37
1 Kreu i nëntë MOSTRA (KAMPIONI) Bëni çdo gjë aq të thjesht sa është e mundur, por jo të thjesht. Make everything as simple as possible, but not simpler. Alebrt Einstein. Qëllimet Përkufizoni shprehjet: popullim, mostër, element popullimi dhe regjistrim, Shpjegoj arsyet e përdorimit të mostrës e jo regjistrimit, Njohja e procedurave që përdoren për të zgjedh mostrën, Njohja me fazën e përkufizimit të popullimit, Njohja me fazën e përkufizimit të kornizës për zgjedhje dhe kriteret e rëndësishme për të përcaktuar kornizën e zgjedhjes, Të dalloj dhe shpjegon llojet e mostrës që duhet përdorur, Njohja me mostrën e rastsishme të thjesht, llojet e saj dhe përllogaritjen nga tabela e numrave të rastit, Njohja me mostrën e stratifikuar, llojet e saj dhe përllogaritjen e saj sipas shpërndarjes proporcionale dhe me shpërndarje optimale, Të njoh mostrën e stratifikuar dhe përzgjedhjen e saj? Të njoh mostrën e grupit/klaster përzgjedhjen e saj dhe mostrën më të rëndësishme të grupit? Të shpjegon mostrën e përshtatshme dhe rastet e përdorimit të saj, Të shpjegon mostrën e njohësve të mirë të problemit, Të shpjegon mostrën e kuotës dhe proceduarat e përzgjedhjes së saj, Të shpjegon mostrën topa bore dhe zgjedhjen e saj? Të diskutoj fazën dhe njoh faktorët të cilët ndikojnë në madhësinë e mostrës, Të dallon njësitë e mostrës.

Kreu i nëntë MOSTRA (KAMPIONI) · Në kërkim marketingu, mostra përdoret që t‟i njohim vetitë e bashkësisë themelore, përkatësisht atij segmenti të konsumatorëve potencial,

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

1

Kreu i nëntë

MOSTRA (KAMPIONI)

Bëni çdo gjë aq të thjesht sa është e mundur, por jo të thjesht.

Make everything as simple as possible, but not simpler.

Alebrt Einstein.

Qëllimet

Përkufizoni shprehjet: popullim, mostër, element popullimi dhe

regjistrim,

Shpjegoj arsyet e përdorimit të mostrës e jo regjistrimit,

Njohja e procedurave që përdoren për të zgjedh mostrën,

Njohja me fazën e përkufizimit të popullimit,

Njohja me fazën e përkufizimit të kornizës për zgjedhje dhe

kriteret e rëndësishme për të përcaktuar kornizën e zgjedhjes,

Të dalloj dhe shpjegon llojet e mostrës që duhet përdorur,

Njohja me mostrën e rastsishme të thjesht, llojet e saj dhe

përllogaritjen nga tabela e numrave të rastit,

Njohja me mostrën e stratifikuar, llojet e saj dhe përllogaritjen e saj

sipas shpërndarjes proporcionale dhe me shpërndarje optimale,

Të njoh mostrën e stratifikuar dhe përzgjedhjen e saj?

Të njoh mostrën e grupit/klaster përzgjedhjen e saj dhe mostrën më

të rëndësishme të grupit?

Të shpjegon mostrën e përshtatshme dhe rastet e përdorimit të saj,

Të shpjegon mostrën e njohësve të mirë të problemit,

Të shpjegon mostrën e kuotës dhe proceduarat e përzgjedhjes së

saj,

Të shpjegon mostrën topa bore dhe zgjedhjen e saj?

Të diskutoj fazën dhe njoh faktorët të cilët ndikojnë në madhësinë

e mostrës,

Të dallon njësitë e mostrës.

2

9.1. KUPTIMI DHE PROCEDURAT E MOSTRËS

9.1.1. KUPTIMI I MOSTRËS

Shumë njerëz në jetën e përditshme në bazë të përvojës dhe dijes mirë

e kanë të njohur si idenë ashtu edhe thelbin e mostrës. Njerëzit në

jetën praktike nxjerrin vendime për tërësinë në bazë të një pjese më të

vogël të saj. Si është rasti, kur me një të kërkuar të kafesë, lëngut,

birrës, alkoholit, etj., përfundojnë për kualitetin e produkteve, apo

edhe raste të tjera siç janë: amvisja me anë të mostrës kontrollon

shijen e gjellës, futja e dorës në ujë ose këmbës ku provohet

temperatura sa është e përshtatshme për tu larë në lumë, bazen,

liqe,det, etj., pastaj shfletimi I përmbajtjes së librit ndikon në marrjen

e vendimit për blerje ose mosblerje të librit, etj.

Këto shembuj paraqesin natyrën intuitive (nuhatje) të mostrës të

përdorur çdo ditë kur është e pamundur ose e panevojshme ose shumë

e shtrenjët të matet çdo veçori në popullim. Në praktikë kjo sjellje

është e rëndomtë dhe shumica e këtyre mostrave të afërme nuk janë

shkencore. Kështu koncepti I mostrës duket I thjesht dhe intuitiv, por

procesi aktual I mostrës është dukshëm më kompleks. Prandaj, mostra

është aspekt qendror I kërkimeve të marketingut dhe kërkon

angazhime të gjëra dhe të thella.

Në shumë kërkime në përgjithësi por edhe në kërkimet e marketingut,

shumë të dhëna fitohen me përdorimin e mostrës e jo të popullimit.

Shprehja popullim paraqet të gjithë njerëzit ose gjërat në grupin për të

cilin interesohemi. Mostra është grupi I zgjedhur nga popullimi1. Pra,

me: N- e shenojmë numrin e njerëzve, sendeve dhe elementeve të

popullimit, ndërsa me n- e shenojmë numrin e njerëzve, sendeve dhe

elementeve të mostrës. Kështu mostra është pjesë e vogël e grupit

themelor (popullimit/bashkësisë themelore) në bazë të cilës nxjerrim

përfundim lidhur me popullimin. Popullim mund të jetë për shembull:

numri i njerëzve, numri i ndërmarrjeve, numri i produkteve, numri i

regjioneve të shitjes, numri i shitoreve, etj., të cilat grupe kanë ndonji

veti/karakteristikë të përbashkët në kuadër të cilave zgjedhet mostra.

Prandaj, fitimi informacione të rëndësishme nga mostra pa ju qasur

popullimit, është shumë e rëndësishme dhe me interes, kështu njohja

1 Douglas Downing, Ph.D. Business Statistics. 3E, Barron‟s Educational Series, Inc.1997, fq.2.

3

me përparësitë, të metat dhe kufijtë e mundshëm të mbledhjes së të

dhënave me anë të mostrës ka rëndësi të madhe. Qëllimi I përdorimit

të mostrës është vlerësimi i ndonjë karakteristike të panjohur të

popullimit.

Regjistrimi është hulumtim I të gjitha elementeve individuale që

përbëjnë popullimin duke numruar tërë bashkësisë themelore, që

është më mirë se mostra. Mirëpo, mostra ka rëndësi praktike në

studimet shkencore në të cilat qëllim është vlerësimi I veçorisë/vetisë

së panjohur të popullimit, sepse informacionet që na duhen për

popullimin I sigurojmë duke përdorur mostrën më mirë se sa

regjistrimin e përgjithshëm?

9.1.2. ARSYET E PËRDORIMIT TË MOSTRËS E JO

REGJISTRIMIT

Shpesh përdoret pyetja pse të përdorim mostrën e jo regjistrimin?

Ekzistojnë shumë arsye të përdorimit të mostrës e jo regjistrimit dhe

në të shumtën e rasteve objekti që na intereson ta studijojmë përbëhet

nga numri I madh I njësive. Pra, numri shumë I madh I njësive është

fakti më I rëndësishëm që na jep mjaft arsye për shumë përparësi të

mostrës. Përparësitë më të rëndësishme të mostës janë:2

1. Përdorimi I mostrës dmth kursim në kosto, sepse mostra është pjesë

e popullimit/universit përmes prdorimit të cilës zvoglohen kostot e

shërbimit që e shoqërojnë anketimin në raport me kostot që e

shoqërojnë regjistrimin,

2. Përdorimi I mostrës dmth ekonomi e kohës, informacionet munden

të mbledhen, përpunohen dhe analizohen shumë më shpejt kur

përdoret mostra se sa kur përdoret regjistrimi.

3. Përdorimi I mostrës dmth informacione detale, që është me

përfitim, sepse kërkimet bëhen në numrin më të vogël të anëtarëve

të zgjedhur të popullimit dhe mundësia e informimit të saktë është e

madhe nga mostra. Kjo mund të bëhet në formën e grupeve fokus,

2 Grup autorësh, The Marketign Research Guide. The Haworth Press, NewYork - London.,fq.208 & 209.

4

paneleve, anketimit personal, anketimit me telefon ose me postë

elektronike.

4. Përdorimi I mostrës dmth gabime më të pakta. Mirë është e njohur

se problemi më I madh në mbledhjen e të dhënave me anketim vije

si rezultat I gabimeve jo të mostrës. Saktësia e të dhënave nga

përdorimi I mostrës mundet me u arritur nëse administrohet dhe

mbikqyret nga grupi I cili është I specializuar.

5. Përdorimi I mostrës është shumë praktik krahasuar me regjistrimin

që nuk është shumë praktik, sidomos kur I testojmë produktet e një

vije të prodhimit. Kur testimi përfshinë shkatërrimin e produktit, siç

është qëndrueshmëria ose siguria që përdorim ose kur popullimi

është skajshmërisht I madh, zgjidhja qëndron në përdorimin e

mostrës.

6. Përdorimi I mostrës dmth siguri më e madhe, kjo është pjesërisht e

vërtetë nëse firma bën kërkimin për produktin e ri ose konceptin. Te

mostra është e mundur më gjatë të mbahet fsheht koncepti për

produktin se sa te regjistrimi.

Arsyet e parashtruara më lartë mund të ilustrohen me raste të

përdorimit në jetën reale.

Koha dhe shpenzimet, janë arsye themelore që të përdoret mostra, le

të marrim, shembull: Nëse X korporata e automobilave e ka regjistrin

e blerësve dhe ajo dëshiron të sheh reagimet e kompanisë në thirrjet e

blerësve për modelet, defektet që kan patur. Ajo do të ketë shumë

vështirësi t‟I kontakton të gjitha dhe në një periudhë të shkurtër kohe?

Atëherë kërkuesi vendos të hulumton popullacionin/bashkësinë

themelore në një numër të vogël të popullacionit duke e zbatuar

mostrën.

Te mostra kërkohet numër më i vogël i bashkëpunëtorëve, për këtë

arsye mund të zgjedhen bashkëpunëtorët më të mirë, mund të bëhet

seleksionimi dhe kontrollimi më i mirë i punës së anketuesve

krahasuar me rastin e regjistrimit të popullsisë. Këto përparësi mund

të jenë të mjaftueshme vetvetiu për përdorim të mostrës më mirë se sa

regjistrimi por janë edhe arësye të tjera.

