20
Revistë Periodike Nr. 13, shtator 2010 Deri tani 2 milion shqiptarë të regjistruar on-line. ISKSH: Procesi do të përmbyllet së shpejti KARTELË ELEKTRONIKE PËR PACIENTËT

Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

Revi

stë

Perio

dike

Nr.

13, s

htat

or 2

010

Deri tani 2 milion shqiptarë të regjistruar

on-line. ISKSH: Procesi do të përmbyllet së shpejti

Kartelë eleKtronIKe Për PacIentët

ISKSH: Spitale autonome, më shumë cilësi për pacientët

Page 2: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

Vlerësoni gjënë më të çmuar!Siguroni shëndetin!

Kujdesemi për shëndetin tuaj!

Masa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe 1.7% i paguan punëmarrësi).Kontributi për të vetëpunësuarit në qytet është 7% e pagës minimale, ndërsa të vetëpunesuarit në fshat paguajnë 3 % zonat kodrinore dhe malore dhe 5 % zonat fushore.Një mënyrë tjetër është sigurimi vullnetar. Masa e kontributit eshte 3.4 % e pages mujore minimale.

www.isksh.com.al

Page 3: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

Revista “Fokus ISKSH” është një botim perio-dik i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shën-detësor. Synimi i këtij botimi është informimi i të gjithë aktorëve që japin dhe marrin shër-bimin shëndetësor. Mjekët do të kenë kë-sisoj një dritare më shumë për t’u informuar ndërsa pacientët një mundësi më tepër për të ditur të drejtat e tyre.

“Fokus ISKSH” përpos kontributit të stafit të Institutit, është e hapur për përfshirjen e ideve të gjithkujt prej aktorëve ofrues të shërbimit shëndetësor, të interesuar për të dhënë kontributin e tyre.

Përgatiti:Etiola KOLA

[email protected]&fax: +3554 2259 855

Adresa: Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

(ISKSH)Rruga “Sami Frashëri”,

Lagjia 8, Tiranë.Tel: +355 4 2230 984Fax: +355 4 2274 953

Perktheu: Mimoza Backa

6-mujori

Rreth 245 mijë persona i shtohen

skemës së sigurimeve. .......................... Fq 9

Ndryshimet Në listëN e rimbursimit

Barnat, mbulohen

mbi 50 diagnoza te reja. ..................... Fq 6

Nga prof. isuf Kalo

Task-Forcë për përmirësimin

e shërbimit shëndetësor. ................... Fq 14

KoNfereNca

Spitalet, rekomandime për

përmirësimin e situatës. ..................... Fq 12

ww

w.is

ksh.

com

.al

Në brendësi:

Page 4: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

4

Fokus

PROJEKTI

Pacientet me kartela elektronike

Hana: Sipërmarje madhore depistimi, hedhja online e të dhënave dhe hartimi i regjistrit elektronik. Deri tani janë regjistruar on line 2 milion persona.

Evidentimi i saktë i numrit të banorëve të

regjistruar pranë mjekut të përgjithshëm

dhe të familjes në të gjitha qendrat

shëndetësore të kujdesit parësor, ka qene një

ndërmarrje e rëndësishme e Institutit të Sigurimeve

të Kujdesit Shëndetësor. Ky proces u realizua

nëpërmjet regjistrimit aktiv të të gjithë popullatës

rezidente pranë qendrave shëndetësore të kujdesit

parësor nga ana e mjekëve të familjes”, u shpreh

drejtoresha e ISKSH-së znj. Elvana Hana në një

konferencë për shtyp.

Qëllimi i këtij procesi ishte:

Evidentimi i saktë i numrit të personave që mbulohen

me shërbim shëndetësor bazë, të regjistruar pranë

çdo mjeku të përgjithshëm dhe të familjes sipas

qendrave shëndetësore të kujdesit parësor;

Evidentimi i saktë i ngarkesës së sëmundshmërisë

kronike të diagnostikuar;

Evidentimi i saktë i personave rezident dhe jo-

rezident për të cilët paguhen realisht mjekët e

familjes.

Krijimi i nje data base elektronik me popullaten e

regjistruar prane cdo mjeku familje, gjë e cila do të

ndihmoje ISKSH-në në planifikimin më të mirë të

buxhetit përkatës dhe përmirësimin e skemës së

pagesës për mjekët.

Nga të dhenat e fundit, falë kësaj sipërmarrje të ISKSH-

së, janë regjistruar nga ana e mjekëve të familjes në

të gjithë vendin mbi 3.9 milione njerëz rezidentë dhe

jorezident bazuar në deklarimet e popullatës.

Procesi i regjistrit elektronik kaloi nëpërmjet dy

fazave:

Elvana HANA, Drejtore e Pergjithshme e ISKSH-se

Page 5: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

5

Fokus

Faza e parë: tashmë e përfunduar, ishte regjistrimi

i popullatës nga ana e mjekëve të familjes me qëllim

evidentimin e saktë të banorëve në zonën e tyre të

mbulimit dhe evidentimin e banorëve rezident dhe

jo rezident.

