91

Click here to load reader

Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

KREU V

PROBLEMATIKAT E STOME DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TURISTIK

NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI

5.1. Probleme te zhvillimit soci-ekonomik dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e

turizmit.

Për të pasur një panoramë sintetike për evolucionin e situatës ekonomike në Shqipëri

dhe Mal të Zi gjatë periudhës 1990 - 2011, është e domosdoshme të njihen, qoftë edhe

në përgjithesi, tiparet themelore të ekonomisë shqiptare dhe asaj malazeze në prag të

viteve 90-të. Periudha e gjatë e vetizolimit që përjetoi Shqipëria në sistemin socialist, e

shoqëruar me një politikë ekonomike voluntariste e me prirje autarkike, çoi në krijimin

e një strukture të çekuilibruar, të prapambetur e konservatore, që mbështetej në

sundimin absolut të pronës shoqërore dhe drejtimin e centralizuar nga shteti. Për këtë

aresye, cilido që i shqyrton ritmet e rritjes së ekonomisë shqiptare për periudhen nga viti

1951 deri ne vitin 1990, vëren se ato bien në mënyrë tendeciale, pesëvjeçar pas

pesëvjeçari. Kjo si rezultat i shterimit te burimeve të rritjes ekstensive140. Shtesa e

investimeve paksohet që nga gjysma e viteve 70', pas ndërprerjes së ndihmës

ekonomike nga Kina, duke arritur nivelin më të ulët në periudhën 1986 - 1990141. Kriza

strukturore u ndërthur gjatë viteve 80-të me një krizë koniunkturale që u shpreh edhe në

racionimin e një pjese të produkteve ushqimore, në rritjen e inflacionit dhe të

papunësisë, në staniacionin dhe pastaj në rënien e të ardhurave reale për frymë.

Gjendja tepër e vështirë ekonomike ishte pasojë edhe e mungesës së stabilitetit politik të

vendit, të cilat pengonin hartimin dhe zbatimin e një strategjie të qëndrueshme dhe afat-

gjatë për reformat ekonomike. E gjithë kjo ndikoj pothuajse në mënyrë negative edhe në

zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Mali i Zi si pjesë e ish- Jugosllavisë ndryshe nga Shqipëria zhvilloi një ekonomi të

bazuar në vetëqeverisje dhe ku prona private fare pak u cënua. Edhe pse ekonomia e

ish- Jugosllavisë dhe ajo malazeze ishte e centralizuar, nga vitet 1960 turizmi u pa si

140 Vlerësimi i situates social – ekonomike në rajonet e Shqipërise – UNICEF Shqipëri , Tiranë 2000 fq.

15141 Po aty

Page 2: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

një degë me leverdi ekonomike ku valuta e huaj dhe turizmi masiv u pa si mundësi të

zhvillimit socio-ekonomik të vendit. Nga vitet 50-të e deri në fillim të viteve 90-të,

bregdeti i Malit të Zi pësoi një transformim dhe një zhvillim më të shpejtë krahasuar më

pjesën qendrore dhe veriore të vendit. Zhvillimi i turizmit parasëgjithash ndikoj në

hapjen e vëndeve të reja të punës, sidomos në sektorin e shërbimeve, në përmirësimin e

nivelit socio-ekonomik etj.

Qeveria shqiptare e dalë nga zgjedhjet pluraliste të vitit 1992 ndërmori një reformë të

gjerë ekonomike liberale, të improvizuar dhe me elementë të theksuar të terapisë

shok142.

Në fund të vitit 1996 u duk një përkeqësim i ri i gjëndjes ekonomike të vendit. Me

fillimin e vitit 1997, këto tendenca u thelluan gjithnjë e më tepër, duke e çuar vendin

drejt një kolapsi të ri ekonomik dhe shpërthimi social që shënoi shokun e dytë për

ekonominë shqiptare. Si shkak kryesor për këtë situatë sociale dhe ekonomike u bënë

firmat piramidale dhe ku aspekti më i dukshëm i kësaj krize është shembja e

institucioneve informale financiare që filloi në fund të nëntorit 1996. Këto institucione

shtriheshin në territorin e tërë Shqipërisë dhe kishin grumbulluar gjatë një periudhe 2-4

vjecare kursimet e mbi 1/3 të numrit të përgjithshëm të familjeve shqiptare, të cilat

vlerësohen në rreth 1,2 miliard USD143. Kjo për turizmin në Shqipëri si një degë e re e

ekonomisë ishte si një goditje tjetër e madhe pas asaj që pesoi gjatë regjimit komunist,

por në një situate tjetër.

Në mars të vitit 1999 ekonomia shqiptare pësoj një goditje tjetër nga ardhja e rreth

500.000 refugjatëve kosovarë, që u shpërngulën me dhunë nga politika e spastrimit

etnik, e ndjekur nga regjimi i Millosheviqit. Infrastruktura e brishtë e vendit u dobesua

më tej nga fluksi i papritur i popullsisë. Pa ndihmën e shërbimeve publike të afta për të

përballuar një situatë të tillë, shqiptarët u përkujdesen për nevojat e refugjatëve me

bujari dhe mikpritje.

Një situatë të tillë pothuasje përjetoi edhe ekonomia malazeze gjatë viteve '90-të, ku si

pasojë e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe luftërave që pasuan si dhe izolimin dhe

bllokaden ekonomike nga OKB-ja si rezultat i situatës politike ekonomia e brishtë

142

Po aty, fq. 16143

Malaj A. Mema F. “Karakteristikat dhe efektet e tregut jo zyrtar financiar”, Ekonomia dhe Tranzicioni,1998.

Page 3: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi
Page 4: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

malazeze u dobësua shumë. Në këtë mënyrë Mali i Zi humbi tregjet e njohura turistike,

siç ishte p.sh. tregu gjerman dhe i Europës Përendimore në përgjithësi e më këtë bie

ndjeshëm edhe numri i turistëve. Një karakteristikë tjetër që ndikoj në rënien e situates

social – ekonomike në Mal të Zi ishte edhe iflacioni galopan ku zhvlerësimi i parasë

(dinarit) u bë me një shpejtësi të paparë. Gjithashtu edhe lufta e Kosovës e vitit 1999

pati një ndikim në ekonominë malazeze, ku shteti u ndodh përpara një situate të re në

pritjen e një numri të konsiderueshëm refugjatësh të luftës të cilët kryesisht u strehuan

në Ulqin.

Një karakteristikë tjetër e tranzicionit ekonomik në Shqipëri është ekstroversioni144 i tij,

domethënë konsumi i brendshëm është më i madh se prodhimi, ndërsa diferenca

mbulohet nga transfertat private të emigracionit shqiptar dhe ndihma e organizmave

ndërkombëtare. Nga viti 1991 deri në fund të vitit 1999 Shqipëria pati një ndihmë të

jashtme të konsiderueshme nga Komuniteti Europian. Ndërsa dërgesat e emigracionit

shqiptar gjatë viteve 90-të e në vazhdim, si mesatare vjetore, kanë qënë rreth 400 - 450

milione USD145.

Nga pikpamja e injektimit të flukseve financiare, e krahasuar me ekonomitë e tjera në

tranzicion të Evropës qëndrore e lindore, si pasojë e përmasave të vogla dhe

emigracionit të madh, Shqipëria është i vetmi vend që përngjan në këtë aspekt me

Gjermaninë e Lindjes146 .

Struktura ekonomike në të dy vendet (Shqipëri , Mali i Zi) kaloi nga një disekuilibër në

tjetrin.

Disekuilibri i ri u shfaq edhe në zhvillimin rajonal të këtyre vendeve, që erdhi si pasojë e

krizës dhe zhvillimit të pabarabartë ekonomik.

Megjithëse flukset e investimeve të huaja në Shqipëri kanë qenë në rritje të

vazhdueshme, ato mbeten në nivele shumë të ulta nëse i krahasojmë me Malin e Zi dhe

vendet e tjera të rajonit. Kjo si pasoje e një trashëgimie negative të dëmtimit të rëndë te

klimës së biznesit, për shkak të pengesave të konsiderueshme administrative,

korrupsionit të përhapur, dobësive regullatore, si dhe riskut të përceptuar ekonomik dhe

politik të vendit.

144

SAMSON I., Albania experience among transition trajectories, Working Paper, Grenoble 1996.145

Po aty146 Vleresimi i situates social – ekonomike ne rajonet e Shqipëris – UNICEF Shqiperi , Tiranë 2000, fq.16

Page 5: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Në Shqipëri rreth 70 % e investimeve direkte të huaja janë përqëndruar në aksin Tiranë -

Durrës, ndërsa pjesa tjetër në zonat perëndimore dhe jugore të vendit. Investimet direkte të

huaja dhe krijimi i ndërmarrjeve të reja nga kapitali vendas, kanë qënë faktori kryesor që ka

përcaktuar hapjen e vendeve të reja të punës, kanë ndikuar në nivelin e të ardhurave të

popullsisë, në ritmet e zhvillimit ekonomik e social sipas rretheve, etj.

Zonat ku janë përqëndruar IHD janë zona me të ardhura më të larta dhe infrastrukturë

më të zhvilluar. Pjesa e brendshme qendrore si dhe verilindja e vendit, janë ndër zonat

më pak të preferuara nga investitorët e huaj. Perveç infrastrukturës së pazhvilluar të

këtyre zonave dhe marketingut të munguar, një rol të rëndësishëm mendohet të ketë

luajtur migrimi i brëndshem dhe i jashtem, i cili veshtirëson gjetjen e fuqisë punëtore të

kualifikuar në to.

Nga pikëpamja e origjinës, Italia dhe Greqia ruajnë një pozicion mbizotërues në

investimet e huaja direkte në Shqipëri. Kështu 51 përqind e ndërmarrjeve të investimit

direkt janë me pjesemarrje të kapitalit të huaj italian dhe 24 përqind me kapital të huaj

grek147. Ndjekësit më të afërt janë kapitali turk (4 perqind) dhe ai amerikan (3 perqind).

Nderkohe, verehet nje hapje drejt Lindjes së Mesme, shoqeruar edhe me rritjen e

flukseve të kapitalit nga këto vende148.

Shqipëria ofron mundësi të shumta për investime në sektorë te veçantë si:

Industria e lekurë – kepucëve dhe veshjeve

Bujqësia dhe Agrobiznesi

Minierat

Nafta dhe gazi

Turizmi

Telekomunikacioni

Infrastruktura

Elektor – Energjia etj.

Më situaten politike që u krijua në vend pas vitit 2006 ku Mali i Zi fitoi pavarësinë dhe u

shkëput nga Serbia, Qeveria e Malit te Zi ndërmori një sërë masash lehtësuese për të

tërhequr investitor të huaj në vend. Këto masa kryesisht kishin të bënin më uljen e taksave,

147

Banka e Shqipëris – Investimet e huaja direkte në Shqipëri (IHD)148 Po aty

Page 6: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

heqjen e barierave për të huajt me qëllim marrjen e lejeve për të blerë truall për një periudhë

99 vjeçare etj. Të gjitha këto masa lehtësuese ndikuan që investimet e huaja të rriten nga

38.7 milion € që ishin në vitin 2003 në 944 milion € në vitin 2009149. Si rezultat i krizës

financiare botërore në vitin 2010 investimet e huaja në Mal të Zi pësuan rënie duke arritur

në nivelin e vitit 2008. Si fusha më të preferuara për investime në Mal të Zi vazhdojnë të

mbeten :

1. Energjia elektrike

2. Turizmi

3. Telekomunikacioni.

4. Infrastruktura etj.

Turizmi padyshim që është sektori më i prefëruar për investime pasi ai sjell një të

ardhur të shpejtë, prandaj edhe investitoret e huaj në Mal të Zi si: slloven, hungarez, rus,

irlandez etj. preferuan këtë sektor të ekonomisë. Mali i Zi është jë treg i vogel turistik

krahasuar me vendet e rajonit, si: Kroacia, Greqia etj, por që pretendon që të zhvilloj një

turizëm te lartë ose siç quhet ndryshe elit, që bazohet në potencialet tërheqese natyrore,

trashëgiminë historike dhe kulturore, në cilësinë e shërbimeve, në infrastrukturë etj. Ky

lloj turizmi kërkon një gamë të gjërë komoditetësh dhe kërkesash ku hotelet me 4 – 5

yje duhet të luajnë një rol parësor në këtë drejtim. Prandaj procesi i privatizimit të

objekteve hoteliere që nisi pas viteve 90-të në vend më së tepërmi u përqendrua në

zonën e Budvës ku si rezultat sot kemi numrin më të madhë të hoteleve te kategorive të

ndryshme 3, 4 dhe 5 yje siç është hoteli "Splendid" që plotesojnë kërkesat e turistëvë të

një klasi më të lartë. Ndryshe kemi të bëjmë me objektet hoteliere në Ulqin, Kotorr,

Herceg Novi etj. Në Ulqin procesi i privatizimit nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Kështu disa hotele të ndërmarrjes shtetore "Riviera e Ulqinit" si hoteli "Lido",

"Bellevu" etj, edhe pse janë privatizuar akoma nuk po shohin investimet. Ato sot po

qëndrojnë të prishura duke u bërë problem edhe për mjedisin përrreth. Një fenomen

mjaft intersat ndodhi edhe me hotelin "Galeb" në afërsi te Plazhit te Vogel ku

privatizimi solli prishjen e tij. Dikur ky hotel, pra "Galebi" gjatë gjysmes se dytë te

viteve '80-të ishte hoteli me luksos me një akitekturë moderne në tërë bregdetin e Malit

te Zi. Edhe pse egziston projekti që në vend te ish hotelit "Galeb" të ndërtohet një tjetër

149 Plani Hapësinor i Ulqinit deri në vitin 2020 – fq.136

Page 7: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

hotel megjithatë kriza finacire do të ndikoj që ndërtimi i hotelit te planifikuar nuk do të

bëhet realitet edhe për një periudhe disavjeçare. Probleme me privatizim po kalon edhe

hoteli "Otrant" që ndodhet ne Plazhin e Madh ku firma privatizuese "Barkly" nga Rusia

ka shfaqur probleme. Këto probleme që trajtuam më lart dhe probleme të tjera po

ndikojnë në renien e ofert[s turistike te Ulqinit, ne shfaqjen e problemeve sociale,

mjedisore etj. Ndërsa ne Budva, si metropol i turizmit, një dukuri e tillë nuk ndodh

pasi privatizimi i hoteleve ka dhënë efekte pozitive ne zhvillimin e turizmit. Megjithate

si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi zonat bregdetare janë objekt kryesor i

investimeve në turizëm. Problemet me pronat (në Shqipëri), mungesa e planeve

urbanistike rregulluese si dhe kriza finaciare që ka prekur ekonomitë e vendeve nga të

cilët vijnë investitorët etj., janë disa nga faktorët që ndikojnë në hezitimin dhe

pasigurinë e investitoreve në turizëm. Mendoj se si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi duhet të

terheqin ato investitor te cilët kanë një traditë në të bërit turizëm dhe jo investitor të cilët

mund të ndikojnë negativisht në ecurinë e zhvillimit te turizmit, në mjedisin përrreth etj.

Raste te tilla te keqperdorimit te hapësirave bregdetare nga inestitore te huaj ne Mal të Zi

mund të shihen më se miri në gjirin "Zavalla" në Budva, ku kompleksi turistik për arsye

finaciare, probleme me pronësinë etj, që ka shfaqur firma "MIRAX" nga Rusia ka bërë qe

punimet në këtë kompleks te pezullohen. Kjo më së miri vërehet edhe në pamjen e

mëposhte.

Foto.10. Kompleksi turistik në gjirin Zavalla në Budva (N.Avdiu prill, 2011)

Page 8: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të mësojnë nga gabime të tilla në mënyrë që të ruhet mjedisi

jetik, të mos dëmtohet dhe të mos shkohet drejt betonizimit të hapësirave bregdetare, pasi

këto dukuri nuk sjellin ndonjë perfitim ekonomik. Raste të tilla të betonizimit të bregdetit

kanë ndodhur në Majorka të Spanjes ku orijentimi drejt zhvillimit të turizmit të

qëndrueshëm ka bërë të mundur shmangëjen e problemeve të tilla dhe shpëtimin e Majorkës

nga fenomeni i betonizimit të zonës bregdetare.

5.2. Gjendja e infrastrukturës turistike dhe ndikimi i saj në zhvillimin e turizmit.

Në zonat turistike, aty ku ushtrohet funksioni turistik infrastruktura turistike përbën

faktorin kryesor, më anen e së cilës kryhen shërbimet e vendosjes, ushqimit, të pijeve,

argëtimit etj.

Shkalla e zhvillimit të bazës materiale të turizmit të një vendi shpreh shkallën e ofertës

turistike dhe me këtë kapacitetet e drejtperdrejta ose ato indirekte kryejnë funksione

kryesore të ofertës turistike sidomos lidhur më qarkullimet e turistëve dhe me vendosjen

e tyre150.

Shpeshherë ndodh që gjatë sezoneve turistike rrugët e qarkullimeve të turistëve si dhe

destinacionet e tyre në të shumtën e rasteve paraqesin hapësira të krijimit të pëngesave

dhe problemeve të mjeteve të trafikut dhe të njerëzve, gjë që ndikon në mënyrë negative

në procesin e qarkullimeve të turistëve në vendet e destinuara.

Kështu p.sh. plazhet si në Mal të Zi ashtu edhe në Shqipëri si dhe hapësirat tjera

turistike të rekreacionit ose të zbavitjeve në të shumtën e rasteve mund të shkaktojnë

mbingarkim dhe ndotje të mjedisit të këtyre zonave, gjë që është në kundërshtim me atë

se çfarë turisti kërkon dhe pret në destinacionin e preferuar turistik.

Në tabelën e mëposhtme pasqyrohet qartë lidhshmëria e infrastrukturës turistike të

drejtpërdrejtë me atë indirekte ose të terthortë në vendet turistike.

150 Dr. Gashi M . - Bazat e Turizmit – Prishtinë 1986 , fq. 190

Page 9: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

KAPACITETET

E DREJTPERDREJTA

KAPACITETET

INDIREKTE

Kapacitetet për vendosje

ushqim dhe pijeKapacitetet kurative dhe

Kapacitetet për sherbime te

ndryshme dhe tregti

Hotelet

Motelet Agjensite Turistike

Kampet Pushimoret Ndermarrjete transportit

Kolonite turistike Sanatoriumet Tregtia

Pansionet Banjat termale Serviset

Dhomat Private Pishinat Zanatet

Bujtinat Saunat Objektet kulturore

Vetesherbimet Teleferiket Bankat

Restorantet Terrenet Sportive Sigurimi

Expres-restorantet Marina per lundrim PTT

Kafeterite Infrastruktura lokale

Pasticerite

Objekte te tjera

Burimi: Dr. Gashi M.- Bazat e Turizmit

Skema 1: Paraqitja e infrastrukturës turistike

Studimet e shumta tregojnë se veprimtaria kryesore në ofertën turistike të një vendi,

përveç bukurive të shumta natyrore dhe historiko-kulturore, bazohet edhe në

infrastrukturen turistike që ka të bëjë me objektet e akomodimit, si: hotelet, motelet,

pansionet, bujtinat private, restorantet, baret, pubet, diskotekat etj.

Në këtë mënyrë gjatë prezantimit të ofertës turistike të një vendi ose zone të caktuar

turistike është e nevojshme që në mënyrë precize të shikohet gjendja egzistuese e

infrastrukturës (objekteve të vëndosjes) dhe se çfarë planifikohet të bëhët në këtë

drejtim.

Skema e mëposhtme ka të bëjë më 5 faktorët kryesorë më të cilët mbështetët tërheqja

dhe qendrimi i një turisti në një destinacion të caktuar turistik.

Page 10: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Skema 2: Faktorët përcaktues të një destinacioni turistik

Fokusimi i turisteve

OrigjinalitetiKualiteti

Risitë Integrimi

Burimi: Martinovic P.- Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njenog razvoja ( Magistarski rad), Lublane 2003

Infrastruktura e vendosjes - Në këtë lloj infrastrukture turistike përfshihen të gjithë

objektet e vendosjes (hotelet,motelet,objektet private etj.), që janë të lidhura direkt me

qarkullimet turistike. Pa një infrastrukturë të zhvilluar të vendosjes në zhvillimet e

sotme të turizmit as që mund të mendohet dhe të preceptohet zhvillimi i turizmit në një

vend.

Mali i Zi deri në fund te shek.XX-të ishte pjesë përbërese dhe njëra nga Republikat e

Jugosllavisë me infrastrukturë me të dobët. Strategjia e zhvillimit te turizmit dhe të

infrastruktures turistike në shtetin e përbashket (ish-Jugosllavi) bazohej në zhvillimin e

turizmit masiv. Zhvillimi i këtij lloji turizmi që për bazë kishte kryesisht turistët me

buxhet të mesëm dhe të vogël, ndikon edhe në zhvillimin e infrastrukturës së vendosjes,

e cila u bazua në zhvillimet e turizmit masovik.

Dinamika e zhvillimit të infrastrukturës së vendosjes në Mal të Zi më së miri mund të

vërehet në strategjinë e zhvillimit të kapaciteteve të vendosjes, si pjesë integrale e

"Masterplanit" të zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2010. Në bazë të këtij

"Masterplani" dinamika e kapaciteteve të vendosjes parashikonte rreth 55.850 shtretër,

nga këto rreth (50.000 në zonën bregdetare dhe 5.850 në zonën kontinentale). Kjo

tregon se për të arritur një qëllim të tillë duhen rreth 23.126 shtretër. Ndërsa sipas

Strategjisë dhe Planeve deri në vitin 2020 parashikohet që nurmi i shtretërve do të arrijë

Page 11: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

shifrën e 111.700, nga të cilët (100.000 në bregdet dhe 11.700 në pjesën kontinentale të

vendit).151 Në bazë të analizës mund të vërejmë se deri në realizimin e këtij plani duhet

të ndërtohen edhe 79.026 shtretër, që ndryshe e kthyer në shifra do të duhej të ndërtohej

rreth 7.900 shtretër në vit. Më ritmet dhe më krizën financiare globale arritja e këtij

qëllimi shihet si mjaft e vështirë. Kjo parasegjithash ngadalësohet edhe nga mungesa e

investimeve gjatë këtyre 2 viteve të fundit (2009-2011), ku kemi një stanjacion të

investimeve si të huaja ashtu edhe vëndase (shtetërore dhe private) në sektorin e

turizmit.

Tabela e mëposhtme tregon për strukturën qe kanë ndjekur hotelet në Mal të Zi në vitet

1989 - 2009 .

Tab. 15: Struktura e hoteleve në Mal të Zi (krahasim i viteve 1989 – 2009)Kategorite Nr.i

hoteleve

Nr.i

dhomave

Nr.i

shtretërve

Nr.i

hoteleve

Nr.i

dhomave

Nr.i

shtretërve

1989 1989 1989 2009 2009 2009

5* 1 118 254 4 370 1.075

4* 12 1.984 4.317 67 3.604 8.391

3* 55 8.027 17.363 85 3.883 8.921

2* 3 103 219 78 5.091 11.629

1* 3 128 352 20 1.303 2.708

Gjithsejt 74 10.360 22.505 254 14.251 32.724

Burimi: Prof.Dr. Ratkovic R.–Strateski izazovi Crnogorskog turizma u drugoj deceniji treceg

milenijuma – Budva 2010, fq. 4

Sipas tabelës vërejmë se në vitin 2009 hotelet me katër dhe tre yje zinin rreth 33 % të

numrit të përgjithshëm të hoteleve në Mal të Zi. Ndërsa hotelet me dy dhe një yll

Page 12: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

aktualisht zënë rreth 64 % dhe hotelet me pesë yje përbëjnë vetëm 3 % të strukturës së

përgjithshme të hoteleve në vend. Krahasuar me periudhën e para tridhjet viteve ku

dominonin hotelet me tre yje që zinin rreth 78 % ndërsa hotelet me kater yje zinin 19 %

151 V.Gašparović – Istraživanje stavova turistikih posrednika i potrošača o imidžu i promociji Crne Gore– Master rad , Beograd 2010 , fq.27

Page 13: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

dhe hotelet e kategorive tjera zinin vetëm 1 %152. Tashmë kjo strukturë ka ndryshuar.

Kjo më së miri mund të vërehet edhe nga paraqitja grafike :

Graf. 12: Struktura e hoteleve në Mal të Zi

Burimi: Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020, Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine, Podgorica 2008

Përsa i përket shpërndarjes gjeografike Rajoni bregdetar dominon në strukturen e

hoteleve dhe objekteve private të akomodimit me rreth 95 % në krahasim me Rajonin

verior i cili absorbon vetm 4 % të strukturës akomoduese. Rajoni qendror me rreth 1 %

zë përqindjen më të vogël në strukturen e hoteleve dhe objekteve private akomoduese

në Mal të Zi153. Kjo shperndarje e tillë më së miri mund të verehet edhe në harten e

mëposhtme turistike të Malit të Zi.

152

Masterplan turizma Crne Gore – Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine, Podgorica 2001153 Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020 – Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine, Podgorica 2008

Page 14: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Harta 5. Harta turistike e Malit të Zi dhe e përqindjes së kapaciteve akomoduse

4%

1%

95%

Burimi: Strategija razvoj turizma Crne Gore do 2020 – Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine, Podgorica 2008Në strukurën e objekteve kryesore në Mal të Zi dominojnë hotelet me rreth 76 % . Kategoritë e

hoteleve në Mal të Zi pothuajse janë të njëanshem të dominuar nga hotelet e kategorive me

3*** dhe 2**, ndërsa hotelet me 4**** dhe 5***** yje kanë një pjesëmarrje te vogël.

