20
Nr. 144 | 2014 Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri #nevojë për ajër Në brendësi: Ajri: Ligji i ri “me këmbë në tokë” Zhvillimi i qëndrueshëm urban dhe monitorimi i ndotjes së ajrit Ndotësit organikë të avullueshëm: armiqtë e panjohur...

#nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Nr. 144 | 2014Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri

#nevojë për ajërNë brendësi:

Ajri: Ligji i ri “me këmbë në tokë”

Zhvillimi i qëndrueshëm urban dhe monitorimi i ndotjes së ajrit

Ndotësit organikë të avullueshëm: armiqtë e panjohur...

Page 2: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

MJEDISI SOTështë një botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Zyra në Shqipëri. Në këtë botim periodik do të gjeni informacion për probleme mjedisore, lajme të përzgjedhura, opinione e komente për çështje të mjedisit nga vendi dhe rajoni, informacione për aktivitete për mjedisin nga vendi dhe bota etj. Versionin elektronik të kësaj reviste mund ta gjeni në faqet: http://albania.rec.org dhe www.mjedisisot.info

Për të marrë “Mjedisi Sot”, e përditshme elektronike, me postë elektronike apo revistën “MJEDISI SOT” (botim periodik), dërgoni emrin dhe adresën tuaj pranë REC Shqipëri, në:[email protected] • www.mjedisisot.info, ose telefononi në Tel/Faks: 04 223 29 28.

është një organizatë ndërkombëtare jopar-tizane, joavokate, jofitimprurëse me mision mbështetjen për zgjidhjen e problemeve mje-disore në Europën Qendrore e Lindore (EQL). Qendra e përmbush misionin e saj duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organizatave joqeveri-tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publi-kut në vendimmarrjen mjedisore. REC është krijuar në 1990 nga Shtetet e Bashkuara, Komisioni Europian dhe Hungaria. Sot REC bazohet ligjërisht në Kartën e REC, nënshkruar nga 29 vende dhe Komisioni Euro-pian dhe në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në secilin prej 17 vendeve përfituese, të cilat janë: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroa-cia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, RIJ e Maqedonisë, Polonia, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Sllovakia, Sllovenia dhe Turqia. Donatorët më të fundit janë Komisioni Evropian dhe qeveritë e Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Bosnje-Hercegovinës, Kanadasë, Kroacisë, Re-publikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Gjermanisë, Hungarisë, Italisë, Japonisë, Leton-isë, Lituanisë, RIJ të Maqedonisë, Hollandës, Norvegjisë, Polonisë, Serbi-Malit të Zi, Sllo-venisë, Suedisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe organizata të tjera ndërqeveritare dhe institucione private.

Numër 144 | 2014

Kanë kontribuar për këtë numër:

Laureta Dibra • Agron Deliu Merita Meksi • Besnik BakaBrunilda Licaj • Blerina HasaniRezart Kapedani • Genta Hoxha

Stafi Editorial

Mihallaq Qirjo • Eduart Cani Besnik Baka • Daniela RuçiGenta Hoxha • Rezart Kapedani

EDITORIAL 3Zhvillimi Urban vs Zhvillimi Njerëzor në Qytet: Konflikt apo Aleancë

NGA VENDI 4 Raporti i progresit për Shqipërinë për 2014-ën

Përurohet Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Ohër - Prespë

Butrinti, pjesë e rrjetit të zonave të UNESCO-s në Adriatik

Nis rehabilimi i lumit Tirana

AKTUALITET 5 Durrësi, aty ku festohet me “NDOTJE ZERO” …

AKTIVITETE REC 6-7Programi SENiOR-A në shifra

Shqipëri - Mali i Zi: SENiOR-A lehtëson bashkëpunimin rajonal

TEMA E NUMRIT 9-17Ajri: Ligji i ri “me këmbë në tokë”

Zhvillimi i qëndrueshëm urban dhe monitorimi i ndotjes së ajrit

Ndotja e ajrit në qytete: Shifra të reja, histori të vjetra…

Ndotësit organikë të avullueshëm: armiqtë e panjohur...

10 bimë për pastrimin e ajrit në shtëpi apo zyrë

NGA BOTA 18-19Ndryshimet Klimatike 2014: Paneli Ndërqeveritar

për Ndryshimet Klimatike nxjerr Raportin e pestë vlerësues

Në këtë Numër

Mbështetur nga: në kuadër të programit

Opinionet e shprehura në shkrimet e kësaj reviste nuk paraqesin domosdoshmërisht opinionet e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC)

apo të Qeverisë Suedeze

Page 3: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 3

Edito

rial Pak gjëra janë më të frikshme sesa një prind i shqetësuar që vrapon drejt spitalit me fëmijën

në krahë që mezi merr frymë. Pak gjëra janë më të vështira se një doktor që i thotë familjes së pacientit se krizat e astmës nuk do të shërohen.

E, megjithatë, shumica e popullsisë në Shqipëri, por edhe në mbarë globin, jeton në qytete nën kërcënimin e ajrit të ndotur. Talentet zhvillohen atje, aftësitë e ekspertiza rriten vetëm në qytet, por ama jeta në qytete mund të jetë e rrezikshme, madje shpesh sfidë, kur ndotja e ajrit bëhet fatale.

Ndotja e ajrit në qytetet e mëdha, ku shumica e popullsisë jeton, mund të kthehet në shkakun kryesor të vdekjeve të parakohshme në vitin 2050-të, nëse ky kërcënim nuk adresohet në kohë. Por, edhe nëse bëhet fjalë për Tiranën, Tokion apo New Yorkun, nevojiten zgjidhje që kërkojnë vendimmarrjen e duhur dhe ndryshimin e zakoneve të vjetra.

Njerëzit duhet të nisin të distancohen nga makina private nëpërmjet ndërgjegjësimit; planifikimi urban duhet të evoluojë në kërkim të alternativave të qëndrueshme e eficiente; ndërsa industria duhet të ndryshojë sjelljen e saj dhe ndikimin në mjedis.

Ndërkohë, jo më pak e rëndësishme, politikanët duhet të heqin dorë nga zgjidhjet afatshkurtëra. Mjedisi dhe ndikimi që ai ka në shëndet, gjithmonë e më shumë po marrin vëmendjen e

qytetarëve dhe shpesh përdoret nga politikanët si material për konsum mediatik, ku problemi nuk adresohet në tërësi. Pikërisht, kombinimi i planeve të duhura urbane, që respektojnë parimet mjedisore, dialogu mes strukturave qeverisëse dhe aktorëve në industri, ndërtim e shërbime, si dhe mbajtja e qytetarëve të informuar, mund të ndalojë të ´tatëpjetën´ që mirëqënia urbane ka marrë prej disa dekadash.

Nevoja për të reflektuar është e menjëhershme, ku secili mund të kontribuojë në mënyrë që e nesërmja të sjellë më shumë ditë me ajër të pastër për fëmijët tanë, por edhe brezat që vijnë.

Konflikt apo AleancëZhvillimi Urban vs Zhvillimi Njerëzor në Qytet

Page 4: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 4

AktualitetNga Vendi

Në fillim të tetorit, Komisioni Evropian paraqiti Raportin e progresit për Shqipërinë, për 2014-ën, pjesë e Paketës së Zgjerimit 2014. Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Shqipërinë kanë patur hapa pozitinë në 2014-ën me vendimin e Këshillit për t’i dhënë vendit tonë statusin e vendit kandidat, si reflektim i progresit të bërë nga Shqipëria në integrimin evropian dhe zbatimin e reformave të nevojshme.

Por, ndërkohë që Shqipëria ka bërë progres të mëtejshëm në përmbushjen e kritereve politike, përmes vazhdimit të zbatimit dhe konsolidimit të reformave në fushën e legjislacionit,

nuk mund të themi të njëjtën gjë për fushën e mjedisit.

