30
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I MJEKËSISË DEGA FIZIOTERAPI FIZIOTERAPIA NË ONKOLOGJI TEMA : KANCERI I SYRIT DHE REHABILITIMI PROFESORESHA : SEBAHAT ZEQIRI PUNUAN : DRINOR GASHI FATON BERISHA

Kanceri i Syrit

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Kanceri I Syrit

Citation preview

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I MJEKËSISË

DEGA FIZIOTERAPI

FIZIOTERAPIA NË ONKOLOGJI TEMA : KANCERI I SYRIT DHE REHABILITIMI

PROFESORESHA : SEBAHAT ZEQIRI

PUNUAN : DRINOR GASHI FATON BERISHA

KANCERI I SYRITDHE REHABILITIMI

KANCERI

Trupi i njeriut ështe i ndërtuar nga miliona qeliza të gjalla.Qelizat normale të trupit rriten dhe ndahen që të krijojnë qelizatë reja,dhe vdesin në mënyrë të rregullt.Gjatë viteve të para tëjetës së një individi,qelizat normale ndahen më shpejtë,qëmundëson që individi të rritet.Pasi personi rritet,shumica eqelizave ndahen vetëm sa për ti zëvendësuar qelizat e vjetradhe për t’i shëruar lëndimet.Kanceri fillon kur qelizat në një pjesë të trupit fillojnë të rritenpa kontrollë..Ka disa lloje të kancerit,por ata të gjithë fillojnëpër arsye të rritjes jo të kontrolluar të qelizave jo normale.

Rritja e qelizave kanceroze është e ndryshme nga rritja e qelizave normale.Në vend që të vdesin,qelizatkanceroze vazhdojnë të rriten dhe formojë qeliza të rejajo normale.Në të shumtën e rasteve,qelizat kancerozeformojnë një tumor.Ato poashtu mund të afektojnë indetjera,diqka që qelizat normale nuk mund ta bëjnë.Rritja jashtë kontrollit dhe afektimi I indeve të tjera janëkarakteristikat që e bëjnë një qelizë kanceroze.Qelizat bëhen kanceroze për arsye të dëmtimit të ADN-së.ADN gjendet në qdo qelizë,të cilës i’a drejton të gjithaveprimet.Në një qelizë normale,kur AND dëmtohet ,qelizaose e riparon dëmtimin,ose vdes.

• Në qelizat kanaceroze,ADN e dëmtuar nuk riparohet, por as qeliza nuk vdes,ashtu siq do të duhej të bënte.Në vend të kësaj,kjo qelizë vazhdon të krijojë qeliza të reja,për të cilat trupi nuk ka nevojë.Të gjitha këto qeliza të rejado ta kenë AND-në e dëmtuar,ashtu siq e kishte qeliza eparë.Njerëzit mund ta trashëgojne ADN e dëmtuar,por më sëshpeshti dëmtimi I ADN shkaktohet nga dëmtimet që ndodhinderisa qeliza normale është duke u riprodhuar.Qelizat kanceroze shpesh udhëtojnë nëpër pjesë tjera tëtrupit,dhe aty fillojë të rriten dhe formojnë tumore të reja qëzëvendësojnë indin normal.Ky proces quhet metastazim.

• Kjo ndodhë kur qelizat kanceroze futen në rrjedhën e gjakut ose enëve limfatike ,me anë të së cilaveshpërndahet në pjesë tjera të trupit.Jo të gjithë tumorët janë kancerozë.Tumorët e tillë quhenbeninjë.Këta mund të shkaktojë probleme,mund të rritenshumë të mëdhenjë,të shkaktojnë shtypje në organe tjeraPor nuk mund të barten në inde më të largëta,pra tëkrijojnë metastaza.Prandaj,këta tumore shumë rrallë janë jetë kërcënues.

Kanceri I syrit Kanceri i syrit nuk është i shpeshtë.Ai mund të prekëpjesët e brendshme dhe të jashtme të syrit.Dy llojet më të shpeshta të kancerit të syrit përfshijnë*Melanoma intraokulare*Retinoblastoma. Këto kancere afektojnë pjesën e brendshme të kokerdhokut.Kanceri që fillon në pjesën e brendshme të kokërdhokut quhet kancerintraokular.Kanceri që fillon ne qelizat e retinës quhet retinoblastomë.

