8
Viti III - Nr:30 E diel, 28 korrik 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black NË VLORË NUK U NGRIT VETËM NJË FLAMUR. JA ÇFARË GJEJMË TE KUJTIMET E SYRJA VLORËS Fakte dhe dokumente të reja mbi Á amurin e Pavarësisë KUJTIMET E SYRJAVLORËS N uk ka shumë ditë që u botua libri me kuj- timet e Syrja bej Vlorës i titulluar “KUJTIME, NGA FUNDI I SUNDIMIT OSMAN NË LUFTËN E VLORËS”. Historianë të nderuar që janë specialistë të studimeve të ngjarjeve të zjarrta të atyre viteve për të cilat shkruan Syrja bej Vlora, e vlerësuan me krahasimet më të gotitura të letërsisë artistike. Ata janë specialistë dhe e dinë se çfarë thonë. Dhe jo vetëm kaq, ai ka një stil që rrëshqet, një përqën- drim të ideve dhe ngjarjeve pa teprim fjalësh në një shtjellim të vrullshëm. Vërtet që shumë faqe i përpiva nga kurioziteti i etur për enigma të ngrira, nga ato që të ripërtërijnë pandërpre- rje mendimet në kërkim të një zgjidhjeje çliruese. Unë nuk jam Më 29 korrik 1913, Shqipëria u njoh si principatë e pavarur. 100 vjet më vonjë një përkujtesë për këtë ngjarje, ku veç një analize të fakteve e dëshmive të kohës vijnë edhe dy harta të panjohura… P ër Kasem Trebeshi- nën, e kisha dëgjuar shpesh të Áite Xhaxhoja (Spiro Gjoka) n’ato orë pafund mbasditesh dhe mbrëmjesh që kalonim bashkë në biseda pafund... aty n’at barrakën e tij të zymtë e të trishtë në Savër... Kasemi, dhe mjaft intelektualë të tjerë kok- krisur, s’kishin pranuar të tufëzoheshin në “vathën komuniste” të realizmit socialist, për këta “rrebelë” kishte raste që Áisnim deri vonë në mesnatë... Aty emri i Kasem Trebeshinës shfaqesh me nji aureolë adhurimi, sepse ndaj tij Xhaxhoja (Spiro Gjoka) ruante jo vetëm nji kon- sideratë të lartë, por ishte i bindur se do të vinte nji S hpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe cak- timi i kuÀjve të saj ishin guri i fundit i mozaikut të krijimit të shteteve kombëtarë në Ballkan. Për shkak se këto ngjarje të rëndësishme diplomatike, jo vetëm për popullsinë dhe etninë shqiptare që po materializonte një pro- ces që popullsitë dhe et- nitë e tjera të Ballkanit e kishin realizuar më herët, por edhe për vetë rajonin që për shumë kohë ishte kthyer në një skakierë diplomatike ku luanin kryesisht interesat e dy Perandorive të Mëdha, asaj Austro-Hungareze dhe Ruse si dhe të një Fuqie të re të Madhe am- Në ato takimet e herëpashershme, Kasemi më dha listën e krejt veprave të shkruara prej tij deri në vitin 2003... Prej asaj kohe kanë kaluar më shumë se dhjetë vite dhe askush s’di të thotë diçka mbi këto vepra Austro-Hungaria, roli në caktimin e kuÀ jve shqiptarë Raporti sekret. Ja bisedat e takimit III të Zogut me CIA-n Biblioteka e heshtur e Kasem Trebeshinës... ditë që kultura dhe letërsia shqipe do të mburresh me emrin e këtij shkrimtari kollos... dhe se vepra e tij shumplanëshe, pa dis- kutim do të zinte vendin që meritonte... krahas ko- rifejve të fjalës shqipe... Xhaxhoja kish ndarë me Kasem Trebeshinën, Mark Ndojën, Abdulla Berberin, e shumë intelektualë të tjerë “revizionistë” periud- hën e gjatë të izolimit në ishullin e Zvërnecit... në Vlorë... E thekso, Xhaxhoja e adhuronte Kasemin, për shumë gjëra, po në mënyrë të veçantë për krenari- në dhe kokfortësinë e të qenit i paepur ndaj gjithë formave të dhunës dhe presionit, për vullnetin e hekurt për t’i shkuar deri në fund misionit... bicioze si Italia, studimi i tyre Àton një rëndësi të veçantë. Pas një kompro- misi të vështirë midis Fu- qive të Mëdha në Konfer- encën e Londrës të thirrur për të gjetur një zgjidhje të problemeve që dilnin pas Luftës ballkanike, por që në fakt pothuajse gjatë tetë muajve të veprimtarisë së saj(sigurisht me ndërpre- rje), u morr kryesisht me çështjen shqiptare , për të krijuar fillimisht një Shqipëri autonome nën suazën e Perandorisë Oto- mane , caktimi i kuÀjve të saj ishte një çështje që do të sillte më shumë debat në Konferencën e Londrës, po aq dhe mundësinë për dështimin e saj. Fillimisht pasi u ra dakord për të kri- juar një Shqipëri... faqe 19 faqe 20 vijon në faqen 14-16 faqe 16-17 historian dhe nuk mund të gjykoj faktet e dhëna në konceptimin individual të një personi, aq më tepër kur ato janë kujtime edhe të lidhura me impresionin dhe jo studime të mirëÀllta të kontrollu- ara me kujdes nëpër katedra apo sektorë të instituteve të kërkimit shkencor. Dhe njëkohësisht nuk e ul as vlerën e tyre, sepse do të akuzoja atë pjesë të së vërtetës nuk e gjejmë as në analet e kohës pavarësisht kujdesit të shqyrtimit dhe as në dosjet e arkivave. Jam kimist. Në punën time për shpëtimin e Áamujve historikë më ngriti keq mëndjen informacioni që më dha një nga punonjësit më të parë të institutit që studionte albanologjinë, se Áamuri i Pavarësisë ndodhej në fondin etnograÀk. Vite të tëra kam qenë në kërkim emocional të dokumentacionit aq shumë të pritur. Në Arkivin e Shtetit rashë në korespondencën.... faqe 18 R oger Crowley, në librin e tij “Rënia e Kostandinopulit (1453), të cilin sapo e kam për- funduar së lexuari, përshkruan krishtërimit dhe fundin e botës klasike. Pas pushtimit të qytetit bizantin, Sulltan Mehmeti i Dytë, ktheu Shën SoÀnë në një xhami; shpëtoi katër engjëjt roje nën kupolë, si homazh ... Bota si shtëpia Shën Pali në shpirt fundin e kryeqytetit të lashtë bizantin, natën tragjike të 29 majit të vitit 1453,e shoqëruar me grabitje dhe shkatërrime: një traumë për Perëndimin. Kjo ngjarje shënoi humbjen e NGA AGRON ALIBALI DORIAN KOÇI NË FOTO: Nga festimet e Ditës së Pavarësisë më 1912, ku në mes spikat Àamuri. (Në krahun tjetër) Kopertina e librit të Syrja Vlorës NGA PIETRO ABITANTE FREDERIK STAMATI JOZEF RADI allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

KUJTIMET E SYRJA VLORËS · Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black NË VLORË NUK U NGRIT VETËM NJË FLAMUR. JA ÇFARË GJEJMË TE KUJTIMET E SYRJA

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KUJTIMET E SYRJA VLORËS · Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black NË VLORË NUK U NGRIT VETËM NJË FLAMUR. JA ÇFARË GJEJMË TE KUJTIMET E SYRJA

Viti III - Nr:30 E diel, 28 korrik 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

E-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

NË VLORË NUK U NGRIT VETËM NJË FLAMUR. JA ÇFARË GJEJMË TE KUJTIMET E SYRJA VLORËS

Fakte dhe dokumente të reja mbi amurin e PavarësisëKUJTIMET E SYRJA VLORËSNuk ka shumë ditë që

u botua libri me kuj-timet e Syrja bej Vlorës

i titulluar “KUJTIME, NGA FUNDI I SUNDIMIT OSMAN NË LUFTËN E VLORËS”. Historianë të nderuar që janë specialistë të studimeve të ngjarjeve të zjarrta të atyre viteve për të cilat shkruan Syrja bej Vlora, e vlerësuan me krahasimet më të gotitura të letërsisë artistike. Ata janë specialistë dhe e dinë se çfarë thonë. Dhe jo vetëm kaq, ai ka një stil që rrëshqet, një përqën-drim të ideve dhe ngjarjeve pa teprim fjalësh në një shtjellim të vrullshëm. Vërtet që shumë faqe i përpiva nga kurioziteti i etur për enigma të ngrira, nga ato që të ripërtërijnë pandërpre-rje mendimet në kërkim të një zgjidhjeje çliruese. Unë nuk jam

Më 29 korrik 1913, Shqipëria u njoh si principatë e pavarur. 100 vjet më vonjë

një përkujtesë për këtë ngjarje, ku veç një analize të fakteve e dëshmive të kohës vijnë

edhe dy harta të panjohura…

Për Kasem Trebeshi-nën, e kisha dëgjuar

shpesh të ite Xhaxhoja (Spiro Gjoka) n’ato orë pafund mbasditesh dhe mbrëmjesh që kalonim bashkë në biseda pafund... aty n’at barrakën e tij të zymtë e të trishtë në Savër... Kasemi, dhe mjaft intelektualë të tjerë kok-krisur, s’kishin pranuar të tufëzoheshin në “vathën komuniste” të realizmit socialist, për këta “rrebelë” kishte raste që isnim deri vonë në mesnatë... Aty emri i Kasem Trebeshinës shfaqesh me nji aureolë adhurimi, sepse ndaj tij Xhaxhoja (Spiro Gjoka) ruante jo vetëm nji kon-sideratë të lartë, por ishte i bindur se do të vinte nji

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe cak-

timi i ku jve të saj ishin guri i fundit i mozaikut të krijimit të shteteve kombëtarë në Ballkan. Për shkak se këto ngjarje të rëndësishme diplomatike, jo vetëm për popullsinë dhe etninë shqiptare që po materializonte një pro-ces që popullsitë dhe et-nitë e tjera të Ballkanit e kishin realizuar më herët, por edhe për vetë rajonin që për shumë kohë ishte kthyer në një skakierë diplomatike ku luanin kryesisht interesat e dy Perandorive të Mëdha, asaj Austro-Hungareze dhe Ruse si dhe të një Fuqie të re të Madhe am-

Në ato takimet e herëpashershme, Kasemi më dha listën e krejt veprave të shkruara prej tij deri në vitin 2003... Prej asaj kohe kanë kaluar më shumë se dhjetë vite dhe askush s’di të thotë diçka mbi këto vepra

Austro-Hungaria, roli në caktimin e ku jve shqiptarë

Raporti sekret. Ja bisedat e takimit III të Zogut me CIA-n

Biblioteka e heshtur e Kasem

Trebeshinës...

ditë që kultura dhe letërsia shqipe do të mburresh me emrin e këtij shkrimtari kollos... dhe se vepra e tij shumplanëshe, pa dis-kutim do të zinte vendin që meritonte... krahas ko-rifejve të fjalës shqipe... Xhaxhoja kish ndarë me Kasem Trebeshinën, Mark Ndojën, Abdulla Berberin, e shumë intelektualë të tjerë “revizionistë” periud-hën e gjatë të izolimit në ishullin e Zvërnecit... në Vlorë... E thekso, Xhaxhoja e adhuronte Kasemin, për shumë gjëra, po në mënyrë të veçantë për krenari-në dhe kokfortësinë e të qenit i paepur ndaj gjithë formave të dhunës dhe presionit, për vullnetin e hekurt për t’i shkuar deri në fund misionit...

bicioze si Italia, studimi i tyre ton një rëndësi të veçantë. Pas një kompro-misi të vështirë midis Fu-qive të Mëdha në Konfer-encën e Londrës të thirrur për të gjetur një zgjidhje të problemeve që dilnin pas Luftës ballkanike, por që në fakt pothuajse gjatë tetë muajve të veprimtarisë së saj(sigurisht me ndërpre-rje), u morr kryesisht me çështjen shqiptare , për të krijuar fillimisht një Shqipëri autonome nën suazën e Perandorisë Oto-mane , caktimi i ku jve të saj ishte një çështje që do të sillte më shumë debat në Konferencën e Londrës, po aq dhe mundësinë për dështimin e saj. Fillimisht pasi u ra dakord për të kri-juar një Shqipëri...

faqe 19faqe 20

vijon në faqen 14-16

faqe 16-17

historian dhe nuk mund të gjykoj faktet e dhëna në konceptimin individual të një personi, aq më tepër kur ato janë kujtime edhe të lidhura me impresionin dhe jo studime të mirë llta të kontrollu-ara me kujdes nëpër katedra apo sektorë të instituteve të kërkimit shkencor. Dhe njëkohësisht nuk e ul as vlerën e tyre, sepse do të akuzoja atë pjesë të së vërtetës që nuk e gjejmë as në analet e kohës pavarësisht kujdesit të shqyrtimit dhe as në dosjet e arkivave. Jam kimist. Në punën time për shpëtimin e amujve historikë më ngriti keq mëndjen informacioni që më dha një nga punonjësit më të parë të institutit që studionte albanologjinë, se amuri i Pavarësisë ndodhej në

fondin etnogra k. Vite të tëra kam qenë në kërkim emocional të dokumentacionit aq shumë të pritur. Në Arkivin e Shtetit rashë në korespondencën....faqe 18

Roger Crowley, në librin e tij “Rënia e Kostandinopulit

(1453), të cilin sapo e kam për-funduar së lexuari, përshkruan

krishtërimit dhe fundin e botës klasike. Pas pushtimit të qytetit bizantin, Sulltan Mehmeti i Dytë, ktheu Shën So në në një xhami; shpëtoi katër engjëjt roje nën kupolë, si homazh ...

