52
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 23.05.2016, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Genc Pollo kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Seancë dëgjimore me kandidatët për vendet vakante në AMA(komision përgjegjës). 2. Seancë dëgjimore me aktorë të interesit për të diskutuar rreth arsimit parauniversitar publik dhe sfidave e tij (komision përgjegjës). 3. Miratimi i procesverbaleve. Marrin pjesë: Genc Pollo, Alfred Peza, Mimoza Hafizi, Fatmir Toçi, Musa Ulqini, Adelina Rista, Myqerem Tafaj, Luçiano Boçi, Bedri Hoxha, Astrit Veliaj, Eleina Qirici. Mungojnë: Fidel Ylli, Enkelejda Shkreli, Kejdi Mehmetaj, Dashamir Kamberi, Agron Çela dhe Gjovalin Bzheta. Të ftuar: Agron Isufi jurist i propozuar nga shoqata “Gruaja për arsim, kulturë dhe sport”

1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

  • Upload
    tranthu

  • View
    254

  • Download
    20

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

PROCESVERBAL

Tiranë, më 23.05.2016, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Genc Pollo – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Seancë dëgjimore me kandidatët për vendet vakante në AMA(komision përgjegjës).

2. Seancë dëgjimore me aktorë të interesit për të diskutuar rreth arsimit parauniversitar

publik dhe sfidave e tij (komision përgjegjës).

3. Miratimi i procesverbaleve.

Marrin pjesë:

Genc Pollo, Alfred Peza, Mimoza Hafizi, Fatmir Toçi, Musa Ulqini, Adelina Rista,

Myqerem Tafaj, Luçiano Boçi, Bedri Hoxha, Astrit Veliaj, Eleina Qirici.

Mungojnë:

Fidel Ylli, Enkelejda Shkreli, Kejdi Mehmetaj, Dashamir Kamberi, Agron Çela dhe

Gjovalin Bzheta.

Të ftuar:

Agron Isufi – jurist i propozuar nga shoqata “Gruaja për arsim, kulturë dhe sport”

Page 2: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

2

HAPET MBLEDHJA

Genc Pollo – Takohemi në këtë ditë të hënë pas një fundjave, shpresoj, të këndshme, të

cilën do ta hapim me një seancë të mbetur dëgjesash për postet vakante në këshillin e AMA-s. Nga

tre kandidatë që u shtynë për ditën e sotme, sekretaria njofton se është paraqitur zoti Agron Isufi,

i cili është ulur përpara nesh.

Mirëmëngjesi dhe mirë se erdhët, zoti Isufi! Duke ju uruar sukses në sprovën tuaj, rregulli

është që prezantimi mund të bëhet në një afat deri në 5 minuta, pastaj mund të vijojmë me pyetjet.

Kështu që, pa humbur kohë, po ju jap fjalën për të bërë prezantimin.

Agron Isufi – I nderuar zoti kryetar,

Të nderuar anëtarë të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik,

Jam përpara jush në cilësinë e kandidatit për anëtar të AMA-s. Ju falënderoj për

mundësinë që më keni dhënë, për më tepër që keni dalë edhe jashtë limiteve tuaja kohore, për të

mundësuar këtë dëgjesë! Kjo ndodhi për shkak se unë isha jashtë shtetit, pra ishte arsye objektive.

Më lejoni të parashtroj vizionin dhe objektivat e mia, me synimin që kandidatura ime të

miratohet nga komisioni dhe t’i propozohet seancës plenare. Në përputhje me formimin tim

profesional dhe shkencor, në detyrën time të mundshme si anëtar i AMA-s, unë do t’i kushtoj

vëmendje evidentimit të problematikave të sistemit, duke u bazuar në burimet e informacionit të

OSHMA-ve dhe të subjekteve të tjera, që janë indirekt të prekur nga media, por duke përjashtuar

nga kjo bazë të dhënash pikërisht subjektet politike, interesat e të cilëve, sipas mendimit tim, janë

në konflikt me misionin e AMA-s, pasi kemi të bëjmë me pushtete të ndara dhe ekuilibri ndërmjet

tyre është thelbi i demokracisë. Fatkeqësisht, ndërhyrja e politikës ka pasur gjithmonë një

justifikim ligjor dhe nuk i ka zgjidhur problemet e medies, por i ka agravuar.

Politika e ka ngjyrosur vazhdimisht medien, duke cenuar, së pari, integritetin dhe lirinë e

saj. Asistojmë sot një deformim të misionit të medies në nivel konkurrues me atë të medies në

diktaturë, gjithmonë sipas mendimit tim, ku propaganda dhe demagogjia kapin shpesh nivelin e

neveritjes. Shpesh ndihemi të fyer intelektualist dhe, në radhë të pare, është e domosdoshme të

evidentohet problemi. Si fillim duhet t’i themi problemet siç janë ose siç i mendojmë, t’i

analizojmë dhe t’i studiojmë më tej, që të kërkojmë instrumente për të ndërhyrë dhe për t’i zgjidhur

këto problematika. Mendoj se përvoja ime e gjatë në disa institucione të shtetit dhe arsimi i

posaçëm në fushën e drejtësisë, por edhe në shkencat natyrore sociale do të më ndihmojnë të

Page 3: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

3

evidentoj problematikat e OSHMA-ve, mënyrat dhe mjetet më efektive për të bërë zgjidhjen

optimale në respektim të barazisë së OSHMA-ve, por duke ruajtur balancën dhe konkurrencën e

ndershme ndërmjet operatorëve.

Dua të sqaroj se përvoja ime si oficer i Policisë Gjyqësore apo si jurist në disa institucione

do të më ndihmojnë në evidentimin e problematikave. Nga ana tjetër, si drejtor i zyrës vendore të

Shërbimit të Provës kam pasur mundësinë të adresoj problematikat edhe të trajtoj mënyrën e

zgjidhjes. Këtu mund të ndalesha gjatë, në qoftë se ju do të kishit kohë dhe do të më pyesnit, sepse

kam pasur mundësinë edhe ta krijoj këtë institucion në rrethin e Beratit, por edhe të adresoj

problematika dhe të inicioj zgjidhje. Janë marrë dhe po kopjohen iniciativat dhe idetë e mia, të

cilat po azhornohen dhe po implementohen në sistem.

Gjithashtu, po ju informoj se kam qenë anëtar i përhershëm i KZZA-ve, i komisioneve të

nivelit të dytë të administrimit zgjedhor dhe balanca që kam ruajtur në këto institucione,

neutraliteti, bashkëpunimi dhe bonsensi kanë qenë gjithmonë shoqëruese të punës sime. Këto ishin

për konkurrencën e ndershme ndërmjet operatorëve.

Në këndvështrimin tim veprimtaria e anëtarit të AMA-s duhet të jetë ajo e një studiuesi

të mirëfilltë të problematikave të sistemit dhe të medies në tërësi. Analiza dhe studimi i

problematikave duhet të ndjekin rrugën e zakonshme të një studimi shkencor pa devijime dhe

improvizime artificiale, siç bëjmë shpesh. Konkretisht, ajo duhet të ndjekë këtë rrjedhë: kontekstin

e studimit, situatat e subjekteve, të aktorëve dhe të faktorëve në fushën e medies; konstatimin e

problemeve; vizionin dhe objektivat në aplikimin e politikave të AMA-s; metoda dhe

metodologjia; analizimi i të dhënave, rezultatet e studimit dhe në fund konkluzionet dhe

rekomandimet përkatëse. Pas kësaj procedure të ndjekur apo të investuar nga AMA, do të lindë

nevoja e parashtrimit para jush dhe para ekzekutivit. Unë kam pasur gjithmonë natyrën që për

problemet teknike të pyes më të mirët e fushës dhe t’i adresoj problemet në formën e duhur me

ekspertizën e duhur ligjore dhe teknike, të cilat do të vinin përsëri përpara jush dhe do të

shndërroheshin në ligje. Edhe për institucionet ligjzbatuese nevoja për bashkëpunim është e

thekshme. Po të shikosh edhe raportet e vazhdueshme të AMA-s, vihet re se AMA ka qenë e

braktisur dhe e pambështetur jo vetëm në bazën ligjore, por edhe në bashkëpunimin ndërmjet

institucioneve, sepse edhe kur ka ekzistuar baza ligjore, bashkëpunimi ka qenë i mangët.

Të nderuar anëtarë të komisionit, unë e shikoj AMA-n si një institucion qendror në lidhje

me misionin e saj; nuk po jua them misionin, sepse e keni më të qartë se kushdo tjetër. Në këtë

Page 4: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

4

mision ajo është epiqendra, është planeti, kurse institucionet e tjera ligjvënëse i shikoj si satelitë të

saj. Në shërbim të këtij misioni, AMA duhet të përdorë AKDIE-në, ZSHDA-në, Albautor-in,

AMP-në, FMA-në, gjykatat, prokurorinë, bankat, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Policinë

e Shtetit. Madje në këtë mision qendror, ku AMA është epiqendra, unë shoh si ndihmës të

rëndësishëm të AMA-s Këshillin e Ministrave apo edhe vetë Kuvendin, sepse në fund fare ajo do

të implimentojë politikat apo idetë e këtij institucioni qendror. Pra, në kuptimin e mirë të fjalës, e

përdor Kuvendin për të arritur objektivat e saj.

Pozicionin e anëtarit të AMA-s, nisur edhe nga funksionimi im si avokat, e shikoj në

interes të publikut, si mbrojtës i lirive dhe i të drejtave të publikut. Ngushtësisht do ta shikoja veten

si avokat të AMA-s dhe të publikut. Si përfaqësues specifik edhe i shoqatës “Gruaja për arsim,

kulturë dhe sport në përkrahje të fëmijëve”, e cila më ka përfaqësuar. Kam në fokus edhe objektivat

dhe filozofinë e këtij subjekti në lidhje me hartimin e strategjive për ofrimin e shërbimeve të

transmetimeve në Republikën e Shqipërisë për të drejtat e grave, të fëmijëve, si kategori të

diskriminuara në mënyrë të tërthortë, duke pasur në vëmendje kryesisht programet për kulturën,

arsimin dhe edukimin. Këtu problematikat janë pa fund. Po përmend disa: tematikat e programeve

janë të ndikuara nga audienca, duke ceduar në komponentin “edukim dhe kulturë”; fashat orare,

sidomos për fëmijët dhe për familjen, por edhe për subjektet e posaçme me risk; gjuha e përdorur

është shpesh agresive dhe shqetësuese, duke pasur një raport të drejtpërdrejtë edhe me një seri

dramash të individëve, të cilët kanë një varësi dhe një afeksion psikologjik me fjalët e lëshuara pa

qeder në eter. Gjithashtu, në medie nuk flitet shqip, jo vetëm në drejtim të huazimit të fjalëve të

huaja, edhe kur nuk është e nevojshme, dhe me gabime të tmerrshme ortografike. Do të ishte

delikatesë të thosha se shpesh informacionet për episodet kriminale apo ligjore-procedurale

përmbajnë jo vetëm elemente të shkeljes së të drejtave të njeriut për privatësinë apo prezumimin e

pafajësisë, por edhe kundërshti logjike.

Të nderuar anëtarë të komisionit, jemi propozuar si kandidatë për anëtarë të AMA-s për

integritetin që kemi treguar si profesionistë në fushat përkatëse, por misioni që synojmë të

realizojmë rrezikohet edhe nga disproporcionaliteti i tmerrshëm ndërmjet interesave që kontrollon

AMA dhe pagës së anëtarëve të saj. Për analogji me reformën e pritshme në sistemin e drejtësisë,

është qartë se e njëjta vëmendje i duhet kushtuar edhe pushtetit të katërt. Në këtë kuptim, paga e

anëtarëve të AMA-s duhet të jetë në proporcion të drejtë me ofertën hipotetike korruptive. Paga e

lartë apo koha e plotë e punës mund të ishin elemente të seriozitetit që shteti i jep funksionit të

Page 5: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

5

anëtarit të AMA-s. Këto do të ndihmonin në konsolidimin e integritetit moral dhe profesional të

këtij funksioni. Fuqia ekonomike e OSHMA-ve dhe pushteti i pakontrolluar i medies dhe i

gazetarëve për të shënjestruar dhe për të goditur përfaqësues të pushteteve të tjera, duke

dezinformuar publikun, ndonjëherë rrezikon parimin kushtetues të ndarjes dhe të balancimit të

katër pushteteve. Në mënyrë metaforike, sipas meje, varka e demokracisë është e projektuar të

lundrojë me katër vozitës dhe pushtetet me detyra të ndara dhe në ekuilibër ndërmjet tyre. Sikur

njëri prej tyre të reshtë së vozituri apo të rremojë më fort, barka humbet ekuilibrin dhe xhiron

rrotull në një rreth vicioz, madje edhe mund të mbytet.

Problematikat persistente të medies dhe të operatorëve janë evidentuar qartë në vijimësi,

edhe kur AMA drejtohej nga zonja Endira Bushati. Konkretisht, në raportin vjetor të paraqitur

përpara këtij komisioni në seancën e kontrollit parlamentar të datës 17.03.2014 është evidentuar

një problematikë e rëndë e sistemit, por shumica e tyre janë ende të pazgjidhura dhe mendoj se

AMA e riformatuar duhet t’u japë zgjidhje konkrete. Raporti i sipërcituar evidenton mungesën e

funksionit të agjencive të tjera ligjzbatuese, duke cenuar ekuilibrat në fushën e medies. Po lexoj

një pasazh të shkurtër, besoj ju e keni para: “Kohët e fundit AMA është përballur me sulme dhe

me akuza të drejtpërdrejta...”. Në këtë pjesë ajo flet për shkelje të rënda antiligjore apo për mungesë

bashkëpunimi. Që në momentin e parë këto duhej të kishin qenë objekt i punës së institucioneve

të tjera ligjzbatuese, duke filluar që nga prokuroria. Domethënë, nuk ka pasur reagim dhe zonja ka

qenë e vetme në ketë luftë që shoqëronte funksionon që ajo kishte.

Aktualisht AMA ka ceduar në ushtrimin e funksionit të saj për zhvillimin e një mjedisi

rregullator që lehtëson zhvillimin e sektorit. Duhet të theksoj se raporti duhet të kishte pasur

vëmendjen e institucioneve ligjzbatuese, duke filluar me prokurorinë për të ashtuquajturën pirateri

e operatorëve të mëdhenj dhe të vegjël etj.. Siç jemi në dijeni, sistemi ka pasur problematika edhe

në kuadrin fiskal, në të drejtat e autorit dhe në regjistrimin e markave, të produkteve mediatike apo

edhe të brezave të frekuencës. Ju e dini se brezat e frekuencës janë pasuri kombëtare. Ju e dini se

një sistem i rregulluar me ligj do të vilte të ardhura të konsiderueshme nga kuadri fiskal për të

drejtën e autorit, për lejet dhe licencat dhe për regjistrimin e markave dhe produkteve mediatike

nga agjencitë ligjzbatuese. Para sistemit të drejtësisë përfundojnë edhe ata që pakësojnë fondin e

pasurisë së dikujt me 2 mijë lekë të rinj apo të vjetër, por nuk ndiqen këto raste të rënda të evazionit,

të fshehjes së të ardhurave apo të mospagesës së taksave.

A kemi pasur ndonjëherë ne një evidencë të të ardhurave?!

Page 6: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

6

Kjo do të ishte pjesë e problematikës që unë do ta kisha në fokusin e punës sime, pra të

nxirrja një evidencë të të ardhurave të munguara në buxhetin e shtetit për problematikat e

sipërcituara.

Një problematikë tjetër, e konstatuar në vijimësi, ka qenë mbulimi i territorit me shërbim.

Siç e dini, ky është një shërbim publik dhe mosrealizimi i tij duhet të shihet i lidhur me misionin

e medies si mjet informimi dhe edukimi. Mosrealizimi i këtij misioni në territoret shqiptare të

pambuluara me shërbim ka përgjegjësi jo vetëm administrative, por edhe civile. Në rolin tim si

anëtar i AMA-s unë, si avokat i publikut, do të krahasoja mungesën e medies informuese dhe

edukuese në këto zona me mungesën e ujit të pijshëm apo me bllokimin e rrugëve nga emergjencat

civile, sepse nuk siguron një integritet të territorit, por edhe një zhvillim uniform të brezit të ri në

lidhje me strategjitë afatgjata që ka politika. Aktualisht AMA ka ceduar në ushtrimin e funksionit

të saj për zhvillimin e një mjedisi rregullator që lehtëson zhvillimin e sektorit të transmetimeve, i

cili fatkeqësisht është gëlltitur nga disa gjigantë mediatikë, të cilët në harmoni me njëri-tjetrin kanë

pasur mundësi të vendosin çmime monopol, duke ndaluar konkurrencën e ndershme, por duke

frenuar kështu edhe zhvillimin proporcional të RTSH-së, që është një tjetër detyrë e AMA-s. Në

këtë këndvështrim, e shoh edhe vendimin e fundit. Nuk dua të futem në vendimet e gjykatave, por

mua më ka trishtuar vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me heqjen e këtyre

elementeve të kontrollit të publikut dhe të politikës mbi subjektet private. Në kushtet tona, që kemi

vuajtur nga mungesa e lirisë së fjalës, vendimmarrja nga një dorë e vetme është shumë e

rrezikshme. Kështu e gjykoj unë, sepse nuk kam asnjë mundësi vendimmarrjeje, por ne fjalën

mund ta themi dhe mund të bëjmë propozime tona.

Transmetimet numerike janë një risi, e cila ka nevojë të rregullohet me aktet nënligjore

përkatëse. Brezat e frekuencave janë një pasuri kombëtare, siç janë mineralet dhe ujërat, të cilat

duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive dhe ligjore.

Të nderuar anëtarë të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ju

parashtrova shkurtimisht objektivat ku do të fokusohet puna dhe vëmendja ime në ushtrimin e

detyrave funksionale si anëtar i AMA-s në miratimin e rregullave dhe akteve nënligjore, nëse

kandidatura ime do të miratohet nga komisioni dhe do t’i propozohet për miratim seancës plenare.

Ato që thashë më sipër, janë produkt i analizës sime, e cila ishte jo e plotë, ndoshta edhe e

papërditësuar, për shkak se unë aktualisht kam një axhendë tjetër, e cila është e lidhur me

Page 7: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

7

veprimtarinë time private si avokat. Besoj se në ato që thashë më lart ka elemente që mund t’i

përfitojë sistemi, edhe nëse nuk më zgjidhni mua si anëtar të AMA-s.

Dua të shtoj përfundimisht se kam aftësi të mira në punën në grup, e demonstruar kjo

edhe në rastet e komisioneve bipartizane zgjedhore të nivelit të dytë, ku jam pjesëtar permanent.

