150
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 7 DHE 8 KORRIK 2021 SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA, ODRŽANE 7. I 8. JULA 2021. GODINE KORRIK - JUL 2021

Kuvendi - Skupština - Assembly

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kuvendi - Skupština - Assembly

Republika e Kosovës

Republika Kosovo - Republic of Kosovo

Kuvendi - Skupština - Assembly

T R A N S K R I P T

I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,

E MBAJTUR MË 7 DHE 8 KORRIK 2021

SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,

ODRŽANE 7. I 8. JULA 2021. GODINE

KORRIK - JUL

2021

Page 2: Kuvendi - Skupština - Assembly

2

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,

4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

5. Shqyrtimi i raportit vjetor të performansës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,

7. Shqyrtimi i raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,

8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

9. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet

Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit

të Kosovës,

10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis,

Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Dnevni red

1. Izjave van dnevnog reda,

2. Parlamentarna pitanja,

3. Predlog - rezolucije o osudi genocida u Srebrenici,

4. Parlamentarna rasprava o primeni Vašingtonskog sporazuma,

5. Razmatranje godišnjeg izveštaja učinka Nacionalne kancelarije revizije za 2020. godinu,

6. Razmatranje godišnjeg izveštaja Radio-televizije Kosova za 2020. godinu,

7. Razmatranje godišnjeg izveštaja Akademije pravde za 2020. godinu,

8. Imenovanje sedam (7) članova Saveta Kosova za kulturno nasleđe,

9. Razmatranje preporuke Funkcionalne komisije za javnu upravu, lokalnu samoupravu, medije i

regionalni razvoj o razrešenju članova Borda Radio-televizije Kosova,

10. Razmatranje zahteva Komisije za poljoprivredu, šumarstvo, ruralni razvoj, životnu sredinu,

prostorno planiranje i infrastrukturu za promenu naziva ove komisije,

11. Izbor direktora Regulatornog autoriteta za usluge vode.

Page 3: Kuvendi - Skupština - Assembly

3

Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Glauk Konjufca.

KRYETARI: Të nderuar deputetë,

I nderuar ministër i Kabinetit qeveritar,

I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të ditës, të

përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 1 korrik.

Po ashtu, më lejoni që edhe një herë t’jua sjell në vëmendje rëndësinë e respektimit të masave

për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, duke u bazuar në manualin e Ministrisë së Shëndetësisë

dhe rekomandimet e IKSHP-së, përgjatë seancës është i obliguar përdorimi i maskave nga secili.

Para se të hyjmë në rendin e ditës, fjalën e ka kërkuar shefi i Grupit Parlamentar të Partisë

Demokratike, Abelard Tahiri.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

I nderuar kryetar,

Para fillimit të kësaj seance do t’ju informoj se para disa orësh ka ndërruar jetë një veprimtar i

madh i çështjes kombëtare, zoti Fazli Veseli.

Fazli Veseli dhe familja e tij ishin familje, të cilat ishin të përndjekura nga regjimi i Slobodan

Milosheviqit, i ndjeri ishte edhe babi një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Republikës së

Kosovës, zotit Kadri Veseli dhe, fatkeqësisht sot kur ndërroi jetë Fazli Veseli, nuk e pati afër

djalin e tij të vogël, pra Kadriun, sepse ai po përballet edhe një herë me një betejë për Kosovën,

dy dekada pas çlirimit të Republikës së Kosovës.

Prandaj, sot dua t’i shpreh ngushëllime në emër të Grupit tim Parlamentare familjes Veseli dhe

kryetarit Veseli për humbjen e prindit dhe bashkëshortit të tyre. Lavdi për punën dhe veprën e tij!

KRYETARI: Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe në emër të Kuvendit të Kosovës, po

ashtu e shfrytëzoj rastin që t’i shprehim ngushëllime familjes Veseli për vdekjen e babait të tyre,

të babait të ish-kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, zoti Kadri Veseli.

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës

Koha për deklarim jashtë rendit të ditës është e kufizuar deri në 30 minuta.

Fjalën nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e ka deputeti Fitim Uka.

FITIM UKA: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Page 4: Kuvendi - Skupština - Assembly

4

Të dashur qytetarë,

Kur ka mjegull, qartësojnë faktet, e kur ka shumë zhurmë, qetësojnë numrat. Prandaj, sot do të

flas me numra dhe fakte që portretizojnë 100 ditët e një qeverisjeje ndryshe, e që shënojnë 100

ditët e kthesës drejt zhvillimit.

Mjafton të shohësh100 ditët e para të punës dhe veprimet e ndërmarra nga kjo Qeveri për të

kuptuar se cila është rruga që ka zgjedhur. Nuk do shumë analizë për të kuptuar që kjo është

Qeveria e parë që e ka të qartë që reforma është proces dhe jo intervenim i izoluar dhe që duhet

të planifikohet kujdesshëm e mbështetur përherë në nevojat që kanë qytetarët.

Mbi të gjitha, kjo qeverisje e ka të qartë dhe e ka përbrendësuar parimin themelor të qeverisjes së

mirë, që politikëbërja duhet të reflektojë zotimet në fushatë, që këtu përherë janë harruar.

Në zbatim të premtimeve që u kemi dhënë qytetarëve për vetëm tre muaj mund të vërehet

ndryshimi. Natyrshëm ndryshimin do ta ndjejnë më shumë familjet në nevojë, plot 50 milionë

euro i dedikohen institucionit më të rëndësishëm që ka ballafaquar vështirësi në këtë kohë me

sfida të mëdha, pra familjes.

Për familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga pandemia nuk do të kemi vetëm empatinë dhe

ngushëllimin tonë, por do të ndahen 4 milionë euro, që sado pak të adresojnë nevojat e tyre.

Kur vështirësitë financiare rriten për familjet, është e domosdoshme që të ketë një dorë ndihme

nga shteti, në veçanti për ato kategori që janë në skemën sociale, kur ndihmojmë familjet, duhet

ta kemi parasysh që kemi ndihmuar prindërit, fëmijët, të rinjtë, të moshuarit. Prandaj, do të

ndahen 17 milionë euro mbështetje për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale dhe asnjë

nuk do të jetë në 100 euro, plus edhe 12 milionë euro për reformimin e asistencës sociale.

Mbase për shumëkënd ushqimi nuk është sfidë, por duhet të bashkëndjejmë me ata që nuk arrijnë

të sigurojnë shujtën e ushqimit për familjen. 4 milionë euro kuponë ushqimi për familjet në

nevojë do të adresojnë edhe këtë shqetësim.

Prindërimi, siç mund edhe ta dini shumica prej jush, nuk është vetëm kënaqësi, por është edhe

përgjegjësi. Dhe, që fëmijët të kenë për fëmijëri të shëndetshme, e nëntat një periudhë të qetë pas

lindjes, por edhe kujdes të dinjitetshëm për foshnjat duhet të ndiejnë nga shteti.

Ato që sjellin në jetë foshnjat dhe nuk punojnë, nuk do të jenë të harruara si më parë, prandaj

edhe janë ndarë 3 milionë euro për lehonat e papuna që do të jetë një pagë për 6 muaj.

Page 5: Kuvendi - Skupština - Assembly

5

Pra, për ata që duan të zhvillojnë një vlerësim objektiv për performansën e Qeverisë mund ta

nisin nga këtu për të parë se ku është fokusi dhe më pas të shohim se si janë jetësuar vlerat e

qeverisjes së mirë, barazisë, ndihmës për ata që kanë nevojë.

Tash është koha për shtetin e së drejtës dhe shtetin që i trajton qytetarët e vet me dinjitet e

respekt.

Po le të lëvizim edhe pak më tutje. Vaksinat që ishin kryefjala në secilin fjalim të deputetëve

opozitarë, sot janë një shqetësim më pak. 40 milionë për luftimin e pandemisë e kanë sjellë

Kosovën në një zonë jo të rrezikshme nga COVID-19 me vaksinimin masiv që do të na japë

frymë nesër.

Po kaq e rëndësishme është edhe reforma në shëndetësi që po merr kuptim me 53 milionë euro

që do të investohen në këtë fushë.

8 milionë euro do të ndahen për barnat esenciale që pacientët tanë të mos kenë nevojë të bredhin

barnatoreve private për të kërkuar mëshirë për jetën e familjarëve të tyre.

Plot 5 milionë euro shtesë janë ndarë për mbulimin e kostos për specializantë që sot dhe nesër do

të jenë forca e re e intervenimit në ekipin e profesionistëve shëndetësorë.

Dhe, krahas shëndetësisë që po imunizohet nga çfarëdo sëmundje, gradualisht edhe arsimi po

kthehen në prioritet veprimesh dhe jo letrash, siç është e rëndomtë.

9 milionë euro do të ndahen për arsimin, për universitetet publike, për blerje të teksteve

mësimore, mbështetjen për studentët do ta shtojmë me një milion euro për bursa dhe, në fund, 5

milionë euro për kulturë, sport, aty ku talenti dhe dhuntia do të shkrihen dhe do të na bëjnë

krenarë me përfaqësimin e shtetit nesër.

Pra, 100 ditë janë pak, por kapërcimi që po ndodh është i madh. Nga një qeverisje pa ngjyra që

kërkon të mbajë në sipërfaqe një anije që mbytet nga interesat personale, në një qeverisje që e ka

të qartë rrugën dhe që punon për të pasur një udhëtim të sigurt me dhe për qytetarët.

KRYETARI: Nga Partia Demokratike fjalën e ka Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, i nderuar kryetar!

I nderuar ministër,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Page 6: Kuvendi - Skupština - Assembly

6

Tani e 16 muaj po përballemi me pandeminë COVID-19 dhe këtu një punë të jashtëzakonshme

që nga fillimi i pandemisë e kanë bërë punëtorët shëndetësorë, stafi mbështetës, por edhe Policia

e Kosovës dhe Inspektorati.

Mjekët u vlerësuan heronj dhe ishin të tillë në nivel të detyrës, rrezikuan shëndetin dhe jetën e

tyre dhe të familjeve të tyre për t’i ndihmuar dhe shëruar të tjerët. Shumë nga ata me muaj të tërë

kanë qëndruar larg familjeve të tyre, nuk kanë bërë asnjë vikend me familjarët e tyre dhe nuk

kanë pasur asnjë ditë pushim.

Ndonëse punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës, policia e inspektorati kryen me ndershmëri

dhe përgjegjësi punën e tyre, Qeveria nuk po tregohet e përgjegjshme dhe e kujdesshme me ta,

ua ka ndalur shtesat në pagë, të cilat ua garanton Ligji për luftimin e pandemisë COVID-19.

Për 16 muaj pandemi, Qeveria ua ka paguar shtesat vetëm për 10 muaj, ndërsa ua ka borxh edhe

6 muaj pagesat shtesë për punëtorët shëndetësorë, për stafin mbështetës, për policinë dhe

inspektoratin. Qeveria ka për detyrim të përmbushë obligimet ligjore që dalin nga ligji.

Ky është një demotivim për të gjithë ata që punuan e po punojnë me përkushtim në betejën

kundër pandemisë dhe Qeveria duhet ta respektojë ligjin dhe t’ua paguajë shtesat punëtorëve

shëndetësorë.

Dështim tjetër i kësaj Qeveria është mungesa e insulinës, tani e disa muaj po përballen qytetarët

me mungesë të insulinës dhe tek sot Komuna e Prishtinës, e vetme, ka siguruar insulinën, diçka

që Qeveria ka dështuar ta bëjë.

Tanimë nuk ka as dilemë, edhe laiku më i vogël i shëndetësisë e ka kuptuar se kjo Qeveri ka

dështuar në procesin e vaksinimit, Kosova është vendi i fundit në rajon, në Evropë, me procesin

e vaksinimit. Blerja e vonuar e vaksinave, pranimi me vonesë i donacioneve dhe dështimi i planit

të vaksinimit, të aprovuar nga kjo Qeveri, është rrezikim i shëndetit dhe humbje jete për

qytetarët.

Kontrata e blerjes së vaksinave nga Qeveria është klasifikuar dokument sekret jo për të mbrojtur

shëndetin e qytetarëve, po për të mbuluar dështimet dhe keqpërdorimet e Qeverisë.

Një kontingjent i vaksinave të blera Pfizer erdhën më 29 qershor, e që janë vetëm 15% e

vaksinave e kontraktuara, por nuk dihet se kur do të arrijnë 85% e vaksinave të blera dhe me sa

kontingjent dhe kur do të arrijnë ato.

Qeveria nuk lejoi kontratën me Pfizer as të shikohet, e lere më ta ketë guximin që ta publikojë,

ashtu siç vepruan shumë vende të rajonit që publikuan kontratat e blerjes së vaksinave.

Page 7: Kuvendi - Skupština - Assembly

7

Këto ditë Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar donacion të vaksinave nga Norvegjia,

pasi që Norvegjia në muajin mars 2021 kishte marrë vendim që të largojë nga programi i

imunizimit vaksinat AstraZeneca. Vaksinat AstraZeneca u pranuan me shumë vonesë nga

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe bazuar në deklarimet e Institutit të Shëndetit Publik të

Norvegjisë, në disa deklarime thuhet se këtyre vaksinave afati i skadencës, i përdorimit, u kalon

në muajin qershor dhe në muajin korrik. Dhe, bazuar në vendimin e EMA-s, shumë vende të

Bashkimit Evropian, përfshirë këtu Gjermaninë dhe Suedinë, kanë larguar vaksinat AstraZeneca

për përdorim te personat nën 65 vjet, ndërsa Norvegjia dhe Danimarka ka larguar tërësisht nga

programi i imunizimit. Dhe, pyetja ime është shumë legjitime për Ministrinë e Shëndetësisë, kur

e kanë ditur datën e prodhimit të vaksinave AstraZeneca të pranuara donacion, kur shumica e

qytetarëve të Kosovës mbi 65 vjeç janë vaksinuar, përse keni pranuar një donacion që vendet e

BE-së e kanë larguar nga përdorimi.

A e keni lexuar ligjin për produkte dhe pajisje medicinale, nenin 40, pikën 3.4 për donacione dhe

produkte medicinale dhe pajisje medicinale. Nëse produkti dhe pajisja medicinale ka të

përcaktuar kohëzgjatjen e tërësishme për përdorim një vit ose më pak pas prodhimit, atëherë

importi duhet të lirohet nëse produkti medicianal ka 2/3 e këtij afati në kohën kur importohet në

Republikën e Kosovës.

Dhe bazuar në deklarimet edhe të Institutit të Shëndetit Publik të Norvegjisë, edhe të Ministrisë

së Shëndetësisë së Norvegjisë, pra në të dy rastet thuhet se afati i skadencës është korriku dhe

gushti, atëherë pse është pranuar një donacion, i cili ka kundërshtim me ligjin për produkte dhe

pajisje medicinale.

Prej kur ka filluar negocimi e deri te pranimi, Ministria...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Zgjatja derisa të përfundojë fjalën.

BEKIM HAXHIU: Në fund të këtij procesi Kosovës do t’i duhet të asgjësojë vaksinat që

Norvegjia i ka larguar nga përdorimi dhe që Arben Vitia i ka pranuar donacion. Për të mbrojtur

shëndetin e tyre, i ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që para vaksinimit të shikojnë mirë

datën e prodhimit të vaksinave. Bazuar në vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe

Rregullatorëve të barnave, çdo vaksinë e prodhuar me procedurë emergjente, afatin e skadimit e

ka 6 muaj. Prandaj, ju ftoj që të respektoni shëndetin e qytetarëve dhe të mos bini pre e

manipulimeve e propagandave false të kësaj qeverie.

KRYETARI: Fjalën nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka deputeti Shemsedin Dreshaj.

Page 8: Kuvendi - Skupština - Assembly

8

SHEMSEDIN DRESHAJ: Përshëndetje kryetar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Kabinet qeveritar,

Kuvendarë të Kuvendit të Kosovës si dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot dua të ngre një shqetësim timin si deputet dhe si profesionist, pra është çështja që ka të bëjë

me vaksinimin me COVID-19. Qysh nga fillimi i procesit të vaksinimit e kam përcjellë me

kujdes dhe e kam elaboruar gjendjen në tërë vendin, prandaj, mbi bazën e fakteve po vlerësoj që

është shqetësuese refuzimi i marrjes së vaksinës COVID-19 nga qytetarët e Republikës së

Kosovës.

E vërteta është që në të gjitha pikat e vaksinimit kemi numër të vogël të qytetarëve që po

vaksinohen, ku për shembull, vetëm ditën e hënë për 24 orë janë dhënë 569 doza në tërë vendin.

Me këtë dua të them se qytetarët kanë të drejtë të refuzojnë vaksinën dhe kanë të drejtë ta

rrezikojnë veten, por nuk kanë të drejtë t’i rrezikojnë të tjerët. Kjo vlen në veçanti për punëtorët

publikë, punëtorët e administratës, punëtorët e institucioneve shëndetësore, mësimdhënësit, e të

tjerë.

E di që gjatë kësaj fundjave është ngritur një shqetësim lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut

nga ana e Odës së Mjekëve dhe disa analistëve, por njeriu si qenie koshiente, përpos të drejtave,

ka edhe detyrime për sigurinë në rrezikimin e jetës të qytetarëve të tjerë, pra kemi ligje të tilla.

Nëse Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë shpenzuar tërë arsenalin e vet në lidhje me

promovimin e sigurisë dhe efikasitetit të vaksinave, atëherë s’di çfarë na mbetet tjetër të

veprojmë. Mbi këtë arsyetim dhe të panjohurat që mund të vijnë nga situata epidemiologjike

gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit, kërkoj që vaksinimi ndaj COVID-19 të bëhet obligativ, në

veçanti për punëtorët publikë, punëtorët e administratës, të shëndetësisë dhe mësimdhënësit. Pra,

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të bëjnë strategji dhe mundësinë e një vendimi që i

obligon qytetarët e vendit të vaksinohen ose, të paktën ata punëtorë që punojnë në sektorin

publik, qoftë edhe atë privat.

Kemi vende të Bashkimit Evropian, të cilat kanë filluar t’i implementojnë këto masa, si është

fjala në Francë, nëse nuk jemi të vaksinuar, rrezikoni ta humbni vendin e punës ose keni edhe

shtetet e tjera, të cilat kanë vepruar në mënyra të ndryshme. Ndaj, ju kisha lutur për një iniciativë

të këtillë, në mënyrë që vjeshta të na gjejë të vaksinuar. Faleminderit!

KRYETARI: Tash, nga Grupi Multietnik fjalën e ka deputeti Erxhan Galushi.

ERXHAN GALUSHI: I nderuar kryetar i Kuvendit!

I nderuar kryeministër,

Kabinet qeveritar,

Page 9: Kuvendi - Skupština - Assembly

9

Të nderuar kolegë deputetë,

Sot, me rastin e fjalimit tim, pra jashtë rendit të ditës, dua të falënderoj Qeverinë e Republikës së

Kosovës për ndarjen e 20 mijë eurove për familjen e djaloshit nga Fushë Kosova, Kujtim Veseli.

Ju kujtoj që Kujtimi e humbi jetën e tij pikërisht për shkak të neglizhencës të institucioneve të

drejtësisë për t’u marrë me rastin në fjalë. Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës veproi,

andaj kërkoj edhe një herë publikisht që të veprojë edhe Prokuroria e Shtetit, pra të iniciojë

hetimet e pavarura penale ndaj prokurorëve dhe policëve përgjegjës për rastin, si dhe sjelljen e

tyre para drejtësisë për moskryerjen e detyrës zyrtare dhe shkeljen e statusit të barabartë të

shtetasve të Republikës së Kosovës.

Dhe, çështja e dytë është që dua të apeloj për qytetarët e komuniteteve rom, ashkalinj dhe

egjiptian që të paraqiten vullnetarisht për marrjen e vaksinës kundër virusit COVID-19, pasi që

tashmë jemi në fazën e vaksinimit masiv, prandaj edhe ju ftoj të aplikoni dhe të paraqiteni në

objektet tashmë të organizuara për një të ardhme sa më të mirë për shëndetin tuaj. Dhe, në fund,

është një çështje që dua të potencoj, e që është racizmi në Evropë, saktësisht në Republikën e

Çekisë, ku ka ndodhur një rast i njëjtë si Fllojd 2, ku disa policë, përmes arrestimeve brutale janë

bërë shkaktarë të vdekjes së një djaloshi rom, i quajtur Stanisllav Tomash. Lidhur me këtë dje

qindra aktivistë të rinj romë dhe joromë protestuan para Ambasadës Çeke në Kosovë, ku kërkuan

një jetë të qetë dhe të barabartë, si dhe drejtësi për dënim ndaj policit në fjalë në Republikën e

Çekisë.

Unë personalisht kërkoj falje që dje nuk kam mundur të isha pranë tyre, por dua ta dinë që

gjithmonë do të jem me ta dhe të kërkoj përgjegjësi dhe reflektim të drejtësisë, po ashtu sikurse

ata të rinj, të cilët kërkuan dje pranë Ambasadës së Republikës së Çekisë. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën nga Lëvizja Vetëvendosje e ka deputetja Jeta Statovci.

JETA STATOVCI: I nderuar kryetar Konjufca!

I nderuar Kryeministër Kurti,

Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,

Kolegë deputetë të Kuvendit,

Të dashur dhe të respektuar qytetarë të vendit,

Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik e social i një vendi dhe fuqizimi i kohezionit shoqëror rreth

vlerat që e identifikojnë një shoqëri demokratike nuk mund të mendohet pa pjesëmarrjen e plotë

dhe aktivizimin e potencialit që kanë gratë në jetë, shoqëri, ekonomi dhe në politikë.

Në Kosovë janë bërë disa hapa drejt krijimit të parakushteve të nevojshme për përfshirjen

meritore të gruas në të gjitha fushat e jetës, përmes hartimit dhe miratimit të kornizës bazë

ligjore. Mirëpo, përkundër asaj, Kosova është ende në nivel të sfidave emergjente për të vijuar

Page 10: Kuvendi - Skupština - Assembly

10

me politika që e transformojnë jo thjesht zbatimin e ligjeve, por edhe për ndryshimin e

paradigmave sociale dhe mbështetjes institucionale për një përfshirje sa më të lartë në treg.

Fuqizimi i saj më i madh i rolit të gruas në ekonomi duhet të konsiderohet si objektiv strategjik

që e mbështet zhvillimin e gjithmbarshëm dhe e rrit kontributin në ekonomi. Përderisa gratë në

Kosovë përfaqësojnë gjysmën e popullatës, ato janë të nën përfaqësuara në tregun e punës si

punëdhënëse, ashtu edhe si punëmarrëse.

Bazuar në të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm 2 në 10 gra janë aktive në

tregun e punës, ndërsa pjesa tjetër është jashtë këtij tregu, e për ato që janë aktive, shkalla e

papunësisë ende mbetet e lartë, duke e radhitur kështu Kosovën në pozitat më të ulëta në rajon,

gjithashtu edhe më në nivel global. Rëndësi të veçantë duhet kushtuar dhe strukturës ekonomike

në sektorin privat, sigurisht në raport me rolin e tyre si pronare, gjithashtu edhe në role

menaxheriale. Si ndërmarrëse gratë në ekonominë e Kosovës përfaqësojnë vetëm 10% të

pronareve të biznesit, kryesisht pronare të biznesit mikro dhe atyre të vogla, e sfidat mbeten të

shumta, filluar nga qasja në financa, mungesa e trajnimeve specifike, ndërlidhja e falsifikuar me

tregje ndërkombëtare, gjithashtu edhe obligimet familjare. E, sigurisht që këto sfida janë thelluar

tutje edhe nga përballja me pandeminë COVID-19, e cila ishte një kategori e cila u godit

dukshëm.

Jam e gëzuar të shoh angazhimin e qeverisë në përpjekje të pakursyer për të mbështetur gratë

përmes rritjes së pjesëmarrjes së tyre në fuqinë punëtore, ashtu edhe përmes mbështetjes aktive

të saj në ndërmarrësi dhe ofrimin e trajnimeve të nevojshme për rritje të kapaciteteve, segmente

të cilat tani po reflektojnë edhe në pakon e ringjalljes ekonomike. Në të gjitha fushat ka se çka të

zhvillohet më tutje në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas, andaj kërkojmë që të gjitha dikasteret

e Qeverisë të vazhdojnë me dizajnimin e politikave mbështetëse në fushat e tyre për këtë qëllim

madhor, strategjik e afatgjatë të vendit tonë. Ne do të jemi këtu për të mbështetur përpjekjet e

Qeverisë në adresimin e këtyre sfidave, por edhe për të plotësuar kornizën e politikave dhe

programeve të saj...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Fjalën tash nga Partia Demokratike e ka deputetja Blerta Deliu.

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Kryeministër,

Deputetë,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Page 11: Kuvendi - Skupština - Assembly

11

Nga kjo foltore e Kuvendit dua që edhe një herë t’i bëj thirrje Presidentes së Kosovës, zonjës

Vjosa Osmani, që ta emërojë përfaqësuesin e dytë të Partisë Demokratike të Kosovës në

Komisionin Qendror Zgjedhor.

Presidentja e Kosovës, zonja Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet t’i

japin fund tendencës për të kontrolluar përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kushtetuta, siç e dini, është mjaft, e qartë, Partisë Demokratike të Kosovës i takon përfaqësuesi i

dytë në Komisionin Qendror Zgjedhor. Presidentja e Kosovës duhet të emërojë anëtarin e

propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në këtë institucion dhe të ndërpresë orvatjet e

Lëvizjes Vetëvendosje që të krijojë shumicën dërmuese në këtë institucion. Komisioni Qendror

Zgjedhor nuk është institucion që vendimmarrjen ta dominojë një parti politike, përkundrazi,

anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor emërohen që të kujdesen për zbatimin e Ligjit të

zgjedhjeve, sepse nga zgjedhjet varet edhe jeta demokratike e një shteti. Presidentja e Kosovës

nuk e ka emëruar deri më tani anëtarin e dytë të PDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, sepse

ajo po ndjek rrugën në shërbim të plotë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Guxo.

Tashmë, të nderuar kolegë deputetë, e dini se është e ditur se zyrtarisht Vetëvendosja ka dërguar

në Presidencë propozimin e tretë për anëtarë të KQZ-së, e që jorastësisht vjen nga Lista Guxo,

më saktë, një kandidate për deputete nga subjekti politik i vetë presidentes. Gjithashtu,

Presidentja e Kosovës duhet të ndalojë t’u shërbejë kalkulimeve politike të kryeministrit Kurti,

duke mos ia njohur kështu të drejtën kushtetuese të përfaqësimit në Komisionin Qendror

Zgjedhor, subjektit politik nga radhët e komunitetit boshnjak Vakat. Presidentja e Kosovës,

sidomos pas përgjigjes që këto ditë ka marrë nga Gjykata Kushtetuese, urgjentisht duhet të

emërojë anëtarin e dytë të Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ dhe t’i njohë po ashtu edhe të

drejtën edhe Vakatit. Çdo vendim tjetër është sulm mbi të drejtën tonë kushtetuese dhe rrezikon

hapur procesin demokratik, si dhe zgjedhje të lira në vendin tonë.

KRYETARI: Deputetja Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetar i Kuvendit!

Mirë që qenka ministri i Shëndetësisë, sepse këtë çështje po e ngremë në vazhdimësi dhe që

është bërë publike, është mungesa e insulinave. Pacientët kanë muaj që po mundohen të bëjnë

zgjidhje edhe privatisht, duke bërë zgjidhje edhe në Shqipëri për marrjen e vaksinave dhe ju, zoti

ministër, e dini shumë mirë se pacientët, të cilët janë me glikemi dhe mosmarrja e dozave të

insulinave, ashtu siç parashihet në shëndetësi, është fatale për ta.

Pse nuk kërkoni së paku t’ua rimbursoni të gjithë pacientëve, të cilët i blejnë me paratë e veta, se

ndoshta në gjendjen që janë nuk kanë mundësi as t’i blejnë vaksinat dhe është një absurditet tash

që ka ndodhur këto ditë, nga një vizitë që e kemi bërë në institucionet shëndetësore janë

shpërndarë një numër i vaksinave, por nuk janë vaksina, të cilat i plotësojnë kërkesat dhe nevojat

Page 12: Kuvendi - Skupština - Assembly

12

e pacientëve. Me çfarë kriteresh janë shpërndarë nëpër institucione shëndetësore këto vaksina?

Ka fakte dhe ka dokumentacion se cili institucion sa pacientë i ka që kërkojnë insulina,

domethënë cili është standardi që është përdorur dhe si do t’i shpërndajnë institucionet

shëndetësore, sepse nëse një institucion shëndetësor është furnizuar me 50 doza të insulinave,

ndërsa në fakt ka diku 200-300 pacientë që marrin insulina, me çfarë kriteri duhet t’i shpërndajnë

këto dhe qysh ta bëjnë përzgjedhjen, kjo është absurditet. Ose duhet të sigurohen vaksina për të

gjithë pacientët ose nuk duhet fare të furnizohen, sepse nuk ka kriter të selektohen dhe të

përzgjidhen kush duhet t’i marrë ato vaksina dhe kush nuk duhet t’i marrë, sepse është një

padrejtësi që bëhet.

Dhe, një çështje tjetër që duhet ta ketë në memorie Qeveria aktuale. Kryeministër, mbroni luftën

e drejtë të UÇK-së, sepse ne kemi bërë luftë të drejtë dhe çlirimtare. Mbroni çlirimtarët, mbroni

eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe merrni shembull prej vendeve fqinje, të cilët

dekorojnë edhe kriminelë, edhe vrasës, ndërsa qeveria jonë shpeshherë nëpër instanca vendore

dhe ndërkombëtare përton të përmendë edhe emrin UÇK-së, edhe luftën e drejtë dhe çlirimtare

dhe, besa-besa përdorin edhe terma fyes dhe kjo është turpi që mund t’i ndodhë një shteti dhe një

qeverie. Faleminderit!

KRYETARI: Nga Grupi Multietnik fjalën e ka deputeti Fridon Lala.

FRIDON LALA: I nderuar kryetar!

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë dhe,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në vitin 2019, me kërkesë të disa deputetëve Qeveria e atëhershme kishte marrë një vendim për

ndërtimin e 273 shtëpive për komunitete, në mënyrë që të zbusë sadopak problemin e banimit te

këto komunitete.

3 milionë e 133 mijë e 275,60 euro ishin ndarë për ndërtimin e këtyre shtëpive, punimi i të cilave

parashihej të niste më 11 korrik të vitit 2019. Në bazë të kontratës së nënshkruar, procesi i punës

do të zgjaste gjashtë muaj apo 180 ditë pune. E sot, 2 vjet nga fillimi i këtij procesi, sipas raporti

të ministrisë së linjës, vetëm 30 shtëpi nga 273 janë të gatshme për pranim teknik. E, për më

tepër, ky proces devijoi rrugës, duke filluar nga tenderimi, ku për ndërtimin e një shtëpie shuma

ishte zvogëluar në 11 mijë e 477 euro e 20 cent, shumë kjo e pamjaftueshme që ndërtimi të

shkojë deri në fund. Për më tepër, gjatë procesit janë ngritur dhe zëra për mosrespektim kriteresh

për listën e përfituesve nga presionet politike të deputetëve të atëhershëm, me ç’rast çojnë në

dyshime reale për manipulime të listave.

Shqetësime të bazuara dhe vonesa e këtij procesi për kaq kohë formojnë bazë reale për formimin

e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të mbikëqyrte këtë proces dhe të gjitha procedurat

Page 13: Kuvendi - Skupština - Assembly

13

e mbarëvajtjes së këtij procesi, në mënyrë që të kuptohet pse ka ardhur te këto vonesa dhe t’i

shpërfaqë të gjitha parregullsitë potenciale që mund të ekzistojnë. Familjet përfituese nuk duhet

të paguajnë çmimin e parregullsive dhe të rrezikojnë të mbeten edhe një dimër pa shtëpi. Për më

tepër, ne kemi probleme të shumta të banimit, nga të cilat duhet të merremi, e jo të bllokohemi

në vetëm një proces për vitet të tëra. E kemi rastin e gjashtë familjeve nga komuna e Istogut, të

cilat rrezikojnë të mbeten nën qiellin e hapur si pasojë se Komuna e Istogut ka marrë vendim të

rrënojë ndërtesën e ish-burgut të Gjurakocit që shërbente si strehimore për këto familje, e

probleme të shumta që kërkojnë intervenimin e menjëhershëm të Qeverisë së Kosovës.

Andaj, i bëj thirrje Qeverisë, gjegjësisht ministrit Murati, që të prioritetizojë në agjendën e tij

këtë proces, e potencialisht ta përfundojmë deri në fund të vitit. Faleminderit!

KRYETARI: Dhe, i fundit për këtë pikë, Abelard Tahiri nga Partia Demokratike.

ABELARD TAHIRI: Të nderuar deputetë,

I nderuar Kabinet Qeveritar,

I nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Ka disa muaj që Serbia ka vënë një ofensivë diplomatike politike duke përdorur çdo mënyrë, çdo

mjet, duke plasuar të pavërteta e trillime, duke u përpjekur ta njollosë Kosovën dhe ta

rehabilitojë vetveten.

Përpjekje masive për të paraqitur gjendjen e komunitetit serb në Kosovë si një gjendje e

papranueshme, të cilëve u mohohen të drejtat dhe të cilët diskriminohen në çdo drejtim. Pra, një

e pavërtetë e madhe, sepse komuniteti serb në Kosovë është prej komuniteteve më të

privilegjuara në Evropë. Mbi të gjitha, një përpjekje për të na barazuar, fajësuar për luftën e

viteve ‘98-‘99, në mënyrë që t’i shpëtojë çfarëdo pretendimi në të ardhmen për ballafaqimin e saj

me krimet e gjenocidin që ka kryer mbi popullin e Kosovës gjatë kësaj lufte.

E në anën tjetër, jo vetëm që s’po merr kurrfarë përgjegjësie për të dënuar kriminelët e luftës, por

realisht Serbia ka filluar pa fije turpi të trumbetojë glorifikimin e tyre. I tillë ishte edhe reagimi i

shtetit serb ndaj dënimit të Mladiqit, i tillë është edhe dekorimi i shtetit serb ndaj kriminelit të

luftës Goran Radosavleviq, përgjegjësit kryesor, në mes tjerash, edhe për vrasjen e tre vëllezërve

Bytyqi.

Por, kur për këtë rast reaguan shumë institucione e mekanizma të të drejtave të njeriut, reagoi

shteti amerikan, reagoi familja e vëllezërve Bytyqi, ne fatkeqësisht nuk e pamë reagimin e

Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nuk duhet të kishte harruar Qeveria e Republikës së

Kosovës se vëllezërit Bytyqi, shqiptarë të lindur e të rritur në Amerikë, ishin pjesëtarë të Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vranë nga ushtria serbe dhe të cilët sot, pra kryesit e kësaj vepre

makabre, po glorifikohen dhe po nderohen me dekorata nga presidenti Vuçiq.

Page 14: Kuvendi - Skupština - Assembly

14

Por, Qeveria e Republikës së Kosovës jo vetëm që ka harruar të angazhohet në tema të tilla

vitale, por është tërësisht e paaftë, fatkeqësisht, t’iu kundërvihet ofensivave të tilla. Deri më sot,

fatkeqësisht, Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë në një vijë me ata që denigruan dhe

sulmuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kjo është për turp!

Pra, Qeveria e Republikës së Kosovës është e paaftë për t’iu kundërvënë një fushate të tillë, të

cilën po e shohim kudo në Evropë. Mjafton një angazhim i madh i Qeverisë së Republikës së

Kosovës në çdo ministri të jashtme në Evropë, në çdo vend në botë, t’u tregohet dhe të

informohen për këto veprime që bën sot presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë. Faleminderit!

KRYETARI: Mirë. Kjo pjesë ka përfunduar. Nëse ndonjëri nga ministrat apo kryeministri e do

fjalën? Ministri i Shëndetësisë, zoti Vitia.

MINISTRI ARBEN VITIA: Faleminderit, kryetar!

I nderuar kryeministër,

Kabinet,

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë,

Sinqerisht, është e pandershme, është e paprecedent dhe është abuzim absolut me pozitën që

kanë disa nga kolegët tanë me qëndrimet karshi vaksinimit dhe vaksinave në Republikën e

Kosovës.

T’jua kujtoj, Kosova është i vetmi vend në rajon, i cili ekskluzivisht ka në stoqet e veta vaksina

të aprovuara nga EMA dhe FDA. Nga të gjitha vaksinimet që tashmë janë mbi 230 000 në

Republikën e Kosovës nga vaksina të prodhuesve të ndryshëm, akoma nuk kemi asnjë efekt

anësor serioz nga të gjithë të vaksinuarit.

Dhe, tani që varianti Delta i virusit është i pranishëm edhe në Kosovë dhe rreziku i shfaqjes i një

vale të re është i pranishëm, ishte dashur që pa dallime politike, pavarësisht dallimeve që i kemi,

në këtë qasje të kemi një qëndrim të përbashkët dhe të jemi të bashkuar që sa më shpejt dhe në

mënyrë sa më efikase të vaksinohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, natyrisht për të

ruajtur shëndetin publik dhe shëndetin e ekonomisë së vendit.

Çdo thirrje tjetër është absolutisht e pandershme. Çdo hezitim që mundohen ta bëjnë individë të

caktuar është e pandershme. Çdo thirrje qytetarëve për këtë hezitim është një abuzim me detyrën

që e kanë dhe sinqerisht ju kërkoj që së paku në këtë drejtim të jemi të bashkuar për ruajtjen e

shëndetit publik, pa i thirrur qytetarët që t’i kenë dyshimet e veta, sepse ju garantoj, edhe

Ministria e Shëndetësisë, edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, po edhe ligjet që janë të

aplikueshme në Republikën e Kosovës në asnjë moment nuk na lejojnë, nuk do të na lejojnë dhe

Page 15: Kuvendi - Skupština - Assembly

15

nuk do ta bëjmë që t’i rrezikojmë qytetarët me vaksina, ashtu siç pretendohet, sepse të gjitha janë

EMA dhe FDA EPRU.

Të gjitha vaksinat janë të sigurta, qytetarë të nderuar. Asnjë efekt anësor deri tani. Vaksinohuni,

sepse është për të mirën tonë të përbashkët dhe për shëndetin e secilit qytetar dhe familjarëve

tuaj. Kurse, për ju, individë të caktuar, nëse nuk mund apo nuk dëshironi të na ndihmoni, së paku

në këtë proces kaq delikat mos u mundoni të na bëni dëme, sepse këto dëme nuk ia bëni as

Ministrisë së Shëndetësisë, as individëve të caktuar, as Qeverisë së Republikës së Kosovës, jeni

duke i dëmtuar qytetarët e Republikës. Faleminderit!

Më fal, të lutem, kryetar! Për insulina, e nderuara zonja Kadrijaj, ashtu siç kam thënë para një

muaji, brenda një muaji përfundojnë procedurat. Procedurat kanë përfunduar dhe nga java e

ardhshme, me shpresën e plotë, do të shpërndahen insulinat nëpër të gjitha qendrat kryesore të

mjekësisë familjare. Informacioni që ju e thatë, se po bëhen ndarje selektive, sipas

informacioneve deri tani që i kam, nuk qëndron, sepse nuk kemi insulina dhe, për këtë arsye nuk

kemi pasur mundësi ta bëjmë këtë shpërndarje dhe qendrat kryesore të mjekësisë familjare dhe

qytetarët, fatkeqësisht, për problemet të cilat i kam sqaruar disa herë nga kjo foltore, nuk ka

pasur insulina, mirëpo, ky problem nga java e ardhshme do të zgjidhet. Faleminderit!

KRYETARI: Bekim Haxhiu fillimisht, pastaj edhe Time Kadrijaj, natyrisht.

BEKIM HAXHIU: I nderuar ministër Vitia, vetëm po dua të ta rikujtoj që këtu je në Parlamentin

e Republikës së Kosovës, këtu ka deputetë, përfaqësues të popullit. I vetmi individ këtu mund të

jeni ju, që udhëhiqni me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë duke dështuar në procesin e

vaksinimit. Vetëm po dua të ta rikujtoj që Kosova është vendi i fundit në rajon dhe në Evropë me

procesin e vaksinimit dhe deri më tani keni vaksinuar vetëm 52 mijë qytetarë të Republikës së

Kosovës me të dy dozat dhe vaksinimi nuk konsiderohet i përfunduar dhe i mbrojtur qytetari nga

pandemia COVID 19 nëse nuk ka marrë dy dozat.

Shqetësimet tona janë sepse ju nuk e keni lexuar Ligjin për pajisje me produkte medicinale, kur

keni pranuar donacionet nga Norvegjia. Ju keni rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe rrezikoni që

këto vaksina të asgjësohen në Kosovë dhe nuk do të mund të përdoren. Dhe, kjo është përgjegjësi

juaja.

Bekim Haxhiu nuk e ka ngritur këtë shqetësim bazuar në intuitën e tij, mirëpo në deklarimet

publike të Institutit të Shëndetit Publik të Norvegjisë, në së paku dy deklarime, ata thonë se

vaksinat që kanë larguar nga përdorimi për qytetarët e tyre u skadon afati në qershor dhe në

korrik. Më pastaj, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë e konfirmon këtë që thotë se një pjese të

këtyre vaksinave afati u skadon në korrik, e pjesës tjetër në muajin gusht.

Page 16: Kuvendi - Skupština - Assembly

16

Dhe, 2/3-at e gjashtë muajve, janë katër muaj, ministër, dhe ju nuk keni guxuar të pranoni në

Kosovë një donacion që e ka këtë afat të shkurtër të skadimit. Edhe nëse nuk i keni pranuar ato

52 800 vaksina që Norvegjia ka thënë se u ka skaduar afati në muajin qershor, atëherë edhe me

pjesën tjetër ju keni rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Ju jeni këtu për t’u kujdesur, për të

mbrojtur shëndetin. Ne ju kemi mbështetur, ministër. Kemi qenë të gatshëm t’ju mbështesim

edhe sot, por ne nuk mund t’ua marrim faturën e dështimit tuaj.

KRYETARI: Ministri Vitia për një kundërpërgjigje të shpejtë.

MINISTRI ARBEN VITIA: Zoti Haxhiu,

Ju thatë nuk e keni përdorur intuitën. Pajtohem, keni përdorur mekanizma të tjerë, të cilët nuk po

dua t’i quaj me çfarëdo emri, po vetëm faktikisht nuk keni folur asgjë. Ju keni dalë publikisht

dhe keni thënë se keni parë vaksinat me afat të skaduar. E pavërtetë! E pavërtetë e madhe. Përveç

nga ne, jeni demantuar edhe nga Mbretëria e Norvegjisë.

Domethënë, të gjitha ato që po i thoni, më falni për dyshimin e bazuar nga të gjitha ato që i keni

thënë më herët, se ajo çfarë doni të bëni është vetëm të krijoni panik dhe pasiguri te qytetarët.

Kurse, prapë po e përsëris, në një situatë të tillë ishte dashur të jemi të bashkuar në këtë proces

kaq delikat.

Ju garantoj edhe juve, edhe qytetarëve, keni mundur çdoherë, derën hapur secili deputet, të vini

dhe të shikoni...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARI: Time Kadrijaj e ka fjalën për një replikë.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetar i Kuvendit.

Të shpresojmë se shqetësimi ynë që e kemi ngritur në lidhje me vaksinat është shqetësim që

është shqetësim i qytetarëve dhe ne shpresojmë dhe do të jemi tepër të lumtur nëse javën e

ardhshme qytetarët do të kenë mjaftueshëm vaksina në mënyrë që të trajtohen. Ky është

shqetësimi ynë.

Ne depot e furnizimit që bëhet nga institucionet shëndetësore, nga QKMF-të dhe spitalet, janë

furnizuar me doza minimale të vaksinave. Unë kam shembull konkret. Është Deçani. I ka 200-

300 pacientë, të cilët janë në lista për të marrë insulina, ndërsa kanë marrë 50 insulina. Unë e

kam këtë fakt. Nuk e kam thënë për vete, nuk e kam shpikur. Është një e vërtetë dhe unë e

thashë, është padrejtësi. Ato 50 insulina më mirë janë të qëndrojnë në depo të institucionit të

Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, sesa të shpërndahen, sepse 50 vetë, kujt t’i

shpërndahen, kur janë 200-300 pacientë.

Page 17: Kuvendi - Skupština - Assembly

17

Ne po shpresojmë që javën e ardhshme, ashtu siç po premtoni, do të ketë mjaftueshëm insulina,

po me normë, me kohë, me procedura, në mënyrë që pacientët të mos mbeten pa insulina, sepse

është fatale nëse pacientët që kanë glikemi të lartë të mos marrin insulina. Ky është shqetësimi

ynë. Ne po shpresojmë më të mirën, që ju do t’i siguroni dhe qytetarët do të kenë ku t’i marrin

këto insulina. Faleminderit!

3. Pyetjet parlamentare

Fillojmë me pyetjet që na kanë mbetur nga seanca e kaluar. Deputeti Ilmi Reçica ka pyetje për

kryeministrin Albin Kurti.

ILMI REÇICA: Faleminderit, kryetar!

Përshëndetje, të nderuar kolegë,

Qytetarë të nderuar,

Zoti kryeministër,

Çështja ka të bëjë me një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe

Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar.

Pyetja është: Pse marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së

Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar nuk vjen për ratifikim

në Kuvend?

Më datë 14. 12. 2016 është nënshkruar marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës

dhe Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Republikës së Hungarisë do të financojë projekte në

Kosovë në vlerë prej 62 milionë eurosh dhe atë me kamatë zero.

Po në bazë të kësaj marrëveshjeje, neni 3, projekte të veçanta do të realizohen në bazë të

marrëveshjeve të veçanta, që bëhen ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës

dhe autoriteteve hungareze. Marrëveshja e lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës

dhe Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar

është ratifikuar përmes Ligjit nr. 05/L-153 për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së

Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë për themelimin e programit

kornizë për bashkëpunim financiar, datë 28. 3. 2017.

Por, në atë kohë kjo marrëveshje i është nënshtruar edhe një ndryshimi nga autoritetet hungareze

dhe tani kjo marrëveshje është në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Për rrjedhojë, më 22. 7. 2020 përmes vendimit nr. 06/15 të Qeverisë së Republikës së Kosovës

është aprovuar propozimi i Ministrisë së Financave për të kërkuar nga Presidenti i Kosovës

Page 18: Kuvendi - Skupština - Assembly

18

dhënien e autorizimit ministres së Financave për nënshkrimin e amendamentit nr. 1 në mes të

Republikës së Kosovës.

KRYETARI: A keni nevojë ta përmbyllni pyetjen z. Reçica? Ia shtoni pak sekonda derisa ta bëjë

pyetjen e tij. Po. Ia kaloni fjalën deputetit Reçica, ju lutem!

ELMI REÇICA: Prandaj, zoti Kryeministër, a mund të na tregoni se ku do të vijë në Kuvend për

ratifikim Marrëveshja e amendamentuar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe

Republikës së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar.

KRYETARI: Kryeministri Kurti e ka fjalën.

KRYEMINSTRI ALBIN KURTI: Faleminderit për këtë pyetje deputeti Reçica!

Republika e Kosovës e ka nënshkruar marrëveshjen në fjalë, siç thatë edhe ju, në vitin 2016 dhe

për më shumë se katër vjet nuk është bërë gjë nga qeveritë e mëparshme e ne nuk jemi as katër

muaj në qeverisje. Është dashur të zgjatet afati i zbatimit të marrëveshjes kornizë.

Ratifikimi i Projektligjit që bën amendamentimin e marrëveshjes kornizë është në agjendën

legjislative dhe ajo çka mund të them është që shumë shpejt në mbledhjen e radhës së Qeverisë

do të shqyrtohet si pikë e rendit të ditës dhe më pastaj do t’ju sillet juve këtu në Kuvend për

ratifikim.

KRYETARI: Deputeti Reçica e bën edhe një pyetje shtesë.

ELMI REÇICA: Zoti Kryeministër, marrëveshja është nënshkruar. Prej Qeverisë së Hungarisë

është kërkuar një ndryshim dhe ai ndryshim ka ardhur.

Unë e kam parë programin legjislativ të Qeverisë. Është për muajin e 12-të. Meqë ka të bëjë me

çështje që janë edhe ambientaliste, ka të bëjë edhe me trajtimi e ujërave të zeza dhe me shumë

çështje, unë kisha kërkuar nga Qeveria juaj që sa më shpejt ta sjellë këtë marrëveshje për

ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

KRYETARI: Mirë. fjalën sërish e ka Kryeministri Kurti.

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Unë siç e thash edhe më herët, ky projektligj do të vijë shpejt

në Kuvend për ratifikim. Ato projekte që do të financohen përmes kësaj kredie do të analizohen

dhe shqyrtohen me kujdes nga Qeveria, përkatësisht nga Ministria e Financave, e Punës dhe

Transfereve. Kredia pra ka qenë e miratuar në v. 2016 dhe nuk është marrë gjë nga qeveritë e

kaluara, andaj edhe padurimi e urgjenca nuk janë të shkaktuara nga ne.

Page 19: Kuvendi - Skupština - Assembly

19

KRYETARI: Deputetja Ariana Musliu-Shoshi e ka një pyetje për Kryeministrin Kurti.

ARIANA MUSLIU-SHOSHI: I nderuar kryetar!

Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

I nderuar Kryeministër,

Para disa javësh është raportuar në media se në një sipërfaqe prej 10 500 metra katrorë, në pjesën

veriore të Mitrovicës ka filluar ndërtimi i Universitetit me degë të Fakultetit të Matematikës,

Ekonomisë, Drejtësisë, Shkencave të Natyrës dhe rektorat, të gjitha të financuara nga Serbia.

Drejtori i zyrës së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, në qeverinë serbe, përmes një njoftimi

ka publikuar edhe fotot e nisjes së këtij projekti, dhe detajet për ndërtimin e tij, duke deklaruar se

ky është një tregues se shteti i Serbisë brengoset për popullin e vet.

I nderuar Kryeministër,

A jeni në dijeni për ndërtimin e këtij objekti dhe për këtë projekt në veriun e Mitrovicës?

KRYETARI: Fjalën e ka Kryeministri Kurti.

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Ju faleminderit për pyetjen deputetja Musliu-Shoshi!

Siç e dini, Ligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës parasheh status të veçantë për

Universitetin në Komunën veriore të Mitrovicës, konform nenit 10 të këtij ligji. Ky universitet

menaxhohet nga komuna atje, e cila ka të drejtë të bëjë investime në infrastrukturën e saj dhe për

këtë nuk kërkohet pëlqim i veçantë nga ndonjë autoritet tjetër.

Meqë jemi te ky ligj, ju rikujtoj se Projektligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës

është miratuar në Qeveri më 19 maj 2008, ndërsa dy ditë më vonë, më 21 maj 2008 është

miratuar edhe në Kuvend. Shpejtësia me të cilën koalicioni i atëhershëm qeverisës PDK-LDK e

ka menaxhuar këtë proces, ka bërë që unë sot të jem në gjendje që t’i përgjigjem shumë

shkurtimisht pyetjes suaj.

KRYETARI: Deputetja Shoshi edhe një pyetje shtesë e ka për Kryeministrin.

ARIANA MUSLIU-SHOSHI: Zoti Kryeministër, ky investim nuk është bërë nga Komuna e

Mitrovicës, por është bërë nga Serbia, pra nga shteti i Serbisë. Po ashtu, për ndërtim të

Universitetit, ju e dini që kërkohet leje e veçantë edhe Ministria e Ambientit. Pra, veç na e

qartëso pak më shumë, a është investim i Komunës dhe a është kërkuar leja, a është lejuar leja

nga Ministria e Infrastrukturës.

KRYETARI: Kryeministri Kurti sërish e ka fjalën.

Page 20: Kuvendi - Skupština - Assembly

20

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Nuk ka dyshim që funksionimi i këtij universiteti nuk është

legjitim, pasi nuk ka hartuar një statut në përputhje me Ligjin për arsimin në komuna dhe nuk

është akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, siç e kërkon Ligji i Arsimit të Lartë. Për

këtë arsye, ky universitet nuk financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe nuk do të

financohet derisa funksionimi i tij të jetë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

Askush nuk duhet të ketë dyshim që shteti ynë ka në dispozicion mekanizma për të ndaluar një

veprimtari të jashtëligjshme, por gjithashtu e kemi parasysh se në këtë universitet studiojnë

qytetarët e Republikës së Kosovës dhe është interesi ynë që ata të integrohen më shpejt në shtetin

tonë.

Si shenjë e vullnetit të mirë, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar Rregulloren nr.

21/20015, të datës 30 dhjetor 2015, përmes së cilës shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë

mbaruar studimet për këtë universitet u njihen diplomat me zbatimin e një procedure të veçantë

verifikimi. Prej 12 majit 2016 kur ka filluar të zbatohet kjo rregullore, deri më 30 prill 2021, janë

njohur 1 709 diploma të lëshuara nga ky universitet me qëllim të punësimit të të diplomuarve në

sektorin publik.

KRYETARI: Tash Ramush Haradinaj, pyetje për Kryeministrin Albin Kurti. Zoti Haradinaj nuk

qenka në sallë.

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi, pyetje për zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të

Jashtme e të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwartz.

ARIANA MUSLIU-SHOSHI: Faleminderit, zoti kryetar!

Pasi që ministrja asnjëherë nuk vjen në Kuvend që të përgjigjet në pyetje parlamentare, e

shfrytëzoj rastin që këtë pyetje t’ia bëjë vetë Kryeministrit si shef i drejtpërdrejtë i saj.

Është bërë një muaj nga shkarkimi i ambasadorëve të emëruar me çelës politik, duke lënë

qendrat kryesore evropiane e botërore pa shefat e misionit. D.m.th. në rastin më të keq, apo më të

rëndë e kemi Australinë që ka mbetur komplet pa përfaqësim.

Zoti Kryeministër, a mund të na tregoni nëse keni informatë se deri ku ka shkuar procedura për

emërimin e ambasadorëve të rini?

KRYETARI: Nëse doni t’ia drejtoni pyetjen Kryeministrit, është dashur të paraqiteni më herët që

po ia drejtoni atij.

Vazhdojmë me pyetjet e parashtruara për herë të parë në këtë seancë. Deputeti Bekim Haxhiu,

pyetje për Kryeministrin Albin Kurti.

Page 21: Kuvendi - Skupština - Assembly

21

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, kryetar!

I nderuar Kryeministër,

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka paditur Malin e Zi, Komunën e Budvës dhe kompaninë

Sunraf Beach Properties duke kërkuar kthimin e rreth 4 555 metrave katrorë pronë në shëtitoren

Rafailoviq, e cila ka qenë dikur vendpushim për fëmijët. Në atë padi që u publikua nga shtypi në

Kosovë shpjegohet se kjo hapësirë e quajtur dikur Ganimete Tërbeshi ishte blerë gjashtë dekada

më parë. Padia është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit, të cilës i është kërkuar të dalë

me një masë të përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronës deri në zgjidhjen e çështjes në

gjykatë.

Në padi theksohet se Kosova është pronare dhe si provë i ka bashkëngjitur një marrëveshje të

blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku rezulton se parcela prej

4555 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështje Politike dhe Sociale.