Faza e dytë, ka të bëjë me hedhjen e skedave

të pacientit në regjistrin elektronik on-line, duke

shtrirë kështu një nga prioritetet e Qeverisë, sic

është I Government edhe në fushën e shëndetësisë.

“Kjo, përvecse është një nga detyrat e vendosura

nga Task Force, e drejtuar nga Kryeministri, ka

një rëndësi të madhe për vendimmarrësit dhe do i

ndihmojë këto të fundit për zhvillimin e politikave

shëndetësore bazuar mbi evidenca të sakta të

sëmundshmërisë kronike në cdo rajon. Aktualisht,

numri i personave të regjistruar elektronikisht

pranë qendrave shëndetësore është rreth 2 milion

persona dhe ne vleresojme se procesi po ecen me

ritme te kenaqshme”, tha drejtoresha e ISKSH-së.

Përfundimi i këtij procesi do të ndihmojë në një

fleksibilitet më të madh në lëvizjen e popullatës dhe

zbatimin e parimit të zgjedhjes së lirë të mjekut të

familjes.

Page 6: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

6

Fokus

SHERBIMI FARMACEUTIK

Barnat me rimbursim, mbulohen mbi 50 diagnoza të reja

Fjala e drejtoreshës së Përgjithshme të ISKSH-së, Elvana Hana në konferencën me temë: ”Sigurimi i aksesit ndaj barnave: politikat e barnave në Shqipëri”.

Gjate konferences se organizuar nga OBSH

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

në rolin e blerësit të shërbimeve shëndetësore

publike në Shqipëri dhe i përfshire direkt në

administrimin e rimbursimit të këtyre shërbimeve,

ka pasur dhe vazhdon të ketë një impakt esencial në

Politikat e Shërbimit Farmaceutik në vend. Në këtë

këndvështrim, është pikerisht ky Institucion që

duke qenë në kontakt direkt me pacientin i ndjen

menjëherë reaksionet publike të cdo veprimi dhe

vendimi që ka të bëjë me rimbursimin e shërbimeve

mjeksore dhe veçanërisht atë të trajtimit dhe të

rimbursimit të barnave.

Një ndër prioritetet kryesore të ISKSH-së në

aktivitetet e saj të përditshme është menaxhimi

dhe administrimi i Listës së Barnave të Rimbursuara

(LBR). Cdo vit, kjo listë është pasuruar me një numër

më të madh barnash inovative, gjë që ka ndikuar

drejtperdrejt në rritjen e gamës së diagnozave të

trajtuara, duke sjellë përmirësimin e metodikave të

trajtimit të sëmundjeve kronike të popullatës dhe

duke i bërë ato më bashkëkohore. Vetëm gjate

4 viteve të fundit Lista e Barnave të Rimbursuara

është pasuruar me 50 barna dhe formë-doza të reja

si edhe me 27 principe të reja aktive. Fakti që Lista

Page 7: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

7

Fokus

e Barnave është pasuruar me shumë alternativa të

reja xhenerike, përbën një realitet shumë pozitiv,

por gjithashtu janë përfshirë edhe barna mjaft

të shtrenjta për trajtimin e sëmundshmërisë si:

Leucemia Mieloide Kronike, Trajtimi për mosflakjen

e organeve të transplantuara, trajtimi i infeksioneve

post-transplantive, Talasemitë e ndryshme, etj.

Zgjerimi dhe thellim i skemës së sigurimeve

shëndetësore në Shqiperi, patjeter që do të

shoqërohej me një rritje të vlerave të shpenzimeve

të Listës së Rimbursimit të Barnave për kujdesin

parësor nga viti në vit dhe konkretisht nga 4.2 miliard

lek në vitin 2008 në 4,8 miliard lek për vitin 2009

dhe për 2010 pritet të shpenzohen rreth 5.8 miliard

lek, që përbën 22.6% të buxhetit total të ISKSH-

së. Edhe në shërbimin spitalor rimbursimi i barnave

zë 23% të buxhetit total të këtij shërbimi ose 11%

të buxhetit total të ISKSH-së. Parashikimet për

rimbursimin e medikamenteve në të dy shërbimet

që ISKSH kontrakton për vitin 2010, parashikohet

të zënë rreth 34% të buxhetit total të ISKSH-së,

ose e shprehur në vlerë absolute rreth 8.8 miliard

lek.

Për realizimin apo përmbushjen e sfidës për akses të

barabartë ndaj barnave në rrethana të përcaktuara

(të limituara) ekonomike për mbrojtjen e pacientit

nga shpenzimet e papërballueshme, duke synuar

rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e cilësisë së

kujdesit dhe duke i paraprirë dhe rritjes së kërkesave

të vazhdueshme të pacientëve, profesionistëve

të shëndetit si dhe shoqërisë shqiptare në tërësi,

kemi ngritur një sistem të tërë të dhënash që na

shërbejnë për studime dhe planifikime sa më të

përafërta të këtyre shpenzimeve.