Të nderuar anëtarë të komisionit, për një gjë të jeni të sigurt, çdo detyrë e kam bërë me

pasion, me fantazi dhe bazuar në ligj. Asnjëherë nuk kam pranuar të jem kontorrno apo fasadë e

një sistemi. Pa modesti ju them se atje ku kam punuar, puna ime ka ndikuar për mirë. Miratimi i

kandidaturës sime nga ju do të jetë një shtysë e madhe që unë të thellohem në analizën e

problematikave dhe në konkluzionet.

Faleminderit!

Genc Pollo – Faleminderit, zoti Isufi, për prezantimin e plotë dhe për sugjerimet

konkrete, siç ishte pagesa për të gjithë anëtarët e këshillit të AMA-s, sepse, në fakt, është një

anomali në raport me AKEP-in, që është rregullator i ngjashëm, ku paguhen të gjithë anëtarët e

këshillit, ndërkohë që tek AMA, përveç kryetarit dhe nënkryetarit, anëtarët paguhen part-time. Që

të paguhen në përputhje me ryshfetin potencial që mund të marrin, është një propozim me të cilin

çdo ministri Finance, e çdo qeverie, e çdo vendi, do të kishte vështirësi të binte dakord.

Fillojmë me pyetjet e relatorëve të komisionit për kandidatin.

Zoti Boçi.

Luçiano Boçi – Zoti Isufi, ju uroj sukses në kandidimin tuaj! Në fakt, prezantimi, siç e

tha edhe kryetari, ishte i plotë dhe serioz.

Unë kam dy pyetje. Ajo që më bëri përshtypje gjatë fjalës suaj ishte cekja e mungesës së

pavarësisë së medieve ose ndikimi i madh politik ndaj tyre. Unë dua të di: çfarë do të bëni ju për

ta shpëtuar medien nga kjo kapja politike, nëse do të zgjidheni anëtar i AMA-s?

Pyetja ime dytë është formale dhe dashamirëse, se më bëri përshtypje se jeni jurist, se jeni

drejtor i Shërbimit të Provës…

Agron Isufi – Kam qenë. Tani jam jurist.

Luçiano Boçi – Pra, keni qenë, kurse tani jeni avokat. Shoqata që keni zgjedhur për t’ju

propozuar “Gruaja për arsim, kulturë dhe sport”, në përkrahje të fëmijëve, domethënë në krahasim

seriozitetin e madh që u paraqitët këtu, krijon një handikap... E kam për shaka. Të kishit gjetur një

shoqatë tjetër. Ndoshta jeni jurist i shoqatës. E thashë edhe për të krijuar pak ilaritet pozitiv në

Page 8: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

8

komision, se është mëngjes dhe sapo e kemi nisur punën. Përgjigju pyetjes së parë, se e dyta ishte

shaka.

Agron Isufi – Nëse do të kishte mundësi që shoqata e “Avokatëve penalistë” të bënte dy

propozime, unë do të isha propozimi i dytë.

Në lidhje me pyetjen e parë, e thashë edhe në fillim, mendoj se duke e parë pozicionin e

politikës si një rival, sepse kjo është, të themi, luftë territoresh, sistemi duhet të ketë edhe sistemet

balancuese; mekanizmat që unë do të propozoja do të ishin që ta mbaja larg medien, qoftë edhe

nga komisioni. Ju do të kishit rolin tuaj kontrollues, nuk diskutohet, por politika duhej të ishte sa

më larg. E thashë edhe vetë që edhe piketat të mos na i bënit ju. Ne duhet ta bënim vetë sistemin

dhe të mos ishte ky rregullator i këtij sistemit tjetër, sepse është sistemi i katërt. Burimet e

informacionit dhe konsulencat me grupet e interesit do të ishin të rëndësishme. Konsulencat me ju

duhej të ishin të fundit dhe ju duhej t’ju shikonim si rivalë, po të isha unë pjesë dhe të më dëgjohej

fjala, sepse jam i mendimit për ta mbajtur sa më larg komisionin. Ne kemi vuajtur në sistemin e

kaluar, jemi të gjithë të asaj moshe, dhe kemi dëgjuar pa fund propaganda, dhe nuk kemi më

nevojë. Një sistem i balancuar, i lirë i gjen vetë rregullatorët dhe në përputhje me interesin e

publikut. Funksioni juaj duhej të ishte të mbronit interesin e publikut dhe jo të ndikonit. Sot

shikojmë që ka media të ngjyrosura. Nuk është se kjo gjë nuk ndodh në Perëndim, por ne shikojmë

se gjigantë mediatikë, edhe pse mund të jenë djathtas, i nënshtrohen ligjit dhe kanë parasysh

interesat e publikut. Këtë do të bëjë unë, që ta shkëpusja nga politika me iniciativa ligjore.

Genc Pollo – Faleminderit për përgjigjen!

Po, zoti Peza.

Alfred Peza – Përshëndetje, zoti Isufi! Ju uroj për kandidimin dhe për paraqitjen shumë

interesante!

Nëse do të keni mundësi, do të doja të thelloheshit pak në lidhje me atë që thatë në fund

për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Besoj se e keni fjalën për abrogimin e pikës 3 të nenit 62 të

ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive”. Pse ju e konsideroni skandal?

Agron Isufi – Nuk thashë skandal, por që jam i trishtuar.

Alfred Peza – Pse e konsideroni të tillë, pra që ju sjell këtë gjendje të humorit dhe çfarë

mund të bëni, nëse zgjidheni anëtar i AMA-s, për të amortizuar efektet e këtij vendimi ose për ta

zhbërë?

Page 9: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

9

Agron Isufi – Siç thatë edhe ju, se ju dëgjova pa dashje në bisedën që bëtë përpara, do të

shikojmë efektet. Ligji është esenca e jetës dhe, në qoftë se do të ketë probleme, ndërhyrje dhe do

të dalë se nuk është funksional, atëherë do të lindë nevoja për propozime konkrete ligjore. Ne kemi

vuajtur gjatë në sistemin e kaluar, por edhe tani, nga vendimmarrja në një dorë të vetme. Atëherë

sa më shumë t’i kenë duart e lidhura, të kontrollohen nga sistemet e tjera apo edhe nga brenda vetë

sistemit, do të ishte një gjë e mirë. Ajo e hoqi këtë fashën 40-she. Nuk është në drejtimin e duhur.

Në rastin konkret për publikun nuk është pozitive.

Alfred Peza – Pse dhe çfarë do të bëni ju, nëse zgjidheni, për ta amortizuar efektin?

Agron Isufi – Do të shikoj se si do të ecë problematika. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese

nuk diskutohen, por zbatohen. Grupet e interesit, nëse nuk gjejnë një zgjidhje të efektshme në

Republikën e Shqipërisë, mund t’i ndjekin edhe jashtë. Këtu aktualisht do të shikohet funksionimi,

pra nëse është i zbatueshëm. Edhe ata njerëz janë dhe ndonjëherë ndahen tetë me shtatë. Mund ta

kenë më mirë këta shtatë të tjerët. Nuk e kam lexuar vendimin. Unë thashë që ka një problematikë,

por një pjesë të vendimit nuk e njoh ende. Faleminderit!

Genc Pollo – Ju uroj suksese në kandidimin tuaj, zoti Isufi! Po, zoti Hoxha.

Bedri Hoxha – Ju parashtruat një sërë problematikash në raport me AMA-ën për

aktivitetin e saj deri më sot. Ajo që mua më pëlqeu dhe që ju e parashtruat gjatë fjalës suaj ishte

përdorimi i gjuhës shqipe, i leksikut, në mediet audiovizive, që me të drejtë është një shqetësim i

madh. Gjuha shqipe po përçudnohet dita-ditës nga gazetaria, pra nga e gjithë media në tërësi.

Në qoftë se ju do të jeni anëtar i AMA-s, çfarë mendoni se duhet bërë në këtë drejtim për

t’i dhënë një zgjidhje?

Agron Isufi – Absolutisht, duhet të fillojë me penalitete. E them këtë, sespe ne kemi bërë

gjuhë shqipe në shkollë dhe e flasim mirë atë, madje unë nuk bëj as gabime ortografike, në të

shkruar. Me origjinë jam kurbinas, babai im flet gjuhë të pastër shqipe, ka qenë ushtarak në Berat

dhe e flet gjuhën shqipe pastër. Habitem shumë se si lejohet ky nivel i gabimeve ortografike, por

edhe i huazimive, sepse ndoshta ndonjëherë nuk e gjen fjalën e duhur dhe duhet të huazosh diçka,

por jo kur nuk është e nevojshme. Domethënë, kur t’i ke fjalë të bukura shqipe dhe përdor të huajat,

kjo është prirje moderniste, nuk është e drejtë dhe duhet frenuar. Një mënyrë është penalizimi.

T’ju dhëmbë; po iu dhëmbi xhepi, kjo zgjidhet. Pastaj duhet të ketë dhe programe. Mendoj se

AMA duhet të ndërhyjë edhe te programet e edukimit. Familja duhet mbrojtur. Shoqëritë e

civilizuara këto faza që kemi kaluar ne i kanë kaluar para nesh, kanë provuar edhe mungesën e

Page 10: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

10

shtetit, edhe anarkinë, por në fund fare janë kthyer te rregullat. Duhet të ketë fasha që ne të mos

kemi merak t’i lëmë fëmijët para televizorit. Duhet të ketë programe edukuese. Nuk ka asgjë të

keqe që të ketë programe edukuese, qoftë edhe për sportin e mëngjesit. Pra, duhet të ketë programe

të detyrueshme: kaq orë janë për publikun. Ti je televizion kombëtar dhe duhet të japësh këtë

detyrim dhe përcaktim, sidomos për edukimin. Shoqëria vuan nga edukata qytetare. Ne kur

shkojmë jashtë, e vëmë re këtë. Përveç infrastrukturës që duhet ndërtuar, duhet ndërtuar edhe

mentaliteti. Infrastruktura mendore ndërtohet nëpërmjet medies dhe për këtë duhet të ndikojë edhe

komisioni, edhe ekzekutivi, edhe parlamenti që të ndërtohet kjo infrastrukturë.

Genc Pollo – Faleminderit! Shikoj që nuk ka pyetje tjetër. Zoti Ulqini, keni ndonjë pyetje

për kandidatin? Jo!

Meqë nuk është rasti, falënderojmë zotin Isufi për prezantimin. Këtu mbyllet dëgjesa me

të! Mbyllet dhe cikli i dëgjesave në përgjithësi për kandidaturat e AMA-s. Zoti Isufi, mund të

vazhdoni. Faleminderit!

Para se të kalojmë te pika tjetër e rendit të ditës, lidhur me nenin 62, pika 3 e abroguar

nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por me një vendim ende të pashpallur, fola dhe me zotin

Peza, ligji ashtu siç ka mbetur me abrogimin e 62/3-shit është problematik, sepse kufizimet ngelen

në pikat në vijim. Heqja e tij pa e përshtatur, krijon probleme për zbatueshmërinë dhe standardet

e dyfishta dhe të trefishta për operatorët. Kështu që ky ligj meriton të shikohet, ndoshta ekspertiza

e huaj që e ka shoqëruar këtë ligj mund të ishte nevojshme. Por si hap i parë, edhe duke pritur

vendimin e arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, mund t’i kërkojmë Shërbimit Juridik të Kuvendit,

Shërbimit të Monitorimit që të na bëjnë një vlerësim paraprak.

Zonja dhe zotërinj, besoj se për këtë mund të biem dakord, kurse për hapat e tjerë do të

gjykojmë më vonë, relatorët ta studiojnë këtë me vëmendje. Të vëmë në dijeni edhe zotin Peza, që

do të kthehet pas pak. Me kandidatët mbaruam punë.

Mbyllet pika e parë e rendit të ditës

Page 11: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

11

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

PROCESVERBAL

Tiranë, më 23.05.2016, ora 10.30

Drejton mbledhjen:

Genc Pollo – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

2.Seancë dëgjimore me aktorë të interesit për të diskutuar rreth arsimit parauniversitar

publik dhe sfidave e tij (komision përgjegjës).

3. Miratimi i procesverbaleve.

Marrin pjesë:

Genc Pollo, Alfred Peza, Mimoza Hafizi, Fatmir Toçi, Musa Ulqini, Adelina Rista,

Myqerem Tafaj, Luçiano Boçi, Bedri Hoxha, Astrit Veliaj, Eleina Qirici.

Mungojnë:

Fidel Ylli, Enkelejda Shkreli, Kejdi Mehmetaj, Dashamir Kamberi, Agron Çela dhe

Gjovalin Bzheta.

Të ftuar:

Linda Pino – Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri,

Altin Hazizaj – Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri,

Klaudio Pulaha – Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA),

Arjel Trajani – shoqata kombëtare “Edukim për jetën”,

Rezarta Prence – shoqata “ADRA Albania”,

Gonxhe Kandri – shoqata “Partner për Fëmijët”,

Zela Koka – shoqata MEDPAK,

Page 12: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

12

Anila Meko – drejtore e fondacionit “Save the Children”,

Dritan Nelaj – përfaqësues i SOROS,

Mirlinda Bushati – specialiste “Për fëmijërinë e hershme dhe arsimin”, UNICEF,

Henri Drinjak – përfaqësues i nxënësve,

Zamira Gjini – drejtore e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit,

Florian Nurce – përgjegjës i Sektorit të Buxhetimit në Minstrinë e Arsimit dhe Sportit,

Gentian Opre – përfaqësues i Ministrisë së Financave.

Vijon pika e dytë e rendit të ditës

Genc Pollo – Zonja dhe zotërinj, kalojmë te pika tjetër e rendit të ditës, seancë dëgjimore

me aktorët e interesit për të diskutuar rreth arsimit parauniversitar publik dhe sfidat e tij.

Sipas listës që kam janë rreth 13 shoqata, sikundër kemi të pranishëm dy zyrtarë nga

Ministria e Arsimit dhe Sportit, zonjën Gjini dhe zotin Nurçe, të cilët i njohim. Nga Ministria e

Financave ka njeri?

Dakord.

Po lexoj emrat e shoqatave të rendit të ditës. Ju lutem, përfaqësuesi i tyre, që do të flas,

të prezantohet dhe të saktësojë emrin nëse ndryshon nga kjo listë që kam dhe po e lexoj.

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, zonja Linda Pino; Qendra për Mbrojtjen

e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), Klaudio Pulaha; Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën, Ariel

Trajani; “ADRA-Albania”, Rrezarta Prence; “Partner për fëmijët”, Gonxhe Kandri; “MEDPAK”,

Zela Koka; “Save the Children”, Anila Meço; SOROS, Dritan Nelaj; UNICEF, Mirlinda Bushati;

përfaqësuesi i nxënësve, Henri Drinjak.

Në rregull.

Meqë jeni një numër i madh, kemi dashur që këtë dëgjesë të parë, që mund të ndiqet nga

të tjera, ndoshta sipas tematikave që komisioni do të përcaktojë, ta bëjmë me të gjitha shoqatat e

interesuara për temën e përgjithshme, për sfidat kryesore. Në vijim të kësaj dëgjese dhe në

përputhje me interesat e komisionit, mund të organizojmë të tjera dëgjesa, por meqë numri është

Page 13: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

13

relativisht i madh dhe do të ketë një folës për organizatë, mund të biem dakord për 4 minuta për

secilin, në mënyrë koncize, dhe pasi të mbarojnë të gjithë, do të ketë pyetje, të cilave nuk është

nevoja që t’u përgjigjen të gjithë, por vetëm ai, të cilit i drejtohen.

Ju lutem, në rast të përgjigjeve të kërkuara, të evitojmë përsëritjet; në qoftë se biem dakord

me parafolësin, mund të mos marrim fjalën për të njëjtën gjë. E theksoj këtë, sepse kemi një numër

të madh shoqatash të pranishme sot në dëgjesë dhe nuk dua të kalojmë përtej caqeve të zakonshme

të dëgjesave në komision.

E fillojmë menjëherë me zonjën Linda Pino, në emër të Koalicionit për Arsimin e

Fëmijëve në Shqipëri. Keni katër minuta kohë për të folur.

Linda Pino – Faleminderit, zoti Pollo, për mundësinë që na dhatë dhe për kërkesën që

pranuat, që në emër të Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, të zhvillojmë këtë dëgjesë

publike.

Çështjet që në emër të Koalicionit do të prezantoj sot dhe do t’i bëj publike janë

përmirësimi i bazës ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në institucionet arsimore. Ashtu

siç të gjithë kemi vënë re së fundi, rastet në medie për ushtrimin e dhunës në institucionet arsimore

sa vijnë dhe bëhen më të shumta. Ne jemi bazuar në studimin që është bërë publik nga Qendra

“Fëmijët sot”, në kuadër të programit kombëtar “Kombi”. Ky program është shtrirë në 12 qarqe të

vendit, ku janë përfshirë 22 shkolla 9-vjeçare të klasave nga e pesta deri te e nënta. Bazuar në të

dhënat e këtij studimi del që 41% e fëmijëve ose një në tre fëmijë, ka përjetuar dhunën psikologjike

dhe një në tetë fëmijë ka përjetuar dhunën fizike, ku djemtë janë kategoria e cila e përjeton më

shpesh atë.

Gjithashtu, në periudhën janar – prill të vitit 2016, Linjës kombëtare për këshillimin për

fëmijë “Alo 116”, i janë referuar rreth 28 raste të dhunës, qoftë psikologjike, ashtu edhe fizike, të

cilat janë referuar pranë drejtorive arsimore rajonale.

Nisma të tilla, si “Ndal dhunës në institucionin arsimor”, të ndërmarra nga Ministria e

Arsimit, janë për t’u përshëndetur, por, në këndvështrimin tonë, i nevojshëm është përmirësimi i

bazës ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në çdo institucion arsimor.

Ne, si Koalicion, kemi bërë disa sugjerime për sa i përket përmirësimit të ligjit nr. 69/2012

“Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” dhe konkretisht në dy nene, në

nenin 6 dhe në nenin 13. Ajo që kemi sugjeruar dhe në dëgjesën që është organizuar, kur janë

diskutuar ndryshimet ligjore, kemi specifikuar që neni 6 i këtij ligji të miratojë një rregullore për

Page 14: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

14

parandalimin dhe eliminimin e dhunës në shkollë dhe neni 33 “Komisioni i etikës dhe i sjelljes në

institucionin arsimor”, të ndryshohet në “komision për parandalimin e dhunës dhe zbatimin e

rregullores për eliminimin e dhunës në institucionin arsimor”. Këto rekomandime do t’jua

dërgojmë edhe me e-mail që të keni një ide më të qartë se çfarë sugjerojmë ne si Koalicion për

përmirësimin e këtij ligji.