Bota si shtëpia Shën Pali në shpirtfundin e kryeqytetit të lashtë bizantin, natën tragjike të 29 majit të vitit 1453,e shoqëruar me grabitje dhe shkatërrime: një traumë për Perëndimin. Kjo ngjarje shënoi humbjen e

NGA AGRON ALIBALI

DORIAN KOÇI

NË FOTO: Nga festimet e Ditës së Pavarësisë më 1912, ku në mes spikat amuri.

(Në krahun tjetër) Kopertina e librit të Syrja Vlorës

NGA PIETRO ABITANTE

FREDERIK STAMATI

JOZEF RADI

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: KUJTIMET E SYRJA VLORËS · Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black NË VLORË NUK U NGRIT VETËM NJË FLAMUR. JA ÇFARË GJEJMË TE KUJTIMET E SYRJA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 28 korrik 2013

14 SH.com ANALIZA

A është e vërtetë që nuk kishte amuj të tjerë në Vlorë dhe se askush nuk e dinte se si ishte amuri kombëtar? Jo! Flamuri ishte ngritur ditë

më parë në disa qytete të Shqipërisë. Pra dihej se si ishte

RELIKET KUJTIME

KUJTIMETFakte të reja mbi

FREDERIK STAMATI

(vijon nga fq. 13)

....e Bibliotekës dhe te Muzeut kombëtar. Ç etova aq sa gjeta, por jo aq sa dëshiroja. Dhe kur lexova atë që shkruan Syrja bej Vlora për amurin e pavarësisë vendosa të

shkruaj diçka, i nisur nga dëshira për t’i u afruar të vërtetës.

Nuk ka asnjë dyshim se ai përsërit pa mëdyshje variantin e paraqitur të paktën dy herë nga i biri, Eqerem bej Vlora. E për të vazhduar diskutimin e nisur është e domosdoshme që të citojmë vetë autorin. Në faqen 70, në kapitullin Pavarësia Kombëtare, ai shkruan:

“…Me 28 nëntor, me dëshirën dhe pëlqimin e të gjithëve, u vendos të ngrihej amuri i Shqipërisë dhe të shpallet Pavarësia Kombëtare.

Pasi atë ditë nuk kishte mundë-si të përgatitej amuri, u mor nga shtëpia jonë një amur, që djali im Eqeremi që nga viti 1908 e ruante me plot nderime. Ai u ngrit në mes të manifestimeve e brohoritjeve gazmore të popullit…”

E tani le të paraqesim ato që shkruan Eqerem bej Vlora:

Në përgjigjen e dt. 14 shkurt 1930 dërguar ministrit të jashtëm të asaj kohe Rauf Ficos, ndaj kërkesës së këtij për t’i dhuruar Muzeut Kombëtar flamurin e ngritur nga Ismail Qemali dhe që Prefektura e Vlorës mendonte se e kishte ai, shkruan:

“Me të marrë shkresën tuaj n.784/I datë 18 vazhdues, vrapoj t’ju jap shpjegimet mbi çështjen e Flamurit Kombëtar që u ngrit në Vlorë më 28/XI/1912.

Falenderoj Zotnin Tuaj piksë-pari që, duke pasur besim të plotë në ndjenjat e mija patriotike, m’u drejtuat për të marrë shpjegimet mbi shenjën e shenjt të lirimit kombëtar, edhe eventualisht për t’ia siguruar brezave të ardhshëm, duke e ruajtur në Muzeun e Shtetit.

Mjerisht, ishte kjo dëshira, me të cilën mora mem gjithë shpirt pjesë, nuk do të jet e mundur të përmbushet.

Marr lejen tuaj t’ju bezdis pak, duke treguar të gjitha ngjarjet që jan në dijeninë time, mbi të parin Flamur Kombëtar, që edhe në mos u gjendt ky, të mbetet e pakta në arkivat e shtetit tonë, historia e amurit të parë që u ngrit zyrtar-

isht në Shqipëri.Në vjeshtën e vitit 1909, gjende-

sha në Paris. Këtu pata rastin të ta-kohem me të ndjerin Don Aleandro , i cili me ndjenjat e lavdërueshme loshqiptare që kish, ndiqte edhe

fantazinë e Mbretërimit tia në Shqipëri. Bashkë me mua ishte edhe Eqerem Bej Libohova. Në rast të një gostie që na dha Don Alandro na fali të dyve një Flamur kombëtar, edhe na tha që sigurisht këto amurë do të ngrihen ndonjë ditë në Shqipërinë e lirë. Flamurin që më përkiste mua e ruajta dhe e mbajta për vehte . Në gusht 1912 kur erdha në Shqipëri, e solla dhe e mbajta në kokën e shtratit tim. Kurse në vjeshtë 1912 dolën

andarët e Greqisë në Himarë, shkova me vetdashësit e Labërisë , në ato Malësitë për t’iu bërë ball. Kështu nuk u gjenda dot në Vlorë më 28/XI/1912. Atë ditë u kërkua për t’u ngritur një amur. Po meqë nuk kish njeri në Vlorë amur kom-bëtar, Z. Hydai Myftiu (sot mësues në shkollën italiane në Vlorë) shkoi me vrap në shtëpinë time.

Ky amur, pasi u përdor për disa ditë, iu dorëzua znjs. Mehmet Ali Pasha Delvinës, e cila banonte në atë kohë në shtëpinë time. Kur u ktheva nga lufta, flamurin e gjeta prap mbi shtratin tim dhe e lash aty. Por më 1914, kur hynë rebelat e Shqipërisë së Mesme në Vlorë, zonja në fjalë iku nga Vlora për Delvinë, dhe amurin e mori me vehte me qëllim që të mos poshtërohesh, në atë kohë unë vetë isha në Durrës dhe më pas në Itali.

Më 1914/15 sundimi i qever-isë Vorio-epirote , u shtrëngua rreptësisht në Delvinë. Zonja me gjithë familjen e saj u detyrua të shkojë në Korfuz.

Marr vesh, se pas hetimeve pri-

vate që bëra, që amuri mbeti në një kasë brenda së bashku me akte personale të fëmisë, në shtëpinë e Mehmet Ali Pashës në Delvinë.

Qeveria Vorioepirote e Delvi-nës, me anë të një kërkimi që ka bërë në shtëpinë e lartpërmendur e paska kon skuar këtë amur dhe e paska djegur.

Mjerisht, nëse kërkimet e mia janë të njëjta me të vërtetën ky -amur nuk ekziston më. Pa dyshim që ky hidhërim është i përgjith-shëm, por është veçanërisht një fatkeqësi për mua që sot nuk mundem të kem lumturinë, të dhuroj kujtim të përhershëm, shenjën e lirimit të atdheut.

Besoj, se do të jetë sa për vërtetimin e thënieve të mia të pyetet

- z. Hydai Myftiu në Vlorë- Zonja Mehmet Ali Pashajt në

Delvinë- Zoti Haki Alizoti në Tiranë- Zoti Avni Delvina në SarandëKëta e dinin rrjedhën e çështjes”.Dokumentin e mësipërm e ka

botuar disa vjet më parë histori-

ania Valentina Duka në “Histori e Shqipërisë, 1912-2000”.

Një shpjegim të mëvonshëm kemi po nga Eqerem bej Vlora në “KUJTIME”, Vëllimi i dytë 1912-1925. Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit. Po e citomë:

“Një javë pas kthimit në Vlorë çova Murat bej Toptanin dhe Hydai efendin (nipin e babait të teqesë sonë në Janinë) tek Ismail Qe-mali, duke iu lutur të më kthente flamurin që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë men-jëherë, sapo zonja Marigo Posio (një atdhetare e madhe demokrate, por që i pëlqente reklama) ta kishte qepur e qëndisur amurin e ri.

E pra në 28 nëntor kryeobjekti i ditës, amuri si simbol i pavarë-sisë, me atë pakujdesinë tipike shqiptaro-lindore, ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte se si ishte ai. Askush në Vlorë nuk kishte amur në shtëpi. Shtetfor-muesit ranë në hall dhe vështruan njëri tjetrin të hutuar. Atëhere ngrihet miku im, Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit

të Eqrem beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti në se mund të merrej pa qenë aty i zoti. Ismail beu i dha leje dhe kështu a-muri, që dikur don Aladro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vet qëndronte pranë në dritare.

E zgjata ca historinë e ngritjes së amurit sepse në vitet e fundit kanë qarkulluar variante krejt të pavërteta dhe unë dëshiroj që ngjarja e saktë të përshkruhet e të mbetet njëherë e përgjithmonë”.

Duke lexuar me kujdes këto dy shkrime vërejmë se thëniet e Eqerem bej Vlorës ndryshojnë. Në njërin variant thotë se kur u kthye në Vlorë e gjeti amurin mbi krevatin ku e ruante, ndërsa në tjetrin se i u drejtua Ismail Qemalit me anën e Murat bej Toptanit dhe Hydai efendiut me lutjen për t’i a kthyer amurin. Cilin variant duhet të besojmë?

Page 3: KUJTIMET E SYRJA VLORËS · Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black NË VLORË NUK U NGRIT VETËM NJË FLAMUR. JA ÇFARË GJEJMË TE KUJTIMET E SYRJA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 15www.shqiptarja.comE diel, 28 korrik 2013

ANALIZA

E SYRJA VLORËS amurin e PavarësisëPor kjo është gjëja më e parëndë-

sishme. Ka të tjera që meritojnë të analizohen.

A është e vërtetë që nuk kishte flamuj të tjerë në Vlorë dhe se askush nuk e dinte se si ishte a-muri kombëtar? Jo! Flamuri ishte ngritur ditë më parë në disa qytete të Shqipërisë. Pra dihej se si ishte! Gjithashtu nuk është e vërtetë se nuk kishte amuj të tjerë. Ferit Vokopola në “Atë unë e njoha”, botuar në revistën “Njeriu”, Nr 8, Tiranë, fruer 1944 shkruan: “Pop-ulli, të vegjël e të mëdhëj, burra e gra, me Flamurin Kuq e Zi në duar, ishin mbledhur rreth godinës duke kënduar hymne kombëtare”. Shumë vite më parë pata rastin dhe fatin që xhaxhai im, Arkile Stamati, të më tregojë se si ai me të atin, Nikollën, pjestar në delegacionin e Durrsit, por pa ja ditur funksionin, udhëtuan me kuaj për në Vlorë në një kohë të keqe dhe në rrugë me baltë. Me 28 nëntor 1912 ai ka qenë në shesh dhe ka parë ngjarjet. Kur Ismail Qemali ngriti amurin sheshi oshtinte nga brohoritjet en-

tuziaste të njerëzve të shumtë, që tundnin amujt e kuq, që mbanin në duar. Pra, nuk është e vërtetë thënia e Eqerem bej Vlorës se nuk kishte amuj të tjerë veç amurit të tij. Dhe mos të harrojmë edhe vari-antet e tjera të amurit të ngritur në Vlorë, si ai i Marigosë, i Spiridon Ilos, i Kol Rodhes, i Petro Pogës.

