11
Albania Korrik - Shtator 2020 #EENCanHelp EEN-ALBANIA HYRJE Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve (EEN-Albania) sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Korrik – Shtator 2020. Në këtë Newsletter do të gjeni informacione rreth aktivitetit të Rrjetit për tre mujorin e tretë të vitit 2020, takimet e organizuara duke respektuar rregullat e vendosura në këtë periudhë pandemie, përditësime dhe informacione të rëndësishme mbi sipërmarrjen. Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve në përshtatje edhe me situatën e krijuar nga COVID -19 ka monitoruar vazhdimisht zhvillimet më të fundit dhe ka vazhduar të jetë proaktiv dhe në dispozicion me të gjitha shërbimet dedikuar bizneseve dhe palëve të interesit. Edhe pse pandemia COVID-19 ka ndryshuar prioritetet dhe nevojat e shumë bizneseve, Enterprise Europe Network EEN ofron mënyra inovative në mbështetje të bizneseve, për të përballur sfidat gjatë periudhës COVID-19. Me një qasje virtuale, Rrjeti EEN do të vazhdojë të mbështesë bizneset për të gjetur tregje evropiane dhe mënyra të reja inovative të punës.

HYRJE - EEN › wp-content › uploads › 2020 › 10 › Newsletter_No.3-Ko… · HYRJE Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve (EEN-Albania) sjell për publikun, bizneset dhe palët e

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Albania

    Korrik - Shtator 2020

    #EENCanHelp

    EEN-ALBANIA

    HYRJE

    Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve (EEN-Albania) sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Korrik – Shtator 2020.

    Në këtë Newsletter do të gjeni informacione rreth aktivitetit të Rrjetit për tre mujorin e tretë të vitit 2020, takimet e organizuara duke respektuar rregullat e vendosura në këtë periudhë pandemie, përditësime dhe informacione të rëndësishme mbi sipërmarrjen. Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve në përshtatje edhe me situatën e krijuar nga COVID -19 ka monitoruar vazhdimisht zhvillimet më të fundit dhe ka vazhduar të jetë proaktiv dhe në dispozicion me të gjitha shërbimet dedikuar bizneseve dhe palëve të interesit.

    Edhe pse pandemia COVID-19 ka ndryshuar prioritetet dhe nevojat e shumë bizneseve, Enterprise Europe Network EEN ofron mënyra inovative në mbështetje të bizneseve, për të përballur sfidat gjatë periudhës COVID-19.

    Me një qasje virtuale, Rrjeti EEN do të vazhdojë të mbështesë bizneset për të gjetur tregje evropiane dhe mënyra të reja inovative të punës.

    https://twitter.com/hashtag/EENCanHelp?src=hashhttps://www.facebook.com/hashtag/covid19?__eep__=6&source=feed_text&epa=HASHTAG&__xts__%5B0%5D=68.ARBhUzWgm5c9xs9AfS07VRIpY5b2WRaXcejBi4UUKHFwrVGqzZ5w9lYo42ioOJ1D5hBc_Rx3c1FtquD2rj8S1nxwZMD3bRJxsGzqmSf_Ff8gZs4PTHhn8y9bz8DUopokfeqq79TzEb3WSMNAdh2UjV7d3NbP7HIGQeg4iKCVmYw5OLIFt3wlKj6NgXAUwLhjdyO7m8Fcf-cfZNm7DB9Clx5KJUv8Ou2RkWuK5N8bP6ieschBTT7sxLj1sinBAxoru-WYMg1kF9IklreuJeBnIVrVWgp9gau9fz5GMONkH29oMdGXZFEvVNoGdVroxJF7VB_XIv0VUxpi33HWMVyLOxEMbOoFmNbLFlrfMdfv478TLwvVrJMczErZYjJTKdGmH8JlTr5QEQoWZKXKmTX27TPIWb2umMb95nxdW0jpt5VpJbIWxvsMRB7m-ajlIxBMfUnKFLNq-9OLJsQEacfx63k2IlRwUHNVPrg9k78543c2JC99LcorBLnEKpvc&__tn__=%2ANK-Rhttps://www.facebook.com/hashtag/een?__eep__=6&source=feed_text&epa=HASHTAG&__xts__%5B0%5D=68.ARBhUzWgm5c9xs9AfS07VRIpY5b2WRaXcejBi4UUKHFwrVGqzZ5w9lYo42ioOJ1D5hBc_Rx3c1FtquD2rj8S1nxwZMD3bRJxsGzqmSf_Ff8gZs4PTHhn8y9bz8DUopokfeqq79TzEb3WSMNAdh2UjV7d3NbP7HIGQeg4iKCVmYw5OLIFt3wlKj6NgXAUwLhjdyO7m8Fcf-cfZNm7DB9Clx5KJUv8Ou2RkWuK5N8bP6ieschBTT7sxLj1sinBAxoru-WYMg1kF9IklreuJeBnIVrVWgp9gau9fz5GMONkH29oMdGXZFEvVNoGdVroxJF7VB_XIv0VUxpi33HWMVyLOxEMbOoFmNbLFlrfMdfv478TLwvVrJMczErZYjJTKdGmH8JlTr5QEQoWZKXKmTX27TPIWb2umMb95nxdW0jpt5VpJbIWxvsMRB7m-ajlIxBMfUnKFLNq-9OLJsQEacfx63k2IlRwUHNVPrg9k78543c2JC99LcorBLnEKpvc&__tn__=%2ANK-R

