20
KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI EKONOMIK STUDIMET MASTER PRISHTINË, NËNTOR 2018

KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

KOLEGJI RIINVEST

DORACAK PËR STUDENTË

DEPARTAMENTI EKONOMIK

STUDIMET MASTER

PRISHTINË, NËNTOR 2018

Page 2: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

2

FJALA PËRSHËNDETËSE NGA UDHËHEQËSI I PROGRAMIT

Të nderuar studentë,

Mirë se vini në studimet postdiplomike-master të departamentit të Ekonomisë në Kolegjit Riinvest.

Shpresojmë se përvoja juaj në Riinvest do të shënojë kthesë në karrierën dhe zhvillimin tuaj

personal.

Shumë pyetje rreth ngjarjeve ekonomike, zhvillimeve ekonomike dhe krizave ekonomike

vazhdimisht janë duke provokuar shkencëtarët, analistët, menaxherët dhe politikëbërësit për

studime dhe hulumtime të reja. Në anën tjetër, ekonomia e Kosovës në këtë kohë të globalizimit,

është më shumë se kurrë e ndërlidhur me ekonomitë tjera botërore, duke ofruar mundësi më të

mëdha për zhvillim, por gjithashtu edhe kompleksitet më të madh. Zhvillimi i ekonomisë sonë dhe

komunikimi me ekonomitë botërore, do të kërkojë vazhdimisht menaxherë të cilët do të udhëheqin

ndërmarrjet tona drejt sukseseve globale, institucionet tona do të kërkojnë ekonomistë të ditur dhe

të shkathtë të cilët marrin vendime të duhura për zhvillimin e vendit. Kosova po ashtu ka nevojë

për një ambient biznesor të përshtatshëm për zhvillim dhe përkrahje ligjore për bizneset për të

kaluar sfidat e një vendi në zhvillim.

Si studentë të menaxhmentit dhe specializimeve që ky program ngërthen në vete, ju do të kaloni

nëpër një program dhe mësime të cilat vazhdimisht freskohen me teoritë, zhvillimet dhe literaturën

më bashkëkohore në shkencën e ekonomisë dhe të menaxhmentit. Riinvest, me përvojën e vet në

studimet e ekonomisë dhe të biznesit, është krenar që programet e veta kanë ndikim mbresëlënës

në zhvillimin e studentëve. Ne jemi krenarë që programet tona bashkëkohore e inovative dhe

hulumtimet shkencore brenda këtyre programeve janë njohur botërisht dhe këtë fakt e konfirmon

edhe bashkëpunimi i ngushtë që kemi me universitete dhe institucione ndërkombëtare. Në këtë

aspekt, duhet theksuar se Kolegji Riinvest në vetvete ka gjithashtu Institutin Riinvest, lider për

hulumtime në ekonomi, pjesë e të cilit do të jeni edhe ju gjatë studimeve tuaja. Njohuritë,

hulumtimet, statistikat dhe të dhënat e mbledhura nga projektet e Institutit Riinvest, do të jenë

pjesë e ligjëratave dhe punës praktike në institucionin tonë.

Unë besoj shumë se ju do të shfrytëzoni rastin, të merrni gjithçka që Kolegji Riinvest ofron për ju.

Suksese të mëdha e presin Kolegjin Riinvest në vitet që po vijnë, dhe ne besojmë shumë që edhe ju

do të jeni pjesë e këtyre sukseseve. Kolegji, administrata dhe i gjithë stafi edukativo-arsimor do të

jenë gjithëher të gatshëm t’u ofrojnë shërbime në mënyren më të mirë dhe cilësore gjatë studimeve

tuaja.

Suksese,

Hajdin BERISHA Udhëheqës i Studimeve Master

Page 3: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

3

PERSONELI QË JU DUHET TA KONTAKTONI

Pozita Emri dhe Mbiemri Email Udhëheqës i programit Hajdin Berisha [email protected] Administratore e Programit Sadie Miftari [email protected] Zyrtare për financa Eranda Basholli [email protected] Zyrtare e Zyrës së diplomimit Drenusha Murtezi [email protected] Zyrtare e IT Malësore Gashi [email protected] Zyrtar i SIM Mensur Osmani [email protected] Bibliotekist Halim Mahmuti [email protected]

Informata tjera të rëndësishme: Tel: 038 224 322 E-mail: [email protected] Web: www. riinvest.net

Page 4: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

4

PËRMBAJTJA

FJALA PËRSHËNDETËSE NGA UDHËHEQËSI I PROGRAMIT ................................................................................... 2

PERSONELI QË JU DUHET TA KONTAKTONI! ............................................................................................................ 3

INFORMATA PËR INSTITUCIONIN ................................................................................................................................ 5

KOLEGJI RIINVEST ................................................................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. SI ËSHTË I ORGANIZUAR KOLEGJI RIINVEST? .......................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED.

INFORMATA PËR PROGRAMIN ..................................................................................................................................... 7

INFORMATA PËR PROCEDURAT DHE SHËRBIMET ................................................................................................. 8

CILAT JANE PROCEDURAT E REGJISTRIMIT ......................................................................................................................................... 8 SI E MARR ID-NË .................................................................................................................................................................................. 9 A KAM QASJE NË PROFILIN TIM?.......................................................................................................................................................... 9 XKA ËSHTË E LEARNING ....................................................................................................................................................................... 9 ÇFARË DETYRE KA ADMINISTRATORI? .................................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. SI TË MENAXHOJ FINANCAT? .................................................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. ÇFARË DETYRA KA BIBLOTEKARI ? ................................................................................................................................................... 10 ÇFARË ËSHTË QASJA NË KOMPJUTER? ............................................................................................................................................... 10 ÇFARË ËSHTË QASJA NË PARKING? ........................................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. PIJET DHE USHQIMI? ................................................................................................................. ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. INFORMATA PËR SHËRBIME SHËNDETËSORE ......................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. AKTIVITETET STUDENTORE JASHTË MËSIMORE ................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED.

