8
KONKURRUESHMËRIA NË PRODHIMTARINË BLEGTORALE NË KOSOVË (FERMAT E GJEDHEVE) LULZIM SHAMOLLI Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe ZHvillimit Rural [email protected] PËRMBLEDHJE Përmes këtij punimi është synuar të analizohet konkurrueshmëria e fermave blegtorale në Kosovë, me qëllim të identifikimit të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejt, ose të tërthortë, në avantazhin konkurrues të fermave blegtorale. Për të analizuar konkurrueshmërinë kemi realizuar një hulumtim përmes anketimit në fermat e gjedhit. Hulumtimi është realizuar në fermat komerciale (mbi 10 krerë), të cilat prodhojnë për treg. Përzgjedhja e mostrës është bërë përmes metodës së rastit dhe ka përfshirë fermat në tërë territorin e Kosovës. Në anketim janë përfshirë 35 ferma, që përbejnë 5 % të numrit të përgjithshëm të fermave të kësaj kategorie. Në bazë të rezultateve të fituara nga anketimi dhe analiza sektoriale kemi ardhur në përfundim se tri janë sfidat kryesore me të cilat përballen fermat blegtorale në Kosovë: 1) Furnizimi me lëndë të parë; 2) Tregu dhe 3) Menaxhimi. Si përfundim tjetër i këtij punimi është, edhe identifikimi i profilit të fermave. Profili i fermave komerciale të gjedheve në vend (mbi 10/krerë): - Numri i krerëve në fermë: 41 (23/lopë, 7/mëshqerra, /7viça, 4/dema). - Prodhimtaria për krerë: 16.63 l/qumësht/dit dhe 1.1 kg/mish/dit. - Mosha (vjeç): 5/lopë,1.6/dema,1.35/mëshqerra, 0.4/viça. - Raca: Simental/33.33%, Holstein frizis/31.03 %, të tjera/35.64 %. - Fuqia punëtore e angazhuar në fermë (mesatarisht): 1 punëtor për 15 krerë. - Sipërfaqja bujqësore për krerë:0.95 ha,hapësira për krerë:2.23 m²,drita: 20 m²/kope. Punimi ofron edhe modele alternative të fermave konkurruese, të cilat mund të jenë të përshtatshme për kushtet tona. Përpunimi dhe analizimi i të dhënave është bërë sipas praktikave dhe metodave bashkëkohore shkencore dhe profesionale. HYRJE

KONKURRUESHMËRIA NË PRODHIMTARINË …masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kumtesa-shtese-2012-01.pdf · Tregtimi i produkteve të prodhuara: Fermat e anketuara janë komerciale dhe

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KONKURRUESHMËRIA NË PRODHIMTARINË …masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kumtesa-shtese-2012-01.pdf · Tregtimi i produkteve të prodhuara: Fermat e anketuara janë komerciale dhe

KONKURRUESHMËRIA NË PRODHIMTARINË BLEGTORALE NË

KOSOVË (FERMAT E GJEDHEVE)

LULZIM SHAMOLLI

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe ZHvillimit Rural

[email protected]

PËRMBLEDHJE

Përmes këtij punimi është synuar të analizohet konkurrueshmëria e fermave blegtorale në

Kosovë, me qëllim të identifikimit të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët kanë

ndikim të drejtpërdrejt, ose të tërthortë, në avantazhin konkurrues të fermave blegtorale.

Për të analizuar konkurrueshmërinë kemi realizuar një hulumtim përmes anketimit në fermat e

gjedhit. Hulumtimi është realizuar në fermat komerciale (mbi 10 krerë), të cilat prodhojnë për

treg. Përzgjedhja e mostrës është bërë përmes metodës së rastit dhe ka përfshirë fermat në tërë

territorin e Kosovës. Në anketim janë përfshirë 35 ferma, që përbejnë 5 % të numrit të

përgjithshëm të fermave të kësaj kategorie.

Në bazë të rezultateve të fituara nga anketimi dhe analiza sektoriale kemi ardhur në përfundim

se tri janë sfidat kryesore me të cilat përballen fermat blegtorale në Kosovë: 1) Furnizimi me

lëndë të parë; 2) Tregu dhe 3) Menaxhimi.

