2
GAZETË INFORMATIVE ><><><><><><><><><><><><><><><><><> ><>< MARS 2015 NR.24 Publikohet “Manifesti Shqipëria 2030” Një vizion Planifikimi dhe Zhvillimi Hapësinor Kombëtar. Ky studim inovativ është realizuar në kuadër të njësive kërkimore të Universitetit POLIS: “IF, Innovation Factory” dhe “R&DI, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim”. Ai tenton të përmbledhë për herë të parë në Shqipëri disa baza teorike, praktike dhe ide konkrete mbi çështje të vizionimit, planifikimit dhe zhvillimit territorial-hapësinor në nivel kombëtar. Pavarësisht potencialeve të mëdha natyrore pejzazhistike që Shqiperia ka, ne kemi qene vazhdimisht dhe ende jemi të rrezikuar nga problematikat që lidhen me çështjet mjedisore. Momentalisht kemi rreth 17% te sipërfaqes së territorit, të konsideruara si zona të mbrojtura, dhe këto zona konsistojnë përgjithësisht në pyje dhe laguna. Ndërkohe BE kërkon një rritje të kësaj sipërfaqjeje, me një mbulim së paku 30% të territorit. Publikimi i Fundit i Polis_Press “Imazhi i Ri i Qëndrueshëm i Shqipërisë - Brandimi i Korridorit të Ri Tiranë - Durrës (Durana)”. Ky botim sjell një projekt të zhvilluar në kuadër të programit të përbashkët të Doktoraturës, mes Universtitetit POLIS dhe Universitetit të Ferraras në Itali dhe është një produkt i R&DI (IKZH) Institutit për Zhvillim dhe Kërkimi dhe Departamentit për Kërkim Shkencor të Universitetit POLIS. Ky botim do të shpërndahet në të gjitha institucionet publike, si dhe tek të gjithë profesionistët. Ai prezanton një alternative të qeverisjes së territorit dhe manaxhimit të burimeve në zonën midis kryqëzimeve të Kamzës, Fushë-Krujës dhe Aeroportit Rinas. Libri ofron gjithashtu një strategji për brandimin e një kryeqyteti të ri, të një Shqipërie të re. Libri është në gjuhën angleze. Si zakonisht atë mund ta gjeni në librarinë Adrion dhe BookStore në TEG. Botimi do të publikohet ndërkombëtarisht edhe nga një shtëpi botimi Italiane. MAD CENTER & GALLERY Ekspozitë me Punime e Piktorit Shqiptar Danish Jukniu Gjatë muajit Nëntor në Galerinë “MAD_Center” në Universitetit POLIS u hap një ekspozitë speciale e një prej piktorëve më të veçantë të artit shqiptar: Danish Jukniu. Ekspozita solli mbi 60 punë të tij, pjesë e një koleksioni të arkitektit Maksi Mitrojorgji. Bocete që tregojnë procesin e tij krijues, fazat dhe skicat nëpër të cilën kalon një vepër para finalizimit të saj. Kjo ekspozitë është pjesë e serisë së ekspozitave që Universiteti POLIS ka hapur me emrat më të shquar të artit shqiptar, si dhe me koleksionistët të cilët posedojnë një sasi veprash arti edhe më të mëdha se Galeria Kombetare e Artit. Falë punës së palodhur të pedagogut, kritikut dhe kuratorit Gëzim Qëndro këto thesare po shpalosen për publikun artdashës në Tiranë e Shqipëri. Ekspozita qëndroi e hapur për 3 javë. “Multimedia Collage Poster” tjetër Ekspozite e Studentëve të Degës Art&Dizajn Në Nëntor 2014, MAD_Center organizoi ekspozitën “Multimedia Collage Poster” me punime nga student të vitit të dyte, dega Art&Dizajn me curator pedagogun Ermal Bezhani. Tematikat e trajtuara ishin të ndryshme, marrë nga fakte dhe problematika social-kulturore si: kujdesi për shëndetin, dhuna ndaj femrës, diskriminimi racial, homophobia, varësia ndaj rrjeteve sociale, etj. Ekspozita qëndroi e hapur për 2 javë. Ekspozita “Young Bulgarian Designers” & “Hungry Designers” në kuadër të TAW/ Javet e Arkitekturës në Tiranë Gjatë TAW_Javëve të Arkitekturës, në Tetor 2014 MAD_Center organizoi ekspozitën “Everyday Heroes” me koncepte të zhvilluara nga dizen- jatorë të rinj Ballkanas, shumica e tyre Kroatë, zgjedhur me kujdes për ekspozitën nga Ivana Borovnjak, të cilët fokusohen dhe riinterpretojnë mënyrat tradicionale të përgatitjes së ushqimit duke krijuar menyra të reja të konsumit të shijes. Tjetër Arritje Ndërkombëtare për Universitetin POLIS! Shoqata e Universiteteve Italiane ka njohur dhe ka pranuar zyrtarisht Universitetin POLIS si universitet partner evropian për shkollat e larta Italiane. Kjo nënkupton unifikimin e standarteve, njohjen e krediteve, transferimin e stafit, mobilitetin e studentëve, projekte dhe programe të përbashkëta, etj. U_POLIS TAW Tirana Architecture Weeks / Javët e Arkitekturës Shqipëtare Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, Partnerë Vendas e të Huaj Mbështesin TWA-Tirana Architecture Weeks. Të ftuar në POLIS emra të shquar të fushës së arkitekturës. Është viti i dytë që Universiteti POLIS bëhet protagonist për organizim të suksesshëm të bienaleve të Arkitektuës dhe të Dizajnit në Shqipëri. Kjo është bëre e mundur falë një pune të përbashkët me Bashkinë Tiranë dhe me AUA, Unioni I Arkitektëve, Urbanistëve e Planifikuësve Shqiptarë. Natyrisht evenimenti u mundësua edhe nga mbështetja financiare e vetë U_POLIS, por sidomos e institutit origjine Co-PLAN. Mbështetje u dhanë edhe nga partner të tjerë vendas e të huaj, gjë që mundësoi sjelljen në Shqipëri të mjaft evenimenteve profesionale e publike si; workshope, seminare, leksione, forume, ekspozita, projektim filmash, etj. Edhe në këte rast u koordinua me sukses me Akademinë Marubi dhe Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut (HRFF). Bienalja e dizajnit TDW kishte për temë diskutimi “Design Made In” duke u përqëndruar tek marrëdhënia e industrisë së kreativitetit me sipërmarrjen publike e private në Shqipëri e Ballkan në kuadër të proceseve integruese të rajonit drejt BE-së, dhe rritjen e konkurueshmërisë të ekonomive lokale në këtë treg të madh. Kapsula Energjitike. Në kuadër të projektit ENV.net financuar nga Komisioni Europian, ju njohim me Kapsulën Energjitike, një strukturë e ndërtuar tërësisht nga materiale me eficencë të lartë energjitike, nga studentë dhe staf të Universitetit POLIS gjatë TAW 2014 - Javëve të Arkitekturës në Tiranë. Aktiviteti u zhvillua në oborrin e Qendrës Tregtare Univers (QTU) në datat 18 dhe 19 Dhjetor 2014. Duke qenë se Kapsula është ndërtuar bazuar në parimet e eficiencës së energjisë në banesa, vizitorëve i’u dha mundësia të njihen me këshilla praktike për të rritur eficencën e energjisë në shtëpitë e tyre. Ndërsa për të gjithë kureshtarët që dëshirojnë të bëjnë diçka të ngjashme, në një sesion të veçantë autorët e kapsulës shpjeguan në detaje teknologjinë që kanë përdorur për ndërtimin e saj. POCKET PARK “Aktivizma Urbane për Demokraci Qytetare” Më 10 Janar 2015 një tjetër hapësirë urbane rimerr vlerat e merituara. Komuniteti i një zone në njësinë Bashkiake nr.5, së bashku me Co-Plan, Bashkinë Tiranë dhe Univer- sitetin POLIS, punuan së bashku për disa muaj, për të ndryshuar hapësirën mes pallateve të tyre. Ata e kanë gjelbëruar, sistemuar, kanë shtuar hapësirat rekreative, sipas vullnetit dhe dakortësisë së përbashkët të qytetarëve të zonës. Rezultati është i admirueshëm. Kjo nismë, erdhi në kuadër të projektit “Aktivizma Urbane Për Demokraci Qytetare”, i zbatuar nga Co-PLAN në bashkëpunim me Bashkia Tiranë dhe Universitetin POLIS dhe i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Harmonizimi