31
Kujdesi Parësor Shëndetësor në Kosovë Studimi i Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

Kujdesi Parësor Shëndetësor në Kosovë Studimi i Cilësisë ... · Me qëllim të vlerësimit të gjendjes së projektit dhe progresit të pritshëm, është realizuar mbledhja

  • Upload
    others

  • View
    12

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Kujdesi Parësor Shëndetësor në Kosovë

Studimi i Cilësisë së Kujdesit

Shëndetësor 2016

Përmbledhje e Raportit

Kujdesi Parësor Shëndetësor në Kosovë

Studimi i Cilësisë sëKujdesit Shëndetësor

2016Përmbledhje e Raportit

MirënjohjeJemi shumë mirënjohës për znj Debra Stevenson, Dr Qamile Ramadani dhe tërë stafin e projektit që kanë mbështetur këtë studim. Gjithashtu falënderojmë koordinatoren vendore të studimit Dr. Pranvera Krasniqi dhe mbledhësit e të dhënave që kanë bërë një punë të shkëlqyer në terren. Së fundi, do të donim të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë pjesëmarrësit në studim, duke përfshirë menaxherët e objekteve shëndetësore, mjekët dhe pacientët.

Swiss Tropical and Public Health InstituteSocinstrasse 574002 Basel, Switzerland

Website: www.swisstph.ch

Dr. Manfred ZahorkaSenior Public Health SpecialistHead of UnitSwiss Centre for International Health

Tel: +41 61 284 [email protected]

Debra StevensonTeam Leader Accessible Quality Healthcare (AQH) ProjectEmail: [email protected]

Save the Children Schweiz Sihlquai 253 8005 Zürich, Switzerland

www.savethechildren.ch

Të gjitha fotot janë bërë nga znj. Layla Barakepërveç fotos së botuar në faqe 23.

Përmbajtja

Përmbledhje ekzekutive ................................................................................................4

1 Historiku ......................................................................................................................61.1 Projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” .................................................. 61.2 Përmbledhje e cilësisë së kujdesit shëndetësor ............................................................. 7

2 Objektivat ....................................................................................................................7

3 Metodologjia ...............................................................................................................83.1 Dizajnimi i studimit ........................................................................................................ 83.2 Fusha e studimit dhe popullata e synuar ....................................................................... 93.3 Madhësia e mostrës dhe strategjia e mostrimit ............................................................ 103.4 Mbledhja dhe analizimi i të dhënave ............................................................................ 113.5 Vlerësimi etik ............................................................................................................... 11

4 Rezultatet ..................................................................................................................124.1 Vlerësimi i infrastrukturës ............................................................................................. 12

4.1.1 Infrastruktura dhe pastërtia e përgjithshme e institucionit ...............................................124.1.2 Higjiena .........................................................................................................................134.1.3 Llogaridhënia/transparenca publike ...............................................................................134.1.4 Udhëzimet dhe materialet .............................................................................................144.1.5 Pajisjet dhe furnizimet themelore/esenciale....................................................................144.1.6 Pajisjet për vlerësimin dhe përcjelljen e rritjes së fëmijës ................................................154.1.7 Barnat dhe produktet mjekësore ...................................................................................15

4.2 Vrojtimet klinike ........................................................................................................... 154.3 Numri i vrojtimeve dhe profili demografik i pacientëve .................................................. 15

4.3.1 Parimet e anamnezës, ekzaminimit fizik dhe parandalimit të infeksioneve ......................164.3.2 Pacientët me diabet ......................................................................................................174.3.3 Pacientët me hipertension .............................................................................................184.3.4 Këshillimi i pacientëve për arsye të tjera përveç diabetit apo hipertensionit ....................19

4.4 Intervistat dalëse .....................................................................................................................204.4.1 Profili socio-ekonomik i të anketuarve ...........................................................................204.4.2 Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore...................................................................214.4.3 Sigurimi shëndetësor dhe shpenzimet shëndetësore .....................................................224.4.4 Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore në mesin e personave që marrin ndihmë sociale apo ekonomike .....................................................................................224.4.5 Njohuritë, qëndrimet dhe praktikat ................................................................................23

5 Konkluzionet .............................................................................................................25

6 Referencat ................................................................................................................28

Shtojca A: Shkurtesat ..................................................................................................29

4

Përmbledhje ekzekutiveHyrje

Ekziston një perceptim i përgjithshëm se cilësia e shërbimeve të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH) në Kosovë është e dobët. Çështjet e cilësisë përfshijnë për shembull mungesën e furnizimeve esenciale, pajisjeve esenciale mjekësore, mungesën e stafit gjatë orarit të punës duke rezultuar në pritje të gjatë, sjelljen jo të mirë të stafit, dhënien përparësi miqve të stafit mjekësor ndaj të tjerëve që kanë pritur më gjatë, trajtimn e dobët të ankesave, kushtet e dobta higjienike, mungesën e informacionit nga stafi - qoftë gojarisht ose nëpërmjet materialeve informuese; dhe ‘jo tolerancë’ për pacientët të cilët kanë nevoja të veçanta. Nuk janë funksionale sistemet adekuate për të monitoruar cilësinë e kujdesit. Cilësia e kujdesit shëndetësor në Kosovë përbën një shqetësim për grupet më të cenueshme të popullsisë. Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) në Kosovë ka për qëllim përmirësimin e shëndetit të popullatës kosovare, të sigurojë se janë fuqizuar of-ruesit e kujdesit shëndetësor, se menaxherët janë në gjendje të përmbushin nevojat e pacientëve (sidomos gru-peve të cenueshme) dhe se pacientët janë më të vetëdijshëm mbi të drejtat dhe nevojat e tyre. Projekti AQH, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), u lansua në vitin 2015 dhe zba-tohet në 12 komuna. Me qëllim të vlerësimit të gjendjes së projektit dhe progresit të pritshëm, është realizuar mbledhja e të dhënave parësore bazë përmes sondazhit mbi cilësinë e kujdesit në institucionet shëndetësore.

Metodat

Ne kemi realizuar një studim ndër-sektorial në 40 institucione parësore shëndetësore në vende urbane dhe rurale në të gjitha 12 komunat. Anketa mat tiparet e strukturës, procesit dhe rezultatit duke ndjekur kornizën ashtu siç është paraqitur nga Donabedian (1988, 1990). Ne kemi vlerësuar infrastrukturën në institucione të ndryshme (atributet strukturore), ndërveprimet ofrues-pacient përmes vrojtimit klinik (atributet e procesit) dhe kënaqshmërinë e pacientit si një përfaqësues i atributeve të rezultatit. Gjatë vrojtimeve klinike, vëmendje e veçantë i është dhënë pacientëve me diabet dhe me hipertension.

Rezultatet

Vlerësimi infrastrukturor Dallimet në infrastrukturën e institucioneve dhe në pastërtinë e përgjithshme ishin të shpeshta në mes të in-stitucioneve të ndryshme. Zakonisht rezultatet ishin të mira për pastërtinë e zonave të pritjes, në sigurimin e privatësisë në dhomat e konsultimit dhe në disponueshmërinë e energjisë elektrike. Furnizim me ujë dhe en-ergji elektrike kishte në të gjitha institucionet e vlerësuara, por është raportuar se ka ndërprerje të shpeshta. Shqetësimi kryesor ishte menaxhimi i mbeturinave, në veçanti largimi dhe grumbullimi i mbeturinave infektive ose të mprehta. Dezinfektuesit dhe pikat e pastrimit afër banjos nuk kane qenë gjithmonë në dispozicion. Informacionet bazë (p.sh. orari i punës, tarifat) janë shfaqur në institucione, por numrat e telefonit shumë më rrallë. Gjithashtu, kishte të vendosur posterë me logot/markat tregtare të kompanive farmaceutike në 23% të institucioneve.

Në mesin e pajisjeve mjekësore, nuk kemi gjetur as pajisjet më elementare siç janë termometri apo stetosko-pi në të gjitha institucionet. Gati asnjë objekt nuk kishte pajisje të mjaftueshme për të vlerësuar zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve. Pajisjet për shërbime gjinekologjike ishin në dispozicion në shumë institucione, edhe pse jo gjithmonë ishin ne dispozicion të gjitha pajisjet e nevojshme.

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

5

Institucionet në vendet rurale në përgjithësi kanë rezultate më të ulta në infrastrukturë, krahasuar me insti-tucionet në vendet urbane. Kjo mospërputhje në infrastrukturë mund të ndikojë në mënyrë disproporcionale tek fëmijët nën moshën 18 vjeçare që duket se shkojnë në institucione në vendet rurale në përqindje më të lartë se sa të rriturit (46-48% e fëmijëve në mostër krahasuar me 24-25% e të rriturve në mostër).

Vrojtimet klinike Dallimet në institucione sipas komunave janë të shpeshta. Në përgjithësi mjekët ishin të sjellshëm dhe siguro-nin konfidencialitetin e pacientit. Aplikimi i masave të higjienës dhe parandalimit të infeksionit ishte shqetësimi kryesor gjatë konsultimeve klinike. Pastrimi i duarve me sapun, aplikimi i procedurave të dekontaminimit, dhe përdorimi i dorezave apo maskave ashtu siç kërkohet ishte jashtëzakonisht i ulët. Për pacientët me diabet, hip-ertension dhe sëmundje të tjera, ne kemi identifikuar se parashtrimi i pyetjeve dhe marrja e anamnezës, si dhe dhënia e këshillave dhe udhëzimeve ishin më të zakonshme se sa kryerja e ekzaminimeve klinike siç kërkohet, edhe pse përmirësimet janë të nevojshme në të tri aspektet.

Intervistat dalëseKënaqshmëria e raportuar e pacienteve ishte relativisht e lartë dhe nuk ndryshonte në mes të QKMF-ve dhe QMF-ve ose në mes të komunave. Megjithatë, kemi vërejtur mjaft dallime në mes të institucioneve të ndryshme në kuadër të komunave. Numri i intervistave dalëse të realizuara ndryshonte shumë nga numri i vrojtimeve klinike që ne kemi kryer për shkak se pacientët ndonjëherë nuk kanë qenë të gatshëm për të bërë intervistën për arsye të ndryshme siç janë festat dhe mungesa e kohës. Në mënyrë tipike kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore është e vështirë të matet pasi që besimet kulturore dhe varshmëria në mes të pacientit dhe ofruesit ndikojnë në kënaqëshmerine, si dhe niveli i përgjithshëm i edukimit shëndetësor të popullsisë dhe të kuptuarit e tyre se çfarë duhet të jetë cilësia e shërbimeve. Pavarësisht rezultatit pak më të ulët në vlerësimin e infrastrukturës dhe vrojtimeve klinike, kënaqshmëria e raportuar me shërbimin ishte më e lartë në institucionet në vendet rurale ku më shumë persona kane deklaruar se ata ishin “shumë të kënaqur” me shërbimet (41% kundrejt 31%) dhe më pak persona se ishin të “pakënaqur” (0.2% kundrejt 4%) ose “shumë të pakënaqur” (0.8% kundrejt 6%).

