Forcës ajrore

efektivi i Batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore së bashku me për-faqësues nga forcat speciale policore “RENEA” kryejnë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me forcat speciale ameri-kane (Green Berets). Kjo stërvitje synon rritjen e aftësive operacionale, si dhe shkëmbimin e eksperiencës në lidhje me taktikat speciale që këto forca përdorin për realizimin e misionit të tyre.

K2k në stëvitjen “Combined resolve V-16-01” në hohenfels, Gjermani

Në kuadër të përgatitjes së Kom-panisë së Dytë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë (k2b2k), në periudhën 15 tetor-15 nëntor 2015 në Qen-drën e Bashkuar Ndërkombëtare të Gatishmërisë (JMRC) në Hohenfels, Gjermani, kjo kompani merr pjesë në stërvitjen “Combined Resolve V-16-01”. Në këtë stërvitje, e cila zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes në Forcën

e Reagimit të NATO-s, NRF- 2016, marrin pjesë k2k e Batalionit të Dytë me një efektiv prej 114 vetësh dhe një togë nga Batalioni Komando me 23 trupa. Stërvitja është e konceptuar sipas një skenari që përfshin forca të kombësive dhe armëve të ndryshme të kombinuara në një përpjekje të përbash-kët nën drejtimin e forcave amerikane. Kjo kompani drejtohet nga toger Besnik Tusha.

I gjithë skenari i stërvitjes para-shikon përdorimin e forcave ushtarake në Operacione të Unifikuara Tokësore (ULO- Unified Land Operations), që nënkupton kryerjen njëkohësisht të op-eracioneve mbrojtëse, mësymëse dhe të stabilitetit. Kompania e dytë e b2k është pjesë e Grup Batalionit 2-12 Amerikan, i cili përveç kompanisë shqiptare ka në përbërje kompani tankesh, kompani zbulimi, si dhe kompani këmbësorie, të gjitha këto forca amerikane të Batalionit 2-12 CAB, Texas.

Zv.ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z. Stephen Hickling bërëi një vizitë në Ko-mandën e Forcës Ajrore. Qëllimi i kësaj vizite ishte takimi me komandantin e Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj me rastin e emërimit të tij në postin e komandantit të Forcës Ajrore. Diplomati i lartë britanik u prit nga komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj. Gjatë këtij takimi u

vlerësuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i frytshëm që ekziston midis dy vendeve, duke u ndalur sidomos në aspektet e bashkëpunimit këto vitet e fundit në fushën ushtrake. Ndërkaq, të dy bashkëbiseduesit nënvizuan gatishmërinë dhe nevojën për vijimin e këtij bashkëpunimi në funksion të realizimit me sukses të projekteve aktuale edhe të së ardhmes për Forcën Ajrore Shqiptare.

Page 5: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 2015 5kds

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, “Lektor Nderi” në KLSM - 2015

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Donald Lu, në cilësinë e “Lektorit të Nderit” zhvilloi me grupin pjesëmarrës në Kursin

e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes-2015 (KLSM-2015” leksionin me temë “Këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zhvillimet aktuale gjeopolitike në rajonin e Ballkanit, por dhe më gjerë”. Ambasadori Donald Lu shoqërohej nga komandanti/rektori i AFA, Prof.Asoc. Dr. kolonel Idriz Haxhiaj, atasheu ushtarak i SHBA në Shqipëri, CDR Ralph B. Shield dhe shefi i Zyrës së Bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes SHBA dhe Shqipërisë, nënkolonel Rick Johnston.

Ambasadori i SSHBA-së, z. Donald Lu, e filloi lektimin e tij duke theksuar se shqiptarët janë një popull që respektojnë kulturën dhe historinë e tyre. Ai u ndal në dy çështje kryesore: qendrimi i SHBA-së ndaj zhvil-limeve në Shqiperi, si dhe ndaj zhvillimeve në rajon. Zoti Lu theksoi se, SHBA është fokusur në mbështetjen e reformave kryesore në Shqipëri në tre drejtime kryesore: mbështetje në reformat që i duhen Shqipërisë për të hyrë në BE, reformat për rritjen dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në NATO, nëpërmjet kontributeve dhe kapaciteteve të saj ushtarake, si dhe reformat për konsolidimin e institucioneve demokratike në vend. Gjithashtu, ambasadori Lu, në referatin e mbajtur, trajtoi dhe impaktin që zhvillimet rajonale kanë në proceset integruese të vendeve të rajonit në organizmat ndërkombëtarë të sigurisë si NATO dhe BE, si dhe asistenca amerikane e vazhdueshme për këtë qëllim. Ai vlerësoi progresin e dukshëm të vendeve të rajonit për nivelin e integrimit të tyre në organzimat rajonalë, NATO dhe në BE, ndërsa theksoi se Ballkani akoma konsiderohet si një biznes i pa përfunduar, përderisa ka disa shtete të paintegruara plotësisht në Europë dhe me demokraci të brendshme të pakonsoliduar në disa shtete të tjera. Leksioni u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku pjesëmarrësit e KLSM -7 bënë mjaft pyetje jo vetëm për Ballkanin, por edhe për zonat të krizave aktuale. Në emër të pjesëmarrësve të KLSM-7, kolonel Idriz Haxhiaj i dha ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu, “Certi-fikatën e Nderit”. Ndërkaq, ambasadori i SHBA, z. Donald Lu, u prit në takime të veçanta edhe nga ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

synon të përmbushë përgjatë zhvillimit të saj janë: planëzimi, analizimi dhe zbatimi i veprimeve në grup në goditje direkte; aftësimi për sinkronizimin e veprimeve luftarake; zbatimin e dok-trinave dhe koncepteve të përdorimit të njësive taktike të komponentit tokësor në b/veprim me komponentët e tjerë për të rritur fuqinë luftarake; zbatimi i procedurave standard të vendimmar-rjes; zbatimi i standardit të planit të operacionit etj. Oficeri për përgatitjen e skenarëve në QS, major Lulëzim Salihu, është shprehur me tone pozitive për bashkëpunimin me personelin e FS. “Serioziteti, përgjegjësia, mbështetja, ndërveprimi e bashkëpunimi i të gjithë stafit të QS me FS, në përgatitjen për zhvillimin e stërvitjes, po reflek-

Në Qendrën e simulimit zhvillohet stërvitja “Goditja e Furishme 2015”

Në mjediset stërvitore të Qëndrës së Simulimit (QS) është duke u zhvilluar stër-vitja “Goditja e Furishme

2015” me pjesëmarrjen e trupave Speciale të Forcës Tokësore. Kjo stërvitje po zhvillohet me ndihmën e kompjuterave CPX/CAX të QS me pjesëmarrjen e shtabit e të koman-dantëve të dy kompanive të Batalionit të FS dhe në përgjegjësinë e QS. Qël-limi i kësaj stërvitjeje është aftësimi nga ana e trajnuesve të Qëndrës së Simullimit, të pjesëmarrësve në stër-vitje në procesin e vendimmarrjes ushtarake për operacionet speciale.

Gjatë fazes së pare të stërvitjes nga ana e drejtuesve të QS është bërë njohja me skenarin dhe pla-nëzimin e detyrave dhe operacionet speciale (drejtimi i trupave); trajnimi I personelit stërvitor që operon në kryerjen e funskioneve të ndryshme si: pilot, zbulues, ndërlidhje etj., me programin tashmë të updetuar VBS3. Roli i personelit të QS në këtë stër-vitje nëpërmjet dhënies së asistencës teknike, operacionale e logjistike, po ndikon në realizimin me sukses të të gjitha fazave të stërvitjes.

Disa nga objektivat që kjo stërvitje

Një pjesë shumë e rëndësishme e kurri-kulëssë së Kurst të Lartë të Sigurisë

dhe Mbrojtjes-2015 (KLSM-2015) janë dhe vizitat mësimore në institucione të ndryshme si Brenda vendit, ashtu edhe ato rajonale dhe euroatlantike. Në këtë kuadër, si dhe në funksion të implementimit praktik të planit akademik, grupi mësimor i Kursit të Lartë të Sigurisë dhe të Mbrojtjes-2015 realizoi një vizitë një javore në Itali. Grupi i drejtuar nga zv/komandanti i KDS, kolo-nel Ruzhdi Kuçi, zv/komandanti i AFA, colonel Beqir Tafili, drejtori i Kursit, kolonel Çlirim Toçi, mori pjesë në katër vizita të rëndësishme, si në NATOJFC-Napoli, në Institutin Italian të Studimeve të Mbrojtjes-CASD, Shtabin Italian për Operacionet e Përbashkëta-COI, si dhe në Kolegjin e Mbrojtjes-NDC. Në Ko-mandën e Forcës së Bashkuar në Napoli grupi i KLSM-së u prit nga Drejtoria e J5,

ku u referua mbi procedurat e planëzimit në nivel operacional. Në Institutin Italian të Mbrojtjes, CASD, grupi u prit nga kundërad-miral Botazzi. Lektorë të shquar të këtij in-stituti brifuan mbi situatën aktuale që lidhet me çështjet e sigurisë, për rajonin e Mesdheut dhe Afrikës Veriore. Gjatë vizitës në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, në Romë, grupi i KLSM nëpërmjet lektimeve nga studiues e lektorë të fushës së sigurisë e mbrojtjes, u njoh me politikën e jashtme amerikane në Lindjen e Mesme.

Gjatë vizitës njohëse në Qëndrën Italiane për Operacionet e Përbashkëta, kursantët e KLSM u njohën me funksionimin dhe orga-nizimin e kësaj qëndre. Gjatë kësaj vizite, ko-mandanti i qëndrës, gjeneral Marco Bertolini, pati një takim kortezie me zv/komandantin e KDS, colonel Ruzhdi Kuçi.

Vizitat e grupit mësimor të KLSM-2015 po mundësojnë realizimin konkret të programit

kursi i lartë i sigurisë dhe Mbrojtjes-2015 vizitë mësimore në itali

nën/ kolonel alda sula tohet dukshëm gjatë gjithë fazave të zhvillimit të kësaj stërvitjeje. “Kjo stërvitje, - thekson major Salihu, - i shërben zhvillimit të një force të plotë special dhe konsolidimit të saj. Zba-timi i skenarëve të planëzuara merr në considerate krijimin e një koncepti të qartë të FS dhe detyrave që ajo kryen, si: personel që kompenson sasinë me cilësi operacionale, cilësi trajnimi e kryerje misioni etj.”.

Aplikimi i procedurave në QS për projektimin, ekzekutimin dhe vlerësimin e stërvitjes do të rrisin vlerat trajnuese/zhvilluese të kësaj stërvitjeje jo vetëm për drejtuesit, pjesëtarët e stafit të Qendrës së Simulimit, por dhe për audiencë stërvitore primare (kom-panitë e FS të KFT).

Page 6: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 20156 historike

Lorik Cana:

Kryeminsitri Edi Rama priti me një ceremoni madhësh-tore ekipin e Kombtares sonë në kryeministri. Në faqen e tij në Facebook, ndër të tjera, ai shkruan: Le t’u dhurojmë mikpritjen e merituar me diçka kuqezi në trup apo në duar. Fillimisht kryeministri Rama dhe ministrja Lindita Nikol-la ishin në Rinas, ku gjithçka ishte mbuluar me flamuj dhe shalle kuq e zi. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, trajneri De Biazi dhe kapiteni Lorik Cana të cilët në duar mbanin flamurin kuqezi urimin dhe mirëseardhjen e parë morën nga kryeministri Edi Rama i cili më pas takoi një për një të gjithë pjesëtarët e ekipit shqiptar. Më pas autobusi i kombëtares u nis drejt kryeministrisë për të marrë pjesë në ceremoninë e pritjes e organizuar në ambi-entet e kryeministrisë. Si asnjëherë më parë nuk ishte mbushur bulevardi para kryeministrisë si sot dhe për një qëllim: “Për ti uruar mirëseardhjen ekipit të kom-bëtares së drejtuar nga kapiteni Lorik Cana, trajnerit italianit De Biazi dhe për të festuar me ta hyrjen në “Francë 2016”. Në ambientet e Kryeministrisë, Rama nderoi me medaljen e “Mirënjohjes”, presidentin e Federatës së Futbollit Armando Duka, trajnerin e Kom-bëtares, De Biazi dhe kapitenin Lorik Cana.

