19
Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren – Prizren Belediyesi KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS Periudha raportuese: janar/qershor 2019 Emri dhe mbiemri i raportuesit: OSMAN HAJDARI PËRMBLEDHJE Detyrat më të rëndësishme që janë parashtruar para Drejtorisë së Administratës që në fillim të mandatit qeverisës, ishin: - Sfidat e Drejtorisë dhe adresimi i atyre sfidave në mënyrë direkte; - Zhvillimi / Digjitalizimi i shërbimeve administrative; - Ngritja e nivelit të efiçiencës, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime sa ma shpejt dhe trajtimi i tyre të jetë sa më i drejtë. Ngritja e nivelit të përgjegjësisë së punonjësve, koordinimi i punëve të sektorëve dhe drejtorive, kujdesi ndaj shpenzimit të parasë publike, ngritja në nivel të lartë të komunikimit elektronik, ngritja e nivelit të disiplinës, eliminimi i korrupsionit, maksimizimi i nivelit të transparencës, hapja e dyerve për të gjithë qytetarët, respekti dhe qasja e drejtë ndaj qytetarit, shqyrtimi dhe kthimi i përgjigjeve me kohë të kërkesave dhe ankesave të qytetarëve, dëgjimi i halleve dhe problemeve të qytetarëve dhe tentimi për t’i ndihmuar ose së paku këshilluar, kanë ndikuar dukshëm në ngritjen e performancës së Administratës Komunale gjatë këtij viti.

KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

  • Upload
    others

  • View
    14

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti Opština Prizren – Prizren Belediyesi

KOMUNA E PRIZRENIT

RAPORT

DREJTORIA E ADMINISTRATËS

Periudha raportuese: janar/qershor 2019

Emri dhe mbiemri i raportuesit: OSMAN HAJDARI

PËRMBLEDHJE

Detyrat më të rëndësishme që janë parashtruar para Drejtorisë së Administratës që në fillim të mandatit qeverisës, ishin:

- Sfidat e Drejtorisë dhe adresimi i atyre sfidave në mënyrë direkte;

- Zhvillimi / Digjitalizimi i shërbimeve administrative;

- Ngritja e nivelit të efiçiencës, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime sa ma shpejt dhe trajtimi i tyre të jetë sa më i drejtë.

Ngritja e nivelit të përgjegjësisë së punonjësve, koordinimi i punëve të sektorëve dhe drejtorive, kujdesi ndaj shpenzimit të parasë publike,

ngritja në nivel të lartë të komunikimit elektronik, ngritja e nivelit të disiplinës, eliminimi i korrupsionit, maksimizimi i nivelit të

transparencës, hapja e dyerve për të gjithë qytetarët, respekti dhe qasja e drejtë ndaj qytetarit, shqyrtimi dhe kthimi i përgjigjeve me kohë të

kërkesave dhe ankesave të qytetarëve, dëgjimi i halleve dhe problemeve të qytetarëve dhe tentimi për t’i ndihmuar ose së paku këshilluar,

kanë ndikuar dukshëm në ngritjen e performancës së Administratës Komunale gjatë këtij viti.

Page 2: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Struktura organizative e Drejtorisë se Administratës

Drejtoria e Administratës

Sektori i Administratës së

Përgjithshme

Sektori Komunal i Gjendjes Civile

Sektori i Qendrës për

Shërbim me Qytetar

Sektori Teknik

Njësia për të Drejtat e Njeriut për

Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Fëmijëve

Asistenta Administrative

Struktura Organizative e Komunës së Prizrenit 2018

Zyrtar për Buxhet dhe Financa

Njësia për IT dhe Nndërlidhje

Page 3: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Shpenzimet sipas kategorive:

1. Në Projektet Kapitale janë shpenzuar:

❖ 46,034,95 euro

2. Në kategori Mallra dhe Shërbime janë shpenzuar:

❖ 235,007.58 euro

3. Në kategorinë e Subvencioneve?

❖ Nuk ka

4. Në kategorinë e Shpenzimeve Komunale:

❖ Nuk ka

2. Në kategorinë e Pagave:

❖ 243,948.85 euro

Total: Planifikimi: 1,826,747.00, Euro

Shpenzimet: 524,990.88 Euro

Diferenca: 1.301,756.32 Euro

Shkalla e shpenzimeve 28.74 %

❖ Raporti i Shpenzimev është pesë mujor!

Page 4: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Të Hyrat

Te hyrat 2018

Planifikimi Të hyrat Diferenca Përqindja e realizimit

500,000.00 153.149.41 346,850.59 30.6%

❖ Raporti i të Hyrave është pesë mujor!

