24
Profili i Komunës MIRDITË/ SHQIPËRI

Komuna Selite

Embed Size (px)

DESCRIPTION

profil i komunes Selite

Citation preview

Profili i komunës

mIRDITë/ shqIpëRI

© �009 Cango Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përmbajtja e këtij botimi mund të përdoret lirisht dhe të kopjohet për qëllime jo përfitimi, me kusht që çdo riprodhim i tillë të sho-qerohet me njohjen e CANGo-s si autor.

BOTUES:

adresa: Rr. Abdi Toptani, Torre Drini, Nr. 63. Tiranë, Shqipëri. Tel: +355 4 226 20 67email: [email protected] P.o. Box. 7451

Design:

Shtypur: Emal

Tirazhi: 200 Kopje

Qendra për bashkëpunim midis komuniteteve, autoriteteve dhe OJQ-ve

Profili i komunës

Falënderime...................................................................................................5Fjala e Kryetarit të Komunës....................................................................6Historiku i Komunës....................................................................................7Përshkrimi Gjeografik..................................................................................9Klima.............................................................................................................10Burimet Natyrore......................................................................................11Demografia..................................................................................................13Infrastruktura dhe Shërbimet Publike....................................................14Bujqësia dhe Blegtoria...............................................................................15Zhvillimi ekonomik....................................................................................17Arsimi...........................................................................................................19Shërbimi shëndetësor................................................................................19Shërbimet e Përkujdesit Shoqëror..........................................................20Kultura dhe Tradita.....................................................................................20Qeveria Vendore.........................................................................................21

Tabela e Përmbajtjes

Ky botim u mundësua me përkrahjen e Cango, me fonde nga CaFoD UK (Agjensia Katolike e Anglisë dhe e Wellsit për Zhvillim përtej Detit

Falënderime

Qendra për Bashkëpunim midis Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve (CANGO) falënderon në mënyrë të veçantë për mbështetjen dhe kontributin tyre të gjithë ata që ndihmuan në hartimin e profilit

të Komunës Selitë. Pa ndihmën e tyre do të kishte qenë i pamundur grumbullimi i informacionit dhe hartimi i këtij dokumenti. Ne falëndërojmë përfaqësuesit e Këshillit të Komunës, punonjësit e Komunës, dhe në veçanti Kryetarin e Komunës z. Nikolin Lleshaj për bashkëpunimin në grumbullimin dhe sistemimin e të dhënave për këtë profil. Shprehim falënderim dhe mirënjohje për skuadrën e punës, në veçanti për konsulentin tonë Artan Rroji nga Fondacioni për Autonominë dhe Qeverisjen Lokale (FLAG), i cili drejtoi procesin e hartimit të këtij profili.

Përmbajtja e këtij profili reflekton këndvështrimet e përfaqësuesve të Komisionit të Planifikimit Ekonomik të Komunës Selitë dhe të CANGO-s, por jo domosdoshmërisht pozicionin e CAFOD UK (Fondi Katolik i Anglisë dhe i Wellsit për Zhvillimin përtej Detit) që financoi përgatitjen dhe botimin e këtij dokumenti.

Nëntor 2009

Fjala e Kryetarit të Komunës

Komuna Selitë e Mirditës në përmbushje të angazhimeve dhe misionit të saj për

një qeverisje të mirë e në shërbim të komunitetit, ka rastin të paraqesë profilin e komunës sonë.

Falënderojmë veçanërisht stafin e CANGO-s (Qendra për bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Vendore dhe OJF-ve) për ndihmën dhe mbështetjen vendimtare në hartimin e këtij Profili.

Profili i Komunës hartohet për herë të parë nga qeverisja jonë vendore. Ai hedh bazat për prezantimin dhe ekspozimin e burimeve dhe bukurive të natyrës për t’i vënë ato në dispozicion të programeve të zhvillimit të mëtejshëm dhe perspektivës afatgjatë të zonës tonë.

Hartuesit e këtij materiali mirëpresin në çdo kohë diskutime për pasurim të mëtejshëm me të dhëna të reja. Ju falëminderit!

Nikolin Lleshaj

Grupi i punës i ngritur në komunën Selitë dhe unë personalisht falënderojmë të gjithë kontribuesit që me punën e tyre efektive realizuan këtë dokument motivues për një të ardhme premtuese të zonës tonë.

