16
USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 6 (8257) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 shkurt 2015 Forca Tokësore Intervista Pas 9-të kursesh të suksesshme, Batalioni Komando organizoi dje ceremoninë e certi- fikimit të efektivit të kursit të 10-të. Në këtë eveniment shumë domethënës jo vetëm për efektivin e këtij batalioni, por edhe për Forcat e Armatosura, morën... Arqile Lici: Menaxhimi i shtëpive të push- imit për realizimin e misionit të tyre është përgjegjësi në radhë të parë e drejtuesve dhe më pas e gjithë personelit të tyre, në bashkëpunim të ngushtë me strukturën eprore të QKMBMMSHP-së. “Berretat e kaltra” përfundojnë me sukses kursin “Komando” Shtëpitë e Pushimit të Ushtarakëve drejt përmirësimit të cilësisë dhe funksionimit gjithë vjetor Shkolla e Trupës në Bunavi, gatishmëri e plotë për përballimin e përmbytjeve http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] FIGURA E USHTARAKUT ËSHTË DISIPLINË, PËRKUSHTIM, NDERSHMËRI DHE DINJITET Të nderuar kolegë, Ju falënderoj për mundësinë e dhënë për këtë interpelancë, lidhur me një çështje mjaft të rëndësishme që ka të bëjë kryesisht me disiplinën ushtarake në FA të Republikës së Shqipërisë, por dhe me të gjithë sistemin e ngritur për këtë qëllim. Forcat e Armatosura për nga formatimi fillestar, janë institucioni për të cilat publiku ka pritshmëri të ndryshme nga ato që ka në përgjithësi nga institucionet e ndryshme të shtetit. Por do të gabonim nëse ato i merrnin të shkëputura nga realiteti i sotëm që na rrethon. Sistemi në të cilin kemi hyrë prej më shumë se 20 vitesh është ai i një shoqërie të hapur dhe të lirë. Ndërsa dimensioni i lirisë është ushtruar në të gjithë spektrin e saj, resurset për të menaxhuar asete njerëzore por jo vetëm, të rëndësishëm për sigurinë kombëtare... faqe 10-11 » faqe 5 » MINISTRJA KODHELI: faqe 2-3 » Ju treguat që jeni pjesa më e mirë e shoqërisë Sulejman Vokshi, prijës dhe drejtues i shquar ushtarak Situata në Ukrainë është kritike, NATO mbështet përpjekjet për paqe faqe 12-13 faqe 14 HISTORI NATO faqe 3 » Tragjedia e Fekenit, orteku që mori jetën e 11 studentëve ushtarakë faqe 8-9 » 34 VJET Më PARë faqe 4 » Ministrja Kodheli takon ushtarakët që u angazhuan në përballimin e përmbytjeve në Jug të vendit

Ju treguat që jeni pjesa më e mirë e shoqërisë Forca tokësore · E prEmtE, 13 shkurt 2015 1 Viti i 69-të i botimit Nr. 6 (8257) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • ushtriaE prEmtE, 13 shkurt 2015 1ushtria

    Viti i 69-të i botimit Nr. 6 (8257) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 shkurt 2015

    Forca tokësore

    intervista

    Pas 9-të kursesh të suksesshme, Batalioni Komando organizoi dje ceremoninë e certi-fikimit të efektivit të kursit të 10-të. Në këtë eveniment shumë domethënës jo vetëm për efektivin e këtij batalioni, por edhe për Forcat e Armatosura, morën...

    Arqile Lici: Menaxhimi i shtëpive të push-imit për realizimin e misionit të tyre është përgjegjësi në radhë të parë e drejtuesve dhe më pas e gjithë personelit të tyre, në bashkëpunim të ngushtë me strukturën eprore të QKMBMMSHP-së.

    “Berretat e kaltra” përfundojnë me sukses kursin “Komando”

    Shtëpitë e Pushimit të Ushtarakëve drejt përmirësimit të cilësisë dhe funksionimit gjithë vjetor

    Shkolla e Trupës në Bunavi, gatishmëri e plotë për përballimin e përmbytjeve

    http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

    Figura E ushtarakut është disipliNë, përkushtiM, NdErshMëri dhE diNjitEtTë nderuar kolegë,Ju falënderoj për mundësinë e dhënë për këtë interpelancë, lidhur me një çështje mjaft të rëndësishme që ka të bëjë kryesisht me disiplinën ushtarake në FA të Republikës së Shqipërisë, por dhe me të gjithë sistemin e ngritur për këtë qëllim. Forcat e Armatosura për nga formatimi fillestar, janë institucioni për të cilat publiku ka pritshmëri të ndryshme nga ato që ka në përgjithësi nga institucionet

    e ndryshme të shtetit. Por do të gabonim nëse ato i merrnin të shkëputura nga realiteti i sotëm që na rrethon. Sistemi në të cilin kemi hyrë prej më shumë se 20 vitesh është ai i një shoqërie të hapur dhe të lirë. Ndërsa dimensioni i lirisë është ushtruar në të gjithë spektrin e saj, resurset për të menaxhuar asete njerëzore por jo vetëm, të rëndësishëm për sigurinë kombëtare...

    faqe 10-11»

    faqe 5»

    MiNistrja kodhEli: faqe 2-3»

    Ju treguat që jeni pjesamë e mirë e shoqërisë

    Sulejman Vokshi, prijës dhe drejtues i shquar ushtarak

    Situata në Ukrainë është kritike, NATO mbështet përpjekjet për paqe

    faqe 12-13

    faqe 14

    histori

    nato

    faqe 3»

    tragjedia e Fekenit, orteku që mori jetën e 11 studentëve ushtarakë

    faqe 8-9»

    34 vjeT më Parë

    faqe 4»

    Ministrja Kodheli takon ushtarakët që u angazhuan në përballimin e përmbytjeve në Jug të vendit

  • ushtriaE prEmtE, 13 shkurt 20152 zyrtare

    stafiKryeredaktor:

    Muharrem DArDhAAdresA:

    Ministria e Mbrojtjes, Bulevardi “Zhan D’Ark”

    Graphic Designer:Afërdita hySAj

    Gazetarë:Mimoza GOliKjA

    Albert ZhOli

    Gazetarë:saimir AlijAetleva SMAçi

    Të nderuar kolegë,Ju falënderoj për mundësinë e dhënë për këtë interpelancë, lidhur me një çështje mjaft të rëndësishme që ka të bëjë kryesisht me disiplinën ushtarake në FA të Re-publikës së Shqipërisë, por dhe me të gjithë sistemin e ngritur për këtë qëllim. Forcat e Armatosura për nga formatimi fillestar, janë institucioni për të cilat publiku ka pritshmëri të ndryshme nga ato që ka në përgjithësi nga institucionet e ndryshme të shtetit. Por do të gabonim nëse ato i merrnin të shkëputura nga realiteti i sotëm që na rrethon. Sistemi në të cilin kemi hyrë prej më shumë se 20 vitesh është ai i një shoqërie të hapur dhe të lirë. Ndërsa dimensioni i lirisë është ushtruar në të gjithë spektrin e saj, resurset për të menaxhuar asete njerëzore por jo vetëm, të rëndësishëm për sigurinë kombëtare, kanë qenë të kufizuara dhe ndofta gjithmonë do të jenë në përpjestim jo të drejtë.

    Disa ditë më parë një ushtarak ak-tiv, pilot i Forcës Ajrore të Republikës së Shqipërisë, pasi mashtroi sistemin duke kërkuar lejen e zakonshme dhe u largua nga vendi pa marrë leje nga au-toritetet për daljen jashtë shtetit, humbi jetën duke trafikuar lëndë narkotikë në Spanjë. Për këtë ngjarje jam njoftuar nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe nga ambasadori ynë në Madrid par-aditen e 29 janarit dhe menjëherë u kam kërkuar të gjitha strukturave përgjegjëse ushtarake, sqarime lidhur me situatën e krijuar. Forca Ajrore, Policia Ush-tarake, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, si dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së u vunë menjëherë në lëvizje dhe patëm në dorë një infor-macion të hidhur. Majori ishte larguar nga vendi pa marrë leje. E përsëris: pa marrë leje. Në shkelje të plotë të ligjit, rregullave dhe procedurave të cilat janë të detyrueshme për çdo ushtarak, për t’u zbatuar e që në rast të kundërt çojnë deri në largim nga FA.

    Dëshiroj të ndalem pak te kar-riera e ushtarakut Feka, një karrierë pothuajse 18 vjeçare, ku si ish-major iu bashkua FA-ve në një periudhë transformimi rrënjësor. Në atë kohë ekzistonte shërbimi i detyrueshëm ush-tarak. Gjatë kryerjes së këtij shërbimi ai siguroi një vend si student, asokohe në Akademinë e Aviacionit. Ish-majori u titullua oficer në vitin 2006, pas për-fundimit të studimeve në këtë akademi. Që nga data e titullimit oficer aktiv e deri në vitin 2001, zotëria në fjalë ka shërbyer si pilot në Bazën e Aviacionit në Kuçovë. Pas transferimit të tij në Farkë dhe futjes në përdorim në FA të helikopterëve e teknikës së re, edhe ai si shumë të tjerë u përfshi në kryerjen e trajnimeve të ndryshme për t’u për-shtatur si pilot helikopteri. Këtu nisin dhe lindin problemet penale ushtarake me ish-majorin. Është dënuar dy herë nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, në 18 tetor 2005 dhe në 9 nëntor 2007, respektivisht për largim pa leje dhe për mosparaqitje në repart të oficerit aktiv. Në të dyja rastet, ushtaraku Feka e ka pranuar plotësisht akuzën dhe fajësinë, e këtu po citoj vendimet e gjykatës ku dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Në të gjitha herët është dënuar në bazë të

    Fjala e ministres së Mbrojtjes Kodheli në interpelancën në Kuvendin e Shqipërisë

    Figura e ushtarakut është disiplinë, përkushtim

    ndershmëri dhe dinjitetFA prej më se një viti kanë nisur një proces të gjithanshëm analize dhe reflektimi, janë duke kaluar në sitë edhe një herë procedurat për promovimin në detyrë, marrjen e gradës së rad-hës, procedurat që nevojiten për tu njohur me informacionin e klasifikuar, për përzgjedhjen

    e personelit për zhvillimin e kurseve të ndryshme institucionale dhe funksionale etj.

    Kodit të Procedurës Penale, por është dënuar të paktën edhe 4 herë të tjera. Me urdhrin nr. 956, në datën 20.08.2007 për mos paraqitje në detyrë i është bërë ndërprerje e pagës për të gjitha rastet e mos ardhjes në punë për muajin gusht 2007. Me urdhër të komandantit të repartit në datën 9.01.2008 për mos paraqitje në detyrë i është bërë ndër-prerja e pagës për mosparaqitje në punë. Me urdhrin nr. 51 të datës 16.01.2009 komandanti i regjimentit e ka gjobitur me 1/20 e pagës për dy muaj për largim pa leje nga reparti, ndërsa me urdhër të komandantit të regjimentit është gjobitur me 1/16 e pagës për dy muaj për moszbatim të urdhrit të komandantit për frekuentim të lokaleve gjatë orarit të punës. E megjithëse ky individ dënohej rregullisht nga gjykatat e këtij vendi, çuditërisht sistemi ushtarak e propozonte për pjesëmarrje në kurse, për gradim, për misione të rëndësishme, për punë që kërkojnë siguri, kleranca dhe vetë-mohim. Dhe këtu kolegë të opozitës, pyetjet që sot ju i drejtoni Ministrisë së Mbrojtjes bëni mirë që t’ia drejtoni, më së pari vetes, madje edhe ato që lidhen me rastin Feka. Sqaroni fillimisht veten për arsyet se përse kontrolli juaj civil mbi Forcat e Armatosura, në periudhën 2005-2013 për asnjë moment nuk ndjeu asnjë shqetësim për mbarëvajtjen e këtij ushtaraku.

    Në vitin 2009, në atë kohë kapiten Feka u fut në ciklin e marrjes së gradës së majorit. Kam në dorë dokumentin që bën vlerësimin e cilësive dhe mundësive

    bërë nga eprorët e tij direkt. Këtu shiko-het qartë që superiori i tij vlerëson “TË MOS GRADOHET”. Dhe megjithëkëtë vlerësim të qartë, ai ka marrë gradën e majorit.