Më pas festa vijoi për disa orë në sheshin “Nënë Tereza”.

albert z. zholi

E diel 11 tetor 2015! Kombëtarja jonë zhvilloi ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj të futbollit. Do të kualifikohemi apo jo?! Jerevan, kryeqyteti i Armenisë ishte shansi ynë i fundit. De Biazi organizon një skuadër

me synim sulmin dhe vetëm sulmin. Plot 93 minuta lojë së bashku me shtesën. Ankth, përgjegjësi, spektakël, forcë, dëshirë, emocion, këmbëngulje, lëvizje…Djemtë e De Biazit e nisën shumë mirë lojën, për të arritur në minutën e 9’ ku me një autogol të shënuar nga mbrojtësi armen Kamo Hovhannisyan kaluam në avantazh. Fillimisht ka goditur Basha, por topi u prit nga portieri, që nuk arrin ta kontrolloje topin duke e prekur Hovhannisyan, i cili e devijoi gabimisht duke e dërguar në portën e tij. Një gol jo i bukur, por që mund të quhet goli i shekullit për shqiptarët. Në minutën e 23’ do të vinte goli i dytë për Shqipërinë, i cili do të shënohej nga Berat Gjimshiti. Memushaj pason një top të saktë në zonë për Gjimshitin, i cili më pas e ka dërguar në rrjetë për herë të dytë në pak minuta. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2. Edhe pjesa e dytë nis me raste për Shqipërinë. Në minutën e 76’ Armando Sadiku ka shkundur për herën e tretë rrjetën e portës armene. Gjyqtari Szymon Marciniak vërshëllen! Përfundimisht Armeni-Shqipëri 0-3! Me këtë rezultat Shqipëria renditet në vendin e dytë me 14 pikë pas Portugalisë. Shqipëria u kualifikua si skuadra e dytë më e mirë në Grupin e Parë për eliminatorët e “Francë 2016”. Festa e kuqezinjve nisi në stadiumin “Republikan”, në Jerevan të Armenisë dhe vijoi edhe në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Qindra, mijëra tifozë anembanë Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Itali, Belgjikë, Gjermani, USA, Greqi, Francë e kudo festuan mbrëmjen e 11 tetorit 2015 kualifikimin e kombëtares në Euro 2016. Një ëndërr që u bë realitet! Festimet filluan që nga momenti i shënimit të golit të tretë dhe vazhduan edhe pas mesan-ate. Në Shqipëri pavarësisht motit të keq me shi, mijëra persona mbushën sheshet kryesore me flamuj dhe brohoritma për kombëtaren. Flamujt kuq e zi u valëvitën në çdo trevë shqiptare dhe kudo ku jetojnë bashkëkombësit tanë. Shqiptarët në të gjithë botën festuan deri në agim për kualifikimin e Kombëtares në Euro 2016. Motoja ‘Me plis për Paris’ tashmë është realizuar. Të shumtë kanë qenë tifozët shqiptarë që kanë arritur te kulla Eiffel në Paris, ku kanë kënduar dhe kanë hedhur valle për kualifikimin...

Bashkë me rumaninë të vetmit në BallkanShqipëria konsiderohej si një ndër ekipet më të dobëta të

Ballkanit, por deri dje, pasi pas fitores në Armeni dhe kualifikimit historia ndryshon. Sot jemi i vetmi ekip ballkanik, së bashku me Rumaninë, që jemi kualifikuar direkt në Euro 2016. Greqia u rendit e fundit në grupin e vet, as Kroacia, një nga kombëtaret më të forta në botë nuk arriti, edhe Serbia, Turqia, Bosnja, Mali i Zi, Sllovenia, Maqedonia e Bullgaria dështuan.

lorik Cana enkas për gazetën “Ushtria”Si ndiheni pas kësaj fitoreje historike?Si ndihem?! Si asnjëherë. Një ditë që më ka mbushur më shumë

se kurrë me krenari. Nuk mund ta besoj. Dukem sikur ende jam në ëndërr. Ëndërr e bërë realitet sepse kemi fituar atë që deri dje nuk mund ta besonim. Kam 13 vjet që jam në kombëtaren shq-iptare dhe kemi pasur një dëshirë të madhe për të përfaqësuar këtë

komb në një kompeticion botëror ose europian. Dhe ja tashmë e realizuam dëshirën e të gjithë shqiptarëve. Kjo është një ditë që do hyjë në histori, pasi është hera e parë që do marrim pjesë në një kompeticion të rëndësishëm. Çdo herë e parë shënon ngjarje, shënon ditë të veçantë, shënon një mrekulli. Përgjegjësi të reja na presin në Francë, por tani le ta festojmë këtë ditë!

Vlerësime të larta Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekoroi me titul-

lin “Nderi i Kombit” kombëtaren Shqiptare pas kualifikimit në Europianin që do të zhvillohet në Francë në 2016. “Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore, si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Përgjegjësi të reja na presin në Francë, por tani le ta festojmë këtë ditë!

epoka e re e futbollit shqiptar

Page 7: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 2015 7historike

ForMaCionET

Shqipëria: Etrit Berisha (portier), Elseid hysaj, lorik Cana, Berat Xhimshiti, naser aliji (Mbrojtje), Migjen Basha, Taulant Xhaka, ledian Memushaj (Mesfushe), odise roshi, Sokol Cikall-eshi, Shkelzen Gashi (Sulm)

arMEnia: Gevorg Kasparov (porte), Gael andonian, Varazdat haroyan, robert arzumanyan, Karlen Mkrchyan, marcos pizzelli, Gevorg Ghazaryan, Kamo hovhannisyan, yura Movsisyan, artur yusbashyan, henrikh Mkhitarian.

De Biazi luajti me formacionin 4-3-3

USS porTEr, DDG-78, nga Vlora në odesë, në fokusin e perspektivës gjeopolitike

Si ndjekës i çdo lajmi për detarët me dhe pa uniformë, këto ditë më bëri përshtypje një lajm i Zyrës së Infor-

macionit të Komandës së Lartë të Marinës Ukrainase, ku vlerësohej vizita miqësore e anijes “USS Porter, DDG-78”. Me atë rusishten time të çalë e përcolla thuajse me një fryme këtë lajm. Në këtë lajm thuhej se më datën 9 tetor 2015 mbërriti për vizitë miqësore në Odesa anija amerikane “USS Porter, DDG-78” dhe në vijim jepej ora e mbritjes, koha e qëndrimit, qëllimi i kësaj vizite etj. Krahas vlerësimit si vizitë historike, ndërkohë në tre ditët e qëndrimit të DDG-78, ekuipazhi i fregatës ukrainase BMC 3C shkëmbeu eksperiencën e tij me marinarët amerikanë për arritjen e standardeve të NATO-s në përgatitjen e tyre. Kjo ishte vizita e parë e një anije luftarake të Flotës Amerikane në portin e Odesës. Por, ndërkaq sjell në vemendjen e lexuesit tonë dhe dua ta nënvizoj me theks të veçantë faktin që anija amerikane “USS PORTER, DDG-78”, nga data 26 deri më 29 shtator 2015 ishte për vizitë miqësore në portin e Vlorës. Ky lajm është bërë i njohur për të gjithë ne nga media e shkruar dhe ajo elektronike. Për mëse tre ditë qytetarë e marinarë vlonjatë, por dhe marinarë ameri-kanë zhvilluan vizita të ndërsjellta në qytetetin e bukur të Vlorës, si dhe në bordin e anijes “USS PORTER”. Ajo që dua të theksoj është se para disa dekadash dhe më konkretisht në vitet ‘50-’60 të shek-ullit të kaluara as që nuk mund të percep-toheshin këto vizita, pasi itinerarin Vlorë-Odesë mund ta bënin vetëm anijet luftarake të Traktatit të Var-shavës, ndërsa sot këtë itinerar lundrimor e bëjnë anijet e NATO-s. Pra, tashmë shumë gjëra kanë ndryshuar, zhvillimi historik dhe

gjeopolitik ka pësuar të tjera evoluime në shërbim të paqes dhe sigurisë së popujve dhe, pavarësisht situatave ende të trazuara në disa rajone, ky do të jetë edhe orientimi drejt së ardhmes. Çdo ndryshim kërkon kohën e vet, sepse nuk është i lehtë, kërkoheshin dekada vitesh e mijëra milje lun-drim që të arrihej pikërisht kjo, që anija amerikane “USS Porter, DDG-78” lundronte paqësisht nga gjiri i Vlorës në Adriatik, ku dikur gjatë “Luftës së Ftohtë” ishte një bazë luftarake e fuqishme detare drejt Detit të Zi në Odesë, ku edhe atje dislokohej një tjetër bazë e fuqishme detare. Fokusi i perspektivës gjeopolitike tashmë është zgjeruar dhe synimi strategjik mbetet një botë më e paqtë dhe më e sigurtë. Këtë më ka thënë një miku im ushtarak ameri-kan këtu e 23 vjet më parë, në vitin 1992, kur në rajonin Durrës-Kavajë zhvilluam stërvitjen e parë të përbashkët më Flotën e 6-të të SHBA. Tashmë shoh se parashikimi i tij ishte real dhe po bëhet realitet. Ndërkaq, dua të sjell në vëmendjen e lexuesve se porti i Odesës është dhe një nga mikpritësit e marinarëve shqiptarë.

Shefqet Kërcelli

Page 8: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 20158 intervista

që, veç përpunimit të planeve të luftës, bashkërendonte krejt punën e dikasterit. Ajo kishte në përbërje oficerë drejtimi shumë të përgatitur. Aty përpunoheshin dokumente luftarake të shkallës tepër sekret (TS) dhe tepër sekret të rëndë-sisë se veçantë (TSRV). Siç ishin ato të riorganizimit, të përhapjes dhe të kompletimit të Forcave të Armatosura, plani i mbrojtjes operativo- strategjike të vendit për kohë lufte, vendimet e Këshillit të Mbrojtjes, planet operative dhe urdhërat luftarakë të korpuseve dhe të njësive të Rezervës së Komandës së Përgjithshme (grupimeve operative), si dhe ato të llojeve të armëve dhe shërbimeve të ushtrisë. Në këtë degë është hartuar edhe plani për çlirimin e Kosovës. Planet e stërvitjes komando-shtabi dhe ato me trupa që zhvillonte Ministria me njësitë e mëdha të ushtrisë, hartoheshin nga Dega e Përgatitjes së Kuadrove, Komandave dhe Shtabeve, që ishte po në varësi të Drejtorisë Oper-ative. Kur stërvitjet planifikoheshin për njohjen dhe përvetësimin e detyrave për kohë lufte, plani metodik dhe urdhrat luftarakë përpunoheshin në Degën e Planëzimit dhe materialet cilësoheshin të shkallës “tepër sekret” dhe ruheshin si lidhje e planit të përgjithshëm të mbrojtjes. Kjo metodë dhe mënyrë pune për planifikimin dhe hartimin e gjithë gamës së dokumenteve luftarake u ideua dhe u udhëhoq drejtpërdrejt nga Shtabi i Përgjithshëm dhe ajo që u realizua nuk mund të krahasohej me planin e përgatitur nga drejtuesit e mëparshëm. Rregullat e punës që u vunë në hartimin dhe ruajtjen e dokumenteve të rëndë-sishme të mbrojtjes, më krijuan rastin të takohem nga afër me Mehmet She-hun, sepse ai ishte dhe autori kryesor i

Hysen Qendro, është një nga ish-oficerët e Ushtrisë Shqiptare, që nga viti 1962 deri në vitin 1992.

Kuptohet, një nga kuadrot ushtarakë të periudhës së sistemit të kaluar. Ka shërbyer mbi 30 vjet në njësitë dhe repartet e ushtrisë. Aktualisht është ushtarak në pension me gradën kolo-nel dhe ndjek me vëmendje ecurinë e Forcave tona të Armatosura. E shperh hapur dashamirësinë për Ministrinë e Mbrojtjes, për punë e mirë që bëhet për modernizimin e FA Shqiptare dhe ndjehet krenar edhe për faktin që tash-më ato janë pjesë e NATO-s, aleancës më të madhe për mbrojtjen e paqes në botë. Në këtë intervistë ai tregon detaje nga jeta e tij si ushtarak...

Pas përfundimit të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, si vazhdoi më tej edukimi juaj ushtarak?

Mbarova studimet në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm, në Fakultetin Gjitharmësh, më 31 korrik të vitit 1975. Në ditën e ceremonisë së diplomimit ne merrnim edhe emërimet në detyra të ndryshme që do të kryenim në njësitë dhe repartet e ushtrisë. Në atë kohë, si rregull, kuadrot që mbar-onin Akademinë e Shtabit të Përgjith-shëm emëroheshin komandantë, shefa shtabesh dhe shefa të llojeve të armëve dhe shërbimeve në brigada, korpuse dhe në njësitë e Rezervës së Komandës së Përgjithshme, sipas nevojave or-ganike të ushtrisë. Studimet i kreva me rezultate shumë të mira dhe natyrisht prisja një detyrë me përgjegjësi dhe i përgatitur për ndonjë transferim jashtë Tiranës. Këtë e favorizonte edhe situ-ata në ushtri, sepse ishte pas goditjes që iu bë grupit të ushtarakëve të lartë me në krye Beqir Ballukun. Në atë ceremoni të diplomimit, mua dhe disa shokëve nuk na u komunikua emërimi. Na thanë se viheshim në dispozicion të MMP për t’u emëruar me një urd-hër tjetër. Me merakun e emërimit kreva lejen e zakonshme dhe pas saj u paraqita në Drejtorinë e Kuadrit në Ministrinë e Mbrojtjes. “Ik,-më tha drejtori i Kuadrit, Kristaq Blushi, se do të lajmërojmë ne”. Pas kësaj asnjë sinjal nuk mora. Dispozicioni vijoi për 3 muaj.