Kërkesa si kjo e Qeverisë së Kosovës më parë kishte bërë AKP-ja për kthimin e rreth 33 mijë

metrave katrorë tokë në regjionin e Kumanovës. ]

I nderuar Kryeministër,

Pyetja është: në Malin e Zi janë së paku edhe 42 prona të Kosovës. Përse nuk keni bërë padi edhe

për pronat e tjera, por vetëm për këtë pronë prej 455 mijë metrave katrorë në Budvë?

KRYETARI: Kryeministri Kurti e ka fjalën për përgjigjen e tij.

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Faleminderit për pyetjen deputeti Haxhiu!

Ministria e Drejtësisë, konkretisht Avokatura Shtetërore në bazë të dokumentacionit që posedon

ka bërë padi për vërtetimin e pronësisë dhe kërkesën për masën e sigurisë për lirimin e pronës në

Gjykatën Themelore në Kotorr të Malit të Zi. Krejt kjo për faktin se Ministria e Drejtësisë mbi

bazën e dokumentacioneve që i ka marrë nga arkiva e Kotorrit në Republikën e Malit të Zi

vërtetohet qartë pronësia e Republikës së Kosovës mbi atë pronë.

Mbi bazën e këtyre dëshmive dhe provave të tjera relevante konsiderojmë që kjo pronë pas

përfundimit të shqyrtimit gjyqësor që ka filluar t’i kthehet titullarit të saj, e që në fakt është

Republika jonë e Kosovës.

Atë që qeveritë e kaluara nuk e kanë bërë për sa i përket krijimit të një regjistri apo regjistrimit të

pronave në Mal të Zi dhe në shtetet e tjera, Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht

Ministria e Drejtësisë ka filluar mbledhjen e të gjitha dokumentacioneve në shtete të ndryshme

ku pas një verifikimi të tillë mbi pronësinë, do të krijojmë një regjistër për pronat tona në shtete

të ndryshme dhe më pastaj do të fillojmë procedurat për vërtetimin e pronësisë.

Page 22: Kuvendi - Skupština - Assembly

22

Pra, Qeveria e Republikës së Kosovës është kompetente vetëm për vërtetimin e pronësisë së

pronave shtetërore, pronave që janë regjistruar në emër të Qeverisë apo ministrisë përkatëse që

ekzistojnë në shtetet e ndryshme, ndërsa për numrin dhe vërtetimin e pronave shoqërore jashtë

vendit është përgjegjëse AKP-ja. Pra, në masën në të cilën ne do të arrijmë të kemi

dokumentacion, në atë masë sigurisht që edhe do të veprojmë.

KRYETARI: Deputeti Haxhiu për një pyetje shtesë.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit për sqarimin Kryeministër!

Vetëm po dua t’jua përkujtoj që ju këtë vend e keni bllokuar me kauzën tuaj të demarkacionit.

Qytetarëve ua ke humbur mundësinë e liberalizimit të vizave, duke brohoritur në Kuvend,

Qakorri, Zhlebi, Çakori. Derisa po vija këtu në Kuvend një qytetar që ishte në protestë me ju tha

po ju pyes: a ke hequr dorë nga Qakorri e Zhlebi për një pushimore në det? Kjo është pyetja e

qytetarit, sepse ai tha se kam pritur që do ta padisë Malin e Zi për Çakor e Zhleb, por po duket që

Çakorin e Zhlebin ua dha për një pushimore në det.

KRYETARI: Kryeministri Kurti e ka fjalën.

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Unë mendova që do të vazhdojmë në temën e njëjtë. Janë së

paku 22 prona të Trepçës në hapësirën e ish-Jugosllavisë e jashtë territorit të Republikës sonë.

Ne si Qeveri do të angazhohemi maksimalisht në këtë drejtim që ajo që ka qenë e Kosovës të

bëhet e Kosovës edhe nëse nuk është tani.

Siç mund të jeni në dijeni, Komisioni Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit nuk ka

mandat. Në momentin që do ta kemi një komision të ri të emërtuar, të gjitha çështjet që kanë

mbetur pezull do të trajtohen nga Komisioni përmes mekanizmave të veçantë që do t’i

rekomandoj ky Komision. Unë do të bëj maksimumin që të korrigjoj gjithçka që është bërë

padrejtësisht gabueshëm e dëmshëm në v. 2018 kur u pat ratifikuar ajo marrëveshje e cila ia

humbi territorin e saj Kosovës.

Pra, unë do të përdorë mekanizmat sa më shpejt që mundem, sa më shumë që mundem, në

mënyrë që të korrigjojë gabimet fatale të tmerrshme që i patër bërë ju në atë legjislaturën e

kaluar.

KRYETARI: Fjalën tash e ka Enver Dugolli, i cili pyetjen ia bën ministres Arbërie Nagavci.

ENVER DUGOLLI: Zoti kryetar,

Kabinet qeveritar,

Zoti kryeministër,

Të nderuar kolegë deputetë,

Page 23: Kuvendi - Skupština - Assembly

23

Të dashur qytetarë,

Lëvizja Vetëvendosje në programin e saj për arsimin është zotuar se do t’i kushtojë rëndësi të

madhe shkollimit profesional, shkollave profesionale, duke synuar që të lidhë sa më shumë

arsimin me tregun e punës.

Gjithashtu, në kuadër të mbështetjes dhe lehtësirave për ekonomitë familjare, objektivi ynë është

që qytetarëve t’iu ofrohen shërbimet sa më afër vendbanimeve të tyre, duke përfshirë edhe

shkollimin. Pra, drejtime të caktuara të shkollimit të mesëm të lartë, për të cilat kanë nevojë,

përveç tjerash, edhe komunat.

Pyetja është kjo: zonja ministre, përveç një deklarimi jo të plotë publik që e keni bërë, a mund të

na thoni, pse e keni mbyllur drejtimin e infermierisë në Shkollën e Mesme të artë Teknike

“Fehmi Lladrovci” në Drenas, kur dihet se ky drejtim ka qenë duke funksionuar dhe nuk është

raportuar, me aq sa e dimë, për ndonjë problem të caktuar, shto këtu, që mbyllja e këtij drejtimi

së bashku me atë të farmacisë për të cilin jeni deklaruar në rrjetet sociale, është bërë fare në fund

duke mos u dhënë ndonjë zgjidhje nxënësve që kanë aplikuar tanimë për këto drejtime.

Prandaj, marrë parasysh interesimin e madh të qytetarëve po edhe të nxënësve, por edhe gjendjen

jo të mirë financiare të familjarëve të nxënësve të cilët tani detyrohen që për këto drejtime t’i

dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla të tjera jashtë Komunës së Drenasit, a mund të na tregoni a do

ta rishqyrtoni këtë vendim të ministrisë apo do të vazhdoni të mbeteni në vendimet tanimë të

shpallura, të cilat mendoj që për nxënësit nuk janë të favorshme. Ju faleminderit!

KRYETARI: Ministrja Nagavci e ka fjalën.

MINISTRA ARBËRIE NAGAVCI: Faleminderit, kryetar i Kuvendit!

Të nderuar të pranishëm,

I nderuar deputet Dugolli, faleminderit për pyetjen!

Më lejoni t’ju njoftoj që gjatë shqyrtimit të konkursit për regjistrimin e nxënësve në klasat e

dhjeta për vitin shkollor 2021-2022, janë trajtuar shumë kërkesa që kanë ardhur në Ministrinë e

Arsimit nga drejtoritë komunale të arsimit, në mesin e tyre edhe kërkesa e Komunës së Drenasit.

Andaj, them se nuk është mbyllur drejtimi, por Komuna e Drenasit është njëra nga gjashtë

komunat për të cilat nuk është aprovuar konkursi për profilin e mjekësisë.

Vite më parë janë nxjerrë vendime për hapjen profileve të shëndetësisë në shumë komuna,

përkatësisht shkolla të mesme të larta, të cilat nuk janë bazuar në kritere unike dhe nuk janë

rishikuar as viteve të kaluara e as në vitin paraprak.

Page 24: Kuvendi - Skupština - Assembly

24

Këto vendime janë lëshuar në nivele të ndryshme vendimmarrëse: ministra, sekretarë, drejtorë

departamentesh, edhe pse legjislacioni në fuqi e ka përcaktuar qartë mënyrën e hapjes së tyre,

andaj ishte e nevojshme vlerësimi i të gjitha vendimeve të marra më parë, me qëllim jo vetëm të

konstatimit të gjendjes nga komisionet profesionale, por edhe vendosjes së rregullave unike për

të gjithë në funksionim të rregullimit ligjor të kësaj fushe.

Për informim korrekt, dëshiroj ta theksoj se një numri të shkollave u kanë kaluar vendimet,

ndërsa disa asnjëherë nuk ka pasur vendime të vlefshme. Në rastin e Komunës së Drenasit,

vendimi ishte lëshuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm, në vitin 2018, dhe ky vendim ka qenë për

vitin shkollor 2018-2019. Ndërsa, i njëjti pa respektuar procedurat, ka vazhduar edhe në vitet e

tjera pa ndonjë rekomandim paraprak të komisionit.

Të ndërgjegjshëm për kërkesat e nxënësve dhe komunitetit në Komunën e Drenasit, ne i kemi

dërguar një letër formale, zyrtare në korrik të këtij viti drejtorisë komunale të arsimit, duke i

ofruar mundësinë e parashtrimit të kërkesës në ministri për profilet shëndetësore dhe afatin e

kanë deri më 12 korrik 2021.

Ne presim që drejtoria komunale e Drenasit të na dërgojë një kërkesë për hapjen e profileve të

cilat i konsiderojnë të nevojshme. Gjegjësisht, Shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”,

në harmoni me nevojat e tregut të punës dhe drejtoria komunale e arsimit, presim që procedojnë

me kërkesën brenda afateve kohore të përcaktuara, në mënyrë që të realizojmë këtë mundësi për

nxënësit e Komunës së Drenasit.

Ne do të angazhojmë komisionin, i cili sipas legjislacionit në fuqi do të shqyrtojë kërkesën, do të

mundësojë shpalljen e konkursit për regjistrimin e nxënësve në këto profile në konkursin

plotësues gjatë muajit gusht.

E njëjta e procedurë është bërë në të gjashtë komunat dhe të gjitha drejtorive komunale u janë

dërguar letrat sqaruese se si duhet të vazhdojnë nëse dëshirojnë t’i kenë profilet shëndetësore.

Faleminderit!

KRYETARI: Deputeti Dugolli, a dëshironi një pyetje shtesë, apo jo? Po! Ia kaloni fjalën.

ENVER DUGOLLI: Vetëm dua ta falënderoj ministren për këtë sqarim, për shkak se nxënësit

dhe prindërit janë shumë kureshtarë dhe duke e pritur këtë informatë nga ministrja. Unë shpresoj

që edhe Komuna e Drenasit do ta kryejë obligim dhe do t’i drejtohet me kohë ministrisë, paçka

se ky është një lajm shumë i mirë për nxënësit. Ju faleminderit!

KRYETARI: Deputetja Time Kadrijaj, pyetje për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Page 25: Kuvendi - Skupština - Assembly

25

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryetar!

Zoti ministër, e dini që në kryeqytetin tonë në Prishtinë jetojnë, ashtu siç po thuhet sipas

statistikave, afërisht 500 mijë banorë, ndërsa është kryeqendra e vetme e cila nuk ka spital të

qytetit.

Përderisa qendrat e tjera, ju e dini si është si funksion shëndetësia, sepse nëpër qendrat e mëdha

ka edhe spitale rajonale, por ka edhe qendra të mjekësisë familjare të cilat funksionojnë.

Tash, në këtë formë, në Prishtinë po prishet edhe sistemi i referimit, sepse qytetarët shkojnë

direkt në Qendrën Klinike Universitare e cila parashihet për shërbime terciare, e njëkohësisht

shërben edhe për qytetarët që vijnë prej qendrave të tjera dhe në këtë mënyrë po stërngakohet

Qendra Klinika Universitare.

A e keni në plan ndërtimin e një spitali në Prishtinë, dhe nëse po, a po mendoni që të filloni dhe

kur? Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën për përgjigjen e tij e ka ministri Vitia.

MINISTRI ARBEN VITIA: Faleminderit, kryetar!

E nderuara deputete Kadrijaj, faleminderit shumë për pyetjen!

Nevojat për spitalin e qytetit të Prishtinës, ka disa vite, ka kohë që janë diskutuar. Dhe, në disa

faza të këtij projekti janë bërë edhe disa hapa minorë, mirëpo fatkeqësisht kanë ngecur.

Ndoshta, edhe nëse jo 500 mijë, për shumë arsye të tjera që i përmendet ju, jo vetëm në relacion

me numrin e banorëve, Prishtina si kryeqytet, natyrisht se ka nevojë dhe pajtohem plotësisht me

juve, se për shkak të shumë specifikave, ky spital është i domosdoshëm.

Prandaj, ne e kemi përmendur edhe në programin tonë qeverisës, edhe disa herë edhe nga kjo

foltore e Parlamentit, se kjo Qeveri ka dhënë premtim se gjatë mandatit të saj do ta

funksionalizojë Spitalin e Prishtinës dhe natyrisht ky premtim tani është edhe obligim për

Qeverinë tonë. Faleminderit!

KRYETARI: Deputetja Kadrijaj e ka një pyetje shtesë për ministrin.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit!

Unë shpresoj që të realizohet ky projekt i madh, sepse është në të mirë të qytetarëve të

kryeqytetit. Po ndërkohë, meqë s’po mund të ikim prej procesit të vaksinimit, më arriti një

informatë se në qendrën “1 Tetori” po vaksinohen qytetarët, por po vaksinohen me AstraZeneca,

ndërsa vetëm qytetarët të cilët e kanë dozën e dytë të vaksinave, po vaksinohen me Pfizer. Çfarë

po ndodhë?

Page 26: Kuvendi - Skupština - Assembly

26

KRYETARI: Ministri Vitia e ka fjalën.

MINISTRI ARBEN VITIA: Në relacion me pyetjen e parë, shkurtimisht ndoshta që është me

interes edhe për ju edhe për publikun. Kur të funksionalizohet spitali i qytetit, do të jetë në

komplementaritet të plotë me QKUK-në, sepse njëra prej arsyeve është edhe largimi i

mbingarkesës e cila tani ekziston në QKUK.

Përndryshe, sa i përket vaksinimit.

E nderuara deputete Kadrijaj,

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në Republikën e Kosovës, për dallim nga vendet e rajonit, janë vaksina të cilat janë aprovuar nga

EMA edhe FDA, nga agjencitë kryesore botërore që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e këtyre

vaksinave për përdorim.

Këto vaksina, në asnjë mënyrë ne nuk kemi pranuar të marrim vaksina jashtë EMA edhe FDA.

Pra, vaksina që janë aprovuar nga këto agjenci.

Prandaj, ju siguroj se secila vaksinë është vaksinë e sigurt. Asnjë efekt anësor deri më tani. Ju

lutem, vaksinohuni sa më shpejtë, sepse kjo është mënyra më e mirë dhe të mos them, e vetmja,

për të parandaluar një valë të re dhe për t’i hapur rrugë edhe hapjes së ekonomisë edhe ruajtjes së

shëndetit publik. Faleminderit!

KRYETARI: Deputeti Bekim Haxhiu, pyetje për ministrin Vitia.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, kryetar!

I nderuar ministër,

Bazuar në Ligjin 06/L-081 për qasje në dokumente publike, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të

Kosovës dhe si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, më 23.6.2021 kam kërkuar që të më

mundësohet shikimi i kontratës së Qeverisë së Kosovës me kompaninë Pfizer për blerjen e 1

milion e 230 mijë e 290 vaksinave.

Më 24.6.2021 kam marrë përgjigje nga Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, zoti Bardiqi, se kjo

kontratë, ky dokument është i klasifikuar, si sekret! Sipas Ligjit nr. 06/L-081 për qasje në

dokumente publike, neni 17, pika 3, thotë: “Qasja në dokumente publike gjithnjë lejohet nëse

dokumenti publik i kërkuar ka të bëjë me shpenzimin e parasë publike”.

Përgjigja e zotit Bardiqi është jashtë çështjes që unë kam parashtruar në kërkesë për të shikuar

çdo faqe të kontratës me Pfizer. Ministria e Shëndetësisë thotë se në përputhje me ligjin, për

Page 27: Kuvendi - Skupština - Assembly

27

personat që kërkojnë qasje në dokumente të klasifikuara si, sekret, duhet t’i plotësojnë kushtet

sipas nenit 22, rregulla e përgjithshme mbi qasje në informacione të klasifikuara apo zotit

Bardiqi, i referohet Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë, sepse në

këtë ligj saktësohet: “Kriteret e klasifikimit të informacioneve, kompetencat për klasifikim dhe

në cilat raste ndalohet të klasifikohet informacioni”.

Jua rikujtoj nenin 5, ndalimi i klasifikimit. Pra, “ndalohet klasifikimi i informacioneve për të

fshehur shkeljet e ligjit, abuzimin e autoritetit, mos-efikasitetin (që këtu kemi të bëmë bashkë me

këtë), apo gabimin administrativ”.

I nderuar ministër,

A mund të na tregoni se cili autoritet e klasifikuar si dokument sekret, kontratën për blerje të

vaksinave Pfizer me para nga buxheti i Republikës së Kosovës? Kontrata e blerjes së vaksinave

Pfizer, nuk përmbushë asnjë kriter për deklasifikim të informacionit sipas nenit 4 të Ligjit

nr.03/L-178 për klasifikimin e informacione dhe verifikimin e sigurisë.

Andaj, si keni arritur ta klasifikoni si, dokument sekret, një kontratë për të cilën ju do të...

KRYETARI: Ministri Vitia e ka fjalën.

MINISTRI ARBEN VITIA: I nderuari deputet,

Besoj që më datë 23 ju keni bërë kërkesën dhe më datën 24, ashtu siç thatë, e keni marrë

përgjigjen konform të gjitha rregullave. Dhe, sa i përket pyetjes suaj, Ligji për klasifikimin e

informacioneve dhe verifikimin e sigurisë, në nenin 4, te kriteret e klasifikimit e thotë qartë:

“Informacionet klasifikohen vetëm nëse është e nevojshme”, ndërsa në paragrafin 1.1, thuhet:

“Klasifikimi bëhet nga autoriteti kompetent i klasifikimit, siç është i përcaktuar me këtë ligj”.

Ndërkaq në paragrafin 1.2 thuhet: “Informacionet të cilat zotërohen, prodhohen nga apo për ose

janë në kontroll të Republikës së Kosovës”.

Dhe paragrafi 1.3, ku thuhet: “Informacionet bien brenda një apo më shumë prej këtyre

kategorive, ku janë disa kategori, por e para është siguria publike!”.

Për Ministrinë e Shëndetësisë, qasja dhe blerja e këtyre vaksinave është një çështje e sigurisë

publike, pasi që e njëjta prek direkt jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, andaj, duke e

marrë parasysh mungesën e vaksinave në treg dhe kushteve nga kontraktori, për ne kontrata me

Pfizer, ka qenë dhe mbetet mundësia e vetme që brenda vitit 2021 të arrijmë kontraktimin e

këtyre vaksinave.

Në përputhje me ligjin, autoriteti i cili e ka klasifikuar këtë dokument, është Sekretari i

Përgjithshëm, i cili në bazë të nenit 7, pika 4, kompetenca për klasifikim, thotë: “Kompetencën

Page 28: Kuvendi - Skupština - Assembly

28

origjinale të klasifikimit në nivel sekret, konfidenciale dhe e kufizuar, e kanë; sekretarët e

përhershëm, kryeshefat ekzekutivë apo drejtorët ekzekutivë të institucioneve publike dhe

pozicionet e barasvlershëm me to, përveç nëse ata i delegojnë këtë kompetencë zyrtarëve të lartë

vartës”.

Prandaj, zoti deputet, siç e shihni, arsyet e klasifikimit dhe procesi janë në përputhje të plotë me

Ligjin për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë, dhe në përputhje me këtë

ligj, ka vepruar Ministria e Shëndetësisë, për ta mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të

Republikës së Kosovës.

Natyrisht, i nderuar deputet, edhe kjo që sapo e thoni edhe që kishit bërë edhe në pyetjen, është

një nga këto gjërat e tjera të cilat fatkeqësisht, nuk përkojnë me realitetin.

KRYETARI: Deputeti Haxhiu e ka një pyetje shtesë për ministrin Vitia.

BEKIM HAXHIU: I nderuar ministër,

Unë nuk po e di se pse po bëhesh nervoz!

Unë po kërkoj transparencë, edhe qytetarët po kërkojnë transparencë të dinë kur vjen

kontingjenti tjetër i vaksinave. Ne jemi deputetë në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, po

kërkojmë të dimë kur vjen kontingjenti. Ju keni vendosur kontratë sekrete, dokument sekret,

dihet që kriteret për klasifikim të një dokumenti sekret është kur të bëjmë me sigurinë publike, ne

po flasim për shëndetin publik, vetëm ta sqarojmë. Nuk jeni ministër i Punëve të Brendshme, je

ministër i Shëndetësisë që duhet kujdesur për shëndetin e qytetarëve me transparencë, i ke blerë

me para të buxhetit të shtetit dhe ua ke vënë vulën sekret për të mos i parë të tjerët, as anëtarët e

komisionit, ne mund të nënshkruajmë deklaratën e konfidencialiteti që ato që lexojnë, të mos i

nxjerrim në publik, pse po i frikoheni transparencës?

KRYETARI: Fjala e ministrit Vitia.

MINISTRI ABREN VITIA: Zoti Haxhiu, nga ajo që kam parë deri tani, sidomos në raport me ju,

më lejoni të dyshoj në atë që po thoni, sepse zakonisht nuk ka ndodhur ashtu. Në fund kishit

kërkuar edhe llogari për vonesa nga ana ime personalisht dhe kishit aluduar se një nga arsyet e

mbajtjes konfidenciale të kësaj kontrate është edhe vonesat që janë shkaktuar.

Më lejoni t’ju rikujtoj, zoti Haxhiu, se kjo Qeveri ka marrë detyrën më 23 mars 2021. Negocimi,

parakontrata, kontrata përfundimtare dhe liferimi i sasisë së parë ka përfunduar për tre muaj.

Zoti Haxhiu, ju sfidoj të gjeni disa qeveri në rajon apo më gjerë, të cilat për tre muaj i kanë

përfunduar të gjitha këta hapa në raport me kompaninë serioze, siç është kompania Pfizer. Nuk

keni nevojë të pranoni, kjo është obligim yni, edhe ne kemi bërë këtë më së mirë, mirëpo ky

Page 29: Kuvendi - Skupština - Assembly

29

është obligim yni. Ju keni thënë që nuk do ta nënshkruani, e kemi nënshkruar, nuk do të vijnë

vaksinat në qershor, kanë ardhur, nuk do të bëhet vaksinimi, po bëhet.

I nderuar deputet, zoti Haxhiu,

Ju jeni deputet, por edhe doktor shkence, kur ju drejtohem, çdo herë mundohem ta kem parasysh

edhe këtë fakt. Mos ma mohoni të drejtën t’ju drejtohem si të tillë, jo vetëm si deputet.

Faleminderit!

KRYETARI: Tash, deputeti Elmi Reçica, ka pyetje për ministrin Hekuran Murati.

ELMI REÇICA: Përshëndetje, kryetar!

Përshëndetje, të nderur deputetë,

Qytetarë të nderuar,

Ministri, sa po shoh, nuk është këtu.

Çështja ka të bëjë me realizimi i të drejtës së pensioneve të qytetarët të Republikës së Kosovës

jashtë shtetit dhe pyetja është: A është funksional Divizioni për Pensione të Jashtme në kuadër të

Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve? Kjo është pyetja, po unë po e lë kur të jetë

ministri këtu.

KRYETARI: Mirë. Po ashtu pyetje për ministrin Hekuran Murati ka pasur edhe deputetja

Rrezarta Krasniqi, as ministri, as deputetja nuk është këtu.

3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

Të nderuar deputetë,

Ju njoftoj se grupi prej 6 deputetëve e ka hartuar dhe proceduar Propozim-rezolutën për dënimin

e gjenocidit në Srebrenicë.

Ftoj deputetin Bahrim Shabani, në emër të deputetëve propozues që ta paraqesë dhe të arsyetojë

propozim-rezolutën.

BAHRIM SHABANI: Poštovani predsedniće Skupštine,

Poštovani premijeru,

Ministri,

Uvažene koleginice, kolege poslanici,

Cenjeni građani Republike Kosova,

U ime predlagača predstavnike Koalacije Vakat, Bošnjački nacionalnih udruženja, intelektualaca

i uz konsultacije sa ostale dvije poslanice u Skupštini Republike Kosova, takođe u međuvremenu

i sa predsedniku Skupštine, i popredsednicom i poslanicima svih parlamentarnih grupa

predložilismo Nacrt rezolucije o osudi genocidu u Srebrenici, Bosnje i Hercegovine. Test

Page 30: Kuvendi - Skupština - Assembly

30

rezolucije u osnovu je sličan onom predlogu u Skupštini iz 2015. godine. Namjeru usvajanja ove

rezolucije da se genocid u Srebrenici nad Bošnjacima ne zaboravi i ne negira te da žrtve

genocida koliko-toliko dobiju zasluženu pravdu kako bi se eventualno region okrenuo ka

svetlijoj budućnosti u podsticanje pomirenja naroda na prostorima zapadnog Balkana.

Dragi poslanici,

Usvajanje ove rezolucije imaće višestruki značaj i za nas ovde, pomočiće da se smire strasti i

nadamo se osvjeste oni koji negiraju genocid i da se izvršioci ovog stravičnog zločina u srcu

Evrope i onih koji međuvremenu negiraju genocid ne kriju i za naroda i ne poistovjećuju sa

narodom, pomočiće i da se pored žrtava u Srebrenici i u celoj Bosni i Hercegovini ne zaborave ni

žrtve na Kosovu i da ova rezolucija i dan sečanja na genocid u Srebrenci budu nauk za buduće

generacije da ona bude sredstvo pomirenja među narodima, a ne sredstvo otuđivanja i

zaoštravanja.

Dozvolite mi da se sa ovog mesta izrazim i naše razočarenje zbog dalnjeg odlaganja

uspostavljanja normalnih odnosa između Republike Kosova i države Bosne i Hercegovine, zbog

svog protivljenja i postavljanja veta od predstavnika Srpskog naroda u državnim institucijama

Bosne i Hercegovine.

A sada dozvolite mi da pređem na tekst ovoj rezolucije:

Rezolucija Skupštine Republike Kosovo, povodom 26. godišnjice genocida u Srebrenici, Bosna i

Hercegovina.

Imajući u vidu:

- Univerzalnu deklaraciju o ljudskim pravima, Konvencija o građanskim i političkim pravima,

Evropska konvencija o ljudskim pravima;

- Rezolucija Saveta Bezbednosti UN-a S /RES /827 od 25. maja 1993. godine;

- Rezolucija Evropskog parlamenta 7. jula 2005., 15. januara 2009. i 15. jula 2015. o Srebrenici;

- Rezolucija Skupštine Republike Kosovo br. 02/552, od 6. jula 2005. godine, povodom desete

godišnjice masakra u Srebrenici;

- Da je nakon nasilne okupacije Srebrenice, koja je bila zaštićeno zona UN-a, od strane Oružanih

snaga bosanskih Srba, potpomognute i finansirane od strane tadašnjeg režima Republike Srbije,

11. jula 1995. godine, planiranim putem, ubijeno preko 8000 Bosanaca, silovali veliki broj žena,

prisilno proterali preko 25.000 starijih ljudi, žena i dece;

- Da zločini koje su počinile srpske snage u Srebrenici predstavljaju zločin genocida kako je

definisano u Konvenciji UN-a o sprečavanju i kažnjavanju zločina genocida, 9. decembra 1948.

godine;

- Da je Međunarodni krivični sud za bivšu Jugoslaviju masakr u Srebrenici prepoznao i priznao

kao genocid u presudi, predmet br. IT-99-33, 19. aprila 1993. godine;

Page 31: Kuvendi - Skupština - Assembly

31

- Odluka žalbenog Međunarodnog suda pravde 26. februara 2007. godine koji smatra da je dela

počinjena u Srebrenici i okolini oko 15. jula 1995. su dela genocida koje su počinili vojnici VRS-

a i da bi se isto trebalo zvati pravim imenom: Genocid.

- Da je Haški tribunal gnusni zločin koji su počinile snage VRS-a u Srebrenici smatrao genocidom

i najtežim zločinom u Evropi nakon Drugog svetskog rata, uz nekoliko konačnih presuda o

genocidu;

- Presuda Međunarodnog krivičnog suda za bivšu Jugoslaviju u slučaju br. IT-09-92-T, 22.

novembra 2017. godine i odluke žalbenog Stalnog međunarodnog mehanizma o krivičnim

sudovima u slučaju MMKS-13-56-A, 8. juni 2021. godine;

- Pridruživanje sličnim rezolucijama i izjavama demokratskih zemalja, međunarodnih organizacija

i parlamenta Evropske Unije.

Mi smo podneli Skupštini Kosova Rezoluciju na usvajanju, Skupština Republike Kosova usvaja

sledeću rezoluciju o genocidu u Srebrenci.

SKUPŠTINA REPUBLIKE KOSOVO

Usvaja sledeću:

R E Z O L U C I J U

O genocidu u Srebrenici

1. Oštro se osuđuje genocid srpske države u Srebrenici nad pripadnicima bosanskog naroda i sva

kršenja ljudskih prava.

2. Konstatuje i priznaje da su nakon okupacije Srebrenice od strane vojnih snaga Vojske Republike

Srpske isti nekoliko dana počinili masakre u Srebrenici i okolini, ubivši i masakrirajući preko 8

000 bosanskih muškaraca, dečaka i maloletnika.

3. Oseća i izražava duboku tugu zbog nevinih ljudi koji su stradali u genocidu u Srebrenici, tokom

krvavog rata u Bosni i Hercegovini, i izražava saučešće preživelim članovima porodice.

4. Oštro osuđuje svaku tendenciju namernog i javnog negiranja genocida u Srebrenici, s ciljem

ocrnjivanja žrtava i prikrivanja motiva počinjenih zločina.

5. Poziva državne institucije da odaju počast žrtvama genocida u Srebrenici i, s obzirom na to da je

Evropski parlament proglasio ovaj Dan sećanja na genocid u Srebrenici, da 11. jul proglase

danom sećanja na genocid u Srebrenici.

6. Poziva sve države da ulože dodatne napore da privedu pravdi sve one koji su odgovorni za

planiranje i počinjene genocida u Srebrenici.

Të nderuar deputetë,

Ju ftoj që të gjithë të përkrahni këtë rezolutë që e kemi paraqitur për gjenocidin në Srebrenicë.

Faleminderit!

Page 32: Kuvendi - Skupština - Assembly

32

KRYETARI: Duhet ta sqarojmë për publikun, meqenëse përkthimi ishte publik, edhe për media

dhe meqenëse kishte shumë gabime në përkthim, gabimi më trashanik ishte ngatërrimi i

Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë, kështu që kërkojmë që kjo të përmirësohet.

Radha është e grupeve parlamentare, nga Grupi Multietnik fjalën e ka deputetja Duda Balje.

DUDA BALJE: Zahvaljujem!

Poštovani premijeru,

Poštovani predsedniće Skupštine,

Vladin kabinet,

Poštovani poslanici,

Poštovane majke Srebrenice,

Poštovana Srebrenica,

Kosovo,

Dešava se svake godine na ovaj isti dan povodom rane koje se otvara svakog jula. Srebrenice

ime grada koji je sinonim za sukob koje 90. godina 20 stoleća. To je ime koje podseća na slike

razorenih porodica, ljudi preseljenih da uđu u autobuse koje će ih odvesti u nepoznatom pravcu,

prestravljenih muškaraca mladića, dece, žene, starijih koji su povezene očim odvođeni u smrt i

metodičnu ubijeni samo na osnovu njihovog identiteta.

Međutim pored duboke i trajne štete nanesene bosanskim muslimanima Srebrenice, Srebrenica

takođe grad koje postala simbol odlučnosti međunarodne zajednice da ubistva koje su se tamo

počinjena nazovi njihovim pravim imenom - genocidom.

26. godina kasnije Srebrenica i dalje odjekuje kao odlučno upozorenje da oni koji počinje ovaj

zločin neće izbeći pravdi.

Ono što mi danas radimo u Parlamentu Kosova je potvrda na našeg respekta prema svim žrtvama

koje su se desile u Srebrenici. Dakle genocid je međunarodni zloćin, namernog, potpunog ili

delimično uništavanja nacionalnih etničkih raznih religijskih grupa. Spada u najtežu vrstu zločina

protiv čovečanstva.

U Nezerju Memorialnog centra Srebrenice Potočari 11. jula ove godine biće ukopane posmrtni

ostaci 18 žrtva genocida počinjeno 1995. godine u Srebrenici. Biće ukopane i tela dvojica

maloletnika 16. godišnjeg Azmira Osmanovića, koji je najmlađi žrtva genocida ove godine koji

će biti pokopan i ove godine kao i 17. godišnjeg Fikreta Kivretića. U Potočarama ove godine

biće ukopana jedna žena 24. godina imala u momentu kad je ubijena, i najstariji 63. godišnji

Husejn Kurbašić.

Page 33: Kuvendi - Skupština - Assembly

33

U Memorijalnom Centru Srebrenica Potočari dosada su ukopane 6 hiljade i 652 žrtve, a za više

od hiljadu se i dalje traga. Vojska takozvane Republike Srpske predvođena glavnim

komandantom Ratko Mladićem, je nakon ulaska u zaštićenu zonu Ujedinjenih nacija u julu 1995.

godine ubila oko 8 000 muškaraca i dečaka.

Za ovaj zločin Mladić pravosudno osuđen na kaznu doživotnog zatvora baš kao nekadašnji

predsednik bosanskog hercegovačkog entiteta Republika Srpska Radovan Karadžić.

Do sada su za genocid u Srebrenici na međunarodnim sudovima u regionu osuđen ukupno 48

ljudi na više od 700 godine zatvora i izrečene šest doživotnih kazni.

Ovaj cvet poštovani moji koji smo podeleli na početku ove seance je u stvari pokazuje je belo, i

on pokazuje nevino stradanje jednog stanovništva, jednog naroda u srcu Evrope, zelene nade da

se nikom više neće desiti u znak sečanja. A 11. juli 11. zlatica da se nikada nezaboravi. Dakle

svet simbolizuje stradanje i sećanje na žrtve.

Ja sam gotovo sigurna da mi kao Kosovo možemo jako lako i jako jednostavno razumeti sve ono

što se desilo u Srebrenici u momentu kada se to desilo. S obzirom u to da smo država, odnosno

narod koje praktično preživeo vrlo slične stvari.

Hvala vam što ste danas tu i što ste pokazali dobru volju. Zahvaljujem radnoj grupi koja je radila

rezoluciju, Hvala ti Saranda puno! Zahvaljujem se svima koji su bili deo ove radne grupe. Jedino

što mogu da kažem jeste da ono što je prošlo nećemo zaboraviti i molimo da se više nikad ne

ponovi. Hvala!

KRYETARI: Faleminderit! Tash nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, fjalën e ka

nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

SARANDA BOGUJEVCI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

I nderuar kryeministër Kurti,

E nderuar zonja Emilija Rexhepi,

Të nderuar ministra,

Të dashur qytetarë,

Këtë fundjavë në Potiçare të Srebrenicës shënohen 26 vjet prej masakrave të Srebrenicës, të

gjenocidit në Srebrenicë, ku më shumë se 10 mijë burra e djem u vranë. Njëkohësisht, siç u

përmend edhe më herët, pas 26 vjetësh kthehen edhe 19 trupa të familjarëve që ishin të zhdukur

dhe këto familje ende vuajnë për të ditur për fatin e familjarëve të tyre. Është e vështirë të jetosh

me një kohë të gjatë duke mos e ditur fatin e familjarëve.

Page 34: Kuvendi - Skupština - Assembly

34

Vuajtjet e popullit boshnjak i njohim më së mirë ne, populli shqiptar, i cili përjetoi krime barbare

të regjimit të Serbisë, ngjashëm edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjenocidi në Srebrenicë njihet si një ndër krimet më të rënda prej përfundimit të Luftës së Dytë

Botërore dhe këto krime prej njësiteve të njëjta vazhduan edhe në Kosovë disa vjet më vonë,

domethënë e kemi përjetuar në lëkurën tonë.

Të dy kolegët nga komuniteti boshnjak, të cilët i përmendën shumë gjëra rreth çështjes së

gjenocidit në Srebrenicë dhe, thua vetëm që në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes

Vetëvendosje të tregojmë që fuqishëm e mbështesim këtë rezolutë. Besoj që është dashur edhe

më herët të ndodhë, po më vjen mirë që sot e kemi këtë mundësi.

Njëkohësisht i falënderoj edhe grupet e tjera parlamentare që i kemi pasur pjesë të grupit punues,

nga Partia Demokratike, nga LDK, nga AAK, natyrisht me pjesën së bashku të deputetëve nga

komuniteti boshnjak, por edhe pjesë të komunitetit nga pjesa akademike, domethënë

përfaqësimin e tyre që bashkërisht kemi arritur ta përgatitim këtë rezolutë sot.

Kështu prej grupit tonë mbështetim fuqishëm këtë rezolutë. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Nga Partia Demokratike e Kosovës, kryetari i grupit, Abelard Tahiri.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

Po ashtu Partia Demokratike e Kosovës, grupi parlamentar, mbështet këtë rezolutë. Mirëpo kur

jemi tek rezoluta për dënimin e gjenocidit serb që ka krye në Srebrenicë tash e 26 vjet nuk mund

të anashkalojmë pa e përmendur faktin edhe për drejtësinë e vonuar ndërkombëtare që e kemi

pasur për 26 vjet, edhe për këtë krim, për këtë gjenocid, po edhe ndaj atyre njerëzve që pas

Srebrenicës, pothuajse një pjesë e madhe e të njëjtëve kanë kryer krime edhe në Republikën e

Kosovës.

Pra, 26 vjet mbrapa tashmë e kemi konfirmimin e dënimit të një prej atyre, Ratko Mladiqi, i cili

mori dënimin e merituar, dënimin e përjetshëm dhe, fatkeqësisht çka pamë në Serbi, pamë një

fytyrë tjetër, pak a shumë një fytyrë të njëjtë, sepse pamë reagime të ndryshme, duke përfshirë

nga krerët e shtetit, nga presidenti Vuçiq dhe shumë të tjerë për dënimin e këtij krimineli më

famëkeq në shekullin XX pra në Evropë.

Prandaj, ky është një mësim edhe për neve, ky është një mësim për mbarë Evropën se cila është

fytyra e vërtetë e këtij regjimi që sot po udhëheq Republikën e Serbisë.

Page 35: Kuvendi - Skupština - Assembly

35

Pra, këtë më së paku duket që duhet të jenë ata të cilët e shtrinë dorën e pajtimit për të gjitha ato

krime që kanë krye në luftërat e fundit në vitet e ‘90-ta.

Pra, mendoj që ky është një mësim më i mirë edhe për Bashkimin Evropian të shohë

gatishmërinë e Republikës së Serbisë për rikonsolidimin e marrëdhënieve fqinjësore. Pra, sot nuk

shohim gatishmëri nga Qeveria që udhëheq Serbinë që të kërkojë falje për të gjitha ato krime që

ka kryer në Kroaci, në Bosnjë dhe, së fundi, në luftën në Republikën e Kosovës.

Miratimi i një rezolute të tillë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, i nevojshëm dhe si deputet i

Kuvendit të Kosovës po ashtu i bëjmë thirrje drejtësisë ndërkombëtare që mos të ndalet dhe të

veprojë, të veprojë ndaj atyre që kanë kryer krime, se e vetmja mënyrë, e vetmja mundësi që ne

kemi një bashkëjetesë të qetë në këtë pjesë të botës, në këtë pjesë të Evropës, është kur ata që i

kanë kryer këto krime si në Srebrenicë, edhe në Republikën e Kosovës, edhe në vendet e tjera në

ish-Jugosllavi të marrin dënimin e merituar.

Përndryshe, përderisa i shohim duke i mbrojtur këta njerëz dhe duke i dekoruar, siç ishte edhe

rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyqi, ku dekorohet nipi i kryesve kryesor të kësaj vepre, mendoj që

një rikonsolidim i marrëdhënieve ndërfqinjësore në rajonin tonë është vështirë i arritshëm.

Pra, Partia Demokratike e Kosovës edhe një herë me votë e mbështetë këtë rezolutë.

Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Driton

Selmanaj e ka fjalën.

DRITON SELMANAJ: Faleminderit, kryetar!

Më lejoni fillimisht të falënderoj grupin iniciues ose nismëtarët e kësaj rezolute. Pajtohem me

disa konstatime që vërtet jemi vonuar, sepse që nga viti 2007 kemi një vendim të Gjykatës

Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmon që aktet makabre ose masakrat makabre të

ndodhura në Srebrenicë i ka cilësuar si akte gjenocidi.

Po megjithatë, edhe pse vonë, më mirë vonë se kurrë. Ne po u bashkohemi edhe reagimeve të

disa institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare deri tash. Parlamenti Evropian tashmë ka

miratuar një rezolutë për këtë çështje, Republika e Malit të Zi po ashtu. Jemi bindur që do të

vazhdohet edhe më tutje nga shtetet e tjera demokratike që të dënohen fuqishëm aktet

gjenocidale që kanë ndodhur në Srebrenicë.

Prandaj, në këtë kontekst, ne si LDK e përkrahim fuqishëm këtë rezolutë. Faleminderit!

Page 36: Kuvendi - Skupština - Assembly

36

KRYETARI: Faleminderit! Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fjalën e ka kryetari i grupit,

Besnik Tahiri.

BESNIK TAHIRI: Faleminderit, kryetar!

I nderuar kryeministër,

Kabinet qeveritar,

Deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e mbështet rezolutën e Kuvendit të

Republikës me rastin e 26-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, pra në Bosnje e Hercegovinë dhe

konsideron që kjo rezolutë është më se e vonuar.

Arsyet janë shumë të thjeshta. Krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë përbëjnë një krim

dhe gjenocid, siç është edhe e konstatuar dhe e definuar me konventën e Organizatës së

Kombeve të Bashkuara për parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit më 9 dhjetor të vitit

1948.

E gjithë bota e di se masakra në Srebrenicë është njohur dhe pranuar si gjenocid nga Gjykata

Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, me një aktgjykim të formës së prerë.

Ajo që dua të them këtu dhe që në emër të grupit mendojmë që duhet ta adresojmë si Kuvend i

Republikës së Kosovës, është që në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë të mos harrojmë dhe të

mos ndalemi duke folur për agresorin, regjimin e Milosheviqit dhe krimet, të cilat ai i ka kryer në

këtë vend. Këtë duhet ta bëjmë jo vetëm për historinë, këtë nuk duhet ta bëjmë vetëm për ta

thënë të vërtetën, por këtë ua kemi borxh edhe gjeneratave të reja, të cilat kanë lindur pas luftës

apo të cilët kanë qenë të rinj para luftës, dhe të cilët i kanë harruar vuajtjet që i kemi pasur nga

një regjim gjenocidial i Milosheviqit.

Andaj, si grup ne e mbështesim, si grup ne mendojmë se ballafaqimi me të vërtetën, ballafaqimi

me krimet që janë kryer nga regjimi i Milosheviqit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, është

pjesë përbërëse e nismave të ndryshme të parlamenteve të ndryshme, duke përfshirë edhe

Parlamentin Evropian dhe ne nuk duhet të ngurrojmë ta themi të vërtetën për shkak se është

punuar shumë dhe vazhdon të punohet kundër të drejtës tonë si shqiptarë, mirëpo në këtë rast,

edhe kundër një të vërtete që ka ndodhur në Srebrenicë përmes mekanizmave të ndryshëm, duke

lëshuar mjegull, duke lëshuar të pavërteta, duke dëmtuar edhe kauzën tonë për liri, atë të luftës së

Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si grup parlamentar e mbështesim dhe e falënderojmë grupin

punues që ka punuar në këtë rezolutë. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Tash në emër të Qeverisë së Kosovës fjalën e ka kryeministri Albin

Kurti.

Page 37: Kuvendi - Skupština - Assembly

37

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

I nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës, zoti Glauk Konjufca,

E nderuar zëvendëskryeministre, zonja Emilija Rexhepi,

Të nderuar ministra,

Sot po e mbështesim një rezolutë me rastin e 26-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës.

Ky është veprim fisnik e i duhur, jo vetëm në emër të Kosovës, të shqiptarëve dhe komuniteteve

të tjera që i përfaqësoni, por mbi të gjitha, në emër të universales tonë njerëzore, dëshirës sonë

për paqe dhe drejtësi. Srebrenica është masakra më e madhe e ndodhur në kontinentin evropian

pas Luftës së Dytë Botërore. Dënimi i krimeve gjenocidale, të cilin po e bëjmë edhe përmes

rezolutës së sotme, duhet të jetë i përhershëm, i padiskutueshëm dhe i kudondodhur, në mënyrë

që në të ardhmen ato të mos përsëriten kurrë më. Për çdo vit ne e kujtojmë Srebrenicën, duke

bërë thirrje për drejtësi. Pesë vjet më parë, më 11 korrik të vitit 2016, unë shkova për homazhe

në Srebrenicë, i ftuar nga Lëvizja e Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës, si dhe nga

kryetari i Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit. Srebrenica ishte e mbushur me

varre e me përkujtimore. Çka i thonë botës, çka na thonë ne, ato varre të gurta?

Së pari, gurët e varreve ankohen për mungesën e trupave. 8 mijë e 372 burra e djem boshnjakë,

shumica myslimanë e një pakicë katolikë, janë vrarë prej ushtrisë e paramilitarëve serbë. Por, më

pak se 7 mijë trupa janë identifikuar e janë vënë të prehen në varrezat memoriale të Potoçarit.

Cilët janë ata kriminelë që nuk u mjaftuan me vrasjen, por bëjnë krim mbi krim, duke mos

treguar se ku i kanë hedhur trupat e të vrarëve? Ç’është kjo mizori që i lë nënat, gratë, motrat e

vëllezërit, fëmijët e atyre burrave, edhe sot pas 26 vjetësh, pa një varr për të qarë?

Së dyti, gurët e varreve ankohen për mungesën e ndëshkimit të fajtorëve. Milosheviqi, kasapi i

Ballkanit, vdiq i padënuar. Bashkëpunëtorët e tij, mbi 4 mijë ushtarakë serbë të dërguar në

Bosnjë e Hercegovinë nga Serbia, shumica jo vetëm që janë ende të lirë, por ka edhe të atillë që

janë në pushtet politik e vendimmarrës. Sigurisht, ata sot nuk mund të përsërisin më krimet dhe

gjenocidin, por bëjnë atë çka munden, duke fshehur trupat e viktimave, ndonjëherë duke fshehur

edhe kriminelët, apo duke i lavdëruar ata. Kush i strehoi e i fshehu prej drejtësisë për vite me

radhë Karaxhiqin e Mladiqin? Kush refuzoi t´i dorëzonte te drejtësia? Kush dëshironte t´i

lavdëronte e të emërtonte bulevarde në emër të tyre? Karaxhiqi e Mladiqi tashmë janë dënuar për

pjesëmarrjen në gjenocid, dhe para pak ditësh u dënuan edhe Stanishiqi e Simatoviqi, për

implikim në krimet e kryera nga Serbia në Bosnjë. Por, ende bashkëpunëtorët e tyre në këtë krim

me përmasa monstruoze nuk janë dënuar. Rezultatet direkte të gjenocidit, pra entitetet politike të

dala nga spastrimi, siç është Republika Srpska, ku kanë mbetur pak boshnjakë, vazhdojnë të

funksionojnë duke e defunksionalizuar Bosnjën. Edhe kriminelët, edhe rezultatet e krimit duhet

të dënohen.

Page 38: Kuvendi - Skupština - Assembly

38

Së treti, çka na thonë gurët e varreve? Na thonë të kemi kujdes nga ata që nuk guxojnë ta shohin

në sy të vërtetën, nga ata që edhe sot e kësaj dite refuzojnë t´i thonë gjenocidit në emër. Të kemi

kujdes nga ata që nuk kërkojnë falje për krimet e tyre, sepse ata që nuk e pranojnë fajin e nuk

kërkojnë falje, thellë në zemër besojnë se kanë pasur të drejtë. E, nëse rrethanat ndryshojnë, ata

shpresojnë ta përsërisin prapë të njëjtin faj, të njëjtin krim. Ne nuk guxojmë të lejojmë që kjo të

ndodhë. Nuk dëshirojmë ne të fajësojmë gjithë popullin serb, e as nuk dëshirojmë dënim

hakmarrës ndaj kujtdo. Por, udhëheqjes politike të Serbisë duhet t´i bëhet presion i pandalshëm

nga të gjithë gjithandej derisa të njohë e të pranojë krimet që ka bërë në Bosnjë, Kosovë e

Kroaci, të kërkojë falje e të nisë një proces të ndëshkimit të kriminelëve. Politikanët serbë që

mbrojnë krimet, nuk i bëjnë shërbim as popullit të vet, as paqes, e as zhvillimit të rajonit, por

përkundrazi i pengojnë të gjitha këto.

Ne sot përkujtojmë, me dhimbje e me respekt të thellë, martirizimin e 8 mijë 372 burrave e

djemve në Srebrenicë, por edhe dhimbjen e mijëra grave të përdhunuara, teksa shpërnguleshin

dhunshëm për të krijuar realitetin e ri demografik. Ky krim mori emër, dhe Gjykata

Ndërkombëtare e Drejtësisë e sanksionoi si gjenocid. Për mbi 12 mijë të vrarë në Kosovë, për

rreth 20 mijë gra të dhunuara, për gati 1 milion të dëbuar me dhunë prej Kosovës, ne kemi

krimin, dimë dhe autorët, por ende nuk e kemi një emër për krimin, e për pasojë as ndëshkimin e

duhur për autorët. Ne gjendemi përballë një situate sikurse ajo që e përshkruante Winston

Churchilli kur konstatonte krimet hitleriane, gjendemi përballë një krimi pa emër. Është detyrë e

jona për kujtimin dhe respektin ndaj viktimave e familjeve të tyre, por edhe ndaj botës mbarë, që

t´ia japim emrin e duhur këtij krimi, prandaj qeveria jonë ka filluar me kujdes përgatitjet për

padinë për gjenocid, që do ta ngremë kundër Serbisë. Me dënimin e krimeve, përmes rezolutave

si kjo që po miraton sot Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes padive si ajo që po përgatit

Qeveria e Kosovës, ne do të kontribuojmë që të mos përsëritet më gjenocidi as në Srebrenicë, as

në Kosovë, e askund tjetër në rajonin tonë. E duam paqen vetëm duke kërkuar drejtësinë. Kush e

harron drejtësinë, nuk punon për paqe. Ju faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Tash fjalën e ka zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës,

zonja Emilija Rexhepi.

ZAMENIK PREMIJERA EMILIJA REDŽEPI: Poštovani premijeru, Kolege ministri,

Poštovani poslanici Republike Kosovo,

Uvaženi predsedniče parlamenta,

Uvaženi građani naše države.

11. jula 1995. godine Srebrenica, grad u istočnoj Bosni, koji je Veće Sigurnosti proglasilo

zaštićenom zonom pao je u ruke srpskim snagama pod vodstvom Ratka Mladića i Radovana

Karadžića, predsednikom Republike Srpske. Snage Ratka Mladića to jest bosanskih Srba sa

paravojnim jedinicama ne regularne srpske policijske jedinice, koje su na teritoriji Bosne ušle iz

Srbije i takozvani dobrovoljci tokom nekoliko dana pokolja nakon pada Srebrenice mućki su

Page 39: Kuvendi - Skupština - Assembly

39

ubili više od 8. hiljade bošnjačkih muškaraca i dečaka, koji su potražili u tom području

zaštićenim snagama UMPROFOR-a zaštitu.

Tokom tih dana pokolja vršeno je i etničko čišćenje u toga dela Bosne, budući da je 30. hiljada

žena, dece prisilno proterano u kampanji velikih razmera, što čini najvećim ratnim zločinom,

genocidom koji se od kraja drugog svetskog rata nije dogodio u Evropi. Poštovani kolege

poslanici, Međunarodni kazneni Sud za bivšu Jugoslaviju i Međunarodni Sud Pravde ovaj

događaj su proglasili genocidom. Jedinice bosanskih Srba su u više navrata kršili Ženevsku

Konvenciju svojim nedeljima prema bošnjačkim civilima iz Srebrenice, stoga Međunarodni Sud

za bivšu Jugoslaviju izriće kaznu petorici visokih rangiranih oficira armije Bosanskih Srba

osuđeni za sudelovanje u genocidu u Srebrenici 1995. godine, čime je izrečena prva presuda za

genocid. Međunarodni Sud za bivšu Jugoslaviju zbog zločina uključujući i genocid osudio na

doživotne zatvor dvojicu vođa bosanskih Srba, Radovana Karadžića i Ratka Mladića.

Obeležavanje sećanja na žrtve genocida u Srebrenici, bezdušnosti, okrutnosti počinji tokom tih

dana počinjenog genocida u veri ta će takva dela strašnog barbarstva i nećovećantnosti počiniti u

Srebrenici nikad nijednom narodu se ne dogode u Evropi.

Poštovani kolege poslanici i uvaženog doma Republike Kosovo, bez obzira iz koje političke

partije dolazili ili nacionalne zajednice, posebno vi kolege Srbi nemojte snositi veliko breme

odgovornosti koji se dogodio u nekoj drugoj državni, u nekom drugom vremenu, pod nekim

teškim režimom možda neko od Vas tada nije bio ni rođen, nemojte živeti sa tom činjenicom.

Pružite ruku pomirenja i solidarnosti sa svima nama u ovom domu, sve Vas pozivam skupa,

poštovani poslanici, da danas usvojimo rezoluciju o genocidu u Srebrenici te izražavam lično i

nacionalno duboko žaljenje za sve žrtve genocida sa jasnom porukom sa ove govornice da se

ovako nešto nikome ne ponovi. Izražavam veliku zahvalnost našem premijeru gospodinu Albinu

Kurtiju na moralnoj podršci koju nam je dao, takođe, hvala svim poslanicima iz redova

„Vetëvendosje“ partije, PDK partije, LDK i AAK partije i naravno svim poslanicima iz redova

multietničke parlamentarne grupe. Faleminderit!

KRYETARI: Tash ta hedhim këtë propozim-rezolutë në votim. Ju njoftoj se të pranishëm në

sallë i kemi 88 deputetë. Të nderuar deputetë, ju lus që me ngritje dore të deklaroheni për

Propozim-rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Kush është për? Kush është kundër? Kush abstenon?

Tash e kemi edhe rezultatin!

Në ndërkohë është bashkuar edhe një deputet gjatë procesit të votimit, kështu që konstatoj se me

89 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi Rezolutën

për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Page 40: Kuvendi - Skupština - Assembly

40

4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit

Të nderuar deputetë,

Tetë deputetë nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë parashtruar kërkesë

për debat parlamentar lidhur me çështjen e lartpërmendur. Ftoj në këtë rast zotin Avdullah Hoti

që në emër të propozuesit ta paraqesë çështjen për të cilën është kërkuar debati parlamentar.

AVDULLAH HOTI: Faleminderit, kryetar i Kuvendit!

