30

Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

FLET PËR EDUKIMIN

Page 2: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

104 KOSOVO 2.0

Viti i kaluar ka pasur hapa të mëdhenj si dhe vonesa të mëtejme në progresin e arsimit në Kosovë. Uni-versiteti i Prishtinës është bërë pikë e nxehtë për shprehje konkrete të disidencës në mesin e studentëve që protestonin kundër nepotizmit, si dhe prindërve që e promovonin atë, dhe më pak se një vit më herët shkollat fillore të Prishtinës u zbrazën për shkak të niveleve të rrezikshme të squfurit në ajër. Nën titujt joshës, megjithatë, është një mungesë e vazhdueshme dhe problematike e kualitetit të arsimit. Në një vend ku përafërsisht ¼ e popullsisë është e regjistruar në ndonjë nivel të arsimit, numri i lartë i ririnsë që po e shikon varfërinë dhe mungesën e vazhdueshme të vendeve të punës që po e pret, ka nevojë për sa më shumë inkurajim që është e mundur. Rritja e numrit të qytetarëve të Kosovës që po kërkojnë jetë të re në Evropën Perendimore ka marrë vë-mendje të shtuar kohëve të fundit, por problemi i studentëve që po kërkojnë azil të llojit tjetër duke studi-uar jashtë vendit nuk është koncept i ri. Shumë të rinj në Kosovë ndajnë ndjenja të përbashkëta të patri-otizmit dhe lidhjeve familjare, por shpeshherë këto motive emocionale nuk janë mjaft për të mposhtur ambicjet e tyre për të arritur një nivel të arsimit në të cilin nuk kanë qasje këtu. Fushatat politike kanë premtuar se do të bëhen përmirësime në sektorin e arsimit, por proporcioni i mësuesve dhe studentëve po rritet në drejtimin e gabuar, standardet për hyrje në institucione të niveleve të larta vazhdojnë të rrezi-kohen, standardet e kualifikimeve të mësimdhënësve nuk po përmbahen dhe regjistrimi i femrave në nive-lin e mesëm të lartë mbetet shumë më i ulët se regjistrimi i meshkujve. Edhe pse faktet dhe të dhënat po tregojnë një situatë shumë shqetësuese sa i përket arsimit, është një faktor që sigurisht nuk po mungon në mesin e studentëve: motivi. Shumë të rinj të Kosovës po ndjekin studimet masters, duke punuar shumë për t’i ruajtur paratë për viza dhe shpenzimet që vinë me studim jashtë vendit. Studentët e UP-së kanë dhënë deklarata të fuqishme në lidhje me qëndrimin e tyre mbi ko-rrupsionin kur protestat e tyre në shkurt çuan deri te dorëheqja e rektorit, duke dhënë shembull për atë se deri në çfarë mase studentët durojnë padrejtësi. Ekziston një dëshirë e madhe për përmirësim dhe zh-villim, e vetmja pyetje është se kur do të kthejnë fokusin e tyre ata që janë në fuqi, drejt pasurisë më je-tike dhe më të admirueshme të Kosovës – rinisë së saj. Mangësitë e arsimit në “shtetin më të ri të Evropës” janë të vazhdueshme dhe nuk duhet të mbesin në prapavi, pa marrë parasysh se cilave kriza tjera po u ipet më shumë vëmendje aktualisht. Në përpjekje për ta sjellë çështjën e arsimit përsëri në qendër të vëmendjës së analizës dhe debatit, Kosovo 2.0 ka përpiluar një koleksion të artikujve për të cilët kemi shumë besim se mund të nxisin debat të vazhdueshëm. Prej nivelit të ulët të regjistrimit në arsim fillor në zona rurale, te mungesa e librave të duhur dhe kom-petencës gjuhësore në universitete, këta artikuj mbulojnë shumë aspekte që luajnë rol në kuadrin e gjërë të arsimit në Kosovë.

Samantha FredaRedaktore menaxhuese për internet

3

Page 3: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 105

NA DUHET E TASHMJA PËR TA NDËRTUAR TË ARDHMËN!

NGA FITORE BAJRAKTARI

Fëmijët janë e ardhmja jonë. Kjo fjali tingëllon e njohur, pasi që është përdorur aq shumë sa që gati i humb hijeshia. Po, fëmijët janë e ardhmja jonë – por para asaj janë gjithashtu e tashmja e këtij vendi. Pa arsim dhe zhvillim të duhur tani, nuk mund të jenë e ardhmja për të cilën ne flasim.Ky artikull synon të prezantojë disa fakte për situatën aktuale të arsimit të ulët në Kosovë. Çdo ditë shkollore, institucionet e arsimit të ulët u shërbejnë rreth 20 përqind të popullatës, duke i bërë kështu një ndër sektorët më të mëdhenj të vendit dhe gjithashtu bazë për arsim të lartë.Arsimi është konsideruar si një ndër prioritetet më të rëndësishme të qeverisë në vitet e fundit, por dedikimi real drejt arsimit është i dukshëm kur shiqohen investimet dhe reformat që janë bërë në këtë fushë.Sipas ligjit, arsimi i ulët konsiderohet të jetë periudha prej klasës së parë të shkollës fillore deri në diplomim në klasën e 12 të shkollës së mesme. Edhe pse ka pasur tentime nga Min-istria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) që regjistrimi në periudhën e plotë të arsimit të ulët të bëhet i obligueshëm me ligj, kjo nuk është arritur. Nxënësit në Kosovë janë të obliguar me ligj vetëm të përfundojnë nivelin e parë (prej klasës 1 deri në 5) dhe nivelin e dytë (prej 6 deri në 9).Nëse ligji do të kërkonte edhe përfundimin e nivelit të tretë të arsimit (prej klasës së 10 deri në të 12-ën, duke përfshirë gjimnazet dhe shkollat e mesme profesionale), kjo jo vetëm se do të krijonte obligim ligjor që nxënësit të vijojnë shkollimin, por edhe një përgjegjësi për autoritetet si MASHT për të krijuar kushte dhe mundësi optimale për këtë nivel të arsimit. Kjo do të ishte veçanërisht e vështirë për shkak të mungesës së paisjeve shkollore, e aq më shumë të mungesës së paisjeve për fëmijë me nevoja të veçanta të shkollës së mesme.Është vështirë të flasësh për kualitetin e mësimdhënies kur sistemi i arsimit ende balla-faqohet me probleme elementare në lidhje me funksionim të rregullt, si probleme me in-frastrukturë. Edhe pse ndërtimi i shkollave të reja ka vazhduar, ende nuk ka mjaft hapësirë. Kjo i shtyen shumicën e shkollave të punojnë me dy ndërrime çdo ditë, duke limituar ose reduktuar mundësinë e aktiviteteve pas-shkollore për shkak të nevojës për hapësirën shkol-lore gjatë tërë ditës.Fillimisht MASHT e bëri një ndër prioritetet e tyre reduktimin e numrit të nxënësve në shkol-la të mesme në mënyrë që të përmirësojnë kualitetin e mësimdhënies dhe nxënies. Sipas tyre ky numër konsiderohet të jetë 32.3 nxënës për klasë, por mungesa e hapësirës shkol-lore nuk është i vetmi faktor që pengoi ndonjë përmirësim në këtë drejtim. Përkundrazi, ishte vendimi i marrë nga MASHT që e bëri situatën edhe më të keqe. Në vendimin 557/02-1 të vitit 2008, MASHT vendosi të rritë numrin e nxënësve për klasë në 37, duke synuar të krijo-jnë më shumë mundësi që nxënësit të marrin pjesë në arsim të nivelit të shkollës së mesme. Ky vendim ishte gjithashtu reagim ndaj kërkesave të mëhershme për të njejtën çështje të bëra nga departamentet e arsimit në nivelin lokal.Në realitet numri i nxënësve në një klasë është edhe më i madh se 37. Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë, një ndër shkollat e mesme më të njohura për nxënësit e rinj, ka përafërsisht 45 nxënës. Në një klasë që zgjatë 40 minuta, këta nxënës nuk kanë as një minutë secili për të marrë pjesë.

4KOSOVO 2.0

Page 4: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

106 KOSOVO 2.0

Përkundër këtyre problemeve të hapësirës dhe madhësisë, faktori më thelbësor i sistemit arsimor që është i lidhur direkt me arsimimin e gjeneratave të reja janë vet mësuesit. Përgatitja e tyre pro-fesionale është kusht themelor për mësim kualitativ. Viti 2008 shënoi fillimin e procesit të licencim-it të mësuesve, me synim të vëndoset një nivel standard i pagave dhe ngritjeve në pozita më të lar-ta përgjatë karrierave të tyre.Aktualisht, zhvillimet dhe njohuritë e reja në shkencë dhe teknologji vazhdimisht po lëvizin dhe po përmirësohen. Një diplomë universitare është kushti më i rëndësishëm për t’u bërë mësues/e, por s’ka nevojë të ceket se duhet të ketë një sistem i cili do t’i mbante mësuesit të angazhuar në pro-cesin e mësimit, të informuar dhe të aftë të përshtaten me zhvillime të reja në shkencë dhe fusha tjera. Për këto arsye një sistem për zhvillim profesional të mësuesve është dashur të krijohet, një sistem që kërkon nga çdo mësues të ndjekë së paku 100 orë të trajnimit profesional në një periudhë pesë vjeçare në mënyrë që të mbesin të licencuar si mësues.Sipas Strategjisë për Arsim të Ulët 2011-2016 nga MASHT, procesi i licencimit të mësuesve do të përfundohet deri në fund të vitit 2014. Megjithatë nuk ka të dhëna në dispozicion në në lidhje me mënyrën se si funksionoi kjo në praktikë, dhe nëse kriteri i përfundimit të 100 orëve të trajnimit pro-fesional brenda pesë viteve është respektuar.Z. Nehat Mustafa dhe Znj. Igballe Cakaj nga MASHT u kontaktuan për koment, por nuk u morr asnjë përgjigje.Përpos mungesës së paisjeve shkollore dhe menaxhimit të dështuar të kapacitetit njerëzor, ka sfida tjera të mbetura për sistemin arsimor, duke filluar prej kualitetit të mësimdhënies por edhe kual-itetit të mësimit.Mësimi online është një prej këtyre sfidave – krijimi i mundësive për përdorim të teknologjisë për qasje në informata dhe paisje të shkollave në të gjitha nivelet me kompjuterë, që gjithashtu do të sjellte nevojën e trajnimit të mësuesve. MASHT, në bazë të të dhënave të tyre, tregon një raport të 1 kompjuteri për çdo 17 nxënës, dhe në disa shkolla mund të jetë edhe 1 kompjuter për 32 nxënës.Mundësitë për të praktikuar teorinë janë gjithashtu të limituara. Praktikat e punës në kompani pri-vate ose publike janë shumë të rëndësishme, sidomos për nxënësit në shkolla të mesme profesion-ale, duke konsideruar se çdo vit mijëra të rinj të cilët përfundojnë shkollën e mesme hyjnë në tregun e punës në Kosovë.Prandaj është e nevojshme të kërkohet studimi i tregut të punës – edhe pse jemi të vetëdijshëm se ofron mundësi të limituara për punë – në mënyrë që të ipet perspektivë për fushat që mundësisht mund të ofrojnë punësim për të rinj. Në këtë mënyrë nxënësit mund të orientojnë vetën në ato drej-time e edhe institucionet arsimore mund të ofrojnë nxitje për programe të caktuara.Edhe pse shkollat fillore dhe të mesme janë baza për arsim të lartë, vitet e fundit kanë treguar se kjo bazë nuk është shumë e fuqishme në Kosovë. Derisa ende ka probleme me infrastrukturë, propor-cione të larta student/mësues, mungesë të paisjeve teknologjike, dhe pak hapësirë për mësim jofor-mal nëpërmjet angazhimit të nxënësve në aktivitete jashtë kurrikulës, nuk ka shumë vend të mbetur për të filluar bisedat për kualitet të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Nxënësit e rinj janë e ardh-mja, por kushtet e së tashmës nuk i lejojnë ata të zhvillohen dhe të marrin arsimimin e duhur. Vendimet e të rinjve në lidhje me arsimin janë personale, megjithatë ato ndikojnë zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, dhe çdo qytetar të cilin shpreson për ditë më të mira në Kosovë.

Fitore Bajraktari u lind në Kosovë, diplomoi në Fakultetin Juridink të Universitetit të Prishtinës, dhe gjatë studimeve të saj baqellors ajo gjithashtu ishte pjesë e programit të këmbimit të stu-dentëve në Vilniu University në Lituani. Prej 2009 deri në 2013 ajo punoi si gazetare në Radio Telivizionin e Kosovës, në programe për rini, arsim, çështje gjinore etj. Aktualisht është duke punuar në tezën e saj në Salzburg University në Austri ku është duke studiuar për magjistraturë.