    Zotërinj të qeverisë së djeshme, a e dini sesa ushtarakë janë graduar totalisht jashtë kritereve si ushtaraku në fjalë? Nëse nuk e dini më thërrisni në një interpelancë tjetër dhe do vi me dëshirë të ju jap shpjegimet e radhës. Ndërkohë që jepej vlerësimi të mos gradohej, ishte po ky pilot dhe shumë të tjerë që u zbardhnin faqen titullarëve të tyre kur vinte puna te kryerja e operacioneve dhe shpëtimi i jetëve të njerëzve. Pra, ata mbyllnin një sy për disiplinën e dobët formale të demonstruar nga piloti. Por si të gjithë, e dimë se ushtarak të mirë dhe model për tu ndjekur nuk të bën vetëm aftësia e kryerjes së detyrës, përkundrazi janë një sërë cilësish dhe atributesh që të çojnë aty. Pikërisht disiplina është më e rëndësishmja mes tyre. Nuk do harroj të ju përmend se ish-majori, me gjithë problemet disiplinore të shfaqura brenda dhe jashtë FA-ve, ai u dekorua tre herë gjatë kësaj periudhe.

    Në mars të vitit 2013, ushtaraku Feka nisi procesin e marrjes së certi-fikatës së sigurisë “NATO Sekret” dhe asaj kombëtare “Sekret Shtetëror”. Sipas procedurës së atëhershme:

    1.Procedura për pajisje me “Certifikatë Sigurie” fillohej nga struk-turat e zbulimit në komandën përkatëse, ku emërohej personi. Me emërimin e personit, bëhej njohja e tij me nivelin e

    informacionit të klasifikuar që do të nji-het për shkak të emërimit në funksionin organik sipas TOP, si dhe bëhej instruk-timi për plotësimin e Pyetësorit Personal të Sigurisë dhe dokumenteve shoqëruese (vërtetim prokurorie, gjykate, zyrës së përmbarimit, dëshmi penaliteti, si dhe certifikatë familjare), si dhe i bëheshin prezent përgjegjësitë e detyrimet që lindin pas marrjes së saj.

    2.Pasi plotësohej pyetësori dhe dokumentacioni i kërkuar, materialet depozitoheshin në strukturat G2/S2 të forcave. Këto struktura bënin verifi-kimin paraprak për dokumentacionin.

    3. Strukturat e sigurisë, pas për-fundimit të procedurave për verifikimin paraprak, nëpërmjet komandave të tyre, Ministria e Mbrojtjes dhe SHPFA nëpërmjet Drejtorisë së Zbulimit, e dërgojnë dokumentacionin e kërkuar në Shërbimin Informativ Ushtarak (sot AISM) për vazhdimin e procedurave.

    4. SHIU i asaj kohe kryente verifi-kimin e së kaluarës dhe gjendjen aktuale të aplikantit. SHIU (sot AISM) me mbër-ritjen e dokumentacionit fillonte proce-durat e verifikimit. Përgatiste kërkesat nëse disponohen të dhëna/informacione për personin për Strukturat e Kundërz-bulimit në qendër dhe Strukturave në terren ku punonte personi që ka aplikuar për certifikatë. Verifikimi në vartësi me llojin e kërkesës (Konfidencial, Sekret dhe Tepër Sekret) bëhej:

    - Verifikim “thjeshtë” për nivel Konfidencial: 25 ditë verifikim;

    - Verifikim i “Zgjeruar” për nivel

    Sekret: 45 ditë verifikim; - Verifikim “Special” për nivel

    Tepër Sekret: 60 ditë verifikim.Majori kishte nivelin e Zgjeruar

    sekret, i cili duhej të përfshinte veri-fikim të personit aplikues, fëmijët; bashkëshortin/ten;

    a) Përmes kontrollit dhe veri-fikimit të dhënave/informacioneve, regjistrave, dosjeve/fashikujve aktiv dhe të arkivuar që dispononte SHIU, SHISH, Policia e Shtetit, Policia Ush-tarake, përfshi dhe njësitë lokale të tyre apo strukturave të tjera shtetërore kur kjo i shërben procesit të verifikimit;

    b) Përmes intervistës me personin aplikues për t’u pajisur me “Certifikatë sigurie” .

    - Major Feka duhet të paraqiste Dëshminë e Penalitetit, ndërsa në dosjen e tij ekziston vetëm Formular vetëdekla-rimi (dëshmi penaliteti-online).

    - Vërtetim gjykate: Nga Gjykata Rrethit Gjyqësor Tiranë, Maj. S. Feka ka paraqitur vërtetim që vërte-ton si vijon: “....sipas verifikimit, në regjistrat tonë aktualë, nuk rezulton që për z. Sokol Alush Feka të këtë proces penal nga data 1.1.2013 deri më sot...” Vërtetimi është lëshuar më datë 18.1.2013, që do të thotë se është lëshuar një dokument që vërteton se Major Feka nuk kishte proces penal nga datat 1.1.2013 deri më 18.1.2013, vetëm për 18 ditë. Ndërkohë që ai kishte dy procedime penale respektivisht në vitet 2005 e 2007.

    Nga strukturat vartëse të SHIU-t të asaj kohe në Forcat Ajrore, kartoteka dhe strukturat e Kundër-Zbulimit në qendër, çuditërisht nuk ka pasur të dhëna implikuese.

    - Gjatë procesit të verifikimit, SHIU i asaj kohe ka marrë përgjigjet nga institucionet si më poshtë:

    - Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit - Major Fekaj nuk figuron i evidentuar person me prec-edent kriminalë;

    - Policia Ushtarake-nuk rezulton të ketë pengesa për t’u pajisur me certifikatë sigurie të nivelit “sekret” për informacionin e klasifikuar “sekret Shtetëror” dhe “sekret” të NATO-s, në certifikata ishte e vlefshme për 5 vjet.

    - Intervista për marrjen e certifikatës së sigurisë në nivel “Sekret” parashikon verifikim i “Zgjeruar” përmes interv-istës, në bazë të urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes të vitit 2007. Ky proces nuk është realizuar nga SHIU asaj kohe.

    5. Mbas gjithë këtij procesi nuk ka rezultuar asnjë e dhënë apo indicie negative dhe mbi bazën e këtyre in-formacioneve nga sektori i Vetting-ut është përgatitur shkresa për drejtorin e SHIU-t (sot AISM) për vazhdimin e procedurave për pajisje me certi-fikatë sigurie të kërkuesit. Ndërkohë me vendimet e gjykatës dhe gjykimet e komandantit direkt për mos gradim nuk flitej fare. Madje gjithkush punonte aty me të po të pyetej kishte diçka për të thënë.

    Ish-ushtaraku Sokol Feka, ky djalë i kaq shumë dritëhijeve, është një rast që jo domosdoshmërish përfaqëson atë që ushtarakët shqiptarë janë, njerëz të veçantë, vetëmohues, atdhedashës, model shumë i mirë i shoqërisë tonë.

  • ushtriaE prEmtE, 13 shkurt 2015 3zyrtare

    Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ishte në Batalionin e Këmbësorisë në Poshnje në Berat, ku u takua me trupat e përfshirë në përballimin e situatës së krijuar si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit në disa zona në jug të vendit.

    Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, duke iu drejtuar efektivit të rreshtuar në sheshin kryesor të këtij reparti, ndër të tjera, u shpreh: “Doja t’ju falënderoja për punën që keni bërë dhe për përkushtimin e madh që keni treguar gjatë operacionit për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura, duke vënë edhe jetën tuaj në rrezik. Falënderimi im, i kryeministrit Rama dhe i Qeverisë, nuk mjaftojnë, por ju falënderojnë të gjithë qytetarët që ju i keni ndihmuar në këto ditë tepër të vështira për ta”. Më tej, ministrja Kodheli theksoi se, ju treguat që jeni pjesa më e mirë e shoqërisë, ju mbani veshur një rrobë që është me e bukura në botë dhe keni një mision tepër fisnik. Ndjehem krenare personalisht dhe jam mirën-johëse për gjithçka keni bërë dhe do bëni edhe në të ardhmen.

    Më pas, ministrja e Mbrojtjes Kodheli ka vijuar me një takim me drejtuesit e këtij operacioni të realizuar nga Forcat e Armatosura. Fillimisht raportoi komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ylber

    Ministrja Kodheli takon ushtarakët që u angazhuan në përballimin e përmbytjeve në Jug të vendit

    Ministrja Kodheli: Ju treguat që jeni pjesa më e mirë e shoqërisë

    “Ndjehem krenare dhe jam mirënjohëse për gjithçka keni bërë dhe do bëni edhe në të ardhmen”

    Dogjani, për punën e bërë nga trupat dhe mjetet e FA-së përgjatë ditëve të operacionit në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura nga reshjet si në Vlorë, në Fier, Berat etj. Ndërsa kolonel Ardian Bali, shefi i Shtabit tw Komandws Mbwshtetwse, nënvizoi ndërhyrjen e bërë nga trupat dhe mjetet e FA-së për mbrojtjen dhe sigurinë e digës së rezervuarit të Manskurisë në zonën e Golemit të Kavajës, të digës së Nartës në Vlorë, si dhe për ngritjen

    dhe sigurimin e argjinaturave të tjera. Nga ana tjetër, kolonel Petrit Dajlani, komandant i Qendrës Stërvitore në Bu-navi, theksoi se, për banorët e evakuar nga përmbytjet janë vënë në dispozi-cion mjediset e këtij reparti për t’u strehuar dhe jetuar në kushte normale. Komandanti i Batalionit të Posh-njes, nënkolonel Gëzim Marku, pasi vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes të gjitha strukturave, informoi ministren Kodheli për angazhimin

    e efektivit të këtij batalioni në këtë operacion humanitar.

    Ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Bazo, falënderuan të gjithë efektivat e FA-së të përfshirë në këtë proces dhe vlerësuan se zinxhiri i komandimit ka funksion-uar më së miri përgjatë gjithë ditëve të operacionit. Znj. Kodheli theksoi se, situata u përballua me sukses, por gjithashtu kërkoi prej tyre që të

    evidentojnë mangësitë dhe problema-tikën e hasur me qëllim që të mund të merren të gjitha masat për riparimin e tyre dhe për përballimin me sukses të situatave të tjera të ngjashme që mund të përsëriten në të ardhmen.

    Në operacionet e zhvilluara këto ditë, Forcat e Armatosura kanë anga-zhuar 414 trupa, 63 mjete transporti, 2 qendra mobile, 1 ambulancë, 2 zjar-rfikëse, 6 motorbarka, 10 pompa thithëse etj. Në mbështetje të kërkesave të shtabeve të emergjencave civile të ngritura për përballimin e situatës, strukturat e FA-së u angazhuan në këto operacione:

    - në operacione kërkim-shpëtimi për evakuimin e 243 banorëve,

    - në operacione SAR në Memaliaj-Gjirokastër,

    - në zhbllokimin nga inertet dhe mbetjet e krijuara në disa akse rrug-ore,

    - në transportim dhe shpërndarje ndihmash ushqimore për popullsinë dhe bazën ushqimore për bagëtinë,

    - në forcim argjinature në Lagunën e Nartës dhe në Urën e Mifolit,

    - në uljen e nivelit të ujit, si dhe në rikornicione mbi gjendjen e por-tave të shkarkimit nga polumbarët e Qendrës Kombëtare të Zhytjes në ujëmbledhësin e Manskurisë në Golem të Kavajës. Gjithashtu në këtë operacion të emergjencës civile një kontribut të veçantë kanë dhënë edhe trupa dhe mjete nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

    Ama ai është një shembull i rrezik-shëm, pjesë e atij ajsbergu të cilin kjo mazhorancë po përpiqet të zbulojë, parandalojë e shkatërrojë aq më tepër kur flitet për raste të tilla. Ish-majori pilot s’është as më shumë e as më pak se ish-koloneli “rambo” që hynte e dilte nga Shqipëria plot 102 herë.

    Më vjen keq, por kjo është çështje modelesh. Është mënyrë qeverisje. Janë ngjarje që kanë ndodhur në harkun kohor 2005-2013 dhe që kulmojnë me gradimin të pamerituar të ish-majorit në vitin 2009. Janë vite gjatë të cilave presupozohej forcimi i rregullave dhe procedurave, vite në të cilat Shqipëria po përpiqej të anëtarësohej në NATO, si dhe vite menjëherë pas anëtarësimit në këtë organizatë. Por rezultojnë që kanë qenë vite të tarafit, korrupsionit, kapjes së shtetit nga krimi. Edhe aty ku askujt nuk mund t’ia merrte mendja: tek elita e Forcave të Armatosura, tek pilotët. Si ka mundësi që ky pilot me disiplinë të dobët, ka vazhduar ciklin e trajnimeve. I dënuar disa herë nga gjykata, i pav-lerësuar për gradim nga eprori direkt, ishte në gjendje të bindte sistemin se aftësitë e tij pilotuese ishin të mira, aq të mira sa mund të anashkalonin edhe problematiken e konstatuar. E kjo ka ndodhur pafundësisht në të shkuarën. E ndërkohë në vijim të përzgjedhjes

    së aftësive pilotuese të testuara, ishte i nevojshëm vijimi i ciklit të trajnimit të nisur. E sa më shumë që trajnohet një ushtarak, sidomos pilot aq më shumë rriten shpenzimet e kryera nga shteti për të. Një helikopter kushton mbi 16 milionë euro, trajnimi i një piloti ka kushtuar mbi gjysmë milioni euro, jeta e tij kushtonte shumë më shumë. Ishte ai që bashkë me kolegët e tij shpëtonin jetë në operacione, prandaj ishte dhe është e rëndësishme mbajtja dhe trajnimi i këtyre aseteve, por duhet që e kaluara të ishte një tjetër.