I nderuar kryeministër,

Anëtarë të Qeverisë,

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë,

Duke pasur parasysh rëndësinë e marrëveshjes së Uashingtonit për Republikën e Kosovës e kemi

thirrur këtë debat për të diskutuar për veprimet e Qeverisë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Besoj se distanca kohore nga nënshkrimi i saj ka qenë e mjaftueshme për të parë dhe për të

reflektuar për rëndësinë e saj. Marrëveshja në vete ka elemente ekonomike dhe besoj elemente

gjeopolitike dhe, duke qenë se është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, kjo marrëveshje besoj

është ndër marrëveshjet më të rëndësishme të nënshkruara nga Kosova nga shpallja e pavarësisë.

Me këtë marrëveshje, edhe përmes një qeverisje parimor dhe konsultative, si brenda, ashtu edhe

miqtë ndërkombëtarë, ne e kemi thyer izolimin ndërkombëtar që i kishte ndodhur Kosovës. Si

kryeministër në atë kohë e kam informuar Kuvendin më datë 23 qershor 2020 për orientimin e

Qeverisë për të nënshkruar këtë marrëveshje dhe për të qenë i qartë në këtë seancë, po citoj atë

që kam thënë. Kam thënë që ‘do të shkojmë në Uashington, ku pritej më 27 qershor në Shtëpinë

e Bardhë të nisim dialogun për njohje reciproke, fillimisht me një agjendë të fuqishme të

zhvillimit ekonomik’. Kjo është ajo që kam deklaruar këtu në Kuvend dhe besoj që kjo tash i

mbyll të gjitha kritikat e pabaza se kemi shkuar në Uashington për një gjë tjetër dhe kemi

përfunduar me një marrëveshje tjetër ekonomike.

Kam raportuar në Kuvend pas nënshkrimit të marrëveshjes, jam thirrur në disa interpelanca në

Kuvend që duhet thënë ishin në fakt abuzim i deputetëve me të drejtën për të thirrur

kryeministrin në interpelancë, duke qenë se kisha raportuar në detaje për këtë marrëveshje.

Të nderuar deputetë, pyesim veten pak për nevojën dhe arsyeshmërinë e arritjes së kësaj

marrëveshjeje. Republika e Kosovës e 17 shkurtit është projekt i përjetshëm me ambicie të qartë

për integrim të plotë euro-atlantik, për zhvillim të demokracisë liberale dhe të ekonomisë së

tregut. Po ashtu, duhet thënë qartë që integrimet tona mbarëshqiptare, për të cilat disa popullistë

po e marrin bajrakun pa asnjë vizion pragmatik, janë projektuar që në gjenezë të shtetit të

pavarur të Kosovës. Ato integrime do të ndodhin në procesin e madh të integrimit euro-atlantik

të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendeve të rajonit. Ato në fakt po

Page 41: Kuvendi - Skupština - Assembly

41

ndodhin çdo ditë, në arsim, kulturë, energji, në politikë të jashtme dhe në fusha të tjera. Këto

veprime të integrimit mbarëshqiptar, duke qenë në përputhje me parimet e integrimit evropian,

janë mbështetur edhe nga partnerët tanë.

Dhe, për më tepër shtetësia e Kosovës në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare është konfirmuar

nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si autoriteti më i lartë ndërkombëtar që ndan drejtësi

lidhur me të drejtën e popujve për vetëvendosje. Por, në anën tjetër, subjektiviteti jonë

ndërkombëtar nënkupton nevojën tonë, po edhe obligimin karshi partnerëve tanë për të

normalizuar marrëdhëniet me fqinjët tanë. Kosova ka dialoguar në Bruksel me vite të tëra për

çështje të caktuar, është arritur progres në disa aspekte, por nuk është adresuar ende çështja

kryesore, që është njohja reciproke që pamundëson normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Në javët e para të qershorit unë kam komunikuar intensivisht me partnerët evropianë dhe në

SHBA për vendosjen e dialogut në agjendë qartë, e cila do të çonte në marrëveshje

përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve. Dhe, kjo qasje

është pranuar gjerësisht atë kohë, dhe si rezultat ne kemi nisur dialogun mbi parimet se nuk

bisedohet për territore, se nuk bisedojmë për organizimin kushtetues të shtetit të Kosovës, nuk ka

dialog teknik dhe nuk merremi vesh për asgjë para se të merremi vesh për gjithçka, e para se

gjithash, për njohje reciproke.

Ne, duke qenë se sponsorizohet drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, edhe nga Presidenti amerikan

vlerësohej se një marrëveshje ekonomike do të shtynte dy vendet më lehtë drejt marrëveshjes

finale. Prandaj, mbi këtë qasje është arritur marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë. Përtej kësaj, këtë

marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të shtetit të Kosovës në arenën

ndërkombëtare. Marrëveshje të tilla, siç na tregon historia, po edhe përvoja jonë në ndërtimin e

shtetit, krijojnë realitete të reja gjeopolitike dhe pastaj, në ato realitete të reja gjeo-politike

vendimmarrja për synimet tona në konsolidimin e shtetit të Kosovës bëhet e natyrshme, edhe

gjen mbështetje nga bota perëndimore. Ata që nuk e kuptojnë këtë filozofi të veprimit politik,

nuk e kuptojnë edhe qëllimin e kësaj marrëveshje.

Unë ju ftoj ta pyetni veten se cili ka qenë qëllimi i vendimeve tona politike në fillim të viteve

‘90-ta. Cili ka qenë qëllimi i marrëveshjes së Rambujesë? Cili ka qenë qëllimi i marrëveshjes për

të çmilitarizuar UÇK-në në shtator të vitit ‘99? Apo dakordimi për të pranuar Planin e Ahtisarit

dhe marrëveshjet e tjera. Të gjitha këto marrëveshje janë bërë nga burra dhe gra vizionarë si

marrëveshje të ndërmjetme, të dakorduara me partnerët tanë, duke ditur se ato na qojnë drejt

realizimit të projektit tonë për Kosovën e pavarur.

Prandaj Marrëveshja e Uashingtonit ka krijuar një momentum të ri edhe në marrëdhëniet BE-

SHBA, duke qenë se tash SHBA-ja merr një rol të rëndësishëm edhe politik, edhe ekonomik në

Page 42: Kuvendi - Skupština - Assembly

42

regjion. Prandaj, këtë marrëveshje duhet pa si hap drejtë normalizimit të plotë të marrëdhënieve

dhe njohjes reciproke.

Por, le ta shohim përmbajtjen e kësaj marrëveshje, përveç elementeve politike, marrëveshja

përfshin projekte të mëdha infrastrukturore që e kthejnë Kosovën në nyjë rrugore dhe

hekurudhore në regjion edhe përtej. Edhe këtë rol si urë lidhëse Kosova e ka pasur edhe në të

kaluarën, edhe njohjen nga shteti i Izraelit e ka thyer bllokadën shumëvjeçare të mungesës së

njohjeve. Janë thënë shumë të pavërteta për këtë marrëveshje dhe unë jam kritikuar në këtë

Kuvend me gjuhë shumë të papërshtatshme politike nga opozita e atëhershme. Kur unë deklaroja

se i besoj Shtëpisë së Bardhë, se njohja nga Izraeli është e kryer dhe vetëm do të formalizohej me

vendosje të marrëdhënieve diplomatike, popullistët më quanin me gjithfarë epitetesh, jashtë çdo

norme etike, duke ma shtrembëruar edhe emrin, edhe me epitete të ndryshme fyese. Ata

popullistë sot i kemi edhe në Kuvend, edhe në Qeveri, edhe në Presidencë, edhe sot është e qartë,

besoj, që ato epitete i meritojnë ata e jo unë. Është e ditur nga studimet e ndryshme, edhe njerëzit

që kanë lexuar e dinë se për çfarë po flas se kur një person të shanë, të fyen, të nënçmon, ai në

fakt më së shumti flet për veten e vet, për karakterin e vet personal. Sot ata njerëz nuk kërkojnë

falje as ndaj meje, as ndaj Shtëpisë së Bardhë për mungesë respekti dhe besimi.

Këta persona unë i kategorizoj në tri grupe: nën një, ata ose janë mashtrues që kanë vepruar për

qëllime elektorale politike, ose janë naivë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ose janë të orientuar

diku tjetër dhe nuk donë që konsolidimin e shtetësisë së Kosovës ta bëjnë përmes Shtëpisë së

Bardhë, por me qendra të tjera dhe ata e dinë se në cilën prej këtyre kategorive bien, edhe unë e

di. Si mund të jetë e dëmshme një marrëveshje, e cila vjen nga vendi, i cili para 103 vjetëve i ka

stopuar përpjekjet për të copëtuar krejt shqiptarët, para 103 vjetëve. Nga vendi, i cili në vitin ’92,

me porosi që njihet si “kërcënimi i Kërshëndellave” e ka kërcënuar atëherë Milosheviqin se do të

intervenojë ushtarakisht nëse preket Kosova. Nga vendi, i cili e ka udhëzuar vazhdimisht

Presidentin Rugova për kursin paqësor që duhet të ndiqte gjatë viteve të ‘90-ta. Nga vendi i cili

në ’98 edhe një herë e përsërit kërcënimin e Kërshëndellave se nuk do të lejojë një Bosnjë të dytë

në Ballkan.

Por, të nderuar deputetë, t’i kthehemi zbatimit të marrëveshjes. Në Qeverinë tonë e kemi

miratuar një plan për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe i kemi realizuar disa pika, disa të tjera

veç sa kemi filluar t’i realizojmë. Ta zëmë: 1. Në Ministrinë e Infrastrukturës, duke punuar me

DFS-në, edhe me BE-në, kemi punuar në projektin për vazhdimin e autostradës për Merdar, në

lidhjen e autostradës për Durrës me autostradën për Shkup-Gjilan dhe Luginë të Preshevës,

përmes segmentit Shtime, Duhël, edhe studimin e fizibilitetit të hekurudhës për Durrës dhe në

projekte të tjera.

Ministria e Punëve të Brendshme ka funksionalizuar pikën kufitare në Merdar, Zyra e

Kryeministrit, me Ministrinë e Jashtme i kanë sqaruar parimet mbi bazën e të cilave ne i

Page 43: Kuvendi - Skupština - Assembly

43

bashkohemi nismës për lëvizje të lirë të qytetarëve, të mallrave edhe të kapitalit në Ballkanin

Perëndimor, nën 4. Ministria e Arsimit ka bërë përgatitjet për takimin e qendrave NARIK

Kosova dhe NARIK Serbia për njohjen reciproke të diplomave. Ministria e Ekonomisë dhe

Ambientit ka punuar me ekspertët amerikanë për studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, KOST-i dhe ZRRE kanë miratuar projektet për

diversifikimin e energjisë, që janë pjesë e MCC-së përfshi gazsjellësin Kosovë-Maqedoni e

Veriut, rrjetin e furnizimit me gaz në Kosovë, zgjerimin e ngrohjes, energjinë e ripërtëritshme,

mbështetjen për konsumatorë që prodhojnë energjinë që vet e konsumojnë dhe investime në

rrjetin e shpërndarjes së energjisë në regjionin e Podujevës, Malishevës dhe disa regjione të tjera.

Më datë 23 tetor me nënsekretarin për Ekonomi, Energji dhe Ambient të SHBA-ve kam

nënshkruar marrëveshjen, memorandumin në fakt, për sistemin 5G. Në fushën e komunikacionit

ajror gjithashtu janë bërë përgatitjet teknike. Në fushën e mbrojtjes dhe lirive fetare gjithashtu.

Për personat e pagjetur dhe çështje të tjera, përfshi edhe nënshkrimin e marrëveshjes për

insentivat për investime.

Një çështje që është diskutuar gjerësisht dhe që është kritikuar është moratoriumi për aplikim në

anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kemi pasur një praktikë edhe në qeverinë në fillim të

vitit të kaluar, kur ministri i jashtëm i atëhershëm, zoti Konjufca, e kishte tërhequr aplikimin për

anëtarësim në INTERPOL. Tani, në fakt kanë mbetur edhe shtatë javë, kur ky moratorium

skadon dhe unë pres që tash Qeveria të na anëtarësojë menjëherë në organizata ndërkombëtare

dhe Ministria e Jashtme me diplomacinë e fuqishme tash të parandalojë menjëherë tërheqjen e

njohjeve.

Edhe një çështje e rëndësishme është Liqeni, studimi i fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit. Mua

më vjen mirë që u përmbyll ky studim përfundimisht, është dorëzuar në Qeveri, ku ceken qartë

konventa ndërkombëtare për rregullimin e ujërave, në këtë rast që kalojnë në territorin e dy

vendeve.

Unë po e përmbyll fjalën time duke kërkuar nga Qeveria që ta marrë me shumë seriozitet

partneritetin me SHBA-të, duke zbatuar këtë marrëveshje dhe unë pres që kryeministri dhe

anëtarët e Qeverisë të debatojnë këtu në Kuvend për veprimet që kanë ndërmarrë këta tre-katër

muaj të qeverisjes dhe planin e tyre për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje. Pres që pastaj në

fund të këtij debati, nëse ka disponim nga të gjitha grupet parlamentare të miratojmë një rezolutë

që do të ndihmojë Qeverinë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Faleminderit!

KRYETARI: Tash, grupet parlamentare e kanë radhën. Nga Lëvizja Vetëvendosje fjalën e ka

kryetarja e grupit Mimoza Kusari-Lila.

Page 44: Kuvendi - Skupština - Assembly

44

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit, i nderuar kryetar Konjufca!

I nderuar kryeministër Kurti,

Ministër,

Të nderuar kolegë deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Thirrjen për këtë debat në seancën e ditës së sotme nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike

të Kosovës, sot e kuptova se është më shumë thirrje apo seancë për të raportuar tash deputeti

Hoti për progresin që ai mendon se është arritur me zotimet e Uashingtonit. Në fakt, ai apo grupi

parlamentar që kanë ftuar këtë seancë, këtë debat, kanë kërkuar qëndrime nga Qeveria e

Republikës së Kosovës të cilat tashmë janë të njohura dhe të konfirmuara nga vullneti i

qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ato janë: Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

janë partnerë strategjikë. Roli i Shteteve të Bashkuara në të gjitha proceset, prej çlirimit,

shtetformimit, forcimit të shtetësisë, është i pazëvendësueshëm dhe i shenjtë. Asnjë dilemë, as

dje, as sot dhe as nesër nuk do të ketë raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Qeveria e

Republikës së Kosovës apo nga grupi ynë parlamentar.

Dilema që kanë dalë në opinion kanë qenë ekskluzivisht të lidhur me procesin, formatin dhe

qasjen e ish-qeverisë të udhëhequr nga zoti Hoti në raport me procesin e dialogimit dhe marrjen e

vendimeve në kundërshti edhe me zotimet e tij, që ai i bënte këtu në Kuvendin e Republikës së

Kosovës.

Domethënë, në këtë Kuvend keni deklaruar dhe jeni zotuar, bile edhe na keni kritikuar, se nuk po

e kuptojmë se ju assesi nuk do ta pranoni mini-shengenin, se ju assesi dhe në asnjë mënyrë ose

forum nuk do të diskutoni për ndarjen e resurseve natyrore ose strategjike të Republikës së

Kosovës. Ajo çfarë ka ndodhur kur keni shkuar në Uashington është ndryshimi total i pozicionit

tuaj dhe zotimeve tuaja karshi deputetëve të Kuvendit dhe karshi qytetarëve të Republikës së

Kosovës. Në ndërkohë, kanë ndodhur ndryshime, edhe në Qeverinë e Kosovës, edhe në

administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga dy procese zgjedhore.

Ju sot kur kërkoni përgjigje për zotimet e nënshkruara nga ana juaj, në kohën e ish-administratës

amerikane, është e rëndësishme gjithashtu të kuptoni se ato zotime të cilat ju i keni nënshkruar

nuk janë zotime homogjene. Nuk kanë njëtrajtshmëri në temat, siç e thatë, normalizimi

ekonomik. Aty ka aq shumë llojllojshmëri dhe aq shumë procese preken, për të cilat duhet edhe

të vendoset dhe votohet në këtë Kuvend. Më e rëndësishmja për të gjithë në atë kohë është të

qartësojmë dhe definojmë rolin tonë si shtet, në raport me proceset që paralelisht janë zhvilluar

dhe po tentohet të zhvillohen, siç është rasti i CEFT-ës, rasti i mini-shengenit. Të dy këto procese

që janë vlerësuar dhe vazhdojnë të mbajnë Kosovën në disavantazh me shtetet e rajonit. Për të

ecur përpara në këtë temë specifike neve na duhet një kornizë e re bashkëpunimi, e cila bazohet

në vlera të përbashkëta dhe një zotim për një serë parimesh thelbësore. Kjo kornizë e re, ashtu

Page 45: Kuvendi - Skupština - Assembly

45

sikurse edhe ka prezantuar kryeministri, do të quhej Marrëveshje e Evropës Juglindore për tregti

të lirë. Kjo marrëveshje do të kishte bazë barazinë e shteteve.

Ajo çfarë jeni zotuar si zonë e mini-shengenit është e ideuar dhe e nxitur nga refuzimi i Serbisë

për të njohur shtetin e Kosovës. Zona e mini-shengenit ka vënë në qendër Serbinë dhe kriteret e

lëvizshmërisë së vendeve të tjera modelohen sipas relacioneve që ajo ka me secilin shtet veç e

veç. Insistimi për katër liritë duhet të definohet në parimin e barabarësisë së shteteve

pjesëmarrëse.

Pyetja juaj e parashtruar në kërkesën për këtë debat, në të cilin pyesni “A e cenon sovranitetin e

Kosovës studimi i fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit?”, i përgatitur sipas marrëveshjes që duhet

të korrigjojë zotimit të arritur në Uashington në mes të kryeministrit të asaj kohe, Avdullah Hotit,

dhe presidentit të asaj kohe, Donald Tramp, më 4 shtator.

Përgjigja në këtë pyetje është shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Nuk mundet asnjë plan

fizibiliteti të cenojë sovranitetin e Kosovës. Jo tani, por edhe asnjëherë tjetër. Sovranitetin e

Kosovës e cenon një qeverisje e papërgjegjshme, e cenon moszbatimi i ligjeve dhe jo ligjshmëria

e Qeverisë jokushtetuese. Ju nuk mund të kërkoni përgjigje në pyetje, të cilën e keni mohuar vet

para se të niseni në Uashington. Ju u deklaruat këtu, se është bërë abuzim me detyrën e deputetit.

Në fakt, ne kemi ushtruar të drejtën tonë dhe obligimin tonë kushtetues për të ju mbajtur në

llogari juve në raport me zotimet që ju përgatiteshit t’i merrnit në Uashington.

Ju po kërkoni përgjigje në pyetjen e cila ka krijuar çarje të thellë midis juve dhe parterit tuaj të

koalicionit asokohe Aleancës. E dimë shtyrjen e shkuarjes në Shtëpinë e Bardhë për faktin, se

zoti Haradinaj nga Prishtina këtu kërkonte një proces, ose një afat kohor, për të ndalë

nënshkrimin për Ujmanin dhe mini-shengenin, duke futur këtu fizibilitetin si proces kohor për të

blerë, në mënyrë që të mos thuhet se ne pranuam që të hyjmë të ndajmë, ose të diskutojmë për

Ujmanin.

Pjesa tjetër e pyetjeve që keni parashtruar për këtë debat, si energjia e ripërtërishme, furnizimi

me gaz, financimi për bizneset e Kosovës nga tregjet financiare të SHBA-së, përgjigjet i keni në

planin e Qeverisë. Përgjigjet i keni në veprimet e përditshme të kësaj Qeverie të Republikës së

Kosovës, përfshi këtu edhe qartësimet dhe korrigjimet në vendimmarrjen tuaj, përfshi këtu edhe

përmirësimet në normat legjislative dhe plotësimin e trupave, të cilët janë të ngarkuar me

përgjegjësi ligjore për marrëveshje të energjisë dhe për zbatimet, të cilat janë në funksion të

mirëfilltë për qytetarët e Republikës.

Kolegë të dashur,

Qytetarë të dashur të Republikës sonë,

Page 46: Kuvendi - Skupština - Assembly

46

Të jeni të sigurt, se Kosova dhe Qeveria e saj janë të palëkundur në raportet e veçanta me Shtetet

e Bashkuara të Amerikës dhe kultivimin e raportit tonë si shtet me ta. Asgjë nuk mund ta vë në

dyshim apo të krijojë kriza të paqena në mes dy vendeve. Gjithashtu, të jeni të sigurt, se Qeveria

e Kosovës në asnjë moment nuk merr vendime në dëm të Republikës, resurseve të saj apo

interesit të qytetarëve pa dallim. Jemi këtu për të punuar për interes të vendit dhe në funksion të

ngritjes së raporteve me Shtetet e Bashkuara. Asnjëherë këto dy qëllime nuk mund dhe nuk duhet

të jenë në kundërshti me njëra tjetrën.

Çfarëdo tendence për të portretizuar të kundërtën nuk mëton të jetë në funksion të ngritjes së

raporteve në mes dy vendeve, por vetëm në funksion të krijimit të disavantazhit të vendit tonë,

qoftë edhe pa vetëdije, karshi Serbisë. Por, mos të harrojmë, gjithashtu edhe për konsum të

brendshëm politik. Faleminderit!

KRYETARI: Tash në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, fjalën e ka kryetari i grupit,

Abelard Tahiri.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit, kryetar!

Mendoj që pas parashtruesit, ndoshta më e udhës kishte me qenë me e pa qëndrimin e Qeverisë

së Republikës së Kosovës, pastaj shefat e grupeve, sepse këtu kemi thirrur në debat parlamentar

pikërisht Qeverinë, edhe me i pa qëndrimet, sepse për këto 100 ditë ne s’kemi arritur të

kuptojmë, ose më mirë me thënë kemi pasur qëndrime të ndryshme nga Qeveria.

Unë s’mund pa u kthye pak në kohën kur është arritur kjo marrëveshje dhe në atë periudhë, pra

më 4 shtator të vitit që është arritur kjo marrëveshje Partia Demokratike ka qenë parti në opozitë.

Ne s’dihet, historikisht pra i kemi mbështetur të gjitha proceset dialoguese, ku partnerë të

jashtëzakonshëm i kemi pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, padyshim që edhe në

atë periudhë, edhe sot, e kemi kritikuar qasjen në mënyrën e negocimit të kësaj marrëveshje, pra

shpejtësinë ndoshta me të cilën është arritur dhe fatkeqësisht asnjëherë s’kemi arritur të kuptojmë

në atë kohë cilat kanë qenë pjesë e propozimeve të Qeverisë së Kosovës në këtë marrëveshje.

Dhe, ka pasur shumë paqartësi dhe ajo që ka qenë më e dhembshmja, fatkeqësisht ka qenë

largimi i pikës 10, ku është diskutuar për njohje reciproke.

Në parim nuk e shoh si shumë të rëndësishme njohjen, sepse në fund të fundit Serbia edhe mund

të vendosë për të na njohur, por në rast se Rusia dhe Kina na bllokojnë në Këshill të Sigurimit,

besoj që ne nuk e përmbyllim një proces të fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe

qëllimi ynë final duhet të jetë ulësja në OKB, jo njohja, sepse njohja çfarë do të thotë? Njohja,

thjesht është vendosje e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve. Edhe, ne mund të

vendosim të mos kemi kurrë marrëdhënie diplomatike në mes dy shteteve dhe realisht nuk e

njohim njëra-tjetrën. Mirëpo, të qenit pjesë e OKB-së kjo e fuqizon subjektivitetin tonë

Page 47: Kuvendi - Skupština - Assembly

47

ndërkombëtar. Nëse e sheh me njohjet, më shumë kemi njohje ne realisht se Mali i Zi, por Mali i

Zi është në OKB, dhe realisht është një hap para nesh.

Pra, marrëdhënie diplomatike ka më pak të lidhura se sa Republika e Kosovës dhe mendoj që

këtu, pak a shumë po bëjmë edhe gabime në hapa, së po e ulim pazarin. Pra, si shtet gjithmonë

qëllimin tonë final duhet me e pas anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në të

cilën pra asnjëherë më Republika e Kosovës nuk mund të bllokohet me anëtarësimin e saj në

asnjë mekanizëm, qofshin ato agjenci të OKB, qofshin iniciativa evropiane, qofshin rajonale,

çfarëdo tjetër.

Dhe, mënyrën se si është negociuar dhe se si nuk është mirë shfrytëzuar ai rast në Shtëpinë e

Bardhë, mendoj se lë shumë për të dëshiruar. Ne nuk kemi dyshuar dhe nuk dyshojmë as edhe

një herë të vetme në angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fuqizimin e shtetit të

Kosovës. Pra, i kemi pasur partnerë të rëndësishëm dhe këto njohje, mbi 100 njohje që i kemi, e

them me kompetencë të plotë që padyshim se më shumë se 80% të tyre nuk do t’i kishim, po mos

të ishte angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe tash e 100 ditë, çfarë po shohim? Fatkeqësisht, nëpër secilën fushë nga Qeveria e

Republikës së Kosovës po shohim shumë mjegull, paqartësi për shumë çështje të tilla, paqartësi

po shohim shumë edhe në politikën e jashtme. Këtë proces nuk mund ta shkëpusim prej dialogut,

sepse pavarësisht që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo

ka qenë pjesë e një procesi të dialogut i koordinuar edhe me Bashkimin Evropian, pra këtu kemi

pasur mini-shengenin, një proces që ka dalë pikërisht nga iniciativat në kuadër të Bashkimit

Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe po ashtu, ky dukej se ka qenë një koordinim me Shtetet

e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Ajo që sot është e rëndësishme për ne si deputetë të opozitës, për qytetarët e Republikës së

Kosovës, është qartësi e Qeverisë së Republikës së Kosovës në politikën e jashtme dhe pikërisht

sa i përket kësaj marrëveshjeje. Qeveria është një institucion jashtëzakonisht i madh, me shumë

kuadro, me shumë mekanizma të rëndësishëm, që për këto 100 ditë do të duhej të dalë me një

vlerësim të qartë. Edhe sa i përket kësaj marrëveshjeje, mendoj se do të duhej të trajtohet me

prioritet. Po për këto 100 ditë do të duhej mekanizmat tanë qeveritarë të na prezantojnë një raport

sa i përket kësaj marrëveshjeje dhe pikëpamjet me të cilat kjo Qeveri e sheh.

Fatkeqësisht, nuk e kemi parë. E dini deklarimet e ministres Gërvalla, që është një marrëveshje e

dëmshme, më duket nëse s’gaboj kështu ka thënë. I dimë deklarimet e zëdhënësit të Qeverisë së

Kosovës kur thotë, kjo nuk është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme dhe të paktën zyrtarë

të lartë të Qeverisë kanë thënë, që kjo as marrëveshje s’është. Mos vendosja e firmës në të

njëjtën faqe nuk do të thotë që nuk është marrëveshje. Pra, ka karakteristika të ndryshme, që

karakterizojnë një marrëveshje, qoftë ajo ndërshtetërore apo çfarëdo që të jetë. Mendoj se ka

Page 48: Kuvendi - Skupština - Assembly

48

qenë ndoshta edhe një gabim, që nuk është insistuar që ta ketë një karakter më të fuqishëm.

Ndoshta, do të duhej të ratifikohej edhe në Kuvendin e Kosovës, mirëpo jo pa atë pikën e

famshme dhe më të rëndësishmen për ne e që është anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të

Bashkuara.

Dhe sot kërkoj nga kryeministri, nga Qeveria, meqenëse ministrja e Jashtme s’është këtu, po

besoj që kryeministri e mbulon mjaftueshëm, një analizë dhe një zbërthim të saj, se cili do të jetë

pozicioni ynë për secilën pikë sa i përket kësaj marrëveshjeje. A keni pasur komunikim me

Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo me institucionet qeveritare në kuadër të

Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa i përket implementimit të kësaj marrëveshjeje.

Na keni thënë, pas dy ditësh kur u është dorëzuar plani i fizibilitetit, që nuk keni pasur kohë ta

lexoni një plan të tillë. Besoj që tash kanë kaluar disa ditë dhe e keni lexuar dhe kjo është me

rëndësi me e pa prej jush se cili është qëndrimi i saj. A ka ardhur një dokument që duhet të

implementohet?

Unë po shtroj shumë pyetje, për faktin që tash ndoshta do të duhej me qenë në fillim të

prezantimit të Qeverisë dhe pastaj ne të mund të komentojmë pikërisht për këtë, sepse sot është e

parëndësishme në fund të fundit çfarë thotë zoti Hoti, që është deputet i Kuvendit të Republikës

së Kosovës, me gjithë respektin, por është i rëndësishëm qëndrimi i Qeverisë, implementimi i

kësaj marrëveshjeje. A kemi me e implementua? A keni filluar ta implementoni? Cilat pika keni

kërkuar t’i rinegocioni, nëse duhet të rinegociohen? A ekziston një mundësi e tillë?

Jo të gjitha, një pjesë e mirë e këtyre pikave normalisht kanë qenë të favorshme, qysh ka qenë

edhe njohja e Izraelit, po për mua më e rëndësishmja është, është shumë e rëndësishme njohja e

Izraelit, por më e rëndësishme është me qenë pjesë e OKB-së, sesa njohja e Izraelit. Dhe këtu

pra, mendoj që na duhet një qëndrim i qartë për secilën pikë nga kryeministri i Republikës së

Kosovës.

Kryeministër, mos dil me komentua atë që ka ndodhur në të kaluarën. Domethënë, se të kemi

parë duke komentuar, ke bërë opozitarizëm për 12 vjet në këtë Kuvend. Në rregull jemi, i dimë

krejt. Domethënë për atë arsye ke arritur ta bindësh edhe opinionin publik, i ke fituar 50%. Mos

dil të komentosh të kaluarën. Dil të na flasësh për të ardhmen, dil të na flasësh për marrëveshjen.

Dil të na flasësh për angazhimin tënd për ta rikuperuar nëse është bërë dëm. A ke bërë ndonjë

hap për ta rikuperuar, nëse është bërë ndonjë dëm, a ke marrë ndonjë veprim? Pra, a ke nisur

ndonjë letër State Departamentit pikërisht për këtë marrëveshje? A ke pasur kontakt me Shtëpinë

e Bardhë prej kohës kur është zgjedhur presidenti Biden me këshilltarët e tij sa i përket kësaj

marrëveshjeje? Mendoj se është çështje goxha serioze. Nuk të ka hije të qeshësh! Koncentrohu,

fokusohu, mos u merr me të kaluarën, por merru me të ardhmen.

Page 49: Kuvendi - Skupština - Assembly

49

Qytetarët tanë presin të dinë prej teje me pa angazhimin tënd edhe në raport me Shtetet e

Bashkuara të Amerikës. Ne kemi plotësisht të drejtë me qenë skeptik, kur përmendet Albin Kurti

edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse i dimë skepticizmat e tu. Po ato lëri mbrapa edhe

fokusohu në të ardhmen. Fokusohu pra në zhvillimin e këtij vendi, sepse në çdo seancë që po na

del në foltore, ti vazhdimisht merresh me të kaluarën. Në mungesë të vizionit, pra edhe në

politikën e jashtme, di del na kallëzon këtu përralla për të kaluarën. Pra, bëje një shkëputje. 100

ditë kanë kaluar, 100 ditë ke prodhuar mjegull. 100 ditë sot do të duhej të dalësh e t’i thuash nja

dy fjalë edhe për këtë 100-ditëshin tënd të famshëm, por nuk e pate kurajën. Mirë! Besoj se do të

thërrasim në një seancë të jashtëzakonshme shumë shpejt edhe për këtë çështje.

Sot si deputet të Kuvendit të Kosovës presim elaborimin e marrëveshjes dhe qëndrimin e

Qeverisë së Republikës së Kosovës për secilën pikë. Kjo është me rëndësi për neve, jo veç për

neve, për krejt vendin, sepse ti e udhëheq vendin. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën tash në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka deputeti Driton

Selmanaj.

DRITON SELMANAJ: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Përfaqësues të paktë të Qeverisë,

Me kërkesë të Grupit tonë Parlamentar ne po realizojmë këtë debat parlamentar lidhur me

ecurinë e zbatimit të Marrëveshjes së Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë

e Bardhë.

Duhet thënë, se për dallim nga opozita e atëhershme, e cila pati kërkuar dhe realizuar 6

interpelanca për ta njollosur dhe baltosur këtë marrëveshje, LDK sot ka kërkuar këtë debat

parlamentar për qëllime krejtësisht tjera, përkatësisht për të kuptuar nivelin e zbatimit të saj dhe

të mirat që ka sjellë Kosovës kjo marrëveshje tejet e rëndësishme për Republikën tonë.

Për ta kuptuar sot rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, domosdoshmërisht duhet kuptuar dhe kohën

dhe rrethanat politike kur kjo marrëveshje u iniciua nga partneri ynë kryesor, SHBA-të, dhe

pastaj u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në praninë e presidentit Tramp.

Kur LDK me zotin Hoti e mori qeverisjen e vendit më 3 qershor 2020 e gjeti Kosovën në

pozicionin më të rëndë negociues që nga fillimi i procesit të dialogut me Serbinë më 8 mars të

vitit 2011, pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme tëOKB-së, e cila mirëpriste mendimin

këshillëdhënës të GJND-së për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe mirëpriste gatishmërinë e

BE-së për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi. Dobësimi i pozicionit tonë negociues kishte

Page 50: Kuvendi - Skupština - Assembly

50

filluar me vendimin e njëanshëm dhe pa asnjë konsultim me aleatët tanë strategjikë për

vendosjen e taksës apo tarifës si mjet pengues për dialogun.

Duke mos u mjaftuar me kaq, bartës të institucioneve publike të asaj kohe filluan promovimin e

ideve të dëmshme për vendin, atë për shkëmbim territoresh ose për rivizatim kufijsh. Atëherë ku

shpresonim që aventura të tilla po marrin fund me ardhjen e Qeverisë LVV-LDK situata u

rëndua edhe më shumë. Sjelljet e papërgjegjshme të kryeministrit të atëhershëm dhe të tashëm,

zotit Kurti, bënë që Kosovës për herë të parë në historinë e saj t’i vendoseshin sanksione përmes

bllokimit të asistencës financiare dhe atë nga kush? Nga miku më i madh i Kosovës, Shteteve të

Bashkuara të Amerikës.

Vendimi për bllokimin e 200 milionë dollarëve për projektet e mbështetura nga MCC, ndërprerja

e asistencës financiare dhe trajnimeve për FSK-në, deklaratat e senatorëve për tërheqjet

eventuale të trupave ushtarake amerikane nga Kosova ishin dëshmi, se Kosova kishte hyrë në

rrugën e saj të rrezikshme dhe me adresë vetëshkatërrimi. Ndryshimet që ndodhën në Qeveri që u

pasuan më pas me vendimin për heqjen e taksës, parimet dhe platforma e qartë dialoguese, sjellja

e përgjegjshme e Qeverisë së Kosovës, bënë që Kosovës t’i kthehen dhe besojnë miqtë e saj

tradicionalë, të na zhbllokohen fondet dhe asistencat tjera për Kosovën, të mos flasim më për

rivizatim kufijsh, të mos flasim më për tërheqje të trupave amerikane nga Kosova, por duke bërë

të kundërtën. Duke ftuar dhe bërë pjesë Ushtrinë e Kosovës krah ushtrisë Amerikane në misione

paqeruajtëse në Botë.

Të nderuar deputetë, ne si LDK gjithmonë kemi qenë dhe jemi të bindur, që prezenca e SHBA-

ve në çdo proces dialogues me Serbinë është garanci e fuqishme që ai proces fundin do ta ketë të

drejtë dhe në mbështetje të shtetit të Kosovës. Kështu ndodhi edhe në vitin e kaluar, kur kishim

një përfshirje të fuqishme dhe të drejtpërdrejtë edhe të Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit Tramp

përmes emisarëve të tij. Jemi të gjithë dëshmitarë, që kjo përfshirje e ndryshoi dinamikën e këtij

procesi dialogues një dekadësh. Ndryshimi i kësaj dinamike rezultoi që vetëm për pak muaj të

arrihet nënshkrimi i marrëveshjes së Uashingtonit, ku Kosova dhe Serbia pajtohen të lëvizin

përpara me normalizimin ekonomik.

Jemi të bindur se kjo marrëveshje për normalizim ekonomik do të pasohej me marrëveshjen

përfundimtare gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme dhe që pjesë të saj do ta kishte edhe

njohjen reciproke.

Të nderuar deputetë,

Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi kanë shprehur qëndrimet që nuk do

ta respektojnë dhe zbatojnë këtë marrëveshje, se kjo marrëveshje na qenka kundër vullnetit të

popullit, rendit demokratik dhe shkelë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, se nuk respektojnë dhe

zbatojnë zotimet e një kryeministri të paligjshëm. Këto ishin deklarata të kryeministrit Kurti. Se

Page 51: Kuvendi - Skupština - Assembly

51

kjo marrëveshje paraqet dëm, turp dhe rrezik për Kosovën, se nuk ka vlerë juridike, se nuk është

sjellë në Kuvend për ratifikim, se mungon nënshkrimi i presidentit Tramp, se na u nda Kosova,

shkoi Ujmani, madje zoti Konjufca atëherë si opozitar i devotshëm, thoshte se zoti Hoti po bën

një krim të madh, se po dëshiron t’i japë Serbisë resurse të Kosovës. Për të shkuar dhe më larg, ai

pati thënë kështu “Lëvizja Vetëvendosje nëse do të ishte në pushtet nuk do ta nënshkruante

marrëveshjen e Uashingtonit, edhe nëse pjesë e saj do të ishte njohja reciproke.” Merreni me

mend deri ku pati shkuar “racionaliteti”, e them në thonjëza, i gjykimit opozitar vetëm dhe vetëm

për pushtet. Koha, të nderuar deputetë, po dëshmon se të gjitha këto dolën të jenë broçkulla,

broçkulla dhe asgjë tjetër. Raporti i fizibilitetit i punuar nga Departamenti i shtetit për Liqenin e

Ujmanit është dëshmia kryesore dhe goditja më e qartë, që u jepet krijuesve dhe lancuesve të

këtyre broçkullave.

Të nderuar deputetë, ajo që gjatë kësaj kohe po dëgjohet më shpesh se një refren nga Qeveria e

Kosovës është konstatimi, se ky dokument nuk e ka vlerën dhe natyrën juridike të një

marrëveshjeje, për shkak se asnjëherë nuk është sjellë për t’u diskutuar në Kuvend dhe se në

fund të këtij dokumenti nuk është nënshkrimi i presidentit Tramp, por vetëm i kryeministrit Hoti.

Më së buti thënë, këto konstatime janë diletante, të papërgjegjshme dhe me pasoja për vendin.

Dua t’ua kujtoj, kësaj Qeverie dhe të gjithë juve që nuk e keni të qartë, se edhe marrëveshja e

Rambujesë atëherë nuk është sjellë në Kuvend dhe nuk është ratifikuar, madje as nuk është

nënshkruar nga askush nga ndërmjetësit kryesorë, por vetëm nga përfaqësuesit e Kosovës. Dhe,

mos harroni: një gjë pikërisht nënshkrimi i atij dokumenti ka sjellë intervenimin e NATO-s dhe

lirinë e popullit tonë. Unë e kam këtu shembull Marrëveshjen e Rambujesë dhe nënshkrimet janë

vetëm të përfaqësuesve të Kosovës. Nuk ka as të Serbisë, as të ndërmjetësit, por vetëm të

Kosovës. Çka ka sjellë kjo? Ka sjellë lirinë tonë, lirinë tuaj, lirinë e popullit tonë.

Për të vazhduar edhe më tutje, as Marrëveshja e Vjenës e artikuluar si Pakoja e Ahtisarit nuk

është sjellë asnjëherë në Kuvendin e Kosovës dhe nuk është nënshkruar as nga ndërmjetësit dhe

nga askush tjetër pos nga përfaqësuesit e popullit të Kosovës. Çka ka sjellë ajo? Ka sjellë shtetin

tonë, pavarësinë tonë.

Të nderuar deputetë,

Prandaj, duhet të dini të gjithë që kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe politike dhe strategjike

për fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe subjektivitetin ndërkombëtar të saj. Marrëveshja e

Uashingtonit është në dobi për shtetin e Kosovës në shumë dimensione. Në dimensionin

ekonomik, investimet infrastrukturore, rrugë, hekurudha, nxitje të investimeve amerikane për

mbështetje të vogla dhe të mesme, shumëfishimin e burimeve të energjisë përmes rrjetit të

gazsjellësit.

Page 52: Kuvendi - Skupština - Assembly

52

Me dimensionin e bashkëpunimit rajonal, operacionalizimin e pikës së përbashkët kufitare në

Merdar që lehtëson lëvizjen e lirë të njerëzve, me theks të veçantë të bashkatdhetarëve tanë.

Në dimensionin e fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar, njohja dhe vendosja e

marrëdhënieve diplomatike me Izraelin pas një periudhe të gjatë pa asnjë njohje për shtetin e

Kosovës. përkundrazi, një fushatë madje edhe me efikasitet për tërheqjen e njohjeve. Rëndësi të

veçantë kjo marrëveshje i kushton edhe çështjes tejet të ndjeshme të të pagjeturve, ku të dyja

palët zotoheshin që të përshpejtonin përpjekjet që të lokalizojnë dhe të identifikojnë mbetjet e

personave të zhdukur.

Për informimin tuaj, sa ishim në detyrë bashkë me z. Hoti, në të gjitha pikat e kësaj

marrëveshjeje ka pasur lëvizje dhe janë bërë hapa konkretë për realizimin e saj. Rëndësinë e

madhe të kësaj marrëveshjeje e konfirmon edhe administrata e re e SHBA-ve me Presidentin

Biden, ku kanë konstatuar se SHBA-të duan që gjithçka që është rënë dakord në Uashington të

zbatohet dhe se SHBA e ka mbështetur procesin që çon në një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe

detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Angazhimin e administratës

së Presidentit Biden për domosdoshmërinë e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, e forcon argumenti

të Presidenti Biden i ka kërkuar 200 milionë dollarë shtesë për Kosovën për vitin 2022 që përmes

MCC-të të shtyjë projektet amerikane për Kosovën që janë derivat i kësaj marrëveshjeje.

E dimë që pritjet e kësaj qeverie për qeverinë e re amerikane kanë qenë të tjera. Po ashtu e dimë

që SHBA dhe shtetet serioze nuk vendosin dhe nuk sillen me standarde të logjikës primitive

ballkanase.

Të nderuar kolegë nga Lëvizja Vetëvendosje, pavarësisht se dje ishit në opozitë dhe sot jeni në

pushtet, ju bëjmë thirrje juve dhe kryeministrit tuaj që të bashkëpunoni ngushtë me administratën

e Presidentit Biden dhe të angazhoheni në zbatimin e plotë të secilës pikë të Marrëveshjes së 4

shtatorit.

Po ashtu ju bëjmë thirrje që ta kuptoni dhe vlerësoni se Marrëveshja e Uashingtonit është ndër

marrëveshjet historike për popullin dhe shtetin e Kosovës. Kushdo që provon ta relativizojë

rëndësinë e kësaj marrëveshjeje është kundër Kosovës dhe është kundër interesave strategjike të

saj.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që në të gjitha etapat e historisë së re të Kosovës, asnjë sukses të

vetëm, ama asnjë, nuk kemi pasur pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve. Liria e popullit tonë,

lindja dhe rritja e shtetit tonë dhe të Kosovës sonë, sot janë bërë realitet falë mbështetjes së

madhe të popullit dhe shtetit amerikan. Për këtë duhet të jemi mirënjohës dhe falënderues për

jetë e mot. Edhe sot kur kemi hyrë në vitin e 14-të të pavarësimit të shtetit tonë, konsolidimi dhe

fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar edhe më tutje nuk mund të kuptohet dhe as të realizohet

Page 53: Kuvendi - Skupština - Assembly

53

pa asistencën e aleatëve tanë dhe me theks të veçantë pa ndihmën e veçantë dhe të

pazëvendësueshme të SHBA-ve. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i Grupit, Besnik Tahiri.

BESNIK TAHIRI: Faleminderit, kryetar!

I nderuar Kryeministër,

Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Marrëveshja e 4 shtatorit të v. 2020, për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë dhe

vazhdon të jetë një ndër marrëveshjet më të rëndësishme në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

atëkohë kemi deklaruar sakët, kryetari Haradinaj dhe ne si parti se me këtë marrëveshje Kosova

ka fituar. Do të doja para jush t’i listoj, t’i argumentoj dhjetë qëndrime, dhjetë pika pse është

kështu.

E para, me këtë marrëveshje Kosova ka arritur që nën lidershipin e Shteteve të Bashkuara të

Amerikës ta mbajë përfshirjen dhe vëmendjen e këtij shteti mik dhe mbi të gjitha ka arritur që të

firmosë një marrëveshje në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë në praninë e Presidentit Donald

Trump.

E dyta, në këtë marrëveshje kemi arritur që të përfitojmë një ndër njohjet më të rëndësishme të

vendit, atë të Izraelit, e cila nuk do të ndodhte pa këtë marrëveshje.

E treta, ka arritur të marrë mbështetjen e SHBA-ve në ndaljen e goditjeve të njëpasnjëshme

armiqësore të agjendave anti-Kosovë, në veçanti të partnerëve të Serbisë, të Rusisë.

E katërta, ka arritur që përmes saj të ketë qasje në fondet shtesë të Shteteve të Bashkuara të

Amerikës me projektet të cilat duhet të ndodhin dhe Qeveria duhet të punojë që t’i trajtojë këto

projekte. Janë gjashtë projekte të listuara në Marrëveshjen e Uashingtonit.

Kjo marrëveshje po ashtu i ka shërbyer ndaljes së aventurave në lidhje me anëtarësimin e

Kosovës në organizata ndërkombëtare. Të thuhet më troç, dihet botërisht se aty ku nuk kemi

pasur mbështetjen dhe lidershipin e SHBA-ve në marrëdhënie ndërkombëtare dhe në

anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, gjithmonë kemi dështuar.

Pastaj, ka parandaluar dëmtimin e madh, mbase edhe humbjen e kredibilitetit në sytë e SHBA-ve

dhe publikut ndërkombëtar si një vend proamerikan dhe si një partner shumë i besueshëm i

mikut tonë, shtetit amerikan.

Page 54: Kuvendi - Skupština - Assembly

54

Pastaj, ka parandaluar rreshtimin e paqëllimshëm me vendet të cilat sfidojnë lidershipin botëror

amerikan në botë.

Tutje, ka ndodhur një element që për ne është më i rëndësishmi dhe që lidhet drejtpërdrejt me

demaskimin e synimeve të Vuçiqit për të paraqitur Kosovën dhe lidershipin e saj politik si vend

antiperëndimor dhe vend amerikan.

Në fund, për neve jashtëzakonisht e rëndësishme ka afirmuar lidhjen tonë strategjike dhe

miqësinë e përhershme të cilën duhet ta vazhdojmë. E kemi obligim si Qeveri dhe si Kuvend.

I nderuar zoti Kryeministër,

Si subjekt politik i kemi tri kërkesa për ju. E para, kërkojmë nga ju që në raport me marrëdhëniet

bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jeni shumë më serioz, të anashkaloni

ambiguitetin dhe mbi të gjitha të mos lini paqartësi në këto raporte.

Deklarimet e fundit që kanë qenë edhe nga zëdhënësi, dhe pastaj mosdeklarimi juaj ka shpallur

një paqartësi edhe në popullatë, mirëpo edhe në marrëdhëniet bilaterale. Nga ju presim që të

kërkoni edhe nga Presidenti Biden i cili është një mik i Kosovës dhe i cili e njeh mirë vendin

tonë që të marrë lidership sa më shumë. Mbi të gjitha, kërkojmë nga ju që të keni kërkesë të qartë

në raport me emërimin e një emisari special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun

Kosovë-Serbi. Dihet se aty ku ka munguar prania e Administratës amerikane, prania e lidershipit

të Shtëpisë së Bardhë, aty nuk ka pasur sukses në dialog.

Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë: ruaji këto marrëdhënie, për shkak se janë të etabluara, të

ndërtuara me dekada dhe në këtë aspekt është kërkesa jonë që ju të jeni shumë seriozë, ta largoni

ambiguitetin dhe mbi të gjitha të mos keni paqartësi. Paqartësia në raport me Shtetet e Bashkuara

të Amerikës është lojë me zjarr. Ju faleminderit!

KRYETARI: Mirë, tash fjalën e ka Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Faleminderit kryetar i Kuvendit, Konjufca!

Të nderuar deputetë,

Për formën dhe funksionin dhe përmbajtjen e zotimeve të 4 shtatori të vitit të kaluar është

diskutuar mjaft, por efekti i menjëhershëm i atij zotimi nuk pat qenë ajo që ndodhi pas

nënshkrimit, por ajo që i parapriu nënshkrimit, e kjo ishte hapja e portës së Shtëpisë së Bardhë

për presidentin e Serbisë.

Do të ishte e pamundur për Serbinë që kreun e saj shtetëror, pjesëmarrësin e luftërave në ish-

Jugosllavi, ministrin e informatave të Milosheviqit ta mirëpresë pa ia shtruar paraprakisht qilimin

Page 55: Kuvendi - Skupština - Assembly

55

e kuq pikërisht dikush nga vendi i viktimave dhe askush më pak se Kryeministri i atëhershëm.

Pra, ky ishte efekti i menjëhershëm i atij nënshkrimi para se të ndodhë.

Në fillim të dekadës së parë të këtij shekulli pat qenë kryeministri i ndjerë serb, Zoran Xhinxhiq

që u pat mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë dhe askush pas tij e dihet që ai u vra pikërisht nga forcat

të cilat shkaktuan gjenocid të shumëfishtë në hapësirën e asaj që dikur quhej ish-Jugosllavi. Pra,

le të mos e harrojmë efektin e menjëhershëm.

Liqeni i Ujmanit është liqen artificial, liqen nga Kosova, i Kosovës. Ne do t’i përdorim të gjitha

argumentet në këtë studim të fizibilitetit të publikuar së fundmi. Por jo vetëm, edhe në studimet e

tjera për ta mbrojtur këtë pasuri të Kosovës nga çfarëdo pretendimi.

Pra, qëndrimi ynë është i qartë. Sa më shumë argumente që të gjejmë, aq më mirë do të jetë dhe

sa më pak sulme që të ketë për këtë pasuri të Kosovës, sigurisht se aq më mirë do të bëhet.

Marrëveshja e Uashingtonit thuhet se na e paska thyer izolimin ndërkombëtar, a vetë në atë tekst

kërkohet në pikën e parafundit se do të kemi moratorium njëvjeçar për mosanëtarësim në

organizata ndërkombëtare. Si është e mundur të thuhet se po thyhet izolimi ndërkombëtar edhe

në të njëjtën kohë të zotohesh për moratorium në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, që

në fakt është nënshkrim i një qëndrim i antikushtetues.

Unë nuk besoj që duhet të kemi lider të institucioneve që do të lavdërohen me shkelje të

Kushtetutës me paramendim, sepse nuk mund të thuhet që mund të ketë politikan në skenën

politike që nuk e di se të shpallësh moratorium për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për

Republikën e Kosovës nuk është një qëndrim e veprim antikushtetues.

Ajo çka më brengos më së shumti është mosreflektimi mbi tri datat më të rëndësishme politike të

këtij viti: 14 shkurtin, 22 marsin dhe 4 prillin. Atë që e kisha përshtypje mu shndërrua sot në

bindje se ende nuk ka introspekcion, vetëkritikë, analizë mbi atë se çfarë ndodhi më 14 shkurt,

22 mars dhe 4 prill. Vetëm në këtë rrafsh mund të kuptohet pse dukej relevant kërkesa për

debatin e sotëm. Është një hatërmbetje absurde, është një hidhërim i paarsyeshëm ai i cili

vazhdon ta sulmojë Qeverinë tonë thua se është pranvera e vitit 2020, e jo vera e vitit 2021. Nuk

jemi në pranverën e v. 2020. Jemi në verën e vitit 2021. E pranvera e vitit 2020 dhe vera e vitit

2021 i kanë 14 shkurtin, 22 marsin dhe 4 prillin e vitit 2021, atëherë kur u zgjodh Qeveria e re,

Kryesia e re e Kuvendit me Kryetarin e ri dhe Presidentja e re e Republikës.

Ne jemi partnerë seriozë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jemi edhe demokratë edhe

patriotë. Të tillë i duan aleatët dhe partnerët e vet Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj

thirrjet që na i bëni për seriozitet në raportet me SHBA-të, ne i marrim shumë seriozisht edhe do

t’i zhvillojmë edhe më tej, duke i thelluar e zgjeruar, në aspektin e mbrojtjes e të sigurisë, të

Page 56: Kuvendi - Skupština - Assembly

56

zhvillimit e të drejtësisë, të ekonomisë, të arsimit, të tregtisë e në arenën ndërkombëtare, politike

e diplomatike. Por, mos harroni që me këso mbrojtje që ju pretendoni të ia bëni SHBA-ve prej

meje, pra si avokat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj meje, duke qenë se nuk mund të

bëheni tragjikë, jeni qesharakë. Duhet ta pushoni këtë lloj mbrojtje të SHBA-ve prej meje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vështir se mund t’i rrezikojë kushdo në botë. E në këtë Kuvend

t’i mbroni SHBA-të prej meje, duke qenë që s’bëheni dot tragjikë, jeni veçse qesharak.

Krejt në fund, me çka duhet të merrem unë, merrem unë. Por është e vërtetë që nganjëherë po më

duhet të merrem edhe me të kaluarën, sepse po më duhet të merrem me juve. Faleminderit!

KRYETARI: Tash nga Lëvizja Vetëvendosje, fjalën e ka deputeti Haki Abazi, kryetar i

Komisionit për Politikë të Jashtme.

HAKI ABAZI: Faleminderit kryetar Konjufca!

I nderuar Kryeministër,

Kabinet qeveritar,

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë,

Normalisht që në traditën e punës serioze njeriu edhe përgatitet që të ballafaqohet me çështjen që

është vendosur në debat. Po sinqerisht shumë vështir mund të sillet në kohezion diskutimin e

brendshëm të njëfarë vajtimi. D.m.th. debati parlamentar. Ndalu!

KRYETARI: Qetësi, ju lutem. Po flet deputeti, ta dëgjojmë!

HAKI ABAZI: Shumë vështirë të ballafaqoheni me vajtim. A po kupton? Ta dha përgjigjen

Kryeministri, tash dëgjo! Vajtimin që e keni është shumë vështir t’jua shëndosh.

KRYETARI: Deputeti nuk mund ta zhvillojë fjalën e tij me këtë zhurmë të patolerueshme. Tash

e keni fjalën, mund të ankoheni në mungesën e Kryeministrit, pas Haki Abazit.

HAKI ABAZI: Kjo strukturë që sot është në opozitë, për njëzet vjet ka dhënë autogola prej

pozitës. Tash vazhdoni të bëni autogol prej pozitës së opozitës. Është shumë problem kjo punë.

Duhet të mësoheni të mos i jepni vetes autogola, se është shumë problem kjo punë.

E vërteta dhe garancia e raportit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë qytetarët. Nuk

jeni ju që qe njëzet vjet e keni tradhtuar qytetarin? Është tendencë ta zhvendosni debatin që nuk e

keni as këtu në nivelin nacional e as në nivelin lokal në një çështje e cila është bërë bajate, ka

përfunduar. Nuk mund ta quani antiamerikan e antievropian 51 përqindëshin e popullatës, një

Qeveri e cila prezanton program e që ka bosht të politikës së jashtme interesin e vendit dhe

interesin e qytetarëve.

