39
KONTRATA MBI SHITJEN (EMPTIO VENDITIO ) 1. Nocioni i kontratës mbi shitjen Kontrata mbi shitjen është kontratë me anë të së cilës një subjekt që quhet shitës detyrohet të bartë ndonjë send pronësi ose t’ia dorëzojë ndonjë të drejtë pronësore subjektit tjetër që quhet blerës , i cili detyrohet nga ana e vet të paguajë shumën e caktuar të parave si çmim.Subjektet që lidhin kontratë mbi shitjen janë shtiësi dhe blerësi, të cilët janë palë kontraktuese në këtë kontratë.Me vetë faktin e lidhjes se kontratës së shitjes nuk fitohet e drejta e pronësisë. Kontrata mbi shitjen paraqitet si bazë juridike (iustus titulus) e cila është e domosdoshme për fitimin e së drejtës së pronësisë kurse akti i dorëzimit të sendit si akt real (modus aquirendi). Për sendet e luajtshme akti i dorëzimit bëhet “ prej dore në dorë “ ,kurse për sendet e paluajtshme “ dorëzimi simbolik i dokumentit ”.Kontrata e shitjes është një ndër kontratat kryesore të qarkullimit të mallërave dhe dhënies së shërbimeve.Qëllimi i lidhjes së kësaj kontrate është tjetërsimi i të drejtës së pronësisë, ose fitimi i ndonjë të drejte tjetër pasurore nga ana e blerësit. 1.1. Karakteristikat e kontratës së shitjes Kontrata mbi shitjen si kontratë mbi tjetërsimin e sendeve dhe të drejtave,karakterizohet me veçori të caktuara juridike : - Kontrata mbi shitjen është kontratë konsensuale ; - Kontrata mbi shitjen është kontratë joformale , sepse për plotfu-qishmërinë e saj nuk kërkohet forma e caktuar. Nga kjo rregull LMD bën përjashtim kur lëndë e këtyre kontratave janë sendet e paluajtshme e kontrata duhet të lidhet në formën me shkrim. Forma me shkrim në këto raste paraqitet si një prej elementeve thelbësore për ekzistimin e kontratës ;

KONTRAKTORE 02

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KONTRAKTORE 02

KONTRATA MBI SHITJEN (EMPTIO VENDITIO )

1. Nocioni i kontratës mbi shitjenKontrata mbi shitjen është kontratë me anë të së cilës një subjekt që quhet shitës detyrohet të bartë ndonjë send në pronësi ose t’ia dorëzojë ndonjë të drejtë pronësore subjektit tjetër që quhet blerës , i cili detyrohet nga ana e vet të paguajë shumën e caktuar të parave si çmim.Subjektet që lidhin kontratë mbi shitjen janë shtiësi dhe blerësi, të cilët janë palë kontraktuese në këtë kontratë.Me vetë faktin e lidhjes se kontratës së shitjes nuk fitohet e drejta e pronësisë. Kontrata mbi shitjen paraqitet si bazë juridike (iustus titulus) e cila është e domosdoshme për fitimin e së drejtës së pronësisë kurse akti i dorëzimit të sendit si akt real (modus aquirendi).Për sendet e luajtshme akti i dorëzimit bëhet “ prej dore në dorë “ ,kurse për sendet e paluajtshme “ dorëzimi simbolik i dokumentit ”.Kontrata e shitjes është një ndër kontratat kryesore të qarkullimit të mallërave dhe dhënies së shërbimeve.Qëllimi i lidhjes së kësaj kontrate është tjetërsimi i të drejtës së pronësisë, ose fitimi i ndonjë të drejte tjetër pasurore nga ana e blerësit.

1.1. Karakteristikat e kontratës së shitjesKontrata mbi shitjen si kontratë mbi tjetërsimin e sendeve dhe të drejtave,karakterizohet me veçori të caktuara juridike :- Kontrata mbi shitjen është kontratë konsensuale ;- Kontrata mbi shitjen është kontratë joformale , sepse për plotfu-qishmërinë e saj nuk kërkohet forma e caktuar. Nga kjo rregull LMD bën përjashtim kur lëndë e këtyre kontratave janë sendet e paluajtshme e kontrata duhet të lidhet në formën me shkrim. Forma me shkrim në këto raste paraqitet si një prej elementeve thelbësore për ekzistimin e kontratës ;-Kontrata mbi shitjen është kontratë me shpërblim , sepse blerësi dhe shitësi kanë për detyrë të japin shumën e caktuar të parave ose sendeve që paraqesin shpërblimin e barazvlefshëm ;-Kontrata mbi shitjen është kontratë komutative , sepse palët që në çastin e lidhjes se kontratës i dijnë të drejtat dhe detyrat e veta;-Kontrata mbi shitjen është kontratë e dyanshme detyruese , sepse palët kanë detyra reciproke. Shitësi duhet të bartë të drejtën e pronësisë të ndonjë sendi ose të ndonjë të drejte pasurore në blerësin, kurse blerësi shumën e caktuar të parave - çmimin, në shtiësin.

2. Zhvillimi historik i rregullave të kontratës mbi shitjen Kontrata mbi shitjen konsiderohet një nga kontratat më të vjetra të të drejtës së detyrimeve. Paraardhëse e kësaj kontrate ka qenë kontrata mbi këmbimin.Me prerjen e monedhave të para metalike shitja merr formë të plotë juridike duke u veçuar si kontratë e veçantë dhe me shumë rëndësi.Rregullat e kësaj kontrate hasen qysh në Kodin e Hamurabit, por zhvillimin më të hovshëm juridik e arrin në të drejtën romake.

Page 2: KONTRAKTORE 02

2.1. Kontrata mbi shitjen në të drejtën romakeKontrata mbi shitjen - emptio venditio në të drejtën romake ishte kontratë konsensuale, bilaterale, që lidhet me marrëveshjen e thjeshtë midis shitësit dhe blerësit.Çdo shitëblerje mbante dy prestime : shitësi zotohej se do ta kalojë mallin në posedim të papenguar të blerësit (merx), kurse bleresi zotohej se do t’ia paguaj çmimin ( pretium ) shitesit.Objekt shitëblerjeje mund të ishin të gjitha sendet e trupshme dhe të patrupshme ( të drejtat ) , madje edhe sendet e ardhshme.Detyrimi themelor i shitësit sipas kësaj kontrate ishte që të dorëzojë mallin blerësit në atë kohë dhe vend ashtu siç ishin marrë vesh me blerësin. Shitësi përgjigjej për çdo dëm që paraqitej në sende e që ishte pasojë e fajësisë së tij mirëpo nuk përgjigjej kurr për casus (rastin) dhe vis majores-fuqinë madhore. Shitësi kishte detyrën e garantuesit për mungesat fizike dhe mungesat juridike në rast eviksioni e që rregullohej me rregullat e actio auctoritatis. Ndërkaq Actio venditio përdorej për t’i mbrojtur të gjitha të drejtat e shitësit.Detyrimet e blerësit ishin që t’i paguajë shitësit çmimin, që të marrë për sipër rrezikun për shkatërrimin e rastësishëm të sendit dhe që të marrë mallin e dërguar.Për mbrojtjen e të drejtave të veta shitësi përdorte padinë actio empti.

2.2. Kontrata mbi shitjen në shtetin ilir dhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Në shtetin ilir, shitja dhe qiraja nijheshin si marrëdhënie kontraktore , poashtu me norma juridike sanksionohej edhe instituti i parablerjes.Parablerja lidhej me qëllim që të ruante deri diku pronat e vogla të fshatarëve nga grabitja e latifundistëve skallvopronarë. Sipas këtij institucioni, një I afërm i shitësit ndërhynte duke kërkuar që të bëhej blerës i një sipërfaqeje toke kundrejt një të huaji duke i ofurar shitësit kushte po aq të favorshme. Kanuni i Lekë Dukagjinit e rregullonte kontratën mbi shitjen si një ndër kontratat më të rëndësishme që lidhej me rastin e shkëmbimit të sendeve të ndryshme. Ai rregullonte kontratën mbi shitjen me kushte , pa kushte, me kapar dhe me dëshmitarë.Sipas Kanunit “ sendi i blerë me kushte, në qoftë se dilte me të meta pas shitjes, i kthehej shitësit, ndërsa po të blihej bagëti me kushte dhe po të dilte e sëmurë deri në ditën e Shën Gjergjit, ajo i kthehej shitësit dhe blerësi merrte çmimin.E drejta zakonore shqiptare nijhte dhe zbatonte institutin e parablerjes dhe të riblerjes.E drejta e parablerjes zbatohej në kontratat e shitjes së tokës dhe të shtëpive të cilat u ofroheshin së pari kushërive, vëllezërisë dhe fisit.

3. Kushtet për lidhjen e kontratës mbi shitjenPër t’u lidhur kontrata mbi shitjen duhet të plotësohen kushtet e përgjithshme siç janë : aftësia punuese e palëve, pajtimi i vullnetit, lënda dhe baza e kontratës.3.1. Lënda e kontratës së shitblerjesLënda është kusht i domosdoshëm për lidhjen e kontratës mbi shitjen.Lëndë e kontratës mbi shitjen është : sendi ose e drejta dhe çmimi.