5

Saktësia dhe siguria e rezultateve është një arësye e madhe për zbatim

të mostrës, sepse shumë mostra të zgjedhura japin rezultate mjaft të

sigurta. Nëse elementet e popullacionit janë të ngjashme, atëherë

mostra e vogël është e nevojshme për të paraqitur saktësisht

karakteristikat që na interesojnë. Shembull është analiza e gjakut.

Shumica prej nesh kemi patur rastin të japim mostrën e gjakut nga

gishti ose edhe nga vena në krah ose në pjesët tjera të trupit. Supozimi

është se gjaku është mjaft I ngjashëm në tërë trupin, kjo karakteristikë

mund të përcaktohet në bazë të mostrës. Pra, kur elementet e

popullacionit janë shumë të njejta (homogjene), mostrat janë shumë

përfaqësuese të popullimit. Mirërpo kur popullimi ka dallueshmëri

(heterogjenitet) të ndjeshëm (konsideruar), mostrat e mëdha sigurojnë

të dhëna të sakta të mjaftueshme për t‟i bër vendimet.

Saktësia e mostrës natyrisht se varet nga ajo se kërkuesi me sa kujdes

krijon mostër përfaqësuese. Regjistrimet e popullacioneve të mëdha

ka gjasë të madhe me na fut në gabime jo të mostrës. Në anketim

gabimet ndodhin dhe janë pa relacion me popullimin e zgjedhur në

studim. P.sh: përgjigja mund të kodohet (shifrohet) jo saktësisht ose të

futet në shtyllë të gabuar, gabimet e intervistuesit, tabelimi I

rezultateve dhe gabimet jo të mostrës mund të rriten gjatë regjistrimit,

me rritjen e vëllimit të punës. Në mostër është e mundur të rritet

saktësia, sepse puna profesionale dhe tabelimi I të dhënave mundet të

mbikqyret, gjë që në regjistrim është e pamundur. Në anketat

profesionale (lëmisë) grupi I vogël, I aftësuar mirë dhe I mbikqyrur

mund të bëj më shumë punë të kujdesshme dhe të saktë me mbledhje

të informacioneve se sa grupi I madh prej të intervistuarëve

joprofesional, të cilët provojnë të kontaktojnë çdo kend. Rast

interesant është përdorimi I mostrës nga Byroja për regjistrim, për të

kontrolluar saktësinë e regjistrimit në SHBA. Nëse mostra dëfton

burim të mundshëm të gabimit, regjistrimi përsëritet.

Kërkimet të cilat kryhen me anë të mostrës në mënyrë të sakt,

paraqesin bazë të besueshme për vlerësim dhe testim të hipotezës. Kjo

është arsyeja pse në kërkim marketingu zbatohet mostra. Parimisht

rezultatet e kërkimeve në bazë të mostrës janë më pak precize se sa

ato të fituara prej grupit themelor/popullacionit, sepse në përfundime

nuk shfrytëzohen të gjitha informacionet por vetëm një pjesë e vogël e

tyre.

6

Në kërkim marketingu, mostra përdoret që t‟i njohim vetitë e

bashkësisë themelore, përkatësisht atij segmenti të konsumatorëve

potencial, të cilët i konsiderojmë si grup cak dhe të cilëve edhe më tej

do t‟i drejtohemi me programin e marketingut. Mund të ndodh që

ndërmarrjes t‟i interesoi segmenti qoftë i konsumatorëve ose i

jokonsumatorëve dhe sjelljen e tyre dëshirojmë ta vejmë në kërkim,

që t‟i dijmë arsyet e blerjes ose të mos blerjes së produkteve të saj.

9.2.1. PROCEDURAT E ZGJEDHJES SË MOSTRËS

Varësisht nga gjendja në të cilën është bashkësia themelore,

procedurat e zgjedhjes së mostrës ndryshojnë. Kur bashkësia

themelore përbëhet nga numri i vogël i njësive, kërkimit do t‟i

shtrohet e tërë bashkësia themelore. Kjo situatë haset në degët e

industrisë, p.sh. dega e cila i ka 16 ndërmarrje, s‟do të kishte kurrfarë

kuptimi që kërkim marketingu të bëhet me anë të mostrës, por ajo do

të bëhet në të gjitha njësitë e bashkësisë themelore.

Procedura e zgjedhjes së mostrës duhet bërë në bazë të parimeve

adekuate shkencore. Nuk mundet çdo pjesë e vogël e grupit statistikor

të paraqet tërësinë. Prandaj, detyrë e parë e metodës së mostrës është

vlerësimi i parametrave të bashkësisë themelore. Pra, nëpërmjet të

mostrës arrihet deri te rezultatet për vetitë e elementeve ose njësive të

mostrës, siç janë: mosha mesatare, madhësia mesatare e familjes, sasia

e konsumit të ndonji produkti (në raport me markën, llojin, mënyrën e

konsumit, pjesëmarrjen në konsum), etj. Mbi bazën e këtyre

rezultateve nxjerren përfundime të përgjithshme për tërë bashkësinë

themelore dhe na shërbejnë për vendosje në fushën e menaxhmentit të

marketingut.

Procedura e zgjedhjes së mostrës, kalon nëpër disa faza, të cilat faza

janë:

1. Përkufizimi i bashkësisë themelore,

2. Përcaktimi i kornizës së zgjedhjes,

3. Zgjedhja e llojit të mostrës,

4. Përcaktimi i madhësisë së mostrës dhe

5. Zgjedhja e njësisë së mostrës.

7

9.2.1.1. PËRKUFIZIMI I POPULLIMIT OSE UNIVERSIT

Kërkuesi kur vendos të përdorë mostrën më mirë se sa regjistrimin e

popullimit, ai duhet t‟i merr disa vendime të rëndësishme të mostrës.

Hapi i parë është përkufizimi i popullimit ose universit. Me që mostra

është disenjuar që të mbledh të dhëna nga popullimi i veçantë, është

me rëndësi të veçantë të përkufizohet saktë universi ose popullimi.

Popullimi që na intereson natyrshëm se reflekton tregun cak ose

tregun e mundshëm cak për produkt ose shërbim.

Prandaj, përkufizimi i popullimit është me rëndësi dhe lidhet

drejtpërdrejt me qëllimet e kërkimit. Përkufizimi jo i sakt i popullimit

mundet me e rritur bazën e kërkimit, kështu stafi profesional dhe me

përvojë kërkohet që veçanërisht ta cakton popullimin cak.

Shprehja popullacioni/universi paraqet cilindo grup të gjithë njerëzve

ose gjërave të grupit për të cilin interesohemi. Popullimi/bashkësia

themelore përbëhet prej njësive të popullimit që njihen si elemete

popullimi, të cilat kanë disa cilësi të përbashkëta, që ne dëshirojmë t‟i

studiojmë. Vetitë e përbashkëta ndikojnë që të vendosim, se cilat njësi

do të hyjnë në bashkësinë themelore. P.sh. nëse bashkësia themelore

për kërkim të shprehive të rruatjes së fytyrës përfshinë mashkujt prej

15 e më shumë vitesh, atëherë nga kjo janë eliminuar të gjitha njësitë,

të cilat nuk i kanë ato dy veti (s‟janë mashkuj dhe si kanë 15 vite).

Qëllimi i kërkimeve të marketingut është njohja me vetitë e masës

statistikore, që pastaj të organizohen aktivitetet gjegjëse të

marketingut. Në fillim të kërkimeve në raport me grupin cak konkret,

nevojat e të cilit dëshirojmë t‟i plotësojmë dhe në të cilat do të

veprojnë me anë të shitjes dhe promocionit të produkteve.

Në procedurën e zgjedhjes së mostrës, grupi cak paraqet bashkësinë

themelore, vetitë e të cilit nuk janë plotësisht të njohura dhe duhet t‟i

kërkojmë me anë të mostrës. Grupin themelor ose grupin cak e

përkufizojmë: kush dhe çka e përbën bashkësinë dhe cilët i

konsiderojmë konsumator potencial të ndërmarrjes?

Përkufizimi i bashkësisë themelore edhe pse duket i thjesht, gjatë

punës hasim në shumë vështirësi, kryesisht kur zgjedhja e mostrës

bëhet me zgjedhje rasti. Fjala është për përkufizimin e asaj bashkësie

8

cak, për të cilën mendojmë se ka nevojë për produktet ose shërbimet

tona. Shembull: Përkufizimin e bashkësisë cak të konsumatorëve

potencial të makinës enëlarëse. Teorikisht kosumator potencial për

këtë produkt janë të gjitha familjet të cilat kanë instalim të energjisë

elektrike dhe të ujësjellësit dhe të cilët enët i lajnë me dorë. Element

tjetër është çmimi i lartë i produktit, prandaj flasim për fuqinë blerëse

si faktorë kufizues i konsumit. Këtu duhet patur parasysh edhe

sipërfaqen e kuzhinës si faktor kufizues.

Prandaj, si bashkësi cak mund të përkufizohen familjet me të ardhura

të larta, të cilat përgatisin ushqim, kanë sipërfaqe të mjaftueshme dhe

kanë instalimin e energjisë elektrike dhe ujit, këto pra janë blerësit

potencial të makinës enëlarëse.

Gjatë përcaktimit të kësaj mostre kemi lënë anash faktorët psikologjik

dhe sociologjik, të cilët kanë ndikim në konsum, sepse ndikojnë në

krijimin e nevojës për produkte.

Në marrjen e vendimit për blerje të makinës enëlarëse qëndrimet kanë

rëndësi. Qëndrimet janë të ndryshme varësisht prej personave, si janë:

arsimimi, mosha dhe shumë ndikime psikologjike të pazbuluara.

Prandaj, prej përkufizimit më të gjërë të bashkësisë themelore (të

gjitha familjet që përgatisin ushqim dhe kanë energji dhe ujë), vijmë te

përkufizimi operativ, ku bashkësinë themelore do ta ngushtojmë në

familjet të cilat përafërsisht do të jenë bashkësi cak e jona. Në këtë

mënyrë nga përkufizimi operativ i bashkësisë themelore do t‟i lëmë

disa konsumatorë potencial që shikuar nga aspekti teorik është e metë

e përkufizimit të cilën e bëjmë me vetëdije.