  • Albania

    Korrik - Shtator 2020

    Ditë Informuese |Sipërmarrjet Shqiptare pjesë e familjes evropiane

    Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e institucionit koordinues të EEN - Albania, organizoi në datë 30 Korrik webinarin me temë: “Ditë informuese EEN - Albania | Sipërmarrjet Shqiptare pjesë e familjes evropiane". Gjatë webinarit u prezantua informacion mbi Enterprise Europe Network, rrjetit më të madh në botë në mbështetje të biznesve NVM (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) për të qenë pjesë familjes evropiane dhe e tregut ndërkombëtar.

    Ky webinar kishte si qëllim të informonte të gjitha bizneset shqiptare mbi mundësitë që Enterprise Europe Network (EEN - Albania) ofron për gjetjen e partnerëve të biznesit, zhvillimin e inovacionit dhe rritjen e konkurrueshmërisë në tregun Evropian e më gjerë. Për më tepër informacion ndiqni regjistrimin e webinarit në videon më poshtë: https://www.facebook.com/investinalbania/videos/290030652065220

    Guidë mbi grantet Europiane për SME-të

    Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network-Albania (EEN-Albania) organizuan në datë 17 Shtator webinarin me temë: "Guidë mbi grantet Europiane për SME-të". Ky webinar kishte si qëllim informimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme shqiptare mbi ekzistencën e mjeteve, portaleve dhe programeve të ndryshme europiane të cilat janë në mbështetje të zhvillimit të biznesit. Webinari ju vjen në ndihmë të gjitha bizneseve, të cilat kanë nevojë të informohen mbi tregun europian dhe mundësitë e shumta që ai ofron, si edhe për orientimin e bizneseve drejt mundësive të financimit të nevojave dhe projekteve të tyre. Për më tepër informacion ndiqni video regjistrimin e webinarit si më poshtë. https://www.facebook.com/watch/?v=244655260243838

    https://www.facebook.com/investinalbania/videos/290030652065220https://www.facebook.com/watch/?v=244655260243838

  • Albania

    Korrik - Shtator 2020

    IPPM-Albania organzoi webinar mbi shërbimet e EEN

    Instituti për Politikat Publike dhe

    Mirëqeverisjen (IPPM-Albania) organizoi

    webinarin për klientët ekzistues dhe

    potencialë ku u prezantuan informacione

    mbi përfitimet e rrjetit EEN për NVM-të në

    lidhje me aksesin në tregun evropian,

    marrjen e këshillave dhe shërbimeve të

    partneritetit dhe zhvillimin e strategjisë së

    inovacionit dhe barazisë së markës.

    Sipërmarrjet u informuan gjithashtu edhe

    mbi eventet e ardhshme dhe takimet B2B.

    EEN-Albania dhe EEN-Kosovë | Marrëveshje bashkëpunimi

    Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e koordinatorit të Enterprise Europe

    Network- Albania (EEN - Albania), nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Enterprise Europe Network

    -Kosovë (EEN-Kosovo).