INFORMATA PËR PROCESIN E MËSIMDHËNIES, MËSIMNXËNIES DHE VLERËSIMIT

SI PËRCAKTOHEM PËR LËNDË ZGJEDHORE .............................................................................. ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. A DUHET TË VIJ ME RREGULL NË LIGJERATA? ................................................................................................................................... 12 PËR SA KOHË DUHET T’I PËRFUNDOJ STUDIMET? ................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. A MUND TË PAUZOJ DHE TË KTHEHEM PRAP TË VAZHDOJ STUDIMET? .................................. ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. CILA ËSHTË QASJA E MËSIMNXËNIES DHE MËSIMDHËNIES ..................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. CFARË AKTIVITETESH PARASHIKOHEN NË PROGRAM? ........................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. ÇFARË JANË METODAT E VLERËSIMIT ..................................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. CILI ËSHTË ORARI I VLERËSIMIT ............................................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. SI VLERËSOHEN LËNDËT? ......................................................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. KUR IPEN DETYRAT? ................................................................................................................. ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. A DUHET TË GJITHA DETYRAT TË SHKRUHEN ME KOMPJUTER? ............................................. ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. ÇKA DUHET TË KEM PARASYSH KUR BËJ NJË DETYRË?............................................................ ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. SI E DORËZOJ DETYRËN? ........................................................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. ÇFARË NDODH NËSE NUK E DORËZOJ DETYRËN?..................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. KUR I MARR REZULTATET E VLERËSIMIT? ............................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. SI I MARR KOMENTET NË PERFORMANCËN TIME? ............................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. A E MARR KOPJEN E VLERËSIMIT? ............................................................................................ ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. ÇFARË ËSHTË SISTEMI I NOTIMIT? ........................................................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. ÇKA NDODH NËSE NUK KALOJ LËNDËN? .................................................................................. ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. ÇKA ËSHTË PLAGJIATURA DHE MASHTRIMI ............................................................................ ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. ÇKA NDODH NËSE KONSTATOHET PLAGJIATURA OSE MASHTRIMI? ....................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. KEND DUHET TA KONTAKTOJ KUR KAM NDONJË PYETJE? ...................................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. SI MUND TË ANKOHEM? ............................................................................................................ ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. A KA NDONJË MEKANIZM PËR PJESMARRJEN E STUDENTËVE? ............................................... ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. SI MUND TË BËJ KOMENTET PËR PËRVOJËN TIME NË

KOLEGJ?.............................................................................................................ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED. SI TA PËRGATIS PROPOZIMIN E TEMËS SË DIPLOMËS ................................................................. .....................................16 SI DO TË PUNOJ NË TEMË DIPLOME .............................................................................................. .............................................16 PËR SA KOHË DUHET TA PËRFUNDOJ TEMËN ......................................................... ..............................................................16 SI DO TA MBROJ TEMËN E DIPLOMËS? .............................................. .........................................................................................16 ÇKA DUHET TË BËJ PËR TË MARRË DIPLOMËN? .................................................. ................................................................16

Page 5: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

5

INFORMATA PËR INSTITUCIONIN

Kolegji Riinvest u themelua në vitin 2007 mbi traditën e pasur shumë vjeçare të Institutit

për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, dhe nga një grup ekspertësh Kosovar të shkencave

kompjuterike me punë dhe banim në Austri. Personeli akademik i Riinvestit u zhvillua gjatë

disa viteve në universitete evropiane e amerikane, e veçmas në Universitetin Staffordshire

të Britanisë së Madhe.

Tash, me Kolegjin Riinvest janë të lidhur profesorët dhe ekspertët më të mirë nga fusha e

shkencave ekonomike dhe shkencave kompjuterike duke krijuar një bazë të fortë për

studime ekonomike dhe të biznesit të niveiit baçellor dhe master.

Vizioni

Vizioni i Kolegjit Riinvest është të bëhet universitet model në rajon, që ofron studime të

standardeve të larta ndërkombëtare në gjuhën shqipe në Ekonomiks, Biznes dhe Shkenca

Kompjuterike si dhe qeverisje që kultivon kreativitet dhe ndërmarrësi dhe siguron

punësim për të diplomuarit. Institucioni ynë do të jetë i njohur si qendër e zhvilluar për

studime dhe hulumtim për të mirën e zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërisë.

Misioni

Misioni ynë është të ofrojmë studime dhe hulumtime të cilësisë së lartë në mënyrë që të

sigurojmë ekspertë për të mirën e nevojave zhvillimore të Kosovës, me kapacitete për të

garuar në nivel global. Ne qëndrojmë pas vlerave tona:

Kultivimi i kreativitetit, të menduarit kritik dhe inovacionit

Toleranca

Etika e lartë dhe ndershmëria

Liria akademike

Partneriteti dhe transparenca drejt palëve me interes, institucioneve dhe opinionit

Identifikimi dhe pronësia me misionin, vizionin dhe vlerat tona nga personeli dhe studentët

Si është i organizuar Kolegji Riinvest?