Po më vonë ku ju emëruan?Në nëntor të vitit 1975 u emërova

shef i Degës së Planëzimit Luftarak në Drejtorinë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes,, drejtor i së cilës ishte Hajrulla Muhameti, një kuadër pjesë-marrës në LANÇ, me përvojë të gjatë në njësitë dhe repartet e ushtrisë, njeri i matur dhe me shpirt praktik. Për të ngjitur shkallët e hierarkisë deri në MMP e sidomos në atë drejtori dhe në atë degë, duhej të kaloje në një përzgjedhje të veçantë biografike dhe profesionale. Aty punova për pesë vjet. Drejtoria Operative dhe Dega e

Planëzimit në atë periudhë angazhohej drejtpërdrejt me kërkesat dhe detyrat që shtroheshin për reformimin e Ushtrisë. Periudha 1975-1979 ishte më intensive për reformimin dhe hartimin e planit operativo-strategjik të mbrojtjes së vendit, i cili u përpunua brenda zyrave të planëzimit.

Si do ta cilësoje punën në Minis-trinë e Mbrojtjes dhe në Drejtorinë Operative?

Punën në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Drejtorinë Operative e konsideroj një shkollë të madhe kualifikimi, sepse atje

mu dha rasti të njoh në hollësi organiz-imin, drejtimin dhe forcën luftarake të ushtrisë sonë, karakterin e gjerë popul-lor dhe dinamikën e madhe të përgatitjes luftarake të të gjitha strukturave të mbrojtjes. Aty hasa edhe shumë anë të çështjeve ushtarake që në akademi i trajtonim vetëm teorikisht.

Cili ishte vendi dhe roli i Degës së Planëzimit Luftarak?

Dega e Planëzimit Luftarak në atë kohë konsiderohej një degë mjaft e rëndësishme dhe vetë Drejtoria Opera-tive si “zemra” e Ministrisë së Mbrojtjes

planit operativo-strategjik të mbrojtjes së vendit për kohë lufte.

Cili drejtues tjetër ju bënte përsh-typje në këtë periudhë në MM?

Më kujtohen si tani ecjet me shpe-jtësi dhe tringëllimi i hapave të Veli Llakës, i cili ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm, kur kalonte në korridorin e gjatë të katit të dytë, kur shkonte ose kthehej nga zyra e Ministrit. Ai kur vinte andej kthehej në zyrat tona për të na vënë detyrat që na përkisnin. Më i qetë dhe pa shumë emocione i përballonte takimet me ministrin Maliq Sadushi, zëvendësministri që mbu-lonte përgatitjen luftarake të trupave. Ai ishte kuadër i vjetër në ushtri, ish-pjesëmarrës në LANÇ dhe me përvojë të madhe në drejtimin e njësive të ush-trisë. Ministri e dëgjonte me vëmendje kur ai raportonte, dhe, kur vinte detyra për përgatitjen dhe gatishmërinë shpesh thoshte: “ashtu siç tha shoku Maliq”.

Po nga oficerët e tjerë kush ju ka mbetur në kujtesë për korrektësi dhe nivel profesional?

Në kujtesën time gjatë veprimtarisë 33-vjeçare ushtarake, mbeten të pahar-ruara për nivele të larta profesionale, që më kanë shërbyer si modele të rralla drejtimi e organizimi të trupave, kuadrot komanduese si: Qamil Poda, Hajrulla Muhameti, Bajram Mana, Os-man Fosa, Servet Sheqi, Aleko Koka, Ilmi Brati, Qendro Zoto, Kostaq Karoli, Enver Gaba, Mikado Shakohoxha, Tefik Çepa, Fatmir Rama, Andrea Petro, Pëllumb Dani, Et’hem Bardhi etj. Këta kuadro të rangjeve të ndry-shme, me të cilët kam punuar për një kohë të gjatë, shquheshin për cilësi të rralla moralo-ushtarake dhe profesion-ale gjitharmëshe, për një veprimtari të

Flet ish-oficeri i lartë gjitharmësh, koloneli (R) Hysen Qendro

“e kam për nder dhe krenari që kam qenë

pjesë e Ushtrisë shqiptare”

albert z. zholi

Page 9: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 2015 9intervista

dallueshme, gjithë fantazi dhe krijimtari në fushën e edukimit, të stërvitjes dhe të gatishmërisë luftarake.Po ndonjë ngjarje të veçantë mund të kujtosh?Një analizë e veçantë iu bë ngjarjes që ndodhi në Regjimentin e Aviacionit, në Kuçovë. Në vitin 1979 një pilot i këtij regjimenti, duke fluturuar së bashku me një kursantin e vet (pilot i ri), në ajër i çahet fanari dhe presioni i rrymave të ajrit e bënin të pamundur pilotimin. Në këto kushte ai i jep urdhër pilotit të ri kursant, të hidheshin me parashutë nga katapulti. Kursanti nuk e zbatoi urdhrin ndërsa instruktori u hodh vetë duke e lënë vetëm në ajër vartësin e tij.Piloti i ri jo vetëm që nuk e braktisi armën e vet, por e uli aeroplanin në pistë me sukses. Kurse piloti instruktor mbeti në ferrat e Dumresë.

Kur ndjeje më shumë vështirësi, në cilat detyra?

Kur përgatisnim hartat e Planit Operativ. Në këto lloj hartash duhej të punoje me kujdes që të mos bëheshin gabime sepse korrigjimi ishte më i vështirë të bëhej në harta me beze sesa vetëm me letër. Problemi tjetër me hartat e planit operativ ishte zgjedhja e ngjyrave, sidomos e ngjyrës së kuqe. Në hartën e planit të MKA-së, që unë kisha punuar si projekt mbi të cilën bëhej diskutimi, kur e kishte parë Ministri, kishte thënë: “Pse kështu, me këto bojëra do të punoni ju në planin operativo-strategjik? Ku e keni gjetur këtë bojë të kuqe? Kjo nuk është e kuqe. Kjo nuk bën, na duhet ngjyra e kuqe e fortë në dokumente të tilla serioze, sepse ajo përfaqëson ngjyrën e flamu-rit kombëtar dhe forcën tonë”. Pastaj kishte pyetur: “Kush do t’i punojë hartat e planit operativ?”. “Kemi një oficer të Degës së Planëzimit, shoku ministër”, - i kishte thënë Maliqi dhe Veliu. “Ai duhet të jetë oficer i përgatitur nga ana ushtarake, me akademi. Se mos merrni ndonjë nga ata që punojnë hartat e stërvitjeve”, kishte këmbëngulur ai. “Jo, shoku ministër, ai është shefi i

planëzimit, me akademi dhe i zgjedhur për këtë punë. “Mirë atëhere, ti Maliq do merresh me problemin e bojërave, do të m’i biesh t’i shikoj unë përpara se të fillohet nga puna. Shikoni se mos kanë ata të tregtisë. Sidomos gjeni bojë të kuqe se këto të tjerat mirë janë”.Unë isha duke punuar një material, kur vjen Maliqi në zyrën time dhe më thotë shqetësimin për bojën e kuqe. Unë i thashë se do të bëj disa përzierje me këtë të kuqe që kemi, do të bëjmë disa breza në hartë me nuanca të ndryshme, do t’ia japim ministrit të zgjedhë dhe cilën të pëlqejë nga ato, me atë do të punojmë. Dhe kështu bëmë. Të nesërmen i bëra gati këto nuanca të ngjyrës së kuqe mbi një copë hartë dhe ia çova Maliqit në zyrë. Ai ia kishte çuar ministrit dhe ky kishte përcaktuar njërën prej nuancave që kishte pëlqyer. E para hartë që u punua si dokument ishte harta e Planit të Mbrojtjes Kundërajrore. E para që punohej mbi një hartë të veshur me puplinë e të prerë në disa kuadrate, për ta palosur në përmasat e një flete formati. Ajo krijonte mjaft lehtësi në qëndrimin shtrirë, pa asnjë rrudhë në hartë, ku izoipset me të cilat paraqitej relievi, dilnin mjaft mirë në pah. Kur ia çuam ministrit atë plan të përfunduar dhe e shpalosëm hartën mbi tavolinë, unë që e kisha punuar ndjehesha mirë me pamjen e saj. Ai ishte një dokument i plotë në përmbajtje dhe në formë, për mbrojtjen e hapësirës ajrore të RPSSH.

Po për planet e fortifikimit ç’mund të thoni, ku ishin vështirësitë e tij?

Plani i fortifikimit sipas kapacitetit të terrenit ishte një plan që kërkonte saktësi të lartë. Kjo sepse në qoftë se planet e tjera luftarake mund të ndodhte që edhe të mos viheshin në zbatim, ky plan do të realizohej brenda një pesëvjeçari dhe për zbatimin e tij do të angazhonte një pjesë të madhe të vlerave materiale e monetare dhe fuqi njerëzore të ushtrisë dhe të popullatës.

ishte shtesë force për ushtrinë dhe për mbrojtjen tonë në atë kohë.

Si do ta komentonit jetën tuaj 32-vjeçare në ushtri?

E kam për nder dhe krenari që kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Shqiptare, i asaj ushtrie që për asnjë çast dhe për asnjë arsye nuk lëvizi aspak nga kryerja e de-tyrave të saj në shërbim të popullit dhe në mbrojtje të atdheut. Ajo si vazh-duese e denjë e Ushtrisë Antifashiste Nacional-çlirimtare, e kreu me sukses funksionin e vet gjatë periudhës së vështirë të sistemit socialist, duke

mbrojtur me sakrifica të mëdha çdo pëllëmbë të tokës sonë. Edhe në situatat e vështira që u krijuan në vitin 1990 e më pas, ushtria asnjëherë nuk u shmang nga funksionimi i caktuar nga populli. Ngjarjet që ndodhën në procesin e demokratizimit, ajo i ndoqi, analizoi dhe nxori detyrat e veta për forcimin e vigjilencës dhe të gatishmërisë luftarake, duke qenë e gatshme ndaj armiqve të jashtëm. Momentet që tregojnë pjekurinë dhe qartësinë e Ushtrisë Shqiptare në ato situata janë konkrete. Ajo nuk ndërhyri në ngjarjen e shpërthimit të

ambasadave të huaja dhe të hyrjes në to të shumë qytetarëve. Edhe kur në Shkodër nisën protestat dhe turmat e njerëzve të irrituar, thyen dyqane, dogjën institucione, u vranë edhe njerëz, ushtria qëndoi në rolin dhe funksionin e caktuar. Unë jam vetë dëshmitar i ngjarjeve në Shkodër, sepse, në atë kohë kam qenë me detyrë komandant i Brigadës së 9-të në atë qytet. Di të them se, kur u dogj komiteti i partisë, sekretari i parë i komitetit, që njëkohësisht ishte edhe kryetar i Shtabit të Mbrojtjes rrethit, jashtë kompe-tencave të tij, urdhëroi të vepronin forcat e ushtrisë dhe njësitë tankiste për të rivendosur gjendjen në qytet. Ai urdhër u kundërshtua nga drejtuesit e

divizionit dhe të njësive të tjera dhe nuk u zbatua. Ushtria nuk ndërhyri aspak edhe në ngjarjet e mëdha që ndodhën në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit. Pas vendosjes së rendit të ri demokratik, ushtria jonë pranoi në mënyrë dinjitoze reformimin e saj dhe u integrua në sistemin e ri që zgjodhi populli i vet. Ajo veproi ashtu siç vepron bija e një nëne që kurrë nuk e mohon nënën e vet. Dhe sot FA Shqiptare janë pjesë e NATO-s dhe japin kontribute të vyera për paqen dhe sigurinë në botë, përkrah aleatëve të tyre.