Për një modernizim të mëtejshëm në shërbimin

farmaceutik ISKSH-së ka arritur të realizoje futjen

e Sistemit Elektronik për Barnat e Rimbursuara në

të gjitha farmacitë dhe agjensite e kontraktuara.

Page 8: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

8

Fokus

Aktualisht ISKSH po punon për zbatimin e një

projekti informatizimi për dërgimin online në

ISKSH të shpenzimeve të rimbursimit të realizuara

për çdo ditë brenda 24 orëve për subjektet e

kontraktuara.

Me përdorimin e këtij projekti ISKSH do të ketë

një informacion shumë më të shpejtë mbi ecurinë

e shpenzimeve të rimbursimit, i cili pritet të

shoqërohet me ulje të mundësisë për abuzime në

këtë sektor. Ky projekt do t’i paraprijë projektit

të kalimit në recetën elektronike për barnat e

rimbursuara, që do të pershkruhet nga mjekët dhe

do të lexohet nga farmacia më pas.

Ne hartimin e listës së barnave të rimbursuara,

ISKSH ka bashkëpunuar dhe ka qenë e hapur në

pranimin e sugjerimeve dhe rekomandimeve të

ekspertëve të huaj. ISKSH që prej vitit 2007 është

anëtare e Projektit të Informacionit të Çmimeve

dhe Rimbursimit të Barnave (PPRI) i financuar

nga Komisionit Europian. Ky projekt synon në

shkëmbimin e informacionit midis vendeve anëtare

lidhur me skemën e çmimeve dhe rimbursimit

të barnave në vendet anëtare të BE-së por dhe

më gjerë. ISKSH ka marrë dhe merr vazhdimisht

informacione nëpërmjet rrjetit online të projektit

mbi çmimet e barnave të rimbursuara në këto

vende si dhe mënyrën e rimbursimit të tyre dhe

njëkohësisht kemi bashkëpunuar gjithashtu me

ekspertë të Bankës Botërore në lidhje me Studimin

për Përmirësimin e Transparencës në Sektorin

Farmaceutik.

Disa nga drejtimet ku ka vend për përmirësime

në bashkëpunim me të gjithë aktorët

sikurse janë: përmirësimi i kuadrit ligjor dhe

konkretisht për sektorin farmaceutik në këtë

Workshop do të përmendim:

Aplikimin e negocimeve për çmimet e barnave 1.

me rimbursim pas vendosjes së cmimit të referencës

me qëllim uljen e mëtejshme të cmimeve.

Promovimin e përdorimit racional të barnave 2.

(Rational Use of Medicines)

Përmirësimin e aksesit dhe ngritjen e nivelit 3.

teknik e profesional të shërbimit farmaceutik

ambulator në zonat rurale dhe sidomos atij

spitalor.

Rregullimin e mënyrës së blerjes së barnave 4.

për përdorim spitalor si dhe marzhit të tregtimit

të tyre. Të shihet mundësia e krijimit të një liste

pozitive edhe për sistemin spitalor.

Page 9: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

9

Fokus

Hana: Rritet ndjeshëm perfitimi nga skema e sigurimeve

Rreth 245 mijë persona janë pajisur për herë të parë me librezë shëndeti gjatë 6 muajve të parë të vitit 2010

TE SIGURUARIT

Gjashte mujori i parë i vitit 2010 ka sjellë një rritje të konsiderueshme

të përdorimit të skemës së sigurimeve shëndetësore të cilës i janë shtuar rreth 245 mijë persona. Nga analiza e të dhënave statistikore për 6-mujorin e I-rë të vitit 2010, të krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2008 dhe 2009, mbi ecurine e skemës së sigurimeve në kujdesin parësor, paraqitet situata si më poshtë: Shtrirja e skemës nëpërmjet pajisjes me librezë shëndeti të të siguruarve:Gjate 6-mujorit të I-rë 2010 janë pajisur për herë të parë me librezë shëndeti 244.387 të siguruar, ndërkohë që në 6-mujorin e parë 2009 janë pajisur 136.469 të siguruar dhe në 6-mujorin e parë 2008 janë pajisur 92.231 të siguruar. Gjatë 6-mujorit të parë 2010 janë pajisur me librezë shëndeti 107.918 të siguruar më shumë se në vitin 2009 (ose 79.1 %) dhe 152.156 (ose 162 %) të siguruar më shumë se në vitin 2008.

Pra, shihet qartë se si ka evoluar rritja progresive e përfshirjes së personave të rinj në skemën e sigurimeve shëndetësore nëpërmjet pajisjes me libreza shëndeti, si dokumenti kryesor i identifikimit të personave të siguruar. Në mënyrë grafike paraqiten si më poshtë:

Grafiku 1: Ecuria e pajisjes me libreza të personave për herë të parë në shkallë vendi 2008-2009-2010 (6- mujori I).

