99
7 INFORMATIKA 1

INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

7 INFORMATIKA

1

Page 2: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

PËRMBATJA Hyrje…………………………………………………………………..2 LINJA 1 Ç’është kompjuteri, ndërtimi i kompjuterit. 1.1. Një histori e shkurtër e Kompjuterave dhe Networkeve ............. 8 1.2 Ç’është kompjuteri?.......................................................................... 13 1.3 Elemente të ruajtjes së kujtesës. Kujtesa masive ..........................17 1.4. Tipe të ndryshëm kompjuterash ....................................................22 LINJA 2 Ç’janë programet, klasifikimi i tyre (software). 2.1 Programi i jep jetë kompjuterit .........................................................25 2.2 Klasifikimi i grupeve kryesore të programeve ...............................27 2.3 Hartimi dhe instalimi i programeve ................................................28 2.4 Kodi binary ......................................................................................... 29 LINJA 3 Sistemet e Operimit 3.1 Sistemet e Operimit .......................................................................................36 3.2 Si ta hapim dhe si ta mbyllim kompjuterin ...............................................37 3.3 Kontrollet .......................................................................... .............................42 Butonat e komandës ......................................................................................43 Kutia e tekstit ....................................................................................... ..........45 Scroll Bar ..........................................................................................................46 List box .............................................................................................................46 Combo box .......................................................................................................47 Kontrolli Month Calendar .............................................................................51 Dialogue-boxes ................................................................................................53 3.4 Rregullimi i Desktopit ................................................ ...................................55 3.5 Menaxhimi i thjeshtë i disqeve. Sistemi i Folders dhe Files ......................61 3.6 Control Panel....................................................................................................52 3.7 Back-up .......................................………………………………......................62 3.8 Mouse dhe paraqitjet grafike të tij ................................................................52 LINJA 4 Programe aplikimi në Microsoft Windows 4.1 Hapja e një program ……………………………………………….................82 4.2 Editorët e tekstit ………………………………………………………………84 4.3 WordPad ………………………………………………………………………85 4.4 Krijimi dhe ndryshimi i tekstit ……………………………………………...86 4.5 Komandat Cut, Copy dhe Paste, Clipboard ………………….....................87 4.6 Microsoft Paint ………………………………………………………………..89 4.7 Menu të Paint………………………………………………………..................91 Typing 4.8 Futja e Informacionit nëpërmjet Tastjerës …………………….…………….92 4.9 Software-i Typing .............................................................................................. 94 Fjalor terminologjik...........................................................................101

2

Page 3: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Hyrje Programi i lëndës së informatikës për klasën e shtatë është pjesa e parë e një cikli të plotë të programeve të informatikës për klasat 7, 8, 9. Nxënësit që do të mbarojnë këtë cikël shkollor do të marrin njohuri për këtë lëndë të mjaftueshme dhe të domosdoshme për të qënë të aftë të përdorin dhe shfrytëzojnë kompjuterin për nevojat e tyre jetësore edhe nëse nuk do të jenë në gjëndje të vazhdojnë arsimin e mesëm. Gjithashtu njohuritë e fituara do t’i krijojnë nxënësit mundësinë të thellojë më tej, në mënyrë të pavarur njohuritë dhe aftësitë, në këtë fushë. Në këtë cikël trajtohen disa nga linjat e përcaktuara në standarde si: - Baza të kompjuterit (Hardware, Software, Sistemi operativ). - Aplikimet kryesore (Funksionet kryesore të programeve, Funksionet e Word Processing, Funksionet e Spreadsheet, Funksionet e aplikimeve për prezantime) - Aplikimet online (Interneti, posta elektronike) Në këtë cikël parashikohet dhe një numër orësh për çdo klasë, për të aftësuar nxënësit të përdorin mirë dhe shpejt tastjerën nëpërmjet programeve Typing. Në pjesën e parë të këtij cikli, domethënë në programin e Informatika 7, do të trajtohen njohuri mbi historinë e zhvillimit të shkencës së kompjuterit, konceptet bazë të kompjuterit si hardware, software dhe sistemet e operimit, sistemi i operimit Microsoft Windows, funksionet e editorëve të tekstit dhe procesorëve të fjalës së vetë këtij programi. Në këtë nivel arsimi është menduar që linjat të trajtohen në nivel teorik e praktik sa më të thjeshtë e të kuptueshëm për moshën. Të jepen njohuritë elementare për njohjen dhe përdorimin e kompjuterit, duke synuar kryesisht në anën praktike. Udhëzime metodologjike Realizimi cilësor i programit kërkon respektimin e parimeve themelore didaktike, përzgjedhjen nga mësuesi të metodave dhe formave më të përshtatëshme të punës në orën e mësimit. Mësuesi duhet të përcaktojë me kujdes pragun ndërmjet materialit teorik dhe veprimtarive praktike. Kërkesë e rëndësishme për realizimin e programit është roli parësor që duhet të ketë praktika laboratorike. Në kushtet e ekzistencës së laboratorit kjo është e realizueshme dhe duhet të mbizotërojë orën e mësimit. Në

3

Page 4: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë të ushtrohet në një kompjuter. Lënda jep avantazh si për organizimin e punës në grupe dhe për shpalosjen e cilësive individuale të nxënësve. Këto avantazhe mësuesi duhet t’i ketë në qendër të vemendjes në organizimin e orës së mësimit. Informatika është një shkencë e aplikuar dhe si e tillë rekomandohet që në mësim dhe studim të përdoret metoda e të mësuarit aktiv. Të mësuarit aktiv sot pranohet gjerësisht si forma më cilësore e mësimit, si në mësimdhënie dhe në mësimnxënie. Mësues efektiv janë ata që i stimulojnë nxënësit të mësojnë, në rastin tonë të mësojnë konceptet e shkencës së kompjuterave. Autoritete në këtë fushë e përcaktojnë kështu këtë metodë: ‘’Mbi të gjitha nxënësit kanë nevojë t’i bëjnë vetë veprimet, t’i japin zgjidhje vetë detyrave që u vihen, të sjellin shembuj të rinj, të provojnë aftësitë e fituara dhe të bëjnë testimet për njohuritë që ata kanë ose për ato që duhet të fitojnë.’’ -Silberman. Një model specifik i të mësuarit aktiv i bazuar në mësimdhënie paraqitet skematikisht më poshtë. Ky model përbëhet nga katër faza.

Stimuli

Aktiviteti mësimor

Diskutimi

Përmbledhja Fig 1. Modeli i mësimdhënies i bazuar në të mësuarin aktiv.

4

Page 5: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Ky model përbëhet nga katër faza:

1) Në fazën e parë, Stimuli, mësuesi ndërton dhe paraqet temën me shpjegime të vlefshme që do të shërbejë si një objekt pune për nxënësin. Stimuli duhet të ndërtohet me kujdes sepse ai përbën thelbin e modelit të plotë. Stimuli duhet të përmirësojë dhe zhvillojë të mësuarit me kuptim dhe duhet të jetë i ndërtuar në mënyrë të tillë që të ngrejë një varg pyetjesh, dilemash, qëndrimesh dhe përceptimesh. Stimuli duhet të jetë realisht kompleks dhe në përshtatje me nxënësin. Një stimul i menduar mirë i bën nxënësit që, gjatë punës, të ekspozohen ndaj aspekteve të ndryshme shkencore dhe pedagogjike. Gjatë të tre fazave pasuese këto ide dhe mendime dikutohen , pasurohen dhe organizohen.

2) Në fazën e dytë, Aktiviteti, nxënësit punojnë me stimulin që u

është paraqitur. Mësuesi qarkullon nga njeri grup te tjetri, dëgjon mendimet e tyre, është i ndjeshëm ndaj asaj që ata thonë dhe i inkurajon ata të thellojnë mendimet e tyre. Kjo fazë mund të jetë e gjatë dhe të zërë pjesën më të madhe të mësimit. Kjo varet nga Stimuli i zgjedhur dhe nga objektivat mësimore që janë vënë.

3) Në fazën e tretë, Diskutimi, produktet, temat dhe mendimet që

kanë dalë gjatë fazës Aktiviteti, paraqiten para gjithë klasës dhe diskutohen. Mësuesi vë në dukje idetë kryesore të paraqitura nga nxënësit dhe thekson parimet prej nga rrjedhin këto ide. Nxënësit nxiten të shprehin opinionet e tyre në lidhje me idetë e ndryshme të paraqitura.

4) Në fazën e katërt, Përmbledhja, mësuesi bën një përmbledhje dhe

vë në dukje konceptet qëndrore, idetë kryesore dhe çështje të tjera që u ngritën dhe u diskutuan gjatë tre fazave të para. Përmbledhja mund të bëhet në forma të ndryshme, si tabelore duke listuar lidhjet ndërmjet çështjes kryesore dhe çështjeve të tjera që kanë dalë. Duhet të jetë e shkurtër në kohë.

Për fazën e parë, hartimin e stimulit, në ndihmë të mësuesit janë çështjet e listuara në fillim të çdo paragrafi, ushtrimet dhe pyetjet që shoqërojnë çdo paragraf. Mësuesi mund ta paraqesë temën, duke hartuar një stimul të thjeshtë ose kompleks, në mënyra të ndryshme. Kjo varet shumë nga niveli i pajisjes

5

Page 6: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

së laboratorit dhe niveli i nxënësit që do ti vihet detyra për ta punuar në fazën e dytë. Synimet kryesore të programit:

• Të pajisë nxënësit me elementet fillestare të kulturës informatike aplikative dhe për të përdorur kompjuterin.

• Të prezantojë nxënësit me kompjuterin dhe fushat e përdorimit të tij. • Të aftësojë nxënësit të identifikojnë pjesët më kryesore të kompjuterit dhe

funksionin e tyre. • Të prezantojë nxënësit me programet, kuptimin dhe rolin e tyre në

funksionimin e kompjuterit . • Të japë njohuri të fillestare praktike për përdorimin e disa programeve të

thjeshta aplikative. • Të krijojë një kulturë pune për thellimin e mëtejshëm të njohurive

informatike.

Linja 1

Ç’është kompjuteri, ndërtimi i kompjuterit (4 orë) Objektivat

Në këtë linjë synohet që nxënësi:

6

Page 7: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• Të njohë historinë e zhvillimit të kompjuterit, në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme.

• Të njohë kompjuterin si makinë elektronike dhe disa nga vlerat e përdorimit të tij.

• Të njohë disa nga pjesët më kryesore të kompjuterit (hardware).

1.1 Një histori e shkurtër e Kompjuterave dhe Network-eve Çështjet që do të trajtohen:

• Makinat llogaritëse mekanike deri nga fundi i shek. IXX. • Makinat llogaritëse elektro-mekanike në fillim të shek. XX. • Zhvillimet e gjysmës së parë të shek. XX. Tranzistori. • Zhvillimet e gjysmës së dytë të shek. XX. Gjuhët e programimit. • Zhvillime të më vonshme.

Udhëzime Në këtë mësim shrytëzohet materiali i paraqitur në libër, por mund të sigurohet literaturë plotësuese edhe nga interneti. Në këtë moshë nxënësit mund të lexojnë vetë në internet, sigurisht mësuesi duhet të ketë njohuri se si e zotërojnë gjuhën e huaj për ti bërë rekomandimet e duhura. Mësuesi flet për historinë e zhvillimit të kompjuterave dhe network-eve, në trajtë leksioni, por duke u mbështetur në momentet kyçe të këtij zhvillimi. Por ka edhe mënyra të tjera përafrimi, p.sh. zgjidhet një temë ose një emër i shquar në historinë e kompjuterave dhe i rekomandohet një nxënësi ose grup nxënësish për të përgatitur një material me shkrim në formë detyre. P.sh. Ç’përfaqëson personaliteti i G. Boole? Ç’dini për network-et dhe internetin si networku më i madh? Duhet bërë vlerësimi i punës së bërë prej tyre mbas një diskutimi në klasë, ku secili jep mendimin dhe e vet mbi punën e çdo individi apo grupi. Kjo procedurë bën që mësuesi t’i njohë mirë nxënësit dhe nivelin që ata paraqesin në lidhje me kompjuterin. Në fund të kësaj teme ndodhen disa pyetje të cilat ndihmojnë në zhillimin e kësaj procedure.

7

Page 8: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Kompjuteri përkufizohet në fjalor si një pajisje elekronike e programueshme që mund të ruajë, të nxjerrë dhe të përpunojë të dhënat. Zhvillimet më të hershme i shohim që nga vitet 1640, kur u prodhuan për shitje kalkulatorët mekanikë. Blaise Pascal (Blez Paskal), një matematikan francez, shpiku kalkulatorin e parë komercial, një makinë dore e përdorur për mbledhje. Me gjithë përpjekjet e bëra për të shumëzuar numrat mekanikisht nga Gottfried Leibnitz, matematikan gjerman në vitet 1670, kalkulatori i parë i vërtetë për të shumëzuar u shfaq në Gjermani pak para Revolucionit Amerikan. Në 1801 një francez, Joseph-Marie Jaquard, ndërtoi një makinë që punonte duke lexuar vrimat e hapura dhe të ruajtura në fletë druri të vogla. Këto fletë pastaj futeshin në makinë, e cila lexonte (retrieve) dhe krijonte (process) produktin. Kjo makinë doli 140 vjet para zhvillimit të kompjuterit modern. Një tjetër matematikan, Charles Babbage, nga viti 1820 filloi punën e gjatë për një makinë të programueshme. Makina e tij e diferencave u zhvillua mjaftueshëm deri nga viti 1842, sa që matematikania Ada Lovelace, bija e Lord Byron-it që ka vizituar dhe shkruar për Shqipërinë, e përdori atë për të përkthyer një shkrim të shkurtër. Ajo konsiderohet si programistja e parë. 12 vjet më vonë George Boole, profesor i Matematikës në Cork University, shkruan librin “An Investigation of Laws of Thought” (Një shqyrtim i Ligjeve të Mendimit, 1854). Ai konsiderohet si babai i shkencës së kompjuterave. Në 1890 votimet u tabeluan në shirita me vrima, si ato që përdori Jaquard në fletë druri 90 vjet më parë. Sistemi, i krijuar nga Herman Hollerith i Massachussette Institute of Technology (MIT), përdori energji elektrike . Kompania e Tabelimit e Hollerithit ishte pararendsja e kompjuterave IBM të sotëm. Zhvillime të mëtejshme janë ato të Konrad Zusse, një inxhinier konstruksionesh gjerman, 1936-1939, i cili krijoi një pajisje elektronike të programueshme për kalkulime matematike të punës së tij. John Vincent Atanasoff, profesor i Fizikës në shtetin IOWA, me ndihmën edhe të studentit të tij Clifford (John) Berry, krijoi makinën “ABC” (Atanasoff Berry Computer). “ABC” ishte një makinë dixhitale e krijuar për të zgjidhur ekuacione lineare në Fizikë. Ajo paraqiste disa veçori të kompjuterave të mëvonshëm, ku futen dhe llogaritjet elektronike. Makina koduese mekanike komplekse ENIGMA u përdor nga gjermanët, të cilët e konsideronin atë të pathyeshme. Shumë njerëz u munduan të krijonin makina që të zgjidhnin problemin, më i shquari

8

Page 9: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

ndër ta Alan Turing, por nuk mundën teknikisht. Turing propozoi një “Universal Machine” – Makinë Universale- e aftë për të “kompjutuar” çdo algoritëm në 1937. George Steblitz (1940), i Laboratorëve të Bell-it, përdori makinën teletajp në Dartmouth College në New Hampshire për të transmetuar një problem te Kalkulatori i tij i Numrave Kompleksë, në New York, dhe mori rezultatet. Ishte shembulli i parë i një network (rrjetë pune). Në fillim në Poloni dhe pastaj në Britaninë e Madhe dhe ShBA, u zbërthye kodi ENIGMA. Informacioni i marrë nga kjo shkurtoi kohën e luftës. Për të zbërthyer kodin britanikët, të drejtuar nga Turing, ndërtuan kompjuterin Colossus Mark I. Ekzistenca e kësaj makine u konsiderua sekret nga qeveria britanike deri në 1970. Flota e ShBA-së, e ndihmuar deri në një farë mase nga britanikët, ndërtoi një makinë të aftë për të zbërthyer jo vetëm kodin gjerman por edhe kodin japonez. Në 1943 me ndërtimin e makinës ENIAC (Electronic Numerical Integrator And Computer) u morrën John Mauchly dhe J. Presper Eckert nga Moore School of Engineering të Universitetit të Pensilvanisë, të cilët u ndihmuan nga John von Neumann e të tjerë. Në 1944 u paraqit Harvard Mark I, i cili “kompjutonte” tabela komplekse për Flotën e ShBA. Ai përdorte një shirit letre për të ruajtur instruksionet. Në vitin 1945, Von Neumann propozon konceptin e « programit të ruajtur » në një artikull që nuk u botua kurrë zyrtarisht. Këto makina u përdorën megjithë difektet që paraqitën, ndërsa njëkohësisht punohej për një makinë më moderne, EDVAC. Kjo u njoh më vonë nga zyra e patentave e ShBA si kompjuteri i parë. Një vit më vonë shkencëtarët e Bell Labs përfunduan punën mbi tranzistorët ( John Bardeen, Walter Brattain dhe William Shockley morën çmimin NOBEL në Fizikë në 1956). Nga viti 1948 shumë ekipe në botë punonin për makinën me “program të ruajtur”. E para, e quajtura “Baby”, është prototipi e një makine shumë më të madhe në ndërtim në Britani, u paraqit në 1948. UNIVAC, kompjuter i paraqitur në 1951, i cili u krijua me mbështetjen e qeverisë dhe ushtrisë së SHBA, rezultoi një humbje e madhe financiare. Një vit më vonë Grace Hopper, një informaticiene e shquar e kësaj kompanie, propozoi “software-in e ripërdorshëm”, segmente të koduar që mund të hiqeshin dhe të shtoheshin sipas instruksioneve në një “ gjuhë të nivelit më të lartë”. Hopper e rishikoi këtë koncept në mbi 20 vitet pasues dhe idetë e saj u bënë pjesë integrale e të gjithë kompjuterave modernë. 46 kompjutera UNIVAC u prodhuan për të parashikuar rezultatet e Zgjedhjeve Presidenciale të vitit 1952.

9

Page 10: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Kompania IBM paraqiti 701 copë një vit më vonë. Ishte kompjuteri i parë i suksesshëm. Në 1956 u prezantua gjuha e programimit FORTRAN. Dy gjuhë të tjera, LISP dhe COBOL, u prezantuan, respektivisht në vitet 1957 dhe 1958. Ndër gjuhët e para janë dhe ALGOL dhe BASIC. Megjithëse kurrë nuk u përdor gjërësisht, ALGOL është baza për shumë gjuhë të tjera sot. Me paraqitjen e Control Data’s CDC në 1958, kompjuteri i parë me tranzistorë, filloi një erë e re. Seymour Crays, një shkencëtar brilant, kryesonte grupin e zhvillimit. Këtë vit qarqet e integruar u paraqitën nga dy inxhinierë, Jack Kilby dhe John Noyce, që punonin në mënyrë të pavarur. Network-u i dytë u zhvillua në MIT. Në tre vitet pasues kompjuterat filluan të ndikojnë jetën e përditshme të shumicës së amerikanëve. Formalisht kompjuterat me madhësi sa një ndërtesë u zëvendësuan nga ata me madhësi sa një dhomë dhe shumë më të fuqishëm. Në 1964 IBM prezantoi System/360, një mrekulli teknike, veçoria kryesore e kësaj makine ishte orientimi ndaj biznesit. Dartmouth College del në vijën e parë të “epokës së kompjuterave” me paraqitjen e TSS (Time Share System) një sistem network i dobët (me standartet e sotme). Ai është i pari Wide Area Network (WAN). Brënda një viti MIT doli në vend të parë të komunitetit të kompjuterave intelektualë me prezantimin e një network shumë të rafinuar që karakterizon burimet e përbashkëta dhe përdor minikompjuterin e parë (DEC’s PDP-8) për të menaxhuar linjat telefonike. Bell Labs dhe GE luajtën rol kryesor në projektimin e tij. Në 1969 Bell Labs, të pakënaqur me drejtimin që mori projekti i MIT, e lanë dhe zhvilluan sistemin e tyre operues, UNIX. Një nga shumë pararendës të Inernetit të sotëm, ARPNet,doli në skenë. Alan Keys, i cili më vonë u bë projektuesi i Apple, propozoi « personal computers ». Gjithashtu në 1069 një grup teknicienësh, të shkëputur nga kompanitë e tjera, formuan kompaninë Intel. Filluan të dalin filma me kompjutera. Në 1971 kompania Texas Instruments prezantoi “kalkulatorin e parë të xhepit”. Ai peshonte 1.25 kg (2.5 pound). Në 1975 kompjuteri i parë personal tregëtohet në formë pakete. Bill Gates, me të tjerë, shkruan një kompilator në BASIC, për makinën. Një vit më vonë Apple fillon të tregëtojë PC-të, gjithashtu në formë pakete. Ajo përmban një monitor dhe një tastjerë.

