57
EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE ROLI I RËNDËSISHËM I TYRE NË FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS

EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS

KUSHTETUESE DHE ROLI I RËNDËSISHËM

I TYRE NË FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS

Page 2: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

1

Ky botim u mundësua me mbështetjen financiare tëFondacionit Shoqëria e Hapur Soros

RAPORT

REZULTATET E MONITORIMIT TË

EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE TË

GJYKATËS KUSHTETUESE

Page 3: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

2

Përgatiti: Dr. Tefta Zaka

Redaktor: Marie Mati

Art Grafik& Kopertina: Elvira Çiraku

Shtypur në Shtypshkronjën AlbPAPER

Page 4: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

3

Hyrje

Projekti për nxitjen e ekzekutimit të vendimeve tëgjykatës kushtetuese kaloi në disa faza, më e rëndësishme ngatë cilat ishte ajo e monitorimit të vendimeve të kësaj gjykatedhe evidentimi i problemeve që kanë dalë në ekzekutimin etyre.

Fillimisht u bë analiza e kuadrit ligjor që përfshinkompetencat e gjykatës kushtetuese, efektet juridike tëvendimeve që ajo merr, si dhe evidentimi i bazës kushtetuesee ligjore ku mbështetet ekzekutimi i vendimeve të saj.

Kjo analizë pati në konsideratë faktin se kontrollikushtetues përbën një element të rëndësishëm që ndikon nëkonsolidimin e shtetit të së drejtës dhe se gjykata kushtetueseështë i vetmi organ kompetent në fushën e drejtësisëkushtetuese, gjë që e bën edhe më të rëndësishëm ekzekutiminme efikasitet të vendimeve të saj.

Aspekti i dytë i kësaj analize konsistoi në studimin evendimeve të Gjykatës Kushtetuese gjatë pesë vjetëve (2002-2007), nga ku u përzgjodhën vendimet më të rëndësishme,të zbatuara, por, në veçanti, ato të paekzekutuarat, të cilat dotë analizohen hollësisht në vijim.

Meqenëse llojet, objekti i kontrollit kushtetues si edheefektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese janë të lidhurangushtësisht me ekzekutimin e tyre, në radhë të parëmendohet se është e nevojshme të bëhet një trajtesë e shkurtëre këtyre koncepteve, përpara se të analizohet në mënyrë tëdetajuar procesi i monitorimit të ekzekutimit të vendimevetë Gjykatës Kushtetuese, duke u fokusuar më tepër në atëpjesë të kontrollit kushtetues që ka të bëjë me vendimet epërzgjedhura dhe që lidhen me organet kryesore kushtetuesedhe me rolin që ato kanë luajtur në këtë proces.

Page 5: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

4

1. Gjykata Kushtetuese - organi që ushtron drejtësinëkushtetuese

Për të kryer kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve,Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka krijuar një organqë ka karakteristikat e veta, si nga struktura, ashtu edhe ngafunksionet dhe që e bëjnë atë një autoritet të veçantëkushtetues. Gjykimi i kushtetutshmërisë së ligjeve dhe tëmarrëveshjeve ndërkombëtare përpara ratifikimit,kushtetutshmëria e partive politike, gjykimi i lejueshmërisëkushtetuese të referendumit, verifikimi i rezultatit të tij si dheverifikimi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe ideputetëve, mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjetpushteteve, gjykimet në lidhje me shkarkimin e Presidentittë Republikës dhe të gjyqtarëve të lartë e, në veçanti, shqyrtimii ankesave të individëve për shkeljen e së drejtës së tyrekushtetuese për një proces të rregullt ligjor, pasi të jenë shteruarmjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave, i janë besuarpikërisht Gjykatës Kushtetuese. Për shkak të një pozicioni tëtillë që ka, Gjykata Kushtetuese garanton jo vetëm respektimine Kushtetutës, por është edhe autoriteti më i lartë kushtetuesqë bën interpretimin përfundimtar të saj.

Juridiksioni kushtetues e ka pikënisjen në nenin 131 tëKushtetutës të ndërthurur dhe me dispozita të tjera të saj. Tëgjitha këto funksione i japin Gjykatës Kushtetuese forcë dheepërsi në raport me organet e tjera, pozicion ky që rrjedh ngaroli që ajo kryen si organ i ngarkuar për të mbrojturKushtetutën.

Në përgjithësi, vërehet se, në sistemin politik aktual,Gjykata Kushtetuese ka zënë një hapësirë që e karakterizontashmë si subjekt me pushtet të padiskutueshëm. Pesha evendimeve të saj të paapelueshme, rëndësia që marrinarsyetimet e vendimeve, kanë bërë që ajo të marrë një rolzotërues që nuk parapëlqehet lehtë. Janë këto funksione tërëndësishme që i janë ngarkuar këtij autoriteti kushtetues, të

Page 6: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

5

cilat garantojnë dhe e bëjnë praktikisht veprues parimin ekushtetutshmërisë. Pra, kjo krijon fizionominë e një sistemime kushtetutë të ngurtë dhe që kërkon një organ të tillë përtë ushtruar drejtësinë kushtetuese.

2. Baza ligjore për ekzekutimin e vendimeve të GjykatësKushtetuese

Kjo analizë synon parashtrimin e përmbledhur të bazësligjore që rregullon çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin evendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën eShqipërisë. Analiza fokusohet vetëm në parashtrimin e atyrenormave që zbatohen për çështjen objekt shqyrtimi. Përrrjedhojë, vlen të theksohet që në fillim se pjesë e kësaj analizeështë vetëm parashtrimi i kuadrit ligjor të zbatimit të tyredhe jo trajtimi i mënyrës se si janë dhënë vendimet e GjykatësKushtetuese.

Dispozitat në të cilat mbështetet zbatimi i vendimeve tëGjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë gjenden nëtekstin e Kushtetutës, në akte të tjera ligjore e nënligjore qërregullojnë organizimin dhe funksionimin e GjykatësKushtetuese dhe të organeve të tjera shtetërore. Kështu, kuadriligjor i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese tëRepublikës së Shqipërisë është:

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjinnr. 8417, datë 21.10.1998, të Kuvendit Popullor si dhe mereferendum, më datën 22.11.1998 dhe shpallur me dekretinnr. 2260, datë 28.11.1998, të Presidentit të Republikës sëShqipërisë. Kushtetuta ka pësuar ndryshime me ligjin nr.9675, datë 13.1.2007.

Ligji nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhefunksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës sëShqipërisë”. Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Page 7: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

6

Dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë janënormat parësore që rregullojnë çështjet që lidhen mezbatueshmërinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Neni 124 i Kushtetutës nxjerr në pah funksionin kryesortë Gjykatës Kushtetuese që është garantimi i respektimit tëKushtetutës dhe interpretimi përfundimtar i saj. Rregullakushtetuese, sipas së cilës ky organ i nënshtrohet vetëmKushtetutës, është tepër domethënëse për të kuptuar epërsinëe këtij organi, por edhe të vendimeve që ai merr, mbi të gjithaorganet e tjera.

Në nenin 132 është sanksionuar fuqia detyruese epërgjithshme dhe përfundimtare e vendimeve të GjykatësKushtetuese, nëpërmjet së cilës garantohet vetëzbatueshmëriae tyre. Këto dispozita kushtetuese kanë lidhje të drejtpërdrejtëme ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pasifuqia detyruese e përgjithshme dhe e pakontrollueshme ekëtyre vendimeve, nga asnjë organ tjetër kombëtar, ka siobjektiv final garantimin e respektimit të Kushtetutës nga tëgjitha subjektet shtetërore apo joshtetërore, pa përjashtim.

Hyrja në fuqi e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese qëkushtëzohet me botimin e tyre në Fletoren zyrtare, është njëtjetër rregullim kushtetues, nëpërmjet të cilit sanksionohetforca detyruese e këtyre vendimeve. Këto vendime janë tëdetyrueshme për çdo institucion kushtetues e ligjor, papërjashtuar nga ky detyrim as gjykatat. Sipas nenit 145 tëKushtetutës, “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë tëdetyrueshme për të gjitha gjykatat.”

Janë këto rregullime kushtetuese që e kanë gjeturpasqyrimin e tyre në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Përorganizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese tëRepublikës së Shqipërisë”.

Në nenin 81 të këtij ligji është parashikuar detyrueshmëriapër zbatim e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe se përekzekutimin e tyre ngarkohet Këshilli i Ministrave dhe organetpërkatëse të administratës shtetërore. Gjykatës Kushtetuese i

Page 8: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

7

njihet e drejta të caktojë vetë një organ tjetër për t’u marrëme zbatimin e vendimeve të saj dhe, kur e çmon të nevojshme,mund të përcaktojë edhe mënyrën e ekzekutimit të vendimit.Ligji i njeh të drejtën edhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetueseqë të ndëshkojë administrativisht me gjobë deri në 100.000lekë personat që nuk zbatojnë ose që pengojnë zbatimin evendimeve të Gjykatës.

Në dispozita të tjera të këtij ligji, si nenet 76, 77, nukparashikohen rregulla të drejtpërdrejta që lidhen meekzekutimin, por vendosen rregullime që lidhen me fuqinëdetyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Një tjetër akt që normon rregulla të detyrueshme që kanëtë bëjnë me ekzekutimin e vendimeve të GjykatësKushtetuese, është Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë. Nënenin 87 të Rregullores parashikohet :

“1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren në shqyrtim ngaKëshilli për Legjislacionin menjëherë pas botimit të tyre nëFletoren zyrtare.

2. Këshilli analizon dhe diskuton, sipas përcaktimeve të bëra nëkëtë Rregullore, efektet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese përlegjislacionin. Nëse Këshilli vendos se nevojitet marrja e nismësligjvënëse për plotësime ose ndryshime në legjislacion, ai i paraqetKëshillit të Ministrave rekomandimet e nevojshme ose ndërmerr nismëne vet ligjvënëse. Mendimi i Këshillit mund t’i dërgohet GjykatësKushtetuese, Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës”.

3. Efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Në bazë të nenit 132 të Kushtetutës, vendimet e GjykatësKushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janëpërfundimtare. Vendimet jepen në emër të Republikës sëShqipërisë dhe duhet të përmbajnë të dhënat, shkaqet, motivete faktit dhe të së drejtës, datën e vendimit dhe nënshkrimin egjyqtarëve.

Page 9: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

8

Një normim i këtillë i efekteve juridike të vendimeve tëGjykatës Kushtetuese afirmon qartazi se ato kanë fuqidetyruese të përgjithshme (erga omnes) dhe janëpërfundimtare. Po ashtu, në këtë dispozitë kushtetuesepërcaktohen edhe disa modalitete praktike që lidhen mepublicitetin dhe marrjen dijeni të publikut për vendimet eGjykatës Kushtetuese si dhe momentin e hyrjes në fuqi tëtyre. Kështu, parashikohet se vendimet e Gjykatës Kushtetuesehyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren zyrtare. Në funksiontë faktit se Gjykata Kushtetuese ka vetëm të drejtën eshfuqizimit të akteve që shqyrton, mund të vendosë që ligjiose akti tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër.Mendimi i pakicës botohet bashkë me vendimin, por forcadetyruese dhe përfundimtare i përket gjithnjë vendimit tëmarrë nga shumica.

Kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk pranohetasnjë kundërshtim. Pra, ato janë përfundimtare. Vendimi iGjykatës Kushtetuese, pas votimit, konsiderohet i marrë dhenuk mund të ndryshohet (neni 75 i ligjit për GjykatënKushtetuese). Parashikueshmëria dhe pakundërshtueshmëriae vendimeve (në veçanti e vendimeve të pranimit) lidhet mekarakterin e tyre të detyrueshëm dhe përfundimtar.

Vetëm në raste paqartësie, plotësimi ose interpretimi, sidhe të ekzistencës së gabimeve materiale të vendimeve,Gjykata merr masa të korrigjojë vendimin e saj me një vendimtë dhënë në seancë plenare, në prani të palëve. Megjithatë,edhe me këtë vendim, Gjykata nuk mund të anulojë ose tëndryshojë vendimin e saj. Në rast dyshimi osemosmarrëveshjeje për kuptimin e tij, ajo ka të drejtë tëinterpretojë vendimin, pa ndryshuar në asnjë rastpërmbajtjen, të plotësojë vendimin a të ndreqë gabimet meshkrim në llogari ose ndonjë pasaktësi të dukshme të lejuarnë të. Kjo kërkesë duhet të ushtrohet brenda 2 muajve ngashpallja e vendimit.

Në nenin 145 të Kushtetutës përcaktohet qartë se

Page 10: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

9

detyrueshmëria e zbatimit të vendimeve të GjykatësKushtetuese nuk kufizohet as për gjykatat e juridiksionit tëzakonshëm. Ky nen përcakton se vendimet e GjykatësKushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat. Njëdispozitë e tillë kushtetuese nuk është gjë tjetër veçse njëriafirmim i forcës detyruese (erga omnes) të vendimeve tëGjykatës Kushtetuese, por tashmë drejtuar në mënyrëspecifike te gjykatat (gjykatave të shkallës së parë, të apelit dheGjykatës së Lartë). Pra, të gjitha vendimet e GjykatësKushtetuese janë drejtpërdrejt të zbatueshme nga gjykatat ejuridiksionit të zakonshëm, për të gjitha çështjet me të cilatato kanë lidhje.

Ligji nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhefunksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës sëShqipërisë”, duke qenë se është ligj organik, rregullon aspektemjaft të rëndësishme të karakterit procedural në lidhje meveprimtarinë efektive të Gjykatës Kushtetuese. Që në nenin 1të tij përcaktohet se objekt i ligjit është edhe përcaktimi irregullave bazë që lidhen me ekzekutimin e vendimeve tëGjykatës Kushtetuese. Neni 26 i ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000,“Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuesetë Republikës së Shqipërisë”, konfirmon fuqinë juridike tëvendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ky nenpërcakton edhe rregullën se, kur vendimi ka të bëjë membrojtjen e të drejtave kushtetuese të individit, Gjykata mundtë vendosë që ai të hyjë në fuqi me shpalljen e tij.

