57
University of Business and Technology in Kosovo University of Business and Technology in Kosovo UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center Theses and Dissertations Student Work Winter 1-2019 MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN E RREZIQEVE NË KANTIER NDËRTIMI - RASTI STUDIMOR N.N.SH E RREZIQEVE NË KANTIER NDËRTIMI - RASTI STUDIMOR N.N.SH “LABI GIPSER”- DEÇAN “LABI GIPSER”- DEÇAN Fatmir Ahmetxhekaj Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd Part of the Engineering Commons

MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

  • Upload
    others

  • View
    18

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

University of Business and Technology in Kosovo University of Business and Technology in Kosovo

UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center

Theses and Dissertations Student Work

Winter 1-2019

MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN

E RREZIQEVE NË KANTIER NDËRTIMI - RASTI STUDIMOR N.N.SH E RREZIQEVE NË KANTIER NDËRTIMI - RASTI STUDIMOR N.N.SH

“LABI GIPSER”- DEÇAN “LABI GIPSER”- DEÇAN

Fatmir Ahmetxhekaj

Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd

Part of the Engineering Commons

Page 2: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

I

KOLEGJI UBT

FAKULTETI PËR INXHINIERI NDËRTIMORE (NDËRTIMTARI DHE

INFRASTRUKTURË)

TEMA: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN E

RREZIQEVE NË KANTIER NDËRTIMI - RASTI STUDIMOR N.N.SH “LABI GIPSER”-

DEÇAN

Shkalla Bachelor

Fatmir Ahmetxhekaj

Janar, 2019

Prishtinë

Page 3: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

II

Kolegji UBT

Fakulteti për Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari dhe Infrastrukturë)

Punim Diplome

Viti akademik (2010-2011 Transfer 2016-2017)

Fatmir Ahmetxhekaj

MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN E RREZIQEVE

NË KANTIER NDËRTIMI - RASTI STUDIMOR N.N.SH “LABI GIPSER”- DEÇAN

Mentori: Dr. Sc. Hazir Çadraku

Janar, 2019

Prishtinë

Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të pjesshme

për Shkallën Bachelor

Page 4: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

III

ABSTRAKT

Sektori i ndërtimit mbetet mjaft sfidues dhe me rrezik të lartë edhe pse viteve të fundit ka

pasur një rritje të lehtë për sa i takon rregullimit juridik dhe ndërmarrjes së masave për

menaxhimin e tij. Megjithatë, ndërrmarrja e masave dhe menaxhimi i rrezikut mbetet ende larg

normave dhe standardeve për siguri dhe mbrojtje në punë. Mbështetur në statistika të

deklaruara nga agjencioni i statistikave të Kosovës, inspektorati i punës në Republikën e

Kosovës, si dhe burime tjera të shkruara dhe elektronike rezulton se rastet e lendimeve dhe

atyre me fatalitet në sektorin e ndërtimit po tregojnë rritje të lehtë nga viti në vit, ku vetëm

gjatë vitit 2018, në këtë sektor kanë humbur jetën 23 të punësuar. Për sa më lartë, ky punim ka

për qëllim të nxjerrë në pah masat dhe veprimet për parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut

në sektorin e ndërtimit, me fokus të veçantë në rastin studimor të N.N.SH “Labi Gipser” e cila

operon kryesisht në Komunën e Deçanit. N.N.SH “Labi Gipser” është themeluar në vitin 2001.

Aktiviteti dhe veprimtaria e saj kryesore është fusha e ndërtimit të lartë. N.N.SH “Labi Gipser”

ka të punësuar rreth 30 punëtorë, të cilët janë me përgatitje profesionale të ndryshme por të

lidhur kryesisht me fushën e ndërtimit. Rezultatet e këtij studimi treguan se N.N.SH “Labi

Gipser” ka një kujdes të shtuar sa i takon ndërmarrjes së masave dhe veprimeve për

parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut gjatë ekzekutimit të punëve ndërtimore. Mbështetur

në masat dhe veprimet e ndërmarra në vijimësi nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje rezulton

se deri më sot nuk ka pasur as një vdekje dhe lendim në vendin e punës, respektivisht në

vendpunishtet (kantier) ku kjo ndërmarrje zhvillon aktivietetet e saja ndërtimore. Prandaj, kjo

tregon se N.N.SH “Labi Gipser” sigurinë dhe mbrojtjen në punë e ka vënë si prioritet të lartë

para çdo aktiviteti apo veprimi tjetër brenda fushëveprimtarisë së saj.

Page 5: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

IV

MIRËNJOHJE / FALENDERIME

Falënderoj familjen time që më ndihmuan financiarisht në përfundimin e studimeve si dhe

mentorin tim Dr. sc. Hazir Çadraku për kontributin e dhënë në punimin e temës së

diplomës. Po ashtu falënderoj pronarin e N.N.SH “Labi Gipser” që më mundësoi qasje në

vendpunishtet e tyre për të grumbulluar të dhënat dhe informacionet për të realizuar këtë

punim.

Page 6: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

V

PËRMBAJTJA

1 Hyrje ................................................................................................................................. 1

1.1 Përkufizimet teorike të mbrojtjes dhe sigurisë në punë ................................................ 2

1.2 Përkufizimi konceptual i mbrojtjes dhe sigurisë në punë ............................................. 3

1.3 Disa nga nocionet themelore në lëmin e mbrojtjes dhe sigurisë në punë ...................... 5

1.4 Rëndësia e mbrojtjes në punë ........................................................................................ 6

1.5 Mbrojtja në punë në ndërtimtari .................................................................................... 7

1.6 Rregullat për mbrojtje dhe siguri në punë ..................................................................... 8

1.7 Historik i shkurtër i zhillimit të mbrojtjes dhe sigurisë në punë në Kosovë ................. 8

1.8 Parimet themelore të sigurisë dhe mbrojtjes në punë .................................................. 10

1.9 Struktura institucionale për mbrojtje dhe siguri e shëndet në punë në Republikën e

Kosovës .................................................................................................................................. 11

1.9.1 Këshilli nacional për siguri dhe shëndet në punë ................................................ 11

1.9.2 Ministria e punës dhe mirëqenies sociale ........................................................... 11

1.9.3 Inspektorati i punës ............................................................................................. 12

1.9.4 Inspektorati i komunave ...................................................................................... 12

1.10 Baza ligjore ................................................................................................................... 12

1.11 Rregullimi i kantierit të ndërtimit ................................................................................. 14

1.12 Roli dhe rëndësia e aftësimit (trajnimit) të të punësuarve për mbrojtjen e tyre ............ 16

1.13 Kushtet e mjedisit të punës ...................................................................................... 16

1.13.1 Kushtet e mjedisit në ambiente të hapura ............................................................ 17

1.13.2 Llojet e masave për evitimin e lëndimeve në punë .............................................. 17

1.13.3 Lëndimet në punë dhe shkaqet e lëndimeve ........................................................ 19

1.13.4 Faktorët që ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve në ndërtimtari ....................... 19

1.13.5 Mbrojtja nga rënia ................................................................................................ 23

1.13.6 Rreziku nga rryma ................................................................................................ 26

1.13.7 Puna në ambient të mbyllur ................................................................................. 27

1.13.8 Shenjat e sinjalizimit dhe barikadat ..................................................................... 27

2 Shqyrtimi i literaturës ...................................................................................................... 30

3 Deklarimi i problemit ...................................................................................................... 31

4 Metodologjia ................................................................................................................... 32

Page 7: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

VI

5 Prezantimi dhe analiza e rezultateve ............................................................................... 33

6 Konkluzionet dhe rekomandimet .................................................................................... 41

7 Referencat ....................................................................................................................... 43

8 Shtojca............................................................................................................................. 45

8.1 Pyetje për menaxherin e N.N.SH. “Labi Gipser” ........................................................ 45

8.2 Pyetje për të punësuarit ............................................................................................... 46

Page 8: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

VII

LISTA E FIGURAVE

Figura 1 trekëndëshi i aksidenteve ( Projekti i autostradës së Kosovës rruga 6) ....................... 22

Figura 2 a) dhe b) të përdorën pajisjet personale mbrojtëse, c) ndalohën armët, d) ndalohet

pirja e duhanit, f) ndalohet pirja e alkoolit dhe supstancave narkotike, g) hapësirë për pirjen e

duhanit........................................................................................................................................ 22

Figura 3 Shenja ndaluese .......................................................................................................... 23

Figura 4 Fig. 4. Gropa të hapura ............................................................................................... 23

Figura 5 Rënia nga vende të ndryshme ..................................................................................... 24

Figura 6 Metoda për lidhje në tre vende .................................................................................... 24

Figura 7 Mjetet personale për mbrojtje nga rënjët ..................................................................... 25

Figura 8 Situata të rrezikshme të punës në skele ....................................................................... 25

Figura 10 Rrezik gjatë punës me rrymë ..................................................................................... 26

Figura 11 Rrezik gjatë punës me rrymë, b) personi profesionist duke rregulluar rrymen, c)

kabllo e çveshur ......................................................................................................................... 26

Figura 12 a) Ndezja e alarmit, b) Dalje, c) Pika e tubimit, d) Shuesja e zjarrit ........................ 26

Figura 13 a ) pusetë b ) ambient i mbyllur pa ajër ................................................................... 27

Figura 14 Shenja ndaluese ........................................................................................................ 28

Figura 15 Shenja të detyrueshme ............................................................................................... 28

Figura 16 Shenja të paralajmërimit ............................................................................................ 28

Figura 17 Shenja lajmëruese ...................................................................................................... 28

Figura 18 Shuese zjarri .............................................................................................................. 28

Figura 19 Barierë me shirit ........................................................................................................ 29

Figura 20 Barierat solide (të forta)............................................................................................. 29

Figura 21 Rezultatet nga pyetja e parë ................................................................................. 34

Figura 22 Rezultatet nga pyetja e dytë ................................................................................. 35

Figura 23 Rezultatet nga pyetja e tretë ................................................................................ 35

Figura 24 Rezultatet nga pyetja e katërt .............................................................................. 36

Figura 25 Rezultatet nga pyetja e pestë ............................................................................... 36

Figura 26 Rezultatet nga pyetja e gjashtë ............................................................................ 37

Figura 27 Rezultatet nga pyetja e shtatë .............................................................................. 37

Page 9: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

VIII

Figura 28 Rezultatet nga pyetja e tetë .................................................................................. 38

Figura 29 Rezultatet nga pyetja e nëntë ............................................................................... 38

Figura 30 Rezultatet nga pyetja e dhjetë.............................................................................. 39

Foto 1 Pamja e masave dhe veprimeve për mbrojtje dhe siguri për punë në lartësi ... 39

Foto 2 Masat për mbrojtjen e trupit dhe organeve respiratore ........................................ 40

Foto 3 Masat për paralajmrimin e rreziku ........................................................................... 40

LISTA E TABELAVE

Tabela 1 Rezultatet nga pyetja e parë: ................................................................................. 34

Tabela 2 Rezultatet nga pyetja e dytë: ................................................................................. 35

Tabela 3 Rezultatet nga pyetja e tretë: ................................................................................. 35

Tabela 4 Rezultatet nga pyetja e katërt. ............................................................................... 36

Tabela 5 Rezultatet nga pyetja e pestë. ..................................................................................... 36

Tabela 6 Rezultatet nga pyetja e gjashtë. ............................................................................ 37

Tabela 7 Rezultatet nga pyetja e shtatë. ..................................................................................... 37

Tabela 8 Rezultatet nga pyetja e tetë. ........................................................................................ 37

Tabela 9 Rezultatet nga pyetja e nëntë. ..................................................................................... 38

Tabela 10 Rezultatet nga pyetja e dhjëtë. .................................................................................. 38

Page 10: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

IX

FJALORI I TERMAVE

BE - Bashkimi Evropian

EEC - European Economic Community

ILO - International Labour Organization

IP - Inspektorati i Punës

MMPH - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

MPMS - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

N.N.SH - Ndërmarrja Ndërtimore Shërbyse

Nr – Numër

ONP - Organizata Ndërkombëtare të Punës

PPM - Pajisjet Personale Mbrojtëse

RK - Republika e Kosovës

SSHP - Siguria dhe Shëndeti në Punë

UBT - Universiteti për Biznes dhe Teknologji

UNMIK - United Nations Mission in Kosovo

Page 11: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

1

1 HYRJE

Mbështetur në statutin e studimeve për mbarimin e studimeve në nivelin bachelor të Kolegjit

për Biznes dhe Teknologji (UBT), vendimit të këshillit mësimor të Fakulteti të Inxhinierisë së

Ndërtimit dhe Infrastrukturës, si dhe në bashkëpunim me udhëheqësin/mentorin është

përgatitur ky punim/temë. Ndërtimi është një aktivitet ku lëndimet janë të shpeshta dhe të

përditshme, dhe numri i tyre është në rritje. Në këtë sektor është numri më i madh i vdekjeve

në punë, të cilat janë rezultat i mosrespektimit të rregullave themelore të sigurisë në punë. Kjo

është arsyeja pse siguria në punë dhe siguria në sektorin e ndërtimit janë pjesët e rregullimit

ligjor. Me qëllim të mbrojtjes më të mirë në punë, është e nevojshme të respektohen

rregulloret ligjore dhe të respektohen rregullat. Përveç kësaj, punëtorët, por edhe drejtuesit e

tyre, duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet dhe lëndimet dhe rëndësinë e pajtueshmërisë me

rregullat për sigurinë dhe shëndetin në punë në ndërtim. Qëllimi i këtij punimi është që t’i bëj

të njohura masat dhe veprimet që duhet ndërmarrë për të menaxhuar rreziqet në vendin e

punës. Sektori i ndërtimit sot paraqet njërin nga sektorët e ekonomisë në të cilin janë të

punësuar një numër relaitivisht i madh i banorëve të Kosovës dhe më gjerë. Ky seketor në

veçanti pas vitit 1999 është duke treguar një trend në rritje në shkallë vendi. Rritja

demografike në njërën anë, si dhe rritja e kërkesës për sa më shumë njësi banesore në anën

tjetër është duke sjellë një rritje në këtë fushë. Bashkë me këtë po rriten edhe rreziqet në punë,

të cilat jo rrallë përfundojnë edhe me humbje të jetës së punëtorëve në vendin e punës, dhe

kjo si pasojë e mosnjohjës së masava që duhet ndërmarrë për të parandaluar lendimet dhe

aksidentet e mundshme. Në këtë punim janë paraqitur disa të dhëna për rreziqet, shkaqet e

lëndimeve, aksidenteve, masave dhe veprimeve për menaxhimin e tyre në ndërrmarrjen

“Labi-Gipser”. Po ashtu janë dhënë përfundime dhe rekomandim në lidhje me të arriturat

gjatë procesit të hartimit të kësaj teme të diplomës. Për hartimin e këtij punimi është dashur të

shfletohet një numër relativisht i madhë i literaturës, punimeve dhe materialeve tjera të

ngjashme, të gërshetuara me vizita studimore në vendpunishtet e ndërmarrjes “Labi-Gipser”

në Deçan. Punimi përbëhet nga pjesë të ndërlidhura. Prezantimi, si pjesa e parë e punimit,

paraqet problemin, qëllimin e hulumtimit dhe strukturën e punës. Pjesa e dytë e punimit

paraqet përkufizimet teorike të sigurisë në punë, ndërsa pjesa e tretë e punimit analizon

rregullat për sigurinë dhe shëndetin në punë në ndërtim. Pjesa e katërt e punimit paraqet

Page 12: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

2

gjendjen e mbrojtjes dhe sigurisë në punë në ndërtimtari në Republikën e Kosovës.