Grafiku 2: Ecuria e pajisjes me librezë shëndeti e personave për herë të parë sipas rajoneve 2008-2009-2010

Page 10: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

10

Fokus

Përfitimi nga skema e sigurimeve. Gjatë 6-mujorit të parë 2010 nga MPF e QSH të kujdesit parësor janë trajtuar me receta me rimbursim 309.470 pacientë, jane kryer 2 842 006 vizita dhe për pacientët e siguruar; janë plotësuar 1 624 833 receta me rimbursim, me një raport të recetave me rimbursim / numrit të vizitave = 0.57. Gjatë 6-mujorit të parë 2009 nga MPF e QSH të kujdesit parësor janë trajtuar 283.974 pacientë, janë kryer 2.535.243 vizita dhe për pacientët e siguruar janë plotësuar 1.624.833 receta me rimbursim, me nje raport të recetave me rimbursim/numrit të vizitave=0.56. Gjatë 6-mujorit të parë 2008 nga MPF e QSH të kujdesit parësor, janë trajtuar 255.638 pacientë, janë kryer 2.211.020 vizita dhe janë plotësuar 1.337.570 receta me rimbursim, me një raport të recetave me rimbursim / numrit të vizitave=0.55. Gjatë 6-mujorit të I-rë 2010 janë përshkruar 187.641 ose 13.1 % më shumë receta të rimbursueshme se në 6-mujorin e I 2009 dhe në vlerë rimbursimi është 22.4 % më shumë. Krahasuar me 6-mujorin e I 2008 janë përshkruar 312.738 ose 23.8 % më shumë receta me rimbursim dhe vlera e rimbursimit 35.4 % më shumë. Siç shihet, gjatë 6-mujorit të parë 2010 krahasuar me 6-mujorin e I-rë 2009, janë trajtuar 25.496 pacientë më shumë dhe janë kryer 306.763 vizita më shumë (ose 12.1% më shumë). Krahasuar me 6-mujorin e I 2008 janë trajtuar

53.832 pacientë më shumë dhe janë kryer 630.986 vizita më shumë (ose 28.5 %). Në mënyrë grafike paraqiten të dhënat si më poshtë:

Grafiku 3: Ecuria e nr. të vizitave të kryer në Kujdesin Parësor krahasuar 2008-2009-2010

Grafiku 4: Numri i pacienteve te trajtuar me recete me rimbursim krahasuar 2008-2009-2010

Grafiku 5: Ecuria e numrit te recetave me rimbursim dhe vleres se rimbursimit (ne mije Leke) krahasuar 2008-2009-2010

Page 11: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

11

Fokus

Nga vlerësimi i të dhënave të mësipëme, shihet

qartë se skema e sigurimeve shëndetësore në

kujdesin parësor po bëhet gjithnjë e më shumë

atraktive, në mënyrë të veçantë me nje qasje të

dukshme të saj nga zonat rurale, ku dhe barra e

shpenzimeve financiare për shëndetit ndikon

ndjeshëm në të ardhurat e popullatës. Krahas kësaj,

ka një rritje të dukshme të aksesit të popullatës për

kujdesin parësor në zonat rurale, falë dhe kërkesave

të vazhdueshme të strukturave të ISKSH-së për

zbatimin sa më korrekt të kontratës me ofruesit

e shërbimeve shëndetësore të kujdesit parësor.

Gjithashtu, një rol të rëndësishëm luan dhe zbatimi

i sistemit të informacionit shëndetësor në Kujdesin

Parësor, kundrejt një raportimi sa më të saktë dhe

në kohë të të dhënave.

E gjitha kjo kerkon dhe nje rishikim te planifikimeve

te shpenzimeve te buxhetit te QSH ne kujdesin

paresor, si dhe ne shpenzimet per rimbursimin e

barnave, per ne muajt ne vazhdim dhe per vitin e

ardhshem.

Page 12: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

12

Fokus

Me qëllim fokusimin më të qartë në

problematikën që paraqet sistemi

shëndetësor spitalor në Shqipëri, duke

ofruar njëherësh opsionet për përmirësimin

e situatës, ISKSH dhe Fondacionin “Konrad

Adenauer” organizuan një tryezë të rrumbullakët

me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të interesit.

“Eshtë e njohur nga të gjithë që një nga prioritetet

kryesore të Programit të Qeverisë është zhvillimi

sistemit shëndetësor dhe në vecanti përmirësimi

i shërbimit spitalor. Ndërsa reforma në sistemin

parësor ka nisur të japë frutet e veta në drejtim të

Spitalet, rekomandime për përmirësimin e situatës

ISKSH organizon tryezë të rrumbullakët me Fondacionin “Konrad Adenauer”

rritjes së eficencës së përdorimit të fondeve dhe

nivelit të shërbimit, situata në spitale ka një nevojë

për riorganizim të plotë në drejtim të përputhjes

së kapaciteteve të tyre me fondet që ato thithin

dhe me shërbimet që ato ofrojnë brenda skemës

së sigurimeve shëndetësore. Këtë fjalë të shkutër

dua ta mbështes në një punë voluminoze të kryer

në një kohë rekord nga ana jonë për të evidentuar

në hollësi situatën e sistemit spitalor, evidentuar

mangësitë dhe përdorur ndikimin tonë dhe

kontratat me spitalet, për të përmirësuar sadopak

eficencen e këtij sistemi dhe për t’i shërbyer në fund

Gjate konferences se organizuar nga ISKSH dhe fondacioni “Konrad Adenauer”

KONFERENCA

Page 13: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

13

Fokus

të fundit më mirë popullatës”, u shpreh drejtoresha

e ISKSH-së, znj. Elvana Hana në fjalën e saj.