6

1. Historiku 1.1 Projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”

Në maj të vitit 2015, Ministria e Shëndetësisë (MSH) e Kosovës dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në lidhje me projektin “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH). Qëllimi i përgjithshëm i projektit AQH është të vlerësojë nëse shëndeti i popul-latës kosovare është përmirësuar, nëse janë fuqizuar ofruesit e kujdesit shëndetësor, nëse menaxherët janë në gjendje të përmbushin nevojat e pacientëve (sidomos grupeve të cenueshme), dhe nëse pacientët janë më të vetëdijshëm për të drejtat dhe nevojat e tyre.Rezultatet e mëposhtme të pritshme do të vlerësohen gjatë vazhdës së studimit:

Rezultati 1 - Ofruesit e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH) në komunat e përfshira në projekt ofrojnë shërbime cilësore që i përgjigjen më mirë nevojave të komuniteteve, duke përfshirë ato të grupeve të cenueshme. Ky komponent i projektit AQH është i orientuar drejt ofruesve dhe ka për qëllim përmirë-simin e cilësisë së ofrimit të shërbimit, duke zvogëluar barrierat e qasjes dhe duke i bërë shërbimet më të përgjegjshme ndaj nevojave të pacientëve.

Rezultati 2 - Menaxherët shëndetësorë në komunat e projektit përmirësojnë përformancën e tyre në udhëheqjen e ofrimit të shërbimeve drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë që i përgjigjet nevojave të komuniteteve. Ky komponent synon fuqizimin e integrimit të shërbimeve në nivel komunal përmes menaxhimit të përmirësuar, bashkëpunimit më të fuqishëm ndër-sektorial, rritjes së efektivitetit dhe qa-sshmërisë së shërbimeve shëndetësore dhe duke adresuar përcaktuesit kontekstualë dhe faktorët e rrezikut për sëmundje-shëndet.

Rezultati 3 - Vetëdijesimi mbi shëndetin dhe sjellja e popullsisë për kërkimin e kujdesit shëndetësor në komunat e përfshira në projekt është përmirësuar (në veçanti të grupeve të cenueshme) dhe janë fuqizuar komunitetet për të kërkuar të drejta për shërbime cilësore dhe qasje më të mirë në kujdes shën-detësor. Ky komponent është i orientuar drejt popullatës duke promovuar një rol të pacientit aktiv për ofrimin e shërbimeve të KPSH, duke ndikuar pozitivisht në sjelljen për kërkimin e kujdesit shëndetësor - veçanërisht për të varfrit dhe ata që nuk kanë marrë ose kanë marrë pak shërbime - dhe promovimin e jetesës së shëndetshme në nivele të popullatës.

Rezultati 1 Rezultati 2 Rezultati 3

Ofruesit e Kujdesit Parë-sor Shëdetësor në komu-

na: partnere të projektit ofrojnë shërbime cilësore që i përgjig-jen më mirë nevojave të komu-niteteve, përfshirë ato të gru-peve të cenueshme.

Menaxherët shëndetësor në komunat partnere të

projektit përmirësojnë perfor-mancën e tyre në udhëheqjen e ofrimit të shërbimeve drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë që i përgjigjet nevo-jave të komuniteteve

Vetëdijësimi mbi shënde-tin dhe sjelljen e popull-

sisë për kërkimin e kujdesit shëndetësor në komunat part-nere të projektit është përmirë-suar (në veçanti të grupeve të cenueshme) dhe komuniteteve janë fuqizuar që të kërkojnë të drejtën për shërbime cilësore dhe qasje më të mirë në kujdes shëndetësor.

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

7

1.2 Përmbledhje e cilësisë së kujdesit shëndetësor

Për këtë studim ne kemi marrë parasysh një përkufizim operacional të cilësisë së shërbimeve shëndetësore bazuar në dizajnimin e cilësisë së kujdesit (CK) nga Donabedian (1988, 1990), i cili është përdorur shpesh në studime të ngjashme (Boller, Wyss et al., 2003; Matthys, 2013). Cilësia e shërbimeve dhe kujdesi karakter-izohen aty nga tri dimensione: atributet strukturore, atributet që lidhen me procesin dhe atributet që lidhen me rezultatet. Atributet e procesit shpesh nën-ndahen tutje në dimensione teknike dhe ndër-personale. Ideja themelore e qasjes tri-pjesëshe është bazuar në supozimin se tre dimensionet janë të lidhura me njëri-tjetrin dhe përfundimisht me cilësinë e shërbimit: struktura e mirë rrit gjasat për procese të mira dhe procesi i mirë rrit mundësinë e rezultateve të mira, edhe pse rezultatet janë më tepër një pasojë se një komponent i cilësisë së shërbimeve.

Atributet strukturore ndërlidhën me ambientin ku ofrohet kujdesi shëndetësor. Këto atribute kryesisht i referohen strukturës organizative, burimeve njerëzore dhe financiare, si dhe materialeve në dispozicion. Ajo mund të përfshijë edhe përformancën teknike të praktikuesve.

Atributet e procesit i referohen asaj që është bërë gjatë ofrimit dhe pranimit të kujdesit shëndetësor. Këto atribute përfshijnë ndërveprimin ofrues-klient, sjelljen dhe aspektet teknike, dhe marrëdhëniet ndër-personale/kënaqshmërisë së klientit.

Atributet e rezultatit vështrojnë efektet e kujdesit në gjendjen e shëndetit të popullatës. Rezultatet prandaj konsiderohen si një rezultat i cilësisë së kujdesit, duke përfshirë, për shembull, mbijetesën dhe shërimin e pa-cientëve ose, në mënyrë indirekte, kënaqshmërinë e pacientit.

2. ObjektivatSi hap i parë në drejtim të përmbushjes së objektivave të AQH, është realizuar një studim bazë i cilësisë së kujdesit i bazuar në institucione nga janari deri në maj të vitit 2016.

Objektivi i këtij vlerësimi bazë është matja e cilësisë së kujdesit në lidhje me aspektet strukturore dhe proce-durale, si dhe rezultatet e përzgjedhura në KSHP në 12 komuna të Kosovës.

Objektivat specifike të këtij studimi bazë janë:

• Krijimi i një baze mbi cilësinë e shërbimeve shëndetësore në disa qendra të KPSH-së në komunat e përfshira në projekt të cilat i adresojnë aspektet strukturore dhe procedurale

• Krahasimi i aspekteve të cilësisë së shëndetit ndërmjet institucioneve shëndetësore urbane kundrejt atyre rurale në 12 komuna

• Ofrimi i informacionit se në çfarë shkalle ofruesit shëndetësorë kanë infrastrukturë dhe materiale harxhuese në dispozicion, siç janë të përshkruara në normat kombëtare të KSHP-së ose, nëse nuk janë në dispozicion, normat e OBSH-së

• Krijimi i një baze mbi kënaqshmërinë e pacientit në qendrat e KSHP-së dhe krahasimi i kën-aqshmërinë së pacienteve mes burrave dhe grave dhe krahas treguesve të gjendjes socio-ekono-mike

8

3. Metodologjia3.1 Dizajnimi i studimit

Studimi CK është dizajnuar si një anketë nder-sektoriale me bazë në institucione. Anketa është përcaktuar për të matur aspektet e cilësisë së kujdesit të shërbimit të KSHP-së në komunat e përfshira në projekt. Ai mbulon cilësinë e përgjithshme të infrastrukturës së institucioneve (aspektet strukturore), cilësinë e ndërveprimeve ofrues-pacient (aspektet e procesit) dhe kënaqshmërinë e pacientit pas konsultimit (rezultatin). Anketa është dizajnuar si një studim i trendëve (anketa ndër-sektoriale në kohë të ndryshme duke përdorur të njëjtat mjete) për të matur ndryshimet me kalimin e kohës. Studimi vlerëson cilësinë e kujdesit të ofruar për të gjitha grupet e pacientëve, por në veçanti do të përqendrohet në pacientët me sëmundje kardiovaskulare, duke përfshirë diabetin dhe hipertensionin.

Modulet për anketën mbi CK janë të bazuara në studimet e mëparshme mbi Cilësinë e Kujdesit të zbatuara nga ana e Swiss TPH në Taxhikistan (Matthys, B., 2012), në Çad (Lechthaler, F., 2015) dhe Shqipëri (Kiefer S., 2015). Të gjitha këto studime konsiderohet se janë një përzierje e treguesve nga Vlerësimi i Gatishmërisë dhe Disponueshmërisë së Shërbimit (SARA-Service Availability and Readiness Assessment) së OBSH-së dhe “Mjetit për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor”, në kuadër të programit “ACCESS”, mbështetur nga Fondacioni Novartis për Zhvillim të Qëndrueshëm (2014) si relevante. Modulet janë përshtatur për kontekstin lokal të Kosovës duke marrë parasysh normat kombëtare të KPSH-së ose, kur këto janë në dispozicion, nor-mat e OBSH të caktuara në Pakon e Ndërhyrjeve Esenciale të Sëmundjeve Jo-Ngjitëse (SJN).

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

9

3.2 Fusha e studimit dhe popullata e synuar

Projekti AQH është duke u zbatuar në 12 komunat e mëposhtme:

Fushë Kosovë; Gjakovë; Gllogovc; Graçanicë; Junik; Lipjan; Malishevë; Mitrovicë; Obiliq; Rahovec; Skenderaj; and Vushtri.

Anketa baze e CK synon KSHP-në në zonat rurale dhe urbane që ofrojnë KSHP. Gjatë anketimit janë grumbul-luar të dhëna në tri nivele të ndryshme:1) institucionet shëndetësore, 2) ofruesit shëndetësorë dhe 3) pacientët.