Page 3: KONTRAKTORE 02

a ) Sendi si lëndë e kontratës mbi shitjen - me send në kuptimin juridik nënkuptohet sendi si pjesë e natyrës , i cili mund t’i nënshtrohet pushtetit të njeriut ( sende trupore ) . Doktrina juridike dhe praktika gjyqësore si sende i konsiderojnë edhe energjinë atomike, energjinë elektrike dhe gazin etj.Lëndë e kontratës mbi shitjen mund të jenë “vetëm sendet që gjinden në qarkullim”. Në qarkullim janë ato sende (res in comercium ) që mund të blihen, të shiten ose të këmbehen, ndërkaq sendet jashtë qarkullimit ( res extra comercium ) janë si p.sh. parqet, sheshet, lumenjtë, rrugët, parqet nacionale etj., nuk mund të jenë lëndë e kontratës së shitjes, e nëse janë,kontrata do të jetë absolutisht e pavlefshme.Lëndë e kësaj kontrate mund të jenë sendet me qarkullim të kufizuar,barërat,helmet , mjetet narkotike, armët, metalet (platini, ari) barërat e rrezikshme , për qarkullimin e të cilave nevojitet leje e veçantë nga organet kompetente.Lëndë poashtu mund të jetë edhe sendi i tanishëm dhe sendi i ardhshëm (kontrata mbi shitjen e sendeve me shpresë - emptio rei speratae).Lëndë mund të jenë sendi i luajtshëm , i paluajtshëm , konsumues, jokonsumues, i zëvëndësueshëm, i pazëvëndësueshëm, indivdualisht i caktuar dhe sipas gjinisë.

b ) Të drejtat si lëndë e kontratës mbi shitjen – përveç sendit si lëndë e kontratës mbi shitjen mund të jenë edhe të drejtat dhe këtë vetëm të drejtat pronësore dhe ato që mund të barten. Të gjitha të drejtat e kërkesës mund të jenë lëndë e kontrates mbi shitjen. Lëndë mund të jenë e drejta e autorit, e drejta e kërkesës, e drejta e pronësisë industriale, por ka edhe të drejta të kërkesës të cilat nuk mund të cedohen për shkak se janë të lidhura për personalitetin e subjektit, e këtu hyjnë : e drejta e mbajtjes, e drejta e shpërblimit të dëmit jomaterial.Lëndë e kontratës mbi shitjen mund të jetë : e drejta e pronësisë, e drejta e gëzimit të fryteve ( usus fructus ) , e drejta e perdorimit (usus), e drejta e servitutit sendor.Të drejtat e pengut dhe të hipotekës nuk mund të jenë lëndë e shitjes së veçantë sepse ato janë të drejta akcesore , të cilat lidhen me fatin e të drejtave kryesore.

C). Çmimi - është element thëlbësor i kontratës mbi shitjen. Çmimi paraqet shumën e parave të cilat blerësi ia paguan shitësit si kundërvlerë adekuate për sendin që e merr prej tij.Çmimin e caktojnë palët kontraktuese me marrëveshje, mirëpo në raste të caktuara palët mund t’ia besojnë caktimin e çmimit edhe personit të tretë fizik ose juridik ose ndonjë institucioni. Si persona të tretë mund të paraqiten eksperti, gjyqtari, oda ekonomike, agjensia, arbitrazhi etj.Personi i tretë duhet të caktojë çmimin duke u bazuar në vlersim me ndërshmëri dhe ndërgjegjshmëri. Kur çmimi caktohet nga personi i tretë, ka karakter konstitutiv.

Çmimi i shitjes duhet t’i plotesoje vetite e caktuara siç jane:- çmimi duhet të jetë i caktuar në para ;- çmimi duhet të jetë real - çmimi është real kur i përgjigjet vlerës së vërtetë të sendit ;- çmimi duhet të jetë i drejtë – çmimi është i drejtë nëse është sa gjysma e vlerës së vërtetë të sendit ose sa dyfishi. Nëse çmimi nuk e plotëson këtë veti, kontrata mbi

Page 4: KONTRAKTORE 02

shitjen mund të sulmohet për shkak të dëmtimit pa masë ose si kontratë me fajde dhe të shpallet e pavlefshme.- çmimi duhet të jetë i caktuar ose i caktueshëm .Ekzistojnë disa lloj çmimesh : çmimi paritet, çmimi me arkë- skonto dhe çmimi me rabat.Çmimi paritet – caktohet duke marrë parasysh vendin se ku është bërë ngarkimi i sendit.Çmimi me arkë - skonto – është çmim me zbritje që bën shitësi ndaj blerësit nëse blerësi e paguan çmimin para skadimit të afatit të kontraktuar.Çmimi me rabat – është kontraktim i çmimit me lirim. Nëse rabati kontraktohet 10 % , blerësi paguan 10 % me pak nga shuma e kontraktuar e çmimit.

4. Efektet e kontratës mbi shitjenNga kontrata mbi shitjen rrjedhin të drejta dhe detyrime të caktuara për secilën palë kontraktuese. Pra efektet juridike të kësaj kontrate shprehën në të drejtat dhe detyrat e shitësit dhe blerësit. Ajo që paraqitet detyrë për shitësin njëkohësisht do të thotë e drejtë për blerësin dhe anasjelltas.4.1. Detyrat e shitësit Detyrat themelore të shitësit janë : që t’ia dorëzojë sendin blerësit, të përgjigjet për të metat fizike dhe juridike të sendit dhe të merrë çmimin e shitjes.4.2. Detyrat e blerësit Blerësi në kontratën e shitjes ka këto detyra : detyrën e pagimit të çmimit të shitjes dhe detyrimi i marrjes së sendit të blerë nga shitësi.

5. LLojet e veçanta të kontratës mbi shitjen Disa kontrata të shitjes paraqiten në forma të ndryshme duke iu referuar lëndës, mënyrës së pagimit të çmimit, çastit të dorëzimit të sendit, llojeve dhe modaliteteve të veçanta të kësaj kontrate.Në qarkullimin e sotëm të mallërave dhe në dhënien e sherbimeve janë të njohura këto lloje kontratash të shitjes : kontrata e shitjes sipas mostrës dhe modelit, kontrata e shitjes sipas specifikacionit, kontrata e shitjes kutrum,kontrata mbi shitjen me kredi, kontrata me parapagim, kontrata e shitjes me provë, kontrata e shitjes me të drejtë të gjetjes së blerësit me të mirë, dekreti i shitjes, kontrata e shitjes me të drejtë parablerje, kontrata e shitjes me të drejtë rishitjeje, kontrata me të drejtë përparësie.

5.1. Kontrata e shitjes sipas mostrës ose modelit Kontrata e shitjes sipas mostrës ose modelit është lloj i veçantë i kontratës mbi shitjen. Me anë të kësaj kontrate sendi që i dorëzohet blerësit duhet t’i përgjigjet modelit ose mostrës.Në këtë kontratë modeli paraqitet si bazë kryesore për vërtetimin e cilësisë së sendit të dorëzuar. Nëse sendi të cilin shtiësi ia ka dorëzuar blersit nuk është i njejtë me modelin ose mostrën, atëherë shitësi përgjigjet sipas dispozitave për përgjegjësinë e shitësit për mungesat materiale të sendeve.Cilësia e sendit të dorëzuar vërtetohet sipas modelit i

Page 5: KONTRAKTORE 02

cili shënohet në vulën e palëve kontraktuese , në letrën e etiketave dhe të nënshkrimeve të palëve më karakter të modelit autentik.Nëse ekzistojnë shume modele shitësi dhe blerësi vendosin se cili ka karaketer autentik.Për cilësinë e modelit duhet të ekzistojë pajtimi i vullnetit të palëve kontraktuese. Kontrata mbi modelin është perfekte me vetë lidhjen e saj. Klauzula mbi modelin në kontratë ka rëndësi për ekzekutimin e jo për krijimin e kontratës.Blerësi ka të drejtë të refuzojë marrjen e sendit, nëse ai nuk do të jetë në përputhje me modelin. 5.2. Kontrata e shitjes sipas specifikacionitKjo kontratë është lloj i veçantë i kontratës mbi shitjen. Te kjo kontratë blerësi e rezervon të drejtën që më vonë ta caktojë formën , masën ose detajet tjera të sendit.Lënda e kontratës në këtë rast është e caktuar sipas llojit dhe sasisë. Shitësi do të ketë mundësi të përmbushë detyrën e vet nga kontrata mbasi ta marrë specifikimin nga blerësi.Specifikacioni është deklaratë e shitësit me të cilin më afërsisht caktohen cilësitë e sendit të blerë , ai mund të jetë me shkrim ose me gojë.Shitësi nuk përgjigjet për cilësitë e sendit deri në çastin kur e merr specifikacionin.Sa i përket rrezikut për humbjen ose zhdukjen e rastësishme të sendit, në këtë lloj kontrate të shitjes, duhet theksuar se këtë rrezik deri në vonesën e blerësit e heq shitësi i cili është pronar i sendit deri sa t’ia dorëzojë blerësit.

5.3. Kontrata e shitjes kutrum ( pamatur - sipas shikimit )Me këtë kontratë blihen sendet sipas një shikimi të zakonshëm. Me rastin e dorëzimit të sendit, sendi nuk matet dhe nuk shikohet hollësisht cilësia e tij, por merret ashtu siç është.Në këtë kontratë përgjegjësia e shitësit është më e butë në krahasim me shitjet e zakonshme.Të kjo kontratë nuk zbatohet dëmtimi pamasë ( laesio enormis).Shitësi do t’i përgjigjet blerësit vetëm nëse do t’i japë cilësi që faktikisht nuk i kanë dhe synon që me këtë ta mashtrojë blerësin.Dëmtimet eventuale të sendit prej lidhjes së kontratës e deri në dorëzim të shkaktuara pa fajin e shitësit bien në barrë të blerësit.