Nga hulumtimi i hollesishëm nga ana e specialisteve

të ISKSH-së pranë të gjitha spitaleve në vend, janë

vënë re një sërë mangësish në dhënien e shërbimit jo

vetëm në spitalet bashkiake, por edhe ato rajonale.

Disa spitale në nivel bashkie nuk justifikojnë

funksionet publike për të cilat janë krijuar dhe

financohen. Aktiviteti i tyre është ne nivelin e

shërbimeve ditore, si urgjenca, vizita ambulatore

nga disa mjekë specialistë apo të përgjithshëm.

Kjo është një medalje që ka dy anë, si mungesën

e shërbimit shëndetësor për komunitetin ashtu

edhe alokim joracional të fondeve për mbajtjen

e këtyre spitaleve në këmbë. Sa i takon spitaleve

rajonale, ato kanë mangësi në disa specialitete të

domosdoshme dhe në menyrë të vecantë e lidhur

kjo me mungesën e investimeve në salla kirurgjie,

shërbime të reanimacionit dhe mjekë kirurgë etj.

Numri i ulet i pacientëve të trajtuar dhe treguesi

i ulët i shfrytëzimit të shtratit në disa spitale, flet

qartë për eficencën e ulët të tyre dhe përsëri për

një përdorim jo racional të fondeve të alokuara në

to. Indikatori i shfrytëzimit të shtratit në shkallë

vendi është 33%, në nivel spitali rajonal është 47%

dhe nivel spitalesh bashkiake 29%, tregues ky mjaft

i ulët dhe larg mestares së vendeve të Europes

Qendrore dhe Lindore ku është rreth 73%.

“Në përfundim do doja të nënvizoja disa

rekomandime, implementimi i të cilave mund të

sjellë përmiresim të situatës në sistemin spitalor, e

parë kjo në këndveshtrimin e skemës së sigurimeve

shëndetësore”, tha drejtoresha e ISKSH-së.

Rishikimi i shpërndarjes territoriale dhe •

riorganizimi i sistemit spitalor duke patur si

kriter bazë shërbimet që ato mund të ofrojnë

dhe lidhjen më të mirë të tyre me fondet e

alokuara.

Fuqizimi i spitaleve rajonale të cilët do të kenë •

një paketë shërbimi transparente dhe që do të

ofrohet realisht në cdo spital rajonal.

Rritjen e nivelit profesional të personelit •

mjekësor dhe rritjen e shkallës së motivimit

nëpërmjet ofrimit të pagesave të diferencuara

për mjekët specialistë.

Përmirësimi i shkallës së menaxhimit financiar •

të spitaleve dhe në vecanti ngritja e strukturave

për evidentimin e kostove, në mënyrë që të

bëhet i mundur financimi për performancë edhe

në spitale, si në shërbimin parësor.

Page 14: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

14

Fokus

Task-Forcë për Shëndetësinë

Iniciativa e Kryeministrit të Shqipërisë për shtrirjen e reformave të nisura në sistemin shëndetësor

Objektivat madhore të sistemit shëndetësor janë: Shëndeti i popullatës; Përgjegjshmëria dhe Financimi i duhur - të gjitha këto në funksion të eficiencës së shërbimit shëndetësor. Për të konsoliduar reformën e nisur në shëndetësi, Kryeministri i vendit, Prof. Sali Berisha ka ngritur një Task Forcë e cila ka për mision:

Kjo Task Forcë ka detyrën të bëjë çdo gjë •derisa reforma në sistemin e shëndetësisë të konsolidohet. Reforma në këtë sektor është përparësi absolute •e kësaj qeverie. Duhet të mbajmë shkencën, të mbajmë cilësinë, •klinikën, të mbajmë disiplinën, përgjegjësinë dhe raitingun. Reforma nuk ecën në rast se nuk arrijmë që •shërbimin t’jua ofrojmë të gjithë qytetarëve. Qeveria do të marrë përsipër shërbimin për ata që nuk kanë asnjë mundësi (financiare).Nuk mund të ecim përpara pa e ditur se sa •kushtojnë dhe cili është shpenzimi që duhet të bëjmë.Suksesi i kësaj reforme është kontrata dhe •dalja zot e kontratës me gjithë përkushtimin e duhur. Nuk mund të bëjmë reformën pa digitalizimin e •plotë të sistemit tonë shëndetësor.

