8
E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 105/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS FALAS Organ i Bashkisë së Elbasanit ALMANAK Unaza e madhe e qytetit kalon nga Shushica Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përcjell miqësisht drejtorin e projekteve të USAID-it Bashkia nderon z. Peter Clavelle, Drejtor i Projektit të USAID-it me “Mirënjohje e Qytetit” Faqe 2 Feja në shkolla?! Mirëkuptim dhe polemika në komunitete Faqe 3 Faqe 5 Gjahtarët shqiptarë “grasatojnë” armët! Faqe 6 “Po iki si mik i Elbasanit, por po ju lë një tjetër mik” Faqe 6 “Respekt dhe falenderim për ambasadën Amerikane në Elbasan” Kryetari i Bashkisë: z. Qazim Sejdini Peter Clavelle, Drejtor i USAID: Peter Clavelle, Drejtor i USAID: Përfundimi i mandatit tim nuk është “lamtumirë për Elbasanin Përpara largimit të tij nga Shqipëria Peter Clavelle, Drejtor i Projektit të USAID, për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore u nderua nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Clavelle u vlerësua për kontributin e dhënë për komunitetin tonë dhe përpjekjet e tij për të ndërtuar ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi mes popullit amerikan dhe atij shqiptar. Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini vlerësoi kontributin e madh të USAID në Elbasan, një bashkëpunim i cili përfshin rreth 15 projekte. Ai theksoi se këto nuk kanë qenë projekte panoramike, por projekte konkrete që kanë lënë gjurmë në stafin e Bashkisë së Elbasanit dhe që i kanë shërbyer qytetit dhe qytetarëve. Sejdini nuk la pa përmendur bashkëpunimin me USAID-in për Planin Rregullues të qytetit. Tashmë ka përfunduar Strategjia e Zhvillimit, tha Sejdini dhe ky plan po ecën me ritmet e dëshiruara. Kryetari i Bashkisë përfitoi nga prania e Drejtorit të ri të projektit të USAID, PLGP, Kevin Laughlin për të kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Peter Clavelle shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për Bashkinë e Elbasanit dhe veçanërisht kryetarin Sejdini, i cili, siç tha ia, është një lider i fortë. “Mirënjohja e Qytetit” Z. Peter Clavelle, Drejtor i Projektit të USAID, për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore Vijon në fq.2 Bashkia në zbatim të ligjit Aksione të policisë ndërtimore Gjatë kësaj jave IMT Bashkia Elbasan ka bërë prishjen e 8 objekteve rrugën nacionale Elbasan - Pajovë, të cilat ishin të ndërtuara pa leje ndërtimi. Aktualisht IMT Bashkia Elbasan vazhdon verifikimin rrugën nacionale Elbasan - Mirakë për evidentimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi dhe që ndodhen në një distancë 15 metra larg nga kjo rrugë. Aksioni për këtë javë do të vazhdojë nëpër të gjitha Njësite e Administrimit Vendor dhe gjashtë rajonet e qytetit të Elbasanit, me qëllimin e vetëm për tu kthyer ligjshmërinë atje ku është cënuar. Ne besojmë mirëkuptimin qytetar pasi institucioni ynë zbaton tolerancën zero nën moton: “Përpara ligjit janë të barabartë të gjithë”. Qeveria italiane financon BAJPAS-in e Elbasanit KËSHILLI I EVROPËS MBËSHTET QEVERINË SHQIPTARE PËR MORATORIMIN E GJUETISË

Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përcjell miqësisht ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_numri_105.pdfE PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 105/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS AS

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përcjell miqësisht ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_numri_105.pdfE PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 105/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS AS

E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 105/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS

FALAS

Organ i Bashkisë së Elbasanit

ALMANAKUnaza e madhe e qytetit

kalon nga ShushicaKryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përcjell miqësisht drejtorin e projekteve të USAID-it

Bashkia nderon z. Peter Clavelle, Drejtor i Projektit të USAID-it me “Mirënjohje e Qytetit” Faqe 2

Feja në shkolla?! Mirëkuptim dhe polemika në komunitete Faqe 3

Faqe 5

Gjahtarët shqiptarë “grasatojnë” armët! Faqe 6

“Po iki si mik i Elbasanit, por po ju

lë një tjetër mik” Faqe 6

“Respekt dhe falenderim për

ambasadën Amerikane në Elbasan”

Kryetari i Bashkisë: z. Qazim Sejdini Peter Clavelle, Drejtor i USAID:

Peter Clavelle, Drejtor i USAID: Përfundimi i mandatit tim nuk është “lamtumirë për Elbasanin

Përpara largimit të tij nga Shqipëria Peter Clavelle, Drejtor i Projektit të USAID, për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore u nderua nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Clavelle u vlerësua për kontributin e dhënë për komunitetin tonë dhe përpjekjet e tij për të ndërtuar ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi mes popullit amerikan dhe atij shqiptar.Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini vlerësoi kontributin e madh të USAID në Elbasan, një bashkëpunim i cili përfshin rreth 15 projekte. Ai theksoi se këto nuk kanë qenë projekte panoramike, por projekte konkrete që kanë lënë gjurmë në stafin e

Bashkisë së Elbasanit dhe që i kanë shërbyer qytetit dhe qytetarëve.Sejdini nuk la pa përmendur bashkëpunimin me USAID-in për Planin Rregullues të qytetit. Tashmë ka përfunduar Strategjia e Zhvillimit, tha Sejdini dhe ky plan po ecën me ritmet e dëshiruara.Kryetari i Bashkisë përfitoi nga prania e Drejtorit të ri të projektit të USAID, PLGP, Kevin Laughlin për të kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.Peter Clavelle shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për Bashkinë e Elbasanit dhe veçanërisht kryetarin Sejdini, i cili, siç tha ia, është një lider i fortë.

