116
Ai ftfitjt AfJ KARTA e KOMBEVE TE IÎASI1KUA11A dhc STATUTI i GJYKATËS NDËRKOMBËTARE ; r.C'i * .* , j, J AN 2 <> IWJ

KARTA e KOMBEVE TE IÎASI1KUA11A dhc STATUTI i GJYKATËS

  • Upload
    dokhanh

  • View
    231

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

A i f t f i t j t A f J

KARTA

e

KOMBEVE TE IÎASI1KUA11A

dhc

STATUTI

i

GJYKATËS NDËRKOMBËTARE

; r.C'i * .*, j, • •

J AN 2 <> IWJ

Qëndra e informacionit e Kombeve të Bashkuara

SHTËPIA BOTUESE «8 NËNTORI* TIRANË, 1987

H Y R J E

Karta e Kombeve le Bashkuara u nënshkrua më 26 qershor 1945 në San--Francisko, në fund të punimeve të Konferencës se Kombeve të Bashkuara për Organizatën Ndërkombëtare dhe hyri në fuqi më 24 tetor 1945. Statuti i Gjykatës Ndcrkombëtare ëshlë pjesë përbërëse e Karlës.

Amendamentet e Neneve 23, 27 dhe 61 të Kartës u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme më 17 dhjetor 19G3 dhe hynë në fuqi më 31 gusht 19C5. Një amendament tjetër i Nenit Cl u mira-tua nga Asambleja e Përgjithshme më 20 dhjetor 1971 dhe hyri në fuqi më 24 shtator 1973. Një amendament i Ne­nit 109, që u miratua nga Asambleja e Përgjithshme më 20 dhjetor 1965, hyri në fuqi më 12 qershor 1968.

Amendamenti i Nenit 23 e çon nu-mrin e anëtarëve të Këshillit të Sigu-rimit nga njëmbëdhjetë në pesëmbë-dhjetë. Amendamenti i Nenit 27 për-cakton se vendimet e Këshillit të Sigu-rimit për çështje procédure merren me

3

votât pro të nëntë (më përpara shtatë) anëtarëve dhe se vendimet e tij për të gjitha çështjet e tjera merren me vo­tât pro të nëntë (më përpara shtatë) prej anëtarëve të tij duke përfshirë edhe votât e të pesë anëtarëve të për-hershëm itë Këshillit të Sigurimit.

Amendamenti i Nenit 61, që hyri në fuqi më 31 gusht 1965, e çoi numrin e anëtarëve të Këshillit Ekonomik e Shoqëror nga tetëmbëdhjetë në njëzet e shtatë. Amendamenti tjetër i këtij Neni, që hyri në fuqi më 24 shtator 1973, e çoi numrin e anëtarëve të Këshillit nga njëzet e shtatë në pesëdhjetë e katër.

Amendamenti i Nenit 109, që ka të bëjë me paragrafin 1 të këtij Neni, për-cakton se një Konferencë e Përgjith-shme e shteteve anëtare për rishikimin e Kartës mund të mblidhet në datën dhe vendin që do të caktohet me votim nga Asambleja e Përgjithshme, me shu-micën e dy të tretave dhe me një votë të nëntë (më përpara shtatë) prej ci-litdo nga anëtarët e Këshillit të Sigu­rimit. Paragrafi 3 i Nenit 109, që ka të bëjë me çështjen e mundësisë së

4

Ihirrjes së një konference për rishi-kimin c Kartës, gjatë sesionit të 10-të të zakonshëm të Asamblesë së Për-gjithshme, ka mbctur në formën e vet të mëparshme, megjithëse përcakton me «volën e shtatë prej cilitdo ngn anëtarët e Këshillit të Sigurimit», mcqë Asnmbleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit e kanë zbatuar këtë para-grnf në sesionin e 10-të të zakonshëm të Asamblesë në 1055.

S

KARTA E KOMBEVE TË BASIIKUARA

NE, POPUJT E KOMBEVE TË BASHKUARA, TË VENDOSUR

t'i ruajmë brezat e ardhshëm nga murtaja e luftës, që dy herë gjatë një jete njeriu i ka shkaktuar njerë-zimit vuajtje të papërshkrueshme,

të shpallim përsëri besimin tonë në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personali-tetit të tij, në barazinë e të drejtave midis burrit dhe gruas si edhe mi­dis kombeve të mëdha e të vogla,

të krijojmë kushtet e domosdoshme për ruajtjen e drejtësisë dhe respek-timin e detyrimeve të lindura nga traktatet dhe burimet e tjera të së drejtës ndërkombëtare,

të nxisim përparimin shoqëror dhe të krijojmë kushte jetese më të mira në liri më të madhe.

7

DUE PËR KËTO QËLLIME

të jemi tolerantë dhe të jetojmë ne paqe me njëri-tjetrin në frymën e fqinjësisë së mirë,

të bashkojmë forçat tona për ruaj-tjen e paqes dhe të sigurimit ndër-kombëtar,

të pranojmë parime dhe të vendosim metoda që të garantojnë se nuk do të përdoret força e armëve, përveç se kur këtë e kërkon interesi i për-bashkët,

të shfrytëzojmë institucionet ndër-kombëtare për të nxitur përparimin ekonomik dhe shoqëror të të gjithë popujve.

KEM1 VENDOSUR TË DËJMË PËRPJEKJE TË PËRBASHKËTA PËR TË PËRMBVSHUR KËTO QËLLIME

Si rrjedhim, qeveritë tona përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të

8

mbledhur ne qytetin e San-Francis-kos dhe të pajisur me fuqi te plota, që u gjetën në rregull dhe në for-mën e duhur, miratuan këtë Kartë të Kombeve të Bashkuara dhe nëpër-mjet kësaj krijojnë një organizatë ndërkombëtare që do të marrë em-rin e Kombeve të Bashkuara.

9

KREU I

QËLLIMET E PARIMET

Neni 1 Qëllimet e Kombeve të Bashkuara

janë këto që vijojnë: 1. Të ruajnë paqen dhe sigurimin

ndërkombëtar dhe, për këtë qëllim, të marrin masa kolektive të efektshme për të parandaluar dhe larguar rreziqet që kërcënojnë paqen, për të ndaluar çdo akt agresioni ose prishjeje tjetër të pa-qes, dhe të realizojnë me mjete paqë-sore, në përputhje me parimet e drej-tësisë dhe të së drejtës ndërkombëtare, rregullimin ose zgjidhjen e mosmarrë-veshjeve ose të situatave të karakterit ndërkombëtar që mund të çojnë në prishjen e paqes;

2. Të zhvillojnë midis kombeve ma-rrëdhënie miqësore të mbështetura në respektimin e parimit të barazisë së të drejtave të popujve dhe të së drejtës së tyre për vetëvendosje dhe të marrin çdo masë tjetër që mund të forcojë pa­qen në botë;

3. Të zhvillojnë bashkëpunimin ndër-

11

kombëtar duke zgjidhur problème! ndërkombëtare të karakterit ekonomik, shoqëror, kulturor ose humanitar, duke nxitur dhe përkrahur respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive the-metore për të gjithë pa dallim race, seksi, gjuhe ose feje;

4. Të jenë një qendër për të bashkë-renditur përpjekjet e kombeve për arri-tjen e këtyre qëllimeve të përbashkëta.

Neni 2

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Anëtarët e saj, për arritjen e që­llimeve të përmendura në Nenin 1, duhet të veprojnë në përputhje me parimet që vijojnë:

1. Organizata është bazuar në pari-min e barazlsë sovrane të të gjithë Anëtarëve të saj.

2. Anëtarët e Organizatës, me qëllim që t'u sigurojnë të gjithëve gëzimin e të drejtave dhe të mirave që rrjedhin nga cilësia e tyre si Anëtarë, duhet të përmbushin me mirëbesim detyrimet që kanë marrë përsipër në .bazë të kë-saj Karte.

12

3. Anëtarët e Organizatës i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore, në mënyrë që të mos vihen në rrezik as paqja e sigurimi ndërkombëtar, as drejtësia.

4. Në marrëdhëniet e tyre ndërkom­bëtare Anëtarët e Organizatës heqin dorë nga kërcënimi ose përdorimi i for­cés, qoftë kundër tërësisë tokësore ose pavarësisë politike të cilitdo shteti, qo­ftë në çdo mënyrë tjetër të papajluc-shme me qëllimet e Kombeve të Ba-shkuara.

5. Anëtarët e Organizatës i japin kë-saj ndihmë të plotë në çdo veprim që ajo ndërmerr në përputhje me dis-pozitat e kësaj Karte dhe nuk i japin ndihmë një shteti, kundër të cilit Or-ganizata ndërmerr një veprim para-ndalues ose detyrues.

6. Organizata vepron në mcnyrë të tillë që shtetet, të ciiat nuk janë Anë-tare të Kombeve të Bashkuara, të ve-projnë në përputhje me këto parime në masën e nevojshme për ruajtjen e paqcs dhe të sigurimit ndërkombëtar.

7. Asnjë dispozitë e kësaj Karte nuk i autorizon Kombct e Bashkuara të

13

ndërhyjnë në çështje që i përkasin kryesisht juridiksionit kombëtar të një shteti, as nuk i detyron Anëtarët të ngrenë çështje të kësaj natyre, për t'i zgjidhur sipas mënyrës së pàrashikuar në këtë Kartë. Megjithatë, ky parim nuk cënon aspak zbatimin e masave detyruese të parashikuara ne Kreun VII.

KREU N

ANËTARËT

Ncni 3

Anëtarët themelues të Kombeve të Bashkuara janë shtete që, pasi kanë marrë pjesë në Konferencën e Kom­beve të Bashkuara për Organizatën Ndërkombëtare në San-Francisko, ose pasl kanë nënshkruar më parë Dekla-ratën e Kombeve të Bashkuara të datës 1 janar 1942, nënshkruajnë këtë Kartë dhe e ratifikojnë atë rig për-puthje me Nenln UO,

H

Neni 4

1. Anëtarë të Kombeve të Bashkuara mund të bëhen të gjitha shtetei e tjera paqedashëse që pranojnë detyrimet e kësaj Karte dhe që, sipas gjykimit të Organizatës, janë të afla dhe të gai-shme t'i përmbushin alo.

2. Pranimi i çdo shteti që i përmbush këto kushte si Anëtar i Kombeve të Bashkuara bëhet me vendim të Asam-bîesë së Përgjithshme me rekomandi-min e Këshillit të Sigurimit.

Neni 5

Asambleja e Përgjithshme, me reko-mandimin e Këshillit të Sigurimit, mund të pezullojë një Anëtar të Kom­beve të Bashkuara, kundër të cilit është ndërmarrë një veprim parandalues ose detyrues nga Këshilli i Sigurimit, nga ushtrimi i të drejtave dhe privilegjeve që i takojnë si Anëtar. Ushtrimi l kë-tyre të drejtave dhe privilegjeve mund të rivendoset nga Këshilli i Sigurimit.

15

Neni 6

Asambleja e Përgjithshme, me reko-mandimin e Këshillit të Sigurimit, mund të përjashtojë nga Organizata një Anëtar të saj që shkel vazhdimisht parimet e shpallura rië këtë Kartë.

KREU M

ORGANET

Ne ni 7

1. SI organe kryesore të Organizalës së Kombeve të Bashkuara krljohen: një Asamble e Përgjithshme, një Kë-shill Sigurimi, një Këshill Ekonomik dhe Shoqëror, një Këshill Kujdestarie, një Gjykatë Ndërkombëtare dhe një Sekretariat.

2. Po të paraqitet nevoja, në përputh-je me këtë Kartë mund të krijohen organe ndihmëse.

Neni 8 Organizata nuk vendos asnjë kufizim

përsa i përket zgjedhjes së burrave dhe grave, për të ushtruar në çfarëdo cilë-

sie dhe në kushte të barabarta të gjitha funksionet në organet e saj krycsorc dhe ndihmëse.

KREU IV

ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME

Përbërja

Neni 9

1. Asamblcja e Pcrgjithshme përbë-hct nga të gjithë Anëtarët e Kombeve të Bashkuara.

2. Çdo Anëtar nuk mund të kctë më shumë se 5 përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme.

Funksionet dhe pushtctet

Neni 10

Asambleja e Përgjithshme mund të diskutojë çdo çështje ose problem që hyn në kuadrin e kësaj Karte, ose që ka të bëjë me pushtetet dhe funksionet e cilitdo organi të parashikuar në këtë

2 — 9 17

Kartë dhe, me përjashtim te dispozi-tave të Nenit 12, të bëjë, për këto çë-shtje ose problème, rekomandime për Anëtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për Këshillin e Sigurimit ose për Anëtarët e Organizatës dhe Këshillin e Sigurimit.

Neni 11

1. Asambleja e Përgjithshme mund të shqyrtojë parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për ruajtjen e paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar, duke për-fshirë edhe parimet që kanë të bëjnë me çarmatimin dhe rregullimin e arma-timeve dhe, në bazë të këtyre parimeve, t'u bëjë rekomandime qottë Anëtarëve të Organizatës, qottë Këshillit të Sigu­rimit, qottë Anëtarëve të Organizatës dhe Këshillit të Sigurimit.

2. Asambleja e Përgjithshme mund të diskutojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe të si­gurimit ndërkombëtar dhe që ngrihen aty prej cilitdo nga Anëtarët e Kombe­ve të Bashkuara ose nga Këshilli i Si­gurimit, ose nga një shtet që nuk

18

është Anëtar i Organizatës, sipas dispo-zitave të paragrafit 2 të Nenit 35, dhe me përjashtimin e parashikuar në Ne-nin 12, për të gjitha çështjet e kësaj natyre t'a bëjë rekomandime qoftë shtetit, ose shteteve të Interesuara, qof­të Këshillit të Sigurimit, qoftë shteteve dhe Këshillit të Sigurimit. Çdo çësht-je të kësaj natyre, që kërkon ndërma-rrjen e një veprimi, Asambleja e Për-gjithshme, para ose pas diskutimit, ia kalon Këshillit të Sigurimit.