Kriteret e përfshirjes për vlerësimin bazëKriteret e përfshirjes për institucionet shëndetësore janë paraqitur në vijim:

• Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ose Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) • Të paktën një mjek i caktuar në institucion të paktën për një ditë në javë

Kriteret e përfshirjes për ofruesit shëndetësorë të institucioneve të përzgjedhura për vrojtimet ofrues-pacient kanë qenë:

• Mjekët që ofrojnë shërbime të kujdesit parësor shëndetësor • Pacientët, 18 vjeç ose më të vjetër, ose të shoqëruar nga një përfaqësues ligjor, që qasen në insti-

tucione dhe marrin konsultim nga një ofrues shëndetësor• Pëlqimi i informuar verbal i dhënë nga ofruesi• Pëlqimi i informuar verbal i dhënë nga pacienti ose përfaqësuesi i tij / saj ligjor (nëna / babai / kuj-

destari)

Kriteret e përfshirjes për pacientët që qasen në institucionet e përzgjedhura dhe që pranojnë konsultime ishin:• Pacientët, 18 vjeç ose më të vjetër, ose të shoqëruar nga një përfaqësues ligjor, që qasen në insti-

tucion dhe marrin konsultim nga një ofrues shëndetësor• Pëlqimi i informuar verbal i ofruar nga pacienti ose përfaqësuesi i tij / saj ligjor (nëna / babai / kujde-

stari) • Qasja në institucion për të marrë shërbime qoftë për veten e tyre apo për të miturit me përcjellje të

tyre

10

3.3 Madhësia e mostrës dhe strategjia e mostrimit

Mostrimi i institucioneve shëndetësore Ne kemi aplikuar një procedurë të mostrimit të rastësishëm proporcional me madhësinë për secilën nga do-menet duke supozuar se institucionet do të ndahen për zonat urbane dhe rurale në proporcion me madhësinë e popullsisë urbane dhe rurale në rajon. Numri i vizitave mjekësore gjatë janarit të vitit 2016 është konsideruar si një përfaqësim i vizitave të përditshme.

Mostrimi i ofruesve për vrojtimet ofrues-klient Të gjitha konsultimet ofrues-pacient, për të cilat është marrë pëlqimi i informuar nga pacienti, janë vrojtuar në çdo qendër shëndetësore1. “Ofruesi” këtu i referohet vetëm mjekëve (shih kriteret e përfshirjes). Një ofrues i kujdesit shëndetësor ka mundur, por nuk ka pasë nevojë të vrojtohet në mënyrë të përsëritur.

Mostrimi i pacientëve gjatë intervistave dalëse (pas konsultimit)Sa i përket intervistave dalëse, të gjithë pacientët që kanë pranuar shërbime të kujdesit shëndetësor për veten e tyre ose për fëmijë nën kujdesin e tyre në institucion do të intervistoheshin në dalje, me kusht që të jepet pëlqimi i tyre2. Pacientët e përfshirë për intervista dalëse nuk duhet domosdoshmërisht të jenë të njëjtë me ata të përfshirë për vrojtim ofrues-pacient (shih kriteret e përfshirjes).

Intervista dalëse gjithashtu përmbante një numër të kufizuar pyetjesh mbi njohurinë, qëndrimin, praktiken dhe sjelljen (KAPB) në lidhje me infeksionet akute respiratore (IAR), diarenë dhe sëmundjet jo-ngjitëse (SJN), sidomos të diabetit dhe hipertensionit. Personat në dalje, të cilët kanë vizituar institucionin shëndetësor rreth kujdesit antenatal, shëndetit të fëmijëve dhe / ose imunizimit janë pyetur në lidhje me IAR-në dhe diarenë. Të gjithë personat e tjerë të cilët kishin dalur u pyetën në lidhje me KAPB mbi SJN.

1 Varësisht nga kapaciteti i mbledhësve të të dhënave.2 Varësisht nga kapaciteti i mbledhësve të të dhënave.

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

11

3.4 Mbledhja dhe analizimi i të dhënave

Para mbledhjes së të dhënave, autoritetet përkatëse, konkretisht Drejtoritë për Shëndetësi dhe Mirëqenie So-ciale (DSHMS), si dhe menaxherët e të gjitha institucioneve të përzgjedhura në të gjitha komunat e anketuara, u informuan rreth studimit, qëllimit dhe orarit.

Ekipi i mbledhjes së të dhënave përbëhej nga 12 mbledhës të të dhënave, të ndarë në 6 nën-ekipe. Shumica e mbledhësve të të dhënave vinin nga fusha e mjekësisë dhe shëndetësisë publike si dhe kishin përvojë të mëparshme rreth anketave. Kudo që ka qenë e mundur, ne kemi bere përpjekë të bëjmë një balancim gjinor brenda nën-ekipeve (1 femër, 1 mashkull). Çdo nën-ekipi i ishte caktuar një grup i institucioneve të caktuara, ku ata kryenin vlerësimet. Nën-ekipet janë monitoruar nga afër nga koordinatori lokal i studimit dhe mbikëqyrësit. Mbledhja e të dhënave në terren zgjati 10 ditë pune: nga 25 prill 2016 deri më 10 maj 2016.

Procedurat në vijim janë ndjekur tek secili institucion:1) Prezantimi i qëllimit dhe procedurave të anketës për ofruesit e synuar të shërbimeve.2) Mbledhja e të dhënave

• Duke filluar me vëzhgimin ofrues-pacient dhe intervistat dalëse me pacientë të kryera në institucion

• Intervistat dalëse me klientët janë kryer në një vend të përshtatshëm duke siguruar privatësinë dhe konfidencialitetin

• Atributet strukturore të ndërlidhura me infrastrukturë dhe menaxhment janë vlerësuar pas orarit të konsultimeve gjatë pasditeve

Mbledhja e të dhënave është realizuar në mënyrë elektronike duke përdorur softuerin Open Data Kit (ODK)3 në tablet. Gjatë dhe pas çdo dite të mbledhjes së të dhënave, koordinatori lokal i studimit dhe mbikëqyrësit kanë realizuar kontrollin e sigurimit të cilësisë.

Gjatë analizës së të dhënave të fituara u ruajt konfidencialiteti i plotë i të anketuarve. Të dhënat u analizuan me anë të softuerit Stata Statistical Software v12.1. Për të përllogaritur pikët e përgjithshme për secilin atribut, u caktuan peshat që pasqyronin rëndësinë relative të secilit tregues. Këto pesha u përcaktuan në bazë të gjykimit profesional, si dhe në bazë të përvojës nga studimet tjera të ngjashme.

3.5 Vlerësimi etik

Para intervistave dhe vrojtimeve, pjesëmarrësve iu dha një fletushkë informative dhe u kërkua pëlqimi i tyre. Në këtë kontekst, pjesëmarrësit u informuan që a) pjesëmarrja e tyre është vullnetare, b) mund të tërhiqen nga pjesëmarrja në çdo kohë pa kurrfarë pasoje, c) mospjesëmarrja nuk do të ketë pasoja negative. Pjesëmarrësit po ashtu u informuan se si do të përdoren të dhënat dhe që konfidencialiteti do të ruhet pasi që nuk do të merren as emrat e tyre dhe as të dhëna të tjera identifikuese.

Aprovimi etik ishte marrë nga Bordi për Mbikëqyrje Etiko-Profesionale më 13 prill 2016 (numri i referencës: 02/2016).

3 Open Data Kit (ODK) është softuer gratis dhe me kod të hapur burim për mbledhjen mobile të të dhënave. https://opendatakit.org/

12

4. Rezultatet4.1 Vlerësimi i infrastrukturës

Kjo pjesë paraqet rezultatet e vlerësimit të infrastrukturës, i cili u realizua në 40 institucione, -12 Qendra Krye-sore të Mjekësisë Familjare dhe 28 Qendra të Mjekësisë Familjare. Tre institucione ishin qendra të kujdesit parësor shëndetësor nga pjesa me shumicë serbe e Kosovës.

Të gjitha, përveç dy prej institucioneve të vlerësuara, kishin një mjek të pranishëm gjatë pesë ose më tepër ditësh në javë, ndërsa sa u përket dy institucioneve të tjera, njëri kishte një mjek për 3-4 ditë në javë dhe tjetri për 1-2 ditë në javë. Shërbimet e ofruara nga institucionet përfshinin planifikimin familjar, kujdesin antenatal, imunizimin, shërbimet shëndetësore për fëmijët (parandalimi dhe trajtimi) dhe shërbimet shëndetësore për ad-oleshentët, shërbime për SJN dhe disa shërbime laboratorike.

Vlerësimi i infrastrukturës përfshiu pjesët mbi pastërtinë dhe mirëmbajtjen e përgjithshme, aspektet e hig-jienës, llogaridhënien/transparencën publike (duke përfshirë publikimin e numrave kontaktues të qendrës shën-detësore, tarifat, informatave lidhur me linjën telefonike të qeverisë për ankesa, mekanizmave të informatave kthyese dhe mungesën e logove farmaceutike në posterë, etj.), disponueshmërinë e udhëzimeve dhe mate-rialeve, pajisjet e përgjithshme mjekësore dhe disponueshmërinë e barnave dhe produkteve mjekësore. Sa u përket pajisjeve mjekësore, ne vlerësuam jo vetëm disponueshmërinë e tyre, por edhe nëse ishin funksionale. Rrjedhimisht, përllogaritëm një indeks mbledhës duke përfshirë të gjithë artikujt për të vlerësuar infrastrukturën dhe llogaritëm sa pikë prej pikëve të përgjithshme të mundshme për infrastrukturë u arritën për çdo institucion.

Pikët e përgjithshme të infrastrukturës për institucionet individuale sillen ndërmjet 32% dhe 90%. Infrastruktura duket pak më e mirë në QKMF-të krahasuar me QMF-të. Dallimet nuk janë me rëndësi statistiko-re. Pikët mesatare të infrastrukturës për të gjitha institucionet janë 56.8%.

4.1.1 Infrastruktura dhe pastërtia e përgjithshme e institucionit

Në përgjithësi, institucionet ishin të pastra (92.3%) dhe kanë dhoma ose hapësira të pritjes (87.2%). Hapësirat e pritjes ishin të pastra (97.4%), ndërsa privatësia sigurohej në dhomat e konsultimit (97.4%), të cilat lënë një përshtypje të përgjithshme pastërtie (89.7%) dhe janë të ndriçuara mirë (92.3%). Raftet në institucione ishin të skeduar dhe të renditur (97.4%) dhe 77% e institucioneve kanë sistem për evidentimin e pacientëve. Në të gjithë parametrat e infrastrukturës dhe pastërtisë, QKMF-të kanë pikë më të larta se QMF-të. Ndërmjet insti-tucioneve, pikët sillen ndërmjet 40% dhe 100%.

Të gjitha institucionet kanë energji elektrike (100%), mirëpo mbi 8 nga 10 institucione (84.6%) kishin pasur ndërprerje të rrymës gjatë 7 ditëve para vlerësimit. U raportua që këto ndërprerje të rrymës ndodhnin gjatë kohëve të caktuara të vitit (82%), kryesisht në dimër (63% e të gjithave që raportuan ndërprerje sezonale të rrymës) ose gjatë renovimeve/punimeve (9% e ndërprerjeve “sezonale” të rrymës). 21 institucione (54%) kishin një gjenerator funksional, 95% e të cilëve kishin karburant në dispozicion në ditën e vlerësimit.