Përfundimi, si pjesa e fundit e punimit, paraqet sintezën e rezultateve të hulumtimit dhe i lidh

të gjithë kapitujt në një tërësi.

1.1 PËRKUFIZIMET TEORIKE TE MBROJTJES DHE SIGURISË NË

PUNË

Mbrojtja dhe siguria në punë është një komponent i detyrueshëm dhe thelbësor i procesit të

punës dhe është një kërkesë kryesore për efikasitetin dhe produktivitetin e punës. Pra, është

shumë e rëndësishme në biznesin e kompanisë, por edhe në sektorin e burimeve njerëzore.

Nëse zbatohet siç duhet, do të rrisë kënaqësinë dhe për këtë arsye efikasitetin e punëtorëve,

sepse do të mbrojë shëndetin dhe jetën e punonjësit. Më poshtë është një përkufizim më i

detajuar i mbrojtjes në punë, është paraqitur ligji dhe rregullimi i tij. Mbrojtja dhe siguria në

punë janë pjesë përbërëse e çdo procesi të punës. Qëllimi i saj është zvogëlimi dhe

parandalimi i numrit të lëndimeve dhe fatkeqësive. Kjo është e mundur të arrihet duke

reskeptuar rregullat e mbrojtjes dhe sigurisë në punë. Pra, mbrojtja dhe siguria në punë

përfshijnë tërësinë e dispozitave, masave teknike, shëndetësore e shoqërore që kanë për

qëllim sigurimin e kushteve sa më të përshtatshme për të parandaluar aksidentet në punë,

sëmundjet profesionale dhe disa sëmundje tjera të përgjithshme që lidhen me mjedisin e

punës dhe që shkaktojnë edhe humbje jete. Nocioni i mbrojtjes në punë në kuptimin e gjerë ka

të bëjë me sistemin e masave dhe mjeteve për mbrojtën e punëtorit, si në aspektin e

legjislacionit të punës, ashtu edhe në aspektin e aplikimit të masave teknike, organizative dhe

masave tjera me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve. Bazuar në ligjin

Nr.04/L-161, sigura dhe shëndeti në punë përkufizohen si pjesë përbërëse e organizimit të

procesit të punës, duke ndërmarrë masat parandaluese që kanë synim përmirësimin e kushteve

të punës, mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve, përmirësimin e ambientit të punës, mbrojtjen

fizike dhe psikike të punësuarëve dhe të tjerëve që marrin pjesë në procesin e punës. Mbrojtja

dhe siguria në punë nënkupton të drejtat e punëtorëve për mbrojtje në punë si dhe obligimet e

tij që t’i aplikojë rregullat e përcaktuara të masave mbrojtëse. Sistemi i mbrojtjes i cili rrjedh

nga legjislacioni ynë i punës përfshin normat juridike, të cilat rregullojnë të drejtat dhe

obligimet në aspektin e kufizimit të kohës së punës, pushimit, ndërmarrjen e masave dhe

veprimeve për ruajtjen e shëndetit në punë, menaxhimin e rreziqeve, mbrojtjes së të rinjve

Page 13: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

3

dhe grave, etj. Sistemi i mbrojtjes në punë si dhe normat që i referohen kësaj mbrojtjeje

ndahen në dy grupe dhe përfshijnë mbrojtjen e përgjithshme në punë dhe mbrojtjen e veçantë.

Cilësia dhe niveli i sigurisë dhe shëndetit në punë dhe kushtet e punës paraqesin, në një

kontekst më të gjerë, zhvillimin kulturor, social dhe ekonomik të shoqërisë. Ato gjithashtu

përfaqësojnë një të drejtë themelore njerëzore, të drejtën për mbrojtje të jetës dhe shëndetit,

dhe të drejtën e punonjësve për të pasur kushte të drejta dhe të kënaqshme të punës. Përveç

këtyre, cilësia e kushteve të punës ka një ndikim të rëndësishëm ekonomik. Një nivel i lartë

sigurie dhe shëndeti në punë (SSHP) mund të parandalojë dhe të minimizojë humbjen e

shëndetit dhe të jetës njerëzore për shkak të aksidenteve në punë, sëmundjeve profesionale

dhe dëmtimeve të tjera të shëndetit si pasojë e punës. Këto probleme të shëndetit përbëjnë një

humbje materiale. Ndikimi pozitiv ekonomik në përmirësimin e kushteve të punës dhe SSHP-

së në veçanti, shprehet nëpërmjet produktivitetit më të lartë, në rritjen e efektivitetit dhe në

një cilësi më të mirë të punës dhe shërbimeve të ofruara.

1.2 PËRKUFIZIMI KONCEPTUAL I MBROJTJES DHE SIGURISË NË

PUNË

Të punësuarit ekspozohen çdo ditë ndaj rreziqeve të caktuara dhe rreziqeve të lëndimeve dhe

rreziqeve shëndetësore. Mbrojtja dhe siguria në punë është e organizuar me të gjithë sistemin

e rregullave të ndryshme dhe është pjesë përbërëse e organizimit të punës dhe performancës

së procesit të punës. Kjo arrihet duke kryer punë të sigurt duke zbatuar rregullat e

përshkruara, në aktet juridike për mbrojtje dhe siguri. Mbrojtja dhe siguria në punë përfshin

disa nivele, fusha veprimi, të cilat janë të lidhura me mjedisin e punës dhe me të punësuarit të

cilët punojnë aty. Organizimi dhe kontrolli janë në domenin e detyrave dhe përgjegjësisë së

punëdhënësit dhe menaxherit, ndërsa për zbatimin e tyre përgjegjësia direkt është për çdo të

punësuar. Megjithatë, e gjithë kjo nuk mjafton nëse ka mungesë të njohurive teknike, të

specializuara dhe profesionale, veçanërisht në nivelin e analizës, planifikimit dhe organizimit

të masave gjithëpërfshirëse të mbrojtjes dhe sigurisë në punë. Kërkesat për mbrojtje dhe

siguri në punë janë të rregulluara me ligje, udhëzime, rregullore etj. dhe përgjegjësia për

lëndimet dhe aksidentet në punë bjen mbi punëdhënësin dhe mbikqyrësin e parë, të cilët kanë

përgjegjësi dhe detyrë që t’i rregullojnë dhe zbatojnë masat mbrojtëse. Prandaj, mbrojtja në

punë mund të përkufizohet si një grup aktivitetesh teknike, shëndetësore, organizative, ligjore,

Page 14: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

4

psikologjike, pedagogjike dhe të tjera për të identifikuar dhe parandaluar rreziqet që

rrezikojnë jetën dhe shëndetin e njerëzve në punë, të cilat arrihen duke vendosur masa,

veprime, procedura dhe rregulla për parandalimin ose zvogëlimin e këtyre rreziqeve.

Rregullat e mbrojtjes dhe sigurisë së shëndetit në punë synojnë të sigurojnë të drejtën e

njeriut për të punuar, dinjitetin, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, të cilat përfaqësojnë pjesën e

pandashme të ekonomisë në shoqëritë që kanë zgjedhur zhvillimin e qëndrueshëm. Ky është

një grup aktivitetesh dhe masash (teknike, ligjore, organizative, ekonomike, shëndetësore dhe

të tjera) që sigurojnë kushte pune pa rrezik për jetën dhe shëndetin. Siç theksojnë autorët

Vukorep dhe Burger, kushtet për punë të sigurtë arrihen në rast se mjetet e punës dhe të

mjedisit të punës përmbushin kërkesat që janë në përputhje me rregullat e mbrojtjes dhe

sigurisë në punë dhe si të tilla sigurojnë një mënyrë të përhershme në lidhje me funksionimin

e procesit të punës. Përcaktimi i mbrojtjes dhe sigurisë në punë rrjedh nga qëllimi i krijimit të

kushteve të sigurta për të parandaluar dëmtimet në punë, sëmundjet profesionale dhe

aksidentet në punë. Siguria në punë është një sër masash, metodash dhe procedurash që

synojnë parandalimin e aksidenteve në punë, sëmundjeve profesionale, sëmundjeve të lidhura

me punën dhe ruajtjen e aftësisë së punës. Siguria dhe mbrojtja në punë përfaqësojnë një

fushë shekncore ndërdisiplinare dhe multidisiplinare. Ndërdisiplinare, sepse del nga fusha e

organizatës ekzistuese të shkencave themelore dhe disiplinave shkencore të nxjerra dhe

multidisiplinare sepse është një fushë e re në të cilën ka shumë disiplina shkencore që prekin

apo mbivendosen dhe formojnë një fushë ndërdisiplinare dhe multidisiplinare të mbrojtjes së

jetës dhe shëndetit në punë dhe mbrojtjes së të mirave materiale. Bazat mbrojtëse të sigurisë

në punë kanë për qëllim mbrojtjen e vlerave themelore: njerëzve (të punësuarëve), të mirat

materiale, ndërmarrjet dhe shoqërinë në përgjithësi, mjedisin e punës ose të gjithë

ekosistemin. Vendi i punës dhe hapësira e punës janë vetëm një pjesë e një mjedisi më të

gjerë ku janë të pranishme rreziqe të ndryshme dhe ku një mbrojtje funksionale është e

arritshme në një shkallë të kënaqshme të sigurisë. Mbrojtja dhe siguria në punë është një

proces i vazhdueshëm dhe i përhershëm që duhet të përfshijë çdo punonjës, shërbim të

ekspertëve dhe të gjitha strukturat e tjera. Sipas përkufizimit të autorit Taborshaka (1994),

siguria në punë është një fushë e shkencës së punës që përbëhet nga organizimi i punës,

ergonomia, psiko-fiziologjia e punës, mjekësia e punës, kultura e punës, filozofia e punës,

ligji i punës, sociologjia e punës, kibernetika dhe siguria e punës. Me qëllim të arritjes së

Page 15: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

5

sigurisë më të mirë në punë në një ndërmarrje çfarë do qoftë ajo, duhet të ketë aspekte

themelore për organizimin, rregullim dhe zbatimin e sigurisë në punë. Disa ndër më të

rëndësishmet janë si në vijim:

• Aktet juridike (ligjet, udhëzimet, rregulloret, kontratat etj.).

• Organizimin dhe ecurinë e procesit të punës.

• Përgjegjësia e punëdhënësit dhe e të punësuarit.

• Parimet e përgjithshme të mbrojtjes në punë.

• Vlerësimi i rrezikut,

• Format e shkruara të mbrojtjes në punë nga punëdhënësit (aktet autonome të

punëdhënësit etj.).

Siguria në punë dhe efikasiteti i parandalimit të lëndimeve në punë, e sëmundjeve

profesionale etj., varet nga performanca e sigurisë në punë në lidhje me rreziqet ekzistuese

profesionale. Prandaj, një parakusht kritik për planifikimin dhe zbatimin e sigurisë në punë

është një vlerësim profesional i rrezikut në punë.

1.3 DISA NGA NOCIONET THEMELORE NË LËMIN E MBROJTJES

DHE SIGURISË NË PUNË

Përkufizimet më të rëdësishme të cilat lidhen dhe janë të domosdoshme që t’i njohim gjatë

procesit të zhivllimit e deri në përfundimin e aktivieteve dhe në përgjithësi punëve ndërtimore

janë ato të cilat i referohen ligjit Nr.04/L-161:

Punëdhënësi - person fizik apo juridik i cili siguron punë për një ose më shumë të punësuar, i

paguan pagën të punësuarit/ve për punë ose shërbimet e kryera dhe është përgjegjës për

subjektin punues;

I punësuar - person fizik i cili kryen punë ose shërbime me pagesë për punëdhënësin dhe ka

marrëdhënie punësimi me punëdhënësin;

Vendet e punës - përfshijnë të gjitha vendet dhe hapësirat nën mbikqyrjen direkte apo

indirekte nga punëdhënësit ku të punësuarit duhet të kryejnë aktivitete pune dhe të qëndrojnë

gjatë procesit të punës;

Page 16: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

6

Siguria dhe shëndeti në punë - pjesë përbërse e organizimit të procesit të punës, duke

ndërmarrë masat parandaluese, që kanë synim përmirësimin e kushteve të punës, mbrojtjen e

shëndetit të punëtorëve, përmirësimin e ambientit të punës, mbrojtjen fizike dhe psikike të

punësuarëve dhe të tjerëve që marrin pjesë në procesin e punës;

Mbrojtja në punë - mbrojtja në punë përfshin tërësinë e dispozitave, masave teknike,

shëndetësore e shoqërore që kanë për qëllim sigurimin e kushteve sa më të përshtatshme për

të parandaluar aksidentet në punë, sëmundjet profesionale dhe disa sëmundje tjera të

përgjithshme që lidhen me mjedisin e punës dhe që shkaktojnë edhe humbje jete.