Rezultatet kryesore / të arriturat gjatë kësaj periudhe

• Harmonizimi i pagave/koeficienteve për punëtoret e administratës

Me dt. 1 gusht 2018 është marr Vendimin nga MAP me të cilin është aprovuar harmonizimin i pagave për punëtorët e

administatës komnale të Prizrenit, por implementimi i këtij Vendimi nuk është bërë nga ana Zyrës së Thesarit të MEF pa ndonjë

arsye konkrete gjatë viti 2018. Nga muaji janar 2019 ky Vendim ka filluar të zbatohet nga i cili Vendimi rreth 288 punëtor të

Administatës Komunale i ju është harmonizuar paga.

• One-stop shop në objektin e Administratës

Aplikimi i modelit të ri të ofrimit të integruar të shërbimeve publike me qytetarin në qendër, ky projekt është duke u realizuar së

bashku me MAP-in dhe jemi në fazën e projektimit. Ky model i ri i shërbimit synon të kursejë qytetarët në kohë dhe energji dhe t'u

sigurojë atyre cilësinë e duhur të shërbimit. Me synimin për thjeshtësimin dhe standardizimin e procedurave administrative,

digjitalizimin e shërbimeve, krijimin e sistemeve të teknologjisë informative dhe zgjerimit të fushave për marrjen e informacionit të

shpejtë dhe të saktë të shërbimeve për qytetarë. DA përmes proejkti me Banken Botrore është në fazënn e fundit të përcaktimit të

procedurave dhe shërbimeve administrative komunale, me qellimi të krijimit të Karteles së Shërbimeve.

Para kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht kemi

finalizuar dhe kompletur 190 procedura.

Disa nga proceduarat te deritashme kanë qene të duplifikuar.

Disa te tjera kane kaluar si sherbime te Noterisë. .

• E-kiosku

E-kiosku: Ky është vetëshërbimi digjital për certifikatat, ekstraktet apo shërbimet e gjendjes civile. Qytetarët të cilët janë të

regjistruar në regjistrin civil si dhe të cilët kanë nxjerrë edhe më parë një ekstrakt, në çfarëdo kohe përmes një procesi tejet të

thjeshtë, me letërnjoftimin e tyre mund t'i shtypin vet dokumentet e gjendjes civile.

Kemi funksionalizuar 2 Ekioske dhe brenda muajit Korrik 2019 do të funksinalizohen të gjitha këto E –kioske.

Page 5: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

• Themelimi i Forumit të OJQ-ve

Forumi paraqet një mundësi për OJQ-të që të shkëmbejnë rregullisht informata mbi aktivitetet e vazhdueshme dhe të hulumtojnë

lëmitë e sinergjisë, të parashtrojë çështje para komunës dhe të marrin informata kthyese, por gjithashtu t'i mundësojë komunës

mundësi për të bashkëvepruar drejtpërdrejtë me OJQ-të për çështje specifike që bien nën kompetencat e secilit departament të

komunës. Një forum i tillë gjithashtu do jetë një mundësi për të shqyrtuar çështje me interes për të gjitha OJQ-të, pavarësisht

komunitetit të tyre. Përveç kësaj, ngjarja synon të theksojë rëndësinë e krijimit të bazës së të dhënave të OJQ-ve për shkëmbimin e

mëtejshëm të informatave dhe mundësive për bashkëpunim. Kjo bazë e të dhënave do të jetë publike dhe e qasshme nga publiku.

Drejtoria e Administratës përmes këti formui është e vendosur:

❖ për të lidhur një partneritet të mirëfilltë me të gjitha OJQ-të, në mënyrë që të sigurohet një koordinim i mirëfilltë në realizimin e

përgjegjësive të komunës dhe aktiviteteve të parapara me projektet e OJQ-ve,

❖ për të ofruar transparencë sa më të madhe të veprimeve tona, si dhe

❖ të sigurojë pjesëmarrje sa më të madhe dhe cilësore të të gjithë grupeve të interesit në vendim-marrje të komunës,

• Arkivimi i lëndëve

Drejtoria e Administratës ka filluar fazën e parë të proejktit të skanimit të të gjitha dokumentev administative komunale të cilat

pastaj do të arkivohen dhe do të integrohen në sistemin e e-Arhivës.