Si përfundim tjetër i këtij punimi është, edhe identifikimi i profilit të fermave.

Profili i fermave komerciale të gjedheve në vend (mbi 10/krerë):

- Numri i krerëve në fermë: 41 (23/lopë, 7/mëshqerra, /7viça, 4/dema).

- Prodhimtaria për krerë: 16.63 l/qumësht/dit dhe 1.1 kg/mish/dit.

- Mosha (vjeç): 5/lopë,1.6/dema,1.35/mëshqerra, 0.4/viça.

- Raca: Simental/33.33%, Holstein frizis/31.03 %, të tjera/35.64 %.

- Fuqia punëtore e angazhuar në fermë (mesatarisht): 1 punëtor për 15 krerë.

- Sipërfaqja bujqësore për krerë:0.95 ha,hapësira për krerë:2.23 m²,drita: 20 m²/kope.

Punimi ofron edhe modele alternative të fermave konkurruese, të cilat mund të jenë të

përshtatshme për kushtet tona. Përpunimi dhe analizimi i të dhënave është bërë sipas praktikave

dhe metodave bashkëkohore shkencore dhe profesionale.

HYRJE

Page 2: KONKURRUESHMËRIA NË PRODHIMTARINË …masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kumtesa-shtese-2012-01.pdf · Tregtimi i produkteve të prodhuara: Fermat e anketuara janë komerciale dhe

2

Avantazhi absolut, krahasues dhe konkurrues si koncepte, janë paraqitur për herë të parë nga

Adam Smith dhe David Rikardo, 300 vjet me parë, ndërsa si përcaktime moderne janë elaboruar

vetëm në 10-15 vitet e fundit. Mësimi nga kjo teori është përfundimi se specializimi i prodhimit

dhe qarkullimi i lirë i mallrave janë përfitime për tërë partnerët tregtar.

Praktikat e sotme ekonomike botërore njohin dy kritere të vlerësimit të aftësisë konkurruese, të

cilat janë: koncepti i avantazheve krahasuese dhe koncepti i kompetivitetit. Porter (1990) këto

nocione i unifikon në kosto krahasuese. Ai e mbështet teorinë e tij në tre faktorë:Mjedisi

makroekonomik shumë konkurrues; Aftësia rinovuese e teknologjive për reduktimin e kostos;

dhe Shumëllojshmëria e produkteve dhe konkurrenca në treg;

Sipas disa autorëve (Mançe & Mane, 2003), në konkurrueshmëri duhet të merren parasysh:

Kostoja e prodhimit, Menaxhimi, Marketingu dhe Cilësia produktit të krahasueshëm.

Në raportin e konkurrueshmërisë globale 2008–2009 (Porter dhe Schwab 2008),

konkurrueshmëria përkufizohet si ‘Sistem institucionesh, politikash dhe faktorësh që përcaktojnë

nivelin e produktivitetit të një vendi ‘.

Sa i përket konkurrueshmërisë në bujqësi me këtë problematikë është marrë autori Shqiptarë

Engjëll Shkreli në librin e tij ‘Politikat e bujqësisë dhe të ushqimit’ Tiranë, 2006. Ndër problemet

e paraqitura nga autori janë: Rrisku i lartë, krijimi i eksternaliteteve (kostove shoqërore), fiksiteti

i fuqisë punëtore, mungesa e informacionit (asimetria e informacionit), fenomeni bobinë (shumë

prodhues, pak tregtues dhe shumë konsumatorë).

Nëse i referohemi analizave sektoriale të realizuara nga MBPZHR-ja, Produktiviteti dhe cilësia

e prodhimit në këtë sektorë marrë në përgjithësi janë të ulëta, në krahasimi me potencialin dhe

resurset me të cilat posedon vendi.

Sfida kryesore e farmingut kosovar dhe institucioneve relevante mbetet rritja e aftësisë

konkurruese, të cilën do të mundohemi ta adresojmë përmes këtij punimi.

MATERIALI DHE METODAT E PUNËS

Të dhënat që janë përdorur gjatë procesit të hulumtimit janë bazuar në metodën e anketimit.