Rrezik - mundësia që të punësuarit t’i shkaktohet plagë, sëmundje ose probleme shëndetësore

të mjenjëhershme apo të mëvonshme, si rezultat i ekspozimit në ambientin e punës ku

paraqiten elemetet të dëmshme kimike, fizike dhe biologjike, mjeteve të punës dhe

makinerive pa pajisje mbrojtëse dhe të pasigurta për përdorim, mënyrës së gabuar të

përdorimit të mjeteve të punës dhe makinerive si dhe mënyrës së gabuar të organizimit të

punës.

Menaxhimi i rrezikut - një përpkjekje proaktive për të identifikuar dhe menaxhuar ngjarjet e

brendshme dhe kërcnimet e jashtme që ndikojnë në suksesin e punës.

Masat parandaluese - të gjitha veprimet e ndërmarra dhe të planifikuara në të gjitha proceset

e punës në subjektin e punës për të evituar dhe minimizuar rreziqet që shkaktohen nga

ushtrimi i veprimtarisë së punës.

1.4 RËNDËSIA E MBROJTJES NË PUNË

Me mbrojtjen në punë nënkuptojmë sigurimin e jetës dhe shëndetin e të punësuarëve nga

rreziqet që lidhen me procesin dhe mënyrën e punës gjatë ndërtimit të objekteve ndërtimore.

Mbrojtja dhe siguria gjatë ndërtimit të veprave inxhinierike është një komponentë e

rëndësishme jo vetëm për të mbrojtur dhe siguruar të punësuarin gjatë kryerjes së punës, por

paraqet edhe një element të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshem ekonomik sepse nga

shkalla e mbrojtjes dhe sigurisë varet shëndeti dhe aftësia punuese e të punësuarve, dhe në

përgjithësi shkalla e produktivitetit në tërësi. Me qëllim të arritjes së një shkalle sigurie dhe të

mbrojtjes në punë është me rëndësi planifikimi dhe investimi nga punëdhënësit në atë që sot

njihet si edukimi gjatë gjithë jetës. Kjo do të arrihej përmes trajnimeve me karaktere të

Page 17: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

7

përgjithshme dhe të veçanta (për punë të veçanta). Shkollimi dhe edukimi i të punësuarëve

nga lëmi i mbrojtjes në punë në organizatat punuese bëhet për aftësimin e tyre që të jenë të

sigurtë në punë dhe në detyrat e punës në hapësirën punuese në të cilën ata punojnë. Ligji për

sigurinë e shëndetit në punë dhe ligji i punës në dispozitat e tyre në mënyrë të qartë ka

përcaktuar përgjegjësi dhe detyrime që kanë ndërmarrjet për aftësimin e të punësuarëve nga

lëmi i mbrojtjes dhe sigurisë në punë, me qëllim që të punësuarit të njihen me kushtet e punës,

rreziqet që mund të vijën gjatë aktiviteteve punuese, si dhe për masat dhe mjetet e mbrojtjes

në punë. Gjithashtu, gjatë punës duhet të kujdesen që të punësuarit zbatojnë rregullat për

mbrojtje dhe siguri në punë. Në rast të ndryshimeve në porcesin e punës, si dhe pajisjeve

teknikike dhe tekonologjike të punësuarit të cilët direkt aktivitetin e kanë të lidhur me to

kërkohet punëdhënsit t’i trajnojnë të punësuarit me ato të reja apo ndryshime jo vetëm nga

aspekti i operimit por edhe nga aspekti i mbrojtjes në punë. Për sa më lart themi se mbrojta

dhe siguria e shëndeti në punë është me rëndësi të veçantë dhe duhet të shihet si prioriteti më i

lartë në politikën dhe menaxhimin e çdo ndërrmarrjeje, ashtu siç theksohet në shumë punime

shkencore dhe literature të ndryshme se “parandalimi është më i mirë se kurimi”. Prandaj,

duke e vë në nivelin më të lartë mbrojtjen dhe sigurinë në punë, arrihet shkallë e lartë e

produktivitetit dhe në përgjithësi të zhvillimit të qëndrueshem.

1.5 MBROJTJA NË PUNË NË NDËRTIMTARI

Ndërtimi është zbatimi i punëve ndërtimore dhe punëve tjera (punët përgatitore, punimet

tokësore, konstruksionet, instalimet, punët përfundimtare, përpunimin e materialeve

ndërtimore, prodhimin e tyre, pajisjet dhe makineritë) me të cilat ndërtohen objekte të reja

ndërtimore, rikonstruime, demolime dhe mirëmbajtja e objekteve ekzistuese. Mbrojtja në

punë në sektorin e ndërtimit është një nocion i gjerë i cili përmbledh në veti të gjitha masat

juridike, teknike, procedurale, organizative, kontrolluese, monitoruese etj., me qëllim që

punët të realizohen në mënyrë sa më të sigurtë si në apsektin e mbrojtjes dhe sigurisë së

shendetit për të punësuarit, po ashtu edhe në realizimin sa më racional të veprave

inxhinierike. Në shumë forume, konferenca, si dhe punime të shkruara dhe elektronike nga

shumë autor theksohet se sektori i ndërtimit është një nga sektoret i cili paraqet shkallë të lartë

rreziku për të punësuarit në të. Megjithatë, sot përgjigje këtij rreziku është duke i dhënë

Page 18: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

8

zhvillimi kërkimor-shkencore i cili po nxjerrë në pah metodologji pune të reja dhe të sigurta,

duke përfshirë këtu edhe teknika, procese teknologjike, pajisje mbrojtëse personale të

avancuara, të cilat në shkallë të lartë kanë arritur të parandalojnë rreziqe të cilat si pasojë kanë

lëndime, sëmundje profesionale dhe humbje të jetës së të punësuarëve në kantiere ndërtimi

(vendpunishte).

1.6 RREGULLAT PËR MBROJTJE DHE SIGURI NË PUNË

Rregullat për mbrojtje dhe sigurinë në punë përfshijnë kërkesat që duhet të ndërrmerren nga

punëdhënësi dhe të punësuarit, me përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe të

përgjithshme për mbrojtje dhe siguri në punë. Pajisjet për mbrojtje në punë duhet të jenë të

disponueshme për të punësuarit gjatë gjihtë kohës. Rregullat e sigurisë në vendin e punës

zbatohen për të gjithë të punësuarit për të parandaluar të gjitha pasojat e mundshme të cilat

mund të kenë të punësuarit gjatë realizimit të aktiviteteve punuese. Në përgjithësi ka dy lloje

të rregullave të cilat janë të detyruar të ndërrmarrin punëdhënësit dhe të punësuarit. Regullat e

përgjithëshme si psh., ato të cilat kanë të bëjnë me rendin dhe lëvizjet në kantier ndërtimi,

kodi i etikës, aspektet sociale etj., ndërsa si rregulla të veçanta janë ato të cilat kanë të bëjnë

me, pajisjet personale për mbrojtje në punë (secili është i detyruar për t’i aplikuar ato), pajisjet

për punë në vende të veçanta etj. Rregulla të veçanta për sigurinë në punë përdoren kur nuk

është e mundur të eliminohen rreziqet për sigurinë dhe shëndetin e punëtorit në rregullat

themelore të sigurisë në punë. Por, kemi edhe rregullat e certifikuara të sigurisë në vendin e

punës të cilat janë rregulla që minimizojnë rreziqet dhe parandalojnë lëndimet në punë,

sëmundjet profesionale ose sëmundjet etj. Në përgjithësi themi se rregullat për mbrojtjen dhe

sigurinë e shëndetit në punë janë rregulla të cilat parandalojnë ose zvogëlojnë rrezikun, si dhe

parandalojnë lëndimet, sëmundjet e ndryshme profesionale të cilat janë të përcaktuara në ligje

vendore dhe direktiva të Bashkimit Evropian.

1.7 HISTORIK I SHKURTËR I ZHILLIMIT TË MBROJTJES DHE

SIGURISË NË PUNË NË KOSOVË

Territori i sotëm i Republikës së Kosovës gjatë historisë së tij është administruar dhe

menaxhuar nga shumë sisteme të huaja, e kryesisht të karakterit sundues. Në këtë aspekt edhe

sot e kësaj dite është vështirë ose mjaft me vështirësi mund të gjenden të dhëna dhe

Page 19: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

9

informacione të cilat flasin apo tregojnë për zhvillimet dhe miradministrimin e sektorit të

ndërtimit në këtë territor për sa i takon mbrojtjes dhe sigurisë në punë. Prandaj, këtu po japim

një përshkrim të thjeshtë, ndonëse të marrë me rezervë. Pushtuesit apo administratorët e

ndyrshëm që sunduan këtë territor kishin synim të vetëm shfrytëzimin e pasurive, si të atyre

natyrore po ashtu edhe të atyre njerëzore për përfitime të veta pa shprehur një interes të

mirëfilltë për ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurinë e shëndetit në punë. Para luftës së parë Botërore

dhe gjatë sundimi austrohungarez, mbrojtja në punë ishte përgjegjësi e inspektorit të punës.

Në atë kohë, respektivisht në vitin 1922 ishin nxjerrë ligje dhe rregullore për sigurinë dhe

mbrojtjen në punë (Hysenaj, 2014). Të dhëna të cilat paraqesin një fill të historikut të

regullimit të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë në punë në përgjithësi, përfshirë këtu edhe

sektorin e ndërtimit mund të themi ishin ato pas luftës së dytë Botërore, në kohën kur territori

i Kosovës ishte brenda hapësirës së shteti të Jugosllavisë (RSFJ). Pra mbrojtja në punë përmes

mekanizmit ligjor në Kosovë ka një histori të re. Pas përfundimit të luftës së II Botërore - viti

1946 u formua inspektorati për punë i cili shqyrtonte problematikat e sigurisë dhe mbrojtjes

në punë. Pas vitit 1967 ishin nxjerrë 19 rregullore për siguri dhe mbrojtje në punë. Në vitin

1965 ishte nxjerrë Ligji i mbrojtjes në Punë.

Zhvillimi i mbrojtjes dhe sigurisë në punë nga viti 1999-2018 mund të ndahet në dy periudha:

- Periudha 1999 – 2008 dhe

- Periudha 2008 – 2018 +

Periudha 1999 – 2008 - paraqet periudhën kohore kur vendi ynë mbikqyrej mbështetur në

rezolutën Nr.1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) përmes mekanizmit

institucional të quajtur UNMIK. UNMIK në atë kohë fokus kishte kryesisht zgjidhjen e

situatës emergjente d.m.th., rehabilitimin dhe konsolidimin e vendit nga pasojat e luftës,

përfshirë këtu edhe krijimin e institucioneve të përkohëshme për vetëqeverisje të Kosovës.

Pra, kjo periudhë nuk tregon ndonjë rezultat apo të arritur të madhe për sa i takon qasjes dhe

prioritizimit të mbrojtjes dhe sigurisë së shëndetit në punë, edhe pse sektori i ndërtimit filloi

të zhvillohej mjaft hovshem si kërkesë për rimëkëmbjen e shkatrrimeve të objekteve të

banimit etj., nga lufta.

Periudha 2008 – 2018 + paraqet një moment të ri në zhvillimin e vendit. Me 17 shkur 2008

Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Arrihet që të krijohen të gjitha institucionet dhe

mekanizmat shtetror për politikëbërje, administrim, menaxhim, kontroll dhe monitorim.

Page 20: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

10

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes ministrive të linjes, respektivisht të lëmive

përkatëse ndau përgjegjësitë dhe kompetencat. Kështu përgjegjëse për politika, ligje, strategji

dhe plane tjera në lidhje me çështjet e punës dhe mirëqenies sociale u adresuan në Ministrinë

e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS). Kjo ministri arriti vit pas viti që të hartoi kuadër

ligjor për mbrojtjen dhe sigurinë e shëndetit në punë i cili mbështetet në standardet dhe

direktivat më të avancuara të vendeve të Evropës, respektivisht të BE-së që kanë të bëjnë me

sigurinë dhe shëndetin në punë.

1.8 PARIMET THEMELORE TË SIGURISË DHE MBROJTJES NË

PUNË

Është e njohur se çdo lëmi udhëhiqet nga parime bazë të cilat në një formë janë rregullator për

sjelljet tona në mjedisin rrethues. Prandaj, edhe mbrojtja dhe siguria e shëndetit në punë

udhëhiqet nga disa parime të cilat kanë rol kyç në parandalimin e lëndimeve dhe aksidenteve

në vende pune. Disa nga këto parime janë: integriteti, përgjegjësia, sinqeriteti, sjellja,

diversiteti etj. Integriteti personal i të punësuarëve duhet të respektohet dhe të vlerësohet.

Gjithashtu vlera e integritetit të ndërmarrjes ka kontribut dhe i bënë të punësuarit të ndjehen

mirë, të jenë të ndershëm e të drejtë dhe të kujdesëshem.

Përgjegjësia - çdo i punësuar duhet të jetë i qartë për përgjegjësitë e tij ose të saj. Të

punësuarit në një mjedis pune duhet të ndjejnë përgjegjësi personale, si dhe përgjegjësi edhe

për të tjerët dhe mjedisin rrethues në përgjithësi.

Sinqeriteti - të punësuarit duhet të kenë sinqeritet me të punësuar të tjerë, me sinqeritet të

punojnë dhe të bashkëpunojnë gjatë realizimit të punëve në vendpunishte. Diversiteti shpreh

nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe koordinimit mes etnive të ndryshme në një hapësirë pune.

Punëdhënësi dhe të punësuarit në parimet e organizimit dhe realizimit të punëve duhet të

kontribojnë që parimi i diversitetit të jetë pa asnjë favorizim apo diskriminim, në mënyrë që

as një i punësuar mos të ndjehet i lënë pas dore apo i rendit të dytë për shkak të aspekteve të

ndryshme kulturore, etnike, fetare, racore etj. Sjellja është një elemet mjaft më interes për

mardhëniet ndërnjerëzore brenda një ndërmarrje. Çdo ndërmarrje ka një grup njerëzish të

punësuar, prandaj duke qenë kështu themi se sjellaj luan rol kyç në realizimin e objektivave

për të punësuarit dhe ndërmarrjen.

