8
E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 104/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS FALAS Organ i Bashkisë së Elbasanit ALMANAK Bashkia në mbështetje të të drejtave të grave dhe rinisë Nënkryetari i Bashkisë, Klevis Xhorxhi dhe drejtori i shërbimit social, Shefki Lika në takime me forumet Fuqizimi i grave të dhunuara dhe kryefamiljare Faqe 2 Diabeti në fokusin e Ditës Botërore Elbasan 400 raste çdo vit Faqe 3 Zgjedhjet në Universitetin e Elbasanit 51 kandidatë për 23 vende Faqe 6 Sezoni i mbjelljeve pranverore Specialistët heqin frikën e farave të skaduara Faqe 5 Bashkia në ndihmë të komuntitetit Të njohim të drejtat dhe detyrimet qytetare ndaj pushtetit vendor Këshilli i Bashkisë Elbasan , pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga administrata e Bashkisë Elbasan “Mbi Taksat e Tarifat Vendore, vjeljen dhe arkëtimin e tyre për vitin 2016, bazuar në ligjin Nr. 8652, Dt.31.07.2000 “Për Organizimin e Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar, me ligjin Nr. 9632, Dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave e Tarifave Vendore”, i ndryshuar, me ligjin nr. 9920, date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërise”, i ndryshuar, si dhe në V.K.B. të meparëshme. Miratohen taksat dhe tarifet vendore për vitin 2016, si dhe afatet ligjore të shlyerjes së tyre Faqe 4 INFORMACION 1016 legalizme për tre muaj Drejtoria e Aluiznit Elbasan është në kulmin e volumit të punës së saj, dhe këtë e tregojnë vetë shifrat e legealizimeve, që kjo Drejtori ka shpërndarë për qytetarët në këto tre muaj të parë të vitit 2016-të. Nga drejtoria e Aluiznit për këto tre muaj të parë janë shpërndarë gjithsej 1016 certifikata pronësie në gjithë Qarkun e Elbasanit. Drejtori i Aluiznit z. Mariglen Disha bën me dije që në javën e ardhshme do të shpërndahen 120 dosje legalizmi për banorët e Bashkisë Peqin. Për drejtorin e Aluiznit Elbasan, problem për proçesin e legalizimit vazhdojnë të mbeten banesat e ndërtuara përbri rrugëve nacionale, ku vetëm në zonën idustriale të Metalurgjisë janë 150 familje që kanë bërë kërksën për t’u përfshirë në këtë proçes pronësie. Vijon faqe 2 Këndi i shkrimtarit Shkrimtari Mihal Disho për shpirtbukurinë vllehe Faqe 6 “Mos u dorëzo” Shkon për bamirësi Faqe 2 Të rinjtë e Elbasanit mesazh filmik Faqe 4

Organ i Bashkisë së Elbasanit Bashkia në mbështetje të të ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_104.pdf · se edhe Obeziteti apo sëmundjet kardivaskulare përbëjne shqetësim

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Organ i Bashkisë së Elbasanit Bashkia në mbështetje të të ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_104.pdf · se edhe Obeziteti apo sëmundjet kardivaskulare përbëjne shqetësim

E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 104/ PRILL 2016 GAZETË E SË HËNËS

FALAS

Organ i Bashkisë së Elbasanit

ALMANAKBashkia në mbështetje të të drejtave

të grave dhe rinisëNënkryetari i Bashkisë, Klevis Xhorxhi dhe drejtori i shërbimit social, Shefki Lika në takime me forumet

Fuqizimi i grave të dhunuara dhe kryefamiljare

Faqe 2

Diabeti në fokusin e Ditës BotëroreElbasan 400 raste çdo vit

Faqe 3

Zgjedhjet në Universitetin e Elbasanit51 kandidatë për 23 vende

Faqe 6

Sezoni i mbjelljeve pranveroreSpecialistët heqin frikën e farave të skaduara

Faqe 5

Bashkia në ndihmë të komuntitetit

Të njohim të drejtat dhe detyrimet qytetare ndaj pushtetit vendor

Këshilli i Bashkisë Elbasan , pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga administrata e Bashkisë Elbasan “Mbi Taksat e Tarifat Vendore, vjeljen dhe arkëtimin e tyre për vitin 2016, bazuar në ligjin Nr. 8652, Dt.31.07.2000 “Për Organizimin e Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar, me ligjin Nr. 9632, Dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave e Tarifave Vendore”, i ndryshuar, me ligjin nr. 9920, date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërise”, i ndryshuar, si dhe në V.K.B. të meparëshme.

Miratohen taksat dhe tarifet vendore për vitin 2016, si dhe afatet ligjore të shlyerjes së tyre Faqe 4

INFORMACION1016 legalizme për tre muaj Drejtoria e Aluiznit Elbasan është në kulmin e volumit të punës së saj, dhe këtë e tregojnë vetë shifrat e legealizimeve, që kjo Drejtori ka shpërndarë për qytetarët në këto tre muaj të parë të vitit 2016-të. Nga drejtoria e Aluiznit për këto tre muaj të parë janë shpërndarë gjithsej 1016 certifikata pronësie në gjithë Qarkun e Elbasanit. Drejtori i Aluiznit z. Mariglen Disha bën me dije që në javën e ardhshme do të shpërndahen 120 dosje legalizmi për banorët e Bashkisë Peqin. Për drejtorin e Aluiznit Elbasan, problem për proçesin e legalizimit vazhdojnë të mbeten banesat e ndërtuara përbri rrugëve nacionale, ku vetëm në zonën idustriale të Metalurgjisë janë 150 familje që kanë bërë kërksën për t’u përfshirë në këtë proçes pronësie.