Por cilët janë faktorët mbështetës për implementimin e reformës: Vullneti politik i qeverisë; Mbështetje teknike e financiare; Ekspertiza e profesionistëve tanë; Modelet e vendeve evropiane; Zhvillimet në tregun

REFORMAT

shëndetësor; Kërkesat legjitime të qytetarëve / pacientëve.

Objektivat e reformës në shëndetësi janë:Maksimalizim i shëndetit të popullatës; Përgjegjshmëri e duhur ndaj kërkesave legjitime të pacientëve dhe qytetarëve; Rritje e cilësisë, performancës dhe sigurisë së kujdesit shëndetësor; Kontrolli i kostos financiare.

Plani / metoda e veprimit: Parashtrimi i nevojave dhe problemeve; Analizë e përgjithshme e situatës; Identifikimi i prioriteteve (nga një grup më i vogël brenda Task Forcës); Diskutim, konsensus dhe propozime konkrete. Lista e prioriteteve:

Riorganizim.•Sistem i ri informacioni. •Modernizimi i Shërbimit të urgjencës. •Edukimi / kualifikimi në vazhdim i •profesionistëve. Reformë Financimi.•Fuqizimi i pacientëve. •Forcimi Etikës - Lufta ndaj korrupsionit. •Përmirësimi i cilësisë, sigurisë dhe •performancës.

Masa organizative: Mjeku i familjes si portë e sistemit shëndetësor; Zbatimi rigoroz i sistemit të referimit; Harmonizim i kujdesit parësor me atë spitalor; Vendosja e tarifave për pacientët e pasiguruar; Shtimi i numrit të personave të siguruar; Formalizimi i kontaktit pacientë – sistem shëndetësor.

Nga Prof. Isuf KALO Drejtor i QKCSA-ISHAnëtar i Task-Forcës për Shëndetësinë

Page 15: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

15

Fokus

Gjate nje mbledhje te TASK-FORCE te kryesuar nga Kryeministri, z. Sali Berisha

Konsolidimi i Autonomisë Spitalore: Autonomi manaxheriale (liri, iniciative dhe •përgjegjësi). Respektim të politikave dhe standardeve të MSH. •Ofrimi shërbimeve në tregun shëndetësor me •kontratë. Akreditim i detyrueshëm periodik. •Promovim dhe vetë-menaxhim i të ardhurave •dytësore. Komplementaritet dhe konkurrim në treg •me sektorin privat për cilësinë dhe gamën e shërbimeve.

Një nga prioritetet është modernizimi i shërbimit të urgjencës. Synohet: Qendër Kombëtare e Urgjencës; Pajisja me mjetet dhe aparaturat e kohës; Strategji e re e shërbimit të urgjencës në territorin e vendit me bashkëveprimin e sektorëve të menaxhimit të katastrofave; Krijimi i Departamentit të urgjencës mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë; Plotësimi me stafin e nevojshëm dhe kualifikimi i tyre; Edukimi i popullatës me masat e ndihmës së parë dhe të kërkimit të shpejtë të ndihmës.

Një prioritet i rëndësishëm është krijimi i një sistemi të ri të kompjuterizuar informacioni. Synohet: Kompjuterizim i plotë i sistemit të informacionit shëndetësor; Regjistrimi elektronik i të dhënave të çdo pacienti; Karta shëndetësore tip e pacientit; Shkrim elektronik i recetave; Kompjuterizim i shërbimit farmaceutik; Monitorizim i treguesve të performancës së kujdesit, krahasimi dhe benchmarking; Përfshirja e informacionit të sektorit privat.

Reforma në financim kërkon:Miratimin e ligjit të financimit shëndetësor. •Rritjen e mëtejshme e GDP për shëndetësinë. •Përmbysja e raportit të sotëm të financimit •publik në raport me atë direkt nga xhepi, në favor të të parit. Llogaritja e kostove në shërbimin spitalor. •Inkurajimi i bashkëpagesës. •Pagesa për performancë të rritet nga 15% sot, •në 50%. Pagat e personelit shëndetësor të dyfishohen në •periudhën 2010-2013. ISKSH blerësi i vetëm me sistem kontrate për •

Page 16: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

16

Fokus

shërbimin parësor e spitalor. Sipas nevojës, blerje edhe në sektorin privat. •

ISKSH – Blerësi i vetëm. Kostifikimet e çmimeve e akteve. •Praktika klinike bazuar në udhërrëfyesit e •protokollet.Blerjet e barnave bazuar në evidencë e fakte të •HTA. Pacientët, konsumator të informuar. •Cilësia e etiketuar dhe pjesë e kontratës. • Institucionet e akredituara. •Treguesit e performancës përcaktues të •shpërblimit. Kompetenca profesionale e certifikuar. •Sektori privat brenda skemës. •

Luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit/ Masat ndaj korrupsionit