3. Asambleja e Përgjithshme mund të tërheqë vëmendjen e Këshillit të Si­gurimit mbi gjendjet që mund të kri-jojnë rrezik për paqen dhe sigurimin ndërkombëtar.

4. Pushtetet e Asamblesë së Përgjith­shme të përmendura në këtë Nen nuk kufizojnë shtrirjen e përgjithshme të Nenit 10.

Neni 12

1. Për sa kohë që në lidhje me një mosmarrëveshje ose gjendje të çfarë-doshme Këshilli 1 Sigurimit kryen funksionet që i përkasin në bazë të kc-

19

saj Karte, Asambleja e Përgjithshme nuk duhet të bëjë asnjë rekomandim për këtë mosmarrëveshje ose gjëndje, përveç rastit kur Këshilli i Sigurimit ia kërkon vetë këtë.

2. Sekretari i Përgjithshëm, me pël-qimin e Këshillit të Sigurimit, vë në dijeni Asamblenë e Përgjithshme gjatë çdo sesloni për çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar, me të cilat merret Këshilli i Sigurimit; gjithashtu ai njof-ton Asamblenë e Përgjithshme ose, në qoftë se Asambleja nuk është mble-dhur, Anëtarët e Organizatës, sapo Kë­shilli i Sigurimit nuk merret më me këto çështje.

Neni 13

1. Asambleja e Përgjithshme nis stu-dime dhe bën rekomandime me që-llim që:

a. të zhvillojë bashkëpunimin ndër­kombëtar në fushën politike dhe të inkurajojë zhvillimin progresiv të sê drejtës ndërkombëtare dhe kodifikimin e saj;

20

b. të zhvillojë bashkëpunimin ndër-kombëtar në fushën ekonomike, shoqërore, kulturore, arsimore dhe shëndetësore, dhe të ndihmojë që të gjithë, pa dallim race, seksi, gju-he dhe feje, të gëzojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

2. Përgjegjësitë, lunksionet dhe push-tetet e tjera të Asamblesë së Përgjith-shme, në lidhje me çështjet e përmen-dura në paragrnfin l(b) të lartpërmen-dur, shtjellohen në Kreun IX dhe X.

Neni 14

Me përjashtim të dispozitave të Ne-nit 12, Asambleja e Përgjithshme mund të rekomandojë masa për të siguruar rregullimin paqësor të çdo gjëndjeje, ci-lado qoftë prejardhja e saj, që asaj i duket që dëmton të mirën e përgjith­shme ose rrezikon marrëdhëniet miqë-sore midis kombeve, duke përfshirë edhe gjëndjet që lindin nga shkelja e dispozitave të kësaj Karte, ku shtje­llohen qëllimet dhe parimet e Kom­beve të Bashkuara.

21

Neni 15

1. Asambleja e Përgjithshme mcrt dhe shqyrton raporiet vjetore dhe ra-portet e posaçme të Këshillit të Sigu-rimit. Këto raporte përmbajnë për-shkrimin e masave që Këshilli i Sigu-rimit ka vendosur të marrë ose ka ma­rre për ruajtjen e paqes dhe të sigu-rimit ndërkombëtar.

2. Asambleja e Përgjithshme merr dhe shqyrton raporte nga organe të tje-ra të Organizatës.

Neni 16

Përsa i përket sistemit ndërkombëtar të kujdestarisë, Asambleja e Përgjith­shme kryen funksionet që i takojnë në bazë të Kreut XII dhe XIII; midis të tjerash, ajo miraton marvëvcshjet e kujdestarisë për zonat që nuk përcak-tohen si zona strategjike.

Neni 17 1. Asambleja e Përgjithshme shqyr­

ton dhe miraton buxhetin e Organiza­tës.

22

2. Shpenzimet e Organizatës përbaild-hen nga Anëtarët sipas ndarjes së cak-tuar nga Asambleja e Përgjithshme.

3. Asambleja e Përgjithshme shqyr-ton dhe miraton të gjitha marrëveshjet financiare dhe buxhetore me inslilu-cionet e speeializuara që përmenden në Nenin 57 dhe shqyrton buxhetet admi­nistrative të institucioneve të lartpër-mendura për t'u bërë atyre rekoman-dime.

Votimi

Neni 13

1. Çdo Anëtar i Asamblesë së Për­gjithshme ka një vote.

2. Vendimet e Asamblesë së Përgjith­shme për çështje të rëndësishme me-rren me shumicën e dy të tretave të anëtarëve të pranishëm dhe votues. Konsiderohen çështje të rëndësishme: rekomandimet për ruajtjen e paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar, zgjedhja e anëtarëve jo të pcrhershëm të Këshillit të Sigurimit, zgjedhja e anëtarëve të Kë­shillit Ekonomik e Shoqëror, zgjedhja

23

c anëtarëve të Këshiilit të Kujdestarisë në bazë të paragratit 1 (c) të Nenit Ut», pranimi i Anëtarëve të rinj në Or-ganizatë, pczullimi i të drejtave dhe privilegjeve të Anëtarëve, përjashtimi i Anëtarëve, çështjet e lidhura me funk-sionimin e sistemit të kujdestarisë dhe çështjet buxhetore.

3. Vendimet për çështje të tjera, duke përtshirë përcaktimin e kategorive të reja të çështjeve që zgjidhen me shu-micën e dy të trelave, merren me shumicën e anëtarëve të pranishëm dhe votues.

Neni 19

Një anëtar i Kombeve të Bashkuara, që është prapa me pagimin e kontributit të vet në shpenzimet e Organizatës, nuk mund të marrë pjesë në votimet e Asa-mblesë së Përgjithshme në qoftë se shuma që i ka mbetur pa paguar është e barabartë ose më e madhe se kontri-buti që ai duhet të japë për dy vite të lcaluara të piota. Megjithatë, Asambleja e Përgjithshme mund të autorizojë një Anëtar të marrë pjesë në votimet, në

24

qoftë se ajo konstaton se mospagiml vjen nga rrethana që nuk varen nga vullneti i tij.

Procetlura

Neni 20

Asambleja e Përgjithshme mban një sesion vjetor të zakonshëm dhe, kur e kërkojnë rrethanat, sesione të jashtë-zakonshme. Këto të fundit mblidhen nga Sekretari i Përgjithshëm me kër-kesën e Këshillit të Sigurimit, ose të shumicës së Anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.

Neni 21

Asambleja e Përgjithshme miraton rregulloren e vet të brendshme. Ajo emëron Kryetarin e vet për çdo sesion.

Neni 22

Asambleja e Përgjithshme mund të krijojë organe ndihmëse që duhen për ushtrimln e funksioneve të veta.

25

KREU V

KliSIIILLI I SIGURIMIT

Përbërja Neni 23

1. Këshilli I Sigurimit përbëhet nga pesëmbëdhjetë Anëtarë te Organizatës. Republika e Kinës, Franca, Bashkimi i Uepublikave Socialiste Sovjetike, Mbre-tëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës së Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Dhjetë Anëtarë të tjerë të Organizatës zgjidhen si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit nga Asambleja e Përgjithshmo, që merr posaçërisht pa-rasysh, në radhë të parë, kontributin e Anëtarëve të Organizatës në ruajtjen e paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar dhe në qëllimet e tjera të Organizatës, si edhe një ndarje të drejtë gjeografike.

2. Anëtarët jo të përhershëm të Kë­shillit të Sigurimit zgjidhen për një periudhë prej dy vjetësh. Kur të bëhet zgjedhja e parë e anëtarëve jo të për-

26

hershëm, pasi numri i anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të shtohet nga njëmbëdhjetë në pesëmbëdhjetë, dy nga të katër anëtarët plotësues zgjidhen për një periudhë prej një viti. Anëtarët që dalin nuk mund të rizgjidhen me-njëherë.

3. Çdo anëtar i Këshillit të Sigurimit ka një përfaqësues në këtë Këshill.

Funksionet dhe pushtetet

Neni 24 1. Për të siguruar punën e shpejtë

dhe të efektshme të Organizatës, Anë­tarët e saj ngarkojnë Këshillin e Sigu­rimit me përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes e të sigurimit ndër-kombëtar dhe pranojnë se, duke kryer detyrat që rrjedhin nga kjo përgjegjë-si, Këshilli i Sigurimit vepron në emër të tyre.

2. Në kryerjen e këtyre detyrave Këshilli i Sigurimit vepron sipas qëlli-meve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara. Pushtetet e posaçme që 1 je-pen Këshillit të Sigurimit, për t'ia bërë

27

te mundur kryerjen e detyrave te lait-përmendura, përcaktohen në Kreun VI, VII, VIII dhe XII.

3. Këshilli i Sigurimit i paraqet për shqyrtim Asamblesë së Përgjithshme raporte vjetore dhe, kur është nevoja, raporte të posaçme.

Neni 25

Anëtarët e Organizatës bien dakord që të pranojnë dhe të zbatojnë vendl-met e Këshillit të Sigurimlt sipas kësa} Karte.

Neni 26 Për të ndihmuar vendosjen dhe ru-

ajtjen e paqes dhe të sigurimit ndër-kombëtar, duke caktuar për armatimet sa më pak që të jetë e mundur nga bu-rimet njerëzore dhe ekonomike të bo­tes, Këshilli 1 Sigurimit ngarkohet, me ndihmën e Shtatmadhorisë që para-shikohet në Nenin 47, të hartojë pla­ne që do t'u paraqiten Anëtarëve të Organizatës, për të vendosur një sistem për rregullimin e armati-meve.

28

Votimi

Neni 27

1. Çdo anëtar i Këshillit të Siguri-mit ka një votë.

2. Vendimet e Këshillit të Siguri-mit për çështje të procédures merren me votën pro të të nëntë anëtarëve.

3. Vendimet e Këshillit të Sigurimit për të gjitha çështjet e tjera merren me votën pro të nëntë anëtarëve të tij, ne të cilën përfshihen votât e të gjithë anëtarëve të përhershcm, duke pasur parasysh që, në vendimet e marra në bazë të Kreut VI dhe të paragralil 3 të Nenit 52, pala në një mosmarrë-veshje abstcnon nga votimi.

Proccdura

Neni 28

1. Këshilli i Sigurimit ndcrtohet në mënyrë që të mund të ushtrojë funk-sionet e veta vazhdimisht. Për këtë që-llim, çdo anëtar i Këshillit të Sigurimit

29

duhet të ketë në çdo kohë një përfaqë-sues në selinë e Organizatës.

2. Këshilli i Sigurimit mban mble-dhje të herëpashershme, në të cilat, ci-lido nga anëtarët e tij, në rast se dëshi-ron, mtrnd të përfaqësohet nga një anë-tar i qeverisë së vet ose nga ndonjë tjetër përfaqësues i emëruar posaçë-risht.

3. Përveç selisë së Organizatës, Kë­shilli i Sigurimit mund të mbajë mble-dhje në çdo vend tjetër, që ai mendon se mund të ndihmojë kryerjen e dcly-rave të tij.

Neni 29

Këshilli i Sigurimit mund të krijojë organe ndihmëse që i nevojiten për ush-trimin e funksioneve të veta.

Neni 30

Këshilli i Sigurimit vendos rregu-lloren e vet të brendshme, në të cilën

30

përcakton mënyrën e emërimit të Krye-tarit të vet.

Neni 31

Çdo Anëtar i Organizatës që nuk është anëtar i Këshillit të Sigurimit mund të marrë pjesë, pa të drejtë vote, në shqyrtimin e çdo çështjeje që shtro-het në Këshillin e Sigurimit, sa herë që ky i fundit mendon se interesat e këtij Anëtari preken në mënyrë të veçanlë.

Neni 32

Çdo Anëtar i Kombeve të Bashkua-ra që nuk është anëtar i Këshillit të Si­gurimit, ose çdo shtet që nuk është Anë­tar i Kombeve të Bashkuara, në qoftë se është palë në një mosmarrëveshje të shqyrtuar në Këshillin e Sigurimit, fto-het të marrë pjesë, pa të drejtë vote, në shqyrtimin e çështjes së lidhur me këtë mosmarrëveshje. Këshilli i Sigu­rimit përcakton kushtet që ai i mendon të drejta për pjesëmarrjen e një.shte-ti që nuk është Anëtar i Organizatës.

31

KREU VI

RREGULLIMI PAQËSOR I MOSMARRËVESHJEVE

Neni 33

il. Palët e një mosmarrëveshjeje, zgjatja e së cilës mund të rrezikojë ru-ajtjen e paqes dhe të sigurimit ndërko-mbëtar, duhet të kërkojnë zgjidhjen e saj, në radhë të parë, me rrugën e bise-dimeve, të hetimeve, të ndërmjetësimit. të pajtimit, të arbitrazhit, të gjyqit, të organizmave ose marrëveshjeve rajo-nale, ose të mjeteve të tjera paqësore që mund të zgjedhin vetë.

2. KëshilH i Sigurimit, në qoftë se e sheh të nevojshme, i fton palët të zgji-dhin mosmarrëveshjen e tyre me këto mjete.

Nenl 34

Këshilli i Sigurimit mund të zhvi-llojë hetime për çdo mosmarrëveshje ose gjendje tjetër që mund të krijojë përçarje midis kombeve ose të lindë

33

mosmarrëveshje, me qëilim që të shohë se mos vazhdimi i kësaj mosmarrëvesh-jeje ose kësaj gjendjeje mund të rrezi-kojë ruajtjen e paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar.

Nent 35

t. Çdo Anëtar i Organi/.atcs mund të tërherjë vcmenijon e Këshiilil të "i-Rurimit ose të Asamblesë së Përgjith-shme mbi një mosmarrëveshje ose gjendje të ltojit që pire^hikohet ne Ne-nin 31.