    Por qasja dhe figura e ushtarakut është shumë më shumë sesa kaq para. Është disiplinë, është përkushtim, është ndershmëri, është moral i lartë, është dinjitet. Ndaj gjithë këto vite negli-zhence të qëllimta apo nga indiferenca do të na sillnin të përballeshim me një rast si ky. Edhe në fund diçka po aq të rëndësishme. Pa as më të voglin dyshim mund të kërkoni dhe duhet të kërkoni llogari për mënyrën sesi qeveriset, por këtë nuk mund ta bëni pa dhënë shpje-gime e pa kërkuar falje për çka qenë më parë. I rrënuat financiarisht, me buxhete fallto, sa për sy e faqe, Forcat e Arma-tosura. Nisët gradualisht të deformonit sistemin e pagave të ushtarakëve duke i lënë më të prapambeturit në sistemin financiar të administratës shqiptare. U

    hoqët trajnimin ushqimor, trajnim të cilin ne e kthyem dje me një VKM atje ku ata e meritojnë, ua dërrmuat pjesën e pensionit të parakohshëm, ua pretë shpresën për një karrierë normale dhe të qartë, si çdo ushtarak i një vendi anëtar të Aleancës më të fortë në botë. Për më tepër, masakruat logjikën e një buxheti normal investimi për një ushtri të NATO-s, duke krijuar një dizekuil-ibër gjigant me blerjen e paketës së helikopterëve dhe duke pasur zero in-vestime në fusha të tjera aq të nevojshme për modernizimin e FA. E morët dhe e latë ushtrinë me kallashnikovë në qafë.

    Mund të flas me orë të tëra për me-naxhimin që i bëtë burimeve njerëzore. Nuk mbarojnë shkeljet, parregullsitë, makutëria për të përfituar. Keni bërë zotërinj një fushatë rekrutimi në FA në maj të 2013 spektakolare. Nga 500 aplikantë, 450 janë shpallur të gjithë fitues, por të paemëruar, në dispozicion, pra rrinin në shtëpi, merrnin rrogën dhe komandanti firmoste listë prezencën, fiks si shpërblim për hallin elektoral që e kishte zënë qeverinë e djeshme të inter-pelancës së sotme. Dëmi financiar i MM i llogaritur vetëm për këtë veprim është 10.3 milionë lekë të reja. Ndërkohë nga 500 aplikantë të sivjetëm vetëm 190 kanë mundur të jenë fitues. Kjo pasi të bëhesh pjesë e FA-ve nuk është një ditë miting,

    por një jetë nën disiplinë dhe vetëmohim dhe për këtë duhet të jesh i përgatitur. Kam mbi tavolinë rezultatet e testimeve të gjuhës angleze të kolonelëve të FA. Ka ca prej tyre që kanë marrë 24-40 pikë nga njëqind të mundshme. Janë këta kolonelë të cilët unë duhet t’i çojë në misione në kuadër të Aleancës, por për të plotësuar detyrimet që i takojnë vendit, kam frikë se dinë vetëm të buzëqeshin anglisht. Ama gradën e kolonelit e kanë marrë, bazuar në aftësitë e pagesës së ryshfetit tek ai burri që e kishte zyrën me dritare nga parku “Rinia”, jo ministri paraardhës, një burrë tjetër. Kjo është diferenca. Sot kolonelët e graduar e kanë mesataren e testimit të gjuhës angleze 96-100 pikë, kjo është diferenca. Por edhe kam pasqyrat e përllogaritjes së pagave të ushtarakëve që kanë përfituar grada dhe janë marrë në punë në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi. 14.9 milion lekë është dëmi që ka shkaktuar gjeneral brigade Gjoka, ai që ju merrnit në mbrojtje pa i ditur as emrin, për mar-rjet në punë dhe gradime të paligjshme. 11.3 milion lekë e ka dëmin financiar ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, 7.6 milion e ka faturën e dëmit një ish-komandant tjetër. Këto milionat janë një ilustrim i duarve të zhyera në xhepat e shqiptarëve. Po kur të doni mund të bëjmë biseda të tjera të ngjashme për

    paketën e korrupsionit 2005-2013 në FA, ju zgjidhni temën, unë vi prapë të përgjigjem.

    FA prej më se një viti tashmë kanë nisur një proces të gjithanshëm analize dhe reflektimi, janë duke kaluar në sitë edhe një herë procedurat për promovimin në detyrë, marrjen e gradës së radhës, procedurat e klerancës dhe Vettingut të personelit që nevojitet për tu njohur me informacionin e klasifikuar, procedurat e përzgjedhjes së personelit për zhvillimin e kurseve të ndryshme institucionale dhe funksionale, kryerjen e lejes së zakonshme dhe për daljen jashtë shtetit. Po kështu dhe masat për zbatimin sa më të mirë dhe rigoroz të ligjit të ri të disiplinës së FA-ve duke ndikuar bindshëm në forcimin e di-siplinës. Këto ndryshime janë të vështira, marrin kohë jo vetëm për faktin se FA-të janë një organizëm me personel të madh, por edhe sepse procedurat e deritanishme e kanë kalcifikuar mekanizmin duke e bërë të lëvizë ngadalë dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë ndryshim pavarësisht ko-stos. Unë po e mbyll fjalën time lidhur me ish-ushtarakun Feka duke ju kujtuar se çështja e tij është nën hetim dhe çdo detaj i cili nuk është përmendur në fjalën time këtu, është pjesë e investigimit dhe unë nuk mund të shprehem më shumë se kaq.

    Ju faleminderit.

  • ushtriaE prEmtE, 13 shkurt 20154

    Shkolla e Trupës në Bunavi, gatishmëri e plotë për përballimin e përmbytjeve

    kds

    Zhvillohet kampionati i minifutbollit dhe volejbollit

    Në mjediset stërvitore të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) nga data 2 deri me 6 shkurt 2015 u zhvillua aktiviteti sportiv “Kampionati i Minifutbollit dhe Volejbollit 2015”. Kampionati u zhvillua midis ekipeve të institucioneve të KDS-së si: Shtabi i KDS, Akademia e Forcave të Arma-tosura (AFA), Akademia e Nënoficerëve (ANO), Qendra e Doktrinës dhe Kërkimit (QDK) dhe Qendra e Simulimit (QS). Kjo veprimtari sportive, përveç re-alizimit të programit arsimor dhe stërvi-tor të këtyre institu-cioneve, kishte për qëllim përzgjedhjen e ekipeve përfaqë-suese të KDS-së që do të marrin pjesë në aktivitetet sportive në kuadër të Forcave të Armatosura. Në përfundim të këtij kampionati, ekipi i shtabit të KDS-së zuri vendin e parë në disiplinën e minifutbollit, ndërsa në vendin e parë në disiplinën e volejbollit e zuri skuadra e ANO-së.

    Në përbërje të operacioneve të FA në ndihmë të popull-sisë së përmbytur në jug të vendit edhe efektivat e KDS nëpërmjet Shkollës së Trupës në Bunavi të Vlorës, kanë qenë në gatish-mëri të plotë duke dhënë kontributin e tyre në përballimin e situatës. Efektivat e Shkollës së Trupës në Bunavi, me ka-pacitetet operacionale të deklaruara për përballimin e situatave të emergjencave civile, që nga fillimi i muajit shkurt janë angazhuar direkt në mbështetje të strukturave të pushtetit vendor për përballimin e situatës së krijuar, shkaktuar nga përmbytjet në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat, me qëllim shpëtimin e jetës së njerëzve, gjësë së gjallë, si dhe mbështetjes së nevojshme për autoritetet vendore të zonës ku ajo operon.

    Sipas kërkesës dhe në koordinim me organet e pushtetit qendror të qar-kut Vlorë, e Shtabit të Emergjencës Civile, Shkolla e Trupës mori masat e menjëhershme për angazhimin e forcave dhe mjeteve të saj në operacio-net e kërkim-shpëtimit dhe evakuimit

    të popullsisë kryesisht në komunën e Novoselës. Kontributi i efektivave të Shkollës së Trupës me rreth 24 forca dhe 4 mjete transporti ka konsistuar konkretisht në: evakuim të popullatës,

    Efektivat e Shkollës së Trupës në Bunavi, me kapacitetet operacionale të deklaruara për përballimin e situatave të emergjen-cave civile, që nga fillimi i muajit shkurt janë anga-zhuar direkt në mbështetje të strukturave të pushtetit vendor për përballimin e situatës së krijuar, shkak-tuar nga përmbytjet në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat, me qël-lim shpëtimin e jetës së njerëzve, gjësë së gjallë, si dhe mbështetjes së nevojshme për autoritetet vendore të zonës ku ajo operon.

    Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërm-jet Forcave tona të Armatosura dhe Fa të Turqisë, 57 ushtarakë të Kursit të Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Luftës së Forcave Ajrore të Republikës Turke, zhvilluan një vizitë në vendin tonë. Delegacioni I ushtarakëve të lartë turq kryesohej nga komandanti i Akademisë së Luftës së Forcave Ajrore të Republikës së Turqisë, gjeneralmajor Rexhep Yuksel.

    Me këtë rast, një përfaqësi e ushtarakëve të Kursit të Komandës dhe Shtabit të Akademisë së Luftës të Forcave Ajrore Turke, kryesuar nga gjeneralmajor Yuksel u prit në takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjen-eralmajor Jeronim Bazo.

    Gjatë këtij takimi, gjeneralmajor Bazo e njohu gjen-eralmajor Yuksel me zhvillimet më të fundit në FA Shq-

    iptarde, si dhe e ka vlerësuar me nota maksimale nivelin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona në fushën e Mbrojtjes. Gjeneralmajor Bazo ka falënderuar për mbështetjen e gji-thanshme të FA të Turqisë për transformimin dhe modern-izimin e Forcat tona të Armatosura në fusha të ndryshme, si në arsimim, stërvitje, logjistikë etj. Të dy ushtarakët e lartë vlerësuan gjithashtu angazhimet e përbashkëta në kuadër të NATO-s në Afganistan, si dhe shprehen bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen, jo vetëm si dy vende dhe popuj miq, por edhe si anëtarë të Aleancës Euroatlantike.

    Gjatë qëndrimit në vendin tonë, delegacioni i ush-tarakëve turq zhvilloi një vizitë në garnizonin “Skënderbej”, si dhe një sërë vizitash kulturore në qytetin e Shkodrës, Krujës dhe të Durrësit.

    gjeneralmajor Bazo takon ushtarakë të kursit të komandës dhe shtabit të akademisë së luftës të Forcave ajrore turke

    evakuim të bagëtive të imta dhe bazës ushqimore blegtorale në fshatrat e ko-munës Novoselë, Poro, Dëllënj, Delisuf etj., shpërndarjen e paketave ushqimore dhe ndihmë mjekësore, zhvendosje të

    mjeteve dhe pajisjeve të mbetura në zonën e përmbytur, si dhe vënie në dispozicion për akomodim të rreth 500 shtretërve në ambientet e saj për per-sonat e prekur nga përmbytjet.

    ekipi i nënoficerëve të Gardës së New jersey vizitë pune në aNO

    Në kuadër të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të New Jersey për zhvillimin e trupës së nënofi-cerëve, një ekip i kësaj garde ka realizuar një vizitë punë tre ditore në Akademinë e Nënoficerëve (ANO). Gjatë kësaj vizite, ekipi amerikan i përbërë nga kapter Jacek Niemyn-ski dhe tetar Harry Martinez u prit nga komandanti i ANO-s, kolonel Ndriçim Sallaku. Përgjatë tre ditëve, ekipi amerikan u njoh me programet për përmirësimin e kurrikulave, me procesin e përzgjedhjes së in-struktorëve, mbi trajnimin e tyre dhe procesin e vlerësimit. Gjatë takimeve me instruktorët e akade-misë pati diskutime dhe shkëmbim eksperiencash rreth tematikave të sipërpërmendura.

    Ekipi amerikan vëzhgoi aktivite-tin mësimdhënës në Kursin Bazë ku konkretisht po zhvilloheshin lënda taktike, lidership, përgatitja fizike, si dhe veprimet e skuadrës në goditje

    objekti. Në përfundim të kësaj vizite pune, ekipi amerikan vlerësoi perfor-mancën e mësimdhënies në Akademinë e Nënoficerëve.