Sipas një studimi të bërë nga Horwath Consulting nga Zagrebi dhe Fakulteti i Turizmit në Tivar

me temë: “Poslovanja hotelijerstva Crne Gore" (Të arriturat e hoteleve në Mal të Zi) vërehet

qartë se në përgjithësi hotelet në Mal të Zi janë relativisht të mëdhenj me rreth 139 dhoma, me

një vjetërsi prej rreth 26 vitesh, të renovuar gjatë 3-4 viteve të fundit, me një kualitet të mesëm

me (3 ***yje ), të profilizuar kryesisht për pushime me aktivitete të pakta ku sipas studimit

(çdo i dyti hotel përmban sallë konferencash, çdo i treti hotel ka pishinë, kurse çdo i pesti

hotel ka wellness, ndërsa çdo i gjashti hotel është i paisur edhe me fitness154

.

154 Ivanovic. M – Menadzment ljudskih resursa u hoteljierstvu Crnogorskog primorja – Novi Sad 2010, fq.142

Page 15: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Si rezultat i zhvillimeve që po perjeton turizmi në Mal të Zi kapacitetet e vendosjes

duhet të zhvillohen me ritimin e kërkesave të turistëve. Kështu që struktura egzistuese e

kapaciteteve të vendosjes nuk i plotëson kërkesat dhe nevojat e një turizmi më të

konsoliduar ose elitë, që pretendon të zhvilloj Mali i Zi. Prandaj është e nevojshme

ndërtimi i hoteleve me katër ose pese yje si dhe rikonstruksioni i hoteleve qe ndodhen

ne proces te privatizimit. Hotelet si objekte bazë të ofertës turistike që planifikohen të

ndërtohen në zonat turistike të Malit të Zi duhet t'iu pershtaten zhvillimeve aktuale të

turizmit, duke i kushtuar vëmendje hapësirës brenda, si të dhomave, banjove, enterierit,

duke u kombinuar me objektet të tjera përcjellese si : palestrat, fitnes dhe SPA etj.

Përsa i përket Shqipërisë infrastruktura e vendosjes deri në vitin 1990 ishte e

papërfillshme krahasuar më Malin e Zi. Kjo infrastrukturë ishte e bazuar kryesisht në

disa hotele dhe shtëpi pushimi për punëtor që u ndërtuan gjatë viteve 70-80-të me një

numër të kufizuar të dhomave dhe shtretërve, ndërsa sektori privat ishte i ndaluar. Pas

viteve ' 90-të dhe kryesisht gjatë 10 viteve të fundit (2000 – 2010) infrastruktura e

vendosjes ka pësuar një transformim të shpejtë, ku kemi ndërtimin e një numri të

konsiderueshëm të hoteleve private si dhe vilave dhe me këtë numri i shtretërve është

rritur ndjeshëm. Rritja e hoteleve dhe shtretërve në Shqipëri më së miri vërehet edhe në

tabelën dhe në grafiket e mëposhtme.

Tab. 16: Hotelet dhe kapaciteti i tyre në Shqipëri në vitet 2000 – 2010

Vitet 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Hotele 142 185 194 199 170 220 223 230 235 244 290

Shtretër 5919 7677 7996 5373 5650 6742 7248 8649 8750 10880 11793

Burim : MTKRS

Page 16: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Graf. 13: Numri i hoteleve në Shqipëri në vitet 2000-2010

Burimi: MTKRS-së Shqipëris

Graf. 14: Numri i shtretërve në Shqipëri në vitet 2000-2010

Page 17: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Burimi: MTKRS-së Shqipëris

Page 18: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Trajuar në aspektin global struktura e kapaciteteve të vendosjes, si në Mal të Zi ashtu edhe në

Shqipëri, paraqitet jo shumë e favorshme. Në Mal të Zi vetëm 13 % e objekteve kryesore marrin

pjesë në numrin e përgjithshem të kapaciteteve të vendosjes155. Ndërsa në Shqipëri

sipas të dhënave të MTKRS – së, vetëm objektet kryesore turistike në vend si hotelet,

motelet etj, paraqiten me një kapacitet prej 11.793 shtretër. Nëse e krahasojmë me

Malin e Zi struktura e vendosjes në Shqipëri është me rreth 20.931 shtretër më pak se

Mali i Zi, ku e shprehur në përqindje përbën rreth 38.2 % më pak shtretër në objektet

kryesore se Mali i Zi. Kjo përparësi e Malit të Zi sipas disa analizave është si rezultat i

objekteve hoteliere të tipit Jugosllavë të trashëguara para viteve 90-të si p.sh. kompleksi

hotelere në "Rivieren e Ulqinit", "Koralet në Sutomore", "Slovenska Plazha" ne Budva,

ose komlekset e hoteleve në Herceg – Novi etj.

Sipas disa të dhënave mesatarja e përqindjes së pjesëmarrjes së objekteve bazë të

vendosjes (hoteleve) në BE është 42.18 % kurse në disa vende me turizëm të zhvilluar

si në Spanjë kjo përqindje është 52.55 %, Itali 46.38 %, Greqi 88.23 %, Qipro 95.70

%156.

Ajo çka është e përbashkët për të dy vendet ndryshe nga vendet e sipërpërmendura janë

objektet private dhe shtëpitë e tipit uikend, që në literaturën turistike përbëjnë objekte

më pak të frekuentura në tregun turistik ndërkombëtar. Kurse në turizmin që zhvillojnë

këto dy vende (Shqipëri – Mali i Zi) këto objekte përbëjnë mbi 55 % të kapaciteteve të

vendosjes.

Gjithashtu një rëndësi në infrastrukturen turistike paraqesin edhe objektet ndihmëse si

restorantet, baret, diskotekat etj, që në të dy vendet përbëjnë një faktor mjaft tërheqes

për turistë. Në këtë kuadër restorantet tradicionale, sidomos në zonat bregdetare, në

zonat historiko-kulturore si p.sh. në kalanë e Prezës, Krujës, Pëtrelës në kalnë e Ulqinit,

Kotorit, Budvas etj, dhe në zonat malore të Parqeve Kombëtare etj, të të dy vendeve

janë objekte mjaft tërheqese për turistë. Këtij faktori padyshim duhet ti shtohet edhe

gastronomia dhe shërbimi të cilat në turizëm zënë një vend të rëndësishëm.

155 Prof.Dr.Ratkovic R.–Strateski izazovi Crnogorskog turizma u drugoj deceniji treceg milenijuma –

Budva 2010, fq. 4

156Po aty

Page 19: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Infrastruktura komunale përbën faktor kyç në zhvillimin e turizmit. Kjo

infrastrukturë është e bazuar kryesisht në rrjetin e kanalizimeve, ujësjellsit, në mbetjete

urbane, në furnizimin me energji elektrike etj. Mali i Zi dhe Shqipëria karakterizohen

nga prania e rezervave të konsiderueshme ujore sipërfaqesore dhe nëntokësore. Për

Malin e Zi furnizimi me ujë i zonave turistike bregdetare po përben një problem pasi

ndertimi i rrjetit të ujësjellsve nuk është ndërtuar me intensitetin e ndërtimeve urbane

kjo më së miri verehet në zonën e Ulqinit, Budvës, Herceg Novit etj, ku ndërtimet pa

kriter dhe pa plane urbanistike, gjatë sezoneve verore nëmes tjeras shfaqin probleme me

furnizmin me ujë .

Megjithatë, me projektin që po aplikon për ndërtimin e ujësjellsit Rajonal (ku uji do të

merret nga liqeni i Shkodres) i cili do te furnizoj të gjithë bregdetin dhe qytetin e

Cetinës, Mali i Zi do të zgjidhë një problem shumë të madh të infrastrukturës komunale.

Në Shqipëri furnizimi me ujë në zonat turistike po përbën një problem tepër

shqetësues. Ky problem pothuasje i trasheguar që nga vitet 90-të po krijon shqetësime

sidomos në zonën e plazheve si në Durrës, Velipojë, Shëngjin, Sarandë etj. Mungesa e

ujit në këto zona turistike gjatë sezonit veror herë pas here krijon probleme për turistët,

gjë që çon në largimin e tyre nga hotelet ose shtëpitë private ku ato vendosen. Për

zgjidhjen e këtij problemi shumë pronarë të hoteleve dhe shtëpive private janë detyruar

të paisen me rezervuar uji të madhësive të ndryshme.

Trajtimi i ujrave të zeza dhe i mbetjeve urbane është një problem me të cilin po

ballafaqohen të dy shtetet. Mali i Zi si shtet ekologjik më orijentim drejt zhvillimit të

turizmit të qëndrueshëm mbetjete urbane dhe ujrat e zeza po i trajton më një përkushtim

shumë të madhë. Në anën tjetër rrjeti i vjetër dhe i amortizuar i kanalizimeve shpesh

shoqërohet më probleme pasi ndërtimet e shumta urbane kërkojnë ndryshim të këtyre

rrjeteve, si dhe ndërtimin e kolektoreve të rinj për pastrimin e ujrave të zeza si p.sh: në

zonën e Durrësit, pastaj në zonën e Shëngjinit dhe Velipojës, Vlorës dhe Sarandës etj.

Deri në vitin 2004 në Mal të Zi nuk ka egzistuar asnjë deponi e rregullt për hedhjen e

mbetjeve urbane por vetëm deponi ilegale të destinuara në çdo qytet ose ne zona jashtë

vendbanimeve dhe të pakontrolluara157. Një problem i tillë është i pranishem edhe në

Shqipëri. Landfildi që planifikohet të ndertohet në hapsiren midis Tivarit dhe Ulqinit do

157 Prostorni plan Republike Crne Gore – Podgorica 2006, fq. 80

Page 20: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

të ndikoj në trajtimin më te mirë të mbetjeve urbane. Një Landifld i tillë është ndërtuar

në komunën e Bushatit në Shkodër, i cili do të ndikoj në përimërsimin e trajtimit të

mbetjeve urbane në zonën e Shkodrës. Karakteristikë për të dy shtetet është ndërgjegja e

paket e komunitetit në mbajtjen pastër dhe ruajtjen e mjedisit, ku hapësirat përgjatë

rrugeve kryesore dhe zonave të plazheve ose hapësirave të tjera qofshin këto malore,

Parqeve Kombëtare, zonave arkeologjike dhe historike etj., bëhen objekt i hedhjes së

mbeturinave urbane. Këto mjedise janë si pika të "zeza" dhe ndikojnë negativisht për

syrin e turistit.

Mjaft zona turistike në Shqipëri si problem kryesor kanë trajtimin e mbetjeve urbane

dhe ujrave të zeza. Një fenomen i tillë më së miri vërehët në zonën e Golemit në Durrës

ku mungesa e një rrjeti të mirfilltë të kanalizimeve si rezultat i ndërtimeve të shumta

urbane lenë shumë për tu dëshiruar.

Një problem tjetër në infarstrukturen turistike është edhe sinjalistika turistike, e cila

luan një rrol të rëndësishem në lëvizjet turistike. Sinjalistika turistike orijenton turistët

për në destinacionet e preferuara. Ajo nënkupton emërtimin e vendeve turistike,

distancën në kilometra, Parqet Kombëtare, objektet historiko – kulturore, vendet

arkeologjike, muzetë, hotelet, agjensitë dhe zyrat e informacionit turistik etj, të cilët

shënohen në tabelë të veçantë me ngjyrë të kafet, të verdhë ose të kaltërt dhe me

shkronja standardë me ngjyrë të verdhë, të bardhë ose të zezë në dy gjuhë, ku njëra

përveç gjuhës së vëndit, duhet të jetë në gjuhën me të njohur p.sh. në gjuhen angleze,

franceze ose gjermane etj. Në Shqipëri sinjalistika turistike është shumë e varfër dhe në

të shumtën e rasteve është e vendosur vend e pa vend. Një vend turistik pa sinjalistikën

percjellëse turistike është si hartë memece. Vendosja e sinjalistikës turistike është

kopetencë e Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës dhe institucioneve përkatese si p.sh. në

Parqet Kombëtare sinjalistika tursistike vendoset nga Drejtoritë e Shërbimeve Pyjore në

rajonet ku ato ndodhen, të cilët duhet të kujdesen edhe për mirëmbajtjen e tyre. Në

pamjen e mëposhtme vërehet angazhimi i Drejtorisë së Sherbimit Pyjor Shkodër për

vendosjen e tabelave ne Parkun Kombëtar Theth.

Page 21: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Foto.11. Parku Kombëtar Theth – ( N.Avdiu Korrik 2011)

Në shumë zona turistike si bregdetare, malore, historiko – kulturore, Parqe Kombëtare

dhe arkeologjike, qytete etj., në Shqipëri sinjalistika turistike shpeshë herë demtohet

nga persona të papërgjegjëshem.Si rezultat i përmirësimit të

infrastrukturës rrugore dhe

vendosjes së sinjalistikës së duhur

turistike kalaja e Prezes është një

objekt kulturor-historik mjaft i

vizituar.

Si mungesë e sinjalistikës turistike

një turistë mund të udhetoj me orë të

tëra duke mos ditur se në cilën zonë

mund të jetë. P.sh në zonën turistike të Parkut Kombëtare Theth gjatë ekspeditës që kam

zhvilluar në korrik të vitit 2011 vërejtëm angazhimin e komuntetit për të vendosur

sinjalistiken turistike. Pamjet e mëposhtme tregojnë qartë se edhe në këtë zonë mund

dhe duhet të zhvillohet turizmi.

Page 22: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Foto .12. Sinjalistikë turistike në Theth – ( N. Avdiu Korrik 2011 )

Foto .13. Edhe ketu zhvillohet turizem ( N.Avdiu Korrik 2011 )

Prandaj është e domosdoshme që të vëndoset sinjalistika e duhur turistike dhe të

zëvendësohet e vjetra pasi gjërat kanë ndryshuar dhe orjentimi përmes sinjalistikës së

duhur turistike përbën një ndër kushtet e domosdoshme të infrastruktues turistike të

Shqipërisë. Ajo se çka vërehet këto vitet e fundit në disa zona turistike të Shqipërisë,

është përmirësimi i sinjalistikës turistike dhe vendosja e disa tabelave dhe hartave

turstike të Shqipërisë ku këto të fundit më së tepërmi janë vendosur në pikat e kalimit

kufitar etj.

Page 23: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Në Mal të Zi sinjalistika turistike paraqitet më mirë si në zonën bregdetare, ashtu edhe

në atë malore dhe në zonat e tjera turistike. P.sh. në zonën turistike të Budvës

sinjalistika turistike është shumë më në nivel se në Ulqin. Në Budvë pothuajse çdo

hotel, stacioni i autobusave, objekt kulturo-historik, agjensi turistike, zyrë e

informacionit turistik etj., është i percaktuar në sinjalistikën turistike. Kjo mund të

vërehet edhe në pamjen e mëposhtme.

Foto .14. Pamje nga sinjalistika turistike në zonën turistike të (Shën Stefanit) N.

Avdiu qershor 2011

Një situatë të tillë të sinjalistikës turistike mund ta takojmë edhe në zonat e tjera si në

Kotorr, Tivat etj. Megjithate informacionet mbi zonat dhe vendet ose objektet turistike

duhet të jenë më të kompletuara, duke e paraqitur më të qartë një zonë turistike.

Shembuj të tillë se si duhet të paraqitet sinjalistika turistike mund të merren në vendet

me turizëm më të zhvilluar, si p.sh. Kroacia, Greqia etj.

Situata elektroenergjike dhe furnizimi më energji të zonave turistike në Mal të Zi dhe

Shqipëri përben një çështje tjetër me rëndësi të veçantë në infrastrukturen turistike.

Rrjeti i energjisë elektrike në Shqipëri dhe Mal të Zi nuk u zhvillua me ritmet e

ndërtimeve urbane, prandaj rrjeti elektrik në zonat turistike po paraqitet me mjaftë

Page 24: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

probleme në furnizimin me energji elektrike. Si Shqipëria dhe Mali i Zi disponojnë

resurse të mjaftueshme hidroenergjetike, por ato nuk i plotesojnë nevojat e veta dhe në

këtë drejtim krijojnë defiçite158. Prandaj Mali i Zi me hidrocentralet egzistuese si ai i

Pives, termocentralin e Plevles etj, dhe Shqipëria me hidrocentralet në kaskaden e lumit

Drin nuk i plotesojnë nevojat me energji. Për këtë arsye qeveria e Malit të Zi po

planifikon ndertimin e disa hidrocentraleve, si në lumin Moraça, në rrjedhen e siperme

te lumit Tara, ndërtimin e fazës së dytë te termocentralit te Plevles159 etj. Gjithashtu

edhe qeveria e Shqipërisë po planifikon dhe është duke ndërtuar hidrocentrale, si ai i

Ashtës në lumin Drin si dhe në jug të vendit që do të ndikojnë në përmiresimin e

situates energjetike.

Të dy vendet duhet të orijentohen në mundesitë e gjetjes së energjive alternative, si ajo

e erës ose e energjisë diellore, ku mundësitë për këto janë të medha të favorizuara edhe

nga pozicioni gjeografikë që të dy vendet kanë në pellgun e Mesdheut.

Burimi: PHU – i Ulqinit deri në vitin 2020

Me sa u trajtua më sipër, infrastruktura komunale përbën faktorin kryesor në zhvillimin

e turizmit, ku për Malin e Zi dhe Shqipërinë paraqet llojin akoma më pak të zhvilluar të

gjithë infrastruktures turistike, e cila po përbën një faktor pengues në zhvillimin e

turizmit dhe të jetës në përgjithësi.

158

Nacionalna strategija odrzivog razvoja Crne Gore – UNDP – Podgorica, 2007159 Prostorni plan Crne Gore do 2020 godine – Ministarstvo za ekonomski razvoj - 2008

Page 25: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

5.3. Roli i transportit ne zhvillimin e turizmit

Transporti sot në Shqipëri dhe Mal të Zi përbën një shtyllë kryesore të ekonomisë

kombëtare si dhe të turizmit, duke vepruar si një mekanizëm për levizjen e njerëzve dhe

mallrave. Përditë e më shumë po vleresohet roli i transportit jo vetem ne zhvillimin

ekonomik të vendit, por dhe impakti pozitiv që ai ka ne zhvillimin social, ekonomik,

turistik160.

Zhvillimi dhe masivizimi i turizmit janë të lidhur ngushtë me zhvillimin e

transportit dhe mjeteve të tij161. Me rritjen dhe persosjen e mjeteve të transportit dhe

përmirësimin e infrastrukturës është bëre e mundur lëvizja e një numri gjithnjë e me të

madhe njerëzish, me shpejt e me një kosto më të ulët.

Mjetet e reja të transportit kane ndikuar dukshëm ne zhvillimin dhe masivizimin e

turizmit, por edhe vetë turizmi ndikon në zhvillimin dhe përsosjen e mëtejshme të

transportit.

5.3.1. Llojet e transportit dhe ndikimet ne turizëm

a) Transporti rrugor

Transporti dhe infarstruktura rrugore përbëjnë një nga premisat kryesore për sektorin

publik. Kjo duket në investimet e mëdha që janë bërë në infrastrukturë me qëllim

ngritjen e një rrjeti të përshtatëshëm rrugor. Pas viteve 90-të e veçanarishtë pas vitit

2000 e në vazhdim janë bërë investime të konsiderueshme në ndërtimin, përmirësimin

dhe zgjerimin e rrugëve, duke përfshirë mijëra kilometra rrugë Kombëtare dhe lokale

duke konkuruar dukshëm me llojet e tjera të transportit. Të gjitha këto po ndikojnë në

lidhjet e Shqipërisë me vendet e rajonit.

160

Po aty161 Staregija razvoja saobracajne infrastrukture u Crnoj Gori- Ministarstvo saobracaja Crne Gore

Page 26: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Shqipëria dhe Mali i Zi janë pjese te Rrjetit SEETO162. Korridori me i rëndësishëm ne

këtë zone është segmenti i rrugës Shkodër – Podgoricë, i cili lidhet nëpërmjet Hanit te

Hotit. Ky korridor bën pjese ne Rrjetin e Rrugëve Kryesore Evropiane.

Një nga rrugët që po shihet si një shansë për ekonominë e vendit është rruga Durrës-

Kukës-Prishtinë e cila njihet ndryshe si Rruga e Kombit. Rëndësia që ka kjo rrugë i

kalon kufijtë e saj rel. Ajo jo vetëm lidhi dy kombet tanë, por tashmë kjo rrugë ka një

impakt pozitiv në rajon, e cila do të shërbejë si rrugë lidhëse e tregtisë mes vendeve të

Ballkanit, Detit Mesdhe dhe Detit Adriatik163. Përveç kësaj kjo rrugë ka një rëndësi të

veçantë duke ndikuar në lehtësinë e lëvizjeve të shqiptarve të Kosovës, të cilët përbëjnë

numrin më të madh të turistëve në Shqipëri dhe në qytetin e Ulqinit. Kështu një turisti

nga Prizreni, Prishtina etj, tashmë i duhet vetëm (3 - 3.5 orë) për të mbërritur në

bregdetin e Velipojës, Shëngjinit, Durrësit, Ulqinit. Nga ana e MTKRS me të drejtë

konsiderohet ndërtimi i kësaj rruge si një nga investimet më të mëdha në fushën e

turizmit të bëra ndonjëherë nga qeveria. Kjo rrugë do ti japë edhe më tej frymarrje

turizmit në Shqipëri, duke e konsideruar si një nga projektet afatgjata për zhvillimin e

turizmit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

Një rrugë tjetër me rëndësi turistike është ajo e Jugut ose ndryshe rruga e Bregut, e cila

përbën një nga akset kryesore të Jugut të Shqipërisë me një gjatësi më shumë se 120

km. Kjo rrugë lidh Vlorën me Sarandën. Mund të themi se qëllimi kryesor i ndërtimit të

kësaj rruge ka qenë zhvillimi i turizmit në Jugun e Shqipërisë. Të gjithë e dimë se kjo

zonë përbën një zonë shumë të rëndësishme të turizmit në Shqipëri, por edhe për

impaktin ekonomik që ka turizmi në këtë zonë. Për këtë qëllim u pa e rëndësishme

ndërtimi i kësaj rruge.

Gjithashtu gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë një sërë investimesh në rehabilitimin

dhe ndërtimin e shumë rrugëve të tjera turistike ku përmendim:

162 Observatori Juglindor i Transportit, Korridoret Rrugore dhe Lidhjet përfshinë: Shqipërinë, Bosnie - Hercegovinën, Kroacinë

163 Dr.Draçi B., Dr. Pushka A.- Integrimi i hapësirave shqiptare përmes sistemit të komunikacionit- Kërkime Gjeografike nr.14, Prishtinë 2008

Page 27: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Rrugën për në Plazhin e Divjakës

Rruga Fier – Seman

Rruga Laç – Patok

Rruga për të Gjiri i Lalzit

Rruga për në Velipojë

Ruga për në Shëngjin – Delta e Bunës etj.

Me rëndësi në infrstrukturë gjatë viteve të fundit ka qenë edhe ndërtimi i disa rrugëve

për në qëndrat historike, dhe arkeologjike si: ndërtimi i rrugës për në Kalanë e Rozafës,

në Kalanë e Lezhës, Prezes, Pëtrelës, në Bylis, Amantia etj.

Si rezultat i pozitës gjeografike karakteristikave dhe morfologjisë së relievit, të

ardhurave për frymë të banorëve, si dhe trajtimit të infrastrukturës rrugore që iu

përkushtua në ish- Jugosllavi ku Mali i Zi ishte pjesë përbërese, vërehet qartë se në këtë

drjetim Mali i Zi cilesohet më i zhvilluar në aspektin e infrastrukturës rrugore.

Megjithate ajo çka vërehet sot në infrastrukturen rrugore të Malit te Zi është

trashëgimia e një infrastrukture rrugore tepër të amortizuar nga ish-Jugosllavia, dhe

ndërtimi jo i njëtrajtshëm i rrugëve. Kjo si rezultat i pozicionit, tërrenit, kohës kur janë

ndertuar si dhe teknologjisë që është perdorur në ndertimin e rrugeve në ish

Jugosllavi164. Gjithashtu ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi nuk ka ende rrugë të nivelit të

autostradave. Kështu në rreth 1.800 km e rrugëve të kësaj Republike rreth (47 %) e

përbëjnë magjistralat si: (E 65, E 80, E 752, E 760, E 762). Drejtimet më të rëndësishme

të akseve rrugore në Mal të Zi janë :

a) Magjistrala e Adriatikut e cila fillon nga qyteza e Igallos (në drejtim të Dubrovnikut)

e deri në Pertrovac (E 65, E 80) dhe nga Petrovaci deri në Ulqin madje deri në afërsi të

kufirit më Shqipërinë.

b) Aksi Tivar – Podgoricë (E 65, E 80) – Bjello Polje (E 760) që vazhdon për në

Beograd ku planet janë që kjo rrugë të shendrrohet në autostradë si dhe

c) Aksi Budvë – Cetinë – Podgoricë (E 652)165.

