7
Ekskluzive Intervistë me ekspertin ekonomik Prof. Dr. Rufi Osmani T1 Programi qeveritar i "ripërtrirjes ekonomike" është vetëm një agjendë teorike T2 Konfrontimet politike dëmtojnë perspektivën ekonomike të Maqedonisë në veçanti të shqiptarëve T3 Maqedonia është një pikë e skajshme në globin ekonomik botëror T4 Ne nuk kemi elita të mirëfillta intelektuale dhe për pasojë as elita të mirëfillta politike dhe biznesore Evzal Bekteshi Emri Rufi Osmani nga opinioni publik përjetohet si simbol i rezistencës ndaj diskriminimit dhe terrorit shtetëror. Deri sa ishte deputet në Kuvendin Republikan zëri i tij ndëgjohej më së shumti, kur më vonë qytetarët e Gostivarit e zgjodhën për Kryetar Komune, ai nuk hezitoi ta vendose flamurin shqiptar para ndërtesës së komunës, duke e sfiduar sistemin diskriminues shtetëror, ku ky i fundit reagoi ashpër, ashtu siç veprojnë të gjitha shtetet jodemokratike. Në një proces gjyqësor farsë ai u dënua me 13.7 vjet burg. Më vonë legjislativi i Maqedonisë duke dashur ta korrigjoje gjyqësorin e amnistoi. Sot krijimi i çdo subjekti të ri politik emrin e tij e përdor për marketing politik, por si duket Rufi Osmani politikan i dëshmuar nuk është i interesuar ta ridëshmojë veten në atë drejtim. Realisht shihet se për momentin për z.Osmani është i obsesionuar me ekonominë dhe procesin akademik në UEJL. Andaj e shfytëzuam rastin që ta zhvillojmë një bashkëbisedim në lidhje me të arriturat e Qeverisë Gruevski gjatë vitit të parë të mandatit. Valuta: Profesor, kaloi një vit nga mandati i Qeverisë së z.Gruevskit, si e vlerësoni ju këtë periudhë kohore?

20intervista-FUND

  • Upload
    jeton

  • View
    217

  • Download
    2

Embed Size (px)

DESCRIPTION

http://rufiosmani.com/docs/VALUTA-%20intervista-FUND.doc

Citation preview

Page 1: 20intervista-FUND

Ekskluzive

Intervistë me ekspertin ekonomik Prof. Dr. Rufi Osmani

T1 Programi qeveritar i "ripërtrirjes ekonomike" është vetëm një agjendë teorike

T2 Konfrontimet politike dëmtojnë perspektivën ekonomike të Maqedonisë në veçanti të shqiptarëve

T3 Maqedonia është një pikë e skajshme në globin ekonomik botëror

T4 Ne nuk kemi elita të mirëfillta intelektuale dhe për pasojë as elita të mirëfillta politike dhe biznesore

Evzal Bekteshi

Emri Rufi Osmani nga opinioni publik përjetohet si simbol i rezistencës ndaj diskriminimit dhe terrorit shtetëror. Deri sa ishte deputet në Kuvendin Republikan zëri i tij ndëgjohej më së shumti, kur më vonë qytetarët e Gostivarit e zgjodhën për Kryetar Komune, ai nuk hezitoi ta vendose flamurin shqiptar para ndërtesës së komunës, duke e sfiduar sistemin diskriminues shtetëror, ku ky i fundit reagoi ashpër, ashtu siç veprojnë të gjitha shtetet jodemokratike. Në një proces gjyqësor farsë ai u dënua me 13.7 vjet burg. Më vonë legjislativi i Maqedonisë duke dashur ta korrigjoje gjyqësorin e amnistoi. Sot krijimi i çdo subjekti të ri politik emrin e tij e përdor për marketing politik, por si duket Rufi Osmani politikan i dëshmuar nuk është i interesuar ta ridëshmojë veten në atë drejtim. Realisht shihet se për momentin për z.Osmani është i obsesionuar me ekonominë dhe procesin akademik në UEJL. Andaj e shfytëzuam rastin që ta zhvillojmë një bashkëbisedim në lidhje me të arriturat e Qeverisë Gruevski gjatë vitit të parë të mandatit.