Një tjetër çështje madhore është konsultimi i projektbuxhetit të Ministrisë së Arsimit me

organizatat e shoqërisë civile. Për vitin 2016, rreth 3% e GDP-së shkon për shpenzimet në arsim.

Kjo shifër është shumë herë më e ulët se 4,6% e mesatares së vendeve të Europës Lindore,

ndërkohë që 5% e GDP-së i dedikohet arsimit në vendet e Bashkimit Europian. Përqindja e ulët që

Shqipëria ka investuar në arsim është nën nivelin ndërkombëtar dhe atë rajonal dhe kjo bie ndesh

me detyrimin që ka marrë shteti në marrjen e masave për garantimin e aksesit në arsimin publik

cilësor.

Si aktorë të shoqërisë civile, konsiderojmë që si në vitet e kaluara, por edhe këtë vit,

buxheti i Ministrisë së Arsimit ka ardhur në një moment në komisionin tuaj, kur shoqëria civile,

edhe pse është ftuar të marrë pjesë, asnjëherë nuk ka arritur t’i reflektojë sugjerimet e veta në

buxhetin e Ministrisë së Arsimit. Do të donim t’i tërhiqnim vëmendjen Ministrisë së Arsimit dhe

do të dëshironim të organizohej një tryezë e rrumbullakët sa më parë nga kjo ministri me të gjithë

aktorët e shoqërisë civile, për të dhënë imputet e duhura se ku duhet të kanalizohet buxheti i shtetit

ose buxheti i Ministrisë së Arsimit, duke qenë se jemi në kohën që po hartohet projekti buxhetor

afatmesëm 2017-2019 dhe duhet të dimë se ku do të shkojë arsimi në këto vite.

Pika e fundit ka të bëjë me mungesën e një kanali televiziv publik dedikuar fëmijëve dhe

informimit të tyre. Si qytetarë të thjeshtë, të gjithë ne jemi pagues të rregullt të taksës të

Televizionit Publik Shqiptar. Gjatë ditëve të fundit, duke kaluar nëpër kanale, kam parë se çfarë

ndodh te TVSH-ja, kemi TVSH –HD, TVSH-Sport, TVSH-Muzikë, TVSH-normal ose TVSH-

Satelitor, dhe nuk kemi asnjë emision që i dedikohet informimit të fëmijëve rreth arsimit, si edhe

rreth të drejtave të tyre se çfarë ndodh në Shqipëri, cilat janë nismat që ka marrë Ministria e Arsimit

për sa i përket arsimit të fëmijëve. Prindërit nuk arrijnë të informohen, sepse edhe ata, në fund të

fundit, janë taksapagues. Përse të mos ketë Televizioni Shqiptar një kanal dedikuar kryesisht

informimit të fëmijëve? Mund të jenë emisione nga më të ndryshmet.

Gjatë vitit 2015, TVSH-ja ka realizuar vetëm emisionin Auditor - Arsimi, një praktikë e

mirë, por që nuk mjafton, sepse një emision prej 40 minutash nuk është i mjaftueshëm për të

Page 15: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

15

informuar se çfarë ndodh. E nevojshme është që Radiotelevizioni Shqiptar, në përmbushje të

qëllimeve kryesore të veprimtarisë së vet, kjo e parashikuar edhe në nenin 118 germa “c”, e ligjit

97/2013 “Për mediet audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të dedikojë një kanal televiziv për

informimin e fëmijëve, nxënësve, studentëve, prindërve dhe të gjithë publikut, një kanal ky, që jo

vetëm do të informojë publikun, por, gjithashtu, të shërbejë edhe si një arenë për një debat

konstruktiv në funksion të sigurimit të arsimit cilësor për të gjithë. Të gjithë jemi taksapagues dhe

është e drejta e gjithsecilit prej nesh të kërkojë të garantohet e drejta për informim nga

Radiotelevizioni Publik Shqiptar.

Duke qenë se jemi në komisionin e duhur, ne nxisim edhe AMA-n, që në funksion të nenit

18, të ligjit nr. 97/2013 “Për mediet audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të nxisë

Radiotelevizionin Shqiptar për krijimin e të gjitha hapësirave të nevojshme për përmbushjen e

nevojave të qytetarëve.

Faleminderit!

Genc Pollo – Faleminderit, zonja Pino!

Duke u qëndruar rregullave të dëgjesës që shpallëm në fillim, do të doja të bëja shkurt

disa pyetje, të cilave mund t’u përgjigjeni mbas dëgjesës, kur të merrni fjalën dhe mund të na

thoni nëse sugjerimet, amendimet tuaja ia keni dërguar edhe ministries, dhe nëse jeni në kontakt

për të organizuar edhe me ata një seancë për buxhetin.

Ndërkohë, sugjerimin tuaj për Televizionin, që unë e shoh pozitiv, ndoshta relatorët e

RTSH-së, zoti Ulqini dhe zoti Tafaj, mund ta shqyrtojnë dhe ta diskutojnë dhe, më pas, të dalin

me kërkesa për informacion dhe për hapa të tjerë, por kjo ndoshta në një fazë të dytë.

Kalojmë fjalën te zoti Pulaha, në emër të CRCA-së, me akronimin anglisht “Qendra për

Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri”.

Për arsye praktike, është mirë që tavolina në rreshtin e parë të jetë e lirë me mikrofon

përpara, në mënyrë që të flasin dhe të dëgjohen të gjithë.

Klaudio Pulaha – Përshëndetje të gjithëve! Shumë faleminderit për ftesën dhe

mundësinë që na keni dhënë për të qenë pjesë e kësaj seance dëgjimore.

Përgjatë punës së saj, CRCA-Shqipëri, e mbështetur nga UNICEF- Shqipëri, që prej vitit

2013 ka ndërmarrë një iniciativë që titullohet “Çdo fëmijë rom në kopsht”. Në kuadër të kësaj

iniciative dhe punës në terren gjatë gjithë kohës, CRCA-Shqipëri ka identifikuar dy ndër

problematikat më kryesore që shoqërojnë fëmijët e komunitetit rom përgjatë frekuentimit dhe

Page 16: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

16

arsimimit të tyre. Një ndër to është transporti falas për këta fëmijë nga mosha 3-6 vjeç, që do të

thotë se fëmijët që i përkasin këtij komuniteti, por jo vetëm, që e kanë distancën nga vendbanimi

me kopshtin apo shkollën, mbi 2 km, automatikisht Ministria e Arsimit do të duhet që të vendosë

transport falas për ta.

Për sa i përket arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar, Ministria e Arsimit e ka të sanksionuar në

ligj transportin falas. Një ndër barrierat kryesore për frekuentimin e kopshtit në qytetin e Tiranës

dhe jo vetëm, është distanca e madhe nga vendbanimi deri në kopshtin më të afërt të fëmijëve të

komunitetit rom. Dua të sjell si shembull njësitë nr. 8 dhe nr. 9, ku 33 fëmijë të komunitetit rom

nga mosha 3-6 vjeç, nuk frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet për shkak se distanca më e afërt është

të paktën 4 km, që do të thotë se nga Bregu i Lumit deri në kopshtin më të afërt nr. 36 në rrugën

“Bogdani”, është gati 45 minuta për të shkuar në këmbë. Duhet merrë parasysh që prindërit dalin

shumë herët në mëngjes për të punuar dhe fëmija 3-5 - vjeçar nuk mund të shkojë vetë për të

frekuentuar kopshtin.

Një tjetër problematikë që kemi identifikuar ne, si CRCA, dhe organizatat tona partnere,

është pikërisht ushqimi falas në kopshte për komunitetin rom. Kemi nga ato familje që marrin

ndihmë ekonomike dhe e përfitojnë kopshtin me drekë falas, por kemi edhe familje të tjera, të cilat,

pavarësisht kushteve ekonomike që lënë për të dëshiruar, nuk marrin ndihmë ekonomike dhe kanë

të paktën 3-4 fëmijë në përbërjen e tyre.

Çfarë mund të bëjmë që shteti me një sanksionim apo vendim të posaçëm t’u sigurojë

ushqim falas fëmijëve të kopshteve publike, si edhe familjeve që nuk marrin ndihmë ekonomike?

Duke qenë se hartimi i buxhetit në nivel qendror është në proces për sa i përket arsimit,

do të ishte mirë që për vitin akademik 2017-2018, të mund të bëhet diçka edhe për këtë pjesë.

Është shumë e rëndësishme që fëmijët e komunitetit rom të përfitojnë ushqim falas, sepse i nxisim

ata të frekuentojnë arsimin e detyrueshëm dhe atë parashkollor.

Faleminderit!

Genc Pollo- Faleminderit!

Është e rëndësishme edhe për folësit e tjerë, edhe për komisionin, të theksoni se ku nuk

funksionojnë gjërat, që të përpiqemi t’i rregullojmë dhe jo si do të donim ne të ishin gjërat. Kështu

që transporti që nuk funksionon në Bregun e Lumit po, por nëse ushqimet funksionojnë diku dhe

nuk funksionojnë diku tjetër, është mirë të thuhen me raste konkrete, në mënyrë që ta ndjekim ose

Page 17: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

17

të dëgjojmë nga ministria për situatën. Kjo është vërejtje e përgjithshme për të gjithë folësit, në

mënyrë që kjo dëgjesë të jetë e dobishme.

Klaudio Pulaha - Mund të bëj një ndërhyrje? Transporti falas nuk funksionon vetëm në

Bregun e Lumit, por nuk funksionon për gjithë Tiranën dhe Shqipërinë për sa u përket kopshteve.

Për grupet parashkollore, për arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar, është e sanksionuar me ligj dhe

funksionon, dhe nuk e di nëse fëmijët e komunitetit rom dhe fëmijët në nevojë, që e kanë distancën

mbi 2 km, e përfitojnë transportin falas, por jemi përballë një situate ku nevoja nuk është vetëm

për fëmijët rom, por për të gjithë fëmijët që kanë këtë distancë nga vendbanimet e tyre.

Genc Pollo - Faleminderit! Fjalën e ka zoti Trajani nga Shoqata Kombëtare e Edukimit

për Jetën.

Ariel Trajani – Përshëndetje! Një nga shqetësimet tona kryesore si organizatë është

pajisja me libra falas për komunitetin rom dhe atë egjiptian. Si ligj apo si vendim ekziston, por

problemi më i madh është se kjo kategori shikohet si e fundit nga kategoritë për të plotësuar nevojat

e këtyre fëmijëve. Kjo gjë krijon një shqetësim të madh, sepse këta fëmijë mund të mos ndjekin

shkollën, përderisa në shkollë nuk lejohet pjesëmarrja në rast se nuk ke libra, çantë apo materialet

e nevojshme shkollore. Kjo përkthehet në punë të dyfishtë nga ana jonë, që u mbushim mendjen

këtyre fëmijëve të ndjekin shkollën dhe përsëri rikthehemi në fazën zero. Mendoj se duhet të bëhet

një rregullator, që kjo kategori të mos të shihet si hallka e fundit.

Faleminderit!

Genc Pollo – Faleminderit, zoti Trajani!

Nga ADRA-Albania, zonja Rezarta Prence.

Rezarta Prençe – Përshëndetje. Do të paraqes vetëm një problematikë që ADRA ka hasur

në punën e saj për komunitetin rom në Fushë-Krujë. Janë evidentuar fëmijë nga mosha 10-15 vjeç,

të cilët nuk janë regjistruar asnjëherë në shkollë. Çështja kryesore është që nga Ministria e Arsimit

ka ekzistuar programi “Shansi i dytë”, por nuk ka pasur fonde për zbatimin e këtij programi gjatë

dy vjetëve të fundit në shkollat publike të Fushë – Krujës. Kemi evidentuar numrin e

konsiderueshëm të këtyre fëmijëve dhe do të ishte mirë që t’u jepej mundësia për t’u arsimuar dhe

për t’iu rikthyer bankave të shkollës.

Faleminderit!

Genc Pollo – Fjala për Gonxhe Kandri nga “Partner për fëmijët”.

Page 18: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

18

Gonxhe Kandri – Përshëndetje! Dua të adresoj çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët me

aftësi të kufizuara. Nga eksperienca që kemi ne në terren, bashkë me organizatën, kemi vënë re se

mësuesi i ndihmës që parashikohet në ligjin “Për arsimin parauniversitar”, nuk është vendosur të

paktën në 9 rajone ku kemi punuar gjatë dy vjetëve të fundit. Ndërkohë që nuk ofrohet transport

falas për fëmijët me aftësi të kufizuar, gjë që sjell dhe një frekuentim shumë të dobët të shkollës

nga ana e tyre, si dhe problemi i librave falas. Sugjerojmë që nuk ka pse të jetë rimbursimi i librave,

ndërkohë që ne e ofrojmë falas. Shumë familje, në momentin që duan të marrin libra për fëmijët e

tyre, nuk i kanë ato para. Në rast se librat jepen falas, atëherë përse duhet të ekzistojë kjo

procedurë?

Dhe diçka tjetër: jo të gjithë librat rimbursohen. Ka fletore pune që nuk rimbursohen dhe

duhen paguar.

Genc Pollo- Zonja Koka nga MEDPAK.

Zela Koka - MEDPAK është një shoqatë prindërish për mbrojtjen e të drejtave të

personave me aftësi të kufizuar, ku unë punoj prej 23 vjetësh.

Në lidhje me legjislacionin, dua të them që ai është pothuajse i plotë, por ka mangësi në

udhëzimet dhe vendimet që duhet të merren për zbatimin e tij në lidhje me arsimimin e fëmijëve

me aftësi të kufizuar. Ka arritje të mira që në ligj dhe në shumë drejtori arsimore janë ngritur

komisionet e vlerësimit, por për shkak të mosnxjerrjes së VKM-ve, funksionimi i tyre është shumë

i vakët. Në ato komisione ku punohet me projekte, shoqata jonë mbështetet fuqimisht nga “Save

the Children”. Atje ku është punuar me projekte, komisioni funksionon, por nuk ka një marrëveshje

midis ministrive, e cila duhet parë në legjislacion, sepse fëmijët me aftësi të kufizuara nuk janë

thjesht çështje arsimimi. Ata kërkojnë edhe shërbime dhe shërbimet ndoshta nuk i takojnë këtij

komisioni, por dua të them se në ligjin që ju keni miratuar në vitin 2012 si parlament, në komision,

thuhet që “Fëmijët me aftësi të kufizuara rekomandohen për të marrë shërbime falas shtetërore”.

Këto shërbime në shumë rajone të vendit nuk ekzistojnë.

E them këtë gjë për ta pasur parasysh që në momentin kur buxhetoni për arsimin, shikoni

të buxhetoni pak më shumë për fëmijët me aftësi të kufizuara, sepse edhe vetë nevojat e tyre janë

më të mëdha.

Genc Pollo- Faleminderit, zonja Koka!

Nga “Save the Children”, fjala për drejtoren e organizatës, zonjën Anila Meço.

Anila Meço - Përshëndetje!

Page 19: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

19

Doja t’i kthehesha çështjes së buxhetit, që u përmend nga përfaqësuesja e Koalicionit, por

dua të theksoj faktin e shpërndarjes së buxhetit brenda ministrisë dhe brenda strukturës së arsimit.

Së pari, do të ishte mirë që këtu të kishim një përfaqësues të Ministrisë së Financave. Ajo çfarë

shohim është produkti bruto që jepet nga GDP-ja, alokuar arsimit, e cila mbetet shumë më e ulët

në të gjithë rajonin dhe, për fat të keq, edhe në strategjinë që kemi parë, edhe në buxhetin

afatmesëm, pavarësisht se ka rritje shumë të lehta në vlerë nominale, investimi në përqindje që

bëhet në arsim, mbetet shumë më poshtë rajonit dhe këtë gjë ne duhet ta ngremë në bazë dhe, më

pas, të mund të diskutojmë shpërndarjen dhe përdorimin e buxhetit që i alokohet arsimit. Kjo ishte

pika e parë.

Pika e dytë, është ajo që ne kemi vënë re në punën e përditshme, nga ndryshimet e fundit

të ndodhura me rishpërndarjen e përgjegjësisë dhe kompetencave midis pushtetit qendror dhe atij

lokal, ku ka disa paqartësi lidhur me administrimin e kopshteve, por edhe në çështjet e

infrastrukturës që kanë lidhje me arsimin. Shpesh ne vihemi përballë problematikës që pushteti

lokal na thotë OK, por përgjegjësia është edhe e pushtetit qendror, pasi ai, disa nga kompetencat

ia ka kaluar pushtetit lokal. Duam të shohim me qartësi se kush është përgjegjës për administrimin

në pushtetin lokal, që të dimë me kë të flasim për çështjet apo problematikat e shfaqura.

Gjëja e fundit që doja të ngrija ka të bëjë me statistikat dhe mënyrën se si grupet më

vulnerabël, që u përmendën këtu, si komuniteti rom, të fëmijëve të cilët për shkak të problemeve

ekonomike familjet e tyre lëvizin në mënyrë të vazhdueshme, aksesi dhe cilësia e arsimit që ata

marrin është një problematikë shumë e madhe, sepse arsimi nuk arrin t’i identifikojë ku janë dhe

sesi ata mund t’i marrin këto shërbime. Çështjet e tjera i mbuluan parafolësit.

Faleminderit!

Genc Pollo – Faleminderit, zonja Meço! Ia kalojmë fjalën zotit Dritan Nelaj në emër të

Fondacionit SOROS.

Dritan Nelaj – Faleminderit për ftesën!

Do të paraqes shkurtimisht, ndoshta edhe për të ushqyer bisedën në komision, disa të

dhëna mbi një studim që jua kemi vendosur në tryezë, i cili ka marrë në shqyrtim problemet e

arsimit dhe ka mbledhur të dhëna në tre grupe: komunitetin prindëror, mësuesit dhe nxënësit.

Kampioni ka qenë përfaqësues, kështu që nuk po zgjatem më tej me metodologjinë e studimit.

Sipas studimit, 24% e prindërve mendojnë se këshilli i prindërve në shkollë është i

pavarur në vendimmarrjen e vet. Ndërkohë që vetëm 23% e prindërve pohojnë se bordi i shkollës

Page 20: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

20

është i pavarur në vendimmarrjen e vet. Trajtoj këto dy çështje, sepse organet përfaqësuese të

shkollës dhe komunitetit të prindërve janë faktor i rëndësishëm, pasi kanë të bëjnë jo vetëm me

përcjelljen e problematikës lidhur me sfidat e arsimit, po në të njëjtën kohë janë instrumente të

rëndësishëm për llogaridhënien dhe për demokracinë brenda shkollës. Ndërkohë, studimi ka

evidentuar se prindërit dhe nxënësit e shohin angazhimin për zgjidhjen e një problemi të

përbashkët në shkollë, si një formë ankese ndaj personit që është përgjegjës për çështjen përkatëse.

