46
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria–Vlada-Government Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013 Vëllimi IV RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria–Vlada-Government

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për tëDrejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013

Vëllimi IV

RAPORTII PROGRESITPËR FËMIJË

Page 2: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË
Page 3: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013

(Janar - Dhjetor 2013)

Vëllimi IV

Page 4: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË4

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

Ky publikim është realizuar në kuadër të Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Jo-diskriminim të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Maj, 2014

Page 5: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 5

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Raporti është kontribut i Grupit Punues Qeveritar dhe Policisë së Kosovës

Raporti është hartuar nga znj.Qëndresa Ibra-Zariqi

me kontributet e Anëtarëve/eve të Grupit Punues:

ZQM/ZKM - z. Habit Hajredini MAShT- znj. Merita JonuziMPMS - znj. Selvete SadikuMKRS - znj. Fatmire SahitiMF - z. Xhevat Shabani & znj. Minire QyqallaMD - znj. Florentina BeqirajMSh - znj. Sanie KiçmariIKShPK- znj. Merita Berisha IKShPK- znj. Valbona Zhjeqi MBPZhR - znj. Sherife SekiraqaMKK - znj. Emsal Misini MAPL - znj. Kadrie MyrtajMMPH - znj. Sevim Berveniku PK - z. Hysni Shala

Page 6: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË6

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

PËRMBAJTJA

HYRJE ......................................................................................................................................................................5

QEVERISJA ..............................................................................................................................................................6

BUXHETI .................................................................................................................................................................9

SEKTORI I ARSIMIT ..............................................................................................................................................11

SEKTORI I SHËNDETËSISË .................................................................................................................................21

SEKTORI I MIRËQENIES SOCIALE ...................................................................................................................28

SEKTORI I DREJTËSISË PËR TË MITUR ...........................................................................................................35

ÇËSHTJE NDËRSEKTORIALE TË RËNDËSISHME ........................................................................................40

REKOMANDIMET KRYESORE...........................................................................................................................42

SHTOJCA - KORNIZA E MONITORIMIT..........................................................................................................43

Page 7: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 7

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

HyrjeQë nga viti 2009/10, ZQM/ZKM ka raportuar rregullisht në Qeveri mbi përparimin e zbatimit të Strategjisë dhe Planit Nacional të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve nga institucionet qeveritare. Ky është raporti i katërt nga seria e “Raporteve të Progresit për Fëmijë” që hartohet në bazë të monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit të objektivave dhe aktiviteteve të parapara në Strategjinë dhe Planin Nacional të Veprimin për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës për vitin 2013. Raporti është hartuar nën udhëheqjen dhe koordinimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët në kuadër të Njësive për të Drejtat e Njeriut në ministritë e linjës dhe Policinë e Kosovës.

Raporti përgjithësisht ndjekë strukturën si në vitet e kaluara, duke përshkruar qartë ndikimin e arritjeve të punës së institucioneve qeveritare të cilat synojnë përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të fëmijëve, identifikimin e sfidave dhe vështirësive të hasura gjatë procesit të zbatimit të obligimeve që rrjedhin nga dokumenti strategjik, si dhe ofrimin e rekomandime në fushat ku janë shfaqur mangësi në arritjen e objektivave nga institucionet përkatëse, duke theksuar nevojat imediate për ndërhyrje me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit, shëndetit, mirëqenies, drejtësisë dhe sigurisë.

Sipas treguesve të përcaktuar në kornizën e monitorimit për të vlerësuar progresin në rritje karshi planit të veprimit për vitin 2013, nga të gjithë sektorët janë raportuar mesatarisht 86% e treguesve. Për dallim nga viti i kaluar % e raportimit është më e vogël për 4%, kjo si rezultat i mos raportimit të Departamentit të Rinisë në kuadër të MKRS. Sidoqoftë, ky rezultat fakton përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës drejt zbatimit sa më të plotë të dokumentit strategjik dhe përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga legjislacioni vendor dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Pas identifikimit të çështjeve që kanë nevojë për angazhim dhe përkrahje shtesë për përmbushjen e synimeve të përcaktuara në strategji, të gjeturat e evidentuara në raportin e progresit iu ndihmojë ministrive të linjës në hartimin e politikave sektoriale për vitin pasues të punës, bazuar në evidencë. Kjo qasje e punës, përveç që ka mundësuar matjen e zbatimit të politikave, ka ndikuar që politik bërja të bazohet në dëshmi duke ndihmuar Qeverinë të marr vendime në bazë të informatave më të mira dhe paraqitjen e dëshmive më të mira në qendër të procesit të politikë-bërjes.

Korniza e monitorimit është bashkangjitur si shtojcë e raportit, instrument ky që ka mundësuar matjen specifike dhe të prekshme të progresit në drejtim të elementeve të strategjisë dhe të planit të veprimit për të drejtat e fëmijëve.

Page 8: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË8

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

QEVERISJA (100% d.m.th. u raportuan 35/35 treguesit)Përgjegjësia për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve bie mbi shtetet. Mirëpo, ato që u japin të drejtave të fëmijëve strukturën ditore dhe qëndrueshmërinë e tyre të vazhdueshme, padyshim se janë, të njohurit, kuptuarit dhe respektimi i të drejtave të çdo fëmije.

Qeverisja është jetike në përmirësimin e fuqizimit dhe funksionalizimit të mekanizmave administrative në relacion me përforcimin e formulimit, monitorimit dhe zbatimit të politikave bazuar në evidencë, përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga legjislacioni vendor, Konventa për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardet ndërkombëtare. Po ashtu, është i orientuar në zhvillimin dhe ngritjen e njohurive të strukturave qeveritare që merren direkt dhe indirekt me të drejtat e fëmijëve, funksionimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve si trupë më e lartë qeveritare për të lehtësuar realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe për t’u ofruar atyre mundësi të barabartë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. Gjithashtu, trajton raportimin shtetëror mbi zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, si dhe përforcimin e bashkëpunimit me Institucionin e Avokatit të Popullit.

Objektivi 1.1: Funksionalizimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e FëmijësMe qëllim të shënimit të ditës së fëmijëve “1 Qershorit” dhe realizimin e takimit të radhës, më 31.05.2013 është mbajtur takimi i punës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Takimi u kryesua nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, prezentë ishin Ministrat anëtarë të Komitetit, Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrit si anëtare e rregullt dhe Sekretariat i Komitetit, përfaqësues të Zyrës së UNICEF në Kosovë, Presidentja e Koalicionit për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe dy vëzhgues nga radhët e organizatave joqeveritare që punojnë për të drejtat e fëmijëve. Agjenda e takimit ka përfshirë tema si: Monitorimi dhe Vlerësimi i Strategjisë dhe Planit Nacional të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës; Mbikëqyrja e sistemit të drejtësisë për të mitur; Përfshirja e fëmijëve në edukim të hershëm; Masat e ndërmarra për ofrimin e shërbimeve mbrojtëse ndaj fëmijëve në gjendje të nevojës sociale; Përmirësimi i qasjes në shërbime shëndetësore për nënën dhe fëmijën; Fushat prioritare të UNICEF për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë dhe çështje të tjera të ngritura në diskutimin e hapur.

Përderisa është konkluduar që të vazhdohen përpjekjet për fuqizimin të mekanizmave qeveritar dhe monitorimin e punës së tyre; përforcimi i përpjekjeve institucionale drejtë përmbushjes së detyrimeve sipas MSA-së; koordinimin më të mirë të politikave që do të ndikojnë në përparimin e procesit të reformave për fëmijë; rritjes graduale të kredibilitetit i cili do të jetë tregues i përkushtimeve dhe veprimeve të marra nga qeveria në këtë kontekst dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve në shoqërinë tonë. Mirëpo, sipas Vendimit (07/46) kjo trup qeveritare duhet të takohet dy herë në vit.

Objektivi 1.2: Zbatimi, rishikimi dhe shpallja e legjislacionit për të drejtat e fëmijës Sipas raporteve të fundit, veçanërisht draft raportit mbi analizimin e pajtueshmërisë së legjislacionit vendor në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, theksohet se në përgjithësi legjislacioni i Kosovës është gjerësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, megjithëse ekzistojnë disa dispozita ligjore apo boshllëqe që kërkojnë të përmirësohen në mënyrë që ligjet e Republikës së Kosovës të jenë në harmoni të plotë me KDF dhe standardet ndërkombëtare.

Andaj, është e nevojshme që institucionet qeveritar e gjatë kohës së hartimit të legjislacionit të përqendrohen më shumë në masat që duhen të merren për zbatim adekuat të tij. Ngase, për shkak të mos vlerësimit real të resurseve që janë të nevojshme dhe në dispozicion, kufizimeve financiare, kolezionit ligjor, mos adresimit të çështjeve në frymën se si duhet të zgjidhen, zbatimi i legjislacionit po rezulton të jetë i ngadaltë. Është e rëndësishme të sigurohemi se gjatë hartimit të legjislacionit të përmbushim boshllëqet eventuale si dhe të plotësojmë legjislacionit tjetër, mos të krijohen norma kontradiktore dhe që shkaktojnë konfuzion në mesin e atyre që zbatojnë ligjin. Si rezultat i kësaj situate, po zbehet edhe pesha e ligjeve në fuqi pavarësisht përmbajtjes së tyre, ngase ligjet që nuk zbatohen kanë pak apo aspak dobi.

Pa dyshim, se vetëm legjislacioni nuk mjafton për të siguruar që fëmijët gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara. Është e nevojshme të merren veprime më substanciale për jetësimin e të drejtave të fëmijëve që do të rezultonin me përforcimin e legjislacionit sekondar (si: UA, rregullore, protokolle), të cilat duhet të projektojnë mënyrën se si duhet të zbatohen ligjet dhe njëkohësisht të ndikojnë në mënyrën se si nëpunësit civilë kryejnë detyrat e tyre profesionale nga dita në ditë.

Page 9: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 9

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Objektivi 1.3: Institucionalizimi i pozitave të zyrtarëve për të drejtat e fëmijës në nivel qendror dhe komunal Pozita e Njësive për të Drejtat e Njeriut në nivel qendror dhe lokal është pothuajse e njëjtë me atë të vitit 2011, ajo nuk ka lëvizur fare në aspektin e përparimit. Duke qenë se sigurimi i respektimit të të drejtavetë njeriut në përgjithësi dhe fëmijëve në veçanti është prioritet kyç i partneritetit Europian, duhet përshpejtuar përpjekjet për qartësimin e mandatit dhe harmonizimin e këtyre strukturave. Mos qartësimi i këtyre mekanizmave ka rezultuar të krijoj pengesa në procesin e reformimit të administratës publike, këto pengesa kanë rezultuar edhe në mos arritjen e përmirësimit të pozitës së zyrtarëve për të drejtat e fëmijës. Raportimi i paraqitur në Raportin e Vlerësimit mbi Zbatimin e Strategjisë dhe Planit Nacional të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve për vitin 2011, është i vlefshëm edhe për vitin 2012.

Objektivi 1.3: Institucionalizimi i pozitave të zyrtarëve për të drejtat e fëmijës në nivel qendror dhe komunal Në kuadër të përpjekjeve për reformimin e administratës publike në përcaktimin e standardeve dhe procedurave të brendshme për sistematizimin e vendeve të punës, janë hartuar rregulloret sektoriale në ministritë e linjës. Me anë të këtyre akteve normative, është arrit që mjaft “mirë” të bëhet de-harmonizimi, ndërthurja dhe shpërndarja e Njësive për të Drejtat e Njeriut në ministritë e linjës, duke mos i lënë hapësirë dhe vend përpjekjeve për avancim të komunikimit dhe bashkërendimit të veprimeve institucionale dhe ndërinstitucionale. Nga ky “reformim” ka rezultuar që në disa ministri struktura e NjDNj-ve të funksionojnë sipas kritereve të përcaktuara në U.A. (04/2007) për themelimin e NjDNj; në disa të tjera të shpërbëhen nga organogrami i ministrisë duke u sistemuar në kuadër të Divizionit të Burimeve Njerëzore, por me detyra dhe përgjegjësi si më parë; në disa nuk figurojnë fare në rregullore; ndërsa në disa janë ngritë në nivel Departamenti. Situata përkeqësohet tutje, ku vërejmë re se edhe në këto kategori gjendja nuk është e njëjtë në të gjitha ministritë, p.sh. ato NjDNj që janë shkri në Divizionin e Burimeve Njerëzore, te disa ministri numri i stafit dhe i pozitave ka mbet i njëjtë si ka qenë, ndërsa në disa punon vetëm një zyrtarë, përderisa të tjerët janë sistemuar në pozita të tjera të punës.

Tab.1. Struktura e mekanizmave për të drejtat e njeriut në nivel qendrorë

Kategoritë e fuksioneve të NjDNj

MAP MAPL MAShT MBPZhR MD MF MZhE MFSK MKK MKRS MMPH MPMS MPB MSh MI MTI

Sipas U.A. (04 /2007)

X X X X

Janë shkrirë në DBNj

X X X X X X X

Nuk figurojnë fare në Rregullore

X X X

Janë ngrit në nivel partamenti

X X

Rezulton se përcaktimi i NjDNj në këto kategori është bërë pa ndonjë kriter dhe vlerësim paraprak të aftësive, mjeteve dhe nevojave me qëllim të reformimit të administratës publike, e aq më pak me ristrukturimin e mekanizmave për të drejtat e njeriut në institucionet përkatëse. Ristrukturim ky që ka ndikuar në krijimin e konfuzionit dhe vështirësimit të komunikimit në relacion me rolet dhe përgjegjësitë e bashkëpunimit në mes të zyrtarëve të ish-NjDNj. Sidoqoftë, edhe përkundër kësaj situate të krijuar, zyrtarët në kudër të ish-NjDNj kanë krijuar konsensus në mes vete, duke bërë që fushëveprimtarinë e tyre ta përmbushin në përputhje me kriteret e përcaktuara në U.A. (04/2007), i cili është ende në fuqi.

Duke qenë se këto struktura kanë shërbyer si një komponentë e rëndësishme në kuadër të draftimit dhe monitorimit të politikave nacionale dhe jo vetëm, është qenësore që fillimisht të merren masat e nevojshme të cilat do të shpien në qartësimin e mandatit, unifikimin dhe harmonizimin e tyre, e që më pastaj në mënyrë specifike të punohet në adresimin e nevojave për institucionalizimin e zyrtarëve për të drejtat e fëmijëve.

Page 10: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË10

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

Objektivi 1.4: Krijimi i parakushteve të nevojshme për raportim për Konventën për të Drejtat e Fëmijës Edhe përkundër përpjekjeve të bëra nga institucionet e Republikës së Kosovës për plotësimin e parakushteve për raportim para trupave të traktateve të OKB, siç është hartimi i Raportit shtetëror mbi zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (2010) dhe adresimi i shkresave për shqyrtim të raportit tek Komiteti për të Drejtat e Fëmijës në Gjenevë, nuk kemi pranuar ndonjë reagim nga ana e Komitetit. Kjo situatë rrjedhe si pasoj e statusit politik të Kosovës, që njëherit pamundëson ratifikimin e instrumenteve përkatëse ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Megjithatë, institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi mbesin të angazhuara të bashkëpunojnë me trupat evropian dhe ndërkombëtar të monitorimit, përtej komunikimit joformal. Përderisa nuk është marrë asnjë veprim progresiv në favor të ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve qeveritarë për raportim mbi instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Objektivi 1.5: Përforcimi i bashkëpunimi me Avokatin e Popullit Si edhe në vitet paraprake, bashkëpunimi në mes të mekanizmave qeveritar për të drejtat e njeriut dhe institucionin e Avokatit të Popullit, evidentohet të jetë në nivel të mirë. Kësaj gjendje në vazhdimësi i korrespondon koordinimi dhe shkëmbimi i informatave me qasje proaktive, si dhe monitorimi i zbatimit rekomandimeve të adresuara nga Avokati i Popullit brenda institucionit përkatës nga përfaqësuesit e NjDNj. Në kuadër të aktiviteteve të realizuara nga institucionet qeveritare, përfshirë hartimin e politikave për të drejtat e fëmijëve, raporteve, punëtori, konferenca, grupe punuese, etj., përfaqësuesit e Avokatit të Popullit ftohen dhe mbahen të informuar mbi iniciativat përkatëse.

Objektivi 1.6: Monitorimi i zbatimit të dispozitave të Konventës për të Drejtat e Fëmijës Është krijuar korniza e monitorimi për të vlerësuar arritjet, ngecjet, vështirësitë e vazhdueshme mbi zbatimin e strategjisë dhe të planit nacional të veprimit për të drejtat e fëmijës, kornizë kjo që indirekt i kontribuon edhe monitorimit të zbatimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Mbi bazën e të gjeturave dhe përputhshmërinë e tyre më parimet e KDF dhe standardeve europiane bëhen përpjekjet e vazhdueshme për të harmonizuar ligjet e vendit, politikat, strategjitë dhe aktet ligjore. Korniza e monitorimit përkrahë zhvillimin e mëtejmë të parakushteve për raportimi dhe vendos hapin më bazik në procesin e sistematizimit të punës në mbledhjen e të dhënave. Gjendja mbi zhvillimin e kësaj objektive rezulton të jetë vazhdimësi e procesit monitorues nëpër vite, në përputhje me konturat e përcaktuara për tu vlerësuar. Rekomandimet për qeverisje:

• Komiteti ndërministror për të drejtat e fëmijës të takohet dy herë në vit;

• Legjislacioni relevant i draftuar/amenduar si rezultat i rishikimit gjithëpërfshirës të legjislacionit;

• Hartimi i manualit/udhëzuesit për raportim mbi zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, duke ndikuar në fuqizimin e parakushteve për raportimin;

• Realizimi i vizitave studimore për të vëzhguar se si palët shtetërore bëjnë prezantimet para Komitetit për të Dre-jtat e Fëmijës në OKB, për zyrtarët relevant;

• Harmonizimi dhe qartësimi i mandatit të strukturave për të drejtat e njeriut;

• Realizimi i aktiviteteve promovuese lidhur me mandatin e Institucionit të Avokatit të Popullit, në mesin e fëmijëve dhe të rinjve.

Page 11: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 11

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

BUXHETI(100% d.m.th. u raportuan 15/15 treguesit)Me të drejtë, z. Robert S. Kaplan theksoi se “Mundësia për të ekzekutuar strategjinë është më e rëndësishme se vetë cilësia e strategjisë”. Prandaj, sektori i buxhetit është komponenti më i rëndësishëm dhe ndër faktorët kyç që ndikon në zbatueshmërinë e objektivave dhe aktiviteteve të përcaktuara në Strategjinë dhe Planin Nacional të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve, ngase përmbushja e tyre është patjetërsueshëm e ndërlidhur me mjetet financiare në dispozicion. Përderisa edhe në kuadër të standardeve ndërkombëtare, veçanërisht Konventës për të Drejtat e Fëmijës, thekson se është obligim i shtetit që të zbatojë të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore deri në maksimumin e mundësive në kuadër të burimeve të tyre të disponueshme. Në përputhje me rrethanat e disponueshme dhe kufizimet buxhetore, vlerësohet se është e domosdoshme që ndarjet buxhetore të alokohen sipas veprimeve të prioritizuara, që njëherit kanë ndikim më të madh në arritjen e rezultateve tek fëmijët me kosto më të ultë.

Objektivi 2.1: Të bëhet analizimi i nevojave për buxhet për realizimin e të drejtave të fëmijëveEdhe këtë vit, vërehet se nuk është bërë ndonjë analizë apo hulumtim që do të vlerësonte nevojat buxhetore për realizimin e të drejtave të fëmijëve. Për me tej, identifikimi dhe buxhetimi i nevojave të fëmijëve nuk bëhet mbi bazën e ndonjë procesi mirëfilli të vlerësuar, por në baza ad-hoc dhe në përputhje me prioritetet e programeve të në kuadër të organizatave buxhetore që ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve. Pa dyshim, se ky proces pamundëson pasqyrimin e saktë të shpenzimit të mjeteve dedikuar realizimit të të drejtave të fëmijëve si dhe vështirëson kuantifikimin e analizës financiare lidhur me përmirësimin e gjendjes së të drejtave të fëmijëve nëpër vite.

Mundësia për të matur dhe përcjellur alokimet buxhetore dhe të shpenzimeve është kriter themelor që do të mundësonte monitorimin dhe vlerësimin periodik të aktualitetit. Ndërsa, mos sinkronizimi i hapave në planifikim buxhetor në relacion me të drejtat e fëmijëve, pamundëson qasshmërinë në informacion gjithëpërfshirës, të kuptueshëm dhe në kohë.

Objektivi 2.2: Rritje e fondeve të alokuara për fëmijë në përpjesëtim me nevojat dhe buxhetin e përgjithshëmNë krahasim me vitet paraprake të monitorimit të strategjisë, këtë vit është arrit që të dhënat mbi buxhetin e alokuar dhe të shpenzuar dedikuar fëmijëve, të jenë më të plota dhe më të sakta viza-vi të gjithë sektorëve. Totali i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2013 ishte 1.632,898,125.00 €, përderisa për shërbime dedikuar fëmijëve afërsisht janë shpenzuar: për sektorët e mbrojtjes sociale (11.738.968.00 €), arsimimit (189.353.281 €), shëndetësisë (6.352.599.80 €), drejtësisë dhe sigurisë (8.164.490.63 €), gjithsej 215,609,339,43 € ose 13.20% e totalit të buxhetit.

Sektorit të mbrojtjes sociale i janë ndarë afro 0.71% (11.738.968.00 €) të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2013. Ky sektor ka përkrahur dhe mbështetur fëmijët në këto fusha: asistencë sociale; fëmijët me aftësi të kufizuar; fëmijët në strehim familjar; shërbimet mbështetëse të kontraktuara nga OJQ-të; institucionet rezidenciale; përfitimet nga skema e luftës-FDIL si dhe shërbimet e përcaktuara në grantin e përgjithshëm për Komunat. Siç, mund të vërehet, shërbimeve jetike apo elementare për sigurimin e mirëqenies së fëmijëve dhe funksionimit të tyre në mënyrë adekuate, vazhdohet të u dedikohet një shumë simbolike e buxhetit të përgjithshëm.

Sektori i arsimit në vitin 2013 ka pranuar 11.59 % ose 189.353.281 € të buxhetit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, programet që kanë përfituar e që fëmijët kanë qenë përfitues janë: Arsimi për fëmijët me nevoja të veçanta; Instituti Pedagogjik; Administrata qendrore; Trajnimi i mësimdhënësve dhe Zhvillimi i planprogrameve; Programi i Arsimit Bazik; Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve; Agjencia e Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur; Financimi i arsimit të Komunave. Përderisa në vitin paraprak për këto shërbime ishin shpenzuar 192.108.680, për këtë vit vërehet një rënie e zbehtë e fondeve dedikuar programeve arsimore në 189.353.280, çështje kjo që patjetërsueshëm sfidon sigurimin e arsimit cilësorë.

Page 12: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË12

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

Sektorit të Shëndetësisë i janë dedikuar rreth 0.39% apo 6.352.599.80 € të buxhetit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, programet përfituese prej të cilave kanë përfituar edhe fëmijët janë: vkujdesi shëndetësorë në nivel parësor, dytësor dhe tretësor; Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës; Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës; Programi i HIV/AIDS; Trajtimet jashtë vendit; Programi për nënën dhe fëmijën dhe shërbimet e shëndetit mendor. Ky buxhet, dedikuar shërbimeve shëndetësore, përveçse është i pamjaftueshëm, ai në mënyrë të konsiderueshme vështirëson zbatimin e politikave në fuqi dhe njëkohësisht pamundëson arritjen e cilësisë së nevojshme për shërbimet shëndetësore dedikuar fëmijëve.