Valuta: Profesor, kaloi një vit nga mandati i Qeverisë së z.Gruevskit, si e vlerësoni ju këtë periudhë kohore?

Dr.Osmani: Viti që e lëm pas nën qeverisjen z.Gruevski ishte mjaftë karakteristik në shumë drejtime. Një vlerësim objektiv i qeverisjes njëvjeçare parakupton analizën e të arriturave duke i vëndosur në raport me projeksionet dhe premtimet e dhëna dhe duke pasur parasysh realitetin objektiv institucional, politik, ekonomik dhe mbi të gjitha atë kaudrovik të kësaj qeverie. Duhet të konstatohet me objektivitet se në plan politik kjo Qeveri ka bërë një sërë hapash të gabuar që për pasojë ka efektuar tensionim permanent politik të brendshëm, duke e vonuar zbatimin e reformave ekonomike dhe politike, të cilat janë parakusht i avansimit të procesit integrues euroatlantik. Në plan ekonomik dhe social objektivat bazë në lidhje me rritjen e investimeve të jashtme dhe rritjen e PBB pjesërisht janë realizuar, ndërsa papunësia dhe varfëria vazhdojn të shënojn nivele jashtëzakonisht të larta edhe pse duhet të pranohet se shumëçka nuk është në rregull edhe me statistikat makroekonomike të vendit. Vlen të përmendet se përderisa kapaciteti profesional ekonomik i kësaj qeveria është respektabil, ky konstatim nuk vlen për kapacitetin politik të qeverisë. Fakt ky që shoqërohet me shumë pasoja negative në të gjitha drejtimet qeverisëse. Mendoj se padiskutim janë pjekur kushtet për

Page 2: 20intervista-FUND

një rikonstruim serioz të Qeverisë në drejtim të inkorporimit të vlerave më të mira profesionale dhe morale që i ka vendi në funksion të reaIizimit të përshpejtuar të procesit të reformave dhe integrimit euroatlantik. Valuta: Në fushatën parazgjedhore, u paralajmërua një program i quajtur “Ripërtrirje në 100 hapa”, sipas jush sa hapa nga këto i ka kaluar z. Gruevski për këtë një vit qeverisje?

Dr.Osmani : Programi "Ripërtrirja ekonomike" ishte një risi elektorale ekonomike që i dha vulë fitores relative të koalicionit të partisë së Nikolla Gruveskit. Nga njëqind hapat e programit ekonomik në vitin e parë qeveritar kryesisht janë realizuar hapat që janë të natyrës administrative në kuptim të ndryshimit të disa ligjeve ekonomike siç janë: zvogëlimi i pjesërishëm i barës fiskale për popullsinë dhe ekonominë dhe deregullimin e pjesërishëm të normativizmit të tepruar. Ka filluar një luftë mjaft karakteristike kundër ekonomisë informale, evazionit fiskal, kriminalitetit dhe dukurive të korrupsionit nga motive revanshiste dhe me një marketing të tepruar medial. Në këtë drejtim beteja e madhe kundër të ashtuquajturës "mafi urbane" dhe "privatizimeve të dyshimta" ka ngelur në nivel të konstatimeve të politikanëve dhe betejës verbale pa epilogje objektive gjyqësore. Nevojitet një qasje sistemore, e koordinuar mirë dhe në bashkëveprim me opozitën politike, duke vepruar në mënyrë të ekuilibruar në të gjitha rastet inkrimunese pavarsisht nga periudha qeverisëse. Përkundër premtimeve ambicioze dhe pritjeve të mëdha në plan ekonomik dhe në veçanti në drejtim të rritjes së punësimit dhe standardit jetësor rezultate pozitive janë minimale. Gjatë vlerësimit nuk duhet të harohet fakti se 25% e mandatit qeverisë është periudhë ku mund të jepen vetëm vlerësime fillestare. Valuta: Në ditët e fundit të qeverisjes 1 vjeçare, kryeministri doli disa ditë rradhazi në konferenca shtypi, duke njoftuar opinionin se do të ulë TVSH-në për transport, për kompjutere, për barna dhe paijsje solare etj. Këto masa sa do të ndikojnë në mirëqenien ekonomike të vendit?