• Rregullorja për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Qëllimi i kësaj rregulloreje është mbrojta e të drejtave të fëmijëve të cilët jetojnë në territorin e Komunës së Prizrenit dhe

përcaktimi i masave dhe veprimeve të cilat duhet të ndërmerren nga organet e Komunës së Prizrenit me qëllim të mbrojtjes së të

drejtave të fëmijëve në frymën e Konventës mbi të drejtat e fëmijës, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së

Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989. Dispozitat e kësaj rregulloreje zbatohen për të gjithë fëmijëtpavarësisht gjinisë, etnisë,

gjuhës, religjionit, pasurisë, aftësisë së kufizuar, prejardhjes familjare të fëmijëve, prindërve të tyre apo kujdestarëve ligjor dhe

veçanërisht për fëmijët e margjinalizuar.

• Mbështetja financiare për OJQ dhe subjektet tjera

Gjatë kësaj periudhe kemi mbështetur shumë aktivitete, shumë OJQ dhe subjekte tjera, sidomos ato organizata ku për fokus kanë

pasur të drejtat e fëmijëve, barazinë gjinore dhe integrimin e komuniteteve.

Page 6: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Sektori i Administratës së Përgjithshme

Ju paraqes më poshtë- Raportin e punës së Sektorit të Administratës së Përgjithshme, për muajin janar-qershor 2019 , sipas shërbimeve që

ofron Sektori;

2.-Shërbimi për ndihmë juridike,

Për periudhën në fjalë të vitit 2019 ,janë përpunuar këto lëndë:

-Deklarata me dëshmitarë dhe deklarata personale---------- -- 311 lëndë,

-Kerkesa me pagesë___________________________________ 197 lëndë

- Kërkesa,ankesa dhe padi pa pagesë _____________________ 968 lëndë.

3.-Vërtetimi i përshkrimeve,nënshkrimeve,dorëshkrimeve dhe fotokopjeve.

Për muajin janar-qershor të vitit 2019 , nga zyrtari i ngarkuar me këtë përgjegjësi, janë pranuar dhe përfunduar-----------3458

lëndë.

4.- Koordinatori i Sektorit të Administratës së Përgjithshme,

Për këtë periudhë kohore,përveç punëve tjera si koordinator i Sektorit, ka pranuar dhe ka përfunduar 630 kërkesa të ndryshme për

certifikata,dëshmi,deklarata të varshmërisë etj., dhe 1050 kërkesa për vërtetim të deklaratave,autorizimeve dhe dokumenteve tjera të

kërkuara nga palët.

Page 7: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Sektori i Qendrës së Shërbimeve për Qytetarë

Shkurtesa Pershkrimi Pranuar Ne

Proces

Miratuar Refuzuar Hedhur

Poshte

Pezulluar Ceduar Anuluar Perfunduar Totali

DA Drejtoria për

Administratë

128 2,502 9,376 88 3 2 0 59 44,642 56,800

DASH Drejtoria për

Arsim dhe

Shkencë

0 10 0 0 0 0 0 3 0 13

DBZHR Drejtoria për

Bujqësi dhe

Zhvillim

Rural

2 399 547 144 0 0 0 2 0 1,094

DEF Drejtoria për

Buxhet dhe

Financa

0 877 629 14 2 1 0 1 0 1,524

DKRS Drejtoria për

Kulturë, Rini

dhe Sport

0 307 0 0 0 0 0 0 0 307

DGJK Drejtoria për

Gjeodezi dhe

Kadastër

6 3,908 2,041 11 1 0 0 24 0 5,991

DSH Drejtoria për 0 174 11 0 0 0 0 0 0 185

Page 8: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Shëndetësi

DSHP Drejtoria për

Shërbime

Publike

3 1,284 5,651 5 0 0 0 27 0 6,970

DUPH Drejtoria për

Urbanizëm

dhe

Planifikim

Hapësinor

4 1,325 129 0 0 0 0 6 0 1,464

DZHT Drejtoria për

Zhvillim dhe

Turizëm

0 48 0 0 0 0 0 0 0 48

DPMS Drejtoria për

Punë dhe

Mirëqenie

Sociale

1 1,645 0 0 0 0 0 2 0 1,648

DES Drejtoria për

Emergjencë

dhe Siguri

0 104 0 0 0 0 0 2 0 106

ZPR Zyra e

Prokurimit

0 31 0 0 0 0 0 0 0 31

ZKK Zyra

Komunale e

Komuniteteve

0 102 0 0 0 0 0 0 0 102

Page 9: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

KKP Kryetari i

Komunës

0 329 410 2 0 2 0 2 0 745

KK Kuvendi

Komunal

0 89 0 0 0 0 0 0 0 89

DI Drejtoria e

Inspektorateve

1 157 467 0 0 0 0 23 0 648

145 13,291 19,261 264 6 5 0 151 44,642 77,765

Page 10: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

SEKTORI PËR GJENDJE CIVILE

Raporti i punës për periudhën janar – qershor 2019

Duke u bazuar në kërkesën e Drejtorit të Administratës ku si pretekst ka dërgimin e raporteve të punës për periudhën JANAR-QERSHOR