5.4. Kontrata mbi shitjen me kredi ( me këste)Me këtë kontratë shitësi detyrohet t’ia dorëzojë blerësit një send të luajtshem të caktuar, para se t’i paguhet çmimi në tërësi, kurse blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguaj çmimin në këste, pra në intervale të caktuara kohore.Në këtë kontratë shitësi zakonisht është subjekt ekonomik-organizata ekonomike, ndersa blerësi është kryesisht personi fizikë.Lëndë e kesaj kontrate janë sendet e luajtshme. Kjo kontratë është kontratë formale sepse ajo duhet të perpilohet në formën me shkrim për të krijuar efekte juridike në mes palëve kontraktuese.Te kjo kontratë nuk ekziston njëkohëshmeria e permbushjes se detyrave të palëve kontraktuese, sepse shitësi këtë e bënë para blerësit.Sigurimi i shitësit në këtë kontratë është bërë në atë menyrë që ai të mbetet pronar i sendit deri në çastin e pagimit të këstit të fundit nga ana e blerësit. Shitësi e mbanë për vete të drejtën e pronësisë - pactum rezervati domini. Ne rast të mospagimit të çmimit, shitësi ka të drejt të mbrohet me padinë

Page 6: KONTRAKTORE 02

pronësore dhe të kërkojë këthimin e sendit.Në rast se blerësi vonohet për të bërë pagimin e njërit këst, të gjitha këstet tjera arrijnë menjëherë për pagesë dhe nese nuk do t’i paguaj, shitësi do t’i ndalë këstet e paguara si shperblim për perdorimin e sendit dhe nga blerësi do të marr sendin prapa.Kjo kontratë quhet me këste sepse blerësi paguan çmimin me një numer këstesh të barabarta në afat të caktuara pas marrjes se sendit.

5.5. Kontrata e shitjes me parapagimMe këtë kontratë blerësi detyrohet që çmimin e shitjes t’a paguaj para marrjes se sendit. Kjo kontratë gjenë shprehjë në blerjen e librave, revistave, shtypit, mbushjeve të telefonit etj.Në këtë kontratë blerësi nuk mund të paraqes kundershtim për mospermbushjen e kontratës sepse ai është i detyruar që i pari t’a paguaj çmimin. Në këtë kontratë nuk mund të kontraktohet klauzula e rezervimit të pronësisë – paktum reservati domini.

5.6.Kontrata e shitjes me të drejtë riblerjeje Kjo është lloj i vqantë i kontratës mbi shitjen.Në këtë kontratë shitësi e mbanë për vete të drejtën që deri në një kohë të caktuar mund të kërkojë nga blerësi kthimin e sendit të cilin e ka shitur duke i’a kthyer njëkohësisht çmimin e shitjes .E drejta e riblerjes duhet të jetë e kontraktuar në vet kontratën mbi shitjen.Blerisi ka për detyrë që sendin nuk mund t’a tjetersojë, e as t’a ngarkojë gjatë kohës se riblerjes.Për shpenzimet e blerësit lidhur me sendin, shitësi do t’ia kompenzoj vetem shpenzimet e domosdoshme. Me rastin e kthimit të sendit, blerësi nuk e ka borgj kthimin e frytave, ashtu edhe shitësi i ka borgj atij vetem çmimin por jo edhe kamatën.Nese blerësi e tjeterson sendin te ndonjë person i tretë, shitësi mund t’a kerkojë sendin të personi i tretë i pandergjegjëshem, ndersa kur është në pyetje përsoni i ndergjegjëshem, shitësi mund t’i drejtohet vetem blerësit dhe të kerkojë shperblimin e dëmit për mosekzekutimin e detyrimit të tij kontraktor.

KONTRARA MBI KEMBIMIN (PERMUTATIO)1. Nocioni i kontratres mbi kembimin

Kontrata mbi kembimin është ajo në të cilën dy palë kontraktuese, që quhën kembyes, detyrohen ndaj njeri-tjetrit që të bartin në pronësi sendet ose ndonjë të drejtë tjetër të pasurisë , pa ndermjetësinin e parave. Kjo kontratë është paraqitur që në koherat e lashta atëhërë kur që paraqitur nevoja e kembimit të mallit me mall, kur paraja nuk ishte paraqitur si ndermjetësuese në qarkullimin e mallërave.Rëndësia e kesaj kontrate shfaqet në ekonomin e mbyllur natyrale.Kjo kontratë gjenë zbatim në periudhat e krizave monetare dhe në inflacion kur krijohet mosbesimi i palëve në vlerën monetare si menyrë ligjore e pagesës.Me paraqitjën e parasë si ndermjetësuese, si masë e përgjithëshme e vlerave, kontrata mbi kembimin fillon të humbë rëndësinë si instrument

Page 7: KONTRAKTORE 02

juridik i qarkullimit.Kjo kontratë gjenë zbatim në praktikë, në rastet e komasacionit, arondimit të tokave bujqësore, në sektorin e të drejtës banesore (me rastin e nderrimi të banesave), poashtu edhe në qarkullimin ndërkombëtar afarist në kontratat e kompenzimit.Në kontratën mbi kembimin , palët kontraktuese ose kembyesit i kanë të dy rolet,rolin e debitorit dhe të kreditorit.Te kembimi i sendit ose i të drejtave me të drejta pa ndermjetësimin e parave, vlera e tyre duhët të jetë e barabartë. Në këtë kontratë çdo kontraktues merr detyrim që t’i dorëzojë sendin që kembehët kontraktuesit tjetër dhe në këtë menyrë ai fiton të drejtën e disponimit, respektivisht të pronësisë.Bartja e pronësisë bëhet në çastin e dorëzimit të sendit të luajtshem, ndësa kur lëndë e kembimit është sendi i paluejtshem dorzimi bëhet me rastin e registrimit në librat e tokës, ose me dorzimin e tapisë në të drejtat në të cilat ekziston tapia.

2. Elementet thelbësore të kontratës mbi kembiminSi elemente thelbësore të kesaj kontrate paraqitën :- Kembimi i sendit me send dhe - Kembimi i të drejtave, që njëkohësisht paraqitën edhe si lëndë e kesaj kontrate.

Lëndë e kontratës mbi kembimin mund të jenë sendet e luajtshme, të paluajtshme, të caktuara ose të caktueshme, të mundëshme, të lejuara në qarkullim, kurse të drejtat të jenë të bartëshme, pra, ato të drejta që lidhen me personalitetin e subjektëve – intuitu përsonae nuk mund të jenë lëndë.Për vlerëshmerinë e kesaj kontrate duhet të plotësohën kushtet e përgjithëshme.Ndersa si kusht i veçantë për lidhjen e kontrates është forma me shkrim e kontratës në të cilën lëndë paraqitët sendi i paluejtshem p.sh. Kontrata mbikembimin e banesave duhet të lidhet në formen me shkrim.

3. Karakteristikat e kontratës mbi kembiminKontratën mbi kembimin e karakterizojnë keto veçori juridike:

- është kontratë e thjeshtë, sepse në përmbajtjen e vet perfshinë elementet e një kontrate;

- është kontratë e pavarur, sepse pavarësisht nga kontratat tjera krijon efekte juridike ndermjet palëve;

- është kontratë komutative, sepse palët që nga çasti i lidhjes i dinë të drejtat dhe detyrimet;

- është kontratë me emer, sepse LMD e rregullon me dispozita shprehimore;- është kontratë e dyanshme detyruese;- është kontratë me shperblim;- është kontratë konsensuale.

4. Efektet e kontratës mbi kembiminEfektet e kesaj kontrate shprehën në të drejtat dhe detyrimet e palëve.Të dy palët i kanë keto të drejta dhe detyrime:

- detyrën e bartjes se të drejtës së pronësisë;

Page 8: KONTRAKTORE 02

- detyrën e dorzimit të sendit;- detyrën e garantimit se sendi nuk ka mungesa juridike dhe fizike; dhe- detyrën e pranimit të së drejtës së bartur.

4.1.Detyra e dorëzimit të sendit dhe e bartjes së pronësisëDetyrë themelore e këmbyesëve është dorëzimi i sendit njëri-tjetrit , në mënyrën, vendin dhe kohën siç janë marrë vesh në kontratë. Dorëzimi i sendeve të luajtshme bëhet në çastin e lidhjes së kontratës, kurse kur lëndë e kësaj kontratë është sendi i paluajtshëm, dorëzimi bëhet në vendin e regjistrimit të tij në librat e tokës ose me rastin e dorëzimit të tapisë.Te këmbimi i banesave dorëzimi konsiderohet se është kryer kur është bërë vendosja faktike në banesë.Shpenzimet e dorëzimit i bartin të dy palët kontraktuese deri në çastin e dorëzimit.Në këtë kontratë secila palë e bartë rrezikun e dëmtimit ose të zhdukjes së sendit deri në dorëzimin e sendit.

4.2. Detyra e mbrojtjes për mungesat juridike dhe fizike të senditÇdo njëri prej këmbyesëve është idetyruar të garanatojë posedimin e qetë dhe të papenguar të sendit. Detyra e mbrojtjes përfshin mbrojtjen me rastin e mungesave materiale ( fizike ) të sendit, si dhe mbrojtja nga shqetësimet juridike (eviksioni ) i sendit.

4.3. Detyra e marrjes së senditKëmbyesit kanë për detyrë që të ndërmarrin veprimë të caktuara për marrjen e sendit të bartur.Nëse marrësi i sendit refuzon të marrë sendin, ai bie në vonesë të kreditorit dhe e bartë rrezikun e dëmtimit ose të zhdukjes së sendit dhe ka për detyrë shpërblimin eventual të dëmit të shkaktuar.

KONTRATA MBI DHURATËN ( DONATIO)1. Nocioni i kontratës mbi dhuratën

Kontrata mbi dhuratën është kontratë e tillë me të cilën njëra palë kontraktuese që quhet dhuratëdhënës, detyrohet të bartë në pronësi të palës tjetër kontraktuese që quhet dhuratëmarrës, ndonjë send të vetin ose ndonjë të drejtë tjetër pasurore pa pagesë.Subjektet e kësaj kontrate janë dhuratëdhënësi dhe dhuratëmarrësi. Dhuratëdhënësi është subjekti i cili detyrohet që pa shpërblim, pa pagesë, t’ia bartë në pronësi ndonjë send të vetin, ose ndonjë të drejtë pasurore palës tjetër.Dhuratëmarrësi është subjekt që merr në pronësi pa pagesë sendin e caktuar ose të drejtën pasurore nga pala tjetër.Pozitën e debitorit e ka dhuratëdhënësi sepse ai duhet të dorëzojë ndonjë send ose ndonjë të drejtë pasurore palës tjetër, kurse pozitën e kreditorit e ka huratëmarrësi, sepse është i autorizuar të kërkojë dorëzimin e dhuratës.Qëllimi i lidhjes së kësaj kontrate është që njëra palë të fitojë dobi materiale pa shpërblim në llogari të palës tjetër.Me këtë kontratë pasuria e njërës palë zvogëlohet kurse pasuria e palës tjetër zmadhohet me bëmirësi, pa pagesë.Pasuria tjetërsohet falas

Page 9: KONTRAKTORE 02

edhe me testament por këtë duhet dalluar me kontratën për dhuratën, sepse testamenti është punë juridike e njëanshme e testatorit që krijon efekte pas vdekjes ( morits causa ) të decujusit ( trashëgimlënësit ), kurse kontrata mbi dhuratën është punë juridike e dyanshme që krijon efekte juridike ndërmjet të gjallëve ( inter vivos ).

