41
1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 13.11.2018, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi zëvendëskryetare e Komisionit Rendi i ditës: 1. Seancë dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2019” me Agjencinë Telegrafike Shqiptare. 2. Seancë dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2019” me Federatën e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe me Sindikatën e Pavarur të Arsimtarëve. 3. Diskutimi në parim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. 4. Diskutimi dhe miratimi në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2019” me Ministrinë e Kulturës, me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Marrin pjesë: Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Musa Ulqini, Almira Xhembulla, Adelina Rista, Fadil Nasufi, Ismet Beqiraj, Fatmir Velaj, Bujar Çela dhe Besnik Baraj (zëvendësues). Mungojnë: Vilma Bello, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Romeo Gurakuqi, Valentina Duka, Shezai Rrokaj, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj. ftuar: Armela Imeraj Drejtore e Përgjithshme e ATSH-, Përparim Kadiu përfaqësues i ATSH-,

KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

1

KUVENDI

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

PROCESVERBAL

Tiranë, më 13.11.2018, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – zëvendëskryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

1. Seancë dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit

2019” me Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

2. Seancë dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit

2019” me Federatën e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe me Sindikatën

e Pavarur të Arsimtarëve.

3. Diskutimi në parim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.

92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.

4. Diskutimi dhe miratimi në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2019” me

Ministrinë e Kulturës, me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe me Ministrinë e Arsimit,

Sportit dhe Rinisë.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Musa Ulqini, Almira Xhembulla, Adelina Rista, Fadil

Nasufi, Ismet Beqiraj, Fatmir Velaj, Bujar Çela dhe Besnik Baraj (zëvendësues).

Mungojnë:

Vilma Bello, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Romeo Gurakuqi, Valentina

Duka, Shezai Rrokaj, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.

Të ftuar:

Armela Imeraj – Drejtore e Përgjithshme e ATSH-së,

Përparim Kadiu – përfaqësues i ATSH-së,

Page 2: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

2

Nevila Dalipi – juriste në ATSH.

Eridana Zoto - përgjegjëse në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit në Ministrinë e

Financava dhe Ekonomisë.

HAPET MBLEDHJA

Milva Ekonomi – Mirëmëngjesi!

Siç e dini, gjatë kësaj periudhe kemi diskutime për projektbuxhetin e vitit që vjen dhe

zakoni e do që të gjitha institucionet, të cilat janë në varësi të komisioneve përkatëse, të vijnë

dhe të bëjnë një raportim për negocimin e projektbuxhetit, nëse ka propozime që nuk janë marrë

në konsideratë më parë nga Ministria e Financave ose në qoftë se buxheti përshtatet me detyrat

specifike që ato kryejnë. Prandaj, sot kemi të ftuar drejtoreshën e ATSH-së, znj. Armela Imeraj,

e cila do të na shpjegojë nëse ky buxhet që kanë marrë për vitin 2019 është i mjaftueshëm për

të kryer aktivitetet e tyre.

Përpara se t’ia jap fjalën drejtoreshës, dua t’ia jap fjalën zotit Ylli, nëse kemi kuorumin

e nevojshëm për të vazhduar mbledhjen.

Fidel Ylli- Kuorumi është i plotë, janë 10 anëtarë, kështu që ne mund të vazhdojmë

normalisht.

Milva Ekonomi – Fjala për ju.

Armela Imeraj –Falënderoj të gjithë anëtarët e komisionit për prezencën e tyre, sepse

përndryshe kjo seancë nuk do të bëhej!

Për mua është kënaqisë të jem këtu, pasi është hera e dytë që vij këtu si drejtoreshë e

Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Sigurisht që herën e parë isha komplet jashtë rolit, pasi kisha

vetëm 20 ditë në krye të detyrës, ndërsa sot me bindje mund të them se eksperienca gjatë një

viti më ka mësuar shumë më shumë se një vit më parë.

Agjencia Telegrafike përgjatë këtij viti është rritur në cilësi dhe në sasi. ATSH-ja ka

lidhur marrëveshje me dy agjenci europiane lajmesh, me agjencinë greke të lajmeve ANMPA

dhe me agjencinë bullgare të lajmeve. Përgjatë këtij viti ka qenë e vështirë, por ne kemi

realizuar edhe konferenca ndërkombëtare, siç ishte konferenca ndërkombëtare me agjencinë

serbe të lajmeve. Duke e konsideruar veten një ent publik, ne kemi pasur gjithmonë synimin

për të orientuar publikun dhe për të vendosur një pjesë të informimit.

Page 3: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

3

Ndërkohë, përgjatë këtij viti kalendarik që është viti buxhetor, pavarësisht se buxheti

i Agjencisë për vitin 2018 ishte i pamjaftueshëm për të organizuar këto veprimtari

ndërkombëtare, duke kërkuar ndihma nga të tretët, ne kemi ftuar në Tiranë nga data 2-5 dhjetor

drejtuesit e agjencive europiane të lajmeve, pasi ATSH-ja është pjesë e Aleancës Europiane të

Agjencive të Lajmeve.

Sigurisht, tema e sotme është fake news dhe ne do të mundohemi të gjejmë një lloj

zgjidhjeje ose të orientojmë një debat ndërmjet agjencive europiane të lajmeve për sa i përket

news agencys versus fake news, që besoj se do të jetë një kontribut për median shqiptare, pasi

deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen agjencitë prestigjioze të lajmeve si: AFP, agjencitë

holandeze, agjencia polake dhe agjencitë e rajonit.

Dua të them se, pavarësisht se buxheti ka qenë shumë i limituar, ka vetëm paga dhe

shumë pak investime, ku zërat për të pasur evente ndërkombëtare janë pothuajse minimaliste

dhe të papërballueshme, dëshira e madhe ka bërë që gjërat të realizohen.

Ashtu siç thashë herën e kaluar, ne kemi vazhduar të jemi shumë prezent edhe në

medien sociale, pasi sot është një nga faktorët determinues edhe në informimin e publikut.

Në momentin kur unë mora drejtimin e ATSH-së, ky institucion nuk ishte i orientuar

kundrejt komponentit, siç është media sociale. ATSH-ja, ashtu siç e ka konceptuar ligjvënësi,

është e hapur për të gjithë publikun. Gjëja që vëmë re dhe modestisht jemi edhe krenarë është

që përgjatë këtij viti ATSH-ja ka filluar të citohet dhe të rimarrë rolin e saj si një agjenci

lajmesh, ka filluar të citohet nga të gjitha portalet apo televizionet në vend.

Një komponent tjetër i rëndësishëm, që unë mendoj se duhet ta thellojmë, pavarësisht

se na mungojnë mjetet dhe stafi, është që përgjatë këtij viti të rrisim edhe komponentin e videos

në ATSH, sepse deri dje kemi funksionuar me tekst dhe foto, ndërkohë sot të gjitha agjencitë

europiane të lajmeve, me të cilat ne kemi partneritet, janë duke funksionuar edhe me

komponentin video. Për të pasur këtë komponent neve na duhet një server tjetër, kompjuter të

tjerë, por edhe staf që të dijë të punojë këtu. Deri sot gjërat kanë qenë pothuajse të pamundura

të funksionojnë.

Një gjë tjetër e rëndësishme, që unë e shoh si një problematikë në ATSH, është

fotografia. Aty është një thesar, për sa i përket pasurisë kombëtare të vendit, ka një arkiv me

mbi 200 mijë foto, të cilat janë realizuar gjatë viteve; ndoshta gjejmë gjurmë që nga vitet ’44.

Të gjitha këto foto janë të padigjitalizuara, janë jo shumë funksionale. Sigurisht që ato janë

nëpër albume, por nuk janë funksionale për një publik, sepse janë të padigjitalizuara dhe sot

nuk është më koha e albumeve fotografike. Ne kemi ecur, ndërkohë që agjencia ka mbetur

shumë mbrapa në këtë pjesë.

Page 4: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

4

Një pikë tjetër, ku unë këmbëngul për digjitalizim, është pjesa e buletineve. Agjencia,

vit pas viti, ka publikuar dhe ka prodhuar buletine të vitit përkatës. Buletinet nuk janë vetëm

në gjuhën shqipe, por edhe në frëngjisht, sepse gjatë viteve ajo ka qenë gjuha që është përdorur

më shumë. Gjëja që mua më vjen shumë keq dhe them që është pasuri publike, që po

shpërdorohet dhe po lihet jashtë vëmendjes është fakti që kjo është një histori e vendit tonë.

Aty është çdo gjë e shkruar, sigurisht e pasqyruar me frymën dhe tendencën e kohës, por kjo

pasuri është e vlefshme edhe për brezat që vijnë, në mënyrë që të dinë për historinë e asaj kohe.

Po aq e rëndësishme është edhe për brezat e gazetarëve që do të vijnë më pas, të cilët mund të

njihen me mënyrën se si është shkruar në ato vite, jo vetëm për raste studimore, por edhe për

informacion historik.

Unë do të doja që të kishim një lloj mbështetjeje për të digjitalizuar edhe arkivën e

fotove, edhe atë të buletineve, të cilat janë tekste dhe lajme të prodhuara ndër vite.

Ajo që na ka ndodhur me buxhetin e këtij viti, duke parë shifrat e Ministrisë së

Financave ishte bërë një gabim, që u quajt gabim teknik, por ndërkohë buxheti pothuajse i ulët

i ATSH-së ishte ulur edhe me 2 milionë lekë të tjerë. Me sa di unë, ky gabim teknik

përkohësisht është i pazgjidhshëm, por ndoshta në një moment të dytë mund të kapërcehet,

sepse, me sa kuptova, ishte një përllogaritje gabim.

Unë kërkoj edhe mbështetjen e institucionit tuaj për këtë viti kalendarik, sepse ne kemi

një fond investimesh prej 10 milionë lekësh të vjetër, që kur zbret TVSH-në, vlera shkon në 7

milionë lekë, që do të thotë se me këtë vlerë nuk e di nëse blihet një kompjuter montazhi apo

aparat fotografik. Ky është tregu dhe ne i dimë këto gjëra.

Ndoshta jo gjithmonë buxheti i përgjigjet ambicies dhe, ashtu siç thashë, vërtet nuk

kishim shumë para këtë vit që të bënim shumë gjëra, por ne, si agjenci, në bashkëpunim me

kolegët dhe me gazetarët bëmë shumë gjëra, duke trysnuar fort që të jemi ekip dhe të punojmë

bashkë.

Deri dje ATSH-ja ka qenë një brand dhe ne duam t’i rikthejmë emrin këtij brandi.

Kam përshtypjen se të gjitha institucionet që vijnë këtu janë të pakënaqur me buxhetin që kanë,

kjo nuk diskutohet dhe për këtë jam shumë koshiente, por dua mbështetjen tuaj që përgjatë vitit

2019 të na jepej një mundësi për të realizuar, të paktën, digjitalizimin e një prej arkivave.

Ndërsa për sa u përket eventeve ndërkombëtare, do t’i gjejmë mundësitë.

Milva Ekonomi – Përveç shënimeve që morët, a ka ndonjë pyetje nga kolegët?

Fjala për zonjën Adelina Rista.

Adelina Rista – Ju falënderoj për paraqitjen dhe ju uroj suksese në krye të këtij

institucioni!

Page 5: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

5

Unë nuk kam pyetje, por dua të them se ne, si komision, duhet t’i japim mbështetjen

njëzëri Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Ne këtu dëgjuam përfaqësuesit e RTSH-së dhe ATSH-së dhe pamë se të dyja

institucionet përpiqen për rinovimin e teknologjisë. Kuptohet që përpjekjeve të institucionit për

rinovimin e teknologjisë, digjitalizimin e arkivës fotografike apo buletineve nuk u përgjigjet

buxheti dhe përpjekjet e institucionit për investime serioze duhet të shkojnë paralelisht me

mbështetjen buxhetore. Prandaj unë them që ne duhet të përpiqemi së bashku që të japim

mbështetjen tone, për të arritur diçka më tepër sesa kanë parashikuar në buxhet. Ndoshta jo aq

sa kërkojnë ata, por një shifër sado e vogël është ndihmë për institucionin.

Faleminderit!

Ismet Beqiraj – Faleminderit!

Unë dua të bëj një koment. Drejtoresha, falë eksperiencës së saj në fushën e gazetarisë,

me shumë delikatesë dhe elegancë shtroi problemet, por brenda tyre edhe kërkesat.

Dua të bëj një pyetje. Ju me të drejtë e shtroni si shqetësim digjitalizimin e gati 200

mijë fotove, si dhe problemin e buletineve të shumë dekadave, ku brenda është kujtesa, thesari

historik i një periudhe shumë të gjatë të kombit tonë, por e latë pak evazive. Sigurisht që

dëshirën, vullnetin dhe mbështetjen e këtij komisioni e keni, por, kur diskutohet, duhet të

diskutoni në terma konkretë. Konkretisht, sa janë nevojat për digjitalizimin, qoftë të arkivit

fotografik, qoftë të buletineve, qoftë arkivit të buletineve të brendshme dhe të jashtme. Sa është

nevoja për investime dhe në cilat drejtime do t’i bëni? Sinqerisht, i thashë edhe kolegut, kur

diskutohen 1 milion lekë të rinj pa u zhveshur TVSH-ja, është qesharake.

Armela Imeraj – Më vjen keq, aq është!

Milva Ekonomi – Kam edhe unë një pyetje. Natyrisht, e vlerësojmë shumë punën që

keni bërë ju këtë vit, madje edhe ne e kemi vënë re se ATSH-ja është bërë si brand. Ndërkohë,

edhe mbulimet mediatike që keni bërë nëpër qytetet e Shqipërisë kanë qenë të plota. Dua t’ju

falënderoj, sepse herë pas here ndiqet edhe komisioni ynë! Vazhdimisht kemi lajme të

aktiviteteve të komisionit tone, që i referon ATSH-ja.