Më pak të shpeshta ishin dhomat e ndara të konsultimit për gratë (46.2%) dhe fëmijët (41%), të cilat, meg-jithatë, ishin dukshëm më të pranishme në QKMF (82%) krahasuar me QMF (32%). E njëjta vlen edhe për sistemin funksional të ngrohjes, i cili ishte në dispozicion në 100% të QKMF-ve dhe 54% të QMF-ve. Ngrohësit më të zakonshëm ishin sistemet e ngrohjes qendrore pasuar nga ngrohja me naftë dhe ngrohja me dru ose energji elektrike.

Sa u përket pajisjeve të komunikimit dhe elektrike, 82% e institucioneve kanë pajisje funksionale të komu-nikimit (50% telefona celularë privatë të personelit, 32.5% telefona celularë të institucionit dhe 37.5% telefona fiks). Megjithatë, vetëm 39% e QMF-ve kanë telefona jo-privatë në pronësi të institucionit, krahasuar me 92%

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

13

të QKMF-ve. Më shumë institucione kanë qasje në internet (59%) sesa kompjuter (54%) ose printer (41%) dhe të gjitha institucionet me qasje në internet kishin të paktën 1 orë internet një javë para vlerësimit.

4.1.2 Higjiena

Të gjitha institucionet, përveç njërit, kanë ujë për pije dhe 82% gjithashtu kanë edhe ujë të nxehtë. Ndaljet e ujit gjatë kohëve të caktuara të vitit janë të zakonshme në rreth tre çerekë të institucioneve (63%), kryesisht gjatë verës (58%) por edhe gjatë dimrit (17%). Në raste të tilla, institucionet përdorin ujë me shishe (50%) ose e ruajnë ujin në rezervuar (36%) ose e mbushin atë te fqinji më i afërt.

Shumica e institucioneve hedhjen e mbeturinave e bëjnë siç duhet. Shporta të mirëmbajtura siç duhet për mbeturina të përgjithshme ishin në dispozicion në 87.2% të institucioneve, kontejnerët e posaçëm për mbe-turina mjekësore ishin në dispozicion në 89.7% prej tyre, për mbeturina të mprehta në 87.2% dhe për mbe-turina infektuese në 74.4% të institucioneve. Mundësitë e deponimit të përkohshëm të mbeturinave infektuese ishin të pranishme në 82.1% dhe për mbeturina të mprehta në 84.6% të institucioneve, ndërsa grumbullimi i këtyre mbeturinave të posaçme sigurohet në 79.5% (për mbeturinat infektuese) dhe 82.1% (për mbeturina të mprehta) të institucioneve. Dezinfektuesi dhe antiseptikët mund të gjenden në 69% të institucioneve, ndërsa dezinfektuesit për instrumente si tretësira e klorit gjenden në të gjitha dhomat e nevojshme në vetëm 21% të in-stitucioneve. Tualetet për pacientët (80%) dhe personelin (92%) ishin të qasshme mirëpo tualetet ishin të pastra në vetëm 82% të institucioneve, kishin lavamanë në 87% dhe sapun në vetëm 54% institucioneve, megjithëse këto konsiderohen si parime themelore të higjienës.

4.1.3 Llogaridhënia/transparenca publike

Institucionet mund të gjendeshin lehtë dhe orari i punës është i shfaqur mirë në 87% të rasteve. Informatat lidhur me çmi-met (77%), si dhe me të drejtat dhe përg-jegjësitë e pacientit, numri i linjës tele-fonike për ankesa (61%) dhe informatat lidhur me ndalimin e duhanit (90%) ishin të dukshme në shumicën e institucione-ve. Një tjetër fakt pozitiv ishte që 80% e institucioneve kishin një mekanizëm për informata kthyese lidhur me shërbimin.

Megjithatë, gjetëm disa mangësi që prekin transparencën e institucioneve. Më shqetësuesja ishte që gati në një çerek të institucioneve (23%) ishin shfaqur logot/markat e kompanive farmaceutike megjithëse kjo është e ndaluar. Gjithashtu, numrat kontaktues shpesh nuk tregohen (vetëm në 33%) dhe institucionet nuk ofrojnë në mënyrë konsistente informata të hollësishme lidhur me funksionimin e linjës telefonike të MSh-së për ankesa (46%). Mekanizmat e qartë të referimit ose emerg-jencës janë të vendosur në vetëm 39% të institucioneve. Asnjëri prej treguesve nuk ishin me rëndësi statistikore në mesin e komunave.

14

4.1.4 Udhëzuesit dhe materialet

Vërejtëm ndryshime të konsiderueshme sa i përket disponueshmërisë së udhëzuesve dhe protokoleve (si udhëziuesit terapeutikë, lista esenciale e barnave, kalendari i promovimit shëndetësor dhe vaksinimit, si dhe materialet vetëdijësuese) në mes të institucioneve. Nota mesatare është 61% por dallon në masë të konsider-ueshme ndërmjet llojeve të institucioneve dhe dallimi është përmbajtjesor. Në QMF disponueshmëria sillej nga 0 deri 100% dhe në QKMF nga 80 deri 100%.

4.1.5 Pajisjet dhe furnizimet themelore/esenciale

Në këtë pjesë janë paraqitur pajisjet e disponueshme dhe funksionale në nivel të institucionit dhe komunës. Për këtë analizë, pajisjet që ishin në dispozicion por s’ishin funksionale i llogaritëm si të mos ishin në dispozicion. Pajisjet jofunksionale nuk ishin të zakonshme, por ishin të pranishme në një ose dy institucione për çdo pajisje.

Pajisjet e përgjithshme mjekësore (në dispozicion dhe funksionale)Gjithsej kontrolluam 38 pajisje të përgjithshme mjekësore. Rezultatet tregojnë që ka dallime të konsiderueshme sa i përket disponueshmërisë së pajisjeve të përgjithshme mjekësore ndërmjet komunave të ndryshme. Asnjëra pajisje nuk ishte e disponueshme dhe funksionale në të gjitha institucionet. Bile edhe pajisje të tilla themelore si termometri ose stetoskopi (qoftë për të rriturit, fëmijët ose fetusin) ishin në dispozicion në vetëm 85%, për-katësisht 90%, të institucioneve.

Pajisjet e mëposhtme ishin në dispozicion dhe funksionale në më pak se 50% të institucioneve: grafiku i rritjes së bebeve (36%); grafiku Snellen i syrit (49%), shiringa e veshit (36%), tavolina për testimin e të pamurit (49%), piruni i akordimit (5%), matësi i gjatësisë për fëmijët >2 vjeç (46%), matësi i gjatësisë për fëmijët <2 vjeç (36%), puls-oksimetri t (41), pelvimetri (15%), fetoskopi (33%), stetoskopi për fëmijë (39%), sfigmomanometri (23%), çekiçi neurologjik 33%), drita e kokës (5%), drita stilolaps (49%), peak-flow metri (31%), dopleri (26%), oftalmoskopi (36%), otoskopi (49%), spekulumi i hundës (23%), pajisjet e mikrokirurgjisë (41%). Vetëm 9 pajisje ishin të disponueshme dhe funksionale në mbi 80% të institucioneve: nebulizeri (85%), stetoskopi për të rritur (90%), frigoriferi (87%), frigoriferi portativ i vaksinave (82%), termometri (85%), gërshërët (90%) dhe shtypësi i gjuhës (90%).

Pajisjet e shërbimit gjinekologjikNota mesatare për pajisjet gjinekologjike ishte 52%. Shtrati gjinekologjik, instrumentet ose boca e oksigjenit ishin në dispozicion në 33%, 26% dhe 62% të institucioneve, përkatësisht.

Madhësi të ndryshme të spekulumeve vagjinale mund të gjenden në më pak 30% të institucioneve, ndërsa materialet e Pap testit në vetëm 5%. Në anën tjetër, dorëzat lateks (82%) dhe maskat për mjekë (72%) ishin më të zakonshme. Me përjashtim të dorëzave dhe maskave, disponueshmëria e të gjitha këtyre pajisjeve dallonte konsiderueshëm ndërmjet QKMF-ve dhe QMF-ve.

Kompleti i lindjes dhe pajisjet e avancuaraGjithsej 6 institucione (3 QKMF dhe 3 QMF) nga 40 komuna kishin në dispozicion komplete të lindjes. Prej tyre, 5 komplete ishin sterile dhe dy i kishin të përfshira të 16 pajisjet e vlerësuara. Në tre komplete ishin përfshirë mbi 60% e pajisjeve dhe në një komplet ishin të pranishëm 56% e pajisjeve. Pajisjet e mëposhtme ishin të përfshira në të gjitha kompletet e lindjes: gërshërët, garza sterile, gjilpërat dhe mbajtësi i tyre, dorëzat kirurgjike sterile dhe shiringat. Pajisjet e avancuara si EKG, autoklava, fotometri dhe centrifuga ishin në dispozicion në 72%, 87%, 23% dhe 46% të institucioneve, përkatësisht.

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

15

4.1.6 Pajisjet për vlerësimin dhe përcjelljen e rritjes së fëmijës

Vërejtëm një disponueshmëri tejet të ulët të 10 pajisjeve që përdoren për vlerësimin dhe përcjelljen e rritjes së fëmijës. Në shumicën e institucioneve, nuk kishte asnjë prej këtyre pajisjeve, ndërsa në ato institucione që kishin të paktën disa prej tyre, mesatarisht vetëm 4% e pajisjeve ishin në dispozicion. 3 institucione kishin bllo-qe për ndërtim, 2 një rraketake, 1 kishte një libër të thjeshtë, 1 kishte laps dhe letër, 5 kishin një kukull, 1 kishte një krehër, 2 një pjatë dhe lugë, 1 kishte një filxhan, ndërsa asnjë institucion nuk kishte ndonjë enigmë (puzzle) të vogël apo fleta me vija dhe figura.

4.1.7 Barnat dhe produktet mjekësore

Vlerësuam disponueshmërinë e 53 produkteve mjekësore dhe barnave në institucione dhe vëre-jtëm dallime ndërmjet 29% dhe 100%.

Vetëm pambuku hidrofilik, fashot dhe adrenali-na/epinefrina ishin në dispozicion në të gjitha insti-tucionet. Atropinë sulfat (18%), tretësira e manitolit (13%), kundërhelmi (10%), morfinë sulfat (18%), kontraceptivët emergjentë (10%), atenololi/me-toprololi (15%), butilbromidi/buskopani (8%), sul-fat magnezi (8%), materialet për qepje (10%) dhe kalium jodid (13%) gjendeshin në më pak se 20% të institucioneve, ndërkaq ranitidina (87%), spiri-tusi/70% alkooli (90%), sistemi i perfuzionit plastik (92%), garza (94%), oksigjeni (69%), tretësira e glukozës (90%), amoksicilina (77%), dorëzat kirurgjike (69%), jodi (97%), gjilpërat (97%), shiringat (97%), salbutamoli (69%), diklofeni (95%), paracetamoli (72%), metoklopr-amidi (90%), deksametasoni (97%), tretësira e klorurit të natriumit (92%), furosemidi (95%), diazepami (97%), tretësira e dekstrozës (77%) dhe uji për injektim (92%) gjendeshin në shumicën dërmuese të institucioneve.