5 KOSOVO 2.0

Page 5: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 107

Shumë është shkruar për arsimin e lartë në Kosovë, sidomos me Universitetin e Prishtinës që po vazhdon të jetë në lajme. Problemi i kohëve të fundit në lidhje me listën e kandidatëve të hartuar nga organizatat e Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të Luftës e ka vënë në pah çështjen se çfarë kriteri përdoret nga universitetet për pranim të studentëve. Gjithash-tu ka sjellë përsëri vëmendje te kompetenca e studentëve të ri, pasi që nivelet e ulëta të kompetencës janë dalluar si problem më parë. Një ndër rektorët e kaluar krijuan një politikë që shtyente studentët në të gjitha departamentet të vijojnë mësime të gjuhës shqipe, për shkak të faktit se shumë prej tyre kanë probleme në drejtshkrim dhe drejtshqiptim. Siç tr-egon ky shembull, universitetet në Kosovë shpeshherë duhet të kryejnë punët e shkollave të mesme e edhe atyre fillore. Problemet me sistemin arsimor në Kosovë nuk janë të të izolu-ara vetëm te arsimi i lartë, por fillojnë në nivelet e ulëta të sistemit dhe pastaj komplikohen. Në fakt, siç do të shohim më poshtë, fillojnë para se fëmijët të shkojnë në shkollë.Kosova ka popullsinë më të re në regjion dhe në Evropë, me 38 përqind të popullsisë duke qenë nën 19 vjet, që do të thotë se rreth një qerek i popullsisë së Kosovës janë aktualisht në arsim. Megjithatë, shpenzimi në arsim mbetet i ulët. Shpernzimi për student është vetëm 13 përqind i të hyrave për person, që është më e ulët se e çdo shteti në rajon. Shpenzimi total në arsim është rreth katër përqind e PBB-së, që është gjithashtu një shifër e ulët. Për më tepër, për shkak të natyrës së politikave klienteliste, shpenzimi është i fokusuar në paga për mësues. Të dhënat nuk janë premtuese Siç u shënua më lart, problemet në sistemin e arsimit të Kosovës fillojnë në nivelin para-shkollor. Vetëm rreth një qerek i fëmijëve kosovar janë të regjistruar në arsim parashkollor, që është sa gjysma e numrit në Serbi (53 përqind) e edhe më e ulët se në Slloveni (88 për-qind). Me kaq pak fëmijë duke përfituar nga zhvillimi që ofron sistemi para-shkollor, nuk është befasuese se nivelet e kompetencës janë të ulëta në shkollat fillore dhe nivelet e lar-ta.Proporcionet mësues/nxënës janë gjithashtu problematike. Edhe pse mesataret janë të mira, ato maskojnë dallime të mëdha në mes të shkollave. Këto dallime janë kryesisht në mes të zonave rurale dhe urbane, disa shkolla të qyteteve duke pasur deri në 50 nxënës për mësues. Është statistikë shqetësuese që tregon se qeveria nuk ka tentuar të zbatojë politikat në bazë të nevojave të komuniteteve.Në arsimin e mesem të lartë, të dhënat bëhen gjinore. Derisa ka një vlerë prej 95.8 përqind të regjistrimit të meshkujve, vetëm 88.1 përqind të femrave regjistrohen në arsim të mesëm të lartë. Dhe në përgjithësi, vlerat e regjistrimit në këtë nivel në Kosovë janë më të ulëta se anëtarët e BE në këtë regjion. Ky rezultat gjinor tregon se problemet për pjesëmarrje të fem-rave në tregun e punës fillojnë në nivelin e mesëm të lartë; pjesëmarrja shumë e ulët e fem-rave në tregun e punës dhe mospërputhja në paga në mes të femrave dhe mashkujve nuk mund të përmirësohet pa e adresuar këtë çështje të regjistrimit të ulët të femrave.Shqetësuese është se nivelet e arritjes janë vazhdimisht të ulëta. Përqindjet e vlerësimeve të jashtme edhe për klasët e 5-ta, edhe për klasët e 9-ta, janë rreth 50-shit. Testi i ri i kom-petencës në arsim fillor gjithashtu tregoi rezultate të hidhura: për klasët e 5-të, kompeten-ca në gjuhë është 27.4 përqind dhe kompetenca në matematikë është 17.3 përqind. Testi i maturës tregon rezultate edhe më të këqija, duke shkuar prej 40 deri në 50. Kjo do të thotë se rreth gjysma e rinisë së Kosovës që përfundojnë sistemin e mesëm të lartë shkollor nuk kanë kompetencë të mjaftueshme as për të vazhduar arsimin e lartë e as për të hyrë në tregun e punës.

PREJ POSHTIT LARTË: DËSHTIMET NË ARSIMIN FILLOR DHE TË MESËM

NGA SEB BYTYCI

6KOSOVO 2.0

Page 6: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

108 KOSOVO 2.0

Nuk ka shpresë për punësim Të dhënat e tregut të punës tregojnë më shumë dëshmi për mënyrën se si sistemi i arsimit në Kosovë nuk po i përgatitë të rinjtë për punë. Vetëm rreth 12 përqind të fuqisë punëtore kanë vazhduar arsimimin pas shkollës së mesme (duke përfshirë shkallat baqellors, magjistraturat dhe doktoraturat). Është e qartë se Kosova ka një fuqi punëtore relativisht të paarsimuar, që nuk është shenjë e mirë për perspektivat zhvilluese të saj.Sa i përket paisjes së të rinjve me aftësitë e duhura në ekonomi, sistemi arsimor nuk përmbushë premtimin e vet. Të dhënat prej panaireve të punës të organizuara prej asociacioneve biznesore vazhdimisht tregojnë se dhjetëra vende të lira pune mbesin të pambushura për shkak se nuk ka kandidatë të kualifikuar. Kjo tregon se sistemi i arsimit nuk po reagon mirë ndaj nevojave të sektorit privat dhe ekonomisë në përgjithësi.Problemet e dukshme në nivelet fillore dhe të mesme komplikohen në arsimin e lartë. Një man-ifestim i rëndësishëm i kësaj është numri i ulët i studentëve në shkencë dhe matematikë. Kom-petenca e ulët në matematikën e arsimit fillor reflektohet në statistikat e arsimit të lartë. Më pak se 5 përqind të studentëve në arsim të lartë vijojnë fusha të shkencave dhe matematikës, deri sa një numër i panevojshëm i lartë i studentëve po studiojnë shkenca shoqërore dhe hu-mane. Politikat e arsimit Janë dy probleme kryesore në sistemin arsimor që janë natyrisht të lidhura në mes vete. Së pari është thjeshtë problemi i paaftësisë, që është i dukshëm kryesisht nëpërmjet shifrave të

7 KOSOVO 2.0

Page 7: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 109

ulëta të arritjes dhe inflacionit të notave. Së dyti, është politizimi i sistemit arsimor nëpërmjet ndërhyrjeve të fuqishme partizane.Paaftësia e mësuesve është problem i përhapur në vendet në zhvillim. Kosova është mun-duar të adresojë këtë problem nëpërmjet trajnimit të mësuesve, me mbështetje të fuqishme prej agjencive të ndihmës së jashtme. Megjithatë problemi mbetet ende dhe shumë vlerësime të studentëve nuk përputhen me mësimin dhe kompetencën e tyre reale. Ky problem është sidomos i përhapur në zonat rurale.Fatkeqësisht inflacioni i notave gjithashtu mesa duket ka ndikuar testimet objektive, domethënë testin e maturës. Disa komuna tregojnë arritje të larta të pazakonta për tes-tin e maturës. Nxitjet për inflacione të tilla të notave janë të fuqishme, pasi që rezultatet e maturës janë një përqindje e lartë e kërkesave për pranim në universitete publike. Fat-keqësisht, kriteri i pranimit në arsim të lartë, dhe sidomos në Universitetin e Prishtinës, i jep shtytje inflacionit të notave.Duhet të vendosim problemin e inflacionit të notave brenda fenomenit më të gjërë të for-malizmit, tipik për shtete në proces të zhvillimit dhe transformimit. Formalizmi është hapësira në mes të normave të deklaruara dhe sjelljes reale. Një hapësirë e tillë është mjaft e gjërë në vendet në transformim dhe formalizmi është i dukshëm në të gjitha fushat e jetës publike.Problemi i dytë dhe më urgjent në sistemin arsimor është politzimi i tij. Ka një ndërhyrje shumë të fuqishme partizane politike në të gjitha nivelet e sistemit arsimor. Në arsimin e lartë kjo është bërë e duskhme nëpërmjet skandaleve që e kanë ekspozuar nivelin e ndë-rhyrjes politike në përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë si rektorët, dekanët e anëtarët e bor-dit. Një ndër rastet më të shquara është tentimi i zgjedhjes së nënkryetarit të PDK-së si rektor (i njejti rektor i cili dha dorëheqje për shkak të publikimeve me plagjiaturë). Pozitat e rektorit dhe dekanëve në fakultetet e Universitetit të Prishtinës konsiderohen si punë politike të njejta me ministritë, prej partive politike. Ndahen në mes vete në pazarllëqet politike gjatë formimit të koalicioneve qeverisëse. Rektori aktual, i cili me gjasë përfaqë-son zgjedhjen më meritokratike të periudhës së pas-luftës, po përballet me presion tepër të lartë prej rrjeteve politike të korrupsionit brenda dhe jashtë universitetit. Në nivelet më të ulëta të arsimit, shohim nivelin e njejtë të ndërhyrjes. Pozitat e drejtorëve shkollor janë veçanërisht tërheqëse, faktor i madh duke qenë fakti se zgjedhjet mbahen në shkolla dhe kështu në esenecë ata janë përgjegjës për mbrojtjen e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore. Drejtorët e shkollave emërohen politikisht, dhe janë pjesë e pazarllëkut politik në nivelin lokal, siç janë drejtorët e anëtarët e bordeve të kompanive të shërbimeve pub-like.Punët e mësimdhënies iu ofrohen si shpërblime aktivistëve të partisë në nivelet lokale. Po e shohim këtë proces duke u përsëritur në komuna ku partitë në fuqi janë ndërruar në zgjedhjet e 2013-ës. Ka pasur zhgënjim dhe akuza të fuqishme për punësim të motivuar politikisht, sidomos në komuna të mëdha si Peja e Ferizaji.Në përfundim, problemet në nivelet fillore dhe të mesme të arsimit në Kosovë janë të shumta. Nuk është kurrë vonë të fillojmë të flasim për to dhe ai është hapi i parë drejt adresimit të tyre. Por reformat reale kërkojnë vendosmëri politike dhe ndryshime të poli-tikave të bazuara në dëshmi, si reforma të mekanizmave të financimit. Përfshirja e Kos-ovës në testimet PISA në 2015 do të sigurojë një shtytje për debat më të fuqishëm publik dhe reforma më domethënëse.

Seb Bytyçi është doktorant në Universitetin e York-ut, Angli, për menaxhment publik. Ai ka përvojë në sistemin e arsimit, si mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e York-ut, dhe është ish-bursist i KAEF-it.

8KOSOVO 2.0

Page 8: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

110 KOSOVO 2.0

Shumë është shkruar për arsimin e lartë në Kosovë, sidomos me Universitetin e Prishtinës që po vazhdon të jetë në lajme. Problemi i kohëve të fundit në lidhje me listën e kandidatëve të hartuar nga organizatat e Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të Luftës e ka vënë në pah çështjen se çfarë kriteri përdoret nga universitetet për pranim të studentëve. Gjithash-tu ka sjellë përsëri vëmendje te kompetenca e studentëve të ri, pasi që nivelet e ulëta të kompetencës janë dalluar si problem më parë. Një ndër rektorët e kaluar krijuan një politikë që shtyente studentët në të gjitha departamentet të vijojnë mësime të gjuhës shqipe, për shkak të faktit se shumë prej tyre kanë probleme në drejtshkrim dhe drejtshqiptim. Siç tr-egon ky shembull, universitetet në Kosovë shpeshherë duhet të kryejnë punët e shkollave të mesme e edhe atyre fillore. Problemet me sistemin arsimor në Kosovë nuk janë të të izolu-ara vetëm te arsimi i lartë, por fillojnë në nivelet e ulëta të sistemit dhe pastaj komplikohen. Në fakt, siç do të shohim më poshtë, fillojnë para se fëmijët të shkojnë në shkollë.

PËRMBLEDHJA E UP-SËNGA JACK DAVIES

STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS KANË QENË VATËR E

MOSPAJTIMEVE DHE BAROMETËR TË NDJENJËS POLITIKE NË KOSOVË PËRGJATË

HISTORISË. VITI 2014 NUK ISHTE PËRJASHTIM NË KËTË ASPEKT.

Kosova ka popullsinë më të re në regjion dhe në Evropë, me 38 përqind të popullsisë duke qenë nën 19 vjet, që do të thotë se rreth një qerek i popullsisë së Kosovës janë aktualisht në arsim. Megjithatë, shpenzimi në arsim mbetet i ulët. Shpernzimi për student është vetëm 13 përqind i të hyrave për person, që është më e ulët se e çdo shteti në rajon. Shpenzimi total në arsim është rreth katër përqind e PBB-së, që është gjithashtu një shifër e ulët. Për më tepër, për shkak të natyrës së politikave klienteliste, shpenzimi është i fokusuar në paga për mësues.

9 KOSOVO 2.0

Page 9: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 111

Të dhënat nuk janë premtuese Siç u shënua më lart, problemet në sistemin e arsimit të Kosovës fillojnë në nivelin para-shkollor. Vetëm rreth një qerek i fëmijëve kosovar janë të regjistruar në arsim parashkollor, që është sa gjysma e numrit në Serbi (53 përqind) e edhe më e ulët se në Slloveni (88 për-qind). Me kaq pak fëmijë duke përfituar nga zhvillimi që ofron sistemi para-shkollor, nuk është befasuese se nivelet e kompetencës janë të ulëta në shkollat fillore dhe nivelet e larta.Proporcionet mësues/nxënës janë gjithashtu problematike. Edhe pse mesataret janë të mira, ato maskojnë dallime të mëdha në mes të shkollave. Këto dallime janë kryesisht në mes të zonave rurale dhe urbane, disa shkolla të qyteteve duke pasur deri në 50 nxënës për mësues. Është statistikë shqetësuese që tregon se qeveria nuk ka tentuar të zbatojë politikat në bazë të nevojave të komuniteteve.