I Parkut dhe Piramidës Nën temën “Lost Architecture – [EN] Visioning New City Squares”, Tirana Architecture Weeks dhe Universiteti POLIS, së bashku me Ministrinë e Kulturës ftuan arkitektë të rinj të propozojnë zgjidhje për sheshin Piramida e Tiranës. I ndodhur në një vend simbolik dhe zyrtarisht një simbol i trashëgimisë komuniste në Shqipëri, Sheshi Piramida u konceptua në vitin 1988 nga arkitektët Shqiptarë Pirro Vaso, Klement Kolaneci, Pranvera Hoxha dhe Vladimir Bregu, si një muze dedikuar kryetarit të partisë komuniste , Enver Hoxha. Që nga epoka komuniste e cila përfundoi në vitin 1992, piramida i është nënshtruar një procesi të ndërhyrjeve të vazhdueshme dhe propozimeve të parealizuara të konkurrencës. Ndërkohë kur njerëzit filluan të perceptojnë sheshin ngjitur si një hapësirë publike, u shfaq edhe një debat publik i fortë e i politizuar. Qëllimi i konkursit “Lost Architecture” ishte që të sigurojë një strategji për harmonizimin e shtresave të historisë me një funksion aktiv, hapësira atraktive dhe bashkëkohore. KALENDARI I AKTIVITETEVE 2015 Nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe U_POLIS - Kryeministri Edi Rama viziton Universitetin POLIS - U_POLIS dhe Co-PLAN përfshihen në reforma të rëndësishme të qeverisë - TAW Tirana Architecture Weeks - “IF” Laboratori më i ri në U_POLIS - Znj. Donna Richardson vizitoi Universitetin POLIS dhe Institutin Co-PLAN - Ekspozitat në MAD Center UNIVERSITETI POLIS ESHTE AKREDITUAR ME URDHER TE MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR.227, DATE 22.07.2009. I LICENSUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, NR. 698, DATE 11.10.2006 BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE NR 114, FAQE 4475, VITI 2006. PER ME SHUME MUND TE KLIKONI NE : WWW.QPZ.GOV.AL OSE WWW.MASH.GOV.AL. U_POLIS është anëtar i shoqatës së shkollave evropiane te arkitektures (AEEA). Anëtar i shoqatës së shkollave evropiane të planifikimit (AESOP) dhe nënshkrues i “Magna Charta” te Bolonjës. Universite Polis – Shkolla ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Polikave të Zhvillimit Urban, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kua Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22. Mob. +355 (0) 69 40 88 111. www.universitepolis.edu.al Mars / March Ekspozitë Studentet Art & Dizajnt 2 -Leksion & Performance (Sound Design & Video Art) Artistit Ilir Luka -Ekspozitë personale Dritan Hyska Qershor / June Ekspozitë Studentët Arkitekturë + Art & Dizajn Prill / April Ekspozitë Florent Kalivopulli Maj / May Ekspozitë fotografike Agron Mesi Shtator / September Ekspozitë Ermal Bezhani, Joana Dhiamanti Tetor / October Ekspozitë Abdurrahim Buza Enkeled Zonja Nëntor / November Ekspozitë Enkeled Zonja Dhjetor / December Ekspozitë Studentët Arkitekturë + Art & Dizajn MAD Center promovon në Shqipëri Artin Alternativ, Dizajnin e Aplikuar, Ide dhe Projekte mbi Dizajnin si dhe Arkitekturën. Në funksion të nevojave shoqërore MAD Center evidenton përvojat vendore në një kontekst rajonal, europian dhe global. Qëndra eksploron ide kulturore nëpërmjet iniciativave dinamike kuratorialo-edukative në bashkëpunim me programe pub- like apo private, ente dhe individë, të brëndshëm dhe të jashtëm. Për më shumë mund të kontaktoni në adresën tonë: MAD Center: Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tiranë Albania Tel: +355.(0)4.2407420 / +355.(0)4.2407421 Fax:+355.(0)4.2407422 Mob: +355 (0) 69 40 88 111 Email: [email protected]