Në atë plan, pasqyrimi i elementeve nuk mjaftonte me një vijë të zakon-shme formacioni ose me një transhe siç hidhen elementët xhenierë në mbrojtje. Ajo do të pasqyrohej me qendra zjarri të drejtuara saktë me frëngji andej nga mb-yllej drejtimi me zjarr. Prandaj nga kjo pikëpamje paraqitja në hartë e formacio-neve fortifikuese me qendra zjarri (QZ) përbënte vërtet një gjë të re në historinë e Artit Ushtarak duke gjetur shenjën e veçantë konvencionale, që nuk i ngjan paraqitjes së fortifikimit të ndonjë ush-trie tjetër. Përveç kësaj, paraqitja me

aq saktësi përbënte një vështirësi më vete sepse mbi atë që piketohej në hartë do të vendoseshin objektet në terren. Pavarësisht nga shpenzimet dhe nga dalja jashtë loje për sistemin e sotëm ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë dhe të mbrojtjes, shkalla e lartë e fortifikimit që është zbatuar në vendin tonë është e pashembullt në historinë e fortifiki-meve të një vendi tjetër. Edhe vijat e famshme “Manrenejm”, Marzhino”, “Zeg Frid”, “Vija Stalin”, “Manfred” etj. ishin vija e jo terrene e breza të tërë të fortifikuara. Ai ishte një kështjellë e pakapërcyeshme nga ana ushtarake,

Flet ish-oficeri i lartë gjitharmësh, koloneli (R) Hysen Qendro

“e kam për nder dhe krenari që kam qenë

pjesë e Ushtrisë shqiptare”

E kam për nder dhe krenari që kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Popullore Shqiptare, i asaj ushtrie që për asnjë çast dhe për asnjë arsye nuk lëvizi aspak nga kry-erja e detyrave të saj në shërbim të popul-lit dhe në mbrojtje të Republikës së Shqipërisë

Page 10: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 201510

arsye të mjaftueshme për të justifi-kuar punën e Forcave të Armatosura para syve të shoqërisë, lidhjen midis ushtrisë dhe popullsisë, e cila tashmë ka thyer kontekstin e vjetër politik

analiza

Transformimi dhe lëvizja drejt progresit si në të gjitha fushat ashtu edhe në fushën e mbrojtjes, krahas

burimeve të tjera ekonomike dhe financiare, kanë në themel të tyre burimet njerëzore. Tashmë kjo është e vërtetuar në të gjitha kohërat në dinamikën dhe transformimin rrënjë-sor në FA, pra që thelbin e punës e përbën puna njerëzore. Në një kuadër më të gjerë, përpos misionit dhe detyrave kushtetuese karshi vendit, rëndësia për forcat e armatosura është rritur në drejtimin e duhur edhe për sa i përket marrëdhënieve të tyre me shoqërinë civile. Burimet njerëzorë përbëjnë boshtin e zhvillimit në FA, por edhe në shoqërinë civile, e cila është më e gjerë dhe më e çliruar karshi të drejtave dhe detyrimeve që ka në ushtri. Menaxhimi i burimeve njerëzore përbën në vetvete një lidhje të vërtetë ndërmjet sistemit ushtarak me specifikën e vetë dhe sistemit social në tërësi. Gjatë proceseve të transformimit në Forcat tona të Ar-matosura, si për çdo forcë moderne në tranzicion, është treguar kujdesi duhur për mjedisin e paqëndrueshëm të sigurisë, kjo edhe nga rruga e vështirë e reformimit në një shoqëri të mbyllur me një ndikim të rëndë-sishëm në jetën shoqërore. Kjo ka qenë arsyeja e rëndësishme që procesi i menaxhimit të burimeve njerëzore i Forcave të Armatosura është bërë një sistem i hapur dhe i përshtatur sipas kapaciteteve dhe mundësive për t’u integruar brenda shoqërisë shqiptare.

Për sa më lart, duhet theksuar se balanca midis shoqërisë dhe shtetit në thelb ka qenien njerëzore. Kjo është e vlefshme edhe për burimet e mbrojtjes dhe sidomos ato njerëzore. Më tej, shteti në vetvete ka elementët e ushtrimin të kontrollit, parimet, mjetet dhe forcën, të cilat ato i or-ganizon mbi bazën e akteve ligjore për tërë shoqërinë, por edhe për FA. Rrjedhimisht tërë procesi dhe sistemi i mbrojtjes së vendit ndërtohet mbi bazën e disa akteve dhe ligjeve, të cilat rregullojnë veprimtarinë e FA. Ligji bazë i FA është ai i Drejtimit dhe Komandimit të FA, i cili përcak-ton detyrat për të gjithë piramidën e shtetit e deri tek forcat ushtarake.

Më shumë ndikimin e këtij shkrimi apo motivimi për zgjedhjen e një teme të tillë ka ardhur pikërisht për faktin se mbështetja e menaxhimit të buri-meve njerëzore kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në formimin e kompleksit të marrëdhënieve civile-ushtarake, e cila siguron dimensionin demokratik mes ushtrisë dhe sho-qërisë. Në këtë kontekst të veçantë, në një shoqëri demokratike ka ende për të bërë e për të marrë nga njëra-tjetra dhe për tu bërë sa më efektive

për interesat tona.Ndryshimet e mëdha që kanë

ndodhur në vendin tonë, sidomos rruga deri në anëtarësimin në NATO, ka sjell evolucion të fenomenit ush-

tarak shqiptar. Një udhëtim i tillë, i vështirë dhe i gjatë, tregon veç të tjerash se shoqëria jonë është e formatuar si një shoqëri civile me kontribute në fushën e mbrojtjes. Ka

dhe kryesisht atë ideologjik. Përtej ndikimit emocional të lidhjes midis detyrave patriotike dhe të idealeve të lirisë është arritur të rizbulohet shpirtit ushtarak dhe arsyen e tyre të bashkëjetesës midis ushtrisë dhe shoqërisë, qenia e misionit të ri për të mbrojtur sovranitetin, pavarësinë dhe unitetin e shtetit, integritetin e saj territorial dhe demokracinë. Pra, ka rëndësi të theksohet një zgjim në frymën profesionale ushtarake, një rikonceptim të këtij profesioni dhe të misionit të ushtarakut, roli thelbësor i të cilit mbetet angazhimi i tyre për të mbrojtur vendin dhe jo për disa inte-resa politike. Të shumtë janë shembujt e kontributit të përbashkët në misionet dhe detyrat në fushën e mbrojtjes, emergjencat civile, kërkim shpëtimit, trajtimit të hapur të çështjeve ushtara-ke para syve të shoqërisë në median e shkruar dhe elektronike etj., fakte këto që tregojnë më së miri atë ç’ka theksuam më sipër, por njëherazi edhe besimin reciprok midis FA dhe shoqërisë civile.

Me këtë kujdes, i pari dhe ndoshta vendimet më të rëndësishme të me-naxhimit të burimeve njerëzore, janë masat për riorganizimin e arsimit ushtarak në procesin modern të zhvi-llimit të Forcave të Armatosura. Për të trajnuar oficerët përmes një arsimi akademik, duke ruajtur në të njëjtën kohë një sistem të hapur të pranimit për të gjithë ata kandidatë që vijnë jo vetëm nga shkollat e mesme ushtar-ake, do të thotë të hedhësh një hap të rëndësishëm drejt forcës profesion-iste, e cila vjen nga shoqëria civile dhe në të njëjtën kohë, me reformimin e shtetit shqiptar, i jep vlera demokra-tike të të gjithë piramidës së insti-tucioneve të shtetit tonë. Kalimi në

Në kushtet e një koncepti të ri transformimi të shoqërisë, por dhe mbrojtjes si pjesë e saj, numri i per-sonelit në Forcat tona të Armato-sura ka ardhur duke u zvogëluar, por profesionali-zmi ka një natyrë krejtësisht të re në raport me të shkuarën, duke qëndruar më afër standardeve të vendeve të tjera demokratike dhe moderne.

nën/kol (r) Msc kanan hiMajQendra e doktrinës dhe kërkimit

Forcat e Armatosura pjesë integrale e shoqërisë civile

Page 11: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 2015 11analiza

një ushtri profesionale, duke i dhënë dorë rekrutimit përfaqëson tashmë një hap të madh dhe një karakteristikë të veçantë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, si një tregues pozitiv i procesit dhe element i rëndësishëm i transformimit të arritur gjatë kësaj periudhe, pse jo dhe me një kosto të konsiderueshme. Në kushtet e një koncepti të ri transformimi të sho-qërisë, por dhe mbrojtjes si pjesë e saj, numri i personelit në Forcat tona të Armatosura ka ardhur duke u zvogëluar, por profesionalizmi ka një natyrë krejtësisht të re në raport me të shkuarën, duke qëndruar më afër standardeve të vendeve të tjera demokratike dhe moderne. Kështu, efektet janë ndjerë sidomos në vitet e fundit, me pranimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut, kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009 dhe madje sot një kandidate për Bash-kimin Evropian. Ky proces ka qenë dhe është e rëndësishme jo vetëm nga pikëpamja e krijimit të një force të qëndrueshme ushtarake, por kryesisht nga perspektiva e evolucionit të me-naxhimit të burimeve njerëzore.

Ka argumente të mjaftueshme që konfirmojnë se qëndrueshmëria e zhvillimit të mbrojtjes dhe personelit lidhet me shpenzimet e shtetit, sepse profesionalizimi, ndër të tjera, i refe-rohet planifikimit të organizuar dhe mbështetjes në një buxhet të duhur për të trajnuar burimet njerëzore, personelin e FA, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të kryejnë dhe të re-alizojnë me standarde të larta detyrat dhe misionin e tyre kushtetues. Sipas mendimit tonë, në nivel pragmatik, ndryshimi është i thellë çka do të thotë se ky orientim ka zhvendosur qendrën e vet të gravitetit nga pikëpamja cilë-sore kryesisht nga cilësia. Këtë mund ta ilustrojmë edhe me fakte, por do të mjaftonin trupat Speciale dhe ato Komando, përgatitja e lartë e tyre ushtrako-profesionale, kompletimi dhe modernizimi i pajisjeve të tyre luftarake, zhvillimi i infrastrukturës stërvitore dhe deri tek rezultatet befasuese që ata kanë arritur gjatë kryerjes së misioneve paqeruajtëse jashtë atdheut apo në kontributet e shquara në emergjencat civile në

ndihmë të popullsisë civile në rastet e fatkeqësive natyrore etj.

Në fakt, ndërtimi i një ushtrie të re profesioniste ka qenë domosdoshmëri, një proces i realizuar duke përmbush-ur kushtet në lidhje me kontrollin civil mbi ushtrinë. Ky koncept ka në themel pranimet e ndryshme të rekrutimit, kontrollin civil apo demokratik të FA nëpërmjet organit legjislativ, siç është Kuvendi, udhëheqja civile në Ministri-

detyrat dhe misionet e saj; krijimin e mekanizmave të ndërveprimit me forcat e armatosura, në mënyrë për të zgjidhur krizat që kërkojnë një ndërhyrje ushtarake etj.

Mjaft shembuj të ushtrisë shqi-ptare demonstrojnë se ushtria jonë moderne (ose më mirë të themi një post moderne) pranon inputet kom-plekse të shoqërisë. Kjo do të thotë se vetë ushtria ka në përbërje të procesit të saj aspekte të ndryshme të realitetit shoqëror që, nganjëherë, tejkalojnë barrierat burokratike, planifikimin rigoroz dhe ekstreme në mënyrë që bëjnë zgjidhje novatore si një përgjigje të shpejtë ndaj mjedisit të sigurisë dhe për administrimin e saj, me një theks në anën e menaxhimit të burimeve njerëzore. Kjo është arsyeja pse faktorët vendimmarrës duhet të tregojnë mirëkuptim të mjaftueshëm të realitetit të tanishëm. Në thelb, fakti që një ripërcaktim nga komponentët kryesor të sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore, për të rritur efikasitetin përmes një marrëdhënie të fortë, si garanci profesionale të performancës, mund të jetë i mundur vetëm nëse të gjitha koordinatat për-caktojnë atë dhe të gjitha implikimet janë përshtatur në mënyrë të përkryer për realitetet e reja sociale. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse rezultat i faktit se profesionalizmi ushtarak është pjesë e shoqërisë dhe gjithashtu një elementë i forcave të armatosura brenda saj, duke shfaqur tendencën drejt demokracisë.

