15
INFLACIONI

inflacioni

  • Upload
    dadia10

  • View
    69

  • Download
    1

Embed Size (px)

DESCRIPTION

makroekonomia

Citation preview

Page 1: inflacioni

INFLACIONI

Page 2: inflacioni

Me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve.

1001)-(t çmimeve i Niveli

1)-(t çmimeve i Niveli - (t) çmimeve i Niveli (t) . I N. x

Kuptimi i inflacionit

Page 3: inflacioni

• Deflacioni paraqet rënjen e çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës paraardhëse.

Ndryshe deflacioni mund të përcaktohet si inflacion negative.

• Desinflacioni paraqet rënjen e çmimeve mesatare, por duke mbetur mbi nivelin e periudhës paraprake.

Pra gjatë periudhave desinflacioniste inflacioni vazhdon të ketë vlera pozitive.

Page 4: inflacioni

Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit të çmimeve, si tregues të drejtpërdrejtë të tij shërbejnë indekset e çmimeve.

Përllogariten tre indekse të përgjithshme çmimesh:

Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI),

Indeksi i çmimeve të prodhuesit (PPI),

Deflatori i GDP-së.

Le të shohim me radhë secilin prej tyre

Page 5: inflacioni

1. Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI) -mat koston e një shporte tregu mallrash dhe shërbimesh që konsumohen nga një familje tipike qytetare gjatë një periudhe të caktuar kohe.

Page 6: inflacioni

Për konkretizim marrim një shembull se si llogaritet CPI. Supozojmë për thjeshtësi se konsumatori blen ose konsumon vetëm tri të mira: ushqime, strehim dhe kujdes mjeksor.

Po ashtu supozojmë se konsumatori 50% të buxhetit e shpenzon për ushqim 30% për strehim dhe 20% për kujdes mjeksor.

Marrim vitin 2004 si vit bazë dhe çmimet e çdo të mire që blen konsumatori i marrim të barabarta me 100 rrjedhimisht CPI e vitit 2004 do të llogaritet:

CPI2004 = (0.5 x 100) + (0.3 x 100) + (0.2 x 100) = 100

Page 7: inflacioni

Le të supozojmë se në vitin 2005 çmimet e ushqimit rriten 10%, çmimet e strehimit rriten për 3% dhe çmimet e kujdesit mjeksor rriten për 4%.

Në këto kushte CPI e vitit 2005 do të llogaritet:

CPI2005= (0.5 x 110) + (0.3 x 103) + (0.2 x 104) = 106.7

Nga këto të dhëna mund të nxjerrim se sa është norma e inflacionit për vitin 2005

Page 8: inflacioni

Norma e inflacionit2005 = 1002004

20042005 xCPI

CPICPI

Norma e

inflacionit2005 = 7.6100

1001007.106

x

Page 9: inflacioni

2. Indeksi i çmimeve të prodhuesit (PPI) – ky indeks mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë, pra nivelin e çmimeve në staidin e prodhimit.

Ai përdoret gjerësisht në veprimtarinë tregtare. 3. Deflatori i GNP – llogaritet si raport i GNP nominal me GDP real, shprehur në përqindje, pra:

Deflatori i GNP 100min x

realGNPalnoGNP

Page 10: inflacioni

II. Llojet e inflacionit

Në përgjithësi në teorinë ekonomike inflacioni klasifikohet në tre kategori:

• Inflacioni i moderuar.• Inflacioni galopant.• Hiperinflacioni.

Page 11: inflacioni

Situatat me hiperinflacion janë të rralla.

Ato janë të pranishme sidomos në kushte të luftës.

Gjermaninë e viteve 1922-1923, ku në këtë periudhë indeksi i çmimeve u rrit nga 1 në 10.000.000.000%,

Bolevinë e viteve 1985 me 12000% inflacion në vit apo

Ish Jugosllavinë e vitit 1993 e cila u karakterizu nga një inflacion shumë i lartë dhe nga një zhvlerësim i jashtëzakonshëm i dinarit, për shkak të luftës në Bosnje – Hercegovinë

Page 12: inflacioni

Disa nga karakteristikat kryesore te hiperinflacionit janë:

Së pari, shpejtësia e qarkullimit të parasë rritet shumë shpejt.

Së dyti, çmimet relative, përfshirë dhe çmimet e punës (pagën) bëhen jashtzakonisht të paqendrueshëm.

Page 13: inflacioni

III. Kostot e inflacionit

Kostot e inflacionit janë më pak të dukshme se sa kostot e papunësisë sepse në një situatë inflacioniste mund të kemi njëkohësisht si të humbur ashtu edhe të fituar.

Në një periudhë inflacioniste jo të gjitha çmimet, përfshirë këtu edhe pagat, ndryshojnë me të njejtin ritëm. Rrjedhimisht, do të kemi patjetër ndryshime në nivelin e çmimeve relative të mallrave dhe të shërbimeve.

Page 14: inflacioni

Pikërisht këto ndryshime në çmimet relative të mallrave dhe të shërbimeve, krijojnë dy efekte nga inflacioni:

(1) inflacioni çon në rishpërndarjen e pasurisë midis klasave ose shtresave të ndryshme të popullësisë.

(2) inflacioni çon në një alokim joefiçient të burimeve të prodhimit.

Page 15: inflacioni

Kostot e inflacionit varen nga karakteri i inflacionit, nëse ai është i parashikuar apo i paparashikuar.

1. Inlacioni i parashikuar quhet ajo normë e inflacionit e cila mund të parashikohet nga agjentët ekonomik.

2. Inflacioni i paparashikuar është ajo normë inflacioni e cila i kap agjentët ekonomik në befasi.