Në arsimin e mesem të lartë, të dhënat bëhen gjinore. Derisa ka një vlerë prej 95.8 përqind të regjistrimit të meshkujve, vetëm 88.1 përqind të femrave regjistrohen në arsim të mesëm të lartë. Dhe në përgjithësi, vlerat e regjistrimit në këtë nivel në Kosovë janë më të ulëta se anëtarët e BE në këtë regjion. Ky rezultat gjinor tregon se problemet për pjesëmarrje të femrave në tregun e punës fillojnë në nivelin e mesëm të lartë; pjesëmarrja shumë e ulët e femrave në tregun e punës dhe mospërputhja në paga në mes të femrave dhe mashkujve nuk mund të përmirësohet pa e adresuar këtë çështje të regjistrimit të ulët të femrave. Shqetësuese është se nivelet e arritjes janë vazhdimisht të ulëta. Përqindjet e vlerësimeve të jashtme edhe për klasët e 5-ta, edhe për klasët e 9-ta, janë rreth 50-shit. Testi i ri i kompetencës në arsim fillor gjithashtu tregoi rezultate të hidhura: për klasët e 5-të, kom-petenca në gjuhë është 27.4 përqind dhe kompetenca në matematikë është 17.3 përqind. Testi i maturës tregon rezultate edhe më të këqija, duke shkuar prej 40 deri në 50. Kjo do të thotë se rreth gjysma e rinisë së Kosovës që përfundojnë sistemin e mesëm të lartë shkollor nuk kanë kompetencë të mjaftueshme as për të vazhduar arsimin e lartë e as për të hyrë në tregun e punës.

Jack Davies është gazetar i pavarur i cili ka kaluar shumicën e 18 muajve të fundit duke mbuluar Ballkanin Perendimor prej Prishtinës. Puna e tij është publikuar në Kosovo 2.0, Vice News dhe Prishtina Insight, në mes të tjerash.

10KOSOVO 2.0

Page 10: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

112 KOSOVO 2.0

STUDENTËT E KOSOVËS DUAN TË MËSOJNË, POR SHPESH NUK E DIJNË SE KU QËNDROJNË ME SHKOLLAT DHE UNIVERSITETET E TYRE.

11 KOSOVO 2.0

Page 11: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 113

PIKA E DOBËT E PIKËS SË FORTË

— MË 28 SHKURT, 2013, një gazetar i ri hindus me emrin Rupa Subramanja, shkroi një ar-tikull të titulluar “Rreziqet e rinisë së papërmbushur hinduse”. Rreth këtij shkrimi, që u publikuar në “India Real Times”, nuk kishte asgjë të pazakonshme – pos faktit që Subra-manja kishte parashtruar një pyetje retorike interesante: “A është e mundshme që frus-trimi i rinisë së Indisë të ndihmojë në dhënie të shpjegimit për përhapjen e keqtrajtimit dhe dhunës seksuale ndaj grave në Indi?” Pas një mori publikimesh lidhur me sulme sek-suale ndaj grave dhe fëmijëve në Indi, përfshirë këtu edhe dhunimin dhe vrasjen e një va-jze 5 vjeçare nga duart e një burri 29 vjeçar, hindusët e tmerruar kërkuan me çdo kusht përgjigje rreth shpërfaqjes së përbindëshve seksualë nga nëntoka e tyre e errët.

Pyetja e Subramanjas mund të mos ofrojë përgjigje në pyetjen e ngritur rreth proble-mit në Indi me sulmuesit seksualë, por pyetja vlen të eksplorohet, e nëse mund të na çojë drejt një aleje të errët kjo mund edhe të jetë tregues për fajtorin e mundshëm: rininë hin-duse në rritje.

Rinia e Indisë, që shpesh reklamohet si premtimi e shpresa dhe ardhmëria e vendit numër dy në botë për nga popullsia, paraqet poashtu edhe sfidën plot ankth të vendin. Me moshë mesatare prej 25 vjetësh, rini atje janë mbi 240 milionë frymë. Shumica dërmuese nuk kanë kurrfarë shkathtësish, janë të paarsimuar, të papunë dhe, ç’është e vërteta, të pashpresë. Janë të mjerë. A mundet dhuna ndaj grave të shpjegohet nga kjo perspektivë? Ndoshta po e ndoshta jo. Por është faktor – qoftë edhe në shkallë të vogël – prej të cilit shoqëritë e reja duhet të kenë kujdes.

Disa kosovarë nuk pajtohen. Për më shumë se një dekatë, klasa politike kosovare e ka trumpetuar rininë si: përparësia kryesore e vendit. “Tani, meqë e keni shtetin tuaj, tregomë-ni, cili është aseti më i madh i Kosovës? Çka keni për të ofruar?” pyeti diplomati me sy të lodhur.

“E kemi popullatën më të re në Evropë,” u përgjigj me mburrje ministri i sapoemëruar i Kosovës. “Të gjithë flasin anglisht, dhe janë të arsimuar mirë.”

“Të arsimuar mirë? Hm, kjo po që është interesante,” mendova me vete. Të rinj janë, s’ka dyshim. Por, të arsimuar? T’i shikojmë faktet.

Hiç më larg se para tre vjetësh, Kosova e kishte shkallën më të ulët të regjistrimit në fakultet në Evropë, me 16%. Në anën tjetër, në Moldavi, shtetin e dytë më të varfër në Ev-ropë, regjistrimi në fakultet ishte rreth 34%, ndërsa në Maqedoni numri sillet rreth 30%, përderisa mesatarja në gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore (ECA), është 45%. Arsimi uni-versitar është i domosdoshëm në mënyrë që të fitohen aftësitë dhe përgatitjet teknike për gjetje të punës e për të qenë konkurrentë në tregun e sotëm të punës, qoftë brenda apo jashtë Kosovës.

Situata e mjerueshme ekonomike e rinisë kosovare është poashtu reflektim i gjendjes së tregut të punës me themele jashtëzakonisht të dobëta. Shkallët e përgjithshme të pa-punësisë janë ndër më të lartat në Evropë, me 31%, dhe përderisa askush nuk e di saktë shkallën e papunësisë së rinisë, regjistrat më të mirë tregojnë shifër mbi 65% për moshat

NGA MIKRA KRASNIQI / FOTOGRAFITË KUSHTRIM TËRNAVA

RINIA PËRSHËNDETET SI PASUARIA MË E MADHE E KOSOVËS, POR PA ARSIMIM E KUNDËRTA MUND TË JETË E VËRTETË

KOSOVO 2.0 12

Page 12: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

114 KOSOVO 2.0

15–24 vjeç. Rreth 30.000 kosovarë të rinj futen në tregun e punës çdo vit, por më pak se 10% e tyre punësohen me sukses. Më brengosëse është shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punuese – e cila ka rënë nga 47% në 2006, në 37% në 2012. Tregu i punës u tkurr për 10% brenda gjashtë viteve. Nga 259.338 punëkërkues të regjistruar në 2012, vetëm 5.050, që i bie afër 1.9% e kosovarëve, kishin diplomë universiteti. Banka Botërore vlerëson se rreth 30% e popullit të Kosovës jeton nën vijën e varfërisë – përqindja më e madhe ne Evropë. Krahasojeni këtë me 12.4% të Shqipërisë, 9.2% të Serbisë, 19% të Maqedonisë dhe 14% të Bosnjë e Hercegovinës.

Lista e këtyre të dhënave dëshpruese është e gjatë, dhe për një politikan në Kosovë do të duhej të shërbente si shenjë alarmuese; këto të dhëna nuk janë për të festuar. Përderi-sa disa nga këta numra sigurisht se duhet të adresohen në kontekst të trashëgimisë nga lufta dhe dekada mjeruese që pasoi, megjithatë, vazhdon të jetë dekurajuese kur shohim se si e projektojmë një imazh mashtrues të vetes ndaj problemeve më të rënda ekonomike

e sociale.Nuk duhet të mburremi me rininë më të re, sepse aktualisht ata

janë më të paarsimuarit, më të paaftit dhe më të papunët në mesin e rinive të mbarë kontinentit. Është jashtëzakonisht shumë me rëndësi të kuptohet shtrirja e problemit dhe të informohemi në mënyrë in-teligjente për dinamikat themelore të tij, dhe më pas të punojmë në fushat kyçe ku përmirësimi është i mundshëm. Të vazhdohet të moho-het serioziteti i problemit ose është çorientim i qëllimishëm ose është injorancë.

Është shqetësuese dhe përfundimisht e gabueshme të shikohet nuri i vogël i njerëzve që vijojnë mësimet universitare jashtë Kosovës dhe të konkludohet se kosovarët janë të arsimuar mirë. Ky grup përbën një fraksion tepër të vogël të rinisë kosovare.

Popullata e re është aset i rëndësishëm i shoqërisë vetëm atëherë kur ka qasje në ar-sim të mirë, trajnime, dhe kur përfiton aftësi për të garuar, prodhuar, dhe për t’u integru-ar në ekonomi. Përndryshe, të rinjtë e paarsimuar dhe të papunë janë barrë e madhe për shoqërinë, si në afat të shkurtër ashtu dhe në atë të gjatë. Gjendja e zgjatur e injorancës krijon vlera shoqërore primitive. Mungesa e arsimit është një lloj shkretëtire ku njerëzit u kthehen bestytnive, konspiracionit dhe injorancës, gjë që e sakaton logjikën dhe arsyen. Në nivel më praktik, rinia e varfër dhe e paarsimuar është e prirur për imigrim masiv,

— Hiç më larg se para tre vjetësh, Kosova e kishte shkallën më të ulët të regjistrimit në fakultet në Evropë, me 16%.

STUDENTËT MËSOJNË SE ARSIMI ËSHTË RRUGA E TYRE PËR TË DALË NGA VARFËRIA, POR KJO NUK ËSHTË GJITHMONË E VËRTETË.

13 KOSOVO 2.0

Page 13: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 115

dhunë, krim dhe jostabilitet politik. Hulumtimet për rreziqet e popullsisë së re tashmë njihen mirë. Studimet kanë treguar se, historikisht, shtetet me popullsi të re prej 40%, kanë pasur dy herë më shumë prirje për të përjetuar shpërthim kon-fliktesh civile apo jostabilitete të mëdha politike sesa shtetet me përbërje më të vogël të popullsisë së re. Ata mund të kthehen kundër grave dhe fëmijëve apo mund të kthehen kundër shoqërisë duke u radikalizuar përmes fesë apo sistemeve fa-natike të besimit.

Këto janë rrethana kritike për ne. Rinia jonë e dashur, krenaria jonë dhe aseti ynë më i madh, është aktualisht edhe barra dhe përgjegjësia jonë më e madhe. Kjo nuk do të thotë se njerëzit në Kosovë janë përgjithmonë të kurthuar në tokën e varfërisë dhe mjerimit ekonomik. Ata duhet të mësojnë se vitet e 90-ta ishin ‘kohë e mesjetës’ për Kosovën, por që ne të gjithë mbijetuam, madje disa edhe lulëzuam. Rinia e sotshme është më e shkathët, ka më shumë përparësi, komu-nikim dhe qasje të lirë në arsim. Janë po aq inteligjentë sa edhe shumë shokë e shoqe të tyre kudo në botë. Por vetëm inteligjenca e papërpunuar nuk mjafton. Njerëzit inteligjentë duhet të kultivohen me arsim në mënyrë që të korren frutet e tyre, e që të krijojnë karrierë të suksesshme profesionale. Mbi të gjitha, të rinjtë e Kosovës kanë nevojë për udhëzim, udhëheqje, organizim dhe vizion që do t’i çojë ata drejt ardhmërisë së ndritshme të cilën e meritojnë. — K

Mikra Krasniqi është ekonomist në Zyren e Guvernerit të Merilendit për Biznes dhe Zhvillim në Baltimor. Mikra ka diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe Univer-sitetin George Mason.

— Të vazhdohet të mohohet serioziteti i problemit ose është çorientim i qëllimishëm ose është injorancë.

1. POPULLSIA E KOSOVËS MUND TË JETË E RE, POR ARDHMËRIA E SAJ AKADEMIKE (DHE EKONOMIKE) ËSHTË LARG SIGURISË.

2. PROVIMET NË UNIVERSITET JANË JASHTËZAKONISHT SHUMË TË VËSHTIRA PËR NJË VEND QË KA TREG TË PUNËS AQ TË KUFIZUAR SA E KA KOSOVA.

3. STUDENTËT KOSOVARË TË MBLEDHUR PËR TË PARË NOTAT.

KOSOVO 2.0 14

Page 14: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

116 KOSOVO 2.0

— NË KOSOVË, ashtu si edhe në vendet tjera, shkalla e braktisjes së shkollës në mesin e vajzave të moshës shkollore mbetet problemore. Kjo është sidomos e vërtetë tek familjet të cilat banojnë larg qyteteve plot smog e qytezave të mëdha, nëpër viset rurale. Tetëmbëd-hjetëvjeçarja Albana Gashi është njëra nga to, dhe rrëfimi i saj është një prej shumë sosh që e ilustrojnë këtë çështje.

Ndërsa shumë nga shoqet e saj po përgatiten për studime universitare, Albana rri në shtëpi, në një fshat afër Deçanit, duke menduar se si të studiojë mjekësi. Fatkeqësisht, kjo nuk është e mundur; kur Albana ishte 17 vjeçe u desh ta braktiste shkollën e mesme në Pejë sepse familja e saj nuk mund t’i përballonte shpenzimet për ta dërguar atë çdo ditë në kam-pus, që është 25 kilometra nga fshati i saj i largët.

Ishin prindërit e Albanës ata të cilët vendosën se është më mirë që ajo të rrijë në shtë-pi. Kjo gjë jo vetëm që ka më shumë kuptim ekonomik, sipas tyre, por ishte gjithashtu më e “sigurtë”. “Sot” thoshte shpesh babai i Albanës, “prindërit kurrë nuk e dinë se ku u bredhin fëmijët”. Ky faktor ndikoi që babai i saj t’i hedhë poshtë kundërshtimet e arsimtarëve të Al-banës dhe ta largojë atë nga shkolla njëherë e përgjithmonë. Luljeta, arsimtarja e mëparshme e gjuhës e Albanës, situatën e përshkruan si të dhimbshme dhe të sikletshme.

“Është e dhimbshme”, thotë Luljeta, “që të gjithë nxënësit nuk kanë mundësi të barabar-ta dhe qasje në shkollim, [dhe është] e sikletshme që disa prindër ua ndalojnë këtë sepse ndihen që fëmijët e tyre janë jashtë kontrollit të tyre”.