Sektorit të Drejtësisë dhe Sigurisë i janë ndarë afro 0.5 % apo 8.164.490.63 € nga Buxheti i përgjithshëm i Republikës së Kosovës. Nga ky sektor kryesisht kanë përfituar këto programe ku përfitues kanë qenë edhe fëmijët: ri-socializimi i të miturve në konflikt me ligjin; parandalimi i krimit; ulja e nivelit të recidivizimit; zbatimi i masave alternative dhe dënimeve për të miturit; mbikëqyrja dhe ndihma për të miturit të dënuar me masa diversitetit; masat edukative dhe dënimet alternative; parandalimi i dhunës në familje ndaj fëmijëve dhe abuzimit të fëmijëve

Burim: Të dhënat e Ministrisë së Financave, 2013

Përderisa gjatë vitit 2013 nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet që do të ndikonte në ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve për hartimin e programeve konkrete mbi bazën e planifikimit buxhetor për vitet pasuese fiskale, në përputhje me kërkesat dhe mundësitë buxhetore në dispozicion, mbetet ende sfiduese dhe e nevojshme marrja e masave të tilla, veçanërisht në kuadër të institucioneve që ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta për fëmijë. Këto veprime do të ndikonin në rritjen e mundësisë për të shqyrtuar ngritjen buxhetore në bazë të programeve konkrete që do ti kontribuonin ngritjes së cilësisë së shërbimeve konform politikave, strategjive dhe legjislacionit për të drejtat e fëmijëve dhe harmonizimit të tyre me Buxhetin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Objektivi 2.3: Krijimi i procedurave që ndihmojnë miratimin e projekteve të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e fëmijëveNë bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive nr. 03/L-048 procedurat për aplikim të projekteve përfituese janë unike, më konkretisht nenet 19-23 specifikojnë këto procedura në përputhje me parimet për përgatitjen e kornizës afat mesme të shpenzimeve. Duke qenë se procedurat në fjalë janë të qarta, dispozitat ligjore nuk parashohin ndonjë ndryshim nga projektet tjera për projektet që parashihet të kenë ndikim në jetën e fëmijëve. Është e nevojshme të punohet në ngritjen e kapaciteteve humane në mënyrë që të synohet përmirësimi i cilësisë së gjendjes së fëmijëve, duke avokuar në ndarjen më të madhe të buxhetit për këto programe. Gjendja mbi përmbushjen e kësaj objektive është në nivel dhe na pasqyrohet njëjtë si në vitin paraprak.

Rekomandimet për buxhet :

• Të bëhet analiza e buxhetit nga perspektiva e të drejtave të fëmijëve;

• Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve në Institucionet Buxhetore, për të avokuar në ndryshimin e politikave bazuar në të dhëna mbi treguesit që kanë nevojë për ndërhyrje me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ded-ikuar fëmijëve dhe sigurimin e buxhetit të nevojshëm.

0

2

4

6

8

10

12

14

0

200

400

600

800

1000

1200

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

13.2 % e buxhetit total të Kosovës e dedikuar për fëmijët

Sektori i Mbrojtjes

Sociale

Sektori i Arsimit

Sektori i Shëndetësisë

Sektori i Drejtësisë

dhe Sigurisë

% e

bux

hetit

tota

l të

Koso

vës

Page 13: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 13

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

SEKTORI I ARSIMIT (87% d.m.th. u raportuan 164/188 treguesit)Arsimi në Kosovë zhvillohet në institucione publike dhe private, arsimi fillorë është i detyrueshëm dhe falas. Ligji për arsimin parauniversitar iu garanton arsimim të barabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë, andaj mësimi në shkollat fillore mbahet në pesë gjuhë: në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake, turke dhe kroate. Përderisa, sistemi i edukimit parashkollor ndahet në tri nivele: Çerdhja (për fëmijët e moshës 1-2 vjeçare); kopshti (për fëmijët e moshës 3-4 vjeçare) dhe klasa parafillore (për fëmijët e moshës 5 vjeçare). Edukimi parashkollor paraqet nivelin më pak të zhvilluar të sistemit të arsimit, këtij fakti i korrespondon mungesa e një rrjeti të mirëfilltë të institucioneve të edukimit parashkollor, si dhe mungesa e një tradite të favorshme të cilat ndikojnë që ngecjet në këtë sektor të jenë të parashikueshme. Të gjitha studimet krahasuese tregojnë se, në aspektin e zhvillimit të edukimit parashkollor, Kosova zë vendin e fundit në Ballkan.

Është e rëndësishme të theksohet se parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe standardet ndërkombëtare janë të inkorporuara në legjislacionin në fuqi në kuadër të sistemit të arsimit, si dhe rritja e shpenzimeve publike në arsim si përqindje e BPV-së në 5% është e përafërt me mesataren evropian, por shuma aktuale është e pamjaftueshme dhe sfidon arritjen e arsimit cilësorë duke pasur parasysh nevojat e sektorit të arsimit në gjendjen aktuale të zhvillimit. Mirëpo, sistemi arsimor vazhdon të përballet me shumë sfida. Që Kosova të arrijë që në një periudhë afatshkurtër të jetë pjesë e vlerave evropiane duhet të ndërmerr hapa domethënës në reformimin e sistemit arsimore, duke edukuar fëmijët bazuar në një sistem arsimor që identifikon kërkesat e tregut të kohës, krijuar kushte për nxënësit në mënyrë që arsimimi të jetë në funksion të zhvillimit të përgjithshëm e të qëndrueshëm të tyre dhe në përputhje me objektivat e mijëvjeçarit.

Objektivi 3.1: Ofrimi arsimit cilësor për fëmijëtArsimi para-universitar synon të sigurojë qasje gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë nxënësit në arsim cilësor dhe jo-diskriminues gjatë shkollimit në nivelin para-universitar dhe inkurajim të të nxënit gjatë gjithë jetës. Që Ligjit të Arsimit Parauniversitar ti ofrohet hapësira sa më optimale për zbatim të tij janë hartuar 18 U.A. të cilat rrjedhin nga obligimet e përcaktuara në ligjin përkatës. Për të ndikuar në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, ka vazhduar procesi i licencimit të mësimdhënësve, gjithsej 21,353 mësimdhënës janë licencuar. Mbi këtë vazhdë të punës MAShT në bashkëpunim me GIZ ka realizuar trajnimet për udhëheqje arsimore, përfitues të së cilës ishin 350 drejtorë të shkollave. Për me tej, Programi i arsimit themelor (BEP) ka vazhduar trajnimin e drejtorëve të shkollave, prej të cilëve 157 kanë përfunduar programin për zhvillim profesional. Tutje, ka filluar faza e II e trajnimit, dedikuar drejtorëve në 12 komuna tjera, anëtarësisë së Këshillit Drejtues të shkollës (263 përfitues), anëtarësisë së Këshillave të nxënësve (336 përfitues) dhe anëtarësisë së Këshillave të prindërve (347përfitues).

Në kuadër të përpjekjeve institucionale për rritjen e përfshirjes së komuniteteve në arsim dhe plotësimin e kritereve për ofrim të arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës janë botuar teksti i Muzikës për klasën e 3-të, Matematika për klasën e 9-të dhe Historia për klasën e 10-të dhe 11-të, shkollave të mesme të larta (gjimnaze) në gjuhën turke, në proces të botimit janë tekstet në gjuhën boshnjake dhe turke, ndër to edhe teksti shkollor për histori, dedikuar klasës 9. Përderisa, është vlerësuar pozitivisht nga recensentët teksti për gjuhën turke për klasën e 8-të, i njëjti është në fazën e përgatitjes për botim, në përgatitje janë tekstet e muzikës për klasën 5 dhe 6, ndërsa në proces të vlerësimit janë tekstet për klasën 7 dhe 8, për lëndën e muzikës në gjuhën boshnjake. Për më tej, janë përkthyer në gjuhë turke dhe boshnjake plan-programet shkollore për arsimin profesional kl.11, me ndihmën e Ambasadës  Norvegjeze në Kosovë. Për të krijuar kushte dhe kritere më të lehta për regjistrim dhe vijim të procesit edukativo arsimorë të fëmijëve të riatdhesuar, MAShT ka krijuar sistem të mirëfilltë të bashkëpunimit me DKA dhe shkollat.

Page 14: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË14

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

Në këtë vit shkollor (2013/2014), për herë të parë filloi pilotimi i Kurrikulës së Re të Arsimit Parauniversitar, në 10 shkolla në nivel të Kosovës. Në kuadër të këtij procesi janë përfshirë klasa para-fillore, klasa e parë, klasa e gjashtë dhe klasa e dhjetë e arsimit të (gjimnazi) dhe shkolla profesionale, si dhe janë bërë përgatitjet e nevojshme për shtrirjen e zbatimit të Kornizës së Kurrikulës së Kosovës edhe për 100 shkolla të tjera. Kurrikula e re përmban reformimin e planeve dhe programeve, procesin e mësimdhënies, tekstet shkollore, vlerësimin e nxënësve si dhe kualifikimin e mësuesve. Përkundër rëndësisë që bartë pas vetës ky proces, ende ekzistojnë sfida të mëdha për zbatimin e plotë të Kurrikulës duke filluar nga mungesa e hapësirave shkollore, mjetet mësimore, laboratorëve, teknologjisë informative, si dhe ndërtimi i konceptit tek mësimdhënësit për të planifikuar orën mësimore duke mbështetur rezultatet e të nxënit të nxënësve. Zbatimi i plotë i kurrikulave do të reflektojë shumë në avancimin e të drejtave të fëmijëve, pasi parimet bazë të këtyre kurrikulave bazohen në vlerat e mirëfillta të qytetërimit demokratik.

Pa dyshim se një tregues shumë i rëndësishëm i cili direkt reflekton mbi ngritjen e cilësisë në arsim janë rezultatet e dala nga testet kombëtare. Vlerësimi i jashtëm i nxënësve dhe institucioneve arsimore ka vazhduar të prodhojë informacione të vlefshme për funksionimin e sistemit arsimor, nga 30,504 nxënës të klasës së 5 ku është pilotuar testi vetëm 45% e tyre kanë arritur të kalojnë testin e arritshmërisë në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikës, nga 29,217 nxënës të klasës së 9 vetëm 61% e tyre kanë kaluar testin e provimit përderisa vetëm 77% kanë kaluar provimin e maturës. Për dallim nga viti i kaluar, në 2013 është realizuar testi për klasat e 5-ta, si dhe vërehet rritje e trendit të % së kalueshmërinë së testit të klasave të 9-ta dhe atij të maturës nga 57% në 61% respektivisht nga 54% në 77%. Pavarësisht rritjes së lehtë të % së rezultateve, shifrat në dispozicion pasqyron gjendjen jo të kënaqshme të cilësisë në sistem të arsimit. Në bazë të analizimit të rezultateve nëpër vite, konkludohet se kësaj gjendje i ka parapri niveli jo i kënaqshëm i zbatimit të planprogrameve nga mësimdhënësit, duke rezultuar në sukses të pamjaftueshëm nga maturantët, po ashtu kishte mungesë të punës shtesë, pregaditjeve paraprake për provim. Mbi këtë bazë, MAShT, komunat dhe shkollat kanë filluar të mobilizohen në këtë drejtim, me ç`rast krahas informimin të plotë të maturantëve, shkollat po organizojnë mësim plotësues për përgatitje dhe realizim të planprogrameve shkollore.

Sigurimi i gjithëpërfshirës së fëmijëve në arsim nga viti 2012 në 2013 shënon një zbehje apo gjendje relative e njejtë e përfshirjes së fëmijëve në parashkollor, para fillore dhe fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim, nga 25,830 në 25,706 fëmijë në parashkollor dhe parafillor publike dhe 124 fëmijë në institucionet private të licencuara, gjithsej 25,830, kemi vetëm 25,337 fëmijë të regjistruan në sistemin SMIA, ngase jo të institucionet private i kanë futur të dhënat në sistem, nuk do të thotë se numri nuk e ka kaluar shifrën 25,830. Përderisa, 5,389 në 5,398, respektivisht 21,972 parafillor dhe nga 1,221 fëmijë me nevoja të veçanta në 1,239 në vitin 2013. Është më se e qartë se nëse duam të jemi në rang me shtetet europiane përfshirja e këtyre kategorive të fëmijëve në sistem të arsimit duhet të jetë e plotë deri më 2015. Andaj, është e rëndësishme hartimi dhe zbatimi i politikave strategjike që do të mundësonin përmbushjen e objektivës së tillë.

Për dallim nga viti i kaluar, vërehet një trend negativ në indeksin e paritetit gjinor (përpjesëtimi i vajzave dhe djemve) në shkollë fillore dhe të mesme, nga 93.3 % në 92.9% respektivisht nga 93.5% në 86.6%. Edhe pse të dhënat statistikore nuk paraqesin ulje të madhe të ndryshimit të indeksit gjinor, është e nevojshme realizimi i aktiviteteve që do të ndikonin në rritjen e përfshirjes së vajzave në sistem të arsimit veçanërisht në nivelin e mesëm.

Gjatë vitit 2012, trend pozitiv po ashtu është vërejtur në rritjen e shkallës së regjistrimit bruto në nivel të arsimit fillor që është 95%, në nivel të arsimit të mesëm të ulët 100% përderisa shkalla e mbijetesës e klasës së fundit në shkollë fillore është 95%. Përderisa gjendja nuk rezulton e njejtë për vitin 2013 meqë është dështuar të bëhen analizat e fundit statistikore për shkallën bruto sipas nivele.

Për me tej, vërehet rënie e numrit të fëmijëve Romë, Ashkali dhe Egjiptianëve që kanë përfunduar shkollën joformale, siç është përcaktuar me aktet normative, kjo për shkak të numri të vogël të interesimit të fëmijëve të përfshihen në shkollë joformale nga 1,588 (2012) në 24 (2013). Përderisa 265 fëmijë të riatdhesuar janë integruar në sistemin e rregullt të arsimit sipas nevojave të tyre, ndërsa 104 fëmijë të riatdhesuar kanë përfunduar trajnimin jo-formal. Ndërsa, gjatë vitit 2013 janë riintegruar 1,133 fëmijë të grupeve të ndryshme etnike, por dominojnë fëmijët nga komunitet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Situata përkeqësohet tutje kur vëmë re uljen e numrit të psikologëve të përfshirë në shkolla nga 140 (2012) në 30 (2013), përderisa ka rritje të numrit të pedagogëve të përfshirë në nivel të Drejtorive Komunale për Arsim nga asnjë në 28.

Page 15: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 15

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Shpërndarja e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit në arsim të obligueshëm (280,596), rezulton të jetë një segment i rëndësishëm që vazhdon të ndihmoj buxhetin e familjeve si dhe i kontribuon rritjes së cilësisë në arsim. Kohëve të fundit është investuar në infrastrukturën shkollore, përgjatë vitit 2013 janë ndërtuar 21 objekte të reja dhe disa sosh janë në proces të ndërtimit. Padyshim se me rritjen e hapësirës shkollore drejtpërdrejtë ndikohet edhe në përmirësimin e standardeve dhe cilësisë në arsim, gjendje kjo që ka rezultuar me reduktimin në masë shumë të madhe të ndërrimit të tretë në shkolla, në disa raste edhe me eliminimin e ndërrimit të dytë. Gjatë 2013, gjithsej janë 19 shkolla që punojnë në tri ndërrime dhe 571 shkolla që punojnë në dy ndërrime dhe 163 në një ndërrim. Është në rritje numri i shkollave të pajisura me kabinete kompjuterike nga 345 në 467, ndërsa janë 8,338 kompjuter të shpërndarë në shkolla. Përkundër lëvizjeve pozitive ende vërehet kufizim në qasjen e nxënësve në teknologjinë informative dhe komunikim, këtë e dëshmon numri i madh i nxënësve për kompjuter.

Vazhdojnë të evidentohen pengesa në arritjen e rezultateve të dëshiruara në kuadër të përmbushjes së objektivës për ofrim të arsimit cilësor dhe gjithpërfshirës. Pengesa këto që kryesisht janë të ndërlidhura me moszbatim të legjislacionit dhe akteve nënligjore për arsimin para-universitar; mungesa e inspektimit dhe sanksionimi i udhëheqësve të institucioneve për shkak të parregullsive, largimi apo avancimi i edukatoreve dhe mësimdhënësve mbi bazën e performancës së punës; niveli i ultë i llogaridhënies për moszbatim adekuat të planprogrameve nga ana e shkollave dhe mësimdhënësve të caktuar; mungesa e kapaciteteve komunale (DKA-ve) për adresimin e problemeve të cilësisë, zbatimit të kurrikulave dhe gjithëpërfshirjes; politizimi i udhëheqjes në arsim, por edhe i rekrutimit të stafit arsimor në shkolla; mungesa e shërbimeve profesionale (psikologut, pedagogut, këshilltarëve për karrierë, mjekut, etj.) në shkolla, të cilat do të mund të trajtonin me profesionalizëm problemet e ndryshme që lidhen me cilësinë dhe gjithëpërfshirjen.

Po që se dëshirojmë të zhvillojmë një shoqëri të dijes me sistem arsimor të cilësisë së lartë, MAShT me urgjencë duhet të orientoj të gjitha kapacitetet e saj humane dhe financiare në adresimin e çështjeve të theksuara dhe prioritizimin e tyre në kuadër të planeve vjetore të punës. Ky proces do të ndikonte në përpilimin e programeve sipas kërkesave të tregut dhe ekonomisë europiane e globale, aftësimin e kuadrove që do të jenë në gjendje të konkurrojnë edhe në tregun europian të punës dhe të përballojnë sfidat e së ardhmes.

Objektivi 3.2: Sigurimi i gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimNë përgjithësi ka evoluar koncepti i aftësisë së kufizuar drejt një modeli të integrimit dhe përfshirjes sociale e veçanërisht të përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkolla. Këtij procesi i ka parapri korniza ligjore e cila në masë të madhe rezulton të jetë në përputhje me standardet europiane dhe kriteret e përcaktuara në Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe Konventën për Personat me Aftësi të Kufizuara, përfundimi i procesit të përcaktimit të standardeve për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, duke iu garantuar gëzimin e të drejtave në baza të barabarta me të tjerët dhe pa u diskriminuar të drejtën për arsim dhe edukim.

Vërehet një trend i lehtë i rritjes së regjistrimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim, nga 1,221 (2012) në 1,240 (2013), prej tyre 99 janë të regjistruar në shkollë fillore, 982 në shkollë të mesme të ulët dhe 159 në shkollë të mesme të lartë. MAShT ekzekuton fondet që çdo fëmijë me aftësi të kufizuara t’iu ofrohet shërbimi i transportit, por në këtë drejtim janë vërejtur parregullsi të mëdha të shkaktuara nga komunat, që kanë rezultuar me mos realizimin e plotë të kësaj të drejte të fëmijëve. Si rezultat i masave të marra për eliminimin e barrierave dhe ofrimit të qasjes në objekte shkollore fëmijëve me nevoja të veçanta, gjithsej janë 42 institucione parashkollore; 996 (të gjitha) shkolla e mesme të ulta dhe 116 shkolla të mesme të larta, që rezultojnë të jenë fizikisht të arritshme. Ndërsa e arritur e theksuar vërehet rritja e numrit të shkollave që i plotësojnë standardet për gjithëpërfshirje nga 6 (2012) në 44 (2013).

Përparime të zbehta evidentohen në hapjen e klasave të reja të bashkëngjitura në shkollat e rregullta dhe shndërrimin e shkollave speciale në të rregullta. Me ç’rast, gjashtë nga shtatë shkollat speciale janë shndërruar në qendrat burimore, që përveç organizimit të mësim për fëmijët me aftësi të kufizuara të rënda dhe të shumëfishta, ofrojnë shërbime mbështetëse sipas nevojë së paraqitur në të gjitha shkollat e rregullta. Janë bërë përpjekje në riorganizimin e klasave të bashkangjitura dhe shndërrimin e tyre në dhoma e burimore me synim të integrimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim të rregullt, megjithëse vetëm 4 klasë të arsimit parashkollor, 7 klasë të arsimit fillor dhe 5 klasë të arsimit të mesëm të ulët mund të konsiderohen se janë funksionale si dhoma burimore.

Page 16: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË16

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

Sa i përket punësimit të mësimdhënëseve për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, gjendja rezulton të jetë e njëjtë si në vitin 2012, janë 22 edukatore të punësuara në nivel parashkollor, 8 në klasa parafillore, 148 në shkolla fillore dhe 25 në shkolla të mesme të larta, në DKA të Gjilanit është emëruar koordinatori për arsimin gjithëpërfshirës. Mirëpo këtë vit vërehen hapa domethënës të ndërmarrë në rritjen e njohurive profesionale të mësimdhënësve, që kanë rezultuar me realizimin e aktiviteteve të ndryshme. Andaj, mbi 750 mësimdhënës dhe edukatore të punësuar në shkolla të rregullta dhe Qendra Burimore, janë trajnuar në programet e ndryshme, si: Indeksi për gjithëpërfshirje, Plani Individual i Arsimit PIA, mësimdhënia sipas llojeve të dëmtimeve. Tutje, është bërë adoptimi dhe zbatimi i Indeksit për gjithëpërfshirje, në 8 institucione parashkollore në 8 komuna, si dhe në 8 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta. Në linjë me zbatimin e indeksit janë trajnuar rreth 500 mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave. Për më tej, Qendrat Burimore kanë realizuar trajnime me prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta për rëndësinë e arsimit dhe bashkëpunimin prindër -shkollë. Është hartuar instrumenti për monitorimin e zbatimit të PIA-s, si dhe janë organizuar punëtori me inspektorë të arsimit dhe drejtorë të shkollave që kane klasë të bashkëngjitura me qëllim të ngritjes së njohurive mbi përdorimin e instrumentit monitorues. Janë realizuar trajnime me 14 module për arsimin gjithëpërfshirës dhe metodologjinë e mësimdhënies sipas llojeve të dëmtimeve dedikuar stafit të edukatoreve në 9 institucioneve parashkollore. Meqë, është vërejtur e nevojshme përcjellja e rrjedhave zhvillimore të arsimit, ngritja e cilësisë dhe efikasitëtit në sistem është hartuar programi Master për arsim gjithëpërfshirësi, i cili do të fillojë në vitin 2014.

Përkundër këtyre zhvillimeve të theksuara, sfidë kryesore dhe alarmantet mbetet mungesa e ekipeve profesionale për vlerësim të fëmijëve me nevoja të veçanta në të gjitha komunat, ekipi i tillë është themeluar në komunën e Ferizajt. Ndonëse, me hyrjen në fuqi të U.A. për funksionimin e ekipeve vlerësuese, hartimit të udhëzuesit dhe instrumenteve të vlerësimit parashihet të trasohet rruga e qartë dhe e drejtë e këtyre ekipeve duke ndikuar kështu edhe në rritjen e numrit të tyre.

Sidoqoftë, në drejtim të rritjes së përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim janë zhvilluar një varg projektesh si: Realizimi i dy hulumtimeve nga Universiteti i Anadollit, në kuadër të Protokollit të bashkëpunimit me MAShT, me ç’rast ekspertë nga Turqia kanë bërë matjen e dëgjimit të nxënësve në Qendrën Burimore për nxënësit e shurdhër “Nëne Tereza” në Prizren dhe kanë sjellë aparate të dëgjimit për nxënës në vlerën prej 100 mije euro. Kanë vazhduar aktivitetet e shkrim-leximit me 8 shkollat që kanë qenë pjesë e projektit finlandez dhe ato të projektit KYET. Ka filluar zbatimi i projektit regjional “Mbështetja regjionale për arsim gjithëpërfshirës”në Kosove, me ç’rast janë përfshirë 8 shkolla. Së bashku me UNICEF është realizuar punëtoria lidhur me zbatimin e Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionalitetit. Mbështetja e Shoqatës Kosovare të Shurdhërve për trajnimin e asistentëve dhe instruktorëve të gjuhës së shenjave.