Këtu ia vlen të përmendim çështje thelbësore që lidhen me masën në të cilën menaxhimi i burimeve njerë-zore të forcave të armatosura mund të hapet pa qenë në kundërshtim me parimet e sistemit ushtarak në përgjithësi. Në fakt, ajo nuk është e lidhur me çështjen e ndryshimit të zbatueshmërisë të disa parimeve, por ndryshimin e mundshëm të objekti-vave themelore dhe misionit. Opinioni i pranishëm mbetet konsekuent në raport me ekzistencën e mundësive më të gjera për të riorganizuar sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore në Forcat e Armatosura, pa pasur nevojë për të ashtuquajtu-rat implikimet e padëshirueshme të lidhura me mbajtjen dhe zhvillimin e kapaciteteve luftarake. Por ne duhet të pranojmë se një ndryshim i tillë duhet të përgatitet në përputhje me rrethanat, në një mënyrë strategjike dhe sidomos për brezat e ardhshëm, duke marrë kryesisht në konsideratë zbatimin e tij logjik në kushtet e nivelit kulturor të ushtrisë. Gjithashtu, në brendi ndryshimet organizative mbajnë një ekuilibër në mes të asaj që mund të fitohet dhe çfarë mund të jetë e humbur. Shumë veprimtari në FA zhvillohen për të kuruar dhe përmirësuar jetën, detajet civilizuese shoqërore dhe sociale. Gjithsesi, në strukturat tona bëhet kujdes për të ruajtur qenien e vetive dhe virtyteve më të mira të shoqërisë për të krijuar qëndrueshmëri në mbrojtjen e inte-resave të vendit.

Veç sa më lartë, përgatitja dhe pjesëmarrja në misionet dhe opera-cionet brenda dhe jashtë vendit kanë përmirësuar dukshëm figurën e ush-trisë në sytë e shoqërinë shqiptare. Duke qenë se pjesëmarrja e mëvetë-sishme e kapaciteteve të vendit dhe e njësive të Forcave tona të Armatosura janë të natyrës civilo-ushtarake, edhe veprimtaria e tyre duhet të jenë të natyrës civilo-ushtarake. Në mënyrë të veçantë theksojmë se bashkëpunimi midis FA dhe shoqërisë civile është i frytshëm në operacionet kundër ter-rorizmit, kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, apo kundër trafiqeve të paligjshme. Forcat e Armatosura duhet të planëzojnë, përgatiten, trajnohen dhe pajisen sipas një plani strategjikë, si vend aleat. Zhvillimi dhe ushtrimi i emergjencave civile kërkon një evolucion të vërtet në menaxhimin e tyre në pikëpamje ligjore, organizative, doktrinarë, pajisje dhe standardizimi, si dhe në aspekte të tjera të koordinimit të gjithë kapaciteteve të shtetit, në mënyrë të veçantë në bashkëpunimin me sho-qërinë civile.

Shembujt dhe vëzhgimet e më-sipërme çojnë në një përfundim të qartë se sistemi ushtarak është i inte-gruar brenda shoqërisë dhe forcat e armatosura veprojnë si një lidhje e fuqishme midis shoqërisë civile dhe asaj ushtarake, duke përfaqë-suar një lidhje të fuqishme në këtë marrëdhënie si një shprehje e një ekuilibri social të veçantë. Me-naxhimi i burimeve njerëzore me të gjitha mjetet është një sistem i hapur që mund të integrohet duke pranuar modelet sociale nëpërmjet zhvillimit, duke bërë kështu bash-kimin e kontributeve dhe vlerave të përbashkëta në çështjet me interes kombëtar në funksion të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

në e Mbrojtjes apo të marrëdhë-nieve civilo-ushtarake që përfshin aspekte të shumta të sistemit ushtarak. Disa aspekte janë: pranimi dhe respektimi i ligjit; mbajtjen në aspektin apolitik të ushtrisë dhe respektimi i autoritetit civil prej saj; duke treguar respekt nga shoqëria civile për rolin e veçantë të ushtrisë, në kuadër të sistemit shoqëror; një buxhet të duhur për të trajnuar ushtrinë dhe për të realizuar

Kalimi në një ushtri profesionale, duke i dhënë dorë rekrutimit përfaqëson tashmë një hap të madh dhe një karakteristikë të veçantë për Forcat e Armatosura të Shqi-përisë, si një tregues pozitiv i procesit dhe element i rëndësishëm i transformimit të arritur gjatë kësaj periudhe, pse jo dhe me një kosto të konsiderueshme. Në kushtet e një koncepti të ri transformimi të shoqërisë, por dhe mbrojtjes si pjesë e saj, numri i persone-lit në Forcat tona të Armatosura ka ardhur duke u zvogëluar, por profesionalizmi ka një natyrë krejtësisht të re në raport me të shkuarën, duke qën-druar më afër stan-dardeve të vendeve të tjera demokratike dhe moderne.

Page 12: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 201512 nato

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 12 tetor 2015, mori pjesë në Sesionin e 61-të Plenar të

Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Stavanger, Norvegji. Asambleja Parlamentare e NATO-s është një organizatë ndërparlamentare, e cila i bashkon ligjvënësit nga vendet anëtare të NATO-s që të marrin në konsideratë çështjet e sigurisë që lidhen me shqetësimet dhe interesat e përbashkëta. Parlamentarët e Aleancës kërkuan që vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në sjelljen e re të Rusisë gjithnjë e më të papara-shikueshme, destabilitetit në Lindjen e Mesme dhe të numrit në rritje të zhvillimeve të kërcënimeve të sigurisë. Ligjvënësit gjithashtu inkurajuan Sek-retarin e Përgjithshëm të NATO-s, të mbështesë ofertën e Malit të Zi për t’u bërë i 29-ti shtet anëtar i aleancës, diskutuan mbi shkurtimin e numrit të trupave në Afganistan dhe sfidat e vazhdueshme të talibanëve.

Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg u takua edhe kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg. Ai gjithashtu vizitoi Qendrën e Përbashkët Warfare (JWC) të NATO-s në Stavanger.

përshtatja afatgjatë e naTo-s për sfidat e reja të sigurisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në fjalën e tij në 60 vjetorin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nënvizoi “rëndësinë e asaj që po bën NATO”, pas krizës në Siri dhe Ukrainë. “Gjatë vitit të kaluar, ne kemi dyfishuar madhësinë e Forcës së Reagimit të NATO-s, duke e bërë atë më të gatshme dhe më të aftë, theme-luam një gatishmëri të lartë të Task Forcës së Përbashkët, në gjendje për të lëvizur brenda çështje ditësh. Ne kemi rritur praninë tonë në lindje, me më shumë aeroplanë në ajër, më shumë anije në det dhe më shumë trupa në ter-ren. Kemi krijuar gjashtë selitë e reja në aleatët tanë lindorë, me dy të tjera në krijim. Së shpejti do të vendosim dro-net e reja të përparuara të mbikqyrjes në Sicili. Kemi përmirësuar marrjen e vendimeve tona. Kemi rritur tre-fish ushtrimet tona”, tha Stoltenberg. Ai vuri në dukje se paqëndrueshmëria e tanishme që na rrethon “është realiteti ynë i ri strategjik, dhe ky do të jetë me ne për një afat të gjatë”. “Pra, aleanca jonë duhet të përshtatet për një afat të gjatë”, shtoi ai. Për këtë qëllim Stol-tenberg ilustroi tri prioritete: sprapsjen e modernizuar, marrëdhëniet me Rusi-në, dhe dimensionin jugor. “Së pari, ne duhet të modernizojmë sprapsjen tonë,

me inteligjencë më të mirë dhe parala-jmërimin e hershëm, apo me një integ-rim më të mirë të forcave tona tokësore, detare dhe ajrore, si dhe mbrojtjen në mënyrë të konsiderueshme më të mirë, në internet”, tha ai. “Së dyti, ndërsa i afrohemi Samitit tonë të Varshavës, ne do të vlerësojmë implikimet afatgjata të krizës aktuale në marrëdhëniet tona me Rusinë; Angazhimi nuk është i njëjtë si duke pranuar një status quo të re, ose duke i dhënë Rusisë një dorë të lirë”, shtoi ai. Së treti, paqëndrueshmëria “nga Afganistani, përmes Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut” është “një sfidë që kërkon një përgjigje të plotë, nga vendet e rajonit dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar”, vuri në dukje Sekretari i Përgjith-shëm. “NATO ka një rol për të luajtur”, shtoi Stoltenberg. “NATO duhet të jetë e gatshme dhe në gjendje për të vendosur forcat kur është e nevojshme”, tha ai. “Por ne gjithashtu duhet të përmirësohemi në projektimin e stabilitetit pa ven-dosjen domosdoshmërisht të forcave të mëdha luftarake; e quajmë atë Mbështetje Vendimtare, Ndërtimi i Kapaciteteve të Mbrojtjes ose Partneritet, ajo që ka rëndësi është se nga Afganistani në Marok, si dhe shumë vende ndërmjet, NATO është duke ndihmuar vendet e tjera për të mbrojtur veten e tyre; dhe për të stabilizuar rajonet e tyre; sepse në qoftë se ato janë më të qëndrueshëm, ne jemi më të sigurt; duke ndërtuar kapacitetet e vendeve si Tunizia, Jordania apo Mauritania; duke ndihmuar të tjerët, si Iraku dhe në disa çështje Libinë, për të forcuar sigurinë e tyre”, theksoi ai.

Krizat në Siri dhe Ukrainë thek-sojnë rëndësinë e asaj që po bën naTo

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbajti fjalimin krye-sor në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Stavanger, të cilën po e sjellim më poshtë për lexuesit.

“Është kënaqësi për të qenë këtu në Stavanger, në këtë rol. Është mirë që të jem sot këtu me ju, në Asamblenë Par-lamentare të NATO. Si një ish-deputet, unë e di se sa i rëndësishëm është roli juaj, duke përfaqësuar zgjedhësit tuaj. Është gjithashtu një kënaqësi t’ju drejto-hem këtu në Stavanger, qyteti mikpritës i Qendrës së Përbashkët Warfare të NATO-s. Pritja e kësaj Qendre është edhe një shembull se si Norvegjia ka

qenë gjithmonë një aleat i përkushtuar i NATO-s. Një tjetër shembull është, kontributet që Norvegjia ka dhënë në Veriun e Lartë. Kjo është e rëndë-sishme për Norvegjinë dhe kjo është e rëndësishme për NATO-n. Veriu i Lartë ende karakterizohet nga tensione të ulëta dhe bashkëpunimi. Por ka shqetësime në rritje. Ne kemi qenë dëshmitarë të rritjes së pranisë ushtar-ake ruse dhe rajoni nuk është i imuni-zuar nga zhvillimet në vende të tjera. Kjo nënvizon rëndësinë e kontributit të Norvegjisë për sigurinë në këtë rajon, për ndërgjegjësimin e situatës dhe një prani ushtarake të parashikueshme. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Nor-vegjisë dhe NATO-s si një e tërë. Por, pavarësisht këtij angazhimi, pas Luftës

së Ftohtë, dhe si reagim në kohët më të qeta, Norvegjia dhe shumë vende të tjera shkurtuan shpenzimet e mbrojtjes. E mbaj mend mirë këtë, kur kam qenë ministër i Financave në vitet 1990. Por tani bota jonë ka ndryshuar përsëri. Në vitet e fundit, Norvegjia dhe një numër në rritje i aleatëve, kanë rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Pasi kanë pasur kohë për t’i grumbulluar ato gjatë dividentit të paqes. Por tani është koha për të investuar në mbrojtjen tonë. Do të doja të përgëzoj qeverinë norvegjeze për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në buxhetin e propozuar për vitin 2016. Për gjatë dy viteve të fundit kemi parë ndryshime dramatike. Nga aneksimin e Krimesë në rënien e Pranverës Arabe. Bota jonë është bërë më pak e parashikueshme dhe më e rrezikshme. Me zhvillimet e reja pothu-ajse çdo ditë. Siç tregohet nga sulmi tragjik këtë fundjavë në Ankara. Unë ofroj ngushëllimet e mia të sinqerta për ata që janë prekur.

Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për veprimet aktuale të Rusisë në Ukrainë dhe më së fundi në Lindjen e Mesme. Rreth shkeljes së saj të papranueshme të hapësirës ajrore turke dhe të NATO-s. Rreth grumbullimeve të konside-rueshme ushtarake të Rusisë, sulmet e saj ajrore dhe sulmet e saj raketore të lundrimit. Shumë vende nga rajoni dhe çdo aleat i NATO-s është duke marrë pjesë në misionin e udhëhequr nga SHBA kundër ISIL. Rusia duhet të luajë një rol konstruktiv në luftën kundër ISIS. Duke mbështetur regjimin e Asadit nuk je konstruktiv. Kjo është vetëm zgjatje e luftës. Një zgjidhje politike është e nevojshme më shumë se kurrë. Ne mbështesim plotësisht dhe inkurajojmë të gjitha përpjekjet nga OKB-ja dhe të tjerët për të gjetur një zgjidhje të negociuar të konfliktit

Mbrojtja e fortë, bazë për marrëdhënie konstruktive

Stoltenberg: Ne kemi forca të forta, jo për shkak se duam të ndeshemi në një luftë, por sepse ne, duam të parandalojmë luftën

MiMoza Golikja

Page 13: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 2015 13nato

Vizita dyditore e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Malin e ZiVlerësim i përpjekjeve për reformat e konsiderueshme të Malit të ZiKëshilli i Atlantikut të Veriut (NAC), i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilloi një vizitë në Malin e Zi më 14 dhe 15 tetor 2015. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut arritën në Malin e Zi më 14 tetor. Kjo vizitë pune dy-ditore në Malin e Zi, u zhvillua për të vlerësuar përparimin e vendit në reformat dhe perspektivat e tij për anëtarësimin në Aleancë.Sekretari i Përgjithshëm pati takime me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, kryeministrin, Milo Đjukanović, zëvendës kryeministrin për sistem politik të Brendshëm dhe të Politikës së Jashtme, Dushko Markoviq, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian, Igor Luksiç, ministrin e Mbrojtjes, Dr. Milica Pejanoviç Gjurishiq dhe kryetarin e Parlamentit, Ranko Krivokapiç.