Vijon faqe 2

Këndi i shkrimtaritShkrimtari Mihal Disho për shpirtbukurinë vllehe Faqe 6

“Mos u dorëzo”Shkon për bamirësi Faqe 2

Të rinjtë e Elbasanit mesazh filmik

Faqe 4

Page 2: Organ i Bashkisë së Elbasanit Bashkia në mbështetje të të ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_104.pdf · se edhe Obeziteti apo sëmundjet kardivaskulare përbëjne shqetësim

2 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 11 prill 2016 Informacion

Forumi i Gruas Elbasan në bashkëpunim më autoritet lokale në qytet, Bashkinë Elbasan dhe

këshillin Bashkiak kanë organizuar një takim me fokus , “Fuqizimin dhe intesifikimin e mbështetjes ndaj shtresës së grave të dhunuara dhe atyre kryefamiljare” . Të pranishëm në këtë takim ishin, Kryetari i Këshillit Bashkiak Elbasan, Altin Idrizi, drejtori i shërbimit social në Bashkinë Elbasan, Shefki Lika, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera lokale në qytet. Përfaqësuesja e forumit të gruas Elbasan, ka theksuar se ky takim është shumë i rëndësishëm, pasi shërben për rritjen e ndërgjegjësimit përsa i përket rasteve të dhunës në familje kundrejt femrave. I pranishëm në këtë takim, Kryetari i këshillit Bashkiak, Altin idrizi nënvizoi faktin se institucioni që ai drejton, ka qenë përherë në mbështetje të të

drejtave të grave. Ai premtoi se ky suport do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndërsa drejtori i kujdesit

Social në Bashkinë Elbasan, Shefki Lika, është shprehur se kjo Bashki, është një ndër të parat në vend sa i përket referimit të rasteve të dhunës ndaj grave.Gratë dhe vajzat që vijnë nga një marrëdhënie e dhunshme, hasin vështirësi serioze në gjetjen e një pune dhe në intergrimin në shoqëri. Në bazë të statistikave zyrëtare, rezulton se janë gati 59% e grave, të cilat kanë përjetuar të paktën një herë në jetën e tyre një situate dhune në familjet e tyre.

Bashkia në mbështetje të të drejtave të grave dhe rinisë

Fuqizimi i grave të dhunuara dhe kryefamiljare

Ashtu siç ishte premtuar, stafi i filmit “ Mos u Dorëzo” u ka shpërndarë familjeve në nevojë, të gjitha të ardhurat që u mblodhën nga shitja e biletave. Filmi “ Mos u Dorëzo” u prit mjaft mirë në Elbasan, për shkak , jo vetëm të tematikës së zgjedhur, që tërhoqi vemëndjen e të gjithëve, por edhe të mënyrës së trajtimit nga stafi i tij. Në qendër të subjektit të këtij filmi ishtë një fëmijë autik, dhe drama me të cilën u shoqërua ky fakt në familjen e tij. Ndërgjegjësimi i opinionit shoqëror, por edhe instancave shoqërore, ishin objektivi i stafit realizues të filmit. Gajtë gjithë kohës filmi shoqërohet nga një gjëndje e lartë emotive,

“Mos u dorëzo” shkon për bamirësi

por ai më gotitës është pjesa, kur vogëlushja me autizëm i kërkon mamasë së saj, që të mos dorëzohet kurrë, pavarësisht situatave të rënda. Familjet në nevojë që përfituan nga kjo ndihme e vogël, falenderuan pa masë stafin e filmit për mesazhin e arritur dhe misionin human që ato përcollën edhe më anë të dhurimit të të ardhurave të tij. Kanë qenë të shumta aktivitetët sensibilizuese në muajin e autizmit duke tentuar të ndryshojnë mentalitetin shoqëror lidhur me qëndrimin ndaj kësaj sëmundjeje. Për sa i përket filmit të realizuar nga të rinjtë e qytetit të Elbasanit, së shpejti pritet që ai të prezantohet edhe jashtë Shqipërisë.

Maratona “Run For Autism” në mbështetje të autikëve

Duke filluar nga stadiumi “Elbasan Arena” e deri në sheshin Genshër në kuadër të ditës së autizmit, është zhvilluar parada mbështetëse për personat Autikë. Aktiviteti në fjalë vjen katër ditë pas ditës ndërkombëtare të Autizmit dhe është në kuadrin e muajit ndërgjegjësues për autizmin. Kjo paradë e organizuar nga qendra “Fluturo për jetën” në

bashkëpunim me shkollat e qytetit, pati dhe mbështetjen e Këshillit të Qarkut. Drejtoresha e Qendrës “Fluturo për Jetën”, është shprehur mjaft e kënaqur për bashkëpunim më shkollat dhe Qarkun Elbasan dhe veçoi faktin se, nëse do të

jemi bashkë, mund të bëhen shumë gjera të mira. Njëkohësisht dhe kryetari i qarkut Bukurosh Stafa, ka theksuar se institucioni që ai drejton ka qenë gjithmonë në mbështetje të projekteve në ndihmë të kësaj kategorie, që sipas tij meriton më shumë vëmëndje. Autizmi është konsideruar si një nga shqetësimet më të mëdha të botës në shekullin

21. Të dhënat për fëmijët e prekur nga ky çrregullim janë alarmante, pasi një në dhjetë fëmijë mund të jetë autik. Por specialistët bëjnë thirrje që, nëse trajtohet që në fazat e hershme, atëherë mund të ketë rezultate pozitive.

Ndërsa për ndërtimet buzë pranë lumit Shkumbin, z.Disha ka theksuar se janë të tjera institucione që duhet të japin dritën jeshile. Në mbyllje Drejtori

i Auizinit, Mariglen Disha premton për të gjithë qytetarët e qarkut Elbasan se brënda këtij viti do të legalizohen mbi 5000 ndërtesa. Ai nënvizoi dhe faktin se kjo drejtori është duke punuar me ritme të avancuara për tju dhënë mundëisinë qytetarëve të gëzojnë pronën sipas të gjithë dispozitave ligjore.

1016 legalizme për tre muajVijon nga fq.1

Page 3: Organ i Bashkisë së Elbasanit Bashkia në mbështetje të të ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_104.pdf · se edhe Obeziteti apo sëmundjet kardivaskulare përbëjne shqetësim

Gazetë e së hënës 11 prill 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 3Familja dhe shoqëria

Sikur të mos mjafotinin të sëmurët nga ndotja e zonës industrial, Elbasanit i shtohet edhe një sëmundje tjetër, ajo e diabetit. Në Ditën Botërore të Shëndetit, Organizata Botërore e Shëndetësisë vendos t’i dedikohet luftës së diabetit. Sipas mjekut Shefeqet Deliallisi sëmundja e diabetit është duke prekur gjithnjë e më shumë njerëz në gjithe globin. Sipas statistikave, gjithsej në të gjithë Botën njihen 450 milion

raste me diabet, ndërsa për qytetin e Elbasanit, doktor Deliallisi, nuk jep një numër ekzakt, por thotë se çdo vit evidentohen 400 raste te reja me diabet. Sa i përket faktorve të sëmundjes së Sheqerit, siç quhet

Diabeti në Fokusin e Ditës Botërore, mjeku specialist konstaton :

Elbasan , 400 raste

për çdo vit!

ndryshe, diabeti, ndër më kryesorët veçohen mungesa e aktivitetit fizik, stresi, etj. Në fjalën e tij për mediat, mjeku Deliallisi ngulmoi më shumë në parandalimin e diabetit, sesa në luftimin e saj, pasi sipas tij, është gjithmonë më e lehtë parandalimi sesa luftimi. Në ditën botërore të Shëndetit, mjeku Deliallisi u shpreh se edhe Obeziteti apo sëmundjet kardivaskulare përbëjne shqetësim për Organizatën Botërore të Shëndetit. Në ditën Botërore të shëndetit, organizohen aktivitet të shumta për uljen e sëmundjeve epidemike tek qytetarët, duke sensibilizuar këta të fundit që të ushqehen me produkte bio dhe të shëndetëshme. Realisht , qyteti i Elbasanit ,i rrethuar nga zona prodhimtare “bio” ka një shans më tepër që këtë sëmundje ta minimizojë.