10

Page 11: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Në 1976 Mbretëresha Elizabet del on-line me mesazhin e parë mbretëror email. Disa vite më vonë kompjuterat personalë shpërthyen në skenën amerikane: Microsoft, Apple dhe shumë kompani për PC më të vogla u formuan. Në 1977 PC shiteshin në dyqane. Sot vazhdojnë të reduktojnë madhësinë dhe çmimin e PC-ve ndërsa rrisin kapacitetin. Kompania IBM prezanton PC-në 1981 (përpjekja e tyre e parë dështoi, kjo është e dyta). TIME zgjodhi kompjuterin si Njeriu i Vitit në 1982. Tron, një kompjuter që gjeneron efekte speciale ekstravagante u prodhua në të njëjtin vit. Dhe këtu po e ndërpresim këtë histori të shkurtër por maramendëse të zhvillimit të kompjuterit në pritje të zhvillimeve të reja. Pyetje:

1. Në ç’vit matematikani G. Boole shkroi librin e tij “Një shqyrtim i Ligjeve të Mendimit” dhe si konsiderohet ai?

2. Çfarë solli të re matematikani Von Neumann në zhvillimin e kompjuterit?

3. Në ç’vit u prodhua për herë të parë tranzistori dhe çfarë roli luajti ai në zhvillimin e kompjuterave?

4. Kur filluan të shfaqen gjuhët e programimit të nivelit të lartë, FORTRAN, COBOL, AlGOL...?

5. Kush e prodhoi kalkulatorin e parë të xhepit dhe sa peshonte ai? 6. Në cilin vit filluan përpjekjet për krijimin e rrjetave të punës me

kompjutera (network)? 7. Në ç’vit doli on-line mbretëresha Elizabet e Anglisë? 8. Sillni disa fakte të reja që dini ju në zhvillimin e kompjuterave sot.

1.2 Ç’është kompjuteri? Çështjet që do të trajtohen:

• Kompjuteri • Të dhënat • Hardware-i • Software-i • Monitori • Hard copy dhe soft copy

11

Page 12: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• Keyboard-i dhe mouse-i • Printeri

Për zhvillimin e kësaj teme duhet që mësuesi të sigurojë pjesë të ndryshme të sistemeve kompjuterik përveç laboratorit me kompjutera të gatshëm për punë. Mësimi zhvillohet në këto faza:

• Nxënësit njihen me hardware-in, domethënë kompjuterin dhe pjesët e tij, në mënyrë që ata të kuptojnë se si punojnë së bashku të gjitha pjesët e ndryshme të kompjuterit

• shkruhen programet që Shpjegohet se ç’është software-i. Të pëshohin të instaluara në kompjuter.

• rshkrimit të këtyre pjesëve, Nxënësve u vihen detyra të pë(kompjuteri, monitori, printeri, tastjera) duke praktikuar lidhjen e këtyre pjesëve me njëra tjetrën. Nxënësit duhet të provojnë tipe të ndryshme inputi dhe outputi, ata duhet të provojnë çdo tip dhe ti paraqesin ato në mënyra të ndryshme.

• fituara nga nxënësit gjatë Diskutimi dhe vlerësimi i njohurive të orës së mësimit dhe i aktivizimit të tyre.

Kompjuteri është një makinë që merr të dhëna (informacione) dhe fakte

na

hënim: Përdorimi i termave anglisht vjen për shkak të përdorimit të

të cilat i përpunon. Më pas nxjerr rezultatet ose i paraqet në ekran për t’u parë. Të dhë quhen të gjitha llojet e informacionit, duke përfshirë figurat, shkronjat, numrat, dhe tingujt. Pjesët kryesore të kompjuterit janë dy: hardware-i dhe software-i. Hardware janë të gjitha pjesët e kompjuterit që mund t’i shohësh dhe t’i prekësh. Software janë instruksionet që përdor kompjuteri për të bërë ato që i kërkohen. Pjesët e software-it i quajmë programe. Sprogrameve në kompjuter në gjuhën angleze. Është kjo forma që do shikoni nëkompjuter, prandaj është e domosdoshme që të njheni me ato.

12

Page 13: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Fig. 1. Kompjuteri Fig. 2. Monitori CRT Fig. 3. Monitori LCD Gabimisht shumë njerëz mendojnë se kompjuteri është ajo pjesë që nxjerr të dhënat në ekran, gjë që s’është e vërtetë.

Kjo pjesë quhet monitor. Kompjuteri vetë është një kuti. Megjithatë, i gjithë kompleksi i hardware-it (kompjuteri dhe monitori, p.sh.) mund të quhen kompjuter. Ekzistojnë disa tipe monitorësh. Ai që paraqitet në figurën 2 është i tipit CRT (Cathod Ray Tube), që harxhon më shumë energji se një lloj tjetër, i

quajtur LCD (Liquid Crystal Desplay) që sot është më popullor. Por monitorët CRT punojnë më shpejt, gjë që i bën ata më të mirë për lojrat e shpejta sepse lëvizjet lënë më pak gjurmë. Monitorët LCD janë më të hollë se ata CRT, por janë më të shtrenjtë. Monitorët klasifikohen dhe nga madhësia e tyre që matet sipas diagonales dhe shprehet në inch (njësi matëse gjatësie: 1 inch ose 1" është afërsisht e barabartë me 2.5 cm). Monitorët janë të madhësive të ndryshme 12", 14", 15", 17", 19, 21", 29" etj.. Gjithashtu karakterizohen dhe nga fakti se sa e sheshtë është sipërfaqja e ekranit: sa më i gjërë dhe sa më i sheshtë të jetë ekrani aq më i mirë është ai. Monitorët nuk janë e vetmja mënyrë në të cilën kompjuteri e nxjerr rezultatin që ta shohë përdoruesi. Paisje tjetër shumë e përdorshme për të marrë rezultatin nga kompjuteri është printer-i.

13

Page 14: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Fig. 4. Tipe të ndryshëm printerash Printerat përdoren për të nxjerrë rezultatin në letër. Rezultati mund të jetë dhe tingull. Rezultati i marrë në letër quhet hard copy ndërsa ai i marrë në ekranin e monitorit ose si tingull quhet soft copy. Për të futur të dhënat në kompjuter ka lloje të ndryshme pajisjesh (input hardware). Dy më të rëndësishmet janë: mouse-i (Fig. 5. Mouse) dhe keyboardi (Fig. 6. Tastjera). Mouse-i përdoret për të lëvizur kursorin në ekran (paraqitje monitorike). Tastjera përdoret për të shtypur shkronjat, numrat, dhe simbolet e tjerë në kompjuter, që me një fjalë i quajmë karaktere. Do përdorim fjalën tast për t’iu referuar butonave të karaktereve në tastjerë (si dhe në tastet e pianos).

Fig. 5. Mouse Fig. 6. Tastjera Sot ka shumë lloje pajisjesh që lidhen me kompjuterin. Në përgjithësi këta, së bashku me priterin, mouse-in, tastjerën, i quajmë pajisje periferike. Disa prej tyre janë kamera dixhitale, scanner-i, projektori, drive i jashtëm, etj…

Fig. 7. Pajisje periferike Pyetje :

1. Monitori është pjesë e software-it apo hardware-it? 2. Përmend disa pjesë të hardware-it që shërbejnë për të futur të

dhënat. 3. Përmend disa pjesë të hardware-it që shërbejnë për të nxjerrë

rezultatet e përpunimit të të dhënave nga kompjuteri.

14

Page 15: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

1.3 Elemente të ruajtjes së kujtesës. Kujtesa masive.

Çështjet që do të trajtohen: • Harddisk • Motherboard-i • Hard disk dhe floppy disk • Compact Disk ose CD • Digital Versatile Disk ose DVD • Flash Drive

Për zhvillimin e kësaj teme duhet që mësuesi të sigurojë aksesorë të jashtëm, si disqe të ndryshme, CD, floppy disqe, DVD, hard disqe të brendshëm e të jashtëm, hard drive, flash drive... Mësimi zhvillohet në këto faza:

• Nxënësit njihen me këto pjesë dhe funksionet e tyre. Mund tu bëhet pyetja nëse ata janë ato pjesë të hardware-it apo software-it apo i pëfaqësojnë të dyja...

• Nxënësve u vihen detyra të përshkrimit të këtyre pjesëve, dhe u kërkohet ti përdorin ata në kompjuter.

• Mësuesi i nxit nxënësit të diskutojnë. • Mësuesi vlerëson njohuritë e fituara nga nxënësit gjatë orës së

mësimit dhe aktivizimin të tyre në formë përmbledhje. Disqet Ka dy tipe kryesore disqesh: magnetikë dhe optikë. Disqet magnetikë janë variante të vjetër dhe gradualisht po zëvëndësohen. Ata i ruajnë të dhënat duke rradhitur pjesë të vogla metalike brënda në mënyra të ndryshme, duke përdorur një magnet. Nga mënyra se si i ruajnë të dhënat, disqet magnetikë mund të fshihen ose të shkatërrohen komplet nga magnetët, nxehtësia ose pluhuri. Dy format më popullore të disqeve magnetikë janë Hard Disqet dhe Floppy Disqet. Hard disqet janë gjithëmonë të futura brënda drive-it të

15

Page 16: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

tyre, i cili është normalisht i instaluar në kutinë e kompjuterit , ku nuk mund të shikosh asnjë pjesë të tij. Hard disk: Hard disk-u përdoret për të ruajtur të dhënat në kompjuter dhe mund të ruajë më shumë se çdo mjedis tjetër.

Objekti i parë që përdoret për të mbartur informacionin në kompjuter është hard drive-i. Hard disk i brëndshëm.

Të dhënat në kompjuter ruhen në hard drive. Hard drive-i është një kuti drejtkëndëshe që përmban disa disqe. Informacioni shkruhet në disqet. Informacioni mund të shkruhet, të fshihet, të kopjohet, të çvendoset ndërmjet disqeve. Megjithëse vetë përdoruesi i kryen këto veprime, është sistemi i operimit ai që vendos se si do të kryhen këto veprime. Përdoruesi nuk ka nevojë të dijë se ç’ndodh brënda. Hard drive-i ndodhet brënda kompjuterit, i lidhur me kabëll me një tjetër objekt të rrafshtë, të gjërë të quajtur motherboard.

Ky lloj hard drive-i është i brëndshëm dhe i tipit klasik. Deri vonë hard drive, tradicionalisht mendohej si një pjesë e hardware-it brënda në kompjuter. Me zhvillimin e teknologjisë, u prodhua një tjetër tip hard drive-i, që qëndron jashtë kompjuterit, prandaj dhe quhet i jashtëm.

Hard drive-i i jashtëm zakonisht lidhet me kompjuterin me anë të një kablli me një port (USB) jashtë kompjuterit. Ajo që i jep vlerë këtij hard drive-i është se ai, thjesht duke e shkëputur kabllin, mund të kalojë nga një kompjuter tek tjetri.

Hard drive-i i jashtëm mund të instalohet shumë lehtë. Fillimisht lidhni me një kabëll (USB) hard drive-in me një portë (USB) në kompjuter. Në shumicën e rasteve ai është gati për t’u instaluar (Plug n’ Play) ose ai mund të instalojë shpejt një software (driver-i) për të cilin ai ka nevojë që të funksionojë. Në disa rste, mbas futjes së kabllit dhe ndezjes së kompjuterit, mund të shfaqet një dritare në ekran që të kërkon të instalosh një software, të cilin duhet ta kesh marrë nga prodhuesi i tij.

16

Page 17: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Floppy disqet janë disqe të vegjël të cilët mund t’i fusësh apo t’i nxjerrësh nga drive-i i tyre. Ajo që mund të shikohet nga drive-i i tyre është vetëm një çarje në kutinë e kompjuterit me një buton dhe një dritëzë. Kështu mund të fusësh e të nxjerrësh disqe nga kompjuteri, t’ua japësh ato dikujt tjetër dhe në këtë mënyrë të transferosh të dhënat ndërmjet kompjuterave. Floppy Disk Floppy Drive Floppy Disk: Floppy disk-u përdoret për të transferuar të dhënat ndërmjet kompjuterave. Disqet optikë janë llojet më të reja të disqeve. Disqet më popullorë janë Compact Disqet (CD). CD-të akoma mund të futen e të nxirren nga drive-i i tyre, gjë që i bën ata të mirë për të blerë programe dhe, sot, për transferim të dhënash. Compact Discs: CD-të janë forma më popullore e disqeve optikë.

CD-të normale që blihen me programe në to janë CD-ROM. Ata quhen kështu sepse, si ROM, ata janë vetëm-të-lexueshëm. Gjithashtu mund të marrësh CD-R dhe CD-RW, të cilat janë, respektivisht, të pafshirshëm dhe të fshirshëm. Jo si floppy disqet që mund të ruajnë vetëm 1.44 megabyte (1 MB është 1048576 bytes, zakonisht ne e vlerësojmë këtë si një milion). CD-të mund të ruajnë rreth 700 MB. Dhe meqënëse CD-të e ruajnë informacionin e tyre me variacione në strukturën e diskut, që reflekton një rreze lazer në mënyra të ndryshme, nuk mund të dëmtohen kaq lehtë. Sidoqoftë, asnjëherë nuk duhet prekur sipërfaqja e ndritshme e CD-së.

CD drive: është një objekt që mund të përdoret për të ruajtur informacion në një Compact Disc (CD).

CD drive i brëndshëm

Ky tip i CD drive-it është i instaluar brënda kompjuterit duke përdorur kabllo për ta lidhur atë me një objekt të rrafshtë të gjërë të quajtur motherboard. Pjesa e përparme e CD drive-it mund të shikohet nga jashtë kompjuterit, zakonisht nga pjesa para e PC. Këtë lloj do ta quajmë

17

Page 18: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

CD drive të brëndshëm. Shumica e kompjuterave kanë një CD drive (ose një DVD drive që do ta shohim në seksionin tjetër; në fakt, sot shumë kompjutera nuk e kanë më CD drive-in).

CD drive i jashtëm

Një tjetër tip CD drive qëndron jashtë kompjuterit dhe këtij i referohemi si i jashtëm. Ai zakonisht lidhet me kompjuterin me anë të një porte të jashtme (USB):

CD drive i jashtëm.

Si hard drive-i i brëndshëm , CD drive përdor një disk për të ruajtur të dhënat. CD drive-i mund të lexojë të dhëna të rregullta por ai mund të japë muzikë nga CD.

Në fillim CD drive-i u përdor vetëm për të lexuar të dhënat nga një disk. Sot ata përdoren edhe për të shkruar në një disk. Ata quhen CD writers (CD shkrues) ose CD burners. Si të tillë, ata sot përdoren për të shkruar dhe për të lexuar një disk.

Për të përdorur një CD drive pajisja ka një buton para. Shtyp butonin dhe një tabaka del nga kompjuteri. Nëqoftëse nuk të hapet drive-i merr një gjilpërë dhe fute tek një vrimë e vogël në CD drive. Kjo do ta nxjerrë tabakanë, ku vendoset CD-ja. Për ta mbyllur shtypni të njëjtin buton ose shtyje me dorë. Mbas kësaj mund të hapet një dritare në ekran që të pyet nëse doni të shikoni përmbajtjen e CD-së apo të dëgjoni muzikë.

Sikurse u tha më sipër, sot CD drive-i është pak jashtë mode, i zëvëndësuar nga DVD drive-i. Digital Versatile Disks (DVD) DVD-të janë një lloj tjetër Disqesh Optikë që punojnë identikisht si CD-të, por ata mund të ruajnë më shumë informacion dhe ta transferojnë atë me shpejtësi më të madhe. Digital Versatile Discs: Ndonjëherë të quajtur dhe Digital Video Discs për arsye të përdorimit të tyre gjërësisht për video, DVD mund të ruajnë më shumë informacion se CD-të. DVD drive i brëndshëm Ky drive ka pamjen e CD drive-it dhe ka të njëjtat përmasa:

18

Page 19: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Në pjesën e përparme të tij lexojmë DVD. Është i montuar në kompjuter por hyrjen e ka nga jashtë, kështu që mund të futen disqet në të. Funksionon tamam si CD drive. DVD drive të jashtëm

Ka dhe DVD drive të jashtëm. Ashtu si hard dhe CD drive-t, DVD drive i jashtëm lidhet me duke përdorur një kabëll (USB) të lidhur me një port në kompjuter. Flash drive Ekziston edhe një format i ri, që vjen nga Japonia, që janë më të vegjël dhe më të shpejtë se sa DVD-të dhe ruajnë shumë më tepër informacion. Sot mund të merrni karta kujtese që quhen flash memory ose më mirë, EEPROM. Këto karta operojnë tamam si ROM, por nuk janë read-only, domethënë ato nuk e humbin informacionin kur ndërpritet energjia elektrike. Flash drive-i është një drive i vogël që mund të përdoret për të ruajtur të dhënat. Pamja e tij është si në figurë:

Për ta përdorur , futet pjesa metalike e tij në një port USB të kompjuterit. Menjëherë ai futet në veprim dhe një dritare mund të shfaqet që të pyet se ç’do të bësh.

Flash drive Pyetje:

1. Si quhet hardware-i që përdoret për ruajtjen e informacionit në kompjuter dhe pse e ka marrë atë emër?

2. Përmendni disa lloje hardware-i për ruajtjen e të dhënave. 3. Pse disa quhen të jashtëm dhe disa të brëndshëm? Ku qendron

ndryshimi ndërmjet tyre ? 4. Ku ndryshojnë disqet magnetikë nga disqet optikë ?

1.4 Tipe të ndryshëm kompjuterash Çështjet që do të trajtohen:

• Personal Computer ose PC • Desktop • Laptop • Palmtop

19

Page 20: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• PDA • Tablet PC • Mainframes

Mësimi zhvillohet në përputhje me mjetet që përmban laboratori. Në fazën e parë prezantohen tipet e ndryshme të kompjuterave. Por në mungesë të tyre mund të përdoren posterat ose një prezantim në PowerPoint, të krijuara nga vetë mësuesi. Interneti mund të jetë një burim i mirë materialesh figurative. Përdorimi i projektorit është një mënyrë tjetër mjaft efikase për paraqitjen e temës, sigurisht nëse ai ndodhet në laborator. Në fazën e dytë mësuesi u shpërndan detyra nxënësve në grupe dhe ata fillojnë të punojnë për to, p.sh. duke mbledhur të dhëna në lidhje me tipet e ndryshme të kompjuterave ose duke studjuar ato që ndodhen në lab. Në fazën e tretë diskutohen në klasë punët e bëra nga nxënësit dhe në fund mësuesi përmbledh dhe vlerëson punën e tyre. Kompjuterat janë të llojeve të ndryshëm. Ata që përdorin njerëzit quhen kompjutera personalë (PC). Kompjuterat më të vegjël, me madhësi sa një çantë pune, quhen laptop ose notebook. Janë prodhuar gjithashtu kompjutera të së njëjtës madhësi por nuk kanë tastjerë. Teksti (shkronjat dhe numrat) shkruhen direkt në ekranin e monitorit, këta quhen Tablet PC. PDA janë kompjutera kaq të vegjël sa mbahen mbi pëllëmbën e dorës. Kompjuterat laptop, PDA dhe Tablet kanë bateri dhe mund të përdoren dhe jashtë shtëpisë. Ata kanë ekrane LCD sepse LCD janë më të hollë dhe harxhojnë më pak energji dhe bateritë mund të zgjasin më shumë. Ka kompjutera shumë më të fuqishëm se këta, të quajtur mainframes, që mund të jenë të mëdhenj, sa një dhomë apo sa edhe një shtëpi. Këta përdoren në projekte të mëdhenj, si fluturimet kozmike, studime në fusha të ndryshme shkencore si biologjia, fizika, kimia etj… Pyetje:

1. Përmendni disa tipe kompjuterash që keni përdorur ose njihni.

20

Page 21: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

2. Sa të mëdhenj janë kompjuterat mainframe dhe ku mund të gjenden ata?

3. Shkruani disa ndryshime ndërmjet Tablet PC dhe PDA. 4. Ç’është hard copy dhe soft copy? 5. A keni laptop në shtëpi? Përshkruajeni atë.