Përse e fyen kështu një komb?Në kujtimet e tij Ismail Qemali

thotë se: “Kurrë nuk do harroj atë çast, dhe duart m’u drodhën me shpresë e krenari tek e ngula në ballkonin e banesës së vjetër shtizën me amurin e prijësit të fundit të Shqipërisë” dhe më poshtë “Populli posa sheh amurin që ngrihet në shtizë shpërthen në brohoritje e gëzim…”. Kjo është cituar nga mono-gra a e Skënder Luarasit “Ismail Qemali”, botuar në “Tri jetë” nga shtëpia botuese “Migjeni” në 2007. Në këtë moment na intereson puna e shtizës ku qëndronte amuri. Nuk është vetëm ky botim i Skënder Lu-arasit që përmend shtizën. Ka edhe botime të tjera që thonë se amuri ka qenë në shtizë. Mirëpo amuri i

Eqerem bej Vlorës ishte vendosur në kornizën që ndodhej mbi krevatin e tij, e rrjedhimisht pa shkop. Në se do të pranojmë variantin e paraqi-tur nga Eqerem bej Vlora, atëhere ngjarjet zhvillohen pak a shumë kështu: Hydai efendiu largohet nga mbledhja, shkon në dhomën e gjumit të Eqerem bej Vlorës, heq amurin nga korniza, gjen një shkop, apo një hekur, gjen gozhdë dhe një çekiç, e mbërthen amurin në shtizë, ose e lidh dhe e çon në sallën e mbledhjes, ku me sa kuptohet e merr Murat Toptani. Sikur gjithshka të ishte e parapërgatitur, sa kohë do të merrte ky proces? Ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë që të jetë vonuar ngritja e amurit.

Se çfarë ndodhi në ato çaste me flamurin mund ta kuptojmë nga ato që shkruan Dhimitër Berati, rmëtar i aktit të shpalljes së pa-

varësisë, në “Kujtime të Kuvendit kombëtar të Vlorës”, botuar në revistën “Njeriu”, nr. 5, viti 1942: “Kush ka patur fatin të ndodhet atje e ta shikojë këtë sqenë të për-mallshme, s’mund ta harrojë kur-

rë… Murad Toptani nga Tirana, që ngriti amurin në mes të Mbledhjes dhe këndonte Këngën e Flamurit, së bashku me përfaqësonjësit korçarë të Kolonisë së Bukureshtit q’e kishin prurë atë këngë nga Vllahia!”. Dhe në shkrimin “28 nëntor 1912” : “…Të gjithë janë në këmbë. Një “Rroftë Shqipëria”, që del prej të gjithë kraharorëvet mbulon fjalët e fundit t’Ismail Qemalit. Urimet përsëriten e më s’marrin fund. Një amur u çfaq n’at çast në mes t’odës. Një tjatër amur i rrëfehet, në dritare, popullit q’ishte mbledhur n’oborr të shtëpisë”. ( Cituar nga Bardhosh Gaçe, “Ata që shpallën pavarësinë kombëtare”, Toena, Tiranë , 2002.)

Edhe vetë Eqerem bej Vlora thotë se Ismail Qemali ia dha a-murin Murat Toptanit për ta varur në dritare. Ndërsa Ismail Qemali shkruan se amurin e ngriti vetë dhe e nguli në parmakët e ballkonit. Pra amuri që u valavit nga Ismail Qemali nuk ka qenë amuri i Eqer-em bej Vlorës, por një tjetër. Por cili ishte ky amur? Le të analizojmë disa shkresa zyrtare të kohës, e që ruhen në Arkivin e Shtetit.

E PARA:“MBRETNIJA SHQIPTAREPREFEKTURA VLOR SN 3170/III exVlorë, më 20 Janar 1930P. T.Ministris se P. te Mbrendshme(Sekretaria e Pergjithshme)TiraneLanda: Mbi të parin Flamur q’u

ngrit ne VlorePergjigj’ e shkrese Nr. 8431 D.

19/12/930Kemi nderin t’Ju njoftojme se

Komisaria e Policis dhe Bashkia, na kane lajmeruar qe flamuri i ngritun ne Vlore me 28/XI/912, ndodhet ne duar te Z. Eqerem Vlora, Minister i jone n’Athine.

Tue qene se njoftimet e Policis e te Bashkis, nuk tregojshin ndo nje argument sa te mund te formonim nje mejtim pozitiv mbi kete çashtje, Titullar’ i Kesaj Prefekture e pa t’arsyeshme me e’hetu personalisht.

Ne hetimet t’ona personale, na rezultuan keto te dy hipoteza mbi kete amur istorik:

1.Thuhet se i pari Flamur Kom-betar q’u ngrit ne Vlore, asht marre asi kohe prej Zonjes Marigo Jovan Bozo e cila ka pas ndjenja pa-triotike te kulluera dhe ne shume raste i ka sjelle sherbime te pa numurta çashtjes Kombetare; ma vone, si u pregatitne Flamure te mjaftueshem po prej asaj Zonje, Flamuri istorik i asht kthyer per-seri zonjes Marigo Bozo.

Kete informate na e a rmojne dy persona te besueshem, qe kane ndodhe ketu, kur u shpall Indipendenca: njani prej ketyne, Z. Qazim Kokoshi, na deklaroj se mbi kete çashtje, tash se fundi, paska bisedue me Z. Kol Rodhe, qe ndodhej asi kohe ne Vlore, i cili ka thene se Flamurin ne fjale e ka marre ai (Z. K. Rodhe) nga zonja Marigo Bozo dhe ja ka çue nji sho-qnie shqiptare ne Amerike.

2.M’ane tjater Z, Sefa Bej Vlora (vllaj i Z. Eqrem Vloras), na deklaroj ne menyre sekrete se Flamuri ne fjale asht mare asi kohe prej shtepis tyne dhe se ky mbas ca kohe asht mare prej Z. Avni Bej Delvines, i cili mund t’a kete edhe sot.

Tue qene se nga sa siper nuk mund te formohet nje mejtim pozitiv, jemi te mejtimit qe per te kthjelluar çashtjen, te pyetet zonja Marigo Bozo e Z. Kol Rodhe,

te cilet ndodhen aty dhe ne rast qe pergjegjet e ktyne do te jene negative, athere te pyeten dhe Z. Z. Eqrem Vlora dhe Avni Delvina.

Prefekti”Lidhur me këtë shkresë duhet të

bëjmë një koregjim date, të cilën na e lejon arsyeja. Data e shkruarjes së dokumentit është 20 janar 1930, kur më poshtë, në llim, thuhet se po i ipet përgjigje një shkrese të datës 19.XII.1930. Gabimi është, siç thomi ne sot, një lapsus, sepse duhej të ishte përgjigje e një kërkese të datës 19.XII.1929, ose 19.I.1930.

Pak komente mbi këtë shkresë. Është në vazhdim të ecurisë së pro-cedurës së saj që Rauf Fico i u drejtua Eqerem bej Vlorës, përgjigjia e të cilit u paraqit më lart. Përsa i përket amurit të marrë nga Marigoja është

fjala për amurin e çetës së shoqërisë “Besa-Besën” që udhëhiqej nga Kol Rodhe, e që erdhi nga Amerika në Korfuz në 1911 për tu hedhur në Shqipëri dhe jo varianti i amurit të përgatitur nga Marigoja, siç edhe e përshkruan Kristo Floqi. Nuk besoj që të jetë e mundur që prefektura e Vlorës të ketë takuar Kol Rodhen, e të ketë biseduar me të dhe mbasi të ketë marrë një përgjigje nega-tive prej tij, të ketë njoftuar organet qendrore të shtetit dhe pastaj këta t’i jenë drejtuar Eqerem bej Vlorës. Kol Rodhe nuk ka lëshuar kurrë pe në këtë çështje dhe ka debatuar shumë ashpër vite të tëra me Kristo Floqin, i cili me sa duket i paraqitej i rrezikshëm në “autorësinë” e a-murit kombëtar, ndërsa Eqerm bej Vlorën nuk e përmend fare.

Mirëpo edhe kjo shkresë e ka një pararendëse të saj që ruhet në Arkiviv e Shtetit. Po e paraqesim:

“MBRETNIJA SHQIPTAREKryesija e ParlamentitNr 499Tiran, 4. XII. 929P. T.KRYEMINISTRISKamë nderin me e bamë të njof-

tun atë P. T. Kryeministri, se Par-lamenti ne mbledhjen e vet më 2. XII. 929, mbi nji propozim te bamë , vendojë me i propozue Qeverisë te marrë e të shtirë në dorë te parin Flamurë qi asht ngritun në Vlonë me 28. XII. 1912, i cili u gjindka në duer te nji private, e te ruhet në muzeun Kombetare.

Prandaj i lutena asaj P. T. Kry-eministrije, me pasë miresinë me bamë ç’duhet per shtimjen në dore te shtetit t’atij Flamuri historik.

KRYETARI I PARLAMENTITPandeli Evangjeli. d. v.”Vëreni! “…i cili u gjindka në duer

të nji private…”! Mos është fjala për Marigonë? Mirëpo në ato kohëra Marigoja përmendej gjithmonë me emrin e saj dhe jo si “private”. Në se nuk ka ndonjë gabim, cila është kjo “private” enigmatike, që ruante amurin? A mos vallë ka ekzistuar

edhe ndonjë variant tjetër? Pastaj, si ra amuri në duar të një “pri-vate”? Derisa ka patur të dhëna të tilla, atëhere duhet të kenë ekzis-tuar fjalë dhe nuk e besoj që të mos jenë bërë kërkime gjatë viteve. Per-sonalisht nuk kam bërë gjurmime në këtë drejtim, megjithëse këtë çështje e dija prej kohësh.

Nuk ka asnjë dyshim që amuri i Eqerem bej Vlorës të jetë valavi-tur atë ditë të shënuar së bashku me amuj të tjerë pjesëmarrësish në ngjarje, por pa qenë I PARI.

Dhe seicili pretendon për a-murin e vet! Këtë bën me këm-bëngulje edhe Eqerem bej Vlora në shkrimet e tij.

NË FOTO: Nga festimet e Ditës së Pavarësisë më 1912, ku në mes spikat amuri.

(Në krahun tjetër) Kopertina e librit të Syrja Vlorës, botuar pak javë më parë

Page 4: KUJTIMET E SYRJA VLORËS · Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black NË VLORË NUK U NGRIT VETËM NJË FLAMUR. JA ÇFARË GJEJMË TE KUJTIMET E SYRJA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 28 korrik 2013

16 SH.com HISTORI

Shpallja e pavarësisë së Sh-qipërisë dhe caktimi i ku jve të saj ishin guri i fundit i mo-

zaikut të krijimit të shteteve kom-bëtarë në Ballkan. Për shkak se këto ngjarje të rëndësishme diplo-matike, jo vetëm për popullsinë dhe etninë shqiptare që po mate-rializonte një proces që popullsitë dhe etnitë e tjera të Ballkanit e kishin realizuar më herët, por edhe për vetë rajonin që për shumë kohë ishte kthyer në një skakierë diplo-matike ku luanin kryesisht inte-resat e dy Perandorive të Mëdha, asaj Austro-Hungareze dhe Ruse si dhe të një Fuqie të re të Madhe ambicioze si Italia, studimi i tyre ton një rëndësi të veçantë. Pas

një kompromisi të vështirë midis Fuqive të Mëdha në Konferencën e Londrës të thirrur për të gjetur një zgjidhje të problemeve që dilnin pas Luftës ballkanike, por që në fakt pothuajse gjatë tetë muajve të veprimtarisë së saj(sigurisht me ndërprerje), u morr kryesisht me çështjen shqiptare , për të krijuar llimisht një Shqipëri au-tonome nën suazën e Perandorisë Otomane , caktimi i ku jve të saj ishte një çështje që do të sillte më shumë debat në Konferencën e Londrës, po aq dhe mundësinë për dështimin e saj. Fillimisht pasi u ra dakord për të krijuar një Shqipëri autonome nën suazën e Perandorisë Otomane, caktimi i ku jve të saj ishte një çështje

që do të sillte më shumë debat në Konferencën e Londrës, po aq dhe mundësinë për dështimin e saj. Vendimi i parë i Konferencës së Londrës në datën 17 dhjetor të vitit 1912 përqendrohet në dy momente: në vendimin mbi au-tonominë shqiptare dhe në njohjen e së drejtës së Serbisë për një dalje në Adriatik. Më andej këto