Në fakt, pyetja që unë kam është: a keni ju mundësi që të punoni me donatorë? Ne

kemi disa nga institucionet tona të varësisë, që lidhen me fushën e medies, si: Radiotelevizioni

Shqiptar, AMA apo, edhe në raste të tjera, ka disa projekte në kuadrin e Bashkimit Europian

apo në kuadrin e rrjeteve të bashkëpunimit, që institucionet tona, të cilat janë përgjegjëse për

fushën e medieve, mund të marrin njëlloj financimi. Për shembull, digjitalizimi në RTSH po

ndihmohet edhe nga një buxhet zviceran, sikurse po financohet trajnimi nga disa fonde të

OSBE-së për stafin e gazetarisë që do të rrijë te dhoma mediatike. Kështu që, a ka ndonjë shans

Page 6: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

6

të këtij lloji te ju? A mund të bëjë diçka komisioni për të stimuluar hartën e bashkëpunimit të

organizatave ndërkombëtare me ATSH-në?

Armela Imeraj - Së pari, ju falënderoj të gjithëve për fjalët e mira, sepse, sigurisht,

më vjen mirë, më përkëdhelet edhe sedra, por jo vetëm mua, gjithë stafit të institucionit, sepse

askush nuk e bën dot punën vetëm, ne të gjithë punojmë së bashku. Ajo që kam tentuar që nga

fillimi është që të punojmë në ekipi. Pavarësisht hierarkisë apo pozicionit të gjithsecilit, ne jemi

të gjithë bashkë dhe punojmë të gjithë bashkë për të mbajtur këtë institucion dhe për ta rritur

këtë institucion.

Për sa i përket pyetjes së deputetit, është e vërtetë që ne kemi bërë një preventiv. Ne

nuk kemi ekspertizën e duhur brenda institucionit për të bërë një preventiv për sa i përket

digjitalizimit, sepse asnjëri nga ne nuk është specialist. Kështu që u jemi drejtuar miqësisht

palëve të treta, që nuk kanë lidhje fare me institucionin, u kemi kërkuar disa institucioneve apo

OJF-ve që janë marrë me procese të ngjashme, duke pasur parasysh, për shembull, Bibliotekën

Kombëtare, duke parë se si zonja që drejton bibliotekën një pjesë të librave të fondit të saj e ka

digjitalizuar. Sigurisht, nëpërmjet saj kam kërkuar që të bëj një preventiv paraprak, për të ditur

se ku jemi dhe sa mundësi kemi. Patjetër, është një shifër vetëm për arkivën e fotove, nga

institucionet që kanë bashkëvepruar me Bibliotekën Kombëtare dhe vetëm për arkivën e fotove

shifra shkon në 70 mijë euro. Mua nuk më duket shumë, më duket një shifër e papërfillshme

për të ruajtur një pasuri kombëtare. Megjithatë, personalisht nuk e kam lënë vetëm te buxheti i

shtetit, sepse e njoh buxhetin e shtetit, sepse kam vite në administratë, por u jam drejtuar disa

ambasadave të ndryshme dhe përkrahje kam gjetur nga ambasada e Iranit. Kam menduar që

njëherë për njëherë ta lë këtë projekt dhe ta shtroj te ju këtë kërkesë, sepse aty do të jetë arkiva

jonë dhe duke menduar se është arkiva jonë, është mirë që të mos ketë akses një shtet tjetër në

momentin që ka një pasuri fotografike, që pothuajse është e paeksploruar. Unë nuk dua që të

futen shtete të tjera. Fillimisht e nisa duke kërkuar ndihmë nëpër institucionet që mbështesin

institucionet shqiptare, por e pashë që ishte e pamundur.

Për sa i përket western balkans fund, që është në Shqipëri, ata kanë dashamirësinë për

të mbështetur, por në projekte rajonale. Edhe aty kam trokitur, pavarësisht buxhetit. Në fund të

fundit, çdo njeri kur merr përsipër të kryejë një detyrë, do ta kryejë sa më mirë të jetë e mundur,

100% është e pamundur, por të paktën të realizojë diçka. Kështu që, unë nuk është se nuk kam

trokitur, edhe aty kam trokitur; i vetmi kusht që ata kanë vënë është për projekte rajonale.

Domethënë, ata mbështesin projekte të 6 vendeve bashkë të Ballkanit Perëndimor. Kjo mund

të jetë një incentivë që më ndez një llambë mua për të bërë një projekt të përbashkët me

agjencitë e Ballkanit Perëndimor, por nuk më ndihmon për atë që është themelore për këtë

Page 7: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

7

pjesë. Nuk desha të përmendja shifra, sepse në këtë komision ju keni dëgjuar miliarda dhe kur

flas me këto shifra, më duken shumë minore, prandaj nuk i përmenda që në fillim.

Milva Ekonomi – Megjithatë, shifra që ju propozuat për shtesë, pa dyshim që është

marrë shënim. Ne, si komision, duke u nisur nga procedurat që ka komisioni dhe kërkesat që

ka ligji, pra, sipas procedurave parlamentare, përpiqemi të dëgjojmë çdo institucion për nevojën

që ka. Janë mbajtur të gjitha gjërat shënim dhe si komision kemi detyrimin ligjor që t’i

paraqesim kërkesat që vijnë nga institucionet e varësisë te Komisioni i Ekonomisë. Kështu që,

ne këtë procedurë jemi duke e ndjekur me shumë kujdes. Natyrisht, do ta shënojmë kërkesën

që keni ju, sepse ju e dëgjuat edhe nga ana e kolegëve deputetë në komision, se kërkesa për të

mbështetur digjitalizimin e ATSH-së është një kërkesë që ka logjikë dhe ka kuptim, për të

arritur në rezultate më të larta në punë, sepse çështja nuk është vetëm të krijosh arkivin, por

unë besoj se ju do të performoni edhe më mirë duke i pasur gjërat digjitale.

A keni pyetja të tjera për t’i bërë Agjencisë?

Urdhëroni!

Almira Xhembulla – Faleminderit, zonja kryetare!

E ndiej si detyrim që të them se ndihem jashtëzakonisht mirë që kemi një hapësirë siç

është Agjencia Telegrafike Shqiptare, e cila me thënë të drejtën, e përcjell vazhdimisht, ndryshe

nga disa hapësira të tjera mediatike, gjithmonë ka një sy dhe një vesh për sa u përket çështjeve

dhe temave që lidhen me interesin direkt të qytetarëve, që lidhen me çështjet e zhvillimit, me

çështjet, siç janë skupet apo janë gjëra që disa medie u shkojnë pas si lajme. Dua të them se

shpeshherë ne aty shikojmë gjëra që lidhen edhe me ne, si përfaqësues, si deputetë, që në

njëfarë mënyre duhet ta përcjellim si lajm dhe jo gjithmonë e gjejmë këtë hapësirë te mediet,

të cilat zakonisht janë të orientuara ndoshta me çështjet e ditës, por që lidhen edhe me gjëra që

janë jo shumë thelbësore për interesat e qytetarëve. Në këtë aspekt, dua t’ju falënderoj për këtë

hapësirë që krijoni, për të gjithë mundësinë dhe informacionin që jepni, që lidhet jo vetëm me

lajmin e ditës, por edhe me informacionet që lidhen me skemat mbështetëse në sektorë të

ndryshëm zhvillimorë në projekte të ndryshme që investohen në Shqipëri dhe e shikoj si një

mundësi shumë të mirë këtë gjë. Prandaj, ju falënderoj, se jeni një sy dhe një vesh shumë i

vëmendshëm ndaj këtyre temave!

Ndërkohë, ju Armela e theksuat që shpresoni të bëni edhe një tip aktiviteti dhe

konference që lidhet me “fake news”. Si e shikoni veten përballë disa medieve? A e ndieni që

presioni i kësaj çështjeje është shumë relevant në Shqipëri? A ka pasur situata ku ju jeni ndier

në drejtime të ndryshme me disa medie për sa u përket këtyre lloj lajmeve, qoftë edhe çështje

të mbulimit mediatik, siç ishte rasti i Kaciasit dhe shumë çështje sensitive, si puna e këtij rasti?

Page 8: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

8

Armela Imeraj – E kam të qartë pyetjen tuaj. Në fakt, deri në njëfarë mase kam

dashur ta ç’politizoj Agjencinë, sepse duke qenë një Agjenci zyrtare, është fytyra e vendit tonë

dhe duke qenë si e tillë, duke u marrë Agjencia që në krye të saj vetëm me lajme politike dhe

me politikën e ditës, mendoj se nuk i shërben publikut dhe misionit që ka Agjencia. Kështu

që, jam përpjekur që Agjencia të ketë një fytyrë tjetër, kryesisht të orientuar ndaj ekonomisë,

të orientuar ndaj politikave fiskale, shifrave që jep INSTAT-i, duke zbërthyer atë çka të tjerët

nuk e konsiderojmë në një news, sepse një lajm i mirë nuk është lajm. Megjithatë, ne jemi

përpjekur që edhe ai lajm i mirë, të jetë lajm. Shikoj se ka interes, sidomos media sociale është

shumë e thjeshtë, mund ta shikosh se si përhapet dhe bëhet viral një lajm i tillë, sidomos lajmet

për sa i përket turizmit kanë shumë impakt.

Për sa i përket “fake news”, patjetër që është një fenomen që po përballet gjithandej,

nuk është vetëm shqetësim në Shqipëri. Domethënë, ne kemi “fake news-e” lokale që janë

tonat, por ndërkohë ka edhe lajme të prodhuara keq apo qëllimshëm keq, por është një problem

evropian, nuk është një problem vetëm yni. Prandaj kemi vendosur të bëjmë këtë lloj

konference, me të gjithë drejtuesit më të rëndësishme të agjencive europiane të lajmeve, pasi

të gjithë kanë të njëjtin problem me përballjen e “fake news”.

Duke u nisur nga eksperienca personale, mund të them se sot është një trend, por ajo

që kam vënë re, edhe për shkak të zhvillimit shumë të shpejt të medies në Shqipëri, hapja e

mijëra televizioneve ka qenë një trend, sidomos vitet ’97-’99, ngritja e shumë televizioneve

ka qenë një bum, ashtu siç u ngritën shumë gazeta, ashtu siç u ngritën shumë radio. Edhe në

atë periudhë ishte një stuhi për medien serioze për të qëndruar në këmbë.

Për sa u përket televizioneve të shumta lokale dhe jolokale që u hapën, sot stuhia ka

kaluar dhe kanë mbetur në këmbë mediat serioze.

Për sa i përket “fake neps-it”, që prodhojnë portalet e pafundme, do të vijë koha, pasi

publiku është interesuar për të mësuar thjeshtësisht të vërtetën. Shumë shpejt do të kalojë kjo

stuhi dhe ky lloj trendi, dhe njerëzit do të jenë më të orientuar dhe më të qartë se kush prodhon

“fake news” dhe kush nuk prodhon “fake news” dhe do të jenë më të orientuar drejt atij lajmi

që kërkojnë. Me kënaqësi mund të them se sot numri i klikëve në ATSH gjatë një viti mund të

jetë rritur edhe me 300%, ky 300% nuk është ndonjë rritje e jashtëzakonshme në vlerë absolute,

por ka arritur në nivelin mirë, sepse ende ka gjëra për të bërë.

Për sa u përket lajmeve, jemi shumë të kujdesshëm për lajmet, asnjëherë nuk

publikojmë lajme pa burimin përkatës, sepse, në fund të fundit, ky është roli i një agjencie

zyrtare. Për shembull, rasti që ndodhi në Bulerat, ne gjithmonë përpiqemi që të jemi shumë të

kujdesshëm. Më mirë rriskojmë në kohë se sa të riskojmë në vërtetësi.

Page 9: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

9

Për shembull, mund t’ju them rastin e dorëheqjes së ministrit të jashtëm grek Kocias.

Sigurisht, për shkak të rëndësisë që ka sot Greqia në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ky

ishte një lajm shumë i rëndësishëm. Mirëpo u raportua fillimisht nga disa gazeta online, si

‘Kathimerini” etj., sikur ministri dha dorëheqjen, por Kryeministri nuk e pranoi. Ishte diskutim

i madh në redaksi, sepse të gjithë po e jepnin që e kishte dhënë dorëheqjen, por Kryeministri

Cipras nuk e kishte pranuar. Pra tendenca ishte për ta publikuar një lajm të tillë, sepse e kishte

thënë një nga gazetat më të mëdha greke. Meqenëse kemi edhe marrëveshje me agjencinë

zyrtare të lajmeve në Greqi, thamë: jo, deri në momentin që ata do ta japin zyrtarisht çfarë ka

ndodhur ne, si agjenci, nuk duhet të funksionojmë si portal, por si agjenci zyrtare e shtetit,

sepse nuk është kollaj ta japë agjencia zyrtare, sepse mund të merret edhe provokim, futje

hundësh apo gjëra të kësaj natyre. Dua të them se vërtet ndonjëherë mund të riskojmë në kohë,

por “fake news” jemi shumë të kujdesshëm të mos japim.

Milva Ekonomi – Zoti Ulqini, keni fjalën.

Kërkoj të menaxhojmë mirë kohën, se kemi edhe dëgjesa të tjera.

Musa Ulqini – Faleminderit, zonja kryetar!

Fjala ime do të jetë shumë e shkurtër. E para mendoj se nuk është shumë e lehtë dhe

më duhet të them se ju keni bërë një gjë shumë serioze, sepse e keni nxjerrë ATSH-në nga një

institucion gati anonim në një brand, siç thoni ju, sepse trashëgimia komuniste dhe braktisja

gjatë këtyre viteve të tranzicionit e kishin kthyer ATSH-në në një gjë që nuk po i vë emër.

