27
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 29.03.2016, ora 10:00 11:21 Drejton mbledhjen: Erion Braçe – kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit. 2. Raporti i veprimtarisë së vitit 2015 të Bankës së Shqipërisë. (Komision përgjegjës) Marrin pjesë: Erion Braçe, Anastas Angjeli, Antoneta Dhima, Andrea Marto, Blerina Gjylameti, Ervin Koçi, Evis Kushi, Ervin Bushati, Gjovalin Kadeli, Përparim Spahiu, Gledion Rehovica, Luan Duzha, Shkëlqim Cani. Mungojnë: Ridvan Bode, Koço Kokëdhima, Dashamir Shehi, Florion Mima, Sherefedin Shehu, Edmond Spaho, Liljana Elmazi, Jorida Tabaku dhe Igli Cara. Të ftuar: Gent Sejko Guvernator i Bankës së Shqipërisë Donald Duraj shef Kabineti në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Klodion Shehu drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë Deniz Derralla drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë

KUVENDI PROCESVERBAL - · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 29.03.2016, ora 10:00 – 11:21

Drejton mbledhjen:

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit.

2. Raporti i veprimtarisë së vitit 2015 të Bankës së Shqipërisë. (Komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Anastas Angjeli, Antoneta Dhima, Andrea Marto, Blerina Gjylameti, Ervin Koçi,

Evis Kushi, Ervin Bushati, Gjovalin Kadeli, Përparim Spahiu, Gledion Rehovica, Luan Duzha, Shkëlqim

Cani.

Mungojnë:

Ridvan Bode, Koço Kokëdhima, Dashamir Shehi, Florion Mima, Sherefedin Shehu, Edmond

Spaho, Liljana Elmazi, Jorida Tabaku dhe Igli Cara.

Të ftuar:

Gent Sejko – Guvernator i Bankës së Shqipërisë

Donald Duraj – shef Kabineti në Bankën e Shqipërisë

Erald Themeli – drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë

Klodion Shehu – drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë

Deniz Derralla – drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë

Page 2: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

2

HAPET MBLEDHJA

Erion Braçe – Përshëndetje të gjithëve!

Fillojmë mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe të Financave. Siç jeni lajmëruar, sot në rendin

e ditës të komisionit është raporti i veprimtarisë së punës për vitin 2015 i Bankës së Shqipërisë.

Për të prezantuar raportin dhe për t’u përgjigjur rreth tij ndodhet në Komisionin e Ekonomisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zoti Gent Sejko. Relator i komisionit lidhur me këtë çështje të rendit

të ditës është zoti Anastas Angjeli.

Do të procedojmë me raportimin nga ana e guvernatorit. Janë depozituar disa pyetje lidhur me

këtë raport. Do të vazhdojmë me relatorin e komisionit dhe më pas pyetje, përgjigje, diskutime dhe në

fund fare me miratimin e tij.

Zoti Sejko, fjala për ju.

Gent Sejko – Faleminderit!

I nderuar zoti kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave,

Të nderuar deputetë,

Është një kënaqësi e veçantë të jem sot në këtë seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë

dhe Financave, për të prezantuar raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2015. Veprimtaria e

institucionit tonë gjatë vitit 2015 ka synuar përmbushjen me sukses të objektivave që rrjedhin nga ligji

“Për Bankën e Shqipërisë”, si dhe plotësimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga aktet nënligjore dhe

nga marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë prezantim do të ndalem fillimisht në veprimtarinë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së

Shqipërisë.

Fillimi i vitit 2015 përkoi me plotësimin e të gjithë zinxhirit drejtues të Bankës së Shqipërisë. Më

konkretisht, bazuar edhe në mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë, u mundësua plotësimi i vendeve

vakante në Këshillin Mbikëqyrës, përfshirë guvernatorin, zëvendësguvernatorët dhe pozicionin e

Inspektorit të Përgjithshëm.

Gjatë vitit 2015, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar 15 mbledhje, ku janë

miratuar 98 vendime, prej të cilëve 63 akte të miratuara për herë të parë dhe 35 ndryshime ose plotësime

aktesh ekzistuese. Tetë mbledhje kanë qenë të përqendruara në vendimmarrjen e politikës monetare,

ndërkohë që në katër mbledhje të tjera vendimmarrja është përqendruar në çështjet e mbikëqyrjes dhe të

stabilitetit financiar.

Përcjellja në publik e vendimmarrjes është bërë e plotë nëpërmjet konferencave për shtyp,

publikimeve të plota të raporteve përkatëse, si dhe sqarimeve rast pas rasti në bazë të kërkesave të medieve

Page 3: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

3

të ndryshme. Të gjitha raportet e përgatitura nga Banka e Shqipërisë mbi politikën monetare dhe

stabilitetin financiar janë përcjellë të plota brenda afateve ligjore në Kuvendin e Shqipërisë dhe në

Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave.

Sikurse e theksova dhe në përputhje me prononcimet e hershme publike të Bankës së Shqipërisë,

një vend të rëndësishëm në vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës ka zënë edhe forcimi i qeverisjes së

institucionit të Bankës së Shqipërisë. Nga ky këndvështrim, e shoh me interes të ndalem shkurtimisht në

disa prej elementeve të përsosjes së kësaj vendimmarrje të qeverisjes së institucionit:

Së pari, në themelimin e Komitetit të Auditimit.

Krijimi i Komitetit të Auditimit në vitin 2015, përbënte një zhvillim të rëndësishëm në drejtim

të forcimit të kontrollit të brendshëm të Bankës së Shqipërisë, veçanërisht në rritjen e kapacitetit

mbikëqyrës të Këshillit Mbikëqyrës. Në mbledhjet e zhvilluara gjatë vitit 2015, është diskutuar organizimi

dhe funksionimi i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, universi dhe plani vjetor i auditimit, gjetjet

kryesore të auditimeve të kryera, vlerësimi i rrezikut dhe efektiviteti i sistemit të kontrollit të brendshëm

në Bankën e Shqipërisë. Një çështje e rëndësishme ka qenë edhe ndjekja e punës për përgatitjen e

pasqyrave financiare në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar.

Miratimi i politikës së auditimit të brendshëm

Miratimi i kësaj politike e pasuar edhe nga rishikimi i rregullores së funksionit të Departamentit

të Kontrollit, qartëson pozicionin e veprimtarisë së auditimit të brendshëm brenda strukturës organizative

të bankës. Ky dokument mundëson zbatimin e standardeve profesionale të auditimit të brendshëm dhe

Kodit të Etikës, si dhe saktëson linjat raportuese të inspektorit të Përgjithshëm në Komitetin e Auditimit,

në Këshillin Mbikëqyrës dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Një hap tjetër i rëndësishëm në përmirësimin e qeverisjes së institucionit të Bankës së Shqipërisë

ka qenë edhe miratimi i Statutit të Ri të Bankës së Shqipërisë.

Statuti i Ri i miratuar në vitin 2015, ka mundësuar përputhshmërinë e shumë prej dispozitave të

organizimit dhe funksionimit të Bankës konform praktikave më të mira të sistemit europian të bankave

qendrore. Dëshiroj të përmend ndër të tjera ato në drejtim: të qartësimit të detyrave dhe përgjegjësive të

administratorëve të Bankës së Shqipërisë; të qartësimit të procedurave për zëvendësimin e

administratorëve në rastet e mungesës dhe pamundësisë së tyre për të vepruar; si dhe të riformulimit të

dispozitave që lidhen me pavarësinë administrative dhe financiare të bankës, duke i përafruar ato me

dispozitat e statutit të Bankës Qendrore Europiane.

Një hap tjetër ka qenë edhe miratimi i strategjisë dhe buxhetit afatmesëm për periudhën 2016-

2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në

vijim. Disa nga objektivat strategjikë të zhvillimit të Bankës së Shqipërisë janë:

Page 4: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

4

- ruajtja e stabilitetit të çmimeve rreth nivelit 3%;

- forcimi i stabilitetit financiar;

- forcimi i mbikëqyrjes bankare;

- rritja e sigurisë dhe e eficiencës të tregut financiar;

- si dhe forcimi e përafrimi i kapaciteteve institucionale me modelin europian.

Për të materializuar strategjinë, është hartuar buxheti afatmesëm, i cili parashikon administrimin

financiar të institucionit të Bankës së Shqipërisë në tre vitet në vijim.

Miratimi i strukturës së re organizative të Bankës së Shqipërisë

Struktura e re e Bankës së Shqipërisë e miratuar në vitin 2015, përshtat aktivitetin e njësive të saj

me nevojat dhe proceset e reja të punës, që imponohen nga zhvillimet ekonomike dhe ndryshimet në

legjislacionin bankar. Për më tepër, ajo synon përmirësimin e administrimit të institucionit dhe forcimin e

kontrollit të brendshëm. Krijimi i njësisë së specializuar për monitorimin dhe administrimin e rrezikut

operacional përbën një hap thelbësor në këtë drejtim. Gjithashtu, me strukturën e re është synuar forcimi

i kontrollit vertikal dhe atij horizontal në përputhje me modelet dhe praktikat e standardeve më të mira

ndërkombëtare.

Forcimi i sistemeve të sigurisë dhe administrimit të parasë fizike, ka qenë gjithashtu një nga

objektivat kryesorë për përmirësimin e qeverisjes gjatë vitit 2015. Këshilli Mbikëqyrës dhe strukturat

administrative kanë marrë në shqyrtim të gjithë kornizën rregullatore të mbrojtjes dhe sigurisë së vlerave

dhe informacionit në Bankën e Shqipërisë, duke përforcuar elementet njerëzore dhe ato të teknologjisë.

Janë marrë një sërë vendimesh në drejtim të përforcimit të masave të mbrojtjes dhe këqyrjes fizike të

ambienteve ku ruhet dhe përpunohet paraja letër dhe ajo metalike. Përmirësime të rëndësishme janë bërë

në procedurat e inventarizimit, përpunimit dhe magazinimit të parasë letër, përfshirë edhe atë për asgjësim.

Rëndësi i është kushtuar edhe përcaktimit të kritereve të qarta për të garantuar integritet të lartë të

punonjësve të ngarkuar me vlera materiale ose të angazhuar në njësi të tjera që merren me kontroll,

mbikëqyrje apo veprimtari të tjera të ngjashme.

Këto ishin disa nga elementet kryesore që kemi pasur parasysh gjatë vitit 2015 në përmirësimin e

qeverisjes së institucionit të Bankës së Shqipërisë. Në pjesën tjetër të prezantimit do të doja të kaloja në

zhvillimet ekonomike dhe politikën momentale.