Historiku i Komunës

Selita e Mirditës është banuar që në kohët e lashta, që në kohën e paleolitit të vonshëm, gjë që

e vërtetojnë edhe gërmimet arkeologjike të bëra në një shpellë në afërsi të fshatit Mërkurth ku janë zbuluar vizatime të ndryshme, fragmente enësh prej balte si dhe vegla pune prej guri të latuar.

Emri Selitë, edhe pse i hershëm, gjendet i dokumentuar vetëm duke filluar nga mesjeta e vonshme, në fillimet e shekullit të XVI. Për emërtimin Selitë ka versione të ndryshme. Një version është se emri Selitë vjen nga sllavishtja “sella” që do të thotë fshat, por ky version është i papranueshëm nga ana shkencore. Versioni më i besueshëm është se emri Selitë rrjedh nga fjala shqipe “selitë” (ndërtesa publike, qeveritare) dhe kjo për arsye se Selita është qeverisur ose vetëqeverisur që herët. Në një dokument të vitit 1641, Mark Skura shkruan: “Selita e Madhe është një vendbanim i madh i përbërë nga shumë fshatra, në qendër të saj, në vendin e quajtur Qafë-Kishë, ndodhet Kisha e Shën Aleksandrit (Shën Lleshit), kishë katolike romake që,

përveçse për kryerjen e shërbesave

fetare, shërben edhe si vend për tubime me karakter kombëtar e kulturor”. (A.Q.SH Fondi. Dokumenta para vitit 1912. Vilajeti i Shkodrës)

Selita është pjesë e të ashtëquajturit “tre bajrakët e Ohrit” ku përfshihen edhe Kthella e Rraza, (quhen kështu sepse ishin nën juridiksionin e sanxhakut të Ohrit). Këto treva kishin të përbashkët me trevat e Mirditës dialektin, veshjet, kulturën dhe më kryesorja katolicizmin, ndërkohë që bashkësitë lokale kishin përqafuar besimin islamik të imponuar nga pushtuesi turk. Selita e vjetër (kështu quhet pjesa e popullsisë Selitase autoktone) udhëhiqej nga bajraktari që ka qenë nga familja Kodheli nga fshati Lufaj dhe kryeplaku, i cili ishte nga familja e Gjokolës nga fshati Gjoça.

Nga pikëpamja fetare, Selita përbëhet nga popullsi e përzier. Shumica i përket besimit katolik dhe një pjesë e vogël besimit islam. Pjesa më e madhe e popullsisë së Selitës është popullsi autoktone, ndërsa të tjerët kanë ardhur nga Shoshi i Dukagjinit gjatë gjysmës së parë të shekullit të XVI dhe janë vendosur në fshatrat Kurbnesh, Lëkundë, Mërkurth dhe Kumbull. �

Historiku i Komunës

Ndër vite nga territori i Selitës janë shpërngulur banorë të shumtë sepse vendi ka tokë të pakët bujqësore, por kudo që janë vendosur, në vende të papopulluara më parë, ata i kanë emërtuar vendbanimet e reja me emrin e vendlindjes së tyre, si për shembull Selita e Kurbinit apo Selita e Tiranës. Përveç emërtimit të mbartur nga vendi i origjinës, ata kanë ngritur edhe objektet e kultit, kishat katolike, me po ato emra shenjtorësh që kishin në vendbanimet e origjinës.

Selita e Mirditës ka marrë pjesë në të gjitha lëvizjet patriotike mbarëkombëtare gjatë shekujve, si për shembull në luftën kundër perandorisë turke në fillim të shekullit XIX-të. Në këtë luftë për marrjen e Durrësit, selitasëve iu besua hapja e shtegkalimit për në Durrës nëpërmjet marrjes së kalasë së Prezës, detyrë e cila u përmbush me sukses. Selitasit kanë qenë pjesë edhe e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kështu që, nën drejtimin e bajraktarit Gjetë Geg Voci (Gjikola), kanë luftuar në betejat e zhvilluara nga Lidhja, sidomos në betejën e Shtimes në Kosovë. Selita është përfaqesuar edhe në Kongresin e Lushjës më 1920 nga patrioti Gjon Shkurt Lufi.