Identifikimi dhe korrigjimi i mangësive •(mungesave) si burim i korrupsionit. Forcim i rregulloreve e kontrollit të brendshëm •Transparenca e listës dhe planeve të •ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikaleFormalizimi i kontaktit pacient – mjek•Sistem për ankesat, pakënaqësitë dhe denoncimet •e pacientëve dhe analizë e thellë e tyre Mekanizma të reja që sigurojnë dhe promovojnë •shembujt pozitiv të etikës profesionale Fuqizimi i rolit të pacientëve e qytetarëve •

Për një kujdes shëndetësor më cilësor Përmirësim i cilësisë, sigurisë dhe performancës – Akreditimi

Sistem i unifikuar me standarde e indikator dhe •për matjen e cilësisë, sigurisë dhe performancës së kujdesit shëndetësor Vënia në zbatim i ligjit për akreditimin e •detyrueshëm periodik të institucioneve shëndetësore - VKM Përpilimi i Udhërrëfyesve dhe Protokolleve •klinike të praktikës më të mirë dhe shpërndarja e tyre për zbatim

Reformimi i Edukimit Mjekësor Universitar dhe i Punës Kërkimore Shkencore

Reformim i edukimit universitar dhe i kërkimit shkencor mjekësor

Rishikimi i kohëzgjatjes së studimeve dhe •Curriculum-it në fakultetin e mjekësisë Sistemi i diplomave dhe Masterit•Riorganizimi në nivelin e shërbimeve të •specialiteteve dhe departamenteve Forcimi i punës kërkimore-shkencore •

Ky nuk është fillimi. Nuk është as fundi. Është fundi i fillimit…

W. Churchill

Page 17: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

17

Fokus

FORUMI IV

Forumi Ballkanik, vlerësohen arritjet e Shqipërisë

Drejtoresha e ISKSH-së mori pjesë në Forumin e Katërt Ballkanik për Sigurimet Shëndetësore. Vijon tradita e nisur nga vendi ynë.

Financimi i sistemit publik nga skema e

sigurimeve shëndetësore dhe reformimi i

sistemit shëndetësor në vendet e rajonit,

ishin në qendër të Forumit të Katërt Ballkanik për

Sigurimet Shëndetësorë të zhvilluar në Ohër të

Maqedonisë.

Shqipëria, organizatorja e parë e Forumit Ballkanik,

u përfaqësua në këtë takim dy ditor nga drejtoresha

e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetësor, znj. Elvana Hana.

“Shkëmbimi i eksperiencave mes vendeve tona po

kthehet tashmë në një traditë të rëndësishme dhe

frytdhënëse për përmirësimin e skemave aktuale

të financimit të sistemit shëndetësor”, u shpreh në

Forum drejtoresha e ISKSH-së.

Drejtoresha e ISKSH-së parashtroi disa rezultate

të reformës në Parësor, të cilat u vlerësuan nga

të pranishmit. “Nga reformimi i menyres se

financimit dhe kontraktimit, financimi i Qendrave

Shëndetësore bëhet ne baze te nje formule qe nxit

permiresimin e sherbimeve shendetësore; 85 %

është pagesa për kapitacion(nr i popullatës), 10%

Gjatë konferencës “Përmirësimi I Kujdesit Parësor në Shqipëri”

Drejtoresha e ISKSH-se gjate fjales se mbajtur ne Forumin e Katert Ballkanik

Page 18: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

18

Fokus

per performacen e mjekëve dhe

5 bonus per cilesine”, tha znj.

Hana.

Nga referimet e drejtuesve

të Fondeve të Sigurimeve

Shëndetësore, vetëm Hungaria

ka nisur këtë vit të masë

performancën e mjekëve të

sistemit parësor permes 12

indikatoreve te cilësisë, ndërkohë

që Shqipëria e ka nisur këtë

proces që në vitin 2007.

“Në bazë të realizimit të

indikatorëve të performancës

e Qendrave Shëndetësore të

kujdesit parësor, afro 1 milion

vizita më shumë krahasuar me

nisjen e reformës në vitin 2007.

Në vitin 2009 Qendrat

Shëndetësore jane financuar ne

masen 23.4 % me shume se ne

vitin 2008. Sipas të dhënave të

ISKSH-së, mbi 321 QSH kanë

përfituar mbi 60 % të bonusit, nga

17 që e përfituan në vitin 2008;

Drejtoresha e ISKSH-së referoi

edhe lidhur me rritjen e aksesit

të popullatës te mjeku i familjes.

Në vitin 2009 kontakti për herë

të parë me pacientin është rritur

në masën 17 % më shumë se para

nisjes së reformës. Indikatorë të

rëndësishëm si: ndjekja e gruas

shtatzënë, vaksinimi i fëmijës,

indikatorë që tregojnë lidhje të

drejtpërdrejtë me parandalimin

e sëmundjeve, janë realizuar në

masën mbi 95%.

Gjatë vitit 2009 është dyfishuar

nr. i personave që kanë

kërkuar shërbime shëndetësore

nëpërmjet skemës në krahasim

me vitin 2007 dhe trefishuar në

krahasim me vitin përpara nisjes

së reformës.