2. Karakteristikat e kontratës mbi dhuratënKontratën mbi dhuratën e karakterizojnë këto veçori të caktuara juridike :-është kontratë e njëanshme detyruese ;-është kontratë formale, sepse kur lëndë e kësaj kontratë janë sendet e paluajtshme ligjëdhënësi kërkon shprehimisht formën me shkrim të kontratës. Kjo formë kërkohet me qëllim që të evitojë vendosjen e shpejtë të dhuratdhënësit dhe mendjelehtësinë e tij për dhuratën që e jep, me të cilën e zvogëlon pasurinë e tij pa marrë shpërblim, si dhe për hir të rritjes së sigurisë juridike ;-është kontratë mirëbërëse ( pa shpërblim ) ;-është kontratë e thjeshtë ;-është kontratë kauzale sepse dhuratdhënësi detyrohet ndaj dhuratmarrësit në bazëtë qëllimit personal që të dhurojë ( animus donandi ) , që është i njohur jo vetëm për palët por edhe për personat e tretë ; dhe është kontratë komutative , sepse palët që në çastin e lidhjes i dijnë të drejtat dhe detyrimet.

3. Kushtet për lidhjen e kontratës mbi dhuratën Për lidhjen e kontratës mbi dhuratën duhet të plotësohen këto kushte :

- aftësia punuese e palëve ;- pëlqimi i vullnetit ;- lënda e kontratës ; dhe- baza e kontratës .

3.1. Aftësia punuese e palëve kontraktuese Në këtë kontratë duhet dalluar aftësia punuese e dhuratdhënësit nga aftësia punuesee dhuratmarrësit.Aftësia e dhuratdhënsit- në këtë kontratë dhuratdhënësi duhet të kjetë aftësi të plotë punuese. Personat e mitur dhe personat e zhveshur tërësisht ose pjesërisht nga aftësia punuese nuk mund të jenë në cilësinë e dhuratdhënësit. Ata

Page 10: KONTRAKTORE 02

nuk mund të japin dhuratë , as me pëlqimin e përfaqsuesit te tyre ligjor,as të kujdestarit.Kur është fjala për të miturin mbi 14 vjeç, ata mund të lidhin kontratë mbi dhuratën nëse lënda e dhuratës është rezultat i fitimit të realizuar nga marrëdhënia e punës ose nga kontrata mbi veprën.Mirëpo, të miturit mbi 15 vjeç nuk mund të lidhin kontratë mbi dhuratën edhe me pëlqimin e prindërve përkatësisht kujdestarit, nëse lënda e dhuratës nuk buron nga fitimi i realizuar nga marrëdhënia e punës ose kontrata mbi veprën.Personat juridikë shoqërorë nuk mund të lidhin kontrata mbi dhuratën me individëtdhe të jenë dhuratdhënës.- Aftësia punuese e dhuratëmarrësit- në cilësinë e dhuratmarrësit mund të jenë përveç subjekteve me aftësi punuese edhe subjektet me aftësi të kufizuar punuese dhe subjektet e paaftë për punë. Subjektet e tillë nuk janë të detyruar që për këtë të kërkojnë pëlqimin e përfaqësuesëve të tyre ligjorë.Përfaqesuesit ligjorë në praktikë e lidhin kontratën mbi dhuratën në emër të subjektit plotësisht të zhveshur nga aftësia punuese, si dhe ai mund të kërkojë edhe zgjidhjen e kontratës mbi dhuratën të cilën pa pëlqimin e tij e ka lidhur subjekti plotësisht izhveshur nga aftësia punuese.Të miturit më të rinj se 7 vjeç nuk mund të lidhin kontratën mbi dhuratën as si dhuratmarrës edhe me pëlqimin e prindit ose kujdestarit sepse konsiderohet se këta të mitur nuk janë fare të aftë të shprehin vullnetin e tyre.

3.2. Pëlqimi i vullnetit të palëve kontraktuese mbi elementet thelbësorePëlqim i vullnetit në këtë kontratë do të thotë që palët janë marrë vesh për cedimin pa pagesë në pronësi të ndonjë sendi ose të drejte. Dhuratdhënësi duhet të ketë për qëllim që të japë dobi pasurore pa pagesë (animus donandi) kurse dhuratmarrësi ka për qëllim të marrë atë dobi.Elementet thelbësore në kontratën mbi dhuratën janë : lënda e kontratës dhe animus donandi ( qëllimi i dhurimit ).

3.2.1. Lënda e kontratës mbi dhuratën Lëndë e kontratës mbi dhuratën mund të jetë një send, një e drejtë pasurore ose një dobi tjetër.Lëndë mund të jetë sendi i luajtshëm ose i paluajtshëm që ka vlerë në qarkullim.Lëndë e kësaj kontrate nuk mund të jenë sendet jashtë qarkullimit. Lënda që dhurohet duhet të ekzistojë në çastin e lidhjes së kontratës.Lëndë mund të jetë e drejta e kërkësës , falja e borxhit , e drejta e çpikjes , e drejta e uzus fructit dhe puna.Lëndë nuk mund të jetë sendi i huaj.Në rast tjetetërsimi të sendit të huaj, dhuratëmarrësi i ndërgjegjshëm nuk do t’i ketë borxh asgjë pronarit të sendit, kurse i pandërgjegjshmi ka për t’ia dhënë shpërblimin në të holla të vlerës së sendit të falur.

3.2.2. Animus donandi ( qëllimi i dhurimit )

Page 11: KONTRAKTORE 02

Elementi i dytë thelbësor i kontratës mbi dhuratën është animus donandi ose qëllimi I bëmirësisë-dhurimit të dhuratdhënësit që të cedojë pa shpërblim ndonjë të drejtë pasurore ose send në pronësi të dhuratmarrësit.Ky element e dallon kontratën mbi shitjen dhe këmbimin nga kontrata për dhurimin.Vendimi i dhuratëdhënësit që të dhurojë mbështetet në motive të ndryshme si : mirënjohja, motivet morale, dashuria, motivet humane, patriotike, sportive etj.

4. Efektet juridike të kontratës mbi dhuratën Efektet juridike të kontratës mbi dhuratën krijohen për palët nga çasti kur lidhet kontrata.Lidhja e kësaj kontrate nënkupton propozimin e dhuratdhënësit dhe pranimin e dhuratmarrësit. Kjo kontratë është kontratë detyruese e njëanshme sepse krijon detyrime vetëm në anën e dhuratëdhënësit, kurse të drejta vetëm në anën dhuratëmarrësit.

4.1. Detyrat e dhuratëdhënësitPër dhuratëdhënësin nga lidhja e kontratës mbi dhuratën rrjedhin dy detyra :- detyra e dorëzimit të sendit ose e bartjes së të drejtës dhuratëmarrësit ; dhe- detyra e shpërblimit të dëmit .

4.1.1. Detyra e dorëzimit të sendit ose e barjtes së të drejtës dhuratëmarrësit është detyrë kryesore e dhuratëdhënësit.Me dorëzimin e lëndës së dhuratës realizohet qëllimi i kësaj kontrate dhe kalon e drejta e pronësisë nga dhuratëdhënësi të dhuratëmarrësi.Dorëzimi bëhet me dorëzim real dhe traditio brevu manu. Kur lëndë e kontratës është sendi i paluajtshëm dorëzimi bëhet në vendin e regjistrimit. Me dorëzimin e sendit duhet të dorëzohen të gjitha frytet e sendit.Dorëzimi i sendit duhet të bëhet në kohën dhe vendin e kontraktuar.Në rast mospërmbushjeje dhuratëmarrësi mund të paraqesë padi për ekzekutim.

4.2. Detyra e shpërblimit të dëmitMeqë kontrata mbi dhuratën është kontratë bamirëse, për dhuratëdhënësin nuk ekziston detyra e garantimit për mungesat juridike dhe fizike (materiale) të sendit të bartur, por nëse dhuratëdhënësi i ka heshtur disa gjëra, të cilat kanë qenë të njohura,dhuratëmarrësi ka të drejtë të kërkojë shpërblimin për dëmin e shkaktuar.

5. Llojet e kontratës mbi dhuratënEkzistojnë disa lloje të veçanta të kontratës mbi dhuratën : kontrata reciproke mbi dhuratën, kontrata e përzier mbi dhuratën , kontrata mbi dhuratën pas vdekjes dhe kontrata mbi dhuratën me urdhër.

5.1. Kontrata recirpoke mbi dhuratën ( donacio reciproca )Është lloj i veçantë i kontratës mbi dhuratën që ekziston kur palët ndër vete i japin dhurata njëra tjetrës. Në këtë marrëdhënie juridike të dy palët janë në pozitën e dhuratëdhënësit dhe të dhuratëmarrësit.Në këtë kontratë kemi të bëjmë me

Page 12: KONTRAKTORE 02

kombinimim me kontratën mbi këmbimin dhe kontratës mbi dhuratën. Është fjala për kontratën mbi këmbimin sepse jepet sendi për sendin, kurse është fjala për kontratën mbi dhuratën e mbivlerës se sendit të dorëzuar,qëllimi i bëmirësisë (animus donandi ) për atë mbivlerë.