Page 57: Kuvendi - Skupština - Assembly

57

Ne jemi përkrahës i vlerave perëndimore aty ku është edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe

Bashkimi Evropian dhe do të vazhdojmë në kursin e verave e jo në prapaskenat dhe agjendat të

cilat janë krijuar.

Zoti deputet, ish-Kryeministër i paligjshëm, ju e keni ditur shumë mirë në kohën kur keni shkuar

t’i bëni zotimet, sepse jeni jokushtetues edhe kur deklaroheni. Marrëveshje ndërkombëtare është

vetëm ajo marrëveshje që ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Çdo tentim të bëhet marrëveshje

një dokument të zotimeve, jeni kundërkushtetues, mbi faktin që keni qenë kundërkushtetues si

Qeveri e cila është votuar në ora një të pas mesnatës, me vota të falsifikuara e të kontrabanduara.

D.m.th. përfundojeni këtë formë të argumentimit e cila vërtet ju bën antikushtetues me qëllim.

Zotimi për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë e t’i vendosësh në pazar të gjitha çështjet e

resurset e Kosovës, është mungesë e mirëkuptimit dhe e bindjes së plotë që Kosova është shtet i

pavarur. D.m.th. e merrni Marrëveshjen e Rambujesë, e përmendni Marrëveshjen e Ahtisarit, e

përmendni dialogun në Vjenë. Krejt këto janë procese të cilat janë zhvilluar para se të shpallet

Kosova shtet i pavarur. Çdo gjë që ka ndodhur pas datës së shpalljes së pavarësisë, që ju

mendoni që duhet vazhduar me të njëjtën formë, është gabim fondamental, sepse keni një

Kushtetutë e cila duhet të respektohet, e ju nuk jeni mbi Kushtetutën. Fatkeqësisht, që keni

vazhduar me mendësinë e servilizimit dhe të formës të asaj çfarë ju mendoni se është diplomaci.

Në fakt nuk është diplomaci; është mungesë e kurrizit, e boshtit shtetëror dhe e formës së të

menduarit.

U përmend edhe më herët, po dua t’ju ripërsëris: z. Biden, Presidenti Biden që sot është në

Shtëpinë e Bardhë është njeriu që ka insistuar në vazhdimësi që Serbia të dënojë dhe të dorëzojë

kryerësit e krimeve ndaj vëllezërve Bytyqi. Ju i keni mundësuar Vuçiqit pa u përgjigjur për

krimet për vëllezërit Bytyqi, pa kërkuar falje për viktimat në Srebrenicë e Bosnje, pa kërkuar

asnjëherë falje për krimet e bëra në Kosovë. Ky është rezultati. Me këtë rezultat ju duhet të

ballafaqoheni, që në fakt është turp. Turp institucional, kur legjitimon dikë i cili edhe sot

vazhdon politikën shfarosëse ndaj shtetit të Kosovës. d.m.th. kartën e legjitimitetit, kartën e

kthimit në partneritetin ndërkombëtar ju keni dhënë ju dhe atyre.

Po kjo që do të them është gjëja më e rëndësishme. Krejt në mënyrë të çuditshme e të habitshme

pas nënshkrimit të këtyre zotimeve hapen kompani ‘offshore’ në Delaware prej njerëzve të cilët

kanë qenë në rrethin e parë duke fërguar duart që një marrëveshje kinse për normalizimin e

marrëdhënieve me Serbinë do të krijojë benifite e profite multimiliardëshe. Shkoni, shikoni ato

kompani ‘offshore’ të cilat edhe sot vazhdojnë të bëjnë lobimin e njëjtë me idenë që resurset e

Kosovës në veri, edhe Trepça, edhe Ujmani, edhe të tjerat do të vendosen në dorën dhe

kontrollin e të tjerëve.

Page 58: Kuvendi - Skupština - Assembly

58

Njëjtë siç e keni bërë privatizimin e shumë aseteve nacionale prej të cilave më së paku ka

përfituar Kosova, më së paku ka përfituar qytetari i Kosovës. Që në fund i bie që ju jeni të

vetëdijshëm që kompromiset që i keni bërë, shkeljet kushtetuese që i keni bërë, i keni bërë për t’i

ruajtur strukturat e juaja financiare edhe ta zhvendosni fokusin prej debatit përmbajtjesor, ku

qytetarët duan ta shohin edhe Kuvendin edhe institucionet e veta. Doni që t’i ruani strukturat

nëpër institucionet e kapura, aty ku keni përfituar e keni punësuar familjarë e që Qeveria të

merret me këto çështje, po tentoni krejt këtë gjë ta bëni si antiamerikane dhe antievropiane. E

kotë është.

Mendoj që 14 shkurti me idenë e antiamerikanizmit ju ka reduktuar për 50 për qind. Në zgjedhjet

lokale do t’ju reduktoj edhe më tepër. Kështu që sugjerimi im kolegial është që të gjeni

konceptin zhvillimor që inputi juaj në këtë Parlament, inputi juaj në diskursin zhvillimor

ekonomik të vendit të pasurojë idetë e Qeverisë dhe të strukturës së re udhëheqëse. Përndryshe,

është bajate, është e kotë, është pafund e turpshme të tentosh të glorifikosh zotime të cilat realisht

e kanë bërë Serbinë hisedar në energjinë dhe resurset e vendit dhe ia kanë dhënë legjitimitetin

ndërkombëtar Vuçiqit. Faleminderit!

KRYETARI: Tash nga Partia Demokratike e Kosovës. Replikë deputeti Avdullah Hoti ndaj

fjalës së deputetit Haki Abazi.

AVDULLAH HOTI: Faleminderit, kryetar i Kuvendit!

Unë mendoj që po bindem në fakt në atë që e thash që kur një person del në foltore dhe i përdor

të gjitha epitetet për kolegët e vet, pavarësisht që nuk pajtohet me ta, unë besoj që më së shumti

ai person flet për veten e vet. Çfarë argumenti është ky që Qeveria e kaluar i paske hapur dyert

për Shtëpinë e Bardhë për palën serbe? A është i njëjti president i Serbisë me të cilin

Kryeministri aktual po takohet tash në Bruksel? A është i njëjti? Çfarë argumenti ky është? Ky

është absurdi i llojit të vet. Ne e kemi thirrur këtë debat, qartë dhe thjesht, të marrim opinionin e

Qeverisë: a do ta zbatojë këtë marrëveshje apo jo? Nëse do ta zbatojë këtë marrëveshje, shumë

mirë. hajde të shohim çfarë keni bërë deri më tash, cili është plani për më tutje dhe ju garantoj që

ne si grup parlamentar kemi qenë konstruktiv të ndihmojmë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

KRYETARI: Fjalën e ka Abelard Tahiri.

ABELARD TAHIRI: Është koha ime.

KRYETARI: Nëse ke replikë me kryeministrin, nuk është këtu. Apo do që të flasësh vetë me

vete, apo...

Page 59: Kuvendi - Skupština - Assembly

59

ABELARD TAHIRI: Replikë me kryeministrin, pastaj e shfrytëzoj fjalën time. Ose, po e

shfrytëzoj të drejtën time si deputet, edhe i kam dhjetë minuta.

KRYETARI: Mirë! Po, e ke edhe të drejtën si deputet. Kjo është arsyeja pse ta dhashë fjalën.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit, kryetar!

Realisht, ndodhi diçka e pabesueshme. Në një seancë të tillë, ku kryeministri ftohet për një

marrëveshje shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe ajo që do ta implementojë

është pikërisht pra, Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe i shtrojmë të gjitha ato pyetje ndaj

kryeministrit, ndaj Qeverisë, dhe kryeministri nuk e ka kurajën as edhe për një të vetme që të

përgjigjet, përveçse që të na e lëshojë një varg ofendimesh edhe akuzash për njëzet vitet për të

cilat do të flasim edhe tash, dhe të dilet dhe të lëshohet seanca dhe të iket ashtu, është e

papranueshme.

Pra, ky njeri, ky kryeministër po tregohet shumë i papërgjegjshëm. Po tregohet shumë i

papërgjegjshëm për secilën fushë që prek qytetarët tanë. Edhe për politikën e jashtme që ne sot

jemi duke biseduar, për njërën prej marrëveshjeve shumë të rëndësishme që u arrit vitin e kaluar.

Pra, ne nuk e dimë qëndrimin e tij. Nuk e dimë se si do të veprojë me Ujmanin. Nuk e dimë se si

do të veprojë me pikat tjera që janë shumë të rëndësishme.

Dhe, kjo mënyrë, t’i ikë përgjegjësisë së tij si kryeministër, është e papranueshme. Prandaj, që të

mos jepet mundësia që të diskutosh, që të mos jepet mundësia që të ofrohet një qasje, një

qëndrim për secilën pike prej tyre. Nëse jo ai, dikush prej zëvendëskryeministrave. Nëse jo

zëvendëskryeministrat, ministrja e Punëve të Jashtme. Pra, kjo është e papranueshme.

Ne nuk jemi duke udhëhequr. Vendi ynë është në njëfarëlloj mjegulle, ku veç udhëheqje nuk ka.

Më së mirë sot na e dëshmoi kryeministri i Republikës së Kosovës, qysh e ka bllokuar atë zyrë

dhe realisht nuk e di për çka qëndron. Pra, nuk na jep qëndrime për kurrgjë.

Për secilën çështje që ne e ftojmë, ju kujtohet njërën prej seancave të kaluara që e kemi lëshuar,

që ka qenë për dialogun, ka qenë pikërisht largimi i tij. Pra, çka po e karakterizon këtë

kryeministër në këtë legjislaturë, në këtë Republikë Parlamentare, është dezertimi dhe largimi i

tij prej secilës përgjegjësi. Kjo është e papranueshme. Pra, nuk është deputet i opozitës, Albin

Kurti. Është kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vazhdimisht thotë, kam presion që të implemtohen marrëveshje të dëmshme. Po mirë bre, i ke

marrë 50%. Silli marrëveshjet e dëmshme në Kuvend që të abrogohen, të hiqen prej rendit të

ditës. Ke marrë votë prej 50% që ta drejtosh vendin mbi ato argumente që ua ke prezantuar

qytetarëve të Republikës së Kosovës, për dëmet që qenkan bërë për 20 vjet.

Page 60: Kuvendi - Skupština - Assembly

60

E në anën tjetër, e keni vendosur njëfarë diskursi shumë interesant dhe nuk desha ta besoj

realisht, po qysh bre, janë interesante faktet tuaja. Kur flisni për 20 vitet, krejt çka ju flisni, lidhet

pikërisht me atë që e thonë kundërshtarët tanë. Për 20 vite ju shihni veç krim, korrupsion,

mjerim, degradim në këtë vend.

A dini bre ku ka qenë Kosova në vitin ‘90? Para pak çastesh u fol për 20 vitet këtu nga një

deputet i juaji, për krimin, për korrupsionin, për angazhime. Kështu që, nëse filloj të flas

konkretisht me emra, ndoshta vjen edhe njëfarë momenti edhe flasim për abuzimin e gjithsecilit.

Për abuzimin e donacioneve. Për abuzimin edhe të taksave të qytetarëve të Republikës së

Kosovës. Pra, është mirë kjo, është jashtëzakonisht mirë.

Ju 20 vite i quani: krim, korrupsion. Njëzet vite i quan dhe u jepni epitetin e çdo gjëje që është

negative, këtij vendi. Në këto 20 vjet kanë ndodhur shumë gjëra të mira. Në këto 20 vjet,

qytetarët e Republikës së Kosovës jetojnë shumë më mirë se para vitit ‘99. Këtë e thotë veç

Serbia.

Për 20 vite Serbia thotë; këtu ka fundamentalizëm islamik, ka krim, ka korrupsion, ka drogë, ka

prostitucion. Këto i thotë veç Serbia. Fatkeqësisht, edhe ju.

Unë e shoh edhe në grupin tuaj parlamentar që për këto 20 vjet ka dhënë kontribut në shumë

fusha. Edhe në ushtri, edhe në ekonomi, edhe në shumë çështje të tjera. Pra, njerëz që dje s’kanë

qenë me juve, sot janë me juve. Në rregull jemi. Këto janë lëvizje politike, ne i kuptojmë.

Prandaj, të mohohet vetvetja. Të mohohen zhvillimet për 20 vjet që kanë ndodhur në këtë vend,

vërtet është e papranueshme. Pra, unë si deputet i këtij Kuvendi ju bëj thirrje që të hiqni dorë prej

këtij narracioni, se vërtet janë argumente për kundërshtarët e pavarësisë sonë.

Kur flasim për marrëveshjen e Uashingtonit, nuk po flasim pse ne po duam tua bëjmë avokatin,

se s’kemi nevojë që t’ia bëjmë avokatin askujt. Ne kemi institucione këtu, s’jemi fise more. Ne

kemi institucione. Dje kemi qenë në Qeveri, sot jemi opozitë. Në rregull. E bëjmë punën tonë

prej opozitari dhe sot nuk kemi nevojë që të dalë dhe të na ofendojë as kryeministri dhe askush

tjetër.

Pra, kemi të drejtë plotësisht që ta dimë qëndrimin e njeriut që na udhëheqë, për një dokument

shumë të rëndësishëm, siç është marrëveshja e Uashingtonit.

Në vazhdimësi. Po mirë bre, nëse ka pika që janë të dëmshme, ka mundësi që të rinegociohen

atë. Nuk janë ratifikuar në Kuvend. Po, edhe nëse ratifikohen në Kuvend, ka mundësi që të

largohemi krejt prej saj. E abrogon Kuvendi prapë me 2/3.

Page 61: Kuvendi - Skupština - Assembly

61

Këto po ndodhin çështje shumë të çuditshme që s’po të japin as mundësi as që të diskutohet për

substancë, se s’po rri kryeministri. Po ikën! Për secilën gjë po i ikë përgjegjësisë. Edhe sot, e

pamë, ishte një ikje e tij si zakonisht. Erdhi dhe na ofendoi pak, edhe u largua.

Mirë. Hajde bre po flasim në një seancë të veçantë, po ia plotësojmë dëshirën kryeministrit dhe

po flasim për 20 vite se çfarë ka ndodhur këtu. Pra, edhe njëherë le të flasë si opozitar. Po,

mbaroi duke dalë në foltore dhe vazhdimisht duke folur vetë si opozitar, duke kritikuar dhe duke

folur për të kaluarën.

Pra, asnjëherë as ne dhe as qytetarët e Kosovës, nuk po arrijmë që ta kuptojmë qëndrimin e tij.

Nuk po arrijmë që ta kuptojmë vizionin e tij. I kemi bërë 100 ditë dhe na thoni një gjë të mirë që

ka ndodhur për këto 100 ditë, një iniciativë. Mrekulluar s’bëhet për 100 ditë, është e

pamundshme. Njëqind-ditshi e matë një qeveri me iniciativat që i prodhon, e pastaj për katër

vitet e ardhshme, ato iniciativa fillojnë që të implementohen. Njëqind-ditshi është trasimi i një

agjende qeveritare që e përcjellë qeverinë në një mandat.

Fatkeqësisht, ne s’po shohim asgjë. Ne po e kemi të pamundshme që të diskutojmë për

substancën e këtyre dokumenteve shumë të rëndësishme, sepse kemi mungesë të madhe të

Qeverisë. E shihni edhe sot në seancë edhe në seancat e tjera, vazhdimisht veç këta dy ministra i

kemi në seancë, asnjë tjetër. Shumë mirë. Janë ministra shumë të përgjegjshëm, vijnë nga dy

komunitete joshumicë në Republikën e Kosovës dhe po e bëjnë punën e tyre mirë, po as

kryeministri, asnjë zëvendëskryeministër, me gjithë ata zëvendëskryeministra, nuk e kanë

kurajën që të vijnë dhe të diskutojnë për agjendën e tyre qeveritare.

Prej kujt po pritet që të udhëhiqet vendi. Ky është kryeministër, kjo është Qeveria. Kjo është

ndërmarrja që duhet në vazhdimësi t’i prodhojë, t’i nxjerrë iniciativat që do duhet të

diskutoheshin në këtë Kuvend.

Pra, në gjendjen të cilën po vijmë si vend edhe si Kuvend në këtë demokraci parlamentare, vërtet

është e papranueshme. Kemi një abstenim të madh të Qeverisë prej detyrave të saj, në secilin

resor të mundshëm, e ajo që është shumë e rëndësishme, në politikën e jashtme.

Pse për neve është e rëndësishme politika e jashtme dhe relacionet me Shtetet e Bashkuara të

Amerikës, është edhe për shkak të së kaluarës, po edhe për shkak të asaj që s’e kemi përmbyllur

ende këtë rrugëtim të shtetndërtimit tonë. Deri në momentin kur Kosova nuk është pjesë e OKB-

së, ne nuk e kemi përmbyllur këtë proces dhe duhet të ketë angazhim të vazhdueshëm, pikërisht

për këtë.

Këto janë çështje që duam t’i gremë dhe t’i diskutojmë edhe me kryeministrin sot në këtë seancë,

që sikurse në seanca të tjera, nuk ta mundëson.

Page 62: Kuvendi - Skupština - Assembly

62

Ai të thotë, unë punoj qysh më punohet. Po në rregull bre, por duhet t’i japësh përgjigje të gjithë

këtyre kërkesave, pyetjeve që po i shtrojmë si deputetë të opozitës. Është plotësisht legjitime. As

nuk e ofendoi askush, as nuk po e ofendojmë. Thjeshtë, po kërkojmë qartësi. Në krejt këtë

mjegull që është krijuar për 100 ditë, po kërkojmë qartësi.

Ju ishit dëshmitarë, edhe unë po ndjehem goxha i turpëruar me mënyrën qysh na turpëroi

kryeministri edhe qysh e la seancën pa e thënë asnjë fjalë të vetme për marrëveshjen.

Unë po ju bëj thirrje juve si koalicion qeveritar që të jeni një angazhim më të madh, ta riktheni

qeverisjen në vend, të mos abstenoni prej përgjegjësive që i keni marrë. Në secilën fushë jeni

duke abstenuar. Jeni duke abstenuar edhe në çështjet të ekonomisë, edhe të mirëqenies, edhe të

sundimit të ligjit. Asnjë iniciativë nuk po e shohim. Në fund të fundit, pasojat i bartim të gjithë.

Jemi pozitë dhe opozitë dhe pasojat do t’i bartim të gjithë ne, qytetarët dhe gjeneratat që vijnë

pas nesh. Faleminderit!

KRYETARI: Nga Lidhja Demokratike, kryetari i Grupit Parlamentar, Arben Gashi.

ARBEN GASHI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Për të përshkruar joseriozitetin e kryeministrit, nuk ka nevojë se po shihet vet me ikjen e tij prej

seancës.

Unë po ia filloj me një citim të kryeministrit se çka tha kryeministri i sotëm në shtatorin e vitit

2020 sapo u nënshkruar marrëveshja: “Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të

paligjshëm të Kosovës, kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jokoherente

dhe jotransparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik, dhe shkel Kushtetutën

dhe ligjet e Kosovës”, Albin Kurti në Tweter në shtator të vitit 2020.

Sot, Albin Kurti: “Takimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i shkuar ia hapi dyert

Vuçiqit në Uashington”. Ku mbeti jolegjitimiteti? Ku mbeti rendi demokratik? Ku mbeti kundër-

kushtetutshmëria? Ku është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës? Cili është qëndrimi dhe vlerësimi i

Qeverisë së Kosovës pas pothuajse katër muaj në qeverisje, për këtë çështje?

A mendon akoma kryeministri Kurti që nënshkrimi i zotit Hoti poshtë teksteve është jokoherent,

jotransparent, kundër vullnetit të popullit, kundër rendit demokratik, kundër-kushtetues dhe që

shkel ligjet e Kosovës? Këto janë pyetjet për kryeministrin. Këto janë pyetjet.

A mendon Albin Kurti akoma njëjtë apo gjithçka tash është reduktuar, se kryeministri Hoti i

paska hapur dyert e Shtëpisë së Bardhë. Shumë mirë nëse i paska çelësat e Shtëpisë së Bardhë,

kryeministri Hot, por nuk besoj që i ka.

Page 63: Kuvendi - Skupština - Assembly

63

Nuk mendoj që mund t’ia hapë dhe as t’ia mbyllë dyert dikujt, kryeministri i Kosovës. Ajo çka

tha kryeministri Kurti, është e çuditshme, sepse tha që ne i kemi fituar 51% dhe ne me atë 51%

do të shkojmë përpara. Shumë mirë, shkoni përpara.

Tha; po ju po doni të më profilizoni si rrezik për Amerikën. Asnjëherë. Asnjëherë, se ne e dimë

se është shumë jorelevante, kushdo në Kosovë, e aq më pak Albin Kurti, që të jetë rrezik për

Amerikën. Problemi është se duke u sjellë si i papërgjegjshëm, bëhet rrezik për Kosovën. Ky

është problemi. Kjo është ajo që e kemi thënë ne edhe në pranverën e vitit të kaluar dhe që e

kemi shqetësim edhe sot.

Sjellja e papërgjegjshme në raport me partnerët ndërkombëtarë, shndërrohet në rrezik për

Kosovën. Në rrezik për ekzistencën e Kosovës. Kjo mënyrë e të menduarit e zotit Kurti, është

rrezik për Kosovën.

Por, zoti Kurti nuk e ka idenë dhe angazhimin e tij se si ta qeverisë Kosovën, se si t’i përmirësojë

raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, se si ta vendosë Kosovën në avantazh krahasues

përballë partnerëve ndërkombëtarë, po zoti Kurti e ka qëllimin diku tjetër, atë që e deklaron në

vazhdimësi se do të marrë 3/4 e komunave. Ai është qëllimi i tij. Nuk është qëllimi i tij që ta

mbrojë Kosovën. Ky është problem. Ky është problem substancial.

Pra, a po ndryshon zoti Kurti, dhe nëse ndryshon, krejt në rregull, s’ka asgjë të keqe. E pranojmë

ndryshimin e tij, e pranojmë gabimin e tij. Ka vlerësuar gabimisht. Ka dashur ta përdorë

politikisht, sepse ka qenë fushatë. Në rregull është. Por, nuk mundet sot që ta reduktojë të gjithë

atë luftë që e ka bërë në Kuvend.

Gjashtë interpelanca për një marrëveshje janë bërë në këtë Kuvend. Gjashtë interpelanca janë

thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Për secilën pikë të marrëveshjes. Secila është konsideruar

tradhti ndaj shtetit nga ish-kryeministri. Sot, çfarë thotë, a është tradhti apo s’është tradhti?

Çka thotë kryeministri sot? Çka thotë kryeministri i Kosovës sot? A vazhdon të jetë i bindur

kryeministri i Kosovës sot se nënshkrimet poshtë atij teksti jokoherent dhe jotransparent të zotit

Hoti, a thotë se janë në kundërshtim me vullnetin e popullit? A thotë sot se janë në kundërshtim

me rendit demokratik? A thotë sot që e shkelin Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës? Çka thotë sot?

Për këtë punë e kemi thirrur ne kryeministrin. Për këtë punë. Jo të tregojë kryeministri se si ia

paska hapë dyert në Shtëpinë e Bardhë, Avdullah Hoti, presidentit të Serbisë.

A po kupton?! Është qesharake të mendohet që dikush mund t’ia hapë apo t’ia mbyllë dyert në

Shtëpi të Bardhë kujtdo qoftë, përveç të zotit të Shtëpisë, që aty është Presidenti i Shteteve të

Bashkuara të Amerikës.

Page 64: Kuvendi - Skupština - Assembly

64

Kryeministri Kurti nuk tha asgjë lidhur me deklaratën e Sekretarit të Jashtëm të Shteteve të

Bashkuara të Amerikës, Blinken, i cili thotë se ne qëndrojmë fuqishëm prapa marrëveshjes.

Kryeministri nuk tha asgjë lidhur me qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë, i cili thotë sot qëndron

fuqishëm prapa marrëveshjes.

Këto po na interesojnë. Po ia falim krejt populizmat që i ka bërë, krejt po ia falim. Ka dashur që

ta mashtrojë elektoratin në një fazë të rëndë nëpër të cilën po kalonte Kosova, e ka mashtruar. Ka

dashur të përfitojë, ka përfituar politikisht. Krejt në rregull.

Sot, çfarë do të bëjë? Ne nuk e kemi thirrur që ta gjykojmë se çfarë ka bërë atëherë, pse i ka

thirrur gjashtë interpelanca për një çështje edhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Nuk

po e gjykojmë për atë punë. Por, kryeministrin po e thërrasim në një debat parlamentar për të

treguar se cili është qëndrimi i tij, cili është vlerësimi i tij. A do që ta respektojë këtë

marrëveshje. A do ta zbatojë. Nëse nuk do që ta zbatojë, është e drejtë e tij.

Kryeministër, veç ia çon një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i thotë që

unë tërhiqem nga ajo marrëveshje, nuk e njoh. Kaq është. S’ka nevojë që ta sjellë as në Kuvend,

sepse nuk është e ratifikuar në Kuvend.

Një letër Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit ku i thotë: në tërësi apo në pika e të saj nuk njoh

marrëveshjen, dhe aty mbyllet gjithçka. As këtë nuk është gjendje që ta bëjë. Pra, çka është në

gjendje që të bëjë ky kryeministër? Pyetjet ishin të qarta, të sakta.

A do që ta zbatosh marrëveshjen apo nuk do që ta zbatosh marrëveshjen? A vazhdon të jetë i

bindur se kjo marrëveshje, po e përsëris, siç ka thënë kryeministri, pra a vazhdon ai të jetë i

bindur se është jotransparente dhe jokoherente, në kundërshtim me vullnetin e popullit, në

kundërshtim me rendin demokratik, që shkel Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. A vazhdon të jetë

i bindur kryeministri? Nëse po, le të dalë dhe le ta thotë në këtë Kuvend dhe le t’ia dërgojë një

letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëse jo, atëherë le të heshtë dhe le të ikë, siç iku sot. Dhe, gjatë ikjes le t’i shajë disa deputetë të

opozitës, në nervozë e sipër. S’ka nevojë që të nervozohet. Hiç s’ka nevojë që të nervozohet.

Thjesht, të tregojë se qëndrimi i tij.

E ka për detyrim kushtetuese që t’i tregojë Kuvendit të Republikës, se cili është qëndrimi i

kryeministrit të Kosovës në lidhje me një marrëveshje e cila është nënshkruar më 4 shtator të

vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet kryeministrit të Kosovës asaj kohe, Avdullah Hoti dhe

presidentit të kaluar të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Le të tregojë. Këtë po ia kërkojmë.

Asgjë më shumë.

Page 65: Kuvendi - Skupština - Assembly

65

Nuk po e gjykojmë pse e ka përdorur politikisht. Në rregull, e ka përdorur, ka dashur që ta

përdorë, le ta përdorë. Sot që është kryeministër, le të flasë si kryeministër. A beson në ato

elemente që i ka shkruar me dorën e vet në llogarinë e vet në Tweter? Pra, a beson se kjo

marrëveshje është jokohorente, jotransparente, në kundërshtim me vullnetin e popullit,

jodemokratike, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës? Këto

janë pyetjet për kryeministrin Kurti, pastaj vijnë pyetjet tjera.

A do që ta zbatosh këtë marrëveshje? Nëse qëndron prapa vendimit, të asaj që ka shkruar në

shtator të vitit 2020, le t’ia deklarojë Kuvendit dhe le t’ia deklarojë Shteteve të Bashkuara të

Amerikës. Të mos mundohet që të luajë me fjalë, se po thotë se ai qenka rrezik për Amerikën,

s’është kurrfarë rreziku për askënd ai, hiç.

Ai veç mund të bëhet rrezik i përkohshëm për Kosovën. As për Kosovën s’e lënë që të bëhet

rrezik, jo. Nuk e lënë. Nuk e lënë dhe nuk e lëmë. Nuk e lënë dhe nuk e lëmë. Nuk mund të bëhet

as rrezik për Kosovën. Ka qejf që ta konsiderojë veten sikur ai na qenka ndonjë personalitet i

madh dhe rrezik për Amerikën, por jo, jo, s’është rrezik për askënd ai. Bash për askënd.

E sa i përket zgjedhjeve lokale, ato po vijnë. I shohim rezultatet. Do t’i shohim rezultatet.

Njerëzit do të vlerësojnë, do të votojnë dhe shohim. E shohim zotin Kurti se a do t’i ketë 3/4 apo

do ta ketë turpin e atij mashtrimi që ua ka bërë qytetarëve të Kosovës. Faleminderit!

KRYETARI: Tash nga Aleanca... Sërish e keni kërkuar fjalën Besnik apo Pal Lekaj? Deputeti

Pal Lekaj e ka fjalën.

PAL LEKAJ: I nderuar kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës,

Të nderuar ministra,

Deputetë e deputete,

Qytetarë të dashur,

Vetë mosprezenca e kryeministrit të Republikës së Kosovës në këtë debat, që mendoj është i

rëndësisë së veçantë, e tregon seriozitetin e kësaj Qeverie.

Ajo që dua ta them sot është që, pothuajse ju keni mbetur në 14 shkurtin. As s’po lëvizin këto

ditë, dhe të më besoni që ne vend po numëroni dhe nuk po i qitni hapat e parë që të arrini që t’iu

tregoni qytetarëve që ju e keni seriozisht që të jeni në shërbim të qytetarëve. Aman të mos lëvizni

prej 14 shkurtit.

Sot, po debatojmë për një marrëveshje që është nënshkruar më 4 shtator, në Uashington. Nuk ka

zyrë më të fuqishme në botë. Nuk ka zyrë që duhet të përulemi ne, jo vetëm deputetët, por as

Qeveria dhe qytetarët, sepse ai vend është djepi i demokracisë dhe djepi i konsistencës.

Page 66: Kuvendi - Skupština - Assembly

66

Po ju tregoj që në vitin 1972 në Uashington është debatuar për Ujmanin, ja ku e keni, dhe është

nënshkruar në Uashington DC një investim që e kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

nëpërmjet Bankës Zhvillimore për Rindërtim. Dhe, nënshkrimi është, jo me Serbinë, por me

Republikën e Kosovës.

Si mund t’i frikësoheni Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Ne nuk jemi avokatë të Shteteve të

Bashkuara të Amerikës që ta sulmojmë Kurtin. Jo! Ne jemi avokatë të Republikës së Kosovës,

ku kemi lindur, ku jemi rritur dhe ku kemi sakrifikuar dhe do t’i mbrojmë me fanatizëm krejt ato

vlera demokratike dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëse ju mendoni që të ndërroni qasje, as qytetarët nuk do t’ju mbështesin, siç mendoni që e keni

50%-shin.

Prandaj, një prej atributeve kryesore të shtetësisë është edhe aftësia për të pranuar dhe për të

përmbushur obligimet ndërkombëtare. Marrëveshja e Uashingtonit është marrëveshja e Kosovës

me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në atë marrëveshje ne jemi zotuar si shtet për përmbushje

të disa obligimeve.

Ne nuk guxojmë që t’i denoncojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo është një praktikë e

shteteve të cilat nuk kanë stabilitet, vazhdimësi të qëndrimeve të tyre në arën ndërkombëtare. Me

një praktikë të tillë të denoncimit të marrëveshjeve rrezikohet edhe besueshmëria e shtetit për të

marrë kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Ja një shembull nga historia. Një praktikë e tillë ka ndodhur në pushtetin e Leninit pas

Revolucionit të Tetorit në Rusi, kur në vitin 1918 janë denoncuar të gjitha marrëveshjet

ndërkombëtare për kredi dhe huamarrje të Rusisë, para bolshevikëve të Leninit. Por, edhe pse

këto marrëveshje u denoncuan, Rusia demokratike është dashur që t’i kthejë ato më vonë pas

shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe me shtete e Klubit të Parisit.

Pra, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të zbatohen, sepse ato janë atribut kryesor i shtetësisë në

rrafshin ndërkombëtar. Kush nuk e kupton këtë, e rrezikon seriozisht subjektivitetin

ndërkombëtar të shtetit në arenën ndërkombëtare.

Meqë na ka injoruar kryeministri, unë prapë po kthehem dhe e lus në disa pyetje që kisha dashur

që t’ia përcillni kryetar apo kolegu ministër, zoti Kurti.

Pyetja e parë:

1. Cili është qëndrimi i Qeverisë për zotimet e Uashingtonit? A do t’i zbatoni ato?

Page 67: Kuvendi - Skupština - Assembly

67

2. Cilat janë hapat konkretë që keni ndërmarrë si Qeveri për të zbatuar zotimet e Uashingtonit

dhe projektet që dalin nga ky dokument si; Autostrada e Paqes, lidhja hekurudhore Prishtinë-

Merdarë dhe lidhja hekurudhore Nish - Prishtinë?

Pas zotimeve në Uashington është zbatuar pika e këtij dokumenti, të dyja palët do të hapin dhe

do të operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar në Merdar, mirëpo nga

informacionet që kemi aty, nuk ka komunikim mes stafit kosovar dhe atij serb.

Si Qeveri a jeni të njoftuar se po zbatohet kjo pikë e dokumentit në këtë pikë kufitare? Çfarë po

ndodh me pikën e zotimit të Uashingtonit për diplomati kur thuhet: të dyja palët do t’i njohin

diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.

Kjo temë ka qenë pjesë e marrëveshjes së Brukselit, për diplomat dhe prek drejtpërdrejt jetën e

qytetarëve. Pra, çfarë keni ndërmarrë që të zbatohet ajo pikë e marrëveshjes?

Cili është qëndrimi juaj lidhur me studimin e fizibilitetit për Ujmanin? Ka kaluar rreth një javë

nga publikimi i tij, dhe ende nuk kemi një qëndrim nga Qeveria. Ndoshta zoti Kurti, kryeministri

ynë i dashur, ende nuk e ka lexuar, sepse ka diçka më të rëndësishme.

Dhe një tjetër e përmendi vetë, një pikë që është me rëndësi të veçantë, moratoriumin.

Çfarë keni ndërmarrë ju nëse nuk pajtoheni dhe ku jeni në këtë pikë? Faleminderit!

KRYETARI: Tash, propozoj që të shkojmë në pushim. Mirëpo, dy çështje para se të shkojmë në

pauzë. E para është që gjatë kësaj kohe do të ndodhë edhe procesi i zgjedhjes së kryetares së

Grave Deputete. Ne u dëshirojmë sukses në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë

vendim shumë të rëndësishëm.

Dhe e dyta, një kritikë për të gjitha grupet parlamentare, përveç AAK-së, e cila e ka kryer

procesin e vendosjes së deputetëve nëpër grupet e miqësisë. Pra, i kisha lutur edhe grupet e tjera

parlamentare që ta kryejnë sa më shpejtë, t’ia dërgojnë Komisionit për Punë të Jashtme, sepse

Kryesia e ka marrë këtë vendim para një muaji, dhe grupet parlamentare nuk janë duke e kryer

përgjegjësinë e tyre.

Ju lutem që t’i vendosni deputetët, sepse grupet e miqësisë dhe themelimi i tyre janë shumë të

rëndësishme për Kuvendin e Kosovës.

Shihemi në orën 15:30!

* * *

Page 68: Kuvendi - Skupština - Assembly

68

Vazhdim i mbledhjes, pas pauzës

Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Glauk Konjufca.

KRYETARI: Deputetë të nderuar, po e vazhdojmë seancën, kështu që ju lus të ktheheni në sallë,

të tjerët të ulen nëpër vendet e tyre.

Fjalën e ka Partia Demokratike, deputeti Fadil Nura. Në rregull, po u japim zonjave përparësi,

Ariana Musliu-Shoshi.

ARIANA MUSLIU-SHOSHI: I nderuar kryetar,

I nderuar Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Shumë të dashur qytetarë,

Do të doja që të filloj këtë fjalim me një sukses dhe jo me një skandal diplomatik të radhës nga

ministrja e Punëve të Jashtme, zonja Gërvalla, e cila nuk e di se a është e vetëdijshme se çdo

gabim i saj është me pasoja për të ardhmen e shtetit tonë.

Një skandal i radhës është bërë javën që shkoi, pra të dielën, konkretisht më datë 4 korrik, ku nuk

e ka uruar Ditën e pavarësisë së Amerikës.

Jo veç çdo ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës e ka uruar në të kaluar, por

edhe çdo ministër i Punëve të Jashtme i çdo shteti demokratik e paqedashës e ka bërë po të

njëjtin veprim.

Tani po kthehemi te marrëveshja e Uashingtonit.

Në këtë Kuvend që nga data 7 tetor 2020, kur ju si Grup Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje

ftuat interpelancën për marrëveshjen e Uashingtonit, konkretisht pikën 15, nuk ndaluat duke i

fyer këto zotime që palë kontraktuese janë Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i

konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Deklaratën e

pavarësisë.

Moratoriumi njëvjeçar e keni konsideruar si pushim të shtetësisë së Kosovë në sferën dhe

sistemin ndërkombëtar, si bllokim të shumë nismave, projekteve e procedurave të ndryshme të

shtetit të Kosovës dhe institucioneve të saj në nivel ndërkombëtar multilateral.

Pikërisht për këtë çështje, me anë të pyetjes parlamentare i jam drejtuar ministres Gërvalla në

prill të këtij viti konkretisht për qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme karshi marrëveshjes

së Uashingtonit, në përgjigjen me shkrim, të cilën edhe do ta publikoj tani, cilësohet si

marrëveshje e pamenduar mirë, e panevojshme, e cila nuk respekton interesat e shtetit tonë, nuk

Page 69: Kuvendi - Skupština - Assembly

69

respekton sovranitetin që përmban zotime që shkaktojnë pasoja afatgjate për Kosovën dhe se kjo

nuk është marrëveshje e mirëfilltë ndërkombëtare dhe, si e tillë, palët nuk i obligon ligjërisht.

Më lejoni të theksoj se Kosova është shtet në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe se detyrimi

ndërkombëtar është përgjegjësi për zbatim.

Në një prej paragrafëve në përgjigjen që e kam marrë nga ministrja shkruan se ne si shtet

mbesim të interesuar të vendosim marrëdhënie të mira me Palestinën. Pra, në vend që të dërgohet

një ambasador fuqiplotë dhe të vendosim marrëdhënie diplomatike të mira fuqiplota me Izraelin

dhe të punohet në fushën e investimeve nga Izraeli në Kosovë, ministrja zotohet të krijojë

marrëdhënie me Palestinën, e cila nuk e njeh Kosovën në subjektivitetin ndërkombëtar, voton

kundër anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe ka një ambasador të akredituar në Beograd

që sa herë prononcohet, e thekson që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Mendoj që kjo Qeveri me këtë qasje i ofron Kosovës dy gjëra shumë të rrezikshme. Pra, si

zakonisht, pas popullzimit, me të cilin merret në vazhdimësi, e konteston legjitimitetin e kësaj

marrëveshje, pra do të thotë na prish me Amerikën dhe legalitetin e kësaj marrëveshje, me ç’rast

e prish kushtetutshmërinë e vendit.

Tani, edhe pas komunikatës së Shtëpisë së Bardhë të datës 26 prill 2021, e cila thotë që duhet të

implementohet marrëveshja, pas zotimit të Administratës së Bajdenit, pas deklarimit të

ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, zotit Kosnet, Qeveria ende vazhdon të heshtë dhe të mos e

pranojë këtë marrëveshje.

Zoti kryeministër,

Më nuk jeni opozitë, po jeni në pushtet, ku në çdo vend demokratik respektohet kontinuiteti

shtetëror karshi zotimeve ndërkombëtare dhe, nëse nuk pajtohesh, e ke mundësinë e përdorimit

të mekanizmave ligjorë, pra e dërgon në Gjykatën Kushtetuese dhe në asnjë mënyrë nuk e

injoron siç po veproni ju dhe me një shtet që kemi kontratë dhe i cili është mik dhe ka kontribuar

në veçanti që ne sot të jemi shtet.

Një sjellje e tillë nuk duhet të bëhet nga kryeministri ynë, përkundrazi duhet të tregohet shumë

përgjegjës, duhet të tregohet bashkëpunues ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndaj çështjeve të tjera

ndërkombëtare me ndikim për të ardhmen e këtij vendi. Faleminderit!

KRYETARI: Nga Lidhja Demokratike fjalën e ka deputetja Vlora Dumoshi.

VLORA DUMOSHI: Faleminderit!

I nderuar kryetar i Kuvendit,

Të nderuar deputetë,

Page 70: Kuvendi - Skupština - Assembly

70

Të dashur qytetarë,

Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit të vitit 2020 për normalizimin e marrëdhënieve

ekonomike me Serbinë ka hasur në interpretime të ndryshme, por edhe në përkrahje të ndryshme

qoftë në institucione, qoftë në opinion.

Kishte dhe ka vlerësime që këtë marrëveshje e cilësojnë me të drejtë si një ndër marrëveshjet më

të rëndësishme si për nga niveli, ashtu edhe për nga tematika që ka arritur Kosova.

Është e para marrëveshje që Kosova e nënshkruan në Zyrën ovale me pjesëmarrjen e presidentit

të SHBA-së dhe përfaqësuesve më të lartë të këtij shteti. Kjo flet për rëndësinë që SHBA-ja i ka

dhënë kësaj marrëveshjeje.

Këtë duhet ta kemi parasysh jo vetëm në këtë Kuvend, por edhe si shoqëri kosovare.

Kishte dhe ka vlerësime që e shpallin të pavlefshme marrëveshjen, e quajnë joligjore dhe shkojnë

deri aty sa t’i thonë jokushtetuese, të tillë e cilësojnë vetëm si zotim, siç kanë dëshirë ata të

paraqesin se është bërë nga një Qeveri jokushtetuese.

Presidenti ynë historik, Ibrahim Rugova, që ishte edhe kryetar i partisë time, u shpreh se vetëm

me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund ta fitojë pavarësinë dhe të bëhet shtet, ashtu doli.

Të nderuar deputetë,

Më lejoni që shtroj disa pyetje në këtë Kuvend për rolin e SHBA-së ndaj Kosovës.

Kush mori vendim për të sulmuar caqet ushtarake të Serbinë më 1999 dhe kush e udhëhoqi

fushatën ushtarake të NATO-s kundër Serbisë që pasoi me çlirimin e Kosovës?

Kush ia dha përkrahjen më të madhe Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të

dëshmuar të drejtën e Kosovës për shpallje të pavarësisë?

Kush i ndihmoi Kosovës në shumë njohje nga shtetet e tjera si shtet sovran dhe i pavarur dhe në

anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare?

Kush e përkrahu Kosovën ta themelojë ushtrinë e saj, edhe përkundër skepticizmit të vendeve të

BE-së dhe të disave në NATO?

Kush i dha përkrahje të gjithanshme të Kosovës gjatë gjithë viteve pas çlirimit dhe pas shpalljes

së pavarësisë në zhvillimin ekonomik dhe në ndërtimin e të gjitha institucioneve demokratike?

Page 71: Kuvendi - Skupština - Assembly

71

Dhe, mund të bëjmë me qindra pyetje, filluar me kush, kurse përgjigjja është e qartë: Shtetet e

Bashkuara të Amerikës.

Të nderuar deputetë,

Kur e kishim vështirë, asnjëherë nuk na ka shkuar mendja të cilësojmë dikën në SHBA si

republikan apo demokrat, si të djathtë aspo socialdemokrat. Kosova ka kërkuar ndihmën dhe

përkrahje e tyre pa dallim. Kosova ka respektuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E vërteta është se na kanë përkrahur të gjithë pa dallim, republikanët dhe demokratët, na kanë

përkrahur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjitha qeveritë e SHBA-së, të gjithë presidentët,

na ka përkrahur populli amerikan.

Kryeministri Hoti ka bërë një punë tepër të madhe me nënshkrimin e marrëveshjes për normalitet

ekonomik në Shtëpinë e Bardhë. Për këtë proces dhe për këtë akt zoti Hoti dhe delegacioni i

Kosovës meritojnë mirënjohje të veçantë shtetërore. Jam e bindur se kështu do të duhej të

vepronte një shtet normal, sepse marrëveshja nuk është partiake, është shtetërore, e lidhur në

kryeqytetin e partnerit strategjik të Kosovës, në Uashington.

Normalizimi ekonomik i nevojitet çdo vendi. Unë e përcolla takimin e fundit të kryeministrave të

vendeve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit me kancelaren Merkel. Nga deklaratat e

fundit lexohej se të gjithë ishin zotuar për tregun e përbashkët rajonal, për lehtësimin e lëvizjes

së njerëzve me letërnjoftim, për njohje të diplomave. Janë zotime të njëjta ose të ngjashme me

ato në Uashington në këto fusha.

Shtrohet pyetja, pse për dikën këtu bën, e atje në Uashington nuk bën. Kujt i pengon ndërtimi i

hekurudhave dhe aftësimi i transportit hekurudhor, ndërtimi i rrugëve, investimet e korporatave

amerikane, kujt i pengon rritja e punësimit dhe zvogëlimi i varfërisë. Jam e bindur se nuk duhet

t’i pengojë askujt.

Qeveria Hoti ka pasur guxim të nënshkruajë një marrëveshje të tillë, të tjerët kanë mundur, por

nuk kanë pasur guxim. Ata që e cilësojnë Qeverinë Hoti si antikushtetuese, prandaj edhe

vendimet e saja, le ta lexojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të gjitha vendimet dhe aktet e Qeverisë Hoti i ka lënë në fuqi Gjykata Kushtetuese, prandaj edhe

marrëveshjen e Uashingtonit. Pajtohuni me këtë dhe zbatoni marrëveshjen! Kjo Qeveri, por edhe

Presidenca do t’i bëjnë dëm të madh Kosovës nëse i injorojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

marrëveshjet dhe bashkëpunimin me ta.

Page 72: Kuvendi - Skupština - Assembly

72

Nuk është kjo marrëveshje dhe nuk duhet të jetë objekt i matjes së muskujve të Qeverisë ose

pozitës me LDK-në dhe partitë e tjera në opozitë, sepse partneriteti me SHBA-në është interes i

të gjithëve, zhvillimi ekonomik është interes i të gjithëve.

Si deputete e LDK-së në këtë Kuvend pres deklarim të qartë të Qeverisë dhe të gjithë koalicionit

fitues të zgjedhjeve të fundit për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit. Faleminderit!

KRYETARI: Deputetja Time Kadrijaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit!

Amerika është aleati kryesor dhe më i madh i Kosovës, këtë e di edhe populli i Kosovës, këtë e

dimë edhe ne deputetët e Kosovës, e dimë të gjithë. Po mjerisht, kjo Qeveri po e anashkalon,

këtë e kemi parë edhe në prezantimin e programit qeveritar, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës

përmenden fare pak ose nuk përmenden fare.

Kosova ka zgjedhur rrugën e integrimit evropian dhe është populli më proevropian edhe më

poamerikan, andaj nuk duhet luajtur me një aleat strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të

Amerikës.

Me parimin e kundërshtimit të çdo gjëje që ka të bëjë me vendin dhe me shtetin, refuzimi i

dialogut duke vendosur me teke e kushte dhe tash duke dialoguar pa kushte dhe bile edhe pa

transparencë, mosnjohja e himnit, e flamurit, bile mohimi edhe i shtetësisë dhe çdo gjë të arritur,

këto kanë qenë parime të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kërkesë për rishikim të marrëveshjeve, deklarata si në Uashington janë thikat mbi harta, e këto

që po bëhen është një gabim i madh dhe gabim strategjik.

Kemi dialog pa platformë dhe pa parime. Kryeministri duhet të vijë e të raportojë në Kuvend se

çfarë po ndodh me procesin e dialogut, pse po heziton, sepse kur ishte në opozitë, ka kërkuar

transparencë dhe raportim nga kryeministrat paraprakë pas çdo raundi të bisedimeve, ndërsa tash

kanë shkuar në bisedime dhe ky Kuvend nuk di se çka është biseduar dhe çka nuk është

diskutuar.

Nuk dëgjuam prej kryeministrit se a duhet të zbatohet marrëveshja e arritur në Uashington, janë

shumë arsye përse duhet të zbatohet marrëveshja e Uashingtonit. Në atë marrëveshje Kosova hyn

në obligime ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe anasjelltas. Kosova nuk ka obligime

ndaj Serbisë, sepse nuk ka bërë marrëveshje me Serbinë, po me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Page 73: Kuvendi - Skupština - Assembly

73

Aleanca strategjike me Amerikën në asnjë mënyrë nuk bën të rrezikohet. Vullneti i administratës

Bajden është të vazhdohet tutje me zbatimin e marrëveshjes. Kosova ka nënshkruar edhe

deklaratën e zotimit, në të cilën merr obligime të saj në mënyrë të detajuar.

Impakti ekonomik për Kosovën është shumë i madh dhe i domosdoshëm për ekonominë tonë,

pothuajse të rrënuar. Korporata ndërkombëtare e financave e zhvillimit të Shteteve të Bashkuara

të Amerikës është zotuar për projektin e blerë deri në një miliard dollarë dhe këtu përfshihen

autostrada e paqes, hekurudha, gazi natyror.

Pse, kryeministri nuk tregoi a do të zbatojë këtë marrëveshje apo jo? Dhe, jorastësisht në

procesin e dialogut po kërkojmë çdo herë që kryeministri Albin Kurti të kërkojë nga presidenti

Bajden një emisar për procesin e dialogut dhe kryeministri sa më parë duhet të vijë të raportojë

në këtë Kuvend dhe jo t’i ikë përgjegjshmërisë që e ka në raport me Kuvendit, të vijë dhe të

raportojë se çka ka biseduar dhe çka nuk ka biseduar. Faleminderit!

KRYETARI: Fjalën nga Partia Demokratike e ka deputetja Blerta Deliu, edhe një herë po e

diskriminojmë Fadilin, u mësua Fadili të diskriminohet, në rregull jemi.

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

E para, për mua është e pakuptimtë që ne po flasim sot për marrëveshjen ose dokumentin e

Uashingtonit dhe në sallë nuk e kemi asnjë përfaqësues të Qeverisë dhe kjo shpërfaq më së mirë

arrogancën e këtij pushteti e të vetë kryeministrit, i cili vjen e reciton poezinë e vet para

deputetëve dhe përfaqësuesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i braktis punimet e

këtij Kuvendi pa u përgjigjur në çështjet fondamentale, në pikat kryesore për të cilat sot ai do të

duhej të kishte përgjigje.

Unë kam një mandat të gjatë si deputete në Parlament dhe e kujtoj përpjekjen e zotit Kurti si

opozitar që ta disiplinojë Qeverinë, edhe pse po e them, kjo Qeveri nuk krahasohet me asnjë

Qeveri për arrogancën e saj që e ka pasur në raport me Parlamentin dhe për këtë, zoti kryetar,

kërkoj së pari nga ju që për forume të tilla, për takime të tilla dhe për thirrje tilla të

marrëveshjeve, dokumenteve të rëndësishme, ta ftoni Qeverinë që të jenë në sallë për t’ iu

përgjigjur pyetjeve të deputetëve dhe për sqaruar shumë paqartësi e shumë kërkesa që ne i kemi

nga qytetarët e Kosovës, e që s’po arrijnë të marrim përgjigje nga askush. Pa, le ta shkruajë, ose

ju deputetë që jeni sot këtu të zgjidhur edhe vetë duhet të kërkoni nga kryeministri që të jetë në

takime kur ftohet që të raportojë për marrëveshje si kjo.

Për herë të parë në historinë e shteteve moderne Kosova, prej një spektatori që ishte para luftës

çlirimtare, u shndërrua në një aktor dhe faktor pas saj. Pra, deri atëherë ishte veçse objekt

diskutimi, jo edhe subjekt siç është edhe tani. Shteti i Kosovës, një produkt normal i së drejtës së

Page 74: Kuvendi - Skupština - Assembly

74

popujve për vetëvendosje, është refleksion i dinamikave të reja në të drejtën dhe në marrëdhëniet

tona ndërkombëtare. Siç e dini, njohja e shtetësisë së Kosovës nga 114 shtete gjithandej botës, në

mesin e të cilave janë edhe shumica e fuqive të mëdha, të shoqëruara nga mendimi i Gjykatës

Ndërkombëtare të Drejtësisë përkitazi me legjitimitetin e deklaratës së pavarësisë dhe

anëtarësimit të saj në shumë organizma e në shumë organizata regjionale, evropiane e

ndërkombëtare, si dhe orientimi i saj konsistent properëndimor e euro-atlantik janë parakushte të

qëndrueshme që tregojnë se subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës është i pathyeshëm dhe

natyrisht që është në funksion të paqes e në funksion të stabilitetit të vendit.

Pra, situata aktuale në të cilën jemi dhe në të cilën na ka futur kryeministri Kurti e reflekton

saktësisht të kundërtën e këtyre arritjeve me të cilat ne sot krenohemi.

Sot në botë janë më shumë se 5 mijë popuj të ndryshëm, janë rreth 600 gjuhë të ndryshme, por

veç afërsisht 200 shtete dhe një gjë e tillë, përveç që është për shkak të Luftës së Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës, është edhe për shkak të përkrahjes që ne kemi marrë në rend të parë nga

aleatët tanë strategjikë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pra, kolegë deputetë,

Kjo marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara për Partinë Demokratike është dhe mbetet e

pacenueshme, e pasfidueshme dhe është vlerë, të cilën ne e kemi përqafuar me krenari edhe aso

kohe kur marrëveshjet që janë bërë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë

kryqëzuar e janë quajtur si të dëmshme për vendin.

Pra, këtë diskurs po e dëmton kryeministri Kurti me qasjen e tij të padrejtë e të pasinqertë në

raport me mikun më të madh të shqiptarëve. Prandaj, si Qeveri e Republikës ju do të duhej që ta

vazhdoni këtë diskurs, por për fat të keq, sot po ndodh e kundërta. Rasti i dokumentit të

Uashingtonit e tregon më së mirë këtë refuzim të papranueshëm, të cilin Albin Kurti po u bënë

Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por është e nevojshme të bëhen qartë disa prej çështjeve, për

të cilat kryeministri sot nuk kishte përgjigje.

Së pari, dokumenti i Uashingtonit, siç e dini dhe siç e kanë të qartë ata që janë juristë, është

dokument që prodhon efekt juridik ndërkombëtar. Pra, Kosova njëanshëm ka marrë obligim për

këtë dokument, këtë e kemi thënë edhe në mandatin e kaluar dhe kjo është e padiskutueshme,

këtë e vërteton Gjykata e Përhershme Ndërkombëtare e Drejtësisë, Gjykata Ndërkombëtare e

Drejtësisë, e vërteton edhe doktrina juridike dhe praktika shtetërore si dhe vetë Komisioni i të

Drejtës Ndërkombëtare.

Së dyti, problemi është se pikërisht kryeministri, i cili do të duhej të kishte qëndrim sot, nuk ka

qëndrim lidhur me këtë dokument. Kjo, të nderuar qytetarë të Kosovës, Kosovën e vë në

pozicion fare të palakmueshëm për të pavendosur në rrafshin ndërkombëtar.

Page 75: Kuvendi - Skupština - Assembly

75

Së treti, nëse ne si Kosovë nuk jemi për avancim të interesave të Amerikës në rajon dhe në

Kosovë, atëherë kryeministri që sot nuk është këtu do të duhej që të na thoshte se për çfarë ne sot

qëndrojmë dhe për çfarë jemi.

Derisa unë dëgjoja sot kryeministri, të ashtuquajtur në ekspozenë e tij, m’u kujtua një deklaratë e

tij në kohën kur presidenti Hashim Thaçi është zgjedhur president dhe ai e thotë, e keni edhe në

media sot, e thotë që “shqiptarët nuk e duan Amerikën, por shqiptarët paskan frikë dhe

frikësohen prej një aleati strategjik siç është Amerika”.