Ndërtimi i tunelit të Sozinës me gjatësi prej 4.1 km në vitin 2007 shkurtoj distancen

gjeografike nga Podgorica dhe pjesa qëndrore për në zonën bregdetare. Tashmë një

164

Strategija Saobracaja u Crnoj Gori – Ministarstvo Saobracaja Crne Gore - 2008165 Po aty

Page 28: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

turisti nga Podgorica që preferon ti kaloj pushimet në Tivar ose Ulqin i duhet vetëm 45

minuta kohë që të arrijë në këto pika turistike.

Një investim tjetër i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të Malit të Zi është edhe

rruga nga Kotorri (nga vendi i quajtur Grahovo) për në zonën turistike të Zhablakut e

cila bën të mundur që brenda dites një turist të shijoj bregdetin dhe zonën malore

Parkun Kombëtar të Durmitorit.

Rikonstruksioni i rrugëve, zgjerimi dhe standardizimi i tyre në zonat turistike është një

prioritet që do të ndikojë në lehtësimin levizjet turistike.

Një projekt që po realizohet në përmirësimin e infrastruktures rrugore ka të bëjë edhe

me aksin Muriqan – Ulqin i cili do të ndikoj në lehtësimin e qarkullimeve turistike, dhe

do të lidh më shpejt bregdetin e Malit të Zi – Shqipërisë – Kroacisë etj.

Ajo çka e karakterizon infrastrukturën rrugore të Malit të Zi në ndryshim nga Shqipëria

janë rrugët shumë të amortizuara në pjesën jugore, qëndrore dhe veriore të vendit të

cilat ndikojnë negativisht në zhvillimin e turizmit dhe nuk mund të ecin në menyrë të

njëtrajteshme me zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

b) Transporti Ujor

Shqiperia dhe Mali i Zi janë vendosur ne një pozicion të favorshëm gjeografik ne pjesën

perendimore te Ballkanit, me dalje te gjerë në detin Adriatik gjë që është shfrztëzuar në

zhvillimin e turizmit balnear. Duke qënë vënde bregdetare Shqiperia dhe Mali i Zi,

ofrojne mundesi te medha për zhvillimin edhe të transportit ujor jo vetëm për tregëti por

edhe per qellime turistike. Nga ana e sektorit publik janë bërë investime të

konsiderueshme në ndërtimin dhe përmirësimin e porteve detare.

Portet kryesore në Shqipëri janë :

Porti i Durrësit

Porti i Vlorës

Porti i Sarandës

Porti i Shëngjinit

Ndërsa portet kryesore ne Mal te Zi jane :

Porti i Tivarit

Porti i Tivatit

Porti i Zelenikës

Page 29: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Një pjesë e këtyre porteve shërbejnë kryesisht për lëvizjet e njerëzve dhe të mjeteve për

qëllime turistike. Përmëndim këtu portet e Sarandës, Himarës dhe pjesërisht porti i

Vlorës, të cilët aktivitetin e tyre e kanë në lëvizjen e njerëzve dhe pritjen e flukseve

turistike. Kurse në Mal te Zi si port turistik me i rëndësishem është ai i Tivatit, në te

cilin zhvillohet turizmi i jahteve me projektin e quajtur Porto Montenegro. Një investim

i drejtëperdrejtë në turizëm nga ky lloj transporti ështe ndertimi i porteve te vegjël ne te

dy brigjet e këtyre vendeve, gjë e cila do të mundësonte zgjerimin e gamës së

aktiviteteve turistike në det dhe tërheqjen e turistëve te huaj të cilët disponojnë varka te

tilla.

Në planet urbanistike që priten të miratohen parashikohët edhe ndërtimi i porteve për

jahte në bregdetin e Ulqinit në hapësiren e Plazhit të Madhë166. Kjo do të ndikoj në

zhvillimin e turizmit nautik. Në afersi të qytetit të vjetër të Ulqinit është ndërtuar një

port i vogel që shërben kryesisht për varka më kapacitet të vogël.

Foto.15. Pamje nga porti i vogel në vendin e quajtur "Kacema" në afërsi të qytetit të

vjetër të Ulqinit

Vlenë të permëndet se gjatë dy- tre viteve të fundit në portin e Durresit dhe Sarandës në

Shqipëri dhe Kotorrit në Mal të Zi po praktikohet udhëtimi me Kruazier, ku përfshihen

turistë nga vendet përendimore, vendet nordike etj. Një problem i madh për Shqipërinë

166 Plani hapësinor i Ulqinit- Podgoricë 2011

Page 30: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

në këtë lloj transporti, i cili solli pjesërisht dhe një frenim në zhvillimin e turizmit, është

Memorandumi i skafeve, i cili nuk lejon lundrimin e këtyre motorike, përveç atyre të

pëshkimit dhe tragetëve. Mendoj se ky Memorandum duhet të hiqet duke i dhënë

prioritet zhvillimit të turizmit nautik.

c) Transporti ajror

Aeroporti i vetëm sot në Shqipëri është Aeroporti Ndërkombëtare i Rinasit Nënë

Tereza, ku kryhen të gjitha fluturimet ndërkombëtare. Duhet të theksojmë se është

ndërtuar edhe aeroporti i Kukësit por që nuk është akoma në funksionim.

Aeroporti "Nënë Tereza" shfrytëzohet gjëraëisht nga agjensitë e udhëtimeve turistike

për udhëtime outgoing, kryesisht ne linjat per ne Turqi, dhe vendet e Evropes

Perëndimore. Lëvizja e flukseve turistike mund të realizohet si përmes linjave të

rregullta

ajrore, ashtu edhe përmes fluturimeve charter, ose me porosi te cilat aplikohen mjaft në

udhëtimet turistike. Në dallim nga Shqipëria, Mali i Zi, si shtet i vogël disponon dy

aeroporte të trashëguara nga ish-Jugosllavia që janë: aeroporti i Podgoricës dhe i Tivatit

si dhe disa lokacione te destinuara për ndërtimin e aeroporteve te tipit charter si në

Ulqin, Berane167 etj. Afërsia me aeroportin e Qilipit ne Dubrovnik ndikon pozitivisht në

transportin e turisteve drejt brgedetit malazes. Aeroporti i Tivatit është i destinuar

kryesisht për udhëtime turistike të favorizuara edhe nga vetë pozicioni gjeografik pasi

ndodhet në bregdet dhe qarkullimi i turistëve nga ky aeroport drejt destinacioneve të

tjera turistike si: Budva , Ulqin etj, bëhet me një koh me të shkurter se nga Podgorica168.

Në Mal të Zi kompania ajrore "Montenegroairlines" përbën boshtin kryesor në

komunikacionin ajror.

Si perspektive mendoj se rajonit te Shkodres dhe Ulqinit do ti duhej nje aeroport i

perbashket me qellime fluturimi charter që do te ndikonte në qarkullimin dhe arritjen

me shpejt të turisteve në desitinacionet turistike ( Ulqin-Velipoj-Shengjin ).

Komunikacinoi ajror duhet të shihet si një përspektivë për zhvillimin e turizmit në

Shqipëri dhe Mal të Zi pasi edhe pozicioni gjeografik që ato kanë në rajonin e Mesdheut

167

Prostroni plan Crne Gore do 2020168 Grup autorësh: Turisticka geografija Crne Gore

Page 31: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

iu mundëson këtë lloj transproti. Kjo për Shqipërin do të kërkonte ndërtimin e

aeroportëve të reja në qytetet bregdetare si: Vlorë, Sarandë që do të ndikonte në

vëndosjen e një linje të brendeshme ajrore në katërkendeshin Tiranë – Kukës –Vlorë –

Sarandë. Kjo do të ndikonte në shtimin e levizjeve turistike nga Kosova dhe vëndet e

tjera drejtë jugut të Shqipëris.

Planifikimi i ndërtimit të një aeroporti të vogël turistik në fshatin

turistik te Kakomesë, do të shërbeje për pritjen e turistëve që do të akomodohen në

këto struktura, por që do të ketë një ndikim të madh për turizmin e kësaj zone.

Gjithashtu në perpektivë mendoj se rajonit të Shkodrës dhe Ulqinit do ti duhej një

aeroport i përbashket më qëllime charter që do te ndikonte në qarkullimin dhe arritjen

më shpejt të turistëve ne desitinacionet turistike (Ulqin-Velipoj-Shengjin). Në pjesën

veriore të Malit të Zi vënia në funksion të aeroportit në qytetin e Beranes do të ndikonte

në zhvillimin turistik dhe ekonomik të rajonit verior. Megjithate projektet nuk duhet të

mbesin vetëm në letër ose në sirtaret e dikastereve përkatese por ato duhet të vihen në

zbatim nga ku komuntetet e të dy vëndeve duhet të gjejnë përfitimet e tyre ekonomike.

d) Transporti hekurudhore

Ky lloj transporti është i vetmi që nuk ka bërë hapa perpara. Kjo si pasojë e mungesës

investimeve. Ky lloj transporti sot përdoret kryesisht për transportin e prodhimeve

kimike, metalurgjike, etj, dhe fare pak për transportin e njerezëve. Mund të themi se

ndikimet e këtij transporti janë shumë të vogla në ekonominë e vendit dhe shumëpak në

turizëm. Është folur për një investim nga ana e qeverisë në vitin 2004, me një financim

nga Banka Amerikane prej rreth 50 mln$, për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor

elektrik me trena të një shpejtësie të madhe që do ta lehtësonte së tepermi lëvizjen e

njerëzve në Shqipëri, por kjo do te ndikonte indirekt dhe në zhvillimin e turizmit. Kjo

mbeti thjesht në letër dhe nuk gjeti zbatim. Zhvillimi i transportit hekurudhor në Mal të

Zi pothuajse ka ndjekur ritmet e infrastruktures rrugore që do të thotë se ky lloj

transporti nuk është i zhvilluar por krahasuar më Shqipërinë është më në avantazh. Në

Mal të Zi janë të ndërtuara dy drejtime rrugësh hekurudhore që janë : Podgoricë-

Nikshiq dhe Tivar-Podgoricë-Bjello Polje që vazhdon për në Beograd. Në aspektin

Page 32: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

turistik si hekurudhë më e rëndesishme është ajo Tivar-Beograd, nga e cila vijnë pjesa

më e madhe e turistëve kryesisht nga Serbia.

Strategjia e zhvillimit të transportit hekurudhor në të dy vendet parashikon që ky

transport të jepet në koncesion si dhe të futen operatorë të tjere. Një nga objektivat

afatmesem duhet të jetë integrimi i rrjetit hekurudhor shqiptarë dhe ai malazez ne rrjetet

hekurudhore ballkanike, duke bërë të mundur thithjen e flukseve turistike nga Kosova,

vendet e Ballkanit dhe të rajonit. Për këtë nevojiten investime nga qeverite e te dy

vendeve me mbështetje edhe nga fondet e BE-së.

Nga sa më lart mund të nxjerrim disa përfundime lidhur me relitetin ne transportit në

Shqipëri dhe mal të Zi. Për të gjitha llojet e transportit në të dy vendet ekziston një

strategji afatgjatë.

Në Shqipëri gjatë viteve të fundit janë bërë investime të konsiderueshme nga ana e

sektorit publik, ndërsa në Mal të Zi akoma trashëgohet një infrastruktur e amortizuar e

tipit Jugosllav, larg standardeve europiane. Në transportin hekurudhor për të dy vendet

shpëtimin e shohim vetëm te privatizimi.

Mungesa e stacioneve për autobuzë urban që vërehet në të gjitha qytetet turistike të

Shqipërisë si: Durrës, Vlorë etj, sjell një konfuzion te turistët që duan të udhëtojnë drejt

destinacioneve të tjera turistike. Një turisti që vjen në Durres ose në ndonje qytet tjetër i

duhen disa orë që të gjej informacion për stacionin e autobuzave. Në mungesë të

stacioneve të mirëfillta autobuzët qëndrojnë në rruge. Kjo peë një qytet turistik është një

mangësi shumë e madhe. Një dukuri e tillë në Mal të Zi është zgjidhur në dekadat e

mëparshme. Kështu në dallim nga Shqipëria në Mal të Zi çdo qytet ka stacionin nga i

cili çdo udhëtar ose turistë merr informacionin e duhur për destinacionin që preferon

brenda dhe jashtë vendit.

Page 33: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Në tabelën e mëposhtme mund të vrehet se si funksionon stacioni i autobusave në

qytetin e Ulqinit.

Tab. 17: Linjat e udhëtimit në stacionin e autobuzave në UlqinLloji i linjave të

udhetimit

Emertimi i linjave Koha e nisjes / Koha

e mbërritjesLinja e udhetimit

ndërkombëtar

Ulqin - Prishtinë 8.oo/18.oo

Ulqin - Prizren 18.oo/19.oo

Ulqin - Sarajevë 9.oo/9.30

Ulqin - Beograd 20.oo/20.oo

Linjat e brendeshme

nderurbane

Ulqin - Tivar 8.30/7.05

Ulqin - Tivar 14.30/13.30

Ulqin - Tivar 6.30/7.30

Ulqin- Podgoric 18.oo/20.oo

Ulqin- Podgoric 11.oo/21.oo

Ulqin- Podgoric 14.oo/16.25

Ulqin- Podgoric 7.34/9.43

Ulqin- Podgoric 12.49/14.50

Ulqin - Budvë 10.28/7.42

Ulqin - Budvë 12.28/8.28

Ulqin - Budvë 9.04/7.24

Ulqin - Budvë 19.oo/14.45

Ulqin - Budvë 16.oo/18.20

Ulqin - Kotorr 9.20/6.37

Ulqin - Rozhajë 14.15/11.15

Burimi : Plani hapsinor i komunës Ulqin – 2020, fq. 93

Mendoj se në të ardhmen afatshkurtër në qytetet kryesore turistike, si Durrës, Vlorë etj,

të ndërtohen stacionet e mirëfillta për urbanë. Kjo do të zgjidhte njëherë e mirë këtë

problem. Rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugëve të reja për në zonat turistike bregdetare

dhe malore do të ndikojn në shtimin e levizjeve dhe numrit të turistëve.

Gjithashtu mendoj se duhet të ketë një përshtatje të strategjisë afatgjatë të transportit me

strategjinë e turizmit, si dy fenomene të lidhur ngushtë me njeri – tjetrin. Venien në

Page 34: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

efiçencë të plotë të rrugëve turistike dhe shtimin e pikave të kalimit kufitar nëmes

Shqipëris dhe Malit të Zi do të ndikonin në levizjen e njerzëve dhe mallrave.

Infrastruktura rrugore kërkon një mirëmbajtje dhe menaxhim më të mirë të sistemit

rrugorë dhe si mundësi duhet të shihet dhënia me konçesion të shërbimeve të transportit.

Një alternativë tjetër do të ishte që Qeveria repektivisht Ministria përkatëse të dyfishoi

buxhetin për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar etj.

5.4. Gjendja mjedisore dhe ndikimi i saj në zhvillimin e turizmit

Turizmi dhe mjedisi natyror janë aq të lidhura midis tyre sa nuk mund të kuptohet pa

njëri-tjetrin. Zhvillimi i shpejtë urban dhe turizmi, mungesa e stimujve ekonomikë për

ruajtjen, zhvillimin dhe përdorimin e burimeve natyrore, ndotja e trashëguar, lëvizja e

pakontrolluar e popullsisë, praktikat jo të efektshme të menaxhimit në fushën e

shkarkimeve në mjedis dhe mungesa e një sistemi të fortë për kontrollin e tyre, janë disa

nga faktorët kryesorë që kanë rënduar gjendjen e mjedisit duke përkeqësuar treguesit

mjedisor në vend169. Shqetësimi global për mjedisin lidhet me rolin që ai ka për vetë

bazën e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Prandaj që të ruhet kjo bazë, mjedisi duhet

mbrojtur prej të gjitha veprimtarive që prishin drejtpeshimin natyrë – njeri.

Faktorët kryesorë në prishjen e drejtpeshimit mjedis –njeri janë veprimtaria ekonomike

dhe zhvillimet demografike, të cilat për këtë arsye duhet tu nënshtrohen parimeve të

shkencës ekologjike. Zhvillimi ekonomik e shoqëror, ruajtja e shëndetit të njeriut

kërkojnë krijimin e kushteve që mjedisi të mbrohet prej shoqërisë.

Zhvillimi ekonomik i centralizuar i para viteve '90 të i shekullit të kaluar në Shqipëri

dhe Mal të Zi si dhe periudha e gjatë e tranizicionit ndikuan negativisht në mjedisin

natyror. Tashmë dihet dhe është e njohur struktura e peizazhit në Shqipëri nën ndikimin

e sistemit komunist, ku çdo pëllëmb toke nuk u la pa u punuar duke hapur tokë të reja

dhe duke ndikuar negativisht në mjedis. Në anën tjetër tarracimi i kodrave që u bë në

mjaftë rajone të Shqipërisë veçanarisht në zonën bregdetare, i dha pamje tjetër peizazhit

duke e bërë disi "interesantë" për syrin e atyre vizitorëve që preferuan ta vizitojnë këtë

vend. Deri në vitet '90-të mjedisi bregdetarë në Shqipëri ishte i ruajtur kjo si rezultat i

169 Agjensia Kombëtare e Mjedisit e Shqipëris

Page 35: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

moszhvillimit të turizmit dhe infrastrukturës turistike. Ndërsa në Mal të Zi nga vitet 60-

të qeveria e athershme filloi të ndërtoj disa komplekse turistike kryesisht në zonën

bregdetare dhe më pak në zonën qendrore dhe veriore170. Në këtë priudhë kohore si

rezultat i zhvillimit të turizmit masiv ndryshon edhe mjedisi, duke iu nënshtruar një

urbanizimi të ri turistik. Zhvillimi ekonomik gjatë këtyre 50 viteve të fundit që

përjetuan të dy vendet, i bazuar në zhvillimin e bujqësisë, industrisë, pylltarisë,

peshkimit, urbanizimit, transportit dhe turizmit ka patur efekte të forta edhe në mjedisin

dhe diversitetin biologjik e peizazhor. Pasojat dhe dëmet kryesore të këtij aktiviteti do të

përmbllidheshin si mëposhtë:

dëmtim, varfërim dhe degradim të

ekosistemeve dhe habitateve;

shqetësim, dëmtim i kafshëve

të egra në natyrë;

erozion, zhdukje llojesh apo kërcënim për

zhdukje;

Një faktor tjetër që po ushtron një presion mbi mjedisin është edhe migrimi i brendshëm

i popullsisë së këtyre vendeve (Shqipërisë dhe Malit të Zi). Këto lëvizje të lira e tashmë

të popullsisë prej zonave rurale drejt atyre urbane, kryesisht drejt zonave bregdetare ku

dhe presioni dhe ndikimi i njeriut në këto hapësira është më i madh po ndikon në

mënyrë negative në zhvillimin e turizmit. Ky fenomen më së tepërmi u ndie pas viteve

'90-të, ku dhe vazhdoi gjatë gjithë përiudhës së tranzicionit. Tashmë mjaft hapësira

mjedisore përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jonian iu nënshtruan ndertimeve kaotike dhe

pa plane urbanistike, të cilat sollën prishjen e mjedisit dhe ndotjen e tij.

Mali i Zi si shtet ekologjik, i vetmi në botë i shpallur nga Parlamenti në vitin 1991,

ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit është pjesë përbërse e sistemit politik dhe ekonomik të

vendit. Ky koncept i shetit ekologjik është pjesë përbërse e zhvillimit të qëndrueshëm.

Në Mal të Zi gjendja e mjedisit është disi në nivel më të mirë krahasuar me Shqipërinë.

Kjo bazohet në atë se në Mal të Zi, si në pjesën jugore ashtu edhe në ate qendore dhe

veriore në të cilat zhvillohet turizmi nuk ka industri të zhvilluar (perjashtim bën

Page 36: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Kombinati Aluminit në Podgoricë dhe Teci i Plevlës). Një dukuri e tillë vërehet edhe në

mjedisin e Shqipërisë ku industritë e periudhës komunsite janë jashtë funksionit, por si

të tilla në mjediset ekzistuese mund të paraqiten me rrezik për komunitetin.

Hapësira bregdetare e të dy vendeve, e cila përbën edhe potencialin kryesor për

zhvillimin e turizmit, gjatë dekades së fundit përjetoi ndryshime të theksuara në mjedis.

Kështu si zona gjeografikisht të afërta, Ulqini dhe Velipoja, në këtë drejtim kanë

dallime të theksuara. Si rezultat i ndërtimeve kaotike mjedisi në zonën e plazhit të

Velipojes pësoi një trysni dhe transformim të madh. Ndërtimet këtu janë të një tipi

konglomerat pa plane urbanistike dhe pa infrastrukturën e nevojshme ku mungesa, e

kanalizimeve për ujra të zeza, hapësirave për parkim, prerja e drurëve (pishave

bregdetare) etj, ndikojnë ngeativisht në mjedisin e kësaj zone turistike. Ajo çka është

më e rëndësishme dhe e pa rekuperueshme për Velipojën dhe mjedisin në Shqipëri është

ndërtimi i objekteve private më qëllim përfitimin nga turizmi në vënde të ndryshme ose

vend e pa vend jashtë parametrave të lejura dhe në tokën bujqësore. Ligji 7501 mjaft

banorë të Shqipërisë i bëri me tokë, ku shteti shperndau tokën dhe nuk ishte në gjendje

të frenoi ndërtimet që pasuan më vonë sidomos pranë zonave turistike, si: Velipojë,

Shëngjin, Durrës etj. Ky fenomen ndikoi negativisht në mjedis.

Ndërsa zona e Ulqinit, veçanarisht zona e Plazhit të Madh edhe pse i është nënshtruar

një presioni me kërkesë për ndërtime në funksion të turizmit, hapësira me gjëresi rreth

2 km nga bregu i detit është ruajtur në gjendje pjesërisht të paprekur. Në ruajtjen e kësaj

hapësire një rol ka luajtur edhe politika e shtetit të drejtuara nga ndërmarrja e quajtur "

Të Mirat Detare " (Morsko dobro) . Kjo ndërmarrje nga viti 1992 po merret me

menaxhimin e brezit detarë171. Ndonëse nga autoritete vendore ky lloj menaxhimi nga

kjo ndërmarrja që disa ndoshta me të drejtë e quajnë "Të keqijat detare", nuk ka sjellë

ndonjë perfitim të madh për Ulqinin. Kjo rezultoj edhe gjatë bisedave të zhvilluara me

punonjës të dikastereve përkatëse si ai i ekonomisë ku deklarojnë se: "Të Mirat detare"

vjelin shuma të medha nga bregdeti Ulqinit por investimet nga kjo ndërmarrje në

qytetin e Ulqinit janë minimale prandaj qeveria e Malit të Zi duhet ta rishikoj ligjin per

Page 37: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

të Mirat Detare në mënyrë që komunës së Ulqinit ti rikthehen kompetenact në

meaxhimin e hapsirës bregdetare172.

Por gjendja e mjedisit në këtë zonë turistike paraqitet me mjaftë probleme ku në mes

tjerash problem paraqesin ndërtimet pa leje përgjatë lumit Buna dhe në disa zona të

Ulqinit si dhe ujrat e zeza, pastaj mbeturinat urbane, kanali i Port Milenës në afërsi të

Plazhit të Madh etj. Edhe në intervistat që zhvilluam në rajonin turistik të Ulqinit gjatë

qershorit 2009 banorët dhe turistët e intervistuar ishin të mëndimit se mjedisi këtu duhet

të ruhet edhe më tepër dhe të hartohen planet urbanistike të cilët do ta zhvillojnë edhe

më tej qytetin. Një i intervistuar deklaron se "ka rreth 20 vite që nuk kemi plane

urbanistike shihni se çfarë është bërë në mjedisin e këtij qyteti ku ka lulëzuar ndërtimi

kaotik. Prandaj planet janë çelësi ose burimi kryesor i zhvillimit ekonomik të qytetit të

Ulqinit".

Sa i përket gjendjes së plazheve, zona e Ulqinit dallohet shumë nga ajo e Velipojes.

Këto dallime janë të lidhura më cilësinë e pastertisë së plazheve, sigurinë në plazhe etj.

Këto cilesi vërehen në plazhet private të Ulqinit, si: MCM, MAJAMI, COPA CABANA

etj. Ndërsa plazhet shtetërore paraqiten me probleme sa i përket pastërtisë. Krahasuar

me disa plazhe të bregdetit shqiptar cilësia e ujit në plazhin e Velipojes sipas studimeve

të Ministrisë së Mjedisit është brenda parametrave. Ndërsa në Durrës, Vlorë etj, cilësia

e ujit është nën normat e lejuara për larje. Ky fenomen më se tepërmi vërehet në plazhin

e Golemit ku dëndesia e madhe e ndërtimeve dhe mungesa e kanalizimeve për ujra të

zeza ka bërë që në disa zona të këtij plazhi të dalin edhe tubacionet e ujrave të zeza të

cilët derdhen direkt në rërë dhe ujin e detit. Edhe ky fenomen ndikon ngeativisht në

zhvillimin e turizimit dhe e ulë ofertën turistike të këtij plazhi.