Mendoj se për shkak të punës së mirë që është bërë aty, dhe më vështirësi, kjo falë edhe

përvojës suaj, unë e kam theksuar në takimin e parë që kemi bërë këtu, se sot jeni kthyer në

treg në një model të informimit. Nga modeli i propagandës për 50 vjet, të ktheheni në një model

të informimit, mendoj se është një arritje dhe duhen jo vetëm këto 70 mijë eurot që thoni, por

shumë më tepër. Megjithatë, duke njohur aftësitë tuaja dhe lidhjet që keni në të gjitha drejtimet,

pa krijuar asnjë keqkuptim, unë kam shumë pretendime për ju dhe mendoj se ju duhet të

siguroni edhe më shumë mundësi për ta financuar ATSH-në dhe rasti më i mirë është kjo

konferenca, sepse aty ka agjenci shumë të mëdha dhe ato mund të ofrojnë shumë gjëra të mira

për ju.

E fundit fare, mendoj se, edhe në funksion të kësaj që ne po diskutojmë sot, ka ardhur

koha që ne përfundimisht të kemi një status të ri ligjor për ATSH-në. Mund të thoni nëse ka

një nismë për të bërë diçka e tillë, sepse ky status krijon mundësi që ATSH-ja të përfitojë edhe

më shumë fonde dhe, kur do të bëhet ky ligj, pra, të mos menaxhohet ATSH-ja me një VKM

të viteve “50, por të krijohet një mundësi për të thithur sa më shumë mbështetje?

Faleminderit!

Page 10: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

10

Armela Imeraj – Zoti Ulqini, që ditën e parë kur jam ulur në zyrë, kam kërkuar të di

se çfarë ndodh me ATSH-në, pra se cili është statusi i saj juridik, cili është buxheti dhe çfarë

fondesh janë shpenzua. Jam habitur kur pashë se ATSH-ja funksiononte me një dekret të vitit

1954. Nuk gënjej nëse them se ambicia është të bëj një ligj të ri, por, duke folur fare hapur, për

shkak të eksperiencës, të CV-së sime dhe shikimit personal, ashtu siç u vu re në mbledhjen e

parë të komisionit, pati një mosbesim absolut nga ana opozitës, jam rezervuar të vazhdoj punën

për një ligj të ri. Nuk kam ndenjur, por kam marrë shumë modele. Më ka pëlqyer modeli se si

funksionon agjencia portugeze e lajmeve “Lusa”, e cila është shumë e madhe dhe është shtrirë

në të gjithë Europën. Kam parë modelin e AFP-së, e cila një të tretën e buxhetit e ka marrë nga

buxheti i shtetit. Kam parë modelin grek, por më tepër jam orientuar drejt këtyre modeleve më

perëndimore, le të themi. Megjithatë, kam menduar që koha do ta sjellë nevojën për një gjë të

tillë.

Milva Ekonomi – Faleminderit shumë!

Ne do t’ju mbështesim, siç e dëgjuat, dhe do të paraqesim kërkesën tonë pranë

komisionit. Ju uroj një vit të mbarë pune dhe të suksesshëm, siç e patët deri më sot! Ndërkohë,

edhe për konferencën europiane që do të organizoni në Tiranë, suksese!

Armela Imeraj – Jeni të mirëpritur! Gjithsesi, ftesa vjen zyrtarisht.

Ju falënderoj shumë!

Mbyllet pjesa e parë e rendit të ditës

Page 11: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

11

KUVENDI

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

PROCESVERBAL

Tiranë, më 13.11.2018, ora 10:30

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – zëvendëskryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

2.Seancë dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2019”

me Federatën e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe me Sindikatën e Pavarur

të Arsimtarëve.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Musa Ulqini, Almira Xhembulla, Adelina Rista, Fadil

Nasufi, Ismet Beqiraj, Fatmir Velaj, Bujar Çela dhe Besnik Baraj (zëvendësues).

Mungojnë:

Vilma Bello, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Romeo Gurakuqi, Valentina

Duka, Shezai Rrokaj, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.

Të ftuar:

Arjan Dyrmishi- Kryetar i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës së

Shqipërisë,

Novruz Kaptelli- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimtarëve,

Eridana Zoto - përgjegjëse në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit në Ministrinë e

Financava dhe Ekonomisë,

Enkeleda Kuçi – përgjegjëse sektori në Ministrinë e Financava dhe Ekonomisë,

Ina Dhaskali – përgjegjëse sektori në Ministrinë e Financava dhe Ekonomisë,

Brunilda Muka – specialiste në Ministrinë e Financava dhe Ekonomisë,

Luljeta Krasta – përgjegjëse sektori në Ministrinë e Financava dhe Ekonomisë,

Page 12: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

12

Florian Nurçe - përgjegjës në Sektorin e Buxhetit në Drejtorinë e Buxhetit dhe

Menaxhimit Financiar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,

Vijon pjesa e dytë e rendit të ditës

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Ne, siç e do procedura e diskutimit të ligjit të buxhetit, duke u nisur edhe nga

eksperienca që ka ky komision, kemi menduar që diskutimi me sindikatat dhe me shoqërinë

civile është një pjesë shumë e rëndësishme e hartimit të projektbuxhetit. Besoj se jeni njohur

me dokumentin e projektbuxhetit për vitin 2019 jo vetëm për arsimin, por edhe për të tjerat,

sepse ai është një dokument online dhe besoj se e keni lexuar me shumë kujdes edhe atë. Një

nga gjërat e rëndësishme që unë doja t’ju thosha për projektbuxhetin e vitit 2019 lidhet me

vështrimin e përgjithshëm makroekonomik që ofron projektbuxheti, përpara se të bëhet hartimi

i projektbuxheteve specifike sipas fushave, që lidhet me situatën e të ardhurave dhe

shpenzimeve që ka parashikuar vendi. Këtë e shikon në kuadër të dy faktorëve të rëndësishëm,

që është rritja ekonomike, ku përfshihet edhe shkalla e papunësisë që do të ketë vendi. Rritja

ekonomike parashikohet në normën 4,3%, ndërsa shkalla e papunësisë parashikohet të arrijë

në normën 12%. Nga ana tjetër, shikohet edhe deficiti buxhetor i krijuar dhe ai që parashikohet

për vitin 2019.

Ndërkohë, politikat fiskale të vitit parashikohet të jenë të tilla që të ulin informalitetin

dhe të rrisin bazën e tatimpaguesve. Përveç kësaj, ka edhe një çështje tjetër të rëndësishme që

besoj se duhet ta keni dhe që lidhet me rritjen e pagave në disa sektorë që kanë shumë të

punësuar. Meqenëse ne jemi komision përgjegjës për sektorin e arsimit, kemi parë me kujdes

rritjen që do të ketë paga në sektorin e arsimit. Paga e punonjësve të arsimit që përfitojnë shtesë

page deri në masën 7% është 35 mijë e 793 për stafin mësimor me një fond vjetor prej 1,4

miliardë lekë.

Ndërkohë, në shërbimin shëndetësor gjëja më e rëndësishme që ofrohet në këtë

projektbuxhet është bonusi i bebeve, i cili ka të bëjë me pagesën që jepet për çdo lindje, të parë,

të dytë dhe të tretë, por edhe më shumë, dhe lidhet më dy faktorë të rëndësishëm: me situatën

e familjeve shqiptare dhe me iniciativat që ka marrë shteti shqiptar për sa i takon plakjes së

Page 13: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

13

popullsisë dhe promovimit të lindjes së bebeve për çdo nënë që është në moshë fertile. Kështu,

duke e parë në këtë këndvështrim projektbuxhetin, edhe për ju do të ketë qenë e rëndësishme

të shikoni se si vjen projektbuxheti i sektorit të arsimit dhe kulturës, për të cilat ky komision

është përgjegjës.

Ne bëmë një dëgjesë edhe me Ministrinë e Arsimit dhe me Ministrinë e Kulturës për

buxhetin. Vumë re se objektiv 5% i GDP-së për arsimin është një objektiv që tentohet, por nuk

është realizuar. Objektivi i Ministrisë së Kulturës për këtë vit është një objektiv që ka të bëjë

me faktin se investimet që janë bërë në fushën e kulturës, si shtimi i muzeve apo restaurimi i

kalave dhe i qendrave të tjera të trashëgimisë kulturore të ketë mundësi të mbahet, në mënyrë

që ato të bëhen burime atraktive vizitorësh dhe të ardhurash.

Ne bëmë një dëgjesë edhe për arsimin e lartë. Dëgjuam edhe universitetet shqiptare

dhe pamë nevojën që ato kanë për buxhet, për mënyrën se si mekanizmat buxhetorë ndihmojnë

që ato të kryejnë detyrën. Kështu, mbi bazën e këtyre informacioneve, do të kishim nevojë që

edhe ju të bënit një shpjegim se çfarë mendoni për këtë buxhet. Unë dua t’ju falënderoj, sepse

jo të gjithë ju, por një pjesë juaja e kanë sjellë materialin me shkrim, por fjala juaj do të

regjistrohet dhe do ta kemi të shkruar për çdo gjë do të na duhet në të ardhmen lidhur me këto

procedura parlamentare që ne kemi për buxhetin e vitit 2019.

Novruz Kaptelli – E falënderojmë parlamentin që e respekton dhe e dëgjon fjalën

tonë! Dua t’ju japim edhe një lajm të mirë, se është i pari vit që Ministria e Arsimit i ka ftuar

të dyja sindikatat partnere, Federatën e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë dhe

Sindikatën e Pavarur të Arsimtarëve, për të dhënë mendime lidhur me projektbuxhetin e vitit

2019 për arsimin. Ishte një vlerësim që Ministria e Arsimit bëri këtë vit për të dyja sindikatat

partnere dhe nënshkruese të kontratës kolektive, por edhe për organizatat e ndryshme

joqeveritare. Ne kemi sjellë me shkrim diçka, por po e lexoj.

E nderuar kryetare,

Të nderuar deputetë,

Së pari, ju falënderoj për mundësinë që na dhatë, duke na ftuar për të dhënë mendimet

tona për projektbuxhetin e arsimit për vitin 2019! Për herë të parë këto vitet e fundit MASR-ja

para pak ditësh na ftoi për të dhënë mendimet tona si partnerë socialë lidhur me projektbuxhetin

e arsimit për vitin 2019. Buxheti i ulët, mungesa e investimeve publike në arsim dhe shpenzimet

e pamjaftueshme të qeverisë për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës vijojnë të lënë ende pa u

arsimuar një pjesë jo të vogël të fëmijëve. Nga 470 fëmijë në arsimin parauniversitar, rreth 7

mijë në të gjithë vendin nuk shkojnë në shkollë për arsye nga më të ndryshmet, ku më kryesorja

është gjendja e vështirë ekonomike, e cila i detyron të braktisin shkollën e të punojnë. Nga

Page 14: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

14

statistikat që disponojmë më të shumtët në numër na rezultojnë fëmijët e komuniteteve rome

dhe egjiptiane.

Me të gjitha kërkesat e përvitshme të SAPSH-it për rritjen e buxhetit për arsimin nga

afërsisht 3% që është sot në 5% të GDP-së dhe dhënien e librave falas për arsimin e

detyrueshëm, për herë të parë këtë vit shkollor rreth 190 mijë nxënës në arsimin parauniversitar,

me rreth 650 milionë lekë të rinj, midis të cilëve nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt, i

morën librat në përdorim pa paguar, por edhe këta vëmendjen kryesore gjatë vitit mësimor

duhet ta kenë te mirëmbajtja e teksteve, pasi në të kundërt duhet t’i paguajnë, për më keq që

librave të klasave të tjera këtë vit u është dyfishuar çmimi. Në arsimin e mesëm të përgjithshëm

dhe profesional të gjithë nxënësit romë, egjiptianë dhe ata me aftësi të kufizuara nuk i marrin

tekstet falas, edhe pse pjesa më e madhe e familjeve të tyre jetojnë nën minimumin jetik të

varfërisë. Mospajisja me tekste shkollore falas e këtyre nxënësve ndikon drejtpërsëdrejti në

mosndjekjen rregullisht të shkollës, braktisjen e saj dhe një sërë fenomenesh të tjera, ku një

pjesë e tyre i fut në rrugën e krimit. Buxheti i ulët dhe mungesa e investimeve në arsim e rendit

Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë për arritjet e nxënësve krahasuar me vendet e

OECD-së. Një numër i madh institucionesh arsimore, shkollat nuk ofrojnë shërbimet e

domosdoshme për fëmijët. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, 50% e shkollave në vend

nuk kanë ujë të pijshëm dhe mbi 60% e tyre nuk kanë kushte higjiene të përshtatshme për

arsimimin e fëmijëve.

Me të gjitha ndërhyrjet nga qeveria dhe nga Ministria e Arsimit për të dyfishuar

numrin e mësuesve, për të cilën ne e kemi falënderuar dhe e kemi përgëzuar që u bë këtë vit,

pjesa më e madhe e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk përfituan nga kjo masë mbështetëse,

pasi mbi 60% e shkollave nuk janë të aksesueshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë mbështet reformat për rritjen e cilësisë së

mësimdhëniës, por ne mendojmë se rritja e mësimdhënies është e lidhur ngushtë me rritjen e

pagës dhe përmirësimin e kushteve të punës së mësuesve. Mësuesit sakrifikojnë duke udhëtuar

për orë të tëra në zona të largëta dhe në disa rrethe, si në Elbasan etj., të cilët për mungesë

fondesh kanë që nga muaji prill pa u paguar shpenzimet e transportit, megjithëse ato janë të

parashikuara në buxhet dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave. Për ne është e pakuptimtë të

pretendohet dhe të propagandohet arsim cilësor nëse nuk rrit buxhetin për arsimin.