Page 21: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

11

1.9 STRUKTURA INSTITUCIONALE PËR MBROJTJE DHE SIGURI

E SHËNDET NË PUNË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Strukturat institucionale në Republikën e Kosovës të cilat kanë për detyrë dhe përgjegjësi për

të rregulluar, mbrojtur dhe ruajtur shëndetin e njeriut në vendet e punës është Ministria e

Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS). Kjo ministri bazuar në Rregulloren Nr.02/2011,

shtojca 10, ka për detyrë dhe përgjegjësi hartimin e politikave, legjislacionit dhe dokumenteve

strategjike që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë. (Rregullorja Nr. 02/2011).

Konkretish në paragrafin V të shtojcës 10. Kjo ministri ka për detyrë të vendos standarde për

siguri dhe mbrojtje në punë, të të punësuarve dhe mbikëqyr zbatimin e tyre.

Në përgjithësi institucione kyçe të cilat kanë përgjegjësi për sigurinë dhe mbrojtjen e të

punësuarëve janë:

- Këshilli Nacional për siguri dhe shëndet në Punë (neni 4 i Ligjit Nr.04/L-161);

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) (neni V i Rregullores Nr.02/2011,

Shtojca 10).

- Inspektorati i Punës (Rregullorja Nr. 2001/9, 25 maj 2001, Rregullorja Nr.2001/27

UNMIK).

- Inspektorati i Komunave

1.9.1 KËSHILLI NACIONAL PËR SIGURI DHE SHËNDET NË PUNË

Qeveria e Republikës se Kosovës, në bazë të propozimit të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies

Sociale, themelon Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, i cili propozon,

rekomandon dhe harton politika për përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë

dhe përcjell në vazhdimësi gjendjen e sigurisë dhe shëndetit në punë të të punësuarve.

1.9.2 MINISTRIA E PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si strukturë përbërëse e Qeverisë së Republikës së

Kosovës, angazhohet maksimalisht në zbutjen e problemeve sociale, ofrimin e shërbimeve të

nevojshme për të punësuarit, trajnime për punëkërkuesit që të aftësohen në ato profile që i

kërkon ekonomia e tregut. Në fushëveprimin e vetë MPMS ka: Politikat dhe strategjitë në

fushën e punësimit, mirëqenies sociale, aftësimin profesional dhe sigurinë në punë për të

punësuarit. Harton dhe përgatit legjislacionin primar dhe sekondar në fushat e lartpërmendura.

Page 22: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

12

Mbikëqyrë kërkesën dhe ofertën e tregut të punës. Siguron përkrahje sociale nga mjetet

buxhetore për familjet dhe personat nevojtarë. Nxit punësimin dhe propozon masa përkatëse

për ta shtuar punësimin. Hulumton tregun e punës. Përkrah në forma të ndryshme aftësimin

profesional për punëkërkuesit.

1.9.3 INSPEKTORATI I PUNËS

Inspektorati i punës ka për detyrë dhe pergjegjësi kontrollin dhe inspektimin e punës.

Ispektorati i Punës është organ i pavarur i administratës shtetërore i cili vepron në kuadër të

Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

1.9.4 INSPEKTORATI I KOMUNAVE

Sektori i ndërtimit është pjesë e Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së

Mjedisit. Sektori është përgjegjës për mbikëqyrjen e realizimit të ndërtimeve nga fondet

publike, kontrollimin e fazave sa i përket ndërtimit lëshimin e lejeve për infrastrukturë, në

përputhje me rregullativën ligjore për ndërtim dhe dokumentet e vlefshme të Planifikimit

Hapësiror si dhe për realizimin e pranimit teknik të ndërtimeve.

Përcjell procesin e ndërtimeve, ndryshimeve, shndërrimeve, si dhe rrënimit të objekteve.

Përcjell rrjetin e ujësjellësit, kyçjet pa leje në rrjet, si dhe parandalimin e keqpërdorimit të ujit

të pijshëm. Mbikëqyr kyçjet ilegale në rrjetin e kanalizimit publik, ndërhyrjen (prerjen) e

rrugëve publike pa leje, të trotuareve dhe të sipërfaqeve tjera publike. Mbikëqyr mirëmbajtjen

e rrugëve, trotuareve, shesheve, parqeve, varrezave, tregut të gjelbër, terreneve sportive dhe

sipërfaqeve të tjera publike. Mbikëqyr procesin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, transportit –

bartjes së ushqimit, pajisjeve dhe veglave. Mbikëqyr ujin, objektet si dhe aparatet për

furnizimin me ujë të pijshëm. Është përgjegjëse për konfiskimin e mallit të dyshimtë, të

prishur që paraqet rrezik për shëndetin publik dhe asgjësimin e tij, në përputhje me rregullat

dhe procedurat në fuqi.

1.10 BAZA LIGJORE

Deri më tani bazat juridike që rregullojnë detyrimet dhe përgjegjësitë në lidhje me sigurinë e

shëndetit në punë dhe mbrojtjen në punë janë si në vijim:

- Ligji Nr.04/L - 161 Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Page 23: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

13

- Ligji Nr.03/L - 212 Ligji i Punës në Kosovë.

- Kodi Unik i Ndërtimit – Kapitulli II Siguria në Vendpunishte

- Rregullore (MPMS) Nr.04/2014, Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në

vendin e punës.

- Rregullore (MPMS) Nr.04/2016, Për kërkesat minimale për sigurinë e shenjave të

sigurisë dhe shëndetit në punë.

- Rregullorja Nr.02/2016 për kërkesat minimale të sigurisë për përdorimin e pajisjeve

personale mbrojtëse në vendin e punës

- Rregullorja Nr.03/2016 për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për mbrojtjen

e të punësuarve lidhur me punën e krahut me ngarkesa

- Rregullorja Nr.01.2017 për mbrojtjen e të punësuarëve nga rreziqet lidhur me dridhje

në vendin e punës.

- Rregullorja Nr.03/2014 për mënyrën e përgatitjes së dokumentit për vlerësimin e

riskut, përmbajtjen e tij, të dhënat mbi të cilat duhet të bazohet vlerësimi i riskut dhe

mbajtja e evidencës nga siguria dhe shëndeti në punë etj.

Të gjitha këto ligje, udhëzime administrative dhe rregullore janë në dispozicion të

pundhënësve dhe të të punësuarve për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Andaj zbatimit të tyre

duhet t’i kushtojnë rëndësi më të madhe si punëdhënësit po ashtu edhe të punësuarit. Ndërsa

përgjegjës për zbatimin e tyre është inspektorati i punës.

Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është përcaktuar përmes disa kapitujve kryesorë siç

janë:

- Dispozitat e përgjithshme,

- Politika dhe aktiviteti kombëtar,

- Rregullat e Sigurisë së Punës dhe Parimet e Përgjithshme të Parandalimit,

- Detyrimet e punëdhënësve në zbatimin e sigurisë në punë,

- Obligimet dhe të drejtat e punëtorëve,

- Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë

- Aktivitetet që kanë të bëjnë me sigurinë në punë,

- Dispozitat kundërvajtëse,

- Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare.

Page 24: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

14

1.11 RREGULLIMI I KANTIERIT TË NDËRTIMIT

Vendpunishtja (kantieri i ndërtimit) duhet të jetë e rregulluar në atë mënyrë që të mundësojë

realizimin e punimeve në mënyrë të pa pengueshme dhe kryerjen e të gjitha punëve në

mënyrë të sigurtë, si dhe të jenë në pajtueshmëri me rregullat për mbrojtje dhe siguri të

shëndetit në punë për të punësuarit, e në veçanti me kapitullin II siguria në vendpunishte

(MMPH, 2017. Kondi Unik i Ndërtimit). Po ashtu vendpunishtja duhet të jetë e rregulluar,

repspektivisht të jetë e pajisur me të gjitha mjetet dhe pajisjet e sinjalizimit vertikal dhe

horizontal, përfshirë edhe shenjat për qasjen dhe mos qasjen e personave të autorizuar dhe jo

të autorizuar në vendpunishte (kantier ndërtimi). Pra, vendpunishtja është e ndaluar për vizitor

dhe të tjerë të cilët nuk janë të punësuar në kompaninë apo ndërmarjen e cila merret me

kryerjen / ekzekutimin e punëve ndërtimore brenda hapësirës së vendpunishtes. Në

vendpunishte dhe në vendet e punës, punëkryesi (kompania / ndërmarrja) përgatit dhe mban

(duhet të ketë) një elaborat për mbrojtje në punë të veçantë i cili mbulon masat si në vijim.

- Sigurimin e kufirit të vendpunishtes në raport me mjedisin rrethues;

- Rregullimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve;

- Përcaktimin e vendit, hapësirës dhe mënyrave për vendosjen dhe ruajtjen e materialeve të

ndërtimit;

- Përcaktimin dhe ndërtimin e hapësirave (vendeve) të sigurta për ruajtjen e materialeve të

rrezikëshme (matariale që ndizen dhe eksplodojnë lehtë);

- Mënyrën e transportit, ngarkimit, shkarkimit dhe deponimit të llojeve të ndryshme të

materialeve ndërtimore dhe lëndëve të rënda;

- Mënyrën e shënjimit ose sigurimit të vendeve të rrëzikëshme dhe zonave të rrezikuara në

vendpunishte (zona të rrezikshme);

- Mënyrën e funksionimit të punëve në vende pune ku mund të ketë shfaqje të dëmshme të

gazrave, pluhurit, avujve, respektivisht ku mund të lindin zjarre dhe elemente tjera të

rrezikshme;

- Rregullimi i instalimeve elektrike për ndriçimin e vendpunishtës dhe vendeve të caktuara

të punës në vendpunishte;

- Përcaktimin e llojit dhe vendndodhjes së makinerive dhe pajisjeve ndërtimore dhe masave

përkatëse për sigurimin e tyre në lidhje me vendndodhjen në vendpunishte.

Page 25: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

15

- Përcaktimin e llojit dhe mënyrës së vendosjes së skeleve ndërtimore;

- Mënyrën e mbrojtjes prej rënies nga lartësia dhe në thellësi (përcaktimin e masave

mbrojtëse);

- Përcaktimin e vendeve të punës ku ka një rrezik më të madh për jetën dhe shëndetin e

punëtorëve, si dhe llojin dhe sasinë e pajisjeve mbrojtëse personale ose pajisjeve

mbrojtëse të kërkuara;

- Pajisjet dhe masat për mbrojtje kundër zjarrit në vendpunishte;

- Ndërtimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e nyjeve sanitare në vendpunishte;

- Organizimin e ndihmës së parë në vendpunishte;

- Nëse është e nevojshme, organizimin e akomodimit, ushqimit dhe transportit të

punëtorëve në vendpunishte dhe nga vendpunishtja;

- Masa të tjera të domosdoshme për mbrojtje të punësuarëve në punë;

Realizimi i punimeve ndërtimore mund të fillojë vetëm atëherë kur është rregulluar

vendpunishtja në përputhje (sipas) me dispozitat e akteve juridike të cilat kanë të bëjnë me

rregullimin e vendpunishtës (sipas Lgjit të Ndërtimit, Kodit Unik të Ndërtimit, Rregulloret

Komunale për Ndërtim etj.). Çdo material, pajisje, vegla pune dhe makineri tjetër e

nevojshme për kryerjen e punëve ndërtimore ose për të kryer punë të veçanta ndërtimore në

një vendpunishte, duhet të jetë e rënditur në mënyrë adekuate me qëllim që përdorimi,

kontrolli etj., i tij në mënyrë manuale dhe mekanike të jetë i lehtë dhe i pa pengueshëm duke

mos sjellë rrezik për shkatrrimin e tij dhe të ngjashme. Vendet ndihmëse (vendet përgatitore

të punës) siç janë: zdrukthtaria, përgatitja për armim, saldator, axhustator, përgatitje

makinerike dhe piozicione tjera përgatitore që përkrahin ndërtimin e objektit, si rregull duhet

të vendosen, janë të perimetrit apo zonës së rrezikshme në vendpunishte. Për të siguruar

kushte adekuate të punës në mjediset e mbyllura, duhet të merren masa mbrojtëse për të

zvogëluar efektet e dëmshme: gazrat dhe avujt, temperaturat e larta dhe të ulëta, lagështia,

pluhuri, helmi, presioni atmosferik, zhurma dhe dridhjet, shpërthimi i gazit, të gjitha llojet e

rrezatimit, si dhe rreziqe të tjera, dhe shkarkimi i tyre në kufijtë e lejuar nga rregulloret

ekzistuese për sigurinë në punë ose standardet. Çdo vendpunishte e re duhet të jetë e pajisur

me pajisje higjienike dhe sanitare para fillimit të punimeve ndërtimore: banjot, lavamanët,

instalimet e ujit të pijshëm, dhomat për qëndrimin e punëtorëve gjatë punës, tharjen e rrobave

të lagura dhe të ngjashme, sipas rregullave ekzistuese për sigurinë në punë. Në çdo vend,

Page 26: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

16

duhet të organizohet një shërbim i përshtatshëm dhe efikas i ndihmës së parë për reagimin

emergjent (ndihmë e parë) ndaj dëmtimeve për punëtorët e punës.

1.12 ROLI DHE RËNDËSIA E AFTËSIMIT (TRAJNIMIT) TË TË

PUNËSUARVE PËR MBROJTJEN E TYRE

Aftësimi i të punësuarve ka rol dhe rëndësi mjaft të madhe për të punësuarit sepse

mininimizon lendimet dhe aksidentet në punë, ruan dhe mbron shëndetin e të punësuarve, rrit

efikasitetin e përdorimit të pajisjeve gjatë kryerjes së punës, rrit efikasitetin në punë, zvogëlon

koston për kurimin e lendeimeve dhe dëmshpërblimet për aksidente etj.