Në vitin 2002 Ministria e Turizmit e Malit të Zi në bashkëpunim me OJQ EKOM

(Shoqata për Konsultime Ekologjike në Mal të Zi) ndërmorën aksionin për promovimin

e Flamurit të Kaltër për plazhet (Plava zastava) që bazohet në 27 kritere që duhet ti

plotësojnë plazhet e që kanë të bëjnë me: kualitetin e ujit dhe cilësinë e rërës, edukimin

ekologjik, sigurinë në plazhe etj. Viti 2003 ishte si vit prove, ndërsa implementimi i

Page 38: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

këtij projekti filloi në vitin 2004 ku 10 plazhe fituan Flamurin e Kaltër 173. Ky projekt

vazhdon dhe sot në bregdetin e Malit të Zi rreth 19 plazhe kanë Flamurin e Kaltër.

Foto .16. Pamje nga Flamuri i Kaltër në plazhet e Malit të Zi

Një projekt të tillë duhet të ndjekin edhe plazhet në bregdetin e Shqipërisë i cili do të

ndikoj edhe në përmirësimin e ofertës turistike.

Një problem tjetër shqetësues, si për mjedisin ashtu edhe për komunitetin janë edhe

mbetjet urbane. Edhe pse Mali i Zi është shtet ekologjik dhe ku mbrojtja e mjedisit

përbën një faktor kryesor në çdo strategji zhvillimi, ky problem vazhdon të jetë

shqetësues. Strategjitë e ndryshme që qarkullojnë në vend akoma nuk po e zgjidhin këtë

problem. Në mjaft zona si në afërsi të bregdtetit të Uliqinit mbetjet urbane digjen në

natyrë të hapur. Kjo ndikon negativisht në mjedisin jetësor, në kualitetin e ajrit dhe në

zhvillimin e turizmit, ku erërat transportojnë gazra të ndryshme që mund të jenë

shqetësuese për komunitetin. Në përmirësimin e mjedisit Mali i Zi që nga viti 2008 po

aplikon edhe taksen ekologjike për automjete më vlerë nga 10-150€.

Eko taksa për automjete

Page 39: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

173 Drudi izvještaj o stanju životne sredine Republike Crne Gore – Nju Jork, Ženeva 2007, fq. 85

Page 40: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Të ardhurat nga kjo taske ekologjike u shfrytëzuan për financimim e projekteve me

qëllim ruajtjen e mjedisit natyror. Por pas shumë debateve dhe analizave të bëra,

qeveria e Malit të Zi në janar të vitit 2012 ka vendosur që këtë takse ta heq pasi sipas

dhomës së ekonomisë dhe biznesit në Podgoricë kjo takse ka sjellë mjaftë probleme dhe

nuk ka patur efektet e prituara. Një takse të tillë shteti shqitar nuk e aplikon.

Mbetjet urbane gjithashtu janë një problem tepër shqetësues edhe për mjedisin në

Shqipëri. Kjo vërehet në mjaft zona turistke dhe akse rrugore ku mbetjet urbane janë

prezente. Edhe në Shqipëri nuk ekziston impiant për riciklimin e mbetejeve urbane. Ato

si në Mal të Zi digjen në natyrë të hapur duke shkaktuar mjaftë probleme. Kohëve të

fundit mbetejet urbane janë bërë debat lidhur me projektin për të importuar mbetje

urbane nga shtetet e tjera të rajonit. Kjo ka hasur në kundershtime të forta si nga

politikanë, ambientalistë dhe shoqeria civile. Mendoj se kjo nuk sjell ndonjë të mirë për

Shqipërinë pasi ajo ka mjaft probleme me mbetjet urbane, gjë që ndikon negativisht në

mjedis. Kjo vetëm do ta rëndojë më tepër mjedisin. Sot flitet për turizmin e

qëndrueshëm që duhet të zhvilloj Shqipëria, por ndotja e mjedisit nuk i korespondon

konceptit "zhvillim i turizmit të qëndrueshëm".

Një problem mjaft shqetësues është edhe erozioni që po iu shkaktohen lumejve të

Shqipërisë. Në mungesë të ushtrimit dhe të vakumeve që kanë ligjet për ruajtjen e

lumejve, është lejuar që mjaft firma të ushtrojnë aktivitet të paligjeshëm me qëllim

përfitimi në mënyrë jo të ligjëshme. Kjo ka shkaktuar probleme në shtretërit e lumenjve

duke i shkatërruar shtretërit e tyre dhe njiherit ka krijuar probleme mjedisore. Raste të

tilla kanë ndodhur edhe në lumin Moraça në Mal të Zi dhe në disa lumenjë të tjerë. Po

kështu raste të plagëve mjedisore takohen në mjaft zona të Shqipërisë. Gjithashtu në

zonën e Krujës, ku nxjerrja e gurit gelqerorë dhe djegja e gëlqerës nga banoret e kësaj

zone, ka krijuar probleme të pa rekuperueshme mjedisore. Këto plagë mjedisore në këtë

zonë ndikojnë negativisht për çdo turistë që viziton qytetin dhe Kalanë e Krujës. Si

probleme të rëndësishme për mjedisin e të dy shteteve, sidomos në zonën kufitare janë,

përmbytjet që shkaktohen nga dalja e lumit Buna nga shtrati i vet. Kjo po shkakton

probleme si për mejdisin, ashtu edhe për komunitetet e të dy zonave kufitare. Në këtë

drejtim qeveritë e të dy vendeve si dhe pushtetet vendore të Shkodrës dhe Ulqinit po

bashkëpunojnë në këtë drejtim. Mirpo ky bashkëpunim duhet të intensifikohet edhe më

Page 41: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

tej në hartimin e projekteve të përbashkëta për lumin e Bunës, me qëllim mbrojtjen nga

përmbytjet dhe shfrytëzimin e tij për qëllime turistike. Megjithatë në këtë drejtim

akoma nuk po ndërmerren hapa konkrete.

Edhe në zonat malore dhe ato te Parqeve Kombëtare të të dy shtetëve mjedisi herë pas

here paraqitet me probleme. Në këto zona, ku Mali i Zi po tenton të zhvillojë turizmin

dimëror dhe ekoturizmin, kujdesi ndaj mjedisit është në nivel të kënaqshëm. Kjo për

shkak edhe të mungesës së banorëve dhe të objekteve te industrise në këto zona

turistike. Në këto zona veçanarisht në Parqet Kombëtare mjedisi ndotet kryesisht nga

turistët e papergjegjshem. Ndërsa për Shqipërinë akoma nuk mund të flasim për një

turizëm malor të konsoliduar, si në Mal të Zi. Në këto zona si rezultat i mungesës së

infrastrukturës rrugore, p.sh. rruga për në Theth etj, ka ndikuar që mjedisi të mbetet i

paprekur. Në këtë mënyrë këto zona malore dhe Parqet Kombëtare, për mjedisin që ato

kanë për ajrin e pastër etj, ofrojnë mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit të

qëndrueshëm (ekoturizmit, turizmit dimëror, avanturesk etj.). Si problem për zonat

malore, përveç infrastrukturës dhe kushteve të vështira për jetesë, largimi i popullsisë

dhe braktisja e këtyre zonave po përbën një problem tepër shqetësues. Largimi i

banorëve ndikon negativisht në mungesën e kuadrove dhe krahut të punës në zhvillimin

e turizmit.

Si konkuluzion duhet që si Strategjitë aktuale të zhvillimit të turizmit, ashtue dhe ato që

do të hartohen, mbrojtjen e mjedisit duhet ta trajtojnë në mënyrë integrale me planet

hapësinore dhe ato detaje për zona të veçanta turistike. Rëndësi në ruajtjen e mjedisit

do të ishte edhe zonimi i tij, si instrumenti më i rëndësishëm në rregullimin e hapësirës.

Në këtë mënyrë ato mjedise që aktualisht nuk janë "prekur" nga urbanizimi i

pakontrolluar turistik që vështirë të gjenden të planifikohen në mënyrë integrale me

planet urbanistike me qëllim zonimin e tyre. Kjo do të ndikoj në ruajtjen dhe

planifikimin më të mirë të hapësirës gjeogafike të të dy vendeve. Gjithashtu çlirimi i

zonave që janë zënë nga ndërtimet kaotike duhet të shihet si mundësi për ti rikthyer

mjedisit atë rëndesi që ka dhe duhet të ketë në zhvillimin e turizmit.

Në këtë mënyrë gjendja e mjedisit gjeografik në Malit të Zi dhe Shqipëri përbën sfidën

se si duhet trajtuar për zhvillimin e turizmit. Kjo duhet parë edhe në prizmin se në të

ardhmen hapësira gjeografike do të jetë në qënder të investitoreve me qëllime dhe

Page 42: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

dimensione të ndryshme, të cilët në çdo rast duhet të kenë në qënder zhvillimin e

qëndrueshëm.

KRUE VI

STRATEGJITË DHE POLITIKAT TURISTIKE ME NDIKIMIN E TYRE NË

ZHVILLIMIN E PËRBASHKËT DHE TË VEÇANTË TURISTIK TË DY

VENDEVE

Planifikimi strategjik në turizëm nga një metodë e pergjithëshme për planifikim

ndryshon në atë të shtrirjes se turizmit si një aktivitet specifik me karakteristikat e veta

që e dallojnë atë në krahasim me industritë e tjera. Për përcaktimin e planifikimit

strategjik të turizmit sipas autorit (Hall) duhet të ndjekim dhe të kemi parasysh disa

parime si:

Ku ndodhemi tani ? – Analizë (monitorim)

Ku duam të shkojmë ? – Plani

Si mund të arrijmë stadin e dëshiruar ? – Veprim174

Baza për planifikimin strategjik konsiston në planin afatgjatë dhe gjithpërfshirës, i cili

synon të përmirësojë pozitën e tanishme, ose të ruajë nivelin aktual të burimeve

natyrore dhe historiko-kulturore175. Duhet patur parasysh se turizmi është një dinamik

dhe fenomen që kërkon një planifikim strategjik për të arritur një zhvillim të caktuar176.

Megjithate për shkakë të veçantisë që ka turizmi destinacionet e ndryshme turistike do

të reagojnë në mënyra të ndryshme177. Për këtë arsye planifikimi strategjik në fushën e

turizmit është një proces gjithpërfshirës i cili duhet të ketë parasysh karakteristikat e

destinacioneve duke përfshirë çështje të ndryshme si: zhvillimin e infrastrukturës,

zhvillimin e politikave aktive turistike, zhvillimin e burimeve turistike etj. Sipas dy

autorëve, Godfrey dhe Clark, procesi i planifikimit duhet të vazhdojë në analizën e

174 Hall M. C.: Tourism Planning: Policies, Processes and Relationships. Edinburg: Pearson Education Limited, 2000 fq.236175 Po aty176

Jovicic Ž: Fenomenologija turizma. Beograd: IDP Nauna knjiga, 1992 fq. 230177 Për më tepër shih: Godfrey, Clarke: The Tourism Development Handbook: A Practical Approach toPlanning and Marketing. London, New York: Cassell, 2000

Page 43: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

aspekteve të sipërpërmendur dhe ndikimi i tyre në natyrë, në rigjenerimin e punësimit

dhe të ardhurave si dhe të zhvillimit ekonomik, socio-kulturor, në përmirësimin e

cilësisë së jetës, në ruajtjen dhe kujdesin e mjedisit, në favorizimin e klimës së

investimeve etj.

Zhvillimi i sektorit turistik ka qenë një ndër elementët kryesorë të politikave publike

shqiptare dhe malazeze. Në mënyrë të vazhdueshme institucionet publike kanë parë

sektorin turistik si një ndër të vetmit elementë që mund të ndikojnë në rritjen ekonomike

nëpërmjet prurjes së fondeve të reja në ekonominë vendase, rritjes së nivelit të

punësimit dhe krijimit të një efekti multiplikator në investime për të gjithë ekonominë e

vendit.

Të dy vendet, si Shqipëria dhe Mali i Zi përballen sot më konkurrencën reciproke dhe

rajonale në turizëm nga shtete, si: Kroacia, Turqia, Greqia etj, që dallohen me një

infrastrukturë më të avancuar në turizëm, por me bukuri natyrore e historiko-kulturore

pothuasje të ngjashme.

Si dokument me rëndësi në zhvillimin e turizmit të një vendi është Ligji mbi Turizmin i

cili njiherit përbën aktin kryesor normativ dhe ligjor, në bazë të cilit qeveritë dhe

respektivisht ministritë përkatëse rregullojnë këtë aktivitet. Ligji mbi turizmin paraqet

një akt juridik në bazë të cilit rregullohen kushtet dhe faktoret që merren me veprimtari

turistike dhe hoteliere, si dhe të marketingut dhe promovimeve në turizëm. Ligji i

turizmit është akt kryesor ligjor nga i cili rrjedhin disa akte dhe nënakte të tjera ligjore.

Përveç Ligjit mbi turizmin në faza të ndryshme mund të hartohen edhe projekte të

ndryshme. Ligji i turizmit duhet ta trajtoj veprimtarinë turistike me të gjitha aspektet e

veta të cilat ndikojnë dhe pritet të ndikojnë në zhvillimin e turizmit. Gjithashtu Ligji i

turizmit duhet që t'iu korespondoj planeve zhvillimore si dhe strategjive dhe ti përshtatet

sistemit aktual të zhvillimit ekonomik në mënyrë që të jetë sa më praktik në aplikimin e

tij.

Politika Kombëtare e Zhvillimit të turizmit në Shqipëri bazohet në dokumentin

"Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013"178. Krahas kësaj MTKRS në vitin 2006

hartoi edhe "Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe

178 Noti E. Politika strategjike për zhvillimin e turizmit në Shqipëri – Ekonomicua 4 – Revistë shkencore fq.5 Tiranë 2009

Page 44: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Mjedisor në Shqipëri". Në këto dokumente përshkruhet koncepti strategjik i zhvillimit

të turizmit, duke dhënë drejtimet strategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike që

Shqipëria të jetë një destinacion turistik i ardhshëm në tregun turistik, si rajonal ashtu

edhe ndërkombëtar.

Duke patur parasyshë rrethanat e ndryshme mundë të konkludojmë se pjesa e dytë e

sidomos dekada e fundit e shek. XX-të, ishte periudha më e vështirë për turizmin

shqiptar dhe malazez. Ngjarjet e ndryshme politike dhe shoqërore si (instalimi i sistemit

komunist), ndryshimi i sistemit ekonomik, izolimi ndërkombëtar dhe humbja e tregjeve

turistike, luftërat në (ish-Jugosllavi), konkurenca në tregjet turistike rajonale etj., patën

ndikim negativ në ecurinë e zhvillimit të turizmit në Shqipëri dhe Mal të Zi. Si rezultat

gjatë kësaj dekade u vërejt rënie e numrit dhe ndërrim i strukturës së turistëve, si dhe

humbje e imazhit të Malit të Zi si destinacion turistik në kuadër të ish-Jugosllavisë në

fillim të viteve '90-të të shek. XX-të. Gjendja dhe perspektiva e turizmit malazez është

trajtuar në mjaft dokumenta dhe strategji zhvillimi edhe në ish- Jugosllavi.

Nga trajtimi i planeve zhvillimore në Mal të Zi konkludojmë se për nga vlera dhe

analiza vendin kryesor e zënë dy strategji :

a) Strategjia e zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2010 hartuar nga MT në

vitin 1996

b) Master plani – Strategjia e Zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2020 ,

hartuar nga MT dhe DEG ( German Investment and Development Company) në vitin,

2008.

Këto Strategji e trajtojnë zhvillimin e turizmit në këndveshtrime të ndryshme. E

përbashkëta e këtyre strategjive është se zona bregdetare zë pjesën më të rëndësishme të

zhvillimit të turizmit ndërsa pjesa qendrore dhe ajo veriore i është kushtuar më pak

vëmëndje. Kjo pasi bregdeti përbën potencialin kryesor turistik në Mal të Zi.

Në bazë të analizës Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013 mund të konkludojmë

se:

Shqipëria mund të zhvillojë imazhin e saj si një destinacion i ri turistik dhe shembuj të

zhvillimit për këtë qëllim të logove me sllogane mund të jenë:

“Shqipëria – sekreti i fundit i Europës!”

“Shqipëria – E juaja për t’u zbuluar!”

Page 45: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

6.1. Analizë e Strategjive turistike të Shqipërisë dhe Malit të Zi

Analiza e potencialeve turistike tregoi që Shqipëria duhet të përdorë burimet e saj në

interes të turizmit shumë më tepër se sa deri më sot179.

Shqipëria ka një gamë të gjerë atraksionesh historike, kulturore dhe natyrore, që

përbëjnë një interes të madh për turistët ndërkombëtarë. Në mes tjerash Strategjia e

Turizmit në Shqipëri vlerëson se vendi është i sigurte dhe njerëzit janë mikpritës dhe

miqësorë. Ajo që është më e rëndësishme të thuhet se vendi është ende “autentik.”, i

paprekur nga ndikimi i huaj, njerëzit jetojnë dhe punojnë në mënyrat tradicionale në

shumicën e vendit, madje edhe kultura lokale shprehet në mënyra nga më të ndryshmet

në bazë rajonale. Kombinimi i këtyre faktorëve e bën vendin të jetë i veçantë dhe vlera

potenciale e ti për tregjet e turizmit ndërkombëtar është shumë e lart.

Gjithsesi, Shqipëria nuk është një destinacion turistik i lehtë për t’u kuptuar nga tregjet

ndërkombëtare. Vendi ofron potenciale për dhjetra aktivitete të ndryshme turizmi në

dhjetra destinacione.

Qëllimi i zhvillimit të turizmit për Shqipërinë, është të rrisë cilësinë e jetesës, të

banorëve. Zhvillimi i turizmit do të duhet të matet dhe të vlerësohet në një periudhë

afatmesme e afatgjatë. Ai duhet të jetë një pjesë e strategjisë së vendit për arritjen e

prioriteteve të zhvillimit, të tilla si angazhimet e vendit për Synimet e Zhvillimit të

Mijëvjeçarit.

Strategjia e Zhvillimit te Turizmit ne Shqiperi deri ne Shqiperi 2003 – 2010 dhe

Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013 si dokumentet me të rëndësishëm

përshkruajn konceptin strategjik të zhvillimit të turizmit, duke dhënë drejtimet

strategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike që Shqipëria të jetë një destinacion

turistik i ardhshëm në tregun turistik ndërkombëtar në sjelljen e turistëve të huaj.

Tërheqja e turistëve të huaj do të influencojë që Shqipëria të shfrytëzojë kapacitetet

179 Strategjia e Zhvillimit te Turizmit ne Shqiperi deri ne Shqiperi – Ministria e Turizmit dhe rregullimit te territorit – 2003 fq.5

Page 46: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

turistike për të garantuar një përfitim maksimal nga futja e valutës së huaj, hapjen e

vendeve të reja të punes dhe do të ndikojë në funksionimin e sektorit të turizmit në

Shqipëri me të njëjtat parime me të cilat funksionon industria e turizmit në botë.

Duke iu referuar analizës së gjendjes, struktura e hoteleve ekzistuese në Shqipëri

kryesisht i korrespondon kapacitetit deri në 20 dhoma, e cila, e parë nga këndvështrimi

i marketingut të turizmit dhe srategjisë dhe të kapaciteteve të vendeve të rajonit është e

pamundur që të tërheqë grupe të mëdha turistësh të organizuar në paketa turistike nga

operatorët perëndimorë. Këto kapacitete i përgjigjen kryesisht kërkesës së një klientele

individuale ose grupeve të vogla të turistëve180. Kapacitetet e reja të akomodimit të

rekomanduara për zhvillim janë llogaritur për të plotësuar kërkesën e tregjeve të huaja

si dhe standartet ndërkomëtare të kërkuara nga këto tregje.

Ndërkohë, kërkesa e turistëve vendas dhe e shqiptarëve etnikë do të plotësohet nga

kapacitetet ekzistuese dhe kapacitete të reja që do të përcaktohen. Por deri më sot

shumë pak është bërë për ndërtimin e kapacitetëve për turistët e huaj. Më tepër po

fokusohet ne kapacitetet tradicionale që tërheqin klientelë të ulët dhe të mesme.

Për këtë qëllim drejtimet e parashtruara në Strategji kërkojnë të sigurojnë që Shqipëria

do të rrisë në maksimum potencialin e sektorëve dhe do të zhvillojë turizmin në një

mënyrë që të jetë i qëndrueshëm në kohë nga ana: kulturore, sociale, mjedisore dhe

ekonomike.

Në këto kushte Strategjia e Zhvillimit të Turizmit në Shqipëri :

do të ndihmojë këtë sektor të menaxhojë rritjen në mënyrë që të sigurohet

qëndrueshmëria afat-gjatë ,

do të japë mënyrat e menaxhimit të konflikteve nëpërmjet rritjes së zhvillimit

të turizmit dhe vlerave mjedisore, sociale dhe kulturore që janë të

rëndësishme si për Shqipërinë dhe vizitorët e saj ,

do të japë strukturën e përshtatshme brenda së cilës investimet dhe

përfitueshmëria e industrisë turistike mund të lehtësohen dhe të rriten në

maksimum bashkëpunim-përgjegjësi ,

do të reduktojë mbivendosjet dhe boshllëqet brenda sektorit ,

180 Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013

Page 47: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

do të sigurojë angazhim dhe financim për turizmin nga qeveria qendrore dhe

vendore ,

do të bëj më të lehtë veprimin e operatorëve për të kryer biznes në këtë sektor

,

do të sigurojë integritet të drejtimeve strategjike etj.

Sipas vizionit deri në vitin 2013 "Shqipëria parashihet si një destinacion i sigurt, me

vlerë të lartë që karakterizohet nga një larmi e pashoqe e atraksioneve natyrore e

kulturore të rangut botëror në një siperfaqe të vogël gjeografike, i menaxhuar në

mënyrë të përgjegjshme mjedisore e sociale, lehtësisht e mbërritur nga tregjet turistike

europiane."181 Arritja e këti vizioni në situaten e problemeve financiare globale shihet si

e pamundur kur dihet se afati kohor i kësaj strategjie tashmë është drejt përfundimit dhe

që shihet si e nevojshme hartimi i një strategjie të re për zhvillimin e turizmit. Në anën

tjetër faktorët e ndryshëm si: politikë, infrastruktura, shërbimet etj, nuk lejuan arritjen e

këti vizioni.

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit e shpallura në vitin 2003 ishte si një instrument i cili

solli realizimin dhe hartimin e:

Ligjit të ri "Për Turizmin" i cili u miratua në muajin Maj të vitit 2007. Ky ligj

synon krijimin e një sektori turistik me standarde ndërkombëtare dhe për të

ndihmuar konkretisht zhvillimin e industrisë turistike në përputhje me drejtimet

strategjike të zhvillimit të turizmit duke u dhënë prioritet burimeve të

trashëgimisë kulturore dhe natyrore me zhvillimin e turizmit.

Miratimi i ligjit të ri "Për portet turistike".

Zhvillimin infrastrukturor: Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Rinasit pranë

Tiranës dhe Durrësit, tashmë prezanton standarde ndërkombëtare.

Rehabilitimin e disa akseve rrugore dhe projekteve për investime në rrugë

dytësore rreth (6000 km), si dhe projekte në zhvillim e sipër për rehabilitimin e

porteve detare.

Projekti i Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare për Hartimin e Planit të

Integruar për Zhvillimin e Turizmit në Bregdetin e Jugut. Ky masterplan do të

181 Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013

Page 48: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

shërbejë si platformë mbështetëse për studimet e tjera zonale që do të

ndërmerren për zonat turistike bregdetare. Në anën tjetër ky masterplan do të

përcaktojë kriteret kryesore të zhvillimit të zonave duke mbrojtur parqet

natyrore, zonat e mbrojtura, fshatrat e jugut më vlera kulturore dhe historike,

peizazhet natyrore etj.

Me qëllimin e rritjes së promovimit të Shqipërisë si destinacion turistik,

marketingut të produktit turistik shqiptar monitorimit, standardizimit të

strukturave akomoduese u krijua në vitin 2005 Enti Kombëtar i Turizmit i cili në

bazë të Ligjit të ri për turizëm u shëndërrua në Agjenci Kombëtare të Turizmit.

Gjithashtu krahas pjesëmarrjes në panairet e njohura ndërkombëtare të turizmit

gjatë viteve të fundit janë shfaqur spote publicitare në rrjete të njohura televizive

si CNN, EURONEWS etj, para dhe gjatë sezonit turistik. Spote televizive janë

shfaqur edhe në vendet e rajonit veçanarisht në Kosovë dhe Maqedoni si dy

tregje më rëndesi të veçantë për turizmin shqiptarë.

Një rol pozitiv në përmirësimin e imazhit turistik të vendit kanë ndikuar edhe

prezantimi gjatë dy-tre viteve të fundit i guidave të ndryshme turistike për

Shqipërinë, hartimi i paketave të ndryshme turistike për 10 turet e medha të

Shqipërisë dhe 11 itineraret kulturore dhe natyrore në bregdetin e jugut.

Në pamjet e mëposhtme janë paraqitur disa nga guidat turistike që qarkullojn në

vend, përmes të cilave tursti mund të gjej informacionin e nëvojshem për

Shqipërin.