Prandaj edhe për këtë vit kërkesa jonë kryesore është ajo që kemi shtruar për disa vjet

me radhë: rritja e buxhetit për arsimin deri në 5% të GDP-së. Sipas treguesve të ekonomisë

dhe statistikave të INSTAT-it inflacioni çdo vit rritet me 2,4%, ndërsa pagat gjatë 5 vjetëve

janë rritur vetëm 1 herë në prag të votimeve, një rritje që është më e ulët se rritja e inflacionit

Page 15: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

15

për të 5 vjetët. Më keq akoma edhe pse ka kaluar më tepër se një vit e gjysmë rreth 4 mijë

mësues me arsim të mesëm pedagogjik me më shumë se 25 vjet punë në arsim, të punësuar në

8 DARZA si në Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Has, Mallakastër e të tjerë, jo vetëm që nuk

morën rritje page, por që nga hyrja në fuqi e VKM-së nr.175 “Për rritjen e pagave” marrin

200-300 lekë më pak çdo muaj për të njëjtën punë që kryenin edhe më parë. Dikujt prej jush

mund t’i duket e çuditshme dhe e pabesueshme kjo që sapo thashë, sepse jeni shkëputur nga

arsimi, por nëse ka ndonjë prej rretheve që sapo përmenda, fare thjesht mund ta vërtetojë këtë

gjë në moment, duke pyetur drejtuesit e institucioneve arsimore vendore ose çdo mësues të

kësaj kategorie të rrethit të tij.

Unë çuditem se si në 30 DARZA ky probleme, pas këmbënguljes së...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ismet Beqiraj - Për procedurë. Ne materialin e kemi parë, e kemi lexuar. A mund të

përqendroheni te projektbuxheti?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Pra, për procedurë, në mënyrë që ju të na thoni gjëra të koncentruara, për kërkesat

tuaja, pasi materialin e kemi.

Milva Ekonomi – Të lutem dhe pak dhe mbaron.

Novruz Kaptelli - Të mos luhet...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Por është realitet. Çfarë po politizoj?

Milva Ekonomi- Të lutem, zgjedhjet janë në vitin 2021!

Novruz Kaptelli - U premtua rritje e pagave në korrik.

Milva Ekonomi- Zgjedhjet janë në vitin 2021, ndërsa pagat do të rriten në vitin

2019.

Novruz Kaptelli - A dini pse e them këtë? E tërheq, nuk ka asnjë problem, por

mendoj se ne jemi mësues dhe arsimi duhet t’ju dhëmbë të gjithëve.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Unë po flas për pagat e mësuesve që u premtuan se do të rriteshin në muajin korrik

dhe nuk u rritën.

Adelina Rista - Po ju respektojmë, po ju dëgjojmë.

Novruz Kaptelli- Ju faleminderit shumë!

Edhe po nuk na dëgjuat, nuk bëhet ndonjë gjë e madhe. Unë nuk jam këtu në emrin

tim personal.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 16: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

16

Zonjë, nuk po bëj politikë, po ju kërkojmë edhe juve ndihmë, që të mos ndodhë që

mësuesi të trajtohet njëlloj si ata që u jepet një thes miell një ditë para votimeve.

Milva Ekonomi- Ju lutem!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të mbarojë zotëria!

Nuk është politizim? Ai thotë “në prag të zgjedhjeve”. Çfarë zgjedhjesh ka në vitin

2019?

Do t’ju them vetëm diçka: kur flisni për pagat, ato janë një element i rëndësishëm

që shikohet në tërësinë e tyre. Bashkë me rritjen e pagave, ka edhe ulje të tatimit mbi të ardhurat

personale dhe shtresa që e përfiton më shumë është ajo e mësuesve dhe e infermierëve.

Meqë jeni sindikatë, gjëja kryesore që kanë sindikatat është negocimi i pagës. Është

i njëanshëm informacioni, sepse duhet të flisni edhe për uljen e tatimeve. Është detyrë juaja

funksionale, që ta kuptoni strukturën e pagës.

Novruz Kaptelli - Ne po flasim për paga më të larta dhe për rritje të pagave për vitin

që vjen.

Milva Ekonomi – Është e rëndësishme në detyrën që keni.

Novruz Kaptelli - Dakord.

Ne kërkojmë që të parashikohet në buxhetin e vitit 2019 rritja e pagave jo më pak

se 10% në vit. Të parashikohet në buxhet indeksimi i inflacionit që nuk bëhet. Ne kërkojmë të

parashikohet në buxhet dhënia e shpërblimit prej 10 mijë lekësh në fund të vitit. Të zbatohet

VKM-ja nr.68, datë 07.02.2018 që nuk po e lexoj, e cila qartëson se për të gjitha institucionet

që nuk kanë mundësi, t’u ofrohet një vakt ushqimor falas, t’ua konvertojnë atë në 300 lekë në

ditë për një vakt ushqimor dhe 500 lekë për dy vakte. Meqenëse kjo VKM ka hyrë në fuqi që

në shkurt, të planifikohet dhe ne kërkojmë mbështetjen tuaj që të futet në buxhetin e arsimit

për vitin 2019 që mësuesit ta marrin këtë gjë.

Tani një pjesë e konsiderueshme e shkollave po qëndrojnë gjatë, për bërjen e detyrave

në klasë dhe për punë të tjera, si për shembull shkolla qendër komunitare e të tjera.

Trajnimi i mësuesve duhet të jetë falas. Nëse MASR-ja nuk është në gjendje që të

trajnojë mësuesi falas, ashtu siç parashikohet në ligj, le të bëjmë atë që bën shteti fqinj Italia

që u jep plus në pagë edhe paratë e nevojshme për trajnim për çdo mësues. Fondet e

planifikuara në buxhet për trajnimin e mësuesve për vitin 2019 janë 60- 70 milionë lekë në

vit, ato janë të pamjaftueshme dhe nuk i përgjigjen zbatimit të nenit 58, të ligjit nr.69/2012 që

thotë: “Jo më pak se 3 ditë trajnime në vit”, pasi për mësues i takojnë rreth 19 mijë lekë në

vit. Po të pjesëtohet fondi i planifikuar për vitin 2019 me numrin e mësuesve që janë në

Page 17: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

17

arsimin parauniversitar i bie 1900 lekë të rinj. Kjo është e pamjaftueshme për trajnimin e

mësuesve me metodat bashkëkohore që të renditemi njëlloj, të paktën me vendet e rajonit.

Të parashikohen në buxhet shpenzimet për pajisjen e të gjithë mësuesve me

kompjuter personal laptop nga MASR-ja. Dikush kur e kam lexuar këtë më parë ka thënë:

“Çfarë kërkon ky?”, por e kanë bërë shtete të vogla, fqinjët tanë, si Maqedonia prej disa vjetësh.

Ka më se 10 vjet, pa i trajnuar mësuesit, pa i pajisur me pajisjet bashkëkohore, që

t’u shërbejnë jo vetëm punëdhënësit, por edhe prindërve. Në shtëpi nuk mund të kërkojmë

dhe të pretendojmë një arsim cilësor.

Jemi në kohë, le të mblidhet qeveria, e kam për arsimin profesional, një nga problemet

shqetësuese të këtyre viteve të fundit, është arsimi profesional. Ai ka mbetur vërtet rrugëve. Ne

e kundërshtuam kalimin e tij te Ministria e Punës, por, për fat të keq, tashmë jemi ndoshta i

vetmi vend pa Ministrinë e Punës dhe arsimi profesional ka kaluar te Ministria e Financave.

Ne mendojmë se nuk i shërben cilësisë së arsimit shpërndarja e tij në disa ministri dhe atij

parashkollor në të gjitha bashkitë. Përvojat e atyre pak shteteve që e kanë praktikuar këtë

kanë treguar se nuk i shërben rritjes së cilësisë së arsimit. Ne për këtë kemi kontaktet tona

me sindikatat homologe të Kroacisë, që na thonë vazhdimisht: këmbëngulni, bëhuni

barrikadë që të mos bëhet kjo gjë.

Vetë do ta provojmë të gjithë, nëse do të vazhdojë kjo, cilësia e arsimit do vijë duke

rënë, sepse aq personel kanë bashkitë. Qoftë bashkitë e majta, qoftë ato të djathta ngarkojnë

një person me arsimin që në të shumtën e rasteve është një person që mbështet ose i afërm i

kryetarit. Në rastin konkret edhe për arsimin profesional, duke kaluar nga Ministria e Punës,

te Ministria e Financës, nuk ka më atë vëmendje dhe kontroll që ka ministria që është

specifike, për atë punë që është Ministria e Arsimit.

Pra, jemi në kohë, le të mblidhet qeveria dhe le të kalojë arsimi profesional aty ku e

ka vendin te Ministria e Arsimit para miratimit të këtij buxheti, me qëllim që buxheti i vitit

2019 për arsimin profesional të kalojë në MASR. Kaloni rininë dhe sportin në ministritë e tjera

dhe gruponi arsimin te ministria e tij.

Shpesh dëgjojmë për arritje në arsimin profesional. Ne vërejmë se është rritur numri

i nxënësve, por numri i mësuesve në arsimin profesional është po ai i disa viteve më parë. Pa

rritur buxhetin e arsimit profesional, nuk mund të pretendojmë për rritjen e tij dhe as t’u

afrohemi në përqindje vendeve të rajonit, as Kosovës.

Ministria e Arsimit, ju dhe ne jemi përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi

sot, ku mijëra nxënës, pjesa më e madhe me mundësi financiare i janë larguar arsimit publik

dhe studiojnë në shkolla private. Mijëra të tjerë largohen çdo vit për të studiuar jashtë shtetit.

Page 18: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

18

Ky është matësi real i rezultatit të reformave në arsim, që duhet të na shqetësojë dhe të na

preokupojë të gjithëve. Ajo që kemi në dorë është të kërkojmë fort më shumë fonde dhe

përgjegjshmëri për të përmirësuar gjendjen në arsim. Ajo që ju keni në dorë është që të mos

pranoni të miratohet një buxhet që nuk përmbush nevojat për arsim cilësor dhe mësimdhënie

cilësore.

Të nderuar deputetë, nëse vërtetë jeni të interesuar për rritjen e cilësisë në arsim

në mënyrë që prindërit t’i orientojnë fëmijët e tyre drejt shkollave publike, duhet të jeni të

bindur dhe nuk mund të ndodhë me këtë buxhet që ofrohet.

Ne kërkojmë që të merrni në konsideratë kërkesat tona dhe të gjithë bashkë ju, ne dhe

komuniteti i prindërve të jemi në mbështetje të punës së palodhur dhe të sakrificës së

përditshme të mësuesve për vlerësimin dinjitoz të punës së tyre.

Le të shpresojmë se kërkesat tona do të merren në konsideratë dhe do të na

mbështesni!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zoti Novruz!

Ajo që dua t’ju them për arsimin profesional, që të jeni edhe pak më të qetë se çfarë

po ndodh në arsimin professional, është që buxheti i arsimit profesional për këtë vit në

krahasim me vitin e kaluar është rritur 10,7%. Kjo ka të bëjë jo vetëm me rritjen e investimeve

që po bëhet në shkollat profesionale, por edhe me trajnimin e mësuesve që mungojnë në sistem.

Ne patëm fatin të kishim një dëgjesë me zëvendësministren e Ekonomisë që është e ngarkuar

me arsimin profesional dhe pamë që numri i nxënësve që shkojnë në arsimin profesional është

rritur dhe cilësia e shkollave është përmirësuar.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Unë ju dëgjova dhe nuk ju ndërpreva.

Vëmendja është përqendruar tek trajnimi i mësuesve. Problemi që kemi ne është pse

arsimi profesional është çuar te Ministria e Ekonomisë. Mësuesit e arsimit profesional kanë

qenë komplet të shkëputur nga jeta ekonomike e vendit. Bënin një shkollë për arsimin

profesional, pa ndjekur ecurinë ekonomike të vendit. Ka një arsye pse është bashkuar. Ndoshta,

unë nuk e di nëse ju bashkëpunoni me sindikatat e tjera, jo vetëm me ato të arsimit, por duhet

të shikojmë se në disa vende perëndimore dhe në disa vende të Ballkanit dhomat e tregtisë

dhe të industrisë kanë një rol të rëndësishëm në arsimin profesional dhe dhomat janë pjesë e

Ministrisë së Ekonomisë, nuk janë pjesë e ministrive të Arsimit, prandaj kjo është arsyeja e

bashkimit, që ne të kuptojmë nevojën që vjen nga tregu i prodhimit, nga ai i punës dhe këtë ta

përkthejmë në programe arsimore. Kjo ishte vetëm për dijeni.

Page 19: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

19

Pastaj nëse keni pyetje të tjera për buxhetin, përfaqësuesit e ministrisë janë këtu

prezentë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ndërkohë u mor “sistemi dual”, por kjo nuk do të thotë që të kopjohet mot a mot,

sepse duhet të kuptohet edhe situata në të cilën është vendi.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ju kërkoni rritje të buxhetit në arsim. Unë besoj se nuk do të ketë ministri arsimi që do

të donte t’ju kishte juve mbështetës, sepse duke kërkuar rritje, mbështesni edhe kërkesën që ka

edhe vetë ministria në planifikimet e zakonshme të buxhetit afatmesëm, që të arrijmë të

shkojmë drejt 5% të GDP-së në arsim. Këtë vit është rritur, por nuk ka arritur 5%. Këtë vit

nëse shikojmë fondet që vijnë për arsimin në kuadrin e GDP-së, nëse unë nuk gaboj është

3,4%. Pra, përqindja e GDP-së shkon në arsim. Është duke u afruar tek 5-sa, por ndërkohë

nuk jemi ende te 5-sa.

Unë them që cilësia juaj e kërkesave është një gjë e rëndësishme për sa i takon

pagës, por duhet të bëni një luftë të vërtetë për pagën e arsimtarëve me të gjitha elementet e

kostos që ka paga e tyre.

Kolegë, nëse keni pyetje për sindikatën, mund t’i bëni ato.

Të dëgjojmë edhe të tjerët? Dakord.

Po zoti Arian Dyrmishi.

Arian Dyrmishi - Faleminderit për ftesën!

Siç jua kemi parashtruar me shkrim, ne e vlerësojmë këtë lloj diskutimi këtu në

komision dhe ndikimin që komisioni ka pasur vazhdimisht në vite, në mënyrën sesi ka

ndërvepruar faktikisht me partnerët socialë dhe me përpjekjet që ka bërë për t’i integruar

sugjerimet dhe preokupimet e tyre, qoftë në fushën e buxhetit, qoftë në atë të politikave

arsimore.