Zhvillimet ekonomike dhe politika monetare

Ekonomia shqiptare ka vijuar të shënojë përmirësim gjatë vitit 2015. Ritmet e rritjes janë

përshpejtuar krahasuar me vitin paraardhës, ndërsa treguesit kryesorë të ekuilibrave ekonomikë dhe

Page 5: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

5

financiarë të vendit kanë ardhur përgjithësisht në përmirësim. Kështu deficiti i llogarisë korrente është

reduktuar; deficiti buxhetor ka regjistruar një rënie me 1,6 pikë përqindjeje të prodhimit të brendshëm

bruto; bilancet e bizneseve shfaqen më likuide dhe treguesit e kredive me probleme dhe të rentabilitetit të

sistemit bankar kanë ardhur në përmirësim. Megjithatë, kërkesa agregate mbetet e pamjaftueshme për të

vënë në shfrytëzim të plotë kapacitetet prodhuese. Për rrjedhojë, ambienti i brendshëm ekonomik ka

ushtruar presione të ulëta për rritjen e inflacionit, të cilat janë përforcuar më tej edhe nga tendencat

dizinflacioniste të vëna re në tregjet ndërkombëtare. Ndonëse në rritje, inflacioni vijoi të luhatet nën

objektivin tonë prej 3 %, gjatë gjithë vitit të shkuar.

Në vijim, do të bëj një përmbledhje të shkurtër të ambientit makro-ekonomik ku janë marrë

vendimet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë dhe rezultatet e tyre gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, prodhimi i brendshëm bruto është rritur me 2,7% gjatë tre

tremujorëve të vitit 2015. Treguesit e disponuar sugjerojnë se rritja ekonomike ka vijuar me ritme të

ngjashme edhe në tremujorin e katërt dhe parashikimi ose shifra më e saktë që ne presim të certifikohet

nga INSTAT-i për rritjen ekonomike është po në nivelin 2,7% për rritjen e vitit 2015.

Nga këndvështrimi sektorial, burimet e rritjes janë më të gjera se viti i kaluar, ku me përjashtime

të vogla të gjithë sektorët kanë kontribuar pozitivisht në zgjerimin e aktivitetit ekonomik. Nga

këndvështrimi i kërkesës, rritja ekonomike është mbështetur kryesisht nga zgjerimi i investimeve private

dhe nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me vendet partnere. Konsumi privat ka shfaqur

një ecuri të luhatshme, por kontributi i tij ishte pozitiv në tremujorin e tretë. Politika fiskale ka vijuar të

jetë konsoliduese. Sikurse e kemi theksuar dhe më parë, konsolidimi fiskal është lëvizja e duhur në drejtim

të ruajtjes të bazamenteve makroekonomike të vendit. Ky konsolidim krijon më shumë hapësirë për

zgjerimin e sektorit privat dhe sjell përfitime afatgjata për ekonominë shqiptare në terma të rritjes së

aftësisë së saj, për përballimin e goditjeve të ndryshme.

Megjithatë, ndonëse e shoqëruar me rritjen e punësimit dhe të shfrytëzimit të kapaciteteve

prodhuese, rritja e kërkesës së brendshme nuk ka qenë e mjaftueshme për të absorbuar të gjitha kapacitetet

e lira të ekonomisë. Niveli i papunësisë qëndroi në nivelin mesatar prej 17,5% gjatë vitit 2015, duke

ilustruar potencialet ende të pashfrytëzuara në tregun e punës. Rrjedhimisht, presionet për rritjen e pagave,

të kostove të prodhimit dhe të marzheve të fitimit ishin të dobëta. Inflacioni mesatar vjetor qëndroi në

nivelin prej 1,9% për vitin 2015, duke u rritur me 0,3 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm.

Për të adresuar presionet e ulëta inflacioniste, Banka e Shqipërisë ka vazhduar të ndjekë një

politikë monetare stimuluese. Ajo ka ulur më tej normën bazë të interesit, ka rritur injektimet e likuiditetit

në sistemin bankar, si dhe është angazhuar publikisht për ruajtjen e kahut stimulues të politikës monetare

edhe në periudhën afatmesme. Norma bazë e interesit zbriti në minimumin historik prej 1,75% pas dy

Page 6: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

6

uljeve të kësaj norme, bazuar në vendimmarrjet e Këshillit Mbikëqyrës gjatë vitit 2015. Këto vendime,

kanë synuar krijimin e kushteve të duhura për nxitjen e kërkesës së brendshme dhe kthimin e inflacionit

në objektiv në afat të mesëm dhe politika jonë monetare është transmetuar në uljen e normave të interesit

për të gjitha instrumentet financiare në lekë.

Gjatë tremujorit të katërt, përcjellja e saj është ndihmuar edhe nga zhvendosja e financimit të

deficitit buxhetor nga burime të brendshme në burime të huaja. Kjo zhvendosje ka rritur dukshëm

likuiditetin në tregjet e brendshme financiare dhe ka forcuar tendencat rënëse të normave të interesit në to

dhe për rrjedhojë, interesi mesatar i kredisë u reduktua më tej gjatë vitit 2015. Të kombinuar edhe me

masat e marra për reduktimin e kredive me probleme, stimujt monetarë janë reflektuar në lehtësimin e

standardeve të kreditimit. Duke përjashtuar efektin e fshirjes së kredive nga bilanci, kredia për sektorin

privat u rrit me 12 miliardë lekë ose me një normë prej 2,2%, gjatë vitit të kaluar. Përcjellja e politikës

monetare është reflektuar edhe në uljen e euroizimit të ekonomisë. Në fund të vitit 2015, kredia në lekë

për sektorin privat arriti në nivelin prej 43% të totalit të kredisë nga 32% që ishte në fund të vitit 2010.

Banka e Shqipërisë pret një ecuri më të mirë të kredisë në afat të mesëm, por ky mbetet

parashikim i kushtëzuar në një masë të madhe nga përmirësimi i mëtejshëm i klimës së biznesit dhe i

kreditimit në vend. Në këtë kontekst, gjej me vend të ritheksoj edhe një herë se plani kombëtar i trajtimit

të kredive me probleme duhet konsideruar si një parakusht i panegociueshëm për rritjen e kredisë në të

ardhmen.

Paralelisht me të, vazhdimi dhe forcimi i axhendës së reformave strukturore do t’i hapë rrugë një

zhvillimi më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

Do të doja të prezantoja shkurt edhe ecurinë e sistemit bankar për vitin 2015.

Treguesit e shëndetit të sektorit bankar rezultuan dukshëm më mirë se nivelet rregullatore për

aftësinë paguese, për likuiditetin dhe për krijimin e rezervave të mbrojtjes ndaj rreziqeve specifike. Këta

tregues shfaqin shkallë të kënaqshme të rezistencës edhe në rastet kur supozohet materializimi i skenarëve

të rënduar makroekonomikë.

Numri i bankave që operojnë në Republikën e Shqipërisë ka mbetur i pandryshuar, në 16. Pjesa

më e madhe e sektorit bankar kontrollohet nga filialet e grupeve të huaja bankare me origjinë të kapitalit

nga Bashkimi Europian, të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në

kuadrin rregullator në fuqi të Bankës së Shqipërisë.

Gjatë vitit 2015, u regjistrua hyrja e një investitori të ri në tregun bankar, Bankës Amerikane të

Investimeve, i pari pas vitit 2009. Ky është një zhvillim që e konsiderojmë mjaft pozitiv në drejtim të

nxitjes së konkurrencës brenda sistemit.

Page 7: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

7

Në fund të vitit 2015, aktiviteti e sektorit bankar u zgjeruan me 2%, duke arritur 91,3% të

prodhimit të brendshëm bruto. Financimi i veprimtarisë vazhdoi të mbështetej nga rritja e depozitave nga

publiku me 2,6%, duke zënë 83% të totalit të bilancit të sektorit bankar.

Treguesit mesatarë të rentabilitetit janë përmirësuar gjatë vitit 2015. Norma e kthimit nga aktivet

(RoA) rezultoi në nivelin 1,2% dhe norma e kthimit nga kapitali (RoE) arriti në nivelin 13,2%. Ky rezultat

financiar përbën një bazë të mirë për stabilitetin e sistemit bankar.

Norma e mjaftueshmërisë të kapitalit regjistroi nivelin 15,7%, dukshëm më i lartë se minimumi

i kërkuar nga kuadri rregullator prej 12%. Kapitalizimi i mirë mbetet një karakteristikë e sektorit tonë

bankar dhe ruajtja e tij është mbështetur nga vijimësia e vlerave pozitive të rezultatit financiar neto të

bankave. Adresimi i çështjes të kredive me probleme ka qenë një ndër angazhimet kryesore të Bankës së

Shqipërisë gjatë gjithë vitit 2015. Për herë të parë pas një periudhe 4 vjeçare, niveli i kredive me probleme

ra poshtë shifrës prej 20%. Veprimet e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në vazhdimësi kanë rritur

trysninë mbi sistemin bankar, ndërkohë që ky i fundit nga ana e tij ka shtuar përpjekjet për të menaxhuar

kreditë e këqija përmes ristrukturimeve, ekzekutimeve, provigjionimit, si dhe fshirjes së tyre nga bilancet,

sipas rastit.

Iniciativa ndërinstitucionale e materializuar në dokumentin e planit të masave për reduktimin e

kredive me probleme, e cila në thelb konsiston në një aksion shumëdimensional përmirësimesh ligjore,

fiskale dhe rregullatore ndihmoi në zbritjen e nivelit të kredive me probleme në fund të vitit 2015 nga

shifra 25% në nivelin 18,2 %. Ky plan përfshin hapa të tjerë përgjatë vitit 2016 që do ta bëjnë akoma më

të dukshëm rezultatin pozitiv në sistem.

Gjithashtu, viti 2015 e vendosi sistemin bankar në provën e përballimit të trysnisë psikologjike

të krijuar nga kriza greke, provë kjo që u kapërcye me sukses. Nga ana tjetër, ajo shërbeu për të testuar

efektivitetin e masave prudenciale që Banka e Shqipërisë kishte ndërmarrë.

Mbikëqyrja Bankare

Gjatë vitit 2015 në qendër të vëmendjes kemi pasur edhe fuqizimin e mëtejshëm të mbikëqyrjes

bankare. Më konkretisht, disa elemente kryesore në këtë drejtim janë: vënia në zbatim të politikës së

mbikëqyrjes të bazuar në rrezik; vënia në zbatim të manualit të vlerësimit të rreziqeve si dhe të sistemit të

ri të vlerësimit të bankave dhe vënia në zbatim të rregullores së re për llogaritjen e raportit të

mjaftueshmërisë së kapitalit në përputhje me Shtyllën I të Bazel II.

Zbatimi në praktikë i këtyre metodologjive bashkëkohore garanton një shkallë të lartë

përputhshmërie me standardet më të mira ndërkombëtare, duke bërë që përqasja jonë të jetë e aftë të

Page 8: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

8

identifikojë në kohë rreziqet dhe të imponojë marrjen e masave korrektuese për shmangien e ngjarjeve të

ndryshme.