Kjo nënkupton që në shumë raste, ngritja e një shqetësimi lidhur me cilësinë e arsimit, është trajtuar

nga personi përgjegjës si një ankesë personale dhe në shumë raste ka prodhuar konflikt, sidomos

në nivelet më të ulta të arsimit, në mjediset shkollore. Gjithashtu, sipas studimit, nota mbetet

shqetësuesi më i madh, pasi 83% e nxënësve shprehen se, nëse nuk do të ishin të shqetësuar për

notën si instrument ndëshkimi, ata do të angazhoheshin më aktivisht për zgjidhjen e problemeve

të shkollës, si dhe do të ngrinin zërin kundër padrejtësive që ndodhin në shkollë. Triangulimi i të

dhënave tregon se frika ndaj notës ka një ndikim të rëndësishëm në kufizimin e lirisë së nxënësve

apo guximin për të ngritur zërin për çështje problematike në mjedisin arsimor. Gjithashtu, 68%

e nxënësve shprehen se do të shkonin me dëshirë në shkollë, nëse nuk do të vlerësoheshin me

nota. Propozimi nuk është që të anulohet mekanizmi i vlerësimit, por kjo tregon qartë se sa

represive është përdorimi i instrumentit të vlerësimit për një pjesë të mirë të nxënësve. 46% e

nxënësve shprehen se po të kishin mësues të tjerë, do të përpiqeshin më shumë për të mësuar,

gjë që tregon që në një pjesë të madhe cilësia e mësuesve apo e procesit të të nxënit nuk është aq

motivuese për nxënësit.

Së fundi, 46% e nxënësve mendojnë se shkolla ka bërë pak për t’i përgatitur ata për të

ardhmen. Kjo e dhënë e fundit është njëlloj sinteze e rezultatit të shërbimit arsimor publik në

shkallë të gjerë. Lidhur me rekomandimet, ju ndër vite keni dëgjuar qindra të tilla, të cilat trajtojnë

çështje të ndërlikuara, qoftë të aksesit në shërbimin arsimor, qoftë edhe të cilësisë së arsimit. Unë

do të përqendrohem në disa rekomandime konkrete, që kanë më tepër shanse për t’u diskutuar

dhe për t’u miratuar në një kohë relativisht të shkurtër.

Së pari, do të propozoja që komisioni juaj, një herë në muaj të vizitojë në terren një deri

në dy shkolla në bashki specifike, në mënyrë që ju të merrni informacion të drejtpërdrejtë lidhur

me gjendjen, qoftë infrastrukturore, por edhe atë që ka të bëjë me cilësinë e arsimit në nivel lokal.

Do të sugjeronim që të themelohet një program kombëtar kundër analfabetizmit te

fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit. Programi duhet të përmbajë dhe një modul mbi aftësitë për jetën,

Page 21: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

21

sidomos komuniteti rom dhe egjiptian. Ju do ta vini re edhe nga studimi që kemi paraqitur, se

rreth 50% e popullatës rome është analfabete, gjë që ndikon jashtëzakonisht shumë edhe në

mundësinë e tyre për të aksesuar shërbimet publike apo për të kontribuar normalisht në shoqëri.

Do të sugjeronim një program kombëtar për ushqimin e shëndetshëm në shkollat publike,

pasi ju e dini që në pjesën më të madhe nxënësit ushqehen me ushqime të pashëndetshme: fast

food apo patatina. Ne do të sugjeronim që, të paktën, të pilotohet një skemë e mensave ku qoftë

stafi shkollor, por edhe nxënësit do të ushqeheshin me ushqim të shëndetshëm. Për fëmijët e

familjeve të varfra ndoshta ky ushqim mund të subvencionohet në mënyrë që të ushqehen në të

njëjtin mjedis dhe me ushqim të së njëjtës cilësi, si fëmijët e tjerë.

Do të sugjeronim një buxhet të posaçëm vjetor për shkolla që janë pjesë e listës së

shkollave si qendër komunitare. Ka shqetësime që në këto shkolla edhe pse ekziston nxitja për

t’u përfshirë në këtë veprimtari me vlerë, financimi është mjaft i ulët dhe ato nuk mund ta kryejnë

dot këtë veprimtari.

Do të sugjeronim të përjashtohen familjet nga pagesa e shpenzimeve të kopshtit, lidhur

me ushqimin për ato familje të cilat kanë të ardhura nën 20 mijë lekë të rinj. Ndoshta jeni në

dijeni se në Bashkinë e Tiranës tarifa për ushqimin për fëmijën e parë shkon rreth 4 mijë lekë të

rinj, që do të thotë se për familjet me të ardhura të ulëta mund të rezultojë rreth 30-40% e të

ardhurave të tyre mujore, gjë që bëhet e pamundur për t’u përballuar.

Genc Pollo - Po flisni për taksën e arsimit të vënë rishtas apo për ndonjë tarifë tjetër në

Bashkinë e Tiranës?

Dritan Nelaj - Për tarifën e kopshteve dhe të çerdheve.

Genc Pollo - Tarifa për të dërguar fëmijën në kopshte.

Dritan Nelaj - Po, vetëm ushqimi, pra trajtimi ushqimor.

Lidhur me maturën shtetërore, besoj se jeni të informuar që matura shtetërore është një

provim dalës, që do të thotë se nuk është përcaktuese në të njëjtën masë për pranimet në

institucionet e arsimit të lartë. Për rrjedhojë, për shumë maturantë është krijuar një situatë

paqartësie lidhur me formulën e vlerësimit të performancës së tyre, që ka të bëjë me pranimin në

institucionet e arsimit të lartë, si edhe me procesin e aplikimit, pasi nuk është e qartë nëse ata

duhet të aplikojnë përmes dosjeve fizike në secilin universitet apo do të përdoret një platformë

online, siç ka ekzistuar më parë, e cila do të eliminonte të gjitha problemet, qoftë procedurale,

qoftë në aspekt të kostove, pasi nëse do të aplikosh në dhjetë universitete dhe fëmija, maturanti

Page 22: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

22

jeton në një qytet larg Tiranës, ai duhet të udhëtojë në Tiranë dhe të mbajë radhë në secilin nga

fakultetet për të aplikuar.

Genc Pollo - Faleminderit, zoti Nelaj, edhe për sugjerimin që komisioni të dalë në terren

çdo muaj!

Henri Drinjak, përfaqësues i nxënësve.

Henri Drinjak – Përshëndetje!

Jam maturant në shkollën e mesme “Sami Frashëri” dhe sot vij si një zë për të sjellë

votimet dhe ankesat që kanë sjellë nxënësit e arsimit parauniversitar, që janë në javën globale për

arsimimin, si për 9-vjeçarin, edhe të gjimnazeve.

Pjesa më e madhe e ankesave të cilat janë bërë nga nxënësit, kanë qenë në lidhje me

mësuesit. Nxënësit shprehen se mësuesit kanë mangësi të rëndësishme në kualifikimin e tyre për

sa i përket anës profesionale dhe lëndore, pra ajo që shpjegojnë dhe mësojnë. Duke cituar dy pika

nga raporti kombëtar që është bërë për vlerësimin e nevojave të mësuesve nga ministria, thuhet

se 25% e mësuesve zotërojnë njohuri shumë të kënaqshme, 64% e mësuesve zotërojnë njohuri

të kënaqshme, por me nevoja për përmirësim dhe 12% kanë nevoja të domosdoshme apo të

konsiderueshme për përmirësim. Në një pikë tjetër thuhet: “Rezultatet më të ulëta janë arritur në

fushën e zhvillimit profesional, ku numri i mësuesve të vlerësuar me nivelin 1 dhe 2, që kanë

nevoja të domosdoshme apo të konsiderueshme për përmirësim, arrin në 35%”. Këto shifra

reflektohen në brezin e ri, janë ato që na vijnë në klasa, në shkolla dhe çfarë na mësohet neve.

Një pikë tjetër është ajo e një mësimdhënieje më tërheqëse, më praktike, më afër nxënësit,

ku mësimi të bëhet deri diku si diskutim apo si diçka më shoqërore sesa thjesht për të marrë një

notë.

Një pikë tjetër është mungesa e një kurrikule të mirëfilltë për sa i përket këshillimit të

karrierës, që është vetëm një lëndë që është “Aftësim për jetën”. Do të thosha që është totalisht

inerte, për arsye se nuk ka asnjë lloj fryt te ne, që e marrim si lëndë, dhe nuk ka asnjë lloj rezultati.

Në rast se do të kishte një këshillim më të mirë, një shërbim që të ishte më afër nxënësit, të

tregonte diçka, qoftë një testim siç organizohet jashtë, do të ishte një orientim më shumë për një

maturant se çfarë do të bëjë ai në fakultet.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të vijë një psikolog në klasë.

Page 23: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

23

“Aftësim për jetën” dhe “ Edukim karriere”, janë dy lëndë që nuk bëhen më shumë sesa

bëhen.

Genc Pollo – Po, zoti Tafaj.

Myqerem Tafaj - Nëse ka një këshillim tjetër, nuk duhet ta ngatërrojmë këshillimin e

maturantëve, ai është moduli i aftësimit profesional.

Henri Drinjak – Një tjetër pikë , ku mund të bëhet diçka është rritja e konsultimeve që

mund të bëhen për lëndë të caktuara mësues-nxënës, për arsye se kjo gjë bëhet vetëm për

maturantët, të cilët kanë nevojë, por ka nxënës që kanë nevoja në 9-vjeçare apo në vitet më përpara.

Janë shprehur problematika në masë për tekstet mësimore, janë dhënë me ankesa në

përmbajtje. Unë personalisht nga gjimnazi kam një eksperiencë që duke parë librat kur kanë qenë

të profilizuar: natyrore, shoqërore dhe duke parë librat e tanishëm, mund të them se ka një

degradim në cilësinë e tyre. Kjo cilësi shprehet në përpjesëtim të zhdrejtë me çmimin, duke qenë

se ato sa vijnë dhe rriten dhe jo çdo familje e ka të mundur t’i përballojë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kemi një shpjegim shumë të shkurtër nëpër libra.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Myqerem Tafaj – Jo! Ne jemi këtu në komision dhe duhet t’i kemi gjërat e sakta. Nuk

e pyes si ekspert, por si nxënës. Kurrikulën tjetër nuk e keni njohur fare. Kjo është diçka krejt

tjetër. Tani është matematika e avancuar.

Linda Pino - Zoti Pollo, a mund të bëj një saktësim?

Genc Pollo - Mund ta merrni fjalën kur t’jua jap unë të gjithëve, pa përjashtim.

Ju lutem!

Zoti Drinjak mbaruat?

Henri Drinjak – Kam edhe diçka të fundit. Është ideja për laboratorët, të cilët mungojnë

në gjimnazet dhe shkollat 9 - vjeçare, përveç atyre të informatikës që janë, funksionojnë, duhet

ta pranojmë, por nuk ka për biologjinë, për fizikën dhe për kiminë.

Genc Pollo - Faleminderit!

E fundit, por jo për nga rëndësia është UNICEF-i. Deri tani kemi dëgjuar OJF-të, ndërsa

kjo është një organizatë e Kombeve të Bashkuara që mbështet OJF-të, por edhe ministrinë, si dhe

organizatat e tjera arsimore.

Zonja Bushati.

Page 24: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

24

Mirlinda Bushati - Faleminderit, zoti Pollo për ftesën!

Përgjithësisht disa nga çështjet që sot donim të trajtonim këtu, u ngritën. Diçka që dua

të theksoj dhe të dialogojmë me Ministrinë e Arsimit është çështja e arsimit parashkollor. Siç e

dimë të gjithë, arsimi parashkollor është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve, pasi në

njëfarë mënyre vendosen të gjitha themelet e të ardhmes së fëmijës në këto tre vjet shkollim. Duke

pasur parasysh shifrat e buxhetit për arsimin parashkollor, ato kanë qenë relativisht të ulëta. Dimë

që në një studim të Bankës Botërore shkon rreth 8% të buxhetit të arsimit, si edhe duke pasur

parasysh që strategjia e arsimit parauniversitar tashmë vë disa objektiva shumë sfiduese për

arsimin parashkollor, duke thënë që çdo fëmijë i moshës pesë vjeç deri në vitin 2018 do të jetë

pjesë e këtij arsimi parashkollor, dua të di nëse në buxhetin e ardhshëm të Ministrisë së Arsimit,

a do të ketë një rritje të konsiderueshme, një sërë masash shoqëruese për këtë buxhet, në mënyrë

që në vitin 2018 të kemi mundësi që çdo fëmijë i moshës 5-vjeçare të jetë i pranuar në kopsht?

Genc Pollo – Faleminderit!

Falënderojmë të gjithë përfaqësuesit e OJF-ve të ndryshme për prezantimet, shqetësimet

e paraqitura dhe sugjerimet e bëra!

Siç e thashë edhe në fillim, kemi dy zyrtarë të Ministrisë së Arsimit të pranishëm: zonjën

Gjni dhe zotin Nurçe, erdhi dhe zoti Opre nga Ministria e Financave.

Një çështje e ngritur në parim: ky nuk është një dialog midis OJF-ve dhe Ministrisë së

Arsimit, pasi nuk është roli i komisionit tonë të sigurojë këtë gjë, por është shqetësimi dhe interesi

i komisionit tonë që të ketë një dialog, prandaj dhe pyetja ime e parë është për zonjën Pino. Por

tani është rasti të dëgjojmë nga përfaqësuesit e dy ministrive, të Arsimit dhe të Financave, nëse

ata kanë menduar për amendime që i shërbejnë reduktimit të dhunës.

Po kalojmë te pyetjet.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, edhe kështu mund ta bëjmë.

Për VKM-të që mungojnë për zbatimin e legjislacionit të plotë për personat me aftësi të

kufizuara që u ngrit nga zonja Koka, këto ishin dy pyetje.

E treta, e fundit, por jo më e parëndësishmja për perspektivën e buxhetit në planin që

po planifikoni, nëse ky buxhet për arsimin që është në përqindje aq sa është, u tha, e kemi thënë

edhe më parë se është më i ulëti në rajon, ka perspektivë të ngrihet apo jo?

Po, zoti Toçi, zonja Hafizi, zoti Peza, zoti Veliaj, pra i gjithë komisioni.

Page 25: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

25

Fatmir Toçi - Faleminderit, zoti kryetar!

Ju falënderoj që keni ardhur, që keni kërkuar këtë seancë dëgjimore dhe keni ngritur një

sërë problemesh, që janë në ndjesinë tonë, por besoj se për të gjithë familjet shqiptare shumë të

rëndësishme. Nuk mendoj se janë probleme të panjohura, shpesh media, shoqëria shqiptare, ju

vetë, ne këtu, i kanë ngritur këto probleme, të cilat herë marrin rrugën e zgjidhjes dhe herë kanë

mbetur në mes të rrugës, por ky është një proces. Unë e quaj shumë të rëndësishme këtë dëgjesë

me ju. Ndoshta do t’i propozoj komisionit që kjo gjë të bëhet në mënyrë periodike herë pas here,

sepse jeni një zë i organizuar i shoqërisë shqiptare, nuk jeni individë të thjeshtë, por jeni pjesë e

shoqërisë civile dhe profesionistë secili në fushën e tij në përbërje të këtyre shoqatave.

Ju ngritët një sërë problemesh, unë e thashë që ato janë të njohura; nuk ka familje

shqiptare që nuk është lidhur me fëmijët në mënyra nga më të ndryshmet dhe nuk është e interesuar.

Besoj se është një nga problemet më të mëdha që mund të ketë një shoqëri; shoqëria shqiptare, për

hir të së vërtetës, i ka pak më të mprehta, ju e dini, për një mijë e një arsye.

Unë desha të bëj dy pyetje të shkurtra, për të plotësuar këtë kuadër, pastaj do të dëgjojmë

edhe përfaqësuesit e dikastereve përkatëse.

E para, ju si shoqëri civile, që jeni të organizuara, a keni pasur kontakte të rregullta, të

vazhdueshme me Ministrinë e Arsimit për t’i ngritur këto probleme? Nëse këto kontakte kanë qenë

apo zëri juaj ka shkuar atje, çfarë reagimi ka pasur? Ka pasur përpjekje për t’i futur në rrugën e

zgjidhjes? Ka probleme që janë zgjidhur apo janë në proces? Ato që ngritët ju, nuk janë probleme

që i përkasin vetëm Tiranës. Ne jemi deputetë që mbulojmë të gjithë zonat e Shqipërisë dhe në

secilin prej rretheve tona është normale, është proces dialektik që këto probleme ekzistojnë.

Së dyti, nuk do të bëj debate më shumë në ato çështjet që u ngritën, sidomos ato që i njoh

më mire, që kanë të bëjnë me librat e me radhë, ato janë politikat e një qeverie të caktuar, në bazë

të mundësive, të buxhetit që ajo ka. Unë bie dakord me ministrinë që cilësia e librave ka ardhur

duke u përmirësuar dhe nuk mund ta mohojmë. Problemi i kostos është gjithmonë i lidhur me

cilësinë, por nuk jam pjesë që mbroj këtë anë, sepse e njoh, por nuk kam të bëj me këtë proces.

Së dyti, dua të bëj një pyetje që nuk doli këtu, është një ndjesi e shoqërisë shqiptare: a

ndiqet nga organizmat tuaja që janë specifike, problemi i madh i fëmijëve të ngujuar për shkak të

gjakmarrjes?

Ne e dimë që ky problem edhe pse është sensibilizuar, ka pasur ndërhyrje nga të gjitha

vendet përkatëse, nga shoqëria vetë edhe në zonat ku problemet janë më të mprehta, mendoj se

Page 26: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

26

është ende një problem, sado me përmasa të vogla, por i pazgjidhur. A është në fokusin e

organizmave tuaj ky problem?A keni një informacion që vjen nga shoqëria civile apo nga shoqëria

shqiptare dhe jo nga institucionet shqiptare? Asnjëherë nuk kemi pasur një numër të saktë për këtë

problem. Çfarë propozohet tek e fundit për ta zgjidhur këtë problem? Bëhet fjalë për një mentalitet

që nuk është zhdukur ende nga shoqëria shqiptare. Nëse keni një informacion më të mirë, besoj

se do t’i shërbente punës suaj, por edhe punës sonë në komision, shtetit, qeverisë apo ministrisë

që përfaqësoni në këtë rast.

Faleminderit!

Genc Pollo – Po, zonja Hafizi.

Mimoza Hafizi – Falënderoj të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, sepse na rreshtuan

një spektër të problematikave për arsimin, i cili është shumë i dobishëm për t’u pasur në vëmendje

dhe nga komisioni ynë!