2. Një shtet, që nuk është Anëtar i Organizatës, mund të tërheqë vëmcnd-jen e Këshillit të Sigurimit ose të Asamblesë së Përgjithshme për çdo mosmarrëveshje në të cilën është paie e interesuar, me kusht që të pranojë paraprakisht për zgjidhjen e kësaj mos-marrëveshjeje detyrimet e zgjidhjes pa-qësore të parashikuara në këtë Kartë.

3. Aktet e Asamblesë së Përgjith­shme, lidhur me çështjet që 1 paraqiten në bazë të këtij Neni, u nënshtrohen dispezitave të Neneve II dhe 12.

3 — 9 33

Ncni 36

1. Në çi'.o çast ië /.hvilllmit lë një mosmanëvcshjcje le llojit le pënncn-dur ne Nenin 33 ose lë një gjcndjcjc të ngjashme, Këshilli i Sigurimit mund të rckomandojc procedura dhe mclotla të përshtatshme zgjidhjejc.

2. Këshilli i Sigurimit duhet të ma-rrë parasysh të gjitha procedurat o adoptuara deri atëherë nga palet për zgjidhjcn e kësaj mosmnrrëvcshjeje.

3. Duke bëi'ë rekomandimet e para-shikuara në këtë Non, Këshilli i Sigu­rimit duhet gjithashtu të ketë parasysh faktin se, në përgjilhcsi, mosmarreve-shjet e llojit juridik palet duhet t'i ngrenë në Gjykatën Ndërkombëtare, sipas dispozitavo të Statutit të Gjy-katës.

Neni 37 l. Në qoflë se palët e një mosma-

rrëveshjeje te llojit të përmendur në Nenin 33 nuk arrijnë ta zgjidhin këtë me mjetet c përmendura në Nenin në fjalë, ato e shtrojnë këtë para Kcshillit të Sigurimit.

34

2. Në qoflë se Kcshilli i Sigurimit menclon se zgjatja e një mosmarrëvesh-jeje mund të rrezikojë ruajtjen e paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar, ai ven-dos nëse duhet të veprojë në zbatim të Nenit 36 ose të rekomandojë kushte zgjidhjeje që ai i sheh të përshtatshme.

Neni 33

Pa shkelur dispozitat e Neneve 33 dhe 37, Këshilii i Sigurimit, në qoftë se të gjitha palët e një mosmarrëveshjeje e kcrkojnë, mund t'u bëjë rekomandime këlyre të fundit për zgjidhjen paqcsore të kësaj mosmarrëveshjeje.

KREU vn

VEPRIME NË RAST TË RREZIKIMIT TË PAQES, TË PRISHJES SË PAQES DHE TË KRYERJES SË NJË AKTI

AGRESIONI

Neni 39

Këshilli i Sigurimit konstaton fak-tin e rrezikimit të paqes, të prishjes së

35

paqes dhe të kryerjes së një akti agre-sioni dhe bën rekomandime ose vendes për masat që duhen marrë në bazë të Neneve 41 dhe 42 për ruajtjen ose ri-vendosjen e paqes dhe të sigurimit ndër-kombëtar.

Neni 40

Me qëllim që të ndalohet keqësimi i gjendjes, Këshilli i Sigurimit, para se të bëjë rekomandimet ose të vendosë për masat që duhen marrë në bazë të Nenit 39, mund t'i îtojë palet e intere-suara që t'u përmbahen masave të per-kohshme që ai i gjykon të nevojshrnc ose të dëshirueshme. Këto masa nuk cenojnë të drejtat, pretendimet ose që-ndrimin e palëve të interesuara. Në rast moszbatimi të tyre, Këshilli i Sigu­rimit e merr këtë parasysh.

Neni 41

Këshilli 1 Sigurimit mund të caktojë masat që duhen marrë, pa përfshirë

36

përdorimin e forcave të armatosura, për zbatimin e vendimeve të tij dhe u bën thirrje Anëtarëve të Kombeve të Bash-kuara që t'i zbatojnë këto masa. Në to përfshihen ndërprerja e plotë ose e pjesshme e marrëdhënieve ekonomike, e komunikacioneve hekurudhore, deta-re, ajrore, postare, telegrafike e radio-fonike dhe me mjçte të tjera ndërlidh-jeje, si dhe prerja e marrëdhënieve di-plomatike.

Aleni 42

Në qoftë se Këshilli i Sigurimit men-don se masat e parashikuara në Nenin 41 janë ose dalin të pamjaftueshme, ai mund të ndërmarrë veprime me anë të forcave ushtarake ajrore, detare ose tokë-sore, sipas nevojës, për ruajtjen oseri-vendosjen e paqes dhe të sigurimit ndër-kombëtar. Në këto veprime përfshihen demonstrime force, bllokada dhe vepri­me të tjera që kryhen me anë të forcave ushtarake ajrore, detare ose tokësore të Anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.

37

Nenl 43

1. Të gjithë Anëtarët e Kombeve le Bashkuara, me qëllim që të ndihmojne për ruajtjen e paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar, marrin përsipër të vëné ne dispozicion të Këshillit të Sigurimit. me kërkesën e tij dhe sipas një marrë-veshjeje ose marrëveshjeve të posaçme, força të armatosura, ndihma dhe khtc-si, duke përfshirë të drejtën e kaliinit, që janë të nevojshme për ruajtjen e paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar.

2. Ne marrëveshjen ose marrëvesh-jet e lartpërmendura caktohet numri dhe lloji i forcave, shkalla e gatishmë-risë dhe vendndodhja e tyre në përgji-thësi, si dhe lloji 1 ndihmave dhe lehto-slve.

3. Bisedimet për marrëveshjen ose marrëveshjet bëhen sa më pare që të jetë e mundur, me iniciativën e Këshi­llit të Sigurimit. Ato përfundohen mi­dis Këshillit të Sigurimit dhe Anëtarëve të Organizatës, ose midis Këshillit të Sigurimit dhe grupeve të Anëtarëve të Organizatës, dhe ratifikohen nga shtetet

38

nënshkruese sipas rregullavc kushtctu-ese përkatëse.

Neni 44

Kur Këshilli i Sigurimit vendos lë përdorë forcërt, para se t'i kërkojë rtjë Anëtari që s'ka përfaqësues në Këshill të dërgojë força të armatosura për të përmbushur detyrimet në bazë të Nenit 43, e fton atë Anëtar, nëse ai dësin-ron, të marrë pjesë në vendimet e Kë-shillit të Sigurimit për përdorimin e kontingjenteve të forcave të armatosura të këtij Anëtari.

Neni 45

Me qëllim që t'u jepet mundësi Ko-mbeve të Bashkuara të marrin masa ushtarake urgjente, Anëtarët mbajnë në gatishmëri të plotë kontingjente të for-cave ajrore kombëtare për të kryer në mënyrë të kombinuar një veprim shtrën-gues ndërkombëtar. Numri dhe shka-11a e gatishmërisë së kctyre kontingjen-

39

teve si dhe planet që parashikojnë vc-primin e tyre të kombinuar cakiohen nga Këshilli i Sigurimit me ndihmën e Shtatmadhorisë, brenda caqeve të para-shikuara në marrëveshjen ose marrë-veshjet e pnsnçme të përmenrlura në Nenin 43.

Neni 46

Planet për përdorimin e lorcave 1ë armatosura bëhen nga Këshilli i Sigu­rimit me ndihmën e Shtatmadhorisë.

Neni 47

1. Shtalmadhorla ngarkohet të këshi-llojë dha të ndihmojë Këshillin e Sigu­rimit për gjithçka që ka të bëjë me mjetet ushtarake që i nevojiten Këshi-llit të Sigurimit për ruajljen e payes dhe të sigurimit ndërkombëtar, për për­dorimin dhe komundimin e forcave të vëna në dispozicion të tij, për rregulli-min e çështjeve të armatimit dhe të çarmatimit të mundshëm.

40

2. Shtatmadhoria përbëhet nga she-fat e shlabeve të anëtarëve të për-hershëm të Këshilîit të Sigurimit ose përfaqësuesit e tyre. Komiteti fton çdo Anëtar të Kornbeve të Bashkuara, që nuk ka përfaqësues të përhershëm në Komitei, që të bashkëpunojë me të, kur pjesëmarrja e atij Anëtari në këto pu-nime është e nevojshme për kryerjen sa më mirë të detyrave të Komitetit.

3. Shtatmadhoria mban përgjegjësi para Këshilîit të Sigurimit për drejti-min strategjik të të gjitha forcave të armatosura të vëna në dispozicion të Këshilîit të Sigurimit. Çështjet lidhur me komandimin e këtyre forcave rre-gullohen më vonë.

4. Shtatmadhoria cakton nënkomitete rajonale me autorizimin e Këshilîit të Sigurimit, pasi këshillohet me organiz-mat rajonale përkatëse.

Neni 48

1. Masat e nevojshme për zbatimin e vendimeve të Këshilîit të Sigurimit

41

për ruajtjen e paqes dhe të sigurimit ndërkombëtur merren nga të gjithë Anëtarët e Kombeve të Bashkuara ose prej disave, si ta vendosë Këshilli i Si­gurimit.

2. Këto vendime zbatohen nga Anë­tarët e Kombeve të Bashkuara drejt-përdrejt dhe gjatë vcprimtarisë së tyre në organizmat ndërkombëtare për-katëse në të Cilat ata bëjnë pjesë.

Neni 49

Anëtarët e Kombeve të Bashkuara ndihmojnë njëri-tjetrin për zbatimin e masave që merren nga Këshilli i Sigu­rimit.

Neni 50

Në qoftë se Këshilli i Sigurimit merr masa parandaluese ose shtrënguese kun-dër një shteti, atëherë çdo shtet tjetër, qoftë Anëtar i Kombeve të Bashkuara apo jo, që ndeshet me problème të ve-

42

çanta ekonomike për shkak të zbnlimit të masave në fjalë, ka lë clrejtë të kë-shillohet me Këshillin e Sigurimit për zgjidhjen e këtvre problemeve.

NonI 51

Derisa Këshilli i Sigurimit të marrë masat e nevojshme për ruajtjen e pa-qes dhe të sigurimit ndërkombëtar, as-një dispozitë e kësaj Karte nuk cënon te drejtën e natyrshme të vetëmbrojtjes së ligjshme, individuale ose koleklive, në rast se një Anëtar i Kombeve të Bash-kuara bëhet objekt i një sulmi të arma-tosur. Masat që merren nga Anëtarët për të ushtruar të drejtën e vetëmbroj­tjes së ligjshme i raportohen menjëherë Këshillit të Sigurimit dhe nuk prekin aspak autoritetin dhe detyrimin që ka Këshilli i Sigurimit në bazë të kësaj Karte për të vepruar në çdo çast si ta shohë të nevojshme për ruajtjen apo rivendosjen e paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar.

43

KREU vin

MARRËVESIIJE IXAJONALE

Neni 52

1. Asnjë dispozitë e kësaj Karte nuk perjashton ekzistencën e marrëveshjeve ose organizmave rajonale për rregu-Uimin e çështjeve që kanë lë bëjnë me ruajtjen e paqes dhe të sigurimit ndër-kombëtar dhe me veprime me karakter rajonal, me kusht që këto marrtvesh-je ose organizma dhe veprimlaria e tyre të jenë në pëiputhjc me qëllimet dhe pan met e Kombeve të Bashkuara.

2. Anëtarët e Kombeve të Bashkua­ra, që përfundojnë këto marrëveshje ose bëjnë pjesë në këta organizma, duhet lë bëjnë të gjitha përpjekjet për të zgji-dhur mosmarrëveshjet lokale në rrugë paqësore, me anë të marrëveshjeve ose organizmave rajonale, para se t'ia para-shtrojnë ato Këshillit të Sigurimit.

3. Këshilli i Sigurimit përkrah zgji-dhjen paqësore të mosmarrëveshjeve lokale me anë të marrëveshjeve ose të organizmave rajonale, me iniciativën e

44

shteteve të interesuara ose nëpërmjet Këshillit të Sigurimit.

4. Ky nen nuk cenon aspak zbatimin e Neneve 34 dhe 35.

Neni 53

1. Këshilli i Sigurimit përdor, sa herë që del e nevojshme, marrëveshjet ose organizmat rajonale për zbatimin e masave shtrënguese që merr si i tiilë. Por, asnjë masë shtrënguese nuk mund të merret në bazë të marrëveshjeve ra­jonale, ose nga organizmat rajonale, pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit, me përjashtim të masave kundër çdo shteti armik, të përkulizuar në paragra-fin 2 të këtij Neni, që parashikohen për zbatimin e Nenit 107, ose në marrëvesh­jet rajonale që drejtohen kundër rifi-ltimit të një politike agresive nga ana e një shteti të tillë, deri në kohën kur Organizata, me kërkesën e qeverive të interesuara, të ngarkohet me detyrën c parandalimit të çdo agresioni tjetër nga një shtet i tillë.

2. Termi shtet armik, 1 përdorur në

45

paragratin 1 lë këtij neni, përdorct për çdo shtct, i cili gjatë Luflës se Dylë Botcrorc ka qenë armik i ndonjërit prcj nënshkrucsve të kësaj Karte.

Neni 54

Kcshilli i Sigurimit duhct të informo-het plotësisht dhe vazhdimisht për vc-primet që ndërmerrcn ose parashikohet të ndërmeri'en në ba/.ë të marrëvesh-jeve rajonale ose nga organizmat rajo-nale për ruajtjen e paqes dhe të siguri-mit ndërkombëtar.