Një arritje tjetër në drejtim të përafrimit me standardet e institucioneve homologe të Bashkimit

Evropian ishte vlerësimi pozitiv i regjimit të konfidencialitetit të Bankës së Shqipërisë nga ana e Autoritetit

Bankar Europian (EBA). Në muajin tetor të vitit 2015, nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes së

bashkëpunimit, ky autoritet e certifikoi këtë regjim në përputhje të plotë me standardin përkatës të

Bashkimit Europian, duke e përfshirë Bankën e Shqipërisë në listën e autoriteteve mbikëqyrëse të vendeve

jashtë BE-së, që marrin pjesë në kolegjet mbikëqyrëse bankare të Bashkimit Europian.

Në kuadër të mbikëqyrjes së sistemit gjatë vitit 2015, janë zhvilluar një numër i konsiderueshëm

ekzaminimesh në vend. Në përfundim të këtyre ekzaminimeve janë lënë edhe rekomandimet për

përmirësimet e nevojshme, si dhe është kërkuar hartimi i një plani masash nga subjektet e ekzaminuara.

Gjatë vitit të kaluar ka vazhduar gjithashtu licencimi i subjekteve të reja financiare të tilla si institucione

të mikrokredisë, institucione të parasë elektronike, si edhe një numër i konsiderueshëm i zyrave të

këmbimit valutor.

Po vazhdoj me aktivitetet e tjera të Bankës së Shqipërisë thelbësore në drejtim të funksioneve të

institucionit të bankës qendrore.

Sistemi pagesave

Gjatë vitit 2015, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë masash për përmirësimin e kuadrit

rregullator dhe të procedurave për mbikëqyrjen e sistemeve të pagesave. Miratimi i rregullores “Për

licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të pagesave dhe i qendrave të klerimit të pagesave”

është një nga hapat kryesorë që do nxisë iniciativat private për klerimin dhe shlyerjen e pagesave.

Në tetor të vitit 2015, u mblodh për herë të parë Komiteti Kombëtar i Sistemeve të Pagesave, ku

ky komitet do të shërbejë si një forum për diskutimin e çështjeve të lidhura me sistemet dhe instrumentet

e pagesave me synim mbështetjen e vendimmarrjes së institucioneve të përfshira. Një zhvillim tjetër në

fushën e pagesave lidhet me hartimin e metodologjisë “Për raportimin e instrumenteve të pagesave

elektronike nga institucionet e parasë elektronike”, e cila i parapriu dhe licencimit të dy institucioneve të

parasë elektronike gjatë vitit 2015.

Emetimi i monedhës

Në përmbushje të funksionit të saj unik si emetuese e parasë shqiptare, Banka e Shqipërisë ka

vijuar plotësimin e nevojave të ekonomisë me para letër dhe monedhë të standardeve bashkëkohore për sa

i takon cilësisë të elementeve të sigurisë. Në krahasim me vitin 2014, u vërejtën ndryshime në strukturën

Page 9: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

9

e parasë në qarkullim si rezultat i rritjes së numrit të kartëmonedhave me vlerë të lartë nominale 2000 lekë

dhe 5000 lekë, si dhe rritjes së përdorimit të monedhave metalike, të cilat në vlerë u shtuan me 8,2%.

Administrimi i rezervës valutore

Administrimi i rezervës valutore ka vijuar të kryhet në përputhje me bazën rregullatore në fuqi,

ku objektiv parësor është parimi i likuiditetit dhe ai i sigurisë. Në përputhje me politikën tonë dhe me

standardet e pranuara ndërkombëtare të mjaftueshmërisë edhe gjatë këtij viti është bërë kujdes që niveli i

rezervave të jetë i mjaftueshëm dhe në përputhje me synimin tonë. Viti 2015 është karakterizuar nga një

rënie e mëtejshme në terren negativ të normave të interesit për emetimet e thesarit në eurozonë. Për

rrjedhojë, për pjesën e portofolit në euro, mundësitë e investimit me një normë pozitive kthimi, krahasuar

me një vit më parë janë reduktuar shumë, por pavarësisht kësaj, rezultati i krijuar nga administrimi i

portofolit të rezervës për vitin 2015 ka qenë pozitiv.

Shërbimi ligjor

Përmirësimi i bazës ligjore dhe asaj rregullatore është një prioritet konstant i Bankës së

Shqipërisë. Gjatë vitit 2015, u përgatit, u konsultua dhe u dërgua për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë

ligji “Për shoqëritë e kursim-kreditit”, nëpërmjet të cilit rregullohet licencimi, mbikëqyrja dhe veprimtaria

e shoqërive të kursim-kreditit në përputhje me standardet më të mira. Në bashkëpunim të ngushtë edhe

me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave janë hartuar ndryshimet në ligjin “Për sigurimin e depozitave”,

të cilat përmirësojnë zbatimin e ligjit të SHKK-ve dhe përfshijnë në skemën e sigurimit të depozitave edhe

kategori të caktuara të personave juridikë. Një projekt tjetër i rëndësishëm për të cilin kemi punuar nga

pikëpamja ligjore gjatë vitit 2015 dhe jemi ende duke bashkëpunuar me Bankën Botërore është edhe ligji

për trajtimin e bankave me vështirësi financiare, që ndryshe njihet si Resolution Law apo ligji i zgjidhjes,

por fjala është Resolution Law dhe në këtë drejtim jemi duke vazhduar dhe është bërë një punë mjaft e

madhe në drejtim të bazës rregullatore.

Statistikat monetare dhe financiare

Viti i kaluar ka qenë i suksesshëm për Bankën e Shqipërisë në përmbushjen e rolit të saj si një

ndër tre agjencitë kombëtare të prodhimit të statistikave. Shtimi i informacionit statistikor, si dhe përsosja

e disa metodologjive mbi të cilat bazohet produkti statistikor i Bankës së Shqipërisë, kanë marrë vlerësime

pozitive nga institucionet ndërkombëtare, duke shënuar progres të rëndësishëm në procesin e përafrimit

me standardet e Eurostat-it dhe me ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në vitin 2015, Banka e

Shqipërisë publikoi për herë të parë informacionin me frekuencë vjetore mbi fluksin e investimeve të huaja

Page 10: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

10

direkte sipas shteteve, fluksin e investimeve të huaja direkte sipas aktivitetit ekonomik dhe gjendjen e

investimeve të huaja direkte sipas shteteve dhe aktivitetit ekonomik.

Puna kërkimore-shkencore

Gjatë vitit 2015, Banka e Shqipërisë ka kryer mbi 20 studime dhe analiza empirike të dedikuara

problematikës dhe zgjidhjeve potenciale mbi çështjet e efektivitetit të politikës monetare dhe ruajtjes së

stabilitetit financiar. Është mbyllur gjithashtu procesi i rivlerësimit të modelit makro-ekonomik të

ekonomisë shqiptare, nëpërmjet të cilit është përmirësuar identifikimi dhe interpretimi i lidhjeve makro-

ekonomike shkak-pasojë. Puna kërkimore është prezantuar në aktivitete dhe konferenca të ndryshme të

organizuara nga Banka e Shqipërisë, sikurse ka qenë takimi i Nëntë Rajonal i kërkimeve për Europën

Juglindore me temë “Rikonceptimi i politikave ekonomike dhe metodologjive të bankave qendrore”, ku u

prezantuan rreth 20 tema dhe punime kërkimore shkencore, duke përfshirë edhe punime kërkimore-

shkencore nga Banka e Shqipërisë.

Komunikimi

Rritja e transparencës ka qenë dhe mbetet një prioritet konstant i Bankës së Shqipërisë. Gjatë vitit

2015 kemi synuar të ndërtojmë kanale permanente komunikimi me publikun dhe në to pasqyrohet e plotë

vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës mbi politikën monetare, shkaqet që e kanë motivuan atë dhe

rezultatet e pritshme të saj. Në raportet periodike të Bankës së Shqipërisë janë publikuar analizat e plota

mbi zhvillimet ekonomike dhe financiare, pritshmëritë për të ardhmen e afërt dhe të largët, si dhe ecuria

e sistemit bankar së bashku me rreziqet që përballet stabiliteti financiar i vendit.

Edukimi i publikut

Në fushën e edukimit të publikut, arritja më e spikatur e vitit të kaluar përkon me çeljen e Muzeut

të Bankës së Shqipërisë, i konceptuar në formën e një muzeu ndërdisiplinor. Ky muze ka prezantuat

funksionet e integruara numizmatike, historike dhe edukative, të cilat do të ndikojnë në drejtim të thellimit

të kulturës financiare të publikut dhe veçanërisht në drejtim të edukimit financiar të brezit të ri.

Integrimi Europian

Një drejtim i rëndësishëm i punës së Bankës së Shqipërisë mbetet edhe kontributi në përafrimin

e Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian. Gjatë vitit të kaluar, kemi intensifikuar bashkëpunimin

me Bankën Qendrore Europiane, bankat qendrore pjesë të Euro Sistemit, si dhe me strukturat europiane

që merren me rregullimet financiare të BE-së. Me të njëjtin intensitet, kemi rritur bashkëpunimin edhe me

Page 11: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

11

Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Bankën Ndërkombëtare të Rregullimeve, si dhe me

bankat qendrore të disa vendeve të rajonit.

Banka e Shqipërisë ka vazhduar të japë kontributin e saj në lidhje me raportimet për raportin e

progresit, si dhe planin kombëtar të integrimit europian, duke udhëhequr kapitullin 4 “Lëvizja e lirë e

kapitalit”, kapitullin 17 “Politikat ekonomike dhe monetare”, si dhe duke kontribuar në 6 kapituj të tjerë

AKUIS-it.

Burimet njerëzore

Përsosja e strukturës organizative të institucionit ka qenë vazhdimisht në fokusin e politikave të

burimeve njerëzore me qëllim kryesor rritjen e efikasitetit të veprimtarisë së bankës. Nëpërmjet saj është

synuar një bashkërendim dhe një komunikim më i mirë ndërmjet njësive, veçanërisht për të mundësuar

përballimin me sukses të angazhimeve që burojnë nga objektivat strategjikë të institucionit, si dhe nga

procesi i përafrimit me modelet e bankave qendrore të sistemit europian apo vetë Bankën Qendrore

Europiane.

Politikat në fushën e burimeve njerëzore kanë synuar promovimin në pozicione drejtuese të

punonjësve me më shumë eksperiencë dhe atyre më profesionistë, nëpërmjet garës profesionale për

identifikimin e profesionistëve më të mirë. Politikat motivuese kanë synuar të ruajnë qëndrueshmërinë

dhe vazhdimësinë e stafit, ndërkohë që kujdes i vazhdueshëm është bërë edhe për respektimin e barazisë

gjinore.

Teknologjia e informacionit

Viti 2015 shënoi arritje edhe në drejtim të teknologjisë dhe informacionit. Më konkretisht, filloi nga

operimi sistemi AFISAR, një regjistër elektronik për dokumentimin e çdo elementi që shoqëron emetimin

dhe transaksionet e kryera me titujt e emetuar nga shteti shqiptar. Disa arritje të tjera në drejtim të

teknologjisë së informacionit kanë qenë:

Automatizimi i sistemit raportues për treguesit e veprimtarisë bankare.

