16
Universiteti i Prishtines”Hasan Prishtina” Fakulteti Ekonomik Punim seminarik Lënda:Makroekonomi II Tema: Menyrat e matjes se GDP-s ne Kosovë Prof.Dr. Myrvete Badivuku Punoi: Kastriot Gashi

Kasi makro 2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kasi makro 2

Universiteti i Prishtines”Hasan Prishtina”

Fakulteti Ekonomik

Punim seminarik

Lënda:Makroekonomi II

Tema: Menyrat e matjes se GDP-s ne Kosovë

Prof.Dr. Myrvete Badivuku Punoi: Kastriot Gashi

Page 2: Kasi makro 2

Permbajtja:

I. Hyrje

II. Bruto Produkti Vendor

III. Qasja e prodhimi

IV. Qasja e shpenzimeve

Page 3: Kasi makro 2

I.Hyrje Llogaritë kombëtare paraqesin një pasqyrë gjithëpërfshirëse dhe tërësore për të gjitha transaksionet që kanë ndodhur brenda një periudhe të caktuar. Ato ofrojnë një përshkrim statistikor dhe të qëndrueshëm të ekonomisë në përgjithësi dhe raportin reciprok ndërmjet sektorëve të ndryshëm ekonomik dhe ekonomisë në përgjithësi si dhe pjesës jo-rezidente. Vetë llogaritë kombëtare në një mënyrë më të përmbledhur paraqesin një masë të madhe të informacioneve të hollësishme, të organizuara në bazë të parimeve dhe perceptimeve ekonomike lidhur me funksionimin e ekonomisë. II. Bruto Produkti Vendor (BPV) Treguesi më i rëndësishëm ekonomik në Sistemin e Llogarive Kombëtare është Bruto Produkti Vendor(BPV), i cili paraqet përformancen e ekonomisë së një shteti në një periudhë të caktuar. Bruto Produkti Vendor llogaritet sipas tri qasjeve:

• Qasja e prodhimit

• Qasja e shpenzimeve dhe

• Qasja e të ardhurave.

• Qasja e prodhimit Bruto produkti vendor sipas qasjes së prodhimit, është i barabartë me shumën e gjithsej të bruto vlerëssë shtuar për të gjitha veprimtaritë ekonomike plus tatimet ne produkte te zvogëluara për subvencionet në produkte. Vlen të ceket se BPV-ja bën vlerësimin e prodhimit nga njësitë rezidente, pavarësisht nga lokacioni i veprimtarisë prodhuese.

Qasja e prodhimit BPV = BVSH+TP-SP Prej nga: BPV = Bruto produkti vendor (me çmimet e tregut) BVSH = Bruto vlera e shtuar (me çmimet bazë) TP = Tatimet ne produkte SP = Subvencionet në produkte

Page 4: Kasi makro 2

III. Vlerësimi 1. Outputi Outputi vlerësohet brenda një periudhe të caktuar kohore si vlerë e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga ndërmarrjet rezidente. Outputi mund t’iu shpërndahet njësive tjera ose mund të shfrytëzohet për konsum vetanak apo për formimin e bruto kapitalit fiks vetanak. 2. Konsumi i ndërmjetëm Konsumi i ndërmjetëm është vlera e përgjithshme e mjeteve të përdorura, konsumuara apo të transformuara gjatë procesit të prodhimit. Konsumi i ndërmjetëm përfshinë mallrat dhe shërbimet e prodhuara vetëm nga njësia tjetër ekonomike (prodhimi vetanak nuk përshihet). Ngjashëm me outputin, ai vlerësohet brenda një periudhe të caktuar kohore. 3. Vlera e shtuar Vlera e shtuar është një koncept thelbësor ekonomik i prodhimit që i referohet vlerës së prodhuar nga njësia e angazhuar në veprimtari prodhuese. Bruto vlera e shtuar definohet si output i përgjithshëm minus konsumi i ndërmjetëm. Vlera e shtuar llogaritet veçmas për secilën veprimtari rezidente në ekonomi. Ajo ofron një vlerësim detaj të aktiviteteve prodhuese. Tabela 1: Bruto produkti vendor sipas aktiviteteve ekonomike me çmime aktuale 2006-2010

Page 5: Kasi makro 2
Page 6: Kasi makro 2
Page 7: Kasi makro 2

Qasja e shpenzimeve: Bruto produkti vendor (BPV) sipas qasjes së shpenzimeve është shuma e të gjitha shpenzimeve finale të mallrave dhe shërbimeve. Këto shpenzime ndahen në tri grupe kryesore : Konsumi final, formimi i kapitalit bruto dhe neto eksporti dhe importi(E-I). Meqë bruto prodhimi vendor (BPV) matë prodhimin e brendshëm, vlera e të gjitha shpenzimeve të importit zbritet nga të gjitha shpenzimet duke përdorë formulën: BPV = KF + FKB + (E-I) KF = konsumi final FKB = formimi i kapitalit bruto E = eksporti I = importi