NIVELET E NDARJESNGA LEONARD NIKAÇI / FOTOGRAFIA KUSHTRIM TËRNAVA

PENGESAT QË I PARANDALOJNË SHUMË VAJZA NGA FSHATI TAPËRFUNDOJNË SHKOLLIMIN NUK MUND TË HIQEN LEHTË

NJË GRUP DJEMSH TË RINJ PRESIN JASHTË SHKOLLËS SË TYRE. NË SHUMË FAMILJE, NË VEÇANTI ATO FSHATARE, VETËM DJEMVE U LEJOHET TA KRYEJNË SHKOLLËN.

15 KOSOVO 2.0

Page 15: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 117

PA ZGJIDHJE TË LEHTËDeri në njëfarë mase, ky është problem i cili ka të bëjë me mentalitetin ru-ral, por është lokacioni ai që mbetet pengesë më e madhe. Po të zhvendose-shin prindërit e Albanës në qytet, ajo do të ishte në gjendje ta vazhdonte shkollimin - aq e thjeshtë është kjo punë. Por ky lloj i lëvizjes nuk është gjithmonë i lehtë. Migrimi në qytet do të parashtronte disa probleme për familjen e Albanës. Për shembull, zhvendosja në qytet përkthehet në kosto më të lartë të jetesës - të mos përmendim edhe problemet financiare të cilët do të paraqiteshin nëse familja do ta linte tokën e saj.

Familja e Albanës ka pronë në fshat, por zhvendosja do të nënkuptonte që ata duhet t’i lënë ato pasuri mbrapa në favor të shpenzimeve periodike të qiramarrjes në Pejë. Përveç kësaj, prindërit e saj do të duhej të gjindeshin në mesin e fuqisë punëtore të qytetit i cili bazohet në ofrim të shërbimeve, por ata nuk janë as të kualifikuar e as të përgatitur, dhe shërbimet të cilat ata do të mund t’i ofronin, me siguri nuk do të kompensoheshin sa duhet. Kur këtyre faktorëve u shtohet stresi i përgjithshëm i zhvendosjes, si dhe tel-ashet e fillimit nga zeroja, mund të shihet se pse këtë vendim familja e Al-banës nuk do të ishte e gatshme ta ndërmerrte.

Sidoqoftë, a e arsyetojnë këto lloje të brengave strukturore braktisjen e shkollimit të Albanës? Natyrisht se jo. Përkundrazi, ato shfaqin problem sho-qëror, si dhe mundësi për ndryshim. Gjatë kohës kur Albana ishte në shkollë, familja e saj nuk mund ta duronte barrën e pavarësisë së saj. Duke i marrë parasysh mundësitë në qytet, është thjesht e natyrshme që të rinjtë si Al-bana të dëshirojnë të zhvendosen në qytet - aty është puna, aty janë burimet. Çdo herë e më shumë, njerëzit ndërmarrin këso lëvizjesh, madje edhe nëse “migrimi” i tyre nënkupton që ata t’i kalojnë ditët në qytet dhe netët mbrapa në fshat. Megjithatë, ndërsa dëshirat e Albanës kanë plot kuptim, ato mbeten vështirë të arritshme. Nuk është e lehtë që thjeshtë të paketosh gjërat e të nisesh për në qytet - edhe nëse atje gjendet gjithçka.

NJËRA PREJ TË SHUMTAVEAlbana nuk është personi i vetëm të cilin e prekin problemet e tilla, thotë Luljeta. Shumë vajza si Albana kanë pasë probleme të ngjashme, dhe zgjid-hjet e tyre shpesh kanë qenë o ekstreme o tërësisht të paarritshme. Luljeta kujton një rast kur e gjithë familja ishte zhvendosë në një fshat më të afërt kur fëmijët e tyre e arritën moshën shkollore, në mënyrë që të ishin më afër shkollës fillore të rajonit. Por shumë familje nuk mund të përballojnë gjëra të këtilla. Këtu hyjnë çështjet e tokës dhe shpenzimet periodike, çështjet e përgatitjes e të kompensimit. Këto janë barrikada që i mbajnë Albanat e botës jashtë shkollave, ndërsa familjet e tyre rurale larg mundësive. Këto janë pengesa me të cilat ballafaqohen migrantët që lëvizin nga fshati në qytet.

Rrëfimi i Albanës është i dhimbshëm, por gjithashtu shpërfaqës. Është një rrëfim cili ilustron probleme me të cilat ballafaqohen vajzat nga fshati, si dhe kostot e migrimit dhe të të qëndruarit në një vend. Edhe pse zhvendosja në qytet mund të jetë e vështirë, kjo është shpesh zgjedhja e vetme për vajzat nga fshati të cilat kërkojnë mundësi të reja. Për fat të keq, mobiliteti i ulët i fuqisë punëtore, shpenzimet e larta të udhëtimit, mungesa e vendeve të lira të punës për studentë të cilët kërkojnë punë si dhe barriera të tilla të ngjashme nënk-uptojnë se zhvendosja në qytet është shpesh një hap tepër i madh. Derisa të mos lehtësohen apo hiqen këto pengesa, vajzat sikur Albana me siguri do të vazhdojnë ta braktisin shkollën dhe të heqin dorë nga ëndrrat e tyre. — K

Leonard Nikaçi u lind në Pejë më 1991. U rrit në SHBA dhe u kthye në Kos-ovë për arsimimin e tij ndërsa aktualisht jeton në Prishtinë. Ai ka diplomuar në Institutin e Roçesterit për Teknologji në Ekonomi dhe Menaxhment.

KOSOVO 2.0 16

— Gjatë kohës kur Albana ishte në shkollë, familja e saj nuk mund ta duronte barrën e pavarësisë së saj. Duke i marrë parasysh mundësitë në qytet, është thjesht e natyrshme që të rinjtë si Albana të dëshirojnë të zhvendosen në qytet - aty është puna, aty janë burimet.

Page 16: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

118 KOSOVO 2.0

NGA MIMOZA KQIKU / FOTOGRAFITË KUSHTRIM TËRNAVA

PROBLEMET ME LITERATURË NË UP; KUSH E KA FAJIN?

— STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS ANKOHEN gjatë gjithë kohës për mungesë të literaturës adekuate në Universitetin e Prishtinës, dhe disa profesorë pajtohen që furni-zimi është i pamjaftueshëm. Poashtu, profesorët dhe ekspertët janë të mendimit se një pjesë të fajit e mbajnë edhe vetë studentët, të cilët nuk kanë interesim për të hulumtuar literaturë shtesë.

Studentët kërkojnë literaturë në gjuhën shqipe, përderisa shumica prej tyre është në dispozicion në gjuhët tjera. Qerim Qerimi, prorektor në Universitetin e Prishtinës thotë se, përkthimi i materialeve nga gjuhët e huaja nuk bëhet rregullisht nga ana e UP-së por vetëm në bazë të nevojave konkrete. Dhe nuk është e qartë nëse ka pasur fond për përk-thime dhe nëse po, sa ka qenë i madh ai fond.

“Shërbim të tillë nuk ka vazhdimisht”, thotë Qerimi. “Por, varësisht nevojave, kërkesave të mundshme dhe shqyrtimit nga organet përkatëse (kryesisht nga Këshilli Drejtues, i cili administron me financat), është e mundur që të lejohen ose miratohen projekte të nevo-jshme akademike, të cilat mund të përfshijnë edhe përkthimin në gjuhë të huaja ose nga gjuhët e huaja”.

E nga ana tjetër, Dukagjin Pupovci, njëherit drejtor ekzekutiv në Qendrën për Arsim të Kosovës është i mendimit se sa më shumë programe të reja që zhvillohen, aq më shumë do të vijë në shprehje mungesa e literaturës. Megjithatë, sipas tij, asnjë universitet në botë nuk mund të sigurojë literaturë për studentët e vet për çdo lëndë përkatëse.

“Tek ne mendoj se ekziston një mendësi se, për secilën lëndë që e kemi në Universite-tin e Prishtinës duhet të jetë libri origjinal i prodhuar nga Universiteti i Prishtinës i cili e përcjellë përmbajtjen e lëndës pikë për pikë. Ashtu nuk ka askund”, thotë Pupovci.

Për t’i dalur ballë këtyre pritjeve, ligjeruesit u japin skripta dhe u mundësojnë qasje në materialet tjera studimore. Në fakt, studentët jo medomos duhet të përdorin libra, thotë Pupovci.

Qëndrim Gashi, profesor në Fakultetin Filologjik, nisur nga përvoja e tij e mëparshme, thotë se, zakonisht kur në Universitetet tjera hartohen përshkrimet e lëndëve, atëherë duhet të listohet edhe literatura bazë dhe pastaj universiteti përmes bibliotekës së vet siguron që të ketë në raftet e veta numër adekuat copësh të atij teksti. Ai thotë se një-kohësisht edhe biblioteka universitare apo ndonjë librari që bashkëpunon me universitetin ofron në shitje po të njëjtin libër.

Problemi me literaturë, sipas Gashit, nuk i ka përmasat e dikurshme. Ai është i mendim-it se mosnjohja e gjuhës angleze përbën problemin kryesor që ua pamundëson studentëve qasjen në literaturë bashkëkohore.

“Nuk mund të pretendosh se bën studime serioze e të mos kesh njohuri elementare

KOSOVO 2.0 17

STUDIM NËNFRUSTRIM

Page 17: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 119

— “Tek ne mendoj se ekziston një mendësi se, për secilën lëndë që e kemi në Universitetin e Prishtinës duhet të jetë libri origjinal i prodhuar nga Universiteti i Prishtinës i cili e përcjellë përmbajtjen e lëndës pikë për pikë. Ashtu nuk ka askund”, thotë Pupovci.

KOSOVO 2.0 18

shfrytëzimi të ndonjë teksti në gjuhën angleze. Kur dikush vjen në UP duhet të ketë njohuri të sado paktë të gjuhës angleze, përndryshe do të shtrohet pyetja se pse athua që nga shkolla fillore e deri edhe tek secili drejtim në UP jepet lënda e gjuhës angleze”.

Sipas tij, UP-ja nuk ka obligim dhe nuk mund të përkthejë çdo tekst të nevojshëm uni-versitar për shkak se edhe nuk mund ta përthekojë ekonomikisht një diçka të tillë. “Theme-limi i ndonjë konsorciumi të universiteteve shqiptare do të mund të ofronte më shumë në këtë aspekt, dhe do të përballonte më me lehtësi barrën financiare të përkthimit të tek-steve bazë”, thotë Gashi.

Mungesa e literaturës adekuate është problem që po e përcjell edhe Fakultetin e Gaze-tarisë. Sipas analistit Imer Mushkolaj, literatura joadekuate është problem po aq sa edhe mungesa e saj.

“Kur them adekuate e kam fjalën për literaturën e avancuar dhe profesionale, litera-turën shkencore të gazetarisë dhe komunikimit nga autorë të njohur ndërkombëtarisht”, thotë Mushkolaj. “Secili student i merr njohuritë e para akademike nga literatura, andaj është e rëndësishme që ajo të jetë e dobishme për ta dhe që ata të orientohen në rrugë të drejtë”.

Mushkolaj ndan mendimin se një pjesë të fajit e kanë profesorët, të cilët ngurrojnë që përshkrimet e lëndëve t’i pasurojnë me literaturë të re. Ai thotë se është e papranueshme që profesorët t’u ofrojnë studentëve vetëm literaturën që e kanë përgatitur vetë apo atë të kolegëve të tyre profesorë, sepse ajo nuk mjafton për të marrë njohuri të nevojshme.

Krahasuar me kohën kur Mushkolaj ka qenë student në Fakultetin e Gazetarisë “Faik Konica” ai thotë se mundësitë e sotme për të siguruar literaturë adekuate janë me qindra herë më të volitshme.

“Kam përshtypjen se studentët e sotëm të gazetarisë mësojnë teori përmendësh, por nuk kanë rast shumë të aftësohen në praktikë, përkundër numrit kaq të madh të mediave në Kosovë”.

STUDENTËT ANKOHENNë fakultetin e Mjekësisë, studentët i mësojnë landët bazë, si kardiologjia, pulmologjia, dhe reumatologjia, jo nga librat, por nga skriptat me përkthime të dobëta, thotë student-ja e këtij fakulteti Liridonë Gërbeshi. Librat vështirë se gjinden, edhe nëse gjinden shu-mica prej tyre janë të papërdorshëm.

“Disa profesorë ende ligjërojnë literaturë serbo-kroate”, thotë Gërbeshi.Mungesa e literaturës është më e shprehur në lëndët e karakterit bazik siç janë kur-

set hyrëse në fakultetin e mjekësisë, por poashtu edhe në fakultetet e shkencave sho-qërore, thotë Pupovci.

“Probleme ka edhe në fakultetet të cilat në periudha të caktuara programet e tyre i kanë realizuar nën presion ideologjik, dhe kështu janë detyruar të ndjekin një vijë të cak-tuar ideologjike, ktu hyjnë; Fakulteti Juridik, Ekonomik, Fakulteti i Sociologjisë. Me distan-cimin e tyre nga këto ideologji, tani këto departamente përballen me mungesë të litera-turës bashkëkohore, e cila do të duhej t’i përgjigjej kërkesave dhe nevojave të botës demokratike”, shprehet Pupovci.

Por sipas dekanit të Fakulteti Juridik Bajram Uka, studentët nuk përballen me mungesë të literatures në këtë fakultet.

“Aspak jo. Kemi literaturë të mjaftueshme në të gjitha lëndët dhe nuk ka të bëjë fare me mungesë të saj”, thotë Uka.

Roland Sylejmani, student në Fakultetin e Sociologjisë, thotë që herë pas here edhe janë konsultuar me libra të Filozofisë që janë të përpiluara për gjimnaze. Në disa raste, landa e njejtë ligjerohet nga profesorë të ndryshëm që përdorin literature të ndryshme, thotë Sylejmani.