Shkaktarët dhe faktorët rrezikues

• Zakonisht është e pamundur të specifikohet shkaktari Ikancerit në një individ.Megjithatë dihet se qfarë e shkaktonkancerin në përgjithësi.Punëtorët shëndetësorë dinëfaktorët që rrisin gjasat e shkaktimit së kancerit.Këta janëtë njohur ndryshe si faktorë rrezikues.Ekspozimi I përsëritur dhe I tepërt ndaj dritës së diellit natyrale apo artificiale është një faktor për kancer të syrit.Një shembull I dritës artificiale të diellit është shtrati Irrezitjes.

• Si faktorë tjerë rrezikues janë edhe * lekura e hollë që gërvishet dhe djeget lehtë,nuk rrezitet apo rrezitet dobët,* sytë e kaltër,gjelbër apo ngjyra tjera të hapura.Retinoblastoma mund të shkaktohet nga një ndërrimgjenesh që kalohet nga prindi tek fëmiu.Kjo quhetretinoblastoma e trashëguar.Zakonisht paraqitet në moshëmë të re krahasuar me llojet e tjera të kancerit.Në rast se fëmiu ka retinoblastomë trashëguese,ai ështënë rrezik shumë të madh që të ketë edhe lloje të tjera tëkancerit.

Simptomet e kancerit të syrit

Simptomet e kancerit të syrit

Simptomet e kancerit të syrit dallojnë varësisht se ku fillon kanceri.Melanoma intraokulare fillon ne shtresën e mesme të syrit.Retinoblastoma fillon në qelizat eretinës.Melanoma intraokulare mund të mos shkaktojë simptome të hershme. Simptomet më të shpeshta janë:*Nje ndryshim në formën e bebëzës.*Nje ndryshim në të pamur.*Një njollë e zezë në iris.*Pamje e turbullt.

• Kur melanoma afekton trupin ciliar,mund të zhvillohet glaukoma.Glaukuma mund ta dëmtojë nervin optik.Kjo mund të qojë në humbje të të pamurit apo verbërim.Glaukoma mundet që shpesh të mos shkaktojë simptome.Në rastet kur paraqiten,simptomet mund të përfshijnë:• Pamje e turbullt• Dhimbje e syrit• Skuqje e syrit• Nauze

Retinoblastoma shkakton simptome të ndryshme• Sy që duken që shikojnë në drejtime të ndryshme• Dhimbje apo skuqje e syve• Bebëza e syrit duket e bardhë e jo e kuqe kur drita të bie në të.

Diagnostifikimi• Ekzistojë metoda dhe teste të ndryshme të cilat përdoren për diagnostifikim.Një ekzaminim I syrit me bebëz të dilatuar apo zgjeruar,mund ta shfaqë pjesën e prampe të syrit.Bebëza zgjerohetme përdorim të pikave të syrit.Pastaj pjesa e brendshme e syrit ekzaminohet duke përdorur një rrjë rreze të holledrite. Një test tjetër që mund të përdoretështë oftalmoskopia indirekte.Ky test shikon në pjesën e prapme tësyrit,duke përdorur nja lente zmadhuese si dhe dritë.

• Një ultrazë mund të japë poashtu një pamje të pjesës së brendshme të syrit,duke përdorur valë zanoreme energji të lartë.Së pari,pikat e syrit përdoren për tampirë syrin.Pastaj në sipërfaqen e syrit vendoset njësondë e vogël,e cila dërgon dhe pranon informata. Poashtu mund të përdoren edhe teste të tjera imazherike,si skanim CT apo MRI,Teste këto të cilat mund të ofrojnë një pamje shumë më të detajuar të pjesës së brendshme të syrit.

• Edhe angiografia fluroshente mund ta diagnostifikojë kancerin e syrit.Me anë të saj shikohet në enët e gjakut të syrit dhe rrjedhjen e gjakut në sy. Një bojë e quajturflurosceinë futet në enën e gjakut në krah.Pastaj ajobartet përmes enëve të gjakut deri në sy,ku me anë të njëkamere speciale , mund ta shihet ndonjë bllokim aporrjedhje.

Fazat e kancerit në sy• Përcaktimi I fazës aktuale te kanceri I syrit paraqet një perpjekje

që të zbulohet se sa është rritur kanceri,ku është lokalizuar,apo ku ështe shpërndare si dhe a ka afektuar pjese tjera të trupit. Poashtu ndihmon mjekun që te vendos llojin e tretmanit,të parashikojë një prognozë,si dhe mundësite e rikuperimit.