Nuk vërehen përmirësime radikale në sistem, arsimi për fëmijët me nevoja të veçanta ende financohet nga niveli qendror, procesi i decentralizimit të këtyre përgjegjësive në komuna po përcjellët me shumë vështirësi, ky proces vazhdon të vështirësohet edhe më tej ngase komunat dhe shkollat nuk kanë krijuar iniciativa të duhura për të adresuar nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe nuk alokojnë buxhet për adresimin e tyre. Andaj, për të ndikuar në përmirësimin e kësaj gjendje, janë organizuar punëtori me të gjitha komunat që kishin për qëllim bartjen e kompetencave të arsimit special.

Përderisa vazhdon të jetë ende sfidë e konsiderueshme kapacitetet e kufizuara për implementim të politikave dhe legjislacionit në fuqi, të ndërlidhura kryesisht me rekrutimin e stafit profesional dhe atij mbështetës, mungesa e mekanizmave të mirëfilltë për vlerësim profesional dhe edukativ.

Objektivi 3.3: Parandalimi dhe luftimi i dhunës nëpër shkollaZyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim të ngushtë me MAShT dhe KMDF ka hartuar “Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit Parauniversitar”, i cili më 06.09.2013 u aprovua nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Parashihet që protokolli të rritë premisat për përmirësimin e situatës në arsim, duke mobilizuar të gjithë përgjegjësit në veprime konkrete për trajtimin e dhunës në shkolla dhe rritjen e sigurisë. Po ashtu, synon që duke i koordinuar punët ndërmjet partnerëve të shumtë brenda dhe jashtë institucioneve arsimore, të krijohen rrethana të shëndosha që çdo fëmijë të ketë mundësi t’i zhvillojë dhe shpalosë aftësitë dhe vlerat më të larta njerëzore duke ndikuar në uljen e rasteve të dhunës në shkolla. Ndër qëllimet më kryesore që adreson Protokolli është formimi i sistemit unik për grumbullimin e të dhënave mbi veprimet e dhunshme, i cili do të mundëson përdorimin e informacionit për të promovuar sigurinë në shkollë dhe të mësuarit, përcjelljen e trendit të shfaqjes së dhunës dhe ndërmarrjen e masave/veprimeve të nevojshme për të parandaluar dhe eliminuar dhunën brenda institucioneve edukativo-arsimore.

Page 17: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 17

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Për ta fuqizuar zbatimin e Protokollit, Sekretari i MAShT mori Vendim (Nr. 202265), për hartimin e Manuali didaktik për parandalimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar, bartëse e këtij procesi ishte NjDNj/ MAShT, në bashkërendim me Zyrën e  plan-programeve dhe organizatën Save the Children. Manuali në fjalë, është aprovuar dhe pritet që të botohet, publikohet dhe shpërndahet në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar. Në vazhdim, me Vendim (nr. 2-458) të Sekretarit të MAShT punohet në hartimin e Manualit për parandalimin e dukurive negative në shkollat e mesme të larta. Krahas “Protokollit” këto manuale pritet të kenë ndikim të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së punës në institucione edukativo-arsimore dhe aftësuese, duke shënuar rezultate si në proces të mësimdhënies dhe mësimnxënies ashtu edhe në parandalimin dhe reagimin ndaj situatave të pakëndshme e të dhunshme në shkolla, para së gjithash në rritjen e vetëdijesimit për parandalimin dhe referimin e dhunës të të gjithë atyre që marrin dhe japin shërbime brenda institucioneve arsimore parauniversitare. Në këtë linjë, komponenta e identifikimit dhe raportimit tё dhunës nga profesionistët shёndetёsor ёshtё e integruar nё Planprogramin mësimor nga Specializimi i Mjekёsisё Familjare, me ç’rast janë organizuar trajnime shtesё dhe tё veçanta me kёtё temё.

Me zbatimin e këtyre dokumenteve pritet të ndikohet në menaxhimin më të mirë të energjisë së nxënësve, eventualisht negative, në mënyrë që të shprehin vetveten në aktivitete më kreative, pozitive dhe që iu sjellin atyre performancë më të mirë mësimore dhe një sjellje më të madhe prosociale.

Meqë, sistemi arsimor nuk gjeneron të dhëna rutinore mbi dhunën dhe llojet e saj, të dhënat në këtë drejtim reflektojnë të jenë sporadike dhe të pasakta. Megjithatë, për dallim nga vitet paraprake 315 raste të dhunës në institucione parauniversitare janë raportuar në polici nga mësimdhënësit, gjendje kjo që reflekton në rritjen e njohurive por edhe mobilizimin e mësimdhënësve për të parandaluar dhunën.

Objektivi 3.4: Integrimi i fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimorArsimimi në Kosovë është e drejtë e garantuar me ligj dhe njëkohësisht i ofron mundësi çdo fëmije pa asnjë lloj diskriminimi te ketë qasje ne te, në këtë drejtim MAShT në kuadër të politikave të saj po punon edhe në afirmimin dhe respektimin e specifikave dhe diversiteteve të gjuhës, historisë, kulturës dhe arteve të komuniteteve, të cilat jetojnë në Republikën e Kosovës.

Përkundër rritjes së intezitetit të përpjekjeve institucionale për integrimin e fëmijëve nga radhët e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në arsim, shifrat e raportuara nuk paraqesin ndonjë progres që është për tu admiruar në këtë aspekt. Aktualisht, në arsim parauniversitar janë të regjistruar gjithsej 7057 nxënës nga radhë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, prej tyre 2,059 Rom, 788 Egjiptian dhe 4,210 Ashkalinj. Ndërsa sipas niveleve të arsimit gjendja është si në vijim: 42 fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore, 259 në shkollë para-fillore, 6,380 në shkollë fillore, 485 në shkollë të mesme. Përderisa gjendje relativisht e njëjtë ishte edhe ne vitin 2012, me ndryshime shumë të vogla në numër, konkretisht ishin të evidentuar 50 fëmijë në institucionet parashkollore, 286 në shkollë para-fillore, 6439 në shkollë fillore, 485 në shkollë të mesme.

Vërehen përmirësime në grumbullimin e të dhënave mbi sektorin e arsimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, këtë vit është arritur të raportohet mbi treguesit e braktisjes së shkollës nga fëmijët Rom, Ashkali dhe Ejiptian për nivelin fillor dhe të mesëm. Me ç’rast 124 nxënës braktisën shkollën në nivelin fillor, prej tyre 63 Rom, 45 Ashkalinjë dhe 16 Egjiptian, ndërsa në kuadër të shkollës së mesme vetëm 1 nxënës nga radhët e komunitetit Egjiptian ka braktisur shkollimin në vitin 2013.

Në përputhje me kërkesat e pranuara nga 4 shkolla, janë shpërndarë libra shkollor me elemente të kulturës dhe historisë rome, gjatë vitit 2012 nuk ishin parashtruar kërkesa të tilla. Për me tej, është siguruar teksti i gjuhës rome për klasën e dytë dhe ka vazhduar zbatimi i lëndës së gjuhës rome për klasat 2, 3 dhe 4 në komunën e Prizrenit, si dhe është ribotuar teksti “Gjuha shqipe 1’’ për komunitetet joshqiptare për kl.3 të arsimit të obliguar. Rëndësi të veçantë kishte mbështetja financiare e 6 Qendrave Arsimore ku veprojnë komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si në Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Graqanicë, me ç’rast 1,100 fëmijëve iu është ofruar mësim plotësues dhe janë mbështetur në kryerjen e detyrave.

Që fëmijët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian të përfundojnë shkollimin dhe të rritet vijueshmëria e tyre në arsim, ata përkrahen dhe stimulohen në forma të ndryshme, 91vajza kanë përfunduar kursin shkrim/lexim, 30 bursa u janë ndarë nxënësve të shkollës së mesme, përderisa kuotat në universitetet publike vazhdojnë të jenë të rezervuara për studentët nga radhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Mbi këtë bazë, në bashkëpunim me KFOS është organizuar shkolla verore.

Page 18: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË18

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

Përpjekjet për të ndikuar në ngritjen e njohurive tek komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian mbi rëndësinë e arsimit si dhe rreth integrimit të plotë të tyre në shoqëri, kanë qenë të vazhdueshme, të cilat kanë rezultuar me realizimin e 3 fushatave me qëllim vetëdijesues mbi rëndësinë e shkollimit dhe të afirmimit të gjuhës dhe kulturës rome. Është shënuar 8 prilli “Dita e Romëve”, si dhe janë realizuar tryeza të rrumbullakëta dedikuar parandalimit të braktisjes ës shkollimit nga nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Sfidat për përfshirjen e plotë të fëmijëve në sistem të arsimit janë të ndryshme, duke filluar me nivelin e ulët të arsimit të familjeve të tyre, martesat e hershme si dhe kushtet sociale dhe ekonomike që detyrojnë fëmijët të punojnë.

Objektivi 3.5: Parandalimi dhe reagimi ndaj braktisjes së shkollimit Në kuadër të përpjekjeve institucionale për parandalimin e braktisjes së shkollimit, tashmë në mënyrë tradicionale, të gjithë fëmijëve që e kanë shkollën 4 km larg shtëpisë së banimit si dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara iu sigurohet transporti falas; ndarjen e teksteve mësimore falas për të gjithë nxënësit që vijojnë arsimin e obliguar; lirimi nga pagesa e arsimit joformal të rasteve sociale; ndarja e bursave për fëmijë në nevojë sociale; me anë të këtyre veprimeve konsiderohet të ndikohet në uljen e numrit të fëmijëve që braktisin shkollimin.

Sidoqoftë, shifrat e raportuara flasin për numër të lartë të braktisjes së shkollimit, gjatë vitit 2013 kishin këtë pasqyrë: gjithsej 1,113 fëmijë kanë braktisur shkollën fillore dhe atë të mesme të ulët (kl.1-9) prej tyre 427 ishin meshkuj dhe 686 femra, përderisa 2,407 fëmijë kanë lënë shkollën në arsimin e mesëm të lartë (kl.10-12) prej tyre 1,681 meshkuj dhe 726 femra. Braktisja e shkollimit në total arrin shifrën 3,520 fëmijë, 2,108 meshkuj dhe 1,412 femra. Krahasuar me të dhënat e vitit 2012 vërehet një trend i lehtë i rënies së numrit të braktisjes së shkollimit për 46. Ndërsa, rritje e numrit të fëmijëve të riintegruar në arsim fillor nga 28 (2012) në 41 (2013), “përpjekjet” për rintegrim të fëmijëve në arsim të mesëm janë të njëjta duke rezultuar kështu që nëpër vite të mos arrihet të integrohet asnjë fëmijë në shkollë të mesme. Përderisa trendi i braktisjes së shkollimit mbi baza gjinore rezulton të jetë i njëjtë si në vitet paraprake, andaj shkalla e braktisjes së shkollimit është dy herë me e lartë në shkollimin e mesëm, sa i përket indeksit gjinor ai ndryshon për kah niveli i arsimit ku dallimet gjinore janë më të larta në shkollën e mesme, me ç’rast është evidentuar se braktisja e shkollimit nga meshkujt është rreth tri herë më e lartë se sa tek femrat.

Të dhënat e raportuara mbi fenomenin e braktisjes së shkollimit mund të mos paraqesin gjendjen reale në sistem, ngase në vazhdimësi janë vërejtur probleme në evidentimin e rasteve të transformimit të nxënësve nga një shkollë në tjetrën. Duke qenë se viteve të fundit ka pas lëvizje të mëdha të popullsisë nga një rajon në tjetrin, ky fakt mund t’i ketë korresponduar fryrjes së shifrave të braktisjes nëpër vite.

Së fundi, Sekretari i Përgjithshëm/MAShT mori Vendim (nr. 2/2614), për riaktivizimin Grupit Punues për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes, me ç’rast kanë ka filluar edhe realizimi i takimeve të rregullta të punës. Në pajtim me obligimet që rrjedhin nga U.A. (nr. 19/2012) për krijimin dhe fuqizimin e ekipeve për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit në arsimin e obliguar, ka filluar themelimi i ekipeve përkatëse, aktualisht janë themeluar 60 sosh në komunat: Kaqanikë, Prizren, Klinë, Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë, Istogë, Ferizajë, Obiliq,Vushtrri, Rahovec, Shtime, Hani të Elezit, Suharekë.

Për të mbështetur Komunat në zbatimin e U.A. në fjalë, kryesisht në hartimin e planeve të veprimit për adresimin e problemit të fëmijëve jashtë shkollës, përfshirë fëmijët braktisës së shkollimit, fëmijët që asnjëherë nuk janë regjistruar në shkollë, fëmijët me probleme sociale, aftësi të kufizuar, është duke u realizuar projekti “Avancimi i qasjes dhe vazhdimit të vijimit të arsimit për fëmijët e cenuar dhe të marginalizuar” në bashkëpunim me UNICEF dhe Qendrën Europiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI Kosovo). Përfitues nga ky projekt janë 6 komuna: Peja, Klina, Istogu, Ferizaj, Fushë Kosova dhe Obiliqi, të cilat kanë problem me edhe me vijueshmërinë shkollës/braktisjen nga nxënësit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Page 19: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 19

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Braktisja shkollimit në nivelin e mesëm të lartë është tri herë më e lartë te djemtë sesa te femrat

Braktisja në arsimin e obliguar (1-9)

Braktisja në arsimin e mesëm të lartë (10-12)

Burim: Të dhënat e Ministrisë së Arsimit, 2013

Papunësia, të ardhurat e ulëta, standardet i ulët i jetesës dhe varfëria, janë disa nga faktorët që i vënë shumë fëmijë në një situatë të vështirë, duke nxitur rritjen e rrezikut të braktisjes së shkollës. Sfidat drejtë luftimit të këtij fenomeni janë të mëdha të cilat kërkojnë qasje multidisiplinare dhe ndërsektoriale për identifikimin dhe intervenimin e duhur në rastet përkatëse. Andaj, përpjekjet institucionale për parandalimin e braktisjes së shkollimit duhet të ndërmerren mbi bazën e rezultateve të dala nga hulumtimet shkencore të situatës, të cilat padyshim se duhet të trajtojnë çështjen nga aspekti thelbësor i problematikës.

Objektivi 3.6: Rritja e përfshirjes së fëmijëve në institucionet parashkollore Investimi më i madh në nivelin e edukimit parashkollor është një domosdoshmëri, që paraqet bazën e procesit të edukimit në përgjithësi e që njëherit është boshti për suksesin e reformave në sistemin e arsimit, prandaj MAShT ka filluar të ketë qasje më serioze të trajtimit të nevojave për zhvillim të mirëfilltë të edukimit parashkollor.

0

2

4

6

8

10

12

14

0

200

400

600

800

1000

1200

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

0

2

4

6

8

10

12

14

0

200

400

600

800

1000

1200

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

Gjithsej

Gjithsej

Djem

Djem

Vajza

Vajza

Page 20: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË20

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

Në drejtim të përmirësimit të pjesëmarrjes dhe cilësisë në këtë nivel arsimimi, është hartuar programin universitar bachelor për fëmijërinë e hershme; në bashkëpunim me kolegjiumin e drejtoreve të institucioneve parashkollore dhe me ekspertë të edukimit parashkollor është duke u hartuar plani i veprimit për periudhën 2 vjeçare që synon adresimin e edukimit parashkollor duke u mbështetur në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë; janë hartuar shtatë module trajnimi të bazuara në fushat zhvillimore të dokumentit të Standardeve të Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme (0-6); 846 shkolla kanë integruar Standardet e Arsimit Parashkollor nga 43 sa ishin vitin e kaluar; në koordinim me Institutin Pedagogjik u bë trajnimi i trajnerëve të rinj dhe i të gjitha edukatoreve për zbatimin e Standardeve të Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme, me ç’rast ishin përfshirë 121 pjesëmarrës nga 6 qendra të Kosovës (Prishtinë, Vushtrri, Prizren, Ferizaj, Pejë, Fushë Kosovë). Tutje, me qëllim të nxjerrjes së të dhënave të sakta për gjendjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin para-fillor, MAShT në bashkëpunim me Institutin Pedagogjik ka realizuar hulumtimin mbi gjendjen e përfshirjes së fëmijëve të moshës 5-6 vjet, pjesë e këtij hulumtimi ishin të gjitha institucionet edukativo/arsimore të cilat organizojnë edukimin para-fillor; janë licencuar 56 institucione parashkollore private; është realizuar Olimpiada lojërat pa kufi.Përfshirja e fëmijëve në institucione parashkollore vazhdon të jetë në nivel jo të kënaqshëm, ky proces edukativo arsimor realizohet në kuadër të 42 institucioneve parashkollore publike në Kosovë duke evidentuar 5,389 fëmijë. Pjesë e organizimit të edukimit parashkollor është edhe klasa para-fillore në kuadër të shkollave fillore, që numëron 20,317. Nga shërbimet publike të ofruara në kuadër të institucioneve parashkollore (0-6) përfitojnë gjithsej 25,706. Ndonëse, që nga viti 2011 numri i përfshirjes së fëmijëve në institucione parashkollore ishte vetëm 116, tregon më së miri progresin e arritur në ofrimin e arsimit universal parashkollor për të gjithë fëmijët në Kosovë. Meqë kohëve të fundit vërehet rritje e numrit të institucioneve parashkollore private, shifrat e raportuara mund të mos paraqesin gjendjen reale në këtë segment, ngase MAShT ende nuk ka arrit të gjeneroj të dhëna për institucionet private.

Në kuadër të përmirësimit të punës në institucionet parashkollore është ofruar përkrahje për realizimin e formave alternative të edukimit parashkollor 69 nga 24 sa ishin në vitin 2012, përfitues rezultuan të jenë 1,397 fëmijë. Parashihet që me anë të këtyre formave alternative dhe me realizimin e edukimit parashkollor në institucione private të kemi rritje të ndjeshme të përfshirjes së fëmijëve në edukim parashkollor.

Për t’i kontribuar rritjes së cilësisë në edukim parashkollor, vërehet rritje e numrit të kuadrit profesional të punësuar në këto institucione krahasuar me vitin 2012, nga 0 në 28 pedagogë, nga 511 në 630 edukatore në nivelin parashkollor, këtë vit është arrit të raportohet mbi treguesin e mësimdhënësve të përfshirë në nivel parafillor 748. Tutje, 121 mësimdhënës nga sistemi parashkollor dhe 8 mësimdhënës nga sistemi para-fillor kanë vijuar trajnime të cilësisë së lartë siç është definuar nga MAShT, 121 janë trajnuar për implementimin e Standardeve të Zhvillimit të Mësuarit të Hershëm.

Përkundër të arriturave të raportuara gjendja e përgjithshme e edukimit parashkollor ende nuk e ka zënë vendin që e meriton në kuadër të sistemit të arsimit dhe shoqërisë sonë në tërësi. Situata është përkeqësuar tutje me mungesën e infrastrukturës, gjatë vitit 2013 vërehet ulje e numrit të komunave që kanë së paku një institucion parashkollor nga 24 (2012) në 21 (2013). Në nivel komunal vazhdon të mos ketë ndarje të fondeve të mjaftueshme për arritjen e regjistrimit të dëshiruar të fëmijëve në parashkollor. Shërbimet profesionale nën nivelin e kërkuar sipas normave ndërkombëtare dhe ushqyeshmëria e fëmijëve në këto institucione nuk përmbushë cilësinë e kërkuar për zhvillimin dhe formimin e shëndetshëm të fëmijëve. Vërehet mungesë e theksuar e mbikëqyrjes (ndihmës) profesionale për institucione parashkollore publike, private dhe paralelet parafillore.

Objektivi 3.7: Krijimi i mekanizmave për ofrimin e përkrahjes për fëmijët e talentuarPërkundër ofrimit të hapësirës së nevojshme në kuadër të legjislacionit në fuqi dhe kurrikulumit që të përkrahen fëmijët e talentuar, nuk vërehet që është bërë ndonjë lëvizje kruciale në këtë drejtim. 0% e rritjes së fondeve të caktuara për mbështetjen e fëmijëve të talentuar nëpër vite dhe asnjë fëmijë i përkrahur përgjatë vitit 2013, dëshmon përkushtimin dhe përpjekjet institucionale në trajtimin adekuatë të talenteve të rinj. Qeverisja lokale, vazhdon të përkrahë fëmijët e familjeve në nevojë sociale por që kanë sukses të shkëlqyeshëm, në varësi të buxhetit të disponueshëm përkrahen edhe raste të caktuara. Meqë në vazhdimësi organizohen gara diturie në fusha të ndryshme, ku nxirren fituesit në nivel të komunave dhe në nivel të vendit, identifikimi kryesor i fëmijëve të talentuar bëhet përmes garave të diturisë.

Qendra ENCOMPASS, me përkrahje të MAShT është duke zbatuar projektin ATOMI, që ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe synon përfshirjen e nxënësve prej klasës VIII deri XII nga të gjitha shkollat e Kosovës. Gjendja mbi këtë segment vazhdon të jetë e njëjtë siç është raportuar në vitin 2012. Tutje, MAShT vazhdon të mbështes shoqatat profesionale në realizimin e projekteve me nxënës të interesuar në fusha specifike.

Page 21: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 21

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Rekomandimet për sektorin e arsimit:

• Përgatitja paraprake e mësimdhënësve, në aspektin profesional por edhe e personelit menaxhues të shkollave dhe e drejtorive komunale për të vënë në zbatim kurrikulën e re të Kosovës;

• Pajisja e shkollave me mjete mësimore (me laboratore, mjete konkretizimi, pajisje teknologjike, harta, globe, vegla pune, etj);

• Zhvillimi profesional i personelit menaxhues të shkollave dhe komunave;

• Rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët vendor dhe ndërkombëtar për krijimin e kushteve më të lehta për fëmijët e riatdhesuar të cilët kanë vështirësi në njohjen e gjuhës së mjedisit, gjuhës shkollore dhe gjuhës amtare;

• Krijimi i shërbimeve profesionale (punësimi i psikologëve, pedagogëve, etj...) në shkolla që do të ndihmojnë në tejkalimin e problemeve të nxënësve;

• Trajnime të mësimdhënësve të shkollave të rregullta për të adresuar problemet e nxënësve me vështirësi në të nxënë;

• Rritja e numrit të mësuesve mbështetës në shkolla të rregullta me qëllim të mbështetjes profesionale për fëmijët me nevoja të veçanta dhe me vështirësi në të nxënë;

• Sigurimi i buxhetit për kyçje në rrjet të shkollave, trajnimi i stafit për mirëmbajtje të pajisjeve të TIK;

• Pas publikimit të rezultateve të testeve është e nevojshme të zgjatet afati kohor i të drejtës së ankesës nga 3-5;

• Të promovohet edhe më tej arsimi gjithëpërfshirës;

• Monitorimi i zbatimit të Planit Individual të Arsimit;

• Krijimi dhe funksionalizimi i Ekipeve Vlerësuese dhe Mbështetëse (EVM) në komuna;

• Ngritja e kapaciteteve të institucioneve komunale në zbatimin e protokollit kundër dhunës dhe manualit dida-ktik në shkolla;

• Monitorimi i zbatimit të legjislacionit dhe protokollit kundër dhunës në shkolla

• Përfshirja e fëmijëve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në arsim parashkollor. Rritja e bashkëpunimit në mes të struk-turave arsimore në nivel lokal, qendror dhe me komunitetin e prindërve;

• Monitorimi i zbatimit të U.A Krijimi dhe fuqizimi i ekipeve për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mos-regjistrimit në arsimin e obliguar, si dhe koordinimi i duhur i grupit në nivel nacional në ofrimin e mbështetjes së komunave për trajtimin e kësaj problematike;

• Zbatimi efikas i procedurave të transferimit të nxënësve në rast të ndërrimit të vendbanimit;

• Të punohet në ngritjen e vetëdijes së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian mbi rëndësinë e arsimimit të fëmijëve;

• Përgatitja akademike e motrave edukatore;

• Punësimi i pedagogut në institucionet parashkollore dhe punësimi i personelit mbështetës që punon me fëmijët me nevoja të veçanta;

• Pajisja me material didaktik;

• Inspektimi i vazhdueshëm i punës edukative;

• Trajnimi i edukatoreve në shërbim dhe para shërbimit;

• Ndërtimi i institucioneve të reja parashkollore, të cilat mundësojnë përfshirjen më të madhe të fëmijëve në edukimin parashkollor;

Page 22: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË22

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

• Inspektimi i kualitetit të ushqimit, higjienës në institucionet parashkollore dhe sigurimi që ato janë në përputhje me nevojat për zhvillimin dhe formimin e shëndetshëm fëmijëve;

• Rritja e fondeve për përkrahjen e talenteve në vazhdimësi, nëpërmjet bursave shkollore, aktiviteteve garuese, mësimit shtesë, etj.;

• Komunat dhe shkollat të shtojnë vëmendjen në identifikimin talentëve dhe realizimin e programeve të nevo-jshme për avancimin e tyre;

Page 23: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 23

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

SEKTORI I SHËNDETËSISË (80% d.m.th. u raportuan 102/127 treguesit)

Përderisa në vendet properëndimore “Shëndeti publik” zë vend në prioritetet më kyçe, duke u konsideruar të jetë shkenca dhe arti i parandalimit të sëmundjeve, zgjatjes së jetës dhe promovimit të shëndetit fizik nëpërmjet përpjekjeve të organizuara të shoqërisë për pastrimin e mjedisit, parandalimin e sëmundjeve infektive, edukimin shëndetësor të popullatës, organizimin e shërbimeve shëndetësore për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve, si dhe zhvillimin e një ‘makinerie’ shoqërore për t’i mundësuar çdo individi të popullatës një standard jetese të përshtatshëm për të gëzuar një shëndet të plotë.Ky sektor me kaq rëndësi jetike për popullatën vazhdon të mos konsiderohet prioritet parësorë në Republikën e Kosovës, këtë më së miri e dëshmojnë burimet e pamjaftueshme financiare të dedikuar nëpër vite të cilat rezultojnë të jenë më të ultat në rajon. Kjo gjendje, pashmangshmërisht pengon zbatimin e politikave dhe kornizës ligjore lidhur me shëndetin në përgjithësi, duke i kontribuar drejtpërdrejtë uljes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe pamundësisë së reformimit të këtij sektori.