KREU IX

KOOrERIMI EKONOMIK DHE SHOQËROR NDËRKOMBËTAR

Neni 55

Me qëllim që të krijohen kushtet e qëndrueshmërisë dhe mirëqenies së nevojshme për të siguruar midis ko-

46

mbeve marrëdhënie paqësore e miqë-sore, të mbcshtetura në respektimin c pnrimit të baruzisë së të drejtave dhe vetëvendosjes së popujvo, Kombct e Bashkuara janë për:

a. ngritjen e nivelit të jetesës, zë-nien e plotë me punë, krijimin e kushteve të përparimit dhe zhvi-llimit ekonomik e shoqëror;

b. zgjidhjen e problemeve ndërko-mbëtare ckonomike, shoqërorc, shëndetcsore dhc problemeve të tjera te lidhura me to, për koo-perimin kulturor c arsimor;

c. respeklimin e përgjithshëm dhe efektiv të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të Bji-thë pa dallim race, seksi, gjuhe e feje.

Neni 56

Të gjithë anëtarët zotohen të ndër-marrin veprime të përbashkcta ose të veçuara në bashkëpunim me këlë Orga-nizatë, për të arritur qëllimet e shpa-Uura në Nenin 55.

47

Neni 57

1. Institucionet e ndryshme të spe-cializuara, që janë ngritur me marrë-veshje ndërqeveritare dhe që në bazë të statuteve të tyre kanë atribute të gjera ndërkombëtare në fushat ekono-mike, shoqërore, kutturore, arsimore, shëndetësore dhe r.ë fusna të tjera që kanë lidhje me to, mbajnë lidhje me Kombet e Bashkuara në përputhje me dispozitat e Nenit 63.

2. Këto organizma që lidhen me Ko­mbet e Bashkuara këlej e tutje qu'nen institueione të specializuara.

Neni 58

Organizata jep rekomandime për bashkërendimin e programeve dhe ak-tiviteteve të institucioneve të specia­lizuara.

Neni 59

Organizata, kur e sheh të nevojsh-me, nxit bisedimet midis shtëteve të

48

interesuara për krijimin e institucione-ve të reja të specializuara, për të arri-tur qëllimet e shpallura në Ncnin 55.

N c n i M

Për zbatimin e funksioneve te Or-ganizatës, të parashtruara në këtë Krye, ngarkohen Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli Ekonomik e Shoqëror që varet prej saj dhe që për këtë qëllim vishet me pushtet sipas dispozitave të Kreut X.

KREU X

KËSHILLI EKONOMIK E SHOQËROR

Përbërja

Neni 61

1. Këshilli Ekonomik e Shoqëror për-behet nga pesëdhjetë e katër Ancta-rc të Kombevc të Bashkunra, të zgje-dhur nga Asambleja e Përgjithshme.

4 — 9 49

2. Në bazë të dispozitave të para-grafit 3, në Këshillin Ekonomik e Sho-qëror zgjidhen çdo vit tetëmbëdhjctë anëtarë për një periudhë trevjeçare. Pas mbarimit të mandatit anëtarët mund të rizgjidhen menjëherë.

3. Në sesionin e parë të zgjedhjeve. kur anëtarësia e Këshillit Ekonomik c Shoqëror shtohet nga njëzet e shtatë në pesëdhjetë e katër, zgjidhen edhe një­zet e shtatë anëtarë të tjerë përveç anë-tarëve që zgjidhen për të zëvendësuar nëntë anëtarët, mandati i të cilëve mbaron në fund to vitit. Mandati i nën­të prej këtyre njëzet e shtatë anëtarcve të tjerë mbaron pas një viti, dhc man­dati i nëntë anëtarëve të tjerë pas dy vjetësh, në përputhje me dispozitat e vcna nga Asambleja e Përgjithshmo.

4. Çdo anëtar i Këshillit Ekonomik e Shoqëror ka një përfaqësuës në Kë-shill.

Funksionet dhe pushtetet

Nenl 62 1. Këshilli Ekonomik e Shoqëror bën

ose drejton studime e raporte për

50

çështje ndërkombëtare ekonomike, sho-qërore, kulturore, arsimore, shënvic'.ë-sore dhe për çështje të tjera lidhuc me këto, dhe për të gjithn Uëto çështje u jep rekomandime Asamblesë së Përgjith-shme, Anëtarëve të Kombeve të Bash-kuara dhe institucioneve të specializua-ra që interesohen për to.

2. Këshitli jep rekomandime, me qëllim që të respektohen dhe të zbato-hen të drejtat e njeriut dhe liritë the-melore për të gjithë.

3. Këshilli harton projekt-kon venta për çështje brenda kompetencave të tij dhe ia parashtron Asamblesô së Përgjithshme.

4. Në përputhje me rregulloren e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara, Kcshilli thërret konferenca ndërkombë-tare për çështje brenda kompetencave të tij.

Neni 63

1. Këshilli Ekonomik e Shoqëror Përfundon marrëveshje me çdo institu-cion të përmendur në Nenin 57, duke caktuar kushtet në të cilat ky institu­

ai

cion hyn në marrëdhënie me Kombct c Bashkuara. Këto marrëveshje i kalojnc Asamblesë së Përgjithshme për mira-tim.

2. Këshilli bashkërendon aktivitctct e institucioneve të specializuara me anë të konsultave dhe rekorrtandimeve që u jep këtyre institucioneve dhe me anë të rekomandimeve që i jep Asa­mblesë së Përgjithshme dhe Anëtarcvc të Kombeve të Bashkuara.

Neni 64

1. Këshilli Ekonomik e Shoqëror mund të marrë të gjitha masat e ne-vojshme me qëllim që institucionet e specializuara t'i raportojnë rregullisht. Ai bën marrëveshje me Anëtarët e Kom­beve të Bashkuara dhe me institucionet e specializuara me qëllim që të sigurojc raportet mbi masat e marra për zba-timin e rekomandimeve të veta dhe te rekomandimeve të dhëna nga Asamble-ja e Përgjithshme, për çështjet që janë ne kompetencat e tij.

52

2. Vërejtjet që ka për këto ra-porte Këshiili ia bën të njohura Asa-mblesë së Përgjithshme.

Neni 65

Këshiili Ekonomik e Shoqëror in-formon Këshillin e Sigurimit dhe e ndihmon me kërkesë të këtij të fundit.

Neni 66

1. Këshiili Ekonomik e Shoqëror kryen funksionet që i takojnë brenda kompetencave të tij për zbatimin e re-komandimeve që jep Asambleja e Për-gjithshme.

2. Me miratimin e Asamblcsë së Përgjithshme, Këshiili kryen shëibimet që i kërkohen nga Anëtarët e Kombeve të Qashkuara ose nga institucionet e specializuara.

3. Këshiili kryen funksione të tjera që i ngarkohen në pjesë të tjera të kë-saj Karte ose që i jepen nga Asambleja e Përgjithshme.

53

Voiimi

Neni 67

1. Çdo anëtar i Këshillit Ekonomik e Shoqëror ka një votë.

2. Vendimet e Këshillit Ekonomik c Shoqëror merren me shumicën e anë-tarëve të pranishëm ilhe votues.

Procédure.

Neni 68

Këshilli Ekonomik e Shoqëror kri-jon komisione për çështjet ekonomike e shoqërore dhe për përkrahjen e të drejtave të njeriut, si dhe komisione të tjera të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të tij.

Neni 69

Këshilli Ekonomik e Shoqëror, leur shqyrton çështje që i interesojnë një

54

Ânëtari të veçantë te Organisâtes, e fton këtë Anëtar të marrë pjesë pa të drejtë vote në débat.

Neni 70

Këshilli Ekonomik e Shoqëror mund të marrë të gjitha musat që përfa-qësuesit e institucioneve të speciaiizua-ra të marrin pjesë pa të drejtë vote në debatet e tij dhe në debatet e komisio-neve të krijuara prej tij dhe që për-taqësuesit e tij të marrin pjesë në de­batet e institucioneve të specializuara.

Neni 71

Këshilli Ekonomik e Shoqëror mund të marrë të gjitha masat e nevojshme për t'u këshilluar me organizatat jo-qeveritare, të cilat merren me çështje që hyjnë në kompetencat e tij. Këto marrëveshje bëhen me organizata ndër-kombëtare dhe, kur është e mundur, me organizata kombëtare, pas këshilii-mit me Anëtarin e interesuar të Ko-mbeve të Bashkuara.

55

Neni 72

1. Këshilli Ekonomik e Shoqëror mi-raton rregulloren e brendshme, në te cilën përfshihet edhe zgjedhja e Krye-tarit.

2. Këshilli Ekonomik e Shoqëror mblidhet sipas nevojës në përputhje me rregulloren, në të cilën përfshihen dispozitat për thirrjen e mbledhjeve me kërkesën e shumicës së anëtarëve.

KREU XI

DEKI-ARATE PER TERRITORET JOAUTONOME

Neni 73

Anëtarët e Kombeve të Bashkuara që kanë ose marrin përsipër përgjegjë-sinë të administrojnë territoret, popujt e të cil ave nuk kanë arritur vetëqeve-risje të plotë, pranojnë parimin e për-parësisë së interesave të banorëve të

56

këtyre territoreve, pranojnë si detyrë le shenjtë të ndihmojnë me të gjilha mundësitë për mirëqenien e banorëve të këtyre territoreve në kuadrin e sis-temit të paqes dhe të sigurimit ndërko-mbëtar të caktuar nga kjo Kartë, dhe për këtë qëllim:

a. sigurojnë përparimin politik, eko-nomik, shoqëror dhe arsimor, trajti-min e barabartë dhe mbrojtjen e kë­tyre popujve nga abuzimet, duke res-pektuar kulturën e tyre;

b. zhvillojnë aftësitë vetëqeverisëse, marrin parasysh aspiratat politike të këtyre popujve dhe ndihmojnë në për­parimin dhe zhvillimin e institucioneve të lira politike, në bazë të rrethanave të veçanta të çdo territori dhe të po­pujve të tij dhe në bazë të niveleve të ndryshme të përparimit;

c. forcojnë paqen dhe sigurimin ndër-kombëtar;

Ç. përkrahin masat konstruktive për zhvillim, nxitin punën kërkimore dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe, sa herë dhe kudo që është e nevojshme, bashkëpunojnë me institucionet e spe-

57

ciali/.uara ndërkorribëtare për arriijcil në praktikë të objektivave shoqërore, ckonomike dhe shkencore të caktuara në këtë nen;

d. në bazë të nevojave të sigurimit dhe të çështjeve me karakter kushte-tues i japin rregullisht Sekretarit të Pëigjithshëm, për informim, të dhëna statistikore dhe të dhëna të tjera me karakter teknik për kushtet ekonomi-ke, shoqërore dhe arsimore në territo-ret ku ata janë përkatësisht përgjegjës, përveç territoreve në të cilat zbatohen Kreu XII dhe XIII i kësaj Karte.

Neni 74

Anëtarët e Kombeve të Bashkuara pranojnë gjithashtu se politika e tyre në territoret ku zbatohet ky Krye, si dhe në metropol, mbështetet në pa rimin e përgjithshëm të fqinjëslsë së mirë, duke marrë parasysh interesat dhe mirëqenien e gjithë botës për çë-shtjet shoqërore, ekonomike dhe treg-tare.

58

KREU Xli

SISTEMI NDËRKOMBËTAR I KUJDESTARISË

Neni 75

Organizata e Kombeve të Bashku-ara lormon nën vartësinë e vet një sis-tem ndërkombëtar të kujdestarisë për administrimin dhe mbikëqyrjen e te-nitoreve që vihen nën këtë sistem, në përputhje me marrëveshjet e veçanta që mund të lidhen më pas. Këto territore, këtej e tutje, quhen territore nën kuj-destari.

Neni 76

Sistemi i kujdestarisë, në përputhje me qëllimet e Kombeve të Bashkuara të shpallura në nenin 1 të kësaj Karte, ka si qëllim kryesor:

a. të forcojë paqen dhe sigurimin ndërkombëtar;

b. të përkrahë përparimln politik, okonomik, shoqëror dhe arsimor të ba-norëve të territoreve nën kujdestari si

59

dhe përparimin c tyre ne rrugën e vele-qevcrisjes e të pavarësisë, duke pasur parasysh kushtet e veçanta të çdo terri-ion dhe popullit të tij, aspiralat e shpre-hura lirisht nga popujt e interesuar dhe dispozitat që parashikohen në çdo tnarrëveshje kujdestarie;

c. të përkrahë respektimin e të drej-tave të njeriut dhe të iirive themelore për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe e £eje, dhe të përkrahë ndjenjën e ndërvartësisë së popujve të botës;

ç. të sigurojë trajtim të barabartë për të gjithë Anëtarët e Kombeve të Bash-kuara dhe midis shtetasve të tyre për çështje shoqërore, ekonomike dhe treg-tare, si dhe trajtim të barabartë të shtetasve në zbatimin e drejtësisë, pa cenuar realizimin e qëllimeve të sipër-përmendura dhe në bazë të dispozitave të Nenit 80.

Neni 77

1. Sistemi i kujdestarisë do të zbalo-het në territoret që hyjnë në kategoritë e poshtëpërmendura dhe që i nënshtro-

60

hen kctij sistcmi në bnzë të marrëvesh-jeve të kujdcstarisë:

a. territoret aktualisht nën mandat; b. territoret që mund të shkëputen

nga shtetet armike, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore;

c. territoret që vihen vullnetarisht nô këtë sistem nga shtetet që përgjigjen për administrimin e tyre.

2. Çështja se cilat nga territoret e përfshira në kategoritë e sipërpërmen-dura i nënshtrohen sistemit të kujdcs­tarisë dhe me çfarë kushtesh caktohet me marrëveshje të mëvonshme.

Neni 78

Sistemi i kujdestnrisë nuk zbatohet në vendet që janë bërë Anëtarë të Kombeve të Bashkuara, marrëdhëniet midis tyre mbështeten në respektimin e parimit të barazisë sovrane.

Neni 79

Dispozltat c sistemit të kujdestnrisë për çdo territor që i nënshtrohet këtij sistemi, si dhe ndryshimet dhe amen-

61

damentct që mund të bëhen në to, cak-tohen me marrëveshje midis shteteve të interesuara drejtpërdrejt, duke për-fshirë fuqinë mandatare në rastin e territoreve që janë nën mandatin e një Anëtari të Kombeve të Bashkuara, dhe miratohen në përputhje me Nenin 83 dhe 85.