Qeverisja dhe Organet e Kolegjit Riinvest

Parimi qeverisës i Riinvest balanson nevojat për menaxhim modern, ndarjen e

përgjegjësive ndërmjet Bordit, Këshillit Akademik dhe Menaxhmentit akademik,

administrativ-operacional dhe financiar.

Page 6: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

6

Për çështjet akademike ekzistojnë dy nivele: niveli menaxherial dhe niveli i anëtarëve të

Kolegjit në kuadër të Këshillit akademik dhe komiteteteve programore.

Bordi i Kolegjit Riinvest

Këshilli Akademik

Menaxhmenti

Udhëheqësi i Programit

Emri: Hajdin Berisha

Kontaktet:

Email: [email protected]

Telefoni: 038/224-322

Udhëheqësi i departamentit është përgjegjës për procesin e mësimdhënies dhe hulumtimit

në departament. Ai nxit dhe ndërrmerr iniciativa për bashkëpunim me institucione

vendore dhe ndërkombëtare dhe është përgjegjës për zhvillimin e programeve të studimit

të cilësisë së lartë.

Page 7: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

7

INFORMATA PËR PROGRAMIN

Si është i strukturuar programi i studimeve Master? Programi ofrohet me orar të plotë me kohëzgjatje prej dy vitesh dhe me 120 ECTS Kredi. Programi quhet Master në Menaxhment dhe ka 4 profile të ndara:

1. Menaxhment i përgjithshëm 2. Banka dhe Financa 3. Marketing

Përderisa në vitin e parë të gjithë studentët ndjekin lëndët bazë të Menaxhmentit, studentët orientohen në njërin nga profilet në semestrin e tretë të studimeve. Për këtë, studentët njoftohen nga administrata në kohë. Cili është qëllimi specifik i drejtimit Menaxhment Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve që të aplikojnë njohuritë, aftësitë dhe metodologjitë kërkimore si dhe strategjitë brenda organizatave të biznesit bashkëkohor. Programi do të japë aftësitë analitike dhe strategjike nëpërmjet shfrytëzimit të literaturës akademike në kolegj si dhe të mësuarit e pavarur duke zhvilluar qasje të pavarur, kritike dhe krijuese të problemeve menaxheriale brenda organizatave dhe për t'u marrë me problemet dhe sfidat në ambientin Kosovar dhe global. Me përfundimin e suksesshëm të këtij programi studentët do te kenë aftësi:

Të studiojnë në mënyrë të pavarur, të kontekstualizojnë, analizojnë dhe nxjerrin përfundime nga diskutimet teorike dhe burimet e tyre.

Të mësojnë nga përvoja duke marrë një perspektivë të gjerë lidhur me zhvillimet

bashkëkohore dhe kërkimet në biznes dhe në bazë të kësaj të hartojnë raporte, projekte dhe artikuj kërkimor duke demonstruar qasje kritike e studim të avancuar.

Të përdorin komunikimin verbal dhe me shkrim që të përdorin informatat, të

debatojnë dhe prezantojnë argumente komplekse të adoptuara për audienca dhe rrethana te ndryshme.

Të identifikojnë detyrat, dhe aktivitetet, te organizojnë burimet dhe t’i shfrytëzojnë

ato dhe shkathtësitë menaxheriale në mënyre efektive duke përfshirë edhe aftësinë për menaxhimin e ndryshimeve.

Të përgatisin dhe prezantojnë tezat e tyre dhe raportet mbi strukturat menaxheriale

dhe funksionet, sfidat në zhvillimin strategjik dhe projektet investive si dhe të përgatisin, menaxhojnë dhe zbatojnë projektet kërkimore.

Page 8: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

8

Specializimi në Menaxhment të Përgjithshëm Specilizimi ka për qëllim të përgatis studentët:

Të kuptojnë në mënyrë kritike dhe të avancuar se si veprojnë funksionet në një kompani dhe si ato ndikojnë në zhvillimin e biznesit.

Të aplikojnë metodat dhe dinamikat e udhëheqjes për menaxhim të një kompanie si NVM, kompani prodhuese ose shërbyese dhe OJQ.

Të përdorin instrumentet praktike dhe teorike për zgjedhjen dhe planifikimin e një strategjie të menaxhimit të një organizate.

Specializimi i Menaxhmentit në Marketing Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët:

Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat e nevojshme për zgjedhjen e tregjeve të reja dhe të planifikojnë dhe zhvillojnë strategjitë e marketingut.

Të aplikojnë teknikat për një planifikim efikas të strategjisë së brendit, duke njohur të gjitha veglat dhe duke përdorur informatat nga konsumatorët për vendimmarrje e promocion.

Të përdorin metodat kryesore për hulumtimin e tregut dhe se si të mbledhin informata nga konsumatori si dhe të parashikojnë dhe identifikojnë nevojat e sotme të konsumatorit dhe të komunikojnë ato në një mënyrë sa më inovative.

Specializimi i Menaxhmentit në Banka dhe Financa Specilizimi në Banka dhe Financa ka për qëllim të përgatis studentët:

Të kuptojnë funksionimin e tregjeve financiare dhe të institucioneve financiare për të analizuar situata të ndryshme që ndodhin në treg me qëllim të përshtatjes së atyre rrethanave me portfoliot e konsumatorëve.