Më 29 korrik 1913 Shqipëria u njoh si principatë e pavarur. Në këtë njohje një kontribut të vyer pati Austro-Hungaria. 100 vjet më vonjë një përkujtesë për këtë ngjarje, ku veç një analize të

fakteve e dëshmive të kohës vijnë edhe dy harta të panjohura…

DORIAN KOÇI* vendime do të ndryshonin, në bazë dhe të situatës në rajon që ndry-shonte dita-ditës por dhe interesit të dy Fuqive të Mëdha të interesu-ara për Shqipërinë, Perandoria Austro-Hungareze dhe Italisë. Pas shumë hezitimeve dhe presioneve sidomos nga Rusia dhe nga fqinjët ballkanikë, më në fund u arrit me miratimi e aktit përfundimtar më 29 korrik 1913. Në këtë akt kanë rëndësi shumë të madhe dy nenet e para ku në nenin 1 thuhej shpre-himisht se Shqipëria formohet si një principatë autonome, sovrane dhe trashëgimore sipas rendit të parëlindjes(primogjeniturës), nën garancinë e të 6 Fuqive. Princi do të caktohet nga të 6 Fuqitë, ndërsa neni 2 çdo lidhje suzeren-iteti midis Turqisë dhe Shqipërisë përjashtohet. Përmes këtyre dy neneve, vendimi i Konferencës së Londrës mund të cilësohen si instrumentat më të rëndësishëm ligjorë, ndërkombëtarë për sa i përket pavarësisë së Shqipërisë. Konferenca e Ambasadorëve të Londrës diskutoi gjerësisht dhe caktimin e ku jve të principatës autonome apo dhe të pavarur në varësi dhe të evoluimit të statusit të territoreve shqiptare më vonë.

Situata e Shqipërisë, krahasuar në momentin kur iu garantua pa-varësia dhe u morën në shqyrtim ku jtë e saj me shtetet e tjera ball-kanike kur kishin qenë në të njëjtat procese politike dhe diplomatike ishte më e keqe dhe më e pashpresë. Shteti kombëtar shqiptar po krijo-hej pas rrënimit dhe tërheqjes së otomanëve nga Ballkani dhe ku jtë

e tij do të përcaktoheshin në një kon ikt të hapur me fqinjët e vet që dëshironin të zbatonin parimin e plaçkës së luftës. Kjo lakmi e fqin-jëve për të për tuar sa më shumë territore edhe pa e respektuar fare parimin etnik në terren po dëm-tonte shumë popullsinë shqiptare që në vigjilje të krijimit të shtetit të vet kombëtar i duhej që një pjesë

e konsiderueshme e popullsisë së saj, të mos përqendrohej rreth bërthamës së vet etnike por ti nën-shtrohej autoritetit të shtetit kom-bëtar të popujve fqinjë. Sigurisht që parimi etnik nuk ishte respektuar tërësisht dhe në caktimin e ku jve të shteteve kombëtarë ballkanik, por në ndryshim nga Shqipëria që po krijohej, popullsitë dhe territoret e këtyre vendeve kishin mbetur nën dominimin osman , çka linte një shpresë që në të ardhmen diçka mund të arrihej në kuadër të shpërbërjes së Peran-dorisë Otomane.

Në rastin e Sh-qipërisë caktimi i ku- jve të saj merrte një

rëndësi të veçantë jo vetëm për të qenë “leben fahig” –viable për të për-dorur një term që përdori dhe diplomacia Austro-Hungareze por edhe për të arritur dhe përfshirë në bazë të kriterit et-nik pjesën më të madhe të popullsisë dhe etnike shqiptare, pasi lënia e tyre nën administrimin e shteteve kombëtarë fqinjë nuk linte asnjë shpresë se në të ardhmen mund të kishte ndonjë rivendikim ku jsh. Për më tepër elita shqiptare kishte të freskët fatin e territoreve dhe pop-ullsisë shqiptare të për tuar nga Mbretëria Serbe në vitin 1878 ku shumë shqiptarë ishin detyruar të shpërn-guleshin nga trojet e tyre etnike. Mirëpo pavarësisht dëshirës së madhe të qeverisë së Vlorës apo dhe elitës sh-qiptare për të përfshirë sa më shumë territore shqiptare brenda shtetit të vet kombëtar, situata në terren ishte vërtet katastro- ke, pasi më shumë se gjysma

e territoreve shqiptare ishin të okupuara nga ushtritë ballkanike që dëshironin të zbatonin parimin e kompensimit në toren e tyre ndaj Perandorisë Otomane, duke nënkuptuar qartë përfitimin e territoreve shqiptare.

Në këtë moment roli i diploma-cisë Austro-Hungareze ashtu si në përgatitjen e opinionit diplomatik të Fuqive të Mëdha për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, rezultoi të ishte shumë përcaktues edhe për caktimin e ku jve të ardhshëm të Shqipërisë. Momentet kryesore ku Austro-Hungaria luajti një rol të padiskutueshëm për caktimin e

ku jve ishte kryesisht përcaktimi i ku jve të saj veriorë. Kjo qendrim i vendosur i Perandorisë së vjetër për të luajtur një rol të rëndësishëm dhe përcaktues për ku jtë veriorë të shtetit të porsaformuar shqiptar, kishte në themel arsyet e veta. Interesi i Austro-Hungarisë në ku rin e veriut të Shqipërisë, e kishte origjinën e vet në kultus-protektorat-protektorati fetar të Perandorëve Habsburg mbi kato-likët e veriut

të Shqipërisë. Herët që në 1615 me Traktatin e Vjenës, Perandori i Shenjtë Romak toi të drejtën të kujdeset për mirëqenien e popullsisë katolike të Perandorisë Otomane. Ndërsa teoritikisht kjo e drejtë nuk ishte e ku zuar vetëm në Veriun e Shqipërisë, afërsia e këtij rajoni me zotërimet e Habsburgëve dhe protektorati i ngjashëm fetar i Francës në Per-andorinë Otomane i bëri ku jtë veriorë precedentë të formuar mirë të interesit të Habsburgëve në Sh-qipëri. Gjithsesi edhe pse interesi diplomatik i Perandorisë daton që herët në Luftërat Austro-Otomane të shekullit të XVI-XVII, ishte vetëm në vigjilje të nacionalizmit në Ballkan në shekullin e XIX që diplomacia vjeneze llon dhe for-mon një opinion të saj statik rreth

territoreve dhe popullsive shqip-tare në rajon. Perandoria Otomane në shekullin e XIX ishte në gjendje të avancuar drejt rrënimit të plotë. Monarkia Habsburgase nuk mund të ishte më e sigurt në pjesën e saj jugore. Vendndodhja e Shqipërisë në bregdetin lindor të Adriatikut e bëri atë një territor të rëndësishëm për lidhjen vitale detare të Peran-dorisë përmes Adriatikut. Për këtë arsye Monarkia që herët në vitin 1832 kishte hapur një konsullatë të saj në Shkodër, e cila u bë në një qendër të rritjes dhe shpërhapjes së in uencës austriake në rajon por dhe dëshmitare e rrënimit të autoritetit të otomanëve dhe rri-tjes së nacionalizmit ndër popujt ballkanikë ku mes tyre shquante nacionalizmi serb që pas formimit të shtetit të vet kombëtar dhe

Ishin caktuar ku jtë Veriorë dhe Verilindorë të shtetit më të ri të Evropës duke mos respektuar aspak kriterin etnik, duke arritur një paqe të vështirë në tavolinat e Konferencës së Ambasadorëve...

eëeë

m ta ët p-artin arërn-yreshtrisësh-

a më të Shqipërisë Herët që t it d

AUSTRO-HUNGARIARoli i saj në caktimin

e ku jve veriorë të Shqipërisë

NË FOTO: (Kryesore) Harta linguistike shqipfolës e Lippich dhe (Në të djtathtë) harta e Mensdor t

Page 5: KUJTIMET E SYRJA VLORËS · Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black NË VLORË NUK U NGRIT VETËM NJË FLAMUR. JA ÇFARË GJEJMË TE KUJTIMET E SYRJA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 28 korrik 2013

HISTORI

përkrahjes së hapur nga Peran-doria Ruse për tu zgjeruar në ter-ritore osmane , u bë një kërcënim serioz për vetë Monarkinë dual-iste që pas humbjeve të veta me Gjermaninë dhe Italinë e shihte Ballkanin si territorin e natyr-shëm ku ajo mund të ushtronte ndikim dhe të zgjerohej. Si një aksion për të balancuar rritjen e fuqisë së Serbëve në rajon, konsulli austriak më Shkodër F.Lippich sugjeronte në memorandumin e tij të datës 20 qershor 1877 për Zyrën Jashtme, që monarkia dualiste të mbështeste Shqipërinë. Duke mbështetur Shqipërinë , Monarkia Dualiste mund të krijonte një bar-rierë kundër sllavëve dhe mund të përforconte Perandorinë Otomane dhe ndalonte qëllimet imperialiste ruse. Po kështu ai ishte i pari zyr-tar i lartë i Monarkisë Dualiste që u mundua të përcaktonte dhe ku jtë linguistikë midis shqiptarëve dhe sllavëve në veri.

Duke pasur gjithë këtë sfond marrëdhëniesh dhe interesimi statik diplomatik midis Monark-isë Dualiste dhe territoreve shqip-

tare në veri, përmes gjithë krizave diplomatike dhe luftërave që kish kaluar Ballkani që nga Kongresi i Berlinit, Lufta Greko-Turke më 1897, revolucioni xhonturk, aneksimi i Bosnjës dhe së fundmi Luftërat Ballkanike, ishte e na-tyrshme që Monarkia Dualiste të adoptonte një qëndrim në Kon-ferencën e Londrës që kishte në bazë konsideratat etnogra ke të shtrirjes së shqiptarëve në rajon. Kështu në diskutimin e çështjes së ku jve që lloi në terma më konkrete që në seancën e dytë të Konferencës së Ambasadorëve i ftuar për të thënë mendimin e tij “mbi ku rin lindor të Shqipërisë së ardhshme”, Mensdor , amba-sadori përfaqësues i Monarkisë Dualiste përsëriti dhe njëherë pikëpamjen austro-hungareze se “ato pjesë që janë të banuara vetëm e vetëm nga shqiptarët, duhet t’i përkasin Shqipërisë”. Pastaj ai i parashtroi Konfer-encës një hartë të kombësive, të përgatitur më parë në Vjenë, në bazë të së cilës delte qartë “sa thellë mbërrijnë shqiptarët” në

Veri dhe Verilindje. Mirëpo, ashtu si pritej propo-

zimi i tij do të haste në kundër-shtimet e kolegëve të tjerë të Konferencës së Ambasadorëve që ashtu si besohej ishte vërtetë një shprehje e Koncertit Evropian që datonte që një shekull më parë në Kongresin e Vjenës më 1815 por mishëronte gjithashtu unitetin e të kundërtave. Në fakt Konferenca jepte po atë tablo të rreshtimit të forcave dhe kontradiktave midis tyre. Dy blloqet e mëdha të kohës-Lidhja Trepalëshe dhe Antanta Kordiale e shtrinë hijen e tyre edhe mbi punimet e Konferencës së Londrës. Prapa rivalëve kryesorë qëndronin aleatët e tyre nga blloku përkatës. Padyshim pikëpamjet apo propozimet u paraqitën gjith-monë në emër të asaj apo kësaj qeverie, por pasi ishin zhvilluar më parë konsultime në rrethin e ngushtë të aleatëve për të sigu-ruar përkrahjen e tyre. Në këtë klimë politike dhe diplomacie që pasqyronte shpirtin e epokës ishte e vështirë që çështja e caktimit të ku jve të Shqipërisë të gjente një modus vivendi të pranueshëm nga Monarkia Dualiste dhe sllavët e jugut që kishin mbështetjen e Perandorisë Ruse për pretendimet e tyre. Debatet dhe kontradiktat në caktimin e kufijve veriorë e verilindorë të Shqipërisë u përqen-druan në ato që u quajtën kriza rreth Shkodrës dhe Gjakovës. Pikësëpari duhet sqaruar se për

interesat e Monarkisë, qyteti i Shkodrës që shënonte edhe llimin e interesit të tyre fetar, diplomatik e kulturor rreth çështjes shqiptare përbënte nyjën më të rëndësishme të politikës austro-hungareze në rajon për të cilën nuk mund të bëhej asnjë kompromis. Rëndësia e Shkodrës dhe arsyet se pse ajo duhej të përfshihej brenda ku jve të shtetit shqiptar, është shprehur me tre pika kryesore të hartuara nga vetë Konti Bertold , ministri i jashtëm i Monarkisë.