Sipas raportit, ka patur progres të vogël në fushën e mjedisit dhe atë të ndryshimeve klimatike. Përpjekje domethënëse nevojiten në të gjitha fushat për forcimin e kapaciteteve administrative dhe për sigurimin e zbatimit në mënyrën e duhur dhe fuqizimin e legjislacionit e përafrimin e mëtejshëm të tij me acquis. Menaxhimi i mbetjeve është veçanërisht i dobët, ndërsa cilësia e ujit dhe e ajrit është e ulët.

Në përgjithësi, burimet mbeten të kufizuara dhe nevojiten inves-time thelbësore. Është e nevojshme

Butrinti, pjesë e rrjetit të zonave të UNESCO-s në Adriatik

Në kuadrin e ndihmës evropiane të para-aderimit IPA, Parku Arkeologjik i Butrintit eshtë bërë pjesë e rrjetit të 12 zonave të UNESCO-s, të cilat shtrihen në shtatë vende që lagen nga deti Adriatik.

Sipas drejtorit të Zyrës së Admini-strimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik të Butrintit, z. Gjergji Mano, synohet të krijohen dhe të eksperimentohen strategji të reja dhe afatgjata për menaxhimin dhe vlerësimin e zonave të UNESCO-s në Adriatik, në përpjekje për të me-naxhuar në mënyrë më të mirë këto vende dhe për të arritur një vlerësim të qëndrueshëm ekonomik të tyre.

Përurohet Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Ohër - Prespë

Baseni Ohër – Prespë çertifikohet nga UNESCO si “Rezervë Ndërkufitare Biosferë”. Çertifikata i është dorëzuar ministrit të Mjedisit, z. Lefter Koka, në një ceremoni festive organizuar në Korçë, me praninë e Ministrit të Mjedisit të Maqedonisë dhe të përfaqësuesve të UNESCO-s.

Përfshirja e basenit Ohër – Prespë në rrjetin botëror të Rezervës Biosferë synon ruajtjen, studimin, monitorimin por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Pjesëmarrja në këtë rrjet do të lehtësojë bashkëpunimin dhe shkëmbimet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Nis rehabilimi i lumit Tirana

“Lumi i Tiranës do të jetë parku blu dhe i gjelbër më i madh i kryeqytetit”, kjo sipas kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Lulzim Basha, gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen për pastrimin e tij.

Zgjerimi dhe rehabilitimi i lumit Tirana, pjesë e projektit të Bulevardit të madh, në fazën e parë parashikon heqjen e mbetjeve të një periudhe 30-vjeçare dhe ndërtimin e kolektorëve të kanalizimeve të ujërave të zeza. Ndërsa në fazën e dytë do të realizohet gjelbërimi dhe krijimi i parqeve në të dy anët e tij.

Lumi Tirana deri më sot është njohur si një bombë ekologjike e Tiranës, për shkak të mbetjeve urbane dhe kanalizimeve të ujërave të zeza që derdhen në të.

Raporti i progresit për Shqipërinë për 2014-ën

të përcaktohet një planifikim i vazhdueshëm sistematik. Vendi duhet, që brenda tre mujorit të parë të 2015-ës, të vendosë në zbatim kontributin e tij të synuar për Marrëveshjen e Klimës 2015.

Page 5: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 5

Aktualitet

Këtë vjeshtë, përveç temperaturave verore, përditë e më tepër gjejmë kënaqësi në ftesat për pjesëmarrje në festivale, koncerte dhe aktivitete artistike apo ngjarje publike. Por, teksa fokusohemi në aspektin e argëtimit dhe të festimit, pak shohim ndikimin e këtyre aktiviteteve festive në mjedis.

Qyteti bregdetar i Durrësit është shndërruar në këtë periudhë në qendrën e promovimit të praktikave më të mira mjedisore në zhvillimin e aktiviteteve dhe festivaleve. Këshilli i Qarkut Durrës, si partner kryesor i projektit “Zero Waste - Zero Mbetje pas Eventeve dhe Festivaleve” ka realizuar një sërë aktivitetesh për të promovuar dhe nxitur një mënyrë të re të realizimit të aktiviteteve.

Në këtë kuadër ishte dhe takimi i parë: “Eventet dhe mjedisi, një përqasje drejt ´Zero Waste´”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Këshillit të Qarkut, të Prefekturës dhe Bashkisë Durrës, të institucioneve rajonale, bizneseve turistike dhe organizatave vullnetare që realizojnë

Durrësi, aty ku festohet me “NDOTJE ZERO” …

Brunilda LicajEksperte komunikimi ‘Zero Waste’, Qarku Durrës

Blerina HasaniMenaxhere projekti ‘Zero Waste’, Qarku Durrës

aktivitete dhe festivale. Qëllimi kryesor ishte njohja me treguesit me të cilët do të monitorohen aktivitetet, për t´u konsideruar si ngjarje me mbetje zero. Aktivitetet duhet të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë.

I tillë ishte dhe “Durrës International Film Festival - DIFS”, edicioni i 7-të, i realizuar në amfiteatrin romak, i cili nga arenë gladiatorësh ndër shekuj, është shndërruar tashmë në arenë të kulturës. “Gladiatorët e Artit” tërhoqën një masë të madhe qytetarësh dhe vizitorësh, artdashës nga brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet shpalosjes së artit të tyre viziv dhe figurativ. Por, përtej vlerave artistike, ky festival u monitorua dhe u vlerësua me një sistem pikësh sipas treguesve të projektit “Zero Mbetje”. Aktiviteti synon të bëhet pjesë e rrjetit të eventeve: “Zero Mbetje” në rajonin e Adriatikut, duke promovuar jo vetëm një praktikë të zgjuar mjedisore, por dhe një destinacion tërheqës për t’u vizituar më tepër.

Një nga risitë e sjella në këtë projekt ishte përdorimi i sistemit ‘bluetooth’ për shpërndarjen e programit ditor të aktiviteteve të festivalit, nëpërmjet videove të shkurtëra përcjellë me celular. U pa se jo vetëm të rinjtë përdornin me sukses ‘smartphonet’, por edhe mosha e mesme ishin të interesuar të aplikonin këtë mënyrë komunikimi, duke ulur në maksimum përdorimin e fletëpalosjeve apo të broshurave të ndryshme informuese të programit. Objektivi kryesor për të ardhmen është që nismat e projektit “Zero Waste” të shtrihen edhe në qytete të tjera, duke zgjuar interesin për këto praktika të qëndrueshme në organizimin e aktiviteteve të tjera në të ardhmen.

fes

tiva

li n

rk

om

tar

i fi

lmit

du

rr

ës

- f

oto

qa

rk

u d

ur

s

ho

llin

e P

all

atit

ku

ltu

s a

. mo

isiu

, du

rr

ës

- fo

to q

ar

ku

du

rr

ës

Page 6: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 6

Aktivitete OJF

134Aktivitete ndërgjegjësuese

44Ndërhyrje konkretenë mjedis

44Takime pune

47Aktivitete edukuese

6Konferenca shtypi

46%8318 pjesëmarrësmeshkuj

57Aktivitete rajonale

249Aktivitete vendore

53Trajnime

7Protesta

43Takime me autoritetet

54%10978 pjesëmarrësefemra

75Aktivitete kombëtare

282Artikujnë median sociale

Programi SENiOR-A në shifra Programi “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri” po zbatohet prej dy vjetësh nga REC Shqipëri. Gjatë këtyre dy viteve, janë mbështetur 118 OJF me trajnime dhe grante. 435 anëtarë të këtyre organizatave janë përfshirë në këtë program.