9.2.2. PËRKUFIZIMI I KORNIZËS PËR ZGJEDHJE

Hapi i dytë në vendimet për mostër është përcaktimi i kornizës së

mostrës. Korniza e zgjedhjes së mostrës mund të definohet si lista ose

regjistri i njësive të bashkësisë themelore/popullimit cak, prej të cilës

mund të zgjedhet mostra. Në punën praktike mund të ndodh që

kornizë për zgjedhje të mostrës të jetë regjistri i njësive, qoftë: regjistri

i telefonave, regjistri i votuesve, regjistri i bizniseve, lista e anëtarëve,

lista e konsumatorëve, etj., e cila mund të ndryshon nga përkufizimi i

bashkësisë cak. Ne disa raste korniza e zgjedhjes së mostrës ndryshon

9

nga popullimi cak dhe përfshin secilin element të popullimit dhe i

përfshinë pa dyfishim.

Megjithate situata ideale rrallë ekziston në jetën reale. Shpesh është

thënë: “Vetëm hyjnorët po të ishin mund ta zgjedhin mostrën e

rastësishme të vërtetë”. 3

Korniza për zgjedhje të mostrës mund të

blehet nga pala e tetë, pra ndërmarrjet e specializuara për mostër ose

ato mund të ndodhin me kombinimin e disa burimeve të të dhënave.

Meqë ekziston joplotshmëria e kornizës së mostrës, ndodhin disa

shmangie. Ka rast, ku korniza e mostrës përbëhet nga elementet e

popullimit por është më e vogël se sa popullimi total. Si rezultat, disa

elemente të popullimit hjeken nga përfshirja në anketim. Në rastin

tjetër korniza e mostrës i përfshinë të gjitha elementet e popullimit,

madje është edhe më e madhe se sa popullimi. Në këte rast dyfishimi i

elementeve të popullimit ka ndodhur gjë që duhet të bëhet zhdyfishimi

dhe të bëhet anketimi.

Për të qenë korniza e zgjedhjes së mostrës e vlershme pasë parasysh

kriteret, të cilat janë: saktësia, mjaftueshmëria, tërësia, levërdia dhe

dyfishimi.4

Saktësia, regjistri është më i miri kur i përfshinë elementet aktuale të

popullacionit e jo ato të kaluara. Pra, një regjistër i vjetër i telefonave

nuk do të siguron saktësi të kornizës së zgjedhjes, sepse shumë numra

kanë ndryshuar. Situatë të ngjashme mund të hasim edhe te regjistri i

votuesve. Ku disa nga ish votuesit kan ndryshuar vendbanimin, ca më

nuk janë në jetë si dhe të rinjët të cilët ndërkohë kanë kaluar moshën e

fëmijërisë dhe i kanë mbushur 19 vjeç.

Mjaftueshmëria, regjistri duhet t‟i paraqet karakteristikat e elementeve

të mostrës së popullimit që do të maten. Për shembull: në anketën për

qëndrimet e simpatizuesve të lojës së futbollit, do të ishte e gabur të

merret për kornizë të zgjedhjes tërë popullsia (si e bëjnë këte në

Njukastel Junaitid pronarët për biletat e sezonit), sepse ato ndryshojnë

politikën e tyre të shitjes prej shitjes ditore të biletave të lojës me

shitje vetëm të biletave të sezonës).

3 Grup autorësh, The Marketign Research Guide. The Haworth Press, NewYork - London., fq.211.

4 Paul Bains & Bal Chansarkar, Introducing Markenting Research. John Wiley & Sons, Ltd 2002, fq.151

&152.

10

Tërësia, të gjithë anëtarët nga mostra e popullimit duhet të

përfaqësohen në mënyrë të plotë që të zvoglojnë paragjykimin për

mostër, sa më shumë të jetë e mundur. Dështimi për ta bër të tërë

mostrën seriozisht mundet të ndikojë në vlerën e rezultateve.

Levërdia, nëse lista është ideale por jo e vlershme ose shumë e

shtrenjët të formohet ose të bëhet, kërkuesi i marketingut do të gjej

zgjidhje alternative.

Dyfishimi, elementet e popullimit nuk duhet të dyfishohen, dhe kjo do

të udhëhiqet prej një mbireprezentuesi, me elemente individuale dhe

baza e mostrës do të fitohet. Kjo mund të ndodh në adresarët telefonik

dhe regjistrat e postës dhe zhdyfishimi duhet të ndodhë së pari në

kornizë të mostrës në ndonjë procedurë të mostrës probabile.

Është shumë vështirë të gjendet korniza e mostrës, e cila i plotëson të

gjitha kriteret e mësipërme dhe kornizat e mostrës, të cilat përmbajnë

mundësitë dhe ndikimet nga dyfishimi i pakorrigjuar i elementeve të

kornizës së mostrës në bazë të faktit se elementet e njohura nuk

ndikojnë në popullacionin e përgjithshëm. Në Britani të Madhe

kornizë nacionale aktuale që përdoret janë regjistrat e zgjedhjeve, ku

listat përmbajnë çdo person të regjistruar për të votuar për zgjedhje

parlamentare europiane ose lokale dhe kan sistemin e kodit postal. Ky

sistem e lejon identifikimin/dallimin e ndonjë adrese në Britani të

Madhe, sepse çdo rrugë është e paraqitur në shifër, e cila është

zhvilluar ashtu që automatikisht e sorton postën dhe detalet e shifrave

postale dhe shërbimet që kishin të bënin me to siguroheshin nga

departamenti i marketingut i postës mbretërore.5

Gjatë përdorimit të mostrës së rastsishme duhet të disponojmë me

regjistrin e të gjitha njësive të bashkësisë themelore që të kemi

mundësi ta caktojmë mostrën sipas rregullave të probabilitetit. Si

regjistër të njësive mund t‟i përdorim listat e votuesve, adresarët

telefonik, adresarët e ndërmarrjeve, etj. Edhe pse këto lista i kanë disa

të meta, ato mund të përdoren për përcaktimin e kornizës për

zgjedhjen e mostrës.

5 Po aty, fq. 152.

11

Rëndësia e kësaj faze është shumë e madhe, sepse fazat e ardhshme

në përcaktimin e mostrës, ngusht janë të lidhura me mundësinë e

përkufizimit të kornizës për zgjedhjen e saj. P.sh: mostra e thjesht e

rastit, nuk mund të zgjedhet nëse nuk ekziston regjistri i saktë i të

gjitha njësive themelore, me ndonji lloj identifikimi (emri, adresa, etj).

Me fjalë tjera nëse se kemi regjistrin e tillë, s‟mund ta përdorim

mostrën e thjesht të rastit. Prandaj, me rastin e vendimit për llojin e

mostrës është me rëndësi të dijmë ç‟farë kornize të mostrës

disponojmë.

9.1.3.3. VENDIMI PËR LLOJIN E MOSTRËS/ZGJEDHJA E

METODËS SË MOSTRËS

Hapi i tretë në zgjedhjen e mostrës është zgjedhja e metodës së

mostrës. Logjikisht metoda e mostrës zgjedhet pasi të jetë përcaktuar

popullimi cak dhe përkufizuar korniza e mostrës. Kërkuesi, së pari

duhet të ketë parasysh të përcakton se a duhet ta përdor mostrën

probabile ose joprobabile. Secila metodë është e përshtatshme për

situata të veçanta. Kështu në procesin e zgjedhjes së mostrës dallojmë

dy metoda të zgjedhjes së mostrës:

a) Metoda e gjasës (probabile) dhe

b) Metoda jo e gjasshme/qëllimore (joprobabile).

Metoda e gjasës, zbaton procedurë objektive të zgjedhjes dhe kërkon

që çdo element individual i popullacionit të jetë i njohur që më

përpara, ashtu që shkalla në % e shancës për tu zgjedhur të mund të

jetë e ditur pas çdo njësie individuale që shpesh është e mundur.

Mostra probabile, dallohet sepse njësitë e bashkësisë themelore kanë

probabilitet të zgjedhjes më të madh se zero, për tu zgjedh në mostër.

Meqë probabiliteti i zgjedhjes është i njohur, saktësinë e rezultateve të

fituara mund ta vlerësojmë përmes të kësaj mostre.

Metoda jo e gjasshme/qëllimore, përdor teknikat e gjykimit me anë të

së cilës mostra është zgjedhur me përdorim të procedurave, të cilat

nuk kanë të bëjnë me gjasë. Këto procedura në përgjithësi përfshijnë

zgjedhjet e respodentëve duke përdorur gjykimin e kërkuesit (ku vendi

i kërkuesit ndryshon varësisht nga tipi i personit, i cili mund të

intervistohet) ose vetë intervistuesi.

12

Mostrat qëllimore nga vetë fjala janë rezultat i ndonji gjykimi

personal, së paku në një pjesë të procedurës për zgjedhjen e njësisë së

mostrës. Gjykimi mund të jetë i suksesshëm, atëherë kur rezultatet e

mostrës qëllimore do të jenë shumë të mira. Mirëpo ka raste kur

gjykimi mund të jetë më pak i suksesshëm.

Te metoda e mostrës joprobabile, procedurat janë subjektive kurse

procedurat e mostrës probabile janë më objektive. Si rezultat metoda

joprobabile e mostrës prodhon rezultate në të cilin nuk ka garancion se

mostra do të përfaqëson popullacionin aktual.

Të dy procedurat e mostrës munden më tej të ndahen në metoda

specifike të mostrës që janë të përshtatshme për kushte të ndryshme

dhe secila nga metodat do të shpjegohet.

Tabela: LLOJET E MOSTRAVE

KLASIFIKIMI

Mostra e rastsishme

(probabile)

Mostra e qëllimshme

(joprobabile)

1. Mostra e rastësishme e thjesht 1. Mostra e përshtatshme

2. Mostra sistematike 2. Mostra e njohësve të mirë të

problemit

3. Mostra e stratifikuar 3. Mostra e kuotës

4. Mostra klaster. 4. Mostra topa bore.

9.1.3.3.1. MOSTRAT E RASTSISHME

Dallohen lloje të ndryshme të mostrave të rastsishme, ndërsa në

kërkimet e marketingut më së shpeshti përdoren këto:

a) mostra e rastsishme e thjesht,

b) mostra e stratifikuar,

c) mostra sistematike dhe

d) mostra klaster.

13

MOSTRA E RASTSISHME E THJESHT

Mostra e thjesht e rastit është mostër probabile. Procedura për

zgjedhjen e mostrës probabile është si vijon: secili element i

popullacionit shenohet me numër të caktuar dhe mostra e dëshiruar

përcaktohet nga zgjedhja e rastsishme e numrave të rastit të

përshtatshëm për madhësinë e mostrës. Kjo metodë leht përdoret në

rastin e ekzistimit të kornizës gjithpërfshirëse dhe rezultatet janë

shumë përfaqësuese, mirëpo është e vështirë të përdoret kjo metodë në

kornizën jo gjithëpërfshirëse të mostrës, e cila është jo e vlershme.

Te ky lloj i mostrës popullimi, supozohet që është ngjashëm

(homogjen) dhe të gjitha elementet kanë shancë të barabart për

zgjedhje. Njësitë në popullim, pra të gjitha elementet janë të

identifikuara dhe shenuara, dhe kështu do të kemi kornizën e mostrës.