Të praktikojnë marrjen e vendimeve për investime dhe financa në një korporatë dhe të ndërtojnë aktivitete financiare për të zhvilluar organizatat.

Të vlerësojnë ndikimet lokale dhe globale bankare dhe të rregullatorëve financiarë në sistemet lokale bankare.

INFORMATA PËR PROCEDURAT DHE SHËRBIMET

Cilat janë procedurat e regjistrimit

Me regjistrimin e vitit të parë ju regjistroheni në semestrin e parë. Për çdo semestër ju duhet të regjistroni semestrin, ku me këtë rast edhe zgjedhni lëndët zgjedhore. Ju lutem shihni me kujdes kushtet e regjistrimit të semestrit dhe bëni këtë në kohën e duhur.

Page 9: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

9

Koha e regjistrimit të semestrave:

Semestri I Nëntor

Semestri II Maj

Semestri III Janar

Semestri IV Qershor

Si e marr ID-në

ID-në do ta merrni me rastin e fillimit të vitit. Stafi jonë do të ju fotografojë dhe të ju pajis me ID. ID-në e përdorni për qasje në bibliotekë, provime dhe gjatë shfrytëzimit të

shërbimeve tjera të Kolegjit. Për probleme eventuale me ID kontaktoni:

[email protected]

A kam qasje në email zyrtar?

Me rastin e regjistrimit ju do të pajiseni me emailin zyrtar me emër të përdoruesit

emri.mbiemri dhe me fjalë kalimin e përkohshëm të cilin e ndërroni pastaj. Për email

kontaktoni [email protected]

A kam qasje në profilin tim?

Gjatë regjistrimit ju do të pajiseni me të dhëna për qasje në MIS (Sistemi për Menaxhimin e

Studentëve që Kolegji Riinvest përdor). Në MIS ju mund t’i shihni syllabuset e lëndëve,

paraqitni provimet, shihni notat, etj.

Për qasje në MIS kontaktoni [email protected]

Çka është e-learning?

E-learning është platformë të cilën e përdor mësimdhënësi për të vendosur materialet e

mësimit dhe detyrat. Në e-learning mësimdhënësi poashtu mund të inicioj diskutime, të

parashtroj kuize dhe të jap lajmërime. Studenti sipas instruksioneve të mësimdhënësit mund

të dorëzoj detyrat në e-learning. Ju do të pajiseni me emër të përdoruesit dhe fjalë kalim.

Për qasje në e-learning kontaktoni [email protected]

Çfarë detyre ka Administratori/ja?

Të gjitha informatat për çështje administrative dhe akademike i merrni nga adminstratori i programit. Administrata është e obliguar të marrë kërkesat e juaja dhe ti trajtojë ato në pajtim me regulloren dhe procedurat e punës së Riinvest. Administrata mirëmban dosjet

Page 10: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

10

fizike dhe elektronike të studentëve në pajtim me rregulloren dhe procedurat e punës së Riinvest dhe Ligjin për ruajtjen e të dhënave personale. Administrata ju njofton lidhur me të gjitha informatat e rendësishme administrative në Kolegj. Sidomos është me rëndësi që për çështjet në vijim të drejtoheni tek administratori: 1. Regjistrimi i semestrit 2. Dorëzimi i pagesave 3. Regjistrimi i lëndëve zgjedhore 4. Paraqitja e provimeve 5. Rezultatet e provimeve 6. Dorëzimi i detyrave/ nëse kjo është e specifikuar me syllabus 7. Marrja e vërtetimeve për studentë 8. Marrja e transkriptit të notave Administratore e programit është Sadie Miftari të cilën mund ta kontaktoni përmes e-mailit: [email protected] ose telefonit + 377 45 955 298 (me qasje edhe viber) ose në telefonin pa pagesë 0800 23456 prej orës 08:30 -18:00

Si të menaxhoj financat?

Me rastin e regjistrimit ju përcaktoni mënyrën e financimit. Administrata ju njofton për ofertat dhe kreditë për studentë. Përmbajuni kushteve dhe afateve të pagesës dhe nëse keni probleme konaktoni administratën. Kontakti juaj për çështje financiare është me zyrtaren e financave: [email protected]; [email protected] ose në telefonin +377 45 245 934 (me qasje në viber) ose në telefonin pa pagesë 0800 23456

Çfarë detyra ka Bibliotekisti?

Detyra e bibliotekistit është të jap në huazim dhe të merr në kthim librat në bibliotekë. Poashtu bibliotekisti ka për obligim të njoftojë studentët për koleksionet e ndryshme dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Kontakti për bibliotekën është:Halim Mahmuti në email: [email protected] ose pa pagesë 0800 23456

Çfarë është qasja në kompjuter?

Kolegji Riinvest ka laboratorë me kompjuterë për shfrytëzim të studentëve. Të gjithë kompjuterët kanë Internet si dhe ka qasje në WiFi për tu kyqur nga mjete tjera.

Çfarë është qasja në parking?

Studentët e Kolegjit Riinvest kanë qasje pa pagesë në parkingun e Kolegjit përballë ndërtesës. Për parkingun pa pagesë ju lutem të përdorni IDn e studentit. Parkingu është i limituar prandaj studentët kanë qasje në parkingje tjera me pagesë në afërsi të Kolegjit.

Pijet dhe ushqimi?

Pijet dhe ushqimi ofrohen edhe në byfen e kolegjit. Ushqimi nuk lejohet në mësim. Pijet me kapak lejohen në klasa dhe biblotekë.