Integrimi dhe optimizmi i shfrytëzimit të rrjetit informatik, duke reduktuar kostot operacionale

të Bankës së Shqipërisë;

Automatizimi i veprimeve kontabël të degëve, si dhe rritja e kapacitetit përpunues dhe

magazinues të informacionit.

Kontrolli i brendshëm

Page 12: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

12

Në vitin 2015, përveç kontrolleve të planifikuara, ka pasur angazhime audituese dhe joaudituese

me kërkesë të Këshillit Mbikëqyrës, Komitetit të Auditimit, administratorëve dhe inspektorit të

Përgjithshëm.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në këtë drejtim ishte vlerësimi i cilësisë së Departamentit të

Kontrollit të Bankës së Shqipërisë i kryer nga Banka Qendrore e Holandës. Ky vlerësim, i bërë për herë

të parë, shërbeu si një plan zhvillimi i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të veprimtarisë audituese të

kontrollit të brendshëm të Bankës së Shqipërisë në të ardhmen.

Për informacionin tuaj, gjatë viti 2015 kanë përfunduar 9 auditime të plota, ndërkohë që së bashku

me 3 auditimet e plota të nisura në vitin 2015, por të përfunduara në muajt e parë të vitit 2016, numri i

total i autiditimeve të brendshme ka qenë 12. Gjetjet dhe rekomandimet, sigurisht që i janë adresuar njësive

respektive, duke filluar që nga departamentet deri në nivelin e Këshillit Mbikëqyrës. I gjithë informacioni,

sipas ligjit do të raportohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Komision e Ekonomisë dhe të Financave.

Së fundi, veprimtaria financiare e Bankës së Shqipërisë.

Pas një pune intensive të punonjësve tanë me asistencën e ekspertëve të huaj, si dhe në

komunikim të ngushtë me auditorin e jashtëm, u mundësua që për herë të parë në vitin 2015, pasqyrat

financiare të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS). Kjo përbën

një arritje dhe një zhvillim cilësor në rritjen e transparencës financiare të Bankës së Shqipërisë.

Miratimi përfundimtar i pasqyrave financiare të Bankës së Shqipërisë në përputhje me standardet

ndërkombëtare të raportimit financiar do të bëhet nesër, me datë 30 mars në mbledhjen e Këshillit

Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ku pjesë përbërëse e tij do të jetë edhe opinioni i audituesit të jashtëm,

KPMG Shqipëri, ndërkohë që pas miratimit nga Këshilli Mbikëqyrës, këto pasqyra do të dërgohen për

dijeni edhe Kuvendit të Shqipërisë.

I nderuar zoti kryetar,

Të nderuar deputetë,

Prezantimi i veprimtarisë së institucionit të Bankës së Shqipërisë është një moment i rëndësishëm

në aktivitetin vjetor të institucionit tonë. Në këtë prezantim, u mundova të prek të gjitha aspektet e

veprimtarisë sonë, duke ndarë me ju edhe pritshmëritë e objektivat tona për periudhat në vijim. Në

versionin më të zgjeruar ne jemi munduar të përfshijmë sa më shumë të dhëna, analiza dhe hapësira

informuese. Shpresoj që raporti i vitit 2015 të ketë qenë në përputhje me pritshmërinë e Kuvendit dhe

dëshiroj t’ju garantoj se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë përpjekjet e saj për t’u perfeksionuar edhe më

shumë në të ardhmen.

Page 13: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

13

Stabiliteti i çmimeve, soliditeti i sistemit bankar, gjallërimi i kredisë, furnizimi i tregut me

likuiditet, ulja e kredive me probleme, forcimi i qeverisjes, rritja e transparencës, si dhe shtimi i

komunikimit me Kuvendin, me institucionet shtetërore dhe me partnerët tanë strategjikë, përbëjnë

objektivat tona madhore që do të udhëheqin punën tonë në vitin 2016 e në vazhdim.

Ju faleminderit për vëmendjen!

Erion Braçe – Faleminderit!

Fjalën e ka zoti Angjeli, si relatori i komisionit.

Anastas Angjeli – Faleminderit, zoti kryetar!

Faleminderit, zoti Guvernator!

Opinioni që do të shpreh në emër të Komisionit të Ekonomisë, për politikën monetare të Bankës

së Shqipërisë gjatë vitit 2015 dhe transmetimin e saj në ekonomi, është i përgatitur dhe bazuar në raportin

e politikës monetare të viti 2015 që Banka e Shqipërisë ka paraqitur në Kuvend, në përputhje me ligjin

dhe Kushtetutën, është i bazuar në të dhënat statistikore të institucioneve ndërkombëtare. Ky raport,

gjithashtu, shoqërohet edhe me dy anekse, një aneks për risitë dhe ndonjë mungesë që ka raporti, si dhe

aneksi kryesor që paraqet realizimin e detyrave dhe të rekomandimeve që Komisioni i Ekonomisë dhe

parlamenti në rezolutën e tij i ka lënë Bankës së Shqipërisë për vitin 2015, ku do të them, që në fillim se

përgjithësisht janë të realizuara. Kështu që nuk do të ndalem në veçanti në këto dy anekse.

Gjithashtu, pa dashur të përsëris ato që raporti i shpjegon më hollësi dhe ato që Guvernatori i

prezantoi, dua të theksoj, në fillim, që ne kemi arritur në disa vlerësime dhe disa rekomandime, të cilat

janë bazuar në një analizë të hollësishme që i është bërë këtij raporti të paraqitur dhe kryesisht realizimit

të objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë dhe të detyrave themelore të saj, veçanërisht të objektivit

që ka për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, për hartimin dhe miratimin e zbatimit të pavarur të politikës

monetare, për nxjerrjen në qarkullim të monedhës shqiptare, për mbajtjen dhe administrimin e rezervave

valutore të Republikës së Shqipërisë.

Duke u bazuar në një analizë të hollësishme të zhvillimeve ekonomike gjatë vitit 2015, të

zhvillimeve dhe të situatës fiskale në vend, të zbatimit të politikave fiskale, të analizës së të ardhurave dhe

shpenzimeve, të një vrojtimi të reflektimit të tyre dhe transmetimit të këtyre politikave në politikën e

punësimit, në mbajtjen në kontroll të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik, si dhe duke bërë një analizë

të inflacionit, politikës monetare, të politikës stimuluese të Bankës së Shqipërisë, të çështjeve që kanë të

bëjnë më zgjerimin e masës monetare në treg, të kreditimit të ekonomisë, të objektivave për realizimin e

qëllimit që ka pasur Banka e Shqipërisë në uljen e kredive me probleme apo të politikës monetare, të

politikës së interesit, të normës së interesit dhe depozitave apo dhe gjendjen e tyre, të normës së interesit

për kreditë e kursit të këmbimit dhe të kreditimit, në përgjithësi të ekonomisë, pra pikërisht mbi bazën e

Page 14: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

14

kësaj analize dhe politikave të tjera që ka ndjekur, po ndjek, dhe do të ndjekë Banka e Shqipërisë për

nxitjen e kreditimit, ne, bazuar pikërisht në të gjithë këtë analizë në ndikimin e saj në ekonomi, kemi

arritur në disa konstatime, nga ku dalin edhe disa problematika për të cilat po japim edhe disa

rekomandime për masat që duhet të marrë Banka e Shqipërisë për përmirësimin e mëtejshëm të punës së

saj. Këto natyrisht mbështeten në këtë raport, mbështeten në planin e veprimit të strategjisë afatmesme të

Bankës, në vlerësimet e institucioneve të tjera ekonomike financiare për veprimtarinë e Bankës, si dhe në

rekomandimet që kohët e fundit dhanë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Mbi bazën e gjithë kësaj vlerësimet që kemi paraqitur dhe mendojmë që pas këtij diskutimi në

formën e rezolutës të paraqiten edhe në seancë janë:

Gjatë vitit 2015 ekonomia shqiptare vijoi tendencën rritëse, duke përshpejtuar më tej ritmet e

zhvillimit. Prodhimi i brendshëm bruto u rrit me rreth 2,7 për qind, nga 2 për qind që u rrit në vitin 2014

dhe 1,1 për qind në vitin 2013. Kontributin më të madh në rritjen ekonomike e dhanë sektorët e shërbimeve

dhe të ndërtimit. Kontribut të rëndësishëm dha edhe zgjerimi i sektorit të industrisë, ndërkohë që sektori

i bujqësisë pësoi rënie. Rritja ekonomike në vitin e ardhshëm, sipas parashikimeve të bëra edhe nga

qeveria, por edhe nga Banka e Shqipërisë pritet të jetë 3,4%, e cila do të vijë nga rritja e investimeve të

huaja direkte dhe përshpejtimi i rritjes së kërkesës të brendshme. Ulja e çmimeve të naftës do të ketë

akoma efekte negative në rritjen ekonomike, por natyrisht priten disa zhvillime pozitive në fushën

hidroenergjetike.

Politika monetare e Bankës së Shqipërisë edhe gjatë vitit 2015, ka qenë ne përputhje me misionin

dhe objektivin e saj kryesor. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, ajo ka qenë e shënjestruar në arritjen

dhe stabilitetin e çmimeve, të përfaqësuar nga një objektiv i ri inflacioni, prej 3%, nga 2%, që ishte në

vitet e mëparshme. Norma mesatare e inflacionit ishte 1,9 %, nga 1,6 % një vit më parë, por me gjithë

rritjen, përsëri mbeti nën kufirin e poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3% , +/- 1 %.

Inflacioni pritet të mbetet i ulët edhe gjatë këtij viti, sipas parashikimeve 1,9%, si rrjedhojë e

rënies së çmimeve të karburanteve dhe të prodhimit që vazhdon të jetë nën potencialin e vet.

Në fushën fiskale ajo që është karakteristike, edhe gjatë vitit 2015, edhe gjatë vitit 2013 është që

kemi për herë të parë një suficit primar, një risk për buxhetin për të bërë mosrealizimin e mundshëm të

të ardhurave buxhetore për shkak të rënies së çmimit të naftës, prandaj organet shtetërore duhet të marrin

masa për këtë çështje.