Zgjedhja e mostrës bëhet në mënyra të ndryshme varësisht nga

popullimi:

a) Te popullimet e kufizuara, përdorim kapelën, daullen, dhe poçin te

shorti për zgjedhjen e takimeve të ekipeve të futbollit, pastaj lotaria

kombëtare, nga përziersi (mikseri) ku njësitë individuale janë

identifikuar me numrat të vendosur në poç, daulle, kapelë dhe

zgjedhja bëhet rastsisht.

b) Te popullimet e mëdha (të pafundme/infinite), zgjedhja bëhet me

përdorim të tabelës së numrave të rastit. Kjo mostër paraqitet në dy

variantat e saj: me përsëritje dhe papërsëritje.

Mostra e rastsishme e thjesht me përsëritje, zgjedhet sipas

procedurës vijuese: ”Në mënyrë të rastsishme zgjedhet njëra nga n-

njësitë dhe kthehet prapa. Veprimi përsëritet n-herë. Kështu fitohet

mostra me n-madhësi, ku probabiliteti i zgjedhjes së secilës njësi është

1/N. Për tu realizuar kjo procedurë duhet njësitë e bashkësisë të

shenohen me numrat prej 1 deri N.

Mostra e rastsishme e thjesht pa përsëritje, ndodh kur nga

popullimi zgjedhet njësia që sjell zvoglimin e popullimit me një njësi

për çdo zgjedhje dhe mundësia e zgjedhjes së të parit, të dytit, ... dhe

të elementit të n-të, të zgjedhjes do të jetë:1

1

N. Zgjedhja e mostrës

14

pa përsëritje nga tabela e numrave të rastit eliminon përpos numrave

më të mëdhenj se N, edhe ato numra që janë zgjedhur më parë.

Zgjedhja e mostrës së rastësishme të thjesht në parim përbëhet nga

zgjedhja e njësive sipas sistemit, si është procesi i tërheqjes së sferave

nga bubla ose kapela. Në kërkim kjo formë s‟përdoret por

shfrytëzohen tabelat e numrave të rastit ose numrave të gjeneruar në

programin e kompjuterit, të cilët numra i përmban secili libër nga

statistika në shtojcë, tabela e numrave të rastit.

Tabela e numrave të rastit, është një instrument i numrave të cilët

lejojnë zgjedhjen e njësive nga popullimi ashtu që secili numër ka

shancën të jetë i zgjedhur dhe nuk ka të veçantë në numrin e zgjedhur.

Kur bëhet prodhimi i numrave të rastit, numri i rastit është përcaktuar

nga shumëzimi i numrave të rastit nga 0 në 1me madhësinë e

popullimit. Supozojmë popullacionin (regjistri i blerësve) ka N=2500

emra dhe madhësia e kërkuar e mostrës është 250 blerës. Ne do të

prodhojmë 250 numra të rastit.6

Tabela e numrave të rastít përbëhet prej numrave 0,1,2,...,9, të cilët

janë shpërndarë përmes të algoritmit të veçantë. Në tabelë janë

përfshirë në mënyrë të barabart të gjithë dhjetë shifrat. Numrat janë të

grupuar nga dy, tre ose pesë shifra në një kolonë dhe në hapësira në

mes të rendeve.

Shembull: Zgjedhni mostrën e rastsishme të thjesht me përsëritje

me madhësi ni=10, nga bashkësia e studentëve prej Ni=40?

Secili student shenohet me numrin e vet prej 1 deri 40, me ç‟rast

kryhet shifrimi i tyre. Kështu duke e shfrytëzuar tabelën e numrave të

rastit si vijon:

74640 42331 29044 46621 62898 93582 04186 19640

23491 83587 06568 21960 21387 76105 10863 97453

Meqë numri i përgjithshëm i njësive të bashkësisë themelore është dy

shifror (40), numrat prej tabelës i grupojmë në numra dy shifror.

6 Paul Bains & Bal Chansarkar, Introducing Markenting Research. John Wiley & Sons, Ltd 2002, fq. 154.

15

74 64 04 23 31 29 04 44 66 21 62 89 89 35 82 04 18 61 96 40

23 49 18 35 87 06 56 82 19 60 21 38 77 61 05 10 86 39 74 53

Pas gupimit në numra dyshifror i zgjedhim 10 numrat e parë dy

shifror, të cilët nuk janë më të mëdhenj se 40 përfshirë edhe numrin

40. Meqë mostra është me përsëritje numrat i zgjedhim në rend.

Mostra n10= (04, 23, 31, 29, 04,21, 35, 04,18, 40)

Shembull: Zgjedhni mostrën e rastsishme të thjesht papërsëritje

me madhësi ni=10, nga bashkësia e studentëve prej Ni=40?

Secili student shenohet me numrin e vet prej 1 deri 40, me ç‟rast

kryhet shifrimi i tyre. Kështu duke e shfrytëzuar tabelën e numrave të

rastit si vijon:

74640 42331 29044 46621 62898 93582 04186 19640

23491 83587 06568 21960 21387 76105 10863 97453

Meqë numri i përgjithshëm i njësive të bashkësisë themelore është dy

shifror (40), numrat prej tabelës i grupojmë në numra dy shifror.

74 64 04 23 31 29 04 44 66 21 62 89 89 35 82 04 18 61 96 40

23 49 18 35 87 06 56 82 19 60 21 38 77 61 05 10 86 39 74 53

Pas gupimit në numra dyshifror i zgjedhim 9 numrat e parë dy shifror,

të cilët nuk janë më të mëdhenj se 40 përfshirë edhe numrin 40.

Meqenëse mostra është papërsëritje i zgjedhim numrat që nuk

përsëriten.

Mostra n10= (04, 23, 31, 29, 21, 35, 18, 40, 06, 19)

MOSTRA SISTEMATIKE

Mostra sistematike zgjedhet kështu: nga bashkësia themelore merret

çdo e n-ta njësi, ndërsa njësia e parë zgjedhet rastësisht. Procedura

është shumë e thjesht: nga regjistrimi i 100 shitoreve duhet të zgjedhet

mostra prej 20 shitoreve. Logarisim “hapin” si vijon: 100/20=5,

16

përkatësisht “intervalin” ndërmjet njësive të zgjedhura. Në këtë rast do

të zgjedhim çdo të pestën shitore, kurse të parën e zgjedhim rastësisht

në mes të numrave 1 dhe 5. Nëse zgjedhja e rastit bie në numrin 3, do

të zgjedhim shitoren e tretë, të tetë, të trembëdhjetë, etj.

Mostra sistematike ka përdorim të shpesht në kërkim marketingu, për

shkak të thjeshtësisë së saj në zgjedhjen e njësive, që konsiderohet si

përparësi e madhe e kësaj mostre. Gjatë përdorimit të kësaj mostre

duhet pasë parasysh se mostra sistematike paraqet një lloj mostre të

grupit. Kur nga bashkësia prej 100 shitoreve zgjedhim 20, në

zgjedhjen për mostër mund të zgjedhen shitoret, të cilat mund t‟i

klasifikojmë në pesë nëngrupe:

Nënbashkësia I: 1,6,11,16,21,...etj (deri në 20 shitore)

Nënbashkësia II: 2,7,12,17,22,...

Nënbashkësia III: 3,9,13,19,23,...

Nënbashkësia IV: 4,9,14,19,24,...

Nënbashkësia V: 5,10,15,20,25,...

Grupet e mostrave masën statistikore e kanë ndarë në pjesë-

nënbashkësi, të cilat janë pjesë e bashkësisë themelore/grupit

themelor, kurse pastaj rastsisht zgjedhim nënbashkësinë (nëngrupin).

Rezultatet e fituara me anë të mostrës sistematike në kushte të

caktuara, janë precize dhe mund të përdoren për marrjen e vendimeve

të caktuara afariste.

MOSTRA E STRATIFIKUAR

Në shumë raste të kërkimeve, popullimi që studiohet nuk është

homogjen, pra, popullacioni dallohet me karakteristika që janë të

ndryshme dhe mbi bazë të atyre karkateristikave mund të ndahen në

nëngrupe që quhen strata, të cilat janë homogjene. Poashtu kur edhe

nëngrupet e popullimit janë me interes të veçantë për kërkuesin,

mostra e stratifikuar mundet me shërbyer më mirë për t‟i arrituar

qëllimet se sa mostra e rastsishme e thjesht. Mostra e stratifikuar

dallohet me faktin se popullimi i tërësishëm është: 1) i ndarë

reciprokisht në nëngrupe të ndryshme dhe 2) mostra e thjesht e rastit

është zgjedhur nga secili nëngrup. Kjo është formë e ndryshuar e

mostrës së thjesht.

17

Mostra e stratifikuar shpesh përdoret në kërkim marketingu. Vetitë në

bazë të cilave bëhet stratifikimi zakonisht janë: regjioni gjeografik,

madhësia e vendbanimit, vetitë socio-demografike, vetitë

psikografike, vetitë bihevioristike si dhe vetitë tjera të njësive të

bashkësisë themelore.

Mostra e stratifikuar zgjedhet si vijon: bashkësia themelore së pari

ndahet në stratume (shtresa), sipas disa vetive të bashkësisë themelore,

pastaj prej secilës shtresë zgjedhet mostra e rastsishme e thjesht. Pra,

dallimi themelor i zgjedhjes së mostrës së stratifikuar në krahasim me

mostrën e rastsishme të thjesht qëndron në ate se bashkësia themelore

më parë ndahet në nënbashkësi, të cilat dallohen ndërmjet vete, kurse

njësitë brenda nënbashkësisë janë relativisht të ngjashme

(homogjene). Me falë tjera mostra e stratifikuar është lloji i mostrës, e

cila bazohet në ndarjen e bashkësisë themelore në shtresa ose

stratume, ndërsa nga shtresa zgjedhen mostra më të vogla të

rastsishme të thjeshta.

Kjo teknikë zakonisht përdoret kur konsiderohet se ka ndryshueshmëri

në popullacion dhe kërkuesi duhet ta përcaktojë dhe ta përdor mostrën

e stratifikuar proporcionale ose joproporcionale. Metoda e krijimit e

mostrës së stratifikuar siguron se të gjitha nëngrupet e rëndësishme

janë përfaqësuar në mostër. Teknika e mostrës së rastsishme të

stratifikuar është e mirë për t‟i klasifikuar konsumatorët në bazë të

faktorëve të ndryshëm demografik.

Mostra e stratifikuar joproporcionale, formohet ashtu që nga secili

stratum zgjedhen elemente, ku numri i elementeve është i varur nga

madhësia e stratumit dhe shkallës së homogjenitetit të saj

(heterogjenitetit).