Sigurisht që mbrapa këmbën-guljes së Monarkisë për të mba-jtur Shkodrën brenda kufijve të shtetit shqiptar qëndronte fakti se diplomacia Austro-Hungareze e përfaqësuar nga Konti Bertold, duke mos ushqyer iluzione se do të mund të përballonte presionin e diplomacisë së vendeve të Antantës që mbështesnin parimin e “së drejtës së luftës” për të kompensuar me territore shtetet ballkanikë që kishin tuar mbi Perandorinë Oto-mane, dëshironte që në pamundësi për të krijuar një shtet shqiptar që do përfshinte sa më shumë popullsi dhe qytete shqiptare brenda tij, të paktën të garantonte një shtet mbijetues, të aftë që të ushtronte kontroll mbi zonat bregdetare të Adriatikut Lindor, në mënyrë që asnjë Fuqi tjetër e huaj të mund të ndërhynte aty. Kjo ishe arsyeja që qytetet e Gjakovës, Pejës, Prizrenit dhe Dibrës, qytete etnikisht të pas-

tra shqiptare, pavarësisht dëshirës së Monarkisë për tu përfshirë brenda shtetit shqiptar, u koncep-tuan nga kjo e fundit edhe si një objekt shkëmbimi dhe kompromisi në traktativat diplomatike me Per-andorinë Ruse. Kjo gjë dëshmohet që nga raportet e para të Mensdor t dërguar she t të vet Bertold por edhe në ecurinë e ngjarjeve që përcaktuan dhe kufijtë Veriorë dhe Verilindorë të Shqipërisë. Pra-nimi i krijimit të shtetit shqiptar dhe moslejimi i daljes së Serbisë në Adriatik ishte parë si konc-esione të mëdha politike nga ana e Perandorisë Ruse, kështu që në shkëmbim të Shkodrës , diplomacia ruse kërkonte që qytetet e Priz-renit, Pejës , Gjakovës dhe Dibrës ti jepeshin Serbisë si kompensime territoriale. Zgjidhja e këtij rebusi të vështirë diplomatik për Fuqitë e Mëdha , por kaq të dhimbshëm për popullatën shqiptare në ter-ren do të vinte përmes politikës së presioneve por dhe të lëshimeve. Edhe pse çështja e ku jve veriorë të Shqipërisë po shikohej si çështje prestigji dhe jetë a vdekje midis Monarkisë dhe sllavëve të jugut e dëshmuar kjo nga fjalët e Konrad, she t të Shtatmadhorisë Austro-Hungareze se situata është kthyer në një test force midis Monarkisë dhe Serbisë dhe se ky test force duhet të zgjidhet , sërish Monarkia nuk mund të shkonte aq larg pasi në horizont mund të shfaqej konf-likti i armatosur me Rusinë. Thelbi

i politikës Austro-Hungareze qën-dron në fjalët e Kontit Bertold që edhe pas koncesionit që kishte bërë Mensdorf në Konferencën e Ambasadorëve në 14 janar 1913 se Austro-Hungaria nuk do të insistonte më për përfshirjen e Gja-kovës, Pejës dhe Prizrenit brenda ku jve të shtetit shqiptar, konce-sion që duket se e dobësuan pozitën Austro-Hungareze në Konferencë, pasi këto qytete sipas konceptit llestar të Kontit Bertold duhet

të kishin qenë oferta shkëmbimi, sërish do të theksonte “ne jemi të përgatitur për të lëshuar territor të banuar në pjesën më të madhe prej shqiptarësh me qëllim për të gjetur një bazë të fortë për një mirëkuptim. Por ne absolutisht nuk mund të shkojmë shumë larg në këto lëshime sa të krijojmë një Shqipëri të përbërë nga toka joprod-huese shkëmbore të cilat nuk mund të përbëjnë një shtet mbijetues. Me pak fjalë tashmë diplomacia Austro-Hungareze dukej qartë se braktisi parimin etnik por vazhdoi të qëndronte fort në principin e mbi-jetueshmërisë të shtetit shqiptar që do të mbetej deri në fund dhe principi mbi të cilën diplomacia Habsburgase do të bënte lëshimet, presionet dhe traktativat mbi ku -jtë veriorë shqiptarë. Preokupimet më të mëdha në të shumtën e ras-teve nuk ishin tashmë më të karak-terit etnik , por shpesh herë kaluan dhe në shqetësime melodramatike

mbi fatin e mbretërisë të Malit të Zi që ishte ushqyer prej kohësh me iluzionin që duhej të zgjerohej në jug dhe Shkodrën të kishte si kryeqytet të Mbretërisë apo me keqardhjen për mos daljen në det të Serbisë dhe për këtë gjë duhej kompensuar me toka shqiptare në Verilindje që nuk përbënin interes strategjik për Monarkinë. Ngjarjet e mëvonshme do të rridhnin shumë shpejt dhe për të zhbllokuar këtë situatë nuk do të nguronin, takimet e fshehta diplomatike, letrat e shkëmbyera midis dy sovranëve deri dhe propozime të çuditshme anti ekologjikë si tharja e liqenit të Shkodrës për të për tuar toka të reja për mbretërinë shkëmbore të Malit të Zi, derisa do të arrihej kom-promisi përfundimtar në datën 22 mars 1913 ku u ksua marrëveshja e plotë për ku jtë Verior dhe Ver-ilindor të Shqipërisë. Mbledhja duke marrë shënim për njoftimin austro-hungarez lidhur me lënien e Gjakovës Serbisë, fiksoi mar-rëveshjen tanimë të plotë për gjithë vijën e ku rit në Veri e Verilindje. Më tej përveç që konstatonte nevo-jën e marrjes së “masave urgjente për të mbrojtur popullsinë katolike dhe myslimane dhe shqiptare në krahinat që iu dhanë Malit të Zi dhe Serbisë”, mbledhja u rekoman-doi Fuqive që të ndërmerrnin hapat e konkorduar t’i nënshtroheshin vendimeve të tyre. Duke qenë se çështja shqiptare-thuhej për këtë në procesverbalin e mbledhjes-nuk ishte aspak e lidhur me vazhdimin e luftës midis Turqisë dhe aleatëve, Fuqitë mund të ndërhynin në Ce-tinë dhe Beograd, me qëllim që të hiqej rrethimi i Shkodrës, të ndër-priteshin luftimet në tokat që iu lanë Shqipërisë dhe të zbrazeshin këto sa më parë. Si përfundim ishin caktuar ku jtë Veriorë dhe Verilindorë të shtetit më të ri të Evropës duke mos respektuar aspak kriterin etnik, duke arritur një paqe të vështirë në tavolinat e Konferencës së Ambasadorëve, partiturës së fundit të Koncertit Evropian të Fuqive të Mëdha të nisur një shekull më parë në Vjenë, paqe që jo më shumë se një vit do të prishej nga krisma e kobures që vrau Princin Kurorës së Monarkisë, Franc Ferdinantin e që do shënonte llimin e Luftës së Parë Botërore,

një nga kasaphanat më të mëdha të njerëzimit. Përcaktimi në mënyrë arbitrare të ku jve të Shqipërisë edhe pse në përgjithësi këto ku j u respektuan nga Fuqitë edhe pas dorëzimit të Shkodrës në duar të malazezve duke mos lejuar këta të fundit për ta aneksuar, u kthyen në fakt në burim kon ikti të vazh-dueshëm përgjatë gjatë gjithë shek-ullit duke dëshmuar edhe njëherë se vendimet e marra pa respektuar kriterin etnik si faktor përcaktues e vetëvendosës janë të destinuar të dështojnë.

Bibliografi: 1- Hall Richard Cooper, (1974)

Austro-Hungary and the northern Albanian frontier 1912-1913, Ohaio: Ohiao State University

2- Puto A(1978). Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe Pavarësia e Shqipërisë. Tiranë : 8 Nëntori

3- Puto,A(2003)Historia Diplomatike e çështjes shqiptare. Tiranë: Albin

4- P.Cambon-it dt 22.03.1913, DDF 3 serie t.VI, D NR,49 DHE TEL Mensdorf-it po asaj date QUA d.nr. 6261

* Doktorant në Qendrën e Stu-dimeve Historike Instituti i

Historisë

Situata e Shqipërisë, krahasuar në momentin kur iu garantua pavarësia dhe u morën në shqyrtim ku jtë e saj me shtetet e tjera ballkanike kur kishin qenë në të njëjtat procese politike dhe diplomatike ishte më e keqe dhe më e pashpresë

Page 6: KUJTIMET E SYRJA VLORËS · Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black NË VLORË NUK U NGRIT VETËM NJË FLAMUR. JA ÇFARË GJEJMË TE KUJTIMET E SYRJA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 28 korrik 2013

18 SH.com

Roger Crowley, në librin e tij “Rënia e Kostandinopulit (1453), të cilin sapo e kam përfunduar së lexuari, përshkru-

an fundin e kryeqytetit të lashtë bizantin, natën tragjike të 29 majit të vitit 1453,e shoqëruar me grabitje dhe shkatërrime: një traumë për Perëndimin. Kjo ngjarje shënoi humbjen e krishtërimit dhe fundin e botës klasike. Pas pushtimit të qytetit bizantin, Sulltan Mehmeti i Dytë, ktheu Shën So në në një xhami; shpëtoi katër engjëjt roje nën kupolë, si homazh për shpirtrat e vendit” dhe krijoj një vend të ri multikulturor. Au-tori rrëfen në detaje, së bashku me ngjarjet historike, shumë vende të rëndësishme të qytetit, në të cilën, në shekullin e katërt pas Krishtit, Konstandini kishte transferuar kryeqytetin e Perandorisë Romake. Mehmet i II-të vdiq më 3 maj 1481 në afërsi të Gebze, në të njëjtin vend ku Hanibali kishte vdekur, “një tjetër aspirues për të pushtuar botën.” Në epilogun e tregimit të rënies së Konstan-dinopojës, libri gjithashtu rishikon edhe “vendet pushuese”. Kështu shkruan An-nibale Formica, drejtor i Parkut Kombëtar të Pollinos, fotograf i vëmendshëm i fjalëve, mes ndodhive dhe imazheve që tregojnë historitë e vendit të tij, Basilicata dhe vendi i tij i origjinës, Shën Pali Shqiptar. Dhe çdo rrë m, njohuri e historisë së njeriut, duket të jetë një pikënisje për të të treguar atë vend dhe po atë vend. Një nga këto “vende pushimi”, thotë Formica, e përshkruan Luis Sepulveda tek libri “Përbërësit e një jete të pasioneve të frikshme”: “Në një cep të Bergen-Belsen, pranë krematoriumeve, dikush - nuk e di kush dhe kur - shkroi fjalët që janë themelore për shkrimet e mija, burim i çdo gjëje që unë shkruaj. Këto fjalë thonin, thonë dhe do të vazhdojnë të thonë për aq kohë sa ka njerëz të vendosur për të sakri kuar kujtesën: “Unë kam qenë këtu dhe askush nuk do të tregojë historinë time”.