Neni 80

1. Përveç dispozitave të vendosura në marrëveshje të, veçanta të kujdcstarisë në bazë të Neneve 77, 79 dhe 81, që "é vënë çdo territor nën sistemin e kujrte-starisë, dhe derisa të përfundohen këto marrëveshje, asnjë dispozitë e këtij Kreu nuk interpretohet në asnjë më-nyrë si ndryshim 1 drejtpërdrejtë ose i tërthortë 1 çfarëdo të drejte të çdo shteti ose çdo populli, ose i dispozitave dhe akteve ndërkombëtare në fuqi, në të cilat Anëtarët e Kombeve të Bash­kuara janë palë pjesëmarrëse.

2. Paragrafi 1 i këtij Neni nuk duhct të interpretohet si shkak për vonimin ose shtyrjen e bisedimeve dhe përfu-ndimin e marrëveshjeve për vënien e

62

territoreve nën mandat dhe territorcve të tjera nën sistemin e kujdestarisë në bazë të Nenit 77.

Neni 8i

Në marrëveshjen e kujdestarisë për-fshihen. në çdo rast. kushtet e admi-nistrimit të territorcve nën kuideslari dhe eaktohet autoriteti në do të nsh-troië administrimin e territorit nën kuj-destari. Ky autoritet, i cili këtej e tu-tie quhet autoritet i ngarkuar me ndmi-nistrim, përbëhet nga një ose më shu-më shtete, ose nqa veië Organizata.

Neni 82

Në marrëveshjen e kujdestarisë cak-tohen një ose disa zona strategjike, që përfshijnë një pjesë ose gjithë territo-rin nën kujdestari në të cilin zbatohet kjo marrëveshje, pa cenuar asnjë ma-rrëveshje ose marrëveshjet e posaçme të përfunduara në zbatim të Nenit 43.

G3

Ne n« 83

1. Këshilll 1 Sigurimit ushtron gjithë funksionet e Kombeve të Bashkuara në zonat strategjike, duke përfshirë mi-ratimin e kushteve të marrëveshjcs se kujdestarisë dhe ndryshimet ose amen-damentet e tyre të mëvonshme.

2. Qëllimet kryesore të shpallura në Nenin 7(5 zbatohen për popullsinë e çdo zone strategjike.

3. Këshilli i Sigurimit, duke pnsur parasysh dispozitat e marrëveshjeve të kujdestarisë dhe pa cénuar nevojat e sigurimit, kërkon ndîhmën e Këshillit të Kujdestarisë për të ushtruar funk­sionet që kanë Kombet e Bashkuara në bazë të sistemit të kujdestarisë për çështje politike, ekonomike, shoqërore dhe arslmore në zonat strategjike.

Nent 84

Autoriteti i ngarkuar me administri-min ka për detyrë të sigurojë ndih-mën e territorit nën kujdestari për ruajtjen e parjes e sigurimit ndërkom-

64

bëtar. Për këtë qëllim, ky autoritet mund të përdorë kontingjente te for-cave vullnctare, lehtësitë dhe ndih-mat qc jcp territori non kujdestari për plotësimin e delyrimeve që merr për-sipër para Këshillit të Sigurimit, si dhe për sigurimin e mbrojtjos lokale dhe ruajtjen e rendit brenda territorit nën kujdestari.

Neni 85

1. Asambleja e Përgjithshme ushtron funksionct e Kombeve të Bashkuara për marrëveshjet e kujdestarisë në të gjitha zonat që nuk përcaktohen si zona strategjike, duke përfshirë mira-timin e dispozitave të marrëveshjeve lë kujdestarisë si dhe ndryshimet e amendamentet.

2. Këshilli i Kujdestarisë, që vepron nën vartësinë e Asamblesë së Përgjith­shme, e ndihmon Asamblenë për ushtri-min e këtyre funksioneve.

5 - 9 C5

KREU XUI

KËS1IILLI I KUJDEST AUI.Siî

Përbërja Ncni 36

1. Këshilli i Kujdestarisë përbehc! nga Anëtarët e mëposhtëm lë Kombeve lë lîashkuara:

a. Anëtarët e ngarkuar me admini-strimin e territoreve ncn kujdes­tari;

b. Anëtarët e përmendur shprehi-misht në Nenin 23, që nuk admini-strojnë territore nën kujdestari;

c. aq Anëtarë të tjerë të zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme, për një periudhë trevjeçare, saqë numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshi-llït të Kujdestarisë të ndahet ba-razisht midis Anëtarëve të Kombe-ve të Bashkuara që administrojnë territore nën kujdestari dhe atyre që nuk administrojnë territore të tilla.

2. Çdo anëtar i Këshillit të Kujdcsta­risë cakton një person të kualifikuar po-saçërisht për ta përfaqësuar në Këshi'.I,

8<J

Funksionet dhe pushtetet

Neni 87

Asambleja e Përgjithshme dhe Kë-shilli i Kujdestarisë, që varet prej saj, në ushtrimin e funksioneve të tyre:

a. shqyrtojnë raportet e paraqitura nga autoriteti i ngarkuar me admi-nistrlm;

b. pranojnë dhe shqyrtojnë pelicione në këshillim me autoritetin e ngar­kuar me administrim;

c. sigurojnë kushtet për vizita të he-rëpashershme në territoret përka-tëse nën kujdestari, në kohën e cak-tuar, sipas një marrëveshjeje me autoritetin e ngarkuar me admi­nistrim;

ç. marrin këto dhe masa të tjera në përputhje me dispozitat e marrë-veshjeve të kujdestarisë.

Neni 88

Këshilli i Kujdestarisë përpilon një pyetësor mbi përparimin në Iëmin po-

67

litik, ekonomik, shoqcror dhe arsimor te banorëve të çdo territori nën kuj-destari; autoriteti i ngarkuar me admi-nistrimin e çdo territori nën kujdestari, që është brenda kompetencave të Asa-mblesë së Përgjithshme, i dërgon kësaj Asambleje një raport vjetor në bazë të pyetësorit.

Votlmi Neni 89

1. Çdo anëtar i Këshillit të Kujdes-tarisë ka një vote.

2. Vendimet e Këshillit të Kujdesta-risë merren nga shumica e anëtarëve të pranishëm dhe votues.

Procédure Neni 90

1. Këshilli i Kujdestarisë miraton rre-gulloren e brendshme, në të cilën cak-ton mënyrën e zgjedhjes së kryetarit.

2. Këshilli i Kujdestarisë mblidhet si-pas nevojave, në përputhje me rregu-lloren, në të cilën përfshihen dispozitat

68

për thirrjen e mbledhjeve me kërkesën e shumicës së anëtarëve.

Neni 91

Këshilli i Kujdestarisë, sa herë që e sheh të nevojshme, kërkon ndihmën e Këshillit Ekonomik e Shoqëror dhe të instituciorieve të specializuara për çë-shtjet brenda kompetencave të secillt.

KREU XIV

GJYKATA NDËRKOMBËTARE

Neni 92 Gjykata Ndërkombëtare është organi

gjyqësor kryesor i Kombeve të Bash-kuara. Ajo lunksionon në përpulhje me një Statut të hartuar mbi bazën e Sta-tutit të Gjykatës së Përhershme Ndër­kombëtare dhe që është aneksuar si pjesë përbërëse e kësaj Karte.

Neni 93 1. Të gjithë Anëtarët e Kombeve të

Bashkuara janë ipso facto paië të Sta-tutit të Gjykatës Ndërkombëtare.

69

2. Një shtet, që nuk është Anëtar i Kombeve të Bashkuara, mund të bëhct paie e Stalutit të Gjykaiës Ndërkombë-tare në bazë të kushteve që caktohen për çdo rast nga Asambleja e Përgjith-shme, me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit.

Neni 94

1. Çdo Anëtar i Kombeve të Bash­kuara merr përsipër t'u përmbahet ven-dimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për çdo grindje, në të cilën është palë.

2. Në qoftë se një palë në një grindje nuk i përmbush detyrimet që i takojnë në bazë të një vendimi të dhënë nga Gjykata, pala tjetër mund t't drejtohet Këshillit të Sigurimit, i cili, po ta shohë të nevojshme, mund të bëjë rekoman-dime ose të caktojë masat që duhen marrë për zbatimin e vendimit.

Neni 95

Asnjë dispozitë e kësaj Karte nuk i pengon Anëtarët e Kombeve të Bash­kuara që zgjidhjen e mosmarrëveshjeve t'ua besojnë gjykatave të tjera në për-

70

puthje me marrëveshjet që ekzistojnë ose që mund le përfuRdohen rië té ardhmen.

Neni 96

1. Asambleja e Përgjithshme ose Kë-shilll i Sigurimit mund të këshillohen me Gjykatën Ndërkombëtare për çfa-rëdo çështje juridike.

2. Organet e tjera të Kombetre të Bashkuara dhe institucionet e specia-lizuara, që në çfarëdo kohe autorizohen për këtë qëllim nga Asambleja e Për­gjithshme, kanë gjithashtu të drejtë të këshillohen me Gjykatën për çështje juridike që lindin brenda kuadrit të veprimtarisë së tyre.

KREU XV

SEKRETARIATI

Neni 97

Sekretariati përbëhet nga një Sekre-tar i Përgjithshëm dhe nga personeli që kërlcon Organizata. Sekretari l Për­gjithshëm caktohet nga Asambleja e

71

Përgjithshme, me reknmandimin c Kë­shillit të Sigurimit. Ai ëshlë l'unksio-nnri më i lartë i Organizatës.

Neni 98

Sekrclnri i Përgjithshëm vepron me këtë cilësi ne të gjitha mbledhjet e Asamblosë së Përgjithshme, të Kësbi-llit të Sigurimit, të ICëshillit Ekonomik e shoqëror dhe të Këshillit të Kujdes-tarisë, dhe ushtron çdo tunksion tjeiër që i ngarkohet nga këto organe. Sekre-tari i Përgjithshëm i paraqit Asamblesë së Përgjithshme një raport vjetor për pnnën e Organizatës.

Ncni 99 Sekretnri i Përgjithshëm tërheq vë-

rncndjcn c Këshillit të Sigurimit për çdo çëshlje që, sipas mendimit të tij. kcrcënon ruajtjen e paqes dhe të sigu­rimit ndcrkombëtar.

Ncni 100 1. Ne kryerjen e detyrave të tyre,

Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli

72

nuk do të kërkojnë e nuk do të pranojnë udhëzime nga asnjë qeveri apo auloritet tjetër jashtë Organizatës. Ata nuk ndër-marrin asnjë veprim që nuk pajtohet me pozitën e tyre si funksionarë ndër-kombëtarë dhe janë përgjegjës vetëm përpara Organizatës.

2. Çdo Anëtar j Kombeve të Bash-kuara merr përsipër të respektojë ka-rakterin thjesht ndërkombëtar të për-gjegjësive të Sekretarit të Përgjithshëm dhe lë personelit, dhe të mos përpiqet që të ndikojë në kryerjen e detyrave të tyre. '

Ne ni 101

1. Personeli emërohet nga Sekrctari i Përgjithshëm sipas rregullores së ven-dosur nga Asambleja e Përgjithshme.

2. Personele të posaçme caktohen në mënyrë të përhershme pranë Këshillit Ekonomik e Shoqëror, Këshillit të Kuj-destarisë dhe, slpas nevojës, pranë or-ganeve të tjera të Kombeve të Bash-kuara. Këto personele bëjnë pjesë në Sekretariat.

3. Kriteri mblzotërues në zgjedhjen e

73

pcrsonelit dhe në caktimin e kushteve të punës ka të bëjë me kërkesat për sigurimin e një niveli sa më të lartë aftësie, kompetence dhe ndershmërie në punë. Vëmendje e duhur i kushtohet zgjedhjes së personelit në bazë të një shtrlrjeje gjeografike sa më të gjerë.

KREU XVI

DISPOZITA TË NDHYSHME

Neni 102

1. Çdo traktat dhe marrëveshje ndër-kombëtare e lidhur nga një Anëtar i Kombeve të Bashkuara, pas hyrjes në fuqi të kësaj Karte, regjistrohet dhe botohet nga Sekretariati në rastin më të parë.

2. Asnjë palë e një traktati apo ma-rrëveshjeje ndërkombëtare që nuk është regjistruar në përputhje me dispozitat e paragrafit 1 të këtij Neni nuk mund t'i referohet këtij traktati ose kësaj marrëveshjeje përpara ndonjë organi të Kombeve të Bashkuara.

74

Nen i 103

Në rast mospërputhjeje midis dely-rimeve të Anëtarëve të Kombeve të Bashkuara që rrjedhin nga kjo Kartë dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga ndonjë marrëveshje tjetër ndërkombë-tare, merren parasysh detyrimet që rrjedhin nga kjo Kartë.

Neni 104

Në territorin e secilit prej Anëtarëve Organizata gëzon ato zotësi juridike që janë të nevojshme për ushtrimin e funksioneve dhe arritjen e qëllimeve të saj.

Neni 105

1. Në territorin e secilit prej Anëta­rëve Organizata gëzon ato privilegje dhe imunitete që janë të nevojshme për arritjen e qëllimeve të saj.

2. Përfaqësuesit e Anëtarëve të Kom­beve të Bashkuara dhe funksionarët e saj gëzojnë gjithashtu ato privilegje dhe imunitete që janë të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të tyre në mënyrë të pavarur në Organizatë.

75

3. Asambleja e Përgjithshme jep re-komandime për të eaktuar hollësitë c zbatimit të paragrafëve 1 dhe 2 të këtij Neni, ose u propozon Anëturëve te Ko-mbeve të Bashkuara konventa për këtë qëllim.