Unë sot do të doja ta pyes edhe vetë kryeministrin se për çfarë ai sot qëndron këtu, sepse ne i

kemi dëshmitë të qarta të asaj që kryeministri Kurti si lider i opozitës si është sjellë në raport me

aleatët tanë strategjikë.

Së katërti, në programin qeverisës të Qeverisë suaj thuhet se ju do të aplikoni për anëtarësim në

organizma ndërkombëtarë. Për shembull, përmendet rasti i anëtarësimit dhe përpjekjeve të

Kosovës për anëtarësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ndërkohë që ka shumë

paqartësi, sepse ju e dini fare mirë që moratoriumi që ka qenë pjesë e marrëveshjes ose pjesë e

këtij dokumenti ia pamundëson Kosovës që të aplikojë në organizma ndërkombëtarë. Tani a jeni

për këtë, apo për respektimin e dokumentit të Uashingtonit, sepse tashmë siç është e dikur, së

shpejti në muajin shtator përfundon moratoriumi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, në bazë dokumentit të Uashingtonit Kosova nuk e ka të ndaluar të kërkojë dhe

të punojë për njohje të reja, ndërkohë, siç e dini, jo vetëm që nuk kemi njohje, por kemi

demonizim të karakterit të shtetësisë së Kosovës, e veçanërisht këtyre viteve të fundit.

Nën pesë, Kosova shtet përveç se është nga gjaku i dëshmorëve, është edhe nga njohja që ka

marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga ndikimi i SHBA-së gjithandej botës. Pra,

kundërshtimi i politikave amerikane është fatale për një shtet i cili do të prosperojë dhe të

anëtarësohet mekanizma ndërkombëtarë. Ne jemi për një gjeopolitikë ku Amerika është

epiqendër e diplomacisë sonë, ndërkohë që kryeministri po e rrezikon këtë qasje.

Të nderuar kolegë deputetë,

Para se ta përmbyll këtë fjalën time, unë e dëgjova kryeministrin, qëndrimin e tij sot që tha se

dokumenti apo marrëveshja është kundërkushtetuese. Si mund të flasë një kryeministër, i cili dy

herë e ka shkelur Kushtetutën duke cenuar shëndetin e qytetarëve të Kosovës për një dokument

të tillë se nuk qenka kushtetues, fundja, Vetëvendosja, kryeministri Kurti ka fituar më shumë se

50% të votave të qytetarëve të Kosovës, është krejtësisht i pasinqertë nëse për një dokument të

tillë ai thotë se është kundërkushtetues e nuk e ka guximin që për të njëjtin t’i drejtohet Gjykatës

Kushtetuese.

Prandaj, kjo që pamë sot...

Page 76: Kuvendi - Skupština - Assembly

76

KRYETARI: Ju lutem, deputetë, ta mbajmë qetësinë!

BLERTA DELIU-KODRA: ...nuk është asgjë më shumë e as më pak se sa një farsë e

kryeministrit, i cili vjen në Parlament, po e them, vetëm për ta recituar poezinë e tij e për të

vazhduar agjendat e tij, për të vazhduar folklorin e tij me folklorizma e tij politikë lidhur me

interesin nacional, me çështjet që janë fundamentale për vendin, e është plotësisht i pasinqertë

me atë të cilët kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë në Albin Kurtin. Unë ndjej keqardhje për

llojin e pushtetit që ka zgjedhur ta qeverisë Albin Kurti me partnerë.

KRYETARI: Deputeti Armend Zemaj, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, kryetar i Kuvendit!

Të nderuar kolegë deputetë,

Qeveria nuk është prezente,

Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta shohin dhe ta ndajmë një shqetësim të përbashkët me

qasjen e tillë karshi temave, të cilat janë në interes nacional.

Është evidente që ne kemi interesa të ndryshme politike, mund të përkufizohem edhe si partiake,

po interesi i përgjithshëm dhe vital i Republikës së Kosovës, jo sot, po që nga viti 1989 në

vizitën e parë të ish-presidentit historik, doktor Ibrahim Rugova, në SHBA, në ndërtimin e

marrëdhënieve dhe në fuqizimin e miqësisë, e cila besoj dhe shpresoj që do të jetë e përhershme.

Cili është shqetësimi ynë dhe për çka është thirrur dhe duhet të shfrytëzohet ky debat

parlamentar. Pyetjet, të cilat ngritën këtu dhe ngrehin dyshime në menaxhimin e situatës apo,

mbi të gjitha, në mënyrën e diplomacisë, të cilën e përdor tash Qeveria aktuale dhe konkretisht

kryeministri Kurti, është për t’u shqetësuar. Edhe sot këto dyshime u bazuan në vetë deklarimin e

tij, të cilat nënkuptojnë se ai nuk ka ndryshuar, vetëm ka ndryshuar qasjen e tij të qenit në

pushtet, thirrje në fuqinë e votës popullore, por jo në atë se si duhet ta udhëheqë një vend dhe

cilët janë partnerët e Republikës së Kosovës.

Nëse marrëveshja apo zotimet nga marrëveshja e Uashingtonit janë kundërkushtetuese,

kryeministri i Kosovës, i këtij shteti, duhet sot të na japë përgjigje të qarta.

Cilat janë pikat e marrëveshjes që janë kundërkushtetuese? Cili është dëmi, i cili u është bërë

qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të reflektojë mbi to. Këto përgjigje sot nuk i morëm. A

ka ndryshuar, a po tenton të ndryshojë kryeministri Kurti në fjalorin e tij politik, në qasjen po se

po, se e kemi parë kur u fut në procesin e dialogut që shkoi, u takua me të njëjtin Vuçiq, pa

kërkim-falje, pa gjetjen dhe zbulimin e të pagjeturve që kanë humbur në luftë dhe pa trajtuar

asnjë temë, të cilat ishin ngritur si teza ndër vite.

Page 77: Kuvendi - Skupština - Assembly

77

E dyta, pse po theksojmë që kryeministri ka problem personal, nuk po them mendor, të mos

keqkuptohem, po problem me atë të cilën e ka helmuar popullin e Kosovës për vite të tëra dhe

fatmirësisht nuk ia ka qëlluar asnjëherë.

Kryeministri aktual Albin Kurti ka qenë një ndër kritikuesit apo, të mos them mbështetësit

kundër Marrëveshjes së Rambujesë. Cili ka qenë rezultati? Po kjo Amerikë, po këta njerëz, të

cilët e kanë mbështetur dhe me ndërhyrjen e aleatëve, edhe të NATO-s, si kryetare Shtetet e

Bashkuara të Amerikës krahas popullit të Kosovës sot e gëzojmë lirinë e fituar.

Tranzicioni i UNMIK-ut, i njëjti Albin Kurt. E dini gjuhën, e dini sjelljet, disa janë të ndryshëm,

disa mund të jenë edhe të grupit politik që nuk kanë menduar në atë kohë njëjtë, por rezultati ka

qenë krijimi i institucioneve vetëqeverisje.

Pakoja e Ahttisarit. Njerëzit të cilët e kanë përkrahur pakon e Ahttisarit apo kanë qenë në grupet

negociuese sot janë këshilltarët kryesorë të Albin Kurtit, dhe ne sot me të drejtë mund ta bëjmë

një pyetje: Veton Surroi, i cili thoshte që e sheh ëndërr Titon, tash kë po e sheh ëndërr pranë

Albin Kurtit? Ose Muhamet Musafa, profesori i nderuar, Blerim Shala, të cilët thoshin i kanë

shërbyer regjimit të vjetër, sot cilit regjim po i shërbejnë? Andaj, këto janë pyetje legjitime, janë

dyshime tona se me të vërtetë cila është qasja e këtij kryeministri dhe çka po do të arrijë me atë.

Tash në këtë kompozimin ‘Krejt dhe drejt’, duke filluar të gjitha strukturat, apo të gjitha

ideologjitë politike për t’i përqafuar në një drejtim, një drejtim i cili është i pandryshueshëm,

është miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë duhet ta ketë kryeministri të qartë.

Atë të cilën edhe ne po e theksojmë, edhe ne po dëshirojmë ta dëshmojmë. Dhe, çka?

Zëvendëspresidenti Bajden ka qenë në Kosovë në vitin 2016, edhe të gjithë i dinë deklaratat e tij

publike drejtuar faktorit politik në Kosovë. Tash është President i Shteteve të Bashkuara të

Amerikës, i njëjti. Asnjë qasje, asnjë ndryshim nuk e ka në agjendën që e ka për Ballkanin apo

për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën.

Nëse marrëveshja ka qenë kundërkushtetuese, pse kryeministri i Kosovës, Ministria e Punëve të

Jashtme e lejon që Ambasada e Republikës së Kosovës është aty, ku ai po thotë është

kundërkushtetuese. Hajde, le ta kemi edhe këtë ballafaqim, të na tregojë ku është sipas logjikës

së tij, ku duhet të jetë? Por, jo të ikë, jo të largohet nga kjo, apo të bisedojë edhe për njohjen, të

cilën e ka siguruar Presidenti Tramp. Ju e dini, bile ka pasur edhe deputetë, po më vjen keq,

sepse pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë akuzuar Trampin si shkaktar të humbjes së

zgjedhjeve, pse e ka detyruar Izraelin ta njohë Republikën e Kosovës. Deri këtu ka shkuar edhe

logjika e asaj mendësisë se mund të interferoni në punët e brendshme të Shteteve të Bashkuara të

Amerikës, të njëjtën të cilën sot u mundua edhe kryeministri ta paraqesë vetveten, ‘mos më

paraqitni si rrezik potencial për SHBA-në’.

Page 78: Kuvendi - Skupština - Assembly

78

Kjo, të mos ma marrin për të keq, por në Gjakovë i bien ‘tu rrit mendja për me tu thye qafa’.

Andaj, kryeministri sot ka gabuar që është larguar nga seanca, është dashur të jetë këtu, t’i

qartësojmë këto pozicione dhe të mos presim vjet e vjet kur ky vetë do të ndryshojë dhe do ta

përkrahë këtë marrëveshje. Ndoshta nuk do të shkojë gjatë, ndoshta pak më shkurt, se e bëra këtë

krahasim, më lejoni ta përfundoj, ma kujtoi vendosja e pllakës së Kryetarit të Kuvendit për

njohjen e kontributit të shpalljes së Deklaratës së 2 Korrikut. A e dini, të nderuar deputetë? Në

vitin 2009, këtu në Kosovë, në këtë Parlament, ka deputetë edhe të ulur këtu, ka edhe grupe

politike, thoshin nuk bën të njihet statuti i deputetëve të Legjislaturës së viteve ’90-ta, nuk e

njohim Kushtetutën e Kaçanikut, mos na i humbni 10 vjet duke debatuar për tema, të cilat nuk

duhet të jenë tema politike, por janë tema të interesit nacional.

Interes nacional jo vetëm në diplomaci, diplomacia është drejtim për ata që merren, është

bashkëpunim, është rrugëtim i gjatë. Shtëpia e Bardhë për shumicën e popullit shqiptarë mbetet e

shenjtë, ka disa që mendojnë ndryshe, ka disa që mendojnë për disa shtete të Lindjes, por janë

minorë dhe kështu duhet të vazhdojë. Unë e kisha lutur Kryeministrin e Kosovës që të jetë

shumë i sinqertë, por të jetë korrekt në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka lojëra

me shtetet e mëdha, as s’e kemi takatin, as nuk e kemi mundësinë, as nuk e kemi komoditetin që

të bëjmë lojëra të tilla, në fund të fundit, pëson populli i Republikës së Kosovës.

KRYETARI: Fjalën tash e ka Fadil Nura nga Partia Demokratike.

FADIL NURA: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni që këtë fjalim lidhur me temën që po e trajtojmë të filloj me një rikthim të memories

dhe me një lutje që bashkërisht të kujtojmë për sa momente vitin 1996, kohën kur aparteidi dhe

segregacioni i regjimit të Milosheviqit kishte arritur kulmin, ku shpresat ishin venitur dhe e

ardhmja e qenies sonë kombëtare ishte në pikëpyetje.

Pikërisht ishte hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë asokohe, si shkëndija e parë dhe e vetme që

e riktheu besimin dhe shpresën për të ardhmen dhe i dha shpirt e zemër rezistencës çlirimtare të

kohës. Që nga atëherë, në mënyrë aktive Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin krah nesh dhe

hapëruan bashkë me ne për të arritur këtu ku jemi sot. Ndërsa, paramendoni sot, pas 20 vjetësh

në liri, kemi ardhur në situatë të vëmë në pikëpyetje besimin, partneritetin dhe raportet miqësore

me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E gjithë kjo po manifestohet si produkt i një politike

aventuriere, të udhëhequr nga një pinjoll ideologjik i Antonio Negrit, i cili për fat të keq, është

kryeministri i vendit tonë, i cili krahas demagogjisë që shpërfaq në kuolare të ndryshme se

shqiptarët nuk e duan Amerikën dhe amerikanët, por këtë po e bëkan nën ankthin e braktisjes.

Page 79: Kuvendi - Skupština - Assembly

79

Duke shkelur kështu kodin e mirësjelljes dhe besës si vlerë e çmuar e popullit tonë, gjithashtu

instaloi dhunën si formë legjitime të veprimit politik opozitar, ndërsa gënjeshtrën dhe mashtrimin

i artikuloi dhe i portretizoi si atribute të politike së tij. Mendësia e tillë sakrifikoi shpejt kauza për

pushtet, këtë më së miri e dëshmoi koha, ashtu siç gënjeu për bashkimin kombëtar. Gënjeu dhe

Arbenin e Monin e shumë të tjerë për Ahtisarin, ashtu siç tradhtoi Adem Demaçin, e shpërfilli

Ibrahim Rugovën, sot po përpiqet të demonizojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj

atë që ia kemi thënë në vazhdimësi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti

Kosnet, ia rikujtoi se historia nuk fillon më 14 shkurt.

Por, përtej këtyre dhe marrëzirave të tjera në planin e brendshëm, në marrëdhëniet

ndërkombëtare, veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneriteti, miqësia dhe

bashkëpunimi janë ndërtuar deri më tani në mirëbesim reciprok dhe ky mirëbesim nuk guxon të

vihet në pikëpyetje nga askush dhe për asgjë. Andaj, zotimet e marra në Shtëpinë e Bardhë duhet

trajtuar në mirëbesim, e jo me shpërfillje, nga se e kaluara nga ka treguar se aty ku kanë qenë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asnjëherë Kosovës nuk i ka rënë keq. Aq më tepër që këtë

marrëveshje zotimesh, pjesë e diskutimeve dhe negocimeve, por jo me thika mbi harta, por me

klauzolën për njohjen reciproke ishte edhe vetë Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Pra, ai i cili kishte nxjerrë edhe klauzolën e referendumit për vetëvendosjen e marrëveshjen e

Rambujesë, prandaj të nderuar kolegë deputetë, të nderuar qytetarë, ajo që është e papranueshme

deri në dëshpërim është të dëgjosh kryeministrin tënd, i cili në njërin nga xhepat e tij mban si

testament Dekretin e Koshtunicës, ndërsa në anën tjetër përpiqet të tallet me Shtetet e Bashkuara

të Amerikës duke glorifikuar në mënyrë poshtëruese Shtëpinë e Bardhë si sinonim i së keqes,

apo duke denoncuar publikisht marrëveshjet e shtetit të Republikës së Kosovës me Aleancën

Veri- atlantike. Megjithatë e mbi të gjitha, jam i bindur se orientimi pro vlerave euro-atlantike

është pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe shtetëror dhe si i tillë është i pandalshëm dhe i

patjetërsueshëm, pavarësisht ideologjive dhe veprimeve të mbrapshta që mund të shpërfaqen në

faza të caktuara kohore. Faleminderit!

KRYETARI: Dhe, i fundit për këtë pikë flet deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

HAJDAR BEQA: Faleminderit, kryetar i Kuvendit!

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Debati parlamentar i ftuar sot, ku do të duhej të diskutojmë për marrëveshjen e Uashingtonit dhe

të sqarohemi nga kryeministri Kurti dhe Kabineti i tij dhe qëndrimin, të cilin do ta ketë shteti i

Kosovës për ne deputetët e Republikës së Kosovës, por edhe për qytetarët e vendit tonë është me

rëndësi të veçantë.

Page 80: Kuvendi - Skupština - Assembly

80

Ne fatkeqësisht deri më tani, jo vetëm për këtë marrëveshje, por për të gjitha marrëveshjet

ndërkombëtare kemi qëndrime të ndryshme, qëndrime të ndryshme kemi edhe brenda Kabinetit

qeveritar, ndryshe deklarohet Presidentja e vendit, ndryshe ministrja e Jashtme, kurse qëndrim

krejt tjetër mban kryeministri. Ne i quajmë herë “marrëveshje të dëmshme”, herë “ të ligjshme,

herë të paligjshme, herë kushtetuese apo jokushtetuese”. Unë po e shoh që nuk e ka marrë

seriozisht kryeministri i Republikës së Kosovës këtë debat parlamentar, i cili mendoj është me

rëndësi të veçantë për vendin, në të njëjtën kohë as qeveria dhe është një ndër qeveritë e rralla që

është jotransparente në raport me dialogun, është joserioze në raport me institucionin që është

tempulli i demokracisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Unë i kam disa pyetje, kryetar i Kuvendit, por nuk e di a mban ndokush procesverbal prej këtyre

deputetëve të Vetëvendosjes t’ia dërgojnë edhe kryeministrit, sepse nuk e ka marrë shumë

seriozisht këtë. Pikërisht për marrëveshjen në fjalë, a është e pranueshme nga Qeveria Kurti

marrëveshja e Uashingtonit? Unë e di që për këto moment zoti Kurti thotë është e papranueshme,

por si shumë marrëveshje të tjera, shumë kauza të tjera, mbi të cilat është ardhur në pushtet, pasi

ka ardhur në pushtet ka ndërruar deklarim, unë jam shumë optimist se zoti Kurti, ende pa shkuar

në vitin 2022 do të thotë që do të jetë njëri prej gardianëve të kësaj marrëveshjeje të nënshkruar

në Shtëpinë e Bardhë. Pyetja tjetër është: a është e ligjshme apo e paligjshme? A është e

dëmshme për Republikën e Kosovës apo është e favorshme për Republikën e Kosovës? Kur do

të përfundojë ky konfuzitet mes deklarimeve të ndryshme mes institucioneve?

Zoti Kurti sot ka deklaruar që kjo marrëveshje që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në

Uashington, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pyetja ime është a

do ta dërgojë këtë marrëveshje Qeveria e Republikës së Kosovës për interpretim në Gjykatën

Kushtetuese, apo kryeministri? Kush e ka interpretuar marrëveshjen që është e dëmshme apo

është në kundërshtim me Kushtetutën, derisa ende nuk e kemi një qëndrim nga organi

kushtetues, në këtë rast nga Gjykata Kushtetuese?

Ne kemi parë që, edhe pse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndërruar administratat nga

Administrata Tramp, e cila ka nënshkruar këtë marrëveshje dhe në të njëjtën kohë mes

Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe e ka quajtur si sukses. Me të njëjtin

qëndrim është edhe Administrata e re e Presidentit Bajden, kurse në Kosovë kemi problem, janë

ndërruar administratat nga Hoti në Kurtin, por qëndrimet për këtë marrëveshje janë aq larg njëra

prej tjetrës, apo aq larg jemi ne si institucione me qëndrime, sa ende nuk e dimë kah do ta

orientojë kjo Qeveri Kosovën, a do t’i besojmë siç i kemi besuar historikisht Perëndimit, apo do

të orientohemi nga Lindja. Unë nuk do të flas më shumë për marrëveshjen, sepse nuk kemi ende

një seriozitet të Kryeministrit Kurti me një deklarim të qartë për marrëveshjen. Faleminderit!

KRYETARI: Nuk ka të tjerë të paraqitur për fjalë, kështu që kalojmë në pikën tjetër të kësaj

seance. Urdhëro, deputeti Driton Selmanaj e ka fjalën!

Page 81: Kuvendi - Skupština - Assembly

81

DRITON SELMANAJ: Faleminderit, kryetar!

Ne, në fakt, jemi në konsulta me grupet parlamentare, ndoshta për pak minuta mund të

propozojmë draft-rezolutën tonë. Nuk prish punë edhe nëse vazhdohet me pika të tjera, por na

lejoni që për pak minuta ta ofrojmë për votim, në mënyrë që të përmbyllet dhe ky debat

parlamentar me draft-rezolutën tonë të propozuar.

KRYETARI: Mund t’i kthehemi më vonë kësaj pike, nëse arrini konsensus.

5. Shqyrtimi i raportit vjetor të performansës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin

2020

Të nderuar deputetë, ju njoftoj se Komisioni Funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike e

ka shqyrtuar raportin vjetor të performansës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020 dhe

Kuvendit ia ka rekomanduar për mosmiratim. Gjithashtu, edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe

Transfere e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të performansës së Zyrës Kombëtare të

Auditimit për vitin 2020 dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për miratim këtë raport. Tash, e ftoj që

në emër të Komisionit Funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, deputeten Arta Bajralia

që ta marrë fjalën, mirëpo regjisë i kërkoj që aty ku është i ulur Mirsad Shkreta, pra përmes

kartelës së Mirsad Shkretës ta mbajë fjalën e saj deputetja Arta Bajralia.

ARTA BAJRALIA: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë,

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në bazë të neneve 62 dhe 72 të Rregullores së

Kuvendit në mbledhjet e mbajtura më 26.05.2021 dhe më 8.06.2021, e shqyrtoi raportin vjetor të

performansës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020, nr. 08157 RA02, datë 17.05.2021

dhe raportin e pasqyrave vjetore financiare të audituara për vitin 2020.

Pas diskutimeve dhe konsultimeve, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike me 5 vota

për dhe 4 kundër, vendosi që Kuvendit t’i rekomandojë që të mos miratohet raporti vjetor i

performansës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020. Faleminderit!

KRYETARI: Tash, e ftoj kryetarin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, deputetin

Armend Muja, për arsyetimin e raportit me rekomandime në lidhje me raportin vjetor financiar të

performansës së Zyrës Kombëtare të Auditimit.

ARMEND MUJA: I nderuar kryetar!

Të nderuar deputetë,

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shqyrtuar raportin financiar të Zyrës Kombëtare

të Auditimit dhe përgjithësisht i ka pasur dy vërejtje: vërejtja e parë ka qenë sa i përket objektit të

Page 82: Kuvendi - Skupština - Assembly

82

Zyrës Kombëtare të Auditimit, ende vazhdon të jetë me qira dhe qiraja vjetore vazhdon të jetë

160 mijë euro, që ka qenë e papranueshme dhe, e dyta, kanë qenë disa vërejtje të ripërsëritura.

Me gjithë këto vërejtje, komisioni ka menduar që shumica e shpenzimeve u dedikohen linjave

buxhetore për paga dhe mëditje, që nuk është gjë e pazakonshme krahasuar me vitet paraprake

dhe nuk i ka parë të arsyeshme të mos e miratojë këtë vit. Kështu që komisioni në tërësi ka

rekomanduar që ky raport të miratohet, mirëpo në të njëjtën kohë, të trajtohen në vitin që pason

të trajtohet me prioritet një nga vërejtjet kryesore, siç është objekti i Zyrës Kombëtare të

Auditimit, nuk mund të jetë me qira.

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Saranda Bogujevci.)

KRYESUESJA: Faleminderit! Vazhdojmë me grupet parlamentare, nga Lëvizja Vetëvendosje,

zoti Enver Haliti e ka fjalën.

ENVER HALITI: Faleminderit, kryesuese!

Të nderuar kolegë deputetë,

Pra, kemi para vetes shqyrtimin e raportit të performansës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për

vitin 2020. Viti 2020 dhe gjashtëmujori i parë i vitit 2021 kanë qenë më shumë muajt e

promovimit personal të Auditorit të Përgjithshëm, se sa periudhë kur do të duhej të tregonte

rezultatet e punës së tij.

Deri më 30 qershor të këtij viti Auditori i Përgjithshëm do të duhej të publikonte mbi 120 raporte

të auditimit, e që sot data është 7 korrik dhe nuk kemi as 50% të raporteve të publikuara në ueb

faqen e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Pandemia nuk mund të jetë arsye, sepse auditorët dhe

administrata e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë punuar me kapacitete të plota. Zotimi i

Auditorit të Përgjithshëm për dhënien e opinioneve të pajtueshmërisë ka dështuar, sepse në

raportet e publikuara kemi vetëm konkluzione të pajtueshmërisë, mirëpo nuk kemi opinion të

pajtueshmërisë.

E po ashtu, nga trajtimi i disa raporteve të auditimit financiar ka dallime në dhënien e

opinioneve. Mosmarrja parasysh e gabimeve materiale për modifikim të opinioneve tregon për

devijim nga standardet ndërkombëtare të auditimit. Kjo jep një pamje jo të drejtë të raportimit

financiar dhe, për pasojë, zbeh seriozitetin e çështjes që duhet adresuar. Auditori i Përgjithshëm

ka deklaruar në raport se ka pasur rritje të numrit të auditimeve, mirëpo duke pasur parasysh

rritjen e numrit të auditorëve të rinj, nga 120 sa ka pasur Zyra Kombëtare e Auditimit, tani ka

diku 142 auditorë, shto kësaj Zyra Kombëtare e Auditimit ka angazhuar një kompani private të

auditimit, e cila ka përfunduar procesin e auditimit të 22 institucioneve të pavarura dhe tri

komunave të Republikës së Kosovës, që do të thotë se janë 25 auditime të kontraktuara nga

auditorë privatë.

Page 83: Kuvendi - Skupština - Assembly

83

Gjithashtu, Zyra Kombëtare e Auditimit ka organizuar edhe një proces të angazhimit të

auditorëve të përkohshëm me kontrata tre muaj, me qëllim të përkrahjes në kryerjen e auditimeve

të rregullsisë në arsyetimin e mungesës së theksuar të punonjësve të shkaktuara nga pandemia

COVID 19. Kështu që pavarësisht deklarimeve, nuk del se Auditori i Përgjithshëm ka pasur

performansë të mirë pas angazhimit të gjithë kësaj ushtrie të auditorëve dhe kompanive private të

auditimit. Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, gjatë vitit 2020 janë publikuar 119 auditime të

rregullsisë, do të thotë financiar dhe të pajtueshmërisë që, sipas tyre, përbënin numrin më të

madh të këtyre auditimeve që nga themelimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit. Mirëpo, sipas këtij

raporti, numri i auditimit të rregullsisë është rritur me 28% krahasuar me vitin 2015.

Mirëpo, lexuesi i këtij raporti lehtësisht mund të bie në lajthitje dhe mund të mashtrohet, sepse

krahasimet janë bërë me vitin 2015, ndërsa nëse e krahasojmë me vitin 2019, do të thotë vitin

paraprak, i bie se kemi rënie të numrit të auditimeve dhe rrjedhimisht, edhe të performansës së

Zyrës Kombëtare të Auditimit. Nëse bëjmë krahasimet me vitin 2019, do të thotë është një raport

më shumë se sa vitin 2020, ndërsa sa u përket raporteve të auditimit të performansës në sezonin

2014-2015, kemi 16 raporte të performansës në krahasim me vitin 2020 që janë vetëm 8.

Gjithashtu, në sezonin 2015-2016 kemi pasur 17 auditime të performansës në krahasim me vitin

2020 që janë vetëm 8 raporte të performansës.

Do të thotë, kemi pasur rënie drastike të raporteve të performansës nga Zyra Kombëtare e

Auditimit. Në këtë raport të performansës thuhet se numri i auditimeve për projektet e financuara

nga donatorët ka filluar në vitin 2016, me dy projekte të audituara, ndërsa është rritur në 9

projekte në vitin 2020. Sipas raportit të vitit 2015, me të cilat ka bërë edhe krahasime Auditori i

Përgjithshëm, shohim se janë gjithsej 11 raporte të auditimit të fondeve të donatorëve, mirëpo

krahasimin e kanë bërë me vitin 2016, në mënyrë që të duket se ka pasur rritje të auditimeve sa u

përket fondeve të donatorëve. Do të thotë, në krahasime herë është marrë viti 2015, e herë viti

2016, por asnjëherë viti 2019, që në këtë rast do të ishte i nevojshëm për të bërë edhe krahasimin

e performansës së vitit të kaluar.

Zyra Kombëtare e Auditimit duhet të shërbejë si model për institucionet dhe organizatat e tjera

publike se si duhet të menaxhohet me paranë publike dhe si duhet të shpenzohet paraja publike

me nikoqirllëk. Por, fatkeqësisht kemi një model krejt të kundërt, ku vetëm për pagesën e qirasë

së objektit ku është vendosur Zyra Kombëtare e Auditimit paguhet 162 mijë euro qira vjetore.

Do të thotë, ndërsa buxheti për paga dhe në vend që të shpenzohet për angazhimin e auditorëve

të rinj, do të thotë për ngritjen që do të ndikonte në rritjen e kapaciteteve, ky buxhet është

shpenzuar për angazhimin e këshilltarëve për Auditorin e Përgjithshëm.

Ne i gëzohemi çdo suksesi të Zyrës Kombëtare të Auditimit, siç është edhe pranimi në dy

organizata të rëndësishme ndërkombëtare, mirëpo nuk i bën mirë reputacionit të Zyrës

Kombëtare të Auditimit spektakli me zyrtarët nga Maqedonia e Veriut, ku protagonist i atij

Page 84: Kuvendi - Skupština - Assembly

84

spektakli ishte ish-këshilltari i Auditorit të Përgjithshëm. Ne jemi mirënjohës për ekipet e

auditorëve, të cilët kanë kryer punën në mënyrë profesionale, por shqetëson fakti se puna e tyre

është vlerësuar nga Auditori i Përgjithshëm, i cili është autoriteti, i cili jep opinionin në raportet e

auditimit të rregullsisë, e ku shpeshherë ka ndikuar në opinion të disa institucioneve, e kryesisht

nëpër komunat e Republikës së Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Partia Demokratike e Kosovës, zoti Hajdar Beqa e ka fjalën.

HAJDAR BEQA: Faleminderit! Përshëndetje për të gjithë!

Ne edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, katër deputetë nga opozita e kemi

përkrahur raportin e auditorit, respektivisht të performansës së auditimit për vitin 2020 dhe në

votim kemi votuar më shumë politikisht pozitë – opozitë, se sa kemi thënë ndonjë qëndrim

profesional.

Nëse e marrim pikërisht raportin që e ka bërë Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave apo që u

lexua këtu, shihen që ka shumë suksese të Zyrës së Auditorit në këtë rast. Për shembull, Zyra e

Auditorit ka audituar 95 organizata buxhetore me një buxhet të përgjithshëm rreth 2.5 miliardë

euro. Në 14 ndërmarrje publike, kryesisht në fushën e telekomunikimit, furnizimit me ujë dhe

trajtimit të mbeturinave, 8 auditime të performansës në fokus tema komplekse, si dhe 9 projekte

financiare nga fondet e donatorëve. Gjatë vitit 2020 janë publikuar 119 auditime të rregullsisë

financiare dhe të pajtueshmërisë që përbën numrin më të madh të këtyre auditimeve që nga

themelimi i Zyrës Kombëtare të Auditorit.

Numri i auditimit të rregullsisë është rritur, auditimi i ndërmarrjeve publike, nëse e bëjmë një

krahasim ka filluar në vitin 2016, kanë qenë 4 ndërmarrje, kurse kemi 14 ndërmarrje publike që

janë audituar në vitin 2020. Numri i auditimit për projekte financiare nga donatorët është rritur

në 9 projekte në vitin 2020, për vitin fiskal 2019 janë dhënë 920 rekomandime, institucionet e

pavarura prijnë për nga numri i rekomandimeve të zbatuar, megjithatë progresi i përgjithshëm

nuk është ende i kënaqshëm. Ne e thamë këtu, edhe deputetët parafolës që është për t’u vlerësuar

Zyra Kombëtare e Auditimit që ka arritur të anëtarësohet në organizata kredibile ndërkombëtare

të auditimit, në të njëjtën kohë ne duhet të kemi parasysh që ka qenë viti 2020 vit i pandemisë

dhe ka pasur më shumë vështirësi për të kryer punën edhe kjo zyrë, si të gjitha institucionet e

tjera, megjithatë e konsideroj që kjo zyrë ka pasur një sukses në raport me vitet paraprake.

Në të njëjtën kohë, nëse flasim si qeveri apo si Parlament, e në veçanti si mazhorancë për një

institucion që i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe e fajësojmë për mungesë të

zyrave dhe për hapësirë të zyrave, unë mendoj që është e pasinqertë nga ana jonë, sepse ne e

kemi obligim t’ua sigurojmë ambientin institucioneve tona për të punuar. Në mungesë të zyrave,

ata normalisht që obligohen të marrin zyra me qira, siç kanë qenë ndoshta prej kur ka qenë

auditori ndërkombëtar dhe pas transformimit në institucionet e Republikës së Kosovës.

Page 85: Kuvendi - Skupština - Assembly

85

Unë në emër të Partisë Demokratike kërkoj nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës

të mos bëjmë politikë me një institucion që është shumë kredibil në Republikë të Kosovës dhe të

gjithë në një formë jemi mburrur me punën e këtij institucioni, por ta votojmë raportin pa

rekomandime. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, zoti Driton Selmanaj e ka

fjalën.

DRITON SELMANAJ: Faleminderit, kryesuese!

Në fakt, na vendosën në lajthitje këto dy komisionet, thënë profesionale, sepse të dyja na erdhën

këtu me qëndrime të kundërta. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike rekomandon që

të mos miratohet raporti, por nga ana tjetër, asnjë argument të vetëm nuk na e tha pse nuk duhet

ta votojmë këtë raport. Si mundemi ne si deputetë të krijojmë përshtypjen dhe vlerësimin tonë

për t’i dhënë votë për ose kundër, ndërkohë Komisioni për Buxhet i dha vetëm dy vërejtje, edhe

ato kanë qenë vërejtje të pamjaftueshme për t’i dhënë vlerësim negativ, prandaj kemi dhënë

vlerësim pozitiv.

Dhe, ky paradoks nxjerr përfundimin që ka një përpjekje politike ose vlerësime politike, ashtu siç

i dëgjova qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje, që më së paku ishin profesionale. Të mos

harrojmë, të nderuar kolegë deputetë, ky institucion është ndër katër institucionet që janë

kategori kushtetuese në Kosovë dhe është ndër institucionet më kredibile në Kosovë. Vetëm në

vitin e fundit, domethënë këta në vitin 2020 janë bërë pjesë me të drejta të plota në institucionin

suprem të auditimit, Intosaj. Dhe, tash ne vlerësimet pozitive që na japin edhe të tjerët, ne kemi

filluar dhe po i sulmojmë institucionet tona të pavarura.

Unë, për nga statistika, kur i lexova të gjitha këto, e pashë që puna është për t’u admiruar, janë

më shumë raporte të rregullsisë të audituara në krahasim me çdo vit tjetër paraprak. Të

performansës janë pesë më pak se sa vitin e kaluar, por të tjerat janë pothuajse më mirë se sa

vitet paraprake. Dhe kah është ai motiv, kah është ajo arsye që tash të sillet këtu vlerësimi që ky

raport të mos votohet. Të mos harrojmë që ky institucion ka dërguar diku rreth 55 raporte në

Prokurori të Shtetit, kudo që ka vlerësuar që ka eventualisht elemente të ndonjë vepre penale, i

ka proceduar në Prokurori. Unë po ju them, sa kam qenë kryetar i këtij komisioni, ne kemi

kërkuar nga Zyra e Auditorit që të bëjë auditim të performansës për mënyrën e shpërndarjes së

subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë dhe pikërisht ky raport ka qenë pikënisje e Prokurorisë

për të hetuar atje dhe sot po ndodhin edhe arrestimet.

Prandaj, vlerësimet e juaja, ose edhe vlerësimit e partisë politike në pushtet, uroj të mos jetë

ashtu, por kam përshtypjen se ju nuk po mjaftoheni që Auditorit i ka kaluar mandati, por tash

dëshironi t’i lëshoheni në qafë edhe pjesës tjetër atje, për ta kapur vërtet edhe këtë institucion të

pavarur kushtetues dhe për ta cenuar pavarësinë e tij. Prandaj, normalisht se ne si LDK nuk e

Page 86: Kuvendi - Skupština - Assembly

86

përkrahim qëndrimin e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, përkundër që s’e tha

asnjë arsyetim. Unë nuk dëgjova asnjë arsyetim. Por, megjithatë, statistikat, ato që ne i kemi

lexuar në raport, na japin të besojmë që ky institucion duhet të lihet i pavarur, duhet të punojë i

pavarur dhe duhet të vazhdojë me punën e tij profesionale, siç ka bërë deri më tani. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Tani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zoti Besnik Tahiri e

ka fjalën.

BESNIK TAHIRI: Faleminderit, nënkryetare!

Edhe ne si Grup Parlamentar e kemi marrë raportin. Deputetja Albana Bytyqi ka qenë aty dhe e

ka dhënë votën, pra ashtu si krejt partitë opozitare. Unë do të doja t’i them disa çështje në raport

me këtë temë.

E para, Zyra Kombëtare e Auditimit pa asnjë dyshim është një ndër institucionet më të

rëndësishme, që monitoron, vlerëson dhe mbi të gjitha e auditon paranë publike. Është i

themeluar në vitin 2003, besoj në atë kohë ju kujtohet, zoti Llage, ka qenë një suedez dhe gjatë

gjithë kohës ky institucion ka qenë në ndërtesë private. Pra, ka qenë me qira dhe në këtë kuptim

akuzat që bëhen për qira nuk qëndrojnë, për shkak se ky institucion asnjëherë nuk ka qenë në

ndonjë ndërtesë publike.

E dyta, sa i përket vlerësimit të punës, po flasim së pari për punën kuantitative, në aspektin

kuantitativ Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë 127 auditime në një vit pandemik, pra në një

pandemi dhe për rrjedhojë, siç e tha edhe kolegu më herët, mbi 50 raporte kanë shkuar te

Prokuroria e Shtetit për raportimet dhe auditimet që i kanë bërë. Pra, në raport me efikasitetin

dhe punën në një vit pandemik, unë mendoj dhe vlerësimi ynë si grup parlamentar është se ky

institucion i ka tejkaluar të gjitha përmasat që një zyrë e auditimit mund ta bëjë në një kohë

pandemie.

Elementi tjetër, që dua ta sjell përpara, ka të bëjë me pranimin. Ne mund të japim vlerësime

politike, ne mund të bëjmë vlerësime edhe për inate, ne mund të bëjmë vlerësime edhe për shkak

se kemi qëndrime të ndryshme si deputetë dhe si grupe parlamentare, mirëpo rezultatet që kanë

ndodhur në rrafshin ndërkombëtar, në radhë të parë dy pranime ndërkombëtare, atë në Ito SIE, që

është mbajtur në Moskë, dhe Euro Sao, që është mbajtur në Pragë, tregojnë për një kredibilitet të

këtij institucioni, jo vetëm në rrafshin e brendshëm, mirëpo edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Tutje, ka ndodhur binjakëzim i dy zyrave, në mes Zyrës Kombëtare të Kosovës dhe Zyrës

Kombëtare të Polonisë, që është anëtare e Bashkimit Evropian. Tash, po të kishin qenë këta kaq

të këqij, e po të ishin me defekte siç u tha, atëherë kjo nuk do të ndodhte. Tutje, në qoftë se hyni

vetëm në ueb-faqe dhe me një lexim të shkurtër e shihni strukturimin e raporteve për secilën

organizatë buxhetore, mirëpo po ashtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare që i kanë, kjo Zyrë

Page 87: Kuvendi - Skupština - Assembly

87

Kombëtare e Auditimit ka marrëveshje me Suedinë, ka marrëveshje me Turqinë, ka marrëveshje

me Kroacinë. Dhe, për më shumë, të gjitha raportet në ueb-faqen e kësaj organizate i pasqyrojnë

në fazën më të avancuar rekomandimet që ua japin organizatave buxhetore për ta përmirësuar

edhe qeverisjen korporatave në ndërmarrje, mirëpo edhe menaxhimin e parasë publike në

organizata buxhetore, siç janë komunat dhe ministritë.

Andaj, ne si grup parlamentar e vlerësojmë këtë raport dhe mendojmë se është tepër me rëndësi

që këto institucione të pavarura, institucione që i raportojnë këtij Kuvendi, institucione

kushtetuese, t’i trajtojmë prej këndvështrimit profesional dhe jo prej gjykimit politik.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Atëherë, vazhdojmë me deputetët sipas radhës së paraqitjes. E

ftoj zonjën Mirlinda Sadiku.

MIRLINDA SADIKU: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit!

Përshëndetje, kolegë deputetë!

Media,

Të gjithë ju të pranishëm,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Zyra Kombëtare e Auditimit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës i ka të përcaktuara

qartë obligimet ligjore dhe që burojnë nga Ligji për auditorin si institucion i pavarur, si

institucioni më i lartë në kontrollin ekonomik dhe financiar në vend. Prandaj, është e qartë se

është institucion i pavarur kushtetues me mandat për kryerje të auditimit të jashtëm të të gjitha

organizatave buxhetore dhe në subjektet shtetërore.

Shtrohet pyetja, sa përkon vizioni dhe misioni i këtij institucioni, duke pasur parasysh si

institucion që është, siç po thoni i besueshëm, që e përmirëson qeverisjen e sektorit publik në

interes të qytetarëve, e ku përmes auditimeve cilësore të fuqizojë llogaridhënien në

Administratën Publike për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të burimeve kombëtare.

Në një paragraf të raportit që na kanë ofruar thuhet se vlera e Zyrës Kombëtare të Auditimit

është pavarësia, profesionalizmi, integriteti dhe transparenca. A janë plotësuar këta parametra?

Në raportin e paraqitur nga ky institucion rezulton se për vitin 2020 janë tetë auditime të

performansës, kurse në vitin 2019 trembëdhjetë. Ndërsa, për ndërmarrjet publike, si referencë

krahasimore, siç e theksoi edhe kolegu, merret viti 2015 dhe 2016, e jo viti 2019, në lidhje me

rritjen e numrit të auditimeve. Mirëpo, shtrohet pyetja, kur jemi te ndërmarrjet publike është

shumë me rëndësi dhe shumë e diskutueshme edhe të shtrohet pyetja, pse nuk është audituar

KEK-u?

Page 88: Kuvendi - Skupština - Assembly

88

Kjo kompani është ndërmarrje publike, e cila në qarkullimin vjetor të saj është e dyta dhe atë me

një shifër prej 185 milionë euro, por nuk është audituar. Shto kësaj edhe faktin se 30% të të

gjithë tenderëve që bëhen janë nga kjo kompani, domethënë që bëhen tenderë milionësh.

Atëherë, shtrohet një pyetje shumë logjike, pse nuk është audituar kjo kompani me një qarkullim

kaq të madh, por ka pasur auditim te Ujësjellësi dhe te Stacioni i Autobusëve, e që kur

krahasohen me buxhet janë dhjetëfish, ose njëqindfish me buxhet më të ulët. Domethënë, cila

është logjika e kësaj?

Kur jemi te gjetjet, ka një numër të madh të gjetjeve dhe po ashtu e kanë edhe obligim ligjor që

të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, sepse përshkruhet qartë edhe në ligj, duke analizuar

gjetjet nëpër raportet e auditimit që ne si komision i analizojmë, ka shifrën prej 55 raporte që

janë dërguar në Prokurori, domethënë te organet e drejtësisë dhe kushtimisht e them, a mendoni

që është i mjaftueshëm, kur dihet se shumë raporte janë me shumë të gjetura, të cilat japin

indikacione për keqpërdorim të parasë publike.

Për të pasur arsye konkrete, se pse nuk pajtohemi dhe kemi votuar kundër me vetëdije të plotë,

po e theksoj një çështje, e cila ka të bëjë me një raport lidhur me theksimin e çështjes. Në

raportin e Auditorit përdoret, nëse e konsideron të nevojshme për të tërhequr vëmendjen e

përdoruesve në një çështje të caktuar, të paraqitur, ose të shpalosur në pasqyrat financiare, e cila

është sa e rëndësishme, është aq edhe thelbësore që ata të kuptojnë për pasqyrat financiare. Por,

ka dëshmi të mjaftueshme e të përshtatshme, se çështja nuk përmban keqdeklarime materiale në

pasqyrat financiare. Auditori duhet të përfshijë paragrafin e theksimit të çështjes në raportin e tij.

Kjo do të thotë se theksimi i çështjes nuk përdoret për keqdeklarimet materiale. Një gjendje e

tillë është konfirmuar edhe dje në komision, kur u diskutua dhënia e opinionit lidhur me raportin

për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Shembull konkret: Në rastin e Ministrisë

së Tregtisë, shpenzimet për vitin 2020 janë me vlerë prej 7 065 092 euro. Edhe sikur përqindja e

materialitetit të ishte 0,5%, 1%, 2% e shpenzimeve, ose e vlerës së pasurisë, gabimet e

reflektuara te theksimi i çështjes e tejkalojnë këtë prag, për shkak se pasqyrat financiare vjetore

kishin gabime dhe atë në vlerë milionëshe. 7 882 000 euro + 923 265 euro + 10 065 euro + 154

195 euro. Sipas standardeve gabimet, ose individualisht apo të grumbulluara, nëse e kalojnë

vlerën e materialitetit, atëherë opinioni i auditimit duhet të modifikohet.

Nga kjo rezulton se pasqyrat e Ministrisë së Tregtisë, edhe pse kanë pasur gabime materiale

milionëshe, Auditori ka dhënë opinion të pamodifikuar, prandaj a është ky argument?

Shpeshherë i janë referuar edhe gjendjes me pandeminë, që janë vonuar dhe do të vonohen në

publikim të raporteve. Mirëpo, janë investuar qindra euro, e tash raportet do të publikohen më

shpejt, për arsye se përdoret sistemi elektronik. Po ashtu, përfaqësuesi i ZKA-së ka konfirmuar

se shpeshherë plani i punës dhe përzgjedhja e temave që bëhen për auditim ndikohet nga debatet

Page 89: Kuvendi - Skupština - Assembly

89

publike, nga shoqëria civile, apo edhe nga mediat. Atëherë, shtrohet pyetja, shumë herë në media

kemi qenë të bombarduar me spektakle shqetësuese, ku paraja publike ka përfunduar në valixhe,

në vend që subvencioni të arrijë tek fermeri.

Është dashur të bëhen dhe kemi bërë kërkesë për t’u bërë edhe raporte përcjellëse për këto

grande në bujqësi, e që shuma është milionëshe. Duke pasur parasysh peshën e rëndësinë, po

ashtu duhet të kihet parasysh se edhe komunat kanë përfituar nga fondi për përballje me COVID-

19. Ato fonde është dashur dhe është mirë të auditohen, se a janë shpenzuar dhe për çka kanë

qenë të definuara.

Për herë të parë është përdorur teknologjia informative dhe në bazë të avancimeve të reja,

kuptohet ky sistem në të ardhmen kërkon edhe avancim, dhe është investuar një shumë goxha e

madhe e Buxhetit, por shtrohet pyetja, a kanë kapacitete njerëzore? Kërkohet punëtori i

teknologjisë informative në menaxhim të këtij dikasteri. E kisha shtuar edhe një argument tjetër.

Edhe a mendoni që është prishur imazhi dhe dëmtuar kredibiliteti i Zyrës Kombëtare të

Auditorit?

Në emisionin Udhëve, të publikuar më 14. 6. 2019, pas një hulumtimi atakohet shumë kjo zyrë,

ku në publikime transmetohen shumë të dhëna shqetësuese dhe me titull “keqpërdorime të

Auditorit”. A mendoni se kjo ndoshta ka ndikuar edhe në besueshmërinë në këtë institucion, që

të jetë i besueshëm, transparent dhe për çka unë nuk e di a ka bërë padi, ose jo. Edhe një e dhënë

tjetër, duke lexuar CV-në, e cila është publike, askund nuk përmendet se zotëria në fjalë është i

certifikuar si auditor, përpos që ka qenë në pozita menaxheriale.

Në saje të takimeve që kemi bërë, po, është shumë e vërtetë që ky institucion ka sfida, duke

filluar nga pagesa e qirasë mujore, që është 13 500 euro. Mirëpo, ne jemi në qeverisje nga 14

shkurti, domethënë ne në këtë gjendje e kemi gjetur Zyrën e Auditorit. Pse nuk ia bëtë ju një

alternativë? T’ia mundësoni domethënë për të mos e paguar këtë qira në këtë lartësi?

Është nevojë, edhe gjatë diskutimeve ka nevojë që edhe shumë ligje, po mendoj Ligji për Zyrën

Kombëtare të Auditorit 05/L-055, po ashtu kërkon plotësim-ndryshim për mandate të auditimit,

siç është Banka Qendrore e Kosovës, Trepça, Trusti, AKI-ja. Mirëpo, po ashtu mirëmbajtja e

softuerëve e ka një kosto goxha të lartë, e që përbën 25% të shumës së përgjithshme, që është

330 000 euro për mirëmbajtjen e saj. Është konfirmuar po ashtu se ka mungesë të ekspertizës për

auditime të caktuara.

Prandaj, janë shumë sfida, mirëpo Zyra Kombëtare e Auditorit do ta ketë përkrahjen tonë, po

ashtu për t’u përballë me këto sfida edhe për ndryshimet ligjore. Faleminderit!

Page 90: Kuvendi - Skupština - Assembly

90

KRYESUESJA: Faleminderit! Të nderuar deputetë, nuk ka deputetë të tjerë të paraqitur për fjalë,

kështu që vazhdojmë me pjesën e votimit. Në sallë i kemi të pranishëm 66 deputetë.

Të nderuar deputetë, ju lus që me ngritje dore të deklaroheni për raportin vjetor të performansës

së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020.

Kush është për?

(Ndërprerje e incizimit)

Domethënë, votohet për raportin vjetor të performansës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për

vitin 2020. Po hyjmë në votim.

Kush është për?

Po, të lutem! Zoti Hajdar Beqa e ka fjalën.

HAJDAR BEQA: Faleminderit, kryesuese!

A po votojmë raportin me rekomandim të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave, se tha për

mosvotim, a të Komisionit të Financave për votim apo raportin e Auditorit pa këto rekomandime,

veç këtë sqarim.

KRYESUESJA: Zoti Beqaj, ajo varet prej jush nëse doni ta votoni për apo kundër. Unë nuk kam

çka ju shpjegoj. Unë e kam për detyrë ta hedh raportin në votim. Atëherë, vazhdojmë.

Të nderuar deputetë, ju lus që me ngritje dore të deklaroheni për raportin vjetor të performansës

së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020.

Kush është për? Kush është kundër? Kush abstenon?

Të nderuar deputetë, në ndërkohë i kemi pasur 70 deputetë të pranishëm në sallë. Për kanë votuar

11, kundër 59 dhe asnjë abstenim.

Konstatoj që Kuvendi nuk e miratoi raportin vjetor të performansës së Zyrës Kombëtare të

Auditimit për vitin 2020.

6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020

Të nderuar deputetë,

Ju njoftoj se Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e

ka shqyrtuar raportin vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

Page 91: Kuvendi - Skupština - Assembly

91

Zoti Selmanaj e ka kërkuar fjalën për sqarim.

DRITON SELMANAJ: Faleminderit, kryesuese!

Në fakt, u morëm vesh edhe me kryetarin që të mos kalojmë në pika të tjera derisa ta kemi një

draft-rezolutë tonën lidhur me debatin që e realizuam më herët. Ne e kemi tash draft-rezolutën

gati. A mund ta lexoj tash dhe ta hedhim në votim para se të kalojmë në pika tjera apo... si ta

vlerësoni ju?

(Ndërprerje e incizimit)

KRYESUESJA: A mund të konsultohem me grupet parlamentare, të lutem, përfaqësuesit e

grupeve parlamentare.

(Ndërprerje e incizimit)

Pas konsultimit me udhëheqës të grupeve parlamentare u vendos që rezoluta të paraqitet për

votim në seancën e radhës.

Vazhdojmë me pikën e 6-të të rendit të ditës:

Ju njoftoj se Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e

ka shqyrtuar raportin vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020 dhe Kuvendit ia ka

rekomanduar mosmiratimin e tij.

Gjithashtu, edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shqyrtuar raportin vjetor

financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020 dhe Kuvendit ia ka rekomanduar

mosmiratimin e tij.

Ftoj kryetaren e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim

Rajonal, zonjën Daorsa Kica-Xhelili, për arsyetimin e raportit të Komisionit Funksional.

DAORSA KICA-XHELILI: Faleminderit, nënkryetare!

Në bazë të nenit 21, paragrafi 6, pika 1 dhe nenit 38.4 të Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës,

ky i fundit ia dorëzon Kuvendit raportin vjetor të aktiviteteve jo më vonë se 31 mars, si dhe

raportin vjetor për debatin publik dhe të mendimit të Bordit të RTK-së për qëllime orientuese.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen

e mbajtur më 25. 5. 2021, e shqyrtoi raportin vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës dhe vlerësoi

se i njëjti nuk i përmbush obligimet ligjore për raportim dhe Kuvendit ia rekomandon

mosmiratimin e tij. Faleminderit!

Page 92: Kuvendi - Skupština - Assembly

92

KRYESUESJA: Faleminderit! E ftoj kryetarin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere,

zotin Armend Muja, për arsyetimin e raportit me rekomandime lidhur me raportin vjetor

financiar.

ARMEND MUJA: E nderuar nënkryetare,

Deputetë të Kuvendit,

Qytetarë të Kosovës,

Ne në kuadër të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere kemi rekomanduar kundër miratimit

të raportit vjetor të RTK-së për këto arsye:

- arsyeja e parë fillestare ka të bëjë me:

1. Standardi i parë ligjor është që RTK raporton në Kuvend mbi bazën e Ligjit për menaxhimin e

financave publike. Gjatë raportimit nuk është fare evidente që janë ndjekur procedurat dhe

formati i raportimit sipas këtij ligji.

2. Sa u përket shpenzimeve, zakonisht para alokimit të buxhetit RTK-ja dërgon një projeksion

financiar. Mbi bazën e atij projeksioni financiar, Kuvendi i Kosovës bën alokimin e mjeteve.

Gjatë raportimit vjetor ka një shpërputhje midis raportit të shpenzimeve dhe projeksionit fillestar

dhe nuk ka asnjë evidencë që është informuar Kuvendi për këtë punë.

3. Në bazë të ligjit, Bordi i RTK-së e ka për obligim të mos lejojë tejkalimin e shpenzimeve.

Është decidivisht e shprehur në ligj. Edhe për këtë vit, në vitin 2020, ekziston një tendencë e

çuditshme e tejkalimit të shpenzimeve, pa pasur autorizim.

Tjetra, edhe kur shpenzohen mjetet e RTK-së, në bazë të Ligjit të RTK-së, RTK-ja duhet ta

zbatojë Ligjin për prokurim publik. Nuk është evidente në bazë të raportit vjetor që ata i kanë

ndjekur këto procedura. Për ne ishte e befasishme tendenca që të përdoret prokurimi njëburimor.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, është formati i raportimit. Në të gjitha komisionet që ne

marrim raporte, ato e kanë një rrjedhë logjike, të paktën, të shpenzimeve dhe kategorive.