Për sa i përket buxhetit të këtij viti, ne vlerësojmë trendin rritës, por mendojmë se

shuma e alokuar për këtë vit, nuk përputhet ndoshta me ritmin e duhur për sa i përket arritjes,

qoftë të termave makro, në kuptimin e 5%-shit, por edhe për sa i përket mënyrës sesi përdoren

këto fonde dhe sesi ndahen midis investimeve apo dhe shpenzimeve operacionale.

Për shembull, duhet të kishte një prioritet, sepse ky është problem prej vitesh, që është

i lidhur ose është shkak i një sërë pasojash të tjera siç është edhe braktisja e shkollave nga

zonat rurale, për arsye sepse shkollat janë të papërshtatshme si mjedise fizike, që do të thotë

se nuk kanë kushte. Ka shumë shkolla, në të cilat bëhet mësimi me turne, ka shumë shkolla, të

Page 20: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

20

cilave u përmbushen nevojat bazë: uji, ngrohja, ndriçimi e të tjera. Për pasojë, kemi dyndje

drejt shkollave më të mira dhe rënien e cilësisë edhe në ato shkolla që janë të mira në

pikëpamjen infrastrukturore, sepse krijohet një numër i madh nxënësish. Nga ana tjetër, ka

familje që braktisin vendet ku jetojnë, vetëm për hir të fëmijëve, gjë e cila ka sjellë edhe

shpopullimin e zonave të caktuara e të tjera. Pra, ndodh një reaksion zinxhir. Mungesa e

investimeve në shkolla, është shumë e madhe dhe nuk e balancon sasinë e parave të investuara.

Dikush mund të thotë se ka një rritje të buxhetit, për sa u përket fondeve e investimeve,

e faktikisht ka. Këtu po kaloj në një pjesë tjetër, që ka të bëjë me mënyrën sesi partnerët socialë

konsultohen. Ministria e Arsimit, për shembull, nuk i bën të ditura e transparente planet e

investimit. Dihet se do të investohen kaq, por faktikisht praktika ka treguar se investime të

caktuara bëhen në mënyrë jo të përshtatshme, ndaj ka shkolla, të cilat, pasi investohet në to për

dy vjet, mbyllen. Ose nuk e reflektojnë informacionin e duhur në terren, për sa i përket

prioritarizimit. E thashë: nga pikëpamja sasiore janë të mjaftueshme, por edhe ato që jepen...

Kjo është një çështje, në lidhje me të cilën mund t’i rekomandoni ministrisë, që me të filluar

planifikimi i buxhetit, e jo në nëntor kur lexohet buxheti, të vërë në dispozicion shifra e plane

më të detajuara, sa i takon mënyrës së planifikimit. Këtu është çështja për të ndarë

informacione, për të ndikuar në shmangien e këtyre pasojave, sepse në Shqipëri, tradicionalisht

ka ndodhur – po e përmend, zonja Milva, se ju e njihni si term ekonomik – misallocation, që

është keqdhënia e parave, pra mosdhënia në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, gjë që qenë

problem i vjetër, qysh në kohën e komunizmit, por vazhdon edhe sot.

Në këtë kuptim, nuk është çështja për të bërë rivalitet, po më tepër për të mundësuar

që këto fonde të shkojnë në vendin e duhur e në kohën e duhur. Në lidhje me përgjigjen nga

ana e ministrisë, se “ju i gjeni këto shifra në pasqyrat e shpenzimeve”, mund të themi se ne nuk

jemi audit, që të bëjmë auditimin e si janë shpenzuar. Ne jemi një partner social, i cili në një

moment të caktuar konsultohet për të formuluar politikën, dhe buxheti është politikë buxhetore.

Në këtë kuptim, meqenëse u përmend se kemi ndikim, ndikimi ynë mund të konsiderohet i tillë.

Ka një problem sa i përket dialogut në vetvete dhe mënyrës se si konceptohet ky

dialog. Pastaj, sigurisht, nga pikëpamja përmbajtësore mund të ketë edhe diskutime nga më të

ndryshmet se si mund të përmirësohet ky dialog, por nuk jemi akoma atje.

Këto kisha, në përgjithësi. Të tjerat i kemi dërguar me shkrim. Ka edhe një problem

tjetër: është e papranueshme që ne nuk mund të kemi të përllogaritur, dhe kjo është pasojë e

asaj ë përmendi edhe kolegu... Ne kemi rezervat tona për sa i përket mënyrës se si është

administruar arsimi, dhe se si hartohet politika arsimore. Politika arsimore e një vendi është

unike. Administrimi është i ndryshëm. Këtu ngatërrohet administrimi me bërjen e politikës.

Page 21: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

21

Kështu, gjendemi në një pikë të caktuar, ku politika arsimore bëhet në të paktën tre pole: në

pushtet lokal, në nivel të Ministrisë së Punës, që ka qenë më përpara, në lidhje me politikën e

arsimit profesional. Kjo bën të pamundur që, në një moment të caktuar, të vlerësojmë se cili

është agregati kombëtar i buxhetit. Është një agregat, i cili pastaj administrohet në 1, 2, 3 apo

4 pole, gjë për të cilën mund të diskutohet se cila është më e mira. Duke qenë se buxheti është

reflektimi i një politike arsimore, kjo lloj politike është jo kohezive që në krye të herës.

Mendoj se elemente të tillë mund të merreshin parasysh, që të ndikonin në procesin e

bërjes së buxhetit, qoftë në mënyrën se si alokohet, qoftë për shpenzime operative, qoftë për

shpenzime investimesh. Më pas ku do të shkojnë këto shpenzime investimesh. Pra, është një

proces, i cili ka së paku tre-katër nivele diskutimi. Ne gjendemi vetëm në nivelin e fundit, kur

faktikisht kjo është vetëm për t’i dhënë legjitimitet buxhetit, ndoshta për të thënë një fjalë, por

jo për të ndikuar realisht.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Unë doja t’ju thosha vetëm diçka në lidhje me investimet në

shkolla. S’po flasim për investimet në arsim, se ato në arsim i kemi ndarë në kategori: vepra -

shkollë dhe vepra - laborator, që ka nevojë të pajiset me mjete laboratorike apo mjete të

teknologjisë së informacionit, ndërkohë që shkollat ndërtohen sipas nevojave që ka komuniteti.

Në lidhje me nevojat e komunitetit për shkolla, ju e dini gjithashtu se që vitin e kaluar Shqipëria

ka miratuar një paketë, e cila quhet 1 miliard dollarë për investim dhe planifikohet të ndërtohen

rreth 18 shkolla në të gjithë vendin. Një nga shembujt është ai i shkollës “Kosova”. Kështu,

besoj se edhe cilësinë e shkollave e kemi parë. Kemi parë se përqendrimi më i madh i popullatës

së re është në zonën e Shqipërisë së Mesme, kështu që nevoja për shkolla është më shumë e

alokuar në Shqipërinë e mesme. Kjo ishte e para që doja të thosha.

Nga ana tjetër, kur themi se kemi një politikë arsimore unike, që në fakt unë besoj se

kemi politikë arsimore unike, sa i takon mënyrës se si po reformohet sistemi parashkollor,

parauniversitar e universitar, kjo nuk e ndan përgjegjësinë që ka financa për sistemin

universitar unik.

Në Ministrinë e Financave, për kërshëri mund të hyni te thesari, që është online 24

orë/ 24, arsimi ka një kod të veçantë, një kod që vjen nga nomenklatura botërore e shpenzimeve

financiare. Kur unë them se arsimi merr 3, 3 % të GDP-së, jo Ministria e Arsimit, por fondet

për arsimin marrin 3, 3 %, kam parasysh pikërisht këtë kodin COIFOG, që përdorin

nomenklaturat ndërkombëtare e që jam e sigurtë se e di pjesa më e madhe e njerëzve që merren

me buxhetin. Nuk jam vetëm unë që e di, e di shumica.

Page 22: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

22

Pra, edhe në lidhje me këtë, doja të vija në dijeni se si po shkojnë gjërat në Shqipëri

sa i takon arsimit. Natyrisht, duke qenë partnerë, keni një rol të rëndësishëm në dëgjesën që

bën Ministria e Arsimit me ju. Kjo është e padiskutueshme.

Tani, meqenëse thamë se do t’i dëgjojmë të tria sindikatat, kemi këtu një zonjë, e cila

vjen në emër të zotit Kolë Nikolla.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Zoti Kolë Nikolla nuk ka ardhur, por materialin e tij me shkrim e kemi marrë. Kolegë,

e keni parë atë material? E keni pare. Në rregull!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Përfaqëson Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë. Vjet e kemi thirrur, parvjet e

kemi thirrur.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ndërkohë ka sjellë një material me shkrim. Nuk e keni këtu. Ne do ta lexojmë...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ju nuk e keni të drejtën të na kufizoni se kë thërrasim.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ndërkohë, sindikata...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Shumë dakord, por nuk mund të na detyroni ne se kë të thërrasim. Ndërkohë, ne e

mbajmë shënim vërejtjen që ju bëni, por se kë thërrasim, këtë e vendosim ne.

Ndërkohë, kemi këtu një përfaqësues nga Ministria e Arsimit, i cili kërkon të marrë

fjalën, para se ne të bëjmë pyetjet. Më pas vazhdojmë mbledhjen.

Florian Nurçe – Përshëndetje!

Faleminderit, zonja kryetare!

Unë i dëgjova sindikatat. I falënderoj për vërejtjet e sugjerimet. Kam disa komente

apo sqarime për komisionin e për sindikatat. Ndoshta i analizojnë të gjitha aktet ligjore dhe

nënligjore. Megjithëse ne i kemi ftuar sindikatat këtë vit në dy takime, më datë 30 prill 2018

dhe më datë 25 tetor 2018. Më datë 25 tetor, unë u kam dërguar materialet e buxhetit të gjitha

OJF-ve e sindikatave, në të njëjtin format siç ua kam dërguar Ministrit të Financave, Ministrit

të Arsimit apo të gjithë ekspertëve që janë të interesuar për fondet e arsimit.

Mund ta provojnë nëse e kanë marrë apo jo. Edhe më datë 30 prill takimi ka qenë më

shumë se katër orë, ndërsa më datë 25 tetor 2018 më shumë se dy orë.

Po bëj një sqarim në lidhje me buxhetin. Buxheti i arsimit, siç ju e deklaruat, nuk është

vetëm buxheti që i vjen Ministrisë së Arsimit, që në relacionin e buxhetit thuhet e është 2, 2 %

Page 23: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

23

apo 2, 3 %, por është i gjithë buxheti që shpenzon Ministria e Arsimit, njësitë e qeverisjes

vendore për arsimin, Ministria e Financës për arsimin, Ministria e Drejtësisë për Arsimin, si

dhe ministri të tjera, të cilat kanë të bëjnë me funksionet e arsimit.

Në tabelat analitike që janë në dispozicion, buxheti tregon se prej nga vijnë fondet që

shkojnë për arsimin, për edukimin.

U cek çështja e investimeve dhe e transparencës së tyre. Po e deklaroj këtu, se nuk ka

ministri tjetër, e cila i ka transparente të gjitha fondet si Ministria e Arsimit. Hapeni faqen ueb

të Ministrisë së Arsimit, te buxheti dhe financat, dhe do ta gjeni buxhetin që nga vitit 2010 e

deri më sot, të miratuar për çdo projekt, kudo që ka shkuar, dhe kush janë përfituesit. Mund ta

provojmë tani. hapeni, për të parë nëse nuk thotë: buxheti i miratuar për investimet kudo ku

janë. Kopshte ku përfitojnë 20 fëmijë, kopshte ku përfitojnë 200 fëmijë, shkolla që ndërtohen

e që përfitojnë 600 fëmijë, 800 fëmijë, kudo në Shqipëri

Buxheti është i deklaruar. Ne hedhim raporte analitike, raporte vlerësimi, si dhe

raporte të tjera, të cilat janë transparente për çdo qytetar, për ata që janë të interesuar, por edhe

për institucione ndërkombëtare.

A ka transport për fëmijët? 32 mijë fëmijë transportojmë sot. Për çdo fëmijë që

udhëton mbi 2 kilometra apo mbi njëzet minuta nga vendbanimi drejt shkollës më të afërt apo

institucionit arsimor, ne ofrojmë shërbim transporti. Sot paguajmë nga buxheti i shtetit 650

milionë lekë. 12 mijë mësues, që i kanë vendbanimet e tyre më shumë se 5 kilometra larg nga

institucioni arsimor, ne u ofrojmë transport. Jo vetëm transportin, por i ofrojmë edhe dy shtesa

në pagë: mbulimin e shpenzimeve, si dhe një shtesë tjetër në pagë, nga 2700 për atë që shkon

e kthehet brenda ditës, apo e fraksionuar 1000, 1500, 2700, ndërsa ata që nuk kthehen në shtëpi

nga e hëna deri në të premten e kanë 6200 lekë.

Në lidhje me tekstet falas, sidomos për kategorinë rome e egjiptiane, ne kemi dhjetë

vjet që japim tekste falas për 17 kategori fëmijësh. Sivjet u kemi dhënë gati 190 mijë fëmijëve

tekste falas, po për romët e egjiptianët ka edhe një avantazh tjetër. Të gjithë romëve dhe

egjiptianëve, të cilët shkojnë edhe në shkolla profesionale, në arsimin e mesëm, ne u japim jo

vetëm tekste falas, por edhe rroba. Po ta shihni vendimin e Këshillit të Ministrave për bursat e

fëmijëve, në këtë vendim romët dhe egjiptianët trajtohen, madje edhe ata që shkojnë në

shkollën e mesme, trajtohen me tekste falas, por edhe me rroba falas.