Tepër i rëndësishëm paraqitet edhe parashikimi ligjor,sipas të cilit, organi që merret me botimin e Fletores zyrtare,detyrohet të bëjë botimin e vendimeve të GjykatësKushtetuese jo më vonë se 15 ditë nga ardhja e tyre për botimpranë tij. Një rregull e tillë mundëson publikimin dhe bërjentë njohur për publikun dhe organet shtetërore, në një kohë tëshkurtër, të përmbajtjes së vendimit të Gjykatës Kushtetueseqë është shprehur për një çështje të caktuar. Ky detyrim ështëi lidhur me rregullën që parashikohet në Kushtetutë, sipas së

Page 11: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

10

cilës vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën ebotimit në Fletoren zyrtare.

Neni 45 i ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimindhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës sëShqipërisë”, parashikon disa modalitete të posaçme që lidhenme rastin kur Gjykata Kushtetuese urdhëron pezullimin ezbatimit të ligjit ose të aktit. Ky pezullim vazhdon derisavendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.Kjo dispozitë ligjore paraqet rëndësi të veçantë dhe lidhetdrejtpërdrejt me zbatueshmërinë e vendimeve të ndërmjetmetë Gjykatës Kushtetuese. Ndonëse ligji nuk e përdor njëterminologji të tillë, vendimi me efekt pezullues merret ngaGjykata, kryesisht ose me kërkesë të palës, kur vlerësohet sezbatimi i ligjit ose i aktit mund të sjellë, sipas rastit, pasoja qëprekin interesa shtetërorë, shoqërorë ose të individëve.

Shqyrtimi i pajtueshmërisë së normës juridike meKushtetutën shihet i lidhur me efektet juridike të vendimevetë Gjykatës Kushtetuese. Forma e kontrollit kushtetuesparaqitet në aspektin anulues (ex tunch) si dhe në aspektinshfuqizues (ex nunch). Këto forma lidhen me efektet juridiketë vendimeve të gjykatës.

Ky koncept doktrinar i efekteve juridike të vendimevegjyqësore ka gjetur shprehjen e tij në nenin 76 të ligjit “Përorganizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. Sipaskësaj dispozite, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në këto rasteështë shfuqizues (ex nunc). Për rrjedhojë, efektet e tij fillojnëpërgjithësisht nga data e hyrjes së vendimit në fuqi.Përjashtimisht nga kjo rregull, vendimi i Gjykatës Kushtetueseparaqitet si anulues dhe ka fuqi prapavepruese në tri raste qëkanë të bëjnë me një dënim penal, kur ai lidhet drejtpërdrejtme zbatimin e ligjit të shfuqizuar, ndaj çështjeve që shqyrtohennga gjykatat, vendimet e të cilave nuk kanë marrë formë tëprerë, si dhe ndaj pasojave ende të pashterura të ligjit. Termatnë latinisht ex nunc dhe ex tunc nuk përdoren shprehimishtnë ligjin e Gjykatës Kushtetuese, por, nga mënyra e formulimit

Page 12: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

11

të dispozitës konkrete, konkludohet për këto dy formajuridike që marrin vendimet gjyqësore.

Megjithatë, duhet vënë në dukje se Gjykata Kushtetuesee ka të kufizuar efektin prapaveprues të vendimeve të saj tëpranimit, për arsye se një zbatim rrënjësor dhe i përgjithësuarme efekt ex tunc i një tipi të tillë vendimi mund të prodhojëefekte thellësisht tronditëse në planin social ose detyrimeekonomike të papërballueshme, në krahasim me situata tëkristalizuara prej kohësh. Ky është një qëndrim që njihetpothuajse në shumë vendime të gjykatave kushtetueseeuropiane.

Nga ana tjetër, në nenin 77 të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000,“Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuesetë Republikës së Shqipërisë”, përcaktohet se, në rastin eshfuqizimit të vendimeve gjyqësore të gjykatave tëjuridiksionit të zakonshëm, këto vendime nuk do të kenë mëfuqi që nga çasti i marrjes së tyre dhe, për pasojë, çështja idërgohet për rishqyrtim gjykatës, vendimi i së cilës ështëshfuqizuar.

Në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të GjykatësKushtetuese, në nenin 78 të ligjit të sipërpërmendurpërcaktohet se, kur vendoset shfuqizimi i ligjit ose aktit dhemarrëdhëniet e lindura kërkojnë rregullim juridik, vendimi iGjykatës Kushtetuese u njoftohet organeve përkatëse meqëllim që të marrin masat e parashikuara në vendimin e saj.Ky njoftim është pjesë e detyrimit që kanë organet të cilave udrejtohet vendimi, për të bërë ekzekutimin e detyrimeve tërrjedhura prej tij. Është e qartë se, në rastin e shfuqizimit tënjë dispozite ligjore apo të një ligji, kur lënda mbetet eparregulluar ligjërisht, është detyrë e Kuvendit të Republikëssë Shqipërisë të nxjerrë ligjet përkatëse zëvendësuese që duhettë jenë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë aspekt, Gjykata Kushtetuese nuk urdhëronligjvënësin të plotësojë normën ligjore përkatëse. Sidoqoftë,në ato raste kur ka diktuar se, si rrjedhojë e një vendimi

Page 13: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

12

shfuqizues, ometimi ligjor në vetvete përbënantikushtetutshmëri, ajo e ka pasqyruar këtë si pjesë tëvendimit, nëpërmjet arsyetimit.

Efekt tjetër i rëndësishëm ex tunch që u jepet vendimevetë Gjykatës Kushtetuese dhe që ndikon drejtpërdrejt nëzbatimin e tyre, lidhet me vendimet që jep GjykataKushtetuese për interpretimin përfundimtar të Kushtetutëssë Republikës së Shqipërisë, të cilat kanë efekt prapaveprues.

Gjykata Kushtetuese bën interpretimin e detyrueshëmdhe përfundimtar të Kushtetutës, duke vepruar si një trupëgjyqësore e ndarë dhe e pavarur nga autoriteti legjislativ. Nëkëndvështrimin e ndarjes së pushteteve, interpretimi që bënGjykata Kushtetuese nuk është dhe nuk mund të jetë krijimi normave ligjore ose kushtetuese. Në pajtim me parimetkushtetuese, ajo jep kuptimin e saktë e të rregullt të normaveligjore të shprehura në dispozitat përkatëse, ndërkohë qëzbaton rregullat e interpretimit, të pranuara në një kulturëligjore, të përfshirë në rregullat demokratike të ligjit.

Në vendimet për interpretimin detyrues dhe tëpërgjithshëm, Gjykata Kushtetuese zbërthen dyshimetinterpretuese të prezantuara tek ajo. Kjo do të thotë se, sirezultat i formulimeve të paqarta, të pasakta ose të paplota tëdispozitave, interpretuesi dhe zbatuesi ka ose mund të ketëvështirësi në njohjen e kuptimit aktual të normës ligjore. Kurinterpreton dispozitat, Gjykata Kushtetuese merr nëkonsideratë sistemin e tyre linguistik, përmbajtjen sociale dheboshtin logjik, si dhe qëllimin e dispozitës.

Në interpretimin e saj, Gjykata Kushtetuese nuk shkonmë tutje dhe nuk shton asgjë në sistemin e normave detyrueseligjore. Ajo vetëm shpall, pohon përmbajtjen e këtyrenormave. Kështu interpretimi i kryer nga Gjykata Kushtetueseka vetëm karakter “deklarativ” dhe jo natyrë ligjbërëse.Pushtetet e ndara kushtetuese e detyrojnë atë të bëjë kështu,duke e përjashtuar nga roli i ligjvënësit.

Page 14: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

13

4. Analiza e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Një pjesë e rëndësishme e projektit për nxitjen e zbatimittë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është analiza e disavendimeve të përzgjedhura për vitet 2002 – 2007, vetëm përvendimet e pranimit dhe të interpretimit kushtetues. Ngastudimi ka rezultuar që në afërsisht 100 vendime pranimi tëmarra nga Gjykata Kushtetuese në 5 vjet, rreth 12 për qind etyre janë të paekzekutuara. Pra, vendimet e GjykatësKushtetuese janë ekzekutuar nga organet përkatëse dhe vetëmnë pak raste nuk ka gjetur vend ekzekutimi i tyre. Për këtëstudim u morën për t’u analizuar vendimet më tipike, tëkonsideruara si ndër më të rëndësishmet, por që ende nukjanë ekzekutuar.

Qëllimi i këtij studimi nuk është analiza mbi përmbajtjene vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por analiza e shkaqeveqë kanë çuar në mosekzekutimin e disa prej tyre, si dhe gjetjae rrugëve ligjore për të bërë të mundur që asnjë vendim tëmos mbetet i paekzekutuar.

Ligji nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhefunksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës sëShqipërisë” parashikon disa mekanizma të ekzekutimit tëvendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në varësi të objektit sidhe të institucionit që detyrohet t’i zbatojë ato. Nga kykëndvështrim, metodologjia e përdorur në përzgjedhjen evendimeve të Gjykatës Kushtetuese ka synuar të mbulojë tëgjitha institucionet që kanë detyrimin t’i zbatojnë atë, si dhetë gjitha subjektet që kanë të drejtë t’i drejtohen GjykatësKushtetuese.

Kjo analizë shërbeu si material ndihmës në procesin emonitorimit të disa vendimeve të paekzekutuara. Megjithatëu pa e arsyeshme që në këtë analizë të përfshihen edhe disavendime të ekzekutuara. Trajtimi si pjesë e këtij studimi edhee disa vendimeve të ekzekutuara ka pasur për qëllimevidentimin e qëndrimeve të ndryshme për ekzekutimin a

Page 15: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

14

mosekzekutimin që ka mbajtur i njëjti organ ndajvendimmarrjes kushtetuese.

Për secilin vendim të përzgjedhur është bërë një përshkrimi shkurtër i shkaqeve të antikushtetueshmërisë së aktit qëkundërshtohet. Është e rëndësishme të theksojmë se kjo mënyrëe analizës së shkaqeve të dhëna në arsyetimin e vendimit tëGjykatës Kushtetuese është përdorur sepse këto vendime kanënjë specifikë në drejtim të ekzekutimit të tyre. Në vendimet egjykatave të zakonshme ekzekutimi bazohet vetëm nëdispozitivin e vendimit dhe organi kompetent e ekzekutonvendimin gjyqësor bazuar në dispozitivin e këtij vendimi.

Ndërsa, për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ekzekutimii shtrin efektet e tij jo vetëm mbi dispozitivin, por edhe mbipjesën arsyetuese të tij. Vendimi është një dhe i pandarë dhedispozitivi nuk do të mund të kishte kuptim pa pjesënarsyetuese të vendimit. Sigurisht, kjo vlen për çdo vendimgjyqësor, pavarësisht se cili organ e merr atë vendim, porvendimet kushtetuese kanë një specifikë të ndryshme. KurGjykata Kushtetuese e konsideron një dispozitë ligjore siantikushtetuese, plotësimi i boshllëkut ligjor të krijuar do tërealizohet nga ligjvënësi apo organi konkret vetëm duke unisur nga orientimet e dhëna në arsyetimin e vendimitgjyqësor. Në pjesën arsyetuese të vendimit parashtrohenshkeljet dhe jepen argumentet kushtetuese, ku bazohet edhedispozitivi i vendimit. Pikërisht, interpretimi i vetëm qëGjykata Kushtetuese e quan kushtetues, është ai që ështëpasqyruar në arsyetimin e vendimit të saj. Pra, arsyetimi ivendimit nuk është gjë tjetër, veçse mënyra për të dhënë tëgjitha përgjigjet që janë kërkuar nga pala në objektin ekërkesës. Për rrjedhojë, edhe arsyetimi i vendimit gjyqësorështë pjesë e detyrueshme e konceptit të zbatueshmërisë sëvendimeve kushtetuese.

Nga analiza e vendimeve kushtetuese, por dhe ngakontaktet me institucionet përkatëse shtetërore konstatohetnjë sensibilitet i përgjithshëm për vetëzbatueshmërinë e

Page 16: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

15

vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pavarësishtmosekzistencës së një organi të specializuar për ekzekutimine këtyre vendimeve.

Kushtetuta parashikon në mënyrë të qartë karakterindetyrues të këtyre vendimeve. Megjithatë konstatohet se kavendime të cilat nuk kërkojnë veprime të drejtpërdrejta ngaorganet shtetërore (siç është rasti i shfuqizimit të dispozitave,kur nuk krijojnë boshllëk ligjor), ashtu siç ka edhe raste qëorganet e detyruara në vendim nuk ndërmarrin ndonjëveprim për ekzekutimin e tyre.

Më poshtë po paraqesim disa nga vendimet epaekzekutuara dhe disa mendime për problematikën që atokanë sjellë.

I. Vendimi nr. 9, datë 26.2.2007 (V – 9/07)

1.Objekti i vendimit:

“Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i neneve1, 2 (pikat 5 e 6), 7 (shkronjat “a, b”) e 9 të ligjit nr. 9481, datë16.2.2006, “Për disa ndryshime në ligjin nr.9418, datë20.5.2005, “Për sigurimet shoqërore suplementare tëushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës sëShqipërisë”.

2.Gjykata Kushtetuese vendosi:

- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën eRepublikës së Shqipërisë të neneve 1, 7 (shkronjat “a, b”) e 9të ligjit nr. 9481, datë 16.2.2006, “Për disa ndryshime në ligjinnr. 9418, datë 20.5.2005, “Për sigurimin shoqëror suplementartë ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës sëShqipërisë”.

- Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhehyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren zyrtare

Page 17: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

16

3. Mbi ekzekutimin e vendimit

Në arsyetimin e vendimit të saj, Gjykata Kushtetuese arrinnë përfundimin se shfuqizimi i dispozitave objekt gjykimi krijonnjë boshllëk lidhur me pensionet e parakohshme për vjetërsishërbimi dhe për pensionet e pleqërisë të ushtarakëve. Bazuarnë ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhefunksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës sëShqipërisë”, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë irekomandohet të bëjë rishikimin në tërësi të ligjit në përputhjeme këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në aspektin eekzekutimit ndodhemi para një situate që dispozitivi i vendimitvetëm ka shfuqizuar dispozitat objekt shqyrtimi. A ndodheminë këtë rast para një vendimi që kërkon ekzekutim?

Në referim të nenit 78 të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, kurvendoset shfuqizimi i ligjit ose aktit dhe marrëdhëniet e lindurakërkojnë rregullim juridik, vendimi i Gjykatës Kushtetuese unjoftohet organeve përkatëse që të marrin masat e parashikuaranë vendimin e saj.

Nga analiza e këtij vendimi konstatohet se ndodhemi paranjë vendimi të paekzekutuar, për arsye se boshllëku ligjor i krijuarpër shkak të shfuqizimit të dispozitave ligjore, objekt shqyrtimi,duhet të ishte plotësuar. Detyrimi në këtë rast është për Këshilline Ministrave dhe veçanërisht për Kuvendin e Shqipërisë.

II. Vendimi nr. 16, datë 27.4.2007 (V – 16/07)

1.Objekti i këtij vendimi është : “Shfuqizimi si i papajtueshëmme Kushtetutën i vendimeve nr. 154/2, datë 31.3.2004, të Këshillittë Lartë të Drejtësisë dhe nr. 15, datë 29.6.2004, të Kolegjeve tëBashkuara të Gjykatës së Lartë”.

Page 18: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

17

2.Gjykata Kushtetuese vendosi :

- Pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin si të papajtueshëmme Kushtetutën të vendimeve nr. 154/2, datë 31.3.2004, tëKëshillit të Lartë të Drejtësisë dhe nr. 15, datë 29.6.2004, tëKolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

- Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Këshillin e Lartëtë Drejtësisë.

- Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hynnë fuqi ditën e botimit në Fletoren zyrtare.

III. Vendimi nr. 17, datë 12.11.2004 (V – 17/04)

1. Objekt i këtij vendimi është : “Shfuqizimi si i papajtueshëmme Kushtetutën i vendimeve nr. 130, datë 27.5.2002, të Këshillittë Lartë të Drejtësisë dhe nr. 83, datë 18.11.2002, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë”.

2. Gjykata Kushtetuese vendosi:

- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën tëvendimeve nr. 130, datë 27.5.2002, të Këshillit të Lartë tëDrejtësisë dhe nr. 83, datë 18.11.2002, të Kolegjeve tëBashkuara të Gjykatës së Lartë.

- Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Këshillin eLartë të Drejtësisë.

IV. Vendimi nr. 11, datë 2.4.2003 (V – 11/03)

1. Objekt i këtij vendimi është : “Shfuqizimi si antikushtetuesi vendimeve nr. 99, datë 20.12.2000, të Këshillit të Lartë tëDrejtësisë dhe nr. 25, datë 4.4.2001, të Kolegjeve të Bashkuaratë Gjykatës së Lartë”.

Page 19: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

18

2. Gjykata Kushtetuese vendosi:

- Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.99, datë20.12.2000, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe nr.25,datë 4.4.2001, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës sëLartë.

- Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Këshillin eLartë të Drejtësisë.

3. Mbi ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Të tria vendimet e sipërpërmendura të GjykatësKushtetuese kanë të bëjnë me shqyrtimin dhe shfuqizimin evendimeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Kolegjevetë Bashkuara të Gjykatës së Lartë që i kanë gjykuar ato, tëcilat kanë pasur si objekt shkarkimin e gjyqtarëve nga detyrapër shkaqet e analizuara në vendimet e tyre dhe si pasojë ekontrollit të ushtruar në gjykatat përkatëse.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se procesi i zhvilluarnga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për shqyrtimin e të tria rastevetë mësipërme ka cenuar të drejtën për një proces të rregulltligjor, sipas argumenteve që janë renditur në vendimet esipërpërmendura.

Në mbrojtje të të drejtave të gjyqtarëve të cenuara nga këtovendime, Gjykata Kushtetuese, pasi ka pranuar kërkesën përshfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimevetë KLD-së, ia ka kthyer për rishqyrtim kësaj të fundit.

Nga verifikimi i bërë ka rezultuar se KLD-ja nuk i kazbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të marrapërkatësisht në vitet 2003, 2004 dhe 2007, sepse nuk i kamarrë në rishqyrtim këto çështje.

Mosmarrja në rishqyrtim e këtyre çështjeve nga KLD-japërbën një aspekt të mosekzekutimit të vendimeve të GjykatësKushtetuese. Me vendimet që ka dhënë kjo gjykatë, kakonsideruar nul të gjithë procesin ligjor të zhvilluar ndaj

Page 20: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

19

gjyqtarëve të shkarkuar nga KLD-ja dhe nga Gjykata e Lartë.Pra, si rrjedhojë e këtyre vendimeve të dhëna nga GjykataKushtetuese formalisht ndaj gjyqtarëve nuk rezulton ndonjëmasë disiplinore e dhënë. Përderisa Gjykata Kushtetuese kashfuqizuar vendimin e KLD-së që ka dhënë masën, e kakonsideruar të parregullt të gjithë procesin ligjor, si dhe vetëmasën disiplinore të largimit nga detyra. Derisa KLD-ja nuk kaekzekutuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që lidhet merishqyrtimin e kërkesës për procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëvetë shkarkuar, ata nuk konsiderohen të ndëshkuar disiplinarisht.Një përfundim i tillë, por që mund të ketë pasoja të rënda, vjenpikërisht nga mosekzekutimi i vendimeve të GjykatësKushtetuese.

V. Vendim nr.75, datë 19.4.2002 (V–75/02)

1. Objekt i këtij vendimi është : “Interpretimi përfundimtari neneve 128, 140, 149, pika 2, të Kushtetutës së Republikëssë Shqipërisë”.

2. Gjykata Kushtetuese vendosi:

-Interpretimin brenda kufijve të objektit të kërkesës tëneneve 128, 140 dhe 149, pika 2, të Kushtetutës në këtëmënyrë:

1. Shprehja “akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitëndhe figurën…”, parashikuar nga nenet 128, 140 dhe 149,

pika 2, të Kushtetutës, përmbledh në vetvete një sërëelementesh, të cilat mund dhe duhet të identifikohen rastpas rasti nga organi përkatës që merr vendimin përshkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të gjyqtarittë Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Atojanë të lidhura me aktet dhe sjelljet e parregullta e tëpadenja që këta funksionarë të lartë kryejnë gjatë ushtrimit

Page 21: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

20

të detyrës, për shkak të saj, por edhe jashtë detyrës. Këtoveprime apo mosveprime që analizohen në bazë tërrethanave të kryerjes së tyre, momentit subjektiv si dhenga dëmet që ato i sjellin shoqërisë e shtetit, janë të asajnatyre që e bëjnë të pamundur kryerjen e mëtejshme tëfunksioneve kushtetuese nga këto subjekte.

2. Shprehja “shkelje e rëndë e ligjit gjatë ushtrimit tëfunksioneve” nga Prokurori i Përgjithshëm, parashikuar nganeni 149, pika 2, i Kushtetutës, lidhet me një sërëelementesh që kanë të bëjnë me ato shkelje të dispozitaveligjore të kryera gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkaktë saj. Këto shkelje marrin karakterin e rëndë të tyre lidhurngushtë me rëndësinë e ligjit të shkelur, me pasojat eardhura apo që mund të vinin nga shkelja, me frekuencëne shkeljes, kohëvazhdimin e pasojave dhe të vështirësivepër riparimin e tyre, si dhe me qëndrimin subjektiv qëmban autori i shkeljes kundrejt saj dhe pasojës së ardhur.

3. Në përcaktimin e procedurave të shkarkimit tëgjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të gjyqtarit të Gjykatëssë Lartë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, organetpërkatëse duhet të respektojnë rregullat për aq saparashikohet në Kushtetutë, në ligjet organike të tyre sidhe në aktet e tjera ligjore. Në ndërmarrjen e proceduravepër shkarkimin e këtyre funksionarëve kusht thelbësormbetet respektimi i së drejtës kushtetuese për një procestë rregullt ligjor, parashikuar nga neni 42/1 i Kushtetutës”.

VI. Vendim nr. 76, datë 25.4.2002 (V–76/02)

1. Objekt i këtij vendimi është : “Shfuqizimi siantikushtetues i vendimit nr. 20, datë 19.3.2002, të Kuvendittë Republikës së Shqipërisë dhe i dekretit nr. 3276, datë25.3.2002, të Presidentit të Republikës”.

Page 22: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

21

2. Gjykata Kushtetuese vendosi:

- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën eRepublikës së Shqipërisë të vendimit nr. 20, datë19.3.2002, të Kuvendit të Shqipërisë dhe të dekretit nr.3276, datë 25.3.2002, të Presidentit të Republikës.

- Dërgimin e çështjes për rishqyrtim Kuvendit tëShqipërisë.

3. Mbi ekzekutimin e vendimitNë rastin e dy vendimeve të sipërpërmendura që janë

iniciuar për shkak të procedurave të ndjekura nga Kuvendidhe Presidenti i Republikës për shkarkimin e Prokurorit tëPërgjithshëm në vitin 2002, rezulton që vendimi i GjykatësKushtetuese nr 75, datë 19.4.2002, është ekzekutuar për sa ipërket normimit të procedurave parlamentare që kanë të bëjnëme disa funksione të rëndësishme kushtetuese.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë interpretuardispozitat kushtetuese për procedurat e shkarkimit tëgjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të gjyqtarëve të Gjykatëssë Lartë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, kanë dhënëndikimin e tyre pozitiv në dispozitat e Rregullores së Kuvendit.Shumë e detajuar është paraqitur në dispozitat e Rregulloressë Kuvendit procedura që duhet të ndiqet në rastet eshkarkimit të Presidentit të Republikës dhe të anëtarëve tëorganeve kushtetuese. Rregullat procedurale që janëparashikuar në nenet 112 dhe 114 të saj, trajtohen për herë tëparë dhe me tepër hollësi.

Vendimet e tjera interpretuese që ka dhënë GjykataKushtetuese dhe që lidhen me ngritjen e komisionevehetimore, me miratimin e programit politik dhe të përbërjessë Këshillit të Ministrave, me procedurat për heqjen eimunitetit të deputetit dhe të anëtarëve të Këshillit tëMinistrave etj., kanë gjetur, gjithashtu, reflektimin e tyre nëdisa dispozita të Rregullores së Kuvendit.

Page 23: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

22

Janë krijuar disa struktura të përhershme parlamentare,të cilat kryejnë funksione të vlerësimit dhe të dhënies sëmendimit për çështje legjislative a të procedurave dhe qëlidhen me funksionin vendimmarrës të Parlamentit. KëshilliLegjislativ është një nga këto struktura të reja, i cili, ndërmjetshumë detyrave të tjera, është ngarkuar edhe me zbatimin evendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ngritja e një hallke tëtillë që të merret me zbatimin e vendimeve të GjykatësKushtetuese, është e rëndësishme, sepse shërben si njëstrukturë efikase dhe operative për të qenë e orientuar nëvazhdimësi për qëndrimet që mbahen në jurisprudencënkushtetuese për përmirësimin legjislativ.

Ndërsa, për sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuesenr. 76, datë 25.4.2002, që lidhet me respektimin e proceduravekonkrete të dëgjimit të Prokurorit të Përgjithshëm për shkaktë procesit të parregullt ligjor të zbatuar nga Kuvendi gjatëprocedurës së shkarkimit të tij, nuk është ekzekutuar. Përmë tepër, që përpara daljes së vendimit të GjykatësKushtetuese, u filluan dhe u përfunduan procedurat përemërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

VII.Vendimi nr. 6, datë 31.3.2006 ( V – 6/06)

1.Objekti i vendimit: “Konstatimi i cenimit të së drejtëskushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rrjedhojë emosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë.”

2. Gjykata Kushtetuese vendosi :

-Pranimin e kërkesës së kërkuesit Enver Memishaj përkonstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese për njëproces të rregullt ligjor, si rrjedhojë e moszbatimit të njëvendimi gjyqësor të formës së prerë nga bashkia e Tiranësdhe zyra e përmbarimit, Tiranë.

Page 24: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

23

-Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhehyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren zyrtare.