Hulumtimi është shtrirë në tërë Territorin e Kosovës. Në hulumtim janë përfshirë 35 ferma

komerciale të gjedhit, me mbi 10 krerë, të cilat prodhojnë për treg. Hulumtimi është realizuar në

vitin 2010. Përzgjedhja e mostrës është bërë me metodën e rastit. Në kuadër të metodologjisë së

Page 3: KONKURRUESHMËRIA NË PRODHIMTARINË …masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kumtesa-shtese-2012-01.pdf · Tregtimi i produkteve të prodhuara: Fermat e anketuara janë komerciale dhe

3

punës për këtë punim është përdorur metoda e analizës, sintezës, krahasimit, deskriptive

(përshkruese), si dhe metoda empirike.

Të dhënat janë sistemuar dhe përpunuar në programin E-xell. Të dhënat e fituara janë analizuar

përmes metodave statistikore (mesatares, trendëve, grafikoneve) dhe metodave ekonomike

(pasqyra e të ardhurave, bilanci i gjendjes, metoda lineare për vlerësimin e amortizimit, analiza

SWOT, etj.).

REZULTATET DHE DISKUTIMET

Rezultatet e fituara nga hulumtimi i referohen fermës mesatare me: 41 krerë gjedhe (23 lopë

qumështore, 7 mëshqerra, 7 viça dhe 4 dema).

Me qellim të identifikimit të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm të konkurrueshmërisë në

nivel të fermës, janë analizuar shumë variabla rezultatet e të cilave do t’i prezantojmë në grupe.

Mosha dhe pesha e gjedheve është në suaza të standardeve të kërkuara prodhuese, por nuk

korrespondon me prodhimtarinë e realizuar në fermë. (Potenciali i moshës dhe peshës së kafshës

është më i lart në raport me prodhimin).

Tabela 1: Mosha dhe pesha mesatare e gjedheve

Kategoria Lopë Mëshqerra Viça Dema

Mosha/vjeç 5.0 1.35 0.4 1.6

Pesha /kg 550-600 350-400 150-250 550-600

Të ushqyerit e gjedheve sipas kategorisë dhe prodhimtarisë, pothuajse zbatohet në të gjitha

fermat, ndërsa kriteri i të ushqyerit sipas periudhës së laktacionit është i pa përfillshëm.

Sa i përket sigurimit të ushqimit, në 79% të rasteve sigurohet nga ferma, kryesisht ushqimi

voluminoz, ndërsa ushqimin e koncentruar në shumicën e rasteve fermat e sigurojnë nga tregu.

Raporti i sipërfaqes së tokës bujqësore me numrin e krerëve të gjedheve është 0.95 ha /1 krerë

Sa i përket kulturave të mbjella lavërtare dominojnë: drithërat me 73.74 %, bimët foragjere 18.37

%, bimët industriale 2.17 % dhe kulturat tjerat 5.72 %. Struktura e ushqimeve ende është larg

kërkesave ushqyese dhe ekonomike të fermës.

Struktura racore: Dominon raca Simental (33.33%) dhe Holstein frizis (31.03 %), edhe pse

potenciali prodhues i tyre është larg potencialit gjenetik të racës.

Page 4: KONKURRUESHMËRIA NË PRODHIMTARINË …masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kumtesa-shtese-2012-01.pdf · Tregtimi i produkteve të prodhuara: Fermat e anketuara janë komerciale dhe

4

Kushtet e mbarështimit: Në shumicën e fermave të anketuara dominon sistemi i lidhur i

mbajtjes së kafshëve, në disa raste është i kombinuar (11.43%). Sa i përket hapësirës së

nevojshme për krerë, pothuajse është në suaza të standardeve të kërkuara, hapësira mesatare në

fermat e anketuara është: 2.23 m²/1krerë, ndërsa sipërfaqja e dritareve nga e cila sigurohet drita

sillet mesatarisht: 20 m²/kope. ( të dhënat i referohen kopesë mesatare/41 krerë).

Mbarësimi i gjedheve: Në 40% të rasteve bëhet me inseminim artificial, në 31.43% të

rasteve bëhet me mbarsim natyral të kontrolluar, ndërsa 28.57 % e fermave e aplikojnë

mbarësimin e kombinuar (natyral dhe artificial).