Trajnimi i të punësuarve ka për qëllim; së pari të plotësojë detyrimet ligjore që ka

punëdhënësi dhe së dyti të rritë aftësitë dhe shkathtësitë e të punësuarve të cilat do të jenë

parakusht për zvogëlimin e lëndimeve dhe aksidenteve në punë. Në anën tjetër trajnimi rrit

edhe shkallën e përdorimit racional të pajisjeve dhe veglave të punës, rrit shkallën e

efikasitetit dhe poroduktivitetit në punë. Trajnimi i të punësuarve arrihet përmes mësimit

teorik, praktik dhe testit të njohurive. Punëdhënësi është i detyruar që në periudha të caktuara

ashtu siç përshkruhen në ligj, si dhe në situata të veçanta kur kemi të bëjmë me ndryshime në

procesin e punës dhe operimit të pajisjeve dhe makinerisë të bëjë aftësimin e të punësuarve.

Punëdhënësi duhet të përkujdeset që secili i punësuar të trajnohet me bazat nga siguria dhe

shëndeti në punë, për vendin e tij të punës para ose pas themelimit të marrëdhënies së punës,

në rast të transferimit apo ndërrimit të vendit të punës, në rast të paraqitjes së pajisjeve të reja

apo ndërrimit të pajisjeve të punës, në rast të përdorimit të teknologjisë së re. Trajnimi duhet

të bëhet në mënyrë të vazhdueshme duke u mbështetur në parimin - mësimi gjatë gjithë jetës.

1.13 KUSHTET E MJEDISIT TË PUNËS

Kushtet e mjedisit të punës mund të ndahen apo të grupohen në dy grupe. Në grupin e parë

hyjnë kushtet e mjedisit në ambiente të hapura dhe në të dytin hyjnë kushtet e mjedisit në

ambiente të mbyllura.

Page 27: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

17

1.13.1 KUSHTET E MJEDISIT NË AMBIENETE TË HAPURA

Janë tipike për lëmin e ndërtimit. Për faktin se veprat inxhinierike, respektivisht objektet

inxhinierike mbi 85% të aktivitetit dhe veprimeve që bëhen deri në realizimin e tyre janë

punë, veprime dhe aktivitete të cilat zhvillohen në mjedise të jashtme, ku të punësuarit i

ekspozohen kushteve natyrore siç janë: temperatura (të ngrohta dhe të ftohëta), reshjeve (shi,

borë etj.), rrezatimit diellor, shpejtësisë së erës, zhurmës, ndotjes së ajrit etj.

Në rastin tim studimor në N.N.SH “Labi Gipser” është vërejtur se të punësuari janë të pajisur

me rroba mbrojtëse personale për punë në kushte të ambienti të hapur.Tregohet se në motet

me temperatura të larta punëdhënësi i pajisë të punsuarit me veshje adekuate për të punuar në

kushte adekuate.

Në kushtet e punës në hapsirë të hapur dhe hapsira të mbyllur ndikojnë shumë në gjendjen e

përgjithshme të organizmit në mjedisin e punës, si në shqisat dhe në gjendjen psikike në raste

kur u shmangemi vlerave të përcaktuara të cilat i janë përshtatur njeriut. Faktorët më të njohur

të kushteve mikroklimaterike të punës janë: temperatura, lagështia, qarkullimi i ajrit, ndriçimi,

zhurma, vibracioni etj. Gjendjet e pavolitshme psikofizike të organizmit, ndryshimet e

caktuara biokimike mund të shkaktohen si pasojë e sëmundjeve, pleqërisë, preokupimet me

halle vetjake, shqetësimit të tepërt, përdorimit të alkoolit, lodhjes etj. Çdonjëri nga këta

faktorë paraqet pengesë të drejtpërdrejtë për një punë të sigurtë dhe është në lidhje të ngushtë

me lëndimet e shpeshta.

1.13.2 LLOJET E MASAVE PËR EVITIMIN E LËNDIMEVE NË PUNË

Mendohet se 98 % e lëndimeve në punë mund të parandalohen. Në parandalimin e lëndimeve

kontribojnë të gjitha shkencat të cilat mund të japin ndihmesën e vetë në këtë drejtim. Masat

më tipike për mbrojtje dhe siguri të shëndetit në punë janë:

Masat teknike - me masa teknike nënkuptohet projektimi i veglave, i makinave dhe

pajisjeve, të cilat u përshtaten në mënyrë optimale mundësive të njeriut me formën dhe

dimenzionet e veta. Me rastin e projektimit të mjeteve u kushtohet kujdesi i duhur në mënyrë

që ato të jenë jo vetëm të sigurta dhe komode por edhe funksionale dhe estetikisht të

formësuara.

Page 28: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

18

Masat organizative - ky grup i masave nënkupton organizimin e regjimit të punës dhe të

pushimit i cili u përgjigjet mundësive fizike dhe psikike të njeriut. Metodat e sigurta të punës,

bashkë me kontrollin përkatës, janë parakusht i domosdoshëm i vendit të punës. Sigurimi i

hyrjeve dhe daljeve dhe çeljeve të pambrojtura pakësojnë dukshëm numrin e lëndimeve dhe

fatkeqësive.

Masa mikroklimaterike – fizike - përshtatja e temperaturës, lagështisë së ajrit, qarkullimit të

ajrit dhe ndriçimit në lokalet e punës, sipas kërkesave të organizmit të njeriut, është masë e

sigurtë e preventivës nga lëndimet. Izolimi i zhurmës, i vibracioneve, i pluhurit, dhe i

avullimeve toksike plotëson nevojën e kushteve të sigurisë në punë.

Masa sociale - ndihmat që i jepen të punësuarit (punëtorit) me rastin e zgjidhjes së

problemeve të tija personale, e çlirojnë njeriun nga hallet dhe brengat, së paku deri diku, dhe

kështu i japin mundësi që të kthehen në procesin e punës dhe detyrën e vetë ta kryejnë me

kujdes dhe në mënyrë të sigurtë si për vetën edhe për mjedisin rrethues.

Masat pedagogjike - aftësimi profesional i të punësuarve dhe trajnimi në aplikimin e

metodave të aplikueshme në punë, po ashtu paraqet njërin nga mjetet e sigurta në luftimin e

lëndimeve dhe aksidenteve.

Masat psikologjike - orientimi profesional, ndihma në zgjedhjen e profesionit duke orientuar

në atë profesion për të cilin individi ka më së tepërmi prirje dhe interesim, është njëra ndër

masat më të rëndësishme për evitimin e lëndimeve në punë. Seleksionimi profesional i

dedikohet zgjedhjes së të punësuarve më të mirë nga grupi i kandidatëve për një vend të

caktuar të punës. Atmosfera sociale - psikologjike punuese ndikon pozitivisht në evitimin e

fatkeqësive përmes udhëheqjes adekuate dhe kultivimit të raporteve të harmonishme

ndërnjerëzore. Sëndërtimi i shprehive pozitive të punëtorit ndaj mjeteve të mbrojtjes, përmes

njohjes së rreziqeve, kontribuon në evitimin e lëndimeve. Formimi i shprehive të të

punësuarve për t’u shërbyer me mjetet e mbrojtjes, madje edhe gjatë kohës kur është duke e

mësuar profesionin, pastaj gjatë hyrjes në punë dhe përmes kontrollimit të rregullt të

njohurive mbi mënyrat e sigurta të punës, kontribuon në ruajtjen e shëndetit dhe tërheq

vëmendjen për t’u shmangur veprimeve të palejueshme.

Page 29: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

19

1.13.3 LËNDIMET NË PUNË DHE SHKAQET E LËNDIMEVE

Në lëndimin e të punësuarve gjatë realizimit të punëve ndërtimore, rol të rëndësishëm luajnë

edhe format e planifikimit dhe organizimit qofshin ato direkte apo edhe ato indirekte. Në

shumë vendet me të zhvilluara të punësuarit kanë prirje që të udhëheqin nga organizimi

sindikal për të përmirësuar kushtet e punës me qëllim të rritjes së shkallës sociale. Ky

organizim në vendin tonë është mjaft i ulët dhe kjo ndoshta vjen për arsye dhe në mungesë të

të dhënave dhe informacioneve mbi të drejtat dhe detyrimet që kanë punëdhënësit dhe të

punësuarit. Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Evropian, më shumë se 5500 njerëz

humbin jetën si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Vlerësimet e Organizatës

Ndërkombëtare të Punës (ILO) tregojnë se 159 000 njerëz në BE çdo vit vdesin si rezultat i

sëmundjeve profesionale. Kompani të ndryshme në vende të BE-së, humbin rreth 143 milionë

ditë pune çdo vit nga aksidentet në punë. Sipas vlerësimeve nga raporte publike të publikuara

në faqe interneti nga vendet e Bashkimin Evropian rezulton se për shkak të lëndimeve,

aksidenteve etj., kostoja finaciare për ekonominë e BE-së sillet rreth 490 miliardë euro për vit.

Në këtë drejtim, për të ulur këtë kosto, zbatimi i masave efektive për siguri në punë dhe

ndjekja në vazhdimsi me rigorozitet e tyre janë të rëndësishme për reduktimin e këtyre

shifrave (Ismajli, 2014). Sot, për çdo vit në botë, më shumë se dy milionë gra dhe burra

vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës.

1.13.4 FAKTORËT QË NDIKOJNË NË SHKAKTIMIN E

AKSIDENTEVE NË NDËRTIMTARI

Mbështetur në të dhënat nga raporte institucionale të cilat kanë përgjegjësi dhe detyrë për të

menaxhuar, kontrolluar, monitoruar dhe raportuar për mbrojtjen dhe sigurinë e shëndetit në

punë rezulton se puna në sektorin e ndërtimit është me shkallë rreziku të lartë. Ky pohim

argumentohet nga të dhënat zyrtare të publikuara në raporte të cilat që nga viti 2000 e deri më

sot, sektorin e ndërtimit e nxjerrin me numrin më të madh të të punësuarve të cilët kanë

humbur jetën dhe kanë pësuar lëndime në shkallë të ndryshme. Kështu vetëm në këtë vit

(2018) është raportuar se kemi 23 (IP, 2018) të punësuar të cilët kanë humbur jetën në vend

pune në sektorin e ndërtimit. Kjo e dhënë dhe të dhënat nga vitet paraprake janë shqetësuese

dhe sinjalizojnë apo janë një alarm i cili duhet të dëgjohet me kujdes nga të gjitha

institucionet me përgjegjësi direkte dhe indirekte për të ndërmarrë masa për parandalimin e

Page 30: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

20

tyre. Pse vjen deri të këto ngjarje / ndodhi me fatalitet, është vështirë të definohet me saktësi,

për arsye se në këto ndodhi ndikojnë një numër i madh faktorësh. Pra, nuk kemi të bëjmë me

vetëm një faktor, edhe pse sipas të dhënave statistikore të publikuara tregohet se “Faktori

Njeri” të lëndimet është i pranishëm në 90% të rasteve. Prandaj me të drejtë, psikologjia e

punës shtron disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje: Pse ngjajnë lëndimet? Cili është shkaku

që njeriu të gabojë? Për të dhënë përgjigje pyetjeve të shtruara janë bërë shumë matje dhe

hulumtime të cilat si përfundim kanë nxjerrë se lëndimet asnjëherë nuk ndodhin për efekt të

një shkaku. Si përfundim del se lëndimet janë kombinim i shumë rrethanave të cilat

favorizojnë ndodhjen e lëndimit, apo janë të paraqitura në të njëjtën kohë. Në anën tjetër, çdo

aksident ndodh për shkak të gabimeve, e ato nëse i punësuari: Nuk di të punojë sigurt; Nuk

mundet të punojë i sigurt; dhe Nuk do të punojë i sigurt. Si konstatim nga kjo që theksuam më

lart del të jetë apo ofron shkallë besueshmërie se aksidentet të cilat sot ndodhin në vende pune

në sektorin e ndërtimit në vendin tonë lidhen me to. Pra, ka të punësuar në sektorin e

ndërtimit të cilët nuk dinë të punojnë sigurt. Ky pohim mbështet në praktikën moshore të të

punësuarve në sektorin e ndërtimit, ku vlerësohet se mbi 60 % janë me moshë të re (17-35

vjeç) dhe si të tillë, të rinjtë kanë më tepër prirje të vetëbesimit, i mbivlerësojnë mundësitë e

veta dhe nuk kujdesen aq për rreziqet, pra kanë prirje për të sjellë veten në rrezik. Pra, janë

më pak vigjilent, nuk vlerësojnë si dhe sa duhet rrezikun dhe pasojat që mund t’i kenë nga ai.

Element tjetër pse ata nuk dinë të punojnë sigurt është edhe përgatitja profesionale (p.sh.

shkolla profesionale teknike ndërtimore, etj.), apo arritje e shkathtësive teknike, operative për

të punuar sigurt, përmes trajnimeve e formave tjera.