Raportin që ne e kemi marrë nga RTK-ja është nën standard, madje është i befasishëm për

cilësinë e të gjitha në bazë krahasimore. Mund të jetë raporti më i dobët financiar që ka ardhur në

Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe mbi bazën e kësaj ne kemi rekomanduar kundër

miratimit të këtij raporti.

KRYESUESJA: Faleminderit! Tani vazhdojmë me përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Nga

Lëvizja Vetëvendosje, fjalën e ka Doarsa Kica-Xhelili.

DOARSA KICA-XHELILI: Faleminderit!

Kur flasim për raportin narrativ apo raportin e performansës së punës së Radiotelevizionit të

Kosovës si transmetues publik, mendoj që duhet ta bëjmë së pari një pyetje thelbësore. Çka

Page 93: Kuvendi - Skupština - Assembly

93

duhet të presim ne nga ky raport? Çka duhet të presim nga ky transmetues publik në raportim?

Kompetencë, strategji, vizion, reforma, proaktivitet, adresim për mosshtrirje territoriale të

sinjalit. Tutje, e kemi edhe çështjen e raportit të progresit të Komisionit Evropian për Kosovën,

që nga viti në vit po i përsërit dilemat e njëjta lidhur me këtë transmetues publik. A kemi diçka

nga këto në raport? Asgjë!

Asnjëra nga këto çështje, fatkeqësisht nuk po reflektohet në raportin vjetor të punës së

Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020. Nuk ka asnjë indikacion për iniciativa proaktive për

të siguruar shfrytëzueshmërinë optimale të kapaciteteve të RTK-së. Rreth 12 milionë euro, rreth

800 punëtorë të rregullt, rreth 200 kontrata mbi vepër, dhjetëra punëtorë vetëm në Departamentin

për Strategji. Do të thotë ka Departament për Strategji në RTK dhe asnjë fjali në raport nuk është

mbi strategjinë, pavarësisht faktit që ekziston një departament i tërë me dhjetëra punëtorë për

këtë punë. Asnjë fjali mbi vizionin. Asnjë propozim për reformimin e domosdoshëm. Atëherë,

çka duhet të raportohet?

Askund nuk ngrihen dilemat e mungesës së auditimit të përgjithshëm, askund nuk sqarohet

saktësisht si ka ndikuar rritja e numrit të punëtorëve në cilësinë apo rënien e cilësisë së këtij

mediumi. Nuk flitet për stërmbushjen e departamenteve me punëtorë, e në fakt nuk kemi as

analizë të trendëve zhvillimorë të këtyre departamenteve. Nuk flitet për ngecjet e mediumit

publik karshi kapaciteteve që i kanë apo nuk i kanë. Tani shtrohet pyetja, çfarë standardi duhet të

presim ne nga këto raportime? A duhet si Kuvend, si deputetë, të mjaftohemi me faktin që e

kemi vetëm një përshkrim programor, që po përsëritet nga viti në vit? Në fakt, sivjet është shtuar

vetëm një fjali tek-tuk për faktin se ka qenë pandemia dhe problemi me pandeminë. Gati asgjë

tjetër s’ka ndryshuar. Standardi i raportimit duhet të ndryshojë. Justifikimi për mungesë të

transparencës dhe llogaridhënies nuk duhet të jetë i bazuar mbi pretekstet e vazhdueshme që

ekziston një standardizim raportues me të cilin jemi mësuar, sepse këto standardizime të

stërthëna asnjëherë dhe askund nuk e kanë kufizuar mundësinë e Bordit të RTK-së dhe vetë

RTK-së që të flasë për të gjitha lëshimet që i ngrita më parë. Unë nuk mund të mjaftohem me

këtë raportim, sikurse nuk u mjaftuan shumica e anëtarëve të Komisionit për Administratë

Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Sot kërkoj nga ju deputetë të nderuar që të mos mjaftoheni njëkohësisht me këtë raportim

narrativ. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Partia Demokratike e Kosovës, a e do dikush fjalën? Zoti

Hajdar Beqa.

HAJDAR BEQA: Faleminderit!

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë dhënë qëndrimin e vet edhe në Komisionin për Media.

Unë konsideroj që më shumë pika për të cilat po flitet dëshiron të jem i sinqertë, por lidhet më

Page 94: Kuvendi - Skupština - Assembly

94

shumë me pikën 10 që vjen te shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit funksional, në këtë rast

për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Krejt mendoj qëllimi është

që si të vihet deri te shkarkimi, me qëllim të emërimit të një bordi nga të afërmit e pushtetit

aktual dhe kapjes së një mediumi publik.

Unë nuk do të lëshohem në raport. Konsideroj që duhet të jemi të sinqertë, ndoshta do të ishte

mirë t’i bëjmë dy pikat bashkë. Unë rekomandoj që të kundërtën me atë çka po thotë mazhoranca

që të votohet raporti i Radiotelevizionit publik. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga Aleanca për

Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

TIME KADRIJAJ: Qëndrimet për këtë raport, Aleanca i ka dhënë në Komisionin parlamentar,

po vetë fakti që pikën 9 të rendit të ditës e kemi shkarkimin e këtij Bordi të Radiotelevizioni të

Kosovës, jep të kuptohet se këtu po kemi politizim. Deklarimi rreth raportit është të arsyetohet

shkarkimi që ju keni vendosur ta bëni pak më vonë, në pikën 9. Ky shkarkim i bordeve dhe

ngarkim ashtu siç keni deklaruar ju se do të bëni depolitizimin e bordeve, faktikisht në emër të

çkapjes së shtetit, ju po e kapni shtetin dhe në vend të këtyre anëtarëve të Bordit, të cilët ndoshta

janë të partive të tjera politike, do t’i vendosni anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Andaj, mos

thoni që ka transparencë dhe mos u thirrni me deklarata rreth këtyre raporteve që kanë ardhur

nga këto borde dhe me këtë arsyetim dëshironi t’i shkarkoni.

KRYESUESJA: Nga Grupi Parlamentar Multietnik, z. Enis Kervan e ka fjalën.

ENIS KERVAN: Faleminderit nënkryetare!

Të nderuar deputetë,

Sot po e shqyrtojmë raportin vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për v. 2020, por për të folur

për raportin duhet të flasim pak edhe për problemet dhe vështirësitë që kanë redaksitë e

komuniteteve në RTK.

Që nga fillimi i punës në RTK, programet e komuniteteve apo të redaktorëve të këtyre

programeve nuk kanë pasur asnjë avancim në aspektin e ngritjes së pozitës së redaktorëve.

Lajmet në gjuhët e komuniteteve asnjëherë nuk kanë pasur një skenografi të mirëfilltë. Lajmet në

gjuhët e komuniteteve shpeshherë ndërrojnë termin emetimit, shkaku i programeve që kanë

prioritet para lajmeve të këtyre komuniteteve. Edhe pse RTK-ja disponon me katër kanale,

punësimet apo zëvendësimet e gazetarëve të cilët e kanë lëshuar punën në këto redaksi nuk

përmbushen dhe se ka shumë gazetarë që punojnë ende me kontratë mbi vepër apo kontrata për

shërbime, gjë që është kundërligjore dhe kundër rregulloreve të punës në RTK.

Page 95: Kuvendi - Skupština - Assembly

95

Gjithashtu, programet festive të festave apo Vitit të Ri e të tjera, të cilat kanë qenë me karakter të

mbrojtjes së identitetit kulturor janë transferuar në program kolektiv i gjithëpërmbarshëm dhe se

ka humbur konceptin e ruajtjes së identitetit kulturor të këtyre komuniteteve në Kosovë.

Komunitetet nuk kanë programe për fëmijë që është shumë e nevojshme për fëmijët e

komuniteteve joshumicë.

Në RTK, në redaksinë e gjuhës turke ka filluar aktiviteti në vitin 2000 me një staf prej dy vetash.

Pas programit të lajmeve, programi kulturor “Mozaik” po i zgjatej programit të lajmeve.

Kohëzgjatja e programit të lajmeve që u prezantua pesë ditë në javë, prej gjashtë minutave tani

është rritur në 8 minuta dhe 15 minuta.

Programi “Mozaik” i ofruar çdo të shtunë është rritur në 30 minuta dhe tani në fund në 60

minuta. Një nga vështirësitë që hasen në redaksinë e gjuhës turke është se nuk janë në gjendje të

marrin kamerat kur dëshirojnë dhe kur kanë nevojë të përcjellin ngjarjet e komunitetit turk. Në

situata të tilla ata nuk mund t’i përcjellin aktivitetet tona që e shqetësojnë popullin turk, ose

zhvillimet në fusha të ndryshme të komunitetit. Ata mund të marrin kamerat vetëm dy ditë në

javë, të mërkurën dhe të enjten. Nuk kanë asnjë kameraman apo redaktor që flet gjuhën turke.

Kushtet në studiot ku prezantojnë lajmet dhe programet kulturore “Mozaik” janë shumë të

kufizuara. Gjatë viteve nuk është bërë asnjë ndryshim. Përkundër të gjitha kërkesave të redaksisë

turke, nuk pati zhvillim. Ata nuk mund të ftojnë mysafirët as në lajme dhe as në programet

kulturore, sepse nuk ka kushte të përshtatshme në studio. Në të kaluarën një skenë e veçantë ishte

përgatitur për secilin program. Fatkeqësisht ato janë hequr dhe nuk janë bërë të reja.

Ata kanë vetëm katër persona në redaktim, por për më tepër, zhvillimet në Mitrovicë, Gjilan, i

njoftojnë shikuesit nëpërmes raporteve telefonike nga korrespodentët që jetojnë në atë pjesë.

Gjithashtu, duke marrë parasysh se shumica e komunitetit turk jeton në Prizren dhe Mamushë,

kanë nevojë të punësojnë edhe gazetarë nga Prizreni dhe Mamusha, ose të hapet një studio për të

gjitha komunitetet në Prizren ku do të shfaqen programet e tyre. Tani veç disa vite nga Prizreni

është vetëm një person që mbikëqyr Prizrenin dhe Mamushën nga jashtë, por që me vite, 12 vite,

nuk rivendoset dhe duhet të vendoset në stafin ekzistues.

Redaksia në gjuhën boshnjake në RTK i ka problemet e ngjashme. Redaksia e gjuhës boshnjake

të punësuar ka vetëm tre gazetarët me kontratë të rregullt dhe një me kontratë pune. Redaksia në

gjuhën boshnjake në RTK 1 nuk ka asnjë korrespodent. Kanë probleme për të përdorur kamerat,

u mundësohet vetëm dy herë në javë. Kurse aktivitetet politike dhe kulturore edhe të komunitetit

boshnjak janë çdo ditë. Nuk jepet kamerë e kameraman kur kanë nevojë, por edhe nuk u

mundësohet të kenë teknologji moderne, si telefona ose kamera që do të lejojnë gazetarët të

punojnë dhe regjistrojnë vetë dhe të sigurojnë kompjuterët me cilësi të mirë për të zhvilluar

Page 96: Kuvendi - Skupština - Assembly

96

programet. Për njëzet vjet asgjë nuk është investuar në redaksinë në gjuhën boshnjake në kuptim

të bërit skenografi për programin “Vijesti” dhe programet “Mostovi”.

Redaksia në gjuhën rome, përveç që ballafaqohet me të gjitha këto shqetësime të përbashkëta që

u përmend më lart, e ka problemin e punës shtesë që punojnë në RTK 2, sepse atje nuk ka asnjë

të punësuar nga komuniteti rom. Edhe pse nga RTK 1 kanë kërkuar që të kenë vetëm një

koeficient më tepër për punën shtesë që e kanë në RTK 2, por ajo nuk është realizuar. Edhe pse

gazetarët e redaksisë në gjuhën rome udhëtojnë nga Prizreni çdo ditë pune, kontrata kolektive e

parasheh që punëtorët të cilët udhëtojnë 30 km për te vendi i punës, duhet t’u kompensohet

transporti, RTK asnjëherë nuk e ka kryer këtë obligim.

Redaksia rome në Radio Kosovë ka pasur humbje të gazetares apo korrespondentes gjatë

pandemisë, e cila me vite të tëra ka punuar me kontratë mbi shërbime, mbi 12 vjet. Pas asaj është

bërë kërkesa për zëvendësim, menaxhmenti nuk e ka parë të arsyeshme të nënshkruajë kërkesën

për zëvendësim të korrespondentes me gazetare të re.

Edhe në gjuhët e tjera në Radio kemi probleme të njëjta. Minutazhi, i cili ka qenë nga një orë në

javë e programeve javore në gjuhën rome, është shkurtuar në 45 minuta.

Redaksia e komuniteteve ashkali dhe egjiptian qysh prej fillimit që kur kanë filluar punën në

RTK janë me dy punëtorë dhe s’kanë kontrata të rregullta. Janë vetëm 15 minuta program për ta

dhe ende nuk dihet statuti i tyre a do të vazhdojnë punën. Nuk ka pasur avancime asnjëherë.

Duke e marrë parasysh gjithë këto probleme të komuniteteve që i përmenda, ne si Grup

Parlamentar nuk e përkrahim raportin në fjalë.

KRYESUESJA: Faleminderit! Vazhdojmë sipas radhës së paraqitjes së deputetëve. Nga Lëvizja

Vetëvendosje, Jeta Statovci e ka fjalën.

JETA STATOVCI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Transmetuesi publik përbën një institucion me rëndësi të veçantë për shoqërinë si kanal me

qëllim të shërbimit të interesit qytetar dhe financuar nga taksapaguesit. Është përgjegjësi të

përmbahen standardet e performansës, duke identifikuar hallkat e dobëta të prokurimit si dhe

ndërhyrjes në strategji dhe plan të mirëfilltë në përmirësimin e situatës.

Nga analiza në mes të të hyrave dhe shpenzimeve, një segment i cili është në rritje të

pashpjegueshme është edhe elementi mbi pagat. Unë do të mundohem që ta arsyetoj edhe me një

analizë krahasuese për ta kuptuar gjendjen më konkret dhe duke u munduar të ndërlidh edhe

raportin financiar, mirëpo edhe raportin e performansës, pasi po i trajtojmë të dy tani.

Page 97: Kuvendi - Skupština - Assembly

97

Pra, nga viti 2010 - 2021, shpenzimet në paga kalojnë nga 4 milionë në 9 milionë, kurse

investime kapitale që do mundësonin infrastrukturë më të avancuar dhe ambient më të

përshtatshëm përgjysmohen.

Kontratat ne vepër lëvizin në vitin 2013 nga 152 në 218. Befasisht zyra e prokurimit rrit numrin

e personelit të angazhuar nga 5 në 12, e zyra e strategjisë kalon nga një staf të angazhuar në 17,

kurse si jemi në dijeni, pra RTK-ja pritej të draftonte një strategji për të kaluar drejt financimit

adekuat dhe të qëndrueshëm. As në vitin 2020 nuk kemi informata të jetë trajtuar çështja e

pavarësisë financiare, kurse barra ndaj buxhetit të Kosovës ishte në rritje e sipër.

Segment interesant është edhe numri i të punësuarve ndër vite në marketing, pra stafi lëviz nga 1

deri në 17 staf. Sigurisht që rritja e kapaciteteve njerëzore do duhej të përcillej edhe me rritje të

të hyrave nga marketingu, mirëpo të hyrat nga marketingu vazhdojnë të bien dukshëm.

Kjo barrë financiare që derivon kryesisht nga rritja e pashpjegueshme e personelit të angazhuar,

sigurisht që ka afektuar parametrat e stabilitetit financiar të institucionit, duke rezultuar edhe në

një situatë ku institucioni hyn në obligime. Pra obligime të cilat thuhet që janë të bartura në vitin

2020 është në shumë të përafërt me 2,8 milionë. Në vitet paraprake kishim edhe raste ku u desh

të kishte edhe mbitërheqje nga bankat nga ky institucion.

Mos të harrojmë se nga praktikat e televizioneve publike në rajon, kryesisht shpenzimet e

personelit sillen rreth 35 për qind deri 45 për qind të buxhetit total. Kurse në rastin e RTK-së ato

janë 71 për qind e buxhetit total. Andaj në këtë segment ka dështuar të përmbushen detyrat për të

kontrolluar shpenzimet e Televizionit publik, ashtu siç parashihet në kuadër të kompetencave.

Nevoja për reformim është potencuar edhe nga raporti i progresit dhe ky raport flet për nevojën e

adresimit të këtyre të metave, sepse këto të meta fillimisht duhet të pranohen si evidente për të

përmirësuar situatën dhe performansën e institucionit në tërësi. Ju faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Znj. Deliu ka kërkuar fjalën për një sqarim.

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit shumë nënkryetare!

Vetëm po flas në emër të Partisë Demokratike të Kosovës. Për shkak të varrimit të babait të ish-

kryetarit të Kuvendit, z. Veseli, d.m.th. Partia Demokratike e Kosovës është e obliguar që ta

lëshojë sallën, meqë do të jemi në varrim në Mitrovicë.

KRYESUESJA: Në rregull dhe ngushëllime për familjen Veseli dhe për juve gjithashtu!

Vazhdojmë me paraqitjen tjetër të deputetëve. Ftoj z. Visar Korenica për fjalë.

A mundesh? Ju kërkoj falje! Me radhë është z. Fitim Haziri.

Page 98: Kuvendi - Skupština - Assembly

98

FITIM HAZIRI: Faleminderit nënkryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

Qytetarë të dashur,

Ne si Komision për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, në

mbledhjen e mbajtur më 25. 5. 2021, e kemi shqyrtuar raportin vjetor të Radiotelevizionit të

Kosovës dhe kemi vlerësuar se i njëjti nuk i përmbush obligimet ligjore për raportim -

rrjedhimisht i kemi rekomanduar Kuvendit për mosmiratimin e tij.

Arsyeja e mosmiratimit të këtij raporti lidhet me faktin e vetë raportit se si është paraqitur te ne.

Nëse i shikojmë raportin, dhjetë fletët e para - po them fletët, sepse nuk janë paraqitur me numër

rendor - paraqesin fjalën e kryetarit të Bordit dhe Drejtorit të Përgjithshëm si dhe përshkrimin e

institucionit. Pjesa tjetër e mbetur e raportit flet për skemën programore, për programet që janë

transmetuar në RTK 1, RTK 2, RTK 3, RTK 4, RTK Sat.

Neve si deputetë nuk na takon të komentojmë apo të propozojmë skemat programore, sepse është

ndërhyrje politike në një medium publik. Pra, ky raport nuk është përgatitur nga bordi i RTK-së

por është përgatitur nga Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së. Pra, Drejtori i Përgjithshëm në bazë të

ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës nenin 7, cili flet për obligimet e RTK-së në lidhje me

përmbajtjen. Pika 3 e këtij ligji: Drejtori i Përgjithshëm, një herë në vit, do të hartojë një raport

mbi ofrimin e përmbajtjes kulturore, artistike, informative, dokumentare apo edukativo-arsimore,

të cilën pastaj do t’ia paraqesë Bordit të RTK-së. Pra, ky raport si është paraqitur te ne është

raport i cili i është përgatitur dhe i është paraqitur Bordit nga Drejtori i Përgjithshëm dhe ky

raport assesi nuk paraqet punën e Bordit dhe kompetencat e tij të cilat janë të rregulluara me

nenin 29 të këtij ligji.

Një tjetër shqetësim që do doja ta ngrija nga pjesa e fundit e raportit që flet për raportimin

financiar rreth borxheve të bartura vit pas viti si pasojë e keqpërdorimeve financiare, dallavereve

nga më të ndryshmet dhe keqmenaxhimi e kanë karakterizuar këtë institucion të quajtur publik,

por që shumicën e herave nuk i ka shërbyer publikut, por disa personave politikë dhe biznesorë.

Dallaveret brenda RTK-së tashmë nuk janë perceptim, nuk janë as përshtypje më, as me të

dëgjuar. Disa prej tyre janë dëshmuar e argumentuar. Javë më parë, përballë bordit të RTK-së

pata përmendur një skandal të tyre të bërë në vitin 2019. 17 vetura që janë marrë me qira me

çmim prej gjysmë milioni euro. Paramendojeni, 17 vetura me qira, me çmim prej 517 140 euro

në kohëzgjatje prej gjashtë vitesh. A e dini që me këto mjete do të bliheshin, e jo të merreshin me

qira, por do të bliheshin 34 vetura të llojit të tillë.

Kjo është vjedhje klasike. Nuk mundemi me i mbyllë sytë karshi këtij dhe shumë rasteve tjera, të

bëra nga ai menaxhment. Pra, borxhi milionësh publik i RTK-së nuk ka ndodhur kot. Është

borxh për shkak të menaxhimit të dobët, e madje edhe të keqmenaxhimit.

Page 99: Kuvendi - Skupština - Assembly

99

Për fund, mendoj se mosmiratimi i këtij raporti dhe çfarëdo raporti tjetër të ndonjë institucioni

tjetër të pavarur i cili nuk kalon në Kuvend, duhet të pasojë me shkarkim. Shkarkimi i këtij bordi

por edhe i bordeve tjera në të kaluarën, nuk po bëhet as për hakmarrje, e as për shkak që po

mundemi t’i shkarkojmë. Po kjo po bëhet për t’i ndëshkuar e ndaluar vjedhjet e keqpërdorimet e

keqmenaxhimet që janë bërë deri më sot. Në fakt, do të duhej të bëheshin qysh para disa vitesh,

por pasi s’janë bërë atëherë, duhet të bëhen tash.

Çdo lindje është e dhimbshme, mirëpo jeta pastaj është e këndshme. Faleminderit!

KRYESUESJA: Fjalën e ka Nijazi Isaku. Regjia, ju lutem fjalën ia jepni Nijazi Isakut!

NIJAZI ISAKU: Faleminderit e nderuar nënkryetare e Kuvendit!

Të nderuar kolegë deputetë,

Media,

Të dashur qytetarë,

Informimi i drejtë, i saktë, i paanshëm për të gjithë qytetarët e vendit është një nga shtyllat e një

shoqërie demokratike që po e synojmë ta ndërtojmë. Për këtë qëllim, shteti i Kosovës me paratë

publike financon RTK-në. Por, a po e përmbush këtë mision të rëndësishëm ky institucion? Kam

frikë se përgjigja është e shkurtër dhe e thjeshtë. Jo. Nuk po e përmbush, ndonëse është detyrim

ligjor.

KRYESUESJA: Të nderuar deputetë,

Më falni, a mundeni pak më shumë qetësi, ju lutem!

NIJAZI ISAKU: Madje edhe me ligj të veçantë. Ky fakt tashmë pothuajse nuk mohohet nga

askush, përveç atyre që në shërbim të të cilëve është vënë me vite të tëra ky institucion. Ndonëse

ka një kohë të gjatë që RTK-ja nuk po e përmbush rolin dhe obligimin ligjor që ka, ku tanimë

kemi parë shumë skandale që janë të njohura për publikun nga menaxhmenti i RTK-së.

Këto ditë kur po e trajtojmë me seriozitet punën e RTK-së, kemi mësuar edhe për shumë fakte që

kanë rritur shqetësimin tonë se si ka funksionuar e po funksionon ky institucion i rëndësishëm

publik. Jemi të vetëdijshëm që numri më i madh i gazetarëve dhe të punësuarve në RTK janë të

përkushtuar për t’i shërbyer interesit publik dhe duke përmbushur rolin ligjor. Por, raportet e

fundit që kemi shqyrtuar në Komision, takimet me Bordin dhe menaxhmentin kanë zbuluar

qartazi që Bordi dhe menaxhmenti aktual ka përgjegjësinë për lëshimet dhe devijimet në RTK.

Duke qenë të zgjedhur e të emëruar mbi bazën e afërsisë dhe lojalitetit politik, Bordi dhe

menaxhmenti i kanë shërbyer padronëve të tyre politikë dhe e kanë shndërruar RTK-në në

instrument të manipulimit të publikut për interesa të partive që kanë qeverisur me vendin e të

cilave këta u kanë shërbyer.

Page 100: Kuvendi - Skupština - Assembly

100

Nuk po zgjatem shumë në këtë fjalim në mbështetje të argumenteve të mësipërme për dështimet

e RTK-së për t’i shërbyer publikut, siç e ka detyrim ligjor për faj të Bordit dhe menaxhmentit. Po

renditim vetëm disa nga çështjet apo temat më shqetësuese që më obligojnë mua t’i bashkohem

thirrjeve për përgjegjësi të Bordit dhe menaxhmentit në mënyrë që RTK-ja t’i kthehet

përfundimisht interesit të publikut si dështim i informimit të saktë të publikut me objektivitet dhe

paanshmëri, mungesë e plotë e transparencës dhe llogaridhënies për punën e RTK-së, paaftësi

për të ndërtuar sistem të qëndrueshëm të financimit, punësimet politike dhe pa kritere

profesionale, zgjedhjet e menaxhmentit vetëm mbi bazën e lojalitetit politik të partive në

pushtetin e kaluar apo lidhjeve nepotike, mbingarkesë të stafit pa asnjë analizë për nevojat e

RTK-së, por vetëm në funksion të interesave të grupeve të caktuara politike që me vite të tëra

kanë qeverisur me vendin. Shkelje sistematike të Ligjit të RTK-së dhe ligjeve të tjera në fuqi.

Nuk po lëshohem në detaje, se shumicën e tyre i kemi trajtuar në Komision. Edhe publiku

tashmë është i njohur, por këto tema dhe shumë të tjera na e bën të pamundur dhe ndoshta edhe

bashkëpërgjegjës që të mos jemi indiferent ndaj tyre dhe të marrim hapa që na obligon ligji dhe

interesi i publikut dhe që ne jemi të thirrur e ta përfaqësojmë.

Kolegë të nderuar deputetë,

Më lejoni që në këtë rast t’ju ftoj secilit prej jush, madje edhe kolegët nga opozita që të na

bashkohen në iniciativën për shkarkimin e Bordit të RTK-së që pashmangshëm do të jetë hapi i

radhës, e që është pikë pasuese në seancën e sotme. Kjo do t’i hapte rrugë që RTK-ja t’i kthehet

rolit të saj në interes të publikut për informim të drejtë, objektiv dhe të paanshëm e që do të doja

të besoja që secili prej nesh e ka për qëllim. Ju faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit!

Atëherë, të nderuar deputetë, nuk ka deputetë të tjerë të paraqitur për fjalë.

Ta shohim sa është kuorumi.

Të nderuar deputetë, a mund t’i zini vendet e juaja, ju lutem! Në rregull! Të pranishëm janë 67

deputetë.

Të nderuar deputetë, po vazhdojmë me pjesën e votimit. Ju lus që me ngritje dore të deklaroheni

për raportin vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

Kush është për? Kush është kundër? Kush abstenon?

Atëherë po presim rezultatin.

Të nderuar deputetë,

Për shkak që nuk ka kuorum për vendimmarrje, vazhdojmë me pikën e radhës të rendit të ditës.

Page 101: Kuvendi - Skupština - Assembly

101

7. Shqyrtimi i raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020

Të nderuar deputetë,

Ju njoftoj se Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe

Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e ka shqyrtuar raportin vjetor të Akademisë së

Drejtësisë për vitin 2020 dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij. Gjithashtu, edhe

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Akademisë

së Drejtësisë për vitin 2020 dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij.

E ftoj kryetarin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe

Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Adnan Rrustemi, për arsyetimin e raportit të

Komisionit Funksional.

ADNAN RRUSTEMI: Faleminderit nënkryetare!

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë,

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e

Agjencisë Kundër Korrupsionit duke vepruar në pajtim me nenin 72, paragrafi 1 dhe 2 të

Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 1 qershor, e shqyrtoi raportin e punës së

Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020, dhe rekomandoi miratimin e tij.

Të nderuar deputetë,

Më lejoni që të arsyetoj rekomandimin e Komisionit për Legjislacion përkitazi me raportin e

punës për vitin 2020, për Akademinë e Drejtësisë.

Në bazë të ligjit Akademia e Drejtësisë ofron zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve për

prokurorë dhe gjyqtarë, si dhe stafin tjetër gjyqësor dhe prokurorial.

Programi trajnues që është hartuar gjatë vitit 2019 dhe është miratuar në vitin 2020, është

përmbushur, pothuajse. Dy gjeneratat për gjyqtarë dhe prokurorë kanë përfunduar gjatë këtij viti

trajnimet fillestare. Pra, 37 gjyqtarë të rinj janë përgatitur me trajnime fillestare dhe janë kyçur

në sistem. Po ashtu, 12 prokurorë kanë përfunduar trajnimin fillestar.

Gjithashtu, vetëm për gjyqtarë ka pasur 210 orë trajnim, që nënkupton që kjo gjeneratë ka filluar

në vitin 2010 dhe ka përfunduar në vitin 2020.

Si sfida të Akademisë së Drejtësisë përmenden, mungesa e stafit, mungesa e objektit të

institucionit në fjalë. Po ashtu, në aspektin ligjor, duhet të plotësohet dhe të ndryshohet Ligji për

Akademinë e Drejtësisë dhe të mundësohet nxjerrja e akteve nënligjore të domosdoshme, në

mënyrë që të jetë më efikas funksionimi i Akademisë së Drejtësisë.

Page 102: Kuvendi - Skupština - Assembly

102

Bazuar në këto, siç e thashë, komisioni ka rekomanduar të miratohet raporti i punës së

Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020.

KRYESUESJA: Faleminderit!

Tani, ftoj kryetarin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, zotin Armend Muja, për

arsyetimin e raportit me rekomandim në lidhje me raportin vjetor financiar.

ARMEND MUJA: E nderuar nënkryetare e Kuvendit,

Deputetë,

Qytetarë të Kosovës,

Ne kemi shqyrtuar raportin financiar vjetor të Akademisë së Drejtësisë. Gjithashtu, kemi

vështruar edhe të gjitha rekomandimet që janë dhënë nga vitet paraprake dhe nëse kanë adresuar

shqetësimet që kanë ndodhë vitet vijuese.

Andaj, komisioni ka vlerësuar që shpenzimet kanë qenë po ashtu në përputhje me alokimet

fillestare. Gjithashtu, janë ndjekur edhe proceduar e Ligjit për menaxhimin e financave publike

dhe Ligjit për prokurimin publik. Nuk ka pasur vërejtje të cilat do ta parandalonin kalimin e këtij

raporti.

KRYESUESJA: Faleminderit! Vazhdojmë me pjesën e deputetëve të cilët janë paraqitur për

fjalë. Në emër të grupit parlamentar... Më falni! Ju kërkoj falje! Së pari udhëheqësit e grupeve

parlamentare. Nga Lëvizja Vetëvendosje, zoti Armend Muja e ka fjalën. Ju kërkoj falje! Zoti

Adnan Rrustemi e ka fjalën.

ADNAN RRUSTEMI: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit!

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë,

Akademia e Drejtësisë është institucion publik i rëndësishëm me mandat zhvillimin dhe ngritjen

e kapaciteteve profesionale dhe interdisiplinare të gjyqtarëve, prokurorëve, stafit administrativ,

gjyqësor dhe prokurorial, si dhe të profesionistëve të tjerë ligjorë në kuadër të sistemit të

drejtësisë.

Aftësimi profesional i vazhdueshëm është një nga komponentët e nevojshme për një sistem të

drejtësisë efikas e të pavarur, krahas ndershmërisë dhe integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kjo merr rëndësi sidomos në vendin tonë.

Nëpërmjet përmirësimit dhe ngritjes së kapaciteteve të profesionistëve ligjorë në sistemin e

drejtësisë, përfshirë atë gjyqësor dhe prokurorial, mundësohet ushtrimi i këtij funksioni në

mënyrë profesionale, efikase dhe të pavarur.

Page 103: Kuvendi - Skupština - Assembly

103

Pa dyshim që pandemia ka ndikuar edhe në punën e Akademisë së Drejtësisë gjatë vitit 2020.

Marrë parasysh faktin e pamundësisë së organizimit të trajnimeve fizike, e ato online, qartazi

kanë qenë jokualitative.

Madje ky fakt, domethënë, pandemia, disi e justifikon Akademinë për vitin e kaluar, sepse në të

kundërtën misioni dhe angazhimi i Akademisë së Drejtësisë, do të duhej të ishte krejtësisht tjetër.

Megjithëse, jemi për ta kaluar këtë raport, pikërisht me arsyetimin që pandemia ka qenë një

barrierë objektive, ne duhet të kujtojmë e theksojmë këtu problemet sistematike dhe të

vazhdueshme që ka sistemi ynë i drejtësisë për sa i përket profesionalizmit, e që Akademia e

Drejtësisë do duhej t’i merrte me tjetër seriozitet dhe me tjetër përgatitje.

Përqendrimi i Akademisë së Drejtësisë te trajtimi fillestarë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj,

nuk është i mjaftueshëm. Madje, edhe ky modul trajnimi mbizotërohet nga një shkallë e

formalizmit në organizim, pa garantuar elementet e arritshmërisë e të vlerësimit të efekteve.

Akademia nuk ka arritur të krijojë mekanizma që monitorojnë efektet e trajnimeve të tyre. Nuk

ka matje se sa dhe si kanë ndikuar këto trajnime në rritjen e profesionalizmit të gjyqtarëve dhe të

prokurorëve. Përkundër shifrave të trajnimeve, të dhënat e raporteve monitoruese vendore e

ndërkombëtare, flasin për probleme të mëdha të si pasojë e mungesë së profesionalizmit në

sistemin e drejtësisë.

Është evidente se gjykatat e Kosovës kanë shqiptuar dënime bazuar në rrethana tërësisht të

paarsyetuara. Kanë shqiptuar dënime të kushtëzuar, po ashtu, të paarsyetuara. Kanë lejuar

konvertimin e dënimeve me burg në dënime me gjobë, po ashtu, pa i arsyetuar dhe rrjedhimisht

në shumicën e rasteve kanë aplikuar rrethana që arsyetojnë zbutjen maksimale të dënimit, kur

bëhet fjalë për rastet e korrupsionit. Ndërkaq, aktakuzat janë të dobëta në pikëpamje

profesionale.

Shumë aktakuza dështojnë pikërisht sepse janë të përgatitura dobët. Aktgjykimet janë të

paarsyetuara mjaftueshëm. Nuk përdoren dënimet plotësuese për rastet e shpërdorimit të detyrës

zyrtare dhe të korrupsionit.

Përveç këtyre, Akademia e Drejtësisë duhet të përfshijë në programin e trajnimeve edhe fushat

si; trajtimi i krimeve të luftës, trajtimi i rasteve të korrupsionit, si dhe rastet e dhunës në familje,

përkatësisht, dhunën ndaj grave. Po ashtu, kërkohet edhe zgjerimi i mandatit, duke u mundësuar

edhe zyrtarëve ligjorë të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, që të jenë pjesë e këtyre

trajnimeve, kur kemi parasysh rolin që ka kjo agjenci në ofrimin e ndihmës juridike falas për

shtetasit që nuk e kanë gjendjen ekonomike për të përballuar angazhimin e avokatëve.

Page 104: Kuvendi - Skupština - Assembly

104

Të nderuar deputetë,

Sot duhet të sjellim në vëmendje edhe disa dobësi të tjera të sistemit të drejtësisë që lidhen direkt

me Akademinë e Drejtësisë, të theksuara nga raportet e ndryshme vendore e ndërkombëtare.

Në Akademinë e Drejtësisë vazhdon të mbetet problematike zgjerimi i njohurive dhe avancimi i

standardeve profesionale në rritjen e cilësisë së punës së gjyqësorit, rrjedhimisht, edhe zotërimin

e besimit të opinionit publik. Kjo ndodhë, ngase modulet e trajnimeve shpeshherë janë të

vjetruara, ndërsa kërkesat profesionale jo adekuate.

Pjesëmarrësit i kritikojnë trajnimet që ofrohen nga Akademia e Drejtësisë, duke i cilësuar ato si

diçka që nuk u shërbejnë fare qëllimit të tyre. Akademia e Drejtësisë, gjithashtu po ngecë në

fuqizimin e programit të saj përmes një qasjeje që do të ishte më pak ad hoc dhe shumë më tepër

e strukturuar.

Akademia e Drejtësisë nuk ka aftësi për mbështetjen e nevojave dhe adresimin e mangësive

profesionale të identifikuara me kujdes për gjykatësit, prokurorë dhe personelin administrativ.

Këto janë konstatimet që i bëjnë raportet e ndryshme të organizatave monitoruese.

Po ashtu, i mungon personeli i përhershëm dhe mbështet vetëm në trajnerët afatshkurtër ose në

trajnime ad hoc, të cilat ofrohen nga donatorët.

Akademia e Drejtësisë ka dështuar të ofrojë trajnime profesionale dhe ekspertizë ndërkombëtare

për gjyqtarët se si të merren ekskluzivisht me krimet e luftës. Është treguar e ngathtë në ofrimin e

trajnimit të mëtutjeshëm në fushat të specializuara, si: krimi ekonomik, përfshirë pastrimin e

parave, konfiskimin e pasurisë dhe prokurimin publik, ndërmjetësimin, dispozitat e reja të Kodit

Penal të rishikuar, përfshirë dhunën në familje dhe ngacmimet seksuale, si dhe praktikën

gjyqësore të Gjykatëse Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Akademia e Drejtësisë nuk ka arritur të forcojë linjat e mbikëqyrjes dhe raportimin në përputhje

me praktikat më të mira evropiane. Po ashtu, politikat e dënimit në lidhje me krimin e organizuar

mbetet e çrregullt, ku gjykatat nuk zbatojnë në mënyrë sistematike udhëzimet e dëmit të

Gjykatës Supremeve të vitit 2018.

Numri i seancave gjyqësore, jo produktive, mbetet një çështje shqetësuese, me gjyqtarët që

shpesh dështojnë të përdorin mjetet procedurale në dispozicion të tyre, për të siguruar praninë

palëve dhe dëshmitarëve në gjykim.

Andaj, marrë parasysh gjendjen në sistemin tonë të drejtësisë, ku mungesa e profesionalizmit në

trajtimin e rasteve, qoftë në ngritjen e akuzës, qoftë në gjykim e hartim të aktgjykimeve, ngritja e

kapaciteteve profesionale mbetet një domosdoshmëri dhe një detyrim i Akademisë së Drejtësisë.

Page 105: Kuvendi - Skupština - Assembly

105

Kjo bëhet edhe më e rëndësishme për rastet më komplekse, siç janë krimet e luftës, lufta kundër

korrupsionit e çështjet komerciale. Andaj, duke miratuar sot këtë raport, gjithsesi duhet të

kujtojmë rëndësinë që duhet të ketë trajnimi i vazhdueshëm cilësore e sektorial për zyrtarët e

sistemit të drejtësisë dhe se barometër real i punës së Akademisë nuk është edhe aq raporti që

dorëzojnë në Kuvend, sa ndryshimi i peizazhit profesional në sistemin e drejtësisë. Ju

faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, zoti Driton Selmanaj e ka

fjalën.

DRITON SELMANAJ: Faleminderit, kryesuese!

Ne si grup parlamentar e kemi shqyrtuar raportin e Akademisë së Drejtësisë, por edhe si

Komision Parlamentar për Legjislacion.

Në fakt, disa çështje që u thanë tash, sikur më duket krejtësisht të reja, sepse s’i kemi dëgjuar as

në mbledhje të komisionit dhe nuk figurojnë në raport, por gjithsesi janë vlerësime që mund të

kuptohen, sepse jemi politikanë edhe mund të kemi adresime të tilla.

Por, ajo çka duhet të jemi të qartë, duhet të jemi shumë korrektë. Mandati i këtij institucioni

është që të ofrojë trajnime për gjyqtarë dhe prokurorë dhe nuk mund të marrë përsipër ose ta

marrë fajin pse sistemi i drejtësisë në Kosovë ka dështuar.

Ose, nëse eventualisht kemi vlerësimet tona të përgjithshme që organet e ndjekjes dhe në

përgjithësi sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është në nivelin e duhur.

Ajo që për neve duhet vlerësuar është që gjatë pandemisë së vitit të kaluar, domethënë gjatë vitit

2020, ky institucion ka arritur që të adoptojë ose them që të modifikojë formën e trajnimeve

përmes sistemit online, dhe ka realizuar, pothuajse, më tepër trajnime se sa ka realizuar me prani

fizike, dhe kjo duhet vlerësuar.

Pavarësisht se sa mund të jenë të suksesshme ato duhet vlerësuar, sepse nuk ka një barometër

matës që mund t’i vlerësojë rezultatet e atyre trajnime apo jo, sepse ne po flasim për gjyqtarë dhe

prokurorë.

Ajo që për neve është e rëndësishme është që ky institucion duhet ta rrisë ose them, duhet të ketë

fokus më të madh në disa tema për të ofruar trajnimet e nevojshme dhe të domosdoshme për

gjyqtarë dhe prokurorë dhe që lidhen më tepër me njëfarë defiçence të organeve të drejtësisë që

sot kanë.

Page 106: Kuvendi - Skupština - Assembly

106

Dhe cilat janë ato tema, sipas vlerësimeve tona? Janë krimet kibernetike. Janë trajnimet për

trajtimin e fake news portaleve. Çështje që kanë të bëjnë me krimet financiare në përgjithësi.

Prokurimin publik dhe krimet që lidhen me procesin e privatizimit në Kosovë.

Deri tash kemi kuptuar që shumë situata ose çështje që trajtohen nëpër organe të drejtësisë dhe

që lidhen me këto tematike, tregojnë që ose zgjasin pafundësisht ose nuk kemi kapacitete të

mjaftueshme në organet e drejtësisë për t’i adresuar këto tema.

Prandaj, ne e inkurajojmë Akademinë e Drejtësisë që të ketë fokus më të madh në ofrimin e

trajnimeve në këto çështje. Po ashtu, kërkojmë Akademia e Drejtësisë që të ketë një angazhim

edhe për ofrimin e trajnimeve edhe për profesionet e lira, e që janë: noterët, përmbaruesit,

ndërmjetësuesit.

Gjithashtu, edhe për punëtorët që punojnë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, sepse është

një numër bukur i konsiderueshëm që punon në këto institucione dhe asistenca që u ofrohet

njerëzve që kanë nevojë, sidomos atyre të cilët kanë nevojë, nuk jemi të sigurt që vërtet kanë

kapacitete të mjaftueshme për t’i ofruar ato shërbime.

Prandaj, në këtë kontekst, ne vlerësojmë që raporti është pozitiv, raport i shkruar mirë dhe si i

tillë duhet përkrahur. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zoti Besnik Tahiri e ka

fjalën.

BESNIK TAHIRI: Faleminderit, nënkryetare!

Si përfaqësues i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po njëkohësisht

edhe si anëtar i Grupit për Legjislacion, më duhet të them raportin që e ka sjellë Akademia e

Drejtësisë, ka qenë një raport shumë mirë i punuar.

Një raport, i cili në detaje ka prezantuar punën dhe angazhimin që e ka pasur përgjatë këtij viti,

pra se edhe raportimi është për vitin 2020. Po ashtu, ka paraqitur disa objektiva të cilat lidhen

drejtpërdrejt me programet e ngritjeve të kapacitetit të trajnimeve të cilat janë realizuar, si dhe

trajnimet që kjo Akademi synon t’i bëjë më tutje.

Ajo që dua të them para jush dhe që ju thashë edhe kolegëve të Akademisë së Drejtësisë, lidhet

drejtpërdrejt me edukimin joformal apo siç i themi ne, trajnime. Unë kërkova edhe nga

Akademia e Drejtësisë që plan-programi, respektivisht kurrikula e trajnimeve e kësaj Akademie,

t’i nënshtrohet një procesi të akreditimit në bazë të standardeve evropiane dhe në bashkëpunim

me Agjencinë e Akreditimit.

Page 107: Kuvendi - Skupština - Assembly

107

Fjala akademi është fjalë goxha e lartë dhe në momentin kur një program trajnues, një program

joformal i edukimit e merr emrin akademi, ajo duhet ta mirëmbajë atë emër.

Programet e Akademisë nuk janë të akredituara, janë kryesisht programe të trajnimeve që janë

një ose dy ditore, ka edhe më shumë. Janë programe trajnuese në bazë të temave, por nuk ka një

plan-program të detajuar dymujor, tremujor që lidhet me hyrjen në edukim joformal e deri tek

konkludimi i saj.

Andaj, kërkesa dhe rekomandimi im i parë që do të ishte për Akademinë, është që ta trajtojë

temën e akreditimit të këtij institucioni, i cili bën atë që quhet, edukim joformal.

E dyta, viti i kaluar ka qenë vit i pandemisë dhe në rrethana të pandemisë, realisht, procesi i

trajnimit fizik ka qenë i pamundshëm. Në këtë kuptim, koncepti i ngritjes së kapaciteteve duhet

të modernizohet, të digjitalizohet dhe të përdoren forma dhe metodologjitë që i përdorin edhe

akademitë tjera.

Andaj, mendoj që ne si Kuvend, ky është një pozicion i yni, duhet të shohim që në buxhetin e

ardhshëm, për këtë institucion shumë të rëndësishëm i cili e zhvillon sektorin e sundimit të ligjit,

të bëjmë një buxhetim për të formatizuar, respektivisht, akredituar programet e tyre të trajnimeve

dhe të ndërtimit të kapaciteteve.

Ne e vlerësojmë si raport pozitiv dhe me këtë raste e miratojmë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit!

Të nderuar deputetë,

Nuk ka asnjë deputet të paraqitur për fjalë, kështu që vazhdojmë me pjesën e votimit. Në sallë

janë të pranishëm 62 deputetë.

Të nderuar deputetë,

Ju lus që me ngritje dore të deklaroheni për raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin

2020.

Kush është për? Kush është kundër? Kush abstenon?

Atëherë, po e presim rezultatin.

Të nderuar deputetë,

Në ndërkohë, numri i deputetëve ka qenë 65 të pranishëm në sallë. Konstatoj se me 64 vota për,

zero kundër dhe zero abstenime, Kuvendi miraton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë për

vitin 2020.

Page 108: Kuvendi - Skupština - Assembly

108

8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Të nderuar deputetë,

Ju njoftoj se Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, e ka

shqyrtuar listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, dhe

Kuvendit i ka rekomanduar emërimin e 7 anëtarëve të këtij këshilli.

E ftoj kryetarin për Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe

Sport, zotin Ardian Gola, që ta paraqesë dhe ta arsyetojë raportin e komisionit.

ARDIAN GOLA: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!

Të nderuar deputetë,

Tashmë, diku prej vitit 2018 kemi pasur një Këshill për Trashëgimi Kulturore, totalisht

jofunksional.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka shpallur

konkursin sipas afateve dhe kërkesave ligjore. Ka qenë një proces i menaxhuar jashtëzakonisht

mirë me një korrektësi dhe ka qenë jashtëzakonisht i efektshëm në tërë procesin.

Fillimisht, komisioni ka nxjerrë një formulë, përkatësisht e ka identifikuar një metodë përmes së

cilës është menaxhuar i tërë procesi.

Formula ka qenë kjo; maksimumi që ka mundur të arrihen kanë qenë 10 pikë nga secili kandidat,

5 pikë kanë qenë poentim nga intervista, 3 pikë nga përvoja profesionale direkt në trashëgimi

kulturore, që ka qenë një kriter goxha sfidues, minumi madje 7 vite dhe 2 poenë kanë qenë për sa

i përket kualifikimit.

Edhe kualifikimi edhe përvoja e punës ka qenë e diversifikuar në bazë të kritereve. Për shembull,

ndryshe është vlerësuar dikush vetëm me bachelor, ndryshe është vlerësuar dikush me master,

kuptohet më së shumti është vlerësuar me doktoratë.

Kjo metodë ka qenë prodhim konsensual i të gjithë anëtarëve të komisionit. Pra, është me rëndësi

të potencohet ky fakt, për shkak se komisioni ka qenë me një marrëveshje dhe dakordim absolut,

pa asnjë kundërshtim rreth kësaj formule.

E tash, formula e ka prodhuar një përbërje, ashtu sikur po e citoj: Zanita Halimi, Arianit Buçinca,

Sadik Krasniqi, Premtim Alaj, Valon Gërmizaj dhe nga minoritete; Ifeta Nikoçeviq dhe Slagjana

Boshkoviq.

Page 109: Kuvendi - Skupština - Assembly

109

Është shumë me rëndësi që t’i përmendi edhe kualifikimet e tyre. Për shembull, Zanita Halimi

është doktor shkencë në etnologji dhe antropologji kulturore, dhe doktoratën e ka fituar në

Universitetin e Vjenës në Austri. Arianit Buçinca është doktor në arkeologji dhe në histori të

kohës së vjetër, dhe doktoratën e ka marrë në Universitetin e Lionit në Francë.

Sadik Krasniqi është doktor në arkeologji, trashëgimi kulturore në Universitetin e Tiranës.

Premtim Alaj është doktor në arkeologji në Universitetin e Lionin, po ashtu në Francë. Ndërsa,

Valon Gërmizaj është i nivelit master, diplomën e ka në arkitekturë, përkatësisht South Bank

University në Londër. Ifeta Nikoçeviq ka diplomë në arkitekturë, po ashtu në nivelin master në

Universitetin e Prishtinës, dhe Slagjana Boshkoviq është e profilit të sociologjisë, niveli bachelor

në Universitetin e Prishtinës.

Mendoj që është edhe një specifikë shumë interesante që duhet të përmendet. Kjo përbërje është

heterogjene për sa i përket profileve profesionale. I kem katër anëtarë, përkatësisht kandidatë të

rekomanduar nga komisioni, që janë kryesisht doktorë në etnologji, arkeologji, antropologji dhe

dy janë arkitektë.

Pra, ky diversitet në përbërje, reflekton edhe nevojën për të funksionuar si këshill. Secili prej

këtyre kandidatëve ka përvojë solide prej më së paku, siç është Slagjana Boshkoviq me 9 vjet

përvojë pune, e deri te Sadik Krasniqi që i ka 18 vjet përvojë pune.

Për hir të së vërtetës më duhet ta përmend edhe një fakt tjetër. Poentimi i intervistave na e ka

dhënë një rezultat, i cili, nëse flasim me përqindje është diku rreth 80% i përafërt me këtë. Më

pastaj, kualifikimi dhe përvoja e ka bërë një rirenditje të kandidatëve, në listën ashtu sikurse edhe

e përmenda.

Pse e kemi nxjerrë këtë formulë? Sepse kemi menduar si komision që është njëfarëlloj

kompromisi ndërmjet diskrecionit të anëtarëve të komisionit që kuptohet, bartë tone dhe doza të

subjektivizmit dhe ana objektive, e cila mbetet e paluajtshme, për shkak se kemi të bëjmë me

përvojë e cila është kuantifikueshme në pikë, më lehtë se sa intervistomi edhe kualifikimet.

Kështu që, ky kompromis e ka nxjerrë këtë formulë për të cilën kemi pasur një dakordim

konsensual dhe kjo formulë më pastaj e ka reflektuar përbërjen të cilën, sot si komision dhe në

emër të komisionit, unë i rekomandoj këtij Kuvendi, që ta votojë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të grupit parlamentar, a dëshiron të deklarohet dikush?

OK. Në rregull. Me pajtim të të gjithëve vazhdojmë me pjesën e votimit.

Të nderua deputetë, 66 deputetë janë të pranishëm në sallë. Ju lus që me ngritje dore të

deklaroheni për emërimin e 7 anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Page 110: Kuvendi - Skupština - Assembly

110

Kush është për? Kush është kundër? Kush abstenon?

Po e presim rezultatin.

Të nderuar deputetë,

Konstatoj se me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi e miraton vendimin për

emërimin e 7 anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, me përbërje siç edhe u

prezantua nga anëtari i komisionit.

(Ndërprerje e incizimit)

Të nderuar deputetë,

Në dakordim me shefat e Grupeve Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK dhe Aleancës,

me seancë do të vazhdojmë nesër, nga ora 10:00. Shihemi nesër!

* * *

Page 111: Kuvendi - Skupština - Assembly

111

E enjte, më 8 korrik 2021

Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 7 korrik 2021

Mbledhjen e drejton nënkryetarja e Kuvendit, znj. Saranda Bogujevci.

KRYESUESJA: Të nderuar deputetë,

E nderuar zëvendëskryeministre,

I nderuar ministër,

I hap punimet për vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të filluar

dje, më 7 korrik 2021, me pikat e rendit të ditës të papërfunduara.

Ju përkujtoj lidhur me rëndësinë e respektimit të masave për mbrojtjen nga pandemia COVID-

19, duke u bazuar në manualin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e IKSHPK-së,

përgjatë seancës është i obliguar përdorimi i maskave nga secili.

Procedojmë me pikat në vijim:

- Votimi i raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020

Të nderuar deputetë,

Ju njoftoj se në seancën e djeshme kanë përfunduar diskutime për këtë pikë, por nuk ka pasur

kuorum për vendimmarrje.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe Komisioni

për Buxhet, Punë dhe Transfere i ka rekomanduar Kuvendit mosmiratimin e raportit vjetor të

Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

Të nderuar deputetë,

74 deputetë janë të pranishëm në sallë.

Ju lus që me ngritje dore të deklaroheni për raportin vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për

vitin 2020.

Kush është për? Kush është kundër? Kush abstenime?

Po e presim rezultatin.

Të nderuar deputetë, konstatoj se me zero vota për, 62 vota kundër dhe zero abstenim, Kuvendi

nuk e miraton raportin vjetor të Radiotelevizionin të Kosovës për vitin 2020.

Vazhdojmë me pikën e radhës të rendit të ditës, që është:

Page 112: Kuvendi - Skupština - Assembly

112

9. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet

Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të

Radiotelevizionit të Kosovës

Të nderuar deputetë,

Ju njoftoj se Komisioni Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim

Rajonal ka iniciuar procedurën e shkarkimit të anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit dhe

Kuvendit i ka rekomanduar shkarkimin e tetë anëtarëve të këtij bordi, si në vijim:

1. Sali Bashota,

2. Agron Bashi,

3. Lirim Geci,

4. Ilir Bytyçi,

5. Albinot Maloku,

6. Bajram Mjeku,

7. Petrit Musolli dhe

8. Fadil Miftari.

E ftoj kryetaren e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim

Rajonal, zonjën Doarsa Kica-Xhelili, që ta paraqesë dhe ta arsyetojë rekomandimin e komisionit.

DOARSA KICA-XHELILI: Faleminderit, nënkryetare!

Të nderuar deputetë,

Kolegë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës dhe

Media,

Në përputhje me menin 28, paragrafi 2 të Ligjit për RTK-në shkarkimi i anëtarëve të Bordit

mund të bëhet, ndër të tjera, nga një iniciativë tjetër nga jashtë, sipas kushteve të përcaktuara nga

paragrafi 3 i këtij neni.

Pra, anëtari i bordit mund të shkarkohet, ndër të tjera, nga një iniciativë tjetër jashtë formatit të

Bordit të RTK-së dhe legjitimohet nga vota e shumicës së thjeshtë të Kuvendit të Republikës së

Kosovës.

Në rastin konkret, iniciativa është marrë nga dy komisione parlamentare të Kuvendit të

Republikës së Kosovës.

Në kuptim të mundësisë së propozimit për shkarkim të disa anëtarëve, Ligji për RTK-në nuk bën

më referencë me emërtimin njëjtë si kufizim të mundësisë për propozim-shkarkim të disa

anëtarëve.

Page 113: Kuvendi - Skupština - Assembly

113

Si referencë ka edhe nene të tjera përbrenda Ligjit për RTK që bëjnë referim në njëjës, por

aplikojnë në shumicë, si shembull mund ta shikoni nenin 27.