2019, ju informojm se Sektori i Gjendjes Civile veprimtarin e vet punuese e zhvillon në kuadrin e Drejtorisë së Administratës, ku si preteks

kryesor ka pranimin e kërkesave nga qytetarët si dhe lëshuarjen e certifikatave të gjendjes civile, si dhe të dokumentacioneve tjera shtesë.

Duke u bazuar në punët e përditshme, si dhe të statistikës mbi pranimin e kërkëseva dhe në lëshuarjen e certifikatave të gjendjes civile

kemi numrin dhe shifrën statistikore me sa vijonë:

QEDER Zyret e Gjendjes Civile Gjithësejt

Certifikata të lindjes......................... 53589 Certifikata të lindjes......................... 15138 68727

Certifika të martesës......................... 5764 Certifika të martesës.........................3085 8849

Certifikata të vdekjes........................ 2241 Certifikata të vdekjes.........................940 3481

Certifikata të statuesit martesor........1433 Certifikata të statuesit martesor.... 587 2020

Certifikata të vendbanimit.............. 2128 Certifikata të vendbanimit..............598 2726

Certifikata të shtetësisë................... 553 Certifikata të shtetësisë....................224 777

Certifikata në jetë............................... 0 Certifikata në jetë..............................0 0

Deklaratë Bashkësisë Familjare.... 5077 Deklaratë Bashkësisë Familjare..... 2003 7080

Kërkesa për Fitim të Shtetësisë...... 26 ////////////////////////// /////

Kërkesë për Lirim nga Shtetësia.... 204 ///////////////////////// /////

Akt vdekje...................................... 384 ///////////////////////// //////

Regjistrime të Lindjes ( akte të lindjes) ..1602 Regjistrime të lindjes (akte të lindjes) ..... 2 1604

Regjistrime të martesave (akte martese) ..414 Regjistrime të martesave(ak.të martesave)..329 743

Regjistrime të vdekjes (akte të vdekjes .... 410 Regjistrime të vdekjes(akte të vdekjes)...... 119 529

Regjistrime të jashtme-Lindje................. 231 Regjistrime të jashtme-Lindje.....................204 435

Regjistrime të jashtme-Vdekje.................61 Regjistrime të jashtme-Vdekjes................... 41 102

Regjistrime të jashtme-Martesave.............65 Regjistrime të jashtme-Martesa.................. 46 111

Page 11: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Sektori i Shërbimeve Teknik / Raporti i shpenzimeve të Sektorit Teknik për janar-qershor 2019

Nr. Emërtimi i shpenzimit Sasia Çmimi për

njësi Totali Vërejtje

1 Karburante për autovetura 19430 1,03 20012,9

2 Naftë për nxemje dhe gjeneratorë 24000 1,03 24720 10.000 litra janë në stok (rezervuar)

3 Servisimi i auto veturave 1 14132,5 14132,5

4 Shfrytëzuesit e veçantë të naftës 2010 1,03 2070,3

5 Rregjistrrimi,sigur.dhe k.tekn. i veturave 1 0 0

6 Pellet për djegie në ton 1 28360 28360

7 Dru për djegie ( ofiqaritë ) 0 0 0

8 Material prokurial me vlera minimale 1 33860,05 33860,05

9 Letër për nevojat zyrtare 1832 2,29 4195,28

10 Tonerë 317 30 9510

11 Material sanitar 1 4238,59 4238,59

12 Material për bife 1 8966,3 8966,3

13 Larja e auto veturave 1 1421 1421

14 Shpenzimet e sigurisë së objekteve 1 19263,59 19263,59

15 Shpenzimet e mirëmbajtjes 1 4939,46 4939,46

Gjithsej në euro : 175690

Page 12: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Sektori për Çështje Pronësoro-Juridik

Në periudhën Janar-Qershor 2019 pranë Sektorit për Çështje Pronësoro-Juridike janë pranuar gjithsejtë - 942 lëndë, të cilat janë

shqyrtuar dhe është vendosur në – 831, prej tyre në afatin e paraparë ligjor, të refuzuara – 70, ndërsa – 41 lëndë janë në procedurë e sipër.