5.2. Kontrata e përzier mbi dhuratën ( negotium mixtum cum donatione )Është lloj i veçantë i kontratës mbi dhuratën e cila shpeshherë paraqitet në praktikë. Te kjo kontratë njëra palë kontraktuese i dhuron shumë më tepër se vlera e asaj që merr nga pala tjetër me qëllim që asaj t’i sjellë dobi më të madhe pasurore.Kjo kontratë paraqitet së bashku me ndonjë kontratë tjetër , e më së shpeshti me atë të shitjes, p.sh. nëse një subjekt ia shet sendin subjektit tjetër me çmim shumë të ulët me qëllim dhurimi , në këtë rast kemi pjesërisht kontratën mbi dhuratën dhe kontratën mbi shitjen.Këtu animus donandi nuk mundëson sulmin për shkak të dëmtimit pa masë laesio enormis. 5.3. Kontrata mbi dhuratën pas vdekjes ( donatio mortis causa )Me këtë kontratë dhuratëdhënësi premton se pas vdekjes së tij do t’i dhurojë dhuratë të caktuar dhuratëmarrësit. Dorëzimi i lëndës së dhuratës bëhet pas vdekjes së dhuratëdhënësit.Kjo kontratë lidhet në formën e caktuar, por pa dorëzimin e lëndës së dhuratës. Efekti i kësaj kontrate shtyhet deri kur vdes dhuratdhënësi.

5.4. Kontrata mbi dhuratën me urdhër (donatio sub modo)Në këtë kontratë parashihet detyra e dhuratëdhënësit që lëndën e dhuruar ose një pjesë të vlerës së saj, ta përdorë për qëllim të caktuar.Me këtë kontratë për dhuratmarrësin krijohen detyra të caktuara, kryerja e urdhërit (dekretit), p.sh. i jepet urdhër dhuratmarrësit që të bëjë diçka, që sendi i dhuruar të shitet dhe shuma e të hollave të shpenzohet për shërimin e dhuratëdhënësit ose një pjesë e shumës së të hollave të i dhurohet personit të tretë.Nëse dhuratëmarrësi nuk e kryen urdhërin as në afatin e nevojshëm, kurse lënda e dhuratës i është dorëzuar, dhuratëdhënësi mund t’a zgjidhë kontratën dhe të kërkojë kthimin e dhuratës.

6. Revokimi i kontratës mbi dhuratën Parimisht kontrata mbi dhuratën nuk mund të revokohet. Dhuratat e rëndomta,dhuratat shpërblyese, ato që bëhen për qëllime të mira, dhuratat që u jepen personave juridikë - shoqërorë p.sh. BSHP , organizatave ekonomike , këto kontrata nuk revokohen fare.Nga ky rregull ka përjashtime të cilat e lejojnë revokimin e kontratës. Deklarata mbi revokimin e dhuratës duhet të kuptohet si zgjidhje e njëanshme e kontratës nga ana e dhuratëdhënësit qoftë në tërësi qoftë pjesërisht.Dallohen dy grupe të rasteve të revokimit të dhuratës : - revokimi i

Page 13: KONTRAKTORE 02

dhuratës nga ana e dhuratëdhënësit dhe - revokimi i kontratës nga ana e personave të tretë.

6.1. Revokimi i dhuratës nga ana e dhuratdhënësitSipas ligjit ( ex lege ) dhuratëdhënësi mund të revokojë dhuratën në këto raste : për shkak të mosmirënjohjes, për shkak të varfërimit të tij dhe për shkak të anulimit të kurorës.

6.1.1. Revokimi i dhuratës për shkak të mosmirënjohjes Mosmirënjohja ekziston kur dhuratëmarrësi me dashje i ka shkaktuar dhuratëdhënësit ndonjë lëndim trupor, shkelje të dinjitetit, privim nga jeta ose i ka dëmtuar pasurinë e tij ose të pasardhësëve të tij, bashkëshortit dhe prindërve. Revokimi realizohet me anë të padisë dhe ka efekt retroaktiv. Revokimi duhet të realizohet brenda afatit një vjeqar nga dita kur dhuratdhënësi ka kuptuar për mosmirënjohjen e dhuratëmarrësit. Kjo e drejtë nuk mund të realizohet pas skadimit të afatit dhjetëvjeqar i cili rrjedh prej ditës së paraqitjes së mosmirënjohjes. Në rast se revokohet dhurata, dhuratëmarrësi duhet ta e kthejë atë, nëse kjo është e pamundur dhuratëmarrësi do të kthejë vlerën e sendit në para.

6.1.2. Revokimi i dhuratës për shkak të varfërimit të dhuratdhënësitVarfërimi i dhuratëdhënësit ekziston atëherë kur ai gjindet në gjendje të vështirë materiale dhe pa mjete për jetë, e cila gjendje është krijuar më vonë, pas lidhjes së kontratës mbi dhuratën.Që të ketë sukses kërkesa për revokimin e dhuratës,duhet të plotësohen këto kushte - që të mos ketë persona të afërm të cilët sipas ligjit do të jenë të detyruar t’a mbajnë dhuratëdhënësin ; - nëse vetë dhuratëmarrësi pas kësaj nuk mbetet pa mjete të domosdoshme për vete dhe antarët e familjes , dhe - lënda e dhuratës të gjendet në pronësi të dhuratëmarrësit. Kjo e drejtë është e drejtë personale e dhuratëdhënësit dhe nuk mund të trashëgohet.

6.1.3. Revokimi i dhuratës për shkak të anulimit të kurorës dhe shkurorëzimit me dhuratëmarrësinRevokimi mund të bëhet nëse plotësohen këto kushte : - nëse dhuratëmarrësi ka qenë i njohur me mangësinë për të cilën anulohet kurora, kurse dhuratëdhënësi për atë nuk ka ditur ; dhe - nëse dhuratën ia ka dhënë njëri bashkëshort tjetrit për lidhjen e kurorës ose gjatë martesës.Nëse ndodh shkurorëzimi me dhuratëmarrësin, bashkërshorti dhuratëdhënës ka të drejtë në revokimin e dhuratës nëse plotësohen këto kushte : - që bashkëshorti dhuratëmarrës të jetë fajtor për shkurorëzimin, dhe - të jetë fjala për dhuratë me vlerë të madhe.

6.2. Revokimi i dhuratës nga ana e personave të tretë të interesuar Nëse me dhuratë cënohen interesat e personave të tretë, edhe këta kanë të drejtë që në kushte të caktuara të kërkojnë revokimin e dhuratës. Personat të tretë të interesuar

Page 14: KONTRAKTORE 02

për revokim janë : trashëgimtarët e domosdoshëm të cilëve u është cënuar pjesa e domosdoshme e trashëgimisë ; personat qe gëzojnë të drejtën e mbajtjes nga dhuratëdhënësi; dhe kreditorët e dhuratëdhënësit.

6.2.1. Revokimi i dhuratës nga trashëgimtarët e domosdoshëm Trashëgimtarët e domosdoshëm kanë të drejtë revokimi kur cënohet pjesa e domosdoshme e trashëgimisë.Trashëgimtarët mund të kërkojnë kthimin e dhuratës për shkak të cënimit të pjesës së domosdoshme në afat prej 3 vjetësh pas vdekjes së trashëgimlënësit, përkatësisht pas vendimit mbi shpalljen e vdekjes së tij.

6.2.2. Revokimi i dhuratës për shkak të cënimit të detyrës së mbajtjesPersonat të cilët dhuratëdhënësi është i detyruar t’i mbajë sipas ligjit, mund t’I revokojnë dhuratat që i kanë dhënë ata për t’u përmbushur detyra e mbajtjes.Kërkesa për kthimin e dhuratës mund të paraqitet edhe kundër trashëgimtarëve të dhuratëmarrësit, nëse dhurata është në masën e trashëgimit.

6.2.3. Revokimi i dhuratës për shkak të cënimit të kërkesave të kreditorëve Në rast se debitori e falë pasurinë e vet me qëllim që t’a dëmtojë kreditorin dhe e rrezikon mundësinë e kreditorit që ta realizojë kërkesën, atëherë kreditori mund të kërkojë që të revokohet dhurata e dhuratëdhënësit.Kreditorët mund t’a revokojnë dhuratën e dhënë nga ana e debitorit të tyre me qëllim që t’i përmbushin kërkesat e tyre. Këtu kemi të bëjmë me Padinë Pauliana , e cila paraqitet kundër dhuratëdhënësit që ka për qëllim që aq sa është e nevojshme për pagimin e kreditorit, të çvlersojë kontratën e lidhur mbi dhuratën.Afati brenda të cilit mund të sulmohet kontrata mbi dhuratën është 2 vjet nga dita e dhënies së dhuratës.

7. Shuarja e kontratës mbi dhuratën Kontrata mbi dhuratën mund të shuhet për shkak të :

- përmbushjes së kontratës ;- mosekzekutimit të saj ;- me anulim ; dhe - me revokim.

KONTRATA MBI VEPRËN (LOKATIO CONDUCTIO OPERIS)1.Nocioni i kontratës mbi veprënKontrata mbi veprën është marrdhënie juridike midis kryerësit të punës dhe porositësit, në të cilën kryerësi i punës detyrohet që t’a kryej punën e caktuar siç është: prodhimi ose riparimi i ndonjë sendi, kryerja e ndonjë pune fizike ose intelektuale, kurse porositësi detyrohet që për këtë të paguaj shperblimin e caktuar. Kjo kontratë hyn në grupin e kontratave mbi sherbimet.Nese me kontratë caktohet natyra e punës dhe rezultati që realizohet me te, kurse kryerësi i punës është i

Page 15: KONTRAKTORE 02

pavarur në punë, për këtë do të lidhet kontrata mbi veprën.Nëse me kontratë nuk është caktuar lloji i punës, por punëtori është i detyruar që gjatë punës të bëjë atë që i cakton punëdhënësi, atëherë do të jetë kontratë mbi punën. Në kontratën mbi punën, lëndë e kontratës është vet puna.Në kontratën mbi veprën, lëndë e kontratës është rezultati i punës.Kjo kontratë ka ngjashmeri edhe me kontratën mbi shitjën, por dallohën për nga karakteri i lëndës se punimit: nëse caktohet se si duhët të punohet lënda, do të kishim kontratë mbi veprën, kurse nese bëhet individualizimi sa i përket punimit të lëndës, por ajo prodhohet në menyrë serike, paraqitet kontrata mbi shitjën. Palët kontraktuese në këtë kontratë janë Porositësi i punës dhe Kryerësi. Kryerësi është i detyruar të kryej veprimin e caktuar ose të realizojë rezultatin e caktuar. Porositësi i punës është i detyruar të paguaj shperblimin për punën ose për veprimin e kryer. Kjo kontratë ka për qellim që të përdorët puna e huaj dhe të arrihet rezultati i caktuar.Kjo kontratë ka lindur që në të drejtën Romake dhe është quajtur locatio conductio operis.Kjo kontratë gjenë zbatim të madh në jetën praktike.