KALENDARI I AKTIVITETEVE 2015 24 Shkurt 2015.pdf · Kamzës, Fushë-Krujës dhe Aeroportit Rinas. Libri ofron gjithashtu një strategji për brandimin e një kryeqyteti të ri, të

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

GAZETË INFORMATIVE

><><><><><><><><><><><><><><><><><> ><>< MARS 2015

NR

.24

Publikohet “Manifesti Shqipëria 2030”

Një vizion Planifikimi dhe Zhvillimi Hapësinor Kombëtar. Ky studim inovativ është realizuar në kuadër të njësive kërkimore të Universitetit POLIS: “IF, Innovation Factory” dhe “R&DI, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim”. Ai tenton të përmbledhë për herë të parë në Shqipëri disa baza teorike, praktike dhe ide konkrete mbi çështje të vizionimit, planifikimit dhe zhvillimit territorial-hapësinor në nivel kombëtar. Pavarësisht potencialeve të mëdha natyrore pejzazhistike që Shqiperia ka, ne kemi qene vazhdimisht dhe ende jemi të rrezikuar nga problematikat që lidhen me çështjet mjedisore. Momentalisht kemi rreth 17% te sipërfaqes së territorit, të konsideruara si zona të mbrojtura, dhe këto zona konsistojnë përgjithësisht në pyje dhe laguna. Ndërkohe BE kërkon një rritje të kësaj sipërfaqjeje, me një mbulim së paku 30% të territorit.

Publikimi i Fundit i Polis_Press “Imazhi i Ri i Qëndrueshëm i Shqipërisë - Brandimi i Korridorit të Ri Tiranë - Durrës (Durana)”.

Ky botim sjell një projekt të zhvilluar në kuadër të programit të përbashkët të Doktoraturës, mes Universtitetit POLIS dhe Universitetit të Ferraras në Itali dhe është një produkt i R&DI (IKZH) Institutit për Zhvillim dhe Kërkimi dhe Departamentit për Kërkim Shkencor të Universitetit POLIS. Ky botim do të shpërndahet në të gjitha institucionet publike, si dhe tek të gjithë profesionistët. Ai prezanton një alternative të qeverisjes së territorit dhe manaxhimit të burimeve në zonën midis kryqëzimeve të Kamzës, Fushë-Krujës dhe Aeroportit Rinas. Libri ofron gjithashtu një strategji për brandimin e një kryeqyteti të ri, të një Shqipërie të re. Libri është në gjuhën angleze. Si zakonisht atë mund ta gjeni në librarinë Adrion dhe BookStore në TEG. Botimi do të publikohet ndërkombëtarisht edhe nga një shtëpi botimi Italiane.

MAD CENTER & GALLERY Ekspozitë me Punime e Piktorit Shqiptar Danish JukniuGjatë muajit Nëntor në Galerinë “MAD_Center” në Universitetit POLIS u hap një ekspozitë speciale e një prej piktorëve më të veçantë të artit shqiptar: Danish Jukniu. Ekspozita solli mbi 60 punë të tij, pjesë e një koleksioni të arkitektit Maksi Mitrojorgji. Bocete që tregojnë procesin e tij krijues, fazat dhe skicat nëpër të cilën kalon një vepër para finalizimit të saj. Kjo ekspozitë është pjesë e serisë së ekspozitave që Universiteti POLIS ka hapur me emrat më të shquar të artit shqiptar, si dhe me koleksionistët të cilët posedojnë një sasi veprash arti edhe më të mëdha se Galeria Kombetare e Artit. Falë punës së palodhur të pedagogut, kritikut dhe kuratorit Gëzim Qëndro këto thesare po shpalosen për publikun artdashës në Tiranë e Shqipëri. Ekspozita qëndroi e hapur për 3 javë.

“Multimedia Collage Poster” tjetër Ekspozite e Studentëve të Degës Art&DizajnNë Nëntor 2014, MAD_Center organizoi ekspozitën “Multimedia Collage Poster” me punime nga student të vitit të dyte, dega Art&Dizajn me curator pedagogun Ermal Bezhani. Tematikat e trajtuara ishin të ndryshme, marrë nga fakte dhe problematika social-kulturore si: kujdesi për shëndetin, dhuna ndaj femrës, diskriminimi racial, homophobia, varësia ndaj rrjeteve sociale, etj. Ekspozita qëndroi e hapur për 2 javë.

Ekspozita “Young Bulgarian Designers” & “Hungry Designers” në kuadër të TAW/ Javet e Arkitekturës në TiranëGjatë TAW_Javëve të Arkitekturës, në Tetor 2014 MAD_Center organizoi ekspozitën “Everyday Heroes” me koncepte të zhvilluara nga dizen-jatorë të rinj Ballkanas, shumica e tyre Kroatë, zgjedhur me kujdes për ekspozitën nga Ivana Borovnjak, të cilët fokusohen dhe riinterpretojnë mënyrat tradicionale të përgatitjes së ushqimit duke krijuar menyra të reja të konsumit të shijes.