Në momentin e parë që ndihemi keq, zgjidhja e menjëhershme është

marrja e antibiotikëve dhe ilaçeve, edhe pse e dimë që shkaktojnë efekte anësore. Madje, disa prindër iu japin fëmijëve të tyre antibiotikë pa u konsultuar fare me mjekun. Një studim i ri i kryer nga një ekip shkencëtarësh ka zbuluar se, dhënia e antibiotikëve tek fëmijët që nuk kanë mbushur akoma 2 vjeç, rrit rrezikun që ata të bëhen obezë kur të rriten. “Antibiotikët janë përdorur për dekada të tëra për shtimin në

Antibiotikët pa mbushur dy vjeç

Rrezikojnë fëmijëtpeshë të bagëtive, dhe studimi ynë konfirmon se antibiotikët kanë të

njëjtin efekt edhe tek njerëzit”, theksojnë autorët e studimit. Sipas tyre ky studim nuk do të thotë se antibiotikët nuk duhet të përdoren kur janë të nevojshëm, por duhet të ndërgjegjësojë si mjekët ashtu edhe prindërit që të mendohen dy herë para se të përdorin antibiotikë tek foshnjat. Përveç obezitetit, antibiotikët japin edhe shumë efekte anësore, të cilat përbëjnë 1 nga 10 shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdeksjes.

Vështirësitë në shëndetin mendor, mund t’i kalojë si një individ i rritur edhe një fëmijë. Shqetësime të ndryshme si hiperaktiviteti, mungesa e vëmendjes dhe ankthet, nuk duhet të anashkalohen nga ana e prindërve. Sipas psikologëve numri i rasteve të fëmijëve që u drejtohen mjekëve specialistë, për shkak të problemeve të ndryshme mendore, sa vjen e po rritet. Ato theksojnë se tek prindërit vihet re një lloj neglizhence, por gjithashtu një pjesë e mirë e tyre kanë edhe mungesë informacioni rreth sëmundjeve të ndryshme që mund të prekin fëmijët. Nga ana e tyre nënvizohet fakti se mjedisi ku rriten fëmijët është mjaft i rëndësishëm për mirërritjen e tyre. -“Përballja e fëmijës në një mjedis ku mbizotëron dashuria, vëmendja dhe besimi, ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijës. Kjo i ndihmon ata të ndërtojnë dhe të kenë një jetë të shëndetshme”, sqarojnë psikologët. Për tu vlersuar gjithashtu është se mungesa e kohës, e vëmendjes apo e dashurisë, nga ana e prindërve, nxit konflikte mes tyre dhe nga mungesa e komunikimit, nuk kuptojnë shqetësimet e fëmijëve, që ndonjëherë mund të jenë dhe serioze. Një prej problemeve mund të jetë çrregullimi obsesiv-kompulsiv. Ato shpjegojnë se ky çrregullim mund të vijë me simptoma si larje e shpeshtë e duarve pa ndonjë arsye, thjesht nga frika e vazhdueshme se mos sëmuren nga ndonjë mikrob. Apo frika për vdekjen e ndonjë anëtari të familjes apo edhe të gjithë familjes, pa asnjë shkak të vërtetë. Por forma të tjera më të lehta të çregullimeve,

Shëndeti mendor i fëmijëve

Psikologët sygjerojne prindërit të mos neglizhojnë

simptomatvijnë në simptoma si vështirësi në përqëndrim, një çrregullim që cenon vëmendjen e fëmijëve, dhe i pengon ata të përqendrohen për një kohë të gjatë. Në formën e hiperaktivitetit, kur fëmijët janë ekstremisht aktiv dhe e kanë shumë të vështirë të

ulen të bëjnë diçka. Shenja kryesore dalluese e hiperaktivitetit është dëshira e vazhdueshme për të lëvizur, pra për mos të qëndruar në një vend edhe kur është i detyruar të qëndrojë në ambiente si shkolla. Si dhe çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Simptomat e ankthit të përgjithësuar janë: nervozizëm, mungesë dëshire për t’u relaksuar, ndjesi lodhjeje të vazhdueshme, vështirësi për t’u përqendruar dhe çrregullime të gjumit. Studimet tregojnë që fëmijët me çregullimet e mësipërme, nëse nuk marrin trajtimin e duhur, do t’i mbartin probleme të tilla edhe kur të rriten, madje duke ia transmetuar edhe fëmijëve të tyre. -“Të gjitha këto mund të shërbejnë si një shkëndijë paralajmëruese që të marrim në konsideratë gjendjen e fëmijës sonë”, thonë psikologët të cilët shtojnë gjithashtu se :-“pavrësisht se jo në të gjitha rastet simptomat mund të shërbejnë për të evidentuar një çrregullim, gjithnjë duhen marrë në konsideratë për t’i paraprirë ndonjë problemi të shëndetit mendor të fëmijës”.

Page 4: Organ i Bashkisë së Elbasanit Bashkia në mbështetje të të ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_104.pdf · se edhe Obeziteti apo sëmundjet kardivaskulare përbëjne shqetësim

4 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 11 prill 2016

Bashkia në ndihmë të komuntitetit

Të njohim të drejtat dhe detyrimet qytetare ndaj pushtetit vendor

Këshilli i Bashkisë Elbasan , pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga administrata e Bashkisë Elbasan “Mbi Taksat e Tarifat Vendore, vjeljen dhe arkëtimin e tyre për vitin 2016, bazuar në ligjin Nr. 8652, Dt.31.07.2000 “Për Organizimin e Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar, me ligjin Nr. 9632, Dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave e Tarifave Vendore”, i ndryshuar, me ligjin nr. 9920, date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërise”, i ndryshuar, si dhe në V.K.B. të meparëshme.