Me vendosjen e diktaturës komuniste në 1944 në Shqipëri, Selita përjetoi një persekutim të gjatë, pavarësisht nga burimet e madhe që kishte. Fitimet nga minerali kromit dhe bakrit me përqindje të lartë floriri u shfrytëzuan në mënyrë barbare nga regjimi i kohës. Galeritë e Kurbneshit në Selitë u shndërruan në një vend vdekjeprurës ku për rreth tridhjetë vjet kanë humbur jetën mbi katërqind e pesëdhjetë Selitas dhe të tjerë, nga mosha pesëdhjetë vjeç e poshtë.

9

Përshkrimi Gjeografik

Selita shtrihet në skajin lindor të Mirditës. Ajo kufizohet në veri

me Komunën e Oroshit, në lindje me trevat e Dibrës, në jug-perëndim me Matin, kurse në perëndim dhe veri-perëndim me Komunën Kthellë. Selita është trevë tipike mirditore, pavarësisht ndarjeve territoriale që ka pësuar gjatë shekujve. Selita e Mirditës (Selita e Madhe) është një vend kodrinor-malor që shtrihet në një sipërfaqe mbi 100km2, kurse Selita aktuale shtrihet në një sipërfaqe prej 63km2 dhe ka një lartësi që varion nga 500m-2018m mbi nivelin e detit.

10

Klima

Komuna e Selitës ndodhet në brezin klimatik mesdhetar-malor, me klimë të ftohtë, dhe me dëborë që shkon mbi 0.80-1m dhe zgjat 2-3 muaj, sidomos në lartësitë mbi

1000m, ndërsa në lugina zgjat disa javë. Temperatura mesatare vjetore është 11oC, me një shumë temperaturash aktive biologjike 3000-3100oC në vit. Temperatura më e ulët absolute shumëvjeçare regjistrohet -27oC, por zakonisht temperaturat lëvizin nga 18 në 22oC. Ndërsa temperaturat me të larta takohen gjatë muajit korrik dhe shkojnë deri në 32oC.

Klima e Selitës është e freskët gjatë muajve të verës gjë që e bën të lakmueshme për pushime verore. Sasia e rreshjeve vjetore është 2200-2280mm. Në luginën e Urakës takohen erëra të forta gjatë periudhës së dimrit që mund të shfrytëzohen për prodhimin e energjisë elektrike. Ka një ndriçim me mbi 1800 orë me diell dhe me mesatarisht mbi 156 ditë me diell në vit.

10

11

Burimet Natyrore

ToKa Komuna e Selitës shtrihet në zonalitetin vertikal të ekstremit të brezit bimor të dushqeve dhe në atë të ah-pishës me toka të kafejta dhe toka të murrme pyjore. Ato janë të shkrifta, të pasura me humus, me taban që nuk i kalon përgjithësisht 0,6-0,8m, pak acide deri në neutrale, me fragmente gurësh. Ato kullojnë gjatë dimrit por gjatë verës janë pak të thata, gjë që i bën të përshtatshme për kultivimin e një game të gjerë kulturash bujqësore dhe pemëtarie: mollë, kumbulla, dardha dhe vreshta.

Tokat e murrme pyjore, që gjenden në lartësi, janë të pasura me humus, me taban të cekët, të pasura në azot, mesatarisht të pasura në fosfor dhe potas, të përshtatshme për kultivimin e patates, thekrës etj, si dhe të pemëtoreve me mollë, qershi e kumbulla.

RRjeTi UjoR Relievi i komunës Selitë përshkohet nga disa përrenj të vegjël në fshatrat Kthellë Epër, Lufaj e Lëkundë të cilët kanë pak ujë dhe në periudhën e verës shërbejnë për vaditje. Lumi Uraka që buron nga shpatet e maleve të Didhës dhe të Mullit përshkon fshatrat Mëkurth, Kurbnesh, Zajs dhe përfundon në hidrocentralin e Ulzës. Temperatura e ujit në thellësitë 1.5m është 4-6oC në periudhën e verës dhe -25 deri -30oC në dimër, gjë që mundëson rritjen e troftës, edhe pse në sasira të pakta. Në afërsi të fshatit Mërkurth dhe në hyrje të tij gjendet uji nëntokësor i Shutrejës që mund të shihet nga një pus natyror afro 15 metra në thellësi të tokës.

Në lartësitë 1300m, në zgjatim të rrugës së fshatit Kumbull, gjendet Kroi i Bardhë me ujë me veti kuruese për sëmundjet e veshkave, zemrës, mëlçisë dhe aparatit tretës.