Në lidhje me furnizimin e shkollave me ujë, drita, shërbime, meremetime apo

gjelbërim, pastrim apo masa të sigurisë. Sipas nenit 28 të ligjit 69/ 2012 “Për arsimin

parauniversitar, i ndryshuar” janë funksionet e qeverisjes vendore. Ne shkojmë në shkollë me

shërbim arsimor. Aty gjejmë shtëpinë e fëmijëve apo shtëpinë e nxënësve, gjejmë institucionin

Page 24: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

24

arsimor, dhe të gjitha kushtet i siguron njësia e qeverisjes vendore. Ne nuk shkojmë në shkollë

as me ujë e as me drita, as me mirëmbajtje, por shkojmë në shkollë me shërbim arsimor. Këtë

e ka njësia e qeverisjes vendore.

Kur shkollat janë në gjendje rrezikshmërie apo kanë nevojë për rikonstruksione,

politikëbërësi vendos që ne të riparojmë 50 shkolla, 70 shkolla në vit, të ndërtojmë atje ku ka

lëvizje demografike dhe ku ka nxënës që bëjnë ende mësime me dy turne. Ne të gjithë i shohim,

se ku ka lëvizje demografike: në Tiranë, në Durrës, në Fier, në Vlorë, në Shkodër, në Lezhë

apo në zonën perëndimore, ka çdo vit të paktën nga 12 deri në 15 shkolla të reja ose zgjerim të

kapaciteteve të shkollave.

Në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara. Në dy institucione speciale ku shkojnë

fëmijë me aftësi të kufizuara, ne kemi një kosto të jashtëzakonshme, por familjet ë kanë fëmijë

të tillë ndihmohen në maksimum me fonde buxhetore, duke u siguruar atyre jo vetëm edukimin,

por edhe trajtimin ushqimor dhe kujdesin 24 orë ndaj tyre. Janë 710 punonjës mësimor që janë

miratuar, plus mësuesve që, sipas normave dhe standardeve, iu shërbejnë fëmijëve me aftësi të

veçanta. Njëkohësisht janë deri tani të emëruar më shumë se 600 psikologë dhe punonjës

socialë për t’iu shërbyer fëmijëve që kanë aftësi ndryshe ose nevoja të tjera.

Për mësuesin me arsim pedagogjik ka pasur një interpretim të ndryshëm në

institucione të ndryshme arsimore. Sqarimin ne e kemi dhënë me shkresë zyrtare, të firmosur

nga titullarët e ministrisë ose sekretari i Përgjithshëm, dikush e ka interpretuar dhe zbatuar

vendimin, siç është shkruar, dikush ka nevojë për sqarime. Unë i këshilloj sindikatat t’i

drejtohen departamentit të administratës publike për ta sqaruar qartësisht kategorinë e

mësimdhënësve që janë me arsim të mesëm pedagogjik, që janë mësues në sistem mbrohen

nga ligji për arsimin parauniversitar dhe marrin trajtimin, sipas Vendimit nr. 175 të Këshillit të

Ministrave.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Unë mund t’ua jap raportet e monitorimit të Ministrisë së Arsimit, nuk i kemi as të

mbrojtura, mund t’i shkarkojnë njerëzit si të duan, janë planet e buxhetit të miratuara për vitet

2012-2018, janë raporte 4-mujore, janë planet e investimeve, janë vendimet e Komitetit të

Zhvillimit të Rajoneve, të cilat miratojnë investimet për çdo rajon, nuk i miratojmë ne.

Sekretaria teknike në Ministrinë e Arsimit bën vlerësim teknik financiar dhe vë prioritete.

Miratimin përfundimtar e bën Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve.

Milva Ekonomi– Po, Fadil.

Fadil Nasufi– Mua më ndihmoi shumë sqarimi që bëri zoti Nurçe në lidhje me

buxhetin dhe disa parashtrime që bënë kryetarët e sindikatave.

Page 25: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

25

Pa dyshim, sindikatat e arsimit janë partnerë seriozë, pavarësisht se ne këtu merremi

me njësitë shpenzuese, siç është ministria e Arsimit. Unë për shkak të atij prezantimi që u bë,

që duket pak bardh e zi, detyrohem të jap disa pohime reale të politikave tona arsimore. Duke

iu referuar buxhetit të këtij viti janë parashikuar rreth 39 miliardë lekë, plus 7,4 miliardë lekë

që është transferta specifike, që në vitin 2019 i kalon pushtetit vendor si transfertë e

pakushtëzuar. Janë 3,6 miliardë lekë që i shkojnë arsimit parashkollorë dhe arsimit

paraunivetsitar që menaxhohet nga pushteti vendor. Po të shtojmë këtu edhe lekët që japin

donatorët për investimet e tjera në arsimin parauniversitar, buxheti po shënon çdo vit rritje dhe

po i përballon hap pas hapi sfidat në arsim. Po të shtojmë këtu reformën shumë të madhe që

është bërë për programet, për tekstet që ka qenë një katrahurë e vërtetë, që edhe ato kanë thithur

goxha investime publike, është gjithashtu një tregues shumë pozitiv që edhe sindikatat duhet

ta kenë parasysh në përfitueshmërinë jo thjesht në anën financiare, por në përfitueshmërinë e

programeve bashkëkohore të teksteve arsimore.

Po t’i referohemi në vlerë financiare të 190 mijë nxënësve që marrin librat falas, janë

gati 6 milionë dollarë, të cilat janë në xhepat e familjeve të qytetarëve shqiptarë. Po kështu,

rritja me 7% e pagave për mbi 35 mijë mësues dhe ulja e taksës për të ardhurat personale që e

komentoi edhe zonja Milva, përsëri është ndikim përfitueshmërie nga e gjithë kategoria e

mësuesve që qeveria i ka parë me prioritet.

Po kështu, investimet e parashikuara janë për rreth 170 shkolla, nga buxheti i shtetit,

por ka edhe donatorë të tjerë që kontribuojnë, për shembull, në qarkun e Beratit janë 9 shkolla

të reja që ndërtohen nga kompanitë e Gazsjellësit. Ato janë përfitueshmëri të banorëve të atyre

zonave dhe të ne, si qytetarë, sepse është një trend në rritje, që ndikon në cilësinë e arsimit.

Kështu që ka edhe një program tjetër që ka të bëjë me një paketë që po studion Ministria e

Arsimit për uljen e normes së mësuesve mbi 60 vjeç. Kjo do të krijojë dy hapësira: jo vetëm

lehtësimin e ngarkesës mësimore, por edhe mundësinë hapjes së vendeve të reja të punës që

integrohen.

Gjithashtu, në arsimin parashkollor për uljen e numrit të fëmijëve për një edukatore,

në bashkitë e mëdha nga 28 në 25 fëmijë dhe në bashkitë e vogla nga 18 fëmijë në 15 fëmijë,

dhe shtimi i numrit të edukatoreve ka një mbështetje buxhetore. I referoj edhe me shifra

Floriani, kështu që duhet të pohojmë sfidat që kemi përballuar, trendin në rritje të buxheteve

dhe përkujdesjes në të gjithë reformën e arsimit të lartë dhe duhet të kemi parasysh edhe sfidat

e tjera që kemi nga problemet demografike që kanë dalë, si problemi i braktisjes, e cila është

një situatë që do të kurohet hap pas hapi. Ne nuk duhet t’i shmangemi kësaj, na duhet edhe

Page 26: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

26

mbështetja e sindikatave për të parë atë që është e mundshme për t’u bërë dhe atë që është jo

thjesht përgjegjësi e qeverisë, por përgjegjësi e të gjithë shoqërisë.

Të gjitha kërkesat e sindikatave ne do t’ia adresojmë Ministrisë së Arsimit dhe

Financave, por të jemi me këmbë në tokë për ato gjëra që janë të mundura financiarisht nga të

gjithë në buxhetin që ne kemi.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Ismet Beqiraj- Duke respektuar edhe parafolësit, nuk është çështja që t’i bëjmë

reklamë politike, as të kthehemi në kritizerë politikë për problemet, por me realizëm t’i

diskutojmë, t’i pranojmë. Kjo qe arsyeja që ndërhyra kur po fliste zoti Novruz dhe që thashë

se sindikata nuk duhet të politizohet, sidomos kur diskutohet projektbuxheti. Bashkohem edhe

me kërkesat e tyre. Edhe unë po të isha në rolin e tyre, do të kërkoja më shumë për të rritur

standardin e shërbimit në këtë sektor shumë të rëndësishëm për shoqërinë, por kërkesat do të

jenë reale me logjikën e zhvillimit të trendit ekonomik në kompleks, jo vetëm në një sektor të

veçantë. Për hir të së vërtetës ne nuk kemi pse të mos deklarojmë se arsimi sot është shumë

ndryshe nga arsimi dje, për shkak jo vetëm të vizionit progresiv të kësaj qeveri, por edhe të

asaj që ka bërë dhe kjo është e përkthyer edhe në fonde buxhetore, që jepen në fushën e

investimeve, në fushën e trajnimeve të personelit mësimdhënës, në sigurinë, në përmirësimin

e kurrikulës dhe në një sërë reformash, që vitet e fundit janë ndërmarrë në Arsim, dhe reformat

e reja mbështetur me akte ligjore përkthehen edhe në fonde buxhetore për t’u mbështetur. Pra,

mos ta shikojmë, unë e kam deklaruar edhe herë tjetër pavarësisht kërkesave që janë normale,

por ne nuk duhet ta shikojmë gotën gjysmë bosh, por ta shikojmë pjesën plot, për ta përmbushur

sipas standardeve që shoqëria kërkon.

Nga ana tjetër, edhe kur deklarojmë dhe shprehemi, unë nuk do t’i përmend të gjitha

që janë arritur dhe çfarë duhet të bëjmë pro. Ne kemi një trend gjithnjë në rritje të buxhetit nga

viti në vit dhe krahasimi nuk bëhet as me 5 vjet përpara, as me ata që kanë qenë, as si ka qenë

në vitin 2013 apo 2005, por me një vit para.

Pra, krahasimi bëhet me vetveten. Buxheti i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë

i vitit 2019, krahasuar me vitin 2018 ka një rritje prej 792 milionë lekë ose 2,07% më shumë.

Pra, po ta krahasosh me vite të tjera, as nuk diskutohet që nuk është me një shifër, por është me

dy shifra.

Unë i dëgjova edhe kërkesat që bënë përfaqësuesit e sindikatave, por më tërhoqën

vëmendje nja 2-3 probleme, të cilat duhet t’i debatojmë. Nga buxheti total i ministrisë 38

miliardë e 167 milionë lekë, vetëm arsimi parauniversitar zë 29,7 miliardë lekë, pra zë 76,07%

Page 27: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

27

të buxhetit të MARS –së. Mbase përqindja e GDP-së është e ulët, por zë pjesën e luanit, gati

¾-tën e buxhetit.

Ju deklaruat se janë gati 7 mijë nxënës që kanë braktisur shkollat. Duke iu referuar

shifrës së numrit total që ju propozuat, zoti Kaptelli, mua më del gati 1,4% të nxënësve që kanë

braktisur shkollën, kur institucioni i ministrisë deklaron shifrën 0,57% dhe është përqindja më

e ulët e këtyre viteve të braktisjes së shkollës.

Ndaj, do të sugjeroja të korrektohet, sepse ne nuk duhet të devijojmë shifrat zyrtare.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Mua më rezulton se nuk janë 7 mijë, por janë 2850 nxënës.

Nuk duhet të dyfishojmë shifrat politikisht.

Në vitin 2019 thatë që do të vazhdojë trajnimi dhe do të përfshihen mbi 1000

edukatorë për çdo grupmoshë, përveç trajnimeve periodike të mësuesve.

Edhe unë jam pedagog në universitet dhe për ngritjen time profesionale sigurisht që

do të investohem vetë për shkollimin tim.

Pra, pjesa që i takon shtetit i takon shtetit, pjesa për ngritjen individuale profesionale

i takon individit. Nuk duhet ta nxijmë këtë realitet, kur ekziston ndryshe.

Këtë vit do të ketë një risi edhe për arsimin parauniversitar: dreka në shkollë. Jam

plotësisht... Ama, nuk duhet ta zerojmë, se ju e zeruat.

Këtë vit janë parashikuar 18-20 milionë lekë në vit për ushqimin e nxënësve me nevoja

të veçanta. Janë rreth 1400 nxënës të arsimit parauniversitar dhe shtresa sociale në nevojë.

Është dezinformim kur e zeron.

Në fund, 50-60 milionë lekë në vit shpenzime shkojnë çdo vit për trajnimin e 10-15%

të punonjësve të arsimit parauniversitar. Kjo nuk është vlerë e vogël. Këtë radhë ju e zeruat

dhe i thatë “jo”. Atëherë, si ta marrim këtë?

Milva Ekonomi – Ka pyetje të tjera?

Sindikatat do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet e tyre. Kjo, në fakt, është një nga detyrat

që kanë sindikatat dhe është mirë që bëjnë përpjekje për këtë gjë, kjo nuk diskutohet.

Ismet Beqiraj – Por jo t’i zerojnë.

Milva Ekonomi – Nuk po i zerojnë.

(Diskutime pa mikrofon.)

Të lutem, Ismet!

(Diskutime pa mikrofon.)

Zoti Nevruz, të lutem!

Page 28: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

28

Ne e kuptojmë shumë mirë kërkesën tuaj dhe bashkohemi me përpjekjen që bëni ju

për të rritur fondet për arsimin. Kjo është detyra juaj dhe bëni mirë që e bëni këtë, dhe i kërkoni

transparencë ministrisë. Unë besoj se transparenca që ka ministria sot është edhe falë përpjekjes

suaj.

(Diskutime pa mikrofon.)

Ky lloj dialogu që keni ndërtuar ju, mes ministrisë dhe sindikatave tuaja, do të

vazhdojë.