Mostra joproporcionale, kërkon njohje më të mirë të bashkësisë

themelore, se sa është e nevojshme në formimin e mostrës së

stratifikuar proporcionale. Rezultatet e mostrës së stratifikuar

joproporcionale, janë më të mira se rezultatet e mostrës proporcionale,

mirëpo mostra e stratifikuar joproporcionale kërkon angazhim

plotësues në mbledhjen e informacioneve për përbërjen e të gjitha

stratumeve. Rezultatet e kërkimeve ku zbatohet mostra e stratifikuar,

në parim janë më precize se rezultatet e fituara me anë të mostrës së

rastsishme të thjesht.

18

Mostra e stratifikuar proporcionale, është mostër në të cilën numri

i njësive të zgjedhura prej secilit stratum është proporcional me

numrin e elementeve të atij stratumi në bashkësinë themelore.

Shembull: nëse shtresa përbën 1/5 e bashkësisë themelore, mostra e

atij stratumi duhet të përmbajë 1/5 e të anketuarëve.

Mostra mund të zgjedhet me përdorim të dy procedurave, ku njëra e

merr parasysh vetëm madhësinë e shtresës së popullimit të quajtur

“alokacion i popullimit” dhe zgjedhja e njësive të mostrës bëhet me

përdorim të njejtit popullim në çdo shtresë. Të tjerët përdorin jo vetëm

madhësinë e shtresës së popullimit por edhe variacionin (shmangijen)

dhe koston për njësi nga drejtimi i kërkimeve në çdo shtresë. Kjo

është quajtuar “shpërndarje optimale”.7

Nëse mostra është ndarë në përqindje të njejtë (n/N=k=0.1) në të

gjitha grupet, p.sh. marrim 10% të mostrës, atëherë kemi mostër me

shpërndarje proporcionale. Tabela ilustronë madhësinë e mostrës duke

përdorur shpërndarjen proporcionale nga madhësia e popullimit. Në

rastin e mostrës proporcionale supozojmë variacionin/shmangien (δi)

në çdo njësi dhe koston e kërkimit për njësi (Ci) për secilën që të jetë

e njejtë për të gjitha grupet.

Tabela: Madhësia e mostrës proporcionale

Shtresat Popullimi Mostra 10%

1 5000 500

2 2000 200

3 3000 300

Gjithsej 10000 1000

Shpërndarja proporcionale nuk e përfshinë variacionin dhe koston e

bërjes së kërkimeve për njësi. Kur i përfshijmë që të tre faktorët,

madhësinë e grupit (Ni), variacionin në secilin grup (δi) dhe koston

për çdo njësi të kërkimeve (Ci), e fitojmë mostër me shpërndarje

optimale. Nëse popullimi është i madh na nevojitet proporcionalisht

mostër e madhe, p.sh. madhësia e mostrës është proporcionale me

shtresën (ni në përpjestim me Ni). Ngjashëm me veçorinë e

madhësisë, popullimi me variacion të madh kërkon mostër të madhe

se sa ato me variacion të vogël. Ne do të marrim mostër të vogël për 7 Po aty, fq. 154.

19

popullacion ku kosto për njësi të kërkimeve është e lartë dhe të

kundërtën mostra e madhe në popullacion, ku kosto për një njësi është

e ulët. Pra, shpërndarja optimale:8

ii Nn

Madhësia e mostrës në stratumin i është proporcionale me madhësinë

e popullimit në stratumin i.

Për stratume të mëdha të popullimit kur zgjedhet mostra e madhe,

p.sh. kur madhësia e popullimit është 2000 ne zgjedhim mostrën me

madhësi prej 200 gjersa kur madhësia e popullimit është 1200, ne

zgjedhim mostrën me madhësi prej 120. 9

iin

Madhësia e mostrës në stratumin i është proporcionale me devijimin

standard të popullimit në stratumin i. Kur variacioni është i madh,

kërkohet mostër më e madhe, p.sh. kur devijimi standard në stratum

është 20, nevojitet mostër e madhe për të mbuluar variacionin në

stratum krahasuar me stratumin me devijim standard prej 18, i cili do

të kërkon mostër më të vogël.10

i

iC

n1

Madhësia e mostrës në stratumin i është proporcionalisht anasjelltas

me rrënjën katrore të kostos për njësi për stratum të popullimit.

Kur kosto për njësi është e lartë merret mostër e vogël, p.sh. kur në

stratum kosto për njësi është 36 cent, ne marrim mostër të vogël në

stratum, sepse nga kosto e lartë krahasuar me ndonjë stratum koston

për njësi prej 25cent.

Kur të gjithë faktorët të merren së bashku përdorim mostër optimale

dhe formula është: 11

8 Po aty, fq.155.

9 Po aty, fq.155.

10 Po aty, fq.155.

11 Po aty, fq. 155 & 156.

20

i

iii

C

Nn

Madhësia e mostrës në stratumin i është proporcionale me prodhimin

e stratumit të popullacionit here devijimi standard në stratum pjestuar

nga rrënja katrore e kostos për njësi për ate stratum.

Madhësia e mostrës është përcaktuar duke i marrur të gjithë faktorët

së bashku. Pra, për shpërndarje optimale madhësia e mostrës në

stratum është siguruar nga marrja në llogari të madhësisë së stratumit,

variabilitetin e saj dhe koston për njësi nga drejtimi i kërkimeve në

stratum.

Shembull12

: Nëse dëshirojmë të studiojmë popullimin, i cili përbëhet

prej 5000 anëtarësh me zgjedhje të mostrës përafërsisht prej 500 nga

ajo. Qëllimi është të vlerësohen të ardhurat mesatare të anëtarëve me

saktësinë më të madhe brenda burimeve të kufizuara. Në këte

shembull popullimi është stratifikuar në dy regjione A dhe B dhe

përbrenda këtyre regjioneve në dy grupe moshe 1 dhe 2. Popullimi në

katër kategori të dhëna:

Regjioni A Regjioni B

Grup mosha 1 N1=2000 N2=1200

Grup mosha 2 N3=900 N4=900

Anketimi pilot ka treguar se shuma e përafërt e variacionit (δi) me të

ardhura për secilin grup dhe kosto për njësi mostre (Ci) në katër

kategori dhe ato janë si vijon:

Regjioni A Regjioni B

Grup moshe 1 δ1=20 δ2=19

C1=25p c2=36p

Grup moshe 2 δ3=14 δ4=12

C3=49p c4=64p

Vlerësimi i madhësisë së mostrës për secilin stratum bëhet duke

përdorur shpërndarjen optimale, e cila është:13

12

Po aty, fq.156 &157. 13

Po aty, fq.157

21

i

ii

i

ii

i

c

N

c

N

nn

Tabela: Llogaritja e madhësisë së mostrës duke përdorur

shpërndarjen optimale

Stratumi Ni δi Ci i

i

i

C

N

ni

Regjioni A Grupi 1

Grupi 2

2000

900

20

14

25

49

9000

2000

270 (200)

69 (90)

Regjioni B Grupi 1

Grupi 2

1200

900

19

12

36

64

3600

1200

122 (120)

41 (90)

Totali ----- ---- --- --- 14900 501

Mund të shihet nga tabela se shpërndarja optimale zgjedh më shumë

njësi me nën popullacione të mëdha dhe me variacione shumë të

mëdha në nën popullacione, krahasuar me shpërndarjen

proporcionale. Fitimet e dukshme (konsiderueshme, ndjeshme) në

saktësi janë siguruar nga përdorimi i mostrës së stratifikuar.

Prandaj: n1= 500(9000/14900) = 270

n2= 500(2000/14900) = 67.56

n3= 500(3600/14900) = 121.62

n4= 500(1200/14900) = 40.54

MOSTRA KLASTER/GRUMBULLIT

Mostra klaster është mostër e gjasës dhe shpesh përdoret nga

kërkuesit. Kjo mostër ka ngjashmëri por edhe disa dallime kyqe me

mostrën e stratifikuar. Mostra klaster zgjedhet duke e ndarë

popullacionin në grumbuj të njësive të popullimit, të cilët grumbuj

zgjedhen në mostër me zgjedhje të rastsishme.

Me mostrën klaster kërkuesi nuk ka nevojë të prodhon kornizë të plotë

të mostrës për popullimin e tërë, por ka nevojë të zhvillon kornizë për

22

klasteret që janë zgjedhur duke e bër procesin e mostrës më të

shkurtër dhe më të leht.

Mostra klaster ka prirje të kufizohet në situatat ku popullimi mundet

leht të ndahet në klastere përfaqësuese. Njëra nga kërkimet e

përgjithshme është përdorimi i regjistrave të antarësisë ose adresarit

telefonik. Shembull: adresari prej 50.000 emrave të renditur sipas

alfabetit në 500 faqe me nga 100 emra në secilën faqe. Nëse kërkuesi

dëshiron mostër klaster prej 1000 emrash ai ose ajo rastsisht mundet

me i përzgjedh 10 faqe dhe me i marrur të gjitha emrat nga ato faqe si

mostër. Me që emrat janë renditur sipas alfabetit, mostra do të jetë

përfaqsuese e adresarit të përgjithshëm. Kjo mundet mos me qen rast

kur hapësira e studimit është e ndikuar nga faktorët etnik disa seksione

të adresarëve drejtohen drejt grupeve të caktuara etnike, p.sh. emrat që

fillojnë me Mc dhe Mac (Skocez), ose emrat e përgjithshëm si Patel

(Aziatik) ose Smith (Anglisht).14

Dallimi kyç në mes të mostrës klaster dhe mostrës së stratifikuar është

se në mostrën klaster, e vetmja mostër e nënpopullimit (klasterit)

është zgjedhur, përderisa në mostrën e stratifkuar të gjitha

nënpopullimet (stratat) e përzgjedhur futen në proces të mëtejmë për

zgjedhje.

Qëllimi i metodës klaster është të rrisë efiçencën e mostrës me ulje të

kostove, ndërsa qëllimi i mostrës së stratifikuar është të rrisë

precizitetin. Bazuar në homogjenitet dhe heterogjenitet, kriteret për

formimin e klastereve janë të kundërt me formimin e stratave.

Elementet brenda klasterëve duhet të jenë heterogjen sa mundet, por

klasterët vetevetiu duhet të jenë homogjen sa të jetë e mundur.

Klasterët duhet të jenë të shkallës së vogël që të përfaqësojnë

popullimin. Në mostrën klaster, korniza e mostrës nevojitet vetëm për

ato klastere që përzgjedhen për mostër.

14

Alan Wilson, Marketing Research An integrated approach. 2E, Financial times Prentice Hall, 2006, fq.

204.

23

Tabela: Krahasimi i mostrës së stratifkuar dhe mostrës klaster15

Mostra e stratifikuar Mostra klaster 1. E ndajmë popullimin në disa nëngrupe.

* Secili nëngrup ka shumë elemente në

te.