Problemet tuaja disa herë ishin pjesore, disa herë të rangut kombëtar, megjithatë këto

lloj problematikash besoj se përcaktojnë kufijtë e nevojave më emergjente që ka arsimi. Thelbi i

kësaj dëgjese mendoj se është problemi i buxhetit. Ne si maxhorancë kemi premtuar që në fund

të këtij 4-vjeçari do ta rrisim buxhetin e arsimit në 5% dhe kjo nuk duket se do të ndodhë, sepse

në tre vjetët e parë, buxheti nuk ka lëvizur asnjë presje dhjetore. Ky është një hendek shumë i madh

dhe borxhi më i madh që u kemi shqiptarëve. Unë besoj se Ministria e Arsimit, përderisa e kemi

pasur në programin qeverisës, i ka në rendin e prioriteteve të gjitha problematikat që do të

mbulonte një buxhet eventual prej 5%. Unë dua të di nga Ministria e Arsimit: cili është rendi i

prioriteteve, duke supozuar që ne me presionin e komisionit dhe në dialog me qeverinë mund të

arrijmë të rrisim buxhetin, për të shkuar në ato parametra që i kemi premtuar në programin tonë?

Cili është rendi i prioriteteve? Nëse supozojmë se kalojmë nga 3%-5%, cilat janë, një, tre, pesë

problematikat që do të mbulohen përmes këtij buxheti që është i konsiderueshëm? Do të thotë

gati të dyfishojmë buxhetin. Do të doja të di, sepse kjo është shumë e rëndësishme për komisionin,

që ne pastaj të mobilizohemi për të bërë presionin tonë mbi qeverisjen.

Faleminderit!

Genc Pollo – Mund të ndërpresim pyetjet për t’u dhënë mundësi zonjave dhe zotërinjve

nga OJF-të të përgjigjen. Nuk pashë pyetje të drejtuara tek OJF-të specifike, që e bëjnë dëgjesën

më të organizuar. Do t’ju lutem që gjithkush të përgjigjet për pyetjet që ka dëgjuar, që lidhen me

Page 27: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

27

temën për të cilën ka ardhur, në përputhje me përmbajtjen e pyetjes. Besoj se jam i qartë. Ndoshta

ndjekim të njëjtin rend dite, duke filluar me zonjën Pino.

Linda Pino - Për sa i përket pyetjes së pare, në rast se janë vendosur kontakte apo se si

është marrëdhënia me Ministrinë e Arsimit, dua të them se si shoqëri civile kemi vënë re se ka

përmirësime të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit; kjo është për të mos mohuar dhe për të

mos u bërë nihilistë me këtë fakt. Por kur vjen fjala për diskutime të drejtpërdrejta, për sa i përket

diskutimit të buxhetit të shtetit me organizatat e shoqërisë civile, që i njohin në thelb problemet e

arsimit, të cilat shkojnë në terren dhe i hasin në përditshmërinë e tyre, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Është viti i tretë që ndodh e njëjta praktikë: buxheti vjen në komisionin tuaj, diskutohet në muajin

dhjetor dhe shoqëria civile është e ftuar, vjen me rekomandimet e saj, por është një buxhet, i cili

asnjëherë nuk reflekton nevojat që kanë fëmijët. Nga diskutimet që janë bërë vitin e kaluar për

projektbuxhetin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2016, çdo bashki merrte një shifër prej 1114

lekësh, në rast se s’gabohem, kërkoj ndjesë por ka kaluar edhe një vit, pushteti lokal merrte

transfertën e pakushtëzuar për çdo fëmijë. Ministria e Arsimit bën një përllogaritje shumë

matematikore në këtë fushë.

Nevojat e fëmijëve, nga Veriu në Jug, në Lindje e Perëndim, Tiranë, Pogradec, Korçë,

Gjirokastër, Tropojë, ndryshojnë. Kjo gjë duhet të shmanget edhe në këtë projektbuxhet.

Pra, është shumë e lehtë të bësh një përllogaritje matematikore, por fëmijët nuk janë

shifra. Fëmijët janë fëmijë, me nevoja specifike, të cilat do t’i detyrojnë ata, pastaj, që në një

mënyrë a në një tjetër, ose do të punojnë, ose do të jenë fëmijë që s’do ta ndjekin rregullisht

shkollën, pra do të jenë braktisës të saj.

Dua të sjell në vëmendjen tuaj, se në Shqipëri janë mbi 100 mijë fëmijë, të cilët e kanë të

pamundur të ndjekin shkollën në mënyrë të rregullt, ashtu si gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Kjo

është një shifër që vjen jo vetëm nga Koalicioni, jo vetëm nga studimet e ndryshme, por vjen dhe

si rezultat i të dhënave që ka edhe Ministria e Mirëqenies Sociale. 100 mijë fëmijë, të cilët janë të

detyruar të punojnë.

(Ndërhyrje e z. Tafaj pa mikrofon.)

Po, 100 mijë fëmijë në rang vendi. 15 mijë fëmijë janë me aftësi të kufizuara. 100 mijë të

moshës së arsimit të detyrueshëm publik, le të themi të arsimit parauniversitar.

(Ndërhyrje e z. Tafaj pa mikrofon.)

Mbi 500 mijë fëmijë janë të regjistruar, dhe 100 mijë nuk janë pak.

Page 28: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

28

(Ndërhyrje e z. Tafaj pa mikrofon.)

Janë në sistemin parauniversitar.

(Ndërhyrje e z. Tafaj pa mikrofon.)

Dhe jemi të saktë në këtë shifër.

Myqerem Tafaj – Më falni që ju ndërpres!

Kjo është njëlloj si të thuash: 80 % e mësuesve ushtrojnë dhunë. E kjo s’është e vërtetë

në Shqipëri. Kjo është njëlloj si të thuash se nxënësit shqiptarë janë të gjithë të armatosur. Kjo

s’është e vërtetë.

Kështu është kjo, e nderuar zonjushë. 100 mijë janë 35 %.

Linda Pino – Po, dhe janë 35 %.

Myqerem Tafaj – Nuk ka asnjë shans të jetë.

Linda Pino – Janë të bazuara në studime. Janë të bazuara në shifrat e Ministrisë së

Mirëqenies Sociale.

Genc Pollo – Të flasim me rregull, zonja Pino, përgjigjja do të lipsej brenda një afati

kohor më të shkurtër se ai i prezantimit. E dyta, në qoftë se prezantoni shifra, SOROS-i prezantoi

të vetat dhe e bëri mbi bazën e një studimi dhe anketimi me një kampion të pranueshëm. Pra, në

qoftë se jepni shifra, është mirë të jepni edhe burimin e tyre, në mënyrë që të bisedojmë mbi fakte

të pranueshme.

Linda Pino – Madje edhe në buxhetin e vitit 2016, është shifra prej 100 mijë fëmijësh.

Në Ministrinë e Arsimit është buxhetuar për 100 mijë fëmijë që përfitojnë tekste falas ose që hyjnë

në kategorinë e fëmijëve të cilët përfitojnë. Kjo është një shifër që nuk vërteton të kundërtën. Këtu

jemi brenda shifrës.

(Ndërhyrje e z. Tafaj pa mikrofon.)

Pra, janë 100 mijë fëmijë, të cilët kanë nevojë të marrin shërbime falas nga shteti. Diçka

tjetër: Henri përfaqësoi këtu disa rezultate, të cilat janë rezultatet e votimeve të fëmijëve të

zhvilluar në javën globale 2015 “Voto për arsimin”. Pra, në qoftë se ne themi se fëmijët shprehen

që ka nevojë për një këshillim karriere, ky është një fakt që nuk vjen nga ne, si shoqëri civile, por

vjen nga fëmijët. Në rast se ne themi që fëmijët konstatojnë se tekstet e tyre janë tekste që kanë

gabime gramatikore apo nuk janë të përshtatshëm me realitetin shqiptar, atëherë kjo është një gjë

që nuk vjen nga zëri ynë, por nga zëri i fëmijëve.

Page 29: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

29

Së fundmi, në qoftë se fëmijët thonë se mësuesit tanë janë të pakualifikuar, këtë e vërteton

jo vetëm raporti që ka nxjerrë Ministria e Arsimit, për sa i përket vlerësimit të nevojave të

mësuesve, por edhe vetë fëmijët, të cilët e ndjejnë si domosdoshmëri që nga mësuesit, të cilët

paguhen me taksat tona, me taksat e të gjithë neve që jemi këtu në sallë, ata të marrin një arsim

cilësor, brenda kushteve të mundshme. Por kjo nuk do të thotë që ata fëmijë nuk duhet të kenë

zërin e tyre.

Faleminderit!

Genc Pollo – Zëri është i rëndësishëm, por po diskutojmë për fakte e për metoda.

Zoti Tafaj për procedurë.

Myqerem Tafaj – I falënderoj shumë të gjitha organizatat e shoqërisë civile, që punojnë

në këtë fushë, por kam gjithmonë këtë problem, nëse duam të jemi realistë. Në qoftë se ju thoni se

ka 100 mijë fëmijë që nuk shkojnë në shkollë...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, s’është ashtu, që e kanë të pamundur.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Thatë që nuk shkojnë në shkollë. Pra, 100 mijë fëmijë që nuk vazhdojnë arsimin e

detyruar, do të përbënte një katastrofë për Shqipërinë, e kjo nuk është e vërtetë. Është njëlloj si të

gjitha ato statistikat që e nxirrnin braktisjen, disa 40 %, disa 50 %. Është njëlloj si ajo statistika e

famshme, që nxirrte të ngujuar gjysmën e fëmijëve të Veriut. Erdhi komisari i Kombeve të

Bashkuara dhe tha: “jua qaj hallin, sepse ju kërkoni substrat për projekte, po kjo s’ishte e vërtetë”.

Prandaj duhet të jemi shumë realistë. Nuk është e vërtetë ajo. Shqipëria ka braktisje, por

dihet sa është braktisja dhe ajo nuk është 100 mijë...

Linda Pino – Shifrat ndonjëherë nuk janë...

Genc Pollo – Atëherë, zonja e zotërinj, mos ta lëmë dëgjesën të degradojë, sepse

përndryshe do të detyrohem të pezulloj mbledhjen.

Zoti Tafaj, mbylleni fjalën për procedurë dhe ju lutem, pastaj, që të mos flisni nga vendi.

Myqerem Tafaj – Ju u morët me këshillimin e karrierës. Unë po ju informoj, nëse nuk e

dini, se ka të paktën 6 – 7 vjet që këshillimi i karrierës fillon në klasën e shtatë, në kurrikulën e

arsimit të detyruar, në klasën e shtatë, në klasën e tetë, në klasën e nëntë, e pastaj vazhdon në

gjimnaz.

Page 30: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

30

Prandaj, le të flasim për gjëra që janë. Shumë mirë e keni. Kështu është çështja e buxhetit,

për fat të keq, por kur pastaj themi se nuk shkojnë 100 mijë fëmijë në shkollë, kjo është...

Genc Pollo – Pyetjet e tjera. Domethënë, pyetjeve që u bënë nga kolegët, a ka përfaqësues

të OJF-ve, që specifikisht do të dëshironte t’u përgjigjej? “Save the children” për shembull?...

(Diskutim pa mikrofon.)

Besoj se do të ishte me interes për komisionin.

(Diskutim pa mikrofon.)

Anila Meko – Në fazën e buxhetit ka shumë konsultime. Problemi është që, nëse ju e

keni parasysh strukturën e buxhetit të arsimit, mbi 90 % e atij buxheti, më duket se shifra e saktë

është 94, është paga. Kjo do të thotë se konsultimi që neve kemi mundësi të bëjmë për çështje

cilësore, investimet në infrastrukturë, çfarëdo që ne mund të bëjmë në tavolinë me ministrinë,

bëhet e pamundur gjatë procesit të konsultimit, veçanërisht me buxhetin.

Doja vetëm të saktësoja këtë gjë.

Zela Koka – Në lidhje me bashkëpunimin që kemi me Ministrinë e Arsimit, unë them se

kemi bashkëpunim, por kjo qëndron në faktin se nuk ka dot realizime. Po flas për grupin e fëmijëve

me aftësi të kufizuara dhe po ju flas me shifrat e Ministrisë së Arsimit: nga 18 mijë fëmijë, që

marrin pagesë për aftësinë e kufizuar, vetëm 3400 prej tyre janë në shkollë. Pjesa tjetër janë jashtë

shkollës. Mund të jenë edhe disa të tjerë në shkollë dhe unë jam e bindur se mund të jenë më

shumë, por nuk kemi statistika. Por edhe për këta 3400 nuk kemi një arsimim të mirë të tyre, si

bashkëmoshatarët.

Për pjesën tjetër, për fëmijët në gjakmarrje, meqenëse unë punoj dhe në Malësinë e

Madhe, mund t’ju them se në kuadrin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, nuk kemi ndonjë familje

që është në gjakmarrje. Drejtoria arsimore atje, zyra arsimore e Malësisë së Madhe ka marrë masa

– të mos ju gënjej, se nuk merrem direkt me këtë punë – që disa mësues t’i vizitojnë këta fëmijë

në shtëpi. Ne, si shoqëri civile atje, të paktën kur flasim për aftësinë e kufizuar, sepse

gjithëpërfshirja është një koncept i gjerë, flasim dhe për këta fëmijë.

Di që ata e marrin një arsimim në shtëpi. Kaq mund të them nga njohuritë që kam unë.

Faleminderit!

Genc Pollo – Faleminderit!

Unë do të doja të dëgjoja edhe përfaqësuesit e qeverisë, në radhë të parë për buxhetin, që

ishte pyetja ime e tretë, por jo e fundit për nga rëndësia. Më duket edhe zonja Hafizi e të tjerë...

Page 31: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

31

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ndoshta mund të inkurajonim debatin për perspektivën e buxhetit, nëse do të ngrihet apo

jo, si dhe për aktet nënligjore apo ndryshimet ligjore, të cilat u diskutuan e për të cilat u tha se

mungojnë apo lipset të bëhen.

Zoti Opre.

Gentian Opre – Ju faleminderit!

Ashtu sikurse dhe keni qenë në dijeni gjatë diskutimeve të vazhdueshme që kemi pasur

në lidhje me projektbuxhetin e shtetit, sektori i arsimit vazhdon të mbetet një prioritet i buxhetit,

me një përqindje ndaj GDP-së, nëse mund ta përdor si referencë, prej 3, 1 – 3, 2. Kjo tendencë do

të jetë e tillë edhe për vitet në vijim, parë gjithmonë në kontekstin e kufizimeve buxhetore që ne

kemi, lidhur me atë që e kemi objektiv madhor, që është ai i reduktimit të borxhit publik. Duke

qenë se janë dy objektiva relativisht me kahe të kundërt, jemi të detyruar të kemi një përqindje të

tillë ndaj produktit të brendshëm bruto.

Për sa i përket procesit buxhetor, desha të bëja një sqarim këtu, sepse në këto moment, në

Komisionin e Ekonomisë po diskutohet në parim projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në

menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, disa nga risitë e të cilit, që u

prezantuan aty, kanë të bëjnë pikërisht me rritjen e transparencës në procesin e hartimit dhe

zbatimit të buxhetit të shtetit.

Kam kënaqësinë t’ju informoj juve, të nderuar deputetë, e gjithashtu dhe shoqërinë civile,

që është e pranishme sot, se në këtë ligj sanksionohet pikërisht e drejta e shoqërisë civile për t’u

konsultuar në mënyrë të rregullt gjatë procesit të përgatitjes së kërkesave buxhetore, në kuadër të

programit buxhetor afatmesëm me shoqërinë civile. Kështu që, të gjitha ministritë e linjës...

Genc Pollo – Faleminderit, zoti Opre, por nuk ishte tamam kjo pyetja. Konsultimi është

një gjë që ka qenë përpara. Në qoftë se ka ligje përmirësimi, edhe më mirë. Çështja ishte:

perspektiva e zërit për arsimin në buxhetin e shtetit, në planifikimin afatmesëm, si dhe në buxhetin

e vitit të ardhshëm, do të jetë kaq apo do të rritet? Është pyetje konkrete, faktike, e thjeshtë. Desha

ta dëgjoja.

Gentian Opre – Procesi është i tillë: ne kemi vendosur një skenar me tavane buxhetore

për ministritë e linjës. Sikurse dhe jua thashë, sektori i arsimit mbetet sektor prioritar, por mbetet

në ato nivele që jua referova pak më parë: 3, 1 deri në 3, 2 %.

Genc Pollo – Edhe prioritar, edhe në nivele të njëjta.

Page 32: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

32

Gentian Opre – Kjo gjithmonë në atë kontekstin që ju prezantova, i cili ka të bëjë me

kufizimet buxhetore, sepse ne jemi në një presion të vazhdueshëm, që të ulim borxhin publik. Ulja

e borxhit publik bëhet duke ulur deficitin buxhetor dhe duke mbajtur në kontroll të vazhdueshëm

shpenzimet publike, gjë që nuk na lejon të bëjmë një ekspansion të tillë për sektorët prioritarë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Myqerem Tafaj – E falënderoj shoqërinë civile, që është marrë me buxhetin në mënyrë

specifike dhe ju e thatë se do ta konsultojmë. Këta janë dëgjuar për buxhetin, zërin e kanë ngritur,

por s’i ka dëgjuar njeri.

Unë i falënderoj që e vënë theksin te buxheti, sepse buxheti është katastrofal, ndërsa ju

thoni se do të mbetet prioritet me 3, 1 – 3, 2. Keni hallin e buxhetit.

A mund të ma shpjegoni mua se cili vend e lufton rritjen e borxhit publik, duke ulur

buxhetin e arsimit? A ka ndonjë vend?

Gentian Opre – Më fal, ka ndodhur e kundërta. Ne po veprojmë në një...

Myqerem Tafaj – S’ka ndodhur fare e kundërta!

Gentian Opre – ...në një skenar që parashikon një surplus të buxhetit. Pra, kur flas për

surplus, flas për kursime dhe një nivel të shpenzimeve në arsim, që të paktën në terma realë, mbetet

ai që ka qenë.

Myqerem Tafaj – Zoti Opre, ju jeni ekonomist.

Gentian Opre – Po.

Myqerem Tafaj – Të gjitha vendet, kur pësojnë kriza financiare dhe kur kanë probleme

me borxhin publik, bëjnë një gjë: rrisin buxhetin e arsimit dhe të shkencës. Është kështu apo jo?

Më kundërshtoni, në qoftë se s’është kështu.

Mimoza Hafizi – Na fal, zoti Opre, meqenëse ne nuk jemi Komisioni i Ekonomisë, po

për kuriozitet: sa për qind të GDP-së merr ky reduktim i borxhit publik? Sa për qind, që nga pesë

përqindëshi i arsimit u hiqkan 2 % për të reduktuar borxhin publik?