Në korrik të vitit 2014, REC Shqipëri bëri një përmbledhje dhe përpunim statistikor të aktiviteteve që vetë organizatat kanë zbatuar gjatë dy viteve të programit SENiOR-A. Rezultatet janë paraqitur të përmbledhura si më poshtë:

Page 7: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 7

Aktivitete REC

Mjedisi dhe mbrojtja e tij janë një çështje e mprehtë për të gjithë vendet e Ballkanit. Megjithatë, shumë nga çështjet mjedisore i kalojnë kufijtë kombëtarë dhe kërkojnë angazhim të përbashkët të strukturave të shoqërisë

Shqipëri - Mali i Zi: SENiOR-A lehtëson bashkëpunimin rajonal

Rezart KapedaniQendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

civile nga vendet fqinje. Pikërisht, rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes vendeve fqinje adreson programi SENiOR-A, i cili ka për qëllim të nxisë dialogun, bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve ndërkufitare

në fushën e mjedisit nga organizatat e shoqërisë civile në Ballkan. Në këtë kuadër janë parashikuar një sërë takimesh të ndryshme me Organizatat e Shoqërisë Civile të vendeve fqinje, që synojnë të rrisin shkëmbimin e përvojave dhe të aktiviteteve të përbashkëta.

Në këtë kontekst, më 24-25 tetor, u mbajt në Budva, Mali i Zi, një takim i përbashkët mes organizatave jofitimprurëse mjedisore të Shqipërisë dhe të Malit të Zi. Takimi bashkoi në një tryezë të rrumbullakët përfaqësuesit e mbi 25 organizatave mjedisore shqiptare, pjesë e 4 rrjeteve mjedisore të ngritura në kuadër të këtij programi dhe 8 organizatave malazeze që vinin nga zona të ndryshme të vendit e që kanë në fokus të punës së tyre tematika të ndryshme mjedisore.

Takimi ishte një mundësi për të njohur partnerët dhe pjesëmarrësit me punën e bërë gjatë 2 viteve të fundit në fushat e tyre përkatëse. Organizatat shqiptare, të ndara sipas tematikës së rrjeteve mjedisore që ato përfaqësonin, u bashkuan me organizatat malazeze dhe diskutuan gjerësisht mbi mundësitë dhe nismat për aktivitete të përbashkëta që prekin çështje në interes të rajonit.

Gjatë diskutimeve të hapura theksi u vendos tek aktivitetet në vazhdim, rritja e shikueshmërisë së rrjeteve dhe e programit në tërësi përmes përdorimit më të mirë të mediave, ndërkohë që u diskutuan aspekte konkrete të bashkëpunimit dhe të mbështetjes nga aktorët shtetërorë.

134Aktivitete ndërgjegjësuese

44Ndërhyrje konkretenë mjedis

44Takime pune

47Aktivitete edukuese

6Konferenca shtypi

46%8318 pjesëmarrësmeshkuj

57Aktivitete rajonale

249Aktivitete vendore

53Trajnime

7Protesta

43Takime me autoritetet

54%10978 pjesëmarrësefemra

75Aktivitete kombëtare

282Artikujnë median sociale

ng

a ta

kim

i i o

Jf-v

e n

ë b

ud

va, m

al

i Zi -

fo

to r

ec

sh

qiP

ër

in

ga

tak

imi i

oJf

-ve

bu

dva

, ma

l i Z

i - f

oto

re

c s

hq

iPë

ri

Page 8: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

br

eg

de

ti i

gJi

rit

la

lZit

- 9

nto

r 2

014

- fo

to e

. ca

ni/r

ec

Page 9: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 9

tema e Numrit

“”

Pse lindi nevoja për ndryshimin e ligjit dhe çfarë risish sjell ligji i ri?

Në progres raportin e BE-së për Shqipërinë të vitit 2011-2012, duke pasur parasysh se shkalla e përafrimit të legjislacionit të BE-së me legjislacionin kombëtar ishte rreth 21%, synimi ynë është që deri në vitin 2015-të të kemi 100% të transpozuar legjislacionin e BE-së në legjslacionin kombëtar në fushën e cilësisë së ajrit. Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian ka miratuar Direktivën e re 2008\50 për mbrojtjen e cilësisë së ajrit dhe për një ajër më të pastër për Evropën. Në këtë kontekst, ne jemi të detyruar të rishikojmë ligjin, për dy arsye kryesore: nevoja për të përafruar legjislacionin kombëtar me kornizën ligjore të BE-së dhe e dyta për të përmirësuar ligjin ekzistues. Ligji i vjetër për ajrin është miratuar që në vitin 2003 dhe ka pësuar një amendim në vitin 2010.

Mund të themi se, deri tani, është arritur një lloj përmirësimi, fillimisht përsa i përket përkufizimeve. Nga konsultimi me ekspertët u vlerësua se duhet realizuar një ligj i ri, pasi ndryshimet në ligjin e vjetër ishin të shumta (mbi 50-60%). Edhe vetë legjislacioni i BE-së në fushën e cilësisë së ajrit ka pësuar ndryshime e përmirësime thelbësore gjatë viteve të fundit. Këto ndryshime nevojitet të reflektohen edhe në legjislacionin kombëtar.

Në ndryshim nga legjislacioni i vjetër, ligji i ri përcakton objektiva konkrete në lidhje me grimcat e imta PM2.5, që gjenden në ajër e që janë shumë të dëmshme për njeriun. Në legjislacionin e ri janë përcaktuar qartë vlerat që duhet të ketë përqendrimi i këtyre grimcave.

Konkretisht, ligji i ri do të parashikojë një mundësi të shtyrjeve

Ajri: Ligji i ri “me këmbë në tokë” Risitë e një lufte të vështirë për të mbrojtur cilësinë e ajrit dhe përmirësimin e shëndetit të publikut…

Intervistë me Laureta DibraPërgjegjëse e Sektorit të Ajrit, Ndryshimeve Klimatike dhe KimikateveMinistria e Mjedisit

të afateve kohore deri në 3 vjet për përmbushjen e vlerave kufij të PM10 dhe deri në 5 vjet për vlerat kufi të NO2 dhe benzenit. Kjo vjen, në fakt, edhe për shkak të vështirësive të hasura për të arritur nivelet e kërkuara nga direktiva e BE-së.

Projektligji synon, gjithashtu, të përmirësojë shëndetin publik dhe garantimin e një niveli më të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe, në veçanti, të cilësisë së ajrit. Në nivelin sasior, ligji i ri sjell mjaft risi, ku përcakton vlerat kufij të ndotjes së ajrit, informimin e publikut, objektivat afatgjata etj. Mund të theksohet se ligji i vjetër kishte mangësi dhe, në të njëjtën kohë, vështirësi në zbatim, përfshirë sistemin e monitorimit, të grumbullimit të të dhënave, angazhimin e sektorëve përgjegjës si p.sh. sektori i transportit, i energjisë etj. Me ligjin e ri, mendojmë se edhe zbatimi do të përmirësohet e secili aktor do të marrë përgjegjësitë përkatëse.

Synohet që, në të ardhmen, të ketë një përmirësim cilësor lidhur me procedurat, programet, teknikat dhe pajisjet e monitorimit të ajrit. Aktualisht jemi në proces të përgatitjes së planeve të përmirësimit të cilësisë së ajrit, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe rajonal, në veçanti në ato zona që kanë edhe tregues më të lartë ndotjeje, siç është Tirana, Elbasani apo Fieri.

Ndërkohë, vlen të theksohet se është menduar një afat 5 vjeçar për hyrjen në fuqi të efekteve juridike të

këtij ligji, çka do të thotë se në 5 vitet e ardhshme do të përgatiten të gjitha kushtet, infrastruktura e nevojshme, kapacitetet e duhura dhe strukturat përkatëse në mënyrë që ligji të zbatohet plotësisht. Kjo s’do të thotë që gjatë kësaj kohe ne nuk do të luftojmë për arritjen e standardeve, duke iu referuar objektivave tona strategjikë për periudhat 5 dhe 10 vjeçare. Por, duke marrë parasysh ndryshimet në ligj, teknikat dhe treguesit e rinj, si dhe kostot që përfshin zbatimi i ligjit, kërkohet edhe një rritje e kapaciteteve dhe zhvillim i strukturave përkatëse. Për këtë kemi përcaktuar një kombinim në strategjinë kombëtare të ajrit, ku mund të veçohen investimet në infrastrukturën rrugore, ulja e ndotjes së automjeteve, kontrolli i cilësisë së karburanteve, etj.