Është e vërtetë. Nga disa vende të cak-tuara dalin për mirë apo për keq, shpirti i atyre që i ka krijuar, jetuar, përjetuar, gë-zuar apo vuajtur. “Materialiteti i tyre i lejon njeriut për të ri tuar kuptimin dhe për të ruajtur marrëdhëniet e lashta me tokën, që, siq beson Rudolf Steiner, është” puna më komplekse e artit që njeriu vazhdon të kri-jojë”, dhe kështu sicc e përshkruan Oscar Niemeyer, i mahnitur “nga kurba e lirë dhe sensuale që gjen në malet e vendit të tij, në shtratet e lumenjve, në valët e oqeanit, në retë e qiellit dhe në trupin e gruas së preferuar”, dhe në fund, në ftesën që bën fotogra Sebastião Salgado, në Zana llë, ... “për të ndryshuar stilin tonë të jetës, për të respektuar më shumë natyrën dhe çfarë na rrethon, për të tuar një harmoni të re.” Për drejtorin e Parkut, vende të tilla si ato të përshkruara në një revistë disa javë më parë si gurët dhe akulli i malit Ararat, Arka e Noes, Anatolia Lindore, edhe pse nuk janë parë, nganjëherë vetëm studiuar dhe imagjinuar, i përkasin historisë së saj, edhe ajo më personale, sicc janë asetet e

TRADITA VLERA

SPECIALE

Roger Crowley në La caduta di Costantinopoli çe gati rrita së diu-vasuri et për atë natë e zezë e 29 majt 1453 kur Kostantinopoli

pësoi pisën me dëme të fortë, klje djegur e ra ndën turqit: një traum për Oçidentin. Sinjarti fundin e kishtersisë dhe e jetës klasike. Sultani, Mehmet i Dyti, pas çë e zu çitatën, ndroi kljisën e Shën So së në moske; salvoi katër anxhulj “si rriall për shpirtrat e vendit”. E atje ljeu një interkulturë e re. Autori shkruan, bashkë me të tjerët evende , për të gjithë ata lloke të çitatës pljot storje e bukuri çë kostantini, në sekullin i katërt, bëri kapitale e Imperit Roman. Mehmeti vdiq në tretën e majit 1481 afër Gebze, atje ku vdiq edhe Anibale “njatër kondotier çë doi të mirrë jetën e tërezë”. Në fundin e librit janë të shkruarë njeri pas jetrit edhe “ vende pushimi”. Kështu shkruan An-nibale Formica, direturi i Parkut Puljin, fotograf i “ fjaljevet”, ndëpër storje e i imaxhëna çë i rrë ejën vendet e tij, Bazilikatën e, më se gjithë katundin , Shën Palji i Aljbëreshve. E çdo vjen e xë, çë vizitatar ose çdo diuvas ia jep spundin të jas për atë vend e për atë katund. Një ndër këta “vende pushimi” e kuljton Luis Sepulveda tek libri i tij, “Ingredienti di una vita di formidabili passioni” ku shkruan: “Tek një anë e Bergen-Belsen, afër furret krematorë, ndonjëri- nëk di as kush e as kur- shkruajti disa fjaljë çë janë a baze për artën e të shkruarit tim. Ato fjaljë thoin, thonë e do të thenë: - U ljeva këtu e mosnjëri do te rrë enj storjen time.- Ka këta vende delj, tek e mira e tek e ljiga, shpirti i atij çë i kriarti, i rroi, i gudhirti e i patirti. Materialitata e këtyre lloke e ljëshon njerin ti marr vesh senxit e tyre e të mbarë fort ljidhjen e ljashtë me dhen, çë si e pënxon Rudolf Steiner është “ një operë artje më e ngatarrjer çë njeriu mënd plazmar” e ashtu si e rrë en Oscar Niemeyeri “ atë kurvë sensuale çë gjënj mbi maljet e patries sime, tek gjërprinjt e ljumëvnjvet të mi, mbi suvaljat e oçeanit, tek ret e qiellëzës e tek kurmi i gruas sime”. Ashtu si thot edhe fotogra Sebastião Salgado: “..të ndronjëm stile di vita, të qellemi me rispjet prej naturës e armonisë së saj”. Për Annibale Formica, vende si ata çë diuvasi tek një rivistë, me reportazhe turizmi, si malji Ararat, Arka e Noeut e Anatolia Orientale janë lloke çë, sadomos s’pa maj o vetëm studhjartur, marrën pjesë te storja e jetës personale, ashtu si janë petk i nganjë nesh storja e Romës me monumendet e saj. Mehmeti i Dytë pas çë në 1453 kish marrë kapitalën Kostantinopoli, në 1456 shkelji Moren e skatërroi të ljurtëmën copëz e imperit bizan-tin e pas mortjen e Skënderbeut, 17 janarit 1468, zu ll migraciuna e aljbëreshvet ka Albania e ka Morea drejt ‘Talies, ku gjen ku të zëin vend . Një ndër këta vende, tek Valsarmendi, është Shën Palji i Aljbëreshve me toponomastikën e tij, si ruga More, qaca Koronevet e qaca Skënderbeut.I mba mend, me vitrat çë shkuan, si tek një mapë, të gjithë këta lloke çë rroi, përpoqi, njohu pënxoi, studhjarti e gjegji

tek përrallazit çë tue kuljtuar i rrëmbenjën zëmërën adhe. Shën Palji, katundi i tij, shpia, ata grumbiljt gurësh të ljumit Sarment janë lloke ku çdo herë ëndri syhapt, e ku, nga ditë, e merr monin për te shuanj zjarrin e shpirtit e për te qetësohet. Ketu gjën petkun e prindëve, e pekurarëve, e artxhanve, e atyre çë dirsinjën bukën jasht; një petk i shtuar me mallin e gjall të rrënjavet e me migraciuna pafund drejt vendeve largu e të panjohurë. Këtu gjënden gjurmet e rrënjavet , senjet e identitatës :” kush isha, kuah jam e kush do të jemë; këtu gjënj Puljinin, deshirat e ilusionet e mia”. Këtu ndiejti “Il richiamo di Itaca”, ajo Itaka e poezisë së Kostantin Kava sit çë jet për sa e gl-jatë është udha e “ meta” e saj është vet të ecurit. Këtu në mest shpi, ruga, sheshe, gjituni, ara, kopshte, udhë jashtje e peizaxhe ai ka spërënzën të rrier “ ndë udhë” e të përpjek ngaditë gjindjen çë njohu e me kë ka shumë kunde së bashku. Janë vende ku grumbullohen fjaljat me të çiljat u rrit e u istruir, paradigme me të çiljet e ruan adhe senxin e kulturës paizane, senxin e të uljurit dielli e “dell’altrove” ku katundi i vogelj zu vend, sod i mbllym, me një demogra e një ekonomi çë uljen pabes, e tentar, megjithë atë, ti hapenj orizontet e storjen e tij. ”L’altrove” çë , më parë, ish largu katundit çë ndihej i ngusht, mb’atë anë atyre rugave të shkreta çë i jasën, i kuljton jetën çë shkoi e çë do të vinj: tek ata vende ku ruhet identitata i atij çë qën-dron e i atij çë iken e qelen Itakën e tij te zëmëra. “Sod ky “altrove” është më vertet këtu, thot Annibale, ku u’ mënd të marr frymë të heljq thell , menjëherë, shpirtin e storjes çë rrova e çë rronj, ajrin e natyrës, e ljisëvet, e spartavet, e barit, e ljuljevet, e banxhurnës, e mëllagës, e suljës çë në moin e majit nguqen dherat, e ajrin borës çë sbardhen ka maljet e Puljinit (Serra Dolcedorme e Serra Crispo) e ka shkëmbi i Petrasasit”. Ky vend zik çë shumë herë kuljton e rrë en, spiegar senxin çë ljidhen realitatën materiale çë njeriu plazmaren me storien e evendevet çë ruhen tek memoria e gjithë atë çë kjo jetë e vërtet i mësoi, ashtu si e ndien, si e sheh, e bërë me prinçipe, me vljera, me rregulla për të sillesh bukur, çë vinjen ka kultura e njerzvet e vendit të tij. “Me motin çë shkon tek këta lloke vete tue bërë kalendarin e stories së fëmiljës sime, atë e djeshme e atë e sotme, e mbushur më evendet çë japën frymë generaciunave të rea me amure të ndryshe e vende të ndrishe e me te çiljet stiset një shpi e një fëmiljë e re”. Tek kalendari është sinjartur ninulja e një kriaturi i sapoljer çë e mbljon dhe e bëgan me sentimende, e, për direturin tënë, çë s’është më aq i ri, këta semtimende bëhen më të tresh, më të ndëndur, më të matu-rartur, më të qetësuar...“E pënxonj me mall, po i rrëmbier, magjinë e Chopenit, çë kish jetën për shpi e Polonien te shpirti”.Shën Palji i Aljbëreshve, 28 llunarit 2013.Pietro Abitante

Bota si shtëpia Shën Pali në shpirt

Melakonlitë, joshjet dhe dënimi i rrënjëve të vendeve të tyre kumbojnë në kujtesën e Annibale Formica, drejtori i Parkut Kombëtar në Pollino

PIETRO ABITANTE secilit prej vendeve dhe historia e Romës me monumentet e saj.

“Pas pushtimit, në 1453, të kryeqytetit bizantin, Mehmeti II, në vitin 1464, pushtoi Morea, duke shkatërruar fragmentin e fundit evropian të Perandorisë Bizantine. Me vdekjen e udhëheqësit të madh Gjergj Kastriot Skëndërberg më 17 janar të vi-tit 1468, lloi eksodi i emigrantëve nga Shqipëria dhe Morea në Itali, ku gjetën strehim tek komunitetet arbëreshe. Një nga këto vende, është Shën Pali Shqiptar, në Luginën e Sarmentos, vendi im”. Në ku-jtesën e tij duket e projektuar gjatë viteve, një hartë, në të cilën janë shënuar të gjitha vendet e banuara, vizituara, imagjinuara, konceptuara, projektuara,studiuar, dëgjuar në tregimet që e kanë pasionuar dhe ende e përfshijë me kujtimet dhe emocionet. Shën Pali, shtëpia, Sarmento, shtrati i lumit, grumbulli i madh i gurëve, lugina,

janë vende ku ai ka gjithmonë ëndërruar dhe ku, çdo ditë, merr kohë për të marrë frymë, për të qetësuar pasionet dhe ccli-ruar mendjen nga obsesionet. Këtu gjen trashëgiminë e etërve, barinjve, fermerëve, punëtorëve, artizanëve, mbledhur me pa-

sion të palodhur, dhe shumë emigrantë në vende të largëta dhe të panjohura. Këtu janë gjurmët e rrënjëve të tij, shenjat e identitetit të tij, Pollino, vendi i ambicieve dhe iluzioneve të tij.

Këtu ju mund të dëgjoni “thirrjen e

Jeta për shpi, Shën Paljin te zëmëraRrënja vendeve të shkretë: një mall çë të heljq shpirtin

NË FOTO: Dy gra

arbëreshe me kostumet tradicionale

në Shën Palin shqiptar

Page 7: KUJTIMET E SYRJA VLORËS · Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black NË VLORË NUK U NGRIT VETËM NJË FLAMUR. JA ÇFARË GJEJMË TE KUJTIMET E SYRJA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 28 korrik 2013

VEPRAT

Itakës”, si në poezinë e Konstandin Kava s: një poemë ku udhëtimi është destinacioni në një kohë. Në këtë rrugë, mes shtëpive, rrugicave, shesheve, lagjeve, fushave, kopshteve, këngëve dhe peizazheve, ush-qen shpresën të qëndrojë dhe të takohet çdo ditë me njerëz dhe me të cilën ai ka shumë të përbashkëta. Këto janë vendet të dëshmive të formimit të tij njerëzor dhe kulturor dhe paradigmave me të cilat mund të ruajë akoma sensin e shoqërisë fshatare, në të cilën bashkësia e vogël edhe pse ka pësuar një rënie demogra ke, regression të fortë shoqëror, ekonomik dhe kulturor tenton të zgjerojë vizionin e botës, aspiratat kulturore dhe historinë e tyre të ardhshme. Diku tjetër më parë ishte përtej hapësirave të ngushta të vendit; përtej hapësirave të shënuara nga prania dhe braktisja, nga kujtesa e së shkuarës dhe së ardhmes që ende pret: në ato hapësira ku është ruajtur identiteti si të atyre që qëndrojnë si dhe të atyre që largohen, t cilët marrin Itakën në zemër. “Sot gjetkë është pikërisht këtu”, ku ai mund të marr frymë, me një frymë, shpirtin e historisë dhe përvojës së tij, ajrin e natyrës, pemëve, barërave, gjinestrës, dëllinjave, e banxhurnës, dhe shkëmbinjve prej lave të Timpa Pietrasasso”.Ky vend zik, kujtuar dhe rrëfyer, shpjegon kupti-

min e gërshetimit mijëvjeccar mes realitetit material në dispozicion të njeriut që e përjeton, e formon, dhe krijon peizazhin, dhe “historia e ngjarjeve” gjatë shekujve, të cilat ruhen në memorien e njohurive të tyre dhe mënyrën për të kuptuar dhe shikuar, formuar me parime, vlera, rreg-ulla, edukim i marrë nga kultura e vendit dhe banorët të saj. Me kohën, përfundon, drejtori i Parkut, në këto vende shkoj duke bërë kalendarin e historisë sime familjare të së kaluarës dhe të tashmes, një cikël të ngjarjeve që sjellin jetë brezit të ri dhe stinëve të reja të ndjenave, në një tjetër mënyrë për të kultivuar dashuritë dhe në një vend tjetër, ku ndërtohet shtëpia dhe familja. Në kalendar është shënuar data dhe vendi i djepit të pare të një krijesë të re, në ishullin Tiberina, ardhur në jetë për të bërë krenar mirësinë e një dashurie që rritet dhe pasurohet me ndjenja që për mua, për moshën time jo të re, ata bëhen më të fortë, më të kultivuara e më të qeta. Dhe mendoj me melankoli, por i magjepsur, në hijeshinë e Shopenit, i cili kishte si shtëpi botën por në shpirt Poloninë”.