* Nëngrupet janë zgjedhur në bazë të

disa kritereve që janë të lidhura me

ndryshoret në studim.

2. Ne përpjekemi të sigurojmë

homogjenitet përbrenda nëngrupeve.

3. Ne përpjekemi të sigurojmë

heterogjenitet nëmes të nëngrupeve.

4. Ne rastsisht zgjedhim elementet nga

secili nëngrup.

1. E ndajmë popullimin në shumë

nëngrupe.

* Secili nëngrup ka disa elemente në te.

* Nëngrupet janë zgjedhur në bazë të disa

kritereve të lehta ose të vlershme në

mbledhjen e të dhënave.

2. Ne përpjekemi të sigurojmë

heterogjenitet përbrenda nëngrupeve.

3. Ne përpjekemi të sigurojmë

homogjenitet në mes të nëngrupeve.

4. Ne rastsisht zgjedhim disa nëngrupe që

pastaj i studijojmë në thellësi.

Ekzistojnë disa qasje të ndryshme për mostrën klaster:

Mostra klaster me një fazë, ndonjëherë e njohur si mostra e thjesht

klaster. Njëherë kur klasteri është zgjedhur me zgjedhje rasti, të

dhënat mbledhen nga të gjitha njësitë në klasterin e përzgjedhur.

Mostra klaster me dy faza, njëherë kur klasterët janë zgjedhur me

zgjedhje të rastit, mostra e rastit është marrur nga njësitë e popullimit

në secilin klaster të përzgjedhur. Zgjedhja dy fazëshe e kërkimit

përdoret kur klasterët janë relativisht të mëdha.

Mostra e hapësirës, shumë kërkime përfshijnë popullsinë, e cila

dallohet sipas shumë elementeve, mirëpo kriteri i hapësirës

gjeografike është shumë i përdorur dhe rrjedhimisht edhe mostra e

hapësirës. Mostra e hapësirës, është forma më e rëndësishme e

mostrës klaster. Kjo metodë e zgjidh problemin e kostos së lartë të

mostrës dhe pamundësisë së kornizës jo praktike të mostrës për

lemente të caktuara. Mostra e hapësirës është zbatuar në popullimet

kombëtare, pupullimet e vendeve, dhe madje në hapësirat e vogla ku

mirë janë përcaktuar kufijtë politik dhe natyror.

15

Donald R. Cooper & Pamela S. Schindler. Business Research Methods. 9E Mc Graw-Hill Irwin, 2006,

fq.419.

24

Kërkuesi i cili ndërmerr anketim personal derë më derë, hapësirën

mundet me e ndarë në lagje, blloqe familjesh, ose rrugë dhe zgjedh

mostër të rastsishme të tyre. Pas zgjedhjes së klasterëve gjeografik që

përfshihen, mostra e respodentëve të mundshëm do të kërkohet në

secilën hapësirë klaster. Nuk nevojitet kornizë mostre për klasterët

gjeografik që nuk janë zgjedhur. Kjo është e mundur me mostër të

hapësirës që seksioni i popullimit do të përjashtohet, sepse hapësirat

nuk janë tërësisht përfaqësuese të popullimit të tërë. Kjo veçanërisht

është rast kur një konsideron se banorët e lagjes së veçantë janë më

shumë të ngjashëm se sa njërëzit në lagjet tjera. Kompensimi i kësaj

dhe zvoglimi i gabimit në mostër, kërkuesit janë këshilluar të përdorin

numër të madh të klasterëve të vogël se sa numër të vogël të

klasterëve të mëdha.

Supozojmë se dëshironi një anketim të banorëve të rritur të qytetit. Ju

rrallë do të mundeni me siguruar regjistër të atyre individëve. Do të

jetë leht, nëse merret harta detale e qytetit, e cila i paraqet blloqet e

qytetit. Nëse ju merrni mostër të këtyre blloqeve, ju poashtu jeni duke

marrur mostër të rriturve në qytet.

Disenjimi i mostrës klaster përfshirë edhe mostrën e hapësirës kërkon

përgjigje në disa pyetje vijuese:

1. Sa të njejta janë klasteret përfundimtare?

2. A do të kërkojmë klastere të madhësive të barabarta ose jo të

barabarta?

3. Sa të madh do ta marrin klasterin?

4. A do ta përdorim klasterin në një periudhë apo në shumë

periudha?

5. Sa e madhe nevojitet mostra?16

Në mostrën klaster njësi e mostrës nuk janë elementet individuale

të popullimit (shembull: shitoret e zarzavateve) por numër i madh i

elementeve të afërta me njëri tjetrin shembull qytetet.

16

Donald R. Cooper & Pamela S. Schindler. Business Research Methods. 9E Mc Graw-Hill Irwin, 2006,

fq.418.

25

Tabela: Shembuj klasterësh në SHBA17

9

.

9.1.3.3.2. MOSTRAT QËLLIMORE

Në këtë lloj të mostrës në ndonjë fazë të zgjedhjes së njësive, është i

pranishëm vendimi subjektiv i kërkuesit ose anketuesit. Mostrat

qëllimore zgjedhen me teknikën me të cilën njësitë e mostrës zgjedhen

në bazë të vendimit ose përshtatshmërisë ndërsa probabiliteti s‟është i

njohur, sepse s‟dijnë secila njësi e bashkësisë themelore do të zgjedhet

për mostër.

Mostra qëllimore është disa llojesh, ndërsa më të përdorura janë:

a) mostra e përshtatshme,

b) mostra e njohësve të mirë të problemit

c) mostra e kuotës dhe

d) mostra topa bore.

17

William G. Zikmund, Exploring Marketing Research, 8E. Thomson South Western, 2003, fq. 432.

Elementet e popullimit Klasterët e mundshëm në SHBA Popullsia e rritur në SHBA

Të moshuarit në kolegje

Firmat e industrisë

Udhëtarët me aeroplan

Sipatizuesit e sportit

Shtetet

Qarqet

Hapësirat statistikore metopolitane

Regjistrimet e popullsisë

Blloqet

Familjet

Kolegjet

Qarqet

Hapësirat statistikore metopolitane

Lokalitetet

Plantacionet

Aeroportet

Aeroplanët

Stadiumet e futbollit

Fushat e basketbollit

Parqet e bejsbollit.

26

MOSTRA E PËRSHTATSHME

Mostra e përshtatshme zgjedhet në bazë të përshtatshmërisë dhe

kuptueshmërisë së njësive. Kërkuesi përdor atë mostër, e cila në

kushte të dhëna është më e përshtatshme për mbledhjen e të dhënave

në zgjidhjen e ndonjë problemi. Si mostër e tillë mund të jenë disa

miqë me të cilët bisedohet për situatën ekonomike në vend dhe

tentohet të fitohet mendimi i tyre, ose studentët të cilët në një moment

gjenden së bashku, punëtorët ose nëpunësit në ndërmarrje, etj., prej të

cilëve leht, shpejt dhe lirë arrijmë deri te të dhënat.

Këtë mostër e zbatojnë ekipet e TV dhe radios, kur në rrugë pyesin

njerëz për të marrë mendim për ndonji temë aktuale. Me ketë mostër

mund të fitohen përgjigje interesante, por kjo mostër s‟mund të

sugjerohet si burim i vetëm i të dhënave. Perdorimi i kësaj mostre

është shumë i dobishëm kur tentojmë t‟i zbulojmë qëndrimet e

ndryshme për problemin e caktuar kërkimor me qëllim të përkufizimit

të qëllimeve të kërkimeve të marketingut.

MOSTRA E NJOHËSVE TË MIRË TË PROBLEMIT

Mostra e njohësve të mirë të problemit zbatohet atëherë kur kërkuesi

dëshiron të fitojë mostër të njerëzve, të cilët më së shumti dijnë për

ndonji temë, më së miri janë të informuar dhe kanë përvojë më së

shumti. Kjo mostër është shumë interesante dhe përdoret shpesh,

sepse orientohet kah njohësit më të mirë të problemit, kështu kursehet

koha, sepse nuk kontaktohen personat, të cilët nuk kanë njohuri dhe

përvojë për problemin e caktuar kërkimor.

Kur vendosim që kërkimet e marketingut t‟i bazojmë në të dhënat e

mbledhura nga mostra e njohësve më të mirë, rezultatet e kërkimit

duhet t‟i kuptojmë si rezultate të pakicës së zgjedhur qëllimore.

Kërkimet me anë të kësaj mostre mund të jenë shumë të dobishme,

kur grupi themelor është shumë i vogël, siç është tregu i konsumit

afarist.

Mostra e njohësve të mirë të problemit, poashtu zbatohet në

parashikimin e përfundimit të zgjedhjeve. Përdorimi kryesor i saj

është në kërkimet vrojtuese.

27

MOSTRA E KUOTËS

Mostra e kuotës është më e rëndësishmja në grupin e mostrave

qëllimore. Zgjedhja e kësaj mostre bëhet si vijon: grupe të ndryshme

të grupit themelor përfaqësohen në mostër sipas vetive të rëndësishme,

kryesisht në mënyrën si e përcakton kërkuesi. Zgjedhja e mostrës së

kuotës kalon nëpër tri faza:

Faza e parë, në të cilën përcaktojmë “veçoritë kontrolluese” të

bashkësisë themelore, të cilat veçori janë shumë të rëndësishme për

procesin e kërkimeve të marketimgut. P.sh: nëse kërkimi ka të bëjë me

ushqimin e fëmijëve, veçori këntrolluese e bashkësisë themelore mund

të jetë numri i fëmijëve. Pra, për kërkim është me rëndësi që mostra të

përmbajë veçorinë kontrolluese të bashkësisë themelore. Si veçori

kontrolluese mund të paraqiten shumica e variablave që përdoren për

segmentimin e tregut.

Faza e dytë, pas njohjes së veçorive kontrolluese pason vendimi për

mostrën: përbërja e së cilës mund të jetë proporcionale me veçoritë e

bashkësisë themelore, por mund të jetë edhe joproporcionale. Në këtë

fazë të procedurës së zgjedhjes së mostrës së kuotës doemos duhet të

caktohet madhësia e mostrës.

Le të marrim një shembull hipotetik për zgjedhjen e mostrës së kuotës

të studentëve të X Fakultetit të Universiteti të Prishitnës, ku

hulumtojmë nevojën për shërbimet e një biblioteke. Si veçori

kontrolluese mund ta përdorim vitin e studimeve dhe gjininë e

studentëve.

Së pari marrim bashkësinë themelore, studentët e regjistruar në vitin

shkollor 2000/01.

Viti i studimeve GJINIA GJITHSEJ

Femërore Mashkullore

Viti I

Viti II

Viti III

Viti IV

180

115

90

60

220

205

140

90

400

320

230

150

Gjithsej 445 655 1100

Zbërthejmë bashkësinë themelore në strukturë.