“Mirënjohja e Qytetit”

Z. Peter Clavelle, Drejtor i Projektit

të USAID, për Planifikimin

dhe Qeverisjen Vendore

Vijon në fq.2

Bashkia në zbatim të ligjit

Aksione të policisë ndërtimoreGjatë kësaj jave IMT Bashkia Elbasan ka bërë prishjen e 8 objekteve në rrugën nacionale Elbasan - Pajovë, të cilat ishin të ndërtuara pa leje ndërtimi. Aktualisht IMT Bashkia Elbasan vazhdon verifikimin në rrugën nacionale Elbasan - Mirakë për evidentimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi dhe që ndodhen në një distancë 15 metra larg nga kjo rrugë.Aksioni për këtë javë do të vazhdojë nëpër të gjitha Njësite e Administrimit Vendor dhe gjashtë rajonet e qytetit të Elbasanit, me qëllimin e vetëm

për tu kthyer ligjshmërinë atje ku është cënuar.Ne besojmë në mirëkuptimin qytetar pasi institucioni ynë zbaton tolerancën zero nën moton:“Përpara ligjit janë të barabartë të gjithë”.

Qeveria italiane financon BAJPAS-in e Elbasanit

KËSHILLI I EVROPËS MBËSHTET QEVERINË SHQIPTARE PËR MORATORIMIN E GJUETISË

Page 2: Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përcjell miqësisht ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_numri_105.pdfE PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 105/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS AS

2 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 17 prill 2016 Informacion

Ka qenë një nder i madh për mua, tha Clavelle, që për 4 vite e gjysëm, kam dhënë kontributin tim për zhvillimin e këtij vendi.Duke përmedur sfidat me të cilat bashkitë përballen pas Reformës A d m i n i s t r a t i v o - Te r r i t o r i a l e , Clavelle solli në vëmendje disa nga bashkëpunimet me Bashkinë e Elbasanit. “Së bashku, edhe në konsultim me qytetarët ne kemi punuar për Planin e Përgjithshëm të Territorit. Gjithashtu kemi punuar për zgjerimin e sistemit të ujit në të gjithë Bashkinë e Elbasanit, përmirësimin e sistemeve për mbledhjen e taksave dhe tarifave vendore. Kemi punuar së bashku për të nxitur dhe mbështetur pjesëmarrjen qytetare në proceset vendimmarrëse me Bashkinë e Elbasanit, siç është Komisioni Këshillimor Qytetar. Ashtu siç tha edhe kryetari, kemi bashkëpunuar në rreth 15 projekte. Ne besojmë se Elbasani është një nga Bashkitë më të mirëmenaxhuara në Shqipëri.”

Bashkia nderon Z. Peter Clavelle, Drejtor i Projektit të USAID, me “Mirënjohje e Qytetit”

Vijon nga fq.1

1.Hapet Zyra e Informacionit Turistik në Elbasan, Bashkia Elbasan, USAID, AMC.2. Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore (PLGP), USAID, Albania.Bashkia Elbasan nëpërmjet projektit te Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore (PLGP), USAID, Albania. u perzgjodh si “Bashki model” që do të marrë mbështetje dhe asistencë të mëtejshme nga Projekti PLGP.“Bashkitë Model” u zgjodhën në bazë të kritereve, ndër të cilat përfshihen: - Vullneti politik dhe interesi për asistencën e ofruar nga Projekti PLGP,- Përvoja e deritanishme me Projektin, Kapaciteti - Ekspertiza e Bashkisë, dhe niveli i

Bashkia Elbasan & USAID:Bashkëpunime ndër vite

angazhimit civil. Implementimi i këtij projekti

mundëson:Intensifikimin e asistencës dhe mbështetjes si për qeverinë shqiptare ashtu edhe për njësitë e qeverisjes vendore me vënien në zbatim të reformës administrative-territoriale dhe ecurinë e reformave të decentralizimit.Përgatitjen e Planit të Përgjithshëm Vendor të Territorit (PPVT) për të gjithë sipërfaqen e njësisë vendore, të zgjeruar tashmë pas miratimit dhe zbatimit të reformës administrative-territoriale. Asistenca për Bashkinë Elbasan për përgatitjen e PPVT-së do të nisë menjëherë me mbledhjen dhe analizimin e të dhënave. Hartimin e një “instrument për planifikimin”. Ky instrument do të jetë tepër praktik dhe do të ofrojë udhëzime për zyrtarët

vendorë në lidhje me proçesin dhe metodologjinë e përgatitjes së një

plani të përgjithshëm vendor të territorit. Ky instrument do të hartohet në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) Instalimi i sistemeve të administrimit të informacionit tatimor (TAIS) dhe atij financiar (FAIS) në bashkinë qendër dhe shtrirja e sistemeve IT në njësitë administrative në territoret që i kanë kaluar bashkisë Elbasan;Rritja e mbështetjes në përgatitjen dhe zbatimin e një Plani Veprimi për Taksën e Pasurisë;Asistencë për planifikimin e ofrimit të shërbimit ujësjellës-kanalizime dhe shërbimeve të tjera për bashkinë e konsoliduar;Mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e partneritetit

publik-privat (PPP);Asistencë për përmirësimin e buxhetimit dhe menaxhimit financiar publik; Krijimi i një platforme IT për botimin e informacionit financiar vendor; mbështetje për vlerësimin e Menaxhimit Financiar Publik në Bashkinë Elbasan;Mbështetje për përgatitjen e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen Vendore në bashkinë Elbasan me qëllim që t’u vijë në ndihmë këshilltarëve vendorë të kuptojnë më mirë nevojat dhe përparësitë e qytetarëve të tyre;Asistencë për përmirësimin e portalit të shërbimeve elektronike (portali eService) për bashkinë tuaj si dhe shtimin e një platforme për administrimin e dokumentacionit me qëllim automatizimin e ofrimit të disa shërbimeve të rëndësishme për qytetarët nga bashkia qendër dhe zyrat administrative (ish komunat);Mbështetje për zgjerimin e komisioneve këshillimore qytetare vendore (KKQV) për të reflektuar zgjerimin e sipërfaqes së Bashkisë Elbasan;Mbështetje për forcimin e bashkëpunimit të bashkisë Elbasan me vullnetarët e Korpusit të Paqes. Këtë proçes do ta udhëheqë Co-PLAN, partner i Projektit PLGP.3.Përmirësim i shërbimeve ndaj qytetarëve (Hartimi i Strategjisë së Zhvillimit 2010-2020, Portali, Sistemi i taksave).4.Plani i përgjithshëm vendor i Planifikimit të Territorit të Bashkisë Elbasan.