2. Karakteristikat e kontratës mbi veprënKontratën mbi veprën i e ka keto karakteristika: - është kontratë me emer;- është kontratë komutative;- hynë në grupin e kontratave intuitu personae, sepse lidhet duke pas parasysh cilësit e veçanta personale të kontraktuesve dhe besimin reciprok te tyre;- është kontratë kauzale;- është kontratë e pavarur ;- është kontratë e dyanshme detyruese dhe më shperblim;- është kontratë me bërje ( prestime) të perhershme, sepse kryhet brenda një intervali kohorë të gjatë;- është kontratë konsensuale (solo cosensus) e cila lidhet me pelqimin e thjeshtë të vullnetit të palëve. Mirëpo, për disa lloje të veçanta të kesaj kontrate si p.sh. Kontrata mbi ndertimin është paraparë forma me shkrim si formë e domosdoshme;- është kontratë e thjeshtë, sepse permbanë elemente vetem të një kontratë (pra vetem të kontratës mbi veprën).

3. Kushtet për lidhjën e kontratës mbi veprënPër krijimin e kontratrës mbi veprën duhet të plotësohën kushtet e përgjithëshme - aftësia punuese e palëve, pelqimi i vullnetit, lënda dhe baza e kontrates. Esenciale për lidhjen e kesaj kontrate është pajtimi i vullneteve për elementet thelbsore të kontratës (esentialia negotti).Si elemente themelore të kesaj kontrate janë: puna ose veprimi që duhët të kryhet, shperblimi që duhët të paguhet dhe kohëzgjatja e kontratës.

3.1. Puna ose veprimi qe duhet te kryhet - paraqet elementin thelbësor të kontratës mbi veprën. Puna e kryerësit të punës mund të jetë qoftë punimi i sendeve ( qepja e rrobave, ndërtimi i ndertesave për banim etj.) , qoftë ndërmarrja e punëve të dobishme për porositësin ( transportimi i udhëtarëve, bartja e sendeve etj.) , qoftë kryerja e ndonjë veprimi intelektual ( mbajtja e ligjëratave, shfaqja e koncerteve etj.).

Page 16: KONTRAKTORE 02

Lëndë e këtyre veprimeve mund të jetë : një send lëndor, një send trupor i luajtshëm ose i paluajtshëm ose sendi jotrupor. Puna qe do të kryhet duhet të jetë e lejuar , e caktuar dhe e mundshme.

3.2. Shpërblimi që duhet të paguhet për punën e kryer - paraqet elementin e dytë thelbësor të kontratës mbi veprën.Shpërblimi paraqet kundërvlerën në para të cilën detyrohet t’a paguajë porositësi për punët e kryera nga kryerësi i punëve.Lartësinë e shpërblimit e caktojnë palët me marrëveshje. Nëse shpërblimi është i caktuar me ligj palët duhet t’a pranojnë , e nëse shpërblimi për punen e kryer nuk është caktuar me kontratë e as me ligj , lartësia e tij do të caktohet sipas shpërblimeve të rëndomta për këto punë në vendin e lidhjes së kontratës.Shpërblimi duhet të jetë i drejtë, real, i mundshëm dhe i lejuar.Nëse shpërblimi do të jetë shumë i lartë ose i ulët, kontrata mund të sulmohet me dispozitat mbi dëmtimin e pamasë.

3.3. Kohëzgjatja e kryerjes së punës - Kohëzgjatja e kryerjes së punës caktohet shprehimisht me marrëveshjen e palëve, por edhe heshtazi.Ka raste në të cilat kohëzgjatja mund të caktohet suksesivisht duke pasë parasysh kryerjes e punëve pjesë- pjesë.Në rast se afati i kohëzgjatjes nuk është caktuar, atëherë ai mund të caktohet duke pasë parasysh natyrën e punës që do të kryhet.

4. Efektet e kontratës mbi veprënEfektet e kësaj kontrate shprehën në të drejtat dhe detyrat e palëve. Kryerësi i punës ka të drejtë të kërkojë : - që t’i paguhet çmimi i shërbimit ;- që nga porositësi të kërkojë materiale të caktuara për kryerjen e punës ;- të kerkojë menjanimin e mungesave materiale, ose zëvendësimin e sendit me mungesa.Porositësi i punës ka të drejtë :- të kërkojë kryerjen e punës dhe arritjen e rezultatit sipas marrëveshjes ;- të kërkojë menjanimin e mungesave nga puna e kryer ;- të kërkojë dorëzimin e veprës së kryer brenda afatit ; dhe - të kërkojë zgjidhjen e kësaj kontrate kur kryerësi i punës i cenon detyrat e veta.

4.1. Detyrat e kryerësit të punës Kryerësi i punës ka dy detyra themelore : t’a kryejë punën dhe të arrijë rezultatin e caktuar në punë dhe t’a dorëzojë punën e kryer ose rezultatin e punës. 4.1.1. Kryerja e punës dhe arritja e rezultatit të punës Kyrerësi është i detyruar t’a kryejë punën sipas kontratës dhe sipas rregullave të punës dhe në afatin e paraparë.Kryerja e rregullt e punës do të thotë kryerja e punës sipas rregullave profesjonale.Kryerja e punës me kohë është kryerja që bëhet sipas kontratës ose që rrjedh nga natyra e punës. Nëse afati nuk është i caktuar atëherë ai do të kryhet për kohën e cila është e arsyeshme për atë punë.Afati i arsyeshëm është

Page 17: KONTRAKTORE 02

afati që kërkohet që të përfundohet puna.Kryerësi i punës ka për detyrë që t’ia tërheqë vërejtjen pororsitësit për mungesat e materialit, për cilësinë e dobët të tij etj.Kryereësi i punës ka për detyrë që përsonalsht t’a kryejë punën (intuitu personae).Vdekja e kryerësit të punës ose humbja e aftësisë punuese te kjo kontratë ka për pasojë shuarjen e kontratës. Nëse ndodh shuarja porositësi ka të drejtë të kërkojë kthimin e materialit dhe sendeve që i janë dorëzuar kryerësit.

4.2.2. Dorëzimi i punës së kryer Kryerësi i punës duhet t’a dorëzojë punën në mënyrë, në kohë dhe në vend siç është caktuar në kontratë.Kryerësi lirohet nga detyra e dorëzimit të sendit, nëse sendi të cilin e ka prodhuar ose e ka riparuar zhduket nga shkaku për të cilin ai nuk përgjigjet.Çasti i dorëzimit të sendit është i rëndësishëm për çështjen e fitimit të pronësisë dhe për rrezikun me rastin e shkatërrimit të sendit nga vis maior .Kur porositësi bie në vonesën e kreditorit , kurse sendi shkatërrohet nga fuqia madhore, rreziku i asgjasimit të sendit e godet porositësin si pronar të sendit.Problemet paraqiten nëse sendi asgjasohet nga fuqia madhore para se t’idorëzohet porositësit. Këtu dallohen dy situata : -nëse kryerësi i punës e jep materialin për punimin e sendit, i cili asgjësohet derisa është te kryerësi i punës, sepse afati i dorëzimit të tij nuk ka skaduar ende, rreziku i humbjes së sendit i përket kryerësit të punës si pronar i tij ; -nëse porositësi ia jep materialin për punimin e sendit kryerësit, kurse ai zhduket derisa është të kryerësi, rreziku i humbjes së sendit nën ndikimin e fuqisë madhore e godit porositësin e punës si pronar i sendit.Kryerësi i punës përgjigjet për mungesat e veprës së kryer dhe për mospërmbushjen e kontratës, pa marrë parasysh se kush e ka materialin për punimin e sendit.

4.2. Detyrat e porositësit të punës Detyrat kryesore të porositësit të punës janë : - të marrë punën që e ka kryer kryerësi i punës ;- të paguajë shpërblimin për punën e kryer ; - t’ia dorëzojë matieralin për kryerjen e punës kryerësit ; dhe - të bashkëpunojë me kryerësin gjatë kryerjes së punës.

5. Shuarja e kontratës mbi veprën Kontrata mbi veprën kryesisht shuhet në këto raste :- me vdekjen e kryerësit ose porositësit të punës ;- me humbjen e aftësisë punuese të kryerësit ;- me zgjidhjen e kontratës nga ana e porositësit kur afati është element thelbësor, kurse kryerësi vonohet.Porositësi mund t’a zgjidhë kontratën për dy shkaqe : - nëse kryerësi nuk i përmbahet kushteve të kontratës ; dhe - nëse kryerësi e vonon kryerjen e punës kur kryerja me afat paraqet kushtin thelbësor të kontratës .Kryerësi i punës ka të drejtë t’a zgjidhë kontratën nëse porositësi ia dorëzon

Page 18: KONTRAKTORE 02

materialin me mungesa nga i cili nuk mund të arrihet rezultati i caktuar, kurse aipër këtë ia tërheq vërejtjen porositësit por pa sukses.