3. Mbi ekzekutimin e vendimitVendimi i Gjykatës Kushtetuese për detyrimin e organeve

përkatëse për ekzekutimin e vendimit gjyqësor nëpërmjet tëcilit kërkuesi ka fituar të drejtat e tij, është mjaft i rëndësishëmnë kushtet kur mjaft vendime gjyqësore janë të paekzekutuara.Ky vendim vjen pas qëndrimit që mbajti Gjykata Europianepër të Drejtat e Njeriut për këto raste dhe ka rëndësi të dyfishtë,sepse, nga njëra anë e konfirmon ekzekutimin e vendimitgjyqësor si pjesë të procesit të rregullt ligjor dhe, nga ana tjetër,shërben edhe si një nxitje për ekzekutimin e vendimeve tëtjera gjyqësore, me qëllim shmangien sa të jetë mundur ngandëshkimi financiar të shtetit shqiptar me vendime gjyqësorenga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Me gjithë sensibilitetin, me keqardhje mund të themi seedhe ky vendim nuk është ekzekutuar ende. Në kushtet kurnuk është ekzekutuar vullnetarisht, dy organe janë të detyruarata zbatojnë atë: bashkia e Tiranës dhe zyra e përmbarimit.Nga verifikimi i bërë rezulton se bashkia e Tiranës nuk pranonta ekzekutojë, sepse e konsideron të ekzekutuar, ndërsapërmbarimi e mban në proces duke zvarritur edheekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mendojmë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i njëlloji të veçantë, në këtë rast, sepse detyron organin tëekzekutojë një vendim tjetër, pa shfuqizuar një akt ose njëvendim gjyqësor. Rruga e ndjekur nga kërkuesi ka qenë edheajo e procedimit penal për shpërdorim detyre ndaj palëve qëkanë pasur detyrimin ta ekzekutojnë atë.

VIII.Vendimi nr. 19, datë 3.5.2007

1. Objekti i vendimit: “Shfuqizimi si i papajtueshëm meKushtetutën e Republikës së Shqipërisë i nenit 1, pika 1; i

Page 25: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

24

nenit 4; i nenit 7, pika 2; i nenit 9; i nenit 10, pikat 1, 2, për sapërfshijnë edhe institucionet e pavarura kushtetuese, si dhe inenit 20 të ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat,shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarurakushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuarame ligj”.

2. Gjykata Kushtetuese vendosi:

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën eRepublikës së Shqipërisë të nenit 1/1, nenit 4, nenit 7/2,nenit 9, nenit 10/1, 2 dhe nenit 20 të ligjit nr. 9584, dt.17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat einstitucioneve të pavarura kushtetuese dhe tëinstitucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”,vetëm për sa u përket institucioneve të pavarurakushtetuese.

- Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhehyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren zyrtare.

3. Mbi ekzekutimin e vendimitVendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm shfuqizon

dispozitat e ligjit përkatës dhe, përjashtimisht plotësimit tëboshllëkut ligjor nga ligjvënësi, nuk vendos ndonjë detyrimkonkret për organet e tjera që të kryejnë veprime për taekzekutuar atë. Sidoqoftë, u kërkua të merret informacionnga Drejtoria Juridike e Këshillit të Ministrave për të parë nëseligji ishte zbatuar edhe për institucionet e pavarurakushtetuese, nga i cili rezultoi se ligji është zbatuar vetëm përinstitucionet e pavarura të krijuara me ligj, ndërsa institucionetkushtetuese, nga informacioni i marrë prej tyre, e kanëpasqyruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në buxhetetpërkatëse.

Nga elementet e arsyetimit të këtij vendimi del e qartë seqeveria dhe Kuvendi, në hartimin dhe miratimin e ligjeve që

Page 26: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

25

prekin çështje organizative, funksionale e financiare tëinstitucioneve kushtetuese, duhet të mbajnë parasysh të gjithakëto elemente të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, dukerespektuar votimin me shumicën e cilësuar prej 3/5 të të gjithëanëtarëve të Kuvendit, shumicë e cila është e detyrueshmepër miratimin e ligjeve të tyre organike.

IX. Vendimi nr. 29, datë 21.12.2006

1. Objekti i vendimit: e mosmarrëveshjes së kompetencavendërmjet qeverisjes vendore (bashkia e Tiranës) dhe pushtetitqendror (Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës sëShqipërisë, Ministria e Punëve Publike, Transportit dheTelekomunikacionit dhe Policia e Ndërtimit).

2. Me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes,kompetencave, shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutëndhe me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore si dheshfuqizimin e:

a) neneve: 9 (paragrafi i parafundit), 10, 19, 21, 54 (fjalia“apo Policia e Ndërtimit”), 75/2 të ligjit nr.8405, datë17.9.1998, “Për urbanistikën”;

b) neneve: 2 (fjalia “Policia e Ndërtimit varet nga ministriaqë mbulon veprimtarinë në fushën e urbanistikës e tëndërtimit”), 3/3 (fjalia “të marrë vendim për prishjen endërtimit të kundërligjshëm”) dhe nenin 6, të ligjit nr.8408,datë 25.9.1998, “Për Policinë e Ndërtimit”.

3. Interpretimin përfundimtar të nenit 13 të Kushtetutëssë Republikës së Shqipërisë.

2. Gjykata Kushtetuese vendosi:

1. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës tëkrijuar ndërmjet bashkisë së Tiranës dhe Këshillit tëRregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë,Ministrisë së Punëve Publike, Transportit e

Page 27: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

26

Telekomunikacionit dhe Policisë Ndërtimore, dukepërcaktuar për çdo rast konkret organin që ka nëkompetencë shqyrtimin e çështjeve, objekt i kësajmosmarrëveshjeje:

a) Shqyrtimi dhe miratimi i lejeve të ndërtimit, si çështjetë planifikimit dhe të menaxhimit urban që përfshihen nëkonceptin ligjor “funksionet e veta”, janë kompetencë eplotë dhe ekskluzive e organeve të qeverisjes vendore.

b) E drejta e shfuqizimit të akteve të paligjshme të KRRT-ve që funksionojnë pranë organeve të qeverisjes vendore,është kompetencë e organeve të pushtetit gjyqësor.

c) KRRT-ja është organ i specializuar për urbanistikënqë ushtron funksionin dhe kompetencat e tijvendimmarrëse në fushën e planifikimit dhe tëmenaxhimit urban, nën autoritetin e pushtetit vendor.

ç) Të drejtën për të vendosur për prishjen e vëllimit tëpunimeve të ndërtuara jashtë projektit të miratuar e kaKëshilli i Rregullimit të Territorit pranë organeve tëqeverisjes vendore.

d) Kontrolli i zbatimit të standardeve teknike mbiterritorin është në kompetencë të policisë ndërtimore qëvepron si organ i pavarur nga pushteti qendror, por nënautoritetin e organeve të qeverisjes vendore.

2. Të deklarojë të papajtueshme me Kushtetutën eRepublikës së Shqipërisë dhe me Kartën Europiane tëAutonomisë Vendore, si shkak i lindjes sëmosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet pushtetitqendror dhe qeverisjes vendore, dispozitat ligjore tëmëposhtme:

a) Në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën”,te neni 9, paragrafi i parafundit, frazën “Lejet e ndërtimitpër objekte të rëndësishme në qendrat e qyteteve, studimeturbanistike të të cilave miratohen prej tij”, nenin 10, 19, sidhe te neni 54, fjalët “apo Policia e Ndërtimit”.

b) Në ligjin nr.8408, datë 25.9.1998, “Për Policinë e

Page 28: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

27

Ndërtimit”, te neni 2, frazën “Policia e ndërtimit varet ngaministria që mbulon veprimtarinë në fushën e urbanistikës etë ndërtimit”, si dhe nenin 6. Ky vendim ështëpërfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën ebotimit në Fletoren zyrtare.

3. Mbi ekzekutimin e vendimitKy është një vendim kompleks i Gjykatës Kushtetuese i

cili trajton marrëdhëniet ndërmjet pushtetit qendror dhe atijvendor dhe caqet e ndërhyrjeve ligjvënëse nën dritën eKushtetutës. Pajtueshmëria e akteve ligjore është parë nëkuptim të nenit 13 të Kushtetutës dhe të Kartës Europiane tëAutonomisë Vendore. Përmes këtij kontrolli kushtetues,Gjykata ka caktuar se cilit organi qendror apo vendor mundt’i përkasë kompetenca ligjore që lidhet me çdo rast konkretnë shqyrtim. Rasti ka rëndësi përtej zgjidhjes së çështjes nëfjalë, pasi shërben për vendosjen e standardeve që lidhen metë gjitha çështjet ligjore të trajtuara më lart dhe të cilat duhenmbajtur parasysh nga ekzekutivi dhe legjislativi në rregullimetë ngjashme ligjore, në të ardhmen.

Sidoqoftë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese konsideroheti ekzekutuar në tërësinë e tij pas ndryshimeve që iu bënë ligjitnr. 8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën”, më 17.12.2007.

X. Vendimi nr 3, datë 11.2.2004

1. Objekti i vendimit: Shfuqizimi si i papajtueshëm meKushtetutën i neneve 86 dhe 87 të Kodit penal”

2. Gjykata Kushtetuese vendosi:“Rrëzimin e kërkesës” të paraqitur nga Gjykata e Lartë.

3. Mbi ekzekutimin e vendimitKy rast u mendua të merret në shqyrtim për shkak të

specifikës që ai paraqet. Në parim, vendimet e rrëzimit nuk e

Page 29: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

28

paraqesin nevojën për ekzekutim. Sidoqoftë, në vijim do tatrajtojmë më hollësisht këtë çështje.

5. Procesi i monitorimit të ekzekutimit të vendimeve tëGjykatës Kushtetuese

Metodologjia e përdorur gjatë procesit të monitorimit tëekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese konsistoinë dy drejtime:

a) nëpërmjet përgatitjes së disa pyetësorëve specifikë përçdo rast konkret si edhe

b)nëpërmjet takimeve me personat që merrendrejtpërdrejt me zbatimin e vendimeve të GjykatësKushtetuese apo dhe me drejtues dhe ish-drejtues që kanëqenë në funksionet publike në kohën e daljes së vendimevetë Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë proces u konsiderua e rëndësishme të grupohenvendimet sipas subjekteve që janë të detyruara të ekzekutojnëvendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë u analizuasituata konkrete duke vlerësuar edhe argumentet që dha seciliprej tyre për rastet e mosekzekutimit të vendimeve të kësajGjykate.

Vlen të përmendet se, nga analiza e vendimeve në 5 vjetedhe nga bisedat e drejtpërdrejta me institucionet përkatëse,ndihet që ka një sensibilizim të përgjithshëm për ekzekutimine vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është e rëndësishmepër t’u nënvizuar kur specifika e ekzekutimit të këtyrevendimeve qëndron edhe në aspektin se, në dallim ngavendimet e gjykatave të zakonshme, nuk ka një organ tëspecializuar që të merret drejtpërsëdrejti me zbatueshmërinëe tyre. Sigurisht, Kushtetuta parashikon në mënyrë të qartëkarakterin detyrues të këtyre vendimeve, pavarësisht se natyrae disa vendimeve kushtetuese nuk kërkn kryerjen e veprimevetë mëtejshme nga organet përkatëse shtetërore (siç është rastikur, megjithëse shfuqizohen dispozita ligjore, nuk lind nevojapër plotësimin e ndonjë boshllëku ligjor). Në raste të tjera

Page 30: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

29

organet shtetërore detyrohen të ndërmarrin veprime konkretepër të ekzekutuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtëdetyrim e gjejmë më evident në rastet e vendimeve që kanëkonstatuar cenimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor,në organet gjyqësore apo çdo organ tjetër shtetëror. Sipaskëtyre vendimeve, ekzekutimi konsiderohet i realizuarnëpërmjet rifillimit të procedurave ligjore në atë organ ku ështëkonstatuar shkelja e të drejtave të individit për një proces tërregullt ligjor.

Neni 131, germa “f”, i Kushtetutës, parashikon se GjykataKushtetuese bën gjykimin përfundimtar të ankesave tëindividëve për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese përnjë proces të rregullt ligjor, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetetjuridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Në vijim do të trajtohen në mënyrë të grupuar disa ngavendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë marrë gjatë 5 vjetëvetë fundit, të lidhura me subjektet konkrete shtetërore, të cilatkanë qenë dhe janë të detyruara kushtetutshmërisht përrealizimin e zbatueshmërisë së tyre.

1. Vendime të Gjykatës Kushtetuese që lidhen meKëshillin e Lartë të Drejtësisë

Gjykata Kushtetuese ka marrë një sërë vendimesh tëdetyrueshme për t’u zbatuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.Rezulton se një pjesë e tyre janë ekzekutuar si nga KLD-ja,ashtu edhe nga Gjykata e Lartë, si vendimet nr. 43 dhe nr. 48të vitit 1999. Në këto vendime Gjykata Kushtetuesekonkludon se pjesëmarrja si gjyqtarë e dy anëtarëve të Këshillittë Lartë të Drejtësisë në gjykimin e çështjes në Kolegjet eBashkuara të Gjykatës së Lartë, pavarësisht nga ndikimi ipranisë dhe i mendimit të tyre në të gjithë trupin gjykues,është arsye e mjaftueshme dhe njëkohësisht një garanci mëpak për kërkuesin, tek i cili është krijuar dyshimi i bazuar segjykata nuk ka qenë e paanshme në shqyrtimin e kësaj

Page 31: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

30

çështjeje. Fakti që dy gjyqtarë të Kolegjeve të Bashkuaramarrin pjesë në shqyrtimin e një çështjeje gjyqësore, ku palëndërgjyqëse është institucioni ose organi, anëtarë të të cilit atajanë zgjedhur, është një shkak i arsyeshëm që nuk ia largonkërkuesit dyshimin që, në rastin konkret, objektivishtekziston. Shkelja e parimit të paanshmërisë në gjykim ishteshkak i arsyeshëm për Gjykatën Kushtetuese për të shfuqizuarvendimin e Kolegjeve të Bashkuara.

Në vendimin nr. 59, datë 5.11.1999, Gjykata Kushtetuesedeklaron se vlerësimi vetëm i rezultatit të provimit, pa marrëparasysh rezultatet në punë të gjyqtarit dhe kontributin e tij teorike praktik në fushën juridike, është qëndrim antikushtetues.Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin se pamjaftueshmëriaprofesionale është koncept më i gjerë se mosmarrja e një provimidhe se ky i fundit nuk mund të jetë tregues i vetëm sintetik ivlerësimit të aftësisë profesionale të gjyqtarit.