    Përgatiti faqen: Alda Sula

  • ushtriaE prEmtE, 13 shkurt 2015 5zyrtare

    gjeneralmajor Bazo takon efektivët e Fsk të angazhuar në operacionin për përballimin e përmbytjeveShefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjen-eralmajor Jeronim Bazo ka pritur në një takim të veçantë efektivët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët u an-gazhuan në operacionet në ndihmë të popullsisë përgjatë situatës së rënduar nga përmbytjet në vendin tonë. Gjen-eralmajor Bazo falenderoi efektivët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilët për një periudhë disaditore u angazhuan në operacione në ndihmë të popullsisë në rajonin perëndimor dhe jugperëndimor të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi, gjeneralmajor Bazo vlerësoi maksimalisht gatishmërinë dhe angazhimin e ushtarakëve të FSK-së në këtë operacion me rëndësi dhe

    ndjeshmëri të lartë civilo-ushtarake. Kontributi dhe ndihma e FSK-së tre-gon frymën e lartë të bashkëpunimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Kosovës për të qenë pranë në çdo situatë dhe nevojë, ka nënvizuar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Shqiptare.

    Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë prej nëntë vetësh, me pajisje speciale për situ-ata emergjence, u angazhua edhe në rezervuarin e Manskurisë, në rrethin e Kavajës. Falë ndërhyrjes së speciali-zuar, u realizua ulja e nivelit të ujërave në rezervuar, si dhe shmangia e shpër-thimit të digës për shkak të reshjeve të shumta që ranë për disa ditë rresht edhe në këtë zonë.

    Gjeneralmajor Bazo: “Jemi krenarë me këta djem të rinj që po bëhen pjesë e “Komandove” tona të lavdishëm”

    “Berretat e kaltra” përfundojnë me sukses

    kursin “Komando”Pas 9-të kursesh të suksesshme, Batalioni Komando organizoi dje ceremoninë e certifikimit të efektivit të kursit të 10-të. Në këtë eveniment shumë domethënëse jo vetëm për efektivin e këtij batalioni, por edhe për Forcat e Armatosura, morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, koman-dantë repartesh, përfaqësues nga Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, përfaqësuesit ushtarak turq, të cilët po asistojnë Bata-lionin “Komando” etj.

    Fjalën e hapjes e mbajti komandanti i Batalionit Komando nënkolonel Besim Bala, i cili pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, u ndal në rëndësinë e këtij kursi për forcat komand, si dhe stërvitjen me të cilën u përballën kursantët. Ai falënderoi instruktorët së bashku me kursantët për seriozitetin dhe përkushtimin e treguar gjatë ditëve intensive të stërvitjes. Një falënderim të veçantë ai bëri për përfaqësuesit ushtarak turq që asistojnë në forcat komando.

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, në fjalën e tij përshëndetëse, ndër të tjera, theksoi rëndësinë që ka kursi komando në transformimin e një ush-taraku nga një ushtarak “normal” në një ushtarak me mentalitet, sjellje e përkushtim të një niveli tepër të lartë, siç është ushtaraku “komando”. Ai falenderoi të gjithë kursantët e kursit të 10-të, duke theksuar se aftësitë e veçanta që ata kanë fituar gjatë kësaj periudhe trajnimi do t’iu vlejnë si faktor shtesë,gjatë karrierës së tyre në Forcat e Armatosura.

    Për nder të të ftuarve nga kursantët që përfunduan Kursin e 10-të Komando u krye një mësim tregues me demon-strime në disa stacione, si hedhje nga kulla e alpinizmit, veprime në pikë kontrolli, goditje objekti duke përdorur ndërhyjrjen me helikopter, luftim trup

    nënkolonel ediand eleZi

    me trup, si dhe qitje me të gjitha llojet e armëve që disponon Batalioni Ko-mando. Duke ndjekur këto veprime të komandove të rinj, gjeneralmajor Bazo

    u shpreh: “Jemi krenar me këta djem të rinj që po bëhen pjesë e “Komandove” tonë të lavdishëm”. Po kështu gjatë dhënies së certifikatave, gjeneralma-

    jor Bazo i këshilloi kursantët që ta mbështesin sa më shumë njëri-tjetrin, si në stërvitje ashtu edhe në jetën e përditshme.

    Kursi i 10-të Komando filloi rreth tre muaj më parë si vazhdimësi e kurse-ve speciale që organizohen në batalionin me të njëjtin emër. Risi për këtë kurs duket sa ka qenë faza e përzgjedhjes së kursantëve, ku nga 67 kandidatë, pas testimeve të pranimit, vetëm 37 prej tyre fituan të drejtën për të filluar kursin. Po kështu edhe mosha mesatare e kandidatëve, e cila nuk i kalonte 28 vjeç ka qenë një tjetër risi e këtij kursi. Stafi drejtues i kursit ka qenë në vëmendjen e vecantë të komandantit të Batalionit Komando, nënkolonel Bala. Ndërsa drejtuesit e këtij kursi ishin oficerë dhe nënoficerë me eksperiencë të gjatë në forcat komando dhe me nivel të lartë profesionalizmi. Këtu mund të përmendim komandantin e kursit

    “Komando”, kapiten Gelsi Skraparl-liu, i cili është tashmë një “veteran” i forcave komando me mbi 11 vjet eks-periencë në këtë batalion. Gjithashtu. toger Andrilon Kucana, kapter Lulëzim Sallaku, rreshter Gentian Metiu, tetar Fatos Sulejmani janë disa nga emrat që nuk do të shqiten për një kohë të gjatë nga memorja e kursantëve komando, të cilët sot ndihen më krenarë se kurrë për mbajtjen mbi kokat e tyre të berretës së kaltër, simbol i këtyre trupave. Por, padyshim ndihma e specialistëve turq n/kolonel Hasan Paçali dhe kapiten Fatih Çakmak të atashuar pranë Bata-lionit Komando ka qenë tepër e vyer për arritjen e rezultateve sa më të larta nga kursantët e kursit të 10-të. Ashtu sikurse çdo kurs edhe kursi i 10-të pati të dalluarit e tij si: toger Ajet Aliaj, U II Erlon Çela, U II Bledar Marku, U II Alfred Pali, U II Andi Shera, të cilët me aftësitë e treguara gjatë kursit do të spikatnin më shumë sesa kolegët e tyre. Kurset “Komando” janë traditë e hershme e këtyre forcave speciale të ushtrisë shqiptare. Kursi i parë zë fill në prillin e vitit 1995. Larmishmëria e temave që do të aplikoheshin, përkush-timi, serioziteti më i madh jo vetëm nga stafi drejtues i kursit, por edhe nga kursantët e rinj që do të ishin pjesë e kë-tyre kurseve ka bërë që rezultatet të jenë të dukshme. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO sigurisht që kërkon jo vetëm arritjen e standardeve të kërkuara, por edhe mbajtjen dhe çuarjen më përpara të nivelit profesional nga trupat tona Komando.

  • ushtriaE prEmtE, 13 shkurt 20156 forca detare

    Gjatë këtyre ditëve dhe efektivi i Forcës Detare ka qenë në gatishmëri për çdo emergjencë detare dhe tokësore. Kështu duke ndjekur situatën në rezervuarin e Manskurisë dhe prob-lemet e kolektorit atje, komandanti i Forcës Detare, gjeneralbrigade Qemal Shkurti, më datën 7.2. 2015, i dha urd-hër Qendrës së Zhytjeve për të marrë pjesë në operacionin për zhbllokimin e këtij kolektori. Në zbatim të kësaj detyre, një grup zhytësazh i drejtuar nga komandanti i QZH, n/kolonel Arif Curaj dhe 7 zhytësa, kap.lt. Lace Hila, rreshter Sazan Pashollari, kapter nd/mjek Vladimir Sinanaj, n/tetar Muhamet Mecorapaj, Florat Sina, n/tetar Armando Bani dhe Pr-2 Ismail Ferhati, shkuan për të ndihmuar në zhbllokimin e portës së kolektorit të rezervuarit të Manskurisë. Fillimisht u morr kontakt me grupin e punës për këtë emergjencë, ku kishte përfaqsues dhe inxhinjerë digash që kishin punuar dhe për ndërtimin e këtij rezervuari. Mbi bazën e njohjes paraprake, skemave dhe skicave të basenit, spe-cialistët i shpjeguan zhytësave tanë ndërtimin dhe funksionimin e këtij kolektori shkarkimi. Mbi këtë bazë grupi i zhytësave përcaktuam punën në tre faza. Në fazën e parë u bë instruk-timii personelit. Vështirësitë ishin të mëdha jo vetëm nga kushtet e motit, shiu i pandërprerë, temperatura e ulët e ujrave të rrëmbyera, pamshmëria e dobët, por dhe kushtet e terrenit e relievit në fund të kolektorit. Faza e dytë e operacionit ishte konkrete sepse

    specialistët e shhsh punojnë për zëvendësimin e bovave të dëmtuara në portin e durrësit Moti i keq dhe deti i trazuar i këtyre ditëve ka dëmtuar dhe sinjalistikën detare të portit të Durrësit. Specialistët feneristë në Komandën e Shërbimit Hidrografik Shqiptar (SHHSH), kanë informuar se fortunali i datës 31 janar 2015 dëmtoi dy fenerët hyrës për në portin e Durrësit. Kështu bova me fenerin jeshil u këput dhe doli në tokë në skalierën e peshkimit, ndërsa bova me fenerin e kuq doli në bregun e Currilave. Zhvendosja e këtyre fen-erëve ka krijuar vështirësi në hyrje-daljet e mjeteve të ndryshme detare për në port dhe gjirin e Durrësit. Kapiten Lulzim Hate, njëkohësisht dhe një nga pilotët e portit shpjegon këto vështirësi, por dhe manovrat shtesë që po bëjnë pilotët tanë për të bregëzuar anijet në molet e portit më të madh të vendit. Për të eliminuar pasojat dhe zëvendësimin me bova të reja, grupi i specialistëve feneristë të SHHSH filloi punën menjëherë mbas kësaj ngjarje. Pavarësisht kushteve atmosferike mjeshtrit feneristë Vik-

    tor Marku, Shkëlqim Driza, Klodian Mezja dhe Nebi Hoxha, nën drejtimin e shefit të sigurisë hidrolundrimore, lejtënant Andi Qevani, bënë të mun-dur tërheqjen e bovave të dëmtuara. Kështu, bova jeshile u tërhoq me ani-jen Hidrografike të drejtuar nga kap.lejtënant Julian Skoti dhe u vendos në

    sheshin ngjitur me molin 3 të portit, më pas u tërhiqet dhe bova e dëm-tuar e dalë në afërsi të bregut Currila. Grupi i teknikëve dhe specialistëve të hidrografisë po punon për të përgatitur dy bova të reja në ofiçinën e fenerëve, ndërsa po merren masa për të riparuar dhe dy bovat e dëmtuara.

    Zhytësat e FD, ndihmojnë në zhbllokimin e kolektorit

    të basenit në Manskuri

    zhytësat bënë verifikimin dhe kontrol-lin faktik të kolektorit të shkarkimit, nxjerrjen e të dhënave, thellësinë e ujit në hyrje te kolektorit etj. Këto të dhëna iu bënë evidente grupit të punës, mbi bazën e të cilit u vendos që të vihej një tub në hyrje të kolektorit për dhënien e ajrit me presion, i cili bënte të mun-dur zhvendosjen e llumit. Ndërkohë në dalje të kolektorit, më në lartësi

    punohej me një sondë që fuste ajër dhe ujë për zhbllokimin e kolektorit. Të dy këto, tubi nga lart dhe ai nga poshte bënë të mundur zhbllokimin e tubit dhe kolektorit. Në e filluam zhytjet nga ora 9.00 deri në 16.30, të mbasdites së 7 shkurtit, thotë kapiten Hila. Operacioni ynë u ndoq nga shefi i Shtabit të FD, kapiten i rangut të parë Adnand Agas-tra, prefekti i Tiranës, Sadik Vorpsi

    etj. Operacionin e mbështeti një grup specialistësh të FSK me motopomba thithëse dhe një togë e Komandës së Mbështetjes me mjete e pompa për shkarkimin e ujit. Gjithashtu kapiten Lace Hila, theksoi se kjo ndërhyrje në kohë për zhbllokimin e kolektorit dhe tubot e shkarkimit, bëri të mundur evitimin e pasojave të rrezikshme për zonën Golem-Durrës. Theksojmë se

    Qëndra e Zhytjeve dhe specialistët e saj të talentuar kanë zhvilluar dhe më parë operacione të këtij lloji, me rrezikshmëri të lartë për jetën e tyre, si në HEC-et Koman, Fierzë, Vau Dejës, bllokimin e portës së Liqenit të Tiranës, zhbllokimin e rezervuarit në Postribë, Shkodër, Dukaj në Te-pelenë, Bunavi etj.