Kontroll njohurish 4 orë I. Test: Kompjuteri Vini numrin e shprehjes në të majtë në përkufizimin korrekt në anën e djathtë:

1. Hard drive ___Random Access Memory 2. Floppy Disk ___Procesor 3. Keyboard&Mouse ___Hard Disk (synonym) 4. RAM ___disk 3½’’ në të cilin ruhen file-t 5. Monitor & Printer ___Mban aq informacion sa mbajnë 700

floppy disqe 6. CD-ROM ___Universal Serial BUS (Një port 7. që përdoret për të lidhur një aparat dixhital. 8. USB ___Pajisje Output 9. CPU ___Pajisje Input

Linja 2 Ç’janë programet, llojet e tyre (software) --- 4 orë Objektivat

21

Page 22: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Në këtë linjë synohet që nxënësi :

• Të njihet me kuptimin program kompjuterik, program operativ, program aplikativ.

• Të bëjë dallimin midis programeve të sistemit dhe programeve aplikativë.

• Të njohë funksionet kryesore të disa programeve aplikativë. • Të identifikojë ç’është memorja dhe njësitë matëse të saj.

2.1 Programi i jep jetë kompjuterit Çështjet që do të trajtohen:

• Software • Sistem operativ • Software Aplikativ • Ndërfaqësi • Ndërveprimi përdorues-makinë

Në kapitullin e mëparshëm u fol kryesisht për hardware-in dhe pjesët e kompjuterit. Tani le të flasim për software-in. Përkufizimet e rëndësishme do të paraqiten në kornizë si më poshtë: Software: Software janë instruksionet që përdor kompjuteri për të kryer detyrat që i kërkohen. Kemi dy lloje software-esh: Sistem Operimi (OS) dhe Software Aplikimi. Sistemi Operativ: Sistemi Operativ, shkurt (OS), është një Software, që organizon dhe kontrollon kompjuterin. P.sh. DOS, Windows XP, Macintosh, Unix... Sistemi Operativ vë në punë kompjuterin dhe Software-in Aplikativ. Ai të siguron që Hardware-i dhe Software Aplikativ ta kuptojnë njeri tjetrin. Software Aplikativë: Të quajtur programe, janë pjesë të software-it, të cilët kryejnë detyrat që u kërkohen.

22

Page 23: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Sistemi Operativ përbën pjesën më të rëndësishme të software-it në kompjuter. Sistemi Operativ merret së bashku me utilities (utilitarët ose programe ndihmës). Utilities janë pjesë të Software-it Aplikativ që merren kryesisht me menaxhimin e të dhënave. Utilities: Programe që menaxhojnë, riparojnë, dhe optimizojnë të dhënat në një kompjuter. Një komplet bazë programesh ndihmës merret me çdo OS. Software-i Aplikativ bën ato gjëra që i kërkohet kompjuterit të bëjë. Ndërsa Sistemi Operativ është një bashkësi instruksionesh të përgjithshme në kompjuter për të kontrolluar Hardware-in, Software Aplikativ është një bashkësi instruksionesh që punojnë së bashku me Sistemin Operativ për të kryer punën që u kërkohet. Sistemi i operimit kryen funksionet mëposhtme:

o Të pajis me interface (ndërfaqësin), një program për të lehtësuar komunikimin njeri-makinë.

o Të jep mundësinë për të hapur një program. o Menaxhon burimet e sistemit të shfrytëzimit.( memorjen

qendrore, procesorin, periferikët, arkivat ) Sistemi operativ i eliminon problemet e komunikimit njeri-makinë duke pasur një interface (ndërfaqës) njeri-makinë ose një mënyrë të ndërveprimit midis përdoruesit dhe hardware-it ”afër njeriut” dhe “larg” nga makina (kompjuteri). Kështu krijohet rreth hardware-it një makinë virtuale ose abstrakte, e përbërë nga software-i, pra fizikisht jo-ekzistuese, që bën të mundur dialogun ndërmjet makinës dhe njeriut dhe lejon futjen në sistem dhe shfrytëzimin e sistemit edhe nga përdoruesit jo specialistë. Ndërveprimi njeri- makinë

a. Pa sistem operimi

Hardware Përdoruesi

b. Me sistem operimi

23

Sistemi Operimit

Page 24: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Hardware

Përdoruesi

Pyetje:

1. Cilat janë detyrat e sistemit operativ? 2. Permend disa sisteme operativë. 3. Cilat janë detyrat e sistemit aplikativ? 4. Permend disa sisteme aplikativë. 5. Ç’është ndërfaqësi (interface)?

2.2 Klasifikimi i grupeve kryesore të programeve Çështjet që do të trajtohen:

• Word processor-i Microsoft Word • Spredfsheet-i Microsoft Excel • Presentation Microsoft PowerPoint • Database i Microsoft Access

Ka shumë Software Aplikimi, aq sa ka dhe punë që mund të bësh me kompjuter , por më të përdorshëm janë software-t word processing, spreadsheet, presentation, dhe database. Software-i word processing (përpunuesi i fjalës) përdoret për të shkruar dokumenta, të cilat janë faqe të formatuara të një teksti, si letra apo ese. Software spreadsheet (fletë pune e kuadratuar) organizon të dhënat, zakonisht numrat, në kolona dhe rrjeshta. Përdoret kryesisht për llogaritje dhe ka shumë elementë për të bërë veprime matematike. Software për presentation (prezantime) përdoret për të paraqitur me slide (sjajd-figura me lëvizje dhe tinguj që zëvëndësojnë njëra tjetrën) virtualë (ose të simuluara). Software-i database (bazë të dhënash) është një mënyrë e avancuar e organizimit të informacionit të komplikuar në formate të thjeshtë. Pyetje :

1. Përse shërben software-i word processing? 2. Përse shërben software-i spreadsheet? 3. Përse shërben software-i presentation?

24

Page 25: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

4. Përse shërben software-i database? 2.3 Instalimi i programeve Çështjet që do të trajtohen:

• Instalimi i një programi operimi, një version Windows (XP, 2003, 2007, Vista....)

• Instalimi i programi aplikativ, Microsoft Office, me Wizard setup

• Instalimi i programi aplikativ, Microsoft Office, me butonin Start

• Piratimi Zakonisht kompjuteri blihet bashkë me programin e operimit të instaluar. Windows dhe në këtë rast nuk ka nevojë për këto udhëzime. Në rast të kundërt veproni si më poshtë: Instaloni Windows Vista. “Boot-oni” (komjuterin tuaj personal (PC) duke përdorur Windows Vista Upgrade DVD, pastaj klikoni mbi “Install Now” për të filluar Vista setup dhe ndiqni udhëzimet .

• Instalimi i Microsoft Office 2007 (ose të ndonjë versioni tjetër) Për të instaluar një prej programeve aplikativë Microsoft Office kompjuteri duhet të jetë i pajisur me një sistem operativ si Windows XP ose Vista, 256 MB, një hapësirë në hard disk prej 1 GB+, një CD drive. Futet disku në kompjuter, nëqoftëse janë disa disqe gjeni diskun holographic ose diskun me etiketë Disk 1. Prisni të shfaqet dritarja wizard setup. Nëqoftëse nuk shfaqet, klikoni mbi butonin Start, zgjidhni My Computer ose Computer. Djathtas-klikoni mbi CD drive dhe, në menunë që hapet, klikoni mbi Open. Hapni file-in Setup.exe. Shkruani çelsin e produktit (Product Key). Ai është i formatit 12345-ABCDE-12345- ABCDE-12345, ku të gjitha ABCDE-të dhe 12345-at përfaqësojnë shkronja dhe numra të rastit. Shtypni vetëm numrat dhe shkronjat se vijat e vogla i fut vetë sistemi. Lexoni instruksionet e licencës. Aty zakonisht thuhet se nuk duhet ta piratoni atë etj... Check-oni kutinë dhe klikoni mbi Continue. Nëqoftëse keni një version të vjetër të Windows-it të instaluar dhe doni ta mbani atë klikoni mbi Customize. Nëqoftëse keni një version të vjetër të Windows-it të instaluar dhe doni ta mbani atë duhet të çinstaloni versionin e vjetër të Outlook.

25

Page 26: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Shikoni disa tab-e në krye të dritares ku një prej tyre është tab-i Upgrade. Zgjidhni opsionin e duhur. Mos klikoni akoma mbi Install Now. Në tabme -in Installation Options mund të zgjidhni ato që doni të instaloni. Mos përdorni Access ose OneNote. Ato vetëm harxhojnë hapësirën e diskut. S’ka nevojë të përdorni File Location. Në tab-in User Information shkruani emrin tuaj dhe të institucionit (p.sh. emrin e shkollës). Mund edhe t’i lini bosh. Tani klikoni mbi Install Now. Rreth gjysëm ore kompjuteri bën instalimin, kështu që mund të bëni diçka tjetër gjatë kësaj kohe. Kur mbaron procedura e instalimit klikoni mbi Close. Ristartoni kompjuterin. Hapni programin, p.sh. nga butoni Start (Start-All Programs-Microsoft Office)dhe ndiqni hapat në ekran për ta riaktivizuar atë. Versionet e piratuara ( e marra nga të tjerë, jo të blera) zakonisht nuk aktivizohen mirë. Nuk duhet t’i përdorni. 2.4 Matematika e kompjuterave. Çështjet që do të trajtohen:

• Bit dhe Byte • Karakteret • Sistemi binar dhe sistemi dhjetor i numërimit • Informacioni grafik, pixel, bitmap, rezolucioni • Veprimet logjike not, and, or, xor

• Sistemi binar i numërimit (ose Kodi binar)

Kompjuterat i ruajnë të gjitha të dhënat në kodin binar, i cili është një sistem numerik që përdor vetëm njësha dhe zero. Një shifër në kodin binar quhet bit, bashkësia prej tetë bit-esh quhet një byte (bajt). Një byte është madhësia e hapësirës që zë shkronja. Por kur shkronjat formatohen në mënyrë të veçantë ato bëhen më të mëdha, prandaj në kompjuter ato zakonisht janë mijra byte si madhësi. Bit dhe Byte: Për të mbartur informacionin një mjedis përdor një system që i ngjan një kombinimi kutish të vogla. E ilustrojmë si më poshtë:

Kjo kuti mund të mbajë një pjesë të vogël informacioni. Ajo mund të jetë vetëm 0 ose 1. Kur kutia është bosh ajo mbart vlerën 0. Kur ajo është plot , ajo mbart vlerën 1.

26

Page 27: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Mund të paraqitet një pjesë informacioni me një ose dy gjëndje.

0 1

Kjo kuti, e përdorur për të paraqitur një vlerë, është quajtur shifër binare, në formë të shkurtuar një bit për binary digit.

Kombinimet e mësipërme japin këto kombinime binare: 0000, 0001, 0010, 0011, 0100, 0101, 0110, 0111, 1000, 1001, 1010, 1011, 1100, 1101, 1110, 1111 Gjithësej 16 kombinime.

Në sistemin dhjetor këto kombinime do të paraqiten nga numrat dhjetorë:

0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, and 15.

Ky është gjithashtu një sistem që kompjuteri e përdor për të numuruar bitet brënda. Një kombinim i 8 biteve të njëpasnjëshëm u quajt një byte. Bitet numerohen nga e djathta në të majtë.

27

Page 28: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Një byte mund të paraqitet duke përdorur një kombinim 0-sh dhe 1-sh. Nëqoftëse keni durim për të krijuar kombinime bitesh duke përdorur kutitë si më lartë me grupin katërsh, do të gjeni që ka 256 kombinime të mundshme grupesh tetsh..

Prandaj vlera dhjetore më e madhe që mund të ruhet në një byte është 255. Mbani mend që byte-i me të gjitha bitet me vlerë 0 (00000000) e ka vlerën dhjetore 0, dhe kështu numri i kombinimeve është 255 + 1 = 256.

I vetmi tip informacioni që mund të ruani në një byte është një karakter ose symbol, si shkronjat e alfabetit: a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, w, x, y, z, A, B, C, D, E, F, G, H, I, J, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, T, U, V, W, X, Y, dhe Z. Përveç këtyre karaktereve të lexueshëm , një byte mund të mbartë gjithashtu një shifër: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, . Gjithashtu një byte mund të mbartë dhe një simbol të tillë si: ~, !, @, #, $, %, ^, & * ( ) - _ = + ë { ] } \ | ; : ' < ? . / , > "

Kjo do të thotë se një kombinim prej 8 bit-esh, i quajtur një byte, është i mjaftueshëm për të paraqitur dhe një simbol të gjuhës angleze. Por kompjuteri ka nevojë gjithashtu të ruajë karaktere nga gjuhët e tjera me bazë Français ose Español. Për ta bërë këtë të mundur në vend të 8 biteve, sistemi i operimit, duhet të përdorë 16 bite. Kombinimi i 16 biteve të njëpasnjëshme quhet gjithashtu fjalë.

• Paraqitja e informacionit grafik Informacioni grafik (i figurës) është formuar nga pika të vogla sipas dy dimensioneve (horizontal dhe vertikal), të quajtur pixel (nga picture element, elementi grafik). Numri i pixel-ave i një figure jep rezolucionin dhe përcaktohet duke shumëzuar numrin e pixel-ave horizontalë me ata vertikalë. Në figurë paraqitet shkronja C, e zbërthyer në pixel, me rezolucion 4x6.

zz zz zz Zz zz Zz zz zz zz zz

zz zz zz Zz

1 1 1 1 1 0 0 1 1 0 0 0 1 0 0 0 1 0 0 1 1 1 1 1

28

Page 29: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

1 pixel Çdo pixel paraqitet me një bit: 0 neqoftëse ngjyra është e bardhë dhe 1 nëqoftëse ngjyra është e zezë. Në këtë mënyrë formohet një bitmap, d.m.th. një hartë bitesh që paraqet çdo pixel të figurës. Duke përdorur një bit për pixel mund të paraqiten vetëm dy ngjyra; për të shtuar numrin e ngjyrave duhen më shumë bit . Për shembull për 16 ngjyra duhen 4 bit sepse 24 = 16, për 256 ngjyra duhen 8 bit sepse 28 = 256.

Edhe informacioni zanor është koduar me një teknikë analoge si kjo e përdorur për figurën.

Një grup prej 1000 byte-sh quhet një kilobyte por bazuar në mënyrën se si kompjuteri kalkulon bit-et, grupi prej 1024 byte-sh quhet një kilobyte ose KB. Grupi prej 1 000 000 byte-sh quhet një megabyte ose MG, por në fakt 1 MB quhet grupi prej 1 024 000 byte-sh. Grupi prej 1 000 000 000 byte-sh, ose më mirë, grupi prej 1073 741 024 byte-sh quhet një gigabyte ose GB.

Logjika e sistemeve të operimit. Algjebra e Boole-it Jo vetëm arithmetika por edhe logjika e sistemeve të operimit është binare. Kjo logjikë determinohet nga qarqet elektrikë që përcaktojnë mënyrën e shfrytëzimit të tyre për progamim. Logjika e përdorur njihet si algjebra e Boole-it sipas emrit të matematikanit anglez që e formalizoi në vitin 1800. Algjebra e Boole-it ka si objekt përcaktimin e vërtetësisë ose jo-vërtetësisë së çdo lloj pohimi. Çdo pohim i nënshtrohet një veprimi llogjik që bën vlerësimin e vërtetësisë së tij. Më poshtë do shohim disa nga këto veprime.

Veprimi llogjik më i thjeshtë është ai i mohimit not, që konsiston në mohimin e pohimit të dhënë; nëqoftëse pohimi është jo i vërtetë, mohimi i tij do të jetë i vërtetë dhe anasjelltas. P. sh. Pohimi “ky libër flet për Shqipërinë” nuk është i vërtetë, rrjedhimisht mohimi i tij “ky libër nuk flet për Shqipërinë” është i vërtetë. Vlerat e vërtetësisë të veprimeve logjike paraqiten në tabelën e vërtetësisë, për mohimin kemi, në figurën majtas, ku p është një pohim i gjeneruar

P not p G V V G

P not p 0 1 1 0

29

Page 30: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

ndërsa V dhe G vlerat logjike “e Vërtetë”, ”e Gabuar” . Meqënëse vlerat logjike janë dy mund t’i paraqesim ato me anë të shifrave binare: të gabuarën me 0 dhe të vërtetën me 1; fitojmë kështu një tabelë të re të vërtetësisë. Veprimi i dytë themelor është bashkimi (and) që konsiston në kombinimin e dy pohimeve të thjeshta në një pohim të vetëm, që realizohet me anë të konektorit edhe (and). Pohimi rezultat është i vërtetë kur të dy pohimet e thjeshta janë të vërteta. p q p and q

0 0 0 0 1 0 1 0 0 1 1 1

p Q p and q G G G G V G V G G V V V

Veprimi logjik “and” , sikurse shihet nga tabela e vërtetësisë, merret me anë të prodhimit aritmetik të dy biteve dhe kemi kështu tabelën e vërtetësisë së mësopërme. Veprimi i fundit logjik është përjashtimi or që konsiston në kombinimin e dy pohimeve të thjeshta në një pohim rezultat me anë të konektorit ose.

p q p or q 0 0 0 0 1 1 1 0 1 1 1 1

Pohimi rezultat është i vërtetë kur të dy

pohimet e thjeshta janë të vërteta ose kur njeri nga të dy pohimet e thjeshta është i vërtetë por nuk është i vërtetë kur të dy pohimet e thjeshta nuk janë të vërteta. Tabela e vërtetësisë është kjo në të majtë.

p q p or q G G G G V V V G V V V V

p q p xor q

30

Page 31: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Një veprim i katërt logjik, por jo themelor se rrjedh nga kombinimi i veprimeve themelorë, është përjashtimi ekskluziv xor që konsiston në kombinimin e dy pohimeve të thjeshta në një pohim të vetëm të përbërë.

Pohimi i përbërë është i vërtetë kur vetëm njëri nga të dy pohimet e thjeshta është i vërtetë dhe është jo i vërtetë kur të dy pohimet e thjeshta janë ose të vërteta ose jo-të vërteta.

G G G G V V V G V V V G

Tabela e vërtetësisë paraqitet si më poshtë:

Algjebra e Boole-it qëndron në bazën e qarqeve logjik që realizojnë mundësinë e kryerjes së shumës së dy bitëve. Dhe në përputhje me këtë realizohen të gjithë veprimet e tjera themelore të algjebrës së Boole-it (prodhimi , p.sh., nuk është gjë tjetër veçse përsëritje e shumës disa herë).

p q p xor q 0 0 0 0 1 1 1 0 1 1 1 0

Pyetje:

Sa e njohim kompjuterin? 2. Ç’përfaqëson një bit? 3. Ç’përfaqëson një byte? 4. Sa bytes ka një kilobyte, po një megabyte, një gigabyte? 5. A mund të bëni figurën e shkronjës G me katrorë bardh e zi të

ngjashme me atë të shkronjës C? 6. Cilët janë funksionet logjikë?