Më poshtë japim shënime rreth lëndëve të pranuara dhe të kryera sipas detyrave të punës dhe procedurat që kryhen pranë Sektorit

për Çështje Pronësoro-Juridike, sipas natyrës dhe sistematizimit të punëve :

1. Procedura e shpronësimit të plotë dhe jo të plotë-servituti dhe procedura lidhur me bartjen administrative (kjo procedurë është

zhvilluar në emër të Kryetarit të Komunës, në pajtim me Ligjin Nr.03/L-139.

Lëndë të arritura – 3, të kryera – 2, në procedurë e sipër - 1.

2. Procedura e anulimeve të aktvendimeve të plotfuqishme mbi eksproprijimin

Lëndë të arritura - 0, lëndë që janë kryer 0.

3. Procedura lidhur me bartjen e së drejtës së përparësisë së ndërtimit

Lëndë të arritura – 151, të kryera – 135, në procedurë - 16.

4. Procedura e zgjidhjes së marrëdhënieve pronësoro-juridike lidhur me legalizimin e objekteve të ndërtuara pa lejen e organeve

kompetente,

Lëndë të arritura - 0, të kryera - 0, në procedurë e sipër - 0, të refuzuara - 0.

5. Procedura lidhur me lëshimin e certifikatave mbi vërtetimin e kontratave mbi

Shitblerjen pranë organeve Gjyqësore,

Lëndë të arritura – 361, të kryera - 361.

6. Procedura lidhur me përpilimin e kontratave mbi qiranë për lokalet pronë e KK Prizrenit dhe kontrolli lidhur me përmbushjen e

obligimeve që dalin nga to.

Page 13: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Lëndë të arritura – 189, Kontrata të lidhura -24, Vërejtje - 4, Vërejtje para padisë -14, kërkesa-136, njoftim -5, ekzekutim – 1,

Vendim-3 dhe konkluzion mbi ekzekutim - 2.

7. Procedura lidhur me vërtetimin dhe konstatimin e uzurpimit arbitrar të tokës në pronësinë shoqërore.

Lëndë të arritura dhe të bartura – 31.

Konkluzione për ndërprerjen e procedurës - 1.

Njoftime mbi ndërprerjen e procedurës – 1.

Aktvendime të kryera – 10.

Lëndët në procedurë e sipër – 19.

8. Kërkesa të ndryshme-njoftime për Gjykatën Komunale, Asamblenë, palëve dhe për Avokatin Publik Komunal...........gjithsejtë -

70 lëndë.

Prej tyre të kryera (aprovuara) - 15, në procedurë - 0 dhe të refuzuara - 69.

9. Pagesa e tokës ndërtimore sipas YU Programit (kërkesa të arritura - 0, të kryera - 0)

Puna e Sektorit për Çështje pronësoro-juridike është e lidhur(varur) edhe me organet tjera si në kuadër të KK Prizrenit si

Avokaturën Publike Komunale, Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, Drejtorinë e Inspektorateve si dhe me organe jashtë KK Prizrenit -

Shërbimin Policor të Kosovës, etj.

Paraqitja tabelore e lëndëve:

Nr. Numri i përgjithshëm

i kërkesave

Të aprovuara 831

Të refuzuara 70

Në procedurë 41

942 Gjithsejtë 942

Page 14: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Njësia për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore

Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore (NJDNJBGJ) gjatë periudhës Janar-Qershor si zakonisht ka pasur numër të

konsiderueshëm të takimeve,tryezave ,konferenca , prezantime dhe trajnime në gjitha fushat që mbulohen përmes koordinatorës së

NJDNJ dhe BGJ. Nga aktivitete të parapara me planin vjetor të punës janë realizuar një pjesë të tyre në bazë të mbështetjes së marrë nga

Drejtori i Administratës dhe Kryetari I Komunës.