Tjetër Arritje Ndërkombëtare për Universitetin POLIS!Shoqata e Universiteteve Italiane ka njohur dhe ka pranuar zyrtarisht Universitetin POLIS si universitet partner evropian për shkollat e larta Italiane. Kjo nënkupton unifikimin e standarteve, njohjen e krediteve, transferimin e stafit, mobilitetin e studentëve, projekte dhe programe të përbashkëta, etj.

U_POLIS

TAW Tirana Architecture Weeks / Javët e Arkitekturës Shqipëtare

Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, Partnerë Vendas e të Huaj Mbështesin TWA-Tirana Architecture Weeks. Të ftuar në POLIS emra të shquar të fushës së arkitekturës.Është viti i dytë që Universiteti POLIS bëhet protagonist për organizim të suksesshëm të bienaleve të Arkitektuës dhe të Dizajnit në Shqipëri. Kjo është bëre e mundur falë një pune të përbashkët me Bashkinë Tiranë dhe me AUA, Unioni I Arkitektëve, Urbanistëve e Planifikuësve Shqiptarë. Natyrisht evenimenti u mundësua edhe nga mbështetja financiare e vetë U_POLIS, por sidomos e institutit origjine Co-PLAN. Mbështetje u dhanë edhe nga partner të tjerë vendas e të huaj, gjë që mundësoi sjelljen në Shqipëri të mjaft evenimenteve profesionale e publike si; workshope, seminare, leksione, forume, ekspozita, projektim filmash, etj. Edhe në këte rast u koordinua me sukses me Akademinë Marubi dhe Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut (HRFF). Bienalja e dizajnit TDW kishte për temë diskutimi “Design Made In” duke u përqëndruar tek marrëdhënia e industrisë së kreativitetit me sipërmarrjen publike e private në Shqipëri e Ballkan në kuadër të proceseve integruese të rajonit drejt BE-së, dhe rritjen e konkurueshmërisë të ekonomive lokale në këtë treg të madh.

Kapsula Energjitike.

Në kuadër të projektit ENV.net financuar nga Komisioni Europian, ju njohim me Kapsulën Energjitike, një strukturë e ndërtuar tërësisht nga materiale me eficencë të lartë energjitike, nga studentë dhe staf të Universitetit POLIS gjatë TAW 2014 - Javëve të Arkitekturës në Tiranë. Aktiviteti u zhvillua në oborrin e Qendrës Tregtare Univers (QTU) në datat 18 dhe 19 Dhjetor 2014. Duke qenë se Kapsula është ndërtuar bazuar në parimet e eficiencës së energjisë në banesa, vizitorëve i’u dha mundësia të njihen me këshilla praktike për të rritur eficencën e energjisë në shtëpitë e tyre. Ndërsa për të gjithë kureshtarët që dëshirojnë të bëjnë diçka të ngjashme, në një sesion të veçantë autorët e kapsulës shpjeguan në detaje teknologjinë që kanë përdorur për ndërtimin e saj.

POCKET PARK

“Aktivizma Urbane për Demokraci Qytetare”Më 10 Janar 2015 një tjetër hapësirë urbane rimerr vlerat e merituara. Komuniteti i një zone në njësinë Bashkiake nr.5, së bashku me Co-Plan, Bashkinë Tiranë dhe Univer-sitetin POLIS, punuan së bashku për disa muaj, për të ndryshuar hapësirën mes pallateve të tyre. Ata e kanë gjelbëruar, sistemuar, kanë shtuar hapësirat rekreative, sipas vullnetit dhe dakortësisë së përbashkët të qytetarëve të zonës. Rezultati është i admirueshëm. Kjo nismë, erdhi në kuadër të projektit “Aktivizma Urbane Për Demokraci Qytetare”, i zbatuar nga Co-PLAN në bashkëpunim me Bashkia Tiranë dhe Universitetin POLIS dhe i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Harmonizimi I Parkut dhe Piramidës