V e n d o s i :

1- Të miratojë taksat dhe tarifat vendore për vitin 2016 si dhe afatet ligjore sipas tabelave te mëposhtëme :

Tabela – A për Taksa e Pasurive të paluajtëshme për ndërtesatTabela – B –për Taksa e fjetjes në hotelTabela – C– për Taksa e ndikimit në infrastrukturëTabela – C/1– për Taksë për objektet në proces legalizimi dhe procedura e mbajtjes së tyreTabela -D- për Taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasurinë e PaluajtëshmeTabela – G –për Tarifa për zënien e hapësirave publikeTabela – H – për Taksa të tabelësTabela – I – për Taksa për vendosjen e tavolinave në hapësirat publikeTabela – K – për Tarifat vendoreTabela – K /1– për Tarifat vendore transportiTabela – K /2– për Tarifat vendore për popullatënTabela – K /3– për Tarifat D.P.K.ZH.T (Urbanistika)Tabela – K /4– për Tarifat vendore sektori veterinarTabela – K /5 për Tarifat të tjera vendoreTabela – K /6– për Tarifat vendore për shërbimeTabela – K /7– për Tarifat vendore privatizim baneseTabela – K /8– për Tarifat vendore Tabela – K /9– për Taksa për tokën bujqësoreK /10 Taksa mbi truallin (jo hapsirë publike)K /11 Tarifa për sektorin e pyjeve dhe kullotave për pyjet në pronësi dhe përdorim të Bashkise. K /12 Tarifa për përdorimin e kullotave dhe livadheve për kullotje.K /13 Tarifë për lidhje të kontratës së ujit të pijshëm me ujësjellësin e Bashkisë për Njësitë AdministrativeK /14 Tarifë uji për ujësjellësa me ngritje mekanike dhe për ujësjellësat me rrjedhje të lirë në Njësitë Administrative

2- Afatet, agjentët tatimorë dhe procedurat ligjore, për vjeljen e tyre sipas legjislacionit në fuqi e vendimeve të mëparëshme të Këshillit.3- Ngarkohet Administrata e Bashkisë të ngrejë taskë forcë dhe të arkëtojë vetë taksat e tarifat vendore sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim dhe në vendime të mëparëshme të Këshillit të Bashkisë.

VENDIM

“Mbi proçedurat për vjeljen e taksave dhe tarifave vendore dhe mbledhjen me forcë të detyrimeve fiskale”

Këshilli i Bashkisë Elbasan, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga administrata e Bashkisë Elbasan “Mbi proçedurat për vjeljen e taksave dhe tarifave vendore dhe mbledhjen me forcë të detyrimeve fiskale” për vitin 2016, me qëllim përcaktimin e procedurave për mbledhjen e detyrimeve fiskale vendore, bazuar në ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në ligjin nr.9632, dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, i ndryshuar, në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në V.K.B nr.106, dt.24.12.2015 “Mbi Taksat e Tarifat Vendore, vjeljen dhe arkëtimin e tyre per vitin 2016”, si dhe në V.K.B. të mëparëshme.

1. Të miratojë afatat dhe procedurat:

Tabela – A Taksa e Pasurive të paluajtëshme për ndërtesat

-Taksa mbi pasuritë e paluajtëshme për ndërtesat është vjetore dhe paguhet :

1.-Për subjektet familjare paguhet në faturën e ujit, sipas marrëveshjes së bërë me shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Elbasan” Sh.a, deri më 31 dhjetor.2.-Per subjektet e biznesit të vogël, të regjistruar në 6-mujorin e parë të vitit, paguhet brenda datës 20 korrik.3. -Për subjektet e regjistruara në 6-mujorin e dytë, ky detyrim paguhet brenda datës 31 Dhjetor.4. -Për subjektet e biznesit të madh, Institucionet e tjera publike dhe jo publike, OJF dhe të gjithë subjektet që disponojnë pasuri të paluajtëshme, ndërtesë, paguhet brenda datës 20 korrik.5. -Mospagimi i taksës brenda afateve të mësipërme, dënohet me gjobë në masën 5-25% të detyrimit të taksës.6. -Gjoba përcaktohet në momentin e llogaritjes së detyrimit, nga Agjensia e Tatimeve. Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave dhe i shtohet vlerës së detyrimit.

V e n d o s i :

Page 5: Organ i Bashkisë së Elbasanit Bashkia në mbështetje të të ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_104.pdf · se edhe Obeziteti apo sëmundjet kardivaskulare përbëjne shqetësim

Gazetë e së hënës 11 prill 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 5

Kujtesë për Njësitë Administrative Vendore

1.Tregjet publike që ka Gjinari,Zavalina,Tregani, Labinoti-Mal,Papër, Funar dhe Labinot-Fushë të administrojnë mirë tarifat e tregut të njësive si burime të ardhurash për Bashkinë.2.Të njoftohen të gjithë fermerët e njësive që të paraqesin aplikimet tek Drejtoria e Bujqësisë Elbasan, për subvencionet në bujqësi dhe blegtori për vitin 2016 deri në 12 Prill, që është afati i fundit.3.Njësitë Gracen, Bradashesh, Papër të njoftojnë fermerët që shesin duhan të grire, se, pas datës 24 Prill do t’i sekuestrohet prodhimi që do tu kapet në treg nga dogana si mallra pa akcizë.4.Zyrat me një ndalesë në Njësitë Administrative të fillojnë evidentimin e problemeve që paraqesin banorët dhe të ndjekin e informojnë zgjidhjen e tyre në bashkëpunim me drejtoritë në Bashki.

5.Të pastrohen akset nacionale të rrugëve nga mbeturinat urbane dhe inertet nga Njësitë Administrative për të parandaluar gjobat nga inspektorati i mjedisit.6.Të lajmerohen fermerët që çdo kërkesë për pajisjen me tapi e plan rilevimi, për çdo parcelë do të bëhet në Njësinë Administrative,

ku kjo e fundit në bashkëpunim me topografët e Bashkisë, ja percjellë Z.V.R.P.P.Elbasan.7.Për të rritur për qindjet e arkëtimit të taksave vendore , duhet të bashkëpunoni me zyrat e gjendjes civile, që t’i shërbehet qytetarëve, pasi ata të kenë shlyer detyrimet ndaj Bashkisë.8.Njësitë Administrative me paketën e re fiskale ,të taksave dhe tarifave vendore të shpërndajnë fletë- detyrimet për çdo familje për vitin 2016, dhe të mos pengojnë qytetarët për arkëtimin e taksave të 2016, duke vazhduar me arkëtimin e taksave të prapambetura të viteve

Probleme dhe detyra për shtatë ditë

të pashlyera.