Page 3: Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përcjell miqësisht ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_numri_105.pdfE PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 105/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS AS

Gazetë e së hënës 17 prill 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 3Arsim-Kulturë-Sport

Nxënësit e arsimit parauniversitar do të kenë si pjesë të kurikullave mësimore edhe edukimin fetar. Ky lajm u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit artistik për profetin Muhamed. Në gjykimin e kreut të qeverisë terrozimi po përfiton nga padija e të rinjve, ndaj njohja e tyre

me rolin e fesë në shoqëri, është mision që u takon mësimdhënësve. Orët mësimore rreth feve, do të aplikohen si fillim në disa shkolla urbane dhe rurale, për shtrire më pas në gjithë sistemin arsimore. Rama u shpreh se Lufta kundër terrorizmit nuk mund të fitohet vetëm nëpërmjet armëve, por me edukimin e të rinjve.Komunitetet e mirëpresin këtë deklaratë por ka dhe polimika. Përfaqësues të komuniteteve fetare në vend e konsiderojnë domosdoshmëri futjen e një lënde mbi fenë në sistemin arsimor shqiptar. “Së fundmi hidhet një hap për përfshirjen e një lënde fetare në

Feja në shkolla!

sistemin arsimor, domosdoshmëri, marrë për bazë edhe situatat e krijuar këto kohë mbi shqetësimet tepër serioze të prodhimit të ekstremizmit të dhunshëm. Por ajo që do ta qartësojë plotësisht, pasi të ulen pjesëmarrës të Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga Ministria e Arsimit është

bisedimi se cili draft do të përzgjidhet për Shqipërinë. Një projekt i tillë është diskutuar dhe konsultuar që prej dy vitesh, por sërish ka paqartësitë e veta. “Duhet të pranojmë se në sistemin arsimor ka qenë një boshllëk. Mësimi i etikës është shumë i rëndësishëm për sistemin arsimor. Është diskutuar me të gjithë përfaqësuesit e besimeve kryesore fetare këtu në Shqipëri, kemi bërë disa sugjerime. Mësuesit duhet të japin edhe mësime mbi fenë,dhe duhet të jenë shumë të përgatitur”, ka theksuar Monsinjor

George Frendo, ipeshkv. Konsultat pritet të vazhdojnë ndërmjet përfaqësuesve të komuniteteve fetare në lidhje me programin mësimor, sesa i thelluar do të jetë informacioni mbi fenë dhe cilët mësues do ta japin këtë lëndë nëpër shkolla. Por deklarata e kryeministrit dhe mungesa e informacionit mbi këtë projekt ka ndezur polemika, lidhur me laicitetin e shkollës sonë. Pedagogë të Universitetit të Tiranës deklarohen kundër kësaj ideje. Ndërsa të tjerë thonë se, duhet të saktësohet se bëhet fjalë për të mësuar mbi fenë dhe jo fenë, për të mësuar historinë e besimeve fetare.

Mirëkuptim dhe polemika në komunitete

Nikolla:“Jo mësim, por kulturë fetare në shkolla

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka folur në lidhje me futjen e fesë në shkolla. Nikolla sqaroi se do të futet kulture fetare dhe nuk do të predikohet feja, siç pretendohet nga skeptikët. Sipas saj, do të jetë një lëndë e veçantë “Historia e besimeve fetare”, të cilët do ta japin mësuesit dhe jo klerikët. Këta mësues fillimisht do të trajnohen nga MAS. Ministrja gjithashtu deklaroi se lënda hyn si

projekt pilot në 5 shkolla 9- vjeçare dhe 5 të mesme. Ajo theksoi se do të konsultohen edhe me ekspertë.

Shati , i “Kilimanxharos” rekordmen në Vienë

Pasi ka njitur me sukses majën e Kilimanxharos, një sportist elbasanas, merr trofeun në Vjenë. Elbasani vijon të prezantohet denjësisht në arenën ndërkombëtare sportive. Ashtu si pak muaj më parë,

pjestari i Ekipit të Alpinizmit në Elbasan, Arben Shati ka shkëlqyer sërish në një tjetër maratonë. Pas maratonës së Mynihut, ku si pjesëmarrës për herë të parë në këtë maratonë arriti kohën 3 orë e 48 minuta, Arben Shati merr pjesë në një tjetër maratonë, duke thyer rekordin e maratonës së parë. Ka qenë pikërisht maratona e Vienës në Austri, e zhvilluar vetëm tre ditë më parë, ku i vetmi sportist nga Elbasani, ka thyer rekordin personal duke arritur finishin e 42 km me një kohë rekod prej 3 orë e 33 minuta. Është ky një sukses tjetër për Arben Shatin, i cili vitet e fundit ka spikatuar në disiplinat sportive të alpinizmit dhe

atletikës. Kështu sportisti elbasanas vijon të bëjë krenar jo vetëm qytetin e tij të lindjes, por gjithë Shqipërinë, me suksest e arritura dy vitetet e fundit në dy maratonat ku ka qenë pjesëmarrës. Ky është suksesi i dytë i

tij në fushën sportive. Gjatë muajit janar, Arben Shati sëbashku me trajnerin e AST Elbasani, Artur Guni, ngjitën me sukses malin e Kilimanxharos në Afrikë. Maratona e Vienës është një nga eventet sportive më të rëndësishme ne Europë, ku marrin pjesë qindra atletë nga vende të ndryshme të botës. Arben Shati ka qenë i vetmi sportist nga Elbasani, ndërsa Kosova është përfaqësuar në këtë maratonë me ekipin sportiv “Gërmia”, ku ndër atletët pjesëmarrës në maratonë ka qenë dhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari. Edhe ekipi kosovar ka

arritur një sukses të rëndësishëm në këtë event sportiv.