BimëSiaFshatrat e Komunës Selitë ndodhen në nivele klimaterike të ndryshme prandaj ata kanë bimësi të ndryshme si: shkurret (mareja, shqopa, dëllinja, shtogu, fojleta, shelgu, plepi) në fshatrat Kthellë Epër, Bardhaj, Lëkundë, Lufaj; dushqet (qarri, bunga, frashëri, panja) që rriten në gjysëm lartësi të fshatrave Kthellë Epër, në

zonën lindore të Bardhajve, në lartësitë e Trangës në Lufaj, në luginën e lumit Urakë nga Kurbneshi deri në Mërkurth.

Brezi i ahut dhe pishës rritet në lartësitë 1000-1500m, në malet e Mullit, Didhës, Valmorit dhe Kunorës. Në bjeshkët e Kunorës rriten pishat e llojit Arneri i zi, Arneri i bardhë që shërbejnë si lëndë drusore për ndërtime dhe orendi shtëpiake, ndërsa në Didhe e Valmor rritet drunakuqi me lëvore që përdoret në teknologjitë industriale.

Komuna Selitë ka tre rrafshnalta livadhore, me sipërfaqe 611ha, që qëndrojnë mbi krye të fshatrave dhe qytetit Kurbnesh, Zajs, Mërkurth, Kumbull, Kthellë Epër. Kullotat e këtyre rrafshnaltave janë pasuri me vlera ushqimore për verimin e bagëtive të imta. Sasia e barit që mblidhet në to është afro 100-200ton në vit.

11

1�

Pas kalimit të pyjeve në pronësi të komunës, donatorë të ndryshëm kanë ofruar financime për mbarështimin e tyre. Plani strategjik i zhvillimit ekonomik të komunës parashikon pyllëzime të reja, kryesisht me pisha, dhe vendosje të pritave malore për të evituar erozionin nga rreshjet atmosferike. Ndihmesë për mirëmbajtjen dhe shtimin e pyjeve komunale ka dhënë edhe shoqata e pyjeve e cila funksionon prej 5 vjetësh.

FaUNaDendësia dhe largësia nga qendrat e banuara i bën pyjet e komunës strehë për një shumëllojshmëri kafshësh, duke filluar nga insektet, zvarranikët, kafshë të vogla e të mëdha, deri tek kafshët e egra. Në këto pyje gjenden, në varësi edhe të niveleve të brezave klimaterikë, kafshë si: ariu i murmë, ujku, dhelpra, lepuri, shqarthi, vjetulla, nusja e lalës, ketri, bundrri i përrenjve, kaprolli, derri i egër dhe çakalli.

Ndër shpendët përmendim skifterin, shqiponjën e malit, korbin, sorrën, grizh-lën, gushëkuqin, tresklën, zogun e koshar-it, mëllenjën e bardhë dhe të zezë, dal-lëndyshen në kohën e verës, stërqokun, qyqen, qukapikun, bufin, thëllëzën dhe pëllumbin e egër. Zvarranikë që gjenden lehtësisht në zonë janë disa lloj gjarpërin-jsh, më i hasuri nepërka e Ballkanit, zha-piu, hardhuca, breshka si dhe salamandra (në kohë shiu). Edhe bota ujore është e pasur. Në përrenjtë e fshatrave Kthellë Epër, Lëkundë e Lufaj rriten disa lloje amfibësh dhe mustaku, një lloj peshku i ujrave të ëmbël.

Burimet Natyrore

PyjeT Një pasuri tjetër e madhe për zonën e Selitës janë pyjet gjetherënëse dhe ato halore, me një larmi drurësh. Pyjet zënë një sipërfaqe disa herë më të madhe se ajo bujqësore. Këto sipërfaqe pyjore shërbejnë si një bazë e mirë kullosore, sidomos për të dhirtat, ndikojnë pozitivisht në ekologji për një klimë të shëndetëshme, përbëjnë një mbrojtje natyrore nga erozioni, si dhe kanë vlera të larta ekonomike në prodhimin e lëndës drusore. Sipërfaqja e zënë nga pyjet është 5485 ha, e ndarë si më poshtë:

Tabela 1 - Sipërfaqja pyjore

Burimi: Drejtoria e Shërbimit Pyjor

1�

1�

Demografia

Popullsia e Selitës në 2009 arrin në 561 familje me 1998 banorë nga të cilat 66 familje qytet dhe 495 në fshat. Popullsia e Selitës është e ndarë në tetë fshatra dhe një pjesë e vogël banon në qytetin Kurbnesh. Grupmosha mbiizotëruese

në strukturën e popullsisë është ajo aktive (në moshë pune) dhe mosha mesatare e popullsisë është relativisht e re. Pas viteve 1990, për shkak të papunësisë, popullsia aktive ka shënuar ulje pasi rinia ka emigruar në masë. Një pjesë e madhe e banorëve të Selitës janë larguar për një jetë më të mirë në Rrëshen e zona të tjera fushore, dhe një numër i konsiderueshem kanë emigruar.

Tabela 2 - Ecuria e Zhvillimit të Popullsisë në vite

Burimi: Komuna Selitë

Tabela 3- Numri i banorëve për fshat, viti 2009

Burimi: Zyra e Gjendjes Civile, Komuna Kthellë

1�

1�

Infrastruktura dhe Shërbimet Publike

Tabela 4 - Distanca nga qendra e Komunës Selitë me:

Burimi: Komuna Selitë

Tabela 5 - Distanca nga qendra komunës drejt disa fshatrave

Tabela 6 - Distanca nga qendra e komunës Selitë me komunat e tjera

Burimi: Zyra e Shërbimeve Publike

Burimi: Zyra e Shërbimeve Publike

Shërbimet publike që ofrohen në komunë janë:

• Furnizimi me ujë të pijshëmUjësjellësi më i madh është ai i qytetit Kurbnesh, me gjatësi 3 km. Ujësjellës të tjerë funksionalë janë ata të fshatrave Kthellë Epër dhe Kumbull-Mërkurth. Në të gjitha fshatrat janë instaluar çezma te burimi me ujë të pijshëm. • mirëmbajtja e varrezave Varrezat janë të rrethuar, pastrohen dhe mirëmbahen.• TelekomunikacioniRreth 90% e territorit të Komunës Selitë, pra qyteti Kurbnesh dhe fshatrat përreth, mbulohen me sinjal telefonik celular (AMC dhe Vodafon). Së shpejti pritet të lëshojë sinjalin edhe Albtelekom-i. Punë përgatitore është kryer edhe për instalimin e linjave të internetit.•energjia elektrikeKomuna Selitë furnizohet me energji elektrike nga hidrocentrali i Ulzës, me linjë direkte tensioni të lartë (110 kw). Në qytetin Kurbnesh ndodhet një nënstacion elektrik që furnizon fshatrat e Selitës, të Komunës Derjan në Rrethin e Matit dhe një pjesë të fshatrave të Komunës Kthellë.

Komuna Selitë përshkohet nga rruga Tiranë-Rrëshen-Selitë-Lurë dhe ka gjithsej 25

km rrugë të brendshme me karakter komunal. Të gjitha rrugët e fshatrave të komunës lidhen me këtë aks dhe çdo fshat lidhet me qendrën e komunës me rrugë automobilistike. Në komunë janë ndërtuar dhe funksionojnë 8 pasarela, përkatësisht në fshatrat Kthellë Epër, Lëkundë, Kurbnesh e Mërkurth. Mirëmbajtja e tyre financohet nga komuna. Po ashtu rrugët në komunë mirëmbahen dhe pastrohen rregullisht me fonde shtetërore.

1�

Bujqësia dhe Blegtoria

BUjqëSia Komuna Selitë ka një territor prej 11.250 ha, nga të cilat 505 ha sipërfaqe tokë bujqësore. Nga këto të fundit 321 ha u janë ndarë fermerëve të komunës në baze të ligjit 7501, ndërsa pjesa tjetër prej 184 ha është tokë joproduktive dhe pronë shtetërore. Komuna Selitë ka një sipërfaqe pyjore 8394 ha tokë arë, pemëtari 321 ha, livadhore e kullota 611 ha dhe 1740 ha tokë joproduktive.