Shkëmbimi i të dhënave ndërmjet

vendeve të rajonit e më gjerë do

të vijojë pasi Forumi i radhës

mes vendevë të Ballkanit, do të

organizohet nga Kroacia, duke

vazhduar në këtë mënyrën

traditën e nisur 4 vjet më parë nga

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetësor në Shqipëri.

1-st Balkan Forum

“Reforms on Health Care Systems”

Tirana, 7 – 8 November 2007

Organized by Health Insurance Institute of Albania

dhe të cilësisë, punonjësit e

Qendrave Shëndetësore janë

financuar deri në dy paga mujore

shpërblim”, tha drejtoresha e

ISKSH-së në prezantimin e saj.

Performanca e Qendrave

Shëndetësore ka ardhur duke u

përmirësuar nga viti në vit, ku në

vitin e tretë të reformës pothuajse

është dyfishuar niveli i realizimit

të pagesës për perfomancë, nga

49.8% ne 81.4 %.

Gjatë vitit 2009 janë kryer

4.95 milion vizita nga mjekët

Shqiperia ishte nismetarja e Forumit Ballkanik, i cili tashme eshte kthyer ne tradite.

Page 19: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

19

Fokus

Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, znj. Elvana Hana mori pjesë në konferencën me temë “Punëdhënësit

dhe punëmarrësit përballë sistemit të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore”, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Në këtë konferencë ku merrnin pjesë përfaqesues të bizneseve kryesore në vend, drejtoresha e ISKSH-së bëri një pasqyrim të skemës së sigurimeve shëndetësore, pagesave dhe përfitimeve prej saj. Znj. Hana u shpreh se përfitimet nga skema e sigurimeve kanë ardhur në rritje ndërsa pagesa e kontributeve shëndetësore vazhdon të mbetet 3.4%, me e ulëta në rajon. Përfaqesues të biznesit u interesuan lidhur me sigurimet private, argument për të cilin znj. Hana u shpreh: “Ajo që ne synojmë është hartimi dhe ofrimi i një pakete bazë shërbimesh në të gjithë sektorin publik, paketë e cila do të jetë transparente dhe e njëjtë për të gjithë popullatën në cdo cep të vendit. Ne synojmë të forcojmë sektorin publik duke rritur si aksesin e shërbimit ashtu edhe cilësine e tij nëpërmjet lidhjes së punës së mjekut

me pagesën. Sa i takon sektorit privat, mbi këtë paketë bazë shërbimesh, mendojmë se ka hapësira për futjen e sigurimeve private lidhur me shërbime ekstra, hoteleri më të mirë apo përzgjedhjen e një mjeku të caktuar etj”. Gjatë fjalës së saj znj. Hana u shpreh se kontributet e sigurimeve shëndetësore në Shqipëri financojnë rreth 10-11% të totalit të shpenzimeve për shëndetësinë, buxheti i shtetit rreth 37-38% dhe pjesa tjetër financohet nga vetë individët apo burime të tjera. Nëse do të marrim si shembull Maqedoninë, tha drejtoresha e ISKSH-se, do të shohim se rreth 95% të financimit të Institutit të Sigurimit Shëndetësor vjen nga kontributet e të siguruarve dhe vetëm rreth 1% vjen nga kontributi i buxhetit të shtetit, (4% të tjera). Në Bullgari 28% të shpenzimeve për shëndetësinë financohet nga kontributet e detyruara, 26% nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga individët apo burime të tjera. Sipas znj. Hana, shpenzimet shtetërore në Shëndetësi zënë 2.81 % të PBB (viti 2010). Ajo u shpreh se rritja e financimit të shëndetësisë është sfidë për të ardhmen, me synimin madhor, mbulimin shëndetësor të të gjithë popullatës.

SIGURIMET & BIZNESI

“Shtrirje skemës dhe në sektorin privat”

Takimi me përfaqësues të biznesit në konferencën me temë: “Punëdhenësit dhe punëmarrësit përballë sistemit të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore”

Gjate konferences se organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise.

Page 20: Kartelë eleKtronIKe Për PacIentëtMasa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe ... Pacientet me kartela elektronike

20

Fokus

STATISTIKA

10 barnat me konsumin me te larte per kategorine e femijeve 0-12 muajsh

gjate nje muaji

Kodi ATC Emertimi Kimik Sasia

241/105 Paracetamol 125mg 717

241/85 Paracetamol 125mg 568

243/105 Phenobarbital 15 mg 430

421/209 Multienzymes (L+A+P) Pancreatin 10.000 Nj.N 330

255/194 Topiramate 15 mg 300

256/194 Topiramate 25 mg 300

423/48 Colecalciferol 12.000 Nj.N/ml - 15 ml pika nga goja 256

251/105 Carbamazepine 200 mg 210

185/6 Gentamicine 20 mg - 2 ml 142

29/16 Metformine 850 mg 120