    Përgatiti faqen: Shefqet Kërcelli

    Në sajë të detyrës së drejpërdrejtë të komandantit të Forcës Detare, gjen-eralbrigade Qemal Shkurti, në bashkëpunim me Prefekturën Durrës dhe Drejtoritë Rajonale Pyjore në Durrës e Vlorë, në mjediset e Komandës së FD dhe Bazës Detare Pashaliman u mbollën qindra pemë të reja, kryesisht pisha të buta. Konkretisht numuri total i pemëve është 2300 copë, nga të cilat 500 copë u mbollën në Komandën e FD, Kompaninë logjistike dhe Qendrën e Vëzhgimit Detar. Në këtë aksion të rëndësishëm mori pjesë thuajse i gjithë personeli oficer, nënoficer dhe civil i Forcës Detare. Aksioni filloi më datën 15 janar 2015 dhe përfundoi këtë javë.

    Forca Detare, mbillen qindra pemë të reja

    Destojeri “USS Donald Cook” duke patrulluar në ujërat e Detit të Zi, shkurt 2015. “USS Donald Cook” është pjesë e Flotës së 6-të të SHBA, dhe ndihmon operacionet e sigurisë e paqes në interes të Evropës. Ky destrojer ka lundruar në Gjirin e Durrësit, qershorin e vitit të kaluar.

    FOTO lAjM

  • ushtriaE prEmtE, 13 shkurt 2015 7reportazh

    Këto ditë të vështira për mijëra banorë të përmbytur një jug të vendit u dëshmua qartë, si në një fushëbeteje luftarake, se disiplina, mirëorganizimi, mundësitë logjistike dhe administrimi i tyre në kohë rekord i bëjnë Forcat e Armatosura një element të domosdoshëm në realizimin e misioneve të tilla humanitare

    Nga një stërvitje simulimi në një emergjencë reale përmbytjesh

    Në javën përmbyllëse të muajit janar, Ministria e Mbrojtjes do të organizonte stërvitjen “Joint Reaction-15”, objektiv i së cilës ishte simulimi i situatave të emergjencave civile dhe përballimi i tyre në partneritet me vendet e rajonit. Kjo do të ishte një javë trajnuese në kuadër të simulimit që do të realizohet në korrik 2015. Por faktorët atmosferik duket se nuk pritën “kaq gjatë” për të vënë në provë jo vetëm popullatën, por më së pari ata që duhet të përballen dhe të japin kontributin e tyre në këto situata,ku bëjnë pjesë edhe FA së bashku me të gjithë aktorët e tjerë të përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit në rast emergjencash kombëtare. U bë tashmë më shumë se një javë që jugu i Shqipërisë është në “dorën e natyrës” dhe kapriçove të motit. Rajonet e përfshira kanë një shtrirje gjeografike të konsiderueshme, që ka vështirësuar së tepërmi përballimin e situatave, pasi nuk bëhet fjalë për një qark të vetëm, por disa qarqe si Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë etj. Po kështu natyra e operacioneve të ndërmarra ka qenë e ndryshme, duke nisur me evakuimet e deri në ditët e fundit, shpërndarja e ndihmave ushqimore e materiale apo përballja me operacionet e mbrojtjes së veprave hidrike si pasojë e prurjeve të mëdha të reshjeve, që në kushte të tilla paraqesin rrezikshmëri të lartë për banorët dhe mjedisin. Një sërë situatash komplekse të cilat Forcat e Armatosura kanë ditur t’i përballojnë me stoicizëm, guxim e mbi të gjitha të dallojnë për shkallën e lartë të human-izmit, përgjegjësisë qytetare, duke qenë “heronjtë e heshtur” të këtyre ditëve të ngarkuara për të gjithë shqiptarët. Këto ditë të vështira kanë kërkuar pjesëmar-rjen në operacione të të gjitha forcave. Në Komandën Mbështetëse shtabi së bashku me struktuarat vartëse kaluan në gatishmëri të përforcuar dhe duke u mbështetur më së pari në direktivat e Ministrisë së Mbrojtjes, pikërisht për situata të tilla, u ngritën grupet e punës që do të angazhonin në kohë rekord të gjitha forcat, por edhe mjetet e speciali-zuara që Forcat e Armatosura disponoj-në, sidomos Batalioni i Mbështetjes Rajonale, Batalioni i Transportit dhe Batalioni i Xhenios. Megjithatë Forcat e Armatosura nuk veprojnë si njësi të pavarur. Përkundrazi ato janë pjesë operative në terren e një zhinxhiri aktorësh që bashkëveprojnë me shta-bet e emergjencave civile të ngritura në qarqet e prekura nga përmbytjet, bazuar mbi një strategji kombëtare. Pa dashur aspak të heqim meritat e të gjithë aktorëve të tjerë, duke shprehur mirënjohjen për punën e bërë, me gojëm plot mund të pohojmë se Forcat e Armatosura të RSH gjatë këtyre ditëve kanë manifestuar një gatishmëri, organizim dhe përkushtim të lartë, duke na bërë vërtetë krenar.Operacione konkrete në një terren të vështirë

    Që në ditën e parë të përmbytjeve Forcat Ajrore dhanë kontributin e tyre të çmuar në shpëtimin e një jete njerëzore, të banorit të bllokuar brenda mjediseve të një biznesi në Memaliaj, Tepelenë, që si të vetmen mundësi shpëtimi kishte daljen nga çatia. Në këto kushte vetëm ndihma e helikopterit të Forcave Ajrore bëri të mundur të shpëtohej kjo jetë. Po këshu edhe forcat këmbësore u përballën me nevojën e evakuimeve të shpejta në

    terrene shumë të vështira, pasi lumenjtë vërshuan pothuajse në të njëjtën kohë në qarqet e Jugut. Kjo kërkoi një or-ganizim rekord të njësive të FA-së të ndodhura afër tyre. I tillë ishte rasti i përmbytjeve të ndodhura në qarkun e Beratit si pasojë e vërshimit të lumenjve Osum e Devoll. Nga ky vërshim u vunë në rrezik dy lagje të bashkisë së Urës Vajgurore, si dhe fshati Qendër- Tapi në komunën Perondi, Kuçovë. Njësia e FA-së që ndodhet më pranë kësaj zone, Batalioni i Këmbësorisë në Poshnje, me të marrë urdhër nga Forca Tokësore dhe QBO, me një efektiv prej 30 vetësh të togës së gatshme filloi operacionin për evakuimin e popullsisë civile. Bazuar edhe në protokollin e veprimeve në situata të tilla Batalioni vuri në shërbim të operacionit të shpëtimit të gjithë asetet që dispononte, gjë që mundësoi një operacion evakuimi të suksesshëm, pa humbje njerëzore. Kjo ka qenë edhe një ndër meritat më të mëdha të gjithë veprimeve operacionale të FA, përfundimi i operacioneve të shpëtimit pa humbje në njerëz. Një efektivi prej 30 ushtarakësh iu desh të përballej me

    evakuimin e popullats që për nga numri ishte më shumë se dyfishi i numrit të tyre, por ajo që e bënte akoma më të vështirë këtë evakuim ishte mosha e popullatës, ku binin në sy fëmijët dhe moshat e treta. Akoma më e vështirë bëhej përballimi i gjendjes kur banorët që evakuhoheshin shfaqnin probleme shëndetësore, apo rastet kur banorët kundërshtonin të pranonin evakuimin në mënyrë të ndërgjegjshme, për shkak të lidhjes së ngushtë me shtëpitë, pronat dhe të mirat e tjera materiale, që ngelen në plan të dytë me të drejtë në situata të tilla. Prandaj në këto raste, përveç pro-fesionalizmit, spikati edhe përgjegjësia, edhe durimi dhe pesha e fjalës bindëse e ushtarakëve ndaj atyre që evakuo-heshin. I drejtuar me përpikëmëri dhe ndjeshmëri të lartë njerëzore nga nënkolonel Gëzim Marku, ky operacion humanitar mori mirënjohjen e thellë të popullatës.

    Po e njëjta gjendje u bë sunduese edhe në qarkun e Fierit e të Vlorës. Këtu, nën drejtimin e komandantit të Batalionit të Mbështetjes Rajonale, kolonel Ardian Bali, forcat dhe mjetet

    e Komandës Mbështetëse u angazhuan me misione kërkim-shpëtimi, në trans-portimin dhe shpërndarjen e ushqimeve dhe ujit të pijshëm, pastrimin e rrugëve dhe linjave elektrike nga inertet dhe mbeturinat në fshatin Novoselë, Vlorë, në komunën Ferras, fshatin Bashkim dhe Darzezë, si dhe në zonën e Nartës. Në qarqet e Vlorës dhe Fierit, që në ditët e para KM vuri në dispozicion 9 (nëntë) automjete të kalueshmërisë së lartë, 6 (gjashtë) mjete lundruese dhe ajo çka është shumë e rëndësishme në këto situata ishte prania e një qendre komunikimi të lëvizshme. Në urën e Mifolit në Vlorë efektivët e Batalionit të Mbështetjes Rajonale mundësuan lidhjen e energjisë elektrike pasi kabllot që kalojnë në këtë urë ishin dëmtuar nga vërshimi i ujërave. Një rrezik tjetër që shoqëroi vërshimin e lumenjve ishte ai i çarjes së digave dhe rreziqeve që buronin nga shpërthimi i tyre. Në situatat emergjente të gjithë bashkë për një qëllim

    Kur u duk se natyra do ta “ulte pak zemërimin e saj”, siç ndodh shpesh në situata të tilla, edhe për shkak të efektit

    domino, problematika të reja u shfaqën në terren. Nga Golemi i Kavajës erdhi sinjali i parë i kuq: diga e rezervuarit të Manskurisë që furnizon popullatën me ujë të pijshëm kishte pësuar çarje. Këtu nevoja urgjente e aseteve që do të normalizonin situatën, vuri në veprim jo vetëm Forcat e Armatosura të Shq-ipërisë, por edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Së bashku me 17 efektivët dhe 4 mjetet e Komandës së Mbështetjes të cilët prej ditësh janë në punë për largimin e ujërave që rrezikojnë këtë rezervuar, Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë vënë në dispozicion edhe 2 pompa të më mëdha dhe 3 të vogla për largimin e ujit. Në këtë terren të vështirë jo vetëm u tregua solidaritet dhe u dha ndihmë e pakursyer, por u realizua jo thjesht një prove, por një bashkëpunim konkret i kaluar tashmë me sukses. Padyshim ky operacion do të spikaste edhe efektivët e Qendrës Kombëtare të Zhytjes, pjesë po ashut e FA-së. Duket se faza e parë e emergjencës me të cilën Forcat e Armatosura u përballën me guxim, po ia lë vendin një faze të re, stabilizimit dhe kthimit te jeta normale. Banorët po kthehen në shtëpitë e tyre dhe kthimi sigurisht nuk është i lehtë. Mungojnë shumë gjëra nga e përditshmja, por ata nuk janë vetëm. Solidariteti ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Nga Kosova kanë ardhur jo vetëm asete dhe forca njerëzore si pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës, por edhe një sasi e madhe ndihmash humanitare. Po kështu nën përkujdesjen e kryeministrit të vendit, z. Edi Rama, një lëvizje masive sensibilizuese ka përfshirë bizneset, komunitetet fetare, e deri në banorët e thjeshtë. Në këtë kuadër Forcat e Amatosura vazhdojnë misionin e tyre, tashmë me një detyrë të re. Reabilitimi i shpejtë i popullatës në disa qarqe të jugut të Shqipërisë tashmë ka nisur. Mjetet e transportit që Forcat e Armatosura kanë në zotërim po kryejnë më së miri shpërndarjen e ndihmave për njerëzit dhe bagëtitë. Shembujt si ai i fshatrave Aliban, Fitore e Bishan, ku janë vënë në dispozicion të banorëve të prekur kamionë me hime për gjënë e gjallë, si dhe nëntë kamionë të tjerë me ndihma, flasin qartë se Forcat e Armatosura do të tërhiqen nga ky terren i vështirë vetëm atëherë kur jeta do të jetë normalizuar tërësisht për banorët e këtyre zonave. Edhe pse kjo pjesë e operacioneve mund të duket e lehtë, në fakt menaxhimi i ndihmave dhe dërgimi i tyre në destinacion kërkon po aq përgjegjësi të lartë, sa gjithë operacionet e ndërmarra deri më sot. Këto ditë të vështira që vunë në provë solidaritetin njerëzor, guximin dhe kurajon qytetare, dëshmuan se Forcat e Armatosura të Shqipërisë së bashku me zbatimin e ligjit vunë në themel të aksioneve të tyre ndjeshmërinë njerë-zore. Edhe njëherë tjetër u dëshmua qartë, me veprime konkrete, aty ku rr-eziku ishte i madh, si në një fushëbeteje luftarake, se disiplina, mirëorganizimi, mundësitë logjistike dhe administrimi i tyre në kohë rekord i bëjnë Forcat e Armatosura një element të domos-doshëm në realizimin e misioneve të tilla humanitare. Dhe në situata të tilla shprehja “Ushtria në shërbim të popul-lit” që tashmë quhet klishe ose në disa raste edhe reminishencë e së kaluarës, merr kuptimin e një të vërtete të madhe që mbart brenda shumë respekt, shumë dashuri, shumë mirënjohje.