Nën temën “Lost Architecture – [EN] Visioning New City Squares”, Tirana Architecture Weeks dhe Universiteti POLIS, së bashku me Ministrinë e Kulturës ftuan arkitektë të rinj të propozojnë zgjidhje për sheshin Piramida e Tiranës. I ndodhur në një vend simbolik dhe zyrtarisht një simbol i trashëgimisë komuniste në Shqipëri, Sheshi Piramida u konceptua në vitin 1988 nga arkitektët Shqiptarë Pirro Vaso, Klement Kolaneci, Pranvera Hoxha dhe Vladimir Bregu, si një muze dedikuar kryetarit të partisë komuniste , Enver Hoxha. Që nga epoka komuniste e cila përfundoi në vitin 1992, piramida i është nënshtruar një procesi të ndërhyrjeve të vazhdueshme dhe propozimeve të parealizuara të konkurrencës. Ndërkohë kur njerëzit filluan të perceptojnë sheshin ngjitur si një hapësirë publike, u shfaq edhe një debat publik i fortë e i politizuar. Qëllimi i konkursit “Lost Architecture” ishte që të sigurojë një strategji për harmonizimin e shtresave të historisë me një funksion aktiv, hapësira atraktive dhe bashkëkohore.

KALENDARI I AKTIVITETEVE 2015

Nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe U_POLIS - Kryeministri Edi Rama viziton Universitetin POLIS - U_POLIS dhe Co-PLAN përfshihen në reforma të rëndësishme të qeverisë - TAW Tirana Architecture Weeks - “IF” Laboratori më i ri në U_POLIS - Znj. Donna Richardson vizitoi Universitetin POLIS dhe Institutin Co-PLAN - Ekspozitat në MAD Center

UNIVERSITETI POLIS ESHTE AKREDITUAR ME URDHER TE MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR.227, DATE 22.07.2009. I LICENSUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, NR. 698, DATE 11.10.2006 BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE NR 114, FAQE 4475, VITI 2006. PER ME SHUME MUND TE KLIKONI NE : WWW.QPZ.GOV.AL OSE WWW.MASH.GOV.AL. U_POLIS është anëtar i shoqatës së shkollave evropiane te arkitektures (AEEA). Anëtar i shoqatës së shkollave evropiane të planifikimit (AESOP) dhe nënshkrues i “Magna Charta” te Bolonjës. Universiteti Polis – Shkolla ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22. Mob. +355 (0) 69 40 88 111. www.universitetipolis.edu.al

Mars / March EkspozitëStudentet Art & Dizajnt 2 -Leksion & Performance(Sound Design & Video Art)Artistit Ilir Luka -Ekspozitë personaleDritan Hyska

Qershor / June Ekspozitë Studentët Arkitekturë + Art & Dizajn

Prill / April EkspozitëFlorent Kalivopulli

Maj / May Ekspozitë fotografike Agron Mesi

Shtator / September EkspozitëErmal Bezhani, Joana Dhiamanti

Tetor / October Ekspozitë Abdurrahim Buza Enkeled Zonja

Nëntor / November EkspozitëEnkeled Zonja

Dhjetor / December EkspozitëStudentët Arkitekturë + Art & Dizajn

MAD Center promovon në Shqipëri Artin Alternativ, Dizajnin e Aplikuar, Ide dhe Projekte mbi Dizajnin si dhe Arkitekturën. Në funksion të nevojave shoqërore MAD Center evidenton përvojat vendore në një kontekst rajonal, europian dhe global. Qëndra eksploron ide kulturore nëpërmjet iniciativave dinamike kuratorialo-edukative në bashkëpunim me programe pub-like apo private, ente dhe individë, të brëndshëm dhe të jashtëm. Për më shumë mund të kontaktoni në adresën tonë:

MAD Center: Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tiranë AlbaniaTel: +355.(0)4.2407420 / +355.(0)4.2407421 Fax:+355.(0)4.2407422Mob: +355 (0) 69 40 88 111 Email: [email protected]

NEWSLETTER

><><><><><><><><><><><><><><><><><> <><MARCH 2015

No.

24

New Publication

“Manifesto Albania 2030”, a National Development Spatial Planning Vision.This innovative study was run within the research units of POLIS University: “IF, Innovation Factory” and “R&DI, Institute for Research and Development”. It attempts to summarize for the first time in Albania some theoretical and practical basis and concrete ideas on issues of visioning, planning and territorial spatial development at national level. Despite great natural landscape potentials of Albania, we have always been and still are at risk of problems related to environmental issues. At the moment 17% of territory, mainly forests and lagoons, are considered as protected areas. Meanwhile the EU requires an enlargement of such areas, covering at least 30% of the territory.