31

Page 32: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Linja 3 Sistemet e Operimit

Objektivat

Në këtë linjë synohet që nxënësi :

• Të njihet me domosdoshmërinë e programeve operativë në kompjuter.

• Të njihet me mënyrën e ndërveprimit të përdoruesit me kompjuterin dhe pjesët përberëse të tij.

• Të kuptojë proçesin e futjes së të dhënave në kompjuter. • Të njihet me rolin e programeve operativë për vënien në punë të

kompjuterit. • Të njihet me disa prej programeve operativë që bazohen në

ndërfaqës karaktere dhe ndërfaqës grafik. • Të aftësohet në shfrytëzimin e elementeve më të domosdoshëm të

desktopit në sistemin Windows. 3.1 Sistemet e Operimit

Çështjet që do të trajtohen:

• Disk Operating System (DOS), c:\ • OS-2 • UNIX • Microsoft Corporation • IBM

Aktualisht ka tre tipe ndërfaqësash njeri-makinë:

• në linjë komande (c:\ , shembull të tij marrim DOS) • në menu (edit: cut, copy, paste, selection, replace…) • grafika (calculator, calendar, Paint…)

32

Page 33: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Disk Operating System ose DOS është një ndërfaqës në linjë komande. Sistemet e operimit që aktualisht janë më të përdorshmit, në kompjuterat personalë dhe në minikompjuterat janë Microsoft DOS, OS-2, dhe UNIX.

• Sistemi MS-DOS u zhvillua nga MicroSoft Corporation për kompjuterat IBM-PC dhe u bë një standart industrial.

• OS-2 u zhvillua për gjeneratën e re të mikrokompjuterave të IBM, serinë PS-2, por nuk pati fatin e paraardhësit.

• Sistemi i operimit UNIX është një prodhim i AT&T (American Telephone and Telegraph). një standart për aplikimet që kërkojnë komunikimin midis dy ose më shumë kompjuterave. Është një sistem ndërveprues , me shumë përdorues, i tipit time-sharing, me një ndërfaqës që për përdoruesin është veçanërisht i thjeshtë dhe i lehtë për ta kuptuar. Ndërfaqësi në linjë komande parashikon që përdoruesi të shtypë me anë të tastjerës një komandë të thjeshtë që tregon veprimin e kërkuar nga sistemi. DOS i jep sinjal përdoruesit prezencën e vet duke bërë të dukshëm një simbol, grafik ose karakter (c:\) të quajtur prompt. Ky ndërfaqës përdoret akoma në sistemet mesatarë e të mëdhenj të kompjuterave, por po bëhet i papërdorshëm në të vegjlit. Pyetje:

Sa i njohim sistemet e operimit? 1. Ç’ndodh me kompjuterin po të mos instalojmë sistemin e

operimit? 2. Cili është sistemi i parë i operimit dhe pse nuk e përdorim më me

PC? 3. Cili është sistemi i operimit që përdorim në kompjuterat tanë? 4. Cili është ndryshimi themelor ndërmjet sistemit të operimit dhe

programit aplikativ? 3.2 Si ta hapim dhe si ta mbyllim kompjuterin? Çështjet që do të trajtohen:

• Butoni Power, kutia Loggin, Username, Password • Kutia Turn off • Desktop

33

Page 34: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• Ikonat në desktop • Butoni Start, menuja Start • Startbari me quick-launch-bar dhe system tray • Shortcut

ë fillim e hapim si monitorin dhe kompjuterin duke shtypur butonat N

Power që ka secili prej tyre. Mbas disa sekondash në ekran do të shfaqet një kuti dialoguese si ajo e Fig 7, por mos u shqetësoni për formën e saj. Ajo mund të mos shfaqet fare , ose mund të jetë në variante të tjera, si p.sh. i gjithë ekrani.

Ekrani Loggin (1) (2)

ëqoftëse qet si në figurë, duhet të shtypni username (emrin e

hënim: Më tej në këtë libër do të themi Enter , por nëqoftëse në tastjerën

ajo shfaN

përdoruesit) dhe password (fjalë kalimin) në kutitë respektive (1) dhe (2). Pastaj me mouse klikoni (vendosni kursorin mbi butonin, duke lëvizur mouse-in, dhe shtypni dhe lëshojeni, me gishtin tregues, butonin e majtë të mouse-it). Nëqoftëse kutia nuk shfaqet, s’ka asgjë gabim. Kjo do të thotë që kompjuterit nuk i është vënë password-i. Nëqoftëse në vend të saj në ekran shfaqet Welcome, klikoni mbi figurën me emrin e duhur afër saj, shtypni password-in (nëqoftëse ka) dhe mbi tastjerë shtypni tastin Enter ose Return. Se komjuterit shkruhet Return, mbani mend që është e njëjta gjë.

Fig. 8 Ekrani Turn Off

34

Page 35: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Për të mbyllur kompjuterin, lëvizni mouse-in deri sa kursori të shkojë në fund të ekranit, mbi butonin ‘Start’. Klikoni mbi të dhe do të shfaqet një menu. Klikoni mbi butonin ‘Turn Off Computer’ dhe kompjuteri mbyllet vetë në mënyrë automatike, ose e mbyll kompjuterin me buton mbasi shfaqet ‘It is now safe to turn off your computer’. Nëqoftëse nuk i ndiqni këto hapa në mbylljen e kompjuterit, kjo mund ta dëmtojë kompjuterin. Shumica e kompjuterave përdorin një OS të quajtur Microsoft Windows. Të gjithë OS dhe programet kanë të njëjtat karakteristika e përdorin ose jo Windows-in, por të gjithë kompjuterat që kanë Windows do të kenë këto karakteristika me këto emra , si më poshtë. Folëm më parë për hapjen e kompjuterit dhe kutinë logging-in. Figura që del në ekran mbasi klikojmë mbi loging-in quhet Desktop. Shumica e gjërave në kompjuter kanë marrë emra si në jetën reale dhe përdoren në mënyrë të ngjashme. Tamam si një desktop real (desktop do të thotë syprinë tavoline), desktopi në kompjuter është vendi ku vendos mjetet e punës dhe ku do të fusësh të dhënat. Desktop: Desktopi është faqja që hapet në ekranin e monitorit menjëherë mbas logging-in. Ai përmban ikona. Mbi desktop shohim të vendosura disa figura të vogla, me etiketa, që quhen ikona (icons). Ato quhen kështu sepse përfaqësojnë diçka tjetër. Ikonat zakonisht paraqesin programe, por ndonjëherë dhe bashkësi të dhënash. Klikimi i dyfishtë ose dyfish-klikimi (klikim dy herë me shpejtësi) mbi një prej këtyre ikonave hap atë që ikona përfaqëson, teksti tregon se çfarë ajo përfaqëson. Ikonat: Figura që përfaqësojnë një program , një bashkësi të dhënash ose një funksion programi. Në fund të desktopit shohim një bar (shirit), i cili mund të ndodhet në një anë tjetër të desktopit. Ky shirit fillon me butonin Start . Nëqoftëse nuk e shikoni, çoni kursorin me mouse në pjesën e fundit të ekranit, ku ai ndodhet dhe bar-i do të shfaqet. Quhet Start bar. Start-bar: Start-bari është shiriti i vendosur në një anë të desktopit. Ai përdoret për fillimin e programeve ose hapjen e dritares së një programi të hapur.

35

Page 36: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Quick-launch-bar System tray Fig 8: Desktopi Në start-bar, mbas butonit Start vijnë një varg butonash, që formojnë një listë të programeve të hapur. Klikimi mbi një element të listës bën që dritarja e atij programi të vendoset mbi të gjithë dritaret e tjera të hapura. Në skajin e djathtë të Startbar-it ndodhet ora; krahas orës ndodhen një grup me ikona që paraqesin programe të hapura të ‘padukshme’. Ato janë programe që vënë në punë ose bëjnë veprime ‘ mbrapa skene’. Kjo zonë quhet System tray (tabakaja e sistemit). Në pjesën kryesore të Startbar-it ndodhet ndonjëherë një grup i vogël ikonash. Kjo pjesë quhet quick-launch bar ( shiriti i fillimit të shpejtë). Klikimi mbi një prej këtyre ikonave hap atë që ajo paraqet. System-Tray: System tray përmban ikonat për programet që aktualisht janë në punë ‘në prapaskenë’. Në të majtë të Startbar-it, përkundrejt orës, ndodhet një buton. Një buton (ose buton komande) është tamam si një buton real, kur ai shtypet (klikohet) ai kryen një veprim. Disa butona kanë tekste të shkruar mbi ta, që të tregojnë se çfarë veprimi ata kryejnë, dhe disa kanë ikona që paraqesin se çfarë ata bëjnë. Disa prej tyre i kanë të dyja. Butonat e Komandës: Butonat kryejnë veprime kur klikoni mbi ta. Ata mund të etiketohen me tekst, me ikonë ose me të dyja.

36

Page 37: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Ikonat e lëshimit të shpejtë (quick-launch) janë gjithashtu butona. Disa butona janë të fryrë për t’u dukur si butona realë, dhe disa fryhen kur mbi ta vendoset kursori. Butoni në fillim të Startbar-it, majtas, quhet Butoni Start. Kur klikon mbi Butonin Start ai hap Menu-në Start. Menu-ja Start ka ikona për më shumë programe dhe bashkësi të dhënash, megjithëse zakonisht ato janë programe. Butoni Start: Butoni Start është butoni që hap menu-në Start. Start Menu-ja: Menu-ja Start përmban ikona për programe dhe bashkësi të dhënash, por zakonisht programe.

Ikonat që janë në desktop, quick-launch bar dhe start menu janë zakonisht shortcut (lidhje të shkurtra) Start menu

Butoni Start Shortcut : Shortcut-et janë vetëm lidhje me ato që ikonat përkatëse paraqesin. Ndryshimi ndërmjet ikonave dhe shortcut-eve është i rëndësishëm, prandaj duhet kuptuar mirë. Një ikonë është një figurë që të transmeton se çfarë ajo është. Ikona në butonin Start paraqet faktin që ajo është një pjesë e rëndësishme e Windows-it, që është një Windows logo. Shortcut-et janë lidhje me programin apo bashkësinë e të dhënave; ikona mbi një shortcut paraqet çfarëdo që shortcut-i hap, por e njëjta ikonë ndodhet mbi programin real, gjithashtu. Me anë të çdo shortcut-i në start-menu mund të hapet çfarëdo programi që është i lidhur me të duke klikuar mbi të. Nëqoftëse një ikonë ka një shigjetë-djathtas krahas saj, atëhere duke kaluar mbi të ose duke klikuar mbi të, do të shfaqet një sub-menu (një menu brënda një menu-je), me më shumë shortcut-e në të.

37

Page 38: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Çdo gjë që u paraqit deri tani është pjesë e Windows Interface (ndërfaqës-it Windows). Ndërfaqësi: Ndërfaqësi është çdo gjë që futet ndërmjet objekteve të shumëfishtë. Ndërfaqës i përdoruesit (user-interface) hyn ndërmjet përdoruesit dhe kompjuterit.

Pyetjet:

1. Me Enter dhe Return nënkuptojmë të njëjtin tast në tastierë?

2. Çfarë përfaqëson një ikonë? 3. Cilët janë elementet e desktopit? 4. Ku ndryshon një shortcut nga një ikonë?

3.3 Elemente kryesore në përdorimin e sistemit operativ Windows

Çështjet që do të trajtohen:

• Kontrollet • Butonat e komandës • Kutia e tekstit • Scroll bar • List box • Combo box • Calendar • Tool tips • Dialogue box

• Kontrollet Disa gjëra standarte ndodhen në shumicën e ndërfaqësave. Tashmë kemi folur për njërin prej tyre, butonat; këta quhen kontrolle. Më poshtë është një tabelë e disa prej këtyre kontrolleve më të përdorshëm, duke filluar me butonat:

Aspekti pamor është mjaft i rëndësishëm për një kontroll. Kontrolle të ndryshëm kanë mënyra të ndryshme të të shprehurit të faktit që ata janë gati për të marrë informacion. Kontrollet butona që e kanë një vijë të pikëzuar rreth tekstit të tyre tregojnë që janë gati për të marrë informacion.

38

Page 39: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Në figurën e mëposhtme butoni i djathtë është gati, mjafton të shtypet tasti ‘Enter’ që ai të veprojë.

Kontrolli në formë teksti tregon që është gati për të vepruar duke pasur mbi të një kursor që pulson (blinks). Një kontroll në formë liste tregon që është gatë për veprim duke pasur një element të listës të rrethuar me një drejtkëndësh

vijë-pikëzuar (si në figurë). Për ta vënë në veprim opsionin e zgjedhur, duhet klikuar mbi të. Nëqoftëse një nga opsionet e një kontrolli duhet zgjedhur, mund të klikoni mbi tastin Tab aq herë sa opsioni i kontrollit që doni të paraqitet i gatshëm, pra kur ai shfaqet i rrethuar me drejtkëndëshin vijë-pikëzuar. Në një browser, nëqoftëse shtypni tastin Tab vazhdimisht, mund të kaloni nga një link ose kontroll në një tjetër. Kjo do të thotë që ky opsion është zgjedhur dhe është gati për të vepruar me anë të klikimit.

• Butonat e komandës

Butoni i komandës, thjesht quhet buton, është një objekt drejtkëndësh që paraqet një fjalë ose një grup fjalësh, që presin nga përdoruesi të marrë një vendim duke klikuar mbi të. Zakonisht butoni vendoset në një kuti dialoguese, por ai gjithashtu mund të vendoset në ndonjë lloj tjetër kontenieri. Karakteristika më e rëndësishme e butonit është fjala ose fjalia që ai mbart. Kjo quhet caption. Butoni më i shpeshtë që do takohet është OK. Në shumicën e rasteve butonat formojnë grupe. P.sh. në kutitë dialoguese kemi butonat OK dhe Cancel.

Ushtrim:

1. Për të hequr kutin dialoguese Run, klikoni mbi Cancel.

2. Për të hapur programin Solitaire, në Task bar, klikoni mbi Start-> (All) Programs -> Games -> Solitaire.

39

Page 40: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

3. Për të shfaqur në ekran një kuti dialoguese, në menunë kryesore, klikoni mbi Game -> Change Appearance...(ose Deck në varësi të versionit të Windows-it që keni).

4. Klikoni mbi figurën në rrjeshtin e parë - kolona e katërt.

5. Klikoni mbi Cancel dhe vini re që nuk ka ndryshime në dritaren e lojës.

6. Në menunë kryesore përsëri klikoni mbi Game -> Change Appearance...

7. Klikoni mbi figurën në rrjeshtin e dytë - kolona e tretë.

8. Klikoni mbi OK.

40

Page 41: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

9. Do vini re që figura e pjesës së mbrapme të kartës ka ndryshuar.

• Kutia e tekstit

Një kuti teksti është një dritare që përdoret për të shfaqur në ekran tekst ose për të shkruar tekst në të. Lloji i tekstit ose varet nga programi i aplikimit ose nga situata.

Disa kuti teksti përdoren vetëm për të paraqitur në ekran tekst, pa pasur mundësi për ta ndryshuar atë. Disa të tjera kërkojnë që të shkruhet tekst në to dhe nëqoftëse nuk shkruan mund të ndodhë ndonjë gjë jo e mirë. Disa të tjera paraqesin në ekran tekst, por të japin dhe mundësinë për ta ndryshuar tekstin ose për të pranuar një nga sugjerimet e tij.

Në të gjitha rrethanat ose në shumicën e tyre ju jepet informacion rreth kutisë tekst dhe se çdo të bëni me to.

Ushtrim : Veprimet me kuti tekst

1. Në Taskbar klikoni mbi

Start-> (All) Programs-> Games -> FreeCell.

2. Në menunë kryesore të FreeCell klikoni mbi

Game -> Select Game

3. Në kutinë tekst shkruani Jules dhe klikoni OK.

4. Vini re që kutia tekst e refuzon këtë dhe nxjerr

0

5. Shkruani 15930 dhe shtypni Enter.

6. Për të mbyllur FreeCell, në menunë kryesore, klikoni mbi Game -> Exit.

7. Kur pyeteni nëse do të hiqni dorë nga loja, klikoni mbi Yes.

41

Page 42: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• Scroll Bar (Shiriti i Shfletimit)

Scroll bari është një objekt që përdoret për të naviguar nga një anë e përmbajtjes së dritares tek një tjetër. Ka dy lloje scroll baresh: vertikalë dhe horizontalë. Scroll bar-i vertikal të lejon të navigosh lart e poshtë

për të nxjerrë në ekran një pjesë të fshehur të një dokumenti.

Një scroll bar horizontal të lejon të navigosh majtas e

djathtas mbi një dok

Scroll bari horizontal

Scroll bari vertikal

ument.

Për të shfletuar një dokument klikoni mbi shigjetën e seksionit të scroll barit përkatës.

• List box (Kutitë e listave)

List box-i është një kontroll drejtkëndësh që paraqet një listë me artikuj. Nëqoftëse shikon në këtë listë artikullin për të cilin je i interesuar, kliko mbi të. Sapo klikon mbi të ai bëhet highlight, gjë që tregon që artikulli është zgjedhur. Nëqoftëse do të ndryshosh zgjedhjen, duhet klikuar mbi një artikull tjetër. Ky veprim e prish zgjedhjen e parë dhe bën zgjedhjen e artikullit të ri.

Sipas konfigurimit të kutisë së listës mund të zgjidhen më shumë se një artikull nga lista, kjo varet nga lloji i kutisë.

Për të zgjedhur një, kliko në listë.

Për të zgjedhur më shumë se një artikull kliko një prej tyre dhe duke mbajtur të shtypur tastin Ctrl, klikoni mbi të gjithë artikujt që doni nga lista. Nëse keni bërë një zgjedhje gabimisht, për ta hequr nga lista e

42

Page 43: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

zgjedhur klikojeni atë përsëri dhe artikulli do marrë pamjen “normale”. Mbasi ke bërë zgjedhjen e dëshiruar , liro Ctrl. Artikujt e zgjedhur do

jenë highlighted.

Për të zgjedhur artikujt në një zonë, p.sh. nëqoftëse lista ka dhjetë artikuj dhe doni të selektoni nga artikulli i tretë tek i shtati, klikoni ose artikullin e kreut të listës që do të selektosh ose artikullin e fundit të këtij selektimi.

Shtyp dhe mbaj të shtypur tastin Shift. Pastaj kliko artikullin në

skajin tjetër të zonës dhe çliro tastin Shift.

Ushtrime:

1. Për të startuar WordPad-in, në Taskbar, klikoni mbi Start -> (All) Programs -> Accessories -> WordPad.

2. Për të parë një list box , në menunë kryesore, klikoni mbi Insert -> Date and time...

3. Në kutinë dialoguese Date and Time, klikoni mbi artikullin e parë të listës dhe pastaj klikoni mbi OK.

• Combo box

Combo box është një kombinim i një text box me një list box, por është i përbërë nga tre seksione. Ka tre tipe combo box-esh:

43

Page 44: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Njëri nga tipet e combo box-it është i quajturi Drop Down (lëshohet poshtë). Ky kontroll përbëhet nga një kuti teksti në pjesën e majtë dhe një butoni me shigjetë në pjesën e djathtë të saj. Kur ai del në ekran mund edhe të mos ketë asnjë shënim.

Për ta përdorur combo box-in mjafton të klikoni mbi shigjetën me drejtim poshtë. Do të Shfaqet një listë.

Nëqoftëse shikoni një artikull në listë që ju intereson klikojeni atë. Mbasi artikulli është klikuar, mund të ndodhë që: 1. ose lista mbyllet, 2. ose artikulli mbush pjesën e tekstit dhe bëhet një selektim i ri:

Nga ana tjetër mbas shfaqjes së listës, nëqoftëse nuk doni të selektoni ndonjë gjë nga lista mund ta klikoni shigjetën përsëri dhe të klikoni diku jashtë listës. Lista do të mbyllet dhe pjesa e tekstit do të kthehet tek forma e mëparshme.