Në vendimin nr.11, datë 27.5.2004 [lidhur me të drejtëne ministrit të Drejtësisë për të kryer inspektime dhe, nëpërfundim, kur vërteton shkelje që passjellin përgjegjësidisiplinore, të nisë procedimin disiplinor], GjykataKushtetuese arriti në përfundimin se kjo kompetencë nukështë me karakter antikushtetues, sepse nuk vjen nëkundërshtim me nenet 7 e 145 të Kushtetutës.

Megjithatë, një pjesë e vendimeve të Gjykatës Kushtetueseqë janë iniciuar me kërkesë të gjyqtarëve të shkarkuar,rezultojnë ende të paekzekutuara. Jo pa qëllim kemipërmendur vendimet e ekzekutuara para vitit 2002 [vit nga icili kemi filluar të analizojmë të dhënat për studimin], sepserezulton që në këtë periudhë të ketë edhe vendime të tjera tëGjykatës Kushtetuese që nuk janë ekzekutuar nga KLD-ja dheqë kanë sjellë vështirësi të mëdha në ekzekutimin e vendimevetë mëvonshme, për shkak të së njëjtës natyrë çështjeje. Vlentë përmendet kërkesa e paraqitur nga gjyqtari Xh. Balavia etj.ku Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar ankimin e 10 gjyqtarëve,të cilët ishin liruar nga detyra e gjyqtarit me motivacionin për

Page 32: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

31

shkelje të rëndë të disiplinës në punë, për shkelje të etikës sëgjyqtarit, për shkelje të ligjit dhe për paaftësi në detyrë.

Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr.15, datë 3.6.1997,ka vendosur detyrimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që tërishqyrtojë çështjet e kërkuesve, me qëllim që organiprocedues t’u krijonte mundësinë e ushtrimit të së drejtës sëmbrojtjes dhe garantimit të procesit të rregullt ligjor.

Pavarësisht se kërkuesit kanë paraqitur në mënyrë tëvazhdueshme ankesë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë përrishqyrtimin e çështjes së tyre, në zbatim të vendimit tëGjykatës Kushtetuese, një kërkesë e tillë nuk është marrë endenë konsideratë, duke mbetur ky vendim kushtetues ipaekzekutuar.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka arsyetuar se nuk u kthehetmë vendimeve të marra prej tij, aq më tepër vendimeve tëlëna në fuqi nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, siinstancë ankimi, por këta gjyqtarë do të konsiderohen tëpadënuar disiplinarisht nga Këshilli dhe do të trajtohen nëmënyrë të njëllojtë me personat e tjerë (gjyqtarët apo juristët)që plotësojnë kriteret dhe do të konkurrojnë pa ndonjëpengesë për vendet vakante që do të hapen në të ardhmen.

E njëjta situatë është edhe për sa u përket vendimeve tëfundit që janë përmendur tek analiza e vendimeve të GjykatësKushtetuese. Gjyqtarët A. Kalia, A. Aliaj, M.Mishgjoni dheA.Capo janë shkarkuar nga detyra e gjyqtarit të gjykatës sërrethit gjyqësor Tiranë “për kryerje të veprimeve nëkundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës”.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin evendimeve të Kolegjeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Lartëtë Drejtësisë si dhe dërgimin e çështjeve për shqyrtim pranëKëshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të cenimit të së drejtëspër një proces të rregullt ligjor. Arsyetimi që përdor GjykataKushtetuese në të gjitha vendimet që lidhen me personat esipërcituar, përqendrohet në drejtimet e mëposhtme:

- gjyqtarët nuk janë njohur me materialet e procedimit

Page 33: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

32

disiplinor;- nuk janë respektuar rregullat procedurale që lidhen me

të drejtën për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur;- Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka paragjykuar çështjen

duke cenuar parimin e prezumimit të pafajësisë;- gjyqtari nuk mund të shkarkohet nga detyra për

mënyrën e interpretimit dhe të zbatimit të ligjit, për sa kohëqë nga rrethanat objektive e subjektive nuk rezulton seveprimet e tij mund të kenë qenë të qëllimshme dhe nëkundërshtim të hapët e flagrant me ligjin apo me praktikatunifikuese të gjykatave më të larta etj.

Gjatë fazës se monitorimit të ekzekutimit të vendimevetë Gjykatës Kushtetuese është marrë kontakt me nëpunës tëKLD-së për t’u informuar mbi të dhënat, rrethanat apo shkaqetqë mund të kenë detyruar KLD-në të mosekzekutojëvendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe për të ndikuar nëmundësinë e rihapjes së procedurës së dëgjimit të gjyqtarëvetë shkarkuar me qëllim garantimin e së drejtës për një procestë rregullt ligjor.

Vështirësia kryesore që i bënte të paekzekutueshmevendimet e Gjykatës Kushtetuese, qëndronte në pamundësinëe rigjykimit nga e para të procedimit disiplinor ndaj tyre, përshkak të mungesës së vendeve vakante për gjyqtarë.

Një nga informacionet më të rëndësishme për këtë problemështë marrë nëpërmjet komunikimit me ish-kryetarin e KLD-së, z.Ilir Panda. Sipas tij, ky problem ishte diskutuar edhe nëKLD, por ishte konsideruar i vështirë rigjykimi i të gjitha rasteve,për shkak se procedimet e padrejta disiplinore të gjyqtarëve, përshkelje të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, fillonin qënga viti 1994. Pra, shkaku kryesor i mosekzekutimit të vendimevetë Gjykatës Kushtetuese që detyronin kushtetutshmërisht KLD-në të rishqyrtonte çështjet, lidhej me numrin jo të vogël tëgjyqtarëve të proceduar padrejtësisht. Problemi i ekzekutimit tëvendimeve të Gjykatës Kushtetuese ishte diskutuar disa herë nëKLD, por pa ndonjë zgjidhje konkrete.

Page 34: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

33

Nga informacionet me gjyqtarët e proceduar rezulton qëata i janë drejtuar me kërkesë KLD-së që çështjet e tyre tëtrajtohen nga ky organ, në zbatim të vendimeve të GjykatësKushtetuese, por ky problem nuk ka gjetur ende zgjidhje.

Sipas informacioneve që janë marrë nga Gjykata Europianepër të Drejtat e Njeriut, në Strasburg, rezulton që M.Mishgjoni(ish-gjyqtare) i është drejtuar kësaj Gjykate. Nga materialet estudiuara rezulton se kërkuesja M.Mishgjoni ka pretenduarse i është drejtuar KLD-së më 28 dhjetor 2004 për tërishqyrtuar procedurën disiplinore të shkarkimit nga detyrasi gjyqtare, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese,por, deri në këtë moment, nuk rezulton ende të jetërishqyrtuar një procedurë e tillë.

Duke e parë KLD-në si një institucion të rëndësishëm nëzbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është marrëkontakt edhe me nënkryetarin aktual të KLD-së, i cili kakonfirmuar se çështja e ekzekutimit të vendimeve të GjykatësKushtetuese është në rend të ditës për këtë institucion. Kjoçështje është përfshirë në strategjinë 5-vjeçare të KLD-së, eprezantuar në dhjetor 2007 dhe është futur në rendin e ditëspër t’u zgjidhur gradualisht. Nënkryetari prezantoi vështirësitëe krijuara në praktikë për ekzekutimin e vendimeve tëGjykatës Kushtetuese të marra në vite, sepse nuk ka vendevakante tashmë dhe, njëkohësisht, kjo do të shkaktojë edhepengesa për përfshirjen e elementëve të rinj dhe të përkushtuarpër drejtësinë. Pra, vullneti i institucionit për ekzekutimin evendimeve është i plotë. Shkaku i vetëm i mosekzekutimitmbetet vështirësia praktike. Sidoqoftë, zbatimi i vendimevedo të bëhet rast pas rasti, por jo në bllok.

2. Vendime të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me organete pushtetit vendor

Mbi bazën e kërkesës së kërkuesit E.M., me objektkonstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese, për një proces

Page 35: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

34

të rregullt ligjor, si rrjedhojë e mosekzekutimit të vendimitgjyqësor të formës së prerë, me vendimin nr. 6, datë 31.3.2006,Gjykata Kushtetuese ka vendosur: Pranimin e kërkesës sëkërkuesit E.M., për konstatimin e cenimit të së drejtëskushtetuese, për një proces të rregullt ligjor, si rrjedhojë emoszbatimit të një vendimi gjyqësor të formës së prerë ngabashkia e Tiranës dhe zyra e përmbarimit, Tiranë.

Në arsyetimin e vendimit të saj Gjykata Kushtetuese ireferohet në mënyrë të veçantë nenit 142/3 të Kushtetutës,sipas të cilit, organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnëvendimet gjyqësore. Ky detyrim është konkretizuar nëdispozitat e Kodit të procedurës civile, nga del se vendimi qëka marrë formë të prerë, është i detyrueshëm për palët,trashëgimtarët e tyre, për personat që heqin të drejta nga palët,për gjykatat dhe për institucionet e tjera.

Çdo qytetar që i drejtohet një gjykate kompetente përrealizimin e një të drejte, nuk mund të presë pa kufi përrealizimin e saj. Çdo çështje duhet të përfundojë brenda njëafati të arsyeshëm dhe mosekzekutimi i vendimit gjyqësordëshmon se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar. Përkëtë arsye Gjykata Kushtetuese, duke iu referuarjurisprudencës së Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut,e ka zhvilluar juridiksionin e saj duke konkluduar se procesiligjor nuk mund të konsiderohet i përfunduar, pa u ekzekutuarvendimi gjyqësor dhe pa siguruar individi realizimin e sëdrejtës së tij.

Sipas vendimit të sipërcituar të Gjykatës Kushtetuese,mosekzekutimi i vendimit gjyqësor ka ardhur për shkaqesubjektive, pasi bashkia e Tiranës dhe zyra e përmbarimit,Tiranë, nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore që atokanë për vënien në zbatim të një vendimi gjyqësor tëformës së prerë. Mosekzekutimi i vendimit gjyqësorkonsiston në moskthimin e kërkuesit në vendin emëparshëm të punës si dhe në mospërfitimin prej tij të pagëspërkatëse që i takonte në bazë të ligjit.

Page 36: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

35

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se procesi gjyqësor përrealizimin e një të drejte, si një proces kompleks në vetvete,përbëhet nga dy faza: njohja a deklarimi i së drejtës që, sirregull, konsiderohet i përfunduar kur vendimi gjyqësor kamarrë formë të prerë dhe zbatimi i vendimit e përmbushjanë fakt e kësaj të drejte.

Pra, nëpërmjet këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese kakonkluduar përfundimisht se e drejta për të kërkuarekzekutimin brenda një afati të arsyeshëm të një vendimitë formës së prerë të gjykatës duhet konsideruar si pjesëpërbërëse e së drejtës për një proces të rregullt ligjor, nëkuptim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe tëKonventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Kushtetuese e ka konsoliduar tashmë praktikëne saj duke u shprehur se “Ekzekutimi i vendimit përbën njëelement thelbësor të konceptit të shtetit ligjor e të vetënocionit të gjykimit të drejtë” dhe se “asnjë organ shtetërornuk mund të vërë në diskutim drejtësinë e vendimevegjyqësore të formës së prerë. Çdo organ shtetëror detyrohettë marrë masat përkatëse për zbatimin e tyre”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për detyrimin e organevepërkatëse për ekzekutimin e vendimit gjyqësor nëpërmjet tëcilit kërkuesi ka fituar të drejtat e tij është mjaft i rëndësishëmnë kushtet kur shumë vendime gjyqësore janë tëpaekzekutuara. Ky vendim vjen pas qëndrimit që mbajtiGjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut për këto raste dhemerr rëndësi të dyfishtë, sepse e përcakton ekzekutimin evendimit si pjesë të procesit të rregullt ligjor dhe realizim tësë drejtës së individit. Njëkohësisht ai mund të shërbejë edhesi nxitje për ekzekutimin e vendimeve të tjera gjyqësore, meqëllim që të shmanget në maksimum ndëshkimi financiar qëmund t’i vijë shtetit shqiptar nga vendimet e kësaj gjykate.

Me gjithë sensibilitetin, me keqardhje mund të themi seky vendim i Gjykatës Kushtetuese, që konstaton si shkeljepikërisht mosekzekutimin e një vendimi gjyqësor të formës

Page 37: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

36

së prerë nga organet shtetërore, ende nuk është ekzekutuar.Për këtë arsye, gjatë fazës së monitorimit, fillimisht u

kontaktua drejtpërdrejt me kërkuesin, i cili shpjegoimaratonën e kërkimeve të tij, tashmë për të realizuarekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu,ai pretendoi që zyra e përmbarimit është duke e zvarriturpambarimisht përfitimin prej kërkuesit të së drejtës së tijligjore të fituar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Në kushtet kur nuk është ekzekutuar vullnetarisht kyvendim gjyqësor dhe meqenëse, sipas vendimit të GjykatësKushtetuese, organet që detyrohen të zbatojnë vendimingjyqësor, janë bashkia e Tiranës dhe zyra e përmbarimit, ukontaktua me përfaqësues të këtyre institucioneve. Nga anae bashkisë së Tiranës u pretendua se kërkuesi është paguar,duke e konsideruar në këtë mënyrë si të ekzekutuar vendimine Gjykatës Kushtetuese. Në fakt, vendimi i GjykatësKushtetuese nuk konsiderohet i ekzekutuar, sepse kërkuesinuk është kthyer në punë, ndërkohë që vendimi gjyqësorparashikonte kthimin e tij në punë, ndërsa zyra e përmbarimitpretendon se këtë çështje e ka në proces ekzekutimi, por endenuk ka arritur ta ekzekutojë. Për këtë arsye, kërkuesi kakërkuar procedimin penal për shpërdorim detyre përpunonjësin e zyrës së përmbarimit, që nuk ekzekutonvendimin gjyqësor dhe, për pasojë, edhe vendimin e GjykatësKushtetuese. Pra çështja është në proces dhe ndiqetvazhdimisht nga kërkuesi.