Page 11: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

11

Informata për Shërbime Shëndetësore

Studentët duhet të paraqesin problemet mjekësore të veçanta nëse i kane ato me rastin e regjstrimit. Në afërsit të lokacionit ndodhet shtëpia e shëndetit në të cilën ofrohen shërbime shëndetësore për qytetarë.

Aktivitetet studentore jashtë mësimore

Aktivietet jashtë mësimore organizohen nga vetë studentët në Unionin e tyre. Studentët duhet të propozojnë aktivitetet e tyre vjetore për përkrahje nga Kolegji Riinvest. Dy mësimdhënës caktohen si përkrahës të aktiviteteve jashtë mësimore.

Page 12: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

12

INFORMATA PËR PROCESIN E MËSIMDHËNIES, MËSIMNXËNIES DHE VLERËSIMIT

Çka janë ECTS të ?

Programi është strukturuar në atë mënyrë që çdo modul, varësisht nga ngarkesa e modulit përmban një numër të caktuar të ECTS kredive. Një vit akademik ka 60 ECTS kredi dhe i gjithë programi ka 120 Kredi. Kredia nënkupton ngarkesën e studentit për lëndën e caktuar duke përfshirë ligjeratat, ushtrimet, studimin në shtëpi, përgatijen e detyrave etj. Shembull i llogaritjes së kredive në një lëndë behet si në vijim:

Aktiviteti Nr i oreve per

Aktivitetin

Ligjerata: 30

Ushtrime: 25

L+U: 60

Seminar/praktike.: 30

Studim i vazhdushem: 40

Pregaditja e Provimit: 35

Pjesemarrja ne teste: 5

Pjesemarrja ne provimin final: 5

Me profesorin dhe asistentin: 5

Total Ore: 175

ECTS: 7

Page 13: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

13

Si përcaktohem për lëndë zgjedhore?

Studenti me rastin e regjistrimit të vitit/semestrit përcaktohet për lëndën zgjedhore ku plotëson formularin për përcaktim të lëndës zgjedhore në administratë. Studentët njoftohen për përcaktim të lëndës zgjedhore në kohë. Nëse studenti nuk përcaktohet në lëndën brenda afatit të caktuar, atëher administrata e cakton studentin në lëndën në të cilën ka vend.

A duhet të vij me rregull në ligjerata?

Rregullorja e studimeve i obligon studentët t’i vijojnë rregullisht ligjëratat dhe ushtrimet në Kolegjin Riinvest. Dënimi pasues nga mospjesëmarrja në këto orë mësimore përcaktohet nga syllabuset e lëndëve përkatëse si dhe në kontratën e studentit. Pjesëmarrja me rregull në ligjerata lehtëson mësimnxënien dhe i mundëson studentit të bëjë pyejte, diskutojë dhe sqarojë konceptet me mësimdhënësit dhe kolegët. Pjesëmarrja aktive poashtu lehtëson arritjen e rezultateve sepse me bërjen e detyrave dhe mësimit sistematik, studenti më lehtë përgatitet për lëndën se sa kur mëson vetëm në shtëpi. Në rast të problemeve me pjesëmarrjen në ligjerata ju duhet të kontaktoni udhëheqësin e programit dhe të merrni leje.

Për sa kohë duhet t’i përfundoj studimet?

Koha e lejuar për përfundim të studimeve është 4 vjet prej momentit kur keni filluar.

Shih nenin 14 të rregullores së studimeve master në: https://www.riinvest.net/wp-content/uploads/2018/05/Rregullorja-e-Studimeve-Master.pdf

A mund të pauzoj dhe të kthehem prap të vazhdoj studimet?

Ne shpresojmë që ju do të përfundoni studimet me kohë. Mirëpo nëse për arsye të ndryshme ju duhet të tërhiqeni apo të pauzoni, ju mund të vazhdoni studimet më vonë. Rregullorja e studimeve master në mënyrë specifike e përcakton se kur lejohet pauzimi. Më konkretisht shihni nenin 19. Pauzimi i studimeve me miratimin e administratës quhet i justifikuar dhe nuk llogaritet në vitet e përsëritura. Çdo ndërprerje e pamiratuar e studimeve është e barasvlershme me mosparaqitjen në procesin mësimor dhe viti llogaritet në përsëritje. Rikthimi i studentit, pas ndërprerjes së justifikuar të studimeve, bëhet më së voni 2 ditë para fillimit të çdo semestri. Si mund të tërhiqem nga studimet? Studenti mund të parashtrojë kërkesën me shkrim për tërheqje nga studimet dhe ta dorëzoj të nënshkruar tek administratorja përkatëse. Kërkesa së bashku me dosjen e studentit dërgohet në zyrën ligjore për të marrë vendimin. Vendimi për tërheqje nuk mund të merret deri në momentin kur studenti nuk i përfundon të gjitha obligimet financiare ndaj kolegjit bazuar në kontratën dhe rregullorët në fuqi.

Page 14: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

14

Cila është qasja e mësimnxënies dhe mësimdhënies?

Qasja e mësimdhënies dhe mësimnxënies merr parasysh nevojat e studentit për punë në klasë dhe në shtëpi. Shumica e lëndëve përdorin ligjëratat, ushtrimet dhe konsultimet si orë kontaktuese me studentët. Format tjera që aplikohen ose në klasë apo edhe në shtëpi janë: diskutimet, puna grupore, punëtoritë, seminaret, vizitat dhe puna laboratorike. Informatat më të hollësishme gjenden në syllabuset e lëndës.