    Përmes kësaj marrëveshje EEN-Albania dhe EEN-Kosovë do të bashkëpunojnë në kuadër të implementimit

    të aktiviteteve specifike si: Mbështetje dhe shërbime këshillimi për sipërmarrjet e të dy vendeve; Koordinim

    i shërbimeve profesionale individuale për sipërmarrjet SME, si edhe ofrimi i aksesit për të gjetur partner të

    mundshëm biznesi në të dy vendet; Bashkëpunim dhe organizim i aktiviteteve të ndërmjetësimit, misioneve

    të biznesit, panaireve, si edhe aktiviteteve informuese për të lehtësuar bërjen e biznesit ndërkombëtar, rritjen

    e inovacionit dhe teknologjisë

    Në linkun në vijim ju ftojmë të ndiqni edhe regjistrimin live të takimit, i cili u zhvillua online nëpërmjet

    platformës zoom. https://www.facebook.com/eenkosovo/videos/323731945506766.

    https://www.facebook.com/hashtag/eenkosov%C3%AB?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZWSRK1f85G57JmDiVAzKCtr36iCq8zUKNIGuFr7JwKdAc0qmPlRMmHNe5CIDuoj3y0_XhTl6-_j7pdNpRJ4WByD6YnQi1BHIhq7B7MNEmYlURezhLcPyAgMLvveSX7R00ZNra4GTOv7UdoUneddQccWGggOgNveXdQzq46vf_KWCwIa2g891tasdF24SSxjcro&__tn__=*NK-Rhttps://www.facebook.com/eenkosovo/videos/323731945506766

  • Albania

    Korrik - Shtator 2020

    EEN-Albania dhe EEN-Kosovë - Workshop mentorimi

    Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunmit mes

    EEN-Albania dhe EEN-Kosovë u zhvilluan dy

    sesionet e para të mentorimit.

    Sesioni i parë i mentorimit u fokusua mbi idetë se si

    duhet të zgjerohet Rrjeti dhe kush është tregu i

    duhur, kurse në sesionin e dytë u trajtua tema mbi

    mënyrën e shkrimit të profileve të kompanive dhe

    shpërndarjes së tyre.

    Takime Door to Door në Durrës

    Stafi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network -Albania (EEN-

    Albania) zhvilluan në qytetin e Durrësit takime "Door to Door" në kompanitë Wine AL dhe Stella Shpk.

    Kompania Wine AL e themeluar në vitin 2015

    me aktivitet prodhimin e verës 100% produkt

    shqiptar, është ende në fazën e testimit dhe

    synon të nxjerr në treg një verë të një cilësie

    të lartë me qëllim eksportin e saj jashtë

    Shqipërisë. Kompania ka përfituar përmes

    shërbimeve dhe skemave të granteve që

    AIDA ofron në mbështetje të certifikimeve të

    produkteve dhe blerjes së pajisjeve

    teknologjike për zhvillimin e mëtejshëm të

    biznesit.

    Kompania Stella Shpk me një eksperiencë 25

    vjeçare në treg, operon në sektorin e prodhimit

    dhe tregtimit të konfeksioneve. Aktualisht

    kompania ka filluar edhe prodhimin e

    produkteve spitalore, të cilat i eksporton në

    Evropë.

    AIDA, në cilësinë e institucionit koordinues të

    projektit Enterprise Europe Network (EEN-

    Albania) prezantoi tek bizneset shërbimet dhe

    asistencën që EEN ofron në identifikimin e

    tregjeve të reja, si edhe në gjetjen e partnerëve

    të rinj ndërkombëtarë me synim rritjen e vlerës

    së shtuar të bizneseve.

  • Albania

    Korrik - Shtator 2020

    EVENTE DHE TAKIME B2B

    Enterprise Europe Network - Albania EEN-Albania, në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të bëheni

    pjesë e takimeve virtuale B2B dhe eventeve ndërkombëtare.

    Ftohen të gjitha sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që duan të krijojnë kontakte dhe marrëveshje

    ndërkombëtare bashkëpunimi dhe partneriteti të jenë pjesë eventeve dhe takimeve B2B.