Aktivitetet e realizuara kryesisht konsistojnë nga veprimet e ndërmarra përmes takimeve , trajnimeve dhe iniciativave konkrete si janë:

Si Kryesuese të grupit punues të themeluar për bashkëpunim dhe realizim të Projektit të përbashkët me organizatën GIZ-So-Ri,në këtë

periudhë kemi realizuar takime të rregullta mujore ,tryeza të rrumbullakta kryesisht të komunitetit Rom ,Ashkali dhe Egjiptas ku së

bashku me anëtarët e grupit secili kemi mbajtur nga një ligjerat dhe debat rrethë shërbimeve që i ofrojmë si komunë në fushën e të

Drejtave Sociale. Gjithashtu përmes GIZ-it prej datës 3.02- 6.02.2019, kemi patur një vizitë studimore në Gjermani si përfaqësues të

Grupit punues të komunës së Prizrenit ku jemi njoftuar dhe pastaj i kemi përcjellur edhe tek anëtarët e tjerë përvojën e fituar nga kjo

vizitë në drejtim të trajtimit të personave të riatdhesuar - të kthyer me dëshirë dhe me theks të veçant për kthimin e dhunshëm.

Prej dates 22.02-24.02.2019 Grupi punues ka qenë i angazhuar nga ana e partnerit tonë OJQ Nevo Koncepti ,në punëtori dy ditore në

Shqipëri , për hartimin e një Udhëzuesi komunal për të Drejtat Sociale të grupeve në nevoj i cili do të shërben si burrim i informacioneve

dhe kriteret e duhura për përfitim të shërbimeve konkrete sociale.

Me datën 12.03.2019 kemi qenë pjesëmarrës në Konferencën Globale –Dita e hapur Botërore të Kombeve të Bashkuara 2019 për

Gratë,Paqen dhe Sigurinë në Kosovë ku është bërë prezantimi i situatës aktuale ,përvojat e grave,sfidat ,kontributet dhe përpjekjet për

promovimin e paqes dhe sigurisë.

Gjithashtu me të njejtën datë kemi pas intervistim nga ana e Ekipit vlerësues të GIZ-it për mundësitë e vazhdimit të projektit So-Ri,duke

prezantuar punën e Grupit Punues të Komunës tonë.

Me 13.03.2019 kemi marrë pjesë në takimin me Komisionin Parlamentar për Drejtat e Njeriut,Barazi gjinore ,Të Pagjeturit dhe Peticione,

në lidhje me situatën aktuale rrethë zbatimit të Ligjit për Barazi gjinore.

Gjatë muajit Mars kemi pasur disa takime me udhëheqësen e Asamblesë Komunale të Fëmijëve për koordinim dhe bashkëpunim me

Komunën dhe mundësit e mbështetjes për realizim të aktiviteteve.

Page 15: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Me datën 15.03.2019 Qendra për strehimin e grave ka organizuar një trajnim mbi trajtimin e grave – viktima të dhunës në familje ku kemi

marrë pjesë së bashku me Mekanizmin koordinues komunal kundër dhunës.

Gjithashtu me 15.03.2019,me ftesë të OSBE-së , së bashku me Nënkryetaren për komunitete,Znj Memnuna Ajdini, kemi marrë pjesë në

një tryezë me gratë e Zhupës ,ku kam shpalos punën dhe aktivitete e Koordinatores dhe zyrtares për Barazi gjinore dhe Drejtat e grave.

Me 22.03.2019 OSBE-ja ka organizuar Tryezë rajonale për promovimin e barazisë gjinore dhe pozitat e Zyrtareve ku kemi qenë te ftuar

për të diskutuar për Planet e veprimit për barazi gjinore.

Kemi qenë pjesë e Komisionit për hartimit të Planit të Veprimit për komunitetin Rom Ashkali, Egjiptas si dhe komisionit për hartimin e

Planit të veprimit për Transparencën komunale.

Me datën 28.03.2019 e kemi organizuar Takimin e parë për këtë vit të Mekanizmit koordinues komunal kundër dhunës në familje ku kemi

debatuar mbi gjendjen aktuale të dukurisë së dhunës në familje.

Me Drejtorin e Adminstratës kemi përcaktuar objektivat dhe Kalendarin mujor për promovimin e aktiviteteve të planifikuara në fushën e

Drejtave të njeriut dhe ndërkohë në bashkërendim edhe me Kryesuesin e Kuvendit kemi realizuar Promovimin e rregullores në Web-faqe

,Debatin publik për Rregulloren për Mbrojtje të drejtave të fëmijëve, themelimin e Forumit të OJQ-ve komunale të udhëhequr nga

Znj.Delvina Hoti.

Me kërkesë të Deputeteve të Parlamentit të Kosovës, me datën 2.04.2019 kam bashkë organizuar dhe realizuar takimi mes Deputeteve dhe

Asambleisteve komunale me qëllim shkëmbimi përvojash.

Me 8.04.2019 është realizuar një tryezë konsultuese rajonale me Z.Habit Hajredinaj ,për Hartimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e

Njeriut.