    etleVa sMaÇi

    FA RSH rol vendimtar në përballimin e emergjencave kombëtare

    Kurdoherë të gatshëm dhe në

    shërbim të njerëzve

  • ushtriaE prEmtE, 13 shkurt 20158 përkujtimore

    aFriM iMaJ

    Tragjedia e Fekenit! Kështu është regjistruar tashmë jo vetëm në kujtesën e ush-tarakëve ngjarja e rëndë e 6 shkurtit e vitit 1981, ku humbën jetën 11 pedagogë e studentë ushtarakë, gjatë një stërvitjeje dimërore në malin plot borë të Micekut. Në atë ditë të ftohtë shkurti studentët e Shkollës së Lartë të Oficerëve u goditën befasisht nga një ortek i fuqishëm bore që përpiu vetëm në pak sekonda rreth 150 prej tyre, duke shënuar kështu ngjarjen më të rëndë në historikun e ushtrisë shq-iptare të pas Luftës së Dytë Botërore. Kanë kaluar plotë 34 vjet qysh atëherë dhe për këtë ngjarje janë shkruar e botuar mjaft shkrime përkujtimore nga gazetarë, kolegë dhe bashkëkohës që i kanë njohur ata djem të mrekullueshëm që mbetën atje në atë majë mali në atë ditë të ftohtë shkurti 1981 teksa kry-enin stërvitjen ushtarake në kushte të vështira moti e terreni. Në periudhën kur ndodhi, kjo tragjedi nuk u publikua në median e kohës dhe, si të thuash, ngjarja u vesh me një lloj misteri dhe gjatë asaj periudhe nuk u zhvillua ndonjë ceremoni zyrtare, përjashtuar takimin e përvitshëm të familjarëve të viktimave në vendin e ngjarjes dhe me kolegët e bashkëkohësit e tyre në mjediset e Akademisë Ushtarake. Pas viteve ‘90, të rënët e ortekut të Fekenit u shpallën “Dëshmorë të Atdheut” dhe të mbijetuarit u dekoruan me medalje të ndryshme.

    Gazeta “Ushtria” sjell një shkrim të gazetarit të njohur ushtarak Afrim Imaj, i cili ka njohur nga afër shumë prej atyre djemve që sot prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Por rrëfimi i tij vjen përmes dëshmitarëve okularë, të cilët ishin edhe protagonistë të atij organizimi shembullor, që bëri të mundur kufizimin maksimal të vik-timave e pasojave të asaj katastrofe të jashtëzakonshme…

    Bashkim lika: Orteku i parë rrëmbeu më shumë se gjysmën e kolonës

    Njeriu që rrëfen çastet e para të asaj goditje të befasishme, është njëri nga ish-pedagogët e Përgatitjes Fizike, që atë ditë udhëhiqte marshimin e dy nën-reparteve. Ka qenë pikërisht në qendër të goditjes nga orteku dhe ka parë me sytë e tij tërë atë “gjëmë”, siç thotë ai “që rrëmbeu, sa hap e mbyll sytë, gati

    tërë kolonën e gjatë të studentëve që i ngjiteshin Micekut”. Teksa riprodhon ngjarjen, Bashkim Lika nuk mund ta përmbajë dhimbjen dhe hera herës ngashërehet si nga një lëndim i brend-shëm, që lidhet pikërisht me tragjedinë e papritur të atij fillimshkurti të acartë. Rrëfimi i tij nis me kronologjinë e atij demonstrimi alpinistik mbi majëmalet e ngarkuara me dëborë...

    “Ishte mëngjesi i 6 shkurtit i vitit 1981, nj ditë e ftohtë dhe me erë të rrëmbyeshme. Me 12 toga, që kishin në përbërjen e tyre 204 studentë, atë ditë do të përpunonim ngjitjen malore me elementë të alpinizmit, në një ter-ren të thyer dhe me trashësi të madhe bore. Nisja ishte e zakonshme, si në të gjitha ditët e tjera. Kolonën e marshimit e udhëhiqte, si gjithnjë në të tilla stër-vitje, pedagogu i talentuar Mark Mici, i cili me trupin e lehtë dhe kondicionin e lartë fizik, printe gjithë optimizëm dhe energji. Për çdo rast nevoje, ishin 15 pushkatarë të vendosur 5 në krye të kolonës, 5 në mes dhe 5 të tjerë në fund të saj. Ata garantonin jetën e shokëve nga çdo e papritur gjatë marshimit. Kur kreu i kolonës arriti në majën “Tre pemët e vetmuara”, siç e kishim koduar në hartat tona topografike, na rrëshqiti nën këmbë me një shpejtësi të jashtëzakonshme e tërë faqja e malit, mbështjellë me një trashësi të madhe dëbore. Ishte një goditje e beftë dhe e fuqishme, që ushtoi me një gjëmim shurdhues dhe rrëmbeu me vete sa hap e mbyll sytë gati gjysmën e kolonës. Për pak sekonda shokët humbën nën trashësinë e dëborës. Sakaq, ai mal i madh dëbore rrëshqiste e rrëshqiste me shpejtësinë e rrufesë shpatit të thepisur.

    mundte të bënte një bilanc të plotë...Ndërkaq, në komandë, në qendër të fushimit ishte dhënë kushtrimi. Në krye të këtij reagimi u gjend menjëherë ushtaraku i Shtabit të Përgjithshëm, Bashkim Topçiu, që atë ditë kishte ardhur për të inspektuar demonstrimet stërvitore në kushtet e vështira të motit dhe terrenit. Pastaj, të gjithë që nga komanda e shkollës, repartet e tjera e deri te punonjësit civilë...”

    Petrit Murzaku: Orteku i dytë ishte më i fuqishëm dhe më tragjik

    Petrit Murzaku, njeriu që është gjendur në vendin e ngjarjes fill pas dhë-nies së sinjalit të kushtrimit, tregon me detaje “gjëmën”, siç thotë ai, që ka parë me sy. “Lajmin, për që kishte ndodhur me togat që bënin ngjitjen malore, e mora vesh në godinat e fushimit. Men-jëherë komunikova me komandantin e shkollës, Rustem Peçin, i cili në tron-ditje e sipër bëri organizimin e parë për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga orteku i borës. Për te vendi i ngjarjes u nis rrufeshëm toga e gatishmërisë, e drejtuar nga Vasil Nathanaili, bashkë me ne, një grup kuadrosh të shtabit të shkollës që ato çaste ishim të angazhuar me detyra të tjera. Vetëm në pak çaste u gjenda aty, ku kolona ishe kacafytur me përbindëshin e bardhë dhe u tronditëm nga pamjet rrëqethëse e zërat lemeritës të studentëve, që nga plagët e shumta dhe dhimbja për shokët e vdekur, ishin pushtuar nga një gjendje ankthi dhe përjetonin një dramë të jashtëza-konshme. Njeriu që kishte udhëhequr marshimin, pedagogu i talentuar, Mark Mici, kishte pësuar goditje psikike

    dhe lëvizte kuturu, duke bërtitur me fjalë e thirrje të pakuptimta: “Ishin shokët...,humbën shokët..., na ra mali mbi krye...”. E mbërtheva për supesh për ta përmendur dhe urdhërova dy-tre nga ushtarët e togës së gatishmërisë për ta çuar në fushim. Pasi ndava grupet e studentëve dhe pedagogëve për të kontrolluar në hapësirën ku orteku ishte përplasur së fundi dhe kishte gëlltitur në

    thellësi të tij trupat e pesë studentëve që ende nuk ishin gjetur, fillova të gërmoj pranë trungut të një lisi, ku dalloheshin gjurmë gjaku dhe një palë dorashka të zeza që kishin mbetur mbi sipërfaqe. Gati në gjysmë metri thellësi, duart më prekën trupin e studentit Besnik Shehu dhe fillova ta nxjerr me kujdes. E dallova që në vështrimin e parë, ndërsa i bëja frymëmarrje artificiale. Ai ishte njëri nga studentët e njohur në mjediset e pedagogëve jo vetëm për rezultate të shkëlqyera në mësime, por edhe për emrin e mirë që kishte bërë në ekipin e futbollit të shkollës dhe në grupin polifonik të Ansamblit Artistik të Ushtrisë, ku kishte spikatur, sidomos me interpretimin e këngës “Birbilenjtë trembëdhjetë...” Bëra ç’është e mundur për ta risjellë në jetë, po zemra e tij me sa dukej kishte pushuar së rrahuri. Pak më tej, gjeta trupin e coptuar të studentit Aleko Gjoni. Vazhduan gati dy orë gërmimet në dëborë. Me grupin tonë ishte bashkuar ndërkohë edhe pjesa e komanduesve dhe pedagogëve të tjerë, që kishin ndërprerë stërvitjen në terren dhe kishin mbërritur aty me një frymë. Ndër ta, më kujtohet Dushan Shameti, Nikollaq Bero, Çlirim Pulaj, Luftar Guri, Myzafer Kambo, Abaz Çipi, Sali Gjokutaj e dhjetëra të tjerë, që për çaste të tëra, me lot në sy, kërkonin trupat e studentëve të fundosur nga orteku. Tre të parët do të kishin fatin e keq që, gjatë këtij operacioni për të shpëtuar shokët, do të mbeteshin edhe vetë, duke u bërë pishtarë të humanizmit dhe solidaritetit njerëzor...”.

    Deri këtu rrëfimi i njeriut që ka drejtuar për shumë vite Katedrën e

    Panik dhe ulërima, thirrje dhe krisma vijuan për pak çaste. Ata që mundën të dalin nga masivet e bardha të borës bërtisnin e kërkonin ndihmë, për të shpëtuar shokët e mbetur në rrënojat e ortekut, që aty për aty kishte gëlltitur gjysmën e efektivit...”

    Njeriu që e ka parë nga afër goditjen e parë, kujton ndërkaq edhe çastet kur përballej vetë me vdekjen: “Më rrëm-beu vala e parë dhe nuk dija ku më çonte nëpër rrokullimë. U përplasa diku, mesa dukej në trungun e një peme dhe më mbuloi sërish një masiv i madh bore. Isha mpirë i tëri dhe kur bëra të lëviz paksa, majat e gishtave më prekën në fytyrën e njërit prej shokëve të tjerë, që rënkonte me dhimbje mbi trupin tim. Mblodha për një çast veten dhe u përpoqa të dal mbi masivin e borës.

    Këtë provë kishte filluar të bënte edhe studenti që kishte rënë mbi mua. Dhe ashtu, të goditur e të gjakosur mundëm të çohemi në këmbë. Mblodha për një çast veten dhe hodha vështrimin përqark, kur ç’të shikoja, trupa të gjymtuar, pajisje e orendi të shpërndara poshtë e lartë dhe shokë që bërtisnin e bërtisnin. Kishte ndodhur hataja e vërtetë, po aty për aty askush nuk

    Tragjedia e Fekenit, orteku që mori jetën e

    11 studentëve ushtarakë

    34 vJeT Më parë

    Ishte ky humanizëm që u ngrit si një ortek i madh përballë ortekëve të dëborës dhe frenoi tragjedinë e mëtejshme. Ne, dësh-mitarët e asaj ngjarjeje të rëndë, njëherazi me tronditjen dhe

    dhimbjen e madhe, patëm rastin të shikojmë edhe shkëlqimin e kësaj ndjenje fisnike, që për mjediset dhe komunitetin e ush-

    tarakëve është mjaft domethënëse dhe e domosdoshme

  • ushtriaE prEmtE, 13 shkurt 2015 9përkujtimore

    Dushan shameti, komanDant batalioni•Çlirim Pulaj, oficer shtabi•nikollaq bero, PeDagog•besnik shehu, stuDent•ilir gramatikoi, stuDent•bujar ago, stuDent•aleko gjoni, stuDent•qemal lika, stuDent•bilbil Pashai, stuDent•nexhiP Çoba, stuDent•Pëllumb rraPo, stuDent•

    Të PërjeTShëM Në KUjTeSëN TONë:

    Përgatitjes Fizike, vjen i plotë e me po atë vlagë që është përjetuar para kaq e kaq vitesh, por atë që ka ndodhur më tej, i mirënjohuri Petrit Murzaku e ka të vështirë ta shtjellojë. Për të ka dëgjuar çfarë i kanë thënë të tjerët, pasi për vete, siç thotë, ka qenë nën dëborë.