Burimi: www . a lb a n i a ntou r ism. c o m ,

Page 49: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Forcimi i pranisë gjithnjë e më tepër i Shqipërisë në internet. (Këtu veçohen

Websitet bashkëkohore të AKT-së http:∕ ∕ www . a lb a ni a ntou r ism. c o m ,

www . a kt . g ov. a l si dhe të MTKRS-së www .mtk r s. g ov . a l ), të cilët janë një

përpjekje shumë e madhe nga këto institucione për të siguruar që vizitorët të

cilët preferojnë ta vizitojnë Shqipërinë mund të gjejnë informacion shumë të

detajuar për potencialet e vendit, për akomodimet, cilësin e shërbimeve etj. Por

këto websi-te përcjellin edhe një mesazh tjetër më rëndësi përveç atij që vendi

është atraktiv për tu vizituar. Ato njiherit potencojnë ate se vendi është i hapur

për investime në sektorin e turizmit.

Kjo strategji ndikoj që qeveria të shtoj buxhetin për turizimin vit pas viti

pikërisht buxhetin e MTKRS-së ku u ngriten Zyra të Informacionit Turistik dhe

u përmirësua sinjalistika turistike në disa qytete të Shqipërisë.

Por problemet në këtë drejtim janë akoma të shumta si p.sh. infarstruktura

turistike (në veçanti ajo komunale, shërbimet, sinjalistika etj.)

Disa nga parakushtet për zhvillimin e turizmit në Shqipëri mendoj se duhet të bazohen

në:

Zbatimin e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm nga të gjitha nivelet e

planifikimit, vendimarrjes, menaxhimit, si në nivel qendror dhe lokal, ashtu dhe

në sektorin privat,

Plotësimin e kuadrit ligjor në turizëm,

Zhvillimi infrastrukturor i transportit tokësor, ujor dhe ajror, furnizimi i rregullt

me energji elektrike, përmirësimi dhe krijimi i sistemeve efiçente të menaxhimit

dhe trajtimit të mbetjeve të urbane dhe ujrave të zeza etj.

Telekomunikacioni dhe interneti,

Rishikimi dhe vendosja e standardeve për hartimin e planeve të përdorimit të

tokës, për zonat me potenciale të larta për zhvilimin e turizmit,

Pronësia, që përbën një nga parakushtet për zhvillimin e turizmit dhe krijimin e

klimës së qëndrueshme te investimeve në fushën e turizmit. Nga kjo del se

Page 50: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

problemet mbi pronësinë duhet të zgjidhen përmes instancave ligjore mbi tokën

dhe të objekteve ndërtimore.

Rritjen e financimeve, që ka të bëjë kryesisht me ruajtjen e aseteve natyrore e

kulturore, përmirësimin e sistemeve të mënaxhimit për zonat me interes kulturor

dhe natyror, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e imazhit

turistik të vendit.

Shqipëria duhet të investojë në burime të ndryshme natyrore, kulturore dhe humane në

mënyrë që sektori i turizmit të zvillohet efektivisht.

Rëndësi në këtë drejtim ka edhe sistemi i grumbullimit dhe i përpunimit të të dhënave

në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal sipas standardeve ndërkombëtare. Këto të dhëna

kanë të bëjnë kryesisht me vizitat turistike, shpenzimet, profilin e turistëve etj. Kjo

kërkon një investim më të madhë të qeverisë shqiptare pasi pa keto të dhëna planifikimi

i turizmit pothuajse është i pa mundur.

Megjithate kjo stregji nuk trajtoi problemet e mjedisit natyror sidomos të trajtimit të

mbetjeve urbane të cilët po përbëjn problemin kryesor dhe që paraqesin një sfid për

konceptin e turizmit të qëndrueshëm.

Nga analiza e potencialeve turistike të Shqipërisë dhe faktoreve të tjerë që ndikojnë në

zhvillimin e ti dhe në bazë të Strategjisë turistike Shqipëria do të vazhdoi bazohet në

llojet e mëposhtme të turizmit :

1. Turizmi i diellit dhe plazhit

2. Turizmi i interesit të veçantë

3. Turizmi i qendrave urbane ( turizmi qytetarë) / Turizmi i biznesit dhe i

konferencave

Sipas strategjisë dhe analizave të bëra rezulton se viteve të fundit turizmi i interesit të

veçantë është në rritje me 15 deri në 20% dhe përfaqeson rreth 25% të tregut turistik,

ndërsa turizmi i diellit dhe plazhit përbën ende segmentin më të madhë të turizmit

ndërkombëtar me një rritje prej 2 deri në 4% në vit182.

Si qëllim kryesor i kësaj strategjie u konceptua:

182 Grup autorësh: Turizmi, sektor i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë shqiptare – 2007

Page 51: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Zhvillimin rajonal, dukuri kjo që nuk po ndodh pasi rajoni bregdetar vazhdon te

dominoj ndaj rajoneve tjera dhe zonave të tjera turistike që nuk perputhet me

strategjine turistike,

Shtimin dhe zgjerimin e zonave të mbrojtura (p.sh. Parqet Kombëtare, Rezervate

Biosferë), por që gjatë këtyre viteve akoma nuk po vërejmë zgjerim të zonave të

mbrojtura ose shtim të Parqeve Kombëtare që do te ndikonin ne rritjen e ofertës

turistike. Mendoj se Bjeshkët e Namuna në Shqipëri ashtu si në Mali të Zi duhet të

shpallen Park Kombëtar.

Gërmime të mëtejshme dhe mirëmbajtje të qendrave arkeologjike në Apolloni, Butrint

dhe zona të tjera. Kjo është një nga projektet që deri diku po vazhdon të realizohet dhe

që duhet ti kthej këto lokalitete në zona me interes të veçantë të turizmit kuluturor.

• Ngritje e qendrave të reja historike, por që nuk tregohen se cilat qendra mund te quhen

te tilla.

• Vazhdimi i zhvillimit të Beratit dhe Gjirokastrës si “qytete muze”. Kjo sipas

strategjisë është një vlerësim i qëlluar, por deri me tani le shumë për të dëshiruar ne çdo

aspekt.

• Zhvillimi i rajonit të liqeneve të Ohrit dhe Prespës për turizëm rural dhe ekologjik. Në

këtë kuadër mund të përfshihet edhe liqeni i Shkodrës

• Zhvillimi i parqeve kombëtare për turizëm ekologjik dhe natyror. Mendoj se këto

duhet të jenë boshti kryesor i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm duke ruajtur natyrën

dhe duke promovuar ato vlera që këto i disponojne ndryshe nga Mali i Zi, ose vendet e

tjera të rajonit.

• Caktimi dhe zhvillimi i qendrave shtesë të interesit historik dhe kulturor p.sh. në jug të

vendit. Mendoj se edhe në këtë pjesë të Shqipërise duhet të vazhdoj projekti "Dyzet

Hanet".

• Caktimi i rajoneve me fshatra tradicionale. Në këtë aspekt Shqiperia mund te zhvilloj

etno-turizmin, i cili bazohet në traditën e zonës si p.sh. fshatrat ne veri te vendit ose ne

jug qe dallohen me natyrën, traditën , mikpritjen dhe gastronominë vendase.

Një nga objektivat e rëndësishme që verehet në këtë strategji është edhe arritja e një

balancimi gjeografik në shpërndarjen e aktiviteteve turistike në të gjithë vendin. Kjo në

Page 52: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

planë të parë ka të bëjë me zoonimin i cili në turizëm paraqet një term mjaftë me rëndësi

dhe që premton një zhvillim të qëndrueshëm dhe të kontrolluar.

Nё strategjinё kombëtare afatgjatë tё turizmit, turizmi malor pёrfshihet brёnda tipit tё

produktit "Turizmi i Interesit tё veçantё", objektivi i tё cilit ёshtё zbulimi i Shqipёrisё si

njё destinacion i fundit i pazbuluar në Europë, në të cilën akoma mund të zbulohen

sekrete të çmuara dhe të rralla të natyrës dhe trashëgimisë kulturore.

Nё zonat malore zhvillimet duhet të jenë kompakte, duke shfrytëzuar ndërtime

ekzistuese, ose ndёrtime tё reja nё formёn e “fshatrave”, nё përshtatje me sfondin e

gjelbërt dhe peizazhin. Produkti qëndror i Shqipërisë do të jetë “zbulimi” i saj.

Parqet pyjore në Shqipëri krijojnë një mikroklimë mjaft interesante dhe ngjallin interes

për vizitorët që preferojnё natyrёn. Kohët e fundit është vënë re një fluks i madh i

turistëve ose vizitorëve që vizitojnë parkun alpin të Thethit. Për këtë arsye, mund të

themi se turizmi malor po shihet si një produkt me potencial pёr t’u zhvilluar, nisur nga

interesi që kanë shfaqur turistët e vendeve të Europës Perёndimore. Turizmi malor ka

njё kёrkesё tё ulёt pёr infrastrukturё tё specializuar. Gjithsesi nё planin e veprimit ёshtё

marrё parasysh përmirësimi i disa rrugëve kritike në veri si rruga për në Razëm dhe

zona të tjera malore në rajonin e Korçës etj. Si rezultat i ndërtimit të teleferikut në

zonën e Dajtit ka ndikuar në zhvillimin e turizmit në këtë zone malore.

Foto.17. Teleferiku i Dajtit ( E. Selimaj )

Në strategji nuk trajtohet zhvillimi i turizmit në zonat kufitare si me Malin e Zi,

Maqedoninë, Greqinë etj,. Zonat kufitare paraqesin zona me potenciale të

konsiderueshme turistike. Për këtë në strategjit e turizmit që do të hartohen zhvillimi i

turizmit në zonat kufitare duhet të zërë një vend të veçantë.

Megjithate Shqipëria do të kërkojë të pozicionojë veten e saj në tregjet nderkombëtare

dhe rajonale si një destinacion tërheqës për turistët që mundohen të gjejnë një

Page 53: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

eksperiencë unike që karakterizohet nga destinacione më cilësi të lartë të vendeve të

kulturës dhe të natyrës dhe të prezantuara në një mënyrë autentike183. Ky fakt përbën

një rëndësi mjaftë të madhe dhe duhet të vihet në zhvillimin e turizmit rural,

agroturizmit, ekoturizmit, etno-turizmit etj.

Siç vërehet qellimi kryesor i strategjisë dhe politikave turistike është diversifikimi i

produktit turistik që ofron vendi bazuar në burimet turistike, në iteneraret turistike dhe

pasurimin e tyre sipas kerkesave të turistëve, në përmirësimin e situatës ekonomike të

komuniteteve në zonat turistike si dhe të hapjes së vëndeve të reja pune për

komunitetin.

Kjo strategji ndikoj në inkurajimin e zhvillimit të formave të reja të produktit turistik si

: turizmit rural, agroturizmit, ekoturizmin, turizmin kulturor, turizmin sportiv malor etj.

Më tej strategjia mbështete edhe në disa principe të zhvillimit të qëndrueshëm si :

Zhvillimi i qëndrueshëm

Qëndrueshmeri ekologjik Qëndrueshmeri sociale Qëndrueshmeri ekonomike

Duke qenë të rinj në treg dhe si destinacion akoma i panjohur, Shqipëria po përballet me

konkurencën e tregjeve turistike rajonale që kanë një turizëm më të zhvilluar. Për këtë

Shqipëria duhet të përdorë një strategji çmimesh të konsideruar me leverdi (value-for-

money) ose të bazuar në (lov-buget) duke ndikuar në tërheqjen e tregjeve të rajonit e me

gjërë. Konkurentët e drejtpërdrejtë të Shqipërisë janë: Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria,

Maqedonia, Greqia dhe Turqia, por gjithashtu dhe destinacionet e tjera.

Zbatimi efektiv i strategjisë së turizmit për Shqipërinë do të kërkojë mbështetje dhe

veprim në shkallë të gjerë nga të gjithë pjesëmarrësit në sektorët privat, shtetëror dhe

atë vullnetar me interes në turizëm ose të ndikuar nga ai. Ana më e rëndësishme është

ngritja e një strukture shtetërore organizative operuese dhe efektive, me funksione,

detyra dhe përgjegjësi të qarta në nivelin ministror përgjegjës për sektorin e turizmit. I

183 Noti E.- Politika strategjike për zhvillimin e turizmit në Shqipëri- Economicus Nr. 4 – Revistë shkencore Tiranë 2009

Page 54: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

domosdoshëm gjithashtu është një bashkëpunim i ngushtë në çështjet që kanë lidhje me

turizmin.

Për të realizuar vizionin e strategjisë propozohet që të themelohet një “Grup i Zbatimit

të Strategjisë së Turizmit”, i përbërë nga anëtarë të sektorit privat dhe publik për të

mbikëqyrur zhvillimin e zbatimit dhe të monitorojë progresin drejt pikave kyçe.

Si konkluzion mund të themi se Shqipëria ka kapacitete për të pritur shumë më tepër

turistë ndërkombëtarë me fjetje për një natë (overnight) se sa ka pritur deri më sot,

por nuk është i gatshëm për një marketing agresiv ndaj tregjeve të gjera

ndërkombëtare. Kjo cilesohet si nje pike e dobet e politikave turistike te Shqiperise ne

krahasim me Malin e Zi , Kroacin etj. Ne disa raste edhe spotet televizive nuk kane

dhene efektet e duhura si p.sh. spoti ne CNN etj.

6.2. Disa aspekte të Strategjive të Zhvillimit të Turizmit në Mal të Zi

Pas viteve '90-ta në Mal të Zi strategjitë dhe politikat e zhvillimit të turizmit që

qarkullonin në vend u orijentuan në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Bazuar në

aktin kryesor, Ligji mbi Turizmin i Malit të Zi i vitit 2002 me ndryshimet dhe

plotësimet që pësoi në vitin 2003 dhe 2005 në praktikë u tregua më mjaft të meta. Për të

shfrytëzuar në mënyrë sa më efikase shërbimet në fushën e turizmit dhe aktivitetit

turistik, ngritjen më në nivel të sigurisë dhe të infrastruktures turistike dhe shfrytëzimit

të tyre nga turistët, luftën ndaj ekonomisë informale në turizëm, heqjen dhe lëhtesimin e

pengesave në të bërit biznes, rritjen e efikasitetit të inspektoriatit turistik dhe

kontrolleve turistike si dhe të bashkëpunimit dhe harmonizimit me direktivat dhe ligjet e

bashkimit Europian, Parlamenti i Malit të Zi në vitin 2010 miratoi Ligjin e Ri mbi

Turizmin i cili u shpall në fletën zyrtare të Malit të Zi nr.61∕10 prej 22.10.2010184.

Ligji i Ri mbi Turizmin për herë të parë futi termin " lokalitete më prioritete turistike

"185. Në prëputhje më këtë term u definua se lokalitetet me proritet turistik të cilat në

bazë të vlerave të veçanta natyrore, kulturore, historike, ambijentale, hapësinore,

184

Sluzbeni list Crne Gore 61∕10185 Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020 – Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine, Podgorica 2008

Page 55: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

vlerave të veçanta gjeografike etj., dhe që paraqesin rëndësi strategjike për ato zona

caktimin e tyre e bën Qeveria e Malit të Zi me propozim të Ministrisë së Turizmit.

Nëse vështrojmë dy Strategjitë kryesore të Malit të Zi ato e trajtojnë zhvillimin e

turizmit në këndvështrime të ndryshme.

Strategjia e pare e zhvillimit të turizmit deri në vitin 2010 paraqet strategjinë e cila

trajton gjendjen e turizmit në Mal të Zi në periudhën e caktuar, karakterizohet nga:

heqja e sanksioneve ndaj Republikës së Malit të Zi; ndryshimet pozitive dhe

përmirësimin e imazhit turistik të Malit të Zi, rikthimin në panairet ndërkombëtare,

perspektiven e zhvillimit ekonomik të Malit të Zi (rritjen ekonomike, rritjen e

standardit jetësor etj.)

Autorët e kësaj strategjie janë ekspertë të njohur të Universitetit të Malit të Zi dhe të

Institutit Ekonomik nga Beogradi. Kjo Strategji është ndarë në dy pjesë dhe shtatë

kapituj.

Në pjesën e pare që quhet: "Vlerësimi i potencialeve dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e

turizmit", tematika është përqendruar në vlerësim të resurseve turistike si: pozita

gjeografike, resurset natyrore turistike dhe potencialet antropogjene. Një vëmendje u

është përqendruar edhe rreth arritjeve të zhvillimit të turizmit, duke u mbështetur në

numrin e shtretërve, në të ardhurat nga turizmi si dhe gjendja e kuadrove në turizmin

malazez.

Pjesa e dytë e kësaj Strategjie trajton Turizmin e Malit të Zi nga vitet 1996-2010 dhe

është e ndarë në pesë kapituj (nga kapitulli i tretë deri tek i shtati). Kjo pjesë e

strategjisë paraqet modelet bazë, qëllimet dhe kërcenimet e zhvillimit të turizmit në

Mal të Zi ku njëkohësisht trajtohen edhe drejtimet e zhvillimit të turizmit, si dhe

analizohen skenarë të mundëshëm të zhvillimit dhe cilët do të ishin efektet ekonomike

të tyre. Gjithashtu jepen parashikime të zhvillimit dhe prioriteteve të turizmit selektiv si:

turizmi rekretivo-shëndetësor, turizmit malor, turizmit nautik, turizmit të kongresëve, si

dhe të sportëve dhe manifestimeve të ndryshme turistke etj. Organizimi i hapësires me

qëllim zhvillimin e turizmit, zhvillimin e veprimtarive që kanë të bëjnë me turizmin si

(tregtia, bujqesia, artizanatet etj,) dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor përbëjnë çeshtje më

prioritet që trajtohen në këtë strategji. Krahas këtyre Strategjia trajton edhe probleme të

tilla si: identifikimi i prioriteteve dhe programeve të zhvillimit, d.m.th. mbi disa

Page 56: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

projekte që kanë nisur ose janë në planifikim e sipër më një rëndësi të veçantë për

turizmin malazez.

Në pjesën e fundit jepen përfundime dhe propozime për zhvillimin e turizmit.

Si rezultat i gjithë kësaj pune për strategjinë e sipërpërmendur mund të konstatojmë se

kjo strategji më tepër është punuar në mënyrë optimiste, pasi është ndjekur praktika e

zhvillimit të fund viteve tetëdhjeta dhe fillimit të viteve nëntëdhjeta të shek XX-të, që

do të thotë se kjo strategji vazhdoi të ndjekë dhe ti thelloj më tepër problemet e turizmit

malazez, duke dhënë një zgjidhje parciale. Me orijentime optimiste strategjia i

anashkaloi faktorët objektiv, ndaj të cilëve duhej tu kushtohej më tepër vëmëndje në

turizëm ku anashkalimi i tyre mund të mos sjellë realizimin e qëllimeve të caktuara. Në

bazë të teorisë së planifikimit strategjik në turizëm, mund të konkludojmë se përcaktimi

i qëllimeve në mënyrë jo adekuate mund të sjellë dhe të ndikoj në mënyrë negative dhe

joproduktive në zhvillimin e turizmit.

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2010 në njëren anë ofroj

skenarë të përmirësimit të situatës në turizmin malazez, duke ndjekur praktikat nga vitet

e mëparshme që duhet të rezultoj me zhvillimin e turizmit dhe në anën tjetër paraqet

përparësitë e turizmit të Malit të Zi, duke i dhënë përparësi komponentit të hapësirës

gjeografike. Kontributi i strategjisë së zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin

2010 mund të konceptohet në kuptimin e një dokumenti gjithëpërfshirës të planifikimit

që trajton fushën e turizmit, dhe i cili u realizua pas disa vitësh dhe për rëndësinë e

kësaj strategjie mund të diskutohet në pjesën ku është dhënë një pasqyrë dhe një

përpjeke më e gjërë në analizën e situatës dhe përspektivat e Malit të Zi në zhvillimin e

turizmit. Duke parë se kjo strategji tashmë nuk përputhet me zhvillimet e reja të

turizmit në Mal të Zi qeveria në kuadër të Paktik të Stabilitetit për europën juglindore

ndërmori disa iniciativa që të hartohet një strategji tjetër e zhvillimit të turizmit.

Për këtë MT e Malit të Zi në bashkëpunim me AGJKZH hartuan Masterplanin për

zhvillimin e turizmit në Mal të Zi.

Strategjia e dytë dmth Masterplani, "Strategjia e Zhvillimit të Turizmit deri në vitin

2020" paraqet një dokument gjithëpërfshirës të cilin e punoi Agjencia Gjermane për

Kërkim dhe Zhvillim nën mbështetjën e Ministrisë së Turizmit të Malit të Zi. Më

rëndësi është të përmendim se kjo agjenci para se të hartoi Masterplanin për Malin e Zi

Page 57: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

ka hartuar Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit në Kroaci. Këtë e theksoj për arsye se

duke u konsultuar më teorinë strategjike të planifikimit në turizëm, dihet se çdo

destinacion turistik ka specifikat dhe karakteristikat e veta, duke ndikuar në mënyra të

ndryshme në zhvillimin e turizmit. Kështu që Mali i Zi ka karakteristikat dhe specifikat

e veta të cilat kanë reagime të ndryshme në zhvilimin e turizmit, karahasuar më

Kroacinë por edhe me Shqipërinë. Kjo është si një kritikë që i bëhet kësaj strategjie dhe

këtij Masterplani ku pjesën dhe rëndësinë më të madhe e ka zënë Regjioni i Bregdetit,

ndërsa pjesa qëndrore dhe ajo veriore është trajtuar më pak. Kjo mund të kuptohet pasi

autorët e kësaj strategjie Malin e Zi e kanë trajtuar si vazhdim i bregdetit kroat. Si

rezultat i kësaj mund të konkludojmë se në hartimin e kësaj strategjie janë marrë të

gjitha kushtet dhe faktorët që vlejnë dhe aplikohen në turizmin kroat.

Ky dokument strategjik në dallim nga i pari dallohet për kohën kur është punuar pasi

viti 2001 u karakterizua nga kushte dhe rrethana të tjera politike dhe shoqërore në

krahasim me vitin 1996 kur është hartuar strategjia e parë. Kjo strategji është punuar në

një volum prej 2000 faqesh por në shtyp autorët pregatitën një volum prej 180 faqesh.

Më tej në strategji përveç detyrave, punës, informacionit dhe metodave që duhet të

ndiqen, trajtohet edhe zhvillimi i turizmit në Mal të Zi nga viti 1960 e deri në vitin

2000 me përqendrim kryesor në periudhën kur Mali i Zi ishte pjesë përbërese e

Jugosllavisë deri në vitin 1990 ku deri në këtë vit Mali i Zi dilte në tregjet

ndërkombëtare dhe bënte marketing turistik të njëjtë më Kroacinë, Slloveninë si

republika që kishin dalje në detin Adriatik, repektivisht në kuadër të ofertës turistike

jugosllave.

Më tej kjo strategji në mënyrë të detajuar trajton detyrat strategjike të "Master planit" si

p.sh. zhvillimi i turizmi masiv "po" ose "jo". Kjo për strategjinë është një pyetje shumë

e rëndësishme pasi duhet të trajtoj masat që duhet të ndërmerren në këtë drejtim. Si

model referues në këtë strategji nuk është marrë as Kroacia dhe as një vend tjetër i

rajonit por është zgjedhur Majorka pasi ajo pothujase ka karakteristika të njëjta me

Malin e Zi për nga (numri i banorëve, karkteristikave gjeografike etj.). Prandaj

krahasimi më Majorken më tepër ishte një konkluzion se si një vend i vogël si Mali i Zi

mund të zgjedhë një model të tillë zhvillimi të turizmit.

Page 58: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Gjithashtu trajtohet edhe pozicioni i Malit të Zi në zhvillimin e turizmit, si dhe drejtimet

strategjike me qëllim rritjen e numrit të turistëve dhe të ardhurave, duke u orijentuar

drejt një kauliteti më të mirë në turizëm. Një vëmendje të veçantë strategjia i ka

kushtuar edhe përmirësimit të kapacitetëve të vendosjes me mundësi të rritjes së

kualitetit, si dhe të kapaciteteve hoteliere, të rritjes së numrit të fjetjeve duke u

orijentuar në tregjet eminente, si atyre të vendit dhe rajonit, të Europës Juglindore dhe

Përendimore etj, që do të nikojnë në rritjen e kapaciteteve të vendosjes si dhe të

punësuarve në sektorin e turizmit. Kjo mund të shihet si diçka e përbashkët me

Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit në Shqipëri. Analiza e tregjeve, konkurenca si dhe

motivet e udhetimeve duke u orijentuar edhe në zhvillimiet e reja të turizmit në Europë

janë disa nga çeshtjet që i trajton kjo strategji dhe politikë e zhvillimit të turizmit.

Më tej kjo strategji një vëmëndje të veçantë i kushton edhe infrastruktures turistike si:

komunikacionit, infrastruktures komunale më të gjitha problemet e saj. Gjithashtu

strategjia e turizmit trajton edhe oferten hoteliere-turistike, duke pasur parasysh se kjo

strategji deri në vitin 2020 parashikon që ofertën kryesore turistike duhet ta bëjnë

hotelet me katër dhe pesë yje.

Përveç tjerash kjo strategji trajton edhe mendimet e ndryshme dhe drejtimet se si duhet

të realizohet, ku një rëndesi të veçantë i është kushtuar marketingut që do të ndikoj në

rritjen e imazhit turistik të vendit në tregjet dhe në turoperatoret më eminente turistik.