Gentian Opre – Nuk i kam të dhënat këtu, por me sa jam në dijeni, në parashikimet

makrofiskale për vitin 2017 - 2019 deficiti buxhetor në vitin 2019 parashikohet të jetë afër zeros,

në mos me plus. Kjo do të thotë se nga një deficit buxhetor që ka qenë në nivele 4% – 5 % të

produktit të brendshëm bruto, të shkojmë drejt zeros, sepse vetëm kështu mund të ulet niveli i

borxhit publik.

Page 33: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

33

Në këtë kontekst, duke dhënë këtë prognozë, këtë parashikim, buxheti i arsimit qëndron

stabël, që do të thotë se vazhdon të mbetet prioritet.

Alfred Peza – Një sqarim teknik: ky niveli 3, 1 % – 3, 2 % është për Ministrinë e Arsimit

apo përfshin edhe sektorin e arsimit profesional, që është në ministri tjetër?

Genc Pollo – Dakord! Këtu, besoj, Ministria e Arsimit nuk ka për të shtuar për buxhetin

ose për linjat e përgjithshme...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Në rregull, keni fjalën edhe për pyetje për legjislacionin, ju lutem!

Florian Nurçe – Faleminderit, zoti kryetar!

Faleminderit të gjithë deputetëve, për mbështetjen! Faleminderit edhe shoqërisë civile,

për vërejtjet, sugjerimet apo gjetjet që ata kanë, në lidhje me nevojat e veçanta për nxënësit në

arsimin parauniversitar.

Unë e kam ndarë përgjigjen në tre grupe: Cili është buxheti i arsimit? Çfarë sigurojmë ne

për transportin e nxënësve, por dhe të fëmijëve në parashkollor? Çfarë sigurojmë për tekstet

shkollore?

Në total, buxheti i arsimit shkon në 3, 4 % të shpenzimeve publike, ku përfshihen 2,2%,

që është buxheti që shteti financon për arsimin, për Ministrinë e Arsimit, shtuar ato që shkojnë te

Ministria e Mirëqenies Sociale për arsimin profesional, shtuar fondet që njësitë e qeverisjes

vendore vendosin për arsimin, ministritë e tjera të linjës, siç është Ministria e Mbrojtjes apo të

tjera, të cilat shpenzojnë për arsimin. Në total shkon në 3,4%.

Ky tregues ka dhjetë vjet që ndryshon në këtë 3,2%, 3,3%, 3,4%. Tendenca dhe

qëndrueshmëria është po kjo. I njëjti nivel ruhet dhe për tre vjetët e ardhshme 2017 – 2019.

A ka qenë transparent buxheti i arsimit? Si asnjë ministri tjetër, ne e kemi në internet çfarë

ka ndodhur me buxhetin e arsimit që nga viti 2010 dhe çfarë do të ndodhë deri në vitin 2019. Të

gjithë mund ta konsultojnë. Ne e kemi pasur praktikë. E kemi pasur dhe nga 2007-a. Është në

internet. E kemi pasur praktikë të konsoliduar edhe me institucionet ndërkombëtare, me Bankën

Botërore, me bankat europiane. Mund të shohin raportet dhe produktet e arsimit, çfarë ndodh me

buxhetin e arsimit, ku shkojnë fondet e arsimit.

Treguesit janë të krahasueshëm edhe në rrafsh ndërkombëtar, edhe kombëtar, edhe me

ato objektiva, synime apo produkte, që ne i hartojmë në politikat e programit, i miratojmë dhe

pastaj raportojmë se çfarë ka ndodhur.

Page 34: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

34

Në lidhje me pajisjen me tekste të nxënësve të arsimit parauniversitar. Duke marrë në

konsideratë edhe takimet e viteve të kaluara me shoqërinë civile, ne vjet e kemi ndryshuar

vendimin e Këshillit të Ministrave dhe kemi përfshirë edhe tetë kategori të tjera.

Megjithëse në dhjetë vitet e fundit, në arsimin parauniversitar, numri i nxënësve është

ulur me më shumë se 150 mijë fëmijë, nga 580 mijë në 330 mijë, pajisjen e nxënësve të arsimit

parauniversitar me tekste shkollore e kemi mbajtur pothuaj në nivelet 22 % – 25 % të nxënësve.

Jo nxënës që blejnë një tekst dhe ne të raportojmë si nxënës të pajisur me tekste, por nxënës që

pajisen me tekste mësimore sipas klasës që ata vijojnë, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Ajo që është më e rëndësishme, është se kur ne flasim për tekste falas, do të thotë se ua

japim tekstet falas. Për ato kategori sociale, të cilat ne i kemi përcaktuar si kategori që nuk shikojnë,

që nuk dëgjojnë, që i marrin tekstet falas, nuk paguajnë prindërit, nuk marrin faturë. Faturën e merr

shkolla, e paguan drejtoria arsimore.

Raste të veçanta ka pasur edhe vitin e kaluar, edhe nga komisionari. Fëmijë të kthyer nga

Gjermania, të kthyer nga Greqia, të kthyer nga Italia, që i kanë kërkuar librat edhe në nëntor, edhe

në dhjetor, edhe në janar. Nuk kemi asnjë problem t’i marrin në çdo muaj që të jetë.

Arsimi i ka të siguruara fondet. Edhe vitin e kaluar kemi paguar 3 milionë dollarë. Unë i

kam të dhënat. Shoqëria civile e të gjitha OJF-të mund t’i verifikojnë në çdo rreth. Të dhënat janë

të publikuara. Mund t’i verifikojnë a janë të sakta këto të dhëna apo jo.

Këtu janë të ndarë me kategori sa romë kanë marrë dhe sa libra kanë marrë. Janë të një

fotografie e të një date të caktuar, 31 tetor. Më mbrapa, kush ka pasur nevojë, i ka marrë. Ne mund

t’jua vëmë në dispozicion të gjitha kategoritë sociale që kanë marrë libra.

Ndoshta ka për të përmirësuar. Nuk është problem fare për buxhetin e arsimit, për t’u

dhënë tekste falas 5 mijë nxënësve të tjerë, 7 mijë nxënësve të tjerë apo edhe 10 mijë nxënësve të

tjerë.

Nëse shoqëria civile ka evidentuar se nxënës të caktuar, familje të caktuara kanë pasur

nevojë, por sistemi arsimor, administrata arsimore nuk u është përgjigjur, përgjegjësia është e jona.

Këtë e kisha për tekstet.

Për transportin e fëmijëve. Ne sot transportojmë 32 mijë fëmijë. Vitin e kaluar kemi bërë

prapë ndryshime, për të përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët lëvizin jo më shumë

se dy kilometra nga vendbanimi i tyre. Sepse ne kemi pasur raste të fëmijëve me aftësi të kufizuara,

familjet e të cilëve e kanë të pamundur t’i transportojnë nga vendbanimi i vet deri te shkolla. Ne e

Page 35: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

35

kemi hequr këtë. Për të gjithë nxënësit e tjerë, të cilët udhëtojnë mbi 2 kilometra nga njëri

vendbanim në tjetrin, ne e kemi të siguruar transportin.

Kemi të kostuar gati 650 milionë lekë ose 6 milionë dollarë për 32 mijë fëmijë. Mund

t’jua lë edhe tabelat. Sot këtë shërbim e realizojnë njësitë e qeverisjes vendore, të cilat e kanë më

afër nxënësin, më afër mësuesin, më afër shërbimin. Ato e vlerësojnë se cila është konform

vendimit të Këshillit të Ministrave dhe kush duhet ta përfitojë.

Pra, buxheti i arsimit nuk e ka problem, ose me ndihmën e mbështetjen tuaj, por edhe të

Ministrisë së Financave, që ne të shtojmë edhe 1 milion dollarë apo 100 milionë të tjera, që çdo

nxënës që e ka shkollën mbi 2 kilometra, të mund të ndjekë shkollën. Por ne e kemi të përjashtuar

që brenda qytetit të Tiranës fëmijët të përfitojnë transport për të shkuar nga njëra lagje në një tjetër.

Nëse në një lagje ka nevojë për shkollë, duhet të ndërtohet shkollë. Nëse në një lagje duhet të

ndërtohet kopsht, duhet të ndërtohet kopsht. Fëmijët e Tiranës nuk mund të shëtisin nga lagja 5 në

lagjen 8, me autobusë apo me furgonë, për të shkuar në shkollë. Ne duhet t’u krijojmë kushte atje

ku jetojnë njerëzit.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Deri sa të ndërtohen, e kemi të zgjidhur.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Unë mund t’ia vë në dispozicion shoqërisë civile, mund t’i gjej edhe në internet, mund

t’jua dërgojmë të gjithëve në formë elektronike, le t’i verifikojnë të dhënat, pastaj...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

E dëgjova dhe vërejtjen tuaj.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mimoza Hafizi – Faleminderit për përgjigjen. Vetëm do të kisha dashur të... Supozojmë

që kemi shtesa, sepse dua vërtetë që të jem mbështetëse e buxhetit të arsimit, pra supozojmë që

kemi shtesa. Si do të ishte rendi i prioriteteve? Për shembull, shtohen 100 milionë. Çfarë do të

bëni? Shtohen 200 milionë. Çfarë do të bëni?

Florian Nurce – Faleminderit!

Zonja Hafizi,

Çdo vit, duke pasur parasysh nevojat e arsimit, gjendjen që ne shohim, investimet që

kryejmë, situatën që është në terren, i kërkojmë për çdo vit Ministrisë së Financave deri në 10%

shtesë fondesh. Edhe në letrën e fundit të datës 2 maj 2016, të cilën e kam me vete, kërkohen

Page 36: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

36

fonde shtesë, ku argumentojmë që fillimisht këto fonde shtesë duhet të shkojnë për infrastrukturën.

Ne duam shkolla me standarde, me pajisje, me laboratorë. Të tjerat janë me radhë. Të parat janë

investimet në shkollë, që mësuesi të gjejë mjedisin që duhet, nxënësi të gjejë mjedisin, të gjejë

laboratorin dhe, më pas, renditen pajisjet, deri të shpenzimet për personelin. Megjithatë, është

politikëbërësi, jeni ju ata që mund të caktojnë radhën se deri ku do të shkojë ky 5-përqindësh.

Faleminderit!

Genc Pollo – Nuk dëgjova, ndoshta më shpëtoi, për pjesën e legjislacionit. Ndoshta edhe

nga OJF-të mund të ketë të interesuar. Të flasin kolegët një herë dhe, ndoshta, mund ta merrni

sërish fjalën. Fjalën e ka zoti Peza, zonja Qirici dhe zoti Veliaj.

Alfred Peza – Faleminderit, zoti Kryetar!

Besoj se biem të gjithë dakord në këtë komision, të gjithë anëtarët, që kjo është një nga

seancat më të dobishme që po zhvillojmë, në lidhje me një çështje të caktuar, siç është ajo në lidhje

me gjendjen e arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, qoftë kjo për sa i përket

pjesëmarrjes, përfaqësimit, por edhe të gjithë buqetës së atyre që përfaqësojnë sot, jo vetëm

shoqërinë civile, por edhe institucionet e ekzekutivit, siç janë Ministria e Arsimit dhe Ministria e

Financave.

Për sa i përket pjesës së shqetësimit apo pyetjes së ngritur në lidhje me atë që mund të

bëhet në mediet publike për edukimin, besoj se zoti Ulqini do ta sqarojë më shumë, por doja të

thosha që në projektin e ri të stafit të ri drejtues të RTSH-së është parathënë në projektin e paraqitur

pranë Këshillit Drejtues të RTSH-së, se në platformën falas që RTSH-ja do të realizojë dhe do të

ofrojë për të gjithë qytetarët shqiptarë, do të ketë një emision të dedikuar edukimit, sipas modeleve

më të mira të medieve publike dhe 24 orë, besoj se e kemi parë të gjithë RAI Education apo diçka

tjetër të ngjashme, që do t’i dedikohet vetëm arsimit, çështjeve të fëmijëve dhe problematikave më

specifike, siç mund të jenë rastet e sezonit të provimeve, siç i kemi parë edhe te RAI, emisionet

ku jepen dhe zgjidhjet apo alternativat për mundësitë që mund të jenë në provime apo gjatë

maturës e kështu me radhë.

E dyta, është se ka pasur një frikë para se komisioni të merrte vendimin për ta thirrur këtë

séance, që kjo seancë do të shfrytëzohej për axhendat personale të organizatave të ndryshme. Një

frikë e paraqitur, e thënë fillimisht nga përfaqësuesit e opozitës dhe nga ne të maxhorancës, por

që kjo në fakt nuk ndodhi në tërësinë e vet. Megjithatë, nuk iu shmangëm dot faktit që në disa

momente apo në ndonjë rast, ndonjë nga përfaqësuesit kishte ardhur më tepër me axhendë

Page 37: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

37

personale në funksion të projekteve të ardhshme sesa në funksion të temës për të cilën jemi ftuar

të gjithë të debatojmë këtu. Ndaj gjykoj që në të mirë të punës së përbashkët në seancat e ardhshme

që do të kemi, të jemi më të fokusuar në dy elemente:

1. Të kemi një temë konkrete, më specifike dhe të merremi vetëm me të. Për shembull,

të kemi vetëm çështjen e fëmijëve në nevojë dhe meqë do të merremi me fëmijët në nevojë, të

merremi me të gjithë problematikën, ta zbërthejmë këtë çështje dhe kështu do të jemi më të

dobishëm për njëri-tjetrin dhe për zgjidhjen e kësaj problematike, ose të një çështjeje apo një

tematike tjetër. Duhet të jemi shumë më të fokusuar dhe jo kaq të përgjithshëm, sa ç’ishim sot,

për gjithçka.

2. Do të donim që kur të vijmë në seancat e tjera të jemi më të fokusuar dhe më konkretë

në seancat e bëra dhe të mos kemi thjesht perceptimet profesionale apo improvizime të momentit,

por të vijmë me studime serioze apo me sondazhe realisht serioze me fokus problematikën që do

të trajtohet, në mënyrë që edhe ne kur të marrim vendime, të jemi konkretë në vendimmarrjet apo

në sugjerimet që do t’ua adresojmë institucioneve përkatëse, të cilat do t’i zgjidhin, në fund të

fundit, këto problematika. Nuk do të doja të merresha me ngjyrimin e fjalës së ndonjë përfaqësuesi

të ndonjë organizate, e cila dallohej menjëherë për përkatësinë politike të tij, sapo merrte fjalën

apo kur merrte ndonjë shembull konkret. Na i lini ne përfaqësimin politik dhe krahët politikë. Nëse

jemi atje, jemi të gjithë së bashku për fëmijët dhe ju më shumë se ne duhet të jeni larg politikës.

E vetmja politikë që na bashkon në këtë pikë janë pikërisht edukimi i fëmijëve dhe zgjidhjet në

dobi të së sotmes dhe të së ardhmes së tyre. Këtë e kisha thjesht si një parashtresë, pa ndonjë pyetje

të orientuar direkt.

Genc Pollo – Faleminderit!

Fjalën e ka zonja Qirici, zoti Ulqini, zoti Veliaj dhe, në vijim, zonja Rista.

Eleina Qirici – Faleminderit, zoti kryetar!

Falënderoj edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile!

Problematikat që dua të ngre po i ndaj në 2 pjesë.

Pjesa e parë që është buxheti. E kam theksuar dhe po e ritheksoj se nuk mund të pajtohem

kurrsesi që për të ulur borxhin publik, kjo gjë të mbetet në kurriz të arsimit. Në mënyrë absolute,

jo. Pavarësisht se cilat janë mekanizmat, shteti për atë punë është: të menaxhojë elementet

financiare gjithmonë në dobi të arsimit dhe jo në kurriz të arsimit. Aq më shumë që edhe vetë fakti

i rritjes deri në 5% të buxhetit as mund të realizohet. Pra, e dimë që qeveria është mangët për pjesën

Page 38: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

38

e buxhetit dhe duhet t’i vazhdojë përpjekjet për ta rritur, nëse do të ketë mundësi, për aq kohë sa

do të jetë në qeverisje.

Falënderoj shoqërinë cilivile, megjithatë problematikat janë më shumë se aq. Fat i mirë

që kemi shumë organizma të tilla, megjithatë jo dhe aq fat i mirë, sepse në shumë konstatime

rezulton fakti që ne thjesht perceptojmë se cilat janë masat, kush janë ndikimet që ka pasur e gjithë

puna e shoqërisë civile. Aktualisht, dëgjova këtu të flitej nga zoti Pulaha, po i marr veç e veç, për

problematikat e komunitetit rom. Ju u përqendruat më shumë në Tiranë. Ne jemi deputetë të të

gjitha qarqeve dhe unë dua të theksoj faktin që ashtu siç është komuniteti rom, ashtu është edhe

komuniteti egjiptian, bile problematikat janë aq të mprehta dhe ajo që vëmë re është fakti që ka

kaq vjet që shoqatat punojnë me projekte dhe nuk ka pasur asnjë ndikim për komunitetin rom dhe

egjiptian për pjesën e arsimimit. Ata kanë probleme me librat falas dhe me regjistrimin, se nuk

janë të shkruar dhe jo të gjithë mund t’i përfitojnë këto librat falas, edhe për shkak të kulturës së

tyre. Unë besoj se edhe ju jeni në të njëjtin mendim që këto dy komunitete kanë probleme të

njëjta.

Kërkesat tuaja për transport falas e të tjera, janë si për komunitetin rom, ashtu edhe për

komunitetin egjiptian, aq më shumë edhe për familjet në nevojë.

Efekti negativ që ka akoma shoqëria jonë është fakti që i kemi gjërat të shkruara, por

akoma nuk ndiqet zbatimi. Ka ende shumë familje në nevojë që nuk marrin akoma libra falas për

fëmijët e tyre. Mendoni në Korçë dhe fshatrat rrotull Korçës, pavarësisht se janë familje në nevojë,

kjo bëhet për 2 arsye: Në radhë të parë, prindi nuk e di se ku duhet të regjistrohet dhe mësuesi

nuk ua ka bërë të qartë portalin për librat falas, sepse çdo gjë është transparente dhe ministria deri

diku e ka në rregull, por nuk vazhdon ndjekja deri poshtë dhe këtu është e gjithë problematika.

Pyetja që drejtohet për ministrinë dhe për shoqërinë civile është: A keni ju një statistikë

të ndjekjes së këtyre problemeve? Ju i ngrini thjesht si probleme, por a vazhdojnë deri në fund të

ndiqen për librat falas, si për komunitetin rom dhe atë egjiptian? Si problem qëndron dhe dihet.

Desha të di ku ka ngecur kjo gjë?

Po ju them se fëmijë në nevojë, njëra në klasë të pestë dhe tjetra në klasë të shtatë, me të

dy prindërit pa asistencë, nuk përfitonin libra falas. Një vit ua mori vetë profesori dhe më pas

ato nuk u morën. Dua të them se dalja në terren e organizmave të tilla, siç janë ato të shoqërisë

civile, është shumë e rëndësishme. Ju mund t’i quani raste sporadike, por unë nuk besoj se janë

të tilla.