Biblioteka e heshtur e Kasem Trebeshinës...

Në ato takimet e herëpashershme, Kasemi më dha listën e krejt veprave të shkruara prej tij deri në vitin 2003... Prej asaj kohe kanë kaluar më shumë se dhjetë vite dhe askush s’di të thotë cilat janë

veprat që ka shkruar Trebeshina dhe i janë shtuar këtij vargani pafund veprash të pabotuara...

JOZEF RADI

Për Kasem Trebeshinën, e kisha dëgjuar shpesh të ite Xhaxhoja (Spiro Gjoka) n’ato orë pafund

mbasditesh dhe mbrëmjesh që kalonim bashkë në biseda pafund... aty n’at barrakën e tij të zymtë e të trishtë në Savër... Kasemi, dhe mjaft intelektualë të tjerë kokkrisur, s’kishin pranuar të tufëzoheshin në “vathën komuniste” të re-alizmit socialist, për këta “rrebelë” kishte raste që isnim deri vonë në mesnatë... Aty emri i Kasem Trebeshinës shfaqesh me nji aureolë adhurimi, sepse ndaj tij Xhaxhoja (Spiro Gjoka) ruante jo vetëm nji konsideratë të lartë, por ishte i bindur se do të vinte nji ditë që kultura dhe letërsia shqipe do të mburresh me emrin e këtij shkrimtari kollos... dhe se vepra e tij shumplanëshe, pa diskutim do të zinte vendin që meritonte... krahas korifejve të fjalës shqipe... Xhaxhoja kish ndarë me Kasem Trebeshinën, Mark Ndojën, Abdulla Berberin, e shumë intelektualë të tjerë “revizionistë” periudhën e gjatë të izolimit në ishullin e Zvërnecit... në Vlorë... E thekso, Xhaxhoja e adhuronte Kasemin, për shumë gjëra, po në mënyrë të veçantë për krenarinë dhe kokfortësinë e të qenit i paepur ndaj gjithë formave të dhunës dhe presionit, për vullnetin e hek-urt për t’i shkuar deri në fund misionit që i kishte vënë vetes... për ndershmërinë intelektuale proverbiale... Me porosi, dhe një letër të Xhaxhos (Spiro Gjokës), mbasi kisha ndjekur bisedën që u zhvil-lua në Institutin e Lartë të arteve midis A. Klosit dhe E.Ramës, në llim të vitit 1991, shkoj dhe takoj llimisht vetëm “Njeriun Legjendë” Kasem Trebeshinën... në nji mbasdite dimri, kur shpresohej se po vinte Pranvera e Lirisë... Më pas kam shkuar plot herë të tjera, duke qenë edhe shoqërues në biseda i Lazër Radit, Robert Elsie-së, Visar Zhitit dhe disa herë edhe me Leka Ndojën të birin e Mark Ndojës... N’ato takime pata rast të shoh etazheret pafund të dorshkrimeve të këtij Njeriu, aq sa me dukej e pabesueshme, se si nji njeri mund të kishte aq shumë dorshkrime... dhe asnji libër të botuar... (Kur shkova për t’parë herë ai s’kishte botuar asnjë vepër!! Vetëm pak kohë më vonë iu botua në Shkup “Stina e stinëve”) Asnjiherë ritmi i shkrimeve të tij s’u ndoq nga ritëm i botimeve të veprës së tij... Ende sot kjo vepër e madhe, jeton e shpër llur, dhe e mbuluar me nji heshtje institucionale, që fyen çdo shqiptar të lirë, dhe çdo qytetar të lirë të kësaj bote... Ka vite që sa herë shkoj në Tiranë, e trokas portën gri në katin e katërt... ku s’ka asnji emër të shkruar... Përgjigjet vetëm Heshtja... ose nëse është ndokush brenda thuhet si ritual e njejta përgjigje... “Kasemi s’është... gjendet te vajza në Turqi!” Në ato takimet e herpashershme, Kasemi më dha listën e krejt veprave të shkruara prej tij deri në vitin 2003... Prej asaj kohe kanë kaluar më shumë se dhjetë vite dhe askush s’di të thotë cilat janë veprat që ka shkruar Trebeshina dhe i janë shtuar këtij vargani pafund veprash të pabotu-

ara... dhe të shpër llura poshtërsisht... Për cilindo lexues, kjo listë e pafund veprës ende të pabotuar të Kasem Trebeshinës do të

mbesë një dëshmi e gjallë, për të cilin duhet të turpërohemi të gjithë kolektivisht... si sh-qiptarë... 22 korrik, 2013

Poetika1- Belbëzime, (poezi, dramë, prozë), 1937-1939 2- Zgjimi i Polimnias, 1944-1948 3- Zogj shtegëtarë, 1948-1951 4- Manushaqe në dëborë, 1952 5- Pranverë e gëzuar, 1952 6- Perëndim i trishtuar 1953 7- Soneta, 1952-1957 8- Gjurmët e vjetëve 1954-1955 9- Vjeshta, 1955 10- Preshi në oqean, 1955 11- Fyelli i Panit 1956-1958 12- Unaza e Labërisë 1957 13- Artani dhe Min’ja 1959 14- Harpa e Eolit 1959-1961 15- Mercenari, 1960 16- Natë mistike 1960 17- Legjenda të kaltëra, 1962 18- Njëmijë e më shumë netë, 1963 19- Fletë të rëna, 1970 20- Kujtime të thinjura, 1971 21- Shtegtime të trishtuara, 1972 22- Kohë dhe këngë, 1973 23- Këngë në pranga 1980-1987 24- Katër kryeqytetet, 1992-1993 25- Zërat e mbrëmjes, 1994-1996 26- Zëra në errësirë 1998-2001 27- Aurora borealis 2001-2003

Dramaturgjia1- Togeri trim, 1937 2- Spartaku, 19383- Letra e fundit, 1945-1946 4- Nata, 1948 5- Kur ngatërrohen jet, 1948 6- Reforma, 1948-1949 7- Këngë në agim të parë, 1949 8- Ushtojnë malet, 1950 9- Kruja e çliruar, 1950 10- Mbeturinat, 1951 11- Heronjtë, 1951 12- Demi për bishti, 1952 13- Zhurmë në qiell, 1955 14- Kohë të asnjë viti, 1956 15- Zonja e Janinës, 1956 16- Yjtë lëvizin me shpejtësi, 1959 17- Kur zemrat diktojnë, 1959 18- Legjenda e këngëve, 1960-1963 19- Historia e atyre që s’janë, 1961 20- Ëndërr e përjetëshme, 1952-1962 21- Lufta e Trojës, 196522- Jul Qezari, 1966 23- Kejstuti, 1967 24- Trokitja, 1968 25- Rrugët e Paradizit, 1968 26- Gjyqi, 1969 27- Meteoriti i mbretit Budurr, 1969 28- Antoni dhe Kleopatra, 1969 29- Fineu, 1969 30- Frika dhe krimi, 1971 31- Perandori i Bizancit, 1971 32- Ku takohen kohët, 1974 33- Hani, 1974 34- Muzeu, 1974 35- Tiranozauri, 1975 36- Kalorësi në katër rrugët, 1975 37- Magjistari, 1975 38- Froni, 1976 39- Gjyqi i fundit, 1976 40- Evandri dhe Nausika, 1976 41- Zoti Rraketake në votime, 1978 42- Nata e tridhjetë e gjashtë gushtit, 1992 43- Kali prej kartoni, 1992 44- Pse nuk u bë qytet fshati ynë? 1992 45- Laskuriqi i natës, 1993

46- Një ëndërr në mes të Evropës, 1994 47- Vëngjilla e pashkëve, 1994 48- Absurditet antik, 1994 49- Am teatri, 1994 50- Në botën tjetër, 1994 51- Nata e vitit të ri, 1995 52- Lugina e heshtjes së përjetshme, 1995 53- Qyteti i natës pafund, 1995 54- Vajza e trënda lit të bardhë, 1996 55- Dy tempuj, 1999, (dramë) 56- Ëndrra e don Huanit, 2002 (komedi) 57- Gorillalandia, 2002 (komedi) 58- Një biletë për Dyseldorf, 2002 (komedi

me 1 akt) 59- Deputeti mëson anglisht, 2002(komedi) 60- Legjendë azaiatike, 2002 (komedi) 61- Llampa magjike, 2003 (komedi) 62- Kështjella mbi lumë, 2003 dramë 63- Penelopa kërkon divorc, 2003 komedi 64- Shtegëtimi i të vdekurve, 2003 komedi

Narrativa1- Lufta, 1939 2- Stina e stinëve, 1948-1949 (stina e stinëve) 3- Dashuri dhe tërbim, 1955 4- Odin Montvalsen, 1955-1956 (stina e stinëve)5- Kënga shqiptare, (pesë vëllime) 1951-1966 6- Mjegullnaja, 1955-1970 7- Meteoriti i Kotvanit, 1955-1966 8- Meteoritët e tjerë, 19689- Dy netë në Odërras, 1976-1978 10- Aventurat e Rrakatakes në Odërras dhe

jashtë, 1981-1987 11- Kohët pas kohëve, 1973-1979 12- Kur piqen hurmatë, 1961 13- Lakuriq me duar në xhepa, 1961 14- Fshati mbi shtatë kodrina, 1963-1964

(stina e stinëve) 15- Kohë e përmbytur, 1964-1970 16- Qezari niset për luftë, 1972 17- Gjeneralët e shpirtërave të vdekur, 1977 18- Një ditë në një luftë të çuditëshme, 1978 19- Mekami 1978, 20- Da nat e thara, 1988 21- Rruga e Golgotës, 1989 22- Koha tani vendi këtu, 1991-1992 23- Ku bie Iliria? 1992-199424- Hijet e shekujve, 1995-1996 25- Lajthitja e perëndive, 1996-1997 26- Kambana e humbur, novelë 1997 27- Dy Qezarët në Apolloni, novelë 1997 28- Maçoku, novelë, 2002 29- Dy të humburit, novelë, 2002 30- Kompiuteri, novelë, 2003 31- Pse e humbi Hanibali luftën? novelë,

2003

Letërsi për fëmijë1- Katër stinët, 1955 2- Aventurat e Robotushit, 1970 3- Kaseta e mrekullishme, 1972

Kritikë-esseistikë1- Nata para apokalipsit esse 2- Skicë për historinë e letërsisë shqipe, 1993 3- Ku jtë e pushtetit të fjalës, 2001 4- Ligji i madh i pashkruar, 2002 5- Shkrimtari dhe diktatura, 2002 6- Më përtej asaj që duket, (arti dhe feja)

2002 7- Mbi estetikën, 2002 8- Ylberi, 2002 9- Njeriu dhe moraliteti, 2003 (të gjitha nën

një përmbledhje me titull: “Brenda çastit Kozmik”)

VEPRA E PABOTUAR E KASEM TREBESHINËS (DORËSHKRIMET 1937-2003)

Page 8: KUJTIMET E SYRJA VLORËS · Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black NË VLORË NUK U NGRIT VETËM NJË FLAMUR. JA ÇFARË GJEJMË TE KUJTIMET E SYRJA

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 28 korrik 2013

20 SH.com DOKUMENTE

ARKIVAT AMERIKANE

PJESA IIITakimi i tretë i Mbretit Zog me bashkëbiseduesin miste-

rioz amerikan u mbajt me 12 shtator 1951, d.m.th. tamam 13 ditë më vonë nga i dyti. Dokumenti prej dy faqesh nuk përmend vendin e tij, por me siguri ai duhet të jetë mbajtur në Nju Jork, ku edhe u krye takimi i përparshëm. Edhe dis-tanca në kohë midis takimit të parë dhe të dytë kishte qenë pikërisht 13 ditë, një përkitje e çuditshme distancash kohore.