Fermerët e komunës Selitë kultivojnë në tokat e tyre misër, foragjere (jonxhë) e patate në fshatrat Kurbnesh, Zajs, Kumbull, Mërkurth, Lufaj, kurse në fshatrat pak më të ulta në nivel kultivohet misri, perimet, frutat, vreshtat. Temperaturat e larta bëjnë që në këto fshatra të rriten një shumëllojshmëri frutash si: molla, dardha, fiku, arra, qershia, kumbulla, pjeshka, ndërsa nga perimet:

Tabela 7 - Të Dhëna mbi Tokën

domatja, speci, qepa, hudhra e lakra, pjesa më e madhe e të cilave konservohen për periudhën e dimrit. Në fshatrat Bardhaj dhe Lëkundë kultivohet hardhia dhe shumë fermerë kanë krijuar blloqe me 2-3 dynym vreshta Për mbjelljet e reja me dru frutorë dhe vreshta fermeret janë subvencionuar nga qeveria, gjë që po ndikon në shtimin e sipërfaqeve të mbjella dhe në rritjen e prodhimit.

Burimi: Drejtoria e Shërbimit Pyjor

Tabela 8- Sipërfaqja e tokës që disponojnë fermeret në komunën Selitë

Tabela 9 - Aftësia vaditëse në komunën Selitë

Burimi: Zyra e Bujqësisë, Mirditë

Burimi: Zyra e Kadastrës, komunë

1�

Infrastruktura dhe Shërbimet Publike

BlegToRia

Në komunën Selitë, falë pozitës gjeo-grafike dhe relievit, mbarështohet një blegtori e përshtatshme për prodhimin e mishit, qumështit dhe leshit. Bagëtia e imët zë 70% të totalit të gjësë së gjallë, gjedhi 10% dhe kafshët e tjera shtëpiake afro 20%. Kapaciteti i mbarështimit

është 6000-10000 krerë bagëti të imta, me prioritet të dhirtat e të leshtat. Tregu është i interesuar për mishin “bio”, kështu që pesha mesatare e kafsheve të reja në të imta arrin në 25-35 kg. Blegtorët e disa fshatrave si; Zajs, Mërkurth, Kthellë Epër dhe Kurbnesh arrijnë të çojnë në treg djathë dhie. (Në 10 litra qumësht përftohen 1.5 – 2kg djathë.)

Burimi: Zyra e Bujqësisë Rrëshen

1�

Tabela 10 - Zhvillimi numerik i blegtorisë sipas llojit

1�

Zhvillimi ekonomik

Prodhimi Vendas dhe Biznesi Territori i Selitës përshkohet mes për mes nga lumi Urakë që ka ujë të kulluar dhe të ftohtë dhe është i pasur me troftë me pika të kuqe. Lumi Urakë buron nga gryka e Selitës dhe derdhet në liqenin e Ulzës, liqen nga i cili prodhohet energjis elektrike.

Punësimi E gjithë popullsia e Selitës është e vetëpunësuar kryesisht në sektorin privat: bujqësi, blegëtori, vreshtari dhe pemëtari. Punësimi më i qëndrueshëm është në sektorin publik: arsim dhe shëndetësi.

Tabela 11- Punësimi në Selitë

Burimi: Zyra e Punësimit Mirditë

Biznesi në komunën Selitë konsiston kryesisht në biznese të vogla të fermerëve dhe blegtorëve. Fermerët prodhojnë për nevojat e tyre familjare dhe një pjesë të vogël për tregun: raki, mish (prodhim bio) dhe djathë dhie. E ardhmja e biznesit varet nga shtimi numerik i bagëtisë së imët. Parësore do të jetë rritja dhe mbarështimi i bagëtive të dhirta dhe të leshta.Tabela 12 - Biznese të vogla në komunë

Burimi: Komuna Selitë 1�

1�

Zhvillimi ekonomik

TURizmi Zhvillimi i turizmit, me potencial natyror, mund të përqendrohet në katër drejtime kryesore:

a- turizëm historik, i cili do të jetë familjar dhe do të mund të realizohet në kullat e banorëve në fshatra.

b- turizëm që shfytëzon bukuritë natyrore Territori i Selitës ka shumë shpella, ku më të përmendurat janë shpella e Mërkurthit, shpellat e Ndue Doçit dhe të Shutresë që ndodhet afër fshatit me të njëjtin emër. Selita ofron mundësi për alpinizëm në Gurin e Gjonit dhe vende të tjera me një bukuri natyrore mahnitëse.

c- turizëm kurativ Në territorin e Selitës gjendet edhe burimi i famshëm me ujë kurativ i Kroit të Bardhë që buron nga shpatet perëndimore të malit të Kunorës. Aty vijnë për t’u kuruar me qindra njerëz nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë.

d- agro-turizëm Prodhimet bio të blegtorëve dhe fermerëve nga zonat e bjeshkëve të Mullit, Valmorit, Didhës dhe Trangës përbëjnë një atraksion agro-turistik shumë të dobishëm.