KREU XVII

DISPOZITA KALIMTARE TË SIGUR1MIT

Neni 106

Në pritje të hyrjes në fuqi të marrë-veshjeve të posaçme të përmendura në Nenin 43, të cilat Këshilli i Sigurimit është i mendimit se do t'i japin mun-dësi të lillojë të ushtrojë detyrat që i takojnë në zbatim të Nenit 42, palet në Deklaratën e Katër Kombeve, të nënshkruar në Moskë më 30 tetor 1943, dhe Franca, në përputhje me dispo-zitat e paragrafit 5 të kësaj Deklarate, konsultohen me njëra-tjetrën dhe, në rast nevoje, edhe me Anëtarë të tjerë të Kombeve të Bashkuara, me qëllim që të ndërmarrin veprime të përba-

76

shkëta në emër të Organizatës për ruaj-tjen e paqes dhe të sigurimit ndërkom-bëtar.

Neni 107

Asnjë dispozitë e kësaj Karte nuk ce-non dhe nuk përjashton ndonjë veprim që ndërmerret ose autorizohet, si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, nga^qeveritë që mbajnë përgjegjësi për këtë veprim, kundër çdo shteti i cili gjatë kësaj lutte ka qenë armik i cilitdo nënshkruesi të kësaj Karte.

KREU XVIII

AMENDAMENTE

Neni 108

Amendamentet e kësaj Karte hyjnë në fuqi për të gjithë Anëtarët e Kom-beve të Bashkuara kur miratohen nga dy të tretat e Anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme dhe ratifikohen në për-puthje me rregullat kushtetuese për-katëse nga dy të tretat e Anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë

77

të gjithë anëtarët e përhershëm të Kë-shillit të Sigurimit.

Neni 100

t. Konferenca e Përgjithshme e Anë-tarëve të Kombeve të Bashkuara për rishikimin e kësaj Karte mblidhet në një datë dhe vend të caktuar me votât e dy të tretave të Anëtarëve të Kom­beve të Bashkuara dhe me votât e nëntë nga cilido prej anëtarëve të Kë-shillit të Sigurimit, Çdo Anëtar i Kom­beve të Bashkuara ka një votë në konferencë.

2. Çdo ndryshim i kësaj Karte, i bërë me rekomandimin e konferencës me dy të tretat e votave, hyn në fuqi pasi ratifikohet në përputhje me rregullat kushtetuese përkatëse nga dy të tretat e Anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë të gjithë anëtarët e për-hershëm të Këshillit të Sigurimit.

3. Në qoftë se konferenca nuk mbli­dhet para sesionit të dhjetë vjetor të Asamblesë së Përgjithshme pas hyrjes në fuqi të kësaj Karte, propozimi .për thirrjen e kësaj konferçnce vihet në

78

rendin e dites së këtij sesioni dhe kon-ferenca mblidhet kur vendoset me shu-micë votash nga Asambleja e Përgjth-shme dhe me votât e shtatë nga cilido prej anëtarëve të Këshillit tô Sigurimit.

KREU xrx

RATIFIKIMI DHE NËNSHKRIMI

Neni 110 1. Kjo Kartë do të ratifikohet nga

shtetet nënshkruese, në përputhje me rregullat kushtetuese të secilit.

2. Ratifikimet depozitohen pranë qe-verisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila për çdo depozitim njo-fton të gjithë shtetet nënshkruese si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Organi-zatës, kur ai të jetë emëruar.

3- Kjo Kartë do të hyjë në fuqi pas depozitimit të ratifikimeve nga Repu-blika e Kinës, Franca, Bashkimi i Re-pubîikave Socialiste Sovjetike, Mbretë-ria e Bashkuar e Brltanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Shtetet e Bash­kuara të Amerikës dhe nga shumica

70

e shteteve të tjera nënshkruese. Pastaj, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës harton një procesverbal të depozitimit të ratifikimeve dhe u shpër-ndan të gjitha shteteve nënshkruese nga një kopje.

4. Shtetet nënshkruese të kësaj Knrtc, që do ta ratifikojnë atë pas hyrjcs ne fuqi, do të bëhen Anëtarë themelues të Kombeve të Bashkuara në datën e de­pozitimit të ratifikimeve pcrkatëse.

Neni lit

Kjo Kartë, tekstet e së cilës në gju-hën kineze, frënge, ruse, angleze diic spanjolle janë njëlloj të mirëqena, de-pozitohet në arkivat e qcverisë së Shte­teve të Bashkuara të Amerikës, e cila u dorëzon qeverive të shteteve nën­shkruese kopje të njëjta me origjinalin, të vërtetuara sipas rregullave.

Me këtë besim përfaqësuesit e qeve­rive të Kombeve të Bashkuara nën-shkruajnë këtë Kartë.

Bërë në qytetin e San-Franciskos, më njëzet e gjashtë qershor një mijë e nëntëqind e dyzet e pesë.

80

STATUTI I GJYKATËS NDËRKOMBËTARE

Neni 1 Gjykata Ndërkombëtare, e themeluar

nga Karta e ICombeve të Bashkuarn, si organi gjyqësor kryesor i Kombeve të Bashkuara, do të krijohet dhe do të funksionojë ne përputhje me dispozitat e këtij Statuti.

KREU I

ORGANIZ1MI I GJYKATËS

Neni 2

Gjykata përbëhet nga një grup gjy-katësish të pnvarur, të zgjedhur pa dallim shtetësie midis personavc me vcti morale të lartn dhe që kanë në vetvele cilësitë c këfkuara pcr të ush-truar funksionet më të lartn gjyqsnre në vendct e tyre përkatësc, ose që janO konsulentë juridikë me kompolenca të njohura në të drejtën ndërkombëtare.

6 - 9 01

Ne ni 3

1. Gjykata përbëhet nga pesëmbç-dhjetë anëtarë. Ajo nuk mund të ketë më shumë se një shtetas nga i njëjti shtet.

2. Një person, i cili për qëllime anë-tarësie në Gjykatë konsiderohet se ka më shumë se një shtetësi, pranohet si shtetas i atij shteti në të cilin ai ush-tron të drejtat civile dhe politike.

Neni 4

1. Anëtarët e Gjykatës zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme dhe nga Kë-shilli i Sigurimit në bazë të një liste personash të paraqitur nga grupet kom-bëtare në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, në përputhje me dispozitat që vijojnë.

2. Në rastin e Anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, që nuk kanë përfaqësues në Gjykatën e Përhershme të Arbitra­zhit, kandidatët emërohen nga grupet kombëtare të caktuara për këtë qëllim nga qeveritë e tyre, në të njëjtat kushte me ato që parashikohen për anëtarët e

R2

Gjykatës se Përhershme të Arbitrazhit në bazë të Nenit 44 të Konventës së Hagës të vitit 1907, për zgjidhjen paqë-sore të konflikteve ndërkombëtare.

3. Në mungesë të një marrëveshjeje të posaçme, kushtet në të cilat një shtet, që është palë pjesëmarrëse në kë-të Statut, por nuk është Anëtar i Kom-beve të Bashkuara, të mund të marrë pjesë në zgjedhjen e anëtarëve të Gjy­katës, caktohen nga Asambleja e Për-gjithshme, me rekomandimin e Këshi-llit të Sigurimit.

Nent S

1. Të paktën tre muaj para datës se zgjedhjeve, Sekretari i Përgjithshëm 1 Kombeve të Bashkuara u dërgon anë­tarëve të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit të shteteve që janë palë pjesëmarrëse në këtë Statut dhe anë­tarëve të grupeve kombëtare të caktuar në bazë të Nenit 4, paragrafi 2, një kër-kesë me shkrim me anë të së cilës i fton të marrin përsipër (brenda një afa-ti të caktuar) të emërojnë personat, si-pas grupeve kombëtare, që janë në

83

gjendje të kryejnë funksionet e anëtarit të Gjykatës.

2. Asnjë grup nuk emëron më shumë se katër vetë, nga të cilët jo më shumë se dy janë të kombësisë së vet. Numri i kandidatëve të emëruar nga një grup nuk mund të jetë në asnjë rast më i madh se dyfishi i vendeve që duhen plotësuar.

Neni 6

Para se të emërohen këta persnna, rekomandohet që çdo grup kombëtar të këshlllohet me gjykatën e shkattës më të lartë, fakultetet dhe shkollat e drejtësisë, akademitë kombëtare Qhe de-gët kombëtare të akademive ndërkom-bëtare që merren me studimin e së drejtës.

Neni 7

1. Sekretari 1 Përgjithshëm harton një listë alfabetike të të gjithë perso-nave të emëruar. Përveç rasteve të parashikuara ne bazë të Nenit 12, pa-ragraft 2, këta janë të vetmit persona që kanë të drejtë të zgjidhen.

84

2. Sckretari i Përgjithshëm ia parnqit këlë liste Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit.

Neni 8

Asambleja e Përgjithshme dhe Kë-shilli i Sigurimit i bëjnë zgjedhjet për anëtarët e Gjykatës pavarësisht nga njëri-tjetri.

Neni 9

Në çdo zgjedhje, zgjedhësit jo vetëm duhet të kenë parasysh që çdo i zgje-dhur të ketë cilësitë e kërkuara, por edhe të sigurojnë që, në përgjithësl, ne Gjykatë të përfaqësohen format kryesore të qyletërimit dhe sistcmct kryesore juridike në botë.

Neni 10

1. Quhen të zgjedhur ata kandidatë që fitojnë me shumicë absolute votash në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit.

85

2. Çdo votim i Këshillit të Sigurimit, qoftë për zgjedhjen e gjyqtarëve, qoftë pëc emërimin e anëtarëve të komisionit të parashikuar në Nenin 12, bëhet pa dallim midis anëtarëve të përhershëm dhe anëtarëve jo të përhershëm të Kë­shillit të Sigurimit.

3. Në rast se fitojnë me shumicë ab-solute votash më shumë se një shtetas i një vendi, si në Asamblenë e Për-gjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit, nga këta vetëm më 1 madhi në moshë konsiderohet i zgjedhur.

Neni 11

Në qoftë se pas seancës së parë të zgjedhjeve mbeten një a më shumë vende të paplotësuara, bëhet një seancë e dytë dhe, po të jetë e nevojshme, një seancë e tretô zgjedhjesh.

Neni 12

l. Në qoftë se pas seancës së tretë mbeten një a më shumë vende të pa­plotësuara, ngrlhet në çdo kohë, me

86

kërkesën e Asamblesë së Përgjithshme ose të Këshillit të Sigurimit, një komi-sion ndërmjetësues i përbërë nga gja-shtë vetë, tre të caktuar nga Asambleja e Përgjithshme dhe tre nga Këshilli i Sigurimit, me qëllim që të zgjidhet me shumicë absolute votash një person për çdo vend bosh, emri i të cilit i paraqitet Asamblesë së Përgjithshme dhe Kë­shillit të Sigurimit për t'u miratuar nga secili veç e veç.

2. Kur komisioni ndërmjetësues pra-non njëzëri një person që i plotëson kushtet e kërkuara, ai person vihet në listën e komisionit edhe kur nuk figu-ron në listën emërore të përmendur në Nenin 7,

3. Kur komisioni ndërmjetësues vë-ren se zgjedhjet nuk përfundojnë me sukses, anëtarët e Gjykatës tashmë të zgjedhur mblidhen brenda një afati të caktuar nga Këshilli i Sigurimit për të plotësuar vendet vakante, duke zgje­dhur midis kandidatëve që kanë marrë vota qoftë në Asamblenë e Përgjith­shme, qoftë në Këshillin e Sigurimit.

4. Në rast se votât e gjyqtarëve nda-hen barabar, atëherë vota e gjyqtarit

87

më të madh ne moshë konsiderohc l c vlefshme.

Neni 13

1. Anëtarët e Gjykntës zgjidhen për nëntë vjet dhe mund të rizgjidhen, por me kusht që afati i pesë prej gjyqtarë-ve të zgjedhur në zgjedhjet e para të mbarojë pas tre vjetësh dhe afati i pesë gjyqtarëve të tjerë të mbarojë pas gjashtë vjetësh.

2. Gjyqtarët, afatet e të cilëve mba-rojnë në periudhën e lartpërmendur prej tre dhe gjashtë vjetësh, caktohe» me short nga Sekretari i Përgjithshëm mcnjëherë pas përfundimit të zgjedh-jevc të para.

3. Anëtarët e Gjykatës qëndrojnë në detyrë derisa të zëvendësohen. Edhc pas zëvendësimit ata i përfundojnë çë-shtjet që mund të kenë filluar më parë.

4. Në rast dorëheqjeje të një anëtarl të Gjykatës, dorëheqja i paraqitet Kryetarit të Gjykatës, i cili ia përcjell Sekretaril të Përgjithshëm. Pas këtij njoftimi vendi mbetet vakant.

88

Neni 14

Vendet vakante plotësohcn ni1 të njcj-tën mënyrë që ndiqet për zgjedhjet e para, në përputhje me dispozitën e mëposhtme: një muaj pas mbetjes va-kant të vendit, Sekretari i Përgjithshëm bën ftesat e parashikuara në Nenin 5 dhe data e zgjedhjes caktohet nga Kë-shilli î Sigurimit.

Neni 15

Anëtari i Gjykatës i zgjcdhur për zëvendësimin e një anëtari, afati i të cilit nuk ka mbaruar, qëndron në këtë funksion për periudhën e mbelur nga atati l paraardhësit të tij.

Neni 16

1- Asnjë anëtar i Gjykatës nuk mund të ushtrojë ndonjë funksion politik ose administrativ, ose të merret me ndonjë lloj tjetër profesioni.

2. Çdo dyshim për këtë pikë zgjldhet me vendim të Gjykatës.

89

Neni 11

1. Asnjë anëtar i Gjykatës nuk mund të ushtrojë funksionet e përfaqësuesit, këshilltarit ose të avokatit në çfarëdo çështje.