Në të njëjtën linjë arsyetimi Gjykata Kushtetuese kakonkluduar edhe për kërkesën e shtetasit B.H. Me vendiminnr. 43, datë 19.12.2007, Gjykata Kushtetuese ka pranuarkërkesën duke konstatuar cenimin e së drejtës për një procestë rregullt ligjor, si rrjedhojë e moszbatimit të një vendimigjyqësor të formës së prerë nga këshilli i rrethit Kurbin dhezyra e përmbarimit, Lezhë. Në arsyetimin e vendimit të sajGjykata Kushtetuese ka theksuar se “ekzekutimi i vendimittë formës së prerë të gjykatës konsiderohet si faza

Page 38: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

37

përfundimtare e realizimit të një të drejte të fituar gjyqësisht.Vetëm pas realizimit të kësaj faze mund të konsiderohet seindividi e ka vendosur plotësisht në vend të drejtën e tij tëfituar...Në raste të tilla mund të thuhet se procesi i vendosjesnë vend të një të drejte të shkelur përfshin jo vetëmvendimmarrjen e gjykatave për rastin konkret, por edheveprimet konkrete të organeve përgjegjëse të ngarkuara meekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë.”

Gjykata Kushtetuese ka mbajtur të njëjtën linjë dukepranuar në praktikën e saj se e drejta për të kërkuarekzekutimin brenda një afati të arsyeshëm të një vendimi tëformës së prerë të gjykatës është pjesë përbërëse e së drejtëspër një proces të rregullt ligjor në kuptim të nenit 42 tëKushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ-së.

Pra këto çështje kanë një specifikë, sepse kërkuesit, nganjëra anë ndeshen me mosekzekutim të vendimit gjyqësor tëformës së prerë dhe, nga ana tjetër, edhe me një mosekzekutimtë një vendimi të një autoriteti kushtetues që e konsideron sishkelje të Kushtetutës mosekzekutimin e vendimit gjyqësor.Duket si një rreth vicioz në të cilin vërtitet qytetari që nukarrin të realizojë të drejtën e tij të fituar me vendim gjyqësortë formës së prerë.

3. Vendime të Gjykatës Kushtetuese që lidhen meKuvendin

Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve është një ndër llojete gjykimit kushtetues që e vendos Kuvendin në pozitënprocedurale të subjektit të interesuar. Pikërisht për këtë llojgjykimi konstatohet se ka shumë vendime të GjykatësKushtetuese, detyrimi për zbatimin e të cilave bie mbi vetëKuvendin. Procesi i ekzekutimit të këtyre vendimeve që kanëtë bëjnë me kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve apoakteve të tjera të nxjerra nga Kuvendi, paraqet specifikën evet.

Page 39: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

38

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin eligjeve, nga njëra anë janë të vetekzekutueshme, sepse e heqinnë mënyrë të përhershme normën ligjore nga sistemi juridikshqiptar dhe, nga ana tjetër, ato nuk mund të ekzekutohenpa kryerjen e veprimeve konkrete nga ligjvënësi, të cilatkonsistojnë në përmbushjen e detyrimit kushtetues dhe qëlidhet me plotësimin e boshllëkut ligjor të krijuar.

Ndërsa në rastin e parë vendimet e Gjykatës Kushtetuesekonsiderohen të ekzekutuara që në çastin e botimit të tyre nëFletoren zyrtare dhe nuk përbëjnë problem përzbatueshmërinë e tyre, në rastin tjetër kërkohet të kryhendomosdoshmërisht disa veprime konkrete për ekzekutim ngaligjvënësi.

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese qëlidhen me Kuvendin, si subjekt të interesuar, në kuptiminprocedural, paraqesin veçori të ndryshme, ku ndikojnë sinatyra dhe objekti i çështjes, ashtu dhe qëndrimi që mbanvetë Gjykata në përfundim të procesit. Ndryshe paraqitetmënyra e ekzekutimit të vendimit me objekt kontrollin ekushtetutshmërisë së normës juridike, nga vendimi me objektverifikimin e procedurave parlamentare për shkarkimin ngadetyra e funksionarëve të lartë të shtetit. Gjithashtu, vendimetpër pranimin e kërkesës nuk kanë të njëjtën mënyrëekzekutimi me rastet e rrëzimit të kërkesës. Pikërisht përshkak të specifikës që paraqesin këto çështje, është menduarqë ato të analizohen të veçuara nga njëra-tjetra.

a) Vendime të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizojnënormën ligjore si antikushtetuese

Pra, problemi që lidhet me ekzekutimin e vendimeve tëGjykatës Kushtetuese, përqendrohet në ato raste kur vetëvendimi ka krijuar një boshllëk ligjor që është i nevojshëmpër t’u plotësuar. Në referim të nenit 78 të ligjit nr. 8577, datë10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës

Page 40: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

39

Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, kur vendosetshfuqizimi i ligjit ose aktit dhe marrëdhëniet që lindin kërkojnënjë rregullim juridik, vendimi i Gjykatës Kushtetuese unjoftohet organeve përkatëse që të marrin masat eparashikuara në vendimin e saj.

Në vendime të kësaj natyre, Gjykata Kushtetuese nukurdhëron ligjvënësin për të plotësuar boshllëkun ligjor, por eorienton atë që gjatë veprimtarisë ligjbërëse të mbajë nëvëmendje arsyetimin kushtetues të vendimit të saj. Qëndrimii mbajtur në vendimin nr 65. datë 10.12.1999, me objekt“Papajtueshmërinë me Kushtetutën e dispozitave të Koditpenal të Republikës së Shqipërisë, që parashikojnë dëniminme vdekje”, është një standard që është vendosur ngajurisprudenca kushtetuese në raste të kësaj natyre. Për këtëproblem, Gjykata Kushtetuese nënvizon se “... me shfuqiziminsi antikushtetues të dënimit me vdekje, i përket ligjvënësit shqiptartë rishikojë me frymën e Kushtetutës dhe të këtij vendimi të gjithadispozitat ligjore që kanë të bëjnë me dënimin me vdekje dhe nëveçanti dispozitat e Kodit penal, të cilat parashikojnë sanksionet,me qëllim që të harmonizohen në tërësi dënimet që duhen zbatuarndaj personave që kryejnë këto vepra penale, duke parashikuardënimet alternative dhe mënjanimin nga këto dispozita konkretetë dënimeve fikse”.

Pra, një vendim për shfuqizimin e një norme ligjorekonsiderohet i ekzekutuar në tërësinë e tij kur është arritur tëplotësohet boshllëku ligjor i krijuar si rrjedhojë e vendimit.Kjo për faktin se në vendimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohetjo vetëm dispozitivi, por dhe elemente të arsyetimit tëvendimit, kur është e nevojshme. Si, p.sh., me vendimin nr.9, datë 26.2.2007, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqiziminsi të papajtueshëm me Kushtetutën të neneve 1,7 (shkronja“a”, “b”) e 9 të ligjit nr 9481, datë 16.2.2006, “Për disandryshime në ligjin nr 9418, datë 20.5.2005, “Për siguriminshoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosuratë Republikës së Shqipërisë”.

Page 41: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

40

Në arsyetimin e vendimit të saj, Gjykata Kushtetuese arrinnë përfundimin se shfuqizimi i dispozitave ligjore, objektshqyrtimi, krijon një boshllëk lidhur me pensionet eparakohshme për vjetërsi shërbimi dhe për pensionet epleqërisë të ushtarakëve. Bazuar në ligjin nr. 8577, datë10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e GjykatësKushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, u rekomandonKëshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë të bëjnërishikimin në tërësi të ligjit në përputhje me këtë vendim tëGjykatës Kushtetuese.

Pavarësisht se ky studim përfshin periudhën 2002-2007,vlen të përmendet për specifikën që paraqet vendimi nr. 12,datë 21.3.2000, i Gjykatës Kushtetuese, që ka pasur për objekt“shfuqizimin e nenit 10 të ligjit nr. 7698, datë 15.4.1993, “Përkthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”. GjykataKushtetuese ka vendosur të shfuqizojë, si të papajtueshëmme Kushtetutën, frazën që përmban neni 10 paragrafi I i ligjitnr. 7698, datë 15.4.1993, “Për kthimin dhe kompensimin epronave ish-pronarëve”, me përmbajtjen: “… ndërsapersonave të tretë shteti u kthen masën e shpërblimit sipasçmimit të shitjes në kohën e tjetërsimit, e konvertuar meindeksin e rritjes së çmimeve”.

Në arsyetimin e vendimit Gjykata Kushtetuese shprehetse: Rregulla për masën e shpërblimit, sipas nenit 10, paragrafiI (çmimi në kohën e blerjes, i konvertuar me indeksin e rritjessë çmimeve, kur ky indeksim do të llogaritet sipas nenit 27 tëligjit në çastin e hyrjes në fuqi të tij), vjen në kundërshtim meparimin e barazisë dhe, pikërisht për këtë shkak, kjo pjesë enenit 10 duhet të shfuqizohet si antikushtetuese.

Në përfundim, Gjykata Kushtetuese arrin në konkluzioninse, duke bërë këtë shfuqizim, i takon organit që ka iniciativënligjvënëse dhe organit ligjvënës që, në përputhje mepërmbajtjen e këtij vendimi, të bëjnë plotësimet përkatëse tëdispozitës së nenit 10, paragrafi I, të ligjit të sipërcituar.

Page 42: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

41

Në këtë rast ndodhemi para një vendimi të paekzekutuar,pasi boshllëku ligjor i krijuar për shkak të shfuqizimit tëdispozitave, objekt shqyrtimi, nuk është plotësuar as me ligjine ri nr. 9235, datë 29.7.2004, Për kthimin dhe kompensimine pronës”. Një boshllëk i tillë ligjor shkakton cenimin e sëdrejtës së atyre subjekteve, të cilave ligji nuk u zgjidh atë tëdrejtë që ua njeh vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe neni 41i Kushtetutës.

b) Vendime të Gjykatës Kushtetuese që lidhen meprocedurat parlamentare që ndiqen për shkarkiminnga detyra të funksionarëve të lartë

Vendimi nr. 75, datë 19.4.2002, me objekt interpretiminpërfundimtar të neneve 128, 140, 149, pika 2, të Kushtetutëssë Republikës së Shqipërisë,” është një ndër vendimetnëpërmjet të cilit jurisprudenca kushtetuese ka sanksionuarprocedurat që duhet të respektojë Kuvendi i Shqipërisë nërastet e shkarkimit nga detyra të funksionarëve të rëndësishëmkushtetues. Ky vendim ka ndikuar në atë drejtim që Kuvenditë plotësojë korrektësisht rregullat e tij të brendshme në rastete ushtrimit prej tij, krahas funksionit kryesor, atij të ligjbërjes,edhe të funksioneve të tjera kushtetuese.

Në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese ështëkonsoliduar qëndrimi se interpretimi i një dispozitekushtetuese mund të kërkohet dhe të realizohet vetëm në atoraste kur ekzistojnë rrethanat që përligjin dhe imponojnëkryerjen e një interpretimi përfundimtar. Kjo lidhet meekzistencën e një çështjeje konkrete dhe të interpretimeve tëndryshme të dispozitave kushtetuese, të cilat krijojnëmundësinë e përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese në kryerjene një interpretimi përfundimtar.

Ishte ky vendim që i dha mundësinë kërkuesit, ish-Prokurorit të Përgjithshëm A.R., që t’i drejtohet GjykatësKushtetuese për të kërkuar “Shfuqizimin si antikushtetues

Page 43: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

42

të vendimit nr. 20, datë 19.3.2002, të Kuvendit të Republikëssë Shqipërisë dhe të dekretit nr. 3276, datë 25.3.2002, tëPresidentit të Republikës”.

Me vendimin nr. 76, datë 25.4.2002, Gjykata Kushtetuesevendosi pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin si tëpapajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 20, datë19.3.2002, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe tëdekretit nr.3276, datë 25.3.2002, të Presidentit të Republikës,si dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim Kuvendit tëShqipërisë.

Gjykata Kushtetuese, në ushtrim të plotë të kompetencavetë saj, shqyrtoi kushtetutshmërinë e procedurave tëshkarkimit dhe konkludoi se ato kanë qenë në kundërshtimme parimet kushtetuese. I përkiste Kuvendit të Shqipërisë t’iriparonte këto shkelje duke rishqyrtuar çështjen në përputhjeme parimet kushtetuese dhe normat e gjithëpranuarandërkombëtare për një proces të rregullt ligjor.

Në informacionet që u mblodhën për mosekzekutimin ekëtij vendimi [i cili do të mbetet si një veprim jokorrekt përveprimtarinë e Kuvendit, për arsye se nuk zbatoi një vendimtë autoritetit më të lartë në fushën e kontrollit kushtetues],mendimi i përgjithshëm ishte se arsyet dhe qëndrimet politikeqenë ato që nuk lejuan ekzekutimin e këtij vendimi, me qëllimrespektimin e procesit të rregullt ligjor, nëpërmjet rishqyrtimittë procedurës konkrete të dëgjimit të ish-Prokurorit tëPërgjithshëm.