Latest publication of POLIS _Press “Albania’s New Sustainable Image - Branding New Tirana - Rinas Corridor (Durana)”.

This publication presents a project developed under the joint PhD program of POLIS and Ferrara University, Italy and is a product of R&DI (IKZH) the Institute of Research and Development and the Scientific Research unit of POLIS University. This publication will be distributed to all public institutions and to all professionals interested.. It offers an alternative on territorial governance and management of resources on the area between Kamza, Fushë-Krujë and Rinas Airport intersection. The book also provides a strategy for branding a new capital, a new Albania.The book is in English. As usual it is found at Adrion and BookStore/TEG libraries. The publication will also be published internationally by an Italian publishing house.

MAD CENTER & GALLERY:Exhibition with artworks of Albanian Painter Danish Jukniu During November 2014, “MAD_Center” Gallery at POLIS University opened a special exhibition of one of the most unique Albanian artists: Danish Jukniu. The exhibition exposed his 60 works, part of a collection gathered by the architect Maksi Mitrojorgji. The collection showed his creative process, stages and sketches through which the act-fact passes before its finalization. This exhibition is part of a series of exhibitions that POLIS University has open with artworks of the most prominent names of Albanian art, as well as collectors who possess a large amount of art works even bigger than National Gallery of Art. Thanks to the hard work of the lecturer, critic and curator Gëzim Qëndro these treasures are disclosed to the public and art lovers in Tirana and Albania. The exhibition remained open for 3 weeks.

“Multimedia Collage Poster” Another exhibition of Students of Art&Design In November 2014, the MAD_Center organized the exhibition “Multimedia Collage Poster” with works from the second year students of Art & Design curated by their lecturer Ermal Bezhani. The topics in this exhibition were different and were inspired from our socio-cultural issues such as health care, violence against women, racial discrimination, homophobia, addiction to social networking, etc. The exhibition remained open for 2 weeks and was seen my a number of visitors.

“Bulgarian Young Designers” & “Hungry Designers” Exhibitions under the Framework of TAW / Tirana Architecture Weeks 2014During Tirana Architecture Weeks, in October 2014, MAD_Center & Gallery Organized the exhibition “Everyday Heroes” with concepts devel-oped by young Balkan designers most of them Croatian carefully selected by Ivana Borovniak. It was focused on re-interpreting traditional ways of meals preparation and creating new ways of consuming and enjoying food.

Another International Achievement of POLIS University! The Association of Italian Universities has recently officially recognized POLIS University as a European partner university of Italian Universities. This implies the unification of standards, credits recognition, staff and student transfer and exchange opportunities, joint projects and programs,etc.

U_POLIS

Official Opening - TAW Tirana Architecture Weeks. Tirana Municipality, Ministry of Culture, Local and Foreign Partners support TAW-Tirana Architecture Weeks. Prominent names in the field of architecture visited POLIS.

It is the second year that POLIS University becomes the protagonist for successful organization of the Architecture and Design biennial in Albania. This was made possi-ble thanks to a collaboration with the Municipality of Tirana and the AUA, the Albanian Union of Architects and Urban Planners. Obviously this event was made possible by the financial support of POLIS_U, especially by Co-PLAN, the origin institute. Support was also provided by other partners , domestic and foreign, which enabled the organization of a series of professional and public events in Albania such as; workshops, seminars, lectures, forums, exhibitions, film projection, etc. Even in this case, POLIS successfully coordinated with MARUBI Academy and the Film Festival for Human Rights (HRFF). This year’s discussion topic of Design Biennale (TDW) was “Design Made In” which was focused on the relationship of creative industry and public/private entrepreneurship in Albania and the Balkans under the framework of regional integration processes to the EU, and the increase of competitiveness among local economies in the large market.

Solar Capsule

Solar Capsule We introduce you to the Solar Capsule, project funded by the European Commission under the framework of the ENV.net program. This structure is entirely built with high energy efficiency materials by POLIS students and staff during TAW 2014- Tirana Architecture Weeks 2014. The event took place on the 18th and 19th of December 2014, in the court-yard of “Univers Shopping Center” (QTU). Since the capsule is built based on the principles of energy efficiency in housing, visitors were granted the opportunity to get acquainted with practical tips to increase energy efficiency at home. For all curious people the designers of the capsule gave detailed information about the technology used for its construction in a special session.