Me tej strategjia trajton problemet e tilla si: tendencat në tregjet turistike dhe rritja e

ofertës turistike. Në këtë pjesë theksi qëndron në globalizimin turistik, përparsitë dhe

problemet që paraqet ky globalizëm në fushën e turizmit. Si tregje me rëndesi turistike

që i ka përzgjedhur kjo strategji dhe që përbëjnë edhe vendet që kanë një intensitet më

të lartë në levizjet turistike janë: Gjermania, Franca, Britania e Madhe etj, duke u

cilësuar si tregje eminente turistike. Në këtë pjesë të strategjisë trajtohen dhe analizohen

çështje te tilla si: tendencat e lëvizjeve turistike në Europë duke u përqendruar në dy

tregje kryesore turistike në ate të Gjermanisë dhe Francës. Në kuadër të kësaj çështje

një vëmëndje e veçantë i kushtohet edhe motiveve te udhëtimeve turistike, qëllimeve të

udhëtimeve, kapaciteteve të vendosjes, të ardhurave nga turizmi si dhe kërkesat që

parashtrojnë turistët.

Page 59: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Në fund të kesaj strategjie jepen disa modalitete dhe strategji të ndryshme të zhvillimit

të turizmit si p.sh. modelet e Benidormit , Lykia World, Orlando dhe Las Vegas etj.

Kjo mund të cilësohet si e veçantë e kësaj strategjie krahasuar më Shqipërinë pasi jep

edhe modelet se si duhet të zhvillohet turizmi në këtë vend në mënyrë që të mos

përsëriten gabimet e vendve të ndryshme në rajon e më gjërë.

Mund të konstatojmë se kjo strategji në bazë të teorisë së planifikimit strategjik në

fushën e turizmit paraqet një analizë gjithëpërfshirëse, e cila trajtoi situatën aktuale në

ecurinë e zhvillimit te turizmit, duke dhënë edhe shëmbuj pozitiv të destinacioneve të

tjera që me sygjerimet e duhura dhe konstruktive do të ndikojnë në zbatimin më efikas

të planifikimit në turizëm. Kjo mund të quhet si një përparsi ndaj strategjisë së turizmit

në Shqipëri ku shumëherë gjërat përseritën dhe nuk u jepen zgjidhje e duhur.

Duke iu referuar Masterplanit d.m.th. Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit në Mal të Zi

deri në vitin 2020, e cila trajton rrugët dhe drejtimet kryesore që duhet të ndjek oferta

turistike e Malit të Zi për tu renditur dhe konkuruar me vendet me nje turizëm më të

zhvilluar dhe që për ti arritur këto, në radhë të parë kërkohet kohë dhe investime që

Mali i Zi të orijentohet drejt një zhvillimi te turizmit të kualitetit të lartë. Kjo mund të

cilësohet si përparësi e kësaj strategjisë malazeze të turizmit ndaj asaj shqiptare.

Disa nga konceptet bazë të kesaj strategjie janë:

përparsitë konkuruese të Malit të Zi në rajon,

diferencimet regjionale të zhvillimit te turizmit,

arritja e standardeve ndërkombëtare në sferën e turizmit si: akomodimi,

shërbimi, infrastruktura,

prezantimi i ofertes turistike në mënyrë të veçantë dhe të përbashket për çdo

kompleks turistik.

Në këtë pikë strategjitë e të dy vendeve kanë të përbashkëtat e tyre, por më mënyra të

ndryshme të prezantimit të ofertës turistike.

Strategjia e turizmit parashikon rritjen e numrit të kapaciteteve hoteliere në 125.000

shtretër në vitin 2020186 duke rritur cilësinë dhe kualitetin e hoteleve si dhe sherbimeve

në përputhje me standardet dhe kërkesat e turisteve të Europës Përendimore dhe asaj

186 Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020- Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine, Podgorica 2008

Page 60: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Qëndrore. Gjithashtu parashikohet edhe rritja e numrit të fjetjeve nga turistët në 20.9

milion deri në vitin 2020187 ku në mënyrë direkte ose indirekte e gjithë kjo do të ndikoj

në rritjen e vëndeve të punës. Mendoj se shifrat që parashikon kjo Strategji në kushtet e

një krize finaciare botërore janë vështir për tu arritur. Megjithëse në Strategjinë e

Zhvillimit të Turizmit deri në vitin 2020 qeveria e Malit të Zi është përcaktuar në

turizmin e kualitetit të lartë në përputhje më zhvillimet aktuale por aktualisht si ligji i ri

ashtu edhe politikat turistike më tepër trajtojnë dhe janë përqendruar rreth turizmit

bregdetar dhe turizmin dimëror të cilët më se tepërmi janë të lidhur me turizmin masiv.

Ndërsa prej zhvillimeveve aktuale të turizmit më tepër i është kushtuar vëmendje

turizmit nautik, rural dhe turizmit shëndetësor.

Mendoj se në bazë të strategjisë së zhvillimit të turizmit një vëmëndje i është dashur ti

kushtohet edhe alternativave të reja të turizmit si p.sh. ekoturizmi, turizmi shkencor,

turizmin e gjuetisë, sportiv, turizmin avanturesk, turizmin fetar, kulturor etj. Në këtë

kontekst për një shtet ekologjik siç është Mali i Zi, tingëllon jo mirë lënia anash dhe

mos trajtimi i ekoturizmit ku tashmë dihet se ky lloj turizmi në nivel global po njeh

rritje të vazhdueshme. Por në disa raste për këtë lloj turizmi mund të përdorën edhe

propaganda të ndryshme turistike jo adekuate dhe jo në favor të ekoturizmit dhe që në

të shumtën e rasteve ato mund të ndikojnë negeativisht në mjedisin natyror188. Prandaj

duhet të punohet më tepër në këtë drejtim në zhvillimin e ekoturizmit dhe turizmit

alternativ si: promovimin e tureve me biçikleta në zonat natyrore turistike të vëndit,

ecjen në natyrë sidomos në zonat malore dhe parqet kombëtare etj. Gjithashtu edhe

turizmi i qyteteve dhe turizmi kulturor duhet të kishte zënë një vend të veçantë në këtë

strategji ku Mali i Zi disponon potenciale të mjaftueshme në këtë drejtim. Kombinimi i

turizmit bregdetarë me turizmin kulturor është një mundësi më tepër në rritjen e vlerave

të qyteteve bregdetare të Malit të Zi dhe njëkohësisht edhe të ardhurave nga turizmi.

Për promovimin e turizmit dhe të potencialeve turistike të Malit të Zi në vitin 2006 u

formua Organizata Nacionale Turistike e cila merret kryesisht më promovimin e

produktit turistik të vendit, planifikimin dhe realizimin e strategjisë turistike si dhe

marketingut dhe pjesëmarrjen në panairet turistike brënda dhe jashtë vendit me qëllim

187

Po aty188 Mr Bulatovic D.- Ekoturizam u zasticenim podrucjima Crne Gore (Punim doktorature), Lublanë 2011 fq. 154

Page 61: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

rritjen e kualitetit turistik të Malit të Zi. Më herët këtë rol e luante Organizata Turistike

e Malit të Zi e cila u formua në vitin 1995. Sipas Ligjit të vitit 2004 përveç OTN-së në

të gjitha komunat e vendit të cilat kanë potenciale turistike formohen organizatat lokale

turistike të cilat promovojnë në kuadër të strategjisë potencialet turistike të lokaliteteve

të tyre.Në krahasim më Shqipërinë në vizionin e vet deri në vitin 2020 Mali i Zi

parashihet që tё jetё njё destinacion turistik pёr çdo stinё tё vitit, me natyrё piktoreske

dhe mbrojtje tё biodiversitetit. Synimi kryesor i kësaj strategjie është ofrimi i nje

turizmi tё qёndrueshёm pёr tё krijuar njё pozicionim tё fortё si njё destinacion global i

njё cilёsie te lartё.

Objektivat kryesore të kësaj strategjie janë:

Objektivi 1: Zhvillimi i Malit të Zi si destinacion me një turizëm të kualitetit të

lartë si dhe zgjatjen e sezonit turistik.

Objektivi 2: Zhvillimin e njё turizmi te qёndrueshёm nёpёrmjet strukturave ligjore dhe

institucionale. (Kjo mund të cilësohet si pikë e fortë e përbashket në zhvillimin e

turizmit pasi të dy shtete duhet të orijentohen drejt turizmit të qëndrueshëm).

Objektivi 3: Shumëllojshmërinë e produkteve të turizmit.

Objektivi 4: Standardizimin dhe specializimin e shërbimeve.

Objektivi 5: Rritje të aktiviteteve promovuese.

Objektivi 6: Krijimin e njё destinacionit turistik pёr te gjitha stinёt.

Objektivi 7: Krijimin e njё turizmi malor tё pёrshtatshёm me infrastrukturen mё te

mirё. (Në këtë aspekt Mali i Zi ka një përparësi krahasuar më turizmin malor në

Shqipëri).

Objektivi 8: Të inkurajojë sipërmarrjet për të krijuar kushte për krijimin e vendeve të

punës.

Objektivi 9: Rritja e pёrfshirjes nё shёrbimin turistik tё popullsisё lokale (“marketingu i

brendshёm”).

Sipas strategjisë, logo “Montenegro – Wild Beauty” nuk do tё identifikohet vetёm me

Page 62: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

ofrimin e një natyre tё bukur e tё paprekur. Ajo gjithashtu do të ofrojё diversitet dhe

cilёsi tё lartё, në mёnyrё qё tё pёrmbushё kёrkesat e çdo vizitori individual.

Përsa i përket aksesibilitetit të turizmit, infrastrukturës rrugore dhe transportit, Mali i Zi

nuk mund të krenohet pasi mjaftë rrugë janë të një cilësie të dobët, por mund të themi se

përsëri ka avantazh konkurrues, sepse ka një infrastrukturë rrugore shumë më të mirë se

Shqipëria, sidomos në zonat e thella malore. Edhe në lartësitë më të mëdha në male

rrugët janë të asfaltuara ndonëse mund te jenë jo të ndonjë cilësie shumë të mira. Në

çdo rast ato mbeten rrugë lehtësisht të kalueshme me çdo lloj mjeti, pa hasur vështiresi

në udhëtim. Një tjëtër e dhënë pozitive është prania e sinjalistikës rrugore sipas

standarteve të pranuara ndërkombëtarisht.

Transporti publik është një tjetër avantazh në këtë tipar të produktit. Ai ofrohet për të

lidhur cdo destinacion, vecanërisht destinacionet turistike. Për cdo itinerar transporti,

ekzistojnë stacione si dhe tabela me oraret e mirëpërcaktuara të nisjeve e mbërritjeve.

Në këtë kuadër strategjia e turizmit në mënyrë të pjesëshme e ka trajtuar këtë problem.

Po sipas kësaj strategjie akomodimi përbën një tjetër avantazh konkurues. Në turizmin e

Malit të Zi, ofrohen të gjitha llojet e akomodimeve pёr segmente tё ndryshme turistёsh.

Pra akomodimet edhe ne lartësitë më të mëdha mbi nivelin e detit variojnë nga bujtinat

ne zonat malore të cilat ofrojnë kushte minimal, por, sipas pronarëve të tyre, ato ofrojn

një përvojë unike, deri te hotelet me 5 yje me te gjitha kushtet e nevojshme (pishinë,

spa, sauna, fitnes, internet etj).

Aktivitetet që ofrohen ne turizmin bregdetar dhe malor janë të shumta, me synimin e

tërheqjes të gjithë tregjeve të turistëvë. Të huajt nuk vijnë në zonat bregdetare, malore

apo ne qytetet e Malit të Zi vetëm per atraksionet turistike apo kulturore, por edhe për

aktivitetet e shumta që iu ofrohen, duke pasuruar më shumë përvojën e tyre. Sipas kësaj

strategjie si e veçantë për Malin e Zi krahasuar me Shqipërinë mund të cilësohet se në

22% të rasteve, shpërndarja e ofertës turistike është direkte, pra turistët vijnë të

vetëorganizuar në Mal të Zi. Ndërsa në 78% të rasteve, vizitorët i drejtohen këtij

destinacioni nëpërmjet paketave turistike të ofruara nga agjencitë turistikë të vendit apo

ato ndërkombëtare, nga operatorët turistikë etj. Ky produkt turistik shpёrndahet dhe

arrin tek turisti i huaj nga shumë operatorё turistikё, duke krijuar nje avantazh tjetёr

konkurues krahasuar me turizmin në Shqipëri. Disa nga operatorët turistikë që operojnë

Page 63: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

në Mal të Zi janë ndërkombëtarisht të fuqishëm si: TUI/PREUSSAG,NECERMAN me

një reputacion në tregjet ndërkombëtare turistike. Si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të

Zi, strategjia parasheh njё mёnyrё promocioni si marketingun direkt nёpёrmjet

internetit, nё gjuhё tё ndryshme, me informacione tё ndryshme mbi të gjithë turizmin si:

bregdetar, kulturor, malor si dhe me instruksione rreth rezervimit tё hoteleve dhe

informacione tё udhëtimit, në www .mon t e n e g r o - a dv e ntu r e s. c o m , apo V I S I T -

M ONTENEG R O . c o m .

Në kontrast me Shqipёrinё, Mali i Zi bёn promocion tё turizmit me shumё mjete

promocionale, duke arritur mё mirё tek tregu i synuar turistik. Këtu duhet të përmendim

spotet e ndryshme në rrjetet prestigjioze si CNN etj dhe panairet e ndryshme turistike.

Një rol të madhë në këtë drejtim luan edhe Organizata Nacionale Turistike si dhe MT të

cilat organizojnë promovimin e vlerave dhe të resurseve turistike të Malit të Zi në

tregjet turistike. Këto njëkohësisht merren edhe me hartimin dhe botimin e katalogjeve

turistike, broshurave dhe guidave turistike.

6.3. Disa aspekte të politikave turistike në Shqipëri dhe Mal të Zi dhe ndikimi i

tyre në zhvillimin e turizmit

Politikat turistike paraqesin një sërë rregullash dhe direktivave në drejtim të zhvillimeve

të detyrave dhe strategjive promovuese në kuadër të vendimeve kolektive dhe

individuale të cilat ndikojnë drejtëpërsëdrejti në zhvillimin e turizmit dhe të aktiviteteve

të aktorëve të përditshëm189.

Duke iu referuar strategjive të zhvillimit të turizmit në Mal të Zi dhe Shqipëri mund të

vërejmë se politikat turistike kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përcaktuese në ecurinë e

zhvillimit të turizmit. Kështu, deri në vitet 1990 zhvillimi i turizmit në Shqipëri ishte

plotësisht i varur nga politika e përgjithëshme gjatë asaj periudhe.

Studimet e ndryshme tregojnë se në tërësi kjo politikë ishte penguese dhe ndikoj

negativisht në zhvillimin e turizmit të mirëfilltë në krahasim më vendet e tjera të rajonit

e në këtë rast edhe në Malin e Zi, që kishte një politikë turistike më liberale dhe më të

189 Goeldner, R.C. Ritchie J.R.B. et Malntosh R.W. 2000, - Tourism, Principles, Practices, Philosophies, John Wiley & Soni, New York 8 th edition

Page 64: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

organizuar se Shqipëria. Është e njohur se deri në fund të viteve 80-të më disa

ndryshime të vogla monopolin e vetëm në turizëm e kishte shteti dhe ku promovimin e

vlerave turistike të vendit e bënte institucioni shtetëror që quhej "Albturizmi"190.

Ajo çka mund ta quajmë pozitive në ndjekjen e politikave turistike gjatë kësaj periudhe

janë:

Investimet në ndërtimet e hoteleve në çdo qytet të vendit (nga një hotel, ku

përjashtim bënë Tirana dhe Durresi).

Hapja e disa vendkalimeve me Greqinë, Maqedoninë, Malin e Zi.

Publikimin në vitin 1988 të hartës së parë turistike për Shqipërinë.

Ndryshimet politike që ndodhen në vend pas vitit 1990 dhe periudha e gjatë e

tranzicionit ndikuan midis tjerash edhe në politikat turistike.

Politikat turistike që po ndiqen pas viteve 90-të nga shteti shqiptar tashmë turizmin po

e trajtonë si promotorin e zhvillimit ekonomik të vendit. Për zhvillimin e turizmit dhe

politikave turistike shteti shqiptarë mbeshtetet në dokumentet ligjore si : Ligji për

turizmin, Ligji mbi zonat prioritare për zhvillimin e turizmit, Ligji mbi licensat turistike

dhe Strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri191 si dhe dokumente të tjera planore

më rëndesi në zhvillimin e turizmit dhe të ruajtjes se mjedisit.

Autor të ndryshëm hartues të politikave turistike midis tyre edhe Prof. Mesina në

deklarimet e tija thotë: "Shqipëria ka pasurinë e duhur kulturore dhe natyrore por

mungojnë politikat e duhura për zhvillimin e tyre". Sipas tij për vitet në vazhdim sfida

do të jetë e madhe për qeverinë se si të vlerësohen këto asete.

Duke u nisur nga ky parim mendoj se politikat e ardheshme turistike duhet të

orijentohen në vlerësimin dhe prezantimin sa më mirë të pasurive natyrore dhe

trashëgimisë kulturore të vendit, si dhe të kapaciteteve të vendosjes në tregjet

prestigjioze turistike: të Europës Perëndimore, Veriore, Lindore dhe Qendrore, por edhe

me tej etj. Krahas kësaj Shqipëria duhet të tregoj se është një vend i sigurtë ku

mikëpritja, gastronomia dhe vlerat e tjera të lidhura me turizmin duhet ta bëjnë vendin

një destincion të fuqishëm turistik dhe konkurent në rajon. Përveç tyre ajo duhet të

prezantoj të arriturat e saj në fushën e infrastrukturës sidomos të asaj rrugore. Politika e

190

Doka Dh, Draçi B. – Gjeografia e Turizmit – Tiranë, SHBLU - 2002191 Po ayt, fq. 204

Page 65: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

çmimeve duhet të zëjë një vend të rëndësishëm në politikat e zhvillimit të turizmit.

Shqipëria edhe pse disponon pasuri të mirëfillta natyrore dhe trashëgimi të pasur

historiko-kulturore akoma nuk mund të orijentohet drejt zhvillimit të turizmit të

kualitetit të lartë. Kjo pasi në vend mungojnë hotelete e tipit resorts si p.sh. Splendid në

Mal të Zi ose Kroaci. Po kështu problemet me energjine elektrike, rrjeti i ujesjelles-

kanalizimeve qe paraqitet me mjaft probleme, mungonjë zyrat turistike si ne bregdet

ashtu edhe ne zonat malore që do të ndikojnë në dhënien e informacionit dhe

problemeve qe mund te kenë turistët, në zonat malore rruget paraqiten me mjaft

probleme dhe akoma nuk mund të flasim për turizëm dimëror si zhvillohet në Mal të Zi,

pikërisht në Zhabljak, Kollashin etj. Projekti "Monumentet flasin vet" që kishte si

qëllim promovimin e vlerave historike-kulturore të vendit, nuk ka rezultuar me sukses

pasi objektet arkelologjike, keshtjellat etj, pa investime dhe përkujdejse nuk mund të

flasin vetë ato si të tilla, vetëm mund ti ushtrohen presionit fizik qoftë nga njeriu ose

nga natyra. Të gjithë këto faktorë ndikojnë që politikat turistike që duhet të ndjek shteti

shqiptarë sidomos politika e çmimeve kokuruese (çmime më të ulëta) krahasuar me

vendet e rajonit si Mali i Zi, Kroacia, Greqia etj, do të ndikojnë në rritjen e numrit të

turistëve në vend dhe të ardhurave. Në përgjithësi Shqipëria ka mundësi të mira për

zhvillimin e turizmit, por duhet të punohet më shumë me imazhin turistik të vendit,

për t`u paraqitur si një shtet me perspektiva të favorshme turistike. Gjithashtu duhet të

përmirësohen kualiteti i shërbimëve, të cilat janë një element kyç për zhvillimin dhe

përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në një të ardhme.

Shqipëria duhet të marrë një pikënisje nga vendet, që janë fqinj me të, siç është: Mali i

Zi, Greqia dhe Italia. Ajo, duhet të ndjekë ato politika, që bëjnë të mundur, që Shqipëria

të ketë në qendër të saj turizmin, qoftë ai malor apo bregdetar. Objektivi i parë, mendoj

se, është t`u tregosh vendeve fqinj për potencialet dhe vlerat kulturore. Çdo turist që

vjen në Shqipëri si me avion ose ne rrugë tokesore a detare duhet të krijoj një imazh të

mirë për Shqipërinë nga ajo se çka i është transmetuar nga pjesëmarrja në panairet

turistike dhe nga informimi qe mund të marrë përmes internetit ose te mikut, shokut etj,

që e ka vizituar Shqipërinë. Pra e ritheksoj se kryesore është midis tjerash edhe

përmirësimi i imazhit turistik të vendit në mënyrë që një turistë që viziton një rajon

turistik të Shqipërisë të arrijë të qëndroj disa ditë që të njoh më mirë bukuritë natyrore

Page 66: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

dhe historiko-kulturore të vendit duke mos perjashtuar edhe mikëpritjen dhe

gastronominë trandicionale shqiptare.

Ndërgjegjësimi i politikës kombëtare dhe rajonale për zhvillimin e turizmit përbën një

nevojë urgjente dhe kërkon që roli i institucionit shtetëror/vendor, përgjegjës për

zhvillimin e turizmit të forcohet përsa i përket hartimit të politikave dhe strategjive,

ashtu dhe zbatimit të planeve të zhvillimit në nivel kombëtar dhe rajonal. Të gjithë

institucionet e tjera, veprimtaria e të cilave ndërthuret me aktivitete të turizmit, duhet

caktuar në legjislacion. Për një proçes efektiv të përfshirjes në çështje të politikës që

ndikojnë në turizëm, është i nevojshëm një bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta

pune me të gjitha strukturat në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.

Tashmë janë të njohura llogot e ndryshme te strategjive që e cilësojnë Shqipërinë si

“Sekretin më të fundit të Europës”. Por pasi qellimi u relizua nga numri i vizitoreve që

i tejkaloj parshikimet, qeveria Shqiptare kaloi në një slogan te ri: “Shqipëria – e juaja

për t’u zbuluar”. Si objektiv kryesor qeveria vendosi të përqëndrohet në temën e

bujarisë si një virtyt bazë historik dhe kulturor i popullit Shqiptar.

Duhet theksuar se në zhvillimet global të turizmit dhe te krizës financiare që ka prekur

çdo sektor te ekonomisë e ku turizmi është pjesë e sajë, politikat turistike duhet tu

pershtaten situates aktuale që ka prekur jetën social-ekonomike te shoqërisë. Edhe pse

një vend i vogël me dalje të gjërë në dy dete, Shqiperia edhe me tej do të vazhdoj të

bazohet në turizmin e diellit dhe te rëres duke konkuruar me vendet e rajonit, si Malin e

Zi, Kroacin etj. Mendoj se zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe ekoturizmit duhet të

jetë në qendër te politikave turistike duke u kombinuar me turizmin alternativ qe është

ne zhvillimet aktuale të kerkesave të lëvizjeve turistike europiane. Krahas tyre zhvillimi

i turizmit kulturor, qytetar si në: Berat, Gjirokastër, Krujë etj, dhe të turizmit të

kongreseve do të ndikojnë ne zgjatjen e sezonit turistik në Shqipëri. Në kuadër të

politikave turistike shqiptare një vend të veçantë duhet të zëjë edhe turizmi dimëror

duke e parë si mundësi të konkurimit me Malin e Zi, Maqedoninë etj, dhe të

përmirësimit të situatës ekonomike në zonat veriore dhe verilindore të vendit. Krahasuar

me Shqiperinë, Mali i Zi si pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë deri në fillim te viteve 90-

të udhëhoqi një politikë turistike në përputhje me ofertë-kërkesën e potencialeve

Page 67: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

turistike të vendit, duke u bazuar kryesisht në Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit në

RSFJ, e cila u bazua në turizmin masiv duke u orijentuar në çmime të ulëta. Kjo

politikë ndikojë që bregdeti i Malit të Zi të përjetoj një zhvillim në aspektin turistik ku

kulmin e vet e arriti në fund të viteve 80-të. Nësë në Shqipëri zhvillimi i turizmit deri në

rënien e komunizmit u konceptua si një ideologji e huaj, në Mal të Zi turizmi u pa si

mundësi për futjen e valutave të huaja, e cila ndikoj në rritjen e mirëqënies ekonomike,

në hapjen e vendeve të reja të punës etj. Edhe në Mal të Zi, ashtu siç verejtëm edhe në

Shqipëri politika turistike udhëhiqej nga shteti. Si turoperator kryesor turistik i formuar

nga shteti ishte YUGOTOURS192 i cili u morën kryesisht me marketingun turistik, me

formimin e çmimeve te paketave turistike, me marketingun dhe monopolin e transportit

turistik ajror të kompanisë shtetërore (JAT) etj. Krahas YUGOTOURS-it rëndësi në

lëvizjet turistike gjatë kësaj periudhe kishin edhe agjensitë turistike të cilat u krijuan në

Mal të Zi siç ishte MONTENEGROTURIST me qendër në Budva193, të cilët kryesisht u

muaren me: rezervimet, transportin dhe akomodimin e turistëve në hotele, kampe,

pansione, llixha ose siç njihen ndryshe banjo termale etj.