Unë kuptova këtë gjë, që në krahasim me vjet, sivjet jeni dëgjuar më shpesh. Jeni

dëgjuar në fillim të draftimit të projektbuxhetit dhe në momentin kur ai ishte bërë gati

përfundimtar. Disa gjëra mund të merren në konsideratë, por nuk mund të merret plotësisht në

konsideratë ajo që kërkoni ju, sepse ka një buxhet, që ka hyrje dhe dalje, jo vetëm për sektorin

e arsimit, por për të gjithë sektorët e tjerë. Kjo është një gjë që nuk e bën dot sindikata, por e

bën qeveria dhe vendimet e mëdha. E rëndësishme është që ju bëni përpjekje që fondet të

drejtohen aty ku është më e nevojshme. Ne e çmojmë këtë gjë.

Ju falënderoj shumë që ishit sot këtu...!

Nevruz Kaptelli – Zonja kryetare, mund të them diçka?

Milva Ekonomi – Patjetër.

Nevruz Kaptelli – Pavarësisht se ne kërkojmë të rritet buxhetit, kjo nuk varet nga ne,

por varet nga qeveria, nga mundësitë financiare e të tjerë. Ne kërkojmë disa gjëra.

Përpara një viti, në të njëjtën kohë, nga 38 DAR-ë në të gjithë vendin, rritjen e pagave

që dha qeveria në mars të vitit 2017 për të gjithë mësuesit, 8 DAR-ë nuk e zbatojnë dhe sot

kemi 7, që i përmenda edhe me emra. Këtu nuk ka zerim. Me një fjalë, i zoti (kryeministri) e

jep rritjen e pagave, tellalli poshtë nuk e jep.

Këtë duhet të zgjidhim ne, prandaj u bëra edhe një thirrje deputetëve. Siç e kemi

biseduar me ministrinë, edhe deputetët kanë fuqi te drejtorët e DAR-ëve dhe mund t’u thonë:

“Zotërinj, ka dalë një vendim i Këshillit të Ministrave dhe mësuesve u janë rritur pagat përpara

një viti i gjysmë dhe ju për një vit e gjysmë e pengoni këtë?! Kush jeni ju që nuk zbaton ligjin?!”

Gjithë qëndrimi ynë, edhe në debatet që bëjmë me ministrinë, është për zbatimin e

ligjit. Ne shohim që nuk zbatohen ligjet, nuk zbatohet VKM-ja, nuk zbatohen aktet nënligjore,

se po të zbatohen këto...

Patëm kërkesa për vendimet që ka dhënë qeveria, që të shtohet buxheti, një vakt

ushqimor, që është VKM-ja e shkurtit të këtij viti, që në buxhetin e vitit 2019 të planifikohen

më shumë fonde për mjetet didaktike mësimore, të cilat faktikisht janë rritur, sepse ne e kemi

buxhetin përpara dhe qorra nuk jemi, as nuk kemi pse të bëjmë politikë, siç thonë këta, as të

Page 29: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

29

zerojmë, sepse nuk zerojmë dot. Në qoftë se ne zerojmë diçka, ulim veten tonë përpara jush

dhe përpara atyre që na dëgjojnë.

Ne kërkojmë të zgjidhen këto gjëra. Në qoftë se ne i zgjidhim këto gjëra... Le të

zgjidhim atë që thamë... Për shembull, vitin që vjen ose këtë vit le të planifikohet 10 mijë-

lekëshi apo 70 mijë-lekëshi që marrin në fund të viti mësuesit si shpërblim, sepse e kanë

marrë...

Milva Ekonomi – Kjo është politikë e përgjithshme.

Nevruz Kaptelli – Nëse bëhet, le të bëhet. Ju s’doni? Në rregull, ne nuk kemi gjë në

dorë.

Milva Ekonomi – Çështjen e DAR-eve e shënuam. Ministria e ka mbajtur shënim

dhe do të na japë rekomandime.

Nevruz Kaptelli - Profesori thotë se janë 100 milionë lekë për trajnime. Mua kjo nuk

më duhet fare.

Ne kemi ligjin nr. 69/2012, neni 58, pika 3, i cili thotë: “Jo më pak se tri ditë trajnime

në vit”, kurse ju thoni trajnime personale. Po nuk janë personale... 1900 lekë...

Milva Ekonomi – Ismet, të lutem!

Ne i kemi marrë shënim...

(Diskutime pa mikrofon.)

Zoti Nevruz, i keni sjellë shënimet në letër dhe ne i kemi këtu.

Ju falënderojmë që ishit prezentë dhe bëmë këtë debat profesional për buxhetin!

Faleminderit!

Mbyllet pika e dytë e rendit të ditës

Page 30: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

30

KUVENDI

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

PROCESVERBAL

Tiranë, më 13.11.2018, ora 11:30

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – zëvendëskryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

3. Diskutimi në parim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.

92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Musa Ulqini, Almira Xhembulla, Adelina Rista, Fadil

Nasufi, Ismet Beqiraj, Fatmir Velaj, Bujar Çela dhe Besnik Baraj (zëvendësues).

Mungojnë:

Vilma Bello, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Romeo Gurakuqi, Valentina

Duka, Shezai Rrokaj, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.

Të ftuar:

Enkeleda Kuçi – përgjegjëse sektori në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave

Vijon pika e tretë e rendit të ditës

Milva Ekonomi - Së pari, mirë se keni ardhur!

Së dyti, do të donim të prezantoheshit me emrin tuaj dhe detyrën që keni dhe pastaj të

na flisni pak për ndryshimin që po bëjmë në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar

Page 31: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

31

në Republikën e Shqipërisë”, që është pjesë e paketës fiskale që po diskutohet këtë vit për

projektbuxhetin 2019.

Përpara se të bëjmë ndonjë pyetje apo diskutim, do të ishte e nevojshme të bënit një

prezantim.

Enkeleda Kuçi – Faleminderit!

Përshëndetje të gjithëve!

Quhem Enkeleda Kuçi. Jam përfaqësuese e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë,

përgjegjëse në sektorin e analizave dhe politikave për çështjet fiskale, Drejtoria e Përgjithshme

e Politikave Makroekonomike dhe Çështjeve Fiskale.

Jam para jush për të prezantuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin

nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.

Siç e thatë edhe ju, ky ligj vjen si pjesë e paketës fiskale 2019, me disa synime.

Një ndër synimet e këtij projektligji është lehtësimi i investimeve në fushën e

digjitalizimit të medieve audiovizive. Synim tjetër, që lidhet po me këtë projektligj, është nxitja

dhe zhvillimi i të ashtuquajturit transport publik i gjelbër, duke zëvendësuar autobusët e

transportit publik me naftë me autobusë elektrikë; mbështetja e sektorit bujqësor, duke

lehtësuar kostot e investimit, adresimi i kërkesës së industrisë fasone për përjashtimin nga

tatimi mbi vlerën e shtuar, si dhe zhvillimi i industrisë vendase të prodhimit të barnave, duke

lehtësuar kostot e lëndëve të para për prodhimin e tyre.

Për sa i përket propozimit, që lidhet me nxitjen e lehtësimeve në fushën e digjitalizimit

të medieve audiovizive, aktualisht ligji nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në

Republikën e Shqipërisë”, në fuqi që nga janari 2015, parashikon trajtimin si furnizim të

përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar të reklamave nga media elektronike dhe media e

shkruar.

Me anë të këtij projektligji propozohet që reklamat nga media audiovizive të trajtohen

me një shkallë të reduktuar. Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar e ka të përcaktuar mundësinë

për të aplikuar shkallë të reduktuara dhe kjo është në përputhje edhe me direktivën e BE-së.

Aktualisht, aplikohet një shkallë e reduktuar prej 6%, por kryesisht e lidhur me hotelerinë, me

shërbimin e akomodimit në strukturat akomoduese. Me anë të këtij projektligji propozohet që

edhe reklama nga media audiovizive të trajtohet me shkallë të reduktuar të...

Milva Ekonomi – Domethënë, nga hiç do të shkojë 6%?

Enkeleda Kuçi – Po.

Nga e përjashtuar do të shkojë 6%

Milva Ekonomi – Jo nga zero, por nga e përjashtuar do të shkojë 6%.

Page 32: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

32

Enkeleda Kuçi – Po çfarë do të thotë e përjashtuar? Do të thotë se nuk ke mundësi të

zbresësh TVSH-në në blerje, pra TVSH-në e mban kosto biznesi në këtë rast. Duke e bërë me

shkallë të reduktuar, lehtësohen kostot. Aktualisht, llogarisin TVSH-në në shitje prej 6% dhe

zbresin TVSH në blerje prej 20%, aq sa është shkalla standarde e TVSH-së.

Milva Ekonomi – Meqenëse ne jemi anëtarë të Komisionit të Medias dhe kemi nevojë

për një shpjegim më teknik për këtë gjë, a mund të na jepni edhe një shembull se çfarë do të

ndodhë me TVSH-në e reklamave audiovizive?

Enkeleda Kuçi – Patjetër. Për shembull, shitja e një reklame ka një vlerë 100 lekë.

Aktualisht, TVSH-në për shitjen e një reklame ne e kemi përjashtuar. Në funksion të prodhimit

të kësaj reklame biznesi ka një kosto të caktuar, duke filluar nga kostot e aktivitetit të tij,

energjia, zyra, ...

Milva Ekonomi – Domethënë, ai e shet 100 lekë, kurse kostoja e prodhimit është 90

lekë.

Enkeleda Kuçi – Ka shumë kosto. Ai e blen energjinë me TVSH, sepse energjia shitet

me TVSH, por këtë TVSH, meqenëse e ka në funksion të aktivitetit të vet, nuk e ka të

zbritshme. Ajo çfarë një biznes deklaron në organin tatimor për të paguar TVSH del nga

diferenca midis TVSH-së së llogaritur dhe TVSH-së së zbritur. Duke e pasur të përjashtuar të

gjithë TVSH-në që ai merr për shpenzimet që kryen në funksion të kësaj reklame, atëherë e ka

kosto. Nuk ka mundësi ta zbresë, sepse sipas parimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimi mbi

vlerën e shtuar zbritet vetëm nëse është në funksion të furnizimeve të tatueshme, jo të

përjashtuara. Ashtu siç kemi eksportin, që e kemi me zero. Ky është dallimi midis tatimit të

përjashtuar dhe tatimit zero.

Milva Ekonomi – Kolegë, e kemi të qartë çfarë po ndodh me sektorin?

Enkeleda Kuçi – Duke qenë se janë bërë shumë investime në kuadër të digjitalizimit

të mediave audiovizive...

Milva Ekonomi – Domethënë, ai për prodhimin e diçkaje paguan TVSH, kurse kur e

jep, nuk e zbret TVSH-në.

Enkeleda Kuçi – Çfarëdo që blen në funksion të prodhimit të reklamës, sepse ka

nevojë për energji, ujë, reklama, qira zyre e të tjera, nuk ka të drejtë ta zbresë. E bart si kosto.

Pra, në rastin e një furnizimi të përjashtuar, ai që kryen furnizimin e përjashtuar nga TVSH-ja

sillet si një konsumator final. Në princip TVSH-ja është tatim mbi konsumin. Pra, përballuesi

final i tij është konsumatori.

Milva Ekonomi – Jeni të qartë?

Ismet Beqiraj – Aktualisht aplikohet TVSH?

Page 33: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

33

(Diskutim pa mikrofon.)

Enkeleda Kuçi – Furnizimi i reklamave nga agjencitë e reklamave, po. Vlera e

TVSH-së është me shkallë standarde 20%.

(Diskutim pa mikrofon.)

Aktualisht është e përjashtuar për ato çfarë po flasim këtu. Reklama nga televizionet

është e përjashtuar nga TVSH-ja, por duke e pasur të përjashtuar, e ka kosto TVSH-në që i

ngarkohet në blerje.

(Diskutim pa mikrofon.)

Jo, nga e përjashtuar do të bëhet 6%.

(Diskutim pa mikrofon.)

Jo, ka një dallim të madh midis tarifës zero dhe asaj të përjashtuar.

(Diskutim pa mikrofon.)

Jo, ka një dallim në të drejtën e zbritjes. TVSH-ja është TVSH në shitje minus TVSH

në blerje. Duke mos pasur të drejtën e zbritjes, koston e TVSH-së në blerje, TVSH, fatura e

energjisë, qiraja, nëse e merr me TVSH, apo çdo gjë tjetër që blen me TVSH, nuk e shkarkon,

por e bart si kosto.

(Diskutim pa mikrofon.)

Në princip, po. Absolutisht, ka të drejtë 20%.

Pra, krediton TVSH në blerje me 20%. Në parim TVSH-ja është tatim mbi konsumin

dhe normalisht duhet të jetë ...

(Diskutim pa mikrofon.)

Faleminderit juve!

Milva Ekonomi – Sipas kalendarit që kishim hartuar bashkarisht dhe sipas procedurës

parlamentare që kërkon miratimi i projektbuxhetit për vitin 2019, ne sot kemi mbaruar dëgjesat

që kishim planifikuar për votimin në parim të projektbuxhetit. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi

bërë diskutime të plota për projektbuxhetin. Edhe kur kemi thirrur Ministrinë Arsimit, por edhe

kur kemi thirrur Ministrinë e Kulturës, kemi bërë pyetje, kemi marrë përgjigje dhe jemi sqaruar

për gjëra që i kishim të paqarta.

Keni nevojë të ribëni ndonjë diskutim në parim për projektbuxhetin apo të kalojmë

direkt në votim?

Para se të vazhdojmë me votimin, unë do të pyes edhe një herë zotin Fidel nëse

mendon se kuorumi për të bërë votimin është i plotë.

Fidel Ylli – Kuorumi është i plotë, kështu që ne mund të votojmë normalisht.

Page 34: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

34

Milva Ekonomi – Ne kemi zgjedhur praktikën që të jemi të sigurt me zë, figurë dhe

procesverbal që dhjetë anëtarë të komisionit janë prezentë, kur ne votojmë.