Pse nuk mund të punojnë sigurt? Përgjigjja në këtë pyetje gjendet te punëdhënësi i cili ka për

detyrë dhe përgjegjësi (sipas Ligjit Nr. 04/L-161, Nr.03/L-212 etj.) të sigurojë kushte pune

standarde të cilat parandalojnë lëndimet, aksidentet me fatalitet etj. Një ndihmesë apo

kontribut i theksuar në këtë përgjigje do të vinte nga shtimi i intensitetit të kontrollit dhe

monitorimit nga ana e inspektoratit të punës në nivel qendror dhe lokal në kantier ndërtimi

(vendpunishte). Nuk do të punojë sigurt? Përgjigjja për këtë pyetje do të gjendet me

kombinim të një vargu veprimesh, si p.sh., identifikimi i elementeve të cilat e shtyjnë të

punësuarin, pra pse ai/ajo “nuk do të punojë sigurt” (njohuria e pamjaftueshme, sëmundje,

pakënaqësi shpirtërore etj.), ndërrimi i pozicionit të punës - vendit të punës, trajnimit teorik,

praktik dhe testit të njohurive, masave sociale etj., dhe nëse pas këtyre masave nuk do të

Page 31: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

21

vërehej ndonjë përmirësim do të duhet të nxjerrjë nga aktivitetet ndërtimore dhe të

rekomandohet për ndonjë aktivitet në sektorë të tjerë. Në përgjithësi mund të themi se disa

nga faktorët e mundshëm të cilët qojnë në lëndime, fatalitet dhe ndikime në funksione

psikologjike në një vend pune janë: aftësia, karakteristikat e personalitetit, kushtet e mjedisit

të punës, mjedisi social i punës, motivimi për punë, qëndrimi, gjendja psikofizike e

organizmit etj. Në kuadër të faktorëve, një rëndësi të veçantë ka edhe lodhja ku sipas disa

statistikave rezulton se 25 % e fatkeqësive vijnë nga lodhja. Po ashtu shqetësimi i tepërt-

kënaqësia dhe pakënaqësia sjellin deri te lëndimet. Sipas statistikave rezulton se rreth 50 % e

lëndimeve janë nga depresioni shpirtëror. Përdorimi i pijeve alkoolike në vende pune (në

veçanti në ndërtimtari ku puna është në lartësi dhe thellësi) sjellë shkallë të lartë rreziku jo

vetëm për të punësuarin në gjendje të dehur por edhe për të punësuar të tjerë dhe mjedisin

rrethues në përgjithësi. Rol mjaft të rëndësishëm luan edhe udhëheqja. Udhëheqja joadekuate

sjell pakënaqësi të të punësuarit dhe si efekt i këtyre pakënaqësive vjen deri te lëndimet dhe

aksidentet tjera. Pra, në një masë të vogël apo të madhe këta shembuj janë disa nga treguesit

të cilët qojnë ose edhe janë duke quar në lëndime, vdekje dhe elemente të tjera të të

punësuarve në sektorin e ndërtimit. Ka mendime se 98 % e lëndimeve në vende pune mund të

parandalohen.

Për sa më lart, tejkalimi apo për të dhënë përgjigje afatgjate me qëllimin e vetëm për të

parandaluar dhe minimizuar sa më shumë numrin e të lënduarve dhe vdekjeve në sektorin e

ndërtimit në shkallë vendi do të duhej të ndërmerren masat si në vijim: organizative, teknike,

sociale, pedagogjike, psikologjike, ergonomike etj.

Disa nga faktorët që ndikojnë në shkaktimin e rreziqeve në vendpunim gjatë ndërtimit të

ndërtesave të ndryshme janë:

- Rëniet nga mosvendosja e mjeteve të sigurisë.

- Rënia e skeleve nga mosstabiliteti ose mbingarkesa;

- Goditja nga mjetet e rëna ose materialet e tjera;

Page 32: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

22

Në përgjithësi 2-3 % të aksidenteve ndodhin si pasojë e kushteve të pasigurta në vendin e

punës, kurse 97-98 % të aksidenteve ndodhin si pasojë e sjelljeve të rrezikshme.

Për të punuar në një mjedis të sigurt dhe për të zvogluar mundësitë e rrezikut duhet të merren

këto masa:

- Të përdorën Pajisjet Personale Mbrojtëse PPM sepse janë të nevojshme në teren.

- Nuk duhet pirë duhan

- Asnjë person nuk guxon të drejtojë ndonjë veturë, makineri ose mjet tjetër pune pa

trajnim, autorizim dhe leje të posaçme.

- Armët (të zjarrit apo të ftohta) janë rreptësisht të ndaluara në vendpunim

a) b) c) d) e) f) g)

Figura 2 a) dhe b) të përdorën pajisjet personale mbrojtëse, c) ndalohën armët, d) ndalohet pirja e duhanit, f) ndalohet pirja e alkoolit dhe supstancave narkotike, g) hapësirë për pirjen e duhanit

Figura 1 trekëndëshi i aksidenteve ( Projekti i autostradës së Kosovës rruga 6)

Page 33: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

23

- Ndalohet telefoni gjatë punimit, vozitjes apo drejtimit të mjeteve.

- Ndalohet punimi në lartësinë mbi 1.8 m pa trajnim, pa përdorimin e rrypave për punim

në lartësi dhe pa skele te sigurta (me etiketë të gjelbër)

- Ndalohet puna me rrymë elektrike pa qenë profesionist

- Ndalohet modifikimi i pajisjeve, mjeteve dhe veglave të marra nga punëdhënësi

- Duhet përdorur veglat e duhura për punë. (shih fig. 3.)

Figura 3 Shenja ndaluese

1.13.5 MBROJTJA NGA RËNIA

Punëtorët që punojnë në vende më një lartësi 1.83 m ose më shumë, nuk duhet të vënë vetën

në rënie potenciale, pa përdorimin e pajisjeve për parandalinim e rënies. (Përjashtim:

Përdorimi i pajisjeve mbrojtëse nuk kërkohet kur ngjiten ose punohet në shkallë të fiksuara

më të shkurtëra se 7.3 metra në gjatësi ose në shkallë lëvizëse). Gjithmonë duhet siguruar

(lidhur) në një pikë të aprovuar të ankorimit. Asnjëherë nuk duhet punuar afër teheve të

ekspozuara dhe hapje të tokës të cilat nuk janë të mbyllura në mënyrë të sigurt dhe nuk kanë

barikadim të fortë. Këto gropa të hapura dhe të pambrojtura duhet raportuar menjëherë.

Rënia nga lartësitë është vrasësi më i madh në vendet e ndërtimi. Përbën gjysmën e të gjitha

aksidenteve fatale që ndodhin në botë gjatë ndërtimit. Rëniet mund të jenë të ndryshme, si

p.sh. rrëzimi nga vendet e larta, rënia nga pajisjet (makinat), rënia nga urat, rënia nga kallëpet,

rënia në vendet e gërmimit etj.

Figura 4 Fig. 4. Gropa të hapura

Page 34: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

24

Figura 5 Rënia nga vende të ndryshme

Për mbrojte prej rrëzimeve nga lartësia duhet: Programi 100% për mbrojtje nga rëniet, të

planifikohet puna, vendet e lidhjes sigurimit etj.; të bëhët vendosja e mburojave afër vendeve

të larta, vendosja e rripit për siguri gjatë vozitjes ose punës në kamion ose mjete për mbajtjen

e personave që punojnë në lartësi, të përdorën metoda për lidhje në 3 vende (shih fig. 6.)

Figura 6 Metoda për lidhje në tre vende

Mjete personale për mbrojte nga rënjet duhet ti përmbushin këto kushte: duhet veshur sipas

rregullave, të jenë në gjendje të mirë, duhet certifikuar dhe kontrolluar rregullisht, duhet të

ketë litarë (duhet të ketë mbyllje të regullt ose D-unaza) me absorbues të shokut, litari duhet

të jetë i lidhur në pikën e lidhjes gjatë tërë kohës sa punojnë.

Page 35: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

25

Figura 7 Mjetet personale për mbrojtje nga rëniet

Gjatë punës në ndërtimtari rrezik nga rënia paraqet edhe puna në skele. Rreziqet e

përgjithshme të punës në skele:

- Kur skelet janë afër telave ose vendeve ku ka rrymë me tension të lartë;

- Akses jo adekuat – Situata emergjente

- Para-planifikimi: Një person duhet të jetë pëgjegjës për para-planifikimin e aksesit

dhe përgaditjen e personave para punës në skele:

Figura 8 Situata të rrezikshme të punës në skele

Përgatitja e punës në skele

- Përzgjedhja e llojit të skeles për atë punë.

- Vendosja e limitit të ngarkesës për skele

- Sigurimi i stabilitetit, dhe

- Shmangia e rreziqeve nga elektricitetit

Figura 9. Përgatitja e punës në skele

Page 36: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

26

1.13.6 RREZIKU NGA RRYMA

Kontakti me rrymë mund të shkaktojë eksplodim, zjarr dhe shok elektrik. Rryma mund të

përcillet nga vegla tek personi që e perdorë. Elektriciteti mund t’iu shkaktojë djegie të rënda

dhe vdekje. Për të punuar afër rrymës, përsoni duhet të jetë i trajnuar në të gjitha aspektet për

punë me rrymë.

Masat që duhet marrë për këtë punë janë:

- Instalimet elektrike duhet bërë sipas instrukcioneve.

- Instalimet elektrike duhet mirëmbajtur vetëm nga stafi i paracaktuar

- Gjithë gjeneratorët duhen të jenë të sigurar.

- Gjitha kabllot duhet sigurar që të mos dëmtohen.

a) b) c) Figura 10 Rrezik gjatë punës me rrymë, b) personi profesionist duke rregulluar rrymen, c) kabllo e çveshur

Në rast zjarri duhet lajmëruar personat e tjerë në objekt, duhet shtypur alarmin dhe lajmëruar

zjarrfiksat, duhet dalur nga objekti sa më shpejt duke e përdorur daljen më të afërt dhe

duhet vazhduar te pika e tubimit.

a) b) c) d) Figura 11 a) Ndezja e alarmit, b) Dalje, c) Pika e tubimit, d) Shuesja e zjarrit

Figura 9 rrezik gjatë

punës me rrymë

Page 37: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

27

Personi që është jashtë duhet të qëndrojë jashtë, duhet ecur e jo vrapuar, duhet qendruar te

pika e mbledhjes deri sa të degjohet “gjithçka në regull”, nuk duhet tentuar të ndalet zjarri

nëse nuk jeni i sigurt.

1.13.7 PUNA NË AMBIENT TË MBYLLUR

Puna në ambiente apo mjedise të mbyllua është puna e cila bëhet në një hapësirë brenda të

cilës mund të punojë një apo më shumë të punësuar. Në këto hapësira punuese mund të ketë

probleme me hyrje ose dalje. Mund të ketë rreziqe si oksigjeni jo i mjaftushëm, gazrat

helmuese dhe rezik që të mos mund të dalë, dhe nuk është i paraparë për punë të gjata.

Hapësira të mbyllura janë: tanket, pusetat, kaldaja, kanalizimi, tubat, llogoret, tunelet, kanalet,

kazanet, gropat etj.

a) b)

Figura 12 a ) pusetë b ) ambient i mbyllur pa ajër

Rreziqet e përgjithshme :

- Atmosfera e rrezikshme

- Nivele te gazrave djegëse

- Gazra helmuese

- Gazra toksike mbi nivelin e lejuar për qendrim

- Sasia e oksigjenit nën19.5% ose mbi 23.5%

Rreziqet fizike mund të jenë: ngulfatja potenciale, shembja e kanalit, nxehtësia, djegiet, rëniet

(rrezimet), zhurma etj.

1.13.8 SHENJAT E SINJALIZIMIT DHE BARIKADAT

Shenjat ndahen si në vijim:

- Ndaluese - me perkufizim të kuq, siperfaqe të bardhë dhe simbole të zeza.

Page 38: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

28

- - Figura 13 Shenja ndaluese

- Të detyrueshme - sipërfaqja është e kaltërt dhe simboli ose teksti është i vendosur në mes.

Figura 14 Shenja të detyrueshme

- Paralajmërimet - siperfaqja është e verdhë dhe janë në formë të trekëndëshit.

Figura 15 Shenja të paralajmërimit

- Kushtet e sigurta - siperfaqja është e gjelbert me simbole ose tekst të bardhë.

- Figura 16 Shenja lajmëruese

- Zjarre - siperfaqja duhet të jetë e kuqe me simbole të bardha. Formën duhet ta kenë

katrore ose drejtkëndeshe.

Figura 17 Shuese zjarri

- Barierat me shirit - lajmrime të perkohshme ose zonë e ndaluar e jashtme dhe për

fluroshent (për kontrollimin e trafikut), kuq e zi / verdhë e zi për lajmërime të

përgjithshme;

Page 39: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

29

- Figura 18 Barierë me shirit

- Barierat solide (të forta) - rreziqe afatgjate, restrikcion ose rrezik për rënie (gropa, kanale

etj.)

Figura 19 Barierat solide (të forta)

Barierat e forta duhet të vendosen për të sigurar vendet ku janë kanalet ose vendet më të thella

se 1.5 metra.

Page 40: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

30

2 SHQYRTIMI I LITERATURËS

Lëmi i mbrojtjes dhe sigurisë në punë është një disiplinë relativisht e re në Republikën e

Kosovës, prandaj botimet e shkruara dhe elektronike rreth kësaj disipline janë të pakta në

numër. Historikisht territori i Republikës së Kosovës ishte nën administrimin e Republikës së

Jugosllavisë, respektivisht Republikës së Serbisë si Krahinë Autonome, dhe duke qenë kështu

pjesa më e madhe e literaturës qoftë libra, revista dhe botime të tjera ishin/janë të botuara në

gjuhën serbe, dhe pjesërisht gjenden disa udhëzues të shkruar në gjuhen shqipe dhe ato

kryesisht përkthime (siç është udhëzuesi i autorit Pribojeviq i përkthyer në gjuhen shqipe në

vitin 1980). Në vitin 2014 inxh. H. Hysenaj nxjerrin një libër për mbrojtjen në punë, po ashtu

në librin e prof. Hamitit N. në mënyrë tërthore përfshihen kapituj të veçantë ku gjenden të

dhëna në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë në punë. Pra, mund të themi se pas vitit 1999 e deri

më tani ka një trend të lehtë në pasurimin e kësaj disipline me literaturë.

Duke parë me kujdes ecjen dhe zhvillimin e materialeve të shkruara për këtë disiplinë në

vendin tonë dhe me qëllim që të arrihet që materiali i sjellë në këtë punim diplome për

mbarimin e studimeve në nivelin bachelor të jetë sa më referues dhe shkencor, si dhe nga

arsyeja se kishte mungesë të literaturës së shkruar në gjuhen shqipe, me këtë rast kam

shfrytëzuar literaturë e cila është e disponueshme në formën elektronike në faqe të ndryshme

të internetit. Poashtu i kam përdorur edhe disa të dhëna statistikore nga interneti.

Gjithashtu janë shfrytëzuar edhe të dhëna të publikuara në faqet zyrtare të institucioneve

vendore të cilat janë përgjegjëse për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen në

punë.