28

Tabela: Struktura e bashkësisë themelore sipas veçorive

Viti i studimeve GJINIA Gjithsej

Femërëre Mashkullëre

Viti I

Viti II

Viti III

Viti IV

16.4 %

10.4 %

8.2 %

5.5 %

20.0 %

18.6 %

12.7 %

8.2 %

36.4 %

29.1 %

20.9 %

13.6%

Gjithsej 40.5 % 59.5 % 100 %

Pas caktimit të strukturës së bashkësisë themelore në bazë të veçorive

kontrolluese (vitit të studimit dhe gjinisë) përcaktojmë madhësinë e

mostrës. Me që ky lloj i mostrës nuk bazohet në teorinë e

probabilitetit, e caktojmë në mënyrë arbitrare (vetë kërkuesi e cakton

madhësinë). Në këtë rast po e marrim madhësinë e mostrës së kuotës

prej 130 studentësh.

Mostra e kuotës mund të jetë proporcionale dhe joproporcionale.

Mostra proporcionale e shpreh gjendjen e vërtetë të strukturës së

bashkësisë themelore, që do të thotë se i përmbahemi të njejtit raport

ndërmjet të veçorive kontrolluese, siç janë në bashkësinë themelore.

Zbatojmë të njejtat raporte në mostrën prej 130 të anketuarish, në

mostër do të jenë studentët me këto veçori vijuese:

Viti i studimeve GJINIA Gjithsej

Femërore Mashkullore

Viti I

Viti II

Viti III

Viti IV

21

14

11

7

26

23

17

11

57

27

29

19

Gjithsej 53 77 130

Mostra joproporcionale nuk prezenton bashkësinë themelore në

mënyrë autentike. Kjo mostër formohet në bazë të njohjes së

strukturës; mirëpo studiuesi për shkaqe që beson se janë të dobishme

s‟do të përdor të njejtën strukturë që ka bashkësia themelore. Pra,

mundemi qëllimisht ta rrisim numrin e studentëve të vitit të parë, ose

numrin e mashkujve në raport me femrat ose anasjelltas, etj.

29

Faza e tretë e zgjedhjes së mostrës së kuotës, përbëhet nga

përcaktimi i detyrave të secilit anketues. E tërë mostra ndahet në

pjesë më të vogla, p.sh. nga 9 studentë për secilin anketues, të cilët

kanë detyrë t‟i anketojnë të anketuarit në bazë të dy veçorive

kontrolluese.

Mostra e kuotës shumë shpesh përdoret në kërkimet e marketingut,

për shkak të formimit të thjesht të saj dhe rezultateve relativisht të

mira gjatë realizimit të procesit kërkimor. E metë kryesore te mostra e

kuotës është se anketuesit ose vrojtuesit kanë liri të madhe në

zgjedhjen e të anketuarit.

MOSTRA TOPA BORE

Mostra topa bore përdoret kur popullimet janë të vogla dhe

respodentët është vështirë të njihen dhe janë të shpërndarë. Me që

popullimet janë shumë të vogla siç janë: specialistët e fushës, njerëz

me hobi të pazakontë ose intresim si adhuruesit e kafshëve shtëpiake.

Kjo mostër është shumë e përshtatshme, sepse njërëzit që i takojmë

dhe njohim munden ose jo të përzgjedhen përmes të metodës së gjasës

dhe anketohen dhe pastaj kërkohet prej tyre t‟i idetifikojnë një ose më

shumë persona të tjerë të fushës.

Qëllimi kyesor i përdorimit të mostrës topa bore është të vlerësohen

karkateristikat e rralla në popullim. Shembull: përdoruesit e veçantë të

shërbimeve qeveritare ose shoqërore, siç janë: triskat e ushqimit. Kjo

mostër veçanërisht është përdorur në kërkimet blerës-shitës që të

identifikon qiftet blerës-shitës. Përparësi më e madhe e mostrës topa

bore është se qenësisht e rrit mundësinë e lokacionit të karkateristikës

së dëshiruar në popullim. Poashtu rezulton në shmangije shumë të

vogël të mostrës, sepse individët këshillojnë të kontaktohen miqët të

cilët në përgjithësi kanë ide të ngjashme ose pikëpamje me vet ato dhe

kjo bën që të zvoglohen kostot.

30

9.1.3.4. PËRCAKTIMI I MADHËSISË SË MOSTRËS

GABIMI NË MOSTËR DHE SHKALLA E BESUESHMËRISË

Pyetja e cila parashtrohet për herë në procesin kërkimor është secila

është madhësia e mostrës. Pra, sa njësi të bashkësisë themelore duhet

hulumtuar që me siguri relative të nxjerrim përfundime për bashkësinë

themelore?

Prandaj, madhësia e mostrës varet nga lloji i mostrës, homogjeniteti i

njësive të bashkësisë themelore, kohës, mjeteve financiare, diturisë së

kërkuesve ose bashkëpunëtorëve në kërkime.

Shikuar nga aspekti i nevojave të përditshme të kërkuesit të

marketingut, i cili do të gjendet në situatë që të organizoi dhe ta

realizoi kërkimin e marketingut në bazë të mostrës ose të vlerësoi dhe

përcaktoi madhësinë e saj, duhet theksuar si vijon:18

a) madhësia e bashkësisë themelore nuk ndikon drejtpërdrejt në

madhësinë e mostrës,

b) madhësia e mostrës varet prej përbërjes së bashkësisë

themelore në raport me veçoritë e kërkuara,

c) madhësia e mostrës varet nga shkalla e besueshmërisë së

informacioneve të kërkuara.

Madhësia e bashkësisë themelore nuk ndikon direkt në madhësinë e

mostrës, sepse madhësia e mostrës varet nga ndikimet tjera e jo nga

madhësia e bashkësisë themelore.

Madhësia e bashkësisë themelore nuk paraqet vetvetiu hapin e parë në

përcaktimin e mostrës. Për ilustrim të këtij konstatimi po e japim

shembullin mjaft interesant përmes të pyetjes: Cila përqindje e

bashkësisë themelore duhet marrur për mostër? Do të ishte pyetje

e njejtë sikur të pyesnim kuzhinjerin: Cila përqindje e miellit nga

ena duhet të vehet në ambëlsirë”? Sigurisht se është më e

rëndësishme të dihet dhe pyetet: Sa miell shtijmë në ambëlsirë?, por

jo në raport me sasinë e përgjithshme të miellit.19

18

M. Marushiq & T. Vranesheviq, Istrazhivanje trzhishta, Botim I pestë. ADECO, Zagreb, 2001, fq. 293. 19

Mira Marushiq, Istrazhivanje trzhishta. Informator Zagreb 1997, fq.223

31

Faktorët që ndikojnë në njërën anë janë koha dhe shpenzimet, të cilët

bëjnë që mostra të jetë sa më e vogël, kurse në anën tjetër saktësia dhe

besueshmëria e rezultateve ndikojnë që mostra të jetë sa më e madhe.

Qartë po shihet ndikimi i dy tendencave të kundërta, prandaj madhësia

e mostrës do të jetë funksion i saktësisë së mostrës. Për matje të

saktësisë përdoret kufiri i gabimit dhe shkalla e besueshmërisë. Kufiri

i gabimit është përcaktuar si shkallë e lejueshm e gabimit, e njohur si

shkallë e saktësisë së mostrës dhe shkalla e besueshmërisë, gjasa se

mostra do të bije brenda shkallëve të lejuara të gabimit. Shembull

kufiri i gabimit prej 3%, do të thotë se është jashtë të gjitha mostrave

të mundshme për madhësinë e caktuar të mostrës të zgjedhjes së parë,

95 % do të dallohet nga popullimi aktual për jo më shumë se 3% të

pikëve.

Në kërkimet e marketingut zakonisht shkalla e besueshmërisë, që I

referohemi dhe që merret, është 95%. Për shembull, nëse matja nga

mostra është 50%, shkalla e saktësisë (ose “gabimi në mostër” ose

„kufiri I besueshmërisë‟) në 95% gjasë të +/- 3%. Me fjalë të tjera ne

besojmë se në mes të tërë popullimit ekziston gjasa që 95% se matja

është ndërmjet 47% dhe 53% (kjo natyrisht është me 5% mundësi se

matja është jashtë kufijve, sigurisht në tërësi kjo nuk është e mundur).

Përcaktimi i madhësisë së mostrës është reflektim i vlerës së

informacionit të kërkuar. Gazetaria shkencore kërkon që rezultatet e

raportuara duhet të bijnë brenda 95 deri 99 përqind të shkallës së

besimit. Kur rreziku i përfshirë në vendimet alternative është i lartë,

atëherë 95 deri 99 përqind e intervalit të besueshmërisë do të kërkohet.

Megjithate, mostra për renditjen e televizoneve është 66 përqind të

nivelit të besueshmërisë. Bile mendohet se kufiri i gabimit në këto

renditje është shumë më i madh se sa në shumë kërkime shkencore,

shumë vendime propagande janë të bazuara në këto rezultate. Madje

studimet me buxhet të ulët, vendimet me alternativë të ulët risku që

shërbejnë si hyrje kalimthi në mjedisin e tregut, nuk do të

konsiderohet nivel i besueshëm më pak se 90 deri 90 përqind. Niveli i

besueshmërisë prej 95 përqind është sugjeruar për shumicën e

kërkimeve.20

20

Grup autorësh, The Marketign Research Guide. The Haworth Press, NewYork - London., fq.217.

32

Në vlerësimin e saktësisë së mostrës, ose përzgjedhjen e mostrës që e

plotëson nivelin e kërkuar të saktësisë, janë dy ndryshore kritike,

madhësia e mostrës dhe masa që ne do ta marrim si një përqindje e

vetme – shembull përqindja që informon për markën. Gabim I

zakonshëm lidhur me madhësinë e mostrës është të supozojmë se

saktësia është përcaktuar nga përpjestimi I popullimit të përfshirë në

mostër (shembull 9% e popullimit). Supozimi I popullimit të madh,

kjo nuk është rast dhe çëshjta e madhësisë apsolute e mostrës

pavarësisht nga madhësia e popullimit - mostra prej 500 nga popullimi

prej 1 milion do të jetë aq e saktë si mostra prej 500 prej popullimit

prej 5 milion.

Marrëdhënia në mes të gabimit në mostër, matjes në përqindje dhe

madhësisë së mostrës mund të shprehet si formulë:

= n

pp %)100%(96.1

Ku:

- gabimi në mostër;

p - masa e marrur;

n - madhësia e mostrës.

Nënvizojmë: vlera 1.96 e përfshirë në formulë është për 95% të nivelit

të gjasës, në nivele të tjera vlerat tjera zëvendësohen (shembull 2.59

për 99% të shkallës).