Me datën 18.04.2019 është mbajtur Debati publik për Rregulloren për mbrojtje të Drejtave të fëmijëve ku janë pranuar disa sugjerime të

clat pastaj janë inkorporuar në Rregullore dhe e njejta e përkthyer në gjuhët zyrtare pas miratimit në Asamblenë Komunale është dërguar

në MAPL në aprovim.

Nga data 2.05.2019 Grupi punues të projektit S0-Ri, ka realizuar një Vizitë studimore në Shqipëri ku nikoqir kanë qenë Grupet punuese

në Kukës,Elbasan dhe Librazhd.Qëllimi i vizitës ka qenë këmbimi i përvojave dhe munësia e zhvillimit dhe përmirësimit të sistemeve

sociale.

Page 16: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Me datën 7.05.2019 kemi pasur takim me përfaqësuesit të Komisionerit për përdorimin e gjuhëve në lidhje me gjendjen e përdorimit të

gjuhëve në komunën tonë. Janë dhënë sugjerime dhe propozime nga dy anët me qëllim të realizimit sa më të mirë të drejtës së përdorimit të

gjuhëve zyrtare.

Në kuadër të Drejtorisë Administratës kemi pasur dy takime me OJQ-të rinore për përmirësimin e gjendjes aktuale dhe funkcionalizimin e

Këshillit i Veprimit Rinor lokal.

Gjithashtu kemi realizuar takime përgaditore me Udhëheqësen e Asamblesë Komunale të Fëmijëve dhe me Drejtorin e Administratës për

manifestimin e Ditës së Fëmijëve.

Realizimi i Ditës së fëmijëve – 1 Qershori është bërë nga Asamblea e fëmijëve nën mbështetjen e Drejtorisë së Administratës.

Edhe gjatë munajit Qershor ka pasur shumë takime që janë realizuar në sferën e të drejtave të fëmijëve, dhunën në familje ,çështje të

ndryshme të grave e tj.

Me datën 10.06.2019 kemi pasur takim me përfaqësues të OSBE në lidhje me çështje të ndryshme gjinore ku rëndësi të veçant ka pasur

zbatimi i buxhetimit gjinor në komunën tonë.

Me 20.06.2019 kam marrë pjesë në Konferencën e organizuar në temën “ Trajtimi institucional I rasteve të Dhunës në familje “ e cila

kishte për synim nivelin e përkushtimit institucional për trajtimin e raseve dhe komunikimi mes tyre , identifikimin e mundësive dhe

ofrimin e mbrojtjes efikase për viktimat e dhunës.

Së bashku me udhëheqësen e Asamblesë së fëmijëve në kuadër të OJQ Nevo Koncepti, kemi mbajtur disa takime dhe konsultime rrethë

përgaditjes së tryezës me temën “Trajtimim i rasteve të dhunës ndaj fëmijëve “ e cila u mbajt me 25.06.2019, ku morën pjesë anëtarët e

Mekaniznit Koordinues Komunal kundër Dhunës në familje, Asamblea Komunale e fëmijëve , Drejtori i Administratës ,OJQ dhe media të

ndryshme.Qëllimi i tryezës ishte inicimi i politikave të përshtatshme komunale dhe krijimi i kushteve të volitshme për zhvillim të

shëndetshëm dhe gjithanshëm të fëmijëve në ambiente të mbrojtura dhe sigurta. Gjitha këto të ndërlidhura me trajtimin istiucional të

rasteve të dhunës ndaj fëmijëve me theks të veçant tek dhuna në shkolla.

Me 26.06.2019 kemi marrë pjesë në takimin e përbashkët me Grupin Joformal të grave Asambleiste të komunës së Prizrenit me qëllim të

diskutimit rrethë nxitjes së angazhimit të grave në përgjithësi për çështje të ndryshme të grave dhe adresimi i tyre. Kryesisht diskutimi

është përqëndruar në implementimin e Buxhetimit Gjinor në Institucionin komunal, pastaj në gjendjen e grave në biznese dhe

subvencionimi i tyre,pronësia dhe nxitja e çështjeve të pronsisë së grave dhe si temë e veçant kanë qenë ekzistimi dhe problemet me

qerdhet publike.