Sektori bankar është paraqitur përgjithësisht likuid, fitimprurës i mirëkapitalizuar dhe i aftë për

të përballuar goditje të ndryshme. Stimuli i fortë i politikës monetare i ka sjellë normat e interesit në tregjet

financiare në minimumin e tyre historik. Politika monetare lehtësuese është përcjellë edhe në tregun e

depozitave dhe të kredive. Interesat e depozitave kanë rënë nën nivelin e inflacionit, çka do të thotë se në

Page 15: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

15

vlerë reale qytetarët që po mbajnë depozita me afat, aktualisht po përfitojnë një interes negativ. Duket

qartë se nga ulja e normës bazë të interesit kanë përfituar në radhë të parë bankat e nivelit të dytë dhe

natyrisht kanë humbur depozituesit dhe zotëruesit e bonove. Në përgjigje të normave të ulta të interesit

vazhdon zgjerimi i portofolit të kredisë në lekë, kryesisht për sektorin privat dhe tkurrja e vazhdueshme

e portofolit të kredisë në valutë. Megjithëse kushtet e kreditimit u lehtësuan, aktiviteti kreditues u shfaq i

dobët gjatë vitit 2015. Nga shqyrtimi i të dhënave shumëvjeçare rezulton se sistemi bankar i Shqipërisë

ka raportin më të ulët të madhësisë së kreditit ndaj depozitave bankare, si në krahasim me bankat vendeve

të tjera të rajonit jo anëtare të BE-së, ashtu edhe me ato anëtare të BE-së. Kjo ecuri evidenton probleme si

nga ana e kërkesës, ashtu edhe nga ajo e ofertës. Kërkesa pranohet nga pasiguria ende e lehtë që frenon

iniciativat investuese, kurse oferta nga politika konservatore kredituese e sistemit bankar dhe zgjedhjet

selektive të bankave, në kushtet kur projektet e paraqitura nga biznesi nuk janë cilësore.

Krahas këtyre konstatimeve, nuk mund të mos përmend se bujqësia shqiptare, e cila jep rreth

20% të produktit të brendshëm bruto të vendit ka marrë gjatë këtyre viteve vëllimin më të ulët të burimeve

të investimeve dhe të burimeve të kreditit. Cilësia portofolit të kredisë gjatë vitit 2015 u përmirësua.

Niveli i kredive me probleme arriti në 18,2%, të portofolit të kredisë, duke zbritur me 4,6 pikë përqindje,

duke e krahasuar me vitin e mëparshëm. Ndikimin kryesor e patën masat ristrukturuese dhe ato të që

nxjerrin jashtë bilanceve të kredive të humbura që kanë këtë status prej tre vjetësh. Duhet parë tendenca e

tyre, jo thjesht nxjerrja jashtë bilancit e tyre apo ajo që quhet pastrim i bilancit, si çështje teknike dhe

formale.

Rezultati i krijuar nga administrimi i portofolit rezervë, për vitin 2015, ka qenë pozitiv, ndonëse

në nivel të ulët në pasqyrim të kushteve të një mjedisi me norma shumë të ulta interesi. Edhe gjatë këtij

viti ka pasur familjarizim, gjithnjë e në rritje, të tregut shqiptar me përdorimin e instrumenteve elektronike

të pagesave. Përdorimi i llogarive të aksesueshme, nëpërmjet internetit dhe numri i kartave të debitit,

kreditit, si dhe kartave në funksion real elektronik, është rritur. Megjithatë, duke parë se kushtet kryesore

të transaksioneve të procesuara me karta e tërheqje të kesh në muaj kuptohet që jemi në një ekonomi

ende me përdorim të lartë kesh-i. Ka pasur përmirësime të proceseve të vendimmarrjes dhe kontrollit në

Bankën e Shqipërisë gjatë vitit 2015. Cilësia e mbikëqyrjes bankare është përmirësuar dhe kuadri

rregullator, mbikëqyrës ka lëvizur në drejtim të përafrimit me standardet e Bazelit dhe direktivave

euopiane për një mbikëqyrje efektive. Ka pasur progres në drejtim të monitorimit dhe administrimit të

rrezikut operacional. Ka pasur përmirësime të proceseve të vendimmarrjes dhe të kontrollit në Bankën e

Shqipërisë gjatë vitit 2015, si edhe përgjithësisht rekomandimet e rezolutës së Kuvendit, të bëra vitin e

kaluar, janë reflektuar thuajse tërësisht. (Shiko për këtë aneksin 1, ku ne kemi raportuar për këtë çështje).

Disa rekomandime pas një analize dhe pas këtyre konstatimeve.

Page 16: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

16

1. Edhe pse të gjitha rekomandimet janë që Banka e Shqipërisë duhet të vijojë zbatimin e

politikave monetare lehtësuese për të përballuar presionet e dobëta të inflacionit dhe sinjalet

disinflacioniste të shfaqura, kjo barrë nuk i duhet lënë vetëm Bankës së Shqipërisë. Mendoj se këto masa

për aq hapësirë sa i ka mbetur Bankës së Shqipërisë, pasi normat e interesit kanë arritur nivelin më të ulët

historik do të jenë të cunguara, pa një harmonizim më të mirë me politikën fiskale dhe me një manovër të

re për ristrukturimin dhe prioritizimin më të mirë të ekonomisë, duke mbështetur fort zhvillimin e

bujqësisë, të agrobiznesit, të industrisë, të artizanatit dhe duke liruar lejet e ndërtimit, pa humbur kontrollin

në rregullin e territorit, duke këmbëngulur në realizimin e investimeve, rritjen e cilësisë së shpenzimeve

me burime të brendshme. Ky proces duhet të udhëhiqet sistematikisht, për të shmangur rreziqet ndaj

stabilitetit financiar të vendit.

Njëherësh duhet të rritet eficenca e parashikimeve të saj makroekonomike për garantimin e një

sistemi financiar të qëndrueshëm dhe eficient. Nga pikëpamja institucionale, një bashkëveprim më i mirë

mes Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë dhe Transportit dhe

INSTAT-it, do të jepte një perspektivë më të qartë për vitin 2016 të këtij fenomeni dhe do t’ia lehtësonte

disi punën Bankës së Shqipërisë, për zbatimin e objektivit kryesor, ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

2. Banka e Shqipërisë duhet të rrisë me tej influencën dhe mbështetjen që në aspektin afatmesëm,

vendi të jetë në gjendje të përmirësojë situatën në investime dhe cilësinë e tyre dhe të çojë në fund reformat

strukturore, si për shembull, në fushën e pronave, mirëqeverisjes, reformës në drejtësi, si edhe duke

përmirësuar më tej dhe me shpejtësi klimën e biznesit.

3. Ne nxisim Bankën e Shqipërisë në rrugën e zbatimit të një metodologjie të re në llogaritjen

dhe vlerësimin e borxhit të jashtëm sipas standardeve të institucioneve ndërkombëtare dhe EURSTAT-it,

gjë të cilën e ka filluar.

4. Kredia në ekonomi është një instrument i rëndësishëm për mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit

privat dhe te ekonomisë në përgjithësi, rol i cili është ende jo në nivelin e duhur. Kjo është e lidhur me

shumë faktorë, prandaj vëmendje e veçantë duhet të vazhdojë t’u kushtohet politikave të kreditimit dhe

përmirësimit të transmetimit të tyre në ekonomi. Kështu, reduktimi i normës bazë të interesit është

transmetuar jo sa duhet thuajse në mënyrë disproporcionale nga sistemi bankar (bankat e nivelit të dytë

në ekonomi). Ndërkohë që normat e interesit të depozitave kanë një rënie të qëndrueshme, normat e

interesit të kredive janë ulur me ritëm më të ngadaltë, duke reflektuar përqasjen e bankave ndaj riskut të

kreditit. Banka e Shqipërisë duhet të marrë masa:

- Për zbatimin e drejtë të politikës së normave të interesit në tregun bankar.

-Të përshpejtojë reformat strukturore për të mundësuar zgjerimin e huadhënies dhe thellimin e

ndërmjetësimit financiar në ekonomi.

Page 17: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

17

-Të ndërmarrë masa të tjera stimuluese, përveç instrumentit bazë të normës së interesit, në

funksion të rritjes së kreditimit.

5. Reduktimi i kredive me probleme duhet të vazhdoje të jetë në fokus të Bankës së Shqipërisë,

pasi ndikon në rritjen e kreditimit të sektorit privat. Me rëndësi të veçantë është zbatimi i masave të

parashikuara nga Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me FMN-në, në drejtim të falimentimit të biznesit,

ekzekutimit të kolateralit, ristrukturimit të borxhit, përmirësimit të regjistrit të kredive, trajtimit tatimor të

kolateralit pas procesit gjyqësor e të tjera.

6. Masat për reduktimin e kredive me probleme kërkojnë plotësimin dhe përmirësimin e bazës

ligjore e rregullatore. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me institucionet e tjera, duhet

të përgatisë përmirësimet ligjore për barrët siguruese, regjistrimin e pasurive të paluajtshme, falimentimin,

Kodin e Procedurës Civile, përmbaruesit privatë, si dhe përmirësimin e kuadrit rregullator për shitjen e

kredive me probleme, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara në marrëveshje me FMN-në.

7. Në kushtet e ekonomisë sonë, ku krahas lekut veprojnë lirisht edhe monedhat të huaja, do të

ishte ndoshta i nevojshëm një studim më i thelluar, si i problemit të përmasave së ndryshimit të normës

bazë të interesit, ashtu dhe i mekanizmave të transmetimit të vendimeve të Bankës Qendrore në

veprimtarinë e bankave të nivelit të dytë dhe në përgjithësi të funksionimit të tregjeve financiare.

8. Përmirësimi i ligjit dhe kuadrit rregullator për Bankën e Shqipërisë është një detyrë tjetër e

rëndësishme, që synon rritjen e pavarësisë dhe të besueshmërisë së institucionit. Për këtë, puna për

hartimin e ligjit të ri organik duhet të vazhdojë në përputhje me standardet e legjislacionit evropian dhe

Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, me fokus rritjen e pavarësisë së institucionit. Me këtë rast

inkurajojmë bashkëpunimin e Bankës së Shqipërisë me institucionet ndërkombëtare, si edhe punën e bërë

për integrimin në Bashkimin Europian.

9. Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të forcojë kapacitetin mbikëqyrës, duke vazhduar

përafrimin me standardet më të mira ndërkombëtare dhe për të vijuar politikat e qëndrueshme në drejtim

të kapitalizimit të sistemit bankar, në përputhje me Bazel II.

10. Të garantojë pavarësinë, efektivitetin dhe cilësinë e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe

të administrimit të rrezikut operacional.

11. Rritja e transparencës në komunikimin me publikun, mbetet një detyrë e përhershme e Bankës

së Shqipërisë, e cila sjell rritjen e besimit të individëve dhe bizneseve mbi sigurinë e depozitave dhe nxit

kreditimin.

12. Të kontribuojë në nxitjen e përdorimit të instrumenteve të pagesave elektronike dhe si

rrjedhojë në reduktimin e përdorimit të parasë fizike në ekonomi.

13. Të vendosë mbi politikat edhe mënyrën e administrimit të rezervës valutore në kushtet, kur

Page 18: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

18

normat në disa vende të Europës janë negative.

14. Të angazhohet në vazhdimësi në zgjerimin dhe thellimin e kulturës financiare të publikut në

vend, duke pasur parasysh rëndësinë e peshën që ka informacioni në botën e sotme globale. Këtu dua të

përmend që mbase edhe një aksion duhet bërë se kemi që në vitin 1964 që shteti dhe popullsia flasin me

lekun e vjetër. Flasim për një kulturë të madhe financiare, monetare globale dhe nuk kemi zgjidhur ende

këtë problem. Këtu duhet parë sa e ka gjetur qytetarinë leku kështu siç është. Këtu kemi organe shtetërore

kemi institucione shtetërore, kemi punonjës të shtetit, kemi publikun e gjerë që ende flet me lekun e vjetër.