Si analogji, Ligji për KPM kur flet për shkarkimin e anëtarit të tij, flet në njëjës. Por megjithatë,

në seancat e datës 19, 20 dhe 26 dhjetor të vitit 2013 u shkarkuan dy anëtarë të KPM-së në këtë

Kuvend, sepse arsyetimi vlen për të gjithë.

Rekomandimi për shkarkim bëhet me përputhje me nenin 28, paragrafi 3 i Ligjit për RTK-në,

përkatësisht për shkak të paaftësisë profesionale, nëse në mënyrë të dëshmuar në vazhdimësi

dështon t’i përmbushë detyrat e anëtarit të bordit.

Në rekomandimin e arsyetimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, i cili iu drejtuar

këtij komisioni, ndër të tjera, u tha:

“Anëtarët e Bordit drejtues në vazhdimësi kanë dështuar të sigurojnë qasje të papenguar dhe të

pakontestuar Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në auditimin e rregullsisë dhe performansës”.

Në bazë të nenit 136, paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Auditori i

Përgjithshëm është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, përfshirë

veprimtarinë ekonomike të institucioneve publike. Ndërsa Ligji për RTK-në e përcakton të

njëjtën si institucion publik.

Opinioni ligjor i Drejtorisë së Përgjithshëm për Çështje Ligjore dhe Procedurale i Kuvendit të

Republikës së Kosovës, i datës 4. 6. 2021, konfirmon se asnjëherë nuk kishte ndonjë dispozitë në

kuadër të Ligjit për RTK-në që kontestonte autoritetin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Në bazë të shkresave është evidentuar kontestimi i vazhdueshëm i procesit të auditimit nga

menaxhmenti i RTK-së. Ndërsa bordi ka dështuar të luajë rolin vendimmarrës dhe mbikëqyrës

sipas nenit 37 të Ligjit për RTK-në, duke amnistuar këtë situatë të pengimit të personit zyrtar.

Duke iu nënshtruar udhëzimeve të drejtorit të përgjithshëm, në kundërshtim me nenin 25.7 të

Ligjit për RTK-në, anëtarët e Bordit të RTK-së kanë vepruar në kundërshtim me paragrafin 2.10

të nenit 29 të Ligjit mbi televizionin publik dhe nenin 136 të Kushtetutës së Republikës së

Kosovës.

Sipas Ligjit të RTK-së, neni 21, mbi burimet e financimit, televizioni publik është paraparë të

përfitojë financim direkt nga buxheti shtetëror për një periudhë tranzitore trevjeçare deri në

sigurimin e financimit nga parapagimi sipas propozimit të Bordit të RTK-së.

Page 114: Kuvendi - Skupština - Assembly

114

Bordi aktual nuk ka propozuar strategji për financim adekuat, të qëndrueshëm dhe transparent

ndaj publikut. Bordi ka dështuar të performojë rolin e tij si institucion me provizione të nenit 23

mbi financim nga themeluesi.

Komisioni për Buxhet ka qenë në presion të vazhdueshëm për të ushtruar funksionin e tij

mbikëqyrës sipas ligjit. Raportimi tremujor dhe periodik i bordit është definuar në nenin 30 të

Ligjit për RTK-në.

Bazuar në raportet financiare të ekzekutuara, shpenzimet për paga për vitin 2008 ishin rreth 3

milionë e 698 mijë e 982 e totalit të shpenzimeve.

Numri i punonjësve për vitin 2008 ishte 424, plus 99 bashkëpunëtorë të pavarur, por në vitin

2020 shpenzimet për paga dhe mëditje janë rritur në 8 milionë e 625 mijë euro nga totali i

shpenzimeve prej 12 milionë e 591 mijë euro, apo 68,5% e buxhetit.

Në vitin 2020 janë raportuar 1 024 të punësuar, nga të cilët 806 me kontrata të rregullta dhe 218

të tjerë me orare të pjesshme, si gazetarë, aktorë apo korrespondentë jashtë vendit.

Kjo tendencë e shpenzimeve dhe rritje e pakontrolluar e numrit të punëtorëve ka shkaktuar

gjendje të rëndë financiare, e shprehur përmes borxhit të RTK-së që varion në mes të 2,6 dhe 5,2

milionë euro ndërmjet 2018-2020.

Sipas nenit 26, paragrafi 8, bordi e ka për detyrë të sigurojë jo vetëm miratimin e buxhetit dhe

përcaktimin e politikës së kompensimit, por edhe të sigurojë që shpenzimet e televizionit publik

nuk i tejkalojnë të hyrat.

Tutje, bordi ka dështuar të sigurojë zbatimin e provizioneve të nenit 12.2 të Ligjit për RTK-në, i

cili parasheh që televizioni publik për çdo vit do të shpallë konkurs publik për blerjen e veprave

audio-vizuale të produksioneve të pavarura.

Nuk është dëshmuar zbatimi i tenderimit të hapur dhe nga mostrat e vështruara në platformën e

prokurimit të hapur, rezulton që ato janë bërë kryesisht përmes negocimit direkt.

Arsyetimi i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal

shton se në raportin vjetor të performansës së RTK-së nuk u gjet asnjë strategji apo version

lidhur me shfrytëzimin optimal të kapaciteteve të RTK-së apo përgjegjësish, iniciativa për

reformim të RTK-së që të rrisë zbatueshmërinë e dispozitave ligjore.

Raporti i progresit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2020, kur flet për këtë

transportues publik, thotë, citoj: “Mangësitë e RTK-së duhet të adresohen duke përfshirë

Page 115: Kuvendi - Skupština - Assembly

115

rekrutimin jo të bazuar në merita, shpërblimet jotransparente, qëndrueshmërinë e pamjaftueshme

të programeve në gjuhët joshumicë dhe praninë e dobët në internet”. Kjo konfirmon edhe një

herë se RTK ka nevojë për një reformë të thellë, e cila nuk arrihet nga një Bord jokompetent.

Ndërsa evitimi i çfarëdo emërimi politik, mungesë e meritokracisë në procese të brendshme apo

shërbimi jotransparent, është pikërisht nën kompetencën e Bordit të RTK-së në përputhje me

nenin 29, paragrafët 6, 7, 12, 14, 15 dhe 16.

Dhe, dështimi i zbatimit të këtyre dispozitave flet, ndër të tjera, edhe për jokompetencën e Bordit

aktual.

Gjatë raportimit pranë këtij komisioni për çështje që bien në mënyrë ekskluzive në sferën e nenit

29 të Ligjit për RTK-në që flet për kompetencat e bordit, u pa mungesë njohurie mbi këto

obligime, pavarësisht qartësisë ligjore të këtyre kompetencave.

Më 26.5.2021 Inspektorati i Punës ka marrë vendim, me ç’rast ka konstatuar se me rastin e

përzgjedhjes së drejtorit për shërbime të përbashkëta ka pasur mosrespektim të kritereve të

konkursit, e megjithatë ky propozim ka marrë përkrahjen e bordit në shpërputhje të kritereve që

përcaktohen vetë nga bordi sipas nenit 29, paragrafi 2.7 lidhur me paragrafin 2.14.

Pas pranimit të vendimit të Inspektoratit të Punës, nuk ka asnjë indikacion që është kërkuar

përgjegjësi nga menaxhmenti lidhur me dështimin e zbatimit të kritereve në fjalë për

rekomandim të kandidatit pranë bordit në kundërshtim me obligimet sipas nenit 25.

Përveç mosofrimit të sqarimeve shtesë për këtë rast, gjatë raportimit u aludua në një votim

konfidencial, që më pas u demantua nga procesverbali i mbledhjes përkatëse.

Asnjë nga anëtarët prezentë në raportim nuk kontestuan në thënie se votimi ishte i fshehtë, duke

lejuar kështu një mungesë të plotë të transparencës dhe thënie të pasakta që cenon rëndë rolin

fiduciar të bordit ndaj këtij komisioni funksional.

Disa nga anëtarë të Bordit të tanishëm kanë qenë anëtarë edhe në vitin 2019 kur përmes RTK-së

kanë bërë deklarime politike, ndaj të cilëve asnjëherë nuk është ngritur procedurë disiplinore, por

standard i dyfishtë u shfrytëzua kur kjo ndodhi në vitin 2020.

Në fakt, anëtarë të tanishëm të Bordit janë të gjithë të obliguar në përputhje me paragrafin 2.14

që të bëjnë vlerësimin e përmbushjes së detyrave të personelit, përfshirë atë të integritetit dhe të

miratojnë e të sigurojnë përmbushjen e kritereve profesionale.

Page 116: Kuvendi - Skupština - Assembly

116

Neni 29, paragrafi 2.12 përcakton se Bordi i RTK-së, ndër të tjera, miraton kodin e mirësjelljes

dhe siguron zbatimin efektiv të tij. Gjithashtu me rastin e përzgjedhjes së drejtorit për shërbime

të përbashkëta dhe drejtorit të përgjithshëm u shpërfill marrëveshja kolektive e RTK-së, ku

kërkohej që përfaqësuesi sindikal të ftohej me rastin e intervistimit me gojë të kandidatëve. Kjo

shkelje u konfirmua nga Inspektorati i Punës. Sërish nuk ka indikacione se Bordi ka ndërmarrë

çfarëdo veprimi karshi menaxhmentit për moszbatimin e rregulloreve të brendshme gjatë

intervistimit.

Rikujtojmë se përveç miratimit të kritereve profesionale, bordi është i obliguar që të ndërmarrë

veprime që të sigurojë se janë ndërmarrë masa korrigjuese kur konstaton shkelje të standardeve,

rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme.

Njëkohësisht në përputhje me nenin 11 të Ligjit për RTK-në, ky medium obligohet të sigurojë

rrjetin e mbulueshmërisë, dëgjueshmërisë dhe shikueshmërisë në tërë territorin e Kosovës.

Sidoqoftë nga ky bord nuk është parë asnjë veprim konkret në drejtim të një zgjidhjeje të

qëndrueshme për të përmbushur këtë obligim, sidomos kur dimë se gjatë periudhës së pandemisë

COVID-19 sigurimi i një mbulueshmërie të tillë ka qenë esencial për të siguruar të drejtën

kushtetuese të shkollimit të detyrueshëm në rastet kur mundësitë lejonin vetëm mësimin virtual.

Në linjë të të gjitha që u thanë më sipër, komisioni në mbledhjen e mbajtur më 22 qershor 2021

me 6 vota për, vendosi t’i rekomandojë Kuvendit shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Në bazë të nenit 28, paragrafi 2, pika 2.2 të Ligjit për RTK-në, Kuvendi i Kosovës me shumicë të

thjeshtë do të vendosë për shkarkimin ose jo të anëtarëve të RTK-së.

Prandaj, propozojmë që emrat të lexohen sipas listës së dorëzuar dhe të votojmë për shkarkim në

këtë Kuvend. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Kica Xhelili! Atëherë vazhdojmë me përfaqësuesit e grupeve

parlamentare. Nga Lëvizja Vetëvendosje fjalën e ka zoti Armend Muja.

ARMEND MUJA: E nderuar nënkryetare,

Të nderuar deputetë,

Qytetarë të Kosovës,

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje ne rekomandojmë dhe e mbështesim në tërësi rekomandimin e

propozuar nga Komisioni Funksional për këto arsye:

E para është në lidhje me RTK-në, gjatë analizave dhe diskutimeve këta tre muaj kemi parë gjëra

të çuditshme, të cilat ky Kuvend ka marrë mandat, e posaçërisht Lëvizja Vetëvendosje ka marrë

mandat t’i trajtojë dhe po i rendis pse kemi ardhur deri te ky konkludim.

Page 117: Kuvendi - Skupština - Assembly

117

E para është sa i përket auditimit. Çdo institucion në Kosovë, përfshirë edhe Gjykatën

Kushtetuese, që është ose votohet të jetë institucion i pavarur, nuk e refuzon auditimin. Refuzimi

i auditimit nga RTK-ja është bërë mbi arsyetime të ndryshme: ‘Jo, po cenohet pavarësia, jo

andej, jo këndej’. Nuk është ai arsyetim i mjaftueshëm dhe ne jemi në diskutim gjatë raportimit

të auditorit kemi marrë, kemi pranuar evidencë që RTK-ja, menaxhmenti i RTK-së e ka

kontestuar këtë procedurë. Çështja jonë ka qenë pse, pse i ik t’i auditimit?

Dy, një arsyetim ka qenë që ja kështu po thotë Ligji i RTK-së, mirëpo Zyra e Kuvendit e ka

dhënë verdiktin, asnjëherë nuk ka pasur asnjë pengesë ligjore që të auditohet RTK-ja.

Që nga viti 2010 nga RTK nuk ka pasur raporte të rregullta të rregullsisë dhe performansës dhe,

për pasojë, publiku e ka pasur të pamundur të gjykojë nëse financimi ose paraja publike po

shpenzohet në mënyrë të drejtë.

Një problem tjetër te RTK-ja që evidentojnë të gjitha raportet e progresit ka qenë mungesa e

formulës së financimit. Ky lloj i financimit ka skaduar më 2015. Në bazë të Ligjit të RTK-së,

Bordi i RTK-së ka qenë i obliguar në vazhdimësi t’i propozojë këtij Kuvendi forma të financimit

që e bëjnë atë të pavarur apo e pamundësojnë ndërhyrjen politike.

Çdo vit Raporti i progresit nënvizon ndërhyrje të pareshtura apo modeli i financimit e bën RTK-

në të ndikueshme për shkak të varësisë financiare.

Edhe në vitin 2020 ky bord, kur e kemi pyetur gjatë të gjitha procesverbaleve nuk kemi gjetur

asnjë evidencë që e kanë trajtuar të paktën një herë, sepse edhe ne mendojmë që ky model i

financimit nuk është adekuat për të siguruar pavarësinë editoriale.

Çështja ka qenë, po mirë çka keni bërë ju? Asgjë! Dhe për këtë arsye ky bord, një nga detyrat

kryesore ka pasur që t’i propozojë këtij Kuvendi modele të financimit, të cilat janë të

justifikueshme, janë adekuate dhe llogaridhënëse ndaj publikut. Ka refuzuar ta bëjë këtë.

Tjetra është sa i përket strategjisë.

RTK si televizion publik i duhet jo vetëm mbijetesa, por i duhet edhe qëndrueshmëria dhe gara

me televizione të tjera. Janë 17 veta të punësuar në Departamentin e Strategjisë, në ndërkohë që

RTK-ja s’ka strategji.

Shkojmë tjetra, tejkalimi i shpenzimeve, ekziston një tendencë e vazhdueshme e tejkalimit të

shpenzimeve. Ndërmjet 2010 - 2018 dhe vitit 2020 borxhet variojnë ndërmjet 3 milionë deri në

5,4 milionë.

Bordi i RTK-së e ka obligim me ligj të mos e lejojë tejkalimin e shpenzimeve.

Page 118: Kuvendi - Skupština - Assembly

118

Kur i kemi pyetur ne, por arsyetimet, kanë qenë që ‘valla është formuar Televizioni RTK në

gjuhën serbe, jo televizioni në gjuhën serbe i ka 58 gazetarë që punojnë aty’. Nuk janë të

mjaftueshme të shpjegohet dyfishimi i numrit të punëtorëve.

Po ju rikujtoj, në vitin 2008 RTK-ja i ka pasur 424 punëtorë, në vitin e fundit ka përfunduar me

rreth 1000 punëtorë. Shpenzimet në punëtorë janë 70%, për t’ju treguar krahasimisht pse është

problematike. Televizioni shqiptar i ka shpenzimet në paga 40%, Televizioni i Maqedonisë 41%,

televizionet e tjera në IBJ 34%, si erdhi puna që një televizion i tillë i dedikon 70% të

shpenzimeve, sepse kjo e ngushton hapësirën e investimeve kapitale.

Tjetra, një shqetësim ka qenë shpenzimet e pakta. RTK-ja gjatë kohës së parapagimit i ka

përfituar 7 milionë euro, pas ndalimit të parapagimit, ky Kuvend në baza vjetore ka alokuar

dyfishin e asaj shume.

Që nga viti 2010 ne kemi alokuar 123 milionë euro dhe ato 123 milionë nuk kanë pranuar të

auditohen. 123 milionë euro dhe ti po i thua Kuvendit të Kosovës, auditorit, s’ke të drejtë të më

auditosh! Jo, s’e janë para të taksapaguesve të Kosovës dhe do të auditohet.

Sa i përket çështjes tjetër, në bazë të Ligjit të RTK-së duhet të zbatohet edhe Ligji për prokurim

publik dhe Ligji i punës, nuk ka qenë evidente gjatë raportimit që është zbatuar kjo. Kemi parë

kontrata, të cilat në çdo rast ne do t’ia prezantojmë edhe publikut, nuk është ndjekur procedura,

Ligji për prokurim publik nuk është zbatuar dhe askush nuk ka qenë në gjendje. E kemi ftuar

Bordin, që i ka 9 persona, gjatë raportimit kanë ardhur 3 prej tyre dhe nuk e kishin asnjë

përgjigje që ka pasur komisioni, kyçe, që kanë qenë në lidhje me kompetencat, siç shfaqen në

nenin 26 deri në 29, ata nuk ishin në gjendje të na përgjigjeshin.

Andaj, ne si Lëvizje Vetëvendosje jemi të përkushtuar që tash e tutje të fillojë edhe

evropianizimi i RTK-së sipas parimeve të IBJ-së dhe në përputhje të plotë me rekomandimet e

Këshillit të Evropës mbi financimin e televizioneve publike. Koha është që Televizioni publik të

mos i shërbejë vetvetes, po do t’i shërbejë publikut. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Muja!

Nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, zoti Bedri Hamza e ka fjalën.

BEDRI HAMZA: Faleminderit, zonja nënkryetare!

Të nderuar deputetë,

Zëvendëskryeministër,

Ministër,

Është vendosur një praktikë dhe një precedent i keq, është duke u ndryshuar përshkrimi i

detyrave dhe punëve të komisioneve, komisionet e Kuvendit nga komisione funksionale,

Page 119: Kuvendi - Skupština - Assembly

119

komisione me përgjegjësi të caktuara, shumë prej tyre janë shndërruar në komisione hetimore

dhe fatkeqësisht ky Kuvend po shndërrohet në gjykatë.

Është totalisht e padrejtë dhe e papranueshme të thuhet që një institucion, siç është

Radiotelevizioni i Kosovës, nuk ka pasur auditim. Dallon kur auditimin e kryen Zyra Kombëtare

e Auditimit dhe në disa institucione kryhet auditim nga auditorët e jashtëm. Këtë e demanton

edhe deklarata e Bordit të RTK-së në prill të vitit 2021, kur ka qenë e hapur për Zyrën

Kombëtare të Auditimit dhe ka, prapë po e them, dallim mes raportit financiar dhe raportit të

performansës.

Nuk jam këtu sot në emër të Partisë Demokratike të Kosovës t’i mbroj shkeljet ligjore nga

kushdo qoftë, bash të askujt, asnjë obligim s’e kemi ndaj askujt, as unë personalisht e as subjekti

të cilit i takoj. Nuk e mbroj mungesën e performansës të asnjë institucioni, të asnjë anëtari të

asnjë bordi.

Mirëpo, kjo më nuk është kapje shteti, kjo është plasje e shtetit, shkarkoni more me një vendim

të gjitha bordet, me një vendim, mos e lodhin Kuvendin, mos i lodhni krejt, e keni bërë qëllim,

një vendim, i shkarkojmë të gjithë. Mirëpo, le të mendojnë edhe ata të cilët janë duke i bërë këto

veprime që mund të përballen me përgjegjësi ligjore. Unë i inkurajoj të gjithë ata, të cilët janë të

ndikuar nga këto vendime që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore. Është keqpërdorim i pozitës

zyrtare kur ke tejkalim të kompetencave, të cilat i ka përshkrua ligji dhe t’i ka dhënë ligji.

Prandaj, unë sot kam pritur që prej shumicës të shoh edhe propozime se si do të bëhet ligji për

RTK-në. Si do të zgjidhet çështja e financimit të RTK-së, si të definohen pronat e RTK-së, e jo

vetëm hajde shkarkojmë këtë bord, e shkarkojmë këtë bord, e shkarkojmë këtë dhe aty

përfundon.

Çka ka ndërruar gjendja, le të ma thotë dikush, çka ka ndërruar gjendja për të mirë, do të isha i

lumtur, në disa ndërmarrje ku ka ndodhur shkarkimi i bordeve jashtë procedurës, në kundërshtim

me ligjin, se po të respektohet procedura e ligji, jemi në rregull dhe do ta kishit mbështetjen tonë,

ju siguroj që do ta keni mbështetjen tonë, mirëpo nuk kemi kurrfarë ndryshimesh.

Unë këtu i kam të specifikuara si bëhet shkarkimi i një bordi, në këtë rast shkarkimi i Bordit të

RTK-së.

“Shkarkimi i anëtarit nga Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës bëhet kur vërehet se ka ndonjë

bazë për largim që parashihet me nënparagrafet 3.3, 3.4 dhe 3.5 te paragrafi 3 të këtij neni dhe që

mund të zbatohet për anëtarin”.

Shkarkimi i një anëtari të bordit do të bëhet sipas procedurës në vijim:

Page 120: Kuvendi - Skupština - Assembly

120

“Propozimi për shkarkim vjen nga Bordi i RTK-së me kërkesën e shumicës së thjeshtë të numrit

të anëtarëve të Bordit ose të ndonjë iniciative tjetër nga jashtë, sipas kushteve të përcaktuara nga

paragrafi tre i këtij neni. Kuvendi i Kosovës me shumicë të thjeshtë do të vendosë për

shkarkimin ose jo të anëtarit të bordit. Shkarkimi i anëtarëve të bordit mund të bëhet sipas këtyre

kushteve: paaftësisë profesionale, nëse në mënyrë të dëshmuar dhe në vazhdimësi dështon t’i

përmbushë detyrat e anëtarit të bordit, paaftësisë mentale apo fizike për të kryer detyrat e

anëtarit, nëse anëtari nuk i përmbush kushtet sipas nenit 26 të këtij ligji, ka dështuar në

realizimin e detyrave të tij/saj për një periudhë të pandërprerë prej më shumë se 3 muaj ditë dhe

pa aprovim të bordit, nëse anëtari është i dënuar për vepër penale, e cila është e dënueshme mbi 6

muaj burg, nëse anëtari nuk i përmbush kushtet sipas nënparagrafëve 1.3., 1.4. dhe 1.5.,

paragrafit 1 të nenit 27 të këtij ligji, mungesës në punë mbi pa arsye, ka marrë pjesë aktive në

aktivitete politike, pasi që është emëruar si anëtarë i bordit. Anëtarët e bordit mund të japin

dorëheqje duke njoftuar me shkrim bordin të paktën për tre muaj përpara, pastaj krahasimet me

disa vende të tjera është i paqëndrueshëm. Nëse një televizion publik në një vend fqinj jep

program në një gjuhë, Televizioni i Kosovës është i obliguar të prodhojë dhe të japë program në

më shumë gjuhë”.

Prandaj, unë po e përmbyll diskutimin tim me konstatimin që komisionet e Kuvendit kanë

devijuar prej përshkrimit të vendit të vet të punës edhe janë shndërruar në komisione hetimore,

jashtë ligjit, jashtë procedurave, jashtë Rregullores së Punës së Kuvendit. Dhe, fatkeqësisht ky

Kuvend po e merr rolin e gjykatës dhe unë shpresoj që njerëzit, të cilët janë të atakuar prej këtyre

vendimeve ta shfrytëzojnë të drejtën e vet në rrugë ligjore dhe t’i fitojnë të drejtat e veta, sepse

nuk mund të ketë emërim individual e shkarkim kolektiv, nuk ka përgjegjësi kolektive.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Tani fjalën e ka zoti Agim Veliu, nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike

të Kosovës.

AGIM VELIU: Faleminderit, kryesuese!

Të nderuar kolegë deputetë,

Atributi kryesor i një demokracie janë fjala e lirë dhe mendimi i lirë. Shija e demokracisë janë

mendimi ndryshe dhe fjala e lirë, por ajo çka po ndodh e çka po shohim në këta tre muaj të kësaj

qeverisje është sulmi ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjithë atyre që nuk kanë mendim sikur

qeveria.

Kjo është fatkeqësi për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Brigadat virtuale të partisë në

pushtet sulmojnë dhe linçojnë publikisht secilin që nuk i nënshtrohet mendimit politik të liderit të

tyre suprem. Sulmohen ekspertët, opinionistët, analistët, media, shërbyesit civilë, zyrtarët

publikë, sulmohet secili që nuk mendon sikur ata. Mjafton të mos mendosh sikur pushteti,

brigadat virtuale të shpallin tradhtar, të korruptuar dhe armik të popullit. Ata provojnë të marrin

autorësinë ndaj së vërtetës.

Page 121: Kuvendi - Skupština - Assembly

121

Pika e sotme e rendit të ditës është kulmi i kësaj maskarade kundër fjalës së lirë dhe kundër atyre

që mendojnë ndryshe. Sipas këtij pushteti që po synon të kthehet në regjim, çdokush që nuk ka

mendim unison me liderin e tyre, bëhet target sulmi. Radiotelevizioni i Kosovës më 5 korrik

shënoi 31-vjetorin e okupimit nga forcat serbe. Në këtë përvjetor ky transmetues publik po merr

edhe një goditje nga pushteti, kësaj radhe po dënohen kolektivisht të gjithë anëtarët e bordit.

Dënimi kolektiv u takon më së shumti regjimeve autoritare, por edhe organizatave ekstremiste, të

cilat kanë probleme me fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe. Unë mendoj që Radiotelevizioni i

Kosovës ka pasur nevojë për një auditim të thellë dhe çdo parregullsi e evidentuar do të duhej të

kërkohej llogari individuale, jo llogaridhënie kolektive, siç po ndodh sot.

Mbani mend, kjo që po ndodh sot në këtë Kuvend do të jetë një njollë zezë e demokracisë sonë,

do të ketë reagime ndërkombëtare dhe pasojat do t’i bartë shteti ynë, i cili gradualisht po zhytet

në autokraci. Ndaj transmetuesit publik gjithmonë ka pasur tendenca të ndikimit nga qeveritë e

ndryshme, por kjo që po ndodh sot nuk është ndikim, është kapje klasike, ose thënë ndryshe

shtetëzim i transmetuesit publik. Pas kësaj ndërhyrje të pushtetit në transmetuesin publik, tani

s’ka mbetur asgjë tjetër veçse edhe emri t’i ndryshohet këtij televizioni, ta bëjmë, ta zëmë,

“televizioni i partisë shtet”. Personalisht, por edhe LDK distancohet nga kjo ndërhyrje në

transmetues dhe nuk do të jemi pjesë e kësaj goditje për fjalën e lirë dhe demokracinë. Ju që keni

vendosur ta kapni edhe këtë institucion, tash s’ju ka mbetur tjetër veçse ta dërgoni në

Radiotelevizionin e Kosovës një komisar politik për propagandë dhe agjitacion. E gjithë kjo

fatkeqësi shtetërore e ka edhe një të mirë, qytetarët e Kosovës po ju shohin se si po e luftoni

nepotizmin, si po e respektoni shtetin dhe institucionet e pavarur, si po i linçoni njerëzit që nuk

mendojnë si ju.

Të nderuar deputetë, ky shtet dhe këto institucione kanë nevojë për përmirësim të shërbimit ndaj

qytetarëve, por kjo nuk arrihet duke i luftuar zyrtarët shtetërorë sikur në kohën e masave të

dhunshme. Unë ju bëj thirrje të ndalni dënimet kolektive dhe të respektoni institucionet e

pavarura, sepse në fund as RTK-ja nuk do të shërbejë asgjë, sepse sot ka shumë metoda

alternative për të ardhur deri te e vërteta, e cila fatkeqësisht ka tre muaj a më shumë që po ju

pengon. Faleminderit!

KRYESUESJA: Atëherë, nga Grupi Parlamentar i Listës serbe nuk është askush këtu.

Vazhdojmë me Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotin Besnik Tahiri.

BESNIK TAHIRI: Faleminderit, nënkryetare!

Të nderuar deputetë,

Sot kemi vendosur në rendin e ditës një pikë, e cila rekomandon shkarkimin e Bordit të

transmetuesit publik që në rrethana normale as nuk ishte dashur të vijë, as nuk ishte dashur të

trajtohet në këtë formë, e mbi të gjitha, do të duhej që aspektin e respektimit të institucioneve

publike, siç është transmetuesi publik, të trajtohet në mënyrë krejt tjetër.

Page 122: Kuvendi - Skupština - Assembly

122

Më lejoni t’i them disa elemente, duke qenë edhe si kryetar i grupit parlamentar, por në të njëjtën

kohë edhe si anëtar i komisionit. Është më se e vërtetë që raporti që ka ardhur nga transmetuesi

publik nuk ka qenë raport i mirë. Pra, ka pasur ngecje dhe ka qenë një frymë e raportimit, e cila

personalisht si anëtar i komisionit as mua nuk më ka pëlqyer dhe kam kërkuar edhe atëherë që në

komision të vijë një raport që në detaje trajton çështjet që lidhen edhe me planifikim, mirëpo

edhe me raportim të asaj për shkak se ka një diskrepancë të madhe në mes të raportit që e kemi

marrë ne dhe punës së mirë që bëhet në RTK.

Pra, raporti nuk pasqyron dhe nuk ka pasqyruar atë që unë e di si dikush që e përcjell televizionin

publik, por në të njëjtën kohë edhe që është i informuar në raport me çka bën dhe çfarë

emisionesh, çfarë projektesh dhe çfarë programesh ka RTK-ja. Ky shkarkim për vlerësimin tim

është puro politik, është i njëanshëm, nuk ka të bëjë asgjë me vlerësimin e asaj që e kam thënë

më herët që lidhet drejtpërdrejt me vlerësimin e një organi kolektiv, siç është bordi, por ka të

bëjë me një vendim që buron thjesht edhe shqip të vendoset një bord tjetër, i cili është në

menaxhim të drejtpërdrejtë prej qeverisë. A duhet që televizioni publik t’i ngritë kapacitetet? Po!

A duhet që ky bord të trajtohet në këtë formë? Jo! Në këtë kuptim, ne si grup parlamentar e

vlerësojmë se ky vendim apo më mirë thënë, ky rekomandim është rekomandim, i cili të vetmin

synim e ka që të krijojë një bord tjetër, i cili i shërben qeverisë dhe jo publikut. Faleminderit!

KRYESUESJA: Nga Grupi Parlamentar Multietnik fjalën e ka zonja Fidan Jilta.

FIDAN JILTA: Sayın Meclis Başkanı yardımcısı,

Sayın Bakan,

Değerli milletvekilleri ve medya mensupları

Kamu ve Yerel Yönetim, Bölgesel Kalkınma ve Medya Komisyonunda alınan kararı Multietnik

Parlamenter gurubu olarak desteklediğimizi bildiriyoruz. Dün de tartışmalarda belirtildiği gibi,

bu Bord toplulukların beklentilerini yerine getirmemiş ve sorunlarımıza çözüm üretmemiştir.

Teşekkür ederim!

KRYESUESJA: Vazhdojmë me pjesën e deputetëve, të cilët janë paraqitur për fjalë. Nga Lëvizja

Vetëvendosje, zoti Besim Muzaqi e ka fjalën.

BESIM MUZAQI: Faleminderit, e nderuar kryesuese e Kuvendit, zonja Bogujevci!

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës,

RTK është institucion i pavarur publik me rëndësi të posaçme, i cili duhet t’i ofrojë publikut

shërbim në fushën e veprimtarisë mediale.

Page 123: Kuvendi - Skupština - Assembly

123

Kuvendi i Republikës së Kosovës është themeluesi i Radiotelevizionit të Kosovës dhe si i tillë ka

për obligim t’ia sigurojë financimin adekuat për realizimin e misionit të transmetuesit publik, por

edhe t’ia mbrojë autonominë institucionale. Bazuar në Ligjin 04/L-046, Kuvendi i Republikës e

zgjedh bordin prej 11 anëtarëve, persona këta kredibilë, me autoritet të lartë njerëzor, profesional

e moral, duke përfshirë edhe karakterin shumetnik e gjinor.

Të dashur kolegë deputetë, sot po diskutojmë për shkarkimin e një Bordi të RTK-së, i cili deri

më tani nuk ka përmbushur as minimumin e kërkesave ligjore të paanësisë dhe profesionalizmit.

Ky bord ka dështuar të respektojë pikën 8 të nenit 30 të Ligjit për RTK-në, duke raportuar pranë

themeluesit, pra pranë Kuvendit për të satën herë me raportet të cilat janë jopërmbajtjesore e

jotransparente. Pra, sillet raport vjetor, i cili nuk aprovohet. Anëtarët e këtij bordi kanë shkelur

pikën tre të nenit 32 të Ligjit për RTK-në kur kanë zgjedhur drejtorin e përgjithshëm me gjashtë

vota për, përderisa ligji e saktëson “drejtori emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të

anëtarëve të bordit”. Duke qenë se bordi përbëhet nga 11 anëtarë, në asnjë kalkulim 2/3 e 11 nuk

bëjnë 6. Për ta kamufluar këtë përmes një opinioni ligjor të nxjerrë, duke vënë në presion zyrtarët

e Zyrës ligjore, të cilët nuk u bindën dhe vendosën që dikë nga zyrtarët aty ta dërgojnë në pushim

për ta nënshkruar një zyrtar nga një departament krejt tjetër këtë opinion ligjor.

Këto dhe plot shkelje të tjera janë arsyet pse menaxhmenti i RTK-së për vite me radhë nuk ka

lejuar auditim nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Andaj Bordi i RTK-së ka bërë shkelje të nenit

37 të Ligjit për RTK-në, duke heshtur çështjen e mos auditimit dhe në këtë mënyrë kanë

plotësuar kriterin për t’u shkarkuar. Pra, kolegë të respektuar, më lejoni t’jua sjell në vëmendje

nenin 28 të Ligjit për RTK-në. Neni 28, paragrafi 3 thotë se ‘shkarkimi i anëtarit të bordit mund

të bëhet sipas këtyre kushteve: paragrafi 3.1. “paaftësisë profesionale, nëse në mënyrë të

dëshmuar dhe në vazhdimësi anëtari dështon t’i përmbushë detyrat e emrit të bordit’, kriter ky që

është plotësuar tërësisht në këtë rast.

Të nderuar kolegë deputetë, Bordi i RTK-së ka dështuar të mbikëqyrë punën e menaxhmentit

dhe zbatimin e ligjeve të tjera të zbatueshme në Republikën e Kosovës, e të cilat lidhen me

funksionimin e transmetuesit publik, si për shembull: Ligji 05/L-027 për digjitalizimin e

transmetimeve radio-difuzive tokësore. Kanë refuzuar të zbatojnë strategjinë për kalim në

transmetim digjital tokësor. Mbulueshmëria me sinjal të transmetuesit publik është në nivel

shumë të ulët, rëndësia e mbulueshmërisë u pa sidomos gjatë situatës me pandeminë COVID-19,

ndërsa ky bord nuk mori asnjë veprim në drejtim të nxitjes së shtrirjes apo të digjitalizimit, në

mënyrë që së paku sinjali tokësor të arrinte te secili nxënës që kishte nevojë për mësime në

distancë. Bordi ka për obligim t’i trajtojë me seriozitet shqetësimet publike të ngritura nga

sindikata për shkelje të të drejtave të punëtorëve, të cilët nuk e kanë as minimumin e nevojshëm

të kushteve dhe hapësirës fizike, nga mbipopullimi që është bërë me punësimet, të cilat e dimë se

si kanë ndodhur aty.

Page 124: Kuvendi - Skupština - Assembly

124

Dhe, këtu janë shkelur: Ligji për siguri dhe shëndetin në punë, Ligji i punës, Ligji për

menaxhimin e financave publike, sepse afër 70% e buxhetit është orientuar në paga dhe mëditje.

Të mos flasim për shkeljet që i janë bërë Ligjit të prokurimit publik, atij për marrëdhëniet dhe

detyrimet dhe Ligjit për procedurën përmbarimore. Komunikata mbi politikën e zgjerimit të

Bashkimit Evropian 2020 ngrit shqetësime serioze, citoj: ‘Transmetuesi publik, Radiotelevizioni

i Kosovës mbetet i cenueshëm nga presioni dhe ndikimi politik. Në vitin 2019 në dy raste të

ndara sinjalizuesit denoncuan publikisht ndikimin politik në transmetuesin publik. Mangësitë e

RTK-së duhet të adresohen duke përfshirë rekrutim jo të bazuar në merita, shpërblimet jo

transparente e tjerë’. Ndërsa, bordi heshtte!

Edhe pse bordi është organ kolegjial dhe përgjegjësitë janë individuale, ne nuk shohim asnjë

përpjekje minimale të asnjërit nga anëtarët për të ndryshuar qasjen dhe gjendjen e rëndë në RTK,

andaj bazuar në këtë bëj apel për shkarkim në mënyrë që përfundimisht ky institucion të çkapet.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Tani radhën e ka zoti Abelard Tahiri nga PDK.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit, kryesuese!

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Atë që po e shohim realisht çdo ditë e më shumë, edhe në kuadër të këtij 100 ditshi, për mua si

një opozitar në këtë Kuvend të Kosovës është jashtëzakonisht e mirë. Pra, shkarkimet e tilla,

angazhimi në punësime kaq të mëdha familjare dhe degradimi i institucioneve publike është

jashtëzakonisht i dëmshëm për vendin tonë, por shumë i mirë për mua si opozitar, sepse i keni

fituar 50% të votave që kryeministri në çdo seancë na e përkujton 14 shkurtin, domethënë për ta

përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, për ta zhvilluar ekonominë e këtij vendi, për t’i çuar hajnat

në burg dhe për një të ardhme dhe një perspektivë qytetarët e këtij vendi.

Dhe, çka po shohim për 100 ditë? 100 ditë asnjë iniciativë nuk e pamë prej këtyre, vetëm

shkarkime të bordeve dhe realisht po më ngjan sikur ato masat e dhunshme të viteve ’90-ta, si

fëmijë, kur m’i patën larguar prindërit prej punës më kujtohet, edhe sot jeni duke i larguar

masivisht zyrtarët e administratës dhe ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës. Sot, e

nderuara kryesore, unë e kam fjalën dhe duhet ta përfundoj. Sot, pra po më vjen mirë që ju po

dilni një zhgënjim i madh, ju po dilni një mashtrim i madh, sepse po më vjen mirë që sot ju jeni

shndërruar në një ndërmarrje të madhe për punësime familjare. Ju s’dini kurrgjë tjetër, ju s’keni

haber për ekonominë, për sundim të ligjit, ju hajnat i keni bashkëpunëtorët më të mirë, ata që

vjedhin, ata që i kanë bërë milionat për 12 vjet, e që janë shefa të prokurimeve nëpër ministri të

ndryshme, ata janë bashkëpunëtorët tuaj më të mirët, me ata ju bashkëpunoni, domethënë ata

janë miqtë tuaj.

Page 125: Kuvendi - Skupština - Assembly

125

Pra, ju sot po e kallëzoni fytyrën e vërtetë, ju sot veç hajnat nuk guxoni t’i dërgoni në burg, sepse

vjedhin për juve, bashkë me juve. Pra, po më vjen mirë që qytetarët e Republikës së Kosovës po

e shohin fytyrën e vërtetë tuajën. Pra, ju sot jeni një zhgënjim i madh për gjithë secilin qytetar,

çdo vepër e mirë, çdo vepër e mirë që del përtej qeverisjes së mirë i gëzohem edhe unë, sepse në

fund të fundit, jam qytetar i këtij vendi dhe i rris fëmijët në këtë vend, edhe mendoj të jetoj deri

në frymën e fundi në këtë vend, po s’ka kurrgjë të mirë prej juve. Pra, ju krejt çka bëni, besa po i

zhgënjeni edhe aktivistët tuaj, se a po e shihni, më shumë ka përparësi nipi, daja e halla, se sa

aktivisti. Pra, sot po ua kallëzoni fytyrën edhe atyre që kanë vrapuar për t’ua mbledhur votat

juve. Pra, ju sot edhe Kuvendin e keni shndërruar në një institucion ku i sistemoni familjarët tuaj.

KRYESUESJA: Zoti Tahiri, a mund të flasësh për temën që jemi duke diskutuar tani!

ABELARD TAHIRI: Për temë po flas dhe tash, është në rregull, Sarandë, se mund të të mos

pëlqej, se besoj nuk të pëlqen as veprimi i partisë tënde kur e sheh nipin, dajën, e hallën e

zëvendëskryeministrit e ministrit duke u sistemua. Unë besoj që edhe ti nuk ndjehesh mirë, por

tash s’ki çka të bësh dhe duhet ta kapërdish diqysh e ta kalosh këtë farë situate.

Pra, jemi në një situatë shumë zhgënjyese për vendin, ku ju as edhe një debat të vetëm

parlamentar nuk e patëm për një çështje të rëndësishme për këtë vend. Edhe ato kur po e ftojmë

kryeministrin, ai po ik, po i ik përgjegjësisë qysh iku dje, qysh iku para një jave, para dy jave, në

vazhdimësi. Po, ju krejt debatet që jemi duke i bërë në këtë Kuvend për 100 ditë janë punësimet.

Pra, nepotizmi po del të jetë vlera më e madhe juaja dhe realisht kurrgjë s’ka dalë në opinion

publik çka ka, sa shefi i kabinetit, sa këshilltari është emëruar hallë, dajë, teze, nip.

Domethënë, ato do të dalin ditëve në vijim, po, po, për RTK-në po flasim, dhe ti është mirë të

koncentrohesh në punë tua e unë flas për RTK-në, ju jeni të koncentruar realisht në sistemim të

njerëzve tuaj nëpër borde të ndërmarrjeve publike. Ju hajnat që kanë vjedhur për 12 vjet, edhe në

Postë Telekom, ju sot i keni ngritur, ata që i kanë dhënë qiratë e mëdha, që i keni akuzuar dje në

këtë foltore, ju sot i keni bërë drejtorë. Prandaj, ju jeni këta, kjo është fytyra juaj e vërtetë që në

vazhdimësi jeni duke i degraduar këto institucione. Është normale që kjo s’do t’u shkojë gjatë,

sepse ju në zgjedhjet e ardhshme do ta merrni goditjen prej qytetarëve të Republikës së Kosovës,

sepse ju e keni marrë votën t’i dërgoni hajnat në burg, sot ju hajnat i keni bashkëpunëtorë, pra sot

ata vjedhin për juve, sot ju kënaqeni me ta. Faleminderit!

KRYESUESJA: Fjalën nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zoti Armend Zemaj.

ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, nënkryetare!

Zakonisht institucionet e pavarura, sidomos këto që i përgjigjen Kuvendit të Republikës së

Kosovës, mendoj që duhet ta kenë një trajtim tjetër dhe jo nga ajo që po paraqitet në vazhdimësi.

Page 126: Kuvendi - Skupština - Assembly

126

Është e vërtetë, është evidente që një subjekt politik, i cili vjen me një premtim që do të bëjë të

ashtuquajturën “çkapje” të institucioneve të pavarura, po tregon një formë tjetër, e cila është

shqetësuese për mua si deputet i Kuvendit të Kosovës, por besoj edhe për qytetarët. Nuk po

flasim për një medium privat, as nuk po flasim për njerëz dhe individë, të cilët zakonisht nuk

njihen, por po mendoj po flasim për një medium, i cili është publik dhe duhet t’i shërbejë

publikut.

Kjo mënyrë në të cilën po veproni me të vërtetë përkon me atë konkretisht që po apostrofohet

edhe si pjesë e raporteve ndërkombëtare, jo që po cenohet pavarësia e një mediumi publik, por

po shihet qartë që tendenca për kapjen, përdorimin e një mediumi publik siç është

Radiotelevizioni i Kosovës për t’i shërbyer një partie politike apo edhe një individi, siç është

kryeministri dhe logjika e tij vepruese, Albin Kurti. Pse po e them këtë? Kjo mbështetet edhe në

deklaratat e së kaluarës, por metodat pak i keni ndryshuar, dhe mua më vjen keq me fjalimet e

përgatitura nga komitetet me nuanca komuniste, të quaj kështu, tregohen dhe paraqiten para

deputetëve dhe i dëgjojnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Çka është komuniste? Komuniste

është, kolegë të nderuar deputetë, deklarata i një eksponenti politik kur thotë që “kur të vijmë në

pushtet, ju mediat e pushtetit do t’ju ngrehim zhag dhe do t’ju qesim nga aty”.

Nëse nuk është thënë kështu, atëherë ju mund edhe ta citoni. Citojeni ju, një eksponent i Lëvizjes

Vetëvendosje, emrin, mbiemrin gjeni ju se ju u shërbeni shërbimeve informative. Kështu që, sot

po i ndërroni veprimet, është mirë që “nuk po i ngrehni zhag, s’po shkoni me i ngreh zhag nga

aty”, por po tentoni t’i shkarkoni në mënyrë kolektive. Pse po e them në mënyrë kolektive? Unë

po e përmend një emër që është anëtar i bordit, të tjerët nuk i njoh, do të dëshiroja që t’i kem

CV-të e tyre, mandatin e kaluar kam qenë pjesë e Qeverisë dhe nuk kam qenë pjesë kur janë

emëruar.

T’i thuhet Bajram Mjekut që është joprofesionist, që tërë jetën ia ka kushtua lirisë së fjalës,

punës, sakrificës, informimit edhe në kohë të vështira, edhe në kohë para çlirimit, ku disa këtu që

trumbetojnë patriotizëm i kanë shërbyer atij shërbimi, atij regjimi, fatkeqësisht kjo tregon

logjikën se si shkarkohen njerëzit. Nuk është problemi i shkarkimit, problemi është linçim, se një

parti në pushtet e ka shumicën, mund ta përdorë votën dhe i shkarkon, por linçimi moral është i

papranueshëm dhe kjo duhet të ndalohet, t’i thuhet “joprofesionist” një njeriu, i cili në krejt CV-

në e tij nuk e ka asnjë njollë në aspektin familjar, patriotik, medial, profesional dhe tash del

dikush t’i thotë neni kaq, kaq, raporti, performansa, por ju thatë dje ose sot nuk e di, ju thatë

auditori nuk ka punuar, nuk ia keni përkrahur raportin, tash po thirreni pse nuk paska bërë

auditim Zyra e Auditorit Gjeneral.

Koncentrohuni në çka, për çka e keni fjalën. Thoni, shkurt dhe shqip, mediumi publik është

interes për të qenë zyrë informative e Lëvizjes Vetëvendosje, kaq. A e lejon qytetari, a e lejon

Page 127: Kuvendi - Skupština - Assembly

127

opozita, a e lejon fjala e lirë, do të dëshmohet në të ardhmen. Po gabim jeni duke bërë, jeni duke

bërë gabim, tepër gabim, ka forma të tjera të kontrollit parlamentar, të mbikëqyrjes së

komisioneve funksionale, por kjo logjikë është në nuanca të diktaturës. Kur të kapet mediumi

publik, e kanë përdorur edhe regjimet këtu në rajon, e kanë përdorur edhe regjimet që janë

funksionale edhe në vendet, të cilat kritikohen për demokraci. Kur të preken mediumet publike,

me këtë logjikë çfarë ju po bëni sot, preket demokracia në vend.

Ka njerëz aty që jo që janë hajna, por janë edhe të korruptuar deri në fyt dhe u kanë shërbyer

partive dhe njerëzve të ndryshëm politikë, por jo të linçohen në mënyrë kolektive njerëzit që

kanë kontribuar gjithë jetën për fjalën e lirë, kjo duhet të dallohet dhe nuk duhet të përkufizohet

si tërësi.

Për këtë arsye mendoj që kjo çështje është dashur të trajtohet ndryshe, të ketë tretman qoftë edhe

individual, të shihet me fakte se cili anëtar i bordit është pjesë e këtyre keqpërdorimeve, cili ka

ndikuar që të ketë drejtor të zgjedhur në mënyrë të paligjshme, ashtu siç po e thoni, cili ka

ndikuar në tender atje, por jo të përfshihen të gjithë nën një pako dhe të thuhen janë njerëz

joprofesionistë, janë të paintegritet, pa moral, hajna e fjalë të tjera, të cilat i dëgjuam në arsyet që

për mua janë banale dhe nuk duhet të përfshihen si në tërësi. Po e mira e së mirës, në fund të

fundit, njeriu duhet të pajtohet edhe me të keqen më të vogël që nuk po shkoni t’i ngrehni zvarrë

atje, ashtu siç keni deklaruar, por po i shkarkoni apo tentoni t’i shkarkoni me votën, ta quaj

kështu, mekanizimin e votës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

KRYESUESJA: Nga Aleanca fjalën e ka zonja Time Kadrijaj.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit!

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Tash janë bërë 100 ditë të Qeverisë Kurti, dhe po mundohem të bëj një përmbledhje e të them se

çka është punuar në këto 100 ditë. Çka ka bërë kjo qeveri? Ka shkarkuar borde dhe ka emëruar

borde.

KRYESUESJA: Zonja Kadrijaj, sot jemi duke folur për çështjen e Bordit të Radiotelevizionit të

Kosovës.

TIME KADRIJAJ: Po, de po, normalisht, edhe ky është bord. Kjo praktikë e Vetëvendosjes...

KRYESUESJA: Të nderuar kolegë, a mund të jeni më të qetë, ju lutem, se zonja Kadrijaj nuk po

mund ta përfundojë fjalën.

Page 128: Kuvendi - Skupština - Assembly

128

TIME KADRIJAJ: Kryesuese, a mund ta mbash pak rendin edhe disiplinoji këta anëtarët e

Byrosë Politike të Vetëvendosjes.

KRYESUESJA: Zonja Kadrijaj, të lutem ke kujdes me fjalën. Në fakt, ua tërhoqa vërejtjen të

gjithë deputetëve, e ti gjithmonë ke folur.

TIME KADRIJAJ: Në 100-ditëshin e Qeverisë po mundohem ta përmbledh se çka ka bërë kjo

Qeveri dhe kemi çka për të thënë, sepse në këto 100 ditë të Qeverisë ka shkarkuar borde dhe ka

emëruar borde. Kjo praktikë e Vetëvendosjes është e njohur prej Qeverisë Kurti 1, sepse

ministrja Hajdari e ka lënë varrimin e familjarit, sepse ka pasur një detyrë të rëndë politike, se ka

pas të vijë në Prishtinë dhe ta shkarkojë një bord.

Këta kryetarët e komisioneve vërtet i keni trajnuar shumë mirë e i keni bërë edhe hetues, edhe

prokurorë, edhe gjykatës dhe për këtë punë të mirë që po e bëjnë, besoj që në mandatin tjetër

keni për t’i emëruar ministra, se në këtë mandat i ke emëruar veç kryetarët e komisioneve. Po,

ndërrojeni pra edhe Rregulloren e Kuvendit, ndërrojini edhe ligjet, ndërrojeni edhe Kushtetutën e

Kosovës, se po më duket ju jeni edhe mbi ligjet, edhe mbi Kushtetutën, sepse jeni Vetëvendosja.

Kush ka punuar në institucionet publike e di se performansa është individuale e jo kolektive dhe

bëhet vlerësimi nga organizata 6-mujore dhe njëvjeçare dhe në bazë atij vlerësimi kjo është

performansë. Kjo s’është performansë, as vlerësim, por është arrogancë e numrave. Po thirreni

në integritet moral e profesional në emërimin e këtyre bordeve, e shyqyr që nipat e mbesat, dajat

e axhallarët janë shumë profesionalë. Ndoshta pas këtyre shkarkimeve u ktheheni punëve

konkrete në të mirë të qytetarëve të Kosovës, se për këtë 100-ditësh është turp se s’keni çka të

tregoni se çka ka bërë kjo Qeveri.

KRYESUESJA: Tani nga Lëvizja Vetëvendosje, fjalën e ka zoti Visar Korenica.

VISAR KORENICA: Të nderuar qytetarë të Kosovës,

E nderuara nënkryetare e Kuvendit të Kosovës,

Të nderuar kolegë deputetë,

Pak më parë kolegu Armend Zemaj e përmendi se Lëvizja Vetëvendosje po do ta kapë mediumin

publik, por po e këshilloj kolegun që të kthehet pak mbrapa se si kryetari i tyre, Lumir

Abdixhiku, kishte thënë kohë më parë se RTK-ja është shndërruar në një medium që bën

propagandë të ndyrë me taksa të qytetarëve. Pra, këtë nuk e them unë, e thotë kryetari i partisë së

tyre. Këtë mund ta vërtetojnë ata, në vitin 2015 dhe 2016 - deklaratat e tij publike.

Po ashtu, në vitin 2019 ish-kryeministri jolegjitim kishte thënë se Bordi dhe menaxhmenti

decidivisht, pra drejtori i emëruar është emëruar në mënyrë jolegjitime. Pra, këto janë fjalët e

Page 129: Kuvendi - Skupština - Assembly

129

tyre, jo fjalët tona. Prandaj, nuk qëndrojnë fyerjet dhe atakimet e tyre se Lëvizja Vetëvendosje po

do ta kapë mediumin publik.

Për më tepër, kjo seancë me këtë pikë të rendit të ditës po bëhet shumë vonë. Me vite të tëra,

RTK është shndërruar në simbol të “sallamadisë”, me vite të tëra RTK nuk ka kryer funksion të

informimit, por të rehatimit. Me vite të tëra RTK është paguar nga qytetarët, por u shërbeu vetëm

pushtetarëve dhe familjarëve të tyre. RTK-në e shndërruan nga simboli i informimit në kohën e

luftës për çlirim në një fole të rehatimit të familjarëve të partive që thirren në vlerat e luftës, por i

shkelën më së shumti po ato vlera, duke përdorur të gjitha institucionet publike. RTK pa dyshim

se është qershia mbi tortë e keqpërdorimit që këta njerëz ia bënë këtij vendi. Në RTK është

keqpërdorur paraja publike, duke financuar produksione të jashtme për prodhimin e emisioneve,

edhe pse RTK kishte gjithmonë infrastrukturë njerëzore dhe materiale për t’i prodhuar vetë këto

emisione.

Ligji është shkelur konstant e pa dhimbshëm. Përveç që RTK pagoi shuma astronomike për

prodhimin e emisioneve, duke i përzgjedhur këto produksione pa konkurs publik, “sallamadia”

vazhdoi me po këto emisione që transmetohen në RTK, pasi ato përfituan nga sponsorime dhe

reklamime në hapësirën transmetuese të RTK-së. Në Ligjin për RTK specifikohet se emetimi i

prodhimeve të pavarura që paguhen nga mjetet e RTK-së përjashton çfarëdo lloj reklame apo

sponsorimi. Ky ligj është shkelur me të dyja këmbët dhe këtë s’po e them unë, e ka thënë

Auditori i Përgjithshëm në raportin e performansës për RTK-në.

RTK nga ajka mediatike që do të duhej të ishte, në fakt u shndërrua në oazën e punësimit të

familjarëve të bosëve të partive të konstelacionit të krimit të partive të klanit. Në RTK ka

punëtorë që kanë kontratë me vite të tëra, por që nuk dinë as ku gjendet objekti i RTK-së. Kanë

keqpërdorur me kontrata mbi vepër veç për nevojat e ish-partive të pushtetit, konstelacionit

politik të krimit të partive të klanit. Kanë lidhur kontrata të dëmshme për qira me milionë euro,

për të cilat tashmë kemi raportuar. Borxhe të shumta të cilat i kanë shkaktuar në mënyrë

zinxhirore të gjithë drejtuesit e menaxhmentit, e për të cilat kontrata sot e kësaj dite RTK paguan

milionë euro në vit përmes përmbaruesve privatë, edhe pse ligji nuk lejon tejkalimet buxhetore.