Kujtesë:Të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme që i shqetësojnë, mund t̀ i drejtohen redaksisë së gazetës me letra ose në adresën e e-mailit. Ne do t̀ ju ndihmojmë që shqetësimet tuaja të drejtohen më shpejt në organet kompetente të bashkisë për të marrë një përgjigje konkrete.e-mail:[email protected].

Page 4: Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përcjell miqësisht ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_numri_105.pdfE PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 105/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS AS

4 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 17 prill 2016

Bashkia në ndihmë të komuntitetit

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike është një nga drejtoritë e Bashkisë së Elbasanit e cila ndodhet më pranë qytetarit. Kjo ndërmarrje kujdeset për të zgjidhur problematikat që shfaqen në jetën e përditshme të çdo banori të Bashkisë Elbasan.Në këtë kuadë, në fillim të muajit Prill u hapën rrugët e arave në Njësinë Administrative Funar, në lagjet Kaçaj, Dervishaj dhe lagjen e Hakajve. Po ashtu kanë filluar punimet për sistemimin e kanaleve anësore dhe mbushjen e gropave.Sektori i mirëmbajtjes së rrugëve dhe trotuareve në qytet risistemoi disa dëmtime të rrugës Abdyl Frashëri duke mbushur me shtresa ranore dhe me pllaka gropat e shfaqura në rrugë. Disa sistemime janë kryer edhe në Bulevardin “Qemal Stafa”.Ndërsa sektori i pastrimit, këtë fillim muaji e ka përqëndruar punën e tij në Njësitë Administrative Muriqan, Gjonçaj, Thanë, Hajdaran, Shushicë, Mlizë ku janë pastruar të gjitha

mbetjet urbane. Gjithashtu pastrime janë kryer në Njësitë Administrative Bradashesh, Papër, Shirgjan, Gjergjan, Tregan.Sistemi i ndriçimit në qytet ka shfaqur disa defekte të cilat janë riparuar në një kohë të shkurtër nga Sektori i Ndriçimit Publik. Këtu përmendim defektet në rrugët Grigor Nosi, Kadri Abdihoxha, Kadri Hoxha, Kala, Aqif Pasha dhe Fetah Cankja.Për përmirësimin e sinjalistikës rrugore është punuar në Rajonin nr.1 ku janë bërë vijëzimet e rrugëve dhe janë ndërruar dritat e djegura të semaforëve.Po ashtu kjo ndërmarrje, dhe konkretisht Sektori i Mirëmbajtjes së Sipërfaqeve të Gjelbra janë kujdesur që të gjitha lulishtet të jenë të pastra dhe të mbushura me lule pranvere dhe vjeshte.Sektori i vaditjes dhe kullimit ka shfaqur problematikat e tij ndaj dhe në këtë drejtim janë koordinuar punët dhe me institucione të tjera

Të njohim të drejtat dhe detyrimet qytetare ndaj pushtetit vendor

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në dobi të qytetarit

përgjegjëse. Specialistët kanë zhvilluar takime ku janë diskutuar problemett e ujitjes dhe masat që duhen marrë në këtë drejtim për të vënë në gatishmëri sistemet

ujitëse. Eshtë biseduar me një grup fermerësh në Njësinë Administrative Shushicë dhe më Bordin e Kullimit për problemet dhe vështirësitë që paraqet kjo skemë ujitje.

1.Njësite Administrative Bradashesh, Papër, Shushicë, Shirgjan, Gjergjan, Tregan, Zavalinë të saktësojnë parcelat e tokave, që me V.K.M. i kanë kaluar A.K.K.P. Tiranë deri me datë 30.04.2016 sipas detyrave që dha kjo agjensi në takimin e fundit me administratorët në Bashkinë Elbasan.2.Njësite Administrative, që kanë ujësjellsa në bashkëpunim me sh.a.Ujësjellës- Fshat, të bëjnë gati inventaret e tyre për të shpejtuar dorëzimet, pasi administrimi i tyre ka probleme dhe duhet të kalojnë sa më shpejt tek Sh.A.3.Tregjet publike, që ka Gjinari, Zavalina,Tregani, Labinoti-Mal, Papri, Funar, Labinoti-Fushë, t’i administrojnë më mirë tarifat e tregut në konceptin , Njësi Administrative. si burime të ardhurash për Bashkinë.4.Të njoftohen të gjithë fermerët e Njësive, që të paraqesin aplikimet tek Drejtoria e Bujqësisë Elbasan për subvencionet në bujqësi dhe blegtori për vitin 2016 deri në 12 Prill, që është afati i fundit.5.Njësite Gracen, Bradashesh, Papër të njoftojnë fermerët, që shesin duhan të grirë, se pas datës 24 Prill do t’i sekuestrohet prodhimi , që do t’i kapet në treg nga dogana si mallra pa