Prandaj, shpenzimet nga xhepi i qytetarëve janë të larta, konsiderohet të arrijnë vlerën nga 40-60%. Nga ky proces më të dëmtuarit janë qytetarët e varfër si dhe grupet tjera më të rrezikuara, duke i përfshirë fëmijët. Edhe përkundër faktit që me legjislacionin në fuqi të gjitha shërbimet shëndetësore për fëmijë janë pa pagesë, në realitet pengesa kryesore e pacientëve për të përfituar nga këto shërbime është kostoja. Kjo situatë vazhdon të jetë në disfavor të përmbushjes së nevojave themelore për shëndetin e nënës dhe fëmijës, ushqyeshmërisë dhe shëndetit publik në përgjithësi.Me gjithë vështirësitë që po përballet shëndetësia në Kosovë, kanë vazhduar përpjekjet institucionale për reformimin e sektorit shëndetësor, duke synuar riorganizim të plotë të sistemit, të cilat janë të përqendruara në tri shtylla: riorganizimi i sistemit shëndetësor, rikonstruktimi i sektorit financiar shëndetësor, dhe menaxhimi i burimeve njerëzore. Fillimi i reformës së sistemit shëndetësor në Kosovë, parashihet të arrihet me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), si model unik i jetësimit të Strategjisë Europiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Shëndetësia 2020”. Është duke u punuar intensivisht në menaxhimin e integruar të të dhënave në kuadër të Sistemit të Informimit Shëndetësor, me funksionalizimin e plotë të të cilit parashihet të tejkalohet një sfidë mjaft madhore në të cilën çalonte ky sistem, duke mundësuar grumbullimin e të dhënave sistematike dhe të besueshme për performancën e sektorit. Tutje, rëndësi të veçantë në sigurimin e qasjes së barabartë në shërbime shëndetësore do të luaj krijimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Karta e sigurimit shëndetësorë do të jetë e lidhur me sigurimin shëndetësor të bazuar në statusin social të individit.

Objektivi 4.1: Ruajtja dhe përparimi i gjendjes shëndetësore të shtatzënës, të porsalindurit dhe fëmijës së vogëlPërderisa, dita ditës është duke u konsoliduar Sistemi i Informimit Shëndetësor dhe IKSHPK /MSH ka arrit të raportoj të dhënat që korrespondojnë me të dhënat e vitit 2013, deri në funksionalizim të plotë të këtij sistemi të dhënat e derivuara për treguesit e sektorit të shëndetësisë duhet të merren me rezervë. Ekzistojnë dallime mbi të dhënat e raportuara në mes të institucioneve të ndryshme publike, të dhënat janë të fragmentuara, mungojnë të dhënat nga sektori privat, etj., vështirësi këto që do ta ndjekin këtë sektor deri në unifikimin e plotë të të dhënave, duke mundësuar gjenerimin e të dhënave të besueshme mbi sistemin shëndetësorë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Pamundësia e paraqitjes së të dhënave të sakta dhe në kohë, vështirëson në masë të madhe marrjen e masave të nevojshme për ndërhyrje, në kuptimin e prioriotizimit të politikave bazuar në evidencë duke siguruar ofrimin e kujdesit cilësorë shëndetësor sipas nevojave të identifikuara.

Reformat në MSh kanë filluar me aprovimin e Ligjit për Shëndetësi, i cili pritet të ndikojë në rritjen e llogaridhënies, decentralizimin e sistemit shëndetësor nga politika dhe orientimin e tij në centralizimin e shërbimeve shëndetësore në nivel profesional, duke e vënë kështu qytetarin në qendër të vëmendjes. Tutje, Ligji për Kontrollin e Duhanit ka paraqitur të arriturën më të madhe në fushën e shëndetit publik në Kosovë, duke pasur parasysh pasojat e rënda për shoqërinë që i shkakton duhan-pirja aktive dhe ajo pasive. Duke pasuar tutje me aprovimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor dhe draftimin e projektligjit për sigurime shëndetësore dhe projektligjit për shëndetin mendorë. Zbatimi paralel i kësaj kornize ligjore pritet të ndikohen në ruajtjen e gjendjes shëndetësore të shtatzënës, të porsalindurit dhe të fëmijës së vogël.

Përkundër sfidave, zbatimi i mirë i Ligjit për Kontrollin e Duhanit, ka qenë një befasi e këndshme për shoqërinë kosovare, gjithsej janë kryer 1,700 inspektim dhe 55 raste janë dërguar në gjykata për shqiptimin e gjobave të dhëna nga inspektorët. Sidoqoftë, për zbatimin e plotë të tij duhet të vazhdojnë përpjekjet institucionale në mënyrë

Page 24: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË24

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

koherente të cilat do të vënë në lëvizje veprimet për mbrojtjen e shëndetit të njëri-tjetrit.Tashmë është vërtetuar shkencërisht se ushqyerja me gji është mjeti më i mirë për të mbrojtur, promovuar dhe mbështetur shëndetin e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, kjo çështje është shumë mirë e mbuluar me legjislacioni në fuqi. Mirëpo, sistemi vazhdon të mos gjenerojë treguesin mbi numri e lehonave që ushqejnë foshnjat me gji në maternitet në baza rutinore. Edhe pse të dhënat lidhur me gjidhënien janë të limituara, me besueshmëri prej 95% vlerësohen të jenë 88.7% deri 93.7% (95% CI ; 88.6% - 93.7%) e fëmijëve deri në 6 muaj që ushqehen ekskluzivisht me qumësht gjiri, për dallim nga viti i kaluar kjo përqindje është në rritje nga 64%. Personelit shëndetësorë iu është ofruar trajnim pёr tё ushqyerit e foshnjave dhe fёmijёve tё vegjël (87) dhe Kujdes Efektiv Perinatal (77).

Ka vazhduar realizimi i aktiviteteve që tashmë tradicionalisht po shënohen, si: java e të ushqyerit me qumësht gjiri, shënimi i ditës botërore të infermierisë dhe të mamive, ditës botërore të HIV/AIDS dhe kundër duhanit, me anë të të cilave pritet të ndikohet në nxitjen e masave preventive e promovuese në përparimin e kulturës shëndetësore të fëmijëve e prindërve.

Për dallim nga viti paraprak, evidentohet rritje e numrit të punëtorëve shëndetësor, këtë vit kemi rritje të numrit të infermiereve, gjinekologëve dhe pediatërve, prej 833 në 854, nga 165 në 177, respektivisht nga 141 në 174. Përderisa është zvogëluar numri i nenatologëve nga 36 në 34. Është për tu vlerësuar lartë përkrahja që po iu bëhet për të përfunduar specializimin 23 studentëve në lëmin e gjinekologjisë, 29 në pediatri dhe 16 në neonatologji. Ky kuadër përveçse do të rrisë numrin e profesionistëve në vend do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe do të jetë vlerë e madhe në kthim, duke mundësuar shtrirjen dhe mbulimin sa më të plotë të vendit me profesionistë të specializuar. Lëvizje pozitive vërehen në kuadër të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, me ç’rast janë certifikuar 365 punëtorë, 52 kanë ndjekur kurse për trajnim për trajner, ndërsa 453 kanë ndjekur trajnime të ndryshme.

Lindja e grave shtatzëna në institucione shëndetësore dhe nën mbikëqyrjen e personelit të kualifikuar është për tu vlerësuar lartë, gjatë vitit kanë lindur gjithsej 26,305 gra shtatzëna që për dallim nga viti i kaluar numri i lindjeve është në rënie për 2,220. Rënia e natalitetit nëpër vite konsiderohet të jetë tregues i gjendjes së rënd të zhvillimit ekonomik ne vend si dhe ndryshimi i mënyrës së të jetuarit nga ai kolektiv në individual. Sidoqoftë, katër apo më shumë vizita antenatale nga personeli i kualifikuar shëndetësor, gjatë shtatzënisë kanë pranuar vetëm 44% prej tyre, nga 14.3 % sa ishte në vitin 2012. Në një anë, kjo shifër duhet të merret me rezervë, për faktin se në dekadën e fundit shtatzënat më tepër po i bëjnë vizitat antenatale në institucione private, numri i të cilave nuk raportohet fare. Në anën tjetër, pasqyrohet gjendja jo e kënaqshme në qasjen e shërbimeve të kujdesit të paralindjes. Ndërsa, “Fletorja e shtatzënës” dhe “Fletorja për shëndetin e fëmijës” janë në dispozicion në të gjitha maternitetet të cilat janë shpërndarë në vazhdimësi, mirëpo është e nevojshme fuqizimi i mbikëqyrjes së plotësimit të tyre nga stafi përkatës.

Mortaliteti spitalor në QKUK në klinikën Gjinekologjike Obstetrike është 15.8‰. Dallimi mes vdekshmerise se foshnjeve te grave me shkollë dhe atyre pa shkolle dhe me shkolle fillore te pambaruar është signifikant, X2=203.20, SHL=1,  dhe mund të konkludohet se edukimi është faktor i rëndësishëm për uljen vdekshmërinë së foshnjave. Nga Divizioni për Mjekësi Ligjore, autopsia iu është bërë 35 rasteve të vdekjeve të fëmijëve (0-18 vjeç), prej të cilave 24 meshkuj dhe 11 femra, përderisa janë bërë 52 ekzaminime mjekoligjore, prej të cilave 51 ishin femra dhe 1 mashkull, ndërsa mosha ka variuar 0-16 vjeç 6 raste; 13-14 vjeç 12 raste; 15-17 vjeç 26 dhe 18 vjeç 8 raste. Duke qenë se është inicuar auditi i vdekjeve neonatal, në bashkëpunim me OBSH, UNFPA dhe UNICEF është realizuar trajnimi për Auditin e vdekjeve dhe buzёvdekjeve maternale.

Në pamundësi të paraqitjes së të dhënave për vitin 2013 për shkak të mangësive tashmë të evidentuara në sistem, është paraqitur analiza e gjendjes shëndetësore gjatë vitit 2012 vetëm në Kujdesin Parësor Shëndetësor, foshnjat kanë pas 1.827,499 (23.72%) prej numrit total të vizitave në KPSH, prej tyre (70,011) 38.3% vizita te specialisti dhe 55,370 (30.3%) te mjeku familjar. Fëmijët 1-5 vjet, kanë realizuar 296,481 (34.7%) vizita te mjeku familjar dhe 260,842 (30.6%) intervenca të ndryshme, inhalime. Pesha trupore mesatare në lindje ka qenë 3334.3gr. Lindjet me peshë të ulët nën 2500gr janë vetëm 5.0%. Pjesa dërmuese e lindjeve kanë qenë me peshë mbi 2500 gr me 87.1% për peshën 2500-3999 dhe 8% për mbi 4000gr. Mbi bazën e këtyre të dhënave konkludohet se numri më i madh i foshnjave të lindura janë me peshë të mirë dhe foshnje të shëndosha, kurse për vizita mjekësore zgjedhet specialisti duke anashkaluar mjekun familjar.

Page 25: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 25

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Përderisa nuk dihet numri i fëmijëve të cilët janë komplet të vaksinuar, sistemi i imunizimit të fëmijëve me vaksina MMR dhe DPT3 vazhdon të jetë mjaft funksional duke mbuluar rreth 93% të fëmijëve nga 28,951 fëmijë 26801 janë të vaksinuar me MMR dhe 26,526 me DPT 3. Për dallim nga viti i kaluar mubulueshmëria e fëmijëve të vaksinuar ka rënë për 3%. Ndërsa, 948,750 shërbime shëndetësore u janë ofruar fëmijëve nga 0-14 vjeç,

Ruajtja dhe përparimi i gjendjes shëndetësore të shtatzënës, ofrohet edhe në tri Qendra për Mirëqenien e Gruas në Kosovë, si: Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. Në këto qendra ofrohen shërbimet mbi ruajtjen e shëndetit riprodhues, si: kujdesi antenatal, planifikimi familjar, parandalimi i dhunës ndaj femrës dhe fëmijës, parandalimi i infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe HIV/AIDS. Në këto qendra punojnë 17 infermiere.

Objektivi 4.2: Ulja e vdekshmërisë te të posalindurit, fëmijëve dhe fëmijëve gjerë në moshën 5 vjeçare Vazhdon të mbetet sfidë bashkëpunimi ndërinstitucional në mes të MSh dhe ASK në vazhdën e këmbimit të të dhënave, kjo çështje ndikon në llogaritjen e tregueseve si dhe validitetin e tyre. Të dhënat e raportuara reflektojnë prej të dhënave të ASK-së për vitin 2012, foshnje të vdekura (neonatale) kanë qenë 259, meshkuj 146 dhe 113 femra. Shkalla e mortalitetit infantil neonatal specifik për gjini 10/1000 të lindur gjallë meshkuj dhe 8.6 ne 1000 të lindur gjallë femra. Vdekje postneonatale kanë qenë 56, prej tyre 32 M dhe 24 F, mortaliteti i fëmijëve 0-5 vjeç ka rezultuar me 2.1 për 1,000 fëmijë të moshës 0 deri në 5 vjeç ndërsa specifikë për gjininë 2.4 per 1000, fëmijë 0-5 vjeç M dhe 1.8 per 1000 fëmijë 0-5 vjeç F. Edhe pse kemi një trend të lehtë të rënies së vdekshmërisë së foshnjave në përgjithësi në Kosovë, treguesi i vdekshmërisë së foshnjave, brenda vitit të parë të jetës, rezulton më i lartë krahasuar me vitin paraprak. Mortaliteti infantil shënoi trend të lehtë të rënies, në vitin 2006 ishte 12.0‰ ndërsa në 2012 ra në 11.4‰. Sipas raportit “Gjendja Perinatale në Kosovë për vitet 2000-2012” koeficienti i mortalitetit perinatal gjatë viteve ka pësuar rënie, në vitin 2000 ishte 29.1‰ kurse në vitin 2012 në 17.3‰. Situatë të ngjashme kemi edhe me koeficientin e mortinatalitetit i cili në vitin 2012 ishte 9.8‰.

Hulumtimi “Njohuritë, qëndrimet, praktikat e punëtorëve shëndetësorë të KPSH-së dhe nënave për ushqimin e foshnjave dhe fëmijëve 0-2 vjeç“, i realizuar në 2013, parashihet të ndihmoj në dizajnimin e trajnimeve mbi bazat e nevojave për punëtoret shëndetësor të KPSH dhe planifikimin e aktiviteteve për vetëdijesimin e nënave në mënyrën e të ushqyerit të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, si rezultat do të ndikojë në uljen e vdekshmërisë së këtyre kategorive më të ndjeshme të popullatës, duke i kontribuar përmbushjes së objektivit 4 të mijëvjeçarit.

Programet, si: Kujdesi Efektiv Perinatal, të ushqyerit e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, Institucionet Mike të Foshnjës, ekzistuese për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës vazhdojnë të realizohen dhe të jenë në listën e aktiviteteve prioritare të MSh, që po zhvillohet në bashkëveprim me agjensionet e BE, e gjithë kjo ka rezultuar me avancimin e zyrës për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Divizion, rritje të numrit të stafit profesional nga 1 ne 2. Raporti perinatal për vitin 2013 tregon për ulje të vdekshmërisë perinatale për 2 promil nga viti 2012, por që ky numër akoma mbetet i lartë 15.14 ‰ krahasuar me vendet tjera në regjion. Është hartuar Udhërrëfyesi për dhunën bazuar në gjini, në përmbajtjen e të cilit parashihen edhe mbrojtja e fëmijëve.

Uljes së vdekshmërisë së fëmijëve, parashihet ti ndikoj zbatimi i ligjit të shëndetësisë i cili ka krijuar bazë ligjore per themelimin e Bordit të Shërbimit Spitalore Klinik Universitar të Kosovës, ndërsa një prej linjave të para të këtij shërbimi është shërbimi profesional Gjinekologjik/Neonatologjik.

Objektivi 4.3: Ulja e vdekshmërisë dhe e pasojave nga lëndimet te fëmijët; Është në rritje numri i rasteve të fëmijëve të përfunduar me fatalitet nga 16 (2012) në 22 (2013), rritje e trendit vërehet edhe tek fëmijët e lënduar nga aksidentet dhe lëndimet nga 1,271 (2012) në 1,354 (2013). Përkundër rëndësisë që bartë pas vetës realizimi i “Hulumtimit mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve pediatrike në Kosovë”, në përmirësimin e cilësisë së këtyre shërbimeve të cilat ndikojnë në uljen e incidencës së sëmundjeve dhe vdekjeve në mesin e fëmijëve, vazhdon të mos realizohet në mungesë të fondeve. Po ashtu Plani kombëtar për parandalimin e sëmundjeve ende nuk është finalizuar, me hyrjen në fuqi të tij mund të pritet të krijohet arkitektura e nevojshme për të trajtuar këtë problem.

Page 26: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË26

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

Meqë, supozohet se rritjes së numrit të rasteve të fëmijëve të lënduar i kontribuon përfshirja e fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme, MSh në bashkëpunim me Organizatën ndërkombëtare të Punës ILO IPEK, ka realizuar punëtori dy ditore më përfaqësues të DMSSh në Komuna dhe Instituteve Rajonale të Shëndetit Publik, që kishte për qëllim prezantimin e U.A. (05/2013) për parandalimin dhe eliminimin e formave të rënda dhe të rrezikshme të punë, me theks në zbatimin e masave të përcaktuara në U.A. respektive dhe monitorimin e rasteve të tilla. Për t’i kontribuar uljes së numrit të fëmijëve të lënduar nga aksidentet, Policia e Kosovës sipas urdhrit operativ “Sezona Verore 2013”, ka organizuar dy fushata “Siguria e nxënësve në komunikacion” me qëllim të sensibilizimit të fëmijëve me sigurinë në komunikacion, në këto fushata janë përfshirë disa shkolla në shumë qytete të Kosovës, duke realizuar ligjërata brenda shkollës si dhe aktivitete me fëmijë jashtë shkolle. Këto fushata kanë filluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë duke vazhduar në rajonet policore dhe stacione policore.

Objektivi 4.4: Përmirësimi i qasjes në shërbimet shëndetësore dhe cilësisë për të gjithë fëmijët pa diskriminimSipas të dhënave në dispozicion të kohëve të fundit, vlerësohet se jetëgjatësia e pritur pas lindjes në Kosovë është 70.2 vite, që rezulton të jetë 10 vite më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Evropian (BE) e cila qëndron në 80.2 vite. Shpenzimet totale shëndetësore dhe pjesa e buxhetit të Qeverisë së Kosovës që ndahet për shëndetësi janë relativisht të ulëta në krahasim me rajonin dhe BPV-në për kokë banori, njëherit është tri deri në pesë herë më e vogël në krahasim me vendet fqinje. Kjo gjendje tregon se ka nevojë të lartë për rritje të shpenzimit publik për shëndetësinë. Shpenzimet nga xhepi i qytetarit vazhdojnë të jenë të larta dhe kontribuojnë në varfërim, pjesërisht si rezultat i shpenzimeve të kufizuara publike në shëndetësi. Edhe përkundër nismës së MSh për reformimin e sistemit shëndetësorë, nëse vazhdohet me mos buxhetim sipas nevojave të këtij sektori, përsëri do të përmallemi me cilësi të ulët të shërbimeve shëndetësore dhe ngecje gjatë zbatimit të reformave institucionale dhe ligjore të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Duke synuar përmirësimin e qasjes, ngritjes së cilësisë në shërbime shëndetësore, mbrojtjen e qytetarëve nga keqtrajtimi gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore, si dhe identifikimit të profesionistëve shëndetësor dhe institucioneve shëndetësore që bëjnë shkelje ligjore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, MSh ka aprovuar U.A. (nr. 19/2013) Linja telefonike për ankesat e qytetarëve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Kjo linjë, është falas dhe në dispozicion për qytetarët gjatë 24 orëve në shtatë ditët e javës. Qytetarët të cilët kanë vërejtje në shërbimet shëndetësore apo në profesionistët shëndetësor do të mund të telefonojnë pa pagesë në numrin e telefonit: 08001777, apo edhe të shkruajnë përmes e-mail-it: [email protected].

Ndonëse është punuar në rritjen e numrit të kuadrit profesional në institucionet shëndetësore, funksionalizimi i plotë dhe mbulimi i tërë territorit të Republikës së Kosovës me shërbimeve gjinekologjike – obstetrike (nga 184 në 200), peditrike (nga 165 në 203) dhe nenatologjike (nga 34 në 50) vazhdon të jetë sfidë e rëndë për vendin. Ky numër ndikon në mënyrë disproporcionale në vendet rurale, shpërndarja e profesionistëve vazhdon të mos jetë e drejtë dhe kjo rëndohet tutje nga fakti se në shumë vise rurale, doktori nuk është prezent për çdo ditë.

Vlerësimi i situatës lidhur me imunizimin, gjendjen shëndetësore, mirëqenies, kushteve socio-ekonomike, edukimit, në kuadër të hulumtimit MICS (që është realizuar në 96 shtete) në bashkëpunim me ASK, MSh dhe partnerë tjerë relevantë, është në proces. Gjatë fushatave të realizuara me qëllim të rritjes së numrit të vaksinimit tek komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, paralelisht janë ofruar edhe ligjërata dhe materiale edukativo-shëndetësore. Aktualisht jo të gjithë fëmijët e planifikuar janë përfshirë në vaksinim, janë dy elemente që pengojnë në përfshirjen më të lartë të fëmijëve me vaksinim si lëvizja e vazhdueshme e komuniteteve Rom, ashkali dhe Egjiptian dhe shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore serbe. Megjithëkëtë, zotimet janë bërë që aktivitetet të mos përfundojnë deri sa të kemi 100% shkallën e mbulimit të imunizimit tek këto komunitete.