Fazat e melanomës intraokulare janë :• I vogël• I mesëm• I madh• Difuz Në fazën difuze kanceri është I sheshtë.Tumori rritet gjerë

përreth shtresës së mesme të syrit.

• Fazat e retinoblastomës përshkruajnë se ku është gjendur kanceri në trup. Fazat e saj janë:

• Retinoblastoma intraokulare,kur kanceri gjindet vetëm ne sy,

• Retinoblastoma ekstraokulare,kur kanceri është përhapur jashtë syrit,si në indet afër syrit,por edhe në pjesë tjera të trupit.

• Metoda të ndryshme përdoren për të përcaktuar fazën aktuale të kancerit tek syri.

• Me anë të gonioskopise shiqohet në pjesën e përparme të syrit mes kornesë dhe irisit.Dhe përdoret një

instrument special I cili kontrollon për bllokim në zonën ku fluidi kullon nga syri.

• Biomikroskopia është metodë tjetër,me anë të së cilës caktohen fazat tek tumorët shumë të vegjël.

• Një test me rreze X mund të bëhet në gjoks,me anë të së ciles mund të gjendet ndonjë tumor I cili ka origjinën në sy por ka metastazuar në ndonjë pjesë të gjoksit.

Trajtimi i kancerit në sy Pacientët me kancer në sy trajtohen nga më shumë senjë specialist,me më shumë se një lloj të trajtimit.Kjo quhetqasje multidisiplinare e ekipit.Për shembull,një pacient I cilipranon terapi rrezatuese,në të njëjtën periudhe bisedonedhe me oftamologun apo kirurgun plastik që të sigurohetqë syri I tij mund të funksionojë mirë edhe pas trajtimit.

Opsionet dhe rekomandimet e trajtimit varen nga shumëfaktorë,duke përfshirë llojin dhe fazën aktuale të kancerit,efektet anësore eventuale,preferencat e pacientit si dhegjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Metodat trajtuese• Kirurgjike Heqja e tumorit si dhe e një pjese të indit përreth me anë të kirurgjisë.Ndryshe quhet si resekcion kirurgjik,ku hiqen

disa pjesë të syrit apo komplet syri,varësisht nga madhësia dhe përhapja e tumorit.

Opsionet kirurgjike përfshijnë : * Iridektomia : heqja e pjesës së irisit *Iridocycletomia : heqja e pjesës së irisit dhe trupit ciliar *Enucleation : heqja komplete e syrit. Efektet anësore të kësaj metode përfshijnë : rrezikun nga

infeksionet,dhimbjen etj. Me heqjen komplete te syrit, ekziston një rrezik që tumori mund të kthehet prapa në orbitë.

• Terapia me rrezatim Përdorimi I rrezeve X apo rrezeve tjera me energji të madhe.Një terapi me rrezatim përbëhet nga një numër I

trajtimeve që të realizohen për një periudhë të caktuar kohore.

Lloji më I shpeshte I terapise me rrezatim quhet trajtimi me rreze të jashtme,që paraqet rrezatim që jipet nga një aparat jashtë trupit.

Kur rrezatimi jipet duke përdor implante,quhet terapi me rrezatim të brendshëm.Në këtë trajtim,oftamologu fut pllakë radioaktive brenda syrit , tek tumori.

Terapia me proton ështe një lloj I terapise me rrezatim të jashtëm që përdor protonet në vend të rrezeve X.

Me energji të larte,protoni mund ti shkatërrojë qelizat e kancerit.

Terapia me rrezatim mund të japë efekte te ndryshmeanësore,që varen nga lloji dhe dosa e rrezatimit që pacienti pranon,ku është I lokalizuar tumori ejt.Efektet më të shpeshta anësore përfshijnë:*Kataraktën*Retinopatia nga rrezatimi*Neuropatia optike*Glaukoma neovaskulare*Humbje e syrit

Mbikëqyrja aktive• Metodë me anë të së cilës mjeku përcjell gjendjen e kancerit përderisa ai ështe ende shumë I vogel,dhe

trajtimi në atë fazë do të sillte më shumë probleme sesa vetë semundja.Pacienti monitorohet hollësisht,ndërsa trajtimi aktiv fillon kur tumori shfaq shenja të rritjes dhe përhapjes,pra nëse rriten me shumë se 10mm në diametër apo 2mm në lartesi.

Terapia me laser Kjo procedurë përdor nxehtësinë në formë të laserit për të

tkurrur një tumor më të vogël.Ndryshe mund të quhet termoterapi.Ka më pak efekte anësore krahasuar me metodën kirurgjike apo të terapise me rrezatim.