Dr.Osmani: Po duhet të konstatohet me objektivitet se kjo Qeveri ka sens për promovimin vetanak medial. Personalisht mendoj se qasja selektive në lidhje me uljen e TVSH-së vetëm për disa produkte dhe shërbime, do ta ketë epilogun e ngjashëm me uljen e tatimit personal edhe pse qasja në rastin e dytë është diametralisht e kundërt. Këto masa do të ken efekte minimale në uljen e kostove të produkteve dhe të shërbimeve dhe për pasojë shumë pak do të ndikojn në aspekt pozitiv në standardin jetësor të popullsisë. Problemi bazë i ekonomisë dhe popullsisë lidhet me papunësinë tejet të lartë dhe me nivelin tepër të ulët të investimeve që ka për pasojë rritë të ulët ekonomike dhe varfëri të skajshme. Jam i mendimit se kjo Qeveri duhet të bëj një analizë komplementare dhe gjithëpërfshirëse të komplet paketës fiskale (dogana, akciza, TVSH, tatim në fitim, tatim personal, tatimet në pronë dhe taksat e shumta administrative ) dhe të përcaktoj nivelin adekuat të tatimimit të konsumit personal dhe konsumit final. Masat e pjesërishme të kësaj natyre do të zbehen nën ndikimin e informalitetit, mosfunksionimit të shtetit juridik dhe politizimit të skajshëm që e shoqëron mandatin qeverisës edhe të kësaj Qeverie.

Valuta: Poashtu, u njoftua se pagat e administratës do të rriten me 34% për tre vitet e ardhshme. A thua kjo do të rris efikasitetin e punës në administratë?

Dr.Osmani: Kur analizohet rritja e propozuar e pagave duhet të kihen parasysh më shumë aspekte. Është fakt i pamohueshëm se pagat në administratën qendrore kanë

Page 3: 20intervista-FUND

qenë të ngrira për më tepër se 15 vite fakt ky që ka degraduar statusin profesional të kësaj administrate dhe ka qenë shkaktari kryesor korrupsionit dhe i rritjes së jofunksionalitetit. Kjo rritje nominale pasi të korrigjohet për inflacionin e pritur për tre vitet e ardhshme do të efektuoj një rritje absolute mujore prej 60- 80 eurosh. Jam i mendimit se rritja e pagave duhet të shoqërohet me reformim cilësor dhe racionalizim të pjesëve të caktuara të administratës, për të qenë efektet pozitive. Përndryshe, duhet të konstatohet se edhe me këtë rritje të pagave prej 50 eurosh në nivel mujor, niveli i pagave të adminstratës në Maqedoni do të jetë më i ulti në Ballkanin Perëndimor. Përndryshe literatura ekonomike dhe praktikat e qeverive reformatore në vendet e përparuara, vendimmarrjen e kësaj natyre e realizojn vetëm pasi që sektori real i ekonomisë të ketë realizuar norma të kënaqshme të rritës ekonomike për një periudhë afatmesme, fakt ky që nuk ndodh në rastin e Maqedonisë .

Valuta: Të gjitha këto masa që i ka ndërrmarr Qeveria, a i ka bërë në pajtim me FMN-në dhe Bankën Botërore?

Dr.Osmani: Mendoj se në opinion publik dhe në qarqet intelektuale ekonomike është krijuar një fobi e theksuar ndaj rolit të FMN-së dhe pjesërisht të Bankës Botërore në raportet e këtyre dy institucioneve me Maqedoninë. FMN në harmoni me statutin e saj bën harmonizimin e politikave ekonomike të çdo vendi anëtar me qeveritë vendore në fillim të vitit buxhetor. Gjatë vitit, stafet profesionale të FMN-së vizitojn vendet anëtare dhe ballafaqojn argumentet në lidhje me rezultatet e arritura dhe ndryshimet e bëra nga qeveritë vendore. Në rastin konkret FMN do të kërkoj argumente nga qeveria vendore, në lidhje me burimet e financimit të rritës së pagave për administratorët duke mos lejuar rritjen e deficitit fiskal dhe duke vënë në korelacion rritën e pagave me rritën e investimeve, kursimeve, rritën e PBB-së dhe kontrollin e inflacionit. Me këtë rast më duhet të theksoj se pikërisht falë bashkëpunimit, mbikqyrjes dhe asistencës serioze të FMN-së dhe Bankës Botërore, Maqedonia arriti të krijojë dhe ruaj stabilitetin makroekonomik dhe të tejkaloj pa devijime të mëdha ekonomike dhe sociale shumicën e krizave ekonomike dhe politike me të cilat u ballafaqua deri më sot. Përndryshe Maqedonia është një pikë e skajshme në globin ekonomik botëror që vështirë arrin në agjendën e debateve të stafeve të FMN-së. Valuta: Kthimi i borxheve nga Qeveria e Maqedonisë, institucioneve të ndryshme ndërkombëtare vlerësohet shumë pozitiv nga ana e qeverisë, po ju si do ta vlerësoni?