Çfarë aktivitetesh parashikohen në program?

Përderisa strategjitë e mësimdhënies dhe të nxënit që përdoren nga personeli i Riinvest do të jenë në pajtim me ato të specifikuara nga përshkruesit e moduleve, duke pasur parasysh traditën arsimore në Republikën e Kosovës me theks të veçantë në akumulimin e njohurive më parë se në ndërtimin e shkathtësive dhe të nxënit e pavarur. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet të nxënit aktiv dhe zhvillimit të shkathtësive të studentëve në fushat në vijim: Kreativitet Mendimi Kritik Puna grupore Hulumtime

Çfarë janë Metodat e vlerësimit?

Metodat e vlerësimit janë të lidhura drejtpërdrejt me rezultatet e pritura të lëndës të cilat përfshijnë provimet, prezantimet, punimet me shkrim, raste studimore, zhvillim të projekteve kërkimore etj.

Cili është orari i vlerësimit?

Vlerësimi bëhet gjatë dhe pas çdo moduli përmes vijueshmërisë se rregullt në ligjërata., diskutimeve gjatë ligjëratave, teste, detyra, prezentime, analizë të rasteve studimore, projekte dhe provim. Detajet e formave të vlerësimit mund të gjinden në syllabuset e lëndëve. Afatet e provimeve janë si në vijim:

Afati Tipi Semestri Pas çdo moduli Rregullt 1,2,3 Janar Kompenzues 2 Qershor Rregullt 1,3 Shtator Kompenzues 1, 2, 3,

Orari i provimeve publikohet rregullisht në webfaqe të kolegjit.

Si vlerësohen lëndët?

Puna e vlerësuar për një modul duhet të notohet nga mësimdhënësit në Kolegjin RIINVEST, duke e dorëzuar këtë brenda dy javësh. Të gjitha detyrat dhe testet mbahen për një vit akademik. Nëse studentët nuk vijojnë një test apo nuk e dorëzojnë ndonjë detyrë ata duhet ta ri-vijojnë atë. Çdo detyrë vlerësohet deri 100% dhe kalkulohet në fletën e vlerësimit në bazë të peshës së saj. Përqindja e përgjithshme e përbën notën përfundimtare. Pesha e përqindjes së detyrës jepet në secilin modul. Secili modul duhet të ketë një fletë përmbledhëse të detyrave.

Page 15: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

15

p.sh.:

Emri i studentit

ID e studentit

Pjesëmarrja

Testi i ndërmjetëm

Projekti Provimi përfundimtar

Nota përfundimtare

Deri në 10%

Nota prej 5 deri në 10

* Pikët 100% * Pesha e pikëve në notimin përfundimtar

Kur ipen detyrat?

Kjo varet prej lëndës. Normalisht duhet të llogaritet koha e mjaftueshme për realizimin e detyrës. Në syllabsuet e lëndës përcaktohet qartë se kur ipet detyra dhe kur dorëzohet ajo.

A duhet të gjitha detyrat të shkruhen me kompjuter?

Të gjitha detyrat duhet të shkruhen me kompjuter. Prandaj është e rëndësishme që studentët t’i posedojnë shkathtësitë kompjuterike të nevojshme për dorëzimin e detyrave. Poashtu studentët duhet të kujdesen që të ruajnë detyrën dhe ta dorëzojnë atë me kohë.

Çka duhet të kem parasysh kur bëjë një detyrë?

Shumica e detyrave kërkojnë nga ju që të lexoni para se ti shkruani ato. Kjo do të thotë që ju shkruani për gjërat që i keni lexuar duke i referencuar ato dhe në të njejtën kohë jepni idetë apo zgjidhjet e juaja.

Si e dorëzoj detyrën?

Kohën dhe formën e dorëzimit të detyrës e përcakton profesori i lëndës. Është e rëndësishme që të mbani një kopje të detyrës së dorëzuar për vete deri sa të përfundojë lënda.

Çfarë ndodh nëse nuk e dorëzoj detyrën?

Nëse nuk e dorëzoni detyrën me kohë ju automatikisht humbni përqindjen e paraparë për atë lëndë. Ju duhet të keni kujdes dhe të lexoni syllabusin e lëndës sepse në disa raste leja për të hyrë në provim varet nga fakti se a e keni dorëzuar detyrën. Në të gjitha rastet, mënyra e riprovimit përcaktohet në syllabusin e lëndëve. Është e rëndësishme që ju të dorëzoni detyrat sipas afateve sepse ato ndihmojnë mësimin sistematik dhe përvetësimin e lëndës me kohë dhe përpjekje normale.

Page 16: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

16

Rezultatet nga detyra poashtu janë indikator i rëndësishëm se në cilat pjesë keni përparuar apo ngecur dhe mund të ju ndihmojnë në përgatitjen e provimit final. Në rast të mos mundësisë për dorëzimin e detyrës për shkaqe të jashtëzakonshme ju duhet të njoftoni profesoriN dhe të dorëzoni evidencë për një gjë të tillë.

Kur i marr rezultatet e vlerësimit?

Pasi që kryeni një element vlerësimi, mësimdhënsit do ta notojnë atë. Mësimdhënësi e bën vlerësimin brenda dy javëve prej realizimit të provimit. Por kjo varet edhe nga lloji i vlerësimit. Posa që të përfundon notimi, ju do të njoftoheni për notimin. Notat ju mund ti shihni të publikuara në MIS .