4.2 Vrojtimet klinike

Pyetësori i vrojtimeve klinike vlerësoi respektimin nga ana e mjekëve të standardeve dhe protokoleve të ndryshme lidhur me (1) parimet e anamnezës dhe të ekzaminimeve fizike, (2) parandalimin dhe kontrollimin e higjienës dhe infeksionit, (3) vlerësimin klinik të një pacienti me diabetes mellitus (4) vlerësimin klinik të një pacienti me hipertension arterial dhe (5) vlerësimin klinik të një pacienti me gjendje tjetër nga diabeti mellitus apo hipertensioni.

4.3 Numri i vrojtimeve dhe profili demografik i pacientëve

Gjithsej realizuam 1.013 vrojtime klinike, 566 nga të cilat në QKMF dhe 447 në QMF. Numri mesatar i vrojtimeve për institucion ishte 26 (min: 0; maks: 112) me numër mesatar më të vogël të vrojtimeve në QMF krahasuar me QKMF (17 karshi 47). Shumica e pacientëve (67%) i ishin drejtuar institucionit për arsye të tjera nga hiperten-sioni (14%) ose diabeti (3%) dhe 16% kishin ardhur për referim. Vizitat për çështje që ndërlidhen me diabetin dhe hipertensionin ishin më të shumta në QKMF (65% vizita për diabet dhe 64% vizita për hipertension). Mosha mesatare e pacientëve ishte 46 vjeç (mesatarja 47), ndërsa përqindja e fëmijëve nën 18 vjeç që vinin në insti-

16

tucion të shoqëruar nga prindi apo kujdestari ishte 13% (128 fëmijë). Konsultimet me fëmijë u vrojtuan kon-siderueshëm më tepër në QMF sesa në QKMF (testi ekzakt i Fisherit p=0.00). Përqindja e pacientëve meshkuj dhe femra ishte e barabartë në të gjitha llojet e institucioneve.

Duke kombinuar të gjitha aspektet e ndryshme të trajtimit klinik (respektimi i praktikës së mirë klinike, higjiena dhe respektimi i udhëzimeve të trajtimit, në veçanti për diabetin dhe hipertensionin), vërejmë dallime të vogla por të rëndësishme statistikore ndërmjet komunave, por jo edhe ndërmjet QMF-ve dhe QKMF-ve.

4.3.1 Parimet e anamnezës, ekzaminimit fizik dhe parandalimit të infeksioneve

Ka një dallim të vogël por me rëndësi statistikore në respektimin e përgjithshme të parimeve të praktikës së mirë klinike dhe ekzaminimit fizik ndërmjet llojeve të ndryshme të institucioneve, ku QMF-të kanë pikë më të larta sesa QKMF (76% karshi 70%). Dallimet ndërmjet komunave po ashtu janë të rëndësishme. Nota mesa-tare e të gjitha institucioneve është 73%. Vetëm disponueshmëria dhe përdorimi i kartelave të pacientëve janë shumë të ulta me vetëm 12% të QKMF-ve dhe pak më tepër (36%) në QMF.

Ndërmjet komunave ka dallim të konsiderueshëm sa i përket respektimit të treguesve individualë. Vetëm përshëndetja e pacientit dhe përmbyllja e sjellshme e seancës bëheshin në mënyrë konsistente në të gjitha komunat. Për të gjithë treguesit e tjerë, performanca e komunave dallonte në mënyrë të konsiderueshme.

Tabela 1: Respektimi i parimeve të anamnezës dhe ekzaminimit fizik sipas llojit të institucionit.

Në përgjithësi (n) QKMF % (n) QMF % (n)

Mjeku

… përshëndet klientin 98.1% (994) 98.1% (555) 98.2% (439)

… respekton privatësinë/konfidencialiten e klientit 79.2% (802) 80.7% (457) 77.2% (345)

… e bën të ndjehet rahat (p.sh. ofrimi i ulëses) 96.5% (978) 97.5% (552) 95.3% (426)

… pyet klientin në lidhje me brengat, i mundëson klientit të shpjegojë brengat e tij/saj shëndetësore 96.1% (973) 96.3% (545) 95.8% (428)

… ka kartelën e pacientit 22.5% (228) 12.0% (68) 35.8% (160)

… përdor kartelën e pacientit gjate konsultimeve 21.8% (221) 11.1% (63) 35.4% (158)

… dokumenton konsultimin në kartelën e pacientit (të gjithë ata që kanë kartelë të pacientit) 91.2% (208) 83.8% (57) 94.4% (151)

… e përmbyll në mënyrë të sjellshme konsultimin 98.3% (921) 98.8% (497) 97.7% (424)

Gjatë konsultimeve të vrojtuara u zbatuan shumë pak masa për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve. Në gjithë institucionet, mesatarisht u zbatuan vetëm 7.8% të masave për kontrollin e infeksioneve.

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

17

Tabela 2: Parandalimi dhe kontrolli i infeksioneve

Në përgjithësi QKMF% QMF % (n)

Mjeku

… i lan duart para procedurës 4.8% (38) 6.4% (28) 2.9% (10)

… i lan duart pas procedurës 3.8% (30) 5.1% (22) 2.3% (8)

… aplikon procedura të duhura të dekontaminimit 35.3% (89) 25.5% (36) 47.8% (53)

… i vendos dorezat kur nevojitet 7.8 (10) 7.6% (7) 8.3% (3)

… e vendos maskën kur nevojitet 7.8 (7) 5.5% (3) 11.4% (4)

4.3.2 Pacientët me diabet

Nga gjithsej 1.013 vrojtimet klinike, 31 ishin me pacientë me diabet. Njëzet nga këto konsultime u bënë në QKMF dhe 11 në QMF.

Në të gjitha konsultimet e vrojtuara, nota mesatare e respektimit të udhëzuesve për trajtimin e diabetit (duke përfshirë ekzaminimet, pyetjet dhe këshillat) ishte 36%.

Pikët mesatare të ponderuara (përqindjet) për të gjitha vrojtimet ishin më të mirat për dhënien e këshillave (41%) dhe parashtrimin e pyetjeve (34%) dhe shumë të ulëta për bërjen e testeve (20%).

Duke shqyrtuar pyetjet e ndryshme, vërejtëm që pyetjet më të shpeshta kishin të bënin me respektimin e trajtimit të diabetit (92% e 31 rasteve të zbatueshme), ankesat e veçanta shëndetësore (81%), përdorimin e barnave të tjera (58%), aktivitetin fizik (39%), urinimin (32%) dhe oreksin (19%). Pyetjet lidhur me pirjen e du-hanit, alkoolin, vulvovaginitin/kruarjen, vizitat te oftalmologu apo lidhur me të pamurit u bënë në më pak se 15% të vrojtimeve.

Përderisa mjeku shpjegoi analizat dhe procedurat në 14 konsultime (45%), u bënë pak ekzaminime fizike. Me përjashtim të matjes së shtypjes së gjakut (68%), ekzaminimet e krahërorit dhe zemrës (16% dhe 26%, përkatësisht), ekzaminimet u bënë në më pak se 10% të rasteve.

Shumica e mjekëve dhanë këshilla, shpjegime ose udhëzime lidhur me: barnat e përshkruara (89%), gjend-jen dhe diagnozën (81%), nëse ishin të disponueshme: rezultatet e ekzaminimeve (77%) dhe vizitat e nevo-jshme përcjellëse (61%), si dhe të ushqyerit dhe humbjen e peshës (58%). Shpjegime rreth prognozës (55%), ekzaminimeve të nevojshme (55%) dhe rëndësisë së respektimit të trajtimit (48%) u dhanë nga rreth gjysma e mjekëve. Informatat rreth vetë-përcjelljes dhe parandalimit të hipoglikemisë (35%), rreziqeve shëndetësore nëse diabeti nuk trajtohet (32%), komplikimeve të mundshme të hipoglikemisë dhe si të trajtohet (23%), ushtri-meve fizike (26%), kujdesit për këmbët (26%), komplikimeve të mundshme të sëmundjes (23%), alkoolit (6%) dhe pirjes së duhanit (6%) u dhanë vetëm gjatë një të tretës ose më pak të konsultimeve.

18

Tabela 3: Përqindja mesatare e arritur nga të gjitha pikët në lidhje me diabetin

Diabeti Në përgjithësi n = 31

QKMF (95% CI)n = 20

QMF (95% CI)n = 11

Mjeku

Parashtron pyetjet 37.0% (28.7 - 45.2)

35.4% (24.3 - 46.5)

39.9% (27.8 - 51.9)

Kryen ekzaminimin 21.9% (14.7 - 29.0)

24% (14 - 33.8)

18.2% (8.9 - 27.5)

Këshillon, shpjegon dhe udhëzon 43.1% (35.2 - 51.0)

40.6% (29.2- 51.6)

47.7% (38.6 - 56.8)

4.3.3 Pacientët me hipertension

Nga 1.013 konsultime klinike, vrojtuam gjithsej 143 konsultime me pacientë me hipertension në të gjitha ko-munat, 91 (64%) prej të cilave në QKMF dhe 52 (36%) në QMF. Nota mesatare për cilësinë e kujdesit në lidhje me hipertensionin në të gjitha vrojtimet tona ishte 33%.

Pikët mesatare të ponderuara (përqindjet) ishin më të larta për dhënien e këshillave dhe parashtrimin e pyet-jeve (37% secila). Për realizimin e ekzaminimeve u arrit pika mesatare e ponderuar prej 22%. Ndër të gjitha pyetjet, më të shpeshtat kishin të bënin me respektimin e trajtimit (90% e 136 rasteve relevante) dhe shtypjen e lartë të gjakut (89% e 110 rasteve relevante). Pyetja e përgjithshme rreth ndonjë ankese të veçantë shëndetësore u bë në 121 nga gjithsej 143 konsultimet (85%). Pyetjet më pak të shpeshta ishin rreth përdorimit të barnave (68%), kokë-dhembjeve (48%), veprimtarisë fizike (16%) dhe pirjes së duhanit (15%). Py-etje më të rralla u bënë rreth përdorimit të kontraceptivëve (1 rast i vetëm nga gjithsej 65 rastet e zbatueshme = 1.5%), të pamurit (9%), alkoolit (3.5) dhe vizitës te oftalmologu (0.7%).