A përcakton ligji i ri një ndarje të mirë të përgjegjësive dhe të autoriteteve përkatëse?

Ligji i ri bën një ndarje të mirë të përgjegjësisë tek autoritetet qeverisëse, qofshin këto vendore apo qendrore. Ministria e Mjedisit do të jetë përgjegjëse për miratimin e sistemeve të matjes, koordinimin ndër-institucional për çështjet që lidhen me ajrin dhe bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar lidhur me ndotjen e ajrit në distancë të largët.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të jetë përgjegjëse për vlerësimin dhe analizimin e cilësisë së

Zbatimi i ligjit të ri ka një kosto të lartë kapitale, që

llogaritet në rreth 2.2 milionë euro, dhe kosto operacionale

rreth 182.000 euro në vit.

Page 10: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 10

tema e Numrit

ajrit. Në anën tjetër, njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për masat që duhen marrë në kuadër të zbatimit të legjislacionit. Në fakt, ato e kanë të parashikuar në legjislacionin e tyre të posaçëm dhe për këtë duhet hartimi i planeve rajonale në përputhje me Planin Kombëtar të Cilësisë së Ajrit.

Natyrisht, kërkohet një bashkë-rendim dhe bashkëpunim midis institucioneve të ndryshme, për të marrë e përmbushur përgjegjësitë përkatëse. Ndërkohë, Ministritë e linjës do të kontribuojnë drejtpërdrejtë në ruajtjen e cilësisë së ajrit, si Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës me kontrollin e automjeteve, Ministria e Energjetikës dhe Industrisë nëpërmjet monitorimit të cilësisë së lëndëve djegëse benzinë dhe diezel, përmbajtjes së squfurit dhe ruajtjes së normave të lëndëve djegëse që përdoren për qëllime termike në sektorin industrial.

Mund të themi se legjislacioni në lidhje me këto ministri nuk ka munguar, por natyrisht nevojitet vullneti dhe zbatimi rigoroz i tij. Në të ardhmen synojmë të mbledhim një grup pune, teknicienësh dhe ekspertë të fushës, për të hartuar një seri masash. Së pari do të ngremë një bazë të dhënash mbi cilësinë e lëndës djegëse dhe një tjetër bazë të dhënash për shkarkimet e automjeteve. Këto do të jenë kyçe për vlerësimin e situatës dhe marrjen e masave.

Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria vazhdon të lejojë qarku-llimin e automjeteve të standardit të ulët, që kanë ndikim të madh në mjedis. Shqipëria, në kuadër të detyrimeve që ka nga Konventat ndërkombëtare që aderon, ka detyrime dhe mbështet politika për zvogëlimin e ndotjes në fushën e transportit. Ndaj, masat teknike duhet të shoqërohen me masa fiskale, por në të njëjtën kohë edhe me ndërgjegjësimin e strukturave dhe të publikut në tërësi.

Si do të mbulohen kostot që ky ligj parashikon të ketë dhe tek kush do të rëndojë kjo faturë?

Kostot që lidhen me rritjen e kapaciteteve, rreth 2 milionë euro, mendojmë t’i sigurojmë nëpërmjet projekteve IPA të Bashkimit Evropian, si asistencë teknike që i

akordohet vendeve kandidate të BE-së.

Ndërkohë, janë parashikuar edhe kostot që ndërlidhen me secilën ministri linje. Në Strategjinë Kombëtare të Veprimit për Cilësinë e Ajrit, që është duke u përgatitur, parashikohen kostot e ligjit në fushën e energjetikës, të transportit apo edhe të ndikimit social. Edhe sektori i industrisë do të marrë përsipër përgjegjësitë e tij. Në këtë kuadër, parashikojmë që deri në vitin 2017, të gjitha subjektet industriale të plotësojnë kushtet për të arritur standardet e mbrojtjes së ajrit. Në veçanti, kjo i drejtohet operatorëve të mëdhenj. Aktualisht, Agjencia Kombëtare e Mjedisit është në proces të rishikimit të lejeve mjedisore për operatorët e mëdhenj dhe synohet të jepen leje të integruara të mjedisit. Këto leje detyrojnë operatorët industrialë të paraqesin një plan se si do të përshtaten investimet në përmbushje të standardeve mjedisore.

Një kosto të madhe ka edhe sistemi i monitorimit dhe zbatimi i masave për arritjen e standardeve. Përsa i përket monitorimit, që është një detyrim, ai ndihmon në vlerësimin e situatës dhe në ndërmarrjen e politikave të duhura. Mbledhja e të dhënave të sakta, vlerësimi dhe analizimi i tyre, janë kyç për realizimin e politikave. Megjithatë, në të kaluarën nuk ka munguar edhe konflikti mes shifrave ndërmjet institucioneve të ndryshme, që nxjerrin në pah përplasjet mes pushtetit vendor e atij qendror. Kjo ka penguar bashkërendimin e punës, pasi, në fund të fundit, masat merren në nivel vendor, sado politika të bëhen në nivel qendror.

Në përgjithësi, ka munguar besueshmëria mes institucioneve, shoqëruar kjo me kapacitetet e ulëta teknike e shkencore. Këto janë reflektuar në bashkëpunimin e dobët mes aktorëve e strukturave qeverisëse.

Marrim shembullin e Inspekto-ratit të Mjedisit, përgjegjës për kontrollin e shkarkimeve në ajër nga operatorët industrialë, të cilit i kanë munguar si kapacitetet teknike edhe ato njerëzore për të realizuar verifikimin e nevojshëm në oxhakun e një fabrike. Sipas ligjit, operatorët duhet të raportojnë shkarkimet e gazrave në ajër, por

kjo duhet kontrolluar e monitoruar. Ose për shembull rasti i Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë, e cila na paraqet shifrat e operatorëve që përdorin lëndë djegëse, duke ju referuar pikërisht të dhënave të servirura prej vetë kompanive. Në ligj ne i kemi të përcaktuara normat, por në realitet situata nuk dihet si është, pasi mungon monitorimi, bashkërendimi dhe kapacitetet e nevojshme teknike.

A do të ketë rishikim të lejeve mjedisore nga operatorët e mëdhenj e si do të adresohet çështja e transportit dhe e ndikimit të tij në ajër?

Ligji i ri lidhet me cilësinë e ajrit për dy elementë kryesorë: grimcat që lëshohen në ajër dhe vijnë direkt tek njerëzit, si p.sh. nëpërmjet makinave ku ne vendosim norma të caktuara; dhe normat e shkarkimit, ose ndryshe ́ emisionet´ që vijnë kryesisht nga industria e rëndë e që kanë nivel ndotjeje të lartë. Këto shkarkime janë, gjithashtu, përgjegjëse për ndotjen e ajrit në distancë. Ndaj ka edhe një konventë ndërkombëtare që detyron shtetet të marrin masa për ndalimin e ndikimit në cilësinë e ajrit në vendet e tjera.

Në vendin tonë, janë identifikuar subjektet kryesorë që kanë ndikim në ajër, të paktën ato me oxhakë, ku rezultojnë 10 subjekte. Këto subjekte duhet të marrin masa konkrete për të përfituar leje të integruar mjedisore. Leja e integruar e Tipit A nënkupton një plan masash e investimesh që do të ndërmerren nga kompania, gjatë një periudhe kohe, për të mundësuar respektimin e normave të shkarkimit në ajër. Aktualisht, është duke u zhvilluar edhe një projekt për fuqizimin e kapaciteteve të inspektorëve mjedisorë për lejet, pasi kjo fushë kërkon ekspertizë dhe njohuri të mira.