Kujtesë për Njësitë Administrative Vendore

Probleme dhe detyra për shtatë ditë

akcizë.6.Të lajmërohen fermerët që çdo kërkesë për pajisjen me tapi e plan - rilevimi për çdo parcel, do të bëhet në Njësinë Administrative, e cila, kjo në bashkëpunim me topografët e Bashkisë, ja përcjell Z.V.R.P.P. Elbasan.7.Njësitë Administrative me paketen e re fiskale të taksave dhe tarifave vendore të shpërndajnë fletë- detyrimet për çdo familje për vitin 2016 brenda datës 20.04.16 dhe të vazhdojnë arkëtimin e taksave të prapambetura të viteve të pashlyera.8.Administrata e Njësive duhet të punojnë me më shumë përgjegjësi për realizimin e të ardhurave të planifikuara për 4- mujorin e parë 2016 , pasi edhe organikat e Njësive janë plotësuar.9.Saktësoni listat e siperfaqeve të ndërtesës, të truallit për çdo familje e biznes, dhe sipërfaqen e hapsirave publike për çdo subjekt tregtar.10.Saktësoni dhe kontrolloni bizneset debitore për arkëtimin e detyrimeve të prapambetura, sepse ka shumë biznese debitore. 11.Njësitë Adminsitrative vazhdojnë të kenë probleme me emergjencat e krijuar në Janar, ku Bashkia ka miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak financimin e disa prej tyre.

Lufta kundër bimëve narkotike

Prefekti me drejtuesit e pushtetit lokal dhe

policisëPrefekti Arben Kamami, në prani të drejtuesve të lartë të policisë së shtetit, organizon një takim për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike në qarkun e Elbasanit. Të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë Elbasan, z.Qazim Sejdini, drejtues të njësive administrative nga të gjitha bashkitë e qarkut, përfaqësues të policisë etj. Në fjalën e tij Prefekti theksoi faktin se në qarkun e Elbasani është punuar mirë në drejtim të parandalimit të

bimëve narkotike, por kjo punë duhet forcuar dhe më tej. Kryebashkiaku, Sejdini, duke vlerësuar faktin pozitiv, që në bashkinë Elbasan nuk ka kultivues të bimëve narkotike, u shpreh se kjo s’do të thotë që na bën imun ndaj këtij fenomeni, ndaj duhet punuar vazhdimisht për parandalimin. Ndërsa Drejtori i Policisë së Qarkut , Alfred Çepe, u shpreh se policia është e angazhuar dhe punon me të gjitha kapacitetet për të parandaluar kultivimin e

bimëve narkotike. Më tej kanë folur edhe përfaqësues të tjerë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët kanë kërkuar vlerësim maksimal të situatës, me qëllim p a r a n d a l i m i n e kultivimit të bimëve narkotike.

Page 5: Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përcjell miqësisht ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_numri_105.pdfE PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 105/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS AS

Gazetë e së hënës 17 prill 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 5

Unaza e qytetit kalon nga Shushica

Bajpasi i Elbasanit do të financohet nga Qeveria italiane. Lajmi i mirë është bërë i ditur pak ditë më parë nga një burim zyrtar. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka firmosur me ambasadorin e Italisë, z. Alberto Cutillo, marrëveshjen “Projekt- Facility” për studim fizibiliteti dhe projektim në nivel përfundimtar në sektorin e infrastrukturave. Marrëveshja parashikon një financim prej 2 milionë eurosh, për projektin paraprak, Përfundimtar dhe Studimin e Impaktit Mjedisor për 3 projekte. Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto , mës të tjerash tha se “këto 3 projekte janë shumë të rëndësishme, segmentë të korridorit Adriatiko-Jonian si dhe të korridorit

të 8-të. Konkretisht bëhet fjalë për: Dyfishimin e segmentit rrugor Milot-Shkodër, Projekti që bën evitimin e zonës industriale Tiranë- Durrës, lidh zonën e Vorës me zonën e Rrogozhinës, ose Kavajës, që do të përcaktohet nga fizibiliteti. Ndërsa By-pass i Elbasanit, që është pjesë edhe e korridorit 8-të, Haxhinasto theksoi, se “Gjithë këto projekte janë në përputhje të plotë me strategjinë kombëtare të T r a n s p o r t i t , gjithashtu janë në përputhje të plotë me atë çfarë kemi vendosur për rrjetin kombëtar dhe rajonal, në funksion të procesit të Berlinit”. -

“Bëhët fjalë për një financim prej 2,1 milion eurosh, për të cilin dua të falenderoj ambasadorin dhe Qeverinë Italiane. Pas kësaj do të kemi një projekt integral, pra do të jetë një produkt i gatshëm për tu financuar. Është një metodë e re që aplikohet, duke i përmbledhur gjithë hallkat e realizimit të një projekti, gjë që duhet marrë model edhe në projekte të tjera. Me ambasadorin kemi rënë dakort që të tregojmë fleksibilitetin e duhur, me qëllim që përcaktimi i gjurmës veçanërisht për lidhjen midis zonës së Tiranës ose Kavajës ose të Rrogozhinës, me qëllim ti shërbejë më mirë rrjetit tonë të transporit”- ka shtuar Haxhinasto. Ky zhvillim pozitiv do të prezantohet shumë shpejt nga ne, edhe në takimin

e 21 Prillit në Lubjanë , Slloveni, nën kujdesin e Eurokomisioneres për Transportin Violeta Bulc, takim që do të mbledhi gjithë ministrat e transportit të rajonit. Bajpasi I Elbasanit mendohet të degëzojë në fillim të autostradës së Metalurgjisë , për trë kaluar mbi lumin Shkumbin , përballë vendit të quajtur “kanali me këmbë” , gjarpëron në Shushicë dhe bashkohet me rrugën nacionale në Veri të Labinotit –Fushë.