9.Administrata e Njësive duhet të angazhohet më shumë e me më shumë përgjegjësi për realizimin e të ardhurave të planifikuara për 3 - mujorin e parë 2016 , pasi edhe organikat e njësive janë plotësuar.10.Saktësoni listat e sipërfaqeve të ndërtesës, të truallit për çdo familje e biznes, dhe siperfaqen e hapësirave publike për çdo subjekt tregëtar.11.Saktësoni dhe kontrolloni bizneset debitore për arkëtimin e detyrimeve të prapambetura, sepse ka shumë biznese debitore.

Duket se këtë vit fermerët e Bashkisësë Elbasanit, nuk do të kenë më frikë se do të marrin më pak prodhim, seç kanë hedhur farë. Drejtoria e bujqësisë ka marrë të gjitha msat bpër kontrollin e farërave që ata do të përdorin. Muaji Prill në zonat rurale njihet si një nga muajt me aktivitetin më të lartë përsa i përket punëve në bujqësi, në drejtim të mbjelljeve të kulturave të ndryshme bujqësore. Por gjithashtu ky sezon shoqërohet edhe me një ankth të madh për fermerët, të cilët nuk ndjehen të sigurtë sa i përket

sigurisë dhe cilësisë së farërave, që ata do të përdodin në parcelat e tyre. Por në drejtorinë Bujqësisë Elbasan specialistja e këtij sektori garanton

të kundërtën. Sipas saj në qarkun e Elbasanit nuk ka asnjë rrezik përsa i përket farërave dhe sigurisë së tyre, pasi ato janë të kontrolluara

nga inspektorët e kësaj drejtorie dhe kanë rezultuar brenda standarteve të pranueshme. Më tej, sa i përket sëmundjeve dhe dëmtimeve të mundëshme që mund të pësojnë bimët, Drejtoria e Bujqsisë Elbasan i ka marrë të

Sezoni i mbjelljeve për fermerët

Specialistët heqin frikën e farërave të skaduaragjitha masat që të minimizohet sa më shumë numëri i këtyre sëmundjeve dhe efekti negative i tyre në Bujqësi.Në lidhje më produktet Bio, znj. Suzana Arapi, specialist e pranë kësaj Drejtorie, tha se në qarkun e Elbasanit, është një fermë në Gramsh, e cila prodhon produkte të tilla, por tha se po lobohet që numri i fermave bio në Qarkun Elbasan të rritet. Këtë vit pritet që mbjelljet e kulturave të ndryshme të jenë të mbara dhe kjo për shkak të temperaturave të përshtatëshme në këtë periudhë por edhe të masave që kanë marrrë institucionet përkatëse.

Gjatë ditës së djeshme Inspektoriati i Mbrojtjes së Teritorit Bashkia Elbasan në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve ka kryer këto detyra:-Ka ushtruar kontroll vazhdimisht për të parandaluar dhe për të bllokuar ndërtimet pa leje mbi territorin që mbulon IMT Bashkia Elbasan .Ka verifikuar 7 ankesa të ardhura nga qytetarë të ndryshëm në rajonet 1,3 dhe 5. Ka verifikuar dhe 2 ankesa të ardhura nga prokuroria e rrethit gjyqësor Elbasan.Pas verifikimit nga ana e inspektorëve kryeisnpektori i ka dhënë zgjidhje dhe i ka kthyer përgjigje zyrtare 5 ankesave të ardhura nga njësitë administrative që mbulon bashkia Elbasan si; njësia administrative Papër, Gjinar dhe Shushicë.

Prish për të ndrequr

Aksione të policisë ndërtimore

Page 6: Organ i Bashkisë së Elbasanit Bashkia në mbështetje të të ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_104.pdf · se edhe Obeziteti apo sëmundjet kardivaskulare përbëjne shqetësim

6 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 11 prill 2016 Krijimtari

Bëhet fjalë për librin e shtatë “Shpirtbukuri vllahe” të autorit vllah Mihal Disho. Libri përbëhet nga Haibun,Idioma,Urtësi dhe Fjalorth. Atëhere pse themi pesë? Sepse çdo haibun në fillim dhe në fund shoqërohet edhe me Haiku .Libri së pari përmban njëzetë e gjashtë haibune. Haibun do të thotë prozë në haiku. Duke u shoqëruar secili haibun me nga dy haiku gjë që bëjnë gjithsej pesëdhjetë e dy haiku. Haiku është një vjershë apo poezi tri vargëshe, që shpreh një gjerësi mendimesh, të pasura me figurativitet, i cili shprehet nëpërmjet

PESË LIBRA NË NJËShkrimtari Mihal Disho për shpirtbukurinë vllehe

formës metaforike si meditim i thellë njerëzor .Në thelb haibunet vllahe të Mihal Dishos kanë kulturën vllahe si temë qëndrore , e cila përbëhet nga nëntema nga më të ndryshmet si për punën, dashurinë, lumturinë, zakonet , lirinë , trimërinë , miqësinë, fenë, mençurinë, këto në kohë të ndryshme nga lashtësia e deri sot në kohët modern .Krahas naracionit dhe mendimit poetik Mihali tregon kujdes edhe në ngritjen e tyre në art dhe letërsi nëpërmjet figuracionit origjinal dhe duke u mbështetur tek urtësia , mençuria dhe kultura vllahe . Vllahu prej natyre është artist i vërtetë .E veçanta e këtij libri është se përherë të parë janë dhënë Idioma vllahe. Këto shqip dhe vllahisht. Idiomat janë shprehje me ndërtim të veçantë, tërësisht e pjesërisht të ngurosur, që përdoren në një gjuhë prej kohësh me kuptim të njësishëm , i cili nuk del drejtpërdrejtë nga shuma e kuptimeve të fjalëve përbërëse përngjitëse frazeologjike, njësi frazeologjike; fjalë e veçantë që përdoret në kuptim të figurshëm .Dishoja na ka sjellë plot tridhjetë e nëntë idioma vllahe , të cilat nga thellësitë e shekujve na sjellin anë nga më të ndryshme dhe të veçanta