Formula për llogaritjen e gabimit në mostër për një përqindje të vetëm

(95% të shkallës së gjasës). Me përdorimin e formulës mund të

llogaritet, për shembull, që prej mostrës prej 500 respodentësh (n),

masa prej 20% (p) shembull informacionit për markën - do të ketë

gabim në mostër prej +/-3.5% në 95% të nivelit të gjasës, shembull:

%5.3500

)20100(2096.1

Prandaj, kjo kupton se bazuar në mostër prej 500 ne mund të jemi

95% të sigurtë se masa e vërtetë (shembull I informacionit të markës)

në mesin e tërë popullimit nga e cila mostra është zgjedhur do të jetë

brenda +/-3.5% të 20%, shembull në mes të 16.5% dhe 23.5%.

33

9.1.3.5. ZGJEDHJA E NJËSISË SË MOSTRËS

Njësia e mostrës paraqet njësinë përbërse, të cilës i referohemi gjatë

mbledhjes së të dhënave në mostër. Të gjitha njësitë e mostrës si edhe

vetë mostra është pjesë përbërse e masës statistikore nga e cila

zgjedhet mostra dhe njësia e saj. Shëmbull: nëse na duhet një mostër

prej 90 familjeve nga territori i qytetit të Prishtinës, atëherë çdo njëra

prej 90 familjeve paraqet njësinë e mostrës. Në pamje të parë duket

krejt thjesht por nuk është lehtë të caktohet njësia e mostrës kur ka të

bëj me kërkimet e marketingut. Në rastin kur janë të nevojshme të

dhënat për konsumin e ndonjë produkti ushqimor dhe kur vendosim të

zbatojmë metodën e mostrës, shtrohet pyetja secila është njësia më e

përshtatshme e mostrës tonë? A është familja ose një konsumator?

Shumë shpesh në kërkime na janë të nevojshme shenimet për

përfaqësimin e markës së caktuar të produktit në shitore në tregun

regjional.

Kur të vendosim për mostër përsëri nuk harrohet pyetja e përkufizimit

preciz të njësisë së mostrës. Se çka kuptojmë me shitore dhe cilat lloje

të shitoreve të merren parasysh? Kërkuesi i marketingut duhet t‟i ketë

parasysh qëllimet e kërkimit te përkufizimi i njësisë së mostrës. Në

përgjithësi njësi të mostrës në kërkimet e marketingut më së shpeshti

janë konsumatorët individual, familjet, shitoret, konsumatorët

prodhues, etj.

34

USHTRIME

a. Pyetje për diskutim

1. Kuptimi i mostrës dhe regjistrimit?

2. Qëllimi i zbatimit të mostrës?

3. Faktorët të cilët ndikojnë në mostër?

4. Procedurat për zgjedhje të mostrës cilat janë?

5. Kuptimi i bashkësisë themelore dhe element I popullimit?

6. Kuptimi I kornizës për zgjedhje të mostrës?

7. Metodat e zgjedhjes së mostrës, kuptimi në mes tyre?

8. Cilat janë llojet e mostrës së rastsishme?

9. Kuptimi I mostrvs së rastsishme të thjesht dhe llojet e saj?

10. Kuptimi I mostrës së stratifikuar dhe llojet e saj?

11. Kuptimi dhe shprehja algjebrike e mostrës së rastsishme të thjesht me

shpërndje proporcionale?

12. Kuptimi dhe shprehja algjebrike e mostrës së rastsishme të thjesht me

shpërndje optimale?

13. Kuptimi I mostrës sistematike dhe përllogaritj e saj?

14. Kuptimi I mostrës klaster/grumbullit, zgjedhja dhe lloji më I rëndësishëm I

saj?

15. Cilat janë llojet e mostrës jo të rastsishme?

16. Kuptimi I mostrës së përshtatshme?

17. Kuptimi I mostrës së njohësve të problemit?

18. Kuptimi I mostrës së kuotës, llojet dhe mënyra e përllogaritjes së saj?

19. Kuptimi I mostrës topa bore dhe mënyra e zgjedhjes së saj?

20. Madhësia e mostrës dhe faktorët të cilët ndikojnë në madhësinë e mostrës?

21. Cilat janë njësitë e mostrës?

b. Pyetje me shume zgjidhje

1. Nëse elementet e popullacionit janë të ngjashme paraqitja me saktësi e

karakteristikave që na interesojnë bëhet me:

a. mostër të madhe, b. mostër të vogël,

c. të pandryshuar, d. as njëra.

2. Nëse elementet e popullacionit kanë dallueshmëri të ndjeshme/madhe paraqitja

me saktësi e karakteristikave që na interesojnë bëhet me:

a. mostër të madhe, b. mostër të vogël,

c. të pandryshuar, d. as njëra.

3. Në parim rezultatet e kërkimeve në bazë të mostrës janë më pak precize se sa

ato të fituara prej grupit themelor/popullimit, sepse në përfundime nuk

shfrytëzohen të gjitha informacionet por vetëm një pjesë e vogël e tyre.

a. e pa sakt, b. E sakt, c. Pjesërisht e sakt.

35

4. Në parim rezultatet e kërkimeve në bazë të mostrës janë më shumë precize se

sa ato të fituara prej grupit themelor/popullimit, sepse në përfundime shfrytëzohet

informacionet vetëm të një pjese të vogël.

a. e pa sakt, b. E sakt, c. Pjesërisht e sakt.

5. Për përkufizimin e kornizës për zgjedhje zakonisht i përdorim:

a. regjistrat e votuesve, b.adresarët telefonik,

c. adresarët e biznisit, d. të gjitha.

6. Mostra njësitë e bashkësisë së të cilës kanë gjasë për zgjedhje më të madhe se

zero është:

a. mostër e rastit, b. mostër joprobabile,

c. të dyja, d. as njëra.

7. Procedura e zgjedhjes te mostra e gjasshmë është;

a. jo objektive, b. objektive,

c. të dyja, d. as njëra.

8. Mostra e cila përdor të gjykuarit personal në zgjedhje është:

a. mostër e rastit, b. mostër qëllimore,

c. të dyja, d. as njëra.

9. Procedura e zgjedhjes te mostra qëllimore është:

a. subjektive, b. objektive,

c. të dyja, d. as njëra.

10. Kur në mostër zgjedhet njëra nga N-njësitë dhe kthehet prapa. Veprimi

përsëritet n-herë, kemi:

a. Mostër të rastësishme të thjesht papërsëritje,

b. Mostër të rastësishme të thjesht mepërsëritje,

c. Mostër të stratifikuar,

d. as njëra.

11. Kur në mostër zgjedhet njëra nga N-njësitë dhe nuk kthehet prapa, kemi:

a. Mostër të rastësishme të thjesht papërsëritje,

b. Mostër të rastësishme të thjesht mepërsëritje,

c. Mostër të stratifikuar,

d. as njëra.

12. Detyrë: Zgjedhim mostrën e rastësishme të thjesht me madhësi n=5, nga

bashkësia e studentëve prej N=20. Se cili student shenohet me numrin e vet prej 1

deri 20, me ç‟rast kryhet kodimi i tyre. Duke e shfrytëzuar tabelën e numrave të

rastit kemi:

74640 42331 29044 46621 62898 93582 04186 19640

23491 83587 06568 21960 21387 76105 10863 97453

36

Me që numri i përgjithshëm i njësive të bashkësisë themelore është dy shifror

(20), numrat prej tabelës i grupojmë në numra dy shifror.

74 64 04 23 31 29 04 44 66 21 62 89 89 35 82 04 18 61 96 40

23 49 18 35 87 06 56 82 19 60 21 38 77 61 05 10 86 39 74 53

Tani i zgjedhim 5 numrat e parë dy shifror, të cilët nuk janë më të mëdhenj se 20,

nëse mostra është me përsëritje numrat i zgjedhim në rend, kurse në detyrë

zgjedhja është papërsëritje.

Mostra n5= (04, 18, 06, 19, 05).

13. Zgjedhim mostrën e rastësishme të thjesht me përsëritje në madhësi n=20, nga

bashkësia e studentëve prej N=40. Se cili student shenohet me numrin e vet prej 1

deri 40, me ç‟rast kryhet kodimi i tyre. Duke e shfrytëzuar tabelën e numrave të

rastit kemi:

74640 42331 29044 46621 62898 93582 04186 19640

23491 83587 06568 21960 21387 76105 10863 97453

Me që numri i përgjithshëm i njësive të bashkësisë themelore është dy shifror

(40), numrat prej tabelës i grupojmë në numra dy shifror.

74 64 04 23 31 29 04 44 66 21 62 89 89 35 82 04 18 61 96 40

23 49 18 35 87 06 56 82 19 60 21 38 77 61 05 10 86 39 74 53

Tani i zgjedhim 20 numrat e parë dy shifror, të cilët nuk janë më të mëdhenj se

40, nëse mostra është me përsëritje.

Mostra n20= (04, 23, 31, 29, 04, 21, 35, 04, 18, 40, 23, 18, 35, 06, 19, 21,38, 05,

10, 39).

14. Mostra në të cilën numri i njësive të zgjedhura prej se cilit stratum është

proporcional me numrin e elementeve të atij stratumi në bashkësinë themelore

është:

a. Mostra e stratifikuar joproporcionale,

b. Mostra e stratifikuar proporcionale,

c. Mostra e klaster/grumbullit,

d. as njëra.

16. Mostra e cila formohet ashtu që nga se cili stratum zgjedhen elemente, ku

numri i elementeve nuk është i varur nga madhësia e stratumit dhe shkallës së

homogjenitetit të saj (heterogjenitetit) është:

a. Mostra e stratifikuar joproporcionale,

b. Mostra e stratifikuar proporcionale,

c. Mostra e klaster/grumbullit,

37

d. as njëra.

17. Mostra e cila zgjedhet duke e ndarë popullacionin në grumbuj të njësive të

popullimit, të cilët grumbuj zgjedhen në mostër me zgjedhje të rastsishme është

mostër e:

a. njohësve të problemit,

b. klaster,

c. sistematike,

d. përshtatshme

18. Zgjedh mostrën sistematike prej 20 shitoreve nga bashkësia themelore, pra

nga regjistri i 200 shitoreve?

19. Zgjedh mostrën sistematike prej 10 shitoreve nga bashkësia themelore, pra

nga regjistri i 100 shitoreve?

20. Mendimi i sindikatës për pozitën e punëtorëve, nxënësve për kushtet e

mësimit, etj, paraqet mostër të:

a. rastsishme,

b. qëllimore,

c. të dyja,

d. as njëra.

21. Mendimi i individeve per problemin e caktuar kërkimor, paraqet mostër të:

a. përshtatshme,

b. njohësve të mirë të problemit,

c. kuotës,

d. as njëra.

22. Kur popullimet janë të vogla dhe respodentët është vështirë të njihen dhe janë

të shpërndarë, përdorim mostrën:

a.e njohësve të problemit,

b. topa bore,

c. kuotës,

d. e përshtatshme.