Sot, përveç se bëmë të gjitha dëgjesat dhe përveç se kemi kuorumin, që të kalojmë te

votimi final, duhet që të votojmë edhe ndryshimin që ka pësuar ligji i vitit 2014 për TVSH-në

në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar. Dëgjuam sot nga Ministria e Financave se çfarë po

ndodhte me TVSH-në e reklamave audiovizive. Patëm një sqarim me shembuj për shkarkimin

e TVSH-së. Kjo procedurë e re lejonte shkarkimin e TVSH-së.

Kështu që, para se të miratojmë në parim projektbuxhetin e vitit 2019, jeni dakord që

të miratojmë në parim ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92\2014 “Për tatimin

mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar””?

Ismet Beqiraj – Meqenëse do ta kalojmë në parim, unë dua të them dy-tre gjëra në

parim.

Milva Ekonomi – Për tatimin e shtuar?

Ismet Beqiraj - Jo, në përgjithësi për buxhetin?

Milva Ekonomi – Të lutem, të mbarojmë këtë votim, pastaj merre fjalën për

procedurë. Do ta bëjmë votimin për projektbuxhetin, por para se të shkojmë atje, do kalojmë

këtë.

Ismet Beqiraj – Dakord.

Milva Ekonomi - Jemi dakord në parim për ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në

ligjin nr.92\2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar””?

Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Mbyllet pika e tretë e rendit të ditës

Page 35: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

35

KUVENDI

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

PROCESVERBAL

Tiranë, më 13.11.2018, ora 12:00

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – zëvendëskryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

4.Diskutimi dhe miratimi në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2019”.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Musa Ulqini, Almira Xhembulla, Adelina Rista, Fadil

Nasufi, Ismet Beqiraj, Fatmir Velaj, Bujar Çela dhe Besnik Baraj (zëvendësues).

Mungojnë:

Vilma Bello, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Romeo Gurakuqi, Valentina

Duka, Shezai Rrokaj, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.

Të ftuar:

Florian Nurçe - përgjegjës në Sektorin e Buxhetit në Drejtorinë e Buxhetit dhe

Menaxhimit Financiar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Page 36: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

36

Vijon pika e katërt e rendit të ditës

Milva Ekonomi - Vazhdojmë me votimin në parim të ligjit të projektbuxhetit të vitit

2019.

Kush ka diskutim në parim?

Po, zoti Beqiraj.

Ismet Beqiraj – Tani unë do të them disa fjalë.

Nuk do të hyj në komente për terma makroekonomikë për diskutimin e

projektbuxhetit, por do të them vetëm një fjalë për këtë. Ky projektbuxhet i vitit 2019 e tejkalon

shifrën rekord historike, afërsisht mbi 5 miliardë euro ose 519 mijë e 377 milionë lekë, që

përmbush nevojat në rritje të zhvillimit të ekonomisë shqiptare.

Megjithatë, siç e thashë, diskutimi im nuk do të jetë tek elementet makroekonomike,

në investimet që do të bëhen, në mbështetjen që u jepet shumë sektorëve, por do të fokusohem

te planifikimet që kanë bërë dikasteret, pra ministritë përkatëse, qoftë Ministria e Financës dhe

Ekonomisë, qoftë edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sidomos për investimet

kapitale në zona të veçanta. Unë e kam për zonën që mbuloj, për Mallakastrën.

Çfarë konstatoj? Në këtë vit buxhetor që po diskutohet, për vitin 2019, janë vendosur

vetëm tre objekte, që janë investime në vazhdim: një shkollë, që ka filluar qysh këtë vit, një

ujësjellës dhe një kanalizim i një lagjeje në qytetin e Ballshit. Ndërsa, për çudi, duke e

krahasuar me ligjin buxhetor të një viti më parë, në buxhetin e vitit 2018 dhe atë afatmesëm

2018-2019, kishim planifikuar edhe objekte të tjera, të cilat nuk janë përfshirë në këtë

projektbuxhet. Ndaj shfrytëzoj rastin dhe kërkoj që të përfshihet ujësjellësi i fshatit Visok, i

planifikuar që në buxhetin e vitit 2017 dhe në atë afatmesëm 2017-2020, po kështu i planifikuar

edhe në buxhetin afatmesëm 2018-2019. Jo vetëm kaq, por edhe investimet për kanalizimet e

ujërave të zeza të dy fshatrave të Mallakastrës, Romës dhe Mollajt, i cili ka qenë i përfshirë

dhe i dërguar edhe në degën e thesarit, si buxhet i planifikuar, të përfshihen dhe jo të hiqen.

Milva Ekonomi – Për procedurë, a mund ta bësh këtë diskutim në seancë plenare,

ndërsa këtu të diskutojmë për misionin që kemi për arsimin dhe kulturën? E kuptoj shqetësimin

tuaj për investimet në zonën që përfaqësoni, por ndërkohë them se ndoshta këto diskutime i

bëjnë më mirë seancës plenare që, përveç nesh, të dëgjojnë edhe të tjerë njerëz që kanë mundësi

qoftë të informohen, qoftë të reagojnë për rialokim fondesh në buxhetin afatmesëm për vitin

2020.

A mund t’ju bëj prapë thirrje nëse jemi dakord në parim me projektligjin “Për buxhetin

e vitit 2019”?

Page 37: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

37

Ismet Beqiraj – Zonja kryetare, ju lutem!

Unë nuk diskutoj votimin në parim e të gjitha gjërat për këtë punë, as për të dëgjuar

njerëzit që përfaqësojmë, ama ka një nonsens. Në ligjin buxhetor të një viti më parë këto objekte

përfshiheshin, ndërsa këtë vit, në qoftë se ka ndonjë përfaqësues nga Ministria e Financës dhe

Ekonomisë, të ndërhyjë, sepse mund të jetë edhe ndonjë lapsus, ndonjë harresë. Unë kërkoj

dhe jo detyrimisht...

Milva Ekonomi – E ke në buxhetin afatmesëm 2017-2020.

Ismet Beqiraj – Po, është edhe në buxhetin afatmesëm 2018-2020.

Milva Ekonomi – Po pra, e ke!

Ismet Beqiraj – Ndërsa në buxhetin afatmesëm 2019-2021 këto objekte nuk

përfshihen.

Milva Ekonomi – Në rregull.

Ismet Beqiraj – Mund të jetë edhe ndonjë lapsus. Ndaj po kërkoj të mos ta lëmë derisa

të diskutohet në seancë. Sigurisht, do ta diskutojmë në seancë, por...

Milva Ekonomi – Kemi ndonjë përfaqësues të Ministrisë së Financave këtu?

Ismet Beqiraj – ...këta ta përfshijnë, se nuk është korrekte, madje ne nuk e kemi

shfuqizuar ligjin e vitit 2018, pra duhet ta shfuqizojmë si ligj, që t’i heqim ata zëra prej andej.

Ky është një nonsens juridik, lëre pastaj për interesat e qytetarëve atje.

Milva Ekonomi – Po vjen dikush nga Ministria e Financave?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Florian Nurçe – Faleminderit!

Kam një problematikë, që dua ta sqaroj përpara se sa ju ta miratoni projektligjin në

parim, por këtu duhet të ishte edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Financave. Në shkresën e

buxhetit, të dërguar në shtator të vitit 2018 nga ministrja e Arsimit, i është bërë me dijeni

Ministrisë së Financave zbatimi i vendimit nr. 441, datë 18.07.2018 i Këshillit të Ministrave

për transferimin e dy klubeve “Partizani” dhe “Studenti” në varësi të Bashkisë së Tiranës, me

26 punonjës dhe me fondin prej 32 milionësh, që ata kanë pasur këto vite.

Nga projektligji dhe relacioni ne konstatojmë që ky pakësim ose ky transferim nuk ka

ndryshuar. Ndaj do të doja të konsiderohet, që ne t’i çojmë një letër këtij komisioni, me firmë

të titullarit, që këto fonde dhe ky numër punonjësish të hiqen nga buxheti i arsimit dhe t’i

shkojnë si transfertë e pakushtëzuar Bashkisë së Tiranës. Në strukturën aktuale nuk mund të

vazhdojë, pasi vendimi i Këshillit të Ministrave thotë: “menjëherë brenda vitit 2018” dhe ne

jemi të detyruar ta zbatojmë këtë vendim.

Faleminderit!

Page 38: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

38

Ismet Beqiraj – Kaloje, ta votojmë, me ndryshimet dhe propozimet që janë bërë qoftë

për TVSH-në, qoftë për ATSH-në, ato buxhetet t’u kalojnë komisioneve vendimmarrëse. Kaq

kemi për detyrë sot ne.

Po të kalojë pastaj në problematikat që kemi ne në zonat elektorale dhe për listimin e

tyre, nuk dalim dot kurrë dhe nuk zgjidhim dot gjë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Absolutisht nuk zgjidhim dot gjë.

(Debat në sallë.)

Milva Ekonomi – Ju lutem!

Fate, të lutem!

(Debat në sallë.)

Ulu, një minutë!

A mund të shikojmë disa gjëra që kemi për javën e ardhshme dhe për disa shkresa që

kanë ardhur në komision?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

U lutem medieve t’i lënë kamerat këtu, sepse ne kemi mbledhjet tona për të organizuar

javën që vjen!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Si të doni, por më mirë është të na lini vetëm, që të bëjmë planet e punës.

Gazi, hajde ulu pak afër meje, sa të bëjmë planin për javën që vjen!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Tani, javën që vjen kemi dy trajnime ku ne duhet të marrim pjesë. Një trajnim kërkohet

nga e-parlamenti dhe thuhet që kur të kemi mbledhje të komisioneve ose gjysmë ore përpara,

ose gjysmë ore më mbrapa, të vijnë dhe të na bëjnë një trajnim prej tridhjetë minutash për e-

parlamentin, pra, se si duhet ta përdorim, për të depozituar pyetje, komente, diskutime për

projektligjet, do të përdorim platformën elektronike. Do të vijnë të na trajnojnë për këtë gjë.

A mendoni se ndoshta e hëna është një ditë e mirë, që të mos vijmë enkas për këtë

gjë?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Edhe nëpërmjet internetit në shtëpi, sepse secili prej nesh ka kompjuterin e tij, ku është

platforma e-parlament.

Në rregull? Kjo ishte e para.

Page 39: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

39

E dyta, që është e rëndësishme, në orën 09:00 të datës 21 nëntor, ne kemi një trajnim,

që lidhet me konfliktin e interesit, që Kuvendi merr përsipër ta bëjë edhe pas atij simpoziumit

që u bë, ku komisioni ynë ishte shembullor, sepse vetëm komisioni ynë ishte i gjithi atje.

Edhe një herë, në datën 21, në orën 09:00 komisioni ynë, ai i Integrimit dhe ai për

Çështjet Sociale do të jenë pjesë e një trajnimi për konfliktin e interesit. Po në datën 21 kemi

edhe një aktivitet, që e organizon OSBE-ja në fushën e medies.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Data 21 është e mërkurë. Kështu që në orën 09:00 kemi këtë gjë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kemi edhe Kuvendin, edhe OSBE-në në orën 10:00.

Në datën 14, që është nesër, kemi një aktivitet të AMA-s.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Në datën 21, gjysmë ore për e-parlamentin, platformën që...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Në datën 19, që është e hënë, meqenëse kemi mbledhje komisioni, thamë të marrim

gjysmë ore kohë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ndoshta pas mbledhjes së komisionit, që të mos vijmë me vrap. Në rregull? Do të na

bëjnë gjysmë ore trajnim si të përdorim platformën e-parlament.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo, jo, në datën 19, që është e hënë, pas mbledhjes së grupit, kemi mbledhjen e

komisionit me shoqërinë civile dhe me shoqatat, ku do të diskutojmë projektbuxhetin nen për

nen. Mbarojmë me këto dhe kemi gjysmë ore trajnim për platformën e-parlament. Në rregull?

Në datën 21, në orën 09:00, Kuvendi kërkon të na bëjë një trajnim për konfliktin e

interesit. Pastaj, po atë ditë, OSBE-ja ka caktuar një konferencë për mediet. Do të na vijë ftesa.

Më telefonuan sot në mëngjes për këtë gjë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Në datën 21, pra. Më duket se te hotel “Tirana”, por do të na vijë ftesa.

Tani, nesër në datën 14, tek AMA ka një aktivitet, për të cilin, gjithashtu, do të na vijë

ftesa të gjithëve, por ne të biem dakord. Herën e kaluar kemi çuar një përfaqësues nga pala jonë

dhe një përfaqësues nga tre grupimet politike që kemi pasur në komision. Vitin e kaluar ka

qenë zoti Boçi dhe zonja Xhembulla, ndërsa nga LSI-ja nuk erdhi askush.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, vitin e kaluar ka qenë aktiviteti për gjuhën e urrejtjes.

Page 40: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

40

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Këtë vit mendoni të operojmë po kështu? Caktojmë prapë zonjën Xhembulla të shkojë

nesër tek AMA?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Tjetër çështje, zoti Dhori Kule na ka dërguar një letër si komision, në fakt, ia ka

dërguar zonjës Vokshi dhe pastaj të tjerëve që janë në Kuvend, lidhur me disa shkelje që ai

mendon se ka bërë zoti Koni.

Pasi e pamë letërkërkesën e tij, mendojmë që, përpara se t’i kthejmë një përgjigje zotit

Kule, t’ia kalojmë Ministrisë së Arsimit për të na dhënë ajo një përgjigje për këtë gjë. Biem

dakord?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Bujar Çela – Sugjeroj që t’i shqyrtojmë këto gjëra kur të vijë zonja Vokshi.

Faleminderit!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Milva Ekonomi – Atëherë, kemi dy propozime.

Kemi edhe një kërkesë që ka bërë AMA. Këtu na duhet pak Sonila, në fakt.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Aktiviteti me temë “Gjuha e urrejtjes në mediet audiovizive” zhvillohet nesër në

mjediset e Autoritetit.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Në rregull.

MYLLET MBLEDHJA

Page 41: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi

41