të kulturës vllahe gënjeshtrën, dembellëkun , pastërtinë , qëndrimin, mendjemadhësinë, llojshmërinë e tjera e tjera, gjë që jo bëhen vlerësimet e duhura të çdo idiome , por ato janë thënë edhe vllahisht edhe shqip , si për vllehtë dhe jo vllehtë . E rëndësishme është se këto janë tipike dhe origjinale vllahe . Po pati mendim tjetër , kuptohet se të tjerët i kanë marrë nga vllehtë .Sipas radhës, së treti , Mihali ka bërë edhe një punë të kujdesshme me urtësitë vllahe, të cilat na i bie në dy gjuhë, të nënës edhe shqip,gjë që janë gjithsej njëqind e njëzetë e shtatë ,më të zgjedhurat dhe urtësi të llojeve të ndryshmë jetësorë . Filozofia e këtyre qëndron në mençurinë dhe zgjuarsinë e vllehëve në shekuj .Së fundi, por jo edhe nga rëndësia është edhe Fjalorthi tematik vllahisht-shqip, i cili përmbledh tridhjetë e pesë tematika .Siç dhe shkruan vetë Mihali tek hyrja e Fjalorthit, vllahisht shkruan me shkronja latine- shqip, për ta përdorur edhe jovllehtë si dhe ato, që nuk e dinë mirë vllahishten .Tematikat janë nga më të ndryshmet si : astronomike , politike , ekonomike, kulturore, gjuhësore, mjekësore, gjeografike si dhe të marrdhënies familjare .Fjalorthi është munduar të kapë tematika dhe fjalë pikante gjë që në

gjuhën e përditshme vllahe padashje dhe paditur zëvëndësohen me fjalë të gjuhëve të tjera . Ata dashamirës të gjuhës të bukur vllahe do t’i drejtohen këtij fjalorthi dhe do ta kalojnë më së miri dhe gjuhësisht këtë padashje dhe padituri që e ka sjellë koha. Mos harroni që kjo gjuhë ka më mijëra vjet që flitet në mjedise të tjera gjuhësore dhe dhënia apo marrja kanë bërë punën e tyre të pashmangëshme .Me domethënie janë edhe mençurirat e thëna për vllehtë nga autorë të huaj , shqiptarë dhe vllehë gjithsej dhjetë dhe që janë vendosur në përthyerjen e kapakut të fundit të librit . Gjithashtu në përthyerjen e kapakut të parë të librit ka edhe thënie për autorin Mihal Disho nga krijues letrarë dhe artistë të tjerë , të cilat përbëjnë rreth gjashtë të tilla .Veçantësia e krijimtarisë së Mihalit dihet që deri tani si bazë ka kulturën vllahe e ngritur artistikisht në llojet haiku , haibun , idioma , urtësi , rrëfenjë , ese , tregime , poema , skica , folklor dhe fjalorth tematik vllahisht-shqip .Siç edhe më ka thënë autori libri i radhës i ardhshëm do të ketë një thyerje i cili do të titullohet “Shpirtmadhësi vllahe” e do t’i kushtohet edhe vllehëve edhe jovllehëve .

20 prilli është dita e përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve për zhvillimin e zgjedhjeve për organet drejtuese të institucioneve publike të arsimit të lartë në Shqipëri. Edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan , “ethet” e garës për Rektor, Dekan, Shefa Departamenti apo Senat Akademik, tashmë kanë filluar. Tashmë janë siguruar emrat e të

Zgjedhjet në universiteteUniversiteti i Elbasanit në pritje të rektorit

gjithë kandidatëve sipas posteve përkatëse për Rektor, Dekan dhe Shefa Departamenti. Kandidati për Rektor do të jetë Profesor – Doktor, Skënder Topi, i cili vjen si kandidati i vetëm për postin e rektorit të UE. Profesor Topi del në këto zgjedhje si kandidat duke lënë postin që mbante deri tani, atë të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në këtë universitet.

Ndërkohë, ndryshe nga gara për rektor ku s`ka kandidatura të tjera, në fakultete, gara është më ndryshe. Në fakultetin e Shkencave Humane janë tre kandidatë për dekan, Albert Riska nga departamenti i gjuhësisë, Rudina Mita dhe Vladimir Tavanxhiu nga departamenti i

historisë dhe i gjeografisë. Gara duket se do të jetë më e ashpër midis këtyre dy të fundit, për shkak se dalin si kandidatë nga i njëjti departament. Në Fakultetin Ekonomik, Altin Idrizi rikandidon përballë profesoreshës Imelda Sejdini, e cila deri tani ka qenë Zëvendës Rektore e Universitetit “Aleksandër Xhuvani’’, ndërsa në këto zgjedhje del si kandidate për Dekane në Fakultetin Ekonomik. Garë e fortë do të jetë edhe në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë katër kandidatë. Ata janë Xhevdet Zeka, Roland Cerepi, Valentina Haxhi Ymeri dhe Bujar Kapllani. Në fakultetin e Shkecave të Natyrës kandidati i vetëm për Dekan është Sotir Mali. Ndërkohë, në Fakultetin e Shkencave Mjeksore nuk ka asnjë kandidat për

postin e Dekanit, që deri më tani është mbajtur nga Profesor , Skënder Topi, që kandidon i vetëm për Rektor në UE. Zgjedhjet do të zhvillohen në datën 20 prill, ku Rektori do të zgjidhet me votën e personelit akademik, ndërsa 10% e votave do të jenë nga studentët. Edhe për Dekanët procesi i zgjedhjes do të jetë i njëjtë, ku personeli akademik i fakultetit do të votojë për kandidatët, ndërsa 10% do të jetë vota e studentëve të atij fakulteti.

Page 7: Organ i Bashkisë së Elbasanit Bashkia në mbështetje të të ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_104.pdf · se edhe Obeziteti apo sëmundjet kardivaskulare përbëjne shqetësim

Gazetë e së hënës 11 prill 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 7

Qyteti i Elbasanit që me ngritjen e tij si një pikë e fortë ushtarake u pajis edhe me hamame, njëra prej të cilave ndodhet shumë pranë Turizmit “ Skampa”, në qendër të qytetit. Hamami është një banjë publike me ujë ose me avull ky kryesisht lahen myslimanët, dhe kohët e fundit ka filluar të preferohet edhe për katolikët. Ky hamam është ndërtuar në fund shekullin e XX – të, më vonë atë e pësoi edhe një banjë tjetër, që për t’u dalluar nga banja e vjetër u quajt Hamami i Ri. Por që në shekullin e dytë të erës sonë përgjatë rrugës Egnatia ndodhet një tjetër hamam pikërisht në fshatin Bradashesh.Stacioni “Ad kuintum” ose (stacioni i pestë ) njihet si stacioni i rrugës Egnatia , ndodhet në fshatin Bradashesh, është monument kulture në varësi të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si dhe për studimin e saj nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.Kjo banjë e njohur ndryshe si

Histori dhe Traditë

Stacioni “ Ad kuintum” objekt shumë shekullor

hamam është ndërtuar përgjatë rrugës Egnatia për ti shërbyer qytetarëve edhe si mutatio, stacion pushimi. Drejtori i Muzeut Etnografik Kreshnik Belegu, shpjegon edhe termin e stacionit “ad kuintum” ose stacioni (banja).“ Ka një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 130m2 me këto mjedise: dhoma e zhveshjes, mjedisi i ngrohtë, mjedisi i nxehtë, dhe ai me ujë të ftohtë. Në brendësi ishte dhoma e zhveshjes që shërbente për lidhjen e mjediseve. Muret e Hamamit, janë ndërtuar me muraturë të përzier. Furnizmi me ujë bëhesh me anë të kanaleve nga një depozitë mbi murin e nimfeut dhe largoheshin me një sistem tjetër kanalizimi”. Ngrohja e ujit dhe mjediseve sipas Belegut kryhej me anë të furrës dhe një sistemi hipokaust, që do të thotë gazrat e nxehtë të krijuara nga djegia e druve qarkullonin së pari nën dysheme dhe në muret e mjedisit të nxehtë si dhe në paretet e mureve.