Dr.Osmani: Po kjo qeveri pati fatin të trashigoj nga qeveria paraprake mbi 250 milion dollarë nga privatizimi i EEM dhe një nivel tepër të lart të rezervave devizore të shoqëruara me deficit fiskal minimal nën 0,5% dhe kurs mjaft stabil të valutës vendore. Si rezultat i faktit që rezervat devizore vazhdimisht shënonin rritje dhe e ballafaquar me faktin që Qeveria nuk ka ide dhe projekte për investime serioze kapitale në sferën publike është normale të vendoset në bazë të konceptit të kostos oportune të ripaguhen borxhet e vjetra dhe të kursehet në mospagesën e interesit kamator. Ky fenomen nxjerr në sipërfaqe faktin se në aspekt të investimeve publike programi qeveritar i "ripërtrirjes ekonomike" është vetëm një agjendë teorike të cilës do i duhet mjaftë kohë për tu transformuar në realizim praktik, nëpërmjet projekteve konkrete publike ose private, si kusht kryesor për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e standardit jetësor. Përndryshe duhet të theksohet se ekonomitë më të zhvilluara në botë si ajo e SHBA, Gjermanisë dhe Japonisë kanë nivele shumë më të larta të borxheve në përgjithësi në krahasim me borxhin e përgjithshëm që ka Maqedonia dhe këto nivele të larta të borxheve i servisojn pa probleme nëpërmjet rritës konzistente afatgjate të PBB-së.

Page 4: 20intervista-FUND

Valuta: Në këtë vit qeverisje janë bërë shumë promovime në mediat botërore, tash parashihet që të punësohen 5 promovues, të cilët do të promovojnë Maqedoninë në gjithë botën, për tërheqjen e investimeve të huaja. Përkundër këtyre masave qeveritare, pse investitorët e huaj vazhdojnë kryesisht të anashkalojnë Maqedoninë dhe për pasojë investimet e huaja janë në nivelet më të ulta në kuadër të vendeve të EJL-së ?

Dr.Osmani: Shkaqet për këto nivele të pakënaqshme të investimeve të huaja janë nga më të ndryshmet. Maqedonia gjendet në një rajon gjeografik, i cili tashmë 17 vite është karakterizuar me kriza të shumta politike dhe ekonomike. Procesi i privatizimit u zhvillua me një legjislacion kriminogjen që në esencë pamundësoi investitoret e huaj që të bëhen pronarë të kapitalit vendor në mënyre substanciale nëpërmjet një konkurrimi fer. Pavarsisht nga kjo që thashë më lart, mendoj se gabimisht po bëhet fetishizimi i rolit të investimeve të jashtme në zhvillimin ekonomik. Analizat që kam bërë në rastin e Shqipërisë argumentojnë se përkundër faktit që Shqipëria ka nivelin më të ulët të investimeve të jashtme në Ballkan, ka aritur normat mestare më të larta të rritës ekonomike duke u financuar nga paratë e emigracionit ekonomik shqiptar. Një përvojë pozitive e kësaj natyre duhet detyrimisht të aplikohet edhe në Maqedoni në kuptim të përpilimit dhe zbatimit të një strategjie atraktive shtetërore në funksion të motivimit të mërgimtarëve tanë të investojn kursimet e tyre në mënyrë produktive dhe jo në konsum joproduktiv si deri më tash. Sa na perket neve shqiptarëve, më duhet të konstatoj me keqardhje se sa më shumë konfrontime politike të kemi dhe sa më shumë, ekcese të inskenuara dhe parulla politike si "Republika e Iliridës" dhe raste si ai i Tanushës do të jemi shumë larg investimeve të jashtme ekonomike dhe perspektivës ekonomike. Kjo e vërtet politike me pasoja ekonomike duhet tashmë definitivisht të kuptohet nga të gjithë personat që pretendojnë të përfaqësojn interesat kombëtare shqiptare në Maqedoni.