Si i marr komentet në performancën time?

Secili mësimdhënës është i obliguar të mbaj konsultime dhe të jap komente me shkrim për performancën tuaj në lëndë. Kjo do të ju ndihmojë juve që të mësoni se ku duhet të koncentroheni më shumë për të përparuar në lëndë.

A e marr kopjen e vlerësimit?

Jo, por ju mund ta shihni provimin, detyrën tuaj gjatë konsultimeve grupore apo

individuale dhe do të merrni vlerësimin për detyrën apo provimin tuaj. Kopja mbahet në dosjen tuaj për një vit akademik dhe pastaj shkatërrohet.

Çfarë është sistemi notimit?

Përqindja e notimit ndërtohet nga elementet e vlerësimit. Në vijim keni sistemin e notimit të aplikueshëm në Kolegjin Riinvest.

Çka ndodh nëse nuk e kaloj lëndën?

Studenti obligohet të kalojë lëndën me sukses pas tri (3) nënshtrimeve në provim. Nëse studenti nuk i nënshtrohet provimit në lëndën e caktuar në afatin e dhënë, atëherë i llogaritet që ka shpenzuar afatin e rregullt ose kompensues të ofruar. Nëse pas tri afateve të provimit studenti nuk kalon lëndën, atëherë ai obligohet të dëgjojë sërish lëndën në vitin vijues akademik. Pagesa e vitit akademik përsëritës do të jetë në proporcion me provimet e mbetura (shih nenin 13 në Rregulloren e studimeve).

Nota Përshkrimi Përqindja totale Nota ECTS

10 Shkëlqyeshëm 90-100 A

9 Shumë mirë 80-89 B

8 Mirë 70-79 C

7 Kënaqshëm 60-69 D

6 Mjafton 50-59 E

5 Dobët 0-49 FX/F

Page 17: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

17

Çka është Plagjiatura dhe Mashtrimi?

Plagjiatura është term që definohet në shumicën e fjalorëve dhe referencave bibliotekë si paraqitjen nga ana e një personi të ideve, punës kreative apo fjalëve të një personi tjetër si të tij pa e bërë të njohur atë (Pears & Shields, 2005). Sipas përvojave shkencore dhe akademike plagjiatura përveç veprimeve tjera përfshin më së shpeshti edhe veprimet në vijim: 1. Parafrazimin e informacionit nga një burim pa e bërë të ditur origjinën e burimit dhe pa referencuar atë. 2. Kopjimin dhe vënien e informacionit, grafikës apo ndonjë tjetër lloj të medias pa bërë të ditur burimin. 3. Përdorimin e punimeve të dikujt tjetër apo blerjen e punimeve apo hulumtimeve të cilat vetë nuk i kanë bërë. 4. Mos vënien e thonjëzave kur citohet pjesë e një informacioni të cilin e kanë marrë plotësisht. Për të evituar plagjiaturën studentët duhet të konsultohen me profesorët për çfarëdo paqartësie para se të dorëzojnë punimin. Studentët po ashtu udhëzohen që të ndjekin udhëzimet zyrtare nga Riinvest në lidhje me referencimin dhe udhëzimet e profesorëve për punimet e tyre. Shih neni 20 në rregulloren e studimeve bachelor. Mashtrim konsiderohet nëse studenti kopjon gjatë testit apo provimit. Mashtrimi mund të bëhet në disa mënyra: 1. Kopjimi nga letra, libri (nëse ajo nuk është e lejuar me rregullat e provimit) 2. Marrja e rezultateve me gojë apo me shkrim nga kolegu/ kolegia. Shih neni 21 në rregulloren e studimeve bachelor

Çka ndodh nëse konstatohet plagjiatura ose mashtrimi?

Plagjiatura konsiderohet kopjimi në çdo gjë që notohet brenda Kolegjit. Plagjiatura trajtohet në kuadër të programit dhe dënohet sipas procedurave në vijim: • studenti/ja për të cilën profesori konstaton që ka bërë plagjiaturë e njofton udhëheqësin e departamentit dhe aty konsiderohet nëse dërgohet në Komisionin disiplinor. • nëse studenti/ja përsërit për herë të dytë plagjiaturën, profesori e njofton Komisionin disiplinor dhe komisioni ka të drejtë, ta pezullojë me humbje të afateve ose me përsëritje të lëndës. • kur studenti/ja përsërit për herën e tretë plagjiaturën, Komisionin disiplinor rezervon të drejtën nga përjashtimi i programit. Procedura për trajtimin e rasteve të plagjiaturës është dhënë në Aneksin 4, në rregulloren e studimeve master.

Page 18: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

18

Kend duhet ta kontaktoj kur kam ndonjë pyetje?

Si student i Kolegjit Riinvest pika e parë e kontaktit është administrata. Por, në rast se keni nevojë të konaktoni anëtarë tjerë të Kolegjit, kontaktet e tyre i keni në fillim të këtij doracaku.

Si mund të ankohem?