Ekzaminime fizike u bënë në të gjitha, përveç dy konsultimeve me pacientë me hipertension. Ekzaminimi më i shpeshtë ishte matja e shtypjes së gjakut (98%), ndërsa të gjitha ekzaminimet e tjera u bënë më rrallë: aus-kultimi i zemrës në 19%, auskultimi i krahërorit dhe mushkërive në 15%, lëkura, mukusi, nyet limfatike, veshët, hunda dhe gjëndrra tiroide në 13%, matja e peshës në 5%, kontrolli i syve në 4%, kontrolli i abdomenit dhe mëlçisë po ashtu në 4% dhe kontrollimi i pulsit dhe perfuzioni i këmbëve në 3% të rasteve. Mjeku e shpjegoi procedurën në 48% të rasteve.

Këshilla dhe shpjegime u dhanë në 97% të konsultimeve të vrojtuara, kryesisht në lidhje me barnat e përsh-kruara (90%), rezultatin e ekzaminimit (83%) dhe gjendjen e përgjithshme dhe diagnozën (84%), pasuar nga nevoja për vizita përcjellëse (58%), respektimin e trajtimit (57%), të ushqyerit (41%), ekzaminimet e nevojshme (41%), prognozën (41%), shenjat e hipertensionit (28%) dhe hipertensionit ekstrem (22%) dhe nevojën për referim (39% e 46 rasteve të zbatueshme). Çështjet që ndërlidhen me rreziqet e mostrajtimit të sëmundjes (18%), komplikimet e hipertensionit (16%), ushtrimet (14%), pirjen e duhanit (13%) dhe alkoolin (4%) u shp-jeguan më rrallë. Kontraceptivët oralë nuk u përmendën në asnjë konsultim të vrojtuar (nga 65 rastet ku mund të ishin bërë).

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

19

Tabela 4: Përqindja mesatare e arritur nga të gjithë artikujt e hipertensionit sipas llojit të institucionit

Hipertensioni arterial Në përgjithësin = 143

QKMF (95% CI)n = 91

QMF (95% CI)n = 52 vlera-p **

Mjeku

Parashtron pyetjet 37.0%* (36.5 – 41.7)

37.6%* (35.5 – 42.4)

37.1%* (35.6 – 43.3) 0.849

Kryen ekzaminimin 21.5%* (20.6 – 25.5)

22.2%* (20.8 – 27.3)

20.1%* (17.9 – 24.8) 0.291

Këshillon, shpjegon dhe udhëzon 36.9%* (35.2 - 41.8)

37.7%* (35.6 - 44.4)

35.4%* (31.3 – 40.6) 0.247

*i ponderuar ** t-testi studentor

4.3.4 Këshillimi i pacientëve për arsye të tjera përveç diabetit apo hipertensionit

Janë vrojtuar gjithsej 839 (83%) konsultime të pacientëve të cilët janë konsultuar me mjekët për arsye të ndryshme nga hipertensioni arterial apo diabeti. Nga 839 pacientë, 158 (19%) kanë ardhur për referim. Ekzis-ton një mospërputhje e konsiderueshme në vlerësimin mesatar për cilësinë e kujdesit ndërmjet pacientëve të cilët kanë konsultuar mjekun për ndonjë sëmundje tjetër (77%), dhe pacientët të cilët kanë konsultuar mjekun për referime (52%) (p = 0.000). Ka pasur ndryshime të mëdha në vlerësimin mesatar të pacientëve që marrin pjesë për referim, duke filluar nga 0 deri në 100%.

Në pjesët e mëposhtme ne do të përqendrohemi në rezultatet nga vrojtimet me pacientët të cilët kanë kon-sultuar mjekun për çështje tjera nga diabeti apo hipertensioni, pasuar nga konsultimet referuese në kllapa.

Rezultati mesatar i ponderuar për bërjen e pyetjeve ka qenë 88% (referimi: 65%), për kryerjen e ekzaminimeve siç nevojitet 90% (referimi: 63%), dhe 67% (referimi: 45%) për ofrimin e këshillave dhe udhëzimeve. Rezultatet mesatare për pyetjet përkatëse, kryerjen e ekzaminimit dhe ofrimin e këshillave nuk dallojnë ndërmjet llojeve të institucioneve, por ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në mes të komunave të ndryshme (p <0.05).

Gjithsej 98% (referimi: 83%) e mjekëve i kanë dëgjuar klientët dhe iu kanë përgjigjur pyetjeve të tyre. 93% (referimi: 78%) e mjekëve kanë marrë historinë/anamnezën e pacientit dhe 94% (referimi: 67%) kanë bërë pyet-je të hapura gjatë anamnezës. Bërja e pyetjeve rreth marrjes së barnave është bërë gjatë 74% të konsultimeve (referimi: 53%).

Tabela 5: Përqindja mesatare e arritur e sëmundjeve të tjera

Sëmundjet e tjera dhe referimet në përgjithësi QKMF (95% CI*)

QMF (95% CI*) vlera-p **

Mjeku

Parashtron pyetjet 88.4%* (86.4 – 90.3)

88.0%* (84.4 – 91.5)

88.9%* (87.5 – 90.2) 0.584

Kryen ekzaminimin 90.1%* (89.1 – 91.1)

90.1%* (88.8 – 91.4)

90.2%* (86.9 – 93.4) 0.167

Këshillon, shpjegon dhe udhëzon 67.3%* (65.7 – 68.9)

68.5%* (64.3 – 72.8)

65.6%* (63.0 – 68.3) 0.212

*i ponderuar ** t-testi

Në 95% (referimi: 65%) të konsultimeve, janë kryer ekzaminimet e nevojshme fizike, këto ekzaminime janë shpjeguar në 85% (referimi: 65%) të konsultimeve. Nga 85% (referimi: 87%) të pacientëve të ekzaminuar, janë sqaruar rezultatet e ekzaminimit, gjithashtu gjendja dhe diagnoza është shpjeguar në 85% (referimi: 52%) të pacientëve, dhe prognoza për 49% (referimi: 28%). Shpjegimet rreth analizave të nevojshme u janë dhënë

20

63% (referimi: 55%) të pacientëve dhe mbi vizitat vijuese 65% (referimi: 40%) të pacientëve. Informatat në lidhje me referimin iu dhanë 86% (53%) të rasteve të aplikueshme dhe në lidhje me barnat e përshkruara për 95% (referimi: 65%) të rasteve. Së fundi, shpjegimi në lidhje me faktorët e rrezikut dhe edukimit shëndetësor është ofruar për 71% (referimi: 53%) të pacientëve.

4.4 Intervistat dalëse

4.4.1 Profili socio-ekonomik i të anketuarve

Janë anketuar gjithsej 825 persona duke u larguar nga institucionet shëndetësore. 50 prej tyre nuk kishin të drejtë për pjesëmarrje (p.sh. anëtarët e familjes që i janë qasur shërbimeve në emër të anëtarëve të tjerë të familjes (28) ose fëmijët nën moshën 18 vjeçare (22), pa praninë e kujdestarit të tyre). 87 persona nuk kanë pranuar të marrin pjesë në anketë duke bërë një mostër neto prej 716 anketave. Nga 716 intervistat e kryera dalëse, 57% (410) janë kryer në QKMF dhe 43% (306) në QMF. Janë zhvilluar mesatarisht 18 intervista dalëse në secilin institucion (nga 2 - 82). Është e rëndësishme të theksohet se të gjithë treguesit në këtë seksion janë tregues të vetë-raportuar nga pacientët dhe nuk janë vrojtuar nga intervistuesit.

Tabela 6: Atributet socio-demografike në mesin e të anketuarve të intervistave dalëse

QKMF % (n) QMF % (n) Gjithsej% (n)

Numri i intervistave 57.3% (410) 42.7% (306) 100% (716)

Gra 49.3% (202) 49.4% (151) 49.3% (397)

Arsimimi

Nuk kane vijuar shkollimin 10.5% (43) 7.8% (24) 9.3% (67)

Kane përfunduar shkollën e ulët fillore 10.8% (44) 11.8% (36) 11.2% (80)

Kane përfunduar shkollën fillore 28.9% (118) 26.5% (81) 27.8% (199)

Kane përfunduar shkollën e mesme 41.6% (170) 42.8% (131) 42.1% (301)

Kane përfunduar fakultetin/universitetin 7.8% (32) 10.8% (33) 9.1% (65)

Tjera 0.5% (2) 0.3% (1) 0.3% (1)

Profesioni

Fermer 1.7% (7) 2.0% (6) 1.8% (13)

I/E punësuar 11.3% (46) 14.4% (44) 12.6% (90)

I/E vetëpunësuar 1.5% (6) 1.6% (5) 1.5% (11)

Amvise 27.1% (111) 27.5% (84) 27.3% (195)

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

21

Punonjës në Qeveri 0.5% (2) 2.0% (6) 1.1%(8)

I/E papunësuar 22.3% (91) 22.2% (68) 22.2% (159)

Pensionist 26.2% (107) 24.84% (76) 25.6%(183)

Nxënës/Student 3.1%(22) 1.4%(10) 4.5% (32)

Tjerë 2.4% (17) 1.0% (7) 3.4% (24)

Me ndihme ekonomike ose sociale 27.6% (113) 35.6% (109) 31.1% (222)

4.4.2 Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore

Shumica e pacientëve kanë raportuar se kanë vizituar këtë qendër shëndetësore më shumë se një herë në tre muaj para intervistës dalëse (1-3 herë: 44%, më shumë se 3 herë: 35%) ku më shumë pacientë kanë raportuar vizita të mëparshme në QKMF sesa në QMF. Arsyet më të zakonshme për vizitë kanë qenë të ndryshme nga sëmundjet kronike (28%), kujdesi antenatal (0.3%), shëndeti i fëmijëve (6.7%) apo vaksinimi (1.1). Këto gjendje “të tjera” kanë përfshirë: vizita pasuese për të diskutuar rezultatet e vizitave të mëparshme, kontrolle rutinë ose vijuese, lloje të ndryshme të dhembjeve, duke përfshirë, dhembje të shpinës, barkut, kokës etj, lëndime, infek-sione akute, ndryshime/rash në lëkurë, lëndime dhe plagë, alergji, probleme me sy, këshillim të përgjithshëm, probleme të frymëmarrjes, probleme dentare, gurë në veshka, çështje kirurgjikale, fraktura, etj..

Tabela 7: Shpeshtësia dhe arsyeja e vizitës në intervistat dalëse

QKMF % (n= 410) QMF % (n= 306) Gjithsej % (n=716)

Me përjashtim të ditës se sotme: Sa shpesh keni ardhur në këtë QSH gjatë 3 muajve të kaluar?

Nuk kam ardhur në këtë QSH gjatë 3 muajve të kaluar 19.5% 22.9% 21.0%

1-3 herë 41.7% 48.0% 44.4%

më shume se 3 here 38.8% 29.1% 34.6%

Cila ishte arsyeja për konsultimin tuaj të sotshëm?