Sikurse përmendëm, në fund të takimit të parë Zogu si shkarazi kishte theksuar edhe takimet e tij me dy gjeneralë tejet të njohur dhe me peshë të forcave të armatosura ameri-kane. Gjenerali Macarthur [Makarthur] kishte qenë çlir-imtari i Japonisë në fund të Luftës II Botërore dhe mandej kishte drejtuar operacionet ushtarake në Luftën e Koresë. Mirëpo Presidenti Truman e kishte pushuar në mënyrë të papritur për shkak të mosëmar-rëveshjeve në lidhje me prirjet e gjeneralit për të zgjeruar angazhimin ushtarak ameri-kan në Azi. Edhe gjenerali Clay [Klej] ishte mjaft i njohur, sidomos në teatrin evropian. Kontaktet e Mbretit Zog me ushtarakë në të nivelit të lartë amerikan, që edhe pse ishin të paangazhuar, gëzonin respekt dhe admirim të gjerë, nënkupton se ai, përveç mbështjes nga shërbimet e zbulimit, po kërkonte edhe mbështetjen e krahut ushtarak. Megjithatë, ka rëndësi të theksohet se takimet dhe bisedat e fshehta për përmbysjen e qeverisë shqiptare nuk kryheshin në zyrat e qeverisë amerikane, por nëpër hotele. Po ashtu, sipas një doku-menti tjetër të gjendur në arkivë, ushtarakë të lartë të Pentagonit qysh në llim mendonin se Shqipëria kishte vlerë të parendësishme në skemën e gjerë të zhvillimeve botërore dhe nuk e fshehnin mosbesimin dhe rezervat për planet e zyrtarëve të CIA-s për ndryshimin e regjimit në Shqipëri.

Por le të kthehemi tek takimi i 12 shta-torit. Ish-Mbretit të Shqipërisë me siguri po i pëlqente tej mase vizita e tij në SHBA. Ai gjithmonë i kishte çmuar së tepërmi raportet me SHBA kur ishte në kyre të shtetit sh-qiptar. Ishte martuar me një pinjolle të familjeve të mëdha amerikane, kishte vendosur si ministër të tij në Ëashington Faik Konicën, kishte ruajtur gjithnjë marrëdhënie shumë të ngrohta me të dërguarit amerikanë në Tiranë, kishte nisur motrat e tij për vizitë në SHBA në parapërgatitje të vizitës sê tij që nuk e bëri dot për shkak të pushtimit fashit, etj. Përveç blerjes së shtëpisë luksoze në një fshat të rrethinave të Nju Jorkut, Zogu kishte patur edhe takime me shumë rëndësi që i mundësonin realizimin e ëndrrrës së tij të kahershme: rikthimin në pushtet si dikur, në vitin 1924. Ai sikur ishte kthyer në elementin e tij dhe kujtonte kohët kur e kishte rrëzuar pa shumë vështrësi Peshkop Nolin, për të cilin, edhe pse ai e kishte mbështetur bashkë me Konicën gjatë Luftës II Botërore, ish-Mbreti nuk kishte ngurruar ta etiketonte negativisht në një takim tjetër që pati po ato ditë me disa përfaqësues të agjencive ligj-zbatuese amerikane, për të cilin do të asim tjetër herë. Ai ishte i qartë se puna kishte qenë shumë më e lehtë në 1924, kur as gjashtë muaj nuk kishin kaluar e Zogu ishte kthyer në pushtet. Koha tregoi se me Enver Hoxhën do ta kishte shumë më të vështirë.

Raporti i përmbajtjes së bisedës së tretë është në dy faqe dhe ka gjashtë pika. Nga biseda kuptohet që Zogu kishte propozuar në takimet e përparshme që dërgimi i grupit klandestin në Shqipëri të kryhej në tetor 1951. Prandaj edhe amerikanët kishin lluar ndërkohë përgatitjet.

“I kërkova takim Mbretit Zog me 12 shtator 1951 për të përfunduar organizimin [complete arrangements] në lidhje me grupin prej katër vetësh që ai do të na siguronte për t’i in ltruar në Shqipëri”, e llon raportin bashkëbiseduesi amerikan. Më tej ai i shpjegon Zogut se amerikanët “do të donin të kontrollonin sigurinë e individëve të zgjedhur prej tij”, pra kërkonin të dhëna biogra ke sa më parë.

Vazhdon më tej raporti: “unë kërkova që Zogu të më bënte me dije emrat e katër personave dhe i dhashë atij disa pseudonime dhe kriptonime për t’u përdorur, nëse ai do ta shikonte të nevojshme për të korresponduar me mua në lidhje me operacionin në fjalë”.

Zogu u shpreh pak a shumë se ende nuk i kishte emrat e plotë të katër agjentëve. Me shumë gjasë do të caktonte dy o cerë që jetonin me të në Egjipt, të quajtur Barjam Neli dhe Haxhi Gjyli [në dokument: Bajram Nelli e Hadji Guli]. Si udhërrëfyes do të ishte një pjestar i familjes Biçaku, që jetonte në Stamboll, dhe një person me mbiemër Zemblaku

RAPORTI SEKRETJa bisedat e takimit të tretë të Zogut me CIA-n

Raporti dy faqësh zbulon bisedat dhe planet për të in lturar katër njerëz të besuar të Zogut në shqipëri, me qëllim përmbysjen e regjimit të Hoxhës…

AGRON ALIBALI

[Zmbljaku në dokument], i cili ndodhej në Greqi. Ai shtoi më tej se “i ngarkuar për hollësitë sa i takon pjesë së vet të këtij operacioni do të ishte kolonel Selmani.” Kolonel Hysejn Selmani, ish komandant i Gardës Mbretërore, kishte njohje të shumta në veri të Sh- qipërisë, sidomos në rrethet e Dibrës, madje – sipas kujtimeve të Haxhi Lleshit – edhe me familjen Lleshi të Dibrës. Selmani, sikurse del nga burime të tjera, ishte aktivizuar së tepërmi me qarqe jugosllave në përpjekjet e përbashkëta për përmbysjen e qeverise së Tiranës.

“Kolonel Selmani”, shtoi Zogu. “do të jetë i disponueshëm të shkojë në Greqi dhe të ndi-hmojë në organizimin e opera-cionit kurdoherë që të jetë e nevojshme”.

Të dy palët ranë dakord që Biçaku të largohej nga Stambolli pa vonesë dhe të shkonte në Kajro. Bashkë me dy o cerët që do të sho-qëronte, ai mandej do të transferohej haptazi nga Kajro në një vend tjetër ev-ropian. Prej andej ata do të shkonin në Gjermani prej nga do të merreshin dhe do të dërgoheshin në rrugë klandestine në Greqi.

Bashkëbiseduesi amerikan sqaroi se, “duke patur parasysh kohën e nevojshme për të stërvitur radistët, in ltrimi do të duhej të shtyhej për muajin nëntor, dhe jo për në tetor, sikurse ishte biseduar më përpara”.

Të dy palët ranë dakord edhe për mënyrën se si do të kor-respondonin me njëri-tjetrin. Përgjthësisht, bashkëbiseduesi amerikan do t’ia drejtone mesazhet e tij Mbretit në emër të Kolonel Selmanit, nëpërmjet një kanali të sigurtë, për kujdesjen e Legatës Shqiptare në Kajro, Dihet se Legata Sh-

ibrës.me të ërmi kjet

en e

toi m

di-a-e

hën e

qiptare në Kajro, në atë kohë ishte ndër të paktat përfaqësi diplomatike të Mbretit Zog që ende njihej nga ndonjë vend i tretë. Vetë Mbreti Zog jetonte në Aleksandri i strehuar si mik i Mbretit Faruk, i cili ishte me gjak shqiptar si pasard-hës i dinastisë së themeluar nga Mahmut Aliu. Vetëm në shtator 1953 qeveria egjiptiane e formuar pas grushtit të shtetit që rrëzoi mbretërinë dhe shpalli republikën ia mohoi lejë qëndrimin mbretit Zog në Egjipt dhe tërhoqi njohjen ndaj legatës shqiptare në Kajro. Korrespondenca e Mbretit Zog drejtuar bashkëbiseduesit amerikan do t’i dorëzoheshin Atasheut Ushtarak Amerikan në Kajro, i cili do t’i përcillte madej këtej “në rrugë të sigurta”.

Lidhur me hollësitë për lëvizjen e agjentëve, bashkëbise-duesi amerikan tha se ose ai vetë, ose dikush tjetër per-sonalisht i njohur prej tij, do të takonte mbretin, “me shumë gjasë në fund të tetorit, për të plotësuar të gjitha hollësitë e mbetura”.

Edhe gjatë kësa bisede Zogu nuk iu shmang rastit për të shprehur mosbesimin ndaj strukturave britanike. “Do të parapëlqeja, tha ai shkoqur, që ky operacion i veçantë të administrohej ekskluzivisht si ndërmarrje amerikane, pa pjesëmarrje britanike”. Ai u shpreh, gjithsesi, se “nuk kam kundërshtim që informacioni i zbuluar si rezultat i misionit t’ju përcillej edhe britanikëve”.

KOMITETI SHQIPËRIA E LIRËI formuar në 26 gusht 1949 si një organizatë mbulesë e

planeve anglo-amerikane, Komiteti Shqipëria e Lirë ishte një amalgam i organizatave të ndryshme anti-komuniste në gjirin e mërgatës shqiptare në Perëndim. Komiteti në dukje ishte i pavarur dhe, pas vdekjes së paprtur të Mithat Frashërit,

drejtohej nga Hasan Dosti,. Në të vërtetë, organizata ishte kryekëput e nancuar nga shërbimi e zbu-

limit, dhe në gjirin e saj kishte rryma të ndryshme, shpesh here të kundërta e me përçarje të skajshme midis vedit.

Bashkëbiseduesi amerikan i propozoi Zogut që Komiteti Shqipëria e Lirë të lihej jashtë operacionit “Molla”, çka Zogu e pranoi pa kurrfarë ngurrimi. Përsëri Zogu nuk e kurseu një saçme tjetër ndaj britanikëve, duke thënë “ndjehej i sigurtë që shumë prej vështirësive në mbarështimin e Komitetit ishin rrjedhojë e faktit që britanikët përpiqeshin të ruanin ndikimn e tyre duke i pozicionuar elemente të ndryshëm të Komitetit kundër amerikanëve”. Sipas tij, “kjo ishte çështje jashtëzakonisht e pa-këndshmë, që duhej zgjidhur medoe-mos, nëse ishte e mundur, sepse sapo të dukej qartë se në kontroll të saj ishin amerikanët, shumica e intrigave dhe pëçarjeve ndërpartiake do të mbaronin.”

Mirëpo bashkëbiseduesi amerikan i shpjegoi Zogut se Komiteti mbështetej bashkërisht nga anglo-amerikanët dhe se ndryshimi i këtj rregullimi ishte i pamundur.

Në përfundim të “diskutimeve të pu-nës” [business discussions], “Mbreti Zog

e prezantoi” bashkëbiseduesin amerikan me avokatin e tij egjiptian, i cili, sipas Zogut, ishte edhe avokat i Mbretit Faruk. Më tej, Zogu e ftoi bashkëbiseduesin për darkë, ku mori pjesë edhe Kolonel Selmani, si edhe Esad Kryeziu, nip i Zogut, alias Princ Tati Kosova.

(Vijon)