Më 14 tetor në një darkë pune Këshilli i Atlantikut të Veriut u prit nga zëvendëskryeministri dhe min-istri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian, Igor Luksic dhe ministri i Mbrojtjes, Dr. Milica Pejanoviç Djurisic.Më më 15 tetor, Sekretari i Përgjithshëm dhe am-basadorët zhvilluan takime me kryeministrin Milo Đjukanović, ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazin, me kryetarin e Parlamentit, Ranko Krivokapiç si dhe anëtarë të tjerë të Parlamentit malazes.Vizita do t’i shërbejë diskutimeve me aleatët për-para takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në dhjetor, ku ata do të vendosin nëse do të ftojnë Malin e Zi për t’u bashkuar me aleancën. Më herët këtë vit, Stoltenberg dhe aleatët vlerësuan përpjekjet për reformë të konsiderueshme të Malit të Zi dhe inkurajuan vendin në vazhdimin e tij në rrugën euroatlantike.

në Siri. Ne gjithashtu kemi nevojë për një zgjidhje paqësore dhe të negoci-uar në Ukrainë. Jam i inkurajuar me armëpushimin që po mbahet në lindje të Ukrainës. Se armët e rënda janë duke u larguar, dhe se zgjedhjet e shpallura jashtë kornizës së ligjit ukrainas janë shtyrë. Por situata mbetet e brishtë. Rusia ka një përgjegjësi të veçantë ndërsa ajo vazhdon të mbështesë sepa-ratistët në Ukrainën Lindore. Krizat në Siri dhe Ukrainë theksojnë rëndësinë e asaj që po bën NATO. Rritja e aftësisë tonë për të mbrojtur aleatët tanë, për të përforcuar dhe për të vendosur.

Gjatë vitit të kaluar, kemi dyfishuar madhësinë e Forcës së Reagimit të NATO-s, duke e bërë atë më të gat-shme dhe më të aftë, kemi themeluar një gatishmëri të lartë të Task Forcës së Përbashkët, në gjendje për të lëvizur brenda çështje ditësh. Ne kemi rritur praninë tonë në lindje, me më shumë aeroplanë në ajër, më shumë anije në det dhe më shumë trupa në terren. Ne kemi krijuar gjashtë selitë e reja në aleatët tanë lindorë, me dy të tjerë më shumë në rrugë për tu krijuar, së shpejti do të vendosim dronet e reja të avancuara të mbikqyrjes në Sicili. Ne kemi përmirësuar marrjen e vendimeve tona dhe rritëm ushtrimet tona tre-fish, duke përfshirë stërvitjen “Trident Juncture” që po ndodh tani në të gjithë Portugalinë, Spanjën dhe Italinë, stër-

vitjen tonë më të madhe për më shumë se një dekadë. Kjo është rritja më e madhe në mbrojtjen tonë kolektive që prej Luftës së Ftohtë. Jemi po aq të aftë për të mbrojtur Turqinë tani, ashtu siç jemi për të mbrojtur aleatët tanë lindorë. Parandalimi i NATO-s është i rëndësishëm dhe kjo është e vërtetë. Nëse Turqia ka nevojë për ndihmën e NATO-s, NATO do të jetë atje.

Kjo paqëndrueshmëri që na rrethon është realiteti ynë i ri strategjik dhe kjo, do të jetë me ne për një afat të gjatë. Kështu që Aleanca jonë duhet të për-shtatet për një afat të gjatë. Unë shoh tre çështje kryesore, si pjesë e kësaj, që do të përshkruajë shkurtimisht tani. Dhe më pas, mund të shkojmë në më shumë detaje.

Së pari, ne duhet të modernizojmë sprapsjen tonë. “Frenimi”, është parë shpesh si një lloj i modës së vjetër, kon-cepti Luftës së Ftohtë. Por, duke qenë mjaft të fortë për të ndaluar të tjerët kur të sulmojnë ty, kjo nuk është e modës së vjetër. Të qënit mjaftueshëm i fortë në mënyrë që njerëzit tuaj të mund të vazhdojnë jetën e tyre pa frikën e luftës nuk është e modës së vjetër. Ne kemi forca të forta, jo për shkak se ne duam të ndeshemi në një luftë, por sepse ne duam të parandalojmë luftën. Ne përballemi me një gamë të gjerë dhe komplekse të kërcënimeve. Tradicionale dhe asimetrike. Nga

lindja dhe nga jugu. Edhe nga hapësira kibernetike. Në qoftë se ne jemi për t’iu përgjigjur të gjitha këtyre, atëherë ne duhet të modernizojmë sprapsjen tonë. Me inteligjencë të mirë dhe par-alajmërimin e hershëm. Një integrim më të mirë të forcave tona tokësore, detare dhe ajrore dhe mbrojtjes në mënyrë të konsiderueshme më të mirë në internet. Një mbrojtje e fortë është gjithashtu çelësi për të adresuar sfidën e dytë në marrëdhëniet tona me Rusinë. Nuk ka asnjë kontradiktë ndërmjet të qenit i fortë dhe duke u angazhuar. Në të kundërtën, unë besoj se një mbrojtje e fortë formon bazën për një marrëdhënie konstruktive me Rusinë. Por nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Angazhimi nuk është i njëjtë si duke pranuar një status quo të re, ose duke i dhënë Rusisë një dorë të lirë. Ndërsa i afrohemi Samitit tonë të Varshavës, ne do të vlerësojmë implikimet afatgjata të krizës aktuale në marrëdhëniet tona me Rusinë. Pastaj, çështja e tretë e rëndësishme: çështja e Jugut. Ne përballemi me trazira, dhunë dhe jostabilitet në Afganistan, Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Kjo është një sfidë e madhe dhe komplekse. Një sfidë që kërkon një përgjigje të plotë, nga i gjithë ko-muniteti ndërkombëtar. Kryesisht, nga vendet e rajonit, ato në vijën e frontit të luftës kundër ekstremistëve. Por edhe nga organet ndërkombëtare si OKB

dhe BE, nga organizatat rajonale si Bashkimi i Afrikës, dhe nga aleatët, të cilët kanë shumë për të kontribuar. Së bashku, ne kemi nevojë për të adresuar situatën e sigurisë, krizave humanitare dhe të refugjatëve, si dhe sfidat ekono-mike. Kjo është një detyrë e madhe dhe NATO ka një rol për të luajtur. NATO duhet të je të e gatshme dhe në gjendje për të vendosur forcat kur është e nevojshme. Por ne gjithashtu duhet të përmirrësohemi në projektimin e stabilitetit pa vendosjen domosdosh-mërisht të forcave të mëdha luftarake. E quajmë atë Mbështetje Vendimtare, Ngritje e Kapaciteteve të Mbrojtjes apo Partneritet, ajo që ka rëndësi është se nga Afganistani në Marok, si dhe në shumë vende ndërmjet, NATO është duke ndihmuar vendet e tjera për të mbrojtur veten. Për të stabilizuar ra-jonet e tyre. Sepse nëse ato janë më të qëndrueshme, ne jemi më të sigurt. Duke ndërtuar kapacitetin e vendeve si Tunizia, Jordania apo Mauritania. Duke ndihmuar të tjerët, si Iraku dhe në disa çështje Libinë, për të forcuar sigurinë e tyre.

Bota jonë po ndryshon. NATO po ndryshon. Por ajo që kemi arritur deri më tani nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të bëjmë më shumë. Samiti ynë i Varshavës vitin e ardhshëm do të demonstrojë se NATO është gati për t’u marrë me sfidat e botës sonë moderne. Me një kuptim të përbashkët. Një pozi-cion i përbashkët. Një rrugë përpara e përbashkët.

qeveritë e naTo-s, thirrje për rritje në buxhetet e mbrojtjes

Parlamentarët e aleancës i kërkuan vendeve të NATO-s, në Stavanger, gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s, më 12 tetor 2015, të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në situatën me një Rusi gjithnjë e më të paparashikueshme, destabilitetit në Lindjen e Mesme dhe numrit në rritje të zhvillimit të kërcëni-meve të sigurisë.

Ligjvënësit gjithashtu inkurajuan Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg të mbështesë ofertën e Malit të Zi për t’u bërë shteti anëtar i 29-të i aleancës, dhe diskutuan mbi shkurtimin e numrit të trupave në Afganistan në sfidën e vazhdueshme të Talibanëve. “Në agresionin rus, në rritjen e ISIS, në krizën e refugjatëve

dhe rritjen e kërcënimin e sulmeve terroriste në secilin prej vendeve tona, ne kemi shumë çështje të sigurisë kom-bëtare, me të cilat jemi përballur”, tha Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Hon Michael R. Turner. Ai paralajmëroi aleatët evropianë që të rrisin shpenzimet ushtarake për të garantuar pa ndërprerje angazhimin amerikan. “ne mund të vazhdojmë për të vënë në jetë arritjet konkrete evro-piane”, tha ai në sesionin vjetor plenar të AP të NATO-s në Norvegji, kurse Stoltenberg shtoi se “pasi ne kemi pasur kohë për t’i grumbulluar ato në divi-dentin e paqes. Por tani është koha për të investuar në mbrojtjen tonë”.

Duke iu drejtuar kuvendit, kryemi-nistrja norvegjeze Erna Solberg foli mbi rëndësinë e detit të Lartë të Veriut dhe për planifikimin e tij të mbrojtjes. “NATO duhet të fokusohet më shumë në domenin e saj detar”, tha ajo, sepse “pengohet seriozisht aftësia e NATO-s për të mbrojtur anëtarët e saj”. Gjithashtu shtimi i këmbënguljes ruse në çështjet botërore ka qenë fokus i debatit gjatë sesionit katër-ditor të AP të NATO-s në qytetin Stavanger, ku morën pjesë më shumë se 240 deputetë, delegatë dhe ekspertë. “Rusia është duke zbatuar një strategji globale që është destabilizuese dhe e rrezikshme. Në këtë kontekst, të flasim për heqjen apo zbutjen e sanksioneve është jo vetëm e parakohshme, por ajo mund të jetë shumë e rrezikshme”, parala-jmëroi Turner. Stoltenberg shprehu gjithashtu shqetësim në lidhje me rolin e Moskës në Siri, ku ajo është duke mbështetur regjimin e presidentit Bashar al-Assad, kur nisi sulmet ndaj terroristëve Daesh. “Për të mbështetur regjimin e Asadit nuk je konstruktiv. Kjo nuk është tjetër vetëm se zgjatje e luftës në Siri”, tha ai. Turner duke bërë thirrje për Malin e Zi që të lejo-het të hyjë në NATO, përpara takimit ministror në fillim të dhjetorit, kur e ardhmja e saj në aleancë pritet të fi-nalizohet, tha se, “Ka ardhur koha për të larguar pengesat, të ftohet Mali i Zi për anëtarësim”, tha ai. Stoltenberg theksoi se mbështetja për anëtarësimin e Malit të Zi është në rritje, por që hyrja e tij do të varet nga përpjekjet e Malit të Zi për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe përkrahjen publike në vend, me qëllim që ai të bashkohet.

Page 14: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 201514 tradita

Para disa kohësh u mblodhën në qytezën e vogël të Prren-jasit në një takim brezash ish-ushtarakë efektivë të

ish-Brigadës së Këmbësorisë, e cila ka qënë e dislokuar për shumë vite në këtë rajon kufitar të Republikës sonë. Kjo veprimtari pati të veçantën e saj se u përkujtuan sakrificat e ushtarakëve të vjetër që shërbyen ndër vite në këtë njësi ushtarake në një kohë të vështirë për ta, kur mundi dhe përkushtimi i tyre ka qënë në zenith. Takimi nuk ishte thjesht takim për tu çmallur një brez ushtarakësh me njëri-tjetrin, kjo po e po, por takimi pati një dimension më të gjërë, më domethënës. Ai ishte një faqe nga libri i madh i historisë së brezave të ushtarakëve që kanë shërbyer ndër vite për krijimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare. Edhe përvoja që u trans-metua nga ky takim brezash ishte një gjurmë e ndritur, e cila duhet të njihet nga brezat e rinj që kanë mbaruar studimet e larta ushtarake këtë kohë të zhvillimit të proceseve të vrul-lshme demokratike. Kjo sepse ata nuk e kanë jetuar atë periudhë kohe kur ushtarakët shërbenin në çdo cep të atdheut, në male dhe brigjet më largëta, gjithnjë të disiplinuar dhe të sakrificave të mëdha.