Banjat e këtij stacioni kanë një zgjidhje racionale p l a n i m e t r i k e dhe estetike. Ky hamam është ndërtuar në fundin e shekullit të II – të të erës sonë. Në këtë banjë kishte personel që shërbente për masazh, për pastrimin e të pafuqishmëve, për mirëmbajtjen, për zjarrin e pastërtinë. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX – të gjatë kohës së rregjimit komunist këto banja u mbyllën, dhe në vitet e fundit të shekullit të XX – të, ato që i kanë qëndruar kohës ruhen si objekte historike e monumente kulture. Rreth këtyre banjave pikërisht në fshatin Bradashesh janë ndërtuar shumë shtëpi, duke krijuar lagjen që mori emrin “ Stacioni i Rrugës Egnatia”.Tashmë këto banja thuajse kanë

dalë jashtë funkisonimit dhe kanë mbetur veç muret dhe gurët e fortë që rrethoheshin banjat.Belegu deklaron se “ me ligjin e ri të Trashëgimisë Kulturore endenuk është bërë asgjë për këtë stacion, duke mos harruar edhe Hamamin që ndodhet shumë pranë Turizmit “ Skampa”. Ky i fundit tashmë është kthyer në një lokal, ku preferohet më së shumti për të rinjtë, dhe ende nuk dihet se edhe për sa kohë këto monumente do të qëndrojnë në këtë gjendje të cilat të lenë për të dëshiruar”.

“Ad kuintum” a many centuries object The city of Elbasan since its startes as a strong military base was also equipped with hamams, one of them is ne the hotel “Skampa”, in the center of the city. Hamam is a public bathroom with water or steam, where mainly Muslims had baths, but later they were preferred even by the Catholics. This hamam was built at the end of the XX century. Later on another bathroom followed the first one that in order to be differentiated from the old one was called the new hamam. Since the 2nd century during the via Egnatia there is another hamam in the village of Bradashesh.“Ad kuintum” station or the fifth station is known as via Egnatia station and is in the village of Bradasheh. It is a monument of Culture depending on the regional directory of the cultural monuments in Tirana and for its studies from the institution of cultural monuments. This bathroom known differently as hamam is built in via Egnatia in order to serve to the citizens as a mutatio, a stopping station. The director of ethnographic museum Mr. Kreshnik Belegu, explains

the term of “ad kuintum” the station .“It has a rectangular plan with a surface

of 130m2 with these environments: changing room, warm environment, hot environment and the one with cold water. There was the changing room inside which served for the connection of the environments. The walls of the hamam are made of mixed materials. The water supply was done through the channels from a deposit above the wall

and was drained by another channel system”.

The heating of the water and of the environments according to Belegu was done through the oven and a hypocaust system, which means that the warm gases created by the burning of the woods circulated first under the floor and in the walls of the hot environment.The bathrooms of this station have a rational plan solution. This hamam is

built at the end of the 2nd century. In this bathroom there were employees that served for massages, for the cleaning of the disabled people, for the maintenance, the fire and cleaning. During the second half of the XX century during the communist regime these bathrooms were closed and the oned that survived to the time are saved as historical objects and cultural monuments. Around the bathroom in the village of bradashesh many houses are built creating the neighborhood that is called “Via Egnatia station”. Now these bathrooms are out of their function and only the walls and the strong stones have remained the one that surrounded the bathrooms. Belegu declared that with the new law of the cultural inheritage nothing is done about this station, not to forget also the hamam that is near the hotel Skampa. This last one is a bar now, preferred by the youth mostly and stil is not known for how long these monuments will be in this situation.

Page 8: Organ i Bashkisë së Elbasanit Bashkia në mbështetje të të ...elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_104.pdf · se edhe Obeziteti apo sëmundjet kardivaskulare përbëjne shqetësim

8 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 11 prill 2016

Për informacion: E-mail: [email protected] Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Rama Graf ”, Elbasan. E-mail: [email protected]

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit, Strategjisë dhe

Ekonomisë.

(Zyra e Shtypit dhe Redaksisë së Botimeve)

Art & dizajn: Nevila Boci

Përgatiti:

The geographical expandure of Elbasan on both sides of river Shkumbin, interrupts and connects all the misical forms, their types and their characteristics, from homofonia to polifonia, and from pentatoni to diatono and from chromatic to enharmonic. The musical folk of Elbasan area is compound by all the types of music since from the homophonic song, polifonic song until to the singing dance ar instrumental music.The city of Elbasan is a sorrounded oas from all this folk diversity. The songs of the city are defined for the age, topic, melody and musicality. The main role is played by the melody of the folk songs from Isuf Myzyri, Mustafa Bodini, Leks Vini. These songs are sang by men and women. The women sing softly meanwhile the men sing like the women but with a bit of louder voice. The first case that the song was sang was in the bektashi environment and many other songs are created and performed in these environments. A fact that is to be emphasized is that the songs of Elbasan are sang even out the the area of origin, something that whitnesses about their moral and artistic values. Ceremonies and rituals of weddings, summer day are totally special and are part of the musical and cultural fund of Elbasan. Also dancing is a characteristic of the city of Elbasan, where most of these folk dances are dance in peer, man and woman. If you would go further in the areas around

Folklori muzikor, oazi i larmisë folklorike

Musical folk, oas of folk diversity the region like the area of Shpat toward Gramsh and Tomorrica, polifonic songs reign in this area with all its characteristics. In this polifonic area is defined the group of historical songs, which are songs for heroes like Gjergj Golemi, Qorr Topuzi,