Prodhimtaria mesatare e qumështit për fermë është: 16.63 l/krerë/dit ose 5.072 t/krerë/vit,

ndërsa prodhimtaria mesatare e mishit për fermë është: 1.1 kg/krerë/ditë. Prodhimtaria e mishit

është prodhimtari sekondare e shumë fermave të qumështit).

Niveli i prodhimit nuk ndryshon shumë në fermat e anketuara, për arsyeje se tre faktorët e

prodhimit: raca, ushqimi dhe kushtet e mbarështimit po thuajse janë të një niveli të përafërt.

Nëse bëjmë një krahasim me mesataren e prodhimit të qumështi me vendet e BE-së, vërehet një

ndryshim prej -1.3 t/krerë/vit (DAIRY RAPORT (2009): International Farm Comparison

Network (IFCN). Austria.

Numri i punëtorëve të angazhuar në fermë: Të dhënat rreth fuqisë punëtore në bujqësi janë

të rëndësishme për të vlerësuar se në çfarë mase bujqësia mund të absorboj fuqinë punëtore

rurale. Fermat në shumicën e rasteve kanë të angazhuar anëtarët e familjes në punët e fermës (me

orar të plotë) ndërsa punëtorë sezonal kryesisht i angazhojnë nga komuniteti rural.

Mesatarja e fuqisë punëtore të angazhuar në fermë është 2.68 punëtorë të rregullt dhe 0.94

punëtorë të përkohshëm. Numri i punëtorëve në raport me numrin e krerëve është mesatarisht

1/15 krerë.

Tregtimi i produkteve të prodhuara: Fermat e anketuara janë komerciale dhe janë të

orientuar nga tregu rreth 93% e produkteve të prodhuara në fermë plasohen në treg , ndërsa 7%

e tyre shfrytëzohen për nevoja vetanake.

Sa i përket tregtimit të qumështit, fermerët e dorëzojnë në pikat grumbulluese me një çmim

mesatar prej 0.28 €/1 l, dorëzimin e bëjnë drejtpërdrejtë (88.75% të rasteve), ndërsa një numër i

vogël i fermave qumeshtin dhe produktet e tyre i shesin në tregjet e gjelbra.

Ndersa plasimin e mishit (kafshë të gjalla për majmëri), fermerët e bëjnë në tregjet e kafshëve

me një çmim mesatar prej 1.8 €/1kg mish peshë e gjallë.

Page 5: KONKURRUESHMËRIA NË PRODHIMTARINË …masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kumtesa-shtese-2012-01.pdf · Tregtimi i produkteve të prodhuara: Fermat e anketuara janë komerciale dhe

5

Të ardhurat e fermës (Nga ferma dhe nga aktivitetet tjera bujqësore): Të ardhurat mesatare

vjetore për mesataren e fermës janë: 38,312.87 €/vit. Burimi kryesorë i të ardhurave është

qumësht me rreth 75%, pastaj mishi: 11.18% dhe produkte të tjera: 13.82 %.

Sa i përket sigurimit te të ardhurave nga burimet tjera alternative (shitja e produkteve bujqësore

dhe kryerja e shërbimeve bujqësore) vetëm një numër i vogël i fermave zhvillon aktivitete

alternative bujqësore. Nga këto aktivitete ferma siguron të hyra 783.15 €/vit/fermë.

Gjithashtu një pjesë e të ardhurave fermerët e sigurojnë nga subvencionet (mesatarisht 750

€/vit/fermë). Në llogaritjen e të ardhurave nuk është përfshirë vlera e produkteve të konsumuara

nga ekonomia familjare.

Grafiku 1: Të ardhurat e krijuara në fermë / %

72.15%

10.93%

9.22%3.97%

1.96%1.77%

Qumështi

Mishi

P.e qumështit

Kafshët e gjalla

Subvecione

Të tjera

Shpenzimet e fermës: Shpenzimet mesatare vjetore të fermave të anketuara janë 27,469.50 €/vit

Në llogaritjen e profitabilitetit të fermës janë marrë për bazë vetëm shpenzimet variabile dhe

shpenzimet e interesit të kredisë. Shpenzimet fikse nuk janë të përfshira: shpenzimet e

amortizimit të objekteve, pajisjeve, kafshëve, mortaliteti, fuqia punëtore fikse, etj.