QEVERIA ITALIANE FINANCON BAJPAS-in E ELBASANIT

Procesionarja, e njohur ndryshe si sëmundja e pishave, ka prekur në masë pyjet në zonën turistike të Gjinarit në Elbasan. Ajo është përhapur me shpejtësi, asnjë pemë nuk ka mbetur e paprekur. Procesionarja e dëmton pishën në mënyrë të parikthyeshme nëse nuk ndërhyhet në kohë shkakton tharjen e plotë të saj. Në këtë zonë nevojitet një ndërhyrje urgjente pasi me këtë ritëm, në Gjinarin turistik, shumë shpejt nuk do të kemi më pyje me pisha. Procesionarja luftohet në mënyrë mekanike, duke i mbledhur insektet, sa ende janë në boçen e

Procesionarja dëmton pyjet në zonën turistike

të Gjinarittyre dhe më pas digjen. Për 20 vite me radhë një aksion i tillë nuk është ndërmarrë. Specialistët thonë së procesionarja ka aftësi shumimi të jashtëzakonshme. “Duhet luftuar në sipërfaqe të mëdha, pasi flutura mund të zhvendoset në një hapësirë 10 deri në 15 kilometra dhe mund ta prek sërish zonën e pastruar. Luftimi i saj është mjaft i vështirë. Në Mars të vitit 2015 Ministria e Mjedisit nisi punën për luftimin e procesionares në 6400 hektare pyje me pisha në vend. Ky aksion përfshiu edhe zonën e Gjinarit në Elbasan, por siç duket rezultati nuk është ai që pritej.

Ministria e Energjisë heq licencën për 40 subjekte

Tregtonin me shumicë hidrokarbure

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka miratuar heqjen e liçencës për 40 subjekte të tregtimit me shumicë të produkteve hidrokarbure. Sipas burimeve zyrtare të ministrisë, Vendimi i revokimit është marrë pas inspektimeve të kryera në subjektet sh.a. të cilat rezultojnë se nuk plotësojnë kushti e kapacitetit depozitues si dhe nuk plotësojnë detyrimet teknike apo të pajisjeve me dokumenta, siç është parashikuar në VKM.

Konfindustria ; prodhimi industrial mbi mesataren

Konfindustria vlereson, se për vitin 2015 shfrytëzimi i kapacitetit prodhues të industrisë shqipëtare arriti në nivelin mesatar të 63%. Niveli i mësipërm ishte 3.8% më i ulët krahësimisht me vitin paraardhës 2014. Sondazhi, i kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë, u krye mbështetur në grupin e industrive, që punojnë kryesisht për tregun e brendshëm. Përpunimi i të dhënave tregoi, se industritë e lidhura

Lajme shkurtme sektorin e materialeve të ndërtimit, të infrastrukturës, përpunimit të plastikës, punimeve të aluminit dhe hekurit, drurit kanë shënuar uljen më të ndjeshme. Rënie të shfrytëzimit të kapacitetit prodhues kanë patur edhe pjesë të industrise se prodhimit te pijeve alkoolike dhe joalkoolike, lengjeve, birres, etj.

Mbipesha rrezik për kancer

Mbipesha mund të rrisë edhe numrin e grave që diagnostikohen me kancer në mitër. Është ky paralajmërimi nga Shoqata për Hulumtimin e Kancerit. Shifrat kanë treguar se 19 gra në çdo 100,000 në diagnostikohen me këtë sëmundje ,ndërsa shifrat janë rritur në 29 në 100,000 në vitin 2013. Kërkuesit pranojnë se lidhja midis mbipeshës dhe kancerit nuk është ende e qartë, por thonë se hormonet e prodhuara nga yndyra shtesë mund të luajnë rol. Megjithatë, sipas tyre, janë të nevojshme më shumë studime. Sipas Organizatës së Shëndetit Publik rreth 9,000 gra diagnostikohen me kancer në mitër çdo vit dhe rreth 2,000 vdesin. Kërkuesit thonë se trajtimet janë përmirësuar në 20 vitet e fundit, duke rritur shanset për mbijetesë. Por, ata bëjnë thirrje për më shumë kujdes.

Page 6: Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përcjell miqësisht ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_numri_105.pdfE PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 105/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS AS

6 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 17 prill 2016 Informacion

Moratoriumi i gjuetisë, afati deri në 2021

Ndërsa janë shtuar zogjtë dhe cicrimat e tyre në male e lëndina, duket se ata po i “këondojnë” një ligji të ri të Qeverisë. E thënë më shkurt , shtyhet sërisht afati për lejet e gjuetisë. Shtyhet me 5 vite ligji i moratoriumit në vendin tone. Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin

Gjahtarët shqiptarë “grasatojnë” armët !- Për kundravajtësit , gjoba gjer në një milion lekë

për “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, ku përcaktohet se afati i zbatimit të këtij ligji është 5 vjet. Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm. Kjo gjë ishte paralajmëruar edhe nga drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit, të cilët paralajmëruan gjuetarët, edhe pse Shoqata e Gjuetarëve të Shqipërisë ka organizuar disa herë protesta kundër këtij ligji. Moratoriumit 2-vjeçar të gjuetisë i përfundoi afati më 15 mars 2016. Edhe pse nga moratoriumi erdhën rezultate pozitive përsa i përket shtimit të “popullatave” të faunës, të cilat për disa specie ishin në minimumin jetik, sipas specialistëve, ishte e domosdoshme shtyrja e afateve.

Projektligji

Gjuetia në vendin tonë do vijojë të jetë e ndaluar edhe për 5 vite të tjera, pra deri në 2021-shin. Sipas ekspertëve, dy vite moratorium të

gjuetisë nuk ishin të mjaftueshëm që llojet të faunës së egër, objekt gjuetie, të arrinin shtimin optimal, ndaj u kërkua shtyrja e afateve të këtij ligji me 5 vite të tjera. Sipas ligjit, ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë do të bëhet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Por, në nenin 4 të tij përcaktohet se, “Përjashtohen nga fusha e zbatimit të nenit 2, të këtij ligji, rastet e “konstatimit të mbipopullimit të një lloji të faunës së egër dhe veprimtarive kërkimore- s h k e n c o r e ” . Përjashtimi bëhet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për gjuetinë. Afati i zbatimit të këtij ligji është pesë vite nga data e hyrjes së tij në fuqi, duke e çuar në 7 vite moratoriumin e gjuetisë në vendin tonë. Sa u përket

sanksioneve, në rastet se ka shkelje që nuk përbëjnë vepër penale, kundravajtësit gjobiten me 800 mijë në 1 milionë lekë, kur shkelja kryhet e organizuar nga operatorët e tureve të gjuetisë, shoqatat e gjuetarëve ose federatat e gjuetarëve. Por ama, nëse shkelësi është një individ ose pjesëtar i subjekteve organizuese të sipërpërmendura, dënohet me gjobë në masën 80 – 100 mijë lekë dhe me konfiskim të armës së gjahut. Nuk mbetet gjë tjetër , veçse gjahtarët të grasatojnë të gjitha armët e gjahut edhe për pesë vjet , me qëllimin e mirë , që ato të mos ndryshken.