Në këtë drejtim mbase duhet bërë një aksion, meqë Banka e Shqipërisë merret shumë me çështjen e

kulturës financiare.

Në fund, do të thosha edhe dy sugjerime, të cilat i kam paraqitur në aneksin përkatës, por meqë

nuk do të merrem me anekset, po i them këtu. Guvernatori e përmendi që nesër do të jetë mbledhja për të

diskutuar mendimin e auditit dhe do të kemi edhe raportin për sa u përket pasqyrave financiare dhe

statistikore. Mirë do të ishte të kishim një harmonizim të mbledhjes së komisionit me mbledhjen, por

meqë do të na vihen në dispozicion ne rezervojmë të drejtën që në rezolutën përfundimtare të reflektojmë

edhe mendimin që do ta vërë në dispozicion Guvernatori, Banka e Shqipërisë, lidhur me përfundimet që

do të arrijë mbledhja e nesërme me çështjet që kanë të bëjnë me mendimin e auditimit të jashtëm, si dhe

me pasqyrat që ne i kemi diskutuar.

Duke ju uruar suksese dhe duke përsëritur edhe një herë që rekomandimet e rezolutës së

sivjetshme të Kuvendit janë realizuar, shpreh mendimin tim përfundimtar që Banka ka përmirësuar

qeverisjen e Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2015, në kuptimin e drejtimit, të menaxhimit, të përmirësimit,

të legjislacionit, të rregulloreve dhe të të gjithë veprimtarisë së Këshillit Mbikëqyrës dhe të Bankës së

Shqipërisë.

Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Angjeli!

Zoti Guvernator, do të fillojmë me përgjigjet për pyetjet e depozituara.

Duke cituar deputetin që ka depozituar pyetjen, ju mund të filloni me përgjigjet.

Genti Sejko – Faleminderit!

Po vazhdoj me përgjigjet, sipas pyetjeve respektive të deputetëve.

Pyetja e parë e zonjës Gjylameti në lidhje me inflacionin është: çfarë e ka shkaktuar, cili ka qenë

impakti i faktorëve të jashtëm dhe atyre të brendshëm në nivelin e inflacionit të ulët?

Normalisht, sikurse e kemi theksuar, lidhur me inflacionin, ndikimin më të madh e ka pasur

goditja e ofertës nga tregjet ndërkombëtare, rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe rënia e

çmimit të produkteve ushqimore, kryesisht produkteve bujqësore, e cila ka ndikuar në një masë të madhe

Page 19: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

19

në nivelin e inflacionit, prej 0,2%. Në muajin shkurt inflacioni mesatar vjetor i vitit 2015 ka qenë në

nivelin 1,9%. Banka e Shqipërisë synon që të arrijë në nivelin 3% të inflacionit në tremujorin e dytë të

vitit 2018. Ne nuk e kemi ndryshuar ende këtë parashikim për targetin e inflacionit të synuar për vitin

2018, por jemi duke e monitoruar me kujdes dhe duke e analizuar situatën ekonomike dhe situatën e

evoluimit të çmimeve në raport me inflacionin. Praktikisht duhet theksuar se për shkurtin, sikurse e thashë,

dy elementet kryesore që kanë ndikuar në inflacion kanë qenë goditjet e ofertës për çmimet e naftës dhe

të produkteve ushqimore, por këtu në nivelin e inflacionit ndikojnë dhe dobësitë ciklike të ekonomisë

shqiptare dhe kërkesa agregate e ekonomisë shqiptare ka ardhur në rritje por prapë ekonomia shqiptare

vazhdon të mbetet më në potencial. RitmeT e rritjes ekonomike të prodhimit të brendshëm bruto kanë

qenë pozitive, pra nga 1,1% në 2% në vitin 2014 dhe 2,7. Ne parashikojmë një rritje ekonomike 3% e lart

dhe parashikimi thashë që nuk ka ndryshuar dhe praktikisht ne presim një rritje në nivelin e inflacionit.

Faktorët kryesorë, sikurse e theksova, janë goditjet e ofertës nga ndikimi i çmimeve dhe duhet theksuar

gjithashtu edhe niveli i ulët i inflacionit në eurozonë. Normalisht kjo ndikon në nivelet e ulëta të inflacionit

me partnerët tanë tregtarë. Në eurozonë niveli i inflacionit është 0,1%, pra praktikisht shkëmbimet tregtare

me partnerët tanë tregtarë kryesisht janë të orientuar ndaj partnerëve në eurozonë. Përveç çmimeve të

naftës dhe produkteve ushqimore dhe më gjerë praktikisht eksportet dhe importet kryhen me këto vende.

Pyetja e dytë, përsëri e bërë nga zonja Gjylameti, është: a po mendon Banka e Shqipërisë masa

të tjera të lehtësimit sasior për të superuar këtë situatë?

Banka e Shqipërisë normalisht vitet e fundit ka ushtruar funksionin e saj të politikës monetare,

uljen e normës së interesit për të krijuar një politikë stimuluese monetare për stimulimin ekreditimit të

investimeve dhe konsumit. Ulja e normës së interesit ka ndikuar në uljen e normës së interesit të kredisë

dhe gjithashtu dhe depozitave. Ka pasur një diskutim lidhur me uljen e normës së interesit të depozitave

dhe ky është një qëllim i politikës monetare të bankave qendrore në raste të tilla, pasi synohet që me rënien

e normave të interesit të depozitave depozituesit të gjejnë forma alternative investimi, në mënyrë që të

rritet konsumi, të rriten investimet dhe të stimulohet edhe rritja ekonomike.

Nga krahu tjetër është kredia. Për momentin ne gjykojmë se kemi ende hapësirë për të vazhduar

me uljen e normës së interesit pasi norma e interesit në lekë është 1,75%, ka një hapësirë pavarësisht që

në minimumin e saj historik, por sigurisht që është ulur dy herë gjatë vitit të kaluar, por ne mendojmë që

ka ende hapësirë. Kjo ka dhënë rezultat në rritjen e kreditimit në lekë, siç e theksova dhe në fjalën time

gjatë raportit. Raporti i kredisë në lekë me kredinë në valutë është rritur në nivelin 43% në fund të vitit

2015, në krahasim me 32% që ishte në fund të vitit 2010. Pra, për momentin ne mendojmë që të vazhdojmë

të bazohemi te politika monetare stimuluese, por paralelisht, sikurse kemi theksuar ne mendojmë, pra

Banka e ka marrë në analizë dhe forma alternative për stimulimin politikës monetare, duhet thënë që nuk

Page 20: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

20

jemi akoma në nivele, bazuar në parametrat kryesore makroekonomike për të aplikuar format e lehtësimit

sasiorë. Kemi parë që të gjitha vendet që kanë aplikuar format e lehtësimit sasiorë kanë qenë ose në

recension ekonomik, me rritje negative, kanë qenë në nivel deflacioni me nivelin e inflacionit me minus,

kanë qenë në situata ku raporti kredi depozitë apo likuiditeti ka qenë i konsumuar. Pra, kanë qenë disa

elemente kryesore bazike makroekonomike, të cilat nuk adresohen ose nuk u referohen treguesve

makroekonomikë në rastin e Shqipërisë. Ne jemi me rritje ekonomike, kemi pasur rritje konstante dhe

gjatë këtij viti ne parashikojmë përsëri rritje ekonomike. Pra, lehtësimi sasior, duke pasur parasysh edhe

situatën overlikuide me tepricë likuiditeti që kanë bankat e nivelit të dytë nuk mendojmë që për momentin

është një formë alternative për t’u përdorur, por kjo nuk do të thotë që ne nuk e kemi në analizë, po

vazhdojmë ta analizojmë dhe në rast se parametrat do të përkeqësoheshin, sigurisht që analizat tona

materiale natyrisht që do ta stimulonin.

Pyetja e tretë është: transmetimi i politikës monetare, norma bazë është ulur në nivelin historik,

1,75%, por sërish nuk vihen re shenja gjallërimi të plotë të kredidhënies, a mendoni që po jep efektin e

pritur, a po mendon Banka e Shqipërisë për akomodim të mëtejshëm për masat jokonvencionale?

Këtë çështje, e elaburova në pyetjen e parë, kështu që edhe kjo pyetje gjen përgjigjen në

argumente që unë dhashë.

Duhet të theksoj se po punojmë edhe për skema paralele kreditimi për të stimuluar kreditimin. E

vërteta është që kreditimi, në fakt, nuk është në ngërç ose nuk është në rritje e pritur, por kredia ka

vazhduar në një rritje të moderuar, sado e vogël, kjo nuk është vetëm për arsye të çmimit, por edhe të

kërkesës së dobët të agregateve që lidhen me reformën strukturore dhe ndikimin e përgjithshëm të biznesit

dhe ekonomisë.

Vazhdojmë me pyetjet e zoti Bushati. Çfarë ka bërë Banka e Shqipërisë në drejtim të forcimit të

rolit mbikëqyrës? Po në lidhje me stabilitetin financiar duke pasur në konsideratë periudhën e vështirë të

krizës greke që u kalua në verën e vitit të kaluar?

Normalisht Banka e Shqipërisë, zoti Bushati, gjatë verës së vitit të kaluar, e përmenda pak në

raport ka kaluar në një periudhë të stresuar, por kjo ishte një eksperiencë shumë e mirë, për të përforcuar

kapacitetet mbikëqyerse dhe për të shtuar aftësitë dhe kapacitetet mbikëqyerse të Bankës së Shqipërisë.

Kjo periudhë, që pati një tension të madh psikologjik, praktikisht u kalua me sukses dhe na ndihmoi për

të përgatitur më mirë skenarët për situata të vështira, për situata krize financiare. Normalisht ne jemi duke

punuar aktualisht për miratimin ligjit “Për menaxhimin situatave të bankave në vështirësi financiare”, i

cili është për t’u miratuar së shpejti me konsulencën e Bankës Botërore. Praktikisht në terma të

përgjithshëm, në mënyrë të përmbledhur, Banka e Shqipërisë ka rishikuar të gjitha elementet e saj

mbikëqyrëse, ka vendosur në referim të normës së mjaftueshmërisë së kapitalit kërkesa më të larta për

Page 21: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

21

normat e miratueshmërisë së kapitalit për disa banka sesa norma bazë e kërkuar 12%. Norma e

mjaftueshmërisë së kapitalit të sistemit bankar është afër nivelit 16%, mesatarja, pra që është mbi nivelin

mesatar të kërkuar. Ne kemi marrë disa masa të natyrës kundër ciklike, madje dhe mikropotenciale, të

cilat nga njëra anë synojnë dhe stimulojnë kreditimin, por, nga ana tjetër, nga pikëpamja makropotenciale

dhe mikropoptenciale synojnë të ruajnë stabilitetin financiar dhe shëndetshmërinë e bankave. Gjithashtu,

janë marrë disa masa të tjera në raport me bankat shqiptare me kapital grek, madje ne kemi vënë disa

limite për transferimin e kapitalit, të cilat shikojmë që janë në fuqi por gjithsesi situata është normalizuar,

nuk ka më nevojë.