Në këtë kuadër, bazuar në një proces mbledhjesh të dhënash dhe analizimi, deri në janar synojmë të përgatisim një program masash për secilën ministri. Dhe për të arritur përmirësimin e situatës kërkohen masa drastike, që padyshim mund të lidhen me standardet e automjeteve dhe vendosjen e masave fiskale të diferencuara për automjetet.

Page 11: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 11

tema e Numrit

Zhvillimi urban në vitet e fundit në kryeqytet ka cënuar tërësisht përmbushjen e aspekteve të qëndrueshme, përsa i përket cilësisë së jetës, e në këtë kontekst, ajri është një ndër komponentët kryesorë për një shëndet të mirë. Bashkia e Tiranës, nëpërmjet mbështetjes së GIZ-it, prej një viti ka nisur një projekt i cili synon të gjenerojë përgjigje konkrete ndaj zhvillimit urban të një qyteti për t´u realizuar në mënyrë që t’i përshtatet sa më shumë ndryshimeve klimatike që, në fakt, janë sot janë një realitet i provuar. Një ndër elementët e këtij projekti fokusohet pikërisht në monitorimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet në kohë reale, informimin dhe sensibilizimin e publikut.

Ky projekt i rëndësishëm u ndërmorr sepse në të gjithë rajonin Ballkanik e në Europë vërehen shenjat e ndryshimeve klimatike. Aktualisht, të dhënat tregojnë për temperatura më të larta gjatë verës e rreshje më

të shumta e të përqëndruara gjatë dimrit.

Në këtë kontekst, në dobi të një zhvillimi të qëndrueshëm urban, nevojitet të përshtatemi si në mënyrën e jetesës, edhe në planifikimin urban e zhvillimin e qëndrueshëm të një qyteti. Kjo duhet të reflektojë në planet e zhvillimit të një qyteti, duke marrë parasysh aspekte të ndryshme që lidhen me mjedisin. Një shembull është ´ajrosja natyrore´ e qyteteve, ku bulevardi kryesor i Tiranës është ndërtuar i tillë që ndërtesat të jenë përballë njëra-tjetrës për të mos penguar korridorin natyral të erës veri–jug. Për fat të keq, ndërtimet e reja janë bërë pa marrë parasysh këtë parim bazë. Një tjetër masë është shtimi i hapësirave të gjelbëra, jo vetëm parqe e mjedise publike, por edhe promovim i ndërtimit të objekteve që synojnë mbrojtjen nëpërmjet adaptimit të hapësirave të gjelbëra, si ndërtimi i çative e

ballkoneve me gjelbërim. Për fat të keq këto koncepte mungojnë në zhvillimin urban të qyteteve.

Në këtë platformë bazohet edhe bashkëpunimi i GIZ me Bashkinë e Tiranës, ku janë zhvilluar edhe takimet e para për ngritjen e kapaciteteve të stafit në bashki.

“Kur flasim për një Plan, nuk bëhet fjalë vetëm për ta paraqitur atë në tavolinë. Gjithashtu, synohet që ky partneritet të shfrytëzohet edhe për ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për të realizuar ndërhyrjet e duhura”, – shprehet Merita Meksi, koordinatore e GIZ për Shqipërinë e Kosovën.

Ajo tregon se në kuadër të këtij programi, lindi dhe ideja e monitorimit të ajrit të Tiranës, që realizohet nga Instituti i Shëndetit Publik, me pika matjeje të ndodhura në zona të ndryshme. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, ISHP-ja i jep informacion të përditësuar Bashkisë

Pse-të e një misioni të (pa)mundur

Intervistë me Merita MeksiProgrami i Përshtatjeve për Ndryshimet Klimatike në Ballkanin Perëndimor, GIZ

Zhvillimi i qëndrueshëm urban dhe monitorimi i ndotjes së ajrit

foto

ilu

str

ue

se

we

b

Page 12: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 12

torimin e ajrit në qytet, është fakti se vlerat e monitoruara janë të vlefshme vetëm për vendmatjet ku ato merren dhe nuk mund të jenë gjithëpër-fshirëse për gjithë kryeqytetin. Ndaj të dhënat e mbledhura nga stacioni monitorues në Ministrinë e Mjedisit, s´mund të jetë përfaqësuese për të gjithë Tiranën, teksa ai qëndron fare pranë një rruge shumë të populluar në kryeqytet.

Për të krijuar një ide sa më të qartë rreth ndotjes në kryeqytet, duhet të marrim mesataren e disa pikave të monitorimit, që për fat të keq mungojnë për kryeqytetin. Edhe stacioni kryesor që ndodhet pranë Poliklinikës Qendrore nuk mundëson më të dhëna të besueshme, pasi receptorët e instaluar në pajisjen e matjes nuk janë ndërruar që prej vitit 2012. Kjo për arsye aspak objektive, siç është mosbërja në kohë e tenderit.

Aktualisht, të dhënat e sakta për Tiranën mungojnë, ku i vetmi stacion funksional ndodhet në oborrin e Ministrisë së Mjedisit, që raportohen në Ministrinë e Mjedisit. Sipas Meksit, monitorimi i ajrit duhet të

tema e Numrit

së Tiranës, e cila e përcjell më pas tek qytetarët, në mënyrë që ata të kenë mundësi të marrin masa. Informacioni mund të merret si nëpërmjet faqes së internetit të Bashkisë Tiranë, dhe nëpërmjet monitorëve elektronikë të vendosur në pika të ndryshme të Tiranës, duke dhënë edhe këshillat përkatëse.

Me mbështetjen e GIZ-it, informacioni i marrë nga ISHP-ja, është bërë i kuptueshëm për qytetarët, duke treguar dhe nivelin e rrezikut bazuar në standarded evropiane. “Por nisma nuk është realizuar plotësisht në kryeqytet. Kjo sepse faqja e internetit e Bashkisë nuk është e aksesueshme nga grupe të caktuara njerëzish, në veçanti nga mosha e tretë apo shumica e qytetarëve të zënë me punë, ndaj nevojitet që informacioni të bëhet publik në mënyrë të vazhdueshme, duke përdorur mënyra të tjera mediatike. Nisma në Tiranë ka patur tërësisht fokus ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e qytetarëve, ndaj është ende herët për të parë rezultatet.

Një pengesë që lidhet me moni-

bëhet nga një institucion i akredituar dhe i njohur, me kapacitetet e nevojshme. Por në rastin e Tiranës, monitorimi i ajrit bëhet si nga ISHP-ja, e cila edhe analizon të dhënat, por edhe nga Ministria e Mjedisit që së fundi ka marrë këtë rol. Shtrirja e kompetencave dhe e autoritetit të secilës mbeten ende të papërcaktuara qartë.

Monitorimi i cilësisë së ajrit është elementi kryesor vetëm i njërit prej komponentëve të këtij programi rajonal, i nisur nga zbatimi rreth një vit më parë. Projekti “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor” është një bashkëpunim mes GIZ-it dhe autoriteteve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Një komponent tjetër i këtij projekti është themelimi i sistemit të parandalimit të hershëm për përmbytjet në luginën e Drinit, i cili synon ngritjen e kapaciteteve për monitorimin e faktorëve klimatikë si reshjet dhe prurjet e lumenjve, si dhe për të ofruar mjetet e nevojshme (stacionet) për monitorimin e këtyre parametrave në kohë reale.

foto

ilu

str

ue

se

we

b

Page 13: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 13

tema e Numrit

Në trafikun e rënduar të “21-shit”, tymi i cigares së shoferave, që dufasin nga padurimi, përzihet me gazrat shtëllungë që çlirojnë makinat e paketuara në rradhë, në pritje të semaforit diktator. Semafori bëhet përsëri i kuq e dikush ndez një tjetër cigare. Kjo panoramë përsëritet çdo ditë në rutinën indiferente të të jetuarit në kryeqytet, me përjashtim të ndonjë të diele apo kur Tiranën e viziton Papa…

Raporti i fundit i Agjencisë Rajonale të Mjedisit (ARM) tregoi se shkarkimet e gazrave në ajër përbëjnë fajtorin kryesor të ndotjes në zonat urbane, ku pa asnjë surprizë, lista kryesohet nga Tirana e Elbasani. Për ilustrim, në ditën që Papa vizitoi Shqipërinë, ku trafiku u bllokua në të gjithë Tiranën, nivelet e ndotjes u ulën 7 herë. Kjo tregon sa ´mëkatarë´ jemi me mjedisin.