2. Asnjë anëtar nuk mund të marié pjesë në zgjidhjen e çfarëdo çështjeje, në të cilën ai ka marrë pjesë më paie si përfaqësues, këshilltar ose avokat për njërën nga palët, si anëtar i një gjykate kombëtare ose ndërkombëtare, ose i ndonjë komisioni hetimor, ose me çdo cilësi tjetër.

3. Çdo dyshim për këtë pikë zgjidhet me vendim të Gjykatës.

Neni 18

1. Anëtari i Gjykatës pushohet vetëm në rast se anëtarët e tjerë mendojnë njëzëri se ai nuk i plotëson më kushtet e kërkuara.

2. Sekretari I Përgjithshëm njoftohet zyrtarisht për këtë nga Sekretari i Gjykatës.

3. Pas këtij njoftimi vendi mbetet va-kant.

90

Neni 19

Gjatë ushtrimit të lunksioneve, anë-tarët e Gjykatës gëzojnë privilegje dhe imunitete diplomatike.

Ne ni 20

Para se të fillojë detyrën, çdo anëlar i Gjykatës deklaron solemnisht në se-ancë të hapur se do të ushtrojë pushte-tin e tij në mënyrë krejt të paanshme dhe me ndërgjegje të plotë.

Neni 21

1. Gjykata zgjedh Kryetarin dhe Nën-kryetarin për një periudhë trevjeçare; këta mund të rizgjidhen.

2. Gjykata emëron Sekretarin e Gjy­katës dhe cakton dispozita për emëri-min e nëpunësve të tjerë, sipas nevojës.

Neni 22

1. Selia e Gjykatës vendoset në Hagë. Megjithatë, kur e sheh të nevojshme, Gjykata mund të mblldhet e të ushtro-

81

jë funksionet e saj dhe në ndonjë vend tjetër nëse e gjykon të dëshiruesh-me.

2. Kryetari dhe Sekrelaii e kanë qe-ndrën e tyre në selinë e Gjykatës.

Neni 23

1. Gjykata është vazhdimisht në funk-sionim, përveç periudhës së pushimeve gjyqësore, koha dhe zgjatja e të cilave caktohen nga Gjykata.

2. Anëtarët e Gjykatës kanë të drejtë të marrin leje periodike, data dhe zgja­tja e të cilave caktohen nga Gjykata, duke pasur parasysh largësinë midis liages dhe vendbanimit të tyre.

3. Përveç kohës kur janë me leje dhe kur pengohen për nrsye sëmundjeje ose arsye të tjera të forta të justifikuara plotësisht përpara Kryetarit, anëtarët janë të detyruar të qëndrojnë përhcrë në dispozicion të Gjykatës.

Neni 24

I. Në qoltë se ndonjë nga anëtarët e Gjykatës mendon se nuk është i dety-

92

ruar te marrë pjesë né gjykimin e një çështjeje të caktuar, për një arsye të veçantë, këtë ai ia bën të ditur Krye-tarit.

2. Në qoftë se e sheh të arsyeshme se një nga anëtarët e Gjykatës, për ndo-një arsye të veçantë, nuk duhet të ma­rrë pjesë në seancën që shqyrton një çështje të caktuar, Kryetari e njofton këtë të fundit.

3. Në qoftë se në një rast të tillë anë-tari i Gjykatës dhe Kryetari nuk janë të një mendjeje midis tyre, vendos Gjykata.

Neni 25

1. Përveç rasteve të përjashtuara shprehimisht nga ky Statut, Gjykata ushtron funksionet e veta në mbledhjet plenare.

2. Me kusht që numri i gjyqtarëve që mund të përbëjnë Gjykatën" të mos jetë më pak se njëmbëdhjetë, Rregu-llorja e Gjykatës mund të parashikojc që, sipas rrethanave dhe me radhë, një ose më shumë gjyqtarë mund të lejohen të mos marrin pjesë në seancat e gjyqit-

03

3. Nëntë gjyqtarë përbëjnë një nu-mër të mjaftueshëm për zhvillimin e gjyqit.

Neni 26

1. Gjykata mund të krijojë në çdo kohë një ose më shumë dhoma të për-bëra prej të paktën tre gjyqtarësh, sipas vendimit që do të marrë, për t'u marrë me kategorl të veçanta çështjesh, për shembull, çështje të punës dhe çështje që kanë të bëjnë me tranzitin dhe ko-munlkacionet.

2. Gjykata mund të krijojë në çdo kohë një dhomë për t'u marrë me një çështje të caktuar. Numri i gjyqtarëve të kësaj dhome caktohet nga Gjykata, me pëlqimin e palëve.

3. Çështjet dëgjohen dhe vendosen nga dhomat e parashikuara në këtë Nen, në qoftë se palët e kërkojnë këtë.

Neni 27

Çdo vendim i dhënë prej njerës nga dhomat e parashikuara në Nenet 26 dhe 29 konsiderohet si l dhcnë nga Gjykata.

94

Neni 28

Me pëlqimin e palëve, dhomat e pa-rashikuara në Nenet 26 dhe 29 mund të mblidhen dhe të ushtrojnë funksio-net e veta edhe në ndonjë vend tjetër, përveç Hagës.

Neni 29

Për zgjidhjen e shpejtë të çështjeve Gjykata krijon çdo vit një dhomë me pesë gjyqtarë, që duhet të paracaktojnë procedurën e thjeshtuar, kur këtë e kër-kojnë palet. Gjithashtu, dy gjyqtarë emërohen për të zëvendësuar gjyqtarët që nuk mund të marrin pjesë në sean-cën e gjyqit.

Neni 30

1. Gjykata përcakton me rregullore mënyrën se si ajo kryen funksionet e veta. Gjykata i harton vetë rregullat e procedurës.

2. Rregullorja e Gjykates mund të parashikojë emërimin e ndihmësgjyqta-

95

rêve që marrin pjesë ne mbîedhjet e Gjykatës, ose te dhomave te saj pa te drejtë vote.

Neni 31

1. Gjyqtarët e shtetësisë së çdo pale kanë të drejtën të marrin pjesë ne seancat për çështjen që shqyrton Gjy-kata.

2. Në qottë se në seancën e Gjykatës ka një gjyqtar të shtetësisë se njërës nga palët, çdo palë tjetër mund të emë-rojë një person që zgjedh vetë, për të marre pjesë në mbledhje me cilësinë e gjyqtarit. Ky person duhet të zgjidhel mundesisht nga personat që janë para-qttur si kandidatë, sipas dispozitave të Neneve 4 dhe 5.

3. Në qoltë se në seancën e Gjykatës nuk ka asnjë gjyqtar të shtetësisë së paiëve, secila nga palët mund të emë-rojë një gjyqtar, siç parashikohet në paragrafin 2 të këtij Neni.

4. Dispozitat e këtij Neni z'oatohon në rastet e parashikuara në Nenet 26 dhe 29. Në raste të tilla Kryetari i lutet njërit ose, në qoflë nevoja, dy anëta-

96

rêve te Gjykatës që përbëjnë dhomën, që t'ua lëshojnë vendin anëtarëve të Gjykatës të shtetësisë së palëve të in-teresuara dhe, në mungesë të këtyre ose në rast se këta nuk mund të para-qiten, gjyqtarëvc të emëruar posaçërisht nga palët.

5. Në qoftë se ka shumë paie me in-teresa të njëjta, në zbatimin e dispo-zitave që paraprijnë a!o konsiderohen si një palë e vetme. Në rast dyshiml, në këië pikë vendos gjykata.

6- Gjyqtarët e zgjcdhur, sic thuhet në paragrafët 2, 3 dhe 4 të këtij Neni, du-het të plotësojnë kushtet e Nenit 2, 17 (paragrafi 2), 20 dhe 24 të këtij Statuti. Ata marrin pjesë në vendimin, në iu-shte barazie të plotë me kolegët e tyre.

Neni 32

1. Anctarët e Gjykatës marrin rrogë vjetore.

2. Kryetari merr pagë vjetore të ve-çantë.

3. Zëvendëskryetari merr page të ve-çantë për çdo ditë që kryen detyrat e Kryetarit.

7 — 9 97

4. Gjyqtarët e zgjedhur në bazë të Nenit 31, që nuk janë anëtarë të Gjyqit, marrin honorar për çdo ditë që kryejnë funksionet e tyre.

5. Rrogat, pagat dhe honoraret cakto-hen nga Asambleja e Përgjithshme. Ato nuk mund të ulen gjatë kohës që ata kryejnë funksionet e tyre.

6. Rroga e Sekretarit caktohet nga Asambleja e Përgjithshme, me propo-zimin e Gjykatës.

7. Rregullorja e miratuar nga Asam­bleja e Përgjithshme cakton kushtet në të cilat mund t'u jepen pensione anë-tarëve të Gjykatës dhe Sekretarit, si edhe kushtet në të cilat anëtarëve të Gjykatës dhe Sekretarit u paguhen shpenzimet e udhëtimit.

8. Rrogat, pagat dhe honoraret për-Jashtohen nga çdo tatim.

Neni 33

Shpenzimet e Gjykatës përballohen nga Kombet e Bashkuara, sipas mëny-rës që vendos Asambleja e Përgjith­shme.

S8

KREU n

KOMPETENCAT E GJYKATËS

Neni 34

1. Vetëm shtetet mund te jenë palë në çështjet që paraqiten para Gjykatës.

2. Sipas Rregullores së vet, Gjykata mund t'u kërkojë organizatave ndër-kombëtare publike njoftime lidhur me çështjet e ngritura para saj si edhe të marrë njoftime të tilla nga këto orga-nizata me iniciativën e tyre.

3. Kur në një çështje që ngrihet para Gjykatës vihet në dyshim interpretimi i aktit themelues së një organizate ndërkombëtare publike, ose i një kon-vente ndërkombëtare të miratuar në bazë të këtij akti, Sekretari e njofton organizatën ndërkombëtare publike dhe i jep asaj kopje të procesverbaleve.

Neni 35

1. Gjykata është e hapur për shtetet që janë palë të këttj Statuti.

2. Kushtet në të cilat Gjykata hapet

99

për shtetet e tjera, duke përjashtuar rastet në ta cilat zbatohen dispozitat e veçanta të trakUteve në fvr-i, cakto-hen nga Këshilli i Sigurimit c'he, r.ë çdo rast, në mënyrë të tilië që të mos krijohet asnjë pabarazi pcr palet e in-teresuara para Gjykatës.

3. Kur një shtet që nuk ë'thic Anë-tar i Kombeve të Bashkunra &htë p në një çcshtje, Gjykata cakton pje;ën e shpenzimeve të saj që do të pasuajë kjo paie. Megjithatë, kjo dispozitë nuk zbatohet në qoftë se ky shtet paguan një pjesë të shpenzimeve të Gjykatës.

Neni 36

; 1. Juridiksioni i Gjykatës shtrihet mbi të gjitha çështjet që i paraqesin palet, si eûhe mbi të gjitha rastet e parashi-kuara shprehimisht në Kartën e Ko­mbeve të Bashkuara ose në traktatet dhe konventat në fuqi.

2. Kundrejt çdo shteti tjetër që pra-non të njëjtin detyrim, shtetet që je né palë të këtij Statuti no çdo kohë m'.tnd të deklarojnë se njohin si të defyruerh-tne ipso facto dhe pa konvcr.të te ve-

100

çantë juridiksionin e Gjykatës mbi të gjitha mosmarrëveshjet e natyrës jurl-cike që kanë të bëjnë me:

a. interpretimin e një traktati; b. çdo pikë të së drejtës ndërkombë-

tare; c. realitetin e çdo fakti, që po të vër-

tetohej, do të përbënte shkelje të një delyrimi ndërkombëtar;

ç. natyrën ose madhësinë e një dëm-shpërblimi, që duhet dhënë për shkelje të një zotimi ndërkombëtar.

3. DeUlaratat e përmendura më lart mund të bëhen pa kushte ose me kusht reciprociteti nga nna c shumë ose disa shteteve, ose për një afat të caktuar.

4. Këto deklarnta do t'i paraqiten Se-kretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, që do t'ua transmctojë kopjet përkatëse palëve të këtij Statuti ose Sekretarit të Gjykatës.

5. Në marrëdhëniet midis palëve të këtij Statuti, deklaratat e bëra në bazë të Nenit 36 të Statutit të Gjykatës së Përhershme Ndërkombëtare, kur afatl ende nuk ka skaduar, do të konsidero-hen se nënkuptojnë pranimin e juridik-sionit të detyrueshëm të Gjykatës Ndër-

101

kombëtare për kohëzgjatjen e caktuar nga këto deklarata dhe sipas kushteve të tyre.

6. Në rast se ka kundërshtim përsa i përket juridiksionit të Gjykatës, ven-dos Gjykata.

Neni 37

Kur një traktat ose konventë në fuqi parashikon që çështja i duhet kaluar një juridiksioni të themeluar nga Lidhja e Kombeve, ose Gjykatës së Përher-shme Ndërkombëtare, çështja i kalohet Gjykatës Ndërkombëtare, si çështje mi­dis palëve të këtij Statuti.

Ncni 3S

1. Gjykata, misioni i së cilës është të zgjidhë sipas të drejtës ndërkombëtare mosmarrëveshjet që i paraqiten, zbaton:

a. konventat ndërkombëtare, qoftë të përgjithshme, qoftë të veçanta, du-ke vendosur rregulla të niohura shprehimisht nga shtetet në grindje;

b. zakonin ndërkombëtar si provë të një praktike të përgjithshme të pranuar si ligj;

102

c. parimet e përgjithshme të së drej-tës, të pranuara nga kombet e qy-tetëruara ;

ç. me përjashtim të dispozitës së Ne-nit 59, vendimet gjyqësore dhe më-simet e publicistëve më të kualifi-kuar të kombeve të ndryshme, si mjet ndihmës për përcaktimin e rregullave të së drejtës.