Në raport me mbikëqyrjen bankare është bërë një riorganizim total i funksioneve të mbikëqyrjes

dhe departamentit të mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, me një strukturë të re, e cila është orientuar në

mbikëqyrjen me bazë risku. Kjo është bërë në përputhje me kërkesat e Fondit Monetar Ndërkombëtar,

Bankës Botërore dhe Bankës Qendrore Europiane.

Pyetja e dytë e zotit Bushati është: “Sa të përafërta janë standardet e Bankës së Shqipërisë me

ato të organizmave ndërkombëtarë, si Banka Qendrore Europiane, Komuniteti Europian e të tjera, cilat

janë fushat e bashkëpunimit?”, normalisht ne si Bankë e Shqipërisë kemi qenë në komunikim të

vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Bankën Qendrore Europiane, vetëm unë kam qenë dy herë në dy

takime në këtë bankë. I gjithë organizimi i Bankës sonë Qendrore, pra i Bankës së Shqipërisë, është bërë

në përputhje me kërkesat e Bankës Qendrore Europiane.

Normalisht qeverisja, organizimi, funksionimi, ligji i Bankës së Shqipërisë, funksionet kryesore,

mënyra dhe gjithçka, ne shohim se është në përputhje.

Ne jemi sigurisht në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Këto

standarde janë të monitoruara në mënyrë të vazhdueshme, për më tepër ne kemi marrëveshje bashkëpunimi

me Bankën e Italisë dhe Bankën Qendrore të Gjermanisë, si dhe me Bankën e Suedisë për fushat respektive

specifike.

Kemi bërë një ndarje të organizuar të funksioneve dhe secila nga bankat qendrore të këtyre

vendeve na ka ofruar asistencë teknike dhe ne po bëjmë zhvillimin e kapaciteteve tona, në funksion të

objektivave tona si Bankë Qendrore, në bashkëpunim edhe me asistencën teknike të bankave qendrore të

këtyre vendeve. Gjykojmë se jemi në rrugën e duhur.

Sikurse thamë, Banka e Shqipërisë po jep një kontribut në drejtim të objektivave të integrimit, në

funksion të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Në dy kapituj kemi rol kryesor, por janë disa kapituj të

tjerë që lidhen me fushën financiare.

Për sa i përket pyetjes së tretë të zotit Bushati: “A janë të larta çmimet e produkteve bankare dhe

a ka monopol në sistemin bankar në Shqipëri?”, këtë pyetje e kemi diskutuar edhe herë të tjera. Normalisht,

Page 22: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

22

në Republikën e Shqipërisë ne kemi 16 banka, nuk kemi nga këndvështrimi, megjithatë i takon Autoritetit

të Konkurrencës që të thotë fjalën e fundit nëse ka ose jo monopol, pasi autoriteti ligjor është Autoriteti i

Konkurrencës. Ne si Bankë e Shqipërisë, në fakt, si funksion tonin kryesor kemi rritjen e transparencës së

sistemit bankar.

Praktikisht, në Republikën e Shqipërisë ne kemi 16 banka. Në gjykimin tonë ne mendojmë se ka

një konkurrencë të mjaftueshme, pasi realisht bankat janë me produktet e tyre dhe me çmimet për

produktet bankare konkurrojnë mjaftueshëm.

E vërteta është se çmimet janë elemente të tregut për sa kohë që ne nuk kemi një bankë e cila të

ketë dominancë, pasi, pavarësisht nga ndarja që disa banka janë të mëdha dhe disa të vogla, nuk kemi në

raporte dy banka, nuk po përmend emra, janë në nivelin 20% të tregut, kurse disa banka të tjera janë 15%,

10%. Pra, tregu është i shpërndarë, ka një shpërndarje në pjesëmarrjen në treg, e cila, në gjykimin tonë,

nuk do të preferonte në raport me oligopolin ose monopolin për një bankë të caktuar. Kjo sigurisht që

ndikon edhe në çmimet e tregut.

Në raport me çmimin e kredisë ka ndikuar politika monetare stimuluese dhe kemi pasur një rënie

të çmimeve.

Për sa u takon komisioneve bankare dhe çmimeve të tjera që sistemi bankar aplikon, sigurisht që

tregu me këtë nivel konkurrence ndikon. Me sa kemi parë dhe vrojtuar, në raport me çmimet e vendeve të

rajonit, flas lidhur me komisionet, se normat e interesit lidhen edhe me faktorët e riskut, me risk premium-

in, kemi vënë re se ne nuk jemi më lart. Megjithatë, një studim i synuar dhe i thelluar do të vazhdojë të

bëhet.

Ne e theksojmë edhe një herë, si Bankë e Shqipërisë kemi synim rritjen e transparencës, pra

sistemi financiar, jo vetëm bankat, të jetë sa më transparent në raport me ekspozimin e çmimeve. Klientët,

konsumatorët, në rastin e bankave, janë klientët, si qytetarët, ashtu edhe bizneset, të jenë të qartë, pra çdo

marrëveshje, çdo kontratë që bëjnë me institucionet financiare të jetë e dakordësuar në mënyrë sa më

transparente.

Faleminderit, zoti Bushati!

Vazhdojmë me pyetjet nga zoti Përparim Spahiu.

Për sa i përket pyetjes: “Deri në ç’shkallë, me të dhënat e deritanishme, përbën shqetësim për

Bankën e Shqipërisë trendi i falimentit të kompanive të mëdha, si KURUM ose ARMO?”, normalisht

kemi dëgjuar nga mediet që kompania “KURUM” ka shpallur falimentin. E vërteta është se kjo kompani

ka qenë dhe pjesën më të madhe të ekspozimit e ka me institucionet financiare ndërkombëtare, nuk e ka

me sistemin bankar.

Page 23: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

23

Në raport me ekspozimet dhe marrëdhëniet që ka kjo kompani me sistemin bankar, ka qenë

standarde dhe vazhdon të jetë e tillë, vazhdon të shlyejë detyrimet. Në qoftë se realisht shpallja e falimentit

të kompanisë “KURUM”, pasi kjo është ende në proces, nuk është konkluduar përfundimisht pavarësisht

nga informacionet me sa kemi, por nuk më takon mua ta them se bankat dhe kompania duhet të

konkludojnë dhe ta publikojnë këtë informacion, gjithsesi me sa shikoj gjendja nuk është kaq alarmante,

por në rastin më të keq, po marr rastin më pesimist, në rast se bankat do ta provigjononin, pra do të

detyroheshin, dhe në rast se kompania do të shpallte faliment, atëherë kjo do të ndikonte në rritjen prej

1% të nivelit të kredisë së keqe, në raport me tepricën e kredisë. Por nuk gjykoj që do të jemi në këtë

situatë. Gjithsesi, ne po e monitorojmë situatën. Kompania vazhdon të operojë dhe t’i shlyejë detyrimet

në mënyrë standarde, pra nuk ka vonesa nga ajo që kemi monitoruar në raport me bankat partnere.

Lidhur me kompaninë ARMO, ky është një detyrim i njohur, pra bankat për momentin e kanë të

provigjonuar, pra kjo është marrë parasysh në nivelin e kredive me probleme dhe bankat janë të

përgatitura, ato që kanë ekspozime. Edhe kompania ARMO, gjithsesi, është në proces ekzekutimi, si dhe

disa banka, por edhe kjo si kompani mund të ketë negocime të caktuara, në funksion të një vendimmarrjeje

të një zgjidhjeje, e cila, pavarësisht nga provigjonimi prej 100% të bankave të nivelit të dytë, në rast se do

të arrihet një negocim dhe një zgjidhje, do të krijojë një lehtësim ose një përmirësim të mëtejshëm. Pra,

ne nuk shohim një impakt serioz financiar nga përkeqësimi i situatave financiare.

Sigurisht që do të ndikojnë, por bankat janë të përgatitura me likuiditet dhe me kapital të

mjaftueshëm për këto dy raste.

Për sa i përket pyetjes tjetër: “A mendon Banka e Shqipërisë të vendosë në punë një mekanizëm

ndihmës për bankat e nivelit të dytë? Nëse po, si është paramenduar?”, përgjigjen e elaborova në pjesët

më parë. Ne mendojmë edhe për skema paralele kreditimi.

Për sa i përket lehtësimit sasior, për të cilin pyeti zonja Gjylameti, është ndoshta i hershëm.

Skemat paralele stimuluese të kreditimit mund të ndikonin, por gjithsesi duhet të mendojmë që bankat

janë me tepricë likuiditeti dhe e vërteta është se nuk është vetëm çmimi i kredisë, por është kryesisht

faktori risk ose kërkesa e dobët agregate, e cila bën që të mos ketë një rritje të nivelit të kredisë në ato

nivele që ne presim. Pra, në rast se gjatë këtij viti ne do të kemi një rigjallërim të parashikuar të ekonomisë

në nivelet e pritshme, si pasojë edhe e reformave të ndërmarra, dhe parametrat makroekonomikë do të

jenë sipas parashikimeve tona, besoj se nuk do të kemi nevojë të përdorim elemente të tjera, përveç

elementit bazë të normës së interesit. Gjithsesi, kjo është për t’u parë gjatë pjesës së parë të vitit.

Nëse do të na duhet, ne si Bankë e Shqipërisë i kemi bërë analizat dhe materialet tona si skenarë,

sikurse kemi përgatitur skenarët e krizës, që shpresojmë të mos ndodhë dhe nuk do të ndodhë, por që ne

Page 24: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

24

duhet të jemi të përgatitur si institucion, të njëjtën gjë kemi bërë me të gjithë skenarët e tjerë lidhur edhe

me politikën monetare, edhe me skemat stimuluese.

Është detyra jonë që t’i kemi të përgatitur skenarët, sipas situatave të caktuara, pra të mos

gjendemi në surprizë. Në rast se parametrat makroekonomikë përkeqësohen, atëherë Banka e Shqipërisë

dhe Këshilli Mbikëqyrës do të jenë të detyruar të marrin në analizë vendimmarrjen. Sigurisht, kjo do të

bëhet pastaj publike, pra jo vetëm vendimmarrja, por edhe faktorët dhe argumentet që kanë ndikuar në

këtë vendimmarrje të Bankës së Shqipërisë.

Për momentin, sikurse unë raportova përpara Komisionit të Ekonomisë, ne jemi në këtë situatë:

jemi bazuar vetëm në funksionet kryesore të Bankës Qendrore, ato konvencionale. Pra, nuk kemi në plan

për momentin të marrim masa jokonvencionale.

Për sa i përket pyetjes së tretë: “Cilat janë pritshmëritë nisur nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë

që disponon për situatën e kompanive që kanë një historik me kreditë problematike?”, lidhur me

kompanitë që kanë një historik me kreditë problematike Banka e Shqipërisë, në rolin e rregullatorit,

mbikëqyr procesin. Për këtë ka edhe një asistencë të mjaftueshme të përqendruar të Bankës Botërore.