    Ndërkohë që po bënin një bilanc të asaj që kishte ndodhur, ia befti orteku i dytë. I befasishëm, tronditës dhe me një zhurmë të llahtarshme u ra mbi krye sa hap e mbyll sytë. “Më rrëmbeu masivi i borës dhe nuk dija ku më çonte me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Ndjeja që përplasesha hera herës me gurë e pemë dhe vazhdoja të rrëshqisja pa u orientuar se çfarë po ndodhte. Dikur u përmenda për një moment dhe pashë që isha ende

    gjallë. Në zgavrën ku kisha mbetur, provova të zgjas njërën dorë dhe të mundohem për t’u çuar, po sasia e borës mbi trup më zhyti më thellë. U përpoqa sërish të orientohem dhe vazhdova të gërryej mbi masivin e bardhë që më zinte frymën dhe më rëndonte pa masë. Munda të nxjerr jashtë vetëm dy gishtat e njërës dorë dhe kjo kishte mjaftuar që, të tjerët, të mbijetuar fatmirësisht nga kjo gjëmë e madhe, të më nxirrnin nga thonjtë e vdekjes me të cilën bashkëjetova për minuta të tëra nën dëborë, - kujton Petriti me dhimbje që e ka të vështirë ta fsheh. - Ndërsa mora disi veten, pashë se më kishte mbetur brenda njëra nga çizmet. Duke kërkuar për të, shokët, fare rastësisht, gjetën nën

    trashësinë e dëborës trupin e një studenti që ishte në grahmat e fundit. E nxorën menjëherë dhe si e përmendën, e nisëm për në spital. E deshi fati që edhe ai të mbijetojë. Kur kuroheshim bashkë në Spitalin Ushtarak, më thoshte shpesh

    me shaka se jetën e kishte dhuratë nga çizmja ime...”.

    Orteku i dytë që ishte më i fuqishëm mori kështu jetën e gjashtë ushtarakëve të tjerë, mes të cilëve tre pedagogë, si dhe gjymtoi mbi gjashtëdhjetë të tjerë, dy prej të cilëve, Përparim Veliu nga Saranda dhe Luan Muça nga Peshkopia, mbetën për tërë jetën të paralizuar...

    ismet Tola: Ndihma e shokëve shpëtoi nga vdekja jetën e 100 studentëve

    “Po të kishte ndodhur në një komu-nitet tjetër, goditja e fuqishme e ortekut të shkurtit 1981, padyshim do të kishte një kosto shumë herë më të dhimbshme. Të nxjerrësh nga thellësitë e borës trupat e 100 njerëzve të goditur befa-sisht e të traumatizuar përtej dhimbjes njerëzore, në kushtet kërcënuese të një situate dramatike, është një sfidë e jashtëzakonshme, që ditën ta bëjnë shkëlqyeshëm shokët që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar studentët e fundosur nga orteku...”. Më shumë se një reflektim ndaj asaj që ka përjetuar duke qenë në qendër të katastrofës natyrore, Ismet Tola ia

    ka edukuar këtë vetes si një bindje që deri tash, siç thotë ai, nuk mund t’ia vërë njeri në dyshim. Më tej, njeriu që ka mundur të mbijetojë për 20 minuta nën dëborë, i gjymtuar e pa ndjenja, e adreson mirënjohjen e parë ndaj komandantit të tij të bata-lionit, Dushan Shameti, i cili mundi ta nxjerrë nga thonjtë e vdekjes me shumë mund e sakrifica. “Po nuk mundi të shpëtonte për vete, kujton Is-meti. Ndërsa rendte për të shpëtuar një shok tjetër, rrëzë një shkëmbi, e përpiu orteku i dytë, dhe...Ndodhi kështu edhe me petagog Çlirimin, Nikollaqin, si dhe me shumë nga studentët e tjerë, që flijuan jetën e tyre në emër të dashurisë dhe soli-daritetit për shokët. Ishte ky human-izëm që u ngrit si një ortek i madh përballë ortekëve të dëborës dhe frenoi tragjedinë e mëtejshme. Ne, dëshmitarët e asaj ngjarjeje të rëndë, njëherazi me tronditjen dhe dhimbjen e madhe, patëm rastin të shikojmë edhe shkëlqimin e kësaj ndjenje fisni-ke, që për mjediset dhe komunitetin e ushtarakëve është mjaft domethënëse dhe e domosdoshme...”

    Kanë kaluar plot 34 vjet nga dita kur 11 dëshmorët e Fekenit, komandantë, pedagogë e studentë të ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve (sot AFA), ranë në krye të detyrës gjatë stërvitjes dimërore në Qendrën Stërvitore të Fekenit, më 6 shkurt të vitit 1981. Ata dhane jetë për të shpë-tuar jetë. Akti i tyre sublim mbetet kurdoherë një simbol i ndërtimit të lidershipit për brezat e studentëve ushtarakë. Ai mbetet shembulli më i mirë i motivimit përmes dhënies së shembullit personal deri, e pertej kufijve të vetmohimit. Kjo është forca e madhe e karakterit të ushtarakut të FA Shqiptare. Ishte pikërisht kjo forcë e brendshme e njerëzve në uniformë që mposhti e triumfoi mbi kushtet ekstreme atmosferike të atj dimri të ashpër të vitit 1981, është kjo forcë që motivon ushtarakët e sotëm të strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për të përmbushur misionin e tyre fisnik të mbrojtjes së atdheut, në përballje me emergjencat civile të shkaktuara nga kushtet e rënda atmosferike, është po kjo forcë që përpiqemi t’a mbajme ndezur e forcojme brez pas brezi në të gjithë procesin e arsimimit dhe edukimit të personelit të FA.

    Kujtimi i të rënëve të Fekenit, frymëzimi nga akti i tyre i lartë e sublim, është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e jetës së përditshme në Aka-deminë e Forcave të Armatosura, në këtë vatër të edukimit dhe përgatitjes së brezave që rekrutohen për të shër-byer si ushtarakë të Forcave tona të

    Të përjetshëmnë kujtesën tonë

    nënkolonele alda sula

    Armatosura, në çdo rreshtim mengjezi e thirrje mbremje.

    Por jo vetëm kaq. Akti dhe shëm-bulli i 11 djemëve të rinj ushtarakë, dëshorëve të Fekenit, do të mbetet i gjallë dhe burim frymëzimi për mbarë

    efektivat e tashëm dhe të nesërm të FA Shqiptare që tashmë janë bërë të njohur edhe jashtë kufijëve të atdheut si pjesëtarë të denjë të NATO-s, kësaj Aleance të Madhe të paqes dhe sigurisë së përbotëshme.

  • ushtriaE prEmtE, 13 shkurt 201510

    Intervistë me drejtorin e Shtëpive të Pushimit të Ushtarakëve, z. Arqile Lici

    Shtëpitë e pushimit të Ushtarakëve drejt përmirësimit të cilësisë dhe

    funksionimit gjithë vjetorInfrastruktura ekzistuese e Shtëpive të Pushimit të Ushtarakëve ka nevojë për

    rehabilitim dhe rikonstruksion, sepse mjaft prej tyre janë lënë pas dore prej vitesh

    intervista

    intervistoi albert Z. Zholi

    Veprimtaria dhe aktiviteti i shtëpive të pushimit dhe rezi-dencave ushtarake për vitin 2014 ka qenë i ndarë në dy struktura të ndryshme administrative, SHPU Durrës dhe Pogradec në varësi të Brigadës Logjistike dhe Rezidenca Jalë dhe Vlorë në varësi të Regjimentit të Mbështetjes. Në të gjitha këto shtëpi dhe rezidenca po punohet intensivisht për përmirësimin e infrastrukturës dhe për përshtatjen e tyre për aktivitet gjithë vjetor

    Ministria e Mbrojtjes ka pasur dhe ka në vartësi disa shtëpi pushimi për ushtarakët, si ka qenë ndarja e tyre para se ju të merrnit këtë detyrë?

    Ashtu është, historikisht Ministria e Mbrojtjes ka pasur në juridiksionin e saj disa shtëpi pushimesh, të cilat kanë shërbyer për ushtarakët dhe familjet e tyre për të kaluar pushimet gjatë peri-udhës së verës në bregdet në Durrës, në Jalë, në Pogradec e etj. Natyrisht përgjatë viteve struktura, vartësitë dhe personeli në këto institucione ka pësuar në vijimësi ndryshime. Kur kam marrë këtë detyrë veprimtaria dhe aktiviteti i shtëpive të pushimit dhe rezidencave ushtarake ka qenë i ndarë në dy struktura të ndryshme administrative. Shtëpia e Pushimit në Durrës dhe ajo në Pogradec ishin në varësi të Brigadës Logjistike dhe rezidenca në Jalë dhe Vlorë në varësi të Regjimentit të Mbështetjes. Me kalimin në strukturën e re, pra nga tetori i vitit 2014 të gjithë shtëpitë e pushimit të ushtarakëve kanë kaluar në vartësi të Drejtorisë së Shtëpive të Pushimit të Ushtarakëve dhe kjo e fundit përfshihet në juridiksionin e Qendrës së Kul-turës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit (QK-MBMMSHP).

    Më konkretisht, cili ishte aktiv-iteti i Shtëpisë së Pushimit të Ush-tarakëve në Durrës dhe i rezidencës në Jalë gjatë vitit 2014?

    Shtëpia e Pushimit në Durrës dhe rezidenca në Jalë gjatë vitit 2014 kanë zhvilluar aktivitet për sezonin veror në

    bazë të urdhrit të ministrit të Mbrojtjes Nr. 875, datë 30.06.2014 “Për rregul-lat, kriteret dhe tarifat e pagesave në Shtëpitë e Pushimeve të Ushtarakëve në Durrës dhe Jalë për vitin 2014” dhe urdhrit të shefit të Shtabit të Përgjith-shëm Nr. 380, datë 02.07.2014, “Për rregullat, kriteret e funksionimit të Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve në Durrës dhe Jalë për vitin 2014”, planit të shpërndarjes së dhomave në SHPU Durrës dhe grafikut të ndarjes së apartamenteve në rezidencën në Jalë, të miratuara nga ministri i Mbrojtjes, si dhe urdhrit të komandave përkatëse, Brigadës Logjistike e Regjimentit të Mbështetjes. Janë ndjekur detyrat dhe realizimet e treguesve ekonomiko-financiare, programet e mbrojtjes, të planifikimit buxhetor vjetor dhe afat-mesëm, problemet e furnizimit material, administrimit të pronave të pasurisë të Shtëpive të Pushimit etj.

    Sa u shfrytëzuan ato, ndonjë shifër a ka?

    Vera që shkoi besoj se do mbahet mend si një verë që pati më pak ditë

    inventarit material, të mjeteve të trans-portit, të dokumenteve të sekretarisë, arkivit dhe dosjeve të personelit. Për personelin e shtëpive të pushimit janë marrë në dorëzim nga strukturat ad-ministruese paraardhëse fletë shoqërimi për financën, dosjet e personelit të emëruar dhe të paemëruar, punonjësit e shkarkuar organikisht, për trajtim të mëtejshëm sipas kodit të punës nga sektori i QKMBMMSHP. Marrja dhe dorëzimi i pronave dhe i materialeve inventar është bërë nga komisionet përkatëse dhe dokumentacioni është në përpunim nga sektori i financës i QKMBMMSHP-së.

    Çfarë parregullsi gjetët në periud-hën që ju morët detyrën, ku ka pasur më shumë parregullsi?

    Gjendja e materialeve në depon e Jalës ka pasur parregullsi, si materiale të pa sistemuara, jo të identifikueshme lehtësisht. Ka pasur materiale që nuk kishin të dhëna për vitin e futjes në përdorim, gjë e cila ka bërë të vështirë mbajtjen e kontabilizimit dhe amor-tizimit, kohës së vlefshme të punës në procesin e seleksionimit, si, p.sh, ishte një ekspres me vlerë 300 000 mijë lekë pa të dhëna kur është futur në përdorim dhe nuk është në gjendje pune, po kështu edhe dy frigoriferë etj. Mosmbajtja në rregull e të dhënave për pajisjet dhe materialet krijon dhe

    mundësinë e abuzimit nga personeli që i përdor apo përgjegjësi material. Në rezidencën në Jalë gjithashtu është në proces vendosja në punë e lavatriçes profesionale, e cila që kur është marrë (para 4 vjetësh) nuk është vënë në punë asnjëherë. Janë siguruar kushte nor-male akomodimi në ambientet ndihmëse për punonjësit mbështetës të ruajtjes, të personalit shëndetësor dhe punonjësit e shërbimeve kontraktore...

    Për aq kohë sa keni në këtë detyrë, si i do ta cilësonit infrastruk-turën e shtëpive të pushimit?