Melanoma intraokulare Është një sëmundje tek e cila qelizat kanceroze formohen në indet e syrit. Ajo fillon në mesin e tri shtresavetë murit të syrit.Kjo shtresë e syrit quhet uvea,dhe ka tripjesë : irisin,trupin ciliar dhe koroidën.

* Faktorët rrezikues : Ekspozimi në dritën e diellit natyrale apo artificialeMosha e vjetërRaca e bardhëLëkurë e lehtë që gërvishet apo digjet lehtëSy me ngjyrë të kaltërt,gjelber apo ngjyra tjera të hapura.

• Simptomet e melanomës intraokulare Mund të mos shkaktojë simptome të hershme.Më së shpeshti gjindet gjatë diagnostifikimit rutinor të syrit. Ndër simptomet më të shpeshta përfshijnë:• Nje ndryshim në formën e bebëzës.• Nje ndryshim në të pamur.• Një njollë e zezë në iris.• Pamje e turbullt.

Faktorët që ndikojnë në mundësitë e shërimit :• Lloji I qelizave të melanomës• Madhësia e tumorit• Në cilën pjesë të syrit gjendet(iris,trup ciliar,koronoidë)• A është përhapur tumori në pjesë tjera të syrit apo në

pjesë tjera të trupit.

TESTET DIAGNOSTIFIKUESE Me anë të testeve të ndryshme mund të diagnostifikohet

si dhe të shikohet se në cilën fazë është momentalisht:• Gonioskopia, studimet kimike të gjakut,ekzaminim me

ultrazë,skanim CT etj.

• Melanoma intraokulare shumë shpeshë mund të metastazojë në pjesë tjera të trupit.Këtë mund ta bëjë me anë të tri mënyrave : • Përmes indit.Kanceri përhapet në indin normal të afert.• Përmes sistemit limfatik,bartet me anë të enëve limfatike.• Përmes gjakut,me anë të venave dhe kapilarëve.

• TRAJTIMI :• Përdoren pesë lloje të trajtimit :• Kirurgjik : trajtimi më I shpeshtë.• Observimi I kujdesshëm : monitorim I holësishëm I gjendjes

së pacientit,pa përdorur ndonjë tretman,derisa të paraqiten simptomet.

• Terapi me rrezatim : tretman që përdor rrezet X apo • Lloje tjera të rrezatimit me energji të lartë për të mbytur

qelizat kancezore,apo ta ndaloojë rritjen e tyre.• Fotokoagulimi:përdor dritë laserike për të shkatërru enët e

gjakut që ushqejnë tumorin,që shkakton vdekjen e qelizave të atij tumori.

• Termoterapi:perdorimi I nxehtësisë per të shkatërruar qelizat kanceroze.

• Roli i fizioterapeutëve në trajtimin e personave të doagnostifikuar me kancer. Avancimet në tretman të kancerit ndihmojnë shumë personaqë të jetojnë më gjate pas diagnostifikimit me kancer.Megjithatë ,shumica e pacientëve përjetojnë një zvogëlim tëkualitetit të jetës së tyre,si gjatë fazës së trajtimit por edhepas përfundimit.Fizioterapuetët luanjë një rol unik në trajtimine pacientëve me kancer,për arsye se ata janë në gjendje qët’I ndihmojnë pacientëve që ti tejkalojnë sfidat funksionale qëmund të paraqiten si rezultat I kancerit dhe trajtimit të tij.

• Shumë njerët e shohin terapinë fizikale si një intervenim vetëm në aktivitetet e lidhura me sportin, apo lëndimet muskulo skeletore.Por,fizioterapeutët janë të

aftë në trajtimin e demtimeve të ndryshme funksionale që kanë të bëjnë me problemet a zemrëz,frymëmarrjes, nervave,lëkurës etj, e poashtu rol shumë të madh luajnë edhe në kujdesin te pacientat me sëmundje të kancerit.

Fizioterapeutët intervenojnë gjatë të gjitha fazave të kujdesit të pacientit.

Ata ofrojnë vlerësime dhe intervenime të rëndësishme, aplikojnë trajnim funksional,ndihmojnë pacientët që të mirëmbajnë fuqinë,të ulin nivelin e lodhjes,të minimizojnë dhumbjet,dhe të rrisin funksionet e rëndësishme si balancimin,ecjen dhe mobilitetin e përgjithshëm.