Një nga karakteristikat e një combo box-i drop-down, në krahasim me të tipet e tjerë, është që, nëqoftëse e di me siguri që artikulli që po kërkoni është në listë, në fillim duhet fshini tekstin nga pjesa e tekstit e kontrollit dhe pastaj të fillosh të shtypësh shkronjat. Për shëmbull, nëqoftëse lista përmban një emër si Gertrude, fshihet teksti dhe të fillohet shtypja e g. Nëqoftëse në listë kemi vetëm një artikull që fillon me g, kliko shigjetën dy herë dhe artikulli do selektohet. Përfytyroni sikur lista të përmbajë dy artikuj të tillë ai Jules dhe Julienne, nëqoftëse shtypni vetëm shkronjën e parë të përbashkët të këtyre artikujve dhe dyfish-klikoni mbi shigjetë, atëhere do të selektohet artikulli i parë që fillon me këtë shkronjë. Kjo do të thotë që, nëqoftëse do që të zgjidhet artikulli tjetër, duhet të shtypni shkronjat e tjera mbas të parës. Në rastin e Jules dhe Julienne, nëqoftëse do që të selektohet Julienne nga një varg i

44

Page 45: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

paplotësuar, duhet të shtypni shkronjat juli dhe të dyfish-klikoni mbi butonin me shigjetë.

Deri tani kemi thënë që, për të shfaqur listën në ekran nga një combo box, duhet të klikoni mbi butonin me shigjetë. Por shfaqja e listës mund të bëhet edhe me anë të tastierës. Për të filluar duhet të zgjidhni kontrollin. Tek combo box-i i zgjedhur , për të nxjerrë listën, shtypni tastet Alt + shigjetë-poshtë njëkohësisht. Për të zgjedhur një artikull nga lista duhet të shtypni tastet me shigjeta lart e poshtë për të lëvizur lart e poshtë. Sapo të keni selektuar një artikull, mund të shtypni tastin Enter. Nëqoftëse nuk doni të selektoni ndonjë artikull, kur lista është e hapur, shtypni tastin Esc.

o Combo box Drop-Down List

Një tjetër tip combo box-i i referohemi me emrin Drop Down List. Ky tip gjithashtu përbëhet nga një kuti teksti në të majtë dhe një butoni me shigjetë që shënon poshtë në anën e djathtë të saj. Gjithashtu ajo mund të shfaqet bosh kur del në ekran. Kjo varet nga mënyra se si ajo është krijuar. Ndryshimi më i madh ndërmjet një drop-down combo box dhe një drop-down list combo box është që me drop-down list mund vetëm të selektosh nga lista: nuk mund të shtypësh asnjë gjë në pjesën e tekst box-it të kontrollit. Dhe më tej, përdorimi i këtij combo box bëhet njësoj si i mëparshmi.

Ushtrim:

Për të përdorur një combo box, në menunë kryesore të WordPad-it, klikoni mbi Format -> Paragraph. Klikoni mbi shigjetën e combo box-it Alignment

Klikoni mbi Center dhe pastaj OK. Shikoni rezultatin.

45

Page 46: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Përsëriteni veprimin për opsionet Left dhe Right.

o Combo box i thjeshtë

Tipi i tretë i combo box-it quhet i thjeshtë. Ky tip i combo box-it përbëhet nga dy pjesë, por ato janë të ndara. Seksioni i sipërm i combo box-it shfaqet si një text box. Menjëherë nën text box-in ndodhet një list box :

Vini re që kontrolli nuk shfaq ndonjë shigjetë meqënëse lista tashmë është e gatshme. Për ta përdorur këtë combo box mund të ekzaminoni pjesën e listës. Nëqoftëse e shikoni artikullin, që doni, mund ta klikoni. Kur artikulli është klikuar bëhet një varg i pjesës së sipërme të tekstit. Nëqoftëse klikoni një artikull tjetër, do të bëhet selektimi i ri duke zëvëndësuar të parin që ishte në pjesën e tekstit. Megjithatë kjo shfaqet si një list box, nuk mund të selektoni më shumë se një artikull.

Ushtrim: Veprime me combo box

Në menunë kryesore të WordPad-it klikoni mbi Format -> Font...

Vini re që combo box-et Font, Font Style dhe Size janë të tipit të thjeshtë.

Klikoni mbi text box-in nën Font, shtypni Home, pastaj shtypni dhe mbani të shtypur tastin Delete. Mbas fshirjes së gjithë tekstit, lëshoni tastin Delete.

Shtypni Tim. Kur shfaqet Times New Roman shtypni tastin me shigjetë poshtë për ta selektuar.

Klikoni mbi OK.

• Kontrolli Month Calendar Për të selektuar datat në kalendar, .Net Framework ka krijuar një kontroll plot ngjyra: Datat e përdorura dhe mënyra se si ato shfaqen janë të bazuara në Regional

46

Page 47: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Settings të cilën e gjeni në Control Panel. Kjo mund të varet dhe nga Sistemi i Operimit. Shiriti i titullit (title bar) i kontrollit ka dy butona dhe dy etiketa. Butoni i majtë të lejon të zgjedhësh muajin e mëparshëm duke klikuar butonin me shigjetë majtas. Etiketa e majtë paraqet muajin e selektuar. Etiketa e djathtë paraqet vitin e datës së shfaqur . Butoni i djathtë për të kaluar tek muaji pasardhës. Kalendari mund të konfigurohet për të shfaqur më shumë se një muaj. Këtu kemi një shembull që paraqet dy muaj:

Nëqoftëse kontrolli paraqet më shumë se një muaj, butonat majtas e djathtas të spostojnë majtas e djathtas sipas listës së muajve me një muaj, por në ekran shfaqen gjithëmonë dy muaj, p. sh.: Kur klikoni mbi butonin me shigjetë majtas në ekran shfaqen dy muajt June dhe July. Kur klikoni mbi butonin me shigjetë djathtas në ekran shfaqen dy muajt August dhe September (duke iu referuar figurës së mësipërme).

Për të selektuar ndonjë muaj të vitit në vazhdim, mund të klikoni mbi emrin e një muaji, që shfaqet në listën e muajve dhe kjo të lejon të klikosh muajin e dëshiruar.

Për të zgjedhur një vit mund të klikoni mbi numrin e vitit. Kjo ndryshon etiketën e vitit në një buton spin:

Për të ndryshuar vitin mund të klikoni mbi shigjetat lart e poshtë të butonit spin. Kur butoni spin është i shfaqur në ekran mund të përdorni edhe tastet e tastjerës për të rritur ose zvogëluar vlerën.

47

Page 48: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Nën shiritin e titullit , shkurtimet e emrave të ditëve të javës përdorin bashkësinë e formateve në Control Panel. Në US English dita e parë është Sunday (e djela).

Në dritaren e kontrollit data e zgjedhur rrethohet me vizë. Për të zgjedhur një datë tjetër, thjesht klikoni mbi të dhe data do ndryshojë nga e mëparshmja.

Në zonën kryesore të kontrollit ditët numerike të muajit shfaqen mbi një sfond (background) të bardhë (kjo ngjyrë dhe çdo ngjyrë në kontroll mund të ndryshohet). Për të selektuar një datë, klikoni mbi të në listë. Si default (gjendje e përhershme e kompjuterit), kalendari hapet me ditën e sotme të rrethuar me një elips si të hequr me dorë. Duke përdorur butonat e shiritit të titullit, etiketat e muajit dhe të vitit, mund të ndryshoni datën. Nëqoftëse, për ndonjë arsye, kalendari paraqet një datë të ndryshme nga e sotmja, dhe në se doni të ktheheni në datën e sotme, klikoni mbi etiketën në fund Today.

• Tool-tips

Kur kalon kursorin mbi kontrollin mund të marrësh një përshkrim të asaj se çfarë bën kontrolli. Një kuti e vogël me tekst do të shfaqet. Ajo quhet tool-tip (mjet-këshillimi).

Tool-tip

• Dialogue-boxes

Dritaret e vogla që shfaqen kur hapet dhe mbyllet komjuteri quhen kuti-dialoguese (dialogue-boxes). Këto janë kuti që shfaqen për të kërkuar infomacion. Një kuti dialoguese është një dritare katrore ose

48

Page 49: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

drejtkëndëshe roli kryesor i së cilës është të mbartë, të tejçojë ose të grumbullojë dritare të tjera. Në vetvete kutia dialoguese nuk është asgjë. Objektet e tjerë që ndodhen në të përcaktojnë rolin e saj. Sikurse kutia dialoguese, llojet e objekteve roli i të cilëve është të grumbullojnë objekte të tjerë, quhen kontenierë (enë mbajtëse). Prandaj roli kryesor i një kutie dialoguese është të shërbejë si një kontenier. Kutia dialoguese përbëhet nga dy seksione kryasore. Në krye ajo ka një

title bar. Në të majtë të title bar-it shfaqet një fjali si titull i kutisë dialoguese. Çdo kuti dialoguese thirret sipas emrit. Ky grup fjalësh quhet edhe caption. Prandaj, nëqoftëse titulli është Search Results, atëhere do themi “kutia dialoguese Search Results”.

Në anën e djathtë të shiritit të titullit, kutia dialoguese normale ka

sistemin e butonave Close ose . Një kuti dialoguese nuk mund të minimizohet apo të maksimizohet. Prandaj ajo nuk i ka këto butona sistemi (ose nuk i ka aktive). .

Ndonjë kuti dialoguese ka një buton me shënjën e pikëpyetjes. Ky është butoni Help. Kutia dialoguese e pajisur me këtë buton tregon që mund

49

Page 50: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

të kërkosh ndihmë të shpejtë për elementët që përmban kutia dialoguese.

Seksioni kryesor i një kutie dialoguese quhet trupi ose zona e klientit. Kjo është zona ku objektet e kutisë dialoguese janë vendosur.

Ushtrim:

Për të shfaqur në ekran një kuti dialoguese

Në Task bar (shiriti i detyrave) klikoni mbi butonin Start-> Run… Shfaqet kutia dialoguese Run. Në hapësirën Open shkruajmë emrin e dokumentit që duam të hapim ose e zgjedhim atë me anë të butonit Browse. Shtypim OK dhe dokumenti hapet. 3.4 Rregullimi i Desktopit Çështjet që do të trajtohen:

• Dritarja Windows dhe elementët e saj • Butonat standart: Browse, OK, Next, Cancel, Back… • Popup menu-të me djathtas klikim mbi desktop • Appearance • Screen Saver

Renditja e objekteve që shikohen në Windows më mirë mund të përshkruhen si shtresa: Desktop----------------------------------------------------------------- Wallpaper-------------------------------------------------------------- Icons--------------------------------------------------------------------- Windows--------------------------------------------------------------- Nuk ka shtresa reale , s’mund ta hiqni wallpaper-in dhe të shikoni desktopin. Ka shtresa virtuale , të renditura në fund të Desktopit. Ajo që shikoni mbas ikonave, në Desktop, quhet wallpaper , ndërsa e gjitha është Desktopi, jo vetëm figura apo ngjyra që shikoni mbas ikonave. Dritaret aplikative vendosen si shtresë mbi to. Shortcut-et mund të shtohen në Desktop në shumë mënyra. Mënyra më e zakonshme është të djathtas-klikosh mbi desktop, gjë që bën të shfaqet një popup-menu. Në popup-menu duhet të jetë një sub-menu e etiketuar

50

Page 51: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

New, kalo mbi të. Kur sub-menuja zhduket, gjej artikullin me etiketë Shortcut dhe klikoje. Do të shfaqet një kuti dialoguese që të pyet se ku gjendet programi apo bashkësia e të dhënave. Më tej do të themi se si të formojmë diçka për ta shtypur në kuti, megjithatë është më lehtë të klikosh butonin krahas etiketës Browse…

Butoni Browse është një buton standart që shikohet shpesh, klikimi i së cilës gjithëmonë bën që të shfaqet një kuti dialoguese në të cilën zgjidhet programi ose bashkësia e të dhënave. Zgjidhni programin ose bashkësinë e të dhënave me të cilat doni të bëni një shortcut dhe klikoni butonin me etiketë OK. Butoni OK gjithashtu është një buton standart në kutitë dialoguese të cilin e klikoni për t’i thënë asaj se është bërë mbushja e saj me informacionin e duhur dhe ajo mund ta përdorë atë informacion tashmë. OK shoqërohet me CANCEL, i cili mbyll kutinë dialoguese pa kryer ndonjë veprim. Butoni Next është një tjetër buton në kutinë dialoguese , që , mbasi është bërë zgjedhja e programit, i thotë asaj se ky hap ka mbaruar dhe do të vazhdohet me hapin tjetër në këtë proçess. Zakonisht ai shoqërohet me butonin Back që të kthen në hapin e mëparshëm.

51

Page 52: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Kjo kuti dialoguese ka gjithashtu një buton Cancel. Mbasi keni shtypur Next në kutinë dialoguese shfaqet një kuti-teksti, që të kërkon të shkruash tekstin që do të jetë nën ikonën e shortcut-it. Mbasi të keni shtypur tekstin, klikoni Finish , një tjetër buton standart.

Nëqoftëse nuk e pëlqeni tekstin nën shortcut mund ta ndryshoni atë. Ka tre mënyra për ta bërë këtë. E para është të klikosh në shortcut, për ta zgjedhur, dhe pastaj shtypni tastin F2 në tastjerë. Teksti do të shndrohet në një kuti-teksti, ku mund të shtypni shkronjat për të ndryshuar atë që shkruhet në të. Mënyra e dytë është të djathtas-klikosh në shortcut. Për të hapur një popup-menu. Në popup-menu zgjidhet Rename dhe shkruan në kutinë-tekst siç u tha më lart. Mënyra e tretë që ta bësh këtë është të zgjidhet ikona dhe pastaj të klikohet mbi të. Jo klikim i dyfishtë! Pastaj të shkruhet teksti. Nëqoftëse doni të ndryshoni ikonën e shortcut-it, bëj të shfaqet popup-menuja e saj dhe në të të zgjidhet Properties. Në krye të dritares që hapet, pikërisht poshtë shiritit që ka butonin X në skajin e djathtë të tij ( shiriti i titullit), ka një grup tab-esh, dhe klikohet mbi tab-in me etiketë Shortcut. Pastaj klikohet mbi butonin me etiketë Change Icon… , në kutinë dialoguese që hapet zgjidhet ikona e re që dëshëron dse klikohet mbi Browse për të gjetur skedsrë të tjerë me ikona. Në të njëjtën dritare ku

52

Page 53: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

ndodhet butoni Change Icon… ndodhet një kuti dialoguese me etiketë Target:. Është e njëjtë me kutinë me butonin Browse në hapin e parë të shtimit të një shortcut-i në Desktop, vetëm se atje nuk ka një buton Browse. Kjo është ajo që do ndryshoni nëqoftëse doni që shortcut-i të lidhet me diçka tjetër. Gjithashtu mund të lëvizen, të renditen ikonat në Desktop. Për t’i renditur djathtas-klikohet mbi Desktop dhe kalohet kursori me anë të mouse-it. mbi sub-menunë Arrange Icons By. Pastaj klikohet mbi mënyrën se si e doni të bëhet renditja e ikonave. Nëqoftëse doni që ato të renditen automatikisht atëhere check-ohet varianti Auto Arrange. Nëqoftëse Auto Arrange nuk është i chek-uar atëhere ikonat mund t’i vendosni vetë ku të doni. Klikoni mbi njërën prej ikonave dhe, pa e liruar butonin e mouse-it , lëvizeni kursorin deri në vendin ku doni ta vendosni dhe ikona do lëvizë bashkë metë. Lëshojeni butonin e mouse-it. Kjo proçedurë quhet dragging-and dropping. Nëqoftëse doni ta hiqni një ikonë nga desktopi ka tre mënyra për ta bërë këtë: Ushtrime: 1. E zgjedh ikonën dhe shtyp tastin Delete në tastjerë. Do të shfaqet një kuti-dialoguese , ku klikohet në ‘Yes’. 2. E tërheq e lëshon (drag-and- drop) ikonën në Recycle bin, e cila është një ikonë në Desktop me këtë etiketë. 3. Djathtas-klikon mbi ikonën dhe në popup menu klilkohet mbi Delete. E njëjta kuti dialoguese do të shfaqet dhe klikoni mbi Yes. Nëqoftëse e klikuat aksidentalisht , mund të klikoni mbi No dhe ikona nuk do të zhduket. Ka dhe gjëra të tjera që mund t’i ndryshoni në Desktop. Për këtë djathtas-klikoni mbi Desktop dhe zgjidhni Properties në popup-menunë që do shfaqet. Për të ndryshuar wallpaper-in zgjidhet tab-i me etiketë Wallpaper ose Desktop. Për të ndryshuar figurën që do të vendoset si wallpaper zgjidhet ajo nga lista ose

53

Page 54: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

nëqoftëse ajo nuk ndodhet në listë klikohet mbi Browse…. Del një combo box (kuti combo) në të cilën mund të zgjedhësh në se figurën e do të hapur në të gjithë ekranin (strecht), të vendosur në mënyrë të përsëritshme si tjegullat në çati (tile), apo vetëm në qëndër të ekranit (center). Nëqoftëse doni vetëm një ngjyrë si wallpaper, atëhere zgjidhet None nga lista. Ndonjëherë atje është një kuti e tipit combo për të zgjedhur ngjyrën, ose, përndryshe mund ta ndryshoni duke zgjedhur tab-in Appearance. Mund të ndryshohet dhe Screen Saver. Screen Saver është një program që shfaqet kur kompjuteri lihet i hapur pa punuar për një kohë të gjatë , në mënyrë që monitori të mos dëmtohet ( gjë që mund të ndodhë nëqoftëse e njëjta figurë mbetet në ekran për shumë orë). Për të ndryshuar Screen Saver- in klikohet mbi tab-in Screen Saver. Në kutinë combo që shikoni zgjidhni nga lista një Screen Saver dhe pastaj zgjedh se sa minuta do presë kompjuteri , në një kuti-tekst me një buton spin poshtë kutisë combo. Mund të ndryshoni gjithashtu ngjyrën e të gjithë skemës dhe të gjithë kontrolleve në pothuajse të gjithë programet. Klikoni tab-in Apperance.

Këtu ka një ose më shumë kuti combo që të lejojnë të zgjedhësh kombinime të ndryshme të skemave të ngjyrave default. Në këtë faqe ka dhe disa mundësi të tjera për të zgjedhur, ose ndonjëherë duhet të klikohet mbi Advanced për t’i gjetur ato. Mund të zgjidhet një element nga një kuti combo, dhe pastaj të

54

Page 55: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

ndryshosh ngjyrën e tij dhe pamjen e tekstit në të. Provoni të eksperimentoni me këtë, por mos harroni të ruani zgjedhjet e bëra. Mund ta bëni ruajtjen edhe duke klikuar mbi butonin Save As… dhe në të të shkruani emrin e skemës së ngjyrave.

Shohim edhe një tab të fundit, të zakonshëm në shumicën e versioneve të Windows. Ai është tab-i Settings. Nuk është e rekomandueshme të bëni ndryshime në këtë tab, përveçse kur e dini se çfarë po bëni. Disa lojra japin mesazhe gabimi kur ju i filloni ato me 256 colours required ose This program needs 640x480 to run. Shikoni një combo box ku, duke zgjedhur një mundësi tjetër, në të ndryshoni numrin e ngjyrave që kompjuteri mund të shfaqë në ekran. Më shumë

ngjyra do të thotë më shumë cilësi. Ka edhe një slider (rrëshqitës) me etiketë Screen Resolution. Ai rrit ose zvogëlon madhësinë e çdo objekti të paraqitur në monitor: numra më të mëdhenj, objekte më të vogla dhe sa më të vogla të jenë objektet aq më mirë ato vendosen në raport me njëra tjetrën. Disa programe e ndryshojnë materialin e tyre, duke lejuar që të ketë më shumë cilësi në ekran.