Por, Linda Gusia, profesoreshë në Fakultetin e Sociologjise thotë se, në disa lëndë, disa profesorë janë të painformuar sa i përket teksteve të reja.

LITERATURA NË GJUHËT E HUAJAProblematika e mosnjohjes së mjaftueshme të gjuhës angleze është sidomos prezente në ➳

Page 18: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

120 KOSOVO 2.0

mesin e studentëve të nivelit Master, thotë Gusia. Dhe parakusht për t’iu qasur literaturës bashkëkohore është njohja e gjuhës angleze, shtoi ajo.

“Në gjuhën shqipe nuk kemi edhe shumë publikime akademike. Edhe po të themelojmë një shoqatë për përkthime, prapë nuk mundemi me i përkthy të gjitha shkrimet e rëndësishme akademike”, thotë Gusia. “Ato baziket duhet të përkthehen, por prap konsideroj që studentët e Masterit nuk munden me i përfundu studimet duke njohur vetëm gjuhën shqipe”.

Të njëjtin mendim ndan edhe Lindita Tahiri, profesoreshë në Fakulte-tin Filologjik e cila ligjëron në Departamentin e Gazetarisë dhe atë të Gjuhës Angleze, dhe ajo thotë se ndodh që me studentët e nivelit Mas-ter ajo rregullisht punon vetëm me materiale në gjuhën shqipe, meqë studentët nuk janë të gatshëm të lexojnë libra në gjuhën angleze.

“Unë asnjëherë nuk e respektoj planprogramin të cilin ua dorëzoj ekspertëve të huaj apo Agjencionit të Akreditimit”, thotë Tahiri. “Nor-malisht që Agjencioni i Akreditimit kërkon prej nesh, ashtu si gjithkund në botë, që nëpër planprograme të vendosim tekstet më të reja dhe normalisht ato të cilat janë në gjuhën angleze”.

Të vetmit studentë që kanë qenë në gjendje t’i lexojnë ato libra deri më tani, janë vetëm studentët e gjuhës angleze, thotë ajo. Si rezultat, ajo përdorë materiale të thjeshtësuara për lëndët e saja.

Përderisa sipas saj, në shumë vende të botës, Masteri ndiqet në gjuhën angleze, është absurde që studentët të këmbëngulin në atë se literatura duhet të jetë vetëm në gjuhën shqipe.

BIBLIOTEKË E “VARFËR”Përderisa në Universitetet e tjera të botës, posedohet biblioteka e cila ka në dispozicion literaturë të bollshme për studentët, sipas profe-sorëve universitarë, bibliotekat e vendit, madje edhe ajo Kombëtare, janë në gjendje të mjerueshme.

“Mendoj se shpenzimet më të mëdha duhet të bëhen në rregullim-in e bibliotekave për me pas qasje në internet për ata që duan të lex-ojnë”, thotë Gusia. “Unë i kam dërgu disa libra në Bibliotekën Kombë-tare dhe janë zhduk sepse nuk janë digjitalizu për shkak që nuk ka sistem sikur në bibliotekat tjera në botë. Madje, nuk ka as katalog të përmbajtjes së literaturës”.

Pikërisht për shkak të këtij problemi, sipas saj, studentët shpesh-herë janë të detyruar t’u drejtohen fotokopjeve për të gjetur zgjidhje, edhe pse kjo shkel të drejtën e autorit.

“Librat origjinalë kushtojnë shumë shtrenjtë, që është e papërballueshme për neve studentëve andaj edhe detyrohemi që t’i shtypim ato në formë të skriptave për një çmim shumë më të ulët”, thotë Gërbeshi, studente e Mjekësisë.

UP-ja ofron qasje në burimet akademike elektronike në fusha si biologjia, mjekësia dhe ekonomia, thotë prorektori Qerimi. Disa depar-tamente poashtu kanë lidhur marrëveshje për qasje në zhurnale. Po ashtu, falë relacioneve të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, kanë arritur të sigurojnë qasje edhe në disa revista të Shoqatës Ev-ropiane të Matematikës, thotë Gashi, profesor i matematikës. Por, disa platforma (si MathSciNet) dhe zhurnale tjera mbeten të paqasshme.

Ndërkaq, qasjen në burime tjera në internet duket se nuk po e prak-tikojnë studentët. Sipas Tahirit, edhe pse Ministria e Arsimit ka mundësuar qasjen në disa zhurnale elektronike, studentët nuk janë të interesuar që t’i përdorin ato.

—“Nuk mund ta përcjelli plan-programin tim - të cilin e draftoj me titujt më bashkëkohorë - sepse studentët nuk e flasin gjuhën angleze”.

ZYRTARËT UNIVERSITARË THONË SE DO TË ISHTE E PAMUNDUR TË PËRKTHEHESHIN TEKSTET SHKOLLORE PËR TË GJITHA LËNDËT QË OFROHEN NË UP.

PROFESORËT HARTOJNË PËRSHKRIME LËNDËSH PËR TË PLOTËSUAR KUSHTET E AKREDITIMIT, POR PASTAJ LIGJEROJNË DUKE U BAZUAR NË TEKSTE TË PAKTA NË DISPOZICION.

DISA MENDOJNË SE STUDENTËT DUHEN FAJËSUAR SEPSE ATA NUK PËRDORIN MJAFT TEKSTE NGA INTERNETI PËR SHKAK SE NUK NJOHIN ANGLISHTEN MIRE, GJUHËN E SHUMICËS SË TEKSTEVE.

19 KOSOVO 2.0

Page 19: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 121KOSOVO 2.0 20

STUDENTËT E KOSOVËS (S)’JANË TË GATSHËM PËR PUNËPërgatitja e studentëve për tregun e punës nga ana e sistemit të arsimit të lartë, duket se nuk është edhe shumë shpresëdhënëse. Ekspertët e arsimit janë të mendimit se punëdhënësit e vendit po ankohen se pjesa dërmuese e të diplomuarve në Kosovë po u mungojnë shkathtësitë adekuate për tregun e punës, dhe si rezultat, punëdhënësit nuk po i presin me dëshirë të diplomuarit nga institucionet arsimore të Kosovës. Sipas Pupovcit, vetëm 4-5% e të diplomuarve në Kosovë po kanë sukses nëpër botë.

Krahasuar me studentët e rajonit, Mushkolaj thotë se nuk mund të bëhen përgjithësime sa i përket krahasimit me studentët e UP-së. Në fushën ku ai ka studi-uar, gazetari, thotë se ka nga ata studentë që tani janë gazetarë të shkëlqyeshëm në mediat kosovare dhe më gjerë. Por, ka edhe studentë të tjerë të cilët, pavarësisht për-fundimit të studimeve nuk mund të gjejnë punë me diplomë gazetarie.

Gashi, duke krahasuar studentët e UP-së me të rajonit, thotë se megjithëse nuk ka të dhëna empirike, në parim, në UP ka shumë studentë të zotë dhe shumë prej tyre janë tejet ambiciozë. Ai përmend dy prej studentëve të tij që sivjet janë pranuar në programe master në Kembrixh.

“Problem nuk janë studentët, por ajo çka ne u ofrojmë atyre gjatë studimeve në UP si dhe mundësitë që ata i kanë në Kosovë pasi të mbarojnë studimet, meqë tregu i pu-nës është i vogël dhe i deformuar nga anomali të ndryshme”, thotë Gashi.

POLITIKAT E KAMPUSITKrahas problemit të përgjithshëm me literaturë, UP-ja në fillim të vitit është përballur edhe me skandale siç ishte rasti i regjistrimit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë në këmbim të parave, rasti i publikimeve të punimeve të ish rektorit Ibrahim Gashi në revistë të rreme shkencore në Indi, dhe dëshmi tjera për përfshirje të udhëheqësve të UP-së në afera korruptive, gjë që çoi në protesta masive të studentëve dhe të shoqërisë civile. Protestat ndryshuan klimën në Universitetin Publik duke bërë presion në dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi dhe Këshillit Drejtues të UP-së.

Sipas ekspertëve të arsimit, edhe pse studentët e arritën qëllimin, morën atë që kërkuan, skandali dhe politizimi i universitetit ka ndikuar edhe në kualitetin e studi-meve.

Renditja e fundit e bërë nga “Webometrics” në janar të këtij viti, nxori Universitetin e Prishtinës në vendin e 8,067, në mesin e 22,000 universiteteve të botës. Në gusht të vitit 2013, Universiteti i Prishtinës ishte në vendin e 4,416, ndërsa një vit më herët në vendin e 3,387.

Sipas profesorit Gashi, problemet e fundit në UP paraqesin vetëm kokën e dukshme të problemeve të cilat kanë qenë për kohë të gjatë në UP. Ai është i mendimit se UP-ja aktualisht nuk meriton të renditet më lartë.

Nisur nga e njejta logjikë, studentët e UP-së meritojnë të marrin më shumë nga niveli bazë i arsimit publik dhe pse jo edhe literaturë më të mirë. — K

Mimoza Kqiku ka përfunduar studimet Bachelor për Gazetari në Universitetin e Prisht-inës. Është kryeredaktore në revistën mujore "IP Magazine" dhe bashkëpunëtore në portalin informativ publiku.net. Së fundmi, është fituese e cmimit të dytë për gazetari hulumtuese në fushën e arsimit.

—“Problem nuk janë studentët, por ajo çka ne u ofrojmë atyre gjatë studimeve në UP si dhe mundësitë që ata i kanë në Kosovë pasi të mbarojnë studimet”.

Page 20: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

122 KOSOVO 2.0

KOSOVA MUND TË JETË NJË PREJ POPULLSIVE MË TË REJA NË EVROPË, POR TË RINJTË QË KËRKOJNË ARSIM TË LARTË BALLAFAQOHEN ME PEJSAZH NË TË CILIN MATERIALET E DOBËTA MËSIMORE, KORRUPSIONI I RRËNJOSUR THELLË SI DHE MUNDËSITË E KUFIZUARA PËR PUNËSIM DETYROJNË SHUMË STUDENTË TË NDJEKIN ËNDRRAT E TYRE JASHTË VENDIT.

Rreth 120,921 studentë janë aktualisht të regjistruar në institucionet kosovare të arsimit të lartë (2011/2012) — rritje prej 80,000 studentëve brenda pesë vitesh.

Burimi: “Integrimi Evropian për Arsim të Lartë dhe Hulumtim në Ballkanin Perëndimor”, Raporti i prillit 2013.

Ligji i Kosovës lejon që deri në 0.7% e buxhetit vjetor të Kosovës të shfrytëzohet për �nancim të hulumtimeve, por vetëm 0.1% alokohet për këtë qëllim — përqindje që është nën mesataren evropiane.

Burimi: “Integrimi Evropian për Arsim të Lartë dhe Hulumtim në Ballkanin Perëndimor”, Raporti i prillit 2013.

Universiteti i Prishtinës aktualisht ka 152 studentë në doktoraturë, 10,047 në master, dhe 48,732 në studime të nivelit baçellor. Edhe pse buxheti i tij vjetor u rrit prej 15 milionë euro në 27.19 milionë euro, mes viteve 2011 dhe 2012, shpenzimet e tij prej 461 euro për student në vit vazhdojnë të mbesin vetëm nën mesataren evropiane.

Burimi: “Western Balkans Regional R&D Strategy for Innovation” (World Bank, 2013); “Finding higher education: A view across Europe” 2010 (Centre for Strategic Management Universitites); “Helping academic research in Europe: more money and more autonomy please” by professor and researcher Philippe Aghion and other authors.

Ndarja gjinore në universitete kosovare është pothuajse e barabartë (49% meshkuj / 51% femra në 2010/11).

Shumë e më shumë gra po ndjekin arsimin e lartë në Kosovë (vetëm 41% e studentëve përbëhej nga femrat në 2002/03).

Burimi: “Integrimi Evropian për Arsim të Lartë dhe Hulumtim në Ballkanin Perëndimor”, Raporti i prillit 2013.

Nga popullata pas migrimit të 1999-ës, 11.5% vlerësohet të kenë shkallë baçellor.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

50% e rinisë urbane vijojnë studimet universitare, në krahasim me 32% të rinisë rurale.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

“Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

OPTIMIZMI PA PËRMBUSHJE

POR A MUND T’IA DEL SISTEMI ARSIMOR I KOSOVËS?

87% e rinisë së anketuar nga Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusam-menarbeit (një OJQ Gjermane) janë optimist në lidhje me të ardhmën e afat- mesme, përderisa 76% u shprehën se ishin “të lumtur” ose “shumë të lumtur” që do të vijojnë shkollën.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

“Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

92% e nxënësve të shkollës së mesme të anketuar dëshirojnë të ndjekin arsimimin universitar. Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

“Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

Vetëm 59% e studentëve të anketuar mendojnë se mësuesit e tyre dhe adminis-tratorët e shkollave interesohen rreth suksesit të tyre.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

“Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

80,000 STUDENTTË RINJË

NGA KOSOVO 2.0 / INFOGRAFIKA BERIN HASI

III III IV V

4.6% E GDP-SËE SHPENZUARKosova shpenzon vetëm 4.6% të GDP-së së vet në arsim.

Burimi: “Higher Education in the Western Balkans: Reforms, developments, trends” by the University of Ljubljana and the Centre for Educational Policy Studies, 2013.

Në vitin 2013, 37% e studentëve kosovare ishin regjistruar në universitete private – përqindja më e lartë nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Burimi: “Bertelsmann Stiftung’s Transformation Index (BTI), 2012Kosovo Country Report”.

37% NËSHKOLLAPRIVATE

FONDET PËRHULUMTIMEJANË PROBLEM

DOKTORANT 152 MAGJISTRANTË 10,047 ME DIPLOMËFAKULTETI

87% OPTIMIST

76% TË LUMTUR

92% DUANMË SHUMË:)

A INTERESOHETSHKOLLA JUAJ? PO!