    Torino Fashion Week 2020 https://torino-fashionmatch-2020.b2match.io/

    C-Voucher -Projekt i BE

    https://lnkd.in/gnirAYf

    Istanbul Fintech Week

    Matchmaking Event 2020 https://ifw2020.b2match.io/home

    Business Meeting Food Paris 2020https://b2bfoodparis2020.converve.io/index.html

    BUD-GRYF&HOME FAIR 2020-

    Matchmaking Event https://budgryf2020.b2match.io/

    https://torino-fashionmatch-2020.b2match.io/?fbclid=IwAR2AanQhAsXSnkk0b4_0iQl8fyV9mLKIMWw0Wgt_F6yI3uJ23fbtdfZB7lghttps://lnkd.in/gnirAYfhttps://ifw2020.b2match.io/homehttps://b2bfoodparis2020.converve.io/index.htmlhttps://budgryf2020.b2match.io/

  • Albania

    Korrik - Shtator 2020

    Riga Food 2020https://rigafood2020.b2match.io/

    Nano -2020

    International matchmaking Event https://virtual-nano-2020.b2match.io/home

    BOTIME DHE PËRDITËSIME

    Fletëpalosje “Helping ambitious SME’s innovate and grow internationally”

    Enterprise Europe Network -Albania ju njeh me botimin më të ri “Helping ambitious SME’s innovate and grow

    internationally”. Ky botim përmban një përmbledhje me informacione mbi mundësitë dhe shërbimet e integruara

    që EEN-Albania ofron për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, me synim rritjen e aftësive konkurruese dhe

    inovative, si edhe krijimin e partneriteteve të reja në tregun Europian e më gjerë.

    Enterprise Europe Network është Rrjeti më i madh në botë për mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të

    mesme (NVM) për të qenë pjesë e tregut Evropian e më gjerë. Rrjeti ofron shërbime mbështetëse për

    sipërmarrjet që duan të zhvillohen në tregje të reja, të përmirësojnë konkurrencën, të zhvillojnë inovacionin dhe

    të rrisin konkurrueshmërinë në tregun Evropian e më gjerë.

    Rrjeti ofron shërbime të integruara të përshtatura për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet, qendrat

    kërkimore, si edhe të gjithë palët e tjera të interesuara.

    Rrjeti në Shqipëri menaxhohet nga një konsorcium i vetëm, i cili përbëhet nga partnerët: Agjencia Shqiptare e

    Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCIT), Bashkimi i Dhomave të

    Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (UCCIAL), Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen (IPPM).

    Ne jemi pjesë e Enterprise Europe Network, rrjetit më të madh në botë në mbështetje të sipërmarrjeve, që sjell

    së bashku rreth 600 organizata mbështetëse, në më shumë se 60 vende të botës.

    https://rigafood2020.b2match.io/https://virtual-nano-2020.b2match.io/home

  • Albania

    Korrik - Shtator 2020

  • Albania

    Korrik - Shtator 2020

    Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme përballë vështirësive të krizës së COVID-19

    IPPM Albania (Instituti për Politikat Publike

    dhe Mirëqeverisje) publikoi botimin “NVM-të

    përballë vështirësive të krizës së COVID-

    19”.

    Në këtë botim do të gjeni informacione të

    plota mbi rolin që sipërmarrjet e vogla dhe

    të mesme (NVM) kanë në zhvillimin e

    ekonomisë dhe në krijimin e vendeve të

    punës. NVM-të vlerësohen si shtylla

    “kurrizore” e ekonomive të shumë vendeve. Ato përfaqësojnë 80- 95% të numrit total të ndërmarrjeve,

    kontribuojnë me rreth 60-75% të prodhimit të brendshëm bruto si dhe rreth 65-80% e të punësuarëve gjenden

    pranë tyre. Këto informacione i dedikohen sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për t’u njohur me

    vështirësitë, si edhe për t’u përshtatur me sfidat e reja që ka shkaktuar kriza nga pandemia COVID-19. Për të

    lexuar të plotë botimin klikoni linkun:https://een.al/wp-content/uploads/2020/07/NVM-të-përballë-vështirësive-

    të-krizës-së-Covid-19.pdf.