3.5 Control Panel Çështjet që do të trajtohen:

• Control Panel • Wallpaper • Colors • Screen saver

55

Page 56: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Tani le të shkojmë më tej. Pikë tjetër e rëndësishme që do trajtojmë në Windows është Control Panel (CP). CP është një qendër ku mund t’i ndryshosh pothuajse të gjitha objektet në Windows. Ne i ndryshuam shumë objekte, si wallpaper, colours, screen saver,..pa kaluar nëpër Control Panel, por e bëmë me anë të një shortcut-i. Pamje të dritares Control Panel në versione të ndryshme WINDOWS.

Ose

56

Page 57: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Nëqoftëse ndjekim rrugën Start->Settings->Control Panel ose Start->Control Panel (mund të shoqërohet me një dritare ose sub-menu), dhe pastaj të dyfish-klikojmë mbi ‘Display’ (ose klik nëse është një sub-menu) , atëhere do shfaqet dritarja që përdorëm për të ndryshuar wallpaper, colours dhe screen saver-in. Shënim: Control Panel mund të krijojë një pamje krejt të ndryshme të desktopit dhe kjo mund të të krijojë ndjesinë e të qënit i humbur. Nëqoftëse në Control Panel nuk ka ndonjë ikonë të quajtur Display atëhere kompjuteri po punon në modën User Friendly. Për të kaluar në pamje normale në anën e majtë të dritares së Control Panel-it gjeni opsionin e quajtur Switch to classic view dhe klikojeni. Nëqoftëse nuk e gjeni shikoni figurën anash. Pra kemi arritur në qendrën kryesore të kontrollit të Windows-it.

Opsionet

në Control

Panel janë të

domosdoshme dhe

të dobishme,

prandaj

mos ndryshoni

Kliko këtu për të ndryshuar pamjen e Control Panel.

57

Page 58: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

asgjë pa e kuptuar dhe ditur se çfarë po bëni. Duke bërë ndryshime verbërisht mund të krijoni një çrregullim të rëndë të kompjuterit. Kalojmë në Desktop Themes. Ne tashmë e kemi mësuar se si ta ndryshojmë pamjen e Windows-it , por Desktop Themes (ose thjesht Themes) janë hartuar për ta bërë këtë më të lehtë.

es ose rolPanel-

tuar në mënyra të

a kuNë

të shikoni

sipër

tjetër,

etëm ‘Desktop wallpaper’ dhe të tjerat të mos jenë të check-uara.

më poshtë ndodhet një zonë që paraqet një

Ushtrim: Navigoni te Start->Settings->Control Panel->Dektop ThemStart->Cont>Display. Këto dy versione të Desktop Themes janë implemenndryshme. Nëqoftëse e keni Desktop Themes në Control Panel, dyfish-klikoni mbi këtë ikonë. Në dritaren që hapet mund të zgjidhni një tia drop-down në krye të dritares. zonën qendrore do

theme ng

ndryshimet e bëra. Dy butonat në qoshen e djathtë të lejojnë të parashikosh Screen Saver-in, tingujt, dhe kursorët. Kutitë check që ndodhen poshtë këtyre butonave janë për të zgjedhur cilat pjesë të temës do aplikohen. Kështu, nëqoftëse doni vetëm wallpaper-in nga një theme dhe pjesët e tjera nga një atëhere duhet të check-oni v Nëqoftëse nuk keni Desktop Themes në Control Panel, atëhere Desktop Themes për ju janë integruar në Display box. Shko tek tab-i me etiketë Themes dhe zgjidh një temë në combo box. Si dhe me versionet e tjera,

58

Page 59: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

pamje paraprake të figurës së wallpaper-it, ngjyrave, dhe disa prej ikonave gjithashtu ndryshojnë. Klikoni Apply ose OK për të ndryshuar pamjen e kompjuterit me Theme-ën e zgjedhur.

• Instalimi dhe çinstalimi i një programi Le të kalojmë tani në diçka me të vërtetë të dobishme, programet e instalimit dhe çinstalimit. Shumica e programeve sot vijnë me një ose më shumë CD. E vendos CD (ose CD e parë) në drive-in e vet dhe ai autostarton (në mënyrë automatike vë në punë programin). Ndiqni instruksionet e programit dhe programi juaj është gati për t’u përdorur. Ndonjëherë nuk ecën kështu, dhe si mund të bëhet heqja e një programi. Atëhere, navigoni tek Control Paneli dhe hapni Add/Remove Programs ose Add or Remove Programs. S’ka rëndësi se ç’lloj versioni është Windows-i , do të kemi në ekran një listë me programet e kompjuterit. Për të hequr një program (uninstall) klikoni mbi programin që doni të hiqni dhe pastaj klikoni mbi Add/Remove ose Change/Remove dhe përgjigjuni pyetjeve, nëqoftëse ka.

59

Page 60: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Për të shtuar (install) një program të ri sigurohu që CD-ja ose Floppy Disk-u ndodhet në drive-in e vet dhe pastaj klikoni Install… ose Add New Programs dhe përgjigjuni pyetjeve. Është diçka e lehtë, gjithçka e automatizuar dhe e thjeshtë.

60

Page 61: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Le të kthehemi në fillim ku u shpjegua si të hapet {log on) kompjuteri. Disa kompjutera nuk kërkojnë një password për të loguar (log on): disa nuk e shfaqin kurrë kutinë. Disa kompjutera mund të rregullohen që të kenë emra përdoruesish (usernames) dhe password-e (accounts) të

shumëfishtë në mënyrë që të futeni (të logini) në desktop-e të ndryshëm. Si mund të bëhet kjo? Sigurisht nga Control Panel. Hapni Passwords ose User Accounts në Control Panel. Këta të dy funksionojnë shumë ndryshe. Po i përshkruajmë më poshtë. Nëqoftëse kompjuteri ka User, atëhere duhet të check-oni diçka para se të mund të ndryshoni accounts. Hapni Passwords në Control Panel. Në dritaren që shfaqet klikoni tab-in User Profiles (profile është një tjetër fjalë për account). Aty shikoni dy butona radio. Klikoni të parin nëqoftëse doni të keni vetëm një account në kompjuter, dhe klikoni të dytin nëqoftëse doni shumë accounts. Pastaj përdorni check boxes në pjesën e fundit për të specifikuar gjërat e tjera që duhen rregulluar në çdo account. Rekomandohet t’i check-oni të gjitha ato. Kur keni aktivizuar përdorimin e shumë account-eve është e lehtë të krijosh një account të ri. Për këtë vetëm shtypni një emër tjetër dhe një password kur startoni kompjuterin. Windows-i do të krijojë në mënyrë automatike account-in e ri me atë username dhe password që duhet përdorur sa herë që log on-i në kompjuterin tuaj me to.

61

Page 62: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Nëqoftëse kompjuteri ka opsionin User Account , atëhere është shumë më lehtë për të ndryshuar të gjitha këto opsione. Për të krijuar një desktop të ri klikoni Create a new account. Kompjuteri do t’ju pyesë se si doni ta quani account-in e ri, ky është username. Klikoni Next. Kompjuteri do t’ju pyesë nëse doni që kjo të jetë një Computer Administrator apo një Limited account. Rekomandohet që shumica e desktopeve të përdoren si limited account, por ka disa programe që nuk funksinojnë mirë në këtë mënyrë. Gjithashtu shumë gjëra nuk mund t’i bësh nga një limited account ( si, p.sh., të krijosh një account të ri, ), prandaj nëqoftëse instruksionet në këtë paragraf nuk ju ecin , kjo ndodh sepse keni një limited account. Klikoni Create Account dhe do të keni një desktop të ri të atij lloji me atë emër.

Për të ndryshuar një account në User Account klikoni mbi të në listën në fund të dritares. Dritarja të jep listën e opsioneve të atyre që mund të ndryshoni. Mund të ndryshoni emrin e account-it duke klikuar mbi opsionin e parë. Gjithashtu mund të ndryshoni password-in duke

62

Page 63: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

klikuar opsionin e dytë ose mund të keni një account pa password (password-less) me opsionin e tretë.

Për të ndryshuar figurën që paraqet account-in përdorni opsionin e katërt. Ndryshoni llojin e account-it nga administrator në limited dhe anasjelltas me opsionin e pestë dhe mund të caktoni një NET Passport tek account-i me opsionin e pestë. Të gjithë këta opsione me përjashtim të të fundit janë vetë-shpjegues. Opsioni i fundit do të shpjegohet kur të shpjegohet Internet-i. Nëqoftëse keni desktop-e të shumëfishtë në kompjuter dhe account-i i zgjedhur nuk është account-i ku aktualisht ju u futët (logged on) , shfaqet një opsion i gjashtë ‘Delete the account’. Ky opsion starton një wizard për të hequr një përdorues (user) nga kompjuteri. Mund të ndryshoni Welcome screen ( që është varianti i ekranit log-on që mbush të gjithë ekranin për të cilin u fol në fillim). Në një log-on box normal. Për të bërë këtë, zgjidhni Change the way log on or off nga ekrani User Accounts kryesor. Pastaj hiqni check-imin Use the Welcome screen dhe klikoni Apply Options. 3.6 Menaxhimi i thjeshtë i disqeve. Files dhe Folders. Çështjet që do të trajtohen:

• My computer

• Windows Explorer

• Computer Management

63

Page 64: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• Files

• Folders

• Struktura pemë

• Navigimi

• Veprime me files dhe folders

Kur drive-i është instaluar në kompjuter ose është futur në një port, sistemi i operimit duhet ta njohë atë. Sapo ai e njeh, për një kompjuter që operon me MS Windows, ai i cakton një shkronjë. Në Windows Explorer ose My Computer çdo drive përfaqësohet me një shkronjë si në figurë:

Për të dalluar shkronjën e një drive nga shkronjat e fjalëve normale ajo gjithëmonë shoqërohet me dy pika (:). Për të menaxhuar shkronjat e drive-ve mund të hapni Computer Management MMC. Për këtë klikoni me të djathtën në My Computer dhe klikoni Manage. Pastaj në kornizën e majtë klikoni mbi Disk Management:

64

Page 65: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Për të ndryshuar shkronjën e drive-it djathtas-klikoni mbi një shkronjë në pjesën lart-djathtas të kornizës ose mbi seksionin poshtë-djathtas të kornizës dhe pastaj klikoni mbi Change Drive Letter And Paths... Hapet një kuti dialoguese që mund ta përdorni për të ndryshuar shkronjën.

• Files dhe Folders Të gjitha të dhënat në kompjuter janë të ruajtura në bashkësi të quajtur files (ose skedarë) dhe folders (direktori, dosje). Files (failz) është bashkësia më themelore e të dhënave në kompjuter. Një file mund të ruajë instruksionet për një program të vetëm, ose të dhënat për një shkronjë të vetme. Folder-at janë bashkësi skedarësh. Pra file-i është si një copëzë letër që futet në një folder (mbajtës , sirtar, zarf, dosje..). Files: Files janë bashkësitë e të dhënave më themelore, ata i ruajnë të dhënat si një e vetme. Folders: Gjithashtu të quajtur direktori, folder-at janë bashkësi file-sh dhe folder-ash të tjerë. është e domosdoshme që të rendisësh file-et siç duhet në folder-a në mënyrë që t’i gjeni përsëri. Shumica e file-eve emërohen me dy pjesë. Pjesa e parë e emrit të file-it (filename) është përshkrimi i file. Mbas kësaj vjen një (.) e pasuar nga pjesa e dytë. Pjesa e dytë e filename-it quhet extension (zgjatim, prapashtesë). Extensions shpesh përbëhen prej

65

Page 66: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

tre shkronjash dhe tregojnë se ç’lloj file-i është ky. Për shembull ato me exe ( file me një extension exe) janë programe. File-at me extension doc janë dokumenta të Microsoft Word. Mbas saving (marrja e një file-i të hapur në një program dhe shkruarja e tij nga kujtesa në një disk) qëndrojnë shumë veprime të tjera me file-in. Këto veprime mund të bëhen duke përdorur të njëjtin program. Ky program është një utility (program ndihmës ) i quajtur file manager. File manager-i që ndodhet në Windows quhet Windows Explorer, ose ndonjëherë edhe vetëm Explorer. Për të hapur Explorer kliko me rradhë mbi ‘Start-> Programs -> Windows Explorer’ ose ‘Start -> All Programs -> Windows Explorer’.

Shënim: Kjo është një mënyrë shënimi standart kompjuterik për paraqitjen e menu-ve. Kur shikoni një sekuencë të tillë ‘ M1-> M2-> M3->…. Mn->’ kjo do të thotë që duhet të hapet në fillim menu-ja M1, pastaj submenu-ja M2, dhe kështu deri tek e fundit Mn. Është e qartë që ‘Start’ nënkupton Start menu-në. Disa herë Explorer kur hapet të jep pamjen e dritares së folder-it ‘My Documents’ , dhe disa herë atë të drive-it C.

66

Page 67: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Nuk ka rëndësi nëse dritarja që hapet nuk ka ekzaktësisht këtë pamje. Meqënëse është e para e këtij lloji, le të kuptojmë pjesët e saj. (1) është title bar (shiriti i titullit) dhe 2 është menu-ja kryesore. Poshtë menusë është toolbar-i. (3) është ikona që paraqet një folder dhe (5) është ikona që paraqet një file. (4) është ikona që paraqet hard disk-un, gjithashtu të quajtur hard drive, (kjo shënohet ‘C:’, të gjithë drive-t paraqiten me një shkronjë). (6) është ajo që duhet klikuar për të parë sub-folder-at. Pra në anën e majtë kemi strukturë në trajtë peme (tree). Kur klikon (+), hapet dega e pemës që i takon atij sub-folderi. Pra kemi të hapur një pemë poshtë hard drive-it që na paraqet të gjithë folderat që janë direkt në direktorinë rrënjë të hard drive-it. Tani është tamam koha për të parë konvencionet standarte për drive-et dhe paths. Sikurse duket nga figura drive-t paraqiten me një shkronjë dhe shkronja e drive-it është gjithmonë në kllapa mbas shkronjës së drive-it. I pari floppy drive (ose i vetmi) pothuajse gjithëmonë është A:. Nëqoftëse keni një floppy drive të dytë , ai do të jetë B:. Hard drive-i i parë është C: dhe CD drive-i është D:. Nëse keni më shumë hard drive , hard drive-t e tjerë ndrojnë shkronjën respektivisht (d.m.th. nëse keni një hard drive të dytë ky do të jetë D: dhe CD drive-i do të bëhet E:). Mund të ketë folder-a brënda folder-ave po ashtu si dhe files, dhe drive-i vetë sillet si një folder. Kështu nëse doni të punoni me file-in e quajtur Letter. Rtf që

67

Page 68: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

ndodhet në folder-in My Documents dhe ky folder gjëndet në rrënjën (root) e hard drive-it C: , i ndani elementët me një backslash \ dhe kemi C:\ My Documents\Letter.rtf. Navigojmë (navigate = gjejmë rrugën, path) për në direktorinë My Documents. Ajo gjëndet në C:\My Documents ose C:\Documents and Settings\Emri Juaj\My Documents.

Për të hapur një file në programin e vet, dyfish-klikoni mbi ikonën e vet në panelin e djathtë. Për të hequr (fshirë) një file është njësoj si me heqjen e shortcut-it nga desktopi. Nëqoftëse gabimisht fshini një file që e doni , hapni Recycle Bin (dyfish-klikoni mbi ikonën e vet në desktop) djathtas-klikoni mbi file-in dhe zgjidhni restore prej menu-së popup. Fshirja ose restaurimi i file-it bëhet në të njëjtën mënyrë.

• Krijimi dhe fshirja i një file Nëqoftëse doni të rendisni file-at në folder , duhet të dini si krijohen ata. Për të krijuar një folder, navigoni tek folder-i në të cilin doni ta vendosni folderin e ri. Pastaj djathtas-klikoni mbi një vend bosh të panelit të djathtë për të marrë një popup-menu. Në të zgjidhni New->Folder nga menu-ja. Shtypni emrin e folder-it dhe pastaj Enter. Për të rregulluar file-at dhe folder-at , gjithashtu duhet të jemi të aftë të kopjojmë (copy) dhe të lëvizim (move) si file-at dhe folder-at. Moving do të thotë që file-i ose folder-i shkon në një vend të ri dhe nuk ndodhet më në vendin e

68

Page 69: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

mëparshëm. Copying do të thotë që file-i ose folder-i qëndron aty ku është dhe një kopje e dytë krijohet në vendin e ri. Për të kopjuar një file ose folder duke përdorur procedurën right-drag-and-drop (d.m.th. drag-and-drop duke mbajtur të shtypur butonin e djathtë të mouse-it) nga vendi i mëparshëm deri tek vendi ri. Një popup-menu do të shfaqet që të pyet nëse do ta kopjosh, lëvizësh, krijosh një shortcut të file-it apo folder-it. Nëse do ta kopjosh zgjidh Copy Here.

Nëqoftëse doni të kërkoni të gjithë kompjuterin për një file ose folder specifik që doni ta gjeni, ka dy mënyra për ta bërë këtë. Disa versione të Windows Explorer kanë një buton në toolbar që thotë Find, klikoni mbi të. Në të gjitha versionet e Windows mund të ecet sipas rradhës Start->Find->Files or Folders ose Start->Search. Disa versione të search kanë disa karakteristika plus për ta bërë më të lehtë. Duke e kapërcyer këtë klikoni mbi All files and

folders Nëqoftëse versioni juaj vjen me kuti-teksti s’keni nevojë ta bëni këtë. Sapo shfaqen kutitë e tekstit mund të zgjidhni cilin drive apo folder të kërkoni nga combo box. Në krye të kutisë së tekstit mund të shtypni të gjithë ose një pjesë të emrit të file-it (filename).

• Wildcards Gjithashtu mund të bëni “kërkim me wildcards” (wildcard searches). Wildcards janë ylli ose asteriksi (*) dhe pikëpyetsja (?). (*) paraqet një numer infinit karakteresh ose asgjë. (?) paraqet ekzaktësisht një karakter. Kështu ?ello.doc do të gjente Hello.doc dhe gello.doc. Si*.* do të gjente të gjitha file-t që fillojnë me Si.

69

Page 70: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• File Properties. Tipe të ndryshme files kanë veti të ndryshme dhe versione të ndryshme të Windows-it kanë lloje të ndryshme veçorish (properties) të lejuara. Mund t’i eksperimentoni po të doni. Ushtrim: Për të hapur Properties për një file, djathtas-klikoni mbi të dhe zgjidhni Properties. Në dritaren që del mund të ndryshoni të gjitha ato veçori të file-it, që mund të ndryshohen. Në këtë dritare gjithashtu paraqitet emri (Libri 11) dhe vendi i file-it (F:\) dhe madhësia e tij në bytes, kilobytes (1 Kb = 1024 bytes, zakonisht merret 1000), ose megabytes. Paraqiten gjithashtu dhe atributet, më i përdoruri dhe më i dobishmi prej të cilëve është atributi read-only. Kur klikoni check-boxin read-only dhe OK, Windows nuk lejon asnjë program të ndryshojë file-in. Nëqoftëse klikoni prapë për ta hequr checking nga kutia e read-only, Windows-i e lejon programin ta ndryshojë atë përsëri. 3.7 Back-up Çështjet që do të trajtohen:

• Backing up •

Kompjuterat mund të thyhen, mund të punojnë keq, viruset mund të shkatërrojnë informacionin, dhe personi që përdor kompjuterin mund të veprojë gabim. Për të mbrojtur të dhënat në kompjuter në rast se ndodh ndonjë prej tyre është e domosdoshme të bësh back up. Backing up

70

Page 71: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

është krijimi i një kopje të dytë të të dhënave. Nëqoftëse po ndryshon ndonjë gjë dhe nuk doni të humbni origjinalin, mund të krijoni një kopje të dytë në hard drive dhe të punoni me të, kjo është një back up. Por për të mbrojtur të dhënat tuaja në rastin e një gabimi madhor të kompjuterit është e domosdoshme të heqësh back up-in nga hard drive-i. Mënyra më e zakonshme për ta bërë këtë është që t’i fusësh të gjitha të dhënat në CD ose DVD. 3.8 Përdorimi i mouse-it Çështjet që do të trajtohen:

• Ndërtimi i mouse-it • Kutia dialoguese Mouse Properties • Veprimet me mouse

Mouse-i përbëhet nga tre pjesë: butonat, doreza dhe rrotëza. Mouse-i ka dy butona : i majti dhe i djathti. Shumica e tyre kanë edhe një rrotëzë:

Mouse-i është konfiguruar për të punuar medorën e djathtë. Nëqoftëse përdorni të majtën duhet ndryshuar konfigurimi për dorën e majtë. Për këtë hapeni kompjuterin dhe nëqoftëse përdorni dorën e djathtë vazhdoni punën.