Në komision kam raportuar me emra dhe mbiemra mbi skemën kriminele të punësimit dhe si

këto parti shfrytëzuan RTK-në për rehatime familjare dhe për të zgjeruar degën e klientelës së

tyre partiake. Për këtë më kanë çuar edhe fjalë, por edhe më kanë ofenduar publikisht ata që

përfituan jashtëligjshëm, duke e shkatërruar RTK-në. Paramendojeni, RTK ka paguar emisione

të prodhuara nga mashtrues të vizave. Cili ishte hesapi i kësaj marrëveshjeje? Pyetni vetë

mashtruesit dhe partitë politike me të cilët ata bashkëpunuan, e që sot shesin moral nëpër rrjete

sociale dhe studio televizive, thuajse qytetarët kanë harruar se kush janë dhe çfarë kanë bërë ata.

Pyetni mashtruesit, a ka ndodhur ta japin votën pa i persekutuar publikisht kundërshtarët për të

bërë emision për RTK-në.

Page 130: Kuvendi - Skupština - Assembly

130

Nëse flasim për RTK-në dhe çka i kanë bërë këta mashtrues dhe bosët e tyre të politikës

transmetuesit publik, do të na zërë mesnata, e ndoshta edhe mëngjesi. Janë gjëra që dihen tash e

njëzet vjet. Prandaj, më duhet të falënderoj publikisht Sindikatën e Pavarur të RTK-së që nuk ka

heshtur asnjëherë në mbrojtje të transmetuesit publik.

Unë mbështes fuqishëm kërkesën e Sindikatës së Pavarur të RTK-së për shkarkimin e anëtarëve

të Bordit. Kështu do të reanimojmë transmetuesin publik dhe do të fillojmë ngadalë ta largojmë

nga kthetrat e mashtruesve, familjarëve dhe anëtarëve partiakë, që s’lanë gjë pa keqpërdorur në

këto 20 vjet.

Sot nuk po ndërhyjmë padrejtësisht në pavarësinë e RTK-së, sot po ndërhyjmë për ta shëruar një

plagë të kamotshme që po i bëhet opinionit publik, taksapaguesve të vendit. Sot, edhe pse me

vonesë, po vendosim ta largojmë një të keqe nga ky institucion për të sjellë njerëz profesionistë,

të ndershëm dhe të pakompromis në mbrojtjen e parasë publike dhe kthimin e RTK-së në

mediumin më të besueshëm dhe më të shikuar në vend.

Për fund, nuk do të bënim mirë sikurse gjithçka të përfundojë vetëm me shkarkim të Bordit dhe

zgjedhjen e menaxhmentit të ri e profesional, pa nisur hetimin parlamentar, duke mos amnistuar

asnjërin që e ka keqpërdorur paranë publike në këtë institucion publik. Koha është që RTK-në ta

kthejmë nga simboli i keqpërdorimit në ikonë mediatike të Kosovës, me të cilën do të krenohemi

të gjithë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Tani radhën e ka zonja Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës.

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, nënkryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

Përfaqësues të mediave,

Qeveria nuk qenka sot këtu.

Kjo tendenca e Qeverisë që të sulmojë mediat, e veçanërisht të sulmojë institucionet e pavarura

nuk është tashmë e re. Ne kemi parë që nga fillimi i qeverisjes së Albin Kurtit tentativën e saj që

të sulmojë mediat e lira dhe për këtë çështje kam folur dhe i kam adresuar edhe brenda këtij

brenda këtij Parlamenti.

Kujtoni këtu vetëm rastin e tentativës së partisë në pushtet, që përmes Policisë të shkojë në

njërën prej mediave dhe të kërcënojë për shkak të politikave të saj redaktoriale. Pra, nuk ka këtu

asgjë që nuk dihet. Ne tashmë e dimë tendencën e kësaj Qeverie që sot inicion shkarkimin e

anëtarëve të Bordit të RTK-së në mënyrë arbitrare dhe dua të kujtoj që në vitin 2017 ne si

deputetë të këtij Parlamenti me rekomandimin e Komisionit për Media e kemi shkarkuar një

anëtar Bordi të Televizionit Publik të Kosovës, për shkak se është konstatuar nga komisioni se ka

Page 131: Kuvendi - Skupština - Assembly

131

pasur konflikt interesi. Por, unë nuk mund të kuptoj se si kjo mazhorancë vendos që me

arbitraritet të theksuar sot ta shkarkojë Bordin e mediumit publik.

Pra, e dini që secili anëtar i Bordit e gëzon të drejtën kushtetuese, që ta ushtrojë mandatin e tij që

e ka fituar sipas Ligjit të RTK-së. Ne jemi dëshmitarë që secili prej tyre në këtë Parlament është

zgjedhur individualisht. Prandaj, s’mund të kuptoj sot se si ju provoni dhe unë e di që do ta bëni,

sepse votat i keni do ta shkarkoni Bordin e mediumit publik të Televizionit të Kosovës.

Pra, shqetësimi im sot nuk është pse po shkarkohet Bordi, sepse tashmë ky Parlament e ka

shndërruar në traditë shkarkimin e bordeve, shqetësimi im sot është se ky Parlament po

shndërrohet në gjyq. Ne nuk kemi një vendim të gjykatës për të gjitha ato gjëra që sot u folën

këtu. Nuk kemi një vendim të gjykatave për keqpërdorime që u përmendën këtu, mbase edhe

mund të ketë, por ne nuk kemi vendim të tillë. Prandaj, nuk mund të kuptoj se si deputetë të këtij

Parlamenti vendosin se kush e ka shkelë ligjin dhe kush jo.

E dini, që e keni filluar me shkarkimin e Bordit të AKP-së. Jo vetëm që e keni shkarkuar Bordin

e AKP-së, por keni lënduar e keni fyer integritetin personal e familjar të gjithë atyre anëtarëve të

Bordit, të cilët kanë mundur mbase të jenë edhe njerëz të ndershëm, por i keni fyer e ofenduar, i

keni quajtur hajna dhe e keni lënduar integritetin personal e familjar të tyre. Njëjtë po bëni me

secilin bord dhe me secilin anëtar që është zgjedhur dhe ka marrë votat e deputetëve të

Parlamentit të Kosovës. Njëjtë keni vepruar me shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur

Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, të cilët vendimin dje deputetët e Partisë Demokratike të

Kosovës e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Sepse keni bërë shkelje kushtetuese, njëjtë siç

po veproni edhe sot.

Ne jemi të bindur që kjo do të dëshmohet, se arbitrariteti dhe mënyra se si e keni shkarkuar këtë

bord dhe bordet tjera janë të kundërligjshme. Njëjtë do të veproni edhe me Komisionin e Pavarur

të Mediave.

Kolegë deputetë,

Sa për informim të ju them se jam anëtare e Komisionit ad hoc për Përzgjedhjen e anëtarëve të

Bordit të KPM-së. Të jeni të bindur, që 70% e personave të cilët kanë aplikuar që të bëhen

anëtarë të Bordit janë njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje. Tash, më thoni ju mua këta anëtarë që sot

po i shkarkoni, a po i shkarkoni për t’i zëvendësuar me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje apo po

gjeni pretekste, siç po thoni se paskan shkelur ligjin dhe ata duhet të shkarkohen.

Pra, po shihet që kjo Qeveri është e interesuar që t’i ketë duart e lira në emërimin e anëtarëve të

vet dhe këtë do ta kemi para nesh, sapo të votohen për borde të tjera. Unë dua të besoj që nuk do

të jetë ashtu, por qytetarët do të jenë dëshmitarë të emërimeve politike që ju do t’i bëni në këto

Page 132: Kuvendi - Skupština - Assembly

132

borde, sepse janë lista të njerëzve që kanë avokuar për juve, që aktualisht kanë konkurruar në

plotë borde.

Anëtarët e Komisionit ad hoc dhe përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të KPM-së e thash që do të

jetë sfida tjetër që do ta kemi në këtë Parlament dhe do të flasim hapur edhe për votimet tjera.

Kjo që po ndodh sot është sulm i hapur mbi median e lirë, është sulm i hapur mbi transmetuesin

publik, është sulm i hapur mbi ata njerëz të ndershëm, që kanë marrë votat e deputetëve të

Parlamentit dhe është sulm i hapur, a e dini pse? Për shkak të procesit të zgjedhjeve lokale, që

partia në pushtet do që ta marrë edhe mediumin publik, në mënyrë që ta ketë të tërin “krejt e

drejt”, siç thonë, të saj, në mënyrë që ta ketë pushtetin dhe të ketë edhe pozitën menaxheriale e

redaktuese brenda mediumit publik. Ky është qëllimi kryesor, nuk ka këtu kurrgjë tjetër që

fshihet.

Dhe, për fund, si deputete ndihem keq që ky Kuvend e ka ngatërruar rolin e tij kushtetues, që ky

Kuvend është shndërruar në institucion gjyqësor, që deputetët vendosin se kush është i mirë e

kush është i keq, që deputetët vendosin pa u ardhur fare turp, se kush është hajn e kush është

mashtrues.

KRYESUESJA: Fjalën e ka zoti Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje.

VALON RAMADANI: Faleminderit, nënkryetare Bogujevci!

I nderuar ministër Mehaj,

Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë,

Sot e kemi temë RTK-në, median publike në vendin tonë. Tri detyra i ka media publike:

edukimin, informimin dhe zbavitjen e publikut. Paguhen para nga taksat e qytetarëve dhe nga

Buxheti i Kosovës për të pasur media që edukon, informon dhe zbavit. Ky bord ka menaxhuar

me ato financa, por a i ka kryer detyrat e veta RTK-ja?

Fatkeqësisht, misionin e saj edukues nuk e ka përmbushur fare dhe e ka harruar. Misionin

informues e ka keqpërdorur duke mbështetur një anë politike, duke deformuar apo censuruar

lajmet që vijnë nga anët tjera. Misionin zbavitës e ka abuzuar me projekte të cilësisë së ulët

kulturore e artistike, kryesisht të shpërndara me të njofshëm. Me shkarkimin e këtij Bordi e

shpëtojmë RTK-në. Që nesër ajo do të jetë profesionale dhe do të japë edukim qytetar, informim

të paanshëm dhe zbavitje cilësore.

Prej vitit 2008 RTK ka shërbyer si çerdhe e militantëve partiakë. Aty është gjetur strehim dhe të

afërmit e familjarëve të zyrtarëve të partive, tashmë në opozitë, që janë rehatuar me paga të larta

dhe pa punuar fare. Nepotizmi dhe zhvatja brenda RTK-së e ka zhytur atë në borxhe të thella,

por përkundër gjendjes së rëndë aty është vazhduar hapja e konkurseve të reja, duke kërkuar

Page 133: Kuvendi - Skupština - Assembly

133

qindra punëtorë në RTK, gjë të cilën e ka përmendur edhe Sindikata e Pavarur e RTK-së në

kallëzimin penal që e ka bërë, ose që e ka ngritur, ndaj Bordit të RTK-së, si dhe ndaj drejtorit të

RTK-së.

Këto shkelje kaq të mëdha në fakt duken minore në krahasim me degradimin e qëllimshëm që

është implementuar në transmetuesin publik. Ky televizion është bërë si një skenë e krimit, ku

gjenden të gjitha llojet e zhvatjeve ekonomike përmes urdhrave politikë. Prandaj, RTK-së për

vite me radhë nuk i miratohet fare raporti i punës e as ai financiar, që është me mangësi tepër të

mëdha. Po ashtu, RTK nuk ka pasur auditim nga Zyra Kombëtare e Auditimit e madje, ka pasur

insistim të menaxhmentit për të mos u lejuar një gjë e tillë. Kjo mjaftueshëm tregon që

llogaridhënia në këtë institucion është zero, të cilën e kanë përdorur partitë në ish-pushtet për të

manipuluar opinionin publik.

Dhjetëra kontrata fiktive me operatorë të dyshimtë, kontrata me shërbime absurde, punësime të

zyrtarëve partiakë që nuk paraqiten fare në punë, ose që nuk dinë as për çfarë pozite janë aty.

Diskriminim, pengim të punës së profesionistëve e privilegje për elitën udhëheqëse, benifite të

panumërta e paga shumëfish më të larta sesa proporcioni i punës që bëjnë. Përdorim i pajisjeve

teknologjike e logjistike të kompanive private të afërta me menaxhmentin e shumë e shumë të

tjera, që janë vetëm disa prej kurdisjeve që e kanë gërryer buxhetin e RTK-së, i cili mbushet me

taksat e qytetarëve tanë.

Gjendja e keqe e menaxhmentit vetëm ia shton apetitin për të kërkuar më shumë fonde, por ata

nuk bëjnë asnjëherë analizë se si të bëhet, ose si të ndalet, gjakderdhja financiare që e shkaktojnë

qëllimisht për interesa e përfitime personale. Për dikë mund t’i duket që po flas për inat të dikujt,

mirëpo më lejoni të citoj tri raporte ndërkombëtare për RTK-në. Raporti i Freedom House për

Kosovën i vitit 2019 thekson: “Qeveria dhe interesat e biznesit ushtrojnë ndikim të padrejtë në

politikat editoriale të RTK-së” dhe kemi raportin tjetër që është i Airex-it i vitit 2019, që ka

gjetur se RTK vazhdon të jetë subjekt i presioneve politike, veçanërisht nga partitë që atëherë

kanë qenë në pushtet.

Sindikata e Pavarur ka reaguar disa herë, thotë raporti, duke kritikuar menaxhmentin për

keqmenaxhim të financave dhe mbipunësim përmes konkurrencës së padrejtë dhe nepotizmit.

Kurse, raporti i mediave të monitoruesve nga BE vlerësojnë se veprimet e transmetuesit publik

gjatë fushatave zgjedhore kanë bërë që të forcohet përcepcioni për një transmetues të anshëm.

Deputetë të nderuar e të dashur qytetarë, për të gjitha këto, por edhe për shumë shkelje të tjera ky

Bord sot duhet të marrë fund përmes këtij votimi. Kësisoj ky hap i parë hapë rrugën për hetime të

keqpërdorimeve të shumta, sepse RTK-ja ka nevojë për një skanim të gjendjes reale dhe për

reforma, ku ka raportime të rregullta dhe të mirëfillta financiare.

Page 134: Kuvendi - Skupština - Assembly

134

RTK-ja duke qenë e publikut duhet të ndryshojë dhe të përmirësojë qasjen e tij që e ka.

Transparenca e jo kurdisja, ligjshmëria e jo anarkia, edukimi i publikut e jo manipulimi i tij, tash

e tutje do të karakterizojnë RTK-në, sepse aty duhet të jenë profesionistët që i shërbejnë të mirës

së përgjithshme, duke na pasqyruar gjendjen e saktë pa shtrembëruar e pa dezinformuar me

qëllime politike, siç kanë vepruar këto pushtete deri tash, sidomos në dekadën e fundit.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Tani radhën e ka zoti Bekim Haxhiu, nga Partia Demokratike e

Kosovës.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit!

Përshëndetje, kryesuese!

Përshëndetje ministër, mirë që po të kemi për RTK-në. Hajde pak më shpesh edhe kur të kemi

edhe për FSK-në në sallë kur po i kemi disa pyetje parlamentare.

Faleminderit!

Të nderuar kolegë deputetë,

Fillimisht po dua t’jua sqaroj një qëndrim timin, sa i përket RTK-së. Prej fillimit të punës së

RTK-së asnjëherë nuk jam pajtuar me politikën editoriale dhe redaktuese të RTK-së. Shumë pak

ka pasur hapësirë për njerëzit që kanë dhënë gjithçka për këtë vend. Emisione të pakta

dokumentare për heronjtë e luftës, e RTK prej themelimit të saj e deri më sot nuk ka arritur të

bëjë një film me partnerët tjerë për Adem Jasharin, t’ua përkushtoj atyre njerëzve që kanë dhënë

gjithçka për vendin, që fëmijët tanë të kenë mundësi t’i shohin heronjtë e tyre. Pra, nuk kam

asnjë ndjesi në kuptimin politik e editorial me RTK-në, si e shkarkuat, si s’e shkarkuat, kurrfarë

përshtypje nuk më bën ajo punë.

Por, dua t’jua kujtoj juve që e keni propozuar këtu dhe që po mundoheni ta arsyetoni propozimin

e juaj për shkarkim. Një vendim të këtij Kuvendi që ka ndodhur më 14 gusht 2020, kur është

kompletuar Bordi i RTK-së. Pra, ky bord që ju po doni ta shkarkoni sot është kompletuar më 14

gusht 2020. Për ato akuzat që i folët deri sot përpara kësaj periudhe kohore, ky bord asnjë

përgjegjësi nuk e ka. Dhe, në anën tjetër, si Parti Demokratike, bash kurrfarë ndjesie nuk kemi a

e shkarkoni këtë bord, a s’e shkarkoni, sepse kemi qenë në opozitë edhe atëherë kur është

emëruar dhe keni marrë pjesë edhe ju, Lëvizja Vetëvendosje, në emërimin e disa prej atyre

anëtarëve të Bordit.

Por ta sqarojmë te përgjegjësia individuale, te llogaridhënia, te transparenca, te raportet e

auditimit, te ato të para datës 14 gusht, ky bord nuk e ka asnjë përgjegjësi dhe asnjë të drejtë nuk

e keni ta shkarkoni në raport me ato që u thanë këtu. Të kërkohet të shkarkohet ky bord në emër

të kërkesës për auditim, sepse ky bord nuk ka lejuar auditimin e parasë publike, unë pajtohem.

Ama, veç duhet edhe një gjë të kërkohet. Të auditohet edhe blerja e vaksinave Phizer. Edhe atë

Page 135: Kuvendi - Skupština - Assembly

135

duhet ta kërkoni. Nuk po ju fle, s’po ju beson kurrkush që e keni për auditim. Një kontrate 40-

milionëshe t’ia vendosni vulën “sekret” e të mos lejoni të shihet, edhe ajo është para publike.

Atëherë do të kisha besuar që e ke përnjëmend, që e ke për paranë publike.

Qëllimi juaj po dihet. Duam ta shkarkojmë këtë bord, edhe pse këta s’janë fajtorë për atë raportin

e 2015-tës, as për raportin e 2019-tës, s’kanë faj, s’kanë qenë atëherë. Dhe, doni ta vendosni një

bord me dajë e nipa, me halla e teze. Bëjeni! Qytetarët janë duke na parë, edhe juve, edhe neve,

por jo me këso eliminimesh kolektive.

Ka këtu në këtë Bord që familjarisht kanë pasur pasoja nga dënimet kolektive. Kanë familjarë e

ka njeriu këtu të persekutuar prej ish-regjimit në mënyrë kolektive. E nuk ka pritur kurrë që në

kohën e Kosovës së lirë e të pavarur do të vijë një pushtet që prapë në mënyrë kolektive do ta

largojnë prej punës. Nëse ka përgjegjësi individuale, ka keqpërdorë pozitën zyrtare, atëherë

mekanizmat e pushtetit i keni dhe dërgojeni në burg. Por jo eliminime kolektive. Janë në

kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës largimet kolektive nga puna.

Unë ju rikujtoj që edhe në kohën kur kemi qenë në pushtet, këtu në këtë foltore kam

kundërshtuar largimet kolektive nga KEDS. Nëse dikush di që këtu ka pasur emërime kolektive,

do që kanë ardhur për herë të parë këtu, edhe ABC-në e demokracisë s’kanë arritur ende ta

mësojnë, s’ka emërime kolektive.

Të nderuar kolegë,

Këta anëtarë të Bordit janë votuar një nga një nga Parlamenti i Republikës së Kosovës. Ju mund

ta bëni edhe këtë, vetëm që s’ju është pritur, se keni mundur një nga një t’i shkarkoni, e atëherë

kishit qenë në aspektin ligjor në rregull dhe nuk kishit bërë, se ishte dashur të jepni arsyetimin

për çdonjërin individualisht. Po gjithmonë jeni përpjekur të fshiheni prapa përgjithësimit. Nuk e

doni përgjegjësinë individuale. Ju e doni përgjithësimin, sepse është më e lehtë për manipulime.

Ju faleminderit!

(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Glauk Konjufca.)

KRYETARI: Fjalën e ka kërkuar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

DRITON SELMANAJ: Në fakt nuk e pata në plan të flas, por ajo çka më intrigoi është deri ku

keni shkuar për kaq kohë të shkurtët. Çka po dua të them me këtë? Merreni me mend, del në

publik njëri prej deputetëve të juaj dhe thotë: njëra prej qëllimeve ose misioni i parë i një

televizioni publik është edukimi. Qysh more edukimi? Mediat e kanë mision informimin nën një,

informimin nën dy, informimin nën tre. Nuk kanë mision tjetër. Edukimin e bëjnë shkollat,

edukimin e bëjnë universitetet, edukimin e bëjnë institucionet e licencuara për edukim. Edukimin

ose median si instrument për edukim e kanë pasur komunistët. E kanë pasur sistemet e tjera ku

Page 136: Kuvendi - Skupština - Assembly

136

përmes propagandës, agjitacionit, e kanë ndërtuar njeriun e tyre, shoqërinë e tyre të cilat i kanë

shërbyer sistemit. Nuk është mision. Merreni me mend, thotë: misioni i parë, qëllimi i parë është

edukimi, më pas thotë vjen informimi dhe në fund thotë zbavitja. Po ju lutem, arsyet që po i

jepni, more jo që janë qesharake, po janë të turpshme të dëgjohen në këtë Kuvend.

Ju lutem! Prandaj, nuk po mundem, sado që po them, more kanë nevojë të dekonspirohen këta,

kanë nevojë ky popull ta shohin edhe paditurinë e tyre. Po vërtet s’po munden. Shiheni edhe një

arsye tjetër. Thanë: RTK-ja nuk i ka lejuar Zyrën Kombëtare të Auditimit të auditojë. A nuk e

shanit dje Zyrën e Auditorit? A nuk ia rrëzuat raportin Zyrës së Auditorit? A nuk e kundërshtuat

këtë institucion që s’po bën punë? Çka po ju duhet një institucion, ju besuat se juve për t’ua

audituar ose të dhënat financiare dikujt? A po i shihni standardet e juaja me çfarë kuti matni ju?

D.m.th. kjo është perfiditet. Kjo është përpjekje për të shkatërruar institucionet dhe për të kapur

institucionet. Unë pajtohem që shumë borde kanë nevojë për ndryshime. Unë pajtohem që shumë

njerëz nuk janë për disa borde që i kemi vendosur ose i kanë vendosur të tjerët, po kjo nuk është

metoda.

Arsyetimet që po i jepni, besomëni jo që janë qesharake, po janë të tmerrshme veç për t’u

dëgjuar. Edhe nëse dëshironi të bëni kështu, ju kam thënë disa herë, konsultohuni brenda jush. A

keni ndonjë njeri tjetër që ju bind që duhet të keni argumente serioze. Duhet pasur argumente

serioze për të ecur tutje. Keni filluar në njërën anë mbledhje të përditshme të Qeverisë. Sa herë

ka mbledhje Qeveria, po shkarkoni borde. Tashti, edhe Kuvendin e keni shndërruar në një

institucion ngarkim-shkarkim. Ok, bëjeni këtë punë, sepse ju kanë votuar të tjerët për diçka

tjetër, por keni të drejtë të vazhdoni, mos u ndalni hiç, dekonspirohuni.

Por, e kam vetëm një çështje. Zëvendësimet që po doni t’i bëni ose që po i bëni nëpër këto borde.

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë partia politike në Kosovë ose subjekti politik në Kosovë i cili

është munduar ta ndërtojë njeriun e mirë në Kosovë. Sipas Vetëvendosjes, kush është njeriu i

mirë? Ai i cili nuk është në institucione, ai i cili nuk ka qenë pjesë për njëzet vjet e institucioneve

dhe e treta duhet të jetë i varfër. Si është e mundur që në deklarimin e pasurisë më së shumti

milionerë dalin te Lëvizja Vetëvendosje? Nga kështu? Ku i bëtë këto para ju? Kush janë këta

njerëz? Në fakt, ne e dimë shumë mirë, por populli si duket ka nevojë edhe pak kohë për ta

kuptuar mashtrimin që ia keni bërë. Ju jeni ata që keni para më së shumti. Ju jeni ata që keni

lidhje më të afërta me të gjithë ata të cilët kanë keqpërdorë dhe po keqpërdorin edhe sot për

Kosovën. Ju jeni ata që çdo logjikë në të kaluarën që e keni kundërshtuar, sot po e instaloni.

Sot e kemi në Bruksel një delegacion me 12 anëtarë. Ne dikur e kritikonim PAN-in pse po bënte

ekipe turistike që shkonte me nga 12-13 burra ose njëzet burra me para të shtetit. Ne sot i kemi

12 veta për një ekip i cili thotë teknik, e që ne nuk e dimë për çka kanë shkuar. Nuk e dimë për

çka kanë shkuar. Kjo flet për logjikën tënde znj. Kusari çka po doni t’i bëni edhe RTK-së, çka po

doni t’i bëni edhe KQZ-së, çka po doni t’u bëni edhe të gjitha institucioneve të tjera të pavarura.

Page 137: Kuvendi - Skupština - Assembly

137

Ju lutem, çka është kërkesë e imja, e për të cilën e keni përkrahjen time, vetëm kthehuni te

parimet e juaja që i keni promovuar që 15 vjet dhe unë jam me juve, por mos imitoni të tjerët,

madje-madje edhe vendet e tjera, ku krimi, korrupsioni dhe sistemi politik ka degraduar deri në

diktaturë. Këta si duket, jeni ju, por populli ka nevojë ta kuptoj edhe pak.

KRYETARI: Pse e ke kërkuar fjalën, Valon? Një replikë Valon Ramadani lidhur me fjalën e

deputetit Driton Selmanaj.

VALON RAMADANI: Faleminderit, kryetar!

Unë desha shkurt vetëm t’ia lexoj një nen deputetit Selmanaj, neni 3 i Radiotelevizionit të

Kosovës, thotë kështu: RTK ka mision informues, edukues, kulturor dhe argëtues. Tjetër herë do

të ishte mirë t’i lexosh nenet e pastaj të flasësh. Faleminderit!

KRYETARI: Deputetë të Vetëvendosjes, ju lutem qetësi. Driton Selmanaj për një kundër-

replikë.

DRITON SELMANAJ: Zoti kryetar, tash po më del shqetësim edhe më i madh, sepse po të

mendonte vetëm z. Ramadani kështu, edhe do ta lokalizonim disi, por po menduaka gjithë grupi

parlamentar me britmat që po i bëjnë.

KRYETARI: Qetësi veç pak!

DRITON SELAMANAJ: Mua më shkoj koha e kundër-replikës me këtë kakofoni të turpshme.

Renditjen të cilin z. Ramadani e tha kur doli këtu, edukimin e vendosi si masë të parë, tashti e

renditi si të dytën. Po ju lutem, edukimin në kontekst të emisioneve për fëmijë, mund të bëjnë

mediat. Edukimin e masave popullore, edukimin e masave popullore e bëjnë vetëm partitë

komuniste. Vetëm partitë politike të tilla. Kjo është logjika.

KRYETARI: Mirë! tash kanë përfunduar diskutimet sa i përket kësaj pike. Unë po mendoj që

meqenëse kryetarja e Komisionit tha që përgjegjësia e anëtarëve të Bordit është individuale, pra

kjo i bie e secilit veç e veç, atëherë propozoj të shkojmë me votimin e secilit anëtar të Bordit të

Radiotelevizionit të Kosovës.

Në sallë janë të pranishëm 81 deputetë. Vazhdojmë me procesin e votimit. Qetësi, ju lutem!

Debatet mes njëri-tjetrit janë të kota tash, sepse po hyjmë në procesin e votimit. Marrim pra

vendim dhe e hedhim në votim anëtarin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, z. Sali Bashota.

D.m.th. në këtë rast votohet për shkarkimin e tij sipas rekomandimit të Komisionit.

Kush është për? Kush është kundër? Kush abstenon? Një abstenim.

Page 138: Kuvendi - Skupština - Assembly

138

E marrim rezultatin tash.

Konstatoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim e

ka shkarkuar anëtarin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, z. Salih Bashota.

Kalojmë në votimin e dytë. Ju lus që me ngritje dore të deklaroheni për shkarkimin e anëtarit

Agron Gashi.

Kush është për? Kush është kundër? Kush abstenon?

Marrim rezultatin edhe për z. Gashi tash. Konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës me 64

vota për, asnjë kundër dhe një abstenim votoi për shkarkimin e anëtarit të Bordit të

Radiotelevizionit të Kosovës, z. Agron Gashi.

Kalojmë në votimin për anëtarin e tretë. Ju lus që me ngritje dore të deklaroheni për shkarkimin e

anëtarit, z. Lirim Geci.

Kush është për? Kush është kundër? Kush abstenon?

Atëherë, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe një

abstenim e shkarkoi anëtarin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, z. Lirim Geci.

Votojmë tash për anëtarin e katërt të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, z. Ilir Bytyqi. Ju lus

që me ngritje dore të deklaroheni për rekomandimin e Komisionit lidhur me shkarkimin e

anëtarit Ilir Bytyqi.

Kush është për? Kush është kundër? Kush abstenon?

Për abstenim kam pyetur, po nuk di a keni dëgjuar.

Konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim e

shkarkoi anëtarin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, z. Ilir Bytyqin.

Kalojmë te anëtari i pestë i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, z. Albinot Maloku.

Kush është për rekomandimin e Komisionit?

Kush është kundër? Kush abstenon?

Page 139: Kuvendi - Skupština - Assembly

139

Konstatoj që me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Republikës së Kosovës e

shkarkon anëtarin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, z. Albinot Maloku.

Kalojmë te anëtari i gjashtë me radhë i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, z. Bajram Mjeku.

Kush është për rekomandimin e Komisionit?

Kush është kundër? Kush abstenon?

Konstatoj që me 63 vota për, dy abstenime dhe asnjë votë kundër, Kuvendi mori vendim për

shkarkimin e anëtarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, z. Bajram Mjeku.

Kalojmë te anëtari i shtatë i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, z. Petrit Musolli.

Kush është për rekomandimin?

Kush është kundër? Kush abstenon?

Konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe vetëm një

abstenim mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, z.

Petrit Musolli.

Kalojmë te votimi i tetë dhe i fundit i anëtarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Bëhet

fjalë për z. Fadil Miftari.

Kush është për rekomandimin e Komisionit?

Kush është kundër? Kush abstenon?

Marrim rezultatin tash. Konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës me 64 vota për, asnjë

votë kundër dhe vetëm një abstenim merr vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit të

Radiotelevizionit të Kosovës, z. Fadil Miftari.

Me këtë rast mbyllet procesi për votimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të

Kosovës, prandaj konstatoj se Kuvendi e miratoi rekomandimin e Komisionit për Administratë

Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal si dhe të Komisionit për Buxhet dhe Punë e

Transfere për shkarkimin e tetë anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Urdhëroni, z. Haxhiu!

Page 140: Kuvendi - Skupština - Assembly

140

BEKIM HAXHIU: I nderuar, kryetar i Kuvendit!

Ju dhe deputetët që votuat tani, sapo bëtë shkeljen më të madhe procedurale dhe ligjore.

Propozimi i Komisionit ishte për Bordin për përgjegjësitë e bordit. Asnjë arsyetim për asnjë prej

anëtarëve të Bordit që vendosët t’i shkarkonit një nga një, nuk ka qenë pikë e rendit të ditës. As

nuk ka pasur arsyetim për asnjërin prej këtyre anëtarëve të Bordit që sapo i shkarkuat e

propozimi ishte për shkarkimin e Bordit të RTK-së dhe jo për shkarkimin individual me

arsyetimet e veçanta për gjithsecilin. Kjo është edhe një shkelje procedurale, edhe shkelje ligjore,

e të cilën po besoj të saposharkuarit do ta adresojnë në rrugë ligjore ta kërkojnë të drejtën e tyre,

sepse duke mos hyrë veç e veç për secilin emër këtu të cilët mund të jenë njerëz të ndershëm që

kanë punuar me përkushtim.

Veç një gjë dua t’jua kujtoj, sepse jeni deputetë, jeni përfaqësues të popullit, edhe sot në lajme

kur e sheh një i tij që i është shkarkuar prindi, ai nuk di çfarë arsyetimi të japë. Ndoshta do ta

pyet: bab’, a ke vjedhur, a ke keqpërdorë, a ka abuzuar, çka ke bërë bab? Edhe çka duhet të thotë

një i burgosur politik i cili ka punuar me përkushtim? Ka mund të jetë edhe i burgosur politik

kryetari i Kuvendit me babanë e juaj e çka të thotë ai sot? Që deputetët e Kuvendit të Kosovës, të

cilin sot e udhëheq djali i një të burgosuri politik, sot vetëm se nuk jam me partinë në pushtet, na

shkarkuan, nga çuan në shtëpi, sepse pushteti i ri po do ta kapë edhe RTK-në.

Kjo është edhe në raport me Rregulloren e papranueshme të Kuvendit, shkelje procedurale dhe

shkelje ligjore. Mos të flas për këtë anën morale, sepse po e shihni edhe vetë.

KRYETARI: Të gjithë ata që mendojnë se procedura ka pasur shkelje apo parregullsi, mendoj që

i keni të gjitha instrumentet ligjore në dorë që t’i ndiqni, përfshirë këtu edhe ata që mendojnë që

janë shkarkuar padrejtësisht si anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Faleminderit shumë! Kalojmë në pikën tjetër të kësaj seance:

10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis,

Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni

Të nderuar deputetë,

Ju njoftoj se Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe

Infrastrukturë ka kërkuar ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni në këtë formë, pra që ai të

quhet: Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim pa e ndryshuar apo

plotësuar fushëveprimtarinë e tij e cila mbetet e njëjta për këtë Komision.

Ju njoftoj se ndryshimi i emërtimit të Komisionit nënkupton që të ndryshohet dhe të plotësohet

edhe vendimi i Kuvendit nr. 08 dhe 006, datë 2 prill 2021 për formimin e komisioneve

parlamentare. Prandaj, e ftoj kryetaren e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim

Page 141: Kuvendi - Skupština - Assembly

141

Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi që ta paraqesë

dhe ta arsyetojë kërkesën e komisionit.

FITORE PACOLLI-DALIPI: Faleminderit, kryetar!

Të nderuar deputetë,

Ne në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe

Infrastrukturë kemi marrë vendim që të propozojmë një emër të ri të komisionit, i cili do të jetë:

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Këtë e kemi konsultuar edhe

me organizata e shoqërisë civile vendore, po ashtu edhe me organizata të shumta ndërkombëtare,

në mënyrë që fushëveprimtaria e komisionit të paraqitet e plotë ashtu edhe në titull, si dhe t’i

përshtatemi çështjeve të cilat janë aktualisht duke u diskutuar edhe në Evropë edhe në vendet e

tjera të botës.

Ne kemi konsultuar edhe emrat e komisioneve nëpër shtetet e Bashkimit Evropian. Po ashtu edhe

komisionet brenda Bashkimit Evropian si dhe komisionet brenda institucioneve të shtetit

amerikan dhe kemi ardhur në përfundim që një titull i përshtatshëm lidhet dhe e paraqet më

denjësisht punën e komisionit.

Tani ne kemi vënë si fjalë të parë dhe kryesore fjalën mjedis, sepse ne ashtu siç e trajtojmë

mjedisin e përcaktojmë edhe mënyrën sesi e sigurojmë ushqimin për vendin tonë, cilësinë që e

shtyn tutje që të prodhojmë ushqim cilësor, po ashtu edhe zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë,

si dhe planifikimin dhe zhvillimin urban dhe rural.

Është e pamundur që sot të mos flasim, të flasim për mjedis dhe ta lëmë anash ushqimin, sepse

çështja e ushqimit është bërë çështje kritike sidomos kur kemi këtë krizën mjedisore me të cilën

ballafaqohen edhe shtetet në Evropë dhe shtetet në tërë botën, po edhe Kosova nuk mbetet e

paprekur në këtë çështje. Prandaj, ne kemi vendosur fjalën e dytë ushqim, sepse nëse ndodh

degradimi i mjedisit, ndodh edhe degradimi i tokës bujqësore, ndodh edhe ulja e cilësisë së

ushqimit, po ashtu edhe rrezikohet siguria e ushqimit që ne mund ta krijojmë për qytetarët tanë

dhe për shtetin tonë.

Degradimi i mjedisit ndiko drejtpërdrejt edhe në bujqësi, po ashtu edhe në shëndetin e njerëzve

dhe të kafshëve, sepse mënyra se çfarë ushqimi prodhojmë edhe për qytetarët, por edhe për

kafshët, ka shumë rëndësi të madhe. Ne e kemi një marrëdhënie të zhdrejtë midis prodhimit të

ushqimit, bujqësisë dhe degradimit të mjedisit, duke nënkuptuar që në njëfarë mënyre nëse nuk

kemi një marrëdhënie në mënyrë të koordinuar, atëherë nënkuptojmë që siguria ushqimore

kërcënohet duke e lejuar që të ndodhë edhe degradimi i mjedisit në vendin tonë.

Prandaj, ne gjithë anëtarët e Komisionit, përfshirë edhe përfaqësues të partive të tjera në këtë

Kuvend, pra duke përfshirë edhe përfaqësuesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe

Page 142: Kuvendi - Skupština - Assembly

142

përfaqësuesin e PDK-së, po ashtu edhe të AAK-së dhe të minoriteteve, kemi ardhur në

përfundim që ky të jetë titulli i Komisionit tonë. Kështu që ne kërkojmë nga deputetët e këtij

Kuvendi që ta përkrahin propozimin e Komisionit dhe punën e tij në të ardhmen. Faleminderit!

KRYETARI: Mirëpo, duhet ta keni parasysh po ashtu edhe sqarimin procedural, i cili thotë se

për ndryshimin dhe plotësimin e emërtimeve dhe fushave të komisioneve parlamentare kërkohet

që të votojnë dy të tretat e Kuvendit të Kosovës. Kjo d.t.th. që së paku t’i marrë ky propozim 80

vota për. Sipas Rregullores së Kuvendit ashtu parashihet, mirëpo në sallë i kemi të pranishëm 77

deputetë, kështu që numri nuk është i mjaftueshëm që të hyjmë në këtë procedurën e votimit të

kësaj pike.

11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Të nderuar deputetë,

Komisioni Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, bazuar në Ligjin nr.05/L-

042 për rregullimin e shërbimeve të ujit, e ka shqyrtuar raportin e panelit përzgjedhës për

përzgjedhjen e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Kuvendit ia

rekomanduar zgjedhjen e njërit prej dy kandidatëve të propozuar.

E ftoj nënkryetarit e Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti,

zonjën Jeta Statovci që ta arsyetojë raportin bashkë me rekomandimet.

JETA STATOVCI: I nderuar kryetar Konjufca,

Të nderuar kolegë deputetë,

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit funksionon si autoritet i pavarur përgjegjës për

rregullimin e veprimtarive të ofruesve të shërbimeve të ujit në Kosovë, i themeluar me Ligjin

nr.05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit.

ARRU në veprimtarinë e saj i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës në baza vjetore dhe

sa herë që kërkohet nga Kuvendi një gjë e tillë. ARRU udhëhiqet nga drejtori dhe drejtori

zgjidhet me mandat pesëvjeçar nga Kuvendi i Kosovës me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe

për një mandat.

Në bazë të ligjit dhe nenit 7, të Ligjit nr.05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit, komisioni

përkatës parlamentar shpallë konkursin 15 ditorë. Komisioni parlamentar përkatës, pas pranimit

të dosjeve së aplikantëve, i dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës, së paku dy kandidatë për

votim në Kuvend.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në bazë të nenit 62, të Rregullores së

Kuvendit dhe në përputhje me nenin 7, të Ligjit nr.05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit,

Page 143: Kuvendi - Skupština - Assembly

143

në mbledhjen e mbajtur më 29.6.2021, pasi shqyrtoi raportin e panelit përzgjedhës për zgjedhjen

e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, vendosi të paraqesë këtë:

Rekomandim

Kuvendi të zgjedhë me votim të fshehtë një nga dy kandidatët e propozuar për drejtor të

Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, me mandat pesëvjeçar si në vijim:

1. Hajrie Morina

2. Lulëzim Rexhepaj

Ju faleminderit!

KRYETARI: Të nderuar deputetë,

Ju njoftoj se në pajtim me nenin 7, paragrafi 5 i Ligjit nr.05/L-042 që është për rregullimin e

shërbimeve të ujit dhe në pajtim me rekomandim e Komisionit për Ekonomi, Industri,

Ndërmarrësi dhe Tregti, Kuvendi me votim të fshehtë e zgjedhë njërin pre dy kandidatëve të

propozuar për drejtor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Kjo ndodhë me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që

votojnë. Urdhëro, zoti Gashi për procedurë.

ARBEN GASHI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Unë pata vetëm një kërkesë për sqarim procedural, megjithëse ju e përmendet që votohet me votë

të fshehtë.

Po kërkoj interpretim prej jush si kryesues i seancë, në krah e keni Sekretarin e Kuvendit, i cili

ua jep udhëzimet e tij të herëpashershme. Cila është logjika që të votohet me votim të fshehtë

nominal për emërim, kur shkarkimi bëhet me votim të hapur, kolektiv në rastin e Këshillit të

Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, dhe shkarkimi bëhet nominal me votim të hapur në rastin

e Radio Televizionit të Kosovës.

Pra, cila është logjika që dikush emërohet me votim nominal me votë të fshehtë dhe shkarkohet

me votim nominal ose kolektiv në rastin tjetër me votë të hapur? Pra, ku është esenca e votës së

hapur? Pse duhet të zgjidhet me votë të fshehtë e të shkarkohet me votë të hapur? Pra, e keni

këshillën juridike të gabuar.

Unë po ju paralajmëroj edhe publikisht, do të mbanë përgjegjësi kushdo që ua ka dhënë këshillën

në rast se do të ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese apo gjykata të tjera, që ka bërë shkelje

procedurale Kuvendi, sepse ju kemi paralajmëruar që jenë në shkelje procedurale.

Page 144: Kuvendi - Skupština - Assembly

144

Nuk ka fajtor kolektiv në rastin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil. Pra, i keni

shkarkuar kolektivisht anëtarët e një institucioni, duke i akuzuar për punë që ata s’kanë

përgjegjësi hiç, e para. Dhe e dyta, nuk keni bërë shkarkim nominal.

Në rastin e RTK-së, keni bërë shkarkim nominal me votë të hapur. Pra, është diskriminim. Është

diskreditim i personave. Është shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut. Është shkelje e

procedurës. Është shkelje e Kushtetutës, sepse në rastin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të

Shërbimit Civil, bëhet fjalë për institucion kushtetues. Sikurse të vendosnim ne sot që t’i

shkarkojmë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Qysh i shkarkojmë? Qysh i shkarkojmë ne anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kur vet i zgjedhim.

Pra, keni hyrë në një procedurë, ndoshta i keq-orientuar, ndoshta qëllimshëm, nuk e di. Po dua të

besoj për respektin që kam për juve individualisht, duke e parë që edhe nuk morët pjesë në

votim, që keni pasur hezitime, por shumica e ka marrë vendimin.

Pra, po dua të besoj që jeni keq-orientuar, qëllimisht iu ka keq-orientuar dikush në këtë proces.

Kjo procedurë është shkelje e rëndë. Nuk mund të zgjidhen, qysh po thoni tani të zgjidhet me

votë të fshehtë nominale e të shkarkohet me votë të hapur kolektive.

Ky mentalitet është i gabuar. Kjo procedurë është e gabuar, antikushtetuese dhe në kundërshtim

me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, sepse po e diskreditoni, po e diskriminoni, po e

shkarkoni një individ pa e bërë një analizë, pa e bërë një raport, pa e pasur asnjë shkelje, pa e

bërë asnjë masë paraprake. Dhe, po e shkarkoni nominalisht për ta diskredituar, kushdo ai apo

ajo. Faleminderit!

KRYETARI: Zoti Gashi, më lejoni tua jap një përgjigje prej përvojës sime si deputet, e cila për

nga gjatësia e jetës parlamentare është e njëjtë me tuajën.

Prej përvojës po ta jap përgjigjen që në këtë Kuvend, kjo procedurë ka ndodhur gjithmonë

kështu, dhe nëse ju po mendoni që herët e tjera kanë qenë mirë, mirë është edhe kësaj radhe. Por,

nëse po mendoni që herëve të kaluara ka qenë gabim që nuk e keni dërguar çështjen në Gjykatën

Kushtetuese, mund ta dërgoni kësaj radhe për herë të parë. Faleminderit!

Urdhër, kundër-replikë!

ARBEN GASHI: Faleminderit, i nderuar kryetar!

Nuk po më kujtohet që ka ndodhur diçka e tillë. Nëse ka ndodhur ka qenë gabim edhe atëherë.

KRYETARI: Gjithmonë ka ndodhur.

Page 145: Kuvendi - Skupština - Assembly

145

ARBEN GASHI: Ka qenë gabim edhe atëherë edhe tash.

KRYETARI: OK. Edhe atëherë, edhe tash.

ARBEN GASHI: Nëse ka ndodhur, ka qenë gabim atëherë edhe tani.

KRYETARI: Nëse e konstatoni këtë vit dhe jo vitet e mëhershme, mund ta provoni për herë të

parë në Gjykatën Kushtetuese.

ARBEN GASHI: Absolutisht. Nuk njihem unë që bëj kësi lloj selektimesh. Nëse ka ndodhur më

herët ka qenë gabim.

KRYETARI: Ka ndodhur.

ARBEN GASHI: Ka qenë gabim atëherë, gabim sot. Nuk ka logjikë juridike që për një vendim

me kuti, të ndryshohet me vendim në formë të hapur. Pra, e njëjta procedurë që nxirret një

vendim, e njëjta procedurë duhet të jetë për anulimin e atij vendimi. Kjo është mënyra logjike e

funksionimit institucional dhe juridik. Pra, procedura e njëjtë, pasojat e njëjta. Faleminderit!

KRYETARI: Faleminderit! Pra, i kuptuat procedurat se si hyhet në këtë votim, dhe kush janë

kandidatët. Pra, jua kujtoj edhe njëherë. Kandidatët e propozuar janë: zonja Hajrie Morina, si dhe

zotëri Lulëzim Rexhepaj.

Mirëpo, për zbatimin e procedurës së votimit të fshehtë kërkohet formimi i një komisioni votues,

dhe për këtë arsye i ftoj përfaqësuesit e grupeve parlamentare që ta propozojnë nga 1 anëtar të

komisionit votues. Kë e propozon Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje? Zonja Kusari e

keni fjalën.

MIMOZA KUSARI-LILA: Po, kryetar. Nga grupi ynë parlamentar, përfaqësues në komisionin

zgjedhës do të jetë Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

KRYETARI: Arbëreshë Kryeziu-Hyseni. Grupi Parlamentar i PDK-së, kë e propozon?

ABELARD TAHIRI: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike refuzon që të marrë pjesë në këtë

komision për shkak të degradimeve të vazhdueshme që po bëhen në raport me këto borde.

Prandaj, ne nuk do të qëndrojmë në sallë gjatë zgjedhjes së këtij anëtari. Faleminderit!

KRYETARI: Mirë. Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zoti Armend Zemaj e

ka fjalën në emër të LDK-së.

Page 146: Kuvendi - Skupština - Assembly

146

ARMEND ZEMAJ: Anëtaren e komisionit përkatës funksional, zonjën Valentina Rexhepi.

KRYETARI: Zonja Valentina Rexhepi, anëtare e këtij komisioni nga Lidhja Demokratik. Lista

serbe nuk është në Parlament. Grupi Parlamentar i AAK-së?

BESNIK TAHIRI: Albana Bytyqi.

KRYETARI: Albana Bytyqi anëtare e këtij komisioni. Nga Grupi Parlamentar Multietnik, zoti

Kervan e ka fjalën.

ENIS KERVAN: Faleminderit, kryetar! Ne e propozojmë deputetin Fridon Lala.

KRYETARI: Fridon Lala bëhet anëtar i këtij komisioni.

Të nderuar deputetë,

I thërrasim edhe ata që eventualisht mund të ndodhen në bufe apo në ambiente të tjera të

Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse tash hyjmë në procedurë të votimit.

Në ndërkohë, Administrata le të më lajmërojë se sa është numri i deputetëve të pranishëm

aktualisht në sallë. Meqë e di se aty në bufe është një televizion i vocërr, të gjithë ata që po na

dëgjojnë prej bufesë, i ftojmë të kthehen.

Rreth 59 deputetë janë të pranishëm në sallë. Janë 60 deputetë të pranishëm tash për tash. 62

deputetë të pranishëm. Ju lutem t’i zini vendet deputetë të nderuar, sepse tash do të votojmë me

ngritje dore, për formimin e komisionit.

Secili grup parlamentar, përveç PDK-së, i propozoi anëtarët e këtij komisioni. Zoti Lekaj, zonja

Statovci a mund t’i zini vendet tuaja, ju lutem!

Deputetë të nderuar,

Nuk mund të votojmë pa juve, sepse pastaj numri bie në 60.

Administrata, ju lutem ma jepni një numër përfundimtar. 66 deputetë janë të pranishëm. Hyjmë

në procesin e votimit. Kush është për? Pra, votojmë për anëtarët e propozuar për formimin e këtij

komisioni.

Konstatoj që me 67 vota për... Mirë! Meqenëse në ndërkohë 68 deputetë, më lajmërojnë, që janë

në sallë, votojmë edhe njëherë. Kush është për, krijim e këtij komisioni. Kush është kundër?

Kush abstenon?

Page 147: Kuvendi - Skupština - Assembly

147

Konstatoj që me 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, themelohet komisioni i cili

formohet për votimin e përzgjedhjes së drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Kërkoj nga komisioni, i cili u votua, me anëtarët e vet që të fillojë me procedimin e votimit,

ndërsa deputetët do t’i ftojmë sipas radhës që të votojë në këtë proces. Zini vendet, ju lutem,

anëtarë të komisionit!

Komisioni a jeni të gatshëm? Mirë! Atëherë i ftojmë deputetët sipas radhës që të votojnë:

Abelard Tahiri, Adelina Grainca, Adem Hoxha, Adnan Rrustemi, Adriana Matoshi, Agim Veliu,

Agon Batusha, Alban Bajrami, Alban Hyseni, Albana Bytyqi, Albena Reshitaj, Anton Quni,

Arben Gashi, Arbër Rexhaj, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Ardian Gola, Ardian Kastrati, Ariana

Musliu-Shoshi, Arijeta Rexhepi, Arjeta Fejza, Armend Muja, Armend Zemaj, Arta Bajralija,

Artan Abrashi, Avdullah Hoti, Avni Dehari, Bahrim Shabani, Bedri Hamza Begjet Pacolli, Bekë

Berisha, Bekim Arifi, Bekim Haxhiu, Besian Mustafa, Besim Muzaqi, Besnik Tahiri, Blerta

Deliu-Kodra, Branislav Nikoliq, Burim Karameta, Dimal Basha, Doarsa Kica-Xhelili, Drita

Millaku, Driton Hyseni, Driton Selmanaj, Duda Balje, Ekrem Mustafa, Eliza Hoxha, Elmi

Reçica, Eman Rrahmani, Enis Kervan, Enver Dugolli, Enver Haliti, Enver Hoxhaj, Erxhan

Galushi, Fadil Gashi, Fadil Nura, Fatmir Humolli, Fatmire Kollçaku, Ferat Shala, Fidan Jilta,

Fitim Haziri, Fitim Uka, Fitore Pacolli-Dalipi, Fjolla Ujkani, Floretë Zejnullahu, Fridon Lala,

Gani Krasniqi, Ganimete Musliu, Gazmend Gjyshinca, Glauk Konjufca, Gramoz Agusholli,

Hajdar Beqa, Haki Abazi, Haxhi Avdyli, Hydajet Hyseni-Kaloshi, Hykmete Bajrami, Igor Simiq,

Ivan Todosijevieq, Jahja Kokaj, Jasmina Dediq, Jeta Statovci, Jetmire Vrenezi, Kujtim Shala,

Labinotë Demi-Murtezi, Lubinko Karaxhiq, Luan Aliu, Lumir Abdixhiku, Marigona Geci,

Mefail Bajqinovci, Memli Krasniqi, Mërgim Lushtaku.

(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Saranda Bogujevci.)

KRYESUESJA: Milazim Salihaj, Milijana Nikoliq, Milosh Peroviq, Mimoza Kusari-Lila,

Mirlinda Sadiku, Mirsad Shkreta, Njazi Isaku, Pal Lekaj, Ramush Haradinaj, Rrezarta Krasniqi,

Salih Zyba, Samra Iljaz, Saranda Bogujevci, Shemsedin Dreshaj, Shqipe Isufi, Shqipe Mehmeti-

Selimi, Slavko Simiq, Time Kadrijaj, Tinka Kurti, Uran Ismaili, Valentina Bunjaku-Rexhepi,

Valon Ramadani, Vasfije Blair, Vendenis Lahu, Verica Çeraniq, Visar Korenica, Yllza Hoti,

Vlora Dumoshi, Xhavit Haliti, Zoran Mojsiloviq.

Të nderuar deputetë,

Lus që secili prej jush që ende nuk keni votuar, të vazhdoni me votim. Atëherë, e mbyllim

procesin e votimit. Lus që komisioni të vazhdojmë me procedurat për rezultatet.

Ftoj anëtarët e komisionit që t’i lexojnë rezultatet.

Page 148: Kuvendi - Skupština - Assembly

148

ARBËRESHË KRYEZIU-HYSENI: Atëherë, 75 deputetë kanë marrë pjesë në procesin e

votimit. Ndërkohë, në kuti kemi 75 fletëvotime, prandaj po fillojmë edhe me numërimin e

votave.

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj,

Lulëzim Rexhepaj,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj,

Lulëzim Rexhepaj,

Page 149: Kuvendi - Skupština - Assembly

149

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj,

Lulëzim Rexhepaj,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj,

Lulëzim Rexhepaj,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj,

Lulëzim Rexhepaj,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj,

E pavlefshme,

Hajrie Morina,

Lulëzim Rexhepaj.

Page 150: Kuvendi - Skupština - Assembly

150

KRYESUESJA: E ftoj kryesuesen e Komisionit votues që ta paraqesë raportin për rezultatin e

votimit për zgjedhjen e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

ARBËRESHË KRYEZIU-HYSENI: Komisioni votues, pas procedurës së votimit të fshehtë dhe

numërimit të votave të deputetëve të Kuvendit, për zgjedhjen e drejtorit të Autoritetit Rregullator

për Shërbimet e Ujit, në seancën plenare të mbajtur më 8 korrik 202, konstaton se në votim kanë

marrë pjesë 75 deputetë.

I pavlefshëm është një fletëvotim. Votat e fituara për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e

drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit janë si në vijim:

Hajrie Morina i ka fituar 56 vota, ndërsa Lulëzim Rexhepaj i ka fituar 18 vota.

Sipas këtij rezultati, zonja Hajrie Morina i ka marrë votat e mjaftueshme për këtë pozitë.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Të nderuar deputetë,

Në bazë të raportit të komisionit votues, konstatoj se zonja Hajrie Morina zgjidhet drejtore e

Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, me mandat pesëvjeçar.

Me këtë i mbyll punimet e kësaj seance. Mirupafshim në seancat e radhës!

E përgatiti:

Njësia për Transkriptim dhe Lekturë