Aktivitete të tilla janë dhe duhet të jenë pjesë e asaj tradite që duhet mbajtur gjallë ndër ushtarakët tanë, për të ecur në gjurmët më të mira të një përvoje të shtrirë në kohë, që lypset të rivlersohet. Për të qënë të saktë, duhet të themi se sot trashëgimia kanoset nga huazimet dhe ndikimet e jashtme të shoqërive të tjera, sidomos pas hapjes së vendit tone. Por, ushtria, ushtarakët, sidomos më të rinjtë, që nuk e kanë përjetuar veçantinë e shërbimit të dikurshëm si oficerë karriere, lypset ta njohin kërë traditë dhe më mirë se gjithçka kësaj i shërbejnë takime të tilla kohësh e brezash. Duhet thënë se gjatë këtyre njëzet e katër viteve ushtria shqiptare, Forcat tona të Armatosura, kanë pësuar ndry-shime rrënjësore, në përmbajtje dhe cilësi, duke u shndërruar nga një ushtri dhe forca të armatosura të politizuara, të mbyllura e her-metike, në pjesë të strukturave të rëndësishme Euro-Atlantike, ku anëtarësimi në NATO u ka dhënë atyre një dimension dhe cilësi të re misionare.

Procesi i reformimit dhe ris-trukturimit nëpër të cilat po

kalojnë Forcat e Armatosura Shq-iptare, angazhimet e deritanishme në operacione, roli dhe qëndrimi i Shqipërisë në rajon, në interes të paqes dhe sigurisë, si dhe ndihmesa e ofruar vendeve të rajonit në kuadër të nismave rajonale dhe më gjerë, të gjitha këto jo vetëm që nuk e përjashtojnë njohjen dhe pasurimin e traditës në ushtri dhe forcat tona të armatosura, por përkundrazi e bëjnë më të nevojshme në këto kushte dhe rrethana të reja nëpër të cilat po kalojnë sot këto struktura.

Shqipëria aktualisht është e an-

gazhuar për t’u qëndruar detyrimeve të saja dhe për të kontribuar për avancimin e kapaciteteve ushtarake të Aleancës dhe për të kontribuar në misionet e saja. Ajo është e vendosur t’i shkojë kësaj rruge si një detyrim për shkak se në sigurinë tonë kombëtare e kemi të mbështetur te kjo siguri kolektive, ndaj krahas me rritjen e kapacitetve të FA-së dhe kontributin gjithnjë e në rritje që vendi ynë po jep në kuadër të operacioneve të Aleancës, është me rëndësi dhe rritja e standardeve të edukimit të kuadrit ushtarak, ku pajisja me vetëdijen e

rrugës dhe traditës më të mirë të ushtrisë shqiptare mbetet një përparësi. Koncepti bashkohor për “Mbrojtjen Inteligjente”, përveç të tjerave, presupozon dhe vënien në efiçencë të plotë të faktorit njerëzor, të shpirtit, mendjes dhe zemrës së ushtara-kut, i cili nuk është një robot, por një qënie shoqërore që di se nga ka ardhur e ku do të shkojë e sigurisht, në këtë kuadër, edukimi i tij me shpirtin e traditës më të mirë të ushtrisë, përvojave më të mira të kohës, është një nevojë e përhershme. Bie fjala, shpirti i kolektivitetit, fryma vëllazërore dhe e unitetit ushtria jonë e trashëgon nga e kaluara, pavarësisht nga epoka e tejet e politizuar nëpër të cilën kaluan të gjithë shqiptarët e në këtë kuadër dhe ushtarakët tanë, jo vetëm që duhet të njihen mirë, por të punohet me të gjitha mënyrat që ato të përvetësohen, të ruhen dhe të transmetohen nga brezat e sotëm të ushtarakëve në ato që do të vijnë nesër. Duhet të njihen ato vështirësi e

sakrifica të shumta që bënë në kohën e regjimit komunist kuadrot më të devotshëm ushtarakë, të cilët ishin shembull përkushtimi, dhanë aq shumë nga vetja e tyre, sakrifikuan deri dhe komoditetin e rehatinë familjare dhe nuk përfituan thuajse asgjë për atë që dhanë. Duke qëndruar ditën e natën në shërbime të gjata e të vështira, nën alarmet e kohës, në shi e në borë, me vite të tëra larg qytetit dhe familjeve të tyre, në zona e treva të thella, këta ushtarakë treguan kualitete të larta mo-rale e njerëzore dhe janë shembull që duhen ndjekur, pavarësisht kërkesave

të reja që nxjerr koha ku jetojmë para ushtarakëve. Por, për fat të keq ka plot individë që thonë se “ushtarakë dje në regjimin monist ishin të përkëdhelur”. Kjo nuk është aspak e vërtetë, kështu flasin vetëm ata që nuk kuptojnë asgjë nga e veçanta e profesionit të ushtara-kut, ose dashakeqës të një kategorie tjetër, që mbrojtjen e atdheut e konsi-derojnë si një gjë pa vlerë. Ushtarakët në çdo regjim kanë status të veçantë, kanë detyreime të mëdha, por edhe të drejta specifike. Për fat të keq kjo nuk ndodhi gjatë regjimit të kaluar, ush-tarakut ishin të diskriminuar jo vetëm ekonomikisht, por edhe në aspekte të tjera. Kush më shumë se kuadrot e të ushtrisë u përndoqën politikisht, u dënuam padrejtësisht për “puçe” dhe përfunduan në burgje politike, apo që për një fjalë goje flakeshin nga ush-tria dhe përfundonin në internime në fshatra dhe zona të thella. Natyrisht, i nënvizoj këto për të thënë se ne ush-tarakët e ushtrisë asnjëherë nuk kemi qenë të privelgjuar apo të përkëdhelur të sistemit që shkoi, të tillë nuk jemi edhe sot. Ne ushtarakët kemi qenë dhe jemi njerëz të zakonshëm të këtij populli, por me një ndjenjë përkushtimi dhe sakrifice më të shfaqur, me një atdhedashuri më të zjarrtë dhe me një pastërti morale të veçantë. Pikërisht për këto cilësi dhe tradita të këtyre brezave të mrekullueshëm ushtarakësh duhet të flasim dhe të promovojmë tek brezat e sotëm të ushtarakëve të Forcave tona të Armatosura. Shkollat që përgatisin sot

kuadrot ushtarakë, Akademia e Mbrojtjes, etj nuk mund të jenë në nivelin e duhur, në ballë të kërkesave të kohës, nëse nuk vlerësojnë të gjitha asetet e traditës ushtarake të këtij vendi, atë pasuri të madhe figurash ushtarake, kuadrosh të devotshëm, për-voje të shkrirë në gjurmë dhe bëma konkrete, të cilat janë një bazë e fuqishme njohje, që kuadrot e ri të nxjerrin mësime e të fokusojnë objektivat për t’i ndjekur ata e për t’i tejka-luar. Sot shoqëria shqipëtare, sidomos në këtë periudhë të rilindjes së vërtet, ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në të gjitha drejtimet, edhe në ushtri e në FA, por këto hapa do të ishin akoma më të dukshëm e më produktivë nëse kthehet ndonjëherë koka prapa, për të parë andej nga erdhëm, pasi në çdo kohë njerëzit me ide dhe me përkushtim njerëzor, in-telektual e atdhetar lënë gjurmë që duhen ndjekur, pasuruar e çuar më tej.

Tradita që duhen mbajtur gjallë dhe nga brezat e sotëm të ushtarakëve të FA-së

“Ne ushtarakët kemi qenë dhe jemi njerëz të zakonshëm të këtij populli, por me një ndjenjë përkushtimi dhe sakrifice më të shfaqur, me një atdhedashuri më të zjarrtë dhe me një pastërti morale të veçantë”.

GëziM loka, ish-komandant batalioni

Takimi nuk ishte thjesht takim për tu çmallur një brez ushtarakësh me njëri-tjetrin, kjo po e po, por taki-mi pati një dimension më të gjërë, më domethënës. Ai ishte një faqe nga libri i madh i historisë së brezave të ushtarakëve që kanë shërbyer ndër vite për krijimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare. Edhe përvoja që u transmetua nga ky takim brezash ishte një gjurmë e ndritur, e cila duhet të njihet nga brezat e rinj që kanë mbaruar studimet e larta ushtarake këtë kohë të zhvillimit të proceseve të vrullshme demokratike.

Shqipëria aktualisht është e an-gazhuar për t’u qëndruar detyri-meve të saja dhe për të kontribuar për avancimin e kapaciteteve ushtarake të Aleancës dhe për të kontribuar në misionet e saja. Ajo është e vendosur t’i shkojë kësaj rruge si një detyrim për shkak se në sigurinë tonë kombëtare e kemi të mbështetur te kjo siguri kolektive, ndaj krahas me rritjen e kapacitetve të FA-së dhe kontribu-tin gjithnjë e në rritje që vendi ynë po jep në kuadër të operacioneve të Aleancës, është me rëndësi dhe rritja e standardeve të edukimit të kuadrit ushtarak.

Page 15: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 2015 15histori nga lanÇ-i

Në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, Perandoria Osmane ishte e brejtur nga kriza dhe

kontradiktat e thella. Ajo ishte e detyruar të bënte mjaft lëshime në dëm të interesave shqiptare, me qël-lim për të kënaqur lakmitë e Fuqive të Mëdha dhe të përkrahësve të tyre. Në Shqipëri, në këto kushte po rritej lëvizja antiturke, antiimperialiste e antishoviniste, gjë e cila çoi dhe for-coi më tej ndjenjën kombëtare. Kështu u krijuan disa komitete të fshehta “Për lirinë e Shqipërisë”. Nën kryesinë e patriotit Bajo Topulli, një i tillë u krijua në Manastir në vitin 1905. Si qëllim kryesor kishte “të ngjallurit e Shqipërisë, mbjellja e vëllazërisë, dashurisë dhe e bashkimit të popullit shqiptar, përdorimi i çdo mjeti për mbrothësinë e Shqipërisë”. Më tej edhe Spiro Bellkameni me çetën e tij u përfshi në këtë lëvizje të madhe. Ai jetoi dhe luftoi në këtë periudhë plot me ngjarje të mëdha për kombin tonë.

Në vitin 1907 Spiro Bellkameni si përfaqësues i patriotëve shqiptarë dërgohet për ngritjen dhe hapjen e shkollës shqipe të Progrit. Aty ai përshëndet popullin për këtë shkëndijë të shqiptarizmës dhe i uron nxënësit që ju “u bëfshi të vlefshëm për mbrothësine e mëmëdheut”. Ndërsa më 1 nëntor 1907 shkollën shqipe ai e çel edhe në Bellkamen, fshatin e tij të lindjes. Përfaqësuesve të klerit, në këto krahina i kërkuan që t’i ndi-hmonte për të mos lejuar ngritjen e shkollave. Qëllimi i tyre ishte se “ele-nizmi nga shkollat shqipe humbet”. Por, Spirua iu përgjigj se “shkolla shqipe do të hapet patjetër dhe se unë do t’i dal zot, se jam shqiptar”.

Spiro Bellkameni, si shumë pa-triotë e luftëtarë të tjerë që kishin mbushur radhët e çetave kryengritëse, ishin të bindur se liria e pavarësia e Shqipërisë nuk do të vinin me re-format dhe premtimet e xhonturqve e shërbëtorëve të tyre, por përmes rrugës së luftës të armatosur kundër sunduesve turq dhe planeve të fuqive imperialiste e shoviniste të cilët syn-onin të pushtonin dhe të gllabëronin tokat shqiptare. Jehona e kryengritjes së Kosovës dhe të Malësisë së Madhe kundër ekspeditave ndëshkimore ushtarake turke të Xhavit Pashës e Turgut Pashës, si dhe Memorandumi i Gërçes, u ndje fuqishëm edhe në Shqipërinë e Jugut.