Realizimi i hulumtimeve “Vlerësimi i sistemit shëndetësor dhe identifikimi i drejtimeve për të ardhmen në Kosovë” dhe “Ndërtimi i një të ardhme më të mirë për qytetarët e Fushë Kosovës dhe Obiliqit: Pjesëmarrja, mbrojtja dhe partneriteti multietnik për të përmirësuar arsimimin, shëndetin dhe për të bërë jetesën të qëndrueshme” nga IKShPK në bashkëpunim me TDH respektivisht me OBSH, përgjatë vitit 2013 është për tu vlerësuar lartë. Rezultatet e së cilave ndikojnë në përfitimin sa më të madh të qytetarëve nga shërbimet shëndetësore.

Vazhdon të mungon infrastruktura adekuate për qasje pa barriera të fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet shëndetësore. MAShT në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, qeveritare dhe jo qeveritare, organizon trajnime me fokus ngritjen e vetëdijes së punonjësve të shkollës, nxënësve dhe atyre që punojnë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore rreth kujdesit primar dhe parandalim të abuzimit të fëmijëve, si dhe parandalimin e dukurive negative.

Page 27: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 27

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Objektivi 4.5: Nxitja dhe përkrahja e pjesëmarrjes aktive të fëmijëve dhe të rinjve në krijimin, zbatimin dhe përcjelljen e programeve dhe të masave preventive për shëndetin Komiteti ndërministrorë për shkollat promovuese të shëndetit, me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit të fëmijëve, ka realizuar një sërë aktivitetesh me karakter preventiv, që kryesisht kanë qenë të ndërlidhura me parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme; keqpërdorimin e substancave narkotike; rëndësinë e ushqimit të shëndoshë; aktivitetit fizik; higjiena; parandalimi i kariesit; dëmet e shkaktuara nga konsumi i duhanit.

Në këtë drejtim janë realizuar aktivitete të ndryshme vetëdijësuese edhe nga institucionet qeveritare mandatore, si IKShPK, me ç’rast janë realizuar kampanja mediale, shpërndarja materialeve mbi rëndësinë e shëndetit, realizimi i ligjëratave. Për me tej, IKSHP në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ka hartuar manualin për trajner dhe kanë realizuar trajnimin për trajnerë (TOT) për shëndetin riprodhues me rreth 50 të rinj (2 grupe). Po ashtu, kanë realizuar trajnimin e edukatorëve për HIV/AIDS (TOT) peer-edukatore. Për dallim nga viti i kaluar vërehet rritje e përpjekjeve të institucioneve qeveritare në realizimin e aktiviteteve parandaluese, siç është rritja e numrit të materialeve mbi rëndësinë e shëndetit dhe ligjëratave në shkolla nga 30,000 në 90,000 respektivisht nga 88 në 185.

Edhe pse është krijuar rrjeti i shkollave që promovon shëndetin, është me rëndësi të veçantë që të zgjerohet ky rrjet i shkollave, në këtë mënyrë do të ndikohet në zgjerimin e monitorimit përmes qasjes sistematike pasi që nuk ka sistem për raportimin e këtyre aktiviteteve. Për me tej kjo çështje do të perfeksionohej me krijimin e forumit të rinisë, i cili nuk arriti të themelohet as në vitin 2013.

Objektivi 4.6: Nxitja e formave bashkëkohore të humanizmit të spitaleve gjatë shërimit dhe trajtimit të fëmijëvePër të krijuar ambient sa më të ngrohtë dhe të pranueshëm për fëmijët që trajtohen në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në bashkëpunim me Organizatën Care for Kosova Kids janë dekoruar hapësirat e kësaj klinike duke mundësuar pamje më të mirë dhe më të pranueshme për fëmijët që kërkojnë mjekim në këtë klinikë. Në përputhje me politikat zhvillimore të MSh, ka filluar të ndërtohet reparti i pediatrisë në kuadër të spitalit të Mitrovicës, duke ndikuar kështu në rritjen dhe sigurimin e infrastrukturës adekuate dhe kuadrit profesional. Ky repart parashihet të ketë sipërfaqe prej 1,200 metra katrorë, me kapacitet prej 20-25 shtretërish me mundësi zgjerimi. Këto, investime do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të përgjithshme për trajtim të fëmijëve si dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor në përputhje me kriteret e përcaktuara dhe standardet ndërkombëtare.Kanë vazhduar përpjekjet për nxitjen e formave bashkëkohore, si; “Institucioni mik i foshnjës”; “Institucioni mik i fëmijës dhe rinisë”; “Për një buzëqeshje të fëmijës në spital”; “Spitale të hapura”; “Spitale me kopshte për argëtim të fëmijëve të sëmurë”. Grupi Iniciativa “institucioni mik i foshnjës” ka bёrё rivlerësimin e materniteteve duke riçertifikuar 3 maternitete të mbetura dhe certifikuar 21 maternitete me titullin ”Spitali Mik i Foshnjës” gjatë vitit 2013. Vlerësohet rritja e numrit të institucione për foshnje dhe 7 spitale që kanë kënde për lojë për fëmijë nga 19 në 21 respektivisht nga 7 në 8. Ndonëse, raportohet se 8 spitalet kanë fushë-loja për fëmijë që i nënshtrohen trajtimit, nëse i shikojnë nga aspekti i kualitetit dhe cilësisë së tyre, vërehet se nuk i përmbushin kriteret e nevojshme dhe janë të pamjaftueshme.

Objektivi 4.7: Ruajtja dhe avancimi i shëndetit të fëmijëve dhe të rinjvePërveç, aktiviteteve tashmë të theksuara në kuadër të vlerësimit të objektivave gjegjëse, në kuadër të shënimit të Javës Europiane të Testimit për HIV me moton “Fol për HIV,Testohu për HIV, MSh në bashkëpunim me partnerë relevantë ka organizuar dhe bashkërenduar aktivitete në tërë vendin, me qëllim të informimit të përgjithshëm të publikut. Me ç’rast janë publikuar dhe shpërndarë 25,000 fletëpalosjeve me informata për HIV/AIDS; emetimi i radio-mesazheve në radiostacione nacionale dhe lokale; debate televizive; shpërndarja e kartolinave informuese për grupet e rrezikut, përmes qendrave të testimit dhe këshillimit vullnetar në regjionin e Prizrenit dhe Ferizajt; shpërndarjen e video-animacionit lidhur me HIV/AIDS përmes rrjetit social – PEN; shfaqje teatrale dhe ndejë edukuese për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian; vendosja e tendës informuese me rastin 1 Dhjetorit-Ditës Botërore të AIDS-it; ligjërata në shkolla; vizitë të rinjve në kafeteri për t’u shpërndarë porosi të shkruara për mbrojtje nga infeksioni; testime dhe këshillime vullnetare për HIV/AIDS, etj.

Në shkolla dhe jashtë saja, janë realizuar aktivitete të ndryshme edukative për fëmijë dhe të rinjve lidhur me shëndetin riprodhues e seksual, prej tyre 30 kanë qenë aktivitetet arsimore, 50 ligjërata edukative të mbajtura në shkolla dhe 2 trajnime ‘peer to peer’, 120 vizita nga ekipet e edukimit shëndetësor nëpër shkolla, 35 shkolla të vizituara nga ekipet e edukimit shëndetësor. Mund të konsiderohet, se Kosova vazhdon të ketë prevalencë të ulët të rasteve me HIV/AIDS krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, falë qasjes së suksesshme që ka aplikuar ndaj kësaj problematike të shëndetit publik. Gjithsesi, duhet të vazhdohet që qenit koshient për rrezikun që ekziston nga HIV/AIDS-i pavarësisht shkallës

Page 28: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË28

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

së ulët të prevalencës së kësaj sëmundje në Kosovë, gjatë vitit 2013 janë evidentuar 3 raste të reja me HIV/AIDS, derisa 15 pacientë kosovarë marrin terapi antiretrovirale që sigurohet nga MSh, asnjë grua nuk ka marrë rezultatet e testit të HIV-it gjatë kujdesit antenatal, është rritë numri i raste të transmetimit të HIV/AIDS nga nëna te fëmija nga 0 në 3, ndërsa nuk është raportuar nëse ekziston ose jo ndonjë rast në mesin e tinejxherëve të infektuar me HIV/AIDS. Nga një qendër për testimin vullnetar, këshillim dhe trajnim, tani janë 3, por numri i fëmijëve që pranojnë këto shërbime nuk regjistrohet. Një tregues tjetër që pasqyron gjendjen e shëndetit mendor të popullsisë është rënia e numrit të vetëvrasjeve nga 4 (2012) në 2 (2013), ndërsa numri i tentim vetëvrasjeve,16 raste, është i njejtë për të dy vitet.Këtë vit vërehet një rënia drastike e numrit të lindjeve të nënave nën moshën 18 vjeç, nga 990 raste në (2011), në 937 (2012) në 31 për vitin 2013. Kjo e dhënë (31) përfshirë edhe numrin e lindjeve të nënave 19 vjeç. Meqë kemi një ndryshim të thellë në mesin e të dhënave nëpër vite, mund të konkludohet që deri më tani shifrat e raportuara nuk kanë qenë të sakta për shumë arsye në kuadër të sistemit shëndetësor, këtë konkludim e mbështet fakti që këtë vit është dështuar të raportohet për nënat deri në moshën 18 vjeç. Ose duhet t’i gëzohemi faktit për rënien e numrit dhe parimisht rritjes së njohurive mbi shëndetin riprodhues seksual në mesin e të rinjve mbi!?.

Në relacion me përfshirjen e komunitetit serb brenda sistemit shëndetësor të Kosovës, gjendja rezulton të jetë po thuajse si në vitet paraprake, prandaj të dhënat e raportuara mbi këtë çështje vazhdojnë të jenë valide edhe për këtë vit.

Objektivi 4.8: Mbrojtja shëndetësore përmes ofrimit të ushqimit dhe mjedisit të shëndetshëmRreth 70 institucione shëndetësore, prej tyre 70 kuzhina të çerdheve dhe mbi 190 institucione arsimore inspektohen rregullisht për kushtet sanitare. Tutje, mbi 1,150 shkolla dhe institucione publike rregullisht kryejnë aktivitetet e dezinfektimit dhe inspektimit të objekteve ku përgatitet, ruhet dhe transportohet ushqimi, për të këqyrë kushtet higjienike.

Instituti Bujqësor i Kosovës ka realizuar inspektime e kontrolle që kanë të bëjnë me higjienën dhe cilësinë e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Gjithashtu gjatë vitit 2013 është bërë funksionalizimi i Laboratorit të Enologjisë. Për dallim nga vitet e kaluara për licencimin e fermave organike, gjatë viti 2013 nuk kishte interesim të bujqve për bujqësi organike, përkundër asaj që MBPZHR ka përgatitur tërë bazën ligjore.

MSh ka themeluar Komitetin për Shëndetin Mjedisor, trup qeveritar ky i përbërë prej 13 anëtarëve/eve profesional që kryesisht kanë për detyrë të bëjnë vlerësimin e ndikimit të mjedisit në shëndet dhe të përgatisin plan-veprimin në parandalimin e sëmundjeve të ndikuara nga mjedisi, me punën e së cilës parashihet të ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthorët në parandalimin e ndotjes dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi.

Rekomandimet për sektorin e shëndetësisë:

• Në raportim për Departamentin e SISh-it, do të duhej të specifikoheshin gjithherë ndaras kuadri që punon në Pediatri, Gjinekologji, Neonatologji dhe të inkorporohen edhe të dhënat nga Qendrat e Mirëqenies Gruas, në nivel vendi;

• Ministria e Shëndetësisë dhe asociacionet e pacientëve të bëjnë përpjekje dhe investojnë më shumë në pro-gramet edukative, kryesisht në programet që afirmojnë të drejtat e pacientëve;

• Të ngritët cilësia e raportimit, në mesin e infermiereve dhe mamive në klinikën e Gjinekologjise dhe Pediatrise (QKUK) dhe repartet e gjinekologjise, pediatrise dhe neonatologjise në spitalet rajonale;

• Duhet të unifikohen të dhënat lidhur me dokumentacionin dhe raportimin, përmes standardizimit të procedur-ave dhe dokumentacioneve, duke ndarë qartë detyrat dhe obligimet individuale dhe institucionale në lidhje me raportime dhe SISh;

• Rritja e bashkëpunimin në mes të ASK dhe MSh për përmirësimin e rrjedhës së informacionit sipas obligimeve të përcaktuara me akte normative në fuqi;

• Hartimi i udhërrëfyeseve klinik dhe protokolleve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të bazuara në evidence;

• Zgjerimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, konkretisht fuqizimi i ekipeve të mjekësisë familjare përmes bashkëpun-

Page 29: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 29

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

imit me kolegjin mbretëror angleze (RCGP);

• Mbi përmirësimin e njohurive, qëndrimeve, praktikave të punëtorëve shëndetësorë të KPSH-së dhe nënave për ushqimin e foshnjave dhe fëmijëve 0-2 vjeç, të behet: fuqizimi i rolit të infermierisë me rifreskim të njohurive me theks të veçantë për shpeshtësinë e gjidhënies; rolin e kulloshtrës dhe ushqyeshmërinë ekskluzive me qumësht gjiri posaçërisht për kohëzgjatjen e ruajtjes së qumështit të gjirit në frigorifer; gjidhënies kur nëna është e infek-tuar me HIV; rreth definimit të Iniciativës Spitalet Mike të Foshnjeve; për Kodin Ndërkombëtar të Marketingut për zëvendësuesit e qumështit të gjirit; mbi 10 hapat e ushqyerjes së suksesshme me gji; vetëdijesimin e nënave për rolin e gjidhënies dhe ushyeshmërinë e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël me qëllim të zvogëlimit të incidencës së morbiditetit dhe mortalitetit infantil si dhe mortalitetin e fëmijëve 0-5 vjet;

• Sigurimi i mjeteve financiare shtesë për trajtim të fëmijëve nga kanceri dhe për trajtim jashtë vendit;

• Realizimi i skriningut neonatal për zbulimin e hershëm të patologjive tek të porsalindurit të cilat mund të trajto-hen po që se zbulohen me kohë;

• Fuqizimi i mjekut familjar posaçërisht lidhur me regjistrimin e matjes dhe monitorimit të rritjes së fëmijës 0-5 vjet;

• Sigurimin e udhërrëfyesve si MISF-i dhe realizimi i trajnimeve;

• Sigurimi i materialeve të OBSH për kurse këshillimi dhe Udhërrëfyesit nacionalë për gjidhënie për të përditësuar informacionin mbi praktikat e të ushqyerit të foshnjave e kryesisht në qendrat e kujdesit shëndetësor dhe shkolla mjekësore;

• Finalizimi i raportit mbi situatën e fëmijëve ne Kosove nga te dhënat e gjeneruar përmes MICS ne proces duke u realizuar nga UNICEF, mbështetur edhe nga MSH si mbështetëse e këtij hulumtimi;

• Realizimi i aktiviteteve promovuese dhe edukimit shëndetësor për ngritjen e nivelit të njohurive mbi shëndetin dhe imunizimin ne veçanti;

Page 30: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË30

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

SEKTORI I MIRËQENIES SOCIALE (85% d.m.th. u raportuan 91/107 treguesit)

Republika e Kosovës konsiderohet të jetë një ndër vendet me shkallën më të lartë të papunësisë në Europë. Rreziku nga varfëria dhe varfëria e skajshme është mjaft evidente tek popullata në përgjithësi, përderisa varfëria është rreziku më i madh social i cili u kanoset grupeve më të margjinalizuara shoqërore. Nga kjo gjendje më të rrezikuarit janë fëmijët, veçanërisht fëmijët që jetojnë në vendet rurale dhe ata që jetojnë në familje me tre ose më shumë fëmijë. Përderisa, varfëria e përgjithshme arrin shifrat 29% ndërsa ajo ekstremja 10.2%, prej tyre 32% vazhdojnë të jetojnë në varfëri dhe 11.6% e fëmijëve jetojnë në varfëri ekstreme, duke e vendosur kështu Kosovën si një ndër vendet më të pavolitshme për fillimin e jetesës. Ky shqetësim rritet tutje, kur dimë faktin se Kosova ka popullatën më të re në Europë, prej tyre rreth 583,614 konsiderohen të jenë fëmijë sipas raportit të ASK “Parashikimi i Popullsisë së Kosovës 2011-2061”. Për me tej, kapaciteti i ministrive dhe institucioneve tjera për kryerjen e një analize të hollësishme, në hartimin e politikave dhe ndërhyrjeve në program me synim uljen e normës së varfërisë mbetet i kufizuar. Për t’iu ofruar fëmijëve një standard më të mirë të jetesës që do të vinte në funksion zbatimin e interesit më të lartë të fëmijës duke iu ofruar shërbime efektive dhe cilësore, përveç tjerash është e nevojshme rritja e koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve dhe alokimi i buxhetit të nevojshëm.

Në linjë me mbrojtjen sociale, është e rëndësishme të theksohet fillimi i procesit të licencimit të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare, aktualisht 262 kërkesa janë aprovuar, me funksionalizimin e plotë të tyre pritet të ndikohet në rritjen e cilësisë në ofrimin e shërbimeve personale dhe mbështetëse për fëmijë, individë, familjeve dhe komuniteteve. Si dhe miratimi i Strategjisë për Decentralizimin e Shërbimeve Sociale për vitet 2013-2017, megjithatë ende janë evidente problemet mbi këtë proces. Komunat kanë vështirësi në zbatimin e plotë të përgjegjësive të dala nga procesi i decentralizimit, veçanërisht në zbatimin e formulës së buxhetit për decentralizim të zhvilluar gjatë vitit 2012.

Situata për të rinjtë në masë të madhe ka mbetur e njëjtë, posaçërisht për ata që janë më të margjinalizuar. Ky grup është i ndikuar negativisht nga mungesa e mekanizmave të duhur qeveritarë për zbatimin e politikës ekzistuese. Aktiviteti i ulët dhe normat e përgjithshme të punësimit, sidomos në mesin e grave, pjesa e madhe e sektorit joformal, dhe papunësia shumë e lartë mbeten shqetësime serioze për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.

Objektivi 5.1: Mbrojtja e fëmijëve nga punët e rënda dhe të rrezikshmeInfrastruktura ligjore për parandalimin e punës së fëmijëve në Kosovë është në përputhje me Konventën nr. 182 të ILO-së, ky segment është fuqizuar tutje me miratimin e U.A (05/2013) për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve, duke definuar punët e lehta që nuk janë të dëmshme për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve të moshës 15 deri 18 vjeç, e që njëherit nuk pengon vijueshmërinë e rregullt në shkollë si dhe në aktivitetet edukativo-arsimore. Njëkohësisht, parasheh masa ndaluese për përfshirjen e fëmijëve nën moshën 18 vjeç në punë të rënda dhe të rrezikshme, veçanërisht në: ekspozimin ndaj lëndëve toksike, rrezatimit, agjentëve të dëmshëm kimik apo biologjik, azbestit, plumbit, agjentëve shumë të ndezshëm, eksplozivëve, gazrave të ngjeshur, të lëngshëm apo të shpërndarë, cisternave, tensionit të lartë të energjisë elektrike, temperaturave jashtëzakonisht të larta apo të ulëta, zhurmës së madhe apo vibracioneve, pesticideve, makinerisë bujqësore, punës në linja të montimit, punës në miniera, në rrënime, shirje të kafshëve, prerje-transportim trupash, zhytje nënujore, therja e kafshëve, puna me kafshë të egra ose helmuese, dhe puna në klube të natës, diskoteka, vende të lojërave të fatit dhe vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për moralin.

Edhe pse të drejtat për të mbrojtur fëmijët nga puna janë mjaft mirë të artikuluara në dispozitat ligjore ne fuqi, gjendja në teren flet ndryshe. Përfshirja e fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme vazhdon të jetë e pranishme në përmasa mjaftë të larta; mungon baza e të dhënave për evidentimin e fëmijëve që janë të përfshirë në punë të rënda dhe të rrezikshme, e cila pamundëson njohjen e numrit të saktë të fëmijëve të përfshirë në punë dhe kategorizimin e tyre sipas llojeve të punëve të rrezikshme; mungon ndërmarrja e iniciativave nga institucionet përgjegjëse të cilat rezultojnë të jenë konkrete dhe të mirë koordinuara në spektrin e menaxhimit të rastit, ofrimit të shërbimeve dhe alternativave përkrahëse për fëmijët e përfshirë në punë të rënda dhe të rrezikshme; mungon bashkëpunim i mirëfilltë në mesin e institucioneve përgjegjëse për adresimin e nevojave urgjente, ofrimit të asistencës, adresimin e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve si dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda dhe të rrezikshme në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Page 31: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 31

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Fuqizimit të këtyre problematikave vazhdon ti kontribuojë shkalla e lartë varfërisë në vend, qëndrimi tolerant ndaj punës së fëmijëve detyron shumë fëmijë të përfshihen në punë. Për më tepër, “vakuumi i përkohshëm i vlerave” ka ndikuar që të thyhen vlerat e familjes dhe komunitetit, e si rrjedhojë ka rritur cenueshmërinë e fëmijëve, si dhe një varg faktorësh të tjerë social të cilët duhet të trajtohen në tërësi.

Të gjitha këto çështje ndikojnë në mohimin e fëmijërisë së qetë dhe të lumtur të fëmijëve, duke iu mohuar të drejtën për t’u arsimuar, zhvilluar potencialin, për të gëzuar shëndet të plotë dhe jetë të mirëqenshme dhe në shumë raste iu rrëmben edhe vetë jetën. Për shkak të përfshirjes së tyre në punë, gjasat që të përfundojnë si viktima të dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike janë shumë të larta.

Përkundër iniciativave institucionale të ndërmarra, progresi në mbrojtjen dhe parandalimin e përfshirjes së fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme është pothuajse inegzistent. Kjo çështje kërkon përkushtim më të lartë të mekanizmave që kanë mandat dhe punojnë për parandalimin e kësaj dukurie si dhe përkrahje të tyre nga niveli politik duke bërë që çështja të zë vend në prioritetet e qeverisë.

Shifrat e raportuara mbi përfshirjen e fëmijëve në punë të rënda për shumë arsye nuk janë të sakta, sipas të dhënave në dispozicion shihet një rënie e përfshirjes së fëmijëve në forma të rënda të punës nga 168 (2012) në 80 (2013). Ndërsa sipas të dhënave në dispozicion të Fondacionit Terre des Homes në Kosovë, vlerësohet se rreth 130 fëmijë shfrytëzohen çdo ditë në rrugët e qyteteve të Kosovës vetëm për kërkim të lëmoshës, mosha e të cilëve varion nga 1 muaj deri në 18 vjeç. Nga ky krahasim i të dhënave mund të konkludojm se në çfarë situate të pafavorshme dhe të vrazhdë janë fëmijët e përfshirë në punë të rënda.

Sidoqoftë, nga 80 fëmijët e identifikuar në punë të rënda dhe të rrezikshme, 46 prej të cilëve është arrit që të largohen nga puna, asnjë (0) nuk ka qenë recidivistë, përderisa nuk është arrit që asnjë (0) fëmijë të ribashkohet me familjet e tyre. Në kuadër të ofrimit të përkrahjes së drejtpërdrejtë për largimin e fëmijëve nga format e rënda dhe të rrezikshme të punës, KLV kanë ofruar 30 shërbime këshillimi dhe vetëdijesimi, 7 fëmijë janë integruar në shkollim të rregullt, 8 fëmijë janë inkuadruar në arsim jo-formal ndërsa 9 fëmijë kanë ndjekur trajnime për aftësim profesional, 6 fëmijë janë përfshirë në forma të përkrahjes në shkollim/mësim plotësues dhe 3 fëmijë kanë pranuar asistencë ligjore.