BleTëRRiTjaShumëllojshmëria e bimëve në pyje dhe livadhe dhe distanca e shkurtër e maleve mes tyre ka bërë të mundur shtimin e koshereve të bletëve nga viti në vit. Në gjallërimin e shtimit të bletëve ka ndikuar edhe mospërdorimi i herbicideve nga fermerët dhe kultivuesit e patates.Bletërritësit i lëvizin kosheret në dimër në zona me klimë të butë dhe në verë në bjeshkët e komunës. Zhvillim masiv bleta po gjen në fshatrat Mërkuth, Kurbnesh, Zajs, Trang të Lufajve dhe pjesërisht në fshatrat Bardhaj e Kthellë Epër. Mjalti prodhuar është i një cilësie të lartë dhe mjaft i kërkuar në treg dhe synohet dy apo trefishimi i numrit të koshereve.

iNDUSTRia miNeRaReSelita është e pasur me shumë lloje mineralesh, por më kryesoret janë minerali i kromit dhe ai i bakrit me përqindje të lartë floriri. Zhvillimi i biznesit në komunë është i lidhur edhe me nxjerrjen e këtyre mineraleve. Bakri gjendet në zonën e Kurbneshit dhe të Kthellës së Epër, ndërsa kromi në Hurdh-Toll (mali i Kunorës) dhe në fshatin Lufaj (mali i Trangës). Ndihmesë në kërkimet gjeologjike për vendburimiet dhe sasinë e mineralit po japin kompani kanadeze që ushtrojnë veprimtarinë në këto territore prej disa vjetësh.

BimëT mjeKëSoReNjë pasuri tjetër e madhe për Komunën janë edhe bimët mjekësore dhe hetero-vajore të kësaj zone si: boronica me nënllojet botanike të saj (Vaccunium myrtillus L.), trëndafili i egër (Rosa canina), trumza (Satureja montana), thundërmushka (Tussilago farfara), sherbela (Salvia officinalis), rigoni (Origanum vulgare), milca (Melisa officinalis), lulebasani (Hypericum perforatum), drunakuqi (Rhmmus frangula), dëllinja (Juniperus communis), angulica (Primula veris), mëlqinja (Berberis vulgaris), mareja (Arbustus unedo L.) etj. Me rëndësi të madhe si produkte tërësisht natyrore dhe bio, shumë vitaminike, janë frutat e pyllit si vodha (Sorbus specia L), kumbulla e alpeve (Prunus brigantiaca), mjerdha (Rubus specia vulgatum), molla e egër (Malus silvestris), dardha e egër (Pyrus communi anygdalifoms), murrizi (Crataegus mollis L), rrushkulli (Ruscus aculeatus L), manaferra (Robus ulmifolius) etj, të cilat gjenden me shumicë në bjeshkët e Mullit, Valmorit dhe Kunorës.

1�

19

Arsimi

Shërbimi Shëndetësor

Arsimi shqip në komunë ka filluar në vitin 1923. Në Selitë funksionojnë 4 shkolla në fshatra dhe një shkollë në qytetin Kurbnesh. Deri në vitin 2003 në qytetin Kurbnesh ka funksionuar edhe shkolla e mesme e përgjithshme.

Tabela 13 - Arsimi 9-vjeçar në komunë

Burimi: Zyra e Drejtorisë Arsimore Mirditë

Shërbim shëndetësor parësor në komunën Selitë ofrohet në qendrën shëndetësore në qendër të komunës dhe në qendrat shëndetësore të fshatrave Kthellë Epër, Bardhaj, Kumbull-Mërkurth, të ndërtuar të reja në vitet

2006-2008 me investime të Qeverisë shqiptare. Qendra shëndetësore në fshatin Lëkundë është ndërtuar me fonde të Karitasit austriak, i cili po ndërton edhe një qendër shëndetësore moderne në qendër të komunës. Në këto qendra shërbejnë 11 infermierë-mami, një ndihmës-mjek dhe një mjek familjeje. Në qendrën shëndetësore në qytetin Kurbnesh kryhet shërbim mjekësor 24-orësh.