Zona e Korçës, nën udhëheqjen e Themistokli Gërmenjit, Qamil Panaritit, Spiro Bellkamenit, Mendu Zavalanit, Pandeli Calës, Sali Butkës e të mjaft patriotëve e luftëtarëve të tjerë gjatë vitit 1911, ngritën dhe shtuan me luftëtarë të rinj mjaft çeta kryengritëse. Presioni i çetave ndaj administratës turke u bë i gjithanshëm dhe nga të gjitha drejtimet. Ndaj dhe në këto kushte, qeveria turke kërkoi me çdo kusht që të shtypte kryengritjen. Kështu, më 21 korrik 1911 ushtria turke, e armatosur me

mjetet më moderne të kohës futet në Korçë. Ajo me dhunë dhe forcë shpërthen me tërbim kundër popull-sise e patriotëve. Nisin kudo bastisje dhe arrestime në masë, ku midis tyre ishin dhe Themistokli Germenjin dhe Mihal Grameno.

Me kushtet dhe situatën e krijuar vihet në lëvizje çeta kryengritëse e Spiro Bellkamenit. Çeta e tij tako-het me çetën e Qamil Panaritin dhe bisedojnë për gjendjen e situatën e vështirë të krijuar. Në këto kushte ata vendosin të sulmojnë burgun e Kor-çës për të liruar patriotët e arrestuar. Kështu, të dyja çetat zbresin në fushën e Korçës afër fshatit Orman Çiflik. Në natën e 29-30 korrikut 1911, këto çeta u ndeshën me forca të mëdha të ushtrisë turke. Këtu u ndez një luftë e ashpër dhe e pabarabartë, në forca dhe mjete. Luftëtaret e lirisë luftuan kundër më shumë se 400 forcave ush-tarake turke të armatosura më së miri, të cilët synonin të rrethonin luftëtarët e lirisë. Me një mbrojtje të manovruar dhe të vendosur, si dhe me një luftë të guximshme plani i armiqve për shpar-tallimin e çetave dështoi. Çetat, mbasi vranë e plagosën pushtuesin, çanë rrethimin dhe u sistemuan në vende të sigurta në krahinë. Por në fushën e betejës e të nderit ranë 6 dëshmorët

Orman Çiflik ishte mbuluar nga të dy anët me njerëz, gëzim i madh për të gjithë. Çeta e parë që hyri në Ko-rçë ishte ajo e të dëgjuarit atdhetar e luftëtar Spiro Bellkamenit, i cili me kordhelën e Shqipërisë në kraharor hiqte tërë karvanin kryengritës në Korçë...”.

Në tetor 1912 Spiro Bellkameni gjendet në fshatin e tij dhe pranë prindërve, ku përgatitej të martohej. Por qeveria dhe garnizoni turk i Neveskës bënte plane për ta shtënë në dorë Spiro Bellkamenin. Ushtarë turq dhe qeveritarë i shkojnë në shtëpi për ta arrestuar, por kur shikojnë se ky plan nuk mund të realizohet, shkojnë si miq. Pas kësaj pritjeje në shtëpinë e fshatin e Spiros, qeveritari turk e fton atë për vizitë në shtëpinë e tij në qytet. Këtu ai përgatit dhe i ngre kurth, duke e kapur në pabesi këtë trim e luftëta së bashku me 4 shokët e tij. Mbas torturash çnjerëzore, i vrasin më 14 tetor 1912, dy ditë para dasmës.

Jeta e Spiro Bellkamenit ishte e shkurtër, 26 vjet. Ajo ishte jeta e një luftëtari të vendosur për çështjen e Shqipërisë, e një trimi të papërkulur, e një atdhetari të flaktë për gjuhën shqipe, për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë. Në këtë periudhë të shkurtër luftarake ai u dallua për karakterin e tij luftarak, duke qenë gjithnjë i armatosur dhe i gatshëm. Ai luftoi dhe u sakrifikua për çështjen kombëtare, duke qenë i rreptë me armiqtë, i dashur me miqtë, krenar, kryelartë për kombin e tij. Dhe populli do ta përjetësonte jetën e tij me vargjet:

Qaj moj Shqipëri e gjorë,Djemtë e tu që t’adhurojnë,Që për ty bien therorë,Dhe flamurin ta nderojnë,Qani Spiro Bellkamenë,Trimnë që ra për Atdhenë.

Për Spiro Bellkamenin është shkruar në vijimësi, janë bërë piktura dhe ngritur buste, si dhe është shpallur Dëshmor i Atdheut.

spiro Bellkameni, atdhetar dhe luftëtar i vendosur

e Orman Çifligut, Kristaq Furxhi, Bajazit Hehova, Odhise K. Pjasto, Kostaq Kosturi, Petraq Krastafilaku dhe Nuçi Lapi,

Çeta e Spiro Bellkamenit, pasi doli

nga rrethimi manovroi me shpejtësi në drejtim të Malit të Thatë. Ajo zbulon dhe i zë pritë te ura e Kadiut (midis Zvezdës e Zëmblakut) një reparti ndjekës të ushtrisë turke, e rrethon atë dhe e detyron të dorëzohet.

Si rezultat i luftës kryengritëse nga fillimi i vitit 1912, lirohet nga burgu Themistokli Gërmenji dhe mjaft patriotë të tjerë. Në këtë kohë në Korçë riorganizohet komiteti kry-engritës dhe zgjerohet veprimtaria e çetave kryengritëse. Spiro Bellka-meni, si një luftëtar i sprovuar shkon në zona të tjera për të vendosur lidhjet e për të bashkërenduar veprimet me çetat e tjera që vepronin në Kolonjë, në Dangëlli, në Përmet etj. Ndërsa në gusht të 1912-s çeta e Spiro Bellkame-nit duke zbatuar vendimin e komitetit kryengritës, vret në mes të Korçës, komandantin e xhandarmërisë, të milicisë dhe të administratës turke për krahinën e Korçës.

Pë rp j ek j e t dhe l u f t ime t e luftëtarëve patriotë në këtë periudhë ngritën më lart vrullin e kryengritjes së armatosur për liri e pavarësi. Në malet e Shqipërisë së Jugut dhe të Veriut gjetën strehë dhe u mbushën me çeta kryengritëse. Këto veç e veç dhe të gjitha së bashku bënë një punë të madhe për të shkoqur e demoralizuar ushtrinë turke. Kjo punë e mirë dha frutet e saj në qershor 1912, ku nga korpusi i ushtrisë turke të Manastirit dezer-tuan dhe u bashkuan me çetat rreth 150 ushtarë e oficerë shqiptarë. Më tej dezertuan edhe 30 oficerë e mbi 400 ushtarë. Në këto kushte u mbaj Kuvendi dhe Memorandumi i Sinjës, kërkesat e të cilit ishin të njëjta me vendimet e Gërçes, që e ngriti më lart hovin kryengritës të luftëtarëve.

Pas kësaj pune të bërë dhe hovit të kryengritjes, më 21 gusht 1912 luftëtarët e çetave hynë triumfalisht në Korçë. Atdhetari dhe luftëtari i flaktë i Shqipërisë Mihal Grameno e përshkruan me këto fjalë këtë ng-jarje “...udha prej Korçe e gjer në

Prof. asoc. dr. bernard zotaj

Page 16: Mimi Kodheli: Ju jeni të parët që i rrisni dinjitetin …...bukurinë që karakterizon dhe kënaqësinë që na jep Himni Kombëtarë sa herë e dëgjojmë, por jo vetëm kaq, gjithçka

ushtriaE prEmtE, 16 tEtor 201516

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

Personeli i Forcës Detare dhuron gjak për pacientë talasemikë

Lamtumirë Arqile Lici!

Më datën 9 tetor 2015, efektivë të Forcës detare dhuruan gjak për spitalin rajonal publik “Ihsan Cabej” në Lushnjë. Fillimisht dhuroi gjak zv/komandanti i Forcës detare, Kapiten i rangut të Parë Adnand Agastra, i ndjekur nga kuadro dhe

specialistë të tjerë në shtabin e Forcës dhe repartet e vartësisë. Madje në këtë proces humanitar dhuroi gjak dhe kapter servet Lamaj, nga Pika sinjalovr-ojtuese në Palermo. Ky akt është sa human dhe qytetar, sepse shpëton jetë njerëzish në nevojë, thotë kapter Lamaj, i cili është një dhurues gjaku i përvitshëm nga Forca detare. Mjeku transfuzolog Mehmet Xhindoli dhe infermjerët Nertil Plaka dhe Akostin Pepa, të spitalit Lushnjë, shprehën mirënjohje për këtë akt human të manifestuar nga personeli i Forcës detare. “Jemi spitali më më shumë pacientë talasemikë në vend, thotë dr. Xhindoli, kemi rreth 200 fëmijë, kryesisht nga Lushnja dhe Fieri, të cilët kanë nevoja urgjente për gjak dhe që e duan 2 herë në muaj”. Kjo është zonë që ka ende problem mbeturinat e malarjes, ka ende embrione të saj nga trashëgëmia e prindërve, ndaj kurimi për të do kohën e vet, sqaron më tej doktori. Në këtë proces mori pjesë dhe Kordinatorja e Përgjithshme e Kryqit të Kuq shqiptar, dega durrës, zonja ermira Guza, bashkë me dy studente vullnetare të shoqatës humanitare, Ira Bida dhe Irilda Braho. studentja Guza thotë së është problem dhurimi i gjakut në qarkun e durrësit dhe më gjerë, pavarësisht fushatës sonë sensibilizuese. “Ne si institucion mbas dhurimit hartojmë një procesverbal dhe bëjmë analizat përkatëse të gjakut për çdo dhurues”, shprehet ajo. Ndërkohë, specialistët theksuan nevojën e përpilimit të kartelës përkatëse për çdo dhurues. shefja e shëndetsisë e Forcës detare, nënkolonele shpresa Gjini informoi se çdo vit efektivat e Forcës detare kanë dhuruar gjak kryesisht për spitalin rajonal në durrës, ndërsa këtë vit për spitalin rajonal në Lushnjë.

shefqet Kërcelli

jo më larg se para disa ditësh, nuk mund të mendoja kurrë se do të vija për ty në këtë vend të trishtë, o i shtrenjti miku im, dhe do të mbaja

këtë fjalë! Dhe jo vetëm unë, por këtë nuk e mendonin as familjarët e tu të dashur, shokët, kolegët, miqtë e tu aq të shumtë anë e mbanë kësaj bote. ne po i japim tokës së ftohtë trupin tënd, atë gjë të përkohëshme, që do t’ia japim të gjithë, por tek ata që të njohin e të duan, ti, leu ynë i paharruar, do të lesh pas shumë: Mbi të gjitha do të lësh pas, kujtimin e përkushtimit tënd të rrallë në çdo gjë që bëre, kudo që u ndodhe dhe bëre vend, në teatrin dhe estradën tonë të Fierit, në Vlorë dhe në Tiranë, në hartën e gjërë të detyrave civile, apo ushtarake që të besu-an dhe t’i vlerësuan, në skenë apo ekran; do të lësh pas kujtimin e pasionit tënd, nervit, gjallërisë karakteristike në çdo punë e vepër, në çdo bisedë, debat, a di-alogim; do të lësh kujtimin e përkrahjes që i ofrove çdo njeriu, apo çështjeje, në të cilat ti angazhoheshe pa kursim.Këtë listë cilësish sejcili nga ne këtu, e përpilon vetë më mirë e më plot se unë në mendjen e tij: gruaja jote e dërmuar nga ikja tronditëse, vajza dhe djali, që do të marrin cilësitë e tu më të mira aq të

shumta, motrat e goditura rëndë, Edu-ardi dhe, sidomos, Samueli i vogël, kjo dashuri e re, e pamatë dhe e pangopur, lena dhe Kiçua që nuk mundën të vijnë dot, nipërit dhe mbesat, shokët e tu të panumurt, që ende nuk po e marrin veten nga ky largim i papritur. një fjalim si ky nuk mund të mos e ketë subjektiv-izmin e atij që e harton, dhe që lumtër-isht përkon me atë të shumë të tjerëve. prandaj ai bëhet përgjithësues dhe mua më lejohet të veçoj këtu miqësinë tonë të sinqertë, ku ti ishe edhe më i pakursyer se unë, ku ne me time shoqe, që u ndod-hëm në këtë ngjarje tragjike, në orët e tu të fundit të jetës, do të të jemi mirënjohës për gjërësinë e shpirtit tënd. Unë, edhe po të desha, nuk do të fshija dot kurrë kujtimet e bukura të bashkëpunimit me ty, që nga roli i parë aq i freskët në teatër e në të gjitha bashkëpunimet e shumta. E kam zor të gjej një mik, një vëlla kaq pa-sionant, që më bën një borxhli të pa shlyer, që më nxit të ndihem përjetësisht edhe më pranë Klarës, Erës dhe redionit tënd. ndjej se kurrë më parë fjalët e mia nuk kanë qenë kaq të paplota e kaq të hidhura. rrugë e mbarë nëpër kujtimet tona, arqile. lam-tumirë leksi im! Të qoftë dheu i lehtë!

pëllumb Kulla