Nëqoftëse përdorni dorën e majtë në fillim konfiguroni mouse-in. Për këtë navigoni: Start -> Control Panel -> Mouse; Në kutinë dialoguese që hapet Mouse Properties bëj check-imin e Switch primery and secondary buttons. Kliko mbi OK.

Rrotëza

71

Page 72: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Kutia dialoguese Mouse Properties

Për të ditur pozicionin e mouse-it kompjuteri përdor një figurë të vogël që lëviz në ekran me lëvizjen e mouse-it. Figura quhet kursor i mouse-it ose thjesht kursor. Fjala kursor i referohet gjithëmonë mouse-it. Pamja më e përdorshme e mouse-it është shigjeta e drejtuar majtas . Në disa raste përdoret shigjeta e drejtuar djathtas. Meqënëse ka tipe të shumtë veprimesh që duhet të kryeni, ka shumë tipe të tjerë kursorësh. Kompjuteri vjen bashkë me kompletin e vet të kursorëve:

72

Page 73: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• Veprimet me mouse Mouse-i është objekti që do të përdorni më shumë në bashkëveprimin me kompjuterin. Me atë kryejmë katër veprime: Klikim, Dyfish-klikim, Djathtas-klikim, Drag-and-Drop. Rezultati i këtyre veprimeve trajtohet gjatë gjithë materialit.

Klikimi gjithëmonë i referohet butonit të majtë të mouse-it. Për të kryer këtë veprim vendose gishtin tregues mbi butonin e majtë të mouse-it, shtype dhe lëshoje.

73

Page 74: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Dyfish-klikimi i referohet një tjetër veprimi të rregullt me mouse që konsiston në shtypjen e një butoni dy herë, shumë shpejt.

Ushtrim:

Dyfish-klikoni mbi ikonën Recycle Bin në desktop. Do të hapet dritarja e mëpshtme.

Djathtas-klikimi i referohet klikimit me butonin e djathtë të mouse-it.

Ushtrim:

Klikoni mbi një vend bosh, mbi ikonën e një file, mbi ikonën e një folderi, mbi butonin Start dhe mbi task bar-in.

Do të shikoni që në çdo rast do të shfaqet një popup menu si në figurat më poshtë.

Në çdo menu shohim një listë komandash që ndryshon sipas objektit mbi të cilin është djathtas-klikuar.

74

Page 75: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Drag-and-Drop i referohet një veprimi që është bërë popullor në përdorimin e kompjuterit dhe konsiston në klikimin mbi një objekt dhe zhvendosjen e mouse-it ndërsa butoni mbahet i shtypur derisa objekti vendoset në një vend të ri dhe lëshohet.

Test: Përmbajtja e dritares Vini shkronjen para çdo përkufizimi korrekt. Pastaj ekzekutojini ato në kompjuter. a. Maximize ____ Shtyp butonin e majtë të mouse-it dy herë b. Minimize ____ E zmadhon dritaren në më të madhen e mundshme c. Double Click ____ Bar-i gri në fund të ekranit d. Taskbar ____ Ekrani blu që shikoni kur ju hapni kompjuterin. e. Desktop ____ E fsheh dritaren por nuk del jashtë nga programi. Linja 4 Funksionet kryesore të programeve

75

Page 76: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Objektivat

Në këtë linjë synohet që nxënësi:

• Të identifikojë disa nga programet aplikative në sistemin operativ Windows.

• Të identifikojë funksionet e përbashkëta të programeve aplikativë më të njohura dhe t’i shfrytëzojë ato.

• Të identifikojë dhe zgjidhë disa prej problemeve që lindin gjatë punës në aplikimet Windows më të përdorshme.

• Të aftësohet në njohjen dhe përdorimin e tastjerës dhe funksionet kryesore të tasteve të saj.

• Të aftësohet në përdorimin e shpejtë të tastjerës. Programe aplikimi në Microsoft Windows (8 orë)

4.1 Hapja e një programi

Çështjet që do të trajtohen:

• Butoni Start • My Computer • Nga desktopi

Ndërsa sistemi i operimit është programi qëndror, që përdoret për të koordinuar çdo gjë në kompjuter, asnjërit nuk i intereson më tej sistemi i operimit dhe çfarë bën ai në kompjuter. Mbas instalimit të sistemit të operimit, kompjuteri nuk është i dobishëm për përdoruesin. Që të bëhet i dobishëm programe të tjerë të rregullt ose aplikime duhet të instalohen në të. Sapo një program instalohet, për ta përdorur, fillimisht duhet ta hapim. Ka shumë mënyra për të hapur një program. Programet hapen nga zona të ndryshme të kompjuterit dhe le t’i shohim ato. Butoni Start të jep mundësi për tu futur në shumicën e seksioneve dhe pjesëve të kompjuterit. Programi Start në versionet e ndryshme të Microsoft Windows ka pak ndryshime, por funksionimi është i njëjtë. Nëqoftëse programin e shikoni në desktop, mund të dyfish-klikoni mbi ikonën e tij dhe ai do të hapet. Vendndodhja e programit varet dhe nga fakti se si e keni instaluar atë.

76

Page 77: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Mbasi keni hapur programin ai është në veprim (running) dhe ai shfaqet në Taskbar me një buton. Ushtrim për praktikë: Startimi i një programi

1. Për të hapur programin My Computer , në Taskbar klikoni mbi Start.

2. Pastaj mbi My Computer. Vini re që shfaqet një figurë drejtkëndëshe me titull My Computer.

3. Për të mbyllur dritaren My Computer dyfish-klikoni mbi ikonën e

vogël , në qoshen lart-majtas të dritares.

Megjithëse disa aplikime mund të bëjnë shumë punë, në shumicën e rasteve aplikimi nënkuptohet t’i shërbejë një qëllimi të vetëm dhe nuk është realiste të pritet që një aplikim mundësisht të bëjë çdo gjë. Për këtë arsye, aplikimet i kemi ndarë në kategori sipas rolit të tyre.

4.2 Editorët e Tekstit: Çështjet që do të trajtohen:

• Editori i tekstit • Notepad-editor i MS Windows

77

Page 78: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• Hapja e Notepad me anë të butonit Start • Extension-i i Notepad

Një program aplikimi quhet Text editor kur ai përdoret për të krijuar dhe manipuluar tekste të thjeshtë. Kur instalohet Microsoft Windows instalohet dhe editori më popullor i tekstit i sistemit të operimit i quajtur Notepad: Notepad e gjejmë duke ndjekur rrugën: Start->All Programs->Accessories->Notepad

4.3 Përpunuesit e fjalës (word processors) Çështjet që do të trajtohen: • Word processor-i

<body> Mark Twain Emri i tij i vërtetë është Samuel Langhorne Clemens. U lind në vitin 1835. Mbeti jetim në moshën 12-vjeçare dhe punoi si shegert në një shtypshkronjë. Twain-i u bë i famshëm në Amerikë me

78

Page 79: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• WordPad si word processor në MS Windows • Hapja me anë të butonit Start • Extension • Word processor të tjerë

Një programi aplikimi i referohemi si word processor kur detyra e tij është të krijojë tekste dhe ti përpunojë ato, por të ketë karakteristika të avancuara përtej kapaciteteve të një editori teksti. P. sh., disa pjesë të dokumentit duhet të paraqiten me ngjyra të ndryshme, ndërsa në disa seksione të tjerë duhet të vendosen figura. Kur instalohet Microsoft Windows, në kompjuter instalohet dhe përpunuesi i fjalës WordPad. Wordpad e gjejmë duke ndjekur rrugën: Start -> All Programs -> Accessories -> Wordpad Sot përpunimi i fjalës është një proces që kërkohet shumë, prandaj shumica e njerëzve dhe kompanive blejnë përpunues fjale komercialë. Përpunuesi i fjalës më popullor i përdorur në Microsoft Windows është Microsoft Word, i cili do të trajtohet gjërësisht më vonë. Përpunues të tjerë fjale janë Sun StarOffice, OpenOffice, ose Corel WordPerfect:

4.4 Krijimi

dhe ndryshimi i tekstit

Çështjet që do të trajtohen:

• Selektimi (highlight) • Selektimi i tekstit me mouse dhe tastjerë

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare është bërë një vizitor pothuajse i përvitshëm i Britanisë së Madhe këto tri vitet e fundit.Ai ishte në Londër këto ditë pas një viti, për të prezantuar dhe promovuar botimin e librit të tij të fundit në gjuhën angleze nga shtëpia Botuese Cannongate. Bëhet fjalë për romanin "Kështjella", që tregon historinë e rrethimit turk dhe të qëndresës shqiptare ndaj tij në një kështjellë në Shqipëri në kohën e Skënderbeut. Por në botimin anglisht nga përkthyesi David Bellos, romani mban titullin "The Siege". Dhe kritika letrare këtu ka bërë interpretimin e veprës duke hequr paralele mes veprës së Kadaresës dhe "Kështjellës" shqiptare të komunizmit që i bëri qëndresë pushtimit turk, apo mes "rrethimit" të Shqipërisë së diktaturës që ashtu si kështjella e Kadaresë, në fund jepet.

79

Page 80: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• Ndryshimi i tekstit të selektuar me Komandat e Font, Paragraph, Styles...

Me hapjen e një programi për word processing në faqen e punës që

lektuar quhet ajo pjesë e hapësirës që është bërë

përkatësisht më

1. nga vendi në tekst ku do fillojë

2.

Shënim

hapet mund të shkruhet tekst. Ja disa nga veprimet që mund të bëhen me tekstin:

Selektimi: Zonë e sehighlight (sfondi ndryshon ngjyrën). Kjo zonë selektohet në mënyrë që me të të kryhet një veprim, p.sh. Bold = ngjyra e shkronjave bëhet më e theksuar.

Selektimi bëhet shumë mënyra, po japim dy prej tyremouse dhe me tastjerë.

Ushtrim: Selektimi i tekstit

Bëni drag-and-drop me mouseselektimi deri atje ku do mbarojë. Do shikoni që sfondi i kësaj pjese do ndryshojë ngjyrë (highlight). Që këtej e tutje do përdorim termin highlight për zonën e selektuar. Vendosni kursorin ku doni të filloni selektimin. Mbani të shtypur tastin Shift dhe përdorni tastet me shigjeta për të selektuar zonën e tekstit që doni. Zona u bë highlight.

: Shtypja e

vjetër me tekstin e ri që ju shtypni.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Graci bën një rrëfim vetëm për librin... Ç‘janë librat për ju? Librat për mua janë takime me njerëzimin, me ata që kanë jetuar vite e

shkronjave mbi tekstin e selektuar e zëvëndëson automatikisht tekstin e

80

Page 81: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

4.5 Komandat Cut, Copy, Paste

Çështjet që do të trajtohen:

• Komanda Cut • Komanda Copy • Komanda Paste • Clipboardi

Cu anë komanda pothuajse universale. Ato përdoren në pothuajse çdo program në Windows dhe kryejnë pak a shumë të njëjtat

ërkohshme (si RAM) ku vendosen artikujt mbi të cilin është bërë veprimi cut ose copy. Sa herë që

ut: Kur ju zbatoni

Cut mbi tekstin e objektin e selektuar, ai fshihet nga vendi ku ndhe ruhet në Clipboard.

t, Copy, Paste j

funksione; mund të presim (cut), kopjojmë (copy) dhe ngjisim (paste) foldera, file, programe, tekste, etj...

Clipboard: është pjesë e kujtesës së p

ekzekutoni cut ose copy, zëvëndësoni në Clipboard informacionin e vjetër me të ri. Veprimi Paste bën që informacioni i vendosur në Clipboard të kthehet në fletën e punës, aty ku kursori pulson!

Cut Copy Paste

Sistemi i përpunimit të informacionit

ni fillestar (input) e programi i instruksioneve që duhet të ekzekutohen

Kompjuterit duhet t’i jepet informaciodhmbi informacionin fillestar, kurse programi përcakton dhe formon informacionin rezultat (output). Elementët që përbëjnë sistemin e përpunimit të informacionit janë hardware dhe software.

C

komandën dodhet

81

Page 82: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Copy: Copy është i ngjashëm me Cut, por objekti origjinal i selektuar nuk fshihet nga fleta e punës. Kur zbatoni komandën Copy një kopje e objektit ruhet në clipboard.

Paste: Ekzekutimi i komandës Paste bën që informacioni i ruajtur në clipboard të vendoset aty ku gjendet kursori!!!

Këto komanda mund të ekzekutohen në tre mënyra: duke përdorur menunë kryesore, duke përdorur shortcut-et në tastjerë, duke përdorur ikonat.

Ushtrim 1: Përdorimi i Cut, Copy, Paste nga menu-ja

Zgjidhni informacionin mbi të cilin do veproni. Klikoni mbi Edit në menu bar. Në menunë drop-down klikoni mbi Cut. Objekti zhduket.

1. Vendoseni kursorin në pikën ku doni të vendosni informacionin që ndodhet në Clipboard. Klikoni mbi Edit. Në menunë drop-down që shfaqet klikoni mbi Paste. Informacioni shfaqet në ekran.

2. Selektoni atë që do krijoni një kopje. Klikoni mbi Edit. Në drop-down menunë klikoni mbi Copy.

Ushtrim 2: Përdorimi i Cut, Copy Paste me tastjerë

1. Zgjidhni informacionin mbi të cilin do veproni. Shtypni Ctrl-x. 2. Vendoseni kursorin në pikën ku doni të vendosni informacionin

që ndodhet në Clipboard. Shtypni Ctrl-v. 3. Selektoni atë që do krijoni një kopje. Shtypni Ctrl-c.

Ushtrim 3: Përdorimi i Cut, Copy Paste me ikona

1. Zgjidhni informacionin mbi të cilin do veproni. Në Standard toolbar klikoni mbi butonin Cut.

2. Vendoseni kursorin në pikën ku doni të vendosni informacionin që ndodhet në Clipboard. Klikoni mbi ikonën Paste në Standard toolbar.

3. Selektoni atë që do krijoni një kopje të dytë. Në Standard toolbar klikoni mbi ikonën Copy.

Detyra:

82

Page 83: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

1. Krijo një folder të ri të emërtuar Punimi im i parë në njësinë C: të diskut. Krijoni një subfolder te Punimi im i parë të emërtuar Ushtrime Matematike dhe në këtë fundit krijoni subfolderat Data1 dhe Data2. 2. Ndrysho pamjen e desktopit duke afishuar në të një figurë bmp ose jpg çfarëdo të rezervuar në njësinë e diskut C: .

4. Kopjo tre skedarë txt çfarëdo të rezervuar në njësinë e diskut

C: dhe vendosi në subfolder-in e krijuar Data2.

4.6 Microsoft Paint

Çështjet që do të trajtohen:

• Mjetet e Paint: Text, Pencil, Select, Eraser, Colors... • Përdorimi i ngjyrave: Edit colors

1,2 ,,,

3, 4

5, 6

7, 8

9, 10

11, 12

13, 14

15, 16 Udhëzim: Aktiviteti mund të organizohet në formë ushtrimi ku nxënësit në faqen e hapur mund të shkruajnë tekste dhe të vizatojnë të figura të ndryshme gjeometrike duke aplikuar komandat e mësipërme për tu familjarizuar me to. Një program aplikimi grafik përdoret për të krijuar dhe shfrytëzuar grafikët. Kur instalohet Microsoft Windows, instalohet gjithashtu edhe

83

Page 84: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

programi i aplikimit grafik Paint (i cili në versione të mëparshme të Microsoft Windows është quajtur Paintbrush):

Shpjegime për funksionet në anën e majtë të figurës:

1. Free-Form Select (zgjedhje e lirë)

2. Eraser/Color Eraser (fshirësi)

3. Select (zgjedhje)

4. Fill With Color (mbushje me ngjyra)

5. Pick Color (zgjedhja e ngjyrave)

6. Magnifier (zmadhuesi)

7. Pencil (kalemi)

8. Brush (furça)

9. Airbrush (furça me spërkatje))

10. Text (tekst)

11. Line (vijë)

12. Curve (vijë e përkulur)

13. Rectangle (drejtkëndësh)

14. Polygon (shumëkëndësh)

15. Ellipse (elips)

16.Rounded ( formë e rrumbullakët)

4.7 Menu të Paint

Çështjet që do të trajtohen:

84

Page 85: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• Përdorimi i mouse-it me ngjyrat. • Kutia dialoguese Edit Colors. • Hue/Saturation/Luminance. • Red/ Green/Blue.

Versionet e fundit të Paint-it e lejojnë përdoruesin të zgjedhë tre ngjyra njëkohësisht: ngjyrën primare( majtas-klikim me mouse), ngjyra sekondare (djathtas-klikim), dhe ngjyra tertiane (tasti Ctrl + çfarëdolloj klikimi me mouse). Menu-ja Colors, në menu bar, e lejon përdoruesin të editojë ngjyrat (vetëm opsionin e menusë nën Colors.

Kutia dialoguese Edit Colors paraqet panelin e ngjyrave të Windows-it Standard, i cili përmban paletën prej 48 ngjyrash dhe 12 ngjyra të përdorshme që mund të editohen.

Duke klikuar në “Define Custom Colors” shfaq në ekran një version katror të një rrotëze ngjyrash që mund të zgjedhë një ngjyrë të zakonshme ose me kursorin crosshair (si +) me anë të Hue/Saturation/Luminance, ose me vlerat Red/ Green/Blue.

Ushtrim: Në figurën e krijuar nga ju në temën e mësipërme bëni ndryshime në ngjyra duke përdorur komandat e Colors, Edit colors për tu familjarizuar me to.

Pyetje:

Sa e njohim sistemin e operimit Windows?

1. Si mund ta hapim dritaren My Computer , në sa mënyra?

2. Për menaxhimin e skedarëve në kompjuter cilën dritare mund të përdorim tjetër përveç My Computer?

3. A mund të hapim më shumë se një file në My Computer?

4. Sa herë duhet të klikojmë mbi file-in në kutinë dialoguese Open që ai të hapet, një herë apo dy herë, apo më shumë?

5. Ç’ është Clipboardi, kujtesë e përhershme apo e përkohshme?

6. Nëqoftëse hapni një file dhe bëni ndryshime në të, pastaj e ruani me një emër tjetër, a mbetet ai i pa ndryshuar?

85

Page 86: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

7. Ku e vendosin informacionin komandat Cut dhe Copy?

8. Cila dritare të lejon të kopjosh, të zhvendosësh dhe të riemrosh filet My Computer apo Explorer?

9. Çfarë është një skedar, një tekst i zgjedhur të dhënash apo një koleksion të dhënash elektronike

10. Çfarë tregon shënja + në të majtë të një folderi në Windows Explorer?

4.8 Tastjera. Futja e Informacionit Çështjet që do të trajtohen:

• Tastjera dhe pjesët e saj • Tastet alfanumerike • Tastet speciale • Tastet me dy ose tre simbole

• Tastjera

Të shtypësh në tastjerë është një aftësi profesionale. Megjithëse duket si kohë e humbur, ja vlen të investosh në mësimin e kësaj aftësie. Tastiera përbëhet nga rreth njëqind taste që mund të ndahen në dy grupe kryesore:

1. tastet alfanumerike mundësojnë futjen e shkronjave, numrave dhe simboleve.