Të dhënat i referohen monitorimit të realizuar gjatë periudhës janar-shtator 2014, duke bërë matjen periodike të niveleve të 5 elementëve me ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndet. Më problematike situata paraqitet për grimcat e respirueshme PM<10μm dhe PM 2.5μm, me shkaktarë kryesorë shkarkimet e automjeteve, sidomos atyre të përdorura që punojnë me naftë dhe pa konvertor katalitik; si dhe NO2 me përgjegjës kryesor edhe ndotjen industriale. Të parat janë

Ndotja e ajrit në qytete: Shifra të reja, histori të vjetra…

Besnik BakaQendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

vdekjeprurëse për shkak të aftësisë për të depërtuar thellë në mushkëri dhe në gjak, duke shkaktuar probleme në zemër dhe vdekje të parakohshme. Ndërsa dioksidi i azotit në nivele të larta shkakton inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes.

“Kjo ndotje pakëson jetëgjatësinë e banorëve, kontribuon në avancimin dhe keqësimin e sëmundjeve kardiovaskulare e respiratore dhe ashpërson simptomat astmatike e të sëmundjeve akute respiratore të fëmijëve”, – pohojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

1400 raste të reja me kancer raportohen çdo vit në Shqipëri, ku njëri prej shkaktarëve kryesorë është pikërisht ajri i ndotur.

Një vlerësim në vitin 2013 nga Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve të Kancerit në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), ka dalë në konkluzionin se ndotja e ajrit urban është e lidhur ngushtë me rritjen e incidencës së kancerit, veçanërisht të kancerit të mushkërive. Ndotja e ajrit të jashtëm (ambiental), si në zonat urbane dhe në ato rurale mendohet të ketë shkaktuar 3,7 milion vdekje të parakohshme në të gjithë botën në vitin 2012.

Për t´iu rikthyer Shqipërisë, edhe në rrethe ndotja e automjeteve e ka përkeqësuar cilësinë e ajrit, nëse i referohemi grimcave të respirueshme dhe NO2. Luksi për të patur

0

10

20

30

40

50

60 Stand. Shqiptar

Standardi i BE

Korce

AKM

Vlore

Durres

Shkoder

Elbasan

Tirana mobile

Tabelë e vlerave mesatare të NO2 (Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2014)

makina dhe pamundësia për të patur infrastrukturën e duhur, me rrugë të prishura, sjellin ndotjen në masë të zonave urbane. Stacionet e Korçës, Beratit dhe Fierit flasin për një tejkalim të vlerës krahasuar me standardin vjetor të BE-së, edhe pse popullsia e tyre nuk është e madhe.

Sipas ARM-së, një tjetër burim kryesor i ndotjes së ajrit në këto qytete, përveç shkarkimit të automjeteve, ështe edhe përdorimi i drurëve si lëndë djegëse për ngrohjen e banesave, çka sjell nivele të larta të dioksidit të karbonit në atmosferë. Nëse i referohemi të dhënave të ISHP-së për vitin 2011 lidhur me ndotjen e ajrit në nivel kombëtar, situata paraqet pak ndryshim, ku trafiku i rënduar, automjetet e vjetërura, infrastruktura e dobët dhe shkarkimet e industrisë mbeten ende sfida të pazgjidhura.

Vlen të theksohet se, pavarësisht përpjekjeve të ARM-së për të monitoruar situatën e cilësisë së ajrit në vend, analiza mund të bëhet me mjaft rezerva, pasi të dhënat nuk mund të jenë përfaqësuese për qytetet, kjo si rrjedhojë e numrit tërësisht të kufizuar të stacioneve të mbledhjes të të dhënave, kryesisht me një stacion. Konkretisht, Tirana referohet me 2 stacione të ekspozuara në një trafik të rënduar dhe infrastrukturë të amortizuar, duke rezultuar në tregues të lartë ndotjeje, që jo domosdoshmërisht karakterizojnë të gjithë kryeqytetin.

Në vijim, Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) bën të ditur se ka përgatitur Programin Kombëtar të Monitorimit të cilësisë së ajrit urban për vitin 2015, sipas të cilit do të monitorohet ajri urban në 14 qytete në vend. Siç thekson AKM-ja, kjo është një risi, pasi krahasuar me vitin 2013 ku monitoroheshin vetëm 4 qytete, ky monitorim jep të dhëna për 9 qytete këtë vit.

Page 14: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 14

tema e Numrit

Në praktikën analitike komponi-met organike përshkruhen si të avullueshëm, shumë të avullueshëm dhe pak të avullueshëm. Më poshtë po përshkruajmë disa prej llojeve më të hasura të VOC-eve në mjediset e hapura ose të mbyllura:

Alkanet janë kimikisht komponime të ngopur lineare, që dallohen prej numrit të atomeve të karbonit e të hidrogjenit në molekulë. Këto komponime hasen shpesh në ajrin e brendshëm pas rinovimeve të apartamenteve, por edhe pas pastrimit të tyre.

Alkenet (olefinat) janë kompo-nime të pangopur hidrokarbure. Komponimet olefinike, si ciklohe-ksani dhe metilcikloheksani, për-doren si solventë në llaqet, rezinat dhe heqësit e njollave në mjediset e brendshme.

kOmpOnimet ArOmAtike janë komponime hidrokarbure, me një strukturë të mbyllur unazore. Në mjediset e brendshme, praktikisht i vetmi burim i benzenit, që është toksikologjikisht i rëndësishëm në këtë grup për arsye të efektit të tij kancerogjen, është ajri i ndotur nga trafiku (ndaj në karburantin e makinave lejohet një përmbajtje deri 1% benzen).

Ndotësit organikë të avullueshëm: armiqtë e panjohur...

Agron Deliu Instituti i Studimeve Ambjentale

terpenet përfaqësojnë një grup të rëndësishëm të VOC-ve, që hasen shpesh në ajrin e brendshëm. Depërtimi i tyre në ajrin e brendshëm bëhet zakonisht nëpërmjet gazeve natyrore të çliruar nga produktet e drurit, shtimit si aromatizues dhe përdorimit si tretës “natyral” për produkte të ndryshme (përfshirë bojrat, llaqet dhe përpunuesit e drurit). Ndërkohë terpene të ndryshëm alkoolike e ketonike mund të futen në ajrin e brendshëm me aromatizuesit.

AlkOOlet, gjithashtu si etanoli, propanoli, isopropanoli dhe isobutanoli, mund të gjenden në ajrin e brendshëm pasi janë përbërësa të shumë produkteve shtëpiake (p.sh. agjentëve pastrues, solventëve, disinfektantëve dhe kozmetikave).

GlikOl eteret njihen si

solventë teknikë me përdorim të shpeshtë, veçanërisht te llaqet, bojërat e printerave, bojërat e murit, smaltot me bazë ujore dhe bojërat e stilokalemave. Ata detektohen rregullisht në ajrin e brendshëm, madje smaltot e klasifikuara si miqësore ndaj mjedisit mund të përmbajnë deri në 10% komponime me bazë glikoli. Ndërsa në të

ashtuquajturit ngjitës pa glikol të tapeteve, përdoren komponime të glikolit me pika vlimi mbi 120-2000C. Prandaj, për efekt të temperaturave të tyre të vlimit relativisht të larta, ato mund të çlirohen në ajër prej sipërfaqeve respektive për periudha të gjata kohe (me muaj).