Për më tepër, në rastin konkret, organet më të larta tështetit, në vend që të respektonin vendimin e GjykatësKushtetuese për rishikimin e procedurave parlamentare qëlidhen me procesin e rregullt ligjor, konkluduan me emëriminnë detyrë të Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Page 44: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

43

c) Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese qërrëzojnë kërkesën si të pabazuar

Nuk mbeten jashtë objektit të ekzekutimit të vendimeveedhe rastet kur Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën duke elënë situatën ligjore të paprekur. Pavarësisht se dispozitivi ivendimit shprehet për rrëzimin e kërkesës, është pjesaarsyetuese e vendimit që vendos rregulla dhe interpretimekushtetuese, të cilat duhet të zbatohen nga organet përkatësegjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Një rast interesant,pavarësisht se bën pjesë në vendimet e rrëzimit, por që u pa earsyeshme të trajtohet në kuadrin e zbatueshmërisë sëvendimmarrjes kushtetuese, është vendimi nr. 3, datë11.2.2004.

Ky vendim është marrë mbi bazën e inicimit të një gjykimiincidental nga Gjykata e Lartë, me objekt “shfuqizimin eneneve 86 dhe 87 të Kodit penal të RSh-së”. Nga shqyrtiminë tërësi i rastit, Gjykata ka vendosur ta rrëzojë kërkesën si tëpabazuar. Thelbi i arsyetimit të këtij vendimi lidhet mekuptimin që Kushtetuta dhe aktet ndërkombëtare, të cilat janëratifikuar nga Republika e Shqipërisë, i kanë dhënë rrethit tësubjekteve që i nënshtrohen veprës penale të torturës.

Në këtë vendim Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar se “…për sa kohë që ndalimi i torturës dhe keqtrajtimi ështëpërcaktuar si një e drejtë njerëzore dhe përderisa të drejtat enjeriut janë konsideruar si të pandashme, të patjetërsueshmee të padhunueshme, çdo njeri ka të drejtë për të mos iunënshtruar torturës apo keqtrajtimeve, pavarësisht se ështënë duart e një zyrtari publik apo të një individi”

Pra, qëndrimi kushtetues dhe konventor për rrethin esubjekteve që përfshihen në veprën penale të torturës ështëshumë më i gjerë nga ai i zyrtarëve publikë. Ky arsyetim iGjykatës Kushtetuese ishte shkaku që e konsideroi si tëpabazuar kërkesën e paraqitur nga Kolegji Penal i Gjykatës sëLartë.

Page 45: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

44

Me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, “Për disa ndryshimenë Kodin penal” është vendosur dhe ndryshimi i nenit 86 tëKodit penal. Sipas këtij amendamenti ligjor, në kundërshtimme vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe me qëndriminqë mbahet në jurisprudencën ndërkombëtare, subjekte tëkësaj vepre penale konsiderohen vetëm personat që ushtrojnëtorturë si rrjedhojë e qenies së tyre në funksione publike.

Duke risjellë në vëmendje faktin që në rastin e vendimevetë Gjykatës Kushtetuese zbatueshmëria dhe detyrueshmëriae vendimeve lidhet jo vetëm me dispozitivin, por edhe mearsyetimin e vendimit, rezulton se amendamenti i Kodit pe-nal në veprën penale të torturës për sa i përket rrethit tësubjekteve, nuk ka ekzekutuar vendimin nr. 3, datë 11.2.2004.Pikërisht ky amendament i ligjit sjell një interpretim krejt tëkundërt për subjektet e veprës penale të torturës, ngaqëndrimi që ka mbajtur jurisprudenca kushtetuese.

Nga raste të tilla praktike shtrohen disa pyetje :a. Krahas vendimeve të pranimit, a mund të konsiderohen

si vendime të detyrueshme për t’u zbatuar dhe njëkohësishtpër t’u ekzekutuar edhe vendimet e rrëzimit?

b. Prania e një situate të këtillë, a shtron si nevojë tëdomosdoshme ekzistencën në Gjykatën Kushtetuese apo nëinstitucione të tjera të ndonjë strukture administrative qëduhet të ndjekë në vijimësi ekzekutimin e vendimeve tëGjykatës Kushtetuese ?

4. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kontrolline vendimeve të gjykatave

Në kuptim të nenit 145 të Kushtetutës, vendimet eGjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjithagjykatat. Neni 77 i ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Përorganizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese tëRepublikës së Shqipërisë”, parashikon se vendimet e gjykatave

Page 46: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

45

të çdo shkalle, të cilat shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese,nuk kanë fuqi juridike që nga çasti i marrjes së tyre. Çështja idërgohet për shqyrtim gjykatës, vendimi i së cilës ështëshfuqizuar.

Gjykata Kushtetuese nëpërmjet shfuqizimit të vendimittë gjykatës përkatëse e detyron këtë të fundit të rigjykojëçështjen në fjalë. Nga vendimet e kontrolluara konstatohetse, nga pikëpamja formale, vendimet e Gjykatës Kushtetuesejanë të ekzekutuara plotësisht nga gjykatat e sistemit tëzakonshëm. Problemi qëndron me disa qëndrimekundërshtuese që ka mbajtur veçanërisht Gjykata e Lartë përdisa vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 5, datë 7.2.2001,ka shfuqizuar vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatëssë Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën, me arsyetiminse kjo gjykatë nuk kishte zbatuar një vendim të mëparshëmtë Gjykatës Kushtetuese. Gjykata e Lartë, në vendimin e saj,argumenton moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetueseme tezën se interpretimi i bërë nga Gjykata Kushtetuese deljashtë juridiksionit të saj dhe se kjo e fundit nuk ka të drejtëtë bëjë interpretim të ligjit. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatëssë Lartë, në vend që të ndryshonin praktikën gjyqësore përproblemin konkret, shprehen se nuk ishin të detyruar tëzbatonin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo e funditkishte dalë jashtë juridiksionit të saj. Në këtë mënyrë Gjykatae Lartë u shpreh në mënyrë zyrtare hapur kundër një vendimitë Gjykatës Kushtetuese duke krijuar pështjellim në praktikëngjyqësore për qëndrime të ndryshme në lidhje me probleminkonkret.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese arsyeton se asnjëorgan tjetër nuk ka të drejtë të vërë në diskutim vendimet esaj dhe aq më tepër të mos pranojë të zbatojë atë, gjë që do tëpërbënte një precedent të rrezikshëm për t’i mohuar këtijorgani funksionin e garantimit të Kushtetutës.

Gjatë kontrollit që ushtron ndaj vendimeve të gjykatave

Page 47: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

46

të zakonshme, Gjykata Kushtetuese nuk është e lidhur pasinterpretimit që ato kanë bërë për zgjidhjen e çështjeskonkrete. Nëse ajo vëren se ky interpretim bie në kundërshtimme Kushtetutën, bën një interpretim të ri, i cili ka fuqidetyruese për gjykatën që do të rigjykojë çështjen. Vendimiinterpretues që jep Gjykata Kushtetuese, ka efekt tëpërgjithshëm dhe është detyrues për t’u ndjekur nga gjykatate tjera. Në rishikimin e vendimeve gjyqësore të gjykatave tësistemit të zakonshëm Gjykata Kushtetuese bën interpretimtë dispozitave ligjore, kur këto përmbajnë në vetvete elementepërbërëse të të drejtave themelore të garantuara nga dispozitatkushtetuese. Pikërisht këtu lindin keqkuptime sa u përketkufijve të kontrollit që ajo ushtron duke e konsideruar atë tëkapërcyer apo me tendencë për të ndërhyrë në sferën ekontrollit të organeve të tjera.

Duke interpretuar Kushtetutën e Republikës sëShqipërisë, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dheakte të tjera ndërkombëtare e, më pas, përmbajtjen e neneve410 (paragrafi i dytë) e 48 të K.p.penale, Gjykata Kushtetueseu ka dhënë këtyre dispozitave një kuptim të caktuar nëmënyrë që me zbatimin e tyre të sigurohet mbrojtja e tëdrejtave themelore.

Për këtë çështje, problemi është ndërlikuar më vonë meqëndrimet që kanë mbajtur Këshilli i Ministrave dhe Kuvendii Shqipërisë. Në nismën “Për disa ndryshime në Kodin eprocedurës penale”, Këshilli i Ministrave, ndër të tjera, kakërkuar edhe amendimin e nenit 410/2 duke shtuar në fundtë tij fjalët “...nga i pandehuri”. Kuvendi i ka shqyrtuar këtopropozime dhe i ka miratuar ato. Këshilli i Ministrave, në vendqë të propozonte që neni 410 (parag. i dytë) të amendohej nëatë mënyrë që të zbatohej vendimi i Gjykatës Kushtetuese,ka bërë të kundërtën, ka kërkuar që ai të amendohej nëmënyrë që të harmonizohej me qëndrimin e Gjykatës së Lartëqë është shfuqizuar si antikushtetues.

Këto vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë

Page 48: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

47

përfundimtare, të formës së prerë dhe të detyrueshme përzbatim, nuk janë mbajtur parasysh nga Kuvendi me rastin endryshimit që i ka bërë nenit 410/2 të Kodit të procedurëspenale. Sigurisht, Kuvendi, si organ ligjvënës, kakompetencën dhe vullnetin e lirë të bëjë ndryshime eplotësime në ligj, por me kusht që ato të mos vijnë ndesh meKushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare tëratifikuara. Përderisa vendimet e Gjykatës Kushtetuese, tëpërmendura më lart, janë mbështetur në Kushtetutë dhe nëmarrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika eShqipërisë, Kuvendi nuk duhej të vepronte në kundërshtimme to.

Në vendimin nr. 15, datë 17.4.2003, Gjykata Kushtetueseshprehet se: Në rast se Kuvendi e konsideronte të paplotë osetë paqartë përmbajtjen e nenit 410/2, për ta qartësuar më tejatë e për të siguruar një zbatim të drejtë e unik duhej tëtregonte kujdesin e duhur që ndryshimet të prireshin ngagjetja e mjeteve dhe e mënyrave për t’i garantuar të akuzuaritqë gjykohet në mungesë, të drejtën e ankimit dhe atë tëmbrojtjes, duke zbatuar frymën e vendimit të lartpërmendurtë Gjykatës Kushtetuese. Ndodhur në rrethanat kur Gjykatae Lartë është deklaruar zyrtarisht e publikisht kundërqëndrimit të kësaj gjykate dhe kur Kuvendi i Shqipërisë nxitinjë qëndrim që prek të drejtën e ankimit dhe të mbrojtjes,Gjykata Kushtetuese rikonfirmoi edhe një herë se shfuqizimii shprehjes së përmendur “...nga i pandehuri” që vjen ndeshme Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare tëratifikuara, përbën një detyrë imperative për mbrojtjen e tëdrejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit ligjor.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata Kushtetuese u shprehse: Shtesa në këtë paragraf vjen në kundërshtim me pariminkushtetues të mbrojtjes në procesin penal që është i përbërë ngae drejta e ankimit dhe nga e drejta e pjesëmarrjes në gjykim. Përrrjedhojë, amendimi i paragrafit të dytë të nenit 410, nëpërmjetshtesës së bërë, u konsiderua si antikushtetues.

Page 49: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

48

Një vendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese është edhe rasti iankimit të prokurorit S.Z. kundër dekretit të Presidentit tëRepublikës. Në vendimin e Gjykatës së Lartë që kishte shqyrtuarrastin në fjalë, ndërmjet të tjerave, arsyetohet se: “Kolegjet eBashkuara të Gjykatës së Lartë vërejnë se dekretet e Presidentittë Republikës... të nxjerra në bazë të kompetencave të tijkushtetuese nuk i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor, sepse vetëKushtetuta e ka përjashtuar një mundësi të tillë”. Kolegjet eBashkuara të Gjykatës së Lartë shkojnë edhe më tej, dukepërcaktuar juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, duke u shprehurse Kushtetuta “…nuk mundëson kundërshtimin e dekretit asnë Gjykatën Kushtetuese, as në gjykatën e juridiksionit tëzakonshëm.”

Ky qëndrim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartëkundërshtonte në mënyrë të hapur vendimin nr. 25, datë13.02.2001, në të cilin Gjykata Kushtetuese shfuqizoi siantikushtetues dispozitën e ligjit “Për Prokurorinë e Republikëssë Shqipërisë”, e cila i mohonte prokurorit të drejtën e ankimitnë gjykatë ndaj masës së largimit nga detyra. Me këtë vendimajo argumentonte se e drejta e prokurorëve për t’u ankuar buronnga Kushtetuta dhe se dallimi që mund t’u bëhet atyre ngagjyqtarët e nëpunësit civilë për të drejtën e ankimit, cenon frymëndhe përmbajtjen e Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë. Dukeshkuar më tej, kjo Gjykatë, në jurisprudencën e saj, e kakonsideruar të drejtën e ankimit si të lidhur ngushtë me të drejtënpër një proces të rregullt ligjor të parashikuar në nenin 42 tëKushtetutës dhe në nenin 6 të Konventës Europiane.

Mbi pretendimin e S.Z. për shkeljen e së drejtës për njëproces të rregullt ligjor nga ana e Kolegjeve të Bashkuara tëGjykatës së Lartë, çështja u paraqit për shqyrtim në GjykatënKushtetuese, e cila mbajti përsëri të njëjtin qëndrim që kishtembajtur më parë ndaj së drejtës së prokurorit për t’u ankuarnë gjykatë për dekretin e Presidentit të Republikës. Nëvendimin nr. 38, datë 23.12.2003, ndërmjet të tjerave, GjykataKushtetuese konstaton se vendimi i Kolegjeve të Bashkuara

Page 50: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

49

të Gjykatës së Lartë është rrjedhojë e një procesi jo të rregulltligjor në kuptim të nenit 42 të Kushtetutës, sepse u ka mohuarprokurorëve të drejtën e ankimit në gjykatë ndaj dekretevetë Presidentit. Kolegjet e Bashkuara i konsiderojnë aktet ePresidentit për largime nga puna si akte me karakter juridiko-kushtetues dhe jo administrativ. Ky arsyetim është nëkundërshtim me frymën dhe përmbajtjen e legjislacionit, mejurisprudencën kushtetuese e doktrinën e së drejtës adminis-trative.