Gjendja kronike 31.5% 23.5% 27.8% (199)

Kujdesi antenatal 0.2% 0.3% 0.3%

Shëndeti i fëmijëve 6.3% 7.2% 6.7%

Imunizimi 1.22% 1.0% 1.1%

Tjetër arsye 60.7% 68.0% 63.8%

85% (n = 610) e pacientëve kanë raportuar se mjeku ka kryer një ekzaminim gjatë konsultimit, 87% (625) kanë marrë përshkrim dhe 8% (n = 59) kanë marrë shërbime të tjera.

22

Kemi llogaritur “cilësinë e kujdesit dhe kënaqshmërinë” e raportuar si një indeks shtesë të treguesve, d.m.th. duke llogaritur numrin e shërbimeve me të cilat pacienti ka qenë i kënaqur me numrin e përgjithshëm të shër-bimeve me të cilat pacienti ka mundur të jetë i kënaqur. Cilësia e përgjithshme e raportuar e kujdesit dhe kënaqshmërisë për të gjitha intervistat ishte e lartë me një mesatare prej 92.5%.

Sa i përket pyetjes se sa ishin të kënaqur pacientët me shërbimet e pranuara, 92,5% janë përgjigjur me të kënaqur (53%) ose (39%) shumë të kënaqur. Vetëm 7.6% e pacientëve kanë raportuar se kanë qenë të pakënaqur (3.4%) ose (4.2%) shumë të pakënaqur. Nuk ka pasur dallime statistikisht të rëndësishme në kën-aqshmërinë e raportuar ndërmjet grave dhe burrave, por ka pasur ndryshim të rëndësishëm statistikor ndërm-jet llojeve të institucionit ku QKMF është vlerësuar më pak se QMF (10.3% kanë qenë të pakënaqur në QKMF kundrejt 3.9% në QMF).

Tabela 8: Kënaqshmëria me aspektet e ndryshme të shërbimit shëndetësor - intervistat dalëse

Gjithsej % (n)

pacientit iu është dhënë mundësia për të shpjeguar problemin shëndetësor 96.9(694)

është siguruar privatësia e pacientëve 92.7(664)

mjeku shpjegoi pyetjet dhe ekzaminimet fizike si dhe problemet shëndetësorë*** 96.9(591)

mjeku shpjegoi përdorimin e barnave të përshkruara** 95.5(597)

mjeku pyeti nëse pacienti aktualisht është duke marr barna të përshkruara 76.5(548)

pacientit i është dhënë mundësia për të bërë pyetje në lidhje me hetimin, problemet shëndetësore dhe trajtimin

95.0(680)

mjeku dëgjoi me kujdes shqetësimet dhe pyetjet e pacientëve dhe u dha përgjigje të kënaqshme 96.8(693)

pacienti mori këshilla rreth problemit shëndetësor 92.0(659)

mjeku ishte i sjellshëm gjatë konsultimit 99(709)

* i ponderuar

4.4.3 Sigurimi shëndetësor dhe shpenzimet shëndetësore

Analiza tregoi se gjithsej 508 (71%) pacientë nuk kanë paguar për konsultimin.55 (11%) nga ta nuk kanë paguar, pasi që kishin sigurim shëndetësor. Arsye të tjera të raportuara se pse

individi nuk ka paguar për konsultimin përfshijnë: fëmijët, studentët dhe personat e pensionuar, veteranët dhe personat e hendikepuar trajtohen falas, gjithashtu disa shërbime ofrohen falas (p.sh. konsultime të ndërlidhura me shtatzëninë, si dhe disa trajtime dhe ekzaminime rutinore të diabetit). Disa persona kanë raportuar se ky ekzaminim trajtohet falas për shkak të librezës së tyre të asistencës sociale.

4.4.4 Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore në mesin e personave që marrin ndihmë sociale apo ekonomike

Në mesin e intervistave dalëse kemi analizuar dallimet ndërmjet personave që përfitojnë ndihmë sociale apo ekonomike dhe personat tjerë, si dhe dallimet që mund të shfaqen ndërmjet komunave në mënyrën se si personat me disavantazhe ekonomike apo sociale janë të kënaqur me aspektet e ndryshme të konsultimeve.

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

23

Në përgjithësi ne nuk kemi mundur të identifikojmë dallime të mëdha ndërmjet popullsisë së përgjithshme dhe ata që marrin ndihmë sociale apo ekonomike. Edhe pse për çështjen e marrjes së barnave, shpjegimi në lidhje me ekzaminimin, dhe bërja e pyetjeve ndryshonte statistikisht në mënyrë të konsiderueshme, margjina e këtij dallimi është shumë e ulët për të qenë me rëndësi (ca. 94 kundrejt 97%).

Individët që marrin ndihmë ekonomike ose sociale kanë paguar për konsultimin në 5% të rasteve kundrejt 40% të individëve pa asistencë të tillë (p <0.000)

Nga të gjithë personat të cilët nuk kanë paguar për konsultimin, 7.7% (55) nuk kanë paguar sepse kanë pasur sigurim shëndetësor. Ka pasur ndryshim të vogël në shpeshtësinë e sigurimit shëndetësor ndërmjet pacientëve që nuk paguajnë me ndihmë ekonomike (6.5%) dhe pacientëve të cilët nuk paguajnë pa ndihmë ekonomike (10.4), gjithashtu ka qenë shumë e zakonshme për individët me ndihmë financiare të mos paguajnë për shkak të sigurimit shëndetësor (p <0.000).

4.4.5 Njohuritë, qëndrimet dhe praktikat

Gjithsej 564 pjesëmarrës (79%) të cilët kanë marrë pjesë në intervistë dalëse kanë rënë dakord t’iu përgjigjen disa pyetjeve që kanë të bëjnë me njohuritë, qëndrimet dhe praktikat. 54% e tyre ishin meshkuj dhe 56% fem-ra. Mesatarisht 15 persona i janë përgjigjur këtyre pyetjeve për një institucion ( nga 1 deri 58).

Për njohuritë, qëndrimet dhe praktikat ne kemi llogaritur një masë përmbledhëse në të njëjtën mënyrë si për treguesit e mëparshëm duke analizuar nëse njerëzit i identifikojnë siç duhet shenjat, shkaqet dhe / ose masat parandaluese të diaresë, infeksioneve akute respiratore dhe/ose të sëmundjeve jo-ngjitëse.

Infeksionet akute respiratore (IAR):Vlerësimi mesatar për qëndrimet, njohuritë dhe praktikat ndaj infeksioneve akute respiratore (IAR) të të gjithë pacientëve të cilët iu përgjigjen pyetjeve përkatëse (n = 38) ka qenë 40%. Ne i kemi pyetur pjesëmarrësit për shenjat dhe simp-tomat e infeksioneve akute respiratore, si dhe pyetjet që kanë të bëjnë me sjelljen e tyre në lidh-je me pirjen e duhanit në prani të fëmijëve.

Pacientët kanë identifikuar mesatarisht 16% të shenjave dhe simptomave të mundshme për IAR, dhe 43% të shkaqeve. Nuk ka pasur dallime në nivelin e njohurive në mes burrave dhe grave rreth shenjave dhe simptomave, kurse dallime të vogla ndërmjet pjesëmarrësve të cilët kanë vizituar institucionin për arsye të ndryshme.

Më shumë se 52% e të anketuarve raportojnë se fëmijët e tyre i ekspozohen tymit më shumë se disa ditë në muaj (26% çdo ditë, 19% disa herë në javë dhe 8% disa herë në muaj), vetëm rreth 37% e të anketuarve pohojnë se fëmijët e tyre nuk i ekspozohen tymit. Pjesa më e madhe (84%) e njerëzve bien dakord se njohja e shenjave dhe simptomave të IAR do t’i mundësojë atyre të kërkojnë ndihmë mjekësore më shpejt dhe se mjedisi me tym ndikon në marrjen e pneumonisë nga një person (84%).

Diarea:Gjithsej 38 pacientë i janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e tyre ndaj diaresë. Këta 38 persona kanë arritur një vlerësim të përgjithshëm prej 51% dhe kanë qenë në gjendje të identifikojnë mesatarisht 43% të shkaqeve të diaresë, 32% e masave për parandalimin dhe 63% kanë zgjedhur masa të mira për trajtimin e rasteve të diaresë së mëparshme të fëmijëve të tyre (d.m.th duke vizituar një mjek, duke i

24

dhënë lëngje dhe duke marrë barna nga farmacia ose mjeku). Ushqimi i përbërë nga drithërat, vezët dhe mishi kanë qenë ushqimet e ngrëna më së shpeshti (50% ose më shumë) nga fëmijët 24 orë para intervistës dalëse.

Sëmundjet jo ngjitëse:Gjithsej 526 pacientë iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me sëmundjet jo ngjitëse. Vlerësimi mesatar në të gjitha pikat e njohurive dhe qëndrimeve (faktorët e identifikuar të rrezikut dhe bindjet në lidhje me mbipeshën, pirjen e duhanit, dhe mënyrën e shëndetshme të jetesës) ka qenë 13%. I njëjti vlerësim është arritur për njohuritë mbi faktorët e rrezikut për SJN ku 13% e faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, sulmet në zemër dhe diabet janë identifikuar në mënyrë korrekte. Në përgjithësi, 21% e pjesëmarrësve raportuan se kishin ndërmar-rë ndryshime për të përmirësuar shëndetin e tyre dhe 52% se janë motivuar të ndryshojnë mënyrën e jetesës së tyre.

Megjithatë, 91% nuk pajtohen me deklaratën se njerëzit me mbipeshë janë më të shëndetshëm, 93% nuk pajtohen se pirja e duhanit nuk ka efekte negative në shëndet, dhe 69% se ndryshimi i mënyrës së jetesës do të ndryshojë shëndetin në të ardhmen. 72% nuk pajtohen se nuk mund të ndikojnë në shëndetin e tyre.

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

25

5. KonkluzionetGjatë vlerësimit tonë për cilësinë e kujdesit shëndetësor ne kemi hulumtuar tri dimensione: atributet strukturore, atributet e procesit dhe atributet e rezultatit që janë vlerësuar me kënaqëshmerine e pacientit dhe shfaqjen e raportuar të proceseve që ndërlidhën me cilësinë e kujdesit. Ne kemi identifikuar dallime në mes dhe bren-da komunave të ndryshme, por më pak në mes të QKMF-ve dhe QMF-ve.

InfrastrukturaVlerësimi i infrastrukturës ka vënë në pah disa dobësi të mëdha dhe tregon se ka disa dallime në kategoritë e ndryshme infrastrukturore në mes të komunave.

Në përgjithësi, institucionet ishin të pastra dhe ofronin privatësinë e duhur gjatë konsultimeve pavarësisht ku-fizimit që shpesh nuk ka dhoma të veçanta për konsul-time për gratë ose fëmijët. Në shumicën e rasteve ishte ne dispozicion një zonë e caktuar për pritje.