Studentët kanë të drejtë të shfaqin pakënaqësitë e tyre mbi ligjërimin, ushtrimet dhe vlerësimin e marrë nga mësimdhënësi përkatës duke kërkuar formën në administrarë dhe i dorëzohet në administratë në afat prej 3 ditë pas komunikimit të rezultateve. Procedura e Ankimimit dhe Shqyrtimit dhe zgjidhjes së ankesave është dhënë në aneksin 2 në rregulloren e studimeve master. Në rast të ankesës ju mund të kërkoni kopjen e detyrës apo provimit dhe ajo do të ju dorëzohet. Ankesën tuaj mund ta dorëzoni ne email adresën [email protected]. Formularin për ankesë mund ta kërkoni nga administrata ose e gjeni në faqen zyrtare të kolegjit.

A ka ndonjë mekanizm për pjesëmarrjen e studentëve?

Studentët marrin pjesë në të gjitha proceset akademike. Unioni i studentëve krijohet nga studentët e Kolelgjit Riinvest dhe ata përgatisin zgjedhjet e studentëve ku zgjidhen përfaqësuesti e tyre. Studentët marrin pjesë në: Këshillin Akademik Këshillin e Programeve Komisionet Përkatëse

Si mund të bëj komentet për përvojën time në Kolegj?

Sa herë që keni vërejtje ju mund ta adresoni këtë me udhëheqësin e departamentit ose drejtoreshën për administratë. Ju poshtu komentet e juaja mund ti dorëzoni në emailin për ankesa të cilin e kontrollon zyra për sigurimin e cilësisë. Ju poashtu do të keni mundësi të komentoni në formularët e vlerësimit për secilën lëndë veçmas si dhe në formualrët për organzimin e Kolegjit dhe shërbimet. Poashtu përfaqësusesit tuaj studentor mund të sjellin çfarëdo brenga të studentëve në organet përkatëse.

Page 19: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

19

Si përcaktohem për temë diplome Studentët janë të lirë të zgjedhin temën sipas dëshirës së tyre për temë diplome. Studentët inkurajohen që të fillojnë të mendojnë për temë të diplomës qysh në fillim të studimeve të tyre. Detyrat dhe punimet të cilat jipen në lëndë të ndryshme pastaj mund të shërbejn për hulumtim fillestar për temë diplome. Gjithashtu studentët inkurajohen të bisedojnë me mësimdhënës për idetë e tyre fillestare për temë diplome dhe të bashkëpunojnë në përgatitjen e propozimit. Kur mund të filloj punimin e temës së diplomës Konform nenit 14 të rregullores së studimeve master, studentët mund të fillojnë në punimin e temës kur:

1. Kanë kaluar me sukses dy lëndët e metodave kërkimore 2. Nuk kanë më shumë se 2 provime të mbetura

Si ta përgatis propozimin e temës së diplomës Studentët duhet të dorëzojnë një propozim për temën në të cilën dëshriojnë të punojnë si punim diplome. Me qëllim të përgatitijes së studentëve për këtë, Kolegji ofron 2 lëndë të Hulumtimeve Kërkimore: Hyrje në Metodat Kërkimore, dhe Metodat Kërkimore. Pas përfundimit të këtyre moduleve studentët do të jenë në gjendje të përgatisin një propozim teme të cilin duhet ta dorëzojnë tek administratorja e programit. Forma zyrtare për paraqitjen e propozim temës dhe udhëzuesi mbi përgatitjen e propozimit merren nga administrata. Si do të punoj në temë diplome Kolegji cakton mentorin i cili do ta udhëheq, udhëzoi dhe ndihmoi studentin gjatë tërë kohës së punimit të temës së diplomës. Studenti është i obliguar të bashkëpunoi me mentor dhe t’i respektoi instrukcionet e tij/saj gjatë punimit të temës. Udhëzuesi mbi përgatitjen e temës merret nga administrata. Për sa kohë duhet ta përfundoj temën Semestri i katërt (fundit) i studimeve i dedikohet punimit të temës së diplomës, prandaj studentët duhet ta përfundojnë atë brenda kësaj kohe. Nëse nuk arrijnë ta përfundojnë, studentët duhet ta regjistrojnë prap semestrin 4 ku edhe ka implikime financiare. Prandaj, studentët inkurajohen të punojnë me përpikëri të lartë në mënyr që ta përfundojnë temën në kohë. Kolegji ofron seminare shtesë per t’iu ndihmuar studentëve në këtë proces. Si do ta mbroj temën e diplomës? Pas përfundimit të temës, Kolegji formon një komision vlëresues i cili do ta bëj vlerësimin e temës. Nëse komisoni sugjeron që të vazhdohet në mbrojtje, organizohet mbrojtja e temës. Mbrojtja bëhet nga studenti ku prezanton hulumtimin e tij para komisionit vlerësues i cili në fund bën vlerësimin dhe jep notën finale per studentin. Me këtë edhe përfundon periudha e studimeve dhe studenti merr graden master në programin/profilin/specializimin e zgjedhur paraprakisht nga vet ai/ajo. Për të gjitha procedurat e përgatitjes së propozimit, temës dhe organizimit të mbrojtjes studentët njoftohen në kohë nga administrata.

Page 20: KOLEGJI RIINVEST · Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do të mundësojë studentëve

20

Çka duhet të bëj për të marrë diplomën? Për të diplomuar studenti duhet:

Të përfundoj të gjitha provimet dhe të përgatis dhe mbrojë tezën e magjistraturës

Të kryej të gjitha pagesat për studime

Të bëjë pagesën prej 50 Euro për taksën e diplomimit

Përveç këtij dorcakau, studentët kërkohen ta lexojnë me kujdes rregulloren e studimeve

master.

MIRË SE VINI NË KOLEGJIN RIINVEST

SUKSESE