Tabela 2: Pjesëmarrja e shpenzimeve variabile / €.%

Lloji i

shpenzimit

Ushqimi Shërbimet

veterinare

Uji Rryma F.punëtore

angazhuar

Të tjera

Vlera/€ 16,284.27 788.87 202.6 920.60 3,997.00 779.81

Pjesëmarrja/% 70.88 3.43 0.88 4.01 17.40 3.39

Në bazë të te ardhurave të siguruara nga shitja e produkteve dhe shërbimeve si dhe shpenzimet e

tregtueshme të realizuar ne fermë rezulton se fitimi mesatar vjetor në fermat e anketuara është

10,843.37 €/vit ose 903.61 €/muaj.

Treguesi më sinjifikant që tregon aftësinë konkurruese të prodhuesit blegtoral është kostoja e

prodhimit. Niveli i kostos ne disa raste është në pikën kritike të prodhimit, si rezultat i shumë

faktorëve kufizues:

Page 6: KONKURRUESHMËRIA NË PRODHIMTARINË …masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kumtesa-shtese-2012-01.pdf · Tregtimi i produkteve të prodhuara: Fermat e anketuara janë komerciale dhe

6

- Fluktuimi i çmimeve të ushqimit dhe shpenzimet e larta të ushqimit (70%).

- Pjesëmarrja e lartë e fuqisë punëtore për njësi të prodhimit (1 fermer/15 krerë),

- Shpenzimet e mëdha në ndërtimin e objekteve (stallave, depove për ushqim

- Norma e lartë e interesit të kredive bujqësore (mbi 15% interes).

Fitimi i realizuar nuk paraqet fitimin real të fermës, pasi që nuk jan përshirë të gjitha shpenzimet

e fermës (Amortizimi, Fuqia punëtore vetanake, mortaliteti i kafshëve).

Treguesi më sinjifikant që tregon aftësinë konkurruese të prodhuesit blegtoral është kostoja e

prodhimit. Niveli i kostos është në pikën kritike të prodhimit, në disa raste prodhuesi nuk mund ti

mbuloj as shpenzimet variabile (siç ka qenë rasti në vitin 2008, kur kemi pasur rritje enorme të

çmimeve të ushqimit për kafshë).

Aftësia menaxheriale: Fermerët e moshës prej 30-45 vjeç, të gjinisë mashkullore (100%)

dhe me një nivel të mesëm shkollimi, dominojnë në strukturën menaxheriale të fermave të

anketuara. Fermerët janë me njohuri dhe kapacitete të pa mjaftuara menaxheriale, që mund të

konsiderohet si një faktor kufizues i konkurrueshmërisë.

Të gjitha përmirësime në fermë duhet të bëhen nga menaxhementi i fermës. Burimet njerëzore

janë resursi më i rëndësishëm i një biznesi dhe çdo investim në këtë resurs, fermës i siguron një

avantazh konkurrues.

KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET

Nga rezultatet e fituara nga hulumtimi dhe analizat e bëra në këtë sektor, mund të konkludojmë

se, sfidat kryesore të konkurrueshmërisë në nivel ferme janë: Furnizimi me lëndë të parë;

Menaxhimi; dhe Tregu;

Furnizimi me lëndë të parë: Kostoja e lartë prodhuese dhe cilësia e dobët e bazës ushqyese

dhe e materialit riprodhues janë dy probleme në të ushqyerit, cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në

uljen e aftësisë konkurruese të fermës.(Pjesëmarrja e ushqimit në shpenzimet variabile është

70.88 % ndërsa furnizimi me material riprodhues (mëshqerra dhe farë), bëhet kryesisht nga

importi: 57.14 %, i cili është i kulitetit jo të mirë),

Menaxhimi:Aftësia e pamjaftueshme menaxheriale e fermerëve, mungesa e një plani

menaxherial, pjesë e të cilit do të ishin inovacionet në teknologji, marketing, praktika të mira dhe

në mbajtjen e kontabilitet të fermës, ka ndikuar në afarizmin jo të mirë të fermave.

Sa i përket arsimimit bujqësor vetëm 5.7 % e tyre kanë përgatitje të lartë shkollore relevante.