Disa institucione mund të përfitojnë nga futja në përdorim të sistemit të kartelave mjekësore.

Të gjitha institucionet kanë qasje në energji elektrike edhe pse ndodh që të ketë ndërprerje në pothuajse të gjitha institucionet kryesisht në dimër dhe vetëm rreth gjysma e institucioneve kishin gjenerator në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike. Pajisja e institucioneve me një gjenerator funksional do të jetë e nevojshme për t’i përgatitur institucionet në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike. Sistemet funksionale të ngrohjes ishin prezenet në 1/3 e institucioneve kryesisht me ngrohje qendrore me vaj ose ngrohje me dru. Për të siguruar kujdesin e duhur gjatë dimrit do të nevojitet sigurimi i ngrohjes për institucionet.

Sa i përket komunikimit, ai ishte në dispozicion në shumicën e institucioneve (82%). Megjithatë, vetëm në 46% të institucioneve, komunikimi përbëhej nga telefonat jo-privatë mobil ose fiks. Ishte interesante fakti se disponueshmëria e lidhjes së internetit brenda institucionit ishte më e shpeshte se disponueshmëria e komp-juterëve si dhe në rastet e institucioneve me lidhje me internet, ajo ishte në dispozicion për të paktën 1 orë në javë para fazës së vlerësimit.

Disa kufizime u shfaqen në aspektin e furnizimit me ujë i cili është në përgjithësi në dispozicion, por ka ndër-prerje të shpeshta në verë për shkak të mungesës së ujit dhe në dimër për shkak të problemeve me pompë gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike. Furnizimi me ujësjellës duhet të sigurohet në 18% të institucioneve, të cilat aktualisht nuk kanë qasje në ujësjellës. Për aq kohë sa problemi me pompa në verë është në nivel të vetë institucionit shëndetësor, një gjenerator funksional mund të lehtësojë problemin e mungesës së ujit gjatë dimrit.

Hedhja dhe grumbullimi i mbeturinave ishte në përgjithësi në nivel të duhur, vetëm se mund të përmirësohet ruajtja e përkohshme dhe grumbullimi i mbeturinave infektive. Një gjetje e rëndësishme ishte se dezinfektuesi i duhur për instrumente (p.sh. tretësira e klorit) shpesh nuk ishte në dispozicion në të gjitha vendet e nevojshme. Edhe pse 82% e tualeteve ishin të pastra, ka hapësirë për përmirësim. Gjithashtu, për shkak se pikat e pastrimit nuk ishin në dispozicion në afërsi të të gjitha tualeteve, por edhe në qoftë se ato ishin në dispozicion, sapun

26

kishte vetëm në gjysmën e vendeve. Pastërtia e tualeteve dhe larja e duarve me sapun i përkasin parimeve themelore të higjienës dhe duhet të sigurohet mbarëvajtja e tyre në të gjitha institucionet.

Për sa i përket llogaridhënies publike/transparencës, informatat ofroheshin në shkallë të ndryshme. Orari dhe tarifat janë të ekspozuara në shumë institucione, siç është numri i linjës telefonike për ankesa i Ministrisë së Shëndetësisë dhe informacioni mbi ndikimin e pirjes së duhanit në shëndet. Një mekanizëm për informata kthyese ishte në dispozicion në 80% të institucioneve dhe markat tregtare të kompanive farmaceutike janë parë vetëm në disa spitale (23%). Megjithatë, mund të përmirësohet dukshmëria e numrave kontaktues, si dhe mekanizmat e referimit.

Sa i përket disponueshmërisë dhe funksionalitetit të pajisjeve esenciale mjekësore, ka pasur ndryshime të mëdha si në QKMF ashtu edhe në QMF. Nuk ka qenë në dispozicion asnjë pajisje e vetme e përgjithshme mjekësore në të gjitha institucionet. Edhe pajisjet esenciale si termometri, gërshërët dhe stetoskopi nuk mund të gjendeshin në të gjitha institucionet e vlerësuara.

Disponueshmëria e pajisjeve për shërbime gjinekologjike ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme në mes të institucioneve. Pajisjet për shërbime gjinekologjike ishin shumë rrallë të pranishme dhe mund të gjendeshin në vetëm 6 institucione. Nga pajisjet në dispozicion, 1/3 e tyre ishin të kompletuara, dhe të gjithë kishin më shumë se 50% të mjeteve të nevojshme për shërbime gjinekologjike. Madhësitë e ndryshme të spekulumeve, si dhe pajisjet për pap teste do të ndihmonin në përmirësimin e shërbimit gjinekologjik.

Ishte inkurajuese që shumica e institucioneve kishin një EKG dhe një autoklav, madje edhe një centrifugë ishte në dispozicion në 46% të institucioneve.

Ishte shumë e theksuar mungesa e pajisjeve për të vlerësuar dhe monitoruar rritjen e fëmijëve. Edhe pse këto nuk do të ishin investime shumë të kushtueshme, vetëm dy QMF dhe më pak se 40% të QKMF-ve kishin ndonjë nga mjetet e nevojshme. Përveç kësaj, mund të shihet se fëmijët nën moshën 18 vjeçare me siguri janë të prekur në mënyrë disproporcionale nga ndryshimet në infrastrukturë mes institucioneve në vende rurale dhe urbane. Në krahasim me pacientët e moshës madhore në mostër, nga të cilët vetëm peraf. 30% i janë qasur institucioneve rurale, qasja e fëmijëve në institucionet rurale përfshin rreth gjysmën e rasteve të mostrës.

Barnat esenciale për shërbimet bazë ndryshojnë shumë mes institucioneve. Nga 53 barna mjekësore të vlerësuara ne kemi vërejtur ndryshime nga 29% deri në 100%.

Rezultatet e vlerësimeve infrastrukturore tregojnë se përmirësimet e thjeshta mund të përmirësojë shumë cilësinë e kujdesit.

Konsultimet klinikeRespektimi i parimeve të praktikave të mira klinike dhe ekzaminimit fizik varionte shumë duke filluar nga 29% deri në 100% me një mesatare prej më shumë se 70%. Mjekët ishin shumë të sjellshëm dhe përshëndetnin dhe përcillnin pacientët në mënyrën e duhur. Konfidencialiteti nuk sigurohej gjithnjë në mënyrë adekuate, por pacientët megjithatë u bënë të ndjehen rehat. Për fat të keq, kartelat e pacientëve janë përdorur rrallë gjatë konsultimit.

Respektimi i masave të nevojshme për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit gjatë konsultimeve klinike ka qenë në mënzrë kritike i ulët. Larja e duarve me sapun para ose pas ekzaminimeve u krye në më pak se 5% të ekzaminimeve edhe pse është një nga sjelljet më bazike gjatë konsultimeve klinike. Po ashtu janë vërejtur rrallë edhe masat e nevojshme për sigurinë e vetë mjekëve, siç janë vendosja e maskës dhe dorëzave kur është e nevojshme. Procedurat e duhura dekontaminuese ishin pak më të shpeshta por ende larg nivelit të dëshirueshëm.

Respektimi i udhëzimeve të përgjithshme për trajtimin e diabetit ishte po ashtu në nivel shumë të ulët. Në të shumtën e rasteve as edhe gjysma e pyetjeve që pritej të parashtroheshin nuk u bënë gjatë anamnezës. Ekzaminimet e nevojshme janë kryer në nivel edhe më të ulet.

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

27

Kënaqshmëria e pacientëveNë përgjithësi, rezultati për kënaqshmerinë e pacienteve dhe cilësinë e raportuar të kujdesit (duke përfshirë shërbimet e pranuara) ishte shumë i lartë. E njëjta gjë vlen edhe për kënaqëshmerine e raportuar të pacienteve, ku 53% raportuan se janë të kënaqur dhe 39% shumë të kënaqur.

Njohuritë, qëndrimet dhe praktikatPacientët nuk kishin shumë njohuri në lidhje me simptomat, shkaqet dhe parandalimin e infeksioneve akute respiratore, diarsëe ose SJN-ve. Ishin të njohura masat e thjeshta parandaluese për diarenë dhe kishte përvoja për marrjen e vendimeve të duhura në rast diareje (vizita tek mjeku, dhënia e lëngjeve, marrja e barnave nga farmacia ose mjeku).

28

6. ReferencatBoller, C., Wyss, K., et al. (2003). “ Quality and comparison of antenatal care in public and private providers in the United Republic of Tanzania.” Organizata Botërore e Shëndetësisë Bull 81 (2): 116-122.

Donabedian, A. (1988). “The quality of care. How can it be assessed “ JAMA 260(12): 1743-1748.

Donabedian, A. (1990). “The seven pillars of quality.” Arkivat e patologjisë dhe barërat laboratorike 114 (nëntor).:1115-1118.

Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm (2014): Cilësia si lidhja që mungon ndërmjet qasjes në kujdes shëndetësor dhe në rezultatet e përmirësuara për pacientin. Express Newsletter 3/14, URL: http://www.novartisfoundation.org/_file/205/newsletter-3-14.pdf (Qasja: 11 shkurt 2015).

Kiefer, S. dhe Kadesh, B. (2015): Raport mbi Vlerësimin e Cilësisë së Kujdesit në Institucionet Parësorë Shëndetësorë në dy Pilot Rajonet, Projekti Shëndetësia për të gjithë, Shqipëri. Raporti studimor. Basel: Swiss TPH.

Lechthaler, F. (2015): Protokoll i studimit mbi Cilësinë e Studimit të Kujdesit në Çad. I pabotuar.

Matthys, B. (2013). Vlerësimi i cilësisë së kujdesit në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në dy pilot rajonet e projektit Sino. Raporti i studimit. Basel: Swiss TPH.

Studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor 2016 Përmbledhje e Raportit

29

Shtojca A: ShkurtesatAQH Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe CilësorIAR Infeksion Akut RespiratorEMV Edukimi Mjekësor i VazhdueshëmDSMS Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies SocialeQMF Qendra e Mjekësisë FamiljarePShGj Projekti Shëndetësi për të GjithëQSh Qendra shëndetësoreIShP Instituti i Shëndetit PublikQKMF Qendra Kryesore e Mjekësisë FamiljareMSh Ministria e ShëndetësisëIKShP Instituti Kombëtar i Shëndetit PublikODK Open Data KitKPSh Kujdesi Parësor ShëndetësorShDPK Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në KosovëCK Cilësia e kujdesitRAE Rom, Ashkalinj, EgjiptasSARA Disponueshmëria e Shërbimit dhe Vlerësimi i Gatishmërisë (DShGV)SCIH Qendra Zvicerane për Shëndetësi NdërkombëtareSDC Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe BashkëpunimSwiss TPH Instituti Zviceran për Sëmundje Tropikale dhe Shëndet Publik