Page 41: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

31

3 DEKLARIMI I PROBLEMIT

Përzgjedhja e kësaj teme është bërë për arsye të shumta, ndër të cilat është edhe ajo se në

territorin e Republikës së Kosovës shumë kompani ndërtimore veprojnë dhe ushtrojnë

veprimtari të shumta në fushën e ndërtimit ku si rrjedhojë e mos efikasitetit dhe mos zbatimit

të ligjeve të nxjerra nga kushtetuta e Republikës së Kosovës në vazhdimësi ka shifra

alarmante të lëndimeve dhe aksidenteve në fushën e Ndërtimit. Andaj ne e kemi parë të

arsyeshme të bëhet një hulumtim dhe një studim në lidhje me masat dhe veprimet për

udhëheqjen dhe menaxhimin e rreziqeve në vende të ndryshme të punës. Qëllimi i kësaj teme

është që të identifikohen shkaktarët e këtyre lëndimeve dhe aksidenteve, se a janë shkaktarë

vetë punëtorët duke mos i marrë masat mbrojtëse në punë apo edhe punëdhënësit nuk kanë

qenë mjaft të kujdesshëm që të pajisin punëtorët me pajisje mbrojtëse në punë, dhe ti

njoftojnë ata me rreziqet e mundshme në ambientin e punës. Po ashtu rol të rëndësishëm kanë

edhe institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës si ato qendrore dhe ato lokale.

Në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në punë fajësohen pjesërisht të gjitha palët pjesëmarrëse

duke filluar nga punonjësit, punëmarrësit, punëdhënësit, inspektorët e ndërtimit se nuk i kanë

paraprirë që ti marrin masat mbrojtëse në vendin e punës dhe në zbatimin e ligjeve,

rregulloreve dhe urdhëresave administrative për siguri dhe mbrojtje në punë. Andaj ne e kemi

parë të arsyeshme që të merremi me këtë problematikë që t’i nxjerrim në pah disa nga masat

që duhet marrë që të këmi sa më pak aksidente. Rregullore (MPMS) Nr. 07/2017 Për

mbrojtjen e të punësuarave nga rreziqet e lidhura me ekspozimin ndaj azbestit në punë.

Rregullorja për mbrojtjen, sigurinë në punë, shëndetin dhe mjedisin e punës në shërbimin

civil komunal. Të gjitha këto rregullore dhe ligje janë në dispozicion të punëtorëve dhe të

drejtave të punëtorëve, andaj duhet të i kushtojnë rëndësi më të madhe si nga punonjësit ashtu

edhe punëdhënësit, që sa më shumë që është e mundur t’i zbatojnë dhe t’i marrin masat dhe

pajisjet mbrojtëse në punë.

Page 42: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

32

4 METODOLOGJIA

Metodat që janë përdorur gjatë këtij hulumtimi janë:

- Metoda e vrojtimit

- Metoda e anketimit

- Metoda e statistikave

- Metoda e analizës

Metoda e vrojtimit bazohet në të vërejturit e përditshëm, pa parashtrimin e pyetjeve.

Karakteristikat e të vrojtuarit janë:

- Planifikimi sistematik për qëllimet e kërkimit

- Regjistrimi sistematik i ngjarjeve

- Vërtetimi i besueshmërisë së të dhënave

Metoda e anketimit është metoda bazë e kërkimit sasior, me anën e të cilës grumbullohen të

dhënat rreth opinioneve të njerëzve për një qështje të caktuar.

Metoda statistikave është shkencë e grumbullimit, organizimit, prezantimit, analizimit dhe

interpretimit të të dhënave numerike me qëllim të ndihmës për marrjen e vendimeve më

efektive në kushtet e pasigurisë. Metoda e analizës konsiderohet si nga metodat më

fondamentale të hulumtimit logjik shkencor e cila gjithmonë është konsideruar si binom i

pashkëputshëm me sintezën, analizën mund ta kuptojmë edhe si një qasje e thelluar e të

menduarit që ka të bëjë me zbërthimin e tij, duke përfillur procedurat prej të veçantës kah e

përgjithshmja (induksion-deduksion). Në pjesën e parë të metodologjisë kemi paraqitur

hyrjen, abstraktin, mbrojtjen dhe sigurinë në punë duke u bazua në anën e metodës së analizës

jo vetëm deskriptive por edhe argumentuese, në pjesën e dytë kemi përfshirë lendimet në

punë, shkaqet e lendimeve dhe masat mbrojtëse, kurse në pjesën e tretë kemi përdorur

metoden e anketimit dhe analizave të statistikave. Ky punim është bërë duke perdorur

pyetësorin me drejtor apo menaxher të ndërmarrjes ndërtimore “Labi Gipser”, si dhe me

punonjës të kësaj kompanie.

Page 43: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

33

5 PREZANTIMI DHE ANALIZA E REZULTATEVE

Për të arritur qëllimin e këtij punimi (teme) puna hulumtuese - kërkimore është

mbështetur në shfeletimin, shqyrtimin dhe analizimin e një literature të

konsiderueshme, punime të ngjashme të cilat janë gërshetuar edhe me punë dhe

vezhgime hulumtuese në terren - në vendpunishten (kantierin) e N.N.SH. “Labi

Gipser”, si dhe janë përgatitur dy pyetësor me nga dhejtë pyetje, një për

menaxherin e N.N.SH. “Labi Gipser” dhe një për të punësuarit në N.N.SH. “Labi

Gipser”.

Mbështetur në punën hulumtuese gjatë procesit të punimit të kësaj teme diplome

janë nxjerrë në pah rezultatet të cilat janë elaboruar si më poshtë. N.N.SH.“Labi

Gipser” është një nëdrmarrje ndërtimore private me seli në Komunën e Deçanit e

cila është themeluar në vitin 2001. Kjo ndërmarrje aktivitetin kryesor në lëmin e

ndërtimit e ka në punët të cilat kanë të bëjnë me fasadim, termoizolim, suvatim,

rigips dhe skele. Pra mund të themi se hynë në grupin e punëve përfundimtare, të

cilat zhillohen apo realizohen kryesisht në mjedis të hapur dhe në lartësi e cila

varet nga lloji i objektit. Ndërmarrja “Labi Gipser” hyn në grupin e ndërmarrjeve

me numër të të punësuarëve 20 deri 30 të punësuar (në situata të caktuara ky numër

luhatet dhe mund të shkoj edhe më shumë). Bazuar në të dhënat e grumbulluara në

vendpunishte (kantier) dhe mbështetur në të dhënat nga pyetësori i plotësuar nga

menaxheri i N.N.SH. “Labi Gipser” rezulton se kjo ndërmarrje ka plan për mbrojtje

dhe siguri në punë, të shoqëruar me masat përkatëse për qëllime të tilla. Hulumtimi

po ashtu tregon se menaxheri i N.N.SH. “Labi Gipser” është në dijeni dhe e ka të

njohur rregullativën ligjore e cila është e aplikueshme në Republikën e Kosovës për

sa i takon mbrojtjes dhe sigurisë së shendetit të të punësuarëve, si dhe thekson se

dispozitat e ligjit në vendpunishtet ku N.N.SH. “Labi Gipser” kryen punimet

zbatohen plotësisht dhe ky zbatim shoqërohet me ndërmarrjen e masave për

sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë siç janë: pajisjet personale (veshjet) për

mbrojtje në punë, montimi i sigurtë i skeleve për punë në lartësi, sinjalizimi dhe

shenjat e lajmrimit për rrezikun, mos kryerja e punëve nga të punësuarit pa pasur

njohuri apo pa qenë të trajnuar për ato punë. Po ashtu mbëshetur në pyetsorin

(Pyetja e 10 Në historikun e punës tuaj, a figuron ndonjë aksident që ka përfunduar me

fatalitet?)

Page 44: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

34

i cili është plotësuar nga menaxheri i N.N.SH. “Labi Gipser” rezulton se gjatë

gjithë zhvillimit historik të kësaj ndërmarrje nuk ka pasur asnjë aksident i cili ka

përfunduar me fatalitet.

Pyetësori i përgatitur për të punësuarit përmabante dhjetë pyetje dhe iu shpërndan

30të të punësuarve. Pas përpunimit dhe analizës së rezultateve rezultoi si në vijim:

Në pyetjen e parë “A jeni të kënaqur me zbatimin e masave mbrojtëse në vendin e

punës?” 21 nga të punësuarit theksuan se janë të knaqur (pra zgjedhen opsioni PO

në pyetësor) ose 70 % e tyre, ndërsa 9 ose 30% e të punësuarëve theksuan se nuk

janë të kënaqur me masat mbrojtëse në vendin e punës (Tabela 1 dhe Fig.20), pra

zgjedhen opsionin JO në pyetësor. Mbeshtetur nga të dhënat rezulton se n umri më i

madh i të punësuarve janë të kënaqur. Kjo përgjigje korelon me përgjigjet e dhëna

nga menaxheri i N.N.SH. “Labi Gipser”.

Tabela 1 Rezultatet nga pyetja e parë:

Figura 20 Rezultatet nga pyetja e parë

Në pyetjen e dytë “A pajiseni nga punëdhënësi juaj me pajisje personale për

mbrojtje në punë sa herë që keni nevojë?” . Deklarimi i të punësuarëve ishte 100%

në opsionin “PO”, çka do të thotë se punëdhënësi sa herë që të ketë kërkesë/nevojë/

i pajisë të punësuarit me pajisje për mbrojtje personale në punë.

OpsioniNumri të

PunësuarëveNë %

Po 21 70

Jo 9 30

70%

30%Po

Jo

Page 45: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

35

Tabela 2 dhe figura 21 rezultatet nga pyetja e dytë:

Figura 21 Rezultatet nga pyetja e dytë

Në pyetjen e tretë “Sa i kushtoni ju rëndësi masave për mbrojtje dhe siguri në

punë” e cila përbëhej prej tri opsioneve si përgjigje, të punësuarit u përgjigjen si në

vijim:

25 ose 83.3 % nga të punësuarit theksuan se masave për mbrojtje dhe siguri në punë

i kushtojnë shumë rëndësi, ndërsa 5 ose 16.7% nga ta theksuan se masave për

mbrojtje dhe siguri në punë i kushtojnë rëndësi pak.

Tabela 3 dhe figura 22- Rezultatet nga pyetja e tretë:

Figura 22 Rezultatet nga pyetja e tretë

Në pyetjen e katërt “Meqë ju punoni në lartësi, a aplikohen të gjitha masat për

mbrojtjen dhe sigurinë tuaj”. Kjo pyetje kishte dy opsione për përgjigje nga i

punësuari “PO” dhe “JO”. Rezultatet në këtë pyetje treguan se 16 ose 53.3% e të

punësuarëve theksojnë se aplikohen të gjitha masat për mbrojtje dhe siguri gjatë

OpsioniNumri të

PunësuarëveNë %

Shumë 25 83.3

Pak 5 16.7

Aspak 0

Opsioni Numri i të

punësuarëve Në %

Po 30 100

Jo 0 0

Page 46: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

36

punës në lartësi, ndërsa 14 ose 46.7 theksojnë se nuk aplikohen të gjitha masat apo

kanë zgjedhë opsionin “JO” që do të thotë se nuk aplikohen të gjitha masat

mbrojtëse për punë në lartësi. Rezultatet janë pasqyruar në Tabelën 4 dhe në figurën

23.

Figura 23 Rezultatet nga pyetja e katërt

Në pyetjen e pestë “A mendoni që duhet të keni inspektime më të shpeshta në vendin e punës

kur kemi parasysh aksidentet e shumta me fatalitet?” Për këtë pyetje kemi dy opsione por, 30

nga të anketuarit pohojnë se është më se e nevojshme që të ketë më shumë inspektime në

vendin e punës në mënyrë që të ketë siguri më të madhe në punë. Kjo është më se e vërtetë

për faktin se inspektimi në vendpunime shton presionin tek punëdhënësit dhe detyron ata që të

marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje dhe siguri dhe niveli i aksidenteve të jetë më i

vogël. Rezultatet janë pasqyruar në Tabelën 5 dhe në figurën 24.

Figura 24 Rezultatet nga pyetja e pestë

Sa i përket pyetjes së 6 “A ju ka detyruar ndonjëherë punëdhënësi juaj të kryeni punë për të

cilat nuk keni njohuri? Janë dhënë tri opsione: po, jo, ndonjëherë. Por që të 30 të anketuarit

OpsioniNumri të

PunësuarëveNë %

Po 16 53.3

Jo 14 46.7

53.3%

46.7%Po

Jo

Opsioni Numri i të

punësuarëve Në %

Po 30 100

Jo 0 0

Page 47: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

37

mohuan se janë detyruar të punojnë punë për të cilat ata nuk kanë njohuri. Kjo është gjë e

mirë pasi që mosnjohja e punës është një faktor kyç për rritjen e shkallës së aksidenteve.

Rezultatet janë pasqyruar në Tabelën 6 dhe në figurën 25.

Sipas përgjigjeve në pyetjen nr. 7 “A ju ka ndodhur ndonjëherë të punoni pa pajisje

mbrojtëse?” kuptojmë se janë raste të rralla kur punëtorët punojnë pa pajisje mbrojtëse. 13% e

të anketuarve përgjigjen se kjo gjë ju ka ndodhur rrallë, kurse 87% thonë se nuk ju ka ndodhur

asnjëherë. Kjo tregon se edhe punëtorët janë të kujdesshëm për marrjen e masave mbrojtëse.