“[Kur aplikova për punë praktike], më pyetën, ‘A e njeh dikë? Po ta jap formularin, por do të mbesë këtu. Askush nuk do ta shikojë pos nëse dikush intervenon për ty’”. — Tringa

“Në plan të gjerë, i gjithë vendi po paguan për gjenerata të tëra të rinjsh të papunë, që kanë me vete diploma”. — Hana

“Studentët lexojnë, ata nuk studiojnë. [...] Profesorët u ligjerojnë me tekste të nxjerra nga Ëikipedia, dhe u thonë studentëve t’i përthejnë tekstet akademike në shqip, vetëm që tekstet e përkthyera të paraqiten, të plagjiatizuara, në artikuj të publikuar nga profesorët”. — Valtoni

51%

49%

NJË DIASPORËE ARSIMUAR

50% RINIURBANE

32% RINIARURALE

ARSIMI I LARTË NË KOSOVË

120,921 STUDENTË

461EURO

48,732

21 KOSOVO 2.0

Page 21: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 123

KOSOVA MUND TË JETË NJË PREJ POPULLSIVE MË TË REJA NË EVROPË, POR TË RINJTË QË KËRKOJNË ARSIM TË LARTË BALLAFAQOHEN ME PEJSAZH NË TË CILIN MATERIALET E DOBËTA MËSIMORE, KORRUPSIONI I RRËNJOSUR THELLË SI DHE MUNDËSITË E KUFIZUARA PËR PUNËSIM DETYROJNË SHUMË STUDENTË TË NDJEKIN ËNDRRAT E TYRE JASHTË VENDIT.

Rreth 120,921 studentë janë aktualisht të regjistruar në institucionet kosovare të arsimit të lartë (2011/2012) — rritje prej 80,000 studentëve brenda pesë vitesh.

Burimi: “Integrimi Evropian për Arsim të Lartë dhe Hulumtim në Ballkanin Perëndimor”, Raporti i prillit 2013.

Ligji i Kosovës lejon që deri në 0.7% e buxhetit vjetor të Kosovës të shfrytëzohet për �nancim të hulumtimeve, por vetëm 0.1% alokohet për këtë qëllim — përqindje që është nën mesataren evropiane.

Burimi: “Integrimi Evropian për Arsim të Lartë dhe Hulumtim në Ballkanin Perëndimor”, Raporti i prillit 2013.

Universiteti i Prishtinës aktualisht ka 152 studentë në doktoraturë, 10,047 në master, dhe 48,732 në studime të nivelit baçellor. Edhe pse buxheti i tij vjetor u rrit prej 15 milionë euro në 27.19 milionë euro, mes viteve 2011 dhe 2012, shpenzimet e tij prej 461 euro për student në vit vazhdojnë të mbesin vetëm nën mesataren evropiane.

Burimi: “Western Balkans Regional R&D Strategy for Innovation” (World Bank, 2013); “Finding higher education: A view across Europe” 2010 (Centre for Strategic Management Universitites); “Helping academic research in Europe: more money and more autonomy please” by professor and researcher Philippe Aghion and other authors.

Ndarja gjinore në universitete kosovare është pothuajse e barabartë (49% meshkuj / 51% femra në 2010/11).

Shumë e më shumë gra po ndjekin arsimin e lartë në Kosovë (vetëm 41% e studentëve përbëhej nga femrat në 2002/03).

Burimi: “Integrimi Evropian për Arsim të Lartë dhe Hulumtim në Ballkanin Perëndimor”, Raporti i prillit 2013.

Nga popullata pas migrimit të 1999-ës, 11.5% vlerësohet të kenë shkallë baçellor.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

50% e rinisë urbane vijojnë studimet universitare, në krahasim me 32% të rinisë rurale.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

“Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

OPTIMIZMI PA PËRMBUSHJE

POR A MUND T’IA DEL SISTEMI ARSIMOR I KOSOVËS?

87% e rinisë së anketuar nga Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusam-menarbeit (një OJQ Gjermane) janë optimist në lidhje me të ardhmën e afat- mesme, përderisa 76% u shprehën se ishin “të lumtur” ose “shumë të lumtur” që do të vijojnë shkollën.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

“Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

92% e nxënësve të shkollës së mesme të anketuar dëshirojnë të ndjekin arsimimin universitar. Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

“Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

Vetëm 59% e studentëve të anketuar mendojnë se mësuesit e tyre dhe adminis-tratorët e shkollave interesohen rreth suksesit të tyre.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

“Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

80,000 STUDENTTË RINJË

NGA KOSOVO 2.0 / INFOGRAFIKA BERIN HASI

III III IV V

4.6% E GDP-SËE SHPENZUARKosova shpenzon vetëm 4.6% të GDP-së së vet në arsim.

Burimi: “Higher Education in the Western Balkans: Reforms, developments, trends” by the University of Ljubljana and the Centre for Educational Policy Studies, 2013.

Në vitin 2013, 37% e studentëve kosovare ishin regjistruar në universitete private – përqindja më e lartë nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Burimi: “Bertelsmann Stiftung’s Transformation Index (BTI), 2012Kosovo Country Report”.

37% NËSHKOLLAPRIVATE

FONDET PËRHULUMTIMEJANË PROBLEM

DOKTORANT 152 MAGJISTRANTË 10,047 ME DIPLOMËFAKULTETI

87% OPTIMIST

76% TË LUMTUR

92% DUANMË SHUMË:)

A INTERESOHETSHKOLLA JUAJ? PO!

“[Kur aplikova për punë praktike], më pyetën, ‘A e njeh dikë? Po ta jap formularin, por do të mbesë këtu. Askush nuk do ta shikojë pos nëse dikush intervenon për ty’”. — Tringa

“Në plan të gjerë, i gjithë vendi po paguan për gjenerata të tëra të rinjsh të papunë, që kanë me vete diploma”. — Hana

“Studentët lexojnë, ata nuk studiojnë. [...] Profesorët u ligjerojnë me tekste të nxjerra nga Ëikipedia, dhe u thonë studentëve t’i përthejnë tekstet akademike në shqip, vetëm që tekstet e përkthyera të paraqiten, të plagjiatizuara, në artikuj të publikuar nga profesorët”. — Valtoni

51%

49%

NJË DIASPORËE ARSIMUAR

50% RINIURBANE

32% RINIARURALE

ARSIMI I LARTË NË KOSOVË

120,921 STUDENTË

461EURO

48,732

KOSOVO 2.0 22

Page 22: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

Vetëm 24% e studentëve të anketuar janë “shumë të kënaqur” ose “të kënaqur” me cilësinë e arsimimit të tyre. Burimi: “Integrimi Evropian për Arsim të Lartë dhe Hulumtim në Ballkanin Perëndimor”, Raporti i prillit 2013.

Të diplomuarve nga universiteti ka pasë më shumë mundësi t’u ofrohet ryshfet në zgjedhjet e vitit 2010 në Kosovë, se sa atyre pa diplomë universiteti.

Burimi: “Korrupsioni në Kosovë: Rryshfeti i përjetuar nga popullata” 2011, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

Një studim GIZ-it në 2012 tregon se 35% e nxënësve besojnë se notat e larta janë “shpesh të blera”, dhe 33% mendojnë se ato janë “ndonjëherë të blera”. Vetëm 10% ndjehen se shkollat e tyre janë plotësisht të paprekura nga ryshfeti.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

52% e rinisë që nuk kanë vazhduar, apo nuk plani�ko-jnë të vazhdojnë studimet, cekin arsyet �nanciare.

Një studim i vitit 2009 gjeti që studentët universitarë në Kosovë kanë 32% më pak shans të dëshirojnë të mbesin në Kosovë se sa moshatarët e tyre që nuk studiojnë.

Burimi: “Kosova – ka �tuar pavarësinë, por po i humb njerëzit e saj?” Nga Artjoms Ivlevs dhe RoswithM. King, 2009.

55% e të rinjve shprehin gadishmëri për tu larguar nga vendi, 34% "në masë të madhe" dëshirojnë të largo-hen.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

Vetëm 24% e të rinjve urban dëshirojnë të studiojnë në Kosovë, në krahasim me 44% të të rinjve në zonat rurale.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

1.3% e popullsisë së diasporës së Kosovës është jashtë vendit me vizë studentore.

Burimi: Strategjia kombëtare e Republikës së Kosovës për Migracionin, 2009.

Fondi prej 600,000 eurosh me qëllim të ‘kthimit të trurit’ ishte dizajnuar për të joshur doktorantët nga jashtë që të kthehen në Kosovë, por ka dështuar në misionin e vet.

Burimi: “Diaspora e Kosovës e paprekur nga fondi për ‘brain gain’” nga Mico Sakic, prilli i vitit 2014.

Sipas një studimi të vitit 2012, 29% e të rinjve në Kosovë janë të gatshëm për tu zhvendosur diku tjetër brenda Kosovës, arsyja kryesore për zhvendosje është rritja estandardit të jetesës.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

Vetëm 22% e Studentëve të magjistraturës dhe doktoraturës presin që do të gjejnë punë pas diplomimit. Në mesin e të rinjve të cilët nuk janë të regjistruar në shkollë, vetëm rreth 30% janë të punësuar në orar të plotë ose gjysëm orar.

37% e nxënësve besojnë se “lidhjet” luajnë rol më të rëndësishëm se “aftësitë profesionale” ose “arsimimi”, kur jeni në kërkim të një pune.

Arsimi është pjesë themelore e 13% të punësimit në Kosovë — i dyti me rend pas tregtisë.

Burimi: “Integrimi Evropian për Arsim të Lartë dhe Hulumtim në Ballkanin Perëndimor”, Raporti i prillit 2013.

Pak më shumë se gjysma (51%) e nxënësve të anketuar ndihen të rehatshëm me ndryshimet e propozuara në udhëzime apo rregullore.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

41% e të anketuarve që e përjetojnë gjendjen e tyre në shtëpi si të pafavorshme, poashtu thanë se administratorët nuk ishin në dijeni të kësaj, dhe 18% tjetër thanë se nuk ishin ndier rehat të diskutojnë këtë me mësuesit.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

“Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

Vetëm 46% e nxënësve të anketuar u pajtuan se “në shkollën tonë, nxënësit janë të lirë nga çdo dhunë psikologjike apo �zike”.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

“Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

NË KËRKIM TË BËRJESSË NJË NDRYSHIMI?

VUAJTJA NËHESHTJE

NË SHKOLLËN TONË NUK KA PUNË PËRTË DIPLOMUARIT

THONË SE “LIDHJET”LUAJNË ROL

37%

SHUMICA NUKVOTOJNË

RYSHFETI NËMESIN E TËDIPLOMUARVE

E TË GJITHAPUNËVE NËKOSOVË

13%NOTA NËSHITJE? 68%THONË PO

THONË SE JANËTË KËNAQUR

24%

PROBLEME EKONOMIKE & FINANCIARE

KËRKIMI I MUNDËSIVE JASHTË VENDIT

SHPËRFILLJA, KORRUPSIONI DHEMBURRJA INSTITUCIONALE

NUK KA PARAPËR SHKOLLË

Vetëm 31% e studentëve të Univer-sitetit të Prishtinës, votuan në zgjedhjet studentore të vitit 2013.

23 KOSOVO 2.0

Page 23: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

Vetëm 24% e studentëve të anketuar janë “shumë të kënaqur” ose “të kënaqur” me cilësinë e arsimimit të tyre. Burimi: “Integrimi Evropian për Arsim të Lartë dhe Hulumtim në Ballkanin Perëndimor”, Raporti i prillit 2013.

Të diplomuarve nga universiteti ka pasë më shumë mundësi t’u ofrohet ryshfet në zgjedhjet e vitit 2010 në Kosovë, se sa atyre pa diplomë universiteti.

Burimi: “Korrupsioni në Kosovë: Rryshfeti i përjetuar nga popullata” 2011, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

Një studim GIZ-it në 2012 tregon se 35% e nxënësve besojnë se notat e larta janë “shpesh të blera”, dhe 33% mendojnë se ato janë “ndonjëherë të blera”. Vetëm 10% ndjehen se shkollat e tyre janë plotësisht të paprekura nga ryshfeti.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

52% e rinisë që nuk kanë vazhduar, apo nuk plani�ko-jnë të vazhdojnë studimet, cekin arsyet �nanciare.

Një studim i vitit 2009 gjeti që studentët universitarë në Kosovë kanë 32% më pak shans të dëshirojnë të mbesin në Kosovë se sa moshatarët e tyre që nuk studiojnë.

Burimi: “Kosova – ka �tuar pavarësinë, por po i humb njerëzit e saj?” Nga Artjoms Ivlevs dhe RoswithM. King, 2009.

55% e të rinjve shprehin gadishmëri për tu larguar nga vendi, 34% "në masë të madhe" dëshirojnë të largo-hen.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

Vetëm 24% e të rinjve urban dëshirojnë të studiojnë në Kosovë, në krahasim me 44% të të rinjve në zonat rurale.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

1.3% e popullsisë së diasporës së Kosovës është jashtë vendit me vizë studentore.

Burimi: Strategjia kombëtare e Republikës së Kosovës për Migracionin, 2009.

Fondi prej 600,000 eurosh me qëllim të ‘kthimit të trurit’ ishte dizajnuar për të joshur doktorantët nga jashtë që të kthehen në Kosovë, por ka dështuar në misionin e vet.

Burimi: “Diaspora e Kosovës e paprekur nga fondi për ‘brain gain’” nga Mico Sakic, prilli i vitit 2014.

Sipas një studimi të vitit 2012, 29% e të rinjve në Kosovë janë të gatshëm për tu zhvendosur diku tjetër brenda Kosovës, arsyja kryesore për zhvendosje është rritja estandardit të jetesës.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

Vetëm 22% e Studentëve të magjistraturës dhe doktoraturës presin që do të gjejnë punë pas diplomimit. Në mesin e të rinjve të cilët nuk janë të regjistruar në shkollë, vetëm rreth 30% janë të punësuar në orar të plotë ose gjysëm orar.