    Infrastruktura ekzistuese e shtëpive të pushimit të ushtarakëve, me keqard-hje por më duhet të theksoj se është e rënduar. Siç duket ka vite që shumë ndërtesa janë lënë pas dore, kështu që ka nevojë për rehabilitim dhe rikon-struksion të ndërtesave të hotelerisë, përmirësim të linjave të brendshme dhe të jashtme të furnizimit me ujë dhe en-ergji elektrike, rinovim të mobilimit dhe komoditeteve të dhomave, zëvendësim të pajisjeve, TV, frigorifer, kondicioner etj, të paktën në masën 1/3 e sasisë së përgjithshme të tyre. Këto gjëra duhen vlerësuar me seriozitet sepse tashmë

    me diell dhe më pak vapë të nxehtë, pasi na kujtohen shirat që binin herë pas here, gjë e cila solli jo pak firo në frekuentimin e kapaciteteve të shtëpive të pushimit. Gjithsesi, theksoj se rezi-denca në Jalë pati një shfrytëzim maksi-mal, ndërsa në Durrës jo vetëm kushtet atmosferike, por edhe gjendja e saj ende problematike nuk dha atë që mund të prisnim. Këtë vit kemi marrë dhe po marrim masa për të rritur cilësinë e pushimeve në këto shtëpi pushimesh për ushtarakët dhe pritshmëria për shfrytëz-imin e tyre është më e madhe...

    Si janë marrë në dorëzim nga drejtuesit paraardhës objektet, pa-jisjet dhe orenditë e këtyre shtëpive të pushimit?

    Në zbatim të urdhrave të lartpër-mendura dhe komisioneve që u ngritën për marrjen në dorëzim është bërë përthithja e aktivitetit ekonomiko-fi-nanciar të rezidencës Jalë dhe në Vlorë, të QRU-së, të shtëpive të pushimit të ushtarakëve në Durrës dhe në Pogradec në varësi të QKMBMMSHP-së, si dhe akti i marrjes në dorëzim i pronave të

    Menaxhimi i shtëpive të pushimit për realizimin e misionit të tyre është përgjegjësi në radhë të parë e drejtuesve dhe më pas e gjithë personelit të tyre, në bashkëpunim të ngushtë me strukturën eprore të QKMBMMSHP-së.‘

    Arqile lici

  • ushtriaE prEmtE, 13 shkurt 2015 11intervista

    ka ikur koha e fjalëve, ushtarakët tanë, familjet e tyre dhe punonjësit civilë të FA nuk mund të trajtohen më si dikur, pa komoditetin dhe infrastrukturën e duhur gjatë pushimeve në këto insti-tucione. Aktualisht po punohet serioz-isht për infrastrukturën duke riparuar defektet e mësipërme dhe shpresojmë se gjendja aktuale do të ndryshojë, duke filluar që në këtë sezon veror pushimesh.

    Cili është orientimi i punës suaj për vitin e ri 2015?

    Orientimi bazë është Direktiva e Mbrojtjes për vitin 2015 dhe de-tyrat konkrete të vëna nga ministri i Mbrojtjes për shtëpitë e pushimit të ushtarakëve ku theksohet se: reha-bilitimi dhe mirëmbajtja e shtëpive të pushimit të ushtarakëve, disa prej të cilave janë në prag të shkatërrimit dhe ku deri më sot për to është kryer biznes për interesa private, është pjesë e pri-oritetit tonë për rritjen e përkujdesjes për ushtarakët të sanksionuar dhe të shpallur dhe në Direktivën e Mbrojtjes për të cilën janë parashikuar 21 milionë lekë. Menaxhimi i shtëpive të pushimit për realizimin e misionit të tyre është

    përgjegjësi në radhë të parë e drejtuesve dhe më pas e gjithë personelit të tyre, në bashkëpunim të ngushtë me strukturën eprore të QKMBMMSHP-së.

    Çfarë ndryshimesh vihen re në strukturën e re të shtëpive të push-imit dhe sa do të ndikojnë ato në përmirësimin e gjendjes?

    E para gjë që bie në sy është fakti që struktura e re shkurton në mënyrë të ndjeshme personelin e shtëpive të pushimit të ushtarakëve krahasuar me strukturën paraardhëse. Kështu, p.sh., rezidenca në Jalë nga 25 punonjës që kishte ka kaluar në 12 punonjës, shtëpia e pushimit në Durrës nga 30 vetë tashmë ka 19 veta. Por më duhet të them se këtu ka një problem që duhet riparuar. Fjala është tek punonjësit e mirëmbajtjes, të cilët nuk janë të mjaftueshëm për të kryer shërbimet e duhura, si pastrimin, gjelbërimin apo largimin e mbeturinave. Pavarësisht nga këto, siç thashë edhe më lart, ne i kemi marrë të gjitha masat që edhe me punonjësit ekzistues pamja e jashtme e shtëpive të pushimit ka filluar të ndryshojë dhe do të ndryshojë akoma dhe më shumë në të ardhmen.

    Më konkretisht, kush janë më të

    nevojshëm?Janë shumë të nevojshëm të paktën

    dy punonjës mirëmbajtës për lulishtet, hapësirat e gjelbra, mirëmbajtjen e pemëve, ujitjen, pastrimin e territorit etj. Bie fjala, ju mund të keni qenë në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve në Plepa, Durrës. Ndër vite ajo ka qenë një oaz lulesh, shatrivanësh, lulishtesh dhe një pylli pishash të pafund, por sot shumë nga këto janë dëmtuar për të mos thënë shkatërruar. E pra, për t’i kthyer në identitet ato, krahas anës financiare, kërkojnë edhe disa punonjës plus për mirëmbajtjen dhe ripërtëritjen e tyre. Gjithashtu, kemi menduar që punonjësit në këto qendra të jenë dhe drejtues mjeti, për arsye të shkurtimit të organikës, kursimeve dhe veprimit të menjëhershëm. Duke pasur automjet një lulishtar në kuadrin e suprimimeve të vendit të punës, mendoj se rendimenti i punës do jetë më i plotë.

    Po për shërbimin në bllokun e kuzhinës dhe restorantit ç’mund të thoni, a ka përmirësime në rritjen e cilësisë së këtij shërbimi?

    Zëvendësimi i personalit tradicional të kuzhinës dhe restorantit duke u ba-

    zuar në shërbime kontraktore private besoj nuk ka për të sjellë ndonjë fitim ekonomik. Mendoj se kalimi me kon-traktorë i shërbimit të ushqimit do të sjellë rritjen e kostos së ushqimit, si dhe ulje të cilësisë së shërbimit. Qëllimi i kontraktorëve është fitimi sa më i lartë i tyre dhe keqpërdorimi i materialeve që janë pronë shtetërore dhe janë dhënë me qira simbolike, por që nuk sjellin rinovimin apo zëvendësimin e tyre. Gjithsesi kjo praktikë tashmë kështu është, në të ardhmen, bazuar edhe në problematikat që do të evidencohen, gjykoj se do të dalim edhe me ide e zgjidhje më të mira...

    Me sa dimë, ka disa vite që Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec pothuajse nuk ka funksionuar. A ka ndonjë plan për rifunksionimin e saj?

    Kjo shtëpi është më problematike. Ajo ka më shumë se 5 vjet që nuk shfrytëzohet dhe gjithë këto vite ajo ka qenë vetëm në ruajtje... Ajo gjendet në një pozicion shumë të bukur, në një mjedis të mrekullueshëm dhe nuk e di pse është lënë në këtë gjendje. Kjo shtëpi mund të organizohet për një veprimtari gjithë vjetore. Aty çdo fundjavë mund të shkojnë ushtarakë për pushime. Por aty ka mjaft probleme për të zgjidhur apo për të përmirësur. Bie fjala, një problem kryesor është se në këtë shtëpi pushimi përgjithë-sisht banjot janë si dikur, të përbashkëta dhe në këtë mënyrë janë jashtë kohe. Po kështu edhe për disa mangësi të tjera që kanë ardhur si rrjedhojë e lënies pas dore apo në një harresë të pafalshme të kësaj shtëpie pushimi që dikur ka qenë model dhe mjaft e frekuentushme nga ushtarakët. Fatmirësisht, tashmë jemi në momentin që mund t’i bëhet një rikonstruksion kësaj shtëpie pushimi dhe kësisoj mund t’i bëjmë përmirësimet e duhura.

    Flitet edhe për një lloj funk-sionimi shumëdimensional i shtëpive të pushimit të ushtarakëve. Si mund ta kuptojmë këtë?

    Shtëpitë e pushimit të ushtarakëve në përputhje me aktet ligjore në fuqi kanë të drejtë të kryejnë aktivitet treg-tar siç është: dhënia me qira e vilave, objekteve dhe ambienteve që ka në administrim, si dhe kryen veprimtari ekonomike të turizmit e të shërbimeve hoteleri, restoranti për pjesëtarët e Forcave të Armatosura, ushtarakët në rezervë, lirim, veteranë dhe ushtarake

    të huaj. Por nuk kanë të drejtën e për-dorimit të tyre në interes të përmirësimit të kushteve të shërbimit nga realizohen. Prandaj ato duhet të kenë të drejtë të përdorin të ardhurat sipas përcaktimeve ligjore, këto të ardhura konsiderohen si të ardhura jashtë limitit dhe përdorimi i tyre të bëhet për mbulimin e kostove të shërbimeve që kryhen nga shtëpitë e pushimit, të kemi të drejtën e marrjes me kontratë të punonjësve sezonalë, zgjidhjen e emergjencave të furnizimit me ujë, të sistemit të kondicionimit, të defekteve të pajisjeve të gatimit, të lavatriçeve, të frigoriferëve etj.

    Nga kush mbulohen shpenzimet për shtëpitë e pushimit?

    Në shtëpitë e pushimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë shpenzimet për ujë, drita dhe pagat e personelit financohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, kurse shpen-zimet e tjera mbulohen me të ardhurat që ato realizojnë nëpërmjet veprim-tarive që zhvillojnë dhe shpenzimeve të pushuesve.

    A keni menduar për ta zgjeruar e shtrirë aktivitetin e shtëpive të push-imit të ushtarakëve përtej periudhës së verës, pra edhe përgjatë gjithë vitit?

    Kjo është një ide mjaft e mirë. Por për këtë çështje gjykoj se është e rëndë-sishme marrja e autorizimit nga ministri i Mbrojtjes për një aktivitet gjithë vjetor të shtëpive të pushimit të ushtarakëve, miratimit të tarifave ditore jashtë se-zonit veror për plotësimin e kërkesave të ushtarakëve për përdorimin me efektivitet të pasurive dhe shtimin e të ardhurave. Pas rikonstruksioneve që mund dhe duhet të bëhen, përmirësimit të kushteve logjistike të godinave dhe apartamenteve të tyre etj, me siguri që do të shtohen mundësitë për një zgjerim dhe shtrirje gjithëvjetore të aktivitetit të shtëpive të pushimit të ushtarakëve.

    Së fundi, a është optimist drejtori i SHPU-ve që verën e ardhshme të shihen përmirësime të dukshme në funksionimin e shtëpive të pushimit të ushtarakëve?

    Besoj se po. Masat janë marrë dhe puna vazhdon për përmirësimin e gjendjes në to. Në fakt, ka një vit që fytyra e këtyre shtëpive ka ndryshuar dhe po ndryshon. Në të ardhmen, me rikonstruksionet që mendohet të bëhen, ato do kthehen në shtëpi pushimi model, me parametrat më bashkëkohorë.

  • ushtriaE prEmtE, 13 shkurt 201512 histori

    ProF. asoc. dr. Bernard ZotaJ

    Sulejman Vokshi lindi më 20 shkurt 1815 në qytetin e Gjakovës në një familje me tradita të shquara patriotike dhe luftarake. Ai është veprimtar, atdhetar dhe figurë e shquar e Lidhjes së Prizrenit. Në rrugën luftarake për 50 vjet, Sulejmani ka shpalosur në të gjithë veprimtarinë e tij të gjatë dhe të pasur luftarake, edhe një dimension, atë prej prijësi dhe drejtuesi ushtarak. Veprimtarinë patriotike e filloi që në moshën djaloshare. Në vitet ‘40 të shek. XIX mori pjesë me armë në dorë kundër Reformave të Tanzimatit dhe për këtë Porta e Lartë e kishte arrestuar, burgosur dhe internuar mbi 15 herë. Ai nuk kishte ndjekur studimet e nuk kishte diplomë të ndonjë shkolle apo akademie ushtarake klasike, por me zgjuarsinë dhe intuitën e tij natyrale njihte dhe kishte përvetësuar në arsenalin e tij një numër të madh elementësh të artit ushtarak të zbatuar në mënyrë krijuese, të mpleksur mirë me artin tradicional popullor dhe me taktikën e luf