Tabela 7 dhe grafikoni nr. 26:

Përgjigjet e pyetjes së 8 “A ka pasur ndonjëherë lendime fatale, si pasojë e mungesës së

masave të sigurisë në vendpunimin tuaj?” janë në dy opsione. Ato tregojnë se në ndërmarrjen

ku ata punojnë nuk ka nodhur asnjëherë ndonjë aksident që ka përfunduar me fatalitet. Pra 30

të punësuarit përgjigjen në opsionin jo. Kjo mund të jetë shenjë e marrjes së masave

mbrojtëse. Rezultatet i kemi në Tabelën 8 dhe grafikonin 27:

Figura 25 Rezultatet nga pyetja e gjashtë

Figura 26 Rezultatet nga pyetja e shtatë

Page 48: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

38

Figura 27 Rezultatet nga pyetja e tetë

Pyetja e 9, “A keni mbajtur ndonjëherë trajnime me njohuri rreth ligjit të punës në Kosovë?”

ka dy opsione, po dhe jo.77% përgjigjen me po, kurse 23% përgjigjen me jo. Mostrajnimi i

këtyre punëtorëve ka ndodh si rezultat i punësimit të vonshëm të punëtorëve në këtë

ndërmarrje, pra në kohën kur ende nuk është organizuar ndonjë trajnim. Nga kjo shihet se

shumica e punëtorëve kanë njohuri për këto ligje dhe kjo ndihmon në mbrojtjen e të drejtave

të tyre. Rezultatet e pyetjes së 9 mund ti shihni në Tabela 9 dhe grafikonin 28:

Figura 28 Rezultatet nga pyetja e nëntë

Pyetja e 10 “Sa mendoni se zbatohet ky ligj në Kosovë?” sipas të anketuarve kemi këto

rezultate. Me përgjigjen plotësisht janë 10 nga të anketuarit ose 33% prej tyre. Me përgjigjen

pjesërisht janë 10 prej të anketuarve ose 33%. Poashtu 10 nga të anketuarit përgjigjen se këto

ligje nuk zbatohen fare. Rezultatet janë në Tabelën 10 dhe grafikonin 29:

Opsioni Numri të

Punësuarëve Në %

Po 0 0

Jo 30 100

Opsioni Numri të

Punësuarëve Në %

Po 22 77

Jo 8 23

Page 49: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

39

Figura 29 Rezultatet nga pyetja e dhjetë

Prezantimi i rezultateve nga vezhgimi - hulumtimit në terren- gjatë disa

ekspeditave vëzhguese dhe hulumtuese në vendpunishten, respektivisht në kantierin

e ndërtimit të N.N.SH. “Labi Gipser” ka rezultuar se në kantieret e ndërtimit ku kjo

ndërmarrje kryen punimet, janë marrë masa për parandalimin dhe menaxhimin e

rrezikut. Me këtë rast është identifikuar se N.N.SH. “Labi Gipser” në të gjitha

venpunishtet ka bërë rrethimin dhe sinjalizimin vertikal dhe horizontal të zonës së

vendpunishtes me qëllim që puna brenda saj të zhvillohet në mënyrë normale, po

ashtu edhe lëvizja dhe qarkullimi i njerzëve dhe automjeteve në zonën jashtë

kufjive të vendpunishtës të jetë i sigurtë. Për sa i takon masave dhe veprimeve për

parandalimin e rrezikut në vendpunishte janë takuar masat dhe veprimet si në vijim:

të punësuarit janë të pajisur me rroba dhe pajisje për mbrojtjen dhe sigurinë e

shëndetit në punë, materialet të cilat janë lehtësisht të ndezëshme ruhen në vende të

veçanta brenda vendpunishtës, aparatet janë të vendosura në pozicione në të cilat

apo lehtësisht mund të përdoren në rastet e zjarreve, hidrantet e ujit janë në

dispozicion, skelet dhe platformat për punë në lartësi janë të vendosura për të

siguruar mbrojtje dhe punë të sigurt në lartësi (foto.1.)

Foto 1 Pamja e masave dhe veprimeve për mbrojtje dhe siguri për punë në lartësi

Page 50: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

40

Masa mbrojtëse për parandalimin e dëmtimeve të trupit dhe të organeve respiratore

nga puna me fasadë dhe rrafshim të masës së gletit (foto: 2).

Foto 2 Masat për mbrojtjen e trupit dhe organeve respiratore

Për paralajmrimin e rrezikut N.N.SH. “Labi Gipser” në vendpunishte ka të

vendosura shenjat konvencionale siç është treguar në foton Nr. 3.

Foto 3 Masat për paralajmërimin e rrezikut

Page 51: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

41

6 KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET

Sipas analizave të hulumtimit të bërë në N.N.SH “Labi Gipser” me anketimin e menaxherit

dhe punëtorëve të ndërmarrjes kemi këto konkluzione:

- Kjo ndërmarrje është mjaft korrekte sa i përket marrjes së masave për mbrojtje dhe siguri

në punë.

- Menaxheri ka planin për siguri dhe mbrojtje në punë

- Ekziston një organizim i mirë i vendit të punës

- Menaxheri dhe punëtorët kryesisht janë të informuar me Ligjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë

në punë dhe këto ligje zbatohen në përgjithësi.

- Në vendin ku punojnë ata, përdorën shenjat lajmëruese dhe mjetet tjera për mbrojtje në

punë

- Punëtorët pajisen sa herë që të jetë e nevojshme me pajisje mbrojtëse dhe si rezultat i

kësaj ndjehën të sigurt

- Të punësuarit nuk detyrohen të punojnë punët për të cilat nuk kanë njohuri dhe nuk

punojnë pa u pajisur me pajisje mbrojtëse

- Duke pasur një organizim të tillë të punës, me një zbatueshmëri të masave mbrojtëse në

nivelin e duhur dhe zabtim të ligjeve për mbrojtjen e punëtorëve në punë, punëtorët janë të

kënaqur me vendin e punës.

- Për 17 vite punë të kësaj ndërmarrjeje nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet.

Punëtorët në përgjithësi janë të kënaqur me vendin e tyre të punës dhe për këtë deklarohen

67% e të anketuarve. Që të gjithë të punësuarit pranojnë që pajisen me pajisje për mbrojtje

personale dhe për këtë nuk ka pasur asnjëherë aksident me fatalitet. Por të gjithë mendojnë se

duhet të ketë inspektime me të shpeshta në vendin e tyre të punës. Gjithashtu 100% e të

anketuarve pohojnë se asnjëherë nuk janë obliguar nga punëdhënësi i tyre të kryejnë punë për

të cilat nuk kanë njohuri. Vetëm 14% e të anketuarve kanë pohuar se janë rastet e rralla kur

punojnë pa pajisje mbrojtëse. Nga të anketuarit 77% pranojnë që janë të trajnuar dhe kanë

njohuri për Ligjin e mbrojtjes në punë. Por se a zbatohet ligji i mbrojtjes në punë terësisht në

territorin e Kosovës, punëtorët janë paksa skeptik. Vetëm 33% e tyre pohojnë se ky ligj

zbatohet plotësishtë, 33% të tjerë mendojnë se zbatohet pjesërisht dhe pjesa tjetër pra 33%

mendojnë se ky ligj nuk zbatohet fare.

Megjithëse në N.N.SH. “Labi Gipser” ka siguri të madhe, menaxhim dhe oraganizim të mirë

të punës dhe masa të sigurisë në nivel të kënaqshëm, ne rekomandojmë që të vazhdojnë edhe

më tutje me marrjen e këtyre masave në mënyrë edhe me strikte, të trajnojnë edhe ata pak

punëtorë që kanë mbetur pa trajnuar dhe që të mbikqyren punëtorët në mënyrë që mos të ketë

Page 52: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

42

asnjë rast kur ata të punojnë pa pajisje për mbrojtje personale dhe masa të tjera.

Rekomandime - në vijim mbi bazën e rezultateve të arritura gjatë procesit të hartimit të kësaj

teme diplome janë dhënë këto rekomandime:

- Rritja e shkallës së kontrollit dhe monitorimit nga inspektorati i punës;

- Zbatimi i dispozitave ligjore nga punëdhënësit, dhe të punësuarit;

- Investime më të mëdha nga punëdhënësit në masat parandaluese për mbrojtjen dhe

sigurinë e shëndetit në punë;

- Hartimi i planeve për mbrojtje dhe siguri në punë nga punëdhënësit;

- Punëdhënësit të ndërmarrin masa për trajnime profesionale dhe masa e veprime konkrete

për mbrojtje në punë;

- Rritja e shkallës së koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, institucioneve

të arsimit të lartë dhe punëdhënësve në gjetjen e zgjidhjeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e

shëndetit në punë.

Page 53: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

43

7 REFERENCAT

[1] Agjencioni i Statistikave të Kosovës, 2018. Raporte vjetore statistikore, Prishtinë

[2] Çela K. (2000). E Drejta e Punës I dhe II, Tiranë.

[3] Hysenaj H, 2014. Mbrojtja në punë dhe mbrojtja nga zjarri, Prishtinë.

[4] Ismajli. H, 2014. E Drejta e Punës, Prishtinë.

[5] Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, 2018. Ligji nr. 03/L-212 Ligji i punës në

Kosovë, Prishtinë.

[6] Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, 2018. Ligji nr. 04/l-161 për sigurinë dhe

shëndetin në punë, Prishtinë.

[7] Nuredini H, 1996. Teknika e sigurimit në minierë, Vendimi Nr. 165/61 dh. të dates

22.10.1993, Prishtinë.

[8] Probojeviq L, 1987. Bazat e mbrojtjes në punë dhe mbriojtjes kundër zjarrit, Beograd.

[9] Zyra e kryeministrit, 2018. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Qershor 2008, Prishtinë.

Page 54: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

44

BIBLIOGRAFIA

- Faqja e internetit Zyra e kryeministrit, 2018. Rregullore Nr. 02/2011 për fushat e

përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive.

- Faqja e internetit e Komunsës së Deçanit, 2018. Rregullore për mbrojtjen, sigurinë në

punë, shëndetin dhe mjedisin e punës në shërbimin civil komunal, 01. Nr.110-2631, më

16.11.2011, Prishtinë.

- Faqja zyrtare e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimt Hapësinor, 2018. Kodi Unik i

Ndërtimit - Kapitulli 2 - Siguria në Vendpunishte, Prishtinë.

- Faqja zyrtare e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimt Hapësinor, 2018. Ligji Nr.04/L-110

për Ndërtim, Prishtinë.

- Faqja zyrtare e Inspektoratit të Punës, 2018. Raporte dhe informacione të publikuara në

lidhje me sigurinë dhe shëndetitn në punë në Republikën e Kosovës, Prishtinë.

- Projekti i Autostradës së Kosovës Rruga 6.

- Të dhëna nga rrjetet elektronike dhe të shkruara të televizioneve dhe shtëpive botuese që

veprojnë në Kosovës (si psh: KTV, RTK, TV 21, Gazeta Koha Ditore, Bota Sot, etj.).

Faqet e internetit si:

- file://C:/Users/User/Downloads/CTRAN_Construction_Safety_and_Security_Plan_20150

415.pdf.

- http://ask.rks-gov.net/

- https://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle

- http://portal.tlas.org.al/sq/sherbimet/mbrojtja-në-punë

- Security-Plan_CSP.pdf.

- http://www.hlma.net/ëp-content/uploads/2018/06/ICD-705-Tech-Spec-Construction

- https://www.reed.co.uk/jobs/security-safety-jobs.

Page 55: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

45

8 SHTOJCA

8.1 PYETJE PËR MENAXHERIN E N.N.SH. “LABI GIPSER”

1. Në cilin vit është themeluar N.N.SH, “Labi Gipser” ?

Në vitin ____________.

2. Sa është numri i të punësuarve në ndërmarrjen tuaj?

a) 1 – 10 të punësuar

b) 10 – 20 të punësuar

c) 20-30 të punësuar

d) Mbi 30 të punësuar

3. A keni plane për sigurinë dhe masat mbrojtëse në punë?

a) Po

b) Jo

4. Ju si menaxher, a jeni i informuar rreth Ligjit për Mbrojtje dhe Siguri në Punë?

a) Po

b) Jo

5. Sa e zbatoni Ligjin për siguri dhe mbrojtje në punë?

a) Plotësisht

b) Pjesërisht

c) Aspak

6. Sa është e rëndësishme për juve si menaxher marrja e masave për mbrojtje dhe

siguri në punë?

a) Shumë

b) Pak

c) Aspak

7. A janë të trajnuar punëtorët tuaj në lidhje me masat për mbrojtje dhe siguri në

punë?

a) Po

b) Jo

8. A janë të obliguar punëtorët tuaj të kryejnë punë për të cilat nuk janë të

trajnuar?

a) Po

b) Jo

9. A i perdorni në vendpunim shenjat e lajmërimit dhe të rrezikut?

a) Po

Page 56: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

46

b) Jo

10. Në historikun e punës tuaj, a figuron ndonjë aksident që ka përfunduar me

fatalitet?

a) Po

b) Jo

8.2 PYETJE PËR TË PUNËSUARIT

1. A jeni të kënaqur me zbatimin e masave mbrojtëse në vendin e punës?

a) Po

b) Jo

2. A pajiseni nga punëdhënësi juaj me pajisje për mbrojtje personale sa herë që

keni nevojë?

a) Po

b) jo

3. Sa i kushtoni ju rëndësi masave për mbrojtje dhe siguri në punë?

a) Shumë

b) Pak

c) Aspak

4. Meqë ju punoni në lartësi, a aplikohen të gjitha masat për mbrojtjen dhe

sigurinë tuaj ?

a) Po

b) Jo

5. A mendoni që duhet të keni inspektime më të shpeshta në vendin e punës kur

kemi parasysh aksidentet e shumta me fatalitet?

a) Po

b) Jo

6. A ju ka detyruar ndonjëherë punëdhënësi juaj të kryeni punë për të cilat nuk

keni njohuri?

a) Po

b) Jo

c) Ndonjëherë

7. A ju ka ndodhur ndonjëherë të punoni pa pajisje mbrojtëse?

a) Shpesh

b) Rrallë

c) Asnjëherë

Page 57: MASAT DHE VEPRIMET PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN …

47

8. A ka pasur ndonjëherë lendime fatale, si pasojë e mungesës së masave të sigurisë

në vendpunimin tuaj?

a) Po

b) Jo

9. A keni mbajtur ndonjëherë trajnime me njohuri rreth ligjit të punës në Kosovë?

a) Po

b) Jo

10. Sa mendoni se zbatohet ky ligj në Kosovë?

a) Plotësisht

b) Pjesërisht

c) Nuk zbatohet fare