NJ O F T I M E

Këshilli i Europës është shprehur pro vendimit të qeverisë shqiptare për moratoriumin e gjuetisë, pasi e konsideron këtë si një shpëtim të vendit nga gjendja aktuale katastrofike në të cilën ndodhet. Ka qenë përfaqësuesi i Konventës së Bernës, Eladio Fernandos Galano në ëorkshopin mbi Konventën e Bërnës, ku janë të ftuar ekspertë ndërkombëtar, përfaqësuesi i Zyrës së Bernës, Eladio F e r n a n d o s G a l i a n o , z v .Ministri i Mjedisit Kledi X h a x h i u , Drejtori i A K Z M -së, Zamir Dedej si dhe p ë r f a q ë s u e s nga shoqëria civile dhe institucionet e tjera. Ëorkshopi organizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. “Këshilli i Europës është pro moratoriumit të gjuetisë së kafshëve të egra, si një masë e marrë për të shpëtuar vendin nga një gjendje katastrofale”. Ndërsa Zv. Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu i pyetur nga gazetarët mbi qëndrimet e shoqatës së gjuetarëve

dhe nisjen e protestave të tyre kundër moratoriumit u shpreh: “Ministria e Mjedisit do të dëgjoj dhe mendimin e tyre, do të zhvilloj takime me ta, por nuk ka kthim pas. Ne jemi të vendosur për të zbatuar moratoriumin e gjuetisë”. Qëllimi i këtij takimi është për të monitoruar shtetet që kanë nënshkruar Konventën e Bernës, mbi detyrimet e tyre në lidhje me mbrojtjen e shpendëve.

Miliona zogj vriten çdo vit si pasojë e një sërë faktorëve dhe kryesisht të politikave të dobëta ndaj krimit të kafshëve të egra. Grupi do të vlerësojë përparimin e shteteve në zbatimin e një plani të veçantë

të miratuar në vitin 2013 për të frenuar krimet tek shpendët e egra. “Plani i Veprimit 2013-2020 për çrrënjosjen e vrasjeve të paligjshme dhe tregtinë e zogjve të egër”. Gjatë ëorkshopit do të shqyrtohet më tej se sa efektivë ka qenë plani i aprovuar, se si qeveritë mund të raportojnë mbi krime të tilla dhe se si OJQ-të, prokurorët, policia dhe agjencitë e mbrojtjes së mjedisit mund të bashkëpunojnë për të sjellë shkelësit në gjykatë.

KËSHILLI I EVROPËS MBËSHTET QEVERINË SHQIPTARE PËR MORATORIMIN E GJUETISË

Page 7: Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përcjell miqësisht ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_numri_105.pdfE PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 105/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS AS

Gazetë e së hënës 17 prill 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 7

Qyteti i Elbasanit që me ngritjen e tij si një pikë e fortë ushtarake u pajis edhe me hamame, njëra prej të cilave ndodhet shumë pranë Turizmit “ Skampa”, në qendër të qytetit. Hamami është një banjë publike me ujë ose me avull ky kryesisht lahen myslimanët, dhe kohët e fundit ka filluar të preferohet edhe për katolikët. Ky hamam është ndërtuar në fund shekullin e XX – të, më vonë atë e pësoi edhe një banjë tjetër, që për t’u dalluar nga banja e vjetër u quajt Hamami i Ri. Por që në shekullin e dytë të erës sonë përgjatë rrugës Egnatia ndodhet një tjetër hamam pikërisht në fshatin Bradashesh.Stacioni “Ad kuintum” ose (stacioni i pestë ) njihet si stacioni i rrugës Egnatia , ndodhet në fshatin Bradashesh, është monument kulture në varësi të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si dhe për studimin e saj nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.Kjo banjë e njohur ndryshe si

Histori dhe Traditë

Elbasani oaz i luleve i gjithëstinëshe

hamam është ndërtuar përgjatë rrugës Egnatia për ti shërbyer qytetarëve edhe si mutatio, stacion pushimi. Drejtori i Muzeut Etnografik Kreshnik Belegu, shpjegon edhe termin e stacionit “ad kuintum” ose stacioni (banja).“ Ka një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 130m2 me këto mjedise: dhoma e zhveshjes, mjedisi i ngrohtë, mjedisi i nxehtë, dhe ai me ujë të ftohtë. Në brendësi ishte dhoma e zhveshjes që shërbente për lidhjen e mjediseve. Muret e Hamamit, janë ndërtuar me muraturë të përzier. Furnizmi me ujë bëhesh me anë të kanaleve nga një depozitë mbi murin e nimfeut dhe largoheshin me një sistem tjetër kanalizimi”. Ngrohja e ujit dhe mjediseve sipas Belegut kryhej me anë të furrës dhe një sistemi hipokaust, që do të thotë gazrat e nxehtë të krijuara nga djegia e druve qarkullonin së pari nën dysheme dhe në muret e mjedisit të nxehtë si dhe në paretet e mureve.