Page 39: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

39

Një tjetër problem është ai i personave me aftësi të kufizuar; për këtë e vlerësoj fjalën e

zonjës Koka. Është domosdoshmëri jo vetëm arsimimi i këtyre personave, që është një

problematikë e madhe dhe do t’jua them edhe me raste konkrete, por është shumë i rëndësishëm

fakti që ata kanë nevojë për t’u argëtuar, ata kanë nevojë të trajtohen. Aktualisht ata nuk trajtohen

në mënyrë të tillë. Kam pasur kontakte me persona të kësaj kategorie, me fëmijë, nuk po flas për

mosha më të mëdha, të cilët nuk arrijnë të trajtohen, për të mos folur për faktin tjetër, që është

problem i arsimimit, i mirëqenies etj. Kishim të bënim me një fëmijë autik, në moshën 7,5-vjeçare,

që ishte diagnostikuar që në moshën 3-vjeçare që nuk përfitonte as kemp, jo për faj të doktorit që

nuk ia kishte dhënë, por për faktin se nuk kishte se kush ta shoqëronte. Problematika ishte shumë

më e madhe sesa këto që nxjerrim ne, se ky person duhej regjistruar në parashkollor, duhej të

ndiqej nga DAR-i përkatës për të vazhduar shkollimin dhe duhej vaksinuar nga qendra

shëndetësore, ku ishte. Problemi tjetër është që ne po e ndjekim dhe do ta marrë kempin, por ai

duhet të trajtohet edhe si autik.

Po marr vetëm problemet e fëmijëve, por këto probleme janë edhe për mosha më shumë

se aq. Mendoj se nga ju duhet ngritja me forcë e këtyre problematikave, jo vetëm duke u konstatuar,

por deri në dialogun më të fortë që duhet të bëni me ministrinë, e cila ka pjesën e saj që duhet të

realizojë për trajtimin e tyre. Kjo mund të zgjidhet me buxhete pranë bashkive, sipas sugjerimeve

që unë kam, ajo është pjesa juaj për t’u zgjidhur, që me të vërtetë ata duhet të trajtohen. Trajtimi

është falas dhe të parashikohen të paguhen terapistë, që duhet të merren me trajtimin e tyre dhe jo

thjesht dhe vetëm që ata që kanalizohen.

Për sa i përket pyetjes që vijon, ne kohët e fundit kemi qenë përballë dy ngjarjeve shumë

të forta, qoftë në Jetimoren e Shkodrës, qoftë në Jetimoren e Sarandës. S’po kap anën sociale që

është e tmerrshme, por po kap anën e arsimit. A kontrollohen, a dihet se kush është gjendja në

lidhje me këto jetimore, qofshin shoqëri civile, qoftë ministri. Si është pjesa e arsimit? Arsimi aty

është përtokë. Ata thjesht shkojnë në shkollë dhe kthehen nga shkolla, dhe vetëm kaq. Kush

merret me nivelin e cilësisë së arsimit pikërisht në këto jetimore? A është në fokus të organizmave

tuaja dhe të të gjitha organizatave, një gjë e tillë?

Për sa i përket nxënësit në këshillimin e karrierës, deri diku unë jam dakord me djalin

për faktin se me të vërtetë ekziston si kurrikul, por në këto 2 vjet po të pyesni nëpër gjimnaze dhe

në shkolla profesionale, ka mësues të papërgjegjshëm, të cilët e kalojnë këtë këshillim të karrierës

në lëndë dytësore në të cilën bëjnë çdo gjë, përveç këshillimit të karrierës. Pra, problemi nuk është

Page 40: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

40

aq te kurrikula sesa te ndjekja e këshillimit të kurrikulës dhe kjo është përgjegjësi e ministrisë së

arsimit dhe e drejtorive arsimore, të cilat duhet të ushtrojnë kontrollin e tyre, nëse funksionon me

të vërtetë këshillimi i karrierës apo jo dhe sa i përshtatshëm është ai, që maturanti të shkojë

pikërisht në degën që i intereson, por në atë degë ku ai ka vërtet aftësi, sepse stafi përkatës e ka

bërë gabim. Ata nuk i këshillojnë në bazë të aftësisë që ka ky nxënës, nxënësi A, B, C. Kjo do të

thotë se kemi një letër të shkuar, një kurrikul të shkruar për këshillim karriere, por nuk kemi

ndikimin që ai të jetë plotësisht i informuar se ku duhet të shkojë dhe pse duhet të shkojë.

E fundit fare, për sa i përket SOROS-it, unë i kam lexuar problematikat që u pasqyruan.

Aty dalin defekte dhe ne nuk e dimë se mbase kjo problematikë apo ky studim është vënë në

dispozicion të MASH-it edhe nga ana e SOROS-it. Aty dalin problematika qoftë për bordin, qoftë

për këshillin e prindërve, qoftë problematika për notën. Duhet t’u pritet rruga, por edhe për sa i

përket problemeve të emërimeve dhe të shkarkimeve. Ndërkohë që në ligje janë të shkruara shumë

mirë, por rezultatet dalin ndryshe. A ka një njohje edhe nga MASH-i të këtyre studimeve që

realizohen, edhe për t’u bërë një oponencë qoftë pozitive, qoftë negative dhe, në fund, të dalin se

cilat do të jenë masat në lidhje me këto rezultate, sepse studimi i SOROS-it është një studim që

unë e kam sot në dorë dhe do të më interesonte që nëse kanë studime edhe organizmat e tjera, të

na i dërgonin edhe me e-mail, për të bërë një përmbledhje sa më të plotë.

Faleminderit!

Musa Ulqini – Faleminderit, zoti kryetar!

E para, them se biem dakord të gjithë, që kjo seancë kishte një veçori nga seancat e tjera

që kemi zhvilluar me përfaqësuesit e shoqatave, të organizatave dhe përfaqësuesve të shoqërisë

civile për çështje të ndryshme, sepse kishte një informim dhe nuk kishte një reklamim të asaj

çfarë janë, por kishte një informim për problemet që ata kanë hasur. Mendoj se kjo vlen për të

gjithë dhe unë ju ndoqa të gjithëve me vëmendje, dhe ju falënderoj për këtë!

E dyta, kam një pyetje për zonjën Linda, që ishte folësja e parë. Unë, këtu në komision

mbuloj RTSH-në dhe siç e tha edhe nënkryetari, RTSH-ja është në prag të një transformimi të

madh programor dhe teknologjik. Ju shtruat çështjen që RTSH-ja të ketë një kanal informimi për

fëmijët. Kisha këtë pyetje: A keni hasur ju raste të tilla që transmetuesit publikë kanë kanale

informimi për fëmijët? Unë bie dakord që të ketë një kanal të dedikuar arsimit dhe shumë shpejt

transmetuesi publik do ta ketë një kanal të tillë, por pyetja ishte për një kanal informimi për

fëmijët.

Page 41: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

41

Kisha diçka për zotin Trajani. Tani u sqarua, por unë u shqetësova kur tha që ka probleme

në dhënien e librave shkollorë falas dhe me rimbursim për fëmijët e komunitetit rom dhe atij

egjiptian. Këto janë dy gjëra krejt të ndryshme. Unë jam deputet në Cërrik, që është një nga

kryeqytetet e Ballkanit për fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian. Atje mijëra fëmijë i marrin

librat falas. Kjo është një çështje e mbyllur dhe e padiskutueshme. Dihet se kush janë ata, se nuk

mund të bëhet rom dikush që nuk është.

Për sa i përket asaj që tha zonja Gonxhe në lidhje me rimbursimet e atyre që marrin

përkrahje sociale, kjo është një çështje tjetër, por siç e tha këtu edhe deputetja e Korçës, kjo është

një çështje që lidhet shumë edhe me pushtetin vendor. Janë 380 veta minimalisht dhe 385 njësi

administrative, që paguhen vetëm për një gjë: për të sqaruar qytetarët se çfarë përfitojnë ata dhe

cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë që të përfitojnë ato gjëra, që duhet t’i përfitojnë, kur i

plotësojnë kriteret, që nga librat që u rimbursohen e deri te përkrahja. Pra, duhen ndarë çështjet.

Çështja e parë është një çështje e zgjidhur, zoti Traja, nuk ka fare probleme dhe këtë e

konfirmoi këtu edhe përfaqësuesi i ministrisë.

Në fund, kam një kompliment për Henrin, sepse ai pavarësisht se mund të kishte ndonjë

pasaktësi, për hir të së vërtetës, i tha gjërat saktësisht, siç na i thonë edhe fëmijët tanë, se ne për

dy gjëra jemi të gjithë njësoj: të gjithë jemi pacientë para mjekut dhe të gjithë kemi fëmijë që i

çojmë në shkollë dhe për këtë jemi shumë të ndjeshëm. Nuk jemi të gjithë politikanë dhe të gjithë

gazetarë e kështu me radhë. Për këtë arsye shifrat që dhatë ju dhe shqetësimet për pjesën e parë,

konfirmojnë saktësisht se pse ministria ka kërkuar me këmbëngulje që të bëhet testimi, pikërisht

për të provuar këtë gjë; që kjo çështje të mos jetë një gjë që thuhet lart e poshtë e me shifra të

ndryshme, por testimi që bëhet çdo vit konfirmon saktësisht atë shqetësim që vjen nga një

këndvështrim tjetër, që ishte si ato produktet BIO, që themi ne.

Pa diskutim që problemi i laboratorëve sot është një problem i madh. Kur kam mbaruar

unë gjimnazin kishte laboratorë për të gjithë, nuk kishte vetëm laboratorë IT-je, sepse nuk

ekzistonin atëherë. Çështja që mësimet përmes këtyre laboratorëve bëhen më atraktive, më

interesante, të mbesin më shumë në mendje, tërheqin më shumë vëmendjen e të tjera, kjo nuk

diskutohet. Për këtë arsye të falënderoj dhe të komplimentoj!

Ministri ndërhyri pak me nxitim për ndonjë çështje që edhe mund ta kishit gabim, por

juve edhe mund t’ju falet ndonjë gjë. Desha ta mbyll me këtë kompliment për ju.

Faleminderit!

Page 42: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

42

Astrit Veliaj – Përshëndetje të gjithëve!

Më vjen mirë që jepni një kontribut të dobishëm për problematikat që ka sot arsimi

parauniversitar. Unë dua të jem konciz dhe t’i drejtohem zonjës Pino. Ajo tha që, siç e shohim,

është rritur dhuna nëpër shkolla. Tani, a është rritur dhuna apo janë rritur denoncimet ndaj dhunës?

Këtë duhet ta ndani pak se është shumë e rëndësishme! Nëse është rritur dhuna, pse është rritur

ajo?

Kaq kisha.

Adelina Rista – Faleminderit, zoti kryetar!

Unë dua të falënderoj për këtë seancë të gjithë të pranishmit në këtë dëgjesë! Dua t’i

falënderoj pikërisht sot, që është një ditë e veçantë për arsimin parauniversitar, sepse pikërisht sot

në të gjithë republikën, klasat e pesta sot kanë zhvilluar një provim dhe unë desha që pikërisht

kështu të fillonte sot kjo seancë, me një urim. Ata e kanë bërë provimin që sapo ka përfunduar, 1

orë e gjysmë. Unë desha ta filloja me një urim për të gjithë nxënësit e qarkut të Fierit, qarkut tim,

që janë 2154 nxënës...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të lutem më lër ta mbaroj!

Janë 2154 nxënës të qytetit tim, të Fierit, 1432 nxënës të klasave të pesta të qytetit të

Lushnjës dhe 365 nxënës të klasave të pesta të qytetit të Mallakastrës. Ky është qarku i Fierit, ku

unë jam deputete.

Gjithashtu, dua të uroj të gjithë nxënësit e klasave të pesta të të gjithë republikës, suksese

në këtë provim dhe të gjitha stafeve mësimore-edukative, të gjithë prindërve, Ministrisë së Arsimit

dhe kujtdo sot, ju uroj suksese në këtë ditë të parë të provimit!

Sapo ka filluar procesi i fundvitit dhe unë i uroj suksese të gjithë arsimit, jo vetëm atij

paraunivesitar, por të gjithë arsimit në RSH, suksese në fundvitin mësimor!

Duke qenë e fundit në radhë, kuptohet që shumë pyetje m’u konsumuan. Unë e kam

mbushur fletoren plot me pyetje që u konsumuan. Nuk e kam në natyrë që t’i përsëris, kështu që

do t’i bie fare shkurt. Do të flas për atë që mua më dhëmbi, meqë unë vij nga fusha e arsimit, më

dhëmbi shifra që 1 në 8 fëmijë deklarojnë se janë dhunuar. Unë desha të pyes konkretisht nëse ky

studim i referohet të gjitha grupmoshave të arsimit parauniversitar? Ky studim i referohet dhunës

brenda shkollës, dhunës psikologjike brenda shkollës, dhunës në shoqëri, dhunës nga stafi mësimor

edukativ, dhunës brenda grupmoshave të tjera apo dhunës në familje? Pra, kujt i referohet ky

Page 43: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

43

studim, 1 në 8-të, se të thuash 1 në 8 fëmijë ndihet i dhunuar në shkollë, ne e paskemi stafin

pedagogjik, mësuesit dictatorë në shkollë? Atëherë, fëmijët tanë ndihen nën diktaturë në shkollë,

ndihen të vrarë psikologjikisht, të dhunuar psikologjikisht? Kjo shifër më dhemb faktikisht! Pra,

kujt i referohet kjo shifër? Këtë desha të di.

Shumica këtu folën për arsimin parashkollor, u fol për nismën e Pulahës (CRCA-së): çdo

fëmijë nga 3 deri në 6 vjeç në kopsht. Që aty fillon edukimi. Është arsim parashkollor. A keni bërë

ju një studim, se folët për Tiranën?

Zonjusha tjetër foli për Fushë-Krujën, për arsimin parashkollor për romët. Ju qëndruat te

romët dhe te shtresat e tjera vulnerable, kuptohet edhe te shtresat për fëmijët me aftësi të kufizuara

e të tjerë.

Unë desha të di: a keni bërë një studim sa fëmijë janë të kësaj moshe në të gjithë

Shqipërinë? Statistikat janë, por desha të di: a e keni bërë këtë studim në bazë të vendbanimit ku

ata janë: janë në zonat rurale, janë në qendrat urbane, dhe ky studim juaji a është pasuar nga një

studim tjetër? A i kemi ne kapacitetet në infrastrukturë që të përballojmë numrin e këtyre fëmijëve,

sepse kapacitete mësimore, edukative kemi plot. Fut në konkurrim, portal. Kush ta meritojë, të vijë

dhe të punojë. Por a i kemi kapacitetet? Zoti Pulaha, të më ndjeni për këtë, por mua më tingëlloi

sikur ju kërkonit më tepër për arsimin parashkollor te romët strehëza sociale për t’u dhënë ushqim

falas sesa edukim, arsim dhe integrim në shoqëri! Kështu më tingëlloi kërkesa juaja. Atëherë, a

keni pasuar në studimin tuaj se ku duhet ndërtuar infrastruktura? Unë flas për qarkun tim, Fierin.

Ne, në pushtetin vendor, kemi bërë një studim, ku na ka rezultuar se ku kemi nevojë të ngremë

godina kopshtesh, se ku kemi mbipopullim, ku kemi nevojë të ndërhyjmë, sepse kemi kopshte që

janë me fëmijë mbi kapacitet grupi. Atëherë, ku kemi nevojë të ndërhyjmë në infrastrukturë? Ju e

keni bërë këtë studim se ku duhet ndërhyrë? Pra, a është pasuar studimi juaj me këtë?

Për të mos i përsëritur pyetjet e tjera, desha t’i bëj një pyetje djalit, nxënësit, të cilin e

falënderoj dhe i uroj suksese meqenëse është nxënës, ende nuk ka dalë nga bankat e

shkollës…Maturant jeni? Atëherë, desha të di: maturantët e ndiejnë ndryshimin e maturës, që e

kanë vetëm maturë dalëse? E ndiejnë ndryshimin për mirë?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Më falni, të mbaroj pyetjen!

Tjetër, ajo që është më kryesorja, ju si nxënës në shkollë, e dua të sinqertë përgjigjen tuaj,

e ndieni rolin e psikologut në shkollë? Këtë përgjigje e dua të sinqertë: rolin e psikologut në shkollë

Page 44: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

44

e ndieni? Çdo mësues është pak psikolog në vetvete, por psikologun, ju nxënësit e ndieni që ky

është psikologu dhe ky është roli i tij në shkollë?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Faleminderit shoqatave!

Genc Pollo – Faleminderit!

Nga OJF-të? Zoti Azizaj insiston, duke qenë në këmbë.

Ishin edhe pyetje specifike, ndaj mund të jeni specifikë dhe të përmbledhur në përgjigje,

duke pasur parasysh edhe kohën.

Po, fjalën e ka zoti Azizaj, i cili inicioi fillimisht këtë dëgjesë dhe pastaj të tjerët. Besoj

se i mbani mend pyetjet.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, zonja Rista, një pyetje shtesë.

Adelina Rista – Zoti kryetar, dua të them edhe diçka për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ne në Fier kemi një qendër “Horizont”, e cila është Qendra për Fëmijët me Aftësi të

Kufizuara. Nuk e di, ju jeni shoqata që punoni me projekte, a keni shëtitur nëpër këto qendra? I

keni parë nëse janë eficiente ose jo? Unë flas për qytetin tim, për Fierin. Qendra “Horizont”, në

këndvështrimin tonë, është shumë eficiente.

Nuk e di nëse keni vizituar ju qendra të tilla për fëmijët me aftësi të kufizuara, sepse qendra

që kemi ne në Fier, përveç shërbimit, ka edukim, ka integrim dhe, më pas, merr përsipër edhe

punësimin e këtyre fëmijëve. Ka një staf edhe mësimor, edhe pedagogjik, edukativ, i përgatit edhe

me diplomë në fund. Domethënë, a i keni parë këto qendra dhe në qoftë se ju i keni shëtitur, sa

eficiente janë?

Faleminderit!

Altin Hazizaj – Faleminderit!

Do të flas shumë shkurt, edhe për të dhënë disa sqarime.

Po e nis nga çështja e fundit që u përmend, ajo e fëmijëve romë dhe e studimeve. Ka një

studim të kryer nga organizatat që kanë qenë dhe janë pjesë e nismës “Çdo fëmijë rom në kopsht”

në bashkëpunim me UNICEF-in, një studim shumë serioz, madje unë brenda ditës së sotme do t’ju

printoj nga një kopje për t’ju sjellë ato që janë të dhëna kryesore.