POCKET PARK

“Urban Activism for Civic Democracy”On January 12, 2015 another public space in Tirana regained its deserved value and importance. Community of an area in the Municipal unit no.5, along with Co-Plan, Municipality of Tirana and POLIS University, worked together for several months to bring a change in their common open space between apartment buildings. They added greenery, trees, and have increased recreational spaces to make it useful to its citizens. The result is admirable. This initiative came in the framework of “Urban Activism for Civic Democracy” project implemented by Co-PLAN in collaboration with Tirana Municipality and POLIS University, supported by the US Embassy in Tirana.

Harmonizing the Park and the Pyramid

Under “Lost Architecture - [EN] Visioning New City Squares” theme Tirana Architecture Weeks and POLIS University, together with the Ministry of Culture invited young architects to propose alternative solutions for the Pyramid of Tirana. Situated in a symbolic location and formally a symbol of communist herit-age in Albania, the Pyramid was designed in 1988 by a group of Albanian architects like Pirro Vaso, Klement Kolaneci, Pranvera Hoxha and Vladimir Bregu. It served as a museum of Enver Hoxha, the former head of communist party. Since the collapse of the communist regime in 1992, the pyramid has been subject to a process of continuous interventions and unrealized competition proposals. Meanwhile when people began to perceive the adjacent square as a public space, another strong and often politicized public debate emerged. The “Lost Architecture” name was put to the competition intentionally to suggest the strategy to harmonize the history layers into an actively functioning, attractive and contemporary space.

POLIS UNIVERSITY, INTERNATIONAL SCHOOL OF ARCHITECTURE AND URBAN PLANNING POLICIES, EARNED THE “UNIVERSITY” STATUS ACCORDING TO THE DECISION NO. 746 ON OCTOBER 24th 2012. U_POLIS, IS ACCREDITED BY APAAL AND THE DECISION OF MINISTER OF EDUCATION AND SCIENCE, NR. 227, DATE 22.07.2009. POLIS IS A LICENCED INSTITUTION BY THE DECISION OF THE COUNCIL OF MINISTERS. NR 698, DATED 11.10.2006, PUBLISHED ON THE OFFICIAL JOURNAL NR. 114, PAGE 4475, YEAR 2006. TO LEARN MORE CLICK: WWW.QPZ.GOV.AL OR WWW.MASH.GOV.AL POLIS UNIVERSITY - International School of Architecture and Urban Development Policies Rr. Bylis 12, Highway Tirana-Durrës, Km 5th, Kashar, Postal Code 1051, Postal Box 2995; Tiana, Albania Pho. +355.(0)4.2407420, +355.(0)4.2407421. Fax. +355. (0)4.2407422. Mob. +355 (0) 694088111.www.universitetipolis.edu.al

Ministry of Urban Development and Tourism and POLIS University sign a Cooperation Protocol for joint initiatives - Prime Minister Mr. Edi Rama visits POLIS- POLIS and Co-PLAN actively in-volved in important reforms of the government - TAW - IF “Innovation Factory” Established - U.S. State Department Mrs. Donna Richardson Visits POLIS - MAD Center & Gallery Exhibition

Mars / March ExihibitionStudents of Art & Dizajnt 2 -Lecture & Performance(Sound Design & Video Art)Artist Ilir Luka -Personal exihibitionDritan Hyska

Qershor / June ExihibitionStudents of Architecture+ Art&Design

Prill / April ExihibitionFlorent Kalivopulli

Maj / May Photographic ExihibitionAgron Mesi

Shtator / September ExihibitionErmal Bezhani, Joana Dhiamanti

Tetor / October ExihibitionAbdurrahim Buza Enkeled Zonja

Nëntor / November ExihibitionEnkeled Zonja

Dhjetor / December ExihibitionStudents of Architecture+ Art&Design

Multimedia, Art & Design Center promotes in Albania Alternative Arts, Applied Design Ideas and Projects about Design and Architecture. In order of social needs MAD Center highlights local experiences in a regional, European and global context. The center explores cultural ideas through dynamic educational initiatives in collaboration with public and private programs, institutions and individuals, internal or external. For more information contact us on the following address:

MAD Center: Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tiranë AlbaniaTel: +355.(0)4.2407420 / +355.(0)4.2407421 Fax:+355.(0)4.2407422Mob: +355 (0) 69 40 88 111 Email: [email protected]

MAD Center Timeline 2015