Page 17: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Me datën 27.06.2019 kemi marrë pjesë në tryezën e organizuar nga OJQ Qeliza e Gjakovës ,në kuadër të Projektit për shërbime cilësore

sociale dhe familijare ku janë prezantuar të gjeturat nga raporti hulumtues per komunën e Prizrenit. Nga pjesëmarrësit në hulumtim, janë

propozuar shumë ndryshime që komuna e Prizrenit duhet bërë për ngritjen e cilësisë së shërbimeve sociale për qytetarët e vet. Sipas të

gjeturave komuna e Prizrenit qënron shumë më mirë se komuna e Gjakovës dhe Pejës në kuptimin e ndarjes së granteve dhe

subvencioneve për shërbime sociale , por përsëri pamjaftueshëm për të pasur nivel solidë të ofrimit të shërbimeve sociale. Të gjeturat do të

procedohen edhe tek Kryetari i Komunës dhe Kryesuesit të Asambles komunale për shqyrtim të mëtejmë.

Në fund të muajit Qershor si zakonisht përgadisim raportet gjashtmujore per Drejtorin e Administrates dhe Integrime Europiane .

Njësia për IT dhe ndërlidhje

Zyra e TI-së vepron si pikë kryesore e Komunës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin, menaxhimin dhe

mirëmbajtjen e teknologjisë informative, të qeverisjes elektronike dhe të proceseve administrative në komunë. Merret me mirëmbajtjen e

pajisjeve elektronike si kompjuterë, monitorë, printerë, fotokopje dhe UPS. Përveç kësaj bën mirëmbajtjen e rrjetit lokal - LAN, rrjetit në

mes Ndërtesës kryesore dhe ndërtesave tjera të Kuvendit (Presidenca, Drejtoria e Financave, Drejtoria e Arsimit, Qendra për Punë Sociale,

Emergjenca dhe Zjarrfikësit, ish-Kadastri, Biblioteka e Qytetit dhe Pylltaria), jep mbështetje për funksionimin e mirëfilltë të rrjetave të

Zyrave të Gjendjes Civile dhe serverit kryesor ne Dhomën e serverit me të cilën lidhet rrjeti i Komunës me rrjetin qeveritar, me çka

mundësohet ndërlidhja me aplikacionet e ndryshme qeveritare si Intraneti, E-pasuria, E-depoja, E-arkiva, SMVP, Gjendja Civile etj; bën

hapjen e e-mailit zyrtar, dhe bën mirëmbajtjen e File Serverit (të të dhënave).

Pastaj, bën formatizimin dhe instalimin e programeve të licencuara nëpër kompjuter, bën postimin e lajmeve, konkluzioneve,

vendimeve dhe të dokumenteve tjera në Webfaqen e Komunës. Të gjithë kompjuterët e Kuvendit të Prizrenit janë futur në domenin

qeveritar dhe i shfrytëzojnë aplikacionet e licencuara të Windows-it, Office-it dhe antivirusit (Sofos).

Janë bërë këto aktivitete:

-Mbështetja në baza ditore sipas nevojave dhe kërkesave dhe problemeve të paraqitura gjatë punës së përditshme të gjitha

pajisjeve teknologjike.

Page 18: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht

Statistika në formë tabelare:

Viti

Nr Veprimi i ndërmarrë Janar-Qershor 2019

1 Formatizimi dhe instalimi i aplikacioneve në kompjuteret ekzistues 32 formatizim

2 Hapje të shfrytzuesve të ri dhe e-mailit zyrtar 31 hapje

3

Konfigurimi i ruterave (antenave) ndërtesa e Komunës -Statistika,KK-

Financa,KK-Presidenca,KK-QPS,KK-Brig.Zjarrfiksve,KK-Bibloteka 12 konfigurime

4 Riparimi i UPS-ve 24 riparime

5 Inqizimi i mbledhjeve të Kuvendit 8 inqizime

6

Vërja ne funksion te zërimit per mbledhjet e ndryshme ,psh.Debate publike

,mbledhjet e OJQ-ve , KKSB etj. 28 zerime

7 Riparimi i printereve 16 riparime

8 Intervenim në 14 të zyreve Gjendjes Civile 47 Intervenime

9 Lidhja me rrjetin LAN ne Drejtorin e Turizmit 6 lidhje LAN

10 Lidhja me rrjetin LAN të zyreve dhe sporteleve në Drejtorin e Financave 35 lidhje LAN

11

Shpallja në ueb-faqen e komunës: Lajmet,Vendimet e Kryetarit dhe

Vendimet të Kuvendit të Komunës . 211 shpellje

Page 19: KOMUNA E PRIZRENIT RAPORT DREJTORIA E ADMINISTRATËS filePara kesaj nisme, Komuna e Prizrenit ka pasur afersisht 250 procedura, ndërsa me kete proces te thjeshtimit ne aktualisht