Tabela 14 - Punonjësit në Shërbimin Shëndetësor në Komunë

Burimi: Zyra e Drejtorisë Shëndetësore Mirditë

19

�0

Shërbimet e Përkujdesit Shoqëror

Përkujdesi shoqëror në komunë ofrohet nga zyra e ndihmës ekonomike, e cila varet nga komuna dhe nga Drejtoria Rajonale Lezhë.

Tabela 15 - Statistika mbi përkujdesin shoqëror

Burimi: Zyra e Ndihmës Sociale në Komunë

Kultura dhe Tradita

ZejtariaAshtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Selitë përpunimi i drurit ka filluar që në kohë të hershme

me prodhimin e lugës dhe kupës së drurit të domosdoshme në jetën e përditshme. Punimi dhe gdhendja në dru spikasin në të gjitha fshatrat, por më shumë në ato fshatra ku pyjet janë më në afërsi, sidomos në Kumbull e Mërkurth.

Punimi i drurit është përqendruar tek prodhimi i enëve për mbajtjen e bulmeteve, për grumbullimin e rrushit dhe të lëngjeve. Në komunën Selitë ka artizanë që realizojnë arka për rroba nusesh, mjete për përpunimin e leshit, tavaneve dekorativë, etj. Në fshatrat Kumbull e Mërkurth prodhohen dërrasa për shtrimin e dyshemeve, për dyer e dritare.

�0

�1

Qeveria Vendore

Struktura Organizative e Qeverisë Komunare SelitëKomuna Selitë përbëhet nga 8

fshatra dhe qyteti Kurbnesh dhe është krijuar me zgjedhjet e para

pluraliste vendore të vitit 1992. Qendra e komunës është në Qytetin e Kurbneshit, ku gjenden zyrat dhe administrata e qeverisë komunare. Këshilli i komunës përbëhet nga kryetari i këshillit e zëvendës kryetari të cilët zgjidhen nga 13 anëtarë që ka këshilli. Këshilli i komunës ka në përbërjen e tij komisionet e përhershme të cilat zgjidhen në fillim të legjistaturës së tij. Stafi administrativ i kryetarit të komunës përbëhet prej 10 punonjësish, 1 punëtor shërbimi dhe 6 kryetarë fshatrash. Struktura e administratës miratohet nga këshilli.

Organizimi i Selitës në bazë fshatrash është bërë që në mesjetën e hershme. Selita e hershme gjatë regjimit diktatorial komunist është ndarë në tre dhe më vonë në dy rrethe dhe dy prefektura ku vazhdon të jetë edhe sot. Njësitë administrative (fshatrat) që përbëjnë Selitën etnike janë:

1. Kurbneshi 7. Lufaj2. Mërkurthi 8. Tharri3. Kumbulla 9. Daçi4. Lëkunda 10. Lami i Madh5. Zajsi 11. Gjoçaj6. Bardhaj (Bozhiqi) 12. Zallë-Gjoçaj

Aktualisht Selita përbëhet nga 9 njësi administrative, një qytet dhe 8 fshatra: 1. Kurbnesh (qytet)2. Kurbnesh (fshat)3.Kumbulla4.Mërkurthi 5.Lëkunda

6.Zajsi7.Bardhaj (Bozhiqi) 8.Lufaj 9.Kthellë Epër

��

KaPaCiTeTi FiNaNCiaR Dhe iNVeSTUeS Në KomUNëBuxheti i komunës ka ardhur në rritje, pavarësisht se mbetet akoma i vogël për të plotësuar nevojat e komunitetit për infrastrukurë dhe shërbime.

Tabela 16 - Buxheti i Komunës në Vite (lekë)

Burimi: Zyra e Financës e Komunës Selitë

Tabela 17 - Investime të realizura nga Qeveria dhe donatorë në Komunën Selitë, në (000 Lekë)

Burimi: Zyra e Financës, komuna Selitë������

��������

�� adresa: Rr. Abdi Toptani, Torre Drini Nr. 63. Tiranë, Shqipëri. P.o. Box. 7451 / Tel: +355 4 226 20 67 / Mob. 069 20 42 190website: www.cangoalbania.org / email: [email protected]

Komuna Selitë, Mirditëe-mail: [email protected]