Page 45: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

45

Të dhënat në lidhje me arsimin janë pozitive, por janë negative në lidhje me arsimin

parashkollor. Ky është fakti pse ne sot ngremë publikisht shqetësime në lidhje me arsimimin e

fëmijëve romë dhe egjiptianë në parashkollor.

Tani, në lidhje me çështjen e 100 mijë fëmijëve, të cilët janë në pamundësi për ta ndjekur

shkollën, që nuk duhet të interpretohet sikur nuk po e ndjekin shkollën, sepse nuk është e njëjta

gjë; Banka Botërore, në dy studimet e saj makroekonomike për Shqipërinë, vërteton se 25% e

popullsisë në Shqipëri jeton në minimumin jetik me 1 dollar në ditë dhe në total 40% e popullsisë

jeton me 2 dollarë në ditë.

Nga të gjitha interpretimet dhe formulat, do të thosha, që përdoren për të matur varfërinë

e popullsisë, na rezulton, dhe këtë nuk e themi ne, por e vërtetojnë të gjitha studimet që janë bërë

sipas të dhënave të Bankës Botërore, se diku midis 80 mijë deri në 120 mijë fëmijë në Shqipëri

jetojnë në një familje me 1 dollarë në ditë. Kjo do të thotë që një familje jeton me 1200 lekë në

ditë.

Jemi në Kuvend dhe e dimë vetë se sa mund të jetohet me 1200 lekë në ditë. Kjo do të

thotë që këta fëmijë, të cilët janë të privuar nga mbështetja ekonomike, automatikisht janë të gjithë

fëmijë, të cilët, sipas çdo studimi të kryer deri sot në Shqipëri, vërtetohet se janë nxënës që

përgjithësisht e braktisin shkollën pjesërisht ose e nisin atë dhe nuk e mbarojnë asnjëherë. Kjo

ishte në lidhje me shifrën e 100 mijë fëmijëve dhe ky është fakti pse ne kemi kërkuar të ketë bursa

studimore për çdo fëmijë, pjesë e këtij 100-mijëshi.

Bursa studimore do të thotë: do të ndjekësh shkollën? Shteti të jep një mbështetje për të

ndjekur shkollën në një shifër të caktuar nga shteti.

Për sa i përket shqetësimit të buxhetit të shtetit, ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të

kërkojmë që buxheti i shtetit, sipas premtimit të qeverisë, të jetë 5%. Sot po marrim vesh publikisht

që nuk ka për të qenë dhe kjo për ne është shumë shqetësuese. Kjo do të thotë që ne si shoqëri

civile, tashmë duhet të shikojmë se çfarë hapash duhet të marrim...

(Deputeti Toçi ndërhyn pa mikrofon.)

Jo, jo, ka një llogari shumë të thjeshtë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po.

Në qoftë se Ministria e Arsimit thotë se kanë kërkuar rritje nga 2,4%, që është vetëm për

arsimin, pa futur ministritë e tjera, pra vetëm me 10% të 2,4-ës, do të thotë që ne nuk kemi asnjë

Page 46: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

46

mundësi në buxhetin afatmesëm të arrijmë te 5%-shi. Kjo është aritmetikë e thjeshtë, pa shumë

interpretime dhe pa fare politikë brenda.

Në lidhje me çështjen e buxhetit, sikurse e thashë, tani i mbetet shoqërisë civile të shikojë

vërtet se çfarë masash ose protestash duhet të bëjë për këtë gjë, sepse çështja e arsimit është vërtet

sensitive.

Nuk e jep investimin sot, e jep pas 10 vjetësh, 12 vjetësh, por ama investimin e shikojmë

tek të gjithë njerëzit këtu ku jemi. Të gjithë vijmë nga shkolla dhe e kuptojmë se çfarë rëndësie ka

arsimi për të gjithë.

Njëkohësisht, ka studime që vërtetojnë impaktin e arsimit, në qoftë se ne investojmë.

Çështja e transportit është sensitive. Ne kemi fëmijë romë dhe jo vetëm, madje më vjen

mirë që Klaudio e ka ngritur këtë shqetësim, që nuk e përfitojnë fare transportin falas. Ata jetojnë

mbi 2 kilometra larg, çka do të thotë që me ligj, me VKM, çdo fëmijë, që në fakt kërkon të

shkojë...Në fakt, në mos gaboj, është vetëm për shkollë, jo për kopshte...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Është edhe për kopshte? Në rregull. Atëherë...

Genc Pollo – Që të mos kalojmë në përsëritje të dëgjesës që bëmë në fillim...

Altin Hazizaj – Jo, është shqetësim, sepse ministria thotë: “Ne japim transport falas për

çdo fëmijë”. Nuk është e vërtetë! Kemi fëmijë në shumë zona të Shqipërisë, që nuk e përfitojnë

këtë gjë, ndaj edhe ne duam ta ngremë këtë shqetësim.

E fundit, për ta përmbyllur, që edhe unë të mos përsëris askënd tjetër, dua të falënderoj

komisionin dhe sigurisht zotin Pollo për këtë seancë!

Çështjet që ne ngremë janë të publikut të thjeshtë. Ne vijmë këtu thjesht për të sjellë zërin

e atyre njerëzve që arsimi i prek, kërkon t’u ndryshojë jetën dhe nuk ua ndryshon dot. Kështu, ajo

që ne do të kërkonim miqësisht, zyrtarisht, sido që të jetë, është angazhimi i komisionit në lidhje

me çështjen e buxhetit, që është vërtet shumë e rëndësishme; në qoftë se ne nuk e arrijmë atë 3%-

shin, unë besoj që nuk kemi ndryshuar asgjë.

Çështjen e dhunës në shkollë....Meqenëse u përmend çështja e dhunës në shkollë, 70% e

fëmijëve në shtëpi thonë që janë të dhunuar në familje, 50% e fëmijëve thonë që janë të dhunuar

në shkollë. Ka studime shkencore të vërtetuara, çka do të thotë që ne jemi shoqëri dhe duhet ta

pranojmë se jemi një shoqëri e dhunshme. Dhuna ndikon në jetën tonë të përditshme kudo ku jemi,

si në Kuvend, si në shtëpinë tonë, si në familjen tonë, si në shkollë. Kjo do të thotë që vetëm duke

Page 47: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

47

e ndryshuar, duke i dhënë zgjidhje praktike ligjit të arsimit parauniversitar, kemi mundësi që çdo

fëmijë, pavarësisht se ku ndodh dhuna, në çfarë mase ndodh ajo, të ketë një mekanizëm të

fuqishëm, që e parandalon dhunën, e mbron nga dhuna dhe që sigurisht i jep edhe atë që mund të

quhet adresim i dhunës. Kaq po kërkojmë!

Faleminderit!

Genc Pollo – Faleminderit!

Po, zonja Zamira Gjini.

Zamira Gjini – I nderuar zoti kryetar i komisionit,

Të nderuar deputetë,

I falënderoj organizatat për këtë nismë, takimin e zhvilluar sot, pasi ne si Ministri e Arsimit

dhe, konkretisht për të gjitha politikat e arsimit parauniversitar, të gjitha organizatat këtu i kemi

pjesë në çdo nismë që marrim. Ato kanë qenë pjesë në hartimin e strategjisë dhe ndërtimin e planit

të veprimit për zbatimin e objektivave të saj.

Unë, në fakt, mund të flas për të gjitha çështjet që u ngritën këtu; nuk e di sa kohë të

mjaftueshme mund të kem...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Genc Pollo – Zonja Gjini është për t’iu përgjigjur pyetjeve specifike që drejtojnë

deputetët.

Zamira Gjini – Në rregull.

Lidhur me aktet nënligjore që kanë të bëjnë me dhunën, që u ngrit nga CRCA-ja, ne nuk

kemi një kërkesë zyrtare për këtë gjë, por Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me

organizatat, që në muajin shtator ka filluar një nismë kombëtare, “Stop dhunës në shkollë”, nismë

e cila ka shkuar deri te shkolla.

Vetë organizatat, por edhe ne kemi hartuar raporte dhe ndoshta jemi në fund të vitit

shkollor, ku do të kemi një raport të detajuar që do të na çojë edhe në ndryshimet e akteve ligjore

dhe hartimin e akteve nënligjore për të cilat jemi të hapur.

Lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave për fëmijët me aftësi të kufizuara, dy vjet më

parë Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin për emërimin e mësuesit ndihmës në shkollë. Sot

janë rreth 115 mësues ndihmës në shkollë.

Sigurisht, kjo është një nga sfidat e Ministrisë së Arsimit, pasi këta mësues ndihmës nuk

janë mësues, të cilët janë të shkolluar në universitet në këtë profil, ndaj ne kemi një plan të veçantë

Page 48: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

48

për trajnimin e tyre, për të realizuar pikërisht të gjithë synimin dhe qëllimin e tyre në klasë për

fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sot jemi me një draftrregullore të komisioneve të vlerësimit pranë drejtorive arsimore në

bashkëpunim me organizatat, si “Save the Children” e zonjës Zela; drafti është hartuar dhe mbetet

vetëm për miratim, VKM-ja që do të shoqërojë rregulloren e këtyre komisioneve. Komisionet sot

janë prezente në çdo drejtori arsimore dhe në bazë shkolle, në rastet kur fëmijët me aftësi të

kufizuar ndodhen në këto shkolla.

Për sa i përket çështjes së notës nga nxënësi maturant, i cili tha: “fëmijët e shohin notën si

presion”, Ministria e Arsimit ka filluar reformën e kurrikulës së arsimit parauniversitar, ku një nga

format është edhe mënyra e vlerësimit të nxënësit. Kjo është një reformë e re, një strategji e re për

vlerësimin e nxënësit, e cila nuk do të ketë në bazë notën, por do të ketë një sistem tjetër, një sistem

të vazhduar të nxëni, ku mësuesi me argumente për çdo përgjigje të nxënësit, do të japë një

vlerësim përshkrues. Në fund ky përshkrim do të jetë me një notë, por jo me mënyrën e vjetër që

nxjerrim një mesatare aritmetike të të gjitha notave që ka marrë nxënësi, sigurisht, duke i dhënë

peshën notës me shkrim, notës me gojë apo notës me projekte.

Lidhur me këshillimin e karrierës, që u diskutua edhe nga djali, në shkollat e mesme e kemi

edhe në kurrikula lëndën e këshillimit të karrierës, por kemi edhe komisionet e këshillimit të

karrierës, të cilat ngrihen krahas Komitetit të Maturës Shtetërore. Në fakt, ne e kemi prioritet dhe

në planet e Ministrisë së Arsimit krijimin e qendrave të këshillimit të karrierës pranë shkollave të

mesme, të cilat do t’i ndihmojnë nxënësit për të zhvilluar karrierën e tyre, pra për të zgjedhur se

në cilën degë, në cilin universitet do të shkojnë, në varësi të aftësive që ato kanë.

Çështje të tjera...

(Kryetari i komisionit flet pa mikrofon.)

Këtu, në fakt, kam shumë çështje të renditura dhe mund të vazhdoj...

(Kryetari i komisionit flet pa mikrofon.)

Faleminderit!

(Kryetari i komisionit flet pa mikrofon.)

Më falni, edhe një pyetje për fëmijët e ngujuar!

Vitin e kaluar shkollor ka pasur 16 fëmijë të ngujuar në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe,

kurse këtë vit shkollor janë 10 fëmijë të ngujuar. Sigurisht, ne kemi...

(Kryetari i komisionit flet pa mikrofon.)

Page 49: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

49

…e Ministrisë së Arsimit.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

…Në gjithë Shqipërinë. Kemi një plan të veçantë me këto. Kemi arritur t’i çojmë edhe

mësimin digjital nëpërmjet mbështetjeve të organizatave me tablet-a dhe me...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Arsimi i detyruar 6 deri në 14.

Genc Pollo – Faleminderit edhe për shifrën e fundit!

Po, zonja Koka, shkurt!

Zela Koka – Ne vërtet jemi shoqëri civile, punojmë bazuar në projekte, por problemi që

unë ngrita këtu është se aftësia e kufizuar kërkon jo vetëm buxhete, por edhe një qëndrim ndryshe.

Ndaj, unë kërkoj që në parlamentin shqiptar kur diskutohet në lidhje me personat me aftësi

të kufizuara, të kemi një qëndrim ndryshe, nga të gjithë deputetët, më shumë sesa një debat të kemi

një konsultim.

Ndërsa për sa i takon Qendrës së Fierit, unë e kam vizituar, sado që buxhetet tona si

prindër nuk janë kaq të mjaftueshme që të kemi kapacitete për të gjithë Shqipërinë, por

përgjithësisht e vizitova. Kjo Qendër është shumë e mirë, mbulon disa kapacitete dhe shumë mirë,

por unë kam frikë, sepse e thashë, jam prind dhe në vite punoj si OJF, se në momentin kur të

largohen donatorët, të huajt, mund të kthehet në qendër siç janë edhe të tjerat.

Prandaj e thashë që konsultimet tona, madje e falënderoj zotin deputet, i cili tha: “Ne do

t’i bëjmë me një tematikë të caktuar këto konsultime”, por ju lutem na ftoni! Nuk kemi më fuqi të

vijmë t’ju themi: “Na thërrisni!”.

(Deputeti Peza flet pa mikrofon.)

Genc Pollo – Ju lutem, më shkruani dhe ne do të planifikojmë pastaj dëgjesa sipas

temave! Kjo është ideja bazë.

Zela Koka – Konsultimin me ne është më mirë që ta kërkoni edhe ju.

Genc Pollo – Edhe ne i organizojmë vetë, por në qoftë se vijnë kërkesa, na ndihmojnë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të flasë edhe zonja Pino.

Linda Pino – Për sa i përket pyetjes: “në rast se ka shembuj të ngjashëm?”, shembulli më

i ngjashëm është RAI Educational.

Page 50: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

50

Gjatë studimeve të mia në Itali ndiqja RAI Educational, ku shihja që, përveç arsimit atje,

nxënësit ose i gjithë publiku informohej qoftë për kulturën, qoftë për historinë, qoftë për ngjarjet

nga vendi. Një gjë e tillë është shumë e lehtë për t’u bërë në Shqipëri.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, jo, e kishim në këtë funksion, duke marrë për bazë rai Educational. Për sa i përket

shifrës së zonjës në lidhje me studimin, ai është studimi “Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri”, është

në kuadër të projektit “Kombi” të Ministrisë të Arsimit.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Pra, është bazuar në të dhëna reale.

Për sa i përket shifrës 1 në 8 fëmijë, ajo i referohet dhunës fizike, kurse 1 në 3 fëmijë ose

41% e fëmijëve të klasave 5-9 në 22 shkolla...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, po, është dhuna brenda shkollës.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Në rast se nuk gabohem, projekti “Kombi” ka të bëjë me dhunën brenda shkollës.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, është dhuna brenda shkollës.

Genc Pollo – Në rregull.

Në qoftë se nuk ka diskutant tjetër...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Zoti Toçi ka një fjalë të fundit dhe besoj se nga të ftuarit në dëgjesë nuk kemi më kërkesë

për të folur.

Fatmir Toçi – Zoti kryetar, faleminderit!

Dua të them vetëm dy fjalë, vetëm një ndjesi në lidhje me këtë dëgjesë që, në fakt, është

shumë e gjatë në raport me dëgjesat e zakonshme që bëjmë me grupet e interesit.

Na ndodh shpesh të kemi këtu në komision njerëz që vijnë për të informuar, për të ngritur

probleme dhe, me thënë të drejtën, jo shpesh e kemi këtë frymë konsultative, këtë dëshirë për të

bashkëpunuar, për të ngritur dhe zgjidhur problem; jo për të ngritur probleme për të shtyrë urat e

politikës.

Page 51: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

51

Ndërkohë, sot edhe pozita, edhe opozita në këtë komision kanë qenë në unison me

problemet që keni ngritur ju; gjithashtu edhe për frymën që ju kërkoni në bashkëpunim me organet

shtetërore, që përfaqësuesit e ministrisë...

Kështu që ndërhyrjen e kam personale. Dua t’ju falënderoj për këtë ndjesi! Ky është një

moment, ku ne mund të bashkëpunojmë shumë më tepër, sepse jemi të gjithë të interesuar për

zgjidhjen e problemeve që kanë ekzistuar, ekzistojnë, por që mos kujtoni se do të shuhen në një

periudhë të shkurtër. Probleme do të ketë gjithmonë. Çështja është të mos kemi ngjarje ose

probleme, që ndikojnë në edukimin e fëmijëve tanë, sidomos në jetën e tyre.

Zoti kryetar, konkluzionet i bëni ju, por unë desha ta bëja këtë falënderim...!

Genc Pollo – Më ndihmuat shumë dhe ma shkurtuat konkluzionin tim. Faleminderit, zoti

Toçi!

Faleminderit edhe të gjithë anëtarëve në dëgjesë, përveç deputetëve!

Besoj se kjo dëgjesë ishte shumë e dobishme, pati edhe polemika, por mendoj se përcaktimi

i saktë i termave që përdorim është i nevojshëm, ndryshe çon në konfuzion.

Dhuna mund të jetë specifike, si incidentet e radhëve të fundit. Dhuna mund të jetë një

koncept më i gjerë dhe kur shifrat ngatërrohen, kam përshtypjen se kjo nuk ndihmon për

qartësimin, mund të ndihmojë për konfuzionin, por këto janë episodike.

Besoj se ishte një dëgjesë shumë e mirë. Në fakt, ne i ftuam të gjitha OJF-të e interesuara.

Nisma ka qenë nga Koalicioni dhe nga CRCA-ja, por u bashkuan edhe shumë të tjerë.

Ideja në komision, kjo ka qenë. Debati vlen edhe për ju kur e dëgjoni që, përveç një

panorame të përgjithshme për arsimin, ku në dëgjesë për të u paraqitën shqetësime të veçanta, ne

planifikojmë në muajt e ardhshëm, ndoshta edhe pas pushimeve të verës, të bëjmë për tematika,

sipas prioriteteve që gjykon komisioni, dëgjesa specifike, ku do të ftohen të gjitha OJF-të që

mendojnë se kanë diçka për të thënë. Ndoshta më shumë se diçka për të thënë, të japin edhe ndonjë

përvojë konkrete dhe mundësisht gjetje në bazë të studimeve me metoda shkencore të pranuara të

terrenit, të cilat na ndihmojnë në informimin tonë korrekt për gjendjen në terren, si dhe për nismat

që mund të marrim.

E mbyllim mbledhjen duke miratuar procesverbalet e mbledhjeve të datave 17 dhe 18 maj

2016.

Edhe një herë ju faleminderit dhe këtu e mbyllim mbledhjen tonë!

Do të njoftohemi në vijim për të tjerat.

Page 52: 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin

52

MBYLLET MBLEDHJA