Skëndërbeu. Interesting are the early songs like “Tanë mori Tanë”, “Këngët e nizamit”, sang by the men with the subject from wars of freedom with polifonic combinations. The women’s songs are simplier.Another polifonic area is the one of Shpat followed by Gostimë, Shtërmen, Shalës, an area that goes toward the field of Dumre and in Belsh. The characteristics are those of polifony from Shpat area with the difference that the receivers melody is softer and with

more variations. The polifionic is more developed mailny in the women’s songs. Belshi is recognized for the men dancing that are performed amazingly by local dancers. Usually the dancings are performed in pairs based on the tradition, but in a later

period they were performed by two or three pairs.The third polifonic area is the one of Sulova which is connected with the area of Muzeqe and with the one of Belsh. The same polifonic lines are saved for men and women. The area is also known for a diversity of instruments.Another folk area is the one of Labinot and Shmili, which differs totally from all the indicators. It is a homofonic area, where are

Shtrirja gjeografike e zonës së Elbasanit, në të dy anët e Shkumbinit, ndërpret dhe lish të gjitha format muzikore, llojet me karakreristikat e tyre, nga homofonia tek polifonia, nga pentatoni tek diatono dhe nga kromatikja tej enharmonikja.Folklori muzikor i trevave të qytetit të Elbasanit gërshetohet me të gjitha llojet e muzikës folklorike, nga kënga homofonike, polifonike e deri tek vallja e kënduar apo muzika instrumemtale.Qyteti Elbasanit qëndron si oazë i rrethuar nga e gjithë kjo larmi folklorike muzikore. Këngët e qytetitm shquhen për moshën, tematikën, melodinë,muzikaliteti. Rol parësor luan melodia e korifejve të këngës popullore, si Isuf Myzyri, Mustafa Bodini, Leks Vini. Këngët janë kënduar nga burrat dhe gratë. Gratë këndojnë butë dhe shoqërohen vetëm nga dajreja, ndërsa burrat këndojnë ashtu si gratë, por edhe me zë të lartë gjoksi. Në rastin e parë kënga është kënduar në rrethin e bektashinjve, dhe ka shumë këngë që janë krijuar dhe ekzekutuar në këto ambjente. Ç’ka vlen për t’u theksuar është se këngët e Elbasnait janë kënduar edhe jashtë zonës e trevave të origjinës, gjë që dëshmon për vlerat e tyre morale, qytetare e artistike. Ceremonotë e ritet e dasmës, ditës së verës, janë krejt të veçanta dhe bëjnë pjesë në fondin e kulturës muzikore qytetare të Elbasanit. Me interes janë edhe vallet, ku karakteristikë e qytetit në kërcimin

e valleve popullore është se shumë prej tyre kërcehen çift, burrë e grua. Po të hidhesh më tej, në zonat e këtij rethi, në zonën e Shpatit drejt Gramshit e Tomoricës, mbizotëron polifonia me karakteristikat e hedhësit, pritësit e grupit të isos. Në këtë trevë polifonike shquhet grupimi i këngëve historike, ku u knëdohet heronjve popullorë si Gjergj Golemit, Qorr Topuzit, Skëndërbeut. Me interes janë këngët e hershme si “Tanë mori Tanë”, “Këngët e nizamit”, kënduar nga burrat me subjekt nga luftërat për liri, me kumbime polifonike. Ndërsa këngët e grave i gjejmë më të thjeshta. Zonë tjetër polifonike është dhe ajo e Shpatit, ku më pas vijohet në Gostimë, Shtërmen, Shalës, zonë që shkon drejt fushës së Dumresë, e cila fuqizohet në Belsh. Karakteristikat janë po ato të polifonisë së Shpatit, veçse me një ndryshim, melodia e marrësit është më e butë, me më shumë variacione, e pasur në elementë deklamativë. Polifionia është më e zhvilluar sidomos në këngët e grave. Belshi ka veçri sepse shquhet në vallet e zhdërvjellta të burrave , që ekzekutohen me mjeshtëri nga kërcimtarë tvendas. Zakonisht vallet kërcehen dyshe sipas traditës, mpor në një periudhë me të vonë edhe nga dy ose tre çifte.Zona e tretë polifonike është ajo e Sulovës, lidhet më zonën e Muzeqesë dhe me atë të Belshit. Ruhen të njejtat

linja të polifonisë si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Zona shquhet për larmi instrumentash, nga fyelli, lavalli, lazanja, pipëzat e deri tek krahu i shqiponjës që është i hershëm. Zonë tjetër folklorike është edhe ajo e Labinotit e Shmilit, e cila ndryshon rrënjësisht më të gjithë treguesit. Është zonë homofonike, ku spikasinkëngët e grave me rituale dasme, djepi, vaji, kurbeti. Vallet janë të rënda në lëvizje, dhe daullja është e rëndësishme , sepse mban ritmin e saj. Kjo zonë shkon drejt Librazhdit, Martaneshit e Dibrës. Zona folkorike e Malësisë së Krrabës, ka si epiqendër Funarin, Korrën, Mollagjeshin dhe zbret në Bixëlle, Balës e Grykë të Zaranikës. Ka po ato karakteristika më këngë e valle të Labinotit e Shmilit, ruan variacionin e saj, sidomos në këngët e grave.

Bradasheshi përbën një zonë tjetër të folklorit muzikor që vijon në Papër e deri në kufijtë e zonës. Vërehen shenjat e para të polifonisë, sidomos në këngët e grabe me iso.ndërsa vallet vijnë duke u zbutur dhe shoqëerohen me orkestër. Janë të njohura vallet e Bradasheshit, që shquhen për meloditë e bukura, ritmet e atmosferën që krijojnë.veçohet si zonë për valltarë virtuozë, interpretues të instrumenteve popullore.Folklori muzikor i trevave të qytetit përbën pasuri me vlera kombëtare të trashëguara në shekuj, së cilës shumë folkloristë, kompozitorë, etnografë, muzikologë e këngëtarë iu përkushtuan dhe duke i qëmtuar këto visare i sollën shërbim të madh popullit e qytetit të Elbasanit.

noticed the song of women with wedding rituals, the cradle, the oil, the migration. The dancing is a bit heavy and the drum is very important with its rhythmj. This area goes toward Librazhd, Martanesh and Dibër. The folk area of the mountain of Krraba has it center Funar, Korra, Mollagjesh and goes down in Bixëlle, Balës and toward Zaranika.It has the same characteristics with songs and dancing of Labinot and Shmil, saves its variation mainly women’s songs.Bradashesh is another folk area that continoues in Papër until to the borders of the area. There are noticed the first signs of polifonia, mainly in women’s songs with echo, meanwhile the dancing are softer and the music is performed by the orchestra. There are known the dancing of Bradasheshit, with their beautiful melodies, rhythms and atmosphere created by them. The musical folk of Elbasan area is a richness of national values inherited in centuries to which many misicians committed themselves to discover this value and made a great service to the city of Elbasan.