Në vitin 2013 janë kryer gjithsej 5,627 inspektime të rregullta në njësitë punuese, me synim eliminimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve sipas vërejtjeve që janë bërë nga inspektorët e punës 2,274 inspektime kanë qenë të përsëritura në ato subjekte ekonomike në të cilat janë vërejtur parregullsi përgjatë inspektimit. Përpjekjet e Inspektoratit të punës në drejtim të garantimit të të drejtës në punë janë në rritje e sipër, më shumë se trefishi sa ishte në vitin 2011 ku u evidentuan vetëm 777 inspektime te realizuara. Ky është një tregues i mirë që njëherit i paraprinë rritjes së zbatimit të dispozitave ligjore të cilat parashohin kriteret e lidhjes së marrëdhënies së punës në mes të punëdhënësit dhe fëmijës si dhe zbatimit të listës që parasheh format e rrezikshme të punës së fëmijëve. Puna në fjalë arrin të realizohet vetëm me 49 inspektorë, numri i të cilëve është i pamjaftueshëm dhe si i tillë në mënyrë të drejtpërdrejtë sfidon cilësinë e dëshiruar. Tutje, për të ngritur njohuritë e inspektorëve është realizuar trajnim për çështje shëndetësore dhe atë të sigurisë.

Edhe pse 31 nga 39 komuna kanë krijuar Komitetet Lokale të Veprimit për monitorimin e punës së fëmijëve, vazhdon të mbetet sfiduese zbatimi në tersi i mandatit të tyre. Këto trupa janë të brishta dhe kanë nevojë për përkrahje në shumë sfera, përfshirë rritjen e njohurive në identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në forma të rrezikshme të punës, ofrimit të shërbimeve sipas nevojave të fëmijëve, e mbi të gjitha alokimin e mjeteve të nevojshme buxhetore të cilat mundësojnë realizimin e mandatit të KLV sipas vendimit për themelim. Mekanizmat në fjalë duhet të themelohen edhe në komunat e banuara me shumicë serbe.

MPMS ka vazhduar realizimin e aktiviteteve të ndryshme të cilat ndikojnë në rritjen e sensibilizimit të popullatës për pasojat e përfshirjes së fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme dhe parandalimit të kësaj dukurie, duke filluar nga organizimi i 2 konferencave për shënimin e ditës ndërkombëtare për parandalimin e punës së fëmijëve më 12 qershor; 8 tryeza të rrumbullakëta, 1 fushatë, publikimi i një materiali që kanë reflektuar mbi situatën dhe progresin e monitorimit të punës së fëmijëve dhe janë shpërndarë 350 prej tyre; fatkeqësisht nuk është arritur të realizohet asnjë hulumtim shkencorë që trajton çështjen në fjalë në kontekst të vendit duke identifikuar faktorët kryesorë që shtyjnë fëmijët të përfshihen në punë të rënda dhe të rrezikshme.

Page 32: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË32

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

Në mbështetje të procesit të parandalimit dhe eliminimit të punës së rëndë të fëmijëve,është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimin ndërmjet MPMS-së dhe zyrës së UNICEF-it në Kosovë për implementimin e projektit “Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (AGTSh)” pritet hartimi i një raporti statistikor që do të pasqyronte përfshirjen e fëmijëve në punë.

MBPZhR ka vazhduar përpjekjet në realizimin e aktiviteteve domethënëse drejtë parandalimit të përfshirjes së fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme në bujqësi, me ç’rast ka organizuar konferencën me temën “Parandalimi dhe eliminimi i punëve të rrezikshme për fëmijë në bujqësi”, realizimin e aktiviteteve të ndryshme që i kontribuojnë zbatimit të U.A. (nr.05/2013), dedikuar inspektoratit të Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë, inspektoratit të Agjencionit Pyjor dhe stafit të lartë të MBPZhR. Tutje, për të fuqizuar politikat zhvillimore të bujqësisë dhe zhvillimit rural, në bashkëpunim me Ambasadën Finlandeze nëpërmjet partnerit implementues të projektit OJQ RSDA, janë përkrahur fermeret femra dhe të rinjtë e komunës së Rahovecit, respektivisht fshatrat Vrajak dhe Bratotin, me pajisje të sofistikuara bujqësore. Nga ky aktivitet përveçse është arrit të ndikohet në përmirësimin e kushteve ekonomike-sociale të fermerëve, është arrit që 60 fëmijë të tërhiqen nga punët e rënda në bujqësi.

Objektivi 5.2: Ofrimi i shërbimeve për fëmijët pa kujdes prindërorËshtë me rëndësi të veçantë që legjislacioni vendor në çdo aspekt i jep rëndësi primare mbështetjes së prindërve në kultivimin e përgjegjësive prindërore, duke synuar parandalimin e ndarjes së familjes kurdo që është e mundur duke synuar mënjanimin e çdo rreziku që do ta lëndonte fëmijën, si i tillë është në harmoni me kriteret e KDF. Në rastet kur rritja e fëmijës në ambient familjar biologjik nuk është e mundur, shërbimet sociale për të përmbushur interesin më të lartë të fëmijës që nevojat për zhvillimin fizik dhe psikologjik të plotësohen brenda kontekstit të familjes, shqyrtojnë të gjitha mundësitë që fëmijës pa përkujdesje prindërore të i ofrohet strehim në përputhje me format alternative për mbrojtjen e fëmijëve siç parashihen në ligjin për shërbime sociale dhe familjare.

Numri i përgjithshëm i fëmijëve pa përkujdesje prindërore përgjatë vitit 2013 ishte 1,285, përfshirë fëmijët: të braktisur, prindërit e të cilëve nuk janë gjallë, jetimë të luftës, me prindër të panjohur ose të zhdukur, apo me prindër që për çfarëdo arsye, në mënyrë të përkohshme ose të përhershme, nuk i kryejnë detyrat e tyre prindërore ose kujdesin prindëror, etj. Për dallim nga viti i kaluar, vërehet një rënie e zbehtë e numrit të fëmijëve pa përkujdesje prindërore nga 1,310 në 1,285, të gjithëve sipas ligjit iu është caktuar kujdestari nga organi i kujdestarisë. Prej tyre, në strehim familjar janë vendosur 683 fëmijë, prej të cilëve 577 janë strehuar brenda familjes dhe 106 në familje strehuese ndërsa 129 fëmijë janë vendosur në strehimore të përkohshme dhe 14 fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre, fëmijë të braktisur ishin 52, ndërsa 37 janë adaptuar. Strehimi familjar vazhdon të mos jetë i shtrirë në të gjitha komunat e Kosovës, ky shërbim është i shtrirë në vetëm 15 prej 38 komunave dhe gjithsej janë 44 familje strehuese.

Vërehet një trend i rritjes së numrit të vendosjes së fëmijëve në strehimoret përkohshme si dhe numri shumë i vogël i fëmijëve të ribashkuar me familjet e tyre. Kësaj gjendje i prinë numri i vogël i Komunave që ofrojnë strehim familjar dhe padyshim numri i vogël i familjeve strehuese të rekrutuara. Kjo çështje fuqizohet tutje me dështimin institucional për të bërë përpjekje maksimale në promovimin e mirëqenies dhe mirërritjes së fëmijëve në familje biologjike, duke ndikuar kështu në parandalimin e braktisjes së fëmijëve.

Pagesat mujore që ju ofrohen familjeve strehuese ndryshojnë, për strehim të fëmijës brenda familjes për një fëmijë pagesa është 75 euro ndërsa 150 euro është për strehim jashtë familjes. Në rast se familjet strehuese strehojnë fëmijë me aftësi të kufizuara atëherë pagesa mujore është 250 euro. Përveç, pagesës mujore në muajin e parë të vendosjes së fëmijës në strehim familjar aplikohet edhe pagesa fillestare prej 75€. Pamundësia për të përmbushur nevojat dhe shpenzimet e fëmijës sipas standardit në Kosovë me pagesën mujore për strehim të fëmijëve, mos përfitimi i familjeve strehuese nga shërbimet sociale apo shëndetësore, janë çështje që ndikojnë në kufizimin e shtrirjes së këtij shërbimi, padyshim edhe në qëndrueshmërinë e tyre, çështje këto që me prioritet duhet të adresohen në kuadër të politikave të institucioneve përkatëse.

Strehimi rezidencial kryesisht realizohet në qendrat që menaxhohen nga organizata jo-qeveritare me të cilat MPMS ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, si: Amici dei Bambini, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shpresa dhe Shtëpia e Fëmijëve, Caritas Umbria. Nga ky bashkëpunim, 9 fëmijë janë strehuar në Shpresa dhe Shtëpia e Fëmijëve; 40 fëmijë të braktisur janë strehuar në SOS Fshatrat e Fëmijëve “Dielli I dhe Dielli II”, prej tyre 23 raste të bartura nga viti paraprak dhe 17 të zhvendosur nga Qendra për Vendosje Afatshkurtër dhe Afatmesme të Fëmijëve Nevojtarë në SOS gjate vitit 2013 ndërsa 3 fëmijë mbi 3 vjeç janë strehuar në SOS Nëna; 17 fëmijë janë strehuar në Caritas Umbria, 15 prej tyre ishin raste të bartura nga viti paraprak. Ndërsa, aplikimi i formave themelore të mbrojtjes së fëmijëve në bazë të legjislacionit në fuqi nuk mundë të zbatohen me arritjen e moshës madhore, 18 vjeç.

Page 33: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 33

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Me standardizimin e shërbimeve sociale dhe familjare synohet vendosja e bazës së këtij sistemi që ka për qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të përshtatshme për përmbushjen e nevojave individuale të fëmijëve ne nevojë sociale. Aktualisht, DMS/MPMS ka standardizuar 10 shërbime minimale dedikuar mbrojtjes së fëmijëve, konkretisht: 1. Dhuna në familje; 2. Puna e fëmijëve; 3. Adoptimi i fëmijëve pa kujdes prindëror; 4. Besimi i fëmijëve të prindërve të ndarë. Standarde këto që gjatë vitit 2013 janë shtypur dhe shpërndarë tek të gjitha shërbimet sociale si dhe ka filluar procesi i realizimit të trajnimeve fillestare mbi mënyrën e përdorimit të tyre, duke aluduar në sigurimin e garancisë në arritjen e cilësisë së duhur përgjatë ofrimit të shërbimeve sociale në mbrojtjen e fëmijëve.

Përpjekjet në kuptimin e ngritjes së kapaciteteve të familjeve strehuese dhe zyrtarëve të QPS përmes trajnimeve të organizuara nga MPMS në bashkëpunim me OJQ, kanë rezultuar me realizimin e trajnimeve mbi sensibilizimin për strehimin familjar, zhvillimin dhe avancimin e tij, si dhe është bërë prezantimi i procedurave minimale të shërbimeve sociale dhe familjare  nëpër komunat e Kosovës, si rezultat i të cilave kanë përfituar 1,338 pjesëmarrës nga 12 sesione të trajnimit dedikuar kuptimit të nevojave sociale dhe të drejtave të fëmijëve. Në këtë drejtim, është realizuar fushata për parandalimin e braktisjes dhe fuqizimin e strehimit familjar.

Bazuar në vlerësimin e gjendjes mbi këtë çështje, nuk vërehet ndonjë përmirësim krucial nëpër vite, prandaj mbetet sërish e rëndësishme zhvillimi i një kornize gjithëpërfshirëse të shërbimeve dhe sistemit unik të grumbullimit të të dhënave. Caktimi i prioriteteve për zhvillim të shërbimeve në ofrimin e kujdesit të familjes që në njërën anë do të parandalojë braktisjen, mospërfilljen dhe abuzimin e fëmijës, përderisa në anën tjetër do të zbatojë shërbimet e strehimit familjar si një nga alternativat më të mira për fëmijët pa kujdesin prindëror, dhe të eliminohen veprimet e marra mbi baza ad-hoc ose të projekteve. Planifikimi dhe zhvillimi i shërbimeve sociale, veçanërisht në ofrimin e mbrojtjes së fëmijëve të orientohet duke u bazuar në fakte/dëshmi.

Objektivi 5.3: Integrimi, mbrojtja dhe ofrimi i shërbimeve adekuate për fëmijët me aftësi të kufizuarNë aspektin e hartimit të politikave mbi integrimin dhe mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe përputhshmërisë së tyre me Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, vërehet që është arritur progres. Është në proces të plotësim-ndryshimit U.A. (nr. 2007/2010) për Rregullimin dhe përcaktimin e procedurave të aplikimit për realizimin e të drejtës në ndihmë materiale për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme, duke synuar revidimin e mangësive ligjore të verifikuara lidhur me aspektet procedurale mbi kohëzgjatjen e aplikimit, të drejtën e fëmijëve për të përfituar nga kjo skemë me referencë të komisionit mjekësor si dhe njohjen e të drejtës për kompensim në mënyrë retroaktive.

Për të ndikuar në përmirësimin e standardit të jetesës së fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme, familjet e tyre përkrahen me nga 100 euro në muaj, nga kjo skemë kanë përfituar 3,069 përgjatë viti 2013. Duke ditur kompleksitetin dhe nevojat multidisiplinare të fëmijëve me aftësi të kufizuara, padyshim se kjo shumë mujore as për së afërmi nuk arrin të përmbushë nevojat e tyre, andaj është e nevojshme që në të ardhmen shumat mujore të jenë në përputhje me përmbushjen e nevojave të fëmijëve. Sidoqoftë, kjo skemë ka ndikuar në zbatimin e politikave publike në fushën e mbrojtjes sociale, jo-diskriminimit, luftës kundër varfërisë dhe përjashtimit.

Lëvizje pozitive është vërejtur në hapjen e katër qendrave ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara, që kanë për qëllim kryesor trajtimin, risocializimin dhe riintegrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në komunitet. Funksionimi i këtyre qendrave është i varur nga mbështetja e donatorëve, komunat duhet të alokojnë fondet e nevojshme në mënyrë që të krijojnë kushtet optimale për qëndrueshmëri afatgjate të tyre, përderisa MPMS duhet të vazhdoj përpjekjet për zgjerimin e numrit të komunave që kanë themeluar qendrat e kujdesit ditor.

Është finalizuar hulumtimi “Një shoqëri pa barriera”, nga të gjeturat e të cilit pritet të pasqyrohet më qartë gjendja e fëmijëve më aftësi të kufizuara dhe të kristalizohen veprimet që duhet ndërmarrë në përmbushje të obligimeve ligjore drejtë këtyre fëmijëve.

Objektivi 5.4: Përmirësimi i jetës së fëmijëve që jetojnë në varfëri;Shërbimet sociale janë një mjet i rëndësishëm për uljen e varfërisë dhe të përjashtimit social. Me anë të të cilave bëhet e mundur realizimi i të drejtave themelore të fëmijëve, përfshirë qasjen në arsim, kujdes shëndetësor, strehim, etj., duke mundësuar pjesëmarrjen aktive në jetë sociale. Meqë shërbimet sociale kryesisht janë të fokusuar në aktivitete që kanë lidhje me autonominë sociale, zhvillimin personal dhe mirëqenien, ato nuk mund të kenë gjithnjë rezultate të matshme në aspektin afatshkurtër por rezultatet e saj vërehen në zhvillimin afatgjatë të shoqërisë.

Page 34: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË34

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

Trashëgimia e varfër ekonomike e të kaluarës si edhe vështirësitë e tranzicionit kanë shkaktuar paqëndrueshmërinë e vendit, ndërsa pabarazitë ekonomike dhe sociale ndërmjet qytetarëve në zonat urbane dhe rurale janë thelluar. Si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve strukturore e gjithë popullsia është e ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh të lidhura me gjendjen ekonomike të individëve dhe familjeve, dhe mundësisë së kufizuar në përdorimin e shërbimeve të domosdoshme shoqërore. Përderisa, varfëria, varfëria e skajshme, papunësia rekorde dhe mungesa e investimeve të huaja direkte shihen si shkaqet kryesore për gjendjen e rënduar sociale në Kosovë. Nga tërë ky proces më të ekspozuarit ndaj rreziqeve janë fëmijët. Gjendje kjo që i kontribuon zhvillimit të fenomeneve negative si: braktisjes së shkollës, shfrytëzimit, trafikimit, përfshirjes së fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme, delikuencës dhe sjelljeve të tjera që bien ndesh me ligjin.

MPMS është institucioni i vetëm që ofron kompensim me para të gatshme për kategori të caktuara dhe të mbuluara me ligj. Prej të cilave skema fëmijët përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthorët, si: skemën e mbështetjes së familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara të moshës 1-18; skema pensionale e cila përfshinë mbështetje për trajnime në rehabilitimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara; skema e ndihmës sociale ndihmon familjet e varfëra me nevojë, përjashtim nga pagesa e energjisë elektrike në një sasi të caktuar, sigurimin e shërbimeve mjekësore falas pa bashkëpagesë. Çështje këto që janë të rregulluara me akte normative të veçanta për çdo kategori të përfitimeve.

Përgjatë vitit 2013, 30,294 familje me fëmijë kanë përfituar nga asistenca sociale. Në mungesë të buxhetit, pjesërisht ka filluar të zbatohet shtesa për fëmijë nga 0-18 vjeç nga 5 euro për fëmijë. Mesatarja e shumës së ndihmës sociale për familje është 75 euro, shumë kjo që nuk mjafton në përmbushjen e nevojave elementare as për 7 ditë sipas shkallës së inflacionit në Kosovës për vitin 2013. Gjendja vështirësohet tutje, kur as kjo ndihmë nuk arrihet që t’iu ndahet familjeve në baza mujore. Në disfavor të përmirësimit të standardit të jetesës së fëmijëve dhe zbutjes së varfërisë vazhdon të mbetet skema e asistencës sociale duke përjashtuar fëmijët mbi moshën 5 vjeçare prindërit e së cilëve nuk janë në marrëdhënie pune dhe nuk mund të ofrojnë kushtet themelore të jetesës. Mos rritja e përqindjes së buxhetit dedikuar skemës së asistencës sociale në përputhje me rritjen e buxhetit të Kosovës, është edhe një tregues i radhës që kontribuon thellimit të varfërisë në vend.

Në kuadër të zbatimit të projekteve për familje të kthyera, që ndikon edhe në zbutjen e varfërisë në vend është zbatimi i projekteve për ndërtimin e shtëpive dhe përmirësimin e jetesës së familjeve të kthyera, prej të cilave kanë përfituar 115 familje apo 201 fëmije nga radhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe serb. Në baza rajonale kanë përfituar 34 familje në Gjilan, 15 në Prizren, 3 në Mitrovicë, 1 në Pejë dhe 62 në Prishtinë.

MKK ka vazhduar aktivitetet e saj tashmë tradicionale për të përkrahur familjet në nevojë, në formën e ndihmave në ushqim, përkrahje në higjienë, dru zjarri dhe grande ekonomike për gjenerimin e të hyrave, duke bërë përpjekje për të rritur standardin e jetesës së qytetarëve. Për të përfituar nga kjo asistencë bëhet përzgjedhja e kujdesshme e familjeve potenciale, me ç’rast prioritet u është dhënë familjeve që kanë fëmijë, komuniteteve minoritare, grupeve të margjinalizuara dhe personave me aftësi të kufizuara. Nga kjo asistencë kanë përfituar 61 familje të zhvendosura dhe 38 familje në nevojë. Ndërsa, me material ndërtimi janë përkrahur 449 familje prej tyre 58.7% ishin familje me fëmijë të përfshirë në sistem të arsimit. Për më tej, ndihma humanitare iu janë ndarë 764 familjeve, prej tyre 240 në Gjakovë, 224 në Mitrovicë, 78 në Obiliq, 234 në Fushë Kosovë.

Që të kemi fëmijë të shëndetshëm, të arsimuar të përgaditur për tregun ndërkombëtar dhe që të jemi shtet konkurrues me vendet e Bashkimit Europian, rritja e buxhetit dedikuar skemës së asistencës sociale duhet të ndodhë sa më parë, ngase siç është vërtetuar tash më varfëria tek fëmijët llogaritet si një ndër faktorët më kryesor në zhvillimin e fenomeneve negative.

Objektivi 5.5: Parandalimi i trafikimit të fëmijëve dhe mbrojtja e atyre të trafikuar;Qeveria e Republikës së Kosovës në vazhdimësi po punon në identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, si dhe përmirësimin e veprimeve të saj në drejtim të zbatimit të legjislacionit dhe politikave nacionale drejt parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore në përgjithësi e në veçanti tek fëmijët. Këto politika, janë të orientuara në përcaktimin e standardeve që përqendrohen tek viktimat, përfshirë hetimin, mbrojtjen dhe sigurimin e avokatit për çdo viktimë që sillet në stacion policor. Përkundër numrit të madh të rasteve të pazgjidhura në gjykata dhe problemeve për t’i mbajtur përgjegjës zyrtarët e përfshirë në trafikim, të gjitha format e trafikimit me qenie njerëzore janë të ndaluara në pajtim me standardet europiane.

Page 35: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 35

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Edhe pse Kodi i procedurës penale të Kosovës parasheh dëmshpërblimin e viktimave, që në teori do të mund t’i kompensonte viktimat e trafikimit, fondi për këtë nuk është financuar kurrë dhe as që është caktuar administratori për ta menaxhuar atë. Ngjashëm, edhe pse Kodi i procedurës penale lejon konfiskimin e pasurisë, ky mekanizëm është përdorur rrallë.

Përderisa, Policia e Kosovës këtë vit, ka hartuar raportin e parë të quajtur “SOCTA” i cili ka të bëjë me vlerësimin e kërcënimeve që vijnë si rezultat i krimit të organizuar dhe krimeve tjera të rënda. Departamenti i hetimeve aktivitetet e veta i ka angazhuar në: parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar (trafikimi me qenie njerëzore, trafikimi me narkotikë, kontrabanda) dhe terrorizëm; ngritjen e profesionalizmit, efikasitetit dhe kualitetit të hetimeve; ngritja e efikasitetit në zbulimin dhe ndjekjen e kryesve të veprave penale kundër krimeve ekonomike, korrupsionit dhe krimeve financiare; ngritja dhe fuqizimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar. Është e rëndësishme të theksohet se bazuar në të gjeturat e raporteve të OJQ, fëmijët që identifikohen si viktima të trafikimit trajtohen në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi nga institucionet përkatëse.

Sidoqoftë, sfidat drejt parandalimit të kësaj dukurie vazhdojnë të jenë prezent në përmasa mjaftë të mëdha, këtë e dëshmon rritja e numrit të trafikimit me qenie njerëzore nga 34 sa ishin në 2012 në 38 në 2013 prej të cilëve 24 ishin fëmijë apo 12 raste më shumë se në vitin paraprak. Prej të cilëve 8 raste janë strehuar ne strehimoren e përkohshme të sigurt në kuadër të MPMS-së, 1 në strehimoren Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve dhe 4 në strehimoren PVPT, ndërsa shërbime ditore kanë marrë 22 fëmijë viktima të supozuara të trafikimit në PVPT. Mirëpo që të 24 fëmijët janë ribashkuar me familjet e tyre dhe që të gjitha rastet monitorohen në suaza të rregullta nga Qendrat për Punë Sociale, ky fakt tregon rritjen e përkushtimit dhe përpjekjeve institucionale që fëmija të rritet në mjedis familjar duke bërë të mundur kështu realizimin e të drejtave të tyre të garantuara. Vlen për tu vlerësuar se që të 24 fëmijët viktima të trafikimit kanë vazhduar vijimin e shkollimit të rregullt dhe njëkohësisht janë angazhuar intensivisht në edukim joformal shkollor.

Grupi ndërinstitucional kundër trafikimit edhe gjatë vitit 2013 është takuar rregullisht, janë realizuar aktivitete të ndryshme me qëllim të ngritjes së vetëdijes së grupeve më të rrezikuara, pjesë e këtyre aktiviteteve ishin edhe fëmijët. Rëndësi të veçantë luajti fushata “1 javë vetëdijesim 365 shërbim” e realizuar në kuadër të shënimit të “Javës për Mbrojtjen e të Drejtave të Viktimave” e mbajtur nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, që kishte për qëllim sensibilizimin e institucioneve përkatëse por edhe të qytetarëve mbi mënyrën e duhur të trajtimit të viktimave të krimit, respektivisht për raportimin e rasteve të natyrës së tillë, me ç’rast u promovua linja për ofrimin e ndihmës së viktimave të krimit (08 00 11 112).