KONTRATA MBI AUTORIZIMIN

1. Nocioni i kontratës mbi autoriziminKontrata mbi autorizimin është kontratë e atillë me anë të së cilës një subjekt që quhet autorizues - pushtetdhënës (urdherdhënës) e autrizon subjektin tjetër që quhet i autorizuar ( urdhërmarrës ) të kryejë ndonjë veprim në emër të tij dhe në llogari të tij, kurse ai detyrohet që atë t’a kryejë pa shpërblim ose me shpërblim të caktuar.Kjo kontratë hyn në radhën e kontratave mbi shërbimet. Palët kontraktuese në këtë kontratë janë autorizuesi - pushtetdhënësi dhe I autorizuari- pushtetmarrësi.Dokumenti me shkrim në të cilin konstatohet autorizimi që autorizuesi ia jep të autorizuarit, quhet autorizim.Pra , autorizimi është dokument me shkrim i cili i shërben të autorizuarit si letërnjoftim që mund t’i kryejë punët juridike me personat e tretë.Dhënia e autorizimit nuk është kontratë mbi autorizmin, por shërben vetëm si prove se është lidhur kontrata mbi autorizimin.Për kontratën mbi autorizimin duhet të merren parasysh tri marrëdhënie paralele: urdhëri (mandati) , autorizimi dhe përfaqësimi.Me urdhër rregullohet marrëdhënia interne ndërmjet urdhërdhënësit dhe urdhërmarrësit.Me autorizim rregullohen marrëdhëniet e jashtme ndërmjet subjekteve të njejtë që t’u bëhet me dije personave të tretë për atë marrëdhënie dhe marrëdhënia e këtillëparaqet një lloj përfaqësimi të drejtëpërdrejtë.Kontrata mbi autorizimin është kontratë mbi përfaqësimin vullnetar e që dallohet nga përfaqësimi ligjor të cilin e parasheh ligji në rastet kur prindërit i përfaqësojnë fëmijët e mitur ose kur kujdestari e përfaqëson të mbrojturin.Në praktikë kjo kontratë aplikohet në rastet kur avokati i përfaqëson urdhërdhënësit në procedurat e ndryshme.2. Karakteristikat e kontratës mbi autoriziminKontrata mbi autorizimin ka këto karakteristika :- është kontratë e njëanshme detyruese ;- është kontratë e dyanshme detyruese kur edhe në anën e pushtetdhënësit ekziston detyra e pagimit të shërbimit ;- është kontratë komutative ; - është kontratë intuitu personae ;- është kontratë kauzale ;- mund të inkuadrohet në grupin e kontratave formulare ;- është kontratë me emër ;- është kontratë formale në rastet kur autorizimi parashihet që të ketë formën e caktuar (të shkruar) siç janë : - autorizimi për regjistrimin e paluajtshëmrive;- autorizimi për lidhjen e kontratës, dhe

Page 19: KONTRAKTORE 02

- autorizimi për përfaqësim në gjyq .

3. Kushtet për lidhjen e kontratës mbi autorizimin Për t’u lidhur kontrata mbi autorizimin kërkohet të plotësohen këto kushte : aftësia punuese e palëve, pëlqimi i vullnetit, lënda dhe baza e kontratës.

3.1. Aftësia punuese e autorizuesit dhe e të autorizuarit Autorizues në kontratën mbi autorizimin mund të jetë vetëm personi që ka aftësi të plotë punuese.Personi me paaftësi punuese nuk mund të paraqitet në cilësinë e autorizuesit (p.sh. I mituri ). Autorizuesi nuk mund të bartë mbi të autorizuarin më shumë të drejta se sa mund të ketë ai vetë.Autorizuesi me aftësi të kufizuara punuese mund të bartë te i autorizuari kryerjen e atyre veprimeve juridike, të cilat mund t’i kryejë edhe vetë.Si person i autorizuar , paraqitet çdo person që ka aftësi punuese dhe profesionale për të kryer punët e caktuara juridike.Personi që përfaqëson subjektet ekonomike në kërkesat pronësore juridike,kërkohet të ketë aftësi kualifikuese të veçanta për autorizim, provimi i dhënë judikaturës, nëse vlera e kontestit kalon mbi limitin e paraparë me ligj.

3.2. Pëlqimi i vullnetit në kontratën mbi autoriziminNë këtë kontratë palët duhet të arrijnë pëlqimin që i autorizuari të kryej në emër dhe në llogari të autorizuesit punën juridike, për të cilën duhet të marrë shpërblimin e caktuar nga autorizuesi, në rast se kontrata mbi autorizimin lidhet si kontratë me shpërblim.

3.3. Lënda e kontratës mbi autoriziminLëndë e kësaj kontrate është puna juridike që duhet të kryhet në emër dhe në llogari të autorizuesit. Çdo punë juridike që është e lejueshme dhe e mundshme mund të jetë lëndë e kësaj kontratë.I autorizuari nuk mund t’i ndërmarë ato punë juridike të cilat janë të lidhura ekskluzivisht për personalitetin e autorizuesit p.sh. dhënia e deklaratës së dëshirës së fundit, ose lidhja e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme.

4. Elementet thelbësore të kontratës mbi autoriziminElementet thelbësore të kësaj kontrate janë : puna e të autorizuarit dhe shpërblimi i të autorizuarit.

4.1. Puna e të autorizuarit Puna që ndërmerr i auorizuari duhet të jetë eksklizivisht juridike , e jo faktike.

4.2. Shpërblimi i të autorizuarit Shpërblimi i të autorizuarit është element thelbësor i kontratës mbi autorizimin i cili paraqet kundërvlerën në para të cilën autorizuesi duhet t’ia paguajë të autorizuarit për punën e kryer.Lartësia caktohet me kontratë ose me tarifë të odës së

Page 20: KONTRAKTORE 02

avokatëve.Shpërblimi duhet të jetë i mundshëm objektivisht , i lejushëm dhe i caktuar.

5. Llojet e autorizimitEkzistojnë lloje të ndryshme autorizimesh por me të rëndësishmit janë : autorizimi I përgjithshëm (gjeneral), autorizimi i veçantë (special), autorizimi i kufizuar,autorizimi i pakufizuar, autorizimi i dhënë heshtazi, autorizimi i dhënë shprehimisht,autorizimi i njëfishtë dhe autorizimi i shumëfishtë.

5.1. Autorizimi i përgjithshëm ( mandatum generalis ) Me autorizimin e përgjithshëm-gjeneral i autorizuari kryen punët juridike që hyjnë në afarizmin e rregullt të të autorizuarit . Pra, me këtë autorizim autorizuesi autorizon të autorizuarin që të kryejë të gjitha punët juridike në emër dhe në llogari të tij, p.sh.punët rreth inkasimit të qirasë, pageses së borgjeve etj.Tjetërsimi ose ngarkimi i pasurisë së autorizuesit nuk mund të kryhet në bazë të autorizimit të përgjithshëm.

5.2. Autorizimi i veçantë ( mandatum speciallis )Autorizimi i veçantë, është lloj i veçantë i autorizimit me të cilin autorizohet I autorizuari që të kryejë punët e caktuara juridike (p.sh. për shitjen e shtëpisë,trollit etj. ).I autorizuari nuk mundet pa autorizim të veçantë të kryejë dëtyrën kambiale, të lidhë kontratë për marrëveshjen gjyqësore ose të vendosë për gjykatën e zgjedhur ose të renoncohet nga ndonjë e drejtë pa shpërblim.

5.3. Autorizimi i kufizuarAutorizimi i kufizuar është kur autorizuesi - pushtetdhënësi me rastin e lidhjes së kontratës cakton mënyrën, formën dhe vellimin e kryerjes së veprimtarisë së të autorizuarit gjatë kryerjes së punës juridike të besuar.Duke pasë parasysh karakterin e udhëzimeve ato mund të jenë : imperative , fakultative dhe indikative.

5.4. Autorizimi i pakufizuar Është lloj i veçantë i autorizimit i cili paraqitet kur të autorizuarit nuk i jepen udhëzime përkitazi me mënyrën, formën dhe vëllimin e kryerjes së punëve juridike të besuara nga ana e autorizuesit. I autorizuari duhet të kryejë punën juridikë që i besohet si njeri i kujdesshëm,ekspert i mirë dhe i ndergjegjshëm, pra punën duhet t’a kryejë me ndergjegje sikurse punën e vet.

5.5. Autorizimi në heshtje Autorizim në heshtje konsiderohet autorizimi i personave që punojnë në lokale tregtare se mund të shesin mallin në shitore, ndihmëset shtëpiake për blerjën e gjërave ushqimore ose për pagimin e llogarisë për energjinë e shpenzuar elektrike.

Page 21: KONTRAKTORE 02

5.6. Autorizimi shprehimishtËshtë kur me shprehjen e plotë të vullnetit të autorizuesit dhe të të autorizuarit, ky person , pra i autorizuari do të angazhohej që t’i kryejë veprimet juridike të autorizuesit.

5.7. Autorizimi i njëfishtëËshtë kur si i autorizuar paraqitet një person.

5.8. Autorizimi i shumfishtë Është kur si të autorizuar paraqiten shumë persona.

6. Efektet e kontratës mbi autoriziminEfektet e kësaj kontrate shprehen ndaj autorizuesit dhe të autorizuarit respektivisht në të drejtat dhe detyrat e tyre. Autorizuesi ka këto të drejta : - të kërkojë që kontrata të ekzekutohet ; - t’i ratifikojë ose të mos i ratifikojë tejkalimet që i ka bërë i autorizuari ;- autorizuesi ka të drejtë ta revokojë autorizimin e dhënë ; dhe - të kërkojë nga i autorizuari llogari për punën që ka kryer.Autorizuesi ka këto detyra :- që t’i paguajë të autorizuarit të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe të - dobishme ;- t’ia paguajë të autorizuarit shpërblimin për punën juridike të kryer ; dhe - t’ia paguajë shpërblimin e dëmit që do të pësonte me rastin e kryerjes së punës juridike për autorizuesin.