37% e nxënësve besojnë se “lidhjet” luajnë rol më të rëndësishëm se “aftësitë profesionale” ose “arsimimi”, kur jeni në kërkim të një pune.

Arsimi është pjesë themelore e 13% të punësimit në Kosovë — i dyti me rend pas tregtisë.

Burimi: “Integrimi Evropian për Arsim të Lartë dhe Hulumtim në Ballkanin Perëndimor”, Raporti i prillit 2013.

Pak më shumë se gjysma (51%) e nxënësve të anketuar ndihen të rehatshëm me ndryshimet e propozuara në udhëzime apo rregullore.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) “Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

41% e të anketuarve që e përjetojnë gjendjen e tyre në shtëpi si të pafavorshme, poashtu thanë se administratorët nuk ishin në dijeni të kësaj, dhe 18% tjetër thanë se nuk ishin ndier rehat të diskutojnë këtë me mësuesit.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

“Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

Vetëm 46% e nxënësve të anketuar u pajtuan se “në shkollën tonë, nxënësit janë të lirë nga çdo dhunë psikologjike apo �zike”.

Burimi: Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

“Anketimi i të Rinjve të Kosovës 2012”.

NË KËRKIM TË BËRJESSË NJË NDRYSHIMI?

VUAJTJA NËHESHTJE

NË SHKOLLËN TONË NUK KA PUNË PËRTË DIPLOMUARIT

THONË SE “LIDHJET”LUAJNË ROL

37%

SHUMICA NUKVOTOJNË

RYSHFETI NËMESIN E TËDIPLOMUARVE

E TË GJITHAPUNËVE NËKOSOVË

13%NOTA NËSHITJE? 68%THONË PO

THONË SE JANËTË KËNAQUR

24%

PROBLEME EKONOMIKE & FINANCIARE

KËRKIMI I MUNDËSIVE JASHTË VENDIT

SHPËRFILLJA, KORRUPSIONI DHEMBURRJA INSTITUCIONALE

NUK KA PARAPËR SHKOLLË

Vetëm 31% e studentëve të Univer-sitetit të Prishtinës, votuan në zgjedhjet studentore të vitit 2013.

KOSOVO 2.0 24

Page 24: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

126 KOSOVO 2.0

— KOSOVA KA POPULLSINË MË TË RE NË EVROPË. Çdo vit rreth 30.000 të rinj hyjnë në pjekuri, pra në moshë 18 vjeçare. Një pjesë e tyre vazhdojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, një pjesë punësohet, ndërsa pjesa e tretë mbetet e papunë. Papunësia në mesin e rinisë në Kosovë është shumë e lartë, dhe mund të shkojë deri në 70%. Në pamundësi të im-plementimit të politikave që krijojnë vende të reja pune, qeveria ka zgjedhur që formalisht të ulë përqindjen e papunësisë, përmes futjes së një numri sa më të madh të këtyre të rinjëve nëpër universitete. Rezultati i kësaj është rënia e cilësisë së arsimit dhe fakti se studentët përqendrohen vetëm në marrje të diplomave. Për shkak të mungesës së vendeve të reja të pu-nës në ekonomi, shpresa kryesore e shumicës së këtyre studentëve është që pas diplomimit, përmes lidhjeve politike të gjejnë punë në organizata publike. STUDIMET JASHTË VENDITStudimi jashtë vendit është ambicie e një pjese të studentëve, sidomos atyre që dijnë gjuhë të huaja. Studimet jashtë vendit për diplomë baçelor janë më të vështira, për shkak të mungesës së bursave për këtë nivel si dhe periudhës së gjatë të studimeve (tre ose katër vite). Për gradën master, numri i bursave në dispozicion është më i lartë dhe shumë studentë synojnë që pas përfundimit të studimeve themelore në Kosovë ato t'i vazhdojnë jashtë vendit, krye-sisht në shtete perëndimore.

Një nga donatorët kryesorë për bursa studimi ka qenë Bashkimi Evropian, përmes skemës “Young Cell”. Disa bursa tjera në dispozicion janë ato të KAEF-it (Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim) dhe Chevening (fond i Mbretërisë së Bashkuar). Fushat e studimit kanë qenë kryesisht shkencat sociale, studimet evropiane, politikat publike dhe administrimi i biznesit. Në përputhje me interesat e BE-së në Kosovë, më vonë, bursat nga BE u specializuan për fusha që kanë të bëjnë me plotësimin e standardeve (p.sh. kontrolli i cilësisë së ushqimit) si dhe fushat që subvencionohen sikurse që është bujqësia. KTHIMIGati të gjitha bursat kanë si kusht kthimin e studentëve në Kosovë. Skema e BE-së ka para-parë që të kthyerit të punësohen në administratën e Kosovës. Një numër i madh i atyre që kanë studiuar përmes kësaj skeme punojnë në Ministri të Integrimeve Evropiane. Të dhëna të sakta nuk ka, por shumica e atyre që kanë studiuar jashtë, sidomos përmes këtyre bursave, janë kthyer në Kosovë. Kjo ndoshta nuk është e vërtetë për ata që kanë studiuar jashtë vendit me vetë-financim.

Në përgjithësi nuk është gjë e vështirë që të diplomuarit jashtë vendit të gjejnë punë në Kosovë për shkak se diplomat nga universitetet perëndimore janë prestigjioze. Sidoqoftë, një numër i madh i atyre që janë kthyer kanë qenë të motivuar nga shkaqe tjera jashtë punësimit. Në periudhën e pasluftës si dhe pas shpalljes së pavarësisë ka qenë e pranishme një ndjenjë më e theksuar e patriotizmit dhe e pjesëmarrjes në ndërtimin e shtetit. Kjo, fatkeqësisht, po dobësohet për shkak të krizës ekonomike në vend dhe përvojës me qeverisje të keqe.

Kthimi dhe sistemimi i të diplomuarve jashtë vendit nuk ka shkuar pa probleme. Ka pasur raste që dikush edhe është kthyer nga studimet, por nuk ka mundur të gjejë punë në qeverinë e Kosovës edhe pse kjo e fundit ka qenë e obliguar ta punësojë atë përmes skemës së BE-së. Një problem tjetër është paga e ulët, dhe disa të kthyer kanë tentuar t'i ikin obligimit që kishin për të punuar në administratë publike, duke kërkuar punë në organizata ndërkombëtare në Kosovë.

Një numër i të kthyerve janë punësuar në fushën e arsimit, pjesërisht për të plotësuar nevojat e universiteteve publike e pjesërisht për shkak të rritjes së numrit të institucioneve private të arsimit të lartë (tashmë janë 22 të tilla). Kjo gjë u ka sjellë përfitime studentëve sepse të diplomuarit jashtë vendit kanë pasur mundësi që përvojat e tyre të fituara në sisteme arsimore më cilësore se ai i Kosovës t’i transferojnë këtu. Fatkeqësisht, mundësia e tyre për të kontribuar në sistemin arsimor të Kosovës është e vogël për shkak të rënies së cilësisë në

NGA

SEB

BYT

YÇI

SISTEMI I EDUKIMIT TË LARTË NË KOSOVË ËSHTË I STËRNGARKUAR DHE PËR PASOJË PO I

HUMB STUDENTËT NË BOTËN E JASHTME

MIG

RIM

I DHE

ARS

IMI:

SHKO

J A

TË R

RI?

25 KOSOVO 2.0

Page 25: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 127

arsim dhe politizimit të tij. Në Kosovë tashmë janë rreth 120.000 studentë, ku mbi 50.000 janë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës. Për një kohë të shkurtër numri i studentëve është rritur shumë dhe institucionet nuk kanë pasur infrastrukturën e nevojshme për ta përballuar këtë rritje.

Edhe unë kam qenë një nga ata që janë kthyer në Kosovë dhe që janë angazhuar në arsimin e lartë. Pasi që kam magjistruar në fushën e politikave publike në Universitetin Indiana në vitin 2007, jam kthyer në Kosovë dhe kam filluar punën si Asistent në departamentin e Shkencave Politike në UP. Fatkeqësisht, kjo periudhë shënoi kohën kur edhe filloi rritja e madhe e numrit të studentëve në UP si dhe ndërhyrja më direkte e politikës. Këto probleme ishin edhe më të theksuara në departamentin e Shkencave Politike për shkak se shumica e profesorëve ishin të angazhuar në politikë. Me gjithë entuziazmin, sfidat për të punuar në ambient të tillë janë shumë të mëdha. Edhe pse ka individë që janë të përkushtuar ndaj punës, këtu kemi të bëjmë me sistem që nuk funksionon dhe i cili vendos pengesa në vend se t’i lehtësojë punën individit që dëshiron ndryshime. Prej mungesës së hapësirës fizike e deri te ballafaqimi me kulturën e marrjes së notave të larta pa mund, problemet janë të shumta dhe vështirë të përballueshme. Profesorët e angazhuar në politikë kryesisht nuk respektojnë obligimet dhe oraret e mësimdhënies. Kështu që, asistenti është i obliguar që ta kryejë punën e profesorit edhe pse nuk paguhet për këtë.

Një problem tjetër është mungesa e përkrahjes për vazhdimin e studimeve. Për t’u avancuar brenda universitetit asistenti duhet të kryejë doktoraturën. Për të përfunduar doktoraturë cilësore, që nënkuptohet se duhet të jetë jashtë vendit për shkak të mungesës së programeve në Kosovë, duhet që të paktën për një periudhë të largohet nga mësimdhënia. Mirëpo për këtë nuk ka përkrahje, dhe nuk ka përpjekje serioze për të zhvilluar stafin cilësor. Kështu që asistentit që i duhet të kryejë obligimet kontraktuale të mësimdhënies e edhe ato të përfundimit të doktoraturës, i duhet që të jetë në dy vende të ndryshme në të njëjtën kohë. Kurse, për ata që janë në politikë, rregullat e respektimit të obligimeve nuk vlejnë. Problemet e tilla dhe parregullsitë sikurse punësimi e avancimi që bëhen në kundërshtim me statutin, e bëjnë të vështirë që përpjekjet për kontribut në arsimin e lartë të jenë të sukseshshme.

Një rritje kaq e madhe e numrit të studentëve do të duhej të nënkuptonte se ekzistojnë përpjekje të koordinuara për të siguruar kthimin e të diplomuarëve jashtë vendit për të punuar si mësimdhënës, në mënyrë që të plotësohen nevojat e universiteteve. Në fillim të qeverisë së mëhershme (në vitin 2008) pati një nismë për “kthimin e trurit”, ku qeveria u bëri thirrje stu-dentëve që të dërgojnë të dhënat e tyre e të krijohet një bazë të dhënash nga ku të diplomuarit jashtë vendit do të thirreshin për punësim në institucionet publike në Kosovë. Kjo nismë dështoi shpejtë dhe askush nuk ka përmendur ndonjëherë se a ishte plotësuar ajo bazë e të dhënave apo se çfarë kishte ndodhur me të. Qeveria kishte krijuar edhe fondin me të cilin do të punësonte në qeveri të diplomuarit jashtë vendit dhe me pagesa më të larta. Mirëpo, ka pasur akuza për keqpërdorim të këtij fondi. Kurse sa i përket mësimdhënies, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë përp-jekje qoftë nga qeveria, ministria e arsimit apo universitetet publike që të koordinojnë punësimin e të diplomuarve jashtë vendit me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.

IKJA E TRURITFatkeqësisht, për shkak të krizës ekonomike dhe keqqeverisjes, Kosova po pëson ikje të trurit, edhe pse shumë të diplomuar jashtë vendit janë kthyer. Mundësitë për punësim sidomos në vende si Kanadaja dhe Gjermania, janë shumë tërheqëse për të diplomuarit kosovarë. Kjo gjë është shumë shqetësuese meqë dihet se sa është e nevojshme për zhvillim pasja e një popullsie të edukuar. Kapitali njerëzor është faktor kyç për zhvillimin e vendit. Çfarëdo përpjekje për kthimin e trurit duhet të fokusohet tek përmirësimi i shërbimeve publike. Fokusi vetëm te pagat nuk mjafton, sepse të diplomuarit jashtë vendit vendimin për t'u kthyer e marrin jo vetëm në bazë të pagës por në bazë të cilësisë së jetës në Kosovë. Pyetjet sikurse ajo se në çfarë spitali do t’i çojnë familjet e veta në rast sëmundjeje dhe ajo se në çfarë çerdhe/shkolla do t’i çojnë fëmijët, janë çështje shumë të rëndësishme. Rrjedhimisht, roli i sistemit arsimor në krijimin e ruajtjen e kapitalit njerëzor është i dyfishtë, e para përgatitja me arsim të lartë për tregun e punës dhe e dyta, sigurimi i arsimit cilësor për fëmijet e personave me arsim të lartë që shteti dëshiron t'i kthejë a mbajë në Kosovë. — K

Seb Bytyçi është doktorant në Universitetin e York-ut, Angli, për menaxhment publik. Ai ka përvojë në sis-temin e arsimit, si mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e York-ut, dhe është ish-bursist i KAEF-it.