Rezulton se linja ndihmëse nuk është promovuar në një shtrirje kohore më të gjatë por vetëm gjatë fushatës, prandaj nuk është arrit që me anë të saj të bëhet identifikimi dhe referimi i rasteve të trafikimit me qenie njerëzore. Mos ekzistimi i programe për fuqizimin ekonomik për familjet e fëmijëve viktima të trafikimit, janë disa nga pengesat evidente që pengojnë parandalimin e kësaj dukurie në Kosovë.

Objektivi 5.6: Mbrojtja e fëmijëve të abuzuar brenda dhe jashtë familjes së tyreTani janë dy forma të mbrojtjes për fëmijët e abuzuar: e para është strehimi i përkohshëm i fëmijëve të abuzuar që nuk mund të qëndrojnë me familjen dhe e dyta është strehimi në familje. Në të dyja format e strehimit, shërbimet për mbrojtje sociale përgatisin planin e punës dhe zhvillojnë procedurat e risocializimit, të rehabilitimit dhe ri-integrimin e këtyre fëmijëve me familjet e tyre biologjike. Në këtë drejtim MPMS ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunim me OJQ për strehimin e përkohshëm të kësaj kategorie të fëmijëve kur një veprim i tillë është i domosdoshëm dhe është në interesin më të lartë të fëmijës.

Gjatë vitit 2013, shërbimet sociale kanë menaxhuar 52 raste, prej tyre 8 raste janë bartur nga viti 2012, 27 janë strehuar në strehimore deri sa janë plotësuar kushtet për ribashkim familjar, asnjë prej tyre nuk është dërguar në strehim rezidencial dhe nuk është identifikuar asnjë fëmijë që është keqtrajtuar në strehim familjar. Rritja e numrit të përgjithshëm të fëmijëve të keqtrajtuar nëpër vite nga 32 sa ishte në 2011 në 52 tani, është tregues që kërkon vëmendje më të lartë të institucioneve në marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e keqtrajtimit të fëmijëve.

Objektivi 5.7: Zbatimi, rishikimi dhe avancimi i vazhdueshëm i legjislacionit që rregullon aspektet e mirëqenies sociale të fëmijësBaza ligjore që rregullon mbrojtjen sociale rezulton të jetë solide, në përputhje me standardet europiane dhe parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Megjithatë, në vazhdimësi është duke u punuar në perfeksionimin e politikave dhe dispozitave ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në përputhje me buxhetin e disponueshëm dhe rrethanat në Republikën e Kosovës. Vërehen lëvizje pozitive në avancimin e infrastrukturës juridike dedikuar shërbimeve sociale për mbrojtjen e fëmijëve në nevojë sociale, të cilat parashihet t’i paraprirë zbatimit të Ligjit të Skemës Sociale,

Page 36: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË36

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

siç janë hartimi i një mori udhëzimesh administrative të derivuara nga ky ligj, si: U.A (nr.04/2013) për procedurat e paraqitjes së kërkesave për ndihmë sociale; U.A (nr.11/2013) për procedurat e punës së komisionit mjekësor për aplikuesit për ndihmë sociale për kategorinë e parë; U.A (nr.03/2013) për procedurat e regjistrimit, certifikimit dhe kërkimit aktiv të punësimit për të papunësuarit që aplikojnë për Skemën e Ndihmës Sociale; U.A (nr 06/2013) per përllogaritjen e të mirave materiale dhe jomateriale si dhe të hyrave të llogaritshme dhe jo të llogaritshme; U.A (Nr.12/2013) për përcaktimin e procedurave për pagesat e ndihmave të menjëhershme sociale; U.A (nr.16/2013) për caktimin e kushteve dhe kritereve per realizimin e ndihmave sociale për të huajt në Republikën e Kosovës.

Rekomandimet për sektorin e mirëqenies sociale:

• Funksionalizimi i plotë i KLV sipas termave të referencës;

• Ngritja e kapaciteteve të KLV mbi monitorimin e punës së fëmijëve në nivel lokal, dokumentimi i vazhdueshëm i trendëve rreth nivelit të përfshirjes së fëmijëve në punë, planifikimi i veprimeve për parandalim dhe eliminim të formave të rrezikshme të punës së fëmijëve bazuar në të dhëna;

• Realizimi i hulumtimit “studimi mbi format e këqija të punës së fëmijëve”;

• Baza e të dhënave për punën e fëmijëve në QPS dhe Departamentin e Politikave Sociale të Familjes duhet të bëhet funksionale dhe të përditësohet rregullisht;

• Në të gjitha aktet normative gjatë procesit të draftimit, të përfshihen kriteret që shpien në eliminimit dhe paran-dalimit të punëve të rrezikshme për fëmijë në bujqësi dhe pylltari në legjislacion;

• Në kuadër të projektit të financuar nga Qeveria e Kosovës “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes avancimit të shërbi-meve këshilluese” të caktohen module të trajnimeve me tema të parapara nga UA 05/2013;

• NjDNj/MBPZhR në bashkërendim me MPMS dhe në bashkëpunim me ILO-IPEC, të organizojnë punëtori në pesë regjionet e Kosovës, me qëllim të informimit të agrobizneseve, operatorëve të ekonomisë pyjore si dhe palëve tjera me interes për kriteret e zbatimit të UA 05/2013;

• Të vazhdohet monitorimi i zbatimit i strategjisë dhe planit të veprimit për PEPF;

• Realizimi aktiviteteve promovuese mbi pasojat e përfshirjes së fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme;

• Çdo QPS të ketë së paku një familje strehuese rezervë të rekrutuar dhe të trajnuar mbi nevojat dhe të drejtat e fëmijëve pa përkujdesje prindërore;

• Fuqizimi i QPS në të gjitha sferat e punës, përfshirë plotësimin e numrit të punëtorëve me staf profesional dhe në përputhje me kriteret e nevojshme, sigurimi i gjërave teknike, logjistike të nevojshme për realizimin e mandatit të plotë të tyre;

• Rritja e vazhdueshme e bashkëpunimit dhe shfrytëzimi i ekspertizës profesionale në mes të QPS dhe OJQ që janë të profilizuara për mbrojtjen e fëmijëve në nevojë;

• Agjensioni i Statistikave të Kosovës, sektori social në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse të bëjë kalkulim-in e shportës së ushqimit;

• Të ofrohet përkrahja e mjaftueshme për parandalimin e recidivizmit tek fëmijët në përgjithësi, veçanërisht përkrahja e familjeve të fëmijëve të trafikuar sipas nevojës;

• Monitorimi i zbatimit të standardeve të aprovuara që trajtojnë çështje mbi të drejtat e fëmijëve;

• Të rritet numri i qendrave për qëndrim ditor të fëmijëve me aftësi të kufizuara në nivel lokal;

• Koordinimi i aktiviteteve në mes të institucioneve përkatëse dhe realizimi i hulumtimit mbi identifikimin e fëmi-jëve viktima potenciale të trafikimit;

• Plotësimi/ndryshimi i U.A. (Nr.10/201 për organizimin, funksionimin si dhe fushë veprimin e KPSHSF; Rregullores (Nr. 2008/01) e punës mbi organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të KPSHSF dhe hartimi i U.A. për rregullimin e proceduarave të adoptimit të fëmijëve pa përkujdesje prindërore;

Page 37: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 37

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

SEKTORI I DREJTËSISË PËR TË MITUR (100% d.m.th. 73/73 të treguesve të raportuar)Edhe përkundër brishtësisë në sistemin e drejtësisë në vend, lidhur me stabilitetin e institucioneve për të garantuar demokraci, sundim të ligjit, respektim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut, institucionet e Republikës së Kosovës kanë vendosur hapa të mëdhenj duke shënuar arritje të konsiderueshme drejt reformimit të sistemit të drejtësisë për të mitur, të cilat vështirë se mund të reduktohen. Falë punës cilësore dhe përpjekjeve të vazhdueshme të bëra në këtë drejtim, janë vendosur themelet bazë të sistemit mbi parimet e sigurisë, drejtësisë dhe barazisë.

Fillesat e këtij suksesi zënë vend që nga 2008 kur Konventa për të Drejtat e Fëmijëve u integrua në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke pasuar me miratimin e Kodit të Drejtësisë për të Mitur (2010), Ligjin për Gjykatat (2012), Ligjin për Ndihmë Juridike Falas (2012), Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (2013), e një sërë aktesh normative të tjera. Padyshim se këto ligje krijuan boshtin kurrizor të mirëfunksionimit të procedurave dhe proceseve të sistemit, duke bërë që të diferencohet sistemin penal për të mitur nga ai për të rritur. Tutje, u bë ristrukturimi i gjykatave dhe prokurorive, në kuadër të të cilave janë themeluar departamentet për të mitur, me ç’rast kërkohet që të krijohet të paktën nga një pozitë gjykatësi, respektivisht prokurori vetëm për të mitur, duke ofruar kështu kushtet sa më optimale që spektri profesional të fokusohet vetëm në rastet për trajtim të të miturve.

Nëse vazhdohet të punohet me këtë ritëm dhe në këtë mënyrë në përforcimin e sistemit të drejtësisë për të mitur, duke bërë që shënohen hapa domethënës edhe në çështjet që kanë nevojë për ndërhyrje si: specializimi i stafit relevantë, veçanërisht avokatët mbrojtës, sigurimi i mjediseve të përshtatshme për vajza, mirëmbajtja e objekteve, financimi i vazhdueshëm i shërbimeve në kuadër të sektorit të drejtësisë, Republika e Kosovës do të arrin të jetë lidere në rajon për drejtësinë për të mitur, dhe shtet i fortë konkurrues edhe me vendet e Bashkimit Europian.

Objektivi 6.1: Nxjerrja dhe plotësimi i legjislacionit për drejtësinë për të miturNë kuadër të sistemit të reformimit të drejtësisë për fëmijë, në përgjithësi janë shënuar hapa pozitiv dhe të arritura të theksuara, veçanërisht në hartimin e legjislacionit primar dhe përafrimin e tij me atë të Bashkimit Europian. Ky domen, përgjatë vitit 2013 është fuqizuar tutje me hyrjen në fuqi të ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, që rregullon risocializimin dhe riintegrimin e të dënuarit në shoqëri dhe përgatitjen e tij për jetë, si dhe për sjellje të përgjegjshme. Ekzekutimi i sanksioneve penale, po ashtu parashihet të shërbejë për mbrojtjen e shoqërisë duke parandaluar kryerjen e veprave të tjera penale dhe duke përmbajtur të tjerët nga kryerja e veprave penale. Si rrjedhojë e obligimeve të përcaktuar në këtë ligj, Shërbimi Sprovues dhe ai Korrektues janë avancuar në nivel agjencionesh. Po ashtu edhe ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar për çështjet penale, që në dipozitat e tij parasheh një klauzolë të veçantë që përcakton standardet e të drejtave të njeriut pa diskriminim. Mbetet ende evidente rëndësia e harmonizimit të Kodit të Drejtësisë për të Mitur sipas obligimeve të dala nga Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale si dhe sigurimi i trajtimit të fëmijëve viktima dhe dëshmitarë në përputhje me parimet e KDF.

Përderisa me formimin e Prokurorisë së Shtetit dhe Këshillit Gjyqësor është arritur të sigurohet një pavarësi më e madhe e pushteteve, e pasuar me riorganizimin e gjykatave dhe themelimin e departamenteve për të mitur në institucionet përkatëse, mbetet ende sfiduese funksionalizimi dhe përdorimi i tyre sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Po ashtu, sfiduese mbetet edhe fakti i funksionalizimit të shërbimeve alternative gjyqësore, përfshirë atë të noterisë, ndërmjetësimit, përmbarimit. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me UNICEF, ka certifikuar 15 ndërmjetësues mbi kundërvajtësit e mitur dhe mbrojtjen e viktimave.

Ndonëse, janë hartuar programe trajnuese të specializuara për të gjithë profesionistët në kuadër të sistemit të drejtësisë për fëmijë, IGJK ka bërë përpjekje që me organizimin e trajnimeve të specializuara të ndikojë në jetësimin e këtyre politikave duke ndikuar në fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe rritjes së performancës së përditshme në zbatimin e mandatit të tyre. Trajnime këto që kanë ndihmuar gjykatës, prokurorë, zyrtarë të shërbimit korrektues, si dhe të tjerë, në zhvillimin e njohurive të bazuara në praktikat më të mira dhe dobitë për fëmijët. Ndonëse këto trajnime po tregohen të dobishme për të gjithë akterët në përgjithësi, vërehen mangësi në përfshirjen e avokatëve mbrojtës. Kjo çështje duhet trajtuar me kujdes nga të gjitha palët e afektuara dhe si i tillë ky veprim duhet të prioritizohet në vitin në vijim.

Gjatë vitit 2013, numri i përgjithshëm i dënimeve dhe masave alternative të pranuar nga Shërbimi Sprovues ishte 1,248 raste, prej tyre 971 ishin të mitur apo shprehur në përqindje 77.80%. Gjykatësit dhe prokurorët iu shqiptuan 434 të miturve të ndjekur penalisht masat e diversitetit, prej tyre 333 janë përfunduar me sukses, 38 janë në ekzekutim dhe të pazbatuara janë 63 raste. Ndërsa, nga 537 dënime alternative 290 janë ekzekutuar me sukses.

Page 38: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË38

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

Për dallim nga viti i kaluar vërehet një rënie e zbeht numrit të fëmijëve që kanë rënë ndesh me ligjin, nga 1,772 sa ishte në vitin 2012 në 1,690 në 2013, përderisa ka shënuar rritje shqiptimi i masave të dënimeve të diversitetit dhe atyre alternative dhe ekzekutimi i tyre me sukses nga 780 (2012) në 971 (2013) respektivisht nga 476 në 623. Edhe pse shifrat e raportuara evidentojnë një lëvizje të vogël progresive të bërë në këtë drejtim, është e nevojshme që përpjekjet institucionale për rritjen e shqiptimit të masave të diversitetit dhe ekzekutimit të tyre të fuqizohen edhe me tej.

Tutje, ishin 509 raste që iu janë shqiptuar masat edukative-mbikëqyrja e shtuar nga prindi, prej të cilave 261 janë përfunduar me sukses, 237 janë në mbikëqyrje dhe 10 të pa zbatuara. Ndërsa, 28 raste që iu është shqiptuar Urdhri për Punë në Dobi të Përgjithshme, prej të cilave 17raste janë në ekzekutim e sipër dhe 11 janë përfunduar me sukses.

Është e rëndësishme të theksohet se ShSK përgjatë vitit 2013 kishte të nënshkruar 156 marrëveshje me institucione relevante, kryesisht publike, për ekzekutimin e dënimeve alternative, në nivel Kosove. Këto marrëveshje kanë ndikuar që puna që kryen i mituri të jetë në përputhje me aftësitë psiko-fizike, si dhe të ketë më shumë qëllim edukues dhe vetëdijësues se sa përfitues, të njëjtat janë realizuar me pëlqimin e të miturit.

Objektivi 6.2: Ngritja e kapaciteteve në institucionet e drejtësisë për të miturTashmë disa herë është potencuar se mbrojtja e fëmijëve është mjaft mirë e mbuluar me legjislacionin vendor, çështje kjo që mirëfilli ka trasuar rrugën për vendosjen e hapave drejtë rritjes së performancës së përditshme duke ngritur kapacitetet e zyrtarëve përgjegjës në kuadër të institucioneve të sistemit të drejtësisë për fëmijë.

Gjithsej, janë 11 Gjyqtar për të mitur, 8 prej të cilëve punojnë në Departamentet për të mitur në Gjykatat Themelore (2) në Gjykatën e Apelit dhe (1) në Gjykatën Supreme, ndërsa janë 10 prokurorë të emëruar dhe të specializuar që merren me rastet e të miturve. Përderisa janë 42 zyrtarëve sprovues, 82 zyrtarë policor dhe 3 punëtorë social që janë të specializuar për të punuar me fëmijët në konflikt me ligjin, 15 ndërmjetës janë certifikuar dhe kanë mbajtur trajnim për specializimin për ndërmjetësim për të mitur me ç’rast të njëjtit janë profilizuar në fushën penale për të mitur. Për dallim nga viti paraprak vërehet një rritje e numrit të profesionistëve të specializuar dhe që punojnë për të mitur, konkretisht nga asnjë prokurorë që shqyrtonte lëndët vetëm për të mitur tani janë 3, nga 40 zyrtarë policorë tani janë 82. Padyshim se emërimi dhe specializimi i kuadrit është i rëndësisë së veçantë, që do të ndikojë në avancimin e zbatimit të ligjeve dhe politikave ekzistuese, duke e vendosur sigurimin e të drejtave të fëmijëve në një nga prioritetet kyçe siç kërkohet edhe me standardet evropiane.

Duke qenë se në vitet paraprake, Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) kishte draftuar modulin e trajnimeve për drejtësinë për të mitur, i përbërë nga katër pjesë: materiale, procedurale, instrumenteve ndërkombëtare dhe pjesës ku fëmijët janë viktima dhe dëshmitarë, gjatë vitit 2013 përpjekjet e këtij institucioni ishin të orientuara në realizimin e trajnimeve dedikuar profesionistëve të fushës, duke synuar ngritjen e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë profesionale mbi lëmin e drejtësisë për fëmijë.

Në këtë drejtim, janë realizuar 7 trajnime që kryesisht karakterizoheshin me prezantimin e dispozitave të përgjithshme përgjatë procesit gjyqësor ndaj të miturve, parimet e procedurës për të mitur, kompetenca e gjykatave, subjektet e procedurës penale ndaj të miturve, fazat e ndryshme të procedurës ndaj të miturve, kompetencat e prokurorit, gjyqtarit, trupit gjykues, roli i mbrojtësit si dhe procedurën përgatitore. Përderisa, kishin për qëllim, krijimin e praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të drejtë të legjislacionit në fuqi, instrumenteve dhe standardeve ndërkombëtare.

Përmbushjes së kësaj objektive i ka parapri edhe trajnimi (1) i stafit të Shërbimit Sprovues të Kosovës (10) lidhur me mënyrën e trajtimit, mbikëqyrjen dhe korrektimin e të miturve, që për dallim nga viti i kaluar nuk ishte bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim. Tutje, realizimi i tryezave sensibilizuese të organizuara nga Shërbimi Sporovues i Kosovës në gjashtë (6) drejtoritë regjionale të saj. Këto tryeza tani më janë bërë tradicionale, pasi që organizohen çdo vit dhe kanë për qëllim që me akterët kryesorë në fushën e drejtësisë, të diskutohen mundësitë e shqiptimit të masave dhe dënimeve alternative, si dhe vështirësitë eventuale në ekzekutimin e tyre, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë më të miturit. Organizimi i Konferencës rajonale të Shërbimit Sprovues që kishte për qëllim sensibilizimin e opinionit profesionist në shqiptimin e masave dhe dënimeve alternative në përgjithësi, përfshirë edhe sferën e punës me të Mitur. Kjo konferencë ka pasur për qëllim edhe sjelljen e përvojave të shteteve tjera të rajonit, në shqiptimin dhe ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative, si dhe krahasimi i tyre me rastin e Kosovës. Organizimi i konferencës përveç tjerash ofroi mundësi të shkëmbimit të përvojave në mesin e gjyqtarëve, prokurorëve, Shërbimit Sprovues në rajon, në veçanti me ata të Shqipërisë.

Page 39: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 39

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan në bashkëpunim me Agjencionin e Kujdesit Holandez është duke punuar në realizimin e trajnimeve për stafin civil dhe korrektues sipas programit EQUIP. Programi është dizajnuar në atë mënyrë që të miturit ndahen në grupe prej 5 vetash dhe programi zgjat 5 javë, aktualisht ka filluar trajnimi i grupit të parë të të miturve.

Për të rritur cilësinë dhe efikasitetin përgjatë ofrimit të shërbimeve për fëmijë që kanë rënë ndesh me ligjin, Policia e Kosovës është duke punuar në profilizimin e njësive për delikuencë. Me ç’rast janë profilizuar 82 zyrtarë, në nivelin qendror, rajonal dhe stacione.

Ndonëse këto trajnime po tregohen të dobishme dhe po ndihmojnë gjykatësit, prokurorët, zyrtarët në Shërbimin Sprovues, Qendrën për Punë Sociale dhe Policinë e Kosovës, në zhvillimin e njohurive të bazuara në praktikat më të mira për fëmijë. Përfshirja e avokatëve mbrojtës është pothuajse inevidente, çështje kjo që pamundëson zhvillimin e specializimit të këtij shërbimi dhe njëkohësisht ndikon në shkëputjen e një hallke mjaft të rëndësishme në kuadër të sistemit të drejtësisë për fëmijë.

Pa dyshim, se përpjekjet drejt ngritjes së cilësisë së shërbimeve për të mitur duhet të vazhdojnë duke i zgjeruar kështu njohuritë mbi fushën e veprimit në relacion me zbatimin e politikave në fuqi, me theks në koordinimin e veprimeve të ndërlidhura; përmirësimi i menaxhimit bazuar në të dhëna dhe rezultate; risocializimin dhe riintegrimin e fëmijëve në familje, komunitet dhe shoqëri.

Në mënyrë që të ketë programe të unifikuara dhe të bashkërenduara, duke definuar proceset e edukimit të vazhdueshëm ligjor dhe të ketë koordinim të tyre, për të gjithë profesionistët në kuadër të sistemit të drejtësisë për fëmijë, është e nevojshme të punohet tutje në jetësimin e iniciativës së marrë nga MD për themelimin e Akademisë së Drejtësisë. Institucion ky që do të ndikonte në shkrirjen e të gjitha trupave joformale ekzistues që ofrojnë trajnime të vazhdueshme ligjore në një të vetëm dhe atë në nivel më të lartë, duke ndikuar arritjen e performancës kompetente, profesionale dhe efikase tek aktorët relevantë. Kjo nismë do të fuqizohet tutje me përfshirjen e profilit profesional për të mitur në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Që të rritet standardi i shërbimeve karshi fëmijëve që janë në kontakt apo në konflikt me ligjin është e domosdoshme shfrytëzimi i drejtë i dhomave miqësore të themeluara në Policinë e Kosovës (7) dhe Qendrat për Punë Sociale (5). Ndonëse, nevoja për shtimin e këtyre dhomave në të gjitha institucionet përkatëse është mjaft e lartë, mosfunksionalizimi i plotë i këtyre dhomave që kemi në dispozicion rezulton të jetë mjaft shqetësues.

Objektivi 6.3: Themelimi i institucioneve për zbatimin e masave edukativo institucionaleNdonëse, ende nuk është arritur të kemi institucione të veçanta ku mund të zbatohen masat edukuese korrektues për të mitur në pajtim me Kodin e Drejtësisë për të Mitur, janë shënuar hapa domethënës në këtë drejtim. Vlen të theksohet, aprovimi dhe fillimi i zbatimit të projektit “Mbështetja për Reformën e Drejtësisë për Fëmijë në Kosovë” të IPA 2013, në kuadër të rezultatit të katërt të të cilit parashihet ndërtimi i qendrës edukuese korrektuese të tipit të hapur. Rëndësia e këtij procesi rritet tutje me zhvillimin e kurrikulës, trajnimeve të specializuara, programeve të brendshme si: rregulloret, udhëzimet, etj., me anë të të cilave përveç tjerash do të ofrohen mundësitë më optimale në krijimin e kushteve për zbatimin e masave të diversitetit.

Përderisa, gjatë vitit 2012 është rinovuar në tërësi objekti për të mitur në Qendrën Korrektuese në Lipjan (QKL) dhe është ndërtuar kabineti i informatikës, është e rëndësishme që të alokohen fonde për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e tyre në mënyrë që mos të zvogëlohet niveli i efikasitetit të përdorimit në vitet në vijim. Në kuadër të ndërtimit të Institutit të Psikiatrisë Ligjore nuk është paraparë ndarja e hapësirës së veçantë për trajtim të të miturve siç parashihet në nenin 29 të KDM, urgjentisht duhet të shikohen të gjitha mundësitë që kjo hapësirë të parashihet në kuadër të objektit para se ati të finalizohet së ndërtuari.