    Sondazhi « Flash Eurobarometer » mbi sipërmarrjet SME

    Sondazhi ‘Flash Eurobarometer’ mbi sipërmarrjet e vogla dhe të mesme SME dhe sipërmarrjet startup

    konfirmon se: 62% e SME-ve të BE-së përballen me pengesa gjatë procesit të digjitalizimit dhe 70% e SME-

    ve të BE-së po përballen me të paktën një pengesë që parandalon biznesin e tyre të bëhet i qëndrueshëm

    dhe se kanë ende nevojë për mbështetje për të arritur një status plotësisht të qëndrueshëm. Sondazhi

    konfirmon nevojën për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme në rrugën e tyre drejt digjitalizimit dhe

    qëndrueshmërisë, si edhe vërtetojnë rëndësinë e strategjisë së re të SME-ve për të kontribuar në

    rimëkëmbjen ekonomike në Evropë pas pandemisë COVID-19. Më shumë informacion mbi sondazhin:

    https://europa.eu/!fd33Td.

    https://een.al/wp-content/uploads/2020/07/NVM-të-përballë-vështirësive-të-krizës-së-Covid-19.pdfhttps://een.al/wp-content/uploads/2020/07/NVM-të-përballë-vështirësive-të-krizës-së-Covid-19.pdfhttps://www.facebook.com/hashtag/sme?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZVvTwp7hxf-lGYzAEvoTdRiCm_s73i2VZR5mdDby0NP91cMr7S_6cFwduZpb9EeJPG80SgIUgNzMTQ3lvYE17OxWXcPk7Xpd3Z7KnH1DDZzKlop3ZmS20_y6dm4bgsVui7wzLKP4O9dQMIUmrBTUIvRC14TiSa8ry8Qb6Fttz0kzCIwU3FXq58HWtNDhlS7hz_I81UuAhSSdtDAjnObt-oKn8mW8Hymy6FIxh0g22qTyrOW9gAoOt5z_kVoSy0X-4pa5GmcikELI2YaZEtQyTqE&__tn__=*NK-Rhttps://www.facebook.com/hashtag/startup?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZVvTwp7hxf-lGYzAEvoTdRiCm_s73i2VZR5mdDby0NP91cMr7S_6cFwduZpb9EeJPG80SgIUgNzMTQ3lvYE17OxWXcPk7Xpd3Z7KnH1DDZzKlop3ZmS20_y6dm4bgsVui7wzLKP4O9dQMIUmrBTUIvRC14TiSa8ry8Qb6Fttz0kzCIwU3FXq58HWtNDhlS7hz_I81UuAhSSdtDAjnObt-oKn8mW8Hymy6FIxh0g22qTyrOW9gAoOt5z_kVoSy0X-4pa5GmcikELI2YaZEtQyTqE&__tn__=*NK-Rhttps://europa.eu/!fd33Td

  • Albania

    Korrik - Shtator 2020

    RRJETI EUROPIAN I NDËRMARRJEVE (EEN-Albania)

    Çfarë është Rrjeti Europian i

    Ndërmarrjeve ?

    Si funksionon Rrjeti?

    ❖ Rrjeti më i madh në botë për nxitjen e konkurrueshmërisë dhe sipërmarrjen

    ❖ Nxit rritjen e bizneseve dhe punës

    duke ofruar shërbime për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme NVM/ SME si dhe burime për biznese të tjera, universitete dhe qendra kërkimore

    ❖ Ofron shërbime mbështetëse për të

    ndihmuar NVM-të të bëjnë biznes në Tregun Unik BE, si dhe të përmirësojnë konkurrencën e NVM-ve Europiane

    ❖ Për t’u bërë pjesë e Rrjetit duhet të krijoni profilin e biznesit tuaj në databazën e Rrjetit

    ❖ Profili krijohet nga biznesi në bashkëpunim me ekspertët e Konsorciumit Shqiptar

    ❖ Profili vendoset në Rrjet nga

    ekspertët e Konsorciumit Shqiptar në bashkëpunim me ekspertët e BE

    ❖ Ky shërbim nuk ka asnjë kosto për

    biznesin

  • Albania

    Korrik - Shtator 2020

    Rjeti Europian i Ndërmarrjeve

    Rrjeti më i madh në botë për mbështetjen e NVM-ve me fokus

    ndërkombëtarizimin

    EENCanHelp

    Vizitoni:

    www.een.al

    een.ec.europa.eu

    http://www.een.al/http://www.een.ec.europa.eu/

  • Albania

    Korrik - Shtator 2020