KOSOVO 2.0 26

Page 26: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

128 KOSOVO 2.0

NGA MIKRA KRASNIQI / FOTOGRAFITË KUSHTRIM TËRNAVA

NDIHMESË ATDHEUTKOSOVA VARET SHUMË NGA REMITANCAT, POR PARATË NUK SHPENZOHEN GJITHNJË

ME MENÇURI

— MË 28 KORRIK, 1992, Faton Gashi u zgjua në mëngjes nga zëri pëshpëritës i nënës së tij. I përgjumur dhe i përhumbur, lau fytyrën, u vesh dhe i mblodhi gjërat e tij personale. Ajri në dhomë ishte i rënduar teksa vështronte fytyrat e dy vëllezërve të tij më të rinj, të tërhequr në hapësirën gjysmë të ndriçuar. Disa minuta më vonë, në oborrin pranë shtëpisë, ai përqafoi nënën e tij të përlotur, babanë dhe katër vëllezërit e motrat, para së të futej në veturën e kushëririt të tij. Hipi në trenin e orës 6:15 dhe përshëndeti me dorë nga dri-tarja kushëririn e tij derisa nuk i humbi nga pamja. Pas udhëtimit treditësh të rrezikshëm, që përshkoi disa shtete, Fatoni mbërriti në Mynih, ku po e priste daja i tij. Ishte vetëm 19 vjeç kur e braktisi familjen e vet, dhe kurrë më parë nuk kishte qenë jashtë Kosovës. Si fëmija më i madh, ai vendosi të emigrojë kur pa që në Kosovë nuk e pret kurrfarë e ardhme pasi ta përfundojë shkollën e mesme. Nuk i ishte dukur gjithmonë kështu. Si fëmijë inteligjent dhe kurreshtar që kishte qenë, një wunderkind i matematikës dhe shkencës, potenciali i tij ishte dukur i pakufishëm. Në klasë të pestë, ai gati sa nuk e mbyti veten me rrymë teksa po e kryente një eksperiment shkencor. Vitin e njëjtë, ai lexoi një libër për fëmijë që përshkruante teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit, dhe u fascinua me konceptin e kohës dhe hapësirës. Natën mbyllte sytë dhe e imagjinonte veten në trenin hipotetik të Ajnshajnit, duke udhëtuar me shpejtësinë e dritës ndërokhë që koha ngadalësohej përreth tij. Ai ëndërronte të bëhej astronaut. Njëzet vjet më vonë, Fatoni jeton në Gjermani me gruan dhe tre fëmijët e tyre. Ai punon për një kompani të dizajnit të peisazheve që prej gjashtë vitesh. Ka shtuar peshë, por duket i shëndoshë dhe i kënaqur. Lidhjet e tij me prindërit dhe motrat e vëllezërit duket se janë dobësu-ar paksa, por ai vazhdon t’i mbështesë ata financiarisht, edhe pse më pak se dikur. Ai udhëton në Kosovë së paku një herë në vit, dhe kalon disa javë me në-nën e babanë e sëmurë, dy motrat e martuara dhe dy vëllezërit e tij. Njëri nga vëllezërit është i papunë prej disa vitesh, ndërsa tjetri punon kohë pas kohe për ta mbajtur familjen. Kur e pyesin për vitet e rinisë së tij, Fatoni e pranon dhe thotë:

TË DIPLOMUARIT KOSOVARË QË JETOJNË JASHTË SHPESH BRENGOSEN PËR MË SHUMË SE SA VETËM TË ARDHMEN E TYRE. EKONOMIA E REMITANCAVE NGA DIASPORA NËNKUPTON ATË SE EKZISTENCA E SHUMË FAMILJEVE VARET NGA PARATË E TË AFËRMVE NGA DIASPORA.

QË NGA 1990, SHUMË QYTETE TË EVROPËS PERËNDIMORE NUMËROJNË POPULLSI NGA EMIGRANTËT KOSOVARË.

27

Page 27: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 129

“Kurrë nuk e dija se çka mund të ndodhë”. Kjo ndjenjë duket se e përkufizon gjeneratën e Fatonit, gjenratë kjo që u rrit në Kos-ovën e viteve të 90-ta dhe është detyruar të largohet për të kërkuar prosperitet, shpesh duke i kaluar kufijtë ilegalisht. Të ballafaquar me armiqësinë në rritje dhe me mundësitë e pakësuara gjithandej nëpër Evropë, mijëra të rinj hoqën dorë nga ëndërrat e tyre dhe vendosën të çojnë jetë të imigrantit. Udhëtimi i Fatonit nga fëmija gjeni në dizajner pei-sazhes, është i dhimbshëm por jo i pazakonshëm.

PARATË RROKULLISENKosova ka një nga rrjedhat më të mëdha të migrimit ndërkombëtar në botë. Nga gjithë ata që lanë Kosovën gjatë dy viteve të fundit, mbi 90% u larguan për arsye ekonomike, ndërsa rreth 9% kishin arsimim universitar. Rreth 35% e shtëpive kosovare ka së paku një anëtar të familjes jashtë vendit, dhe rreth 25% e shtëpive kosovare varet nga remi-tancat. Remitancat kanë shërbyer si valvule sigurie për shumë familje në Kosovë, dhe e kanë lehtësuar varfërinë akute. Mes 400 dhe 550 milionë euro dërgohen në Kosovë çdo vit nga emigrantët. Kjo shumë llogaritet si burimi më i madh i të hyrave nga jashtë pavarësisht zbritjes së GDP-së në Kosovë nga 17% në 2004, në 10% në 2012, shifër kjo që vazhdon të jetë më e larta në rajon. Këto të dhëna lehtësisht mund ta nënvlerësojnë ndikimin e remitancave në ekonomi, meqë përfaqësojnë vetëm remitancat e pranuara nga

DIPLOMA NGA UNIVERSITET I HUAJ NUK ËSHË GJITHMONË BILETË PËR JETË MË TË MIRË. SHUMË TË DIPLOMUAR NË DIASPORË ANKOHEN SE JANË TË TEJKUALIFIKUAR PËR PUNËN QË KANË FITUAR, DHE NGARKOHEN ME OBLIGIME FINANCIARE.

KOSOVO 2.0 28

Page 28: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

130 KOSOVO 2.0

familjet dhe jo konsumimin nga emigrantët Kosovarë kur vijnë në vizita. Sipas Studimit të Remitancave në Kosovë, 2012, të Program për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP – mbi 60% e emigrantëve e vizitojnë Kosovën së paku dy herë në vit, duke shpen-zuar mesatarisht 2300 euro për vizitë. Kjo është e barabartë me dhjetra milionë euro të shpenzuara çdo vit. Efekti është shumë pozitiv për ekonominë e Kosovës sepse gjeneron aktivitet ekonomik, krijim të vendeve të punës dhe të hyra shtesë për qeverinë në formë të pagesave të taksave.

Sidoqoftë, potenciali i diasporës së Kosovës nuk është eksploatuar në tërësi ende. Edhe pse harxhimet e emigrantëve janë fitimprurëse për ekonominë në afat të shkurtër, modeli i bazuar në konsumim është ciklik, i rrezikshëm dhe i ndjeshëm ndaj lëvizjeve ekonomike në shtetet nikoqire të emigrantëve. Rënia e remitancave do ta dëmtonte ekonominë e Kosovës rëndë, posaçërisht duke pasë parasysh nivelin e lartë të importeve në vend dhe mungesën e mekanizmave që e stimulojnë ekonominë.

Për më shumë, ka dëshmi që remitancat kanë efekte negative në tregun e punës në Kosovë. Paratë e dërguara në Kosovë ndikojnë në sjelljen e të papunëve, duke i dekura-juar që të kërkojnë punë aktivisht. Shkalla e pjesëmarrjes në punë është proporcioni

i njerëzve të moshave 16 dhe 65 vjeç, që janë aktivë ekonomikisht. Shkalla e pjesëmarrjes në punë në shtëpitë që pranojnë remitanca është rreth 45%, në krahasim me 59% sa është në shtëpitë që nuk pranojnë remitanca. Me fjalë tjera, familjet që mbështeten në remi-tanca kanë papunësi më të lartë.

Remitancat poashtu mund ta rrisin rezervën e rrogave, gjë që është parë edhe si bekim, edhe si mallkim. Edhe pse inflacioni në rroga mund të jetë fitimprurës për ata që nuk pranojnë remitanca, ai poashtu mund të dekurajojë punësimin. Në industrinë me pakicë, atë të ushqimit dhe në industritë tjera profesionale pa kualifikim, punëdhënësit shpesh kërkojnë punëtorë të lirë.

Kosova ka shumë punëtorë të arsimuar, por shumë pak lidhje

Të ballafaquar me armiqësinë në rritje dhe me mundësitë e pakësuara gjithandej nëpër Evropë, mijëra të rinj hoqën dorë nga ëndërrat e tyre dhe vendosën të çojnë jetë të imigrantit. Udhëtimi i Fatonit nga fëmija gjeni në dizajner peisazhes, është i dhimbshëm por jo i pazakonshëm.

STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS. SHUMË STUDENTË UNIVERSITARË NË KOSOVË E SHOHIN SHKALLËN E TYRE AKADEMIKE SI BILETË PËR TË JETUAR JASHTË VENDIT.

NË PANELIN VLERËSUES, UNIVERSITETI I PRISHTINËS.

29 KOSOVO 2.0

Page 29: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

#7 MIGRIMI VJESHTË 2014 131

me punësim të mirëfilltë jashtë vendit. Shkalla e ulët e investimeve dhe kursimeve në mesin e familjeve që pranojnë remitanca është topitëse, dhe është tregues i problemeve më të mëdha.

60% e investimeve nga emigrantët janë të fokusuara në blerjen e patund-shmërive dhe në shfrytëzim personal, ndërsa investimet në sektorin e pro-dhimit siç është manifaktura, janë pothuajse joekzistente. Kjo tendencë e ulët për të investuar në prodhimtari duket të jetë për shkak të mungesës së bes-imit në ekonominë dhe institucionet e Kosovës. Perceptimi që Kosova nuk ofron mjedis solid për biznes, nënvijëzohet nga paaftësia e qeverisë ta vendosë një strategji të punueshme për të tërhequr kapital nga diaspora. Edhe pse Koso-va e ka themeluar Ministrinë e Diasporës me qëllim të adresimit të shumë prej këtyre çështjeve, kapaciteti i saj është i dobët. Në vend të zbatimit të politikave dhe modeleve që e lidhin migrimin me rritje ekonomike, strat-egjia e saj përbëhet vetëm nga dokumentimi që ka mungesë të specificitet-it dhe fokusit. Ajo dështon të nxit investimin nga diaspora dhe kursimin e parave nga pranuesit e remitancave.

MODELET SHEMBULLORE TË REMITANCAVEVendet tjera me migrim të mjaftueshëm – si Filipinet, Shri Lanka dhe Moldavia – kanë demonstruar që remitancat mund ta mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social me një strategji të mirë të vendosur. Këto strategji të migrimit janë zakonisht të fokusuara në dy objektiva: përgatitjen e aplikuesve të ardhshëm për migrim, dhe forcimin e lidhjeve mes migruesve gjatë kohës sa janë jashtë vendit.

Për objektivën e parë bëhen bisedime me vendet nikoqire për vendos-jen e programeve të migrimit, për lehtësimin e migrimit legal dhe për ofrimin e trajnimeve dhe të arsimimit. Programi i Shri Lankës u ofron emigrantëve potencialë para migrimit, ta vlerësojnë mundësinë e tyre në vendet nikoqire, bazuar në nivelin e tyre të arsimit dhe të përgatitjes.

Për objektivën e dytë, lidhjet me emigrant mbahen përmes politikave që i mbrojnë të drejtat e tyre në vendet nikoqire. Për më shumë, shpen-zimet për remitanca ulen ndërsa institucioneve financiare u ofrohen nx-itës për t’i lehtësuar transferet e parave mes emigrantëve dhe familjeve të tyre. Moldavia është treguar e suksesshme në ofrimin e nxitësve për institicionet mikrofinanciare, të cilat më pas trajnojnë familjet rurale që pranojnë para, sesi t’i ruajnë ato e t’i investojnë.

Duke marrë parasysh shkallën e lartë të Kosovës për migrim ilegal, vendi duhet ta sa-jojë një strategji që promovon migrim legal dhe të rregullt për punëtoërt me pak aftësi apo gjysëm të aftë. Me tregun e saj të punës të dobët dhe me demografinë aktuale, Kosova nuk duket se do të mund të prodhojë mjaft punë për fuqinë punëtorët në rritje. Ky është një shans për Kosovën që ta diverzifikojë strategjinë e vet duke i angazhuar vendet tjera dhe duke themeluar programe të punës në vendet nikoqire për emigrantët e ardhshëm. Partneritetet e tilla mes vendeve kanë dëshmuar se mund të krijojnë mundësi për migrim legal.

Këto strategji specifike për migrim mund së paku ta adresojne dobësinë themelore në sistemin arsimor dhe atë të ekonomisë në Kosovë. Për këtë arsye Kosova ka nevojë t’i bashkdyzojë zgjidhjet afatshkurtëra me vizione afatgjata. Duhet të fillojë me arsimim të hershëm, për t’i ndihmuar njerëzit si Fatoni ta realizojnë potencialin e vet në shkencë, teknologji, dhe në profesione të inxhinierisë dhe matematikës. E ardhmja e Kosovës jo vetëm që varet nga lëvizjet e remitancave dhe emigrantët, por edhe nga mënyra se si ajo i ndihmon gjeneratat e ardhshme të bëhen anëtarë produktivë të shoqërisë. — K

Mikra Krasniqi është ekonomist në Zyren e Guvernerit të Merilendit për Biznes dhe Zhvillim në Baltimor. Mikra ka diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe Universitetin George Mason.

—Vlerësohet se 90% e të hollave të dërguara përdoren për konsum – ushqim, veshmbathje, rreth shtëpisë. Përderisa kjo e lehtëson varfërinë në planin afat-shkurtë, kjo bën pak në adresimin e çështjeve rrënjësore të varfërisë apo t’u ndihmojë familjeve të zhvillojnë një mënyrë më të qëndrueshme të jetesës.

KOSOVA KA SHUMË PUNËTORË TË ARSIMUAR, POR SHUMË PAK LIDHJE ME PUNËSIM TË MIRËFILLTË JASHTË VENDIT.

KOSOVO 2.0 30

Page 30: Kosovo 2.0 Flet per Edukimin

132 KOSOVO 2.0

The content does not neccessarily reflect the views and opinions of the donors