Objektivi 6.4: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë për të miturRritja e bashkëpunimit dhe koordinimit të mirëfilltë ndërinstitucional ka rrjedhë si rezultat i funksionimit të Këshillit për Mbrojtje dhe Drejtësi për Fëmijë. Trupë qeveritare kjo që gjatë vitit 2013 përveç realizimit të takimeve të punës, ka arritur të adresoj tek institucionet mandatore rekomandimet e dala nga Raporti i Hartëzimit dhe Vlerësimit të Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve në Republikën e Kosovës, si dhe të avokoj e monitoroj zbatimin e tyre. Përderisa, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Treguesit e Drejtësisë për Fëmijë (Vendim nr. 06/129) dhe Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit Parauniversitar (nr. 21/2013). Njëkohësisht, ka reaguar tek instancat kompetente mbi mënyrën e hartimit dhe përmbajtjen e “Projektligjit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”, duke theksuar se projekt ligjit në fjalë fillimisht duhet ti

Page 40: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË40

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

paraprijë analiza shkencore në bazë të së cilës do të duhet të shqyrtohet legjislacioni në fuqi, mbi bazën e të gjeturave të vendoset nëse një ligj i tillë është i nevojshëm, dhe nëse po, cilat janë arsyet, nevojat dhe vlerësimi i ndikimit të tyre në të ardhmen. Tutje, ka adresuar shkresën mbi përmbajtjen e dokumentit “Statistikat e Jurisprudencës për persona të mitur 2013” të publikuar nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës, duke rekomanduar që dokumenti në fjalë të jetë gjithëpërfshirës, të paraqet të dhënat e të gjitha institucioneve në kuadër të sistemit të drejtësisë për fëmijë, si dhe të jenë në përputhje me obligimet ligjore mbi sferën përkatëse.

Në kuadër të zhvillimeve të realizuara që kanë korresponduar me rritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve të drejtësisë për fëmijë është tryeza e rrumbullakët e realizuar nga IGjK, që kishte për qëllim kryesor trajtimin e çështjeve nga këndvështrimi ndërinstitucional, lidhur me procedurën e themelimit dhe anulimit të adoptimit dhe standardeve ndërkombëtare; si dhe seminari me temën “vërtetimi dhe kundërshtimi i atësisë dhe amësisë”.

Përgjatë vitit 2013, Shërbimi Sprovues ka arritur të ketë 156 marrëveshje me institucione të ndryshme, të cilat kanë mundësuar ekzekutimin e dënimeve alternative. Prej të cilave 47 në regjionin e Prishtinës, 22 në regjionin e Prizrenit, 35 në regjionin e Mitrovicës, 25 në regjionin e Pejës, 16 në regjionin e Gjilanit dhe 11 në regjionin e Ferizajt. Marrëveshjet në fjalë kanë ndikuar në lehtësimin e ofrimit të shërbimeve të ndryshme për të miturit që janë në konflikt me ligjin, përfshirë edhe ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative në komunitet, sidomos urdhrin për punë në dobi të përgjithshme. Si rezultat i bashkëpunimit të mirëfilltë në mes të ShSK, QPS dhe DKA gjithsej 5 fëmijë janë kthyer në shkolla gjatë vitit 2013.

Përkundër përpjekjeve të bëra në këtë aspekt si dhe bazuar në konkludimet e dala nga takimet, ende mbetet evidente dhe theksohet shtimi i angazhimeve që do të ndikonin në rritjen dhe qëndrueshmërinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus promovimin e përgjegjësive të institucioneve relevante, veçanërisht në nivel lokal, në raport me realizimin e shërbimeve parandaluese dhe ofrimin e shërbimeve mbrojtëse për fëmijë.

Objektivi 6.5: Përmirësimi i mbikëqyrjes së sistemit të drejtësisë për të miturAktualisht, gjendja rreth grumbullimit të të dhënave sasiore dhe prodhimi i atyre cilësore nuk është në favor të drejtësisë për fëmijë, kjo gjendje rezulton që të dhënat në kuadër të këtij sistemi të mos jenë gjithëpërfshirëse, si dhe të ketë vonesa të mëdha dhe koordinim jo të duhur përgjatë shkëmbimit ndërinstitucional të tyre. Padyshim, vështirësitë që rrjedhin nga ky fakt janë të shumta, por ndër më të mëdhatë është orientimi i politikave dhe prioriteteve qeveritare mbi bazën e gjetjeve të dala nga të dhënat e pasakta.

Megjithatë, kanë filluar të shënohen hapat e parë drejt zhvillimit të një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e të dhënave, këtij procesi i ka pri aprovimi i Treguesve të Drejtësisë për Fëmijë dhe dizajnimi i bazës së të dhënave për grumbullimin dhe llogaritjen e tyre. Me zbatimit e të cilave, përveç tjerash do të mundësohet unifikimi i të dhënave, grumbullimi i tyre në mënyrë të saktë dhe të shpejtë, monitorimi i funksionimit të sistemit në tërësi si dhe orientimi i politikave mbi bazën e të gjeturave.

Meqë, mbledhja, ruajtja dhe analizimi efektiv i të dhënave janë mjete të fuqishme që shpien në realizimin e punës me efikasitet, që synojnë vlerësim cilësor dhe përmbushje të standardeve të vendosura, Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Prokurorial me përkrahjen e Qeverisë Norvegjeze janë duke punuar ne realizimin e projektit SMIL me anë të të cilit parashihet ndërtimi i një baze të dhënave të sofistikuar dhe të integruar.

Edhe pse për tejkalimin e kësaj sfide mjaft madhore kanë filluar të shënohen hapat e parë pozitiv viza-vi të gjitha institucioneve përkatëse, është e domosdoshme që paralelisht të punohet në ngritjen e kapaciteteve të resurseve humane në monitorimin, analizimin, vlerësimin, avokimin dhe buxhetimin e politikave bazuar në të dhëna. Po që se nuk arrihet që këto dy diagrame të tërhiqen paralelisht, përsëri do të kemi një sistem që çalon dhe që është larg përmbushjes së standardeve të përcaktuara.

Objektivi 6.6: Ofrimi i kujdesit cilësor shëndetësor dhe arsimor në institucionet korrektuesePërkundër vështirësive të hasura nëpër vite, sistemi arsimor dhe shëndetësor vazhdon të funksionoj në nivel të kënaqshëm brenda Qendrës Korrektuese në Lipjan. Duke bërë që, shërbimet shëndetësore për fëmijë të jenë në dispozicion 24 orë në ditë. Përderisa, mjeku i përgjithshëm punon me orar të plotë dhe qendra është në vazhdimësi e mbuluar me shërbim të infermierisë, është e rëndësishme të theksohet se asnjë fëmijë nuk ka pranuar trajtim shëndetësor si pasojë e sëmundjeve që lidhen me higjienën. Shërbimet e psikologut, psikiatrit, stomatologjike janë në dispozicion vetëm me gjysmë orar. Në raste të veçanta dhe me rekomandim të mjekut specialistë për trajtim mjekësor të miturit dërgohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Përkundër këtyre zhvillimeve pozitive, theksohet nevoja që kjo qendër të jetë e mbuluar me psikolog përgjatë 24 orëve.

Page 41: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 41

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Gjatë vitit shkollorë 2012/2013, në bashkëpunim me MAShT janë hapur dy paralele të ndara shkollore, njëra dedikuar arsimit të mesëm të ulët dhe tjetra arsimit të mesëm të lartë. Kuadri arsimor vazhdon të jetë në nivel, me 12 mësimdhënës të punësuar, duke mundësuar kështu plotësimin e nevojave arsimore në kuadër të QKL. Tutje, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të MD dhe MAShT që ka për qëllim funksionalizimin e plotë të shkollimit për të mitur në Qendrën Korrektuese të Lipjanit dhe plotësimin e lëndëve shtesë nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Lipjanit.

Gjatë vitit 2013 gjithsej janë pranuar 74 të mitur në QKL dhe prej tyre në sistem të arsimit janë integruar 42, përderisa për shkak të pranim-lirimeve 25 të mitur kanë arritur ta përfundojnë vitin shkollorë. Konkretisht, në arsimin e mesëm të ulët janë regjistruar 16 të mitur ndërsa 14 prej tyre e kanë mbaruar vitin, ndërsa në nivel të arsimit të mesëm të lartë janë regjistruar 26 nxënës prej tyre 11 e kanë mbaruar vitin. Përderisa, asnjë i mitur nuk ka ndjekur mësimin jashtë perimetrit të burgut, ndërsa 19 të mitur janë trajnuar dhe certifikuar në këto profile: 12 në informatikë, 3 në elektro-instalime, 3 në hidroinstalues-ujësjellës dhe 1 në ndërtimtari.

Që të ofrohet ambient sa më miqësor dhe njëkohësisht të ndikohet maksimalisht në sigurimin e mirëqenies, riedukimin dhe rehabilitimin e të miturve, janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore, edukative dhe sportive, brenda dhe jashtë QKL.

Rekomandimet për sektorin e drejtësisë për të mitur:

• Specializimi i stafit relevantë, veçanërisht avokatët mbrojtës për fëmijë;

• Sigurimi i mjediseve të përshtatshme për vajza në institucionet e paraburgimit dhe burgimit;

• Të punohet më shumë në risocializimin dhe reintegrimin e të miturve. Për këtë të sigurohet një ndarje e veçantë në kuadër të buxhetit të Shërbimit Sprovues, për përkrahjen e të miturve në procesin e risocializimit dhe reinte-grimit të tyre në shoqëri;

• Organizimi i trajnimeve për Ndërmjetës në fushën penale për të mitur;

• Hartimi i U.A me anë të të cilit do të përcaktohen kriteret dhe procedurat mbi mundësinë e shkollimit Universitar të të miturve, pasi që sipas Kodit Drejtësisë për të mitur ata mbahen në këtë institucion deri në moshën 23 vjeçare;

• Në departamentet për të mitur të ekzistojnë dhomat e ndalimit të të miturve qe vijnë në seance për paraburgim;

• Funksionalizimi i plotë i dhomave miqësore për fëmijë në shtat rajonet e Policisë së Kosovës dhe Hartimi i ud-hëzuesit mbi mënyrën e përdorimit të këtyre dhomave;

• Përveç përmbylljes së programit të përkujdesjes së pas lirimit, kthimit të rinjve në familjet e tyre dhe në komu-nitet, kërkohen edhe programe dhe mundësi afatgjate risocializuese, duke përfshi këtu përfshirjen e tyre ne tre-gun e punës;

• Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve Qeveritarë për monitorimin e politikave bazuar në të dhëna, analizimin, kra-hasimin dhe vlerësimin e tyre;

• Pilotimi i bazës së të dhënave për sistemin e drejtësisë për fëmijë dhe hartimi i raportit;

• Plotësim ndryshimi i KDM sipas nevojave të derivuara nga Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale dhe në për-puthje me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve;

• Profilizimi i zyrtarëve të Shërbimit korrektues, Shërbimit Sprovues dhe Ndërmjetësve që merren me rastet e fëmi-jëve;

• Në kuadër të ndërtimit të Institutit të Psikiatrisë Ligjore të parashihet hapësirë e veçantë për trajtim të miturve siç parashihet në nenin 29 të KDM;

• Të sigurohet për 24 orë në QKL shërbimet psikiatrike dhe psikologjike;

Page 42: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË42

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

ÇËSHTJE NDËRSEKTORIALE TË RËNDËSISHME (67% d.m.th. 44/66 tregues të raportuar)Për realizimin e të drejtave të fëmijëve kërkohet një qasje multidisiplinare dhe ndërsektorale me qasje të integruar.

Objektivi 7.1: Regjistrimi i lindjes së të gjithë fëmijëveRegjistrimi i lindjes është shumë i rëndësishëm për ekzistencën e fëmijës dhe rolin që duhet ta ketë kudo që jeton. Nëse fëmija nuk regjistrohet, gjasat që të humb çdo gjë janë shumë të larta, përfshirë qasjen në të drejtën për arsim, mirëqenie, shëndetësi, e të drejta të tjera themelore të garantuara me ligj. Infrastruktura ligjore që rregullon regjistrimin e lindjeve në Republikën e Kosovës është në përputhje me parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, duke përcaktuar procedura të qarta për regjistrim të menjëhershëm por edhe të më vonshme, të drejtën e emrit, të shtetësisë, etj.

Aktualisht, ARC nuk mund të ofrojë të dhëna mbi regjistrimin e lindjeve për vit, mirëpo është duke u punuar në formimin e sistemit të ri të gjendjes civile, me anë të cilit parashihet të grumbullohen të dhëna të sakta mbi numrin e të regjistruarve në nivel vendi për të gjitha faktet e gjendjes civile përfshirë edhe moshën. Sipas raportit të ASK “Parashikimi i Popullsisë së Kosovës 2011-2061” parashihen që në Kosovë gjatë vitit 2013 kanë qenë gjithësej 583,614 fëmijë. Në linjë me promovimin e rëndësisë së regjistrimit të lindjeve, kanë vazhduar aktivitetet për shpërndarjen e broshurës “Regjistrimi i fëmijës tuaj është i rëndësishëm”.

Regjistrimi i lindjes bëhet falas, përderisa përcaktimi i kostos së certifikatës është në varësi të politikave komunale, zakonisht kushton 1 euro, por disa komuna me qëllim të nxitjes së regjistrimit të faktit të lindjes e ofrojnë atë pa pagesë, ndërsa komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe rastet sociale janë të përjashtuar nga ky rregull.

Objektivi 7.2: Pjesëmarrja e fëmijëve në procesin e vendimmarrjes dhe ngritja e vetëdijes së shoqërisë civile në lidhje me të drejtat e fëmijësDepartamenti i Rinisë në kuadër të MKRS është bartës i procesit për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse, mirëpo për këtë vit raportues DiR/MKRS edhe përkundër përgjegjësisë nuk ka raportuar fare. Andaj, pasqyrimi i gjendjes mbi këtë objektivë ka qenë i pamundur.

Objektivi 7.3: Krijimi i sistemit efektiv për mbledhjen e të dhënave që mbulojnë çështjen e të drejtave të fëmijësGjendja në relacion me grumbullimin e të dhënave mbi të drejtat e fëmijeve vazhdon të jetë e njejtë, siç është evidentuar në raportet e viteve paraprake. Përderisa është krijuar sistemi për mbledhjen dhe monitorimin e të dhënave që mbulon fushën e të drejtave të fëmijës në nivelin qendror dhe lokal, ende nuk është krijuar sistemi unik për mbledhjen e të dhënave për fëmijët në Agjencinë Kosovare për Statistika.

Objektivi 7.4: Krijimi dhe sigurimi i mjedisit të pastër nga armët për fëmijëtMe qëllim të përmbushjes së rolit të policisë dhe arritjes së synimit në ngritjen e nivelit të sigurisë publike, Policia e Kosovës gjegjësisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, ka bërë përpjekje të vazhdueshme të shtrirjes së aktiviteteve të saj nëpër të gjitha bashkësitë në Republikën e Kosovës duke ofruar partneritet në mes të policisë dhe qytetarëve. Në kontinuitet nga mekanizmat përkatës, si: Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi, Ekipet Vlerësuese për Siguri në Bashkësi, Komitetet Lokale për Siguri Publike, kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme në drejtim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët në përgjithësi, e në veçanti për fëmijët.

Përkundër këtyre përpjekjeve, gjendja në teren mëton të jetë ndryshe, sipas të dhënave nëpër vite gjendja e sigurisë është duke u përkeqësuar. Përderisa në vitin 2012 si rezultat i përdorimit të armëve 3 fëmijë humbën jetën ndërsa u lënduan 5, në 2013 numri i humbjes së jetëve të fëmijëve vazhdon të jetë i njejtë ndërsa numri i lëndimeve të fëmijëve si rezultat i përdorimit të armeve është 33.

Objektivi 7.5: Krijohet infrastrukturë, hapësira të sigurta, dhe kënde për lojë për fëmijë MKRS ka vazhduar projektet e saj në drejtim të krijimit të infrastrukturës adekuate sportive për fëmijë, në këtë drejtim Drepartamenti i Sportit gjatë vitit ka përkrahur me 4.200,000 € ndërtimin e 13 palestrave sportive, 12 tereneve sportive të ndërtuara me standarde ndërkombëtare, ka investuar në 32 shkolla në salla të sportit, 21 prej tyre janë terene sportive sipas standardeve ndërkombëtare, 23 kënde per loje për fëmijë. Për me tej, DS ka përkrahur realizimin e 10 aktiviteteve sportive për fëmijë me aftësi të kufizuara ne vlerë 26.160€ dhe fëmijëve minoritarë ne vlerë 18,780€. Ndërsa, Departamenti i Kulturës ka përkrah 62 projekte kulturore për fëmijë/të rinj, sektori i

Page 43: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 43

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

Diverzitetit dhe Dialogut Kulturor/Integrimi i minoriteteve ka përkrah 44 projekte për fëmijë/të rinj, sektori për veprimtari botuese 7, sektori i muzikës 11 projekte.

Në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit ndëretnik në mes të rinjve, MKRS ka përkrahur 10 projekte bartës të të cilave kanë qenë të rinj të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, 14 koncerte promovuese për të rijnë në muzikën (etno, jazz, artistik etj.); 6 manifestime multietnike kushtuar ditës së flamurit të të gjithë komuniteteve në Kosovë përmes aktiviteteve kulturo-artistike dhe pjesëmarrjen në 14 festivale folklorike multietnike të fëmijëve/rinjve në vend dhe jashtë vendit.

Përderisa, MMPH për të ndikuar në ngritjen e njohurive me synim ruajtjen e ambientit ka realizuar fushatën “Ta pastrojmë Kosovën”, në 13 shkolla fillore ka mbajtur 7 ligjërata me tematiken e njëjtë përfitues së të cilave ishin 1,000 nxënës, në këtë drejtim ka shpërndarë materiale të ndryshme me informata mbi rëndësinë e ambientit përfshirë broshurën “Edukimi dhe Ndërgjegjësimi Mjedisor”, Revistën “Mjedisi” etj. Përderisa Komuna e Ferizajt është përkrahur me 30,000€ për ndërtimin e kontinjerëve nëntokësorë.

Rekomandimet për sektorin e gërshetuar:

• Realizimi i aktiviteteve rreth rëndësisë së regjistrimit të lindjeve;

• Shpërndarjes së materialit rreth pasojave të mos-regjistrimit të lindjes në institucionet shëndetësore, Qendrat për Punë Sociale dhe nëpër shkolla;

• Aktivitetet që promovojnë regjistrimin e mëvonshëm;

• Të merren masat përkatëse në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë për Departamentin e Rinisë në MKRS për mos bashkëpunim dhe mos kryerjen e përgjegjësive të punës sipas akteve normative në fuqi;

• ASK të punoj në krijimin e një sistemi unik për grumbullimin e të dhënave për fëmijë;

• Të punohet ne rritjen e besimit në mes të policisë dhe qytetarëve nëpërmjet ndërtimit të partneritetit dhe inicia-tivave të përbashkëta për zgjidhjen e problemeve të sigurisë në bashkësi;

• Identifikimi i dukurive negative që tentojnë të prishin sigurinë publike dhe marrja e masave të menjëhershme për parandalimin e tyre;

• Specializimi i policisë në komunitet për qasje të përshtatshme ndaj fëmijëve;

• Rritja e hapësirave të gjelbërua dhe këndeve për lojë për fëmijë në çdo komunë;

• MMPH së paku dy herë në vit, të ndërmerr nisma të ndryshme për të pastruar mjedisin, e kështu të ngritet vetëdi-ja rreth rëndësisë së mjedisit dhe zbatimit të masave ligjore kundër ndotësve mjedisor;

• Vazhdimi i ndërtimit të hapësirave sportive, si palestrave dhe këndeve për lojë për fëmijët;

• Rritja e buxhetit dedikuar aktiviteteve kulturore për fëmijë;

• Ekziston nevoja për rritjen e numrit të hapësirave kulturore dhe rrija e numrit të teatrove për fëmijë;

Page 44: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË44

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013VËLLIMI IV

REKOMANDIMET KRYESORE• Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës duhet të përmbushë mandatin e tij sipas vendimit për themelim;

• Legjislacioni relevant i draftuar/amenduar si rezultat i rishikimit gjithëpërfshirës të legjislacionit;

• Harmonizimi dhe qartësimi i mandatit të strukturave për të drejtat e njeriut;

• Të bëhet analiza e buxhetit nga perspektiva e të drejtave të fëmijëve;

• Përgatitja paraprake e mësimdhënësve, në aspektin profesional por edhe personelit menaxhues të shkollave dhe drejtorive komunale për të vënë në zbatim kurrikulën e re të Kosovës;

• Pajisja e shkollave me mjete mësimore (me laboratore, mjete konkretizimi, pajisje teknologjike, harta, globe, veg-la pune, etj);

• Zhvillimi profesional i personelit menaxhues të shkollave dhe komunave;

• Rritja e numrit të mësuesve mbështetës në shkolla të rregullta me qëllim të mbështetjes profesionale për fëmijët me nevoja të veçanta dhe me vështirësi në të nxënë;

• Monitorimi i zbatimit të legjislacionit dhe protokollit kundër dhunës në shkolla;

• Monitorimi i zbatimit të U.A Krijimi dhe fuqizimi i ekipeve për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mos-regjistrimit në arsimin e obliguar, si dhe koordinimi i duhur i grupit në nivel nacional në ofrimin e mbështetjes së komunave për trajtimin e kësaj problematike;

• Ndërtimi i institucioneve të reja parashkollore, të cilat mundësojnë përfshirjen më të madhe të fëmijëve në edukimin parashkollor;

• Inspektimi i kualitetit të ushqimit, higjienës në institucionet parashkollore dhe sigurimi që ato janë në përputhje me nevojat për zhvillimin dhe formimin e shëndetshëm fëmijëve;

• Komunat dhe shkollat të shtojnë vëmendjen në identifikimin talentëve dhe realizimin e programeve të nevo-jshme për avancimin e tyre;

• Unifikimi i raportimit të lindjeve në mes të tri burimeve MSh, IKShPK dhe ASK;

• Duhet të unifikohen të dhënat lidhur me dokumentacionin dhe raportimin, përmes standardizimit të procedur-ave dhe dokumentacioneve, duke ndarë qartë detyrat dhe obligimet individuale dhe institucionale në lidhje me raportime dhe SISH, siç parashihet në Strategjinë për SISH;

• Hartimi i udhërrëfyesëve klinik dhe protokolleve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të bazuara në evidence;

• Realizimi i skriningut neonatal për zbulimin e hershëm të patologjive tek të posalindurit të cilat mund të trajto-hen po që se zbulohen me kohë;

• Baza e të dhënave për punën e fëmijëve duhet të bëhet funksionale dhe të përditësohet rregullisht;

• Çdo QPS të ketë së paku një familje strehuese rezervë të rekrutuar dhe të trajnuar mbi nevojat dhe të drejtat e fëmijëve pa përkujdesje prindërore;

• Specializimi i stafit relevantë, veçanërisht avokatët mbrojtës për fëmijë;

• Sigurimi i mjediseve të përshtatshme për vajza në institucionet e paraburgimit dhe burgimit;

• Realizimi i fushatave rreth rëndësisë së regjistrimit të lindjeve, përmes shpërndarjes së materialit te institucionet shëndetësore dhe nëpër shkolla, rreth pasojave të mos-regjistrimit të lindjes, si dhe aktivitetet që synojnë pro-movimin e regjistrimit të mëvonshëm;

• Të merren masat përkatëse në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë për Departamentin e Rinisë në MKRS për mos bashkëpunim dhe mos kryerjen e përgjegjësive të punës sipas akteve normative në fuqi;

Page 45: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË 45

STRATEGJIA DHE PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, 2009-2013 VËLLIMI IV

SHTOJCA - KORNIZA E MONITORIMIT

Page 46: RAPORTI I PROGRESIT PËR FËMIJË

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria–Vlada-Government

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për tëDrejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013

Vëllimi IV

RAPORTII PROGRESITPËR FËMIJË