2. Kjo dispozitë nuk përjashton të drejtën e Gjykatës që, në qoftë se palët janë dakord, të vendosë ex aequo et bono.

KBEU m

PROCEDURA

Nenl 39

1. Gjuhët zyrtare të Gjykatës Janë frëngjishtja dhe anglishtja. Në qoftë se palët janë dakord që gjithë procedura të zhyillohet në frëngjisht, vendimi do të jepet në këtë gjuhë. Në qoftë se palët Janë dakord që gjithë procedura të zhvi-llohet në anglisht, vendimi do të Jepet në këtë gjuhë.

103

2. Kur nuk ka ndonjë marrëveshje që përcakton gjuhën që do të përdoret, palet mund të përdorin për ligjëratat e veta atë që ata pëlqejnë nga këto dy gjuhë dhe vendimi do të jepet në frën-gjisht dhe në anglisht. Në këtë rast, Gjykata do të caktojë në të njëjtën ko-hë se cili nga të dy tekstet do të merret si bazë.

3. Me kërkesën e njërës nga palët, Gjykata mund të autorizojë këtë palë të përdorë edhe ndonjë gjuhë tjetër, përveç frëngjishtes apo anglishtes.

Nent 40

1. Sipas rastit, çështjet i paraqiten Gjykatës qoftë me anën e njoftimit për marrëveshjen e arritur, qoftë me anën e kërkesës me shkrim drejtuar Sekre-tarit. Në të dy rastet duhen treguar përmbajtja e mosmarrëveshjes dhe pa­lët.

2. Sekretari ua njofton menjëherë kërkesën gjithë të interesuarve.

3. Gjithashtu, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, al i njofton Anëtarët e Kombeve të Bashkuara si edhe shtetet

104

e tjera që kanë të drejtën të paraqiten para Gjykatës.

Neni 41

1. Në qoftë se mendon se e kërkojnë rrethanat, Gjykata ka të drejtë të tregojë se cilat masa duhet të merren përkohësisht për mbrojtjen e të drej-tave të secilës paie.

2. Në pritje të vendimit pcrfundim-tar, këto masa u njoftohen menjëherë palëve dhe Këshillit të Sigurimit.

Neni 42

1. Palet përfaqësohen nga përfaqësue-sit e tyre.

2. Para Gjykatës ata mund të kër­kojnë ndihmën e këshilltarëve ose avo-katëve,

3. Para Gjykatës, përfaqësuesit, kë-shilltarët dhe avokatët e palëve gëzojnë privilegjet dhe Imunitetet e domosdo-shme për ushtrimin e pavarur të funk-sioneve të veta.

105

Neni 43

1. Procedura zhvillohet ne dy faza: njëra me shkrim, tjetra me gojë.

2. Procedura me shkrim përfshin njo-ftimin e përkujtesave, kundërpërkujte-save dhe, po të jetë nevoja, të përgji-gjeve, si edhe të gjitha shkresave dhe dokumenteve mbështetëse që u drejto-hen Gjykatës dhe palëve të interesuara.

3. Njoftimi bëhet nëpërmjet Sekre-tarit sipas rendit dhe afatit të caktuar nga Gjykata.

4. Çdo dokument i paraqitur nga një­ra palë duhet t'i komunikohet në kopje të vërtetuar palës tjetër.

5. Procedura me gojë përbëhet nga dëgjimi 1 dëshmitarëve, ekspertëve, për-faqësuesve, këshilltarëve dhe avokatëve nga ana e Gjykatës.

Neni 44

1. Për të njoftuar persona të tjerë, përveç përfaqësuesve, këshilltarëve dhe avokatëve, Gjykata 1 drejtohet drejt-përsëdrejti qeverisë së shtetit në terri-

106

torin e të cilit duhet te kelë efekt njof-timi.

2. I njëjti rregull do të zbatohet sa herë që merren masa për të siguruar prova në vend.

Neni 45

Debatet zhvillohen nën drejtimin e Kryetarit dhe, në mungesë të tij. të Zëvendëskryetarit. Në rast se nuk mund të jetë i pranishëm asnjëri prej këtyre, gjyqi drejtohet nga gjyqtari më i vjetër i pranishëm.

Neni 46

Gjyqi zhvillohet me dyer të hapura, përveç rasteve kur Gjykata vendos ndryshe, ose kur dy palët kërkojnë që gjyqi të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Neni 47

1. Për çdo seancë gjyqi mbahet një procesverbal i nënshkruar nga Sekre-tari dhe Kryetari.

107

2. Vetem ky procesverbal ka karakter autentik.

Neni 4$

Gjykata nxjerr urdhëresa për zhvi-Ilimin e gjyqit, vendos mënyrën dhe cakton afatin brenda të cilit secila pale duhet të përfundojë argumentet e veta, dhe merr të gjitha masat lidhur me mbledhjen e provave.

Neni 49

Edhe para fillimit të debateve, Gjy­kata mund t'u kërkojë përfaqësuesve të paraqesin dokumentet dhe të japin shpjegimet përkatëse. Për çdo mosbind-je merret shënim përkatës.

Neni 50

Gjykata mund të ngarkojë në çdo ko-hë një individ, ent, zyrë, komision ose organizatë tjetër, që ajo mund të zgje-dhë për këtë qëllim, me detyrën që të zhvillojë hetlme ose të bëjë ekspertizë.

108

Neni 51

Gjatë zhvillimit të debateve dëshmi-tarëve dhe ekspertëve mund t'u bëhen të gjitha pyetjet lidhur me çështjen, sipas kushteve të caktuara nga Gjykata në rregulloren e përmendur në Ne-nin 30.

Neni 52

Pasi ka marrë provat dhe dëshmitë brenda afateve të caktuara për këtë qëllim, Gjykata mund të mos pranojë dëshmi të mëtejshme me gojë ose me shkrim, që njëra paie mund të deshi-rojë të paraqesë pa pëlqimin e paies tjetër.

Neni 53

1. Kur njëra pale nuk parnqitet para Gjykatës, ose heq dorë nga mbrojtja e çështjes së vet, pala tjetër mund t'i kër-kojë Gjykatcs që to vendose në favor të çështjes së saj.

2. Përpara se të bëjë këtë, Gjykata duhet të sigurohet jo vetëm që ajo të ketë kompetencat përkatëse në bazë të

109

Neneve 36 dhe 37, por edhe që kërkesa të jetë e drejtë dhe e bazuar në fakte.

Neni 54

1. Kur nën kontrollin e Gjykatës për-faqësuesit, këshilltarët dhe avokatët ka-në përdorur të gjitha mjetet që i shohin të nevojshme, Kryetari shpall mbylljen e debateve.

2. Pastaj Gjykata tërhiqet për të shqyrtuar vendimin që do të marrë.

3. Çfarë thuhet gjatë këtij shqyrtimi është dhe mbetet e fshehtë.

Neni 55

1. Vendimet e Gjykatës merren me shumicën e votave të gjyqtarëve të pra-nishëm.

2. Në rast se numri i votave është i barabartë, vota e Kryetarit ose e atij që e zëvendëson është vendimtare.

Neni 56

1. Vendimi duhet të japë argumentet në të cilat është bazuar.

110

2. Në vendim duhet të përmenden emrat e gjyqtarëve pjesëmarrcs.

Neni 57

Në qoftë se vendimi nuk shpreh plo-tësisht ose pjesërisht mendimin e një-zëshëm të gjyqtarëve, çdo gjyqtâr ka të drejtën t'i shtojë parashtrimin e men-dimit të vet të veçantë.

Neni 58

Vendimi nënshkruhet nga Kryetarl dhe Sekretari. Vendimi lexohet në sean-cë me dyer të hapura, pasl përfaqësue-sit janë njoftuar që të jenë të prani-shëm.

Neni 59

Vendimi i Gjykatës ka fuql detyruese vetëm për palët në grindje dhe vetëm për çështjen në fjalë.

111

Neni 60

Vendimi është përfundimtar dhe i pa-apelueshëm. Në rast se ka kundërshtim, përsa i përket kuptimit dhe shtrirjcs se vendimit, Gjykatës i takon të bëjë lnterpretimin e tij me kërkesën e cilcs-do palë.

Neni 61

1. Rishikimi i vendimit mund t'i kër-kohet Gjykatës vetëm ne rast se zbu-Iohet një fakt që mund të ushtrojë ncii-kim vendimtar dhe që Gjykata dhe pala që kërkon rishikimin e vendimit nuk e njihte para dhër.ies se vendimit dhe, në rast se për këtë të fundit, mos-njohja nuk vjen nsa pakujdesia.

• 2. Procedura e rishiklmjt hapet me vendim të Gjykatës që konstaton shpre-himisht ekzistencën e një fakti të ri, që pranon se ky i fundit është i një natyre të tillë që të bëhet shkas për rishikimin e vendimit dhe që deklaron se, për këto arsye, kërkesa e rishikimlt është e pra-nueshme.

3, Gjykata mund të pranojë procedu-

112

rën e rishikimit të vendimit vetëm pas zbatimit paraprak të tij. •

4. Kërkesa e rishikimit të vendimit duhet të paraqitet jo më vonë se bre-nda gjasbtë muajve pas zbulimit të faktit të ri.

5. Nuk mund të paraqitet asnjë kër-kesë për rishikimin e vendimit pasi kanë kaluar dhjetë vjet që nga data e dhënies së vendimit.

Neni 62

1. Në qoftë se një shtet mendon se ka interes të natyrës ligjore, që mund të preket nga vendimi i gjyqlt, ai mund t'i paraqesë kërkesë Gjykatës që të ie-johet të ndërhyjë.

2. Vendimin për këtë kërkesë e merr Gjykata.

Neni 63

1. Në qoftë se është fjala për inter-pretimin e një konvente, në të cllën kanë marrë pjesë edhe shtete të tjera, përveç atyre që janë në grindje, Se-

8 — 9 113

kre>tari duhet t'i njoftojë menjëherë kë-to shtete.

2. Çdo shtet i njoftuar në këtë më-nyrë ka të drejtën të marrë pjesë në zhvillimin e gjyqit. Por, në qoftë se ai e shfrytëzon këtë të drejtë, edhe inter-pretimi i dhënë në vendim do të jetë t detyrueshëm për të.

Neni 64

Përveç rasteve kur Gjykata vendos ndryshe, secila palë paguan shpenzimet t veta të gjyqit.

KREU IV

MENDIME KËSHILLIMORE

Neni 65

1. Gjykata mund të japë mendim kë-shlllimor për çdo çështje juridike me kërkesën e çdo organl ose institucioni të autorizuar të kërkojë këtë këshillë në bazë të Kartës së Kombeve të Bash-kuara, ose të dispozitave të saj.

114

2. Çështjet për të cilat kërkohet me-ndim këshillimor nga Gjykata i para-qiten kësaj me anën e një kërkese me shkrim, që formulon në terma të sakta çështjen për të cilën kërkohet mendimi i Gjykatës. Kërkesës i bashkëngjitet çdo dokument që mund të ndihmojë për sqarimin e çështjes.

Neni 66

1. Sekretari njofton menjëherë për kërkesën e bërë për të marrë një men-dim këshillimor nga ana e të gjitha shteteve që kanë të drejtën të paraqiten para Gjykatës.

2. Gjithashtu, me anë njoftimi të ve-çantë dhe të drejtpërdrejtë Sekretari njofton çdo shtet që ka të drejtën të paraqitet para Gjykatës, ose çdo orga-nizatë ndërkombëtare që Gjykata, ose Kryetarl, kur Gjykata nuk është mble-dhur, mendon se mund të japë të dhëna për çështjen në fjalë, se Gjykata pra-non raporte me shkrim brenda një afati që caktohet nga Kryetari, ose dëgjon raporte me gojë gjatë një seance me

1115

dyer të hapura të mbajtur për këtë qëllim.

3. Në qoftë se njëri nga këta shtetc, që nuk ka marrë njoftimin e posaçëm të parashikuar në paragrafin 2 të këtij Nenl, shpreh dëshirën për të paraqitur një raport me shkrim ose me gojë, vendos Gjykata.

4. Shtetet ose organizatat që kanë pa­raqitur raporte me shkrim ose me gojë, pranohen për të shqyrtuar raportet e paraqitura nga shtete dhe organizatn të tjera në mënyrën, masën dhe afatin e caktuar në çdo rast të veçantë nga Gjykata, ose në rast se ajo nuk është mbledhur, nga Kryetari. Për këtë qëllim Sekretarl ua njofton në kohën e duhur raportet me shkrim shteteve ose orga-nizatave që kanë paraqitur dhe vetë raportet e tyre.

Nenl 67

Gjykata shpall mendirriet e veta kë-shilllmore në mbledhje me dyer të ha­pura, pasi të ketë njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm dhe përfaqësueslt e Anë-

116

tarëve të Kombeve të Bashkuara, si dhe të shteteve e organizatave të tjera ndërkombëtare të interesuara drejtpër-sëdrejti për çështjen në fjalë.

Neni 6S

Në ushtrimin e funksioneve të veta këshillimore, Gjykata do të niset edhe nga dispozitat e këtij Statuti, që zbato-hen në rast grindjeje në shkallën që ajo e sheh të zbatueshme.

KREO v

AMENDAMENTET

Neni 69

Këtij Statuti mund t'i bëhen amen-damente, duke zbatuar të njëjtën pro­cédure Si dhe atë të parashikuar për amendamentet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, me përjashtim të dispozi-tave që mund të miratojë Asambleja e Përgjithshme me rekomandimin e Kë-

117

shillit te Sigurimit, për të rregulluar pjesëmarrjen në këtë procédure të shte-teve që, megjithëse kanë pranuar Sta-tutin e Gjykatës Ndërkombëtare, nuk janë Anëtarë të Kombeve të Bashkuara.

Neni 70

Gjykata mund të propozojë amenda-mentet që ajo mendon se duhet t'i bë-hen këtij Statuti, duke njoftuar me shkrim Sekretarin e Përgjithshëm që t'i shqyrtojë në bazë të dispozitave të Ne-nit 69.

118