6.1. Të drejtat dhe detyrat e të autorizuaritTë drejtat e të autorizuarit janë : - të kërkojë shperblimin e caktuar për punën e kryer ;- t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e dobishme dhe të domosdoshme për t’i kryer punët e caktuara juridike ; - të kërkojë pagimin e shpenzimeve të bëra ; dhe - të kërkojë shpërblimin e dëmit të pësuar pa fajin e tij rreth kryerjes së punëve të caktuara juridike. Detyrat e të autorizuarit janë : - detyra per të kryer punën juridike të besuar sipas urdhërit të marrur, në suaza dhe në kufi të atij urdhëri ;- që punën e besuar t’a kryejë personalisht, sepse kontrata mbi autorizimin është kontratë intuitu personae që lidhet duke pasë parasysh cilësitë e veçanta të të autorizuarit; dhe - që të paraqesë llogarinë ose faturën mbi punën e kryer juridike .

7.Shuarja e kontratës mbi autorizimin Kontrata mbi autorizimin shuhet në keto menyra: - me kryerjen e punës së besuar juridike ;- me skadimin e kohës ;- me vdekjen e autorizuesit ose të të autorizuarit ;- me humbjen e aftësisë punuese të autorizuesit ose të të autorizuarit ;- për shkak të pamundësisë për ta kryer punën ;- me revokim ; dhe

Page 22: KONTRAKTORE 02

- me denoncim.

KONTRATA MBI DEPOZITËN ( DEPOSITUM )1. Nocioni i kontratës mbi depozitën

Kontrata mbi depozitën është kontratë me të cilën një person që quhet depozitar (ruajtës) detyrohet që sendin, të cilin ia ka dorëzuar personi tjetër, deponenti (lënësi) me rastin e lidhjes së kontratës, ta ruajë dhe t’ia kthejë pas kalimit të kohës së caktuar pa shpërblim ose në raste të caktuara me shpërblim.Kontraktuesi që detyrohet t’a ruajë sendin quhet depozitar, kurse kontraktuesi i cili detyrohet që sendin t’ia dorëzojë depozitarit për t’a ruajtur quhet deponent.Sendi që dorëzohet për tu ruajtur quhet lëndë e depozitës.Kjo kontratë hyn në grupin e kontratave mbi shërbimin.Në këtë kontratë depozitari nuk ka të drejtë t’a përdorë dhe ta shfrytëzojë lëndën e depozitës, por vetëm ta ruajë.Në këtë kontratë depozitari nuk fiton të drejtën e pronësisë ndaj sendit që e ka marrë për ta ruajtur.

2. Karaktersitikat e kontratës mbi depozitënKontrata mbi depozitën ka karakteristika të caktuara juridike. Ato janë : - është kontratë e njëanshme detyruese ; - është kontratë e dyanshme detyruese nëse obligohet deponenti që depozitarit t’i paguajë shpërblimin për ruajtjen.- është kontratë me bërjë të përhershme, sepse detyra e ruajtësit është t‘a ruajë sendin për kohë të caktuar ose të pacaktuar ;- është kontratë me emër ;- është kontratë e pavarur, sepse lidhet dhe krijon efekte juridike pavarësisht nga ndonjë kontratë tjetër ;- është kontratë kauzale ;- është kontratë komutative ;- është kontratë konsensuale, sepse lidhet thjeshtë me vullnetin e palëve kontraktuese deponentit dhe depozitarit , kurse dorëzimi i sendit konsiderohet si akt i ekzekutimit të kontratës ; dhe - është kontratë intuitu personae.

3.1. Lënda e depozitës ( ruajtjes )Lëndë e kontratës mbi depozitën mund të jetë sendi i luajtshëm dhe jokonsumues. Lëndë e kësaj kontrate nuk mund të jenë sendet e paluajtshme.Lëndë e depozitës duhet të jetë sendi trupor , e jo edhe e drejta që rrjedh nga natyra e vetë aktit të dhënies të vetë sendit në ruajtje.Sendi si lëndë e depozitës duhet të jetë i mundshëm, i caktuar ose i caktueshëm dhe i lejueshëm.

3.2. Koha sa zgjatë ruajtja e depozitës Në këtë kontratë palët kontraktuese e caktojnë kohën sa zgjatë kontrata. Ajo mund të kufizohet në ditë, në muaj ose deri në datën e caktuar p.sh.1 Dhjetor 2014, ose deri sa të paraqitet ngjarja e caktuar e cila precizohet në kontratë.Deponenti ka mundësi që të kërkojë kthimin e sendit edhe para afatit të kontraktuar.

4. Llojet e veçanta të kontratës mbi depozitën

Page 23: KONTRAKTORE 02

Llojet e veçanta të kontratës mbi depozitën janë : depoziti i përbashkët, depoziti I mbyllur ( sefi ), depoziti i parregullt, depoziti i domosdoshëm, depoziti gjyqësor dhe depoziti hotelier.

4.1. Depoziti i përbashkëtDepoziti i përbashkët është kur jepen për tu ruajtur sende të zëvendësueshme, sende gjenerike ( res in genere ), të cilat nuk ndahen veçmas po përzihen me sendet e llojit të njejtë ( p.sh. ruajtja e miellit, grurit, misrit, fasules etj.).Në këtë lloj depoziti ruajtësi ka detyrë ta kthejë sendin e llojit, cilësisë dhe sasisë së njejtë, e jo sendin e njejtë ( res in speciae ).Ky lloj depoziti bëhet me qëllim të shfrytëzimit racional të lokalit për ruajtjen e sendeve ( drithërat në Sillos , mallërat në depotë publike etj.).Rrezikun e humbjes së sendit e bartin të gjithë deponentët e depozitit të përbashkët në proporcion me pjesët alikuote që kanë.

4.2. Depoziti i mbyllur ( sefi )Depoziti i mbyllur është kur merren për tu ruajtur sendet të cilat janë të mbyllura në valixhe, të vulosura në mbështjellëse, kur ruajtësi nuk di për përmbajtjen e sendeve të mbyllura.Ky lloj depoziti mbahet më së shumti në bankë dhe quhet sef .Në këtë rast banka merret me ruajtjen e sendeve të vlefshme e cila ka lokalin e caktuar për ruajtjen e parave, letrave me vlerë, sendeve të çmueshme etj.Sefi mbyllet me dy çelësa , një e mban banka e tjetrin deponuesi.Ruajtësi ( banka ) përgjigjet për pacënueshmërinë e sefit dhe për sigurimin esendeve në sef.Në këtë lloj depoziti deponenti paguan shpërblim ruajtësit.

4.3. Depoziti i parregullt ( depositum irregulare )Depoziti i parregullt është kur dorëzohen për ruajtje sendet e zëvendësueshme dhe konsumuese, me ç’ rast ruajtësi këto sende i merr në pronësi duke u detyruar që pas kalimit të afatit të ruajtjes t’ia kthejë deponentit sendet e llojit, cilësisë dhe sasisë së njejtë.Në këtë lloj depoziti kemi të bëjmë me rregullat e kontratës mbi huanë.

4.4. Depoziti i domosodoshëm ( depositum necessaria )Depoziti i domosdoshëm vjen në shprehje kur sendi jepet për t’u ruajtur me rastin e ndodhive të paparashikuara natyrore, p.sh. termeti, vërshimet, zjarret, aksidentet e trafikut , në të cilat raste deponenti nuk është në gjendje të zgjedhë personat të cilëve do t’ua besonte sendin për ruajtje, por i drejtohet personit të parë që e takon. Ky lloj depoziti njihet që nga lashtësia dhe është njohur mirë edhe në të drejtën romake. Ky lloj depoziti parashihet edhe në LMD. Depoziti i domosdoshem është pa shpërblim.

4.5. Depoziti gjyqësorDepoziti gjyqësor është kur sendet ruhen me urdhërin e gjyqit. Ky lloj depoziti aplikohet :- ne rast se kreditori refuzon ta marrë sendin ;

Page 24: KONTRAKTORE 02

- ne rast se debitori nuk di se kush është kreditor ; dhe - kur shumë persona kanë të drejtë në sendin e njejtë dhe midis tyre paraqitet kontesti.I ngjashëm me këto depozita është edhe dhënia në ruajtje e sendit në kontest në bazë të kontratës ndërmjet palëve të interesuara. Ky lloj depoziti quhet sekuestrim kontraktor.Për depozitin gjyqësor paguhet shpërblim adekuat.

4.6. Depoziti hotelier Depoziti hotelier është kontratë në bazë të së cilës hotelieri merr për t’i ruajtur sendet e mysafirit - deponentit dhe kur deponenti i kërkon, ato i ipen .Në rast se është fjala për sende të çmueshme, para dhe sende tjera me vlerë të lartë, deponenti duhet të lidhë kontratë të veçantë mbi ruajtjen me ndërmarrjen hoteliere.Hotelieri në rast se vjen deri te shkatërrimi i sendit të marrur në ruajtje , mund të lirohet nga përgjegjësia nëse do të vërtetojë se dëmi në sendet e ruajtura është shkaktuar nën ndikimin e fuqisë madhore, me fajin e vetë mysafirit ose për shkaktë vetive të sendit.Organizata hoteliere në rast të mospagesës së shpërblimit për ruajtje ka të drejtë t’i ndalë sendet e mysafirit deri në inkasimin e plotë të kërkesës së vet përvendosje dhe për shërbimet e tjera.Dispozitat e kësaj kontrate zbatohen edhe nëpër spitale, garazha, trena (vagona të fjetjes) dhe për kampet e organizuara.

5.Shuarja e kontratës mbi depozitënKontrata për depozitën shuhet në këto mënyra :- me marrëveshjën e përbashkët të deponentit dhe depozitarit ;- me skadimin e kohës së caktuar në kontratë ;- me zhdukjen e lëndës së depozitës nën ndikimin e fuqisë madhore, kur lëndë e kontratës është sendi res in specie; dhe - më dorëheqje - me shprehjën e njënshme të vullnetit të deponentit që kërkon kthimin e lëdnës së depozitës.