Ndryshe nga Shqipëria politika turistike e ndjekur nga Mali i Zi deri në vitet 90-të

lejuan iniciativat private.

Lejimi i iniciativave private në turizëm nga qeveria u bënë për dy arsye :

a) Qeveria e ish-Jugosllavisë deshironte futjen e valutave të huaja kryesisht të

emigranteve që jetonin në Europën Përendimore më qëllim që ato të investojnë në

vend, kryesisht në fushën e turizmit.

b) Në këtë mënyrë do të bëhej e mundur rritja e kapacitetëve të vendosjes kryesisht në

sektorin privat me qëllim përfitimin nga turizmi194.

Futja e turoperatoreve të huaj kryesisht perëndimor ishte një tjetër përparësi krahasuar

me Shqipërinë, e cila ndikoj në lindjen e fenomenit të konkurencës në tregun turistik

vendas. Kjo u krijoj mundësi agjensive dhe turoperatorëve të huaj që Malin e Zi ta

shohin si destinacion të mundeshem turistik ku oferta turistike e përqëndruar ne çmimet

e lira ndikoj në zhvillimin e turizmit masiv.

192

Masterplan – Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2010, fq. 12193

Po aty194 Masterplan – Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020, fq. 6

Page 68: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Ajo çka vërehet si e përbashkët e politikave turistike të Shqipërisë dhe Malit të Zi deri

në rënien e sistemeve politike në fillim të viteve 90-të është centralizimi i politikave

turistike ndonëse në Shqipëri kjo ishte më e theksuar se në Mal të Zi. Si e përbashkët

tjetër mund të themi se ishin turoperatoret turistikë si "Albturist" në Shqipëri dhe

"Yugotours" në ish-Jugosllavi dhe "Montenegroturist" Mal të Zi, të cilët u morën

kryesisht më hartimin e politikave tuiristike, me ofertë-kërkesën, me prezantimin e

potencialeve turistike etj.

Shpërbërja e ish-Jugosllavisë, luftërat që pasuan në Kroaci, Bosnje dhe së fundmi në

Kosovë, sanksionet nga OKB-ja ndaj Jugosllavis (Serbi-Mali i Zi), midis tjerash

ndikuan në humbjen e imazhit turistik të Malit të Zi në tregjet eminente turistike të

Europës Përendimore. Këto vite mund të cilësohen si vite te stanjacionit turistik pasi u

shoqëruan më mjaft probleme si: mungesë e investimeve në turizem nga shteti,

amortizim të hoteleve, rënien e numrit të turistëve, probleme sociale si (largimi nga

puna kryesisht në hotele) etj. Gjatë këtyre viteve politikat turistike u orijentuan

kryesisht në tregun e Serbisë që Malin e Zi e shihnin si të vetmin mundësi për turizmin

bregdetar. Kjo ndikoj edhe në ndryshimin e strukturës së turistëve që i trajtuam në

kapitujt e mësipërm.

Strategjitë e zhvillimit të turizmit në Mal të Zi siç i trajtuam më lart, u orijentuan në

modelin e Majorkës si vend i ngjashem me Malin e Zi, por që për nga zhvillimi turistik,

infrastrukturës, shërbimeve etj, është shumë me e oganizuar. Orjentimi drejt turizmit të

klasit të lartë duke e anashkaluar turizmin e "fast foodeve" që quhej në Mal të Zi ose

turizmin social ku turistët që vinin nga Kosova, Bosnja ose Serbia më vete sillnin edhe

ushqimet për aq ditë sa ato do të qëndronin në bregdetin e Malit të Zi është cilësuar si

pjesë e politikave turistike. Për këtë qeveria d.m.th. ministria përkatese nga viti 2009

ndaloi futjen e produkteve ushqimore (mishra, produkte qumshti) në vend195. Kjo forme

e politikes që kishte si qëllim ti thote "stop turizmit social", nuk rezultoi e sukseshme

pasi në mjaft zona turistike si p.sh. në Ulqin turizmi familjar përbën peshën kryesore

pasi edhe kushtet e vendosjes janë të tilla që e favorizojnë këtë llojë turizmi. Gjithashtu

strategjitë e turizmit u munduan të rikthejnë imazhin e Malit të Zi në panairet turistike

ndërkombëtare. Stabiliteti politik në rajon pas vitit 2000 ndikoj dukshëm në ekonominë

195 Ministarstvo Turizma i Zivotne Sredine Crne Gore

Page 69: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

turistike të Malit të Zi. Në sajë të politikave turistike Mali i Zi që nga viti 2000 dhe

veçanarisht pas vitit 2006, ku dhe u shkëput nga Serbia e në vazhdim, ka njohur rritje të

turizmit dhe të ardhurave nga ky sektor. Nga strategjitë e turizmit për Shqipërinë dhe

Malin e Zi që i trajtuam më lart mund të konkludojmë se turizmi i qëndureshëm është

në qendër të strategjive. Në paraqitjen grafike mund të shihet më qartë prioritetet e

zhvillimit të turizmit në Mal të Zi, duke u bazuar te Strategjia e Turizmit deri në vitin

2020. Tabela e mëposhtme jep një pasqyrë të qartë se si planifikohet ndërtimi i

kapacitetëve turistike në Mal të Zi deri në vitin 2020 më qëllim zhvillimin e turizmit.

Tab.18: Parashikimi i ndërtimit të kapacitetëve turistike në Mal të Zi deri në vitin

20202020 *

Zona Zona

Nr. total %

Zona Zona

Nr. total

i %Nr.

34.000 2.150 2.300 40.000 100.000 10.000 15.000 125.0005Yje(***** 2.50 0% 0 90

2.25

%15 25 10 19.000

15.20

%4Yje(*** 17.10 12.8 26.3 7.400

18.50

%35 35 35 43.750 35%

3Yje(*** 17.20 14.1 22.4 7.45018.63

%35 25 35 42.750

34.20

%2Yje(**) 55.8 1 41.1 21.550

53,88

%10 10 15 17.250

13.80

%1Yll(*) 7.4 0 10.2 2.700

6.75

%5 5 5 2.250 1.80%

Shënim: të dhënat përfshijnë te gjitha kategoritë e hoteleve si dhe objektet e tjera

*Shënim: të dhënat parshikojnë se mjaft hotele të kategorive të ulta deri në vitin 2020 duhet të transformohen në kategori të larta

Burimi: Strategija razvoj turizma Crne Gore do 2020 – Podgorica 2008 fq. 86

Nga kjo tabelë mund te verejmë se sipas Strategjisë së Zhvillimit te Turizmit në Mal të

Zi deri në vitin 2020 e cila është ne fuqi zona bregdetare shihet si hapësira me

Page 70: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

potencialet më të mëdha në të cilën do të ndërtohet edhe numri më i madh i shtretërve.

Të gjitha këto ndërtime turistike sipas kësaj Strategjie do të realizohen përmes

investimeve te ashtuquajtura greenfield. Kjo mënyrë e investimeve do të ndikoj:

në përmiresimin e kapaciteteve të vendosjes,

në rritjen dhe ndryshimin e strukturës së turistëve,

në rritjen e nivelit të të ardhurave nga turizmi dhe sektorët qe lidhen me të etj.

Ndërtimi i kapaciteteve të vendosjes dhe objekteve të tjera përcjellse do të kerkonin një

angazhim të fuqisë punëtore, ku në këtë rast Mali i Zi sipas kësaj strategjie të zhvillimit

te turizmit do të duhej te importonte fuqi punëtore nga regjioni e më gjërë. Por si

rezultat i krizës financiare globale deri në realizimin e objektivave të kesaj Strategjie,

pra deri ne vitin 2020 do të jetë e vështirë.

Ajo çka është e rëndesishme të theksohet është fakti se sipas Planit Hapësinor të Malit

te Zi deri ne vitin 2020 për ndërtimin e objekteve hoteliere në hapësiren bregdetare

investitoreve u disponohet një siperfaqe toke prej 10.000 ha dhe ku pjesa më e madhe

është e përqëndruar në lokalitete mjaft atraktive196. Pjesa më e madhe e kësaj toke e cila

është paraparë për ndërtime te hoteleve dikur ishte pronë e armates jugosllave ndërsa

tani është pronë shtetërore197.

Duke u bazuar në të dhënat e Strategjisë se zhvillimit te turizmit në Mal të Zi deri në

vitin 2020 dhe në të dhënat e tabelës së mesiperme mund të ndërtojm edhe harten e

zhvillimit te turizmit në Mal të Zi.

196

Për më tepër shih: Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020- Podogorica 2008197 Prostorni Plan Crne Gore do 2020

Page 71: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Harta 6: Mundesit e zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2020

Page 72: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Harta 7: Parashikimi i ndërtimit te kapacitetëve turistike në Mal të Zi deri në vitin

2020

Page 73: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

6.4. Ofertë-kërkesa si pjesë integrale e politikave turistike, rasti i studimit në zonën

bregdetare të Malit të Zi

Ofertë-kërkesa në Malin e Zi paraqitet e ndryshme në rajone të ndryshme. Në

studimin që kemi zhvilluar në qershor të vitit 2009 në zonën bregdetare të Malit të Zi në

kuader të projektit DAAD vërejtëm se në :

Zonën e Budvës ofertë – kërkesa, është më tepër në formën e një turizmi të

klasit mesatar, ku mbizotërojnë krahas akomodimëve familjare edhe hotele të

klasit mesatar.

Në zonën e Kotorrit ofertë – kërkesa, ndryshe nga Budva. është e një klasi më të

lartë, e ndikuar kjo nga oferta e turizmit kulturor e cila dominohet kryesisht nga

turistët e ardhur nga vendet e Europës Perëndimore, të cilët janë në gjëndje të

përballojnë edhe shpenzime të larta.

Krahasuar me dy zonat e para, Ulqini si qyteti më jugor i bregdetit malazes,

rezulton se ofertë – kërkesa mbizotërohet kryesisht nga turizmi familjar,

veçanarisht atij kosovar që mund të krahasohet me ofertën turistike të Velipojës,

si zona më e afërt turistike.

Foto .18. Pamje e objekteve private në qytetin e Ulqinit

Studimi gjithashtu u përqendrua edhe në nivelin e çmimeve, ku u rezultua se rajonet

turistike të bregdetit malazez karakterizohen nga ndryshime të mëdha të çmimeve

turistike. Në përgjithësi Mali i Zi dallohet për çmime relativisht me të larta krahasuar

Page 74: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

me vëndet fqinje si: Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, apo edhe më zona të veçanta të

Greqisë ose të Turqisë etj. Niveli i lartë i çmimeve në të shumtën e rasteve nuk

korespondon me ofertën turistike që ofrojnë qytetet turistike të këtij vendi ku vërejtjet

më të medha ishin në nivelin e infrasturkturës dhe shqetësimi më i madh nga grupet e

turistëve që u intervistuan rreth (75-80 %) e tyre ishin të pakënaqur nga standartet e

rrugëve që ka Mali i Zi. Në këtë pikë u paraqit si problem buroktratizimi dhe

ngadalësimi në projektet infarstrukturore, të cilat janë nisur prej vitesh dhe nuk

përfundohen në afatin e caktuar. Kjo ndikon në psiqikën e turistëve dhe në imazhin e

vendit, deklarojnë mjaft punonjës të turizmit (kryesisht menaxherë, pronarë hotelesh,

restorantesh, shtëpiave private etj). Në bashkëbisedimet e tyre ato shprehen të

shqetësuar se në të shumtën e rasteve punimet kryesisht në rrugë behën në prag të

sezonit turistik. Kjo ndikon në rëndimin e trafikut, në zhurmat që krijohen, në pluhurin

etj, të cilët i shqetësojnë turistët dhe në disa raste ndikojnë edhe në largimin e tyre për

në destinacione të tjera.

Niveli i ndryshëm i çmimeve në bregdetin e Malit të Zi, përveç tjerash, është i ndikuar

edhe nga niveli i turistëve që frekuentojnë vendin.

Kështu, sipas studimit në rajonin e Kotorrit, i cili vizitohet nga një numër i madh

turistësh të huaj, kryesisht nga Europa Perëndimore, çmimet janë më të larta jo

vetëm në Mal të Zi por mund të cilësohen si më të lartat në rajonin e Ballkanit.

Prandaj shumë turistë që vijnë në Kotorr janë turistë ditorë. Anketimi tregoj se

çmimi i një dhome dyshe në hotele të klasit mesatar me (3 yje) për një natë është

nga 80 - 100 €, ndërsa në akomodimet familjare varion nga 40-60 € nata.

Në qytetin e Budvës, si rezultat i turistëve të ardhur që janë kryesisht nga rajoni i

Ballkanit, si dhe vendet e tjera të Europës, por që kanë të ardhura më të pakta

janë të tërhequr kryesisht nga jeta e natës dhe aktivitetet e ndryshme që

zhvillohen aty. Këtu çmimet janë më të ulëta se në Kotorr. P.sh. hotelet e klasit

mesatar në Budvë variojnë nga 60-80 €, ndërsa në akomodimet private

(apartamente) çmimet variojnë nga 25-30 deri në 50 € nata.

Më ndryshe paraqitet situata e ofertës së çmimeve në qytetin e Ulqinit i cili

vizitohet kryesisht nga turistë të ardhur nga Kosova, Maqedonia, Bosnja, Serbia,

Shqipëria etj, që kanë një standard mesatarë deri të ulët. Anketimet e zhvilluara

Page 75: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

treguan se çmimet e akomodimit në sektorin familjar variojnë nga 5-10 € nata

për person. Ndërsa në hotelet e klasit mesatar çmimet ketu sillen nga 30-40 €

nata për dhoma dyshe, kurse në hotelet me katër yje çmimet variojnë rreth 60 €

nata.

Një problem që u vërejtë gjatë intervistave në Ulqin ishte privatizimi jo efektiv i

hoteleve ku si rezultat mbetja e tyre në kushte jo të mira dhe me çmimet e ulëta bëjnë që

akomodimi në sektorin privat të jetë më i kërkuar se hotelet. Kjo ka ndikuar edhe në

formimin e çmimeve turistike në Ulqin. Po sipas intervistave të zhvilluara në lidhje me

pyetjen se: Përse Ulqini vazhdon të ketë çmime të ulëta krahasuar më Budvën ose

Kotorrin? Rezultojë se çmimet e ulta në (Ulqin) janë sepse kjo është një mënyrë e

sigurtë për të mbajtur tregun turistik, që mbi 80% vjen nga Kosova, pasi turistët e

ardhur nga vendet e zhvilluara këtu është ende i vogël. Gjithashtu anketuesit ishin të

mendimit se politikat turistike të Malit të Zi më së tepërmi stimulojnë Budvën,

Kotorrin, Tivatin etj, se Ulqinin, ndonëse këtu ndodhen potencialet më të mëdha

natyrore për zhvillimin e turizmit, sidomos turizmin e diellit dhe rërës.

Po sipas studimit u konkludua se për shkak të çmimeve relativisht të larta krahasuar me

çmimet e vendeve fqinje si Shqipëria etj., kërkesa turistike në periudhën 2007- 2009 ka

pësuar ulje dhe kjo ulje e kërkesës turistike do të vazhdoj edhe në vitet në vazhdim.

Sipas intervistave rezulton se një numër i konsiderueshëm turistësh, sidomos ato nga

vendet e zhvilluara, nuk preferojnë të kthehen më në Mal të Zi për faktin se shërbimet

turistike nuk i përgjigjen një çmimi kaq të lartë. Një numër i turistëve që nuk kthehen në

Mal të Zi preferojnë ti kalojnë pushimet në vendet e tjera të rajonit si p.sh. Kroaci,

Greqi, Turqi etj., ku oferta turistike dhe shërbimet i korespondojnë edhe çmimeve, të

cilat parqiten relativisht në relacion më njëra – tjetrën.

Mali i Zi si destinacion turistik në varësi të ofertës dhe kërkesës turistike si dhe të

nivelit të çmimeve, tërheq grupe të ndryshme turistësh nga vende të ndryshme,

kryesisht nga Europa, rajoni i Ballkanit dhe Mesdheut. Sipas studimit dhe anketimeve

të bëra në terren rezultoj se :

Rajoni i Kotorit tërheq kryesisht grupe turistësh jo familjare, por biznesmen që

vijnë për takime, konferenca, grupe turistësh që vizitojnë qytetin e vjetër

brenda ditës me autobus ose me jahte etj., pasi edhe niveli i çmimeve siç e

Page 76: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

pamë këtu është më i lart. Turistët familjar që i kalojnë pushimet në rajonin

turistik të Kotorrit kryesisht qëndrojnë në Tivat dhe në qendrat turistike përreth

qytetit të Kotorrit si Perast, Risan etj. Një e veçantë tjetër që u vërejt gjatë

anketimeve rezultoj se pjesa më e madhe e turistëve rreth (70%) që preferojnë

Kotorrin janë kryesisht ekskursionist ose turistë ditor (biznes, vizita etj.), por

rrallë janë turistë familjarë. Kjo sipas intervistave ndodh për shkakë se qytetit

të Kotorrit i mungojnë plazhet si në Budva ose Ulqin si dhe parqet e lojrave

etj.

Përgjithësisht rajonin e Kotorrit e preferojnë turistë nga vende të tilla si: Rusia, Çekia,

Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Lindja e Largët etj. Vitet e fundit sipas

anketimeve rezultoj se vërehet një rritje e numrit të turistëve të ardhur nga Shqipëria.

Kjo përbën një risi për tregun turistik të këtij rajoni.

Për shkak të çmimeve relativisht më të lira se rajoni turistik i Kotorrit dhe

ekzistencës të një numri më të madh të akomodimeve private, rajoni i Budvas

më së shumti tërheq grupe turistike familjare dhe grupe të rinjsh të tërhequr

nga jeta e natës dhe aktiviteteve të ndryshme. Gjithashtu u vërejt se turizmi i

konferencave është pjesë e turizmit të rajonit të Budvës, i cili realizohet nga një

numër hotelesh që i plotësojnë kushtet për zhvillimin e këtij lloj turizmi si

p.sh. hoteli Splendid, Mediteran, Maestral, Quin of Montenegro, Iberostar etj.

Po sipas anketimeve turistët që preferojnë këtë rajon turistik më së shumti vijnë

nga: Serbia, Rusia, Ukraina, Çekia, Franca, Gjermania, Anglia, por edhe nga

Shqipëria etj. Përsa iu përket turistëve rus shumë prej tyre kanë blerë shtëpi

pushimi në Budva dhe pothuajse në të gjithë bregdetin e Malit të Zi. Sipas disa

anketuesve punonjës të turizmit dhe të atyre që ofrojnë akomodime private

rezultoj se ruset vetëm ofrojnë akomodim miqve të tyre (vetem bëjnë ndërrimin

e çelësave të apartamenteve në aeroportin e Tivatit dhe Podgoricës, deklarohen

shumica e anketueseve) dhe se akoma nuk mund të flitet për investime në

sektorin e turizmit. E vërtetë është se personat privat dhe agjensitë imobilare

gjatë vitit 2007-2009 përfituan shuma të medha nga shitë-blerja e pronave

(tokave dhe shtëpive) në të gjithë bregdetin e Malit të Zi. Ndikimet ruse në

rajonin e Budvës vërehen edhe nga mbishkrimet në pllakatat e mëdha afër

Page 77: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

rrugës, si dhe nga hapja e radios në gjuhën ruse dhe marketingu që bëhët po në

këtë gjuhë.

Foto .19. Tabelë me mbishkrim rus në bulevardin e Budvas (N. Avdiu prill, 2011)

Krejt e kundërt paraqitet situata në rajonin e Ulqinit krahasuar më dy rajonet e

para. Këtu turizmi kryesisht është i dominuar nga ai familjar gjë që u vërejt

edhe nga anketimet e bëra në disa zona të qytetit si: në Plazh të Vogël, Plazh të

Madh, në zonën e Shtojit etj. Në pytjen se: nga vijnë më së shumti turistët në

qytetin e Ulqinit? Anketuesit u deklaruan se mbi 80% e turistëve që vijnë në

Ulqin janë kryesisht nga Kosova, pjesa tjetër janë nga Bosnja, Shqipëria,

Serbia, Maqedonia etj. Ndërsa numri i turistëve nga vendet e zhvilluara këtu

ende është i ulët dhe nuk mund të krahasohet më Budvën ose Kotorrin, pasi si

deklaruan edhe anketuesit (rreth 55 prej tyre), kjo ndikohet edhe nga politika e

shtetit malazez ku prioritet më së tepërmi i jepet zhvillimit të turizmit në Budva

dhe Kotorr dhe më pak në Ulqin. Në bisedimet e tyre shumë ulqinakë

deklarojnë se Ulqini ka pasuri më të mëdha natyrore për zhvillimin e turizmit

se Budva ose Kotorri. Ne deklarojnë ato kemi 12 km plazh të mrekullueshëm

me një klimë shumë të mirë por mungojnë planet dhe politikat e mirëfillta

turistike që duhet të ndjek qeveria e Malit te Zi. Gjithashtu ato shtojnë se deri

ne fund të viteve 80-të Ulqini sidomos ishulli turistik Ada në në grykëderdhjen

Page 78: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

e lumit Buna, ishte destinacion i preferuar i turistëve nga Gjermania dhe

Europa Perëndimore. Ndërsa rikthimi i turistëve gjermanë më këto hotele që

ka sot Ulqini dhe më këtë infrastrukturë, është shumë i vështirë.

Një tjetër karakteristikë që u konstatua gjatë anketimve tona në terren ishte edhe

vartësia nga sezonaliteti i ofertës dhe kërkesës turistike. Kjo tregoi se Mali i Zi, ashtu si

edhe Shqipëria, nuk e ka integruar siç duhet dhe në harmoni turizmin e diellit dhe të

rërës me turizmin e gjelbër, turizmin malor apo atë të konferencave dhe seminareve të

ndryshëm që mund të zhvillohen gjatë stinës së dimrit. Kjo disbalancë në ofertën

turistike të Malit të Zi ka sjellë një rënie të numrit të turistëve gjatë stinës së dimrit,

ndikuar kjo edhe nga kriza ekonomike botërore gjatë viteve të fundit.

Ndryshimet midis sezonit turistik dhe periudhës jashtë tij janë aq të mëdha sa në shumë

raste pjesa më e madhe e objekteve akomoduese gjatë sezonit janë të prenotuara më

parë nga agjensitë turistike, ndërsa pas sezonit këto qytete turistike janë pothuajse të

boshatisur, madje një nga të intrevistuarit u shpreh se në dimër Budva është një qytet

"fantazëm". Pjesa më e madhe e hoteleve dhe objekteve të tjera qe lidhen direkt me

shërbimet turistike janë të hapura vetëm gjatë stinës së verës, kryesisht në përiudhën

prill – tetor. Ndërsa disa hotele që qëndrojnë hapur edhe gjatë stinës së dimrit kryesisht

punojnë me grupe eksursionistësh të shkollave, grupe të klubeve sportive, turistë të

biznesit dhe konferencash etj. Sipas intervistave hotelet dhe objektet e tjera turistike të

cilët qëndrojnë hapur edhe gjatë stinës së dimrit, janë të detyruar të ulin edhe çmimet e

akomodimit dhe shërbimeve me rreth 20 – 25 % në mënyrë që të tërheqin turistë.

Nga intervistat e zhvilluara në tre rajonet turistike për ndikim e sezonalitetit turistik u

vërejt se Kotorri është rajoni ku më së shumti lëvizin flukse turistike jashtë sezonit

turistik. Qyteti i Kotorrit zakonisht gjatë periudhës jashtë sezonit veror pret turistë që

vijnë për turizëm kulturor, për biznes etj. Po ashtu edhe Herceg – Novi, ku rreth 40% e

hoteleve qendrojnë të hapur gjatë gjithë vitit, më së tepërmi presin turistë të

konferencave, grupe sportive etj, ndërsa hotelet e tjerë mbyllen për shkak se nuk janë

rentabël gjatë periudhës jashtë sezonit. Ndërsa në qytetin e Tivatit periudha jashtë

sezonit karakterizohet kryesisht nga ekipe sportive dhe shumë pak turistë për

konferenca. Po të shohim statistikat e numrit të turistëve në Tivat sipas Organizatës

Turistike të këtij qyteti për vitin 2008 vërehen ndryshime tepër të mëdha midis muajit

Page 79: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

shkurt, ku nurmi i turistëve ishte 579, dhe pikut të sezonit muaji gusht, ku numri i

turistëve sipas kësaj organizate numëronte rreth 10.850 turistë. Kjo ka bërë që

Organizata Turistike e Tivatit të përpiqet që të organizojë disa evenimente edhe jashtë

sezonit, si atë të sportit të lundrimit në muajin nëntor, organizimin e karnavaleve,

panaireve të ndryshëm kryesisht për kulturën, mënyrën e jetesës, gastronominë etj.

Në rajonin e Budvas situata pothuajse është e njëjtë, ku pjesa më e madhe e hoteleve

punojnë gjatë periudhës prill – tetor, ndërsa pjesa tjetër e hoteleve që qëndrojnë hapur

jashtë kësaj periudhe kryesisht bazohen në ekskursione të shkollave, biznes, turizëm

kulturor, konferenca, seminare të ndryshme etj.