Banjat e këtij stacioni kanë një zgjidhje r a c i o n a l e planimetrike dhe estetike. Ky hamam është ndërtuar në fundin e shekullit të II – të të erës sonë. Në këtë banjë kishte personel që shërbente për masazh, për pastrimin e të pafuqishmëve, për mirëmbajtjen, për zjarrin e pastërtinë. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX – të gjatë kohës së rregjimit komunist këto banja u mbyllën, dhe në vitet e fundit të shekullit të XX – të, ato që i kanë qëndruar kohës ruhen si objekte historike e monumente kulture. Rreth këtyre banjave pikërisht në fshatin Bradashesh janë ndërtuar shumë shtëpi, duke krijuar lagjen që mori emrin “ Stacioni i Rrugës Egnatia”.

Tashmë këto banja thuajse kanë dalë jashtë funkisonimit dhe kanë mbetur veç muret dhe gurët e fortë që rrethoheshin banjat.Belegu deklaron se “ me ligjin e ri të Trashëgimisë Kulturore endenuk është bërë asgjë për këtë stacion, duke mos harruar edhe Hamamin që ndodhet shumë pranë Turizmit “ Skampa”. Ky i fundit tashmë është kthyer në një lokal, ku preferohet më së shumti për të rinjtë, dhe ende nuk dihet se edhe për sa kohë këto monumente do të qëndrojnë në këtë gjendje të cilat të lenë për të dëshiruar”.

Elbasan, symbol of flowersIt is called the city of flowers. It deserved this name, eventhough in the communist regime the gardens and the yards full of flowers became tiny in order to give space to teh construction grounds above the buildings of classic architecture. In tiny yards around the houses of Elbasan every one used to plant carefully beds of colorful and flowers. On the gates were hanged different plants that smelled great all over the pathway. The main place in the beds of flowers belongs to the announcer of the spring, the

violet, or called otherwise in Ebasan, meneksheja. Always present in these beds of flowers are the daisy flowers and above all the gilly flowers of all colors. - “There are announcers of springs among them, companions of summer and friends of late autumn”, says an old lady. She is a land scape gardener for more than forty years and now she takes care of flowers of one luxurous bar in the center of the city. According to her, “ ... in the city of Elbasan in this Spring season above all the flowers are the roses with seven hearts that blossom many

times in a year”. It seems strange, but you can find flowers in every spring e4ven on the walls of the old castle. According to other planters, other announcers of spring are the tu;ips, daisies etc. It is nice to spend these days

of the beginning of spring in the tiny paths of the castle. You can see blossom of flowers everywhere. You can breath nice smells of many flowers that were saved recently from the smoke of the the turkish company “Kurum”.

Many amators in this ancient city made possible to have a piece of land, where they planted beds of flowers. This made possible to find traditional flowers during the year in the market of Elbasan. The city it self is sorrounded by mountains, from where come bouqeuts of daisies that received the name of our country (lilikum albanikum), but it would have been better if they received the name of Elbasan, because here they cover mountains land scape of Shpat, Shmil and Funar. These are flowers

that do not wait for the snow to be melted completly, but they blossom even under the cold lay. The tradition of planting flowers is expanded further the neighborhoods of Elbasan and now is part of every yard in the villages around.

The celebration tables in the area of Shpat are decorated with different flowers from the season of spring and automn. This tradition has started after an interruption of ten or more years, which shows the beautiful spirit of Elbasan region.

Page 8: Kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini përcjell miqësisht ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_numri_105.pdfE PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 105/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS AS

8 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 17 prill 2016

Për informacion: E-mail: [email protected] Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Rama Graf ”, Elbasan. E-mail: [email protected]

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit, Strategjisë dhe

Ekonomisë.

(Zyra e Shtypit dhe Redaksisë së Botimeve)

Art & dizajn: Nevila Boci

Përgatiti:

Before leaving Albania Mr. Peter Clavelle, director of USAID project, about planning and local government was honored by the mayor of Elbasan with the title “Gratitude of the City”. Clavelle was appreciated for his contribution given for our community and his efforts to build cooperation bridges between America and Albania. The mayor Mr. Qazim Sejdini appreciated the great contribution of USAID in Elbasan, a collaboration which includes about fifteen projects. He emphasized that these weren’t project ideas, but real projects that left their footnotes in the staff of the municipality of Elbasan.

“Gratitude of the City” Mr. Peter Clavelle, Director of USAID project, about planning

and local government

These projects served to the city and its citizens. Sejdini couldn’t help mentioning the collaboration with USAID for the regulatory plan of the city. Now it is finninshed the development strategy, said Sejdini and this plan is going to the right rhythm.The mayor benefitted from the presence of the new USAID director, PLGP, Mr. Kevin Laughlin to ask for further collaboration in the

future. Peter Clavelle expressed his gratitude and appreciation for the municipality of Elbasan and especially the mayor Sejdini, who is a strong leader, he said. It was a great honor for me, said Clavelle, that for four years and half I have given my contribution for the development of this country. Mentioning the challenges that the municipalities face after the administrative territorial reform, Clavelle brought

in focus some of the collaboration made with the municipality of Elbasan. “Together with the citizens we worked on the general territorial plan. Also, we worked for the expander of the water supply all over the municipality of Elbasan, the improvement of the tax collection system. We worked together to encourage and support the participation of the citizens in the decision making process of the municipality of

Elbasan like the advisory citizen committee. Like the mayor said we have collaborated in about fifteen projects. We believe that Elbasan is one of the best managed municipalities in Albania.”

Some of the collaborations between the municipality of Elbasan and USAID:

•The opening of the touristic information office in Elbasan•PLGP - Planning and local government project •Improvement of the services toward the citizens•The composition of development strategy 2010 – 2020, the

webpage, the system of taxes•The general local plan of territory planning of Elbasan municipality The municipality of Elbasan and USAID have collaborated in about fifteen project which aimed to improve the services toward the citizens.