2. tastet speciale, apo të kontrollit, shërbejnë për t’i dhënë komanda të veçanta kompjuterit.

KUJDES: në tastierë gjenden dy taste Shift; mund t’i përdorësh sipas dëshirës njërin apo tjetrin.

• Tastet alfanumerike Shkronjat Për të shtypur një shkronjë të vogël duhet të shtypësh tastin përkatës. Për të shtypur një shkronjë të madhe duhet të mbash të shtypur edhe tastin Shift. Numrat Për të shtypur një numër duhet të shtypësh tastin përkatës (mos u shqetëso nga prania e simboleve sipër).

86

Page 87: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Simbolet Disa taste kanë dy ose tre simbole:

1. duke shtypur vetëm tastin përfton simbolin poshtë në të majtë; 2. duke mbajtur të shtypur tastin Shift përfton simbolin që është lart. 3. nëse mban të shtypur tastin Alt Grafik përfton simbolin poshtë në

të majtë (nëse është i pranishëm).

• Tastet speciale Enter shërben për të kaluar në kryeradhë; gjithashtu është edhe tast i konfirmimit apo i pranimit. Tasti ndarës (space-hapësirë) lë një hapësirë të bardhë mes dy shkronjave Cancel (Anullo) shërben për të fshirë shkronjën në të djathtë të kursorit. Backspace shërben për të fshirë shkronjën në të majtë të kursorit. Caps Lock i shtypur një herë aktivizon bllokun e shkronjave të mëdha: nga ky çast çdo shkronjë e shtypur do të dalë e madhe. Për të çaktivizuar mjafton që të shtypet sërish Caps Lock. Shigjetat e drejtimit shërbejnë për t’u zhvendosur brenda një mjedisi (për shembull, në një tekst Word apo në një tabelë Excel). Home shërben për të çuar kursorin në fillim të një rreshti të tekstit. End shërben për ta çuar kursorin në fund të një rreshti të tekstit. 4.9 Software-i Typing Çështjet që do të trajtohen:

• Pamjet e ndryshme të dritares Typing • Tre nivelet e vështirësisë • Seksionet A, B, C, D, E të dritares Typing • Pozicioni bazë i dorës së majtë • Pozicioni bazë i dorës së djathtë • Pozicioni i rregullt i trupit

Familjarizohuni me pamje të ndryshme të dritares Typing që shfaqet në ekran.

87

Page 88: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

• Çfarë të ofron Typing? o Mësime me tre nivele vështirësie – Basic, Standard,

Proficiency. o Vlerësim të vazhdueshëm të progresit që bëni. o Metronom për të përforcuar shpejtësinë uniforme të

shtypjes. o Tastjerë ndihmëse që paraqet tastin aktiv. o Duar ndihmëse për të paraqitur gishtin aktiv. o Vendosje të ndryshme të interface-it të përdoruesit. o Mundësi për të kopjuar tekste nga file-et e tua. o Ndihmë të gjithanshme gjatë gjithë praktikës.

Ja disa pamje të tastjerës numerike. Me këtë pjesë të tastjerës përdoret dora e djathtë:

88

Page 89: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Praktikoni shtypjen e numrave sipas udhëzimeve që ka programi. Dritarja kryesore është ndarë në disa seksione : A, B, C, D dhe E (shiko figurën lart). Seksioni A : Dritarja kryesore përmban tekst për kopjim. Lloji i Fontit dhe ngjyra mund të vendosen. Teksti automatikisht rregullohet sipas madhësisë së dritares. Çdo gabim bëhet i dukshëm, zakonisht shënohet me ngjyrë të kuqe. Gjithashtu të ofron opsionin e “gishtit të ngjyrosur” , i cili ndryshon ngjyrën e çdo karakteri në varësi të faktit se mbi cilin tast gishti është përdorur. Për më shumë informacion klikoni mbi “Choose font and colors for text”. Dritarja B : Në këtë pjesë kemi kontrollin kryesor e aktivitetit të përdoruesit. Ndodhet një tregues për shpejtësinë dhe një indikator për normën e gabimit. Dritarja C: Në këtë pjesë ndodhen duart ndihmuese dhe tastjera nduihmuese. Dritarja D : Duart ndihmuese janë të dukshme në pjesën e poshtme të dritares. Një tregues jepet për atë që cili gisht të përdoret për karakterin pasues. Dritarja E :

89

Page 90: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Ky paraqet një grafik të shpejtësisë të të shtypurit.

• Metoda e Shtypjes me prekje Kjo metodë ka mjaft avantazhe. Në këtë metod çdo gisht kontrollon një grup të caktuar tastesh. Ajo ka të bëjë jo vetëm me përdorimin e tastjerës por edhe me rëndësinë e qëndrimit korrekt në pozicionin ulur, me mbajtjen e duarve korrekt dhe përdorimin korrekt të teknikave të për goditjen e tasteve. Metoda e shtypjes me prekje përdor një tastjerë alfanumerike që korrespondon me pamjen e një makine shkrimi të vjetër. Ka rëndësi të përdoret pozicioni bazë për duart gjatë gjithë kohës së shtypjes. Pozicioni bazë përcaktohet në rreshtin e mesit të tastjerës për gishtat si më poshtë: Dora e majtë: Dora e djathtë: gishti i vogël: A gishti i vogël: ; ENTER gishti i unazës: S gishti i unazës: L 6 gishti i mesit: D gishti i mesit: K 5 gishti tregues : F gishti tregues: J 4 gishti i madh : spacebar gishti i madh: spacebar 0 Përdoret vetëm dora e djathtë për tastjerën mumerike.Dora e majtë qëndron në pozicionin bazë në tastjerën alfanumerike (a, s, d, f, dhe spacebar). Dora e majtë përdoret zakonisht për spacebar, Tab, SHIFT, dhe CTRL kur përdoret tastjera numerike. Pak i vështirë është pozicioni i tastit ‘backspace’.

• Tastjera e funksioneve Nuk ka ndonjë pozicion bazë për duart sepse ata janë të vendosur në pozicione të ndryshme të tastjerës . Përdoret më shumë tastjera numerike , në të djathtë, në modën e dytë ku tastet PageUp, PageDown, Home, End , Insert, Delete dhe shigjeta janë të përdorshme.

• Pozicioni i trupit Krahët vendosen përgjatë trupit, me bryle të përkulur me kënd të drejtë . Duart vendosen në pozicionin bazë dhe gishtat vendosen mbi tastet A, S, D, F, J, K, L, ;. Gishtat janë pak të përkulur gjatë shtypjes. Tastet preken lehtë me mollëzat e gishtave dhe rrëshqasin nga një tast tek tjetri. Përdor lëvizjen me një gisht vetëm. Mos i lëviz kyçet e dorës gjatë shtypjes. Mos i lejo kyçet të anohen nga tavolina sepse mund të shkaktojnë dëmtimin vazhdueshëm të fibrës së nervit. E gjithë dora duhet të lëvizë sa më pak.

90

Page 91: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Pozicioni korrekt i trupit. Për kyçet mund të përdoren gel pads. Pozicioni jo korrekt i pozicionit ulur mund të krijojë më shumë risk për shëndetin se sa rrezatimi nga ekrani i kompjuterit. Dhimbja e shpinës vjen shpejt nëqoftëse rrini ulur në mënyrë të përdredhur. Test 1: Përdorimi i tastjerës Vini shkronjën te përkufizimi korrekt. Pastaj provojini ato në kompjuter. a. Tab ____ Të çon te fillimi i rrjeshtit b. Shift ____ Të çon te fundi i rrjeshtit c. Ctrl-Z ____ Fshin shkronjat në të majtë d. Tastot me shigjeta____ Ju lejon të përdorni tastot numerike e. Home ____ Shvendos kursorin me një hapësirë lart, poshtë, majtas apo djathtas. f. Num Lock ____ Undo g. End ____ Mban të shtypur një tast për të kapitalizuar një shkronjë h. F7 ____ Përdoreni këtë tast për të indent-uar një paragraf. i. ESC ____ Shtypeni këtë buton për të hequr një dritare gri. j. Backspace ____ Shtypeni këtë tast për të bërë Spell Check. Test 2: Typing Jepet një tekst dhe koha për tu shtypur, p.sh. 10 ose 15 min. Matet shpejtësia e shtypjes së këtij teksti për secilin nxënës. Për të rritur efikasitetin e mësimit duhet të vendoset një kriter për tu arritur, p. sh. 30 fjalë në min. Udhëzime

91

Page 92: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Katër orë praktikë typing mësuesi i cakton kur mendon se nxënënësit janë të përgatitur për këtë praktikë. Mirë është që tu vihet një detyrë në typing sipas programit për ta realizuar. Duhet të evidentohen rezultatet dhe të vlerësohen nxënësit për përparimet e bëra. Tre orë në dispozicion të mësuesit mund të zhvillohen për tema që ai mendon se ka nevojë të përforcohen ose për diskutimin dhe vlerësimin e projekt detyrave që u ka dhënë nxënësve të veçantë. Në fund të çdo linje një orë është për testin ose detyrën përfundimtare. Test për Windows 1 Pyetja 1 Puna me shume programe njëkohësisht quhet networking. 1. E vërtetë 2. Jo e vërtetë. Pyetja 2 Random Access Memory (RAM-i), e ruan punën tuaj në mënyrë të përhershme. 1. E vërtetë 2. Jo e vërtetë. Pyetja 3 Ju mund të përdorni hapësirat kur ju emroni skedarë në Windows. 1. E vërtetë 2. Jo e vërtetë. Pyetja 4 Nëqoftëse ne fshijmë një skedar nga floppy disk-u, ai do të ruhet në Recycle Bin. 1. E vërtetë 2. Jo e vërtetë. Pyetja 5 Komandat Cut dhe Copy e çvendosin informacionin prej një

skedari dhe e vendosin atë në Clipboard. 1. E vërtetë 2. Jo e Vërtetë. Pyetja 6 Nëqoftëse ju zgjidhni një skedar në kompjuter dhe pastaj klikoni

butonin Cut, ikona e skedarit bëhet gri. 1. E vërtetë 2. Jo e Vërtetë. Pyetja 7 Për të hapur My Computer, klikoni butonin Start, klikoni

Accessories, pastaj klikoni My Computer. 1. E vërtetë 2. Jo e vërtetë. Pyetja 8 Ju mund të zgjidhni më shumë se një skedar njëherësh në My Computer. 1. E vërtetë 2. Jo e vërtetë.

92

Page 93: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

Pyetja 9 Ju mund të përdorni ose Windows Explorer ose My Computer për

menaxhimin e skedarëve 1. E vërtetë 2. Jo e vërtetë. Pyetja 10 Ju mund të tërhiqni skedarët prej një vendi në një tjetër duke përdorur My Computer. 1. E vërtetë 2. Jo e vërtetë. Test për WINDOWS 2 Pyetja 1 Nëqoftëse ju hapni një skedar, bëni ndryshime në të dhe ruani

skedarin me një emër skedari të ri, çfarë ndodh: 1 Ai mbetet i pa ndryshuar. 2. Ai fshihet nga kompjuteri. 3. Ai ruhet përkohësisht në Clipboard. 4 Ai ngrihet lart në hierarkinë e skedarëve. Pyetja 2 Të bërit e ndryshimeve në një skedar ekzistues quhet:

1. upgrading 2. browsing 3. multitasking 4. editing

Pyetja 3 Clipboardi është:

1. një vend në kujtesën e kompjuterit ku të gjithë skedarët e hapur janë listuar.

2. një vend në kujtesën e kompjuterit ku skedari i fundit që përdoret është listuar.

3. një vend në kujtesën e kompjuterit ku informacioni mund të ruhet përkohësisht.

4. Asnjë nga të mësipërmet. Pyetja 4 Per të hapur një skedar nga kutia dialoguese Open ju ose klikoni

mbi skedarin dhe pastaj Open, ose ju mund: 1. Të klikoni dy herë skedarin.

93

Page 94: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

2. Të tërhiqni me mouse skedarin tek butoni Open 3. Klikoni mbi shigjetën e listës Look in, pastaj klikoni skedarin. 4. Të gjitha të mësipërmet.

Pyetja 5 Cili është ndryshimi kyç, ndërmjet Windows Explorer dhe My

Computer për menaxhimin e skedarëve dhe folderav: 1. Windows Explorer të lejon të punosh me më shumë se një folder

kompjuter ose skedar. 2. Windows Explorer të lejon të përdorësh menjëherë Recycle Bin për të fshirë skedarë. 3. Windows Explorer të lejon të krijosh foldera të rinj. 4. Windows Explorer të lejon të kopjosh, të çvendosesh dhe të riemrosh skedarë. Pyetja 6 Cili është maksimumi i numrave dhe i karaktereve që mund të

përdoren në një emër skedari: 1. 3 2. 25 3. 100 4. 255

Pyetja 7 Cili është emri për mënyrën se si skedarët janë organizuar në një kompjuter.

1. Quick View 2. Multitasking 3. Hierarchy 4. file management

Pyetja 8 Një skedar është:

1. Çdo funksion i Windows-it që ka një emër me kuptim. 2. Tekst i zgjedhur në WordPad. 3. Një koleksion të dhënash elektronike. 4. Një hierarki të dhënash në një komjuter.

Pyetja 9 Shenja (+) në të majtë të një folderi në Windows Explorer tregon që:

1. Folderi është në nivelin më të ulët të hierarkisë së skedarëve.

2. Folderi përmban foldera të tjerë. 3. Folderi është bosh. 4. Folderi kohët e fundit është modifikuar. Pyetja 10 Para se një Floppy disk mund të përdoret, ai më parë duhet

94

Page 95: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

1 të formatohet 2 të shkarkohet(download) 3 të riemrohet 4. të instalohet Fjalor themelor për termat e përdorur në gjuhën angleze attributes: karakteristika që ndryshojnë pamjen e tekstit. bookmark: një vend në dokument që përdoret për t’i vënë një shënjë tekstit në menunë, që të kthehesh atje shpejt. bullet: një vizatim i vogël, si, p.sh., një pikë e madhe që dallon një element të një liste. cell: ndërprerja e një rrjeshti me një kolonë në një datasheet. character set: një grup shkronjash, numrash dhe simbolesh që kanë një lidhje të përbashkët, si kodi ASCII. character style: stili për fjalët e selektuara dhe rrjeshtat e tekstit në një paragraf. charts: grafik që përdor vija, bare, kolona, pjesë të një qarku rrethor etj... për të paraqitur numra dhe vlera të tjera.

95

Page 96: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

check box form field: një fushë form që të jep disa mundësi për të zgjedhur një ose më shumë opsione. ClipArt: figura që ndodhen në kompjuter për t’u përdorur. clipboard: një vend ruajtje i përkohshëm i përdorur për të transferuar të dhënat ndërmjet dokumenteve dhe aplikimeve. column headings: butona gri të vendosura në krye të datasheet-it. comments: shënime elektronike rreth tekstit ose pjesëve të tjera të dokumentit. CRT: Cathode Ray Tube, një tub video si i TV me rreze katodike.. data marker: një element grafik, si një bar ose zonë në një chart që paraqet një vlerë të një datasheet-i. data series: një grup pikash që paraqesin të dhëna që kanë lidhje në një datasheet. datasheet: paraqitja numerike e të dhënave në qeliza që formojnë rrjeshta dhe kolona. data source: një dokument që është kombinuar me dokumentin kryesor në procesin mail merge. data table: një grid e ngjitur me një chart për të paraqitur të dhënat e përdorura për të krijuar chart-in. desktop: term i përdorur për sfondin e ekranit në ndërfaqësa mbi të cilin shfaqen dritare, ikona, kuti dialoguese. diagram: një paraqitje vizuale dhe relacionale e informacionit, si p.sh. një chart organizativ. drawing canvas: zona që përmban forma dhe figura të vizatuara. embedded object: një objekt që bëhet pjesë e një file-i destinacion dhe nuk është më pjesë e file-it burim. endnotes: referenca ose citate që shfaqen në fund të një doku-menti. file: informacion, p.sh. një dokument, që një program e ruan me një emër të vetëm. folder: një paraqitje grafike e një direktorie ose sub-direktorie që përmban files dhe foldera të tjerë. font: një bashkësi komplet karakteresh që përdor të njëjtin dizenjim. footer: teksti që printohet në fund të çdo faqeje. format: përgatitja e një disku për përdorim nga hardware dhe sistemi operimit. formatting: mënyra sesi informacioni është strukturuar në një file. formula: një shprehje matematike që bën llogaritje si mbledhja ose mesatarja. frame: një zonë në dritare në Web page. graphic: një objekt në formë figure ose vizatimi. gridlines: vijat që shfaqen në chart për ta bërë më të lehtë pamjen e

96

Page 97: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

të dhënave. header: teksti që printohet, në krye të çdo faqe. highlighted: tregon që një objekt në dokument është zgjedhur dhe ndjen efektin e veprimeve që kryhen më pas. hyperlinks: Lidh një file tjetër me një vend në të njëjtin file. indented markers: shënuesa të vendosur tek vizori (ruler) që përdoren për të kontrolluar pozicionin e fillimit majtas dhe mbarimit, djathtas, të tekstit në një dokument (text wrap). icon: një figurë e vogël e përdorur për të paraqitur një program, komandë, file. key combination: dy ose më shumë taste të shtypur në të njëjtën kohë që kryejnë një veprim. landscape: Orientim horizontal në të cilën faqja është më e gjërë se sa e lartë. LCD: Liquid Crystal Display, teknologji e përdorur për paraqitje kompjuterike në ekran. Link: (shiko hyperlink). linked object: një objekt përmban një lidhje direkte me file-in burim. mail merge: proçesi i kombinimit dokumentit burim të të dhënave dhe dokumentit kryesor për të krijuar një dokument të vetëm. merge: proçesi i kombinimit dokumentit burim të të dhënave dhe dokumentit kryesor për të krijuar një dokument të vetëm. note separator: vija që ndan shënimet nga trupi i dokumentit note text: përmbajtja e një footnote ose endnote. office assistant: një sistem ndihmues që u përgjigjet pyetjeve, ofron këshilla, dhe jep ndihmë për programin Microsoft Office XP office clipboard: hapësira për ruajtje e të gjithë programeve Office, ku ruhet informacioni i çdo lloji që vjen nga burime të ndryshme. paragraph: një masë teksti që mbaron kur shtypni tastin Enter. plot area: hapësira që përfshin data markers dhe boshtet category (x) dhe value (y) në një chart. point: masë e madhësisë së tekstit e barabartë me 1/72 e një inch. read-only: një gjëndje që i lejon përdoruesin të lexojë ose ta kopjojë një file por të most a ndryshojë ose ta ruajë atë. reference mark: një numer ose një karakter në tekstin kryesor të një dokumenti që paraqet informacion shtesë është i përfshirë në footnote ose endnote. reviewing pane: një panel që paraqet informacion në lidhje me ndry-shimet dhe komentet në një dokument. reviewing toolbar: një toolbar që përmban butona që pranojnë ose hedhin poshtë ndryshimet ose komentet e bëra.

97

Page 98: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

section break: një pjesë e dokumentit që mund ta formatoni me një mënyrë të caktuar, si me marzhe të ndryshëm. Section break shfaqet sin një vijë me pika dyfishe përgjatë faqes me fjalët Section Break dhe tipin e section break në mes. sort: rregullimi i informacionit në një renditje logjike. tab stop: vendi në vizore që përdoret për të renditur tekstin (align). task pane: paneli që të lejon të fusësh shpejt komanda në lidhje me një detyrë pa patur nevojën e menuve ose toolbar-eve specifike. template: një dokument special që përmban tekst, stile, forma-time, macro, dhe informacion mbi faqen për përdorim në dokumente të tjerë. theme: një pamje e unifikuar në një dokument ku futen heading dhe text styles. thesaurus: fjalor që të gjen fjalë alternative ose sinonime për një fjalë të zgjedhur. word processing: një proces me të cilin krijoni, editoni, dhe prodhoni dokumente në formë teksti.

98

Page 99: INFORMATIKA - klubiteknikmekatronikagjonserrec.weebly.com · kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë

99