Ndërsa sipas intervistave në rajonin e Ulqinit rezultoj se gjatë periudhës jashtë sezonit

qyteti është i boshatisur nga turistët, ku pjesa më e madhe e objekteve akomoduese

private dhe hoteleve punojnë nga muajt qershor – tetor dhe piku i sezonit është shumë i

shkurtër vetëm 40 ditë kryesisht nga 1 korriku deri me 20 gusht. Gjatë periudhës së

dimrit hotelet e Rivierës së Ulqinit presin kryesisht ekipe të ndryshme sportive nga

vendi dhe rajoni si: Shqipëria, Serbia etj., të cilët zhvillojnë pregatitjet e sezonit të

dimrit. Megjithate në të gjithë bregdetin e Malit të Zi sezoni dimëror është i shkurtër

vetëm (20 – 30) ditë dhe nuk është në disproporcion më sezonin veror. Kjo mund të

shpjegohet pasi bregdeti me klimën që ka ofron një turizëm të diellit dhe rërës (turizmin

e banjove diellore). Megjithatë zgjatja e sezonit turistik nga muaji maj deri në fund të

shtatorit nuk mund të sjellë shumë të ardhura për sektorin e turizmit, por duhet të

krijohen mundësi për ushtrimin e aktiviteteve tjera si p.sh. ndërtimin e terreneve të

golfit (si në Ulqin ose Tivat) e cila mund të jetë si alternativë për zgjatjen e sezonit

turistik nga marsi deri në nëntor etj.

Page 80: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Përfundime dhe rekomandime

Sot për ekonomitë e shumë vendeve të rajonit të Mësdheut, pjesë e së cilës janë

Shqipëria dhe Mali i Zi, turizmi vazhdon të përbëjë një nga alternativat kryesore të

zhvillimit ekonomik.

Në këtë prizëm, zhvillimi i turizmit në Shqipëri dhe Mal të Zi që nga ndërrimi i

sistemeve politike në fillim të viteve 90-të u paraqit me ndryshime të mëdha. Këto

ndryshime parasëgjithash konsistuan në konceptin e të bërit turizëm. Kështu nga një

"ideologji e huaj" që u konsiderua turizmi në Shqipëri për 45 vite, sot ai cilësohet si një

nga degët kryesore të ekonomisë së vendit.

Krahasuar me Shqipërinë, në Mal të Zi turizmi për dekada të tëra është cilësuar si dega

kryesore e zhvillimit ekonomik. Kjo është ndikuar edhe nga strategjitë dhe politikat

turistike më favorizuese të ish-Jugosllavisë, pjesë e së cilës ishte edhe Mali i Zi.

Edhe pse kanë pozitë të favorshme gjeoturistike në gadishullin Ballkanik dhe në pellgun

e Mesdheut, si rajoni më i frekuentuar turistik në Europë, sistemet politike që u

instaluan në të dy vendet (Shqipëri, Mali i Zi), ishin përcaktues në ecurinë e zhvillimit

të turizmit. Për Shqipërinë, ndryshe nga Mali i Zi, sistemi diktatorial pengoi zhvillimin

e turizmit.

Përveç pozitës së favorshme gjeoturistike, Shqipëria dhe Mali i Zi në aspektin turistik

disponojnë potenciale të shumta natyrore të bazuara në: shumëllojshmerinë e relievit

dhe karakteristikave klimatike, në plazhet e mrekullushme të bregdetit Adriatik dhe

Jonian, në pejsazhet malore, në lumenjt dhe liqenët e shumtë më vlera të mëdha

ekologjike, turistike, pastaj kanjonet, shpellat, Parqet Kombëtare etj., që për bukuritë

dhe vlerat e tyre ofrojnë mundësi dhe shanse për zhvillimin e llojeve të ndryshme të

turizmit, sidomos të ekoturizmit.

Krahas potencialeve natyrore, edhe pasuritë e trashëgimisë historiko-kulturore të

Shqipërisë dhe Malit të Zi si ato antike, mësjetare, të kohës së re etj., e plotësojnë

ofertën turistike të të dy vendeve. Objektet e trashëgimisë kulturore ofrojnë mundësi për

zhvillimin e turizmit kulturor, qytetar, arkeologjik etj., i cili viteve të fundit po njeh një

rritje permanente.

Page 81: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Edhe pse disponojnë pasuri pothuajse të njëjta turistike, niveli i shfyrtëzimit turistik të

këtyre pasurive dhe i zhvillimit të turizmit është i ndryshëm. Ky ndryshim i zhvillimit të

turizmit nëmes Malit të Zi dhe Shqipërisë konsiston në:

Infrastrukturën e vëndosjes – ku mjaftë hotele në Shqipëri nuk plotësojnë

kërkesat e turistëve më buxhet të lartë, (mungojnë hotelet e tipit "Splendid").

Pjesa më e madhe e objektëve të vendosjes në të dy vendet janë ndërtuar dhe

destinuar për turizëm masiv si lloji më i zhvilluar i turizmit në këto vende. Në

Mal të Zi një numër i hoteleve janë shumë të vjetëra dhe të amortizuara, të cilët i

janë nënshtruar procesit të privatizimit.

Infrastruktura komunale – ku segmente të kësaj infrastrukture si (enërgjia

elektrike, furnizimi me ujë, trajtimi i ujrave të zeza dhe mbetjeve urbane), nuk

plotësojn kërkesat e zhvillimit të turizmit.

Infrastruktura rrugore – megjithë përmirësimet që janë bërë, prapë ajo paraqitet

me mjaft probleme.

Numri dhe struktura e turistëve si dhe të ardhurat nga turizmi, janë karakteristika

që dallojnë zhvillimin e turizmit nëmes të dy vendeve.

Periudha e tranzicionit, kalimi nga një ekonomi e centralizuar në ekonomi të tregut në

sektorin e turizmit u shoqërua me mjaft probleme, ku disa hotele në Mal të Zi,

falimentuan, duke krijuar probleme sociale që çuan në mbylljen e vendeve të punës, në

largimin nga puna, në shtimin e papunsisë etj.

Një aspekt i rëndësishëm që ka ndikuar në ecurinë e zhvillimit të turizmit në Mal të Zi

kanë qenë edhe luftërat civile në ish-Jugosllavi, që çuan në shpërbërjen e shtetit. Mali i

Zi duke qenë gjeografikisht pranë këtyre vatrave, për një dekadë turizmi në këtë vend

njohu një stanjacion. Nga kjo mund të konkludojmë se nga viti 1990 deri në vitin 2000

faktori politik luajti rolin kryesor në zhvillimin e turizmit dhe në imazhin turistik të

Malit të Zi. Vetëm pas viteve 2000 e pikerisht pas vitit 2006 kur edhe Mali i Zi fiton

pamvarësinë nga Serbija me referendum, turizmi ka njohur rritje.

Krahasuar më Malin e Zi, Shqipëria si vend i sapodalë nga sistemi diktatorial dhe i pa

njohur në aspekti turistik dhe situata e vitit 1997 ndikoi negativisht në imazhin e vendit.

Turizmi gjithashtu ka ndikuar edhe në disproporcionin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Rajoni bregdetar si në Mal të Zi ashtu edhe në Shqipëri në aspektin turistik dhe

Page 82: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

ekonomik është më i zhvilluar se pjesët qëndrore dhe veriore të vendit. Kjo

parasegjithash është e lidhur me turizmin masiv si forma tradicionale dhe më e

preferuar si dhe nga investimet në zonat bregdetare.

Intervistat e relizuara në qytetet bregdetare të Malit të Zi si: (Ulqin, Budva, Kotorr dhe

Tivat), nxorën qartë në pah dallimet e mëdha që ekzistojnë në zhvillimin e turizmit,

infrastrukturës turistike dhe strukturës së turistëve nëmes pjesës qëndrore dhe jugore të

bregdetit të Malit të Zi. Kjo bën që Budva të cilësohet si metropolë i zhvillimit të

turizmit. Ndërsa Ulqini si qyteti më jugor i bregdetit malazes më resurse të shumat

natyrore si (Plazhi i Madh) etj, në krahasim me Budven ka një zhvillim të turizmit

shumë me të ulët i bazuar në turizmin masiv, familjar dhe destinacion i turistëve nga

Kosova. Intervistat gjithashtu treguan edhe për problemet me të cilin po ballafaqohet

turzimi në këto qytete ku mungesa e planeve urbanistike çuan në ndertimet kaotike etj.

Megjithate investimet e shumta që janë bërë në përmirësimin e infrastrukturës turistike,

në përmirësimin e imazhit turistik, në menaxhimin e resurseve turistike etj., kanë bërë

që ecuritë e zhvillimit të turizmit në Shqipëri dhe në Mal të Zi tashmë kanë hyrë në një

fazë të re zhvillimi, kjo e ndikuar edhe nga kriza ekonomike dhe financiare botërore që

ka goditur edhe turizmin. Potencialet e shumta natyrore dhe historiko-kulturore, krijojnë

premisa dhe parakushte për një zhvillim më të mirë të turizmit. Kjo ka bërë që edhe

gjatë periudhës së vështirë të tranzicionit, të vërehen impulse të reja në zhvillimin e

turizmit.

Për zhvillimet e pritshme të turizmit, është e domosdoshme hartimi dhe zbatimi i

strategjive të reja, koncepteve dhe vizioneve të qarta, hartimin e politikave turistike

duke u përqendruar në strategjinë e çmimeve konkuruese etj.

Page 83: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Rekomandimet

Si rekomandime për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe Mal të Zi bazuar në

potencialet natyrore, trashëgiminë e pasur historiko-kulturore, potencialet humane, në

traditën e të bërit turizëm etj., do të ishin:

1. Përveç turizmit bregdetarë për banjo diellore që është lloji i turizmit më i

zhvilluar, Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të orientohen drejt zhvillimit të

Ekoturizmit dhe turizmit të qëndrueshëm. Për Shqipërinë si vend më pak i

njohur në aspektin turistik me një natyrë të mekullueshme, ekoturizmi duhet të

zhvillohet në zona të caktuara të vendit si: Parqe Kombëtare, zona të mbrojtura

etj.

2. Turizmi kulturorë dhe ai qytetarë i bazuar në monumentet e shumta të

trashëgimisë historiko-kulturore, të ndërthurura me qytetët e vjetëra si:

Gjirokastra, Berati, Kruja, Shkodra, Korça, Tirana, Durrësi etj.

3. Turizmi i kongresëve dhe konferencave është një mundësi shumë e madhe për

turizmin në Shqipëri.

4. Turizmi dimëror – duhet të shihet si një shans për Shqipërinë, pasi në këtë

drejtim Shqipëria dispononë kushte të farvorshme natyrore.

5. Turizmi alternativ – ku në këtë drejtim Shqipëria me natyrën e ashpër,

piktoreske dhe të panjohur, mund të ofrojë mundësi për zhvillimin e sporteve

ekstreme, ecje në natyrë, vrojtim zogjësh, ecje me biçikleta, sporte në uj si

rafting, kanoe në kanjonet e Osumit etj.

6. Turizmi nautik – ku ndërtimi i porteve për këtë lloj turizmi si në: Sarandë,

Shëngjin etj., do të hapë mundësi të reja për Shqipërin.

7. Shqipëria ofron mundësi edhe për zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit rural si

dhe të turizmit shëndetësor etj.

Për zhvillimin e llojeve të turizmit të sipërpërmendur duhet të përmirësohet

infrastruktura dhe ndrëgjegja e qytetarëve për rëndësinë që ka turizmi. Duhet të

hartohen strategji të reja ku në qendër duhet të jetë zhvillimi i qëndrueshëm dhe i një

turizmi modern e bashkëkohor, duke u bashkërenduar me zhvillimin e turizmit në

vendet e tjera të Mesdheut dhe rajonit.

Page 84: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Shqipëria duhet të hartoj një Strategji të qartë marketingu në mënyrën e të prezantuarit

të turizmit ku theksi duhet të vihet në atë se (çfarë të prezantohet, si të preznatohet, ku

dhe kujt ti prezantohet dhe se çfarë të presim nga prezantimi i Shqipërisë turistike).

Këto mendoj se do të ishin disa nga pikat ku do të mbështetëj Strategjia e Marketingut

turistik.

Në bazë të strategjive të zhvillimit të turizmit që janë hartuar, në Shqipëri veçohen tri

zona më përparësi të këtij zhvillimi:

1. zona bregdetare dhe liqenore,

2. zona e brëndshme e vendit,

3. zona malore.

Secila nga këto zona kanë të veçantat e tyre në zhvillimin e turizmin, të cilat duhet të

menaxhohen në mënyrë integrale njëra me tjetrën.

Shqipëria ka shansin e madh që të mësoj nga gabimet e vëndeve fqinje që kanë një

turizëm më të zhvilluar dhe në anën tjetër të përfitoj përvojën e këtyre vendeve në

mënyrën e të bërit turizëm duke u bërë një treg konkurues në rajon.

Në Mal të Zi si mundësi për zhvillimin e turizmit përveç atij bregdetarë, dimëror etj,

turizmi altrenativ po bëhet gjithnjë e më tepër prezent. Në anen tjetër mendoj se

ekoturizmi duhet të zëjë një pozicion shumë më të madh pasi Mali i Zi duke qenë shtet

ekologjik me natyrë të egër ky lloj turizmi është më i përshtëshem në zona të veçanta

kryesisht në pjesën veriore të vendit.

Megjithate, Malit të Zi tashmë ka orijentim të qartë drejt zhvillimit të turizmit të

qëndrueshëm, të kualitetit të lartë duke u bazuar në natyrën e saj, në trashëgiminë

kulturore ku në krye qendron ishulli turistik "Shën Stefani" dhe qyteti i "Kotorrit". Në

anën tjetër infrastruktura jo shumë e zhvilluar si dhe ndërtimet e shumta private në

bregdet janë indikator të atij që quhet turizmi masiv i cili do të vazhdoj të dominoj edhe

për një dekadë.

Si mundësi të tjera të zhvillimit të turizmit në Mal të Zi do të ishin:

Ekoturizmi – që duhet të zhvillohet në disa zona të vendit si: liqeni i Shkodrës,

zona e Durmitorit, zona e Biogradsko jezero, Bjeshkët e Namuna, zona e

Ulqinit, Tivarit etj.

Turizmi nautik- në zonën e gjirit të Kotorit, në qytetin e (Tivatit).

Page 85: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Turizmi kulturor- në Kotor, Cetinë, Ulqin, Budva.

Agroturizmi dhe turizmi rural- ky lloj turizmi mund të zhvillohet në brigjet e

liqenit të Shkodrës, në zonën e Ulqinit, dhe në pjesën qëndrore dhe veriore të

Malit Të Zi.

Turizmi shëndetësor- përveç Igallos, ky lloj turizmi duhet të zhvillohet edhe në

Ulqin

Turizmi i kongresëve dhe konferencave – me mundësi të zhvillimit në qytetet e

Budvas, Ulqinit, Tivarit, Podgoricës dhe në disa qytete në pjesën veriore të

vendit.

Niche turizmi- duhet të zhvillohet në zona të veçanta të vendit etj.

Për zhvillimin e turizmit për të dy vëndet si prioritet është përmirësimi i infrastrukturës

turistike me të gjitha parametrat e sajë, përmirësimi i kualitetit të shërbimëve etj.

Ajo se çka për të dy vendet duhet parë si sfidë për turzmin në vitet në vazhdim është

gjetja e alternativave për zgjatjen e sezonit turistik e cila do të sillte shtim të të

ardhurash, sigurim të vendeve të punes etj. Një mundësi në këtë drejtim mund të ishte

turizmi i kongresëve etj.

Page 86: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Literatura

Antolovic J.-Immovable Cultural Monuments and Tourism- In Cultural Tourism

Session, Mexico 1999

Agarrwal Sh. Shaw G. -Managing coastal tourism resorts a Global Perspective,-

Toronto 2007

Andjelic M.- Nacionalni Parkovi u Crnoj Gori,- Cetinje 2004

Albanian Blue Line,- Guid turistike

Avdiu N.- Potencialet turistike të zonës së Ulqinit,- (Punim diplome), Tiranë 1997

Austrian Development Coorperation,- Shqipëri, Programi 2007-2009

Avdiu N.- Aspekte të zhvillimit të turizmit në hapësirën bregdetare të Malit të Zi,-

Studime Albanologjike,- Tiranë 2009

Avdiu N.- Ndikimi i fenomeneve natyrore dhe humane ne bregdetin e Malit të Zi,-

Stduime Albanologjike,- Tiranë 2010

Avdiu N,- Parqet Kombëtare dhe roli i tyre - Hulumtime ekonomike- Buletin Shkencor

"Ekonomiku 2"- Qendra për hulumtime ekonomike- Ulqin 2010

Ajazi O. – Zhvillimi i Turizmit në Zonën Kufitare Ulqin – Shkodër – Velipojë(Punim Mikrotezë), Tiranë 2011

Bregdeti i Malit të Zi,- Guid turistike -Novi Sad, 2006

Beka I.,- Eksperienca e Velipojes për Zhvillimin e turizmit lokal - GTZ

Bregdeti Shqiptar - Guid turistike

Bozovic Z, Djuraskovic J.- Kadrovi odlucujuci cinilac razvoja turizma Crne Gore-

Montenegrin Jurnal of economics nr.12 vol. VI - 2010

Bulatovic D.- Ekoturizam u zasticenim podrucijama Republike Crne Gore, (Punim

doktorature), Subotica 2011

Banka e Shqipëris, - Investimet e huaja direkte në Shqipëri

Biberaj E,- Shqipëria ne tranzicion, Tiranë 2001

Cooper C.- Tourism, Principles and practic, Middleton V. – Marketing in Travel and

Tourism , Oxford – 1993 London 1993

Centralna Banka Crne Gore,- Sektor za istrazivanju i statistiku,- Podgorica, 2011

Cudesna Crna Gora, - Turisticki vodic,- Podgorica, 2004

Page 87: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Draçi B, Pushka A,- Integrimi i hapësirave shqiptare përmes sistemit të

komunikacionit,- Kërkime Gjeografike, Prishtinë 2008

Doka Dh. Draçi B. – Gjeografia e Turizmit, - SHBLU, Tiranë 2009

Dashi E, Guri F, - Mundesitë dhe sfidat e bashkëpunimit mes zonave ndërkufitare të

Shqipëris dhe Malit të Zi , - Tiranë 2010

Dervishej L, Gërxhani K,- Turizmi Shqiptar dhe edukimi profesional,- Gazeta Korrieri i

datës 29.10.2003

Duletic V,- Budva od mita do stvarnosti, (Punim doktorature), Budva 2010

Ekonomia dhe Tranzicioni,- Tiranë 1998

Eco Lodge koncept u Crnoj Gori – Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine i GTZ

– Podgorica 2007

Ekonomia dhe Biznesi,- Revistë ekonomike e Fakultetit të Ekonomisë Universiteti i

Tiranës nr.3, Tiranë 2006

Foulkner, B., Moscard G.Laes E.,- Tourism i the Twenthy- First- Century Reflections

and Experience, - London, New York 2002

Grup autorës,- Atlasi Gjeografik i popullsisë së Shqipërisë,- Tiranë 2008

Grup autorësh, - Gjeografia fizike e Shqipërisë,- Tiranë 1990

Gashi M,- Bazat e Turizmit,- Prishtinë 1086

Grup autoresh,- Marketingu i destinacionit turistik, rasti i Kelmendit (Punim

mikroteze), Tiranë 2009

Grup autorësh,- Turizmi sektor i rëndesishëm për rritjen e ekonomisë Shqiptare,- 2007

Hadzibrahimovic M,- Osnove za razvoj boravisnog, rekretivnog, kuplaisnog, nautickog

turizma u Ulcinj,- Titograd, 1992

Hadzibrahimovic M,- Sljunkovite plaze na Ulcinjskom primorje,- Kërkime Gjeografike,

Prishtinë 1990

Hadzibrahimovic M,- Plazhet ne bregdetin e Ulqinit, Revista Koha nr. 1 – Titograd

1998

Joviić Ž. – Fenomelnologija turizma , Nauna knjiga – Beograd 1992

Kotler Ph.- Principles of Marketing, 1989

Kotler Ph. , Boëen J. , Makens J. - Marketing for Hospitality and Tourism , London

Page 88: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

1999

Page 89: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Kotler, P., Haider, D. H., Rein, I., (1993), Marketing Places, Attracting Investiment,

Industry and Tourism to Cities, States and Nations, New York, The Free Press A

division of Macmillan. Inc.

Kola R. – Butrinit 2011, Profili 2 – Janar 2012

Lekovic, S. – Turisticka Crna Gora, juce, danas, sjutra – Podgorica

Mihailovic, B. – Marketing u turizmu, Fakultet za turizam i hoteljerstvo, Kotor – 2005

Martinovic, P. – Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njenog razvoja

(Magistarski rad), Ekonoimski fakultet – Lublana

Masterplan- Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2010, Vlada Crne Gore 2001

Ministarstvo ekonomije – Strategija regionalnog razvoja 2010-2014

Turizam Crne Gore u drugoj polovini XX vijeka, - Zbornik radova, Ekonomski fakultet,

Podgorica, 2004

Middleton V.- Marketing in Travel and Tourism, - Oxford 1993

Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine- Strategija razvoja ljudskih resursa u

sektoru turizma Crne Gore, - Podgorica 2007

Montenegro turist,- Guid turistike,- Podgorica 2005

Montenegro,- Turisticki Vodic, Podgorica 2008

Malaj A. Mema F. “Karakteristikat dhe efektet e tregut jo zyrtar financiar”, Ekonomia

dhe Tranzicioni, 1998.

Monstat-Podgorica

Nacionalna strategija biodiversiteta sa akcionim planom 2009-2014, Vlada Crne Gore

2009

Nacionalna strategija odrzivog razvoja – Vlada Crne Gore, 2007

Prostorni plan Crne Gore, Vlada Crne Gore, 2008

Pasinovic, M. – Osnovi turizma, turizam i okruzenje, Podgorica 1998

Pogranicna Strategija za Razvoj Turistickih Destinacija,- Institut za Medjunarodnju

Saradnju, 2003

Plan posebne namjene za Morsko dobro

Plani hapësinor i komunsë Ulqin,- Podgorica, 2011

Qose R,- Shkdodra- turizmi, kultura,- STAGE TEK- GTZ, Tiranë 2005

Page 90: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Razvoj turizma u Crnoj Gori u XIX i prvoj polovini XX Vijeka, Zbornik radova,

Cetinje 1997

Resinger Yvette,- Tourist – Hast Contct as a Part of Cultural Tourism,- Nord Leisure

and Recretaion, 1994

Radiocic B.- Geografija Crne Gore – Prirodno Osnovo- Unireks Niksic 1996

Ratkovic R.- Strateski izazovi crnogorskog turizma u drugoj deceniji treceg milenijuma,

- Budva 2010

Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020, - Vlada Crne Gore 2008

Stankovic, M.S. – Turisticka geografija, - Beograd, 2000

Statisticki godisnjak 1990

Straegjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013- Ministria e Turizmit Rinisë dhe Sporteve

Samson I.- Albanian experience among transitionstrajetories,- Working Pper Grenpble

1996

Strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri 1993-2010,- Ministria e Turizmit, Tiranë

1993

Stregija razvoja turizma Crne Gore do 2020 – Vlada Crne Gore 2008

Strategija razvoja planiskog turizma u Crnoj Gori,- Vlada Crne Gore 2007

Shima E.- Aspekte gjeografike të bashkëpunimit ndërkufitar midis Shqipëris dhe Malit

të Zi, (Punim mikroteze), Tiranë 2010

Shehic D.- Nacionalni Atlas Crne Gore – Podgorica 2005

Touristic Masterplan of Montenegro, - Podgorica 2001

Trziste kruznih putovanja i turisticka ponuda Crne Gore,- Zbornik radova sa okruglog

stola, Kotor 2004

Turizam Crne Gore u drugoj polovini XX vijeka, - Zbornik radova, Ekonomski fakultet,

Podgorica, 2004

Vukonic B. – Rethinhing of Educations and training for Tourism,- Zagreb 2002

Vlerësimi i situates social-ekonomike ne rajonet e Shqipëris,- UNICEF, Shqipëri-

Tiranë, 2000

World Tourism Organization, - Madrid 2008

Vurmo Gj,- Bashkëpunimi ndërkufitar në Shkodër Euro-Rajon i ardhshëm apo një

përpjekje e mbetur pezull, - Tiranë 2006

Page 91: Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi

Zhvillimi ekonomiko-shoqëror i trojeve shqiptare dhe integrimi i tyre rajonal dhe

botëror,- Prishtinë, 2000

Materiale nga interneti:

h t t p : / / w o r l d - t o u r i s m . o r g

w w w . c r n o g o r s k o p r i m o r j e . c

o m w w w . w e a t h e r . c o m 2 0 0 9

w w w . w e a t h e r . c o m 2 0 1 0 - 0 3 -

1 3 w w w . b a l l k a n s p e a c e p a r k .

c o m

w w w . a l b a n i a n t o u r i s m . c o m ,

www.montene grovisit.co m

Shkurtesat:

MTKRS- Ministria e Turizmit Rinise dhe Sporteve

MT- Ministria e Turizmit e Malit te Zi WTO-

Organizata Boterore e Turizmit Monstat- Enti

per statistike i Malit te Zi Instat- Instituti i

Statistikave

IPA- Fondet e Bashkimit Evropian për bashkëpunimin ndërkufitar

RSFJ- Republika Socialiste Federative e Jugosllavise