Normalisht është një projekt i nisur në vite, ka pasur një reflektim edhe nga ana e medieve në lidhje me

një numër të caktuar kompanish... Ky informacion është marrë nga raportet tona të stabilitetit financiar të

Bankës së Shqipërisë në një moment të caktuar lidhur me një numër të caktuar kompanish. Sigurisht,

norma e kredive me probleme ka qenë e lartë në Shqipëri, 25%, dhe kjo si pasojë e planit të masave arriti

nivelin 18% pas pesë vjetësh ose pas një rritjeje konstante. Ky është një element shumë optimist dhe

shumë pozitiv për të dhënë sinjale pozitive ndaj bankave që këtu gjërat lëvizin.

Kjo është arritur si pasojë e dy elementeve kryesore, si fshirjes së kredive nga bilanci, ashtu edhe

i ristrukturimeve. Pra, në një moment të caktuar, hapi i parë, ndikimi në rënien e kredive me probleme

ishte fshirja e kredive nga bilanci, sipas standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar. Këto kanë

përmirësuar treguesit financiarë në bilancet e bankave, por nuk janë falur. Duhet theksuar se këto kredi

janë në ndjekje njëlloj si të gjitha kreditë e tjera, por nga fundi i vitit 2015, ne kemi parë një punë të mirë

nga ana e bankave, në drejtim të ristrukturimit të portofolave të disa klientëve të mëdhenj.

Pra, mund të themi se janë rreth 90 milionë euro të ristrukturuara në fund të vitit. Realisht, rënia

e përqindjes së kredive me probleme ka ardhur si rezultat i dy faktorëve: edhe i fshirjes së kredive nga

bilanci, por edhe i ristrukturimeve.

Sigurisht, bankat e nivelit të dytë po vazhdojnë. Varet, vendimmarrja është e tyre. Ne jemi në

rolin e koordinatorit, në rolin e mbikëqyrësit. Nuk është Banka e Shqipërisë ajo që merr vendimet, por ajo

thjesht mbikëqyr dhe stimulon.

Page 25: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

25

Kemi miratuar një udhëzim të ri për ristrukturimin e kredive. Është një udhëzim i cili synon të

standardizojë trajtimet e kredive me probleme, njëlloj në të gjitha bankat e nivelit të dytë, pra, të mos ketë

trajtime. Ky udhëzim i vë bankat në disa shina, të cilat standardizojnë punën dhe, praktikisht, ndihmon

bankat në harmonizimin dhe përshpejtimin e vendimmarrjes për ristrukturim. Sepse, nga mbikëqyrja kemi

vënë re se përdoren standarde të ndryshme nga banka të ndryshme. Ky udhëzim sapo është miratuar, sapo

ka hyrë në fuqi, dhe sigurisht që do të ndikojë në përshpejtimin e ristrukturimeve.

Sigurisht, ristrukturimet e kompanive të mëdha do të ndihmonin jo vetëm kompanitë, por edhe

sistemin bankar dhe ekonominë, pasi kompanitë e mëdha kanë një peshë të madhe në rritjen ekonomike.

Ne shpresojmë se dhënia e frymëmarrjes dhe rigjallërimi i këtyre kompanive, të atyre që kanë

perspektiva pozitive, projeksione pozitive biznesi, do t’i ndihmonte bankat, por edhe ekonominë.

Gjithsesi, ne jemi në monitorim të vazhdueshëm.

Për ato raste, të cilat janë vërtetë pa projeksione pozitive, pa perspektivë pozitive, miratimi i ligjit

të falimentit do të jetë një hap tjetër cilësor, që do të ndihmojë gjithë procesin, kryesisht bankat, sistemin

financiar, pasi aty është problematika që ne kërkojmë, për të rritur kreditimin në drejtim të zhvillimit, të

rritjes ekonomike, por do të ndihmojë, do të qartësojë shumë elementë midis debitorëve dhe kreditorëve.

Edhe ky është një hap shumë cilësor, pasi dhe miratimi i ligjit për falimentin është një nga pikat e planit

të masave, për ristrukturimin e kredive me probleme.

Kjo është ajo që mund të thosha, në mënyrë të përmbledhur. Gjithsesi, ne jemi duke i ndjekur

hap pas hapi, po i mbikëqyrim bankat. Ka raporte respektive, ka një informacion respektiv.

Vazhdojmë me pyetjet.

Deputetja Evis Kushi: Kreditë e këqija ulen nga niveli 25% në nivelin 18 % gjatë vitit 2015. Cilët

ishin faktorët që kontribuan në këtë përmirësim? Ishte kjo një ulje efektive nga ana e rate off, e përmenda

te përgjigja. Pra, nuk ishte vetëm fshirja e kredive nga bilanci, ishin dhe ristrukturimet gjatë fundit të vitit.

Dua ta theksoj edhe një herë se fshirja e kredive nga bilanci është një element standard, që e kanë

përdorur të gjitha sistemet financiare të bankave të vendeve të rajonit, por edhe si pasojë e planit të masave

të bankave qendrore të vendeve të rajonit. Kjo nuk është një shpikje e jona, por një praktikë standarde, që

është përdorur. Mund të përmend vetëm rastin e Rumanisë, ku sistemi financiar ka pasur një përqindje të

lartë të kredive me probleme, deri në nivelin 18 %, në mos gabohem. Pati pastaj një rënie, një ulje të

kredive me probleme, që u konsiderua sukses, deri në nivelin 11 %, që erdhi vetëm si pasojë e fshirjes s

kredive të prapambetura.

Në rast se kreditë janë mbi tre vjet, të palëvizura dhe konsiderohen të humbura, nuk ka shpresë

për ristrukturim, e mira është që ato të fshihen, të njihen si humbje. Sigurisht, edhe në bankat tona, këto

janë fshirë nga bilanci. Fshirja e kredive bën që bankat të provigjionojnë me 100% dhe t’i njohin si humbje.

Page 26: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

26

Për sa kohë që me njohjen e këtyre humbjeve, bankat vazhdojnë të kenë një normë të lartë mjaftueshmërie

kapitali, kjo tregon që sistemi financiar është mjaftueshëm i fortë për të përballuar këto humbje, akoma

për momentin vazhdon, sikurse është edhe me tepricë likuiditeti. Por, në rastin tonë, kemi edhe

ristrukturim. Pra, nuk ka qenë vetëm nga fshirja, por ka qenë edhe si pasojë e ristrukturimeve, disa raste

edhe të mëdha, që për efekt konfidencialiteti nuk i përmend dot. Ka raste korporatash të mëdha, të cilat

janë ristrukturuar dhe po vazhdojnë.

Çfarë është bërë në drejtim të forcimit të kontrolleve e të sigurisë, veçanërisht pas ngjarjes së

vitit 2014, për thesarin?

Unë e përmenda pak gjatë fjalës sime, në mënyrë të përmbledhur. Normalisht, ka qenë një nga

objektivat tona kryesore në vitin 2015, për të përforcuar dhe përmirësuar sistemet e kontrollit e të sigurisë

së bankës qendrore, Bankës së Shqipërisë, pasi ngjarja që ndodhi ishte e rëndë.

Normalisht, përveç ndryshimeve strukturore, të cilat kanë pasur të bënin me krijimin e komitetit

të auditimit, me trajnimin e anëtarëve të komitetit të auditimit, si nga institucionet ndërkombëtare, ashtu

edhe nga ekspertët kontabël.

Forcimi i departamentit të kontrollit dhe rolit të inspektorit të përgjithshëm dhe qartësimit, të

miratimit të statutit të ri, ku përcaktohen shumë procedura. Ne kemi bërë edhe shumë ndryshime

rregullative, pra është rishikuar i gjithë kuadri rregullativ, për të shmangur riskun operacional, në raport

me gatet rregullative që kanë ekzistuar.

Paralelisht, janë bërë edhe shumë rishikime të tjera, që kanë lidhje me teknologjinë e

informacionit, me sistemin e mbikëqyrjes e të monitorimit. Në këtë aspekt, ne kemi marrë asistencën e

bankës qendrore të Francës. Kemi marrë një vlerësim të sistemeve të sigurisë në thesarin e Bankës së

Shqipërisë, nga ana e Francës, sikurse kemi dërguar për trajnim në Bankën e Francës edhe punonjës të

bankës, të departamentit të thesarit. Kemi parë se standardet tona, të Bankës së Shqipërisë, pas

ndryshimeve të ndërmarra, janë më se të forta, konsiderohen si standarde të mjaftueshme për ruajtjen e

vlerave monetare, por faktori njeri është kryesori.

Ne kemi bërë ndryshime në të gjitha hallkat drejtuese, në të gjithë sistemin drejtues, jo vetëm të

Bankës së Shqipërisë, por kryesisht në departamentin e emisionit, të thesarit, siç e quajmë, të Bankës së

Shqipërisë.

Përveç elementëve që kanë të bëjnë qoftë me anën procedurale, qoftë me anën teknike, të

teknologjisë së informacionit, mbikëqyrjen e monitorimit, një nga objektivat kryesore është dhe

mbikëqyrja e burimeve njerëzore dhe integriteti i punonjësve.

Këto kanë qenë kryesisht, në vija të përgjithshme.

Faleminderit!

Page 27: KUVENDI PROCESVERBAL -   · PDF fileqendrore. Dëshiroj të ... 2018. Strategjia afatmesme përmbledh objektivat dhe ambiciet madhore të institucionit në tre vitet në vijim

27

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Guvernator!

Ka pyetje të tjera? Nuk ka.

Atëherë, a ka diskutime nga kolegët deputetë lidhur me raportin e Bankës së Shqipërisë dhe me

gjithë informacionin e përgjigjeve të pyetjeve të adresuara nga Guvernatori? Në qoftë se nuk ka diskutime,

zoti Angjeli, është i lutur të bëjë gati për komisionin një draft të rezolutës për vlerësimin e punës së Bankës

së Shqipërisë për vitin 2015, me qëllim që në mbledhjen e afërt të komisionit ta miratojmë dhe më pas ta

dërgojmë për miratim në seancë plenare.

Seancën e mbyllim këtu.

Zoti Guvernator, faleminderit për raportimin tuaj, si dhe për përgjigjet e pyetjeve lidhur me

interesat e deputetëve prezantuar para jush!

Dua edhe unë në fund të vlerësoj një aspekt shumë të rëndësishëm, që tashmë ka ndryshuar në

Bankën e Shqipërisë. Ju e theksuat, por edhe relatori i komisionit e theksoj përmirësimin e qeverisjes së

Bankës së Shqipërisë, pas një goditje shumë të fortë të marrë vitet e shkuara. Kështu që ky komision do

të mbetet në mbikëqyrje të punës së vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë edhe në këtë aspekt, ashtu si

edhe në aspektet të tjera të zhvillimit ekonomik të vendit.

Faleminderit edhe një herë!

Gent Sejko – Faleminderit, zoti kryetar!

MBYLLET MBLEDHJA