6. Mjetet që sigurojnë ekzekutimin e vendimeve tëGjykatës Kushtetuese

Dispozita më e drejtpërdrejtë që përmban ligji nr. 8577,datë: 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin eGjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, në lidhjeme çështjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese,është neni 81 i tij. Ky nen përcakton se vendimet e GjykatësKushtetuese janë të detyrueshme për zbatim. Ekzekutimi ivendimeve të Gjykatës Kushtetuese sigurohet nga Këshilli iMinistrave me anën e organeve përkatëse të administratësshtetërore. Gjykata Kushtetuese mund të caktojë vetë një or-gan tjetër që ngarkohet me zbatimin e vendimit të saj dhe,kur është e nevojshme, edhe mënyrën e ekzekutimit të tij.Personat që nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetueseose pengojnë zbatimin e tyre, kur veprimi nuk përbën vepërpenale, dënohen me gjobë deri në 100 mijë lekë nga Kryetarii Gjykatës Kushtetuese, vendimi i të cilit është i formës sëprerë dhe përbën titull ekzekutiv.

Neni 81 i ligjit të mësipërm synon të vendosë rregulla tëprera në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të GjykatësKushtetuese, duke shkuar deri aty sa Kryetarit të GjykatësKushtetuese i jepet e drejta të gjobisë personat që pengojnëzbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kur ky vendimështë i formës së prerë dhe përbën titull ekzekutiv.

Page 51: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

50

Nga kjo dispozitë duket që sistemi i zgjedhur i ngjasonatij të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ku organiqë merret me ekzekutimin e vendimeve të kësaj Gjykate ështëKomiteti i Ministrave nëpërmjet strukturave të tij.

Në fakt neni 81 nuk mund të konsiderohet si një dispozitëefektive, për arsye se, në praktikë, nuk rezulton që Këshilli iMinistrave të jetë organi që merret në vijimësi me ekzekutimine këtyre vendimeve.

Gjithashtu, edhe Gjykata Kushtetuese, megjithëse e ka tëdrejtën të caktojë vetë një organ tjetër për ekzekutimin evendimeve të saj, madje të përcaktojë mënyrën e ekzekutimittë vendimeve të saj, nuk rezulton ta ketë ushtruar ndonjëherëkëtë kompetencë.

Nga sa më sipër dhe në interpretim të nenit 81, rezultonse nga pikëpamja formale nuk mungojnë mekanizmat qënevojiten për të realizuar ekzekutimin e vendimeve të GjykatësKushtetuese, por konstatohet se këta mekanizma nuk kanëqenë tepër efektivë.

Ndjekja e ekzekutimit të vendimeve të GjykatësKushtetuese ka rëndësi për funksionimin normal të shtetit tësë drejtës. Për natyrën që ka një gjykim kushtetues si dhevetë vendimi që merr Gjykata Kushtetuese, ekzekutimi ivendimeve jo gjithmonë është i nevojshëm të bëhet në mënyrëtë menjëhershme. Pavarësisht nga koncepti kushtetues idetyrueshmërisë dhe vetëzbatueshmërisë së vendimeve tëGjykatës Kushtetuese, si dhe duke pasur parasysh faktin qeekzekutimi i tyre mund të kërkojë kohën e nevojshme, praniae ndonjë organi që do të ndiqte në vijimësi mënyrën eekzekutimit të këtyre vendimeve, mund të ishte një zgjidhjeoptimale për respektimin e vendimmarrjes së autoritetit mëtë lartë kushtetues.

Në ligjin nr. 8577, datë: 10.2.2000, “Për organizimin dhefunksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës sëShqipërisë”, gjenden edhe dispozita të tjera, të cilat, pavarësishtse nuk shprehen në mënyrë të drejtpërdrejtë, shërbejnë për

Page 52: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

51

të vënë në ekzekutim një vendim të Gjykatës Kushtetuese:neni 76 që parashikon efektet juridike të vendimeve tëGjykatës Kushtetuese (mbi efektet ex nunch dhe ex tunch),neni 77 që parashikon efektet juridike ndaj vendimevegjyqësore si dhe neni 79 që sanksionon fuqinë prapavepruesetë vendimeve interpretuese.

Pjesë mjaft e rëndësishme e kuadrit ligjor të ekzekutimittë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është edhe Rregullorjae Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në nenin 87 të kësajRregulloreje përcaktohet :”Vendimet e GjykatësKushtetuese merren në shqyrtim nga Këshilli përLegjislacionin menjëherë pas botimit të tyre në Fletorenzyrtare. Këshilli analizon dhe diskuton, sipas përcaktimevetë bëra në këtë Rregullore, efektet e vendimit të GjykatësKushtetuese për legjislacionin. Nëse Këshilli vendos senevojitet marrja e nismës ligjvënëse për plotësime osendryshime në legjislacion, ai i paraqet Këshillit të Ministraverekomandimet e nevojshme ose ndërmerr nismën e vetligjvënëse. Mendimi i Këshillit mund t’i dërgohet GjykatësKushtetuese, Këshillit të Ministrave dhe Presidentit tëRepublikës.”

Sidoqoftë, është e rëndësishme të fokusohet vëmendja nëkëtë dispozitë të Rregullores, për arsye të problematikës qëduket se mbart në vetvete përmbajtja e saj.

-Ndërmjet titullit dhe përmbajtjes së nenit 87 tëRregullores vërehen disa mospërputhje konceptuale. Nëpërmbajtjen e dispozitës gjenden fraza ose terma që krijojnëkeqkuptime dhe keqinterpretime për zbatuesit e saj. Zbatimii vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është titulli i dispozitësqë përbën dhe pjesën e vlefshme dhe të domosdoshme përt’u parashikuar në këtë Rregullore. “Vendimet e GjykatësKushtetuese merren në shqyrtim nga Këshilli për Legjislacioninmenjëherë pas botimit të tyre në Fletoren zyrtare”,-thuhet nëpërmbajtjen e dispozitës konkrete. Terminologjia e përdorurnë këtë dispozitë nuk i përshtatet kuptimit që paraqet në të

Page 53: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

52

vërtetë titulli i saj.Marrja në shqyrtim e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

nuk duket se është një formulim i drejtë. Kjo frazë e përdorurnë këtë dispozitë është e pavend dhe ndoshta e rrezikshme.Edhe në kuptimin gjuhësor, marrja në shqyrtim nënkuptonkëqyrjen e diçkaje me shumë kujdes dhe me hollësi nga tëgjitha aspektet, me qëllim nxjerrjen e një përfundimi të caktuardhe marrjen e një vendimi konkret.

Asnjë organ nuk ka të drejtë të vlerësojë dhe aq më tepërtë marrë në shqyrtim vendimmarrjen kushtetuese. Vendimete Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshmedhe janë përfundimtare. Ky është koncepti kushtetues mbiforcën detyruese dhe efektet e vendimeve të kësaj gjykate.

Në vazhdim të pikës 2 të nenit 87 të Rregullores sëKuvendit thuhet: “Këshilli analizon dhe diskuton, sipaspërcaktimeve të bëra në këtë Rregullore, efektet e vendimit tëGjykatës Kushtetuese për legjislacionin.” Të analizosh efektet evendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që dihet fuqiae tyre detyruese, do të thotë të shqyrtosh dhe të zbërthesh atënë thellësi dhe në të gjitha elementet përbërëse. Gjithashtu,diskutimi i diçkaje, edhe në kuptimin gjuhësor, është të quashtë diskutueshme atë që nuk është plotësisht e vërtetë, e sigurt,e drejtë ose ta vësh atë në dyshim për vërtetësinë që mund tëketë.

Nga ky këndvështrim, marrja në shqyrtim, analiza si dhediskutimi që duhet t’u bëhet vendimeve të GjykatësKushtetuese nga Këshilli për Legjislacionin, krijon një situatëtë ndërlikuar, në mënyrë të veçantë për ata që nuk kanëvizionin e qartë për fuqinë detyruese, përfundimtare dhe tëpadiskutueshme të vendimmarrjes kushtetuese.

Formulimi i mësipërm i nenit 87 të Rregullores sëKuvendit duket sikur lë në diskrecion të Këshillit përLegjislacionin vlerësimin nëse nevojitet marrja e një nismeligjvënëse. Në lidhje me këtë, duhet theksuar se është vetëKushtetuta dhe ligji organik “Për organizimin dhe

Page 54: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

53

funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës sëShqipërisë” që përcakton efektet e vendimeve të GjykatësKushtetuese dhe detyrimin e të gjitha organeve shtetërore(përfshirë Kuvendin) që të marrin të gjitha masat për zbatimine vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë prizëm, nëseGjykata Kushtetuese shfuqizon një ligj të caktuar, atëherëKuvendi duhet të marrë masa për miratimin e një ligji tjetërnë përputhje me Kushtetutën, sigurisht, duke debatuar dheduke analizuar çështjen, por pa cenuar në asnjë rast vendimine Gjykatës Kushtetuese.

Parashikimi në Rregulloren e Kuvendit të një Këshilli përLegjislacionin, i cili funksionon vetëm për vendimet e GjykatësKushtetuese lidhur me Kuvendin, ngre pyetjen:

A duhet të ketë çdo institucion një strukturë të caktuarpër të ndjekur zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese,që kanë të bëjë me të?

Cilët do të ishin mekanizmat më të efektshëm për tërealizuar ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese?

Page 55: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

54

REKOMANDIME

1. Në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimindhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës sëShqipërisë”, ekzekutimit të vendimeve të GjykatësKushtetuese ligjvënësi mund t’i japë shumë më tepër hapësirëpër normimin juridik, me rregulla më të plota e të qarta përtë rritur efektivitetin e ekzekutimit të vendimeve kushtetuese.Një kërkesë e tillë bëhet e domosdoshme kur konstatohet se :

a. Neni 81 i ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimindhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës sëShqipërisë”, që ngarkon Këshillin e Ministrave për t’u marrëme sigurimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nukrezulton të ketë qenë dispozitë efektive.

b. E drejta e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për të dënuarme gjobë deri në 100.000 lekë personat që nuk zbatojnë vendimete Gjykatës, jo vetëm nuk i përshtatet funksionit të tij kushtetues,por, nga ana tjetër, nuk ka rezultuar të ketë qenë mjet efektiv përekzekutimin e këtyre vendimeve.

c. Pavarësisht se ligji nr. 8577, datë 10.2.2000, “Përorganizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese tëRepublikës së Shqipërisë”, në nenin 81, pika 3, i ka njohurGjykatës Kushtetuese të drejtën për të caktuar vetë një organpër t’u marrë me zbatimin e vendimit të saj, apo edhe për tëcaktuar mënyrën e ekzekutimit, në praktikë nuk rezulton tëjenë zbatuar rregulla të tilla procedurale.

2. Këto rregullime ligjore jo vetëm i japin të drejtë, pornjëkohësisht mbartin edhe një detyrim për GjykatënKushtetuese për të shfrytëzuar me më shumë efektivitet mjetetme të cilat është pajisur nga ligji, me qëllim shmangien e atyrepak rasteve të moszbatimit të vendimeve të saj. Në këtë aspekt,mbi bazën e këtij rregullimi ligjor ekzistues, jurisprudenca eGjykatës Kushtetuese, nëpërmjet interpretimit të dispozitavepërkatëse për ekzekutimin, është e nevojshme të bëjë sa me

Page 56: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

55

efektive mënyrat e ekzekutimit të vendimeve kushtetuese.

3. Në Rregulloren e Kuvendit nuk rezulton të jetëparashikuar ndonjë dispozitë tjetër që të përcaktojë rregullaqë ndihmojnë në ekzekutimin e vendimeve të GjykatësKushtetuese. Pasqyrimi vetëm në një dispozitë të Rregulloressë Kuvendit (neni 87) i çështjeve që lidhen me ekzekutimin evendimeve të Gjykatës Kushtetuese (dispozitë e cila është ediskutueshme dhe mbart problematikë për nga efektet qëmund të sjellë në zbatim), nuk plotëson kuadrin e nevojshëmqë ndihmon në vetëzbatueshmërinë e vendimeve të GjykatësKushtetuese. Në këtë drejtim nevojitet një amendim idispozitave të veçanta të Rregullores së Kuvendit që elehtësojnë ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

4. Krahas vendimeve të pranimit, duhen konsideruar sivendime të detyrueshme për t’u zbatuar dhe njëkohësisht përt’u ekzekutuar edhe vendimet e rrëzimit. Trajtimi në këtëmënyrë edhe i vendimeve të rrëzimit shtron si nevojë tëdomosdoshme ekzistencën në institucionet shtetërore apoedhe në vetë Gjykatën Kushtetuese të ndonjë strukture që tëndjekë orientimet kushtetuese të pasqyruara në pjesënarsyetuese me qëllim azhurnimin e tyre në veprimtarinënormuese të organeve shtetërore.

5. Nga analiza e vendimeve kushtetuese, por dhe ngakontaktet me institucionet përkatëse shtetërore konstatohet njëndjenjë sensibiliteti e përgjithshme për vetëzba-tueshmërinë evendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht mosekzistencëssë një organi të specializuar për ekzekutimin e këtyre vendimeve.Megjithëse Kushtetuta parashikon në mënyrë të qartë karakterindetyrues të këtyre vendimeve, një gjendje e këtillë e nivelit tëekzekutimit të vendimeve kushtetuese e imponon ngritjen endonjë strukture administrative të posaçme që të ndjekë nëvijimësi mënyrën e zbatimit të tyre.

Page 57: EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE …

56