Valuta: Në librin tuaj "Mendimi alternativ politik dhe ekonomik" emëruesi i përbashkët i dështimit politikë të shqiptarëve të Maqedonisë është përzgjedhja e gabuar kuadrovike, morali i dyshimt i të zgjedhurve politik, manipulimi i vullnetit politik të popullit dhe zëvendësimin e interesave kombëtare për përfitime personale dhe klanore nga partitë politike shqiptare. Sipas jush, cila është dalja nga ky qorsoskak?

Dr. OSMANI: Rekomandimi kryesor në pjesën politike të librit tim është ky "Sfida e të sotmes dhe të nesërmes e kombit shqiptarë lidhet me demokratizimin e shoqërisë shqiptare dhe në veçanti të partive politike shqiptare, krijimin e elitave të mirëfillta intelektuale si parakusht i përzgjedhjes së drejtë të elitave politike dhe elitave menaxheriale në funksion të krijimit të kapaciteteve humane konkurruese shqiptare në lëmin e ekonomisë , arsimit dhe politikës". Rekomandimi në fjalë jep përgjigje meritore në gjenezën e problemeve të politikës shqiptare në Maqedoni. Pra duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të themi të vërtetën "ne nuk kemi elita të mirëfillta intelektuale dhe për pasojë as elita të mirëfillta politike dhe biznesore". Shpresa e daljes nga ky qorrsokak mbështet në gjeneratat e reja intelektuale që në masë të konsiderueshme diplomojn në universitetet vendore, rajonale dhe botërore. Valuta :Për fund, cili është parashikimi juaj për hyrjen e Maqedonisë në BE, a ka mundësi që për një kohë më të shkurtër të arrihen standardet ekonomike të kërkuara nga ky institucion?

Dr.OSMANI: Vërrejtjet e shumta që gjatë këtij viti Komisioni Europian ia ka dërguar qeverisë aktuale në lidhje me dialogun politikë dhe zbatimin e reformave institucionale

Page 5: 20intervista-FUND

nuk janë kuptuar seriozisht nga kjo qeveri. Komplikimi dhe vonesa e zgjedhjes së statusit politik të Kosovës e vë rajonin e Ballkanit Perëndimor para një sfide të re me mjaft rreziqe dhe paqartësi. Fatkeqësia e këtij rajoni në drejtim të integrimeve euroatlantike identifikohet me kombin dhe shtetin serb. Tashmë është evidente se Unioni Europian nuk ka kapacitet dhe vizion të zgjedh çështjet problematike dhe ta integroj Ballkanin Perëndimor në radhët e veta me një dinamik të pritur nga banorët e këtij rajoni. Parë nga ky këndvështrim prioriteti i këtij rajoni është stabilizimi nëpërmjet integrimit në Nato si parakusht për integrimin e mëvonshëm në UE. Jam i mendimit se edhe në këtë rasti SHBA-të do të japin kontributin vendimtar për integrimin e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO dhe se do të mbyllin statusin e Kosovës në pajtim me planin e presidentit Ahtisari. Pas këtij epilogu pozitiv procesi i integrimit në UE do të jetë shumë më dinamik për rajonin dhe jam i mendimit se rajoni përfundimisht me 2015 do të integrohet në UE. Stabiliteti politik rajonal dhe procesi i integrimit euroatlantik janë parakushte esenciale për zhvillim të përshpejtuar ekonomik. Në ndërkohë liberalizimi i plotë i regjimit të vizave do të jepte kontribut të rëndësishëm në hapjen e perspektivës ekonomike dhe zvogëlimin e papunësisë.