Pjesët përbërëse të Bruto Produktit Vendor 1. Konsumi final i ekonomive shtëpiake Konsumi final i ekonomive shtëpiake është komponenti kryesor i Bruto Produktit Vendor me qasjen e shpenzimeve dhe paraqet shpenzimet e ekonomive shtëpiake rezidente, me qëllim të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të tyre për mallra dhe shërbime. Kjo nuk nënkupton vetëm mallrat dhe shërbimet e paguara direkt, porgjithashtu edhe marrjen e tyre edhe në natyrë ose nga prodhimi vetanak.Vlerësimi i shpenzimeve të ekonomive shtëpiake është bazuar në të dhënat e anketës sëbuxhetit të ekonomive shtëpiake. Kjo anketë organizohet në ASK. 2. Shpenzimet e konsumit final të Qeverisë së PërgjithshmeKonsumi final i Qeverisë përbëhet nga shuma e mallrave dhe shërbimeve të blera,kompensimi i punëtorëve dhe konsumit të kapitalit fiks, i zvogëluar për të hyrat nga shitjet. 3. Formimi i bruto kapitalit Bazuar në metodologjinë e ESA 95, formimi i bruto kapitalit paraqet shumën e formimit të bruto kapitalit fiks dhe ndryshimeve në inventar. Vlerësimi i formimit të bruto kapitalit fiks përfshinë posedimin e të gjitha aseteve të prekshme dhe përmirësimet kryesore në asete të prekshme të cilat përdoren më shumë se një vit. Vlerësimet e FBKF përfshijnë këto lloje të aseteve: banesat, ndërtësat tjera dhe strukturën, makinerinë dhe pajisjet.

Page 8: Kasi makro 2

Burimi kryesor i të dhënave për investime janë të dhënat nga importi për makineri dhe pajisje. Këto të dhëna po ashtu plotësohen me të dhëna nga prodhimi vendor i materialit ndërtimor. 4. Konsumi final i institucioneve jo profitabile të cilat i’u shërbejnë ekonomive shtëpiake Institucionet jo profitabile të cilat i’u shërbejnë ekonomive shtëpiake përbëhen nga organizatat jo qeveritare(OJQ). 5. Importi dhe eksporti i mallrave dhe shërbimeve Eksporti i mallrave dhe shërbimeve përfshinë transaksionet e mallrave dhe shërbimeve nga rezidentët tek jo rezidentët. Importi i mallrave dhe shërbimeve përfshinë transaksionet e mallrave dheshërbimeve nga jo rezidentët tek rezidentët.

Page 9: Kasi makro 2

BPV në Kosovë për vitët 2004-2012 është rritur në vlerën prej 2,911.8 në 4,916.4 milioneuro. BPV për kokë1 banori është rritur prej 1,829 euro në vitin 2004 , në 2,721 euro në vitin2012.

Page 10: Kasi makro 2
Page 11: Kasi makro 2

Konsumi Final i ekonomive shtëpiake merr pjesë me 90.5 për qind në BPV për vitin 2012 deri sa në vitin 2011 kishtë një pjesëmarrje prej 88.4 për qind të BPV-së. Formimi i bruto kapitalit ka kontribuar me 28.2 për qind në BPV në vitin 2012. Shpenzimet e konsumit final te qeverisë në 2012 kanë përfaqësuar 16.0 për qind të BPV-së.

Page 12: Kasi makro 2

Siç shihet nga grafiku, në vitin 2012 kishte ndryshime strukturore të pjesëmarrjes sëkomponentëve kryesore në BPV krahasuar me vitin 2011:

• Konsumi Final i Ekonomive Shtëpiake (KFESH) nga 88.4 për qind të BPV në vitin

2011 në 90.5 për qind në vitin 2012;

• Konsumi Final i Qeverisë (KFQ) nga 16.1 për qind të BPV në vitin 2011 në 16.0

përqind në vitin 2012;

• Formimi i Kapitalit Bruto (FBK) nga 32.1 për qind të BPV në vitin 2011 në 28.2 përqind

në vitin 2012;

• Eksporti Neto nga – 37.2 për qind të BPV në vitin 2011 në – 35.1 për qind në vitin

2012.

Page 13: Kasi makro 2
Page 14: Kasi makro 2
Page 15: Kasi makro 2

Burimet e të dhënave Bruto produktit vendor në qasjen e prodhimit dhe te shpenzimeve a) Burimet statistikore të të dhënave

• Rezultatet e anketave të kryera nga ASK, si:anketa e buxhetit të ekonomiveshtëpiake,

anketa e fuqisë punëtore, anketa e ekonomive shtëpiake bujqësore dhe publikimet e ndryshme të ASK;

• Të dhënat e tregtisë së jashtme : importi dhe eksporti i mallrave;

• Indeksi i çmimeve të konsumit, indeksi i çmimeve te importit, indeksi i

çmimeve te prodhimit dhe indekset tjerë të çmimeve të përllogaritur nga ASK;

• Indeksi i vlerës njësi, i cili përdoret për eksport;

• Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë 2011

b) Burimet administrative:

• Ministria e Financave, të dhënat e buxhetit dhe të thesarit;

• Banka Qendrore e Kosovës, të dhënat e Bilancit të pagesave;

• Ministria e Administratës Publike për të dhënat e OJQ-ve;

• Ministria e Bujqësisë për disa të dhëna të bujqësisë;

• Administrata tatimore e Kosovës –të dhënat për tatimetc) Burime tjera:• ICP të

vendeve të Eurozonës për tregun e shteteve jashtë BE-së.

Page 16: Kasi makro 2

Burimet nga internet:

www.esk.rksgov.net

Ju falemnderit per vemendje!