AldehidAt kanë si përfaqësuese kryesore Formaldehidën, e cila gjen përdorim në prodhimin e shumë artikujve industrialë si fletë izoluese, bojëra, agjentë pastrues, produkte të higjienës e artikuj kozmetikë. Materialet prej druri (pllakat e zdrukthit të veshura me bojë, parketet, mobiljet, dyert) janë burimet më të rëndësishme të çlirimit të formaldehidës në ajrin e brendshëm. Formaldehida është pjesë përbërëse e rëndësishme e ngjitësve në industri të ndryshme. Materialet prej druri të përpunuar, me ngjitësa të këtij lloji, janë përdorur për veshje të sipërfaqeve të konsiderueshme të brendshme dhe, për pasojë, çlirojnë sasi të konsiderueshme formaldehide në ajër. Lidhur me ndikimet në shëndet si pasojë e ekspozimit ndaj formaldehidës në mjedisin e brendshëm, më i rëndësishmi është

Ndotësit në ajër janë të shumëllojshëm, shpesh lehtësisht të dallueshëm, me ngjyrë e erë, por edhe krejtësisht të padukshëm, e njësoj të rrezikshëm. Zakonisht ndotjen e ajrit ia faturojmë tymit të makinave, apo pluhurit të rrugëve që gati na mbyt. Por, në nxitim e sipër, apo si rrjedhojë e mungesës së informacionit, vështirë se arrijmë të shohim kompleksitetin e ndotësve në ajër.

Ndotësit organikë të avullueshëm ose ndryshe “VOC” njihen si komponime organike me presion avulli 1300 Paskal (rreth 1% e presionit atmosferik në nivelin e detit). Këto përfshijnë disa hidrokarbure aromatike e futen në një kategori të përbashkët. si rezultat i sjelljes së ngjashme fizike të tyre në atmosferë.

Sipas Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit (EPA), njihen rreth 62 komponime, por 15 prej tyre konsiderohen si shumë të rëndësishme për efektet e dëmshme që paraqesin dhe përdorimin e tyre në jetën e përditshme.

Page 15: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 15

tema e Numrit

irritimi i membranave mukoze. Kur përqëndrimet janë të larta, irritimi i këtij lloji mund të çojë në inflamacion kronik të membranës mukoze të hundës, nga ku mund të zhvillohet kanceri. Në vitin 2004, Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve mbi Kancerin (IARC) e klasifikoi formaldehidën si “kancerogjene ndaj njerëzve”.

ketOnet në ajrin e brendshëm hasen më shumë si solventë me përdorime të ndryshme, p.sh. në ngjitësat universalë dhe hyjnë në ajrin e brendshëm ndërsa ndodh tharja e ngjitësve. Të ngjashme janë edhe esteret, që mund të hasen në ajrin e brendshëm pas punimeve rinovuese apo rikonstruksioneve.

kOmpOnimet OrGAnike të hAlOGJenuAr në ajrin e brendshëm përfaqësohen prej p-diklorbenzenit. i cili gjendet në përbërjen e aromatizuesëve të WC-së dhe në larguesit e fluturave në dollapet e rrobave ose fungicide në përpunimin e materialeve prej druri. Në aspektin e produkteve higjienike janë, gjithashtu, të rëndësishëm trihalometanet dhe kloraminat, që krijohen në pishina si produkt reaksioni nga klorinimi i ujit.

kOmpOnimet OrGAnike që përmbAJnë AzOt dhe squFur përdoren si agjentë ndihmës në shumë produkte. Detektohen rrallë në ajrin e brendshëm dhe përgjithësisht kanë një aromë të dallueshme. Ato mund të çlirohen në sasi të vogla prej pëlhurave akrilike dhe pjesëve plastike të laminuara. Jo rastësisht komponimet organike me përmbajtje squfuri përdoren si shtojca me erë në gazin e djegshëm për përdorim shtëpiak, në mënyrë që të bëhen të ndjeshme me nuhatje rrjedhjet e mundëshme të tij.

Së fundmi, janë edhe komponimet e avullueshme organike me origjinë mikrobike, të cilat mund të hasen në ajrin e brendshëm kur ka zhvillim të mykut, si rezultat i lagështisë së madhe brenda.

Niveli i vlerave të secilit prej këtyre elementëve ndotës varion nga faktorë të ndryshëm. Tabela dhe grafiku më poshtë paraqesin

vlerat e TVOC-ve të matur në ajrin e brendshëm në një apartament të ri banimi në Tiranë, në periudhën nëntor 2013 – tetor 2014:

Vihet re qartë tendenca rënëse kohore e përmbajtjes totale të VOC-ve në ajrin e brendshëm të apartamentit, për efekt të avullimit në rënie të komponimeve VOC si rezultat i ajrimit natyror dhe i tharjes graduale të sipërfaqeve shkarkuese.

Efektet e dëmshme shëndetësore të VOC-ve, në varësi të përmbajtjes së tyre në ajër, klasifikohen në akute dhe kronike. Efektet akute konsistojnë në irritim dhe lotim të syve, irritim të hundës, irritim të fytit, dhembje koke, të vjella, marrje mendsh dhe atak azme. Efektet kronike janë kanceri, dëmtimi i mëlçisë, dëmtimi i veshkave dhe dëmtimi i sistemit nervor qendror.

Të dhënat e dala janë rezultat i matjeve të shkurtra të përmbajtjes së TVOC-ve dhe përbërësve specifikë të tyre në ajrin e brendshëm, të kryera gjatë dy viteve te fundit.

koha e matjes tVOC, ppb

Nëntor 2013 112

Dhjetor 2013 96

Mars 2014 80

Maj 2014 64

Korrik 2014 37

Tetor 2014 19

Page 16: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 16

tema e Numrit

10 bimë për pastrimin e ajrit në shtëpi apo zyrë

Bimët që rriten në mjediset e mbyllura në dhoma, shtëpi, apo dhe zyra, luajnë një rol të rëndësishëm për cilësinë e ajrit që ne thithim çdo sekondë. Këto bimë, jo vetëm që luajnë një rol dekorativ, por ato pastrojnë ajrin dhe, gjithashtu, krijojnë një mjedis më të bukur e çlodhës.

Studimet kanë vërtetuar se gjelbërimi i mjediseve të shtëpive tona ndihmon në uljen e nivelin të stresit, në lehtësimin e tensionit, madje ndihmojnë në shërim të shpejtë në rastet kur jemi pa qejf.

Më poshtë jepen disa prej përfitimeve që natyra mund të ofrojë duke rritur në mjediset tona një apo disa prej bimëve të mëposhtme:

Sipas NASA-s, kjo është bima më e mirë për pastrimin e ajrit, e cila duhet të jetë pjesë e të gjithë shtëpive tona. Kjo bimë ka aftësi të pabesueshme në filtrimin e ajrit. Është bima më efektive në përthithjen e formaldehidës dhe rritet shumë lehtë. Ajo është një bimë shumë e adaptueshme, që mund të varet apo të ulet në dysheme dhe preferon temperaturat e moderuara dhe rrezet mesatare të diellit.

urthiNëse ju nuk keni shumë talent dhe shumë kohë për t’u kujdesur për bimët, atëherë fikusi është bima juaj. Është e lehtë të rritet në ndriçim të zbehtë dhe në temperatura të ftohta. Përveçse një bimë me kërkesa minimale në rritje, ajo është një eleminuese e toksinave dhe pastruese e ajrit brenda dhomës apo zyrës suaj.

Fikusi

Jo vetëm zbut djegiet nga dielli, pickimet, apo prerjet, por ajo gjithashtu mund të pastrojë trupin nga toksinat dhe është e shkëlqyer për pastrimin e ajrit. Bima e aloes ndihmon në pastrimin e ndotësve dhe kimikateve, të cilat clirohen nga produktet që ne përdorim për pastrim. Nëse sasia e kimikateve të dëmshme në ajër është e madhe, gjethet e bimës së aloes do të shfaqin njolla kafe.