Page 7: KONKURRUESHMËRIA NË PRODHIMTARINË …masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kumtesa-shtese-2012-01.pdf · Tregtimi i produkteve të prodhuara: Fermat e anketuara janë komerciale dhe

7

Tregu: Problemi i sigurimit të tregut për fermerët blegtoral mbetet sfida më e madhe.

Problemet me plasimin e produkteve të prodhuar ndërlidhen me mungesën e pikave

grumbulluese, marrëveshjeve kontrakatuale (në mes të fermerit dhe përpunuesit) dhe çmimet e

ulëta të grumbullimit të qumështi. Në mungesë të një tregu të sigurt, fermerët ballafaqohen me

stoqe dhe shfrytëzim joekonomik të produkteve të prodhuara.

Rezultatet e fituara nga anketimi na orjentojn nga disa modele (alternativa) të fermave të cilat

mund të jenë të përshtatshme për kushte tona.

Ferma mikse (qumësht-mish), me burime alternative te të ardhurave duke e ruajtur

karakterin e saj familjar, është modeli me i mirë i mundshëm i fermave konkurruese për rrethanat

ekzistuese. Ajo që i bënë këto ferma konkurruese dhe të qëndrueshme në aspektin financiar

është prodhimtaria (qumështi, mishi, materiali riprodhues) dhe aktivitetet alternative(prodhimi i

produkteve lavërtare, ofrimi i shërbimeve bujqësore dhe dhënia me qira e pajisjeve ).

Një model alternativ i fermave konkurruese mund të jenë edhe fermat e specializuara.

Fermat e specializuara me sistem vertikal të integruar të prodhimit (prodhim përpunim dhe

tregtim), do të siguronin shtim të vlerës së produktit. Aftësia konkurruese e këtij modeli qëndron

në shpërndarjen racionale të kostos fikse dhe konvertimin e ushqimit për njësi të prodhimit si dhe

në rritjen e vlerës së produkti përmes shitjes së drejtpërdrejt. Modelet e ofruara mund te jen

konkurruese vetëm nëse kemi zvogëlim të shpenzimeve fikse për njësi të prodhimit (fuqisë

punëtore dhe objekteve), përmirësim të bazës ushqyese nga aspekti i cilësisë dhe kostos së

prodhimit, përmirësim racor, integrim vertikal të fermave dhe sigurim alternativ te të hyrave.

LITERATURA E KOSULTUAR DHE BURIMET E SHFRYTËZUARA

Anketat, 35 anketa te relizuara ne fermat komercila me mbi 10 krerë gjedhe, në tërë teritorin e Kosovës,

Prishtinë, 2010

POETER and SCHWAB (2008):Raporti i konkurrueshmërisë globale: 2008-2009.

DAIRY RAPORT (2009): International Farm Comparison Network (IFCN). Austria.

KAVEI, S & ERJAVEC E. (2003): Competitiveness of LivestockProduction in Slovenia in View of

Approaching EU Accession. Slovenia.

DHAME. M. S (2003): Kontabiliteti Financiar. Shtepia botuese “ GERVIS”. Tiranë..

MINISTRIA E BUJQËSISË PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL: Plani i Zhvillimit Rural dhe

Bujqësorë 2007-2013, Prishtinë 2006. dhe Analiza e Sektorit të Blegtorisë, Prishtinë. (2010):

Page 8: KONKURRUESHMËRIA NË PRODHIMTARINË …masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kumtesa-shtese-2012-01.pdf · Tregtimi i produkteve të prodhuara: Fermat e anketuara janë komerciale dhe

8

Redaktor

Murteza Osdautaj

Ndihmuan në përgatitjen e librit

Ukë Osmanaj

Mensur Neziri

Sebahate Jupolli

Kopërtinën dhe radhitjen kompjuterike

Murteza Osdautaj

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

001(496.51)

Kumtesat : nga konferenca vjetore e shkencës “Java e

shkencës 2012” / [Redaktor Murteza Osdautaj]. - Prishtinë :

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë :

Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë, 2012. - 586 f. :

ilustr. ; 24 cm.

1. Osdautaj, Murteza

ISBN 978-9951-16-047-6