Aloe Vera

Kjo është një bimë me lule të mrekullueshme dekorative. Ajo rritet mirë në hije dhe në temperatura të ulëta dhe mund të zvogëlojë nivelet e një numri lëndësh helmuese në ajër.

spatifili

Page 17: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 17

tema e Numrit

Kjo është një bimë shumë e bukur, veçanërisht për qoshet e shtëpive apo të zyrave, që kërkon pak dritë dhe ujë. Efikasiteti i saj në thithjen e dioksidit të karbonit është mahnitës. Gjithashtu, kjo është një bimë që çliron oksigjen gjatë natës (shumica e bimëve këtë funksion e bëjnë gjatë ditës), pra një bimë e tillë në dhomën e gjumit mund t’ju ndihmojë në një gjumë më të mirë.

Potosi i artë është e thjeshtë, e bukur dhe renditet në listën e NASA-s. Ajo rritet mirë në temperatura të ftohta dhe në nivele të ulëta të rrezeve të diellit. Është në gjendje të pastrojë formaldehidet nga ajri. Për këtë arsye është e dobishme ta keni në dhomën tuaj të jetesës ose si një bimë në lartësi, pasi gjethet do të rritet si një ujëvarë me bimë kacavjerrëse.

Një bimë tërheqëse dhe qetësuese, palma flutur, gjithashtu, është pjesë e listës së NASA-s, duke u renditur ndër dhjetë bimët më të mira për pastrimin e ajrit, me një rezultat pikësh 8.4 nga totali prej 10 pikësh. Palma është mjaft efektive në pastrimin e ajrit nga lëndët e benzenit dhe trikloretilenit. Duke e ujitur mirë dhe e vendosur në hije apo aty ku rrezet e diellit janë të tërthorta, ajo do të lulëzojnë dhe do të shtojë qetësinë në shtëpinë tuaj.

Kjo bimë është e lehtë për t’u rritur dhe popullon lehtësisht mjediset ku mbillet. Ato janë, jo vetëm dekorative, por edhe në listën e NASA-s si bimët më të mira për pastrimin e ajrit. Efektive në luftën kundër ndotësve (përfshirë benzenin, formaldehidet, monoksidin e karbonit dhe ksilenin), kjo bimë është një dekoracion i bukur për çdo shtëpi që kërkon ajër të pastër.

Filodendroni me një gjethe në formë zemre është një bimë popullore, e zgjedhur për mjediset e brendshme të shtëpive. Ajo nuk kërkon ndonjë kujdes të veçantë, mund të rritet si bimë kacavjerrëse dekorative. E ngjashme me bimën e urthit, ajo është veçanërisht e mirë në thithjen e formaldehidës. Nëse kujdeseni mirë për to, ato mund të jetojnë për shumë vite dhe të rriten bashkë me familjen tuaj.

Kjo bimë vitale mund të rritet në lartësinë e tavanit, duke e bërë një bimë të mrekullueshme dekorative edhe për të mbushur hapësirën. Është e dobishme për largimin e toksinave, të tilla si ksileni, trikloretileni dhe formaldehidet nga ajri. Ajo lulëzon në rrezet e diellit dhe do të jetë një dekor i bukur dhe i mirëpritur për çdo shtëpi.

sanseviera

potosi i artë

palma flutur

klorofili

Aglaonema

dracena

Page 18: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 18

Nga Bota

Ndikimi i njeriut në sistemin e klimës është i qartë dhe në rritje, me ndikime të vërejtura në të gjitha kontinentet. Nëse nuk kontrollohet, ndryshimi i klimës do të rrisë gjasat e ndikimeve të rënda, të përhapura dhe të pakthyeshme për njerëzit dhe ekosistemet.

Sidoqoftë, ekzistojnë mundësitë për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike dhe zbatuar aktivitete zbutëse të cilat mund të sigurojnë që

Ndryshimet Klimatike 2014:Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike nxjerr Raportin e pestë vlerësues

Ndryshimi i klimës kërcënon ndikime të pakthyeshme dhe të rrezikshme, por ekzistojnë mundësitë për të kufizuar efektet e saj.

ndikimet e ndryshimeve klimatike të mbeten brenda një niveli të menaxhueshëm, duke krijuar një të ardhme të ndritshme dhe më të qëndrueshme.

Këto janë ndër gjetjet kryesore të Raportit Sintezë të përgatitur nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Raporti Sintezë jep në mënyrë të përmbledhur rezultatet e Raportit

të Pestë të Vlerësimit të IPCC-së, i përgatitur nga mbi 800 shkencëtarë dhe i bërë publik përgjatë 13 muajve të fundit. Ky raport është vlerësimi më gjithëpërfshirës i ndryshimeve klimatike ndërmarrë ndonjëherë.

“Ne kemi mjetet që të kufizojmë ndryshimin e klimës”, u shpreh R.K. Pachauri, drejtor i IPCC. “Zgjidhjet janë të shumta dhe lejojnë zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik dhe njerëzor. Ajo për të cilën kemi nevojë është

nd

ry

sh

ime

t k

lim

atik

e -

foto

we

b

Page 19: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Mjedisi SOT 144 | 2014 | 19

Nga Bota

Raporti sugjeron se burimet e rinovueshme në sektorin e energjisë elektrike duhet të rriten nga 30% në 80% deri në vitin 2050.

vullneti për të ndryshuar, çka besojmë se do të nxitet përmes njohurive dhe të kuptuarit të shkencës së ndryshimeve klimatike.”

Raporti Sintezë konfirmon se ndryshimi i klimës është regjistruar në mbarë botën dhe ngrohja e sistemit klimatik është i qartë. Që nga viti 1950 shumë prej ndryshimeve të vëzhguara nuk janë parë përgjatë dekadave ose mijëvjeçarëve. “Vlerësimi ynë konstaton se atmosfera dhe oqeanet janë ngrohur, sasia e dëborës dhe e akullit është zvogëluar, niveli i detit është rritur dhe përqëndrimi i dioksidit të karbonit është rritur në një nivel të paparë në 800 mijë vitet e fundit”, tha Thomas Stocker, bashkë-

kryetar i grupit të punës I.

Raporti Sintezë jep në mënyrë të qartë se shumë rreziqe përbëjnë sfida të veçanta për vendet më pak të zhvilluara dhe komunitetet në nevojë, duke pasur parasysh aftësinë e tyre të kufizuar për t’i përballuar ato. Njerëzit pa përkrahje sociale, ekonomike, kulturore, politike, institucionale etj., janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike.

Raporti thotë se zvogëlimi i shkarkimeve është thelbësor nëse duhet që ngrohja globale të kufizohet në 20C - një objektiv i pranuar në vitin 2009, si prag i ndryshimit të

rrezikshëm të klimës.Raporti sugjeron se burimet e

rinovueshme në sektorin e energjisë elektrike duhet të rriten nga 30% në 80% deri në vitin 2050.

Në afat më të gjatë, raporti thekson se prodhimi i energjisë nga karburantet fosile pa teknologjinë për kapjen dhe depozitimin e karbonit do të duhet të “dalë jashtë funksionit pothuajse tërësisht brenda 2100-ës”.

Raporti ka për qëllim të informojë politikanët e angazhuar në përpjekjet për të rënë dakort për një traktat të ri global mbi klimën deri në fund të vitit 2015.

Page 20: #nevojë për ajër · të konceptohen dhe të realizohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshëm, të matshëm, të arritshëm, realë, të ndjeshëm ndaj mjedisit në kohë

Seria e manualeve për zhvillimin e aftësive të OJF-veShkrimi i një projekt propozimi • Ekonomia e gjelbër • Edukimi publik • Avokimi